Zanafilla | DĂŤshmi Personale
Zanafilla | DĂŤshmi Personale
Kushtrime Idrizi Ferizaj, 2014
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Dashuria e Zotit është Triumfuese “Kur je në erresirë mendon se nuk mund të dalësh prej aty por kur e përjeton dritën errësira në jetën tënde verbohet” Quhem Kushtrime Idrizi e lindur në vitin 1983 në Gjakovë. E diplomuar në Sociologji, e punësuar si administratore në një kompani për kampin ushtarakamerikan. Tej mase e bekuar me djalin tonë 6 vjeçar Lironin që nuk ndalet së shprëndari lajmin e mirë te shpëtimit, së luturi për njerëzit dhe shumë shpejtë i shofim në vepra ato që ai kërkon për vete dhe të tjerët. Qytetin prej të cilit unë vij është i njohur me vlera qytetare, mentalitet fanatik dhe religjioz. Prejardhja ime religjioze njihet si muslimane duke anuar nga sheitet dhe duke i praktikuar ato. Poashtu e njohur si një vajze me besim të madh në Zotin, idhujtaritë dhe sheizmin në pergjithësi. Fëmijeri sa të bukur aq edhe të vështirë por prap se prapë pa Jezusin. Një ditë në dollapin e kuzhinës e gjeta një broshurë që shkruante për Perendinë dhe Jezusin. Menjëherë ia tregova mamit duke e pytur se nga erdhi kjo gjë në shtepine tonë? U kuptua që ishte e vëllait më të vogël se unë por dukej pa rrezik. Dëgjova se afër banesës që unë jetoja ekzistonte një vend ku njerëzit këndojnë
Zanafilla | Dëshmi Personale
halaleujah, flasin shumë, luten e në pamje dukeshin human. Kurreshtja në këtë rast nuk e mbyti macën por e shpëtoi atë dhe duke u shoqëruar me macet e tjera që e panë realitetin por kishte edhe nga ato realiteti i hidhëroi. Nga të gjithë fëmijët e lagjes që shkuam në bashkësi vetëm unë u identifikova si një vajzë që i qëndrova ‘‘besnike mashtrimit evangjelist’’. Për çdo ditë e më shumë shihej serioziteti dhe gatishmëria të merrja pjesë në shërbesat e bashkësisë me njerezit që vijonin aty, kjo bashkësi u quajtë Bashkësia e Zotit Jezus (Një Bashkësi Ungjillore në Gjakovë). Kisha deshirë aq të madhe dhe ndjeja diçka në zemer se po më vlonte në brendinë time. Një ditë vendosa ta thërras në zemrën time Jezusin si Zot dhe shërues, pasi që me vite kisha pasur kokëdhimbje të pandërprera. Por tani nuk vuaj më nga dhimbja sepse shërimi erdhi nga shëruesi dhe premtuesi – Jezusi. Ishte ditë Pranvere e vitit 1996 derisa grupi i adhurimit së bashku me pastorin dhe njëkohësisht bariun Nik Krasniqi apo siç ne e quanim “Baca Nik” bënë një thirrje për të gjithë njerëzit që ishim mbledhur në bashkësi. Thirrja e tij dhe e pjesëtarëve të adhurimit ishte e çartë, për shërim dhe shpëtim. Ngrita dorën sikur të votoja për
Zanafilla | Dëshmi Personale
dikë, në fakt votova për vetën që të dal një herë e përgjithmon nga ferri. Me votën time e përjetova vizitën e një mysafiri shumë të veçantë i cili quhej Jezus. Vendi ku për gati 18 vite përmbante: zemërim, turp, faj, pabesi, mëkat dhe ku organizoheshin ahengje të shumta të një mashtruesi që dëshiron t’i mbajë për vete njerëzit, ku vend i quajtur, ‘‘zemra ime’’, u vizitua nga Jezusi. Sa e lumtur që Jezusi erdhi të më takoj dhe të më afroj me Atin. Isha mësuar të mos flisja për Perëndinë. Por nga ana tjetër më mbante premtimi i Tij që “do të shpetohej e gjithë familja ime”, thjeshtë shumë gjëra në jetën time që kurrë më parë nuk I kisha menduar se egzistojnë!? Nëse fillon të besosh në Krishtin, menjëherë renditesh në kategorinë e katolikeve dhe të atyre njerëzve që ‘‘kanë ndërruar fenë’’, dhe me këtë menjëherë fillon edhe poshtërimi, mospranimi e fyerja. E kjo gjë fillon qysh nga qeliza familje e më gjerë. Kishte pështymje në fytyrë dhe nisën të më quanin ‘‘e rrezikshmja e shoqërisë’’, apo “evangjelistja që dëshiron ta përhapë fenë e re’’. Të gjitha të lartpermendurat i kam provuar duke ditur që për emrin e Jezusit ia vlen të sakrifikosh, t’i humbasësh të gjitha, dashurinë, finacat (për të cilat
Zanafilla | Dëshmi Personale
kaq shumë luftohet sot) e mund të ndodhë edhe të humbasësh veshmbathje dhe mjete tjera shkollore. Ngushëlluesi çdo herë më ka ofruar dashurinë dhe kujdesin që ati im tokësor kurrë nuk ma kishte ofruar edhe pse përpjekja si prind nuk shterret kurrë. Isha e lodhur e munduar, shumë herë e trishtuar, e rrahur e me shenja në fytyrë dhe trup, flokë të shkulura dhe e burgosur në dhomë si dhe derën që shumë herë ishte e mbyllur duke hequr çdo mundesi dalje. Lot e mundim shumë herë kam përjetuar, në fakt jo se unë isha e para që u provova, por siç na tregon Zoti Jezus se ia bën në fillim Atij e të njëjtat do të na i bënin edhe ne. Do të na shanin siç e shanë Atë e në të njëjtën mënyrë do të na përndiqnin. Mungesa e të qenurit bashkë me motrat e vellezerit, shpesh herë ka qenë ëndërr dhe vizion që me besimin se një ditë do të dal prej atij burgu shtëpiak! Më është ndaluar për disa ditë shkuarja në Shkollën e Mesme vetëm se mos heq dorë nga ajo që nuk prishet. Më ishin ofruar gjëra materiale në masë por prap s’mund të hiqja dorë. Nganjëherë kam ikur vetëm të takohem me njerëzit e besimit që të ngushëlloheshim, forcoheshim, luteshim dhe thjeshtë ta adhuronim Perëndinë në një Frymë të vetme.
Zanafilla | Dëshmi Personale
Shumë herë kam dal me rrobat e shtëpisë dhe papuqe dhe ndryshe prej asaj siç mendonin dhe me shikonin të tjerët. Herë pas here kam pas percjellës sikur të ishin rojtarët e mi por në fakt rojtarë që më keqtrajtonin edhe rrugës edhe para bashkësisë e lagjes. Kisha sharje dhe kërcënime pa fund... Procesi i besimit është sa i vështirë po aq edhe i çuditshëm. Një ditë çelsin e derës së banesës e sigurova duke e bërë kopje. Meqë unë isha femijë dhe të hollat s’kisha ku t’i merrja,i kërkova dikujt të afërm të m’i huazonte. Arsyeja e vetme që të isha bashkë me familjen time të re- qiellore, me të cilit gëzonim bekimet e Zotit për çdo ditë. Së fundmi Zoti më dha mundësinë që derisa isha duke studiuar në Univeritetin e Prishtinës të takoja një Burimin që ishte nga Ferizaji. Një ditë gjatë sherbesës së dielës tek një bashkësi në Prishtinë, kisha fjalë të qarta nga Fryma e Shenjtë se ky djalë që po predikonte për barkën, shiun dhe furtunën, pikërisht ky do të ishte burri im i ardhshëm. Djali që padyshim vajzat tjera pretendonin të ishte i atyre!Dhe nëpërmjet njohjes me Burimin, familja ime pothuajse plotësisht u pajtua dhe se hoqi dorë nga të penguarit e besimit në Zotin Jezus. Edhe pse mrekullitë nuk kanë të ndalur aty ku Zoti Jezus hedh sytë, dua të ju inkurajojë secilin që pa marr
Zanafilla | Dëshmi Personale
parasysh gjërat që nganjëherë duken si shigjeta plot zjarr që po hedhen drejt teje, Jezusi mbetet i njëjti në fuqi dhe Ai mund të të shpëtojë. Ai është i shpejtë për të vepruar dhe ka dashuri të madhe për ty dhe jetën tënde. Çdo herë dashuria e pamasë që Perëndia ka për ty, do të triumfojë në jetën tënde!
Kushtrime Idrizi Ferizaj, 2014