Lirik Isufi: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Lirik Isufi Gjilan, 2014

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Ai që shpëton! Unë jam Liriku nga Gjilani. Rrjedh nga një familje muslimane, por jo-praktikante. Doja të tregoja deshmin time se si kam njohur Zotin Jezus. Gjithçka filloi kur unë fillova shkollën e mesme, në drejtimin matematikorë. Pasi kisha filluar shkollën, dalëngadalë fillova të përdorja marijuanën, sepse unë isha bindur që kisha probleme me koncentrimin dhe pasi kërkova në internet pashë një sëmundje qe shfaqej tek të rinjtë e moshës sime dhe që simptomë kryesore kishte problemin me koncentrimin, quhej ADHD. Gjithashtu kisha dëgjuar qe marijuana, ndihmonte me koncentrimin dhe unë fillova ta përdorja. Pas një kohe fillova të vidhja para në shtëpi,për të blerë marijuanë, por megjithatë një gjë që ia vlen të theksohet është që unë nuk mund të them që isha i shkatërruar, por e dija që po shkoja drejt atij shkatërrimi. Një ditë po dilja me disa shokë në qytet dhe më ranë në sy disa persona që po luanin handball. U afruam afër dhe ata na ftuan edhe në të luanim me ta. Miqtë e mi u përfshinë mënjëherë, ndërsa unë jo sepse nuk e parapëlqeja sportin. M’u afrua një person dhe filloi të më pyeste si quhem, në cilën shkollë jam...dhe më ftoi në një takim për të rinjë. Unë me miqtë e mi shkuam, por asnjërit


Zanafilla | Dëshmi Personale

nuk na pëlqente kur dëgjonim emrin e Jezusit. Pas ca kohësh miqtë e mi nuk po vinin më, por unë vazhdoja të shkoja sepse më pëlqenin takimet, muzika etj, dhe gjithashtu fillova edhe një kurs për kitare. Në shtëpi më shkonin 5 deri 6 orë para kompjuterit duke krahasuar Biblën dhe Kuranin, duke dëgjuar debate me orë të tëra, por prapë nuk po arrija atë që doja. Mbaj mend që njëherë kam shkuar në Kishë me një Kuran në dorë duke u munduar që t’i bindja të krishterët në kishë që Kurani ishte Fjala e Perëndisë, dhe ajo që më frustronte në lidhje me ta ishte sjellja e tyre. Unë po prisja që ata të ma kthenin në të njëjtën mënyrë që unë iu isha vërsulur atyre, por përkundrazi ata më dëgjonin dhe përgjigjet e tyre ishin me shumë dashuri. Një natë pasi vendosa t’i lutesha Jezusit, por jo me besim, unë iu luta duke thënë, ''Jezus nëse je Zot më ndihmo ta lë marijuanen!'' Pas kësaj lutjeje unë nuk po e përdorja më dhe kjo më çuditi. Me 24 Prill 2011 e Dielë, ishte Pashka dhe Kisha ku unë po shkoja organizoi një takim tek Kinemaja e Qytetit dhe aty gjatë adhurimit Zoti e preku zemren time dhe ishte kënga " Ai që Shpëton". Atë natë po e mendoja tërë natën dhe në mëngjes kisha vendosur që ta pranoja Jezusin si Zot dhe Shpëtimtar në


Zanafilla | Dëshmi Personale

jetën time. Kur kthehem prapa dhe mendoj, mund të them me gojën plot që ka qenë zgjedhja më e rëndsishme që kam bërë ndonjëherë dhe gjithashtu më e bukura. Unë u binda që ka një Zot, dhe kisha njohur se sa e gjerë, sa e gjatë, sa e thellë dhe sa e lartë është dashuria e Krishtit, një dashuri që tejkalon çdo njohuri. Tani në jetë kam një qëllim: këtë lajm të mirë që mora, ta ndaj me të tjerët që edhe të tjerët të njohin dashurinë e Perendisë, një dashuri NDRYSHUESE, dhe e gjitha kjo vetëm dhe vetëm për lavdinë e Tij!

Lirik Isufi Gjilan, 2014


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.