Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Vlora Bytyqi Prishtinë, 2013
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Ai më gjeti në braktisjet e mia! Jam Vlora nga Suhareka. Jetoj në Prishtinë. Vij nga një familje me traditë islame. Asnjëherë si familje nuk kemi menduar se kush është Zoti dhe a na donë Ai apo jo. Kur kam qenë një vjeç babai edhe nëna janë ndarë, dhe nëna është larguar nga shtëpia menjëherë kurse babai pas dy vitesh, ndërsa unë mbeta me gjyshen dhe me motrën time e cila kur prindërit janë ndarë ajo ishte vetëm dy javësh. Babai im u martua me një grua tjetër e kjo mbeti me ne për pak ditë, por kur babai im shkoi jashtë vendit edhe njerka shkoi tek familja e saj dhe ne nuk po kuptonim asgjë. Për pak kohë unë dhe motra ime menduam se “njerka” ishte nëna jonë por me ikjen e saj ne ishim shumë të hutuara. Atëherë pata menduar se si mami im mund të shkojë ashtu kot tek shtëpia e vet dhe mua e motrën time mos të na marr me vete. Tani u bëra gati 10 vjet dhe mbas shumë mundimeve e pas shumë ofendimeve nga shokët e nga shoqet si dhe nga fëmijët e lagjes pasi unë nuk kisha asnjërin prind, dhe asnjërin nuk i njihja fare. Ishte kohe lufte në Kosovë, viti 1998, gjyshja ime ishte lodhur. Ajo ishte 82 vjeç dhe vdiq. Po këtë vit për mua ishte viti me i keq i jetës sime. Gjyshja ime ishte krejt njeriu që e kisha. Pas vdekjes së gjyshes sime shumë të dashur e shumë të çmuar më ka marr xhaxhai im për të jetuar me familjen e tij. Këtë vit lufte ne duheshim të iknim nga shtëpia. E gjithë lagjja ikëm në një mal aty flinim. Pas një jave nëpër male na dërguan në Shqipëri në qytetin e Vlorës. Çfarë fati mendova, unë jam Vlora dhe tash jam në
Zanafilla | Dëshmi Personale Vlorë. Këtu kishte shumë njerëz nga Kosova. Jeta për mua ishte shumë e vështirë. Ishin duke qëndruar në një kamp. Mbas tre muajve, në Vlorë, isha duke luajtur me fëmijët në oborr dhe e shihja se po vinte një njeri i gjatë që kishte një pallto të gjatë edhe unë e përplasa topin tek ai. Ai ma ktheu – “kujdes vajzë”! I thash “më fal të lutem”! Mbasi hyn brenda një djalë të cilin e kisha shumë shok të mirë ai më tha se ai njeriu me pallto ka ardhur tek familja jote. Ika me vrap tek xhaxhai im të cilin e thërrisja baba, dhe po dëgjoja se njerëzit po qanin. E pyeta xhaxhain. Babi pse qan ti? Ai nuk më ktheu përgjigjen edhe pa pritur ai njeriu me pallto pyet se kush është kjo vajzë, dhe po thoshte se ku e kam Vlorën time. U habita se si paska ndonjë shoqe me emrin tim. Xhaxhai edhe të tjerët filluan të qanin me të madhe. Xhaxhai më kapi për faqe edhe më tha dëgjo: unë gjithmonë do jem babai yt po babi yt i vërtetë është ky burri këtu. Unë ika me vrap dhe nuk doja t’ia dija për këtë person pasi kisha shumë frikë. Po mendoja se jam në ëndërr edhe nuk po mundem të zgjohem. Në mbrëmje e pashë atë burrin tek shtëpia dhe ika me vrap të fle e nuk doja ta shihja atë me sy. Rashë për të fjetur dhe papritur u hap dera e unë u shtira sikur po flija. Hyri dikush brenda e u ulë pranë shtratit tim. Filloi të më fliste mua por ai nuk e dinte që isha zgjuar. Këto ishin fjalët e tij: Bija ime! Sa je rritur! Po keq që nuk të kam parë se si je rritur! Sa keq që ke vuajtur kaq shumë! E gjithë kjo është faji i nënës tënde! Kur po i dëgjoja këto fjalë u pikëllova aq shumë sa edhe zemra më dhembte fort.
Zanafilla | Dëshmi Personale Ai iku nga dhoma. E unë fillova të mendoj se çfarë duhet të bëj. Mbas një jave fillova t’i afrohem dhe të bisedoj. Kështu shkoj një javë tjetër dhe u kënaqem së bashku, por babai im mbas dy javëve më la prapë dhe për mua ishte tejet e rëndë. Nuk kisha çka të bëja, dhe thash me vete se duhet të mësohem me këto gjëra. U kthyem në Kosovë edhe pas një viti babai erdhi me ne në shtëpi. Por tash filluan probleme të tjera me njerkën time. Vendosa që të ikja nga ky vend e kjo shtëpi sepse nuk e ndjeja vetën si në shtëpinë time. Fola me atin tim dhe i thash që ndoshta duhet të largohem nga ky vend pasi më duket se jam një pengesë. Ai nuk foli fare, edhe e mora sikur ai po thoshte – mirë, shko! Unë vendosa, dola dhe u nisa! Jetova plot katër vjet në jetimore në Prizren pa e parë askënd më nga familja ime. Aty e fillova shkollën por e vazhdova në Prishtinë, duke qëndruar po ashtu në një jetimore. Shkolla ime e re këtu ishte afër një librarie të krishterë. Kisha shumë inat pse ne kemi këtu të krishterë, pasi ishin serbët e krishterë që na kishin shkaktuar vuajtje të mëdha, dhe nuk doja t’i shija me sy. Por ishte edhe ana tjetër se kisha qejf të lexoja edhe të dija më shumë për këta të krishterë që i shihja çdo ditë. Një ditë marrë një shoqe edhe i them - eja shkojmë tek kjo librari se kam dëshirë të di se çfarë ka brenda. Mirë tha ajo – shkojmë! Kur hyra aty pash disa të rinjë që kishin aq shumë dashuri edhe qeshnin të gëzuar saqë unë kurrë s’e kam pasur atë gëzim, dhe po mendoja se si ta posedoj edhe unë atë gëzim. Dola po nuk e di seç më thoshte dikush që të hyja brenda përsëri. Erdha këtu edhe një herë tjetër. Dikush
Zanafilla | Dëshmi Personale nga ata këtë ditë ma ofroi një Dhiatë të Re, dhe fillova ta lexoj në shtëpinë ku po rrija. Duke lexuar hasa në një varg shumë mbresëlënës që thoshte: nëse ti më kërkon me gjithë mendjen edhe me gjithë zemrën do të më gjesh! Edhe vërtet e kërkoja po kur po e lexoja nga ungjilli i Gjonit vargun “Perëndia e deshi aq shumë botën saqë e dha Birin e tij të vetëmlindur që kushdo që do të besojë në të nuk do të vdesë po do të ketë jetën e pasosur”, fillova të mendoj se mua Zoti më do kaq shumë. Kam qenë e bindur se mua nuk më ka dashur askush në jetë, por e kisha pasur shumë gabim sepse Zoti më deshi që nga ajo ditë që kam lindur, dhe aq shumë është kujdesur për mua saqë unë nuk mund ta imagjinoj. Ne atë kohë unë kur po e lexoja Biblën ishte koha që të dilja nga jetimorja dhe të mësohesha për të jetuar e pavarur mbasi i kisha bërë 18 vjet. Dhe tash për mua ishte një gjë më se e sigurt se nuk do mundja të jetoja vetëm dhe pa unë e pa asgjë. Isha e vetme. Nuk kisha shpresë askund, por Jezusi përnjëherë disi po bëhej shpresa ime e vetme. E ndjeja se ai më donte dhe se më ofronte dashuri. Tash në zemrën time sikur po e ndjeja se Zoti po bëhej ati im. Mbas një muaji shkova tek zyra e pastorit të kishës dhe i thash se unë dua ta pranoj Jezus Krishtin në jetën time, dhe kjo ndodhi dhe Zoti u bë kujdestari im dhe u mbusha me shumë gëzim në jetë po atë ditë. Jeta ime filloi menjëherë të ndryshonte! Pas një kohe të shkurtër kam filluar të shërbej në Kishë dhe po ashtu të bëja edhe shërbesën me fëmijët që e bëj edhe
Zanafilla | Dëshmi Personale sot. Tani kam edhe shërbesën në radio që për mua është shumë e rëndësishme. Edhe lutem që në ardhmen të kemi në radio krishtere në Kosovë. Radio për mua ka shumë rëndësi! Gjithmonë e kam ëndërruar radion dhe tash Zoti ma ka dhënë këtë. Jam shumë e kënaqur me Zotin tani sepse ai është bërë Ati im, se tash kam një familje të madhe, se punoj e shërbej, se mësoj dhe udhëtoj për emrin dhe lavdinë e Jezus Krishtit.
Vlora Bytyqi Prishtinë, 2013 www.kishaprotestante-bum. com