Ese Vol. 3

Page 1


AGRON FICO

Albanologji, Linguistikë, Folklor, Etnografi, Muzikologji, Filozofi, Etikë, Moral, Histori, Epoka, Ese, Figura, Precedente, Analogji, Reçensione e Deduksione; A. Fico nga një eksperiencë mbi 80 vjecare; ne larmi studimesh & artikujsh; sjell përmbledhje gjithëpërfshirëse për cdo lexues Shqiptar online.

***

PROF. DR AGRON F. FICO, H.C. TIRANE, Janar 2019, e-book Nr. 3, Edicioni i pare.


TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA

Kopirajt © Prof. Agron Fico, 2018 Lajmerim per librin elektronik sipas te Drejtes te Autorit. © A. Fico Janar 2019. Te gjitha te drejtat e rezervuara per: Albanologji, Linguistikë, Folklor, Etnografi, Muzikologji, Filozofi, Etikë, Moral, Histori, Epoka, Ese, Figura, Precedente, Analogji, Reçensione e Deduksione; Ndalohet marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © Prof. Agron Fico, Tirane, Shqiperi. e-Book copyright notice: an ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from: copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing). 

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death.

In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death.

Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention

All rights reserved for: Ese, Kujtime, Analiza. Copyright © Agron Fico, Tirana, Albania 2019. No part of this book may be used, reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Published by A. Fico, Consultant: Dr. Besi/ DBMI For information contact: agronfico@gmail.com


4

STRUKTURA ETIKE E EPOSIT HEROIK SHQIPTAR - LAHUTA Eposi heroik shqiptar, apo siç njihet edhe “Këngët e kreshnikëve”, është një krijimtari e lashtë artistikekulturore e kombit shqiptar , që jeton gjallërisht ende në ditët toa në mjaft vise shqiptare. Këngët e kreshnikëve këndohen dhe shoqërohen me një vegël muzikore që quhet Lahutë. Kjo vegël muzikore u bë mjaft e njohur në masmediat shqiptare edhe për faktin se UNESCO, me një vendim të veçantë, ia dhuroi Serbisë, ose më saktë autorësinë e lahutës ia njohu Serbisë me emrin Gusla. Në masmediat në Tiranë përveç njoftimit pati edhe ndonjë shkrim të gjatë, që theksin e vinte te shkaqet burokratikëadministrativë, që dy ministritë, në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk u morën vesh. Në një emision të veçantë nga Marin Mema kushtuar Lahutës dhe vendimit të UNESCO-s pati mjaft mendime të ndryshme, por kryesor ishte mendimi i Marin Memës se “Ky skandal nuk duhet të shkojë në heshtje”. Lexuesi dhe qytetari, që paguan rregullisht taksat, ka të drejtë të pyesë: “Si ndodh që dikush i fal Serbisë Skënderbeun, kur thotë se nëna e Heroit tonë Kombëtar është sllave; ndërsa të tjerë i dhurojnë Lahutën serbëve dhe askush nuk mban përgjegjësi?” Ata që kanë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi janë: 4


akademitë e shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, ata studiues të tyre që janë marrë me këtë fushë studimi. Shkaku kryesor qëndron jo te koha, por te bajraktarizimi, mungesa e një kodi moral të ndershëm e të hapur midis intelektualëve të këtyre dy institucioneve.

Në mars të vitit 1996 me ftesë të zonjës Mary Lord, bashkëshortja e Albert B. Lordit, u ftova si mik dhe pata mundësinë të punoj rreth 3 javë në arkivat në Bibliotekën Ëidener të Harvardit, ku ruheshin koleksione të ekspeditave të Milman Parry-t dhe Lordit në disa krahina të ish-Jugosllavisë në vitet 1930-1937. Në një dhomë të veçantë ruhej edhe kolkesioni i materialeve të Lordit, mbledhur në Shqipërinë e Veriut më 1937. (Agron F. Fico, Zbulimi i Eposit Shqiptar në Harvard - Albert B. Lord, Nju Jork, Tiranë, 2016, 207 faqe.) Në librin e përmendur dokumentohet gjerësisht e gjithë puna e bërë, sillen fotokopje të fletoreve, dorëshkrimeve, fotografi, e mbi të gjitha një letërkëmbim i gjerë me zonjën Lord, si dhe mirënjohja ime për mundësinë që m’u krijua. Ky ishte një zbulim me rëndësi historike dhe që bëhej për herë të parë. Pas kthimit në Tiranë shkrova një artikull të gjatë me titull “Baladat shqiptare në arkivat e Harvardit” (Dorëshkrim me Këngë të Kreshnikëve në bibliotekën e Universitetit të famshëm. A la recherche du temps perdu...), që e botova në gazetën “Koha Jonë”, 10 maj 1996, f. 19.

Njoftimi pati jehonë dhe u përshëndet nga Prof.


Agron Fico

Dhimitër Shuteriqi, Fatos Arapi, Dalan Shapllo e të tjerë. 

Ndërsa për Diasporën shqiptare në Amerikë këtë zbulim e bëra të njohur te gazeta “Albanian Herald”.

Lahuta është e pazgjidhshme nga vetë Këngët e Kreshnikëve dhe shoqëruese e tyre. Ajo në duart e rapsodëve është zbukuruar herë me kokë dhie e herë me figurën e gjarpërit, që ka qenë totem i familjeve shqiptare. i parë i këngëve të kreshnikëve është botuar nga albanologu i njohur Gustav Meyer më 1897 në Vjenë. Meyer-i botoi fragmentin e ciklit të Mujit e Halilit, “Tha, dritë ka dalë e dielli nuk ka ra”, të cilin e kam transliteruar dhe është botuar tek vëllimi Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar(1631-1912), Tiranë 1961, nr. 4, f. 503. Historia e studimeve të këngëve të kreshikëve është e gjerë, ndërsa studimet shqiptare për to janë të diskutueshme, sepse vihen re dy qëndrime të kundërta: njëra palë që i quan ato me prejardhje shqiptare dhe tjetra me prejardhje serbo-kroate. Cikli i Kreshnikëve me sa duket është krijuar në një kohë shumë të gjatë. Brenda tij kanë ndodhur ndryshime dhe riformime në procesin e ekzekutimit të këngëve, ku rapsodi është njëherazi këndues, kompozitor dhe transmetues gojor.

6


Prejardhja e këtij cikli duket tepër e lashtë, që nga shoqëria pa autoritet shtetëror, ku sundonte ligji i gjakut, të gjithë anëtarët e fisit ishin të një gjaku dhe nuk mund të martoheshin mes tyre. Këtë e mësojmë nga vetë Halili, para martesës së tij: Kah kam vlla e kah kam motër, Deksha para, n’u martosha! Se gjithë gratë e krahinës, ku janë, Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë, Bash si motra po më duken. (Instituti i Shkencave, Këng ëpopullore legjendare, Tiranë 1955, f. 154.)

“Mbishtesa e koloritit mysliman të periudhës turke sipër tij s’është veçse një ndryshk i sipërfaqshëm, i cili mund të kruhet lehtësisht, dhe duhet të kruhet, në mënyrë që cikli të shkëlqejë me pamjen e tij të vërtetë. Ai vjen drejt e nga një taban i vjetër shqiptaro-ballkanik, një brumë autokton.” (Ismail Kadare, Autobiografia e popullitnë vargje, Tiranë 1980, f.


Agron Fico

108.)

Studimi i etikës së eposit heroik shqiptar do të sillte një këndvështrim të ri për të nxjerrë në dukje atë të veçantën, shqiptaren, në ballafaqimin me variantin serbo-kroat. “Në një shoqëi pa autoritet shtetëror -thotë studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto- marrëdhënia e gjakut është lidhja më e rëndësishme, e cila bën të mundur grupimin intim të njerëzve.” (Kazuhiko Yamamoto, Struktura etike e së drejtës zakonore shqiptare, Tiranë 2008, f. 203.) Struktura etike e kanunit (fjala është për kanunin e Lekë Dukagjinit), e përbërë prej gjashtë konceptesh: besa, nderi, miku, buka, gjaku dhe hakmarrja, përbën një aparat kulturor i cili përfaqëson moralin dhe rendin shoqëror në një shoqëri pa autoritet shtetëror. (Po aty, f. 202.) Poemat e epikës gojore shqiptare, të njohura si Këngët e Kreshnikëve, apo Cikli i Kreshnikëve, thuhet se janë krijuar në malet e Shqipërisë së Veriut. Jetesa në zona të veçuara e të izoluara, si dhe kodi zakonor i Kanunit, që orientonte jetesën e tyre, ushtronin ndikim të madh mes tyre. Në Këngët e Kreshnikëve duket qartë se ka shumë tema të lidhura me strukturën etike të Kanunit. Po sjellim disa elemente të këtyre koncepteve etike që mishërohen edhe në poezinë epike gojore shqiptare. BESA Tek “Kënga e Dhoqinës” dhe varianti i saj geg për Halil 8


Garinë bëhet fjalë për mbajtjen e fjalës, besën. Një nënë kishte nëntë djem dhe një vajzë, që u martua larg, shumë larg. Vetëm vëllai i vogël nuk ishte kundër. Të gjithë vëllezërit u vranë në luftë dhe nëna kishte dëshirë të shihte vajzën. Për këtë arsye i kërkoi Konstandinit të mbante fjalën e dhënë, sipas së cilës ai ishte betuar se “edhe nëse vritem, edhe nëse copëtohem, unë do ta sjell Dhoqinën në shtëpi”. Me ta pyetur Konstandinin e vdekur se “Ku është besa që më dhe?”, ky i fundit u ngrit nga varri, guri i të cilit iu bë kalë. Ai i hipi kalit dhe kapërceu shtatë male, për të sjellë motrën tek e ëma në shtëpi, nga toka e huaj. NDERI Tek kënga “Gjergj Elez Alia” thuhet se një bajloz i zi ka dalë nga deti dhe “i ka qitë dheut një rreng të randë”. Ai kërkon derë më derë nga një dash të pjekur, natë për natë nga një kreshnik për ta prerë. I vjen radha edhe trimit të trimave, Gjergj Elez Alisë, i cili kishte plot nëntë vjet që dergjej në shtrat me nëntë plagë të rënda, e motra e vetme kujdesej për të. Gjergj Elez Alia ngrihet prej shtratit e përballet me bajlozin, të cilit i drejtohet ashpër dhe prerë. Sa mirë trimi i ka përgjegjë bajlozit: M’ke lypë motrën para se mejdanin, M’ke lypë berret para se çobanin, E jam derdhë n’kët’ log për me t’kallzue, Se ne të parët një kanu na kanë lanë, Armët me dhanë përpara e mandej gjanë!


Agron Fico

Kurrë bajlozit motrën mos me ia dhanë, Për pa u pre n’atë fush t’mëjdanit. (Këngë popullore legjendare, Tiranë 1955, f. 126.) Të pafundme janë në këtë epos këngët me motivin e nderit. MIKU Te “Kënga Omeri i Mujit”, Muji donte të dinte nëse Omeri ishte apo jo i biri. Ndaj ai kapi dy binjakë dhe u përpoq t’i vriste me shpatë, që të bënte dyluftim. Atëherë djaloshi Omer u ngrit në këmbë dhe e sfidoi Mujin, që ta ndalonte të dëmtonte një mysafir në shtëpi. Tek “Martesa e Halilit”, një djalë i ri, i cili e mori fjalën i pari në kuvendin e burrave, tha: “Atë që tradhton mikun e pret vdekja. Vdekja i pret ata që thyejnë besën.” Tek cikli “Muji dhe Halili”, Muji i tha të vëllait, Halilit, se shkjatë nuk ishin prej gjakut të tyre. Muji i tha Halilit se Vuku kishte qenë vëlla me gjak me të dhe i kërkoi t’i çonte të fala.

Burimi per foton nga www.njekomb.com 10


BUKA Te kënga e “Betejës së Kosovës e vitit 1389”, para betejës sulltan Murati tha se nuk donte t’i merrte me vete ata që kishin ngrënë ushqim të ndaluar nga feja dhe që nuk ishin falur pesë herë në ditë. Atëherë trupat iu përgjigjën sulltan Muratit se nuk kishin ngrënë ushqim të ndaluar dhe se kishin kryer ritet fetare siç duhet. Te “Martesa e Halilit”, Halili përpara se të ekzekutohej prej duave të krajlit foli e tha se “Vdekja të vjen kur të mungon një kafshatë buke për mysafirin”. HAKMARRJA Te “Muji pas vdekjes”, një qyqe po qante mbi varrin e Bojiçin Alias. Kur e ëma e pyeti Alian e vdekur nëse gjerësia dhe pesha e varrit e rëndonin, ose dheu i binte në sy, ai i tha së ëmës të shkojë në Kladushë dhe t’i thotë Mujit të dalë në fushë të duelit për t’u hakmarrë. Dhe e ëma ashtu veproi. Shkoi në Kladushë dhe i tha Mujit se Alia ju dërgon lajm dhe kërkon të hakmerreni për të rënët. Halili hakmerret për Mujin, kur e pyet Mujin e vdekur se kush e vrau, se Halili donte ta mësonte këtë fakt me qëllim që të hakmerrej për të. Shqyrtimi në këtë ese vetëm i pak koncepteve etike në Këngët e Kreshnikëve është si parathënie e domosdoshmërisë për të ndërmarrë studime më të gjera. Konceptet etike në Eposin Shqiptar janë një dëshmi e fortë e autorësisë dhe lashtësisë së eposit ilirarbëresh-shqiptar, që i bën nder kulturës shqiptare. (A. Fico, Janar, 2019)


Agron Fico

RAUF FICO SHTETAR DHE DIPLOMAT I SHQUAR (Në 75-vjetorin e vdekjes ) Më 23 janar tw kwtij viti, , e mërkurë plotësohen 75 vite nga ndarja nga jeta e kryediplomatit Rauf Fico. Kjo ishte një humbje ndjeshme e diplomacinë dhe politikën se jashme atdhetare dhe kombëtare. shqiptare. Me propozimin e një grupi intelektualësh dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, më 31 mars 2018 u vendos në stendën e njerëzve të shquar të qytetit edhe portreti i Rauf Ficos. Ceremonia e inagurimit të figurës së Rauf Ficos ne stendën e njerëzve te shquar tw Gjirokastrës u drejtua nga i nipi, juristi i njohur Ridvan Resuli (Fico), në të foli Prof. Shyqyri Hysa autor i monografisë “R Fico shtetar e diplomat i shquar.”Rauf Fico qëndron krah për krah personaliteve te nderuara te Gjirokastrës: 

Gjuhëtari europian Eqrem Çabej,

shkrimtarja disidente Musine Kokalari,

shkrimtari me famë botërore Ismail Kadare.

Më vonë u vendos nw kwtw stendw edhe portreti i Dr. Labovitit të madh, këtij kirugu të palodhur me shpërtimtari i qytetit nga pushuesit gjermanë.Rauf Fico, qe shpesh vetquhej edhe Rauf Gjirokastra është një shtetar i shquar e diplomat i stausit europian. 12


Eshte me interes të vihet në dukje se ka pasur edhe mjaft figura te njohura te qytetit të Gjirokastrës që si atibut mbanin edhe atë të familjes,por edhe atributin “Gjirokastra”. Kjo, si duket, për te theksuar përkatësisne e një qyteti me vlera te shënuara politike-atdhetare – historike dhe kulurale. Ja një shembull tjetër Nevzat Karagjozi ose siç e quanin Nevzat Gjirokastra ose Sabri Kallajxhiu apo Gjirokasrtra etj(Shin librin e Bajo Topullit :”Të tregosh për Gjirokastrën dhe gjirokastritët”, Tiranë, 2009, f 14, f 16) Cili ishte Rauf Fico, me të drejtë mund të pyesin lexuesit e sotëm, madje jo vetëm ata të brezit të ri ? Le t’ia lëmë përgjigjen shkrimtarit të madh Ismail Kadare, shtëpia e të cilit është pothuajse ngjitur me atë të Rauf Ficos dhe, tashme do të rrini krah për krah ,në stendën e njerzve të shquar në qendër të qytetit. Kadare shkruan: “Shtëpia e Ficove, përveç që ishte e madhe, ishte ndoshta më e bukura e qytetit… që kishte nxjerrë, siç thuhej, Ministrin e Jashtëm më me nam të të gjitha kohërave në Shqipëri.” (f. 219) Dhe këtë vlerësimi politik të lartë, Kadare i shton edhe një detaj mjedisor: “…Rrjedha e ujit ndërronte emërtimin dhe nga “urë’ bëhej “Përroi i Ficos”… Merrej me mend se sa e lehtë do të ishte për këtë shtëpi që, pas një nami të tillë, t’i jepte emrin e saj rrjedhës së ujit.” (f. 219)


Agron Fico

Veprimtaria jetësore, publike dhe politike e këtij personaliteti të shquar shtrihet në një hark kohor tepër të gjatë dhe dramatik, në fillim të shekullit XX-të, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, e gjer te sfidat e formimit dhe të forcimit të shtetit të ri shqiptar. Në të gjithë këtë lëvizje të historisë, R Fico ka qenë aktor kryesor në përfaqësimin e shtetit në marrëdhëniet me shtetet e tjera, herë si Ambasador, herë si Ministër i Jashtëm dhe njëherazi duke skalitur tiparet e veta si diplomat i talentuar dhe atdhetar i zjarrtë. Rauf Fico mori pjesë në Kongresin e Alfabetit shqip në Manastir (1908) bashkë me Bajo Topullin, të dy si përfaqësues të Gjirokastrës. Rauf Fico ka mbajtur poste të larta shtetërore dhe diplomatike: 

më 1920 Nënsekretar i Brendshëm i Shtetit në Tiranë;

më 1922 bëhet Ministër i Brendshëm;

më 1929 emërohet Ministër i Punëve të Jashtme.

Rauf Fico ka qenë Ambasador në vende parësorë për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera. Më 13 mars 1926 Rauf Fico i paraqiti Gazi M. Qemal Ataturkut letra-kredencialet; më 1928 Ambasador në Beograd; në Athinë më 1937; Berlin më 1938 me qendër në Budapest etj. 14


Në Beograd, gjithë vëmendja e Raut Ficos ishte fati i shqiptarëve, që ishin nën regjimin e egër serb. Ai, shpesh, edhe nën një vëzhgim të rrepte të policisë sekrete Serbe, dilte nëpër Kosovë dhe shikonte se si reforma agrare e ndërmarrë nga qeveria shoviniste e Beogradit po i zhvishte fshatarët nga pronësia e tokës dhe i hapte udhë shtegtimit të detyrueshëm.

burimi nga eshte marre foto: sq:Wikipedia

Në këto vite janë të shumta raportet që Ministri Rauf Fico i dërgonte mbretit për gjendjen e vështirë dhe shumë të vështirë të shqiptarëve të Kosovës.Ishte meritë e Rauf Ficos që ,kudo që ishte ngarkuar si përfaqësues i shtetit shqiptar, ambasadat i kishte kthyer në shtëpi mikpritëse, në radhë të parë, të shtetasve të vet. Studenti gjakovar, profesori i mirënjohur Selman Riza, kujton se sa herë takonte ambasadorin tonë në Beograd, zotin Rauf Fico, mbushej me gëzim.”


Agron Fico

Ai ishte i dashtun, i mençëm, gjithnjë e sillte fjalën, pa e tepruar te Shqipëria, kultura dhe gjuha shqipe. Mjaft dijetarë të huaj kanë bërë studime serioze për historinë dhe gjuhën shqipe, theksonte ambasadori, dhe tash ka ardhë koha që ju, studentët shqiptarë, të bëheni shtylla e studimeve shqiptare.” (A. Fico, “Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006, f. 134.) Ndërsa studenti çam, gazetari dhe shkrimtari Veis Sejko, më kumtonte një ditë se, kur ishte student për gazetari në Zagreb të Kroacisë, sa herë shkonte në Beograd, kthehej edhe nga ambasada shqiptare, se kishte kënaqësi të takohej me zotin Fico, i cili shpesh i thoshte: “Zoti Sejko, kur të vish herën tjetër, sill edhe ndonjë student të huaj, shok ose mikun tënd, se kemi shumë gjëra të bukura që t’iu tregojmë nga Shqipëria dhe kultura e saj e lashtë. Gazetarët miq na duhen, se janë posta më e mirë e lajmeve të vërteta...” (Po aty, f. 134.) Ndërsa sa kohë ishte në Athinë i ngarkuar i shtetit shqiptar, ai bëri përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Greqi e veçanërisht të çamëve. Janë të shumta dokumentet e firmosura nga Rrauf Fico drejtuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë për hapjen e shkollave shqip dhe emërimin e mësuesve shqiptarë. Më 1907 kajmekami i Prevezës ishte zoti Rauf Fico dhe akti i parë zyrtar që kreu në atë detyrë ishte lejimi i mësimit të gjuhës shqipe. 16


Rauf Fico ka lindur në Gjirokastër në një nga familjet e mëdha dhe më të shquara të saj, nga dera e së cilës kana dalë intelektualë në zë e të nderuar, si inxhinieri i talentuar dhe profesori i gjuhës esperanto Çefo Fico, pediatri i mirënjohur Remzi Fico, përkthyesi Enver Fico, karikaturisti Bardhyl Fico etj. “Çështja e Kosovës, e fatit të popullit Shqiptar të Kosovës ishte dhe mbeti kryesore, parësore në veprimtarinë diplomatike të R. Ficos.” Para paraqitjes së letrave kredenciale Kancelarit të Gjermanisë, në variantin e parë të këtyre letrave, ambasadori Fico shprehte me shkathtësi edhe dëshirën që të bisedonte edhe për Kosovën. Ministri i jashtëm Gjerman e kishte gjetur jo të përshtatshme. Megjithatë, në takimin direkt me Kancelarin gjeti mënyrën e zgjuar që të fliste edhe për fatin e Kosovës. Fakti që foli Gjermanisht dhe sjellja e qëndrimi diplomatik klasik bënë përshtypje befasuese. Kur mbaroi takimi, Kancelari i tha Ministrit të vet të Jashtëm se “Shqipëria qenka vend i burrave, përderisa ka dërguar këtu këtë burrë.” Rauf Fico dëshmoi se ishte një politikan dhe diplomat i formuar europian, kur gracka e rrethanave të ndërlikuara të kohës e detyruan të jepte dorëheqje nga posti i Ministrit të jashtëm, ai vuri interesat e larta dhe të shenjta të Shqipërisë mbi kolltukun administrativ.


Agron Fico

Kur Kisha e Shën Naumit iu dha Jugosllavisë, deputeti i Durrësit, Rauf Fico, mbajti një fjalim-klithmë: “Kjo është një plagë e pashërueshme në zemër dhe në trutë tona.” Dhe shtoi: “Do t’i drejtojmë nipat dhe stërnipat tanë dhe dikur këmba-dorazi, barkazi do të vemë në Kosovë nën hijen e Shkabës Dykrenore.” (A. Fico, “Beautiful America”, Tiranë 2014, f. 135.) Do të gëzohej, do të lumturohej Rauf Fico sot kur të dëgjonte dhe të mësonte se Kosova është shtet i Pavarur demokratik, i lidhur ngushtë e drejt bashkimit me Shqipërinë, me një njohje të madhe në gjithë rruzullin tokësor. Vizoni i tij i plotë politik-atdhetar shprehet qartë në dëshirën dhe mendimin e tij: “DHASHTË ZOTI, ME FLAMURIN KOMBËTAR NË KRYE, TË MARRIM EDHE KOSOVËN EDHE ÇAMËRINË!”

Zoti Fico është njihet si një nga burrat më të aftë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit, shkruante një gazetë gjermane. Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Sër Robert Hodgson, shkruante për Rauf Ficon: “Një nga personalitet më tërheqëse në jetën publike shqiptare dhe një njeri i padiskutueshëm për ndershmërinë dhe patriotizmin, me pikëpamje përparimtare.” (Enciklopedia Britanike, f. 8) dhe Sër R. Hodgson e karakterizon “Republikan sipas bindjeve”.

Rauf Fico ishte diplomat i formatit europian, i njohur dhe i nderuar. Kjo shpjegohet edhe me faktin se më 1933, Rauf Fico u përzgjodh në botimin vjetor europian “Ëho’s Ëho” (1933) midis intelektualëve më të shquar të kontinentit. 18


Rauf Fico mban këto dekorata dhe urdhra: • Kordonin e Madh të Urdhrit të Skënderbeut, • Kordonin e madh të Urdhrit të Leopoldit të Belgjikës, • Kordonin e madh të Urdhrit të Luksemburgut, • Kordonin e Madh të Kurorës së Rumanisë, • Oficer i Legjionit të nderit të Francës, • Oficer Nderi i Urdhrit të Franc Jozefit.

Që nga botimi i fjalorit enciklopedik më 1933 e gjer në vitin 1944 kur ndërroi jetë, Rauf Fico mori edhe mjaft dekorime dhe urdhra nga shtete europiane dhe institucione të larta të kulturës dhe shkencës. Lista e këtyre dekorimeve është e gjatë. Po përmendim vetëm ndonjë prej tyre si: • “Palma Akademike Franceze”, • “Doktor Nderi nga Akademia e Napolit” etj.

Një meritë e veçantë e Rauf Ficos është propozimi për të nderuar kujtimin e Presidentit mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Udrou Uillson. Prof. Shyqyri Hysi, autor i monografisë “Rauf Fico-shtetar dhe diplomat i shquar”, shkruan: “Në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë Rauf Fico, duke ndërprerë seancën e sapofilluar, kërkoi fjalën dhe tha: “Zoti Kryetar! Pa bisedimin e rendit të ditës, dua të bëj një propozim. Me hidhnim murmë vesh se ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës U. Uillson vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mëdha që i ka bërë Shqipërisë, propozoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi


Agron Fico

dhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.” (Vep. cit., f. 63.) Rauf Fico ishte një personalitet me integritet të lartë intelektual, politik, diplomatik mbi të gjitha atdhetar i zjarrtë, tribun i Kosovës dhe Çamërisë. “Rauf Fico ishte shqiptar dhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri” - do të shkruante një vigan tjetër i panteonit shqiptar, Faik Konica. *** Kuajt e Akilit” apo “Kuajt e Kurveleshit” Në prag të Festivalit Folklorik Kombëtar (Gjirokastër, 4-9 prill 2015) Njoftimi nga ministrja e Kulturës, zonja Mirela Kumbaro, për mbajtjen e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, më 4-9 prill 2015, është sa një ‘sihariq’ mbarëkombëtar, aq edhe një shtytje për shoshitje krijuese, shkrime e studime shkencore, që do të ndihmonin zhvillimin dhe përparimin cilësor të krijimtarisë e lëvizjes folklorike dhe të turizmit kulturor. Mendimet që shpreh në këtë ese synojnë t’i shërbejnë pikërisht këtij qëllimi. Gjuha shqipe dhe letërsia gojore shqiptare janë sa të lashta aq edhe të pandashme, janë si “dy qershi në një degë”. 20


Shqiptarët kanë folur shqip, kanë luftuar shqiptarçe dhe kanë kënduar shqip. Letërsia gojore, ose e njohur edhe me termin tradicional “folklor”, ka përballuar sfida historike, ashtu si edhe vetë shoqëria shqiptare.

https://camp-mythica.fandom.com/wiki/Horses_of_Achilles

Folklori sot has sfida të reja Folklori ka përballuar sfida të ashpra me pushtuesit e huaj, sidomos gjatë pushtimit pesë-shekullor otoman. Mund të thuhet se ka qindra e qindra këngë, balada, proverba, melodi etj., që dëshmojnë ekzistencën e këtij thesari folklorik dhe njëherazi pasqyrojnë sfidat luftarake historike. Kjo letërsi gojore ka qenë dhe mbetet një histori e gjallë, një arkiv i ngjarjeve, i betejave, i luftëtarëve. Sfida e dytë ka qenë dhe është jetesa e kësaj letërsie gojore në epokën e zhvillimit ekonomik dhe industrial në shoqërinë e quajtur socialiste. Madje, në vitet ‘60-‘70 të shekullit të kaluar u shtrua, në studimet e vakëta folklorike dhe pjesërisht edhe në masmedia, çështja e vetë ekzistencës së kësaj krijimtarie.


Agron Fico

Kujtoj këtu rubrikën e disa revistave dhe gazetave me tituj të mëdhenj, si “Folklori dhe e ardhmja”. Jeta dhe mbi të gjitha shpirti i popullit e mbajti në gji këtë pasuri artistike, edhe pse shpesh me gjemba politike. Sfida e tretë zhvillohet në ditët tona, kur ekonomia e tregut të lirë dhe gjithë mekanizmi i ndërlikuar ekonomik e shoqëror, konsumizmi e gërryejnë këtë kulturë popullore, ashtu si lagështia gërryen e ha edhe shkëmbin malor. Kjo dukuri shfaqet në disa anë të kësaj krijimtarie popullore si p.sh. vihen re tekste këngësh të dobëta në përmbajtje dhe pa shije artistike; meloditë e bukura popullore po zëvendësohen me variante bajate dhe pa emocione estetike; kostumet mahnitëse popullore po modifikohen pa shije, pa ngjyra tërheqëse etj.. Pra, sfida në thelb është midis zhvillimit të kësaj kulture tradicionale dhe ruajtjes së origjinalitetit, thelbit folklorik shqiptar. Përdorimi i këtyre vlerave artistike kulturore tradicionale për turizmin kulturor ende nuk ka gjetur formën e përshtatshme, pavarësisht se ka nisma të mira e fitimprurëse. Pluralizmi demokratik sjell një realitet të ri folklorik Në këto vite të pluralizmit demokratik vihet re lindja dhe krijimi i dhjetëra e dhjetëra grupeve, ose ansambleve folklorike, siçpëlqehet të quhen. 22


Këto u përkasin krahinave të ndryshme të vendit, ose edhe brenda një krahine apo qyteti ka disa ansamble të tilla folklorike. Një pjesë prej tyre kanë marrëveshje dhe shkëmbejnë koncerte me grupe folklorike të vendeve të tjera kryesisht të Ballkanit, por edhe jashtë tij. Këto ansamble folklorike janë një realitet dhe nuk duhen paragjykuar. Studiuesit dhe kritika shkencore ende nuk e kanë thënë fjalën dhe mendimin e vet shkencor dhe ato ecin sipas ligjeve të ekonomisë së tregut. Madje, këto grupe folklorike, që janë të shumta, kryesisht drejtohen nga amatorë dhe njerëz të pasionuar për folklorin, por që u mungojnë njohuritë bazë të shkencës folklorike. Prandaj edhe në një vështrim tërësor mund të thuhet se niveli dhe cilësia e programeve të koncerteve të tyre janë të dobët dhe të njëllojtë për disa vite. Po ka edhe shembuj që dëshmojnë se, kur në krye të këtyre asambleve ose aktiviteteve janë njerëz te kualifikuar,ansambli ose aktiviteti është i mirë dhe sjell kënaqësi kulturore te shikuesit, teleshikuesit dhe ndiqet me vëmendje. I tillë është programi “AULONA Interfolk Festival”, që zhvillohet çdo maj në qytetin e Vlorës. Grupet dhe ansamblet folklorike zgjidhen me kritere cilësore dhe standard bashkëkohor , duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e grupeve që vijnë nga vendet e Ballkanit e të Europës.


Agron Fico

Ky aktivitet shquhen për nivelin e lartë, për vlerat e reja të papërsëritshme estetike etj. “AULONA Interfolk” Festival drejtohet, udhëhiqet nga Sejmen Gjokoli, që ka një përkushtim të pamasë , por edhe një gradë profesionale të merituar, ai mban titullin e “Masterit”’. Kryedobësia e këtyre ansambleve është se në këtë veprimtari krijuese popullore dhe të dashur për njerëzit tregohet pak ose aspak kujdes për ruajtjen e origjinalitetit, autenticitetit dhe të zbatimit të ligjeve krijuese, siç është ai i sinkretizmit (d.m.th. fjalë-melodi-kostum). Kjo hartë larmie dhe pasurie e veprimtarisë folklorike, që nga njësia-bazë – këngët në mjedisin familjar, shoqëror gjer te grupet e festivaleve vendore dhe kombëtare, ansamblet folklorike me emra të ndryshëm, dëshmojnë për identitetin tonë origjinal, pjesë thelbësore e gjithë arkitekturës së kombit shqiptar. Domosdoshmëria e studimeve serioze shkencore: Terminologjia Në këtë fushë kaq të begatë krijimtarie rëndësi të veçantë merr studimi shkencor dhe trajtimi serioz i kësaj pasurie të kulturës popullore. Dihet se në lëmin e dijes dhe të kulturës ka rëndësi të 24


përcaktohen qartë fjalët dhe termat bazë, që të mos krijohen keqkuptime dhe dyshime. Vitet e fundit vihet re se, në disa libra të botuara, shkrime në masmedia, biseda ose intervista në radio-televizione, debatohet për disa terma si polifonia, iso-polifonia, kultura jomateriale etj. Madje, në një nga këto intervista, një pjesëmarrës në bisedë shpalli habitshëm: “Ç’na duhen ‘kuajt e Akilit’ kur kemi ‘kuajt e Kurveleshit’”. (?!) Ai shprehte këtë vlerësim të pazakontë, që si duket e kishte fjalën për librin e akademikut Vasil Tole, botuar në vitin 2011 me titullin “Pse qanë kuajt e Akilit”, në të cilën autori, sa herë flet për këngët e Jugut, përdor termin isopolifoni. Termi folklor u përdor për herë të parë në vitin 1846 në revistën e Londrës “Anthenaeum”. Folklore vjen nga folk (fouk) – ‘popull’ dhe lore (lor) – ‘dituri’; pra ‘dituri popullore’.Me zhvillimin dhe përparimin e studimeve të kulturës popullore dhe të vetë lëvizjes folklorike, në vende të ndryshme dhe nga studiues të ndryshëm u përdorën emërtime të tjera krahas termit folklor. Në vitet ’30 të shekullit XX-të dijetarët e shquar amerikanë të Universitetit të famshëm të Harvardit Milman Parry dhe Albert B. Lord hodhën themelet e teorisë moderne të folkloristikës dhe e cilësuan atë me termin “letërsi gojore”. Profesor Albert B. Lordi shkruan: “The term ‘oral’


Agron Fico

emphasizes… the singer sings orally, composes orally, and transmits orally to others…” Termi ‘gojore’ thekson se… këngëtari këndon gojarisht, kompozon gojarisht, dhe po gojarisht e përcjell tek të tjerët. (“THE SINGER OF TALES”, Nevv York, 1965, p. 5) Ky term, njëherazi edhe koncept i ri, u bë fjalë-kyçe në punën madhore të dy dijetarëve për regjistrimin, botimin dhe studimin e eposit heroik të sllavëve të jugut. Zbulimi i Eposit heroik shqiptar në Arkivat e Harvardit Është një punë tepër e vyer e profesor Albert Lordit që, në një ekspeditë kërkimore në shumë fshatra të Shqipërisë së Veriut, në vitin 1937 mblodhi me dhjetëra e dhjetëra këngë të Eposit heroik shqiptar, këngë historike etj. Ky thesar i mbledhur nga profesor Lordi ruhet i dokumentuar dhe i sistemuar në arkivin e bibliotekës “Uaidener” të Universitetit të Harvardit. Kam qenë i pari dhe me fat që kam mësuar për ekzistencën e këtij thesari shqiptar në Harvard, qysh në qershor 1966 kur Albert Lordi erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në simpoziumin e Shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore që do të mbahej në Tiranë. Në aeroportin modest të atëhershëm të Tiranës, pasi u përshëndetëm më mikun e sapo ardhur dhe si përfunduan rregullat doganore, u nisëm për Tiranë. Më kujtohet qartë se si në aeroport 26


profesor Lordi më shqiptoi të rrokëzuar vargun tipik të Eposit shqiptar, të ciklit të Mujit dhe Halilit: “Ha-li-li ia hi-pi ka-lit”… Gjatë ditëve të qëndrimit të Lordit në Tiranë mësova më shumë dhe më me hollësi për punën kërkimore të Lordit në Shqipërinë e Veriut, për materialet e mbledhura dhe për planet për botimin e tyre në një vëllim të veçantë. Në mars të viti 1996, pra pas 30 vjetësh, i ftuar nga bashkëshortja e profesor Lordit, studiuesja Meri Karlson Lord, vizitova dhe punova në arkivin e Harvardit, ku u njoha me gjithë fondin shqiptar të epikës heroike shqiptare, zbulova këtë thesar kombëtar shqiptar. Pas kthimit në Shqipëri, në maj 1996, e bëra të njohur publikisht fondin shqiptar të Eposit heroik shqiptar që zbulova në Harvard dhe ky kumtim shkencor u përshëndet nga specialistë dhe intelektualë të njohur. Për Eposin heroik shqiptar ka një larmi termash Le të kthehemi te tema kryesore, fati i letërsisë gojore, folklorit, në periudhën e ekonomisë së tregut të lirë dhe te shoshitja e debati për disa terma që kanë ngjallur diskutime. Jemi një komb me fat të madh që kemi ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi dy monumente madhështore të kulturës së lashtë dhe origjinale të etnosit shqiptar, që janë Eposi heroik ose Eposi i kreshnikëve dhe


Agron Fico

Iso-polifonia (= polifonia), një margaritar mes margaritarësh të rruzullit tokësor. Kjo magji kulturore-artistike popullore e veçantë, isopolifonia, u vlerësua nga UNESCO më 25 nëntor 2005 me titullin: Albanian folk iso-polyphony a Masterpiece of Oral and Intangible Heritage of Humanity (Iso-polifonia shqiptare Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit)

Është me interes të theksohet se ndërsa ka një shumicë e larmi termash për këngët e kreshnikëve, disa prej të cilave do t’i parashtroj më poshtë, për këngët e Jugut ka pak terma. Ky ndryshim ndofta lidhet edhe me faktin se fragmente të këngëve heroike shqiptare janë botuar më herët sesa këngët shumëzërashe të Jugut. Megjithatë, kjo dukuri nuk përbën asnjë ndryshim në madhështinë e njëjtë të të dy përmendoreve të kulturës folklorike të kombit shqiptar. Gustav Majeri është studiuesi i parë i huaj që në veprën “Albanesiche Studien V-VI” (Vjenë, 1896-1897) botoi edhe disa këngë legjendare. Një përmbledhje e rëndësishme është ajo e Vinçenc Prenushit, Sarajevë 1911, ku përfshihen edhe 132 këngë legjendare.

28


Kasëm R. Taipi botoi në Shkodër më 1933 përmbledhjen “Zana popullore – kangë popullore”, në të cilën janë përfshirë edhe një numër i madh “kangësh heroike”. Profesor Stavri Skëndi në librin “Poezia epike gojore e shqiptarëve dhe sllavëve të jugut” përdor termin këngë heroike shqiptare. Ndërsa në serinë e vëllimeve të “Visareve të Kombit” (1937) gjejmë të përdorur termat: këngë kreshnikësh, cikli i këngëve shqiptare të Mujit dhe Halilit, por edhe rapsodi të ciklit të Mujit dhe Halilit. Milman Parry përdor një tjetër term – “Serbocroatian Heroic Songs” (1954), ndërsa Albert Lordi, në librin e njohur “The Singer of Tales” (1965), shkruan: “The form and function of heroic poetry…” (f. 3). Zymer Neziri në botimin “Studime për folklorin” (2006) përdor termat “këngë kreshnike shqiptare” (f. 29) si dhe “eposi i kreshnikëve” (f. 24). Në botimin e Institutit të Folklorit “Epika legjendare (cikli i kreshnikëve)”, vëllimi i parë 1966, jepet një tërësi e termave të njohura për këngët e Veriut. Këngët heroike legjendare njihen në popull me termat: kangë lahute, të moçme, trimash, kreshnikësh, të Mujit dhe Halilit, agajsh të Jutbinës. Nga këto emërtime del në dritë në mënyrë të qartë karakteri i vetë këtyre këngëve. “Polifoni” apo “Iso-polifoni”?! Profesor Eqrem Çabej, te studimi “Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes” (1994),


Agron Fico

shkruan se këngët e Gegërisë janë këngë solo, ato të Toskërisë janë korale, janë këngë shoqërore (f. 47) dhe shton se “për këngët toske themi ‘bën iso’ (gr. isos), ndërsa në Labëri thuhet ‘ia mbush’”. (f. 48). Debati, që po zhvillohet prej disa kohësh në masmedia si dhe në disa libra etj., rreth emërtimit të këngëve shumëzërashe të Jugut të Shqipërisë si polifoni ose iso-polifoni, a ndonjë term tjetër, si kultura “jomateriale, nuk sjell ndonjë ndihmesë në zgjidhjen e problemeve shqetësuese që ka letërsia gojore në shoqërinë e pluralizmit demokratik dhe të ekonomisë së tregut të lirë, në shoqërinë e konsumizmit. Po shpreh edhe unë mendimin tim, pa u bërë as arbitri dhe as fjala e fundit. Së pari: Nuk kam kuptuar dhe as kam parë ndonjë ndryshim thelbësor, nga ana gjuhësore, midis emërtimeve – polifoni dhe iso-polifoni, siç jepet “alarmi” në disa shkrime dhe intervista televizive.Është i njohur fakti se termi polifoni ka burim grek dhe ka dy elemente: poli-shumë dhe foni-zëra/ tinguj. Ndërsa termi “iso-polifoni” ka të njëjtën përmbajtje me termin “polifoni” por sipas Prof. Vasil Toles ka si specifikë, tipar shques, dallues, “ison”. Kjo është një dukuri e njohur në fushën e studimeve, kur studiuesi dëshiron të theksojë, nënvizojë nga termi anën më tipike sipas mendimit të vet. Së dyti: Siç theksova, ndërsa nuk e kuptoj dhe as shoh ndonjë ndryshim thelbësor në vështrimin gjuhësor midis 30


këtyre dy emërtimeve të këngëve shumëzërashe të Jugut, po ashtu më duket i huaj për një debat demokratik dhe intelektual qëndrimi emocional ndaj Prof. Vasil Toles dhe veprës së tij shkencore lidhur me studimin e iso-polifonisë, duke e quajtur: “i maskuar me dinakëri” (f.74) “dështim ordiner” (f. 134), “mashtrim fëlliqësisht” (f. 135) etj. e mjaft fraza edhe epitete lënduese. Madje, zoti Fitim Çaushi shkon edhe më tej, në librin e tij “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare” 2014, duke thënë se ky përdorim termash nga Vasil Tole është gjetur për të fshehur mjaft nga tezat dhe hipotezat e veta studimore për këngët e Jugut, të gjenezës së tyre dhe veçanërisht për grekët antikë. E drejta për të menduar ndryshe është demokratike, por të fantazosh, të përçmosh dhe të denigrosh, kjo nuk është normë qytetëruese. Më 2011, Vasil Tole botoi librin “Pse qanë kuajt e Akilit”, që ka vënë në qendër të studimit temën: “‘E qara me bote’ dhe prejardhja e iso-polifonisë popullore”. Në shtypin shqiptar të Nju Jorkut botova një ese të gjatë për këtë libër dhe lexuesit e pritën me interes. Në këtë ese, pasi kam shtjelluar idetë dhe tezat e hipotezat e Prof. Vaso Toles në librin në fjalë, në ballafaqim edhe me teorinë shkencore amerikane për letërsinë gojore, kam nënvizuar se “Studimi i Prof. Vasil Toles ka edhe një meritë tjetër, sepse mbështetet mbi një bibliografi të gjerë bashkëkohore dhe të përzgjedhur me kujdes”. (Agron Fico:


Agron Fico

“Beautiful America – Mozaik shkrimesh”, 2014, f. 115)Në gjykimin tim thelbi i problemit d.m.th. gjeneza e isopolifonisë (= polifonisë) është trajtuar në këto studime, por mbetet vetëm si hipotezë, madje edhe për faktin se kjo dukuri muzikore popullore nuk është vetëm shqiptare. Në kapitullin “Në kërkim të origjinës etnike” (f. 66-99) të librit të Fitim Çaushit me titullin “Tjetërsimi i polifonisë shqiptare” 2014, sillen dhe citohen mjaft të dhëna nga poemat e Homerit “Iliada” dhe Odiseja”, që lehtësojnë kuptimin e raporteve të traditës së hershme iliro-epirote me ato helene-greke. Të dhënat e sjella nga zoti Fitim Çaushi e pasurojnë dhe ndihmojnë për vetë këtë debat. Por zoti Fitim, si duket nuk ka pasur mundësi të njihet me mendimin e Prof. Albert B. Lordit, i cili shkruan: “A true understanding of the Homeric poems could come ëith a full understanding of the nature of oral poetry.” (Poemat e Homerit arrin t’i kuptosh vërtet vetëm kur kupton natyrën e poezisë gojore.) Në studimin e vet “Tjetërsimi i polifonisë”, ndonëse një libër me interes, me mendime dhe teza me vlerë, zoti Fitim mban një qëndrimi emocional dhe lëndues e disa herë rëndues ndaj figurës dhe veprës shkencore të akademik Vasil Toles, duke përdorur edhe ironinë e sarkazmin. Folklori është dashuria ime e përhershme Dëshiroj të ritheksoj se secili ka mendimin e vet, që është mirë ta respektojmë pa e etiketuar. 32


Së pari: Do të shtoja se interesi për këtë debat dhe më gjerë për fatin e këngëve folklorike në epokën e re të ekonomisë së tregut është pjesë e studimeve të mia mbi gjysmë-shekullore në fushën e folkloristikës. Së dyti: Si gjirokastrit jam ushqyer e rritur me këto këngë popullore shumëzërashe, ku “e qara me bote” është një e veçantë e madhe. Në librin “Profesor në tre kontinente” kam përmendur se humbjen e tim eti e kanë qarë nga dy herë në javë për 17 vjet rresht. Së treti: Kam qenë në shumë fshatra dhe, që në vitin 1958, kam bërë një ekspeditë kërkimore në krahinën e Zagorisë, të cilën e kam pasqyruar në një studim të gjatë. Veçanërisht me plot bereqet ka qenë ekspedita në Lumin e Vlorës në maj 1967. Një ekspeditë disa javore dhe me një program kërkimor te gjithanshëm: letrar, muzikor, koreografik; organizuar dhe realizuar nga specialistë me përvojë te Institutit të Folklorit. Regjistrimet dhe incizimet nga tekniku i përkushtuar Mehmet Shkëmbi sollën një material të pasur, të larmishëm në arkivin e Institutit. Këto kërkime, u kurorëzua me regjistrimin natyror të melodive te stanit shqiptar në vendin e famshëm historik Kodrat e Beunit. Në artikullin e zotit Fitim Çaushi me titull “Eksploratori i këngës polifonike të Vlorës” (gazeta “Telegraf” f. 14, 28


Agron Fico

tetor 2014), që flitet gjerësisht për materialet e mbledhura ne Lumin e Vlorës, kjo ekspedite , me vlera te mirëfillta shkencore, komplekse dhe e njohur, nuk përmendet dhe është lënë jashtë analizës së autorit .Kontributin tim më të rëndësishëm në fushën e folkloristikës mbaj kërkimet dhe zbulimin e thesarit shqiptar të këngëve heroike në Arkivin e Harvardit në mars 1996, mbledhur nga Prof. Albert B. Lordi në Shqipërinë e Veriut në 1937. Është thënë dhe është shkruar se folklori kërkon shtigje të reja zhvillimi si vetë shoqëria, sipas kohës dhe vendit, por ai ka jetuar dhe do të vijojë të jetojë si një pasuri e lashtë dhe e pasur, një vlerë e përhershme e kombit shqiptar. Botuar ne 19.11.2014 klik ketu

34


Prof. Dr. Agron F. Fico

Meloditë baritore në Beunin historik Shqipëria jonë e 28 mijë kilometrave katrorë, Shqipëria jonë e shtrenjtë dhe e bukur është rezultat i vendimeve të Konferencës emërkeqe e Ambasadorëve në Londër. Kjo ngjarje antishqiptare, kjo padrejtësi historike që i bëhej kombit shqiptar nga Fuqitë e mëdha te Evropës është për të ardhur keq, që nuk është trajtuar në një vepër të vetme, një libër etj., që brez pas brezi shqiptarët të mësonin dhe të mos harronin këtë gjenocid evropian kundër tyre.

Disa muaj më parë studiuesi i mirënjohur dr. Fejzi Domni më dërgoi një libër me titullin “Coptimi i Shqipnis” në të cilin gjenden tre kapituj, secili sa një libër i veçantë. Në këtë libër trajtohen këto çështje madhore: Konferenca e Parë e Londrës (dhjetor 1912 – gusht 1913), “Konferenca e Dytë e Londrës (1915-1916).


Agron Fico

Fati i Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve Në këtë libër gjendet një material i pasur dokumentesh e faktesh, në të cilat shihen qartë se si Shqipëria ishte vënë në tryezën e therjes dhe të copëtimit të saj. Është tronditëse për lexuesin kur ndeshet me diskutime dhe vendime në kurriz të vendit tonë sikur të ishte në thertoren e bagëtive. Ja n je ilustrim: Ndërsa AustroHungaria mbronte tezën se Shkodra duhej t’i mbetej Shqipërisë, konsulli rus e pranonte me kusht që Gjakova, Prizreni dhe Peja t’i mbeteshin Serbisë etj. Ajo që është interesante dhe tronditëse është “oreks i” i Italisë. Në nenet që i referoheshin Shqipërisë, neni i gjashtë i saj kërkonte që – “Italia të merrte sovranitetin e plotë për Vlorën, ishullin e Sazanit dhe një tokë shtrirjeje të mjaftueshme për sigurinë dhe mbrojtjen e këtyre territoreve (Dr. Fejzi Domni:”Coptimi i Shqipnis”, kapitulli i parë, f. 13) Vlora strategjike, Vlora e bukur mbeti në oreksin e Italisë edhe në Konferencën e dytë të Ambasadorëve (1915-1916); në rezolutën e saj thuhej: “Mandati i Italisë përmban një territor në kufijtëe 1913-s (Cit. f.7)

Lufta e Vlorës (29 maj-3 nëntor 1920) Shqiptarët e kundërshtuan vendimin e Konferencës së Ambasadorëve. Vlonjatët rrëmbyen armët kundër pushimit fashist Italian. U organizuan çetat e luftëtarëve vullnetarë, krerët e të cilave u mblodhën ne malin e Beunit. 36


Pjesëmarrësit, një zëri vendosën të luftonin pushimin italian gjer në çlirimin e plotë të Vlorës. Nga kuvendi i Beunit iu dërgua një ultimatum Gjeneralit Piaçentini, komandant i forcave pushtuese italiane, i cili u përgjigj me fodullëk banal.

Këtë kuvend luftarak në Beun, populli e skaliti në këngë dhe emrin e la si toponim historik: Në Beun çetat u mblodhë, Dhe për luftën kuvëndojnë, Breshkaqenët t‘i dëbojnë Piaçentinin ta dërmojnë. O Beun , o mal i lartë, Nder mbete për vlonjatë. (Arkivi IF, dosja e A.F. Fico )

Zemërimi popullor shpërtheu fuqishëm në një luftë plot heroizëm e gjer trup me trup e bëma të rralla siç ishte akti i Selam Musait qe hodhi sharkun mbi telat me gjemba dhe mbeti dëshmori i lirisë Lufta e Vlorës dëshmoi se populli Shqiptar është një racë e pathyeshme, e panënshtruar


Agron Fico

përballë armiqve të jashtëm ngado që ata vinë, nga deti, nga ajri, nga toka. Lufta e Vlorës e 1920-së mori një karakter mbarë kombëtar. Diaspora shqiptare në Shtete e Bashkuara të Amerikës dërgoi vullnetarë dhe bandën e shoqatës “Vatra. Në Itali u organizuan demonstrata kundër pushtimit italian dhe në porte punëtorët sabotonin dërgimin e materialeve ushtarake në frontin e luftës në Vlorë. Këngët popullore për Luftën e Vlorës Historia mbetet histori dhe dëshmohet me fakte, dokumente dhe dëshmitarë. Por Lufta e Vlorës e 1920-s dëshmohet edhe nga një pasuri e pafundme këngësh popullore të njohura si, Këngët historike për Luftën e Vlorës. Kënga popullore është sa fakt historik aq edhe fakt poetik. Ky ndryshim ka rëndësi të mbahet parasysh në studimet kushtuar këtij eposi historik. Gati mbi gjysmë shekulli më parë kam botuar një studim të gjatë në revistën “Nëntori” me titull “Këngët popullore të Vlorës (“Nëntori”,1960 nr. 8. F.158-166). Në maj të viti 1967 një ekip punonjësish shkencorë të institutit të Folklorit i përbërë nga muzikologë Mexhit Daiu, Agron Fico, tekniku Met Shkëmbi dhe shoferi ndërmori një ekspeditë kërkimore në disa fshatra të Lumit të Vlorës. Qëllimi ishte pasurimi i arkivit të Institutit, edhe pse nga bashkëpunëtorët e jashtëm kishim mjaft materiale të mbledhura me kujdes. Ajo që njihet me termin “Lumi i 38


Vlorës” është vatra e atdhetarizmit, lirisë dhe trimërisë. Atje gjendet një folklor i pasur i të gjitha gjinive dhe llojeve, por mbizotëron epika. Ngjarjet e viteve 1847-48, kundërshtimi dhe lufta kundër Tanzimatit (reformave centralizuese të Sulltanit) kanë prodhuar mijëra vargje dhe këngë për heronjtë e këtyre betejave; si Gjon Leka, Tafil Buzi etj. Por Lufta kundër pushtimit fashist dhe nazist, si në të gjithë Shqipërinë, këtu mori një vend të gjerë dhe krijoi një epikë të re popullore. Ekspedita punoi në disa fshatra: Brataj, Tërbaç, Kallarat, Bolenë dhe Kuç. Materialet e mbledhura dhe inçizimet e grupeve folklorike dëshmuan se tradita e krijimtarisë popullore jetonte e gjallë brez pas brezi. Midis shumë e shumë shembujve mund të përmend regjistrimin e një vaji shumë vargjesh nga një grua e moshuar në fshatin Bolenë ose kërcimi i një valleje ne Horë te Vranishtës. Një botim të veçante me titullin “Këngët popullore te Lumit të Vlorës” ka bërë studiuesi i njohur vlonjat Prof. Dr. Bardhosh Gaçe. Por vënia në kapakun e librit e emrit të Jorgo Panajotit ia cenon vlerën librit, sepse sipas mendimit dhe gjykimit të poetit të njohur dhe publicistit Agim Shehu, që shkruan, “…Ideologu shoven Jorgo Panajoti…thoshte se Legjenda e Kordhocës (legjendë e pastër e lashtë e vendase gjirokastrite) është e minoritetit. Donte të vërtetonte me grabitje folklori, se pakica greke në Gjirokastër ka moshën mijëvjeçare të


Agron Fico

legjendave!” (Agim Sehu – “Argjendi i Gurit”. 2012, f. 356). Melodi baritore në Beunin legjendar Nga Kuçi shkuan në Ramicë ku synonim të bënin regjistrimin e melodive të zileve dhe këmborëve të një stani baritor. Dija dhe kisha mjaft njohuri për elemente të kulturës dhe traditës në Ramicë. Ushtaraku i lartë dhe njëherazi një intelektual Nevruz Dervishi merrej gjerësisht me këngët popullore të Ramicës, me etnografi, madje krijonte edhe vetë. Kishte botuar disa libra dhe kur ishte larg Ramices ndiqte dhe mblidhte materiale folklorike. Kishte krijuar në shtëpi një arkiv të etnokulturës. Në Ramicë bëmë mjaft regjistrime me interes, këngë epike, lirike etj. Aty regjistruam edhe një këngë lirike mjaft të veçantë: Kumbulla prapa shtëpisë, /I bën hije Mehmedisë /Media dhe e bija,në divan rrinin të dyja. Dritë divani, dritë avllia. Ishte po Nevruz Dervishi, në një vizitë ne familjen e tij, kur vuante nga një sëmundje e pashërueshme, më shtoi edhe këto dy vargje: Memdia Laria, bija kanakarja. Aty, na thanë se melodia e kësaj kënge si dhe këngëve të tjera ishte krijuar nga rapsodi i njohur Qazim Ademi e, prandaj quhej ademçe. Dhe për habinë edhe të muzikologut Daiu ajo këndohej sipas melodive të disa këngëve gjirokastrite me ritëm më të shtuar si: Bëj konak…o moj bëj konak /Bëj konak moj gjeraqinë…. Në Ramicë kryetar i kooperativës së bashkuar 40


ishte Gilo Lame, ish-badigard i Kryeministrit Mehmet Shehu. Bashkërisht hartuam planin se si të shkonim në Beu, ku ishin edhe kopetë e kooperativës, Tekniku dhe muzikologu u nisën që në orën 11 të darkës, ndërsa unë dhe Gilo Lame aty nga ora një a natës, hipur mbi mushka nja 2 orë, ndërsa të tjerat në këmbë. Arritëm aty rreth orës 4 të mëngjesit. Tekniku, Met Shkëmbi i kishte vendosur aparatet e inçizimit të markës “Huher” ne ngushticat e një shtegu ku do të kalonte kopeja. Kishte ndodhur çudia, se ndërsa kopeja po hynte në shtegun për të zbritur poshtë paska kaluar edhe një ujk dhe çobenjt paskan qëlluar me armë dhe shoqëruar me britma. Ishte një skenë reale. Pas inçizimit, që kur e dëgjuam na u duk e pabesueshme nga variacioni i melodive të zileve dhe këmborëve, që tingëllonin aq bukur dhe ëmbël. Ishte 10 maj dhe e festuam këtë punë edhe me një darkë plot humor. Ndiheshim të emocionuar, që për herë të parë po realizohej një inçizim i stanit shqiptar. Kaluan disa javë dhe kur rastësisht dëgjova në një emision të Radio-Tiranës, zërin e drejtori të Institutit te Folklorit Zihni Sako, i cili nuk kishte qenë as në Vlorë, as në Ramicë e as në Beun, që thoshte: “Ky inçizim është një arritje historike, vepër e partisë sonë dhe dokrra të tjera… etj”. E kishte zanat këtë vjedhje intelektuale, prandaj edhe Hoxha, në Ditarin e tij,


Agron Fico

më 24 mars të vitit 1979 shkruante: “Ato që shkruan Zihni Sako nuk kanë vlerë. Neve nuk na duhen Instituti i parullave, sloganeve…” Kjo pasuri muzikore u fut në Arkivin e Institutit të Folklorit, por për të nuk u bë ndonjë studim. Ajo ka mbetur si dëshmi e një pune plot pasion dhe përkushtim. Botuar me 18 Shtator 2018, klik ketu

Vështrim historik për Gjirokastrën Gjirokastra në librin e Prof. Mimoza Kores Studimet gjuhësore, në këta 27 vite kalimtare, kanë qenë të pakta. Institucionet shkencore, duke përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, nuk kanë mundur dot t’u afrohen dhe jo më t’i tejkalojnë arritjet gjuhësore të viteve 50-90 të shekullit të kaluar. Veprat gjuhësore të atij harku kohor të një sërë studiuesish të shquar shqiptarë (të Tiranës, të Prishtinës si dhe të arbëreshëve) përbëjnë një thesar shkencor me rëndësi. Madje, Kongresi i Drejtshkrimit (1972) ishte kurorëzimi i këtyre studimeve dhe përpjekjeve atdhetare për të njësuar gjuhën shqipe. Kjo është një ngjarje e shënuar e kulturës dhe kombit shqiptar si komb evropian. Monografia e Prof. Mimoza F. Kores me titull “Gjirokastra: Vështrim historik, gjuhësor dhe etimologjik” është një studim cilësor për një nga të folmet 42


e spikatura të mozaikut të të folmeve dhe dialekteve të atlasit tonë gjuhësor. Libri në këtë fushë është një ogur i mbarë për studimet gjuhësore, që i ka tiparet e kërkimeve shkencore dhe që është shkruar në një gjuhë sa të rrjedhshme aq edhe të këndshme. Në libër, krahas tezave, ligjeve teorike ka një material të begatë dhe të larmishëm shembujsh të fragmenteve nga veprat e shkrimtares disidente Musine Kokalari, nga librat e Ismail Kadaresë e veçanërisht nga “Kronikë në gur”, “Darka e gabuar” etj., që e bëjnë librin të vlefshëm për mësuesit e gjuhës shqipe, njerëzit e masmedias, por edhe për të gjithë lexuesit e interesuar. Autorja nënvizon faktin se të folmen e Gjirokastrës nuk e përdorin vetëm të moshuarit në rrethana e mënyra të ndryshme, por e përdorin edhe të rinjtë midis tyre për të theksuar rrënjët e përbashkëta. Madje do të shtoja se gjirokastritet e mbartin të folmen e qytetit edhe kur janë larg tij ose edhe jashtë Shqipërisë! Po e personalizoj. Në vitet 60 të shekullit të kaluar u dërgova si profesor i gjuhës shqipe në Pekin (kryeqyteti i Republikës së Kinës). Aty themelova katedrën e gjuhës shqipe dhe mësuan gjuhën shqipe mjaft të rinj të Kinës. Për këtë kam folur gjatë në librin “Profesor në tre kontinente” (Nju Jork, 2004). Në tetor të këtij viti u botua në Pekin (Kinë) albumi me titull “Histori të reja të miqve të vjetër” ku shkruhet se “Pikërisht Agron Fico është themeluesi i degës së shqipes në Kinë. (Pekin, 2017, f. 80). Aty nga vitet 67-68 të


Agron Fico

shekullit të kaluar një delegacioni i nivelit të lartë të Qeverisë së Republikës së Kinës erdhi për vizitë në Shqipëri. Në pritjen zyrtare të Hoxhës me delegacionin kinez u bë ky dialog. Përkthyesja, ish-studentja ime Hou Yuping (Pina), gjatë përkthimit, në një çast, iu drejtua Hoxhës: “Më falni se ndofta nuk e flas mirë gjuhën shqipe”. Hoxha e pyeti: - Ku e ke mësuar gjuhën shqipe? - Unë e kam mësuar gjuhën shqipe me shokun Profesor Agron Fico në Pekin, – iu përgjigj Pina. - Ashtu ë?! - Prandaj duket sikur je nga Gjirokastra! Hoxha i tha se nuk e dinte ç’notë i kishte vënë shoku profesor Agron Fico, “po unë të jap notën më të lartë! (Dëshmi e Piro Dodbibës, ish-ministër i bujqësisë, i pranishëm në atë pritje) Si duket profesori gjirokastrit kishte lënë te studentët kinezë, që u mësonte gjuhën shqipe, edhe një degëz “manxurane” të së folmes së qytetit të tij. Vendin kryesor, pjesën më të gjerë të librit, e zënë analiza, shqyrtimi i dukurive, veçorive të së folmes së Gjirokastrës. Mendoj se autorja ka vepruar mirë që, së pari, ka paraqitur sfondin historik, etnologjik të kohës dhe hapësirës (lagjeve, sokakëve) si dhe mendësinë e zakonet e banorëve, që e 44


kanë përdorur në të kaluarën, por që e shijojnë edhe sot. Një meritë e veçantë e metodës së autores është nënvizimi, se kjo e folme përdoret nga mosha e kaluar dhe e të rinjve, por më kryesore, është gjurmimi që u bën këtyre dukurive te gratë, të cilat kanë qenë më konservatore se sa burrat në ruajtjen e kësaj të folmeje, për shkak të jetës së mbyllur familjare, arsimit të paktë etj. Të folmet e disa qyteteve të Shqipërisë, si ajo e Shkodrës, Vlorës, Korçës etj. edhe sot dëgjohen sidomos në shfaqjet humoristike. P (A. F. Fico: “Komediani Agron Llaka – Lettermani shqiptar”, Gazeta “Telegraf”, 14 tetor 2015) Autorja ka ndjekur një skemë të hollësishme në paraqitjen e lëndës së pasur gjuhësore, duke shtjelluar disa çështje thelbësore të veçorive të së folmes së Gjirokastrës. Veç kësaj tregon edhe pikat e përbashkëta të të folmes së Gjirokastrës me dialektin jugor si dhe me standardin. Prof. Mimoza F. Kore është nga e njëjta lagje, Meçite, ose siç njihet nga banoret si lagjja “e shtatë krojeve” me profesor Eqrem Çabejin, dijetarin e shquar të standardit europian, po edhe për faktin se “Profesor E. Çabej u shqua si etimolog”, në faqet e librit të autores, mendimet, tezat dhe vlerësimet e tij për të folmet e Gjirokastrës do të zënë një vend të gjerë të shpeshtë. Ja si thotë vetë zonja Kore: “Një mori fjalish në Gjirokastër dalin në studimet e Çabejit, të cilat janë shfrytëzuar prej tij për shpjegime etimologjike”. (Vep. cit. f. 79). Vetë Çabej kishte një mall


Agron Fico

dhe dashuri të prushtë për vendlindjen, Gjirokastrën. Vitet e fëmijërisë, që kaloi në Gjirokastër, i kujtonte gjithnjë me mall. Në prill të 1967-s Çabej shkoi në Gjirokastër. E priti i nipi, i cili kujton se “Ai, si e brodhi me sy të gjithë qytetin, u kthye nga unë dhe më tha: “Dua te rri pak vetëm, se kështu bisedoj me Gjirokastrën dhe çmallem me të. Ika këndej fëmijë fare, njëmbëdhjetë vjeç pa bërë’”. (Shaban Demiraj “Eqrem Çabej – Një jetë kushtuar shkencës”, Tiranë, 1990, f. 10). Prof. Kore, në libër, ka trajtuar me përpikërinë e një studiuese serioze të gjitha kategoritë gramatikore në këtë të folme duke i ballafaquar me ato të standardit/ gjuhës zyrtare letrare dukuritë e veçanta specifike të së folmes së Gjirokastrës. Kur flet për sistemin fonetik, të së folmes së Gjirokastrës, ajo pohon se “’Duke parë inventarin e njësive, vërejmë se kjo e folme ka vetëm gjashtë zanore: /a, e, ë, o, i dhe u/. (Vep. cit. f. 112). Ndërsa për sistemin e bashkëtingëlloreve shkruan se “Në të folmen e Gjirokastrës, inventari i fonemave bashkëtingëllore përmban 28 të tilla. Mungon fonema /rr/. (Po aty, f. 115). Për ta mbyllur me sistemin fonetik, po sjellim edhe një vërejte nga të shumtat në këtë studim. “Një nga karakteristikat më të spikatura të kësaj të folmeje është ndërrimi i bashkëtingëllores /ll/ në /dh/ në të gjitha pozicionet në fjalë, si: Adhahu “Allahu”, dhafe “llafe”, modhë “mollë” etj. (Vep. cit. f. 1l4). 46


Në analizën e gjymtyrëve morfologjike që nga emri, mbiemri, përemrat, foljet, ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pasthirrmat, pjesëza, autorja zbulon elemente të veçanta të këtyre gjymtyrëve që përdoren ende tek brezi i moshuar. Ajo shkruan: “E folmja e qytetit të Gjirokastrës paraqet edhe në fushën e morfologjisë disa veçori që janë interesante për t’u vërejtur, në krahasim me të folmet e tjera apo krahasuar me gjuhën standarde…” (Vep. cit. f. 128). Interesante janë edhe vërejtjet për huazimet nga turqishtja, greqishtja, sllavishtja, të cilat ende ndihen në disa fusha të jetës së përditshme. Kapitulli kushtuar etnologjisë së krijimeve popullore në të folmen e Gjirokastrës i jep lexuesit një kënaqësi të bukur intelektuale, sepse në to është skalitur e qëndisur shpirti gjirokastrit si sqimatar në jetë, në mendime dhe në të folmen e vet karakteristike. Shembujt janë të pafundme. Po përmend vetëm fare pak nga ato: Gjëegjëza – “Një asllan, ta zësh nga veshët, qan.” (muslluku); “Pesë dervishë me qilah të fildishtë”. (gishtat e dorës) etj. Fjalët të urta: “Atë që të bën fëmija nuk ta bën as Perëndia”; “Cfina, cfinën nxjerr”; “ Ç’ha goja tregon boja” etj., etj. Urime: Shëndet, jetë, ymer e kismet! Sa gaze, aq të mira! Sa fjalë, e aq të mira! Një prurje e shquar e autores, në këtë libër, është kapitulli “Përqasje gjuhësore e të folmes së qytetit të Gjirokastrës me librin e parë të gjuhës shqipe ‘Mesharin’ e Gjon Buzukut”.


Agron Fico

Ai është një studim i gjerë, por zonja Kore e ka shtrydhur, e ka përmbledhur në hapësirën e këtij libri. Autorja shkruan: “…Nga vëzhgimet tona mbi të folmen toske të qytetit të Gjirokastrës na rezultojnë shumë përkime me librin e parë, të cilat i gjejmë ende në brezin e vjetër të qytetit, por që dalëngadalë bashkë me të po shuhen”. (Vep. cit. f. 214).Siç kam përmendur më sipër, autorja ka punuar si mjeshtre e jo si çirak, plot zell dhe durim, ashtu siç bëjnë gurëskalitësit e Gjirokastrës. Kjo duket, midis të tjerave, edhe në përdorimin e një “teknologjie” shkencore të pasur, që përfshin një bibliografi gati shteruese, referenca të panumërta, shënime, të dhëna biografike, treguesin e emrave të njerëzve etj. Lexuesi, në kufijtë e këtij shkrimi në gazetë, nuk mund të presë një analizë të gjerë dhe të thelluar për një monografi studimore me plot vlera dhe një lëndë të begatë. Libri “Gjirokastra – vështrim historik, gjuhësor, etnologjik” i prof. Mimoza F. Kores e pasuron bibliotekën e studimeve gjuhësore dhe i jep lexuesit të interesuar kënaqësi intelektuale. Botuar me 13.12.2017 klik ketu

48


“Kryezinjtë e Gjakovës”, një vepër historike serioze Familja Kryeziu është familja e dytë për nga vjetërsia në Kosovë. Nën sundimin turk në Ballkan, familja Kryeziu ka dhënë 14 pashallarë Libri studimor “Kryezinjtë e Gjakovës” me autor Mithat Q. Begolli dhe redaktim të Gani Perollit shënon një ngjarje të shquar kulturore sepse i kushtohet dinastisë së shquar atdhetare të Kryezinjve të Gjakovës, por edhe se sjell një risi në fushën e studimeve historike. “Familja Kryeziu është familja e dytë për nga vjetërsia në Kosovë. Nën sundimin turk në Ballkan, familja Kryeziu ka dhënë 14 pashallarë”. (f.235) Sfidat e autorit, zotit Mithat Q. Begolli, në trajtimin dhe hartimin e kësaj vepre, padyshim kanë qenë të shumta dhe të ndryshme: Së pari: Përfshirja në arenën historike të një dinastie shumë brezash dhe në një hark shekullor me një aktivitet të dendur politik dhe atdhetar. Së dyti: Vlerësimi kritik dhe objektiv i veprimtarisë komplekse politike dhe atdhetare të Kryezinjve në rrethanat më të ngatërruara të ngjarjeve të kohës. Së treti: Kritika shkencore ndaj literaturës së gjerë bibliografike të përdorur nga studiues, politikanë dhe aktorë të tjerë të kohës. Ja si shkruan autori: “…Ky kontribut për Gjenealogjinë e


Agron Fico

Kryezinjve të Gjakovës, duke evituar, aq sa munda, mendimin subjektiv për ngjarjet, njerëzit dhe veprimet e tyre në kohë dhe rrethana historike të caktuara…” (f.5) Në libër sillen fakte dhe dëshmi të shumta për figurat kryesore të kësaj dinastie, por më gjerësisht flitet për Cena Kryeziun, Ganinë, Hasanin dhe Said Kryeziun. Ati i tyre, Riza beg Kryeziu, është njohur në historinë kombëtare si patriot dhe njëri ndër organizatorët e çlirimit të Shkupit (1908) nga Perandoria Osmane. Vëllai i tij, Ali Beg Kryeziu, ishte bashkëluftëtar i Ismail Qemalit. I gjithë libri është një arkiv historik i ngjarjeve më të shënuara të kohës si: Lidhja shqiptare e Prizrenit, Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe (1908), Kryengritjet e mëdha antiosmane në vitet 1911-1912, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912) e gjer tek Konferenca e Bujanit, dënimi brutal i Zai Fundos, lufta kundër pushtimit serb në Kosovë dhe mbi të gjitha Lufta e Dytë Botërore etj, ngjarje në të cilat vepruan edhe personalitetet e shquara të dinastisë Kryeziu. Pjesa kushtuar Hysen (Cena) Kryeziut sjell fakte dhe dëshmi të panjohura gjer sot për rrethanat e vrasjes së tij në Pragë nga agjentët e Zogut. Konflikti midis Cenës dhe Zogut kishte në qendër një çështje madhore – marrëdhëniet me Italinë fashiste. Autori thotë fare shkoqur: “Cena e kundërshtoi politikën e 50


Ahmet beg Zogollit lidhur me nënshkrimin e paktit të Tiranës, duke qenë i sigurt se Italia fashiste aspironte okupimin e Tiranës.” (f.130) Autori, zoti Begolli, ka bërë një punë prej hetuesi në shqyrtimin e imtë të të gjithë të dhënave rreth vrasjes së Ceno Begut, por përfundimi mbetet i njëjtë: “E përsëris, vëllezërit e Cenës ishin të bindur dhe me atë bindje vdiqën, se, atentati është bërë nga A. Zogolli, me ndihmën e pakursyer të Italisë fashiste.” (f.140) Madje autori shton me çiltësi se“Edhe shkrimtari i këtyre rreshtave iu ankua Ahmet Zogu për kobin e dhëndrit”. (f.146) Kryezinjtë luftuan kundër pushtimit shekullor osman, kundër ndarjes së Shqipërisë më 1913, kundër pushtimit të egër serb të Kosovës, kundër pushtimit fashist dhe nazist, por edhe kundër regjimit komunist në Jugosllavi dhe Shqipëri. Kryezinjtë “ishin për formën e demokracisë perëndimore dhe kundër regjimit komunist me orientim prosllav” – shkruan autori në faqen 176. Fati i vëllezërve Kryeziu gjer më 1943 është i njohur. (Ata ishin të internuar në kampin Ventotene në Itali.)Gani Kryeziu u vu në krye të lëvizjes nacionaliste kundër pushtimit italian e gjerman. Bashkëpunimi dhe mbështetja e tij tek misionet angleze synonte arritjen e një objektivi madhor -atë të çlirimit të Shqipërisë dhe të bashkimit të Kosovës me të. Por siç shkruan Peter Kemp në veprën e tij “Pa ngjyra dhe pa kreshtë” “Shqipëria… ishte një flijim plotësisht i panevojshëm që iu bë


Agron Fico

imperializmit Sovjetik… Politika britanike më 1944 u tërhoq dhe ia dorëzoi një fuqie armiqësore ndikimin tonë, nderin dhe miqtë tanë…” (Po aty, f. 192) Fakti i hidhur që në lindjen e Partisë Komuniste Shqiptare si mami u bë Miladin Popoviçi si dhe përkrahja e teorisë famëkeqe leniniste se “çështja nacionale duhet t’i nënshtrohet asaj internacionale” (Shih: E. Hoxha – “Titistët”) përcaktoi edhe qëndrimin e gabuar të Parisë Komuniste Shqiptare ndaj Kosovës gjatë Luftës antifashiste e gjer më 1948. Ndër dëshmitë e panumërta për veprimtarinë dhe figurën atdhetare të Gani Kryeziut po sjellim edhe këtë vlerësim të majorit anglez Simcox-it: “Gani Kryeziu lufton për Shqipërinë e lirë, gjithashtu ai ushtron aktivitet, i cili shkon në ndihmë të aleatëve. Ai nuk është komunist dhe gjithashtu nuk është simpatuzues i kësaj partie politike… Ai është një patriot, trim shqiptar…” (f. 195) Për lirimin e tij nga burgu ka ndërhyrë edhe vetë Çurçilli. Eseja e studiuesit të njohur Gani Perolli me titull “Said Kryeziu – patriot e largpamës”, botuar në gazetën e Diasporës, në përvjetorin e vdekjes së Saidit, është një kumtesë e plotë e figurës dhe rolit të këtij Kryeziu të shquar. Në të autori përmend disa nga aktet më të larta politike të Said Kryeziut si: Më 1949 Said Kryeziu formoi Komitetin Kombëtar 52


“Shqipëria e Lirë” së bashku me Mithat Frashërin, Abaz Kupin, Zef Palin dhe Nuçi Kotten dhe se “Komunistët serbë ia vranë tre vëllazër, Ali Kryeziun në luftën e 1917, Hasan Kryeziun në Hereç të Gjakovës si dhe Gani Kryeziun, të cilin pas 5 vjet burgimi e likuiduan më 1950 (atij i vranë edhe 4 nipa). Më tej zoti Perolli vazhdon: “Said Kryeziu ishte ndër politikanët më të aftë që kishte raca shqiptare brenda dhe jashtë trojeve të atdheut. Njeri larpamës, përparimtar, me virtyte shumë të larta… demokrat e tolerant, ai ishte shqiptari më i civilizuar… Mjerisht kombi ynë nuk pati fat ta udhëhiqte një patriot i tillë i rrallë.” (f.233-234) Meriton të veçohet një dukuri kryesore në trajtimin e materialit dhe burimeve që sillen. Kjo është metoda kritike, objektive dhe e paanshme e autorit, larg politizimit subjektiv.Autori disa herë e thekson domosdoshmërinë e të shkruarit të historisë në mënyrë të pavarur, të drejtë dhe të ndershme. Ja kriteret shkencore e morale që e kanë udhëhequr autorin e këtij libri: “Nuk damkosa asnjë person, as që dua të amnestoj kënd për gabime që mund t’i ketë bërë. Përfundimet për secilin nga këta që janë përmendur këtu ia la lexuesit, duke apeluar që ta bëjë në bazë të provave që janë dhënë këtu… të rrethanave politike që kanë mbizotëruar në kohë dhe hapësirë…” (f.8) dhe shton: “…Duke dashur të vërtetën më shumë se asgjë tjetër.” (f.11) Me këto parime dhe këtë metodologji libri sjell një


Agron Fico

ndihmesë edhe në diskutimin shterpë e prej disa dekadash që bëhet midis studiuesve shqiptarë se si duhet të shkruhet e rishikohet historia. Libri “Kryezinjtë e Gjakovës” mbështetet në një bibliografi të pasur si dhe nga burime të ndryshme arkivale (shqiptare, osmane, angleze, austriake, italiane etj) dhe në disa gjuhë të huaja, që e shton vlerën shkencore të librit. Libri jep një informacion të bollshëm për kohën, rrethanat dhe aktivitetin atdhetar e politik të këtyre personaliteteve të ndritur të Kryezinjve të Gjakovës, por edhe me metodën objektive shkencore të parashtrimit i jep lexuesit njëherazi edhe kënaqësi intelektuale. Botuar me 12.03.2016, klik ketu

Vlera universale e kulturës çame Kultura është pasaportë e identitetit kombëtar dhe njëherazi dhe ADN-ja e tij. Në gjirin e kulturës së kombit shqiptar, kultura çame shquhet për origjinalitet dhe lashtësi, e duke parafrazuar Ernest Koliqin kjo do të thotë se është edhe e pasur. Kultura çame para shumë dhjetëvjeçarëve ka tërhequr vëmendjen e dijetarëve të huaj për vlerat e saj universale. Kështu, më 1895 gjuhëtari i njohur Holger Pedersen botoi në vëllimin “Albanische Texte mit Glossar” edhe 12 përralla çame, të cilat tërhoqën 54


vëmendjen e studiuesve skrupulozë jo vetëm për subjektet e veçanta, por mbi të gjitha për gjuhën, të quajtur “e folmja çame”, plot origjinalitet, njomështi, muzikalitet, me karakteristikat e grupit bashkëtingëllor “kl”, “gl”, klumësht, gluha etj. Danezi Holger Pedersen ecte në gjurmët e pionierit të albanologjisë, Johann Georg von Hahn, që në veprën “Studime shqiptare” (1854) botoi edhe mjaft margaritarë nga folklori çam, sidomos këngë lirike. Në qershor të viti 1960 në një ekspeditë folklori që bëra në Konispol dhe fshatrat Vërvë, Xarë, etj., në kërkimin të varianteve të mbledhura dhe botuara nga Pederseni shekuj më parë, doli se ende ruheshin variante të atyre tregimeve popullore. Një ndihmesë të pamasë për kulturën folklorike çame pati puna kërkimore e përbashkët shqiptaro-gjermane, e vitit 1958, në zonat e populluara me banorë çamë në Shqipëri.Me metoda kërkimore shkencore u gjurmuan dhe u regjistruan me teknikën moderne dhjetëra e dhjetëra variante të këngëve dhe tregimeve popullore çame në një shtrirje kohore prej disa muajsh. Grumbullimi i një thesari folklorik kaq të madh dhe me regjistrime teknike bashkëkohore ishte i pari në historinë e traditave folklorike shqiptare. Botimi i kësaj “enciklopedie të letërsisë gojore çame” në dy vëllime, shoqëruar edhe me transkriptimin muzikor nga Akademia


Agron Fico

Gjermane e Shkencave e lartësoi dhe e bëri të njohur botërisht pasurinë, origjinalitetin e artit poetik krijuar brez pas brezi në Thesprotinë antike, Çamërinë e sotme. Kultura folklorike çame me lashtësinë, origjinalitetin e veçantë jep dorë, sipas studiuesit Vasil Tole, për të trajtuar edhe enigmën e vështirë të prejardhjes së iso-polifonisë shqiptare, e cila më 2005 u pranua si “Trashëgimi gojore botërore e njerëzimit”. Etnomuzikologu Vasil Tole shkruan: “Shihet se Hadi, ky territor i nëntokës ku, sipas Homerit, kori i Sirenave vajtore dhe të gjitha shpirtrat e luftëtarëve të mëdhenj të antikitetit… tërheq vëmendjen me faktin se mbitoka e tij ruan, ende sot, një ndër të vetmet tradita shumëzërëshe më origjinale të trashëgimisë shpirtërore botërore: vajtimin iso-polifonik dhe iso-polifoninë në tërësi…” (Vasil S. Tole: “Pse qanë kuajt e Akilit”, 2011, f.53). Më tej autori sqaron: “…Hadesi… lokalizohen si të tilla në rajonin e maleve të Sulit, Thesprotia e dikurshme: Çamëria e sotme…” (Po aty, f.53). Po kështu edhe mjaft njësi koreografike, masa muzikore dhe poetike si “vallja pirrike” me një figurë muzikore dy-pjesësh dhe përbërë nga dy rrokje të patheksuara, e quajtura “këmbëza pirrike” si dhe “këmbëzën mollose” me tre elemente të gjatë që lidhet gjithashtu me fisin epirotas të mollosëve, “këmbëzën peone” me origjinë po ashtu nga një fis ilir, peonët. Universi i folklorit çam është edhe tepër i gjerë, që përfshin vallet magjike si, vallja e Osman Takës; meloditë e 56


ëmbla, si tek “Kënga e Çelo Mezanit”, etj., kostumet me ngjyrën e kaltër të detit Jon dhe të verdhën e kopshteve me limona e portokall. Çamët janë autoktonë dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të fiseve ilire. “Kaonët dhe thesprotët e pas tyre edhe kasopët, të gjithë bashkë janë thesprotë, – shkruanStraboni, – dhe banojnë në bregdetin që fillon nga malet Keraune gjer në gjirin e Ambrakisë”. (Selman Sheme: “Çamëria”, 2005, f.27). Me interes është edhe emri i krahinës dhe popullit të saj. Në ditët tona përdoren paralelisht dy emra si dublim të njëri-tjetrit: në të folmen e popullit përdoret emri “Çamëri” për vendin dhe ‘çam’ për banorët e tij; ndërsa në literaturë përdoret emri ‘Epir’ dhe përkatësisht ‘epirot’. Emrat Epir dhe epirot ndeshen veçanërisht në literaturën greke. Edhe emri Çamëri ka gjithashtu një prejardhje të lashtë historike. Të parët që kanë trajtuar origjinën e fjalës Çamëri kanë qenë M. Leak dhe F. Pouqueville në shekullin e XIX. Argumenti kryesor është vetë toponimia, që ka një natyrë konservative. Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që përshkon krahinën, Thjamis -in antik. Thjamisi është identifikuar me lumin Kalamas, që derdhet në detin Jon. Dijetari i njohur Uiliam Lik pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të vjetër Thjamis, duke paraqitur si


Agron Fico

një vazhdimësi jo greke. Madje etimologu i madh shqiptar Prof. Eqrem Çabej shpjegoi me rregullat e fonetikës historike shqipe evolucionin e ‘Thjamis -çam’.

Burimi nga eshte marre foto: Peshku pa uje

Emrat“Çamëri” (“Thesproti”) dhe “Epir” kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë, por ndërsa emri Çamëri ka mbetur në shtrirjen historike nga gjiri i Artës në jug gjer në gjirin e Sarandës në veri, shtrirja e emrit Epir ka ndryshuar. Në bibliotekën e popullit çam ka me dhjetëra njerëz të shquar dhe krijues vlerash intelektuale si Hoxha Tahsini nga Filati (Ninat), themelues dhe Rektori i parë i Universitetit të Stambollit, në shekull. XIX-të, Abedin Dino Preveza, Muahmet Kyçyky Çami, Esat Pashë Janina, mbrojtësi heroik i Janinës, Dr. Asaf Çami-Ajdonati, e gjer tek poeti antikomunist Bilal Xhaferri. 58


Ky komunitet i talentuar në gjirin e kombit iliro-arbëreshshqiptar ka krijuar një kulturë të lashtë, të pasur e të njohur, me përmbajtje te thellë demokratike e paqësore. Ai meriton të ketë te drejtat e veta njerëzore dhe te kthehet në viset e të parëve te vet, që ia kanë mohuar. E gjithë kjo tragjedi e dëbimit me forcën e armëve të popullsisë çame nga trojet e tyre është plasmuar artistikisht në penën e poetit Bilal Xhaferri: “Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote, Mbi të shtrenjtat trojet tona stërgjyshore, Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufetë. Ullishtat e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore Dhe kudo toka çame nën savanin e reve, Me thikë në ije, në gjak e mbytur dergjet…”

Botuar me 09.01.2013, klik ketu

As makaronat e fashizmit, as barin e marksizmit Shkrimtari Mehmet Myftiu – përballë dy diktaturave


Agron Fico

Populli shqiptar në luftën e Dytë Botërore doli para historisë së popujve të rruzullit tokësor me një status të nderuar dhe të respektuar. Kjo vulosi vendimin e drejtë të Shqipërisë, që u radhit në anën e drejtë të historisë, u bashkua me koalicionin e madh antifashist, SHBA, BS dhe Britani e Madhe. Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të agresionit ushtarak fashist italian, i cili e pushtoi më 7 prill 1939. Fashistët ishin të egër. Vranë, internuan, burgosën, dogjën dhe shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Fashizmi, me gjithë format dhe mjetet që përdori, nuk u pranua, nuk hodhi dot rrënjë te shqiptarët, u luftua me ashpërsi dhe heroizëm të madh. Shqiptarët e kundërshtuan pushtimin fashist italian me demonstrata, me protesta e, kryesorja, me armë, sapo shkeli tokën shqiptare. Shqiptarët, një popull liridashës dhe krenarë, nuk pranuan të “hanin makaronat e fashizmit”, ashtu si bënë edhe gjysmë shekulli më vonë, që nuk pranuan të hanin as “barin e marksizmit. Shqiptarët, me një ADN shekullore të luftërave për liri dhe pavarësi, dëgjuan thirrjen e Atdheut dhe u ngritën në luftë kundër “bajlozit të zi” që kishte dale nga deti. Në këtë luftë plot sakrifica u përfshinë edhe fëmijët. Në Tiranë u krijua organizata e pionierëve “DEBATIK”, që kryente aksione kundër fashistëve, që nga shpërndarja e trakteve dhe komunikatave me thirrje për qëndresë dhe 60


luftë e gjer te veprime sabotuese, si shpime gomash të makinave fashiste, shkrim parullash antifashiste nëpër rrugicat e Tiranës, shpënie postash nga një bazë tek tjetra. Midis këtyre fëmijëve trima të Tiranës shquhej edhe Mehmet Myftiu, njëfëmijëenergjik, i shpejtësi era dhe trim si rrufeja. Meti, siç thirrej zakonisht, shquhej për pjesëmarrje të përditshme në veprimtaritë anti-naziste. Madje shpejt u bë edhe “komandanti” i debatikasve tiranas. Në një nga këto aksione e ndoqën dhe e kapën ushtarët gjermanë. E rrahën, e torturuan egërsisht, të bindur se si fëmijë do të thyhej, do të nënshtrohej dhe do të tregonte bazat e rezistencës, njerëzit që drejtonin luftën dhe gjithçka që kërkonte komanda gjermane. Meti i vogël, me qëndresën befasuese para xhelatëve gjermanë, dëshmoi se ishte biri i një populli që jetën edhe mund ta jepte, por lirinë e atdheut kurrë. Pas disa ditëve në qelinë naziste, torturave dhe mundimeve fizike, Mehmet Myftiun, bashkë me dhjetëra luftëtarë të lirisë, i internuan në kampin nazist të Prishtinës. Ishte në listën e 104 të atyre që do të pushkatoheshin, por shpëtoi vetëm rastësisht. Pas shkatërrimit të kampit nazist, u kthye në atdhe, në vjeshtën e vitit 1944. Me ëndrrat e lirisë në mendje, Mehmet Myftiu nisi udhën e bukur e të vështirë të shkrimit. Botoi disa tregime, që tërhoqën vëmendjen e lexuesve. Madje, një tregim fitoi edhe çmimin e parë kur autori ishte tepër i ri. Më vonë


Agron Fico

këto tregime i mblodhi në librin me titull “Njerëzit e fabrikës”. (1951) . Kritika letrare e kohës dalloi te shkrimtari i ri talentin, por mbi të gjitha një metodë realiste, vazhdim i letërsisë realiste shqiptare e evropiane të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Mënyra dhe stili i shkrimtarit Mehmet Myftiu nuk u pëlqeu zyrtarëve komunistë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe autori iu nënshtrua një sulmi dhe ndjekjeje e vazhdueshme, me shpifje për gjoja organizata antiparti dhe veprimtari armiqësore. Në vitin 1954, ndërsa ishte student i vitit të dytë, e arrestuan dhe e internuan në një kamp përqendrimi në Myzeqe, pse kritikoi letërsinë ruse të kohës, tiparet skematike të realizmit socialist dhe denoncoi në KQ të PPSH si të turpshëm arrestimin e shkrimtarit Kasëm Trebeshina. Mehmet Myftiu qëndroi i pathyeshëm. Mbajti lart dinjitetin atdhetar dhe qytetar. Po saga e vuajtjeve ndaj tij nuk kishte mbarim. Ai kërkoi që, pas mbarimit të fakultetit të shkonte në një shkollë të mesme të një kooperative bujqësore që të shkruante për jetën e fshatit, por me intriga dhe shpifje e larguan dhe i ndaluan të drejtën e shkrimit dhe botimit. Kjo ishte një goditje fatale, antinjerëzore. Po Mehmet Myftiu e përballoi edhe këtë goditje të re me një moral të lartë. “Ishte në stilin e tij të mos mposhtej” – shkruan Kadareja. Në këto ditë të vështira kam qenë krah tij, siç e pohon vetë në dedikimin që më bën në librin 62


“Shkrimtari”, (botimi i parë, 1991), ku shkruan: “Mikut tim, Agron Fico, që në vitet e vuajtjeve dhe zhgënjimeve… më qëndroi shok dhe mik i vërtetë.” Romani i ri “Tronditjet e një njeriu” (2016), që u përurua këto ditë, është drama e dhimbshme e vetë autorit, që pas internimit komunist i kishin hequr të drejtën e botimit dhe së fundi e kishin flakur edhe nga arsimi. E kishin caktuar bojaxhi në një ndërmarrje dekoresh dhe e kishin shpallur të çmendur. Romani “Tronditjet e një njeriu” është njëherazi dosja e gjallë, konkrete, tronditëse e debatikasit, të burgosurit dhe të internuarit nga nazizmi dhe komunizmi, e të përndjekurit politik, shkrimtarit-legjendë Mehmet Myftiu. “Ishte i furishëm, rrezikshmërisht i sinqertë, i zjarrtë për gjithçka… Ai si përherë e mbante veten, nuk ankohej kurrë për asgjë”, shkruan Kadareja. Te personaliteti i shkrimtarit, atdhetarit të madh dhe njeriut fisnik shqiptarët shohin historinë e tyre të ndritur, prandaj nderimi dhe vlerësimi publik i sakrificave dhe kontributeve të pazakonta të shkrimtarit Mehmet Myftiu kërkojnë që ne të gjithë dhe institucionet e larta ta shpallin edhe “Nderi i kombit”, edhe me urdhrin e “Flamurit të kuq”, që është titull më i lartë. Botuar me 30.03.2017, klik ketu

“Një Lato – me dyqind fashistë”, nga Sevo Tarifa Të dashur zonja dhe zotërinj, Poeti i shquar Lasgush Pogradeci, sa herë e pyesnin, se


Agron Fico

çfarë është kultura, përgjigjej vetëm me një fjalë – “LIBRAT”. Pra, edhe ky tubimi ynë i sotëm është një akt i mirëfilltë kulture, organizuar me përkushtim të veçantë nga një grup vullnet-mirë, me në krye të palodhurin zotin Kastriot Hadëri. Libri me titullin e sfidues “Një Lato – me dyqind fashistë” ka dalë nga pena e figurës së shquar të kulturës shqiptare, publicistit veteran, shkrimtarit Sevo Tarifa dhe është redaktuar nga sqimatari i gjuhës shqipe, zoti Izet S. Çulli. Sevo Tarifa është autor i 130 librave, por edhe i dhjetëra e dhjetëra shkrimeve dhe një ndër speech writers më të talentuar. Është e pamundur që në këtë rast solemn të flasësh plotësisht për krijimtarinë e gjerë letrare dhe publicistike të Sevo Tarifës, por do ta karakterizoja si një ditar të madh, kronikë letrare e një periudhe të ndritur të historisë së Shqipërisë, asaj të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të ndërtimit të vendit. Prandaj librat e Sevo Tarifës, sado të thjeshta mund të jenë, kanë mesazhe të larta, kanë mesazhin e madh të dashurisë dhe heroizmin për atdheun, Shqipërinë; rreh në to jeta e popullit shqiptar, të përfaqësuar nga bijat dhe bijtë e tij më të mirë. Autorit nuk i duhej të shkonte në Arkivat e Vatikanit ose të Stambollit dhe as në Muzeun e famshëm britanik ose Bibliotekën e njohur të Nju Jorkut, në rrugën 42 të Manhatenit, që të gjente personazhet e librave të vet. Jo, 64


sepse ai i gjeti në çetat partizane ku bënte pjesë ose i kishte në lagje, në fshat, në qytet, i kishte përballë në Erindin piktoresk. Kjo shpjegon edhe faktin që në dhjetëra e qindra faqe të bibliotekës së krijuar nga shkrimtari Sevo Tarifa ndjehet fuqishëm sa historia aq edhe jeta e gjallë, jeta me hallet dhe dertet e saj, por gjithmonë plot besim në fitoren e së mirës. Ne, që e kemi pasur afër shkrimtarin, ia njohim mirë përpjekjet këmbëngulëse drejt kulturës. Sa herë vinte dhe na fliste në gjimnazin e famshëm “Asim Zeneli” të Gjirokastrës, Sevo Tarifa shfaqej edhe me një bllok me kapakë të zinj, që e mbante nën sqetull. Gjithmonë i ilustronte bisedat e veta me shembuj të fjalëve të urta, citate, vargje poetike, që i kishte grumbulluar në atë bllok magjik. Kjo prodhimtari kaq e gjerë dhe e larmishme e zotit Tarifa dëshmon rininë e tij të përjetshme, jo vetëm fizike, por edhe krijuese, që populli i mençur e ka sintetizuar në vargjet: “Vitet tutje e ti tëhu”. Se, siç thonë amerikanët: “Age is only a number”, (mosha është thjesht numër!) Në profilin e vet krijues shkrimtari Sevo Tarifa shquhet si krijues fisnik, edukator i së mirës dhe shpërndarës i kulturës. Këto veçori duken edhe më qartë tek libri që po përurojmë sot, me titullin e bukur “Një Lato – me dyqind


Agron Fico

fashistë”. Populli shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, doli para historisë së popujve të rruzullit tokësor me një status të nderuar. Kjo vulosi vendimin e drejtë të Shqipërisë, që u radhit në krahun e drejtë të historisë, u bashkua me koalicionin e madh antifashist, SHBA, BS dhe Britani e Madhe. Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të agresionit ushtarak fashist italian, i cili e pushtoi më 7 prill 1939. Populli shqiptar bëri sakrifica të mëdha dhe luftoi me heroizëm pushtuesit fashistë e nazistë. Libri “Një Lato – me dyqind fashistë” është libri i tri dashurive: Dashuri e parë, dashuria më e madhe, është dashuria për atdheun Shqipërinë, për tokën dhe historinë, për brezat dhe kulturën. Këtë dashuri të madhe shqiptarët e kanë mësuar nga gjiri nënave tona hyjnore, që në ninulla u këndonin fëmijëve të tyre që të rriteshin dhe të bëheshin trima dhe burra si Skënderbeu, Rrapo Hekali, Muji e Halili e të tjerë. E dyta është dashuria për popullin, një popull i lashtë sa historia, që mishërohet në gjuhën kombëtare, si një ndër më të vjetrat dhe origjinale në gjirin e familjeve hindo-europiane. Nga gjiri i këtij populli dolën dëshmorët-heronj: Qemal Stafa, Mihal Duri, Misto Mame, Myzafer Asqeriu, Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, Lato Braho e qindra e qindra të tjerë. E treta është dashuria dhe nderimi për vlerat e larta morale dhe qytetare shqiptare si trimëria, 66


guximi, besa, mikpritja, ndershmëria, dhe mbi të gjitha liria nga frika. Në libër skalitet figura e ndritur e intelektualit të ri, juristit të Sorbonës, Lato Brahos, por mbi të gjitha shkëlqen atdhedashuria e tij, trimëria dhe shpirti i lartë i sakrificës. Autori Sevo Tarifa ka skalitur jetën dramatike të kryetrimit Lato Braho: “Tri herë i plagosur në kokë, i dënuar me pushkatim, i internuar, i burgosur me zinxhirë dhe i ndjekur këmba-këmbës nga armiqtë, i rrethuar nga 200 fashistë dhe, po citoj autorin: “Luftoi me dyqind dhe fitoi! Mbeti në histori”. (F. 179.). Zoti Tarifa është një pjesëmarrës në ngjarjet e kohës dhe si i tillë na jep plot kolorit rrethanat historike, lindjen dhe zhvillimin e Luftës Antifashiste e veçanërisht në gjirin e popullit të Lunxhërisë piktoreske dhe Erindit, ku lindi dhe u brumos Lato Braho. Lunxhëri është vatra e figurave të njohura të Rilindjes Kombëtare: e Koto Hoxhit nga Qesarati, Pandeli Sotirit nga Selcka, Urani Rumbos nga Stegopulli etj. Një vlerë e shtuar e librit “Një Lato – me dyqind fashistë”, të Sevo Tarifës, është edhe përfshirja në brendinë e tij edhe të poemës “O Lato Braho luani”, të poetit-tribun Arben Duka. Vargjet e poetit: Trim, o trim mbi trima, Merrje gjak në vetull, Një vit nga të tutë Baras me një shekull.


Agron Fico

tingëllojnë si trumbeta luftarake në këtë ditë nderimi dhe përjetësimi. Me një përvojë të gjatë botimesh dhe shkrimesh, autori Sevo Tarifa, ka kultivuar edhe një stil origjinal. Ndërtimet gjuhësore janë të thjeshta, mendimi lexohet qartë dhe fjalitë rrjedhin e rrinë pranë njëra tjetrës si rruazat e një gjerdani. Në brendinë e këtyre fjalive ka dritë, ndjenja të sinqerta dhe shprehen mendime fisnike dhe optimiste. Stili është vetë autori, Sevo Tarifa. Librat, kjo pasuri e mrekullueshme e mendimit njerëzor, janë të shumta, të pamatshme dhe kaq të ndryshme sa edhe yjet ne qiell. Por vlera e tyre nuk kushtëzohet as nga sasia faqeve, ngjyrave, figurave, skicave, as e kapakëve tronditës, por nga mesazhet që përcjellin. Libri “Një Lato- me dyqind fashistë”, i shkrimtarit Sevo Tarifa, mbart një krye-mesazh, që përbën edhe vlerën e madhe të këtij libri – mesazhin e madh dhe të shenjtë të Atdhedashurisë, të skalitur aq bukur në figurën e Lato Brahos, dëshmorit-hero, dhe e vendos atë në Panteonin e përjetshëm të Lavdisë. Përgëzime autorit, shkrimtarit të nderuar, zotit Sevo Tarifa! Lavdi dhe nder dëshmorit-hero, Lato Braho! Batuar me 23.02.2017 klik ketu

ASIM MERO-ATDHETAR I ZJARRTË DHE TRIBUN Populli 68

shqiptar

luftën

e

Dytë

Botërore


doli para historisë së popujve të rruzullit tokësor me një status të nderuar dhe të respektuar. Kjo vulosi vendimin e drejtë të Shqipërisë, që u radhit në anën e drejtë të historisë, u bashkua me koalicionin e madh antifashist, SHBA, BS dhe Britani e Madhe. Shqipëria ishte një ndër viktimat e para të agresionit ushtarak fashist italian, i cili e pushtoi më 7 prill 1939. Fashistët ishin të egër. Vranë, internuan, burgosën, dogjën dhe shkatërruan fshatra e qytete të tëra. Fashizmi, me gjithë format dhe mjetet që përdori, nuk u pranua, nuk hodhi dot rrënjë te shqiptarët,kundër tij u luftua me ashpërsi dhe heroizëm të madh. Shqiptarët e kundërshtuan pushtimin fashist italian me demonstrata, me protesta dhe, kryesorja, me armë, sapo shkeli tokën shqiptare. Shqiptarët, me një AND shekullore të luftërave për liri dhe pavarësi, dëgjuan thirrjen e Atdheut dhe u ngritën në luftë kundër “bajlozit të zi” që kishte dalë nga deti. Në këtë luftë plot sakrifica u përfshinë edhe gjirokastritët, të cilët kishin shkruar faqe të tëra me trimëritë e tyre në historinë e luftrave kundër pushtuesve të huaj. Atdhetari dhe tribun Asim Mero ishte kalitur nëpër përpjekje të shumta kundër të keqes dhe padrejtësive, kishte shpëtuar nga një dënim me vdekje nga andatët grekë.Ai ishte bërë në Gjirokastër përkrahës i rrymës


Agron Fico

demokratike, e perfaqësuar nga partia “Opinga” e Fan Nolit. Kjo përvojë jetike dhe politike e bëri atë pjesëmarrës së kryengritjen e Fierit, që u shtyp me gjak nga forcat e Zogut. Veprimet ose “lëvizjet “ antizogiste si ato të VlorëGjirokastrës më 1932, të Fierit më 1935, veprimet e Ethem Totos pak më vonë, siapas dokumentave dhe dëshmive e informacioneve, tregojnë për pakënaqësine në rritje ndaj regjimit të Zogut, që po e shiste Shqipërinë tek Italia fashiste. Pas shtypjes së rebelimit të Fierit, Asim Mero kapet dhe dënohet me 101 vjet. Në gjithë këtë hark kohor, me burgime dhe dënime dhe ndjekje Asim Mero tashmë kishte fituar tiparet e një tribuni popullor, tribun i luftës për drejtësi dhe përparim shoqëror. Me të ardhur në fuqi Ahmet Zogu, në dhjetor 1924, i kërkoi Italisë vendosjen e marrëdhënieve miqësore, që përfunduan me një numër konventash me karakter politik, ekonomik e ushtarak. Ai i bëri Italisë konçesione të zonave vajgurmbajtëse, në bujqësi, rrugë dhe punoi për krijimin e bankës shqiptare me kapitale italiane, si dhe pranoi instruktorë italianë për përgatitjen e forcave ushtarake shqiptare. Shfrytëzimi i ekonomisë shqiptare nga Italia u thellua me depërtimin e shpejtë dhe gllabërimin e pasurive të mbi e nën tokës sonë. Pakti i miqësisë u pasua nga dokumenti zyrtar : “Traktati I aleancës mbrotjëse midis dy shteteve”, i 70


cili u nënshkrua më nëntor 1927.E gjithë kjo politike leshimesh dhe nënshtrimesh ndaj italisë fashiste shpurti në pushtimin ushtarak të Shqipërisë ne 7 prill 1939. Zemërimi i popullit ishte I papërmbajtur ndaj mbretiti Zog, që më politikën kapitulluese, antikombëtare dhe antipopullore lejoi imperializmin Italian të hidhte çengelët në Shqipëri. “Qytetet u bënë vatra të para të lëvizjes Antifashiste Nacionaçlirimtare të popullit shqiptar. Ndjenja e ankthit dhe e protestës në fillim u ndie më shumë në qytete” shkruan prof. Myslim Islami. (“Rëndësia dhe veçoritë e qëndresës dhe te luftës në qytetet e Shqipërisë:” -7 prill 1939-28 nëntor 1944; Tiranë, 2914, f.30 Më 28 tetor 1940 Italia sulmoi Greqinë dhe shpresonte se shqiptarët do të përkrahnin aksionet musoliniane kundër Greqisë. Shqiptartët e kuptuan, se ajo luftë ishte e padrejtë dhe nuk e përkrahën këtë aventurë fashiste. Këto ngarje I kanë sherbyer Greqisë shoveniste qe ende të mbajë në fuqi ligjin absurd të Luftës. Gjirokastra u kthye në shesh, arenë lufte midis forcave italiane dhe greke. Qyteti ishte në një gjendje të vështirë, sepse lufta zhvillohej në rrethinat e tij, aviacioni i të dy palëve godiste pa mëshirë qytetin, banorët e të cilit i fshiheshin nëpër gufa ose edhe në bodrumet e kalase së qytetit. Kësaj situate i shtohej dimri i egër I vititi 1941, e sidomos fukarallëku i madh që


Agron Fico

kërcënonte popullatën. Lufta kundër pushtuesit Italian po rritjej nga ditë në ditë, në ballë ishin të rinjtë e të rejat.Nga familja e Asim Meros kishin dalë partizanë të dy djemtë, Omeri me Astritin, njeri në Brigadën e 8-të e tjetri në brigadën e 6-të.Siçthuhet në një këngë popullore : Në Dunavat mbi xhami, Asim Mero kish shtëpi. Djemtë e tij si asllanë Dollën maleve partizanë. Shtëpia e Asim Meros në lagjen Dunavati I dytë u bë çerdhe e partizanëve, bazë ku bëheshin mbledhje me rëndësi të qarkorit të partisë dhe strehoheshin drejtues kryesorë të saj si Bedri Spahiu, Shemzi Totozani etj. Ndërkaq Asim Mero burgoset dhe dërgohet në burgun e Vlorës, ikën nga burgu në kohën e kapitullimit të Italisë, në vjeshtën e vititi 1943 dhe kthehet në Gjirokastër. Gjermania naziste, pas kapitullimit të Italisë fashiste, hyri në Shqipëri dhe terrori dhe ndekja e partizanëve u bë edhe më e egër. Perfaqësuesit e ballit kombëtar dhe legalistëve e hoqem maskën dhe u bënë sheshit bashkëpunëtorë me pushtuesit e rinj gjermanë. Në operacionet gjermane kundër partizanëve, në qershor të 1944 dhe ofensivë së tyre strategjike për shkatërrimin e forcave partizane, ballistët luftonin krahas gjermanëve për 72


asgjësimin e forcave partizane. Ne qytetin e Gjirokastrës ballistët ndoqën një politikë vrasjeje dhe persekutimi ndaj familjeve partizane dhe përkrahësve të tyre. Ata burgosën mjaft të rinj dhe atdhetarë të shquar si Asim Mero dhe të birin e tij, Mërkurin 17 vjeçar… “Për qëndrimin patriotik, ngritjen kulturore dhe fjalën e mençur, shkruan Bajo Topulli,-populli i Dunavatit të dytë, qysh në fillim e zgjodhi Asim Meron kryetar të Këshillit Nacional-Çlirimtar. Kjo detyrë bëri që, xha Asimi të nxirrtë në çeta me lëvizjen, jo vetëm djem e vajza nga Dunavati, por nga mbarë Gjirokasatra..” dhe autori vazhdon “Sigurisht kjo veprimtari e tij dhe e gjithë familjes nuk mund të mos binte në sy të Ballit apo të spiunëve, e sidomos të Ismail Golemit me shokë.”(“Të tregosh për Gjirokastrën e gjirokastritët…” 2009, f. 125 ) Në dimrin e 1943-1944 gjermano-ballistët ndërmorën një ofensivë të gjerë ne Jug të Shqipërisë e veçnërisht ajo që quhej zona e pare operative, Vlorë –Gjirokastër, për të asgjësuar ushtrinë nacional-çlirimtare që ishte vendosur ne këtë zonë. Gjendja politike, në qytetin e Gjirokastrës, ishte tensionuar dhe e turbulltë pas largimit të forcave të Lëvizjes NÇL; madje ligjin në qytet e bënin forcat e Ballit të Ismail Golemit. Milicia dhe xhandërmiaria e kohës kishte mbushur burgun plot me të rinj gjirokastritë, që ishin përkrahës të Lëvizjes NÇL. Në fakt urdhëruesit ishin ballistët, të cilin


Agron Fico

sundonin në qytet. Më 22 prill 1944, ballistët, në mes të natës, u futën në burg me një listë dhe lexuan të parin emrin e Asim Meros, në listë ishte edhe emri i të birit Mërkurit, por nuk e morën dot, por arritën të marrin 4 veta. Të burgosuriti e tjerë e kuptuan dhe mbyllën derën e sallës së madhe me shtatë penxheret, i vunë dërrasa dhe dyshekë, dhe të gjithë ulerinin dhe shanin Ismail Golemin që kishte dërguar për t’i vrarë. Asim Mero dhe tre të tjerët cubat e Ismail Golemit i zunë se ishin në banjo dhe i morën më vehte. Ata, që nga portat e burgut e gjer tek porta e kalasë I masakruan dhe pastaj i pushkatuan. Më kujtohet ajo natë tragjike nga se zëmërimi i popullit te gjirokastrës gjëmoi si bubullimë dhe kërkonte ndëshkimin e vrasësve kriminelë. Vrasja e Asim Meros, që tashme ishte bërë tribun popullor, ishte vrasje e mirëfillte politike, sepse ai kishte fituar dashurinë dhe besimin e popullit, ishte kryetar i pushtetiti të ri, kjo kishte ngjallur armiqësi tek Balli kombëtar… Ai kishte bërë një jetë të ndershme, atdhetare dhe të idealit të shenjte te lirisë së Shqipërisë. Varrimi i tij u kthye në një manifestim të gjerë popullor nderimi për kontritutin e shquar që kishte dhënë. Asim Mero u varros ne kodrën e Bajo Topullit. Pas çlirimit ai prehet në varrezat e dëshmorëve të qytetiti të Gjirokastrës. Pa dyshim një kontribut i veçantë i këtij tribuni ështe edhe krijimi i një familjeje shëmbëllore, pjesëtarët e saj morën 74


pjesë aktive, me armë në duar për çlirimin e Shqipërisë dhe në ndërtimin dhe përparimit e saj. Dhe kjo këngë e sjell këte mesazh : Djemtë e tij të mësuar, Shqipërine e ndriçuan. Asim Mero atdhetari Mbete nder si lapidari Në intitucionet që punuan si politikanë, diplomatë, rektorë, studiues, pedagogë etj. ata u karakterizuan nga integriteti i lartë artdhetar, besnikëria dhe përkushtimi për popullin dhe atdheun. Botuar me 24 dhjetor 2016 klik ketu

Xheki Myler dhe Reforma e Drejtësisë në Shqipëri


Agron Fico

Lexuesit do t’i duket sa i habitshëm, aq edhe i bujshëm dhe absurd e qesharak ky titull. Po ia thjeshtoj lexuesit këtë “enigmë”, të këtij shkrimi. Sapo u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Republikës ë Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi edhe personeli i parë i Ambasadës Amerikane, e cila u vendos në godinën e ish-Ambasadës Italiane në rrugën e Elbasanit. Ndërtesa ishte e vogël, njëkatëshe dhe kishte një oborr livadh. Në shtator të vitit 1992 fillova të jap mësimin e gjuhës shqipe me disa nga këta diplomatë amerikanë të sapo ardhur, po përmend diplomaten e karrierës Xheki Myler (Jackie Muller), atasheun ushtarak Pol Mysen (Paul M. Mussen), sekretaren e parë Sinthia Keipëls (Synthia Caples), këshilltarin Filip Leidlou (Philip Laidlow), ndihmës konsullin etj. Në fillim mësimet i zhvilloja në ndërtesën e Ambasadës (kati i poshtëm), por shpejt u zhvendosëm në një mjedis të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (QNK), që u quajt ishMuzeu i diktatorit Hoxha. E para diplomate, e para studente amerikane që filloi mësimin e gjuhës shqipe ishte Xheki Myler. Një zonjë me shtat mesatar, me tipare të imta dhe e hirshme, natyrë e heshtur dhe intelektualisht e sofistikuar. 76


Orët e mësimit zhvilloheshin dy herë në javë në mjediset e QNK e më vonë në vilën e saj, diku pas Ambasadës Amerikane. Mësimi dukej pak si surrealist. Ajo vinte fiks në orën 8:00, para portës së QNK dhe priste sa rojet tekanjoze të ndërtesës t’i hapin derën dhe në klasë ishte shpesh e vetme. Përgatitej me kujdes, por unë nuk i pyesja detyrat me shkrim, se e dija që shpesh mungonte edhe drita elektrike. Në të vërtetë kisha hartuar një metodë të gjuhës shqipe për të huaj, që në kapakun e së cilës kisha shënuar, UNË FLAS SHQIP (Metodë për të mësuar shqip të huajt). Ishte krijuar një farë ngërçi në orën e mësimit, si pasojë e stresit që mbartja unë. Në vitet 1992-93 në Shqipëri ndjehej thellë varfëria ekonomike, kaosi politik e shoqëror, rrjedhojë e regjimit të egër totalitarist që e kishte katandisur vendin në këtë derexhe. Dritat priteshin shpesh ose së shumti për orë të tëra nuk kishte dritë, uji vinte me ndërprerje, vihej re një dëshpërim ulëritës. Kështu, sa herë filloja mësimin, padashur përpiqesha edhe të justifikoja (në fakt të shpjegoja) këtë realitet të paparë ekonomik-shoqëror. Studentja, Xheki e kuptonte dhe e ndjente këtë gjendje gjysmë mësim e gjysmë hutim dhe një ditë, ndërsa e shoqëroja gjer tek dera e jashtme e godisë, u ndal dhe me tonin e saj fisnik më tha: “Zoti Fico, mos u shqetësoni, se ne e dimë dhe e kuptojmë këtë gjendjen tuaj, por realisht ndjehemi mirë, se kur dalim


Agron Fico

në rrugë qytetarët shqiptarë, madje më shumë fëmijët, na përshëndesin “mirë mëngjes” me buzëqeshje! Kam qenë edhe në disa vende të tjera me këtë detyrë, edhe pse të zhvilluara ekonomikisht, ne jemi ndjere vetëm si të huaj”! Në këtë bashkëbisedim tepër njerëzor ka në thelb një mesazh të thellë – Dashurinë e shqiptarëve, pavarësisht nga gjendjet dhe politikat për – “Beautiful America”. Studentja e parë e gjuhës shqipe, diplomatja Xheki Myler u bë dhe mbeti edhe dallëndyshja parë e këtij mesazhi. Shqiptarët u buzëqeshnin sinqerisht atyre, por u hapën zemrat dhe i vunë në krye të traditës së tyre të miqësisë. Shqiptarët u dhanë dashurinë, nderimin dhe mirënjohjen e pamasë dhe ata, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan se janë miqtë dhe aleatët tanë më të mëdhenj dhe misionarë të demokracisë dhe të lirisë. Me Xhekin dhe me të shoqin, Riçard Mylerin (Richard Muller), u bëmë miq dhe një herë i ftova edhe për vizitë në apartamentin tim modest në rrugën “Tefta Tashko”. Ishte herë e parë që një çift amerikan, e për më tepër diplomatë të karrierës, do t’i kisha mysafirë. U dola përpara dhe i prita para ndërtesës së Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ishin veshur thjesht dhe gjatë gjithë kohës flisnin dhe qeshnin lirisht. Kur u hap dera e apartamentit, nëpër këmbë, kaloi macja 78


jonë, Kiti. Riçardi u ul, e mori dhe po e përkëdhelte. U habita, se nuk e merrja me mend se amerikanët kishin ndjenja kaq delikate edhe për kafshët e shtëpisë, se akoma në kokë kisha imazhin e ndërtuar nga propaganda 50vjeçare zyrtare për amerikanët si njerëz të fortë dhe pa ndjenja. Dua të shtoj se vite më vonë, kur do të vendosesha në Nju Jork, në pjesën e sipërme të Lagjes Manhatan (Manhattan), shumë nga fqinjët e apartamentit tim mbanin mace dhe qen, që i shëtisnin dhe kujdeseshin për ta, si për fëmijët e tyre. Reforma në Drejtësi, një reformë jetike për demokracinë funksionale dhe shtetin ligjor Po le të kthehemi te historiku i reformës në drejtësi, një reformë jetike për demokracinë funksionale dhe shtetin ligjor. Hartimi, diskutimet e pafundme dhe të sforcuara, gërr-mëret për miratimin e saj janë kthyer në një makth stresues për popullin e thjeshte dhe një teatër, një lojë qesharake dhe e pështirë për politikanët dhe partitë politike. Deklaratat dhe mesazhet e krerëve të Bashkimit Europian dhe të Sekretarit të Shtetit Xhon Keri për drejtuesit e partive politike të Shqipërisë për reformën në drejtësi, sado të sinqerta dhe të drejtpërdrejta që kanë qenë, kanë zgjatur sa flaka e zjarrit të kashtës. Kjo është pafytyrësi e politikës shqiptare dhe shpërdorim i


Agron Fico

besimit të popullit, që u ka dhënë votën këtyre kolltukofagëve. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, si dhe ajo e Bashkimit Europian zonja Vlahutin kanë mbi një vit që venë e vijnë nëpër zyra dhe bëjnë takime me drejtuesit e partive politike. Ata kanë përdorur të gjitha mundësitë diplomatike, që nga takimet, fjalimet, opinionet etj. për të bindur të pabindurit tekanjozë të stanit politik shqiptar. Ambasadori Lu, ashtu si të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë punuar në Shqipëri, shpreh dhe përfaqëson politikisht Qeverinë amerikane dhe Presidentët e saj. Po është për të ardhur keq që të gjithë këta ambasadorë, që nga i pari zoti Rayerson e gjer tek zoti Lu, janë etiketuar pa të drejtë dhe si të njëanshëm. Kjo dukuri nuk është e rastit. Zanafilla e këtyre qëndrimeve partiake është në trashëgiminë e neveritshme ideologjike komuniste të së kaluarës që propagandonte dhe ushqente urrejtje ndaj “imperializmit të egër amerikan”. Janë disa pinjollë të atij regjimi që shkarravitin mërira dhe qëndrime kundër ambasadorëve amerikanë.Kjo ka ndodhur nga përfaqësues të të gjitha partive politike, pavarësisht nga ngjyra e xhaketës politike që mbajnë veshur. Madje ditët e fundit një ish – ministër i jashtëm dhe kryetar i një partie joparlamentarte nxitoi t’i komunikonte Ambasadorit amerikan, zotiti Donald Lu 80


që të “mos kalonte vijën e kuqe”, se Shqipëria është shtet sovran dhe anëtar i NATO-s. Kjo deklaratë e ish – ministrit është një show publik për konsum vetjak politik. Ambasadori Lu, me shqipen e vet , ka shprehur dhe shpreh nderimin, respektin për popullin shqiptar arritjet e tij, por si Ambasador i një vendi aleat, mik dhe model i demokracisë funksionale, ka synuar dhe synon të ndikojë për mirë në partitë aktuale politike, për të ndjekur drejtimin e duhur. Me qenë se ish – ministrit i pëlqejnë fjalët e urta , por i dhuroj edhe një tjetër. Mirë thonë shqiptarët e thjeshtë :”Eja baba të tregojë arat (pronat). Populli shqiptar nga përvoja e vet historike ka fituar edhe aftësinë për të dalluar miqtë e vërtetë nga ata hipokritë dhe të pabesë. Do të mjaftonte një reflektim i shpejt historik dhe të kujtojmë pak fakte kryesore për përkrahjen dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për fatet e kombit shqiptar në çaste kyçe të ekzistencës. Me përkrahjen e Udro Uillsonit, me deklaratën e tij të njohur se “Një zë do të kem në Kongresin e Paqes dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë”, Shqipëria u pranua anëtare në Lidhjen e Kombeve. Këtë ngjarje historike Fan Noli e vlerëson si meritën e vet më të madhe publike në interes të Shqipërisë. Shqiptarët fisnikë dhe mirënjohës ia njohën këtë meritë


Agron Fico

presidentit Udrou Uillson (Woodrow Willson). Me rastin e vdekjes së presidentit amerikan Udrou Uillson, Rauf Fico, deputet i Durrësit, i propozoi Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë të nderohej kjo figurë e përmasave botërore. Në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit, Tiranës, shqiptarët kanë vendosur shtatoren e presidentit Udrou Uillson. Shqiptarët, me përvojën e vet të gjatë e plot luftëra e përpjekje për liri e pavarësi, kanë ndrequr gabimin gjeopolitik kryesor, mungesën e miqve të vërtetë. Tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë gjetur aleatin, përkrahësin e fuqishëm dhe modelin e rendit demokratik. Presidenti Bill Klinton udhëhoqi aleancën ushtarake të NATO-s, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën për shkatërrimin e makinës ushtarake serbe në Kosovë dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Më 1 prill 2009 Shqipëria u pranua anëtare me të drejta të plota në NATO me përkrahjen e presidentit amerikan Xhorxh Bush. Aksioni politik e diplomatik i pandërprerë i Ambasadorit amerikan Donald Lu për të miratuar reformën në drejtësi dëshmon për politikën miqësore e demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye presidentin Obama.

82


http://www.albaniapress.com

Vizita e Kryeministrit të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritja zyrtare në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale ishte e mbarë. Ajo dëshmoi sërish të vërtetën historike, se ne i përshëndesim me buzëqeshje amerikanët, siçvinte re para 25 vjetëve diplomatja dhe studentja e parë e gjuhës shqipe Xheki Myler, por edhe kemi qenë dhe jemi mirënjohës për përkrahjen e gjithanshme, duke përfshirë edhe reformën në drejtësi. Botuar me 13.05.2016 klik ketu


Agron Fico

Romani i dhimbje-dashurisë së madhe Studenti i aktrimit dhe njëherazi edhe i gjuhës dhe letërsisë shqipe të universitetit të Prishtinës, Xhevat Limani, kishte ftuar për një vizitë në familjen e vet, në krye-qendrën arbërore, Strugën, një përfaqësi profesorësh të shquar, që kishin në krye profesorin Eqrem Çabej. Studenti i ri, bashkë më gëzimin e vizitës së miqve të nderuar, merakosej edhe se si i ati, një strugan i regjur në dertet e jetës, do të priste ketë elitë intelektuale. Sapo makina u ndal para portës së shtëpisë së zotit Liman dhe shpura doli nga makina, tek hyrja e shtëpisë u shfaq një burrë shtatlartë, veshur me kostum kombëtar, të cilit i dukej në xhepin e xhamadanit një shami e kuqe me një shqiponjë të zezë. Mirë se vini, o mëmëdhetarë të nderuar! – u tha të sapo ardhurve, – dhe priu i pari në oborrin e shtëpisë plot lule dhe të mbuluar nga një hardhi që po thyhej nga kopanet e rrushit. Nxori shaminë dhe hodhi hapin e parë të valles, një valle trimash. Të ftuarit ngrinë në vend. Profesori, i lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe i shkolluar në Vjenë, qendrën botërore të muzikës dhe artit klasik, gati ishte ngurtësuar. Befasia ishte tronditëse. Për herë të parë ata priteshin, ose më sakte iu urohej “mirëseardhje”, me një valle hedhur nga i zoti i shtëpisë, që e shoqëronte me këto fjalë: 84


Ti more Konstandin/ Kontandin i bukur/ Ti more Konstandin/ Gjatë s’na je dukur. “Kjo këngë-valle ritual – shkruan zoti Limani, – më ktheu në historinë e largët të një kohe të shkuar, kur Konstandini ilir-dardan i lindur në Nishin (Nish, në gegnishte të Kosovës do të thotë Një, I Pari. Pra qyteti i parë ku fillonte Iliria”. (f. 107). Në këtë mjedis, në këtë familje, me këto tradita, lindi dhe u ngjiz edhe talenti, karakteri tribun dhe artistik i aktorit, regjisorit, profesorit të gjuhës së bukur shqipe, Xhevat Limanit. “Ati im – kujton autori – më fliste për Tokën time. Dheun tim. Atdheun” (f. 16). Ishte ati i Xhevatit ai që mbajti emrin Ismail, të atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit. I ati i Xhevatit i kishte lënë amanetin e madh që kur të bëhej Shqipëria të vinte mbi varrin e tij dhe te shkrepte armën tri herë. Gjaku shqiptar, gjaku atdhetar trimëror, rrjedh edhe në zemrën dhe shpirtin e Leonit, nipit të Xhevatit, i cili në një shkollë fillore “Farmington” diku në Nju Jork, ka dialoguar me mësuesen, madje e ka kundërshtuar kur ajo kishte thënë se Xhorxh Uashigtoni është më i forti etj. etj. Leoni si shqiptar gjaknxehtë e kundërshton, e konteston me fjalë mësuesen: Më fal mësuesja ime!


Agron Fico

Kjo që thoni ju s’është e vërtetë… se Gjergj Kastriot Skënderbeu me një dorë e hedh në tokë Xhorxhin tuaj…” f .186). Romani “Artisti pa atdhe” i Xhevat Limanit është një sfidë origjinale, sa letrare aq edhe publicistike… Romani me një titull provokativ “Artisti pa atdhe” sjell para lexuesve një periudhë-kthesë në historinë mijëravjeçare të etnosit pellazg-ilir-arbëresh-shqiptar. Me guximin krijues, me ndërgjegjen historike atdhetare, autori nuk e njeh, nuk e pranon këtë një farë-atdhe, të shqyer, të copëtuar, të mohuar dhe të tkurrur e të rrudhur sa një grusht fëmije nga fqinjët, me bekimin e Europës shtrigë e besë-shkelur. Historikisht dhe faktikisht artisti e bashkë me të edhe ne lexuesit jemi pa atdhe, sepse jemi të shpërndarë në pesë shtete, jemi të copëtuar e të nënshtruar nga këto shtete. Kemi mbetur vetëm rreth 28 mijë kilometra katrorë nga 74.000 km2 sipas Prof. Ahmet Gashit .(Cit. Agron F. Fico: Rilindja e Shqipërisë Etnike” 2009, f.29). Në këndvështrimin tim, ky roman është një dramë e mirëfilltë. Dhe nuk kishte si ndodhte ndryshe. Xhevat Limani është një aktor, regjisor, që ka vënë në skenë, ka krijuar vetë vepra teatrale, ka interpretuar me dhjetëra figura të dramave të njohura botërore dhe shqiptare. Pra, ky proces i vazhdueshëm dhe frymëzues i ka dhënë zotit Limani dhe aftësinë e natyrshme që marshimin magjepsës të struganëve që kanë marrë nismën të përshkojnë gjithë 86


Shqipërinë për të mbërritur në Vlorë, në festën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ta paraqesë si një dramë të kalibrit kombëtar. Personazhet kryesore, ose aktorët e mëdhenj do të jenë Krye-heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, interpretuar nga vetë artisti Xhevat Limani, i dyti do të jetë Ismail Qemali, ati i shpalljes së Pavarësisë luajtur nga Ylli Hana dhe i treti Adem Jashari, luajtur nga Pajazit Murtishi. Bashkësia shqiptare e Strugës, me rreth 100 veta, do të përbente shpurën, popullin që do të shoqëronte kryeaktorët e këtij udhëtimi biblik. “…Marshi mori përmasat e Drinit. Karvani kombëtar ecte me krenari dhe me fytyra të buzëqeshura që u lexohej haptazi si abetare. Ishin tepër të lumtur që marshonin për herë të parë lirshëm si shqiptarë”.(f.76)-shkruan autori. Inteligjenca krijuese e profesionale e Xhevat Limanit e frymëzoi që si skenë të zgjidhte qytetet, qytezat dhe vendet historike nga do të rrugëtonin këta aktorë dhe shpura e gjerë drejt Vlorës së Ismail Qemalit. Nisja nga Struga, entusiazmi popullor, udhëtimi nëpër qytetet e Shqipërisë: Librazhd, Elbasan, Fier dhe qëndrimi në Vlorën e 100vjetorit të Pavarësisë pasqyrohet me tone të larta atdhetare dhe emocionale, që janë mishëruar në fjalimet e zjarrta atdhetare, por edhe me dhimbje për atdheun e mbetur ende në kufijtë e Shqipërisë londineze. Elemente kryesore të dramës, dihet se janë monologët dhe dialogët.


Agron Fico

Romani “Artisti pa atdhe” është plot monologë, fjalime të zjarrta dhe entuziaste për ngjarjet dhe reflektimet për to, me plot dialogë vëllazërorë dhe miqësorë. I përmenda këto jo se nuk janë të ditura, por për të kuptuar më thellë konceptin dhe perceptimin artistik që autori e artisti Xhevat Limani ka përdorur në romanin “Artisti pa atdhe”. Ai nuk bën histori. Ai historinë e kthen në art Edhe pse në qendër të romanit janë struganët e paraprirë nga aktorët e mëdhenj – Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, që kanë ndërmarrë këtë marshim maratonomak që të shkojnë në Vlorën e 100-vjetorit, autori nuk bën fotografinë dhe biografinë, por jep përjetimet e tyre emocionale dhe estetike. Këtë realitet artistik na thotë qartë autori: “Le t’i kthehemi udhëtimit tonë të projektuar një vit më parë… me miqtë e mi, që më pas do të kthehen në personazhe të rëndësishëm të dramës së definuar me rastin e 100-vjetorit tëpavarësisë.” (f.48).

Veçoria kryesore dhe befasuese në mënyrën se si Xhevat Limani gatuan brumin jetësor në këtë roman është se ai ka vënë në qendër personalitetin e vet publik, artistik dhe tribun, ai flet në vetën e parë. “I try to write about myself as if I were writing for someone else… All histori is subjective”. Arthur Schlesinger Jr. – mendimtar i shquar amerikan. (Përpiqem të shkruaj për veten time si të shkruaja për dikë tjetër… Çdo histori mbetet subjektive. Cit. 88


Agron Fico: “Profesor në tre kontinente”, Nju Jork 2004, f. 4.).

Këtë autori na e thotë hapur dhe shkoqur: “Shpalla veten publikisht institucion i pavarur shqiptar “Xhevat Limani”…Shpalla projektin definitiv të pavarur. M’u kthe një energji hyjnore e çuditshme. Më dukej sikur po fluturoja shpirtërisht.” (f. 44). Libri “Artisti pa Atdhe” është libri i dhimbjes së madhe, është libri i dashurisë së madhe. Madje nuk ka dashuri të vërtetë njerëzore pa përvojën e dhimbjes njerëzore. Autori-njeri, Xhevat Limani, dhe jo vetëm ai, ndjen dhimbje, një therje në zemër dhe plagë në shpirt sa herë kalon trarin e ndalim-kalimit në Qafë-Thanë, që i kujton se ai, ata jetojnë me statusin e qytetarit të dytë në një shtet joshqiptar. Kjo nuk ndodh vetëm si pasojë e copëtimit të Shqipërisë nga vendimet e mbrapshta të Konferencës së Ambasadorëve më 1913 në Londër, por ndodh edhe nga politikat putha-dore dhe antishqiptare e atyre drejtuesve shqiptarë që në ato parti, ose më saktë pazare-parti, përkrahin sundimtarët maqedonas. “Në Shqipërizën tonë përsëri ndjeheshim të huaj – shkruan Xhevat Limani -Edhe sot po ashtu. Ja, po kalojmë doganë e kufij. Çdo njeri normal kur kalon kufi e doganë e di që shkon e hyn në një vend të huaj. Ne po hyjmë në atdheun tonë të ndaluar… (115). Kjo nuk është e vetmja dhimbje ulëritëse e tribunit shqiptar, zotit Limani, ai rebelohet, bën thirrje, krijon një film epope për luftën legjendare të shqiptarëve të Kosovës, i njohur me titullin “


Agron Fico

Ata nuk ishin vetëm”. Por dhimbjen më e madhe e ndjen nga fakti se Kosova ende jeton me një status të trefishtë, që është vulosur me shënimin, footnote, në fund të çdo dokumenti zyrtar që del nga Brukseli, dokumente që janë: • “me statusin e autonomisë nën Serbinë; • me statusin e protektoratit me vendimin një-dy katërkatër të OKB-së dhe me siglën e UNMIK-ut, EULEK-it; • Dhe e treta: me statusin e Pavarësisë, në aktin e 17 shkurtit 2008”. Në tokën mëmë ai dhe shpura e tij i gëzohen lirisë politike, njerëzve që punojnë në vendin e tyre pa të huaj, por hidhërohen kur shikojnë e prekin ende varfërinë, nuhasin erën e keqe të korrupsionit dhe të liderëve bajraktarë. Në Elbasan ardhja e kryeministrit të asokohe gëzimin e të ardhurve entuziastë nga Struga bujare e ktheu në një makth burokratik. Risia e autorit në romanin “Artisti pa Atdhe” është se autori shfaqet kundër rutinës, ngushtësisë mendore intelektuale dhe kundër çdo kufizimi etnik, gjeografik, fetar, shoqëror, madje edhe akademik. Në të gjithë veprimtarinë e pamasë krijuese artistikekulturore-letrare Xhevat Limani shfaqet si mjeshtër në të dy kahet – horizontale dhe vertikale. Një vlerë tjetër në romanin “Artisti pa Atdhe” është fjalori i pasur gjuhësorpoetik. Autori sjell dhe krijon mjaft fjalë-formime të tipave dhe mënyrave të ndryshme: kompozita përcaktore, këpujore, përngjitje, të përziera etj. 90


(Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë – “Gramatika e Gjuhës shqipe”, Tiranë 1995, f. 70-79). Ja pak shembuj: vetë-çarmatosje, krye-ditë, krye-dollibashi, fytyrë-menduar etj. etj. Libri “Artisti pa Atdhe” është Meshari i shqiptarizmit në epokën dixhitale. Autori i këtij libri është artisti dhe tribuni Xhevat Limani, që ka përqafuar programin madhor të bashkimit të shenjtë kombëtar, që do të kurorëzohet me formimin e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, të Shqipërisë Etnike. NJË GJUHË, NJË KOMB, NJË SHTET DHE NJË FLAMUR! “Shqipëria etnike -thotë Profesor Ahmet Gashi- shprehja më lakonike dhe më e bukur e idealit më ta lartë të çdo shqiptari të denjë për këtë emër fisnik, është Shqipëria e vërtetë me kufijtë saj të drejtë, e cila përmbledh në gjirin e saj të gjithë shqiptarët..( Agron F. Fico “Rilindja e Shqipërisë Etnike” 209, f.29 ). Këtë strategji mbarë-kombëtare Xhevat Limani e shpall pikërisht nga ai ballkon, ku 100 vjet me parë Ismail Qemali shpalli “Mëvetësinë e Shqipërisë”. “Po vëllezër! Ne të gjithë jemi, por duam veç një Shqipëri Etnike.” (f. 155) Po. Do të mblidhemi! Do të mblidhemi përsëri, po jo këtu, në këtë sallë, por në sheshin e madh në krye-qendrën arbërore, Strugë, për të përuruar librin e ri të Xhevat Limanit,


Agron Fico

që tashmë është i njohur shqiptarisht si Xhevat Shqiptari, librin me titull “Artisti me një Atdhe dhe me një komb”. Këtë ëndërr-dëshirë uron Xhevat Limani dhe e shpreh poetikisht edhe te poema e vet epike për Luftën e Kosovës: Mos harroni viset e tjera, Treg-Luginë e Malësi. Mos u zëntë Pranvera Pa Iliridë e Çamëri! Botuar me 17.11.2015 klik ketu

92


Qytetërimi i lashtë kinez, thesar i njerëzimit Në korrik 1963 do të vinte në Pekin, kryeqyteti i Kinës, Drago Siliqi, shkrimtari dhe drejtori i së vetmes shtëpi botuese në Shqipërinë totalitariste, me emrin “Naim Frashëri”. Në atë muaj ishte për vizitë në Pekin edhe kritiku i njohur Razi Brahimi. Atëherë banoja në Pekin dhe punoja profesor i shqipes në Katedrën e Shqipes që kisha hapur aty para 2 vjetësh. Ardhja e Razi Brahimit në qershor 1963 dhe pas 2-3 javësh edhe e Drago Siliqit më gëzuan. Takohesha shpesh me ta.


Agron Fico

Madje vendosëm që natën e fundit, para largimit nga Pekini, ta kalonim bashkë. Dragua dhe Raziu erdhën në banesën time dhe qëndruam në tarracën e hotelin “Miqësia”. Ishte një natë e paharruar. Qëndruam gjatë, sepse familja ime kishte shkuar për pushime dhe mua më duhej të rrija edhe disa javë që të dorëzoja materialin mësimor për studentët. Kam shkruar për këto takime tek eseja “Nata e fundit me Drago Siliqin” (“Drita”, korrik 1963) dhe më gjerë tek libri “Profesor në tre kontinente”, Drago Siliqi njihej në Shqipëri si shkrimtar me ide liberale dhe njeri i kulturuar dhe në krye të shtëpisë botuese kishte mbledhur përkthyes të talentuar si Kokona, Fico, Caci, Zheji, Kuteli etj. Në Kinë kishte ardhur për të biseduar me shtëpinë kryesore botuese të Kinës lidhur me botimet e mundshme që do të bëheshim midis dy vendeve. Në njërën nga këto takime u ndodha dhe unë. Dragua shprehu dëshirën për përkthime dhe botime nga letërsia klasike kineze, si letërsi me interes për lexuesin shqiptar. Nga letërsia shqiptare do të botoheshin vepra nga rilindësit tanë të mëdhenj si Naim Frashëri, Çajupi, Fan Noli etj. etj. Drago Siliqi, siç kam shkruar, humbi jetën në Irkuck të Rusisë, në aktin terrorist sovjetik të avionit që udhëtonte në linjën Pekin-Moskë. (Agron Fico: “Një e pavërtetë e politizuar”, “Telegraf”, 11 korrik 2014, f. 19). 94


Bashkë me humbjen e Dragos, por edhe ngjarjet që ndodhën më vonë e që çuan në ftohjen dhe prishjen e marrëdhënieve me Kinën, mbeti pa u realizuar dhe ëndrra dhe dëshira e Siliqit për botimet e letërsisë kineze në Shqipëri dhe anasjelltas. Zhvillimet e vrullshme politike-shoqërore në Shqipëri e mbi të gjitha vendosja e rendit të ri pluralist demokratik, si dhe transformimet e Kinës në një vend të fuqishëm ekonomik e teknologjik krijuan kushte për marrëdhënie të reja midis Shqipërisë dhe Kinës. Politika europiane e Kryeministrit Rama solli edhe afrime të reja me Kinën në aspektin ekonomik e kulturor. Ministrja e Kulturës Kumbaro, në mbrëmjen për përurimin e librit “Urtësia shekullore dhe qeverisja” të presidentit Xi Jinping shpalli një projekt të gjerë për marrëdhëniet kulturore me Kinën e veçanërisht në fushën e përkthimeve dhe botimeve të letërsisë nga të dy vendet.

burimi na eshte mare foto: http://www.mediatshqiptare.com


Agron Fico

Në fjalën e saj ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Kinës në Tiranë, znj. Jiang Yu, përshëndeti mbledhjen përuruese dhe shprehu gatishmërinë kineze për të nënshkruar pranverën e 2016 marrëveshjen kulturore midis dy vendeve. “Ëndrra kineze” Libri “Urtësia shekullore dhe Qeverisja”, citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping, është një thesar mençurie dhe urtësie nga trashëgimia e pasur klasike kineze për qeverisjen. President i sotëm i Kinës, Xi Jinping, e përdor këtë thesar mençurie në fjalimet dhe takimet e shumta e të përditshme duke u shfaqur kështu si një udhëheqës-mendimtar, filozof. Libri nuk është vetëm një arkiv i zgjedhur i diturisë shekullore kineze, por edhe një udhërrëfyes i sotëm për një qeverisje sa më demokratike dhe në shërbim të popullit. Arsyeja është se libri është edhe një ditar i madh i përvojës vetiakje të z. Jinping në procesin e ngritjes në nivelin udhëheqës duke u nisur nga pozitat më të thjeshta. Pra libri ka përvojën vetjake, mendjen e mprehtë e krijuese të z. Jinping dhe urtësinë shekullore kineze. Nuk mundet që në një artikull të përfshihen gjithë tematika, idetë dhe konceptet e derdhura në këtë libër, prandaj po trajtoj një nga këto tema të librit, atë të “Ëndrrës kineze”. 96


“Ëndrra kineze” në vizionin e z. Jinping është diçka madhështore dhe frymëzuese. Ja sa bukur e përshkruan presidenti i Kinës moderne këtë vizion: “Ëndrra kineze” është dëshira e çdo kinezi për një jetë sa më të mirë, janë malet me pyje dhe ujë të kthjellët, është harmonia kombëtare dhe ajo e natyrës me njeriun, është paqja në botë. Kjo është ëndrra dhe mendimi unanim i të gjithë popullit kinez, është edhe e drejta e gjithë kinezëve”. (“Urtësia shekullore dhe qeverisja” – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping, Onufri, Tiranë, 2015, f. 68).

Burimi: bukinist

Autori Jinping shpreh besimin se rinia do të “eci me guxim në krye të kohës si luftëtare, pioniere dhe kontribuese, do të përpiqet të bëhet shtylla të zhvillimit…do t’ia kushtojë forcat dhe mençurisë realizimit të “Ëndrrës kineze”. (f. 67). “Ëndrra kineze”, thekson autori, është shprehje e figurshme, është një emërues i përbashkët…


Agron Fico

“Ëndrra kineze” nuk është shprehje e fryrë që bie ndesh me interesat vetjake, si në të kaluarën kur kërkohej përkushtim ose sakrifikim i individit, por është një ndërthurje e pasur e çdo ëndrre të vogël dhe konkrete.” (f. 69). Gjithë libri i presidentit Xinping përshkohet nga dashuria, nderimi, kujdesi, interesat dhe hallet e popullit kinez. Ky është kyçi, qëllimi më i lartë i vizionit të tij për realizimin e “Ëndrrës kineze” kur thotë aq bukur e fuqishëm se: “Standardi i moralit të një pushteti është jeta e mirë e popullit. Ndërsa sot, për të realizuar ‘Ëndrrën kineze’, jo vetëm duhet të përqendrohemi në politikat që e vënë popullin në qendër dhe në zbatimin shkencor të këtyre politikave, por edhe duhet të mbështetet te morali për të fituar mendjet dhe zemrat e popullit me forcën e moralit”, (f. 81)

98


Tradita e reformave dhe “modernizimi i pestë” Një temë tjetër e madhe dhe me rëndësi strategjike është ajo e reformave. Në libër përmendet fakti se në historinë kineze ekziston tradita e reformës, se “që nga dinastia Qing deri në fund të dinastisë Qing, reformat ndodhën ose nga faktorë të brendshëm, ose nga faktorët e jashtëm. Mbi 100 reforma kanë ushtruar ndikim në historinë kineze, duke sjellë lulëzim ose shkatërrim. Sistemet shoqërore, tiparet kulturore dhe mënyrat e jetesës, të gjitha kanë qenë në proces ndryshimi nga reformat”, (f. 95). Reforma e fundit në historinë e Kinës që ka pasur sukses është Reforma dhe Hapja e udhëhequr nga Ten Hsiao Pini, e filluar në vitin 1978. Udhëheqësi i sotëm i Kinës moderne po sjell një kontribut filozofik edhe në çështjen e konceptit për sistemet shoqërore. Ai thekson se për ta shndërruar Kinën vërtet në një vend modern dhe të qytetëruar, përveç begatisë materiale, duhet të zgjidhet edhe çështja e modelit të sistemit, krijimi i sistemit të vlerave etj. Xi Jinpingu shpalli “modernizimin e pestë”, duke theksuar “qeverisjen e vendit” dhe jo “sundimin e vendit”, “qeverisjen e shoqërisë” dhe jo “sundimin e shoqërisë”.


Agron Fico

Ky nuk është thjesht ndryshim termash, por ndryshim i rëndësishëm i koncepteve dhe të menduarit…”. Modernizimi i pestë” nuk është i njëjtë me “katër modernizimet”, por ngrihet mbi bazën e tyre. (f. 146). Xi Jinping – thotë se duhet të “këmbëngulet me vendosmëri në zhvillimin e socializmit me karakteristika kineze, në krahasim me udhëheqësit e 30 vjetëve më parë, faktorët politikë, të tregut, të filozofisë së biznesit etj. që ai duhet të marrë parasysh, janë më të ndërlikuar. (f. 159). Anti-korrupsioni: Të pastrohet turbullira dhe të qeveriset sipas ligjit Problemeve të ndërlikuara të luftës kundër korrupsionit në shoqërinë kineze, në libër i kushtohet një kapitull i tërë me titull – “Për antikorrupsionin: Të pastrohet turbullira dhe të qeveriset sipas ligjit”. Në librin “Urtësia shekullore dhe qeverisja” shkruhet se kur Xi Jinping mori postin, gjendja e korrupsionit ishte aq serioze, sa që e detyroi qeverinë të shqyrtojë nivelin e rregullimit të saj në sipërfaqe dhe në thelb, por kjo nuk e ndryshoi vendosmërinë e z. Xi për të goditur si “tigrat” (zyrtarët e lartë), ashtu dhe “mizat” (zyrtarët e rangjeve të ulëta), f. 163. Kyçi i zgjidhjes së problemit të korrupsionit është forcimi i legjislacionit kundër korrupsionit dhe zbatimi me rreptësi i ligjit. Me interes është edhe kërkesa që “me përmirësimin rrënjësor të sistemit të anti-korrupsionit, duke përfshirë edhe publikimin e pasurive të zyrtarëve, pushteti do të ushtrohet “nën dritën e diellit”. (f. 196). 100


Fati i ligjit varet nga vetë zyrtari, i cili duhet të kuptojë se besnikëria nuk është mirësi, por respektim i drejtësisë dhe ligjit. Po përvoja historike dëshmon se gjëja më e vështirë në botë nuk është hartimi i ligjit, por zbatimi. Që gjithkush t’i ketë ligjet e rregullat në mendje e të ndërgjegjësohet për to, duhet të kultivohet fryma e zbatimi të ligjit. Shpërfillja dhe moszbatimi i ligjit dhe korrupsioni bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. “Korrupsioni, thekson zoti Xi, si në Kinë, apo në vende të tjera të botës, fillon gjithmonë nga zvetënimi moral i zyrtarëve. Nëse do që të dish të ardhmen e një vendi, mjafton të shohësh nivelin e qeverisësve të tij”, (f. 263). “Koncepti i tanishëm për vlerat morale, i shoqërisë kineze, është i pandarë nga normat morale të krijuara gjatë 5000 vjetëve; nga konceptet e mençurisë, mirësisë e guximit të Konfucit…”, (f. 344). Libri i z. Jinping “Urtësia shekullore dhe qeverisja” ka shtatë pjesë dhe lënda shtrihet në 140 ese përvoje intelektuale tradicionale shekullore dhe përvoje pune të vetë autorit. Mendimet shprehen me një thjeshtësi të habitshme edhe pse kanë peshën e mendimtarit, filozofit. Libri “Urtësia shekullore dhe qeverisja” është një enciklopedi e përmbledhur e përvojës dhe traditës kineze në qeverisjen e vendit. Kjo përvojë është pasuruar në një hark kohor të pamasë dhe pas fitores historike të 1 tetorit 1949 ajo mori një zhvillim të mëtejshëm.


Agron Fico

Në libër trajtohen shumë e shumë tema e nën-tema, që nga zgjedhja e talenteve të zyrtarëve, tek sjelljet e tyre morale. Në qendër të gjithë filozofisë së z. Xi është populli në të gjitha anët komplekse të tij d.m.th. dashuria për popullin, kujdesi për jetën e tij, për respektim të të drejtave të tij dhe për dëgjimin e vazhdueshëm të mendimeve të popullit. Libri i kalon kufijtë e një libri të zakonshëm, ai është një traktat i mirëfilltë filozofik për një qeverisje të mirë dhe të suksesshme për popullin e madh kinez. Z. Jinping gëzon nderim ndërkombëtar, ai është zgjidhur nga revista autoritare amerikane “Times” si personalitet i shquar i vitit dhe në Europë njihet si politikan i tipit të Çurçillit. Kryesore është fakti se presidenti Jinping gëzon dashurinë dhe nderim e pamasë të vetë popullit kinez, i cili e ka zgjedhur për ta udhëhequr Kinën popullore në zhvillimin e mëtejshëm të reformave modernizuese dhe drejt një jete cilësore e më të begatë, për të realizuar atë që z. Xi me të drejtë, e quan “Ëndrra kineze”.

photo credit: CNBC.com 102


“Ëndrra kineze është një ëndërr që i kushtohet botës, – deklaroi z. Jinping në Paris në 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Francës. Siç thuhet në gjuhën kineze: “Dijetarët mund të kultivojnë moralin në rrethana të vështira, mund të ndihmojnë botën në kushte të mira. Ky ka qenë gjithmonë virtyti dhe koncepti i kombit kinez”, (f. 453).

Është një kënaqësi njerëzore dhe intelektuale për mua të nderoj edhe punën e shkëlqyer të përkthyesve kinezë, të cilët janë ish-studentë të atij brezi që mësuan gjuhën shqipe në Katedrën e Shqipes, të cilën pata fatin e bardhë të themeloj e të jem profesori i parë i saj.


Agron Fico

Beteja e Kosovës 1389, në një vështrim të ri EPOSI SHQIPTAR PËR BETEJËN E KOSOVËS 1389 - NË NJË VËSHTRIM TË RI (Anna Di Lellio: "Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar")

Libri i Dr. Anna Di Lellio-s "Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar" shënon një arritje në studimet shqiptare dhe shquhet për analizën shumë-planesh. Aty gërshetohen të dhënat historike, sociologjike, kulturore dhe mbi të gjitha ato folklorike. Akademik Eqrem Çabej jep kriteret e studimit të poezisë popullore. Do të veçoja si një nga kontributet e studimit të autores vështrimin tërësor e dyplanesh. Akademiku dhe albanologu i shquar Eqrem Çabej thotë: "Në studimin e poezisë popullore duhet të kemi parasysh dy aspekte: anën nacionale dhe anën ballkanike; e para, na vë në gjendje të vërejmë, nëpërmjet poezisë, shpirtin e këtyre kombeve, e dyta na bën të njohim ndërlidhjet kulturore. E para është një metodësinkronike, e dyta diakronike. (Eqrem Çabej: "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", 1994, f. 32) Studiuesja ka sjellë fakte të shumta se si janë ngjizur dhe si kanë jetuar baladat për Millosh Kopiliqin. Arkivat, autorët, historianët e ndryshëm, tregimtarët, lahutarët, dhe vetë vëzhgimet e autores në terren janë labortatori i punës së saj shkencore. Kjo është edhe arsyeja që libri i Dr. Anna Di Lellio-s lexohet me interes dhe ngjall diskutime. 104


Beteja e Kosovës më 1389 nyje-kyç për historinë e popullit shqiptar Beteja e Kosovës më 1389 ka qenë përherë një nyje kyç për historinë e popullit shqiptar, por edhe për gjithë historinë e ngatëruar të popujve të Ballkanit. Historia dhe ngjarjet faktike, kronikat e shumta dhe studimet e ndryshme e me kahje të kundërta, mitologjia e krijuar, legjendat, tradita gojore folklorike dhe politizimi i kësaj beteje edhe në ditët tona, e bëjnë studimin e kësaj ngjarjeje madhore tepër të ndërlikuar. Studiuesja Anna Di Lellio ka marrë përsipër të shqyrtojë me seriozitet, me ndërtimin e një laboratori shkencorkërkues objektiv, një nga dukuritë më të qenësishme të kësaj beteje - eposin shqiptar si dhe aktorin kryesor të betejës, Millosh Kopiliqin. Studimi i Dr. Anna Di Lellio-s është tronditës për vlerat shkencore, për metodën objektive të ballafaqimit të pikëpamjeve dhe mendimeve të kundërta e disa herë tepër të skajshme, si dhe për përfundimet e reja që arrin. Studimi shoqërohet me një informacion të gjerë, me një bibliografi gati shteruese dhe dukuritë që shqyrton autorja i ndjek të në të gjitha fazat e shpalosjes. Ekspedita ushtarake osmane që udhëhiqej nga vetë Sultan Murati synonte të shkatërronte qëndresën e popujve të Ballkanit, t'i nënshtronte dhe t'i vinte nën zgjedhën islamike.


Agron Fico

Ndeshja midis koalicionit të popujve të Ballkanit dhe ushtrisë osmane u bë në Fushë Kosovë, më 1389. Kjo ndeshje, thënë fare shkurt, solli mundjen e forcave ballkanike, vrasjen e Sultan Muratit I, Llazari i Serbisë zihet rob e më pas ekzekutohet, Teodor Muzaku i II vritet në betejë. Autorja, duke ndjekur planin e studimit, përqëndrohet fillimisht në shqyrtimin e literaturës që bën fjalë për faktorin shqiptar, për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë betejë. Sjell pothuaj gjithë literaturën e njohur gjer sot. Burimet serbe, botimet dhe shkrimet serbe, ndjekin vijën antishqiptare, që fillon me zvogëlimin e pjesëmarrjes së forcave shqiptare, me mohimin e këtyre forcave, me deformimin dhe shtrembërimin e fakteve dhe personazheve. Autorja shkruan: "Reduktimi i Betejës në një përballje mes serbëve dhe turqve ka marrë forcën e idesë bazë nacionaliste, ndaj së cilës asnjë studiues nuk mban distancë kritike." (f. 30) Ndërsa burimet joserbe, ato otomane, italiane, greke, shqiptare, etj. provojnë faktin se shqiptarët ishin pjesëtarë të koalicionit të krishterë ballkanik. Historiani i njohur shqiptar Fan S. Noli shkruan: "Më 1389, Gjergji i II Balsha, Teodori II Muzhaqi, Gjergji Kastrioti, një stërgjysh i Skënderbeut, edhe disa kapedanë shqiptarë të tjerë u bashkuan me Kralin Llazar të Serbisë, i cili kishte organizuar një kryqëzatë kundër Sulltan Muradit I... 106


Ushtria kryqësore... u përpoq me ushtrinë turke në Fushën e Kosovës". ( Fan S. Noli: "Historia e Skënderbeut", Tiranë, 1967, f.10) Një tjetër historian shqiptar, Prof. Selami Pulaha thotë: "Në Kosovë, shqiptarët luftuan kundër 'Islamit të prapambetur' dhe zunë një vend nderi në historinë e popujve të Ballkanit në betejën për të mbrojtur jo vetëm lirinë dhe pavarësinë, por edhe civilizimin europian." (Anna Di Lellio: Beteja e Kosovës 1389 - Eposi shqiptar, 2009, f.33) Kompozicioni i studimit të autores të kujton formën e piramidave historike, kat pas kati gjer në pullaz. Shqiptarët janë simbolizuar, tipizuar dhe mishëruar në figurën e Millosh Kopiliqit Pjesa e dytë e studimit përqëndrohet te protagonisti i Eposit të Betejës së Kosovës më 1389, tek shqiptarët, të simbolizuar, të tipizuar, të mishëruar në figurën e Millosh Kopiliqit. Kjo është edhe pjesa më e vështirë, më e diskutueshme, është siç mund të thuhej me një metaforë "thembra e Akilit" të këtij punimi serioz. Autorja pajtohet me mendimin se, "Asnjë nga burimet e hershme nuk e përmend emrin apo përkatësinë etnike të vrasësit dhe japin përshkrime plotësisht ndryshe për vdekjen e Sulltanit." (Po aty, f.34) Nga burimet bashkëkohore që përmendin vdekjen e Sulltanit - thotë Di Lellio - i pari është një shtesë e shkurtër në poezinë epike të vitit 1390, "Iskendername", shkruar nga Ahmedi, pseudonimi i një shkrimtari turk.


Agron Fico

Shkrimtari Ashik Pasha - Zade (më 1480) dhe shkrimtari serb Kostantin Mihailoviq nga Ostrovica (më 1497) përmendin emrin e vrasësit të Sulltanit. Pavarësisht nga forma si shkruhet emri, ky është Millosh Kobila.Po ashtu burimet greke, italiane, etj. e përmendin protagonistin - vrasësin e Sulltanit - me emra të ndryshëm. Një pyetje interesante do të ishte: Pse, nga tërë këto portrete të ndryshëm, gjithandej ka dalë qysh nga shekulli XVII vetëm si hero serb? Bazuar në burimet e pasigurta historike dhe në traditën epike të Ballkanit Perëndimor është krijuar edhe rrëfimi nacional serb. "Bërja e këtij rrëfimi kombëtar, nuk është proces linear. Ka filluar me traditën gojore mbi Betejën, që është institucionalizuar në veçanti që në shekullin e XVI në forma liturgjike dhe politike të Kishës Ortodokse Serbe." (Po aty, f.38) Madje shkrimtarët ortodoksë në letërsinë mesjetare serbe ishin përqëndruar në fillim tek princi Llazar, kurse Obiliqin e shpërfillnin plotësisht. Millosh Obiliç-i përbën një element shtesë relativisht të ri në mitin serb të Kosovës. Siç u vu në dukje më sipër, figura e Obiliqit, e shpërfillur nga letërsia mesjetare serbe, përmendet vetëm në dy pjesë të botuara nga Vuk Karaxhiq, poet dhe folklorist i shekullit të XIX. Tradita folklorike dhe të dhënat gojore pasqyrojnë ndërgjegjen historike të banorëve Në Kosovë Millosh Kopiliqi tradicionalisht ka qenë vetëm hero folklori, një figurë e njohur vendore. 108


Emri dhe bëmat i janë përcjellë e i përcillen brez pas brezi dhe janë skalitur edhe në toponime të shumta dhe të ndryshme. Ende dëgjohen toponimitë si: kullat e Milloshit, bunari i Milloshit, livadhi i Milloshit, etj. "Në fshatin Kopiliq i Epërm, sipas historianit vendas Ibrahim Çitaku, që më tregoi një pus (pusi i Milloshit), gurë të vegjël të bardhë të shpërndarë nëpër fushë (kisha e Milloshit) dhe më të mëdhenj me shenja të shlyera, që mbase të kujtonin kryqin, të vendosur në një kodër (gurë varresh krishtere)... dëshmi e së kaluarës krishtere të vendasve." (Po aty, f.42) Tradita folklorike dhe të dhënat gojore pasqyrojnë ndërgjegjen historike të banorëve. Ja disa prej tyre: "Jam nga Kopiliqi, ku ka lindur burri që vrau sulltanin." Të moshuarit thonë: "Millosh Kopiliqi është prej këtu (Drenicë) dhe ndonëse Llazari ishte serb, Kopiliqi ishte i yni." Me një gjuhë bisedore, ja si lahutari shqiptar këndon për guximin trimëror të protogonistit, vrasësit të Sulltanit: "Zgjatet mbreti e i jep kambën, Ngrihet djali e i ban gjamën. -Mik pa thirrë ka ardhë, aj, Prej Azie n'Dardani, Me na marrë magjet e miellit, Me na zanë hisen e diellit. Kjo Arbni ka bijtë e vet, Të ven kryet maje kapicet, Jam Miroshi prej Drenicet!" (Po aty, f.147)


Agron Fico

Të dhënat gojore sjellin edhe fakte të tjera interesante. Justin Godart, politikan i njohur francez, mik i Shqipërisë, ka ardhur disa herë në Shqipëri në vitet 1921, 1922, 1923, 1937 dhe 1957. Herën e parë shkoi edhe në Qukës (Librazhd). Në ditar kujton se, "Selahedin Blloshmi, një oficer shqiptar, i cili na shoqëron, ngul këmbë që t'i bëj një nder duke vajtur për darkë në shtëpinë stërgjyshore të familjes, në Bërzheshtë. Selahedini, që mban emrin e një stërgjyshi, më tha se në shekullin e XIV, në Sopot, që është një lagje e Bërzeshtës, ka lindur Millosh Obiliçi. U largua nga vendi... vajti në Serbi... Dhe vrau me thikë sultan Muratin në Betejën e Fushë Kosovës." (Justin Godart: "Ditarët shqiptarë, mars 1921- dhjetor 1951", 2008, f.78)

Toponomastika shqiptare vërteton autoktoninë e popullit shqiptar Antropologia Margaret Hasluck ka vërejtur se tradita e marrjes së emrave të fshatit si mbiemra ishte dhe vazhdon të jetë shprehi mes shqiptarëve. Hasluck ka parasysh se prejardhja e Milloshit nga Kopiliqi i Drenicës është dëshmuar me toponimi. Çabej thotë: "Prej shumë vitesh kam formuar bindjen se toponomastika shqiptare përbën mbase dokumentin më kryesor që vërteton autoktoninë e popullit shqiptar... faktin që shqiptarët janë vendas në këto anë që nga kohët më të lashta të historisë, pa ndërprerje." 110


Drenica është më shumë se një vend, një krahinë kryengritëse, që historianët vendas e identifikojnë si qendër të Dardanisë, banuar nga ilirët. "Në Drenicë kombi shqiptar ka prodhuar një vijë heroike të luftëtarëve të lirisë, që fillon me Millosh Kopiliqin me 1389 dhe vazhdoi me Ahmet Delinë, me Azem Galicën dhe gruan e tij Shotën, që luftuan kundër mbretërisë serbe, me Shaban Polluzhën, Tahir Metën dhe kulmojnë me epopenë e Adem Jasharit dhe familjes së tij më 1998." (Po aty, f.46) Baladat për heroin janë njëherazi historia dhe arti folklorik Ndofta pjesa më interesante dhe më e mirëshkoqitur e studimit është ajo që i kushtohet vetë thelbit të eposit. Në variantet shqiptare të botuar nga Anna Di Lellio, pavarësisht nga ndyshimet midis tyre, ka një thelb, ka një kryemotiv - figura e Kopiliqit. Kjo figurë lartësohet në simbol të prejardhjes krishtere dhe të identitetit të shqiptarëve, që e pasuron më tej panteonin e heronjve dhe është themeli, baza e identitetit kombëtar. Luftëtari mesjetar nuk është vetëm simbol i karakterit shqiptar, por edhe dëshmi e së kaluarës së përbashkët të shqiptarëve me kombet e tjerë të Ballkanit. Teorikisht dihet se këngët epike, historike ose legjendare ngërthejnë, krahas faktit, ngjarjes historike, edhe procesin krijues të bartësit. Baladat për heroin shqiptar, vrasësin e sulltan Muratit, Millosh Kopiliqin, janë njëherazi historia dhe arti folklorik.


Agron Fico

Koha gërryen dhe shteron këngën, por thelbi i mbetet tek ndërgjegjia popullore Një çështje më vete është edhe mosha e këtyre këngëve në këtë hark kohor gati 600vjeçar, qysh nga Beteja e Kosovës më 1389. Koha dhe madje pushtimi i gjatë 5-shekullor islamik-osman e gërryen dhe e shteron edhe vetë këngën, por tek ndërgjegjia popullore mbetet shpirti, thelbi i saj. Mendoj se, studimi, analiza e përkatësisë fetare, etnike dhe historike e pasuron dhe e provon shumëfish shqiptarësinë e këtij heroi, Millosh Kopiliqit. Autorja thekson se traditat historike janë e ruhen të gjalla në Dardani, në Kosovën e sotme; ky shpirt heroik vjen nga Milloshi e gjer tek Adem Jashari. Një meritë tjetër e studimit është ballafaqimi i tezave dhe mendimeve më të ndryshme të autorëve dhe institucioneve të shumtë shkencorë. Heroi përfaqëson rrënjët kristiane-europiane të shqiptarëve Cikli i këngëve për Betejën e Kosovës më 1389, në variantet e ndryshëm, i mëshon faktit se Millosh Kopiliqi përfaqëson heroin iliro-arbëresho-shqiptar, me rrënjë në Ilirinë e lashtë, Arbërinë mesjetare dhe Shqipërinë e kohëve të reja. Ai si hero përfaqëson rrënjët kristianeeuropiane të shqiptarëve. 112


Edhe një test gjuhe për deputetët dhe të zgjedhurit sipëranë Artistikja është gjithnjë e thjeshtë, sepse komunikon me të tëra shtresat Shënime mbi librin “Beatifull Amerika” të Prof. A. Ficos ) Jetojmë kohët, kur lexuesit janë të paktë, për shumë arsye objektive, por dhe për mangësi të theksuara të autorëve. Disa prej tyre, duan të imitojnë shkrimtarët dhe humbasin çdo ngjyrë origjinale. Të tjerë shkruajnë romane, pa pasur nevojë të shkruajnë dhe një tregim. Sidoqoftë, libri e luan rolin e vet pozitiv, sepse e ve mendjen njerëzore në veprim. Kur shteron dëshira, për të shkruar libra, vdekja kulturore ka ndodhur. Lexuesit e ndjejnë nevojën e librit të mirë, përpara se ai të botohet. Këta libra shtjellojnë subjekte jetësore dhe i përmbahen standardeve gjuhësore dhe atyre artistike emocionale. Një libër i tillë është “Beatiful America” (Mozaik shkrimesh) e autorit Prof. Agron F. Fico, botuar në 2014. Autori na ka dhënë, të bashkuara 57 shkrime me tematika dhe personazhe të ndryshëm, që i bashkon një gjë e vetme: shqiptarizma e dashuria për Amerikë. Një bashkëbisedues më tha se titulli anglisht

nuk do t’i shkonte një libri të shkruar shqip nga një albanolog. Kjo vërejtje nuk qëndron gjithnjë dhe veçanërisht në këtë rast. Libri i Petro Markos “Hasta lavista” e ka lenë hapur këtë shteg.


Agron Fico

Shprehja “Amerika e bukur” shqiptohet në të tëra gjuhët e botës, por e shqiptuar anglisht, është orgjinalisht e bukur, ashtu siç e kanë bërë Baballarët e kombit amerikan. Amerika është e bukur në përmbajtjen e shtetit multietnik, multifetar, multiracor dhe kulturor. Të tëra kulturat veprojnë njëherësh dhe e bëjnë atë, “Beatiful”. Autorin e njoh në rininë e hershme. Jemi bashkënxënës të shkollës “Drita” dhe të gjimnazit të famshëm të Gjirokastrës. Ai ishte fëmijë qytetar, krejt i veçantë, për sytë tonë, nxënësve të ardhur rishtas nga fshati. Ishte i shkathët, i bukur, mbahej pastër dhe krenar. I pa diskutueshëm “I shkëlqyer” në të tëra mësimet, kryesisht në gjuhë, prandaj ishte i përkëdheluri i Thoma Papanos, një personalitet i shquar i kulturës dhe arsimit gjirokastrit dhe mbarëkombëtar. Agroni gjimnazist ishte nxënës autoritar, që sfidonte komitetin e rinisë së shkollës. Është bashkëkohës i Ismailit, Dritëroit, Agim Shehut, Ibrahim Tafilaj, Luan Kapaj, Jorgo Bulo, Kristian Bukuroshi, Hulsi Hako, Vedat Shehu , Bardhyl Xhama etj., por këta ishin të profilizuar në rrethet shkencore, gjuhësore ose atë letrar, sipas prirjeve. Agroni aktivizohej në shumicën e rretheve jashtëshkollore. Ishte koha që shumë maturantë dilnin jashtë shtetit, për studime universitare, por Agronin nuk e çoi shteti komunist, sepse duket nuk plotësonte kriteret biografike. Pak kam dëgjuar, gjatë veprimtarisë së Agronit, gjatë monizmit, por e dija, që i ishte përkushtuar folklorit. 114


ESE

Mendoja se nuk ishte e mjaftueshme kjo fushë, për një ish nxënës të shkëlqyer dhe me profil të gjerë. Jeta i vendosi gjërat në vendin e vet. Ai u shqua në albanologji, mësuesi, gjuhëtar, autor botimesh të shumta dhe veprimtar atdhetar i kudo ndodhur. Për të hyrë i përgatitur në shkencë, mësoi autodidakt dhe me themel anglishten, duke arritur të bëhet mësues, në atë gjuhë. Në të tëra fushat studimore, veshi kostumin e titullarit. Si autor bashkon inteligjencën natyrore, shkëlqimin e nxënësit, formimin akademik, për të na dhënë librin, që bëjmë fjalë dhe do mundohem ta sqaroj disa dukuri të tij. Libra të tjerë te tij nuk kam lexuar, shkrime po. Kush shkruan për vete, është shumë më i besuar se ai, që flet për vete. Përmbajtja e bën jo thjesht libër reference, për studiuesit, por të rrallë, në llojin e vet për larmin e temave, që shtjellon dhe formën e thjeshtë të paraqitjes të mendimeve. Artistikja, Artistikja është gjithnjë e thjeshtë, sepse komunikon me të tëra shtresat. Shumica e materialeve i përket miqësisë me Amerikën dhe rolin e kombit të madh në fushën e gjerë dhe problematike, të faktorit shqiptar në Europë. Ekzistenca e 2 shteteve shqiptare është e lidhur drejt për drejt me veprimtarinë specifike të tre Presidentëve amerikanë, përveç veprimtarive të Departamentit të shtetit, në marrëdhënie me të dy shtetet tona. Për këtë problem të rëndësishëm të shtetit dhe kombit, ka shumë shkrime në gjuhën shqipe dhe angleze. Të tërë kanë vlerën dhe orgjinalitetin e tyre, sepse janë në shërbim të një misioni të madh. Trajtimi i problemit nga Prof. Fico është disi më specifik. Fraza dhe mendime të shkurtra dhe të ngjeshura.


AGRON FICO

Shqipe e kulluar, pa asnjë fjalë të huaj, ose dialektiale. Referenca të sakta dhe bindëse e bëjnë tregimin e Ficos një prozë të letrarizuar dhe të dokumentuar. Ngjajnë me shkrimet e Konicës dhe të Nolit. Për të tëra tregimet është e njëjta prozë, i njëjti brumë, sepse autori Fico nuk di të shkruaj ndryshe, veç kështu, siç na është paraqitur në këtë libër. Secili tregim i librit, mund të jetë një mësim didaktik, për njerëzit e shumtë, që shkruajnë në trojet tona, përfshi dhe shumë shkrimtarë të rinj.

Burimi nga eshte marre foto: gazetadita.al

Kjo është e përgjithshmja e shkrimeve të “Mozaikut “. Ai , që merr përsipër të bëjë një recensë si kjo që po bëj unë, duhet të vendosi në dukje dhe mangësi të veprës . Me këtë tendence e pashë dhe veprën e autorit Fico. Shkrimet e veprës mund t’i quash perfekte, sepse nuk mund t’u shtosh, as të heqësh gjë. Këtë mendim dua ta shtjelloj më gjatë. Në fakultete ku mësohet gjuha, gazetaria, deklamacini, bëjnë shumë mirë të praktikohen edhe me shkrimet e Ficos. Nuk them se vetëm Fico shkruan bukur dhe gjakftohtë shqip. Ka dhe të tjerë, por shkruan shqip dhe rrok një diapazon të gjerë tematik, 116


ESE

që fillon nga eposi i Kreshnikëve, atdhedashuria, albanologjia, diaspora, vijon tek letërsia, tek politika dhe problemet e rëndësishme sociale, që ka kaluar vendi dhe aleatët.

Pë rshkrimi dhe origjinaliteti i trajtimeve nuk mund tëjetëstandard. (I.Foto) Gjuhëtari shkruan për gjuhën, por ta përdorësh gjuhën si instrument të pastër në të tëra tematikat, nuk është dhe kaq e thjeshtë. Për te sqaruar këtë, që sipertregova, do të ndalem shumë tagent në pak dukuri dhe disa shkrime të “Beatiful”it. 57 shkrimet janë të pa varura, secili mbart ide, dukuri, probleme dhe zgjidhje, si të kesh lexuar një libër të tërë, të shkruar mirë dhe me përgjegjësi.

burimi nga eshte marre foto: Gazte Standard

Te shohim njërin, që nuk është më tipiku, “Fjalori enciklopedik, një botim kaotik”. Në libër ndodhet në faqen 225 . Bëhet fjalë, për një botim nga më seriozët, që mund të botoj një Akademi e një shteti. 117


AGRON FICO

Mendimet tërësore, për Akademinë, autori na i jep në faqen 92, ku është bërë skaneri i akademisë, me një frazë të vetme. Sekretari i Akademisë, nuk i përgjigjet letrës së një Akademiku të vërtetë vendas, siçështë realisht Fico, pikërisht për botimin, që konsiderohet nga më seriozët. Më pas jepet letra që i është drejtuar n/Kryetarit, Salvator Bushati, një emër i pa dëgjuar në shkencë, por N/ Kryetar i Akademisë. Autori i letrës, i shpreh , me modesti autoritetit shkencor, legjitimitetin e përfshirjes së emrit të tij në fjalorin enciklopedik. Në 3 faqe ka dhjetëra mesazhe, për gjendjen e shkencës, personelin drejtues, mungesën e korrektesës zyrtare e dhjetëra të tjerë. L exuesi kupton se jemi përpara një administrate akademike të mirëpaguar por pa institucion akademie. Antishqiptarizmi në enciklopedinë e Maqedonisë Të shohim një shkrim tjetër. “Antishqiptarizmi në enciklopedinë e Maqedonisë” shkruhet në faqen 251. Është një shkrim, më pak se dy faqe. Problemi sado i njohur, mu duk sikur e lexoja për here të parë, sepse ishte shprehur saktë, shkurt, shqip dhe shkencërisht. Është studim i plotë dhe bindës i problemit. Ka shumë mundësi, që do të më duhet një referencë, për këtë problem, do t’i drejtohem “Beatifull”-it të Ficos 251. Nuk e teproj po të shënoj se të tërë sythat kanë përmbajtje të zjarrtë atdhetare dhe shkencore . Janë studime të mirëfillta sythi për F. Konicën, Eposi shqiptar, Eposi kosovar, Kultura çame, “Aulona Interfolk Festival” etj.. Studimet, që trajtojnë probleme të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve Kadare, Çabej, Peter Prifti, Agim Shehu, 118


ESE

janë konsiderata të përkora të veprës së tyre, në shërbim të Kombit. Na ka dhënë material të mjaftueshëm , për personalitete më të reja, që japin ndihmesë të shquar në kulturë dhe atdhetari. Në këtë plejadë përfshihen : Reuf Fico, Peco Kagjini, Selahedin Velaj, Baca Ahmet Zherka, Gjergj Ded Vukaj, Luigj Cakaj, Agim Mero, Agim Zogaj, Pirro Mani – dramaturg, Fron Nahzi, Agim Perolli dhe shumë veprimtare të shquar të Diasporës. Në secilin shkrim zemra e autorit rreh bashkë me atë të personazhit. Për të sqaruar këtë fakt le të përmendim shkrimin, për Adem Jasharin, qëjepet nëfaqen 157. Në jetën e të tërë personazheve të përshkruar, autori bëhet pjesë e problemit dhe e zgjidhjeve, që personazhet i janë përkushtuar. Ka mbi tre dekada, që gradat shkencore të Shqipërisë janë moralisht të zhvleftësuara, në shumicën absolute të rasteve. Falsiteti i shkencës i ka paraprirë dështimit të shtetit ligjor të tranzicionit. Nga sa folëm për veprimtarinë e Prof. Dr. Agron Ficos, bëhet e qartë se ka ende personalitete, që nderojnë gradat shkencore të vendosura me punë, përpara emrit të tyre. Brezi i ri shkencëtarëve do të mundësoi ngritjen e një Akademie, në vend të pesë akademive shterpa, që aktualisht vegjetojnë në trojet tona. Një Akademi dinjitare meriton Kombi shqiptar, me histori dhe kulturë të lashtë në Europë. Illo Foto, studiues, në NY – gusht 2014 Publikuar me 03.09.2014, klik ketu 119


AGRON FICO

Megjithese ka botuar per nje kohe te gjate, libra, studime e punime te formatin hardware (sic) ne shtepi te ndryshme publikuese, Prof. Fico eshte kujdesur te bashkebisedoje edhe me lexuesin e epokes se internetit permes artikujsh e punimesh te ndryshme ne shtypin ditor. Tashme ai ka hapur profilin personal ne ISSUU – platforma me e madhe ne bote e publikimit digjital (> 220.000 lexues dhe autore) ku paraqitet me 2 e-books. Ky liber eshte e-book nr.3 dhe se shpejti lexuesi Shqiptar nga cdo vend i botes do kete mundesine te lexoje dhe nje perbledhje cilesore ne e-book nr.4

Tirane – Londer, 2019 120


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.