ESE KUJTIME ANALIZA
Agron Fico Londer - Tirane, 28 Qershor 2018, botuar ne bashkepunim me Dr. Besi / DBMI
TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA
Kopirajt © Prof. Agron Fico, 2018 Lajmerim per librin elektronik sipas te Drejtes te Autorit. © A. Fico Qershor 2018. Te gjitha te drejtat e rezervuara per: Ese, Kujtime, Analiza. Ndalohet marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © Prof. Agron Fico, Tirane, Shqiperi. e-Book copyright notice: an ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from: copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).
UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death.
In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death.
Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention
All rights reserved for: Ese, Kujtime, Analiza. Copyright © Agron Fico, Tirana, Albania 2018. No part of this book may be used, reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. For information contact: agronfico@gmail.com Book & Cover design by Dr. Besi/DBMI.
Parathenie Me Prof. Agronin njihem me gjate se me shumicen e personave qe jane sot ne jeten time. Ngelet nje mik i vyer i babait tim te ndjere, Esat Braha, me te cilin kane punuar ne Institutin e Folklorit ne Tirane. Nje miqesi qe e ruajten dhe pasi i ndau jeta ne pune e halle te ndryshme. E mbaj mend qekur isha femije per fisnikerine e tij dhe akoma ruaj te njejten pershtypje. Dita qe jemi takuar rastesisht online, ka qene nder me te bukurat ne keto pak kohe qe jam kthyer ne Shqiposfere - normalisht nuk I perdor mediat sociale, vecse per projektin DBMI – dhe menjehere mu perfytyrua sic me kujtohej nga 3-4 dekada me pare.
Te dy dhane me te miren e tyre ne ruajtjen e kultivimin e tradites historike, gjuhesore, folklorin e etnografine; per ti percuar tek brezat dhe te lene nje legacy (sic) per kombin. Prof. Agroni me bujari ka ndare me mua disa ese te cilat i kam publikuar online per lexuesit e DBMI. Kete radhe botojme se bashku nje e-book te plote per cdo lexues Shqiptar ne bote; me disa punime te meparshme por dhe te reja. Lexim te kendshem. Dr. Bestar Braha per DBMI Projekti no.1 informativo-edukativ per mjekesine Shqipe online.
AGRON FICO
Agron Fico, jeta dhe vepra ne nje mini-bio Prof. Dr. Agron Fico është albanolog; gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i shqipes për të huaj; autor botimesh të shumta, figurë e njohur publike në Shqipëri, Diasporën në Amerikë e më gjerë. “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” Është shtetas amerikan dhe ”Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës. Profesori, gjuhëtari që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin kinez, Pekin, (1961-1965) dhe Miçigan. SHBA, (1996-2000). Dijetari që përfaqësoi shkencën e kulturën në një varg konferencash shkencore, kombëtare e botërore si, në Amerikë, Kinë, Greqi, Rumani, Turqi, etj. Në vitin 2000 në Finlandë në Kongresin e VI-të botëror për çështje të post-komunizmit në Europë, e gjetkë. Ndër arritjet më të shquara përbën fakti se Profesor Fico është i pari studiues që zbuloi, në Bibliotekën e Harvardit (në mars 1996) dhe e bëri të njohur, fondin e Epikës Heroike shqiptare, mbledhur më 1937 në Shqipërinë e Veriut nga shkencëtari amerikan Albert B. Lordi, themelues i Teorisë moderne të Letërsisë Gojore.
6
ESE & KUJTIME
Mban tituj nderi: nga “Çmimi i Republikës” në Shqipëri, gjer te çmimi më i lartë universitar Kinez për arritje akademike;
si dhe përfshihet mes profesorëve më të shquar universitarë amerikanë, me “Ëho's Ëho Among American's Teachers, 2000”;
më 1981 u bë Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë; N.Kryetar i Akademisë ShqiptaroAmerikane të Shkencave e Arteve, New Jork.
Botimet më të vlerësuara janë:
“Profesor në tre kontinente”, SHBA 2004;
“Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006;
“Rilindja e Shqipërisë Etnike”, Tiranë 2009,
“Beautiful America-Mozaik shkrimesh” Tiranë 2014
“Zbulimi i Eposit shqiptar në Harvard” Albert B. Lord” Tiranë 2016
7
LASHTËSIA E GJUHËS SHQIPE DHE SMIRA SHOVINISTE MAQEDONASE
Më 22 mars të këtij viti gazeta e famshme “The New York Times” botoi një shkrim-ese me titullin: Family Tree of Languages, Albanian One of the Oldest. Në frazën e parë, në fjalinë e parë, shkruhej: Albanian Language is among 3 oldest languages! What a great discovery! Albania is ancient.” Këto tri gjuhë të moçme janë:
Armenishtja,
Greqishtja dhe
Shqipja.
Nuk është hera e parë që në këtë gazetë prestigjioze botohet një zbulim i tillë. Edhe para disa viteve u botua në këtë gazetë një studim i Akademisë së Shkencave të Suedisë që përmendte gjuhën shqipe si ndër më të lashtat dhe e vetmja origjinale. Ne, shqiptarët, duhet ta vlerësojmë këtë fakt, pohimin publik për lashtësinë e shqipes, sepse ka edhe botime të mirëfillta shkencore që shqipja është hequr nga harta e gjuhëve të botës (shih: Eqrem Çabej - Hyrja në Indoeuropianistikë, 2008, përgatitur nga Brikena Çabej, Ledi Shamku Shkreli.) Albanologët e shquar shqiptarë, si gjuhëtari i madh Eqrem Çabej dhe albanologë të huaj, kanë theksuar lashtësinë e gjuhës shqipe dhe origjinalitetin e saj. Një plejadë e madhe studiuesish të huaj, duke filluar nga shek. XVII dhe gjer në ditët tona, i janë kushtuar studimit të gjuhës shqipe, aspekteve më të ndryshme të saj. Po përmendim disa syresh si: G. W. Lejbnic, Hans Tunman, Johan G. Herder,
ESE & KUJTIME
Hahn, që njihet si pionieri i studimeve shqiptare (Hahn është një gjeni, thoshte N. Jokli), për të vazhduar me Franc Bopin, Jakob Falmerajerin, Gustav Mayerin, që Çabej e cilësonte si “themeluesin e vërtetë të studimit të gjuhës shqipe etj., etj. Një analizë më të gjerë të prurjeve të albanologëve shqiptarë dhe të huaj për gjuhën shqipe do ta gjeni në librin e profesor Xheladin Gosturanit “Historia e Albanologjisë”, Tiranë, 1999, me 304 faqe. Poeti i madh i Rilindjes shqiptare, Naim Frashëri, e ka shpallur krenarinë për bukurinë dhe lashtësinë e shqipes në vargjet: Bota që kur është zënë, Shqipëria gjall’ ka qenë. Pellazg’ u thoshin më parë, Më së fundi shqiptarë. Gjuh’ që flisnin Perënditë, Atë flisnin pallazgjitë, Atë kanë shqiptarët.” (Naim Frashëri: Vepra letrare, 1999, f. 123)
Pavarësisht nga metafora poetike në këtë vjershë, mund të thuhet se gjuha shqipe, si ndër më të lashtat në gjirin e gjuhëve indoevropiane, është një gjuhë komunikuese qytetëruese me vlera të shumta linguistike e artistike, me aftësi të pamasa shprehëse dhe ligjëruese. Gjuha shqipe, si tipari kryesor i kombit shqiptar, ka një histori zhvillimi dhe përparimi plot sfida të ndryshme. E lindur në agimin e njerëzimit ajo ka qenë e përndjekur dhe e ndaluar. 9
AGRON FICO
Rilindësit tanë vizionarë e kuptuan se boshti kryesor i zgjimit dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare do të ishte gjuha shqipe. Më 1879 u krijua Alfabeti shqip ose Alfabeti shqip i Stambollit i cili, siç e quajti Asdreni, “ishte një agim për shqiptarët”. Ky proces, d.m.th. miratimi i një alfabeti gjithë-shqiptar u bë në Kongresin e Manastirit më 1908, ndërtesa muzeale e të cilit, para disa ditësh, u sulmua egërsisht nga ekstremistët maqedonas, që tërbohen nga madhështia dhe fisnikëria e gjuhës shqipe. Rilindësit e mëdhenj kuptuan nevojën historike se gjuha shqipe, shkollimi i shqiptarëve në gjuhën amtare, do t’i ndërgjegjësonte në luftën me armë kundër sundimit turk osman. Nuk është rastësi që ndër viktimat e para të shqiptarëve në luftën e tyre për liri dhe pavarësi u bënë mësuesit patriotë si Dhaskal Todri, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi etj. Shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë të rruzullit tokësor. Zbulimet arkeologjike, dokumentet historike, dëshmitë e historianëve klasikë, të historiografëve të periudhave të ndryshme historike, mbi të gjitha vetë gjuha shqipe, provojnë katërcipërisht lashtësinë e shqiptarëve. Dijetarët e shquar, që i përmendëm edhe më lart, thonë se shqiptarët janë një popull autokton, një popull i moçëm, pasardhës i banorëve më të parë të gadishullit ballkanik, një ndër popujt më të lashtë të Evropës dhe të botës. 10
ESE & KUJTIME
Ata thonë se shqiptarët rrjedhin nga pellazgët e dikurshëm. Përfaqësuesi i kësaj teze është albanologu gjerman Georg Von Hahn. “Të gjithë dijetarët e sotëm bashkohen me mendimin se shqiptarët janë stërnipër të ilirëve të moçëm dhe se gjuha e tyre është faza më e re e ilirishtes së vjetër” , shkruan Eugen Oberhummer, profesor i gjeografisë historike në Universitetin e Vjenës. Kaosi politik në Maqedoni dhe grindjet e stërzgjatura ndërpartiake, mungesa e stabilitetit politik e shoqëror, janë shprehje e krizës së shoqërisë maqedonase dhe pasojë e ndërhyrjeve nga faktorë të jashtëm e në radhë të parë të faktorit rus. Përpjekjet dhe manovrat djallëzore që bëjnë forcat antidemokratike të Maqedonisë për të fajësuar të ashtuquajturën “platformë shqiptare”, “platformën e Tiranës”, e cila ka në thelbin e saj kërkesën për gjuhën shqipe si e drejtë kushtetuese dhe historike, janë tërësisht të pavërteta dhe shpifëse... Shqiptarët janë element shtet-formues dhe jo “minoritet etnik” që do të lejohej përdorimi i gjuhës shqipe vetëm në zonat e banuara nga shqiptarët. Qëndrimi antishqiptar i këtyre qarqeve shoviniste maqedonase është në vazhdim edhe të qëndrimeve të tjera, si qëndrimet në të ashtuquajtur Enciklopedi të Maqedonisë, ku përdhosen figura të mëdha të kombit shqiptar, Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, Nënë Tereza etj.
11
AGRON FICO
Ky qëndrim antishqiptar nuk është një dukuri rastësore. Sajesa e kësaj dukurie është një prodhim i mitologjisë antishqiptare sllave. Gjuha shqipe dhe kombi i lashtë e autokton ilir-arbëreshshqiptar, që e flet atë nga fillesat e njerëzimit, siç pohoi edhe një herë eseja e botuar në gazetën “The New York Times”, ka krijuar një kulturë, art e letërsi të bukur dhe me mesazhe miqësore dhe paqësore. “Gjuha shqipe – ka shkruar gjuhëtari i madh Eqrem Çabej, është tabani i tabanëve të kombit”, prandaj edhe shqiptarët në Maqedoni janë aq të përkushtuar, të vendosur dhe të palëkundur për kërkesën e tyre kushtetuese, për gjuhën shqipe, që Rilindësi madh, poeti Naim Frashëri, e quante gjuhën shqipe si “Gjuhë e mirë, e ëmbël... e bukur e plot vlerë.” Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C. Tiranë, 24 mars 2017 Botuar te gazeta ‘TELEGRAF” 28 mars 2017, f.17 KOMENTE PER ESENE E BOTUAR: I nderuar profesor A. F. Fico ! PRANONI JU UTEM urimet e mia per ANALIZEN shkencore lidhur me gjuhen shqipe ne kuadrin e '' FENOMENIT MAQEDONAS '' ku situata atje eshte mjafte e turbullt . Ka ardhur koha qe maqedonasit te kuptojne se nuk mund te ''mbulojne dote diellin me shoshe '' , por te perballen me realitetin se ne fund te fundit pa shqiptar nuk ka Maqedoni .Vlere per JU profesor i nderuar qe ndizni driten e vlerave ndaj kesaj supervlere te KOMBIT SHQIPTAR . Do te ishte shume mire qe te kishim pare nje reagim te tille ne blloke nga institucioni me i larte i shkences , Akademia e Shkencave e Republikes se Shqiperise , por gjithesesi edhe njehere faleminderit per kontributin Tuaj te pacemuar . Nga Ramiz Doko
Tirane me , 28 . 03 . 2017
12
ESE & KUJTIME
I dashur dhe i nderuari Prof. Dr. AgronF.Fico HK. Edhe pse jeni nxituar te me kritikoni (u tregoj se me coi respekti per ju ta zbuloj, ta lexoj dhe t'jua dergoj te tjereve edhe kete studim me konkludime t'uaja teper te vleresuara per gjuhen tone te lashte, "Gjuha e vjeter shqiptare!" e mrekullueshme! e analizuar dhe zberthyer shkencerisht nga disa dijetare te huaj ne nje nga faqet e gazetes me te lexuar ne Nju Jork) te pergezoj dhe t'dergoj vecse Urimet! Miqesish (piktori-skenograf) Astrit Tota NY E-mail, 28 mars 2017 Profesor i dashur, Të përgëzoj për esenë e shkruar me kaq dinjitet e profesionalizë që na edukon e na bën të ndjehemi krenar. Të fala edhe zonjës Lirie! Ps. shkrimin do ta përcjell edhe në mediet tjera. Me shumë mallë e respekt, Qazimi Qazim Doda NNSB - Worldwide Investigative Reporter (E-mail-28 mars 2017) I dashur Prof. Agroni. Te falenderoj per korrektese dhe tani nje gje tjeter na doli: do te lutem nese ka mundesi lexoni pak me poshte dhe a mundet ta ndihmojme me tej Ilirin...Kerkon Link-un direkt te NY Times.... per tu zgjeruar me tej ne punimet tuaja dhe gjuhetareve te huaj me kerkesa gjuhesore akademiko-shkencore per gjuhen shqipe ----- Forwarded Message ----From: ilir tota <ilir.tota@gmail.com> To: Astrit Tota <astrit_tota@yahoo.com> Sent: Tuesday, March 28, 2017, 7:57:57 AM EDT Subject: Re: Fw: Artikulli ne gazeten "The New York Times" A mundet (dikush) te me coje linkun direkt te NY Times. Falenderoje edhe nga une Prof. Dr. A. F. Fico-n per analize te vertete shkencore dhe percielljen e artikullit...
13
AGRON FICO
Faleminderit , I dashur Agron , qe ma dergove kete mesazh , per gjuhen e bukur tonen , me te cilen krenohemi , perpara botes se qyteteruar .E kisha pare kete lajm ne gazete , por sqarimi yt , eshte nje vlere e shtuar , jo thjesht per mua , por per shtetin dhe kulturen shqiptare . Kam mendimin , se mesazhi yt duhet te zgjoi Ministrine e Kultures dhe te tera mediet audovizive , per te ndertuar nje pune me te dendur , sic bene edhe deshmoret e pavdekshem te gjuhes tone . Ne jemi perndjekur kryesisht per gjuhen . Ose jane te rralle kombet ose nuk ka fare , qe u eshte ndaluar gjuha dhe jane persekutuar , ne kete fare feje . Vetem , per kete fakt duhet te zhvillojme nje veprimtari shkencore te pa pare , duke marre shkas edhe nga kriza maqedonese , qe ka ne baze refuzimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare . . Si mund te ndodhi nje refuzim I tille idiotesk , ne shekullin e 21 ! Te lutem , dergoe mesazhin tend , ne te tera instancat , qe kane mundesine te vene ne levizje te tera potencialet , ne te tera trojet dhe ne Diaspore . Na ka dhene nje baze mbeshtetese gazeta me e madhe e botes , por eshte ngritur edhe injoranca maqedonase , qe eshte vijim I asaj greke , dhe sllave . Une do te bej aq sa mundet , per ta popullarizuar me te tera menyrat , kete meazh jetik , per te arthmen e kombit, por mundesite e mija jane minimale , per te kontribuar . Nuk e nenvleresoj rolin e sejcilit shqiptar , kudo dhe kurdohere , ne popullarizimin e ketij problem madhor . Gjithkush ka dicka , per te bere , per te thene per ate qe na ka mohuar historia . Sado pak duhet te kontriboi sejcili ne dobi te gjuhes tone , me vlera monumentale boterore . Medjat nuk kane pse te mos krijojne tryeza te gjalla diskutimesh , duke pakesuar analizat bajate politike . Vete prosperiteti I gjuhes eshte politike e gjalle dhe shume dobiprurese , per kombin , qe e pret nje e arthme shume e ndritur dhe qe I eshte mohuar nga ideollogjite reaksionare fqinje , te rigjalleruara ne kete dekade . Te perqafoj fort dhe te uroj shendet : Illo Foto (E-mail: 29 mars 2017) I dashur Agron, Ju dergojme urimet dhe pergezimet tona per esene e bukur, interesante dhe kuptimplote Lashtesia e gjuhes shqipe dhe smira shoviniste maqedonase. E lexuam bashke me Nikoleten, ju kujtuam me mall ti dhe Lirine, dhe u gezuam qe je gjithenje ne aktivitet. Ju kujtojme sa here mblidehmi me shoqeri. Iket ju dhe grupi polifonik gjirokastrit mezi mbahet me kembe. Edhe ne jemi mire. Une sot mbarova faqosjen dhe pres kopertinen e librit Prejardhja dhe Formimi i Popullit Shqiptar vellimi i pare (rreth 600 faqe). Javen tjeter do ta dergoj per botim ketu ne Amerike per here te pare. Do te takohemi e te cmallemi kur te vime ne maj (do rrime vetem nje jave) ne Shqiperi. Ju urojme shendet e gjithe te mirat (E-mail -30 mars 2017),
14
ESE & KUJTIME
Prof.Albana Fico falenderimi i dyfishte i takon Prof.Dr.Agron Ficos ; se pari per analizen e mirefillte mbi gjuhen shqipe dhe se dyti per menyren se si ka prinderuar duke i dhuruar shoqerise shqiptare nje Qytetare te denje per kete emer. Sinqerisht E.C. (Elona Caslli )
On 4 Apr 2017 11:00, "Albana Fico" <albanafico@gmail.com> wrote: Sapo takova Bajramin. Edhe atij i kisk pelqyer shume. Te perqafoj
Pershendetje nga Nju Jorku i dashur dhe i nderuari Profesor Agron F. Fico. Gjurmet e impenjimeve t'uaja studimore akademiko-Shkencore, reflektojne shkelqyeshem dhe pa nderprerje edhe ne Nju Jorkun t'uaj dhe vazhdon e mbetesh dijetar-kollos mes nesh! Me mall dhe respekt, Astrit Tota. NY. . ----- Forwarded Message ----From: Naum Prifti <naumprifti@yahoo.com> To: Astrit Tota <astrit_tota@yahoo.com> Sent: Tuesday, April 11, 2017, 5:03:40 PM EDT Subject: Re: Ese per gjuhen shqipe dhe cmiren maqedonase (Sot te TELEGRAF) Një artikull me argumente bindëse dhe konkrete për lashtësinë e gjuhës shqipe. Përgëzime dhe Urime Prof. Agronit. Faleminderit Astrit.. Me respekt Naum Prifti. On Tuesday, March 28, 2017, 8:25:46 AM EDT, Astrit Tota
15
AGRON FICO
Zbulimi Eposit Shqiptar ne Harvard Alber B. Lord Plot 50-vite më partë (qershor 1966-qershor 2016 ) erdhi në Shqipëri, Tiranë, shkencëtari i shquar amerikan Albert B. Lordi për të marrë pjesë në simpoziumin e Shoqatës së studiuesve të Europës JugLindore. Simpoziumi do të diskutonte për zhvillimet dhe perspektivat e Folkloristikës të vendeve pjesëmarrrëse.Në shoqatë, përveç shteteve te Europës Juglindore, mirrnin pjesë edhe përfaqësues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Pati një ngërç diplomatik për ardhen e përfaqësueve të këtyre dy vendve, që tashmë nuk kishim asnje lidhje, madje as marrëdhënie diplomatike. U desh nderhyrja e udhëheqjes së lartë që të lejohej hyrja e tyre ne Shqipëri. Vlen te përmendet një fakt domethnës për atë kohë që Prof. amerikan Albert B. Lord me një leter te shkurtër pyeste se a mund të sillte me vete edhe nje magnetofon te vogel për inçime te progamit që pritej të zhvillohej. Kjo dëshmonte faktin që Shqipëria e rreshtuar ne frontin kundër imperializmit amerian dhe atij sovjetik, perceptohej, por edhe ishte një vend antidemokratik dhe i errët, që propaganda armiqësore antishqiptare e qarqeve serbo-greke , e kishte paraqitur edhe me keq, si katran të zi. Isha caktuar si shoqërues dhe perkthyes i Alber Lordit. As e kisha parë në ndonjë fotografi dhe as kisha degjuar më pare . Letra për të sjellë edhe nje magnetofon me ndihmoi qe sapo dolli nga dera e avionit me magetofon te tipit Uher në njerën dorë , t’i drejtohem dhe t’i uroj mireserdhjen.
16
ESE & KUJTIME
Gjatë kthimit nga aeroporti i Rinasi, tani “Aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza” Prof. Lordi, midis bisedave, me shqiptoi edhe të rrokëzuar vargun nga eposi heroik: Ha-li-li i-a h i p i k a-l-it.
Në Tiranë, si edhe në vizitat në Durrës, Krujë dhe Shkodër, duke qënë pranë Lordit mësova se gjatë vititi 1937 kishte qënë në Shqipërinë e veriut dhe kishte mbledhur këngë si dhe kishte dëshirën për botimin e tyre në një vëllim të veçantë.
Albert B. Lord nga libri Zbulimi Eposit Shqiptar ne Harvard
Rrethanat historiko-politike, vetë-izolimi ekonomik-politik, kulturore shkencor etj., që ndiqte me egërsi shteti totalitar shqiptar, urrejtja ndaj imperializmit, e veçanërisht amerikan, ishte bërë perdja e hekurt që ndalonte dhe dënonte ashpër çdo marrëdhënie me të huaj. 17
AGRON FICO
Ardhja e Profesorit të shquar amerikan Albert B. Lord në qershor 1966, shoqërimi me të, edhe me detyrën e përkthyesit, këmbimi i letrave të para pas largimit nga Shqipëria, u bënë nxitje për njerëzit e errësirës, të Sigurimit të shtetiti, që të shihesha si “agjent i imperializmit amerikan”.
Në këtë qëndrim armiqësor ndaj meje një rol të veçantë luajtën ambiciet, paaftësia drejtuese, frika e humbjes së karriges dhe postit, të drejtorit të Institutit të Folkloriti Zihni S., dhe të elementëve me karakter të dobët dhe të paaftë që drejtori mbante rreth vetes. “I …deeply regret the severe consequences to you of your friendship with my husband..” më shkruante zonja Lord më 28 gusht 1994 (Ndjej keqardhje të thellë për pasojat e rënda që keni pësuar për shkak të miqësisë me tim shoq..)
Ndryshimet historike më 1990, vendosja e pluralizmit politike demokratik, më dhanë mundësi të reja. Fillova të jap mësimin e gjuhës shqipe për personelin e parë të diplomatëve amerikanë . Kështu, siç e kam treguar me hollësi në librin “Profesor në tre kontinente” rashë në gjurmët e Lordit dhe të familjes Lord. 18
ESE & KUJTIME
Në mars të vitit 1996, pra pas 30 vjetësh, i ftuar nga zonja Lord, shkova në Massachusetts dhe punova disa javë në fondin shqiptar të koleksionit Parry-Lord. “…I am looking forward to your visit to Cambidge…” – më njoftonte zonja Lord në letrën e datës 5 janar 1995. (Mezi pres të na vini në Cambridge ). Ishte një befasi e bukur kur u ndodha para fletoreve me lëndë folklorike shqiptare të mbledhura nga Lordi më 1937 në Shqipërinë e veriut, thesare epike-heroike që kishin gati një shekull në pluhurin e arkivave. Në 12 fletore me rreth 1350 faqe ishin regjistruar me dorë këngët popullore shqiptare, ndërsa fondi zanor i regjistruar në disqe alumini (mjet që u përdor atë kohë së pari nga kompozitori i famshëm B. Bartok e pastaj nga M. Parry) përbëhej nga dhjetra e dhjetra këngëve popullore shqiptare, dëgjoje zërin e vargjet shqip të rapsodit Salih Uglianit si dhe i shumë këngëtarëve të tjerë shqiptare. Këto janë regjistrimet më të hershme të këngëve popullore shqiuptare, aty nga vitet ’30 të gjinive dhe llojeve të ndryshme, të dëgjoje Kërkimet e mia dhe zbulimi i dorëshkrimeve dhe regjistrimeve te fondit zanor të eposit shqiptar në Harvard përbënte një zbulim historik me rëndësi të veçantë. Zbulimi i këtij thesari të folklorit shqiptar, punë vlyer kryesisht e Lordit, menjëherë sapo u ktheva në Shqipëri, më 1996, e bëra të njohur publikisht. Botova një artikull të gjatë te gazeta kryesore e kohës “Bota Jonë” më 10 maj 1996. Ky kumtim shkencor u përshëndet nga intelektualë të njohur si Dhimitër Shuteriqi, Dalan Shapllo, Muzafer Xhaxhiu etj. 19
AGRON FICO
Të cilët më përgëzuan për artikullin dhe kërkimet e bëra në Harvard për eposin heroik shqiptar. Në letërkëmbim të gjerë me zonjën Lord dhe Koleksionin e Harvardit kërkova dhe ofrova ide dhe projekte për botimin e këngëve shqiptare mbledhur nga Alber B. Lord. Madje, për më tepër, edhe zonja Lord , që nga Amerika e largët , nga Cambidge, në një letër pohon publikimin e bërë në Shqipëri. “Dear Professor Fico, thank you for sending me a copy o f your fine article in “Koha Jonë” and for translating it for me. You were very generous in yout praise of Parry Callection…I shall place the article and your translation of it in Albert’s Archive in the Harvard Library..” –më falenderonte zonja Lord në letrën e 4 gushtit 1996. (I dashur Profesor Fico, ju falem nderit që më dërguat një kopje të artikullit tuaj të shkëlqyer te “Koha Jonë” dhe që ma kishit përkthyer. Me shume bujari kishit lavduar Koleksionin Parry… Artikullin bashke me përkthimin do t’i vë në Arkivin e Albertit , në Bibliotekën e Harvardit.)
Është fakt vlerësimi i zonjës Lord për kërkimet e mia në Harvard, për zbulimin e fondit shqiptar të mbledhur nga Parry dhe Albert Lord. Ja pjesë nga ajo letër:
“Qëndrimi juaj këtu në Cambridge ka lënë mbresa të gjalla dhe të ngohta tek të gjithë që u takuan me ju, duke përfshirë edhe ata të Koleksionit Parry në Bibliotekën Widener. Jam e lumtur që patët rastin të shikoni Koleksionin dhe të krijoni një ide për pasurinë e lëndës epike dhe lirike në të…”. 20
ESE & KUJTIME
Nga qershori i vititi 1966 gjer sot kam vazhduar bashkëpunimin me Harvardin dhe në libra e studime kam trajtuar këtë thesar folkloric shqiptar. Libri i sapo botuar “Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard,-Albet B. Lord “ (qershor 2016) është edhe një ekspozim publik, i të pavërtetave rreth këtyre kërkimeve , të fabrikuara nga zoti Shaban Sinani në parathënien e librit të Zymer Ujkan Neziriti –Studime për folklorin I-Eposi i kreshnikëve dhe epika historike”, (Prishtinë, 2006) Eposi heroik shqiptar ose siç njihet edhe eposii kreshnikëve është një ndër përmendoret më të lashtë, më të pasur dhe më problemorë të kulturës shqiptare. I ngjizuar që nga lashtësia gjer në kohët moderne, në të është gdhendur dhe skalitur artistikisht bota ilire-shqiptare. Universi i eposit heroik shqiptar ngërthen gjithë botën shqiptare të malësisë ; rendin shoqëror dhe familjar, virtytet e larta të shqiptariti si :burrëria dhe nderi, besa dhe mikpritja, dashuria për lirinë, zakonet dhe kanune tradicionale; besime të lashta, jeta blegtorale, natyra dhe bjeshkët e bukura etj. shkurt , një enciklopedi e jetës, kulturës dhe përjetimit artistik shqiptar. Këngët e kreshnikëve kanë filluar të botohen nga fund ii shekullit 19 dhe fillimi i shekullit 20. Me albanologun e njohur gjerman Gustav Meyer fillon botimi i këngëve kreshnike shqiptare. Ky ishte vetem një fragment prej 15 vargjesh i këtyre këngëve , të cilin e kam redaktur për vëllimin “Mbledhës të hershëm të folkloriti shqiptar” (1635-1912) f.503.
21
AGRON FICO
Viti 1937 ishte viti më i shënuar për botimin e këngëve epike legjendare. Këtë viti , në serinë e botimit të “Visareve të Kombit”, u botua nga Benard Palaj dhe Donat Kurti vëllimi i IItë me titull “kangë kreshnikësh dhe legjenda”. Në “Visaret e Kombit” prej mijëra këngësh të mbledhura , u botuan 342. Ky viti u shënua edhe edhe me kerkimet e dijetarit të shquar amerikan Prof. Albert B. Lord në disa zona te Shqipërisë së veriut. Ardhja e Lordit në Tiranë në qershor 1966 u bë i mbarë për kulturën popullore, sepse u mësua për thesarin shqiptar që ruhej ne arkivin e Harvardit, dhe kryesore më hapi rrugën për të shkuar aty, ne mars 1996 dhe të zbuloj faktikisht qindra e qindra këngë epike e lirike shqiptare te regjistruar nga dijetarët amerikanë M.Parry dhe Albert B.Lord. Ky zbulim historik i rallë i bën nder kulturës sonë kombëtare.
22
ESE & KUJTIME
Mirë historiani i shquar, po gjuhëtari i madh? Vendosja e bustit të akademikut Aleks Buda në sheshin para Akademisë së Shkencave është një akt kulturor i bukur dhe i gëzueshëm, se nderohet një historian i shquar dhe një personalitet i shkencës shqiptare, duke qenë edhe kryetari i saj në fillimet e këtij Institucioni të lartë shkencor. Është për të përshëndetur vendimi i kryesisë së Akademisë së Shkencave për ngritjen e një busti për Aleks Budën në marrëveshje me Bashkinë e Tiranës. Por mendoj se, në ketë rast mund dhe duhej trajtuar në të njëjtin vendim edhe ngritja e një busti për Eqrem Çabejn, gjuhëtarin e madh.
Aleks Buda dhe Eqrem Çabej, një dyshe dijetarësh të shquar, me vepra të shumta dhe të njohur në botën akademike edhe jashtë Shqipërisë, ishin edhe dy natyra njerëzore të ndryshme, që dukej sikur riprodhonin natyrën e qyteteve nga vinin. Ndërsa profesor Aleks Buda me natyrën e qeshur sikur të kujton Elbasanin e Ditës së Verës dhe të ballokumeve. 23
AGRON FICO
Profesor Eqrem Çabej të sjell pranë Gjirokastrën e gurtë e të ndërtesave-kështjellë, që pamjen argjend e shfaq në mëngjeset e majit, kur dielli del mbi malin e Buretos dhe vesa i jep malit të Gjerë dhe qytetit të purpurtën e argjend gati ëndërritëse. Profesor Aleks Budën e kam njohur nga afër; ai edhe si njeri ishte shembulli i intelektualit xhentëlmen, gojë-ëmbël, me një buzëqeshje pranverore në fytyrën e vet të fisme. Me të drejtë, në fjalën e përurimit të bustit, u thanë mjaft mendime e vlerësime nderuese. Nderimi i profesor Aleks Budës është edhe një çast përsiatjeje për kulturën dhe për domosdoshmërinë që të nderohen edhe mjaft shkencëtarë dhe specialist të njohur në rrafsh kombëtar. Për fat të mirë Shqipëria ka nxjerrë në mjaft degë të shkencave të ndryshme edhe personalitete me status shkencor kombëtar, të cilët me veprat e tyre i kanë sjellë dobi ekonomisë dhe shkencës e kulturës kombëtare. Natyrisht, nuk është e domosdoshme të nderohen vetëm duke ngritur buste. Kryesore është vendosja e disa kritereve shkencore e morale që këto nderime të kenë edhe pëlqimin dhe miratimin e publikut të gjerë. Ato që shohim në disa aspekte të këtyre vlerësimeve si në rastin e emërtimit të rrugëve me vendime të Bashkisë, në disa raste janë të pamerituara, por edhe me ngarkesë politike-partiake. Një rrugicë mbi të ashtuquajturin Oxhaku (mbi murin e ishAkademisë ushtarake) mban emrin e një shkrimtari me pseudonimin “xhaxhai”, një poet bejtexhi i ish-elitës komuniste. Dhe ky nuk është i vetmi rast.
24
ESE & KUJTIME
Po kështu shije jo të mirë kanë lënë edhe disa dekorime nga Presidenti i Republikës, që kanë qenë sa të pamerituara, aq edhe thjesht për kontribute partiakë. Ndërsa figura të shquara të historisë kombëtare si Rauf Fico nuk kanë asnjë vlerësim dinjitoz nga ky institucion. Kur u krijua Akademia e Shkencave, në vitin 1972, një ngjarje e shënuar në historinë e shkencës shqiptare, Aleks Buda dhe Eqrem Çabej dy figurat më të njohura gjer atëherë të shkencës ishin krah për krah. Profesor Aleks Buda u zgjodh edhe Kryetar i saj dhe profesor Eqrem Çabej vlerësohet si gjuhëtar i madh dhe i njohur gjerësisht edhe në Europë. Të dy shkencëtarë atdhetarë dhe elitarë, të dy me vepra e kontribute madhore në shkencën shqiptare. Të dy të lartësuar dhe të nderuar edhe në tribunat shkencore europiane. Akademik Eqrem Çabej është përfaqësuesi më i shquar i gjuhësisë shqiptare. Ishte dhe u bë, me një punë shkencore mbi gjysmë shekulli, ikonë e shqipes moderne. Eqrem Çabej lindi në qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Aty kaloi fëmijërinë dhe mbaroi shkollën qytetëse me nota shumë të mira. Pas mbarimit të shkollës qytetëse fitoi të drejtën e një burse të dhënë nga Prefektura e atëhershme e Gjirokastrës që të vazhdonte studimet e mesme dhe të larta jashtë shtetit. Eqrem Çabej përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme dhe universitetin e Vjenës. Po në Vjenë mbrojti edhe doktoraturën me një temë studimi italo-shqiptare. Diploma e doktoraturës mban nënshkrim nga Prof. Dr. Paul Kreçmer, Prof. Dr. Norbert Jokli dhe Prof. Dr. Karlo Paçi – korifenj të studimeve indoeuropiane. 25
AGRON FICO
Këto rezultate të shkëlqyera dëshmonin se po lindte dhe formohej një talent i studimeve të ardhshme të gjuhës shqipe. Edhe pse iu dha mundësia e punësimit në Universitetin e famshëm të Vjenës, ngulmoi të kthehej në Atdhe, ku i shërbeu me përkushtim të pamasë shkencës dhe kulturës shqiptare. Prof. Eqrem Çabej mbeti shpirtërisht i lidhur me qytetin e vendlindjes; edhe në moshën e thyer i kujtonte me mall njerëzit dhe qytetin. Kam pasur fatin e bardhë ta njoh nga afër dhe të punoj me dijetarin e shquar, Eqrem Çabejn. Ishte i thjeshtë, fjalëpakë, si dhe gjithmonë i vëmendshëm ndaj çdo njeriu, pavarësisht nga statusi qytetar. Pyeste dhe interesohej për çdo material gjuhësor, folklorik, etnografik, që sillnin punonjësit e rinj nga ekspeditat kërkimore në terren. Nuk harronte kurrë që, edhe për informacionin më të thjeshtë që i komunikoje, të shënonte në referencat: “Kumtuar me gojë nga…”. Në personalitetin e tij akademik ndriste kërkesa e lartë dhe metoda rreptësisht shkencore. Më kujtohet një diskutim i profesor Çabejt në një mbledhje të redaksisë së njohur “Studime Filologjike”. Foli fare shkurt e tha: “Kam dy vërejtje parimore”. Ndërkohë mendova se profesori i nderuar do ta përmbyste studimin. Po jo! Shprehimisht tha: “Në paragrafin e dytë të faqes së parë mungon një pikë, ndërsa në fjalinë përmbyllëse të faqes 5 duhen shënuar dy pikat e shkronjës “e” te fjala ‘stinë’”. Sado paradoksale t’i duket lexuesit të zakonshëm, kjo dëshmonte kërkesat e larta të një shkencëtari të madh. 26
ESE & KUJTIME
Kanë kaluar dhjetëvjeçarë dhe këto kërkesa më janë ngulitur thellë në vetëdijen time profesionale. Akademik Eqrem Çabej ishte një dijetar poliedrik. Arritjet shkencore i kishte madhore. Në çdo lëmë që punoi, ai vuri gurë themeli. Gjithë jeta shkencore e Prof. Eqrem Çabejt iu kushtua monumentit më të rëndësishëm të kombit, gjuhës shqipe. Në këtë lëmë Çabej u bë sa studiuesi i palodhur, aq edhe arkitekti i saj. Jeta e profesor Çabejt ka qenë plot dallgë. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar, kur shpërtheu fushata e “fletë-rrufeve” ai u bë një nga viktimat më të egra të saj.
E shikoja të dredhur para fletë-rrufeve në emër të tij që shënonte me dorën e munduar se çfarë shkruhej për të, e çdo herë me dukej më i mpakur dhe më i plakur, sepse autorët e pandëshkuar ende të këtij krimi moral-psikologjik kërkonin gjithnjë përgjigje për paçavuret e tyre, të cilat mbaronin me frazën kërcënuese: Përgjigju profesor! Thellohu! Kjo luftë morale e psikologjike e tronditi thellë profesorin e nderuar dhe i shkurtoi jetën fizike. 27
AGRON FICO
Është për të ardhur keq që askush gjer më sot nuk ka kërkuar të falur ndaj profesorit për këto veprimtari antinjerëzore. Në fushën e gjuhësisë Çabej trajtoi probleme kyçe dhe dha përfundime tronditëse, duke u siguruar studimeve shqiptare një vend nderi në gjuhësinë indo-europiane. Ja shkurt disa nga fushat e trajtuara nga Çabej: 1. Çështja e lashtësisë së gjuhës shqipe, e prejardhjes së saj, mbetet problematikë e përhershme. 2. Profesor Çabej, si njohës i thellë i historisë të gjuhës shqipe, u mor gjerësisht me shkrimtarët e vjetër si, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani etj., si dhe me të folmen e arbëreshëve te Greqisë dhe Italisë. 3. Dijetari i madh, në universin e vet shkencor, edhe pse iu përkushtua më fort çështjeve të studimit diakronik të shqipes, nuk i ka konceptuar ato të shkëputura nga çështjet e studimit sinkronik të kësaj gjuhe, pra me vëmendje trajtoi edhe problemet e shqipes bashkëkohore. 4. Studimet etimologjike përbëjnë një lëmë të veçantë e parësor të korpusit shkencor të Çabejt. Kjo detyrë, sa e vështirë aq edhe komplekse, u përballua me dinjitet shkencor cilësor nga Prof. Eqrem Çabej. 5. Çabej është etnolog, historian, gjeograf, etimolog, hartues tekstesh për shkollat, është mësues, planifikues gjuhësor. Interesi dhe studimet për folklorin janë një tjetër fushë e universit shkencor të Çabejt.
28
ESE & KUJTIME
Kudo që shkonte, në tubime shkencore europiane ose për të mbajtur leksione në Universitetin e Prishtinës, Çabej, me mendimin e thellë shkencor dhe sjelljet fisnike, linte përshtypje të rrallë. Në Prishtinë, sa herë shkonte për leksione, studentët, intelektualët e shumtë, kolegët e prisnin me nderime të veçanta. Në auditorët ku mbante leksionet ishte varur parulla: “Atë që Skënderbeu bëri me shpatë, Prof. Eqrem Çabej e bëri me penë.” Çabej për gjysmë shekulli ka punuar me përkushtim si rrallëkush dhe ka arritur përfundime të mëdha në fushën e albanologjisë dhe ballkanologjisë. Ai është dijetar i përmasave europiane. Studimet dhe artikujt shkencorë e kumtesat e Çabejt janë botuar në mjaft vende të Europës: Austri, Francë, Greqi, Itali, Gjermani, Rumani, Poloni, ish-Jugosllavi, Turqi etj. Studimet e shumta dhe në lëmenjtë më të ndryshëm të gjuhësisë shqiptare, hapën horizonte të reja në studimet albanologjike dhe sollën krijimin e shkollës gjuhësore kombëtare shqiptare dhe përbëjnë një kontribut të pashoq të këtij dijetari të talentuar. Ka ardhur koha që përmendorja e këtij shkencëtari me përmasa europiane të vendoset para ndërtesës së Akademisë së Shkencave në Tiranë, si mishërimi dhe simboli më i lartë i shkencës kombëtare shqiptare. Botuar te gazeta Telegraf 18 Mars, 2015 29
AGRON FICO
KUSH E "VRAU" PROF. E. ÇABEJIN Njoftimi i drejtores për hapjen e dokumenteve të periudhës së diktaturës komuniste se këtë vit vëmendja kryesore do t'i kushtohej “Akademikëve në regjimin komunist” është mirëpritur. Kjo shpjegohet se akademikët kanë qenë elita e intelektualëve, prandaj edhe u godit e para dhe ashpër. Madje ky ballafaqim, me të shkuarën komuniste për akademikët, do të fillojë me Prof. Eqrem Çabejin. Profesor Eqrem Çabej është mali i lartë i shkencës së gjuhësisë shqiptare, por brezi i ri, madje edhe lexuesi i gjerë nuk ka përgatitjen dhe përvojën shkollore për të ditur veprën shkencore të profesorit. Në një vështrim tërësor mund të thuhet se meritat, prurjet shkencore dhe ndikimi i tyre në fushën e gjuhës dhe të kulturës shqiptare është e pamasë. Ndofta dy nga vlerat do të ishin ndër më të rëndësishmet në veprën e tij shkencore: ajo në fushën e historisë së gjuhës shqipe dhe e dyta, marrëdhëniet e shqipes me gjuhët ballkanike dhe europiane. Vepra e tij “Studime etimologjike në fushën e shqipes”, prej shtatë vëllimesh, është një sintezë madhore e gjithë krijimtarisë së tij shkencore. Shto këtu edhe mbi 200 titujsh veprash, artikujsh e leksione mësimore, për të kuptuar madhështinë e këtij dijetari të shkallës europiane. Çabej lindi ne qytetin e gurtë të Gjirokastrës ku kaloi fëmijërinë dhe mbaroi shkollën qytetëse me përfundime të shkëlqyera. Studimet universitare i mbaroi në Vjenë (Austri). Aty Çabej mbrojti doktoraturën me temën “Studimet italo-shqiptare”. 30
ESE & KUJTIME
Këtij të riu të talentuar, që pati profesorët më të shquar të kohës, si P. Kreçmer, albanologun e shquar Norbert Jokli, arkeologun dhe historianin Karl Paç etj., i propozuan që të qëndronte në universitetin e Vjenës si asistent i profesor Joklit. Profesor Shaban Demiri na thotë: “Balta e mëmëdheut për të sapodiplomuarin shqiptar ishte më e ëmbël dhe më joshëse se bulevardet e kryeqytetit të ish-Perandorisë Austro-hungareze. Ajo e ftonte atë të kthehej në gjirin e popullit të tij për t'i shërbyer atij deri në fund të jetës.” (Shaban Demiri: “EQREM ÇABEJ Një jetë kushtuar shkencës”, Tiranë, 1990, f. 18.)
I diplomuari i universitetit të Vjenës, Eqrem Çabej, u kthye në Tiranë dhe u caktua nëndrejtor i konviktit “Malet tona” pranë gjimnazit të Shkodrës me të drejtë për të dhënë mësim në atë shkollë. Më vonë e transferuan në shkollën normale të Elbasanit, pastaj në gjimnazin e Gjirokastrës e te Tiranës etj. 31
AGRON FICO
Kudo që jepte mësim shquhej për nivelin e lartë shkencor dhe për sjelljen fisnike, siç kujtohet nga shumë ish-nxënës. Tipari më i lartë publik-shoqëror i Çabejit ishte atdhetarizmi, në kuptimin më solemn të fjalës, ku përfshihet në radhë të parë përkushtimi shkencor, intelektual gjatë gjithë jetës për mbrojtjen, zhvillimin e lartësimin e gjuhës shqipe që, siç thoshte vetë “Gjuha shqipe është tabani i tabaneve të kombit”. Në këtë hulli është edhe ligjërata që mbajti më 25 korrik të viti 1930 në ceremoninë e varrimit të atdhetarit të njohur të Rilindjes, Bajo Topullit. Ai tha, midis të tjerash: “Bajo, prehu. Dergje trupin tënd te balta jote. Për Atdhenë, që e bëre dhe na e le trashëgim, mos ki frikë! Ne djalëria betohemi... se do ta ruajmë, qoftë edhe me gjakun tonë. Flas për lirinë e kombit”. (Vep. cit., f. 30.) Vitet 30-40 të shekullit të kaluar ishin vitet e një krize botërore. Fashizmi dhe nazizmi kishin ardhur në fuqi në Itali dhe Gjermani. Bota ishte në prag të Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria, me politikën kapitulluese dhe marrëveshjet e ndryshme ushtarake, ekonomike etj. të mbretit Zog, ishte në prag te humbjes së lirisë. Ajo u bë viktima e parë e pushtimit fashist italian më 7 prill 1939. Pushuesit fashistë u përpoqën ta joshnin Çabejin me ofiqe dhe poste administrative. Autoritetet italiane më 1942 dhe gjermanët më 1943 i propozuan që të bëhej Ministër i Arsimit në qeverinë kuislinge të Tiranës, por ai nuk pranoi: “Kam hedhur poshtë çdo propozim për bashkëpunim me të huajt - shkruan Çabej në autobiografinë e vet - çdo gjë që nuk pajtohej me nderin tim si shqiptar dhe me të mirën e vendit e të popullit.” (Po aty, f. 23.) 32
ESE & KUJTIME
Një akt madhor i atdhetarizmit të Prof. Eqrem Çabejit është refuzimi i hapur për anëtarësimin në institute shkencore të krijuara nga fashizmi. Dje edhe sot shumëkush do të lëpihej, do të zvarritej si zvarranik, do të paguante, që të anëtarësohej në institute të larta shkencore, ndërsa Çabej i madh i tha jo dhe jo! Ja dhe letra e datës 27.9. 1942, drejtuar kryetarit të Institutit Mbretnuer të Studimeve Shqiptare, ku ndër të tjera shkruante: “Ju lutem, në mënyrë miqësore, të keni mirësinë e të më shlyeni nga lista e anëtarëve të Institutit të Studimeve Shqiptare. Arsyeja e kësaj kërkese është se si mis i këtij Instituti figuron Atë Fulvio Cordignano, të cilin unë nuk e njoh personalisht, veçse njihet botërisht si armik i rreptë i racës shqiptare.” (Vep. cit., f. 23.) Pas çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj nazifashistë filloi punën si mësimdhënës në Institutin pedagogjik dy-vjeçar dhe, me krijimin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, më 1957 bëhet punonjës shkencor në sektorin e gjuhësisë, që drejtohej nga Aleksandër Xhuvani. Kam pasur fatin e rrallë, që në vitet kur isha sekretar shkencor i Institutit dhe të Fakultetit të Filologjisë ta njoh nga afër dhe të punoj me dijetarin e shquar, Eqrem Çabejin. Zyra ime si sekretar shkencor ishte përballë dhomës së punës së Aleksandër Xhuvanit, Eqrem Çabejit dhe Mahir Domit, që ishte në katin e parë, djathtas, kur hyn në ndërtesën e Fakulteti të Filologjisë. 33
AGRON FICO
Çabeji ishte i thjeshtë, fjalëpakë, si dhe gjithmonë i vëmendshëm ndaj çdo njeriu, pavarësisht nga statusi qytetar. Pyeste dhe interesohej për çdo material gjuhësor, folklorik, etnografik, që sillnin punonjësit e rinj nga ekspeditat kërkimore në terren. Nuk harronte kurrë që, edhe për informacionin më të thjeshtë që i komunikoje, të shënonte në referencat: “Kumtuar me gojë nga... ” Çabej gëzonte nderimin e gjerë të punonjësve shkencorë dhe shquhet për studime cilësore. Por ndaj tij ushtrohej je presion i vazhdueshme dhe me paramendim. Shkrimet e tij shiheshin me syrin e luftës së klasave. Kështu, kur studimet e tij u botuan në dy vëllimi, vëllimi i dytë doli para të parit, që u hoq nga qarkulli, sepse në hyrjen e vëllimit të parë prof. Çabej vlerësonte me të drejtë edhe prurjet e shënuara të klerit katolik. Një rast tjetër stresues për të ishte edhe mbrojtja e titullit kandidat i shkencave . Prof. Çabej, që titullin e lartë shkencor “doktor” e kishte marrë në Vjenë, tani i kërkohej të mbronte diçka të një shkalle më të ulët, Oponente e disertacionit të Çabejit ishte profesoresha e njohur e studimeve indoeuropiane, sovjetikja Desniskaja. Ishte prekëse kur ajo, gjatë referimit, i drejtohej kandidatit me fjalën nderuese “uvazhaja profesor Çabej” [i nderuar profesor] vazhdimisht. Ajo grua e mençur nderonte kolegun e vet, që pushteti popullor e kishte vënë në pozitat e nxënësit. Prof. Eqrem Çabejin e kishin ndaluar ndalohej të dilte jashtë shtetit, edhe pse të shumta ishin ftesat për pjesëmarrje në forume, konferenca e kongrese ndërkombëtare për problem të gjuhësisë.
34
ESE & KUJTIME
Pas vitit 60 të shekullit të kaluar qëndrimi ndaj tij u zbut pak. Hoxha, në një takim me intelektualët e Tiranës, pas prishjes dramatike të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, kishte thënë se Çabej nuk mori në këpucë baltën e mëmëdheut dhe të largohej, si bëri Namik Resuli e ndonjë tjetër, por punon bashkë me gjuhëtarët e rinj për shkencën shqiptare. Dalja e parë jashtë shtetit e prof. Çabejit për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Munih, kujton prof. Jorgji Gjinari, e kishte ndryshuar profesorin, e kishte rinuar. Ligjërata e tij në atë forum elitar të studiuesve gjermanë ishte mallëngjyese për ne. Atë e duartrokitën duke u ngritur në këmbë, për disa minuta me radhë. Profesor Shaban Demiri dhe ne të tjerët (delegacioni përbëhej nga 7 anëtarë) u përlotëm. Profesori u kthye në Tiranë i ndryshuar, i energjizuar, iu shtua buzëqeshja. Por pas pak ditësh Çabejin e kishte thirrur shefi i partisë së Institutit Gjuhësi dhe Letërsi, komunisti bollshevik Koço Bihiku dhe e kishte paralajmëruar me fjalë të ashpëra se nuk duhej t’u puthte dorën zonjave të huaja, se kjo donte të thoshte përulje ndaj borgjezisë reaksionare. Profesori kishte ngrirë në vend dhe i ishte përgjigjur: “Ju lutem, mos më dërgoni më jashtë shtetit, se unë kështu jam mësuar”. Aty nga vitet shtatëdhjetë të shekulli të kaluar shpërtheu lëvizja e fletë-rrufeve, që ishte një imitim i tacibaove kineze. Nëpër qendra pune, institucione, shkolla etj. u dukën fletë-rrufetë e para, që kritikonin hapur e publikisht njerëz, forume etj.
35
AGRON FICO
Një ndër fletë-rrufetë e para, që u duk në muret e Institutit Gjuhë-Letërsi ishte ajo për profesorin e njohur Eqrem Çabej. Disa punonjës të sektorit të arkeologjisë në atë fletë-rrufe, i kërkonin profesorit të shpjegonte arsyet pse nuk kishte folur për arritjet e arkeologjisë në fushën e kulturës ilire. Kaq u desh dhe profesori sa herë jepte përgjigje, të nesërmen vihej fletërrufeja tjetër, “Thellohu profesor... Thellohu!” Profesori, i hutuar dhe i tronditur, shihej tek kopjonte fletë-rrufetë e varura që të përgjigjej. Dhe kjo vazhdoi për disa muaj. Ndofta, shtysat e arkeologëve për fletë-rrufenë ishin profesionale, por ishte shefi i partisë së Institutit ai që i nxiste, duke u thënë që asnjë lëshim të mos bëhej ndaj pikëpamjeve borgjezorevizioniste. Pas kësaj fushate keqdashëse me prapavijë politike prof. Çabej u duk se u mpak dhe u plak. Ecte i vetëm anës rrugës dhe shpesh kthente kokën pas, se si duket i tingëllonte në tru thirrja “Thellohu profesor, thellohu!”. Ka mijëra e mijëra raste se si në këtë botë vdesin njerëzit, duke përfshirë edhe me plumb, ose me gaz helmues, si ajo përdorur nga KGB-ja ruse kundër agjentit të dyfishtë Aleksi Sergej në Londër. Por ka edhe mënyra më “të buta”, më të sofistikuara, si ajo e stresit publik (kupto: poshtërimit publik). Pas atyre fletërrufeve të mallkuara profesor Çabej nuk e mori më veten, shpejt iu shfaq sëmundja vdekjeprurëse dhe në gusht 1980 u nda nga jeta. Ai la pas të pambaruar veprën e tij të madhe. Hapja e dosjes së Eqrem Çabejit pritet të zbulojë fakte dhe njerëz të përfshirë kundër tij. 36
ESE & KUJTIME
Por nuk kam besim se ndonjëri do të kërkojë të falur publikisht, sepse autorët e fletë-rrufeve dje ishin “shoku” dhe zgjidheshin në forumet e partisë nëpër rajone ose edhe në Komitetin Qendror të PPSH, sot janë “zoti”, pra demokratë të thekur, të cilët kanë qenë dhe janë në krye të forumeve shkencore. Gjer tani hapja e dosjeve ka filluar dhe mbaruar me zbulimin e dokumenteve dhe me ndonjë shkrim ose program televiziv, dhe asgjë më tepër. Shoqëria shqiptare, e veçanërisht shoqëria civile, e cila organizon demonstrata edhe për vendin e lojërave të fëmijëve në parkun Qendror, ose për plehrat e të tjera, do të duhej të ishte në krye të kësaj dukurie shoqërore, që të kërkonte që në ato institucione, ndërmarrje etj. ku është bërë gjykimi i njërit ose tjetrit disident, të behej edhe kërkesa për falje publike. Kështu, do të ishte e mira të ndodhte që në sallën e kinemasë së Tepelenës ku për Daut Gumenin kërkohej dënimi kapital me thirrjet histerike “Krimineli në litar”, po në atë sallë të kërkohej publikisht falje; po ashtu për Mehmet Myftiun, i dënuar me vdekje nga diktatura naziste dhe me internim nga diktatura komuniste, duhet që në forumet e shkrimtarëve të kërkohet falje publike. Para disa muajve botova një shkrim me titullin “Mirë historiani i shquar - po gjuhëtari madh?”, ku kërkoja që pranë bustit të Aleks Budës të vihej edhe ai i Eqrem Çabejit. E para, ky veprim mënjanimi ishte i padrejtë dhe njëanshëm. 37
AGRON FICO
Profesor Eqrem Çabej, ky gjeni i gjuhës dhe kulturës së lashtë dhe burimore shqiptare, meriton një përmendore para ndërtesës së Akademisë së Shkencave si përfaqësues, si simbol i gjithë shkencave shqiptare. Çdo shtet nderon në mënyrë solemne përfaqësuesit më tipikë të shkencës dhe kulturës së vet kombëtare. Para Qendrës së Bashkuar të Akademive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndron Albert Ainshtaini. Në Kinë para ndërtesës së Akademisë së Shkencave rri Konfuci... Është një gjë paradoksale që tek ne personalitetet më të larta të historisë, kulturës, artit dhe shkencës nderohem jo me monumente, por vetëm me buste. Shih bustet e vëllezërve Frashëri, ikonat e kombit shqiptar, që meritojnë përmendore; ndërsa për mbretin Ahmet Zogu kemi shtatore mbi 2 metra, Ndërsa për ikonat e kombi, për simbolin e shkencave shqiptare, Eqrem Çabejin, pritet të vënë vetëm një bust. Në Central park në Nju Jork sheh plot përmendore për personalitete, gjeneralë të shquar etj. e s’kam parë asnjë bust. Kudo që shkonte, në tubime shkencore evropiane, ose për të mbajtur leksione në Universitetin e Prishtinës, Çabej, me mendimin e thellë shkencor dhe sjelljet fisnike, linte përshtypje të rralla. Në Prishtinë, sa herë shkonte për leksione, studentët, intelektualët e shumtë, kolegët e prisnin me nderime të veçanta. Në auditorët ku profesori mbante leksionet ishte varur parulla: “Atë që Skënderbeu bëri me shpatë, Prof. Eqrem Çabej e bëri me penë”. A. Fico 2015 38
ESE & KUJTIME
Rauf Fico (1881 – 1944) Ekselenca e Diplomacise Shqiptare te shek. XX Rauf Fico është një nga personalitet më të shquara të diplomacisë shqiptare, të politikë së Jashtme të Shqipërisë. Shkrimtari i shquar Ismail Kadare ka thënë: “Rauf Fico është Ministri i Jashtëm më me nam i të gjitha kohërave në Shqipëri”. (I. Kadare, “Mëngjeset në Kafe Rostand” – Motive të Parisit; Onufri, 2014, f. 219).
Veprimtaria jetësore, publike dhe politike e këtij personaliteti të shquar shtrihet në një hark kohor tepër të gjatë dhe dramatik, në fillim të shekullit XX-të, me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, e gjer te sfidat e formimit dhe të forcimit të shtetit të ri shqiptar. Në të gjithë këtë lëvizje të historisë, Fico ka qenë aktor kryesor në përfaqësimin e shtetit shqiptar në marrëdhëniet me shtetet e tjera, herë si Ambasador, herë si Ministër i Jashtëm dhe njëherazi duke skalitur tiparet e veta si diplomat i talentuar dhe atdhetar i zjarrtë. Fico mori pjesë në Kongresin e Alfabetit shqip në Manastir (1908) bashkë me Bajo Topullin, të dy si përfaqësues të Gjirokastrës. Fico ka mbajtur poste të larta shtetërore dhe diplomatike: më 1920 Nënsekretar i Brendshëm i Shtetit në Tiranë; më 1922 bëhet Ministër i Brendshëm; më 1929 emërohet Ministër i Punëve të Jashtme. Fico ka qenë ambasador në vende parësorë për marrëdhëniet e shtetit shqiptar me shtetet e tjera. 39
AGRON FICO
Më 13 mars 1926 Rauf Fico i paraqiti Gazi M. Qemal Ataturkut letra-kredencialet; më 1928 Ambasador në Beograd; në Athinë më 1937; Berlin më 1938 me qendër në Budapest etj. Në Beograd, gjithë vëmendja e Raut Ficos ishte fati i shqiptarëve, që ishin nën regjimin e egër serb. Ai, shpesh, edhe nën një vëzhgim të rrepte të policisë sekrete serbe, dilte nëpër Kosovë dhe shikonte se si reforma agrare e ndërmarrë nga qeveria shoviniste e Beogradit po i zhvishte fshatarët shqiptarë nga pronësia e tokës dhe i hapte udhë shtegtimit të detyrueshëm.
nga faqja e Kr.Ministrit Edi Rama 2017
Në këto vite janë të shumta raportet që Ministri Rauf Fico i dërgonte mbretit për gjendjen e vështirë dhe shumë të vështirë të shqiptarëve të Kosovës. 40
ESE & KUJTIME
Ishte meritë e Rauf Ficos që kudo që ishte ngarkuar si përfaqësues i shtetit shqiptar, ambasadat i kishte kthyer në shtëpi mikpritëse, në radhë të parë, të shtetasve të vet. Studenti gjakovar, profesori i mirënjohur Selman Riza, kujton se sa herë takonte ambasadorin tonë në Beograd, zotin Rauf Fico, mbushej me gëzim”. Ai ishte i dashtun, i mençëm, gjithnjë e sillte fjalën, pa e tepruar te Shqipëria, kultura dhe gjuha shqipe. Mjaft dijetarë të huaj kanë bërë studime serioze për historinë dhe gjuhën shqipe, theksonte ambasadori, dhe tash ka ardhë koha që ju, studentët shqiptarë, të bëheni shtylla e studimeve shqiptare”. (A. Fico, “Diaspora e Rilindur”, Tiranë 2006, f. 134.). Ndërsa studenti çam, gazetari dhe shkrimtari Veis Sejko më kumtonte një ditë se, kur ishte student për gazetari në Zagreb të Kroacisë, sa herë shkonte në Beograd, kthehej edhe nga ambasada shqiptare, se kishte kënaqësi të takohej me zotin Fico, i cili shpesh i thoshte: “Zoti Sejko, kur të vish herën tjetër, sill edhe ndonjë student të huaj, shok ose mikun tënd, se kemi shumë gjëra të bukura që t’iu tregojmë nga Shqipëria dhe kultura e saj e lashtë. Gazetarët miq na duhen, se janë posta më e mirë e lajmeve të vërteta…”. (Po aty, f. 134.). Ndërsa sa kohë ishte në Athinë i ngarkuar i shtetit shqiptar, ai bëri përpjekje të vazhdueshme për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Greqi e veçanërisht të çamëve. Janë të shumta dokumentet e firmosura nga Fico drejtuar Ministrisë së Jashtme në Tiranë për hapjen e shkollave shqip dhe emërimin e mësuesve shqiptarë. 41
AGRON FICO
Më 1907 kajmekami i Prevezës ishte Fico dhe akti i parë zyrtar që kreu në atë detyrë ishte lejimi i mësimit të gjuhës shqipe. Fico ka lindur në Gjirokastër në një nga familjet e mëdha dhe më të shquara të saj, nga dera e së cilës kana dalë intelektualë në zë e të nderuar, si inxhinieri i talentuar dhe profesori i gjuhës esperanto Çefo Fico, pediatri i mirënjohur Remzi Fico, përkthyesi Enver Fico, karikaturisti Bardhyl Fico etj. Shtëpia e Rauf Ficos në lagjen Palorto të Gjirokastrës është ndër më karakteristiket dhe më të bukurat dhe gjendet fare pranë shtëpisë së Kadaresë. Mund të thuhet se rastësia ose fati historik i ka vënë pranë njëri-tjetrit dy personalitete të historisë sonë politike dhe kulturore. Çështja e Kosovës, e fatit të popullit shqiptar të Kosovës ishte dhe mbeti kryesore, parësore në veprimtarinë diplomatike të Rauf Ficos. Para paraqitjes së letrave kredenciale Kancelarit të Gjermanisë, në variantin e parë të këtyre letrave, ambasadori Fico shprehte me shkathtësi edhe dëshirën që të bisedonte edhe për Kosovën. Ministri i Jashtëm gjerman e kishte gjetur jo të përshtatshme. Megjithatë, në takimin direkt me Kancelarin gjeti mënyrën e zgjuar që të fliste edhe për fatin e Kosovës. Fakti që foli gjermanisht dhe sjellja e qëndrimi diplomatik klasik bënë përshtypje befasuese. Kur mbaroi takimi, Kancelari i tha Ministrit të vet të Jashtëm se “Shqipëria qenka vend i burrave, përderisa ka dërguar këtu këtë burrë”. Fico dëshmoi se ishte një politikan dhe diplomat i formuar europian, kur gracka e rrethanave të ndërlikuara të kohës e detyruan të jepte dorëheqje nga posti i Ministrit të jashtëm, ai vuri interesat e larta dhe të shenjta të Shqipërisë mbi kolltukun administrativ. 42
ESE & KUJTIME
Kur Kisha e Shën Naumit iu dha Jugosllavisë, deputeti i Durrësit, Fico mbajti një fjalim-klithmë: “Kjo është një plagë e pashërueshme në zemër dhe në trutë tona”. Dhe shtoi: “Do t’i drejtojmë nipat dhe stërnipat tanë dhe dikur këmba-dorazi, barkazi do të vemë në Kosovë nën hijen e Shkabës Dykrenore”. (A. Fico, “Beautiful America”, Tiranë 2014, f. 135.). Rauf Fico sot kur të dëgjonte dhe të mësonte se Kosova është shtet i Pavarur demokratik, i lidhur ngushtë e drejt bashkimit me Shqipërinë, me një njohje të madhe në gjithë rruzullin tokësor do të gëzohej, do të lumturohej. Vizoni i tij i plotë politik-atdhetar shprehet qartë në dëshirën dhe mendimin e tij: “Dhashtë zoti, me flamurin kombëtar në krye, të marrim edhe Kosovën dhe Çamërinë”! Fico është njihet si një nga burrat më të aftë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Ballkanit, shkruante një gazetë gjermane. Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Sër Robert Hodgson, shkruante për Rauf Ficon: “Një nga personalitet më tërheqëse në jetën publike shqiptare dhe një njeri i padiskutueshëm për ndershmërinë dhe patriotizmin, me pikëpamje përparimtare”. (Enciklopedia Britanike, f. 8) dhe Sër R. Hodgson e karakterizon “Republikan sipas bindjeve”. Fico ishte diplomat i formatit europian, i njohur dhe i nderuar. Kjo shpjegohet edhe me faktin se më 1933, Fico u përzgjodh në botimin vjetor europian “Who’s Who” (1933) midis intelektualëve më të shquar të kontinentit. Fico mban këto dekorata dhe urdhra: Kordonin e Madh të Urdhrit të Skënderbeut, Kordonin e madh të Urdhrit të Leopoldit të Belgjikës, 43
AGRON FICO
Kordonin e madh të Urdhrit të Luksemburgut, Kordonin e Madh të Kurorës së Rumanisë, Oficer i Legjionit të nderit të Francës dhe Oficer Nderi i Urdhrit të Franc Jozefit. Që nga botimi i fjalorit enciklopedik më 1933 e gjer në vitin 1944 kur ndërroi jetë, Rauf Fico mori edhe mjaft dekorime dhe urdhra nga shtete europiane dhe institucione të larta të kulturës dhe shkencës. Lista e këtyre dekorimeve është e gjatë. Po përmendim vetëm ndonjë prej tyre si: “Palma Akademike Franceze” dhe “Doktor Nderi nga Akademia e Napolit” etj. Një meritë e veçantë e Ficos është propozimi për të nderuar kujtimin e presidentit, mik të SHBA, Uillson. Prof. Shyqyri Hysi, autor i monografisë “Rauf Fico-shtetar dhe diplomat i shquar”, shkruan: “Në mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese të Shqipërisë Rauf Fico, duke ndërprerë seancën e sapofilluar, kërkoi fjalën dhe tha: Pa bisedimin e rendit të ditës, dua të bëj një propozim. Me hidhnim murmë vesh se ishkryetari i SHBA U. Uillson vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mëdha që i ka bërë Shqipërisë, propozoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi dhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit”. (Vep. cit., f. 63.) Botuar te gazeta Telegraf 1 Nentor 2016 me titullin: Rauf Fico për Kosovën dhe Shqipërinë
44
ESE & KUJTIME
I. Kadare & D. Agolli Viti 2016 është një vit i mbarë dhe i bukur për lexuesin shqiptar, ai është viti jubilar i dy shkrimtarëve më të shquar të letërsisë e kulturës shqiptare – i Ismail Kadaresë dhe i Dritëro Agollit. Të dy të lindur si poetë dhe sot shkrimtarë me një aktivitet krijues gati gjysmë-shekullor. Me vlerësime dhe nderime të shumta dhe të ndryshme në Shqipëri dhe në mjaft vende të rruzullit tokësor. Ata janë shkrimtarë të dashur, të nderuar nga vetë shqiptarët. Ata janë atdhetarë, janë luftëtarë dhe kanë një integritet të lartë qytetar, profesional dhe janë bërë Nderi i Kombit. Kanë shumë gjëra të përbashkëta si shkrimtarë, si shqiptarë, po ashtu kanë ndryshime befasuese midis tyre: tipi psikologjik, sjelljet, huqet, por mbi të gjitha nga stili, metoda e krijimtarisë. Ata dallohen nga llojet e veprimtarisë krijuese, rruga që kanë ndjekur e ndjekin, opinionet për veprat e tyre etj.
Dritëro dhe Kadare, dikur kanë banuar afër njëri-tjetrit; njëri në katin e pestë dhe tjetri në katin e katërt në të njëjtën ndërtesë, në Rrugën e Dibrës. Të dy kanë ndjekur institucionet e larta sovjetike për letërsinë, Kadare “Institutin Gorki” për shkrimtarë dhe Dritëro Universitetin për Letërsi. Ata kanë qenë anëtarë të së njëjtës Lidhje të Shkrimtarëve, ndërsa çerdhja e tyre e parë letrare ka qenë rrethi letrar i gjimnazit të njohur “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. 45
AGRON FICO
Ismail Kadare në intervistën dhënë te përditshmes shqiptare, 7 maj 2016 thotë: “Ne të dy, Dritero Agolli dhe unë kemi qenë për një kohë tepër të gjatë shokë të ngushtë… Ne kishim mendime pothuajse të njëjta kritike ndaj regjimit komunist, në Shqipëri dhe në botë. Në radhë të parë, kundër stalinizmit dhe gjithçka që lidhej me të…”.
Vitet 50 të shekullit të kaluar Gjirokastra e sidomos gjimnazi ziente dhe buçiste nga entuziazmi rinor për të ndërtuar Shqipërinë e re pas pushtimit fashist e nazist. Gjimnazi “Asim Zeneli” ishte edhe qendra mësimore, kulturore dhe letrare e Gjirokastrës. Studentët e viteve të fundit, që kishin ndërprerë studimet, sapo ishin kthyer nga Lufta Antifashiste dhe kishin etje t’i vazhdonin studimet dhe të përfundonin shkollën e mesme. Gjirokastra është e njohur për traditat e pasura arsimore dhe kulturore. Sipas një të dhëne të kohës thuhet se Gjirokastra kishte rreth 427 të rinj me arsim të lartë në mesin e viteve 30 të shekullit XX, edhe mbartte të fuqishme dëshirën rinore për dije dhe kulturë. Zemrën e gjimnazit e përbënin nxënësit konviktorë Ka qenë një gjë e mirë-menduar, e drejtë dhe njerëzore vendimi që pas Luftës shkatërruese dhe djegies së fshatrave të tërë nga fashistët, edhe të shkollave, në konvikt të sistemoheshin vetëm nxënës nga fshatrat ku shkollat ishin djegur. Kështu që në konviktin e gjimnazit të Gjirokastrës erdhën dhjetëra nxënës nga fshatrat, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë, nga Saranda, Përmeti, Berati e gjer nga Devolli i 46
ESE & KUJTIME
Korçës, si Dritëro Agolli, Gaqo Veshi e ndonjë tjetër… etj. Gjeje aty nga Fterra, e Lukova, nga Frashëri dhe Sheperi i Zagorisë, nga Konispoli dhe Progonati etj. Konvikti u bë një bashkësi e ngrohtë e vëllazërore e këtyre nxënësve që nga fshatrat mbushën shkollat e Gjirokastrës dhe i dhanë qytetit freskinë e moshës dhe vrullin rural. Ndërtesa kryesore e konviktit ishte gati ngjitur me ndërtesën e gjimnazit. Ajo ishte një sallë e gjatë gati njëqind metra dhe e gjerë 20-25 metra. Kishte qenë sallë për shfaqje filmash dhe ishte kthyer për konvikt-mjedis fjetjeje dhe sallë ngrënieje. Gjithçka ishte në çimento dhe kuptohet, tepër e papërshtatshme për të rinjtë-konviktorë. Kishte dhe disa dhoma në sarajet e Angonatëve, të njohura për arkitekturën e tyre karakteristike. Vështirësitë e shumta ekonomike, varfëria ishin të dukshme, por etja për shkollim duket sikur bënte t’i harroje. Konviktorët, të veshur me një farë doku të zi dhe këmisha të bardha, ngjanin si personazhet e filmit “Lulëkuqet mbi mure”. Jeta e përbashkët në konvikt në ato rrethana, e mbi të gjitha fryma e luftëtarëve-studentë, pjesëmarrës në Luftën kundër fashizmit, e bënte këtë bashkësi të rinjsh të gëzuar dhe i jepte ngrohtësi njerëzore. Kjo shpjegon edhe faktin që mjaft prej nesh që kemi jetuar në gjirin e këtij mjedisi shoqëror ruajmë dashuri e nderim për njëri-tjetrin edhe sot, në këtë moshë. Nxënësit-konviktorë jetonin me rregulla të përpikta; që nga ushqimi, koha e studimit e gjer te orari i fjetjes, si dhe pastrimit vetjak. Ditët e shtuna organizoheshin aktivitete argëtuese, mbrëmje vallëzimi dhe më e kërkuara nga nxënësit ishte ora e gazmore. 47
AGRON FICO
Dritëro Agolli dhe Gaqo Veshi përgatitnin gati çdo të shtunë një program humoristik, që kishte në përmbajtje jetën në shkollë dhe në konvikt, por edhe jashtë shkollës. Ora e së shtunës, ora e humorit pritej me interes nga konviktorët. Gjimnazi “Asim Zeneli” ishte një shkollë me kërkesa të larta, me kërkesa cilësore dhe prandaj nga ai gjimnaz kanë dalë edhe mjaft specialistë të fushave, nga më të ndryshmet, që sollën kontribute dhe bënë emër në jetë dhe i dhanë ekonomisë dhe kulturës vulën e tyre. Gjimnazistët e “Asim Zenelit’ edhe në universitet shquheshin për vullnetin, për rezultatet e larta Meritë të veçantë në këto arritje kanë edhe mësuesit, shumica e të cilëve ishin sa të përkushtuar, aq edhe specialistë të aftë të gjuhës shqipe, të matematikës, fizikës, kimisë etj. “Në këtë gjimnaz, në këtë ansambël arsimtarësh të talentuar, kanë pas dhënë mësim personalitete të arsimit shqiptar. Përmend pak prej tyre: Çifti Luigj dhe Arta Gjoni (Franja), Thoma Papapano, Hysen Zavalani, Rustem Buzo, Fejzi Dika, Vehbi Bala, Shaban Demiraj, Mikel Koka, rusja Papkova etj. Të tërë mësuesit e donin shumë Ismailin, jo vetëm se ishte i urtë dhe i sjellshëm, por sepse e dinin që lexonte shumë”, – shkruan studiuesi nga Nju Jorku Illo Foto. Midis mësuesve të ardhur dhe të aftë, kishte disa prej tyre që trajtoheshin keq e me dyshime për “biografinë”, pasojë e zbatimit të kërkesave të politikës së egër të luftës së klasave. Ata jetonin me ankth dhe frikë të përhershme. Sjellje të keqe dhe arrogante në trajtimin e tyre kishte drejtori injorant e primitiv i gjimnazit, Eqrem K. Gjimnazi kishte arsimtarë të përkushtuar dhe të dashur me nxënësit. 48
ESE & KUJTIME
Mjafton të përmend njërin prej tyre – Thoma Papapanon, një personalitet i gjuhës shqipe, pjesëmarrës bashkë me Rauf Ficon si përfaqësues i Gjirokastrës në Kongresin historik të Alfabetit (Manastir 1908). Profesor Papapanua, ose siç thuhej në intimitet “Basho Thomai”, ishte shëmbëlltyra e arsimtarit ideal: i veshur me kujdes, i matur në të ecur, i qetë në bisedë dhe i urtë në mësimdhënie, kudo e gjithmonë buzagaz; në gjurmët e Rilindësve tanë, gjuhën shqipe e kishte altar. Në klasë krijonte një mjedis adhurimi për gjuhën shqipe me fjalën e ngrohtë dhe taktin e përshtatshëm ndaj nxënësve. Rregullat abstrakte të morfologjisë ose sintaksës i paraqiste fare thjesht. Thoma Papapanua na theksonte se “Gjuha shqipe fjalëve të huaja u vë qeleshen shqiptare”, dhe që, “rregullat e gjuhës shqipe t’i mësojmë edhe t’i tretim”. Ishte mjeshtër i shkrimit të bukur dhe kërkonte që edhe nxënësit të shkruanin bukur dhe saktë. Aty nga vitet 50 të shekullit të kaluar erdhi si profesor i letërsisë në gjimnazin e Gjirokastrës, Vehbi Bala, që kishte mbaruar universitetin në Bukuresht për letërsi. Profesor Bala gjeti në gjimnaz të rinj dhe të reja entuziastë, të etur për dije dhe kulturë, që me punë këmbëngulëse thithnin nektarin e dijes dhe të kulturës dhe ishin të interesuar për letërsinë. Disa prej tyre edhe kishin filluar të botonin në shtypin letrar të Tiranës. Vehbi Bala ishte vetë poet dhe i hyri një pune fisnike me nxënësit më të aftë e krijoi një rreth letrar, që u bë vatra e bukur e kultivimit të talenteve letrare në gjimnaz dhe shpejt doli edhe jashtë mureve të shkollës dhe këta të rinj filluan të botojnë edhe në shtypin e Tiranës. 49
AGRON FICO
Në këtë rreth letrar, që tashmë njihet me emrin “rrethi letrar i gjimnazit “Asim Zeneli’” bënin pjesë: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Agim Shehu, Gaqo Veshi, Bekim Harxhi etj. Rrethi letrar i gjimnazit mblidhej rregullisht dhe diskutonte për krijimet e anëtarëve, nxirrte edhe një gazetë muri – “Gazeta letrare e Gjimnazit”. Profesor Vehbi Bala, me përvojën dhe me dashurinë që kishte për nxënësit, letrarë të rinj, ndikoi në kulturën dhe aftësitë e tyre. Gjuha, si elementi-bazë kryesor i krijimtarisë letrare në gjimnaz, zinte një vend parësor. Ardhja në gjimnaz si mësues gjuhe i Shaban Demirajt, bashkë me Thoma Papapanon, e vuri gjuhën shqipe në një status të lartë cilësor dhe krijoi një mundësi reale që nxënësit të mësonin mirë. Ky mjedis letrar e gjuhësor kuptohet se u bë nxitës dhe frymëzues për të rinjtë letrarë. Emri i Dritëroit dhe Kadaresë, me botimet e para në gazetat e njohura në Tiranë, i bëri edhe më të njohur brenda gjimnazit, në Gjirokastër dhe në gjithë Shqipërinë. “… Kur erdhi në klasën e parë të gjimnazit, djali bukurosh me syze, u homogjenizua shpejt dhe natyrshëm me mjedisin e ri shkollor, klasën e 1-B. Ismaili ishte bërë i njohur si autor poezish dhe prozash të shkruara jo vetëm në shtypin e fëmijëve “Pionieri”, por në të tëra gazetat qendrore letrare…”, – kujton bashkëshoku i klasës me Kadarenë në periudhën 19501954, studiuesi nga Nju Jorku Illo Foto. Një ndër anëtarët më të talentuar të rrethit letrar të gjimnazit “Asim Zeneli”, Ismail Kadare, 18-vjeçar, botoi vëllimin poetik “Frymëzime djaloshare” (1954) në format të vogël, që ka 56 faqe. Poezia e parë e vëllimit është ajo “Atdhe”. 50
ESE & KUJTIME
“Poeti i ri” shkruante thjesht dhe bukur: Atdhe! Ti qesh e lulëzon, Sa bukur të stolisi, Parëvera!
“…Është provë e pakundërshtueshme e gjenisë letrare e Kadaresë që arriti që ta shkruante një libër të tillë në moshën tetëmbëdhjetë vjeç”, – thotë studiuesi Ndriçim Kulla (“Ylli i shkrimtarit”, Ndriçim Kulla, 2013, f. 89). Gjirokastra për fatin e saj të bardhë ishte dhe u bë djepi, lulishtja e bukur ku lindën filizat e parë dhe më të fuqishëm të letërsisë kombëtare shqipe: Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Një poet, shkrimtar tjetër i njohur, që doli nga rrethi letrar i gjimnazit të Gjirokastrës ishte Agim Shehu, i cili kur erdhi mësues letërsie në këtë gjimnaz organizoi edhe një rreth letrar, që ndihmoi lindjen e talenteve të reja letrare. (Agim Sheu: “Argjendi i Guri”, 2012, f. 443). Sado e pangjarë dhe absurd të tingëllojë, por edhe këta kolosë të letërsisë shqipe patën pararendës, ashtu si në letërsinë klasike greke, një poet të verbër, xha Vehipin, që ne gjimnazistët e quanim “Homeri i qytetit”. Xha Vehipi me bastunin e vet trokiste në kalldrëmet e rrugëve të qytetit dhe thurte vargje për qytetarët. Ai banonte tek kasollja afër sarajeve të Dino Çiços. Xha Vehipi, në mjedisin e tij tepër të thjeshtë, gjendej i rrethuar nga njerëz kureshtarë e sidomos nga nxënësit e gjimnazit. Gjimnazistët edhe ndonjë shaka bënin me poetin e mençur. Një ditë e takova dhe, për të hapur bisedën, i thashë se djali i Halit Kadaresë, d.m.th. 51
AGRON FICO
Ismaili, po i merrte zanatin, hartonte vjersha dhe i botonte. Ai më njohu nga zëri dhe përgjigjen, sipas zakonit, ma dha në vargje: Ismaili djal’i mbarë, Vjershëtar i kllasit të parë, Djali i Halititi me siza,(1) Mendja e tij plot alitrika.(2) 1. Siza-syza 2. Alitrika, elektrik, këtu ndriçim
Vjershëtori i verbër, përpara mjaft të ashtuquajturve kritikë dhe studiues, ndjeu me shqisën e veçantë të poetit talentin, xixat poetike të Kadaresë. Dritëro Agolli u bë edhe gazetar e publicist i njohur dhe solli një kontribut të veçantë në këtë fushë. Ai sa herë shkonte me detyrë, me shërbim në Gjirokastër, pritej dhe rrethohej me dashuri si “djali i qytetit”, madje brezi i ri e njeh edhe si gjirokastrit. I qeshur si pranvera, i gjallë si kaproll mali, i urtë si orakull shekullor, Dritëro Agolli gëzon nderim të veçantë. Gjirokastritët, të ndjeshëm ndaj kulturës dhe letërsisë, i rrethuan Kadarenë dhe Agollin me nderim dhe dashuri të pamasë kur ata u bënë të njohur, me vepra të botuara, me tituj e vlerësime brenda edhe jashtë Shqipërisë dhe u dhanë titullin e lartë “Qytetarë Nderi të Gjirokastrës”. Botuar ne Telegraf me titullin: Kadare dhe Agolli, kolosët e kulturës kombëtare
17 Maj 2016
52
ESE & KUJTIME
Librat e Kadaresë gjejnë jehonë në Amerikë Romani i fundit Kadaresë "Aksidenti", i përkthyer anglisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shoqërua me një shkrim kritik nga Charles McGrath në gazetën autoritare "New York Times" (Book Review). Madje, pothuajse të gjitha librave të Kadaresë botuar në Amerikë u është bërë jehonë me artikuj në organe të njohura të këtij vendi. Në Shtetet e Bashkuara janë botuar rreth 20-22 libra të Kadaresë, që janë shoqëruar me artikuj kritikë vlerësues për veprën e shkrimtarin Thelbi i këtyre komenteve ka qenë dhe është se, Kadare është një shkrimtar i shquar kundër totalitarizmit universal, një këngëtar i lirisë së individit dhe i shpirtit demokratik. Kam patur rastin të jem i pranishëm në takime akademike të Kadaresë në institucione amerikane; në Princeton University e në Columbia University. Studentët, profesorët dhe akademikët amerikanë kanë bërë vlerësime dhe kanë shprehur nderim për veprën e Kadaresë.
53
AGRON FICO
Shkrimtarit Kadare iu dha, në mes të një ceremonie solemne, Çmimi "Princi i Asturias". Shkrimtari i madh shqiptar, Kadare, u përzgjodh midis shkrimtarëve më të shquar dhe u shpall në Spanjë fitues i çmimit prestigjioz "Princi i Asturias" në letërsi për vitin 2009. Kjo është një ngjarje e shënuar dhe e gëzuar kulturore për lexuesin shqiptar; është njëherazi edhe një dëshmi e re, një vlerësim europian i personalitetit artistikletrar, i universit të krijuar nga Kadare në një hark kohor gati gjysmë shekullor. Në vendim theksohej se, juria ka vendosur të vlerësojë shkrimtarin shqiptar për "zërin universal kundër totalitarizmit" dhe se shkrimtari e meriton këtë çmim edhe për "bukurinë dhe përkushtimin social të krijimit të tij letrar". Në procesverbalin e jurisë shkruhej se, "Kadare tregon me gjuhën e përditshme, por plot lirizëm, për tragjedinë e vendit të tij". Ky vlerësim i lartë në Spanjë, në vazhdën e shumë e shumë çmimeve, vlerësimeve, publikimeve, studimeve, eseve, etj. për universin letrar-artistik të Kadresë, dhënë nga kryeqendrat e metropoleve europiane, djep i qytetërimit të planetit, shkërmoq dhe pluhuros kuisjet e atyre individëve, mikrosegment i lexuesve shqiptarë, që shajnë edhe përçmojnë veprën dhe shkrimtarin e madh. Këto sajesa, këto të pavërteta në adresë të shkrimtarit të madh janë jo vetëm të pambështetura, por janë mendime të politizuara, shpesh komente të varfëra, të rëndomta dhe bien erë kafenesh. 54
ESE & KUJTIME
Duket me të vërtetë tepër i habitshëm sa edhe naiv mendimi i shprehur se, librat e Kadaresë janë përkthyer dhe përkthehen për motive ideologjike ose fetare. Nuk do ndonjë argument të besosh se Nju Jorku e Los Angelosi, Londra e Parisi, Madriti e Roma, etj. janë aq të përgjumur ndaj librave të botuara sa të lejojnë botime jo cilësore e për më tepër me viruse ideologjike ose fetare. Kadare nuk ka jetuar në planetin Mars; e njihnim dhe na njihte. E njoh Kadarenë që në vitet e para të shkollës tetëvjeçare dhe në vitet e gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër, ku iu dukën edhe xixat krijuese. Edhe në vitet e studimeve në Universitetin e Tiranë ishim bashkë. Fati i bardhë e deshi ta takoja në maj 2009 në Paris. Po pija kafe në një lokal përballë "Kopshtit të Luksemburgut". Binte një shi i imtë dhe isha tretur në ëndërrime për udhëtimin e nesërm. Ndërkaq një dorë m'u ngjit në krah. Papritur ishte shfaqur Kadare. Me fisnikërinë dhe oborrësinë e njohur më ftoi të lëviznim në një tavolinë tjetër ku rrinte dhe shkruante. Vërshuan kujtimet e rinisë, për Gjirokastrën dhe letërsinë. Kadare më shprehu edhe një herë mirënjohjen për veprimtarinë e organizuar për 70-vjetorin e ditëlindjes në Manhattan dhe në veçanërisht më pyeti dhe u interesua për veprimtaritë kulturore-letrare në Nju Jork dhe për miq e të njohur. Familja e shkrimtarit blinte në po ato dyqane që blinte gjithë populli, ndryshe nga bllokmenët dhe funksionarë të lartë të partisë dhe shtetit që kishin dyqane të veçanta me prodhime cilësore dhe me mallra që vinin nga jashtë. Bashkëshortja, Helena, punonte redaktore në redaksinë enciklopedike, në të vetmen shtëpi botuese që kishte atëherë në Shqipëri; 55
AGRON FICO
shkonte në punë me autobusin e linjës bankë - 21 dhjetori. Pra thjesht një jetë si shumica e popullit. Ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit Mitet e krijuara për krijimtarinë letrare dhe jetëshkrimin e Kadaresë janë sajesa me plot të pavërteta. Ka shkrime dhe komente për Kadarenë dhe veprën e tij, që fryjnë dhe nxijnë ngjarje të jetës së shkrimtarit, duke synuar ta paraqesin si enverist, si stalinist të betuar. Madje, për të "argumentuar" mendimet e tyre trilluese iu referohen ose bëjnë analogji me shkrimtarë sovjetikë të periudhës së egër të sundimit të Stalinit. Në këto përqasje nuk ka asgjë të përbashkët me Kadarenë, veç synimit për të krijuar një mitologji të pavërtetë kundër Kadaresë. Ato janë mite të stisura dhe të sajuara me ligësi dhe keqdashje, që meritojnë përçmim për ata që i hartojnë. Kadare nuk gëzonte besimin e diktaturës komuniste. Kadare ndiqej kudo nga sigurimi shqiptar, madje si brenda vendit, në Shqipëri, ashtu edhe kur shkonte jashtë shtetit. Po permend, midis të tjerash se, gazeta e njohur franceze "Le Monde" shkruante se, "Edhe këtë herë shkrimtari i njohur shqiptar Kadare erdhi i shoqëruar nga halla (tezja) D.Sh." Pra aluzioni ishte i qartë: kur Kadare dilte jashtë, në shumicën e rasteve, shoqërohej nga "kolegë", por me detyra sigurimi. Kadare dhe veprimtaria e tij ka qenë e kontrolluar në mënyrë të përhershme nga Sigurimi i Shtetit. 56
ESE & KUJTIME
Pas vitit 1990, njëri nga shkrimtarët sigurimas, N.T., më ka thënë se, ndjekja e Kadaresë ishte një nga përparësitë e punëve të Sigurimit të Shtetit. Madje, siç përmend edhe vetë Kadare në "Ftesë në studio", një herë drejtori i shtëpisë së vetme botuese Drago Siliqi i kishte thënë se, "Sigurimi ia ka dhënë librin për ta shikuar për botim shkrimtarit Z, prandaj pa shih mos futësh në të ndonjë fjali ose parullë për partinë". Kadarenë e ka mbrojtur forca e publikut, që është e fuqishme, disa herë edhe më e fuqishme se pushteti politik. Kadare nuk kishte ndonjë privilegj të veçantë, edhe pse kishte emër të madh dhe ishte shkrimtar i shquar. Nuk kishte as makinë, kur kryepartiakët, partiakët dhe plot lolomanë të sistemit, jo vetëm parësorë e dytësorë, por edhe tretësorë, kishin makina luksoze, të markave të zgjedhura që bliheshin me valutë dhe kishin shoferë personalë në dispozicion. Ndërsa vonë, shumë vonë, pas shumë vitesh, kur gati deti ishte bërë kos, u kujtuan t'i jepej edhe Kadaresë një makinë; u sajua një pretekst dhe u mendua të botohej një revistë në frëngjisht, "Les Lettres Albanaises", si përgjegjës i së cilës do të ishte Kadare dhe kësaj zyre iu dha një makinë tip" Pobjeda" mjaft e përdorur, që e kishte patur ish-presidenti i Bashkimeve Profesionale, G. N. Pra, edhe atëherë iu dha zyrës, nuk iu dha nominalisht Kadaresë dhe pa të drejtën e përdorimit brenda Tiranës. Vepra dhe jeta e talenteve janë si dy rrathë që priten por nuk përputhen Është i njohur fakti, në historinë e letërsisë dhe kulturës botërore që, vepra dhe jeta e talenteve janë si dy rrathë që priten por nuk përputhen. 57
AGRON FICO
Është i njohur fakti që Balzaku ishte me prirje aristokratike por shkruante si borgjez, etj. Po ashtu tërë vepra e krijuar, dhe pjesa që hyn në thesaret e kulturës janë dy rrathë që priten; kështu ndodh që nga mbi 100 vepra të Balzakut njihen vetëm disa dhjetëra, po kështu edhe me veprën e Bet'hovenit, etj. Këtu Kadare nuk bën përjashtim; nga gjithë korpusi i tij, siç e ka pranuar edhe vetë, ka edhe vepra të dobëta, si Romani "Dasma", disa vjersha dhe ndonjë poemë shkruar në frymën e kohës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë librat e Kadaresë janë shoqëruar me vlerësime kritike. Është e tepërt të them se, që në përzgjedhjen për përkthim, është patur parasysh thelbi mbarënjerëzor i veprës dhe dihet që dy fobi janë absolutisht të papranueshme për lexuesin amerikan: ideologjia komuniste dhe ideologjia naziste. Duket gati e pabesueshme që Kadare, me një realitet të pazakontë krijimtarie gjysmë-shekullore, me një vlerësimi europian e më gjerë të vlerave të larta krijuese, me frymën demokratike e liridashëse, me mesazhet njerëzore e miqësore përcjellë nga universi kadarejan, ka ende injerëz, grupe individësh që gëzohen që shkrimtari i vendit të vet, i kombit të vet, nuk e merr çmimin "Nobel". Janë po këta që i buzëqeshin një fituesi të huaj që vetëm emrin i kanë dëgjuar dhe nuk i kanë lexuar asgjë. Nuk besoj se e drejta e mendimit është baraz me shpirtëvogëlsinë dhe hipokrizinë. 58
ESE & KUJTIME
Dukuria Kadare nuk është e pazakontë për kombin iliroarbëresh-shqiptar Dukuria Kadare, me shquarsinë që mbart, edhe pse shumë e rrallë, nuk është e pazakontë për kombin iliro-arbëreshshqiptar. Shqiptarët kanë krijuar margaritarë poetikë ashtu si popuj të tjerë europianë dhe të botës. I tillë është edhe eposi heroik shqiptar, i njohur edhe me emrin "Cikli i kreshnikëve", që qëndron krahas eposeve të tillë europianë si, "Nibelungenlied" i gjermanëve, "La Chanson de Roland" i francezëve, "El Poema del Cid" i spanjollëve, etj. Iso-polifonia shqiptare, që më 2005 u shpall nga UNESCO "kryevepër gojore e trashëgimisë të njerëzimit" është një dëshmi tmadhore e identitetit kulturor të kombit shqiptar. Madje, akademik Eqrem Çabej vëren me mprehtësi shkencore se "Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa fqinjët e saj. (E. Çabej: "Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes", Tiranë, 1994, f.19)
Nga gjiri i kombit shqiptar doli Gjergj Kastriot Skënderbeu, një kryezot, një senjor të madh, një lord, shkurt një senator të përjetshëm, që u bë mburojë në shekullin e XV-të edhe për Europën kundër turqve osmallinj. (I.Kadare: "Mosmarrëveshja", 2010 f.169)
Kombit shqiptar i dha botës edhe nobelisten me famë Nënë Tereza 59
AGRON FICO
Vlen të përmendet dhënia e titullit "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti Amerikan në Prishtinë. Kadare e ka vlerësuar si historike dhënien e këtij titulli nga të rinjtë shqiptarë të Kosovës, që e nderuan publikisht kur kishin vetëm një vit që gëzonin pavarësi.Dy vjet më parë Kadare u vlerësua në Itali me titullin "Doctor Honoris Causa" nga Universiteti i Palermos, si dhe u shpall fitues i çmimeve të dhëna nga Akademia Kult për kategorinë e librit më të mirë, me romanin "Darka e gabuar". Ja domethënia e vlerësimeve prestigjioze në një vështrim tërësor. Në një vështrim tërësor domethënia e këtyre vlerësime të shumta prestigjioze tregon se, në fakt Kadare e ka merituar edhe çmimin "Nobel". Propozimet e Akademisë së Shkencave të Francës, kërkesat e shumë institucioneve të tjera, duke përfshirë edhe Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave, madje edhe kërkesa e Presidentit të Republikës të Shqipërisë Bamir Topi, për t 'i dhënë Kadaresë çmimin "Nobel", flasin hapur për nderimin dhe statusin e shkrimtarit të madh të kohës sonë. Pas Luftës së Dytë Botërore shkrimtari Kadare u shfaq në botën letrare shqiptare si një shkrimtar i talentuar. U afirmua, me krijimin e një korpusi letrar të pamasë, si gjeni i letrave shqipe. Merita themelore është se Kadare krijoi një metodë dhe stil të veçantë, origjinal, që ngërthen magjinë e artit dhe letërsisë klasike antike, realizmin europian dhe befasinë e letërsisë së Amerikës latine, ose siç e quan kritika profesionale europiane, "metodën kadare".
60
ESE & KUJTIME
Qysh në romanin "Kronikë në gur" u dukën shkëndijat krijuese të një talenti të fuqishëm. Ai-qytet magji, Gjirokastra, u transformua në penën krijuese, si parathënie e një talenti të jashtëzakonshëm. Bashkëqytetari i shkrimtarit, akadamiku Eqrem Çabej ka thënë: "Si duket një fat i mirë ia ka falur Shqipërisë që të bëhet Ai shkrimtar, të cilin Shqipëria do t'ia falë një herë botës".
Gazeta autoritare spanjolle "El Mundo" thekson se "Kadare që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me romanin "Kronikë në gur". Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe ndërtesat moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Letërsia europiane dhe botërore e ka pranuar Kadarenë si krijuesin e saj më të talentuar; këtë e dëshmoi edhe dhënia e Çmimit "Man Booker International" në Angli, kur la pas emra të njohur të letërsisë botërore si, Gabriel Garsia Markez, 61
AGRON FICO
Gunter Gras, Margaret Atvud, Filip Roth. Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë europianë dhe krahasohet me Gogolin, Kafkën dhe Oruellin. Universi krijues i Kadaresë është një standarti klasik, i denjë për çmimin "Nobel" Vepra e Kadaresë është përkthyer në më shumë se 40 vende të ndryshme, në gjuhët kryesore të botës. Librat e shumtë, dhjetëra artikuj kritikë për veprat e tij voluminoze, pranimi në mjaft institucione shkencore dhe kulturore, në akademi të njohura etj. dëshmojnë shumëfish për vlerësimin europianbotëror të këtij gjeniu të letrave shqipe.
Kadare është misionari i madh i lirisë së individit e lirisë së popujve, kampion i demokracisë. Në romanin "Hija" shkrimtari trajton artistikisht mungesën e lirisë në shtetin totaliar të Shqipërisë. Nëpërmjet fatit tragjik të një artisti të dështuar të kinematografisë shqiptare të kohës, përvijohet shkatërrimi i individit nën një regjim të egër, deri në asgjësimin shpirtëror e biologjik, kthimin në një robot, sipas modelit të "njeriut të ri". Sarkazma e mprehtë dhe situatat e krijuara përcjellin te lexuesi përçmim për atë rend-makinë dhe ndjen nevojë jetike për një rend të lirë për individin. 62
ESE & KUJTIME
Shkrimtari me gjuhën ezopike të letërsisë ka fshikulluar egërsinë e diktaturës, ku skenat makbethiane të Shekspirit duken sikur rigjallen në skenat rrënqethëse, intrigat e stërholluara për të mbuluar krimet si, te novela "Përbindëshi", te "Pasardhësi", apo edhe te poema "Pashallarët e kuq". Kadare ka dëshmuar artistikisht shkërmoqjen e regjimit diktatorial dhe shkërmoqjen e perandorive komuniste sovjetike dhe kineze. Ka denoncuar krimet në rendin e bunkerëve në Shqipëri. Ai është flamurtar i lirisë dhe demokracisë. Shkrimtari i madh Kadare, me personalitetin e vet kompleks si shkrimtar i shquar, erudit, studiues i pasionuar dhe gjuhëtarkrijues ka hyrë përjetësisht në panteonin e njerëzve të shquar të kombit shqiptar. Universi i tij krijues shumë-vëllimsh është i një standarti klasik, i denjë për çmimin "Nobel". * Nju Jork, janar 2011 - (Në nderim të 75 vjetorit të ditëlindjes)
63
AGRON FICO
E VËRTETA E HIDHUR E LIBRIT “ESTETIKA” E PROF. ALFRED UÇIT Gazetari dhe studiuesi i njohur Dashnor Kaloçi ka botuar dhe po boton dokumente sekrete nga arkivat e PPSH, veçanërisht atë që kanë të bëjnë me letërsinë, artet; shkrimtarët dhe artistët në periudhën e komunizmit. Në botimin e radhës, ai ka përfshirë edhe një letër, të drejtorit të Shtëpisë botuese “8 Nëntori” në të cilën informonte Ramiz Alinë se “‘ESTETIKA’ e Alfred Uçit është kopjuar nga sovjetikët”. (“Gazeta Shqiptare”, 30 maj 2018.) Njoftimi i datës 30 maj të këtij viti në “Gazetën Shqiptare” se “‘ESTETlKA’ e Alfred Uçit është kopjuar nga sovjetikët”, nuk ishte e papritur dhe as e panjohur për mua. Arsyeja është jo se kam punuar ndonjë agjenci sekretesh ose zyra të koduara, por për ca rrethana, që lidhen me botimin e librit. Befasuese ka qenë atëherë, befasuese mbetet edhe sot, kur zbulohet se profesori, zoti Uçi, publikisht thotë një të pavërtetë, se libri “Estetika” është libri i tij origjinal; ndërsa e vërteta e mirëfilltë është fakti se libri “Estetika” është i kopjuar nga sovjetikët, ky libër nuk është punë e tij, nuk është origjinal. Ky është një fakt i hidhur, i dënueshëm moralisht dhe publikisht. I. E VËRTETA
Shtëpia botuese “8 Nëntori” kishte edhe një sektor, që quhej “redaksia enciklopedike”. Përgjegjësi i asaj redaksie, në vitet 60-70 të shekullit të kaluar, ishte Gaqo Konomi, me të njiheshim që nga jeta e përbashkët në konviktin e Gjirokastrës 64
ESE & KUJTIME
gjer sa mbaruam studimet e larta. Mbaheshim për miq. Në fillimet e vitit 1966 isha kthyer në Tiranë nga Pekini, Republika Popullore e Kinës, ku për disa vite kisha punuar si profesor i gjuhës shqipe. Pas kthimit në Shqipëri isha emëruar si punonjës shkencor në Institutin e Folklorit, atëherë në rrugën “Kont Urani”. Një ditë, aty nga mesi i muajit maj të vitit 1967, Gaqo Konomi erdhi dhe më takoi në qendrën time të punës, Institutin e Folklorit. Shkuam në ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe pimë nga një kafe. Vura re që zoti Konomi dukej i shqetësuar. Ai menjëherë hyri në temë dhe më tha se sapo ishte kthyer nga zyra e Fadil Paçramit, ish-sekretar i propagandës në komitetin e partisë së Tiranës, me të cilin kishte pasur një bisedë të vështirë. Zoti Konomi nxori nga çanta dhe më tregoi dy libra, njëri me titull “Estetika, Jeta Arti” në shqip që mbante si autor Alfred Uçin dhe tjetri origjinali, libri rusisht. Gaqo Konomi më pohoi se edhe pse ia kishte bërë të qartë Fadil Paçramit se varianti shqip, me autor Alfred Uçin, nuk ishte libër origjinal i Uçit dhe se nuk duhej botuar, Fadil Paçrami e kishte përcjellë Gaqo Konomin me këto fjalë: “Dëgjo, shoku Konomi. Libri të botohet siç e ka shkruar (kupto: kopjuar) Uçi, se kemi nevojë për libra të tillë”. Madje Paçrami kishte shtuar: “Jepi nja 40 mijë lekë për librin se ka edhe dyzetvjetorin e lindjes “! 65
AGRON FICO
Pyetja kryesore shtrohet: Pse Fadil Paçrarni dhe më vonë edhe Ramiz Alia, i cili informohet me anë të letrës nga drejtori i Shtëpisë botuese “8 Nëntori”, zoti Kristo Sharra, ku i kërkonte që të mos botohej si vepër origjinale libri “Estetika” i Alfred Uçit, bënë të kundërtën, miratuan botimin e një libri që nuk ishte origjinal. Ky nuk është thjesht një miklim, përkrahje, për librin e profesor Uçit, por një mbrojtje, një miratim, një vijë politike, një qëndrim i shprehur publikisht për estetikën sovjetike, që u bë edhe qëndrimi zyrtar i PPSH për zhvillimin e letërsisë dhe arteve. Në “Informacionin” që instruktorët e aparatit të Komitetit Qendror të PPSH i dërgonin Ramiz Alisë lidhur me librin e kopjuar të Alfred Uçit (botuar në Gazetën Shqiptare, 30 maj 2018) ka disa formulime jo të sakta dhe tepër të përgjithshme.
II. E VËRTETA E PLOTË
Ja e vërteta e atyre shembujve që silleshin në libër dhe që tiren aq gjatë në “Informacionin” përkatës. Pas disa javësh si u vu në qarkullim libri “Estetika, Jeta, Arti” u takuam me prof. Ramadan Sokolin, i cili mbante në duar dy numrat e revistës “Nëntori”. I hapi dhe më tregoi shembujt, vargjet që kishte marrë zoti Uçi nga studimi i Prof. Ramadan Sokolit dhe i kishte futur në librin e tij “Estetika”. Madje është për të ardhur keq që në këtë kopjim të hapur (kishte me dhjetëra vargje të tillë) 66
ESE & KUJTIME
nuk kishte asnjë shënim referimi për revistën dhe autorin. Profesor Sokoli, për statusin e vet politik, u mjaftua me aq. “lnformacioni” ka edhe pika të tjera jo të sakta, kur thuhet se “Në mënyrë paraprake mund të themi se akoma nuk e kemi bërë konfrontimin me literaturën e huaj që ka shfrytëzuar autori”. Jo “shokë” të “Informacioni”, Alfred Uçi e kishte kopjuar dhe jo “shfrytëzuar autorë të tjerë”. Libri “Estetika, Jeta Arti” u bënë baza ideologjike dhe politike e PPSH në zhvillimin dhe vlerësimin e veprave të letërsisë, arteve dhe çdo veprimtarie kulturore. Ky është shërbimi më i keq që i bëhej kulturës shqiptare, që e vinte nën estetikën sovjetike. “Kjo i përshtatet politikës ruso-madhe dhe shoviniste të zhdukjes së kombeve, që po realizon revizionizmi sovjetik.” thuhej në “Informacionin” drejtuar Ramiz Alisë. (“Gazeta Shqiptare”, 30 maj, f. 11.) III. VETËM E VËRTETA
Estetika u bë lënda kryesore në Fakultetin e Filologjisë, në Akademinë e Arteve, madje ishte provim për gradat shkencore “kandidat” ose “doktor”. Estetika marksiste u kthye në fe. Mëkatarët, d.m.th. ata që nuk krijonin, pikturonin, skalitnin a kompozonin sipas kritereve të saj, sipas normave estetike marksiste, shpalleshin 67
AGRON FICO
heretikë d.m.th. dënoheshin që nga ndalimi i veprës për publikim, gjer tek përjashtimi nga anëtarësia në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, të tjerë burgoseshin ose internoheshin, si Mehmet Myftiu etj., ose përfundonin para togës së pushkatimit. Në dokumentet sekrete si “Kadare në pallatin e ëndrrave” e të tjera, botuar vitet e fundit në seri nga Dashnor Kaloçi, del qartë se ndjekja, përfolja gjer edhe rreziku i arrestimit dhe burgosjes së Kadaresë, lidhej drejtpërdrejt me faktin se shkrimtari Kadare ndiqte një metodë të re krijuese, që binte ndesh me metodën e realizmit socialist, me estetikën marksiste. Ndalimi për botim i poemës “Pashallarët e kuq”, romanit “Pallati i ëndrrave” e librave të tjerë të Kadaresë si dhe përpjekja për të penguar librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dëshmojnë se zbatimi i kërkesave të estetikës marksiste nga krijuesit letrarë dhe nga artistët ishte detyrim politik. Kadare kujton tek libri “Ftesë në studio” se Drago Siliqi, drejtor i ndërmarrjes së vetme botuese “Naim Frashëri”, njëherazi mik i shkrimtarit, i kishte thënë se dorëshkrimin e librit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ia kishin dhënë edhe shkrimtarit S. për një opinion të dytë. “Bëj diçka” - i kishte thënë Drago Siliqi Kadaresë - “shtoi qoftë edhe një frazë me dhjetë fjalë, ku të përmendet fjala parti si mishërim i heroit pozitiv kolektiv. Rasti i shkrimtarit disident Mehmet Myftiu është shembulli më i qartë dhe tipik se ç’rol parësor mori estetika marksiste në jetën e krijuesve letrarë dhe artistikë. 68
ESE & KUJTIME
Shkrimtari Mehmet Myftiu ishte ndër të parët që, me krijimtarinë e vet letrare, nuk ndoqi kërkesat e estetikës marksiste-leniniste dhe as ligjet kanunore të metodës së realizmit socialist. Kjo i kushtoi rëndë shkrimtarit Myftiu, atë e kritikuan ashpër dhe e larguan nga organet letrare. Aty nga fillimi i vitit 1954 Mehmet Myftiun e thirrën në Ministrinë e Arsimit. Qibrie Ciu, zv. ministre e atij dikasteri, pas një fjalimi politik për kujdesin e PPSH për letërsinë e realizmit socialist, i ofroi pasaportën për studime letrare në një universitet sovjetik. Mehmet Myftiu e kishte befasuar Qibrie Ciun kur nuk e ishte marrë, nuk e kishte pranuar pasaportën dhe ishte larguar. U kthye në fakultet e vazhdoi rregullisht studimet. Shkrimtari Mehmet Myftiu nuk ishte antikomunist, as bënte agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Jo. Ai kishte vënë në provë jetën e vet fizike kundër nazistëve. Ai e donte popullin, Shqipërinë. Mehmet Myftiu doli hapur kundër estetikës marksiste e parimeve të realizmit socialist sovjetik. Diktatura totalitare nuk mund t'ia falte Mehmet Myftiut refuzimin e hapur të pasaportës për studime në vendlindjen e realizmit socialist, në vendlindjen e zhdanovizmit. Zhdanovizmi kafshoi si gjarpëri; se ajo metodë nuk ishte thjesht një metodë letrare, por ishte armë, që godiste, burgoste, internonte çdo krijues që nuk i nënshtrohej zinxhirëve të saj kanunorë. Nuk kaluan as 5-6 muaj pas refuzimit të pasaportës për studime në Bashkimin Sovjetik dhe Mehmet Myftiun papritur, në një mëngjes plot shi, e kishin arrestuar dhe e internuan në një kamp “elitar” diku në periferi të Fierit. 69
AGRON FICO
Me këtë metodë u krijuan mjaft vepra të dobëta artistikisht, që u ngjanin pamfleteve politikë, vepra që nuk ngjallnin asnjë ndjenjë estetike. U krijuan piktura dhe skulptura që paraqisnin njerëz viganë, me muskuj si tela çeliku dhe gjoks gati shkëmbor. Ndërsa në letërsi u botuan romane, drama dhe poema entuziaste dhe skematike. Lindën bejtexhinjtë socialistë. Alfred Uçi u bë “shef” i estetikës, “shef” i kritikës letrare dhe arteve. Asgjë nuk mund të botohej pa autorizimin e tij. Bashkë me Bardhyl Ficon shkuam tek përgjegjësi i ri i redaksisë enciklopedike në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”, zoti Nelson Çabej, dhe i kërkuam që libri “Eposi shqiptar i krahasuar me atë serbo-boshnjak”, i përgatitur nga shkrimtari Veis Sejko, që kishte mbaruar studimet e larta në Zagreb, të botohej. Zoti Nelson na tha se kjo ishte e pamundur pa autorizimin e “shefit” të estetikës, Alfred Uçit, që ishte njëherazi edhe drejtori i Institutit të Kulturës Popullore. Pikëpamjet e estetikës marksiste që përhapeshin me librin “Estetika Jeta Arti” të zotit Uçi dhe me botime të tjera të këtij lloji, edhe pas vendosjes së pluralizmit politik, duken ende gjurmë në libra, shkrime etj. Gjer sot nuk ka asnjë studim serioz kritik kundër estetizmit sovjetik dhe ndikimit të tij në letërsinë artet dhe kulturën shqiptare. Askush nuk u ka kërkuar falje atyre që u dënuan në format më të ndryshme se nuk iu nënshtruan dogmës estetike marksiste.
70
ESE & KUJTIME
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një libër i tillë do të kishte shkaktuar “një krizë” kulturore. Para disa vitesh një profesor me emrin Abramov, historian, u kritikua në gazetën “The New York Times” se në librin e botuar kishte marrë, “kopjuar” një paragraf nga libri i dr. Kissinger-it. Prof. Abramov doli në gazetë dhe tha se paragrafi ishte si citim, por redaktori kishte harruar shenjat dhe numrin e citimit. Profesorin e hoqën si shef dhe pas disa muajve u largua dhe nga universiteti. Ka mbetur si ngjarje e shënuar çështja e gazetarit të njohur Dan Radher, që ishte shef i lajmeve ndërkombëtare në ABC News. Ai humbi postin dhe u largua, pas 25 vjet shërbimi, se programi televiziv kundër presidentit Bush, se ai nuk kishte shërbyer në gardën kombëtare, doli i pavërtetë. Kopjimi, në të gjitha format e artit, të kulturës, si dhe të shkencës, është dënuar dhe dënohet. Dua të shtoj këtu se edhe në shkolla dhe universitete në Amerikë kopja është e dënueshme gjer sa studenti mund të përjashtohet. Libri “Estetika, Jeta, Arti” ishte kopje e variantit rus, por ajo u bë “bibla” jo vetëm e autorit, por recitohej dhe kërkohej në çdo analizë letrare, artistike etj. Mjafton të sjell edhe një shembull. Para disa vitesh Prof. Ramadan Sokoli kishte përgatitur një dokumentar për muzikantin shqiptar Jan Kukuzeli, gjeniun nga Durrësi, që i dha melodinë shpirtit të Bizantit (Enciklopedia britanike, volume 10, f. 218.) Shfaqja e tij u kundërshtua me argumentin se gjoja ishte “jashtë kritereve të estetikës marksiste”. 71
AGRON FICO
Me ca ndërhyrje u bë e mundshme që ta shihnin Ismail Kadare, Llazar Siliqi, Anastas Kondo dhe unë, që të mundësohej shfaqja e dokumentarit. Konceptet e estetikës marksiste sovjetike, në një mënyrë ose në tjetrën, u shfaqën edhe në punën kërkimore e studimore në Institutin e Kulturës Popullore, ku prof. Alfred Uçi ishte njëherazi drejtor, por më tepër si “shef i estetikës”. Duhet thënë se letërsia folklorike është studiuar dhe studiohet nga shkolla të ndryshme filozofike, që shpesh dallohen diametralisht njëra nga tjetra.
Profesori i Harvardit, Albert B. Lord, zbuluesi i teorisë homerike të letërsisë gojore, ka shkruar se: “The oral poet learns his songs orally, composes them orally, and transmits them orally”. (Albert B. Lord “The Singer of Tales”, New York, 1965). E thënë shqip, këndonjësi e mëson këngën gojarisht, e krijon gojarisht dhe e përcjell po gojarisht. Ky është koncepti bazë i teorisë folklorike amerikane, që ndryshon nga ai i folkloristikës sovjetike, që e quante këngën popullore “narodnoe kolektivnost potiçeski tvorçesta”, 72
ESE & KUJTIME
d.m.th. krijimtari poetike popullore kolektive. Këto pikëpamje, d.m.th. që e shihnin si “krijimtari kolektive”, kanë zotëruar edhe në folkloristikën shqiptare gjer para vitit 1990, por ndikime të atyre koncepteve, për të ardhur keq, shfaqen edhe sot e kësaj dite në mjaft “studime” dhe artikuj. Në një konferencë kombëtare para disa vitesh, kushtua Eposit heroik shqiptar, Prof. Uçi mbajti raportin kryesor. Dukej mendja e zgjuar e autorit, stili i tij filozofik, por të gjitha tezat e mendimet i nënshtroheshin filozofisë estetike marksiste. Më konkretisht, kategoritë estetike si “e bukura”, “e shëmtuara”, “grotesku”, “heroikja” etj. viheshin në kornizat e estetikës marksiste. Në atë tubim shkencor, një kumtesë mbajti dhe Ismail Kadare, që dallohej qartë nga një këndvështrim i ri dhe perëndimor mbi këtë monument të kulturës epike shqiptare. Në përfundim lexuesi i vëmendshëm vë re qartë, se në këtë shkrim fjala nuk është për të gjitha librat e Prof. Alfred Uçit, me vlerën e tyre (nënvizimi imi), por dëshmon se “Estetika”, edhe sipas parimit juridik amerikan “e vërteta, e vërteta e plotë, dhe vetëm e vërteta”, nuk ishte origjinale, por një kopje e varianteve ruse, një akt anti-kulturë që nuk e nderon profesorin. Si e tillë do të duhej të hiqej nga CV-ja e tij. Duket se, edhe si drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, në mes të një thesari shqiptar krijimesh folklorike, përfshirë edhe fjalët e urta, profesor Uçi ka anashkaluar njërën prej tyre, që thotë: “E vërteta zhytet, por nuk mbytet”! Bota Sot me 25 Qershor 2018
73
AGRON FICO
LULE PËR MJEKËT TANË Kam disa vjet që jap mësimin e gjuhën angleze në Fakultetin e Mjeksisë së Përgjithshme. Ky është brezi i tretë me mjekët e ardhshëm. Zakonisht orët e para studentëve u kërkoj të flasin pse zgjodhën profesionin e mjekut. Nga studentët mund të dëgjosh mendime nga më të ndryshmet. Por e përbashkëta e këtyre reflektimeve është dashuria dhe vlera njerëzore e profesionit të mjekut.
Disa shtojnë se ishte dëshira e prindërve, por ndonjëri edhe dëshira e krenaria e gjyshit ose gjyshes. Në provimin përfundimtar dhashë dy tema, njërit grup temën:
A Loving Care for the Patients – the Highest Standard (Kujdesi e përkushtimi me dashuri ndaj pacientit standarti më i lartë), ndërsa grupit tjetër temën:
Being a Doctor - a Noble Humanitarian Mission (Të jesh mjek - detyrë njerëzore fisnike)
Këto ese apo hartime me rreth 150 fjalë ishin një befasi e bukur për mendimet, ndjenjat që shprehën studentët e mi, filizat më të njomë të lulishtes së madhe të mjekëve tanë. 74
ESE & KUJTIME
Dua të besoj se këta mjekë të ardhshëm (në vetëm 5 muaj mësim) këtë nderim, këtë dashuri e adhurim gati hyjnor për profesionin e mjekut dhe “betimin” se do t’i shërbejnë me përkushtim pacientit e kanë të kultivuar, të dëgjuar e të skalitur nga familjet e tyre. Shqiptarët e duan, e nderojnë dhe e dinë se si të shprehin mirënjohjen për mjekët tanë. Në qytetin tim të lindjes, në Gjirokastër, doktorët Laboviti i madh dhe “I vogli” (“i vogli”, “i madhi” përdoreshin për t’i dalluar njërin nga tjetri, se të dy kishin emrin Laboviti) nderoheshin më shumë se edhe zyrtari i shkallës më të lartë ose çdo njeri i një profesioni tjetër. Dhe kjo se ata ishin mjekë, ishin mishërimi i sakrificës njerëzore dhe përkushtimit, ishin sa të aftë aq edhe gojë ëmbël. Madje shkrimtari i madh Ismail Kadare doktor Labovitin e madh e bëri personazhin kryesor të romanit të njohur “Darka e gabuar”. Mjekët tanë, të qytetit dhe të fshatit, në ambulancë ose në klinika private, por mbi të gjitha në ato publike, i duan dhe respektojnë pacientët, edhe kur këta të fundit janë të stresuar ose të frikësuar nga sëmundja apo të nxituar në fjalë ose në ndonjë gjest jo korrekt ndaj mjekut. Secili nga ne, si pacient ose nga njerëzit e afërt, familjarë, ose nga miq e të njohur di e ka dëgjuar histori e ngjarje interesante të marrëdhënieve mjek-pacient. Shumë vite më parë një njeriu im i afërt u shtrua në spitalin e neurologjisë, siç quhej atëherë spitali nr. 5, ku ishte shef pavioni Dr. Hysen Baboçi, i njohur si shembull i bukur i komunikimit me pacientët. 75
AGRON FICO
Pas daljes nga spitali, njeriu im, që atëherë banonte në qytetin e Kukësit, më dërgoi si dhuratë për doktor Baboçin një dantellë punuar me grep, që ta vinte në këllëfin e jastëkëve të gjumit, që sa herë të vinte kokën në të të kujtonte edhe mirënjohjen pacientes. Një gjetje sa e veçanë aq dhe bujare. Dija mjeksore, shkenca mjeksore është ndër më të ndjeshmet ndaj zhvillimit dhe përparimit. Informatika dhe telemjeksia e kanë bërë pothuajse globale. Sot kemi një mjek më të ditur, por edhe një pacient më të mësuar, i cili kur shkon tek mjeku ka lexuar dhe mësuar diçka për problemin që ka. Kjo sfidë e re kërkon edhe një përsosje të vazhdueshme të mjekut, pra kualifikimi i tij është një domosdoshmëri. Nuk jam mjek, jam albanolog dhe etnolog. Si i tillë kam një përvojë në këto shkenca, që lehtësisht të kuptoj edhe kërkesën e kohës për domosdoshmërinë e kualifikimit dhe modernizimit të dijeve të personelit mjeksor. Garda e brezit “veteran”-pasuri kombëtare intelektuale Ne kemi ende, dhe kjo është pasuri kombëtare, një gardë të brezit “veteran” të mjekëve tanë, që nga Akademik Ylli Popa, prof. Isuf Kalo, prof. Zabit Broka, Akademik Besim Elezi, prof. Panajot Boga, Dr. Kastriot Dautaj etj. etj. Është e gjatë lista e tyre. Ata janë shembull i përkushtimit profesional, por edhe i etjes për dije dhe kulturë mjeksore. Po sjell një nga shembujt e shumtë. Në vitet 70 të shekullit të kaluar u krijua “Brigada luftarake” e Universitetit Shtetëror si njësi luftarake në rast agresioni imperialist-revizionist. 76
ESE & KUJTIME
Në shtabin e saj isha bashkë me kardiologun Pandeli Çina, që ishte caktuar shef i shëndetsisë së brigadës. Në një stërvitje, në stinën e dimrit na takoi që të banonim në një dhomë të vogël të konviktit të studentëve. Ishte dimër i fortë. Dr. Pandeliu ishte me ethe, me temperaturë të lartë, por vazhdonte të mësonte gjermanisht e dëgjoja që përsëriste me zë lakimin e emrave. - Pse vazhdon me kaq këmbëngulje kur je me ethe dhe po dridhesh? E pyeta. - Më duhet shpejt gjermanishtja - ma priti doktor Pandeliu - se sapo më kanë ardhur nja dy libra të rrallë me të rejat e fundit në kardiologji e më duhet t’i lexoj sa më parë! Kardiologu i njohur atëherë dinte frëngjisht, polonisht, rusisht. Dikujt sot mund t’i duket një shembull modest, por që mbart një mendim bashkëkohor se kualifikimi i mjekut është një nevojë e përhershme e këtij profesioni. Ashtu sikurse çmojmë mjekët që kanë bërë emër në mjeksi, një vëmendje të veçantë meritojnë edhe dhjetëra e dhjetëra mjekë specialistë që kanë kryer cilësisht studimet në vendet e zhvilluara perëndimore. Ky fond njerëzor duhet të trajtohet me një përparësi të veçantë për rritjen e cilësisë së punës mjeksore në klinikat e spitaleve publike ose private. Ligjet e hekurta të ekonomisë së tregut janë shtrirë edhe në mjeksi duke e bërë atë konkurruese dhe disa-llojesh, d.m.th. mjeksi publike, private ose e përzier (publiko-private), madje edhe me kombësi të ndryshme, shqiptare dhe e huaj: spitali amerikan, klinika gjermane, greke, franceze, italiane, kineze etj. 77
AGRON FICO
Në tërësi, marrëdhëniet mjek-pacient në vendin tonë kanë mbetur miqsore, pavarësisht nga përfoljet mediatike ose raste të veçanta të sjelljeve të vrazhda nga ndonjë mjek apo pacient. Debati publik që bëhet sot për të ashtuquajturin testim të mjekëve dhe infermierëve, që po merr formën e një kundërshtimi, pengohet dhe vështirësohet në disa raste edhe nga politizimi i saj. Pavarësisht “nga ngrirja” ose mendimet e ndryshme, domosdoshmëria e zbatimit të një sistemi të vazhdueshëm kualifikimi dhe verifikim mbeten si kërkesa e kohës moderne. Gjatë këtyre 20 e ca viteve të shoqërisë pluraliste të papjekur ende mirë, në vendin tonë, në Shqipëri janë përgatitur dhjetëra e dhjetëra mjekë të fushave të ndryshme. Niveli i tyre është përcaktuar nga vetë niveli mësimor i fakulteteve tanë mjeksorë me probleme të shumta, madje gjer në diploma të pamerituara. Ka pasur edhe mjaft emërime në klinika dhe shërbime mjeksore me kritere partiake. Ky është një kontingjent jo i vogël, shto këtu edhe faktin se mjaft kanë mbaruar me notën nën mesatare dhe atëherë e kupton më mirë domosdoshmërinë jetike të kualifikimit dhe të testimit të tyre profesional. Natyrisht, forma dhe metodat janë të diskutueshme, por mund të përfitohet nga përvoja e shumtë nga vendet e zhvilluara. Kam jetuar për shumë vite në Amerikë dhe gracka e rrethanave të jetës më ka lidhur mjaft me jetën spitalore. 78
ESE & KUJTIME
Kështu kam fituar mjaft ndjesi dhe mendime për punën e atyre specialistëve aq të përkushtuar e cilësorë. Pa marrë përsipër të sjell ndonjë kontribut publik, mund të them se ata vraponin sa në punë aq edhe për t’iu përgjigjur kërkesës së përhershme për të mbajtur pozitën e fituar të vendit të punës me një punë të madhe për kualifikimin dhe modernizimin e njohurive të tyre.
Po sjell një shembull. Kardiologu shqiptaro-amerikan nga shqiptarët e Vuthajt historik, i biri një atdhetari të shquar në luftën për pavarësinë e Kosovës, Kujtim Balidemaj, anëtar i Akademisë së Kardiologëve të Nju Jorkut, bën një punë të madhe kërkimore-shkencore. Ai është edhe një specialist i aftë dhe fisnik, prandaj e donin dhe e respektonin bashkësia shqiptare e Nju Jorkut, po aq e donin dhe e nderonin edhe pacientët e shumtë amerikanë. Një arritje e mirë kohët e fundit ishte edhe konkursi i organizuar nga Fakulteti i mjeksisë për përzgjedhjen e kandidatëve për specializimet. Pati tek-tuk edhe ndonjë kontestim, që edhe ai doli jo i saktë. Komisioni, 79
AGRON FICO
nën drejtimin e Prof. Mira Rakacolli, Dekane e Fakultetit, hartoi një program shkencor, por edhe lehtësisht të verifikueshëm e transparent. Reforma mjeksore është ndër më të vështirat. Po të ndjekësh fatin e reformës mjeksore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërmarrë nga Presidenti Obama, e ke të vështirë të kuptosh debatin e madh kombëtar amerikan në favor dhe kundër saj, sepse ajo është komplekse: ekonomike, financiare, shoqërore dhe politike. Reforma në shëndetsi tek ne është edhe më e vështirë, sepse pasqyron vështirësitë e trashëguara dhe shtrëngesën ekonomike (varfëri, papunësi etj.) Reforma do të sigurojë një shërbim mjeksor falas për të gjitha dhe më cilësor. Padyshim që duhet të shoqërohet edhe me një përmirësim të kushteve financiare të mjekëve dhe infermierëve duke u shtuar edhe pagën. Mjeku i familjes-hallkë e burokratizuar Vëmendje duhet më shumë për mjekun e familjes, ku përplasen shumë qytetarë dhe ata, mjekët e këtyre njësive janë kthyer në njerëz që plotësojnë vazhdimisht formularë të shumtë. Çdo muaj duhet të shkosh tek mjeku i familjes kryesisht për të marrë recetën e ilaçeve. Mjeku sapo hyn fillon të plotësojë së bashku me një punonjëse (infermiere) këto letra: 1. Plotësimi i kartelës. 2. Regjistrimi në regjistrin e ilaçeve. 80
ESE & KUJTIME
3. Një formular për USAID-in. 4. Receta për çdo ilaç. Kur del nga salloni i klinikës, tek tryeza e sportelit edhe aty kryhen dy veprime të tjera: 5. Vuloset secila recetë. 6. Regjistrimi përsëri në një libër të ilaçeve. Në fakt, mjeku sado i përkushtuar nuk ka kohë fizike për të të vizituar. Madje, është stresuese që të shkosh çdo muaj vetëm për të marrë recetën. Ndërsa në Amerikë mjeku të lëshon recetë për 5-6 muaj. Pse mos të ndiqet i njëjti shembull edhe këtu në Shqipëri, në mos për 6, së paku për çdo 3 muaj? Zgjidhja do të ishte vendosja e një sistemi kompjuterik, në të cilën të grumbulloheshin të gjitha të dhënat qysh në fillim dhe e gjithë vëmendja të kufizohej dhe përqendrohej tek vizita e mjekut për pacientin dhe pajisja me recetë. U bë mirë që po zëvendësohen blloqet mjeksore me kartelat mjeksore. Është më se e nevojshme të kompjuterizohet puna e mjekut të familjes për ta çliruar nga barra shkresore. Mirënjohja Pak javë pas daljes nga spitali i njohur Presbyterian i Nju Jorkut, e pyeta një mik amerikan se si ishte zakoni i shprehjes së mirënjohjes ndaj mjekut që më kishte pasur pacient. 81
AGRON FICO
Në fillin i tregova se tek ne, në Shqipëri, ishte bërë zakon që mjekut që të kishte mjekuar t’i shpije ndonjë shishe me raki “Përmeti” ose “Skrapari”, ndonjë shishe verë “Kallmeti”, por edhe ndonjë darkë me këngë e dolli. Ai u kënaq me këtë zakonin shqiptar, por shtoi se në Amerikë veprohej ndryshe dhe më tha se mirë do të ishte t’i dërgoja ndonjë buqetë ose vazo me lule, dhe shtoi se në rastin tim si i huaj edhe ndonjë dhuratë artistike kombëtare do të pëlqehej. E kështu bëra. Përveç luleve i dërgova edhe një pikturë të Bashkim Ahmetajt me pamjen argjend të Gjirokastrës me kështjellën në mes. Dhurojuni lule mjekëve tanë dhe ata do të ndjehen më të nderuar dhe më të përkushtuar e do të na japin ne, pacientëve, shërbimin e tyre humanitar me mirësi dhe me buzëqeshje besimi dhe shprese për jetën. Gazeta TELEGRAF, 4 mars 2015, f.17 Komente: Kujtim Balidemaj, kardiolog, anetar i Akademise se kardiologeve te Nju Jorkut I dashur Profesor Fico, Me pelqeu shume shkrimi i juaj dhe njekohesisht jam mirenjohes dhe i nderuar per vleresimin tim ne kete shkrim. Studentet e Juaj kane nje fat te posacem ta mesojne gjuhen angleze nga Ju. Te fala Znj. Liri. I Juaji, Kujtim (Balidemaj, 5 mars 2015)
82
ESE & KUJTIME
Nga Prof. Isuf Kalo
Albana me qe nuk e kam adresene emailit lutem percillni babait Prof Ficos Pergezimet dhe njekohesisht falenderimin tim te posaçem per shkrimin e bukur e te ndjere te tij per mjeket tane ne gazeten” Telegraf “ .Ndjehem shume i nderuar qe me kish permendur me emer ne te Ne ket kontekst dhe si jehone po ju dergoj shkrimin tim te fundit me subjekt per mjeket i cili besoj do botohest se shpejti te Panorama Me urimet me te mira posacerisht per ty dhe gjithe familjen Isufi (Kalo ) (E-mail: 11 mars 2015) Ramiz Doko, “mesues i Popullit” I NDERUAR PROFESOR AGRON F FICO ! E MORA me nje fryme gazeten Telegraf kur pashe titullin e shkrimit . E lexova me shume endje te gjithe dhe se nga nje galerie e pamate e inteligjences dhe kultures sikurse jeni JU mund te mesosh edhe per fusha EXTRA sic eshte ajo e mjekesise per JU . RESPEKT Per penen tuaj e zhytur ne burimin e pashtershem te vlerave tuaja intelektuale edukative dhe njerezore . Me rrespekt siperor, nga RAMIZ DOKO
83
AGRON FICO
Ju Prof. Agron Fico, e perseris edhe nje here, keni bere nje pune mjaft te mire me artikullin e Ri "Lule per mjeket tone". Sa per mjeket ne Amerike, ju kujtoj se mjeke ka me qindra ne USA, por qe te gjithe mjeket shqiptare, jane bashkuar me nje Organizate teper Profesionale, te njohur edhe nga Shtepia e Bardhe, me emer: "Albanian Amerikan Medical Society". Ne fund, shpresoj se kartolina e bashkangjitur do ju gezoje !?. Sa per informacion: Dr. Balidemaj eshte kardiolog i suksesshem, mjek qe diagnostikon me profesionalizem semundjet e zemres dhe i trajton ato mjaft mire edhe me ilace etj. Dr. Celaj eshte kardiolog nderhyres, mjek qe diagnostikon semundjet e zemres dhe trajton ato jo vetem me ilace por dhe me nderhyrje permes sustave, katetereve qe i kalon deri ne arteriet me te vogla, gati 1mm. Po ashtu per Dr. te tjere, per te cilet, ndoshta ju dini edhe me shume. Dr. Lindita Coku eshte kardiokirurge, mjeke qe i diagnostikon dhe trajton semundet e zemres (arterieve, valvulave, muskulit te zemres) permes operacionit me pisturi dhe katetere, pervec ilaceve. Femrat kardiokirurge ne USA mund te jene 50 gjithsej, ne bote, ndofta 100. dhe tokat shqiptare kane vetem nje Femer Shqiptare qe operon ne Zemer te hapur, qe fut pacientin ne makinen artificiale zemer-mushkeri, dhe kjo eshte Dr. Lindita Coku, e cila duhet vleresuar dhe perdorur si shembull per te ngritur vete moralin e shqiptarit, te studenteve kryesisht, dhe se dyti per te pastruar figuren e shqiptarit ne Bote, qe fatkeqsisht, e ka te njollosur prej dekadash. Dr. Agroni. Me fal se ndoshta u zgjata, por t'vjen nganjehere keq, se botohen edhe shkrime diskriminuese, ne pergjithesi nga njerez te pa formuar per se mbari, dhe mendo pastaj, se c'mund te presesh nga te pa-arsimuarit e sakte vecanerisht ne mjeksi!!!!! Populli shqiptar ka nevoje per nje revolucion karakteri dhe integriteti ne Europe te bashkuar.Per kete bashkohem me Ju. I takon brezit te ri, me mjeke te shkolluar, pergatitur e brumosur per Rilindje ne Shqiperi. Miqesisht, Astriti, NY. ----- Forwarded Message -From: Astrit Tota <astrit_tota@yahoo.com> To: "agronffico@aol.com" <agronffico@aol.com> Sent: Wednesday, March 4, 2015 3:58 PM Subject: Pershendetje te malluaradhe nje mungese "e vogel" te shkrimi botuar sot te "TELEGRAF" 84
ESE & KUJTIME
I dashur dhe i nderuar Dr. Prof Agron F. Fico. Lexova me kenaqesi shkrimin t'uaj te Ri "Lule per mjeket tane", i cili merr persiper ti paraprije vecanerisht "Rilindjes ne mjeksine tone shqiptare. Urime! Ceshte e verteta, Ju po jetoni prej disa viteve larg nesh. Por pamvarsisht nga kjo, ne vazhdojme t'ju kemi ne zemer cdo cast dhe i gezohemi pa mase begative t'uaja te pa nderprera shkencore. Shkrimet, sikurse "Lule per mjeket tane", e kane zanafillen nga "buronjat" akumulimet e vlereta prej studimeve qe keni bere pergjate tere viteve te jetes midis kolegeve tuaj shkencore, dhe nder me te nderuarve ne Shqiperi etj. Ato kane pase kurdohere synimin per te rilindur e forcuar shkencerisht fushat e dijes, dhe kane dhene me se miri rrezultate te shendosha, ne rritje te niveleve shkencore ne Gjuhe e letersi Shqipe, degeve te folklorit etj. Tani i dashur Prof. Agroni, dua t'ju rikujtoj se edhe mjeket e ketushem Shqiptaro-Amerikane, e kane shoqaten e tyre prej disa vitesh me qender ne Nju Jork, dhe Presidente e saje, eshte Mjekia Kardiologe Dr. Prof. Lindita Coku (me origjine nga Tirana) e njohur dhe e respektuar me perkushtimet e saja profesionale, edhe neper Bote. Para do kohesh, diku ne spital te NY, salles se operacioneve ne Zemer, i'u paraqit nji person i aksidentuar teper rrende ne trup. Pa humbur kohe, mjeket vedosen nje zeri ti shpetojne sa me pare jeten, duke i afruar urgjentisht operacionin e zemres se demtuar, dhe per njerin krah qe i ishte demtuar e bere copa copa, vendosen t'ia shkepusin nga trupi. Por Dr. Lindita me ta pare "Shqiponjen" totuazhin ne kete krah, vendosi t'mos i'a shkeputin, dhe mbas gjitha nderhyrjeve, Ajo me pas i'a shpetoi edhe krahun shqiptarit, i cili sot, vazhdon te punoje normalisht edhe me forcat e ketij Krahu! Ju perqafoj me mall, Astrit Tota, NY. Prof. ILLO FOTO, Astoria , Nju York Pershendetje Agron , U gezova , qe je mire dhe qe shkruan . Si gjithmone , me pelqeu shkrimi , sepse ka lirizem. Kryesisht tema e zgjedhur , eshte e duhura . Mjekesia , ka qene dhe do te jete prapavija me e mirenjohur dhe me e besushme , per sigurine e jetes njerezore . 85
AGRON FICO
Nuk ka dualizem , per kete profesion . Profesionet e tjera edhe kur jane me te rendesishme ,nuk jane kaq te respektuara sa mjekesia . Respekti per te nuk njef as nivel kulture as moshe . E ke trajtuar bukur nga ana mjeshterore , duke future motivimin shqiptar per mjekesine , qe ne e kemi te rrenjosur nga Doktoret "Laboviti " . Edhe ne Vlore ka pasur tradite te thelle, per respektin ndaj mjekve . Mjeket e Vlores , kishin emer ne gjithe Shqiperine . Kishin ptrakticitet te larte dhe te sheronin me fjale . Emrat e doktorve , Kauri , Tepelena , Angjeli , Shyti , Llazari , ishin proverbiale . Jetonin ne shtepi te mira dhe askush nuk I akuzonte per korrupsion . Varferia ishte dhe atbote , por vete populli nuk e donte doktorin te varfer . Respekti shqiptar per doktorin ishte specifik . Sot rrihen doktoret duke kryer detyren e shenjte. Populli e pa doktorin me sy tjeter , gjat tranzicionit . U politizua jo jeta siperfaqesore , por berthama e qelizes . Mjekesia masive e konsumoi vete prestigjin e ngritur per te . Rivendosja e ketij prestigji do te jete shume I larget , deri ne pamundesi , ose e thene ndryshe , kur te vendoset prestigji I politikes , qe eshte baltosur teresisht . Personalisht e mbeshtes reformen ne mjekesi si dhe rivleresimin e mjekve , qe kane humbur aftesite profesionale dhe vecanerisht mjeket , qe kane kohe , qe punojne pa dipllome . Jam befasuar nga shifrat , qe dha Beqja , per mjeket , infermeret dhe dentistet , qe punojne pa diplome . Qenka kthyer mjkesia e xherahve dhe pathojve . Ne kete zamallahi , dalin mjeke me emer dhe kundershtojne testimin . Si ka mundesi te kete mjeke reale , qe duan te ruajne kete statauco te frikeshme ! Vete mjeket e bejne te veshtire reformen mjekesore . Mjekesi pa mjeke ! Nje vrejtje e pa rendesishme : Romani I Kadarese nuk titullohet "Dasma e gabur " , por "Darka " . Te uroj shendet mbaresi dhe lumturi familjare . Perqafime : Illo Foto ILLO FOTO. Nju Yersey, E-mail , 4 mars 2017
86
ESE & KUJTIME
NGA POLO DHE KATERINA MIHALI , Nju Jersey (E-mail 7 mars 2015 ) Te dashur Agron dhe Liri. Ju urojme shendet dhe te gjithe te mirat qe ju do zemera. Sapo lexova ne Gazeten Telegraf, nje shkrin\min Tuaj Agron, per cilesit e mjekut dhe per studenten e fakultetit te mjekesise , ku Ju jipni anglishten. Jo per kompliment, por e sinqerte, me pelqeu dhe u ndala ne disa paragrafe, ne vecanti tek personalitetet e mjekesise shqiptare, si tek Doktoret Labovite, i madhi dhe i vogli, ket te cilet kam mare edhe vete ndihmen mjekesore, tek Boga, qe eshte miku im i vegjelise, dhe per ta ditur, gjat kohes kur punoja ne Sarande, per 25 vjet, Kryeziooteknik i Rrethit, per shume e shume nga shoket dhe miqt e mi, me probleme serioze, i coja me nje leter rekomandimi tek Panajoti, dhe kur ktheheshin nga sherbimi, kerkonin te me qaerasnin me ndonje dreke. Gjirokastera ka nxjerre mjeke te degjuar, sic ka nxjere Personalitete ne gjithe fushat e tjera. Kjo per Artikullin. Ketej po provojme nje gjendje dhe ndjenje " Shtepijaku " te tej zgjatur, dhe jo vewtem sexi Femeror por edhe ay mashkullor. Kemi plot dy muaj qe debora ze debore,. Nuk ka jave pa dy tre dite me reshje , dhe asnje dite shi per ta ulur sado pak lartesine e saj.Katerina, gjat ketyre dy kuajve nukm em ka kapercyer deren e jashteme te shtepise. Une si " Njeri i forte dhe i Ri ne moshe" p-o dal me makine per te bere pazar, por edhe me nje xhiri me kembe, per te mos u 'Zgalur, sic eshte nje shpreje e huazuar. Temperatuarat, ralle qe e kalojne zeron celsius. Konkretisht sonte nata ishte minus 12 dha maximale plus dy. Megjithe kete, kemi vendosur te dalim me makine deri tek Djali, sae gjat gjithe kesaj periudhe do jet e para here, ndonese femijet vine tek here pas here, por kutohet ralle. Dimeri na ka nderprere edhe vajtje ardhjet me Miqte tane Cabej. Keto te rejat e ketejshme dhe ta mbyllim me kaq per sot. Ju duam shume dhe Ju perqafojme se larfo Polo & Katerina
87
AGRON FICO
Liber qe i sherben Pluralizmit Kulturor Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka botuar veprën e tetëmbëdhjetë të Enver Memishaj – Lepenica “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, një pjesë e trashgimisë shpirtërore të popullit shqiptar. Unë pata kënaqësinë të bëj recensimin e këtij libri. * * * Nga mesi i viteve ’70 të shekullit të kaluar në një ekspeditë kërkimore folklorike u gjenda në fshatin Gjorm të Lumit të Vlorës. Në ato vite në këto ekspedita shkonim vetëm me një fletore e laps sipas edhe tematikës së caktuar të miratuar më parë nga këshilli shkencor i Institutit të Folklorit. Lumi i Vlorës dhe Labëria në tërësi janë djepi i një tradite të pasur të këngës popullore me një larmi dhe bukuri të pamasë. Ato vise kanë qenë vatra të zjarrta të luftërave dhe përpjekjeve legjendare kundër pushtuesve të huaj turq osmanë e gjer tek fashistët italianë dhe nazistët gjermanë. Në Gjorm synoja të gjeja dhe regjistroja veçanërisht ato këngë që në termat shkencore quhen “këngë historike të periudhës së tanzimatit”. Në këto xhevahire popullore ndrit mençuria, trimëria e Tafil Buzit, Gjon Lekës dhe gjer tek figura e Rrapo Hekalit, i cili në një koment të Fan Nolit është cilësuar si pasha me shtatë tuje, gjeneral me shtatë yje. Në një nga ato ditë po fjalosesha me një “singer” (rapsod të fshatit) dhe nga ai shënova disa këngë për trimat e luftërave kundër pushtuesve turq.
88
ESE & KUJTIME
Rapsodi, ose këndonjësi, pasi mbaruam regjistrimin e këngëve të tij, m’u afrua dhe gati sikur të bisedohej për diçka konspirative më pëshpëriti në rrëzë të veshit një mesazh të papritur aso kohe: “Shok, unë kam qenë ballist”. (?!) Unë, sikur të flisja me vete, ia ktheva: Këngët janë të popullit. Këto “këngë popullore të ndaluara”, sipas shprehjes së Fatos Mero Rrapajt, përbëjnë objektin e librit të Enver Memishaj – Lepenica me titull “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”. Libri është një mozaik kulturor, që përfshin ese, artikuj, vlerësime të autorëve të ndryshëm, vjersha e poezi autorësh dhe vendin më të gjerë e zënë këngët popullore, për të cilat si etnolog po përpiqem të shpreh disa mendime. Fatos Mero Rrapajn e kam pasur mik dhe me përunjësi mund të them se e kam ndihmuar në përpjekjet e tij për mbledhjen e këngëve popullore atëherë kur si ish-i dënuar politik ishte roje në një ndërmarrje tregtare diku afër urës së Mifolit. Kontributi tij, veçanërisht për folklorin çam, është i madh. Më kujtohet se kur doli vëllimi “Këngët popullore çame” vërshuan urimet, letrat, telegramet nga çamët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ishte befasuese. Fatos Mero Rrapaj, siç kam treguar në një kumtesë mbajtur në Nju Jork, shquhej për ndjenja të thella atdhetare. Në një ekspeditë diku nga Bilishti ishte afruar tek oficeri i kufirit, një djalë i ri, si duket jo fanatik i regjimit, dhe i kishte kërkuar leje që të futej disa metra jashtë vijës së kufirit, që të këpuste ca degë dafine. 89
AGRON FICO
Një ditë dimri, i lodhur dhe i vuajtur, erdhi në Tiranë dhe u ngjit në apartamentin tim për të pirë një kafe. Gëzimi nuk e linte të mposhtte emocionet. Pasi më tregoi punën e degëve të dafinës, më tha, nesër do të shkoj dhe do t’i vendos këto degë dafine në varrin e Eqrem Çabejt, shqiptarit dhe gjuhëtarit të madh. Më duket me interes shkencor dhe sintetik mendimi i Fatos Mero Rrapajt kur shkruan: “Këngët për Ballin Kombëtar si dhe shumë ngjarje dhe figura të njohura të historisë shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të sotëm politikë ishin “këngë të ndaluara” por asnjëherë nuk u shuan në kujtesën e brezave, sidomos të atyre që vuajtën gjer në palcë thikën e mallkuar, diktaturën e proletariatit dhe luftën e klasave… Ndërmjet këtyre këngëve ndriçohen ngjarje dhe figura historike si Mid’hat Frashëri, Skënder Muço, Safet Butka, Hysni Lepenica, Bego Gjonzeneli etj., parë në një këndvështrim tjetër nga ai komunist.” Pra “për të mos u shuar në kujtesën e brezave” Enver Lepenica, me një punë shteruese, na ka dhënë një antologji gati të plotë “të këngëve të ndaluara”, në librin e cituar më lart. Libri në fillim ka një studim të gjatë të autorit dhe mjaft ese në prozë, si eseja tronditëse “Mallëngjimi” i Lumo Skëndos (Mid’hat Frashërit) e të tjera, ka dhe recensime e kritika shkencore, si ajo e Rudolf Markut për poemën satirike “Epopeja e karkalecave” të poetit dhe intelektualit Uran Kostreci. Këto këngë popullore me frymë atdhetare ishin një frymëzim edhe për të burgosurit e regjimit të egër diktatorial. 90
ESE & KUJTIME
Ja ç’thotë Petrit A. Velaj: “Zakonisht këndonim këngë të lashta, të traditës së popullit. Nuk mungonin edhe këngët për trimat si Gjon Leka, Dervish Aliu, Luman Bala, Fejzo Xhafo”. (Vep. cit. f. 54.) Enver Memishaj – Lepenica është autor i mbi 16 librave dhe i dhjetëra e dhjetëra eseve dhe artikujve të botuar. Ai është me përvojë të gjatë në këtë lëmë dhe mbi të gjitha, në këtë libër, është treguar dhe ka punuar si mjeshtër e jo si çirak. Duket i merakosur që të gjurmojë, të shfletojë çdo dokument dhe të regjistrojë “çdo gjë dhe për të gjithë”. Thuhet se skulptori i madh i Rilindjes italiane, Mikelanxho, një herë, pasi kishte mbaruar një nga kyeveprat e veta, e pa me vëmendje dhe kur vuri re se hunda e skulpturës nuk shkonte, mori daltën dhe e theu. Pra as mjeshtrit nuk janë të përkryer. Këmbëngulja për të përfshirë “të gjithë dhe çdo gjë” është si ajo puna e hundës së skulpturës së Mikelanxhelos, prandaj libri do të fitonte më shumë po të përdorej “dalta”, një sitë më e hollë dhe një harrje më e thellë, d.m.th. të ruhej kriteri estetik, pavarësisht se fakti dhe ngjarja mund të jenë reale. Këtë mund dhe duhet ta bëjë redaktori shkencor i librit. Këtu vijmë tek një çështje parimore. Në libër, përveç eseve dhe pjesëve në prozë, zotërojnë pjesët në vargje, të cilat mund të jenë vjersha, poezi, ose këngë të mirëfillta popullore. Ndërsa ndryshimi midis vjershave dhe poezisë është i sqaruar, ai midis vargjeve dhe këngëve popullore është ende jo plotësisht i qartë. 91
AGRON FICO
Duhet thënë se kënga popullore është aristokrate, nazike dhe transmetohet gojë më gojë. Profesori i Harvardit, Albert B. Lord, zbuluesi i teorisë homerike të letërsisë gojore, ka shkruar se: “The oral poet learns his songs orally, composes them orally, and transmits them orally.” (Albert B. Lord “The Singer of Tales”, Neë York 1965). E thënë shqip, këndonjësi e mëson këngën gojarisht, e krijon gojarisht dhe e përcjell po gojarisht. Ky është koncepti bazë i teorisë folklorike amerikane, që ndryshon nga ai i folkloristikës sovjetike, që e quante këngën popullore “narodnoe kolektivnost potiçeski tvorçesta” (d.m.th. krijimtari poetike popullore kolektive).Këto pikëpamje, d.m.th. që e shohin si“krijimtari kolektive” kanë zotëruar edhe në folkloristikën shqiptare gjer para vitit 1990, por ndikime të atyre koncepteve, për të ardhur keq, shfaqen edhe sot e kësaj dite në mjaft “studime” dhe artikuj. Por pa u larguar nga recensimi i librit, duhet pranuar se këngët popullore të vëllimit kanë tiparet e këngëve historike: të shkurtëra, 6-8 vargje, oksitone (sepse ato këndohen) dhe me elemente të bukura figurash estetike. Ja një shembull midis shumë të tjerësh në këtë vëllim: Kur ra nata pragu ra E flamuri mbi kala, Ja! Armiku zbret nga deti Kraharor me plumba gjeti… (“Shtatë prilli”, f. 78-79.) 92
ESE & KUJTIME
Ja dhe një tjetër e bukur, e shkurtër: Malet e Borshit ç’u nxinë S’mbin as bar, as trëndelinë, Për të zot’ e mbajnë zinë… (Vep. cit. f. 79.)
Po në atë faqe është edhe një vjershë e gjatë me autor Hasan Labin, që “nuk dihet kush fshihet pas pseudonimit Hasan Labi”, një perlë poetike e rrallë për ngjarjen e shtatë prillit 1939, por nuk mund të klasifikohet me termin shkencor “këngë popullore historike”, se nuk këndohen dot 40 rreshta. Ajo është mirë në libër, por jo në vendin e vet, të vihet në kapitullin me autorë dhe rapsodë, në kapitullin e duhur. Aty ka vargje të fuqishëm poetikë, si: Ra “Parija” – Shteg i thatë, shtyll’e kalbur e urryer, Mbet ushtria pa një Krye, e la fronin iku Mbreti, Ah, ç’po vuan vegjëlia, Shqipëri bobo ç’të gjeti! Ty armiku i latintë thikën në asht ta ka mbërthyer… (Vep. cit. f. 79.)
93
AGRON FICO
Në një vështrim tërësor libri i Enver Lepenicës “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar” është një prurje me vlerë në bibliotekën e pluralizmit kulturor, që çliron “këngët e ndaluara” nga pluhuri i harresës dhe ua jep lexuesit. Siç kam përmendur më lart, autori ka punuar si usta, si mjeshtër i librit. Kjo duket midis të tjerave edhe në përdorimin e një “teknologjie” shkencore të pasur, që përfshin një bibliografi gati shtruese, referenca të panumërta, shënime, të dhëna biografike, treguesin e emrave të njerëzve, literaturë, vepra të autorit. Duket që autori ka një përvojë të gjatë ose, siç thuhet, ka punuar në minierën e librave, duke synuar që nga minerali të nxjerrë e të veçojë arin. Ndër vlerat e librit është gjuha, që nga ndërtimi i periudhave, fjalive dhe fjalës shqip. Autori shkruan qartë, me fjali të shkurtëra dhe të ndërtuara saktë nga ana sintaksore. Libri pa dyshim do të mirëpritet me interes nga lexuesi i sotëm, i çliruar nga paragjykimet klasore e mbi të gjitha nga “bari i marksizmit”, sepse pasqyron ngjarje dhe personazhe të një realiteti politik-shoqëror e historik. Tiranë, 12 maj 2017
94
ESE & KUJTIME
Drago Siliqi (1930-1963) në kujtim të poetit të njohur. Njerëzit e mirë dhe poetët e shquar janë të paharrueshëm dhe kujtimi i tyre është i përhershëm Sa herë vjen data 13 e muajit korrik, edhe pse kanë kaluar 51 vjet, më zotërojnë emocione dhe më kthehet dhimbja njerëzore për vdekjen tragjike të 7 shqiptarëve, midis tyre edhe të poetit të njohur Drago Siliqi në afërsi të aeroportit të Irkutskut, në Siberi, më 13 korrik 1963. Ishte një humbje e dhimbshme. Për ne që jetonin në Pekin vdekja nga aksidente ajrore ishte edhe e panjohur. -Vitet kalojnë, por dhimbje nuk shuhet
Fati e rasti më takoi që natën e fundit të jetës së poetit të njohur dhe drejtor i Shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Drago Siliqi, ta kalojmë bashkë në ditët e nxehta të Pekinit në korrik 1963. Atëherë banoja në Pekin dhe punoja profesor i shqipes në katedrën e gjuhës shqipes, që kisha hapur aty para dy vjetësh. Ardhja e shkrimtarit dhe kritikut Razi Brahimi në qershor të vitit 1963, dhe pas 2-3 javësh edhe e Drago Siliqit, më gëzuan. Takohesha shpesh me ta. Madje vendosëm që natën e fundit, para largimit nga Pekini, ta kalonim bashkë. Dragua dhe Raziu erdhën në banesën time dhe qëndruam në tarracën e hotelin për të huaj “Miqësia”. Ishte një natë e paharruar. 95
AGRON FICO
Qëndruam gjatë, sepse familja ime kishte shkuar për pushime dhe mua më duhej të rrija edhe disa javë që të dorëzoja materialin mësimor për studentët. Aty nga ora një Dragua kërkoi të largohej, se të nesërmen do të udhëtonte për në Shqipëri. I përcolla gjer te makina, po aty për aty Dragua më tha: “Hajde edhe ti Agron me ne, të flemë bashkë, se kam një apartament të tërë, me dy dhoma gjumi”. Shkova me ta në hotel dhe isha shumë i gëzuar që pas disa vjetëve pata mundësi të rri me Dragon dhe Raziun. (“Profesor në tre Kontinente”, 2004, f. 100.) “Në mëngjes, pasi u përqafova dhe i urova udhë të mbarë Dragos, u largova.” (Po aty, f. 100, parag. 2.) Në një artikull të gjatë botuar në gazetën letrare “Drita” menjëherë pas aksidentit të 13 korrikut 1963 dhe më vonë në librin tim “Profesor në tre kontinente”, botuar në Amerikë, kam përshkruar me hollësi ardhjen e Drago Siliqit në Pekin, takimet dhe veçanërisht natën e fundit me të si dhe rrethanat e vdekjes tragjike. Vdekja aksidentale e Dragos në Irkutsk të Rusisë dhe e 6 shqiptarëve të tjerë ishte një dhimbje e madhe për ne shqiptarët që ndodheshim në Pekin dhe kuptohet akoma më e madhe për familjarët. Njerëzit e mirë dhe poetët e shquar janë të paharrueshëm dhe kujtimi i tyre është i përhershëm
96
ESE & KUJTIME
Në librin voluminoz të Ndriçim Kullës me titull “Ylli i shkrimtarit – Biografi e Ismail Kadaresë” në faqet 183-185 autori, në mënyrë absurde dhe jashtë të vërtetës, shkruan midis të tjerave se “Dragua ishte akoma gjallë pas aksidentit dhe ndoshta mund të kishte shpëtuar në qoftë se sovjetikët nuk do të kishin pasur si qëllim që të zhduknin pikërisht atë” (“Ylli i shkrimtarit”, 2013, f. 185).
Dhe më poshtë shkruan: “Nuk përjashtohet mundësia që sovjetikët të kenë dashur të japin një mesazh kërcënues me rrëzimin e avionit, ku shumica e udhëtarëve ishin zyrtarë shqiptarë të cilët udhëtonin nga Kina në Shqipëri.” (f. 183) Pra botuesi e pranon që avionin mund ta kenë rrëzuar sovjetikët, por më i rëndësishëm është fakti se, në atë udhëtim shqiptarët nuk ishin “shumica”. Ata ishin gjithsej 7, ndërsa të tjerët ishin gjermano-lindorë, kolumbianë, kinezë etj. Duket tepër naiv mendimi i autorit se ky akt terrorist u bë ngaqë në atë aeroplan udhëtonte një drejtor e poet shqiptar, i cili përkrahte dhe nxiste shkrimtarin Ismail Kadare që të shkruante një roman properëndimor! Botuesi dhe studiuesi i njohur Ndriçim Kulla e trajton gjatë historinë e botimit të romanit të Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë të vdekur” dhe nënvizon faktin që ishte Drago Siliqi që e nxiti Kadarenë “për ta shndërruar tregimin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në roman.
97
AGRON FICO
“Ndodheshim jo larg shtëpisë së tij, pranë ndërtesës së vjetër të Radio-Tiranës… Më tha: “Dëgjo dhe mos kundërshto! Këtë tregim ti duhesh ta kthesh në roman.” (“Ylli i shkrimtarit” f. 181). Ja si e kujton këtë fakt vetë Kadereja te “Ftesë në studio”:
Kadareja ka qenë në marrëdhënie të ngushta me Drago Siliqin si poet dhe drejtor i së vetmes shtëpi botuese në vitet ‘60 të shekullit të kaluar në Shqipëri. Këtë e dinim dhe e shikonim si bashkëkohës me ta, por e mësojmë edhe nga vetë shkrimet e Kadaresë. Por kjo nuk shpjegon dhe as mbështetet në faktet dhe burimet e kohës se vdekja e Drago Siliqit në atë aksident ajror lidhej me fatin e romanit të ardhshëm të Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Edhe pse ka mjaft mendime të diskutueshme rreth aspektit politik të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” si p.sh. “tregim pro NATO-s… KGB-ja e dinte se shpesh mesazhet politike jepeshin me anë të librave”… (f. 183), në këtë shkrim po ndalem për të ndriçuar vdekjen tragjike të Drago Siliqit si dëshmitar i drejtpërdrejtë i atyre rrethanave politike të atyre viteve, si dhe për ta zhveshur nga politizimi i pakuptimtë dhe i sajuar dobët. Zoti Kulla shkruan se “për vdekjen e Siliqit në atë kohë pati shumë hipoteza, jo vetëm në Shqipëri”. (f. 182) E vërteta është krejt ndryshe dhe ajo u bë e njohur ditën e nesërme të aksidentit. Kam qenë i pranishëm në dhomën e pritjes për ngushëllime nga ambasadori shqiptar në Pekin, Reis Malile, që në atë aksident kishte humbur bashkëshorten dhe dy fëmijët, kur erdhi për ngushëllim ministri i jashtëm i Kinës, 98
ESE & KUJTIME
Marshalli Çen In. Pasi Marshalli shprehu ngushëllimet në emër të Qeverisë Kineze dhe Kryetarit Mao, shtoi: Për ne u bë e qartë se ky ishte një akt i paramenduar nga sovjetikët, se një thes plastik, i cili kishte dokumentet sekrete për delegacionin tonë për bisedimet, që zhvillohen në Moskë, autoritetet sovjetike të aeroportit na i dorëzuan pas dy orësh, dhe ne nuk i morëm.” Pra ky ishte një akt terrorist që sovjetikët i përdornin jo rrallë kundër kundërshtarëve. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” ashtu siç thotë dhe autori Ndriçim Kulla “është padyshim një kryevepër” (f. 187), një sfidë krijuese letrare e Kadaresë ndaj metodës zyrtare të letërsisë së asaj kohe, metodës së realizmit socialist. “Romani – shkruan më tej zoti Kulla – nuk ka një hero pozitiv. Madje ai mund të quhet si një roman me një anti-hero që është një gjeneral.” (f. 185) Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” për realizmin artistik dhe misionin e mesazhit që Kadareja kishte “fshehur brenda” këtij romani-diplomatik për kancelaritë e Perëndimit u bë një vepër befasuese dhe, në harkun kohor gati gjysmë-shekullor, është botuar e ribotuar në shumë vende e gjuhë të huaja. Shkurt mund të thuhet se vdekja e Drago Siliqit më 13 korrik 1963 nuk ishte gjë tjetër veçse një pohim i të ndodhurit në “koha e gabuar, në vendin e gabuar”. botuar me titullin: Një e pavërtetë e politizuar ne gazeten Telegraf 11 Korrik, 2014,
99
AGRON FICO
Gjirokastra Shqipëria jonë, atdheu ynë i dashur vitet e fundit po ndryshon dhe përparon në te gjitha drejtimet. Kjo nuk është as folklorizëm dhe as mund të vlejë per referenca politike, por një dëshmi e një njeriu, që pas shumë vitesh mërgimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ka vetëm pak vite që është kthyer në Tiranë. Pazari i ri sot duket si nuse, sheshi qendror me në krye shtatoren e Skënderbut si një “Central Park” shqiptar, kosha pastrimi të reja dhe të diferencuara, autobusë-urban më të shumtë. Para tre vitesh kur shkoja për të dhëne mësim në godinën 6-katëshe të kuqe të fakultetiti të Mjekesisë, sa hyje tek urgjenca, të prisnin kafenete e vogla, qoska-qebaptore, era e mishit dhe hapësira të shkreta.
Në tre vite gjithçka është ndryshe: një mjedis i gjelbëruar dhe i lulëzuar. Po unë jam gjirokastrit dhe shpirtin e mendjen e kam aty, te qyteti i gurtë që më lindi, më rriti , më edukoi dhe më nderoi pamasë. Këtë mall të pashuar dhe nderim për Gjirokastrën ma shprehte plot emocion edhe një miku im, Illo Foto, specialist dhe studiues i përkushtuar i bujqësisë që banon në Astoria të Nju Jorkut, kur më shkruante: Faleminderit , qe na i sjell Gjirokastrën afër, qytetin, që na ka ngritur në këmbë,… 100
ESE & KUJTIME
Qyteti , ku ka buruar njerzillëk dhe kulturë e jetesës së thjeshtë. Jam shumë i detyruar ndaj qytetit, që na beri qytetarë..” Ndërsa unë, kur isha larg, në Nju Jork, e shprehja këtë ndjenjë njerëzore malli dhe krenarie për qytetin e lindjes edhe nga vargjet e kësaj kënge: O moj Gjirokastra nënë, Në Nju Jork dëgjoja zënë. Dëgjoja këngët e tua, Si melhem ishin për mua. Dëgjoja Xhevat-Arjanë, Çerçizin me kapedanë, Gjirokastrës nam i dhanë.
Gjirokastra është djepi i një civilizimi evropian, qendër e dijes dhe kulturës folklorike, “vatra e parë kryesore e këngës polifonike”, sipas gjykimit te studiuesve gjermanë. Tashmë janë të njohura, madje edhe më të njohura, pas daljes në dritë të romanit të parë befasues “Korinikë në gur” të Ismail Kadaresë, medaljonet gjuhësore për qytetin e Gjirokastrës si “qyteti i gurtë” pas medaljonit “qyteti i argjendtë”. Gjirokastra njihet dhe quhet edhe “qyteti i manxuranës”.Në dritaren e pothuajse të çdo shtëpie gjirokastrite do të shohësh vazo me manxuranë. Kjo lule, me ato fletë si pëllëmba e dorës, ka një gjelbërim të përhershëm, por mbi të gjitha një erë të këndshme e të veçantë. Gratë gjirokastrite, kur dikush vjen për vizitë dhe duan të tregojnë një shkallë të lartë nderimi, 101
AGRON FICO
e gostitin me kafe-guri (të shtypur në një dybek guri) dhe mbi filxhanin e kafesë i vënë një gjethe manxurane. Kafeja, bashkë me shijen e veçantë si kafe-guri, mban erën e manxuranës. Një kafe e paparë. E paparë ndofta në rruzullin tokësor. Këtë lloj kafeje nuk mund ta pish as në Romë, as në Nju Jork as edhe në Brazil, atdheun e kafesë. Madje, do të shtoja se edhe qytete të tjera kanë ndonjë lule të veçantë adhurimi, p.sh. Shkodra është njohur për karafilat, që i këndonënga: “Karafila të bukura ka Shkodra… Nuk ka të tillë në dynja? Aman-aman”. O sa janë të njohura trëndafilat e Përmetit, nga të cilat gratë duararta të këtij qyteti bëjnë liko me shije dehëse. Aq sqimatare janë nikoqiret gjirokastrite për pastërtinë sa edhe manxuranën e kanë poetizuar:Nusja që fshin odanë. Me një degë manxuranë… Gjirokastra është qyteti i njerëzve të shquar. Në qendër të qytetit, në një obelisk të Bashkisë, janë skalitur emrat e personaliteteve më të shquar të qytetit, që janë: shkrimtarja dhe disdidentia social-demokrate, Musine Kokalari, gjuhëtarit evropian, Eqrem Çabej, shkrimtariti i madh, Ismail Kadaresë dhe së shpejti edhe ajo e Rauf Ficos, Ministri i Jashtëm më me famë në historinë e politikës së jashme të Shqipërisë. Gjirokastra është qytet muze, me ato shtëpi-pallate dhe me atë bukuri të ralllë. Në ato shtëpi u lindën dhe u rritën gjirokastitët e mençur, atdhetarë dhe të kulturuar. Gjirokastra dërgoi ne Kongresin historik të Manastirit, njohur si “Kongresi i ABC-së” dy nga figurat më të njohura te kohes: Rauf Fico dhe Thoma Papanon. 102
ESE & KUJTIME
Një ndër ato shtëpi-pallate madhështore dhe të bukura është ajo e njohura “Shtëpi e Ficove”. Në një dokument arkival, zbuluar vitet e fundit nga i paharruari Bardhyl Fico, “mjeshtër i madh i piktures” shkruhet me gërma arabe në një rrasë mermeri: “O ti, zotëruesi i pasurisë së pashterëshme! Kur hëna e re pa çatinë e lartë të kësaj shtëpie tha: “Zoti e bekoftë! Kjo është shtëpia e Rauf Ficos, shtëpia më e lartë e Gjirokastrës. Muharem 1318 (1900/1901) (Përkthyer nga osmanishtja prej përkthyesit-erudit Vexhi Buharai)
Të shumta janë edhe shtëpi me kujtesë historike ose shtëpimuze si ajo e Topullarëve në lagjen Dunavat, shtëpia e rikonstruktuar e Kadaresë në lagjen Palorto, etj. Në mes të qytetiti ngrihet plot madhështi kalaja legjendare, që poeti i ri, Kadare do t’i thurrte keto vargje-magji në një ndër krijimet e veta të para poetike , tek “Princesha Argjiro”:
103
AGRON FICO
Përmbi supa ç’mbajnë vallë Këto gërxhe radhë-radhë? Një kala, kala e lartë Rri mbështetur ditë e natë Përmbi ta, si luftanije Që s’çan më dete stuhije, Po ka ngecur tej në rërë Po më ngjan kala e vrerët ! (I. Kadare :”Princesha Argjiro”, Tiranë, 1958 , f.3 )
Gjirokastra ka përveshur mengët e punës për transformimin e madh –Rilindjen e qytetiti të harruar dhe te lënë jetim. Të gjithë e shikojnë me gezim, se Gjirokastrës po i kthehet lavdia e dikurshme, po bëhet qendër e rëndësishme e turizmit dhe, mbi të gjitha, jeta e qytetarëve po përmirësohet. Këto arritje dhe e ardhmja me mirë janë zbatimi i programit të Rilindjes urbane , Shtëpitë tradicionale po rindërtohen dhe kryesore po bëhen hotele për turistët, që jnë shtuar brenda ketyre 3-4 viteve dhe janë bërë burim të ardhurash për banorët e tyre. Rrugët po u nënshtrohen rindërtimit, shtrimit me gurë të skalitur. Pemë të mbjellura anës tyre dhe, mbi të gjitha, qyteti zhurmon nga vizitorë të huaj dhe qytetarë shqiptarë. Shikoni zonjën Kumbaro, Ministren e Kulturës dhe duket sikur është bërë qytetare e Gjirokastrës, se një herë e gjen në filimin e punimeve për shtëpinë e Musine Kokalarit, ditën tjetër ne Labovë e Kryqit për përurimin e rikonstruksionit të kishes së lashtë, të Justinianit dhe ditën tjetër në Dropullin e Poshtëm për problemin e furnizimit të rregullt me energji elektrike. 104
ESE & KUJTIME
Viti mësimor akademik 2016-2017 shënoi edhe fillimin e zbatimit të reformës së Arsimit të Lartë, që i vuri baza shkencore përgatitjes së studentëve dhe punës së mësimdhënësve. Platfoma dhe programi i shpallur në universitetin “Eqerem Çabej” nga Rektori i përkushtuar , Prof. Dr. Bektash Mema , që ka stategji afat gjatë :”Trinomin universitet-pushtet vendorbiznes” ka frymëzuar një ngritje tërësore të procesit mësimorshkencor. Ky vit u bë i veçantë, njëherazi, për universitetin “Eqrem Çabej”, sepse iu shtua edhe një fakultet i ri, Fakulteti ekonomik, duke i dhënë vetë univrsitetin nje status të plotë akademik. Madje në këtë Rilindje urbane dhe edhe skuadra e futbollit të qytetit , shfaqet si një skuadër plot gjallëri pëlqyeshëm në gjirin e katagorisë kombëtar.
më gjerë është përfshirë “Luftëtari” që këtë vit po dhe ka zënë një vend të së parë të futbollit tonë
Ky transformim është gjithëpërfirës dhe ka si synim parësor përmirësimin e jetesës së qytetarëve, të mjedisit ku ata jetojnë dhe punojnë, prandaj edhe ata e mbështetin me gëzim këtë program vizionar në qytetin e tyre të manxuranës. Botuar te gazeta Telegraf me 31 Maj 2017 me titullin: Gjirokastra e rilindur
105
AGRON FICO
Titulli: Qytetar Nderi i Gjirokastres Prof. Dr. Agron F. Fico: Ju shpreh nderimin më të lartë dhe mirënjohjen e pamasë për vlerësimin. Nga gazeta Telegraf 30 Shtator, 2014
Mësuesit tanë ishin atdhetarë të ditur, njerëz të përkushtuar dhe edukatorë të ndritur Gjirokastër, 27 shtator 2014 Ju përshëndes dhe ju ngalas veças dhe të gjithë bashkë duke shprehur nderimin më të lartë timin e të familjes që më shoqëron dhe mbi të gjitha mirënjohjen e pamasë për vlerësimin dhe vendimin tuaj fisnik për të më dhënë titullin “Qytetar nderi i qytetit të Gjirokastrës”.
Në një hark kohor mbi gjysmë shekullor në fushën e mësimit, të shkencës dhe të jetës publike, frymëzuar nga ideale atdhetare kombëtare, kam krijuar një bibliotekë librash, studimesh dhe artikujsh të pamasë, prandaj kam pasur dhe kam marrë vlerësime, grada shkencore dhe tituj të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kinën Popullore si dhe në Shqipëri. Kjo që më jepni ju sot është më e ndritura, më e çmuara, më e vyera, në vargun e arritjeve të mia, sepse mban vullnetin, dashurinë dhe vulën e gurtë e të shenjtë të Gjirokastrës ku u linda dhe u edukova, u përgatita për këto sfida intelektuale të shquara. Ky nder, ky vlerësimi juaj bujar dhe atdhetar nuk më takon vetëm mua. Ky vlerësim u takon: 106
ESE & KUJTIME
Së pari: Mësuesve të mi, që nga klasa e parë fillore tek shkolla e “7 Krojeve” e lagjes Meçite, mësuesit të paharruarit të klasës së parë, Ferhat Kërit dhe të klasave të tjera, mësuesve Muzafer Asllani, Sadik Çelo, Vangjel Nasto etj., si dhe mësuesve të shkollës së mesme “Asim Zeneli” si atdhetarit gjuhëtar Thoma Papapano e shumë mësuesve të tjerë. Mësuesit tanë ishin atdhetarë të ditur, njerëz të përkushtuar dhe edukatorë të ndritur. Meritojnë mirënjohje të përjetshme! Së dyti: Ky nder e vlerësim u takon edhe njerëzve të thjeshtë të qyteti tim të dashur, atyre që në vitet e vështira të fëmijërisë së varfër, kur në shtëpi jetonim me furkën e nënës, bënë peticion tek Ministri i Arsimit e fitova të drejtën e mësimit e të jetesës në konvikt me bursë shteti. Njerëz të thjeshtë si gruaja e dhembshur e fisnike Taibe Çabej që në vitin 1953 kur kisha mbaruar me medalje të artë shkollën e mesme, drejtori i asaj kohe me manovra djallëzore të drejtën time për studime jashtë shtetit ia dha kunatës, Taibeja i doli para ministrit të Arsimit Bedri Spahiu e i kërkoi që të rishikohej padrejtësia e bërë Nderimi u takon edhe njerëzve të zgjedhur e të përkushtuar si zoti Flamur Bime që, kur më 2009, pas shumë vitesh mërgimi erdha në Gjirokastër, dhe dukesha sa i gëzuar edhe i stresuar që nuk kisha njerëz të afërt, më tha: “Eja Agron, sa herë të duash në Gjirokastër dhe të gjitha portat e saj do t’i gjesh të hapura!
E treta dhe kryesorja, ky nder e vlerësim i takon në radhë të parë familjes sime, bashkëshortes, Lirisë, që në jetën plot arritje dhe sfida serioze më qëndroi përkrah dhe ndau me mua 107
AGRON FICO
përgjegjësitë. Madje ajo, kur gati çdo mëngjes në Nju Jork,sa herë dëgjoja të regjistruar këngën e Petrit Lulos “Po the Gjirokastra, i ke thënë të tërë” edhe pse hiqej si “opozitare” dhe më thoshte: Pse himn është kjo këngë” dhe merrte përgjigjen time: “Po, se Gjirokastra është qytet-kontinent” në fund qeshte dhe thoshte një: “Mirë, ke të drejtë!”. U takon vajzave të shtrenjta, Albanës, Delinës dhe Martynit, nipit, që më kanë dhënë përkrahje e dashuri të pamasë dhe kanë mbajtur lart në jetë e në veprimet e tyre kodin tim gjirokastrit. Historia, kultura e lashtë, e pasur, veprimtaria politike atdhetare kombëtare e Gjirokastrës e kanë vënë këtë qytet në qendër të mjaft ngjarjeve të mëdha, përfaqësuar nga personalitete të shquara në fushën e gjuhës, letërsisë, politikës, diplomacisë dhe veprimtarive kulturore. I brumosur me këtë dashuri të tejskajshme për Gjirokastrën dhe njerëzit e saj të mrekullueshëm e kam paraqitur këtë qytet në tribuna të njohura të botës, si në organizimin e 70-vjetorit të ditëlindjes së Kadaresë në një mjedis madhështor të Nju Jorkut apo në simpoziumin për gjuhëtarin e madh Eqrem Çabej etj.. Ndryshimi historik me zgjedhjet e 23 Qershorit dhe zbatimi i programit madhështor të “Rilindjes” Gjirokastrës, si gjithë Shqipërisë, po i hap mundësi të gjera zhvillimi, të cilat ishin penguar qëllimisht nga qeveria e Berishës. Gati një vit dhe Gjirokastra gumëzhin nga punët dhe veprimtaritë kulturoreartistike. Mbajta e Festivalit Folklorik kombëtar ne Gjirokastër më 4-9 prill të vitit 2015, jo vetëm na nderon por na vë edhe përgjegjësi të mëdha dhe, mbi të gjitha, 108
ESE & KUJTIME
kërkon një punë të madhe që të fitojmë vendin e parë. Të punojmë bashkërisht me frymëzim rilindës që Gjirokastra të bëhet më e fuqishme si ekonomi, më e bukur dhe më tërheqëse për të gjithë. Edhe një herë faleminderit! Falënderim drejtuar gazetës “Telegraf”nga Prof. Agron Fico, me rastin e marrjes së titullit “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” I dashur zoti Engjëll Musai! Faleminderit për përkrahjen e çmuar në prag të shpalljes si “Qytetar Nderi i Qytetit të Gjirokastrës!” Ditën e shtunë, ora 12:00 tek hotel “Çajupi” u zhvillua një ceremoni tepër e veçantë. U krijua një mjedis i ngrohtë, i sinqertë, njerëzor, pa lavdërime artificiale, po me një “det” vlerësimesh dhe kujtime nga ish nxënës, studentë dhe kolegë në Gjirokastër dhe Tiranë… Dokumentari i përgatitur nga vajza, Delina, shkurt jepte rrugëtimin tim nëpër dekada. Rrallë kam provuar ndjenja të tilla njerëzore dhe të sinqerta. Natyrisht, gjirokastritët, si gjithë shqiptarët, lexojnë gazeta dhe merren me politikë. Kështu shkrimet e gazetës “Telegraf” kishin krijuar një atmosferë gëzimi dhe nderimi. Fjala e Dekanit të Fakultetit të Gjuhësisë së Universitetit “Eqrem Çabej” ishte një sintezë e bukur shkencore për veprimtarinë akademike, albanologjike time. Mjaft kujtuan vitet shkollore dhe universitare. Pas fjalës së Kryetarit të Bashkisë, zoti Flamur Bime, fola edhe unë. Edhe njëherë faleminderit! Prof. Agron F. Fico 109
AGRON FICO
“QYTETAR NDERI” fjalë baraspeshë me kontributin tuaj që keni dhënë për atdhetarizëm Urim nga Kosova nga Prof. Dr. Xhemil Bytyçi-Shkrimtar PROF.DR. AGRON FICO, “QYTETAR NDERI I GJIROKASTRES” 27.09.2014 I nderuari Prof. Dr. Agron Fico, urimet e përzemërta për titullin më të çmueshëm që populli ju dekoron me “Qytetar Nderi i Gjirokastrë”. I nderuar popull gjirokastrit, edhe juve ju përshëndes, njëkohësisht edhe unë, nga Kosova, në këto çaste të manifestimit, ju bashkohem në përgëzimin madhështor që prof .dr. Agron Ficon e dekoroni me titull tejet të çmueshëm “QYTETAR NDERI”, e cila fjalë del nga goja e popullit, të cilin titull ai e meriton. Prof. Fico, ju ishit ai që në faqet e atdheut latë gjurmët me vepra dhe fjalë të arta, sepse ky popull e meritonte. Populli shqiptar me shekuj ishte i shtypur dhe i deprimuar nga faktorët më të ndryshëm të sistemeve shoqërore gjatë shekujve. Por edhe kundrejt presioneve shoqërore kërkonin që Kombit shqiptar të ia zhdukin identitetin ,por këtë nuk arritën, meqenëse populli qëndroi stoikisht kundrejt erërave dhe stuhive shkatërruese të regjimeve të ndryshme. Populli shqiptar kishte edhe personalitete të shtyllës së drejt përmbajtësore të kombit. Në këtë rrjedhë edhe ju Prof. Fico ishit një personalitet i fuqishëm në aspektin kombëtar. Me të drejt populli e çmon dhe respekton personalitetin e juaj meritor. Prandaj populli Gjirokastrit, ju ka shpallur “QYTETAR NDERI” këto fjalë janë baraspeshë me kontributin tuaj që keni dhënë për atdhetarizëm . I nderuari ,prof Agron,ju përshëndes përzemërsisht,dhe ju dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur dhe me veprat e juaja të ardhshme edhe më tepër ta lumturoni Kombin shqiptar. Popullit gjirokastrit i dëshiroj çaste të këndshme me prezencën e Prof. Dr. Agron Ficos. Prishtinë , 27.09.2014. 110
ESE & KUJTIME
PËR GJIROKASTRËN, NJË DIAMANT MË SHUMË… Sejmen Gjokoli -Në ditën e dorëzimit të Titullit “Qytetar Nderi i Gjirokastrës” -Prof. Agron Ficos Kam patur rastin ta takoj e ta njoh nga afër dy dekada më parë. Atëherë , në moshë, ishte kaq sa jam unë sot, por për habi më duket se është njëlloj si atëherë; me të njëjtin vitalitet, me të njëjtin pasion, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri në shërbim të kulturës , gjuhës, albanologjisë, etnokulturës dhe publicistikës. Atëhere vetëm se kishte përcjellë një lajm të transmetuar përmes ekranit të TVSH lidhur më përurimin e një Grupi Folku me emrin “Bilbili” dhe rrahu dynjanë deri sa më gjeti, fjalë pas fjale, për të më pritur në banesën e Tij ku do të flisnim gjatë për këngën dhe trashëgiminë, si vlera të mëdha kombëtare. Dhe kështu fluturimin e parë drejt skenave jashtë vendit “ Bilbili” do ta bënte jo vetëm me bekimin por edhe përpjekjet e drejtpërdrejta të Profesorit. U gëzua tej mase, edhe si një siguri për çka më kishte folur për folklorin tonë, kur i dhashë haberin se nga juria ishim shpërblyer me “Çmimin e parë për Folklorin” Ditën e Shtunë, data 27 shtator 2014, duke shkuar drejt qytetit të Gjirokastrës, si magnet më tërhiqte mirësia dhe hijeshia e këtij gjirokastriti emër mirë.
111
AGRON FICO
BIBLIOGRAFI I. LIBRAT 1. Profesor në tre kontinente, Shtetet e Bashkuara 2004, f. 256. 2. Diaspora e Rilindur, Tiranë, 2006, f. 263. 3. Rilindja e Shqipërisë etnike, Tiranë 2009, f. 285. 4. “Beautiful America”, (Mozaik shkrimesh), Tiranë 2014. 5. Zbulimi i Eposit Shqiptar në Harvard - ALBERT B. LORD, Tiranë, 2016. 6. Nëpër vargjet e këngëve popullore, Tiranë 1972, f. 175. 7. Visare popullore kineze, Tiranë 1966, f. 183. 8. Këngë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të ndërtimit, I (bashkë-autor), 1970, f. 475. 9. Këngë të Luftës Nacionalçlirimtare dhe të ndërtimit, II (bashkë-autor), 1970, f. 480. 10. “Valët e Detit” e Spiro Dines (transliteruar dhe pajisur me shënime kritike), 1962, f. 564. 11. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, I (1635-1912), 1961, f. 562. 12. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, II (1635-1912) 1962, f. 370. 13. Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, III (1635-1912) (bashkë-autor) 1962, f. 600.
112
ESE & KUJTIME
II. BOTIME SHKOLLORE DHE UNIVERSITARE A. Metoda të gjuhës shqipe 1. Gjuha Shqipe (metodë për studentët amerikanë), 1998, f. 230. 2. Unë Flas Shqip (metodë e gjuhës shqipe për të huaj), 1992, f. 190. 3. Unë Flas Shqip - antologji, 1993, f. 150. 4. Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për studentët kinezë) katër vëllime, 1962-1965, f. 960. 5. Metodë e Gjuhës Shqipe (tekst për specialistët kinezë), 1963, f. 300. B. Tekste për Folklorin dhe Kulturën 1. Folklori Shqiptar (tekst për degën e kulturës, Akademia e Arteve), 1974, f. 250. 2.Folklori Shqiptar (tekst për Fakultetin e Filologjisë, bashkautor), 1971, f. 180. 3. Folklori Shqiptar (tekst për shkollat e mesme), 1970, f. 180. 4. Historia e kulturës shqiptare (tekst për studentët amerikanë, anglisht) 1996, f. 530. 5. Historia e Shqipërisë (tekst për studentët amerikanë, anglisht), 1997, f. 420. III. STUDIME SHKENCORE, KUMTESA, ESE, ETJ. 1. “Civil Society and Religion in Post-Communist Albania” VI World Congress for Central and East European Studies, Tampere, Finland, 29 July - 3 August 2000. 2. “Albanian Challenge”, Periphery, vol. 4/5 1998-1999, p. 24-37 113
AGRON FICO
3. “What is Culture”, kumtesë në SMC, Miçigan, 1996. 4. Tiparet e reja në ceremoninë e dasmës (Konferenca kombëtare etnografike), Tiranë, 1977. 5. Botimet shqiptare folklorike në shek. XIX, shprehje e ndërgjegjes kombëtare. Kumtesë për Kongresin e Shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore, Athinë, 1971. 6. Metrika e poezisë popullore e shek. XIX. (Kumtesë në simpoziumin e Shoqatës së studimeve për Europën Juglindore), Bukuresht, 1969. 7. Vëzhgime rreth disa legjendave për Skënderbeun të mbledhura në Zaranikë, “Studime filologjike”, 1967, f. 191-195. 8. Probleme të epikës popullore historike dhe figura e Skënderbeut, “Studime filologjike”, 1967, nr. 4, f. 11-29. 9. Figura e Skënderbeut në epikën popullore historike, revista “Nëntori” 1967, nr. 6, f. 129-143. 10. Folklori Shqiptar, Seria II, Epika legjendare, “Nëntori” 1967, nr. 4, f. 195-198. 11. Kërkime folklorike në krahinën e Zagorisë, Buletini i USHT, Shkencat shoqërore, 1961, nr. 2, f. 135-155. 12. Këngë Popullore për Luftën e Vlorës, “Nëntori” 1960, nr. 8, f. 158-166. IV. POZITA AKADEMIKE 1. Zëvendëskryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, nga marsi 2003. 2. Shef i Departamentit të Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare, SMC, Shtetet e Bashkuara, 1966-2000.
114
ESE & KUJTIME
3. Anëtar i jurisë së festivalit ndërkombëtar në Minsk, 1995. 4. Anëtar i jurisë së festivalit folklorik kombëtar, Berat 1995. 5. Anëtar i jurisë së festivalit folklorik kombëtar, Gjirokastër, 1973, 1978, 1983. 6. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë qysh nga viti 1981. 7. Sekretar Shkencor i Institutit Gjuhë-Histori 1959-1962. 8. Doktor i Shkencave Filologjike, Këshilli Shkencor i Institutit Gjuhë-Letërsi, Vendim Prot. 23/14, 18 janar 1972. 9. Sekretar Shkencor i Institutit të Folklorit, 1962-1972. 10. Themelues dhe drejtues i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Kinë) 1962-1965. 11. Titulli “Profesor”, Kinë 1964. 12. Anëtar i revistës “Studime filologjike” 1967-1973. 13. Sekretar i Kolegjiumit të revistës “Pedagogu i Ri” 1956-57. 14. Kryeredaktor i revistës së Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, “Dituria”, 2006-2008.
V. VLERËSIME 1. Përfshirja në botimin e gjashtë të Enciklopedisë “Who's Who” i mësuesve të Amerikës për vitin 2000 (ku përshihen vetëm 2.5% të profesorëve dhe mësuesve të Amerikës), 1999. 2. Çmimi i Republikës (Çmimi më i lartë shqiptar në fushën e shkencës, artit, kulturës) maj 1973. 3. Dekoratë nga Kryeministri i Republikës së Kinës, Çu En Lai, me motivin “Për kontributin e shquar në zhvillimin e arsimit universitar në Kinë” (Çmimi më i lartë universitar kinez për 115
AGRON FICO
arritjet akademike), 1965. 4. Diploma dhe “Medalja e artë” në shkollën e mesme “Asim Zeneli” Gjirokastër, Shqipëri, 5 gusht 1953. 5. Universiteti i Tiranës, diplomë “Shkëlqyeshëm”. 6. “Qytetar Nderi” i Gjirokastrës, 2014. 7. “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër, 20 janar 2017.
VI. DORËSHKRIME DHE STUDIME TË PABOTUARA Rreth 3 mijë faqe, përmbledhur në 14 vëllime të lidhura, dorëzuar në Arkivin Qendror të Shtetit.
VII. TË NDRYSHME Skenar për filmin dokumentar televiziv “Dasma: Tradita dhe elementët e rinj”, 1988. VIII. ARTIKUJ PROBLEMORË, ESE, ETJ. A. Shih botimet e mia: “Diaspora e Rilindur” (2006) dhe “Rilindja e Shqipërisë etnike”(2009), në të cilat janë përfshirë shumë nga këto studime. B. Artikuj dhe ese të papërfshirë në libra
116
ESE & KUJTIME
1. “Instituti i Folklorit” i Gjergj Dedvukajt, gazeta “Illyria”, 2004. 2. Njeriu i Flamurit, Gazeta “55”, 21 dhjetor 2006 3. Rreth një shkrimi me të pavërteta, Gazeta “Illyria”, 27-30 tetor 2006, f.1&28. 4. Skifter Këlliçi - shkrimtari i tri dashurive. 5. Ajo u bë qyqe, Gazeta “Dielli”, vol. 102, nr. 3, mars 2011, f. 25, Gazeta “Telegraf”, e hënë 25 nëntor 2013, f. 18-19, Gazeta “55”. 6. Mbresa për librin “Amerika në sytë e mi” të Agim Shehut. 7. Disa mendime për krijimtarinë letrare të Albana Mëlyshi Lifschin. 8. Dramaturgu Piro Mani. 9. Polifonia poetike e shkrimtarit Agim Shehu, “Illyria”, 3-6 tetor 2008, f. 32. 10. Hap i parë dhe i mbarë i një poeti të ri, “Illyria”, 17-20 janar 2006, 35/40. 11. Bukuria e një shpirti njerëzor, “Illyria”, 23-26 shtator 2007, f. 26-27. 12. Kultura e një biznesi të suksesshëm, “Illyria”, 26-28 dhjetor 2006, f. 35. 13. Artist i madh Piro Mani ka një rini të përjetshme. 14. Intelektualët shqiptarë dhe pavarësia e Kosovës. 15. Një shoqëri pa maskë. KAPITULLI I DYTË (Revista, gazeta, emisione, etj.) GAZETA “DRITA” 1. Drago Siliqi në gjuhën kineze, 2 gusht 1964.
117
AGRON FICO
2. Patos poetik në poezinë popullore, 26 mars 1967. 3. Disa tipare të këngës popullore për lëvizjen kombëtare, 3 korrik 1977. 4. Tradicionalja dhe novatorja në ceremonialin e dasmës, 12 shtator 1976. 5. Triptik shkencor për studimin e folklorit, 12 dhjetor 1982. 6. Vepër dinjitoze për figurën e Heroit tonë Kombëtar, 24 qershor 1979.
GAZETA “ZËRI I RINISË” 1. Figura e Skënderbeut në tregimet popullore, 23 janar 1983. 2. Arti i madh i popullit dhe rinia, 22 nëntor 1978. 3. Një vepër për krijimtarinë dhe kulturën e popullit (“Autobiografia e popullit në vargje” e Ismail Kadaresë), 24 janar 1981. 4. Nëpër vepra rritim shtatin, 29 prill 1981. 5. Ata rrojnë në mendjen, zemrën dhe këngën tonë (Të rinjtë dëshmorë në këngën e popullit), 3 maj 1980. 6. Shtigje të reja të poezisë popullore, 15 dhjetor 1970. 7. Patos patriotik i poezisë popullore, 19 tetor 1977.
GAZETA “BASHKIMI” 1. Populli i këndon Heroit legjendar, 19 shkurt 1967. 2. Merrni armët dhe i bini! (Kënga popullore për pushtimin fashist të 7 prillit 1939), 6 prill 1969. 3. Braho Sakua një trim djalë, 2 korrik 1969.
118
ESE & KUJTIME
GAZETA “MËSUESI” 1. Disa tipare të Këngës popullore për Luftën e Vlorës, 2 shtator 1970. 2. “Korpusi i folklorit shqiptar” - thesar i çmuar i kulturës sonë popullore, 11 korrik 1970. 3. Disa veçori të metodës së punës në shkollat pa shkëputje nga puna, 5 maj 1976. 4. Mbi disa problem të krijimtarisë së rapsodëve popullorë, 18 gusht 1981. 5. Shfrytëzimi i folklorit për pasurimin e njohurive gjuhësore, 14 mars 1979. 6. Pasqyrimi i aktualitetit në këngët dhe vallet popullore (Nga festivali folklorik kombëtar i Gjirokastrës), 18 tetor 1978. 7. Poezia jonë popullore dhe ngjarjet e kohës, 19 korrik 1978. 8. Organizimi i rretheve metodike ndërshkollore, 29. 07. 1981. 9. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në poezinë popullore 19.04. 1978
GAZETA “ZËRI I POPULLIT” 1. “Fjalë të urta të popullit tonë” (recensim), 13 shkurt, nr. 37 (3252). 2. Figura e partizanit-dëshmor në poezinë tonë popullore, 15. 10. 1959. 3. Skënderbeu në poezinë popullore, 2 korrik, nr. 158 (5883). 4. Mendime rreth botimeve folklorike, 29 gusht, nr. 206 (6970) 5. Mbi disa çështje të arsimit për të rritur në qytetin e Tiranës, (Bashkë-autorë: Agron Fico, Aleko Minga, Niko Nikolla), 16. 10 1959
119
AGRON FICO
GAZETA TË NDRYSHME Gazeta “PIONIERI”: Këngët popullore për Skënderbeun, nr.,13, 29 mars 1967. Gazeta “UNIVERSITETI I TIRANËS”: Ditët e para në fakultetin Histori-Filologji, 1 tetor 1958. Gazeta “KOHA JONË”: Balada shqiptare në Arkivat e Harvardit (Në Universitetin e famshëm, dorëshkrime me këngë popullore, 19 maj 1996, f. 19. Gazeta “TIRANA OBSERVER”: Kadareja dhe “kuisjet e kukuvajkave”, 5 janar 2006. Revista “URA”: Përurohet libri i Vehbi Bajramit “Shqiptarët e Amerikës”, nr. 4, prill 2004. Gazeta “DITA”: Unë misionari i gjuhës në Kinë, 22.12. 2004. Gazeta “SHQIP”: Unë, profesori i gjuhës shqipe në Universitetin e Pekinit, 28 korrik 2007. Gazeta “SHQIP”: Akademik Eqrem Çabej - gjeniu i shqipes moderne, 14 qershor 2008. Gazeta “ALBANIAN HERALD”: Veneration to Dr. Prof. Albert B. Lord of the Harvard University. Gazeta “ALBANIAN HERALD”: Migjeni shkrimtar i madh shqiptar, prill 1995. Gazeta “FESTIVAL” (Berat): Dasma e folklorit shqiptar, 20-25 shtator 1995. Gazeta “ALEANCA”: U shpall krijimi i klubit Amerikanoshqiptar i Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara, 29 mars 1996. Gazeta “SHEKULLI”: Diaspora e harruar, 21 korrik 2006. “GAZETA SHQIPTARE”: Një përmendore të dijetarit të madh (Eqrem Çabej), 6 qershor 2008. 120
ESE & KUJTIME
Gazeta “BOTA SOT”: Diaspora e harruar, 24 korrik 2006. Gazeta “BOTA SOT”: Lule për studentin tim, Azem Hajdari, 16 shtator 2004, f. 21-24. GAZETA DHE REVISTA PËR AUTORIN DHE KRIJIMTARINË
1. Gazeta “ALBANIA”: Prof. Dr. Agron Fico, ndër profesorët më të mirë të SHBA për vitin 2000, 30 dhjetor 1999. 2. Gazeta “DRITA”: Analizë e vlerave folklorike (“Nëpër vargjet e këngëve popullore, punime folklorike nga A. Fico) -Vllasi Çomo, 6 shtator 1981. 3. Gazeta “ILLYRIA”: Profesor në tri kontinente” mbërrin në Kinë, nga Skifter Këlliçi, 9-12 shtator 2005. 4. Gazeta “MODESTE”: Agron F. Fico: Një jetë kushtuar kulturës dhe artit e ca vite për të mbjellë filiza të saj”, 17 gusht 1998. 5. Revista “DIASPORA SHQIPTARE”: Agron F. Fico-Profesori që lumturohet nga kujdesi për studentët, nr. 5 nentor 1999, f. 25-26. 6. Revista “DIASPORA SHQIPTARE”: Letër nga larg - dëshirë për bashkëpunim, nr. 8, f. 40-41. 7. Gazeta “REPUBLIKA”: Harrohet në Shqipëri dhe vlerësohet në Amerikë, 29 dhjetor 1999. 8. Gazeta “ILLYRIA”: Botime të reja - “PROFESOR NË TRE KONTINENTE”, 5-8 nëntor 2004. 9. Prof. Peter Prifti: Komentar për librin e ri të Prof. Agron Ficos, “Illyria”, 5-7 shtator 2006, f. 32-33. 10. Agron Fico, Profesori që dha gjuhë dhe kulturë shqiptare në tre kontinente, 14-17 maj 2004, f. 38.
121
AGRON FICO
BOTIME DHE SHKRIME NË KINË
1. Gazeta “Zhemin Zhibao” - vjershë e përkthyer në gjuhën kineze nga studentja Naje, 28 nëntor 1963. 2. Revista “LETËRSIA KINEZE”: Fjala për letërsinë shqipe në mbrëmjen letrare-artistike të krijuesve të Pekinit, botuar me fotografi portret (nëntor 1964). 3. Revista “Nëntori”: Poezi të panjohura të Mao Ce Dunit (me komente nga Presidenti i Akademisë së Kinës, Go Mo Zho), i përktheva nga anglishtja dhe u botuan në revistën “Nëntori), 1964. 4. Gazeta “Drita”: Nata e fundit me Drago Siliqin, korrik 1963. 5. Disa intervista dhe shkrime për redaksinë shqipe në Radion e Jashtme të Kinës. (Shih vëllimin e veçantë me korrespondenca personale).
BOTIME DHE SHKRIME NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Gazeta”ILLYRIA” 1. Universi i arbërorëve të Greqisë - drama dhe enigma e tyre, 25-28 mars 2005 f. 26-27, 29-31 mars 2005, f. 28. 2. Për Kosovën kishin ardhur ditë të mëdha, 22-25.04. 2005, f. 33. 3. Përurohet në Nju Jork libri “Vëzhgime për emrat familjarë të shqiptarëve” e studiuesit Jusuf Shpuza, 19-22.12. 2003, f. 31. 4. Gjuha shqipe - përparësi e Diasporës, 16-19 maj 2003, f. 25. 5. Ditë e bardhë për gjuhën shqipe, 13-15 prill 2004, f. 22. 6. Identiteti kulturor i shqiptarëve të Amerikës, 25-28 korrik 2003, f. 27. 7. Rrezatime të kulturës shqiptare në Shtetet e Bashkuara, 3-26 dhjetor 2006, f. 27. 8. Diaspora e harruar, 25-27 korrik 2006, f. 26. 122
ESE & KUJTIME
9. “Dosja H” e Ismail Kadaresë - nderim për kulturën dhe qokat morale të popullit shqiptar, 27 janar-3 shkurt 1999. 10. Skënderbeu dhe epika popullore historike, 16-19 janar 2004, f. 20-21. 11. Zëri i fuqishëm i Çamërisë trime, 30 gusht -1 shtator 2005, f. 27 dhe 2-5 shtator 2005, f. 26-30/ 35. 12. Gjuha shqipe dhe shoqatomania në Diasporë, 13-15 mars 2004, f. 34. 13. “Instituti i Folklorit” i Gjergj Dedvukajt, 7-10 maj 2004. 14. Pesha e Fjalës (Rreth librit “Mozaik shqiptar” të Peter Priftit), 19-21 tetor 2004. 15. Figura e Skënderbeut në tregimet popullore, 14-17 janar 2005, f. 21. 16. Universi magjepsës i folklorit çam, 25-28.06. 2004, f. 37. 17. Bukuria e një shpirti njerëzor, 23-26 shkurt 2007, f. 26-27. 18. Kultura e një biznesi të suksesshëm, 26-28.12. 2006, f. 35. 19. Hapi i parë dhe i mbarë i një poeti të ri, 17-20.11. 2006, f. 35. 20. Kultura popullore në veprën farfuritëse të Kadaresë, 24-26 janar 2006, f. 33. 21. Korpusi letrar i Ismail Kadaresë - thesar kombëtar ikonë, 511 korrik 2005, f. 27. 22. Polifonia poetike e shkrimtarit Agim Shehu, 3-4.10 2008, f. 37. 23. Akademik Eqrem Çabej - gjeniu i shqipes moderne, 13-16 qershor 2008, f. 24. 24. Kuteli -mjeshtër i shquar i gjuhës shqipe, 4-7.01.2008, f. 22. 25. Iso-polifonia, kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, 15-18 shkurt 2008, f. 26; 19-22 shkurt 2008, f. 32-33. 26. Eposi heroik shqiptar dhe shkencëtari amerikan Albert B. Lord, 24-26 prill 2007, f. 32; 27-30 prill 2007, f. 32. 123
AGRON FICO
27. Shqip-shqip-shqip, 24-27 tetor 2008, f. 22. 28. 100-vite të Kongresit historik të alfabetit shqip. Gazeta “TELEGRAF” dhe gazeta të tjera 1. Padrejtësia ndaj Kadaresë, padrejtësi ndaj kombit shqiptar, 11 nëntor 2015, f. 17. 2. Qyteti i manxuranës, qyteti i Kadaresë, 13.01. 2016, f. 11-12. 3. Letër për 80-vjetorin e Kadaresë Kryeministrit Edi Rama e kryetares së bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, 16.12. 2015, f. 9.
4. Rauf Fico në “Kafenë” e Kadaresë, 22 janar 2015, f. 8. 5. Kontributi i shquar i Prof. Peter Priftit për gjuhën dhe kulturën shqiptare, “Tirana Observer”, 18 qershor 2015, f. 3. 6. Libri enciklopedik “Shqiptaria dhe drita e diturisë në viset ku del Drini”, i Prof. Kaim Murtishit (28 nëntor 2015). 7. Mirënjohje për studiuesit gjermanë, 24 gusht 2015, f. 15. 8. Edhe një test gjuhësor për deputetët, 30 shtator 2015, f. 11. 9. Kryeqyteti ynë në kërkim të identitetit të vet, 11.06.2015, f. 11. 10. Ngjarja e Kumanovës në optikën e Akademisë, 26.05.2015, f. 17. 11. Lule për mjekët tanë, 4 mars 2015, f. 17. 12. Mirë historian i shquar, po gjuhëtari i madh? 18.03. 2015, f. 11. 13. E pavërteta e politizuar, 11 korrik 2014, f. 19. 14. E drejta etnike e bashkimit Kombëtar, 1 maj 2015, f. 14-15. 15. Fati i letërsisë gojore në ekonominë e tregut të lirë. 16. Kuajt e Akilit apo “kuajt e Kurveleshit”, 14.11. 2014, f. 18-19. 17. Debat shkencor e jo duel, 26 maj 2014, f. 6. 18. Dasma e folklorit, 13 prill 2015, f. 23-27. 19. Dasma është caktuar, daullet nuk bien “Shekulli” 26.12.2014, f. 9. 20. Libri i Drago Siliqit. 21. Muzgu i perëndive të stepës , I Kadaresë, 26.01.2015, f. 30. 124
ESE & KUJTIME
22. Tri dashuritë e Elvira Dones, “Tirana Observer” 3.10. 2015, f. 10. 23. Agron Llaka - Letterman-i shqiptar, 14 tetor 2015, f. 17. 24. Edhe mjek edhe letrar, “Tirana Observer” 27.10.2015, f. 12. 25. Romani i dhimbje-dashurisë së madhe, 17.11. 2015, f. 20. 26. Naxhi Kasaruho - “Gjirokastra në sytë e mi”, 25.12. 2014, f. 18. 27. Diplomati atdhetar Rauf Fico për Kosovën dhe Çamërinë, 1 nëntor 2016, f. 11. 28. Shkrimtarët shqiptarë të Diasporës në Amerikë, 3 tetor 2016, f. 16 dhe “Bota sot” 3 tetor 2016. 29. Xheki Myler dhe reforma e drejtësisë në Shqipëri, 13.05. 2016, f. 6.
30. Zbulimi i Eposit shqiptar në Harvard. ALBERT B. LORD, 4 qershor 2016, f. 19. 31. Himn për lirinë e Kosovës. (“Dëshmi në kohë” nga Luz Thaqi), “Bota sot”, 13 tetor 2016. 32. Akademi shkencash, jo institucion i përgjumur,7 shtator 2016, f. 15. 33. Demokratizimi i Akademisë së Shkencave dhe gjuhëtari i madh Eqrem Çabej, 31 maj 2016, f. 10. 34. Promemorie Kryeministrit Edi Rama për një Akademi Albanologjike. 35. Shkrimtarët e shquar të rrethit letrar të gjimnazit të Gjirokastrës, 17 maj 2016, f. 14-15. 36. E ardhmja e këngës folklorike, 11 prill 2016, f. 24. 37. Samiti i Diasporës në vizionin intelektual, 15.11. 2016, f. 5. 38. Lashtësia e gjuhës shqipe dhe smira shoviniste maqedonase, (Botuar te gazeta ‘TELEGRAF”, 28 mars 2017, f. 17) 39. Një Lato me dyqind fashistë (Libri i tri dashurive), (Botuar te gazeta “TELEGRAF”, 23 shkurt 2017, f. 16)
125
AGRON FICO
40. Nderim qytetar për profesor Gani Demir Ratkocerin, (Botuar te gazeta “TELEGRAF”, 15 prill 2017, f. 27) 41. Gjirokastra e Rilindur, (Botuar te gazeta “TELEGRAF”, 31 maj 2017) 42. “Beautiful Tirana” dhe Kryetari i saj, (Gazeta “TELEGRAF”, 7 qershor 2017, f. 17) 43. Diaspora shqiptaro-amerikane dhe gjuha shqipe e njësuar, (Gazeta “Telegraf”, shtator 2017) 44. Kadareja në Amerikë (Urim për “Nobelin), Gazeta “TELEGRAF”, 29 shtator 2017, f. 10
126
ESE & KUJTIME
Dokumente nga arkiva e A. Fico Foto nga arkiva e Profesor Agronit, do filloj me librin, te cilin ma ka postuar ne Londer, si dhurate me dedikim personal. Zbulimi i Eposit Shqiptar ne Harvard (Dr. Besi)
Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, 1981 127
AGRON FICO
Zbulimi i Eposit Shqiptar ne Harvard 2016 (207 fq.)
128
ESE & KUJTIME
Pekin, Kine 1964 129
AGRON FICO
Pekin, Kine 1964 130
ESE & KUJTIME
131
AGRON FICO
(1) Me znj. Mary Luise Lord, bashkeshortja e Prof. A. Lord & Bill Kovac, gazetar Shqiptaro-Amerikan, Cambdrige, Boston (2&3) 06.03.1996 ne hyrje te bibliotekes se Harvard. (4&5) korrespondenca me Nate Lord, djali i Prof A. Lord, Gusht 2016 pasi botohet libri Zbulimi i Eposit Shqiptar ne Harvard. 132
ESE & KUJTIME
133
AGRON FICO
Agron Fico Ceremonia e marrjes se titullit Doctor Honoris Causa ne Universitetin Eqerem Cabej te Gjirokastres.
134
ESE & KUJTIME
Prof. Dr. Agron Fico, i jepet titulli Doctor Honoris Causa ne Universitetin Eqerem Cabej te Gjirokastres 135
AGRON FICO
Profesor ne Tre Kontinente - Agron Fico
136
Kontakt dhe adrese per Autorin. Prof. Dr. Agron F. FICO N. Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve Rruga “Tefta Tashko” P. 132/1, Nr. 4/ 12, Tiranë Email: Agronffico@aol.com Tel: 04-2372345 Cel: 0696809814
***
DBMI, publikuesi digjital per Agron-Fico_ISSUU