Ese Vol.4

Page 1

1


Studime, Analiza, Artikuj, Ese, Kujtime & Eksperienca

***

PROF. DR AGRON F. FICO, H.C. TIRANE, Janar 2019, e-book Nr. 4, Edicioni i pare.

2


TE GJITHA TE DREJTAT E REZERVUARA

Kopirajt © Prof. Agron Fico, 2019 Lajmerim per librin elektronik sipas te Drejtes te Autorit. © A. Fico Janar 2019. Te gjitha te drejtat e rezervuara per: Studime, Analiza, Artikuj, Ese, Kujtime & Eksperienca Ndalohet marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © Prof. Agron Fico, Tirane, Shqiperi. e-Book copyright notice: an ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from: copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing). 

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death.

In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death.

Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention

All rights reserved for: Ese, Kujtime, Analiza. Copyright © Agron Fico, Tirana, Albania 2019. No part of this book may be used, reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Published by A. Fico, Consultant: Dr. Besi/ DBMI For information contact: agronfico@gmail.com


vere 2018, kujtime nga Pogradeci Poradeci, qytet piktoresk dhe vendlindja e poetit të shquar Lasgush Poradeci dhe shkrimtarit befasues Mitrush Kuteli, është edhe një qytet i pëlqyer pushimi dhe çlodhjeje për shqiptarët, por edhe për të huajt. Liqeni i përjetësuar poetikisht nga Lasgushi, ajri i pastër , lulet dhe korani ia shtojnë vlerën këtij qyteti magjepës. Natyra e bukur, me liqenin , me kodrat rrethuese dhe diellin lozonjar ndofta e shpegojnë faktin pse ka edhe shumë piktorë, sa do ta quaja, qyteti i piktorëve. Në të kaluarën dmth para viteve 90 të shekulli të XX të, qyteti i Poradecit pas kabinave me dërrasa në plazhin e Durrësit, ishte më i kërkuari. Kabinat e pushimit shpërndaheshin nga bashkimet profesionale dhe vështirë se do të merrje ndonjë kabinë pa patur ndonjë të njohur ose mik në kryesinëze kësaj organizate. Brezi i ri e ka tepër të vështirë të kuptojë se ato të quajtur kabina ishin si kuti shkrepse, me ëc kolektive pas vargut të kabinave dhe kudo shikoje gra që skuqnin për drekë speca. Ky quhej pushim socialist . Në qytetin e Poradecit qytetarët ofronin me pagesë dhoma për pushime. Qytetarët poradecarë shquhen për bujari, për mikëpritje, madje disa herë pronarët e këtyre mjedise për pushim u gatuanin nuseve të reja që ato të përdorin gjithë kohën për pushim, për të notuar në liqen. Pushuesit ndiheshin si anëtarë të këtyre familjeve poradecare. Ruaj ende të freskëta përshtypjet nga pushimet e përvitshme në në familjen e inxhiner Arshim Çela, nëna e të cilit na priste si fëmijtë e vet dhe na gatuante ato gjellë të shijshme që ajo i


ESE

bënte plot mirësi. Me një fjalë kjo është skica,dhe skeleti i kushteve dhe mënyrës së pushimeve në shoqërin socialiste. Ndryshimet historike pas vitit 1990, vendosja e rendit pluralist demokratik i hapi udhë shoqërisë së re e mbështetur mbi pronën private dhe ekonominë e tregut të lirë.

Transformimet e thella ekonomike politike shoqërore, hapja ndaj botës dhe lëvizja e lirë e njerëzve, krijoi një mënyrë të re jete dhe kulture. Shqiptarët punojnë të lirë në bisneset e tyre, në lokalet private, edhe një pjesë në administratën shtetërore, ata e gëzojnë të drejtën dhe mundësinë e pamasë për pushime kudo që ata dëshirojne dhe kanë mundësi, brenda Shqipërisë ose jashtë saj. U ndërtuan dhe po ndërtohen hotele turistike, vila moderne, u krijua një strukturë rrugore e mirë për të lehtësuar qytetarët që tashmë lëviznin edhe me makinat e tyre private. Jeta dhe koha kishte ndryshuar për mirë për shqiptarët. Kështu u krijuan kushtet dhe u krijua koncepti i ri, ai bashkëkohor turizmit. Këtë vit, nga masmedia dhe programet televizive, dëgjojmë një bum të turistëve të huaj , por edhe të shqipëtarëve që pushojnë jashtë vendit. 5


AGRON FICO

Në Poradec , në hyrje të qytetit mu buzë liqenit dhe në krah të shtatoreve të shkrimtarëve Lasgush Poradeci dhe Mitrush Kuteli, ngrihet hotel Enkelana. Kam 5 vjet që pushojnë në këtë hotel, i cili ka standarte të larta dhe kushte të përshtatshme për pushime, shërbim të shkëlqyer dhe ushqim bio. Pastërtia e dhomave të gjumit, higjena në to, pastërtia në sallone, në restorant , në kafenë dhe të gjithë mjedisin e hotelit është fantastik. Në gjykimin e gruas, e cila ka kaluar testin e pastërtisë si nuse gjirokastrite, këto gra, që kujdesen për dhomat e gjumit, mjedisin janë të papara. Ato janë të shkathëta, të përgjeshme, dhe dhomat e gjumit, me kujdesin e tyre mbajnë vetëm erë ujë dhe të ndjellin kënaqësi dhe rehati… Gjirokastra njihet edhe si qytet i pastërtisë shembullore. Dikur ekzistonte një traditë interesante, që do quhej testi partisë për nuset e reja. Ky test kishte tri nene, që përfshinin, pastërtinë e trupit, pastërtinë e krevatit të fjetjes dhe veçanërisht atë të çarçafeve dhe këllëfeve të jastëkëve dhe e treta pastërtinë e ëc së. Tashmë kjo traditë ka mbetur vetëm në kujtesën e brezit të tretë. Në hotel Enkelana një kujdes të veçantë i kushtohet ushqimit, i cili ëshë pothuajse bio. Madje këtë vit atje po ofrohet një menu e veçantë, që do ta quaja menu e hapur. Vitin e kaluar, më thoshte Dashamiri, pronari i hotelit, ndodhi që dy gra të moshuara po grindeshin me një kamarier dhe ankoheshin se nuk gjenin asgjë për të ngrëne në menunë ekzistuse. Në një kuptim ato kishin të drejtë, shtoi Dashi, prandaj këtë vit kemi një mënyrë të re për plotësimin e dëshirave dhe kërkesave të pushuesve.

6


ESE

Pasi ata kanë ngrënë mëngjesin, ata kanë te drejtë, madje kamarierët i nxisin dhe i pyesin se çfarë do të dëshëronin për drekë për vete, bashkëshorten ose fëmijtë. Kemi zgjidhur një mënyrë të mirë për të kënaqur secilin pushues, tha ai në fund. Mu duk me interes kjo menu e hapur, që mund ta përdorin edhe në restorante dhe lokale të tjera. Mjaft të njohur dhe miq më pyesin pse shkoj çdo vit për pushime në hotel Enkelanën. 7


AGRON FICO

Kam vetëm një përgjigje dhe me një fjalë shërbimi shembullor. Në të gjithë mjedisn e hotelit je rrethuar nga vëmendja sjellja dhe takti qytetar i kamarierëve, punonjësve, grave të dhomave të gjumit etj. Qysh sa hynë në hollin e parë, te sporteli, të pret plot vëmendje dhe buzëqeshje Vangjua, sportelisti, i cili përballet me kërkesa nga më të ndryshmet për katin, drejtimin e dhomës etj. Ai ul kokën në ato defter të gjërë dhe në kompjuter dhe në një kohë të shkurtër ke marrë dhomën e kërkuar dhe çelësin e saj. Në restorant ose në kafene, kamaierët janë të shpejtë, të vëmendshëm, buzagas, të durueshëm dhe mbi të gjitha të pakorruptueshëm. Personalisht kam pasur mjaft zhgënjime nga sjelljet e kamarierëve në disa lokale dhe kafene në Tiranë. Më duket e habitshme dhe pavend që të gjithë kamarierët në restorant dhe në kafene janë vetëm djem dhe nuk ka asnjë vajzë. Këtë sindrom mashkullor e gjejmë pothuajse edhe në lokalet dhe restorantet e Tiranës. Në Nju Jork dhe qytete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vajzat e të gjitha shtresave pëlqejnë dhe punojnë si kamariere në të gjitha turnet. Ato e pëlqejnë profesionin e bukur të kamarieres. Pronari ose siç e thërras bosi i hotelit , Dashamiri, është një burrë energjik, fjalë pak, por dëgjues i mirë, me karakter dhe fytyrë fisnike, që nuk rri gjatë në një vend. Kontrollon mjedisin, shezlongët, por guzhina është objektivi kryesor i ditës. Sheh furnizimin, cilësinë, gatimin , bisedon me guzhinerët, jep udhëzime dhe dëgjon propozimet e tyre për përmirësimin ose ndonjë kërkesë të veçantë nga pushuesit. 8


ESE

Si duket ndjek stili amerikan në drejtimin e bisnesit, që thotë se bosi nuk punon por kontrollon. Konkurenca e lirë edhe midis hoteleve turistike si dhe vlerësimet me yje nga Ministria e turizmit ka nxitur dhe rritur punën dhe përpjekjet për plotësimin e kritereve të vendosura për të fituar vlerësimin maksimal. Kam jetuar dhe punuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Republikën Popullore të Kinës dhe po ashtu kam vizituar disa shtete perëndimore, kështu kam dhe kam mjaft përvojë personale nga kushtet, standaret e këtyre hoteleve dhe sidomos të shërbimeve. Ndjehemi familjarisht mirë në hotel Enkelanën. Kjo është sa subjektive aq edhe objektive. Kemi pritur dhe presim, më thotë Dashi, që të vijë ndonjë ekip nga Ministria e Turizmit e të shikojnë, 9


AGRON FICO

të vlerësojnë plotësimin e kritereve të caktuarta për standartin e duhur. Dhe ashtu si nxënësit dhe studentët, para provimit, kemi punuar dhe punojmë pamasë dhe besojmë dhe shpresojmë të marrim notën maksimale notën 10, pesë yje, por edhe nota 9, katër yje nuk do të na stresojnë aq shumë. Në Enkelanë presin e presin ekipin vlerësues nga Ministria e Turizmit. Ata pa dyshim do të vijnë dhe ne ndofta jemi larguar për në Tiranë. Ne jemi besim plotë se pas këtij provimi pune, djerse dhe standartesh do të dëgjohet variant i ri i këngës së fillimi të këtij shkrimi. Vera erdhi e shkoi,/ Enkelanën e gëzoi. Botuar me 31. Korrik 2018, klik ketu

Shkrimtarët shqiptarë të diasporës në Amerikë Bashkësia shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose siç njihet edhe me termin Diasporë është jo vetëm më e vjetra, por edhe më e rëndësishmja, më e shquar për prurjet e vazhdueshme në thesarin e kombit shqiptar. I pari shqiptar që emigroi në Amerikë ishte Kolë Kristofori nga Katundi i Korçës, që erdhi më 1886 nga fshati Katund. Si duket ishte me këmbë të mbarë, sepse ishin korçarët, e ndofta vazhdojnë edhe sot, ata që zënë vendin më të shumtë në këtë diasporë. Tashmë është bërë i njohur kontributi politik-atdhetar dhe kulturor i Diasporës shqiptare në Amerikë. Shoqata pan-shqiptare “Vatra”, e themeluar nga Fan Noli dhe e mirë-drejtuar nga Faik Konica, si dhe mjaft figura të shquara atdhetare u bënë “vatra” e mbështetjes së Shqipërisë në shpalljen e pavarësisë 10


ESE

më 28 Nëntor 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali dhe e mbrojtjes dhe ruajtjes së pavarësisë së Shqipërisë. Ishte aksioni politikdiplomatik i shqiptarëve të Amerikës dhe veçanërisht i Fan Nolit që siguruan përkrahjen e presidentit Udrou Uillson, që në Konferencën e Paqes në Paris më 1920 solli edhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Këtë ngjarje historike Fan Noli do ta quante si kontributin e tij më të madh. Amerika u bë edhe trualli i ruajtjes dhe praktikimit të lirë të gjuhës shqipe dhe traditave kombëtare. Nuk ishin vetëm Noli dhe Konica, por pati edhe mjaft shkrimtarë, studiues shqiptarë që jetuan dhe punuan në Amerikë. Me ndryshimet historike në Shqipëri pas viteve ’90 të shekullit të kaluar, me lindjen dhe vendosjen e sistemit demokratik pluralist në Shqipëri, si dhe me shpalljen e Kosovës shtet i lirë dhe demokratik, emigrimi i shqiptarëve në Amerikë dhe vende të tjera të Europës fitoi një cilësi të re. Familjet shqiptare emigruan sa për një jetë të lirë dhe më të mirë ekonomike, aq edhe për shkollimin e fëmijëve. Tashmë mund të thuhet se në këtë Diasporë ka lindur dhe është krijuar një inteligjencë shqiptare profesionale dhe kulturore artistike. Kështu, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston shoqata e mjekëve shqiptare, ka lindur dhe është krijuar shoqata e shkrimtarëve shqiptarë etj. Libri i sapo-botuar me titullin “Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë” (Aktivitete dhe krijimtari), përgatitur nga presidenti i shoqatës zoti Adnan Mehmeti, 11


AGRON FICO

një libër gati 500 faqe, pasqyron gjerësisht jetën dhe veprat e shkrimtarëve në Diasporën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Senatori i gjuhës dhe kulturës shqiptare Prof. Peter Prifti, me rastin e krijimit të kësaj shoqate, nënvizon: “Qëllimi është i denjë dhe Shoqata do të shërbejë si shtëpi, ose fole për shkrimtarët tanë, për t’u afruar dhe për t’u njohur si kolegë, si dhe për të punuar së bashku për qëllime me vlerë”. Ndërsa Ismail Kadare shkruan: “Shoqata e shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shërben si një urë komunikimi, duke u ndier pjesëtare e ‘Republikës sonë të Letrave shqip’”. Si nga libri, i cili sjell një material të gjerë e të larmishëm krijues dhe publicistik, ashtu edhe nga fakti se kam pasur fatin t’i njoh, të bashkëpunoj me ta në aktivitet të ndryshme, si panairi i librave, përurime librash, diskutime krijuese etj., këta krijues shqiptarë në Nju Jork e kudo në Amerikë shquhen për dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Kjo duket qartë edhe në debatet dhe shkrimet për njëri-tjetrin ku, krahas mendimit të lirë dhe kritik, ndjehet fryma e përkrahjes.

Kjo është mbresëlënëse për mua që kam jetuar dy realitete, atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shqipëri në kohën e regjimit totalitar, ku anëtarët e kësaj Lidhjeje shqyenin njëri12


ESE

tjetrin, madje disa syresh si bashkëpunëtorë të famëkeqit Sigurimi i shtetit i shpunë disa shkrimtarë-kolegë gjer në litar. Mjafton të njihesh me botimet e Dashnor Kaloçit për Kadarenë dhe të ngjethet mishi nga denoncimet e shkrimtarëve për njëritjetrin e veçanërisht për Kadarenë.“Ne e kemi konsideruar dhe do ta konsiderojmë lidhjen tonë si një grupim kolegësh e miqsh të një ideali. Nuk na ka bashkuar asnjë interes, por na ka bashkuar ndjenja humane” - shkruan Ramiz Gjini, një nga shkrimtarët më të shquar dhe fitues i disa çmimeve dhe një nga kryetarët e shoqatës.Ndërsa prof. Gjekë Marinaj, themeluesi i shoqatës së shkrimtarëve shqiptarë në Amerikë, kujton: “Ne nuk pranuam ta politizojmë shoqatën e të qëndronim aty vetëm sa për të qenë në kryesi... Asnjë nga ne që jemi këtu nuk thamë kurrë një fjalë të keqe për dikë tjetër, ndaj kurrë nuk patëm nevojë të flasim me zë të ulët.” Ndërsa në Shqipëri kryetari dhe kryesia e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve ndërrohej vetëm pas plenumeve të KQ të PPSh, që dëshmonte varësinë ideologjike dhe organizative-administrative nga strukturat partiake komuniste, në shoqatën e shkrimtarëve shqiptarë në Amerikë ndiqet parimi demokratik i rotacionit të vlerave dhe meritave. Ja seç na thotë presidenti i tanishëm i shoqatës, zoti Adnan Mehmeti: “Kemi pasur 5 zgjedhje të kryesisë: në mandatin e parë kryetar ka qenë Naum Prifti. Nga dy mandate pasuan Ramiz Gjini dhe Dalan Luzaj. Me dashamirësi dhe mirënjohje dëshiroj të përmend punën e tyre dhe të gjithë anëtarëve të shoqatës. 13


AGRON FICO

Një mirënjohje të veçantë themeluesit të shoqatës, Gjekë Marinaj”. Ardhja në Amerikë, për shumë shkrimtarë, mjeshtër të prozës apo poezisë, u bë edhe periudha e një krijimtarie të re, që dëshmonte për një çlirim shpirtëror. Shkrimtarët e rinj në moshë dhe ata të rinj në krijimtari dhanë vepra të lavdërueshme, duke afirmuar veten. Tematika është e larmishme: krahas temës së të kaluarës, dhimbjeve të shkaktuara nga padrejtësitë e regjimit, vuajtjeve të papërshkrueshme nëpër burgje e internime, që jepen qartë tek poezia e Dalan Luzajt “Pantallonat e internimit”, u trajtua edhe jeta e emigrantit të ri shqiptar, dalë në botën e madhe.

Libri “Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë” është një kronikë gjithëpërfshirëse e veprimtarive të shoqatës, që nga panairet e librave të autorëve si: Ramiz Gjini, Adnan Mehmeti, Albana Mëlyshi Lifschin, Luigj Çekaj, Rozi Theohari, Skifter Këlliçi, Pëllumb Kulla, Iliriana Sulkuqi, Kolec Traboini, Naum Prifti, Petraq Pali, Kozeta Zylo etj., e gjer te përurimet e librave dhe botimeve të ndryshme. Shoqata boton edhe revistën e vet “Penan”, organ letrar-artistik kombëtar. 14


ESE

Ajo organizon në fund të vitit konkursin e çmimit “Pena e Artë”. Fitues të çmimi kanë qenë Ramiz Gjini për romanin “Rrëketë”, që publicisti Dalip Greca e quan si “veprën më të përkryer të letërsisë shqipe”; Gjekë Marinaj për librin e tij publicistik të titulluar “ Ana tjetër e pasqyrës”; Naum Prifti për librin me tregime humoristike “As Miço as Muço”; si dhe shkrimtarët: Adnan Mehmeti, Skifter Këlliçi, Petraq Pali, Selaudin Velaj, Rozi Theohari, Merita B. McCormack, Iliriana Sulkuqi etj. Një vend të gjerë zënë në libër përurimet librave të shkrimtarëve të kësaj shoqate. Ato dëshmojnë edhe për rritjen profesionale të secilit prej autorëve në përurim, por edhe për frymën demokratike dhe miqësore të autorëve të referateve dhe të kumtesave.Në artikullin e gazetarit të njohur Beqir Sina me titull “Sabije Dervishi Veseli promovon 5 libra në Nju Xhersi” shkruan se vitet e fundit shkrimtarët shqiptarë në Amerikë janë shtuar si bletët. Ka një “prodhimtari” të madhe, nga autorë të ndryshëm. Librat e rinj të autorëve shqiptarë po promovohen gati çdo muaj në kontinentin tonë. Raimonda Mojsiu, poete e quajti kolegen e saj Sabrije Dervishi Veseli - një zë krejt i veçantë në letërsinë amerikane dhe shqiptaro-amerikane - dhe vazhdoi më tej se Sabrije Dervishi Veseli është romanciere dygjuhëshe, në gjuhët shqip dhe anglisht... se ajo është lumë dashurie për Shqipërinë dhe vendlindjen. Përurimi i romanit “Shtatori i gjëmës së madhe” i intelektualit publik, shkrimtarit, komentuesit dhe gazetarit, Skifter Këlliçit, u bë një ngjarje e shënuar kulturore. Skifter Këlliçi na sjellë një këndvështrim tjetër, madje në mënyrë krejt origjinale të ngjarjes tragjike të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake dhe Pentagon më 11 shtator 2001. 15


AGRON FICO

Skifter Këlliçi, siç shkruan Mëhill Velaj, është një autor që me mjeshtëri e talent krijon si personazhe kryesore edhe ata të mjedisit, të cilët i portretizon me ngjyra plot kontraste. Libri “Shtatori i gjëmës së madhe” është sa një roman emocional, aq edhe dëshmi kulturore e një ngjarjeje që tronditi botën. Poeti Adnan Mehmeti është autor i disa librave si: “Diellin e kam futur në xhep” (2001), “Ikje nga vetmia” - poema, Dallas, 2004; “Leave the door open” - poezi në anglisht; “Deti në mes” poezi, 2008; “Gjekë Marinaj më shumë se poet” - publicistikë. Poeti Adnan Mehmeti u vlerësua nga mjaft kolegë në përurimin e librave të tij, të cilët u shprehën se krijimtaria e tij është një metaforë e lindjes dhe lulëzimit të letërsisë shqipe në tokën e bekuar të Amerikës. Tek poeti Adnan Mehmeti janë skalitur dy tipare krijuese e njerëzore - frymëzimi poetik dhe fisnikëria njerëzore. Prof. Peter Prifti thotë: “Ai më bën përshtypje shumë të mirë si njeri, si burrë i urtë e fisnik, i buzëqeshur dhe i dashur. Prandaj ndihem i privilegjuar që e njoh jo vetëm si shkrimtar, por edhe si njeri edhe si mik, madje edhe si atdhetar nga më të mirët.” Në gjirin e bashkësisë së shkrimtarëve në Diasporë shquhet poeti Luigj Çekaj. Krijimtaria e tij, që në hapat e para, tërhoqi vëmendjen dhe vlerësimin e shkrimtarit të madh kombëtar Ismail Kadare i cili, pas botimit të parë, i shkruan poetit Luigj Çekaj: “Libri juaj poetik ka qenë një zbulim për mua, së pari për nivelin e tij poetik dinjitoz, e pastaj për rezinjatën me të cilën ju dëshmoni për kalvarin tuaj... 16


ESE

Ju flisni për dhembjen me fisnikëri, sepse dhembja njerëzore nuk e përjashton kurrë fisnikërinë. Kumti juaj në këtë rast, qoftë artistik, qoftë ai moral, ka një peshë të dyfishtë.” (I. Kadare, Letër, Paris, 28 nëntor 1998.) Lirika e poetit Luigj Çekaj është meditative, përsiatjet janë jo thjesht nocione publicistike-politike, por darë dhe çekan ndaj regjimit të pashpirt, të egër të regjimit totalitar-komunist. Libri i Luigjit “Nënë, ti hije kaltër prej loti” në gjykimin e profesor Gjekë Marinajt është ndër arritjet më të shënuara në bibliotekën krijuese të shkrimtarëve të Diasporës shqiptare në Amerikë. Në një mendim përmbledhës do të shtoja se letërsia shqiptaro-amerikane është një letërsi e mallit, e dhimbjes, por edhe letërsi e kujtesës dhe e dashurisë për atdheun, një letërsi e shqetësimeve të shumta tematike dhe motivesh, e cila ditaditës po përparon e brumoset me vlera serioze estetike. Kjo ese për shoqatën e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë është vetëm një skicë, apo një hyrje për gjithë atë pasuri letrare dhe kulturore të krijuar në një hark kohor 10-12 vjeçar, periudhë që nga koha e krijimit të kësaj shoqate. Shembulli i saj do të vlente ndofta, sado pak, edhe për krijuesit tanë në Shqipëri që gjatë këtyre 25 vjetëve, nuk kanë krijuar një Lidhje ose shoqatë dinjitoze për të bashkuar forcat letrare dhe krijuese. Përvoja e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë në Diasporë dëshmon se kryesore është ndjekja e parimeve demokratike dhe atyre të dashurisë dhe nderimit të krijuesve për njëritjetrin. Rëndësi do të kishte dhe kapërcimi i gërr-mëreve të trashëguara nga e kaluara moniste dhe mbi të gjitha largimi nga politizimi partiak, që nxit ndarjet dhe përçarjet. 17


AGRON FICO

Organizimi dhe puna e shoqatës së shkrimtarëve shqiptaroamerikanë janë për t’u lakmuar, sepse aty puna bëhet me përkushtim, me shumë dashuri dhe dashamirësi ndaj artit dhe ndaj njëri-tjetrit. Botuar edhe ketu me 03.10.2016 klik ketu

Debat shkencor për gjuhën, jo duel inatçorësh Debati, ose më saktë dueli, që po zhvillohet pothuajse vetëm në masmedia për gjendjen e çoroditur të gjuhës shqipe të njësuar letrare kombëtare mund të vlerësohet si një duel midis dy grupimeve: “profesoriatit postkomunist” me “arixhofkat gojëgardhe”. Kam qenë dhe jam kundër kësaj mënyre që risjell e ringjall fatkeqësisht konceptet dhe metodat e mykura të ideologjisë totalitariste-komuniste, që më parë kundërshtari (më saktë, debatuesi) njollosej, damkosej politikisht ose moralisht, pra çpersonalizohej dhe paskëtaj thirrej në diskutim etj. Kjo është metodë antidemokratike dhe antinjerëzore. Në bashkësinë e intelektualëve të vërtetë duhet të përdoret metoda e debatit shkencor, gjykimit të arsyetuar dhe mbi të gjitha të ketë respekt njerëzor midis dialoguesve. Nuk më duket i drejtë as arsyetimi i disa shkruesve që thonë se kështu sillen në Kuvendin e Shqipërisë edhe disa deputetë, që në debate dhe fjalime llokoçisin frazë e fjalë rrugaçërie. Ky nuk mund të jetë justifikim, por mbetet përgjegjësia jonë qytetare dhe demokratike që në këtë foltore kemi zgjedhur këta sojsëzë, pa vlerë qytetëruese, kolltukofagë dhe me sjellje banditeske. 18


ESE

Po le të kthehemi tek çështja në diskutim. Thënë thjesht dhe pa etiketime politike përçmuese, në grupin e parë janë ishhartuesit dhe përkrahësit e sotëm të gjuhës së njësuar kombëtare, që u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972 dhe u pranua nga shqipfolësit në Shqipëri, Kosovë, hapësirat e tjera shqiptare dhe nga arbëreshët e Italisë. Në grupin e dytë janë ata që ishin haptazi kundër gjuhës së njësuar letrare kombëtare, me Arshi Pipën në krye, si dhe pasues të këtij qëndrimi si Bari Beci, Ledi Shamku etj. Madje, pa u shtyrë shumë larg në kohë, kishte edhe nga ata që nismëtarët e këtij Kongresi si Androkli Kostallarin etj., i cilësonin si “talebanë të gjuhës shqipe”. Nuk është vështirë të kuptohet e të ndjehet filozofia politike e përkatësia partiake e secilit grupim, që u shpreh e shprehet haptazi edhe me terma tepër të politizuar. Para viteve 1990, me vendosjen e pluralizmit politik demokratik në Shqipëri, debati për gjuhën kombëtare pati dallgëzimet e veta, por tashmë faktori politik ka marrë përparësi të dukshme. Faktet janë të qarta dhe dëshmojnë për një qëndrim kundër gjuhës së njësuar edhe nga ndonjë institucion shkencor shtetërore. “Fryma antistandard – shkruan Prof. Rami Memushaj – u aktivizua edhe në Shqipëri pas krijimit të Qendrës së Studimeve Albanologjike”, ku “drejtuesi i QSA-së shpalli që në fillim se duhej bërë rishikimi i gjuhës, sepse sipas tij, ‘5 milionë shqiptarë nuk mund të ndjekin një milion shqiptarë, po duhet të ndodhë e kundërta’”. (Gazeta “Dita” 11 maj 2014, f. 7) 19


AGRON FICO

Po të shqyrtohet me kujdes programi i tyre kundër gjuhës së njësuar duket qartë se kanë zgjedhur një mënyrë pak më të fshehur, d.m.th. hiqen sikur janë për të ruajtur frymën e vendimeve të Kongresit të viti 1972, por kërkojnë të bëhen ndryshime të cilat nuk janë thjesht teknike, siç thuhet, por prekin elemente bazë të gjuhës së njësuar. Dihet se herë pas here janë hartuar projekte të ortografisë si në vitet 1948, 1951, 1957 dhe 1967, por pa ngjallur diskutime dhe shqetësime, siç po ndodh në ditët tona; sepse ato kanë qenë në përputhje me ligjësitë e pranuara bashkërisht të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe, siç thoshte gjuhëtari i madh, prof. Eqrem Çabej, është baza e bazave të kombit. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe pasuria më e madhe dhe më e vyer e kombit shqiptar. Shqetësimi mbarëshqiptar për këtë gjendje të dallgëzuar të shqipes në ditët tona është i natyrshëm dhe i ligjshëm. Pyetja e mundshme do të ishte: Po kush mban përgjegjësi për këtë gjendje të shqipes? Dihet se gjuhën e krijon populli në rrjedhën e gjatë historike dhe ajo evoluon bashkë me historinë e kombit, por ruan gjithmonë origjinalitetin dhe rolin e saj komunikues dhe të bashkimit të etnisë së vet. Shkencëtarët e gjuhës janë ata që e kodifikojnë, e mbrojnë edhe e ruajnë gjuhën nga papastërtitë e ndikime të tjera të dëmshme. Shoqëria dhe shteti këtë detyrë parësore, këtë përgjegjësi shkencore dhe atdhetare kombëtare, ua ka besuar institucioneve shkencore të specializuara, siç janë Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Qendra e Studimeve Albanologjike , po edhe katedrave dhe njësive mësimore të gjuhës në universitete publike dhe private. 20


ESE

Këto institucione, siç është Akademia e Shkencave, kanë bërë disa aktivitete si p.sh kanë organizuar konferenca shkencore për 20 dhe 30-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, diskutime shkencore dhe botime gjuhësore etj. Por ato nuk kanë pasur ndonjë ndikim në ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës së njësuar kombëtare shqipe. Ka disa arsye, por kryesore është se i janë nënshtruar

kërkesave politike partiake dhe nuk kanë pasur guximin shkencor e qytetar t’i kundërviheshin trysnisë kundër gjuhës së njësuar. Qëndrimi ka qenë letargjik dhe mendimet e shprehura të vakëta edhe pa ndikim në ndryshimin e gjendjes së gjuhës. Një faktor i përhershëm i mbrapshtë që sjell zbehjen e gjuhës së njësuar është padyshim masmedia, e cila nuk tregon asnjë kujdes dhe vëmendje për pastërtinë e gjuhës shqipe. Në shkrimet, programet televizive, në debate, intervista etj. përdoret një gjuhë individuale aspak normative apo sipas gjuhës së njësuar. Një problem më vete janë përkthimet e shumta nga gjuhët e huaja, që dëshmojnë për një qëndrim haptazi nënvleftësues për gjuhën e njësuar kombëtare kur, në shumicën e tyre, bëhen nga studentë ose njerëz që gjuhën e huaj mezi e lëçisin me fjalorë. Roli i shkollës është i madh dhe i pazëvendësueshëm për formimin gjuhësor të të rinjve dhe përdorimin e saj sipas kërkesave të gjuhës së njësuar. Në boshllëqet që ka shkolla dhe deformimet që ka marrë gjatë kësaj periudhe mbi njëzetvjeçare, del nevojë urgjente rishikimi i programit të gjuhës shqipe në sistemin parauniversitar dhe hartimi e përdorimi i teksteve të njësuara shkencore e metodike. Tekste gramatikore të Kristaq Cipos, Aleksandër Xhuvanit, Mahir Domit, Eqrem Çabejit 21


AGRON FICO

etj., janë modele që nuk duhen quajtur të kapërcyer. Në një shoqëri demokratike natyrisht shteti ka rolin e vet për mirëtrajtimin edhe të gjuhës kombëtare, veçanërisht në institucionet administrative, në programet shtetërore televizive, por edhe në përgjithësi në gjithë jetën ekonomikeshoqërore e politike. Siç u theksua edhe në hyrje të këtij shkrimi, në disa hallka të shtetit, si Kuvendi Popullor, në debate shtetërore etj., vihet re një keqpërdorim i gjuhës kombëtare dhe kjo nuk ka të bëjë fare me lirinë e fjalës dhe të mendimit, siç përpiqen të justifikohen keqpërdoruesit e gjuhës. Ishte një gjë e mirë njoftimi i Kryeministrit Rama që në ditët e para të marrjes së detyrës kërkoi që për dikasteret qendrore të caktohen redaktorë të gjuhës shqipe, shembull që mund e duhet ta ndjekin edhe organet kombëtare të masmedias (gazetat qendrore, rrjetet televizive kryesore etj). Është rasti t’iu kujtojmë lexuesve të gjerë se vendimet e Kongresit të Drejtshkrimit për njësimin e gjuhës letrare kombëtare u përshëndetën dhe mbështeten edhe nga Diaspora shqiptare dhe elita e saj intelektuale shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Prof. Peter Prifti, bashkëkohës dhe Sekretar i Fan Nolit, shkruan: “Arritjet e Kongresit përbëjnë një gur-nishan në historinë e gjuhës shqipe” dhe më tej shton: “Ato ishin fryti i punës së disa brezave dijetarësh.” (Cit. Peter Prifti: “Mozaik shqiptar” 2003, f. 150) Botuar me 26.05.2014, klik ketu

22


ESE

Libri i tri dashurive Në stinën e nxehtë të kërkesave për çkriminalizimin e jetës politike në vend po shtohet edhe domosdoshmëria për disa teste për deputetët dhe politikanët e niveleve të larta. Këto teste po shtohen një nga një. Në fillim u kërkua testi i drogës, më vonë testi i “gënjeshtrës” (shenjat e gishtërinjve). Nga kërkesat, provat që, sipas ideatorëve të tyre, do të ndihmojnë për vlerësimin dhe kualifikimin politik të njerëzve të zgjedhur ose të emëruar, ngjau e papritura. Kërkesa mori formën e garës. Kështu javën e kaluar një deputet kërkoi që këtyre testeve t’u shtohet edhe “test i urinës”, por e kufizoi vetëm për ditën e enjte, kur mblidhet e zhvillohet séanca e përgjithshme e parlamentit, dita kur Shqipëria jonë drithëron nga “xhevahiret” ose, më saktë, nga zullumet, mynxyrat dhe llumi i zi që del nga mendja dhe goja e disa deputetëve. Nuk po marr përsipër të çbëj atë llum mendimesh dhe gjuhe, sepse do t’iu hyja në hak “opinionistëve tanë të gjithë-ditur e të stërlodhur”. Por si qytetar e, për më tepër, si njeri që gjithë jetën ia kam kushtuar gjuhës sonë të bukur shqipe, duke e shpërndarë atë edhe në Kinën e largët dhe “Amerikën e Bukur” do të shtoja edhe një test tjetër për deputetët dhe të zgjedhurit e niveleve të larta, testin e gjuhës shqipe. Para se të ndaj me lexuesin ndonjë mendim për këtë test, druhem se do të dalë dikush të kërkojë edhe teste të tjera, si p.sh. testin e dancimit. Argumenti është konkret, në programin e disa stacioneve televizive ka filluar gara e re për 23


AGRON FICO

Dancing With the stars”, ku ka edhe figura të njohura politikeshoqërore.Larg qoftë ndonjë deputet ose politikan, duke ndjekur modelin e testit të urinës, të kërkojë edhe testin e seksit. Kjo do të ishte mynxyrë dhe do të pështjellonte gjithë “programin kërkimor” për domosdoshmërinë e testeve për të zbuluar bardhësinë ose më saktë pastërtinë morale-juridikepolitike të deputetëve të gjorë ose të zgjedhurve të niveleve të larta, që janë shkrirë e shkrihen për interesat e këtij populli, i cili ka një durim të tejskajshëm. Ky popull i duron dhe i duron, këta të zgjedhur; të cilët i dëgjon, i përkëdhel dhe i fal në vend që t’i flakë, t’i shporrë nga ai forum i nderuar dhe me plot përgjegjësi, parlamenti, dhe në vend të tyre të zgjedhë njerëz me të vërtetë të ndershëm (në kuptimin fisnik të fjalës), atdhetarë (jo që të kenë shtënë me pushkë ose të kenë në gjoks dekorata trimërie, por mençurie dhe urtësie) njerëz me kulturë e profesionistë të suksesshëm etj.Po le të kthehemi tek testi i gjuhës. Nuk jam ndonjë ndjekës i rregullt i ditës së enjte, që përmenda më lart, dita e mbledhjeve të parlamentit shqiptar. Kjo për dy arsye: E para, zhvillimi i atyre seancave, në shumicën e rasteve, degradon në përleshje fjalësh, sharje banale të llojeve rrugaçërore, e gjer edhe në ndonjë ndeshje të lehtë boksi. Pra unë ia shmang vetes stresin e mundshëm mendor. E dyta edhe kryesore, se përgjithësisht në mjaft mbasdite ndjek kampionatin e futbollit europian, por edhe atë shqiptar, një pasion dhe zakon rinor qe më ka mbetur i gjallë që ditët studentore. 24


ESE

Madje, po shtoj se ky huq, ky zakoni im, sjell ndonjë herë edhe “konflikte” familjare me gruan, ose sipas terminologjisë së epokës dixhitale, partneres, e cila ankohet se nuk e lë as atë të shohë programet e pëlqyera me filma ose koncerte. Përfundimisht kjo “përplasje” u zgjidh, se ajo ka vendosur në kuzhinë një televizor dhe ndjek sipas dëshirës programet e veta. Në një nga këto ditët e fundit rastisa të shikoj e të dëgjoj një mbledhje të komisionit të politikës së jashtme. Një deputet, ish-ministri i jashtëm zoti Bumçi, një opozitar dinamik, iu drejtua me një pyetje retorike ministrit të jashtëm të tanishëm zotit Bushati dhe i tha se Kryeministri juaj iu kishte dërguar, para disa muajve, një telegram mesazh ku ju kërkonte “ose të vrisni turkun ose hidhuni nga varka”. Ju zoti ministër, vazhdoi i hakërryer zoti Bumçi, do të vriste “turkun” d.m.th. aleatin tonë të madh strategjik, Turqinë që po ndihmon për ndërtimin e xhamisë madhështore në qendër të Tiranës, Turqinë aleaten e fuqishme të NATO dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës… etj., apo do të hidheni nga varka?! Zoti Bushati, me natyrën flegmatike dhe i ndodhur para këtij “sulmi artilerie” shqipëroi vetëm pak fjalë si, “unë e di se ç’do të thuash ti sa herë vjen këtu, se sjell mendimet e ShQUP-it”… etj. U hutova dhe nuk u besoja veshëve dhe syve se kisha parë dhe dëgjuar një injorancë, budallallëk kaq të trashë nga goja e dy ministrave tanë të jashtëm, që nuk mundën të kuptonin se nuk ishte fjala për shtetin turk dhe forcën e tij ushtarake ekonomike, anëtar i NATO-s etj. Kryeministri, zoti Edi Rama, gjuhëtar-dashës, kishte theksuar një dukuri, atë të dembelizmit, të përtacisë. 25


AGRON FICO

Madje, për t’u siguruar se e kisha dëgjuar me të vërtetë dhe saktë, pyeta e bisedova edhe me të njohur e miq që e kishin parë e dëgjuar këtë sherr pa bereqet, por edhe qesharak për nga injoranca gjuhësore, që treguan ministrat tanë të jashtëm. Një dëshmi e pastër e mungesës së kulturës gjuhësore. Ndonjëri do të më kundërshtojë se ministrat tanë nuk mund të kërkohet që të japin edhe testin e teorisë së letërsisë që të dinë figurat letrare-gjuhësore. Nga mesazhi i Kryeministrit del e qartë se fjala “vrisni turkun” është një ndërtim metaforik që edhe nxënësit e shkollës tetëvjeçare e kuptojnë se është përdorur në kuptimin “vrisni dembelizmin, rehatllëkun” etj. Pa dashur të bëj rolin e testit gjuhësor për këta ministra, kjo është një gafë, një damkë e shëmtuar për pozitën e lartë shtetërore që u është besuar. Madje, hollë-hollë nuk besoj se dembelizmin e kemi të importuar nga jashtë, ai është një dukuri jona sepse ne njihemi dhe jemi një racë ahengxhinjsh, kafenesh e fjalëshumë. Pa dashur të përmend vlerat e meritat e parlamentit tonë, që nga hartimi dhe miratimin ligjeve të shumta e të ndryshme, e gjer tek veprimtaritë e tjera ligjvënëse, parlamenti ynë ka një shquarsi të dallueshme në planetin tonë për debatet e rrufeshme me plot vetëtima e shkreptima që do t’i kishin zili edhe mjaft parlamente të huaja, që nga Kongresi amerikan e gjer tek asambleja e budistëve të Tibetit. Në mjaft raste dhe ne shumë seanca ndrit, diellon zjarri gjuhësor i deputetëve folës, i histerisë gjuhësore, ku sintaksa e morfologjia akademike gjuhësore është e paaftë ta klasifikojë atë llum fjalësh vulgare, fjalor ëë pështirë dhe pafytyrësi e mungesë të theksuar të 26


ESE

etikës qytetare. Në përfitimin gjuhësor ky parlament, në këtë derexhe morale e gjuhësore, mund të shërbente vetëm si “laborator fonetik”. Nuk do të duhej që specialisti i fonetikës t’i shpinte studentët e kursit të gramatikës historike nëpër kullat e malësorëve ose nëpër kasollet dhe stanet e çobanëve për të dëgjuar tinguj origjinalë të shqipes, të dëgjojnë zgjatimin e zanoreve, theksin dhe diftongjet e të tjera. Jo, ata mjafton të ndjekin seancat e këtij parlamenti famëmadh ku tingujt, theksi i fjalive, i fjalëve, zanoret e gjata, të mesme ose të shkurtëra, diftongjet e të tjera dukuri fonetike, shfaqen të qarta, të fuqishme edhe në formën e britmave, sharjeve dhe vërshëllimave e fishkëllimave. Një aspekt tjetër gjuhësor i figurës së deputetëve tanë është edhe përpjekja qesharake për t’u dukur të shkolluar duke përdorur fjalë të panevojshme të huaj, që nga ato anglisht, frëngjisht, italisht e gjer te ato kinezçe. Madje, këshilla e para disa muajve e një deputeti, që të mësohet edhe kinezçe, u duk dhe u trajtua edhe nga Fiks fare” si një argëtim televiziv. Gara, kërkesa për nevojën jetike për testet, po bëhet një shqetësim i përgjithshëm. Pak ditë më parë isha në Gjirokastër për të marrë pjesë në përurimin e një libri të një të njohuri. Ndërsa shkoja për nga lagjia e dikurshme me emrin Hazmurat, kur u afrova tek sarajet e Dino Çiços, nga kubeja e saj dëgjohej një këngë gjysmë vajtuese. Një bard popullor nga fis i bardit të njohur Vehip Qorri, këndonte e vajtonte: Ditë e enjte, ditë e zezë Deputet’t e mjerë u çmendë… Oi, oi, oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii, 27


AGRON FICO

Mbajta këmbët. U hutova nga kjo këngë ogurzezë, por edhe nga mendimi se si ta quaja, si ta përkufizoja: “iso-polifoni” apo “polifoni”, një ngatërresë që ka muaj që debatohet në faqet e gazetës sime të dashur “Telegraf”, pavarësisht se ky nuk është problem kryesor për fatin e kulturës sonë popullore në shoqërinë kapitaliste, në shoqërinë e tregut të lirë. Ky shqetësim qytetar për jetën e parlamentit tonë edhe më gjerë, për politikën e hallet e popullit tonë, lexohet më qartë, ndjehet më mirë dhe mbart edhe besimin për më mirë po të ballafaqohet me ato standarde, me ato cilësi, me ato virtyte njerëzore e kombëtare që duhet e kenë të zgjedhurit tanë. Le të ndjekim me shpirt e mendje ato këshilla dhe kërkesa fisnike që parashtroi Ati i Shenjtë Papa Françesku, në fjalimin frymëzues para mbledhjes së përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: “Biri apo bija e cilitdo vendi ka një mision, një përgjegjësi vetjake dhe shoqërore. Përgjegjësia juaj si anëtarë të Kongresit është t’i jepni mundësinë këtij vendi, përmes veprimtarisë suaj ligjvënëse, që të zhvillohet si komb. Ju jeni fytyra e popullit tuaj, jeni përfaqësuesit e tij. Ju kanë zgjedhur që të ruani dhe të mbroni dinjitetin e bashkëqytetarëve që, me përpjekje të mëdha e të palodhura, të arrini të mirën e përgjithshme, pasi ky është synimi kryesor i të gjithë politikës… Aktiviteti ligj-vënës gjithmonë bazohet në kujdesin për popullin. Për këtë gjë ju kanë ftuar, thirrur dhe mbledhur ata që ju kanë zgjedhur”.(Nga fjalimi i Papës drejtuar Kongresit Amerikan, më 24 shtator 2015) 28


ESE

Pra deputetët tanë duhet të jenë fytyra e popullit, e kombit shqiptar. Dhe populli shqiptar, para historisë së rruzullit tokësor, është njohur dhe pranuar si një popull fisnik, i kulturuar, paqësor, mikpritës, përparimtar, ai është një komb me rrënje të lashta europiane. Nuk marr përsipër dhe as nuk mund të them se sa teste duhen për kualifikimin qytetar-politik të deputetëve dhe të të zgjedhurit të niveleve të larta, por një gjë është më e rëndësishme për ta dhe për ne si qytetarë të këtij vendi: Është e rëndësishme që ta duam, të nderojmë gjuhën tonë amtare, të lashtë, origjinale si dhe plot e plot virtyte të skalitura në veprat e shkrimtarëve tanë në nj hark kohor të madh. Vlerat e bukurinë e gjuhës shqipe e ka shprehur shndritshëm një nga etërit e Rilindjes sonë kombëtare, Naim Frashëri, i cili shkruante: Gjuha jonë sa e mirë/Sa e ëmbël, sa e gjerë/Sa e lehtë, sa e lirë/Sa e bukur, sa e vlerë. Botuar me 30.09.2015 klik ketu

Mirënjohje albanologjike për shkencën gjermane Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte e gëzuar që erdhi në Shqipëri, por edhe ne, shqiptarët, edhe pa dalë të gjithë në bulevard u gëzuam për vizitën e saj plot hijeshi. Ka disa arsye për këtë pritje të ngrohtë të znj. Merkel që nga ato politike, ekonomike e deri tek ato sportive-admirimi për futbollin gjerman. Ndoshta më kryesore janë arsyet kulturoreshkencore. 29


AGRON FICO

Thënë shkurt shkenca albanologjike shqiptare i ka rrënjët te kontributet e njohura dhe themelore nga studiuesit gjermanë në disa shekuj. Në shkolla, libra, studime, shkrime, emisione, madje edhe gojarisht nga një brez te tjetri shqiptarët e kanë mësuar se gjermanët na kanë “mbrotjur” në shekujt me studimet e tyre përballë shpifjeve, gënjeshtrave, synimeve keqdashëse të fqinjëve tanë sllavë, grekë, malazesë, italianë etj, që përçmonin, shtrembëronin e mohonin historinë, gjuhën e kulturën shqiptare. Studimet e gjuhëtarëve, historianëve, arkeologëve, etnologëve gjermanë janë gurthemeli në lindjen e zhvillimin e albanologjisë kombëtare shqiptare. Madje edhe disa nga korifejt e kulturës shqiptare si Eqrem Çabej, Aleks Buda, Hasan Ceka deri te edhe disa albanologë të brezit të mesëm dhe të rinj janë formuar në shkollën gjermane të shkencave dhe dijes. Ndoshta do të ishte mirë që, me rastin e vizitës së kancelares Merkel të organizohej edhe ndonjë tubim shkencor, jo për kornizë politike dhe as për atë që sot nga “opinionistët e gjithëditur” quhet “shou mediatik”, por si paralele e forumit ekonomik.

Albanologjia është tërësia e studimeve që janë bërë dhe bëhen për historinë, gjuhën, folklorin dhe kulturën e popullit shqiptar, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj. 30


ESE

Ato janë bërë objekt kërkimesh dhe studimesh nga dijetarë të shquar të vendeve të ndryshme të botës. Studiuesit gjermanë të fushave të ndryshme si gjuhësi, histori, folklore etj, janë ndër më të shumtit dhe me kontribute serioze e cilësore për shkencen shqiptare, ate që quhet Albanologji. Mund të thuhet se Albanologjia, si drejtim i veçantë studimesh për Shqipërinë dhe shqiptarët, lindi në fund të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XVIII, por u konsolidua në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Pa synuar për një paraqitje tërësore dhe as për hartim lista emrash të studiuesve gjermanë në Albanologjinë tonë, po sjellim disa nga majat e këtyre vlerave shkencore. Studiuesit gjermanë në Albanologjinë Shqiptare Në shekullin e XVIII fillon të rritet interesi i të huajve për gjuhën shqipe dhe shqiptarët. Ndër dijetarët më të shquar që u morën me çështjet e Albanologjisë po përmend: 1.G. V. Lejbnic (1646-1716), filozof gjerman me famë botërore, Kyetar i Akademisë së Shkencave Gjermane; përveç kontributeve në fushën e filozofisë, matematikës, fizikës, gjeologjisë, biologjisë, mekanikës, ai shfaqi interes edhe për gjuhësinë. Ai u interesua edhe për gjuhën shqipe: shtroi problemin e prejardhjes së gjuhës shqipe, të përkimeve, takimeve dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indoeuropiane. Ai shkruante «Doni ta dini origjinën e gjuhës shqipe? Zhvisheni nga elementët e huaj, studiojeni mirë çfarë ka marrë dhe nga i ka marrë’ dallojeni mirë elementin e vet shqipes… Dhe do të dalë qartë origjinaliteti i saj”. (Xh. Kosturi: Historia e Albanologjisë, 1999 f.96). 31


AGRON FICO

2. Hans Tunman (1746-1778), historian me famë botërore në

veprën madhore “Kërkime për historinë e popujve të Europës Lindore (1774), vë gurin e parë në themelin e studimeve historike të popullit shqiptar. Ai shpall me autoritetin akademik se: «Në historinë e shqiptarëve, unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë të ndonjë shtegtimi të tyre të mëvonshëm, gjuha e tyre ka dhënë dëshmi të tilla nga fatet e popullit shqiptar, që në këta nuk mund të mos shoh fqinjët e stërmoçëm të grekërve dhe të nënshtetasve të Romës së vjetër. Dhe te dy këta na tregojnë Ilirët e vjetër”. (Vep. Cit. f. 97). Ndërsa një filozof tjetër gjerman Johan G.Herder, do të pohonte autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen e tyre ilire dhe karakterin europian.

3. Karl Hajnrih Teodor Rajnhold botoi më 1885 “Net

Pellazgjike”, vepër që ndahet në tri pjesë: E para përmban një Gramatikë të shqipes ose një skicë gramatikore; e dyta ka një 32


ESE

Fjalor dhe e treta ka Tekste (Antologji). Gjithë materiali është mbledhur te Arbëreshët e Greqisë në Atikë, në ishujt Poros, Hydras. Në faqen e parë “Pellazgjishtja”, autori shkruan greqisht këto fjalë: «Përsa u takon Pellazgëve (dmth Arbëreshëve të Greqisë), ata janë më të vjetër se sa ata që sundojnë sot në Greqi”.) Cit. 129). Në shekullin e XIX, me zhvillimin e shkencës dhe të teknikës, personalitetet shkencore botërore e rritën interesin për studimin e gjuhës shqipe dhe prejardhjes së popullit shqiptar, si një popull i veçantë i Gadishullit Ballkanik. 4. I tillë ishte Franc Bopi (1791-1867) gjuhëtar i shquar gjerman, një nga themeluesit e metodës historiko-krahasuese. Ai dinte gjithë gjuhët e vjetra dhe të reja indoeuropiane; autor i Gramatikës Krahasuese të të gjitha gjuhëve indoeuropiane në pesë vëllime. Me referatin për Numërorët dhe Përemrat e shqipes, por sidomos me studimin “Mbi shqipen dhe lidhjet e saj farefisnore»,

www.britannica.com 33


AGRON FICO

Bopi hodhi themelet e Morfologjisë Krahasuese të gjuhës shqipe, duke vërtetuar përfundimisht vendin e shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane, si një vend më vete. Këtë mendim, këtë tezë e shpjegon më tej kur shkruan: “Kjo gjuhë me të vërtetë që i përket në mënyrë të sigurtë familjes indoeuropiane, se në themelet e saj kryesore nuk ka ndonjë lidhje më të ngushtë ose, aq më pak, ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën nga motrat sankrite indoeuropiane të kontinentit tonë dhe as lidhje birësie me to”.

5. Në fushën e historisë shquhet historian i madh gjerman Jakob Falmerajer (1790-1866), i cili në veprën “Elementi shqiptar në Greqi” (1857-1861), shqiptarët i vlerëson shumë, ku flet për vitalitetin e lartë të popullit shqiptar etj. Në veprën e lartëpërmendur ai argumenton autoktoninë e shqiptarëve dhe nënvizon se: «Përpjekjet për të hedhur poshtë autoktoninë e shqiptarëve ilirë, të gegëve e të toskëve, dhe ta afrojnë ardhjen e tyre në shekullin e III, duhen hedhur poshtë se janë historikisht të pambështetura, të gabuara, joshkencore dhe jokritike”. (Cit. f.147).

Burimi per foton; klik ketu 34


ESE

6. Gustav Mayer (1850-1900), studiuesi gjerman nga Austria u

mor gjerësisht me gjuhën shqipe, sidomos me historinë e saj. Hartoi të parin Fjalor Etimologjik të saj, si dhe është autor i veprës «Studime Shqiptare» (1883-1896) në gjashtë vëllime. Mayeri ka një meritë të veçantë për historinë e kulturës popullore, sepse me të nisin fillesat e botimit të këngës kreshnike shqiptare.

7. Gustav Mayer më 1897, botoi në Vjenë fragmentin e këngës së Ciklit të Mujit e të Halilit “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra.”Ky fragment u botua bashkë me materiale të tjera të letërsisë gojore në veprën e tij “ALBANESISCHE STUDIE”, vëllimi VI. Prof. Zymer Ujkani Neziri vë në dukje se redaktori i materialeve të G.Majerit, Agron Fico të botuara në vëllimin “Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar” (1635-1912), për fragmentin e këngës kreshnike “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra“ jep këtë shënim në fusnotë : “Martesa e Hysenit është variant i martesës së Halilit”. Vargjet e fragmentit të këngës së kreshnikëve të botuara nga G. Majeri tashmë konsiderohen me vlerë dokumentare historike për folkloristikën shqiptare 35


AGRON FICO

e sidomos për epikografinë. Ja disa vargje: “Tha, drit ka dal e dielli nuk ka ra,/Tha, drit me malet nuk ka ba,/Tha, janë mbledhun agait e kuvenin,/Tha, po kuvenin e kuvenoin,/Tha, ç’at Hyseni po e prezhmoin,/Tha, ç’ke Hysen që nuk martone? 8. I pamasë është kontributi i profesorit të gjuhësisë indoeuropiane të krahasuar Paul Kretçmer (1866-1956), i cili në veprën dinjitoze “Hyrje në historinë e gjuhës greke” pohon se para ngulimeve të elementit helen në Greqi të vjetër, ka pasur një shtresë të lashtë jogreke, se para nguljes së popujve indoeuropianë, nëpër vendet e Mesdheut, kishte nje shtresë më të lashtë. (F.164). 9. Të njohura janë edhe kontributet e historianit gjerman Georg Shtadtmyler (1901-1985), që në veprën “Studim për historinë e hershme shqiptare“ (1941) bëri një periodizim të historisë së hershme të popullit shqiptar; ndërsa Gustav Vajgandi (18601930), gjuhëtar, balkanolog gjerman u mor edhe me gjuhën shqipe dhe origjinën e saj. 10. Vend të veçantë zënë kërkimet e albanologut gjerman Maksimilian Lamberc për epikën legjendare shqiptare, i cili më 1954-1955 botoi studimin “Die Volkseipk der Allbaner” (“Epika popullore e shqiptarëve”), që Çabej e konsideroi kulm të veprës shkencore të Lambercit. Pas Luftës II Botërore vazhdoi dhe u zgjerua bashkëpunimi i institucioneve shqiptare me ato gjermane. Më 1958 erdhi një grup prej 4 studentësh gjermanë për të mësuar gjuhën shqipe, të cilët brenda një afati të shkurtër, me vullnetin e njohur gjerman 36


ESE

u përgatitën për të ndjekur klasat universitare për gjuhën shqipe, madje edhe albanologu i njohur V. Fidler erdhi për 6 muaj dhe bashkë u morëm me trajtat e shkurtëra të gjuhës shqipe. Me interes është të përmendet se në vitin 1960-1961 u zhvillua nje ekspeditë kërkimore shkencore folklorike për regjistrimin e folklorit çam midis Akademisë së Shkencave të Gjermanisë dhe Institutit të Folklorit. Rezultat i kësaj pune me kritere serioze shkencore solli grumbullimin e një lëndë të pasur folklorike, që më vonë Akademia e Shkencave gjermane i botoi në dy vëllime me titull “Këngët Çame”. Një rol të veçantë në nxitjen e studimeve shqiptare në Gjermani ka luajtur edhe katedra e gjuhës shqipe të Mynihut. Shqipëria dhe Kosova janë bërë sot qendrat kryesore të studimeve albanologjike, por ato kryhen edhe sot, ashtu si më parë, edhe nëpër qendra shkencore e katedra të gjuhësisë në universiteteve në vende të ndryshme të rruzullit tokësor. Shkenca gjermane vazhdon përsëri të jetë e para, të jetë në krye të studimeve albanologjike me seriozitetin, kriteret e saj të larta dhe identitetin e shquar e të njohur gjerman. Botuar me 24.08.2015 klik ketu

37


AGRON FICO

E drejta etnike e bashkimit kombëtar Sa herë flitet ose shkruhet për bashkimin tonë kombëtar dhe përdoren termat “Shqipëri etnike, Shqipëri natyrale, Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën” etj., ndodh gjëma, lëshohet kuja madje shkohet deri në formën tradicionale të të qarit “me bote”, të “qarët me oi..oi..oi..oi”. Të parët që e shënojnë këtë “mynxyrë” d.m.th bashkimin tonë kombëtar jemi ne vet, ose më saktë ca “opinionistët e gjithëditurit” dhe politikanë të përgjumur nga ahengjet e stërgjatura, që bezdisen, stresohen nga prania e librit dhe mësimit. Pas kësaj kuje që lëshojmë ne, shqiptarët fillojnë avazin, bëjnë “oi-..oi” fqinjët tanë serb, grekë, maqedonas” etj. Këta madje bërtasin e çirren edhe më shumë saqë ose e humbasin zërin ose ngjiren. Ndërsa europianët për hir të civilizimit të tyre, të “fisnikërisë diplomatike” flasin pak më vonë dhe me tone minore, por me gjemba te holla. Kështu ndodhi edhe para pak ditësh, kur Kryeministri i zgjedhur demokratisht i Shqipërisë, zoti Edi Rama në një intervistë në qytetin ilir të Ulqinit shprehu qarte, drejt për drejt dhe me guximin e statusit shtetëror se shqiptarët duan të bashkohen dhe këtë do ta bëjnë në gjirin Europës së bashkuar. Zoti Rama shtoi me sinqeritet politik se ne, shqiptarët do të ndjekim rrugën europiane, por në e Europa e stërlodhur nga hallet e saj dhe hallet tona na harron, atëherë ne do të bashkohemi paqësisht vet. Shqiptarët e duan kombin e tyre, populli shqiptar do të marr Shqipërinë e vet, 38


ESE

ashtu siç gjermanët morën Gjermaninë e tyre. Ashtu si i kinezët morën Hong Kongun dhe dëshirojnë të marrin Tajvanin, e mjaft shembuj e raste të tjera në historinë e popujve të rruzullit tokësor. Madje në katin e parë të pallatit të qelqtë të Kombeve të Bashkuara, është në mur me shkronja tepër të mëdha parulla në gjuhët kryesore: E Drejta e Popujve për Vetëvendosje. Koncepti amerikan për kombin, popullin, atdheun dhe shtetin Në debatet televizive ose më saktë në çorbën-dialog “kush je ti e kush jam unë”, ashtu si edhe ne mjaft shkrime të masmedias tonë “pluraliste” pështjellimi bisedor, por më shumë mendor buron edhe nga fakti se vihet re një nivel i ulët kulturor, nivel kafenesh dhe gjurmë, hije të konceptit stalinist mbi kombin, popullin, atdheun e të tjera. Në lëmin e dijes ka rëndësi të përcaktohen qartë fjalët dhe termat bazë, që të mos krijohen keqkuptime ose mëdyshje. Në librin “Rilindja e Shqipërisë Etnike” botuar më 2009 jepet koncepti perëndimor-amerikan për termat: komb, popull, atdhe, shtet, që daravitin tymnajën e teorisë staliniste për këto koncepte. Termat komb, shtet, popull, atdhe edhe pse përdoren disa herë në vend të njëritjetrit, se mund të kenë element të afërt, del nevoja të përcaktohen qartë secili prej tyre. Koncepti ’komb’, është nga më të vështirët dhe më i përzier. Sipas filozofëve të ndryshëm ka edhe përcaktime te ndryshëm. Në dhjetëra përkufizime, në fjalorë të ndryshëm filozofikë 39


AGRON FICO

e gjuhësorë m’u duk më i plotë dhe gjithëpërfshirës ky: “Komb është një masë e madhe njerëzish bashkuar nga prejardhja, historia, kultura, apo gjuha e përbashkët, që banojnë në një vend a territor të caktuar. (The New Oxford American Dictionary”, Second Edition, Oxford University Press, 2005, p. 1130).

Kombi është një kategori historike-shoqërore. Kështu Shqipëria përpara shpalljes së pavarësisë nga Turqia më 28 Nëntor 1912, ka qenë për shumë shekuj komb, që dallohej nga të gjitha kombet e tjerë të afërt e të largët. Nga përcaktimi që i bëmë kombit duket qartë, se një tipar bazë i kombit është prejardhja e përbashkët d.m.th ku secili individ e ndjen vetveten në gjini me

të gjithë të tjerët. Shpesh ky tipar ngatërrohet me racën. 40


ESE

Ndërsa raca merret kryesisht me cilësitë trupore të përbashkëta, kombi shqyrton cilësitë psiqike të shfaqjes shoqërore. Gjuha është një element parësor tjetër i kombit, që e dallon nga kombet e tjerë. Është pranuar nga gjuhësia botërore se gjuha shqipe është ndër më të lashtat në gjirin e gjuhëve indo-europiane dhe gjuhë me statusin e gjuhës origjinale. Sociologët e etnologët i japin një rëndësi të veçantë unitetit kulturor e civilizues të kombit e ndërgjegjes kombëtare. Vendi dhe territori është tjetër tipar që përbën ekzistencën e vet kombit. Prandaj gjatë rrjedhave historike janë zhvilluar luftëra dhe përpjekje të mëdha për të ruajtur të pacënuar territorin e kombit. “Asnjë pëllëmbë trualli i kombit tonë, qytet apo fshat, nuk duhet t’u jepet kombeve të huaj” – thoshte Abdyl Frashëri, figurë e shquar e Rilindjes kombëtare.

Koncepti “popull”, edhe pse shpesh afrohet me konceptin “komb” ka ndryshim . “Popull është tërësia e njerëzve që përbën një bashkësi, një fis, një komb, apo një grup tjetër, për shkak të kulturës, historisë fesë apo gjërave të tjera të këtilla të përbashkëta” (Random House –Webster’s Unabridget Dictionary”, Second Edition, 2001, p. 1436). Koncepti “komb” ndryshon si me konceptin “shtet” ashtu si ndryshon me konceptin “atdhe”, edhe pse në përdorim përzihet shpesh herë me të. 41


AGRON FICO

Në kuptimin etimologjik “atdheu” ka kuptim dheu, toka e etërve, ose trualli ku kanë jetuar të parët tanë dhe ku kemi lindur dhe jetojmë ne. Pra ”atdhe”, sipas fjalorit të Uebster është: 1.Vendi i lindjes 2. Trualli i të parëve. (Random House-“Webester’s Unabridged Dictionary”, Second Edition, 2001, p. 702). Në mënyrë poetike e ka dhënë bukur kuptimin e “atdheut”, poeti i madh i Rilindjes kombëtare shqiptare, Andon ZakoÇajupi, në vjershën “Mëmëdheu”:

Lidhur me trajtimin e këtyre koncepteve baze në studimin rreth bashkimit kombëtar të shqiptarëve, Muhamet Mjeku publicist, gazetar më shkruante: “Nga libri juaj i ri “Rilindja e Shqipërisë Etnike” mora një përshtypje shumë të lartë rreth trajtimit të konceptit komb, shtet, atdhe dhe popull. Këto nocione ose koncepte si i ke quajtur ti, janë paraqitur me një gjuhë të saktë, me një gjuhë shkencore studiuese dhe, padyshim, është një kontribut i mirëfilltë në fushën e gjuhësisë, 42


ESE

kulturës, historisë, gjeografisë etnike, traditës dhe etnosit tonë”. (Nju Jork, 23 korrik 2009)

E drejta etnike e kombit shqiptar buron nga e drejta historike, e drejta politike, e drejta juridike, e drejta gjuhësore, e drejta morale Shqiptarët janë ndër popujt më të lashtë. Zbulimet arkeologjike, dokumentet historike, dëshmitë e historianëve klasikë, të historianëve të periudhave të ndryshme historike, mbi të gjitha vet gjuha shqipe provojnë katërcipërisht lashtësinë dhe autoktonin e shqiptarëve.

Pellazgët, Ilirë, Arbëreshët, bashkë-autorë në krijimin e njerëzimit Shqiptarët, të njohur në harkun e pamasë të kronologjisë planetare me emrin Pellazgë, Ilirë, Arbëreshë, janë bashkë-autor në krijimin e njerëzimit. Kombi shqiptar ka qenë viktimë e përhershme e pushtimeve, e agresioneve ushtarake e ndarjes dhe rindarjes së territoreve të tij nga fuqitë e huaja, e në radhë të pare nga fqinjët. Pa u shtyrë thelle në historinë tonë po përmendim vetëm disa momente të shënuara të kësaj tragjedie kombëtare shqiptare. Me traktatin e Shën Stefanit (3 mars 1878) një pjesë e madhe e tokave shqiptare u jepeshin 43


AGRON FICO

Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Ne Kongresin e Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878), pjesë të tëra të tokave shqiptare i jepeshin Malit të Zi. Kongresi i Berlinit, me vendimet e veta, nuk ndryshonte në thelb nga Traktati i Shën Stefanit në qëndrimet e Fuqive të Mëdha ndaj territoreve shqiptare. Konferenca emër keqe e Ambasadorëve në Londër(1913) ishte goditja më e madhe, më e hidhur, që iu dha kombit shqiptar. Kundër vullnetit të popullit shqiptar, kjo konferencë i mori 2/3 e territoreve të Shqipërisë etnike dhe ua dha Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Më 26 prill 1912 u nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës, që synonte copëtimin e mëtejshëm të territoreve të mbetura Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve (më 1913) Më 7 prill 1939 Shqipëria u bë ndër viktimat e para të Luftës II Botërore, u pushtua ushtarakisht nga Italia fashiste dhe me vone nga ushtria naziste. Shqiptarët, nga përvoja historike tragjike dhe e hidhur, po kuptonin se edhe Fuqitë e mëdha të Europës dhe fqinjët e tyre silleshin me armiqësi ndaj fatit dhe territoreve të shenjta kombëtare dhe sytë e mendjen i drejtuan nga një fuqi tjetër e madhe dhe thellësisht demokratike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diaspora shqiptare në SHBA dhe shpirti saj atdhetar “Vatra” ka meritën e madhe historike për krijimin e lidhjeve miqësore midis Shqipërisë dhe Amerikës, që sollën ne rrjedhën e historisë ngjarje vendimtare. Presidenti Uilson e futi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, 44


ESE

Presidenti Klinton udhëhoqi aleancën politiko-ushtarake të Amerikës dhe shteteve europiane, NATO-n në luftën kundër pushtimit të egër ushtarak gati njëshekullor serb në Kosove dhe e çliroi atë njëherë e përgjithmonë. Presidenti Bush e pranoi në NATO Shqipërinë. Këto tapi historike me vulë amerikane i kanë siguruar dhe sigurojnë kombit shqiptar rrugën drejt realizimit të ëndrrës së vet, bashkimin kombëtar. Zhvillimet e sotme në rrafshin botëror, po dëshmojnë se është krijuar një pozitë gjeo-politike e favorshme për zgjidhjen e detyrës madhore historike kombëtare, atë të bashkimit kombëtar, të Shqipërisë Etnike. Në radhë të parë, vetë shqiptarët kanë ndrequr gabimin gjeopolitik kryesor, mungesën e miqve të vërtetë. Te Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë gjetur aleatin, përkrahësin e fuqishëm dhe modelin e rendit demokratik. Së dyti, vetë Europa ka ndryshuar pas Luftës II Botërore dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Krijimi i Bashkimit Europian mbi bazën e parimeve te demokracisë dhe të respektit të të drejtave të kombeve dhe popujve etj. Kanë ndryshuar qëndrimet e njohura antishqiptare të Fuqive të mëdha Europiane. Natyrisht qëndrime tradicionale herë pas here antishqiptare ka pasur dhe ka, por orientimi kryesor është i drejtë dhe demokratik. Së treti, nga radha, por jo nga rëndësia, pranimi si anëtare me te drejta të plota të Shqipërisë në NATO më 1 prill 2009 merr një rëndësi historike të pamasë në realizimin e ëndrrës, 45


AGRON FICO

dëshirës, vullnetit dhe të drejtës së shqiptarëve për bashkimin kombëtar. Krijimi i shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës shënoi edhe hedhjen e bazave të procesit të bashkimit kombëtar. Këtë e vënë në dukje edhe analistët e njohur të çështjeve ballkanike I.Pettifer dhe M. Viskers kur shkruajnë: “Pavarësia e Kosovës mbetet thelbi i çështjes kombëtare” (Vep. Cit. f. 41). Populli shqiptar ka qenë dhe është një popull paqësor, që ka pësuar pushtime dhe përgjakje nga të tjerët. Shqiptarët nuk kanë sulmuar ose pushtuar ndonjë vend tjetër, prandaj me të drejtë thotë prof. Rexhep Mejdani se “Detyra e shqiptarëve në Ballkan është t’i hapin kufijtë, jo t’i ndryshojnë” (Rilindja e Shqipërisë Etnike, 2009, f. 42).

Shqipëria është në udhën natyrore të bashkimit kombëtar. Ajo ka qenë dhe do të jetë faktor paqeje dhe sigurie në Ballkan e më gjerë. Mesazhet që përcjell ky proces i pandalshëm është miqësor dhe në rrjedhën e qytetërimit antlantiko-europian bashkëkohor e modern. Një komb, një gjuhë, një flamur dhe një shtet. Botuar me 01.05.2015 klik ketu 46


ESE

Gjirokastra në sytë e Naxhi Kasoruhos Të shkruash për Gjirokastrën është sa një sfidë serioze aq edhe një vlerë. Sfidë se Gjirokastra e lashte dhe e re me historinë, kulturën me ngjarjet dhe mbi të gjitha me njerëzit e saj plot virtyte njerëzore dhe intelektuale ka qenë dhe është objekt i shumë e shumë librave, studimeve, përshtypjeve. Po është edhe një vlerë e njohur, se sjell këndvështrime te veçanta të autorëve që ndërmarrin ketë punë. Naxhi Kasoruho, autori i disa botimeve, dhjetëra artikujve dhe mjeshtër i kulturës dhe artit gojor-folklorit na sjell “Gjirokastrën e tij” dhe lexuesit ndjejnë po aq mall dhe kënaqësi sa edhe autori. Malli, krye emocioni i autorit dhe jo vetëm i tij është si ai prushi i zjarrit me dru lisi qe te ngroh shpirtin dhe lartëson mendjen. Vite të tëra ne Nju Jorkun e largët e magjik e nanurisja veten me këngën gjirokastrite, madje pothuajse çdo mëngjes dëgjoja në magnetofon këngën himn te Petrit Lulos, “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”. Kjo solli që gruaja korçare një ditë më tha gjysmë me të qeshur e gjysmë si qortim: Agron, himn është kjo këngë qe na e vë çdo ditë!? Librin “Gjirokastra në sytë e mi” e etnomuzikologut dhe publicistiti Naxhi Kasoruho do ta quaj librin e “dashurisë së madhe” ose akoma më sakte “libri i tri dashurive“. Dashuria e parë është dashuria për Gjirokastrën , të cilën e do më përdëllim dhe poetikisht. Ai ia lë Prof. dr. Emin Rizës zbulimin e vlerave origjinale të arkitekturës të qytetit, ndërsa autori, Naxhiu përqendrohet tek vlerat artistike dhe kulturore. 47


AGRON FICO

Duke iu bashkëngjitur mendimi të një gjirokastrit të shquar, shkrimtarit Ismail Kadare ai citon: ”Gjirokastra duket sikur është ngritur për të zgjuar ide të mëdha. Ky ishte një qytet i çuditshëm që dukej sikur kishte dalë në luginë papritur një natë dimri si një qenie prehistorike, ishte vërtetë një qytet befasues”( N. Kasoruho..: Gjirokastra në sytë e mi” f. 29).

Kalaja krenare në qendër të qytetit të gurtë dhe madhështia e ndërtesave të Zekatëve, të Skëndulajve, të Ficove, të Babametove e shumë e shumë të tjera jo vetëm janë nën mbrojtjen dhe kujdesin e UNESCO-s si edhe gjithë qyteti po janë bërë të njohura ne mjaft botime dhe ilustrime europiane e më gjere. Autori e do në çdo gjymtyrë, në çdo qelizë Gjirokastrën, qytetin e diturisë dhe kulturës, qytetin e gurtë, madje përmend me detaje odat e mëdha, tavanet e skalitura të tyre, kalldrëmet e rrugët e skalitura nga duar mjeshtërish, dritaret me vazo lulesh me manxuranë dhe me borzilok. Lindur në Cfakë, por i dashuruar edhe me Paloroton ku shkonte shpesh te gjyshja, Naxhin e gëzojnë edhe ndërtesat e reja, shkollat që mbajnë emrat e patriotëve të shquar nga Gjirokastra, që i takojnë gjithë Shqipërisë si Koto Hoxhi, Bajo Topulli, Urani Rumbo etj. 48


ESE

Dashuri e dytë është dashuria për banorët e qytetit, për gjirokastritët. Naxhiu, bashkë më krenarinë e natyrshme si bir i këtij qyteti, ka një dashuri, nderim gjer në adhurim për bashkëqytetarët, për gjirokastritët. Kjo duket e shprehet qartë në çdo resht të këtij libri.

Ai, kur tregon, shkruan dhe flet aq me zjarr për ta, duket sikur mendimet dhe emocionet rrjedhin si melodi nga gryka e klarinetës si mjeshtri i saj. Të gjithë i do, por mbi te gjitha shpreh nderim të lartë për Anete dhe Nanatë, që i quan “Ikona” te qytetit , të cilat mishërojnë fisnikëri pa bujë, mirësi, mençuri, mikpritje, pastërti dhe një kod të tërë moral si tërësi e vlerave të qytetërimit të lashtë e bashkëkohor gjirokastritë. Naxhi Kasoruho, e di mirë se nga Gjirokastra ka dalë një elitë e shquar në gjithë kombin shqiptar, se ajo ka nxjerrë gjuhëtarë, shkrimtarë, politikanë, diplomatë, skulptorë e piktorë etj të njohurgjerësisht, por ai e ka drejtuar kamerën e vet mbi të gjithë gjirokastritët, me tiparet e tyre të veçanta, si atdhetarë, arsimdashës, të kulturuar, mëndje hapur, ekonomiqarë. metodikë në punë, me dashuri dhe respekt për të tjerët, “solidaritet dhe sidomos qëndrim human ndaj më të varfrit, 49


AGRON FICO

të vobektit, ndaj të ardhurve”- shton autori. ,Në librin “Gjirokastra në sytë e mi”, Naxhi Kasoruho ka folur dhe shkruar edhe për dhjetëra gjirokastrit ë qe banojnë në Tiranë, si plotësim i galerisë së përgjithshme të gjirokastriteve, por tanimë ata jetojnë me familjet e tyre ne kryeqytet. Dashuria e tretë, ajo që zë vendin më të gjere në libër, është dashuria, pasioni i prushte, kontributi i Naxhiut për kulturën e mbi të gjitha për këngën e dëgjuar shumë zërash gjirokastrite.

Në qoftë se libri i Naxhi Kasoruhos, “Gjirokastra në sytë e mi”, do të krahasohej me një simfoni kulturore, pjesa kulminante e kësaj simfonie është ajo kushtuar këngës, magjisë të shpirtit artistik të gjirokastritëve. Kur flet e shkruan për këngën e qytetit të vet, për këngëtarët e talentuar, për vallet dhe harmoninë e melodive etj, duket sikur skalit një qytet të tëre si çka bërë ne kopertinën e këtij libri, që me një togfjalësh metaforik e ka quajtur “Gjirokastra-kronikë në këngë“. Ai është njohës dhe specialist i veçorive etno-muzikore të polifonisë gjirokastrite, që e ka pasqyruar në artikuj dhe studime të shumta. Eseja e gjatë për “Këngët e Kafeneve” është një kontribut origjinal i Naxhiut. Ai shkruan: ”Kafenetë janë ambient i dytë kryesor pas shtëpisë. Aty këndohen këngë polifonike tradicionale gjirokastrite, që konstatojnë me ato të ambienteve të shtëpisë si për tematikën-strukturës 50


ESE

Tonalo-modale deri tek ndërtimi dhe përbërja e grupeve që i ekspozojnë..” (Po aty, f.51). Tek eseja studimore, “Një jetë mes këngëtarëve popullorë’, autori skalit veçoritë individuale të këngëtarëve, se ai i njeh mirë aftësitë artistike të secilit prej tyre. Grupi i pleqve që përbehet nga Lavo Erindi-xha Lavua, Skënder Tushja, Demo Cenkua e të tjerë janë një gurrë e pasur e këngës polifonike të qytetit, që në festivale kombëtare ka merituar vlerësime të larta. Profesor Albert B. Lord i Universitetit te famshëm të Harvardit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeveprën e vet shkencore e quan “The Singer of Tales”. Sipas teorisë së Lordit, “Singeri, ‘këngëtari është jo vetëm mbartësi i traditës, po gjatë ekzekutimit të këngës ai e rikrijoi atë”. Më duket një vlerë e shtuar e librit fakti që Kasoruho ka trajtuar dhe dalluar disa nga këngëtarët më të spikatur të këngës polifonike, si Xhevat Avdalli, Jonuz Shehu, Arjan Shehut, Demir Zyko, Laver Bariu, Lefter Çipa, princi i polifonisë etj. Në këtë mozaik letrare-kulturore, autori saj, Naxhi Kasoruho, jep një dëshmi sa historike edhe kulturore kur parashtron dhe analizon veprimtarinë e institucioneve të qytetit që nga krijimi i bandës muzikore e gjer tek teatri dhe orkestra simfonike. Autori, edhe pse shkruan në standartin letrar të shqipes, e zbukuron disa herë frazën edhe me fjalë nga e “Folura e Gjirokastrës për ta shtuar ngjyrimin e ngjarjeve që tregon, si mëhallat, sadaka, monopate, sufra për sebepe, ziafete etj. 51


AGRON FICO

Të tria këto dashuri, që janë vetëm një ndarje metodike, janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe janë vetëm e vetëm një dashuri, krenari dhe nderim për qytetin e gurtë, qytetin e argjend, një përmendore kulturore, që do t’ i shkonte mbishkrimi: Gjirokastra hane-hane, E mençur dhe atdhetare Bëre histori të madhe… Kur mbaron së lexuari librin e ri të Naxhi Kasoruhos “Gjirokastra në sytë e mi” përjeton kënaqësi intelektuale, edhe krahas mallit të shtohet edhe më shumë dashuria, krenaria që je gjirokastrit. Faleminderit i nderuari Naxhi Kasoruho! Botuar me 25.12.2014 klik ketu

Luigj Çekaj – poeti i shquar i diasporës Ismail Kadare: Libri juaj ka qenë një zbulim për mua, së pari për nivelin e tij poetik Poeti i tri dashurive Në bashkësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose siç thuhet shkurt, Diaspora, këta dy dhjetëvjeçarët e fundit ka një zhvillim të shpejtë të letërsisë dhe arteve; është krijuar Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve, e cila boton edhe revistën letrare “Pena”. Shkrimtarët, prozatorë e poetë, kanë 52


ESE

botuar disa libra dhe çdo vit organizohet edhe panairi i librit shqiptar. Në gjirin e bashkësisë së shkrimtarëve të Diasporës shquhet poeti Luigj Çekaj. Krijimtaria e tij, që në hapat e para, tërhoqi vëmendjen dhe vlerësimin e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili, pas botimit të librit të parë, i shkruan poetit Luigj Çekaj: “Libri juaj poetik ka qenë një zbulim për mua, së pari për nivelin e tij poetik dinjitoz, e pastaj për rezinjatën me të cilën ju dëshmoni për kalvarin tuaj… Ju flisni për dhembjen me fisnikëri, sepse dhembja njerëzore nuk e përjashton kurrë fisnikërinë. Kumti juaj në këtë rast, qoftë artistik, qoftë ai moral, ka një peshë të dyfishtë. (I. Kadare, Letër, Paris, 28 nëntor 1998)

Poet i fuqishëm lirik Luigj Çekaj është poet i fuqishëm lirik, është kryepoet që, edhe pse trajton kalvarin dhe dramën e vuajtjeve dhe persekutimeve të familjes dhe të brezit të vet, në thelb dëshmon për ndjenja të thella humane të dashurisë njerëzore dhe shoqërore. Lirika e poetit Luigj Çekaj është meditative, përsiatjet janë jo thjesht nocione publicistike–politike, por darë dhe çekanë ndaj regjimit të pashpirt, të egër, regjimit totalitar-komunist. Statujat e diktatorëve nuk qëndrojnë mbi piedestale, Ato janë ngulur si shpata në gjokset e njerëzve të pafaj. (“Statujat e diktatorëve”, f.127) Në këtë lulishte poetike të krijuar nga Luigj Çekaj, me një tematikë dhe motive të larmishme, dallohen qartë tri dashuri të mëdha: E para: dashuria për nënën. Por jo vetëm për të, ajo shtrihet edhe te dashuria për gjyshin e gjyshen, për fëmijët dhe gruan. Në një nga librat e tij, që mban titullin metaforik “Nënë, Ti hije e kaltër prej loti”, poeti i drejtohen me një apostrof tronditës nënës së vet: 53


AGRON FICO

Nënë, kaltërsi e pafund ku rënkojnë metaforat Trishtimin tënd bota nuk e nxë; këtë e di, Por beso në thikat e përgjakura të Jeruzalemit, Që reflektojnë arsyet e mia të moskthimit më tek ti. (F.17) Luigj Çekaj sjell një semantikë të re dhe origjinale në trajtimin e figurës së nënës. E adhuron si hyjni, si perëndi, por edhe e nderon si këshilluese të përjetshme të tij. Edhe tashmë që është burrë nëna i gjendet pranë dhe e këshillon dhe e bekon. Studiuesi i krijimtarisë së poetit Luigj Çekaj, profesor Gjekë Marinaj, shkruan: “Lidhjet e poetit me nënën janë aq të forta saqë kalimi i saj në pjesën infinite të jetës paraqitet si një fenomen simbolik, trishtues, i dhimbshëm, por asnjëherë i shkëputur nga mundësia për të komunikuar shpirtërisht nëpër vargjeve të poetit. (Cit. “Nënë, Ti hije e kaltër prej loti”, 2010, f.7) “…Vërtet mbi sytë e tu mund të belbëzojë bari, Por mesazhi yt i bekuar më vjen krejt i kthjellët te fyti. ” (“Elegji për nënën”, f.28)

Dashuria e dytë është dashuria për Shkodrën, për Shqipërinë.Është i njohur fakti që mjaft shkrimtarë i kanë kënduar sipas stilit të vet Shkodrës, qytetit të kulturës, të historisë dhe të qëndresës ndaj diktaturës totalitare. Luigj Çekaj e mbart shpirtërisht dhe me imtësi qytetin e lindjes si pasaportë identiteti: Në qytetin e Nju Jorkut, unë vij nga Shkodra i pezmatuar Me borxhet e papaguara, në xhepat e zërit tim… Në këpucët e mia të palustruara ka ende pluhur nga Sarreqi Dhe me djersën time prapë rrjedh uji që kam pirë në Rus. (“Vjeshta në Aeroporte”, 1998, f.123) 54


ESE

Në vokacionin poetik për Shkodrën, poeti Luigj Çekaj na sjell edhe kujtimin e gjurmëve të pashlyera të dashurisë së parë, që tani që ndodhet larg, shumë larg, përtej Atlantikut, e ndjen si një dhimbje të ëmbël, si një shpirt të trazuar, si shiun e vjeshtës. Poeti shkruan: Në Shkodër thonë dikush trishton për mua, Pastaj vjen vera dhe loti i saj bëhet re diku, Ndryshe s’do t’ishte kaq i dhimbshëm shiu për ty I vjeshtës sime të tretë në Moshulu. (f.116)

Poeti i malluar për qytetin e lindjes, i këndon, ngazëllohet nga vetë Shkodra: Herë-herë këndoj edhe për mbrëmjet e tua të largëta Për sokakët e tu që shpojnë fëmininë time të humbur. Për zogun e pasmesnatës të dëbuar nga era… …Këndoj për mëngjeset me tis trandafilash… …Por këndoj dhe për “Rozafin”, nusen e kthyer në kështjellë… (f.136)

Print-screen nga blogu personal i autorit

55


AGRON FICO

Ka disa dashuri në radarin poetik të poetit Luigj Çekaj, por dashuria, malli për atdheun, Shqipërinë, është kryedashuria; është motivi më i lëvruar në disa nga poezitë e tij më të arrira. Ja një nga këta margaritarë poetikë: Shqipëri, asgjë në botë veç nënës, Nuk kam dashur më shumë se ty. Ti me frymën tënde më ke kthyer në qenie ajri, Ti me duart e tua më ke bërë njeri, Gjërat unë i ndjej thellë në shpirt…” (“Motivi im më i dashur – motivi për Shqipërinë”, f.19)

Dashuria e tretë, është dashuria dhe mirënjohja për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë motiv Luigj Çekaj e trajton me notat më delikate dhe plot ëmbëlsi. Gjen në to jetën, njerëzit punëtorë të Amerikës, flitet në këto krijime edhe për qytetet, plazhet, spitalet dhe mjekët e përkushtuar amerikanë, (“Mjekut tim psikolog, dr. Graig Kordick”f.63), por zotërojnë poezitë kushtuar “gjëmës së madhe”, 11 shtatorit 2001, sulmit të terroristëve mbi Kullat Binjake. Luigj Çekaj është poet dhe njëherazi edhe qytetar. Tonet lirike marrin forcën e trumpetës kur poeti-qytetar flet për ngjarjen tragjike të 11 shtatorit: Perandori e kaltër pa diktatorë, pa Hiero Hito, Pesë minuta u deshën që ligësia të kthehej në zi, Pa pranga resh në duar, pa Napolon e Vatterlo, Nju Jorku siç qe zgjuar, kurrë më nuk u gdhi! (“Në kujtim të shtatorit 2001”) Në ciklin poetik “Amerika në ditën e Pavarësisë” (“Statistika nga

Nju Jorku”) botuar te gazeta “Illyria”,korrik 2013, Luigj Çekaj 56


ESE

përshkruan pulsin, vrullin e jetës në qytetin magjik të Nju Jorkut. Luigj Çekaj është ambasadori poetik i mirënjohjes mbarë-kombëtare shqiptare për Amerikën. Universi poetik i Luigj Çekës është i gjerë, i larmishëm, prandaj edhe meriton një trajtesë më të hollësishme. Kjo ese është vetëm një hyrje, një skicë për lulishten e tij poetike. Në një vështrim tërësor mund të nënvizohet se Luigj Çekaj, edhe pse është ndeshur me sfida shëndetësore serioze, ka mundur të krijojë një univers poetik origjinal, të rrallë, që meriton të njihet dhe të vlerësohet nga lexuesi dhe publiku i gjerë. Luigj Çekaj është sa nderi dhe krenaria e Shkodrës, aq edhe e bashkësisë shqiptare në Amerikë, por është edhe nderi dhe krenaria e gjithë lexuesve shqiptarë kudo që janë. Botuar me, 14.03.2014 klik ketu

***

Lashtësia e gjuhës shqipe në librin e Dr. Stavri S. Trako Gjuha shqipe është një ndër tri gjuhët më të lashta të familjes indo-evropiane. Madje Akademik Eqrem Çabej thoshte e shqipja nuk ka as nënë dhe as bijë. Pra është një gjuhë e lashtë , origjinale dhe e pavarur gjuhësisht nga gjuhë të tjera. Lashtësia e gjuhës shqipe ka tërhequr vëmendjen e e mjaft studiuesve të huaj dhe shqiptarë. Dr. Stavri S. Trako me librin “Gjuha shqipe çelës për historinë e gjuhëve të familjes doriano-evropiane”, 57


AGRON FICO

një libër voluminoz prej 641 faqesh sjell një kontribut me vlerë në historinë e lashtësisë së gjuhës shqipe, në shkencën albanologjike. Studiuesi, i ndërgjegjshëm për vështirësitë e trajtimit të një teme kaq komplekse, ka ndjekur mendimin e prof. Çabej se objekti i studimit kushtëzon edhe metodikën. Dr. Trako parashtron gjerësisht shtrirjen gjeografike, shtratin historik të gjithë elementeve gjuhësor te etniteteve të lashtësisë. Ja dy element të kësaj metode: E para: “Sillen fakte gjuhësore të të folmeve të superstrukturave fisnore të popujve të gadishullit PellazgeIlire-Trake-Dake.” (f.10) E dyta: “mbështetur në metodën krahasuese, rreket të qëmtohen marrëdhëniet gjuhësore fqinjësore të ilirëve, pellazgëve, trakëve dhe dakëve” (f.10)

58


ESE

Kultura pellazge (pellazge-ilire-trake-dake) pas luftës së Trojës, tashmë për arsye të njohura historike , bashkëjetoi disa shekuj me kulturën hitite-dardane. Autori i këtij studimi serioz shpjegon edhe motivet e ndërmarrjes së një vepre kaq të gjerë . Ai shkruan :”Pas studimit të veprës së dijetarit Jakovu Thomopullu “Pellazgjika ” u frymëzova të marr përsipër të pasuroj me fakte të reja gjuhësore përfundimin e tij shkencor, të publikuar për herë të parë, më 17 mars 1912, sipas të cilit gjuha shqipe është çelës për kuptimin e pellazgjishes.” (f.11) Në një vepër kaq e pasur me fakte, dorëshkrime, me mendime dhe teza të autorëve të ndryshëm, për një hark kohor gati 32 shekullor, që lexuesi mund të krijojë një mendim vetjak për larminë dhe burimet e lashta të këtij kërkimi shkencor, po sjellim emërtimet e 14 kapitujve të librit: Kreu I – Pellazgët, Ilirët, dakët, skithët. Kreu II – Dodona Keu III – Dardanët Kreu IV -Anatolia Perëndimore, djepi i qytetërimit modern dhe i protogjuhës Kreu V – Epoka e ngulimeve te Dorianëve të Rinj Kreu VI – Gjurmë të dorishtes së re në dialektet e Ballkanit Kreu VII – Teza e albanologut, Jakovu Thomopullu :”Gjuha shqipe, çelësi i gjuhëve të Evropës”. Kreu VIII – Gjendja e pasurisë diakronike e gjuhës shqipe Keu IX – Reflekse të hititishtes Kreu X – Qëndrimi sinkronik i autorit të kësaj monografie Kreu XI – Vlerat e veçoritë e gjuhës shqipe Kreu XII – Pllaka doriane e shekullit të 8-të p.e.re (gjetjet arkeologjike) Kreu XIII – Anatolia, djepi i familjes së gjuhëve evropiane Kreu XIV – Bibliografi 59


AGRON FICO

Me interes të veçantë në këtë monografi, padyshim është kreu X, në të cilin shtjellohen mendime, tezat e autorit dhe metodika e përdorur për studimin e pasthirrmave, theksit të rrokjeve dhe sistemit morfematik, si dhe izoglosave. Vlerë kanë edhe kreu VIII-“Gjendja e pasurisë diakronike në gjuhën shqipe “ (f 302-323 ) dhe kreu XI -“Vlerat dhe veçantitë e gjuhës shqipe” (f.517-521).Të tre këta kapituj i përkasin kryesisht lëndës shqiptare, ku duken më qartë edhe prurjet e autorit.. Dr. Stavri Trako shquhet për përkushtimin e tij shkencor dhe synimin për të sjellë diçka të re në fushën e Albanologjisë, që ndrit qartë edhe në ketë monografi.Në kornizën e këtij shkrimi do të mjaftonte vetëm të sillnim disa nga këto teza. Ai mendon se, duke u nisur nga madhësia e strukturore e endës (rrënjës bazë), temës, që shpreh saktë kuptimin e mendimit nga paraardhësit në lashtësi, studimi i kuptimit paradigmatik të numrit, të vetës dhe kohës, studimi i kuptimeve aspektore të foljes: kur është e kryer ose e pakryer etj., do të thjeshtonin studimin e gjuhës. Dr. Trako sjell vështrime të reja në trajtimin e mjaft elementëve gramatikorë (morfologji, sintaksë). Kështu, ai insiston te studimi i thirrmave parake simbolike dhe ato onomatopeike. Me të drejtë ai kërkon për të ndërmarrë studime për sistemin e ndryshimeve në sistemin morfologjik të kategorive gramatikore të dialekteve të lashta të Ballkanit, që do të ndihmonte dijetarët e gjuhës të shekullit 21-të, për t’u thelluar në studime e prejardhjes dhe zhvillimin e gjuhëve të familjes evropiane. Në këtë monografi kaq të gjerë, dr. Trako e mban drejt busullën e kërkimit që ndihmojnë për të sjellë në vëmendje tema dhe nëntema 60


ESE

me rëndësi. Kështu, ai shtron dhe argumenton domosdoshmërinë e hartimit të një fjalori për të gjitha të folmet e lashta të gjuhëve të evropiane. Ai kërkon digjitalizimin e gjithë fondit leksikor në arkivin e Institutit të Gjuhësisë, se është për të ardhur keq kur kjo mundësi u afrua ajo u kundërshtua me motivacion politik. Këtu, po i referohem një fakti konkret. Vite më parë ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Petrit Bushati, që kishte ardhur për të marrë pjesë në një seminar që kisha organizuar në mjediset e universitetit “Madona” ai më tha me një ndjenjë keqardhjeje: “Kisha siguruar një fond prej 4000-5000 dollarë për të ndihmuar në digjitalizimin e arkivit të leksikut të Institutit të Gjuhësisë-Letërsisë, komunikova me Institutin; ata m’u përgjigjen: “Nuk e pranojmë se do të na i marrin amerikanët!” Pasuria leksikore ndërballkanike – na thotë dr. Trako, por edhe më gjerë, sidomos të disa dialekteve hitite dhe fqinje me të, do të shërbejnë si bazë për rindërtimin e strukturës parake leksikore, ashtu dhe gramatikore të dialekteve të gjuhës pellazge-hitite. Ai shton më tej se, krahasimi i dialekteve të shqipes me atë të homerishtes së lashtë mund të krijojë ide të sakta për njohjen e një gjuhe parake si dorishtja .(f.512) Autori e rimerr edhe një herë mendimin për hartimin e një fjalori për të folmet e dialekteve të lashta, që do të sillte edhe zbulimin e të gjitha ndryshimeve fonetike. Këtë synim dhe strategji të studimeve krahasuese Dr. Trako e formulon qartë dhe thekson se, studimet gramatikore të arkea -homerishtes, vlerësimi objektiv i analogjive në dialektet e gjuhëve të familjes evropiane, që patën ndikim formues nga ngulimet doriane në shek. 8-të p.e.r. sidomos, në rregullsinë e përkimeve 61


AGRON FICO

të paradigmave gramatikore është një nga parimet bazë në vijimin e studimeve te gjuhësisë krahasuese evropiane “ (f. 513) Libri “Gjuha shqipe çelës për historinë e gjuhëve doriane evropiane” dr. Trakos është një libër elitar, që meriton të shqyrtohet dhe diskutohet në institucione e larta universitare dhe, në radhë të parë, në Akademinë e Shkencave. Do t’i sugjeroja autorit që të botonte një variant me të thjeshtësuar për lexuesin e zakonshëm dhe për nxënësit e gjimnazeve. Një vepër e tillë madhore ka kërkuar vite të tëra kërkimesh: Nëpër biblioteka, arkiva dhe në informacionin digjital. Autori ka një përvojë të gjatë pune në botime dhe shkrime. Ai duket se ka punuar si usta dhe jo si çirak. Në një vështrim tërësor mund të thuhet, se libri “Gjuha Shqipe-çelës për historinë e gjuhëve doriane- evropiane” është një prurje me vlerë në fushën e studimeve albanologjike dhe i pasuron dijet shkencore për lashtësinë e gjuhës shqipe me teza dhe ide te reja, pavarësisht se për to mund dhe duhet të shqyrtohen në aula shkencore. Duket që autori ka një përvojë të gjatë ose siç thuhet, ka punuar në minierën e librave duke synuar që nga minerali të nxjerrë e veçojë arin.Siç kam përmendur më lart, autori ka punuar si usta, si mjeshtër. Kjo duket, midis të tjerash, edhe me përdorimin e një “teknologjie” shkencore të pasur, që përfshin një bibliografi të gjerësuar (536-640 faqe), referenca të panumërta, shënime , të dhëna bibliografike. Ai ka bërë kujdes edhe në paraqitjen e materialit duke përdorur herë shkronjat “The New Roman” herë ato “Italike” për të ritheksuar mendimet e dijetarëve që u referohet. Ndër vlerat e librit është padyshim gjuha, ndërtimi i periudhave, fjalive dhe fjalës shqip dhe të stilit shkencor. Libri padyshim do të mirëpritet nga 62


ESE

opinioni shkencor dhe lexuesit e kulturuar, që do të mësonin mjaft gjëra të reja dhe me interes. Libri pasuron studimet dhe bibliotekën albanologjike dhe frymëzon për kërkime të mëtejshme në fushën e gjuhësisë historike, në veçanti, të lashtësisë së shqipes. Urime i nderuar Dr. Trako !

Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C. Botuar me 18.12.2018 klik ketu

63


AGRON FICO

Thoma Papapano (Çuçi) ikona e mësuesve gjirokastritë Vështirë të gjesh gjirokastrit që mos ta ketë pasur mësues Thoma Papaponon, sepse jeta e tij publike ishte lidhur ngushtë më atë të profesionit,mësimdhënien. Gazetari dhe publiçisisti i njohur Andon Lula sapo ka botuar një libër plot informacion dhe me të dhëna interesante për jetën dhe veprimtarinë atdhetare-publike dhe profesionale te Thoma Papapanos. Rrallë mund të gjesh një lidhje kaq të ngushtë midis jetës personale (familjare dhe asaj publike profesionale) siç e ka zbuluar aq saktë dhe këndshëm, autori, Andon Lula tek libri me titull “Rilindësi gjirokastrit - Thoma Papapano (Çuçi)” Mësuesin Thoma Papapano e kam pasur mësues dhe më vonë edhe koleg.. I detyrohem atij, si gjithë ish-nxënësit e tij, dashurinë, mjeshtërinë dhe përkushtimin për gjuhën e bukur shqipe. I jam mirënjohës publikisht për letrën që i shkroi ministrit të Arsimit të asaj kohe Bedri Spahiut, që të më jipej e drejta të jetoja dhe të ndiqja shkollën si konviktor. Lasgush Poradeci, sa herë që e pyesnin se çfarë është kultura ai përgjigj vetëm me një fjalë: “librat”.

Kuptohet se shkrimtari kishte kërkesa të larta dhe tepër të larta për “librat”, sepse ai vetë krijoi vetëm vepra xixëlluese. 64


ESE

PORTRETI Mësuesi i popullit, gjuhëtari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe, Thoma Papapano kishte një pamje fizike fisnike, një sjellje fisnike dhe mbi të gjitha një karakter fisnik. Ja sa bukur e jep portret e tij zoti Lula: “…Burrë zotëri, i qetë, i menduar, i kujdesshëm, me autoritet e hije…. Vishej bukur, me kostum dhe borselinë; dimrit me pallto Gub që ia kishte dërguar Fan Noli nga Amerika, ndërsa verës me kostum doku, bezhë, këmishë të bardhë me jakë mbi xhaketë… “ (Andon Lula: “Rilindësi gjirokastriti Thoma Papapano”, 2017, f.7). Dhe në faqen 11, autori, shton një hollësi me interes se “Papapanua qethej ‘karé’ të shtunën e parë të çdo muaji”.

Kur ngjitte tatëpjetën e rrugës nga lagjia Varosh për në gjimnaz, me një ecje ritmike, të gjithë e përshëndetnin me nderim dhe ai ua kthente me ëmbëlsi. Ai dukej sikur kishte diçka diellore në qenien e tij, që ngrohte secilin që kishte të bënte me të. 65


AGRON FICO

Ai jetoi dhe punoni në regjime dhe sisteme të ndryshme shoqërore dhe politike, por u nderua dhe u vlerësua, duke i besuar poste dhe detyra të rëndësishme arsimore dhe publike.

Atdhetari i shquar Thoma Papapano- intelektual tribun Papapano nuk ishte mësues, ai ishte kryemësues. Ai hyri në jetën politike. publike dhe arsimore si një figurë e shquar kombëtare. Kjo u duk me pjesëmarrjen e tij në Kongresin e Drejtshkrimit në Manastir (1908) bashkë me Rauf Fico, si përfaqësues te Gjirokstrës. Pra, ai ishte krah për krah me Mit’hat Frashërin, kryetarin e Kongresit, me Gjergj Fishtën, kryetari i alfabetit dhe me mjaft personalitete të kohës; si Luigj Gurakuqi, Nndre Mjeda etj. 66


ESE

Kjo i bën nder atij, i bën nder edhe Gjirokastrës, Thoma Papapano përkrahu dhe ndihmoi edhe çetat e para në Jugë të Shqipërisë, e në radhë të parë, çetën e Çerçiz e Bajo Topullit. Ai shkruante në shtypin e kohës me pseudonimin Themos dhe i bënte jehonë veprimtarisë së çetës së Çerçizit dhe pritjes që banorët Gjirokastrës i kishin bërë plot nderim atij dhe Bajo Topullit si luftëtarë të lirisë. (Po aty, f.15) Thoma Papapano ndiqte shembullin e të atit, i cili kishte shërbyer me atdhedashuri nëpër fshatrat e Gjirokastrës. Ja se ç’na thotë autori , zoti Lula “Marrëdhënie të mira mbante At Papapano me Bajo Topullin. Në zgjedhjet bashkiake të vitit 1925 Bajua u zgjodh kryetar Bashkie. Kënaqësi e Bajos ishte kur çdo javë priste priftin Pano Çuçi, dhespotin ndihmës të dioqezës së Gjirokastrës”.. (Po aty, f.21) Në libër u kushtohet faqe të tëra at Papapanos si klerik dhe figurë publike. At Papapano priti dhe shoqëroi Fan Nolin gjatë vizitës në Gjirokastër, madje e ftoi edhe për darkë. Ai i përshëndeti me një fjalim mbushur me fjalë nderimi dhe atdhetarizmi Vatranët që kishin ardhur në vitin 1920, në luftën e Vlorës “të vendosur të luftonin e të linin kokën, për të mbrojtur kufijtë e Shqipërisë së tyre të dashur” (Po aty , f.28 ) Kthimi i Bajos dhe Çerçizit në Gjirokastër, pas vitit 1908 në Gjirokastër i dha hov lëvizjes patriotike. Miqtë e patriotët gjirokastritë, edhe nga krahinat që morën vesh kthimin e vëllezërve Topulli, shfaqën dëshirën për t’u bashkuar dhe krijuar një klub si bazë e veprimtarisë atdhetare, dhe për zbatimin e ideve dhe porosive të Lidhjes së Prizrenit. 67


AGRON FICO

Klubi , pas fjalimit të Bajo Topullit, u pagëzua me emrin “Drita”. Vendimi i parë, vendimi më i rëndësishëm i klubit “Drita”” ishte çelja e shkollës në gjuhën shqipe që u quajt shkolla “Liria” (1908).

Klubi “Liria” dhe shkolla “Drita u bënë tribunë e përhapjes së gjuhës shqipe dhe e njohurive shkencore dhe historike. “Çdo anëtar duhet të përgatiste nga një konferencë sipas degëve.” (f.41) Shkolla “Liria” i hapi dyert e saj, në shtator 1908 dhe punoi gjer në mbrëmjen e datës 15 mars 1913, kohë kur Gjirokastra u pushtua nga ushtria greke. Në shkollën e parë shqipe u punua për afro 5 vite me radhë pa asnjë ndërprerje. Lajmi për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlore nga Ismail Qemal Vlora dhe ngritja e Flamurit Kombëtar, erdhi në Gjirokstër menjëherë. Patriotët e qytetit, organizuan një manifestim të madh dhe 4 dhjetor 1912. 68


ESE

Flamuri i Skënderbeut u ngrit mbi kullën e sahatit. Papapanua mbajti një fjalim të zjarrtë para qindra banorëve të qytetit nxënësve të shkollës “Liria”, që këndonin Himnin e Flamurit Kombëtar. Papapanua ishte tribun atdhetar që u përfshi në të gjitha ngjarjet pas formimit të shtetit shqiptar, ai mbështeti Fan Nolin dhe qeverinë e formuar prej tij. Thoma Papapano– Senator i Arsimit dhe Gjuhës shqipe Thoma Papapano u bë senator i arsimit dhe shkollës shqipe. Ai punoi jo thjesht si arsimtar, por edhe si një drejtues i talentuar dhe i përkushtuar në të gjitha detyrat dhe postet e caktuara që nga drejtor shkollash, inspektor, nëpunës në Ministrin e Arsimit. Thoma Papapano, mbi të gjitha, ndriti si mësues i gjuhës shqipe, të cilën e ktheu në art. Orët e tij të mësimit ishin një harmoni e shpjegimit të rregullave dhe kërkesave të normave gjuhësore me metodiken e këndshme. Ai ligjet e gjuhës shqipe i shpjegonte thjesht dhe qartë. Kështu thoshte “Gjuha shqipe fjalëve që merr nga gjuhët e huaja iu vu qeleshen shqiptare” Ose kishte aftësi të madhe që të sillte shembuj të bukura nga letërsia dhe folklori shqiptar. Nga gjimnazi “Asim Zeneli” ose me saktë nga nxënësit e Thoma Papapanos dolën shkrimtarë dhe poetë të shquar te Shqipërisë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Agim Shehu, Bekim Harxhi dhe studiues të njohur, sepse ata mësuan bazat e gjuhës shqipe nga Mjeshtri i saj, Senator i gjuhës shqipe. Kam qenë nxënësi i tij dhe për pak vite edhe koleg. Në vitet’ 60 të shekullit të kaluar, kur punoja profesor i gjuhës shqipe ne Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit (Republika popullore e Kinës) mora një letër nga Shqipëria, nga Gjirokasrtra, zarfi i saj mbante emrin dhe shkrimin e bukur te mësuesit tim të madh, Thoma Papapanos. 69


AGRON FICO

Mësuesi im i shquar Thoma Papapano më drejtohej me fjale të ngrohta, emocionuese dhe plot dashuri :”I dashur Agron, e marr me mend se sa të ka marrë malli për Gjirokastrën, por kaq shumë e ka marrë malli edhe Gjirokastrën për gjimnazistin e dalluar dhe kolegun tonë, për Ju. Ne ndjehemi krenarë që pikërisht ju, nxënësi ynë po jep gjuhën shqipe në shtetin më të madh të rruzullit tokësor, në Pekin, kryeqytetin e Republikës Popullore të Kinës. Ky është fat për Ju dhe nder për ne.” Libri i zotit Andon Lula është shkruar me dashuri dhe sjell një material të pasur biografik dhe faktik. Mirë ka menduar autori që ka sjellë edhe kujtimet, vlerësimet e shumë kolegëve dhe ish-nxënës të Papapanos, njerëz të dijes dhe të kulturës. Libri e pasuron bibliotekën shqiptare dhe lexohet me kënaqësi intelektuale. Përgëzimet më të sinqerta autorit të librit, zotit Andon Lulës! Botuar me 04.12.2018 klik ketu

Kosova dhe politika e Serbisë, “Shelgu dhe rrushi” Debati, me gjithë format që mori, për një marrëveshje përfundimtare të Kosovës me Serbinë, duke përfshirë edhe rregullimin e kufijve, është i drejtë por jo në kohën e duhur. Shqiptarët kanë të drejtën e tyre historike. Shqiptarët gjithashtu kanë të drejtën të ëndërrojnë. Bashkimi kombëtar d.m.th. bashkimi i trojeve shqiptare është e drejta e tyre e natyrshme dhe e ligjshme. 70


ESE

Shpallja e Kosovës shtet i pavarur demokratik më 17 shkurt 2008 është një hap i madh dhe vendimtar në rrugën e vështirë dhe të ndërlikuar të këtij bashkimi.

Historia që nuk duhet harruar Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1912-1913) ishte goditja e hidhur, më e madhe, që iu dha kombit shqiptar. Kundër vullnetit të popullit shqiptar, kjo konferencë mori 2/3 e territoreve të Shqipërisë dhe ua dha Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Kosova, Çamëria dhe territore të tjera shqiptare mbetën jashtë Shqipërisë së pavarur të 1912-s. Kosova në një hark kohor gati një shekullor u vu nën pushimin e egër serb. Sundimi ushtarak, politik, ekonomik i Serbisë synonte, me një program të paramenduar,ndryshimin demografik të Kosovës. Shpërnguljet, vrasjet dhe ndjekjet masive u bënë politika e ditës e serbo-mëdhenjve. 71


AGRON FICO

Historia e pushtimit serbo-sllav në Kosovë është e mbushur me kryengritje të përhershme dhe kundërshti të vazhdueshme nga shqiptarët e Kosovës. Qëndrimin antishqiptar të Fuqive të mëdha të Evropës, është për të ardhur keq, shqiptarët pothuajse e kanë harruar, pavarësisht nga pasojat negative që kanë shoqëruar kombin shqiptar. Para formimit të shtetit shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, po sidomos pas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, madje edhe Traktatit të fshehtë të Londrës (26 prill 1915) Fuqitë e mëdha të Evropës synonin copëtimin e mëtejshëm të territoreve të mbetura të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve (1913). Historia dëshmon se procesi i copëtimit të trojeve shqiptare kishte filluar që me vendimet e Traktatit të Paqes (3 mars 1878) midis Turqisë dhe Rusisë, ku pjesë të mëdha të tokave shqiptare u jepeshin Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Malit të Zi i jepeshin Plava, Gucia, Rugova, Vermoshi, Kelmendi, Hoti, Gruda, Tivari me rrethina, Ulqini me rrethinat gjer te lumi Buna, Ana e Malit, Kraja. Madje as Kongresi Berlinit (qershor 1878) me vendimet e veta nuk ndryshonte në thelb nga Traktati i Shën Stefanit në qëndrimet e Fuqive të mëdha ndaj territoreve shqiptare. Më 10 qershor 1878 në Prizren u themelua Lidhja Shqiptare e njohur me emrin Lidhja e Prizrenit. Kjo organizatë politike me një program të theksuar kombëtar veproi si përfaqësuese e gjithë popullit shqiptar. Ajo zhvilloi një luftë të fuqishme politike, diplomatike, kulturore arsimore dhe ushtarake për mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar. 72


ESE

Shqiptarët, nga përvoja historike, po kuptonin se Fuqitë e mëdha të Evropës silleshin me armiqësi ndaj fatit të territoreve të shenjta kombëtare. Lufta kundër pushtuesit shekullor turk shpesh gërshetohej edhe me luftën kundër përpjekjeve të hapura dhe të fshehta të shteteve fqinje dhe përkrahësve të tyre evropianë. Është e gjatë lista e luftërave dhe përpjekjeve me pushkë e penë kundër këtij koalicioni armiqësor.

HISTORI E RE ME GJURMË TË SË KALUARËS Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria zuri në anën e drejtë të historisë, atë me koalicionin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe Bashkimit Sovjetik, gjendja ndërkombëtare dhe pozita gjeopolitike e kombit shqiptar ka ndryshuar për mirë. Së pari, vetë shqiptarët kanë ndrequr gabimin gjeo-politik kryesor, mungesën e miqve të vërtetë. Te Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë gjetur aleatin, përkrahësin e fuqishëm dhe modelin e rendit demokratik. Shqipëria u bë anëtare e NATO-s me përkrahjen e presidentit Bush, i cili ishte i pari që njohu pavarësinë e Kosovës. Presidenti Bill Klinton ishte në krye të koalicionit euro-atlantik që shkatërroi makinën ushtarake serbe dhe i solli lirinë e dëshiruar popullit shqiptar të Kosovës. 73


AGRON FICO

Së dyti, vetë Evropa ka ndryshuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë midis dy blloqeve. Krijimi i Bashkimit Evropian, mbi bazën e parimeve të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të kombeve dhe popujve, respektimit të drejtave të njeriut ka kapërcyer gjer në një farë shkalle qëndrimet e njohura antishqiptare të Fuqive të Mëdha. Qëndrime tradicionale antishqiptare ka pasur dhe ka. Fakte mund të sillen mjaft nga qëndrimet e sotme të shteteve evropiane, qëndrime herë-herë me dy e tre standarde.

Kështu, një ditë para përfundimit të mandatit të tij si Ministër i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Solana shkoi në Beograd dhe i futi ne xhep Vuçiçit vendimin për lëvizjen e lirë të serbëve edhe pse ata kanë qenë krye-shkaktarët e luftërave të përgjakshme, pas Luftës së Dytë Botërore, në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci dhe sidomos në Kosovë. Kosova iu nënshtrua një terrori të egër, vrasjeve, masakrave, shpërnguljeve dhe gjenocidit ndaj 13000 mijë shqiptarëve (1989-2008). Është e padrejtë, revoltuese që u zvarrit pafundësisht dhe zvarritet, vihen kushte dhe stër-kushte që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht si gjithë evropianët e tjerë. 74


ESE

Tashmë Shqipëria si shtet demokratik e paqësor është anëtare e NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Kosova brenda një dhjetëvjeçari ka shënuar arritje historike. Shtetin e Kosovës e kanë njohur 115 shtete të botës dhe është pranuar në mbi 200 organizma ndërkombëtarë. Kërkesa e Kosovës për njohje nga Serbia si shtet i pavarur dhe demokratik, pranimi në OKB UNESCO etj., është i ligjshëm dhe brenda normave të së drejtës ndërkombëtare. Serbia do ta njohë Kosovën “Kur shelgu të bëjë rrush” Në zjarrin e debateve për një marrëveshje të Kosovës me Serbinë, dikush kërkon që edhe të rishikohen kufijtë, e dikush tjetër pa këtë kusht. Qarqet zyrtare të Beogradit kanë thënë se Serbia “do ta njohë Kosovën vetëm atëherë kur shelgu të bëjë rrush”. Po citoj të plotë se çfarë ka deklaruar për opinion publik nën-kryeministri dhe ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq lidhur me Kosovën, me Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën: “Siç po shihni, ata nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, por për Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Duken si shumë të mençur!E dini se kur do të ndodhë kjo, kur do t’i njohim, kur do t’ua japim karrigen në Kombet e Bashkuara, kur do t’ua japim Preshevën, Bujanovcin Medvegjën dhe kur do ta njohim Kosovën atëherë kur shelgu do të bëjë rrush.” Nuk duhet të jesh ndonjë politikan i thekur, as diplomat i hollë për të kuptuar atë që zoti Daçiq thotë hapur “Never. Never.” Kurrë dhe Kurrë. 75


AGRON FICO

Këtij serbi kapadai dhe të vrazhdë do t’i ftohej koka nëse Amerika dhe Rusia do të gjenin gjuhën e përbashkët lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën Uashingtoni e ka njohur më 17 shkurt 2008. Mospjesëmarrja e presidentit serb Vuçiç në takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe mos vajtja e Vuçiçit në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet edhe marrëveshja Kosovë-Serbi, e bëjnë edhe më të dukshëm qëndrimin e Serbisë lidhur me Kosovën, që Daçiq e shprehu me metaforën e shelgut dhe rrushit. Gjendja ndërkombëtare, sidomos pas zgjedhjes së Trump-it President i ShBA, është bërë mjaft komplekse. Shpallja nga zoti Trump e politikës strategjike “Amerika është e para” është shoqëruar dhe me mjaft vendime me rëndësi botërore, si largimi nga Traktati i Parisit për klimën, anulimi i traktatit ndërkombëtar për tregtinë lirë etj. Rritja e kërkesave për më shumë kontribute financiare nga anëtarët për NATO-n; lufta tregtare me Kinën, duke përfshirë dhe rivalitetin ushtarak në zonën e gjerë të oqeanit Paqësor etj. e kanë thyer vëmendjen e Amerikës ndaj Evropës dhe ndaj pjesës saj më delikate, Ballkanit Perëndimor. Evropa është e para që e ka ndjerë këtë ndryshim. Ekuilibri i brishtë i Bashkimit Evropian mori një goditje me largimin e Britanisë së madhe, ajo që u quajt BREXIT. Rritja e forcave të djathta në disa shtete të Evropës dhe çështja e emigracionit i ka thelluar kundërshtitë e mëparshme midis anëtarëve të bllokut; 76


ESE

kërcënimi rus me aneksimin e Krimesë dhe pushtimin e Ukrainës lindore etj. ka krijuar një tërmet disa ballësh në Union, të cilit i ka munguar një I Parë në krye, që aq bukur e vë në dukje edhe Kisingeri, dekani i diplomacisë amerikane, i cili thotë se sa herë do të flasësh me Evropën, nuk di se kujt t’i drejtohesh! Ky çekuilibër duket edhe më qartë tek politika e zgjerimit të Unionit me anëtarë të rinj, që vihen kushte dhe stër-kushte të vazhdueshme ose kërkesa të pafundme që duhet të përmbushin vendet kandidate që të pranohen në Bashkimin Evropian. Kosova ndodhet nën trysninë e barrës së lënë nga armë-pushimi në Kumanovë (1999) dhe nën trysninë e planit të finlandezit Ahtisar, që parashikonte listën prej 20 deputetësh serbë të përhershëm në parlamentin e Kosovës, 4 komuna serbe, të cilave Serbia kërkon t’u jepet edhe statusi ekzekutiv, pra kërkon krijimin e një mini-shteti brenda territorit të Kosovës. Këto pengesa, këto vështirësi në funksionimin e një shteti të pavarur e demokratik, Kosova është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme që t’i zgjidhë nëpërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta me Serbinë në Bruksel, por faktikisht fare pak gjëra janë arritur. Kosova është në një gjendje status quo-je. Pavarësisht nga përpjekjet këmbëngulëse dhe përkushtimit të shefes së diplomacisë Evropiane, Mogerinit, dhe deklaratave të disa krerëve të Evropës për njohjen e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur, 5 anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën. 77


AGRON FICO

Nisma e tanishme e udhëheqjes kosovare për një ritëm të ri të bisedimeve dhe për marrëveshje me Serbinë, duke përfshirë, në radhë të parë, njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe demokratik, ka ndeshur në kundërshtimin e fortë dhe të vazhdueshme nga pala serbe. Epilog Në vitin 2009 kam botuar librin “Rilindja e Shqipërisë Etnike” prej 210 faqesh, në të cilin kam trajtuar gjerësisht mundësitë e Kosovës si shtet evropian në NATO dhe në Bashkimin evropian. Siç u tha edhe në fillim të këtij shkrimi, bashkimi kombëtar ka qenë dhe është një e drejtë juridike ndërkombëtare, politike, morale, thelbi i ëndrrës shqiptare.

78


ESE

Shtetari dhe diplomati evropian Rauf Fico shkruante vite më parë: “Dhashtë Zoti, me flamurin kombëtar në krye, të marrim edhe Kosovën edhe Çamërinë”. Debatet dhe bisedimet, takimet dhe rezolutat e pafundme, vizitat e përfaqësuesve të shteteve evropiane etj., për Kosovën kanë sjell pak përparime dhe zgjidhje thelbësore, sepse Serbia edhe një herë publikisht, madje edhe politikisht, ka shpallur se “Kosovën do ta pranojë si shtet të pavarur vetëm atëherë kur shelgu të bëjë rrush”.

Tashmë shqiptarëve të Kosovës u mbetet vetëm një rrugëzgjidhje, ajo e bashkimit me Shqipërinë, pa u trembur nga parulla serbe për të ashtuquajturën “Shqipërinë e madhe”. Shqiptarët të ndjekin shembullin e popullit gjerman, atë të bashkimit të Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore. Realiteti politik botëror, me ndërlikimet dhe rivalitetet midis fuqive më të mëdha, u lejon shqiptarëve vetëm këtë mundësi rrugëdaljeje konkrete, bashkimin kombëtar, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nën flamurin e Skënderbeut, flamurin e kuq, me në mes shqiponjën e zezë dy krerësh.

Botuar me 25 shator 2018, klik ketu

79


AGRON FICO

Gjirokastra është qyteti i vlerave të shumta historike, kulturore dhe arsimore. Gjirokastra është qyteti i dijes dhe kulturës. Gjirokastra është qyteti i mjaft familjeve të mëdha. Pra, Gjirokastra është një muze i madh me vlera arkitekturore origjinale. Të gjithë këta faktorë kanë bërë që UNESCO ta marrë nën mbrojtje. Madje edhe kënga e saj me shumë zëra, kënga e qytetit të Gjirokastrës, njohur me termat teknike iso-polifoni ose polifoni, ka një status të veçantë. Dihet se iso-polifonia ka shtrirje të gjerë, ajo përfshin gjithë Labërinë, Çamërinë dhe Toskërinë, por sipas studiuesve gjermanë iso-polifonia gjirokastrite është forma më e plotë, forma klasike e të gjitha varianteve polifonike. Kjo magji kulturore-artistike popullore e veçantë, iso-polifonia, u vlerësua nga UNESCO më 25 nëntor 2005 me titullin:

Albanian folk iso-polyphony a Masterpiece of Oral and Intangible Heritage of Humanity. (Iso-polifonia shqiptare Kryevepër e trashëgimisë gojore dhe shpirtërore të njerëzimit.) 80


ESE

Lefter Dilo ishte muzikolog, historian dhe publicist. Me kulturën e gjerë dhe pasionin e veçantë që kishte për muzetë meritoi nderimin qytetar, që u shpreh edhe në vendimin e presidentit Nishani, që i akordoi titullin “Mjeshtër i Madh”, me këtë motivacion: “Për klasin e lartë profesional, cilësinë, përkushtimin e pasionin në ngritjen e rrjetit muzeal dhe etnografik në Gjirokastër dhe Jug të Shqipërisë, si dhe për rolin e tij të vyer si publicist, studiues, historian dhe enciklopedist në kulturën shqiptare”. Lefter Dilo përfundoi Liceun francez në Korçë dhe ndoqi studimet e larta në Francë për 4 vjet për “histori frënge”. Disa vite punoi në Ministrinë e Arsimit dhe më vonë ishte sekretar i gjimnazit të Gjirokastrës. Në vitet 1949-56 mësues i historisë dhe i frëngjishtes në shkollat e Gjirokastrës. E kam pasur për disa muaj mësues të frëngjishtes dhe gjer sot e kësaj dite i kujtoj ato mësimore dhe vjersha që mësova me të. Ishte metodist i aftë në

mësimdhënie. Një anë tjetër e veprimtarisë së tij ishte gazetaria. Në vitet 1945-48 punoi gazetar dhe sekretar i kolegjiumit të gazetës “Tribuna e Popullit” për Jugun e Shqipërisë. Gazetar dhe publicist, bashkëkohës me Nonda Bulkën, Petro Markon, Aleks Budën etj., u shqua për një prodhimtari të gjerë krijuese. Botoi më 1944 në Tiranë librin për Faik Konicën “Kandili i kuq”, po në vitin 1944 botoi edhe librin “’Ligjëron Fan S. Noli”. Ndër botimet e tij janë edhe “Avni Rustemi” (1958), “Bajua dhe Çerçiz Topulli” (1960). Ka shkruar dhe botuar një numër të madh monografish për patriotët e rrethit si Koto Hoxhi, 81


AGRON FICO

Jorgji Meksi etj. Pasioni tij kryesor ishin muzeumet. Në përballimin e këtij aktiviteti kulturor Lefter Dilo iu kushtua studimeve historike, dokumenteve dhe të dhënave materiale e bibliografike.

Ai hartoi “Ditari i Gjirokastrës” (800 faqe), një vepër madhore për Gjirokastrën. Më 1957 përurohet muzeumi në kala, ku gjenden objekte interesante të dëshmorëve, shkrime me tematikë patriotike, sociale, të periudhës së Zogut nga gjithë trevat e Shqipërisë. Më 1964 u ngrit muzeu i Luftës Nacionalçlirimtare në shtëpinë e lindjes së Hoxhës. Lefter Dilo punonte me përkushtim dhe këmbëngulje. E shihje çdo ditë nëpër udhët e sokakët, shtëpitë karakteristike gjirokastrite duke kërkuar dhe mbledhur dokumente, fakte. Takohej çdo ditë me të moshuar që mbanin mend ngjarje ose personazhe të njohur, skedonte historitë, ngjarjet e faktet që i tregonin, shfletonte në bibliotekë botime në shqip dhe në gjuhë të huaj, mblidhte libra, dorëshkrime, fotografi, dokumente të periudhave të ndryshme historike, mbante letërkëmbim me studiues të njohur në 82


ESE

Tiranë dhe rrethe të tjera. Më 1967, pas riparimit të shtëpive të Topullarëve, ngrihet muzeu historik (1800-1939), i cili për vlerat historike, dokumentare, vlerësohet si ndër më të mirët në rajon. Këtu për herë të parë u ekspozua dosja e Avni Rustemit në gjyqin në Parisit, dorëshkrimet origjinale të Bajronit (që i ka marrë nga Anglia), sahati i xhepit i Çajupit etj. Këto dokumente të rralla i siguronte Dilo nga turistët e huaj në sajë të aftësive të tij komunikuese dhe gjuhëve të shumta që dinte. Kështu ndodhi edhe me Prof. Nexhip Alpanin, që pas Konferencës kombëtare kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, e shoqërova për vizitë në fshatin Zhulat, vendlindja e zotit Nexhip. Kur shkuan në Gjirokastër dhe po vizitonin Muzeumin e armëve në kala, aty u gjend Lefter Dilo. Mjaftonte kaq dhe Lefteri, si mjeshtër i komunikimit, e angazhoi Prof. Alpanin, i cili i dërgoi Autobiografinë e Ismail Qemalit. Nga kjo autobiografi e Ismail Qemalit mësojmë se nëna e tij ishte me prejardhje nga një derë e madhe e Gjirokastrës. Një punë e veçantë e Lefter Dilos ishte krijimi i qendrës muzeale/muzeore të arsimit dhe shkollës së parë shqipe “Iliria”, që bashkë me obeliskun dëshmojnë për atdhetarizmin e mësuesve të parë të Gjirokastrës. Ngritja e muzeumeve dhe pajisja me dokumente, ilustrime, objekte muzeale etj., kërkonte fonde dhe përkrahje. Lefter Dilo me statusin intelektual që kishte, me punën dhe pasionin e treguar, e gjente mënyrën që me anë të letrave drejtuar Hoxhës të siguronte edhe fonde edhe përkrahje. 83


AGRON FICO

Kështu, ndodhi që pasi kishte mbledhur mbi 400 ikona, në kohën e ndalimit të fesë, kërkoi të ngrihej muzeu i artit mesjetar. Ky propozim u gjend me vend, por u ra dakord që të ngrihej në Korçë, ku kishte edhe më pak muzeume. Një punë të veçantë Lefteri bëri për ngritjen e muzeumit kombëtar të armëve në kalanë e Gjirokastrës. “Populli, zyrtarët, intelektualët e donin dhe e respektonin Lefterin për punën e frytshme, -shkruan studiuesi Bajo Topulli/ shpjegohu – por nuk mungonin xhelozitë e zilitë personale.” (Bajo Topulli: “Të tregosh për Gjirokastrën e gjirokastritët”, 2009, f. 247.) Lefter Dilo, siç u përmend më lart, ishte publicist dhe autor i disa librave, por nuk ishte poet. Debati rreth poemës Argjiro të Ismail Kadaresë, për bazën historike të legjendës së poemës, u përdor për të goditur Lefter Dilon. Ky ishte një qëndrim i padrejtë se ishte thjesht një debat intelektual dhe jo politik.[… i pashtjelluar]Gjirokastra është një qytet karakteristik me vlera të shumta muzeale, por muzeumet e ngritura nga Lefter Dilo ia shtonin bukurinë dhe interesin e shtuar të turistëve. Vitet e fundit programi i rilindjes urbane e ka kthyer edhe Gjirokastrën në një rigjallërim dhe ka shtuar dhe rritur vizitat e turistëve, të cilët bashkë me vlerat muzeale të qytetit shijojnë mikpritjen, pastërtinë, ndershmëri e qytetarëve të, prandaj ata vijnë dhe rivijnë si vizitorë. Lefter Dilo me këtë punë disa dhjetë-vjeçare si muzeolog i përkushtuar e meriton plotësisht vlerësimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Rumanisë, 84


ESE

që ka shkruar në librin e përshtypjeve të muzeut të Topullarëve: “Ëstenciar e muzeumeve të Gjirokastrës shikoj të dy anët e medaljes së historisë shqiptare. Lefter Dilo meriton një statujë me mbishkrimin – mbret i pakurorëzuar i muzeologjisë ballkanike”.

Botuar me 12.06.2018 klik ketu

Një hap i pamatur në marrëdhëniet me Kinën Në vitin 1978 qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë ndërpreu, ose më saktë prishi, të gjitha marrëdhëniet me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës. Kjo i vuri kapakun sagës të disa prishjeve të Shqipërisë me disa shtete të botës. 85


AGRON FICO

Më 1945 u ndërprenë dhe u prishën marrëdhëniet me ShBA, duke u mbyllur edhe ambasada amerikane në Tiranë. Ky ishte një gabim strategjik, sepse mohonte edhe kontributin e presidentit Udrou Uillson, i cili mbrojti shtetin e ri shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1920) dhe Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Më 1948 u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë e Titos dhe më 1961 u prishën dhe u ndërprenë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, duke u mbyllur edhe ambasadat në Tiranë dhe në Moskë. Kjo politikë dritëshkurtër dhe jo realiste e udhëheqjes shqiptare, si dhe marrëdhëniet e pakta e të kufizuara me shtetet fqinje, shpuri në veçimin e plotë politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Kjo politikë antipopullore ra mbi kurrizin e popullit shqiptar dhe shpuri në varfërimin e mëtejshëm të jetesës. Madje, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, me ndërprerjen e të gjitha marrëveshjeve ekonomike-tregtare dhe ushtarake me të, Shqipëria hyri në një krizë dhe vështirësi ekonomike të paparë. Kësaj gjendjeje katastrofike iu shtua edhe marrëzia e kolektivizimit të plotë, që përfshiu gjer edhe oborrin vetjak, bagëtitë, derrat, pulat etj., që solli falimentimin e ekonomisë së dobët shqiptare dhe e çoi popullin shqiptar në prag të urisë. Këtë marrëzi Mehmet Shehu, në raportin e mbajtur në plenumin kushtuar kolektivizimit të plotë të ekonomisë, e cilësonte “si zhvillim krijues marksist-leninist” të Hoxhës. 86


ESE

Zemërimi i popullit ishte i papërmbajtur, i thellë dhe i drejtë, kundër kësaj politike të gabuar dhe varfëruese. Ky zemërim shpërtheu në fillim të viteve 1990, që shpuri në rrëzimin e regjimit diktatorial dhe i hapi udhën vendosjes së pluralizmit politik dhe demokratik. Mendimi dhe perceptimi i përgjithshëm është se prishja e marrëdhënieve me Kinën ishte një hap i pamatur, një hap i gabuar. Madje këtë fakt e ka pranuar, në një farë mënyre, edhe pasuesi i Hoxhës, Ramiz Alia, në librin e vet “Jeta ime”. Dëshiroj të ndaj disa mendime me lexuesin për marrëdhëniet me Kinën dhe prishjen e tyre, edhe për faktin e njohjes nga afër të tyre, për dy arsye: E para, në vitin 1961 dhe disa vite kam jetuar e punuar në Kinë si profesor i gjuhës shqipe,

që u kurorëzua me themelimin e Katedrës së gjuhës shqipe, e cila sot po bëhet edhe si qendër albanologjike e vetme në kontinentin e Azisë. Vitet 1958-1961 ishin vitet e një thatësire të paparë në Kinë, që rëndoi së tepërmi jetën e popullit kinez. Sakrificat ishin të pamata për të përballuar këtë sfidë të natyrës. Me një punë të madhe, me plane dhe me organizim të mirëmenduar Kina e kapërceu këtë dukuri natyrore dhe hyri në udhën e rindërtimit dhe të përparimit. Jeta dhe puna disa vjet në Kinë më dhanë mundësinë e njohjes nga afër të shoqërisë kineze, madje edhe pas largimit nga Kina vazhdova me një vëmendje të veçantë të ndjek zhvillimet dhe ecjen përpara të viganit kinez. 87


AGRON FICO

Kam shkruar dhe botuar disa libra dhe mjaft artikuj për këto ndryshime dhe veçanërisht për kulturën dhe letërsinë kineze, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetova rreth dy dhjetëvjeçarë e punova si profesor i shqipes, vazhdova të ndjek me përkushtim zhvillimet dhe ndryshimet në Kinë. Në politikën e jashtme të ShBA marrëdhëniet me Kinën janë një nga shtyllat e politikës botërore amerikane. Aty botohen libra, ka institute studimore për Kinën, rrjetet kryesore televizive si CNN, Fox Njuz, ABC Njuz etj. si dhe organet e njohura të masmedias si “Nju Jork Taims”, “Uashington Post” etj. botojnë shkrime dhe studime të gjera për Kinën dhe politikat e saj ekonomike, politike etj. Madje edhe nga Nju Jorku ndiqja emisionet e redaksisë së gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës dhe dy herë kisha marrë pjesë edhe në konkurset e shpallura nga redaksia dhe kisha fituar madje edhe çmime. Lexuesi i sotëm, veçanërisht brezi i ri, mund të pyesë: 

Po ç’është kjo Kinë?

Si lindi krushqia politike midis Shqipërisë së vogël në një cep të Evropës dhe Kinës së madhe në Lindjen e Largët?

Pse Hoxha dhe qeveria shqiptare i prishën këto marrëdhënie më 1978-n?

Pas Luftës së Dytë Botërore në rruzullin tokësor ndodhën ndryshime të mëdha. Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivalizonin me Bashkimin Sovjetik. 88


ESE

Bota ishte ndarë në dy kampe, ose edhe në tre, ajo që quhej “bota e tretë”. Një rivalitet dhe luftë e ashpër zhvillohej edhe në kampin komunist midis Partisë Komuniste të BS të Stalinit me Partinë Komuniste të Kinës me Mao Ce Dunin në krye. Me ardhjen në fuqi në Bashkimin Sovjetik të Hrushovit kjo luftë midis dy partive të mëdha të lëvizjes komuniste u bë edhe më e ashpër.

Në një mbledhje të Kongresit të Parisë Komuniste të Rumanisë në Bukuresht, Hrushovi sulmoi Partinë Komuniste të Kinës dhe kërkoi të përjashtohej nga internacionalja komuniste. Pikërisht këtu delegacioni i PPSh u shpreh kundër Hrushovit dhe kërkoi që këto mospajtime në vijë të diskutoheshin në një mbledhje të mirë-organizuar. Në Mbledhjen e Moskës, në nëntor 1961, të 81 Partive Komuniste të botës, Hrushovi sulmoi ashpër Partinë Komuniste të Kinës. Delegacioni i PPSH i kryesuar nga Hoxha mbrojti Partinë Komuniste të Kinës. 89


AGRON FICO

Enver Hoxha në këtë mbledhje botërore të komunizmit mbajti një fjalim të gjatë kundër Hrushovit dhe shprehu përkrahjen për PK të Kinës. Romani i Kadaresë “Dimri i madh” i pasqyron artistikisht grindjet dhe përçarjet në “Olimpin Komunist”. Ky qëndrim anti-hrushovian i Hoxhës në Moskë i mbylli dhe u dha fund marrëdhënieve të ngushta shumëvjeçare me BS dhe e vuri Shqipërinë e vogël jashtë kampit socialist. Në vitet 20-30 të shekullit të kaluar Kina ishte përfshirë në një luftë të ashpër civile midis forcave revolucionare të udhëhequra nga Partia Komuniste dhe atyre nacionaliste më në krye Çan Kai Shinë.

Pas ardhjes të Mao Ce Dunit në krye të PK të Kinës, në plenumin e zhvilluar në “Bazën e Kuqe” në malet Çin Kan Shan, lufta revolucionare mori një hov të vrullshëm. Lëvizja strategjike në atë që njihet si “Marshimi i Madh” nga Jugu në 90


ESE

Veri, në Jenan, qendër e shtabit qendror të Ushtrisë Popullore, rriti rezistencën dhe luftën e përgjithshme kundër nacionalistëve dhe veçanërisht kundër pushtuesve japonezë dhe amerikanë. Kam pasur fatin t’i vizitoja, si “Bazën e Kuqe” në malet Çin Kan Shan, 3000 km larg Pekinit, ashtu edhe Jenanin, vendin e guvave, ku strehoheshin udhëheqësit e Kinës. Me luftë dhe sakrifica të pamasë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, populli kinez fitoi lirinë dhe pavarësinë e plotë. Më 1 tetor 1949 u themelua Republika Popullore e Kinës. Krijimi i shtetit të ri të shoqërisë socialiste në Kinë solli ndryshime historike në raportin e forcave botërore. Kina iu përvesh një pune të madhe ndërtuese për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Nisma e Presidentit Ten Hsiao Pin për “4 reformat e modernizmit” solli një transformim të paparë të Kinës. Kina e sotme e udhëhequr nga presidenti-filozof Xi Jinping është një fuqi botërore e zhvilluar, me teknologji moderne dhe partnere kryesore ekonomike e tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëdhëniet e Kinës me ShBA e morën hovin pas vizitës në Kinë të Presidentit Nikson dhe Sekretarit të Shtetit Kisinger. Në marrëveshjen e nënshkruar në mars 1973 në Shangai nga Kryeministri Çu En Lai dhe Kisingeri, Çu En Lai tha se kur të merrej vesh kjo marrëveshje Bota do të tronditej. Vite më vonë, Henri Kisinger në librin “ON CHINA” shkruan: “Bota me të vërtetë u trondit”. Në vitet ’60 të shekullit të kaluar Shqipëria u gjet e vetme, e izoluar dhe e varfër. Siç përmend më lart, pas mbledhjes së Moskës (nëntor 1961) 91


AGRON FICO

Kina dhe Shqipëria u afruan. Kështu filloi krushqia e re politike. Ky

afrim solli marrëveshje të shumta ekonomike-tregtare dhe ushtarake. Kam qenë në Pekin kur studentët shqiptarë të larguar nga universitet sovjetike vinin në Pekin që të vazhdonin studimet e larta. Bashkëpunimi kino-shqiptar pati kulmet e veta edhe me vizitat e krerëve të të dy vendeve në Kinë dhe në Shqipëri. Më kujtohet që në një darkë dhënë nga Kryeministri Çu En Lai, ai foli me entuziazëm për popullin shqiptar, atdhetar dhe trim, si dhe theksoi porosinë e Kryetarit Mao që të ndihmohej populli vëlla shqiptar. Me ndihmën ekonomike-financiare të Kinës u ndërtuan hidrocentralet e mëdhenj mbi lumin Drin; u ndërtuan uzinat e plehrave kimike në Laç e Fier; u ndërtuan fabrika për prodhime ushtarake etj. Marrëdhëniet përfshinë edhe fushën e kulturës.

Në korrik 1963 erdhën në Pekin drejtori i të vetmes shtëpi botuese në Shqipëri, Drago Siliqi dhe kritiku i njohur Razi Brahimi që të nënshkruanin një program bashkëpunimi për botimin e librave shqipe në Kinë dhe librave kineze në Shqipëri. Pala kineze madje kujdesej që specialistët kinezë që do të punonin në Shqipëri të dinin edhe ca shqip. 92


ESE

Për këtë kërkesë të kinezëve, këshilltari tregtar Kiço Kasapi më kërkoi që bashkëshortja, pedagoge e gjuhës shqipes, të jepte mësim në një kurs 6-mujor për grupin e parë të specialistëve që do të punonin në veprat e mëdha në Shqipëri. Vizita e Presidentit të ShBA, Niksonit, në Kinë dhe afrimi ekonomik-tregtar midis ShBA dhe Kinës, në Tiranë u kuptuan gabim dhe u interpretuan nga Hoxha si grathëti ndaj mësimeve të klasikëve të marksizmit. Filloi të shkruhej dhe të flitej për largim të Kinës nga rruga marksiste-leniniste. Shqipëria po shkonte drejt izolimit të plotë politik, ekonomik, ushtarak etj.

“More shqiptarë – i thoshte ambasadorit Xhorxhi Robo zv. presidentja e Kinës – nuk po e kuptoni se në rast agresioni kundër jush ne mund t’ju vijmë në ndihmë vetëm nëpërmjet Detit të Kuq dhe Mesdheut? Sovjetikët e ndaluan fluturimin e avionit me arkivolin e viktimave shqiptarë të incidentit të Irkuskut në 1963. Nëse e shikoni të pamundur marrëdhënien me Jugosllavinë dhe Greqinë lidhni marrëveshje me Italinë. Ne po ju vëmë në dijeni se kemi nënshkruar një marrëveshje me Zelandën e Re për të blerë 10 milionë ton grurë.” (Dëshmi e Halit Q., përkthyes i ambasadorit shqiptar.)

93


AGRON FICO

Ftohja graduale me Kinën Komuniste shpaloset edhe në 2 librat voluminozë të Hoxhës me titullin “Shënime për Kinën”. Përveç kultit të Hoxhës si klasik i marksizëm-leninizmit dhe mendimit të shprehur se bar hamë, por marksizëm-leninizmin s’e tradhtojmë, në libër pasqyrohen edhe burimet dhe materialet që i viheshin Hoxhës në dispozicion. Ato ishin raporte, mesazhe dhe informata nga ambasadorët tanë në Pekin dhe buletinet e ATSh-së. Ambasadori Reis Malile që kishte krushqi me Ramiz Alinë dhe Nesti Nase, që ishte dogmatik dhe pakulturë, i dërgonin Hoxhës vetëm informata që Hoxha i pëlqente dhe desh të dëgjonte, dhe jo realitetin e jetës politike-shoqërore-ekonomike të Kinës. Ndërsa agjencia ATSh përzgjidhte lajme që t’i pëlqenin Hoxhës. Kështu Hoxha lexonte dhe informohej kryesisht nga “FAKE NEWS”, siç thuhet sot në fjalorin bashkëkohor të masmedias. Në vitet 70 të shekullit të kaluar politikat e gabuara ekonomike dhe vazhdimi i politikës së vetizolimit të plotë të Shqipërisë u shoqëruan dhe me një sërë plenumesh, si në fushën e ideologjisë, ekonomisë dhe ushtrisë, që sollën dënimin dhe vrasjen e disa figurave kryesore të Luftës Nacional-çlirimtare e të ndërtimit socialist. Në këto rrethana të rënda politike, ekonomike dhe diplomatike, Hoxha vendosi prishjen e një-anshme të të gjitha marrëveshjeve me Republikën Popullore të Kinës. Ne, të cilëve kinezët na i kishin hapur derën, ua mbyllëm me kokëfortësi dhe me injorancë. 94


ESE

Është një fakt historik që Shqipëria luajti rol parësor në pranimin e Kinës në OKB dhe populli e qeveria kineze e kanë shprehur publikisht mirënjohjen.

Në vitin 1993 Ministri i Jashtëm i Kinës erdhi për vizitë në Shqipëri dhe si anëtar e përkthyes i këtij delegacioni ishte një nga studentët e mi më të mirë, Van Hu Çin, përfaqësuesi i agjencisë telegrafike kineze “Hsinua”. Në takimet e zhvilluara midis dy delegacioneve, Sereqi, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, shtroi çështjen e përmirësimit të marrëdhënieve midis dy shteteve. Ministri i jashtëm kinez iu përgjigj se: “Kemi qenë dhe jemi për këto marrëdhënie, por tash duhet të bëhen mbi një bazë të re. Qeveria juaj, zoti ministër, ka në arkivin e vet disa akte anti-kineze, siç është protesta dhe demonstrata pa arsye para ambasadës sonë në Tiranë. Opinioni kinez dhe qeveria kineze kanë marrë shënim për to dhe kërkojnë që qeveria juaj të reflektojë mbi këto akte, dhe pastaj të ulemi dhe t’i shikojmë këto marrëdhënie. (Agron F. Fico: “Profesor në tre kontinente”, Nju Jork, 2004, f. 123-124.) Në vitet 1990 në Shqipëri ndodhën ndryshimet historike të vendosjes së pluralizmit politik dhe demokratik. Në këta 27 vite Shqipëria ka bërë ndryshime të mëdha dhe po përpiqet që 95


AGRON FICO

të hyjë në Bashkimin Evropian. Kur flitet sot për Kinën të del parasysh një vend tepër i zhvilluar, me ekonomi moderne, me teknologji digjitale. Këtë ndryshim dhe vizion të Kinës së sotme e shpreh qartë dhe bukur edhe Presidenti Xi Jinping, kur shkruan: “Ëndrra kineze” është dëshira e çdo kinezi për një jetë sa më të mirë, janë malet me pyje dhe ujë të kthjellët, është harmonia kombëtare dhe ajo e natyrës me njeriun, është paqja në botë. Kjo është ëndrra dhe mendimi unanim i të gjithë popullit kinez, është edhe e drejta e gjithë kinezëve.” (“Urtësia shekullore dhe qeverisja” – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping, Onufri, Tiranë, 2015, f. 68.) Për ata që ende kanë një përfytyrim jo të drejtë dhe të paplotë për shoqërinë e sotme kineze, Xi Jinping shton: “Ëndrra kineze është shprehje e figurshme, është një emërues i përbashkët… “Ëndrra kineze” nuk është shprehje e fryrë që bie ndesh me interesat vetjake, si në të kaluarën kur kërkohej përkushtim ose sakrifikim i individit, por është një ndërthurje e pasur e çdo ëndrre të vogël dhe konkrete.” (F. 69.)

Shqipëria jonë, në këto vite të regjimit demokratik, të sfidave të zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së nivelit të mirëqenies së popullit, duke ruajtur prioritetet gjeostrategjike, duhet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë gjallërimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Kinën moderne. Botuar me 20.03.2018 klik ketu 96


ESE

Dallëndyshet e Kosovës që erdhën në janarin e akullt në nderim të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu

Dallëndyshet që erdhën në janarin e akullt Studiuesit e parë të Kosovës në Shqipëri Viti i ri 1968 hyri i ftohtë, me acar të akullt. Nga radio “Tirana” dëgjoheshin lajmet se dëbora kishte mbuluar pjesën kryesore të Shqipërisë. Madje edhe mimozat që harliseshin në të dyja anët së rrugës “Miqësia” ishin mbuluar me ca flokë dëbore. Shqipëria po përgatitej të nderonte 500-vjetorin e vdekjes së Heroit të vet kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Qysh një vit më parë, më 1967, me një vendim të posaçëm të qeverisë ishte miratuar një program i gjerë për të festuar këtë përvjetor historik. Ishte krijuar një komision qendror me në krye Kryeministrin, por punën kryesore do të kryente Akademia e Shkencave, që kishte kryetar historianin e shquar prof. Aleks Budën. Në të gjithë programin qeveritar, aktiviteti më i rëndësishëm ishte organizimi i një konference ndërkombëtare albanologjike me temën “Skënderbeu dhe epoka e tij”. Punonjësit shkencorë të instituteve me profil albanologjik do të mbanin peshën kryesore në përgatitjen e kumtesave dhe diskutimeve shkencore. Ftesa iu dërguan edhe shumë specialistëve të huaj, të njohur për interesin e treguar në fushën e studimeve shqiptare. Pritej të vinte edhe një grup studiuesish nga Kosova, por qeveria jugosllave nuk po lëshonte vizat e daljes. 97


AGRON FICO

Në mbrëmjen e datës 5 janar gjithçka ndryshoi. Universiteti u lajmërua se një grup specialistësh shqiptarë të Kosovës kishin marrë viza dhe ishin nisur për Shqipëri. Ishte dimër dhe errej shpejt. Aty nga ora tetë e darkës ra telefoni dhe në linjë ishte vetë rektori i universitetit Kahreman Ylli, i cili, si gjithmonë, me delikatesë më ftonte t’i shkoja në zyrë, se do të më komunikonte diçka me rëndësi. Apartamenti im ishte afër godinës së rektoratit, ndaj pas afro 20 minutash isha në zyrën rektorit. Pasi më ofroi të pinim nga një gotë çaj, më tha se ishin nisur për në Shqipëri një grup intelektualësh kosovarë, që do të merrnin pjesë në konferencën për Skënderbeun. Ata, sqaroi rektori, do të hynin nga Qafë e Thanës. Bashkë më e gëzimin për ardhjen për herë të parë të përfaqësuesve të Kosovës, rektori ishte i merakosur për pritjen e tyre, se ishte vonë dhe në të gjithë zonën Tiranë-Elbasan-Librazhd binte dëborë. Më dha një sërë porosish dhe më tha se kishte biseduar me drejtuesit e parë të këtyre rretheve që të jepnin gjithë përkrahjen e nevojshme për pritjen e vëllezërve kosovarë. Bashkë më mua, për të më ndihmuar erdhi edhe një punonjës tjetër i universitetit, Zihni H. Kur arritëm në pikën doganore të Qafë Thanës, sapo kishin arritur miqtë tanë me “kerret e tyre” (deformim i fjalës angleze “car” për “makinë e vogël”). Sapo kaluan trarin ndarës të doganës dhe hynë në truallin shqiptar, prof. Idriz Ajeti u ul në gjunjë dhe puthi tokën. Të gjithë ishim të mallëngjyer. U përqafuam me njëri-tjetrin si vëllezër dhe, pasi hodhën nga një gotë konjak “Skënderbeu”, që e kishim sjellë me vete, 98


ESE

u nisëm për Tiranë; ndërsa dëbora na shoqëroi gjer në hyrje të qytetit. Studiuesit nga Kosova u caktuan të rrinin në hotel “Dajti”. Në këtë dërgatë bënin pjesë prof. Idriz Ajeti, dr. Mark Krasniqi, prof. Syrja Popovci, folkloristi dhe burri i urtë Anton Çeta dhe studiuesi i ri Zef Mirdita. Lajmi për ardhjen e intelektualëve nga Kosova u përhap shpejt dhe para hotel “Dajtit” vinin vazhdimisht njerëz që t’i takonin a t’i përshëndetnin. Por kriteret e atëhershme për takimet me “miqtë e huaj” i vështirësonin këto takime. Studiuesit kosovarë me kumtesat që mbajtën, në kontaktet me kolegët, publikun dhe në takimet me autoritetet e vendit, shfaqën dashuri të prushtë, mall dhe dëshira fisnike. U ndritnin sytë, u qeshnin rrobat dhe gjithnjë shprehnin kënaqësinë që kishin ardhur në Shqipëri. Ata morën më vete edhe mjaft zhgënjime, kur panë varfërinë në të cilën jetonim e, mbi të gjitha, mbylljen e Shqipërisë ndaj botës së jashtme. Ndonjëri prej tyre pati rastin fatkeq “të shijonte” edhe bëmat e Sigurimit të Shtetit, punonjësit e së cilit ndaluan profesor Anton Çetën që të takohej me të vëllanë, kardiolog i njohur në Durrës. Intelektualët e ardhur nga Kosova u trajtuan me statusin më të lartë protokollar. Ata, në të gjitha veprimtaritë kushtuar 500-vjetorit të Skënderbeut, vinin menjëherë pas drejtuesve të lartë shtetërorë. Kështu morën pjesë në përurimin e zbulimit të vend-prehjes së Skënderbeut në Lezhë, në përurimin e përmendores se Heroit tonë kombëtar në Krujë dhe në ceremoninë për hapjen e muzeut historik për epokën, 99


AGRON FICO

luftërat dhe për personalitetin udhëheqës të Skënderbeut. Pas përurimit të shtatores së Skënderbeut, të pranishmit: udhëheqja dhe të ftuarit u nisën për në kështjellë ku ishte ndërtuar muzeun historik. Ndërsa ishim futur në rrugicën e pazarit tradicional të qytetit të Krujës, më njoftojnë se të ftuarit nga Kosova do t’i priste Enver Hoxha. Në këtë takim ishte vetëm grupi i intelektualëve, Sulo Gradeci dhe unë si shoqëruesi i tyre. Pas përshëndetjeve dhe kafesë së rastit, Hoxha zhvilloi një bisedë të gjatë me intelektualët. Ai shprehu dashurinë dhe gëzimin e popullit shqiptar, që njerëzit e shquar të Kosovës ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Në vazhdim Hoxha parashtroi shtruar disa mendime për marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën dhe të ardhmen e tyre. Më 1946 – vazhdoi Enver Hoxha – isha për vizitë në Jugosllavi. Atje u takova disa herë edhe me Titon. Në një ndër këto takime Titua m’u drejtua dhe më pyeti drejtpërsëdrejti: “Enver, ç’mendon ti për Kosovën? Aty për aty ia ktheva: Kosova është e Shqipërisë. Titua ndërhyri dhe tha: “Mirë, po këtë gjë nuk mund ta pranojnë serbët!” Hoxha i kishte thënë Titos: “Në qoftë se serbët nuk e pranojnë, si mundet ne, shqiptarët, të jemi dakord? Kosova ka qenë dhe është pjesë e Shqipërisë.” Isha përqendruar tërësisht në mbajtjen e shënimeve, por vetëtimthi vura re se fytyrat e pjesëmarrësve ishin çelur. Ndonjëri ishte duke rrufitur kafenë dhe për një çast zotëroi një heshtje çlodhëse. Enver Hoxha, duke kulmuar mendimet e veta, iu drejtua atyre: “Vëllezër kosovarë! Në qoftë se Jugosllavia sulmon Shqipërinë, ne do ta thyejmë, do ta sprapsim. Dhe Kosovën do ta marrim dhe do ta bashkojmë me Shqipërinë”. 100


ESE

Fjalinë e fundit e shoqëroi me një gjest të dorës që shënonte bashkimin e pjesëve në një të tërë. Pastaj Hoxha kaloi në një çështje tjetër, në marrëdhëniet kulturore me Kosovën dhe në problemin e librave shkollorë. “Edhe për sa i përket dërgimit të librave nga ana jonë për rininë shkollore në Kosovë, po krijohen pengesa artificiale.” Në fund të kësaj bisede ai shtoi: “Nuk do të kursejmë asgjë për të ndihmuar nxënësit dhe rininë shkollore të Kosovës me libra në gjuhën shqipe. Mësuesit dhe profesorët tanë janë të gatshëm të vijnë aty dhe të japin mësim dhe leksione në këto shkolla…” Kësaj bisede i kishte ardhur fundi. Hoxha u ngrit nga vendi dhe priu përpara, pastaj iu drejtua studiuesve shqiptarë nga Kosova: “Ejani të shkojmë në kala, të nderojmë veprën dhe figurën e Heroit tonë kombëtar!” Ata që ishin të pranishëm në atë bisedë të hapur dhe vëllazërore dukej se përjetuan një ndjenjë të thellë dhe të ngrohtë për përkushtimin e Shqipërisë ndaj fatit të Kosovës. Punimet e konferencës shkencore mbaheshin në mjediset e Kuvendit Popullor (ku është edhe sot). Ndodhte që herë pas here, midis pushimeve, miqtë nga Kosova shkonin në Pallatin e Kulturës për të pirë kafe, ku me ta bashkoheshin edhe profesorë dhe studiues të Shqipërisë. Ndodhi që, në një nga këto kafe-pushim, erdhi edhe Beqir Balluku, anëtar i Byrosë Politike dhe Ministër i Mbrojtjes, i veshur civil. Si u përshëndet me studiuesit kosovarë filloi me ta një bisedë të stërzgjatur prej disa orësh. Beqir Balluku, që nuk shquhej për ndonjë oratori, ishte akoma më i dobët në debate dhe dialogë. Kjo u duk edhe nga fakti se gjatë atyre orëve ai piu gati dy paketa cigare të markës “Partizani”. 101


AGRON FICO

Gjer sot nuk e kam kuptuar se përse duhej ajo bisedë e stërzgjatur dhe e lodhshme e Beqir Ballukut, të nesërmen e bisedës me Enver Hoxhën. Studiuesit nga Kosova, të fushave të ndryshme të kulturës dhe shkencës, zhvilluan mjaft takime dhe biseda me punonjësit shkencorë të Shqipërisë, me të cilët edhe vendosën marrëdhënie bashkëpunimi të mëtejshëm shkencor. Intelektualët nga Kosova, që erdhën në atë janar të akullt, në thëllimin e 1968-ës në Shqipëri për konferencën ndërkombëtare kushtuar Heroit tonë Kombëtar, u bënë dallëndyshet e para të atij procesi historik të afirmimit të mëtejshëm të intelektualëve shqiptarë të një kombi. Në epilog mund të thuhet se u deshën plot 40-vjet që Kosova më 2008 të shpallte pavarësinë nga pushtimi serb dhe të ndërtonte shtetin demokratik pluralist. Të dyja shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, kanë hyrë në rrjedhën historike të bashkimit, realizimit të ëndrrës së tyre – një gjuhë, një flamur, një komb dhe një shtet. Në vitin 2018 Shqipëria dhe Kosova, me një program të përbashkët, do të nderojnë 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, po ato dallëndyshe që erdhën në janar acar të viti 1968 nga Kosova për të njëjtin jubile, si duket provuan se edhe në thëllimin e janarit dallëndyshet mund të paralajmërojnë pranverën e një kombi. Botuar me 09.02.2018 klik ketu

102


ESE

Shkrimtari Mehmet Myftiu përballë zhdanovizmit Mehmet Myftiut i grabitën katër të drejta, katër liri) Shkrimtari Mehmet Myftiu vuajti egërsinë e dy diktaturave: diktaturës naziste, e cila e dënoi me vdekje; diktaturës komuniste, që e internoi. Shkrimtarit, njeriut Mehmet Myftiut i grabitën katër të drejta, katër liri: 

Lirinë kryesore: I grabitën atdheun nazifashistët .

Liria e individit: I hoqën të drejtën për të shkruar, e internuan.

Lirinë e dashurisë: I morën të dashurën nga shtëpia.

Lirine profesionit: Me intriga alla sigurimsash e larguan nga mësuesia dhe e “strehuan”, si shitës cigaresh në atë qoshkun në kryqëzimit e rrugëve te Dibrës me atë të barrikadave.

Lirinë e pestë ia hoqi shoqëria jonë e quajtur demokratike pluraliste, duke e lënë në harresë, në shurdhësi publike dhe pa nderimi. Kjo e fundit ndodh në një hark kohor gati 30 vjeçar kur nderohen e vlerësohen me tituj e dekorata më të larta lloj biçimësh që nga tradhtarë me damkë e gjer tek sigurimsa emërzinj. Mehmet Myftiu në qenien e vet njerëzore, karakterin, idealin shoqëror më të lartë e më fisnik, kishte lirinë e popullit të vet nga pushtimi nazifashist; ndërsa thelbi i lirisë së vet individuale ishte mospranimi, kundërshtimi i hapur i metodës sovjetike letrare, të quajtur realizëm socialist, 103


AGRON FICO

variantit më të keq të saj,zhdanovizmit. Është gëzim të jesh pranë tij, të bisedosh me të dhe të ndjesh shpirtin e dashurisë njerëzore, që me qeshjen e vet karakteristike dhe kumbuese ngjan sikur je në magjinë e bjeshkëve shqiptare; ndërsa sytë tij të mëdhenj e me dritë diellore të bëjnë të ndjesh mirësinë e një njeriu kaq burrëror po kaq të thjeshtë që nuk flet kurrë për të bëmat e veta, madje e shtyn bisedën nëse dikush i përmend ndonjë nga episodet e jetës së tij kaq dramatike.

“Ishte i furishëm, rrezikshmërisht i sinqertë, i zjarrtë për gjithçka… Ai si përherë e mbante veten, nuk ankohej kurrë për asgjë”, shkruan Kadareja. Shqipëria ishte pushtuar nga fashistët italianë dhe pastaj nazistët gjermanë. Ata ishin okupatorë, që vranë, internuan me mijëra bijë e bija të Shqipërisë, dogjën qytete dhe fshatra, mbi të gjitha i grabitën lirinë dhe pavarësinë Shqipërisë. Populli u ngrit me armë qysh se fashistët shkelën në tokën shqiptare më 7 prill 1939. Burra dhe gra, të mëdhenj e të vegjël, me armë, demonstrata dhe me aksione luftarake, me trakte etj. shprehën urrejtjen ndaj pushtuesit. Në Tiranë fëmijët krijuan organizatën me emrin “DEBATIK”. Mehmet Myftiu ishte ndër organizatorët e saj, bashkë me Selman Vaqarin. Meti shquhej për guxim, shpejtësi dhe befasi 104


ESE

në aksionet ilegale, si shpërndarje traktesh me thirrje për luftë, shpim të gomave të makinave të pushuesve, bënin roje në bazat ilegale sa herë në to kishte takime ose mbledhje sekrete etj. Në një nga këto aksione trimin debatikas, Metin, e zunë ushtarët nazistë, e burgosën, e torturuan dhe e internuan në kampin famëkeq të Prishtinës, ku ishte në listën e 105 vetëve që do të pushkatoheshin. Meti i shpëtoi rastësisht ekzekutimit. Më 1944 u kthye në Tiranë, pranë familjes, i rrethuar me dashuri e nderim për luftën dhe kalvarin e pësuar. Lufta, internimi dhe ballafaqimi me vdekjen e kishin burrëruar, rritur dhe forcuar më shumë bindjen për të punuar për një shoqëri të lirë, të barabartë dhe të ndershme. Disa vjet punoi si gazetar dhe, krahas artikujve të shumtë, botoi edhe ese dhe tregime letrare, që tërhoqën vëmendjen e lexuesve dhe kritikës letrare për stilin realist dhe guximin në trajtimin e problemeve të kohës. Gazetari Mehmet Myftiu nëpërmjet lidhjeve me njerëzit, nga vizitat në fshatra, qytete, qendra pune etj. shikonte që jeta shoqërore dhe politike nuk zhvillohej ashtu siç e kishte ëndërruar ai dhe mijëra shqiptarë, që kishin luftuar dhe sakrifikuar për “një botë të re”, e më të mirë. Esetë, tregimet, i përmblodhi dhe i botoi në një libër me titull 105


AGRON FICO

domethënës, “Njerëzit e fabrikës” (1951). Shkrimtarët që kishin përqafuar metodën e realizmit socialist, ose më saktë zhdanovizmin, nuk e pritën mirë këtë botim dhe e quajtën si largim nga vija e partisë për një letërsi me frymë proletare.

Po ç’ishte kjo letërsi që u quajt letërsi e realizmit socialist? Letërsia dhe artet në Shqipëri në periudhën 1945-1990 u zhvilluan dhe u mbështetën në metodën e realizmit socialist. Metoda e realizmit socialist, që lindi në Bashkimin Sovjetik, kishte si bosht kryesor ideologjinë marksiste-leniniste. Sipas Leninit letërsia dhe artet duhet t’i shërbejnë kauzës së proletariatit, duhet të jenë vidë e rrotës së diktaturës së proletariatit. 106


ESE

Në Shqipëri, Partia e Punës, në plenume të ndryshme të KQ të PPSH, në fjalimet e Hoxhës, kërkonte që letërsia dhe artet të mbështeteshin në metodën e realizmit socialist. Kjo nuk ishte thjesht një kërkesë estetike, por orientim, vijë politike e detyrueshme, që krijuesit (shkrimtarët, piktorët, skulptorët etj) duhet ta zbatonin në veprat e krijuara. Metoda e realizmit socialist erdhi në variantin më të keq më të ashpër. Në këtë drejtim letërsia ndoqi ose më saktë pasqyroi modelin e socializmin dogmatik, që u zbatua në Shqipëri , ndryshe nga varianti liberal ose siç quhej atëherë socializmi revizionist polak, hungarez ose ndonjë tjetër. Veprat letrare artistike që nuk zbatonin kërkesat dogmatike të kanunit të metodës së realizmit socialist, kritikoheshin, ndalohej botimi dhe ekspozimi i veprës së krijuar. Madje krijuesit edhe mund të ndëshkoheshin, t’u hiqej e drejta e botimit, mund të burgoseshin ose internoheshin. Edhe pse qëllimi i kësaj eseje nuk është as analiza dhe as historiku i letërsisë dhe artit në shoqërinë socialiste, duhet pranuar se u krijua një pasuri e gjerë kulturore-artistike. Mjerisht sot, në një mjedis politiko-shoqëror tepër konfliktual, ndaj kësaj letërsie dhe arti mbahet një qëndrim i njëanshëm: ose mohohet, damkoset gjithë ajo pasuri letrare-artistike, ose pranohet e tëra si model e vlerë edhe në ditët tona. Ajo krijimtari letrare-artistike u krijua dhe u zhvillua në një periudhë historike të caktuar, që padyshim 107


AGRON FICO

duhet t’i nënshtrohet një kritike profesionale dhe edukative, për secilën vepër dhe krijimtari artistike. Metoda e realizmit socialist në Shqipëri erdhi në një formën më të keqe dhe dogmatike, në formën e zhdanovizmit. Termi dogmatizëm buron nga emri i A. Zhdanovit, sekretar ideologjik i KQ të PK (b) të Bashkimit Sovjetik, i cili në një plenum të asaj partie mbajti një fjalim të ashpër kundër devijimeve, shtrembërimeve të disa veprave letrare të krijuara nga shkrimtarë të njohur, si Ahmatova e të tjerë dhe shtroi detyrën e forcimit dhe kontrollit më të fortë të letërsisë dhe arteve nga pushteti sovjetik.

Në Shqipëri u botua në vitet 60’ të shekullit të kaluar libri me titull “Realiteti, Jeta dhe Arti” nga Alfred Uçi. Libri shpalos gjerësisht parimet e realizmit socialist dhe estetikës marksisteleniniste. Studimi i estetikës marksiste-leniniste u përfshi në programet universitare, në Akademinë e arteve dhe jepej si provim i detyrueshëm për ata që kërkonin gradën kandidat i shkencave në lëndët shoqërore. Shkrimtari Mehmet Myftiu ishte ndër të parët, që me krijimtarinë e vet letrare, nuk ndoqi kërkesat e estetikës marksiste-leniniste dhe as ligjet kanunore të metodës së realizmit socialist. 108


ESE

Kjo i kushtoi rëndë shkrimtarit Myftiu, atë e kritikuan ashpër dhe e larguan nga organet letrare. Në shtator të vitit 1953 ai u ul në bankën e studentit të viti të parë në Institutin e Lartë Pedagogjik, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Ky është viti kur u njoha me Metin. Rrinim zakonisht në të njëjtë bankë dhe gradualisht u bëmë shokë dhe miq, miqësi që e ruajmë edhe sot e kësaj dite. Studenti Mehmet Myftiu studionte me zell dhe lexonte shumë, zgjeronte njohuritë për letërsinë evropiane, por edhe shkruante. Aty nga fillimi i vitit të dytë, 1954, Metin e thirrën në Ministrinë e Arsimit. Qibrie Ciu, zv. ministre e atij dikasteri, pas një fjalimi politik për kujdesin e PPSH për letërsinë e realizmit socialist, i ofroi pasaportën për studime letrare në një universitet sovjetik. Mehmet Myftiu e kishte befasuar Qibrie Ciun, kur nuk e kishte marrë, nuk e kishte pranuar pasaportën, dhe ishte larguar. U kthye në fakultet dhe vazhdoi rregullisht studimet. Rrebeshet e ashpra të jetës gjer tek dënimi me vdekje ia kishin kalitur qëndrimin stoik, pathyeshmërinë dhe integritetin njerëzor. “Ishte në stilin e tij të mos mposhtej” – shkruan Kadareja. Kur Mehmet Myftiu nuk pranonte të merrte pasaportë për studime në universitetet sovjetike kishte shkrimtarë dhe artistë që luanin të gjitha gurët, madje ishin gati të ndaheshin edhe me gratë, po të kishin ndonjë njollë politike në CV-në e tyre. Diktatura totalitare nuk mund t’ia falte Mehmet Myftiut refuzimin e hapur të pasaportës për studime në vendlindjen e realizmit socialist, të zhdanovizmit. 109


AGRON FICO

Refuzimi i pasaportës ishte një qëndrim i hapët politik kundërshtues ndaj letërsisë sovjetike dhe metodës së saj të realizmit socialist. Nuk kaluan as 5-6 muaj dhe Mehmet Myftiun papritur, në një mëngjes plot shi, e kishin arrestuar dhe e internuan në një kamp “elitar” diku në periferi të Fierit. Zhdanovizmi kafshoi si gjarpri, se ajo metodë nuk ishte thjesht një metodë letrare, por armë që godiste, burgoste, internonte çdo krijues që nuk i nënshtrohej zinxhirëve të saj kanunorë. Me këtë metodë u krijuan mjaft vepra të dobëta artistikisht, që i ngjanin pamfleteve ideologjike, vepra që nuk ngjallnin asnjë ndjenjë estetike. U krijuan piktura dhe skulptura që paraqisnin njerëz viganë, me muskuj si tela çeliku dhe gjoks gati shkëmbor. Ndërsa në letërsi u botuan romane, drama dhe poema entuziaste dhe skematike. Një poet i kohës do të arrinte gjer aty sa për të treguar rendimentet e larta në bujqësi do të shkruante: Të rritet misri i lartë, Sa të pritet me sëpatë. (?!) Në mbrojtje, në roje të veprave skematike të krijuara me metodën e realizmit socialist, u bë kritika letrare. Veprat, para se të botoheshin, kalonin në një sitë të fortë ideologjike, me anë recensionesh, diskutimesh të quajtura krijuese etj. Pas botimit të një vepre letrare ose artistike (film, pikturë, shfaqje teatrale etj.) ishin kritikët e partisë që gjykonin fatin e veprës së botuar. 110


ESE

Ndër këta kritikë, më i zellshmi ishte Koço Bihiku, i cili edhe si shefi i sektorit të letërsisë së realizmit socialist në Institutin Gjuhë-letërsi, ishte bërë “gogol” për shkrimtarët e talentuar dhe veçanërisht për Ismail Kadarenë. “Koço Bihiku kishte studiuar në Ukrainë dhe kishte sjellë me vete dogmatizmin sovjetik në variantin më të keq të tij. Ai kishte një post kyç në Institutin e Studimeve Letrare. – shkruan Helena Kadare në librin “Kohë e pamjaftueshme” (Kujtime), 2011, f. 132-133. Pas disa muajve në internim Meti u kthye në fakultet. Ai vazhdonte të shkruante edhe pse ia kishin ndaluar të botonte. Sa herë shkoja në shtëpinë e tij, në dhomën e studimit vija re se kanistra nën minderit ku uleshim shtohej dita ditës me krijime të reja letrare: drama, kritikë letrare, romane etj. Mehemet Myftiu nuk e ndaloi asnjëherë krijimtarinë. Kishte filluar prej vitesh të shkruante një roman, që do të ishte një sintezë artistike e një jete plot furtuna, por edhe me fitore mbi këto sfida. Romani mbante titullin domethënës “Shkrimtari”, që u botua më 1991 dhe u ribotua i përpunuar disa vite më vonë. Pas ribotimit të romanit “Shkrimtari”, ai botoi librin e ri me titull “Tronditjet e një njeriu”, (Tiranë, 2016) që u përurua në një mjedis miqsh të ngushtë të shkrimtarit, nën kujdesin e së bijës, shkrimtares Besa Myftiu. Mehmet Myftiu është njeriu, heroi, miku më i mirë i shqiptarëve, të cilëve u dhuroi dy gjërat më të shenjta njerëzore – jetën dhe lirinë individuale. Aty, në rrugën “Siri Kodra”, ku jeton në katin e 6-të të një pallati përballë ish111


AGRON FICO

shtëpisë ku lindi dhe u formua, në dritare, në mbrëmjen tiranase ndrisin dhjetëra e dhjetëra xixëllonja, që nderojnë njeriun e thjeshtë, qytetarin e parë, shkrimtarin e dy diktaturave, me emrin Mehmet Myftiu, ish-debatikasi Meti. Te personaliteti i shkrimtarit, atdhetarit të madh dhe njeriut fisnik, shqiptarët shohin historinë e tyre të ndritur, prandaj nderimi dhe vlerësimi publik i prurjeve të pazakonta të shkrimtarit Mehmet Myftiut kërkojnë që ne të gjithë dhe institucionet e larta ta shpallim “Nderi i kombit” dhe me urdhrin e “Flamurit të kuq”. Botuar me 21.11.2017 klik ketu

***

Frang Bardhi mbron shqiptarësinë e Skënderbeut (Kukuvajkat e sotme mediatike kundër Skënderbeut) Gati 400 vite më parë Frang Bardhi shkroi një biografi për Gjergj Kastriot Skënderbeun, e cila u botua më 1636 në Venedik. Vepra e Bardhit kishte karakter polemik dhe ishte kundër priftit katolik sllav Jan Tomku (Ivan Tomko Mrnaviç), që shpallte se Kastrioti ishte me prejardhje sllave. Frang Bardhi e sulmon me argumente Jan Tomkun dhe e mposht me fakte. Gati 400 vite më pas, pikërisht në vitin 2017, një tufë kukuvajkash mediatike përpiqen ta shpërfytyrojnë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun 112


ESE

me sajesa fallxhorësh, dikush për prejardhjen e gruas, dikush për besimin fetar të heroit. Këta “gjak prishur” shqiptarë me shkrimet e tyre zhurmuese do të mbeten të turpëruar dhe do të damkosen si shpifës të rëndomtë dhe falsifikatorë të vërtetash historike. Populli shqiptar është një popull evropian nga pozicioni i vet gjeografik, por më shumë nga historia, kultura dhe gjuha. Populli shqiptar është një ndër popujt e parë që përqafuan krishterimin. Sipas shprehjes aq të goditur të nobelistes shqiptare Nënë Terezës, ata janë “Kombi i Biblës. Kjo e rendit popullin shqiptar ndër të parët në rrafshin e kulturës dhe qytetërimit evropian. Populli shqiptar nuk ka luftuar kundër armiqve të shumë të historisë së vet shekullore vetëm me shpatë, por edhe me kulturë, me penë. Ndërsa heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu luftoi me shpatën e vet legjendare armiqtë turq osmanë për 25 vjet dhe doli fitimtar. Frang Bardhi e mbrojti Skënderbeun me penë në librin e vet “Apologjia” (1636). Frang Bardhi kishte mbaruar studimet teologjike në Romë dhe ishte caktuar peshkop në Zadrimë. Ai rridhte nga një familje me njerëz të shquar në hierarkinë e kishës katolike. Frang Bardhi është leksikografi dhe folkloristi i parë në historinë e kulturës shqiptare. Ai botoi në Romë më 1635 fjalorin latin-shqip, që përmban 5640 fjalë dhe njësi gjuhësore, si dhe 113 fjalë të urta dhe shprehje popullore. Frang Bardhi në librin “Apologji” 113


AGRON FICO

na del si një personalitet me përgatitje të thellë dhe kulturë të gjerë në polemikë me Jan Tomkun kundër tezës së Tomkut për prejardhjen sllave te Skënderbeut. Bardhi i rrëzon, i hedh poshtë pretendimet e kundërshtarit me argumente të shumta dhe të gjithanshme. Bardhi mbështetet dhe citon këtu një mori shkrimtarësh të ndryshëm, bizantinë, italianë, sllavë, gjermanë etj. Historianët më të mirë, kronikanë, gjeografë, madje edhe poetë, që kanë kënduar trimëritë e Skënderbeut. Ai përdor shpesh si burime të rëndësishme: Arkivat e Venedikut, të Raguzës dhe analet turke, të cilat i konsideron dhe, siç dihet, janë materiale me vlerë të madhe për shqyrtimin edhe kthjellimin e çështjeve të historisë sonë kombëtare në kohën e Mesjetës. Libri i Bardhit ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parë autori shqyrton prejardhjen e Jan Tomkut dhe me dokumente të shumta e të ndryshme zbulon prejardhjen e familjes së tij sllave. Pjesën e dytë, atë kryesore dhe më të gjerë, Frang Bardhi ia kushton familjes së Kastriotëve dhe sjell dëshmi historike të autorëve të shumtë të Evropës 114


ESE

për shqiptarësinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Jan Tomku, sllav nga kombësia, pretendon se rrjedh nga një familje princore dhe mbretërore, ajo e Margnavëve. Jan Tomku, në një libër të vetin, ka marrë përsipër të provojë, dhe kujton se e ka provuar, Skënderbeu nuk është bir i Gjon Kastriotit, por i një të quajturi Juanis Margnaviç, bir i mbretit të Serbisë Vukashin (1366-1371). Synimi i “kobshëm” i Jan Tomkut, na thotë Bardhi, është që t’i rrëmbejë kombit tonë yllin e ndritur të historisë së tij, simbolin më ideal të vlerave mendore, shpirtërore dhe fizike. Tomku te Bardhi gjeti ustain, që ia zbulon qëllimet antishqiptare dhe djallëzore të Tomkut, të cilit ia rrëzon tezat shpifëse me argument të fuqishme. Për Frang Bardhin kryesore në këtë ballafaqim historik është e vërteta. Siç shkruan ai “Çështjen ta shqyrtojmë me kujdes dhe vëmendje të madhe, duke pasur më tepër parasysh të vërtetën, se sa atdheun.” (Frang Bardhi: Skënderbeu – Apologji, 1967, përkthyer nga Stefan I. Prifti, f. 68). Ajo që e shquan Frang Bardhin në këtë “Apologji” është ndjenja e krenarisë kombëtare, kjo e mbush atë me një zemërim të thellë kundër synimit të Tomkut për t’i marrë shqiptarësinë heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Bardhi nuk lë pa përmendur e pa theksuar edhe “dashurinë e ushtarëve dhe fshatarëve për Skënderbeun”. Madje emrin dhe veprën e heroit kombëtar populli e ka skalitur në toponimitë e panumërta në të gjitha vendet edhe fushë-betejat që zhvilloi kundër turqve, e ka përjetësuar në këngët popullore. 115


AGRON FICO

Bardhi shkruan: “Vazhdimisht gjer në ditët e sotme bashkëkombësit tanë flasin për të dhe këndojnë me zë të lartë trimëritë e tij nëpër gosti; dhe e quajnë Skënderbeun tonë, për antonomazi, me emrin e shquar ‘Kulçedra e Arbënit’, d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herë shqiptohen këto fjalë, kuptohet vetëm Skënderbeu.” (Vepra e cit. f. 122-123) Frang

Bardhi, Barleti dhe Fan Noli, në disa raste, priren drejt paraqitjes emocionale të Skënderbeut, jashtë “gjakftohtësisë së rreptë historike, shkencore”. Por siç thotë vetë Fan Noli, fajin e ka vetë Skënderbeu, “i cili ua rrëmbeu mendjen edhe atyre historianëve më gjakftohtë”. (Vepra e cit. f. 10)

Bardhi duke ndjekur logjikën historike flet edhe për familjen, atdheun dhe prejardhjen e Skënderbeut ose Gjergj Kastriotit. “Duke u mbështetur në shumë autorë, historianë fort të dëgjuar, del qartë se familja e Kastriotëve ka ekzistuar në Epir apo Arbëri dhe se Kastriotët nuk e kanë, me asnjë mënyrë, fillin e tyre nga i biri i Vukashin Margnaviçit”, shkruan Bardhi, (Vepra e cit. f. 91) Dashuria për atdheun, për të vërtetën, për popullin, për historinë dhe heroin e tij, për gjuhën dhe traditat e tij të bukura, janë nga idetë më kryesore, që ndrisin në këtë vepër dhe e bëjnë Bardhin një personalitet të shquar të kulturës shqiptare. Kur lexon ose më saktë kur studion librin e Frang Bardhit kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut dy mendime të lindin. Mendimi i parë është krenaria dhe e vërteta historike se kombi shqiptar ka nxjerrë gjatë shekujve njerëz të ditur, atdhetarë të përkushtuar.

116


ESE

Mendimi i dytë është se në ditët tona mediokriteti po bëhet zotërues dhe fatkeqësisht është media ajo që i ka hapur dyer dhe dritare kësaj padije. Kjo e dyta është me pasoja në formimin atdhetar të brezave të rinj, që historinë e mësojnë nëpër shkrime, biseda, debate nga njerëz gjysmakë në kulturë e pa ndonjë vlerë intelektuale. Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përgjegjësi që bën sehir, rri indiferente, në këtë mjedis diskutimesh nga bosët e masmedias. Fjala e saj do të kishte pa dyshim peshë të veçantë. Frang Bardhi pasi ka hedhur në “fushën e betejës” (kupto: në polemikë) gjithë artilerinë diturore (argumente, historianë të shquar etj.) ngre lart dashurinë e pamasë të popullit për Heroin. Midis shumë e shumë pjesëve të qëndisura me fjalët e tij të zemrës, Bardhi shkruan: “…Një numër i madh vajzash, në mes të rrezikut të luftës, atëherë kur çdo gjë të shtinte frikën e ushtrisë turke, mblidheshin çdo tetë ditë në mes të rrugëve, në qytetet ku ai kishte qenë zot, dhe këndonin lavdinë e kryetrimit të tyre të vdekur…” (Vepra e cit. f. 102) Në vitin 2018, në 550-vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, kombi shqiptar, me veprimtari të shumta dhe të larmishme publike, kulturore dhe shkencore do të shprehë nderimin dhe krenarinë për Heroin e vet, si simboli më i madh dhe më i fuqishëm i Ilirisë dhe bashkimit tonë kombëtar. Botuar me 20.10.2017 klik ketu

117


AGRON FICO

Ku ishe dje zoti “Akademik nderi”?! Akademia e Shkencave të Shqipërisë është institucioni më i lartë shkencor i vendit, qe jep këshilla, mendime dhe madje harton projekte madhore për zhvillimin ekonomik-shoqëror politik dhe kulturor. Në Akademinë e Shkencave të Japonisë presidenti i saj është anëtar në pesëshen e Këshillit Perandorak. Në kushtetutën japoneze Akademisë së Shkencave i caktohet përgjegjësia e hartimit të programit të zhvillimit ekonomik e teknologjik të Japonisë. Pra, është qeveria shkencore e Japonisë së zhvilluar. Zhvillimi befasues i ekonomisë dhe shkencës së Japonisë shquhet në gjirin e shteteve më të përparuara të rruzullit tokësor. Kjo përgjegjësi dhe ky nder është pasqyrim i filozofisë moderne japoneze që mishërohet qartë në sistemin arsimor. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me nje Akt te Kongresit (1863) krijohet Akademia Kombetare e Shkencave, ku kane marre pjese 190 Nobelistë gjate historise se saj, dhe sot jane 2350 anëtarë te brendshem të Akademisë Qendrore dhe ~450 te huaj (2016) National Academy of Sciences (NAS) eshte nje organizate jo qeveritare, pa perfitim ekonomik pjese me Akademite Kmbetare te Shekncave, Inxhinieries dhe te Mjekesise, i tanishëm për fatin dhe veprimtarinë efektive të Akademisë së Shkencave, edhe pse tepër i vonuar, është i domosdoshëm për vet rëndësinë që ka ku institucion, por edhe për faktin se kjo shtresë e shoqërisë është paguar dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, për pasojë ata duhet të silleshin me një ndjenjë më të lartë përgjegjësie

dhe të ishin më të përkushtuar në punë dhe në misionin e tyre 118


ESE

shkencor. Ndjehem i përunjur para lexuesit po të përmend se kam botuar disa studime dhe ese për problemet madhore dhe funksionin e Akademisë tonë të Shkencave. Ja titujt e disa prej këtyre shkrimeve: 

“Rilindja e Akademisë së Shkencave”,

“Akademi shkencash dhe jo institucion i përgjumur”,

”Demokratizimi i Akademisë së Shkencave dhe gjuhëtari madh Eqerem Çabej”, Promemorien “Për një Akademi të Shkencave të Shqipërisë” (dërguar Kryeministrit, zotit Edi Rama),

“Mirënjohje Albanologjike për Akademinë gjermane të shkencave”,

“Debat shkencor dhe jo duel inatçorësh” etj.

Akademia do të duhej të kishin prodhuar e hartuar vepra dhe programe serioze shkencore për të lehtësuar procesin e përparimit të çështjes kombëtare dhe asaj të zhvillimit ekonomik, që shqiptarët të mos mbeten njerëzit më të varfër të Ballkanit. Akademia e Shkencave e Shqipërisë pothuajse nuk iu është përgjigjur në shkallën e duhur sfidave të mëdha të kohës dhe të kombit, nuk ka qenë në rolin e vet që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve dhe sfidave madhore që ka pasur e ka vendi. Le të sjellim një shembull jashtëzakonisht serioz dhe madhor për Shqipërinë. Kërkesa për shkatërrimin e armëve kimike siriane në tokën shqiptare ishte një problem kompleks dhe i vështirë, që përfshinte disa aspekte: politike, mjedisore, shëndetësore, financiare dhe, mbi të gjitha, kërkonte përkrahjen popullore. 119


AGRON FICO

As dje dhe as sot nuk ka qenë dhe nuk është krejt e qartë se çfarë ishin ato arme siriane kimike (?), lëndë helmuese kimike (?), rreziqet e vërteta, ato mjedisore dhe pasojat shëndetësore etj.

Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhej të ishte ajo që të thoshte fjalën e parë dhe të fundit, të thoshte fjalën shkencore dhe me profesionalizëm, për statusin që ka dhe anëtarët më të kualifikuar: mjekë të njohur, studiues të shkencave të natyrore etj., të cilët duhet të kenë edhe integritetin e duhur qytetar. Por është për të ardhur keq që Akademia jonë e Shkencave nuk e mori këtë përgjegjësi, ajo zgjodhi heshtjen dimërore dhe u vu në pozitën e sehirxhiut. Kur u njoftua se Shqipëria nuk do të përfshihej në aksionin për shkatërrimin e lëndëve helmuese luftarake të Asadit, pa dyshim qytetarët e gjithë hapësirës shqiptare me të drejtë pyetën: Po Akademia e Shqipërisë, ku ishte? Pse heshti? Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk duhet të jetë në këtë nivel papërgjegjësie kombëtare dhe qytetare. Ajo duhet të “’reformohet mbi parime bashkëkohore morale demokratike dhe kombëtare, që të përligjë nderin dhe statusin e privilegjuar e të veçantë intelektual e shoqëror. Le të kthehemi tek tematika dhe strategjia kërkimore e Akademisë sonë të Shkencave për problemet tona kombëtare. Nga botimet dhe punimet e botuara nuk duket ndonjë vepër cilësore që të shpjerë përpara arritjet dhe trashëgiminë e gjuhëtarëve të shquar si Eqrem Çabej, Selman Riza, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj. 120


ESE

Fati i gjuhës shqipe është reduktuar në çështjen e përdorimit të “ë”-së dhe drejtshkrimin e disa fjalëve. Ka përpjekje për ndryshimin e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit për gjuhën e njësuar shqipe me anë të ca sloganeve bajate politike. Ka disa vite që rreth figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, ka një baltosje më rritje nga studiues të huaj dhe kohët e fundit nga vet shqiptarët e disa masmedias me trillime, me shtrembërime të së vërtetave historike tashmë të faktuar nga Fan Noli, Aleks Buda, por edhe nga studiues te huaj të ndershëm dhe seriozë. Pyetja shtrohet: Po Akademia ku është? A ka mbetur ende ndonjë ndjenë përgjegjësie edhe qytetare, morale për të mos përmendur atë profesionale, “akademike”. Historia e Shqipërisë, sfida për rishikim kapitujsh, për vlerësimin e figurave të harruara, ose të keqtrajtuara është kthyer në një “grindje politike”. Edhe Konferenca shkencore për 70-vjetorin e Luftës antifashiste Nacional-çlirimtare nuk e kapërceu dot këtë “grindje politike” dhe me theks partiak, që u shfaq në kumtesat e mbajtura. Botimi i Fjalorit enciklopedik nga Akademia e Shkencave provoi se ishte botim shokësh e miqsh, pa ndonjë vlerë dhe kontribut, duke lënë jashtë figura të njohura dhe me prurje të njohura shkencore, publike dhe shoqërore, pra një botim me kritere kaotike. 121


AGRON FICO

Akademia e Shkencave nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze shkencore për një botim kritik rreth letërsisë së krijuar në periudhën e sistemit totalitar, e njohur si letërsia e realizmit socialist. Nuk ka zbuluar rolin negativ që ka luajtur estetika marksiste si kodi normativ i vlerave krijuese dhe i kritikës për letërsinë dhe artet. Estetika marksiste sovjetike ka qenë ushqimi shpirtëror i mjaft studiuesve, krijuesve dhe kritikëve, disa prej tyre ende nuk janë shkëputur nga këto koncepte. Gjatë këtyre 27 viteve ka lindur edhe është zhvilluar një letërsi e re në përmbajtje dhe që synon të pasqyrojë dinamikën e shoqërisë së tranzicionit dhe kontradiktave të saj. Ende nuk ka ndonjë studim serioz për proceset e reja letrare, me anët e mira dhe të dobëta. Traditat kulturore, ky thesar kombëtar, vazhdojnë të trajtohen herë-herë me kriteret e estetikës moniste, ose edhe në mënyrë të thjeshtëzuar komerciale Akademitë e shkencave në një shoqëri demokratike funksionojnë si institucione të pavarura nga politika partiake. Veprimtaria dhe aksionet shkencore të Akademisë sonë të Shkencave janë paralizuar shpesh nga ndërhyrjet politke. Midis faktorëve kryesorë të këtij ngërçi ka qenë dhe është vete përbërja ose e kriteret e zgjedhjeve te anëtarëve të Akademisë së Shkencave. Në dukje, në publik, zakonisht përmendeshin dhe ripërmenden si kritere anëtarësie veprat e dhe kontributet e secilit anëtar. Në fakt kjo ishte gjysmë e vërtetë dhe asnjëherë e gjithë e vërtetë. 122


ESE

Edhe në ngritjen dhe krijimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në tetor 1972-shit krahas studiuesve të njohur; si Eqerem Çabej, Aleks Buda etjkishte edhe ish funksionarë të lartë partiakë ose shtetëror, madje edhe ndonjë ish komisar. Pas vendosjes së pluralizmit politik të viteve ’90, u duk se do të ndryshonte kjo traditë e përzgjedhjes se anëtarëve. Pothuajse asgjë nuk ndryshoi, vetëm se disa të zgjedhur ishin te Partisë Demokratike ose Socialiste. Në akademi hynë edhe disa studiues të tjerë,që ishin ose ministra në qeveritë socialiste ose gjuhëtarë luftarakë kundër gjuhës së njësuar shqipe etj. Pas vitit 2013 u shfaq dhe akti i parë i një farse zgjedhore, kur ish kryetari u shkëmbye me ish zv.kryetarin. Kjo praktikë aspak demokratike dhe jo më shkencore kulmoi me zgjedhjet e shtatorit 2017 kur u bë rotacioni i anasjelltë i kryetarit me nënkryetarin, pra mbetën po ata individë. Kundërshtimi i hapur publik madje dhe kërkesa e Kryeministrit për reformën te Akademisë dhe kthimi i saj në hullinë demokratike u prit me mospërfillje nga akademikët e pranishëm. Kjo shkërmoqje, ky dekompozim i këtij institucioni të lartë u zhvillua gradualisht dhe gjatë disa viteve, pra mjaftueshëm për t’u parë dhe reflektuar nga akademikët e ndershëm e me integritet. Është e habitshme që disa akademikë, midis tyre “9 akademikë të nderit” që u zgjuan dje dhe kërkojnë me anë të një letre dialog me Kryeministrin për reformin e Akademise. 123


AGRON FICO

Ështe në të drejtën e këtyre “akademikëve”, madje të çdo qytetari të shprehë mendimin e vet ne format me të ndryshme për problemet shqetësuese, por gjithashtu është në të drejten e taksapaguesve, të popullit shqiptar që të pyesin dhe të kërkojnë llogari: “Ku ishit dje zoterinj akademike te nderuar? Pse nuk ndërhytë për të parandaluar këtë përgjumje dhe farsë të institucionit që iu dha pensione të larta dhe tituj nderi? Akademia mund të reformohet mbi bazën e një koncepti të ri fiozofik anglosakson si dhe të zgjedhësve të anëtarëve të saj jo vetëm me kritere shkencore dhe konkuruese, por edhe me integritet publik, moral, standard të lartë profesional dhe prodhimtari shkencore cilësore. Në këtë proces të reformimit të Akademisë mbetet i domosdoshëm debati i mirëfilltë shkencor, dialogu, që të bëhet një kthesë e vërtetë dhe e mbarë edhe në këtë fushë, në fushën e shkencës, aq të rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë shqiptare, pa ëndërruar e menduar që të bëhemi si akademia japoneze a ndonjë tjetër, por institucion i denjë për popullin dhe kombin e kulturuar shqiptar. Botuar me 14.09.2017 klik ketu

124


ESE

Akademi Shkencash, jo institucion i përgjumur Akademia e Shkencave e Shqipërisë, për të ardhur keq, në harkun kohor prej një çerek shekulli, ka jetuar e punuar në letargji, ka qenë në hije. Organizimet dhe riorganizimet, debatet e vakëta edhe në ditët e sotme për funksionin e saj, në masmedia, nuk kanë sjellë ndonjë rezultat cilësor dhe, me të drejtë Kryeministri, zoti Edi Rama, në Konferencën e l l-të ndërkombëtare të “Alba-Shkencës” tërhoqi vëmendjen për ngecjen e punëve në këtë Akademi. Ndryshimet historike që filluan pas vitit 1990 me vendosjen e sistemit pluralist demokratik dhe synimi I madh për përfshirjen në Europën e Bashkuar kërkon padyshim edhe një Akademi shkencash serioze dhe të përgjegjshme për kërkesat dhe besimin e popullit. Shqetësimi qytetar dhe intelektual për punën e anëtarëve të Akademisë dhe vetë Akademinë është i drejtë, është i të gjithëve, është i përgjithshëm, nuk është vetëm i Kryeministrit. Kryesore është se Akademia e Shkencave si kudo është një institucion i lartë dhe i nevojshëm për zhvillimin ekonomik, kulturor, pra përbën pasuri kombëtare, por edhe për faktin se kjo shtresë e shoqërisë është paguar dhe paguhet nga taksapaguesit shqiptarë; për pasojë duhet të sillet me një ndjenjë më të lartë përgjegjësie dhe të jetë më e përkushtuar në punën dhe misionin shkencor. Për më tepër, të mbajmë parasysh se jemi i vetmi komb që kemi 5 akademi e gjysmë të shkencave: 125


AGRON FICO

dy në Shqipëri, një në Kosovë,

një në Hamburg të Gjermanisë (të quajtur “Akademia e djathtë e Hamburgut),

një në Nju Jork. dhe

gjysmë në Maqedoni (anëtarët shqiptarë të Akademisë Maqedonase të Shkencave).

Pra gjithë këto Akademi do të duhej të kishin prodhuar e hartuar vepra dhe programe serioze shkencore për të lehtësuar procesin e përparimit të çështjes kombëtare dhe asaj të zhvillimit ekonomik, që shqiptarët të mos mbeten njerëzit më të varfër të Ballkanit. Akademia e Shkencave e Shqipërisë pothuajse nuk iu është përgjigjur në shkallën e duhur sfidave të mëdha të kohës dhe të kombit, nuk ka qenë në rolin e vet që të ndihmojë zgjidhjen e problemeve dhe sfidave madhore që ka pasur e ka vendi. Le të sjellim një shembull jashtëzakonisht serioz dhe madhor për Shqipërinë. Kërkesa për shkatërrimin e armëve kimike siriane në tokën shqiptare ishte një problem kompleks dhe I vështirë, që përfshinte disa aspekte: politike, mjedisore, shëndetësore, financiare dhe, mbi të gjitha, kërkonte përkrahjen popullore. As dje dhe as sot nuk ka qenë dhe nuk është krejt e qartë se çfarë ishin ato arme siriane kimike (?), lëndë helmuese kimike (?), rreziqet e vërteta, ato mjedisore dhe pasojat shëndetësore etj.

126


ESE

Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet të ishte ajo që të thoshte fjalën e parë dhe të fundit, të thoshte fjalën shkencore dhe me profesionalizëm, për statusin që ka dhe anëtarët më të kualifikuar: mjekë të njohur, studiues të shkencave të natyrore etj. , të cilët duhet të kenë edhe integritetin e duhur qytetar. Por është për të ardhur keq që Akademia jonë e Shkencave nuk e mori këtë përgjegjësi, ajo zgjodhi heshtjen dimërore dhe u vu në pozitën e sehirxhiut. Kur u njoftua se Shqipëria nuk do të përfshihej në aksionin për shkatërrimin e lëndëve helmuese luftarake të Asadit, pa dyshim qytetarët e gjithë hapësirës shqiptare me të drejtë pyetën: Po Akademia e Shqipërisë, ku ishte? Pse heshti? Akademia e Shkencave të Shqipërisë nuk duhet të jetë në këtë nivel papërgjegjësie kombëtare dhe qytetare. Ajo duhet të “reformohet mbi parime bashkëkohore morale demokratike dhe kombëtare, që të përligjë nderin dhe statusin e privilegjuar e të veçantë intelektual e shoqëror. Le të kthehemi tek tematika dhe strategjia kërkimore e Akademisë sonë të Shkencave për problemet tona kombëtare. Nga botimet dhe punimet e botuara nuk duket ndonjë vepër cilësore që të shpjerë përpara arritjet dhe trashëgiminë e gjuhëtarëve të shquar si Eqrem Çabej, Selman Riza, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj. Fati i gjuhës shqipe është reduktuar në çështjen e përdorimit të “ë”-së dhe drejtshkrimin e disa fjalëve. Ka përpjekje për ndryshimin e vendimeve të Kongresit të Drejtshkrimit për gjuhën e njësuar shqipe me anë të ca sloganeve bajate politike. 127


AGRON FICO

Historia e Shqipërisë, sfida për rishikim kapitujsh, për vlerësimin e figurave të harruara, ose të keqtrajtuara është kthyer në një “grindje politike”. Edhe Konferenca shkencore për 70-vjetorin e Luftës antifashiste Nacional çlirimtare nuk e kapërceu dot këtë “grindje politike” dhe me theks partiak, që u shfaq në kumtesat e mbajtura. Botimi i Fjalorit enciklopedik nga Akademia e Shkencave provoi se ishte botim shokësh e miqsh, pa ndonjë vlerë dhe kontribut, duke lënë jashtë figura të njohura dhe me prurje të njohura shkencore, publike dhe shoqërore, pra një botim me kritere kaotike. Akademia e Shkencave nuk ka bërë asnjë përpjekje serioze shkencore për një botim kritik rreth letërsisë së krijuar në periudhën e sistemit totalitar, e njohur si letërsia e realizmit socialist. Nuk ka zbuluar rolin negativ që ka luajtur estetika marksiste si kodi normativ i vlerave krijuese dhe i kritikës për letërsinë dhe artet. Estetika marksiste sovjetike ka qenë ushqimi shpirtëror i mjaft studiuesve, krijuesve dhe kritikëve, disa prej tyre ende nuk janë shkëputur nga këto koncepte. Gjatë këtyre 26 viteve ka lindur edhe është zhvilluar një letërsi e re në përmbajtje dhe që synon të pasqyrojë dinamikën e shoqërisë së tranzicionit dhe kontradiktave të saj. Ende nuk ka ndonjë studim serioz për proceset e reja letrare, me anët e mira dhe të dobëta. Traditat kulturore, ky thesar kombëtar, vazhdojnë të trajtohen herë-herë me kriteret e estetikës moniste, ose edhe në mënyrë të thjeshtëzuar komerciale. Ka disa muaj që në masmedia diskutohet për disa çështje të etnokulturës dhe specifikisht për të kënduarit shumë-zërash, 128


ESE

që është nderuar edhe nga UNESCO si pasuri gojore botërore, por ende nuk ka ndonjë tryezë shkencore për të shpënë përpara zgjidhjen shkencore të shqetësimeve që shprehen në këto debate dhe shkrime. Rilindja e Akademisë së Shkencave mund të arrihet vetëm mbi një bazë të re, atë të filozofisë perëndimore-amerikane. Mendimet e shprehura nga disa akademikë në masmedia, se ndreqja e punëve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë bëhet duke gjetur një strukturë tjetër, ose duke ribashkuar disa institute etj., pa mohuar edhe riorganizime të caktuara, janë qasje që nuk ndryshojnë dot status kuonë e këtij institucioni kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Varianti më I përshtatshëm për kushtet e vendit tonë do të ishte jo krijimi i një institucioni gjithëpërfshirës, por atij specifik të veçantë, pra i një Akademie të Shkencave Albanologjike që të përfshijë fushat: gjuhë shqipe, histori shqiptare, letërsi, kulture popullore, arkeologji, monumentet e kulturës. Ndërsa degë të tjera të shkencave të përfshihen në njësi mësimore universitare, ose edhe në ndonjë institut të veçantë. Akademia e Shkencave të Shqipërisë do të kishte dobi po të arrinte të kapërcente frikën e “njollosjes” nga mendimet dhe debatet që bëhen, qofshin këto edhe kritike e ndonjëherë të tejskajshme. Reagimi i ish-Sekretarit Shkencor të Akademisë, zotit Bushati, si dhe “Sqarimi i Këshillit Ekzekutiv të Akademisë së Shkencave…” (2 shtator 20 16) pikërisht këtë 129


AGRON FICO

tregoi, “mbrojtjen” e institucionit nga opinionet e shprehura dhe jo ndonjë argument serioz për përmirësimin e punëve në këtë institucion. Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i ka munguar dëshira e bashkëpunimit me Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, që do të sillte një përfitim të dyanshëm. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur dhe ka studiues, specialistë të njohur të fushave të ndryshme të kulturës dhe të gjuhës shqipe. Aty jetuan edhe punuan personalitetet e mëdha të kombit shqiptar Fan Noli dhe Faik Konica, por ka pasur edhe ka edhe mjaft personalitete të shquara si Prof. Peter Prifti, Arshi Pipa, Stavro Skëndi etj. dhe sot si biologun e njohur dhe njëherazi albanolog Nelson R. Çabej, vepra madhore e të cilit Epigenetic Principles of Evolution është vlerësuar nga katedra të njohura në Amerikë dhe është botuar sërish, doktor Adem Harxhin, autorin e mjaft botimeve serioze shkencore dhe publicistike, skenografin e përkushtuar Astrit Tota, Illo Foton, studiues dhe publicist. Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, nën drejtimit e psikiatrit të njohur Prof. Dr. Skënder Kodra, ka krijuar lidhje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave të Kosovës, në radhët e saj ka edhe studiues nga Kosova. Madje ka në radhët e saj akademikë shqiptarë nga Maqedonia. Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork ka organizuar edhe konferenca të mirëfillta shkencore si ajo për 130


ESE

600-vjetorin e lindjes së Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, që u vlerësua gjerësisht nga masmedia shqiptare dhe ajo amerikane. Një nder i veçante i takon këtij institucioni edhe për organizimin pas një pune përgatitore 2-vjeçare të Konferencës shkencore kushtuar 70-vjetorit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë. Më e rëndësishmja është se tashmë në Amerikë, në shekullin e XXI, ka lindur dhe është krijuar një shtresë intelektuale shqiptare nga fushat e ndryshme të shkencës dhe kulturës, që kanë fituar me punë tituj e grada shkencore dhe që nderohen. Ky do të ishte një kontingjent me vlerë edhe për Akademinë tonë të Shkencave në Tiranë, po t’I njihte dhe t’i vlerësonte. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës funksionon shoqata e mjekëve shqiptarë, që shërben si tribunë e afrimit kombëtar, por mbi të gjitha atij profesional. Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë në Nju Jork ka në gjirin e vet mjaft talente, që kanë botuar nga disa libra etj. Studiues të shquar, padyshim, ka edhe në diasporat e reja shqiptare në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Belgjikë etj. Akademia e Shkencave e Shqipërisë duhet të bëhet qendra e të gjithë këtij brezi studiues të kësaj diaspore europianeamerikane, por ajo, në radhë të parë të dalë nga përgjumja, që të meritojë nderimin si institucion I mirëfilltë shkencor kombëtar. Botuar 07.09.2016 me klik ketu

131


AGRON FICO

Ngjarjet e Kumanovës në optikën e ASHASHA-s Filozofia–bazë, kryesore e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve, qysh ne krijimin e vet, ka qenë dhe është “Çështja Kombëtare”. Në të gjithë programin e vet, në strategjinë shkencore afatgjatë ajo ka shënuar dhe mbajtur një sërë aktivitetesh madhore me vlerë kombëtare si : Akademia për 600-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, simpoziumi shkencor për Luftën e Kosovës, sesioni shkencor për 70-vjetorin e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare etj. Madje nga Akademia janë dërguar mesazhe dhe letra pranë Organizmave ndërkombëtare për çështjen e të drejtave te shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi dhe ne Luginën e Preshevës. Një kontribut të veçantë ka dhënë Akademia shqiptare ne Diasporë për të demaskuar tezat antishqiptare te Enciklopedisë së Maqedonisë, e cila përcillte mesazhe sa të gabuara , antishkencore , aq edhe antishqiptare. Në këtë botim “akademik” mohohej lashtësia, autoktoniteti dhe vazhdimësia iliro-shqiptare. Albanologu i njohur gjerman G. Von Hahn shkruan: “Të gjithë

dijetarët e sotëm bashkohen në mendimin se shqiptarët janë stërnipërit e ilirëve të moçëm dhe se gjuha e tyre është faza më e re e ilirishtes së vjetër”. Në një debat të posaçëm të Senatit të Akademisë u demaskuan këto qëndrime antishqiptare dhe u theksua se 132


ESE

“Përdhosja e figurave të mëdha të kombit shqiptar, Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, Nënën Terezës etj. provon sa thelbin antishqiptar të këtyre të ashtuquajtur akademikë, aq edhe mbështetjen që ata kanë, qoftë edhe financiarisht, nga Qeveria e Maqedonisë.” Një bashkëpunim i ngushtë ekziston midis Akademisë sonë dhe intelektualëve e akademikëve shqiptarë në Maqedoni, disa prej të cilëve janë edhe anëtarë të kësaj Akademie, madje mjaft prej tyre kanë kontribuar edhe me studime e kumtesa ne veprimtarinë shkencore te Akademisë dhe materialet e tyre janë botuar ne revistën e saj “DITURIA”. Në dhjetorin e vitit të kaluar, në përvjetorin e Universitetit të Tetovës mori pjesë edhe kryetari i Akademisë prof. dr. Skënder Kodra, i cili ne kumtesën dhe diskutimin e vet ofroi ndihmë dhe bashkëpunim të gjerë me këtë institucion të Lartë të shqiptarëve ne Maqedoni. Akademia Shqiptaro-Amerika e Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, si institucion i lartë intelektual, ndjek me shqetësim, ashtu si gjithë bashkësia shqiptare në Amerikë, ngjarjet e zhvilluara kohët e fundit në Kumanovë. Ajo është e bindur se ngjarjet në Kumanovë janë faji i politikës së Shkupit dhe të qeverisë së kryeministrit Gruevski. Ajo çka ndodhur në Kumanovë dëshmon për një qëndrim zyrtar antishqiptar që shprehet ne dy komponentë të publikuara, më një anë është deklarata e pështirë e Ministres së Brendshme të Maqedonisë se shqiptarët janë fise te egra hindiane dhe se ata mund të zhduken ne një orë dhe nga ana tjetër është fakti se 133


AGRON FICO

në Kumanovë janë arrestuar rreth 30 shqiptarë dhe 14 janë gjetur të vdekur, 68 objekte kanë pësuar dëme nga luftimet e fundjavës së shkuar, prej të cilave 28 shtëpi janë vlerësuar si “të shkatërruara plotësisht”. Një analizë më e gjerë vertikale në kohë zbulon ngjarje dhe fakte të shumta e të përsëritura nga Qeveritë e Maqedonisë në mos zbatimin e Marrëveshjes se Ohrit në të gjitha kërkesat e saj. Populli shqiptare që zë mbi 30% të gjithë popullit në Maqedoni ndjehet i diskriminuar dhe i keqtrajtuar. Një dukuri e shëmtuar është edhe niveli dhe sasia e shkollave shqipe ne Maqedoni. Kjo ka një rëndësi parimore se i shkolluar është më i lirë dhe më i guximshëm në kërkesat e të drejtave të veta. Në rrafshin politik vihet re se liderët e partive politike shqiptare ndjekin një politikë egoiste dhe u mungon vullneti politik për bashkim midis tyre për te rritur ndikimin politik në qeverinë e Maqedonisë. Populli shqiptar në Maqedoni i ndjen në kurrizin e vet këto qëndrime përçarëse të liderëve te vet, prandaj edhe ne Kumanovë kur e vizitoi një kryetar partie shqiptare , banorët nuk e pritën dhe kërkuan që ai të largohej. Liderët shqiptarë në Maqedoni synojnë vetëm e kryesisht të ruajnë ngastrat e tyre të pushtetit në Maqedoni, se mendojnë se janë më shumë te rrezikuar nga shqiptarët, që kërkojnë ndryshime politike, sesa nga maqedonasit që duan të ruajnë pushtetin që kanë. Shqiptarët në Maqedoni, duhet thënë hapur, janë pjesë e një shteti, i cili duhet të ketë orientim të qartë perëndimor, objektiv të qartë futjen në NATO dhe Bashkimin Europian 134


ESE

dhe respektimin e Marrëveshjes së Ohrit Nikolla Gruevski është armik i shtetit të tyre, pikësëpari se është antiperëndimor. Shqipëria, si faktor paqeje dhe stabiliteti ne Rajon, ka marrëdhënie normale bashkëpunimi dhe disa marrëveshje ekonomike me qeverinë e Maqedonisë, por ajo ka përkrahur dhe ka shprehur qëndrime të qarta vëllazërore me shqiptarët në Maqedoni. Ngjarjet në Kumanovë u përcollën në Tiranë dhe në Prishtinë me shqetësim politik e diplomatik dhe u kërkua edhe njëherë zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe mbi të gjitha respekti i të drejtave të shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar dhe në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dënuan përdorimin e dhunës në Kumanovë dhe i kërkuan qeverise së Gruevskit që të zbulojë organizatorët e këtij krimi dhe fajtorët t’i vej para drejtësisë. Ambasadori amerikan, i posa emëruar nga presidenti Barak Obama, Jess L. Baily, ka pohuar se ai dhe kolegët nga shtetet e tjera janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë për qytetarët e Kumanovës dhe dënoi ashpër dhunën e përdorur. Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe shqiptarët të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në Maqedoni. Akademia u kërkon liderëve politikë të shqiptarëve që të marrin përgjegjësi atdhetare e demokratike dhe të bashkëkohës midis tyre, pavarësisht nga nuancat politike që ka secila, ata duhet të tregojnë vendosmëri politike në mbrojtjen e të drejtave te popullit shqiptar në Maqedoni.

135


AGRON FICO

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve ka qenë dhe është në krah të vëllezërve të tyre shqiptarë ne Maqedoni, ashtu si të gjithë bashkëkombësit e vet kudo që ata jetojnë. (Prof. Dr. Agron F. Fico/ Nënkryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve Tiranë-New York

Botuar me 26.05.2015 klik ketu

Gjuha shqipe dhe diplomatët e parë amerikanë Donald Lu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë,, sa here del para publikut flet, në shumicën e rasteve, shqip. Madje, siç tha para disa ditësh, se shqipen e kishte mësuar nga një shqiptar(e) nga Korça, kjo duket edhe në ndonjë nuancë fonetike të së folmes të Korçës. Përdorimi i shqipes në ligjëratën e tij në publik , shtuar këtu edhe natyrën e tij karizmatike, e bëjnë ambasadorin Lu të këndshëm në dëgjim dhe simpatik në pamje. “Jak’ o dit’e uruar! Që lind nga perëndon..” (Naim Frashëri ) Në traditën, ose më saktë në normat diplomatike nuk është ndonjë kriter ose parakusht që titullari i ambasadës të flasë 136


ESE

gjuhën e vendit të akredituar, por për dëgjuesit e shumtë mesazhi i ambasadorit në gjuhën e vendit është i kuptueshëm lehtë gjuhësisht.

Stafi i ambasades amerikane ne Tirane me veshje popullore shqiptare.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1991, pas 52-vitesh ndërprerje, përbën një ngjarje të shënuar historike. Në Memorandumin e Mirëkuptimit në Uashington më 15 mars 1991 thuhet se marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme tëë këtij shekulli, kur Presidenti Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, ambasadori i Amerikës në Greqi dhe Mal të Zi më 1914, Xhorxh F. Uilliams, merr në mbrojtje shtetin e ri shqiptar dhe të drejtat e shqiptarëve për t’u vetëqeverisur dhe për të qenë të lirë. 137


AGRON FICO

Ai shkruan: “Unë vetëm mund të bëj shumë pak për ta, por jam besim-plotë se shtypi amerikan do të vërë të gjithë fuqinë e tij për të ndihmuar formimin e qeverisjes shqiptare. Është një qëllim i shenjtë ky, prandaj Amerika do ta bëjë me doemos”. (Xhorxh F. Uilliams “The Shkypetars”, botimi shqip 1999, f. 76). “Në një hark kohor gati një shekullor shqiptarët, nëpërmjet dështimeve, sakrificave dhe provave të hidhura, të zhgënjimeve dhe pësimeve, më në fund gjetën miqtë e vërtetë, gjetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në qoftë se Udrou Uillson shpëtoi Shqipërinë më 1920, Bushi e futi Shqipërinë në NATO, Bill Klintoni e shpëtoi Kosovën nga genocidi serb dhe sollën shpalljen e Kosovës si shtet i lirë dhe i pavarur. Historia po dëshmon se, shekulli XXI është shekulli i kombit shqiptar”. (Agron F. Fico “Rilindja e Shqipërisë Etnike”, 2009, f. 28). Ambasadori Lu, ashtu si të gjithë ambasadorët amerikanë që kanë punuar në Shqipëri, shpreh dhe përfaqëson politikisht Qeverinë amerikane dhe Presidentët e saj. Por është për të ardhur keq që të gjithë këta ambasadorë, që nga i pari, zoti Ryerson, e gjer tek zoti Lu, janë etiketuar pa të drejtë si të njëanshëm. Kjo dukuri nuk është e rastit. Zanafilla e këtyre qëndrimeve partiake është në trashëgiminë e neveritshme ideologjike komuniste të së kaluarës, që propagandonte dhe ushqente urrejtje ndaj “imperializmit të egër amerikan”. 138


ESE

Janë disa pinjollë të atij regjimi që shkarravitin mërira dhe qëndrime kundër ambasadorëve amerikanë. Kjo ka ndodhur nga përfaqësues të të gjitha partive politike, pavarësisht nga ngjyra e xhaketës politike që mbajnë veshur. Ardhja e personelit të parë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë u prit me gëzim nga shqiptarët; ata ishin dallëndyshet e para të ambasadorëve të ndryshëm gjatë këtyre 27 viteve pluralizëm politik në Shqipëri. Përmbysja e regjimit diktatorial dhe fillimi i pluralizmit politik gjeti secilin nga shqiptarët në gjendje dhe me shpresa të ndryshme. Unë sapo kisha dalë nga karantina e dënimit në një shkollë mbrëmjeje në rrethinat e Tiranës, nën “kujdesin” (lexo: ndjekjen) nga sigurimi i shtetit, dhe po kthehesha tek dashuria ime e parë profesionale, tek gjuha shqipe. Kjo edhe për faktin se kisha një përvojë relativisht të pasur në dhënien e gjuhës shqipe për të huajt. Në vitet studentore pata mundësinë që t’i jap shqip Pavel Novakut, student çek, më vonë u bë albanolog; Fidlerit gjerman, me të cilin për 6 muaj bëmë mësim dhe ushtrime kryesisht për trajtat e shkurtra të përemrit vetor. Fidleri erdhi më vonë edhe si pjesëtar i shkencëtarëve gjermanë, që realizuan një ekspeditë kërkimore-shkencore për folklorin çam, që botuan edhe 2 vëllime për materialet e mbledhura.Mësim bëra edhe me disa grupe studentësh: gjermanë, mongolë, rumunë, koreanë-veriorë e të tjerë. Përvoja më e begatë, më cilësore ishin vitet si profesor i gjuhës shqipe 139


AGRON FICO

në Pekin (Republikën Popullore të Kinës) që shënuan edhe themelimin e Katedrës së Gjuhës Shqipe, punë që lumturisht dokumentohet edhe në botimin më 2017 të Albumit me titull “Histori të reja të miqësive të vjetra”, ku shkruhet: “Pikërisht profesor Agron Fico është themeluesi i degës së shqipes në Kinë”. (f. 81). Në shtator të vitit 1992 fillova të jap mësimin e gjuhës shqipe me disa diplomatë amerikanë të sapoardhur; po përmend diplomaten e karrierës Xheki Myler (Jackie Muller)), sekretaren e parë Sinthia Keipëls (Synthia Caples), këshilltarin Filip Leidlou (Philip Laidloë), ndihmës-konsullin e të tjerë. Në fillim mësimet i zhvilloja në ndërtesën e Ambasadës (kati i poshtëm), por shpejt u zhvendosëm në një mjedis të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës (QNK), që më parë quhej muzeu i diktatorit Hoxha, por në disa raste më ftonin edhe në shtëpi, që u ishin dhënë për banim diplomatëve amerikanë. Më kujtohet se orët e para të mësimit të gjuhës shqipe me atasheun ushtarak Pol Mysen (Paul M. Mussen) i zhvillova pikërisht në mjediset e asaj ndërtesës së dikurshme të vogël të ambasadës. Pol Mysen ishte nga Kalifornia, shtatlartë dhe tepër komunikues. Zakonisht shkoja 5 minuta para orës së mësimit. Një herë ndodhi që ai erdhi pak me vonesë. Ndërsa prisja në oborrin e ambasadës, e pashë të vraponte dhe sa hyri më kërkoi falje, se kishte qenë me ministrin e mbrojtjes Zhulalin në një inspektim dhe ishin vonuar. Ishte fisnik dhe i kulturuar. Ndodhi që edhe një herë të dytë u vonua. Sa hyri në oborr të ambasadës, m ‘u afrua dhe më pëshpëriti në vesh e më tha: “Ah, mo profesor, sa do të zemërohej mëma ime po ta merrte vesh se unë vij vonë?!” 140


ESE

Pas disa javëve ai mori një shtëpi banimi afër ndërtesës së ambasadës dhe unë shkoja aty për orën e mësimit. Me zotin Mysen dhe disa anëtarë të personelit të ambasadës që mësonin shqip u bëmë miq dhe i ftova edhe për ndonjë drekë me gjellë tradicionale. Kur vajza, Albana, shkoi në SHBA se kishte fituar bursën Fullbrait senior, në aeroportin e Los Anxhelosit e priti nëna e Mysenit. Me diplomaten Xheki Myler, një zonjë me shtat mesatar, me tipare të imta dhe e hirshme, natyrë e heshtur dhe intelektualisht e sofistikuar, orët e mësimit zhvilloheshin dy herë në javë në mjediset e QNK-së e më vonë në vilën e saj, diku pas Ambasadës Amerikane. Mësimi dukej pak si surrealist. Ajo vinte fiks në orën 8 para portës së QNK-së dhe priste sa rojet tekanjoze të ndërtesës t’i hapin derën dhe në klasë ishte shpesh e vetme. Përgatitej me kujdes, por unë i shmangia detyrat me shkrim, se e dija që shpesh mungonte edhe drita elektrike. Kisha hartuar një metodë të gjuhës shqipe për të huaj, në kapakun e së cilës kisha shënuar, UNË FLAS SHQIP (Metodë e mësimit të gjuhës shqip për të huajt). Ishte krijuar një farë ngërçi në orën e mësimit si pasojë e stresit që mbartja unë. Në vitet 1992-93 në Shqipëri ndjehej thellë varfëria ekonomike, kaosi politik e shoqëror, rrjedhojë e regjimit të egër totalitarist që e kishte katandisur vendin në këtë errësirë… Dritat priteshin shpesh, ose së shumti për orë të tëra nuk kishte dritë, uji vinte me ndërprerje, vihej re një dëshpërim ulëritës. Kështu, sa herë filloja mësimin, padashur përpiqesha edhe të justifikoja (në fakt, të shpjegoja) 141


AGRON FICO

këtë realitet të paparë ekonomik-shoqëror. Studentja Xheki e kuptonte dhe e ndjente këtë gjendje gjysmë mësim e gjysmë hutim dhe një ditë, ndërsa e shoqëroja gjer tek dera e jashtme e godinës, u ndal dhe me tonin e saj fisnik më tha: “Profesor Fico, mos u shqetësoni, se ne e dimë dhe e kuptojmë këtë gjendjen tuaj, por realisht ndjehemi mirë, se kur dalim në rrugë qytetarët shqiptarë, madje më shumë fëmijët, na përshëndesin “Mirëmëngjesi” me buzëqeshje! Kam qenë edhe në disa vende të tjera me këtë detyrë; edhe pse të zhvilluara ekonomikisht, ne jemi ndjerë vetëm si të huaj”. Në këtë bashkëbisedim tepër njerëzor ka në thelb një mesazh të thellë – Dashurinë e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht nga gjendjet dhe politikat. Shqiptarët u buzëqeshnin sinqerisht, u hapën zemrat dhe i vunë në krye të traditës së tyre miqësore të mikpritjes. Shqiptarët u dhanë dashurinë, nderimin mirënjohjen e pamasë dhe ata, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, treguan se janë miqtë dhe aleatët tanë më të mëdhenj dhe misionarë të demokracisë dhe të lirisë. Mësimi me diplomatët e parë amerikanë dhe me të tjerë, grupe baptistësh, njerëz të veçantë, si profesori Frank Dalton e të tjerë ishte një përvojë e pasur me njerëz të një shoqërie të lirë dhe pa komplekse. Kjo përvojë më shërbeu gjithashtu në mësimdhënien në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku hapa dy programe, atë të gjuhës dhe të kulturës shqiptare. Një program tjetër ishte për studentët shqiptarë që të mund të ndiqnin shkollat e larta dhe universitetet amerikane. Botuar me 19.12.2017 klik ketu 142


ESE

Rauf Fico nderon “Amerikanin e Madh” (Në 90-vjetorin e vdekjes së Presidentit Udrou Uillson)

Në mes të një sheshi të vogël në lagjen e quajtur “Tirana e Re” ka disa vite që lartësohet shtatorja madhështore e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Udrou Uillson (Woodroë Wilson). Shpesh herë kur shkoj te kjo lagje (dikur kam banuar vite të tëra aty) kthehem dhe e admiroj këtë vepër-simbol të kombit shqiptar që shpreh mirënjohjen më të lartë për “amerikanin e madh”. Një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës nga shtetari i shquar Ismail Qemali, ish- Shqipëria e 4 vilajeteve u vu nën hanxharin e egër të Fuqive të Mëdha Europiane. Në Konferencën emërkeqe të Ambasadorëve në Londër (1913) Shqipëria u copëtua midis shteteve fqinje dhe mbeti në një sipërfaqe sa është sot (28 mijë km katrore).Një traktat i fshehtë, po në Londër, (26 prill 1915) i këpuste pjesë të tjera asaj Shqipërie të mbetur. Denoncimi i këtij traktati nga Lenini dhe kundërshtimi nga Uillsoni i kompromisit anglo-franko-italian (1920) zgjuan ndërgjegjen atdhetare të shqiptarëve. “Mesazhi i Uillsonit – shkruan Prof. Shyqyri Hysi – erdhi në kohën e përshtatshme për atdhetarët shqiptarë”. (”Rauf Fico – shtetar dhe diplomat i shquar, 2007, f. 62). Shqiptarët u ngritën dhe kundërshtuan politikisht-ushtarakisht dhe diplomatikisht copëtimin dhe mohimin e të drejtave kombëtare.

143


AGRON FICO

Aksioni i parë, i shqiptarëve ishte ai politik. Ata organizuan Kongresin kombëtar në Lushnje (28-31 janar 1920) dhe formuan qeverinë me Kryeministër Sulejman Delvinën. Kongresi i Lushnjës krijoi Senatin, që u quajt më vonë Këshilli Kombëtar, dhe ishte organ legjislativ; zgjodhi Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr.Turtullin si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Caktoi Tiranën si kryeqytet të Shqipërisë dhe vendosi organizimi e protestave të ashpra kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për të zbatuar Traktatin e fshehtë të Londrës. Aksioni i dytë, ishte ai në frontin ushtarak: Lufta e Vlorës më 1920 ishte një varg betejash mes forcave të Italisë dhe patriotëve shqiptarë në zonën e Vlorës. Lufta zgjati tre muaj dhe më 3 shtator 1920, pas shumë luftimesh të pabarabarta, forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës, dhe i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i Vlorës, por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini. Aksioni i tretë, ishte diplomatik: Pjesëmarrja në Konferencën e Paqes në Paris. Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve. Prof. Peter Prifti, bashkëkohës i Nolit, na thotë se pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve Noli e quante kontributin (meritën) e tij më të madhe. Këto ngjarje kulmore të historisë së kombit shqiptar, që i siguruan Shqipërisë tërësinë tokësore dhe pavarësinë janë dëshmi e ndjenjave miqësore të Presidentit Udrou Uillson ndaj popullit shqiptar. 144


ESE

Populli shqiptar, kombi shqiptar, ka qenë dhe është mirënjohës ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Udrou Uillson. Me rastin e vdekjes së Presidentit amerikan, më 3 shkurt të vitit 1924, Asambleja Kushtetuese e Shqipërisë, në mbledhjen e saj të shtatë, me propozimin e Rauf Ficos, ditën e hënë më 4 shkurt, mbajti 5 minuta heshtje në nderim të kësaj figura të përmasave botërore. Rauf Fico kërkoi fjalën, duke ndërprerë seancën e sapofilluar, dhe me solemnitet tha: “Zoti Kryetar! Pa hy në bisedimet e rendit të ditës, dua të bëj një propozim. Me hidhnim murmë vesh se ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës W. Wilsoni vdiq. Duke marrë parasysh shërbimet e mëdha që i ka bërë Shqipërisë, propozoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhnimi dhe t’i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit”. (Vep. cit. f.65). Propozimi i Rauf Ficos u pranua njëzëri dhe u bënë pesë minuta pushim. Merr një vlerë të veçantë fakti që një propozim i tillë me domethënie historike bëhet nga Rauf Fico, personalitet dhe i njohur si politikan e diplomat i shquar me përmasa europiane. Është me interes të vihet në dukje se Rauf Fico ishte atdhetar i lindur, për të cilin Faik Konica na thotë se, “zoti Rauf Fico ishte shqiptar edhe atëherë kur nuk kishte Shqipëri”. Rauf Fico, siç vë në dukje ambasadori anglez në Tiranë, ishte “me pikëpamje republikane”, pra me orientim perëndimor.

145


AGRON FICO

Homazhi për Udrou Uillson vazhdoi edhe në mbledhjen e ditës së hënë të datës 11 shkurt, në të cilën Noli, që nuk kishte qenë i pranishëm në seancën e datës së 4 shkurtit, mori fjalën. Në këtë ligjëratë Noli përmend arsyen pse Shqipëria merrte pjesë në atë ditë zie për “Amerikanin e Madh”. Noli theksoi “Titulli ‘Amerikan’ mjafton që ta bëjë popullin tonë që të marrë pjesë në çdo vajtim të Amerikës, se të gjithë e dimë sa të mira kemi prej saj. Që prej vitit 1900 Amerika ka qenë kurbeti më i math i shqiptarëve…” (Vep. cit. 64). Fan Noli, në atë ligjëratë, vuri në dukje dhe tha: “Cili prej jush s’ka dëgjuar të Katërmbëdhjetë pikat e Uillsonit, të sintetizuara në paktin e Lidhjes së Kombeve?” Në këtë ditë nderimi mbarëkombëtar për “Amerikanin e Madh” meriton mirënjohje të veçantë Fan S, Noli që vuri të parin gur-themeli të miqësisë historike të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Noli në fjalimin që mbajti në Asamblenë Kushtetuese zbulon për herë të parë “përgjigjen bujare”, që Uillsoni i kishte dhënë në takimin e korrikut 1917. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Udrou Uillson – kujton Noli, i rrethuar prej kabinetit, prej trupit diplomatik dhe prej përfaqësuesve të racave të ndryshme të Shteteve të Bashkuara shkoi më 4 korrik 1917 te varri i Uashingtonit për të mbajtur të parin fjalim luftarak. “Atëherë iu afrova dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi, – kujton Noli – dhe përgjigjen e tij bujare e mbaj mend sikur po e dëgjoj sot: ‘Një zë do të kem në Kongresin e Paqes dhe atë zë do ta përdor për të mirën e Shqipërisë’”. (Vep. Cit. f. 61). 146


ESE

Historia po dëshmon se, në një hark kohor 101 vjeçar nga shpallja e shtetit të Pavarur shqiptar (28 Nëntor 1912) shqiptarët nëpërmjet sakrificave, dështimeve dhe provave të hidhura, të zhgënjimeve dhe pësimeve, më në fund gjetën miqtë e vërtetë, gjetën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një meritë e tejskajshme e arkitektit dhe vizionit të guximshëm, të gur-themeluesit të kësaj miqësie, Fan Stilian Nolit. Udrou Uillsoni, Bill Klintoni, Xhorxh Bushi, i dhanë përkrahjen vendimtare në çastet më kritike të vetë ekzistencës së kombit shqiptar. Në qoftë se Udrou Uillson e shpëtoi Shqipërinë më 1920, Klintoni dhe Bushi sollën Kosovën e pavarur dhe pranimin e Shqipërisë në NATO. Pozita ndërkombëtare e shtetit shqiptar në botë është sot e sigurt, e qëndrueshme dhe pjesëtare aktive e bashkësisë botërore. Krijimi i shtetit të dytë shqiptar, Republikës së Kosovës, është një fitore kombëtare historike. Bashkëpunimi i ngushtë midis të dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, siç tregoi edhe mbledhja e Prizrenit më 11 janar të këtij viti, dëshmon se shekulli i XXI është shekulli i kombit shqiptar. Botuar me 02.02.2014 klik ketu

147


AGRON FICO

Gjuha shqipe në Shqipëri Titulli i shkrimit dikujt, ndofta, do t’i duket i habitshëm ose edhe i panatyrshëm, por dëshiroj të shpreh thjesht një shqetësim qytetar, një alarm dhe mbi të gjitha një ndërgjegjësim të domosdoshëm për gjendjen e çoroditur të gjuhës shqipe në ditët tona. “Mirëserdhët”, pra me një shqipe të cunguar, shkruar mbi qemerin e portës së hyrjes kryesore të qendrës së re moderne tregtare “Concord Center”, vizitori hyn në sallat plot njerëz dhe mallra nga më të ndryshmet. Ishte dita e dytë dhe tek hyrja kishte radhë, duhej të prisje; kështu gjeta mundësi të flisnim me rojet për këtë gabim drejtshkrimor. Atyre iu duk i pakuptimtë, në mes asaj zallahie të turmës ky meraku ynë i vockël. Hymë brenda dhe, si vizituam disa sektorë mallrash, u ulëm dhe rrufitëm nga një filxhan kafe në mes të shtëllungave të tymit. (Ligji për ndalimin e duhanit në mjediset publike është futur në arkivat e burokracisë administrative). Duke rrufitur kafe e duke dialoguar me gruan, edhe ajo është një mësuese e pasionuar e gjuhës shqipe, se cili do të ishte shkrimi i saktë i fjalës në qemerin e ndërtesës, shkrova në një skedë variantet e saktë: Mirë se erdhët!, Mirë se vini! Shih: “Drejtshkrimi i Gjuhës shqipe”, 1973, f.132, parag.67 B, f). Në dalje të ndërtesës skedën ia dhashë njërit nga rojet. Ai qeshi dhe, si e palosi skedën, e futi në xhepin e pasmë të pantallonave. Ai ishte në të drejtën e tij, se shkolla nuk ia kishte mësuar drejt dhe saktë rregullat e drejtshkrimit. 148


ESE

Ky lokucion pasthirrmor ishte shkruar jo saktë, ashtu siç janë me dhjetëra e dhjetëra tabela institucionesh e dyqanesh, emra rrugësh etj., me gabime gjuhësore. Po edhe këto nuk janë aq shqetësuese para masakrës gjuhësore, që bëhet në seancat e ndryshme të Parlamentit shqiptar. Aty do të dëgjosh jo vetëm dialektet dhe nëndialektet e shqipes,por edhe të folmet e fshatrave dhe lagjeve të ndryshme nga qytete dhe rrethet e Shqipërisë. Në fjalimet, replikat, dialogët e mjaft deputetëve kolltullofagë do të dëgjosh, në gojën e tyre të shthurur e plot broçkulla, se si përlyhet dhe njolloset gjuha e bukur shqipe. Këta parlamentarë shqip-prishës janë po ata që përdorin edhe më shumë fjalë, ndërtime dhe shprehje gjuhësore të huaja. Masmedia, qoftë ajo e shkruar ose e folur, është më e papërgjegjshmja për thesarin gjuhësor. Gjen ose dëgjon ndërtime, fjalë dhe shprehje larg standardit të gjuhës letrare. Përgjithësisht ka një varfëri të leksikut dhe, rrallë tepër rrallë, gjen përdorimin e mënyrave habitore, dëshirore, që i japin ngjyrimin shqiptar frazës së shkruar ose të dëgjuar. Mungon dora e redaktorit gjuhësor nëpër gazeta ose programet televizive. Më e pakëndshme është gjuha shqipe në librat e përkthyer. Edhe pse janë përkthyer e përkthehen shumë tituj nga letërsia e popujve të ndryshëm të botës e ke vështirë të gjesh ndonjë përkthyes të përkushtuar. 149


AGRON FICO

Dihet se përkthimi është krijim/ punë krijuese. Ne kemi tradita të pasura në lëmin e përkthimit dhe kemi pasur përkthyes të shquar me Fan Nolin në krye. Po përmendim pak prej tyre si: Skënder Luarasi, Vedat Kokona, Sotir Caci, Enver Fico, Rober Shvarc, etj.. Përkthimi i dobët, cilësia e ulët ka qenë dhe është edhe një ndër faktorët e rënies së interesit për librin e huaj dhe shitjes së tij. “Gjuha shqipe, ka shkruar gjuhëtari i madh Eqrem Çabej, është tabani i tabanëve të kombit”. Këtej buron edhe nevoja e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe institucioneve të saj për të mbrojtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe në standardin e shoqërisë demokratike e europiane që po kërkojmë të ndërtojmë. Rol parësor dhe kryesor ka institucioni i shkollës. Është për të ardhur keq që gjuha shqipe është hequr nga plani mësimor i shkollave të mesme. Pra brezi i ri shkollor e shkëputet mjaft herët nga mësimi i gjuhës shqipe. Kjo ndihet qartë edhe në vitet e universitetit. Është viti i dytë që jap anglisht në Fakultetin e Mjekësisë dhe studentët në fillim të semestrit të parë shfaqin dobësi dhe mungesa në gjuhën shqipe, prandaj u them se, “kam ardhur t’ju mësoj gjuhën shqipe, se kështu do ta keni më lehtë të përvetësoni gjuhën e huaj, anglishten”. Përfundimet janë të dukshme në fund të vitit mësimor. Ministria e Arsimit duhet ta rishikojë seriozisht vënien e gjuhës shqipe në shkollat e mesme, të nxisë hartimin e teksteve seriozë dhe të qëndrueshëm për gjuhën shqipe 150


ESE

me bashkëpunimin e specialistëve të njohur të gjuhësisë e me mësues me përvojë të ciklit të shkollës së mesme. Ministria e Arsimit dhe Sporteve, si dhe shoqëria civile, duhet të alarmohen nga shifrat tronditëse të rritjes së analfabetizmit. Të mendohet me përgjegjësi dhe në mënyrë krijuese. Krahas masave dhe programeve shtetërore mund të kërkohej edhe ndihmesa e arsimtarëve tanë, atdhetarë dhe të përkushtuar. Është ogur i mbarë për gjuhën shqipe që qeveria e re, e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit, që në ditët e para të saj vendosi detyrën e redaktorit gjuhësor në institucionet kryesore. Madje, vetë Kryeministri Edi Rama, ka një përkushtim e kujdes të veçantë për gjuhën shqipe. Kjo u pa dhe ra në sy, siç e vuri në dukje edhe masmedia, në fjalimin dramatik për amët kimike siriane. Dilema hamletiane “Të pranohet apo të mos pranohen armët kimike siriane”, që ishte thelbi i dialogut midis qeverisë, popullit, kombit shqiptar dhe kryemikut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shtjellua në një stilistikë gjuhësore në të cilën gërshetohej stili nolian me përdorimin e mënyrës kushtore të së ardhmes dhe sarkazma therëse e Konicës. Qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëkombësit tanë, kudo që janë, bashkë me vendimin e mundimshëm, por të drejtë e historik, shijuan edhe pamfletin e bukur gjuhësor. Në fund një sqarim, që të mos shqetësohen si dashamirësit e shkrimit edhe ata jodashamirës. Esenë e shkrova thjesht si qytetar, ose më saktë me përgjegjësinë time qytetare për gjuhën e shtrenjtë dhe të shenjtë shqip e jo si profesionist. 151


AGRON FICO

Për më tepër, larg qoftë, të hyjë në sferën e Akademisë sonë të Shkencave ose Qendrës së Studimeve Albanologjike, të cilat të lodhura nga heshtja “akademike” rrinë larg sfidave madhore dhe detyrimeve ndaj taksapaguesve shqiptarë. Nuk thanë asnjë fjalë, madje as gjysmë fjale për armët kimike siriane (shih shkrimin tim “Letargjia e Akademisë së Shkencave” tek “Shekulli”, 23 nëntor 2013, f.9). Ndërsa për gjuhën shqipe, një ndër kulmet e diskutimeve të tyre është përcaktimi se cilat fjalë të gjuhës shqipe duhet të shkruhen me “ë” me dy pika dhe cilat fjalë me shkronjë të madhe! Me më shumë dashuri dhe përkushtim për “gjuhën tonë” shqipe, i dashur lexues, dhe të frymëzuar nga filozofia e Rilindësit të madh, poetit Naim Frashëri për gjuhën shqipe si “gjuhë e mirë, e ëmbël… e bukur e plot vlerë”, dhe ajo do të krenohet me folësit e saj. Botuar me 11.12.2013 klik ketu

Gjuha shqipe në Pekin Para pak ditësh Kryeministri Edi Rama në fjalën e hapjes së Institutit “Konfuci” për gjuhën e kulturën kineze tha se, që të flasim e shkruajmë saktë e mirë gjuhën shqipe duhet shkuar në Pekin! Kuptohet mendimi i hollë dhe njëherazi shqetësimi i drejtë dhe i përsëritur i Kryeministrit Rama për gjendjen e 152


ESE

çoroditur të shqipes. Gjendja e gjuhës shqipe në ditët tona është një temë madhore që meriton një trajtesë tjetër. Por le të kthehemi tek “gjuha shqipe në Pekin”. Më 1 prill 1962 filloi jetën katedra e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Pata fatin e bardhë të jem profesori i parë që vura këtë gur themeltar në ngritjen e këtij institucioni të shqipes në Kinën e madhe. Tashmë ka kaluar gjysmë shekulli dhe katedra, veprimtaria e saj mësimore e shkencore, është rritur e zhvilluar dhe gjuha shqipe ende mësohet në Pekin të Republikës Popullore të Kinës. Në vitet 60 të shekullit XX midis Shqipërisë dhe Kinës u krijuan marrëdhënie miqësore të ngushta. Krushqia politike me Kinën u shoqërua edhe me zgjerimin e marrëdhënieve si dhe nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh dypalëshe në fushën e kulturës dhe arsimit. Pala kineze kishte kërkuar të dërgohej edhe një specialist për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Pas një udhëtimi prej 24 ditësh me vaporin “Vlora” zbrita në një port detar në Kinën e Jugut, dhe pas 3-4 ditësh arrita në Pekin, kryeqyteti i Republikës Popullore të Kinës. Atje, pas 2-3 javësh pushimi, siç përmenda më lart, më 1 prill 1962 filloi mësimi i gjuhës shqipe, për herë të parë, në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit. Ora e parë e ditës së parë më është ngulur në mendje me gjithë emocionet e rastit. Pas fjalës së Dekanes Cin Pi thashë edhe unë pak fjalë: 153


AGRON FICO

“Do të shënohet si ngjarje e veçantë në historikun e gjuhës shqipe fakti që sot po filloni të mësoni edhe ju gjuhën e bukur dhe të lashtë shqipe…” Emocione të fuqishme më pushtuan. Kurrë nuk kisha menduar se do të vinte ajo ditë që të ndodhesha përpara 30 studentëve dhe tre ndihmësve aty, në Pekin, në Kinën e largët, që t’u mësoja gjuhën time, gjuhën shqipe. Emocionet i zotërova dhe u ktheva nga dërrasa e zezë, në të cilën kisha shkruar më parë vargjet e njohura të poetit të shquar të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashërit: Gjuha jonë sa e mirë, Sa e ëmbël, sa e gjerë, Sa e lehtë, sa e lirë, Sa e bukur, sa e vlerë. Bashkë me ndihmësit e mi i kishim përkthyer këto vargje nga shqipja në rusisht dhe pastaj në kinezçe. Fillova nga tema e parë, alfabeti i gjuhës shqipe, zanoret dhe shqiptimi i tyre. Pasi shkrova në dërrasën e zeze shkronjën “a” të vogël dhe të madhe, u ktheva nga klasa që t’u tregoja shqiptimin. Mbeta i shtangur dhe nuk kuptova pse çdo student kinez mbante në dorë një pasqyrë. Kontrollova heshtjen time dhe u përpoqa të kuptoja domethënien e këtij veprimi. Shpejt u sqarua se, studentët nëpërmjet pasqyrës në duar imitonin shqiptimin tim dhe verifikonin artikulimin e gojës për shqiptimin e shkronjës përkatëse. Pas hartimit të programit të plotë të kursit 4-vjeçar të gjuhës shqipe i hyra punës për hartimin e metodës së gjuhës shqipe, që në mbarim arriti në katër vëllime. 154


ESE

Një punë të veçantë bëja 3 herë në javë me ndihmësit, të cilët ishin të diplomuar në rusisht dhe anglisht. Krahas mësimdhënies synoja të krijoja edhe një bërthamëz modeste albanologjike. Prura një bibliotekëz të librit shqip: fjalorë, botime të letërsisë shqipe, revista etj. Studentët kinezë mësonin me një këmbëngulje të habitshme edhe pse vështirësitë i kishin të shumta, sepse shqipja dhe gjuha kineze janë dy gjuhë të largëta në hartën botërore të gjuhëve. Përdorja mënyra nga më të larmishmet që të krijoja një mjedis gjuhësor shqiptar, që nga incizimet e mësimeve dhe pjesëve të zgjedhura nga letërsia shqipe e gjer tek ekskursionet mësimore jashtë universitetit, ku nxënësit loznin rolin e përkthyesit. Atëherë në Pekin kishte shumë studentë shqiptarë, kështu organizonim veprimtari kulturore e gjer edhe sportive midis studentëve kinezë që mësonin gjuhën shqipe dhe studentëve shqiptarë. Në shtator të vitit 1963 erdhi për vizitë në Kinë një delegacion kulturor shqiptar i përbërë nga Kadri Baboçi, Zëvendësministër i Arsimit, nga Prof. Dhimitër Shuteriqi dhe poeti Llazar Siliqi. Ata shfaqën dëshirën që të vizitonin fakultetin dhe të merrnin pjesë në një orë mësimore të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Studentët, edhe pse të emocionuar nga prania e personaliteteve shqiptare, recituan dhe iu përgjigjën saktë pyetjeve të ndryshme nga letërsia, bënë ushtrime gramatikore dhe morën pjesë në bisedën që shkrimtari 155


AGRON FICO

Dhimitër Shuteriqi zhvilloi me ta. Të pranishmit u kënaqën pa masë nga përparimi i studentëve kinezë. Profesor Shuteriqi ndër të tjera tha: “As në ëndërr nuk e kisha parë që gjuha e bukur shqipe, gjuha e Naimit, Nolit, Migjenit, Asdrenit të flitej e të shkruhej kaq mirë nga studentët kinezë. Është një ngjarje e shënuar për kulturën shqiptare. Ju lumtë juve dhe profesorit tuaj.” Katedra e gjuhës shqipe në Pekin ka vazhduar të punojë dhe të ekzistojë duke rritur cilësinë e tematikën mësimore dhe shkencore. Katedra e gjuhës shqipe u bë edhe furnizuesja kryesore e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e Jashtme të Kinës. Në një letër që më dërgonte para disa kohësh një ishstudentja ime, Ho Y Ping, e njohur si Pina, më shkruante: “Pasi u diplomuam ne, grupi i parë i studentëve që mësuan gjuhën shqipe, për katër vjet u ndërpre pranimi i studentëve për shkak të ‘revolucionit kulturor’. Ndërsa në vitin 1970 u pranuan dy grupe studentësh e, qysh nga ai vit, çdo katër vjet pranohen të paktën 15 studentë.” Është një kënaqësi sa njerëzore, intelektuale dhe profesionale që m’u dha mundësia të vë themele të qëndrueshme në një institucion mësimor universitar në Kinë, që studentët kinezë ta flasin e ta shkruajnë saktë gjuhën shqipe; prandaj do të shtoja se nuk ka pse të shkohet gjer në Pekin për të mësuar shqipen e saktë, se ishin shqiptarët e Tiranës ata që ua mësuan studentëve kinezë gjuhën “e ëmbël dhe të bukur” shqipe. 156


ESE

Si u bëra pedagog i gjuhës shqipe në Pekin Puna si pedagog i ri dhe e bashkëpunëtor shkencor në fushën e folklorit, por sidomos qenia si Sekretar Shkencor i Fakultetit dhe Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, e kishin bërë të dukshme punën time. Në shtator 1961 më thirrën në Ministrinë e Arsimit dhe më njoftuan për detyrën e re – pedagog i gjuhës shqipe në Pekin. Kisha punuar dhe isha gjendur midis personalitetesh të shquar të gjuhës dhe kulturës shqiptare si: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Selman Riza, Androkli Kostallari, Mahir Domi etj., të cilët më kishin ndihmuar të përfitoja nga përvoja e tyre shkencore-mësimore dhe të kuptoja standardet e larta për detyrën e ngarkuar. Botuar me 04.12.2013 klik ketu

Realiteti socio-politik i diasporës shqiptare në SHBA “Instituti Folklorik” i Gjergj Dedvukës në Nju Jork. Në 20vjetorin e “Bashkimit kombëtar” Diaspora në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë është jo vetëm një realitet politik-ekonomik, për emigrantët shqiptarë, por edhe një sfidë e madhe dhe e fuqishme e përpjekjeve dhe e dëshirave të tyre për ta bërë kulturën kombëtare pjesë aktive të jetës së komunitetit dhe integritetit të tyre etnik. Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës amtare, i gjuhës shqipe si dhe traditave të pasura etnologjike (folklori, tradita, veshje etj.) janë bërë pjesë gjallë e jetës familjare dhe të bashkësisë shqiptare. 157


AGRON FICO

Jeta kulturore e shkencore në diasporë është e gjallë, ajo gumëzhin dhe ka një larmi aktivitetesh të përhershme dhe të vazhdueshme. Në disa emisione dhe ndonjë shkrim kushtuar Diasporës, fatkeqësisht vihet re një varfëri dhe një nivel shkollor, një pasqyrim tepër i zbetë i jetës kulturore dhe intelektuale në diasporë. Krye arsyeja qëndron në përfytyrimin dhe konceptin tradicional të shek.XX që e sheh diasporën thjesht si dukuri ekonomike. Në diasporë ka një shoqatë të shkrimtarëve dhe artistëve, ka një shoqatë të mjekëve dhe me dhjetëra shoqata, që promovojnë jo vetëm atdhetarizëm, por edhe një veprimtari të gjerë për kulturën ruajtjen dhe kultivimit të gjuhës shqipe në gjirin e shoqërisë multietnike të shoqërisë amerikane. Kthesa historike në Shqipëri (më 1990), çlirimi i Kosovës (1999) nga sundimi serb dhe shpallja e pavarësisë së saj 17 shkurt 2008, rritja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Mal të Zi, sollën ndryshime cilësore në vetë strukturën shoqërore të diasporës. Emigrantët e ardhur në SHBA pas këtyre ngjarjeve kishin dhe kanë në tërësi, një nivel arsimorkulturor-profesional mjaft të ndryshëm nga brezi i parë, i dytë dhe pjesërisht i tretë i brezave të mërgimtarëve. Kjo gjeografi e ndryshimeve shoqërore-kulturore dhe epoka e re historike, shek. XXI, kanë shtruar detyrën e një vlerësimi dhe angazhimi më të madh ndaj fenomeneve të kulturës dhe i shqyrtimit të tyre me përparësi; sot kërkohet që fytyra të kthehet nga kultura dhe gjuha shqipesi përparësi të ruajtjes së 158


ESE

identitetit etnik në shoqërinë shumëkombëshe demokratike amerikane. Në vështrimin historik e aktual është i njohur kontributi i kësaj daspore në fatet e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në krye të këtyre përpjekjeve patriotike ka qenë federata panshqiptare “Vatra” me drejtuesit e saj më të shquar Fan Stilian Noli dhe Faik Konica. Patriotët e diasporës, as dje dhe as sot, nuk kanë reshtur së ndihmuari trojet e të parëve me mënyra nga më të ndryshme, që nga format politike e deri në ato ekonomiko-financiare. Ky kontribut është vlerësuar dhe ka nderimin e gjithë kombit shqiptar. Mendimi i shprehur nga publicisti i njohur Dalip Greca se, patriotizëm është edhe kontributi i dhënë për kulturën dhe veprimtarinë kulturore, meriton një vëmendje dhe vlerësim të veçantë, sepse i bën jehonë një prirjeje të re dhe të shëndoshë në zhvillimin e Diasporës shqiptare. E kisha njohur Gjergj Dedvukën nga larg, në kohën e një prej festivaleve folklorike në kalanë e qytetit të gurtë të Gjirokastrës, kur mori pjesë me grupin kulturor “Bashkimi kombëtar”, si zëri i shqiptarëve të Amerikës. Më vonë, kur erdha në SHBA dhe hapa katedrën e gjuhës dhe kulturës shqiptare në shtetin e Miçiganit, dëgjoja më shpesh për restorantin emër mirë të Gjergj Dedvukës, në të cilin kishin drekuar presidentët e SHBA Bill Klinton dhe George W. Bush dhe disa senatorë si Hillary, Gilman, guvernatori i shtetit të Nju Jorkut Pataki, kryebashkiaku Rudolph Giuliani, etj. 159


AGRON FICO

Gjergj Dedvukaj ka lindur në fshatin Spije të Hotit të Malësisë së Madhe në një familje me tradita atdhetare dhe folklorike. I ati këndonte bukur dhe luante pothuajse të gjitha instrumentet popullore. Gjergji erdhi në Amerikë në moshën 15 vjeçare. Te figura e Gjergj Dedvukës më ka tërhequr dhe më tërheq përkushtimi atdhetar dhe pasioni i tij i ndezur për kulturën kombëtare, e në veçanti për folklorin, këtë visar të lashtë dhe të larmishëm. Interesi shkencor e kulturor qëndron në faktin se Gjergj Dedvukaj është jo vetëm themelues i shoqërisë kulturoartistike “Bashkimi kombëtar”, por edhe “udhëheqësi”, “drejtori i saj shpirtëror”. Tek ai janë rrënjosur që nga fëminia, në ato troje amtare ku lindi, në Mal të Zi, dashuria për këngët dhe vallet shqiptare, shpirti artistik për bukurinë dhe elegancën e kostumeve popullore. Gjergj Dedvukaj, me punën e gjatë dhe këmbëngulëse, me parimet e mençura në organizimin e grupit folklorik “Bashkimi kombëtar” dhe veprimtarinë e zhvilluar në një hark kohor të gjatë dhe në një cikël të vazhdueshëm, i ka dhënë këtij institucioni tiparet e “Institutit të Folklorit”. Në çdo bisedë, sa herë flitet për këtë organizëm folklorik, Gjergj Dedvukaj thekson idenë e vet themelore: ”Çdo gjë për bashkimin kombëtar”, ndërsa për grupin folklorik të krijuar vite më parë thotë se, “gjithnjë kam synuar dhe synoj të sjellë elementë të rinj, kryesisht të lindur këtu, atyre t’u mësoj vallet, këngët dhe meloditë e instrumenteve popullorë, e jo të ardhurve, që i dinë qysh më parë, se të vinin këtu”. 160


ESE

Këto kërkesa estetike për organizimin e grupit, veçanërisht për një specialist, marrin vlera të rëndësishme. Madje ky “drejtor” i këtij lloji “Instituti të Folklorit” ngul këmbë që motivet, vallet, meloditë e programit të jenë sa më burimore d.m.th. ndër më të lashta dhe autentike iliro-shqiptare. Një kërkesë tjetër e tij është përfaqësimi (me terma profesionale ‘shtrirja gjeografike’) i të gjitha trevave etno-folklorike të kombit shqiptar në festivalet kombëtare. Kujdes i kushton edhe zgjedhjes së anëtarëve të grupit sipas moshave, harmonizim i brezave pjesëmarrës: “fëmijë, të rinj e të moshuar.” Me intuitën e tij, përvojën shumëvjeçare dhe zjarrin atdhetar, Gjergj Dedvukaj e ka mbështetur dhe e mbështet veprimtarinë kulturore të grupit në dy parime të njohura shkencore të artit folklorik: në parimin historik dhe atë gjeografik. Ky aktivitet etno-kultuor i shoqatës “Bashkimi kombëtar” në një hark kohor të gjatë, ka frymëzuar dhe nxitur edhe krijimin e mjaft grupeve të shteteve të tjera ku jetojnë shqiptarët si: Boston, Mishigan, Dallas, Çikago, madje vet ne Nju Jork, pranë kishës “Zoja e Shkodrës” është krijuar një ansambël folklorik. Një meritë tjetër e hershme e Gjergj Dedvukës është puna për shkollimin e fëmijëve shqiptarë. Ai, sapo erdhi nga vendlindja, hapi shkollën “Naim Frashëri” për fëmijët e emigrantëve, ndërsa sot, ai është drejtuesi i bordit për gjuhën shqipe, në Bronks. Në paradat vjetore, organizuar nga bashkia e Nju Jorkut, për kostumet folklorike të etnive të shumta që jetojnë në metropolin më të madh të rruzullit, shqiptarët me 161


AGRON FICO

ylberin e veshjeve të tyre popullore, përfaqësohen kryesisht nga grupi i “Bashkimit kombëtar” Mjediset e restorantit të Gjergj Dedvikës janë të hapura për mjaft aktivitete të ndryshme kulturore. Aty mbahen tubime, përurime librash, simpoziume dhe konferenca shkencore. Aty zhvillohen mbledhjet e senatit të Akademisë ShqiptaroAmerikane të Shkencës dhe Arteve, takime me njerëz të artit dhe kulturës etj. Ka muaj që shoqata “Bashkimi kombëtar” po punon për një program cilësor me rastin e 20-vjetorit e themelimit te saj, që është menduar të mbahet me 17 shkurt, në 5-vjetorin e ngjarjes së shënuar historike, shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gazetari njohur dhe njëherazi botues i gazetës “Illyria” ka shkruar: “Nuk njoh ndonjë biznesmen tjetër shqiptar që të jetë aq i pasionuar për kulturën shqiptare si Gjergji. E them këtë jo vetëm se ai është adhurues i muzikës shqiptare, por edhe për kontributin që jep si udhëheqës i shoqërisë kulturo-artistike “Bashkimi kombëtar”. ” (V. Bajrami: Shqiptarët e Amerikës”, f.255) Botuar me 04.02.2013 klik ketu

162


ESE

STRUKTURA ETIKE E EPOSIT HEROIK SHQIPTAR LAHUTA

Eposi heroik shqiptar, apo siç njihet edhe “Këngët e kreshnikëve”, është një krijimtari e lashtë artistike-kulturore e kombit shqiptar , që jeton gjallërisht ende në ditët toa në mjaft vise shqiptare. Këngët e kreshnikëve këndohen dhe shoqërohen me një vegël muzikore që quhet Lahutë. Kjo vegël muzikore u bë mjaft e njohur në masmediat shqiptare edhe për faktin se UNESCO, me një vendim të veçantë, ia dhuroi Serbisë, ose më saktë autorësinë e lahutës ia njohu Serbisë me emrin Gusla. Në masmediat në Tiranë përveç njoftimit pati edhe ndonjë shkrim të gjatë, që theksin e vinte te shkaqet burokratikë-administrativë, që dy ministritë, në Tiranë dhe në Prishtinë, nuk u morën vesh. Në një emision të veçantë nga Marin Mema kushtuar Lahutës dhe vendimit të UNESCO-s pati mjaft mendime të ndryshme, por kryesor ishte mendimi i Marin Memës se “Ky skandal nuk duhet të shkojë në heshtje”. Lexuesi dhe qytetari, që paguan rregullisht taksat, ka të drejtë të pyesë: “Si ndodh që dikush i fal Serbisë Skënderbeun, kur thotë se nëna e Heroit tonë Kombëtar është sllave; ndërsa të tjerë i dhurojnë Lahutën serbëve dhe askush nuk mban përgjegjësi?”Ata që kanë dhe duhet të mbajnë përgjegjësi janë: akademitë e shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, ata studiues të tyre që janë marrë me këtë fushë studimi. Shkaku kryesor qëndron jo te koha, por te bajraktarizimi, mungesa e një kodi moral të ndershëm dhe të hapur midis intelektualëve të këtyre dy institucioneve. Në mars të vitit 1996 me ftesë të zonjës Mary Lord, bashkëshortja e Albert B. Lordit, u ftova si mik dhe pata mundësinë të punoj rreth 3 javë në arkivat në 163


AGRON FICO

Bibliotekën Ëidener të Harvardit, ku ruheshin koleksione të ekspeditave të Milman Parry-t dhe Lordit në disa krahina të ish-Jugosllavisë në vitet 1930-1937. Në një dhomë të veçantë ruhej edhe kolkesioni i materialeve të Lordit, mbledhur në Shqipërinë e Veriut më 1937. (Agron F. Fico, Zbulimi i Eposit Shqiptar në Harvard - Albert B. Lord, Nju Jork, Tiranë, 2016, 207 faqe.) Në librin e përmendur dokumentohet gjerësisht e gjithë puna e bërë, sillen fotokopje të fletoreve, dorëshkrimeve, fotografi, e mbi të gjitha një letërkëmbim i gjerë me zonjën Lord, si dhe mirënjohja ime për mundësinë që m’u krijua. Ky ishte një zbulim me rëndësi historike dhe që bëhej për herë të parë. Pas kthimit në Tiranë shkrova një artikull të gjatë me titull “Baladat shqiptare në arkivat e Harvardit” (Dorëshkrim me Këngë të Kreshnikëve në bibliotekën e Universitetit të famshëm. A la recherche du temps perdu...), që e botova në gazetën “Koha Jonë”, 10 maj 1996, f. 19. Njoftimi pati jehonë dhe u përshëndet nga Prof. Dhimitër Shuteriqi, Fatos Arapi, Dalan Shapllo e të tjerë. Ndërsa për Diasporën shqiptare në Amerikë këtë zbulim e bëra të njohur te gazeta “Albanian Herald”. Lahuta është e pazgjidhshme nga vetë Këngët e Kreshnikëve dhe shoqëruese e tyre. Ajo në duart e rapsodëve është zbukuruar herë me kokë dhie e herë me figurën e gjarpërit, që ka qenë totem i familjeve shqiptare. Fragmenti i parë i këngëve të kreshnikëve është botuar nga albanologu i njohur Gustav Meyer më 1897 në Vjenë. Meyer-i botoi fragmentin e ciklit të Mujit e Halilit, “Tha, dritë ka dalë e dielli nuk ka ra”, të cilin e kam transliteruar dhe është botuar tek vëllimi Mbledhës të hershëm të folklorit 164


ESE

shqiptar(1631-1912), Tiranë 1961, nr. 4, f. 503. Historia e studimeve të këngëve të kreshikëve është e gjerë, ndërsa studimet shqiptare për to janë të diskutueshme, sepse vihen re dy qëndrime të kundërta: njëra palë që i quan ato me prejardhje shqiptare dhe tjetra me prejardhje serbo-kroate. Cikli i Kreshnikëve me sa duket është krijuar në një kohë shumë të gjatë. Brenda tij kanë ndodhur ndryshime dhe riformime në procesin e ekzekutimit të këngëve, ku rapsodi është njëherazi këndues, kompozitor dhe transmetues gojor. Prejardhja e këtij cikli duket tepër e lashtë, që nga shoqëria pa autoritet shtetëror, ku sundonte ligji i gjakut, të gjithë anëtarët e fisit ishin të një gjaku dhe nuk mund të martoheshin mes tyre. Këtë e mësojmë nga vetë Halili, para martesës së tij: Kah kam vlla e kah kam motër, Deksha para, n’u martosha! Se gjithë gratë e krahinës, ku janë, Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë, Bash si motra po më duken. (Instituti i Shkencave, Këngë popullore legjendare, Tiranë 1955, f. 154.) “Mbishtesa e koloritit mysliman të periudhës turke sipër tij s’është veçse një ndryshk i sipërfaqshëm, i cili mund të kruhet lehtësisht, dhe duhet të kruhet, në mënyrë që cikli të shkëlqejë me pamjen e tij të vërtetë. Ai vjen drejt e nga një taban i vjetër shqiptaro-ballkanik, një brumë autokton.” (Ismail Kadare, Autobiografia e popullit në vargje, Tiranë 1980, f. 108.)Studimi i etikës së eposit heroik shqiptar do të sillte një këndvështrim të ri për të nxjerrë në dukje atë të veçantën, 165


AGRON FICO

shqiptaren, në ballafaqimin me variantin serbo-kroat. “Në një shoqëi pa autoritet shtetëror -thotë studiuesi japonez Kazuhiko Yamamoto- marrëdhënia e gjakut është lidhja më e rëndësishme, e cila bën të mundur grupimin intim të njerëzve.” (Kazuhiko Yamamoto, Struktura etike e së drejtës zakonore shqiptare, Tiranë 2008, f. 203.)Struktura etike e kanunit (fjala është për kanunin e Lekë Dukagjinit), e përbërë prej gjashtë konceptesh: besa, nderi, miku, buka, gjaku dhe hakmarrja, përbën një aparat kulturor i cili përfaqëson moralin dhe rendin shoqëror në një shoqëri pa autoritet shtetëror. (Po aty, f. 202.) Poemat e epikës gojore shqiptare, të njohura si Këngët e Kreshnikëve, apo Cikli i Kreshnikëve, thuhet se janë krijuar në malet e Shqipërisë së Veriut. Jetesa në zona të veçuara e të izoluara, si dhe kodi zakonor i Kanunit, që orientonte jetesën e tyre, ushtronin ndikim të madh mes tyre. Në Këngët e Kreshnikëve duket qartë se ka shumë tema të lidhura me strukturën etike të Kanunit. Po sjellim disa elemente të këtyre koncepteve etike që mishërohen edhe në poezinë epike gojore shqiptare. BESA Tek “Kënga e Dhoqinës” dhe varianti i saj geg për Halil Garinë bëhet fjalë për mbajtjen e fjalës, besën. Një nënë kishte nëntë djem dhe një vajzë, që u martua larg, shumë larg. Vetëm vëllai i vogël nuk ishte kundër. Të gjithë vëllezërit u vranë në luftë dhe nëna kishte dëshirë të shihte vajzën. Për këtë arsye i kërkoi Konstandinit të mbante fjalën e dhënë, sipas së cilës ai ishte betuar se “edhe nëse vritem, edhe nëse copëtohem, unë do ta sjell Dhoqinën në shtëpi”. Me ta pyetur Konstandinin e vdekur se “Ku është besa që më dhe?”, ky i fundit u ngrit nga varri, guri i të cilit iu bë kalë. Ai i hipi kalit dhe kapërceu shtatë 166


ESE

male, për të sjellë motrën tek e ëma në shtëpi, nga toka e huaj. NDERI Tek kënga “Gjergj Elez Alia” thuhet se një bajloz i zi ka dalë nga deti dhe “i ka qitë dheut një rreng të randë”. Ai kërkon derë më derë nga një dash të pjekur, natë për natë nga një kreshnik për ta prerë. I vjen radha edhe trimit të trimave, Gjergj Elez Alisë, i cili kishte plot nëntë vjet që dergjej në shtrat me nëntë plagë të rënda, e motra e vetme kujdesej për të. Gjergj Elez Alia ngrihet prej shtratit e përballet me bajlozin, të cilit i drejtohet ashpër dhe prerë. Sa mirë trimi i ka përgjegjë bajlozit: M’ke lypë motrën para se mejdanin, M’ke lypë berret para se çobanin, E jam derdhë n’kët’ log për me t’kallzue, Se ne të parët një kanu na kanë lanë, Armët me dhanë përpara e mandej gjanë! Kurrë bajlozit motrën mos me ia dhanë, Për pa u pre n’atë fush t’mëjdanit. (Këngë popullore legjendare, Tiranë 1955, f. 126.) Të pafundme janë në këtë epos këngët me motivin e nderit. MIKU Te “Kënga Omeri i Mujit”, Muji donte të dinte nëse Omeri ishte apo jo i biri. Ndaj ai kapi dy binjakë dhe u përpoq t’i vriste me shpatë, që të bënte dyluftim. Atëherë djaloshi Omer u ngrit në këmbë dhe e sfidoi Mujin, që ta ndalonte të dëmtonte një mysafir në shtëpi. Tek “Martesa e Halilit”, një djalë i ri, i cili e mori fjalën i pari në kuvendin e burrave, tha: “Atë që tradhton mikun e pret vdekja. Vdekja i pret ata që thyejnë besën.” Tek cikli “Muji dhe Halili”, Muji i tha të vëllait, Halilit, se shkjatë nuk 167


AGRON FICO

ishin prej gjakut të tyre. Muji i tha Halilit se Vuku kishte qenë vëlla me gjak me të dhe i kërkoi t’i çonte të fala. BUKA Te kënga e “Betejës së Kosovës e vitit 1389”, para betejës sulltan Murati tha se nuk donte t’i merrte me vete ata që kishin ngrënë ushqim të ndaluar nga feja dhe që nuk ishin falur pesë herë në ditë. Atëherë trupat iu përgjigjën sulltan Muratit se nuk kishin ngrënë ushqim të ndaluar dhe se kishin kryer ritet fetare siç duhet. Te “Martesa e Halilit”, Halili përpara se të ekzekutohej prej duave të krajlit foli e tha se “Vdekja të vjen kur të mungon një kafshatë buke për mysafirin”. HAKMARRJA Te “Muji pas vdekjes”, një qyqe po qante mbi varrin e Bojiçin Alias. Kur e ëma e pyeti Alian e vdekur nëse gjerësia dhe pesha e varrit e rëndonin, ose dheu i binte në sy, ai i tha së ëmës të shkojë në Kladushë dhe t’i thotë Mujit të dalë në fushë të duelit për t’u hakmarrë. Dhe e ëma ashtu veproi. Shkoi në Kladushë dhe i tha Mujit se Alia ju dërgon lajm dhe kërkon të hakmerreni për të rënët. Halili hakmerret për Mujin, kur e pyet Mujin e vdekur se kush e vrau, se Halili donte ta mësonte këtë fakt me qëllim që të hakmerrej për të. Shqyrtimi në këtë ese vetëm i pak koncepteve etike në Këngët e Kreshnikëve është si parathënie e domosdoshmërisë për të ndërmarrë studime më të gjera. Konceptet etike në Eposin Shqiptar janë një dëshmi e fortë e autorësisë dhe lashtësisë së eposit ilir-arbëresh-shqiptar, që i bën nder kulturës shqiptare.

168


ESE

Publicistika enciklopedike e Prof. Ficos Të 4 librat kanë të veçantat e tyre, madje kanë pak ngjashmëri nga stili sa dhe nga përmbajtja. Në secilën prej tyre gjejmë një univers shqiptar, me të tërë problematikën, që kërkojnë zgjidhje rast pas rasti. E përbashkëta e tyre është atdhedashuria e pakufishme e autorit dhe zgjidhjet që ai mendon për të bërë të mirën e mundshme për Atdheun. Kjo ndjenjë është shkrirë në libra dhe në shumë shkrime gazetareske, që Agroni ka shkruar në SHBA. Agroni në SHBA ka qenë një person shumë aktiv i shqiptarizmës. Nuk kishte veprimtari ku të mos ishte pjesëmarrës, me energjitë e një djali të ri, si folës orator, protestus për të drejtat e njeriut dhe të shqiptarve, përballë institucioneve ndërkombëtare, si mësus i përkushtuar i gjuhës shqipe dhe si publicist. Libri “Profesor në tre kontinente” krijon përshtypjen se është një libër autobiografik, që duhet të të lodhi me data dhe ngjarje personale të një 80 – vjeçari, që ka shëtitur në botë, kur do ta dëshironte secili shqiptar, por nuk ka mundur. Faktikisht nuk është kështu. Libri është me të vërtetë autobiografik, por biografia e autorit vendoset subjekt për jetën shqiptare dhe përpjekjet titanike, për të bërë më të mirën për popullin tënd, kudo që të ndodhesh dhe pa pushim. Autori vetëm me orët e gjumit është ndarë nga çështja shqiptare. Po përmend shkurt dy ngjarje: “Në udhtimin për Kinë, vapori bëri ndalesën në Aleksandri. Pasagjerët pushuan, Agroni takoi nipin e Çajupit, një emigrant, që e digjte 169


AGRON FICO

malli për Shqipërinë. Në kohën e pushimit të vaporit, rindezi një zjarr të mbetur nën hirin e harresës së kohës. Miqësia me shkencëtarin anglez Albert Lord Një episod tjetër është miqësia me shkencëtarin anglez Albert Lord. U miqësua rastësisht dhe lidhi miqësi të përjetshme familjare, mbi një bazë shumë solide: pasionin ndaj folklorit. Prof. Çabej e pat parashikuar kur tha: ”Agroni i duhet Institutit të Folklorit”. Ish kryeministri maqedons, Geogrevski ka deklaruar se në shtetin maqedonas në censusin e viti 2021, maqedonasit do të jenë pakicë. Të tjerat kuptohen lehtë nga kushdo, që di të lexojë deklarata të tilla shkencërisht demografike. Fqinjët grekë në fushën historiko-demografike kanë shumë prapambetje.Kanë nevojë të njohin dhe librin e shkencëtarit të urtë shqiptar, Fico. Përkthimi greqisht i publicistikës së Ficos mendoj se po vonohet pa arsye. Heroizmi njerëzor nuk kufizohet vetëm në se do t’i dhurosh Atdheut forcën ose jetën fizike. Kjo po se po, por atdhetarët më të shquar i kanë falur vendit mendjen, diturinë, shpirtin, pa u larguar dhe nga privacionet fizike. Libri “Diaspora e rilindur” është botuar në vitin 2006. Në përmbajtje ka studime dhe kumtesa. Në këtë vëllim përfshihet edhe kumtesa “Kultura shqiptare është e larmishme”. Kjo kumtesë është gjithsej 8 faqe. Me gjuhë të pastër dhe të thjeshtë, lexuesi mëson se kombi shqiptar është komb me kulturë të larmishme dhe shumë të lashtë. Më të lashtë se vetë Greqia. Këtë e kemi lexuar në mijëra shkrime, artikuj, studime, por për 8 faqet e shkruara nga Fico, u referohet 13 referencave. Një kumtesë tjetër është “Feja dhe shoqëria civile në shoqërinë postkomuniste”. 170


ESE

Nuk ka lexues, që të mos jetë i interesuar intelektualisht për këtë problem madhor të shoqërisë moderne. Është e trajtuar nga shumë autorë dhe në shumë këndvështrime. Fico këtë problem e ka trajtuar në vetëm 20 faqe dhe i referohet 3 burimeve të rëndësishme arkivore. Vijohet me shkrimin “Arbërorët e Greqisë” që ka 15 faqe dhe u drejtohet 15 burimeve referuese. Libri, që sapo kumtuan, mbështetet nga libri tjetër, i po kësaj natyre, me titull “Rilindja etnike”. Etniciteti, feja dhe diaspora janë problemet nga më të mëdhatë, që ka pasur dhe do të ketë shoqëria shqiptare. Në librin me natyrë etnike, autori ka rrahur problemin etnik shqiptar, që në opinion quhet “Shqipëria e madhe” dhe ka sjellë kaq andralla në Ballkan, Europë dhe shumë pak në botë. T’i numërosh këto andralla, duhen shumë volume, argumente, ballafaqime, kundërpërgjigje. Fqinjët tanë, për të kënaqur idete e tyre shoviniste, të gjeneruar në fe dhe të mbrojtura në politikë, kanë krijuar shumë struktura propagande, për ta paraqitur faktorin shqiptar agresiv dhe destabilizus të rajonit. Dimensionet e Shqipërisë natyrore Në librin e Ficos, me shumë finesë intelektuale dhe shkencore, jepen dimensionet e Shqipërisë natyrore, aq qartë sa nuk ka enciklopedi maqedonase as serbe t’i kundërshtojë. Fico i referohet të dhënave gjografike të Prof. Gashit dhe gjografia nuk mund të tjetërsohet nga çdo i arsimuar minimalist. Meriadianët dhe paralelet janë kuotat trigonometrike statike, që i ka vendosur shkenca e hartogragisë dhe mbi këtë bazë janë ndërtuar të tëra shkencat e tjera, përfshirë kufijtë shtetërore dhe kontinentale. 171


AGRON FICO

Në kufijtë gjografike, 39 gradë dhe 32 minuta, gjatësi lindore dhe në 42 gradë e 42 minuta gjerësi veriore, Fico ka studiuar se popullsia ka të njëjtën prejardhje, kulturë dhe histori të lashtë. Kush mund ta kundërshtoi këtë fakt të mbështetur në histori, kulturë dhe gjeografi? Bëhet fjalë për entitetin shqiptar, për Shqipërinë natyrore, e thënë ndryshe Shqipërinë gjeografike. Në dasht ta quash të madhe ose të vogël, nuk i intereson autorit që është gjuhëtar, albanolog dhe folklorist, nuk ka lidhje me politiken dhe ideologjine. Shkencëtari ynë bën lidhjen e etnicitetit me gjografinë dhe nuk i duhen analiza të mëtejshme. Shkencëtari flet me fakte dhe argumente të lidhua në mënyrë kauzale. Shkencëtarët, studiuesit, ideologët dhe politikanët, kur i referohen librit të Ficos, nuk bëjnë asnjë gabim, veç pohojnë një realitet të pa tjetërsueshëm. Librat e Ficos karakterizohen nga fryma e ngrohtë atdhetare, tematika e larmishme dhe kthjelltësia e analizës së problemeve. Problemet që trajtohen, janë të gjetura, brenda jetës së përditshme sociale, politike, antropologjike. “Profesor në tre kontinente” Vepra më e rëndësishme mbetet “Profesor në tre kontinente” ku autori ka derdhur të tëra aftësitë e tij shkencore, pedagogjike, intelektuale dhe gjuhësore. Janë gjithsej 234 faqe, por analizohen shumë universe të dijes, politikës, marrëdhënieve sociale dhe momente të rëndësishme të historisë të vendit, që i shërbejnë rritjes së dinjitetit të kombit. Në katedrën e gjuhës shqipe të Agronit, 172


ESE

mësuan shqip diplomatë të shumë shteteve të botës, bizesmenë, politikanë dhe studentë të mirëfilltë në Pekin, Miçigan. E tërë kjo armatë shqipfolësish, është një kapital i madh politik, në vlerësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe, që ështe treguesi më i rëndësishëm i çdo kombi. Kur lexojmë këto përsiatje gjuhësore, duhet të kemi parasysh, që gjuha shqipe është përndjekur nga sistemet pushtuse dhe fqinje, sic janë përndjekur të dënuarit e ndërgjegjes. Për gjuhën shqipe janë therorizuar shqiptarë si Papa Kristo Negovani, Koto Hoxhi, familja Qirjazi e qindra të tjerë. Fico, pas 80 vitesh persekutimi të gjuhës, arriti ta bëjë atë lëndë të rëndësishme të katedrave universitare, ne dy universitete me fame botwrore. Zhanri publicistik, si çdo zhanër tjetër, është i pa kufishëm në metoda, përgjithësime dhe zgjidhje. Mendoj se publicistiks e Ficos ka zgjedhur tema, që i duhen shoqërisë. Do të sjell një shembull. Shumë shqiptarë kanë takuar udhëheqesin kinez, Çu En Lai. Na i kanë përshkruar në mënyrën e tyre të perceptimit, duke na paraqitur nje figurë me dimensione dhe veprimtari të ndryshme. Na i përshkruan dhe Agroni, Çu En Lain në librin e tij thjesht dhe bukur. Na ka dhënë nga Çu -ja atë që nuk dinim dhe që na duhet pa tjetër, për të plotësuar kuadrin e këtij politikani me dimensione botërore. Kjo ndodh se Fico nuk vizaton, po fotografon. Na ka fotogrofuar Çu-në në gjysëm faqe dhe na i ka përplasur përpara syve. Është i njëjti politikan, edhe kur e kishim mik edhe kur e bëmë armik shtetëror. 173


AGRON FICO

Është Çu-ja politikan profesionist, i rritur në stepat aziatike dhe me rezonancë botërore. Ne si lexues bëjmë zgjedhjen tonë. Në këtë vështrim, publicistika e Ficos është për t’u marrë shembull. Për të kuptuar më gjerë këtë problem, po analizoj disa nën tituj të librit, që janë në një nivel fotografimi si dhe rasti i Çu-së. Në fq. 26 të librit shkruhet “Një ndodhi absurde”, vetëm 3 faqe libri. Këtu tregohen raportet rinore dhe indokrinimi politik i të rinjve komunistë, që u ndezën në ditën e vdekjes së Stalinit. Dy vëllezër, miq të autorit me ekstremizëm të pashoq, u vërsulën kundër autorit dhe krijuan një alibi shpifjesh, që i kushtoi shumë shtrenjtë Agronit dhe që ishte shkaku themelor, që nuk u lejua të studionte me bursë të shtetit jashtë vendit. Autori për këto mostruzitete shoqërore, nuk bën fajtorë shokët gjimnazistë. Po të mos ishin këta, do të ishin dy të tjerë. Fajtor ishte regjimi, që indokrinonte fëmijtë shqiptarë me luftën klasore. Në këtë shkrim zbërthehen 5 probleme politikosociale: drejtimi politik i shkollës nga drejtori komunist, lufta e klasave në marrëdhëniet e të rinjve, jeta konviktore e kohës, zhvillimi i jetës jashtëshkollore, jeta rinore e zhveshur nga veprimtaritë argëtuse të moshës. Shkolla ishte e shtrënguar të rriste edhe spiunë të regjimit dhe ia kishte arritur. Gjimnazistët janë burgosur dhe dënuar si armiq që do të “përmbysnin pushtetin”. Një libër sqimatar Illo Foto, studiues, në NY, SHBA.

174


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.