GJUHA E URREJTJES, MJET DHUNE I SHOQËRIVENËN REGJIM; GJUHA E PËRDORUR NË DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT 1945-1990 DR. VALBONA EMINI PLLAHA
GJUHA E URREJTJES, MJET DHUNE I SHOQËRIVE NËN
REGJIM;
Gjuha e përdorur në dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit 1945-1990
Dr. Valbona EMINI PLLAHA
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)
valbona.pllaha@autoritetidosjeve.gov.al valbonaemini1@gmail.com 00355699861497
Ky punim përqendrohet në drejtësinë tranzicionale si mjet e mënyrë veprimi i rëndësishëm në proceset e ndërtimit të paqes, që synon sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme demokratike1 . Kur themi “e ardhme demokratike” kemi parasysh shoqëritë e lira, të cilat i kushtojnë rëndësi të veçantë komunikimit pa barriera, shprehjes së lirë, shoqëritë më pak hierarkike, më pak shtypëse. Studimi i komunikimit dhe i formave të ndryshme të shprehjes kryesisht me konotacion negativ, të përdorura në shoqëri në një periudhë të caktuar kohore, synon të identifikojë atë lloj komunikimi që ka prodhuar situata persekutimi, diskriminimi, dhune, shkelje të të drejtave, dënime etj., është një përpjekje për të kuptuar gabimet e së shkuarës me qëllim zbardhjen e së vërtetës, në funksion të parandalimit dhe mospërsëritjes së veprimeve të njëjta për ne dhe gjeneratat e ardhshme.
Pavarësisht se koncepti fillestar i drejtësisë tranzicionale i referohej ndjekjes penale të shkeljeve të të drejtave të njeriut, të kryera nga regjimet e kaluara diktatoriale e shtypëse2, më vonë kuptimi i këtij termi u zgjerua dhe përfshiu një shumëllojshmëri instrumentesh, mekanizmash e masash që shkojnë përtej aspektit ndëshkues të përballjes me të kaluarën3. Prandaj në këtë kuadër i qasemi drejtësisë tranzicionale jo përmes proceseve gjyqësore, por përmes diskursit social të nxitur nga ndikimi politik në shoqëri, të cilat synuan ndryshime themelore në të mirë të
1
2
Sanya Romeike, Drejtësia Tranzicionale në Gjermani pas 1945 dhe pas 1990, f. 10 file:///C:/Users/user/Downloads/Drejtasia%20Tranzicionale%20ne%20Gjermani%20pas%201945%20dhe%20pas% 201990%20(1).pdf
3 Cituar nga Fischer, Martina. 2011. “Transitional Justice and Reconciliation. Theory and Practice”. Në: Buckley Zistel et al, (ed) Transitional Justice Theories. Abingdon: Routledge, faqe 1 3.
1
Clara Sandoval Villalba, Transitional Justice: Key Concepts, Processes and Challenges.
zhvillimit të vendit, por devijuan nga objektivat fillestarë duke përdorur doktrina totalitare.
Kjo përpjekje është një ndër instrumentet e ndryshme me të cilat një shoqëri mund të përballet me të kaluarën për të treguar se nuk po kalon nga një gjendje shtypjeje në një gjendje heshtjeje, por po vijon thirrjet për tranzicion drejt një shoqërie të qëndrueshme e në paqe, një shoqërie edhe më demokratike, e cila nuk duhet të qëndrojë indiferente ndaj fyerjeve, urrejtjes, dhunës, që edhe pse e shprehur në formë verbale ka pasur pasoja të drejtpërdrejta te personat që u adresohej, duke i bërë ata pjesë të masave ndëshkuese të vendosura me ose pa gjyq.
Prandaj njohja e së kaluarës përmes komunikimit, bazuar në ligjërimin e dokumentuar në dosjet e ish sigurimit të shtetit, është një qasje ndryshe, që kompleton mekanizmat e drejtësisë tranzicionale dhe na ndihmon të identifikojmë e adresojmë gabimet e së shkuarës, në mënyrë që të zbusim pakënaqësitë e urrejtjet e krijuara, të cilat shpesh mund të bëhen shkas i akteve të dhunshme, por ky studim nuk pretendon të analizojë zhvillimet historike e politike në atë periudhë.
Meqenëse ndodh që diskursi social e politik në shoqëritë në ndryshim të shoqërohet me konotacione negative, të cilat shkojnë deri në shprehjen e urrejtjes, së pari duhet të shpjegojmë se si ndodhin ndryshimet thelbësore të këtyre shoqërive e cili është konteksti ku këto forma politike zhvillohen.
Konteksti në të cilin ndodhej vendi ynë dhe organizimi shtetëror i krijuar në vitet 1945-1990 ishte i ngjashëm me qeverisjet e formacionet politike të krijuara në një hapësirë të caktuar gjeografike, të organizuara në një vend me histori të prapambetur konservatorizmi, militarizmi me kryengritje, pushtime e rebelime dhe që kishin tendencë të theksuar të përvetësonin shumë metoda agresive të ushtrimit të pushtetit mbi popull, kundër kundërshtarëve politikë madje edhe ndaj kundërshtarëve brenda radhëve të tyre.
Kjo mënyrë ushtrimi e autoritarizmit të pushetit, të kombinuar me elementet e mësipërme, si dhe ato ideologjike të modelit marksist, sollën një pushtet, i cili përdori një pjesë të qenësishme të instrumenteve të dhunës për të shtypur popullin e për mbajtjen e pushtetit. I vetëquajtur “demokratik” ky pushtet u mbështet në fillim (pas LIIB) tek masat, të cilat e kishin përkrahur fuqishëm, por më vonë degradoi duke i përfshirë edhe masat, pra mbështetësit e tyre në grupin e kundërshtarëve të cilësuar si armiq të popullit, duke shpërdoruar në formën më të keqe të mundshme mbështejen e tyre.
2
Ndaj studimi hedh dritë edhe mbi barrierat e shumta të krijuara në një shoqëri që po kalon ose ka kaluar në një periudhë abuzimesh të karakterizuara nga dhuna, diskriminimi e pasiguria,ku rreziku i përsëritjes është i pranishëm. Për të menaxhuar këtë rrezik është e nevojshme të dimë se si të rindërtojmë një shoqëri gjithpërfshirëse, jopërjashtuese, një shoqëri demokratike jodetyruese, një shoqëri të lirë që respekton tjetrin, një shoqëri që ndërton themelet e paqes e të mirëkuptimit.
Kjo mund të arrihet:
1. Përmes ndërmarrjes së nismave të kërkimit të së vërtetës.
2. Përmes nismave të krijimit të kujtesës dhe të drejtësisë tranzicionale.
3. Përmes identfikimit të formave të ndryshme, të cilat u bënë shkak i një konflikti a shkeljeje të të drejtave të njeriut, si fillim duke i studiuar në kontekstin e së shkuarës e më pas krahasuar me të sotmen.
4. Duke treguar pasojat e dëmin tek individi dhe shoqëria që krijojnë këto forma agresive.
5. Duke krijuar forma të parandalimit e të kufizimit të përdorimit të akteve të dhunshme, qofshin këto verbale, përmes akteve të ndryshme ligjore.
Këta hapa mund të shërbejnë si çelësa të përshtatshëm për parandalimin e përsëritjes së formave agresive, të cilat shtypin individin e shoqërinë, qofshin këto edhe verbale.
Pse është e rëndësishme të përqendrohemi te gjuha e urrejtjes, e fyerjes, diskriminimit, tegjuha edhunshme?Sepsenebesojmësenuk mundtëparandalojmë aktet e dhunshme nëse nuk i dimë shkaqet që na çojnë tek ato. Ne e dimë se aktet e dhunshme e krimet mizore nuk janë ngjarje spontane a të izoluara; ato janë procese me histori, pararendëse dhe faktorë nxitës. Ndaj është e domosdoshme t’u vendosim barriera faktorëve nxitës para se ata të konkretizohen në akte dhune.
Sipas disa përkufizimeve, termi “gjuhë urrejtjeje” kuptohet si mbulim i të gjitha formave të shprehjes që përhapin e nxisin urrejtje ose përligjin urrejtjen racore, ksenofobinë ose forma të tjera urrejtjeje të mbështetura në intolerancë, përfshirë intolerancën e shprehur nga nacionalizmi agresiv dhe etnocentrizmi, diskriminimi dhe armiqësia kundër minoriteteve4, përfshirë po ashtu edhe luftën klasore.
Prandaj është e rëndësishme që të merren masa parandaluese sapo të identifikojmë raste komunikimi me konotacion urrejtjeje, të cilat pasohen nga
4
Recommendation No. R (97) 20 of the Committee of Ministers to member states on “hate speech”, Adopted by the CoE Committee of Ministers on 30 October 1997 at the 607th meeting of the Ministers' Deputies, p. 107
3
veprime të dhunshme, përpara se ato të përhapen gjerësisht dhe të bëhen pjesë e përditshmërisë, e të interpretohen apo pranohen si diçka normale dhe e drejtë. E cilësuar si faktor rreziku gjuha e urrejtjes por jo vetëm, është një ndër faktorët që mund të prodhojë akte të dhunshme, që mund të përshkallëzohen në mizori masive.
Në Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit 1944 1991, kemi hasur një formë serioze të gjuhës së urrejtjes, që nxiste frikë, shtypje, armiqësi, diskriminim deri në akte dhune ndaj të shënjestruarve.
Shpesh përdorimi i gjuhës së dhunshme, negative vihet re në pseudonimet e ndryshme që u jepeshin bashkëpunëtorëve, si: dorë e zezë; qorr; thataniku; llafazani; shkurtabiqi; kuqalashi; qerosi; tullaci; bufi; qafleshi; rrypi; Grupetqë shiheshinsi kundërshtarëtësistemitshpeshstigmatizoheshinmeterma që përcjellin urrejtje jo vetëm klasore, por edhe njerëzore, të tilla si: kulak, trockist, i persekutuar, plehra të “ballëve”, armiq të popullit, tradhtarë të shtetit, njerëz me biografi të keqe…
Këto etiketime, përveçse janë nënçmues dhe shpërfillës, që synojnë të cenojnë integritetin, karakterin dhe reputacionin e një ose më shumë personave në lidhje me anëtarësinë e tyre në një grup të caktuar, janë gjithashtu diskriminues, i cilësojnë si të ndryshëm në bazë të besimit ose në bazë të ideve a grupeve ku bënin pjesë; ato jo gjithmonë kanë justifikim objektiv dhe të arsyeshëm. Në përgjithësi këto cilësime
4
kanë qëllim stigmatizimin, pasi synojnë të etiketojnë një grup personash në mënyrë negative5 .
Ky lloj komunikimi është gjithashtu një formë presioni dhe ngjall frikë e pasiguri në shoqëri. Presioni është më i dukshëm kur, përveç fjalëve fyese e të dhunshme, shoqërohet edhe me fjalë përforcuese që e rëndojnë ligjërimin dhe i japin nuanca të mbingarkuara, që e çojnë cilësimin deri në skajin më të mundshëm negativ:
Flagrant shkelje flagrante6
E theksuar me shpirt të theksuar trockist
Minim - minim i rolit të partisë
Rrënja - duhet të bëjë kthesën e rrënjës
Etiketimi i formave të ndryshme të komunikimit me konotacion negativ, i përmbledhur me emërtimin “urrejtje”, nuk e shpreh si duhet dimensionin real dhe format e ndryshme të këtij komunikimi. Prandaj kemi identifikuar disa lloj komunikimesh, të cilat janë të lidhura ngushtë me veprime të dhunshme, qofshin këto të kufizuara në një rreth të ngushtë familjar, shoqëror a me ndikim të gjerë social. Identifikimi i rasteve edhe në grupe të kufizuara është një hallkë e domosdoshme për parandalimin e veprimeve të dhunshme në gjithë shoqërinë. Parë nga sot, në sistemin komunist të Shqipërisë së viteve ’45 ’90, sipas Dokumenteve të ish Sigurimit të Shetit, ndeshemi me disa forma të ndryshme komunikimi me konotacion negativ7 .
5
Ecri
6 Dosja nr. 29, Platforma politike dhe organizative e sigurimit të shtetit p. 23
7 Po përdor termin “konotacion negativ”, duke pasur parasysh komunikimin e dhunshëm, të cilin nuk po e përmend si të tillë deri sa të sqaroj format e ndyrshme të komunikimit, përfshirë këtu fyerjen, diskriminimin, shtypjen, dënimin, urrejtjen, dhunën.
5
General Policy Recommendation No. 15 On Combating Hate Speech European Commission Against Racism and Intolerance, Strasbourg, 21 March 2016
Gjuhë e dhunshme
Nëse secili ‘rreth’, si formë komunikimi, tenton ose arrin të prodhojë akte të dhunshme karshi një individi, grupi të caktuar a një shoqërie, atëherë nuk mund të identifikohet më si gjuhë fyese, gjuhë diskriminuese a gjuhë urrejtje, por përfshihet në rrethin e madh, i cili identifikikohet si gjuhë e dhunshme. Në të tilla raste nuk mund të përdorim termin “gjuhë urrejtje”, pasi nuk kemi të bëjmë thjesht me një shprehje urrejtjeje, por me gjuhë që prodhon dhunë. Ndaj kur flasim për gjuhë të dhunshme kemi parasysh çdo lloj komunikimi që prodhon dhunë. Pra gjuha e dhunshme është e lidhur drejtpërdrejt me aktin e dhunës.
Ashtu si e thamë më lart, shfaqjet e gjuhës së dhunshme janë të shumëllojshme, shpesh edhe të kamufluara dhe mund të ndërtohen edhe përmes fjalëve, të cilat në kuptimin e tyre të parë nuk mbartin konotacion negativ.
Shpesh format e ndryshme të komunikimit (si në rrathët e mësipërm), ndikimin e peshën që ato kanë, i gjejmë të shprehura drejtpërdrejt, kur thuhen nga dhënësi ose në mënyrë të tërthortë nga marrësi (përmes fjalëve ose ndjesive të përshkruara prejt tij).
Në ligjërimin e përdorur në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit hasim shpesh:
• Fyerje Komunikim që fyen personat e survjeuar: N. P. redaktor i gazetës “Shqiptari i lirë” dhe shumë i poshtër në çpifje dhe gënjeshtra kundër vendit tonë8 . 8 Dosja e Objektit e Komitetit Shqipëria e Lirë, f. 4/12
6
Fyerje Frikë Përçmim Diskriminim
Urrejte
Shtypje
Dhunë
Dënim
9
•
Përçmim Komunikim që shpreh mospërfillje e nënvlerësim për një grup njerëzish, nuk i vlerëson, nuk u jep rëndësi; i përbuz: Komuniteti i vjetër përbëhej nga njerëz pa kapacitet dhe që ishin vënë në krye vetëm për hir të emrit të tyre9 .
• Diskriminim Komunikim që dallon një grupim nga të tjerët, duke mos e quajtur të barabartë me ta dhe duke ia kufizuar a duke ia mohuar fare të drejtat që i takojnë: Qëllimi i organizatës ishte të grumbullonin rreth saj mbeturinat e organizatës tradhtare të “Ballit Kombëtar”10
• Frikë/kërcënim Komunikim që shpreh ndjenjë shqetësimi të thellë kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt a përpara një rreziku të ardhshëm: Mua legaliteti po t’më kapi më pjek të gjallë, mua ata më kanë më tepër inat dhe armik sesa K.11
• Urrejte Komunikim që përcjell indirekt urrejtje përmes fjalëve të përzgjedhura për të etiketuar një individ a grup personash: “Poligoni” kishte folur me urrejtje për agraret duke i cilësuar gjemba ata12 .
• Shtypje Komunikim që synon të mbajë të nënshtruar dhe të shfrytëzojë popullin, komunikim shtypës i prodhuar nga një regjim shtypës të individualitetit e të shprehjes së lirë: Është partia ajo që kontrollon veprimtarinë e organeve të sigurimit të shtetit dhe me direktivat e saja u hap horizonte të reja për të zhvilluar luftën, për të zbuluar dhe goditur pa mëshirë armikun e klasës dhe veprimtarinë e tij armiqësore, për të zbutur me konceguencë luftën e klasës13 .
•
Dënim / akuzë Komunikim që çon në dënim personat të cilëve u adresohet: I pandehuri s’ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur me besnikëri politikën antipopullore të klerëve katolikë, politikë që e ka arsenalin e saj në Vatikan14 .
Dosja e Objektit e Komitetit Shqipëria e Lirë, f. 15
10
Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975, f. 60
11
Dosje Hetimore Gjyqësore S. T., f. 92
12
Dosja e Objektit e Komitetit Shqipëria e Lirë, f. 82
13
Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975, f. 70
14
Dosja hetimore gjyqësore e At. Josif Papamihalit, f. 5
7
• Dhunë Përmes këtj komunikimi vërtetohet përdorimi i forcës e dhunës ndaj të akuzuarve: U vu dorë te ky megjithëse ishte komprometuar rëndë dhe vështirësonte zbërthimin e shpejt në hetuesi…15 .
Gjuha e dhunshme nuk është thjesht formë komunikimi, ajo lidhet drejtpërdrejt mesjelljetabuzive,ngacmuese,fyese,denigruesendajnjëpersoniagrupipersonash. Megjithëse në kontekste të ndryshme mund të jetë e vështirë të identifikohen menjëherë efektet që ajo mund të prodhojë në një shoqëri, në këtë punim përmes një analize të detajuar të shembujve të gjuhës së dhunës (fjalimit të dhunshëm), të gjetura në dokumentet e arkivit të AIDSSH, synojmë të pasqyrojmë ndikimin e kësaj forme komunikimi, kur ajo përdoret si një armë për të identifikuar, për të etiketuar e për të ndëshkuar individët, si dhe për të justifikuar qëllimisht përmes formave të ndryshme të shprehjes, persekutimin e ndëshkimin e tyre.
Fjalët e përdorura, të nxjerra nga dokumentet e ish sigurimit të shtetit, të dhunshme, të egra, të ngarkuara emocionalisht, fjalë të përdorura nga operativët / punonjësit e asaj kohe, na ndihmojnë të kuptojmë se qeveria e asaj kohe dhe institucionet e saj (mbështetur në doktrinën e marksizmit për luftën e klasave) luftonin kundër qytetarëve që i përkisnin një klase të caktuar ose që konsideroheshin armiq të popullit vetëm sepse mendonin ndryshe, se ishin kundërshtarë të sistemit, se kërkonin më shumë të drejta, se shprehnin pakënaqësi ose se familjet e tyre ishin arratisur a ishin dënuar për shkelje të ligjit.
Për shembull, në një dokument të titulluar “Historia e Organit të Sigurimit të Shtetit”, të dokumentuar nga drejtoria e qarkut, shkruhet:
1. Është qeveria ajo që kontrollon veprimtarinë e organeve të sigurimit të shtetit dhe me direktivat e saj hapi horizonte të reja për të bërë luftë, për të zbuluar dhe goditur pa mëshirë armikun e klasës dhe veprimtarinë e tij armiqësore, për të zbutur rrjedhimisht luftën e klasës16 .
2. Qëllimi ishte që personeli i sigurisë të kishte qartësi ideologjike dhe politike, të vlerësonte punën armiqësore të armikut të klasës, të rriste vigjilencën revolucionare, urrejtjen ndaj armikut…
Duhettëkemiparasysh qëudhëheqësitpolitikë,sidhepersonazhetetjerapublike të kohës, kishin pushtet të ndikonin në publikun e gjerë, prandaj gjuha e përdorur
15
Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975, f. 46
16
Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975, p. 70
8
prej tyre, e cila shoqërohej me veprime, tentonte të riprodhohej edhe nga njerëzit e thjeshtë, të cilët ndiqnin verbërisht ideologjinë e liderit.
3. Në këtë operacion u evidentua fort lidhja e organeve të sigurimit me popullin, siç urdhëroi partia, urrejtja e popullit ndaj armikut të klasës…17 .
Shembulli tregon qartë ndikimin e përhapjen e gjerë që mund të arrijë ky lloj komunikimi, kur shoqërohet edhe me veprimet përkatëse.
Sipas dokumenteve të ndryshme, të tilla si: dosjet hetimore gjyqësore, historia e rretheve, dëshmitë, raportet e ish sigurimit të shtetit, platforma etj., kuptojmë se si bëhej ky lloj komunikimi: fillimisht nga lart poshtë (nga drejtuesi te populli) dhe më pas nga poshtë lart (nga populli te lideri), duke u përdorur si mjet për të përcaktuar fatin e personave të survejuar.
Fjalët e zgjedhura nga informatorët, bashkëpunëtorët, hetuesit, gjyqtarët a drejtuesit për të identifikuar ose për të etiketuar personat që ishin kundër pushtetit e ideologjisë së kohës, nxitën urrejtje edhe në popull, që i shihte po ashtu këta persona të shpallur si armiq. Por ato nxitën edhe frikën në popull dhe vunë nën këtë presion njerëzit e angazhuar në bashkëpunim me regjimin për të denoncuar persona të etiketuar si armiq.
Në të njëjtën linjë ideologjike e politike, gjuha e përdorur në raportimet nga populli kundër njerëzve të survjeuar ishte e ngjashme me atë që Partia përdorte ose udhëzonte të përdorej, shpesh herë në mënyrë më agresive, duke e bërë të pashmangshëm ndëshkimin e personave për të cilët raportohej.
Në shembullin e mëposhtëm shohim se si raportimi shpesh nuk ishte i mbështetuur në fakte por në mendime personale:
4. Gjatë zhvillimit të Asamblesë është është treguar shumë i rezervuar. Ky nuk sillte kundërshtime të dukshme, por, në preteksin se nuk jam i qartë në këtë pikë dhe kështu ngrinte pika bisedimi edhe për të tjerët. Ky është një element i frikshëm dhe rezervohet mjaft por nuk pajtohet me Pushtetin Popullor18 .
- Ai ka qenë shumë i rezervuar; Kjo nuk solli kundërshtime të dukshme
Nuk ka asnjë fajtor; raportet janë të paqarta, të dyshimta, jo faktike.
17 Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975, p. 73
18 Dosje formulare nr. 11 A, S. Toto., p. 59
9
Nëse raportimi do të kishte përfunduar këtu, ndoshta nuk do të kishte vijuar procesi i përgjimit e rrjedhimisht gjykimit, por edhe nëse do të kishte vijuar gjykimi, me siguri masa e dënimit do të ishte më e lehtë.
Shpesh, kur raportuesit, teknik operativët, nuk ishin të qartë për fajin që i ngarkonin një personi, përdoreshin formulime të ngjashme me këtë model: “është një element mjaft i rezervuar dhe i frikshëm". Ky model nuk e lidh me një faj konkret personin nën përgjim ose nën akuzë. Prandaj përmes përdorimit të pjesëzës “por” , e cila këtu ka funksion mohues (për të dhënë idenë që ai nuk është edhe aq i rezervuar) me qëllim që të hedhë poshtë pretendimet e mëparshme dhe për të përforcuar raportimin por nuk është dakord me pushtetin popullor. Siç shihet, për ta bërë edhe më të besueshëm dhe gjithëpërfshirës raportimin, përdoret fjala “popull” a “popullor”
5. Ky është një element i frikshëm dhe mjaft i rezervuar, por nuk është dakord me pushtetin popullor.
Përdorimi i fjalës “popull” a “popullor”, mesa duket, është ndikim ideologjik (marksist), që rrjedh nga komunikimi i përdorur shpesh nga lart-poshtë, si në shembullin vijues:
Në emër të popullit (vendimet) Organet e sigurimit të shtetit janë organe të shtetit tonë popullor, janë pjesë përbërëse e pushtetit tonë popullor.
Përtëkuptuarmëmirëfuqinëegjuhësdherolinqëluajtinëpërcaktiminedënimit të personave të klasifikuar si armiq, më poshtë është një shembull ku operativi (përmes fjalëve të zgjedhura nga raporti) shpëton personin nën vëzhgim nga persekutimi dhe ndëshkimi.
6. Si një element i kaluar në moshë dhe që nuk ka ngritje dhe simpati ndaj elementit armik, si një element që urren pushtetin por që veprimtaria e tij është vetëm në komente dhe slogane kundërshtuese të parëndësishme dhe meqë prej disa vitesh është me shërbim në supremin. Këshilli sipas të dhënave të agjencisë nuk kryen ndonjë aktivitet të rëndësishëm, vetëm në një rast të rrallë që manifeston ndonjë urrejtje ndaj qeverisë. Për të gjitha këto arsye dhe duke qenë se tanimë nuk paraqet ndonjë rrezik social, unë propozoj ta reduktojmë atë nga kategoria II a në kategorinë II b 19 .
10
19 Dosja formulare
14
908, H. A, p.
Në këtë shembull, edhe nëse disa fjalë përcjellin urrejtje ose kuptim negativ, mënyra se si është ndërtuar fjalia synon ta shfajësojë disi personin, për arsyet që përmenden, por që nuk dihet nëse janë vetëm ato.
Si duhet ta kuptojmë këtë?
Në paragrafin e përmendur dallojmë disa fjalë lehtësuese, si:
• I kaluar në moshë;
• Veprimtaria e tij është vetëm në komente;
• Nuk kryen ndonjë aktivitet të rëndësishëm;
• Tani nuk paraqet ndonjë rrezik social’
Raportimet e ndërtuara në këtë mënyrë do ta shpëtonin personin nga ndëshkimet e formave të ndryshme ose do të lehtësonin masën e dënimit. Këtë lloj komunikimi mund ta cilësjmë si gjuhë lehtësuese.
Një shembull i kundërt jepet në fragmentin e mëposhtëm të kallëzimit kundër një personi nën vëzhgim:
7. Ai u përpoq ta minimizonte veprimtarinë e tij duke e justifikuar me mjedisin fetar etj.20 .
Në këtë fjali duket që nuk ka tendencë për ta lehtësuar të akuzuarin, por prirje për ta bërë fajtor duke mos e pranuar si të vërtetë pohimin e tij.
• U përpoq ta minimizonte veprimtarinë e tij…
• E justifikoi me mjedisin fetar…
Po ashtu në shembullin e mëposhtëm vihet re tendenca për ta çuar drejt dënimit personin nën hetim, konkretisht:
Ai është indiferent ndaj pushtetit, nuk shprehet kundër, por ka babain e arratisur dhe mban komunikim me të, ndaj propozoj t’i hapet dosje21 .
Nëse raportimi do të ishte mbyllur te pjesa: Ai është indiferent ndaj pushtetit, nuk shprehet kundër tij, ndoshta fati i të akuzuarit do të ishte ndryshe. Por fakti që raportimi plotësohet me fjalët: por ai ka babain e arratisur dhe mban komunikim me të, ndaj propozoj t’i hapet dosje, bën që i akuzuari të hetohet dhe më pas të dënohet nga gjykata mbi këtë dosje të hapur ndaj tij. Kjo ishte praktikë e përdorur shpesh në atë periudhë, pasi vetë i akuzuari në një shkrim të vendosur mes një libri e kishte
20 Dosje Hetimore Gjyqesore nr. 4802, J. Papamihali, (p. 5) 21 Dosje formulare nr. 240, kategoria 2 A, Genc Leka
11
parashikuar fatin e tij, kur shkruante: Po ç’faj kemi ne, për gabimet e të parëve tanë? Këto të dhëna na bëjnë të mendojmë se familjarët e personave të cilësuar si kundërshtarë të armikut ishin grup i targetuar dhe mund të akuzoheshin lehtësisht vetëm nga lidhja familjare, por në raste të tjera nga lidhja e ngushtë shoqërore.
Ndaj përmendja e lidhjes familjare ose shoqëroe, përmendja e kontaktve qofshin këto komunikime me familjarë, miq, shokë të arratisur apo dënuar është në njëfarë mënyre një akuzë e cila rrezikon t’i çojë në denim.
Fjalët rënduese ishin njëherazi pretencë prokurori, gjykim dhe thuajse vendim gjyqësor për të akuzuarin dhe më tej praktika juridike e kishte të qartë si do të vepronte.
Ky është një ndër rastet lehtësisht të identifikueshëm në Dokumentet e ish Sigurmit të Shtetit dhe si i tillë na ndihmon të kuptojmë qartë se cilat mund të jenë disa nga masat parandaluese që në thelb nuk janë gjë tjetër veçse veprime të thjeshta që lidhen me “shkëputjen e akuzës/ shkeljes ligjore” të një pjestari të familjes me pjesën tjetër. Pra parandalimi nënkupton mosidentifikimin e një personi (tiparet, besimi, bindjet politike, veprimet ose mosveprimet e tij) me një person tjetër qoftë ky edhe në rrethin e ngushtë familjar.
Në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndeshemi me stil të përzier dhe jo stil të pastër administrativo-juridik, ashtu si duhet të ishte. Në këtë rast duhet të theksojmë se ligjërimi me nuanca të tilla kuptimore-shprehëse nuk është tipar i stilit aministrativo-juridik, karakteristik për shkrimet shkresore e ato gjyqësore. Format e shprehjes me ngarkesa të forta emocionale janë atipike për këtë lloj ligjërimi dhe duhet marrë në konsideratë në hartimet shkresore edhe sot, duke qenë se të shkuarën nuk e zhbëjmë dot, por prej saj mund të mësojmë dhe të reflektojmë për të mos përsëritur të njëjtat sjellje. Përmes shembujve të tillë nxjerrim në dukje gabimet, të cilat i pranojnë edhe vetë punëtorët e sigurimit të shtetit në dokumente kryesisht të tipologjisë platforma22 , në të cilat shkruhet:
Gabimet e sigurimit të shtetit lidhen:
Me kryerjen e akteve të jashtëligjshme me shkeljen flagrante të ligjeve të Republikës Popullore.
Me keqpërdorimin e popullit nga ana e sigurimit, që çonte në armiqësimin e masave punonjëse me Partinë dhe Shtetin.
Në format organizative të papërshtatshme dhe me frymë trockiste…
22
Platforma politike dhe organizative e sigurimit të shtetit; Gabimet e sigurimit të shtetit para pleniumit XI, f. 23
12
- Në metodën e punës, e cila ka qenë sipas shembullit të metodës së punës trockiste…
Të gjitha këto forma krijojnë jo vetëm tension, shtypje, frikë por edhe kufizojnë lirinë e shprehjes në shoqëri. Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm, që tregon se si qytetarët kanë frikë të shprehen lirisht, sepse u druhen interpretimeve keqdashëse që mund t’i çojnë në dënime:
• Po të flas diçka, por është me përgjegjësi, mos na dali fjala, se unë kam frikë nga këto llafet, mbasi njerëzit i interpretojnë ndryshe për ndryshe23 .
Në kontekstin e shoqërisë nën diktaturë janë pikërisht këto shprehje që tregojnë qartë kufizimin e lirisë së komunikimit dhe që bie ndesh me atë që ne e njohim edhe sot e i referohemi shpesh, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 10, për lirinë e shprehjes. Aty theksohet se gjithkush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të mbajtur opinione dhe për të marrë e për të dhënë informacione e ide pa ndërhyrje nga autoriteti publik dhe pavarësisht nga kufijtë24 . Pra, është e rëndësishme të studiohen këto forma të ndryshme kufizimi të bëra shpesh edhe nga vetë individi me frikën se personi me të cilin po komunikon, mund të bëjë interpretime që mund të deformojnë mesazhin e mund të përdoren për t’u akuzuar apo dënuar. Frika për interpretime ndryshe për ndryshe është ajo që tregon se kështu shkatërrohet komunikimi, duke pasur parasysh:
Dhënësin që ka frikë të shprehet
Marrësin mosbesues Kontekstin që deformon mesazhet
Pasojat me të cila mund të përballemi pas interpretimeve dhe deformimeve
Pra, duke studiuar e duke analizuar këtë lloj komunikimi, arrijmë të kuptojmë qartë format e ndryshme të kufizimit, prandaj, duke i identifikuar ato, mund të fillojmë të hartojmë mënyra të ndryshme parandalimi dhe krijimin e një komunikimi më të lirë, më pak ndëshkues, dënues, fyes, përçmues, një komunikim të qartë, të drejtë, të denjë për një shoqëri të lirë e demokratike.
23 Dosje formulare 261, V. S. Blloshmi 24 https://www.echr.coe.int/documents/convention_eng.pdf
13
Rekomandime:
Duke e vlerësuar si një faktor kryesor në demokratizimin e shoqërisë, është e rëndësishme që shoqëria ta trajtojë komunikimin si një vlerë dhe si një realitet të pakundërshtueshëm në marrëdhëniet njerëzore e shoqërore; kjo arrihet kur një shoqëri është fleksibël dhe e hapur për të ndryshuar, që ndan fenë nga politika dhe ushtria, njeh veçantinë e barazinë e qytetarëve, të drejtën e shprehjes, lirinë e mendimit dhe në fund pluralizmin politik25 .
Ky studim nuk synon vetëm identifikimin e parandalimin, por kërkon t’i shërbejë edukimit me qëllim çrrënjosjen e paragjykimeve dhe të dezinformimit, mbi të cilat ndërtohet gjuha e urrejtjes, por jo vetëm, si edhe nevojën që ky edukim t'u drejtohet veçanërisht të rinjve26 . Ne kemi detyrimin jo vetëm të studiojmë, por edhe të angazhohemipërtëshmangurfaktorëtqëmundtëfavorizojnëlindjenekomunikimit të dhunshëm në të gjitha format, si edhe të kuptojmë të këqijat e dëmin që këto lloj shfaqjesh kanë për individin në veçanti dhe shoqërinë në përgjithësi, me qëllim parandalimin e dhunës verbale dhe korrigjimin e dëmit të shkaktuar.
Parandalimi i përdorimit të formave të ndryshme të komunikimit të dhunshëm është një hap i rëndësishëm e një gur themeli për shoqëritë demokratike, që synojnë të respektojnë të drejtat themelore të njeriut. Komunikimi është i pandashëm nga aspiratat e dyfishta që karakterizojnë shoqëritë tona: liria dhe barazia27 .
Masat që duhet të merren sot duke reflektuar mbi të kaluarën, duhet të jenë në përputhje:
Me kontekstin historik.
Me rrethanat politike.
Me rolin që personat akuzues ose të akuzuar kanë në shoqëri.
Me nivelin e edukimit të personave të survejuar dhe të personave që ushtrojnë ligjin
Me veprat e ndaluara dhe veprat që indoktrinojnë shoqërinë
Me metodat e përdorura për edukimin e shoqërisë
25
Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton 26 https://rm.coe.int/ecri general policy recommendation no 15 on combating hate speech alba/16809eb58e
27 Të shpëtojmë komunikimin, Dominique Wolton
14
Duke pasur parasysh që konfliktet e mëparshme të krijuara nga komunikmi i dhunshëm janë të ndryshme, duhet menduar edhe për mënyra të ndryshme të parandalimit dhe të zgjidhjes së konflikteve.
Cilat mund të jenë disa nga format e ndryshme të parandalimit?
1. Parandalimi në rrafshin personal lidhet ngushtë me përpjekjet individuale, konkretisht:
Me individin dhe përpjekjen e tij për t’u bërë njeri më i mirë dhe i dobishëm në shoqëri
Me individin që arsimohet, dhe vlerëson tjetrin.
Me individin që respekton mendimin ndryshe.
Me individin që reagon nëse sheh padrejtësi.
Me individin që nuk përpiqet të marrë diçka që nuk e meriton
Me individin që nuk shkel të tjerët për t’u ngjitur në karrierë, nuk abuzon me pushtetin, nuk tjetërsohet
Me individin që u qëndron objektivave dhe idealeve mbi të cilat ngrihet një shoqëri e lirë e demokratike.
- Mosidentifikimi i një personi (tiparet, besimi, bindjet politike, veprimet ose mosveprimet e tij) me një person tjetër qoftë ky edhe në rrethin e ngushtë familjar.
Parandalimi në rrafshin social, politik e kulturor:
1. Ndalimi i shfaqjes së këtij lloj komunikimi në shtyp, tv, media sociale.
2. Ndalimi i shfaqjes së këtij lloj komunikimi me kontekst politik, në publik (asamble, parlament, forume etj.).
3. Respktimi i stilit të pastër administrativo juridik në hartimet shkresore duke mënjanuar plotësisht fjalët me ngarkesa emocionale.
4. Ndalimi i përdorimit të fjalëve fyese, diskriminuese në institucionet publike, arsimore etj.
5. Ndalimi i fjalëve me konotacion negativ në reklamat e afishuara në mjedise publike
6. Orientimi drejt mirëdukimit të qyetetarëve
15
7. Angazhimi i shoqërisë civile për ndërrmarjen e fushatave sensibilizuese, qofshin këto marshime, emisione televizive, ekspozita, shfaqje filmi a dokumentarësh.
8. Përfshirja në kurrikula e orëve mësimore ku të flitet më rreth këtij problemi, trajtuar gjerësisht me tematika të ndryshme, që cekin probleme të edukimit e të kulturës së gjuhës, lidhur jo vetëm me bullizmin psikologjik, por edhe me format e sipërpërmendura.
9. Monitorimi i mediave të ndryshme dhe vendosja e gjobave nëse lejojnë shfaqje të komunikimit të dhunshëm.
10.Marrja e masave konkrete ligjore për kufizimin në përdorim të fjalëve me konotacione negative në mjedise shoqërore
Përmes formave të ndryshme (diskutime në mjediset arsimore, por jo vetëm, përmes ligjërimeve publike, shfaqjes së filmave që tregojnë pasojat e një komunikimi të dhunshëm, të dokumentarëve socialë me fokus individin dhe rolin e tij në shoqëri, po ashtu me fokus masat dhe ndikimin e tyre tek individi, realizimi i ekspozitave publike me fokus ndërtimin e paqes përmes një shoqërie më të dashur, më sociale, më demokratike dhe më pak diskriminuese, më të kujdesshme në ndërtimin e marrëdhënieve me tjetrin, të vlerësuar e të pranuar si të barabartë.
Realizimi me sukses i tyre kërkon domosdoshmërisht bashkëpunimin e shoqërisë civile, të medias, të institucioneve shtetërore, të shkollës, të organizatave a të përfaqësive diplomatike etj., për të sjellë përvoja të ndryshme. Edhe iniciativat indviduale janë copëza të rëndësishme në ndërtimin e një shoqërie më pak konfliktuale, të një shoqërie të demokratizuar dhe në paqe.
T’i thërrasësh ndërgjegjes për të qenë sa më njerëzor, sa më i qytetëruar e i kulturuar në sjellje e në komunikimin gjuhësor, natyrisht pa fshehur të vërtetat, është detyrë e gjithësecilin në zhvillimin evropianizues.
Ne nuk mund të vendosim drejtësi vetëm nëpërmjet angazhimit me të kaluarën, qoftë edhe përmes studimeve për komunikimin gjuhësor, për fjalën, e peshën e saj, por mund të ndikojmë në të tashmen dhe të mësojmë se si duhet të qasemi ndaj tjetrit e si ta trajtojmë atë.
Ekspozimi e dënimi i komunikimeve me urrejtje, dhunë, përçmim etj. synon t’u japë fund tentativave për minimizimin e së vërtetës; duke i parë ato në mënyrë kritike, tregojmë se si janë trajtuar personat e stigmatizuar gjatë regjimit, qoftë kjo nga indoktrinimi ideologjik, abuzimi me detyrën, dëshirën për sukses (në karrierë) të pamerituar, mungesës së edukimit etj. Ato forma mund të analizohen si pjesë e të
16
njëjtit mekanizëm që krijoi plagë të pashërueshme në shoqëri. Pra, i qasemi drejtësisëtranzicionalepër tëvendosurnjëgurnënjë ndërshtyllatesaj“tëvërtetën”, përmes së cilës: përballemi parandalojmë reflektojmë.
Ky studim ka vend të zgjerohet edhe më tej, pasi është shumë e rëndësishme të marrim parasysh edhe zërat e individëve që u stigmatizuan e u dënuan dhe që sot, përmes dëshmive të tyre, bëhen ura të rëndësishme të së kaluarës e të tashmes dhe në mjaft çështje reflektojnë opinionin e gjithë shoqërisë. Rreth 50 dëshmi gojore të ardhura në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit janë zëri i vërtetë i së kaluarës që dridhet për fajet e saj.
Mes tyre njihemi me mjaft fjalë të dhunshme dhe të mbushura me mllef e urrejtje, me të cilat personave që dëshmojnë u është dashur të përballen. Nga ky komunikim janë skeduar mjaft fjalë me përmbajtje të ndryshme sipas ndarjeve të përmendura më lart. Ato duhet të trajtohen duke bërë dhe krahasim me gjuhën e shkruar në dokumente. Po ashtu studimi duhet të përqendrohet edhe në kontekstin e sotëm me ballafaqimin e së shkuarës me të tashmen, a kemi mësuar prej së shkuarës, a kemi reflektuar dhe a janë parandaluar apo janë kufizuar format e ndryshme të komunikimit gjuhësor të dhunshëm në një shoqëri në tranzicion, e cila aspiron të cilësohet si demokratike.
Bibliografi:
1. Clara Sandoval Villalba, Transitional Justice: Key Concepts, Processes and Challenges.
2. Dominique Wolton, Të shpëtojmë komunikimin, 2009
3. Dosja e Objektit e Komitetit Shqipëria e Lirë
4. Dosja e Objektit e Komitetit Shqipëria e Lirë
5. Dosja formulare 908, Baba H. Abazi
6. Dosja nr. 29, Platforma politike dhe organizative e sigurimit të shtetit
7. Dosje formulare, kategoria 2 a, nr. 261, V. S. Blloshmi,
8. Dosje formulare, kategoria 2 a, nr, 240, G. B. Leka
9. Dosje formulare nr. 11 A, S. Toto.
10.Dosje Hetimore-Gjyqesore nr. 4802, J. Papamihali
11.Ecri General Policy Recommendation No. 15 On Combating Hate Speech
European Commission Against Racism and Intolerance, Strasbourg, 21 March 2016
17
12.Fischer, Martina. 2011. “Transitional Justice and Reconciliation. Theory and Practice”. Buckley-Zistel et al, (ed) Transitional Justice Theories. Abingdon: Routledge
13.Historiku i organit të Sigurimit të shtetit për Rrethin e Kolonjës për periudhën 1941 1975
14.Platforma politike dhe organizative e sigurimit të shtetit; Gabimet e sigurimit të shtetit para pleniumit XI, f. 23
15.Recommendation No. R (97) 20 of the Committee of Ministers to member states on “hate speech”, Adopted by the CoE Committee of Ministers on 30 October 1997 at the 607th meeting of the Ministers' Deputies
16.Sanya Romeike, Drejtësia Tranzicionale në Gjermani pas 1945 dhe pas 1990 file:///C:/Users/user/Downloads/Drejtasia%20Tranzicionale%20ne%20Gjer mani%20pas%201945%20dhe%20pas%201990%20(1).pdf
17.Thomas Schrapel, Enriketa Pandelejmoni, Andi Pinari, Thirrje për liri, 2015
18.https://www.echr.coe.int/documents/convention_eng.pdf
19.https://rm.coe.int/ecri-general-policy-recommendation-no-15-on-combatinghate-speech-alba/16809eb58e
18