Lutfi ALIA | Dixit 3

Page 1

LUTFI ALIA

SIENA 2015

1


LUTFI ALIA

DIXIT 3 (PUBLICITIKË)

SIENA 2015

2


Titulli origjinal:

Lutfi ALIA

DIXIT 3 (PUBLICITIKË)

Redaktor: Elvi SIDHERI Realizimi teknik: Christine Kruuse CHRISTENSEN Kopertina: Genci ALIA

© Tё gjitha tё drejtat janё tё autori.

SIENA 2015

3


Mbesёs Emma ALIA

4


PARATHENIA Elvi SIDHERI Lutfi Alia është një personazh sa i rregullt, aq edhe atipik në origjinalitetin e tij burimor, sa i përket skenës mediatike dhe letrave shqipe, por njëkohësisht ai ka ditur në mënyrë fare të qenësishme që falë thellësisë dhe shumanshmërisë së njohurive të tij të pashtershme, të bëhet pjesë thelbësore e kësaj bote krijuese. Lutfiu përveç se zotëron një dhunti të rrallë në dominimin dhe shtjellimin e vetë gjuhës shqipe në trajtën e saj më të epërme, ishte bërë i njohur për mua personalisht, por edhe për publikun e gjerë dhe lexuesin shqiptar brenda dhe jashtë atdheut, si një njohës i rrallë dhe i çmuar i së shkuarës sonë arbërore, i pranisë shumëshekullore kishtare në trevat shqiptare, para dhe pas vërshimit të hordhive osmane në trojet tona dhe gjer në lashtësinë më të skajshme ilire; ashtu si edhe për njohjen e tij të paçmueshme të jetës dhe veprës së Nënë Terezës, me të cilin ishte njohur edhe personalisht në njërën prej vizitave të saj në Shqipërinë ende moniste. Pra, Lutfiu − i cili do të kish mjaftuar të vlerësohej si personazh i denjë për të gjithë vlerësimin e mundshëm dhe admirimin tim dhe tonin, lidhur me ato çfarë ky njeri ka arritur në jetë në fushën e tij të “kompetencës”, pra mjekësinë, në të cilin pati dhe vijon të shkëlqejë në të dyja brigjet e Adriatikut, që ndan Italinë ku ai jeton dhe lëvron prej vitesh, me Shqipërinë e tij amë, në të cilën qe rritur dhe ishte formuar në profesionin e tij fisnik, duke lënë pas shumë miq e dashamirës, ashtu si edhe një emër të nderuar, që edhe sot e kësaj dite, megjithë mospraninë e tij fizike në atdhe, përthith në vetvete një respekt të pashuar dhe vlerësim të pandalur e të gjithanshëm për punën e tij −, nëpërmjet “penës” së tij, e ka rimishëruar veten edhe në këtë formë të tjetër të krijimtarisë së vet, duke u bërë kështu kaq i pamungueshëm për lexuesin shqiptar, saqë çdo shkrim dhe botim apo libër i tij i ri, paraqet një risi madhore të radhës dhe paralelisht me këtë efekt parësor, shkakton sërish të njëjtën pritshmëri dhe debat e mirëpritje të gjallë tek lexuesi. Ky vëllim që do të keni fatin të lexoni, përmbledh disa prej thellimeve të autorit, mbi ngjarje dhe personazhe që meritojnë plotësisht “përkëdheljen” dhe përshkrimet aq origjinale dhe kuptimplota që u fal

5


atyre pena e tij, por gjithashtu edhe vëmendjen dhe kureshtjen më të çiltër të lexuesit, që në secilin prej këtyre punimeve do të gjejë “ushqim” themelor për kureshtjen dhe ëndjen e tij lexonjëse. Janë disa punime sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme njëri me tjetrin, në vlerat e tyre unike dhe shkrimin e kthjellët me të cilin janë krijuar dhe prurë në jetë, ku është shkrirë më së miri, aftësia sintetizuese e autorit, që si ngaherë, di të sendërtojë në mënyrë të përkryer një ndërthurje magjepsëse të aq realiteteve të ndryshme, që bashkëjetojnë paqësisht në jetën dhe veprën e tij jetësore, qoftë në mjekësi, apo në fushën e letrave ku Lutfiu është “imponuar”vetvetiu prej kohësh tashmë, si një mendje e mprehtë, dhe një shpirt i zjarrtë, i mbrujtur në dije dhe urtësi të pahasshme tjetërkund veç venës së tij të spikatur krijuese. Aty do të takoni për shembull personazhet e një mature të largët të vitit 1965 (kujtuar me ngjyra dhe nuanca aq të prekshme nga autori), kujtimet e një vizite fort vlerëplotë të tij dhe tre kolegëve italianë në Tiranë para do vitesh, ku ndër të tjera, autori ngre zërin dhe na ofron një saktësim tejet të rëndësishëm historik, lidhur me hamendësimet groteske e të gënjeshtërta dhe anakronike lidhur me emrin e kryeqytetit tonë të hijshëm, Tiranës, që sipas këndvështrimin të mirëjustifikuar historik të autorit, asnjë lidhje nuk gëzon me Teheranin oriental; do të takoheni me partizanen Zenepe Koxherri, do të kridheni në ujërat e turbullt të Luftës së Dytë Botërore me “Save my Ryan” e shumëçka tjetër, që nuk dua t’ua parashtroj para kohe, për t’i lënë hapësirën e nevojshme tjerrjes së kureshtjes suaj të etur lidhur çfarë ju pret në rradhët dhe rreshtat e këtij libri. Një libër ky, për t’u lexuar me një frymë, ku lexuesi do të njehësohet me çdo gërmë, fjalë, ide e personazh apo ngjarje të përshkruar aq fisnikërisht nga Lutfi Alia.

6


DY NGJARJE ME Prof Dr PËLLUMB BITRI.

1. Nё vitin 1996, kur punoja nё Institutin e Anatomisё Patologjike tё Universitetit tё Sienёs, pata fatin ta njoh dhe tё bashkёpunoj me Prof Hans Cottier, njё ndёr personalitet botёrore tё anatomisё patologjike, shkencёtar i shquar, autor i shumё teksteve, monografive dhe studimeve shkencore; drejtor pёr disa dekada i Institutit tё Anatomisё Patologjike tё Universitetit nё Bern tё Zvicrёs. Nё institutin, qё kishte drejtuar me vite, ishin specializuar shumё mjekё nga vende tё ndryshme tё Europёs, mes tyre dhe pedagogё tё Sienёs, pra ishte i mirёnjohur, i nderuar dhe i respektuar nga tё gjithё kolegёt e mi. Edhe pse i kishte kaluar te 80-tat, Prof Cottier vazhdonte tё punonte, drejtonte kёrkimet shkencore nё fushёn e onkologjisё nё institutin e Bern-ёs dhe tё shumё vendeve tё tjera europiane. Nё Siena, vinte çdo vit dhe qëndronte njё muaj. Gjatё kёsaj kohe hartonte dhe koordinonte programet e studimeve shkencore nё fushёn e onkologjisё tё institutit tonё. Ditët e para, i takonte me rradhё tё gjithё pedagogёt dhe me pas impenjohej krahas tyre nё kërkime dhe nё interpretimin e rezultateve. Takimet me Prof Cottier ishin mbresёlёnёse. Pas pёrshёndetjeve tё zakonёshme e tepёr miqёsore, fillonte diskutimet, shkёmbente mendime, sugjeronte pёrmirësimin e metodikave të kёrkimeve shkencore, duke ndihmuar nё pёrmirёsimin dhe rritjen e nivelit tё studimeve. Kur hyri nё dhomen time mё pershendeti shqip: “Mirёdita skipetari, si jeni”. U befasova nga ky prezantim i rrallё e miqёsor, qё tё impononte nderim dhe respekt. Biseduam gjatё rreth punimeve tё mia, mё dha shumё kёshilla e sugjerime tё vlefeshme, qё mё ndihmuan ta pёrmirёsoj dhe tё rris nivelin e studimit tim. Sugjerimet e atij burri tё madh e tё mençur, me lehtёsuan punёn dhe me ndihmuan tё pёrmirёsoj metodikat e tё thelloj studimet morfologjike. Kisha kuriozitet tё dija si dhe ku kishte mёsuar pёrshendetjen nё gjuhёn shqipe, por ndruhesha ta pyesja, pasi takimi ishte zyrtar e tepёr profesional dhe nuk mund ta kaloja ne aspekte personale e pёr me tepёr nuk mund ta shndёrroja nё bisedё konfidenciale. Sa mё shumё ditё kalonin, aq mё shumё shtohej kureshtia ime. Pёrgjithesisht, unё dhe kolegёt e mi tё institutit, çdo mёngjez , para fillimit tё punёs, pinim kafè nё barin e madh tё spitalit. Shumica e pinin kafenё shpejt, nё këmbё te banaku dhe shkonin direkt nё punё, ndёrsa unë me kolegun Dr Lizart Hako, e pinim allashqiptarçe, pra

7


pinim kafè, tymosnim njё cigare, bёnim njё bisedё tё shkurtёr dhe fiks nё orёn 09.00 fillonim punёn. Njё ditё, ndёrsa po pija kafè vetёm dhe po tymosja njё cigare nё rehatine time, erdhi Prof Cottier e pasi kёrkoi leje nё se mund tё rrinim sё bashku, u ul dhe filloj bisedёn. - Mua mё pelqen tё pi kafè si ju shqiptarёt. Ështё bukur tё pihet kafè nё shoqёri, tё bisedojmё, të shkёmbejmë mendime dhe tё tymosim, tha duke qeshur dhe pasi ndezi llullёn mё pyeti. - Dёshiroj tё pyes, a e njeh Profesor Bitri?

Prof Dr Pёllumb BITRI Portret i artistit Fatmir Haxhiu, realizuar nё Bilbao 03. 01. 1999 Pёr njё çast u shtanga nga kjo pyetje e pa pritur, por shpejt e mora veten, i bindur se po mё pyeste pёr profesorin tim, andaj iu pёrgjigjia me entusiazёm: - Natyrisht e njoh, ёshtё profesori im i anatomisё patologjike, madje kam pas fatin tё punojmё sё bashku pёr disa vite. Jemi miq tё vjetёr.

8


Po ju profesor ku e keni njohur Profesor Bitrin? – e pyeta me kuriozitet dhe me padurim tё zbuloja lidhjet mes dy profesorave. - Personalisht nuk e kam njohur, por kam librin e tij. Ma ka dhuruar njё student nga Kosova, qё studionte mjekёsi nё Bern. - Interesante, - shtova unё sa pёr tё nxitur bisedёn. Prof Cottier, me qetёsine e tij tipike, filloi tё më tregojë si e kishte njohur Prof Pёllumb Bitrin. - Shumё vite me parё, gjatё seminareve nё lendёn e anatomisё patologjike, njё student kosovar, pyetjeve tё mia iu pёrgjigjej saktё, por ndryshe nga teksti, qё përdornin studentët, jo vetёm kaq por fliste me koncepte mё tё avancuara pёr njё student – vazhdoi tё rrёfente Prof Cottier. - Njё ditё, e pyeta se me çfarё teksti studionte dhe ai nxorri nga çanta njё libёr voluminoz, me kopertinё tё trashё ngjyrё okёr dhe mё tregoi se ishte nё gjuhёn shqipe, me autor Pёllumb Bitri. Ishte hera e parё qё shihja njё tekst dhe dёgjoja pёr njё autor shqiptar. Nga titulli “Patologjia mor-fologjike” kuptohej se ishte tekst i specialitetit tonё. I shtyrё nga kurioziteti, i kёrkova studentit tё mё pёrkthente dy paragrafe tё shkurtёr tё tekstit. Mё pëlqyen shumё, nga mёnyra e strukturimit tё koncepteve morfologjike, pasi ishin shkruar me stil sintetik dhe tё kompletuar. Kёto rredhana mё nxitёn te njihem mё shumё me pёrmbajtjen e tekstit, andaj herё pas here, kur mё rastiste pak kohё e lirё, e ftoja në studion time studentin kosovar. Nga ai mësova dhe disa përshëndetje nё gjuhёn shqipe e sa herё takoheshim pёrshёndeteshim “Tung”. Studenti kosovar vinte me dëshirё dhe vazhdonte tё mё përkthente në gjermanisht, ato qё i sugjeroja unë, pra pjesët kardinale të një teksti universitar. Kështu fillova tё “lexoja” kёtё tekst dhe njëkohësisht njoha njё shkencёtar shqiptar dinjitoz. - Mё gëzove shumё, që Ju keni njohur vlerat profesionale dhe shkencore tё Prof Pёllumb Bitri. Studentёt e kanё idhull, e admirojnё. Nё leksionet e tij, auditori mbushej plot dhe ligjeratat e tij i ndiqnin jo vetëm studentët, por dhe mjekёt që kryenin specializimin. Ështё pedagog me kulturё tё kompletuar, erudit dhe zotёrues i disa gjuhёve tё huaja. Ai shquhet pёr metodikёn e zhvillimit tё leksioneve dhe tё mёsimeve praktike, - shtova unё me krenari, pёr të plotesuar sado pak figurёn e Prof. Pёllumb Bitrit. - Prof Bitri ka shkruar njё tekst me strukturё dhe pёrmbajtje moderne pёr kohёn. Kapitujt janё tё kompletuar dhe nё vazhdimёsi harmonike, dëmtimet e mirfillta dhe proçeset patologjike tё sёmundjeve trajtohen me nivel shkencor, - vazhdoi Prof Cottier, duke evidencuar vlerat e tekstit.

9


Komentet e Prof Cottier, me çliruan nga ndrojtja dhe fillova t’i tregoj disa hollёsi, pёr t’i dёshmuar atij, se unё isha njё ndёr nxёnёsit dhe miqtë e Prof Pëllumb Bitri. - Patologjia Morfologjike, ёshtё teksti i parё historik i Fakultetit tё Mjekёsisё. Prof Bitri ishte 38 vjeç, kur e botoi kёtё libёr voluminoz, ishte i ri nё moshё, por me formim dhe përvojё tё pasur profesionale e shkencore. Nё ato vite tё vёshtira, lёndёt e tjera ne i studionim me dispensa, qё ishin pёrshtatje dhe pёrkthime jo cilёsore tё teksteve tё autoreve sovjetikё, madje biblioteka e fakultetit ishte e mbingarkuar me libra nё gjuhёn ruse, - vazhdova t’i tregoj. - Pikёrisht, - vazhdoi Prof Cottier, - kur ai djali kosovar mё tha se autori ishte njё profesor shqiptar, imagjinoja njё libёr tё shkruar me stil alla-sovjetikshe, por nё fakt me rezultoi ndryshe. - Pёr vlerat didaktike dhe shkencore tё tekstit dhe pёr botimet shkencore, Prof Bitri ёshtё nderuar me Çmimin e Republikёs, - shtova unё me nxitim, pёr tё konfirmuar mendimet e Prof Cottier. - Vlerёsim i merituar, - u shpreh me entusiazёm prof Cottier, - por jam kurioz tё di, Prof Bitri ka diplomuar nё Shqipëri, apo ёshtё i shkollёs sovjetike, se ju keni qenё tё lidhur me rusёt, apo ka studiuar nё shkollat perëndimore? – pyeti Prof Cottier. - Prof Pёllumb Bitri ёshtё i shkollёs ruse, ka studiuar nё Fakultetin e Mjekёsise tё Universitetit nё Gorki, madje paralel ka studiuar dhe nё Fakultetin e Filozofise. Pasi u kthye nga studimet, nё vitin 1954 hapi dhe drejtoi katedrёn e Anatomisё Patologjike nё Fakultetin e Mjekёsisё nё Tiranё. Ka merita, se themeloi shkollёn shqiptare tё morfologjisё. Nё vitet e mё pasme ka botuar shumë tekste dhe monografi shkencore, ёshtё pedagogu me krijimtari tё lartё shkencore. - Interesante, - tha prof Cottier, - kam lexuar shumё libra dhe artikuj tё autorёve rusё, por ato kanё tjetёr strukturё, tjetёr stil shkrimi, frazat janё tё gjata, pёrshkrimet bёhen tёrkuzë e tё lodhshёm, madje duhet t’i rilexosh pёr tё nxjerr konceptin themelor, ndёrsa Prof Bitri shkruan nё mёnyrё elegante, me stil lakonik dhe tё qartё, duke shprehur thelbin e proçeseve patologjike. Kuptohet se nuk imitoi shkollёn ku u formua si mjek dhe si specialist, por ndoqi njё rrugё tё re, prandaj pasi u njoha me tekstin e tij, e vlerёsova pёrfaqёsues i shkollёs shqiptare tё anatomisё patologjike. Kёshtu duke biseduar sё bashku, pa e kuptuar kaloi shumё kohё dhe u vonuam pёr nё punё, por mua nuk mё bёhej ta ndёrprisja, kisha dёshirё tё dёgjoja opinionet e njё shkencёtari tё madh, pёr pedagoun tim tё shquar e tё zjarrtё, Prof Pёllumb Bitri. Biseda kishte arritur nё njё pikё, sa nuk mund tё ndёrpritej. Ndёrsa mendoja tё trajtoj njё

10


tjetёr argument, Prof Cottier vazhdoi tё shprehej rreth tekstit, qё e kishte analizuar deri nё hollёsi. - Duke e krahasuar me tekstet ruse dhe me tekstet e tjera perёndimore, konstatova se libri i Prof Bitri, ka vlera të veçanta, ai sjell risi, qё ia rrisin meritat autorit, ёshtё teksti i parё, qё i trajton sёmundjet e kolagenit nё një kapitull me vete. Vetëm vitet mё pas, autorёt perёndimorë dhe ata rusё filluan t’i trajtojnё kёto sёmundje nё tekstet mёsimore universitare, - shtoi Prof Cottier. Kёto ishin fjalё tё bukura e tё sinqerta, ishin vlerёsime të dhëna nga njё profesor i shquar zviceran, pёr njё profesor tё shquar shqiptar, ishin tё vёrteta tё pakontestueshme, por opinioni shqiptar nuk pati kurajo ta vlerësonte publikisht, ose me saktё, nuk donte tё tregonte vlerat e profesorit tё vet. - Aktualisht, ku punon Prof Bitri? - mё pyeti Prof Cottier. - Pёr ironi tё jetёs e tё shkencёs, Prof Bitri ёshtё nё pension dhe nga viti 1992 jeton nё Spanjё, ne qytetin Bilbao. Atje ia vlerёsuan aftësitë pedagogjike dhe shkencore, andaj e morën pedagog të anatomisë patologjike në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Pùblik De Paìs Vasco, ku vazhdon të japë leksione, madje ёshtё dhe anёtar i kёshillit shkencor tё Fakultetit. - Kaq e pasur ёshtё Shqipёria me shkencёtarё, sa i nxjerr nё pension dhe i le tё largohen, - pyeti me ironi Prof Cottier dhe pasi pa orёn, duke qeshur u ngrit e tha, - shkojmё se do tё na kritikojnё pёr vonesёn dhe do tё na nxjerrin nё pension dhe ne tё dy. Dolёm nga bari duke qeshur dhe shkuam nё institut. Natyrisht u prezantova me 20 minuta vonesё, qё do t’i zёvendёsoja. Nuk kisha asnjё preokupim se rrija mё gjatё nё punё, perkundrazi, e vlente kjo sakrificё. Pёr mua ajo kohё nё shoqëri me Prof Cottier, kaloi e mbushur me fjalё tё bukura për profesorin tim Pёllumb Bitri dhe kafeja qё piva, ishte mё e shijëshme se kurrё ndonjёherё. Isha i pushtuar nga gëzimi dhe kënaqёsia, qё krijoi biseda e bukur me njё personalitet si Prof Hans Cottier, i cili shprehu mendime, konsiderata dhe vlerёsime pёr profesorin tim Pёllumb Bitri, njё ndёr pёrfaqёsuesit mё tё shquar tё pedagogjisё dhe shkencёs mjekёsore shqiptare. Mbresat e kёsaj ngjarje ia tregova kolegeve tё mi si dhe Dr Ana Lito, qё kishte ardhur nga Imola pёr tё mё takuar dhe Dr Lizart Hako, qё kryente specializimin pasuniversitar nё institutin e Sienёs. Tё dy ishstudenta dhe admirues tё Prof Pёllumb Bitrit. Sapo dëgjuan rrëfimin tim, të përfshirë nga entusiazmi, shkuan e takuan Prof Cottier, e

11


falenderuan dhe i shprehёn mirёnjohjen pёr vlerёsimet pёr profesorin tonё. Kanё kaluar pothuajse 20 vjet dhe kjo bisedё ka mbetur e pashlyer nё kujtesen time, e kujtoj dhe e pёrjetoj si një takim real tё Prof Hans Cottier me Prof Pëllumb Bitri, si takim i dy burrave, i dy shkencёtarёve, i dy profesorave, i dy intelektualëve të shquar.

2. Nё vitin 1973, Prof Pёllumb Bitrin e qarkulluan nё Elbasan. Pёr disa vite punuam sё bashku dhe gjatё asaj kohe, mёsova shumë prej tij dhe ai ma pasuroi me shkencё formimin tim profesional. Prof Bitri ishte pedagogu qё me kishte mësuar, por kurrё nuk mbajti distancё me mua, pёrkundrazi bashkpunimi dhe miqёsia jonё rritej nga dita në ditë e kishim krijuar konfidencё e besim mes nesh. Miqёsia e jonë ishte dhe është si vena e vjetёr, sa mё shumё vite kalojnë, aq mё e fortё e mё e qёndrueshme bёhet, pavarёsisht se disa mendje shtjerrakeqe ishin pёrpjekur me tё gjitha mёnyrat pёr ta prishur. Sё bashku i kemi ndarё tё mirat, sё bashku i kemi pёsuar tё kёqiat e politikёs absurde tё asaj kohe tё mbrapshtё, së bashku i vuajtёm pasojat e krijuara nga prapaskenat e mendjeve shtjerrakeqe dhe sulmet e mediokërve e të karieristave, që drejtuan deri në rrënim vendin tonë. Nga raportet e miqësisë me Prof Bitri, kam arshivuar shumë ngjarje të bukura, por në këtë shkrim do të tregoj një ndodhi të rrallë, një nga ato tё voglat dhe konfidencialet, por që shpreh kulturё, vlera shpirtёrore dhe respekt, ngjarje që të mbush me gëzim, me humor dhe me emocione pozitive. Punonim sё bashku ne Spitalin e Elbasanit. Ishte një ditë e ftohtë dhjetori e vitit 1976. Prof Bitri dhe unë ishim impenjuar në ekzaminimin mikroskopik të biopsive, aq sa harruam të pinim kafenё e mëngjesit. Zakonisht kafenë e pinim në dhomën e Prof Pёllumbit, nuk na pёlqente tё shkonim në bar, qё ndodhej jashtë teritorit të spitalit dhe ishte një mjedis i ngushtë, i errët, i rrëmujshëm, ku shërbehej vetëm kafe allaturke, ndërsa ne preferonim kafè ekspres. Prof Pëllumbi kishte një makinetë ekspresi napolitane dhe para se të fillonim punën, i përgatiste vetë kafetë, madje më “shërbente” dhe mua. Nga një herë vinte dhe doktor Niko Papajani dhe së bashku kalonim disa minuta në biseda miqësore e plot humor. Atё ditё dimri, pasi i përfundoi biopsitë, Prof Bitri erdhi në dhomën time dhe duke qeshur mё tha:

12


- Ooo Luti, si harruam të pimë kafenë sot? Tani kemi dhe një problem tjetër, më është mbaruar kafeja e bluar, si do të bëjmë? Me këtë kohë të keqe nuk shkohet në bar dhe për më tepër ne nuk na pëlqen kafeja turke. - Dhe unë, sot e dëshiroj shumë një kafè, - iu përgjigja për të aprovuar kerkesёn e profesorit. Pasi u mendova pak, mё erdhi ndër mend një zgjidhje praktike. Në repartin e rrobaqepësisë të spitalit punonin dy gra Rabia dhe Lefteria. Te gjithe e dinin se shefja e kuadrit e spitalit, çdo mëngjez e vizitonte rrobaqepsinё dhe pinte kafè qyl e fshehurazi. Këtë sekret e rrethanë qesharake ia kisha treguar dhe Prof Pëllumbit, andaj me këtë rast, mendova ta shfrytëzonim edhe ne. - Profesor, a shkojmë te Rabia dhe Lefteria, pasi me siguri shefja e kuadrit tani e ka kryer misionin. Qeshi me gjithë shpirt dhe e aprovoi propozimin tim. Kur po dilnim, pamë sse po vine Dr Niko Papajani, i cili sapo u afrua na pyeti: - Ku po shkoni, unë erdha të pi një kafè me ju të dy? - Na është mbaruar kafeja dhe po shkojmë në një vend “sekret”, dëshiron të vish dhe ti me ne, - i tha Prof Pëllumbi. Dr Niko pasi bëri një shenjë habie për këtë vend misterioz, u bashkua me ne. Trokitёm në portën e dhomës ku punonin ato dy gra fisnike dhe duke hyrë i përshëndetёm: - Mirëdita, a pranoni miq? - Mirëdita dhe mirëserdhët, - u përgjigjën të dyja njëzëri. Pasi u ulëm e u rehatuam në atë mjedis të ngrohtë, iu drejtova Rabies. - Rabie, kemi ardhur të tre, për të pirë kafè, ashtu të mirë, si di ta bëjsh vetëm ti. - Me shumë kënaqësi, - tha Rabia dhe u ngrit të përgatiste kafetë. Hapi një sirtar e nxorri paisjet, makinetën, filxhanat madje dhe një tabaka të vogël. Prof Bitri, që shquhej për komunikimin me shumë kulturë dhe me kortezi të admirueshme, filloi t’iu spjegoi motivet, që na kishin detyruar të kërkonim kafè nga ato dy zonja dhe njëkohesisht iu kërkoi ndjesë, për shqetësimin që iu krijuam nga ky “invazion” në orarin e punës. - Profesor, për ne është kënaqësi dhe nder t’iu ofrojmë një kafè, - iu përgjigjën të dyja. Ndërsa Rabia dhe Lefteria po përgatisnin kafetë, Prof Bitri rrinte i heshtur, çka nuk kishte ndodhur herë të tjera, pasi zakonisht ai mbante të ndezura bisedat, i bënte shumë të këndëshme dhe shpesh i shoqëronte me humor të lezetshëm. Dukej se kishte rënë në mendime të thella, por nuk po e kuptoja motivin. Vështronte nga dyshemeja, si

13


të kërkonte diçka që fshihej mes pllakave. Herë pas here ngrinte sytë dhe shikonte Rabien dhe si i ndjer “në faj” për këtë vështrim kurioz, përsëri ulte kokën. E kuptova se prapa ketij qendrimi fshihej nje mister. Fillimisht mendova se preokupohej, se u kishim ndërprerë punën Rabies dhe Leftit, apo se u kishim kërkuar kafè personave që nuk kishim konfidencë. Me mendjen time u pёrpoqa shumё tё zbuloja sekretin e kёtij qёndrimi, por e vёrteta ishte e padeshifrueshme dhe misterin e kesaj heshtje duhej tё na e zbulonte vetё Prof Pёllumbi. Dr Niko më bëri një shenjë, si të me pyeste: “Çfarë ka Prof Bitri, që rri mendueshëm?” dhe unë iu përgjigjia me një shprehje mimike, se nuk po e kuptoja, çfarë po e prokupon. Ndejtëm pak çaste në heshtje, deri sa morëm filxhanat me kafè plot aromё. Sapo mori filxhanin e kafesë, prof Bitri më kërkoi një cingare, një veprim i pazakontë dhe i çuditshëm, pasi ai jo vetëm nuk tymoste, por ishte armiku i duhanit. Me këtë kërkesë, kuptova se kishte diçka që e turbullonte. Edhe Dr Niko, i habitur me këtë veprim e pyeti: - Çfarë ka ndodhur sot me ty profesor, qё po tymos duhan? Prof Bitri nuk iu përgjigj. Kafetë i pimë në heshtje sureale dhe pasi i lëshuam filxhanat mbi tabakà, njëri pas tjetrit, falenderuam Rabien dhe Lefterien pёr kёtё mikërpritje fisnike. Pasi kryem ritualet e kafesë, prof Bitri me shumë dashamirësi iu drejtua Rabies. - Rabie, a më mban mend mua? Ne tё tre vështruam njëri tjetrin me habi, për këtë pyetje të çuditëshme. - Po Pëllumb të kujtoj shumë mirë, madje të njoha, që ditën e parë kur erdhe në spitalin tonë, - iu përgjigj buzagaz Rabia. U befasuam me këtë përgjigjie, pasi nuk kishte ndodhur kurrë, që Rabia t’iu drejtohej në emër mjekëve e për më tepër t’i fliste nё kёtё mёnyrё konfidenciale. Në kёtё bashkëbisedim mes tyre fshihej një enigëm, një e panjohur. Të dy i drejtoheshin njeri tjetrit si dy miq tё vjetёr. Prof Pellumbi buzëqeshi dhe vazhdoi. - Sapo u takuam, të njoha menjëherë edhe pse kanё kaluar 40 vjet. - Po zbulohet misteri, - nderhyra si pёr tё nxitur rrёfimin e tё dyve. - Kemi qenë në një klasë në shkollën fillore, - filloi tё tregoi Prof Bitri. - Ҫliroje ndёrgjegjien nga pengu, - ndёrhyra unё me humor. Qeshёm tё gjithe edhe pse ende nuk po kuptonim sekretin e kesaj bisede.

14


- Ti rrije në bangë para meje, - vazhdoi bisedёn Prof Pёllumbi, duke iu drejtua Rabies. – Atë kohё nuk kisha kurajo ta thoja, por po ta them sot. Ne heshtёm e po prisnim zgjidhjen e kёsaj enigme. - Rabie, të kam dashur shumë, - deklaroi Prof Pёllumbi dhe pas nje pauze vazhdoi: - Në se nuk ke harruar, nga një here përfitoja e t’i përkedhelja flokët dhe ti vetëm ktheje kokën, buzëqeshje e nuk më thoje asgjë. - Po Pëllumb, më kujtohet shumë mirë dhe unë të kam dashur shumë, - konfirmoi Rabia buzagaz, - por si e di dhe ti, në ato vite tё vёshtira erdhi lufta, jetët tona morën drejtime të ndryshme. Im atë mё hoqi nga shkolla e mё mori në dyqanin e tij, pёr tё më mësuar zanatin e rrobaqepses, ndërsa ti vazhdove shkollën, studiove, u bëre doktor dhe profesor i famshëm. Unë u fejova me shkuesi dhe më martuan herët. Fëmijët janë rritur e janë martuar, madje para dy vitesh jam bërë gjyshe. Për një çast u stepëm nga kjo bisedë dhe po i vështronim të hutuar të dy, por shpejt shpërthyem me të qeshura me shpirt. Dr Niko, që nuk dëgjonte mirë, më pyeti: - Çfarë po thonё se nuk e kuptova mirë? Duke përfituar nga atmosfera gazmore e krijuar, shpejtova t’ia tregoj Dr Nikos këtë bisedë, por natyrisht duke shtuar humor nga ana ime. - Prof Pёllumbi dhe Rabia, të inspiruar nga kjo kafè e shijëshme dhe nga kjo atmosfere miqesore, bënë dy deklarata dashurie, të një dashurie të largët, që kishte mbetur e fshehur mes tyre prej 40 vitesh. Të gjithё qeshnim me lot me këtë ngjarje të bukur, tё treguar nga tё dy me shumё sinqeritet. Pas komentit tim, Prof Pёllumbi, shpejtoi t’i spjegoi Dr Nikos thelbin e bisedës me Rabien. - Dr Niko, mos i keqkupto ato që tha Luti, nuk ishte deklaratë dashurie, por i tregova Rabies, se 40 vjet të shkuara, pra në vitin 1936, kur ishim në klasën e dytë të shkollës fillore, unë kisha simpati për shoqen e klasës, Rabien e bukur si atëhere dhe sot dhe Rabia mё konfirmoi se dhe ajo ka pasur simpati për mua. Ishim kalamaj inoçenta. Sot kujtuam ato sentimente miqёsie fёminore, pra nuk ishin ndjenja dashurie dhe as deklarata dashurie, si i interpreton Luti. Qeshëm të gjithë me këtë histori të bukur, të rrëfyer me sinqeritet dhe me pastërti shpirtërore, që meritonte nderim dhe respekte për të dy. Si për ta plotësuar këtë atmosferë gazmore, Rabia i tha Prof Pёllumbit. - Pëllumb, ti ke një familje të mrekullueshme, ke njё grua të bukur dhe zonjë të vërtetë, grua fisnike dhe tё sjellёshme. Dr Fina gëzon

15


respekt të veçantë si nga personeli dhe nga prindërit e fëmijeve, që e takojnë gjatë vizitave mjekësore. Ajo komunikon me shumë kulturë dhe ka krijuar besimin dhe admirimin e prindërve. E kam njohur mirë dhe jemi miqesuar. Dr. Fina ka ardhur disa herë këtu te ne, për të pirë kafè, pra ka ardh para teje. Mё ka prezantuar dhe vajzat tuaja dhe djalin. Janë fëmijë te bukur, shumë të edukuar, të thjeshtë dhe shumë të sjellshëm. - Faleminderit Rabie, për këto fjalë të bukura e të përzemërta, që më gëzuan dhe me lumturuan, - iu përgjigj Prof Pёllumbi, me një të folur, që tregonte se ishte i pushtuar nga emocionet. Me kёto fjalë të bukura e mbyllёm këtё takim me mikёpritje shembullore, te mbushur me kujtime te bukura feminore, te nje miqesie feminore te 40 viteve te shkuara. I përshëndetëm dhe i falenderuam ato dy gra fisnike dhe te gjithё u kthyem në punët tona.

16


MJEKJA SHKRIMTARE DHE POETE LILJANA KRISTULI Në traditën shqiptare, festimin e vitit te ri, e shoqërojmë me shkëmbim dhuratash e pikërisht në fillimin e këtij viti, më erdhi me postë një dhuratë e veçantë, që ma dërgonte ish-studentia dhe kolegia ime Dr Liljana Kristuli, e cila jeton dhe punon në Anzio - Itali. Ishte një surprizë e bukur, që na gëzoi familjarisht. Liljana më dërgonte 5 libra të saj, të botuara në vitet e fundit.

Një nga librat ёshtё profesional: “Unë dhe dializa”, një udhëzues praktik për pacientët në dializë dhe për familjarët e tyre. Ky libër ёshtё shkruar me pasionin e mjekes dhe shpirtin e nёnёs, ku aftësitë e specialistes në këtë fushë, i shpreh me profesionalizëm, me thjeshtësi dhe perkushtim, duke i këshilluar të sëmurët, si të kujdesen e të shndёrrohen nё “mjekё” tё vetes, si të përmirësojnë cilësinë e jetës. Librat e tjere janë tre nё prozë dhe një vëllim me poezi. Ne librin “Heshtja nuk është zgjidhje”, i botuar ne vitin 2013, Dr Liljana trajton tema, që e preokupojnë shoqërinë e kohës, analizon ato dukuri, që trondisin individin, familjen, shoqërinë si dhuna, abuzimi, pedofilia, bulizmi, stalking, mobbing, drogat, qё jo pak janё tё pranishme dhe nё shoqёrinё shqiptare. Ky libër iu drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve, kontigjentit më të brishtë dhe më e lëndueshëm të shoqërisë, atyre që kanë nevojë mё shumë se kushdo për kёshilla, për mësime, për t’u udhëhequr në shtigjet e drejta e të bukura të jetёs, por ёshtё dhe njё udhёzues i vlefshёm pёr prindёrit. Këto probleme madhore të shoqërisë bashkëkohore, janë trajtuar nga sociologë, psikologë, analista dhe nga shumë shkrimtarë, por trajtimi

17


i tyre nga Liljana shkrimtare – mjeke ka diçka të veçantë, pasi shpirti i saj i ndjeshëm i nënës, i gruas dhe i mjekes, që shëron dhe shpëton jetën, e kanё ndihmuar të depërtoi në botën e brendëshme, t’i analizoi ndjenjat delikate të femijëve dhe tё adoleshentëve, tё zbuloi ato hallka të dobëta, që thyhen e këputen me lehtë e kështu iu ka treguar rrugën per t’i parandaluar dhe për t’u kuruar nga kёto difekte shoqërore.

Në vitin 2014, botoi tre libra, qё nё fakt janё një triologji. Në vëllimin me tregime “Mes për mes Europës deri në Paris”, Liljana përshkruan udhëtimin nga Korça – Parisi i vogël i Shqipërisë, deri në Parisin e Madh - kryeqyteti i Francës dhe i botës, një shtegëtim i gjatë i mushur me meditime, me mbresa, reflektime e rrëfime ndodhishë të rastit, por dhe njё reminishencë e viteve të shkuara. Në kёtё udhёtim tё gjate ndërthuren e pёrballen dhimbja me gëzimin, përbuzja me krenarinë, dhuna me guximin, dёshtimi me ringritjen, keqtrajtimi psikologjik me vlerat shoqёrore, tradhёtia me trimёrinё, pabesia me besën, paburrёnia me fjalёn e nderit, nёnshtrimi me kundërshtimin, servilizmi me kryemëvehtësinë, mburria me thjeshtesine, tallja me autostimёn, mohimi me fitoren, dobësia me forcën, shtypja me rrebelimin, poshtërimi me personalitetin, nëpërkëmbja me dinjitetin, lufta e klasave me mendimin e lirё demokratik, shpifjet me të vërtetën, fyerjet me virtytet, mediokriteti me aftesitё, pesimizmi

18


me optimizmin, vdekja me jeten, e mira me të keqen dhe në fund, nga kjo pёrballje, Liljana e mbyll librin me njё sentencё kuptimplote: “Omnia vincit Amor - gjithmonë fiton dashuria”. Ky lejtmotiv i Lilianёs, pёrkon me mendimet e Albert Einstein, tё shprehura nё njё letёr dёrguar tё bijёs Lieserl, ku i shkruan: “Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur t’i gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon tё gjitha tё tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër. Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri ne jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria”. Novela “Gra të harruara”, botuar ne vitin 2014, ështё një autobiografi, ku Liljana rrëfen copa nga jeta e saj, e lidhur me miqёsinё dhe jetёn e pesë shoqeve: Dritës, Kozetës, Lorkës, Teftës dhe Ljubës. Rrёfen në mënyrë origjinale, rrjedhshёm e bukur, me stil lakonik e nё mënyrë të çiltër. Nuk ka truke, trillime, mistere dhe prapaskena, pёrkundrazi Liljana e pёrshkruan qartё kёtё miqёsi tё pastёr, tё konsoliduar me dashuri shoqёrore sublime. Kjo menyrё rrёfimi e nxit lexuesin jo vetëm të mos e ndëpresi leximin, por si thotё Oscar Wilde e fton tё reflektoi. Leximin e kёtij libri e pёrjetova si njё film, ku Liljana dhe pesë shoqet e saj nuk janë personazhe si ata të filmit amerikan “Gra të dëshpëruara”, madje nuk janë as gra të harruara, përkundrazi janë gra që e duan jetën, qё ecin me guxim dhe krenari në rrjedhat e jetës, ndjekin ritmet e jetës së zakonëshme dhe ato të veçanta, ndeshen me dështimet, humbjet, zhgënjimet, dhimbjet, por nuk bien në dëshprim dhe as në depresion, nuk qajnë dhe nuk ankohen, as nuk mbyllen në vetvete, por kanë kurajon dhe forcën të përballen me të papriturat, me vёshtirёsitё, me pengesat qё i befasojnё madje, nё ndonjё rast dhe qe i lendojnё jetёt e tyre, por ato ngrihen me guxim e plot dinjitet, bëhen të forta si hëna. Këto potenciale dhe virtyte të grave, Liljana i përshkruan plot pathos: “Këto gra i njeh, i dallon, nuk kalojnë pa u vënë re. Ata nuk bejnë asgjë për të terhequr vemendjen. Mund të vishen me asgjë, por rrezatojnë të mbeshtjella butësisht me bukurinë e shpirtit. Kur ecin, me to levizin dhe ëndërrat e tyre, mendimet, dëshirat, dashuritë, realizimet së bashku me humbjet dhe zhgënjimet. Gratë e forta nuk janë të përsosura, nuk janë të pagabueshme, nuk fitojnë gjithmonë.

19


Edhe ato ndjejnë nevojën të qajnë mbi supin e dikujt, për të nisur nga e para. Por nisin nga e para dhe në mungesën e një supi, nuk kanë frikë nga sfidat, nga vetmia, nuk kanë frikë as nga vuatja. Gratë e forta nuk ndahen derisa realizojnë atë që kanë shkruar në zemër. Ato duan t’i pëlqejnë vetes. Prania e tyre ndjehet kur i ke afër. Ndjehet më shumë dhe kur largohen, sepse lenë shenjë. Kur të tilla gra të vështrojnë, të sjellin ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës, sepse gratë e forta nuk janë të çngjyrosura, nuk jetojnë ne hije. Ato janë si hëna. E pranishme dhe kur nuk duket, e bukur dhe kur është larguar edhe më e bukur kur pasqyrohet mbi liqen. Nuk është e lehtë të kesh ne krah një grua me ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës. Duhet të jesh mbret, e pranë teje ajo bëhet mbretëreshë....” Trilologjia e Lilianёs, plotёsohet me vёllimin me poezi “Pemë e gjethe”, botim i vitit 2014, por para se tё shprehem pёr poezitё, do tё tregoj pak: Kush ёshtё shkrimtaria dhe poetia Dr Liliana Kristuli? Liljana ёshtё çupё pe Korçe, e rritur midis Tiranës, ku banonte familja - dhe Korçës, ku banonte gjyshja me tezet, që i dedikuan tёrё kujdesin dhe dashurinё çapkёnes bredhamankë, e thënë me fjalët e gjyshes. Pёr ta “shtruar” mbeskёn “rrebele”, e dёrguan nё shkollё pa mbushur moshën dhe aty, nga viti nё vit, ajo u rrit mes librave shkollore dhe atyre tё bibliotekёs sё qytetit, qё ndikuan fuqishem nё edukimin dhe formimin e saj kulturor. Nё vitet e adoleshencёs dhe tё rinisё sё herёshme spikatёn aftёsitё e saj krijuese, lindёn poezitё e para, qё u bёnё bashkudhёtarёt e pёrherёshme tё jetёs sё saj. Nuk ёshtё rastёsi, qё nё njё poezi tё atyre viteve Liljana shpreh dhe temperamentin e saj “rrebel”: Kur bie shi/ Çfarë bëj, e di?/Çadrën hedh/ Sandalet heq/Dal në rrugë/Si e marrë bredh/Me siguri/Jam e marrë disi... Pasi mbaroi gjimnazin, ndoqi studimet nё Fakultetin e Mjekёsisё. Ne ato vite e njoha Liljanёn, studenten e urtё, fjalёpake, meditative, serioze, qё rrinte ulur nё bankёn e fundit, por aktive dhe e zellёshme nё mёsime dhe hokatare me shoqet e shokёt, qё e nderonin dhe e respektonin. Nё korrik tё vitit 1977 u diplomua mjeke e pёrgjithёshme dhe nё shtator e emëruan në Tropojë. Pёr 13 vite, iu shёrbeu banorёve tё Tropojёs, tё cilёt e donin, e nderonin, e respektonin dhe ruajnё kujtimet mё tё mira pёr doktoreshёn pe Korçe, si e quante tropojani Uk Buçpapa. Liljana u martua me njё djalё tropojan dhe nga martesa, kanё dy fёmijё, njё djal e njё vajze.

20


Ne vitin 1990, Dr Liljanen e transferuan nё Tiranё, ku e emёruan ne spitalin e Pediatrisё. Puna nё kete institucion didaktiko-shkencor i hapi perspektiva tё reja profesionale dhe nё “kompensim” tё kohёs sё “humbur” e per t’u rradhitur krah kolegeve, dha katёr provimet pasuniversitare dhe filloi tё punoi pёr mbrojtjen e disertacionit, me studimin shkencor “Hepatiti Non A non B”. Edhe se e impenjuar pёrditё nё spital, me studimin shkencor dhe nё familje, Liljana nuk rreshti sё shkruari poezi, madje shumё nga krijimet letrare janё reflektim i jetёs sё nёnёs sё pёrkushtuar dhe i aktivitetit si mjeke. Dr Liljana erdhi nё Tiranё nё vitet e ndryshimeve tё medha socialpolitike dhe sё bashku me shumё kolege u bё pjestare aktive e lёvizjeve demokratike. Kohёt e reja, hapen dhe perespektiva tё reja nё jetёn e saj. Megjithёse kishte krijuar njё “komoditet” familjar, shoqёror dhe profesional, Liljana preferoi njё zgjidhje tё guximёshme, la Tiranёn dhe emigroi nё Itali dhe pse ishte e bindur, se do tё pёrballej me vёshtirёsi, me shumё tё papritura dhe tё panjohura. Ky vendim nuk ishte njё imitim spontan i fluksit emigrator, qё vёrshonte vrullshёm drejt perёndimit, por njё zgjedhje e menduar. E bёri kёtё sakrificё, per t’iu garantuar fёmijёve jetё mё tё mirё, mё tё begatё dhe me perespektiva. Në Itali erdhi në nëntor të vitit 1993. Natyrisht nuk e pritёn me tufa me lule, por nuk gjeti as parajsёn. Qё nё ditёt e para u ndesh me vёshtirёsi dhe pengesa, qё i perballoi me guxim dhe me impenjim, pёr tё ndёrtuar njё jetё tё re dinjitoze. Liljana nuk i fsheh veshtirёsitё, pёrkundrazi i rrёfen me sinqeritet tё admirueshem nё librat e saj, por as nuk mburret pёr sukseset e arrijtura. Nё Itali u detyrua tё filloi gjithёçka nga e para. Nuk kёrkoi ndihmё, nuk kishte asnjёlloj mbёshtetje e pёrkrahje, nuk u pёrkul dhe as nuk u dorёzua para vёshtirёsive, por veproi duke respektuar ligjet, rregullat dhe normat e vendit, qё e lejuan tё integrohej nё punё dhe nё jeten e shoqerise italiane. Fillimisht punoi vito alloggio në komunёn e Morlupo dhe në Romë. Mё pas në një restorant në Anzio, ku si tregon me humor, mёsoi të gatuaj “italisht”. Nё atё pak kohё tё lirё qё i mbetej, studionte e mori atestat për Ozonoterapi, fizioterapi e Reiki, qё do t’i hapte shtigje tё reja pune. Ndёrkohё u bë anëtare dhe e Kryqit të Kuq Italian. Pasi frekuentoi kursin një vjeçar “pёr inserimin e grave emigrante të diplomuara në Itali”, nё vitin 1999 e aktivizuan si mediatore sociale nё Comiso, ku Dr. Liljana kontribuoi intensivisht nё ndihmё tё emigrantёve kosovarё, qё u larguan gjatё persekutimeve dhe masakrave serbe.

21


Nё pak vite, jeta e imigrantes Liljana u mbush me punё tё shumta e tё ndryshme jo tё profesionit tё saj, por ajo nuk i pёrbuzi e nuk i refuzoi kёto punё, perkundrazi pёrveshi mёngёt e punoi jo vetёm pёr tё mbijetuar nё dhè tё “huaj”, por dhe pёr tё ndёrtuar tё ardhmen pёr veten dhe sidomos pёr femijёt, qё vazhdonin studimet nё shkollat italiane. Gjatё vitit 2000 punoi nё asistencёn mjekёsore me ambulancat e Kryqit të Bardhë e njёkohёsisht u regjistrua nё Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitetit “La Sapienza” nё Romё. Njё vendim i mençur, i shoqёruar me studime intensive, qё e privuan nga pushimet dhe argёtimet, pasi koha e lirё dhe lejet u mbushёn me libra dhe studime. Kёto pёrpjekie, sakrifica e mundime tё Liljana Kristulit, nё vitin 2001 u konkretizuan denjёsisht dhe me sukses me diplomёn e dytё nё mjekёsi, me laurën italiane “mjeke-kirurge”. Diploma e re plotёsisht e merituar, i hapi horizonte tё reja pune nё profesionin e mjekes. Fillimisht punoi mjeke roje në spitalet e Anzio, Romës, Velletrit, Nettuno, Latina, Viterbo, Cannino, Gaeta, Tarquinia, Ronciglione, Frozinone, Ferentino, Ponza etj. Keshtu punoi deri nё vitin 2005, kur fitoi konkursin dhe u sistemua me punё në qendrёn e dializës nё Anzio. Nё orёt e udhёtimeve me makinё nga njё spital nё tjetrin, Dr Liljana “fliste me veten”, recitonte vargjet e poezive, qё thurte nёn tingujt e muzikёs sё radios dhe nё darkё kur kthehej nga puna, merrte penёn dhe kartёn, si thotё Emma ime, i shkruante, i sistemonte nё qetёsinё e mbrёmjes dhe nё ngrohtёsinё e shtёpisё. Kёshtu shtoheshin poezitё njera pas tjetrёs. Vitet 2013 – 2015, pёr Liljanёn ishin tё mbushura plot me suksese dhe tё ngarkuara me emocione. Djali, Albani u diplomua nё inxhinjeri civile, e bija Manjola mori diplomёn e dytё nё arkitekturё, pas tё parёs nё shkencat gjeografike. Nё gusht tё vitit 2014 Manjola u martua. Nё dasёm ishin 180 tё ftuar, mё shumё se gjysma e dasmorёve ishin tropojanё. Nё dhjetor, jeta e familjes u gёzua dhe u pasurua me nipin ParsFilip. Atmosfera festive e kёtyre viteve tё bukura, e mbushur intensivisht me punё dhe gezime familjare, u zbukurua dhe me botimin e katёr librave, tre nё prozё dhe vёllimin me poezi “Pemё e gjethe”. Le tё kthehemi te krijimtaria poetike e Dr Liljana Kristuli. Lili Kristuli, në radhë të parë ёshtё poete shqiptare, poete qё ka shkruar shpirtin me shpirt ne poezi moderne plot ndjenja dhe art, ka thurur poezi metaforike brilante, surrealiste e ekzistencialiste, qe i mblodhi nё vellimin “Pemё e gjethe”.

22


Poezitё e Lilit janё sintezё mendimesh, qё evokojne çiltёrsinё dhe me pastёrtinё e femijёrise sё saj, atmosferёn shpёrthyese e gazmore tё jetёs studentore nё Tiranё; dhimbjet, mundimet, vuajtjet dhe vёshtirёsitё e jetёs; ndjenjat delikate humane tё mjekes nё Tropojё e mё pas nё Tiranё, dritësinë e viteve tё bukura qё kalon nё Anzio; misterin e rrugicave tё gurta tё Korçёs, detajet e alpeve tё ashpra, madhёshtinё e maleve, shpatet e thepisura tё bjeshkёve, misterin e pyjeve, sekretet e natёs dhe rrezatimin e dritës, si dhe bukurinё e qetёsinё e detit, qё e pёrkedhel qytetin e Anzio ku jeton. Kjo hapsirё e gjёrё e jetёs sё saj nga Korça qytetare, nё jetёn nё Tiranёn kryeqytet, me vitet nё Tropojёn malore dhe deri ne Anzio tё Italise, gjenё pasqyrim në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë poetike, çka e bën poezinë e saj, me ngjyra shqiptare dhe me pёrmasa europiane. Lili Kristuli ёshtё poete me dy identitete: shqiptare dhe italiane, shkruan me shpirt poetik dhe me mall shqiptar nё mjedisin italian, duke u rradhitur denjёsisht ndёr protagonistёt e grupit tё poetёve shqiptar, qё jetojnё e krijojnё nё emigrim, Kritiku i artit Prof Enio Grossi, keto krijues, i quan poetёt e rinj italoalbanezё, tё integruar denjesisht nё historinё e re tё letёrsisё shqiptare dhe italiane. Vёllimi “Pemё e gjethe”, ёshtё sintezё e mendimeve tё qarta poetike tё Kristulit, tё rradhitur nё vargje tё thurura e tё shpalosura bukur estetikisht, qё shprehin pasurinё e botёs shpirterore tё gruas intelektuale, me tё gjitha intimitetet, me forcёn, aftёsitё, dinjitetin dhe personalitetin e saj dhe kur i lexoja, plot entusiazem përsërisia: poezi tё fuqishme dhe tё bukura. Çdo poet ka individualitet, ёshtё origjinal, i papёrsёritshёm, aq sa ndonjёherё kritikёt ndodhen para vёshtirёsive per t’i kategorizuar. Kёshtu ndodhi dhe me mua, kur lexova ciklin e poezive moderne e postmoderne tё Liljanes, nuk po mundesha ta tipizoj, si bёjnё zakonisht kritikёt e artit e nё kёtё mёdyshje i kёrkova njё kёshillё poetit dhe kritikut Rexhep Shahu, njohёsi mё kompetent i poezisё tё Kristulit, i cili mё ndihmoi ta pёrkufizojmё saktёsisht identitetin e saj poetik. Poezitё e Lili Kristulit nuk mbyllen nё konturet e rimёs tradicionale, as nuk “zvarriten” nё varg tё lirё prozaik, por janё tё thurura lirshёm nё ritёm tё bukur, ku shpesh rima vjen embёl dhe llogjike, pa sforcime, duke ruajtur bukurinё dhe ndёrlidhjen llogjike-estetike tё fjalёve, si shprehet me rimё nё poezinё “Pas yjeve”: “Kurrё nё hёnё s’mbёrrita/Pas yjesh u mahnita”.

23


Poezitё e Lilit janё njё monolog i ndershёm, i sinqertё, me ndjenja tё thella dhe delikate, janё bashkёbisedim me veten, monolog i guximshёm dhe jasht skemave. Poezitё e Lili Kristulit, ngjajne vetёm me Lili Kristulin. Poezitё e “vogla” tё saj janё vargje tё gdhendura me durim nё shkёmbin Jetё, janё gdhendje tё guximёshme, pa zhurmё, pa bujё, janё skalitje tё buta, me delikatesё femёrore, me kujdes e me dashuri nёne dhe me ndjenjat e holla humane tё mjekes, qё shёron jo vetёm dhimbjen fizike, por dhe atё shpirtёrore, madje dhe me poezitё. Fjalёt qё ndёrtojnё poezitё e saj, i bёjnё magji lexuesit, e tёrheqin me lojёfjalёt kuptimplote, qё tё nxisin t’i rilexosh dhe t’i memorizosh pёr bukurinё shprehёse si nё poezinё “Ditet pipiruqe”: “Kam inat/ca ditё pipiruqe/Sa hap sytё/e diellin pì/Sa hap sytё/e diellin ndjej/Ato hop/ikin s’i gjej” Nё poezitё e Lilit mungojnё britmat, klithmat, thirrjet patetike, mёsimet, teoritё, moralizimet, pёrkundrazi janё poezi tё çiltёra, tё patrazuara, vargjet rrjedhin lirshёm, tё pastra, si uji i kthjellёt i krojeve tё bjeshkёve, ecin te qeta ne lakadredhjet e rrugicave kroçare. Ajo i zgjedh fjalёt, i pёrpunon, i laton, madje i gjen pjesёn plotёsuese, shpesh i rimon, kёshtu çdo fjalё dhe çdo germё, ka vendin e vet ne varg, çdo varg ndjek shtegun e vet ne strofat delikate dhe poezia merr formёn e saj tё pёlqyeshme, si shprehet harmonishёm nё poezinё “Ditё tё magjishme”: “Sa herё rrugёn e kam humbur/Nuk ka qenё njё rastesi./O kish mjegull, o binte shi,/O dita ishte plot magji”. Lili Kristuli nuk shkruan poezi shkolle, poezi libri, poezi mendje, as poezi pёr poezi, por shkruan poezi zemre, poezi shpirti. Fati e ka pёrcaktuar, qё serenatat e Lilit tё pёrthyhen me vajin e Ajkunёs, me sakrificёn e nёna Rozafёs, me dhёmbshurinё, humanizmin dhe dashurinё e Nёnё Terezёs. Në krijimtarinё si poete, Kristuli nuk është sasiore, por cilësore, çka e dëshmon vëllimi “Pemë e gjethe”, i mbushur me poezi tё “vogla”, tё shpёrndara e tё mbledhura si gjethet e njё peme, ose mё saktё si lule tё bukura e aromatike, qё e zbukurojnё pemёn e saj poetike. Kristuli, poezitё e saj nuk i thur nё strofa tradicionale, nuk tёrhiqet pas sasisё nё fjalё, nё vargje e nё strofa tё shumta, pёrkundrazi ёshtё e kursyer, ёshtё “cingunkё korçare”, ёshtё sintetike dhe hermetike nё mendimet, qё i seleksionon dhe i sistemon nё vargje tё mbyllura. Asaj i mjaftojnё pak fjalё tё shprehi njё sentiment tё fortё, si nё poezinё me dy vargje “Shiu dhe vesa”, ku shprehet: “Kur sytё tanё kryqezohen/mbi barё loton vesё”.

24


Ndonёse shpesh ndjek modelin e poezive hermetike tё G. Ungaretti, E. Montale, M. Luzi, Xhevahir Spahiu etj, eksperienca ekzistencialiste e ka orientuar Kristulin tё evokoi ndjenjat dhe sekretet e brendёshme, pёrballjen me realitetin e eger e tё shprehet nё mёnyrё origjinale, lirshёm, pa synime praktike e pa qёllime edukative e moraliste dhe kёsisoj ajo i jep kuptim fjalёve tё “mbyllura” nё poezitё e saj “tё ngushta”, si psh nё poezinё “Dobёsi”: “Njё hap larg meje/Qindra kilometra larg teje”.

Dr Liljana Kristuli dhe Ivan Shurbani. Duke ecur nё kёto shtigje krijimtarie poetike, Kristuli ruan idividualitetin, nuk ngjanё me poetёt e tjerё. Ajo ёshtё poete moderne, i pёrdor nё menyre elegante e tё fuqishme fjalёt, figurat e shumta e sidomos metaforat, qё i radhit shkallё-shkallё dhe me shpirt kursimtar prej artiste, si nё poezinё “Posi hёnё e ngrёnё”, ku vazhdon:

25


“Posi hёnё e ngrёnё/qё lёngon e brehet/brehur jam dhe unё/posi gjysёm hёne”. Njё vend tё veçantё nё krijimtarinё poetike tё Lili Kristulit, kanё poezitё dhe sonetat e dashurisё. Ndёrsa lexoja kёto poezi, kuptova se brenda shpirtit tё Lilit gjallon shpirti krijues i Pablo Neruda, pasi ndjenjat e bukura tё dashurisё, shpёrthejnё nё poezitё e saj kur ndihet e trishtuar dhe larg, por emocionalisht shumё afёr, pranё me tё dashurin, si shprehet nё poezinё “Nuk e dija qё tё desha”: “Nuk e dija qё tё desha/E vogёl isha,/gonxhe, pa rritur./Pa mendim tё lashё./Si lule e harlisur/nё zemёr tё kam./Nuk dija qё tё desha”. Tё gjithё poetёt nё botё shkruajnё poezi dashurie, por asnjeri nuk imiton tё tjerёt, tё gjithё janё origjinal nё shprehjen poetike tё dashurisё, ashtu dhe Lili Kristuli ka individualitetin e saj poetik, tё shprehur me larmi krijuese, nga poezi tё vogla hermetike, nё lirika tё kёndёshme plot ndjenja dhe deri nё soneta tё ёmbёla, me tingёllima melodioze, ashtu si “Bredharaku i vetmuar” i Franz Schubertit. Dante Alighieri ka thёnё: “Dashuria ёshtё e para, gjithё tё tjerat vijnё pas”; pёr Albert Einstein “Dashuria ёshtë forca që përfshinё e rregullon tё gjitha tё tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers”; pёr Nёnё Terezёn “Dashuria ёshtё primordiale, andaj çdo veprim nё jetё duhet ta bёjmё me dashuri” dhe kёto potenciale tё dashurisё Lili Kristuli i ndjen dhe i shpreh nё mёnyre origjinale ne poezite e shumta. Nё njё poezi, ajo e sintetizon dashurinё nё tre vargje: “Nё se do tё mё braktisish/Pikё loti s’do tё derdh./Atё ditё do tё vdes”, kёsisoj evokon jo vetёm fuqinё e sentimenteve por dhe llogjikёn e dashurisё. Ndjenjat e dashurisё, shpesh i shpalos nё mёnyrё metaforike si nё poezinё “Unё karthi e ti si zjarri”, ku shkruan: “Unё karthi e ti si zjarri/Lozim bashkё ne tё dy/Herё e parё qё loz me zjarrin/ Herё e parё qё loz me ty”. Nё disa nga poezitё, Kristuli luan dhe me nocionin abstrakt tё fjalës, tregon rëndësinë dhe etikën e saj në jetën e përditshme, nё realitetin e botёs qё e rrethon, ku ajo ёshtё pjesё jo indiferente, si shprehet nё poezinё “Bije mbrёmja”, ku shkruan: “Bije mbrёmja/e mbulon kodra, male dhe dete./Bota s’duket/Njёsoj mbetet”. Poezi pas poezie, Kristuli shpalos një univers ndjenjash dhe emocionesh të vërteta, të cilat i rradhit mjeshtërisht e me natyrshmëri admiruese e mes tyre nuk mungojnё poezitё simbolike dhe ato surrealiste. Në poezinë “Jam xixёllonjё”, animizohet e personifikohet vetia dhe me lojё tё bukur fjalёsh, duke shprehur shpirtin e lirё tё saj:

26


“Jam njё xixёllonjё/shkrep flakёroj/Natёn si yjet/Dritё rrezatoj. /Ndiqe vezullimin/ Pёrcёllon zig-zag./Unё loz me zjarrin/Ti xixёn s’e kap”. Dita dhe nata, javёt, muajt dhe viti, nё poezitё e Lilit janë dinamike dhe ashtu si jeta e saj, ato hyjnë në marrëdhënie me njëri tjetrin, flasin e bisedojnë, njëra ankohet e tjetri i përgjigjet, herё ashpёr e herё me fjalë përkëdhelëse, kësisoj, jeta e saj dhe njerёzimi është më i plotë. Libri “Pemё e gjethe” shquhet për shprehje poetike të lartë, madje Kristulin e konsideroj mjeshtre e metaforës, pasi metaforat janë bashkudhëtare e të gjithë vëllimit, ku ato shkëndijёsojnё bukur ne shumicen absolute tё poezive. Pёr Lilin, muzgu ёshtё piktor, qё ngadalё e lyen natёn nё tё zezё, por dhe i ndez yjet; ajo i shkund yjet dhe e zhvesh qiellin; pёrqafon natёn me dritё tё butё, bashkёjeton me hёnёn rrumbullake; e lanё ajrin me shi; lotёt rrjedhin lumё, por lumi nuk e gёrryen mallin; fjalёt e kёqia i bёn tё vdesin, mendimet e brishta janё si misёr i shkoqitur; “Ai” ёshtё dhimbja e ёmbёl nё çdo zgjim dhe malli i pashuar i ditёs, “Ajo” nimfё lumi; malli vjen kalaruar e largohet si sёmundje e rёnde; si ujё lumi ajo derdhet nёpёr duart e tij; zemra e saj ёshtё kaleidoskop; enkas pёr atё i qendis yje, diell dhe hёnё; gurёt skuqen, tkurren nga dhimbja qё poetia ndjen; dashuria e saj ёshtё si lumё i valёzuar, rrjedh turbulluar; nga memoria i nxjerr kujtimet, si ujin nga pusi me kovё; zemra e poetes ёshtё si harpa, me tela tendosur, qё derdh tinguj tё pёrsosur; ajo ёshtё si qielli ndriçues, por dhe si disk me kёngё tё pambaruara etj Si kuptohet, Kristuli luan bukur me fjalёt. Kёshtu mjeshtёrisht i ka qendisur vargjet me metafora, e figura letrare tё shumёllojshme, qё tё joshin nё leximin pa u ndaluar, pёr t’i pёrjetuar kёto rrethana tё lakmueshme poetike dhe mbi tё gjitha njerëzore. Kёtё kёnaqёsi dhe emocionet qё tё krijojnё poezitё e saj, i shpreh qartё Ivan Shurbani, i cili librin e Liljana Kristulit “Pemё e gjethe” e vendos me krenari mbi zemёr, sepse i ndjen me zemёr poezitё e saj Kristuli i ndërthur fjalet me njëra tjetrën nё mёnyre harmonike, andaj kur i lexojmё, na japin një ndjesi të fortë kёnaqёsie. Vargjet janё të besueshme dhe të veshura nё mёnyrё elegante me figura letrare, qё shpesh na drejtojnё në rrugë të panjohura, me të papritura poetike, ashtu si ishte dhe jeta e autores si imigrante nё Itali. Në botёn poetike të Liljana Kristulit takon jo thjesht poezi që lexohen, por mbi të gjitha nga çdo poezi merr nje mesazh dhe ajo ç’ka merr, është pikërisht emocioni i shoqëruar me ndjesi të bukura, por dhe me drithërima, që prekin çdo shpirt të ndjeshëm njerëzor gruaje apo burri, mjafton të lexosh jo vetëm me sy, por dhe me zemer.

27


Lirikat e bukura, të ndërtuara me shpirt poetik dhe me mendje e zemër gruaje, nёne dhe mjeke, gjatë leximit, të krijojnë ndjeshmëri të thella pozitive. Fjalёt dhe vargjet e vëna sup me sup, shkallë shkallë, sejcila në vendin dhe fronin që i takon, herё duke ndërtuar njё kёshtjellё lumturie, që të grish të qëndrosh dhe ta pushtosh, madje të bёnё dhe tё fantazosh, herё tё rradhitura si një mozaik, ku ke dëshirë të ndalesh e tё kundrosh ngjyrat e shumta dhe përmbajtjen, herё si tufa me lule aromёmirё, herё tё tjera poezitё janё tё mbushura me meditime tё thella, qё tё bёjnё tё reflektosh nё jetёn tёnde. Poeti Oscar Wild, duke iu referuar krijimtarisё sё tij poetike ka thёnё: “Dua të jem një libër”. Disa nga miqtë e tij krijues mblodhën supet me skepticizëm, por shumë tё tjerё kuptuan se ai kërkonte shumë pak nga kjo jetë. Vetëm koha, pak nga pak i dha të drejtë mjeshtrit të madh, që kish folur jo vetёm pёr veten, por kishte shpalosur dëshirën e të gjithë poetëve dhe artistëve të vërtetë. Shumë poetë lakmojnë të jenë një libër, por jo te gjithё munden, ndёrsa mjekja shkrimtare-poete Liljana Kristuli, me kёtё vepёr arrijti tё bёhet libёr, njё libёr i bukur poetik, qё prezanton jetёn dinjetoze tё njё intelektuale shqiptare.

28


ME TRE KOLEGË ITALIANË, NË NJË KONFERENCË NË TIRANË Më 13 – 15 nёntor 2003, Ambasada Italiane nё Tiranё, nё bashkёpunim me Ministrinё e Arsimit dhe me universitetet shqiptare, organizoi konferencёn ndёrkombёtare “Universiteti dje, sot, nesёr”, njё aktivitet i rёndёsishёm shkencor, qё i sugjeroi politikёs dhe stafit akademik shqiptar, se dy deklaratat e Bolonjёs, janё instrumentat themelore, ku duhej tё mbeshtetet reforma e arsimit tё lartё. Kjo konferencё prezantoi njё paradigёm tё re pёr arsimin e lartё shqiptar, me synime pёr t’i bёrё universitetet tona institucione tё lira, tё pavarura dhe autonome, pёr ta intensifikuar veprimtarinё kёrkimore shkencore dhe pёr ta bёrë atë pjesё integrale të didaktikёs, pasi vetёm kёsisoj pёrgatiten kuadro me nivel, qё plotёsojnë kёrkesat e shoqёrisё shqiptare me dituri shkencore bashkёkohore. Krahas zhvillimeve social-politike dhe ekonomike, e ardhmja e Shqipёrisё pёrcaktohet dhe nga niveli profesional, shkencor, kulturor dhe teknologjik i universiteteve. Europa nuk ёshtё vetёm euro, banka, politikё dhe ekonomi e zhvilluar, por ёshtё dhe Europa e diturisё e modeluar dhe e konsoliduar nga sistemi i arsimit tё lartё, nga aktivitetet didaktiko - shkencore tё universiteteve. Stadi politik, ekonomik dhe shoqёror i Shqipёrisё nё fillimet e mijёvjeçarit tё tretё, shtronte si kёrkesё, qё universitetet tona tё ngriheshin nё nivelin e atyre europiane, pra kёrkohej tё kryhej njё ndryshim cilёsor, duhej njё reformё e thellё e sistemit tonё universitar.Pikёrisht nё vitin 2003 po hartohej ligji i arsimit tё lartë shqiptar e kjo konferencё ishte njё kontribut paraprak, njё ndihmё e madhe pёr hartuesit, pёr legjislatorёt dhe pёr stafin e gjёrё tё pedagogёve. Pёr kёtё konferencё ndёrkombёtare, Ambasada Italiane ftoi shumё personalitete tё stafit akademik tё universiteve italiane, si nga Roma, Bolonja, Torino, Ferrara, Siena, Peruxhia, Milano, Piza, Bari, Venecia etj. Nga Universiteti i Sienёs ishim ftuar: Prof Françeska Farabollini pro rektore; Prof Fabio Berti nga Fakulteti i Shkencave Politike, Prof Giulio Ghelini nga Fakulteti i Ekonomisё dhe unё nga Fakulteti i Mjekёsisё. Sejcili nga ne pёrgatiti studimin respektiv, qё do ta prezantonim nё sesionet e konferencёs. Referatet ia dёrguam paraprakisht komisionit organizator, sepse i kishin kёrkuar per t’i botuar dhe nё fakt i botuan nё njё vёllim dedikuar këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor. Prof Adriano Ciani, sekretari i Ambasadёs Italiane nё Tiranё, ideatori dhe pёrgjegjёsi i komitetit organizator tё konferencёs, na dёrgoi programin nga ku rezultonte se ne katёr pedagogёt nga Siena, na kishin

29


caktuar moderatorё dhe konkretisht Prof Françeska Farabollini do tё drejtonte seancёn 3° plenare, unё isha caktuar moderator i sesionit 1°, Prof Berti nё sesionin 3° dhe Prof Ghelini nё sesionin 5°. Ky njoftim, mua mё gёzoi shumё, sepse shprehte vlerёsim dhe konsideratё, ndёrkohё qё politikanёt dhe disa drejtues tё universiteteve tё vendit tim, mё kishin harruar, ose me saktё mё kishin mohuar. Tё tre kolegёt e mi vinin pёr herё tё parё nё Shqipёri dhe si mund tё imagjinohet, kurioziteti i tyre ishte i tejskajshёm. Edhe pse nuk ma kishin konfiduar, nga pyetjet e shumta qё mё bёnin, kuptohej se kishin njohuri pёr vendin tonё, kishin lexuar nё interneti dhe ishin informuar pёr historinё, kulturёn, politikёn, universitetet dhe besimet fetare tё popullit tonё. Kёtё fakt e kuptova para se tё niseshim, sidomos nga pyetjet e sociologut Fabio Berti, i cili ёshtё i njohur pёr studimet shkencore dhe per botimet e shumё monografive, sidomos kishte studiuar pёr imigracionin shqiptar. Ne takoheshim shpesh dhe çdo herë ata më drejtonin shumë pyetje, kuptohet përderisa e vizitonin për herë të parë Shqipërinë, kishin kuriozitet ta njihnin sa më mirë vendin tonë. Gjate ketyre bisedave, si unë dhe kolegët e mi, vinim në provë njëri tjetrin për vërtetësinë e komenteve dhe të fakteve që diskutonim. Argumentat që ballafaqonim ishin të shumta, por kryesisht rreth historisë të vendit tonë dhe aktiviteteve të universiteteve shqiptare. Gjatë udhëtimit me autobuz, nga Siena për në Firence, Prof Berti mё pyeti: - Ç’lidhje ka emëri i Tiranës me Teheranin? E kuptova se kishte lexuar në internet debatet rreth këtij problemi, andaj fillova t’i tregoj si e dija unë këtë rrethanë historike. - Ne fakt, mes emërit Tirana dhe Teheran nuk ka asnjë lidhje. Ky është një interpretim i gabuar, nga disa persona, që kanë shpikur një homonomi fallso, të lidhur me Sulejman Pashë Bargjinin, i cili kishte marrë pjesë në luftimet e Teheranit dhe pasi u kthye nga lufta në Persi, në vitin 1614 ndërtoi një xhami, një hamam dhe një furrë buke në qendrën e vjetër të Tiranes. Kjo datë lidhet me ndërtimin e xhamisë, por aspak me themelimin e qytetit, pasi Tirana ka ekzistuar shume kohë me herët, së paku dokumentohet në shekullin e IV para Krishti, si qendër banimi me emërin Tyros, emër me origjinë greke, që do të thotë “bylmet” – “djathe”, çka sugjeron se në fushën e Tyros, apo të Tironës, blegtorët ilir prodhonin djathin dhe nenprodhimet e tjera të qumështit. Kjo rrethanë mbështetet dhe me emërin e lumit Lana, që e përshkon mespërmes qytetin dhe si dini dhe ju, është emër blegtoral me origjinë greko-latine.

30


Krahas zbulimeve të vilave urbane e rurale dhe mozaikeve të bazilikave paleokristiane, në qendrën e vjetër të Tiranës janë zbuluar dhe muret e një kështjelle të herëshme ilire. Gjatё pushtimit romak, si tregon Ciceroni, rreth keshtjellave ilire, u ndërtuan qendrat urbane, kësisoj dhe Tyros u zgjerua si qendёr banimi, si dёshmojne zbulimet arkeologjike. Ka dokumenta se keshtjellat e Tyros dhe e Scampus, u shkatërruan nga barbarët ostrogotë në vitin 476 e.s. Luftimet e Bizantit kundër ostrogotëve, përfunduan në vitin 487, me marrëveshjen e armëpushimit, të firmosur në kështjellën e Petrelës nga Adamanti, komandant i ushtrisë bizantine dhe Teodoriku, mbreti i ostrogotёve, i cili më pas u detyrua të largohej pёr nё Itali e t’i linte të lira trojet iliro-arbërore. Do të kemi fatin ta vizitojmë kështjellën e Petrelës, që ndodhet në jug të Tiranës, pasi ne programin e konferencёs, janё parashikuar vizita dhe ne disa qendra historike. Pra si kuptohet, Tirana ka ekzistuar shumë shekuj para xhamisё tё Sulejman Pashë Bargjinit.

Prof. Francesca Farabollini

Prof. Fabio BERTI

- Intersante, tha Prof Françeska, ky fisnik shqiptar ka emër mysliman, titull ottoman dhe mbiemër të krishterë. Në Toskanë është një komunë me të njëjtin emër Bargjini. - E vërtetë, i konfirmova. Vendlindja e tij është fshati Bargjini në periferi të Tiranës, nga e ka marrë mbiemërin familja e Sulejman Pashës, pasi u konvertuan ne myslimanё. Në Shqipëri ka shume familje me emër mysliman dhe mbiemër të krishterë, si mbiemërat

31


Popa, Gjini, Gjoka, Abati, Murga etj, ashtu si ka emera te krishtere me mbiemer mysliman. Kjo lidhet me faktin, se pas konvertimit në fenë myslimane, shumë persona ndryshuan vetëm emërin, por ruajtën mbiemërin e familjes, ndёrsa familje tё tjera bёnё kompromis me administraten turke, mbajten emera te krishtere e perdoren mbiemera myslimane. Populli ynё ka qenë i krishterё, por pas pushtimit turk, një pjesë e konsiderueshme u konvertuan në myslimanë. Aktualisht në Shqipëri bashkëjetojnë në harmoni katër besime fetare: myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe bektashit. - Në shumë informacione, qe jipen për Shqipërinë shkruhet se ju jeni popull mysliman. Në disa artikuj në gazetën Corriere della Sera dhe gazetën Washington Post, thuhet se Shqipёria është vendi mysliman kryesor i Europës, ndërsa ti po na tregon se janë katër besime fetare, por bektashijt çfarë besimi janë? – më pyeti Prof Françeska. - Nga të dhënat e census-it rezulton se 1/3 e popullates nuk deklarojnë përkatësine fetare, ndërsa 38 % janë të besimit mysliman synitë, 10 % janë katolikë, 15 % ortodoksë etj. Në fakt duhet treguar, se brenda besimit mysliman janë bektashijt, një urdhër mistik, autonom, i pavarur, pacifist, liberal dhe patriotik, qё vetëdrejtohet nga Kryegjyshata Botërore në Tiranë. Pra nuk varet nga kryemyftiu i Shqipёrisё. Ky urdhër ёshtё themeluar në fund të shekullit XIII nё Persi, nga Bektash Veliu, nga e mori dhe emërin - Bektashijt e me pas u përhap në Turqi e nga ketu në vëndet ballkanike të pushtuara nga Perandoria Ottomane, madje besimi baktashi u shtri deri nё Hungari e Ukrainë. Bektash Veliu, gjatë udhëtimeve në Hindi, Kinë dhe nё vёndet arabe, u njoh me Budizmin, Zarathutrizmin, Hinduizmin dhe Myslimanizmin, nga tё cilёt mori shumё elemente të kulturës fetare, tё cilat i integroj nё ritet e urdhërit Bektashi. Në trojet shqiptare, bektashijt u pёrhapën në fund të shekullit të XVI, me teqet e para ne tetove, Janine dhe Korfuz. Diferencat ndërmjet myslimanëve synitë dhe bektashijve, janë shume më të mëdha, se sa diferencat ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve. - Nga kjo që na tregove, - tha Prof Françeska, rezulton se në Shqiperi janё 4 besime fetare. Ky ёshtë informacion i rëndësishёm, pasi evidencon kulturën e tolerancës fetare të popullit shqiptar, por qё njihet pak nga ne, andaj shpresojmë, që kjo vizitë të na ndihmoj për një njohje mё të thellё dhe të këtyre aspekteve fetare të Shqipërisë. - Harmonia dhe bashkёjetesa e besimeve fetare, ёshtё karakteristika e kulturёs shqiptare. Nё vendin tonё nuk janё zhvilluar luftra fetare, pёrkundrazi, - shtova unё me krenari, - myslimanet, katolikёt, ortodoksёt e bektashijt, se bashku kanё luftuar kundёr pushtuesve te huaj.

32


Kështu vazhdoi bashkëbisedimi mes nesh, gjatë gjithë udhëtimit e krahas shakave e ndonjë barcalete për variacion të bisedës, kryesisht ishim të përqëndruar rreth Shqipërisë dhe konferencës. - Universiteti i parë në Shqipëri është hapur në vitin 1956, tha Prof Ghelini, përse me kaq vonesë? - Kjo vonesë lidhet me rrethanat historike të Shqipërisë. Në fakt, universiteti i parë është hapur në vitin 1389 në katedralen e Shën Maries në Durrёs, i njohuri Universitatum Studiorum Durrahensis, që u mbyll pas pushtimit turk. Ne vitet 1744 - 1769 ka funksionuar Akademia e Re e Voskopojes, por dhe ajo u mbyll, madje u shkaterrua nga turqit dhe grekët, tё cilёt dogjёn bibliotekёn dhe e shkatёrruan shtypshkronjёn, qё njihet si e para në Perandorinë Ottomane. Pushtimi pesëqindvjeçar nga turqit, synoi të çdukte kulturën, arsimin dhe gjuhёn tonë, madje me ferman tё sulltan Bajazitit II, ishte e ndaluar të flitej e të shkruhej në gjuhën shqipe dhe këtë turqit nuk e kishin bërë me asnjë nga popujt e tjerë ballkanik, as me vendet e tjera që kishin pushtuar. Ky ishte ndëshkim i rëndë, qё turqit kryen kundёr shqiptarëve, ishte hakmarrje pёr rezistencën, kundër pushtimit otoman. Turqit kryen gjenocidin e shqiptarёve dhe synuan tё vrisnin kulturёn dhe gjuhen shqipe. Shqipёria e fitoj pavarёsinё me vonesë, në fund te vitit 1912 dhe për shume dekada u pёrfshi në konflikte të brendëshme dhe nga dy luftat botërore, që e penguan hapjen e universitetit. Në vitin 1946 u hapёn Institutet e para, nё vitin 1952 Fakulteti i Mjekёsisё dhe në vitin 1956 u themelua Unversiteti i Tiranës. Pas vitit 1991 u ngritën dhe universitete te tjera, mes tyre shumë universitete private. - Gjimnazet shqiptare jane tё nje niveli tё lartё, çka e konstatoj nё formimin e studentёve shqiptarë, që frekuentojnё Universitetin e Sienёs dhe qё kanё rezultate shumё tё mira. Kёtё fakt m’a kanё konfirmuar dhe kolegёt e mi nga univesitetet e tjera italiane, madje nё statistikat e botuara nga Ministria e Arsimit dhe e Universiteteve e Italisё, evidencohet se studentat shqiptarë, pёr rezultatet e larta, janё grupi i studentave, qё fiton shumё bursa studimi – tha Prof Ghellini. - Mё gezon ky fakt dhe më bën të ndjehem krenar, i thashё me pak mburrje, pёr kёtё lёvdatё tё merituar pёr arsimin e mesёm shqiptar. - Ti je nё dijeni se nё fakultetin tonё, kanё ardh pёr azhornim shkencor pedagogёt e Universitetit tё Tiranёs, a mund tё na organizosh njё takim pёrshendetje me Zydi Dervishin, Petrika Thengjillin dhe Qazim Xhelilin, mё pyeti Prof Berti. - Kjo ёshtё detyra më e lehtë pёr mua, i thashë, sepse ata do të jenë të pranishëm në konferencë.

33


Pasdite arrijtёm nё Tiranё. Nё aeroportin e Rinasit kishin dal të na prisnin dhe pasi u sistemuam në hotelin Internacional, në darkë dolëm sё bashku në shetitje nëpër qytet. Tirana iu pelqeu, sidomos qendra. Kur u ndodhëm përballë xhamisë dhe kullës veneciane të sahatit të Tiranës, Prof Françeska pyeti: - Kjo është xhamia për të cilën na tregove?

Afresku floreal i xhamisё tё Et’hem Beut nё Tiranё - Jo, i thashë, kjo është xhamia e Et’hem Beut, e ndërtuar në fund të shekullit të XIX dhe është monument kulture, mbrohet nga shteti për origjinalitetin arkitektonik. Si e shikoni, portiku është në formën e germës L, i kufizuar me 14 kolona anësore, në ndryshim nga xhamitë tradicionale, qe e kane portikun në formën e germës U. Veçori tjetër është minaria e ndërtuar në pjesën perën-dimore, ndërsa xhamitë e tjera e kanë nga juglindja. Një tjetër karakteristikë dalluese e kësaj xhamie, jane zbukurimet masive floreale në mjediset e brendëshme, që shquhen per ngjyrat e shumta dhe teknikën e realizimit. - A mund ta vizitojmë xhaminë? Pyeti Prof Françeska.

34


- Me sa di unё, gratë nuk mund të hyjnë brenda në sallën e lutjeve, pasi kanё një vend të veçantë anësor pёr lutje, ndërsa brenda hyjnë vetëm burrat për të kryer ritualet dhe lutjet sipas Kuranit. Nё vazhdim vizituam rrënojat e kështjellës të Tiranës, korpusin qëndror të Universitetit, Galerinë e Arteve, ku qendruam gjatë, sidomos nё pavionin me pejsazhe ku dominon arti ekspresionist. Kur dolёm vazhduam shetitjen dhe diskutimet pёr historinё e qytetit dhe rrethanat historike kur Tirana u be kryeqytet i Shqiperise. Tё nesёrmen mё 13 nёntor, filluan punimet e konferencёs. Nё ceremoninё e hapjes morёn pjesё ambasadori i Italisё nё Tiranё, disa ambasadorё tё vendeve tё tjera tё akredituar nё Tiranё, ndёrsa nga pala shqiptare erdhёn zv-kryetaria e Parlamentit M. Ҫeço, si dhe ministri i Arsimit dhe i Universiteteve. Nga bisedat qё zhvilluam me pedagogёt e universiteteve shqiptare, tё gjithё u shprehёn se duhej tё vinte dhe kryeministri dhe ministra tё tjerё, pasi problematika e kёsaj konference ishte me rёndёsi tё veçantё pёr tё ardhmen e arsimit te larte shqiptar, çka kerkonte praninё dhe impenjimin e qeverise dhe te ministrive, por me sa duket pushtetarёt e asaj kohe nuk ishin tё interesuar pёr universitetet. Tematika e konferencёs ishte e pёrzgjedhur dhe justifikonte qellimet e këtij aktiviteti, që do te ndihmonte dukshёm nё kryerjen e njё reforme tё thellё tё arsimit të lartë shqiptar. Me 14 nentor, u zhvilluan punimet ne sesionet paralele, tё cilat perfunduan nё darkё vonё. Nё mёngjez, zbritёm nё barin e hotelit per kafè dhe aty na njoftuan, se punimet do tё vazhdonin nё sesionet e tjera, nё mjediset e fakulteteve, pasi nё sallёn e madhe, do tё zhvillonte punimet njё konference tjeter: “Fetё dhe civilizimet nё mijёvjeçarin e tretё – rasti Shqiperia”, njё aktivitet qё i dedikohej tolerancёs fetare tё popullit shqiptarё. Kёshtu paraditja pёr ne ishte e lirё dhe ne vendosёm tё vazhdonim vizitat nёpёr Tiranё. Ndёrkohe filluan tё vinin pjesmarrёsit e konferencёs tjetёr. Ndёrsa bisedonim, nё tavolinen tonё u afrua At Zef Pellumbi. Erdhi pёr tё mё takuar. Njiheshim prej kohёsh. Ishim takuar disa herё sё bashku me Nёnё Terezёn. Pasi u pёrshendetёm e prezantova me kolegёt e mi italianё tё Sienёs. At Zefi i uroi mirseardhjen me njё italishte tё bukur dhe me kёnaqёsi tё veçante iu tha: - Gёzohem qё u njohёm e nё veçanti qё vini nga Siena, ku mёsuesi dhe udhёheqёsi im shpirtёror At Gjeçi ka studiuar nё Siena, madje atje eshte shugruar prift. Njё koinçidencё e bukur. At Gjeçi mё fliste me shumё mall pёr qytetin tuaj tё bukur, me katedralen me mozaikun

35


mё tё madh nё botё. Ju keni dhe bankёn e parё nё botё, Monte dei Paschi dhe ndёrtesёn e bashkise, qё nga shekulli XIII, ne Siena zhvillohet dhe Palio, e famshmja gara me kuaj e kontradave. Kolegёt e mi u entusiazmuan dhe i shprehёn komplimentat pёr njohuritё e tij pёr Sienёn. E ftuam per kafè dhe ai pranoi me shumё kёnaqёsi. - A do te diskutosh nё konferencё, - e pyeta. - Po, kam njё fjalё tё shkurtёr, vetёm 10 minuta. Do t’iu transmetoj njё mesazh pёr harmoninё fetare, bazuar nё thёnien e At Gjergj Fishtёs: “Kemi Bajram dhe Pashkё, por Shqipёrinё e kemi bashkё”. Biseda zhvillohej rrjedhshёm dhe tepёr miqёsore. Kolegёt e mi, e pyetёn rreth ripёrtritjes tё besimit katolik nё vendin tonё dhe At Zef Pellumbi, thjeshtё dhe bukur i tregoj per arritjet dhe ruajtjen e kulturёs katolike e nё veçanti theksoi impenjimin e brezit te ri. Ndёrkohё, arrijti Kryemyftiu i Komunitetit MyslimanSabri Koçi e pas tij hyri Hirёsia e Tij A. Janullatos, i shoqёruar nga njё suitё njerёzish. Po afronte ora e fillimit te konferencёs, andaj u ngritёm dhe pasi u pёrshёndetёm me At Zefin, u nisёm tё dilnim, por punonjёsit e sigurisё na ndaluan, pasi po vinte presidenti i Republikes e pas tij erdhi dhe kryeministri me disa ministra. - Kёta zotёrinj, do tё kishin bёrё mirё tё vinin sё pari nё konferencёn e universiteve, tha Prof. Françeska, me njё ton kritik e me keqardhje, pёr mungesёn e tyre nё ceremoninё e hapjes. Pasi u lirua kalimi, dolёm nga hoteli dhe para shkallёve u ndodhёm pёrballё me Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi, i cili sapo me pa, me thёrriti nё emёr. U pёrshёndetёm me perzemёrsi. Ishim takuar disa herё, madje nё gusht tё vitit 1993, shkuam nё Kryegjyshatё bashke me mikun tim Shaban Sinani, pёr njё intervistё pёr besimin bektashi, qё u botua nё gazetёn “Shqip”. Pasi e prezantova me miqt e mi italianё mё pyeti: - Dhe ju jeni keni ardh pёr konferencёn tone? - Jo, i thashё, ne jemi nё konferencёn tjetёr, atё pёr universitetet. - Mos ikni pa mё takuar, tё pres nё Kryegjyshatё bashkё me miqt tuaj italianё, tё pimё njё kafe sё bashku, - na ftoi me shumё dashamirёsi Dede Reshat Bardhi. Me shumё mirёsjellje, na kёrkoi leje tё largohej, pasi po afronte ora e fillimit tё konferencёs. Ndёr personat qё e shoqёronin ishte M. Dova, dy baballarё dhe çuditёrisht njё ish-mёsues. Mё thёnё tё drejtёn u befasova, qё mes tyre ishte dhe ky person, i cili nё vitin 1967, kur filloi fushata kundёr fesё dhe institucioneve tё kultit, ai detyroi kolektivin e mёsuesve dhe nxenёsit e shkollёs 8 vjeçare, tё shembin dy tyrbet e

36


fshatit, ndёrsa tani po shfaqej si bektashi i devotshёm, madje i rrinte pas e tёrё servilizёm kryegjyshit. Çfarё hipokriti!. Kёtё ngjarje ua tregova kolegёve tё mi italiane e ata nuk shprehёn habi, madje filluan tё qeshin. Nё atё çast, m’u kujtua njё thёnie e Niçes: “Ruhuni nga ekstremistёt, pasi ata shquhen pёr aftёsinё ta çorientojnё shoqёrinё”. Prof Berti, pёr tё lehtesuar kёtё rrethanё na tregoj dy barcaleta me ekstremistёt, keshtu e kaluam me tё qeshur dhe e harruam kёtё ngjarje jo tё pёlqyeshme. Ndёrsa shetisnim nё trotuarin pёrballё Pallatit tё Kulturёs, Fabio na propozoi tё hynim nё librari. Prof Ghelini dhe unё e aprovuam, ndёrsa Prof Françeska tha: - Ndёrkohё qё ju po do tё qёndroni nё librari, unё po bej njё shetitje e pas njё gjysёm ore takohemi kёtu para Pallatit tё Kulturёs. Ashtu vepruam. Ne hymё nё librari, Prof Françeska vazhdoi shetitjen. Kur dolёm nga libraria, Prof Françeska nuk kishte ardhur ende. Duke pritur, vazhduam bisedat per librat qё blemё. Prof Ghelini po vёshtronte nga xhamia e Tiranёs dhe pa nё ballkonin e minares njё grua, qё pёrshendeste me dorё. - Me duket se ne minare ёshtё ngjitur njё grua? – tha Ghelini, me njё ton habie. - Nuk ka mundёsi, - i thashё unё. - Gratё nuk mund tё ngjiten nё minare. - Shikojeni, jam i bindur se ёshtё grua, - insistoi Ai. Jo vetёm ne, por dhe disa qytetarё tё tjerё, po vёshtronin tё befasuar nga minaria. Me tё vёrtetё ishte njё grua. Ngjarje pa preçedenta. Nuk kishte ndodhur kurrё, qё njё grua tё ngjitej deri sipёr nё minare. U afruam pёr nga xhamia dhe po vёshtronim lart. Pas pak, silueta e kёsaj gruaje u çduk dhe pas disa minuta, nga dera e xhamisё doli Prof Françeska Farabollini, me njё Kuran nё dorё. Po vinte drejt nesh me një gëzim të dukshëm dhe sapo u afrua na tregoi çfarë kishte ndodhur. - Kur ju hytë në librari, - tha Françeska, - unë shkova të vizitoj xhaminë. Hyra brenda e pashë një person të ulur në gjunjё, që po falej. I ndoqa me vemendje ritualet që kryente, por nuk kuptoja çfarë thonte. Pasi mbaroi, ai u kthye per të dal dhe kur me pa mua, me habi me foli në gjuhën shqipe. Nuk kuptova, çfarë tha, por nga mënyra e të folurit kuptova se me pyeti, andaj për të kapërcyer këtë situatë të ngatёrruar, me ndrojtje iu përgjigja në italisht. - Jam italiane, jam profesoreshë në Universitetin e Sienës e me vjen keq, që nuk kuptoj e nuk flas gjuhën tuaj. Ai m’u pergjigj në italisht.

37


- Mirë se erdhët në xhaminë tonë, Unë quhem Bledar Myftari, jam hoxhё. Me çfarë mund t’i u ndihmoj? - Për xhaminë tuaj me kanë folur shumë, sidomos për zbukurimet floreale e isha kurjoze t’i shikoja. Ai me mirësjellje më tha tё hiqja kepucët dhe me ftoi të hyja në sallën e lutjeve, që ishte e mbuluar tërësisht me qylyma shumëngjyrёshe dhe filloi të më spjegonte. I tёrё mjedisi i bendshёm dhe kupola ishin tё mbushur me piktura tё bukura floreale. Me shumë krenari theksoi se afreskët, ishin realizuar nga dy klerikë tiranas. Pasi përfundoi më dhuroi Kuranin. Nga mirësjellja e tij përfitova dhe e pyeta, në se mund te ngjitesha në minare dhe të kundroja qytetin e Tiranёs. Per nje çast ai hezitoi e mё pas mё tha: - Dakort, ngjitu por pa këpucë. Prof Françeska vazhdoi të tregonte, si u ngjit në minare, nga ku kundroi pamjen e bukur tё Tiranёs dhe se na kishte parё dhe na kish pershendetur nga lart. Sa e pabesueshme, po aq reale ishte kjo ngjarje që ajo e përjetonte me një gëzim të veçantë. Fabio dhe Xhulio e vështronin me admirim dhe me habi, por dhe e përgezuan për këtë iniciativë të guximëshme dhe pa preçedenta. - A e di se je e para grua në botë, qё je ngjitur në minare? – e pyeta une, duke ia theksuar këtë meritë dhe tё konkretizuar në Tiranë. - Po, - mё tha, - jam plotësisht e bindur, por u ndërgjegjёsova se besimi mysliman në Shqipëri, nuk ёshtё konservator dhe as fanatik. Pkërisht ngjarja ime është dëshmi se feja myslimane dhe hoxhallarët ne vendin tuaj janë me kulturë dhe toleranta. Ky është myslimanizëm europian. U kthyem në hotel dhe këtë ngjarje ia treguam kolegëve të tjerë, të cilët të entusiazmuar nga kjo ndodhi e rrallë, filluan t’i bëjnë komplimenta Prof Françeskёs, që u bë heroina e ditës mes kolektivit tё italianëve. Pasdite ndoqëm punimet nё sesionet e tjera. Të gjithё ishim tё kenaqur, si nga pjemarrja, ashtu dhe nga impenjimi i pedagogёve shqiptar, si me referimet dhe nё diskutimet rreth tematikёs tё trajtuar nё sesione. Vlerёsimet e kolegёve tё mi nuk ishin thjeshtё komplimenta kortezie, por njё realitet, i shprehur nga pedagogёt shqiptarё, qё u impenjuan nё debatet me kulturё duke theksuar domozdoshmёrinё e njё reforme tё thellё tё universiteteve shqiptare, qё tё arrinin nivelet dhe tё ekuivalentoheshin me universitetet europiane. Diskutimet vazhduan deri vone nё darkё. Kolegёt shqiptarё ishin tё etur tё diskutonin dhe pyesnin si funksion autonomia, si ishin organizuar kerkimet shkencore, kurset e doktorates, pyesnin per kurikulat e universiteteve italiane dhe mundesitё e shkёmbimit tё eksperiencёs,

38


sidomos pёr pёrfshirjen e studentёve tanё nё programet Erasmus tё vendeve europiane. Kjo ditё e konferencёs u mbyll me aktivitete intensive dhe me sodisfaksion tё pёrgjithshёm. Në paraditen e 15 nëntorit u mblodhëm për konkluzionet përfundimtare të çdo sesioni dhe për hartimin e deklaratës për konferencën e shtypit. Prof Françeska Farabollini, në emër të kolegëve italianë bëri një deklaratë të veçantë. - Konferenca ndërkombëtare “Universiteti dje, sot dhe nesër”, ia arriti plotësisht qëllimit. Uroj që institucionet përkatëse dhe kolegët shqiptarë ta vlerësojnë këtë informacion të rëndësishëm, që u transmetua me referatet e shumta e me nivel tё lartё shkencor dhe ta përdorin me sukses në reformën, që po zhvillojnë dhe në hartimin e ligjit të ri të arsimit të lartë shqiptar. Për ne ishte një eksperiencë e bukur, që e përjetuam me intensitet. Njohëm bukuritë e vendit tuaj, në veçanti kulturën e mikpritjes të rrallë shqiptare dhe nivelin bashkёkohor tё kolegёve shqiptar. Kёto pak ditё qё jetuam nё Tirane, ne mësuam shumë dhe dëshiroj, që këto vlera shqiptare t’i njohi më mirë Europa dhe bota. Pasdite morem avionin dhe u kthyem nё Itali. Nё rradhët e miqëve të Shqiperisë, u shtua dhe grupi i madh i profesorave italianë, në mes tyre dhe tre kolegët e mi nga Siena.

39


BASHKËPUNIM KRIJUESISH: ZEQIR LUSHAJ DHE ERIOLA MARGJEKA Disa ditё me parё, lexova nё Zemrashqiptare njё cikёl me 5 poezi tё studentes Eriola Margjeka, tё shoqeruara me njё koment tё shkurtёr, por elegant e kuptimplotё tё redaktorit tonё tё pёrgjithshёm Zeqir Lushaj dhe vendosa tё shpreh disa mendime rreth ketyre poezive. Ndonjё mund tё thotё, 5 poezi janё pak pёr tё analizuar krijimtarinё poetike tё Erjolёs, por duke lexuar kёto pak vargje tё lira, tё thurura plot ndjenja dhe art nё “trafik mendimesh”, njoha prirjet e saj nё tё shkruarit poezi sociale dhe poezi ekzistenciale, njё surprize e bukur pёr mua dhe per lexuesit. Kritikia letrare Ludovika Maxukota thotҪ: “Nuk ёshtё numёri i poezive qё i intereson poetit, por impenjimi i tij pёr tё qenё autentik, pasi mungesa e tё ndjerit origjinal dhe spontan, ia ul vlerat poezisё”. Kёto poezi te Erioles dhe pse pak, por saktё e bukur, janё njё sintezё e jetёs adoleshenciale dhe rinore tё saj, janё vargje qё rrjedhin lirshёm e tё sinqerta, origjinale, spontane e plot optimizёm, qё shprehin botёn e brendёshme, plot ndjenja e mendime tё autores. Nё bashkebisedimin me Zeqirin, Eriola i konfidon: “Tё shkruarit më ka shoqёruar nё çdo moment tё jetёs. Poezitё dhe esset janё pjesё frymёzimi dhe pёrjetimi i jetёs time, diçka që vertet i jep kuptim qenies time dhe shpresoj qё do vazhdojne të më shoqёroje gjatë”. Qartёsisht Eriola deshmon se poezia asht pjesё e jetes sё saj, motra siameze, qё e shoqёron dhe e ndihmon tё shpalosi mendime, ndjenja, emocione dhe optimizmin. Nё kёto pak poezi autoria prezanton botёn shpirtёrore plot dinamizёm rinor, por nё poezitё e saj nuk mungon dhe nje aspekt tjetёr i veçantё, ajo qё nuk e shohin ne tё tjeret, por qё Eriola na e tregon nё mёnyrё tё sinqertё dhe hapur, nuk mban sekrete nё vargjet qё shkruan, por tregon mundimet, vёshtirёsitё, vetminё, qё e shoqёrojnё si komponente antagoniste, por qё Ajo arrinё t’i mposhti me guxim, me forcen e mendimit, me arsyen dhe inteligjencёn rinore. Kёsisoj nё faqet e Zemrashqiptare na u prezantua dhe njё poete tjeter tropojane, poete origjinale, me talent dhe plot endёrra tё bukura pёr jetёn, njё debutim i suksesshёm dhe premtues e natyrisht presim nё tё ardhmen dhe poezi tё tjera tё bukura, Pёrgjithёsisht, poezitё sociale janё krijime tё poeteve nё moshё mature, me eksperiencё nё jetёn shoqёrore dhe nё krijimtari poetike, andaj u befasova kur lexova se dhe Eriola shkruan poezi sociale, si ajo me titull “Jam krenare - Jam shqiptare!” Gjatё festimit tё Ditёs Botёrore tё Poezise, me 21 mars 1999 nё Paris, nё proklamёn e UNESCO-s, theksohej. “Ështё detyrё e rёndёsishme,

40


rikuperimi i vlerave sociale tё poezisё, si mjet rezultativ pёr rizgjimin e ndёrgjegjies”. Nje sugjerim më se i drejte, pasi nё ditёt e sotme, poezia sociale po kondìsiderohet e konsumuar, aq sa dhe institucionet nuk impenjohen pёr ta promovuar.

Zeqir Lushaj dhe Eriola Margjeka Nё ndryshim nga kjo prirje e pёrgjitheshme, poezia sociale shqiptare vazhdon traditёn e saj dhe mbetet vitale, madje ka terhequr shume poetë te rinj, ndёr ata renditet denjёsisht dhe Eriola. Poeti i famshёm italian Ungaretti nё poezinё “Allegria” shkruan: Jam njё poet / njё kushtrim i pёrgjitheshёm / jam nje grumbull ёndёrrash / jam njё frut / me kontraste tё shumta shartesash / i pjekur nё sera. Nё kёto pak vargje, kufiri ndёrmjet poezisё lirike, si shprehje puro e Uni (Io) dhe poezisё sociale, janё shumё tё hollё, sa tё dyja shkrihen nё njera tjetrёn, por nё tё njejtёn mёnyrё, ashtu si e denoncon preokupimin personal, Ungareti tregon qartёsisht kohёn e tij, kohёn nё tё cilёn ai jeton dhe njёkohёsisht fillon tё kerkoi rrugedaljet dhe shtysat pёr ndryshim, kёsisoj poezia e tij bёhet instrument, pёr tё afirmuar identitetin e shoqёrisё moderne, e shprehur si ndёrgjegjie sociale.

41


Nё vitet e shkuara poezia sociale ishte e çensuruar dhe kete pasoje e kane provuar dhe shume poete te shquar si Pablo Neruda, Ismail Kadare, Dritero Agolli etj, por pushtetet politike kurrё nuk arrijtёn ta ndalojnё, pёrkundrazi mori vrull dhe shpёrtheu me fuqishёm. Nё ditёt e sotme shihet njё rizgjim dhe impenjim pёr tё shkruar poezi sociale, andaj me tё drejtё UNESCO e nxit dhe e pёrkrah pёrhapjen e kёsaj gjinie letrare e krahas poetёve tё medhenj, renditen dhe poetet e rinj, ata qё shtypi i quan debutantё. Le tё kthehemi te Eriola. Nё poezinё “Jam krenare - jam Shqiptare!”, autoria del nga korniza e preokupimit personal dhe si valёt e kthjellta e tё rrёmbyera tё Valbonёs, shkruan vargje tё thjeshta e plot pathos, shpёrthen nё thirrje, qё ёshtё aspekti mё i bukur i poezisё, funksioni i saj social, i plotёsuar nga poetja zhurme, pa shprehur zemёrim dhe revoltё, por nё mёnyrё elegante jep njё mesazh social nё pak vargje: Tokë e dashur, tokë shqiptare, N'harresë dhimbjen Ti lësho. Ki besim te bijtë e tu, Gjaku i tyre të forcon. Poezia ёshtё frut i forcave tё brendёshme dhe jo vendim, apo sugjerim nga tё tjeret (dikur nga Partia), andaj kush shkruan poezi sociale, hynё nё mёnyrё bindёse nё realitet, duke u shprehur nё vargje forcёn e mendimeve. Shqiperia po ndryshon, ёshtё nё zhvillim, nё rritje, nё progres dhe Erjola e pёrjeton aktivisht aktualitetin si pjestare e ndryshimit dhe mesazhin e saj e shpreh nё vargje. Poeti Pier Paolo Pasolini, pёr poezine sociale ka dhёnё njё mesazh tё qartё: “Nuk jam sociolog, as profesor, por kryej njё mjeshtri tё veçantё, jam i interesuar pёr ndryshimet historike, pra me ato qё jeta ime ka raporte direkte, tё çastit dhe tё perespektivёs, me tё gjithё ata, qё e shohin kёtё ndryshim”. Kёsisoj dhe Eriola, nё mёnyrё spontane e me shpirt te paster rinor, shprehet nё poezitё e saja, si pjesё e kёtij ndryshimi, duke na bindur se ky mesazh social ka tё njetat vlera, si ta lexojnё dhjetera persona si ta lexojnё mijera, sepse funksioni linguistik i poezisё nuk vepron sipas numёrit tё lexuesve. Pra, nuk eshte e domozdoshme te jeshë Dante, Pasolini, Pervert, Pessoa, Kadare, Agolli e te thurish poezi shoqerisht te dobishme, pasi per te evidencuar problematikёn e shoqёrisё, do tё mjaftojnё pak vargje tё shprehura me ndjeshmёri, si ato qё shkruan Eriola Margjeka, pra vlen njё poezi e vёrtetё, e shkruar nga njё poete e “vogel” dhe mjfton tё pёrmbajё njё mesazh social tё qartё ndryshimi. Nё ciklin e poezive tё Eriolёs, dy prej tyre janё ekzistenciale dhe ёshtё e kuptueshem, pasi si ka thёnё Jean Paul Sartre, ekzistencializmi

42


eshte humanizёm, andaj dhe shpirti i dlirtё i saj, i shpreh ndjenjat me delikatesё humane, shpreh sentimentet rinore, mendimet e lira dhe te pa censuruara, pasi krijon ne nje periudhe kur censura nuk ekziston, si e kemi provuar ne 25 vjet mё parё. Krijimtaria ekzistenciale insiston nё vlerat specifike te ekzistencёs individuale tё njeriut, pra bie ndesh me idealizmin dhe racionalizmin e natyrisht me realizmin socialist. Nё vitet e demokracisё, krijimtaria letrare shqiptare hyri nё rrugen e realizmit magjik, me pёrfaqesuesin me dinjitoz Ismail Kadare dhe mё pas i zgjeroi radhet e krijuesёve nё krijimtari tё gjerё ekzistenciale, ku u pёrfshinё shumё poetё, tё vjetёr e te rinj e nё kёtё shteg po ecёn me kurajo dhe e sigurtё dhe Eriola. Nё poezinё “Vetmia” poetja shpreh pozicionin e saj individual, reflekton botёn e saj tё brendёshme, shpreh njё dilemё, qё kёrkon zgjidhje, shpreh konflikt mes gjendjes reale dhe deshirave, por dhe bashkёjetesёn me vetminё e saj (Uni), ku krahas mundimit, mbylljes nё vetvete, shperthen dhe optimizmi pёr ndryshim, qё Ajo e kёrkon me ardhjen e risive, qё aq shumё i deshiron, por ndeshet dhe me te paapriturat: Ul kokёn e nis tё largohem, e di se po t‘rri mё shumё vetёm, do frikёsohem... Them nesёr, njё ditё e re do vij, Kёsaj vetmie do i fali risi, por mё kot... E nesёrmja u bë prap sot. Vetmia e Eriolёs ёshtё njё aspekt i veçantё i jetёs sё saj, pak arrijmё tё zbulojmё sepse e fsheh me kujdes nё disa vargje, por vetmia ёshtё dhe njё nxitje, qё e shtynё tё flasi nёpёrmjet poezive, duke i thurur vargjet lirshёm e nё ritёm muzikal, shpesh tё plotёsuara me rimё melodioze, qё shijohet kur e lexon dhe pse nuk respekton metrikёn. Poeti im i preferuar, Ferdinando Pessoa ka thene: “U bёra poet, jo pёr ambicie, por ishte mёnyra mё e mirё pёr tё qёndruar vetёm”, kёsisoj dhe Eriola e “theu” vetminё duke u shprehur nё poezi, pasi dhe jeta e saj ёshtё poezi ekzistenciale, si shprehet ne vargjet e poezise “Sikur njё ditё”: Sikur një ditë të mos ndihesha vetёm, nё kёtё turmë gjigande fallsiteti. Sikur një ditë të mbyllja sytё pa ngurruar në zgjim, e realiteti të ishte më i bukur se ёndёrra. Si ka thёnё Bertold Brecht: “Nё se njё poezi dedikuar lulkuqevet nё arё, na mёson t’i shohish mё mirё lulkuqet, atёhere ka plotesuar njё funksion tё madh”, kёshtu dhe poezitё e Eriola Margjeka, qё thur

43


vargje pёr jetёn e saj rinore, sipas mendimit tim e ka plotёsuar funksionin e tё shkruarit poezi. Kёtё meritё tё Erioles e njohu mirё redaktori i jonё, poeti Zeqir Lushaj, andaj Ai e ftoi t’i botoi kёtё cikёl me poezi nё faqet e Zemrashqiptare. Nё kёte shkrim, nuk mund tё shmangem pa shprehur dy fjalё edhe pёr mikun tim Zeqir Lushaj. Tё gjithe kemi lexuar e kemi admiruar shkrimet e tij tё bukura, poezitё, poemat, tregimet, reportazhet, skicat, esset, intervistat e shumta tё botuara nё faqet e Zemrashqiptare, por e kemi njohur dhe si redaktor i pёrgjithshёm, sidomos me kontributin nё mbeshtetje tё shumё krijuesve tё rinjё, tё cileve u ka dhёnё hapsirё pёr tё botuar plot shkrime nё portalin Zemrashqiptare. Mё shumё mik se sa redaktor, Zeqiri ka ndihmuar dhe ka kёshilluar me dashamirёsi krijuesit, ka pёrkrahur tё gjithё ata, qё prezantonin shkrime me nivel, pёr çka ka fituar admirimin dhe respektin e shumё krijuesve, sidomos tё autorёve tё rinj nё moshё e nё krijimtari. Pёr kёtё kontribut fisnik, tё gjithё ne dhe poetia Erjola Margjeka, e nderojmё dhe i jemi mirenjohes. Redaktorёt si Zeqirin, janё tё rrallё e nё kohё tё shkuara nuk ekzistonin, ishin specie agresive, medioker, zemёrngushtё dhe arrogantё, ata mё shumё kanё bllokuar, se sa kanё pёrkrahur botimet e krijuesve tё rinj. Po ju tregoj njё histori tё vёrtetё. Nё vitin 1973 kisha shkruar njё libёr e po kёrkoja rrugёt dhe mundesitё ta botoja. Dy reçensionet ishin inkurajuese, por ndesha ne shumё vёshtiresi burokratike. Pas shumё mundimesh, mё sё fundi, Pano Meksi (babai i mikut tim Sokratit), kur pa librin, foli me drejtorin e njё shtёpie botuese (A. Z), i cili i premtoj se do tё mё ndihmonte. Shkuam bashkё me Sokratin ta takojme. Pasi pritёm gjatё nё koridor, mё se fundi hymё nё zyrёn e tij. Pa ne ftuar tё ulemi dhe me ton autoritar mё urdheroj: “Ma jep librin”. E mori dhe filloj t’i shfletoj fletёt e daktoligrafuara shpejt e pa lexuar asnjё rrjesht. Keshtu e shfletoj disa herё e me se fundi, pasi me hodhi njё vёshtrim nga koka deri te kembёt me pyeti: “Sa vjeç je?”. Ju pёrgjigja me gjysёm zёri e sapo degjoj vitet e moshёs time, sikur e zuri zekthi. U be nervoz dhe filloj tё vertitej rreth skrivanisё e mё pas u ndal pёrballё meje e pasi ma ktheu dorёshkrimin, me arrogancё mё tha prerazi: ”Degjo more djale. Shko dhe ha aq furra me bukё sa kam ngrёnё unё nё kёto 40 vjet pune e pastaj kthehu tek unё e ta botoj librin”. Dolёm tё dёshpruar dhe tё revoltuar. Nga ky takim aspak miqesor, kuptova se nuk kisha asnjё mundёsi dhe as njё zgjidhje tё botoja atё libёr tё shkruar me impenjim e dashuri tё madhe. Nё ato vite, nuk çmohej aftёsia, andaj ai libёr mbeti i pa botuar.

44


Nё ditet e sotme, autorёt kanё tё tjera hapёsira dhe shumё mundёsi tё botojnё krijimet e tyre, pavarёsisht se jane te afirmuar, apo janё tё rinj ne moshe e ne krijimtari, si studentia Eriola Margjeka, e cila na u prezantua ne faqet e Zemrashqiptare, me njё cikёl poezishё tё bukura, qё u mirprit dhe u vlerёsua nga shumё lexues. Ky ёshtё sodisfaksion i madh si pёr Eriolen, ashtu dhe pёr redaktorin tonё Zeqir Lushaj, i cili e pёrjetoi kёtё sukses me gёzim e krenari, jo mё pak se poetesha rinushe.

45


DRITA... E NJË INTERVISTE, ose, NJË REÇENSION PËR DY PERSONAZHE. Lexuesit e shumtë të Zemrashqiptare, tashmë e njohin e vazhdimisht e kanë vleresuar nivelin e shkrimeve të shumta në të gjitha gjinitë të autorit Zeqir Lushaj, por vlen te theksoj, se në aktivitetin gazetaresk, Ai po shquhet si intervistues me individualitet dhe profesionalitet të lartë. Sipas Leo Longanesi: “Intervista ёshtё një artikull i vjedhur”, në kuptimin se ёshtё pjese e jetes të një personi tjeter, e prezantuar me deklarime, me pergjigjiet e pyetjeve që i ben gazetari. Pёr kёto motive, intervista, nё mёnyrё ironike konsiderohet si njё gjini gazetareske e thjeshtё. Të organizosh dhe të botosh një intervistë, mund të duket punë e lehtë, pasi mendohet se shkruhet mbi bazen e pyetjeve të gazetarit dhe pergjigjieve të intervistuarit. Në fakt intervista “ёshtё formё komunikimi gazetareske me vёshtirёsi teknike, ёshtё rasti ku lajmi bёn gazetari”, thote Longanesi. Intervistat e Zeqirit e kapёrcejnё stilin tradicional me pyetje skematike, sepse janё intervista tё lira, me rrjedhёshmёri organike dhe aktive prandaj dhe pergjigjiet nuk janё tё thata e shabllone. Kur lexojmё bashkebisedimin e tij me tё intervistuarit, konstatojmё mjeshtrinё e gazetarit, guximin dhe artin, me tё cilat Ai e kapёrcen kodin e intervistёs. Zeqiri ёshtё i hapur, i sinqertё, bёn pyetje hulumtuese, por jo invadente, kёrkon tё zbuloi botёn e brendёshme dhe psikologjinё e bashkёbiseduesit, nuk ёshtё emotiv dhe as shtjerrakeqas, perkundrazi eshte teper leal, kёsisoj Ai behet konfidencia në komunikim, krijon intimitet, zhbiron, “provokon”, madje nguc dhe me ironinё e hollё të malёsorit, me mendimin e mirё të zbuloje dhe të tipizoi vlerat etikomorale e profesionale, qё e kompletojnё dhe individualizojne figurёn e personazhit me tё cilin bashkёbisedon. Nuk mund tё harrohen lehtë intervistat e shumta brenda ketij viti me Kadri (Os)Manin, Fritz Radovanin, Kolë Tahirin, Lulzim Logun, me familjen Nela, Aurel Dasaretin e te tjera, deri te kjo që e kemi në ekranin e ZSh-së, pra me poeten Drita Lushi. Në çdo intervistё, Zeqiri sjell risi, si në aspektin e stilit te intervistave tё lira, ashtu dhe ne kerkimet psiko-sociale, nё evidentimin e personazhit me te cilet komunikon ne distance, andaj shkrimet e tij lexohen me kёnaqёsi dhe me shumё interes, si deshmon dhe intervista e fundit me poeten Drita Lushi.

46


Largesia e madhe, nga lumi i gjere e rrjedha e qete e Hudson ne New York, me lumin shtratngushte e te vrullshem te Shkumbinit, qe kalon ne Librazhd, ç’duket gjate ketij bashkebisedimi miqesor, te sinqerte, me shume kulture e me respekt reciprok, te zhvilluar ndermjet Zeqir Lushaj, gazetarit – poet dhe Drita Lushi, farmacistes – poete, dy personazhe qe nuk jane takuar kurre, por njihen dhe i bashkon krijimtaria artistike në Zemrashqiptare.

Drita Lushi dhe Zeqir Lushaj Me stilin dhe strukturen e intervistes, Zeqiri ka arrijt artistikisht te portretizoj figuren komplekse te Drites, si grua, si bashkeshorte, si nёnё, si farmaciste, si intelektuale, si poete dhe si protagoniste shoqerore. Me kete menyre prezantimi, lexuesit e Zemrashqiptare tashme e njohim Drita Lushin, madje deri ne hollesira dhe jam i bindur, se as bashkqytetaret e saj nuk e njohin me kaq detaje. Nje bukuri tjeter e veçante e kesaj interviste eshte dhe fakti se Zeqiri shfrytezoj rastin, ta botoje ne pervjeorin e ditlindjes te Drites, çka na implikoj dhe ne si lexues, qe krahas kenaqesise, qe njohem poeten nga Librazhdi, u bashkuam të gjithe me urimet e perzemerta: “Gëzuar ditlindjen Drita”. Prej kohesh kam lexuar poezi të Drita Lushit, të botuara ne faqet e Zemrashqiptare dhe ne gazeta te tjera on-line . Kohet e fundit, mbesa ime Dorjana me dergoj dhe librin “Ëndërr ...”, të Drita Lushi, qe me ndihmoj ta njoh me mire krijimtarine e saj poetike. Mbesa ime

47


Doriana lexon shume poezi dhe here pas here me dergon vellime me poezi ne shqip të botuara ne Memedhe, natyrisht jo të gjitha, por më të mirat dhe nder ato, ajo pelqeu librin “Ëndërr ...” të Drita Lushi. Do te doja te shkruaja komente rreth poezive te Drites, ashtu si me ka mesuar shume vite me pare, pedagogia ime e talentuar e letersise, “zysha” Nexhmie Bordi, por kёt rradhe preferova te bej nje reçension per intervisten (eshte hera e pare), pasi e vleresova interesante e me vlera te veçanta pergjithesuese. Si rregull, gazetaret e fillojne intervisten, me pyetje te thjeshta, per ta joshur bashkebiseduesin, qe te pergjigjet me lehtesi e pastaj ta implikoi, deri sa te “zberthehet” e t’i nxjerri “sekretet” dhe ne vazhdim e rrisin “intensitetin” dhe “agresivitetin” duke perfunduar me pyetje provokuese.

Zeqiri beri te kunderten. Pyetja e pare ishte me e veshtira. Intervista fillon me pyetje “provokuese”, ne dukje si kritike ndaj Drites, te “gozhduar” por jo e ngujuar ne Librazhdin e vogel, gjeografikisht “larg” nga bashkeshorti. Pergjigjia e Drita Lushi mund te ishte e thjeshte dhe justifikuese, ndersa Ajo, me sinqeritet te madh, me çiltersi e me kulture intelektuale, e shembi vete murin e privacy dhe konfidohet pa rezerva per jeten e saj, tregon ne menyre te natyreshme, si te ishin duke biseduar shoqerisht, te ulur ne nje bar para filxhaneve të kafes. Pergjigjia e pyetjes se pare e Drites, ne fakt eshte nje skice letrare, nje autoportret teper elegant, me komponente psikologjike dhe filozofike te jetes intelektuale e bashkeshortore, eshte sinteze e personalitetit te forte te gruas, qe jeton aty ku ndihet e lirë e jo aty ku flitet për liri dhe

48


ku ne fakt behesh rob i hapsires te konceptuar me “liri” të tejskajshme, andaj me te drejte ajo pergjigjiet: “Por, në qytetin tim ndihem Unë, ndihem vetja”. Zgjedhja per te jetuar ne Librazhdin e vogel e te thjeshte, nuk eshte frike per qytetet e medha e te rremujeshme, nuk eshte egocentrizem, as mentaliteti i nje gruaje “provinciale”, por eshte e drejta e ligjeshme, eshte liria, eshte sfida per ta jetuar realitetin e sotem ne mireqenie psikologjike dhe shpirterore se bashku me familjen, qe per Driten eshte e shenjte, per te jetuar me njerezit më të dashur atje ne province, por dhe per te dhene kontributin intelektual e humanitar ne vendlindje. Gjate intervistes, Zeqiri e pyet shpesh here per bashkeshortin dhe Drita i pergjigjet sinqerisht e natyrshem, duke shprehur respekt, nderim e dashuri per burrin kolonjar, me te cilin ka lidhur jeten se bashku. Sinqerisht ju them, mua nuk me pelqeu, qe gjate gjithe intervistes flitet shpesh per bashkeshortin por pa dhene emerin. Nje gabim i dyfishte, Zeqiri nuk e pyet si quhet dhe Drita, me qe nuk e pyeti, nuk del jasht skemes te intervistes dhe nuk e thote emerin e bashkeshortit, i cili mbeti anonim gjate gjithe kesaj interviste te gjate e te bukur. Natyrisht, kjo eshte nje pakujdesi padashje, nuk ka asgje te qellimte dhe as nuk i a ul vlerat intervistes, por me qe une jam burre plak dhe tradicional, po ju kritikoj te dyve, per kete mangesi, qe sigurisht do ta miratoje dhe vete bashkshorti i Drita Lushit. Eshte shume e veshtire te flasish publikisht per vehten, sidomos te “hapesh” ne nje interviste te tille me shume pyetje, qe insistojne te çbirojne te gjitha aspektet e jetes, por Drita, me shume modesti na prezantohet dinjitoze. Ajo nuk flet ne veten e pare, “une...une Beluli”, por shprehet nepermjet fjaleve te embela te nenes, nepermjet vleresimeve te mençura te gjyshes, nepermjet raporteve me vellezerit e motren, nepermjet afektit per vajzen e bashkeshortin e ne veçanti duke folur me dashuri te madhe, me nderim e dhimbje per te atin, i cili i la nje pasuri te çmuar: “vlerat më të mira, që çdo fëmije dëshiron t’i trashëgoj nga prindi i vet”. Nje intelektuale me dimensionet dhe me nivelin kulturor e profesional te Drita Lushi, nuk ka nevoje te shprehet me autolevdata, me automerita, me autoidolatri, ato jane te huaja per ate. Kjo lloj kulture mburrje i perket politikaneve te sotem, qe flasin shume e nuk bejne asgje, andaj Drita e perbuz rolin e ketyre lloje politikanesh, por nuk do te thote se eshte kunder politikes.

49


Figura e Drita Lushi nuk ka nevoje per zbukurime, per epitete dhe per etiketa ne superlativa, pasi ne kete interviste, Zeqiri e ka pershkruar ne thjeshtesine e saj, ashtu si e ka treguar ajo vete dhe ne kete menyre e lartesoj vehten me shume, se sa do te bente pena e gazetarit, apo shkrimi im. Nje vend te posaçem ne interviste i eshte kushtuar punes ne fushen e shendetesise, kontaktit te perditshem me njerezit, sidomos me ata qe vuajne dhe qe kane nevoje per ndihmen e saj. Profesioni i farmacistes e ka vene Driten ne raporte pune dhe komunikimi shoqerore me banoret e Qytetit, raporte keto, qe e kane bere te shprehi ndjesite e saj humane, sepse ajo per dite ndodhet ne mes te shendetit dhe semundjes, mes jetes dhe vdekjes, mes te mires e te keqes, mes dhimbjes e qetesise, vuajtjes e lumturise dhe ne kete mision humanitar, Ajo impenjohet ne sherbim te jetes, ne mbrojtje te shendetit e te mires, per te mundur semundjen, te keqen, të largoi vuajtjen dhe dhimbjen. Profesioni i farmacistes dhe komunikimi me njerezit nevojtar, janë elemente shtese, qe e kane forcuar shpirtin e saj te ndjeshem e krijues si poete, ashtu si ka thene shkrimtari izraelian Grossman: “... keto raporte ndermjetese i japin vitalitet poezive”. Nuk eshte e lehte te shkruash poezi, perkundrazi eshte me e veshtire se te shkruash proze, ku fjalet vershojne si lum, ndersa poezia ndertohet me pak fjale, te cilat poeti i perdor me kursim, i zgjedh me kujdes dhe i rendit ne vargje te lira. Poezite jane sinteze e mendimeve dhe e sentimenteve. Poezite per dashurine, pergjithesisht vleresohen te thjeshta, madje kur kane ne brendi shume ndjenja dhe ku aludohet seksi, i quajne erotiko-lirike. Une mendoj, se me mire asht te quhen poezi dashurie, pasi dhe vete seksi eshte komponent i dashurise e kjo shpreh gjitheçka, çfare fshihet ne misteret dhe sentimentet e dashurise. Dante Alighieri ka thene “ne vend te pare ne intelektin e njerezve eshte dashuria, te gjitha te tjeret vijne pas”. Pra dashuria duhet te dominoje boten. Nuk ka poet, qe nuk ka thurur vargje per dashurine dhe Drita Lushi ecen ne kete shteg, e sigurte e sinqerte, pa rezerva per te shprehur ndjenjat, per te shpalosur dashurinë. Poezitë e dashurisë të Drita Lushit, duken te thjeshta, por ne fakt jane komplekse e te nderlikuara, sepse ne pak vargje, autorja sintetizon te pleksura ndjenja te thella, te sinqerta, delikate e spontane, pa lene menjane dhe raporte intime dashurie. Keto vjersha, sdiomos ato dedikuaar bashkeshortit lexohen me shume endje dhe kjo eshte nje nder sodisfaksionet e autores, por ne veçanti

50


kenaqesia me e madhe per Driten mbetet kur ato i lexon bashkeshorti, personazhi qendror dhe inspiruesi i kesaj krijimtarie, andaj me te drejte, ne intervisten e saj Ajo konfirmon: “Por, kur e kam gjetur me librin tim në dorë, jam ndier e lumtur”. Intervista vazhdon ne rrjedhen e saj me pyetje “ngacmuese” dhe me kunderpergjigjie te sakta e te sinqerta, ne dukje nje duel mendimesh e argumentash, ndersa ne realitet eshte nje bashkebisedim shume miqesor, mes dy kolegesh, qe shkembejne mendime e pervojen e jetes. Zeqiri e nguc Driten dhe ne rolin e saj si shtepiake dhe i ben nje pyetje provokuese: “A të ngelen shpesh enët pa larë në darkë, nga nxitimi per te kompjuteri?”. Natyrisht ai priste t’i pergjigjej, se ne keto raste i lane burri e kesisoj Zeqiri do te justifikonte publikisht vehten kur Sabria e “detyron” te laje pjatat, por Drita i thote te verteten, se dhe kete pune e ben vetë, madje “... kush thotë që s’më ngelen enët pa larë, droj se ju gënjen”. Kjo interviste e gjate ka nje mbyllje jasht standarteve, pasi perfundon pa urime e komplimente reciproke, pa falenderime e mirenjohje te dyaneshme, por me vizionin optimist per te ardhmen, sepse Drita Lushi nuk do t’a braktisi Shkumbinin, lumin e femijerise dhe muzen e saj, nuk do te braktisi punen ne vendlindje, sepse largesia vetem 1 ore nga Tirana në Librazhd, nepermjet tunelit te Krrabes, do t’i garantoje jeten e perbashket familjare. Kesisoj, argumentat per diskutim dhe analize te kesaj interviste jane te shumta, perfshijne te gjitha aspektet e jetes individuale, familjare, profesionale, shoqerore dhe krijimtarine artistike te Drita Lushi, por une u ndala vetem ne disa nga aspektet themelore, qe me nxiten interesin t’i komentoj, pra te shpreh opinionet e mia, i bindur se do te mirepriten si nga Zeqiri dhe nga Drita.

51


MATURA E VITIT 1965: NGA BANKAT E SHKOLLËS, NË KREMTIMIN E 50 VJETORIT Nё qershor tё kёtij viti, mbushet njё gjysëm shekulli, nga dita kur përfunduam shkollën e mesme dhe morëm deftesën e maturës, qё ishte dhe liçenca pёr tё hyrё nё jetёn tonё tё pavarur. Njeri pas tjetrit, i kaluam tё katёr vitet e gjimnazit. Ishin vite tё bukura, hiroshe dhe intensive. Nё atё spacium tё shkurtёr kohe, kolektivi i klasёs sonё iu pёrkushtua mёsimeve, ndёrtoi raporte miqёsie, krijoi pёrvojё tё pasur rinore dhe hapi perspektivat e jetёs. Kanё kaluar 50 vjet, nga qershori i 1965, por ajo periudhё mbetet e pashlyer nё memoriet tona e sa herё e kujtojmё, ndjehemi krenarё si maturanta tё Gjimnazit “Qamil Guranjaku”. Nё vitin 1961 kur filluam gjimnazin, ishim 40 adoleshenta, 14 vajza e 26 djem, që na bashkoi nё njё klasё, dëshira e jonë dhe e prindërve tanë për të na arsimuar, ndёrsa disa nga shoqet dhe shokёt e shtatёvjeçares nuk patёn mundёsi tё vazhdonin mё tej shkollёn. Ne ishim djem e vajza nё moshёn delikate tё adoleshencёs, periudhё qё shprehej me ndryshime nё zhvillimin tonё fizik dhe atё psikoemocional, kёsisoj vitet e gjimnazit ndikuan nё pjekurinё dhe formimin tonё arsimor e na pёrgatitёn pёr tё hyrё nё fazёn e pjekurisё ligjore. Tё gjithё ishim banorё tё lagjeve veriore tё qytetit, tё shtrira mbi bulevardin kryesor, qё e ndante nё dy pjesё Elbasanin tonё tё bukur. Shumica ishim nga lagjet Spahikore, Sulejmania dhe Haxhias, tё tjerёt vinin nga lagjia e Kalasё, nga Pusi qё Lahet Vetё, Buza e Zaranikёs dhe nga Arat e Sul Domit. Bashkёmoshatarёt tonё, qё banonin nё gjysmёn e poshtёme tё qytetit, frekuentonin gjimnazin “Qemal Stafa”. Kolektivi i klasёs sonё i pёrket gjeneracionit, qё ishim lindur nё 2 – 3 vitet e para pas çlirimit, si kuptohet i kishim ndjerё e pёrjetuar vёshtirёsitё ekonomike tё asaj periudhe, fillimisht reciprokun dhe nё vazhdim triskat, mё pas blerjen me lista nё dyqanet e ushqimeve dhe nё sё fundi tollonat. Ishim njё kolektiv nxёnёsish tё thjeshtë nё tё gjitha aspektet, të dashur e të sinqertë, tё zellshёm e tё disiplinuar, çapkёna e hokatar, nga njёherё rrёmujaxhinjё, rrallёherё zhurmёmёdhenj, por dhe miqësor e kolaborativ, që komunikonim e nderonim njeri tjetrin me respekt të admirueshëm. Ne ishim njё kolektiv djemsh e vajzash, qё mbetëm për herë miq të mirë.

52


Ato katёr vite gjimnazi, qё i pёrjetuam sё bashku, janё pjesa më e bukura e jetёs sonё. Ishin vite plot vitalitet e dinamizëm rinor, tё mbrujtura me miqësi, me dituri dhe kulturё, ishin vite me aktivitete intensive didaktike, kulturore e shoqёrore, qё ndikuan nё arsimimin tonё, si dhe nё formimin e personalitetit e tё karakterit tё sejcilit nga ne. Sociologёt dhe psikologёt ndeshin vёshtirёsi pёr ta pёrkufizuar e skematizuar moshёn e viteve tё gjimnazit, pasi kjo periudhё e jetёs ёshtё njё tranzicion i ndёrlikuar, qё pёrkon me kalimin nga puberteti dhe adoleshenca, nё rininë e parё plot vitalitet. Vitet e gjimnazit janё njё periudhё shumё komplekse. Ne ishim nё njё moshё, qё ende pranonim kujdesin dhe tutelёn e prindёrve, por ishim dhe nёn ndikimin e rritjes intensive dhe zhvillimit tё intelektit, qё na nxisnin tё arrinim pavarёsinё emocionale, tё fitonim “liri iniciative”, pёr çka na pёlqente tё dukeshim tё rritur e tё sigurtё, anì se ende ishim “njomёshtakё”. Pёrcaktimi i kufirit tё adoleshencёs, nё njё farё mёnyre ёshtё arbitrar, pasi shprehet me shumё aspekte, qё ndryshojnё nga individi nё individ, ndryshe nё vajzat dhe ndryshe nё djemt, ndikohet nga statusi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollёs dhe i shoqёrisё. Si kriter pёrcaktues i kapёrcimit tё fazёs tё adoleshencёs, merret pjekuria emocionale dhe sociale, e “deklaruar” zyrtarisht ditёn kur merret deftesa e maturës, qё dёshmon se nxёnёsi ёshtё pjekur, ka arrijt aftёsimin arsimor dhe kulturor, ka formimin idividual tё personalitetit dhe tё karakterit, ka fituar eksperiencё, ёshtё i gatshёm tё luaj rolin dhe tё marri pёrgjegjёsitё e tё rriturit dhe i aftё tё ndjeki rrugёt e jetёs nё mёnyrё tё pavarur. Kёtё fazё komplekse tё jetёs rinore, kolektivi i klasёs sonё e kapёrceu me dinjitet e nё kёtё arritje, ishte i pamohueshёm roli i familjeve tona dhe i pedagogёve tё apasionuar e tё “rreptё” tё gjimnazit “Qamil Guranjaku”, qё na edukuan e na udhёhoqёn nё kёtё rrugё, tё cilёn dhe ne e pёrballuam me impenjim intensiv nё mёsime, me shoqёrizim tё admirueshёm dhe me pёrgjegjёsi. Nё se njё grup psikologёsh, sociologёsh dhe antropologёsh, do tё kishte jetuar ato vite bashkё me kolektivin e klasёs tonё, do tё kishin kuptuar si u rritёm dhe si u formuam ne dhe nё konkluzionet e nё klasifikimin e fazave tё jetёs, pas adoleshencёs (tё kulmuar me pjekurinё seksuale), pa hezitime do tё kishin shtuar fazёn e parё tё maturimit rinor, tё pёrcaktuar me moshёn 18 vjeç, qё shёnon pragun e parё tё burrёrimit, tё ligjёruar me letёrnjoftimin (karta e identitetit). Nё vitet e gjimnazit, ne u rritёm jo vetёm fizikisht, por dhe intelektu-

53


alisht e moralisht, u arsimuam, formuam personalitetin dhe karakterin tonё me moral tё lartё individual dhe shoqёror. Klasa e jonё ishte si njё ekuipazh i kompletuar, qё udhёtonte nё tё njёjtёn anije, sejcili nё rolin e vet, duke bartur mbi vehte copa jete, fragmente kohe, edukatёn dhe kulturёn familjare, normat etikomorale personale dhe shoqёrore, aftesitё intelektuale, gёzimet dhe çaste hidhёrimi, sukseset dhe dёshtimet, na shoqёronin pёrvoja, mbresat, kujtimet, dёshirat, ёndёrrat e shumta (jo rrallё tё thyera nё mёnyrё tё pamёshirёshme), si dhe ndjenjat e bukura tё dashurisё sё herёshme. Nё ecurinё nga viti i parё nё vitin e katёrt tё maturёs, u rritёm dhe e ndjemë potencёn e pjekurisё, qё konsolidohej gradualisht, duke na ndihmuar t’i pёrgjigjeshim pyetjeve retorike tё moshёs sё adoleshencёs dhe tё rinisё sё parё: “Kush jam unё?” “A do ta nderoj vehten dhe prindёrit?” “Çfarё perespektive do tё kem nё jetё?” “Nё cilin fakultet do tё studioj”, madje nё vitin e katёrt, nё mёnyrё autokonspirative, filluam tё pyesim vehten:“Kur do tё fejohem dhe kur do tё martohem” etj, etj. Vitet e bukura tё gjimnazistit i pёrjetuam si muzika e njё simfonie rinore nё katёr kohё, si simfonia e 5-tё e Beethoven-it (simfonia e fatit: Allegro con brio, Allegro, Andante con moto, Allegro finale). Nё melodinё e simfonisё tonё “tё pambaruar”, nё 4 vitet-kohёt, jeta e jonё rrodhi melodioze me tingёllimё tё fuqishme, qё shprehu forcёn tonё rinore, impenjimet e guximёshme, energjinё, emocionet, ndjenjat e miqёsisё tё sinqertё, dёshirёn e madhe pёr t’u arsimuar, por dhe pёrpjekiet e mundimet tona, pёr tё pёrballuar forcat e kundёrta tё fatit. Pasi trokitёm nё “portёn e fatit” tё vitit tё parё tё gjimnazit, vazhduam me kurajo dhe entusiazёm ecurinё nё vitin e dytё, tё tretё e tё katёrt, kësisoj e ndёrtuam fatin tonё dhe arritёm triumfues nё finale, në provimet e maturёs. Ashtu si simfonia e fatit e Beethoven-it edhe simfonia e jonё rinore ishte optimiste dhe ne dolёm fitimtar. Duke analizuar nё retrospektivё ato vite tё bukura dhe tё vrullёshme rinore, zgjova shumё kujtime dhe mbresa tё pashlyera pёr shoqet e shokёt e mi bashkudhetarё nё atё shtegёtim katёr vjeçar, andaj vendosa, qё disa nga aspektet mё tё rёndёsishme tё jetёs sonё t’i rrёfej nё kёtё shkrim. Shkolla e mesme 11 vjeçare “Qamil Guranjaku”. Ishte shkollё e konsoliduar dhe me tradita. Programi mёsimor katёr vjeçar i gjimnazit, ishte i kompletuar e tepёr impenjativ, i strukturuar me njё bashkёsi lёndёsh, qё garantonin nivel tё lartё pёrgatitje. Nёse nё programin mёsimor do tё ishin latinishtia dhe gjuha greke e vjetёr,

54


gjimnazi ynё nuk do tё kishte asnjё diferencё me liceun shkencor dhe liceun klasik mё tё mirё tё vendeve perёndimore. Pedagogёt tonё ishin te formuar, me eksperiencё, shumё kёrkues, madje tё rreptё. Nё veçanti, ne admironim drejtorin e gjimnazit, Jovan Beça, intelektual dinjitoz, serioz e miqёsor. Nё opinionet tona rinore, drejtorin e imagjinonim njё figurё e largёt dhe autoritare, por kur e njohёm mirё, e kuptuam se ai ishte drejtori dhe edukatori mё i mirё, pedagogu modest, respektues e miqёsor.

Matura e vitit 1965, me mёsuesin kujdestar Kosta Retos. Nё ato vite tё largёta 1961 – 1965, marrёdhёniet mёsues – nxёnёs ishin tё “ngurta”. Roli i edukatorit dhe autoriteti i mёsuesit, kёrkonte distancё, nuk pranonte konfidencё. Kёto raporte diktoheshin nga pedagogjia tradicionale shqiptare, por nё vitet e mё pasme u modifikuan dhe u “revolucionarizuan”, ose per t’u shprehur me saktё, disa nga vlerat e asaj shkolle u prishёn. Mёsuesit tanё ishin autoritar, serjozё dhe pedantё, por jo tё ftohtё dhe as indiferenta me nxёnёsit. Puna fisnike e mёsuesve na impononte nderim, bindje me respekt. I pёrshёndesnim me mirёsjellje. Ne iu drejtoheshim: Zotni mёsues e Zonja mёsuesve, pasi pёr ne ishin “zotat”, qё na jepnin dituri. Njё vend tё veçantё nё jetёn tonё kishte mёsuesi kujdestar. Pёr katёr vitet e gjimnazit, mёsuesi pёrgjegjёs i klasёs sonё ishte Kosta Retos, pedagogu i rreptё i kimisё. Mёsues Kosta ishte fjalpak, por autoritar

55


dhe vendimtar me ndёrhyrjet e tij humane dhe pedagogjike. Na qortonte me njё vёshtrim tё rreptё, na lavdёronte me njё buzeqeshje. Jo rrallё ndodhte, qё gabimet tona dhe rezultatet e dobёta nё mёsime, ua fshehnim prindёrve, jo nga frika, por nga turpi. Nё kёto situata dёshprimi, na ndodhej pranё mёsues Kosta. Ai nuk na trajtonte si adoleshenta problematikё, tё paaftё dhe te pakorigjueshem, por sillej miqёsisht e me shumё kujdes kёrkonte tё zbulonte shkaqet e gabimeve tona, tё kuptonte botёn tonё, na ndihmonte me kёshilla e nё mёnyrё tё veçantё, i zgjidhte kёto situata tё komplikuara nё takimet me prindёrit tanё. Gjatё viteve tё gjimnazit, ne patёm fatin tё arsimohemi dhe tё edukohemi nga njё kolektiv dinjitoz pedagogёsh, tё cilёt na dhane dituri, na edukuan dhe insistuan ne formimin tonё intelektual. Ata na bёnё tё njohim jetёn dhe botёn ndryshe. Meritojnё t’ua prezantoj mёsuesit tonё: Jovan Beça, Nexhmie Bordi, Karmelina Papleka, Kosta Retos, Ferdinand Shkalla, Fatmir Selita, Nazif Shmili, Shemsi Totozani, Agron Frasheri, Bulent Tela, Kadri Shupeja, Sytki Ҫerekia, Kosta Panxhi, Jorgo Kanazakis, Kost Hyka, Xhavit Saraçi, Fatush Kovaçi, Ndriçim Beluli etj, tё cilёt mbetёn figura tё nderuara pёr te gjithё ne, nё ato katёr vite gjimnazi. Nderimi i jonё pёr mёsuesit ishte i pastёr, i sinqertё, madje mbetet edhe sot i pandryshuar. Me metodёn pedagogjike qё aplikuan ato, kuptuam se mësuesit nuk ishin antitezë e nxënësit, por ishin udhëheqësit tonё. Nё vitet e gjimnazit mësuam dhe u bindёm mёsuesve urtёsisht, pa frikë, pa na bёrtitur, pa dacka, pa çok dhe pa tё goditurat me vizore nё pёllёmbёn e dorёs, qё ndonjёri prej shokёve, apo shoqeve tona, i kishte provuar nё shkollёn shtatёvjeçare. Ne mësonim dhe nuk ishim tё shtrënguar të mësonim. Në ato vite gjimnazi, kishim mësues dhe jo urdhërdhënësa, kishim edukator e tek ata gjenim autoritetin e dijes, tё kulturёs e tё edukatёs dhe jo të zgjidhjeve me dhunё, pavarësisht se e çfarё natyre mund të ishte dhuna: fizike e lehtё apo e rёndё; psikologjike apo fiziko – nervore. Ne e urrenim dhunёn pasi ёshtё shprehje e arrogances dhe e pseudokulturёs. Shkolla tё arsimon dhe tё pais me dituri, por tё jep dhe edukatё, zhvillon te nxënësi mirёsjelljen, qetësinë, natyrën e shtruar, vëmendjen dhe respektin. Për ne, qё ishim djem e vajza me botë ende të paçelur dhe njё pjesё me edukatë larg të qënit në lartësinë e një jete të vërtetë qytetare, këto mësime ishin të thella e me vlera, pavarёsisht se ne nga njё herё i nёnvleftёsonim.

56


Mёsuesit tonё ishin autoritar, por dhe komunikues, ishin profesional, depërtues e mbreslёnёs në natyrat tona të buta, ishin modele pёr tu imituar dhe ne pёrpiqeshim tё bёheshim dishepujt e tyre. Nё kёtё atmosferё pedagogjike, ne u rritёm, u edukuam dhe u arsimuam. Gjatё kёtij udhёtimi katёr vjeçar, disa nga shoqet e shokёt e klasёs tonё, nuk mundёn tё pёrballojnё intensitetin e mёsimeve dhe mbeten pas, ecёn me ritёm mё tё ngadaltё. Njё grup tjetёr, kur pёrfunduam vitin e tretё, si Aishe Myftiu, Durim Muzhaqi, Bujar Demeti, Nexhip Alla, Shpresa Bena, Drita Nasufi, Janulla Majko, Fadil Paheshti, Bardhyl Metani, Aferdita Dunga, Skender Shyti, u transferuan nё shkolla profesionale. Nё ato vite, shkollat e mesme prefesionale ishin me te preferuara, sepse jepnin pёrgatitje teknike, kesisoj ndёrrimi i shkollёs, shoqeve e shokёve tonё, iu garantoi punёsim tё shpejtё. Po atё vit, Veronika Todri dhe Mirketa Çobani, shkuan nё Institutin e Lartё tё Arteve, nё degёn e dramaturgjisё dhe u bёnё dy artiste tё njohura teatri dhe filmash. Nё vitin 1997, Veronika Todri pёr aftёsitё e larta aktoriale, u nderua me çmimin “Aleksander Moisiu”, ndёrsa nё vitin 2001 iu dha titulli “Nderi i Elbasanit”, vlerёsime kёto, qё na bёjnё tё ndjehemi krenar pёr shoqen tonё tё klasёs. Po atё vit, Bilbil Ciro, Tomorr Arapi dhe Isuf Qosja, e lanё gjimnazin dhe vazhduan studimet nё shkollat e larta ushtarake, ku u diplomuan oficera dhe bёnё karrierё dinjitoze nё ushtri. Me largimin e kёtij grupi tё madh shokёsh e shoqesh, ne mbetёm 24 maturanta e sё bashku arritёm nё provimet e maturёs, qё i kurorzuam me suksese, madje vazhduam dhe studimet universitare. Kush ishim ne maturantёt e vitit 1965? Ishim vajza e djem tё thjeshtё. Vetёm 5 nxenes ishin fёmijё nёpunësish, tё tjerёt ishin nga familje puntorёsh. Nё vitin e parё tё gjimnazit i mbanim librat nё çanta bezeje, pёrjashto Vason, qё kishte çantё lёkure. Nё vitet e tjera, librat dhe fletoret e mbёshtjella me faqe revistash, i mbanim lidhur me llastik, pёr tё treguar se ishim “rritur” dhe ishim origjinala me kёtё “modё tё re”. Visheshim shumё thjeshtё e shumica nuk kishim kapota pёr periudhёn e dimrit. Ne djemtё ishim tё detyruar t’i qethnim flokёt shkurt, madje karrè. Nё vitin e dytё filluam tё ndjekim modёn e asaj kohe, mbanim balluke “kalipso” dhe i lyenim flokёt me brilantinё, por shpejt e braktisёm, pasi nuk gjenim mё brilantinё nё dyqane. Dhe vajzat e klasёs sonё visheshin thjeshtё dhe flokёt i mbanin tё lёshuara, disa i prisnin tё shkurtёra, sipas modelit Mina, vetёm Janulla i bёnte flokët gёrshet, me një model gjysëm tradicional dhe gjysëm modern.

57


Nё shkollё shkonim nё grupe sipas lagjeve ku banonim dhe tё gjithё bashkoheshim nё rrugёn “Rinia”, e shtrirё krah shkollёs sonё. Nё ato vite nuk ekzistonin autobuzat urbanё. Pasi rrjeshtoheshim nё sheshin e pasёm tё shkollёs, hynim nё rradhё nё klasat tona. Bankat ishin pёr dy nxёnёs, por me qё ne ishim mё shumё, rrinim nga tre nё njё bankё, sigurisht uniseks, vetёm djem e vetёm vajza, ndёrsa nё vitin e dytё, me insistimin e mesuesve u emancipuam dhe filluam tё rrinim djem e vajza bashkё. Kadri Çopja ishte i pari, qё u ul nё njё bankё me vajzat, rrinte nё mes tё Engjёllёs dhe Lolёs. Kujdestari i klasёs sonё, pёr tё katёr vitet e gjimnazit ishte Paskal Papajani, nxёnёs shumё i mirё, fjalё pak dhe me autoritet shoqёror. Detyra e kujdestarit i pёrshtatej Paskalit, jo vetёm per rezultatet e mira nё mёsime dhe sjelljen shembullore, por dhe se ishte djali mё shtatmadh. Sekretari i rinisё ishte Reshit Trungu, miqёsor dhe i respektueshёm, por autoritar dhe kёrkues nё mbledhjet e rinisё. E respektonim dhe e nderonim dhe kur na kritikonte pёr çapkёnllёqet tona, apo kur merrnim nota jo tё mira. I pari i klasёs absolut ishte Vaso Qano, nxёnёsi i shkёlqyer dhe shembullor, pёrherё i vleresuar me notёn maksimale, i shquar pёr sjelljet me edukatё dhe me shumё kulturё. Kurrё nuk pёrdori fjalё banale e fyese, nuk dinte tё fliste ashpёr, por gjithmonё me butёsi, me etiketё dhe me dashamirёsi. Vaso ishte aktiv dhe nё aktivitete jashtshkollore. Bёnte pjesё nё grupin e teatrit tё shkollёs dhe nё orkestrёn e Shtёpisё sё Kulturёs, ku luante nё violençel, nё fizarmonikё dhe nё kontrabass. Gjatё katёr viteve tё gjimnazit, unё dhe Vaso ishim shokё banke. Tё gjithё ne mёsonim, por rezultatet vareshin nga intensiteti i studimit dhe nga aftёsitë individuale. Ishim djem e vajza tё zellshёm, por nuk ishim tё pёrkryer. Nuk ka pse tё shtiremi dhe tё mburremi duke thёnё: “Nё gjimnaz isha nxёnёse apo nxёnёsi mё i zellshёm e i sjellshёm”, pasi askush nuk beson. Nё rrёfimet tona pёr ato vite, nuk ka vend pёr “Belulin”, as tё shtiremi moralista me autolёvdata para fёmijёve, duke deklaruar: “Kur unё isha nё gjimnaz, isha më i miri i klasës ...” Ne ishim djem e vajza me virtyte dhe me vlera, por kishim dhe mangёsi dhe difekte. Mёsonim, por natyrisht nga njё herё neglizhonim, pёr pasojё mёsuesit na vinin notёn katёr, çka na dёshpronte ne dhe prindёrit tonё, por krijonte keqardhje dhe reagim dhe ndёr shokёt e shoqet e klasёs.

58


Ndodhte tё bёnim zhurmё gjatё mёsimit, kёsisoj nuk i shpёtonim qortimeve dhe ndёshkimeve. Dhe jasht shkollёs, nga njё herё bёnim çapkёnllёqe e “zullume”, nё ndonjё rast ishim tё ekzagjeruar. Probleme kishim nё raportet me tё tjerёt jasht shkollёs, ku pёr shkak tё mungesёs tё tolerancёs, ndonjё rast perfundoi me grindje, pasi disa djem ngacmuan me fjalё gocat e bukura tё klasёs sonё. Nga djem tё urtё dhe tё bindur, Bikja dhe Tomi shndёrroheshim nё “trima tё zjarrtё” kur dikush e tepronte me ngacmime.

Vitet e gjimnazit, pёrkojnё me tranzicionin nga adoleshenca nё rininё e herёshme, njё periudhё delikate, gjatё sё cilёs fillon tё shprehet autostima. Ështё interesante, por e vertetё, se autostima me shpejt u shpreh tek vajzat, qё prezantoheshin serjoze, dinjitoze, autoritare, ndёrsa te ne djemt erdhi mё vonё, andaj nё raportet mes nesh e me tё tjerёt, kryenim ndonjё “marrёzi” adoleshenciale, qё cёnonte sjelljet tona shoqёrore. Nё klasёn tonё, raportet djem-vajza ishin miqёsore, shumё serioze, tё sinqerta, me respekte reciproke, por mes nesh ekzistonte dhe njё “mur ndarёs”, qё ishte ndrojtja, ndjenja e “turpit”, sidomos tek vajzat, tё cilat ishin tё rezervuara, tё distancuara e nuk krijonin konfidenca me ne djemtё. Gjatё pushimit tё madh, zakonisht vajzat rrinin tё veçuara, por edhe kur rrinin me ne, nuk mund tё zhvillonim biseda tё “turpёshme”, p.sh nuk mund tё diskutonim pёr ndjenjat e dashurisё, apo tё tregonim barcaleta me ndonjё fjalё tё ekzagjeruar, apo banale. Dikur njё djalё nuk mund tё rrinte nё njё bankё me njё vajzё e kёtё mentalitet e kapёrcyem shpejt, por kishte dhe pengesa tё tjera, tё tipit social – kulturor, tё lidhur me traditёn patriarkale familjare, qё na

59


shoqёroi “tinёzisht” nё vitet e gjimnazit, madje na ndoqi pas dhe nё universitet. Kёto ishin pengesa tё “padukёshme”, qё kishin krijuar njё bllok psikologjik, njё hendek virtual kulturor, qё na ndante ne djemtё nga vajzat. Natyrisht kjo situatё nuk ishte mbizotёruese, ndeshej rrallё, por dhe ne djemtё nuk ishim puritanё. Rinia e ditёve tё sotme, kur tё lexoi kёto rrёfime, do tё thotё: “Ju paskeni qenё kolektiv fanatik!”. Natyrisht ky paragjykim nuk ёshtё i drejtё, pasi pёr kohёn qё i referohem, pra pёr vitet 1961 – 1965 ne ishim nxёnёsa aktiva, qё kontribuam nё progresin kulturor dhe emancipimin e jetёs shoqёrore. “Ndrojtja – turpi” i asaj kohe ishte vlerё shoqerore, por bartёte nё vetvete dhe njё konservatorizёm atavik, qё ngadalёsonte ritmet e emancipimit e tё shoqёrizimit. Ndёrsa shprehem pёr kёtё aspekt delikat kulturor qё karakterizonin vajzat, m’u kujtua thёnia e L. Bovio: “Turpi ёshtё inteligjenca e femrave”. Pa diskutim ndjenja e turpit ёshtё mençuri dhe virtyt i femrave, por kur ёshte i ekzagjeruar, i drejton nё individualizёm tepёr vetmitar e tё egёr, i mbyll nё vetvete. Sipas mitit te Prometeut, Zeusi, pёr t’i dhёnё fund mosmarrёveshjeve tё njerёzve nё organizimin e komuniteteve, e urdhёroi Hermesin, qё ndёr pengesat e tjera, tё shkatёrronte dhe “turpin”, pra e diktoi tё vepronte pёr emancipimin e shoqёrisё tё asaj kohe. Ndrojtjen - turpin, femrat shqiptare e kishin pёrjetuar me shekuj, por shkolla dhe formimi kulturor i ndihmoi tё emancipohen dhe tё integrohen denjёsisht nё jetёn shoqёrore. Kolektivi i vajzave tё klasёs sonё, kontribuoi dhe u bё pjesё integrale e emancipimit tё femrave shqiptare. Nё klasёn tonё mbretёronte njё miqёsi e pastёr dhe e sinqertё. Flisnim dhe bёnim shaka me njeri tjetrin, por nuk e kapёrcenim pragun normave tё edukatёs e tё tolerancёs shoqёrore. Kёshtu psh, askush nuk guxonte t’i bёnte komplimenta te ekzagjeruara, ta ironizonte me qёllim tё keq, apo tё ecnin bashku me dorёn krahaqafe, ose dore mё dore si rinia e sotme, pasi nё ato kohё, kёto sjellje ishin sakrilegje. Kёto pengesa u kapёrcyen, vetёm kur vetё vajzat i shembёn kёto tabu. Ne kaluam katёr vite bashkё, por vajzat e klasёs i njohёm pak, sidomos botёn e tyre tё brendёshme, ndёrsa vajzat na njohёn mirё. Ne nuk shtireshim, ishim tё çiltёr, tё hapur, pa paragjykime dhe flisnim pa ndrojtje, ndёrsa vajzat flisnin mё pak, ishin tё rezervuara e tё mbyllura, megjithatё ishin shumё tё afta pёr t’i kapur dhe pёr t’i interpretuar fjalёt dhe sjelljet tona. Vajzat ishin tё rafinuara. Nё ato vite tё adoleshencёs, nё shpirtёrat tonё delikate shpёrtheu dhe ndjenja e dashurisё. Nuk e kam fjalёn pёr dashurinё shoqёrore, as pёr miqёsinё, nderimin dhe respektin e sinqertё pёr njeri tjetrin, por i flas

60


per dashurinё e vёrtetё, asaj qё i ndez instinktet dhe emocionet, qё i trazoi shpirtat tonё tё ndjeshёm rinor, qё i turbulloi mendjet tona. Tё gjithё djemt dhe vajzat e klasёs tonё nuk i shpёtuan kёtij “zjarri”.

Agron Gani, Vaso Qano, Reshit Trungu Dashuria vjen natyrshёm dhe nё menyre instinktive, nuk mёsohet nё shkollё. Tё gjithё ne e pёrjetuam kёtё ndjenjё tё bukur, delikate dhe eksplozive, por shumica e kaloi nё mёnyrё platonike, nё heshtje, e mbajten tё ndryme brenda vetvehtes. Ndonjё djal apo vajzё e klasёs sone, mund tё kishte sentimente pёr ndonjёrin apo ndonjerёn, por nuk i shprehu, e mbajti tё ndryme. Nё ato vite, tё flisje publikisht pёr dashurinё ishte tabu, ishte e pamundur tё tregohej rreth kёsaj ndjenje sublime. Ne djemtё rrallё herё konfidonim me njёri tjetrin pёr ndjenjat tona, por me shumё rezerva, sejcili e mbante sekret brenda vehtes, nё rast tё kundёrt mund tё behej subjekt ngacmimesh nga shokёt e shoqet, ndёrsa vajzat ishin ekstremisht konspirative, ishte e pamundur tё zbuloje ndjenjat e tyre. Ështe e vertete se dashuria ёshtё sekret intim, ёshtё ndjenje private, qё u pёrket vetёm dy tё dashuruarve, por kёto ndjenja janё shpёrthyese e nuk i shpёtojnё syrit tё tjerёve, kuptohe-shin menjёherё se i kishte “zёnё qymyri”, andaj jo rrallё, nё ato vite bёheshim objekt shakaje, madje dhe interpretimesh e thashethemesh.

61


Mjaftonte tё shihnin nje nga ne nё bisedё intime me njё vajzё, apo njё nga shoqet te fliset me njeane me njё djalё dhe thashethemet e “dashurise” mbushnin jo vetem shkollёn, por dhe tёrё Elbasanin.

Njё fotografi kolektive, njё ditё tё ftohtё janari 1965 Ne djemt shprehnim simpati dhe admirim pёr bukurinё fizike dhe karakteriale tё shoqeve tona tё klasёs, por kёto vlerёsime nuk shprehnin ndjenja dashurie, madje asnjё nga djemt nuk u shpreh se dashuronte ndonjerёn nga vajzat e klasёs. Kёto ndjenja simpatie, vajzat e klasёs sonё i dinin, pasi dikush nga djemt ishte “spiuni”, qё u rrefehente atyre pёr opinonet tona. Ndryshe nga ne, vajzat ishin mё tё matura, mё tё avancuara, mё praktike, me te mençura. Konfidoheshin me njera tjetrёn, tregonin, komentonin pёr ne, por i mbanin mbyllur brenda rrethit tё tyre, ishin shumё konspirative. Si kuptohet, nё aspektin sentimental, ishim ndarё ne dy kampe: ne djemt te “izoluar”, nuk dinim çfarё flisnin vajzat pёr ne, ndёrsa vajzat i njihnin tё gjitha sekretet tona, si komplimentat dhe nofkat qё iu kishim vёnё, andaj ato vazhdimisht ishin superiore ndaj nesh. Simpatia reciproke mes djemeve dhe vajzave tё klasёs tonё, nuk ishin ndjenja dashurie, por miqёsi e sinqertё, e ndёrtuar ne raporte barazie, me respekt e besim reciprok, nё sinqeritet dhe stimё pёr njeri tjetrin. Marrёdheniet mes nesh si i kishim ndёrtuar nё klasёn tonё e pёrjash-

62


tonin lidhjen afektive, prandaj miqёsia mes nesh mbeti e pastёr e fuqishme e pёrherёshme. Shumё psikologё dhe sociologё insistojnё se dashuria, nuk mund tё kthehet nё ndjenjё miqesie, ndёrsa unё mendoj tё kunderten, ёshtё plotёsisht e mundёshme, pasi ne maturantat e vitit 1965 dhe pse kishim sentimente, ruajtёm njё miqёsi te paster, te sinqerte, te bukur, sublime. Nё klasёn tonё ekzistonte “kodi i nderit”. Ne i respektuam dhe i nderuam shoqet tona dhe ata na nderuan e na respektuan si miq tё mirё e nuk ndodhi te dashurohemi me njeri tjetrin. Miqёsia e jonё nuk ishte maskё, nuk ishte e shtirur, ishte dhe mbeti e vёrtetё, fisnike e madhёrishme. Ne nuk ishim Don Zhuan, por as fislistinё gjermanё, por kjo nuk do tё thotё se ishim puritanё, pasi edhe ne dashuronim, por filluam tё “gjuajme” gocat e bukura tё klasave poshtё nesh, madje disa nga shokёt e maturёs tonё, qё u treguan mё tё guximshёm nё shprehjen e dashurisё, pёrfunduan nё martesa tё lumtura, disa tё tjerё qё ishin tё ndrojtur u ndёshkuan, u “dogjёn”. Ne i ishim pёrkushtuar me pёrparёsi mёsimeve, por dhe sjelljet shoqёrore i kishim ndertuar me thjeshtёsinё e gjёrave tё vogla, tё atyre tё pёrditёshme, qё mbushnin jetёn tonё tё gjimnazistit, por e bazonim dhe nё simpatinё, nё intimitetin, nё dashurinё shoqёrore, nё respektin reciprok. Kёtё solidarietet e shprehnim duke ndihmuar pa rezerva njeri tjetrin nё mёsime. Ne dhe mёsuesit tonё. Studionim rregullisht, madje dhe sё grupe, çka na ndihmoi tё pervehtёsonim mё mirё mёsimet. Lënda e letërsisë, na pëlqente më shumë, pasi na përfshinte të gjithëve në botën e letrave. Mësimin e bënte të bukur mësuesja e talentuar Nexhmie Bordi, e cila kur spjegonte me zërin e saj të butë e kumbues, mjaftonte të tërhiqte vëmendjen tonë, duke na imponuar ta ndiqnim tё pёrqёndruar. Ajo nuk e ngrinte zërin kurrë, por ashtu si pa e kuptuar as ne vetë, në klasë mbreteronte heshtja dhe vëmendja e jonë përqёndrohej tek e folura e saj e rrjedhëshme e bukur dhe tek dora vogëlane, që rendiste në dërrasën e zezë aspektet kryesore të temёs. Mesuese Nexhi ushtroi ndikim të madh në formimin tonë, sidomos me studimin e literaturës më të mirë botërore e kombëtare. Kështu njohёm Homerin, Eskilin, Virgjilin, Danten, Shekspirin, Geten, Tolstoin, Pushkinin, Balzakun, Gogolin, Twenin, Naimin, Kadaren, Driteroin, J. Xoxen, Shuteriqin etj, etj, etj.

63


Pjesën e fundit të orës së mësimit ia dedikonte leximit të pjesëve nga veprat e këtyre shkrimtarëve të mëdhenj. E fillonte vetë leximin. E degjonim të mrekulluar. Lexonte sikur i këndonte frazat, si të ishte një aktore e vёrtetё teatri. Kur lexonte monologun e Hamletit, në klasë krijohej një atmosferë shekspiriane. Pasi pёrfundonte leximin e paragrafit tё parë, apo të strofës sё parё tё njё poeme, mё pas ia kalonte leximin Vasos, qё lexonte me mjeshtri admiruese e nё vazhdim impenjonte me rradhë, Paskalin, Lolёn, Veronikёn, Engjellushen, Thanasin, Agronin, Reshitin, Agimin, etj. Krahas kësaj metode efektive mёsimi, mёsuese Nexhi na sugjeronte t’i blinim këto libra, kësisoj të gjithë krijuam dhe bibliotekat personale me kryeveprat e letërsisë botërore dhe shqiptare. Pёrgjithёsisht, ekziston opinioni se matematika dhe fizika, janё lёndёt mё tё vёshtira tё gjimnazit dhe pedagogёt e tyre mё tё rreptët. Në fakt ne ishim me fat, pasi pёr stereometrinё, trigonometrinё dhe algjebrёn, kishim mesuese Karmelina Papleka, e cila me mirёsinё, butёsinё dhe metodikёn e spjegimit dhe tё zhvillimit tё mёsimit, i kishte zbutur ashpёrsitё dhe vёshtirёsitё e kёtyre lёndёve. Kurrikula e gjimnazit nё ato vite ishte komplekse dhe garantonte formim tё pёrgjithshёm me nivel tё lartё arsimor dhe kulturor. Kёrkesat dhe veshtirёsitё e matematikёs ishin tё larta, por jo mё pak ishin kerkesat nga mёsuesit e tjerё nё lendёn e fizikёs me mёsuesin Bulent Tela, nё kimi me Kosta Retos, nё gjeografi me mёsuesit Kol Papajani dhe Njazi Shkembi, në letërsi nga Nexhi Bordi, nё biologji nga Kadri Shupeja, në astronomi nga Sytki Ҫerekia, nё histori nga Kosta Hyka etj. Krahas zhvillimit tё mёsimit tradicional tё kimisё, mёsues Kosta Retos organizoi rrethin shkencor tё kimisё, qё frekuentohej nga e gjithё klasa njё pasdite nё javё. Me ushtrimet, me eksperimentet dhe me diskutimet sё bashku, plotёsonim boshllёqet dhe arrinim tё pёrvehtёsonim lёndёn, çka e kurorzuam me rezultatetë mira nё fund tё vitit arsimor. Kjo metodё mёsimi konkretizohej dhe nё mbrёmjet argetuese, ku zhvillonim eksperimente tё vogla, por spektakolare, që i pёrjetonim në një atmosferё gazmore. Gjatë viteve të gjimnazit studiuam dy gjuhë të huaja, rusishten me mësues Fatmir Selita, lëndë që e kishim filluar në shtatëvjeçare dhe frengjishten me mësuesin Nazif Shmili, që e filluam në vitin e parë të gjimnazit e me pas vazhduam me Shemsi Totozani e Agron Frasheri. Vlen të theksoj se frengjishten e përvehtësuam më mirë se sa rusishten, për faktin se teksti i frengjishtes, ishte mё metodik dhe me impenjativ, por ishte dhe pasioni i mёsuesve tonё, te cilet na ndihmuan duke na aktivizuar në bashkëbisedime vetëm në gjuhë frenge.

64


Në orën e parë të mësimit, për të na bindur për rëndësinë e mësimit të gjuhës frënge, mësues Nazifi, tregoi një bracaletë tё lezetshme: “Një ditë macja pa një mi dhe iu turr ta kapte, por miu ishte i shpejt dhe u fut në një vrimë të shtëpisë. Macja qëndroi para vrimës e pasi u mendua pak, filloi të lehtё si qen hamhamham. Miu mendoi se macja u largua, andaj doli dhe macja e kapi. Qeni që e shikoi kёtё skenë e pyeti macen: Çfarë bëre që e detyrove miun të dilte nga vrima? Macja iu pergjigj: mёsova një gjuhë të huaj”. Mësimete gjuhëve të huaja, ndikuan në rritjen e nivelit të kulturës sonë, por na shёrbyen dhe në vitet e universitetit, për të studiuar me tekste në gjuhë ruse dhe frënge, pasi në ato vite, mungonin tekstet univeristare në gjuhën shqipe dhe përgatitia e jonë bazohej kryesisht në shёnimet, që i mbanim gjatë leksioneve, që zhvillonin pedagogët tanë. Nё lёndёn e biologjisё mёsues ishte Kadri Shupeja. Ishte autoritar dhe kёrkues. Ai kishte njё zakon, i mbante sytё gjysёm tё mbyllur e kjo pamje krijonte nje atmosfere humori mes nesh. Ditёn e parё tё mёsimit, Bardhylka nuk e pёrmbajti tё qeshurёn e na tha “po flenё Kadriu”, por ai e dёgjoi dhe e ngriti tё pёrgjigjej pёr temёn e ditёs. I bёri aq shumё pyetje sa Bardhylka u hutua e nuk pёrgjigjej si duhet. Ditёn e parё e filluam me notë negative dhe kjo ngjarje ndikoj, qё tё ishim tё vemendshёm e tё mos provokonim me keto lloje humori. Nё programin mёsimor tё gjimnazit ishin dhe lёndёt teknologjike. Mёsuesi Ferdinand Shkalla, qё zhvillonte lёndёn e vizatimit teknik dhe praktikёn prodhuese, ngrijti njё ofçinё tё vogёl nё mjediset e shkollёs, ku ne mёsuam tё pёrdorim tornon, frezёn, instrumentat e axhusterisё dhe tё kryenim instalime elektrike, kёshtu fituam shprehi teknike, qё nё vitet e mё pasme na ndihmuan nё jetёn tonё familjare. Mёsuesi Ferdinand Shkalla mbeti pёr herё mё i dashuri nga nxёnёsit, pasi ai ndёrtoi marredhёnie korrekte dhe miqёsore, qё na imponin respekt dhe bindje. Si kuptohet tё gjithё mёsuesit e gjimnazit tonё ishin kёrkues, çka kishte ndikuar tё mos krijoheshin diferenca ndёrmjet fizikёs dhe biologjisё, matematikёs dhe letёrsisё, kimisё dhe gjeografisё, kёsisoj ne ishim tё detyruar t’i studionim mirë tё gjitha lёndёt. Kjo metodё pedagogjike ishte e frutёshme, pasi garantonte formim tё pёrgjithshёm tё kompletuar, por shprehte dhe prirjet e sejcilit nga ne. Me rezultatet me tё mira ne matematikё e fizikё ishin Vaso Qano, Thanas Arapi, Paskal Papajani, Violeta Mahmutaj; nё kimi Jalldyz Doçi, Kadri Çopja, Arta Xhaxho, Niko Ziu, Agim Lazareni; nё biologji Engjellushe Abdyrrazaku, Ilia Xhima, Cvetan Kavaja, Fatbardha Çoçoli, Liliana Koçi, Lume Lufta, Flora Gjini, Bardhylka Pojani; nё

65


disiplina shoqerore dhe ne filozofi Reshit Trungu, Agron Gani, Hysen Xhaja, Ymer Kaleci, Mihal Papamihali, Hasan Peqini etj. Nё kolektivin e klasёs tonё mbretёronte harmonia dhe respekti, ishim shumё miqёsor. Ishim nё njё moshё tepёr tё brishtё, por te lidhur me miqёsi genuine, qё ishte dhe faktor i rёndёsishёm, qё ndikoi nё rritjen dhe nё pjekurinё tonё. Kur debatonim mes nesh, gjithёçka mbyllej nё mirekuptim.

Fotografi tё vitit 1964. Djathtas vetёm me djem, majtas me mbizotёrim tё vajzave. Pasi dilnim nga shkolla, vazhdonim të përgatiteshim për mësimet e ditës së nesёrme. Përgjithesisht sejcili mёsonte vetёm, por mesonim dhe se bashku në grupe patronazhi, ku nxënësi më i mirë, spjegonte dhe ndihmonte të tjerët, që të përvehtësonin më mirë lëndën. Njё ndёr lёndёt argetuese, qё na ndihmonte tё shkarkonim tensionin psikologjik ishte fiskultura. Djemtё e zhvillonim veçantё me mёsues Xhavit Saraçin, ndёrsa vajzat me mёsuese Fatush Kovaçi, qё ishte kushёrira ime, por e mbaja sekret, qё tё mos mendonin tё tjerёt se mё favorizonte (hahahaha). Shkolla e jonё nuk kishte palestёr, por njё fushё sportive modeste, me dy paralele hekuri, me fushat e basketbollit dhe tё volejbollit, si dhe njё pistё tё vogёl vrapimi nё pjesen anёsore. Fiskultura zhvillohej nё orёt e fundit tё mёsimit. Impenjoheshim tё plotёsonim normat, pasi nё pёrfundim tё vitit, duhej tё merrnim distinktivin GPM (gati pёr punё e mbrojtje).

66


Nuk ishim shumё tё prirur nё pёrgatitjen fizike, sidomos ishim dobёt nё ushtrimet e gjimnastikёs, por përpiqeshim me sa mundeshim. Gёzoheshim kur krijohej mundёsia tё luanim futboll, basketboll, apo volejboll, madje bёheshim zhurmёmёdhenj, duke nxitur njeri tjetrin pёr tё fituar ndeshjen. Një dite kur po luanim futboll, Vaso Qano, bëri një gol të bukur dhe nga gëzimi vraponte rreth fushës duke bertitur gol, gol, gol dhe ne e duartrokisnim. Nga njё herё, improvizonim ndonje loje te shpejte, zakonisht “Kalane Dibrançe”, qё krijonte njё atmosferё gazmore e rreth nesh mblidheshin dhe nxёnёsit e klasave tё tjera, qё bёnin tifozllёk e gajaseshin me kёtё loje “burrnore”. Nё fiskulturё dalloheshin Cvetan Kavaja, qё merrte pjesё nё disa gara tё spartakiadёs tё shkollave tё Elbasanit; Hasan Peqini ishte rekordmen i qytetit nё vrapim 75 metra, Agim Lazareni nё hedhjen e shtizёs, Paskali Papajani nё basketboll; Reshit Trungu, Mirketa Çobani, Niko Ziu nё gjimnastikë. Nё ato vite, njё aktivitet i veçantёi integruar si formё paramёsimore, ishte informacioni politik, qё zhvillohej çdo ditё tё hёnё, para fillimit tё mёsimit. Informacionin e zhvillonim tё gjithё me rradhё, sipas listës që hartonte Paskali si kujdestari i klases. Lexonim gazetat e ditёve tё fundit tё javёs sё mё parёshme e nё pak minuta i tregonim ngjarjet e rёndёsishme tё vendit dhe ato ndёrkombёtare. Sinqerisht iu rrёfej, se nuk ishim serjoza nё përgatitjen e informacionit politik. Lajmet i tregonim shkurt, madje jo rrallё “harronim” tё pёrgatiteshim e nё kёto rrethan na nxirrte nga situata Agron Gani, i cili kishte prirje tё veçanta, ishte talent nё lёndёt e gjeografisё, tё historisё dhe nё njohuritё politike. Nё kёto raste informacionin e zhvillonte Goni. Fliste pa lexuar shёnimet, i memorizonte lajmet dhe i pёrshkruante mjeshtёrisht. Qё nё ato vite, Goni ishte i konfirmuar si komentator politik. Harrova t’iu rrëfej, se për pastrimin e mjedisit të klasave të mësimit, në shkollën tonë praktikohej metoda e shkollave japoneze. Sipas listёs të hartuar nga Paskali, çdo mëngjez, para mësimit, dy nga ne e fshinin dhe e lanin me kujdes klasën dhe sistemonin bankat. Ishim tepër ekzigjenta në këtë detyrё, madje nuk lejonim asnjë të hynte në klasë pa u tharë dyshemeja. Pas dy orëve të para të mёsimit bёnim pushimin e gjatё. Kur koha ishte e mirё, dilnim nё oborr e shetisnim grupe-grupe. Rrallë herë, vinte fotografi M. Qoli, i cili insistonte t’i bënte fotografitë me grupe nxënësish, pasi kështu bënte më shumë foto dhe fitonte më shumë, pasi zakonisht nuk bënte fatura. Asnjë nga ne nuk kishte aparat fotografik, andaj shfrytëzonim rastin kur vinte fotografi.

67


Gjatë simestrit të dytë të vitit 1965, fotografi erdhi vetëm tre herë në shkollën tonë, pasi ai shetiste në të gjitha shkollat e qytetit. Gjatë pushimit të madh, mblidheshim në grupe, diskutonim, bёnim humor dhe tregonim barcaleta, që i improvizonim pёr njeri tjetrin, zakonisht i lidhnim me orёn preçedente tё mёsimit. Qeshnim mё shumё sa shprehte humor vetë barcaleta dhe kёsisoj krijonim situata gazmore mes nesh. Po ju tregoj disa nga ato, qё ende i kujtoj. Nё mёsimin e kimisё, mёsuesi e pyeti Kadriun: Çfarё ёshtё H2SO4? Kadriu nuk po e kujtonte dhe pёr tё dalё nga kjo situatё e vёshtirё tha: E kam nё maj tё gjuhёs, por nuk po mё del. Mёsuesi qeshi e i tha: Nxirre Kadri se ёshtё acidi sulfurik e do ta djegi gjuhёn. Gjatё mёsimit tё frengjishtes, Mihali e pyeti mёsuesin: Çfarё do tё thotё Je ne sais pas? Mёsuesi ia pёrktheu menjёhere: “Nuk e di”. Mihali i tha: Mos u preokupo mёsues, do te pyes njё tjetёr. Nё orёn e bilogjisё, mёsuesi e pyeti Florёn: Kush ёshtё ajo pjesё e organizmit tё njeriut, qё kur ngacmohet zmadhohet 7 herё? Flora u skuq, rrinte kokulur e nuk po pergjigjej. Mesuesi kur e pa nё kёtё situate, i tha: mos e keqkupto pyetjen, nuk ёshtё ajo qё mendon ti. Ajo pjesё e organizmit, qё zmadhohet 7 here ёshtё pupilla e syrit. Mёsuesi e pyeti Fatbardhёn: Nё se njeriu e ka origjinёn nga majmuni, po vёtё majmuni nga vjen? Zbret nga pema mёsues, iu pёrgjigj Fatbardha. Pas provimit me shkrim nё trigonometri, Ilia e pyeti Nikon: A i zgjidhe tё gjitha ushtrimet? Jo asnjё i tha Niko, e dorёzova fletёn tё bardhё. Mos, dhe unё e dorёzova fletёn tё bardhё e mёsuesja do tё mendoi se e kam kopjuar prej teje”. Nё orёn e historisё, mёsuesi e pyeti Ymerin: Çfarё ndodhi me Napoleonin pasi i vdiq i ati? Ymeri iu pёrgjigj menjëherë: Mbeti jetim mёsues. Kjo atmosferё humori, ishte një pjesё e vogёl, por e rёndёsishme e jetёs tonё në ato vite gjimnazi. Kur binte shi, ose ishte kohё e ftohёt, pushimin e madh e kalonim nё klasё dhe argёtoheshim duke ndjekur lojёn e shahut tё Agron Ganit me Thanas Arapin. Tё dy ishin tё pёrqёndruar e plot tension. Ne tё tjerёt rrinim mbi kokё e iu sugjeronim lёvizjet, por ata nuk pranonin, vazhdonin tё luanin tё impenjuar. Natyrisht loja nuk mund tё pёrfundonte nё ato pak minuta pushimi dhe sapo binte zilja pёr fillimin e mёsimit, e mbyllnin dhe e vazhdonin pasdite nё shtёpi. Tё nesёrmen tё dy na lavdёroheshin pёr fitoren e lojёs, por sinqerisht kurrё nuk e mёsuam tё vёrtetёn kush ishte fituesi. Nё fakt Agroni ishte mё i miri nё lojёn e shahut. Kur morёm pjesё nё kampionatin e shahut tё shkollave tё rrethit, ne tё tjerёt u eleminuam njeri pas

68


tjetrit, ndёrsa Agroni arrijti deri nё finale dhe mori fletё nderi pёr vendin e dytё. Argëtimet rinore. Nё vitet e gjimnazit, argetoheshim me aktivitete modeste kulturore dhe artistike. Nё shkollёn tonё kishim “Gazetё muri”, njё stendё e kuqe rreth 1, 5 m², e varur nё koridorin e katit te parё, ku nxёnёsit vendosnin krijimet letrare si poezi, skica, ose hartimin mё tё mirё tё klasёs, kurjozitete shkencore, komente pёr mbarvajtjen e mёsimit dhe shpalleshin nxёnёsit me rezultate mё tё mira. Nё shkrimet e shumta tё publikuara nё gezetёn e murit, mbizotёronin ato tё klasёs tonё, nё veçanti tё Vaso Qano dhe tё Beatriçe Balliçi, nxёnёse shembullore e vitit tё dytё, vajzё e talentuar, qё shkruante poezi shumё tё bukura. Në shkollë kishim dhe grupin e teatrit, qё konkuronte në olimpiadën e shkollave të rrethit. Nga klasa e jonë, aktivizoheshin Veronika, Vaso, Paskali, Thanasi, Mirketa, Reshiti. Në çdo muaj prill (pёrvjetori i lindjes tё Leninit), grupi i teatrit, jipte shfaqie në sallën e shtëpisë së Kulturës, ku interpretonin një pjesë teatrale në gjuhën ruse. Nё olimpiadёn e grupeve teatrale tё vitit mёsimor 1961 – 1962, shkolla jonё nuk u pёrfaqёsua, nё fakt dёshtoi shfaqia, sepse mungoi Veronika, me sakte nuk e lejoi i ati. Sot duket paradoksale e shumё do tё qeshin, por nё ato vite, familjet i mbanin nën tutelë e nën kontroll të fortë vajzat, kështu ndodhi me Veronikёn. Megjithë insistimin e mesues Iftimi Papajanit, i ati i Veronikës nuk e lejoi, që ajo të shkonte në shfaqie, pasi sipas rregullit të familjes, Nika duhej të ishte në shtepi para orës 18.00, ndërsa shfaqia teatrale fillonte ne 18.30. Kjo ishte disiplina e familjes në ato vite. Kjo dukuri ndodhte dhe me mbrëmjet argëtuese, ku disa nga vajzat mungonin, pasi nuk i lejonin prindërit, p.sh Lilianën nuk e lejonte i ati, megjithë perpjekiet e dëshpruara të ëmës, që insistonte të mos ndahej me shoqet dhe shokёt. Pёr herё tё parё Liliana erdhi nё mbrёmje vallezimi, vetёm nё simestrin e dytё tё maturёs. Nё ditёt e sotme keto ndodhi konsiderohen tё pabesueshme, por ky ishte njё realitet i viteve ‘60. Nё kohёn e lirё qё tepronte nga kёto impenjime, ndiqnim nё radio kёngёt e tё madhes Vaçe Zela, tё Anita Takes, Fitnete Rexhes, Naile Hoxhes etj, etj dhe kёshtu vetёm me të degjuar kishim mёsuar tekstet e kёngёve tё tyre tё bukura e i kёndonim kur mblidheshim ndonjё pasdite. Nё ato vite nuk kishte televizion dhe dёgjimi i radios ishte bёrё ritual argëtimi. Zakonisht ndiqnim “Radio posta”, me kёngё tё kerkuara,

69


por degjonim muzike dhe nё stacionet e huaja te radios, sidomos ndiqnim muzikёn italiane. Na pёlqenin kengetaret e fameshem si Mina, Modunjo, Tomko, Kazelli, Milva, Vanoni, Celentano etj. Shume nga kenget e tyre, ishin nё repertorin e muzikёs tё mbremjeve tona tё vallezimit.

Djathtas: Thanasi Arapi, Veronika Todri, Vaso Qano, nё grupin teatral - viti 1961. Majtas: Primo Shllaku, mёsuesi Bulent Tela, Vaso Qano, L. Alia dhe Reshit Trungu, nё aksionin e mbjelljes tё pishave nё Kodren e Krastёs – viti 1963 Dy herё nё vit ndiqnim shfaqiet e teatrit tё qytetit, ndёrsa njё herё nё javё shkonim nё kinema. Gjatё gjithё javёs shfaqej i njёjti film. Kryesisht ishin filma kinezё, egjyptianё dhe mё rrallё filma italianё, ndonjё film francez, apo rumun. Pёr moshat nёn 14 vjeç ishte e ndaluar tё shihnin filmat me skena dashurie, pra kur artistёt putheshin, ndёrsa nё filmat ku kishte aspekte tё tjera tё ekzagjeruara, ato skena i prisnin paraprakisht e nuk i shihnin as tё rriturit. Ndёr filmat mbreslёnёs tё atyre viteve kujtoj “Çoçaria”, “Roma qytet i hapur”, qe shfaqej me titull tё ndryshuar “Zonja me fustan tё kuq” ndёrsa filmi ishte bardhё e zi; filmi “Titanik”, filma me artista tё famshёm si me Totò, me M. Mastroianin, me D. Modunjon, A. Sordin, A. Vali, V. Lisi, S. Loren, A. Delon, Zh. Filippe, K. Kardinale etj dhe filmat pёr kompozitorёt e shquar tё muzikёs operistike italiane.

70


Filmat shqiptar nё ato vite ishin tё pakёt, si “Debatiku”, “Duel i heshtur”, ndёrsa filmin “Furtuna”, e kishin ndaluar, pasi njёra nga artistet ishte sovjetike, por me qё ishim prishur me sovjetikёt, ky film u ndalua tё shfaqej, “pёr tё ruajtur rininё dhe popullin, nga ndikmi i revizionizmit sovjetik”, pra njё marrёzi e politikёs tё asaj kohe. Po ashtu, pёr kёto motive nuk shfaqej filmi “Skenderbeu”, pasi rolin e heroit tonё e interpretonte njё artist sovjetik. Njё eveniment i veçantё i viteve tё gjimnazit, qё e kujtoj me kёnaqesi, ёshtё se ne vitin 1962, pёr herё tё parё shkuam nё opera, ndoqёm operen “Butterfly” tё G. Puccini, e interpretuar nga artistёt e Operas dhe Baletit tё Tiranёs. Opera u shfaq nё sallёn e bukur tё Teatrit tё Elbasanit. Ishte njё eksperiencё e bukur plot emocione, qё e pёrjetuam dhe nё vitet kur shkuam nё Tiranё pёr studime. Të shtunave pasdite, ne djemtё nga njё herё takoheshim e shkonim pёrtej Urёs sё Zaranikёs. Pas bisedash tё ndryshme, atje nёn ullinjtё shekullorё, kёndonim ndonjё kёngё tё muzikёs sё lehtё. Cvetani, Vaso dhe Hyseni kёndonin bukur, ndёrsa ne të tjerёt stononim e me gjithatё kёndonim me zё tё lartё dhe nё fund gajaseshim me tё madhe. Kёshtu gёzoheshim nё shoqёrinё tonё tё çiltёr dhe hiroshe rinore, atje nё qetёsinё dhe bukurinё e ullishtes buzё Zaranikёs, ku flisnim e kёndonim me zё tё lartё, si pёr t’u fshehur nga pjesa tjetёr e zhurmёshme e qytetit. Kur binte muzgu, ngriheshim dhe bashkoheshim me xhiron e mbrёmjes, qё pёrshkonte bulevardin e madh. Xhiroja ishte si njё paradё popullore tradicionale, qё zhvillohej çdo mbrёmje, ku dy turma tё mёdha e tё çrregullta njerёzish, barisnin ngadalё nё kahe tё kundёrta, nё dy gjysmat e shetitores. Nё kёtё xhiro masive, pёrfshihej pothuajse i tёre qyteti, mes tyre ishim dhe ne dhe mёsuesit tanё. Tё gjithё bisedonin me kёnaqёsi mes tyre dhe shkёmbenin pёrshendetje miqёsore me tё njohurit, qё shetisnin nё krahun tjetёr tё xhiros. Nё vitin e maturёs, aktivitetet jashtshkollore ishin tё ralla, njё pjesё tё organizuara nga shkolla, por shumica ishin spontane, madje ato ishin mё tё bukurat e mё argёtueset. Nё ato vite te gjimnazit, çdo 14 mars shkonim nё piknik tek Rrapi i Mansit pёr festёn e Ditёs sё Verёs, nje aktivitet i bukur tradicional mbarë popullor. Nё shtator shkonim nё Byshek, pёr festen e Brigadёs Partizane. Shpesh, nё ditёt e diela, shkolla na dёrgonte nё aksionet pёr mbledhjen e ullinjёve, korrjen e misrit dhe ne mbjelljen e pishave nё Kodrёn e Krastёs.

71


Gjatё viteve tё gjimnazit, aktiviteti mё i preferuar ishin mbrёmjet e vallёzimit, qё pёr fatin tonё tё keq, nё ato kohë ishin tё rralla dhe organizoheshin me shumё peripeci. Aktivitetet filluan tё shtohen ne vitin e tretë, kur nё klasёn tonё erdhi Hysen Xhaja, qё ishte udhёheqёsi ynё shpirtёror. Ceni organizonte mbrёmje argёtuese, gjente orkestrёn dhe na mёsoi tё vallёzonim, pasi shumё nga ne nuk dinim nga t’i hidhnim kёmbёt. Kryesisht organizonim mbremje tematike, vallёzonim, argёtoheshim me humor te improvizuar, me ndonjё barcaletё tё kujdesshme, si dhe me eksperimente kimie apo fizike. Nё kёto mbrёmje, nga njё herё unё improvizoja poezi humoristike, dedikuar shoqeve dhe shokёve tё klases, çka krijonte nje atmosfere gazmore. Nё fund tё simestrit tё parё tё maturёs, u ndodhёm para njё situate tё papelqyeshme. Pas njё tё ashtuquajturi skandal, qё kishte ndodhur gjatё njё aktiviteti argёtues nё njё gjimnaz tё Tiranes, me urdhёr tё Keshillit tё Ministrave, u ndaluan mbrёmjet e vallezimit nё tё gjitha shkollat e mesme tё vendit. Njё marrёzi e shtetit tё asaj kohe. Tё gjithe u dёshpruam, pasi me kёtё vendim absurd, na u ndalua i vetmi aktivitet kolektiv argёtues. Megjithatё, ne nuk u dorёzuam, por filluam tё mendonim pёr rrugёzgjidhjet. U dhanё shumё mendime e shumё varjante, por mё i pranueshmi ishte ai i Cen Xhajes, i cili sugjeroi tё organizonim festimin e ditlindjeve nё shtёpitё tona. Vendosёm tё mos kufizohemi me vizitat dhe urimet tradicionale, por ta festonim me mbrёmje vallёzimi. Verifikuam datat e lindjes tё gjitheve, mё e afёrta ishte e Yalldyz Doçit. I thamë mendimin tonё Dyzit dhe ajo pranoi, keshtu u mobilizuam ta organizonim sa mё bukur. I pёrgatitёm njё dhuratё modeste, njё libёr dhe njё buketë me trendafila, qё i mblodha nё kopёshtin e shtёpisё time. Pasdite i çuam instrumentat e orkestrёs nё shtёpinё e Dyzit, i vendosёm ne verandёn e vogёl, rrjeshtuam karriket, disa i morёm ndёr komshinjt dhe po prisnim orёn tё mblidheshim tё gjithё, kur pa pritur erdhёn drejtori i shkollёs Jovan Beça, i shoqёruar me mёsuesit Ferdinand Shkalla e Kosta Retos. Nuk u kishim thënë për kёtё aktivitet, por nёnkuptohet se dikush i kishte informuar. Ata dukeshin tё preokupuar, por miqёsor e shumё tё kujdesshёm nё bisedat me ne. U ulёn dhe pasi i uruan Dyzit ditlindjen, e kaluan bisedёn pёr mbrёmjen e vallёzimit. Drejtori na spjegoi qartёsisht se nuk ishin kundёr organizimit tё kёsaj feste, por duhej tё zbatonim vendimin e qeverise, ne rast te kundert pёrgjegjesia ishte e drejtorit dhe e kolektivit te mesuesve, qё do te kritikoheshin per liberalizem dhe shkelje e vendimit te qeverise. Nё kёto rrethana, ne u dorёzuam dhe mbrёmja e vallёzimit dёshtoi.

72


Muajt kalonin, njeri pas tjetrit dhe keshtu ne po shkonim drejt nё sezonin e provimeve tё maturёs. Njё muaj para provimeve, prezantuam kerkesat pёr tё vazhduar studimet universitare. Kishim tё drejtё tё bёnim tre kёrkesa dhe shpresonim tё na realizohej deshira. Kerkesa ime e parё dhe shume e deshiruar ishte arkitektura, ndersa mjekesine as qe e imagjinoja. Vaso dhe Thanasi kerkuan fiziken, Reshiti juridikun, Paskali dhe Niko kimine industriale, Ceni dhe Lola ekonomikun e keshtu me rradhe te tjeret. Nё javёt e fundit tё shkollёs, Vaso Qano na propozoi tё hartonim librin e kujtimeve, njё ide e bukur, qё shpejt na pёrfshiu tё gjithёve. Blemё fletore tё madhe, ato me 64 fletё dhe aty sejcili e nё mёnyrё tё pavarur, i pёrgjigjej pyetjeve tё pёrgjithёshme, qё ishin historike, kulturore, psikologjike dhe sentimentale, si dhe shprehnim opinione e pёrshtypje pёr sejcilin nga shokёt e shoqet e klasёs. Kёto shkrime tё sinqerta rinore i shoqeronim me fotografi personale, ose me foto kolektive. Me kёto fotografi tё thjeshta bardhё e zi, ne e ndaluam kohёn nё ato vite tё largёta, duke fiksuar nё ato imazhe tё perhimta, tё gjitha ngjyrat e rinisё tonё tё bukur. Librin e Kujtimeve unё e fillova me Vason dhe e perfundova me Fatbardha Çoçolin, e cila e pёlqeu aq shume sa e pervehtesoi e nuk ma ktheu. Kёshtu humba pronёsinё e librit tim tё kujtimeve. Provimet e maturёs. Mbeteshin dhe pak ditё nga pёrfundimi i mёsimeve dhe ne filluam tё pёrgatiteshim pёr provimet. Kryesisht studionim ne grupe, pasi dhe konsultoheshim e ndihmonim njeri tjetrin, por kjo mёnyrё kishte dhe njё tё keqe, sepse njё pjesё tё kohёs e humbisnim me biseda te tjera. Pavarёsisht nga kёto shmangie tё rastit, tё gjithё u impenjuam e studiuam deri nё orёt e vona tё natёs. Motoja e grupit tone nё studimet per provimet e maturёs ishte thёnia e Alber Kamy: “Mos ec para meje, se ndoshta nuk arrij tё tё ndjek. Mos ec pas meje... mbase nuk arrij tё tё drejtoj. Ec pranё e krah meje ... dhe je shoku im"! Provimi i parё ishte hartimi. Shpresonim nё njё temё tё lirё hartimi, qё nё ato vite praktikohej jo rrallё, andaj nё kёtё drejtim u parapergatitem. Per fatin e mire, nje nder tre mundesite, ishte tema e lire dhe kjo na favorizoi shume. Nё vazhdim dhamё provimet e tjera e nё pёrfundim tё gjithё kaluam dhe me rezultate tё mira, me mezatare mё tё larta se matura preçedente, çka na gёzoi tё gjithёve, natyrisht mё shumё prindёrit tonё, por dhe mёsuesit. Asnje nuk ngeli nё klasё, tё gjithё kaluam.

73


Dy ditё pas pёrfundimit tё provimeve tё maturёs, drejtoria e shkollёs organizoi ceremoninё e marrjes tё deftesёs tё pjekurisё, ku ishin tё pranishёm mёsuesit dhe disa nga prindёrit tonё. Po atё ditё organizuam mbrёmjen e maturёs nё Restorant Parku. Ne ishim tё gjithё. I ftuam dhe mёsuesit, por erdhёn vetёm Fatmir Selita dhe Kosta Hyka. Ishte mbremja me e bukura e viteve tё rinisё. Vallёzuam, u argёtuam, bёmё humor e u gёzuam sё bashku. Biseduam lirisht me mёsuesit. Pёr herё tё parё u shemb “muri” qё na kishte ndarё, madje e shkelёm me ndonjё barcaletё tё ekzagjeruar. Atmosfera e festes u bё mё gazmore, kur mёsuesit kёrcyen vallen e Napolonit bashkё me ne. Mbrёmja e maturёs ishte feste hiroshe e gazmore, qё shprehu kurorzimin e pёrpjekjeve tona katёr vjeçare dhe kalimin nё njё fazё tё rёndёsishme tё jetёs tonё rinore, fillimin e studimeve univesitare. Nё katёr vite gjimnazi, mes nesh ishte konsoliduar njё lidhje miqёsore, por tani e ndjenim se kishte ardhur koha tё ndaheshim e tё merrnim drejtime tё ndryshme, andaj diskutonim mes nesh si ta ruanim kёtё shoqёrizim dhe miqesi nё vitet e ardhёshme. Vitet e studimeve universitare dhe shtegёtimi nё rrugёt e jetёs. Preokupacioni kryesor i asaj vere tё vitit 1965 ishte, nё cilet fakultete do tё shkonim pёr studime. Tё gjjithё prezantuam kёrkesat per tё vazhduar studimet, por nё ato vite askush nuk i merrte nё konsideratё dёshirat tona, nuk ekzistonin as konkurse, as provime pranimi, pasi gjihёçka vendosej nga lart, vendoste Ministria e Arsimit. Atё vit, pushimet e verёs na rezervuan tё papritura tё kendeshme. Nё ato vite tё shkuara, Komiteti i Rinisё i Rrethit, praktikonte njё stimul pёr nxёnёsit me rezultatet mё tё mira, i dёrgonte njё muaj, udhёheqёsa ne kampet e pushimit tё pionerёve. Vaso dhe Paskali shkuan ne kampin e pionereve te Durresit, ndersa Reshiti dhe unё nё Pogradec, kёsisoj muajin e korrikut e kaluam nё bukuritё dhe nё atmosferёn e pushimit aktiv. Gjatё muajit gusht, disa nga ne djemtë shkuam tё punojmё, kryem punё krahu, jo nё zyra. Ishte njё impenjim i domozdoshёm pёr tё lehtёsuar ekonomikisht familjet tona. Punuam pёr tё fituar pak lekё, qё tё blenim veshjet e reja pёr nё Tiranё, natyrisht dhe librat universitare, qe si kuptohet ishin me çmime me tё larta se librat e gjimnazit. Nё fund tё gushtit u shpallёn te drejtat e studimit. I kishin afishuar ne korpusin qendror te universitetit. Morёm trenin dhe shkuam nё Tiranё. Kur i lexuam emёrat tonё sipas fakulteteve dhe tё drejtat pёr bursa, nuk u ndodhёm para ndonjё surprize tё madhe. Pavarёsisht se shumё nga kёrkesat tona nuk i kishin respektuar, “çuditёrisht”, e drejta e studimit na ishte dhene sipas prirjeve, pra na kishin dhёnё tё

74


drejtёn tё studionim nё ato degё, ku kishim rezultatet me tё larta nё gjimnaz, kesisoj Vaso dhe Thanasi studiuan per fizikё; Reshiti ne juridik, Agroni ne histori gjeografi; Engjellushja, Cvetani, Ilia ne agronomi; Jalldyzi, Fatbardha, Flora, Liliana dhe une per mjekesi; Arta ne farmaci, Niko dhe Paskali ne kimi industriale, Hyseni e Lola per ekonomi, Kadriu per finance, Mihali inxhinjeri druri etj. Gjatё viteve universitare takoheshim rrallё. Leksionet, praktikat mёsimore dhe provimet e shumta e tepёr impenjative, na kishin mbyllur nё jetёn e fakultetit. Me shpesh takoheshim tё shtunave pasdite tek treni, ose nё rrugёn e Elbasanit, ku prisnim Skoda-t, Zis-at dhe Zuk-at, qё shkonin pёr nё Elbasan. Udhёtonim me kamjona dhe pse nuk ishin komoda. Jo rrallё hypnim nё karrocёrinё e kamionave, sepse paguanim mё pak dhe arrinim me shpejt, ndёrsa udhёtimi me tren ishte i gjatё dhe pagesa dyfishe. Deri nё vitin 1967, kush gjente bileta, udhёtonte me autobuzin e linjёs Elbasan – Tirane – Elbasan, por e hoqёn, e shkurtoi burokracia, si linjё e tepёrt, sepse dublonte trenin (???!!!). Tё shtunave dhe tё dielave i kalonim pranё familjeve, kesisoj mund tё takoheshim nga njё herё. Vitet e studimeve universitare ndikuan tё pёrshtateshim me kёto rrethana tё jetёs studentore dhe nga njё kolektiv unit nё vitet e gjimnazit, hymё nё rrugёn e jetёs individuale, por jo egocentrista. Takimet tona u rralluan shumё pas pёrfundimit tё studimeve universitare, kur morёm emёrimet pёr punёn. Shkuam nё drejtime tё ndryshme, u shpёrndamё nё tё katёr anёt e atdheut. Disa nga ne i mbaruan studimet nё vitin 1969, tё tjerёt nё vitin 1970. Vitet kur ne filluam punё, ishin tё mbarsura me tensione ideologjike, me politizim tё ekzagjeruar dhe me ashpёrsim tё luftёs sё klasave. Vitet 1970 - 1990, ngjanin me vitin 1984 të Orwuell-it. Ishte njё periudhё, kur politika e mbeshtejes ne forcat “tona”, insistonte tё zhvillonte fshatin, pёr t’u shprehur me saktё, pёr ta shfrytёzuar mё mirё fshatarin dhe nё anёn tjetёr, nё zhvillimin e industrisё, ku Elbasani kishte pёrparёsi me Kombinatin Metalurgjik. Pas diplomimit shumica u emёruam nё Elbasan, me pёrjashtim tё Reshit Trungut qё e dёrguan hetues nё Kukёs dhe tё vajzave qё u martuan pas mbarimit te fakultetit, keshtu Dr Jalldyzi shkoi nё Kavajё, Dr Liliana nё Gjirokastёr, Dr Fatbardha dhe Mirketa nё Tiranё. Shumica nga ishmaturantёt punonin ne fshat. Vaso ne shkollen 8 vjeçare Pajovё, Agimi nё shkollen e Gjinarit, Engjellushja ne Ndermarrjen Bujqesore, Ilia dhe Cvetani agronoma nё kooperativa bujqёsore. Tё tjerёt punuan nё qytet: Agroni dhe Thanasi mёsues nё shko-

75


llёn e mesme tё Peqinit, Paskali dhe Niko nё Kombinatin Metalurgjik, Arta farmaciste nё Elbasan, Kadriu financier nё PAM, Hyseni dhe Violeta punonin ekonomista, Veronika aktore nё Teatrin e Elbasanit, unё punova mjek nё spitalin e Elbasanit, ndёrsa nё vitin 1975 më qarkulluan në NB e Belshit. Mosha dhe shkollimi na kishin pjekur e na udhёhoqёn nё rrugёt e vёshtira tё jetёs tё atyre kohёve. Impenjimi nё punё nuk na jipte mundёsi tё takoheshim, por nga njё herё e rastёsisht mblidheshim e rrinim sё bashku, pinim njё kafè dhe kujtonim vitet e bukura tё gjimnazit, por mё shumё flisnim pёr problemet e punёs dhe tё familjes, pasi nё ato vite pothuajse tё gjithё u martuam dhe krijuam lumturitё tona familjare. Pёrgjithёsisht, martesat tona ishin kurorzim i dashurisё sё bukur rinore, por tre nga shoqet tona u martuan pas fejesës me shkuesi. Nё ato vite, emancipimi shoqёror i femrave, ende ishte i brishtё dhe lidhja me shkuesì ishte e pashmangёshme, megjithatё rёndёsi ka se vazhdojnё tё bashkjetojnё me burrat nё harmoni e nё gёzim familjar. Jetёn bashkёshortore e pasuruam dhe na e zbukuruan fёmijёt, qё janё krenaria dhe gёzimi i jonё. Nga klasa e jonё, vetem Thanasi ka mbetur beqar, ndofta nuk gjeti shpirtin binjak, ose ka ndjekur keshillat e priftit, qё nuk martohet sepse “martesa ua ndёrlikon jetёn”; ose ka ndjekur keshillёn e Alberto Sordit, i cili thoshte: “Pse duhet tё flej me njё grua tё huaj nё shtrat, kur mund tё fle vetёm dhe ne qetesine time!” Nuk pёrjashtohet mundёsia, qe Thanasi tё jetё inspiruar dhe nga thёnia e shkodranёve: “Pse tё martohem? Ka tё tjera metoda pёr tё vrarё vedin”. Sigurisht Thanasi nuk do tё zemёrohet me keto shaka miqёsore. Njё dite rastisi tё takohem me Ilia Xhimen, Niko Ziun dhe Kadri Çopen. Ilia, mё tregoi me shumё entusiazёm, si kishte arrit tё gjente nje farё misri, me rendiment tё lartё prodhimi dhe kooperativa e tij, ku ai ishte kryeagronom, arrijti rezultatet mё tё mira nё rrethin e Elbasanit. Niko tregoi se pas specializimit nё Kinё, kishte fituar eksperiencё profesionale, qё e ndihmoi nё organizimin e punёs dhe rritjen e cilёsisё tё koksit; ndёrsa Kadriu tregoi se kishte zbatuar njё sistem kontrolli efektiv, pёr shkurtimin e shpenzimeve nё Parkun Automobilistik tё Mallrave. Njё ditё nё spital, ku punoja, erdhi njё urgjencё, dy persona pas njё aksidenti automobilistik. Njeri prej tё lenduarve ishte shoku im i klasёs Ilia Xhima dhe tjetri kryetari i kooperativёs ku ai punonte. Tё dy kishin fraktura tё shumta me nderlikime. Menjёherё i çuam nё

76


sallёn e operacionit e pas njё interventi tё kujdesshёm, e kapёrcyen situatёn e veshtirё e nё kohё tё shkurtёr u rikthyen nё punё. Vitet rrodhёn njeri pas tjetrit dhe ne ishmaturantёt e 1965-sёs, ishim bёrё kuadro dhe specialista tё aftë nё profesionet tona, duke kontribuar denjёsisht nё prosperitetin e vendit dhe nё zhvillimin shoqёror e kulturor tё popullit tone. Takimi i 25 vjetorit tё maturёs. Pas njё pёrvoje pune 25 vjeçare, ne nxёnёsit e ishmaturёs tё vitit 1965 u takuam pёrsёri. Paskali dhe Kadriu u bёnё nismetarёt dhe organizatorёt e kёtij takimi. Na njoftuan tё gjithёve dhe njё ditё tё bukur qershori, u mblodhёm nё Elbasan.

Nuk erdhen tё gjithё, jo se nuk dёshironin, por impenjimet nё punё, rrethanat familjare dhe vёshtirёsitё e udhetimit, ndikuan qё disa shokё dhe shoqe, tё mungonin fizikisht nё kёtё takim, por me mendje dhe shpirtёrisht ishin tё gjithё tё pranishёm. Nё takim mungoi Agim Lazareni, i cili nё vitin 1978 u nda nga jeta nё njё aksident automobilistik. Njё humbje e rёndё dhe e dhimbёshme pёr familjen dhe pёr shoqёrinё tonё. Nё ato vite Agimi punonte mёsues i gjuhёs ruse nё shkollёn e Gjinarit dhe sё bashku me arsimtarёt e tjerё nga qyteti, çdo ditё shkonin nё punё me autobuz, mё saktё me nje kamion, i modifikuar nё autobuz. Atё ditё tё mallkuar, bёnte mot i keq, por ishte edhe pakujdesia e shoferit, qё provokuan atё aksident tragjik, ku humbi jeten Agimi dhe disa nga koleget e tij.

77


Ne takimin e 25 vjetorit, Paskali dhe Kadriu kishin marrё tё gjitha masat pёrgatitore pёr zhvillimn e aktiviteteve pёr kёtё eveniment tё bukur, kishin bёrё dhe njё program tё shkurtёr. Nё mёngjez u mblodhёm ne oborrin e gjimnazit “Qamil Guranjaku”. U pёrqafuam me shumё mall. Ne djemt e dikurshёm, ishim rritur e burrёruar, ishim serioza, tё shendetshёm e plot elegancё. Ne djemt, qё dikur visheshim me xhaketa tё thjeshta e me pantallona doku, atё ditё ishim me kostume e kravata. Dhe vajzat tona tё thjeshta, ishin bёrё zonja plot nur, me tualet qё u shtonte bukurinё, ishin veshur me gusto, ndrisnin nga bukuria. Nё tё gjitha aspektet, shprehej shёndet e mirёqenie. Disa kishin ardhur familjarisht, madje disa dhe me femijёt. Tё gjithё i bёnim komplimenta Dyzi Doçit pёr djalin bukurosh, qё ishte rritur dhe ishte bёrё mё i gjatё se tё gjithё ne tё tjerёt. Sё bashku hymё nё klasёn tonё, qe kishim nё vitin e maturёs. U ulёm nё tё njёjtat banka, si dikur, po me tё njejtit shokё e shoqe. Disa ndejtёn vetёm, pёr tё respektuar shoqet e shokёt qё mungonin. Imitonim vetveten si nё ato vite tё largёta, ngacmoheshim me batuta, flisnim me zё tё lartё dhe i drejtoheshim njeri tjetrit: a te kujtohet kjo, a te kujtohet si ndodhi ajo ngjarje ... Klasa gjemonte nga bisedat tona gazmore. Mё “llafazanёt” ishin Goni, Kadriu dhe Bikia. Nё kulmin e kёsaj atmosfere entusiazmi, u hap dera e klasёs dhe hyri drejtori ynё Jovan Beça. U ngritёm nё kёmbё me respekt e nderim. Nё klasё mbreteroi qetёsia. Drejtori na pershendeti e na pёrqafoi tё gjithёve me rradhё. Me njё diskutim tё shkurter na uroi mireseardhjen dhe bёri njё bilanc tё ecurisё tonё 25 vjeçare, nga matura deri nё ditёn e takimit dhe tё gjithёve na vuri notёn 10. Nё fund tё kёsaj ore mёsimi miqёsor, zbritёm dhe bёmё disa fotografi kolektive. Pasi perfundoi pjesa “zyrtare” e takimit, dolёm dhe bёmё njё shetitje nёpёr qytet, tё gjithё sё bashku. Nё darkё u mblodhёm nё tavernёn e turizmit. U sistemuam nё tavolina dhe pёr bukurinё e kёsaj mbrёmje u ulёm si nё vitet e shkollёs. Pjesmarrja ishte zgjeruar me pjestarёt e familjeve. Unё dhe Vasua ishim pa bashkёshortet dhe u ulёm bashkё nё krye tё tavolinёs, ndёrsa krah nesh ishte Reshiti me bashkёshorten e nё anen tjeter Pasakali me vajzat dhe bashkёshorten. Darka ishte miqesore, plot alegri, pa zyrtarizma, pa fjalime patetike, por e mbushur me biseda me zё tё lartё, me dolli dhe pershendetje. Ishte nje nga mbremjet me te zhurmeshme, qe ishte organizuar ndonjё herё nё turizёm. Kamarieret u befasuan nga kjo atmosferё gazmore, qё shprehte shoqёria e jonё.

78


Bashkeshortja e Cenit, kur pa atё shpёrthim hareje dhe atё humor tё bukur tha: “Mirё qё nuk i shohin kolegёt e punes, vartёsit, studentat dhe nxёnesit, kёta burra e gra, qё nё punё mbahen serioza dhe autoritar, ndersa nё kёtёmbrёmje, sillen si tё ishin ende nё maturё”. Bilbil Ciro therriste me zё te larte: “Doktor, i thuaj gruas time, se ti mё ke thёnё se nuk jam mirё me zemrёn, se ma nxiu jetёn duke mё dёrguar tё bёj pazaret”. Tomorri, qё ishte ulur pёrballё tij, qeshte dhe i tha: “Ooo Bike dhe para shoqёrisё, kёrkon ta mashtrosh gruan”. Nё kulmin e darkes, Cvetani na urdhёroi tё gjithёve: “Qetёsi, dёgjoni se po flet Ymeri”. Nё heshtёm, pasi me tё vёrtetё ishte njё ngjarje e rrallё. Ymeri ёshtё djal shumё i urtё, fjalpak, fliste me zё tё ulёt e me qetёsi te admirueshme. Kurrё nuk e dёgjuam tё ngrinte zёrin dhe tё bёrtiste, andaj tё gjithё pritёm çfarё do thonte. Me zё tё bute e buzagaz, Ymeri ngriti njё dolli tё bukur, pёr miqёsinё, qё karakterizonte shoqёrinё tonё dhe nё tё gjithё shpёrthyem nё duartrokitje. Kёnduam kёngёt e bukura elbasanase, vallёzuam deri vonё, treguam barcaleta pa “doganë”. Kur po vallёzoja me Veronikёn, ajo mё kritikoi qe nuk e kisha marre Dritёn dhe pёr tё mё ndёshkuar, ma njollosi me tё kuq buzёsh, jakёn e kёmishёs time tё bardhё. Tё gjithё qeshёn e me ngacmonin, se kur do te kthehesha nё Tirane, gjurma e tё kuqit tё buzeve do tё mё krijonte probleme. Unё nuk e pastrova jakёn e kёmishёs, e lashё gjurmёn e kuqe, si prove materiale, per t’u vertetuar tё gjithёve se mes nesh nuk ekzistonte xhelozia. Veronika mё ka borxhё njё kёmishё tё bardhё, se asaj nuk iu hoq i kuqi. Kёshtu vazhdoi ajo darkё deri pas mesnate e duhej ta mbyllnim, pёr tё respektuar orarin e caktuar nga drejtoria e Hotel Turizmit. Dolёm e beme njё shetitje ne bulevardin e madh. Qetёsinё e asaj nate tё ngrohtё qershori, e prishёm ne me bisedat tona me zё tё lartё. Nuk i linim rradhё njeri tjetrit te fliste. Bulevardi jehonte nga tё qeshurat dhe tё folurit me zё tё lartё. Ishim shndёrruar nё nje trume zhurmёmadhe, aq sa po tё kishte dal ndonjё polic, do tё na kishte gjobitur, pёr prishje tё qetёsisё publike. Kuptohet se kjo zallamahi ishte nje kompensim i kohёs sё gjatё, qё nuk ishim takuar, ishte malli shoqёror, por kuptohet bisedat dhe humori ishte amplifikuar dhe nga efekti i venёs dhe i rakisё qё kishim pirё. Gjate asaj shetitje nё orёt e vona tё natёs, vendosёm sё bashku tё takoheshim pёrsёri nё 35 vjetorin dhe nё 50 vjetorin e maturёs. Premtuam se do tё ishim tё pranishem, por jeta nuk kalon vetёm me deshira, ka dhe pengesa e tё papritura, nganjehere tё padёshirueshme e tё rёnda. U shperndamё vone, kur mbi kreshtёn e Polisit feksi drita e agimit. Kishin mbetur pak orё pёr tё fjetur, por nuk mjaftonin pёr tё pushuar

79


e pёr tё hequr lodhjen e asaj dite intensive. Atё pak kohё qe u shtrim ne shtrat, medituam rreth bukurisё dhe entusiazmit tё festёs tё 25 vjetorit. Nё mengjez, tё gjithe shkuam nё punё. Aktiviteti i jonё nё rrjedhёn e viteve. Ne takimin e 25 vjetorit ishim nё moshё pjekurie tё konsoliduar. Nё aspektin demografik bёnim pjesё nё grup moshat 40 – 45 vjeç, burra e gra me familje shembullore. Profesionalisht afirmuam aftёsitё tona individuale nё institucionet dhe ndёrmarrjet ku punonim, nё tё katёr anёt e atdheut. Pёr aftesitё profesionale dhe qendrimin etikomoral, ne ishmaturantёve tё vitit 1965, na u besuan detyra dhe funksione te rёndёsishme drejtuese. Paskal Papjani fillimisht punoi kimist nё Kombinatin Metalurgjik, nё vazhdim e emёruan inspektor pёr industrinё nё Komitetin e Rrethit, mё pas kaloi nё Ndёrmarrjen e Fermentimit tё Duhanit dhe sё fundi kimist nё laboratorin e shёndetёsisё. Vaso Qano, pasi punoi ne shkollen e Pajovёs, u emёrua pedagog ne Institutin e Lartё Pedagogjik, i cili nё vitin 1991 u shndёrrua nё Universitetin “Aleksander Xhuvani”, ku mbrojti gradёn shkencore doktor i shkencave dhe me pas mori titullin akademik profesor. Nga viti 1998 deri nё vitin 2001, ishte shefi i kabinetit i ministrit tё arsimit e me pas i ministrit tё mjedisit. Ne vitet 2002 – 2009 ishte drejtor i programit Tempus tё BE pёr Shqipёrinё, ndёrsa nga viti 2010 e nё vazhdim zvrektor dhe me pas rektor nё disa universitete private nё Tiranё e aktualisht rektor i Akademisё tё Biznesit. Reshit Trungu, pas eksperiencёs hetues nё Kukёs, u transferua ne Elbasan, ku e emёruan Drejtor i Tregёtisё tё Rrethit. Aktualisht ёshtё nё Tiranё, ku punon avokat nё njё studio avokaterie. Kadri Ҫopja fillimisht ishte normist nё Parkun e Mallrave, mё pas per 6 vjet punoi ekonomist plani, nё vazhdim pёr 10 vjet Kryetari i Degёs tё Planit dhe 4 vjet Kryetar i Degёs tё Financёs. Nё vitin 1991 e emёruan Drejtor i Parkut tё Mallrave, ndёrsa nё vitet 1994–1998 Pёrgjegjёs i Seksionit Plan - Transportit nё Kёshillin e Rrethit dhe pёrfaqёsues i Shtetit nё ndёrmarrjen Ital Druri. Nё vitet 1998 – 2012, e emёruan zv /drejtor nё Drejtorinё Rajonale tё Shёndetёsisё. Engjellushe Abdyrrazaku punoi agronome nё Ndёrmarrjen Bujqёsore tё Elbasanit. Ilia Xhima dhe Cvetan Kavaja, punuan agronoma nё kooperativa bujqёsore. Ilia kishte detyrёn e kryeagronomit. Agron Gani, pasi punoi disa vite nё gjimnazin e Peqinit, e emёruan pedagog nё Fakultetin e Histori - Filologjisё, nё Universitetin e Tiranёs. Agroni ёshtё autor dhe bashkautor tekstesh universitare dhe

80


i shumё artikujve shkencor, tё botuara nё revista shkencore kombёtare dhe ndёrkombёtare. Ka mbrojtur gradёn shkencore “Doktor i Shkencave” dhe i ёshtё akorduar titulli akademik Profesor. Thanas Arapi, pasi punoi disa vite nё shkollёn e mesme tё Peqinit, u transferua nё Elbasan, ku punoi pedagog nё shkollёn e mesme “Dhaskal Todri” Niko Ziu, punoi kimist nё Kombinatin Metalurgjik. Ymer Kaleci punoi ne Kombinatin Metalurgjik. Arta Xhaxho punoi farmaciste nё Elbasan, Dr Balkyz Doçi, u specializua obsteter – gjinekologe e punoi nё maternitetin e spitalit te Kavajes. Dr Fatbardha Ҫoçoli, mjeke pediatre nё Poliklinikёn Nr 3 tё Tiranёs. Dr Lilian Koçi mjeke nё repartin e pediatrisё tё spitalit tё Gjirokastrёs. Flora Gjini (Llanaj) fillimisht punoi infermjere e me pas u diplomua ne finance. Aishe Myftiu punoi infermjere. Mihal Papamihali, u diplomua ne inxhinjeri druri, por punoi nё arsim, nё shkolla profesionale. Hyseni Xhaja, filloi punёn ekonomist ndermarrje dhe me pas e emeruan pedagog nё Fakultetin e Ekonomisё tё Universitetit tё Tiranёs. Ka mbrojtur gradёn shkencore “Doktor i shkencave”. Eshte autor e bashkautor i disa teksteve universitare dhe artikujsh shkencor. Ka kryer detyren e Dekanit te Fakultetit Ekonomik ne disa Universitete Private. Veronika Todri punoi aktore nё Teatrin e Elbasanit. Mirketa Ҫobani aktore ne Teatrin e Kukullave te Tiranes dhe ka interpretuar disa role ne filma artistikё dhe eshte autore e dy dramave. Violeta Mahmutaj ka punua ekonomiste. Bilbil Ciro dhe Isuf Qosja sherbyen oficera ne ushtri; Tomorr Arapi oficer teknik avionash. Unё, pas specializimit nё anatomo patologjike, pёr dy vjet punova ne spitalin e Elbasanit. Ne vitin 1975 më qarkulluan në NB e Belshit, me motivacionin liberal e më dërguan për riedukim në fshat. Nё janar tё vitit 1977 fillova punёn pedagog ne Katedren e Anatomisё Patologjike te Fakultetit te Mjekёsisё. Nё vitin 1982 mbrojta gradёn shkencore “Doktor i shkencave”, nё vitin 1987 mora titulli kademik Profesor i Associuar dhe ne 2001 titulli Profesor. Pas 4 vite pune ne administraten shteterore, ne vitin 1993 emigrova ne Itali, ku jetoj dhe vazhdoj tё punoj. Fillimisht punova nё Institutin e Anatomise Patologjike tё Universitetit tё Sienes, ku ne vitin 2000 mbrojta graden shkencore “Doktor Shkence – PhD”. Ne vitet 2001 – 2003 punova ne Institutin

81


Superior di Sanità nё Rome e nga viti 2004, punoj mjek onkolog nё Centro Prevezione Oncologica nё qytetin e Sienёs. Takimi pas 50 vitesh .... Nё kёtё shkrim rrёfeva disa aspekte nga historia dhe aktiviteti i maturantёve te Gjimnazit “Qamil Guranjaku” tё vitit 1965. Shkruajta jo per tё bёrё biografitё, jo pёr t’u mburrur dhe as per tё bёrё levdata dhe as pёr tё kujtuar shoqёrine time, por pёr tё nderuar kontributin profesional, kulturor, arsimor e shoqёror, tё maturёs tonё nё zhvillimin, prosperitetin shoqeror dhe nё konsolidimin e demokracisё nё vendin tonё. Janё 50 vite jetё, 50 vite punё intensive dhe aktivitete shoqёrore; ёshtё gjysem shekulli krijimtari, pёrpjekie, sakrifica e mundime, tё konkretizuara nё vepra tё shumta nga nje kolektiv i vogёl, qё dha kontribute me vlera nё zhvillimin e vendit tonё, madje dhe jasht vendit. 50 vjet mё parё ishim njё grup i vogёl djemsh dhe vajzash, qё u rritёm dit pas dite; u poqёm dhe u formuam nё profesione dhe me kulturё bashkёkohore, krijuam familjet, punuam me dinjitet e me profesionalitet dhe kudo lam pas vepra modeste, qё mbajne emerin dhe firmat tona, qe koha nuk mund t’i fshij e askush nuk mund t’i mohoi, andaj e ndjeva detyrё morale t’i rrёfej nё kёtё shkrim. Mё 14 qershor 2015 do tё takohemi pёr tё festuar 50 vjetorin e matures, por tani tё ndryshuar dhe jo pak. Jemi tё gjithё “pleq e plaka”. Vitet e shumta, kanё lёnё gjurmёt e moshёs e tё mundimeve. Ne burrat jemi bёrё flokёbardhё, tё mpakur fizikisht, tё krrusur nga mundimet dhe me fytyrёn tё pikturuar me rrudha, qё ёshtё dёshmia mё e bukur se askush nuk plaket vetёm sepse kalojnё vitet. Pleqёria tek meshkujt shfaqet papritur dhe ёshtё situata mё tinzare, qё mund t’i ndodhi burrave. Ndryshe ka ardhur pleqёria tek shoqet tona. Ata kanё privilegjin t’i fshehin vitet e moshёs, pasi i lyejnё flokёt, bёjnё tualete intensive e kёshtu e ruajnё ende bukurinё. Gratё dinё si tё fshehin plakjen, pasi kanё bёrё marrevshje ndёrmjet fytyrёs, qё fillon tё plaket dhe mendjes e zemrёs ende rinore. Permiresimi estetik i femrave, pёr tё ruajtur bukurinё fizike ёshtё i pranueshёm dhe i pёlqyeshёm nga meshkujt, sidomos nga ne pleqtё, pasi me bukurine e largojne pleqerinё. Nё takimin e 50 vjetorit, shumica e shokёve dhe e shoqeve tonё vijnё me statusin e pensionistit, disa janё nё pension nga viti 2007 dhe pjesa tjetёr nga viti 2012. Edhe pse pensionista, nё fakt ata nuk janё tё “papunё”, pasi kryejnё detyrat fisnike tё gjyshit dhe gjyshes, kujdesen

82


me dashuri pёr rritjen dhe edukimin e nipave dhe mbesave, ndonjeri ndofta dhe tё stёrnipave e stёrmbesave. Nga kolektivi i klasёs sonё, Unё, Vaso dhe Agroni ende punojmё. Ne nuk jemi pensionista. Ne tё tre kemi vendosur ta sfidojmё pleqёrinё me punё, ne kenaqemi duke punuar dhe pse tё moshuar. Nё fakt, duhet pranuar se pleqёria nё rradhet e kolektivit tonё nuk ka ardh kaq e keqe, duke menduar pёr alterantivat e tjera tё padeshirueshme qё shtron dhe kur mendojmё se disa bashkёmoshatarёve iu mohua e drejta ta pёrjetonin kёtё fazё tё jetёs. Per fatin e tyre tё keq, nё takimin e 50 vjetorit do tё mungojnё disa qё u ndanё para kohe nga jeta, nga familja, nga tё afёrmit dhe nga shoqёria, si ka thёnё Jean Cocteau, “ata qё lindёn tё vjetёr dhe vdiqёn tё rinj”, pёr faj tё sёmundjeve tё rёnda dhe tё aksidenteve. I pёrjetshёm kujtimi dhe nderimi pёr jeten dhe veprat e Agim Lazareni (1978), Cvetan Kavaja (1992), Hasan Peqini (1995), Lumni Lufta (2012) dhe Hysen Xhaja (2014). Nё keto çaste, qё shkruaj me pikёllim e dhimbje nё shpirt pёr ata qё mungojnё, mu kujtua njё thenie e Benjamin Disraeli: “Rinia ёshtё nje gabim, jeta e adultit (e tё rriturit) ёshte luftё, ndersa pleqёria behet pishman pёr gjithёçka”. Tё gjithё ne jemi aktorёt nё skenёn e teatrit tё madh ku luhet drama e pleqёrisё. Shkolla, puna dhe pёrvoja e jetёs, e kanё mёsuar njerёzimin si tё plakemi dhe kjo ёshtё kryevepra e mёnçurisё, njё nga kapitujt mё tё vёshtirё tё artit tё madh tё jetuarit. Ashtu si jetohet jeta aktivisht dhe me optimizёm nё shkollё, nё punё, nё familje dhe nё shoqёri, ashtu duhet tё jetohet dhe pleqёria, me qetёsi, me durim nё ngadalёsinё e saj, tё jemi pёrherё optimista dhe pse pleqёria ёshtё e pa riparueshme, e pakurueshme, e parikuperueshme, e pa kthyeshme. Ndёrsa shkruaj pёr pleqёrinё tonё, nuk e fsheh se unё i trembem pleqёrisё, sidomos vetmisё, por duke u plakur s’do te thotё se kam frikё nga vdekja, pёrkundrazi. Pёrderisa unё jetoj, nuk e takoj vdekjen, kur tё vij vdekja nuk do tё jem unё, pra unё me vdekjen nuk do tё takohemi kurrё. Fakti se kolektivi ynё i 68 – 70 vjeçarёve, takohemi 50 vjet pasi mbaruam maturёn dhe kur jemi nё grupmoshёn e pragpleqёrisё, dёshmon dёshirёn tonё tё jetojmё aktivisht dhe gjatё, t’i largohemi sa mё shumё pleqёrisё, sepse jemi ende aktiva dhe vitalё, dimё tё administrojmё vitet e mbetura, mendojmё dhe e kontrollojmё pleqёrinё. Ju kujtoj njё fakt shkencor, qё populli ynё e ka ligjёruar nё njё sentencё te bukur: “Mendon e flet si plak”. Pikerisht, ёshtё konfir-

83


muar shkencёrisht, se plakja e trurit nuk shkon paralel me plakjen fizike, pёrkundrazi, truri ёshtё organi, qё e ruan vitalitetin dhe nё persona normalё pothuajse nuk plaket. Pёrvoja e njerёzve tё shquar, si psh e piktorёve tё medhenj Ticiano, Mikelanxhelo dhe Pikassò, tregon se nё vitet e pleqёrisё, krijuan veprat mё tё bukura, me vlera tё jashtzakonёshme. Kundёrpёrgjigjia ndaj pleqёrisё, mёnyra pёr t’u plakur ngadalё dhe shёndetshёm, ёshtё tё mbahet truri nё aktivitet, mendja pёr herё e impenjuar dhe tё vazhdohet tё jetohet jeta, sikur jeta e jonё ёshtё pafund.

Matura e vitit 1965: Engjellushe Abdyrrazaku, Jalldyz Doçi, Fatbardha Çoçoli, Liljana Koçi, Flora Gjini, Violeta Mahmutaj, Arta Xhaxho, Bardhulka Pojani, Paskal Papajani, Kadri Çopja, Lutfi Alia, Vaso Qano, Agron Gani, Reshit Trungu, Thanas Arapi, Mihal Papamihali, Ilia Xhima, Niko Ziu, Ymer Kaleci, Cvetan Kavaja, Hasan Peqini, Agim Lazareni, Hysen Xhaja, Lumnie Lufta. Drejtori Jovan Beça, mesueset Nexhmie Bordi, Karmelina Papleka, mesuesit Ferdinand Shkalla, Fatmir Selita, Sytki Ҫerekja etj

84


PARTIZANIA ZENEPE KOXHERRI Mё 9 maj, mbarё bota do tё festoi 70 vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Kanё kaluar shtatë dekada, por impresionet e viteve tё luftёs II botёrore janё aktuale dhe sot mё shumё se kurrё dhe e nxisin memorien historike tё popujve, tё kujtojne ato vite tё vёshtira, kur u perballёn me forcё shtypja me lirinё, gjenocidi me humanizmin, dhimbja me gёzimin, diskriminimi me nderimin, arroganca me tolerancёn, perçmimi me barazinё shoqёrore, tradhёtia me heroizmin, lufta me paqen. Gjatё luftёs II botёrore, popujt vuajtёn dhe u tronditёn nga kjo tragjedi, por gjetёn forca dhe me guxim luftuan kundёr nazizmit dhe fashizmit dhe pas shumё sakrificash triumfuan mbi forcat e errёta, mbi autorёt e krimeve barbare, mbi vrasёsit mizorё tё dhjetra miliona njerёzve tё pafajshёm. Nё kёtё pёrvjetor, Shqipёria vjen krenare dhe me kontribut tё veçantё, si vendi i vetёm Europian, qё u çlirua me forcat e veta, pa ndёrhyrjen e forcave aleate amerikano-angleze dhe as tё armatёs sovjetike. Forcat partizane shqiptare, pasi çliruan atdheun tonё, luftuan kundёr pushtuesve nazi-fashista dhe pёr çlirimin e Dibrёs sё Madhe, tё Kosovёs, tё Malit tё Zi dhe tё Bosnjёs Jugore. Patriotёt shqiptar e kundёrshtuan pushtimin nga fashistёt italianё, qё ditёn e parё, më 7 prill 1939 dhe nё vazhdim, morёn armёt dhe u organizuan nё njesite partizane, duke luftuar pushtuesit dhe bashkёpuntorёt e tyre, deri nё çlirimin e plotё tё vendit me 29 nёntor 1944. Lufta çlirimtare filloi nga patriotёt shqiptarё, para formimit tё Partisё Komuniste dhe gradualisht pёrfshiu mbarё popullin, qё luftoi i udhёhequr nga idealet kombёtare pёr liri dhe pavarёsi. Ne vitet e lavdishme tё luftёs Nacional - Çlirimtare, shumё burra e gra, djem e vajza tё reja, u radhitёn ne formacionet partizane dhe gjatё luftimeve kundёr pushtuesve, me dhjetramijёra partizanё dhe banorё tё pafajshёm, dhanё jetёn pёr njё Shqipёri tё re, tё lirё dhe demokratike. Nё ditёt e sotme, kanё mbetur shumё pak nga protagonistёt e kёsaj epopeje tё lavdishme dhe njё ndёr partizanet, qё i pёrket kёsaj plejade, qё luftuan me guxim dhe vetmohim kundёr pushtuesve nazifashista ёshtё dhe Zenepe S. Koxherri, e cila sot mё 15 prill 2015, feston 96 vjetorin e lindjes. Tё tregosh pёr jetёn e gjatё dhe tё mundueshme tё Zenes, mbushesh me krenari dhe emocione, sidomos kur i referohemi viteve tё luftёs Nacional-Çlirimtare, ato vite tё vёshtira, plot vuajtje e sakrifica, qё ajo i pёrballoi me guxim e vendosmёri dhe qё shёnuan njё kthesё rrёnjёsore ne jetёn e kёsaj malesore trime.

85


Zenepia ёshtё fёmija i katёrt, ndёr gjashtё fёmijёt e Staf dhe Mereme Koxherrit. I vёllai Hyseni kishte shkuar pёr studime nё Itali, por kur filloi lёvizja Nacional - Çlirimtare, bashkё me njё grup shokёsh, i braktisёn studimet dhe u kthyen nё atdhe. Hyseni menjёherё u inkuadrua nё radhёt e Çetёs Partizane tё Martaneshit. Dy vёllezёrit e vegjёl Rrema dhe Sula ishin tё mitur, ndёrsa dy motrat mё tё rritura Tushja dhe Faria ishin tё martuara.

Familja Koxherri dhe familjet e tjera martaneshase, qё kishin djemt partizanё, ndiheshin krenar pёr patriotizmin e djemёve tё tyre, por pёrjetonin me ankth dhe me preokupacion situatёn e luftёs, sidomos kur dёgjonin pёr aksionet, qё kryente çeta partizane kundёr pushtuesve italianё. Familjet e partizanёve, vazhdimisht ishin nёn presion, kontrolloheshin dhe persekutoheshin nga fashistёt. Çeta Partizane e Martaneshit, e themeluar me 20 maj 1942, u shqua nё luftime kundёr pushtuesve dhe aksionet e vazhdueshme tё partizaneve, nxitёn reagime tё egra tё regjimit fashist. Nё fund tё shtatorit 1942, 400 milicё tё fashizmit, ndёrmorёn njё operacion kundёr Ҫetёs Partizane tё Martaneshit, por pasi dёshtuan, pёr ndёshkim dogjёn Teqen dhe shume shtepi - baza tё luftёs, mes tyre dhe shtёpinё e Staf Koxherrit, si dhe arrestuan dhjetra malesorё tё pafajshem.

86


Ne shkurt 1943, forcat e Divizionit “Firence”, kryen njё operacion tjetёr kundёr Çetёs Partizane, tё shoqёruar me ndeshkime dhe me reprazalje nё popullatёn e pafajshme. Fashistёt dogjёn shumё kulla tё bukura, plaçkitёn pasuritё dhe ushtruan dhunё ndaj banoreve, tё cilёt reaguan dhe u perleshёn me fashistёt italianё. Nga keto konflikte mbetёn te vrare dhjetra malёsor tё pafajshёm mes tyre dhe katёr gra martire Hike Sollaku, Farije Kenga, Rihane Kaca dhe Mereme Kenga. Masakrat e ushtrisё italiane, i lanё mbresa tё thella Zenepes, nё menyrё tё veçantё ajo u trondit nga vrasja e bashkёmoshatareve dhe shoqeve tё saj tё shkollёs. Atmosfera e luftёs, aksionet e Çetёs Partizane, persekutimet dhe masakrat, qё kryen fashistёt, e nxitёn Zenen tё merrte njё vendim tё guximshёm, tё shkonte nё rradhёt partizane. Zenepia e admironte vёllanё partizan, e kishte modelin e patriotit dhe tё trimit. Kur partizanёt zbrisnin nё fshat, vraponte tё takonte Hysenin dhe shokёt e tij, madje disa herё i kishte kёrkuar me insistim ta merrte nё çetё. Hyseni ishte dakort, por pengesa ishte i ati - Stafa, i cili ishte kundёr, pasi donte tё shmangte thashethemet dhe reagimin e fanatikёve, qё nuk miratonin iniciativa tё tilla nga vajzat. Ndryshe nga tё tjeret, nёnё Meremia e pёrkrahte dёshirёn e Zenes, qё tё shkonte partizane. Nё ato vite, ishte e vёshtirё tё perkrahje veprimet emencipuese tё femrave, ishte mё e vёshtire tё mbroje tё drejtat e grave dhe tё vajzave, qё kёrkonin liri mendimi dhe liri veprimi nё familje e nё shoqёri. Nё ato vite, nuk ishte e lehtё tё veproje kundёr mentaliteteve patriarkale. Kjo ishte dukuri e pёrgjithёshme nё tё gjithё Shqiperinё, por nё mёnyrё tё veçantё ndjehej nё malёsi. Populli patriot dhe liridashes i trevёs sё Martaneshit, jetonte i izoluar nё brendёsi tё bjeshkёve, i vetёqeverisur me Kanunin e Maleve, mё shumё se sa me ligjet e Mbretёrisё. Nё shoqёrinё malёsore tё organizuar sipas Kanunit, gruaja ishte inferiore, e nёnshtruar, pa tё drejta shoqёrore. Megjithё privimet, nёnvleftёsimet e pёrçmimet, gratё dhe vajzat martaneshase pёrherё kanё gjetur forca dhe hapsirё pёr tё treguar vlerat e tyre individuale, familjare, shoqёrore, shpriterore, kulturore dhe patriotike. Nё historinё e kёsaj treve spikasin figura grashe te shquara si Marta, Petrusha, Angjelina dhe grupi i vajzave trime, qё u vetëflijuan duke u hedhur nga Shkembi i Kuq, pёr tё mos rёnё nё duart e pushtuesve turq. Nё vitin 1920 gratё trime tё Martaneshit, u radhiten pёrkrah burrave, duke luftuar kundёr ushtrisё serbe, ashtu si nё dhjetor tё vitit 1924, ishin gratё dhe vajzat ato qё sulmuan dhe çarmatosёn xhandarёt e Ahmet Zogut.

87


Kёto vlera patriotike, janё pjesё e jetёs, e kulturёs dhe komponente tё edukimit nё familjet e Martaneshit, madje dhe nё ditet e sotme, gjeneracionet e reja, i kujtojnё me krenari kёto ngjarje tё vjetra e kёto personazhe historike dhe i kanё si shembuj frymёzues. Nga kjo traditё patriotike, nuk mund tё shmangeshin Zenepe Koxherri dhe Fatime Ndreu, qё jo vetёm pёrkrahёn dhe ndihmuan, por u bёnё pjesё aktive e luftёs Nacional-Çlirimtare, kesisoj sfiduan dhe mentalitetet patriarkale, qё mohonin tё drejtat dhe rolin e femrave malёsore nё jetёn e shoqёrisё shqiptare tё kohёs. Nё shkurt tё vitit 1943 Zenepe Koxherri u inkuadrua nё radhёt e Çetёs Partizane tё Martaneshit e sё bashku me Fatime Ndreu (Arapi), Farije Shehu (Xhani), Peme Zogu e Zeqine Disha, luftuan me guxim kundёr pushtuesve nazi-fashista dhe bashkpuntorёve tё tyre, deri nё çlirimin e atdheut. Ky vendim i guximshёm i Zenepes, fillimisht ngjalli reagime dhe kundёrshti, por shpejt malёsorёt, sidomos gratё dhe shoqet e shumta tё saj, e vlerёsuan kёtё veprim tё drejtё dhe e nderuan duke e quajtur burrneshё. Nga njё anё, Kanuni u mohonte tё drejtat dhe iniciativёn individuale, nga ana tjetёr gratë dhe vajzat me karakter tё fortё, tё beses, fisnike, tё mençura, tё sakrificёs dhe trime jo mё pak se burrat, i kategorizonte burrnesha. Edith Durham, i kishte njohur dhe i admironte burrneshat malёsore dhe i quante shprehje magjepese e virtyteve te larta te femrave shqiptareve. Duke e quajtur burrneshё, populli i Martaneshit e respektoi, e nderoi dhe e ngriti Zenepen nё nivelin e amazonave shqiptare. Jeta nё mal ishte e vёshtirё, e mundueshme, e lodhёshme, me shumё tё papritura dhe rreziqe, sidomos gjatё aksioneve luftarake kundёr pushtuesve fashista, por Zenepia e pranoi kёtё jetё me sakrifica, duke iu pёrkushtuar çёshtjes kombёtare, çlirimit tё atdheut, fitimit tё lirisё. Kur hyri nё rradhёt e çetёs, Zenia veshi “uniformёn” partizane, pantallonat kaki, xhaketёn, kapelen me yllin e kuq dhe kapotёn italiane, por i mbajti retnat me lekurё lope, sepse ecte mё lirshem se me kepucёt e rёnda. Po atё ditё, Qazim Alia i dhuroi njё pushke italiane, nje “Mosketa - Balilla”, nga ato tё trofeve tё luftёs. Pushka e Zenes ishte e vogёl, por krisma e saj ishte e madhe. I vellai, Hyseni e mbante pranё dhe e instruktonte. Pёr herё tё parё, partizania Zene mori pjesё nё luftё mё 16 prill 1943, nё aksionin e Xibrrakёs, ku çeta e Martaneshit sulmoi njё autokolonё italiane, qё udhёtonte nga Librazhdi per nё Elbasan. Kёtё aksion e pёrjetoi me emocione tё forta. Ishte dita e parё nё lufte dhe me tё shtёnat e pushkёve, automatikёve, tё mitralozave dhe shperthimeve tё granatave, shtoheshin dhe krismat e “Mosketёs” tё Zenes, por nё

88


veçanti, me kete aksion ajo pёrjetoi gёzimin e fitores mbi armiqt. Kёshtu vazhduan betejat e tjera. Mё 1 qershor 1943, Ajo mori pjese ne luftimet kundёr postёs tё xhandarmёrisё nё Lunik te Librazhdit dhe nё vazhdim nё aksionet e Kostenjes, Neshtёs dhe te Zdrajshёs. Pas njё marshimi tё gjatё nёpёr Ҫermenikё, Gryka e Madhe dhe Golloborda, mё 3 korrik 1943, Batalioni i Martaneshit, zuri prit nё Drenok dhe sulmoi njё autokolonё italianёsh, qё udhetonte nga Struga pёr nё Dibёr. Zenepia luftoi pёrkrah tё vёllait, nё vijёn e parё tё betejёs dhe ky fakt i la mbresa partizanit tё moshuar Ramiz Kotia, i cili pas kёsaj beteje, shprehu vlerёsime dhe nuk i shpotiste mё vajzat partizane. Jeta nё mal e partizanes Zene, ishte tepёr impenjative, vazhdimisht me aksione dhe me aktivitete. Nё dy javёt e para tё korrikut 1943, Zenia ishte pjestare e grupit tё partizanёve martaneshas, qё morёn pjesё nё mbrojten e punimeve tё Konferencёs tё Labinotit, ku u krijua Shtabi i Pergjithshёm i Ushtrisё Nacional – Ҫlirimtare. Nё fund tё korrikut 1943, ra Musolini dhe nё vend te tij u emёrua gjenerali Badolio. Ushtria italiane ishte nё konfuzion, por ende rezistonte. Nё kete situatё, forcat partizane i shtuan sulmet kundёr pushtuesve italianё. Me 15 gusht, sulmuan garnizonin e Bulqizёs dhe me 22 gusht nё Sofraçan, sulmuan nje autoklone italiane. Kёto dy beteja, Zenia i pёrjetoi me shumё ankth, pasi Hyseni, shkoi i paramatosur nё mes tё ushtarёve italianё, duke iu bёri thirrje tё nderprisnin luftimet dhe t’i dorёzonin armёt. Shumё prej tyre i dёgjuan kёto keshilla, madje disa u bashkuan me partizanёt dhe luftuan kundёr pushtuesve gjermanё. Mё 26 gusht deri më 1 shtator 1943, Zenepia shkoi nё Fushë Gurrё, nё takimin e organizuar me partizanët e Batalioneve të Martaneshit, Dumresë, Çermenikës, Bërzeshtës, Sulovës, ku u njoh dhe me shumё vajza tё tjera partizane, nga lindi njё miqёsi, qё u ruajt dhe nё vitet pas luftёs. Nё veçanti, Zenepes i la mbresa beteja e Prrenjasit, ku gjatё luftimeve tё ashpra, mbeti i vrarё partizani Shaban Kenga, por dhe iu shpёtua jeta 900 ushtarёve italianё, qё ishin marrё robёr nga gjermanёt dhe po i dёrgonin nё kampet e shfarosjes. Mё 19 shtator 1943, Zenepia pёrfaqesoi rininё e Martaneshit, nё aktivin e Rinise Komuniste tё Qarkut, qё u mblodh ne Funar te Elbasanit. Kёsisoj, vazhdonte jeta e partizanes Zenepe, me aksione e beteja te ashpra, shpesh te konkretizuara me fitore, por dhe me çaste te veshtira, kur shihte shokёt e plagosur, sidomos kur shihte bashkёmoshataret e saj, qё e humbёn jetёn nё betejat e Dibres, duke luftuar

89


me heroizёm kundёr pushtueseve nazi-fashista dhe bashkёpuntoreve tё tyre. Më 15 - 17 tetor 1943, Zenia mori pjesё në mbrojtjen e qytetit te Peshkopisë dhe nga 1 - 4 nёntori nё betejёn e Dibrës, ku luftoi kundёr forcave gjermane dhe mercenarëve të Xhem Gostivarit. Pas ketyre betejave, i vёllai Hyseni i dhuroi Zenes nje pistoletё Berretta. Periudha mё e veshtirё dhe me mbresa tё pashlyera pёr Zenepen, mbetet operacioni i dimrit. Mё 20 dhjetor 1943, pas njё rezistence tё mundimeshme, partizanёt e Batalionit të Martaneshit u detyruan tё tërhiqen para sulmeve tё gjermaneve dhe mercenarëve të shumtë, madje, pёr t’iu shmangur ndjekjeve, u detyruan tё ndahen nё grupe. Hyseni dhe Zenepia, sё bashku me grupin e partizanёve nga Vali dhe komisarin e çetёs K. Prifti, u strehuan nё stanin e Ibrahim Peshkut. Pas disa jave, izolimi mes maleve, K. Prifti vendosi tё nisej pёr nё Tiranё, sipas tij, pёr tu vёnё nё lidhje me Qarkorin e Partisё Komuniste dhe pёr kёtё udhёtim tё gjatё e tё vёshtirё, kёrkoi ta shoqёroi partizani Hysen Koxherri. Askush nuk dyshonte se pas kёsaj “detyre”, qё i ngarkonte “komisari”, fshihej njё mashtrim, fshihej tradhёtia. Kur arrijtёn nё Tirane, K. Prifti u vetёdorezua nё kuesture dhe tregoi shtepine ku ishte strehuar Hyseni, tё cilin e arrestuan e pas torturash çnjerёzore, e dёrguan nё kampin e pёrqendrimit nё Prishtinё, ku e pushkatuan nazistёt gjermane, se bashku me 103 tё burgosurit e tjerё. Nё muajin shkurt 1944, nёpёr Martanesh kaloi Brigada e I Sulmuese. Eshte thёnё e ёshtё shkruar se gjatё kёtij marshimi, njё martaneshas, qёlloi dhe plagosi njё partizan. Pёr kёtё ngjarje shtabi i brigadёs I urdhёroi pushkatimin e 22 malesoreve. E vёrteta eshte se askush nuk ka qёlluar me armё kundёr partizanёve, ky ishte vetёm njё pretekst pёr tё justifikuar masakren kunder banoreve te pafajshem. Nё realitet, partizani ishte plagosur gjatё luftimeve nё Çermenike dhe me qё nuk mund ta transportonin nёpёr shkallёn e Valit, ia besuan per mjekim nje familje patriote ne fshatin Peshk. Pёr kёtё ngjarje, nё vitin 1969, Qazim Alia, i dёrgoi letёr Presidiumit tё Kuvendit Popullor, me kёrkesёn, qё 22 malesorёt tё vlerёsoheshin viktima tё luftёs, pasi nuk ishin armiq. Me kёtё mendim u solidarizua Zenepe Koxherri, madje u bё njё ndёr pёrkrahёset mё tё zellёshme tё kёsaj kёrkese, ndёrsa funksionaret partiakё martaneshas, ne Komitetin e Partisё nё rrethin e Matit, nuk i pёrkrahen, madje i kritikuan. Nё pranverёn e vitit 1944, levizja partizane u riperteri, u riorganizuan njesitё partizane, qё kaluan nё kundersulm, duke çliruar njeri pas tjetrit fshatrat dhe tёrёsisht trevat ku dhe ringritёn keshillat Nacional – Çlirimtare. Nё keto aksione dhe ne aktivitetet, pёrherё ishte e

90


pranishme dhe partizania Zenepe Koxherri. Nё kёtё kohё, gjate marshimit pёr nё fshatin Neshtё, papritur forcat partizane u gjendёn tё rrethuar nga forcat e Hazis Biçakut dhe tё Isak Alles. Situata ishte shumё serioze, pasi mund tё pёrfundonte nё njё konflikt vllavrasёs. Grupi qё paraprinte marshimin, ndaloi. Partizani Nasebi Rama, i dha automatikun e tij Zenepes, por harroi qё i kishte hequr siguresёn dhe sapo e mori nё dorё, Zenepia padashje e vuri gishtin nё kёmbёz dhe qёlloi me bresheri nё ajёr. Ballistёt menduan se po qёllonin kundёr tyre dhe njeri pas tjetrit u ngriten dhe e braktisen rrethimin. Nga kjo pakujdesi e Zenes u shmang lufta vёllavrasёse. Pas ketij “aksidenti”, partizanёt vazhduan rrugёn me misionet nё fshatrat e tjera. Mё 18 gusht tё vitit 1944, Zenepe Koxherri, partizane e Batalionit tё Martaneshit, u inkuadrua nё rradhёt e Brigadёs XVIII Sulmuese dhe luftoi nё Dibёr, Mat, Mirёditё, Pukё, Kukёs, Tropojё, Gjakovё, Prizren etj. Gjatё kёtij marshimi tё gjatё, nёpёr terrene tё thyera malore, Zenia me shokёt dhe shoqet e saj, luftuan me guxim kundёr nazisteve gjermanё e fitore pas fitore, çliruan trojet verilindore tё vendit tonё. Ҫlirimin e Shqipёrise, mё 29 nёntor 1944, partizanёt e Brigadёs XVIII e festuan nё Kosovё. Pёr meritat dhe trimёrinё e shprehur ne vitet e luftёs Nacional Ҫlirimtare, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka nderuar Zenepe Koxherrin me disa urdhёra dhe medalje. Pas çlirimit, Zenepia qёndroi nё Tiranё. Dhe pse ishte ndёr vajzat e pakta partizane nga trevat Martanesh – Ҫermenikё – Gryka e Madhe dhe pse ishte motra e dёshmorit tё luftёs, Ajo nuk gёzoi privilegje dhe as favore. Qё nё ditёt e para pas çlirimit e pёr vite me rradhё, prezantoi kёrkesa nё zyrat e strehimit tё Komitetit Ekzekutiv tё Tiranёs, qё t’i jipnin njё banesё tё pёrshtatshme, por gjithmonё iu refuzua dhe ajo kurrё nuk u ankua. Nё vitet e para pas çlirimit banoi nё shtepinё e Farie Xhanit dhe mё pas bujti nё shtёpinё e Hasan Daltit. Pas shumё kёrkesash tё pёrsёritura, nё vitin 1964, pra 20 vjet pas çlirimit, i dhanё njё dhomё nё bashkёbanim me njё familje tjetёr. Pёr shumё vite Zenia jetoi vetёm, por nё vitin 1973, jetёn e saj e zbukuroi prania e nipit Iirit, i cili me dinamizmin dhe humorin gazmor, ia ndryshoi monotoninё e jetёs qё kishte kaluar. Megjithё meritat ne lufte, kontributin nё punё dhe qёndrimin e saj me korrektesё shembullore, Zenepia kurrё nuk shprehu pretendime. Shumё vite punoi puntore nё repartin e hartave, nё N. SH tё Mjeteve Mёsimore. E impenjuar me pёrkushtim nё punё, fjalepakë, e thjeshtё dhe me sjelljen miqёsore, Zenia fitoi respektin dhe nderimin e kolegёve tё punёs.

91


Nё vitin 1978, doli nё pension pleqёrie, por kjo nuk do tё thoshte se tani do tё kishte kohё tё lirё tё pushonte, pёrkundrazi u impenjua mё shumё nё punёt e shtёpisё. Nё vitin 1989, pas 45 vite kёrkesash tё pёrsёritura, i njohёn tё drejtёn e apartamentit ku kishte banuar pёr 25 vite nё njё dhomё tё vogёl. Gёzimi i shtёpise, u pasua me martesёn e Ilirit me Valbonёn dhe bukuria e familjes u plotesua me sternipin Bojanin. Kёto vite pleqёrie tё qeta e tё lumtura, Zenepia i gёzohet mё shumё lumturisё familjare. Tё tregosh per Zenepe Koxherrin, nuk mjafton njё artikull, pasi jeta e saj ёshtё e mbushur me shumё ngjarje, disa prej tyre tё bukura, por dhe tё tjera tё dhimbёshme e me vuajtje, ёshtё jetё e pёrjetuar nё mёnyrё intensive nё halle dhe nё gёzime, por dhe me tё papritura e mistere, ёshtё njё jetё e thjeshtё, por me shumё aspekte tё veçanta e interesante. Mё 15 prill 2015, nё festimin e 96 vjetorit tё lindjes, vёllezёrit, nipat e mbesat, madje dhe stёrnipat e stёrmbesat, tё afёrmit, miqtё, shoqet, shokёt dhe bashkfshataret e saj, unanimisht i shprehёn mirёnjohjen, nderimin, respektet dhe urimin e pёrbashkёt: 100 vjeçe me shёndet tё fortё, me jetё tё gjatё dhe plot mirёsi familjarisht.

92


“SAVE MY RYAN!” Problemi jetёsor i njerёzimit ёshtё tё parandaloi luftat totale, tё mos pёrsёriten ato qё ndodhen me luftёn e I dhe tё II boterore. Luftat nuk mund tё shmangen me brutalitetin e forcave superiore, por mund tё parandalohen me forcёn e kulturёs, si na mёson pёrvoja e gjatё dhe e pasur e historisё botёrore. Nё vitin 1932, ky problem u trajtua nё njё letёrkёmbim miqёsor ndёrmjet Albert Einstein dhe Sigmund Freud dhe u botua nё librin “Pse lufta?”, libёr ky, qё pёr shumё vite u la nё heshtje, ose mё saktё qёllimisht u harrua. Nё kёto letra, shkencetarёt e shquar shprehen mirёkuptim nё dy pikat themelore: 1. Qeniet njerёzore jane subjekte tё instikteve tё konservuara dhe tё unifikuara - i instinktit tё dashurisё dhe instiktit tё urrejtjes dhe tё shkaterrimit. Sejcili nga kёto instikte ёshtё sa i domozdoshёm, aq dhe nё kundёrshti njeri me tjetrin. Dukuria e jetёs konsiderohet derivat i ndёrveprimit harmonik mes kёtyre instikteve. 2. Impulsi i luftёs, mund tё frenohet vetёm duke formuar njё klasё mendimtarёsh tё pavarur, me kulturё superiore e me moral tё lartё, qё tё jenё tё aftё tё ndriçojnё dhe tё udheheqin si vete intelektualёt, ashtu dhe masat e gjёra popullore, pra qё tё gjithё te udhehiqen nga arsyeja, qё tё dy kёto shkencetarё e quajnё shpresa utopike. Pёr dy luftat botёrore janё shkruar libra e traktate tё shumtё. Librat e historisё dhe arkivat janё tё mbushura me ngjarje, komente dhe interpretime faktesh dhe me dokumenta, por kёto jo gjithmonё kanё pёrputhje harmonike nё trajtimin e tё kaluarёs. Ndёrsa historia tenton tё ekspozoi vetёm pjesёn e saj monumentale, vlerat e triumfueseve, lavdine e komandanteve qe fituan betejat dhe luftёn dhe nё tё njёjten kohё tё therrasi “Vae victis” (shprehje latine: mjerё tё mundurit), nga ana tjeter harrojnё dhe fshehin pjesёn e pa dёshirueshme tё vetё luftёs, nuk tregojnё si mendon dhe çfarё thotё e si reagon populli i thjeshtё ndaj luftёs. Thuhet se historinё e shkruajnё fitimtaret, por arkivat ruajnё “te fshehura” dhe ekspozojnё dhe tjetёr tё verteta, qё nuk thuhen e nuk shkruhen nga kalemxhinjt e fitimtarёve. Nё arkivat ruhen dokumenta dhe fakte, qё tregojnё çfarё ka ndodhur me shtetet, me qeveritё, me mbretёritё, me ushtritё, çfarё u ka ndodhur individёve dhe komuniteteve, por shumё nga kёto dokumenta kanё mbetur “sekrete” nuk njihen nga opinioni, sidomos nuk njihen disa prej tyre, qё janё nё kundёrshtim me ato qё percakton “fati i epokёs” dhe qё tregojnё librat e historisё.

93


Rikujtoni se 75 vjet me pare, kur “8 milion bajoneta” e Italise fashiste kёrcёnonin botёn, Instituti italian “Luce”, me filmat dokumentare, kronikat dhe lajmet e “shkurtёra” tё dёrguara nga reporteret e luftёs, zhvilloi propogandё intensive, me synime tё mbante lart moralin e ushtarёve, t’iu kultivonte shpirtin triumfues, tё krijonte “mitin e superioritetit” tё armatёs tё “pamposhtur italiane” dhe nga ana tjetёr, t’i mbante nёn presion psikologjik masat e gjёra popullore. Propoganda fashiste fliste vetёm pёr lavdi dhe fitore dhe fshihte aspektet e tjera, disfatat, stresin psikologjik, neurozat e luftёs, vёllavrasjen, masakrat, torturat ndaj kundёrshtarёve, dёshprimin e dhimbjen e familjeve italiane pёr humbjen e njerёzve tё tyre etj. Nё vitet pas luftёs, nderroi skenari i propogandёs. Historiografia italiane heshti pёr aspektet “monumentale” tё “armatёs sё lavdishme” tashmё tё shpartalluar, qё ishte shndёrruar nё “ushtri armike” dhe si kundёrpergjigjie i zmadhoi nё mёnyrё tё tejskajshme fitoret e partizanёve antifashista. Nё fakt, qё nё antikitet, si deshmojnё legjendat dhe kronikat e shkruara, njerёzimi ka mёsuar se dhe heronjtё e çartun, ata “te pathyeshmit”, kishin nga njё pikё tё dobёt, kesisoj Akili e kishte dobёsinё nё thembёr, Sansoni nё flokёt etj etj., po keshtu dhe armata italiane e kishte pikёn e dobёt, qe ishte lufta e padrejtё. Dihet si dobesia e ketyre heronjeve dhe e atyre “armatave te pathyeshme”, nuk tregohen nga historia, pёrkundrazi shmangen, pёr tё mos kompromentuar kёto figura “ideale”. Kёtё qё bёn historia e shkruar, nuk e bёjnё arkivat, ku dokumenta tё shumta vertetojnё tё kundertёn, na ndihmojnё tё njohim dhe pjesёn e fshehtё. Rreth 15 vjet me parë, nё Tiranё, gjatё aktivitetit “Java e arkivave tё hapura”, e promovuar nga Prof Shaban Sinani, drejtori i Arkivit Qendror tё Shtetit, nё nje nga stendat u prezantua njё koleksion me letera tё shkruara nga ushtarёt italiane, qё ishin pjesё e ushtrisё pushtuese nё Shqiperi nё vitet e luftёs 1939 – 1944. Bёhet fjalё pёr njё numёr te konsiderueshёm letrash, tё shkruara nga ushtarёt dhe oficerat italianё, letra qё nuk kishin arrijt nё destinacion, sepse ishin çensuruar nga komandat ushtarake dhe ishin ruajtur nё kasaforta dhe qё u gjeten pas luftes e u dorёzuan nё Arkivin Qendror tё Shtetit Shqiptar. Kur lexon keto letra, pushtohesh nga emocione tё forta pasi konstaton se janё letra intime, personale, tё shkruara me thjeshtёsi dhe kurajo, tё mbushura me sentimente dhe mall pёr familjet, pёr prindёrit, qё i kishin lёnё nё Itali. Letrat i adresoheshin nёnave dhe baballarёve, grave, tё fejuarave, motrave, vellezёrve, fёmijёve dhe miqёve, tё cilёt

94


prisnin me ankth njё lajm nga kёta djem e burra ushtarё, qe i kishin derguar te luftonin ne nje vend tё huaj e tё largёt. Familjet e ushtarёve ishin tё shqetёsuara, vuanin psikologjikisht, i mundonte tmerri i luftёs, ishte ankthi pёr fatin e kёtyre djemёve tё tyre, qё i kishin detyruar tё luftonin kundёr njё populli tjetёr. Pёrgjithёsisht opinioni botёror njihet me botimin e ditareve tё mbajtura ne vitet e luftёs, por kёto letra pёrfaqesojnё njё pjesё tjetёr tё rёndёsishme tё historise tradicionale tё luftёs, ёshtё pjese e paperfshirё nё librat dhe nё traktatet e historisё, madje pak ёshtё trajtuar dhe nё letёrsinё qё evokpn vitet e luftёs. Ata qё i kishin shkruar kёto letra dhe nё se mbijetuan nё vitet e luftёs, nё ditet e sotёme janё veteranё antifashista, janё bёrё gjysha e stergjysha, por shume prej tyre nuk jetojne më. Kanё kaluar 7 dekada kur u shkruan kёto letra, por asnjera nuk arrijti nё destinacion, ato mbetёn nё anёn tjetёr tё Adriatikut, mbetёn nё tokёn e luftёs ku u çensuruan nga komandat ushtarake, sepse ashtu si ishin shkruar, u mungonte shpirti i “ushtarit heroik” si i cilёsonte propoganda fashiste e luftёs, sepse kёto letra shprehnin “dobёsitё” e njerёzve tё thjeshtё, tё cilёt i kishin detyruar tё mbanin uniformёn e ushtarit e tё luftonin kundёr njё populli tjetёr tё pafajshёm. Kёto letra tregonin vuajtjen, padrejtёsinё e luftёs, shprehnin kundёrshtimet ndaj llogjikёs tё komandave qё iu flisnin “per domozdoshmёrine e luftёs”; rrefenin familjarёve dhe miqёve se nuk donin tё luftonin kundёr popullit shqiptarё, qe ishte mik dhe jo armik, andaj mezi prisnin tё ktheheshin nё atdhe, pranё familjeve tё tyre. Duke lexuar kёto letra, gjen pjesё tё bukura, ku kёta “ushtarё”, i pёrshkruanin me kёnaqёsi pejsazhet e bukura tё Shqiperisё dhe nё veçanti shprehnin simpati e respekt per popullin shqiptar, vleresonin mikёpritjen bujare dhe pse kishin shkuar si armiq pushtues. Kuptohet, se pёrmbajtja e ketyre letrave ku shprehej me guxim mendimi dhe kritikat ndaj luftёs tё padrejtё, jane shkaku pёrse u çensuruan e nuk u nisёn nё destinacion, por mbetёn nё Shqipёri. Çensura fashiste, nuk i lejoi kёta “heronj tё dobesisё”, tё mbillnin dёshprim dhe disfatizёm nё atdhe, nga ku ishin nisur tё shoqёruar me ritmet e marshit triumfues. Ky koleksion i rёndёsishёm letrash, tё shkruara nga ushtarёt italiane nё vitet e luftёs nё Shqiperi, aktualisht ruhet nё AQSH, por tashmё jo tё “mbyllura” nё dosje “sekrete” dhe as si kujtime, por si lajme dhe dokumenta me vlera pёr historinё e luftёs, jane dёshmi kundёr protagonistёve tё luftёs, janё denoncime kundёr çensurёs fashiste, qё shtremberonte dhe fshihte realitetin dhe mbyste me tё gjitha mёnyrat tё vertetёn.

95


Kёto letra janё denenoncim kunder çensuruesve, kundёr komandave ushtarake, qё kryenin funksionet e “heronjёve tё arkёs sё djallit”, kundёr atyre qё fshehёn kёtё “arsenal tё madh shkrimesh”, qё mbyllёn nё kasaforta letrat e mijёra ushtarёve dhe qё perfaqesojnё nje arkiv me dokumenta historike me rendesi.

Monumenti “Fundi i luftёs”. Nё letrat e ushtarёve italianё tё çensuruara, zbulohet njё botё e madhe emocionesh, me plot mendime tё guximёshme kundёr politikёs fashiste dhe kundёr luftёs, çka u shpreh qartё pas kapitullimit tё Italisё, kur shumё prej atyre “ushtarёve armiq”, u bashkuan me luftёn Nacional - Ҫlirimtare shqiptare, u inkuadruan ne batalionin partizan “Antonio Gramshi” e nё “Circolo Garibaldi” dhe qё luftuan me dinjitet kundёr nazistave gjermanё. Nё disa nga letrat, ish ushtarёt italianё shprehin dёshmi tё bukura sentimentale, tregojnё se ishin tё dashuruar me vajza tё bukura shqiptare dhe çka i bёn mё tё bukura kёto letra, ёshtё rrethana se kёto dashuri ishin platonike, admirimi nga larg i “vajzave elegante e me bukuri tё rralllё, me buzeqeshje tё dlirtё”, tё atyre zanave qё kalonin rrugёs dhe benin t’u rrihte zemra atyre djemeve, qe e kishin mbuluar rinine me uniformen brute te ushtarit.

96


Ne kete arkiv ka dhe letra qё tregojnё pёr dashuri tё vёrtetё e martesa me vajza shqiptare, si historia e Staffan de Mistura, i cili ne vitin 1991, e takoi ish gruan e te atit dhe motren e tij, qё i ati ishushtar italian, nuk mundi t’i merrte kur u kthye nё Itali. Sigurisht, nuk mungojnё dhe letra tё mbushura me pesimizёm dhe dhimbje, tё shkruara nga ushtarёt, qё u thyen psikologjikisht, qё u dorёzuan, pasi nuk pёrballuan vёshtirёsitё e luftёs, andaj ankoheshin per fatin e keq dhe tё pamerituar, shpreheshin me urrejtje dhe me dёshprim pёr impenjimin nё veprime ushtarake kundёr partizanёve dhe kundёr popullit shqiptar dhe mezi prisinin ditёn tё riktheheshin nё atdhe, tё riktheheshin nё gjirin e familjes nё “casa, dolce casa!”. Shumё nga letrat janё shkruar nga ish ushtarё italiane, qё pas kapitullimit u strehuan nё shtёpitё e popullit shqiptare, duke u bёrё pjesё e jetёs shqiptare, si shprehen nё letrat e shkruara pёr familjet e tyre, ku theksojnё se ndjehen mirё ne “parajsёn shqiptare”. Mikёpritjen, humanizmin dhe solidaritetin e popullit shqiptar, ndaj ish ushtarёve italianё, e njohim bukur tё pёrjetёsuar nga nga i madhi Petro Marko nё romanin “Hasta la vista”, nga Dritero Agolli nё romanin “Njeriu me Top” dhe nё vepra tё shkrimtarёve tё tjerё shqiptarё dhe italianё si p.sh nё veprёn “Ciocaria” tё Alberto Moravia etj. Pas luftёs, me dhjetra mijёra ish ushtarё italianё u rikthyen nё atdhe shёndoshё e mirё e me kujtime tё bukura dhe me nderim pёr popullin tone, qё iu shpetoi jeten. Pas pёrfundimit tё luftёs, fillon njё histori tjetёr e ish ushtarёve italianё, çka shprehet qartё me kategorinё e letёr-kerkesave pёr riatdhesime dhe tё letrave tё familjarёve drejtuar qeverisё shqiptare per tё ndihmuar identifikimin dhe rikthimin nё atdhe tё djemeve, qё lufta i detyroi tё shkonin Shqipёri. Pas perfundimit tё luftёs II botёrore, u nёnshkrua marreveshja ndёrmjet qeverisё Shqiptare dhe qeverisё Italiane dhe u ngrit nje komision dypalёsh, qё vepronte nё bazё tё rezolucionit tё Konferencёs sё Paqes dhe Traktatit tё Parisit 1947, pёr riatdhesimin e ish ushtareve italianё dhe rikthimin e eshtrave tё mijёra tё vrarёve. Kjo ёshtё histori me vete, e dhimbёshme mbarёbotёrore, por edhe nё kёtё aspekt populli shqiptare manifestoi kulturё e dinjitet, i respektoi dhe “armiqtё”, ata qё dhunshёm na pushtuan, qё luftuan kundёr populli tonё, atyre qё e kishin masakruar popullin. Kёto vlera humane te popullit shqiptare, shkrimtari ynё i shquar Ismail Kadare i ka pёrjetёsuar nё kryeveprёn “Gjenerali i Ushtrisё sё vdekur”, roman pothuaj i pёrkthyer nё tё gjitha gjuhёt e botёs, çka shpreh jo vetёm vlerat letrare tё veprёs, por ёshtё dhe mirёnjohje pёr vlerat morale, humane dhe kulturore te popullit shqiptar.

97


Njё pjese tjetёr letrash tё rujtura nё AQSH, janё “tentativa individuale”, janё kerkesa tё prindёrve, tё nёnave, bashkёshorteve, femijёve, motrave e tё afёrmёve, qё i shkruanin qeverisё tonё, pёr t’i ndihmuar me informacion pёr ishushtarёt, qe nuk dihej ne se ishin gjalle, apo isshin vrarё nё luftё. Si letrat e shkruara nga ushtarёt dhe oficerat italianё nё vitet e luftes dhe tё çensuruara nga komandat e ushtrisё italiane nё Shqiperi, ashtu si dhe letrat e familjarёve pas luftёs, janё dёshmi tё pakontestueshme se memoria e luftёs ka dhe aspektin e thellё psikologjik, fsheh dhimbje, vuajtje shpirtёrore, stresse psikologjike dhe neurozat e aktorёve tё luftёs, pra nuk ekziston vetёm “pjesa e lavdishme”, nuk janё vetem “heronjt” me thikёn ndёr dhёmbё dhe me pushkёn nё dorё, qё vrasin kundёrshtarёt, por ekzistojnё dhe “heronj” me lot nё sy, zemёrdhimbshёm, qё kur bёhen tё njohur e trondisin shpirtёrish njerёzimin. Pa kёtё pjesё tё “padukёshme”, lufta nuk mund pasqyrohet me fizionomi te kompletuar. Nё kohё lufte, shkёmbimi i letrave mes ushtarёve dhe familjarёve, ishte me rёndёsi, pasi ruante lidhjet shpirtёrore me familjet, ndikonte tё pёrjetohej dashuria familjare, ishte çmallje dhe forcё pёr tё perballuar vёshtirёsitё dhe egёrsinё e luftёs. Historia e letrave nё vitet e luftёs ka dhe pjesёn e bukur, atё qё e deshirojnё tё gjithe, qё letra tё “fluturonte” sa mё shpejt e tё arrinte nё destinacion, t’i dorezohej nё dorё dhe ta lexonte nёna, babai, vёllai, motra, gruaja, e fejuara e ushtarit, qё shkruante nga mjediset e luftёs. Askush prej tyre nuk mendonte, se kёto letra tё thjeshta do tё çensuroheshin, do tё lexoheshin tinёzisht e do t’i mbyllnin nё kasafortat e komandave ushtarake. Krahas efektit pozitiv psikologjik e shpirtёror, njё letёr nё kohё lufte mund te ndryshoi dhe fatin e njё ushtari. Kujtoni “Save my Ryan!” - “Shpetoni Ryan-in tim”, nje film i bukur, qё nё shumё kinema tё botёs u shfaq me titullin “Shpёtoni ushtarin Ryan”, njё kryeveper e kinematografisё amerikane, film qё u inspirua nga njё leter e ngjashme me ato qё shkruan mijёra prindёr dhe mijёra ushtarё italianё nё ato vite tё egёr lufte, por qё mbeten tё mbyllura nё kasaforta. Filmi “Save my Ryan” ёshtё historia e dhimbёshme e njё nёne amerikane, e cila i shkroi letёr komandёs tё repartit ushtarak ku militonte djali i saj duke iu kёrkuar me dhimbje dhe me dashuri nёne, t’ia shpetonin Ryan-in, djalin e vetёm, qё i kishte mbetur gjallё dhe qё vazhdonte tё luftonte nё frontin perёndimor. Kjo letёr nuk u çensurua nga komanda ushtarake amerikane dhe pse kёrkesa tё tilla sentimentale ishin tё shpeshta.

98


Sapo u njoh me pёrmbajtjen e letrёs tё nёnёs, komanda e repartit urdhёroi ndryshimin e operacioneve ushtarake dhe e shpёtoi ushtarin Ryan. Letrat e shkruara nga ushtarёt italianё mbi 7 dekada me parё nuk arrijtёn ne destinacion, nuk e patёn forcen te ndryshonin urdhёrat e operacioneve ushtarake, apo tё shpёtonin jetёn e ndonjerit prej tyre, por kёto letra tё çensuruara, perfaqesojne pjesёn e pakthyeshme tё memories tё atyre djemёve tё rinj, ish ushtarё.

Nё se kёto letra, apo kopjet e tyre, do t’i u ridёrgoheshin atyre, tё cilёt i kanё pritur me padurim dhe me ankth shumё vite mё parё dhe pse shumica prej tyre nuk jetojnё, por duke ua dorёzuar nipave, mbesave, madje edhe sternipave dhe stermbesave, i transmetohet shoqёrisё sё sotme njё mesazh i fuqishёm i memories historike, kundёr luftёs. Njohja me kёto letra ёshtё kulturё, solidarietet dhe dokument paqe nё kёtё botё tё turbulluar nga konfliktet e armatosura.

99


TINGUJ JETE. Kur njё historian takohet dhe bisedon me veteranёt e luftes nacional – çlirimtare, e kupton se historia e shkruar nё libra nuk mjafton pёr tё pasqyruar imazhin e plote te luftes. Librat e historisё janё tepёr skematike, pasi pёrshkruajnё nё mёnyrё kronologjike rrjedhёn e ngjarjeve kryesore, pershkruan luftime e beteja pa personazhe dhe duke i dhёnё pёrparёsi fitimtarёve, tё cilёt dhe ata nё shumicёn e rasteve mbeten anonima. Nё bisedat me veteranёt, shpesh kupton se dёshmitё e tyre janё ditare dhe kujtime reale, qё i kapercejnё skemat e librave tё historise, pasi rrёfejnё thjeshtё e bukur tё vёrtetёn e çasteve dramatike dhe rrethanat heroike, por dhurojnё dhe aspektet intime e humane tё luftes, tё cilat autorёt e historisё e kanё veshtirё, t’i afrohen kёtij realiteti dhe kёtyre tё vёrtetave. Ndёrsa po shkruaj kёtё artikull, m’u kujtuan Moravia, Remarque, Shollohov, Antoine de Saint-Exupéri, Ismail Kadare, Kin Dushi, Dritero Agolli, Dhora Leka e shumё tё tjerё, qё na kanё transmetuar mesazhe dhe emocione nga vitet e luftёs, qё na bёjnё tё kuptojmё se memoria e luftёs ka dhe njё aspekt tё thellё njerёzor, pjesёn psikologjike, tё mbushur me ndjenja njerёzore, por dhe me dhimbje dhe me vuajtje tё mёdha. Lufta nuk pёrfaqёsohet vetёm me fitimtarёt dhe tё mundurit, me “heronjtё” e çartun e tё “verbёr”, qё vrasin me forcёn e armёve, por ekzistojnё dhe heronjtё me mendime e ndjenja njerёzore, heronjtё e dashurisё pёr jetёn dhe ato janё shumё mё tepёr sa ushtritё, ato janё masa e madhe e popullit, ajo qё e kundershton luftёn dhe qё bёn njё tjetёr histori, atё tё kulturёs dhe tё dashurisё njerёzore, qё mbrojnё jetёn dhe qё me veprat e tyre tё thjeshta, e prekin fuqishёm shpirtin e njerёzimit. Atmosfera brutale dhe agresiviteti i luftёs, pёrballohen e kundёrshtohen dhe me kulturёn dhe artin, tё cilat dhe se zhvillohen nё kohё lufte, ato nuk janё vetёm aktivitete argёtuese tё luftёs, por japin dhe mesazhe tё fuqishme kulture dhe paqe. Kujtojmё tregimin e Ismail Kadares pёr teatrin partizan, qё nuk interpretonte nё skenat e ngrohta tё teatrit, por nё mjediset e maleve, apo kёngёt e bukura tё Dhora Lekes, te cilat nuk u kёnduan nё sallat e ngrohta tё koncerteve, por nё marshimet partizane nёpёr male, pёr tё kuptuar aspektin tjetёr, atё pjesё shpirtёrore dhe intelektuale, qё shpesh harrohet tё shkruhet nё librat e historise, ndёrsa nё fakt bёjnё histori.

100


Krahas ndeshjes fizike me armё nё fushat e betejёs, lufta zhvillohet dhe nё mendjet e njerёzve. Kushdo qё perpiqet ta shohi kёtё aspekt të luftёs si episode tё jetёs njerёzore, nuk duhet tё pёrqendrohet vetёm nё individёt si instrumenta “vrasёs”, por tё vёshtrojnё dhe nё brendёsi tё shpirtit tё tyre, nё mendimet dhe ndjenjta e tyre. Duke njohur historinё e kёtyre individёve dhe pse tё armatosur, arrinё tё zbulosh dhe anёt mё tё bukura tё jetёs sё tyre tё thjeshtё, zbulon dhe botёn e pasur me ndjenja humane.

Kapiten II Qazim Alia: Nёntor 1944 - Gjakovё. Vite tё shkuara, im atё Qazim Alia, partizan i orёve tё para, me tregoi se ne vitet e luftёs kishte njohur njё partizan italian, mjekun Antonio de Markis, i cili pas kapitullimit tё Italise, u bashkua me partizanёt. Nё shtator te vitit 1943, kur ushtria italiane ndodhej nё kaos tё plotё, partizani Hysen Koxherri, qё fliste shumё mirё gjuhёn italiane, shkoi i takoi ushtaret dhe oficerat italianёt dhe i ftoi tё bashkoheshin me forcat partizane dhe mes tyre, qё pranuan ishte dhe Dr Antonio. Nё kohёn e lirё, Hysen Koxherri pёrkthente bisedat me doktorin partizan, i cili tregonte pёr Italinё, jipte kёshilla mjekёsore, por fliste dhe pёr muzikёn, tregonte histori tёrheqёse dhe nё darkё luante nё violinё

101


kёngё partizane, si dhe melodi tё bukura tё kompozitorёve tё huaj, por babai im nuk i kujton emёrat, pasi si thoshte duke qeshur, ishin emёra shumё tё vёshtirё. Nё ato vite lufte, babai im, mikun italian dhe Hysen Koxherrin, kishin bёrё njё fotografi e nё pjesen e pasme ishin shkruar emёrat dhe daten. Doktori, si e thёrrisnin tё gjithё, gjate marshimeve te brigades partizane neper trevat e Shqiperise veriore dhe te Kosoves, shkonte pёr tё vizituar dhe fshatarёt e sёmurё, kёsisoj u be njё person i njohur dhe i dashur nga populli, qё e kujtonin me nderime. Babai im me tregonte se nё betejёn nё Qafё Morinё tё Kukёsit, kur Dr Antonio po mjekonte dy partizanё tё plagosur ne luftimet ne uren e lumit, u rrethua nga forcat gjermane dhe rrezikoi tё mbetej i vrarё, ose tё kapeshin rob, por im Atё me grupin e partizanёve, qё ndodhej pranё tyre, kryen njё aksion tё shpejtё dhe i shpetuan tё tre. Pёr kёtё veprim tё guximshёm, nё shenjё mirёnjohje, Dr Antonio ia dhuroi babait tim oren e tij, njё orё dore zvicerane e markёs Vetta. Ishte hera e parё, qё im ate mbante orё dore, pasi atje ne fshat kohёn e masnin me lёvizjet e diellit dhe zgjatjen e hijes nё shpatet e maleve. Oren e “luftes”, vite mё vonё ma dhuroi mua dhe e kam mbajt gjatё viteve tё studimit nё Fakultetin e Mjekёsisё. Pas luftёs, Dr Antonio punoj disa vite nё Spitalin Ushtarak tё Tiranёs e me pas u rikthye nё vendin e tij, por nuk i ndёrpreu lidhjet me miqt e vjetёr, qё i shpёtuan jetёn dhe shpesh u dёrgonte letra, deri nё vitet ’70, kur u nda nga jeta. Kaluan shumё vite e unё e kisha harruar kёtё histori, por kur erdha nё Itali, gjatё kohёs kur isha nё Institutin e Anatomisё Patologjike tё Sienёs, punoja sё bashku me Prof Marcella Cintorino dhe njё ditё i tregova historinё e Dr Antonio e ndёrsa me degjonte me vemendje, mё tregoi se dhe babai i saj Salvatore Cintorino, ne vitin 1941, kishte qёnё nё Shqipёri, kishte marrё pjesё nё luftёn Italo – Greke. Kёsisoj bisedat ndiqnin njera tjetrёn dhe Marcella me shumё dёshirё e mall me tregoi historinё e tё atit. Salvatore kishte punuar nё postёn e Sienёs dhe njёkohesisht ishte muzikant. Luante nё violine, kitarё, piano, mandolinё dhe ishte pjestar i bandёs sё qytetit. Ne vitin 1941 e mobilizuan nё shёrbimin e detyrueshёm ushtarak dhe e dёrguan nё repartin e kёmbesorisё nё Taranto, ku shёrbente nё sektorin e ndёrlidhjes. Njё dite i kёrkoi komandёs leje tё shkonte tё festonte ditlindjen pranё familjes, por nuk e lejuan, kёsisoj e festoj me shokёt e tij te skuadres, tё cilёt i bёn njё dhuratё tё veçantё, i blenё njё violinё nё njё dyqan antikuariatesh ne Toronto. Violina ishte e vjetёr, e prodhuar nё vitin 1795 nё punishten e veglave muzikore tё

102


mjeshtrit francez Nicolas Lupot, i mirenjohur si Stradivari i Frances. Kjo violine e shoqёroi Salvatorin gjatё viteve tё vёshtira tё luftёs. Nё janar tё vitit 1941, reparti i tij u transferua nё Shqiperi dhe mori pjesё nё luftёn Italo-Greke. Reparti ku bёnte pjesё Salvatore lёvizi nga Berati, nё Gjirokastёr e sё fundi u vendos nё Permet. . Violina ishte “arma” e preferuar dhe mё e fuqishme e Salvatorit nё atё mjedis lufte. Luante çdo natё melodi tё bukura, qe ishin jo vetёm njё argёtim, por dhe njё formё lehtёsimi shpirtёror, pёr tё qёndruar larg atmosferёs dhe brutalitetit tё luftёs.

Salvatore Cintorino duke interpretuar nё violinё para portёs tё njё shtёpie nё Berat. Kur interpretonte ne violinё, tё gjithё e dёgjonin nё heshtje dhe me emocione ato melodi te bukura, madje shpesh kёndonin sё bashku kёngёn “O’ surdato ‘nnamurato – o ushtari i dashuruar”. Kjo kёngё ka njё histori tё bukur, tё lidhur me vendin tonё, sepse ёshtё kompozuar nё vitin 1915 nga Enriko Kanio, i cili bёnte pjesё nё rradhёt e ushtrisё italiane, tё dislokuar nё Shqipёrinё e Jugut, pra kjo kёngё shpreh trishtimin dhe mallin e ushtarit, qё luftonte larg dhe e ndjente largёsinё me tё dashurёn e tij, qё e priste nё Napoli. Kjo

103


kёngё e bukur u kёndua pёr herё tё parё nga ushtarёt italianё, qё luftonin nё Shqipёri. Çdo mbrёmje, Salvatore luante ne violine pjese nga muzika e Verdit, Rossinit, Donixetit, Maskanjit dhe para se tё flinin “koncerti” mbyllej me “Nokturne” tё Schubertit ose tё Mozartit. Njё dite, Marcella me prezantoi njё mikun e Salvatores, quhej Luigji Torti dhe ai kishte shёrbyer nё Shqiperi dhe me tregoi se Salvatore e konsideronte detyrim moral, tё luante nё violinё dhe jo vetem pjesё nga muzika italiane, por dhe muzikё shqiptare. I pelqenin shumё kёngёt e Beratit dhe meloditё e Permetit, madje kishte kompozuar njё “Ninna nanna” me motive muzike permetare, qё e luante çdo mbrёmje dhe tё shoqeruar me urimin “Pёr njё ditё tё nesёrme nё paqe”. Gjatё njё vizite nё shtepinё e Marcellёs, me treguan violinёn e Salvatores dhe e u befasova kur pashё se nё pjesёn e pasme tё kasёs ishin tё gdhendur emёrat e qyteteve shqiptare, ku ai kishte kaluar nё ato vite lufte. Pra kёtё violinё tё çmuar e kishte pёrdorur dhe si njё ditar tё intinerarit tё luftёs, duke filluar me Barin, nga ku u nis pёr nё Shqipёri, duke vazhduar me Durrёsin (Durazzo) e me rradhё Berati, Rehova, Gllava, Argirocastra, Kёlcyra, Pёrmeti, Ura Petranit. Krahas emёrave tё vendeve, kishte regjistruar dhe datat 2 janar, 15 shkurt, 13 maj dhe 2 qershor 1941 ... Silvana, bashkeshortia e Salvatore mё tregoi: “Ai nuk fliste kurrё pёr luftёn, por na tregonte mё shumё mall dhe respekte pёr miqёsinё me shqiptarёt, madje sa herё organizoheshin festa nё kontradat e Sienёs e nё rrethe shoqёrore, interpretonte nё violine dy valle tё bukura shqiptare, qё krijonin njё atmosferё alegrie, aq sa shpesh e detyronin t’i pёrsёriste. Ishin melodi shumё tё bukura ritmike”. Vitet e jetuara nё Shqiperi dhe muzika e bukur popullore shqiptare e shoqёruan Salvatorin dhe nё Siena, kёshtu nё orkestrёn “Dhoma Senese” tё mjeshtrit Ammannati, nё orkestrёn e kordave tё mjeshtrit Bocci, si dhe nё kuartetin “Schubert”, ai shpesh ka intepretuar dhe pjesё nga muzika shqiptare. Ne vitin 1986, Salvatore u nda nga jeta, por vepra e tij nderohet nga banorёt e Sienёs, madje emёrin e tij e mban dhe Grupit Muzikor i Universitetit te Sienёs. Violina e vjetёr e Salvatore Cintorino, e prodhuar nё vitin 1795 nga mjeshtri francez Nicolas Lupot, ruhet nga familja dhe nё kёto 220 vite histori, ka dhe njё pjesё tё bukur historie dhe jete shqiptare.

104


TREGUESI I LENDES 01. Parathёnia. Elvi SIDHERI .................................................................................. 5 02. Dy ngjarje me Prof Pellumb BITRI ............................................... 7 03. Mjekja shkrimtare dhe poete Liljana Kristuli .............................. 17 04. Me tre kolega italianё, nё njё konferencё nё Tiranё ................... 29 05. Bashkëpunim krijuesish:Zeqir Lushaj dhe Eriola Margjeka ..... 40 06. Drita... e një interviste, ose reçension pёr dy personazhe …….…. 46 07. Matura e vitit 1965: nga bankat e shkollës, në kremtimin e 50 vjetorit ........................................................... 52 09. Partizania Zenepe Koxherri ......................................................... 85 10. Save my Ryan ............................................................................... 93 11. Tinguj jete ................................................................................... 100

105


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.