Lutfi Alia | Atlas Morfologjia Patologjike 1

Page 1

1 2015 1


.

Mbesёs Emma ALIA

2


Mjekёsia ёshtё shkenca dhe arti, nё misione pёr tё shёruar jetёn.

3


Prof. Dr. LUTFI ALIA

ATLAS MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

1

Siena 2015

4


Autori Prof. Dr. Lutfi ALIA (MD, PhD) Titulli origjinal:

ATLAS MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

1

BOTIMI I PARË 2015

Redaktora:

Prof. Clelia MIRACCO (MD, PhD) Università Degli Studi di Siena – Italia

Konsulenta:

Prof. Sokrat MEKSI (MD, PhD) Universiteti Mjekёsor i Tiranёs – Shqipёri Prof Suzana MANXHUKA KERLIU (MD, PhD) Universiteti i Prishtinёs – Kosova

Reçensenta:

Prof Giuseppe MARCIANÒ (MD, PhD) Università Degli Studi di Siena – Italia Dr. Teona BUSHATI (PhD) Universiteti Mjekёsor i Tiranёs – Shqipёri

Kopertina: Riccardo PALLECCHI Realizimi grafik: Genci ALIA, Christina KRUUSE CHRISTENSEN

Siena 2015

5


TRYEZA E LËNDËS

Parathёnia. Prof. Dr. Sokrat P. MEKSI (MD, PhD)

8

Hyrje

9

Vёllimi I Kapitulli 1: Sëmundjet e vazave të gjakut dhe të vazave të limfës.

11

Kapitulli 2: Sëmundjet e zemrës.

31

Kapitulli 3: Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

64

Kapitulli 4: Sëmundjet e kokës dhe të qafës.

115

Kapitulli 5: Sëmundjet e aparatit të tretjes.

138

Kapitulli 6: Sëmundjet e mëlçisë, të fshikzës së tëmthit dhe të rrugëve të jashtëme të tëmthit.

178

Kapitulli 7: Sëmundjet e pankreasit ekzokrin.

205

Vellimi II Kapitulli 8: Sëmundjet e veshkave dhe të vijave urinare. Kapitulli 9: Sëmundjet e aparatit genital mashkullor dhe të prostatës. Kapitulli 10: Sëmundjet e aparatit genital femëror. Kapitulli 11: Sëmundjet e gjëndërrave të gjirit. Kapitulli 12: Sëmundjet e sistemit endokrin. Kapitulli 13: Sëmundjet e gjakut Kapitulli 14: Sëmundjet e indeve limfatike. Kapitulli 15: Sëmundjet e sistemit nervor qendrorë. Kapitulli 16: Sëmundjet e sistemit nervor periferik. Kapitulli 17: Sëmundjet e skeletit dhe të indeve të buta. Kapitulli 18: Sëmundjet e lëkurës. Kapitulli 19. Sëmundjet e syrit.

ATLAS – MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

1 6


VŃ‘llimi I

7


PARATHËNIA Prof Dr. Sokrat P. MEKSI Çdo libёr paraprihet gjithnjё nga njё qellim i caktuar, qё diktohet nga natyra, profili e nё mёnyrё tё veçantё, nga bashkёsia e lexuesve kujt i drejtohet. Nё kёtё kёnd vёshtrimi, “Atlasi Morfologjia Patologjike” me autor Prof. Lutfi Alia, ёshtё ideuar dhe hartuar sё pari pёr studentёt e mjekёsisё, por pёrbёn njё material te vlefshem dhe pёr specialistёt e shkencave morfologjike, pra per anatomopatologёt, histiologёt, citologёt dhe patologёt ligjorё. Qellimi parёsor i kёtij atlasi, ёshtё pa dyshim didaktik, pёr tё dhёnё njё informacion bazё ikonografik tё dёmtimeve morfologjike, qё pёrbёjnё substartin e sёmundjeve. Materiali mikroskopik i substratit patmorfologjik të shumё sёmundjeve, ёshtё prezantuar me tё dhёnat e reja, qё kanё ofruar studimet bashkёkohore me teknikat ekzaminuese imunohistokimike, me mikroskop elektronik, me mikroskop me dritё tё polarizuar dhe kontrast-faze, me imunoeneetike, me analizen semikuantitative te imazheve, me citometrinё me fluks etj, tё cilat janё themelet shkencore tё vendosjes sё njё diagnoze tё shpejtё dhe tё saktё. Fotografitё mikroskopike dhe ato makroskopike, që shprehin substratet patmorfologjike tё sёmundjeve me kryesore tё organizmit tё njeriut , janё zgjedhur me kujdes, tё shoqёruara dhe me shёnime spieguese pёr demtimet e mirёfillta mё tipike dhe me diagnozën morfologjike. Prezantimi nё kёtё formё tё kombinuar, ёshtё realizuar nga autori me vemendje dhe me qellime didaktike. Prof Lutfi Alia, morfolog me pervojё tё gjatё shkencore dhe profesionale, pёrmes kёtij atlasi, bёn kodimin e substratit morfologjik, duke i dhёnё vlerat diagnostike kompleksit tё dёmtimeve indore, qё shumё semundje “gjurmёzojnё” nё qelizat dhe stromёn e indeve tё organeve tё brendёshme. Pikёrisht kёtu qёndron thelbi i artit dhe i shkencёs sё Anatomise Patologjike, tё kёsaj disipline tё madhe, e cila priret tё deshifroi kodin e “rrëfimit memec” tё indit tё lёnduar dhe tё dёmtuar nga shkaktarёt e shumtё, duke treguar pse dhe si shkaktohen sёmundjet, cili ёshtё substrati morfologjik pёrgjegjёs pёr shprehjen e shenjave klinike, pёr ndryshimet biokimike, pёr fazat e zhvillimit tё sёmundjes, per pasojat nё organe dhe rrugёt me efektive tё mjekimit tё sëmundjeve. Kёto objektiva, Prof. Lutfi Alia, nё saje tё profesionalizmit dhe eksperiencёs shkencore nё fushёn e Anatomisё Patologjike, i ka realizuar me suksese. Kёto janё dhe arsyet, qё na shtyjnё tё besojmё se ky libёr, pёr nga vlerat shkencore dhe ato praktike qё ai mbart, ёshtё nё ndihmё tё bashkёsisё studentore, por do tё ndihmoi dhe komunitetin mjekёsor paraklinik e klinik, pёr krijimin e njё shёrbimi sa mё cilёsor, pёr parandalimin e semundjeve dhe nё dobi tё shёndetit tё sёmurёve.

8


HYRJE Mjekesia ёshtё shkenca dhe arti ne misione pёr tё mbrojtur e forcuar shёndetin dhe pёr tё zgjatur jetёn e njeriut. Formimi profesional dhe shkencor i mjekut, bazohet në tekstet bazë dhe ndihmës, që ofrojnë njohuritë profesionale mjekёsore për ushtrimin e profesionit të mjekut. Njё ndёr disiplinat baze nё formimin e mjekut ёshtё edhe anatomia patologjike, shkenca qё studion bazat patologjike tё semundjeve, pra substratin e demtimeve indore dhe organore. Nga njё disipline fondamentale morfologjike nё kuptimin klasik, anatomia patologjike ёshtё bёrё shkenca, qё i dedikohet studimit tё modifikimeve dhe tё demtimeve indore deri nё nivel molekular, duke e bёrё realitet postulatin Morganian: “identifikimin me metoda ‘anatomike’ jo vetёm i indit tё dёmtuar, por dhe tё shkaqeve tё sёmundjeve”. Progresi i shkencave mjekёsore nё dy dekadat e fundit, e ka shndёrruar anatominё patologjike nё shkencё tё aplikuar pranё shtratit tё semurit, ku kontribuon nё zbulimin e natyrёs tё dёmtimeve qelizore dhe indore, nё diagnozёn e herёshme, kontrollon e fazat zhvillimit të dёmtimeve nё organe, ndjek ecurinё klinike, verifikon efektet e mjekimit dhe ndihmon nё parandalimin e sёmundjeve. Arritjet shkencore nё anatominё patologjike, e kanё modernizuar dhe proçesin didaktik, qё zhvillohet nё nivel tё lartё teorik dhe praktik, duke ndikuar ne zgjerimin dhe thellimin e vizionit tё pёrgatitjes profesionale dhe shkencore tё studentёve, me synim, qё tё paisen me aftёsi dhe kompetenca mjekёsore, kesisoj formohen pёr tё ushtruar nё praktikё profesionin e mjekut. Didaktika bashkёkohore shpreh nivelin e lartё shkencor tё anatomisё patologjike, nё aspektet si dhe sa reflektohen nё proçesin mёsimor njohuritё e reja shkencore dhe zbulimet e reja bioteknologjike, qё janё nё dispozicion tё formimit profesional dhe shkencor tё mjekёve. Tё bёhesh mjek i mirё nё ditёt e sotme, kёrkohet formim kompleks dhe me nivel shkencor, te shoqeruara me informim tё vazhdueshёm me njohuritё bashkёkohore dhe me domozdoshmёrinё e zbatimit tё tyre nё praktikёn mjekёsore. Dihet se arti i praktikës ёshtё konkretizimi i teorisё, pra i parimeve shkencore tё mjekёsisё, andaj studenti sa mё i formuar teorikisht, aq me i aftё do te jete profesionalisht. Gjate praktikes mesimore, studenti sheh në mikroskop atë që di, atëqë ka studiuar. Praktika ёshtё art dhe shkencë, qё dinё ta realizojnё me mjeshtri vetёm mjekët, qё kanё formim teorik cilёsor bashkёkohor dhe qё pёrditёsohen rregullisht me njohuri tё reja shkencore. Megjithё volumin masiv tё informacionit shkencor, sidomos me spaciumin e gjёrё, qё ka krijuar universi i internetit, tekstet univeristare bazё dhe ato ndihmёse nuk e kanё humbur aktualitetin, pёrkundrazi pёr t’iu pёrgjigjur nivelit dhe ritmeve tё kohёs, ёshtё pёrshpejtuar ripunimi dhe ribotimi i tyre, kёsisoj i japin studentёve tё mjekёsisё informacion bashkёkohor, me rol themelor nё formimin e tyre profesional dhe shkencor. Ne tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve”, të botuar on-line, trajtimin teorik tё dёmtimeve nё inde dhe nё organe, e kam ilustruar me një numër të konsiderueshëm fotografishë, qё shprehin shёmbelltyrat mё tipike tё dёmtimeve tё mirёfillta indore dhe kompleksin e dëmtimeve nё organe, por vendosja e ikonografive në një tekst mёsimor ka njё kufi, andaj për t’i dhene studentit një informacion më të gjërë shkencor dhe praktik, mendova t’i bashkangjis këtij libri njё CD, ku do të vendosja atlasin e morfologjisë patologjike, te pёrgatitur me shumë shëmbëlltyra mikroskopike, si dhe me njё numër të kufizuar fotografishë me modifikimet makroskopike në organet e lënduara nga semundjet.

9


Tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve” nuk munda ta shtyp, kuptohet nuk munda ta shoqeroj as me CD me atlasin e morfologjisё patologjike, sepse nuk u financuan nga asnjё prej universiteteve shqiptare. Nё kёto rretha, fillimisht tekstin dhe tani atlasin, i botova on-line, në portalin issuu.com, kёsisoj mund tё shfrytezohen masivisht nga studentёt dhe nga mjekёt. Me hartimin e Atlasit Morfologjia Patologjike, jam pёrpjekur t’i ofroj studentit, shёmbёlltyrat mikroskopike më tipike tё dёmtimeve nё inde, të shoqeruara me diagnozat respektive anatomo patologjike, kёsisoj studenti dhe mjeku mund tё ballafaqojnё shenjat e shprehjes klinike dhe biokimike tё sёmundjes, me kompleksin e dёmtimeve tё mirёfillta morfologjike nё organe. Kur mjeku dhe studenti ekzaminon njё agobiopsi tё mёlçisё, mikroskopikisht shikojnë dёmtimet nekrotike tё hepatociteve dhe reaksionet inflalamatore, pershtatese dhe rigjenerative, te shprehura me prishje tё strukturёs trabekulare tё lobulit, kesisoj ata janё nё gjendje tё vleresojnë diagnzozёn dhe te spjegojne pse rriten transaminazat, qё verifikohen nё analizёn e gjakut tё pacientit. Kёsisoj gjykohet pёr njё tё sёmurё me insuficiencё renale akute, kur nё indin veshkor tё marrё me agiobiopsi, identifikohet nekroza akute e epitelit tё tubujve veshkorë dhe në vazhdim për shume sëmundje të tjera, si për infarktin akut të miokardit, për pankretatin akut nekrotiko-hemoragjik etj. Pёr ta bёrё tё lehtё dhe më praktik pёrdorimin e atlasit, e kam prezantuar të ndarë nё dy vёllime, duke respektuar strukturën në kapituj sipas sistemit tё organeve, si jane tё trajtuara nё tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve”. Në realizimin e atlasit, kane kontribuar shumë kolegë, të cilët ishin për mua si bashkpuntorë në përfundimin me suksese tё kёsaj vepre komplekse. Në mënyrë të veçantë i shpreh mirënjohjen Prof Clelia Miracco (Klelia Mirako), pedagoge e anatomisë patologjike në Universitetin e Sienës - Itali. Prof Klelia Mirako është redaktore shkencore e atlasit dhe krahas këshillave të vlefshme në hartimin e kësaj vepre, më ka dhuruar shëmbëlltyra mikroskopike të sëmundjeve të lëkurës dhe të disa neoplazive të organeve, që më ndihmuan ta zgjeroj dhe ta pasuroj këtë punim me patologji të shumta. Një ndihmë të madhe më kanë dhënë dy miqt e mi më të mirë, Prof Sokrat P. Meksi pedagog i Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe Prof Suzana Manxhuka Kerliu, pedagoge e anatomisë patologjike në Universitetin e Prishtinës, të cilët ishin jo vetëm dy konsulenta profesional të zellshëm, por dhe më kanë inkurajuar vazhdimisht, në perfundimin me suksese të këtij punimi voluminoz. Falenderoj dy reçenstentët, Prof Giuseppe Marcianò, drejtori i qendrёs tё bronkologjise diagnostike ne Spitalin Universitetit te Sienës – Itali, dhe Dr Teona Bushati, pedagoge nё Universitetin Mjekёsor të Tiranës, për analizën e kujdesëshme dhe vlerёsimet për atlasin morfologjia patologjike. L. Alia

10


1

SËMUNDJET E VAZAVE TË GJAKUT DHE VAZAVE TË LIMFËS

Shëndeti është detyra e parë e jetës. O. Wilde Sistemi i qarkullimit tё gjakut, ndёrtohet me një rrjetë tё mbyllur vazash arteriale dhe venoze, qё bashkohen nё zemёr, e cila ёshtё pompa, qё e shperndanё gjakun nёpёr organe dhe mbledh gjakun qarkullues. Krahas funksionit hemodinamik, sistemi vaskular merr pjesё nё ruajtjen e homeostazёs, rregullon oksigjenimin e indeve, realizon ushqyerjen dhe shkёmbimin e lёndeve, eleminon prodhimet perfundimtare tё metabolizmit indor, merr pjesё aktive nё proçeset inflamatore dhe imunitare, kontribuon ne morfogenezёn e organeve dhe nё rritjen e neoplazive. Sёmundjet e arterieve, janё mё tё shpeshta, tё shprehura me njё problematike mjekёsore e sociale, me invaliditet tё lartё dhe vdekshmёri shqetёsuese. Sёmundjet e venave dhe tё enёve limfatike janё mё tё rralla se sa tё arterieve, por krijojnё invaliditet tё lartё, madje vena varrikoze dhe flebotromboza, ndeshen shpesh nё praktikёn mjekёsore dhe janё terren i zhvillimit tё trombembolive, me pasoja pёr shёndetin, madje shpesh bёhen shkaku i vdekjes i tё sёmurёve, qё janё bartёs tё kёtyre patologjive. Ndёrtimi anatomik i enёve tё gjakut ёshte i njёtrajtshёm, me 3 shtresa: intima, muskularia dhe adventicia. Me zvogёlimin e kalibrit tё vazave, nё njёsitё mё tё vogla si arteriolat, venulat e sidomos nё kapilarёt, shtresat e paretit reduktohen dhe bёhen me pak tё dallueshme. Intima. Ështё e tapetizuar me shtresёn e qelizave endoteliale, tё mbёshtetura mbi membranёn bazale dhe nё indin bashkёlidhёs subendotelial. Nё tё porsalindurit, intima ёshtё e hollё, por gjatё rritjes, trashet nga shtimi progresiv indit bashkëlidhёs subendotelial, i shtrojёs dhe i qelizave miointimale. Sinori i jashtёm i intimёs të arterieve, kufizohet nga njё shtresё me fibra elastike tё çrregullta, tё shpёrndara e tё thurura nё drejtim gjatesor, duke formuar nje trinë indi elastik tё valёzuar, e quajtur lamina elastike e brendёshme. Vendosja e kryqёzuar e fibrave elastike, krijon dritare nё laminёn elastike, nёpёrmjet tё cilave kalojnё elementet e gjakut dhe migrojnë qelizat muskulare tё lemuara tё medias, qё hyjnё në intimёn. Nё arteriet elastike dhe muskulare, fibrat elastike janё tё shumta, tё vendosura nё trajtёn e njё membrane tё brendёshme, e shtrirё në bllok e nё vazhdimёsi me fibrat elastike tё shtresёs sё mesme. Nё arteriet e vogla, lamina elastike çduket, kёsisoj prearteriolat dhe arterieriolat, ndёrtohen nga shtresa e qelizave endoteliale, shtresa muskulare dhe fleta kolagene e adventicies. Nё venat, intima ёshtё e hollё, ndёrsa lamina elastike e brendёshme, qё kufizon intimёn me shtresёn muskulare, bёhet e dukёshme vetёm nё venat e mёdha. Tunika muskulare. Pёrbёhet nga qelizat muskulare tё lemuara, tё pakёtuara nё tufa me vendosje rrethore, ose spirale, tё perziera me fibra elastike. Qelizat endoteliale karakterizohen me aktivitete multifunksionale. Shtresa muskulare, me aktivitetin tkurrёs dhe lёshues e zgjeron dhe e ngushton lumenin e vazёs, kёsisoj kontrollon presionin vazal dhe sasinё e gjakut tё shpёrndarё nё inde. Arteriet, qё kanё shtresёn e mesme tё pasur me fibra elastike (aorta, arteriet subklavie, iliake, femorale etj), janё arterie elastike. Indi elastik, ne sinorin e jashtёm tё medias tё arterieve, formon membranёn elastike tё jashtёme.

11


Me kalimin e moshёs, sidomos nё pleqёri, fibrat elastike pakёsohen e zёvendёsohen me ind fibroz, çka ndikon, qё pareti i vazave tё humbi elasticitetin, tё zgjerohet lehtё, sidomos kur rritet presioni i gjakut, ose kur vaza pëson pёrdredhje, si ndodh me venat. Shtresa muskulare ёshtё me e zhvilluar nё arteriet e tipit muskular me kalibёr tё mesёm e tё madh. Fibrat elastike nё shtresёn muskulare, shihen me ngjyrime speciale në ekzaminim e seksioneve indore nё mikroskop elektronik dhe nё mikroskop me dritё tё polarizuar. Shtresa e adventicies. Pёrbёhet nga indi bashkëlidhёs, fibrat kolagene, fibrat elastike dhe nga fijet nervore (rregullojnё autonominё dhe modifikojnё lumenin vaskular). Adventicia e arterieve tё mёdha (aorta), ka vaza tё vogla gjaku, tё quajtura vasa vasorum, tё cilat depёrtojnё deri nё dy tё tretat e jashtёme tё shtresёs muskulare, ku kontribuojnё nё furnizimin me gjak tё paretit vaskular. Nё bazё tё kalibrit dhe tё veçorive strukturale, arteriet ndahen nё tre grupe: a. Arterie me kalibёr tё madh, ose elastike (aorta, arteriet subklave, arteriet iliake etj). b. Arterie me kaliber te mesem - arterie muskulare (arteriet renale, koronare, cerberale, hepatike etj); c. Arteriet e vogla, me diametёr nёn 2 mm (arteriet terminale) dhe arteriolat, tё pasura me mbaresa nervor tё sistemit autonom. Arteriet e vogla e sidomos arteriolat, me dukuritё e ngushtimit dhe zgjerimit tё lumenit, kontrollojnё fluksin e gjakut nё inde. Vazat e gjaku preken nga patologji tё veçanta, ndёr tё cilat mё e shpeshta ёshtё ateroskleroza, qё mbizotёron nё arteriet e tipit elastik dhe muskular, ndёrsa hipertensioni arterial lidhet me modifikimet, qё pёsojnё arteriolat dhe arteriet e vogla. Nё zhvillimin e patologjive tё enёve tё gjakut, rol tё posaçёm kanё qelizat endoteliale dhe qelizat e muskulares sё lёmuar tё paretit tё vazave.

12


SËMUNDJET E VAZAVE TE GJAKUT

Hiperemia nё rrjetin vaskular terminal. Arteria, arteriolat dhe rrjeti i dendur i kapilarёve.

Trajektoria e kapilarit nё medullёn kockore. Shihen bёrthamat e qelizave endoteliale. (Ngjyrimi me eozinё – hematoksilinё).

Qelizat endoteliale të aktivizuara. Shihet shprehja e molekulave adezive: ICAM, JAM, VCAM, PECAM-1, CD99 dhe grupi i kemiokinave (Integrinat β2, β1, β7, LFA-1, Mac-1, α4β1, α4β7). Ekzaminimi ne mikroskop me flouereshence i qelizave endoteliale të paretit të arteriolave.

Struktura tridimensionale e ACE. (Angiotensine Converting Enzyme) .

13


ARTERIOSKLEROZA DHE ATEROSKLEROZA

Qelizat muskulare tё lёmuara nё gjёndje tё tkurrura nё paretin e arteries. (N – bёrthama qelizore). (Pamja në mikroskop elektronik).

Skleroza me kalcifikime tё shtresёs sё mesme tё arteries. (Sёmundja e Mönckeberg).

Proliferimi fibrobllastik nё intimёn e arteries renale, i ndёrlikuar me ngushtim tё lumenit.

Grup makrofagёsh me citoplazmёn tё mbushur me lipide (foam cells), tё vendosur nё intimёn e arteries koronare. Faza I e aterosklerozёs.

14


Segment i aortёs torakale me strie te shumta lipidike nё intimё (shigjeta). Faza II e aterosklerozёs.

Grumbullim makrofagёsh me citoplazmёn tё mbushur me lipide (foam cells), tё vendosur nё intimёn e arteries. Faza II e aterosklerozёs.

Paraateroma. Grumbuj makrofagёsh, me përmbajtje lipidesh në citoplazёm, prani lipidesh të derdhura në mjedisin ekstraqelizore dhe shtim i shtrojёs fibrilare ndёrqelizore.

c b

a Paraateroma: (ngjyrimi me Scharlat). a. Grumbullim lipidesh intraqelizore. b. Prania e lipideve jasht qelizore (stroma). c. Grupime elementesh mononucleare.

15


Pllaka ateromatoze nё arterien koronare, tё formuara rreth ostiumeve tё degёve dytёsore.

Ateroma e arteries koronare. Nё qendёr bёrthama lipidike e mbuluar nga kapuçi fibrotik. Lumeni i arteries i ngushtuar mbi 75 %.

Berthama lipidike e mbushur me makrofagё shkumozё, tё vendosur nё matriksin fibrilar me pamje amorfe, me depozita lipidike ekstraqelizore, prani elementesh mononukleare dhe depozitime kristalesh të kolesterolit.

Qёndra e bёrthamёs lipidike: Makrofagё shkumoz, nё matriksin amorf eozinofilik te intimes, prani kristalesh kolesteroli.

16


Pamja nё mikroskop me dritё tё polarizuar e depozitimeve tё kolesterolit nё intimёn e aortёs (birefringjenca e kristaleve).

Neovaskularizimi nё kёndin e ateromёs.

Vazat kapilare tё neoformuar nё kёndin e pllakës aterosklerotike. (ngjyrimi me trikrom Vert – Lumier).

Pllaka aterosklerotike me ndёrlikime. Hemoragjia rreth vazave tё neoformuara nё kapuçin e ateromёs dhe prani kristalesh të kolesterolit

17


Pllaka fibrolipidike, ose fibroateroma. Nё qendёr ndodhet bёrthama lipidike e mbuluar me kapuçin e trashё. (Faza Va e aterosklerozёs).

Pamje e zmadhuar e bёrthamёs lipidike nё fibroateroma. (Faza Va)

Pllaka ateromatoze me kalcifikime nё pjesёn bazale. (Faza Vb e aterosklerozёs).

Pllaka fibromatoze me zhvillim intensiv fibroze, me kapuçin e trashё dhe me bёrthamё lipidike tё vogёl. Faza Vc e aterosklerozёs.

18


Pllaka fibromatoze me zhvillim fibroze dhe me bёrthamё lipidike tё vogёl. (Faza Vc e aterosklerozёs).

.

Pllaka ateromatoze me ndёrlikime nё arterien koronare tё majtё. Ruptura e kapuçit, derdhja e pёrmbajtjes lipidike dhe hemoragjia e pllakёs.

Pllaka ateromatoze në arterien koronare. Faza me nderlikime. Vatra hemoragjie në brendesi të kapuçit, prani mononuklearesh, makrofagësh shkumoz dhe prani kristalesh kolesteroli.

Pllaka ateromatoze nё arterien koronare me nderlikime trombotike. Vatra hemoragjie nё brendёsi tё kapuçit, makrofagё shkumoz, kristale kolesteroli dhe trombi i mbivendosur, që e zvogëlon lumenin.

19


Arteria koronare, me lumen tё ngushtuar 90 %, nga pllaka ateromatoze. Berthama lipidike e zbrazur.

Aorta abdominale me ateroskerozё me ndёrlikime. Shihen pllaka ateromatoze tё ulçeruara dhe prani trombesh të mbivendosur.

Hipertrofi e muskulatures të ventrikulit të majtë dhe e septit interventrikular, që kanë ngushtur hapsiren ventrikulare (pakësim i volumit sistolik). Rast me hipertension arterial paresor.

Hipertrofia koncentrike e ventrikulit të majtë. Trashja e paretit të ventrikulit të majtë 2, 5 cm.

20


Arteriolohialinoza e arteriolёs aferente në glomerulin veshkor (shigjeta).

Arteriolohialinoza e paretit nё arterien e vogёl intersticiale tё veshkave.

Hialinoza e paretit tё arterieve hepatike.

Aneurizma nё formё thesi e aortёs abdominale, e zhvilluar mbi bifurkimin aortal.

21


Aorta disekante: Çarja e paretit tё aortёs ngjitёse, e harkut tё aortёs dhe aortёs torakale, duke formuar njё kavitet paralel me lumenin e aortёs. Kaviteti disekant ёshtё i mbushur me koagula gjaku dhe me trombe parietale.

LV

Aorta e çarё (disekante). Krijohet pamja me dopjo lumen e aortёs. LF- lumeni fallco, qё perkon me pjesёn e çarё tё aortёs, e mbuluar me endotel te proliferuar. LV- lumeni i aortёs sё vёrtetё. LF

Aneurizma e ventrikulit tё majtё. Pareti i infarktuar i holluar dhe i zgjeruar, me ndryshime fibroskleroze tё endokardit dhe tё miokardit qё kishte pësuar infarkt.

Nekroza kistike e medias tё aortёs.

22


VASKULITET

Paraqitja skematike e rimodelimit të arteries.

Antitrupat c ANCA. Pamja në imunofluoreshencё e antitrupave anticitoplasmike tё drejtuar kundër proteinaza 3 (Pr3) Rasti me granulomatozёn e Wegener.

Antitrupa c-ANCA (zmadhim i madh). Rast me granulomatozën e Wegener.

p ANCA: Pamja nё imunofluoereshencё e antitrupve perinukleare tё drejtuara kundёr mielloperoksidazёs. Rast me granulomatozёn e Wegener.

23


.

Poliarteriti nodoz: Nnekroza fibrinoide e shtresës së mesme të arteries e rrethuar me infiltrate limfocitare.

Panarteriti nodoz i arteries koronare, i ndёrlikuar me ngushtim tё lumenit.

Panarteriti nodoz: Nekroza fibronoide e paretit tё arteries.

Arteriti granulomatoz gjigandoqelizor i arteries temporale (zmadhim i vogël). Trashja e paretit me ngushtim tё lumenit të arteries.

24


Arteriti granulomatoz gjigandoqelizor i arteries temporale. Ngjyrimi i fibrave elastike, evidencon kёputjen dhe çdukjen e lamina elastica interna.

Arteriti Takayasu. Trashja e paretit, me ngushtim të lumenit të arteries subklavia tё djathte (arteriografia). Nё kuadratin e vogёl, pamja mikroskopike e arteries subklavia me paretin tё trashur dhe lumenin e ngushtuar.

Aneurizma e arteries koronare nё sёmundjen e Kawasaki. (Koronarografia).

Poliangoiti mikroskopik... (Angioiti Leukocitoklazik). Infiltrate mononukleare të fragmentuar në paretin e vazes dhe perivaskulare.

25


Poliangoiti mikroskopik. Nekroza fibrinoide segmentare e shtresës së mesme të venules. Infiltrate mononukleare të fragmentuar ne paretin e vazes. (leucocitoclazia e venules postkapilare në mushkëri).

Poliangoiti mikroskopik. Imunofluorescenza e biopsisё sё lekurёs. Angoiti leukocitoklazik rezulton pozitiv per IgG.

Angioiti Leukocitoklazik. Glomerulonefrtit nekrotik fokal - segmentar.

Granulomatoza e Wegener e mushkerisё. Nekroza si harta gjeografike nё indin pulmonar. ().

26


Vaskuliti granulomatoz i Wegener. Granuloma e formuar nga limfocite, plazmocite, makrofagё dhe qeliza gjigande multinukleare nё paretin e arterieve pulmonare.

Vaskuliti me qeliza gjigande multinukleare nё granulomatozёn e Wegener.

Sindroma Churg-Straus. Granuloma multiple pulmonare

Sindroma Churg-Strauss. Vaskuliti nekrotizant nё arteriet e vogla.

27


Sindroma Churg-Strauss. Vaskulit granulomatoz pulmonar, i infiltruar me eosinofile.

Ulçera orale aftose nё Semundjen e Behcet. Eritema nodoze, pseudofolliculite, lezione pseudoacneiforme në mukozë. Per diagnozen perdoret Pathergy-test: Formohen papula - pustola 24 - 48 orё pas injeksionit intradermik.

28


SËMUNDJET E VENAVE DHE TË ENËVE LIMFATIKE

Venat varrikoze (flebografia).

Tromboflebiti. Prania e trombit, i ngjitur ne paretin e venёs, me dukuri tё shprehura flebiti. Pareti i venёs i inflitruar me elemente inflamatore PMN dhe mononukleare.

Keqformim arteriovenoz i trurit. Komunikim anormal i arterieve me venat, prani trombesh, hemoragji intracerebrale dhe inflamacion i moderuar perivaskular.

Zgjerim i enёve limfatike tё intestinit dhe edema difuze submukozale.

29


NEOPLAZITË E VAZAVE TË GJAKUT DHE TË LIMFËS

Hemangioma kavernoze.

Sarkoma e Kaposi. Proliferim i qelizave endoteliale boshtore dhe grumbullime trupash hialine.

.

Hemangioendotelioma

Angiosarkoma

30


2

SËMUNDJET E ZEMRËS

Kur respiroj thellë, dëgjoj të rrahurat e forta të zemrës dhe jetoj. Sylvia Path Zemra ёshtё organi qёndror i sistemit kardiovaskular, qё rreh (tkurret dhe lёshohet) mbi 40 miljon herё nё vit, kësisoj punon pёr tё hedhur nё sistemin e qarkullimit vaskular mbi 6000 litra gjak nё ditё, qё shperndahet pёr furnizimin e indeve me oksigjen e me lёndё ushquese dhe pёr tё eleminuar lёndёt pёrfundimtare tё metabolizmit. Sёmundjet e sistemit kardiovaskular janё nё vendin e parё pёr incidencё dhe shkaku i kryesor i vdekjeve, ku pёrfaqёsojnё 35 – 40 % tё vdekjeve postanatale nё njё vit. Patologjitё kryesore qё lёndojnё zemrёn janё keqformimet kongenitale, kardiopatitё iskemike, kardiopatia hipertensive, kardiopatitё e lidhura me patologji pulmonare, kardiopatitё nё demtimet valvulare, patologjitё primitive tё zemrёs dhe neoplazitё. Patologjia kardiovaskulare shpesh kushtёzohet nga ndikimi i faktorёve rrezikues tradicional si hiperkolesterolemia, hipertensioni arterial, diabeti i sheqerit, duhani, mbidhjamosja etj, por rreth 50 % e rasteve kanё nё themel faktorёt hereditar, qё sugjerojnё predispozicion genetik tё njё grupi semundjesh. Vitet e fundit janё identifikuar disa markatorё genikë te rrezikut kardiovaskular, qё kanё sugjeruar se disa semundje zhvillohen nga ndёrveprimet komplekse tё geneve me faktoret mjedisor (duhani, djeta, mbidhjamosja etj). Ndёr genet mё tё studiuara jane ato tё angiotenzinogenit (AGT), faktorit V Leiden (F5), geni i protrombinёs (Faktori II), tё cilët kanё rol nё zhvillimin e disa semundjeve kardiovaskulare. Rritja e jetёgjatesisё sё priteshme tё popullatёs, nё veçanti rritja e numurit tё subjekteve mbi 80 vjeç, ka diktuar studimin e ndryshimeve morfologjike nё sistemin kardiovaskular tё moshuarve. Statistikat demografike sugjerojnë se, numuri i banorёve > 65 vjeç, në vitin 2050 dyfishohet, nё krahasim me vitin 2000, çka orienton domozdoshmërinë e intensifikimit tё studimeve gerartrike tё organeve tё sistemit kardiovaskular nё tё moshuarit, madje kёto semundje janё dhe pёrgjegjёsit kryesorё tё invaliditetit dhe shkaku i vdekjeve tё subjekteve tё ketyre moshave. Plakja e zemrёs (senescenca) shprehet me ndryshime morfologjike tё miokardit, perikardit, tё valvulave, tё paretit tё arterieve koronare, nё sistemin e pёrçueshmёrisё tё impulseve dhe vazat. Gjatё plakjes, rritet sasia e dhjamit nёn epikard, sidomos nё faqen anteriore tё ventrikulit tё djathtё dhe nё septin interatrial; zvogelohet dimensioni gjatёsor i zemres (baza - maja), sidomos nё subjektet, qё vuajnё nga hipertensioni arterial. Plakja e kuspideve tё valvulave mitrale dhe të valvulave tё aortёs, shoqёrohen me kalcifikime tё qarkut mbёshtetёs (stenoza kalcike), të buzёve të valvulave trashen nga fibroza dhe pёsojnё degjenerime mukoide dhe ulje të konsistencёs, për çka kuspidet e mitrales, gjatë sistolës ventrikulare, shtyhen lart drejt atriumit tё majtё, duke simuluar prolapsin mitral. Në disa subjekte të moshuar, nё buzёt e valvulave mitrale dhe aortale, formohen zgjatime filiforme (rritjet e Lambl), tё cilat mendohet se janё trombe tё vegjёl tё organizuar në buzet e valvulave. Gjatё ndryshimeve morfologjike nga plakja, modifikohen dhe vazat e mёdha tё zemrёs, kёsisoj aorta ngjitёse zgjerohet, anohet lehtё nga ana e djathtё, duke e spostuar nga e majta bazёn e septit interventrikular, qё pёson perdredhje (septumi sigmoid) duke e ngushtuar hapsiren e ventrikulit te majte. Ky modifikim, nga ana funksionale imiton bllokimin e sistolёs tё zemrёs sё majte, njёlloj si ndodh nё tё sёmurёt me HTA. Aorta torakale, zgjatet dhe shtremberohet, pёrmban pllaka aterosklerotike, nё fazën me nderlikime (ulçerohen, kalcifikohen, kanё trombe). Shtresa muskulare e aortёs pёson fragmentime tё fibrave elastike dhe grumbullime fibrash kolageni, qё çojnё nё ulje tё elasticitetit tё paretit. Arteriet koronare lёndohen nga ateroskleroza difuze, qё e ngushton lumenin, duke u nderlikuar me hipoksi te miokardit (stenokardia, iskemia, infarkti akut i miokardit). Miokardi i “plakur”, ka numёr mё tё vogёl miocitesh, shtohen indi bashkёlidhor intersticial dhe fibrat kolagene. Në interstic dhe në paretin e vazave shfaqen depozita amiloidi (amiloidoza senile). Sarkoplazma e miociteve mbushet me granula tё shumta lipofuscine (atrofia bruna) dhe pёson degjenerim bazofil nga grumbullimi i nёnprodhimeve tё metabolizmit tё glikogjenit.

31


SEMUNDJET E ZEMRES

Hipertrofia koncentrike e ventrikulit tё majtё, me reduktim të hapsirës ventrikulare, e ndёrlikuar me pakёsimin e vёllimit sistolik.

Pamja mikroskopike e hipertrofisё tё miokardit.

Cor pulmonare. Hipertrofia e ventrikulit tё djathtё dhe zgjerim i atriumit tё djathtё.

Cor pulmonare. Hipertrofia e miokardit. Miocitet me depozitime lipofuscine, nё trajtё granulash ngjyrё ari.

12. 3. KARDIOPATITË.

32


Skema e difektit interatrial.

Difekti interatrial (foramen ovale apertum).

Skema e difektit interventrikular. Forma cianotike. .

.

Difekti interventrikular, Mungon pjesa e sipёrme e septit.

33


Coarctatio aortae dhe ductus Botalli persistent.

Coarctatio aortae. Forma “adulte” me ngushtim tё harkut tё aortes para ligamentit dhe atrezia e arteries pulmonare.

Skema e anomalive nё tetralogjinё e Fallot

Tetralogjia e Fallot Anomalitё, me shprehje klinike nё formёn rozё, me shuntin nga e majta në të djathtë.

34


Tetralogjia e Fallot Forma klasike e shprehur me cianozё.

Transpozicioni i vazave tё mёdha. Aorta del nga ventrikuli i djathtё dhe arteria pulmonare nga ventrikuli i majtё. Anomalia shoqёrohet me difekt interventrikular.

AP

Trungu arterioz komun. Anomalia e shoqëruar me difekt interventrikular.

Trungu arterioz komun. Bigёzimi i trungut vazal me hyrjen nё aortё dhe nё arterien pulmonare.

35


Ateroskleroza e arteries koronare. Hemoragjia e pllakёs ateromatoze, nё arterien koronare tё majtё.

Ateroskleroza e arteries koronare. Trombi nё pllakёn ateromatoze, qё e ka bllokuar lumenin e arteries koronare.

Infarkt akut i miokardit me moshe < 3 orё: Prova e nitro-blu-tetrazolium, shpreh territorin e miokardit me infarkt tё freskёt, qё do tё mbetej i padukshёm ne se nuk perdoret kjo teknikё pёr ngjyrimin e seksioneve makroskopike (Ngjyrimi me Clorur Trifebiltetrazolium).

Infarkt akut i miokardit. Me shtrirje antero - apikale dhe i ndёrlikuar me perikardit epistenokardik.

36


Infarkt akut i miokardit. Pamja e “mermerizimit” e zonës tё infarktit tё miokardit me moshё 12 orё.

.

Infarkt akut i miokardit: 24 – 72 orё. Shtrirja transmurale e infarktit

Infrakti miokardi me moshё 4 ditёsh.

Infrakt miokardi me shtrirje antero-septale, me moshё 10 ditёsh.

37


Infrakti miokardi i vjetёr, me vatra cikatrizimi.

Infrakti subendokardial. (territoret e nekrozёs me ngjyrё gri).

Dёmtimi i pakthyeshёm i qelizёs sё miokardit. Ruptura e sarkolemёs dhe depozitimet dense nё mitokondret. (Mikroskopia elektronike).

Mitokondri me depozitime amorfe, me kёputje tё kreshtave dhe me depozitime kalciumi. (Mikroskopia elektronike).

38


IAM Pasoja e iskemisë te miokardit ne 3 orët e para. Nё mikroskop optik shihet valёzim i fibrave muskulare, edema intersticiale dhe esktravazate.

IAM: Grumbuj tё Acetil CoA nё trajtё vakuolash nё sarkoplazmёn hipereozinofile tё fibro-qelizave miokardiale.

IAM Ndryshimet histologjike ne 4 – 12 orёt e para nё infarkt akut tё miokardit janё nekroza e bandave te tkurrjes, fibrat miokardiale humbin strijet e tёrthorta, nukleuset mjegullohen.

IAM Infiltrimi leukocitar rreth territorit të nekrozes koagulative të miokardit. Infarkt i miokardit me moshё 12 – 16 orё.

39


IAM. Pas 24 orё shfaqet eozinofilia nga kondensimi i fibrave tkurrëse të miokardit. Miocitet homogjenizohen nga nekroza koagulative, por ruajnë konturet në trajta siluetash qelizore (te quajturit arkivole qelizore), që tregojne profilin dhe arkitekturën e indit miokardial.

IAM. Infiltrimi i dendur leukocitar rreth fibrave miokardiale me nekroza koagulative.

Infarkt akut i miokardit me moshё 24 orё. Ҫduken striet dhe e bandave te kontraktimit, shfaqen karioliza dhe prania e leukociteve PMN rreth fibrave nekrotike.

Infarkt akut i miokardit 3 - 4 ditor. Nekroza koagulative e fibrave miokardiale, e shprehur me kariorexis dhe kariolizё.

40


Infarkt i miokardit (4 ditor). Nekroza koagulative e fibrave miokardiale , te rrethuara me grumbuj makrofagёsh.

Infarkt miokardi 4 ditor. Fibra miokardiale e nekrotizuar e pushtuar nga makrofagёt, qё nisin fagocitimin e materialeve nekrotike. (Ngjyrimi me Blu-toluidina)

Nekroza e subendokardit.

Organizimi i infarktit subendokardial. Ngjyrimi me trikrom Vert – Lumier, shpreh shtimin e indit fibrokonjuktival nё endokard.

41


Pergjigjia riparuese, fillon ne kufijt periferik te nekrozёs, ku ruhen qelizat miokardiale. Nekroza, gradualisht pushtohet nga proliferimi i indit fibrokonjuktival, që shndërrohet në ind granulacioni e me pas përfundon me cikatrizim.

Indi i granulacionit nё territorrin e infarktit me moshё 2° - 3° javё.

Infarkt i miokardit, me moshё 4 javore. Nё brendёsi te fibrosklerozёs shihen siderofagёt.

Infarkt i miokardit i cikatrizuar. Fibroskleroza ndrynё nё brendёsi tufa muskulare hipertrofike dhe grumbuj siderofagёsh.

42


Infarkt miokardi i vjetër i cikatrizuar. (Ngjyrimi me teknikën e trikrom Vert-Lumier).

Miocitoliza, me shtrirje subendokardiale.

Segment i infarktit tё miokardit me miocitolizё. Nё qendёr shihet njё miocit me mitozё (shigjeta).

Miociti nё stadin e regjenerimit, i verifikuar me mikroskopinё konfokale gjatё ndarjes mitotike. Vatrat me ngjyrё blu janё grumbujt e ADN.

43


Ruptura e infarktit tё miokardit (shigjeta), nё subjekt me infarkt transmural anteroapikal.

Ruptura e territorit tё infarktit transmural tё miokardit nё majёn e zemrёs (shigjeta).

Ruptura e territorit te infarktuar te miokardit, e nderlikuar me hemoperikard dhe tamponimin e zemrёs (vdekje e papritur).

Infarkt akut anterospetal i ndёrlikuar me rupturё tё septumit dhe krijimin e komunikimit interventrikular.

44


Ruptura e muskulit papillar, i pёrfshirё nё dёmtimet nekrotike tё iskemisё tё miokardit.

Trombi parietal i formuar mbi zonёn e infarktit anteroapikal.

Aneurizma e ventrikulit tё majtё. Aneurozma e zhvilluar nё terren tё infarktit tё miokardit antero-lateral, e shprehur me hollimin e paretit, me zgjerimin e hapsirёs tё ventrikulit dhe tё atriumit tё majtё.

Aneurizma e ventrikulit të majtë. Hollimi dhe zgjerimi si thes i paretit ventrikular (shigjeta).

45


Stenoza kalcike e valvulёs trikuspidale tё aortёs.

Stenoza kalcike e valvulёs tё aortёs, nё rastin me anomali kongenitale e formёs me dy valvula (Valvula aortale bikuspidale).

Kalcifikimi i unazёs mbёshtetёse tё vavulёs mitrale (Shigjeta).

Prolapsi i valvulёs mitrale.

46


Miokarditi reumatik akut. Inflamacion granulomatoz, i shprehur me nyjen reumatizale tё Aschoff, e formuar nё intersticin e miokardit, rreth arteries intramurale.

Nyja reumatizzale e Aschoff. Nё intersticin e miokardit nyja formohet nga qeliza inflamatore mononukleare, kryesisht limfocite T, plazmocite dhe nga makrofage tё fryrё, tё quajtur qeliza Anitschkow. Nё qendёr tё nyjes zhvillohet nekroza fibrinoide. Makrofagёt e zmadhuar dhe multinuklear, quhen qelizat gjigande tё Aschoff.

Qeliza e Anitschkow Janё histiocite – makrofagё, tё transformuar me aktivitet fagocitues, kanё citoplazёm abondante dhe edematoze, nukleus qëndror, me formё tё rrumbullakёt ose vezake.

Karditi akut reumatik. Nё qendёr shihet miociti i Anitschkow, me sarkoplazёm tё gjёrё, me berthamёn tё stёrgjatur.

47


Valvuliti reumatik. Shihen grumbuj qelizash Anitschkow dhe infiltrate limfocitesh tё shumtё nё stromёn hialine tё valvulёs.

Valvulit akut reumatik i mitrales. Dёmtimet akute janë vendosur mbi kardiopatinё kronike reumatizmale.

b

a. Fibroza e nyjes tё Ashoff; b. depozitat kalcike mbi kuspiden.

a

Kardiopatia kronike reumatizmale. Kuspidet e valvulёs mitrale trashen, shkurtohen e deformohen nё mёnyrё definitive; buzёt e kuspideve trashen, komisurat ngjiten dhe e ngushtojnё hapjen e valvulёs, kordat tendine shkurtohen

Endokarditi bakterial akut i valvules mitrale. Vegjetacione multiple mbi kuspidet.

48


Endokarditi bakterial akut i valvulёs mitrale. Vegjetacionet multiple granulare mbi kuspidet.

Endokarditi bakterial akut i valvules mitrale. Proçeset inflamatore mbi valvulёn, marrin forma vegjetacionesh multiple, voluminoze, tё brishta, tё pёrzjera me fibrinё, tё iniltruara me elemente inflamatore dhe te mbushura me koloni bakteriesh.

Endokarditi bakterial akut i valvules mitrale. Vegjetacionet me permbajtje fibrine, tё iniltruara intensivisht me elemente inlamatore. (Zmadhimi i madh i seksionit të sipërm)

Endokardit bakterial i valvulave tё aortёs.

49


Valvula nё endokarditin akut infektiv. Koloni bakteriesh tё shtrira nё indin konjuktiv tё stromёs valvulare.

Endokardit bakterial i valvulave tё aortёs. Vegjetacionet jane formuar nga grumbullimi i fibrinёs dhe i kolonive bakteriale, qё bёhen burim embolive bakteriale sistemike.

Endokarditi akut i valvulёs tё aortёs, i shkaktuar nga Staphylococcus aureus. Proçesi inflamator e ka shkaterruar valvulen e pasi ka depertuar ne thellesi, zhvillon absces nё brezin e valvulёs dhe nё thellёsi tё miokardit.

Endokardit subakut i mitrales, nga Streptococcus viridans. Dukuritё inflamatore tё mitrales shprehen me formim vegjetacionesh nё buzёt e pёrparёshme tё kuspideve.

50


Endokarditi subakut i valvulës aortale i shëruar. Vegjetacionet çduken, por valvulat mbeten të deformuara, të trashur dhe e të shtrëmberuara.

Sindroma Trouseau. Demtimet morfologjike nё valvulёn e aortёs.

Endokarditi trombotik jo bakterial. Vegjetacione multiple me pamje granulare te ngjitura mbi buzёt e valvulave mitrale

T

C

Endokarditi trombotik jo bakterial. C – kuspidia. T – depozitime granulare fibrine, trombocitesh dhe elemente inflamatore tё pёrziera ne trajte vegjetacioni, mbёshteten mbi buzёn e valvulёs (Shigjeta).

51


Endokarditi Libman Sacks nё Lupus Eritematos Sistemik. Dëmtime tё shumta granulare, me permasa 1-4 mm sterile, granulare, me ngjyrё te kuqe, tё vendosura nё faqen ventrikulare tё valvulave atrioventrikulare, si dhe ne endokardin valvular, ne kordat tendine e nё endokardin mural tё atriumeve e tё ventrikujve.

Endokardi nё karcinoidin bronkial. Shihet trashje fibroze e intimёs dhe e siperfaqes tё endokardit parietal dhe të kuspideve valvulare.

Endokardi nё karcinoidin bronkial. Trashje e endokardit nga shtim të qelizave muskulare tё lemuara dhe tё fibrave kolagene tё shumta, tё shperndara ne matriks të pasur me mukoplisaharide. Mungojnё fibrat elastike.

Kalcifikimi i kuspideve tё bioprotezёs, me valvula tё zemrёs tё derrit.

52


Kardiomiopatia dilatative idiopatike. (Zemra e zmadhuar, me pamjen e kĂŤpucĂŤs).

Kardiopatia dilatative idiopatike. (Kaviteti ventrikular i zgjeruar).

Kardiopatia dilatative idiopatike. Hipertrofia e miociteve dhe fibroza interstiziale e miokardit.

Kardiopatia dilatative idiopatike. Hipertrofia e miokardit dhe fibroza interstiziale. (Ngjyrimi me Trikrom Vert Lumier).

53


Kardiomiopatia hipertrofike. Trashja e paretit e ventrikulit tё majtё dhe e septit interventrikular, që e ka ngushtuar hapsirën ventrikulare (Quhet haspira me pamja si banane).

Kardiomiopatia hipertrofike. Dizorganizim i tufave miocitare dhe fibroza interstiziale (Zmadhim i vogël).

Kardiopatia hipertrofike. Hipertrofia e miociteve > 40 μm (norma 15 μm) Dizorganizimi i strukturёs tё tufave miocitare dhe fibroza interstiziale.

Kardiomiopatia restriktive. Trashja e pareteve tё dy ventrikujve, ngushtim i hapsirave ventrikulare dhe zgjerim i hapsirave atriale.

54


Kardiopatia restriktive. Hipertrofia difuze e miociteve dhe fibroza intersticiale, me shpërndarje te çrregullt dhe difuze, qё ndryshojnё nga vatra minimale, deri nё zona me shtrirje tё gjёra.

Kardiomiopatia aritmogene. Pareti i ventrikulit tё djathtё ёshtё i holluar nga humbja e miociteve, qe zevendesohen nga shtimi i indit dhjamor dhe nga fibroza interstiziale.

Kardiomiopatia aritmogene. Pareti i ventrikulit tё djathtё me humbje tё miociteve, me infiltrim inteniv dhjamor dhe zhvillim fibroze intersticiale. (Ngjyrimi me trikrom Vert – Lumier)

Kardiopatia në hemokromatozën idiopatike. Depozitimet e hekurit pozitive me teknikёn e Perlss.

55


Amiloidoza kardiake senile. Ekzaminimi nё mikroskop me dritё tё polarizuar, evidencon birefringjencё tё depove tё β-fibrileve amiloidike nё intersticin dhe nё paretin e vazave tё vogla intramurale.

Miokarditi fokal. Infiltrate inflamatore fokale, tё formuara me limfocite, palzmocite, monocite, tё vendosura rreth vazёs sё gjakut.

Miokarditi intersticial nga Virusi Coxsackie B. Infiltrate infamatore limfocitare difuze dhe miocitoliza.

Miokarditi nё difteri. Edema intersticiale, infiltrate elementesh inflamatore dhe dukuri miocitolize e nekroza tё fibrave miokardiale.

56


Miokarditi viral difuz. Infiltrte mononukleare rreth vazës arteriale, infiltrate difuze nё interciticin e miokardit dhe edema difuze intersticiale.

Miokarditi i hipersensibilitetit. Infiltrate intersticiale dhe perivaskulare, te formuara nga limfocite, makrofagё dhe me shumё eozinofile.

Miokarditi gjigandoqelizor nga Riketziet. Infiltratet inflamatore formohen nga qeliza gjigande multinukleare, grumbuj limfocitesh, eozinofilesh dhe plazmocitesh, tё shoqёruar me nekroza fokale tё miokardit.

Miokarditi nga adriamicina. Vakuolizimi dhe liza e miofibrileve nga adriamicina. Shihen humbje miofibrilesh dhe fragmentim i miofilamenteve (Adria-cells).

57


Miokroabsces i miokardit, në septikopiemi. Nё pjesёn qendrore nekrotike shihen grumbuj kolonie bakteriale, detrite qelizash nekrotike ndёrsa nё periferi formohet korona me elemente inflamatore PMN

Demtimet iskemike ne zemren e transplantuar. Vatra miocitolize dhe miocite me mikrovakuola yndyrore.

Flakja akute e zemres te transplantuar. Miocitolizё fokale dhe infiltrate inflamatore limfocitare rreth vazave endomiokardiale

Pacemker i vendosur nё septin interventrikular, pёr korigjimin e aritmive kardiake.

58


SËMUNDJET E PERIKARDIT

Perikarditi fibrinoz (pamja e cor villosum).

Perikarditi sero-fibrinoz.

.

Perikarditi fibrinoz. Depozita fibrine nё shtjella tё çrregullta mbi perikardin hiperemik, tё infiltruar me elemente inflamatore PMN dhe mononukleare.

Aderenca multiple fibrosklerotike të perikardit, si nderlikim i perikarditit fibrinoz.

59


Hemoperikardi (Tamponada e zemrĂŤs).

Kiloefuzion nё kavitetin perikardial.

Hydroperikardi.

Kisti i perikardit, i mbushur me lёng seroz.

60


NEOPLAZITË E ZEMRËS

Miksoma glandulare e atriumit.

Miksoma glandulare e zemrёs.

Miksoma e zemrёs.

Stroma e miksomёs. Kavitetet vishen me endotel, stroma e pasur me mukopolisharaide dhe pёrmban qeliza lipidike, qeliza stellate ose globoze, qeliza muskulare tё lёmuara, qeliza endoteliale tё shpёrndara, si dhe qeliza tё padiferencuara.

61


Miksoma. Permbajtja mukoide dhe grumbuj qelizash stellate dhe qelizash me vakuolalipidike.

.

Rabdomioma e miokardit.

Fibroelastoma papillare.

Fibroelastoma papilare (pamja mikroskopike).

62


Sarkoma me gradё tё lartё malinjiteti e zemrёs. Shihen mitoza tё shumta.

Sarkoma sinoviale bifazike e zemrёs.

Tumori kistik – atrioventrikular zemrёs.

Angiosarkoma e zemrёs.

63


3

SËMUNDJET E APARATIT RESPIRATOR Kush dëshiron të ruaj shëndetin në pleqëri, nuk duhet ta shkatërrojë në rini. F. Nitzsche

Aparati bronkopulmonar, me aktivitetin e frymёmarrjes, ekspozohet ndaj veprimit tё shumё agjentёve dёmtues mjedisor, qё e bashkёshoqёrojnё ajrin e inspiruar. Shkaktarёt dёmtues mund tё jenё tё natyrёs mikrobiologjike (bakterie, viruse, riketzie, parazitё); aerosole atmosferike; lёndё iritante dhe toksike (tymi i duhanit, tymrat industriale, tymi nga djegia e karburanteve, tymrat nga diegia e mbeturinave urbane, lёndёt helmuese luftarake, gazi lotёsjellёs etj); aerosolet dhe pluhurat e imёt nё ajrin atmosferik; lёndё kancerogene etj. Kёto agjenta mund t’i lёndojnё strukturat bronkopulmonare, duke shkaktuar dёmtime tё thjeshta si hiperemi e mukozave, por dhe shumë semundje inflamatore tё bronkeve e tё parenkimёs pulmonare, deri nё shkaktimin e neoplazive beninje e malinje. Mushkeritё mbulohen me pleuren viscerale, e cila nё hiluset paloset dhe vazhdon me pleurёn parietale, kёsisoj tё dy fletёt kufizojnё hapsirёn virtuale pleurale. Mushkerite vaskualirizohen me arterien pulmonare dhe arteriet bronkiale. Vazat limfatike shtrihen nёn pleurёn viscerale, depёrtojnё nё septet interlobulare, nё indin bashkёlidhor peribronkial, perivaskular dhe nё septet interalveolare. Limfa e mbledhur nga pulmonet, shkarkohet nё limfonodet hilare, trakeobronkiale dhe tё mediastinit. Bronket kryesore, nё hilusin e mushkёrive ndahen nё bronke lobare, degezohen nё bronke segmentare, tё cilёt pёrfundojnё nё bronkiolat terminale dhe nё bronkiolat respiratore, qё hapen nё duktet alveolare dhe nё alveolat. Bronket mbulohen me mukozёn, e veshur me epitel tё tipit kolonar tё pseudostratifikuar-ciliar, me qeliza cilindri-ke ciliate, me qeliza mucipare mukoprodhuese, me qeliza neuroendokrine dhe me shtresën e qelizave bazale. Submukoza e bronkeve ndёrtohet me ind bashkёlidhor të shkrifet, me fibra elastike, agregate indi limfoid dhe me gjёndёrra submukozale, duktuset e tё cilёve hapen nё lumenin e bronkeve, ku derdhin mukusin. Në periferi të paretit bronkial janë shtresa e muskulare e lёmuar dhe seria e unazave kartilaginoze. Bronkiolat nuk kanё unaza kartilagoje, as gjёndёrra submukoze dhe vishen me epitel cilindrik ciliar njёshtre-sor dhe me qeliza pa cilie tё tipit Clara (Klara). Pareti i bronkiolёs ka shtresё muskulature tё lemuar dhe indin bashkёlidhor adventicial. Epiteli veshës dhe gjëndërrat e mukozës bronkiale sekretojnë mukus, që është prodhim i lёngshёm, i formuar nga dy shtresa: a. pjesa xhel, qё ёshtё nё kontakt me majat e cilieve vibruese; b. shtresa e thellё nё gjendje sol, me pak viskoze, e shtrirё nё bazat e cilieve tё qelizave epiteliale dhe nё grykёn e dukteve tё gjёndёrrave tё mukozёs. Epiteli i rrugёve tё frymёmarrjes ndёrtohet nga disa tipa qelizash: - Qelizat ciliate. Janё tё pranishme nё tёrё gjatёsinё e epitelit te vijave ajrore, deri nё bronkiolat respiratore (pёrjashto kordat vokale). Mendohet se kёto qeliza janё nё stad diferencimi terminal, pra nuk replikohen. - Qelizat mukoze. Kanё granula tё vogla mukusi ne citoplazem, PAS pozitive, qё nё mikroskop elektronik kanё pamje granulash citoplazmike, elektron tё ndritёshme. - Qelizat kaliciforme. Kanё pamje kupe dhe prodhojnё mukusin. - Qelizat seroze. Janё si qelizat seroze tё gjendёrrave submukoze, pёrmbajne granula tё mёdha elektrondense. Kёto qeliza jane tё pranishme nё pulmonet fetale, por jo nё epitelin bronkial tё adultit. - Qelizat Clara. Janё qeliza sekretore tё specializuara pa cilie, tё lokalizuara nё vijat e vogla ajrore periferike. - Qelizat neuroendokrine tё Kulchitsky. Janё solitare, tё shpёrndara nё mukozёn e pemёs trakeobronkiale, kanё nukleus dens dhe granula citoplazmike, tё mbushura me lёndё bioaktive (serotonina, bombesina etj). - Qelizat bazale. Vendosen nё rradhё nё bazёn e epitelit, mbi membranёn bazale tё epitelit trakeobronkial. - Qelizat intermediare poligonale. janё qeliza bazale me granula tё vogla mukusi, të vendosura ndёrmjet shtresёs tё qelizave bazale me qelzat mukoze. Nё ndёrtimin e alveolave marrin pjesё disa tipa tё tjere qelizash: - Pneumocitet e tipit I. Janё qeliza tё sheshta, me citoplazёm tё hollё dhe me berthamё tё rrumbullakёt. Kёto pneumocite mbulojnё 95 % tё sipёrfaqes tё paretit alveolar dhe kryejnё fumksionet e shkёmbimit gazor. - Pneumocitet e tipit II, ose pneumocitet granulare. Janё qeliza kuboide, me permbajtje trupash lamellare nё citoplazёm, tё specializuara nё prodhimin dhe sekretimin e surfaktantit alveolar. - Makrofaget alveolar. Janё me origjinë nga monocitet e gjakut dhe bёjnё pjesё nё sistemin fagocitar pulmonar. Makrofagёt alveolar zakonisht ngjiten dobёt me qelizat epiteliale, andaj janё tё lira nё hapsirёn alveolare. - Qelizat staminale tё mushkerive. Janё me origjinё nga palca e kockave dhe diferencohen nё qeliza epiteliale nё rrugёt bronkiale dhe nё pneumocite tё tipit I nё alveola, sidomos pas demtimeve tё alveolave.

64


QELIZAT E EPITELIT BRONKIAL

Epiteli kolonar-ciliar i pseudostratifikuar i vijave tё frymёmarrjes (në trakea dhe bronket).

bronkeve.

Qelizat me cilie tё epitelit respirator.

Qelizat mukoze (kaliciforme) tё epitelit respirator

Hiperplazia e qelizave kaliciforme tё epitelit bronkial, me mbiprodhim mukusi.

65


Imunohistokimia e indit pulmonar. Antikorpet anti TTF-1 tё lokalizuar nё bёrthamat e qelizave Clara (qelizat e vogla nё peretet alveolare) dhe nё pneumocitet e rendit tё II (qelizat e mёdha nё faqen alveolare).

Qelizat neuroendokrine nё epitelin bronkial: (Qelizat Kulchitsky). Imunongjyrimi me Chromogranina A.

Qelizat neuroendokrine (Kulchitsky), me granula lёndёsh bioaktive nё citoplazёm (Pamja nё mikroskopinё elektronike).

Pneumociti i rendit II. Pamja nё mikroskop elektronik: ne pjesen anёsore tё citoplazmёs shihen trupa lamelar me pёrmbajtje surfaktanti.

66


KEQFORMIMET E LINDURA

Keqformimi kongenital kistik adenomatoid pulmonar – tipi 2. Kistet vishen me qeliza epiteliale kuboide dhe me disa qeliza me cilie.

Keqformim kongenital kistik pneumatoid i tipit I. Kistet vishen me qeliza me cilie dhe qeliza mukoprodhuese.

Displazia bronkopulmonare. Fibrozё e ashpёr e septeve, atelektaza dhe vatra emfizeme ne periferi.

Hypoplasia pulmonare bilaterale

67


DËMTIMET AKUTE TË MUSHKËRIVE

Sёmundja e membranave hialine e tё porsalindurit.

Edema akute e mushkёrive.

Edema akute e mushkёrive.

Embolia e lёngut amniotik nё degёzimet e arteries pulmonare

68


Sindroma e detresit respirator akut – ARDS: Hiperemia, edema intersticiale, eksudati alveolar, inflamacion intersticial, alveolat e mbuluara me membrana hialine (Shigjetat).

Sindroma e detresit respirator akut - ARDS. Alveolat me membrana hialine dhe prani makrofagёsh intraalveolare.

Tromboza akute e venёs pulmonare.

Pneumonia intersticiale akute, me membrana hialine. Paretet e septeve alveolare jane edematoze, hiperemike te infiltruara me elemente infalamatore mononukleare.

69


Proteinoza akute polmonare. Alveolat e mbushura me material proteinik homogjen eozinofilik.

Proteinoza akute polmonare. Alveolat e mbushura me material proteinik dhe me makrofage. Ngjyrimi me teknikёn e PAS.

Emfizema pulmonare (centroacinoze).

Emfizema pulmonare panacinoze.

70


Emfizema pulmonare acinoze distale - buloze.

Bula gjigande nё majёn e mushkёrisё nё emfizemёn buloze.

Emfizema pulmonare centroacinoze. Septet e holluara e tё grisura, formojne qese tё gjёra ajrore. Shume septe alveolare prezantohen me dukuri antrakoze.

Emfizema kompensatore. Acinuset e zgjeruara, shoqёrojnё dukuritё cikatriciale pasinflamatore ne brendësi të septeve.

71


Antrakoza pulmonare. Shihet rrjeta e depozitimeve tё karbonit nё septet.

Antrakoza pulmonare. Depozitimet e grimcave tё karbonit nё makrofagёt intersticial, qё provokojnё fibrozё tё septeve dhe emfizemёn pulmonare kompensatore. (Ngjyrimi me Papanicolau).

Induratio bruna pulmonis. Alveolat e mbushura me siderofagë dhe trashja fibrosklerotike e septeve nderalveolare.

E quajtura mushkёria e zezё. Granuloma fibrosklerotike e mushkёrisё, e krijuar nga tymosja e heroinёs-crac, e depozituar nё qendёr tё demtimit.

72


BRONKITET AKUTE DHE KRONIKE

Bronkiti akut aspirativ në femije latant. Lumeni i bronkiolave i mbushur me materialin e aspiruar dhe me elemente inflamatore kryesisht PMN neutrofile, qё kanë infitruar dhe paretin e bronkiolёs, madje dhe alveolat fqinje.

Bronkiolit akut. Infiltrate inflamatore PMN ne paretet dhe ne lumenin e bronkioles, me infiltrim dhe te alvolave fqinje.

Bronkiti kronik (indeksi i Reid 2).

Bronkiti kronik. Hiperemi, edema dhe infiltrate inflamatore mononukleare në mukozë, submukozë e peribronkiale.

73


Bronkiti kronik. Shkaterrimi i mukozzes dhe infiltrim i paretit me elemente inflamatore limfoplazmocitare dhe me makrofage.

Bronkiti kronik. Hiperplazia e qelizave mukoprodhuese (goblet cells). Shtresa subepiteliale e infiltruar nga elemente inflamatore mononukleare.

Bronkiti kronik. Metaplazia skuamoze e epitelit bronkial nÍ subjekt duhanxhi. Infiltrim i paretit me elemente inflamatore monukleare dhe deskuamim i epitelit tё mukozes bronkiale.

Bronkioliti limfocitik. Pareti dhe hapsira peribronkiolare tĂŤ infiltruara me limfocite.

74


Bronkioliti kronik. Infiltrimi i paretit te bronkioles me elemente inflamatore limfoplazmocitare.

Bronkioliti obliterant: Prania e trupave te Masson endobronkiolare.

Bronkioliti obliterant: Dukurite proliferative e kanë ngushtuar lumenin bronkial (shigjeta). Pareti i bronkioles i infiltruar nga elemente inflamatore mononukleare. Hapsirat alveolare fqinje permbajne siderofagë dhe atelektazë të alveolave peribronkiale.

Bronkioliti proliferativ. Dukuritë proliferative kanë ngushtuar lumenin e bronkioles.

75


ASTMA BRONKIALE BRONKETAZIA BRONKOPNEUMOPATITË Astma bronkiale. Trashja e membranës bazale të epitelit bronkial, Hiperplazia e qelizave kaliciforme të epitelit. Submukoza edemtoze, e infiltruar me limfocite, mastocite dhe eozinofile.

Astma bronkiale. Hipertrofia e muskulaturës së lemuar te paretit bronkial, depozitimi subepitelial i kolagenit; trashja e membranes bazale, edeme mukozes, infiltartet inflamatore submukozale të përbëra me eozinofile, mastocite e limfocite; hipertrofi e gjënderrave submukozale dhe tapa mukoide dense në lumen.

Astma bronkiale. Depozitimi subepitelial i kolagenit (shigjeta), trashja e membranës bazale, hiperemi, edema dhe infiltrate inflamatore sub epiteliale të përbëra nga eoziinofile, mastocite e limfocite. Hiperplazia e qelizave mukoprodhuese dhe depozitime të mukusit mbi epitel.

Astma bronkiale. Hipertrofia e muskulaturës së lemuar të paretit bronkial (shigjeta), të rritura në trajtë jateqesh, hiperemi dhe edema e submukozës, prania e infiltrateve inflamatore në paretin bronkial dhe masa mukusi dense në lumen.

76


Astma bronkiale: Edema, hiperemia dhe infiltrimi i mukozes bronkiale me elemente inflamatore : limfocite, eozinofile dhe mastocite.

Pozitivitet ne imunongjyrimin me antitrupa anti EG-2 ne shtresen submukozale. EG-2: Eosinophylic Cationic Proteine.

Trashja e membranes bazale e mukozes bronkiale, hiperplazia e qelizave mukoprodhuese, hipetrofia e muskulaturës (M) të paretit bronkial. Ngjyrimi me trikrom Vert – lumier.

M

Pozitivitet i imunongjyrimit për citokinat CCR4 dhe IL4, në mukozën bronkiale në astma bronkiale.

77


Pozitivitet ne imunongjyrimin per CCCR3 dhe IFN- ne mukozen bronkiale ne rastet me astma bronkiale.

Kristalet e Charcot-Layden në gelbazën e të sëmurëve me astma bronkiale.

Spiralet e Curschman në gelbazën e të sëmurëve me astma bronkiale.

Bronkektazia.

78


Bronkektazia. Inflamacion kronik i paretit bronkial dhe hiperplazia e qelizave mukoprodhuese të epitelit bronkial.

Fibroza kistike e mushkerive.

Bronkopatia kronike obstruktive. Trashja fibrotike e aubmukozes dhe infiltrimi limfocitar i paretit te bronkiles.

Bronkopatia kronike obstruktive. Shpërndarja e limfociteve CD4 në paretin e bornkiolës (Imunohistokimia).

79


Bronkopatia kronike obstruktive. Shprehja e CXCR3 dhe gamainterferonit (INF-) në mukozë dhe në paretin e bronkiolës. (Ekzaminimi me imunofluereshencë)

Bronkopatia kronike obstruktive. Shprehja e CCR4 dhe kemiokinës IL-4 në paretin e bronkiolës. (Ekzaminimi me imunofluereshencë)

DAD Dëmtimet Alveolare Difuze në fazën eksudative.

DAD Demtimet Alveolare Difuze, ne fazen e organizimit.

80


PNEUMONITË BRONKOPNEUMONITË

Pneumoni intersticiale e zakoneshme, e shprehur me fibrozë difuze intersticiale.

Fibroza Pulmonare Idiopatike (Hamann Rich). Tufa të dendura kolageni mbushin e zgjerojnë septet interalveolare, ngushtojnë lumenin e vazave dhe shtypin e deformojnë alveolat. (Ngjyrimi me teknikën e trikrom).

Mushkëria në PIZ/FPI, me pamje si “hojet e bletës”.

Mushkeria si “hojet e bletës” (End stage lung). Parenkima e mushkёrisё e shkaterruar e zёvendёsuar me kiste jofunksionues, tё rrethuara me sklerozё tё dendur difuze.

81


Pneumonia e organizuar kriptogene (BOOP). Shihen trupat e Masson endoalveolare.

Pneumonia e organizuar kriptogene (BOOP). Trupat e Masson endoalveolare Ngjyrimi me trikrom.

Pneumonia intersticiale deskuamative.

Pneumonia intersticiaale deskuamative. Pamja e zmadhuar e alveolave tё mbushur me qeliza tё deskuamuara.

82


Pneumonia autoimune.

Pneumonia intersticiale limfoide.

Sarkoidoza pulmonare. Granulomat e sarkoidozes tё shperndara nё indin pulmonar.

Sarkoidoza pulmonare. Granuloma epiteloide e sarkoidozёs e formuar nga shtjella qelizash epiteloide dhe me qelizat gjigande multinukleare.

83


Pneumonia nga hipersensibiliteti. Forma me dёmtime eksudative.

Pneumonia nga hipersensibiliteti. Forma me demtime produktive endoalveolare.

Pneumonia e hipersensibilitetit. E provokur nga inhalimi i lёndёve inorganike, qё nxisin lokalisht reaksionet e hipersensibilitetit tё tipit III (fenomeni Arthus), i shprehur me dёmtime produktive gjigandoqelizore.

Granuloma eozinofile nё mushkёri. Nё ndёrtimin e granulomёs mbizoterojnё qelizat Langerhans dhe eozinofilet.

84


Qelizat Langerhans dhe eozinofilet nё granulomёn eozinofilike tё mushkёrisё.

Pneumonia akute eozinofilike.

Pneumonia intersticiale sifilitike. (pneumonia e bardhё)

Pneumonia lobare: Faza e haptizimit gri.

85


Pneumonia krupoze. Shёmbёlltyra mikroskopike e hepatizimit gri.

Pneumonia krupoze. Pёrhapja e inflamacionit fibrinozo-purulent neper poret e Kohn Ngjyrimi me teknikёn e PAS.

Pneumonia krupoze. Perhapja e inflamacionit fibrinozo-purulent nepermjet poreve te Kohn Ngjyrimi me eozine-hematoksiline.

Strishio nga gёlbaza e tё semurit me pneumoni nga Haemophilus influenzae. Bakteriet Gram – negative shihen jasht neutrofileve.

86


Pneumonia. Strishio e gёlbazёs tё semurit me pneumoni nga Streptococcus pneumoniae. Diplokoket me kapsul jane Gram-pozitive e nuk fagocitohen nga neutrofilet.

Pneumonia bakteriale. Vatra inflamatore eksudativo-purulente konfluente tё pneumonisё nga Staphylococcu aureus.

Eksudati neutrofilik dhe kolonia bakteriale nё qendёr nё pneumoninё nga Stafilococcus aureus.

Strishio me gelbazёn e tё semurit me pneumoni, e shkaktuar nga Staphylococcus aureus. Diplokokёt me kapsul jane Gram-pozitive e nuk fagocitohen nga neutrofilet.

87


Strishio nga gelbaza e tё sёmurit me pneumoni nga Branhamella (Moraxella) catarrhalis. Bakteriet Gram negative tё gelltitur nga neutrofilet.

Vatёr inflamacioni eksudativ bronkopulmonar, e rrethuar nga atelektaza dhe ne periferi nga vatra emfizeme kompensatore.

Eksudati inflamator me polimorfonuklearё nё bronke dhe endoalveolar, edema e deskuamim i mukozes bronkiale, hiperemi e kapilarёve septal dhe edema septale.

Eksudati inflamator me leukocite PMN neutrofile, qeliza alveolare te deskuamuara, eksudat seroz, vazat e septeve alveolare hiperemike.

88


Vatёr bronkopneumonie. Inflamacion eksudativ i bronkut (B) dhe tё hapsirave alveolare rrethuese

Vatёr bronkopneumonie. Eksudati leukocitar endoalveolar nё bronkopneumoni konfluente dhe hiperemia e kapilarёve septale.

Bronkopneumonia nga pseudomonas auriginosa. Eksudat purulento-fibrinoz endoalveolar, hiperemi e kapilarёve septale dhe nekroza perivaskulare.

Pneumonia nga Pseudomonas auriginosa. Inflamacioni fibrinoso-nekrotiko-hemoragjik dhe mansheta nekrotiko-inflamatore perivaskulare.

89


Pneumoni lobulare nga Legjionaria pneumophila. Alveolat janё tё mbushura me makrofagё, qё kanё fagocituar Legionenellat. Gjithashtu shihen masa detritesh qelizore

Pneumonia nga Klebsiella. Faktori patogen i pranishёm nё eksudatin inflamator seropurulent.Neutrofilet nuk fagocitojnё Kleebsiellёn.

Bronkopneumonia neonatale nga Haemophilus influenzae. Hapsirat bronkiale permbajnё exudat neutrofilesh, fibrin dhe eritrocite tё shumtё. Kёto demtime prekin dhe alveolat fqinje, qё kanё tё pranishme dhe membrana hialine.

Pneumonia interstiziale virale, me membrana hialine.

90


Pneumonia intersticiale nga Herpes Simplex Virus 1 Infiltrate intersticiale limfocitare, qelizat epiteliale me inkluzione citoplazzmike dhe intranukleare.

Pneumonia interstiziale e Virusit Respirator Sincicial Ne kuadrat: Qeliza gjigande multinukleare, me inkluzione citioplaazmike).

Pneumonia interstiziale nga Virusi Respirator Sincicial: Infiltrate limfoplazmocitare dhe edema intersticiale. Qelizat alveolare pёrmbajnё inkluzione citoplazmike. (Kuadrati: Virusi Respirator Sincicial – shёmbёlltyra nё mikroskop elektronik).

Pneumonia nga virusi i influences. Qelizat me cilie shqiten dhe grumbullohen nё hapsirat e bronkeve tё vegjёl, tё lёnduar nga dёmtime inflamatore minimale.

91


Pneumonia intersticiale nga virusi i influencёs. Imunohistokimia e nje fragmenti mukoze bronkiale: Imunopozitivitet per antigenin e virusit tё influences, nё citoplazmen e qelizave me cilie.

Pneumonia nga CMV (Cito-Megalo-Virusi). Inflamacion limfo-plazmocitar, hiperemi, edema septale dhe detrite qelizash tё epitelit alveolar. Pneumocitet me inkluzione karakteristike bazofile intranukleare, tё rrethuara me njё orbitё boshe dhe me inkluzione granulare intracitoplazmike.

Pneumonia nga Virusi Herpes Simplex. Inflamacioni eksudativo-fibrinoz permbyt alveolat, tё shoqёruara me nekroza masive tё septeve aalveolare, qё favorizojnё pёrhapjen e inflamacionit. Qelizat epiteliale pёrmajnё inkluzione intranukleare.

Mukoza e bronkiolave e erozionuar, qelizat epiteliale te ruajtura kanё berthama piknotike dhe inkluzione intranukleare. Lumeni i mbushur me detrite qelizore dhe eksudat mukoinflamator i dendur, qe e bllokon hapsiren. Alveolat rreth bronkioles me dukuri eksudativonekrotike.

92


Pneumonia intersticiale nga Adenoviruset. Inflamacion i moderuar eksudativ, i shoqeruar me hemoragji endoalveolare. Pneumocitet te mbushura me inkluzione intranukleare.

Pneumonia intersticiale me qeliza gjigande multinukleare nё infeksionet e fruthit.

Pneumonia intersticiale e fruthit. Imunopatologjia: Pozzitiviteti i Antigeni NP i fruthit ne membranen e pneumociteve gjigande dhe multinukleare dhe me inkluzione nukleare.

Pneumonia Intersticiale Jo-specifike. Septet interalveolare tё trashur uniformisht nga infiltrimi me qeliza inflamatore, edema dhe fibroza, ndёrsa hapsirat alveolare janё boshe. Shёmbёlltyra djathtas: Pamja e zmadhuar e ndryshimeve inflamatore nё septin interalveolar.

93


Pneumonia intersticiale nga Pneumocisti Carini. Infiltrate inflamatore mononukleare endoseptale dhe intersticiale, eksudat eozinofilik si shkumë nё alaveola, tё shoqeruara me ndonjё element inflamator dhe me pneumocite tё deskuamuara.

Pneumonia nga Pneumocisti Carini. Nё brendёsi tё eksudatit alveolar, janё pneumociste me pamje sferash, me kapsula mukoide.

Abscesi nё lobin e sipёrm tё mushkёrisё sё majtё.

Abscesi pulmonar ne formim. Parenkima pulmonare e shkatёrruar nga inflamacioni eksudativo-purulento-nekrotik. Nё qendrёn nekrotike shihen koloni bakteriesh.

94


Azbestoza pulmonare. Fibroskleroza e ashpёr, me prani tё fibrёs tё amiantit.

Depozitime tё talkut nё septet alveolare nё subjekt, qё ka perdorur drogёn me inhalacion. Ekzaminimi me mikroskop me dritё tё polarizuar.

Granuloma sklerohialine e silikozёs nё pulmone.

Pneumokonioza e minatorit. Antrakoza, fibroskleroza difuze dhe depozita grimca tё silicit. Nё mikroskop me drite tё polarizuar, shihet birefringjencё e kristaleve tё silicit.

95


Berilioza pulmonare. Granuloma te shumta pulmonare te shkaktuara nga depozitimet e berilio.

Pneumonia kronike nga radiacioni. Intima e vazave e trashur nga proliferimi fibrollastik, e shoqeruar me makrofagё shkumozё dhe me qeliza endoteliale me pamje tё perçudnuar. Ne paretet e alveolave te shtypura, shihet atipi dhe hiperplazi e pneumociteve tё tipit II.

Pneumonia lipidike ekzogene. Alveolat pёrmbajnё masa lipidike tё rrethuara nga elemente inflamatore limfoplazmocitare, PMN dhe makrofagё tё shumtё.

Pneumonia lipidike endogene. Alveola e mbushura me makrofagё tё shumtё.

96


Pneumonia nga Candida albicans. Nё qendёr tё materialit nekrotik shihen micelat (shigjeta) (Ngjyrimi me tekniken e PAS).

Pneumonia nga Candida albicans. Imprenjimin argjentik i pseudohifeve me teknikёn e Grocott.

Abscesi i mushkerise nga Actinomyces israelii. Aktinomictet e grumbulluara nё masa tё medha nё qendёr tё nekrozёs tё abscesit.

Tuberkuloz pulmonar me diseminim hematogen.

97


Kompleksi primar tuberkular i Gohn. Granuloma nё limfondet hilare tё pulmonit tё djathtё.

Tuberkuloz miliar pulmonar. Granulomat miliare tё shpёrndara nё lobin e sipёrm tё pulmonit tё djathtё.

Granuloma tuberkulare pulmonare. Nekroza kazeoze qendrore e rrethuar me shtjella qelizash epiteloide, ndёrmjet tё cilave shihen qeliza gjigande multi nukleare e Langhans. Ne periferi, granuloma rrethohet nga korona limfocitare.

Granuloma e kokcioides (Coccidioides immitis). Nё qendёr ndodhet qeliza gjigande multinukleare e tipit Muller, qё pёrmban sferulat e kokcioides.

98


Kokcioidoza pulmonare (Coccidioides immitis). Shihet shperndarja e kokcioideve nё brendёsi tё materialit nekrotik pulmonar. Imprenjimi argjentik me teknikёn e Grocott.

Histoplazmoza pulmonare (Histoplasma capsulatum). Histoplazmat nё brendёsi tё nekrozёs. Imprenjimi me teknikёn argjentike tё Grocott

Granuloma e Cryptococcus neoformans. Formohet nga fibrobllaste tё aktivizuar, nga qeliza gjigande multinukleare tё shumta tё tipit Muller, qё pёrmbajnё nё citoplazem kriptokoke tё shumtё tё pangjyrosur.

Granuloma e Cryptococcus neoformans. Kriptokoke tё fagocituar nga qelizat gjigande multinukleare dhe nga makrofagёt alveolar. Ngjyimi me teknikёn e PAS.

99


Aspergiloza bronkopulmonare alergjike. Bronku me parete tё trasha nga proliferimi i qelizave epiteloide, me lumenin tё bllokuar nga eksudati inflamator, i mbizotёruar nga eozinofilet dhe nga myku, qё ka proliferuar ne trajtё rozete. Nё eksudatin eozinofilik janё tё pranishme kristalet e Charcot-Leiden.

Ekinokoku i mushkerisё. Kista e ekinokokut unilokular nё lobin bazal tё mushkerisё.

Pamja mikroskopike e kistes hydaditose tё ekonokokut tё mushkerisё.

100


PATOLOGJITË VASKULARE NË MUSHKËRI

Trombi nё venёn iliake tё majtё, tromembolia e ndёrlikuar me infarkte hemoragjike nё parenkimёn pulmonare.

Trombembolia e arteries pulmonare (shigjeta), e nderlikuar me zhvillimin e infarktit hemoragjik nё parenkimёn pulmonare.

Infarkti hemoragjik i parenkimёs pulmonare.

Infartki hemoragjik i mushkerisё. Pёrmbytja me gjak e alveolave dhe nekrozё e septeve interalveolare.

101


Dёmtimet angioplexiforme te degёzimeve te arteries pulmonare.

Sindroma Goodpasture. Dёmtimet nekrotiko-hemoragjike pulmonare.

Hemosideroza pulmonare. Alveolat e mbushur me siderofagё, septet e trashura nga proliferimi fbrobllastik, qё shkaktojnё kolaps tё kapilarёve septale.

Embola dhjamore nё kapilarёt e septit alveolar. (Ngjyrimi me Vaj tё Kuq – Red Oil).

102


NEOPLAZITË BRONKOPULMONARE

Metaplazia e epitelit laringeal nё subjekt duhanxhi.

Metaplazia e epitelit bronkial nё subjekt duhanxhi.

Carcinoma in situ e epitelit bronkial.

Hiperplazia adenomatoze atipike. Kordona qelizash neoplazike, tё cilat janё pneumocite tё tipit II, me atipi tё moderuar.

103


Masa karcinomatoze, me zhvillim peribronkial dhe infiltrim nё periferi tё parenkimёs pulmonare.

Karcinoma skuamoqelizore e mirёdiferencuar, me perla keratinike.

Karcinoma bronkioloalveolare, varjanti mucinoz. (Ngjyrimi me PAS).

Karcinoma bronkioloalveolare, varjanti mucinoz. Imunongjyrimi me antitrupa antisurfaktant rezulton pozitiv.

104


Karcinoidi tipik bronkial (varianti onkocitik).

Carcinoidi tipik i bronkut. IHK: Qelizat neoplazike shprehin pozitivitet citoplazmik pёr Chromogranina A.

Hiperplazia difuze idiopatike e qelizave neuroendokrine. (Sindroma Aguayo Miller). Pozitive Chromogranina A nё qelizat neouroendokrine, qё mbushin lumenin bronkial, por edhe ne formacionet tumorlets dhe ne epitelin alveolar.

Karcinoidi bronkial. Rritje në formë polipoide endobronkiale

105


Karcinoidi atipik bronkial. Nё seksion shihen mbi 2 mitoza dhe vatra nekroze.

Karcinoma me qeliza të vogla e mushkërisë. Varianti i pёrzier me karcinomёn me qeliza skuamoze.

Karcinoma me qeliza te vogla e mushkërisë. Anaplazia, atipia dhe mitozat e shumta të qelizave neoplazike.

Karcinoma me qeliza tё medha e mushkerisё. me njё vatёr emperipolesis nё periferi tё seksionit (ndёrmjet shigjetave).

106


Karcinoma neuroendokrine me qeliza tё mёdha. Qelizat neoplazike pleomorfe, me nukleus tё madh dhe me mitoza tё shumta nё brendёsi tё vazёs limfatike tё mushkёrisё.

Karcinoma bronkioloalveolare e tipit mucinoz.

.

Karcinoma bronkioloalveolare me qeliza kuboide dhe kolonare (qelizat Clara te diferencuara), me citoplazёm eozinofilike me apeks si sqep.

Adenokarcinoma e diferencuar.

107


Adenokaricnoma e keqdiferencuar e mushkёrisё.

Adenokaricnoma. Varjanti me qeliza me pamjen si unaza me gurё.

Karcinoma pleomorfe. Shihen qeliza boshtore, qeliza gjigande tё perçudnuara dhe prani e komponentit skuamoz nё pjesёn periferike (djathtas).

Blastoma pulmonare.

108


Blastoma pulmonare (Pamje makroskopike)

Hamartoma pulmonare. Ishuj kartilago-hialine, tё rrethuara nga ind bashkёlidhor, grumbuj qelizash epiteliale, qeliza dhjamor dhe tufa muskulature tё lemuar. Plasaritjet ndёrmjet lobuleve janё veshur me qeliza epiteliale cilindrike, ose kubike, tё ngjashme me qelizat e epitelit bronkial.

Hamartoma pulmonare. Imunongjyrimi me antitrupa anti-aktina, pozitiv ne qelizat e muskulatures se lemuar, te pranishme ne stromen e hamartomes.

Adenokarcinoma acinare (acinoze).

109


Hemangioma sklerotike pulmonare.

Hemangioendotelioma pulmonare.

Hemangioendotelioma epiteloide pulmonare. Shprehja difuze e markatorit CD31

Metastaza e karcinomёs sё gjirit nё mushkёri.

110


SËMUNDJET E PLEURËS

Pleuriti purulent.

Mezotelioma malinje e pleurёs.

Mezotelioma, forma mikropapillare.

Mezotelioma: Pamja e mikrovilleve nё mikroskopinё elektronike.

111


Mezotelioma malinje e pleurёs. Pozitivitet difuz i imunongjyrimit me panelin e citokeratinaave.

Mezotelioma malinje e pleurёs. Metastaza e mezoteliomes ne limfonod.

Mezotelioma malinje e pleurёs. Pozitivitet i imunongjyrimit me antitrupa anti – citokeratina, ne qelizat metastazike ne limfonod.

Tumori solitar i pleurёs. Struktura komplekse mezenkimatoze.

112


CITOLOGJIA BRONKOPULMONARE . Lavazhi bronko-alvaolar (LBA). Kuadrati i sipёrm pёrmban grumbuj limfocitesh dhe qeliza tё epitelit alveolar. Kuadrati i poshtem: qeliza neoplazike.

Indi pulmonar, nga e kanё origjinёn grupi i qelizave qё shihen nё strishion e pёrgatitur nga lavazhi bronkoalveolar (LBA).

LBA - Citologjia: Karcinoma spinoqelizore, me qeliza skuamoze.

LBA - Citologjia: Adenokarcinoma e mushkërisë.

113


LBA - Citologjia: Karcinoma e mushkërisë me qeliza të gjëra.

LBA - Citologjia: Karcinoma me qeliza tё vogёla.

114


4

SËMUNDJET E KOKËS DHE TË QAFËS

Natyra nuk toleron një shendet të pasherueshëm. T. Bernhard Sёmundjet, qё prekin kokёn dhe qafёn, janё tё shumta e tё larmishme e krahas lёndimit tё organeve tё kёtyre rajoneve, implikojnё mukozat, indet e buta dhe strukturat kockore, te manifestuara me njё spektёr tё gjёrё shenjash klinike, tё shprehura nga format e lehta tё rrufёs (inflamacione katarale tё mukozёs sё hundёs, tё laringut, trakesё e bronkeve), në sëmundje inflamatore dhe deri nё neoplazitё malinje. Nё kёtё kapitull janё pёrfshirё patologjitё, qё lёndojnё hapsirёn e gojёs (dhembёt, gingivat, gjuha, tonsillat), rrugёt e sipёrme tё frymёmarrjes (hunda, sinuset, faringu, laringu), sёmundjet e veshit, sёmundjet e gjёndёrrave tё peshtymёs dhe tё indeve e organeve tё rajonit tё qafёs. Hapsira e gojёs ёshtё organ kompleks kavitar, multistruktural dhe multifunksional, me komunikim direkt me mjedisin e jashtёm, ndёrsa nё brendёsi komunikon me aparatin respirator dhe me aparatin tretёs. Hapsira e gojёs kufizohet nga struktura kockore, tё mbuluara me mukozё, tё plotёsuara me struktura gjёndёrrore, vaskulare, limfatike, muskulare dhe nervorele, tё cilat nё bashkёsi kryejnё shumё funksione si: a. respirator, b. tretёs (saliva e sekretuar nga gjenderrat), c. mekanik (pёrtypja e ushqimit me dhёmbёt dhe kalimi nё ezofag), d. sensorial (mbaresat nervore tё shijes), e. imunitar (rrethi i tonsillave orofariengeale), f. amplifikon zёrin dhe e kompleton tё folurin e artikuluar. Sёmundjet e hapsirёs sё gojёs janё tё shumta dhe me problematikë komplekse. Nё rrugёt ajrore tё sipёrme, pёrfshihen hunda me sinuset pёrkatёse, faringu dhe laringu. Patologjitё e kёtyre strukturave janё tё shpeshta nё praktikёn mjekёsore, sidomos inflamacionet e shprehura me shqetёsime bezdisёse dhe sekrecione mukozale tё shtuara, por pa pasoja pёr jetёn e tё sёmurёve, ndёrsa grupi i patologjive neoplazike dhe patologjitё vaskulare me dёmtime destruktive krijojnё probleme serioze. Mukoza e hundёs dhe e sinuseve paranazale, lёndohen shpesh nga sёmundje infektive (bakteriale, virusale dhe mikotike), ose nga faktorё me natyrё alergjike. Neoplazitё dhe dёmtimet e ngjashme me neoplazitё (demtimet hiperplazike – reaktive) tё hundёs, tё sinuseve e tё rinofaringut, janё tё rralla: 1 rast ndёr 100 000 banorё. Kёto sёmundje prekin meshkujt dy herё me shpesh se femrat dhe nё 95 % tё rasteve prekin moshat > 40 vjeç. Neoplazitё janё me origjinё epiteliale dhe mezenkimale. Laringu lёndohet nga shumё semundje inflamatore, ndёrsa neoplazitё janё tё rralla, por tё kurueshme me heqie kirurgjikale dhe në trajtimin me radioterapi, por i semuri e “paguan” kurimin me humbjen e zёrit natyral. Neoplazitё malinje tё laringut dhe neoplazitё e faringut, pёrfaqёsojnё 10 % tё gjitha neoplazive malinje nё meshkuj dhe 4 % tё neoplazive nё femra. Nё Itali, nё njё vit diagnostikohen 5000 raste tё reja me neoplazi tё laringut nё meshkuj e 500 raste nё femra, nga tё cilat rreth 95 % e rasteve janё karcinoma skuamoqelizore. Mё shpesh preken moshat mbi 50 vjeç. Gjёndёrrat e pёshtymёs lёndohen nga proçese patologjike inflamatore dhe jo inflamatore, si dhe janё selia e disa neoplazive beninje dhe malinje. Nё gjёndёrrat e peshtymёs zhvillohen mbi 30 tipa neoplazie beninje e malinje. Adenomat pёrbёjnё 75 % tё neoplazive nё pёrgjithёsi tё kёtyre gjёnderrave. Rreth 60 – 80 % e neoplazive beninje zhvillohen nё gjёndёrrёn parotis, 10 % nё submandibulare, ndёrsa tё tjerat nё gjёndёrrat e nёngjuhes dhe nё gjёndёrrat salivare tё vogla. Neoplazitё malinje janё tё shpeshta nё gjёnderrat salivare tё vogla (50 %), nё gjёndёrrat e nёngjuhёs (70 %), ndёrsa nё gjёndёrrat e mёdha rastisen mё rrallё (15 – 30 % nё parotis dhe 40 % nё submandibularet). Neoplazitё e gjёndёrrave tё pёshtymёs prekin kryesisht tё rriturit dhe me shpesh femrat. Nga kёto tipare, bёn pёrjashtim neoplazia e Warthin, qё prek me shpesh meshkujt. Rreth 5 % e neoplazive tё gjёndёrrave tё pёshtymёs zhvillohen nё fёmijёt nёn 16 vjeç. Neoplazitё beninje shfaqen nё grup moshat 40 – 60 vjeç, ndёrsa neoplazitё malinje nё moshat mbi 60 vjeç. Neoplazitё beninje dhe malinje tё parotis bёjnё rritje masive poshtё veshit dhe pavarёsisht nga natyra beninje apo malinje, nё momentin e diagnozёs, kanё permasa 4 – 6 cm. Neoplazitё beninje janё tё levizёshme nё prekje, ndёrsa fenotipet malinje dhe nё stade tepёr tё avancuara, janё tё fiksuara dhe tё palёvizёshme.

115


SËMUNDJET E GOJËS

Kariesi nё qafёn e dhёmbёve incizive.

Gingiviti dhe breshkёza e dhёmbit.

Epulisi gjigandoqelizor.

Stomatiti aftoz.

116


Nishani i bardhё sfungjeroz nё mukozёn e gojёs.

Edema intensive e qelizave epiteliale nё nishanin e bardhё sfungjeroz.tё mukozёn bukale tё gojёs.

Ulçeracion i gjuhёs, me infiltrim eozinofilik difuz.

Afta tё shumta nё stomatitin aftoz Major (sёmundja e Sutton).

117


Gjuha me pamje si hartё gjeografike.

Granuloma jonekrotike e gjuhёs.

Kandidoza e gengivёs maksillare.

Hifet e Candida albicans. (imprenjimi argjentik).

118


Leukoplakia nё pjesёn anёsore tё gjuhёs.

kia e mukozes se gojes.

Eritroplakia e mukozёs sё gojёs.

Displazzia likenoide e gjuhёs.

Papilloma verrukoze e gjuhёs.

119


Karcinoma verrukoze e gjuhёs.

Karcinoma bazoqelizore e mukzoёs sё gojёs.

Ksantoma verrukiforme e mukozёs sё gojёs.

Fibroma ameloblastike.

120


Epiteli veshёs i keratokistit odontogen (KKO).

Kista odotogene ortokeratinike (KOO).

Kista dentigerous (folikulare) Trupat e Rushton intraepiteliale.

Kista odontogene e kalcifikuar.

121


Kista periapikale (radikulare).

Struktura e kistёs radikulare. Pareti i veshur me epitel shumёshtresor tё pakeratinizuar, kaviteti me pёrmbajtje materiali amorfe homogjene eozinofile dhe kristale kolesteroli.

Tumor odontogenik, me kalcifikime intraepiteliale.

Tumori adenomatoid odontogenik.

.

122


Ameloblastoma pleksiforme

Ameloblastoma periferike.

Ameloblastoma klasike, me pamje bazaloide.

Ameloblastoma keratotike.

..

123


Tumori skuamoz odontogenik.

Odontoma komplekse.

Odontoma composta (e pёrbёrё).

Periapical cemental displasia.

124


Odontoameloblastoma.

Miksoma odontogeenike.

Kista nazo-labiale.

Rhinoskleroma.

.

125


SEMUNDJET E HUNDES DHE TE SINUSEVE.

Polipi nazal, Polipi me stromё lipomatoze i mbuluar me qeliza epiteliale kaliciforme mukoprodhuese.

Polipi nazal Polipi fibromiksomatoz me hiperplazi tё epitelit mukoprodhues, stroma e infiltrua me elemente mononukleare dhe eozinofile.

Papilloma skuamoqelizore e mukozёs sё hundёs.

Papilloma Schnaideriane me qeliza cilindrike e mukozёs sё hundёs. Shihet proliferim papillar, me prani kiste mucine intraepiteliale, qe permbajne elemente inflamatore PMN.

126


Polip inflamator i sinusit maksillar. Rritja polipoze me stromё edematoze dhe tё infiltruar nga elementet inflamatore PMN dhe mononukleare.

Papilloma inverse e sinusit maksillar.

Karcinoma e padiferencuar e rinofaringut.

Adenocarcinoma nazale e tipit kolik.

127


Glioma e hundës. Shihen astrocite dhe fibra të neuroglisë, të përziera me strukturat fibroze dhe vaskulare.

Neuroblastoma olfaktore.

Neuroblastoma olfaktore. Qelizat neoplazike me imunreaktiviteti pozitiv pёr Chromogranina A.

Adenokarcinoma e sinusit nazal.

128


Angiofibroma Juvenile nazofaringeale.

.

Adenoma kanalikulare: Proliferim i qelizave bazale me formim rrtije tubulare te veshura me qeliza kubike, ose cilindrike.

129


SËMUNDJET E LARINGUT

Nyja fibroangiomatoze e kordave vokale.

Nyja fibroangiomatoze e kordave vokale. Zmadhimi i madh.

. Nyja fibromiksomatoze e kordave vokale.

Neoplazia intraepiteliale e laringut LIN I - Keratoza me displazi tё lehtё.

130


Neoplazia intraepiteliale e laringut. LIN II - Keratoza me displazi tё moderuar.

Neoplazzia intraepiteliale e laringut. LIN III – karcinoma in situ.

Karcinoma spinoqelizore mikroinvaziva.

Karcinoma spinoqelizore e keratinizuar.

131


Shprehja intranukleare e Maspina (serine protease inhibitor) ne karcinomёn spinoqelizore te keratinizuar te laringut. te laringut.

Shprehja Angiogenina (ribonucleasa 5) ne qelizat e karcinomёs spinoqelizore te laringut.

Shprehja e markatorit CD105 ne vazat e neoformuara ne intersticin e karcinomes spinoqelizore te laringut.

Papillomatoza e laringut.

132


SËMUNDJET E GJËNDËRRAVE TË PËSHTYMËS

Sialometaplazia nekrotizante

Mukocele.

Struktura mikroskopike e mukocelёs.

Adenoma pleomorfe.

133


Tumori i Warthin

Fibroma e pallatumit.

Sёmundja e Sjögren e gjendёrrёs parotide.

Dёmtimet limfoepiteliale beninje tё gjendёrrёs tё parotis.

134


Mioepitelioma e gjёndёrrёs tё parotis.

Karcinoma e zhvilluar nё terren tё adenomёs pleomorfe.

Karcinoma mukoepidermoide e gjёnderrave tё pёshtymёs.

Karcinoma adenoido-kistike e gjёnderrave tё pёshtymёs.

135


SËMUNDJET E VESHIT

Polip inflamator i kanalit tё jashtёm tё veshit.

Otoskleroza: osimifikim i bazёs sё yzengjisё (shigjeta).

Karcinoma bazoqelizore e kanalit tё jashtёm tё veshit.

136


SËMUNDJET E QAFËS

Veshja epiteliale e kistёs brankiale.

Kista e duktit tyreoglos.

Paraganglioma e lёmshit karotid.

137


5

SËMUNDJET E TRAKTIT TË TRETJES Interesimi për sëmundjen, është interesim për jetën. Tomas Man

Sёmundjet e aparatit tё tretjes, provokohen nga pёrdorimi i lёndёve ushqimore tё papёrshtatёshme (kur janё tё ndotura me mikrorganizma dhe lёnde toksike), nga ilaçet, nga faktorёt alergjikë, nga vaksinat, ose zhvillohen si ndёrlikime tё sёmundjeve tё tjera tё organizmit. Nё dekadat e fundit, me pёrmirёsimin e cilёsisё sё jetёs dhe tё mirёqenies ekonomike tё popullatёs, sёmundjet e aparatit tё tretjes janё pakёsuar, por megjithatё nё plan epidemiologjik, pёrfaqёsojnё 40 – 50 % tё vizitave ambulatore e sё bashku me sёmundjet e mёlçisё e tё pankreasit, shkaktojnё 15 % tё vdekjeve totale. Me plakjen e organizmit, aparati i tretjes pёson modifikime, tё shprehura me pakësimin e strukturave gjёndёrror dhe limfatike, me reduktimin progresiv tё mukozës, tё mbaresave nervore tё paretit tё zorrёs, ulet prodhimi i enzimave dhe bien dhëmbët, por në kohët e sotme zëvendësohen me proteza. Ky kompleks ndryshimesh dhe pse nuk pёrfaqёsojnё njё status tё vёrtetё patologjik, spjegojnё modifikimet funksionale, dobёsimin, ndjeshmërinë dhe lёndushmёrinё e lartё tё aparatit tё tretjes nё tё moshuarit. Sёmundjet e ezofagut pёrfshijnё njё spektёr tё gjёrё çrregullimesh, qё shkojnё nga njё urth i thjeshtё i lidhur me ngrёnie tё bollёshme dhe me ushqime pikante, nё keqformime tё lindura, në çrregullime motore tё ezofagut, në dëmtime inflamatore me njё kompleks ndёrlikimesh, deri nё neoplazi malinje me agresivitet tё lartё. Sёmundjet e stomakut janё tё shpeshta, sidomos ulçera peptike, qё prek mbi 10 % tё popullatёs nё vendet perёndimore, por me shpesh, prek popullatёn e vendeve tё botёs sё tretё. Infeksioni kronik i mukozёs gastrike nga Helikobakteri i pilorit, mbetet patologjia më e shpeshtё nё botё dhe e lidhur me ulçerёn e stomakut. Neoplazitё malinje tё stomakut dhe pse nё dekadat e fundit janё pakёsuar, ende janё tё pёrhapura, madje janё shkak i shpeshtё i vdekjes tё sёmurёve me kёtё neoplazi, duke u renditur ne grupin e pesё “Big killers”. Shumё sёmundje tё stomakut, sidomos ato me natyrё inflamatore, shёrohen me mjekim tё pёrshtatshёm, sepse mukoza e stomakut zotёron aftёsi tё larta rigjeneruese, çka i dedikohet pranisё tё qelizave staminale tё stomakut, tё lokalizuara nё pjesёn e sipёrme tё gjёndёrrave, tё fshehura aty ku hapet gryka e gjёndёrrës, ku dhe proliferojnë duke zёvёndёsuar, si qelizat e epitelit veshёs dhe qelizat e epitelit gjёndёrror tё mukozёs gastrike. Sёmundjet e zorrёs sё hollё dhe e zorrёs sё trashё, janё tё shumta e me spektёr tё gjёrё, ku perfshihen keqformimet e lindura, dispepsitё me intensitet tё lehtё, semundjet e shumta inflamatore tё shprehura me diarrea, bёjnё pjesё çrregullimet e lёvizshmёrisё tё zorrёs dhe neoplazitё, qё janё patologjitё mё problematike. Neoplazitё e zorrёs sё hollle dhe tё zorrёs sё trashё, bёjnё pjesё ndёr pesë “big killers”, qё janё problematike pёr incidencёn dhe vdekshmёrinё e lartё. Neoplazitё malinje zhvillohen mё shpesh nё kolon e nё rektum, kёsisoj karcinomat kolono-rektale pёrbёjnё 70 % tё gjitha neoplazive tё traktit tё tretjes, duke u renditur nё vendin e dytё pёr shpeshtёsinё (pas karcinomave pulomnare) dhe jane shkaktare e 20 % tё vdekjeve nga neoplazitё. Zorra e hollё, ndonёse ka numurin mё tё madh tё qelizave epiteliale proliferuese, çuditёrisht preket mё rrallё nga neoplazitё. Neoplazitё e zorrёs sё hollё dhe sё trashё klasifikohen nё disa grupe: - Dёmtime tё ngjashme me neoplazitё: polipi inflamator, polipi hiperplazik dhe hamartomatoz (sporadike, ose nё sindroma polipozike gastrointestinale). - Neoplazi epiteliale beninje: adenoma (me forma polipoide, e sheshtё, e dhёmbezuar). - Neoplazi epiteliale malinje (karcinomat dhe adenokarcinomat). - Neoplazi me origjinё nga qelizat e sistemit endokrin difuz. - Neoplazi joepiteliale (mezenkimale, GIST, limfomat). Me interes praktik janё dhe patologjitё e apendiksit, sidomos tё famёshmit apendicitet akute, qё diktojnё pothuajse gjithmonё, heqien me ndërhyrje kirurgjikale. Patologjia e segmentit terminal tё traktit tё tretjes (kanali anal), pёrfshijnё njё grup sëmundjesh, me rastisje tё shpeshtё, por qё diagniostikohen rrallё dhe nё faza tё avancuara, pasi shumica e tё sёmurёve, prezantohen pёr vizita mjekёsore me shumё vonesё.

138


SËMUNDJET E EZOFAGUT

Akalazia. Skema e modifikimeve të ezofagut. Në quadratin e sipërm pamja në ekzaminimin Radiografik (shigjeta).

Divertikuli i Zenker i zhvilluar në ezofag.

Ulçera akute e ezofagut.

Varriçet e ezofagut. Modifikimet morfologjike te mukozes nga ruptura e vazave tё vogla, tё nderlikuara me hemoragji.

139


Ezofagu i Barrett. Pamja ne endoskopi e modifikimeve të mukozës në segmentin e poshtëm të ezofagut

Ezofagu i Barrett. Metaplazia intestinale e mukozes te ezofagut. Ezofagut te Barrett.

Karcinoma skuamoqelizore e mirediferencuar e ezofagut.

Adenokarcinoma e ezofagut. E zhvilluar në ezofagun e Barrett.

140


Metaplazia intestinale e epitelit te mukozës gastrike.

Metaplazia intestinale e epitelit te mukozës gastrike. Pamje e zmadhuar.

Koloni Helicobacter pylori (imprenjuar me ngjyre e zeze), të depozituara në sipërfaqen e epitelit të mukozës gastrike.

Gastriti akut. Hiperemi difuze e mukozes te stomakut.

141


Gastriti akut. Infiltrimi me polimorfonuklearë neutrofile i stromës dhe i gjëndërrave të mukozës gastrrike.

Gastriti kronik atrofik. Atrofi e mukozës gastrike pa metaplazi epiteliale. Shihen mbeturina gjëndërrash atrofike (shigjetat).

Gastriti kronik atrofik Metaplazi intestinale e mukozes gastrike (shigjetat).

A

B

Gastriti kronik atrofik fokal me metaplazi intestinale. A – mukoza atrofike; B – mukoza normale

142


Antitrupat anti-qeliza parietale ne anemine pernicioze. (Imunofluoreshenca).

Gastriti kronik hiperplazik.

Gastriti antral me ektazi vaskulare.

Ulรงera peptike e stomakut.

143


Ulçera peptike kronike e stomakut.

Ulçera peptike kronike. Nekroza fibrinoide në dyshemen e ulçerës gastrike dhe skleroza e paretit.

Ulçera peptike kronike. Inflamacioni kronik i paretit të ulçerës peptike të stomakut.

Ulçera kronike aktive e stomakut. Dëmtimet litike, me thellimin e bazës të difektit.

144


Ulçera multiple akute të Curling.

Pamja mikroskopike e ulçerës akute të Curling.

Ulçera peptike e duodenit.

Sëmundja e Ménétrier. Hiperplazia e mukozës gastrike.

145


Sëmundja e Ménétrier. Pamja mikroskopike e hiperplazisë të mukozës gastrike.

Polipet e stomakut. Pamja në endoskopi.

Polip adenomatoz i stomakut

Polipet hiperplazike tё stomakut.

146


Polipet hiperplazike të stomakut.

Adenoma villoze e stomakut.

Karcinoma e stomakut – forma e sheshtë.

Forma e ulçerative e karcinomës të stomakut.

147


Adenokarcinoma gastrike e tipit intestinal. Ne stromen neoplazike shihen tuba gjenderrore atipike.

Adenokarcinoma gastrike e tipit difuz. Shihen qeliza anaplazike mukoprodhuese, me pamjen si unaza me gurĂŤ.

Karcinoma e stomakut, Varianti Linitis plastica.

Linfoma MALT e stomakut.

148


Karcinoidi tipik i stomakut.

Karcinoidi tipik i stomakut Imunongjyrimi me Chromogranina A shpreh pozitivitet të lartë në qelizat neuroendokrine.

GIST i stomakut.

GIST. Fenotipi me qeliza fuziforne, tё shperndarё nё trajtё shtjellash tё çrregullta nё stromёn retikulare tё imёt.

149


GIST. Fenotipi me qeliza fuziforme, me atipi të lehtë nukleaare dhe me vakuolizim citoplazmik. Indeksi mitotik > 5 mitosa /10 high-power field.

GIST. Imunohistokimia shpreh imunoreaktivitet citoplazmik për c-KIT.

GIST. Forma me qeliza epiteloide.

GIST. Forma me qeliza multinukleate.

150


SËMUNDJET E ZORRËS SË HOLLË DHE TË ZORRËS SË TRASHË

Atrezia e zorrës së hollë.

Divertikuli i zorrës së hollë (Divertikuli i Meckel)

Megakoloni aganglionar kongenital. Sëmundja e Hirschprung

Koliti nga rotavirusi. Edeme e mukozes, shkaterrim i vileve te enetrociteve mature, infiltrim limfocitar difuz i submukozes dhe pjeserisht intraepitelial. Fig. 15. 38. Koliti nga rotavirusi.

.

151


Enteriti nga adenovirusi. Atrofi dhe deskuamim i enterociteve, që përmbajnë inkluzione nukleare të tipit A Caudry dhe tipi Smuge. Nëkuadratin poshtë, pamja e adenovirusit në mikroskop elektronik.

Enterokoliti nga Yersinia. Inflamacioni granulomatoz (granuloma e Yersinia) dhe infiltrimi difuz me elemente infamatore PMN dhe me limfocite i lamina propria. Ulçera sipërfaqësore e mukozës.

Koliti nga Escherichia coli enterohaemorrhagica. Erozione të epitelit, edema dhe infiltrim me PMN neutrofile në lamina propria.

Mikrogranuloma reaktive e ethes tifoide nga Salmonella typhi. Edema dhe infiltrim limfocitar dhe plazmocitar në mukozën e zorrës, proliferim i makrofagëve në grumbuj fokalë dhe sistemikë, në trajtë mikrogranulome.

152


Enteriti tifoid: Fryrja e pllakave tĂŤ Payer dhe i folikujve solitare.

Enterokoliti nga Campylobacter. Lamina propria edematoze, e infiltruar me elemente inflamatore PMN neutrofile, me makrofage, limfocite dhe plazmocite. Shihet abscesi i kriptave.

Enteriti nga kolera. Hiperemi, edemĂŤ difuze te lamina propria, desquamim segmentar i eneterociteve te shoqeruar me nfiltrate elementesh inflamatore mononucleare ne lamina propria.

Enteriti eozinofilik.

153


Koliti pseudomembranoz me melanozë.

Koliti pseudomembranoz me melanozë. Në tunica propria shihen grumbuj makrofagësh me permbajtje melanine në citoplazëm.

Koliti pseudomembranoz. Masa të dendura nukusi, të perziera me detrite qelizore, me materiale fibrinozo-purulente, që mbulon pjesën e sipërme të lamina propria, e cila është e infiltruar me elemente inflamatore PMN neutrofile, ndërsa kapilarët përmbajnë trombe. Kriptet intestinale dëmtohen në siperfaqe dhe zgjerohen në thellësi e janë të mbushura me eksudat mukopurulent, që del në siperfaqe si i pseudomembranë mbi mukozën e lënduar.

Grumbujt e Entoameba hystolitica në brendёsi tё kripteve tё zorrës.

154


G. Lamblia nё sipёrfaqen e mukozёs.

Zorra normale

EKN

Enterokoliti nekrotizant (EKN) (djathtas).

Enterokoliti nga rrezatimi. Demtimi arterieve: grumbullimi subendotelial i makrofagёve, me citoplazem shkumoze.

.

Demtimet nekrotike, tё vazave tё gjakut nё paretin e zorrёs, nё enterokolitin nga rrezatimi.

.

155


Enterit nga Cito Megalo Virusi Imunongjyrimi pozitiv per CMV.

Ulçera solitare e rektumit. Erozionim i mukozёs me keputje tё pjesёs sё sipёrme tё gjёndёrrave, edema, hiperemia dhe infiltrim me elemente inflamatore limfoplazmocitare nё lamina propria.

.

Sёmundja celiake. Dёmtimet e jejunit, atrofia e epitelit, edema dhe infiltrate limfocitare nё tunica propria.

.

Sёmundja celiake. Imonohistokimia : Limfocite T CD8+ intraepiteliale dhe limfocite T CD4+ nё lamina propria.

156


Sёmundja celiake. Stomatiti aftos, shoqёrues i celiakisё.

Sёmundja celiake. Mukoza e jejunumit nё fazёn e lulёzimit tё celiakisё para mjekimit.

Sёmundja celiake. Mukoza e jejunumit nё tё njёjtin subjekt pas dietёs pa glutina.

Sёmundja celiake. Vatra kalcifikimesh ne regionin okcipital (ekzaminim radiologjik).

157


Sёmundja Whiple Dilatimi i vazave limfatike tё paretit tё zorrёs.

a

b Defiçiti i laktazёs (Imunohistokimia) a. shprehja normale e laktazёs nё sipёrfaqen e enterocitit; b. sipёrfaqia e enterocitit me defiçit tё laktazёs.

Abetalipoproteinemia. Vakuolizim i citoplazmёs tё qelizave tё epitelit tё zorrёs sё hollё.

Sёmundja e Crohn. Shtrirja e dёmtimeve nё pjesёn terminale tё ileumit.

158


Sёmundja e Crohn. Uulçerat gjatёsore nё mukozёn e ileumit terminal.

Sёmundja e Crohn. Granuloma jonekrotike e zzhvilluar nё submukozё, e ndёrtuar me shtjella qeliza epiteloide, me qeliza gjigande multinukleare dhe limfocite tё shumtё, tё vendosura nё trajtё korone.

Rektokoliti ulçeroz.

Pseudopolipoza e rektokolitit ulçeroz.

159


Rektokoliti ulçeroz. Epiteli veshёs i kripteve i pakёsuar, me humbje tё qelizave kaliciforme mukoprodhuese. Lamina propria e infiltruar me elemente tё perziera (limfocite, plazmocite, neutrofile, eozinofile), ne veçanti plazmocitet grumbullohen ndermjet bazes se kripteve dhe muscularis mucosae.

Rektokolit ulçeroz.. Lamina propria edematoze e infiltuar me limfocite, plazmocite, neutrofile, eozinofile. Granulocitet neutrofile shpёrndahen nё lamina propria dhe infiltrojnё ndёrmjet epitelit gjёndёrror (kripteve), ose grumbullohen nё lumenin e kripteve, duke krijuar absceset e kripteve.

Koliti kolagenik. Shihen depozita fibrash kolagene nёn membranёn bazale tё epitelit veshёs tё mukozёs dhe nё lamina propria, ku vendosen nё trajtё bandash eozinofile tё çrregullta. Lamina propria e mukozёs ёshtё edematoze dhe e infiltruar me limfocite.

Koliti limfocitar. Imunohistokimia: Infiltrate intraepiteliale dhe nё pjesёn e sipёrme tё lamina propria me imfocite T, qё rezultojnё pozitive me antitrupa CD3.

160


Iskemia akute e zorrёs sё hollё. Infarkti transmural i segmenti iskemik te zorrёs.

Hemorroidet. Zgjerim i venave submukozale dhe ekstravazatet.

Divertikuli i zorres.

Divertikul i zorres. Fundi i divertikulit me fistulёn, qё krijon komunikim me indin dhjamor subeseroz.

.

161


Pneumatoza kistike intestinale.

.

Pneumatoza kistike intestinale. Bula e gazit nё submukozёn intestinale.

.

Limfangioma e zorrёs sё hollё. Aglomerat vazash limfatike nё submukozёn e zorrёs.

Adenoma tubulare e duodenit. Pamja nё ekzaminim endoskopik.

162


Adenokarcinoma e ampula Vater. Gjёnderrat neoplazike infiltrojnё mukozёn e duodenit dhe tё duktit.

Karcinoidi tipik i zorrёs sё hollё.

Karcinoidi tipik i zorrёs sё hollё. Proliferimi i qelizave neuroendokrine nё nyjen e çrregullt submukozale tё karcinoidit.

Limfoma e zorrёs. Masa limfomatoze nё mukozёn e zorrёs.

163


Limfoma malinje e tipit MALT. Infiltrimi i mukozёs dhe i submukozёs me limfobllaste.

Polipi juvenil. Rritja polipoze e ndёrtuar me gjёnderra tё shumta tё zgjeruara, me stromё tё gjёrё, e mbushur me gjёndёrra dhe infiltrate inflamatore mononukleare.

Polipi juvenil. Stroma fibroangiomatoze e infiltruar me elemente mononukleare dhe me pёrmbajtje gjёndёrash tё zgjeruara, me pamje kisti.

Polipi hiperplazik. Ndёrtohet me gjёnderra tё shumta me vendosje tё dendur, me kripte tё veshura me qeliza epiteliale joneoplazike, mature dhe me diferencim tё tipit mukoze ose asorbente. Shumё gjёnderra zgjerohen, deformohen dhe e kanё lumen tё mbushur me mukus.

164


Polip hamartomatoz i zorrёs sё hollё nё sindromёn Peutz -Jehgers.

Polipi i kolonit nё sindromёn e Peutz-Jeghers. Stroma e polipit ёshtё e imёt e formuar nga indi fibrokonjuktival dhe tufa qelizash muskulare tё lёmuara, tё shtrira nё degezime elegante rreth gjёndёrrave tё çrregullta, tё veshura me epitel intestinal, i pasur me qeliza kaliciforme

Polipoza familjare. Polipe tё shumtё, me pёrmasa relativisht uniforme.

Sindroma Cronkhite – Canada. Polipet e kolonit, janё me stromё tё shkrifёt, me prani elemnetesh mononukare dhe gjёndёra, disa nga te cilat janё tё zgjeruara nё trajtё kistesh.

165


Adenoma konvencionale e kolonit. Rritja e adenomёs nё formё polipoide.

Adenoma tubulare e zorrёs sё holle. Masa tumorale e rritur nё trajtё verruke.

Adenoma e formes tubo-villoze.

Adenoma me rritje nё trajtё villoze.

166


Adenoma e formёs tubulo-villoze e kolonit.

Adenoma serrata. Adenoma me rritje tё mukozёs nё trajtё dhёmbёzimesh

a

b

Patologji neoplazike e dyfishtё e zorrёs. a. polipi hiperplazik, b. adenoma serrata.

Polipoza adenomatoze familjare (PAF).

167


Adenocarcinoma e kolonit (shigjeta). Rritja nё sipёrfaqe dhe infiltrimi nё thellёsi tё paretit tё zorrёs sё trashё.

Neoplazi e dyfishtё e kolonit. Polipi (shigjeta e verdhё) dhe adenokarcinoma e kolonit (dy shigjeta).

Adenokarcinoma kolonit. Infiltrimi i gjёndёrrave neeoplazike nё submukozё dhe nё shtresen muskulare tё paretit tё zorrёs trashё.

Apendiciti akut flegmonoz. Infiltrimi me PMN neutrofile i paretit tё apendiksit.

.

168


Apendiciti akut si nderlikim gjatё fruthit. Nё vatrёn infamatore shihen dhe qelizat gjigande multtinukleare tё Warthin – Finkeldey.

.

Kistadenoma e apendiksit (mukoprodhuese).

Adenocarcinoma mucinoze e apendiksit. Stroma rreth gjenderrave neoplazike e mbushur me masa mukoide.

Karcinoma skuamoqelizore e rektumit. Rritja ekzofite me pjesёn qendrore tё ulçeruar.

169


Ind granulacioni i zhvilluar rreth fistulёs anale.

Neoplazia intraepiteliale e mukozёs anale (NIA).

Karcinoma bazoqelizore e kanalit anal.

Karcinoma verrukoze e kanalit anal (HPV pozitive).

170


Condiloma accuminata e anusit.

Pseudoksantoma peritoneale.

171


6

SËMUNDJET E MELÇISË, TË FSHIKZËS DHE RRUGËVE BILIARE

“ ... Gjatë ditëts shqiponja i hante mёlçinë Prometeut, por gjatë natës i ripёrtrihej vazhdimisht”. Eskili Mёlçia organi “laborator”, preket e lёndohet nga shumё faktore dёmtues tё natyrёs toksike, produkte anormale metabolike, nga agjenta mikrobiale, imunitare, nga çrregullimet hemodinamike dhe nga neoplazitё. Gjatё dёmtimit tё parenkimёs sё mёlçisё, preket dhe sistemi i dendur vaskular, si dhe rrugёt e brendёshme tё tёmthit, qё mbishtohen nё terrenin e lёnduar, duke e zgjeruar substratin morfologjik tё kёtij organi. Dёmtimet e mёlçisё janё komplekse dhe tё shumllojta, qё variojnё nga tё lehta dhe pa shenja klinike, deri nё dёmtime tё rёnda qё mund tё pёrfundojnё nё insuficiencё funksionale, me pasoja pёr shёndetin dhe jetёn e tё sёmurit. Pёr tё njohur substratin morfologjik tё sёmundjeve tё melçisё ёshtё me interes tё njihen disa nga karakteristikat themelore tё ndёrtimit tё mёlçisё. Nё aspektin morfologjik, mёlçia konsiderohet organ i thjeshtё, pasi shpreh njё repertor relativisht tё kufizuar pёrgjigjiesh inflamatore, pёrshtatёse dhe imunitare, krahasuar me shkallen e dёmtimit qё peson. Dёmtimet e mirfillta shprehen nё disa forma morfologjike: edema, dhjamosja, nekroza, apoptoza, fibroza, inflamacioni, modifikimet pёrshtatse. Mёlçia ёshtё organi me aktivitet intensiv metabolik, kesisoj vuan shpesh nga çrregullimet metabolike hereditare dhe tё fituara. Shumica e semundjeve metabolike zhvillohen nga defiçiti i enzimave lisosomiale, qё pёrfundojnё me grumbullimin e lёndёve nё lisosome dytesore, qё pёrbёjnё grupin e “sёmundjeve me akumulim lisosomial”. Sёmundjet metabolike, qё lёndojnё mёlçinё, klasifikohen nё bazё tё lёndёs tё pa metabolizuara nga defiçiti enzimatik, pёr pasojё depozitohet nё hepatocitet. Sёmundjet metabolike hereditare dhe tё fituara, studiohen me teknika histokimike, imunohistokimike, mikroskopinё elektronike, me mikroskop me dritё tё polarizuar dhe me genetikё, qё ndihmojnё nё identifikimin e natyrёs tё substancёs tё depozituar. Mёlçia ёshtё organi, i furnizuar me sasi tё madhe gjaku, andaj çrregullimet e qarkullimit intrahepatik krijojnё modifikime morfologjike dhe pse shpesh nuk shprehen me shenja klinike tё veçanta. Alkoolizmi shkakton dёmtime tё rёnda tё mёlçisё, madje hepatiti kronik alkoolik, ёshtё sёmundje e shpeshtё e me pasoja tё renda pёr shendetin e jetёn e pёrdorueseve. Per nga incidenca, hepatitet alkoolike nё Europё, USA dhe nё Rusi, renditen nё vendin e tretё pas sёmundjeve kardiovaskulare dhe neoplazive. Dёmtimet e mёlçise nga alkooli janё tё shumellojshme dhe shpesh tё rёnda, tё shprehura me steatozё, hepatite, degjenerim shkumoz alkoolik i hepatociteve, dёmtime venokluzive (me o pa sklerozё) dhe cirroza. Tipi dhe rёndesa e dёmtimeve tё mёlçisё, varen nga ndjeshmёria e subjektit ndaj alkoolit, por ndikohet dhe nga faktorёt genikë e ambjentale. Sёmundjet infektive tё mёlçisё janё tё shpeshta nё praktikёn klinike, tё shprehura me kuadrin klinikomorfologjik tё hepatitit, me prevalencё dhe gravitet, qё ndryshon sipas shkaktarit. Çdo agjent infektiv nё mёlçi, shkakton vdekje hepatocitesh, rekrutim qelizash inflamatore dhe reaktivitet imun tё organizmit, qё shpesh kushtёzojnё ecurinё kronike dhe mjekimin e gjatё. Semundjet e mёlçisё, tё shkaktuara nga viruset hepatotropë (virusi i hepatitit viral, ethja e verdhё), krijojnё dёmtime tё qёndrueshme, difuze, me shprehje klinike tё veçantё, ndёrsa agjentёt komunë e prekin mёlçinё nё mёnyrё fakultative, shkaktojnё demtime modeste, shpesh tё pjesёshme, me klinikё konfuze, madje mund tё jenё dhe asintomatike. Viruset jane shkaktaret me te shpeshte te demtimit te melçise. Termi hepatit viral i referohet infeksioneve te shkaktuar nga viruset hepatotrope, qё krijojnё nekrozё hepatoqelizore, inflamacion dhe dukuri imunitare. Njihen 6 tipa virusesh hepatiti: - virusi i hepatitit A (HAV), shkakton hepatitin A (hepatiti infektiv, epidemik); - virusi i hepatitit B (HBV), shkakton hepatitin B; - virusi i hepatitit C (HCV), shkakton hepatitin C; - virusi i hepatitit D (HDV), shkakton hepatitin Delta; - virusi i hepatitit E (HEV), shkakton hepatitin E; - virusi i hepatitit G (HGV); shkakton hepatitin G. Virusi transmetohet me transfuzionet e gjakut dhe individualizohet nё tё sёmurё, qё vuanin mё parё me hepatite kronike.

172


DËMTIMET E MIRËFILLTA

Fryrja ujore e hepatociteve.

Steatoza e mёlçisё.

Steatoza e mёlçisё. Pёrmbytja e hepatocitit me yndyrna (ngjyrimi me Red Oil - Vaji i kuq).

Ballonizimi i hepatociteve.

173


Granulat e lipofuscines ne hepatocite.

Nekroza e hepatociteve nё qendrёn e lobulit.

Trupat acidofile (Councilmann).

Apoptoza e hepatocitit (peripolesis).

174


Nekroza qelizore “piecemeal” (nё kaudrat).

Nekroza periportale dhe inflamacioni me shkatёrrim tё lamina limitante.

Hepatocitet me pamje si xham i zmeriluar (ground glass).

Pozitivitet difuz i antitrupave anti HBsAG nё hepatocitet – hepatiti viral B.

175


Retikuli endoplazmatik i hepatocitit i mbushur me material elektrondens.

Trupat e Mallory nё hepatocitet. (Hepatit kronik alkoolik)

Hepatocite me berthama si granula rane.

.

Depozita hemosiderina ne hepatocite dhe ne qelizat e Kupffer.

176


Granula tё pigmentit biliar nё hepatocite, nё tё sёmurё me hepatit akut viral ikterik. .

Fibroza periqelizore nё hepatitin kronik aktiv. (Ngjyrimi me trikrom vert-Lumier). .

Kolaps i parenkimёs hepatike nga zhvillimi i fibrozёs porto-portale. (Ngjyrimi me trikrom vert-Lumier).

Ura fibroze porto-portale ne seksionin e biopsisё sё mёlçisё. (Ngjyrimi me trikrom vert-Lumier).

177


Infiltrat inflamator mononuklear dhe me neutrofile (shigjeta).

.

Glikogenoza e tipit III. Depozita glikogeni nё nukleuset e hepatociteve.

Sёmundja e Gauscher Grumbull qelizash tё Guascher nё mёlçi. .

Depozitime tё α-1-antitripsines nё hepatocitet, nё trajtё rruzujsh tё kuq-violet.

178


Cirroza nё hemokromatozё. Ngjyrimi me tekniken e Perls. .

Hemokromatoza. Depozitimet e hekurit ne lisosomet hepatocitit ne (Ngjyrimi me teknikёn e Perls).

Depozitimet e porfirinёs nё hepatocite, nё qelizat e Kupffer dhe me aglomerate ne kanalikulat dhe ne duktet biliare.

Protoporfiria eritropoetike. Diokroizёm dhe birefrigjenca e porfirinёs nё ekzaminimin me mikroskop me dritё tё polarizuar.

179


Diokroizem e birefrigjenca e porfirines ne mikroskop me drite te Polarizuar (pamje e zmadhuar)

Ngjyrimi me orceine: pozitiv per Proteinen lidhese te bakrit (ATP7B) .

Depozitimi i bakrit ne hepatocite (ngjyrimi me Rhodanine).

“Cirrozaâ€? kardiake e melçise.

180


Sindroma Budd – Chiari. Fibroza perivaskulare, qёe ngushton luemnin e vazёs.

Sёmundja veno-okluzive e mёlçisё. Lumeni i venёs qendrore i mbushur me shtjella strukturash fibrosklerotike.

Tromboza okluzive e venёs porta. .

Tromboflebiti i venёs porta. Infiltrate PMN neutrofile periportale dhe nё paretin e venёs porta dhe prania e trombit me dukuri iflamatore.

181


Infarkti i mёlçisё.

Peliosis e mёlçisё. Zgjerimi i ekzagjeruar i vazave intrahepatike, qё shpesh marrin pamjen e kistave hematike.

Hepar moskat (pamja makroskopike).

Kolestaza.. Bila e depozituar ne hepatocite, ne kanalikulat dhe nё kolangiolat. .

182


Kolestaza. CK 7 nuk shihet nё hepatocitet normale, ndёrsa shprehet imunoreaktivitet pozitiv nё hepatocitet e vendosura nё trajtё rozete.

Qeliza stellate hipertrofike. Nё citoplazёm pёrmban vakuola tё shumta lipidike. Pamja nё Mikroskop elektronik.

Hepatit kronik alkoolik.

Hepatiti kronik alkoolik. Steatoza, septet fibroze dhe infiltrate elementesh mononukleare (shigjetat).

183


Steatohepatiti joalkoolik.

Hepatiti akut nga virusi B. Imunongjyrimi pozitiv pёr HBcAg

Hepatiti akut nga virusi B. Imunongjyrimi pozitiv i natitrupave anti HBcAg nё bёrthamat e hepatociteve.

Hepatiti akut nga virusi B. Pozitivitet i antitrupave anti HBsAG nё citoplazmёn e hepatociteve.

184


Hepatiti akut nga virusi B. Pozitivitet i antitrupave anti HBsAG nё membranёn e hepatociteve.

Hepatiti C. Pozitiv imunongjyrimi pёr antigenin viral HCV – E2, nё qelizat hepatike.

Hepatiti akut viral i tipit A. Inflamcioni mononuklear nё hapsirat portobiliare.

Hepatiti akut viral i itpit B (HBV).

185


Hepatit akut nga virusi E. Hepatocitet me citoplazёm nё trajtёn e xhamit tё zmeriluar, kolestaza me prani cilindrash biliare.

Hepatit akut A. Inflamacioni me mononukleare nё hapsirёn portobiliare.

Hepatit akut A. Pamje e zmadhuar e inflamacionit me mononuklearё nё hapsiren portobiliare.

Hepatiti kronik. Nekroza tё hepatociteve, steatoza, prani elementesh inflamatore nё hapsirёn portobiliare dhe fibroza urë. Ngjyrimi me teknikёn e PAS.

186


Hepatiti kronik persistent Inflamacion mononuklear portobiliar me ruajtje tё integritetit tё lamina limitante.

Hepatiti kronik aktiv. Inflamacion mononukleare portobiliar, steatoze e hepatociteve, fibroza ure dhe fibroza periqelizore, prishje e integritetit te lamina limitante.

Hepatiti kronik nga virusi C.

Hepatiti kronik nga virusi B dhe delta.

187


Hepatiti kronik B. Grumbullim i çrregullt i hepatociteve me pamje sinciciale nё vatrёn rigjenerative.

Hepatit kronik nga virusi C. Infiltrim inflamator i hapsirёs portobiliare dhe agregate limfocitare me qendёr germinative reaktive.

Hepatit viral B fulminant. Shihen nekroza tё gjёra tё acinuseve hepatike.

Hepatit viral B fulminant, me nekroza submasive.

188


Steatoza gravidike e mёlçisё.

Hepatit akut viral. Me teknikёn e imunoperoksidazës konfirmohet pozitiviteti i infeksionit nga HSV (Herpes Simplex Virus -1).

Hepatiti nga Citomegalovirusi. Nё qendёr shihet qeliza me inkluzione intranukleare.

Cirroza biliare primitive Imunofluereshenca evidencon pozitivitetin e AMA.

189


Cirroza biliare primitive (pamja makroskopike e melçise)

Cirroza biliare primitive (pamja mikroskopike e mёlçisё)

Kolangiti sklerotizant primitiv. Trashja fibrosklerotike e paretit tё duktit biliar.

Hepatiti kronik nga bruceloza. Granuloma e brucelozёs.

190


Abscese te shumta amebike nё mёlçi.

Abscesi i mёlçisё. Pjesa qёndrore me detrite qelizash nekrotike dhe me elemente inflamatore PMN neutrofile, tё rrethuara ne periferi nga kapsula pyogene.

.

Cirroza mikronodulare.

.

Cirroza mikronodulare. Ngjyrimi me teknikёn e trikrom Vert – Lumier.

191


Cirroza makronodulare.

Pamja mikroskopike e cirrozёs makronodulare. Ngjyrimi me eozinё & hematoksilinё.

Zhvillimi i fibrozёs portale nё cirroza. Ngjyrimi me trikrom vert - Lumier

Pamja e cirrozёs nё punksionbiopsinё e mёlçisё. Ngjyrimi me trikrom vert – Lumier evidencon kordonat e fibrozёs, qё ndryjnё lobet hepatike.

192


Cirroza e mёlçisё. Prishja e trabekulave dhe deformimi i struktures lobulare, ne cirrozen e melçise.

Cirroza e mёlçisё. Nyja rigjenerative e hepatociteve ne acinus.

Cirroza e mёlçisё. Nyja rigjenerative e hepatociteve ne cirroze. Hepatociti permban tre berthama dhe merr pamjen e qelizes sinciciale (shigjeta).

Cirroza e mёlçisё. Proliferim i dukteve biliare nё haspirat portale.

193


Cirroza mikronodulare alkoolike.

Cirroza posthepatitike.

194


NEOPLAZITË E MËLҪISË

Adenoma e mёlçisё.

Adenoma papillifere e mёlçisё.

Karcinoma hepatoqelizore.

Hepatokarcinoma e zhvilluar nё terren tё cirrozёs sё mёlçisё.

195


Hepatokarcinoma e fenotipit me pattern trabekulare.

.

Hepatokarcinoma e fenotipit tubular.

Atipia dhe mitozat ne hepatokarcinomen.

Karcinoma fibrolamelare e mŃ‘lçisŃ‘. Vatrat me qeliza neoplazike, ndahen nga tufa fibrosklerotike.

196


Kolangiokarcinoma, forma e padiferencuar.

Kolangiokarcinoma e diferencuar.

Kistadenokarcinoma papillifere.

Angiosarkoma e melรงise.

197


SËMUNDJET E VIJAVE BILIARE

Kolestaza extrahepatike. Staza biliare nga bllokimi i rrugeve biliare ekstrahepatike.

Kolestaza intrahepatike. Prania e cilindrave biliarE nё kapilarёt biliarё.

Bilirubina e grumbulluar nё trajtё granulash nё citoplamёn e qelizave tё Kupffer.

Nyje rigjenerative nё cirrozёn e mёlçisё. Bilirubina ne kanalikulat e ne duktet biliare.

198


SËMUNDJE TË RRALLA

Granuloma e sifilisit dytёsor nё mёlçi.

Sifilisit dytёsor nё mёlçi. Imunohistokimia: pozitiviteti me antiserumin anti-treponema pallida.

Polikistoza e mёlçise.

199


SËMUNDJET E FSHIKZËS SË TËMTHIT

Gurë kolesterinikё nё kolecistë.

Gurë tё pёrzier nё kolecistë.

Gurë me shumё faqe nё kolecistë.

Kolecistiti akut Hiperemia dhe edema difuze e kolecistёs.

200


Kolecistit akut Infiltrimi me PMN i paretit.

Kolecistit akut nekrotiko-hemoragjik. hiperemia difuze, edeme, inflamacion flegmonoz me PMN i paretit me ulçeracione tё mukozёs e ndёrlikuar me hemoragji.

Kolecistit akut Trashje fibrosklerotike e paretit, qё ka marr pamjen e porcelanit.

Kolecistiti kronik. Gjiri i Rokitansky – Aschoff.

201


Kolesteroloza. Grumbuj submukozal tё makrofagёve me citoplazёm spumoze (foam cells).

Kolangiti akut. Infiltrate PMN neutrofile rreth duktit dhe tapa purulente nё lumen.

Kolangiti supurativ. Infiltrate tё dendur PMN neutrofile rreth duktit dhe tapa purulente nё lumen.

Adenoma papillare e kolecistёs.

202


Adenomiomatoza e kolecistes. Mbizotёrim strukturash gjёndёrrore.

Displazia villoze e kolecistёs.

Adenokarcinoma papillifere e kolecistёs

Metastaza nё mёlçi e adenokarcinomёs tё kolecistёs.

203


7

SËMUNDJET E PANKREASIT EKZOKRIN

Shëndeti nuk është gjithëçka, por pa shëndet gjithëçka është asgjë. A. Schopnehauer Pankreasi ёshtё organi gjёndёrror dyfunksional (ekzokrin dhe endokrin), qё lёndohet nga pak sёmundje, por disa prej tyre krijojnё probleme serjoze mediko-sociale. Kompleksiteti struktural dhe funksional i pankreasit, pozicioni i “fshehur“ retroperitoneal, ndikojnё qё shumё dёmtime morfologjike tё shprehen me klinikё vage, disa tё tjera shprehen me klinikё dramatike ndёrsa disa nga sёmundjet e pankreasit kane ecuri te shpejte fulminante me perfundim fatal. Strukturat gjenderrore ekzokrine, perbejne 80 – 85 % te mases te pankreasit dhe jane te specializuara ne prodhimin e enzimave tretese te lendeve ushqimore. Ne fakt ato prodhohen si proenzima inerte, qё nuk e tresin vetё organin dhe as mukozёn e traktit digjestiv. Nё grupin e proenzimave pёrfshihen tripsinogeni, kimotripsinogeni, prokarboksipeptidaza, proelastaza, kalikreinogeni dhe profosfolipazat A dhe B, tё cilat derdhen nё dueoden nё format inaktive, ku aktivizohen. Tripsinogeni, me ndermjetesine e enteropeptidazes, (enzima e “furçes” te qelizave te epitelit duodenal), transformohet ne tripsine aktive, e cila vepron dhe i shnderron proenzimat e tjera ne format aktive, qe jane: kimotripsina, karboksipeptidaza, elastaza, kalikreina, fosfolipaza A e B. Krahas ketij grupi, pankreasi prodhon dhe enzimat aktive amilaza dhe lipaza, qё sekretohen nё duoden, ku veprojnё nё pёrpunimin e lёndёve ushqimore. Komponenti endokrin i pankreasit, pёrfaqёsohet nga struktura mikroskopike, tё formuara nga 1 miljon ishuj qelizore tё Langerhans, qё nё tёrёsinё e tyre pёrfaqёsojnё vetёm 2 % tё peshёs tё pankreasit. Nё ndёrtimin e ishujve endokrine tё pankreasit marrin pjesё disa tipe qelizash: - Qelizat β (pёrbёjnё 68 % tё popullatёs qelizore tё ishullit), janё prodhueset e insulinёs. Kёto qeliza pёrmbajnё nё citoplazёm njё matriks kristalin, qё ёshtё insulina. - Qelizat α (20 %): Janё prodhueset e glukagonit, qё provokon hiperglicemi nё saj tё aktivitetit glikogenolitik tё mёlçisё. - Qelizat δ (10 %):Janё prodhueset e somatastatinёs, e cila pengon çlirimin e insulinёs dhe tё glukagonit. - Qelizat PP (2 %): Prodhojnё polipeptidet pankreatike PP, qё nxisin sekretimin e enzimave gastrointestinale, si dhe frenojnё lёvizshmёrinё e zorrёs. Qelizat PP kane ne citoplazem granula tё vogla tё errёta. Qelizat PP janё tё pranishme nё ishujt endokrine si dhe tё shpёrndara nё parenkimёn e pankreasit ekzokrin. - Qelizat D1. Janё tё rralla dhe pёrpunojnё Polipeptidina vazoaktiv intestinal (VIP), njё hormon, qё provokon glikogenolizё dhe hiperglicemi; nxit sekretimin e lёngjeve gastrointestinale dhe shkakton diarrea sekretore. - Qelizat enterokromafine (EC): Sintetizojne serotoninen. Nga kёto qeliza e marrin origjinёn neoplazitё, qё shkaktojnё sindromёn karcinoide (Neoplazitё neuroendokrine). Grumbullimi i qelizave endokrine formon dy tipa ishujsh te Langerhans: Ishujt e zakonshem (tё rregullt). Janё me formё rruzullake/vezake, me pёrmasa mezatare 75 – 225 μm, tё ndёrtuara kryesisht me qelizat, qё nё mikroskopinё optike kanё pamje me citoplazёm tё qartё, me lokalizim nё pjesёn e pёrparёshme dhe posteriore-superiore tё kokes, nё trup dhe nё bishtin e pankreasit. Nё pёrbёrje tё kёtyre ishujve, janё mbizoteruese qelizat e tipit β (60 – 70 %) Ishujt e çrregullt. Kanё pamje trabekulare dhe janё me permasa tё mёdha (400 – 500 μm). Janё tё ndёrtuar me qeliza me citoplazёm eozinofile, tё vendosura nё pjesёn e pasme tё poshtёme tё kokёs tё pankreasit. Nё ishujt e çrregullta, mbizotёrojnё qelizat PP (60 – 70%).

204


Pankreasi ektopik. Vatra indi pankreatik nё paretin e ezofagut. Shihen struktura gjёndёrrore dhe ishujt e Langerhans.

Steatocitonekroza e pankreasit. Shihen vatra tё vogla nekroze me ngjyrё tё bardhё dhe edema difuze e pankreasit.

Steatocitonekroza pankreasit. Vatrat bazofile janё nekrozat enzimatike tё indit dhjamor tё intersticit te pankreasit.

Steatocitonekroza e omentumit. Vatra nekroze multiple, ngjyrё tё bardhё tё hirtё, me pamje si “pikat e parafinёs”, tё shperndara nё omentum.

205


Pankreatiti akut nekrotiko-hemoragjik.

Pankreatiti akut nekrotiko-hemoragjik. Shihen nekrozё tё parenkimёs, steatocitonekroza dhe territore hemoragjie.

Pankreatit akut nga CMV. Krahas dukurive nekrotike dhe inflamatore, shihen dhe qeliza me inkluzione nukleare.

Pankreatiti kronik. Fibroskleroza e ashpёr intersticiale, atrofi e acinuseve gjёndёrrore dhe i ishujve tё Langerhans, shoqёruar me prani depozitimesh hemosiderine.

206


Pankreatiti kronik. Dukuri fibrosklerotizuese dhe infiltrimi me elemente limfoplazmocitar i stromёs dhe rreth duktit.

Pankreatiti kronik. Zhvillimi i fibrosklerozёs periduktale dhe inflamacioni limfoplazmocitar.

Pseudokista e pankreasit.

Neoplazia Pankreatike Intraepiteliale (PanIN) Fazat e ecurisё tё modifikimeve tё epitelit tё duktuseve pankreatke.

207


Kistadenoma e pankreasit.

Adenoma mikrokistike seroze e pankreasit.

Neoplazia solide pseudopapillare.

Neopalzia solide e duktit pankreatik.

208


ADKI e kokёs tё pankreasit.

ADKI e trupit tё pankreasit.

Gjёndёrrat neoplazike mukoprodhuese nё ADKI.

ADKI e trupit tё pankreasit.

209


ADKI Stroma fibrosklerotike e zhvilluar rreth gjёndёrrave atipike.

ADKI Prolifrimi i gjёndёrrave neoplazike rreth nervit.

210


CITOLOGJIA E PANKREASIT

Pankretaiti kronik. Fragmente qelizash acinare, tё pёrziera me ind fibrotik dhe infiltrare infalamatore limfoplazmocitare

Adenokarcinoma duktale e pankreasit. Qeliza kolonare, me pёrmbajtje vakuolash mucine, tё vendosura nё struktura gjёndёrrore atipike.

Adenokarcinoma pak e diferencuar e pankreasit. Shihen qeliza tё gjёra pleomorfe, tё vendosura nё qark, duke imituar lumenin gjёndёrror.

Karcinoma anaplazike e padiferencuar e pankreasit.

211


Karcinoma anaplazike e padiferencuar e pankreasit pozitive pёr CK7.

Karcinoma me qeliza tё vogla e pankreasit

Neoplazia papillaro-mucinose intraduktale. Shihen struktura gjёndёrrore dhe papillare. Midis grupit te qelizave epiteliale vendosen hsitiocite. Epiteli shpreh pseudostratifikim, nga ndryshimet e pozicionit tё bёrthamave tё qelizave tё epitelit njёshtresor, i cili nuk shpreh polimorfizёm.

212


Anatomia patologjike ёshte “kufiri” pa fund i shkencёs mjekёsore. Detyra e saj imperative mbetet, tё kontribuoi pёr shkencёn mjekёsore.

213


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.