LUTFI ALIA
VITE LUFTE.1 Siena 2015
1
LUTFI ALIA
VITE LUFTE.1
Siena 2015
2
Titulli origjinal
VITE LUFTE.1 Autori
LUTFI ALIA Redaktor: Sami Alhasa
Konsulent pёr historinё e luftёs Nacionalçlirimtare: Kol. Pajtim Ribaj Redaktore letrare: Majlinda TOÇI Kopertina:
Genci ALIA Realizimi teknik: Christina Kruuse CHRISTENSEN
© Autori
Të gjitha të drejtat janë ekskuzivisht të autorit. Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi, përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga autori.
Siena 2015
3
Këtë libër ia dedikoi prindërve: Qazim ALIA Rihana ALIA
4
5
PROLOG Kurrё nuk kanё ekzistuar, njё luftё e mirё dhe njё paqe e keqe. Benjamin Franklin Kanё kaluar shtatë dekada, por historia dhe mbresat e viteve tё luftёs II Botёrore mbeten aktuale dhe nxisin memorien historike tё popujve, tё kujtojnё tragjedinё e njerёzimit nё ato vite tё vёshtira, kur u pёrballёn me forcё shtypja me lirinё, barbaria me qytetёrimin, gjenocidi me humanizmin, dhimbja me gёzimin, diskriminimi me nderimin, pёrçmimi me barazinё shoqёrore, arroganca me tolerancёn, tradhёtia me heroizmin, lufta me paqen. Nё vitet 1939 - 1945, popujt luftuan kundёr nazizmit, fashizmit dhe bashkёpuntorёve tё tyre dhe pas shumё sakrificash triumfuan mbi forcat e errёta, mbi autorёt e krimeve barbare dhe vrasёsit mizorё tё miliona njerёzve. Lufta II Botërore i la pasoja të rënda njerëzimit. Mbi 30 milijon ushtarё humbёn jetën në luftime, dhjetra miliona tё tjerё mbetёn invalidë pas plagёve në luftimet. Popullata civile vuajti dhe u lëndua më shumë. Uria, sëmundjet, bombardimet mbi qytete e fshatra, shkatёrrimet, shfarosja mizore e miliona njerёzve nё kampet naziste tё pёrqёndrimit, burgosjet e atyre qё mbёshtetёn luftёn çlirimtare, raprezaljet, masakrat, internimet, torturat, pushkatimet etj, çuan nё vdekjen e mbi 30 miljon njerёzve nga popullata civile. Nё çdo pёrvjetor tё kremtimit tё fitores mbi nazifashizmin, Shqipёria vjen krenare dhe me kontribute tё veçanta, si vendi i parё europian, qё filloi luftёn e armatosur kundёr pushtuesve fashista, si i vetmi vend, qё u çlirua me forcat e veta, pa ndёrhyrjen e forcave aleate amerikano-angleze dhe tё armatёs sovjetike. Studimi i Luftës II Botërore, mbetet një sfidë, për sejcilin që i kushtohet kësaj pjese të historisë shqiptare. Shumica e studimeve pёrqёndrohen ende pёr skenat e mëdha të luftës, pёr rolin e partive politike tё asaj kohe dhe pёr figurat drejtuese te luftёs. Shqipëria, në planin botëror, ka mbetur një skenë e harruar, pasi disa nga historianёt e huaj dhe ndonjё vendas, e konsiderojnё luftёn tonё tё zhvilluar në një shkallë të vogël, ndonëse pёr ne shqiptarët ajo ishte luftё nё pёrmasa tё gjëra, ishte lufte çlirimtare antifashiste.
6
Populli shqiptar e kundёrshtoi pushtimin nga Italia fashiste, që ditën e parë, më 7 prill 1939 e nё vazhdim, mori armёt dhe u organizua nё formacione partizane, duke luftuar pushtuesit dhe bashkёpuntorёt, deri nё çlirimin e vendit më 29 nёntor 1944. Rezistenca dhe organizimi i luftës kundёr pushtuesve nazi-fashista dhe bashkëpuntorëve të tyre, u zhvillua nё dy faza: - Faza I: 1939 – 1940, u karakterizua me rezistencёn aktive ndaj pushtimit dhe me kundershtime të vendosjes tё pushtetit fashist nё trojet shqiptare. - Faza II: 1941 – 1945, pёrkon me mobilizimin e popullit, qё rroku armёt dhe luftoi i udhёhequr nga idealet kombёtare pёr çlrimin e vendit, madje kontribuoi dhe pёr çlirimin e Kosovёs, tё Dibrёs sё Madhe, tё njё pjese tё Malit tё Zi dhe tё Bosnje Hercegovinёs. Rezistenca dhe lufta për çlirimin nga pushtuesit fashistë, filluan para formimit tё Partisё Komuniste dhe të partive tё tjera politike, por nё vazhdim, komunistët patën meritën, se e udhёhoqen idealin popullor nё demonstratat, me sabotimet, me njësitet guerile, me çetat, batalionet, brigadat, me divizionet dhe korparmatat partizane. Organizata e Ballit Kombëtar, që u formua pas Partisë Komuniste, hyri në luftë kundër pushtuesve fashistë, por me pas ndryshoi qëndrim. Udhëheqësit ballistë prisnin fundin e Luftës II Botërore dhe kur, sipas parashikimit të tyre, të merrnin pushtetin, por qëndrimi i pritmërisë së tyre nuk rezultoi produktiv. Pavarёsisht nga roli i partive politike tё kohёs, burra dhe gra, djem e vajza tё reja, pa ndonjё pёrkatёsi dhe preferencё partiake, filluan rezistencën e më pas u radhitёn nё njёsite guerrile, nё çetat e nё batalionet, brigadat e divizionet partizane, duke luftuar kundёr pushtuesve e bashkëpuntorёve të tyre. Nё ato vite lufte, mijёra partizanё dhe dhjetramijёra banorё tё pafajshёm, dhanё jetёn pёr çlirimin e atdheut nga pushtuesit, pёr tё krijuar njё Shqipёri tё re, tё lirё dhe demokratike. Protagonisti kryesori Luftёs Nacional-çlirimtare ishte populli, qё kreu vepra tё vogla e tё thjeshta, por me qëllime madhore. Ishte patriotizmi popullor, që ngriti njerëzit në luftë për çlirimin e atdheut dhe fitimin e lirisё, duke shkruar njё tjetёr histori lufte, atё tё kulturёs patriotike, tё dashurise dhe tё solidarietit, qё nderohet dhe kujtohet me respekte, sa dhe në ditët e sotme prekin fuqishёm shpirtin e njerёzimit.
7
Partizanёt nuk kishin kazerma, por jetonin ndёr male. Prapavia e partizanëve ishte populli, bazat e luftёs ishin shtёpitё e popullit. Jo rrallё herё, partizanёt e kalonin natёn nё stanet e nё shtёpitё e fshatarëve, ku i prisnin me bujari dhe i pёrcillnin me nderime. Populli e ndau me partizanёt bukёn, qё e fitonte me sakrifica; populli i fshihte guerrilasit, pasi kryeninr aksione të guximshёme nё qytete; populli i strehoi dhe i mbrojti luftёtarёt e pёrndjekur nga pushtuesit dhe tradhëtarёt; populli i mjekoi partizanёt e plagosur dhe tё sёmurё. Pёr kёtё kontribut patriotik, populli shqiptar u ndёshkua rëndë nga pushtuesit dhe tradhëtarët e vendit. Fashistёt italianё, nazistёt gjermanё dhe bashkёpunëtorët e tyre, pas dёshtimit tё sulmeve kundёr partizanёve, ktheheshin e ndёshkonin popullin, hakmerreshin duke i djegur jo vetёm shtёpitё e familjeve, qё i kishin djemt dhe vajzat partizane, por dogjen dhe shtёpitё e shumё familjeve tё pafajshme; i grabitёn pasuritё, bagёtitё; i shkatёrruan tё mbjellat, torturuan dhe vranё njerёz tё pafajshёm, madje dhe gra, fёmijё e pleq; burgosёn me mijëra kundërshtarё, ndërsa shumё tё tjerё i internuan nё kampet e pёrqendrimit nё Ventotene tё Italisё, në Porto Romano të Durrësit, Shijak, Prishtinё etj., mijёra tё tjerё i çuan nё kampet e çfarosjes nё Auschwitz, Mauthausen Dachau etj. Sa mё shumё i intensifikonin sulmet kundёr partizanёve, sa mё shumё reprezalje dhe masakra kundёr popullit, aq mё shumё rritej reagimi popullor, aq me shumё shtoheshin rradhёt partizane me djem e vajza tё reja, në luftë kundër pushtuesve nazifashista. Çeta e parë partizane nё vendin tonё, madje e para në Ballkan dhe nё Europë u organizua nga Myslim Peza, mё 5 qershor 1940. Luftëtarët e Pezёs, kryen disa aksione kundër pushtuesve italianё, duke u bёrё shembull frymёzimi pёr popullin, qё filloi tё organizohej nё njësitet guerrile dhe në çeta partizane nё tё gjithё vendin. Nё fillim tё vitit 1942, Haxhi Lleshi dhe Ahmet Cami organizuan çeta nё Dibёr; nё mars 1942 Baba Faja organizoi njesitin partizan tё Martaneshit, po nё mars të viti 1942 u ngrit çeta e Skraparit dhe kёshtu u shtuan njera pas tjetrës dhe ne treva te tjera, aq sa në fund të vitit 1942, nё vendin tonё vepronin 24 çeta partizane me mbi 2000 partizanё. Në fund të vitit 1942, Legaliteti dhe Balli Kombëtare, krijuan çetat nacionaliste, ndër të cilat me aktivet ishin çeta e Abaz Kupit,
8
në zonën Krujë – Mat, çeta e Lumës me komandant Muharrem Bajraktarin, çeta “Shqiponja” me komandant Hysni Lepenica etj. Çetat nacionaliste, deri në shtator të vitit 1943, bashkëpunuan me çetat partizane në disa aksione kundër pushtuesve italianë etj. Oficeri i Misionit Britanik nё Shqipёri Julian Amery (Xhulian Emeri), nё librin “Bijtë e Shqipes”, ndёr tё tjera shkruan:“… Ishin edhe dy grupe të forta partizanёsh në krahinat e Pezës dhe tё Martaneshit. I pari dhe më i forti i këtyre grupeve udhëhiqej nga Myslim Peza, Robin Hudi veteran i Shqipërisë dhe i dyti nga Baba Faja Martaneshi.” (1) Çetat e para partizane, me aksionet e shumta kundёr pushtuesve italianё, krijuan entusiazёm dhe shpresa nё popull dhe njёkohësisht ndikuan nё masivizimin e luftёs popullore Nacionalçlrimitare. Populli u mobilizua në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, disa me herët, të tjera më vonë; një pjesë mori armët e doli në mal, shumë të tjerë e mbështetën moralisht dhe materialisht. Pjesa mё e madhe e partizanёve ishin fshatarё, të moshave 14-35 vjeçarë. Të shtypur brez pas brezi e tё munduar nga varfёria e thellë, fshatarët u bashkuan pёr tё luftuar kundёr pushtuesve dhe bashkёpuntorëve, luftuan për të fituar lirinë dhe pavarësinë e vendit. Rinia fshatare u lidh me lёvizjen Nacional-çlirimtare, e udhёhequr se pari nga ndjenjat patriotike dhe atdhedashuria, por u tёrhoq dhe nga propoganda komuniste, qё iu premtoi se do të zhduknin bejlerët dhe agallarët, të gjithë shfrytëzuesit, se pas luftёs do të “hanin me lugë floriri”, se do të ndërtonin një shtet ku të gjithë të ishin të barabartë. E cilin njeri të vuajtur, nuk e tërhiqnin këto premtime të mëdha? Sa bukur do tё ishte, të bëheshin realitet! Në organizimin e luftës kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve, kontribut te madh dha Konferenca Antifashiste Nacionalçlirimtare, që u mblodh në Pezё me 16 shtator 1942 (2). Konferenca e Pezёs ishte ngjarje me rёndёsi kombёtare, shprehje e vazhdimёsisё tё kuvendeve historike, ishte kuvendi që bashkoi popullin nё luftё kundёr pushtuesve pa dallime politike, ideshë, klasash shoqërore, krahine e besimesh fetare. 1. Julian Amery : Sons of the Eagle: A Study in Guerilla War. London: Macmillan & CO., 1948, pp. 55-56. 2. Epopeja e luftёs Nacionalçlirimtare 1939 - 1944. Instituti i Historisё prane Akademisё sё Shkencave. AQSH - 1980.
9
Nё konferencёn e Pezës, populli i Martaneshit u përfaqësua me Baba Fajën (Mustafa Xhani), i cili u zgjodh anёtar i Kёshillit tё Pёrgjithshёm Antifashist Nacionalçlirimtar. Në Konferencë fitoi ideja për “Shqipërinë e lirë, tё pandashme, indipendente dhe demokratike" (Rezolutae Konf. Pezёs fq.10) (3), pra gjeti zgjidhjen më të përshtatshme, për t'iu përmbajtur parimit të vetëvendosjes në fund të luftës, sipas Kartës të Atlantikut, për të cilën u ishin zotuar aleatët e mëdhenj të koalicionit antifashist: Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. Në dhjetorin e vitit 1942 ministrat e Jashtëm të tre Fuqive të Mëdha të koalicionit antifashist C. Hull, A. Eden, V. Molotov, e mbështetën rezistencën e armatosur të shqiptarëve dhe e njihinn pavarësinë kombëtare të Shqipërisë. Më 17 dhjetor 1942, A. Eden shprehu rezerva në lidhje me kufijtë e Shqipërisë, madje ai theksoi se do të rishikoheshin pas luftës. Ky qëndrim lidhej me premtimet që Britania e Madhe i kishte dhënë Greqisë për të aneksuar viset e Shqipërisë jugore, të ashtuquajturin “Epir i Veriut” (4). Konferenca e Pezes udhёzoi organizimin e luftёs sё armatosur kundёr pushtuesve dhe ngritjen e pushtetit tё ri me Kёshillat Antifashiste Nacionalçlirimtare, nё tё gjitha nivelet e strukturёs administrative tё vendit. Nё tremujorin e fundit të vitit 1942, nё zonat e çliruara, populli me vullnet tё lirё zgjodhi Kёshillat Nacionalçlirimtare, organizmat e pushtetit tё ri popullor, qё e zёvendёsoi pushtetin filofashist, të krijuar pas pushtimit. Gjatë vitit 1943, Lëvizja Nacionalçlirimtare u zgjerua dhe u intensifikua. Radhët partizane shtoheshin me ritme tё larta dhe zhvillonin aksione të shumta luftarake kundёr pushtuesve italianё. Në fund te vitit 1943 ishin rreth 20 000 partizanё, tё inkuadruar nё çeta, batalione dhe nё tre brigadat e para partizane. Me 10 korrik 1943, në Labinot të Elbasanit, u formua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ndonëse nuk kishte formën dhe përmasat klasike të shtabit të një ushtrie të rregullt, ai kishte origjinalitet dhe veçoritë e veta organizative. 3. Proçes-verbali dhe Rezoluta e Konferences se Pezes. 16. 09. 1942 4. Pajtim Ribaj: Ngjarje madhore me kontribute tё jashtshtazkonëshme pёr atdheun: Zёri i atyre qё ranё. Gazeta shqiptare. 2012
10
Në pikëpamje ushtarake, Shtabi u organizua thjesht dhe kishte në përbërje drejtues ushtarakë dhe jo ushtarakë. Komandanti i ushtrisё u ngarkua major Spiro Moisiu dhe komisar Enver Hoxha. Nё shtabin e Pёrgjithshёm bёnin pjesё anëtarët: kapiten Dali Ndreu (zv/komandant), major Abaz Kupi, Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Bedri Spahiu, Baba Faja Martaneshi, Mustafa Gjinishi, Ramadan Çitaku, Sejfulla Malëshova dhe Ymer Dishnica. (5) Bazuar nё rritjen e numёrit tё forcave partizane dhe pёrparёsitё strategjike tё krijuara nё terren me fitoret kundёr pushtuesve italianё, Shtabi i Pёrgjithshёm urdhёroi shndёrrimin e çetave dhe batalioneve partizane, nё Ushtri Nacionalçlirimtare tё strukturuar nё brigada partizane. Nё zbatim tё kёsaj strategjie, nё gusht 1943 u formua Bridaga I nё Vithkuq, nё nёntor Brigada II nё Shёngjergj të Tiranës, Brigada III nё Ballhaxhias tё Pezёs dhe Brigada e V nё Gumenicë të Vlorës. Mё 1–3 gusht 1943 zhvilloi punimet Konferenca e Mukjes, qё përcaktoi platformёn e luftës sё pёrbashkёt kundër pushtuesve, çështjet e pushtetit pas luftës dhe bashkimin me Kosovën dhe Çamërinë. Programi dhe vendimet e konferencës u miratuan dhe u firmosën nga 12 delegatët e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, që pёrfaqёsonin Partinё Komuniste dhe Legalitetin dhe nga 12 delegatët e Ballit Kombëtar (6). Vendimet e konferencёs, nuk i pёlqyen të dërguarit tё Jugosllavisё, i cili reagoi ashpёrsisht, sepse marrëveshja e Mukjes, minonte qëllimet e tyre, për të përfshire me Jugosllavinë, jo vetëm Kosovën, por gjithë Shqipërinë. Nёn presionin e “miqёve” jugosllavё, Enver Hoxha nuk i pranoi vendimet e konferencës sё Mukjes, çka krijoi mosmarrëveshje dhe ndarjen e komunistёve me Ballin Kombëtar, për pasoj u pengua krijimi i një fronti antifashist mbarëkombëtarë. Për të justifikuar anullimin e marrëveshjes, Enver Hoxha ia kaloi fajin Mustafa Gjinishit e Ymer Dishnicës, por jo delegatёve tё tjerё. Çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë u pёrsёrit dhe nё Konferencën I të Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovёs, që u mbajt në Bujan mё 31 dhjetor 1943 deri nё 2 Janar 1944, ku morën pjesë 49 delegatë nga Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit. Në punimet e kësaj konferencё mori mori pjesë dhe përfaqësuesi i misionit anglez Baily, 5. Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm. vëll. 1, bot. 2, Tiranë, 1976, f. 75, 6. AQSH. F. 14. dos. 21. Viti 1943: Marrevshja e Mukjes.
11
i cili përkrahu vendimet dhe rezolutën. (7) Në rezolutën e konferencës, u theksua: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë me shumicë popullatë shqiptare dhe si gjithmonë dhe sot, kerkojnë të bashkohen me Shqipërinë”. Vendimet e Konferences se Bujanit, u kundërshtuan nga udhëheqia Jugosllave, e cila dhe pse e përkrahte luftën Nacionalçlirimtare të Kosovës, për çështjen kombëtare ndiqte rrugë të kundërt. Në dy letra të 24 dhe 26 marsit 1944, Peko Dapçeviç dhe Mitar Bakiç (Komandanti dhe komisari i Ushtrise Nac-çlir të Jugosllavisë), u shprehёn kundër vendimeve të Konferencёs sё Bujanit, duke theksuar “Kufijt e Jugosllavisë, nuk do të ndryshojnë pas luftës”. (8) Pas kapitullimit të Italisë fashiste, situata në Shqipëri u ndërlikua. Nё shtator 1943, Balli Kombëtar dhe Legaliteti, e braktisёn koalicionin me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe bashkpunuan me gjermanёt, duke u rradhitur krah tyre nё luftё kundёr partizanëve. Në relacionet e përfaqësuesve të misioneve angleze thuhet: “Balli Kombëtar është kthyer në milici qeveritare. Atyre u ka dalë nami si kolaboracionistë. Po ashtu shumë kontakte të Kupit kanë provuar se ai bashkëpunon me qeverinë kuislinge... Partizanët vazhdojnë si më parë të jenë e vetmja forcë, që lufton kundër gjermanëve...”. (9) Bashkimi i “nacionalistëve” me pushtuesit, ndikoi nё ndryshimin e raportit tё forcave dhe këtë situatë e shfrytëzoi komanda gjermane nё Shqipёri, e cila nё muajt nёntor 1943 - shkurt 1944, zhvilloi operacionin e koduar “1828”, i njohur si operacioni i Dimrit. Komanda gjermane urdhëroi mёsymje të përgjithëshme të shtrirё në tёrё vendin, me synim të asgjesonin forcat partizane dhe sidomos Shtabin e Pёrgjithshёm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, qё atё kohё ndodhej nё zonat malore tё Çermenikёs dhe tё Martaneshit. Përballimi me sukses i operacionit armik të dimrit, ka qenë prova më e madhe për Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe për popullin tonë, në veçanti për popullatën fshatare. Në ato muaj dimri tё egёr, u zhvilluan luftime tё ashpra dhe në kushte të pabarabarta. 7. Arkivi i Institutit të Historisë. Tiranë. A-V-15, faqe 224 – 230. 8. Ana Lalaj: Konferenca e Bujanit, nje aksident per Partine Komuniste Jugosllave. Shqiptaria.com 23 janar 2014. 9. Dokumenta të Shtabit të Pergjithshëm dhe të Komandës së Përgjithëshme te Ushtrise Nacional-çlirimtare. Tirane. 1965
12
Ushtria gjermane kishte epërsi nё forca, nё armatime, nё llogjistikё, kishte dhe mbeshtetjen e forcave balliste dhe legaliste. Populli dhe partizanët, i rezistuan sulmeve dhe terrorit të armikut. Në ato muaj dimri tё egёr, u zhvilluan luftime të ashpra, që shkaktuan humbje të mëdha nga të dy palët. Në përpjekiet kundër gjermanëve dhe ballistëve, gjatë operacionit të dimrit, ranë nё fushat e betejave mbi 1000 partizanë. Pushtuesit gjermanë dhe ballistët, e shoqëruan mësymjen dhe me terror në popullatën civile, një terror, që nuk ishte parë tjetër herë në Shqipëri. Ata dogjën, torturuan, vranë dhe plaçkitën popullin, por nuk ia arritën qëllimit të thyenin e të shpartallonin Ushtrine Nacionalçlirimtare dhe as të kapnin Shtabin e Përgjithshëm. Shumë fshatarë martaneshas dhe çermenikas, i dinin bazat dhe lëvizjet e forcave partizane dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise Nacionalçlirimtare, por asnjëri nuk tregoi, asnjëri nuk u frikësua nga presionet, nga kërcënimet, nga torturat, asnjё nga malesorёt nuk i tradhёtoi partizanёt dhe as udhëheqien e luftës. Gjatë operacionit armik të dimrit, populli u lidh më shumë me partizanët, sepse kishte besim tё patundur në misonin e tyre të lartë, në luftën për çlirimin e atdheut nga pushtuesit gjermanë dhe nga bashkëpuntorët e tyre. Në pranverën e vitit 1944, ushtria Nacional-çlirimtare e riroganizuar, u hodh në kundërmësymje. Nёn-koloneli Philip Leake, komandanti SOE (Special Operations Executive) nё Shqipёri, në mars tё vitit 1944 informonte qendrën: “Aftësitë luftarake dhe mjeshtëria partizane në beteja ёshtё përmirësuar shumë. Partizanët, jane të aftë të ndërmarrin veprime sulmuese të bashkërenduara, pra t’i bëjnë ballë sulmeve gjermane dhe të ballistave. Përmirësime ka në moral dhe në disiplinën e forcave partizane, që i dedikohet përgatitjes luftarake, që bëhet nga komandat” (10). Përballimi i operacioneve armike të dimrit dhe të pranverës të vitit 1944, masivizimi i luftёs sё armatosur kundёr pushtuesve dhe bashkëpunëtoreve të tyre, çlirimi i shumё trevave dhe qyteteve, krijuan njё situatё tё re, qё po çonte drejt çlirimit tё plotё tё vendit dhe vendosjen e bazave juridike tё pushtetit tё Kёshillave Nacionalçlirimtare. 10. Peter Lucas:
Një marins zbarkoi në Shqipëri në vitin 1943. Botuar në revistën amerikane "Leartherneck".
13
Nё kёto rrethana politike dhe ushtarake, Kryesia e Kёshillit tё Pёrgjithshёm vendosi thirrjen e kongresit I Antifashist Nacional – çlirimtar, qё u mbajt më 24 – 28 Maj 1944, nё Permetin e çliruar. Kongresi vendosi: (11) - Tё ndërtohet Shqipëria e re demokratike-popullore, sipas vullnetit të popullit, i shprehur nëpërmjet Kёshilli të Pёrgjithshëm NacionalÇlirimtar. - T’i ndalohet mbretit Zog kthimi nё Shqipёri dhe tё mos njihet asnjё qeveri, qё mund tё formohej brenda e jasht vendit dhe nё kundёrshtim me vullnetin e popullit. - Tё vazhdohet lufta kundёr pushtuesve gjermanё dhe tradhetarёve, deri nё shkatёrrimin e tyre tё plotё dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor. Kёshilli i Pёrgjithshёm NÇ, mori vendime të tjera tё rёndёsishme: - Prishjen e marrëvshjeve politike dhe ekonomike, qё binin nё kundёrshtim me interesat e popullit dhe tё kombit. - Shndërrimin e ushtrisë Nacionalçlirimtare, në ushtri klasike. - Dhënien e gradave ushtarake kuadrove drejtuese të luftës. - Ushtria e riorganizuar të kaloi në mësymje të përgjithëshme, për çlirimin e plotë të trojeve shqiptare. Kongresi zgjodhi Keshillin e Përgjithshem Nacionalçlirimtar me 121 anёtar dhe Kryesinё e Kёshillit tё përbërë nga 25 anёtarë. President i Kryesisё të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar u zgjodh Dr Omer Nishani, zëvendës presidenta Baba Faja Martaneshi, Hasan Pulo dhe Koçi Xoxe. Kongresi zgjodhi dhe Komitetin Antifashist Nacionalçlirimtar, me atributet e një qeverie provizore, të perbere nga 11 anetarë. Nё muajt qershor – tetor 1944, ushtria partizane i pёrshkallëzoi luftimet dhe fitore pas fitore, çliroi shumë fshatra e qytete dhe në territoret e çliruara u organizua pushtetin lokal dhe populli iu përvesh punës per rindërtimin e banesave të djegura, të urave dhe rrugëve të shkaterruara, u hapën shkollat dhe qendrat shëndetësore. Në këtë situatë të favorshme politike dhe ushtarake, kur çlirimi i vendit ishte çështje javësh, më 20 - 23 tetor 1944, në Berati, u mbajt Mbledhja II e Kёshillit tё Pёrgjithshёm Nacionalçlirimtar, ku u vendos qё, Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar tё shndёrrohej 11. Epopeja e luftёs Nacionalçlirimtare 1939 - 1944. Instituti i Historisё pranë Akademisё sё Shkencave. AQSH - 1980.
14
nё Qeveri Demokratike. Në mbledhje ishin të pranishëm dhe përfaqësuesit e misioneve ushtarake të forcave aleate, si majori Smith i Britanisë së Madhe, kapiteni Tomas Stefens i USA, majori Ivanov i Bashkimit Sovjetik, koloneli Velimir Stoiniç i Jugosllavisë. (12) Vendimet e Mbledhjes së Beratit, shënuan një kthesë me rëndësi historike për vendin tonë, sepse aty u projektua rruga e shtetit të ardhshëm shqiptar. Ndër vendimet e tjera të rëndësishme të mbledhjes në Berat janë: - Qeveria Demokratike, pas çlirimit tё plotë dhe stabilizimit të gjendjes, tё organizoi zgjedhjet e lira e demokratike për Asamblenë Kushtetuese, e cila do të zgjidhte formën e regjimit e do të miratonte Kushtetutën e Shtetit të ri. - U miratua Deklarata e të Drejtave Qytetare, që ligjёroi barazi para ligjit tё gjithё shtetasve, liri të besimit fetar, të fjalës, të mbledhjes, të shtypit, të drejtën e pronës private, lirinë e iniciativës private, barazi të burrit me guan, të drejtën e zgjedhjes të çdo shtetasi, që mbushte moshën 18 vjeç, të drejtën e votimit të fshehtë etj. - Qeveria Demokratike do të forconte mardhëniet dhe bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, SHBA dhe Bashkimin Sovjetik. Në tetor 1944, ishte çliruar pjesa më e madhe e vendit dhe ushtria partizane vazhdoi marshimin drejt Tiranës, duke i ndjekur këmbakëmbës forcat gjermane në tërheqie dhe tradhëtarët e vendit. Reginald Hibbert, duke analizuar situatën e luftës në muajt tetor – nëntor 1944, në veprën “Fitorja e hidhur” shkruan: “Në këtë pikë të luftës, kur dita e fitores së plotë ishte akoma disa muaj larg dhe kur komandat aleate kërkonin një sulm të përgjithshëm mbi gjermanët kudo ku mund të goditeshin, partizanët në Shqipëri ndërmorën atë veprim që kërkohej, kështu ata e konsoliduan dorën e tyre mbi vendin dhe i goditën ashpër të gjithë ata që u zinin rrugën. Nacionalistët i humbën shanset e tyre plotësisht, se nuk ngritën as gishtin kundër gjermanëve, as në çastin e fundit, por i ruajtën forcat vetëm për veprime kundër partizanëve”. (13) 12. Epopeja e luftёs Nacionalçlirimtare 1939 - 1944. Instituti i Historisё prane Akademisё sё Shkencave. AQSH - 1980. 13. Reginald Hibbert: The Albanian National Liberation Struggle: the bitter victory. Pinter Publishers, London, 1991.
15
Agjenti i OSS amerikane (pararendёsia e CIA-s), Nik Kukiç (Nick Kukich, i pranishёm nё vendin tonё nga viti 1943), ne tetor 1944 e informonte qendren: “Balli, mori krahun e gjermanëve dhe shpejt u bë e qartë, se partizanët ishin të vetmit, që meritonin mbështetjen e aleatëve, përderisa luftonin kunder gjermanëve” (14). Mё 17 nёntor u çlirua Tirana, mё 29 nёntor Shkodra dhe e gjithё Shqipëria, por disa divizione të ushtrisë partizane vazhduan luftimet tej kufijëve të vendit, duke kontribuar në çlirimin e Dibrёs sё Madhe Kosovёs, Bosnje Hercegovinёs jugore e tё njё pjese të Malit tё Zi. Nё ato vite të epopesё se lavdishme tё luftёs Nacionalçlirimtare, populli patriot i Martaneshit reagoi ndaj pushtimit nga Italia fashiste, kundërshtoi politikën e fashistizimit të jetës dhe të shkollës, nuk miratoi emërimet e kryepleqëve dhe u përball me regjimin filofashist, qё bashkëpunoi me pushtuesit. Martaneshi, historikisht ështё ndëshkuar rëndë nga pushtuesit. Vetëm në vitet 1900–1912, Perandoria Osmane dërgoi dhjetra ekspedita ndëshkimore kundër Martaneshit, ndër më të egrat ishin reprazaliet, që kryen ushtritë e Mahmut Pashës dhe Tergut Pashës, që dogjën, plaçkitën, shkatërruan dhe vranë banorë të pafajshëm. Nё nëntor 1912, serbёt dogjёn pothuaj të gjitha shtёpitë e Martaneshit, vranё banorё tё pafajshëm, grabitёn pasuritë e shumё bagëti. Nё vitin 1916, ushtria austro-hungareze, dogji shumë shtëpi nё fshatrat Staveç, Gjon, Peshk dhe Lenё. Nё vitin 1920, ushtria serbe sulmoi Martaneshin dhe pasi u thye nga malësorët në fushën e Ballenjës dhe në Thekën, gjatë tërheqies dogji shumё shtёpi dhe vrau rreth 30 malësorë. Nё dhjetor 1924 repartet kozake dhe serbe, qё mbёshtetёn kthimin e Ahmet Zogut, pasi u thyen nga martaneshasit, gjatё tёrheqies dogjёn shumё shtёpi nё Lenё, në Gjon dhe nё Malcu. Në vitet 1942 - 1944, Martaneshi u sulmua nga Milicia Fashiste Shqiptare, nga ushtria italiane, nga gjermanët dhe ballistët, të cilët ushtruan terror, torturuan, vranë njerëz të pafajshëm, bombarduan fshatrat dhe dogjën rreth 85 % të shtëpive të trevës, shkatërruan të mbjellat, plaçkitën pasuritë, grabitën bagëtitë, dogjën të dyja teqet, por me gjithë terrorin, nuk arrijtën të mposhtin patriotizmin dhe shpirtin luftarak të malësorëve. 14. Peter Lucas: OSS në Shqipërinë e Luftёs II Botërore, Tiranë, 2010
16
Krahas rezistencёs spontane kundёr presionit tё pushtetit fashist në vitet 1939 - 1941, martaneshasit, më pas u organizuan në luftën e armatosur kundër pushtuesve italianë dhe bashkpunëtorëve. Nё mars 1942 u krijua njësiti partizan, nё maj 1942 organizuan çetën partizane, e cila nё dhjetor 1942 e çliroi Martaneshin dhe ngriti Kёshillat Nacionalçlirimtare në Martanesh, Grykë e Madhe, Kostenjё, Neshtё dhe Okshtun. Në qershor 1943 u riorganizua batalioni partizan i Martaneshit, i cili nё gusht 1944,u inkuadrua nё Brigadёn XVIII S, që i vazhdoi luftimet për çlirimin e Dibrës së Madhe dhe të Kosovës. Në korrik 1944, u organizua Batalioni II Partizan i Martaneshit, fillimisht me detyra në terren, ndërsa nё nёntor 1944, u inkuadrua në rradhët e Brigadës XXVI S. Treva e Martaneshit, me mё pak se 1800 banorё, gjatë viteve të Luftës Nacionalçlirimtare për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashista dhe tradhëtarët, i dha atdheut 52 martira dhe 18 dëshmorë. Pёr kontributin e martaneshasve në luftёn Antifashiste Nacionalçlirimtare është shkruar pak, mund të them se qёllimisht është lënë në harresë, andaj vendosa, që këtë libër t’ia dedikoi veprimtarisë patriotike të malësorëve trima të kësaj treve, ta përshkruaj ashtu si ma ka treguar dhe si e ka shkruar im atë Qazim Alia. Martaneshi ka histori të pasur e shumëshekullore, por ka mbetur pezull në kufijt e historisë dhe të legjendës. Do të dëshiroja të shkruaja gjatë për historinë e trevës, por këtu do të kufizohem kryesisht në vitet e luftës Nacionalçlirimtare, duke e trajtuar veprën patriotike të malësorëve jo të kufizuar brenda Marttaneshit si ishull të izoluar dhe të harruar mes maleve, por në raporte bashkëpunimi me trevat fqinje tё Çermenikёs, të Grykёs sё Madhe, Gollobordёs, Okshtunit, Shёngjergjit dhe Planit tё Bardhё, me të cilat historikisht ka luftuar sё bashku pёr pavarёsi e liri. Nuk mund tё flitet e nuk mund tё shkruhet pёr Martaneshin, pa treguar lidhjet historike dhe bashkёpunimin me Elbasanin, Tiranën, Dibrën dhe Matin. Historia dhe kontributi i martaneshasve trima në luftën antifashiste, nuk mund të trajtohet jasht kushteve historike, politike e shoqërore kombёtare dhe ndёrkombёtare, nё kontekstin dhe nёn ndikimin e tё cilave, filloi dhe u zhvillua lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri.
17
18
BASHKËBISEDIME ME VETERANËT. Të shkruash historinë e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, është impenjim i vështirë, por aktualisht është dhe një ndërmarrje relativisht e lehtë, pasi në ditët e sotme, arkivat kanë nxjerrë shumë dokumenta, që kanë ndikuar të rivlerësohen disa situata të veçanta dhe të njihemi me historinë reale të luftës. Sot mund ta vështrojmë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare jo si dikur nën presionin e saj dhe as nёn imponimin e politikёs, por si nje kompleks ngjarjesh, si luftë patriotike çlirimtare, që ka hyrë në histori. Ky qëndrim diktohet nga fakti, se pas 70 vjetësh, kanë ndryshuar rrënjësisht faktorët historikë dhe politikё, që vepronin në kohën e saj dhe që ndikun në 40 vitet pas çlirimit të vendit. Nё ditёt e sotme, kanё mbetur shumё pak nga partizanët, protagonistët e luftёs sё lavdishme për çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashista dhe bashkëpuntorët e tyre. Shumë ishpartizanë sot na mungojnё, por kanё lёnё njё trashëgimi tё pasur historie, kanё lёnё kujtimet me mesazhe tё fuqishme, që meritojnë të tregohen me vërtetësinë dhe thjeshtësinë, ashtu si na i rrëfyen ata vetë. Ndёr ata qё luftuan me guxim e me vetmohim kundёr pushtuesve italianë dhe gjermanë dhe bashkёpuntorëve të tyre, ishte dhe im atё, Qazim Alia, partizan i orёve tё para, pjesmarrёs aktiv në ngjarje, në aksione, në luftime dhe nё beteja të shumta. Në shtëpinë tonë vinin shpesh miq, shokё dhe bashkluftёtarё te babai tim e së bashku bisedonin e rrëfenin historitё e luftёs. Bisedat me këta veteranë ishin interesante. Ata tregonin thjeshtë, me sinqeritet të admirueshem, pa mburrje dhe pa sllogane politike, përshkruanin vitet e luftës, tregonin ngjarjet, aksionet, betejat, ku kishin qenë pjemarrës dhe protagonista. Kam pasur fatin të jem i pranishëm në shumë nga këto takime dhe kam ndjekur bisedat me Nasebi Rama, Qazim Peshku, Kamber Haslika, Sali Feza, Fahrie Xhani, Zenepe Koxherri, Beshir Bala, Avram Koja, Hasan Gёrrica, Kadri Hoxha, Sali Saliu, Fatime Ndreu, Muharrem Kenga, Vehbi Gjyla etj. I dëgjoja me kureshtje tregimet e tyre, që pothuajse gjithmonë fillonin me shprehjen: “A të kujtohet aksioni ...” dhe vazhdonin të rindërtonin ngjarjet, duke plotësuar njeri tjetrin, deri në hollësi; tre-
19
gonin për ato ngjarje, që nuk ishin shkruar në librat e historisë të luftës. Ndodhte shpesh, të befasohesha nga diferencat e dukëshme, qё ekzistonin ndërmjet tregimeve të veteraneve të luftës dhe librave të historisë, që në ato vite ishin shkruar për luftën. Librat e historisë tregojnё pjesёt monumentale të luftës, rolin udhëheqës të Partisë Komuniste, vlerat heroike të triumfuesëve, lavdinë e komandantëve, që drejtuan luftёn dhe mё pas thërrisnin “Vae victis” (mjerё tё mundurit), por nuk tregonin në veçanti për rolin e partizanëve, për veprimtaritë e tyre si aktorë te luftës, andaj mbetën gjithmonё anonima dhe nën hijen e “udhëheqësave”. Në librat e historisё, populli prezantohet nё përgjithësi, i njësuar si masa popullore, si masa e fshatarëve dhe e qytetarëve, por nuk tregohet si vepronin kundër pushtuesve, çfarë mendonin dhe si e kundërshtonin luftёn. Nё libra shkruhet pёr partizanёt, qё luftuan kundër pushtuesve, për ata që ranё dёshmorё, pёr vrasjen e njerёzve tё pafajshёm, qё pёrmblidhen me njё fjalё tё vetme, viktima tё luftës, por kur dёgjoja rrëfimet e veteranёve, njihesha me trimёritë dhe aktet heroike emocionuese, që kishin kryer ata njerëz të thjeshtë, të cilët dhe pse nuk ishin inkuadruar në rradhët e formacioneve partizane, ata e mbështetën lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe luftuan kundër pushtuesve. Thuhet se historinë e shkruajnë fitimtarët, por arkivat ruajnë dhe sekrete, që nuk shkruhen nga kalemxhinjtë e fitimtarëve. Në arkiva ruhen dokumenta dhe fakte, që tregojnë çfarë ndodhi me shtetet, me qeveritë, me mbretëritë, me ushtritë, me partizanët, me ballistët dhe legalistët, çfarë u ka ndodhur individëve dhe komuniteteve, por disa nga këto dokumenta kanë mbetur “sekrete”, nuk njihen nga opinioni, sidomos kur bien në kundërshtim me ato, që pёrcaktoi “fati i epokës” dhe si i tregonte Partia në pushtet, sepse disa nga këto dokumenta janë ndryshe nga ato, që tregojnë librat e historisë. Kur gazetarët dhe historianët takohen dhe bisedojnë me veteranët e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e kuptojnë se disa pjesë të historisë së shkruar, nuk mjaftojnë për të dhënë imazhin e plotë të luftës, pasi janë skematike, tё mbyllura në pёrshkrime të përgjithëshme, me fraza stereotipe, që përshkruajnë kronologjinë e ngjarjeve kryesore të luftës, qё “çuditërisht” rrjedhin pa personazhe, madje mungon masa e partizanёve, nuk shihen aktorёt e luftёs, tё cilёt mbeten perherё anonima.
20
Për fat të keq, historia zyrtare shkruhet në korniza politike, pra nuk rrëfehet si rrjedh ngjarjesh historike, me pjesmarrjen e masës popullore e ndarë ne dy forca të kundërta shoqërore dhe ushtarake. Kur lexojmë librat e Moravia, Remarque, Shollohov, Antoine de Saint-Exupéri, Ismail Kadare, Kin Dushi, Dritero Agolli, Dhimiter Shuteriqi, Dhora Leka, Ali Abdihoxha etj, të cilët në veprat e tyre për luftën, kanë transmetuar mesazhe dhe emocionet e aksioneve dhe të betejave, na bëjnë të kuptojmë, se lufta ka dhe aspekte njerëzore, ka botën shpirtërore të veçantë, ka pjesën psikologjike të mbushur me ndjenja të forta guximi, kurajo, force, vetmohimi, sakrificash, por ka dhe dhimbje, dёshprim, vuajtje, dobësi, frikё e dështime. Në bisedat me veteranët, kupton se dëshmitё e tyre janë ditare dhe kujtime, që i kapërcejnë skemat tradicionale të librave të historisë, pasi rrefejnë thjeshtë të vertetën, i përshkuajnë plot ndjenja çastet dramatike, luftimet e guximëshme, betejat, aktet heroike, por flasin dhe për aspektet humane të luftës, të cilat autorёt e librave të historisë, e kanë të vështirë t’i afrohen dhe të shprehin këtё realiteti intim e të vërtetё. Pratizanёt dhe partizanet ishin trima, luftuan me kurajo kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit, por ndonjë kishte dhe frikë, i mungonte guximi të vriste kundërshtarët, i shmangej sakrificave, madje dhe dorëzohej para vështirësive. Gjatë luftës, ka ndodhur qё komandanti dhe komisari të japin dhe urdhëra të gabuara, kanë organizuar tërheqie, kur forcat partizane mund të kalonin në sulm e të fitonin betejat; në ndonje rast kanë marrë dhe vendime të nxituara deri në ekstremizëm, si rastet e ndёshkimit padrejtёsisht tё ndonjё partizani, si ndodhi me Ramize Gjebrea dhe Zaho Koka, madje kanë vrarë dhe njerëz tё pafajshme, por këto nuk tregoheshin, ishin sekrete. Lufta ka dhe anën tjetër të medaljes, ka dhe disa aspekte “negative”, por propoganda dhe ideologjia komuniste, i ndaloi të tregoheshin këto dobësi, pasi ato ishin cilësi të armikut frikacak. Gjatё viteve tё luftёs Nacionalçlirimtare, propoganda zhvillohej me intensitet nga të dy palët kundërshtare. Pushtuesit nazi-fashista, shteti dhe qeveria kolaboracioniste, zhvillonin propogandë të fuqishme, pasi kishin në disponozicion te gjitha mjetet: Radio Tiranën, gazetat, kinematё, librat, revistat etj, ndërsa lëvizja antifashiste vepronte nё klandestinitet me trakte, me gazeta të shaptilografuara, që
21
shpërndaheshin fshehurazi, si dhe me takime dhe biseda të fshehta, për të përhapur në popull lajmet e fitoreve të lëvizjes antifashiste. Propoganda e zhvilluar nga të dy palët në luftë, ishte imponuese dhe ndikonte në moralin e pjesmarrësve në luftë, por ne menyra te ndryshme kishte ndikim dhe nё masёn e madhe popullore. Rikujtoni 75 vite më parë, kur “8 milion bajonetat” e Italisë fashiste kërcënonin botën, Instituti italian “Luce”, me filmat dokumentarё, me kronikat dhe lajmet e “shkurtëra” të dёrguara nga reporterët e luftës, zhvilloi një propogandë intensive, me synime të mbante lart moralin e ushtarëve, t’iu kultivonte shpirtin triumfues, të krijonte “mitin e superioritetit” të armatës të “pamposhtur italiane”, por nga ana tjetër, kёrkonte t’i mbante nën presion psikologjik masat e gjëra popullore italiane dhe tё vendeve tё pushtuara. Propoganda fashiste fliste vetёm pёr lavdi dhe fitore, ndërsa i fshihte disfatat, humbjet e mёdha tё ushtarёve nё luftё, stresin psikologjik, neurozat e luftës, dhimbjet fizike e shpirtërore, nuk fliste pёr vёllavrasjet, pёr masakrat e torturat, pёr internimet e kundërshtarëve dhe të njerëzve të pafajshëm; nuk tregonin për dëshprimin dhe dhimbjen e dhjetramijёra familjeve italiane, që kishin humbur në luftë djemtë ushtarë dhe oficera, që i kishin dërguar të pushtonin vendet e tjera. Në vitet pas luftës, ndërroi skenari i politikës dhe i propogandës. Historiografia italiane heshti për aspektet “monumentale” të “armatës së lavdishme” tashmë e shpartalluar, që u shndërrua në “ushtri armike”, andaj e ndryshoi propoganden dhe i zmadhoi në mënyrë të tejskajshme fitoret e partizanëve antifashista. Kjo lloj propogande ёshtё zhvilluar qё nё kohёt antike, kur flitej vetëm për heronj e fitore, por njerëzimi ka mësuar se dhe heronjtë e “çartun”, ata “të pathyeshmit”, kishin nga një pikë të dobët, kësisoj Akili e kishte dobësinë në thembër, Atlasi e humbte fuqinë kur shkëputej nga toka, Sansoni po t’i prisnin flokët etj, kështu dhe armata italiane, kishte pikat e saj të dobëta, në veçanti ishte lufta e padrejtë, lufta pushtuese e vendeve të tjera dhe masakrat mizore që kryenin. Dobësitë e heronjëve dhe të “armatave të pathyeshme”, nuk tregoheshin nga propoganda, shmangeshin për të mos i kompromentuar ato figura “ideale” dhe në veçanti, për të mos cënuar dhe për të mos fyer “krenarinë” kombëtare. Kështu ndodhi me ne, gjatë dhe pas luftës Nacionalçlirimtare.
22
Në librat e historisë mësuam se partizanët ishin trima, të pathyeshëm dhe kjo ka një të vërtetë, por veteranët e luftës, ishpartizanët e ndershëm tregonin dhe një të vërtetë tjetër, rrefenin dhe për dështime e dobësi, madje dhe për tradhëti, por këto nuk thuheshin publikisht, pasi ishte sakrilegj të tregoje difektet e partizanëve, ishte e ndaluar tё flitej pёr kёto të meta dhe dobёsi. Në bisedat intime mes tyre, veteranët tregonin dhe disa ngjarje qё fshihnin mistere, madje tё nxisnin t’i pyesje dhe tё zbuloje ç’ishin kёto sekrete. Disa të vërteta rreth këtyre enigmave, i mësuam zyrtarisht vite më vonë, kur u mundësua hapja e arkivave, nga u nxorrën dokumenta, që na njohën me disa ngjarje tё dhimbëshme të luftës. Kёsisoj, u informuam se gjatë operacionit tё dimrit, Brigada II dhe Brigada III partizane u shpërbënë, partizanët u shpërndanë dhe shkuan nëpёr shtëpitë e tyre dhe dihet se u rikthyen të luftonin disa muaj më vonë, pikërisht në pranverën e vitit 1944. Po kështu dihet se nga shtatori 1943 Balli Kombëtar dhe Legaliteti bashkuanuan me pushtuesit gjermanё, duke u implikuar në konflikte vëllavrarëse, por nuk tregoheshin rastet kur ndonjë partizan e ndonjë komisar, i braktisi idealet e luftës, i tradhëtoi shokët, bashkëluftëtarët dhe u bashkua me armiqt. Tregonin raste, kur ndonjë person, për hirë të miqësive, fillmisht u lidh me Ballin Kombëtar, por kur e kuptuan se ishin mashtruar, u larguan e shkuan partizanë në rradhet e ushtrisë Nacionalçlirimtare. Këto ngjarje të dhimbëshme, madje disa dhe të rёnda, ndonjërën prej të cilave, për arsye etike nuk do t’i tregoj, i kam dëgjuar në bisedat konfidenciale të babait Qazim Alia me veteranёt Nasebi Rama, Qazim Peshku, Hasan Gerrica, Halil Alhasa, Jaho Shehi etj. Për disa dekada me rradhë, ngjarjet e luftës Nacionalçlirimtare të popullit të Martaneshit tregoheshin vetëm në biseda të lira, disa në festimet e përvjetoreve dhe me ndonjë shkrim të thatë në gazeta. Në vitin 1967, Komiteti i Partisë i Rrethit të Matit vendosi, qё historinё e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit të Martaneshit, ta shkruaj Qazim Alia. Ky ishte një vendim i pa apelueshëm, por që nxiti reagimin e ndonjë funksionari partiak, sidomos të një ishkomisari, i cili pas protestave fillestare në organet kompetente, ku nuk gjeti përkrahje, filloi të dërgoi mesazherё, me këshilla për tim Atё, që të shkruaj me objektivitet dhe tё mos harroi t’i japi vendin e merituar atij komisarit, që sipas tij, në gusht të vitit 1942,
23
na kishte organizuar malësorët në luftë kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve, ndërsa në fakt, ai kishte ardhur në Martanesh në fund të qershorit 1944. Pas ishkomisarit dhe si kuptohet me sugjerimet e tij, u ndërsye dhe ndonjё veteran martaneshas, që shpejtoi të kërkoi pjesë lavdie të pamerituar dhe në veçanti u “zgjuan” disa nga ata ishpartizanët dhe ish drejtuesit e formacioneve partizane, të cilëve u rëndonin në ndërgjegjie mëkatet dhe gabimet, që kishin kryer gjatë viteve të luftës dhe tani menduan, se u erdhi rasti të reabilitoheshin. Qazim Alia e vlerёsoi këtë detyrё qё i ngarkuan dhe u impenjua me pёrkushtim tё shkruante me ndershmёri historinë e vёrtetё të luftës Nacionalçlirimtare të martaneshasve, duke i dhёnё gjithkujt meritat qё i takonin. Nё ato vite nuk ishte e lehtё tё shkruaje historinё e luftёs Nacional –çlirimtare tё Martaneshit, pasi puna mё e madhe do tё bazohej nё kujtesё, nё aftёsitё pёr rindёrtimin e saktё tё ngjarjeve dhe prezantimit tё personazheve tё luftёs, pasi dokumentat ishin tё pakta. Kur im Atё shkonte në arkivat e Elbasanit, tё Tiranёs, tё Dibrёs e tё Matit, në shumicën e rasteve e kishin pёrcjell duke i thënë, se nuk ekzistojnë dokumenta pёr Martaneshin. Qazim Alia nuk u dorëzua para vёshtirёsive dhe pengesave qё iu krijuan, as para presioneve, as para ofertave pёr kompromise, por vazhdoi i vetёm dhe me kёmbёngulje nё rrugёn e tij. Para se tё fillonte hartimin e historikut, takoi Fahrie Xhanin, bashkёshorten e Baba Faja Martaneshit. Pasi i tregoi pёr detyrёn qё i kishin ngarkuar, Fahria, me shumё dёshirё i dhuroi dy blloqe tё vegjёl me kujtime tё shkruara personalisht nga Baba Faja, qё ajo i kishte ruajtur me kujdes tё posaçëm. Qazim Alia, ёshtё personi i parё, qё njohu shkrimet e Baba Fajёs. Kёto dy blloqe tё vegjёl, me pёrmasa 12 x 8 cm, ishin dhuratat mё tё bukura dhe mё me vlerё, ishin dokumentat bazё, qё hapёn njё shteg tё ri e tё sigurtё, pёr tё shkruar historikun, pasi me dorёn e tij, Baba Faja ka shkruar pёr presionet dhe pёrndjekjet, qё i ishin bёrё nga fashistёt dhe bashkёpuntorёt e tyre, ka treguar kohёn kur u organizua njësiti partizan, datёn kur u çlirua Martaneshi, si dhe bazat kryesore tё luftёs Nacionalçlirimtare. Nё fakt, kёto dy blloqe nuk janё ditare nё kuptimin e mirfilltё tё fjalёs, sepse nuk kanё renditje kronologjike tё datave dhe tё viteve,
24
por kanё shënime tё ndryshme, disa tё herёshme, tё pranverёs tё vitit 1942, ka dhe kujtime tё disa periudhave gjatё luftёs, ka meditime, reflektime, ka pёrshkrime takimesh dhe aktivitetesh, por ajo qё ka rёndёsi, ato shёnime me bojё kine, qё nuk fshihet, janё dёshmi historike, qё dokumentojnё ngjarje me rёndёsi pёr Martaneshin. Në ato vite, ndonjё skeptik dhe pseudohistorian, kishte hedhur dyshime pёr datat e formimit tё njësitit dhe tё çetёs partizane, si dhe per datёn e çlirimit tё trevёs tonё, por tё vërtetat rreth këtyre ngjarjeve historike, janë dokumentuar në shënimet e Baba Fajës. Para se të fillonte hartimin e historikut, im Atё ftoi dy bashkёluftëtarёt Nasebi Rama dhe Qazim Peshku, figura tё shquara tё luftёs nё Martanesh, Çermenikё dhe Gryka e Madhe.
Hasan Gjoni, Kasem Kenga, Qazim Alia, Ali Musta, Qerim Lila, Vehbi Gjyla, Sinan Saliu. Ata tre burra, biseduan gjatё rreth ngjarjeve kryesore tё lëvizjes Nacionalçlirimtare nё kёto treva dhe nё mirёkuptim tё plotё pёrcaktuan fazat dhe ngjarjet kryesore tё luftёs dhe kёsisoj sё bashku përgatitën njё skemё orientuese tё historikut tё luftёs. Pas njё pune kёmbёngulёse dhe sistematike disa vjeçare, historiku i Martaneshit filloi të marri formё tё plotё. Variantin e parё tё historikut, ose projekt-historiku, si quajtёn disa nga partiakët, pasi e
25
daktiliografoi, Qazim Alia ua dёrgoi Haxhi Lleshit, Myslim Pezёs, disa ishdrejtuesёve tё luftёs dhe veteranëve martaneshas. Njёkohёsisht propozoi tё organizohej njё takim me veteranёt, pёr tё diskutuar sё bashku, pёr ta pёrmirёsuar e zgjeruar pёrmbajtjen e historikut tё luftёs Antifashiste Nacionalçlirimtare tё Martaneshit. Pёrpos disa sugjerimeve tё vogla tё karakterit redaktorial, askush nuk prezantoi vёrejtje dhe as kritika serioze pёr historikun. Me 10 shtator 1970, në Martanesh u organizua takimi me veteranёt, ku Qazim Alia prezantoi historikun. Ishin të pranishëm shumë kuadro e intelektualё vendas dhe drejtuesit e pushtetit lokal. Të gjithë pjesëmarrësit e miratuan në uninamitet historikun. Nё nëntor të vitin 1972, Qazim Alia i dёrgoi njё letёr Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Komitetit tё Partise tё Rrethit tё Matit, me anё tё cilёs iu kёrkoi, qё 22 malёsorёt e pushkatuar nga Brigada I Partizane nё 5 shkurt të vitit 1944, të konsideroheshin viktima tё luftёs, sepse ata nuk kishin kryer veprimtari kundёr partizaneve dhe as kundёr Brigades I kur kaloi nёpёr Martanesh, pёrkundrazi kishin mbёshtetur lёvizjen partizane, madje disa prej tyre kishin marrё pjesё nё aksionet me forcat vullnetare tё luftёs Nacionalçlirimtare. Kёtë argument e kishte shkruar dhe nё historikun e Martaneshit. Kjo letёr ngjalli shumё reagime, kritika dhe presione tё tё gjitha formave, por Qazim Alia nuk u tёrhoq nga ky qёndrim, por vazhdoi t’iu bёj apel veteranёve, tё bashkoheshin e tё firmosnin sё bashku njё letёr tjetёr e t’ia dёrgonin organeve pёrkatёse, duke kёrkuar reabilitimin moral dhe politik tё 22 viktimave tё pafajshme dhe familjeve tё tyre, qё prej shumё vitesh vuanin njё padrejtёsi. Pas shumё përpiekiesh, vite me pas, Qazimi Alia i bindi disa nga veteranёt tё firmosnin kёtё letёr, qё iu dёrgua Komitetit tё Partisё tё Rrethit tё Matit dhe Presidiumit tё Kuvendit Popullor, por pёrsёri kjo kёrkesë nuk u miratua. Historia e kësaj letre u bё objekt diskutimi nё popullin e Martaneshit, qё e pёrkrahu kёtё nisёm, por ngjalli dhe reagimin e disa funksionarёve partiakё, tё cilёt filluan njё fushatё kritikash e sulme kundër Qazim Alia, madje tentuan dhe ta izolonin nga opinioni. Shumё vite mё vonё, kur u vendos regjimi demokratik, instancat pёrkatёse e vlerёsuan kёtё kёrkesё dhe i riabilituan 22 malësorёt e pushkatuar nga Brigada I, kёsisoj iu hoq cilёsimi “armik” dhe me të drejtë u shpallёn viktima tё luftёs.
26
Nё vitet 1971 – 1974, Qazim Alia vazhdoi tё punonte me historikun, ripunoi disa kapituj dhe e plotёsoi me dokumenta tё reja, qё mundi tё nxirrte nga arkivat, ashtu dhe me kujtime nga bisedat me shokёt. Pas risistemimit, nga njё kopie tё daktilografuar tё historikut, ua dёrgoi Komiteteve tё Partisё tё Rretheve Elbasan, Mat, Librazhd, Komitetit Kombёtar tё Veteranёve tё Luftes Nacionalçlirimtare, Muzeut tё Martaneshit dhe disa bashkёluftëtarёve. Pas kёtij veprimi zemёrgjerё tё Qazim Alia, disa martaneshas dhe tё tjerё të “apasionuar” për historinë e luftës Nacionalçlirimtare, e shfrytëzuan pёr interesat e tyre kёtё material dhe filluan tё prezantonin historikё tё tjerё, tё cilёt nё fakt ishin kopje të historikut tё Qazimit, madje ishin kopjuar me aq saktёsi, sa pёrmbanin tё njejtat gabime drejshkrimore dhe disa pasaktёsi nё data dhe në vite, qё kishte varianti origjinal. Po me këto gabime dhe me ndonjë datë të pasaktë, këta “historianë” i kanë prezantuar dhe në librat e tyre, që i kane botuar në dy dekadat e fundit. Si kuptohet, njё ditё prej ditёsh dolёn nё skenё disa “Belula”, u zgjuan disa historianё te vonuar, qё shetisnin me historikёt private në xhep, ndonjë prej tyre botoi dhe libёr me “kujtime nga lufta”. Me kёtё rrethanё qesharake, ishte njohur dhe shkrimtari, gazetari, politikani, plaku i urtё Sabri Godo, i cili ma tregoi kur erdhi pёr vizitё nё Siena. Nё shtator te vitit 2003, Sabri Godo, sё bashku me tё bijёn Prof. Anila Godo dhe nipin Gjergjin, qё filloi studimet nё Universitetin e Sienёs, erdhёn pёr vizitё nё shtёpinё time. Fisniku Sabri Godo, mё kishte sjelle njё dhuratё të bukur, tre libra: “Ali Pashё Tepelena”, botimi në shqip dhe tjetri i përkthyer në italisht, si dhe romanin “Koha e njeriut”, qё ia kish dedikuar jetёs dhe veprёs tё Baba Fajës. Biseda mes nesh ishte tepër miqësore dhe me diskutime shumё interesant rreth kёtyre librave, nё veçanti u pёrqëndruam te romani “Koha e njeriut”. Sabri Godo na tregoi pёr vёshtirёsitё qё ndeshi gjatё shkrimit tё romanit. Trajtimin e ngjarjeve tё luftёs e kishte pasur tё lehtё, sepse kishte qenë partizan, kështu orientohej qartë në argumentat historike dhe interpretimin e ngjarjeve, qё do t’i përshkruante nё libёr, por tregoi dhe pёr vёshtirёsitё jo tё pakta, qё i krijuan tё tjerёt, deri sa arrijti ta pёrfundoi romanin. Duke folur pёr impenjimin për të shkruar këtë libër, ndёr tё tjera Sabri Godo na tregoi:
27
“Problemi kryesor që më preokuponte në atё kohё, ishte aspekti fetar, pasi dihet se ishte e ndaluar propaganda fetare, por duhej ta trajtoja, sepse tё shkruaje pёr Baba Fajёn, pa Bektashizmin ishte pakuptim. Problemi tjetёr jo me pak i rёndёsishёm ishte tё merrja e dokumentave nё arkivat dhe tё mblidhja informacione nga personat, qё kishin punuar dhe luftuar sё bashku me Baba Fajёn”. Pёr ta realizuar këtë roman tё bazuar nё faktet historike, Sabri Godo kishte zhvilluar takime me shumё veteranё tё luftës, nga të cilët kishte mbledhur informacione dhe për këtë aspekt na tregoi:
Me Sabri Godo Siena, shtator 2003 “Pas takimeve me disa personalitete politike dhe shtetёrore, që kishin luftuar e punuar me Baba Fajën, bisedova gjatё me Fahrie Xhani, bashkёshorten e Baba Fajёs, e cila më tregoi shumё ngjarje dhe aspekte rёndёsishme, por herё pas here thoshte: Pёr kёto duhet të pyesish Qazim Alian, ai i di mё hollёsisht”. Kёshtu, Sabri Godo vazhdoi të tregonte si mblodhi të dhëna pёr tё kompletuar shkrimin e romanit pёr Baba Fajёn. “Takova shumё veteranё martaneshas. Ishin takime interesante. Mё dorёzonin kujtimet e tyre tё shkruara. Ndonjё prej tyre fliste nё vetёn e parё, pёrsёriste tё njëjtat ngjarje, që më kishin treguar të tjerët, ishin kopie e njeri tjetrit, ose pёrsёrisnin ato tё historikut tё shkruar nga Qazim Alia.
28
Disa nga këto takime ishin pa përfitime, sepse nuk mё dhanë diçka tё re, tej atyre qё kisha lexuar e qё kisha dёgjuar. Mё pas vizitova Martaneshin, pёr tё krijuar njё vizion tё qartё tё terrenit ku kishte jetuar dhe vepruar Baba Faja. Ndёrsa tregonte m’u drejtu mua: - Nuk e di nё se ke shkuar nё Martanesh, por po tё them se ёshtё njё mrekulli e natyrёs, por dhe njerёzit janё tё mrekullueshёm, fisnikё e mikpritёs, jo si ju elbasanasit - mё tha pёr tё mё ngacmuar, i bindur si isha elbasanas, per faktin se unё kisha punuar në Elbasan. Mё tej Sabriu vazhdoi tё tregonte: Gradualisht krijova njё skemё paraprake tё romanit dhe njё ditë i kёrkova shokut JF, nё atё kohё funksionar me makinё, tё shkonim sё bashku nё Elbasan, pёr tё takuar Qazim Alian. Shoku JF pranoi, të mё shoqëronte në Ebasan, por shtoi: “Ky takim ёshtё kohё e humbur, pasi Qazimi nuk ka çfarё tё tregoi mё tepёr nga sa të kemi thënë”. Kjo qё tha shoku JF, sinqerisht iu them nuk mё pёlqeu, çka më nxiti më shumë ta takoja. Takimin me Qazimin, ma kishte kёshilluar Fahrie Xhani dhe i biri Dr Mustafa Xhani, por ajo qё tha shoku JF, ma shtoi kuriozitetin, andaj insistova te shkonim ne Elbasan. E kisha lexuar historikun e Qazimit, por doja tё preçizoja disa hollёsi. Takimi do tё mё shёrbente dhe pёr skenarin e dokumentarit pёr Baba Fajën, qё pothuaj e kisha pёrfunduar dhe po punoja me operatorin Engjell Strazimiri, pёr ta kompletuar dhe ndërkohë do të përcaktonim cilët veteranë do të intervistoheshin, si dhe rreth cilës ngjarje do të duhej të fliste Qazimi. Dokumentari do të transmetohej nga televizioni, nё pёrvjetorin e vrasjes tё Baba Fajёs – vazhdoi tregimin Sabriu, - por për këtë do t’iu tregoj një herë tjetër se është histori me vehte dhe interesante. Kur arritёm nё Elbasan, i dёrguam fjalë Qazimit tё vinte të na takonte nё turizёm, por ai na ftoi nё shtёpi, pasi ishte nё gjendje konvaleshence, pas njё operazioni, qё kish kryer pak javё mё parё dhe duhej të shmangëte ecjet e gjata. Shkuam bashkё me shokun JF dhe njё martaneshas, qё ai e merrte pas si shoqërues. Pasi u pёrshёndetёm, i tregova Qazimit pёr qёllimin e vizitёs dhe ai mё shumё mirёsi më pyeti: “Pёr çfarё do të dёshironi t’iu tregoj?”
29
Nxorra bllokun me shënime rreth ngjarjeve që më interesonin në veçanti dhe rreth tyre i bёra disa pyetje. Fliste ngadalё, rrjedhshёm dhe tregonte plot ngjarje nga jeta e Baba Fajёs. Asnjёherё nuk foli pёr vete. Disa ngjarje i përshkroi ndryshe nga si m’i kishin treguar tё tjerёt, madje u preokuova, por mendova të mos e ndёrprisja, pasi ishin informacione, që unë i dëgjoja për herë të parë. Gjatë kohës që Ai tregonte, shoku JF dhe shoqëruesi i tij nuk ndjeheshin tё qetё dhe diçka pёshpёrisnin mes tyre. Pasi vazhdoi rrёfimin pёr rreth gjysёm ore, sё fundi vendosa ta ndёrpres dhe i thashë: - Me kёto qё mё tregove, unё duhet ta ndryshoj skemёn e librit dhe me duhet ta filloi punёn nga e para. Mё vёshtroi pёr njё çast e duke buzёqeshur mё tha: - Unё po i pёrgjigjem pyetjeve tuaja dhe po tregoj si ёshtё e verteta, ndersa si e shkruan librin ёshtё puna e juaj. - Ke tё drejte, - i thashё, - vazhdojmё mё tej. Pas njё tjetёr gjysёmore, mendova ta nderprisnim bisedёn, sё pari pёr tё mos e munduar, se ende ndjehej i dobёt pas operacionit, por e kuptova, se duhej ta takoja persёri kёte burrё. Kur po pёrshёndeteshim, i thashё se do tё vi pёrsёri dhe ai me dashamirёsi mё tha, je i mirpritur. Shkova pas njё jave. Shkova vetëm dhe folёm gjatё. Më tregoi ngjarje, qё mё ndihmuan ta pёrfundoj romanin në kohёn e duhur. I jam mirёnjohёs atij burri tё ndershёm, tё sinqertё e mikpritёs. Janё tё rrallё burrat si Qazimi, - e pёrfundoi rrёfimin Sabri Godo. - E di, e njoh mirё, - i thashё unё buzagaz. - Ku e ke njohur, - me pyeti me shumё kureshtje Sabriu. - E njoh, se ai ёshtё babai im. I befasuar nga pёrgjigjia ime, pёr njё çast heshti e mё pas ia dha tё qeshurave me tё madhe, u ngrit, mё pёrqafoi dhe mё tha: - Atёhere jemi dy herё miq, nuk je vetёm mik i Anilёs, por je dhe miku im e nё veçanti je miku im.
30
PUSHTIMI I SHQIPËRISË NGA ITALIA FASHISTE Shqipëria ishte ndёr vendet e para europiane, tё pushtuara nga Italia fashiste, e cila ndërhyri me një fushatë të shpejtë ushtarake, që filloi nё mёngjesin e 7 prillit dhe përfundoi me 12 prill 1939. Shqipёria ishte vend me rëndësi të veçantë strategjike, kishte pasuri të mëdha natyrore, sidomos minerale, që mungonin në Itali, por dhe iu jepte italianëve kontrollin e plotë në detin Adriatik, si u shpreh Musolini nё Mbledhjen e Kёshillit tё Lartë tё Fashizmit mё 13 gusht 1939: “Shqipёria ёshtё Bohemia e Ballkanit, kush e ka nё dorë Shqipёrinё, ka nё dorё gjithё Ballkanin. Shqipёria ёshtё njё nga brigjet gjeografike të Italisё. Kush siguron kontrollin nё Adriatik, atёhere nё Adriatik nuk hynё askush (....), kёshtu, me marrjen e Shqiperisё, ne e zgjeruam vathën tonё tё Mesdheut”. (15) Nё veçanti nё fillim tё vitit 1939, mardhёniet politike të Italisë me Shqipërinë ishin të tensionuara. Nё kёtё periudhё u rrit influenca italiane, madje disa politikanë shqiptarё, tё frymёzuar nga fashisti Giro, formuan dhe e fuqizuan lobin filofashist në vendin tonë. Kjo atmosferë konfuze nё Shqiperi, nuk i shpёtoi vёzhgimeve të politikanëve europianë, kështu, në marsin e vitit 1939 Henri Wallon, deputet i të majtës francez, theksoi: ”Sot, qarqet fashiste veprojnë të zgjerojnë kufijtë e shteteve të veta, ndërsa politikanët filofashista shqiptarë, po veprojnë ta përfshijnë Shqipërinë nën zgjedhën e Italisë fashiste”. (16) Më 25 mars, ambasadori italian në Tiranë kërkoi, që Shqipëria të jetë protektorat italian, por Mbret Zog dhe qeveria e kundërshtuan. Më 30 mars 1939, me shpresë për të normalizuar marrëdhëniet me Italinё, mbreti Zog dërgoi Ambasador në Romë adjutantin e tij, Zef Sereqin, i cili kishte marrëdhënie miqësore me italianët, por Ai, në vend që të mbronte interesat e Shqipërisë, u pozicionua kundёr mbretit dhe krah projektit italian për pushtimin e Shqipërisë. Më 4 prill, presioni i qeverisё të Musolinit mbi mbretin Zog dhe qeverinë shqiptare u bë ultimativ, duke i kërkuar me insistim të përgjigjeshin brenda 24 orëve, tё 17 kërkesave të qeverisë fashiste. 15. Galeazzo Ciano, The Ciano Diaries 1939-1943. (New York: Doubleday, 1945), f.31 - 120 16. Lecture d'Henri Wallon, Choix de textes. Introduction d'Hélène Gratiot Alphandéry. Editions Sociales. Broché 1976.
31
I zënë ngushtë, Zogu bëri disa riformulime të përgjigjieve, që do t’i dergoheshin Musolinit. Këto modifikime, Zogu i beri me synim të zbuste tensionet dhe të shmangëte shndërrimin në vasal të Italisë. Me një telegram dërguar në mbrëmjen e 5 prillit, Musolini i kërkoi Zogut, një përgjigje “pozitive apo negative si do të ishte”, që duhej t’ia dërgonte ditën e nesërme, të enjten 6 prill, jo më vonë se në mesditë, pra i dha pak kohë të reflektonte. Në agimin e 5 prillit, çifti mbretëror Zogu u bë me djalë, ngjarje që u përshëndet me 101 të shtëna me topa. Lajmi u përhap në gjithë vendin dhe u ftua populli ta festonte lindjen e Leka Zogut trashëgimtarit të fronit mbretëror, i cili të nesërmen me prindërit, do të ikte në mërgim dhe për shumë vite nuk do ta shihte Shqipërinë. Në mesnatën e 5 prillit, Eqerem Libohova, Ministri i Jashtëm i Qeverisë Shqiptare, vizitoi legatën italiane dhe i tha Jakomonit, se Zogu ishte i gatshëm të negocionte. Jakomoni i telefonoi ministrit tё tij Kontit Galeaco Çiano, nga i cili mori një telegram me përgjigje urdhëruese, se nuk pranohej bisedë tё mëtejshme dhe në se Zogu do të diskutoi, t’i drejtohej gjeneral Guxonit. Më 5 prill 1939, diplomacia shqiptare i kërkoi ndihmë Francёs, por përgjigja e Ministrit të Jashtëm Pierre Bonet ishte deluduese: “Franca s’është e detyruar ta mbrojë Shqipërinë me armë në dorë”. Në Berlin, Ministri shqiptar Rauf Fico kërkoi zyrtarisht Ministrisё sё Jashtme, ta informonte se cili do të ishte qëndrimi i Gjermanisë në rast se Italia pushtonte Shqipërinë. Përgjigja ishte: “Gjermania nuk ka asnjë interes në Adriatik dhe se nuk mund të pritej ndërhyrje e saj kundër Italisë”. (17) Nё kёto rrethana, Mbreti Zog për të fituar kohë, pranoi disa nga kёrkesat e Musolinit, p.sh ishte i gatshëm të lejonte praninë e një divizioni italian në Shqipëri, por këmbënguli në disa rregullime të Traktatit Italo-Shqiptar. Në fakt, Zogu ishte bërё gati të ikte e nuk do ta mbante premtimin, per tё organizuar rezistencё te armatosur, në se sulmonte Italia. Në agimin e 6 prillit 1939, mbreti Ahmet Zogu, rrethi i tij familjar dhe bashkpuntoret e tij e braktisën atdheun dhe të ngarkuar me 181 kg ar, morën rrugёn e mërgimit, pёr tё mos u kthyer mё nё atdhe. Pas Zogut, u largua edhe ministri i jashtëm Libohova, kёshtu nuk 17. Tajar Zavalani: Historia e Shqipёrisё. Tiranё 1998
32
mbeti askush të fliste me gjeneral Guxonin dhe me Jakomonin, për pasojë Italia fashiste u ndje e lirë të veproi, te organizoi dhe te kryej ndërhyrjen ushtarake për pushtimin e Shqipërisë. Në ditёt e 5 dhe 6 prillit nё Tiranë dhe në të gjitha qytetet e tjera u përhap lajmi se Italia fashiste do të pushtonte Shqipërinë. Ky lajm e nxiti popullin, sidomos rininë të organizoi mitingje proteste para parlamentit, ndërtesës së kryeministrise dhe ministrive, ku folësit kritikuan nёnshtrimin ndaj presionit të Italisë fashiste dhe kërkuan armë, pёr të mbrojtur pavarёsinë e atdheut. Pa i dijtë hollësitë e bisedimeve ndёrmjet qeverive shqiptare dhe italiane, populli e kishte kuptuar se kjo situatё nuk do të mbyllej me njё kompromis, andaj kërkoi armë dhe të luftonte kundër pushtuesve italianë, por qeverija ngurronte ta armatoste popullin, megjithëse rreziku ishte imediat. Manifestuesit në Tiranë, kur e panë se askush nuk iu pёrgjigjej kerkesave, atёhere zgjodhёn njё delegacion tё improvizuar, qё shkoi ne takim me Kryeministrin Koço Kota, i cili i siguroi delegatët e popullit, se qeveria po bёnte detyrën, se gjëndja nuk ishte e pashpresë dhe se nuk kishte rrezik pushtimi. Kryeministri iu premtoi, se nё rast se Italia do tё sulmonte Shqipёrinё, atёhere do tё organizohej rekrutimi i vullnetarёve, madje sipas tij ishin marrë të gjitha masat e mobilizimit të popullit për mbrojtjen e kryeqytetit. E detyruar nga presioni i popullit, qeveria liroi patriotët e burgosur, ata qё ishin dënuar për veprimtari antizogiste, madje i hapi dyert e burgjeve dhe pёr tё dёnuarit ordinerё. Lajmi se Mbreti Zog e braktisi vendin nё prag tё pushtimit nga Italia fashiste, u pёrhap shpejt nё tё gjitha qytetet, ku masat popullore u mblodhёn para bashkive, duke kёrkuar me insistim armё. Kёto lajme arrijtёn dhe nё fshatrat e thella malore e ngado, prijёsit popullorё filluan organizimin pёr tё shkuar nё mbrojtje tё Durrёsit dhe tё qyteteve te tjera bregdetare. Gjatё muajit mars, nё Rajonin e Puljas, Musolini kishte grumbulluar 10 divizione ushtarake dhe shumë anije luftarake, që ishin në gadishmëri për të zbarkuar në tokën shqiptare. Më 6 prill, në orën 16.00, shefi i shtabit i ushtrisё italiane gjeneral Mariani, urdhёroi të fillimin e operacionit të koduar OMT (Oltre Mare Tirana - Pertej detit është Tirana), pra pushtimin e Shqipërisë. Flota italiane me kryqёzora, luftanie, siluruesa dhe 6 nëndetёse, me
33
22 000 ushtarё të këmbësorisë, bersalier, alpinë, karabinier dhe mari-narë nё borde, të ndarë në 4 grupe, lundruan drejt brigjeve shqipta-re dhe në orën 05. 25 të 7 prillit, ditën e festës së Pashkëve, flota e italiane u shfaq përballë Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës. Ndonëse ishte folur se Shqipëria do ta kundërshtonte pushtimin italian, me 45 000 burra të armatosur, në fakt italianët ndeshën në rezistencën e disa grupe patriotësh, që e bllokuan për shumë orë zbarkimin dhe avancimin e ushtrisë italiane në tokën tonë. Në orën 05.45 të mëngjesit të 7 prillit, trupat italiane filluan zbarkimin në portin e Durrësit, ku u pritën me breshëri armësh nga ushtarёt, policёt, marinarёt dhe vullnetarё civila, qё u organizuan nga komandanti i Xhandarmёrisё tё Durrësit majori Abaz Kupi dhe kapteri i marinёs luftarake Mujo Ulqinaku.
Abaz KUPI
Mujo ULQINAKU
Pasi ushtarët italianë shkelën në port, forcat shqiptare hapën zjarr me mitraloza dhe pushkё, duke shkaktuar disa tё vrarё e të plagosur dhe panik ndёr ushtarët italianë, qё u detyruan të marrin varkat e të rikthehen në luftanijet, që ndodheshin larg nga skela. Forcat tona tё pozicionuara në kodrat e Durrësit, goditën me artileri mbi varkat në kthim dhe mbi anijet, duke e dëmtuar rëndë njërën nga luftanijet italiane. Zbarkimi i forcave italiane u përsërit katër herë e pas çdo sulmi u detyruan tё tёrhiqen.
34
Nё kёto situata, pёr tё neutralizuar mbrojtjen e portit, komanda italiane intensifikoi goditjet me artileri të rëndë nga luftanijet, si dhe bombardoi me aviona “Caproni”, që fluturonin mbi qytetin e Durrësit e deri në afërsi te Tiranës. Ditёn e 7 prillit, luftimet vazhduan gjatë tërë paradites. Në mesditë, italianet mundën të pushtojnë portin dhe i detyruan forcat tona mbrojtëse të tërhiqen, kësisoj lufta u zhvendos nga porti në rrugët e qytetit, duke u kthyer në përleshje urbane. Grupet e patriotëve shqiptarë në mbrojtje, zinin pozicione nëpër rrugët, prapa mureve të kështjellës, nё rrugicat dhe nёpër shtëpitë e Durrësit, duke e bllokuar avancimin e forcave italiane. Në këto luftime të pabarabarta, ranë heroikisht Mujo Ulqinaku dhe 12 trima shqiptarë, që përballuan me heroizëm sulmet masive të këmbësorisë, të artilerisë dhe të aviacionit luftarak italian.
Vepёr e artistit Harilla DHIMA: 7 Prill 1939. Në qytetin e Vlorës, forcat shqiptare të armatosur në çastet e fundit, u detyruan të zënë pozicione në kodrat e Bestrovës përbri detit. Pasi zbarkuan, ushtarёt talianё, me qё nuk ndeshёn qëndresë në qytet, vazhduan mёsymjen në drejtim të kodrave, ku me të hyrë në rrezen e zjarrit, u pritën me bresheritё e pushkëve dhe të mitralozave të vlonjatëve.
35
Pёrparimi i fanterisё italiane në Vlorë, u mbështet me artileri nga luftanijet, që bombardonin vazhdimisht kodrat, ku ishin vendosur patriotёt shqiptarë me armatime të lehta dhe me pak municione. Luftime u zhvilluan dhe në Shëngjin e në Lezhë, para urës së Drinit, ku patriotët lezhiane e bllokuan tërë paraditen avancimin e trupave italiane, madje pati disa të vrarë nga ushtria italiane. Në Sarandë, forcat tona ishin të pakët në numër e me armatime të pamjaftueshme, por për disa orë e përballuan ushtrinë italiane, e cila pasi zbarkoi në molon e vogël, hyri në qytet. Propoganda italiane i minimizoi luftimet dhe humbjet në qytetet tona bregdetare, kёshtu foli për një duzinë ushtarësh të vrarë dhe të plagosur, por në fakt, si shkruan historiani Bernd Fisher, “ushtria e madhe italiane, ndeshi një rezistencë të respektueshme të shqiptarëve, që shkaktuan rreth 300 – 400 të vrarë e qindra italianë të plagosur”. (18) Gazetari francez Hubert Bouchet, pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, e përshkruan në një kronikë të kohës, të botuar në revistën “Voila” më 14 prill 1939: “7 prilli ishte e premtja e shenjtë, por për shqiptarët do mbetet e premtia e zezë e pushtimit fashist të vendit dhe njëkohësisht dita e krismës së parë shqiptare në agim të qëndresës së popujve kundër nazi-fashizmit. Durrësi u zgjua këtë mëngjes të premtes së shenjtë si zakonisht, por në det të hapët, disa milje larg, po afroheshin me pamje kërcënuese anijet italiane. Skuadrilja e avionëve, flututonte me gumëzhimë në lartësi të ulët, duke shurdhuar qytetin e Durrësit. Kryqëzorët dhe siluruesit u shfaqën në horizont dhe grykat e topave 380 mm të marinës dhe mitralozët qëllonin mbi qytet. Shtëpitë me qerpiç e me gurë, filluan të shkatërroheshin përballë atij shiu plumbash të çeliktë. Popullsia, që në shumicën e saj merret me peshkim, e shqetesuar pyet: Në këtë të premte të shenjtë përse qielli po zëmërohet dhe po u dërgon zjarrin e skëterrës. Të jetë vallë fundi i botës? Aspak, është thjesht ambicia e Musolinit, që kërkon të pushtoi Shqipërinë, se sipas tij, na qenka vend mesjetar, me zakone barbare dhe me mbret tradhëtar (Duce dixit!)”. Ndonёse tё befasuar nga sulmi, shumë burra, shqiptarë trima, 18. Bernd J Fischer: Albania at War 1939 – 1945. I-st Edit. 2000.
36
që nuk i tremben barutit, shpejt e mblodhën veten. Ata rrëmbyen dyfekët, martinat, të vjetra ndoshta, por që vetëm në duart e tyre funksiononin. Ky grup burrash vullnetarë të vendosur, marrin për nga porti, ku disa mole, të prekur nga predhat me qitje të shkurtër, dukeshin në rrënim të plotë. Ushtarët e Musolinit dhe të mbretit Viktor Emuanuelit III filluan zbarkimin. Barka të mëdha mbushur dëng me ushtarë e me armë moderne kërkojnë të arrijnë bregun. Plumbat e shqiptareve fshikullojnë sipërrfaqen e ujit përreth barkave dhe zjarri breshërisё i bën të luhaten dhe tё tronditen nga mitralimi. Një barkë i afrohet ranishtes e menjëherë, pas strehimit në një breg ranor, ushtarët montojnë mitralozat e rëndë dhe tak-taku vdekjeprurës nis këngën e tij të kobshme dhe një zjarr breshërie mushqetash të bersalierëve, ka për tabelë qitjeje shqiptarët, që fshihen si të mundin prapa barkave të përmbysura, apo prapa hekurave ku lidhen ballamarët.
Ushtarё italianё tё bllokuar nё breg nga patriotёt shqiptarё. Luftimet janë në kushte të pabarabarta, në raport 100 italianë kundër një shqiptari. Topat e rëndë të marinës vijuan bombardimin tërë paraditen dhe nën goditjen e tyre, trupat vazhduan zbarkimin. Metalurgjia e fuqishme italiane në formë predhash, armësh dhe mjetesh të blinduara, ngadhënjeu ndaj guximit të shqiptareve me dyfekë të vjetruar.
37
Musolini mund të thotë sa të dojë, nëpërmjet agjencisë Stefani, se gjaku rrodhi rrëke e se trupat e tij e çliruan vendin nga zgjedha e një plutokrati dhe se i pushtuan qytetet shqiptare, por në fakt italianët u bllokuan për shumë orë dhe pësuan shumё humbje nga një mbrojtje heroike e ushtarëve shqiptarë. Pas disa orë luftime, gjithëçka mbaroi. Mbi rrënojat në tym dhe me forcën e armëve, në Durrës u ngrit flamuri italian. Disa familjar dhe fëmijë qajnë mbi kufomat e të vrarëve, te tjeret syshqyer veshtrojne ata ushtarë me pupla gjithë ngjyra majë kapeleve, që ecnin në rrugët e Durrësit duke kënduar “Giovinezza” e duke përshendetur allafashistçe”. (19) Pasi perfunduan luftimet, në pasditën e 7 prillit, nga kryqëzori zbriti Ettore Muti, Konsulli i Përgjithshëm i Milicisë Fashiste Italiane, i dërguari i posaçëm i Musolinit, i cili hypi në një autoblindë dhe i shoqëruar me autokolonën e makinave, tankeve, motoçikletave dhe me biçikleta, hyri në Durrës. Në pasdite vonë, ushtria italiane vazhdoi marshimin drejt Tiranёs dhe të nesërmen me 8 prill, forcat italiane me në krye Konsullin Muti, hynë në kryeqytet, pa ndeshur në asnjë rezistencё, madje dhe Garda e mbretit Zog, i dorëzoi armët, pa zbrazur asnjë fishek kundër pushtuesve italianë. (20) Gazetari dhe historiani Indro Montanelli, duke komentuar pushtimin e Shqipërisë shkruan: “Konti Çiano, delfini i Musolinit dhe promotori i pushtimit të Shqipërisë, u tregua naiv dhe amatoresk në veprimet e tij, pasi planin e pushtimit e kishte përpiluar me shumë nxitim dhe me gabime e në se do te haste në një rezistencë të organizuar nga ushtria shqiptare, me siguri do të kishte dështuar. Në mëngjesin e 8 prillit, Konti Galeazzo Çiano u ul në aeroportin e Tiranës. Jakomoni kishte përgatitur pritjen, por mbetën rreth një orë në fushë, duke pritur masat e sigurisë për udhëtimin për 2 km, që na ndanin nga sheshi Skënderbej. Në Tiranë, gjetëm një formacion nderi të përbërë nga fshatarë shqiptarë me kostumet e tyre piktoreske, si dhe nga motoçiklistët, çiklistët dhe tanket e vogla të divizionit “Centaur”, nën komandën e gjeneralit Messe. Më pas, Çiano doli në ballkonin e Pallatit të Skënderbeut dhe pershendeti “popullin”. Operacioni ushtarak ishte një shëtitje dhe një paradë, sepse të 45 mijë burrat e armatosur, të cilët flitej se ishin të vendo19. Hubert Bouchet: J’ai vu mourire l’Albanie. Revù “Voila” 14 Aprile 1939. 20. Fotaq Andrea: Dita e zezë e 7 prillit 1939. Zemrashqiptare.net. 2013
38
sur për të bërë betejë kunder italianëve, nuk u bënë të gjallë”. (21) Një pjesë e vogël e banorëve dhe ato pak nxënës të shkollave, që i mblodhёn me forcё nё sheshin Skenderbe, i detyruan tё brohorisnin Duçe-Muti dhe Çiano-Muti, që në gjuhën shqipe kishin kuptimin fyes, ndryshe nga ajo që mendonin fashistët. Montanelli rrëfen se Pushtimi i Shqipërisë, u konsiderua ngjarje e vogël në kuadrin ndërkombëtar, ndërsa pak ditë mё pas, vizita në Romё e delegacionit shqiptar, pёr dhurimin e kurorës mbretёrore Viktor Emanuelit III, shkaktoi jehonë mediatike në Europë. Diplomacia europiane heshti para aktit agresiv tё Italisё fashiste, që cënoi sovranitetin dhe integritetin e Mbretërisë së Shqipërisë, por nuk munguan protestat popullore, sidomos të diasporës shqiptare në Francë e në USA. Çuditёrisht qeveria e Britanisё sё Madhe, e njohu zyrtarisht pushtimin e Shqipёrisё nga Italia fashiste. (22) Qeveria amerikane, e kundёrshtoi dhe Sekretari i Shtetit, mё 8 prill 1939 u shpreh: “Pushtimi me forcё dhe me dhunё i Shqipërisё, ёshtё padyshim njё kёrcёnim tjetёr i paqes nё botё. (23) Montaneli thekson se, vëmendja e opinionit ndërkombëtarë në atë kohë ishte pёrqëndruar tjetërkund e kjo situatë i erdhi më së miri në ndihmë Italisë, që nuk hasi shume protesta ndërkombëtare. Menjëhere pasi e pushtoi Shqipërinë, Musolini dërgoi dhe 12.000 ushtarë të tjerë, 60 topa dhe 200 tanke, të cilët u aktivizuan pёr tё pushtuar qytetet e tjera, madje filluan ekspeditat për ngritjen e postave të karabinerisё, deri në fshatrat e thella të vendit. Pushtimi fashist, nuk i shkaktoi Shqipërisë vetëm humbjen e pavarësisë kombëtare, por i krijoi asaj edhe rrezikun e zhdukjes së shqiptarëve si komb, sepse Musolinit kishte bërë planet për ta italianizuar Shqipërinë nëpërmjet kolonizimit të saj me banorë italianë. Deri në fund të vitit 1939, pra brenda tetë muajve të parë të pushtimit, në Shqipëri u vendosën 52 mijë banorë italianë, pa llogaritur forcat e shumta ushtarake. Në se kolonializimi me italianё do tё kish vazhduar me këto ritme dhe sipas planit, qё kishte bёrё Musolini, 21. Indro Montanelli & Mario Cervi. “Storia d’Italia”, cap XII, fq. 204- 215, Vol. 8, Roma 1982 22. Bisser Petrov. Great Britain in Resistence in Albania, 1943 – 1944” Academia des Sciences de Bulgarie”. Etudes Balkanique, N 2; Sofia 2006 23. Peace and War: United States Foreign Policy, 1931 – 1941. Washington DC. USA Government Priting Office. 1943 faqe 445
39
pёr tё sistemuar 4 miljon italianё në një dekadë, atëhere Shqipëria do ta kishte humbur fytyrën e saj etnike. Pasi u pushtuan të gjitha prefekturat, Çiano dhe Jakomoni shpejtuan tё krijojnё qeverinё kolaboracioniste. Detyra e krijimit të qeverisё “tё mbrojtur”, iu besua latifondistit Shefqet Vërlaci, i cili pranoi bashkëpunim me Jakomonin dhe gjeneralin Guxoni. Dihej se Vërlaci ishte i pakënaqur me Ahmet Zogun, i cili pasi u proklamua Mbret, e prishi fejesёn mё tё bijёn e tij, kёshtu Verlaci gjeti rastin tё shfryjё inatet e mllefet e vjetra me ishmbretin dhe mёnyra mё e mirё e hakmarrjes, ishte ngjitja nё pushtet. Për të manipuluar pushtimin e Shqipërisë para kancelarive perëndimore, Musolini “luajti” me disa formula juridike për statusin e ri politik të Shqipërisë, duke krijuar përshtypjen se bëri lëshime. Në mbledhjen e 12 prillit 1939, Asambleja Konstitucionale e Shqipërisë vendosi me unanimitet: 1. Rrëzimin e dinastisë Zogu dhe të regjimit të tij. 2. Dhënia e kurorës mbretërore Viktor Emanuelit III, Mbret i Italisë Perandor i Etiopisë dhe Mbret i Shqipërisë, me bashkim personal mes dy vendeve ("personalunion"). 3. Ruajtjen e flamurit, independencës dhe të sovranitetit shqiptar. Fillimisht, anëtarët e asamblesë menduan se kurora mbretёrore e Shqipërisë t’i ofrohej Dukёs së Aostёs, princi i Savojës, por mё pas e ndryshuan mendimin dhe vendosёn, që kjo kurorё t’i mbulonte kokën Viktor Emanuelit III. Më 16 prill, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Sh. Verlaci, shkoi ne Romë dhe i ofroi kurorën Viktor Emanuelit III, i cili me ligjin Nr. 580, 16 Prill 1939, u shpall dhe mbret i Shqipërisë. Pas këtij nёnshtrimi, jeta shqiptare u modelua në stilin italian, me një parti fashiste dhe një administratë, që drejtohej nga Roma. Ministri Jakomoni, u emërua Luogotenent - mëkëmbës i mbretit. Në Ministrinë e Jashtёme, nënsekretar u emërua Zenone Benini, person besnik i Çianit, ndёrsa fashisti Piero Pariani, u emërua ndihmës i Sekretarit të Partisë Fashiste Shqiptare. Njё ndёr vendimet e posaçme tё qeverisё kolaboracioniste, ishte trajtimi i posaçëm i shumë oficerave rezervё tё mbretit Zog, tё cilët nga maji i viti 1939 deri nё dhjetor tё vitit 1942, vazhduan tё merrnin rrogёn nga qeveria fashiste, çka i detyroi tё vihen nё shёrbim tё pushtuesve italianë dhe tё mbështesnin qeverinё e Shefqet Verlacit.
40
Rrezikun e kolonizimit italian të Shqipërisë, kolaboracionistët nuk e zinin në gojë, por mburreshin se Roma dhe Berlini do t’i ndihmonin shqiptarët për bashkimin e Shqipërisë së paraluftës me trojet e saj etnike, me Kosovën dhe me Çamërinë. Në fakt, nё kufijt administrativ të Mbretёrisё sё Shqipёrisё, regjimi fashist pёrfshiu Kosovёn, Dibrёn e Madhe, Manastirin e një pjesё tё madhe të Çamёrisë. (24) Me këto vendime, qeveria kolaboracioniste e lidhi Shqipërinë e pushtuar me bllokun agresiv nazi-fashist, duke e konkretizuar dhe ligjёruar kёtё qendrim me dekretin Nr. 194, tё nënshkruar më 09 qershor 1940 nga mbreti Viktor Emanueli III. (25) Në bazë të këtij dekreti, Shqipëria iso facto ishte në gjendje lufte me çdo shtet, me të cilin Italia ishte në konflikt të armatosur. Regjimi kolaboracionist nuk u mjaftua me situatёn iso facto, por më 15 qershor 1940, “Këshilli i Epërm Fashist Korporativ”, si quhej Parlamenti fashist i Shqipërisë, e ratifikoi dekretin e sipërm, duke e shndërruar atë në Ligjin shqiptar të datës 14 korrik 1940. Nё zbatim të këtij ligji, Qeveria e Shefqet Verlacit, në solidaritet të detyruar me Italinë fashiste dhe pa asnjë motiv, më 10 qershor 1940 i shpalli luftё Anglisë dhe Francës; më 28 tetor 1940 Greqisë; më 6 prill 1941 Jugosllavisë; më 22 qershor 1941 Bashkimit Sovjetik dhe më 7 dhjetor 1941, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (26) Shqipëria, pa vullnetin e saj, u detyrua të përfshihej në vorbullën e Luftës II Botërore, fillimisht e detyruar nё aleancё formale me boshtin nazifashist, por pas organizimit të lëvizjes Antifashiste dhe zhvillimit të luftës Nacionalçlirimtare, u rradhit denjësisht me koalicionin e madh antifashist.
24. Vllamasi. S: Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1942, Neraida 2000 25. “Gazeta Zyrtare”, nr. 93, Tiranë, më 10 qershor 1940. 26. Bernd J Fischer: Albania at War 1939 – 1945. I-st Edit. 2000.
41
REZISTENZA E MARTANESHASVE KUNDËR REGJIMIT FASHIST 1939 - 1940
42
Rezistenca kundër pushtimit fashist dhe qeverisë të Verlacit. Më 6 dhe 7 prill, populli shqiptar reagoi kundёr pushtimit fashist tё vendit, por mbreti dhe qeveria i braktisёn, pёr pasojё populli nuk gjeti mbёshtetje pёr kёrkesat e organizimit dhe paisjen me armatim. Me telegramin e mёngjezit tё 6 prillit, Prefekti i Elbasanit njoftoi tё gjitha Komunat, se Ahmet Zogu kishte lёnё Shqipёrinё dhe Italia, po kёrcёnonte tё pushtonte vendin tonё. Njё telegram tё tillё, thjeshtё informues e pa detyra, mori dhe kryetari i Komunёs tё Martaneshit, i cili i shqetёsuar nga kёto lajme, dёrgoi korierёt tё njoftonin kryepleqetё e tё pesё fshatrave tё trevёs dhe nё pasdite, nё sheshin Belik tё fshatit Peshk, u mblodh Kuvendi i burrave, ku ishin ftuar Baba Faja, kryetari i Komunёs, komandanti i Postёs tё Xhandarmёrisё dhe mёsuesit e shkollёs. Pasi kryetari i Komunës lexoi telegramin, tё parёt folёn kryepleqt, tё cilёt bёnё thirrje tё organizohej çeta, me nga njё burrё pёr shtёpi, duke perjashtuar familjet vetëm me njё djalё dhe tё zbrisnin nё Tiranё e nё Durres, pёr tё mbrojtur vatanin nga pushtuesit italianё. Vullneti per t’u organizuar nё çetё luftёtarёsh, evokonte traditёn patriotike tё martaneshasve, tё cilёt kёshtu kishin luftuar nё vitet 1800 – 1912 kundёr turqёve pёr pavarёsinё e Shqipёrisё; kundёr malazezёve nё 1912 - 1913 nё mbrojte tё Shkodrёs, kundёr bashibuzukёve tё Haxhi Qamilit nё vitet 1915 - 1916, kundёr serbёve nё vitin 1920, kundёr forcave tё Ahmet Zogut, qё shkuan për tё çarmatosur malёsorët nё vitin 1922, si dhe kundёr reparteve kozake e serbe, qё sulmuan Martaneshin nё dhjetor tё vitit 1924 etj, etj. Sipas traditës, në kuvend folen kryepleqte. Kamber Haslika tha: “Ahmet Zogu e tradhëtoi popullin nё ditёn mё tё vёshtirё, kur i duhej ta udhёhiqte nё luftё kundёr pushtuesve italianё. Nuk na mbetet tjetёr zgjidhje, tё rrokim armёt e tё shkojmё tё luftojmë”. Komandanti i Xhandarmërisë, si zogist i devotshem, ndёrhyri e ia ndёrpreu fjalёn Kamberit, duke i thёnё: - Kamber, fjalё tё rёnda the pёr Naltmadhninё, ai nuk e tradhёton popullin, ne presim thirrjen e tij, kur duhet tё shkojmё nё luftё”. - Po të kishte bërë thirrje Naltmadhënia dhe unë do te kisha marrë pushkën të luftoja për mbrojtjen e atdheut nga pushtuesit italianë”, - ndërhyri Baba Faja.
43
Tё gjithё e kundёrshtuan ndёrhyrjen e komandantit tё Xhandarmёrisё, sidomos kryepleqtë Sali Feza, Rrem Rrushi dhe Rrem Çela, reaguan e i thanё, se nё kuvendin e burrave, ai nuk kishte tё drejtё tё ndërpriste fjalёn e folёsve dhe as tё kundёrpёrgjigjej, por tё respektonte fjalën tё tjerёve, tё dёgjonte dhe tё zbatonte vendimet e kuvendit. Tё gjithё burrat martaneshas mbi 14 vjeç ishin tё armatosur, ky ishte ligj i diktuar nga kanuni, por shumica e armёve ishin tё vjetra, disa kishin ende “huta turke”, ndёrsa problemi mё i madh ishte furnizimi me fishekё, pasi i kishin tё pamjaftueshёm pёr nё luftё. Kuvendi i kёrkoi kryetarit tё komunёs dhe komandantit tё Xhandarmёrisё, t’i paisnin me armё tё kohёs dhe t’iu jepnin municione, por ata u pёrgjigjёn se nuk kishin mundёsi dhe as kompetenca. Kuvendi vendosi unanimisht, tё nesёrmen nё agimin e 7 prillit, burrat e Gjonit, Staveçit dhe tё Peshkut tё mblidheshin para komunёs e sё bashku tё niseshin pёr t’u takuar nё Fushё Bizё me burrat e Lenёs dhe tё Valit. Udhёtimi nё këmbë deri nё Tiranё zgjaste mbi 8 orë, andaj vendosën tё niseshin sa më herёt dhe kur tё arrinin nё Tiranё, tё kёrkonin automjete, pёr t’i transportuar deri nё Durrёs. Gjatё regjimit tё Ahmet Zogut, martaneshasit tё jepnin pёrshtypjen e njё populli tё qetё, indiferent, i mbyllur brenda fshatrave dhe i impenjuar me tokёn dhe bagёtinё e vet, qё s’ishte i interesuar pёr asgjё tjetёr, por kur u informua se Italia fashiste do të pushtonte Shqipërinë, populli u çua nё kёmbё me forcё tё re, me shpirt patriotik, i gatshёm tё luftonte me vetmohim pёr mbrotjen e pavarёsisё. Nё mёngjesin e 7 prillit arrijtёn grupet e para tё malёsorёve. Në oren 06. 30 erdhi kryetari i Komunёs dhe u tha se kishte marrё njё telegram nga Prefekti i Elbasanit, i cili njoftonte se ushtria italiane kish zbarkuar nё Durrёs. Nё kёto rrethana, sado tё shpejtonin ecjen, kur tё arrinin pasdite vonё, do ta gjenin Tiranёn tё pushtuar nga ushtria italiane, pёr rrjedhojё, krypepleqtё me shumё dhimbje, vendosёn qё malёsorёt tё kthehen nё shtёpi. Pushtimi i Shqipёrisё nga fashistёt italianё, u pёrjetua nga malёsorёt me dёshprim, nё heshtje e nё pritje tё zhvillimit tё ngjarjeve. Nuk kishin lajme si ndodhi, a ishte bёrё rezistencё, a kishte luftuar ushtria e jonё kundёr italianёve, a kishte tё vrarё e tё plagosur nё rradhёt tona, por vetёm komente telegramesh tё thata, qё dilnin nga zyra e kryetarit tё Komunës, qё njoftonin vetёm pushtimin e vendit.
44
Nё ato vite nё Martanesh nuk kishte radio e nuk vinte gazeta. Nga njё herё ndodhte, që ndonjё nga mёsuesit, kur kthehej nga Elbasani, sillte ndonjë gazetё dhe lajme të reja, por dhe gazetёn e lexonin pak persona, pasi shumica ishin analfabeta. Ngjarjet e qytetit mbёrrinin me vonesё nё malёsi. Më shpesh i sillnin malësorët kur ktheheshin nga qyteti, ku shkonin për të shitur druzjarri, dhena pishe, që në ato vite përdoreshin për ndriçim, por më shpesh lajmet arrinin në vjeshtë, kur malësorët shkonin për të shitur arrat dhe ftonjtë e famshëm të Martaneshit, por dhe në këto raste, lajmet ishin komente bisedash, qe kishin zhvilluar me te njohur dhe klientat, jo rralle ishin të pasakta, por lajmet per pushtimin e vendit dhe humbjen e lirise ishin te sakta. Muaji i mbrapsht i prillit të 1939, kaloi me trishtim, me dhimbje dhe me zemërim mbarë popullor, aq sa të gjithë e quajtën prilli i zi.
45
Organizimi i pushtetit vendor profashist nё Martanesh. Qeveria kolaboracioniste e Verlacit, nё muajt prill - qershor 1939, veproi me nxitim tё shtrinte pushtetin nё tё gjithё vendin dhe masa e parё administrative ishte emёrimi i prefektёve, i kryetarёve tё bashkive, i kryetarёve tё komunave dhe i kryepleqёve. Si kuptohet, nuk u zhvilluan zgjedhje, as votime, madje gjatë viteve tё pushtimit, nuk u zhvilluan zgjedhje lokale, sepse qeveria ishte e bindur, se populli nuk do t’i votonte kandidatёt e saj. Pёr tё ushtruar pushtetin deri poshtё, Jakomoni dhe qeveria e Verlacit ligjёruan emёrimin nё pushtetin vendor, të besnikëve të fashizmit, kështu mendonin se do ta mbanin vendin nёn kontroll. Emërimi i kryetarёve të bashkive dhe i komunave u bazua në dekretin e Jakomonit, i cili urdhëroi qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendëshme, të vepronin për emërimet, madje theksonte, se në kёshillin bashkiak dhe nё kёshillin e komunës, detyrimisht duhet tё bёnte pjesё dhe njё anёtarё i Partisё Fashiste Shqiptare. (1) Partia Fashiste Shqiptare u themelua mё 2 qershor 1939 nga Tefik Mborja, i cili pёr hir tё kёtij funksioni të lartë politik, ishte dhe anёtar i kabinetit tё qeverisё, me detyrёn Ministёr i Fashizmit. (2) Ne vitet 1912 - 1939 Bashkia e Elbasanit, ashtu dhe komuna e Martaneshit, ishin drejtuar nga klani i Aqif Pashёs, ndёrsa nё prill tё vitit 1939, me kryebashkiakun Ymer Saraçi, erdhi nё pushtet klani i Verlacit, pёr rrjedhojё kryetarёt e komunave dhe kryepleqtё, u emёruan pёrkrahёsit e beut dhe ata qё u bёnё antarё tё Partisё Fashiste. Aqif Pasha kishte lidhje miqësie me martaneshasit, të cilet kishin luftuar krah tij për pavarësinë e Shqipërisë. Aqif Pasha ishte bektashi, myteveliu për punët e jashtëme i teqes te Elbasanit dhe mik i Baba Jasharit, i cili i kishte vënë emërin djalit të Aqif Pashës andaj dhe darkën e djalit e organizoi për nder të Teqes së Martaneshit. (3) Rivaliteti Pasha – Beu, ndihej jo vetёm nё qytetin e Elbasanit, por ishte i shtrirё deri nё fshatrat e thella malore tё prefekturёs. Nё Martanesh, klani i Aqif Pashёs ishte i fuqishёm dhe pёrherё e kishte qeverisur dhe komanduar popullin e trevës, por tani i erdhi 1. “Fletoria Zyrtare" Nr 1 dt. 20 Prill 1939. 2. Maurice Bardeche, I fascismi sconosciuti. Edizioni Ciarrapico 1982. 3. Selim Kaliçani: Historia e Baballerëve të Teqes së Martaneshit. 1997
46
rradha tё ngjitej nё pushtet klani i Verlacit. Ky ndryshim i sforcuar politik dhe administrativ, nuk u pranua nga malёsorёt, madje dhe e kundershtuan. Tarafi i Verlacit dhe pse u bënë kryepleq, pra morën pushtetin, në fakt nuk gёzonin simpatinё e shumё malësorёve, sepse qeverinё e Verlacit, e quanin pjella dhe vegla e pushtuesve italianё. Ndёr arsyet e tjera, pёrse malësorët i kundёrshtuan kryepleqtё e emёruar, lidhet me kushtet sociale, kulturore dhe historike tё trevёs. Pёrveç faktit, se nuk e donin qeverinë filofashiste, nga ana tjetёr, dekreti i Jakomonit dhe vendimi i qeverisё pёr emёrimin e kryepleqёve tё fshatrave ishte nё kundёrshtim me Kanunin e Martaneshit, qё me shekuj e kishte drejtuar jetёn dhe aktivitetin e e kёsaj treve, madje kanuni kishte vepruar mbi ligjet e mbretёrisё ët Zogut. Nё Martanesh historikisht, kryepleqtё dhe pleqësia zgjidheshin nga populli me votim tё lirё, kjo që po ndodhte ishte pa preçedenta. Gjatë regjimit të A. Zogut, kryetari dhe sekretari i komunёs emëroheshin nga prefekti, ndërsa kryepleqtё zgjidheshin nga populli, ndersa tegjimi fashist i mohoi popullit të drejtën e demokracisë autentike, pra nuk e lejoi t’i zgjedhi vetë kryepleqtë, por i emëroi dhe kete veprim antidemokratik e mbeshteti me dekrete. Nё vitet e regjimit autokratik tё Zogut, asnjё kryetar i komunës të Martaneshit nuk ishte vendas. Pёr shumё vite Prefekti i Elbasanit emёroi skraparlliun Hamza Verxhezha (Cerga). Jo vetëm kaq, por në administratën vendore nuk pranuan asnjë nëpunës martaneshas dhe pse kishte banorë të arsimuar. Me urdhër të qeverisë Verlaci, Prefekti i Elbasanit, emëroi kryetar të Komunës, lushnjarin Neshat Bozgo dhe sekretar kuksianin Ismet Spahia. Në komunë, nuk kishte asnjë nëpunës martaneshas. Sipas ligjeve kushtetuese, fshati ishte njёsia fillestare administrative vendore dhe qeverisej nga pleqёsia, me nё krye kryeplakun, i cili zgjidhej nga mbledhja e fshatit sё bashku me 3 - 5 pleq, qё formonin pleqёsinё, një strukturë drejtuese, që vendoste në mënyrë kolegjiale. Kryeplaku mbante lidhje me komunёn, interesohej dhe pёrgjigjej pёr zbatimin e ligjeve, urdhёrave, rregullave si dhe drejtonte jetёn administrative dhe sociale tё fshatit, drejtonte aktivitet bujqësore dhe blegtorale, se pari duke u bazuar në Kanunin e Martaneshit. Ligjet dhe rregullat e kanunit, malësorët i kishin trashëguar nga mentori Selim Peshku, si e quan albanologu i shquar Johann Georg
47
von Hahn, kur e takoi dhe bisedoi me Selimin nё vitin 1853, gjatё vizitёs disa ditore, qё kreu nё Martanesh. (4) Kanuni u jipte kompetenca dhe tё drejta kryepleqёve, që kishin krijuar autoritetin e pushtetit. Duke mbajtur drejtësinё kishin fituar besim e nderim ndër malesorёt, të cilët iu drejtoheshin kryepleqëve pёr zgjidhjen e problemeve, të kërkesave e konflikteve, andaj shumë rrallë iu drejtoheshin kryetarit të komunёs ose xhandarёve. Pёr martaneshasit, kryeplaku ishte figurё e rёndёsishme dhe qëndrore e jetёs sё fshatit, prandaj zgjidhnin nё kёtё detyrё personin mё tё ditur, mё tё ndershёm, tё pakompromentuar dhe tё drejtё, ata qё ishin nga “dera” e mirë, pavarёsisht nga pasuria. Autoriteti i kryeplakut respektohej nga malësorët dhe qëndrimi i tyre i drejtë mbështetej edhe nga Babai i Teqes, i cili ndikonte në zgjedhjen dhe në votimet e kandidatëve për në pleqësi. Ky raport mirkuptimi i popullit me baballarët e teqes, u krijua ne rrethana të veçanta historike. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, ra Bajraku i Martaneshit, por kompetencat e bajraktarit, i mori Baba Jashar Krena, i cili me dinjitet dhe me mirëkuptim mbarë popullor, ndikoi në drejtimin e jetës së malësorëve, në mënyrë të veçantë, me autoritetin e tij pajtoi 30 familje, që ishin në konflikte gjakmarrje, çka ndikoi në paqëtimin dhe harmoninë popullore, si dhe në rritjen e rolit dhe të prestigjit të teqes ndër banorët e besimit bektashi. Nё festat, nё “gjyqet” pёr zgjidhjen e grindjeve, nё pajtimet e gjaqeve mes fiseve, nё dasmat dhe nё festat familjare, nё krye ose si thonё martaneshasit “nё qoshen pranё oxhakut”, qëndronin Babai i Teqes dhe kryeplaku. Rrallё herё ndodhte që, njё familje të ftonte kryetarin e komunёs, apo komandantin e xhandarmёrisё. Nё zbatim tё dekretit te Ministrit të Brendshëm dhe tё urdhёrit tё Prefektit tё Elbasanit Ahmet Hastopalli, ua hoqi mandatin kryepleqëve tё zgjedhur demokratikisht e nё vend tё tyre emёroi kryepleq: Ram Dervishi në Gjon, Demir Peshku nё Peshk, Rustem Zguri nё Lenё e Abdulla Koçi nё Val, tё katёr pёrkrahёs tё Verlacit. Gjatё vitit 1939, kryeplak i zgjedhur nё fshatin Gjon ishte Kamber Haslika, ndёrsa qeveria Verlaci, e zёvendёsoi me Ram Dervishin. Dervishajt ishin të tarafit të Verlacit, por kishin pasur lidhje dhe me Zogun, i cili e kishte emëruar Beqir Dervishin komandant i post4. Johann Georg von Hahn: Albanesische studien,
Jena, 1854 48
ёs tё Xhandarmёrisё Mbretёrore tё Komunёs se Martaneshit, detyrë që e mbajti deri në vitin 1935, por dhe pasi e nxorri ne lirim, Mbreti Zog i dha gradёn e togerit rezervist dhe vazhdoi t’ia paguante rrogёn deri në prill 1939. Nё fakt, gjatё viteve të regjimit tё Zogut, zogistёt e Martaneshit kishin komunёn dhe xhandarmёrinё, por jo kryepleqësinë. Me dekret tё qeverisë së Verlacit, ata, që kishin shërbyer oficera në ushtrinë e Zogut, vazhduan tё marrin rrogё deri nё fund tё vitit 1942 dhe me kёtё privilegj iu imponua të bёheshin vartës dhe përkrahës të regjimit fashist. Ram Dervishi e mori detyrёn, por nuk mundi t’i ushtronte funksionet, sepse Kamber Haslika, nuk ia dorёzoi vulёn e kryeplakut, duke i kundёrvёn jo vetёm psikologjikisht, por duke e penguar dhe ligjërisht Ramën, sepse mungesa e vulёs, e pengonte tё ushtronte funksionet dhe fuqinë vendimore. Nё kёtё situatё tension dhe konflikti psikologjik, Ram Dervishi e ftoi Kamberin nё shtёpi, me pretekstin tё zgjidhnin sё bashku njё konflikt ndёrmjet familjes Leti dhe Gaçi. Kamberi nuk e refuzoi ftesёn dhe shkoi nё shtёpinё e Dervisheve. Pasi u pёrshёndetёn e pasi pinё kafenё, Rama i tha Kamberit: -Tani më erdhi dita mua ta qeveris Gjonin, prandaj ma dorёzo vulёn e kryeplakut. Kamberi Haslika me nje buzeqeshje ironike dhe me qetёsi i tha: - Më dërgove fjalë tё vi qё tё ndajmё gjyqin sё bashku, nuk mё the se doje vulën, prandaj e lashë në shtëpi, por ti mos u merakos, se ta bie herёn tjetёr. Nё fakt, Kamberi e kishte vulёn nё brez, por Rama nuk mund t’ia merrte me forcё, madje nuk mund ta prekte me dorё, sepse rregullat e Kanunit, nuk e lejonin ta priste nё besё, sepse e kishte ftuar si mik nё shtёpinё e vet. Kёshtu u mbyll kjo histori, Kamberi nuk ia dha vulёn dhe Rama u detyrua tё presi dhe disa muaj, deri sa erdhi vula e re, qё shpёrndau Ministria e Brendёshme e qeverisё tё Verlacit.
49
Masat e qeverisë Verlaci, për fuqizimin e pushtetit fashist. Situata politike dhe sociale nё vendin tonё, ishte e dominuar nga diktatura fashiste. Nё njё reportazh, gazetari Indro Montanelli, duke pёrshkruar Shqipёrinё nё vitet 1939 - 1942, shkruan: “Nuk kishte asnjё autonomi administrative, as pёrfaqёsim tё popullit, as milici kombёtare. Ende nuk ishin krijuar kushtet pёr lёshime tё tilla”. (5) Pasi u shfuqizua Kushtetuta e Shqipërisë, me ligjin Nr 1115 tё 13 korrikut 1939, regjimi fashist e bashkoi ushtrinë shqiptare me atë italiane si dhe shkriu xhandarmёrinё dhe repartet e kufirit. Ruajtja e rendit dhe i kufirit, i kaluan Karabinerisё Mbretёrore dhe Gardёs sё Financёs Italiane. Policia Pyjore dhe Policia Rrugore etj, ishin kryesisht italiane dhe vareshin nga Roma. (6) Nё zbatim tё kёtij ligj, nё muajin korrik, nga Martaneshi i larguan xhandarët shqiptarë, të cilet u zëvendësuan me 3 karabinierë, njeri me gradё kaporal (rreshter), qё ishte komandanti. Posta e karabiniereve fillimisht u vendos në Peshk dhe më pas në Krastë. Nё strukturёn e qeverisё Verlaci, nuk kishte Ministri Lufte, si quhej nё ato vite, por vetёm njё Administratё Ushtarake, e drejtuar nga Komandanti Superior i Ushtrisё gjeneral Karlo Xhelozo dhe nga gjeneral Ferruçio Ranca, Komandanti i Aviacionit, tё cilёt ishin nё varёsi tё plotё dhe komandoheshin nga Ministria e Luftёs e Romёs. Nё muajin maj 1939, qeveria aprovoi ligjin dhe urdhёroi mobiliziin e ushtarёve, tё cilёt i inkuadruan nё repartet e ushtrisë italiane. Gjate vitit 1939, Shqipëria u shndërrua përfundimisht në koloni të Italisë dhe u bë bazë e sigurtё për furnizimin me lëndë të para per Italine, por dhe treg i “brendshëm” për mallrat dhe kapitalet italiane, si ishte sanksionuar ne dispozitat e konvencionit ekonomikodoganor dhe valutor, ku theksohej së “mallrat italiane të dërguara në Shqipëri dhe mallrat shqiptare të dërguara në Itali, konsiderohen si mallra kombëtare të dërguara nga një port i shtetit në tjetrin”. (7) Italia i imponoi vendit tonë zbatimin e metodës së financimit të shpenzimeve buxhetore me emetimin abuziv të kartëmonedhës, me kriteret e inflacionit dhe zbatoi një sistem të rreptё tatimesh. 5. Indro Montanelli. “L’Albania”, Corriere della sera. 26 Maj 1942. 6. AQSH, F.152/23, Ligji Nr 1115 i vitit 1939, D.661. 7. Revista Monitor: 100 vjet financa shqiptare. Nr 12. 1 dhjetor 2012.
50
Për realizimin e të ardhurave buxhetore, qeveria e Verlacit, nën diktatin e Italisë, krijoi sistemin e ri tatimor, që e rrënoi popullin, sidomos fshatarisne malore. Ky sistem u shpreh me rritjen 15 - 20 % tё gjitha taksave tё mё parёshme si: - E dhjeta – tatimi mbi produktet e tokës; - Xhelepi (tatimi mbi bagëtinë); - Vergjia (tatimi mbi ndërtesat); - Tatimi mbi fitimin; Tatimi mbi të ardhurat dhe trashëgiminë; - Tatimi mbi prodhimin e pyjeve dhe të guroreve etj. Në zbatim të kësaj politike tatimore, në shtator 1939, në Martanesh arrijtën taksambledhësit, tё shoqёruar dhe me forca milicie. Për prodhimet bujqёsore, sejcila familje dorëzoi misër dhe fasule, për pasurinё blegtorale dorëzuan bagëti, leshin e dhenëve, lёkura bagёtishё, prodhime kёto me shumë interesa për Italinë. Qeveria e Verlacit i rriti taksat, për pasojë mes taksambledhёsve dhe malësoreve lindën kontradikta, që shpesh përfunduan me grindje, sidomos me familjet e varfëra, që nuk kishin mundësi ekonomike, të dorëzonin sasitë e kërkuara. Pёr tё ushtruar presion ndaj fshatarëve tё pabindur, taksambledhёsit kёrkuan ndihmёn e milicёve, tё cilёt bënë tre arrestime, si dhe sekuestrime bagëtie nё familjet Cani, Kenga, Krypi, Rrushi, Liçi, Biçaku në fshatin Lenë; Hidri, Gerrica, Gjoka, Gjoni në Peshk; në familjet Kotja, Zhaboli, Koxherri, Leti, Kurti nё fshatin Gjon; në familjet Lena, Isaku, Quka, Veliu, Bala, Feza, Halili në Val etj. Këto veprime prepotente krijuan zemёrim dhe reagime nё popull. Një masë tjetёr antipopullore, që urdhëroi qeveria e Musolinit, që e zbatoi qeveria e Verlacit, ishte çarmatimi i popullit. Martaneshasit, të cilёt kryesisht ishin blegëtorë, insistuan, që kryetari i komunёs të ndёrhynte në Prefekturën e Elbasanit, pёr të mos i dorëzuar armët, pasi iu duheshin për mbrojtjen e tufave të bagëtive nga ujqërit dhe arinjt, që në malet tona ishin me shumicë e shpesh u kishin dëmtuar bagëtitë. Nё fakt, qe ne vitet e regjimit te Zogut, shumё malёsorё kishin leje pёr mbajtje arme, me pёrdorim pёr mbrojtjen e bagёtisё, kёtё tё drejtё, qeveria Verlaci ua mohoi shumicës dhe i urdheroi t’i dorёzonin. Natyrisht, kёrkesa e tyre nuk u muar nё konsideratë, por dhe malesorët nuk e zbatuan këtë urdhër, por i fshehën armët në vende të sigurta, për të qenë të gatshëm t’i përdorin kur të vinte koha.
51
Në Martanesh, historikisht nuk ka pasur burra pa pushkë, kёsisoj me leje të autoriteteve, ose fshehurazi, të gjithe ishin të armatosur. Kur udhëtonin jasht fshatit, malësorёt merrnin pushkёn, e mbanin shul në krah, duke i mbështetur krahёt në tё dy skajet dhe kur ecnin dukeshin si shqiponjё gati për të nisur fluturimin. Pushka ishte mjet mbrojtje ndaj armiqëve, ashtu si përdorej dhe kundër bishave, që mund t’iu dëmtonin bagëtinë, andaj pothuajse të gjithë barinjt ishin të armatosur, sidomos ata që shkonin në kullotat e Ballenjës, Kaptinës, Theknës, Dhoksit, Snoit dhe tё Bardhetёs. Pushka ishte dyzim i figurёs sё martaneshasit. Kur shkonin nё dasma, kryefamiljarёt merrnin dhe armёn, pёr tё marrё pjesё aktive nё ritualin e pritjes tё nuses me krushqit, qё e shoqёronin me tё shtёna pushke si nga dasmorёt dhe njёkohesisht nga krushqit, qё iu pёrgjigjeshin me po aq tё shtёna pushke. Gjatё dasmёs, krismat e pushkёve shoqёronin kёngёt dhe vallet e bukura epike, qё mbushnin atmosferёn gazmore tё martesёs. Me tё shtёna pushke nё ajёr, malёsorёt, lajmёronin fqinjёt dhe fshatin, kur nё shtёpinё e tyre lindёte djali, pra sipas traditёs shprehej gёzimi, se u shtua dhe njё pushkё nё familjen e tyre. Martaneshasit nuk pranonin tё çarmatoseshin, ishte jasht mentalitetit, ishte ne kundershtim me kanunin, me traditёn dhe historinё, por ky qendrim i vuri ne konflikt me forcat e rendit. Njё ditё, njё karabinier dhe dy milicё, shkuan nё Lugun e Gjatё tё kontrollonin Ramiz Koten, qё çante dёrrasa, pasi ishin informuar se ai ende mbante armё. Milicёt, e pyetёn: - Pse nuk e ke dorёzur armёn? Ramizi, qё shquhej si trim dhe hokatar iu tha: - Pse ta dorёzoj? Ështё e imja, nuk ёshtё e qeverisё. Milicёt e dinin se nuk mund ta çarmatosnin me forcё, pasi ishte nё kundёrshtim me kanunin e vendit, andaj e arrestuan, pёr mos zbatim tё vendimit tё qeverisё dhe e shoqёruan pёr nё postё, ku do ta dorёzonte armёn. Natyrisht, Ramizi nuk mund tё kundёrshtonte e sё bashku morёn rrugёn pёr nё qendёr. Ndёrsa po zbrisnin poshtё Zhurit, takuan Kamber Haslikёn, i cili i pyeti milicёt, pse e kishin arrestuar Ramizin. Pasi dёgjoj spjegmin e tyre, i ftoi nё shtёpi tё pinin njё gotё dhallё e njё kafe. Karabinieri dhe milicёt pranuan me kёnaqёsi. Kur arritёn para derёs sё shtёpisё, Kamberi iu tha:
52
- Ju hyni brenda, kurse kёtё tё pabindurin lidheni te mullari, unё nuk e pranoj nё shtёpinё time, sepse ai ka vepruar ne kundershtim me ligjin - e pasi tha kёto, iu dha tёrkuzёn milicëve, me tё cilёn e lidhёn Ramizin te mullari i barit nё oborr. Pas pushimit tё shkurtër, karabinieri, milicёt dhe Ramizi morёn rrugёn pёr nё postё. Kur arritёn, i raportuan komandantit motivet e arrestit dhe e urdhёruan tё dorёzonte armen, por Ai iu pёrgjigj qetё: - Unё nuk kam armё. E kontrolluan dhe vёrtetё nuk e kishte dhjetshen turke e atëhere e kuptuan dinakёrinё e Kamberit, pse i sugjeroi ta lidhin te mullari. Si kjo ngjarje, martaneshasit tregojnё me dhjetra, si p.sh kur disa djem tё Gerricajve kishin dalё pёr gjueti tё dhive tё egra, njeri prej tyre i pa milicёt, që po vinin drejt tyre, andaj vrapoi e ata e ndoqёn pas. Ndёkohë djemtë e tjerё, përfituan nga kjo situatë dhe u larguan nё drejtim tjetër, kёshtu e shpёtuan dhe pushkёn e shokut. Kur milicёt e arrijtёn dhe e kapën, e gjetën pa armё dhe tërë inat e pyetёn: - More djal, pse vrapove si i marrё? - U tremba prej jush, mendova se qeveria ka ndaluar dhe mbledhjen e pupuriqeve. Malёsori nuk e kuptonte vehten pa armё, nё veçanti familjet e ngatёrruara nё gjakmarrje, si përcaktohej nga Kanuni, i cili nё kёtё trevё, kishte vepruar me shekuj, ashtu dhe nё vitet e pushtimit nazifashist dhe pas çlirimit deri nё vitet ‘60. Kanuni i Martaneshit nuk ishte vetёm njё vepёr e tё drejtёs, apo njё bashkёsi ligjesh dhe normash, por ishte njё mit, nё formёn e njё kushtetute, me pasuri universale kulture dhe historie. Kanuni i Martaneshit, mё shume se pёrmbledhje ligjesh dhe rregullash administrative, ishte njё kompleks jurdik dhe social, pra krahas aspekteve ligjore, përfshinte dhe normat etike, morale, kulturore, militare, administrative dhe fetare, tё cilat nuk i pёrkasin e nuk kanë tё bёjnë vetёm me aspekte ngushtёsisht juridike. Autonomia lokale dhe sistemi i vetёqeverisjes i martaneshasve, qeverisja e jetes shoqerore dhe administrative, mbarëvajtja e bujqёsisё, blegtorisё, ekuilibri shoqёrore, organizimi i luftes kundёr armiqёve, nuk do tё ishin organizuar e nuk do tё kishin vazhduar gjatё, pa strukturёn solide, pa drejtёsinё dhe pa forcёn vepruese tё ligjeve tё Kanunit të Maleve.
53
Kanunin i Martaneshit shquhet nё pёrmbajtjen e vlerave juridike e kulturore tё institutit tё Besёs, pёr pasurinё me kategoritё etikomorale si besa, nderi, njeriu i nderit, fjala e nderit, burrёnia, miku etj, qё shprehin identitetin etnik, shpirtёror dhe kulturor tё martaneshasve, por pёrmban dhe aktin e hakmarrjes – gjakmarrjes, kete akt te ndergjegjies tragjike te malesoreve. Krahasuar me kanunet e trevave tё tjera, ne aspektin e trajtimit te institutit te hakmarrjes, Kanuni i Martaneshit cilёsohet i moderuar dhe tolerant, pasi permban klauzola juridike me veprim elastik. Edhe pse ligji i hakmarrjes – gjakmarrjes vepronte me rreptёsi, martaneshasit nuk e kanё praktikuar taksёn e gjakut, jo vetem kaq, por sipas kёtij kanuni, gjaku jo detyrimisht duhej tё lahej me gjak, andaj praktikonte dhe gjobat, tё cilat i vendoste kuvendi i burrave. Kanuni i Martaneshit, permbante rregulla tё rrepta, por ishte dhe tolerant e i moderuar, sepse bazohej ne norma humane, nё besёn e në fisnikёri tё rrallё, qё sot konsiderohen mrekulli shoqёrore. (8) Kanuni i Martaneshit kishte rregulla, qё sankiononin pezullimin aktit tё gjakmarrjes, kur gjakёsit merrnin pjesё nё festat, ne dasmat, kur shkonin të luftonin kundër armiqëve, që cënonin lirinë e trevës. Im ate Qazim Alia tregonte se nё njё dasёm në familjen e Muratajve, kishin ftuar nga fisi Dervishi dhe nga fisi Zhaboli, dy familje, që prej kohёsh ishin në hasmёri mes tyre. Gjatё dasmës rastisi, qё pёrfaqёsuesit e kёtyre dy familje tё kёrcenin vallen e Jataganëve. Sё bashku kёrcyen shumё bukur, si tё ishin dy miq dhe tё gjithё i pёrgёzuan, por kjo bukuri mbeti brenda odës së dasmës, pasi kur të dilnin jasht, jeta e tyre rikthehej nё pozicionet e dy kundёrshtarёve, që prisnin rastin tё hakmerreshin, mё saktё tё vrisnin njeri tjetrin. Megjithё klauzolat kufizuese dhe ligjeve kanunore, qe percaktonin masa për të shmangur gjakmarrjen tribale, burrat e familjeve tё implikuara nё gjakmarrje, nuk mund te dilnin nga shtёpia tё pa armatosur, prandaj vendimin e qeverisё tё Verlacit për çarmatojen, ata e shihnin si masё, qё cёnonte lirinё e veprimtarive, madje dhe jetёn e tyre, kështu e kundёrshtuan hapur dhe nuk i dorёzuan armёt. Viti 1939, për martaneshasit u karakterizua me probleme sociale dhe me shumё kontradikta me pushtetin fashist. Malёsorёt rezistuan dhe kundershtuan ndaj vendimeve tё qeverisë 8. Lutfi ALIA: Le categorie etico-morali del codice consuetudinario albanese. Kanuni i Lek Dukagjini. Albalibri – Milano, 2009.
54
tё Verlacit, qё zbatonte verbёrisht urdhёrat e Musolinit, pёr italianizimin e pushtetit dhe tё jetёs shqiptare. Malësorët nuk merrnin pjesë në aktivitetet propogandistike, që zhvillonin bashkpuntorët e fashizmit, pёr t’iu ngulitur fëmijëve dhe rinisё ideologjinë fashiste. Në Martanesh, nuk u krijua organizata fashiste “Ballila” dhe as “Giovinezza fascista”. Asnjë nëxënës shkolle dhe as banorët nuk përshëndesnin alla-romana, megjithë presionet e Hysen Vrapit, sekretarit të Partise Fashiste, që ishte dhe mësues në shkollën unike të Martaneshit. Gjatë vitit 1939, qeveria e Verlacit intensifikoi veprimtaritë për fashistizimin dhe italianizimin e vendit. Duke ndjekur kёtё politikё nёnshtrimi dhe nё zbatim tё dekretit tё Jakomonit, mё 14 gusht 1939, Partia Fashiste Shqiptare organizoi Milicinё Fashiste Shqiptare (kёmishat e zeza), strukturё e Milicisë Vullnetare për Sigurimin Kombëtar, që ishte varësi të Musolinit. (9) Armatimet dhe uniforma ishin identike me tё milicisё italiane, por me ndryshim, se milicёt shqiptarë nuk kishin kapele, por mbanin qeleshe të bardhё me shqiponjёn tonë dy krenëshe, të cilës i kishin shtuar anash stemën e liktorit (10, 11). Sipas politikёs fashiste, milicia do tё garantonte zhvillimet e revolucionit fashist nё Shqipёri, prandaj nё krye tё fushatёs pёr mobilizimin e milicёve ishin federalёt, pra sekretarёt e Partisё Fashiste të Prefekturave, të Nënprefekturave dhe të Komunave.
9. “Fletoria zyrtare”: Dekret i Luogotenentit Francesko Jakomoni”. Nr. 91 më 14 Gusht 1939. 10. Kastriot Dervishi: “Si u krijua Milicia Fashiste Shqiptare”. Gazeta 55, Nr 229, 20 gusht 2004 11. Kastriot Dervishi: “Historia e shtetit shqiptar 1912–2005”. Tirane 2006
55
Kanuni i Martaneshit: “Shtёpia ёshtё e zotit dhe e mikut”. Nё muajin shtator 1939, nё Martanesh erdhi Alush Lleshanaku, Federali i Elbasanit, i shoqёruar me dhjetë Milicë. Martaneshi ishte komuna e fundit, nё rradhen e vizitave tё kryera, pёr regjistrimet nё Partinё Fashiste dhe nё rradhёt e Milicisё Fashiste Shqiptare. Alushi kishte studiuar ne Itali, ishte me kulturё, gëzonte respekt dhe admirimin nga rinia e shkollave të Elbasanit, rrethanё, qё ai e shfrytёzoi pёr regjistrimin nё radhёt e Partisё e tё Milicisё Fashiste tё shumё normalisteve dhe të shumë intelektualёve elbasanas. Alushi e njihte mirё mentalitetin dhe psikologjinё e malёsorёve, e njihte dhe e vlerёsonte ndikimin e bektashizmit nё Martanesh, nё Grykёn e Madhe, nё Bulqizё dhe nё njё pjesё tё Çermenikёs, andaj vizitёn e filloi në Teqen e Martaneshit dhe nё kёtё mёnyrё donte t’i transmetonte malёsorёve mesazhin, se ishte miku i Baba Fajёs. Alushi i shoqёruar nga njё gjerark italian, nga Hysen Vrapi, qё ishte emëruar sekretari i Partisё Fashiste tё Martaneshit dhe dy nga kryepleqt e sapo emёruar Ram Dervishi dhe Demir Peshku, shkuan për të kryer një vizitë “përshendetje” nё Teqe. Baba Faja, i priti miqt në oborr e pas një bisede të shkurtër mirëseardhje, i ftoi të rrinin pёr drekё. Para se të hynin në odën e miqëve, Babai i urdhëroi t’i hiqnin dhe t’i linin armët në koridor, pasi rregullat bektashiane nuk pranonin të hynin të armatosur në mjediset e brendëshme të teqes, po kështu i detyruan të hiqnin çizmet, këpucët dhe opingat. Gjerarku italian u befasua nga pritja miqёsore dhe respekti qё i rezervuan si mik, duke e vёnё nё qoshe pёrballё Baba Fajёs, por me qё nuk mundi tё rrinte kёmbёkryq nё postiqet, kёrkoi leje tё ulet nё stol (shkamb), si ato ku ishin ulur burrat e shёrbimit. Pasi kryen ritualin e përshëndetjeve, Alushi i dha Baba Fajёs njё letёr, qё ia dёrgonte Bahri Skënderi, ish-komandant i Xhandarmёrisë, qё ishte emёruar federal i nënprefekturës të Librazhdit. Baba Faja, e lexoi letrёn e me shprehje paknaqësie i tha Alushit: - Paska ndryshuar shumё Bahriu, nga bektashi i mirё dhe i bindur, tani po mё dёrgon urdhёra. Alushi, me njё buzёqeshje tё sforcuar e si pёr t’u justifikuar i tha: - Nazari, nuk e di çfarё tё ka shkruar, por nga sa po mё thua, besoj se tё ka dhёnё ndonjë kёshillë miqёsore, pёr tё mirёn e popullit.
56
- Martaneshasit e dinё vetё cila ёshtё e mira dhe cila ёshtё e keqia, nuk kanё nevojë pёr mёsimet e Bahriut dhe as pёr mёsimet e mia, iu pergjigj Baba Faja. Alushi e kuptoi se biseda hyri nё njё shteg tё padёshiruar, andaj nuk e zgjati mё tej edhe pse kuptohej se nuk ishte i kёnaqur nga kjo pёrgjigjie dhe se do ta kishte tё vёshtirё tё realizonte qёllimin, pёr ta implikuar Baba Fajёn nё fushatёn profashiste. Dervish Mahmuti me burrat e shёrbimit (Halil Alhasa dhe Qazim Alia), ndёrkohё e shtruan sofrёn me mezet dhe vendosёn faqoret e rakisё, kёshtu Baba Faja pёrfitoi, duke iu uruar mirёseardhjen dhe i ftoi tё hanin sё bashku “njё çapё bukё tё bekuar”. Nё vazhdim, biseda u zhvillua rreth bektashizmit, sepse gjerarku italian, ishte shumё kurioz tё njihej me kёtё urdhёr fetar mistik. Ndёrsa ngrinin shёndete me raki, gjerarku nuk reshte tё pyeste pёr bektashizmin dhe Baba Faja ia spiegonte, ndërsa Alushi vazhdonte t’ia pёrkthente. Miku italian mёsoi se Bektashizmi është urdhёr mistik autonom, i shprehur me qendrime liberale, tolerante, paqёsore, arsimdashëse dhe patriotike. Baba Faja i tregoi se urdhëri i bektashinjëve udhëhiqet nga trinia: Zoti - Muhameti – Aliu dhe se doktrina bektashiane ndjek katёr parime themelore: 1. Hakikati - sinqeriteti, e vёrteta, e drejta; 2. Tarikati - thirrja e brendёshme shpirtërore; 3. Marifeti – dituria, arsimimi; 4. Sheriati - zbatimi i ligjeve, i rregullave dhe i normave etiko-morale tё vendit. Në vazhdim të bisedës Baba Faja iu tregoi se bektashinjt i zhvillojnë ritet fetare në gjuhën shqipe, madje Naim Frashëri, e lidhi bektashizmin me shqiptarizmёn, pa cёnuar karakterin universal tё bektashizmit. Naimi thotë se bektashizmi është filozofi e shprehur në besim, në letërsi, në art, në arkitekturë, në mënyrën e jetesës, prandaj bektashijt u shquan si patriot të shqiptarizmës. Gjithashtu i rrëfeu se bektashinjtё gjatё 10 diteve të matemit, nuk e ndalojnë pёrdorimin e pijeve alkoolike, se shkëmbejnë vizita në familje, nuk lejojnë mbulimin e fytyrёs së grave etj. Nё kёtё atmosferё mistike dhe euforike, gjerarku italian, i mrekulluar nga karizma, mikpritja dhe ajo çfarë i rrëfyen pёr bektashizmin, nxorri nga çanta njё tufё tё madhe me lireta italiane, qё ia hodhi Baba Faj€s nё prehёr dhe tёrё entusiazёm i tha: - Kёto janё njё dhuratё e vogёl, pёr drekёn dhe mikёpritjen tuaj.
57
Baba Faja u ngrys nё fytyrё e me ton zemёrimi dhe duke ia kthyer tufёn me parà, i tha: - Zotёri, ne e presim mikun “me bukё, krypё e zemёr” pasi “Shtёpia ёshtё e zotit dhe e mikut”, ky eshte ligji, kjo eshtё kultura qё dikton Kanuni i Martaneshit. Edhe Teqia ёshtё e zotit dhe e mikut. Ju jeni miqt e mi dhe unё nuk pranoj tё paguhem pёr drekёn, por me qё ju jeni italian e nuk i njihni rregullat tona tё mikёpritjes, kёtё veprim nuk po e quaj fyerje, prandaj liretat merri dhe vendosi nga i nxorre. Kur Alushi ia pёrktheu kёtё pёrgjigjie tё rreptё, gjerarku italian u shtang e me shqetёsim tё dukshёm, filloi tё justifikohet se i dhuroi liretat si shenjё miqёsie dhe respekti, madje kёshtu kishte vepruar nё Librazhd dhe nё Çermenikё, por askush nuk e kishte refuzuar. Alushi nuk e la tё fliste mё tej, por filloi t’i spjegoi zakonet dhe rregullat e mikpritjes tё malёsorёve tё kёsaj treve, qё ishin tё njёjta dhe pёr Teqen e Bektashive, si dёshmoi veprimi i Baba Fajës. Pёr ta minimizuar kёtё aksident, Alushi filloi tё spiegoi pse veproi nё kёtё menyrё gjerarku, si jane rregullat nё Itali dhe duke bёrё humor, tregoi si i kishte jetuar vetё, kur ishte pёr studime: - Sipas rregullave nё restorantet italiane, bakshishin, miku i jonё duhet t’ia jipte dervishit dhe djemeve qё na shёrbyen si kamarjera. Pas kёsaj ndodhie, gjerarku italian heshti dhe me dёshprim e i hutuar, vёshtronte herё Alushin dhe herё Baba Fajёn. Kjo situatё, i dha mundёsi Alushit tё çlirohej nga italiani “i mёrzitshёm” dhe tё rikthehet nё argumentin kryesor, pёr tё cilin kishte marrё rrugёn deri nё Martanesh. Alushi e njihte mirё historinё, qёndrimin antizogist tё malёsorёve dhe rolin e baballarёve tё Teqes nё mobilizimin e popullit nё lёvizjet patriotike dhe kёto rrethana i shfrytёzoi, duke theksuar: - Rrёzimi i monarkisё, i çliroi martaneshasit nga dhuna e Zogut, prandaj malësorët duhet ta pёrkrahin qeverinё e Verlacit dhe Italinё shpёtimtare, e cila do të ndihmoi nё pёrparimin dhe mirёqenien e popullit tonë. Kёshtu, Alushi foli gjatё e nё fund tha se kishte ftuar popullin tё mblidhej nё Belik e do t’iu bёnte thirrje tё regjistroheshin anёtarё tё Partisё Fashiste dhe të hynin nё rradhёt e Milicisё Fashiste Shqiptare, e cila do tё mbante rregullin dhe do tё mbronte atdheun nga tradhёtarёt. Keshtu e ndezur nga rakia, nga bisedat dhe nga propoganda e federalit, dreka mbaroi e ndёrsa po pinin kafè, Alushi e ftoi
58
Baba Fajёn ta shoqёronte nё mbledhjen e popullit, por Ai e refuzoi duke i thёnё: - Zoti Alush, tё njoh pёr burrё tё mençur, s’duhej ta bёje kёtё gabim me mua. Unё jam Babai i Teqes dhe jeta ime udhёhiqet nga Zoti, nga profeti Muhamet dhe Imam Aliu e jo nga Partia, as nga milicia. Kёshtu u mbyll kjo drekё e “hidhur” dhe Alush Lleshanaku me gjerarkun italian, Hysen Vrapin dhe dy kryepleqtё, shkuan nё Belik, ku i prisnin 10 milicёt, që e kishin shoqëruar në këtë udhëtim të gjatë, si dhe kryepleqtё e fshatrave tё tjerë e disa malёsorё, kryesisht familjarёt dhe tarafi i krypleqёve tё emёruar. Pas thirrjes tё federalit Alush Lleshanaku, nё Partinё Fashiste u regjistruan 36 anёtarё, tё gjithё pjestarё tё familjeve tё kryepleqёve, ndёrsa nё rradhёt e Milicisё Fashiste Shqiptare vetem dy persona, por edhe ata, pas disa javësh u larguan dhe u kthyen në jetën e tyre familjare dhe në punët bujqësore e blegtorale.
59
Festa e flamurit më 28 nëntor 1939. Në fund të nëntorit të vitit 1939 përfundonin mësimet në shkollën unike të Martaneshit. Shkolla ne zonat e thella malore ishte verore, kësisoj fillonte më 1 mars dhe përfundonte me 30 nëntor, por mësimet zakonisht mbylleshin më 28 nëntor, ditën e festës se pavarësisë, e cila organizohej me një ceremoni të thjeshtë dhe imponente, që fillonte me ngritjen e flamurit të çetës patriotike të Martaneshit, atë flamur që malësorët e kishin trashëguar nga viti 1912 dhe që e ruanin me dashuri dhe fanatizëm. Ky flamur, ishte identik me atë, që ngriti Aqif Pasha më 25 nëntor 1912, kur shpalli pavarёsinё në Elbasan, por me një ndryshim, se ky i Martaneshit, në pjesën e sipërme nuk e kishte të qëndisur datën 25 nëntuer 1912, por vetëm “Rroftё Shqipnija”.
Flamuri, që ngriti Aqif Pasha në Elbasan, më 25 nëntor 1912
. Disa nga pjesёmarrёsit nё Kongresin e Shkollave Shqipe në Elbasan 1909. Nё sfond flamuri me shqiponjёn dy krenёshe i çetës së Martaneshit. Në qendër Dervish Biçaku, Mit-hat Frashëri dhe Myftiu i Elbasanit. (Fotografi e botuar nga njё revistё franceze nё 1909, e cila komenton dhe flamurin). Dhuruar nga miku im Dr. Shefqet Deliallisi
60
Çeta e Martaneshit në Byshek, nё vitin 1912 (Fotografi e Lef Nosit)
Kapedani Murat Zhaboli, komandanti i çetës të Martaneshit. (Fotografi e Albert Louis Hugo Grothe - 1902)
61
Flamuri, që ngrihej më 28 nëntor në shkollën e Maartaneshit, ka një histori të lavdishme. Ai ishte flamuri, të cilin çeta e Martaneshit, e mbajti gjatё viteve tё luftёs kundёr pushtuesve osmanё dhe u ruajt nga Murat Zhaboli, komandant i çetёs të komitave martaneshas nё vitet 1911 - 1912. Çdo vit, ditën e festës së pavarësisë, pjestarёt e familjes Zhaboli e sillnin në shkollë dhe e ngrinin kёtё flamur të kuq me shqipen dy kreneshe. Në këtë ditë feste, në oborrin e shkollës mblidheshin nxënësit, prindërit e tyre, mësuesit dhe shumë e shumë malësorë. Ditën e 28 nëntorit 1939, mёsuesi Hysen Vrapi, që ishte sekretari i Partisë Fashiste për trevën e Martaneshit, bashkё me kryetarin e Komunës, insistuan të ngrihej flamuri i Partisë Fashiste Shqiptare, me stemën e liktorit në dy anët e shqiponjës, por kete tentativë e kundёrshtuan mësuesit Mahmut Çaushi, Ibrahim Doraci, infermieri Ymer Myzyri dhe sidomos malësorët e pranishёm dhe nxënësit, tё cilёt insistuan dhe ngritën flamurin e Martaneshit dhe së bashku kënduan hymnin e Flamurit. Ky flamur i çetës të Martaneshit i vitit 1912, u ruajt nga familja Zhaboli deri në 5 tetor të vitit 1942, kur Milicia Fashiste dhe forcat italiane, ua dogji shtёpinё dhe me të gjitha përpjekiet e tyre pёr ta shuar zjarrin, nuk mundën të shpëtojnё mallin, teshat dhe as arkën ku e ruanin flamurin. Martaneshi kishte dhe një tjetër flamur, që e ruante Rrem Çela, ish komandanti i çetës të Martaneshit në vitet 1908 – 1910. Ky flamur ka një histori të veçantё e tё lavdishme. Me iniciativёn e shoqёrisё “Bashkimi”, nё shtator tё vitit 1909 u mblodh Kongresi i Shkollave Shqipe, i quajtur Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi hapjen e Normales, e para shkollё e mesme në gjuhën shqipe, ku në vitet në vazhdim u përgatitën me mijëra mësues, që përhapën diturinë dhe kulturën në të katër anët e atdheut. (12) Kongresi u mblodh nё një situatë tё tensionuar nga politika antishqiptare e xhonturqёve, qё nuk i mbajtёn premtimet, por i shtuan masat shtypёse ndaj popullit shqiptarё dhe kryengritёsve. Nё kёtë atmosferë të tensionuar, në gusht 1909, Aqif Pasha thirri çetën e Martaneshit, tё cilёn e ngarkoi me detyrё tё mbronte delegatët dhe zhvillimin e punimeve të kongresit tё Elbasanit. 12. Majlinda Peza (Perriu): Mbi veprimtarinë e degës së klubit “Bashkimi” në Elbasan dhe trevat e tij”. AKTET IV, 4: 728 - 735, 2011
62
Flamuri i çetës të Martaneshit dëshmohet në shume dokumenta të rilindasve dhe në një fotografi të vitit 1909, e botuar në një revistë franceze të asaj kohe, me një shkrim dedikuar kongresit të Shkollave Shqipe në Elbasan. (13) Në qendër të kësaj fotografie janë Dervish Biçaku, Mit-hat Frashëri, Myftiu i Elbasanit etj, e rreth tyre disa nga delegatёt e kongresit dhe një grup komitash, që mbajnë lart flamurin me shqiponjën dykrenëshe, pikërisht flamurin e çetёs tё Martaneshit, ate qё e ruajti Rrem Çela. Flamurin e kuq me shqipe dykrenёshe, e kishin parë dhe prekur shumё martaneshas, madje shumë prej e tyre, nder ata dhe im Ate Qazimi, e quanin flamuri i Bajrakut tё Martaneshit. Historia e këtij flamuri lidhet dhe me një ngjarje tragjike. Më 5 shkurt të vitit 1944, ndёr tё pushkatuarit padrejtësisht nga Brigada I S, ishte dhe patrioti Rrem Çela, tё cilin familjarët e varrosën të nesërmen e asaj dite të zezë, duke e mbuluar me flamurin e çetёs patriotike të Martaneshit, ashtu si e kishte lёnё porosi. Kёshtu humbёn dy flamujt e çetёs patriotike tё Martaneshit, por nuk u harruan dhe nuk u shua jehona e flamujve të kuq me shqipen dykrenёshe, qё u valvitёn nga komitёt nё fushat e betejave kundёr hordhive turke, kundër serbëve dhe kundër malazezёve.
Ushtë asqeri turk, e ruajtur si trofe e fitoreve të komitave martaneshas, në betejat kundër pushtuesve osmanë. Kjo relike është në pronësi të Xheladin Koxherrit - Malcu. (Fotografia dhuruar nga Dilaver Koxherri) 13. Mit'hat Frashëri: Ditaret “Gjashtë javë në Shqipëri”, Botuar ne gazeta “Lirija” 1909-1910 Sofie – Bullgari.
63
Pak histori, për dy flamujt dhe çetën e Martaneshit. Prej disa dekadash, opinioni shqiptar ndjek debatin kush e ideoi, kush e solli, kush e qёndisi, kush e riprodhoi flamurin, që u ngrit mё 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, por kuptohet, flamuri i Vlorёs me shqiponjë dy krenëshe, nuk ishte as i pari dhe as i vetmi, pasi shumë vite më parë, kanë ekzistuar dhe flamuj tё tjerё me shqiponjёn tonё. Ndёrmjet flamujve të shumtë shqiptare, janё dhe dy flamujt e Martaneshit, qё u mbajtën lart dhe u valvitёn nga komitёt në vitet 1900 – 1912, nё betejat kundër pushtuesve turq, serbëve dhe malazezëve. Nuk e dimё emёrin e nёnёs apo vajzёs martaneshase, qё e qendisi shqiponjёn e bukur me flatrat e hapura nё fluturim; nuk dimё vitin e saktё, nuk e dimё nё se u qendis e njёjta shqiponjё nё tё dy flamujt e Martaneshit dhe nё se janё qendisur dhe flamuj tё tjerё, por është bindëse se flamujt ishin akte dhe fakte etnikisht shqiptare, akte patriotike, sepse tё dy ishin si flamuri i Skenderbeut dhe i prinё malёsorёve nё betejat heroike pёr liri e pavarёsi nga Perandoria Osmane. E theksoj me krenari: Martaneshi, nё vitet 1900 – 1912 mbante dy flamuj të kuq me shqiponjёn dykrenёshe, nё ndryshim nga disa treva tё tjera, ku bajraktarёt mbanin flamurin me gjysёmhёnё turke. Martaneshi i ka nderuar komitat, qё luftuan kundër pushtuesve, ndёr cilёt u shquan: Dan Bala, Hysen Olldashi, Sali Gaçi, Mustafa Bala, Selim Peshku, Mahmut Leka, Selman Mali, Staf Çakalli, Sheh Fejza dhe i biri, Sul Zhaboli, Abaz Demiri, Maksut Kenga, Kasem Pepa, Staf Deliu, M. Mema, Murat Zhaboli, Rrem Çela, Abdi Imerri, Ali Gurra, Haxhi Lena, Osman Çela, Ibrahim Keta etj. Veprat heroike tё kёtyre luftёtarёve tё lirisё, janё pёrjetёsuar nё kёngё trimёrie dhe në ballada, që këndohen edhe në ditët e sotme. Kontributi i tyre patriotik jeton në tregimet e popullit, që evokojnë aktet e trimërisë dhe heroizmin e atyre malesoreve, që kanë vend nderi jo vetem në historinë e trevës, por dhe të vendit tonë. Martaneshi nderon komandantёt e çetave tё komitёve të luftave për pavarësi si: Dan Bala, Sul Zhaboli, Baba Jashari, Baba Hajdari, Selim Peshku, Rrem Çela, Murat Zhaboli, Zenel Bami etj. Kalemxhinjt e politizuar, këta emera nuk i kanё vёnё nё librat dhe në tekstet e historisё të shkollave, por ata janë figura tё shquara dhe protagonista nё historinё e lavdishme tё luftёs pёr pavarёsi tё kombit shqiptar.
64
Festa e pavarësisë, apo festa e flamurit, kremtohej rregullisht nga malësorёt, tё cilёt me krenari nderonin luftёn e viteve 1900 - 1912. Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, që solli Pavarësinë e Shqipërisë, e gjeti Martaneshin vatër të ndezur të luftës antiosmane dhe çeta e Martaneshit, sё bashku me çetat e Shpatit e të Strugës, ishin më aktivet nё Vilajetin e Manastirit. Patrioti Hasan Prishtina, në librin “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tё vjetit 1912” (14), perfshinё dhe letrёn e Nën-kolonel Ismail H. Tatzati, i cili tregon pёr çetёn e Martaneshit: “Nё vjetin 1912, me qellim pёr t’u bashkue me kryengritjen e Kosovës, kjem nis prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unё, Ahmet Dakli e shumё atdhetarё tё tjerё e tё gjithё sё bashku bamё kund 40 vetё, qi patёm formue njё komitё e kjem mbledh nё Martanesh, vend i pёrmetueshёm pёr komitёn. Çeta e jonё kje ba prej 80 vetёsh e shkoi nё Domre dhe nё Shpat tё Elbasanit, ku u bashkuan shumё atdhetarё te tjerё me ne. Kjo çetë u marshtronte prej Aqif Pashё Elbasanit dhe shumë atdhetarëve të tjerë”. (15) Nё kёtё atmosferё mobilizimi kombёtar, disa nga paria e Matit dhe e Dibrёs, nuk ishin dakort tё shpallej pavarёsia e Shqipёrisё, por donin vetёm autonomi nёn varёsinё e Perandorisё Osmane. Nё kёto rrethana, Ismail Qemal Vlora dhe Aqif Pasha, dёrguan nё Martanesh Irfan Numan Bej Ohri (nipi i Aqif Pashёs), i cili i kёrkoi parisё të Martaneshit tё ftonte parinё e Matit dhe tё Dibrёs, për t’i bindur tё bashkohen me kryengritjen e përgjithëshme pёr pavarësinë dhe shpalljen e Shqipërisë shtet mëvehte. (16) Qёndrimi i parisё tё Martaneshit, i shqetёsoi komandat e kazave tё Matit dhe tё Dibrёs. Javёn e parё tё shtatorit 1912, nen-prefekti i Matit kapiten Esad Beu, me njё batalion dhe dy topa, sulmoi Martaneshin, por komitёt i thyen forcat turke në livadhet e Skenderit. Dhe Dibra dёrgoi nje batalion turqish, qё ndeshёn nё rezistencёn e çetёs te Martaneshit dhe u detyruan tё kthehen pas. (15) Pas kёtyre dy betejave, çeta u ngjit në Ballenjë e pas njё pushimi 14. Hasan Prishtina. “Nje shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare te vjetit 1912”. Shkodёr, Shtypshkronja Franciskane, 1921, f. 5-23 15. Ismail Haki Tatzati: Letёr zotit Hasan Beg Prishtina, deputet i Dibrёs. Shkodёr me 15.06. 1921 16. Irfan Bej Ohri: Kujtime: Roli i parise dhe i çetes se Martaneshit, ne luftën për pavarësinë e kombit shqyptar. Tirane, Janar 1913.
65
24 orësh, mori urdhër nga Aqif Pasha të zbriste nё Elbasan, ku po mblidheshin tё gjitha çetat e komitёve tё Sanxhakut tё Elbasanit. Nё shtator 1912, me iniciativёn e Aqif Pashёs, në Byshek të Elbasanit u mblodhën mbi 2000 komitat e çetave që vepronin në Sanxhakun e Elbasanit, ndër të cilat shquheshin çeta e Martaneshit me komandant Murat Zhaboli, çeta e Shpatit me komandant Lef Nosi, çeta e Dumresë me komandant Irfan Numan Beu, çeta e Byshekut me komandat Ahmet Dakli, që u bashkuan nё njё njesi të vetme luftarake, qё Aqif Pasha e pagёzoi me emёrin “Çeta e Martaneshit”. Komandant u caktua Sheh Hysen Sulova. (14, 15, 17). Vendimin, që kjo forcë e bashkuar komitësh, të quhej çeta e Martaneshit, Aqif Pasha e bazoi në faktin, se çeta e Martaneshit ishte më e vjetra dhe më e shquara në luftë kundër pushtuesve turqë. Me 24 nëntor, çeta e komitëve të lirisë, e rrethoi garnizonin turk tё Elbasanit dhe me flamurin me shqiponjёn dy krenёshe, hynё tё armatosur e triumfues në qytetin e Elbasanit, kaluan para ushtrisë dhe autoriteteve turke të Sanxhakut, duke e ngrijtë lart moralin politik dhe ndërgjegjien kombëtare të popullit të Elbasanit. (17) Në muajt tetor – nëntor 1912, kur Kryengritja e Pёrgjithёshme po konkretizohej me shpalljen e pavarёsisё, situata u keqndërlikua nga ndërhyrjet e ushtrive serbe, greke dhe malazeze, qё vёrshuan pёr pushtimin e trojeve shqiptare. Mё 24 nёntor 1912, ushtria serbe mori Ohrin, Strugёn dhe arrijti nё Qukёs dhe po marshonte drejt Elbasanit. Ushtria malazeze mё 11 tetor 1912 sulmoi Shkodrën dhe e mbante të rrethuar. Grekёt morёn Janinёn e Kosturin. Nё kёto rrethana tё vёshtira, Aqif Pasha mori një vendim dhe kreu një akt të lartë patriotik: Mё 25 nёntor 1912, ngriti flamurin e pavarёsisё nё Elbasan dhe menjëherë e njoftoi Ismail Qemalin, me telegramin e firmosur nga 37 patriotёt, pёrfaqёsuesit e popullit tё Qarkut tё Elbasanit, tё cilёt deklaruan shpalljen e pavarёsisё dhe ngritjen e pushtetit shqiptar. (17) Pёr tё pёrballuar sulmin e serbëve kundër Elbasanit, Aqif Pasha u detyrua te mos shkoi nё Vlorё, pra nuk ishte i pranishёm nё Kuvendin Kombёtar tё shpalljes sё pavarёsisё, por organizoi çetat e komi17. M. Belegu, H. Kordha, R. Mita: Aqif Pashë Elbasani: 1860 – 1926. Permbledhje dokumentash. Tiranё 2012.
66
tёve dhe vullnetare, pёr mbrojtjen e Elbasanit nga sulmet e ushtrisë serbe, qё po cёnonte pavarёsinё e Shqipёrisё tё porsa shpallur vend sovran dhe i pavarur. Në këto kushte, Aqif Pasha vendosi, qё pjesёn më tё madhe çetёs tё Martaneshit, ta dergoi në Labinot për të ndaluar marshimin e ushtrisë serbe drejt Elbasanit, ndërsa një pjesë e dёrgoi nё Shkodёr, ku u bashkua me forcat e tjera, qё luftonin kundёr malazezёve. (18) Më 28 nëntor 1912, ndërsa në Vlorë u ngrit flamuri kombëtar dhe festohej shpallja e Pavarësisë, disa nga pjesët periferike të Shqipërisё tё porsalindur, u pushtuan nga ushtri greke, serbe dhe malazeze. Populli i Shkodrës, ushtria, rezervistёt shqiptarё dhe forcat vullnetare, i rezistuan gjatë sulmeve të ushtrisë malazeze, nga Zogaj në Tarabosh, nga Kraja në Bushat, nga Hani i Hotit në fushat e Shtojit e deri në Lezhë. (19)
Viti 1913: Çetat e Martaneshit dhe të Malësisë së Madhe në luftën e Shkodrës, kundër hordhive malazeze. Nё ndihmё tё popullit tё Shkodrёs shkoi njё pjesё e çetёs sё Martaneshit, e komanduar nga Murat Zhaboli dhe një pjesë e çetës të Byshekut e komanduar nga Ahmet Dakli. 18. Fatos Baxhaku: 1912-1913: Rrethimi i fundit i Shkodrës. Gazeta Shqip: 18 gusht 2012 19. Hamdi Bushati: Shkodra dhe Motet, Vëllimi I, Shkodër 2005.
67
Komitat martaneshas, në Lezhë sulmuan forcat malazeze në urën e Drinit, e pasi i thyen dhe liruan kalimin, vazhduan marshimin për në Shkodër. Kur rrijtën, martaneshasit hynë në luftime që ditën e parë dhe iu takoi të pёrballen me sulmet mё tё egёra tё malazezëve. Në frontin e Taraboshit, komitat martaneshas zhvilluan luftime të ashpra deri në përleshje trup me trup, duke rezistuar heroikisht sulmeve të ushtrisë malazeze, që u detyrua të tërhiqej me humbje. Trimёria e martaneshasve bёri jehonё nё popull dhe në shtypin e kohёs, madje Aqif Pasha i dёrgoi një telegram Esat Pashё Toptanit, zv-komandanti i forcave që mbronin Shkodrёn, të cilit i kёrkoi ta informonte posaçërisht pёr gjëndjen e ushtarёve martaneshas. (20) Nё mbrojtje të Shkodrёs nga ushtria malazeze, ranё heroikisht nё fushёn e betejёs komitat martaneshas: Abdi Imerri, Ahmet Cani, Ali Gurra, Haxhi Lena, Osman Çela, ndërsa Bajram Krypi mbeti i vrarë në luftimet kundër malazezëve në Urën e Drinit në Lezhë. Nga ky prezantim i shkurtër i kontributit tё martaneshasve nё luftёn pёr Pavarёsinё e Shqipёrisё, deshmohet se u shquan shumё malёsorё e disa prej tyre ranё dëshmorë nё betejat kundёr hordhive turke, kundёr pushtuesve serbё dhe malazezё. Ish Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe Presidenca aktuale, kanё dekoruar pak patriotё martaneshas dhe kanё harruar shumё prej tyre, si duket disa emëra dhe mbiemëra tё kёtyre trimave dhe të familjeve të tyre, ende iu a vrasin sytё, iu zgjojnë cmirën, aq sa nuk duan t’i permendin. Emërat dhe mbiemërat e disa familjeve patriote martaneshase, ende i frikёsojnё politikanët e vjetёr e tё rinjë. Pёr kёtё nёnvlehtёsim të meritave patriotike tё popullit të Martaneshit, sidomos harresa pёr ata trima, qё dhanё jetёn pёr lirinё dhe pavarёsinё e Shqipёrisё, i ngarkon me përgjegjësi morale drejtuesit e pushtetit vendor, tё cilёt pёr simpati dhe klientela partiake, i kane diferencuar kontributet patriotike tё malësorëve martaneshas. Uroj, drejtuesit e komunes të Martaneshit, të rrethit të Bulqizës dhe të Prefekturës të Dibrës, tё çlirohen nga komplekset, të mos bëjnë diferencime klienteliste dhe favore të pamerituara disa tarafeve, por t’iu japin meritat tё gjithё atyre trimave, që dhanë jetën për çlirimin dhe pavarësinë e Shqipërisë. 20. Shyqyri Demiri. Kujtime: Historia e patriotit Aqif Pashë Elbasani. Elbasan 1976.
68
Thellimi i paknaqësive dhe reagimet e malësorëve. Gjatë viteve 1939 - 1940, qeveria e Verlacit, nën diktatin e Romës, mori vendime të shumta politike, ligjore, administrative dhe socialekonomike për forcimin e pushtetit, por këto masa nxitën paknaqësi dhe reagime në popull, sidomos te fshatarsia, e cila ishte e rënduar nga taksat, që e thelluan më shumë nivelin e varfërisë. Martaneshasit i rezistuan presioneve tё politikёs fashiste e nuk pranuan të hyjnё në rradhët e Milicisë Fashiste dhe as në Partinë Fashiste, ashtu si nuk miratuan dhe mbajtёn qёndrim mospërfillёs e nënvleftësues ndaj parisë të emëruar nga qeveria e Verlacit. Gjatë vitit 1940, vazhdonin kontrollet dhe sekuestrimi i armëve, çka krijoi reagime në rradhët e malësorëve. Një ditë, karabinierët dhe milicët, gjatë kontrollit në shtëpinë e Isuf Kengës, i gjetën njё pushkë dhe ia morën, madje i vunë një gjobë të madhe, që u detyrua ta paguaj menjёherë, për të shmangur arrestimin dhe burgun. Për të paguar gjobën, Ai u detyrua të shesi dy viça. Pas disa ditësh, Hazizi, nipi i Isufit u sëmurë nga shytat dhe ishte enjtur e skuqur në fytyrë, sa u preokupua, kështu u detyrua të shkoi të takoi infermierin Ymer Myzyri, për tё marrё ndonjë mjekim. Ymeri nuk kishte as një lloj ilaçi, por vetëm e këshilloi të mbante në qafë një shall leshi dhe të mos dilte jasht në acarin e janarit. Kur po kalonte nga Kroi i Kishës, Hazisi pa një karabinier duke u larë dhe pushkën e xhaketën i kishte vënë mbi krua. Sapo karabinievuri sapunin në fytyrё, iu afrua ngadalë, ia mori pushkën “MosketaBallila” dhe ia dha vrapit përpjetë nga Qafa e Postёs. Italiani pasi shpëlau fytyrën me ujë, pa një person duke vrapuar me pushkën e tij dhe i thirri “fermo ladro – ndalo hajdut” dhe ashtu si ishte, vrapoi disa metra, por “hajduti” u zhduk në rrugën nga Pёrroi Dishёve. Kjo ngjarje i alarmoi karabinierët dhe milicët, të cilët dolën në kërkim “të fshatarit të shëndoshë me fytyrë të kuqe”, si e kishte përshkruar karabinieri fatkeq, por ai nuk gjindej, ishte zhdukur. Kontrolluan shtëpi për shtëpi, kёrkonin me insistim një burrё të shëndoshë me fytyrë të kuqe, i pyetën të gjithë, por malësorët me nënqeshie ironike iu përgjigjeshin, se nuk njhnin asnjë bashkëfshatar “të shëndoshë e kuqalosh”. Historia e grabitjes të pushkës vazhdoi gjatё e me gjithё kёrkimet e vazhdueshme, autori nuk u zbulua dhe çështia mbeti e pazgjidhur.
69
Më 6 shkurt të vitit 1940, me dekret të Jakomonit, qeveria e Verlacit bëri disa ndryshime në strukturën e Ministrisë së Mbrenddëshme, kështu Seksioni Politik, u shndërrua në Zyrën Politike dhe tё Personelit, e cila drejtonte shërbimin informativ, pra spiunët, që dërgonin informacione nga baza. (20) Në këtë kohë, regjimi fashist rekrutoi njё kontigjent informatorёsh, madje në arkivat janё ruajtur listat, mes të cilëve rezultojnë tre persona nga Martaneshi, që vepronin dhe paguheshin si spiuna. Kanё kaluar shumë vite dhe kjo rrethanë e ka humbur aktualitetin, por edhe për aryse etike, vendosa të mos i bëj publike emërat e spiunave të fashizmit, kështu shmangen nxitia e urrejtjes, perçmimi dhe thashethemet rreth familjeve e sidomos për pasardhësit e tyre, të cilёt sot pas 75 vitesh, s’kanë përse t’i paguajnë moralisht gabimet dhe pandershmëritë e pararendësve. Ndonëse nuk do t’i tregoj emërat e tyre, për hirë të vërtetës do theksoj faktin, se ishin ata qё i spiunuan bazat e luftёs, shtëpitë e partizanëve dhe tё simpatizantëve të luftës, të cilat u kontrolluan me përparësi, u plaçkitën dhe u dogjën, nga milicia fashiste dhe ushtria italiane. Nё ato vite, malёsorёt çuditeshin dhe pyesnin njeri tjetrin: “Nga e dinin milicët, italianёt e gjermanët se bazat e luftёs Nacionalçlirimtare ishin familjet e Haxhi Ilamit, Beqir Zhabolit, Emin Kurtit, Staf Koxherrit, Veli Hidrit, Sul Gjonit, Zenel Alhasёs, Ali Gjokёs, Dik Gёrricёs, Isuf Kengёs, Hajdar Malit, Rrem Rrushit, Nasebi Ramës, Qazim Alisë, Rrahman Lenёs, Osman S. Balёs, Ramazan Hasës etj, të cilat u dogjën të parat. Pra, ishin informuar nga persona vendas”. Nё maj tё vitit 1940, në zbatim tё dekretit tё 17 shkurtit 1940 – XVIII, Nr 86, u krye riorganizimi administrativ i Shqipёrisё, ku u ruajt ndarja nё 10 prefektura, por ndryshuan nёnprefekturat. Në Elbasan u krijuan 2 nënprefektura, e Gramshit dhe e Librazhdit, e cila përfshinte dhe komunën e Martaneshit. (21) Me këtë dekret, Jakomoni, shpalli emërimin e prefektit te Elbasanit, të dy nënprefektëve, të kryetarit të bashkisë, të kryetarëve të komunave dhe të kryepleqëve të fshatrave, kёshtu në Martanesh mbetën po ata kryepleq, qё ishin emëruar me dekretin e vitit 1939. 20. Alberto Rosselli: Storie Segrete. Operazioni sconosciute o dimenticate della seconda guerra mondiale. Iuculano Editore. Pavia, 2007 21. Annuario del regno di Albania. Anno 1940 – XVIII. Ravagnati Milano.
70
Riemërimi i parisë, krijoi pakënaqësi ndër malёsorët dhe e thelloi ndarjen mes dy tarafeve, madje situata arrijti deri aty, sa për zgjidhjen e problemeve dhe të konflikteve, jo rrallë malësorët i drejtoheshin pleqërisë së mëparëshme, duke kërkuar drejtësi sipas rregullave të Kanunit të Martaneshit, ose shkonin te Baba Faja, pasi si ai personalisht ashtu dhe Baballarёt pararendёs, historikisht kanё ndikuar në krijimin e harmonisё shoqёrore, në shuarjen e grindjeve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sidomos për pajtimin e gjaqeve. Duke kërkuar drejtësi dhe mbështetje shpirtërore nga Baba Faja, populli shprehu respekt dhe për kryepleqtë e mëparshem, që ishin myhib dhe antarё të këshillit tё teqes, por njёkohesisht ishte sfidë dhe nënvleftësim ndaj kryepleqëve të emëruar nga qeveria Verlaci. Autoritetin dhe respektin, qё gёzonte Baba Faja nё popull, Alush Lleshanaku e njihte mirё, prandaj misionin e tij, e filloi sё pari me vizitёn nё Teqe, me qёllim tё ndikonte dhe ta lidhte Baba Fajёn me fashizmin, por dhe t’i jepte mesazhin popullit,se ishte miku i Babait. Edhe pse dёshtoi nё tentativёn e parё, Alushi nuk u tёrhoq, por i la detyra kryetarit tё komunёs dhe sekretarit tё Partisё Fashiste tё Martaneshit, tё punonin pёr ta kthyer situatёn nё favor tё fashizmit. Me gjithё pёrpiekiet dhe presionet e tё gjitha formave, asgjё nuk ndryshoi, pёrkundrazi masa e madhe e malёsorёve vazhdoi tё mos e pёrkrahi regjimin profashist, çka krijoi njё atmosferё tё tensionuar nё marrёdhёniet e popullit me komunёn e me kryepleqtё e emёruar. Kёte situatё e pёrshkruan kryetari i komunёs, nё shkresёn dёrguar Prefektit tё Elbasanit, ku e informonte: “Megjithё pёrpiekiet e bame pёr bashkimin e popullit, s’ka qenё e mundur tё arrihet asgja deri mё sot. Kryepleqёsia e dekretueme, pёrveç 15 – 20 shtёpive, nga tё gjithё tё tjerёt nuk dёshirohen ... Beqir Dervishi antipozohet prej tё gjithёve, pёr arsye se nё kohёn e kalueme, s’ka lanё tё keqe pa punue nё kurrizin e bashkёkatundarёve tё kёsaj Komune”. (22) Nё maj tё vitit 1940, nё Martanesh erdhi njё karabinier tjetёr, qё zakonisht rrinte me rroba civile dhe shetiste maleve, nga Batra, nё Lug tё Gjatё, nё Dhoks, deri nё Thekёn dhe Platun. Disa malёsorё e kishin takuar dhe tregonin se fliste shqipe tё ngatёrruar, ishte arbёresh dhe kur ishte kohё e mirё, shkonte e mblidhte gurё nёpёr male. 22. Fondi Prefektura Elbasanit: Shkresa e Kryetarit te Komunes se MartaNeshit drejtuar Prefektit, Nr. 14, date 24. 04. 1940.
71
Nё fakt, ky karabinier ishte gjeolog dhe punonte pёr llogari tё kompanisё italiane Co.Mi.Na (Compagnia Mineraria Nazionale), e cila kontrollonte minierat ekzistuese dhe kryente kёrkime gjeologjike nё zona tё tjera, ende tё paeksploruara tё Shqipёrisё. Dёrgimi i karabinierit-gjeolog nuk ishte rastёsi, pёrkundrazi ishte pjesë e planit italian tё quajtur “Rilindja e Shqipёrisё”, ku ishin pёrcaktuar detyra pёr zbulimin e rezervave tё reja minerale, madje dhe ndёrtimi i njё fabrike tё pasurimit tё kromit nё Bulqizё. (23) Treva e Martaneshit, kjo zonё e izoluar dhe e ashpёr malore, ishte njё rezervё minerare potenciale pёr Shqipёrinё dhe Italinё, andaj italianet synonin shfrytёzimin e pasurive tё shumta natyrore e pёr kёtё qёllim kishin projektuar ndёrtimin e dy rrugёve automobilistike, njëra do ta lidhte me Bulqizёn dhe tjetra do tё lidhte Librazhdin me Peshkopinё, duke kaluar nё lindje tё Martaneshit. Bjeshkёt e Martaneshit kanё rezerva tё shumta mineralesh si krom, bakёr, ar, argjend, plumb, kuarcite etj, etj; kanё burime ujore, janё tё pasura me pyje; malësorët shquhen nё mbarështrimin e blegtorisë, sidomos tё dhisё sё Valit, por edhe tё dhenёve. Nё ditёt e sotme, ne i njohim kёto thesare e në ato vite i njihnin dhe italianёt, prandaj kishin planifikuar dhe programuar t’i shfrytёzonin, madje nxitonin tё hapnin minierat e kromit, mineral që mungonte në Itali, shumë i nevojshëm për metalurgjinë, për industrinë e automobilave, sidomos për industrinë e luftës. Nё zbatim tё kёtyre planeve, fillimisht italianёt hapёn njё kantier gjeologjie nё Dhoks, ku punonin teknikё italianё tё AMMI (Azienda Minerali Metallici Italiani – Ndermarja Italiane e Mineraleve Metalike). Nё tё njёjtёn kohё nё Fushë Bizё, SIFA (Società Italiana Foreste Albania – Shoqёria italiane Pyjet e Shqipёrisё), hapi njё sektor pёr shfrytёzimin e pasurisё pyjore tё Martaneshit. (24) Martaneshi ishte zonё me rёndёsi strategjike pёr italianёt dhe për qeverinё e Verlacit, andaj iu interesonte stabiliteti, rregulli, siguria. Ata vepruan, që pushteti vendor dhe paria, tё bashkëpunonin me banorёt dhe me klerin, per t’i vënë në shërbim të regjimit, por disa ngjarje që kishin ndodhur nё kёtё trevё, krijuan shqetёsime nё prefekturёn e Elbasanit dhe nё prefekturat fqinje tё Dibrёs e tё Tiranёs, 23. Silvia Trani, L'Unione fra l'Albania e l'Italia, Strumenti CLXXIII, Pubblicazioni degli Archivi di Stato. 2007 24. Anuario del regno di Albania. Anno 1940 – XVIII. Ravagnati Milano.
72
madje kishin preokupuar qeverinё, deri dhe mёkёmbёsin e mbretit Jakomonin. Me dekretin e qershorit tё vitit 1939, Jakomoni urdhёroi çarmatimin e popullatёs brenda 30 ditёve, ndёrsa martaneshasit dhe pas njё viti, vazhdonin tё mbanin armё, madje kishin grabitur pushkёn karabinierit, duke kryer njё veprim tё guximshёm dhe pse e dinin se dekreti parashikonte ndёshkime tё rёnda deri pushkatim, pёr ata qё nuk i bindeshin urdhёrit. Pёr problemet ne Martanesh, Prefekti kishte informuar Ministrinё e Brendёshme, Milicinë Fashiste, Komandёn e Legjionit të Karabinerisё dhe Jakomonin - mëkëmbësin e mbretit, i cili kishte dhёnё udhёzime dhe detyra pёr ndryshimin e situatёs.
73
Nё traditat e atdhetarizmit. Nё qendёr tё kёsaj atmosfere mospajtimi me pushtetin fashist ishin krypleqtё e shkarkuar dhe kryesisht Baba Faja, i cili i frymëzoi malёsorёt tё kundёrshtonin “rendin e ri fashist”. Pёrpos faktit se rridhte nga njё familje patriotёsh, Baba Faja jetonte dhe i shёrbente njё popullatё bektashinjsh, historikisht tё shquar pёr atdhetarizёm, andaj nuk mund tё mohonte veten dhe as martaneshasit, nuk i braktisi besimtarёt, por u bashkua dhe u vu nё krye tё revoltёs antifashiste tё malёsorёve, duke i qёndruar konseguent idealeve patriotike pёr lirinё dhe pavarёsinё e atdheut. Regjimi i Verlacit i njihte kёto rrethana, andaj ishte i bindur se po ta tёrhiqnin Baba Fajёn, po ta bёnin bashkёpunёtor me fashizmin, atёhere do ta kishin nё dorё situatёn jo vetёm nё Martanesh, por dhe nё trevat e tjera fqinje me banorё bektashi nё Grykёn e Madhe, nё njё pjesё tё Çermenikёs dhe tё Bulqizёs etj. Prefektura e Elbasanit dhe pushteti qёndror e njihnin Baba Fajёn si klerik me autoritet dhe qё gёzonte simpati nё popull, andaj filluan tё lёviznin pёr ta tёrhequr nё rrethin e tyre. Kjo ishte rruga mё e mirё, pasi çdo sulm ndaj tij, ishte i destinuar tё dёshtonte, madje do tё provokonte reagim tё fuqishёm nga besimtarёt, qё e nderonin e ia dёgjonin fjalën Baba Fajës, icli pёr besimtarёt ishte i paprekshёm. Nё kёto rrethana, regjimi fashist i shtoi pёrpiekiet per ta implikuar Baba Fajёn nё qellimet dhe politikёn profashiste. Nё javёn e parё tё qershorit 1940, Prefekti i Dibrёs Tafil Boletini, e ftoi Baba Fajёn nё njё takim nё Peshkopi. Tafili njihej nga martaneshasit, jo vetёm si i biri i patriotit Isa Boletini, por dhe sepse, sё bashku kishin luftuar nё Shkodёr kundёr malazezёve, andaj Baba Faja nuk e refuzoi ftesёn. Nё kёtё udhёtim Baba faja mori shoqёruesa Dalip Gurra, Qazim Alia, Beshir Bala dhe Hasan Gerrica. Nisja u bё dy ditё para, pasi Baba Faja mendoi të shfrytezonte rastin, pёr tё takuar besimtarёt bektashi të Grykёs sё Madhe. Kur arritёn nё Zerqan, ndalesёn e parё e bёnë nё Tyrben e Baba Hysen Malit. Baba Faja qёndroi gjatё, beri lutje dhe meditoi para mekamit tё Babai tё parё tё Martaneshit. Nё darkё bujtёn nё shtёpinё e Riza Hankut, i cili pёr tё nderuar mikun e veçantё, kishte ftuar dhe disa miq tё familjes. Bisedat ishin
74
tepёr miqёsore, dhe me nёnkuptime tё qarta, pasi dihet se martaneshasit dhe zerqanasit shquhen me tё folurёn alegorike dhe vetёm ata qё e njohin kёtё kulturё bashkebisedimi, janё nё gjendje ta kuptojnё dhe ta interpretojnё qartё. Nё kёto biseda duhet tё jesh i vemendshem tё kapish ironinё e hollё, por nё atё darkё me Baba Fajёn nuk ishte rasti pёr “spica”, pёrkundrazi, gjithёçka ishte miqёsore. Biseda e Baba Fajёs u pёrqёndrua nё parimet e doktrinёs bektashiane tё dashurisё pёr tё gjithё, nё fjalёn e dhёnё–besёn, nё vёllazёrimin dhe bashkimin e besimtarёve. Ky ishte njё mesazh i qartё jo vetёm pёr tё pranishmit nё darkё, por dhe pёr tё gjithё zerqanasit. Tё nesёrmen, gjatё udhёtimit u bёnё disa ndalesa tё shkurtёra nё Valikardh, Peladhi, Krajkё, Sofraçan etj, ku Baba Faja u takua dhe bisedoi me shumё besimtarё. Nё Peshkopi arrijtёn pasdite. Prefekti Tafil Boletini e priti Baba Fajёn me shumё nderime. Biseduan miqёsisht pёr shёndetin, pёr hallet e malёsorёve, pёr problemet e shumta qё kishte Prefektura e Dibrёs. Prefekti Boletini shprehu respektin pёr patriotizmin e martaneshasve dhe gjatё bisedёs, nuk pёrdori lёvdata pёr tё “mirat qё do t’i sillte Italia vendit tonё”, i shmangi bisedat politike. Nё pёrfundim, Prefekti e ftoi Baba Fajёn tё shkonin pёr vizitё dhe te kryetari i Bashkisё Xhevdet Ҫelo. Nё takim ishin dhe Sekretari i Partisё Fashiste Tahir Zaimi dhe inspektori federal, italiani Rafaele Breda, i cili nuk pushoi sё foluri, duke theksuar se Italia dhe “patriotёt” shqiptarё e shpёtuan vendin nga mjerimi, ku e kishte katandis politika e gabuar e mbretit Zog. Ne vazhdim foli per “rendin e ri”, per zhvillimin dhe mirёqenien, qё do tё krijonte Italia fashiste dhe mё sё fundi u ndal nё ngjarjen e Pogradecit, ku me 29 maj 1940, dy atentatorё vranё Neki Starovёn, ishprefektin e Dibrёs. Kjo ngjarje e tronditi regjimin fashist, pasi ishte paralajmёrim per zgjerimin e revoltёs kundёr pushtuesve italianë dhe kundër bashkëpuntorëve të fashizmit. Nё zyrёn e kryetarit Çelo, ushtonin zёri i italianit dhe i federalit Tahir Zaimi qё pёrkthente, ndёrsa tё tjerёt dёgjonin nё heshtje, ose mё saktё nuk guxonin tё ndёrhynin. Inspektori Breda, pasi theksoi se kjo ngjarje shtron detyrё forcimin e rendit nga Milicia Fashiste, papritur iu drejtua Baba Fajёs: - Ju si klerik mund të kontribuoni për krijimin e harmonisë dhe të bashkpunimit me regjimin tonë, - tha italiani Breda.
75
- Bashkpunimi është reciprok, në se ju respektoni të drejtat, rregullat dhe zakonet tona, atëhere dhe ne do t’iu respektojmë, por këtë ju nuk po e bëni me popullin e Martaneshit, - iu përgjigj Baba Faja. - Kur populli nuk i respekton ligjet tona, atëhere ne do të ndërhyjmë dhe me forcë, kjo është rruga më e sigurtë, - u përgjigj Breda. - Zotëri, besoj se dhe ju e keni një fjalë të urtë si e jona, që thotë. “Kush mbjell erën, do te korri furtunën”, - iu përgjigj Baba Faja. Ne vazhdim inspektori Breda foli dhe për respektimin e organeve të pushtetit vendor, çka tregonte se ishte i informuar për situatën në trevën e Martaneshit. - Ne në Itali, i respektojmë drejtuesit e pushtetit vendor, sepse ata drejtojnë jetën e komunitetit, këtë kulturë respekti duhet ta krijojmë dhe me popullin shqiptar, sidomos në zonat malore, ku ne duhet të fusim qytetërimin. - Është e drejtë keshilla tënde, por ka një ndryshim të madh, se ju respektoni drejtuesit e zgjedhur me votim nga populli, kurse ne kemi drejtues të emëruar me vendim nga lart, që përfaqësojnë pushtetin dhe jo vullnetin e popullit, - iu përgjigj Baba Faja. Biseda vazhdoi me debate, që nuk garantuan mundësinë e një kompromisi si pretendonin ata që e ftuan Baba Fajen në këtë takim. Nga mёnyra e organizimit, nga biseda e italianit dhe e federalit të Peshkopisë, Baba Faja u qartёsua se qёllimi ishte ta implikonin si pёrkrahёs i fashizmit, andaj vendosi ta mbyllte kёtё bisedё, duke u justifikuar se ndihej i lodhur dhe duhej tё pushonte, pasi nesёr nё mёngjez duhej të udhёtonte e rruga deri nё Martanesh ishte e gjatё. Prefekti Tafil Boletini, i ndjerё fajtor e pёr tё dalё nga kjo situatё, i tha tё mos preokupohej pёr kthimin, se do t’i jepte makinёn e tij, ta çonte deri nё Qafёn e Bullit, por Baba Faja nuk pranoi. Pёr kёtё takim, im atё Qazim Alia tregon: “Tё nesёrmen nё mёngjez herët, morёm rrugёn e kthimit. Kur kaluam Shupenzёn, ndaluam nё njё lёndinё buzё rrugёs dhe u ulёm tё pushonim e të hanim mёngjezin. Aty Baba Faja na tregoi shkurt pёr bisedat nё ato takime dhe nё fund tha: “Ishin takime qё mё hidhёruan. Ata, qё unё i mendoja miq e kishin prish burrninё. Postet i kanё marrё pёr pёrfitime, ose kanё sekrete nё shpirt dhe duan t’i fshehin nёn petkun e pushtetit. Pёr kёto qellime kanё hyrё nё Partinё Fashiste, qё i ka shpёrblyer me funksione tё larta.
76
Pas kёtij rrёfimi, Baba Faja tha njё sure: Përpiqu me atë që të ka dhënë Zoti, të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos e harruar pjesën tënde në këtë botë. Pushimi ishte i shkurtёr, u ngritёm dhe vazhduan rrugёn. Nё darkё fjetёm nё shtёpinё e Destan Zogut nё Valikardh, i cili kish ftuar disa myhib dhe miq. Darka kaloi në atmosferë miqësore. Tё nesёrmen u nisem dhe pasdite vonё arrijtёm nё Martanesh”.
77
Pa atdhe nuk ka fè. Vera e vitit 1940 ishte e nxehtё. Puntorёt e teqes dhe një grup grashë ishin impenjuar si argate nё capitjen dhe prashitjen e misrit, ndёrsa disa puntorё u morёn me pastrimin e vijёs sё ujit pёr vaditje, qё ishte prishur nga reshjet e pranverёs. Bagetitё e kthyera nga shtegёtimi dimёror nё kullotat e Zgafnarit, i kishin çuar nё Ballenjё, nё mjediset e Teqes sё Epёrme, ku kishte shkuar dhe Dervish Hyseni, i cili merrej me organizimin e punёve tё stinës së verës, ku do tё thёrriste dhe argatёt pёr kositjen e barit. Dervish Mahmuti drejtonte punёt e Teqes sё Poshtёme e bashkё me sekretarin Dalip Gurra, organizonin punët dhe veprimtarite fetare e njekohesisht ndiqnin mbarvajtjen e mullirit e të derstiles, apo si quhej ndryshe, valanica, si dhe të sharrës së ujit. Nё Teqen e Poshtёme kishin mbajtur pak dhen dhe tre lopё, pёr tё plotёsuar kёrkesat ditore pёr qumёsht. Pёr kullotjen e bagёtive tё teqes impenjoheshin vullnetarisht dhe me rradhё barinjt e familjeve Alhasa, Cuka, Gerrica etj. Nё ato ditё vere, kryetari dhe sekretari i komunёs, si dhe Hysen Vrapi, sekretari i Partise Fashiste, herë pas here, ngjiteshin në teqe, për të takuar Baba Fajën, natyrisht dhe për të vëzhguar situatën dhe personat që frekuentonin teqen. Si kuptohet, zbatonin detyrat e lёna nga federali Alush Lleshanaku, andaj shkonin shpesh në teqe. Nganjёherё, merrnin dhe komandantin italian të stacionit tё karabinierёve, i cili shkonte me dëshirën pёr tё ngrёnё dhe per te shijuar rakinë. Perveç diteve te festave fetare, si Matemit, dites se Ashures, festes te Nevruzit, Bajramit , Shëngjergjit etj, pushtetarёt e komunёs, në teqe gjenin shumё malёsorё dhe ishin kurioz tё njiheshin pёr motivet, pse mblidheshin, andaj i pyesnin direkt, por kёtё pyetie ia benin dhe vete Baba Fajёs. Ndёr ata qё shkonin shpesh dhe takoheshin me Baba Fajën ishin: Sali Feza, Kamber Haslika, Rrem Rrushi, Rrem Çela, Dik Gerrica, Sul Cuka, Rrem Gjyla, Isuf Kenga, Sul Gjoni, Beshir Bala, Shaban Kenga, Rrahman Lena, Haxhi Ilami, Mehmet Mali, Reshyt Kenga, Emin Kurti, Isuf Bami, Staf Koxherri, Ram Plloci, Lam Cani, Jashar Muça, Qazim Peshku, Jaho Shehi, Dalip Snalla, Xhaferr Ndreu, Ali Musta, Hysen Cuka, Osman S. Bala, Beqir Zhaboli, Veli Hidri, Riza Hasballa, Hajdar Zhaboli, Bajram Dervishi, Ali Deliu, Ali Gjoka,
78
Mehmet Jashkurri, Fetah Alcani, Halil Krypi, Rrahman Peshku, Dervish Rrushi, Bajram Gjoni, Destan Sallaku, Latif Alcani, Destan Zogu, Veli Zogu, Riza Hanku, Muharrem Alhasa, Banush Murga, Destan Saliu, Beqir Bala, Hajdar Saliu, Ibrahim Peshku, Rustem Hasa, Jonuz Isaku, Man Hysen Bala, Ram Dervishi, Sadik Leti, Ibrahim Rama, Korb Leti, Beqir Kotja, Riza Mali, Hysen Bushi, Ali Lila, Dalip Meta, Ali Lena, Riza Kenga, Abaz Gurra, Zenel Koçi etj. Në vitin 1940, Teqia e Martaneshit kishte rreth 300 myhibë nga Martaneshi, Gryka e Madhe dhe nga Çermenika. Në këto takime, krahas Baba Fajës, gjithmonë ishin të pranishëm myhibët dhe antarët e Këshillit të Teqes si, Sali Feza, Rrem Rrushi, Kamber Haslika, Rrem Çela, Dik Gerrica, Jashar Muça, Fetah Alcani Destan Zogu etj, çka shprehte kolegjialitet, unitet mendimi dhe rolin e teqes në jetën fetare dhe shoqërore në trevat e besimit bektashi. Një ditë, në një bisedë me drejtuesit e komunës, pyetjeve retorike përse mblidhen shumë burra dhe gra në teqe, Baba Faja iu përgjigj: - Teqia është shtëpia e Zotit, është e myhibeve, e ashikeve, e të gjithë atyre, që vijnë për te kryer ritualet fetare dhe për të gjetur qetësi shpirtërore. Ne teqe, populli zbaton parimet dogmatike dhe traditat e shenjta bektashiane. Të mbledhur së bashku, ruajmë dhe forcojmë ndjenjat fetare te Bektashizmit. Ne predikojme besnikeri bektashiane, miqësi, respekt dhe atdhedashuri, sepse pa atdhe nuk ka fè. Teqia i sherben me besnikeri popullit dhe Atdheut. - Edhe qeveria e jonë i shërben atdheut dhe popullit, - ndёrhyri me tё shpejtë Hysen Vrapi, sekretari i Partisë Fashiste. - Ka një ndryshim me teqen, - u përgjigj Baba Faja, - ne i shërbejmë shpirtërisht popullit dhe i ndihmojmë kur janë në vështirësi, ndërsa qeveria i rri mbi kokë me milici, me karabinierë e me taksa të larta e nuk më duket me vend krahasimi i qeverisë me fenë bektashiane. - Milicët dhe karabinerët mbajnë rregullin, taksat janë detyrime për shtetin, - u përgjigj me të shpejtë kryetari i komunës, për t’i dal krah fashistit Hysen Vrapi. - Ti zoti Neshat dhe ti Hysen, keni vite këtu dhe shihni si jetojnë malësorët. Nuk besoj se hallet e këtij populli zgjidhen me milicё, me karabinierё dhe me rritjen e taksave, - iu pergjigj Rrem Rrushi dhe pa iu lënë kohe të kundërpërgjigjen vazhdoi, - ju të dy premtuat se do të sillni ndihma italiane për familjet Feza dhe Lena në Val, qё u dëmtuan nga orteku, por deri tani kanë shkuar vetëm ndihmat e
79
teqes tonë, kurse ato të qeverisë vetëm ju të dy i dini ku përfunduan. Këto lloj debatesh nuk ishin të rralla ne takimet me pushtetaret vendor, madje mendimet e shprehura nga Baba Faja, më pas ata do t’i përdornin kundër tij, duke e akuzuar se ishte person, që nxiste qendrime kundër regjimit fashist. Ne 14 qershor 1940, Baba Faja mblodhi Këshillin e Teqes në Tyrben e Baba Jasharit. Ky ishte takimi i rradhës, për të diskutuar rreth aktiviteteve fetare gjate muajve të verës, si dhe për organizmin e punëve bujqesore dhe blegtorale të stinës, sidomos për ndarjen e vadave të ujitjes të tokave. Takimi me myhibet, diktohej dhe nga fakti, se mё 28 qershorё, Baba Faja do tё shkonte nё Fushё Krujё, nё mbledhjen e Gjyshatёs tё Fushë Krujёs, ku pёrfshihej dhe Prindёria e Martaneshit. Pas tubimit nё Fushё Krujё, Baba Faja do të shkonte në Tiranë pёr tё marrë pjesё nё mbledhjen e Kёshillit të Lartë tё Gjyshatave, qё do tё mbahej nё selinё e Kryegjyshatёs Botёrore nё Tiranё. Në udhëtimin për në Fushë Krujë, Baba Faja vendosi ta shoqëronin Dervish Mahmuti, dy myhibёt Sali Feza Rrem Rrushi dhe Qazim Alia e Banush Murga, që ishte akshiu, pra guzhinjeri i teqes. U nisën mё 26 qershor, herёt në mengjes. Ndalesën e parë e bënë në Shëngjergj, ku bujtën në shtëpinë e Ali Shtepanit. Pas një pushimi të shkurter e një bisede miqësore, vazhduan rrugёn. Ne darke arrijtёn në Zgafnar, çifligu nё pronësi të teqes së Martaneshit, ku ishin punësuar katër familje fshatarësh vendas. Në kodrat rreth, ishte dhe meraja, ku dimëronin jo vetëm bagëtia e teqes, por dhe e disa fshatarëve martaneshas. Të nesërmen më 27 qershor, u nisën e në darkë arijtën në Teqen e Shememisë në Fushe Krujes, ku i priti Gjyshi Baba Iljazi, së bashku me shumë baballarë dhe myhib të teqeve të tjera të Gjyshatës. Me 28 - 29 qershor u zhvillua mbledhja e Këshillit të Gjyshatës të Fushë Krujës, ku u rraportua dhe u shkëmbyen mendime për organizimin e festave fetare, si dhe u disktua ecuria e gjendja ekonomike e njëzet Teqeve, që përfshinte kjo Gjyshatë. Mё 30 qershorё shkuan nё Tiranё dhe pёr ato ditё qёndrimi nё kryeqytet Qazim Alia tregon: “Baba Faja bujti nё hotel ‘Elbasani’ të Adem Xhepës, qё ndodhej pёrballё Kullёs tё Sahatit. Atë ditë, Adem Xhepa kishte ftuar dhe mikun e tij Shyqyri Peza dhe të tre darkuan së bashku. Ne hotel u sistemua dhe Dervish Mahmuti, ndërsa ne të
80
tjerët shkuam nё Hanin Hykëve te Varri Bamit, nё periferinё lindore tё Tiranёs, ku kishte stalla per kuajt. Të mëngjezin e 1 korrikut, u kthyem ne hotel, pasi do të shoqëronim Baba Fajën për në kryegjyshatë. Morëm një pajton e të gjithë së bashku, u nisëm nga Rruga e Shengjergjit. Kur arrijtëm, Baba Faja shkoi të takonte kryegjyshin, ndёrsa ne të tjerët u kthyem në qytet, për të blerë mallra për teqen. Dalipi na kishte dhënë shumë porosi. Baba Faja i gёzohej takimit me Kryegjyshin Sali Njazi Dedei, pёr tё cilin vazhdimisht shprehte adhurim, nderime dhe respekte”. Kryegjyshi Botёror Sali Njazi Dedei, e udhëhoqi bektashizmin nga sakrifica e persekutimit historik, në mbijetesën dhe ringjalljen e besimit. Kur K. Ataturku e shpalli Bektashizmin jasht ligjit në Turqi, Sali Njazi Dedei e transferoi krygjyshatën në Shqipëri, i organizoi teqet, mobilizoi klerikë të aftë dhe i drejtoi me aftësi e dinjitet, në Shqipëri dhe në vendet e botës, ku ishte përhapur besimi bektashi. Ai ishte udhёheqёsi shpirtёror i bektashizmit dhe takimi me atё, ishte eveniment i rёndёsishёm e mbresёlёnёs, por Baba Faja kishte dhe njё motiv personal t’i gёzohej kёtij takimi, sepse karriera e tij si klerik bektashi, ishte e lidhur pikërisht me Sali Njazi Dedein, i cili e vlerёsoi Mustafa Xhanin e ri per aktivitetin si myhib, nё vitin 1933 e shpalli Dervish nё Teqen e Elbasanit dhe nё vitin 1934, me rekomandim tё Irfan Numan Ohrit, si dhe i bindur pёr aftёsitё dhe formimin e tij fetar, e emёroi Baba tё Teqes sё Martaneshit. Takimi me kryegjyshin vazhdoi gjatё, madje drekuan sё bashku dhe pasdite u kthyem nё hotel. Për këtë takim Qazim Alia tregonte: “Para se të linim hotelin, mё mori mёnjёanё e më dha njё nuskё të madhe, në formë kuadrati dhe më porositi ta vendosja në qafe e t’i a dorëzoja kur të ktheheshim në Martanesh. Duke reflektuar më pas, kuptova se nuska përmbante ndonjë mesazh të kryegjyshit, që e informonte Baba Fajën për ndonjë ngjarje me rëndësi, por kurrë nuk mësuam përmbajtjen dhe kjo nuskë mbeti enigëm”. Dihet, se kryegjyshi Sali Njazi Dedei, kishte protestuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, nuk firmosi deklaratën e kapitullimit, pra nuk e aprovoi regjimin fashist. Për këto qëndrime antifashiste, kryegjyshin Sali Njazi Dedei e vranë mizorisht më 28 nëntor të vitit 1941, së bashku me klerikun Dervish Hazizin, i cili i kishte qëndruar përherë besnik.
81
Një takim i pa parashikuar. Në ato ditë qershori të vitit 1940, në Tiranë kishin bërë jehonë aksionet kundër italianëve, që kish kryer çeta e Myslim Pezës, por flitej edhe për lëvizjet e Abaz Kupit në zonat e Matit dhe të Krujës. Kjo atmosferë tensioni reflektohej me entusiazëm në popull, por shihej me shqetësim nga qeveria, nga Ministria e Brendëshme, nga komandat e Milicisë Fashiste dhe të Karabinerisë italiane. Gazetat jepnin lajme konfuze. Njerëzit flisnin dhe i komentonin, por ruheshin të mos i dëgjonin përkrahësit e regjimit fashist. Këto ngjarje u trajtuan ne bisedat e Adem Xhepës, Shyqyri Pezës dhe Baba Fajës, gjatë darkës në restorantin e hotel “Elbasani”. Gazeta “Tomorri” shkruante se Myslimi, pas akisoneve fshihej në malet e Martaneshit, por kjo nuk ishte e vërtetë. Ky lajm ishte reminishencë e një ngjarje te vjeter, kur Myslim Peza në vitin 1926, me dy shokët e tij, pasi vranë majorin zogist Osman Bali, u strehuan në Val, në shtëpitë e Sali Fezes dhe të Bajram Qukës, madje pelën e bardhë, ia lanë ta ruante Sali Feza. Gjatë udhëtimit për në Dibër, Myslim Pezën, e shoqëruan Lam Cani dhe Rexhep Koxherri. Për këto ngjarje, Xhandarmëria Mbretërore mori në pyetje dhe i akuzoi Sali Fezen, Bajram Quken, Lam Canin dhe Rexhep Koxherri, për favorizim personash të rrezikshëm për mbretërinë. Kundër tyre u zhvillua në Elbasan një proçes gjyqësor, por Saliu, Bajrami, Lami dhe Rexhepi, mohuan se e kishin strehuar, apo shoqëruar Myslimin me shokët. Ne keto rrethana, për mungesë provash dhe me që akuza nuk kishte prezantuar deshmitarë, u detyruan t’i lënë të lirë. Aksionet e çetës së Pezës, ishin sinjali i fillimit të lëvizjes së armatosur kundër pushtuesve italianë dhe qeverisë kolaboracioniste, që u preokupuan dhe reaguan, për ta vënë situatën nën kontroll, duke e rritur presion në popull, për të shmangur zgjerimin e lëvizjes. Në mengjesin e 3 korrikut, kur Baba Faja doli nga hoteli për të shkuar në kryegjyshatë, e takoi Hilmi Leka, majori i Milicise Fashiste, i cili e ftoi të shkonte në takim me gjeneral Krispino Agostinuçi, Komandanti i Pëgjithshëm i Divizionit Mbretëror të Karabinierëve, i cili kishte shprehur dëshirën të njihej me Baba Fajën. Së bashku hypën në veturë “Mileçento”, që ishte ndaluar para hotelit dhe shkuan në Komandën e Karabinerisë, e cila ndodhej në ballë të rrugës “Mbreteresha Helena”, pranë Pazarit të Ri.
82
Kur hynë në zyrë, gjenerali Agostinuçi, u befasua me karizmën dhe kryelartësinë si iu prezantua Baba Faja, andaj e priti me mirësjellje dhe respekt jo të zakonshëm për një oficer të lartë, që ishte mësuar t’i shihte vartësit në qendrim gatitu e të ngrirë si manekina. Gjenerali e ftoi të ulej krah tij dhe porositi adjutantin t’i sillnin kafetë. Në takim ishin të pranishëm Harito Harito, drejtori i zyrës Politike dhe i Personelit në Ministrine e Brendëshme, pra drejtuesi i shërbimit informativ, majori Hilmi Leka, që përkthente, ndërsa në pjesën anësore të zyrës ishte një toger shqiptar, që shkruante, pra mbante protokollin e bisedës. Gjeneral Agostinuçi e falenderoi Baba Fajen, që pranoi te vinte në këtë takim duke theksuar: - Ndiehem i nderuar, që m’u dha rasti të njihem me një klerik, që gëzon respektin jo vetëm të martaneshasve, por dhe të malësorëve të Çermenikës e të Grykës së Madhe. Kuptohet, gjeneralin e kishin informuar për simpatinë dhe autoritetin e Baba Fajës në popull dhe tej Martaneshit. Ai e organizoi takimin në zyrën e tij, me qëllim ta bindëte të rradhitej ndër përkrahësit e regjimit fashist, ashtu si kishin vepruar disa klerike të besimeve të tjera fetare. Në vazhdim të bisedës, gjenerali i tha: - Ju jeni kleriku i parë bektashi që takoj dhe ju falenderoj, që pranuat ftesën time. Besoj të kemi raste të tjera të takohemi përsëri. - Të falenderoj për ftesën dhe për mua është kenaqësi, sepse ju jeni i pari gjeneral i huaj që takoj, - i pergjigj me qetësi Baba Faja. Fillimisht u përqëndruan në biseda për bektashizmin. Në ndonjë çast të bisedës nderhyri dhe drejtori Harito, i cili bëri komente për rolin e bektashizmit në krijimin e kulturës të unitetit kombëtar. Më pas gjenerali Agostinuçi theksoi rolin e Italisë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të popullit tonë, foli për ndihmat dhe investimet, që do të kryheshin në Shqiperi dhe në trevën e Martaneshit. - Më kanë treguar se Martaneshi është një trevë shumë e bukur, m’i kanë pershkruar pejsazhet malore, pyjet dhe lendinat piktoreske. U gezova shumë, kur më thanë se malësorët e trevës tuaj shquhen për mikpritjen dhe për mbajtjen e fjalës, - vazhdoi bisedën gjenerali. - Iu kanë thënë të vertetën, - iu pergjigj shkurt Baba Faja. - Kësaj bukurie natyrore, do t’i shtojmë dhe mirëqenien. Qeveria e jonë ka plane për hapjen e minierave dhe te ndërmarrjeve të shfrytezimit të pyjeve, ku do të punësohen shumë banorë, - tha gjenerali.
83
Në vazhdim, gjeneral Agostinuçi i dha tjetër drejtim bisedës, duke trajtuar problemet, që i kishin dalë regjimit me popullin e Martaneshit, për të cilat e kishin informuar me saktësi dhe së fundi tha: - Shkёlqёsia e juaj, nё Martanesh nuk keni milicё vendas, andaj ju duhet t’i bindёni malёsorёt, tё mobilizohen pёr ruajtjen e rendit, kjo është një detyrë, që duhet ta mbështesim të gjithë së bashku. - Teqia e jonё e bekume ka njё detyrё tjetёr, tё ruaj bektashizmin me pёrsosmёri shpirtёrore, me dashuri, me vёllazёrim, me harmoni, me bashkim dhe paqёtim mbarёpopullor, ndёrsa ato qё mё kёrkoni, janё detyra e atyre qё paguhen me rrogё nga qeveria. - Njё bektashi i mirё, bёhet dhe milic i mirё pёr atdheun, - u pёrgjigj gjenerali dhe Hilmi Leka e pёrktheu shpejtё e me pamje triumfuese. - Bektashiu i mirё e gjenё vetё rrugёn e tё mirёs, nuk ka nevojё pёr këshillat e mia, por nuk kuptova pёr cilin atdhe e kishit fjalёn, pёr tёndin apo pёr tonin, - iu pёrgjigj Baba Faja. - Pёr Shqipёrinё e Madhe, - tha gjenerali. - Nuk ka Shqipёri tё Madhe dhe as tё vogёl, ka vetёm njё Shqipёri, qё ёshtё atdheu i shqiptarёve, - iu pёrgjigj prerazi Baba Faja. Gjenerali tha diçka, por Hilmiu, pas një pauze e me pak ndrojtje, e përktheu gjysëm shqip e gjysëm italisht: - Gjenerali thotё, se ti je njё klerik me parime absurde. - Kёto janë parime shqiptare. Kanuni i Martaneshit thotё: shtëpi e marifet, katund e adet, bajrak e zakon, - iu pёrgjigj Baba Faja. Major Hilmiu nuk po i gjente fjalët përkatëse në italisht dhe me shumë vështirësi arrijti t’i japi kuptimin, ashtu si ia tha Baba Faja. Gjenerali qeshi dhe duke e mbyllur bisedën i tha: - Besoj se do të mirkuptohemi në misionet tona të përbashkëta, për të mirën e popullit. Do të mundohem të gjej pak kohë të lirë, ta kthej vizitën, në se ti më fton të vi në teqen tuaj, mes bjeshkëve të bukura. Gjeneral Agostinuçi shprehu dëshirën të shkonte në Martanesh, por nuk i vizitoi ato bukuri, por dy vite më pas dërgoi karabinierët dhe milicët, për të kryer “vizita” ndëshkimore në popull. Pasi u përshëndetën, Baba Faja doli dhe i shoqëruar nga majori Hilmi Leka u kthye në hotel, ku po e prisnin shokët e tij. Të gjithë së bashku shkuan në sheshin para bashkisë, ku morën një pajton dhe u nisën për në kryegjyshatë. Pasi hynë në oborr, para se të ngjitej te kryegjyshi, Baba Faja tha: - Jemi në kohë të vështira. Qeveria na ka nën kontroll, andaj duhet
84
të kemi kujdes. Të ruhemi nga provokimet e njerëzve të qeverisë. Në Teqen e Epërme do të shkojmë vetëm në rastet kur të presim ndonjë mik të rrallë. Popullin do ta presim vetëm në Teqen e Poshtëme. Në vazhdim, Baba Faja u tregoi shkurtimisht bisedën e zhvilluar në takim me gjeneralin, duke iu spjeguar qëllimet djallëzore të kësaj ftese. Në veçanti i porositi të mos bisedonin me të tjerët për takimin, pasi mund të krijonin keqkuptime dhe keqinterpretime në popull. Para se të ndaheshim tha: - Ti Sali dhe Qazimi, do të shkoni në Pezë, të takoni Shyqyri Pezën. Ai do t’iu japi 4 pistoleta. Fshihni mirë. Kur të ktheheni, mos kaloni nëpër Tiranë, merrni rrugën nga Arbana e Mulleti, dilni mbi Shëngjergj, kështu shmangni takimet e të mos iu kontrollojne milicët dhe karabinerët. - Ti me të tjerët, - iu drejtua Dervish Mahmutit, - në mëngjes herët nisuni për në Martanesh. Unë do të rri disa ditë me kryegjyshin dhe kur do të vendos të kthehem, do t’iu dërgoj fjalë të më sillni kalin. - Kështu vepruam, - tregon Qaim Alia. - Bashkë me Saliun shkuam në Pezë. Shyqyri Peza na dha një “Kolt amerikan” dhe tre pistoleta “Berreta”, që i fshehëm brenda kashtës të samareve të mushkave. Të nesërmen pa lindur dielli, morëm rrugën e kthimit. Vapa na zuri në Pëllumbas, ku bëmë një pushim të shkurtër, para se ngjiteshim përpjetë shpatit. Kaluam mbi Pashkashesh dhe kur arrijtëm në Kllojkë ndaluam për të ngrënë drekën. U ulëm në hijen e një dushknaje, ku dy barinj po mrizonin dhentë. Njeri ishte nga familja Josa e tjetri nga Hysajt e kur i tham se ishim nga Martaneshi, ai nga Hysajt u gëzua e tha se kumbari i tij ishte Nel Bala nga Vali, mik i gjyshit të tij, madje ai i kishte vënë emërin Osman. Pasdite arrijtëm në Rrinas dhe pasi ndoqëm rrugën e Bizës së Vogël, kaluam në Qafe Himë dhe në të ngrysur, arrijtëm në teqen e Epërme, ku na prisnin dy dervishët, Rrem Rrushi, Beshir Bala, Halil Alhasa, Hasan Gerrica, Jashar Muça dhe Banush Murga”. Baba Faja ndejti në Kryegjyshatë, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Gjyshatave, por dhe pas përfundimit të mbledhjes, me kërkesë të kryegjyshit ndejti dhe disa javë më shumë.
85
Nën kontrollin e regjimit fashist. Dy javë pas takimit me gjeneralin Agostinuçi, majori Hilmi Leka, shkoi në Kryegjyshatë, ku takoi Kryegjyshin dhe Baba Fajën, për t’iu komunikuar vendimin e Gjeneral Agostinuçit, komadantit të Karabinerisë Mbretërore i cili urdhëronte: “... Baba Faja të qëndroi me banim të detyruar në mjediset e Kryegjyshatës, pa të drejtë takimi me publikun, deri në një urdhër të dytë.” Ky vendim bazohej në dekretin e vitit 1940 të qeverisë Verlaci, e cila urdheronte arrestimin dhe internimin e individëve, të konsideruar të rrezikshëm për vendin dhe regjimin. Kjo masë ndëshkimore nga regjimi fashist, nuk ishte burgosje, as internim, por mbajtje në gjendje të izoluar në mjediset e Krygjyshatës, pra ishte një formë “arresti shtëpie”, si quhet në ditët e sotëme. Baba Faja, i befasuar nga kjo masë ndëshkimore, i kërkoi majorit fashist, t’ia transmetonte personalisht gjeneralit, mesazhin e tij, që ishte dhe përgjigjia për këtë vendim arbitrar: - Gjeneral Agostinuçi më ka prerë në besë. Më ftoi si mik dhe po më trajton si armik. I thuaj se mikëpritja dhe bujaria shqiptare, ndryshojnë shumë nga pabesia italiane. Natyrisht, majori i milicisë fashiste, nuk kishte guxim t’ia transmetonte gjeneralit këtë kritikë të ashpër, por se paku dhe ai e kuptoi se ky mesazh vlente dhe për atë personalisht. Vendimi i papritur i gjeneral Agostinuçit, për ta vënë Baba Fajën me banim të kontrolluar ne Kryegjyshatë, tregon se regjimi fashist ishte i pakënaqur me qëndrimin e tij, por dhe i shqetësuar, kështu duke e izoluar, menduan se do të shuanin atmosferën antifashiste të popullit, por dhe të bënin presion psikologjike ndaj Baba Fajës. Kuptohet, se nuk i kishin bërë mirë llogaritë, pasi ndodhi e kundërta. Kjo ngjarje e shtoi pakënaqësinë dhe protestën popullore pasi me këtë vendim, regjimi i mohoi popullit udhëheqësin shpirteror. Dhe Baba Faja, nuk u pajtua kurrë me qëndrimin e regjimit fashist. Sapo u informuan për këtë vendim kundër Baba Fajës, malesorët filluan protestat. Këshilli i Teqes, myhibët dhe shumë malesorë te gjithë fshtrave dhe trevave të besimit bektashi, i dërguan letër proteste Jakomonit dhe kryeministrit Shefqet Verlaci, duke iu kërkuar me insistim, rikthimin e Baba Fajës në Teqet e Martaneshit, për t’iu shërbyer besimtarëve.
86
Ky unitet popullor në përkrahje të Baba Fajës, e preokupoi edhe më shumë regjimin fashist. Gjatë kohës të izolimit në Kryegjyshatë, Baba Faja iu dedikua së pari aktiviteteve shpirtërore, leximit të librave, lutjeve në tyrbet, bisedave me dervishët e shërbimit, ndërsa kohën e lirë e kalonte me shoferin e kryegjyshit, i cili i mësoi të ngiste makinën. Jetesa në Kryegjyshatë, nuk e mbylli në muret e vetmisë, pasi atë kohë e shfrytëzoi duke lexuar libra, që e ndihmuan të zgjeroi kulturen bektashiane. Lexonte poetët N.Frakulla, H. Z. Kamberi, S. Naibi, Z Bastari, veprat fetare të Nasibi T. Skënderasit, Dalip Frashërit dhe mbi te gjitha veprat e vellezërve Frashëri, qe ai i quante profetët e atdhetarizmit shqiptar. Nga kjo përvojë, Ai pasuroi formimin kulturor dhe fetar, madje nga këto studime adaptoi një shprehje, që ua përsëriste shpesh besimtarëve: “Dituria është si dielli, që ndriçon rrugët e jetës”. Vendimi për ta larguar nga teqia dhe bllokimi i kontakteve me besimtarët, nuk e pengoi të mbante lidhje, pasi vazhdimisht dërgoi dhe mori letra të shumta. Nëpermjet Dervish Hazizit të Kryegjyshates, çdo javë Qazim Alia dhe Beshir Bala i sillnin letra dhe merrnin letra, që ua dorëzonin dervishëve, sekretarit të teqes dhe myhibëve. Gjatë kohës që mbahej i izoluar, kontrollohej nga një nënoficer milicie, i cili nuk qëndronte gjatë, në shumë raste ikte, pa e takuar e pa e përshendetur. Kjo sjellie e çuditëshme e milicit, i krijoi dyshime Baba Fajes, i cili mendonte se ishte një person i brendshëm, që e vëzhgonte nga afër. Nuk arrijti ta zbulonte, por dyshonte se informatori ishte sekretari i kryegjyshatës, një plak misterioz, ndërsa për dervishët nuk kish dyshime, përkundrazi, ata ishin shumë miqësor. Pavrësisht se cili ishte survejuesi, Baba Faja nuk u preokupua, sepse gjatë gjithë kohës që ndejti i “izoluar”, nuk kreu veprime dhe nuk u shpreh në mënyra që të nxisnin dyshime. Në biseda përdorte shpesh shprehje fetare, citonte sure nga Kurani, i referohej thënieve të poetëve dhe shkrimtarëve bektashinj, kësisoj askush nuk mundi ta akuzoi dhe kur ato thënie kishin një nënkuptim kritik, ose ironik. Gjatë kohës me banim të detyruar në mjediset e kryegjyshatës, milicët dhe informatori i brendshëm, e kontrollonin ditë e natë, por nuk mundën të zbulojnë sjellje dhe elemente kompromentuese. Më 13 tetor 1940 mbyllej Ramazani. Kryegjyshata ishte mbushur plot me besimtarë tiranas dhe nga i gjithë vendi, mes tyre ishin dhe
87
plot martaneshas, të cilët kishin zbritur për ta kaluar festën bashkë me Baba Fajën. Në këtë festë ishin dhe plot funksionarë të lartë të regjimit dhe nga Bashkia e Tiranës, por Baba Faja nuk i takoi.
Më 26 tetor 1940, majori Hilmi Leka, shkoi dhe takoi Baba Fajën në prani të kryegjyshit dhe i dorëzoi urdhërin e datës 25 tetor 1940,
88
i firmosur nga gjeneral Agostinuci, i cili e njoftonte se kishte përfunduar koha e qëndrimit të detyruar në Kryegjyshatë dhe se ishte i lirë të kthehej në Teqet e Martaneshit. (25) Duke analizuar këtë urdhër, të tërheq vemendjen fakti, se për lirimin e Baba Fajës, gjeneral Agostinuçi informonte Komandat e Karabinierisë Mbretërore të Prefekturave Elbasani dhe Tiranë, kuesturat e këtyre qyteteve dhe njëkohesisht vinte në dijeni Luogotenencën Gjenerale, Drejtorinë Qëndrore të Policisë dhe Komandën e Legjionit të Karabinierisë Mbretërore. Çfarë veprimesh kishte kryer Baba Faja kundër regjimit fashist, që e izoluan në Kryegjyshatë për disa muaj? Pse e konsideruan person të rrezikshëm për vendin dhe regjimin? A ishte Baba Faja problem për regjimin, sa të njoftonin qeverine e deri mëkëmbësin Françesko Jakomoni dhe të ushtronin kontroll kaq të rreptë? Ç’rrezik përbënte një klerik i vetëm, në një trevë malore të thellë dhe të izoluar nga bota? Këto pyetie e të tjera të këtij karakteri, shtrohen natyrshëm dhe kërkojnë spiegime të arsyeshme. Si individ Baba Faja, nuk përbënte rrezik, problemi themelor, që e preokuponte regjimin fashist, ishte populli i Martaneshit, ishte patriotizmi historik i malësorëve trima, që nuk e duronin pushtetin e të huajve dhe që në krye të kohëve kishin luftuar kundër të gjithë pushtuesve. Regjimi fashist ishte i mirëinformuar për qëndrimin antifashist të malësorëve në një trevë, që nuk kishte vendas në Milicinë Fashiste; që sfiduan regjimin fashist duke kundërshtuar emerimin e kryepleqëve; që reaguan kundër taksave të larta, ashtu si i bënin karshillëk karabinierëve dhe milicëve. Regjimi fashist shpejtoi ta shuante këtë atmosferë antifashiste, në rast të kundërt revoltat do të përshkallëzoheshin dhe ekzistonte rreziku i organizimit të kundërshtimeve me armë, si ndodhte në Pezë. Për të realizuar këto qëllime, regjimi fashist fillimisht zbatoi taktikën e kompromisit duke pretenduar ta bëjnë Baba Fajën përkrahës të regjimit fashist, kësisoj ai të ndikonte te besimtarët të perkrahnin fashizmin, por me që dështuan me këtë përpiekie, më pas vazhduan presionet. Ata e dinin mirë, se njëri ndër nxitësit e reagimit popullor ishte Baba Faja, andaj duke e izoluar, menduan të shmangënin ndi-
89
kimin e tij si antifashist ndër besimtarët, që shkonin në të dy teqet. Regjimi fashist mendoi se masa e izolimit do të ndikonte që Baba Faja të ndryshonte qëndrimin dhe të kufizohej vetëm me funksionet e klerikut e të mos ngatërrohej me propogandë kundër fashizmit. Ndonëse e lanë të lirë të zhvillonte aktivitetin fetar në Martanesh (lui è libero rimanerre a Martanesh), gjeneral Agostinuçi i urdhëroi kuesturat dhe komandat e karabinerisë të Elbasanit dhe të Tiranës: “Të vigjiloni me kujdes aktivitetin e tij - Disporre nei sui confronti cauta viglianza”. (25) Ky urdhër tregon se Baba Faja ishte në liri të kufizuar, pasi ishte nën kontrollin e forcave të rendit, por sigurisht vëzhgohej nga afër nga informatorët vendas, madje ata kontrollonin dhe malësorët, që frekuentonin teqet. Sapo mori vendimin e lirimit, BabaFaja i dërgoi telegram Dervish Mahmutit, i cili njoftoi Këshillin e Teqes dhe myhibët, që shkuan në Tiranë dhe e shoqëruan në udhëtimin e kthimit për në Martanesh. Kur arrijti në Teqen e Epërme, Baba Faja gjeti aty dy milicë, që i kishin ngarkuar me detyrë të vrojtonin çdo takim e çdo lëvizje të tij, si dhe të kontrollonin vizitorët. Për këtë rrethanë, në ditarin e tij Baba Faja shkruan. “Kur sosa në teqe, i gjeta rojet atje. Ata ndiqnin deri gjestet më të parëndësishme të jetës time aty. Por tue qenë se populli në përgjithësi ishte besnik dhe i vendosun për luftë, ata nuk mundën të gjejshin ndonjë fakt të dyshimtë”. (26) Këtë ngjarje, Baba Faja e tregon hollësisht në vitin 1945, në një intervistë të botuar në revistën fetare “Djersa” (27). Ditën e rikthimit, Baba Faja e kaloi në Teqen e Epërme, ku mbajti për darkë myhybët dhe miqt e tij më të afërt nga Martaneshi, Gryka e Madhe dhe Çermenika, që kishin ardhur për ta përshendetur. Të nesërmen në mëngjes, Ai thirri në dhomën e tij Dalip Gurren dhe tre nga punonjësit e shërbimit: Qazim Alia, Hasan Gerrica dhe Halil Alhasa dhe zhvilloi me ata një bisedë tepër konfidenciale. Ai foli për situatën e vështirë që ndodhej vetë personalisht, por dhe bashkëpuntorët e tij, që e shoqeronin në udhëtimet dhe në vep25. Comando Superiore Carabinieri Reali dell’Albania. Ufficio Affari Speciali. Ordine N. 269/9, Tirana, li 25 ottobre 1940. Drejtoria e Pergjitheshme e Arkivave e Min.Mbr. – R. Shqipërisë. 26. Baba Faja: Ditari Nr.1: Kujtime lufte 1940 – 1945. faqe 3 27. Revista Djersa. Nr 6, 1945, faqe 10
90
rimtaritë fetare e shoqërore, andaj dha detyra si do të vepronin në të ardhmen, duke bërë kujdes të mos ekspozohen dhe të mos binin në grackën e provokimeve. Më pas i kërkoi Qazimit t’i sillte armët, që kishte marrë në Pezë. Ai vetë mbajti Kolt-in amerikan, ndërsa tre pistoletat “Berreta”, ua shpërndau Qazimit, Hasanit dhe Halilit, duke i porositur t’i mbajnë vetëm kur ta shoqëronin në udhëtimet nëpër fshatra, ndërsa gjatë kohës të shërbimit në teqe, t’i mbanim të fshehura. Duke kujtuar marrjen e pistoletave, Qazim Alia tregonite “Ne kishim pushkë me leje nga prefektura, ndërsa pistoletat i mbanim fshehur. Kur shkonim nëpër shtëpitë e malësorëve, ose jasht Martaneshit, vetëm njëri nga ne mbante pushkë, ndërsa Babai, dervishët dhe shoqëruesit e tjerë ishin të çarmatosur. Pasi morëm pistoletat, një ditë të ftohtë nëntori u ngjitëm në pllajën e Malit të Kaptinës dhe atje mësuam t’i përdorim. Shkuam larg, pasi në fshat dëgjoheshin krismat dhe mund të na arrestonin karabinierët. Në fshatrat Gjon, Peshk e Lenë, degjohej daullja, kur i binte jevgu për të mbledhur popullin ne Belik, imagjino si dëgjoheshin krismat e armëve. Berreta ishte e vogël dhe e fshihnim lehtë në palat e brezit. Një ditë, kur po shkonim në Okshtun, na dolën para dy kusarë vendas dhe kur panë se nuk kishim pushkë, na urdhëruan t’iu dorëzonim kuajt, ndërsa ne nxorrëm pistoletat, qëlluam në ajër dhe ata ikën nga sytë këmbët”. Viti 1940, po mbyllej me ngjarje politike të vështira, që e ndërlikuan situatën në Shqipëri, në Greqi dhe në arenën ndërkombëtare Itali Fashiste, me 28 tetor 1940 e sulmoi Greqinë nëpërmjet Shqipërisë dhe trojet tona u bënë arena e luftës së përgjakëshme Italo – Greke, ku u implikuan dhe gjashtë batalionet me ushtarë shqiptarë, që Komanda e Përgjithëshme e Ushtrisë Italiane, i inkuadroi në rradhët e Korpusit te Ushtrise Italiane.
91
Martaneshasit nё luftёn italo – greke. Pas 7 prillit 1939, ushtria dhe tёrё forcat e Armatosura Shqiptare, ashtu si dhe Shteti dhe institucionet e tij, u bashkuan dhe u njësuan me ato italiane. Nuk kishte mё Forca tё Armatosur Kombёtare. Regjimi profashist shkriu Policinë Bashkiake e xhandarmёrinë, qё i zёvёndësoi me Karabinierinё dhe Gardёn e Financёs italiane, si dhe organizoi Milicinë Fashiste Shqiptare, Policinë Rrugore, Policinë Pyjore etj, të cilat komandoheshin direkt nga Roma. (28) Nё muajin korrik-gusht 1940, qeveria Verlaci shpalli thirrjen nën armë të djemёve tё grup moshave 18 – 20 vjeçar, qё iu shtuan atyre, që ishin mobilizuar ne vitin 1939. Me ushtarёt shqiptarё u krijuan 6 batalione, tё cilёt komandoheshin nga oficera shqiptarё. Kёto masa ushtarake, qeveria e Verlacit i kryeu nё zbatim te dekretit Nr. 194, tё 9 qershorit 1940, tё mbretit Viktor Emanueli III, në bazë të cilit, Shqipёria detyrohej të vepronte pёrkrah me Italinë. Regjimi kolaboracionist nuk u mjaftua me situatёn iso facto, por më 15 qershor 1940, “Këshilli i Epërm Fashist Korporativ”, si quhej Parlamenti Fashist i Shqipërisë, e ratifikoi dekretin e sipërm, duke e shndërruar atë në Ligjin shqiptar të datës 14 korrik 1940, maddje para se të hynte ne fuqi ky ligj, qeveria e Verlacit, në solidaritet të detyruar me Italinë fashiste e pa asnjë motiv, më 10 qershor 1940 iu shpalli luftё Anglisë e Francës dhe më 28 tetor 1940 Greqisë. (29) Italia Fashiste, gjatё muajve të verёs tё vitit 1940, grumbulloi nё Shqipёri forca tё shumta ushtarake dhe nё gusht 1940, Shtabi i Pёrgjithshёm i Ushtrisё Italiane strukturoi Korparmatёn XXVI, ku u inkuadruan dhe 6 batalionet me ushtarё shqiptarё si: “Tomorri”, me komandant majori Spiro Moisiu; “Taraboshi” me komandant majori Preng Previzi dhe batalionet “Korabi”,“Kaptina”,“Gramozi”,“Dajti”, qё i shpёrndanё nёpër regjimentet e katёr divizioneve italiane. (30) Nё muajt korrik-gusht 1940, nga Martaneshi mobilizuan ushtarё Nasebi Rama, Ibrahim Peshku, Hajdar Mali, Mexhit Halili, Abdyl Bala, Avdi Bala, Jonuz Saliu, Destan Saliu, Elmaz Bala, Selim Likafi, 28. AQSH, F.152/23, Viti 1939, D.661 29. “Gazeta Zyrtare”, nr. 93, Tiranë, më 10 qershor 1940. 30. G. Pirrone. L’Esercito e i suoi corpi. Sintesi storica, III/1, Roma, Stato maggiore dell’Esercito, Ufficio storico, 1979.
92
Dik Jashkurri, Sali Saliu, Tahir Koxherri, Lam Bami, Hysen Alhasa, Ahmet Alhasa, Hysen Çuka, Hysen Peshku, Xhaferr Gaçi etj. Martaneshasit i ndanë në dy skuadra, njëra u përfshi nё batalionin “Tomorri” dhe tjetra në batalionin “Kaptina”. Pёrfshirja e ushtarёve dhe e oficerave shqiptarё nё ushtrinё italiane, u kundёrshtua nga komanda italiane nё Shqipёri, sepse nuk ishin tё bindur se shqiptarёt do të luftonin kundёr Greqisё, ndёrsa qeveria italiane mendonte se, meqë shqiptarët, kishin probleme me Greqinë, do të tregoheshin të gatshëm të merrnin pjesë në agresion. Agjentёt e SIMI-it, nё gusht të vitit 1940, informonin Shtabin e Pёrgjithshёm tё Ushtrisё Italiane:"Morali i oficerëve shqiptarë është i mirë, por nuk tregojnë kurrfarë entuziazmi për një fushatë eventuale kundër Greqisë ....” (31) Lufta Italo – Greke, filloi mё 28 tetor 1940 dhe vazhdoi deri nё prill të vitit 1941. Batalionet shqiptare, u shpёrndanё nё tёrё frontin nga Himara deri nё Korçё. Kompanitë ku bënin pjesë ushtaret martaneshas, i derguaan në vijën e dytë të frontit, një pjesë në Qukës dhe të tjerët në frontin e Tepelenës. Nё muajt nёntor – dhjetor 1940, ushtria italiane u thye nga forcat greke, që avancuan dhe pushtuan Gjirokastrën, Pёrmetin, Kolonjën dhe Korçën. Nё mars 1941, dёshtoi kundёrofensiva italiane dhe për këtë humbje, gjeneralët italianë dhe Musolini, fajësuan shqiptarët. Nё fakt, shumё oficera dhe ushtarё shqiptarё dezertuan. Nga nёntori 1940 deri në janar 1941, e braktisёn frontin dhe u kthyen në shtëpitë e tyre rreth 2500 ushtarё shqiptarё, një pjesë e vogël, që nuk donin të luftonin, shkuan dhe u dorëzuan te grekët. Dezertimi i martaneshasve nga batalioni “Tomorri”, u nxit dhe u organizua nga Nasebi Rama dhe Hysen Koxherri, ndërsa i atyre nga batalioni “Kaptina” nga Mehmet Cakoni dhe Ali Kurti. Ushtarët shqiptarë, qё refuzuan tё luftonin, u arrestuan nga italianët dhe i internuan nё kampin e Shijakut, ku mes tyre ishin martaneshasit: Abdi Bala, Abdyl Bala, Jonuz Saliu, Mexhit Halili, Hysen Peshku, Selim Likafi, Tahir Koxherri etj. Dy vite më vonë (1942), u dërgua Sali Saliu, të organizonte arratisjen e grupit të martaneshasve nga kampi i Shijakut, të cilet hynë në rradhët e çetës partizane. 31. M. Montanari. La campagna di Grecia. Stato maggiore dell’Esercito, vol. IV. Ufficio storico, Roma 1980.
93
Veterani Sinan Muça, tregon se, dy ushtarë martaneshas Xhaferr Gaçi dhe Dik Jashkurri dhe dy nga Plani i Bardhë, që bënin pjesë në batalioni “Tomorri”, nuk pranuan të luftonin dhe u dorëzuan te grekët, madje nuk kishte asnjë lajm për fatin e tyre, deri në vitin 1942, kur u liruan pas marrrëveshjes Italo-Greke, për shkëmbimin e robërve të luftës e pas një udhëtimi të gjatë u kthyen në fshat. Në librin "Shqiptarët në Forcat e Armatosura Italiane", është dhe promemoria e Mareshallit Badolio (atë kohë Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Fashiste Italiane), i cili, kur trajton largimin e oficerëve dhe ushtarёve shqiptarë nga radhët e ushtrisë thotё: "Kjo është çështje, që duhet të zgjidhet me shumë kujdes. Largimi i tyre, me sa duket ёshtë mbi 50 % dhe po bëhet problematik ..." (32) Pёr situatёn e nderlikuar, qё kalonte ushtria italiane, nё ditarin e luftёs tё Adolf Hitlerit shkruhet:“Faqe 183. dt 20. 11. 1940: Telegrami i dërguar nga atasheu ushtarak në Romë informon: Situata është rënduar, pasi batalionet shqiptare u larguan nga fronti. Faqe 209. 05. 12. 1940: Telegrami pёrshkruan gjёndjen e rëndë dhe humbjet e trupave italiane në Shqipëri dhe sulmet e egra të forcave greke. Hitleri i shqetёsuar për gjёndjen në Shqipëri, atë ditë tha: “Nё se Italia dёshton me Greqinё, tё pёrgatitet operacioni “Zambaku i Alpeve”. Dёrgimi i trupave gjermane në Shqipëri, mund tё kryhet nё janar tё vitit 1941, por sigurisht nё varёsi tё situatёs. (33) Nё kёto rrethana tё vёshtira, Musolini dërgoi në front edhe pesë divizione tё tjera italiane, tё shoqëruar me pёrforcime artilerie, me 35 aviona dhe me një kontigjent të madh kamiona transporti, që ia dërgoi Hitleri, për ta mbështetur në këtë luftë. Gjithashtu urdhёroi dёrgimin nё front dhe tё reparteve tё Milicisё Fashiste Shqiptare, qё i vendosi nё vijёn e parё tё luftёs. Nё mars tё vitit 1941, në frontin e luftës ishin 25 divizione italiane dhe rreth 10 000 ushtarë dhe milicë shqiptarë, që luftonin kundёr 10 divizioneve greke. (32) Ky ndryshim i raportit të forcave në favor të ushtrisë italiane, i dha mundësi Musolinit të filloi kundërmësymjen, të fitoi luftën me ushtrinë greke dhe të pushtoi Greqinë. 32. Gli Albanesi nelle Forze Armate Italiane. Stato maggiore dell’Esercito, Ufficio storico, Roma 2001.faqe 39. 33. Kriegstagebuch des Oberkommandos der Wehrmacht, KTB OKW: 1940-1945. Ediz: Bernard & Graefe Verlag für Wehrwesen, Frankfurt am Main. 1961 – 1965
94
Pёr tё rritur moralin e ushtarёve, me 2 mars 1941, nё Shqipёri erdhi vetë Benito Musolini, i cili nga aeroporti i Tiranës, u nis me makinë për në front. Fillimisht Duçia shkoi nё Rehovё, ku luftonte njё legjion karabinierёsh, që kishin pësuar humbje të mëdha, ndërsa mё 5 mars shkoi nё Berat, ku u takua dhe me milicёt shqiptarё. (34)
5 mars 1941: Benito Musolini mes milicёve shqiptarё nё Berat. Nё muajt dhjetor 1940 - shkurt 1941, martaneshasit pёrballuan njё dimёr tё ashpёr me stuhi bore, por pёrjetuan me shqetёsim dhe fatin e djemёve ushtarё, qё regjimi i kishte dёrguar ne front kundёr grekёve e nuk kishin lajme, sepse askush nuk u jepte informacione. Nё Martanesh, lajmet nga fronti vinin me vonesё dhe tё pasakta. Gazeta “Tomorri” në artikullin: “Ngjarjet e datës 02 mars 1941”, shkruante me entusiazёm pёr vizitёn e Duçes, por nuk jepte asnjë lajm pёr fatin e ushtarёve shqiptarё, që i kishin dërguar të luftonin kundër Greqisë. Kjo heshtje zyrtare ishte munduese për familjet, që prisnin me ankth njё letёr apo telegram nga djemtë ushtarë në front dhe kur arrinte ndonjё i rrallë, se djemt ishin mirë, lajmi pёrhapej nё tё kater anet. Keshtu ndodhte dhe me familjet e ushtareve martaneshas, një lajm i mirë krijonte një lehtësim shpirtëror familjeve. 34. Roland Sejko: Prania e shqiptarëve në trupat e armatosura italiane gjatë pushtimit – Intervistë me studiuesin Piero Crociani . Gazeta Shqiptari i Italisё: 07 Korrik 2010.
95
Kur sekretari i komunёs së Martaneshit, shpalli emërat e ushtarёve vendas që kishin dezertuar, familjet e tyre prisnin djemt tё ktheheshin nё shtёpi, por ata për t’iu shmangur dënimit si dezertor, u fshehёn nёpёr male; ata që refuzuan të luftojnë i kishin arrestuar dhe i internuan nё Shijak, ndërsa dy të tjerë kishin mbetur robër në duart e grekëve. Nё kёtё atmosfere tensioni dhe ankthi, familjarёt e djemёve ushtarё shkonin në Teqe, ku bisedonin nё konfidencё me Baba Fajёn dhe myhibët, duke iu shprehur shqetёsimet e situatës të vështirë që po kalonin, si dhe dёgjonin kёshillat e tyre. Martaneshasit e miratonin veprimin e djemёve qё e braktisën frontin, sepse ishte luftë e padrejtё, nuk ishte luftё pёr mbrojtjen e atdheut. Nuk kishte arsye, qё djemtё shqiptarё tё sakrifikonin pёr Italinё, qё sulmoi dhe pushtoi Greqinё, nga toka shqiptare. Ajo nuk ishte lufta e tyre, por luftё kundёr njё vendi fqinj. Me kёtё veprim, qeveria e Verlacit nxiti mё shumё pakёnaqёsinё, urrejtjen dhe kundёrshtimet e malёsorёve ndaj politikës profashiste. Në malësinë tonë, kanuni i Martaneshit, krahas qeverisjes të jetës kolektive, kishte krijuar dhe konsoliduar kulturën shoqërore të miqësisë, të ndihmës për nevojtarët, solidaritetin, bamirësinë, kishte kultivuar ndjenjat e patriotizmit e të atdhedashurisë, si dhe respektin për rregullat dhe normat etiko-morale të shoqërisë malësore. Të gjitha këto virtyte dhe vlera shoqërore, ishin te mishëruara dhe në besimin bektashian, që i predikonte ndër besimtarët, duke krijuar njё atmosferё të admirueshme uniteti popullor. Malёsorët së bashku i përjetonin dhe i bashkёndanin tё mirat e tё këqiat, sukseset dhe fatkeqёsitё, ashtu si i bashkëjetonin gëzimet familjare, dasmat, festat tradicionale dhe ato fetare, të cilat ishin njё faktor bashkimi i familjeve, ishin faktor paqe dhe ekuilibri shoqeror. Kur martaneshasit u njoftuan pёr internimin e djemëve ushtarё, sepse kishin braktisur frontin e njё lufte tё padrejte dhe sidomos kur u njohën me lajmin se dy prej tyre ishin robër te grekët, tё gjithё tё afёrmit, miqt, komёshijt dhe shumё bashkёfshatarё, shkonin pёr vizita nё familjet e kёtyre djemёve, pёr t’iu ndodhur pranё prindërve të tyre, që kalonin çaste tё vёshtira, shkonin pёr tё bashkёndarё vuajtjen, dёshprimin dhe dhimbjen, për t’iu dhënë kurajo familjarёve, të përballonin situatën e rëndë që po përjetonin. Kjo kulturë solidarieteti ishte tradicionale ndër martaneshasit.
96
Martaneshasit arsimdashës. Nё atё fund vjeshte të ftohtë, plot halle dhe atmosfere lufte të vitit 1940, malësorët mbanin Matemin, që mbyllej me 3 ditët e Ashures. Im Atë Qazim Alia tregonte, se gjatё Matemit, në zbatim tё ritualeve, në teqe mblidheshin antarёt e Kёshillit tё Teqes, myhibët, ashikёt e sё bashku, tё ulur rreth oxhakut, dёgjonin vargje nga vepra “Qerbelaja” e Naim Frashёrit, që i lexonin Sul Cuka dhe Veli Hidri.
Vepra “Qerbelaja” e Naim Frashёrit, botim i vitit 1895 nё Bukuresht. Emёrat me shkrim dore, janё bёrё vite mё vonё nga Osman Kotja. Kjo balladё, e dedikuar kryengritjes tё Imam Hysenit dhe martirizimit të Imam Aliut, tradicionalisht lexohej nё ditёt e Matemit, por në ato ditё vjeshte të vitit 1940, kёto vargje kishin një kuptim të posaçëm, sepse nxisnin sa inspirim shpirtёror, po aq dhe frymёzim atdhetarizmi, qё bekatshizmi e ka ideal me pёrparёsi. Fakti, se Teqia e Martaneshit e kishte librin “Qerbelaja” të Naim Frashёrit, të botuar në vitin 1895 në Bukuresht, i shtypur me alfa-
97
betin e Stambollit, vёrteton se malësorët e kanë lexuar këtë vepër, që në fund të shekullit XIX, çka dëshmon se në ato vite, kishte njerëz që shkruanin dhe lexonin nё gjuhën shqipe. Kopja e librit “Qerbelaja” që kishte teqia, për fat të keq u çduk, në vitin 1967, me shkatërrimet që kryen grupet e shpallur ateista. Një kopje tjetër të “Qerbelaja” e kishte dhe e ka familja Kotja. Libri “Qerbelaja” një ndër tre veprat e para në gjuhën shqipe e Naim Frashërit, është ruajtur për 120 vjet nga familja Kotja, por jam i bindur se nuk ishte i vetmi, me siguri ka pasur dhe libra të tjerë, si abetare, tekste gramatike dhe libra leximi në gjuhë shqipe, por ato kanë humbur, u dogjën nga pushtuesit turq, nga serbët, nga austriakët, nga kozaket, nga milicia shqiptare, nga italianët, nga gjermanët dhe ballistat, kur i vunë zjarrin kullave të bukura të Martaneshit, që u shkatërruan dhe shumica nuk u rindërtuan ashtu si ishin dikur. Bashkë me kullat madhështore u dogjën librat, veprat artistike, veshjet e bukura të grave (fustanet, jelekët, brezat dhe gunat), ashtu dhe çedikët, fustanellat, mrosat dhe gunat e burrave, që ishin pasuri me vlera historike, etnografike dhe kulturore të trevës tonë. Kur gjermanët dogjën shtëpinë e Rrem Rrushit në dimrin e vitit 1944, e shoqia e tij qante dhe u kërkonte njerëzve të nxirrnin arkën me teshat, ku ruante “resmen” (ikonën), librin (biblën) dhe gunën (veladonin) e At Pjetrit, por dhe ato u dogjën me gjithë të tjerat. E njëjta ngjarje e dhimbëshme ndodhi kur milicët dogjën shtëpitë e Zgurajve, ku ishin ruajtur shkrimet e shumta të Hoxhë Zgurit, i cili kish studiuar ne Stamboll dhe shkruante shqip me alfabetin turk. Në se do të ishin ruajtur ato shkrime, sot do të kishim dokumenta dhe nje vizion tjetër të historisë të Martaneshit në vitet 1750 – 1850. Kështu humbën shumë vlera etnografike, kulturore dhe artistike, të cilat shumë familje malësore i kishin ruajtur me shekuj, por disa kanë ruajtur libra, objekte fetare dhe dokumenta me vlerë. Xheladin Koxherri ka ruajtur 3 Kurane të vitit 1790 dhe një bllok me shkrime në gjuhën turqishte të Ali Koxherrit, i cili e ka shkruar mbiemërin Koxhasi, që në turqisht do të thotë kryeplak, çka tregon se një ndër të parët e kësaj familje, në fund të shekullit XVIII ishte kryeplaku i Martaneshit, andaj administrata turke e regjistroi me detyrën që kryente dhe në vazhdim pasardhësit e ruajtën këtë mbiemër, që më pas u modifikua në formën shqipe - Koxherri. Ruajtja e Kuraneve dhe e bllokut me shënime të vitit 1790, është
98
një fakt historik, që dëshmon se në fund të shekullit XVIII, një pjesë e banorëve të Martaneshiti ishte konvertuar në besimin mysliman Xhamia në Malcu, ishte e ndërtuar në vitin 1780, ndërsa një shekull më vonë, kur banorët përqafuan bektashizmin, xhamia u shndërrua në Teqe të sektit Kaderi, ndërsa aktualisht ka funksione të dyfishta teqe dhe xhami, nje institucion unikal në botë.
Tre Kurane të vitit 1790 dhe blloku me shënime në osmanishte, i shkruar nga Ali Koxherri dhe të ruajtura nga Xheladin Koxherri. (Fotografia e dhuruar nga Glenis Koxherri) Blloku me shkrime në gjuhë osmanishte, i ruajtura nga Xheladin Koxherri, dëshmon si katragjyshi i tij Ali Koxherri (Koxhasi), kishte frekuentuar shkollën turke, ishte i arsimuar e me kulturë, por ende nuk e kemi verifikuar, në se përmban dhe shkrime në gjuhën shqipe me alfabetin turk, që praktikohesh nga shumë patriotë shqiptarë, në ato vite të veshtira persekutimi nga Porta e Lartë. Xhamia në Malcu dhe xhamitë e tjera në fshatrat Peshk, Gjon dhe Lenë, janë ndërtuar në shekujt XVIII - XIX, pra në një periudhë tranzicioni, kur ende disa familje i ruanin besimet katolike dhe ortodokse, ndërsa pjesa tjetër u konvertuan në myslimanë sunitë Pavarësisht se praktikonin tre besime fetare (katolike, ortodokse, muslimane sunite dhe bektashi, martaneshasit bashkjetonin në harmoni, me tolerancë të admirueshme dhe në respekt reciprok, me martesa mes tyre pa paragjykime besimi, madje ne Martanesh kurrë nuk kane ekzistuar konflikte për motive fetare.
99
Në shekullin XVIII shkruan Kordinjano, në Dioqezën e Kunavisë, që kishte pasur 23 famulli, kishin mbetur 300 të krishterë, kryesisht femra, ndërsa pjesa tjetër ishin kthyer në myslimanë sunitë. (35) Ruajtja e librit “Qerbelaja” e Naim Frashërit, nga familja Kotja ka rëndësi historike, fetare dhe kulturore për popullin e Martaneshit, sepse treva e jonë ka në pronësi një libër të vjetër ne gjuhe shqipe, me vlera të rralla për historinë e kulturës dhe të arsimit shqiptar. Ekzistenca e librit “Qerbelaja” e Naim Frasherit, në fund të shekullit XIX, shtron pyetjen: “Kur e mësuan martaneshasit shkrim këndimin në gjuhën shqipe?” Kur u hap shkolla e parë shqipe? Deri në gjysmën e parë të shekullit XIX, në trojet shqiptare kishte 2000 shkolla në gjuhët turke, greke, bullgare, serbe dhe italiane, por në gjuhën shqipe, funksiononin fshehurazi, pasi me disa fermane të Sulltaneve, ishte urdhëruar mbyllja e shkollav shqipe, ishte ndaluar të shkruhej dhe të flitej gjuha shqipe. (36) Ky vendim antishqiptar i Portës së Lartë dhe represionet e vazhdueshme të xhandarmerise dhe te administratës turke, nuk i frikësuan patriotët rilindas, të cilët zhvilluan lëvizjen politike, shoqërore dhe kulturore për zgjimin e ndërgjegjies kombëtare dhe organizimin e luftës për çlirimin nga pushtuesit osmanë. Lufta për pavarësi ishte e pandarë me arsimimin e popullit, me hapjen e shkollave dhe botimin e librave në gjuhë shqipe, që edukonin atdhedashurinë. Naum Veqilharxhi në vitin 1844 dhe Kostantin Kristoforidhi në vitin 1867, ishin të parët që hartuan dhe botuan abetaret në gjuhë shqipe, të cilat u përdorën fshehurazi nga populli, për të mësuar shkrim-kendim në gjuhën amëtare. Dhimiter Shuteriqi, shkruan se Kostandin Kristoforidhi u lind në Elbasan, por prindërit e tij ishin me origjinë nga Vali i Martaneshit, madje gjatë verës shkonin për pushime në vendlindje. (36) Dihet se disa familje të krishtera martaneshase të fiseve Mansi, Gaçi, Bitri, Bici, Muzhaqi , mes tyre dhe familja e Kristoforidhit, që nuk pranuan të bëheshin myslimanë, në shekullin 18° zbritën dhe u vendosën në lagjen “Kalaja” të Kazasë të Elbasanit. Deri në gjysmën e dytë të shek. XIX, në Sanxhakun e Elbasanit funksiononin vetëm shkolla në gjuhët turke dhe greke, por dihet se shumë nga klerikët si ortodoksë dhe myslimanë, ishin dhe mësues, 35. Fulvio Cordignano: Geografia ecclesiastica dell’Albania. Roma 1934 36. Dhimiter Shuteriqi. Autorë dhe tekste. Tiranë, 1977
100
të cilet fshehurazi iu mësonin fëmijëve gjuhën shqipe. (37) Në këtë veprimtari patriotike kombëtare të shekullit XIX, u shquan klerikët bektashi, të cilët, që në zanafillat e përhapjes të këtij urdhëri në trojet tona, ritet fetare i zhvillonin në gjuhën shqipe. Me aprovimin e qeverisë Turke, më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësënjetoria në gjuhë shqipe, e cila u pasua me hapjen e shkollave shqipe në treva të tjera, kësisoj, brënda një viti u hapën 50 shkolla në Ohër, Elbasan, Ersekë, Prizren, Manastir, Pogradec etj. (38) Në mars të vitit 1889, Baba Jashari, vendosi të hapi shkollën në Martanesh, kështu mori lejen nga administrata turke e Kazasë të Çermenikës, për të hapur mejtepin në Teqen e Martaneshit. Në këtë shkollë fillore, mësohej gjuha turke dhe gjuha shqipe. Baba Jashari mori mësues privat Haxhi Kolën, të cilit i paguante 600 grosh në muaj, i garantonte ushqimin dhe fjetjen. Ai u mësonte fëmijëve turqishten dhe fshehurazi shkrim-këndim në gjuhë shqipe. Nxënësit e parë të kësaj shkolle ishin: Selim Peshku, Kamber Haslika, Sul Leka, Myslim Gerrica, Rrem Çela, Murat Zhaboli, Dik Peshku, Ramiz Kotja, Ram Dervishi, Beqir Zhaboli, Haxhi Gjyla, Lam Cani, Ramiz Gjyla, Isuf Kenga etj., etj. Shkollën e frekuentuan dhe dy dervishët martaneshas Ramadan Cani dhe Avdi Cuka, që ishin në shërbim të Baba Jasharit në Teqet e Martaneshit. (39) Në verën e vitit 1889, në Martanesh erdhi Said Najdeni, miku i Baba Jasharit. Ai kishte hapur shkollën shqipe në Dibër të Madhe e këtë përvojë ia përcolli dhe mësuesit Kola e njëkohësisht pruri disa abetare dhe libra shkollorë. Në bisedat me banoret Saidi theksonte: “Me gjuhë ruhet mëmëdheu, me shkollë mirësohet kombi!". Shkolla e Martaneshit kishte pak nxënës dhe shumë vështirësi, që ia krijonte administrata dhe xhandarmëria turke, që e kontrollonte vazhdimisht, andaj mësuesi ishte i detyruar, që mësimet në gjuhën shqipe, t’i zhvillonte periodikisht dhe fshehurazi, madje i porosiste fëmijët, të mos bisedonin me të tjerët, se ishte me rrezik. 37. Ali Arslan: “Arnavutça Egitime Geçis ve Buna Karsi Osmanli Yönetiminin Tavri”, (4-7 Aralik 2003 Tiran-Arnavutluk). Balkanlarda Sempozyumu Tebligleri, TDVIA, III, Istanbul. 2006 38. Alfred Uçi: Mesenjetoria e gjuhes shqipe ne Korçë. 1987. 39. Selim Kaliçani. Historia e Baballareve te Teqes se Martaneshit. 1997
101
Në vitin 1895, Baba Jashari rindërtoi Teqen e Poshtëme dhe në një nga dhomat e katit përdhes, rihapi shkollën, pra krijoi një klasë mësimi me hapsirë më të gjërë dhe me kushte më të mira, për t’u sistemuar një numër më i madh nxënësish. (40) Abetaret dhe librat e shtypura me alfabetin shqip të Stambollit, i dërgoi Baba Meleq Shëmbërdhenji, i cili ishte dhe poet bektashi nga Skrapari. Bashkë me librat, Ai i dërgoi dhe poezitë e tij, të shkruara në gjuhën shqipe, që lexoheshin në aktivitet fetare të teqes. (41)
Mbishkrimi në turqisht: viti 1895 i rindërtimit të Teqes së Poshtëme Në mbeshtetje të shkollës së Martaneshit, një ndihëm të veçantë dha patrioti Hamdi Ohri, i cili sa herë vinte në teqe, për të takuar Baba Jasharin, sillte abetare dhe libra në gjuhën shqipe. (42) Shkolla frekuentohej nga fëmijët e fshatrave Peshk, Gjon, Lenë e më pak nga Vali. Fëmijët që vinin nga Vali, apo nga lagje të largëta, rrinin ndër kushërinjët, apo familje të miqësisë në Peshk e në Lenë. Disa nga nxënësit në shkollën e viteve 1895 - 1905 jane: Sul Cuka, Hasan Gjoni, Sali Feza, Veli Hidri, Rrem Rrushi, Staf Koxheri, Rrem Gjyla, Haxhi Bami, Dik Gerrica, Rustem Zguri, Kamber Peshku etj. 40. Lutfi Hanku. Baba Jashar Krena, Bektashiu që bëri histori në Martanesh. Gazeta Bulqiza: Nr1. Maj 2015. 41. “Zëri i Popullit”, nëntor 1942, nr. 5, Shp 21/513 AQSH. 42. Eugen Shehu: Hamdi Bej Ohri, i kundërvihej politikës mashtruese të Turqeve te rinj. Bota Sot. Dhjetor 2015.
102
Sali Feza, që kishte filluar klasën e parë në vitin 1895 tregonte: “Fillimisht uleshim këmbëkryq, më pas na dhanë nga një shkëmb të vogël. Mësimin e fillonim me Kuranin. Ne i përsërisnim syret që i lexonte mësuesi. Më pas vazhdonim lexim dhe shkrimin në shqip. Lexonim abetaren me zë të lartë. Nuk kishim lapsa as fletore, por sejcili prej nesh kishte nga një rrasë, ku shkruanim me shkumës, që mësuesi i pergatiste me copa guri gëlqeror të shkrifët, që i mblidhte në shpellën e Mansit. Mësuesin e thërrisnim Efendi. Ishte i rreptë. Na binte duarve me thupër thane kur përgjigjeshim gabim, apo kur bënim ndonjë prapësirë. Mësimi më i vështirë ishte arithmetika, më shumë na pëlqente historia, se dëgjonim tregimet për luftat e Pirros, të Skenderbeut, per lidhjen e Prizrenit dhe sidomos për vëllezërit Frashëri, që ishin bektashij të shquar”. Në prill të vitit 1902, në Teqen e Martaneshit, u organizua një takim me patriotë nga Dibra, Shkodra, Elbasani, Tirana dhe Mati, të cilët diskutuan çështien e shkollave në gjuhën shqipe, si një ndër problemet më të mprehta të çështies kombëtare. Në kete takim ishin Hoxhë Moglica dhe Said Naideni nga Dibra, Aqif Pasha dhe Ahmet Dakli nga Elbasani, Dom Ndre Mjeda nga Shkodra, Abdi Toptani nga Tirana, Rexhep Pash Mati nga Mati dhe Baba Jashar Krena i Martaneshit. Pjesmarrësit e këtij tubimi sugjeruan, që në shkollat e gjuhës shqipe, të përdorej alfabeti i Stambollit, pasi abetaret dhe librat atë kohë ishin shtypur me atë alfabet, ndërkohë që përdoreshin dhe alfabete të tjera, si i shoqërisë “Bashkimi”, i shoqërisë “Agimi”, madje përdoreshin dhe alfabete me germa turke, arabe dhe greke. Gjithashtu pjesmarrësit vendosën, që krahas shkollave ekzistuese, të hapeshin dhe 7 shkolla të tjera në Diber, në Mat dhe në Tiranë. (42) Me iniciativën e shoqërisë “Bashkimi”, më 14 – 22 nëntor 1908, në Manastir, u mblodh Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Në këtë tubim patriotik, dijetarët shqiptarë unanimisht miratuan alfabetin e gjuhës shqipe, atë që përdorim edhe sot e njëkohësisht, kongresi vendosi, që në trojet shqiptare të hapen sa më shumë shkolla laike shqipe dhe të riorganizoheshin ato ekzistuese. (43) 42. Dylejman Karaj. Treva e Matit, vendi ku lindi shtetari reformator, që çimentoi themelet e pavaresise se Shqiperise. Burrel 2012. 43. Aleks Buda: Alfabeti i gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nëntor 1908). Studime, materiale, dokumente. Tirana 1972
103
Në zbatim të detyrave të Kongresit të Manastirit, në mars të vitit 1909, në shkollën e Martaneshit erdhi mësuesi Hasan Hoxholli, i cili ishte bektashi dhe myhib i Teqes të Elbasanit, ku kishte qenë mësuesi i shkollës fillore në teqe. Gjatë viteve që shërbeu mësues në Martanesh, Hasani ndikoi në rritjen e numërit të nxënësve dhe të nivelit didaktik. Në vitin 1909, shkolla e Martaneshit kishte 22 nxënës dhe në vitet pasuese u shtua dhe më shumë numëri i tyre. Hapja e shkollave shqipe në shumë treva, i acaroi xhonturqit, të cilët jo vetëm i shpërfillën zotimet, që iu kishin bërë shqiptarëve për t’iu dhënë autonominë dhe të drejtën e hapjes të shkollave shqipe, por mbyllën një pjesë të shkollave dhe arrestuan e burgosën disa nga mësuesit. Në një shkresë të 17 shkurtit 1910, adminsitrata turke e Vilajetit të Manastirit, urdhëronte të gjitha strukturat vartëse të sanxhaqeve, kazave dhe nahijeve: “Të protestohet kundër lejes për përdorimin e shkronjave latine të alfabetit të ri të arnauteve”. (44) Nga ky urdhër kuptohet se, administrata turke e ndodhur para faktit të hapjes të shkollave të shumta shqipe, bënte presion të vazhdohej shkrimi i shqipes me alfabetin turk e njekohesisht ushtronte terror, presione psikologjike, si dhe i persekutonte mesuesit. Të njëjtin qëndrim antishqiptar mbajti dhe Patriarkana Greke, e cila masakroi Papa Kristo Negovanin dhe Petro Nini Luarasi, dy figura të Rilindjes Kombëtare, luftëtarë për çlirimin nga zgjedha osmane dhe luftëtarë të shquar të krijimit të arsimit kombëtar. Shkolla fillore e Martaneshit i mbijetoi reprazalieve xhonturke, pasi aktiviteti arsimor zhvillohej brenda mjediseve të teqes dhe e mbrojtur nga autoriteti i Baba Jasharit dhe më pas i Baba Hajdarit, te cilë garantuan vazhdimësinë e shkollës në vitet e pushtimit turk. Në gusht të vitit 1912, gjatë udhëtimit për në Elbasan, Themistokli Pollo, bujti te Baba Hajdari në Teqen e Martaneshit dhe për takimet me malësorët, në kujtimet e tij shkruan: “Martaneshasit mikpritës më kërkuan t’iu dërgoja flamuj dhe abetare”. (45) Kjo dëshmi, qartëson shpirtin arsimdashës të malësorëve martaneshas, që kërkonin t’i edukonin fëmijët me dije dhe kulturë. 44. Arkivi Shkupit: Dokumenti Nr. 74, 17 shkurt 1910; I.19. 173/207-208. 45. Themistokli Pollo. “Në kryengritjen e Përgjithëshme të vitit 1912”. Libri: “Lufta për çlirimin kombëtarë në vitet 1878 – 1912”. Tirane 1962
104
Në qeverinë e miratuar nga kuvendi i Vlorës më 4 dhjetori 1912, ministri i arsimit u emërua patrioti Luigj Gurakuqi, i cili ka meritat e krijimit të shkollës kombëtare shqiptare dhe të sistemit arsimor. Në drejtimin e Gurakuqit u hartuan dhe u aprovuan ligjet, që vunë themelet e sistemit arsimor shtetëror dhe arsimimin e detyrueshëm fillor për djem e vajza, në të gjitha komunat e vendit. Ministri Gurakuqi, organizoi administratën arsimore shqiptare, hartoi dokumentacionin për funksionimin e shkollave dhe ngriti një sistem kursesh, për përgatitjen dhe kualifikimin e mësuesve. (46) Gjate vitit 1913, në të gjitha komunat e Shqipërisë, u hapën shkollat fillore shtetërore 3 vjeçare në fshat dhe 4 vjeçare në qytet, me frekuentim të detyrueshëm nga fëmijët e moshës 7 vjeç. Krahas hapjes të shkollave të reja u konsoliduan shkollat ekzistuese, ndër ato dhe shkolla fillore e Martaneshit, e cila nga ky vit e në vazhdim, u përfshi në sistemin e arsimit shtetëror. (47) Gjatë vitit 1913, shkolla mbeti në mjediset e teqes, në pritje të sistemohej ndërtesa në qendrën e komunës, si kishte urdhëruar qeveria e Vlorës, për ngritjen e institucioneve vendore dhe të shkollave. Pasi ra qeveria e Ismail Qemalit më 22 korrik 1914, Shqipëria u trondit nga lufta I Botërore dhe nga konfliktet e brendëshme, ku dhe Martaneshi nuk i shpëtoi kaosit të atyre viteve të mbrapshta. Viti 1914 u karakterizua me verë shumë te nxehte dhe te thatë, që shkaktoi dëmtimin e prodhimeve bujqësore dhe të blegtorisë, duke u shprehur me situatë të rëndë zie dhe me shumë vdekje. Në vitet 1915–1916 Martaneshi u pushtuar nga austriakët. Krahas problemeve, që krijuan pushtuesit austriakët me sekuestrimin e bagëtive të imëta, popullata u trondit dhe nga epidemia e kolerës, që shkaktoi viktima, sidomos në fshatin Lenë. Pasojat e kolerës ruhen në kujtesën e malësorëve, kështu rrënojat e banesave të familjeve, që u shuan nga kjo semundje quhen “Kasollet e kolerës”. Në vitin 1916, ra epidemia e tifos, që kryesisht preku banorët e Valit, duke u shprehur me pasoja të renda dhe vdekshmëri të lartë. Viti 1918 ka qenë edhe më i vështirë për martaneshasit. Në muajt e atij dimëri të ashpër dhe me reshje të dëndura bore, 46. Jahë Sadrija: Luigj Gurakuqi (1879-1925): Jeta dhe vepra. Zemrashqiptare.net gusht 2012. 47. Pal Doçi: Shoqnia gjuhësore e letrare "Bashkimi". Shkodër 1998
105
banorët u prekën dhe nga gripi spanjoll, që shfarosi shpendët dhe shkaktoi viktima në njerëz, sidomos ndër fëmijët e të moshuarit. Kjo situatë apokaliptike e krijuar nga pasojat e luftës, nga zija dhe nga tre epidemitë, që prekën banorët e Martaneshit, pasqyrohet në kujtimet e dy historianëve Aubrey Herbert dhe Edith Durham, të cilët për ngjarjet dramatike të vitit 1918 shkruanin: ‘‘Ishte vit i zisë së madhe, vajet dhe ulërimat degjoheshin derë më derë’’. (48) Këto tre epidemi u shfaqën në muajt e dimrit, kur shkolla ishte e mbyllur, por situata shëndetësore e banorëve, ndikoi që mësimet t’i fillojnë me vonesë, kështu shkolla u hap në fund të muajit prill. Pas përfundimit të Luftës I Botërore, më 21 – 31 janar 1920, patriotët shqiptarë mbajtën në Lushnje Kongresin Kombëtar, i cili miratoi Aktin Kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, zgjodhi Këshillin e Lartë me 4 vetë, Këshillin Kombëtar me 37 veta dhe qeverinë me kryeministër Sulejman Delvina. (49) Krahas vendimeve të rëndësishme politike për forcimin e shtetit shqiptar, qeveria dhe Këshilli Kombëtar, aprovuan dhe një paketë ligjesh për riorganizimin e sistemit arsimor shqiptar. (50) Meritat për reformën arsimore, i përkasin ministrit të arsimit Sotir Peci, i cili thirri Kongresin Arsimor Shqiptar, që i zhvilloi punimet në Lushnje, më 15 – 29 gusht të vitit 1920. Kongresi trajtoi problemet e sistemit arsimor, të strukturës dhe të përmbajtjes së shkollës; të njësimit të gjuhës, kështu vendosi që në tekstet shkollore të përdorej dialekti i Elbasanit; si dhe diskutoi për modernizimin e didaktikës e të praktikës shkollore. Kongresi rivendosi, që arsimi fillor të bëhej i detyrueshëm dhe të hapeshin shkollat të reja në komunat ku mungonin. (51) Në mars të vitit 1921, shkolla e Martaneshit frekuentohej nga një numër i konsiderueshem nxënësish e megjithëse ishin të zellshëm e me rezultate të larta, pasi përfundonin shkollën, mbeteshin në fshat, asnjërit nuk iu dha mundësia të vazhdoi shkollat e mesme qytetare. 48. Michael Schmidt-Neke: Lindja dhe zgjerimi i diktaturës mbretërore në Shqipëri (1912-1939). Oldenbourg, München 1987 49. Historia e Popullit Shqiptar. Botim i Toena. Tirane 2007 50. Izet Shehu: E verteta e Kongresit te Lushnjes 21 – 31 janar 1920. Forumi Shqiptar – on line: Nentor 2007 51. Engjell Zerdelia: Kongresi Arsimor i Lushnjes 15-29 gusht 1920. Dielli on-line: August 13th, 2015
106
Kjo situate vazhdoi dhe në vitet 1922-1939, kur Shqipëria u qeveris nga Ahmet Zogu. - Në vitet 1922 – 1924 Ahmet Zogu u zgjodh kryeministër. - Në vitet 1925 – 1928 President i Republikës - Në vitet 1928 deri me 6 prill 1939, u shpall Mbret i Shqipërisë. Gjatë 17 viteve të sundimit, Ahmet Zogu kreu reforma të shumta, ndër të cilat, tre më të rëndësishmet janë: - Refoma e administratës, e cila solli stabilitetin e rendit publik. - Reforma juridike, që çoi në njësimin legjislacionit shqiptar me legjislacionin europian. - Reforma arsimore, që konsolidoi shkollën kombëtare shqiptare. Me reformën e sistemit arsimor të vitit 1927, u arrit të hartohen programet dhe tekstet mësimore, sipas modeleve të shkollave europiane perëndimore, u stabilizua arsimi fillor 5 vjeçar në qytet dhe 4 vjeçar në fshat, me kusht, që nxënësit nga fshati, në se shkonin në shkollat e mesme, do të vazhdonin klasen e 5° në qytet. (52) Në vitin 1927, u hapën shkollat e mesme 8 vjeçare, të ndara në dy nivele: shkolla e mesme e ulët, apo qytetëse dhe shkolla e mesme e lartë, në dy format lice dhe gjimnaze qytetare. Gjithashtu ligji parashihte, që në zonat e thella malore, ku shkolla ishte larg qendrave të banimit, të hapeshin internate (konvikti) dhe në fakt u hapën në shumë treva të tjera, por jo në Martanesh. Ne vitin 1933, monarkia e thelloi reformën arsimore, që çoi në nacionalizimin e arsimit dhe nga ky vit funksionuan vetëm shkolla shtetërore me mësues të emëruar dhe të paguar nga shteti shqiptar. Gjatë viteve të regjimit të Zogut, shumica absolute e nxënësve që mbaruan shkollën e Martaneshit, mbeten ne fshat. Disa nxënës me rezultatet të mira në mësime që dëshironin të vazhdonin arsimimin në shkollat qytetëse, nuk gjetën përkrahje nga prinderit, por as nje rrugëzgjidhje nga pushteti komunal, kështu mbetën në fshat, të impenjuar me blegtorinë dhe me bujqësinë. Në vitin 1928, në shkollën e Martaneshit u regjistrua nxënësja e parë Fatime Rrushi, një vendim i guximshëm i prindërve të saj, që iu dha kurajo shumë familjeve të tjera, t’i dërgojnë vajzat të shkollohen. Frekuentimi i shkollës nga vajzat martaneshase, shënon një fitore në drejtim të afirmimit të drejtave të tyre për arsimim, por 52. Eqerem Bej Vlora: Kujtime 1885 – 1925. Shtëpia botuese “Shtëpia e Librit & Komunikimit”. Tiranë 2003
107
dhe për rolin e femrave në emancipimin kulturor dhe shoqëror. Nga viti 1929 dhe në vazhdim, shkolla u frekuentua nga shumë vajza të tjera si Zenepe Koxherri, Xhide Sollaku, Fatime Ndreu, Farije Kenga, Rihane Kaca, Mereme Kenga etj, dhe kështu nga viti në vit, u shtua numëri i vajzave të shkolluara. Por si për djemtë dhe për vajzat martaneshase, cikli i arsimimit mbyllej me mbarimin e shkollës të fshatit. Në ato vite nuk mund të flitej, që vajzat të vazhdonin më tej shkollën dhe pse shquheshin për zellin dhe aftësitë intelektuale, pasi ata ishin të ndëshkuara nga mentaliteti patriarkal, nga konservatorizmi dhe fanatizmi i kohës, që i konsideronin vajzat të destinuara për në derën e burrit. Rreth këtyre historive heshtet. Askush nuk flet përse gjatë viteve të regjimit të Zogut, madje deri në vitet ’60 të regjimit komunist, djemtë dhe vajzat martaneshase nuk i vazhduan shkollat e mesme në qytete dhe pse nuk i dërgonin për studime universitare, jasht shtetit si i dërgonin matjanët, dibranët, krutanët dhe të tjerët. Askush nuk flet për arsyet e këtij ostraçizmi dhe braktisje deri në izolim të djemëve e vajzave martaneshase gjatë viteve të regjimit të Ahmet Zogut, ndërsa ndodhte ndryshe me nxënësit e shkollave të trevave të tjera fqinje, si me Matin, Dibrën, Librazhdin etj, që ishin të favorizuar nga regjimi në drejtim të shkollimit të fëmijëve. Kuptohet, se shumë familje martaneshase nuk ishin në gjëndje ekonomike të përballonin shpenzimet, që kërkonte shkolla qytetase, por dhe shteti nuk iu dha bursa, si e parashikonte ligji i arsimit. Ky qëndrim i shtetit, binte në kundërshtim me parimet dhe ligjet e sistemit arsimor kombëtar, që garantonte të drejtën për arsimim dhe bursa studimi për nxënësit më të mirë. E vërteta është se ky ostraçizëm dhe mohimi i të drejtave të nxënësve martaneshas për bursa studimi, ishte pasojë e politikës të zogollianëve për ndëshkimin dhe izolimin e martaneshasve. Ky qëndrim lidhet me rrethana dhe faktet historike te qarta. Dihet se martaneshasit dy herë e kundërshtuan me armë Ahmet Zogun dhe zogollianet si inatçor, nuk ua harruan kurrë këto sfida. Ky mllef tribal, rëndoi dhe mbi rininë martaneshase, e cila në vitet e pushtetit të zogollianëve, u privua nga të drejtat për bursa studimi në shkollat e mesme qytetase. Gjate 17 viteve te sundimit të Ahmet Zogut, vetem 5 nxënësa martaneshas: Zenel Koxherri, Hysen
108
Koxherri, Ali Kurti, Liman Gjoka dhe Korb Leti, vazhduan arsimimin në shkollat qytetëse dhe me pas dhe ne shkolla jasht vendit. Rinia e sotme duhet të njihet me faktin e dhimbshëm, se në vitet e sundimit të Ahmet Zogut, asnjë banor martaneshas nuk u pranua të punonte nëpunës në administratën e shtetit dhe pse ishin të arsimuar; nuk emëruan asnjë martaneshas drejtues komune, ndërkohë që shumë komuna fqinje drejtoheshin nga vendas. Shumë nxënësve me rezultate të mira në mësime, nuk iu dhanë bursa, për të vazhduar shkollat në qytet, kështu ua mbyllën perespektivat për profesionalizim dhe studime universitare. Ndër nxënësit, që mbaruan shkollën e Martaneshit, tre prej tyre: Zenel Koxherri, Hysen Koxherri dhe Ali Kurti, ndoqën studimet në shkollën Normale të Elbasanit dhe kjo mundësi iu krijua me insistimin e mësuesve të shkollës dhe sidomos me ndërmjetësinë e patriotit elbasanas Ymer Myzyri, i cili i kërkoi patriotit Ahmet Gashi drejtori i Normales të Elbasanit, t’iu akordonte bursë dhe sistemimin në konviktin e shkollës. Në vitet 1918 - 1925, një ndër nxënësit e shkëlqyer të shkollës së Martaneshit ishte Zenel Koxherri, i datlindjes 30. 03. 1911. Zenel Koxherri, pasi përfundoi shkollën në Peshk, në vitin 1925 fitoi të drejtën të vazhdoi Normalen e Elbasanit, ku në 6 vitet e studimit, arriti rezultatet të larta dhe si një ndër nxënësit më të mirë, fitoi bursë për të vazhduar sudimet universitare në Austri. Në shtator të vitit 1931, Zenel Koxherri u regjistrua dhe ndoqi studimet në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Vienës, ku ai mori mësime nga profesora të shquar në fushën e albanologjisë, si Karl Patsch, Reninger dhe Norbert Jokli. Gjatë studimeve universitare, Zenel Koxherri ishte antarë i Shoqërisë të Studentëve Shqiptarë “Albania” në Vienë, ku njohu e krijoi miqësi me Eqerem Çabeji, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Gjovalin Gjadri, Skender Luarasi, Krist Maloki, Qemal Butka, Fuad Asllani, Jani Basho, Kolë Mirdita - Henelau, Xhevat Korça etj. Gjatë viteve të studimeve në Vienë, Zeneli bashkëpunoi me revistën “Djalëria”, organi i shoqatës të studentëve shqiptarë. Motoja e revistës ishte: ‘’Sa kam shpirt, kam shpresë- S.K.S.K.S’’. Inicialet e kësaj shprehje latine, ishin vënë në stemën e shoqatës, e kompozuar në formë pesëkëndëshe, me shqiponjën dykrenore në fushë të kuqe, e rrethuar me inicialet “S.K.S.K.S” në skajet e stemës.
109
Studentët shqiptarë, stemën e mbanin në jakën e xhaketës. (53) Zenel Koxherri është intelektuali parë në historinë e Martaneshit, i pari që ka kryer studime të plota univeristare. Në veren e vitit 1935, Zeneli përfundoi me suksese studimet universitare dhe u kthye në Martanesh me diplomën e filologut. Bashkë me diplomën universitare, Zeneli pruri nga Austria dhe shumë libra, një pasuri me vlera kulturore për një intelektual, por për fatin e keq, një ditë, kur ai nuk ndodhej në shtëpi, te gjitha librat ia dogji një fanatik jo martaneshas, sepse sipas tij, ishin shkruar me gjuhën e të pafeve. Kjo ngjarje e shëmtuar e rëndoi shpirtërisht Zenelin, ashtu si dhe e indinjoi popullin, që e kritikoi këtë akt inkuizitor. Në shtator të vitit 1935, me kërkesën e Aleks Budës, Zeneli shkoi në Elbasan, ku filloi punë si mësues në një shkollë private të qytetit, ku dha mësime për lëndët e histori-gjeografisë dhe gjuhë gjermane. Në shtator të vitit 1939, Prefektura e Elbasanit e mbylli shkollën, kështu Zeneli mbeti pa punë dhe u detyrua të kthehej në Martanesh pranë familjes në Malcu. Ndër nxënësit me rezultate të shkëlqyera, që mbaruan shkollën e Martaneshit në vitet ‘30, ishin Hysen Koxherri dhe Ali Kurti, të cilët me këmbënguljen e mësuesve dhe me ndërhyrjen e Ymer Myzyrit, i dërguan në Normalen e Elbasanit. Hyseni dhe Aliu, i mbaruan studimet me rezultate të larta dhe shpresonin t’i emëronin mёsues nё shkollёn e Martaneshit, por në vitin 1939 i mobilizuan ushtarë dhe i dërguan ne Itali, të vazhdonin studimet nё shkollёn e Oficerave të Karabinerisë në Romё. Në korrik të vitit 1940, Hyseni dhe Aliu, u kthyen nё atdhe. Hysen Koxherri u aktivizua në lëvizjen anti-fashiste dhe në fund të vitit 1942 hyri në rradhët e çetës partizane të Martaneshit. Nga këto të dhëna, rezulton se në vitet e mbretërimit të Ahmet Zogut, vetëm 5 djem, mundën të ndjekin studimet pas përfundimit të shkollës në Martanesh, por e njëjta situatë ostraçizmi, vazhdoi edhe gjatë regjimit komunist, pasi ne vitet 1945 – 1965, shumë pak djem dhe vajza martaneshase, patën fatin të ndjekin shkollat e mesme dhe shumë më pak prej tyre vazhduan studimet universitare. 53. Petro Luarasi: Shpalim i kontributit mediatik të Skender Luarasit. Revista Drini, Janar 2014
110
111
112
113
114
115
116
ORGANIZIMI I LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE NË TREVËN E MARTANESHIT VITET 1941 – 1944
PJESA II
117