1 minute read
MËSIMI NDËRVEPRUES
Shembull mësimi ndërveprues
Mblidhni të gjithë nxënësit në klasën tuaj duke luajtur kuize dhe lojëra drejtpërdrejt me “Shishja rrotulluese” (Kujt i bie kreu i saj drejton pyetjen dhe të tjerët përgjigjen), apo edhe përmes “Lojra fjalësh” (Përgatiten fisha me koncepte dhe nxënësi komunikon vetëm shkronjën e parë e të fundit, të tjerët gjejnë konceptin), ose stuhi mendimesh së bashku. Ju mund t'i bëni të gjithë nxënësit tuaj të marrin pjesë në ato aktivitete emocionuese edhe me ndihmën e disa platformave online të cilat i kemi trajtuar më herët. Jo vetëm kaq, por nxënësit mund të shtypin ose zgjedhin përgjigjet në mënyrë anonime në vend që të ngrenë duart lart. Kjo i bën ata më të sigurt për t'u përfshirë, për të shprehur mendimet e tyre dhe nuk shqetësohen më për të qenë “gabim” ose “të gjykuar”.
Advertisement