1 minute read
TË MËSUARIT NË KLASË TË PËRMBYSUR
Kthejeni pak procesin e mësimdhënies në një përvojë mësimi më emocionuese dhe efektive. Përpara mësimit, nxënësit duhet të shikojnë video, të lexojnë materiale ose të hulumtojnë për të pasur një kuptim dhe njohuri bazë për çështje të caktuar. Ora e mësimit i kushtohet kryerjes së të ashtuquajturave 'detyrat e shtëpisë' që zakonisht bëhen pas orës së mësimit, si dhe diskutimeve në grup, debateve ose aktiviteteve të tjera të drejtuara nga nxënësit. Kjo strategji përqendrohet rreth nxënësve dhe mund t'i ndihmojë mësuesit të planifikojnë më mirë mësimin e personalizuar dhe të vlerësojnë performancën e nxënësve.
Shembuj me klasën e përmbysur
Advertisement
Klasa e përmbysur është një qasje mësimore interaktive dhe e përzier që fokusohet në të nxënit individual dhe aktiv në krahasim me mësimin tradicional apo në grup. Nxënësit njihen me përmbajtje dhe koncepte të reja në shtëpi dhe i praktikojnë ato individualisht kur janë në shkollë. Zakonisht, këto koncepte prezantohen me video të regjistruara paraprakisht, të cilat nxënësit mund t'i shikojnë në shtëpi, dhe ata vijnë në shkollë për të punuar mbi temat me disa njohuri të fituara më herët.
Fleksibilitet - Nxënësve u jepet mundësia të zgjedhin kur dhe si të mësojnë. Përcaktoni kohën dhe hapësirën e mjaftueshme që ata të mësojnë, reflektojnë dhe rishikojnë.
Përmbysja e klasës nuk është aq e lehtë sa thjesht dhënia e mësimeve përmes videove për nxënësit që t'i shikojnë në shtëpi. Ajo gjithashtu kërkon më shumë planifikim, përgatitje dhe burime nga ana e mësuesit.