
1 minute read
TË MËSUARIT E BAZUAR NË KËRKIM
Të mësuarit e bazuar në kërkim është gjithashtu një lloj mësimi aktiv.
Në vend që të jepni një leksion, ju e filloni mësimin duke ofruar pyetje, probleme ose skenarë. Ai përfshin gjithashtu mësimin e bazuar në probleme dhe nuk mbështetet shumë tek ju; në këtë rast, ju keni më shumë gjasa të jeni një lehtësues dhe jo një lektor.
Advertisement
Nxënësit duhet të bëjnë disa kërkime mbi temën në mënyrë të pavarur ose punë me grup (varet nga ju) për të gjetur një përgjigje.
Kjo metodë i ndihmon ata të zhvillojnë shumë aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe kërkimin.
Shembuj të të mësuarit të bazuar në kërkim
Provoni të sfidoni nxënësit të…
Gjejnë zgjidhje për ndotjen e ajrit/ujit/zhurmës/dritës në një zonë të caktuar.
Rritin një bimë (fasulet janë më të lehtat) dhe zbuloni cilat janë kushtet më të mira të rritjes.
Hetojnë/konfirmojnë një përgjigje të dhënë për një pyetje
(p.sh: një politikë/rregull të aplikuar tashmë në shkollën tuaj për të parandaluar ngacmimin, bulizmin, duhanpirjen, etj.).
Formojnë pyetjet e tyre, gjejnë metoda për të zgjidhur dhe punojnë në adresimin e atyre çështjeve.