1 minute read
MËSIMI I BAZUAR NË PROJEKTE
Puna në projekte në fund të një kapitulli apo periudhe është diçka që bëjnë të gjithë nxënësit. Mësimi i bazuar në projekte gjithashtu sillet rreth projekteve, por u lejon nxënësve të zgjidhin çështje të botës reale dhe të gjejnë zgjidhje të reja për një periudhë më të gjatë kohore. PBL i bën klasat më argëtuese dhe tërheqëse, ndërkohë që nxënësit mësojnë përmbajtje të reja dhe zhvillojnë aftësi, si kërkimi, puna e pavarur dhe me të tjerët, të menduarit kritik, etj. Në këtë metodë aktive të të mësuarit, ju punoni si udhërrëfyes dhe nxënësit tuaj marrin përgjegjësinë për udhëtimin e tyre drejt finalizimit. Studimi në këtë mënyrë mund të çojë në angazhim dhe mirëkuptim më të mirë, të ndezë kreativitetin e tyre dhe të promovojë të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Shembuj të të mësuarit të bazuar në projekte
Advertisement
Shikoni listën e ideve më poshtë për më shumë frymëzim!
Filmoni një dokumentar mbi një çështje sociale në komunitetin tuaj.
Planifikoni/organizoni një festë apo aktivitet në shkollë.
Krijoni dhe menaxhoni një llogari të mediave sociale për një qëllim të caktuar (gazeta online e klasës/shkollës).
Ilustroni dhe analizoni me mjeshtëri shkak-pasojë-zgjidhjen e një problemi social (psh. mbipopullimi dhe mungesa e banesave në qytet, emigracioni rinor, ndotja e mjedisit, etj.).
Ndihmoni në zonat lokale të jenë neutrale ndaj karbonit që lëshojnë automjetet, etj.