Gazeta Dëshnica - Nr 76

Page 1

Gazetë periodike e Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Dëshnica”. Viti XVII i botimit. Nr.76. Maj 2020. Çmimi 30 lekë

1920 - 2020 - 100 VJET NGA LUFTA E VLORËS Lufta e Vlorës dhe ndihmesa e dhënë nga përmetarët Dëshnicarët të dalluar në këtë luftë

Nga Dr. NURI DRAGOJ

I

(Gjendja politike në trevën e Përmetit, në prag të konfliktit të armatosur)

shte koha kur Konferenca e Versajës në Paris po vinte në dyshim kufijtë e Shqipërisë, pasi synohej ndarja e jugut të saj midis Greqisë dhe Italisë. Në muajin shkurt të vitit 1919, erdhi në Shqipëri konsulli i SHBA-ve Jozef Haven, për të parë në vend gjendjen. Kur mbërriti në Përmet, diplomatit amerikan i bëri përshtypje shkalla e lartë e civilizimit, sepse krahas burrave, iu paraqitën për takim dhe një përfaqësi e grave përmetare, myslimane dhe të krishtera, të cilat i kërkuan kthimin e Shqipërisë në kufijtë etnikë. Atë ditë, disa ushtarakë të milicisë shqiptare, i dorëzuan konsullit amerikan një memorandum, në të cilin kërkohej largimi i Italisë, sepse Shqipëria do t’i zgjidhte vet punët e saj. Por, me largimin e konsullit Haven nga Përmeti, komanda italiane nisi terrorin ndaj personave që thanë të vërtetën në prani të tij, arrestuan ushtarakët Demo Korça dhe Bajram Hallko, të cilët u burgosën me akuzën se i dorëzuan memorandumin konsullit, pa leje të autoriteteve italiane.

Arrestimi dhe burgosja e dy ushtarakëve krijoi pakënaqësi të madhe në qytet, dhe atë ditë, populli protestoi para zyrave të nënprefekturës dhe dyerve të burgut. Më 6 mars 1919, Sihat Bega, shokë i të burgosurve dhe disa të tjerë,

u përleshën me armë me rojet e burgut, dhe pasi vranë disa prej tyre, mundën të nxirrnin dy të arrestuarit dhe u larguan. Në mbështetje të Sihat Begës ishin dhe Stavro Vinjau, Abdyl Dilaveri dhe Hamit Xhunga.

Urim për ditëlindje, miqve të mi në krye të Shoqatës “Dëshnica” - Nënkryetarëve, Bujar Bejkollari, Nuredin Nurçe e Nuri Dragoi, sekretarit Lavdërim Mihaj dhe Zv/Kryeredaktorit të Gazetës, Kujtim Mateli-

K

Të nderuar miq!

y është viti i 18-të i krijimit të Shoqatës sonë “Dëshnica”, vite që kemi punuar sëtoku për më të mirën e mundëshme të Krahinës sonë: qëmtimin dhe ekspozimin e vlerave të shumanëshme që bart ajo. Nuk na bashkuan interesa vetiake për këtë qëllim, por qënia produkt i njerëzve të saj. Na foli koshienca si pjellë e atij vendi, të motvoheshim modestisht për t’u bërë zëdhënësit e dëshnicarëve në mënyrë të organizuar. Një misjon sa shoqëror aq atdhetar. Disa nga Ju tok me mua, ishim pjesë e atyre që u ndodhën në ditën e parë të krijimit të kësaj Shoqate, më 24 nëntorin e vitit 2002. Me të tjerë “u takuam “rrugës së konsolidimit si Shoqatë dhe ecurisë të gazetës së saj “Dëshnica”. Në atë fillim, njiheshim jo plotësisht me njëri tjetrin. Më pas, u bëmë shokë e miq të mirë, aq sa tani na duket sikur kemi jetuar në një familje. Ja kemi mësuar njëri-tjetrit vlerat, por dhe” huqet” në kuptimin e mirë të fjalës. Ndër vite, jemi përpjekur të bëjmë atë që i kish munguar Dëshnicës: të fliste me gojën e saj, pa qënë nevoja për “avokat, ndërkohë që më parë, vetëm kish dëgjuar të tjerët, pa e dëgjuar mjaftueshëm atë. Në këto vite, kemi mundur të flasim gjerësisht për vlerat e saj, kur dikur nuk bëhej asgjë. Dhe Dëshnicës sonë, në këto vite i janë shtuar jo vetëm kreditet në vetvete, por edhe respekti në zona të tjera të vendit, të cilat kishin njohje të cunguar për të. Kësisoj, krahas mundit kemi ndjerë edhe kënaqësi, kemi bërë humor, kemi qeshur e kënduar. Ndonjëherë, edhe debatuar, por asnjëherë zëmëruar, grindur dhe konfliktuar. Në vështrimin tim, seicili nga Ju, ka shpalosur vetitë më të mira njerëzore, intelektuale e shoqërore. Kini shfaqur angazhim konstant, cmyk

të sinqertë dhe me efekt. Çdokush prej jush, ka përbërë një model më vete. Bujarin e kanë karakterizuar përkushtimi atdhetar dhe sygjerimet konstruktive, edhe pse ka vite që është larg nesh fizikisht; Nuredinin, maturia dhe urtësia shëmbullore, buzëqeshja e natyrshme; Nuriun dhe Kujtimin, thellësia e mendimit rreth vlerave krahinore, prirja për të qëmtuar në histori: Lavdërimin, korrektesa dhe solidariteti shoqëror në çdo rast. Sëtoku, keni qënë “kripa”, lezeti e shoqatës E veçanta e çdokujt nga Ju, tok me të parbashkëtat, veçse e kanë zbukuruar harmoninë tonë, i kanë dhënë Shoqatës “Dëshnica” atë fytyrë që ka dalluar tradicionalisht njerëzit e saj: urtësinë, mirësinë, harmoninë, sinqeritetin dhe frymën pajtuese e paqësore. Një Kryesi Shoqate dhe Redaksi Gazete, aktive, mirëkuptuese dhe e përgjegjshme, e prirur për të kontribuar në mënyrë solidare. 76 numra gazete që kemi nxjerë deri tani, veç veprimtarive shoqërore si Shoqatë, nuk janë pak për të vërtetuar këtë motiv. Janë mëse inkurajuese për të gjithë ne konsideratat e intelektualit të mirënjohur dëshnicar Ylli Hoxha, i cili nga Norvegjia e largët pak ditë më parë na i thotë me këto fjalë: “ Ju jeni xhevahirët e Dëshnicës. Stafi juaj drejtues i ka dhënë dritë Dëshnicës, krahinës sonë të dashur. I ka dhënë shkëlqimin dhe dinjitetin, i ka zbukuruar portretin, i ka shumfishuar vlerat...” Sigurisht ai i thotë ashtu si i ndjen dhe meriton respektet tona të përbashkëta. Por, në qënçim sadopak ashtu, do na kenë bekuar paraardhësit tanë dëshnicarë. Do na kenë bekuar edhe Nokia (Novruzi) nga Pavari, Beluli nga Balli, Ramua nga Këlcyra, Qamili nga Katundishta, Zyberi nga Leskoveci, Ah-

meti nga Shelqi, Veliu nga Vinokashi, Murati nga Toshkësi, Xhevairja nga Topojani, Shyqo Selimi nga Gorica, Syrjai nga Bënja, Tomorri nga Fratari, Mystehaku nga Podgorani, Safeti nga Bubësi i Dytë, Shyqyriu nga Çorrogunji, Muharremi nga Seniçani etj, të cilët nuk jetojnë më, por ishin entusiastë e mbështetës të Shoqatës sonë, qysh në ditët e para të krijimit të saj. Ndër ta, edhe veterani Ethem Selfo nga Ribani, që i ka kaluar të 90-tat si moshë. Ky “bekim” do ketë qënë përcaktues edhe në një fakt tjetër rastësor por domethënës. Të pestë Ju i keni ditëlindjet në një tremujor të vitit: në të dytin ku jemi aktualisht. Dhe me Kryetarin, bashkoheni në gjysmën e parë të vitit. Tre nga Ju (Lavdërimi, Bujari dhe Nuriu), jeni të muajit Prill, Nuredini i Majit dhe Kujtimi i Qershorit. Ka edhe një rastësi tjetër: dy nga nënkryetarët e Shoqatës, Bujarin dhe Nuriun i bashkon e njëjta ditë, 22 Prilli. Zakonisht, jemi mjaftuar me urime telefonike ose mënyra të tjera individuale, por nuk më kish shkuar mëndja për të bërë një urim kolektiv publik ndaj Jush, si në këtë rast. Për shumicën tuaj, ky lloj urimi është pak i vonuar, por çmoj simbolikën: datëlindjet tuaja të afërta me njëri- tjetrin, ashtu siç na ka afruar edhe Shoqata jonë. Jo vetëm unë, por besoj se të githë dashamirësit tuaj, do të jenë solidarë me këtë që shpreh, të cilin e them me zemër dhe mirënjohje; paçi jetë të gjatë e plot shëndet, lumturi në familjet tuaja dhe përkushtim për misjonin tonë vullnetar në interes të krahinës, për aq kohë sa do kemi fuqitë tona të mëndjes e të trupit. Me respekt, Gëzim Voda. Kryetari i Shoqatës”Dëshnica” Tiranë, Maj, 2020.

FALËNDERIM Kryesia e Shoqatës “Dëshnica” dhe Redaksia e kësaj gazete, falënderojnë në mënyrë të posaçme kosovarin bujar, Fazli Behlulaj, një mik e dashamirës i Shoqatës dhe i gazetës sonë ”Dëshnica”, i cili prej më shumë se gjysmë shekulli punon dhe jeton familjarisht në Gjermani dhe bashkë me dëshnicarin Skënder Voda, që edhe ai ndodhet në atë vend, që për të dytën herë marrin përsipër me dëshirë financimin e gazetës tonë.

Fazli Behlulaj, është lindur në prill të vitit 1948 në Gjinovce të komunës së Suharekës, Kosovë dhe mbasi ka kryer atje arsimin 8-vjeçar, ka emigruar në Gjermani. Aty kreu Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në qytetin Heideberg më pas u punësua në specialitetin e vet në firmën private “ABB”, tek e cila mbas disa vite përvojë kaloi si Drejtor i Ndërmarrjes, deri sa doli në pension. Ndërkohë, merret edhe publicistikë. Ka botuar edhe një libër me poezi. Tre nga krijimet e tij, gjenden edhe në këtë gazetë. Po ashtu gjenden edhe disa vargje përkushtuese për shokët e vet nga Skënderi. Edhe një herë u shprehim mirënjohje dhe falënderime të sinqerta që të dyve, zotit Fazli dhe Skënderit, për këtë gjest miqësor dhe bamirës ndaj nesh si Shoqatë e gazetë dhe u urojmë mbarësi në jetë e në familjet e tyre. Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e Gazetës

Në brendësi NIHAT BADRA - NJE JETË E GJATË SI USHTARAK, DHE SI MIK I DËSHNICËS Nga Nuredin Nurçe Faqe 7

KASËM MIHAJ- KUADËR I DENJË I BUBËSIT DHE DËSHNICËS Nga Bekim Mihaj Faqe 7

NË VUTHAJ - TE VENDLINDJA E PROF. REXHEP QOSES Nga Gëzim Voda Faqe 8-9

DOMOSDOSHMËRIA E PËRCAKTIMIT TË KUFIJVE HISTORIKË TË TROJEVE SHQIPTARE Nga Kujtim Mateli Faqe 10-11

* * * KRIJIMTARI POETIKE * * * Nga Nuredin Nurçe Faqe 12-15


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Gazeta Dëshnica - Nr 76 by Agron Shele - Issuu