Kuq e Zi- Revista Kulturorore Euro-Shqiptare

Page 1


EDITORIAL 127 Revista Kuq e Zi është përshirë ne tre përvjetorë, ku më i rendësihmi është ai i 550-vjetorit të vdekjës së Skënderbeut, në shkallë mbarkombëtare. Ndërsa për revistën tonë përkujtohët 25-vjetori i themelimit e botimit të saj, që ka rendësi për kohëzgjatjën 25 vjet dhe numerin e botimi ne 127, deri në muajin gusht 2018, të këtij Editoriali. Kurse na del edhe një përvjetor tjetër i përcatuar nga ekzistenca e kampit të internim-dëbimëve të Tepelenës, që mbush 70 vjet pikërisht ne gushtin 2018. Kur të internuarit e Beratit u sollën në Tepelenë. Faktikisht kampi i Tepelenës, përfshinë disa qendra, si Turan, Veliçot, Memaliaj e Portopalermo, ku ky i fundit u krijua me të internuar të sjellur nga kampi i Tepelenës,më 1949, ku pastaaaj u risollën përsëri më 1951 në kampin e Tepelenës. Kjo datë koincido, me mbledhjën apo cerimoninë që do të mbahët në Tepelenë me 23 gusht të këtij viti 2018, ku do të shpallet dhe si muzeum i viktimave të komunizmit. Secili nga këto përvjetorë merr rendësinë e vet, ku spikat ai kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, i nderuar e që nderohet me aktivitete, konferenza e simpoziume, të shumta në çdo ven ku ka shqiptarë, në Atdhe dhe trojet etnike si dhe në diasporën shqiptare në botë. Kjo është çeshtje madhore ku përfshihet shteti shqiptar, si brenda atdheut ashtu dhe jashtë tij, me anë të ambasadave dhe shoqatave patriotike shqiptare. Ndërsa 25-vjetori i revsitës Kuq e Zi, inkuadrohët në një aktivitet përkuhjtimor ne Bruksel, ku është themeluar e botuar gjatë 25 vjet pa ndërprerje. Ajo ka fituar përmasat e një reviste serioze, me tematike kulturore patritike, si një tribunë e vërtetë shqiptarizmi. Përsa i përket 70 vjetorit të kampit të Tepelenës, cerimonia qe do të zhvillohët atje ne pallatin e kulturës së qytetit të Tepelenës, dhe në ambjentët e kampit, ku do te marrë pjesë vetë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kjo ngjarje fiton një dimension historik, sepse ishin gfjashtë presidentë paraardhës, qe asnjeri prej tyre nuk denjoi ta vizitoje sa për shej atë kamp. Jo vetëm kaq, por asnjë qeveri nga e para 1992 deri tani, nuk ndermori asnje hap qe të riabilitojë kujtimin e atyre viktimave qe vuajtën e u torturuan, dhe nje pjesë e tyre, kryesisht fëmijë, humbën jetën dhe varret s’u gjendën më. Sigurisht se ka dhe pervjetorë të tjerë, por ne e pamë të arsyeshëm të përmendim këto të tre, qe na intersojnë me shumë, në aspektin historik. Duke u riktyer te Kampi i Tepelenës, aty për herë §t(ë parë një jo vetëm që vjen një President i shtetit dhe autoiritet te karta vendore e të huaja. Por kryehët dhe akti i nderimit dhe dekorimlit i disa personave qe kanë vuajtur në atë kamp, dhe kanë dhenë rpva qendrese e sakrifice, si dhe dëshmitarë të mirëfilltë të strukturave ndërtimore e kushtëve të mjerueshsme dhe paraqitjës e funksionimit të atij kampi. Këto të fiksuara ne disa vizatime nga një piktor i internuar në atë kamp, qe faktikisht është

Lek Pervizi, autoportret ne moshën e Internimit në kampin e Tepelenës. vetë i nënshkruari. Eshte zgjdhur kjo datë e fundit të gushtit, që presupozon kohë të mirë, që ceriminia dhe azktivitetet të zhvillohën të rregullta e me cilësi. Konkluzioni i gjthë sa thamë pr kampin e Tepelensë, na del, se ku ishin presidetët e qeveritë e mëpërparshme, që qëndruan pasive dhe inaktive në këtë drejtim, gjë që shkaktonte kalimin në harresë të plotë dhe mos njohjës e këtij kampi tëtmerrshëm. Ku një analist kompetent e ka cilesura si kampi i fëmijëve, sepsefëmi !jët me nënat e tyre përbenin shumicën dërmuese të të internuarve., shtuar këtyre në moshë adoleshente, dhe pleq e plaka. Një gjendje anormale e absurde, që përcakton më së miri kriminalitetin e nje regjimi diktatorial komuniste, pa skrupuj e ndjenja humane, udhëhequr nga njerëz katila e xhelatë, që versulëshin të pamëshirshëm dhe mizorë mbi qenje njerëzore të pafajshme. Themi se kjo ngjarje t’i vejë kapak padrejtësisë që ka renduar kaq kohëzgjatje, mbi fatin e mjerueshëm të mija viktimlave të pafajshme, ku ky kampi, nga një vend tmerri e turpi për emrin e Tepelenës, të kthehët në një vend muzeal nderi për këtë qytet e krahinë të lashtë, dhe banorët e popullin trim e fisnik, siç i njeh historia. Tepelenë, gur i thatë, trima burrat, trima gratë, ku te gjeti fati i mjerë që të quhësh vend sketerrë. Me atë kamp mizor të zi mbyllur brenda si bagëti, gra e fëmi, pleq e plaka, diktator t’u preft nafaka, kazmën ia ke venë Shqipërisë, kriminel i pafajsisë, i denuar prej historisë


2018 VITI MBARËKOMBETAR I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT

DHIMITER FRANGU Veprat e lavdishme te Skenderbeut KREU XXXI Kur u kthye në vendin e tij, Skanderbeu tue e ditë se, si të bahej ose të mos bahej Kryqëzata kundër Turkut, ai ishte ma se i sigurtë se në t’ardhmen do të kishte luftë për vdekje me Sulltanin, e mblodhi ushtrinë dhe i mbajti këtë fjalim « Jam i sigurt vllazën të mi të dashtun, se sëcili prej jush e di se asht krijue Lidhja e Shenjtë dhe Kryqëzata me Papën e Shënjtë dhe gjithë Princat e Krishtenë, me anë të së cilës dhe me ndihmen hyjnore, shpresojmë të arrijmë një fitore të lavdishme kundër Mehmetit, Sulltanit e Princit të Turqëve, duke qenë se të gjithë popujt e Krishtenë marrin pjesë në të, e ku do të bashkohën Kapitenët ma të famshëm të kombëve të ndryshëm, si Italia, Spanja, Franca, Hungaria dhe nga të gjitha anët e botës, ku përmendet emni i shenjtë i Jesuz Krishtit. Prandaj askush prej nesh nuk duhet të dyshojë nga kjo fitore pothuajse e sigurt, tue parashikue (siç thashë ma sipër) ndihmën e Zotit tonë, e tue pasë në krye të kësaj Lidhje të Shenjtë, Papën e Romës, gjithë Princat Krishtianë, dhe shumë ushtarë të sprovuem e trima, që tue luftue për fenë tonë të shenjtë, për lirinë dhe për gratë e fëmijët e tyne, besoj se do të tregojnë forcë e trimni për të dalë fitimtarë. Po qe se dikush prej nesh do të vritet, do të jetë një vdekje e lavdishme dhe e shenjtë, sepse vdes për emnin e atij që ka pranue me u kryqëzue e me vdekë për ne, për të na shpëtue prej mëkatëve, prandaj të gjithë ne duhet të përgatitemi me haré e me zemër të pamposhtun, për të qenë të gatshëm për këtë nismë të lavdishme, me anë të së cilës shpresoj se do ta shpartallojmë dhe ta rrënojmë fuqinë e Turkut, tue i sjellë qetësi të përhershme Kishës së shenjtë të Zotit, po t’i pëlqeje Hirësisë së tij hyjnore, e cila do të na japë bekimin e tij. » Si e përfundoi Skanderbeu këtë fjalim, gjithë

Portret i Skenderbeut qe qe mbahet besnik. Gravure e shek. XVI, Zotnijtë kryesorë të ushtrisë iu përgjigjen si nga ana tyne, ashtu edhe në emën të ushtrisë, se të gjithë ishin të përgatitun mirë dhe të vendosun të ndiqnin Madhninë e tij dhe të mos e braktisnin kurrë deri në vdekje, sepse kishin vendosë të gjithë, ja me fitue ja me vdekë, si luftëtarë trima. Gjithashtu shpresonin se me aftësitë e tyne do të tregonin se nën cilin Princ e kishin mësue disiplinën e artin ushtarak. Ndërkaq Ambasador Mustafaj kishte arritë te Zotnia i tij Sulltan Mehmeti dhe ia kishte dorëzue letrën e Princ Skanderbeut, ndërsa i tregonte edhe gjithçka ai i kishte thanë me gojë. Kur Sulltani e dëgjoj përmbajtjen e letrës së Skanderbeut, mbeti i befasuem dhe i heshtun, sa nuk e humbi fjalën, por i prekun nga turpi, nga frika, dhe që të mos quhej një Princ frikanjac e i pa vlerë, bani sikur po buzëqeshte e nuk po merakosej për atë punë, por pas pak, i shtymë nga inati e urrejtja, urdhnoi të ruhëshin të gjithë vendet më të randësishme që kishte, jo vetëm në Shqipëni dhe Anadoll, por pothuejse në gjithë shtetin e tij, tue i përforcue e furnizue mirë, si me ushtarë ashtu edhe me armatimet e nëvojshme. Pastaj thirri Seremb Pashën, në të cilin kishte besim të madh, dhe i dha urdhën që sa ma parë të formonte një ushtri prej katërmbëdhjetëmijë turqish dhe të shkonte të ruente tokat e tij, kufitare me ato të Skanderbeut. Ndër të tjera i rekomandoi shumë, një qytet që ai preferonte, i quejtun Ohër, ose si disa e quejnë Aelocria, që gjendej jo fort larg nga vendi i Skanderbeut dhe që ndodhej pranë liqenit ku buron lumi Drin, i cili liqe është i bollshëm me peshq të ndryshëm shumë të shijëshëm. I informuem për ardhjen e Seremb Pashës në fjalë, Skanderbeu vendosi (siç e shtynte shpirti tij trim) t’i paraprinte tue


shkue ai vetë përsonalisht me u ndeshë me të, megjithëse i dukej punë shumë e vështirë që ta sulmonte dhe ta mundte, sepse një pjesë e asaj ushtrie ishte brënda qytetit e tjetra përjashta e shumë afër njëna tjetrës. Ndërsa ai po bahej gati të nisej (siç u tha) për të shkue kundër Serembe Pashës, në ato çaste i vjen lajmi se Papa i Shenjtë kishte pas mbrritë në Ankona me pjesën ma të madhe të ushtrisë të Kryqëzatës, ku gjendej për të njëjtin qëllim edhe Princi i Venedikut, për t’u nisë me armatën e caktueme kundër perandorisë Turke. Por fati i keq deshti që ajo vepër e madh të mos kishte sukses (ndoshta për mëkatet tona), sepse nuk shkoi shumë dhe Papa u sëmue në atë vend, dhe brënda një kohë të shkurtë kaloj në jetën e përtejshme, i helmatisun, siç ishin më se të bindun pjesa ma e madhe e njerëzve. Ky qe shkaku që Princi i Venedikut, i cili, gjendej në Ankona me një ushtri shumë të madhe të Princave të tjerë të Krishtenë, që u kthye mbrapa me gjithë të tjerët, të mërzitun e dëshpëruem së tepërmi. Me vdekjen e Papës, Kryqëzata u shpërba e të gjithë u kthyen në shtetet e tyne. Skanderbeu, prej këtij lajmi të papritun, aq u dëshpërue dhe u trondit sa ma e lehtë i dukësh vdekja.Kështu i përlotun i kthej sytë nga Qielli e tha : « O Zoti ynë Jezus Krishti, Zoti ma i madh dhe i vërtetë, unë e shoh dhe e kuptoj qartas, se Hirësisë suej së gjithpushtetshme e shumë të ditun, nuk i asht dukë e përshtatshme që kjo Kryqëzatë të kishte sukses kundër anmiqve të tu edhe tonët, dhe kam frikë se kjo ka ndodhë për fajet e mekatet e mëdha tona, si rrjedhim ne e kemi pësue nga një vendim i drejtë i drejtësisë suej të shenjtë. I lutëm Madhnisë suej, për atë mëshi rë e falje që përdore ndaj kusarit kur ishe i kryqëzuem, për mirësinë e madhe qe erdhe në këtë botë për me u thirrë mëkatarëve që të pendohën, që të na mëshirojsh dhe të denjosh të na shpëtojsh, mue bashkë me këto sherbëtorët tuej, të cilët janë gjetë vazhdimisht përkrah mejet për të luftue për nderin dhe mbrojtjen e fesë tuej të shenjtë katolike, që të pafetë dhe njerëzit të mos thonë, “ku asht Zoti i të Krishtenëve ?” Megjithatë, të mbështetun të gjithë në vullnetin tand të shenjtë, do të marrim nga duert e Madhnisë sate hyjnore, me zemër gëzueme, gjithçka do të pëlqejë me na dhanë.» E gjithë ushtria lutej tue derdhë lot bashkë me të, me shumë trishtim në zemër, e kuptohej nga pamja e jashtme se sa ishte e madhe mërzia dhe dhimbja në brëndinë e sëcilit. Kjo i ra në sy Princ Skanderbeut, prandaj iu kthye ushtrisë për ta qetësue : « Miq dhe vllazën të shtrenjtë, megjithëse Zoti ynë i Madhnueshëm ndoshta ka mendue që Kryqëzata e përgatitun të mos realizohej prej vdekjës së Papës së shenjtë, duhet të ngushëlloheni dhe të kënaqeni për sa madhnia hyjnore ka dashtë, prandaj iu ftoj të gjithëve që të jeni të qetë, sepse madhnia hyjnore nuk i braktisë kurrë ata që shpresojnë në të.

Stema e Kastriotëve

Vula e Skenderbeut Duhet të besojmë se gjithçka ai ka ba, asht për të mirën e shpirtnave dhe trupave tonë, prandaj të gjithë si jemi duhet ta falendërojmë me gjithë zemër.» Mbasi Princ Skënderbeu i foli kështu ushtrisë për t’i dhanë zemër, dha urdhën qe sa më parë ajo të vihej në gatishmëni, sepse fare shpejt donte të shkonte ta gjente anmikun. Mengjesin tjetër, tue dalë dita, Skënderbeu u nis në marshim me dymbëdhjetëmijë luftëtarë trima, dhe kur arriti afër Ohrit, ju mbajti një fjalim tjetër të shkurt, tue iu kujtue se ajo ishte dita e Ngritjes në Qiell të Zojës së Bekueme, Shën Mrisë, nanës së Shpetimtarit tonë, prandaj secili duhej me shumë përkushtim dhe agjënim t’i lutej Shën Mrisë e birit të saj të shenjtë e shëlbyesit tonë që për hir të sakrificës së tij, të na ndihmonte e drejtonte, e të na jepte fitorën kundër anmiqve tonë.» Mbasi foli kështu, i urdhnoi Kapitenët e tij se ç’duhet të banin në ditën e nesërme, kur kishte vendosë me shkue me u ndeshë me anmikun. Atë mbramje çoj e thirri Peik Emanuelin e Pjetër Engjëllin, të vëllanë e Pëshkopit Pal Engjëllit, i emnoi Kapitena të pesëqind Kalorësve të zgjedhun, dhe u dha urdhën që në mengjesin tjetër tue gëdhi, të shkonin nën qytetin e Aelocrias, dhe


të vepronin që Turqit të dilnin jashtë qytetit, dhe pak nga pak te banin sikur iknin, e t’i tërhiqnin ato drejt bregut të liqenit, afër një lugine, ku ngrihej një pallat shumë i bukur i Datarit të atij liqeni, që mbrohej nga një grup i madh ushtarësh. Kur erdhi mengjesi, të dy Kapitenët, Peiku dhe Pjetri, me 500 kalorësit e tyne, marshuen drej qytetit dhe iu afruen shumë, deri poshtë murit rrethues. Kur i panë Turqit, me mendim se ato po shkonin të spiunonin vendin e qytetit, dhe tue mos pa shumë njerëz, menduen se ato po shkonin për atë qëllim e për të ba plaçkë. Seremb Pasha i bindun se ashtu ishte, foli : « Patjetër se guximi i këtyne njerëzve nuk mund të durohet !» Dhe doli vetë nga qyteti me nipin e tij e dhjetëmijë Turq, dhe filluen të ngacmohën me ato dy Kapitenët, të cilët me shumë kujdes dhe dinakëri, shkonin tue i tërheqë drej asaj lugine që përmendem, ku Princ Skanderbeu e kishte shpërnnda në disa pjesë ushtrinë nëpër prita të ndryshme. Ndërkohë kur po rritej zhurma dhe sulmi i Turqëve, dy Kapitenët, të shtirun se i zuni frika, filluen t’i kthejnë shpinën anmikut tue ikë drejt luginës në fjalë, ku Turqit i ndoqën kamba kambës me potere dhe guxim, tue tregue se nuk vlenin fare sepse shkuen e ranë në pritat e anmiqve, prej të cilëve aq keq u goditën sa lanë në vend dymijë të vdekun, dhe nipi i Pashës u zu rob me 12 Turq me vlerë e u kap dhe Datari, njeri shumë trim e shumë i pasun, kurse ato që munden të ikin u strehuen brënda qytetit. Si mbaroi luftimi, Princ Skanderbeu, u tërhoq në kampin e tij, ku i paraqitën robt e luftës, të cilët Princi i priti me qehre të mirë dhe i porositi që të rrinin të qetë. Datari, i cili ishte i mirë, i fuqishëm, i pasun, si edhe i mençur e dinak, kur e pa zemërgjanësinë e mirësjellje, e Skanderbeut, filloi ta marrë veten, dhe dha urdhën që të binin aq shumë peshq të llojëve të ndryshme, sa të gjithë u çuditën. Pasi Pasha u tërhoq në qytet, shumë i mërzitun nga disfata e ushtrisë, dhe aq ma tepër për humbjen e djalit e të Datarit, 51 nuk gjente mënyrën për t’u qetësue tue quejtë të pamundun që Skanderbeu të pranonte marrëveshje për lirimin e tyne. Por shumë veta e ngushullonin tue folë për shpirtmadhësinë e Skanderbeut, dhe kështu filloi të shpresonte për lirimin e djalit, dhe i nisi Princit një Ambasador, me lutje që të kishte mirësinë të ia lironte të birin dhe të caktonte çdo lloj haraçi për të, kujt Skanderbeu iu përgjigj : « Shko e ktheu të Zotnija i yt, e thuej nga ana ime, se haraçin e të birit, të Datarit e të njerëzve të tjerë, e linte në dorën e tij, e po të kishte ndonjë hall tjetër ishte i gatshëm t’i shërbente.» Kur u kthye Ambasadori, dhe i tregoi për ç’far e kishte porositë Skanderbeu, Pasha mbeti i çuditun dhe i mahnitun nga shpirtmadhësia e atij Princi, dhe e quejti si një Princ plot mirësi, trimni, bujari e urtësi,e kështu ditën tjetër i çoj një njeri shumë besnik, me dhurata shumë të çmueshme dhe dyzetedymijë dukatë, duke e

lutë Madhninë e tij, në se ishte i kënaqun që të ia lironte të birin, Datarin e të tjerët. Skanderbeu, si i pranoi dhuratat e mori paratë, ia ktheu të birin me gjithë robt e tjerë, dhe si dhuratat ashtu paratë ia ndau ushtrisë si gjithmonë, dhe u kthye në shtetin e tij, i gëzuem, i kënaqun e fitimtar. ----------------------------51- Datari si duket ishte si një far guvernatori i liqenit e i qytetit të Ohrit, që përgjigjej edhe për t’ardhurat që vinin nga peshkimi në këtë liqe, sepse peshqit e (trofta ose korani) tij ishin të njohun për mishin e tyne të shijëshem,e tregtohëshin shumë. Prandaj ai ishte shumë i pasun e i fuqishëm në atë krahinë

Nga piktori i njohun italian Antonio Maria Crespi detto Il Bustino, 1621 Janë të panumerta veprat artisrike kushtuar Skëndezrbeut veçanerisht portretet nga autorë anonimë dhe të njohur, në gjithë vendet evropiane, ku dhe autorë të njohur italianë si Cristofaano Dell’Altissimo, Fra,ncesko Krespi, deri te Rembranti. Nj sasi e madhe janë gravura, për illustrime librash, ku dallohën artistët gjermanë, si Jost Amman, qe i ka kushtuar një seri të tanë gravurash për illustrimin e veprës së Barletit, botuar ne Gjermani. S’kalon kohë qe të gjendën portrette të tij, të panjohur, në Francë, Itali e Gjermani, deri në Norvegji, në murin e një lokali, tavernë apo restorant, i shek. XVI. Pra dimrensioni i fih gurës së tij ka implikuar gjatë 550 vjet gjithë vendet evropiane, e ka kaluar përtej oceanëve në Amerikë e gjetke. Sa që pikërisht ne SHBA, vitin e kaluar, gusht 2017, botohët vepra e Jean Nikolas Duponcet frengjisht, prej 590 faqe “Histore de Scanderbeg, Roy d’Albanie”, Paris, 1709. Dhe ne Francë më 2014, libri 384 faqe, “Les Exploits de Scanderbeg Roi d’Albanie, nga nje Dupncet tjeter, në Liège 1854. Përveç se botime të tjerë në Itali. Kjo tregon madhësinë e Princit të madh shqiptar, që na dha emër e njohje në Botë.


Nga Fritz RADOVANI:

KATILAT E MBYTEN DHE E LANE EDHE PA VARR…

2 GUSHT 2018 EDHE NJË USHTAR I ATDHEUT DHE I FESË MA SHUMË ! 2 GUSHT 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) EDHE NJË DIJETAR FILLON ME DALTUE ME PENË NDER ALPE TONA ...1924 terhjekë rrëshanë Bedrijen, që nuk i ndigjohej fare zani, por tue e sha me fjalorin e njohun të

AT BRNARDIN PALAJ O.F. (1894 – 1946° Per Françeskanët e Shqipnisë, hapi vetem gropa varrimi pa emen dhe Kryq... Pranë Spitalit të Shkodres ishte edhe konvikti “Malet Tona”, një ndertesë që shpejtë u kthye në hetuesi, se i duhej Sigurimit të shtetit me kenë pranë Spitalit per “autopsi”... Në vitin 1946 asht arrestue edhe një shkodranë që per fat ka jetue deri në vitin 1999, kur shumica e Martirëve tanë e kishin mbyllë jeten e vet. Ky ishte Loro Vata, nder Burrat e nderuem per qendresen nder tortura dhe në vuejtjet e pafund nder kampet e shfarosjes. Njëtjeter vlerë e Loros që ndoshta, nder shumë të tjerë edhe mungonte, ishte saktësia e ruejtjes së ngjarjeve në kujtesen e Tij, që kur fliste të dukej sikur po lexon kujtime... Pata fatin e madh me u njoh afer me Loron mbas vitit 1992, kur unë porsa kishe fillue me shkrue per vitet e paharrueshme të diktaturës komuniste dhe “luftës së kllasave”. Një ditë u takueme tek Dugajt’ e Reja, dhe u ulëm me Loron me pi nga një kafe tek klubi poshtë shtëpisë Plevneshëve. Loro filloi nga 1946, pak ditë mbas arrestimit kur Loro Vata dergohet në hetuesinë tek konvikti “Malet tona”. Aty merrej në pyetje nga një katil i njohun i hetuesisë, Fadil Kapisyzi. Qelia ku ishte i pranguem Loro, ishte pranë dhomës ku Fadili, merrte në pyetje edhe të arrestuemit tjerë. Në krahun tjeter Fadili i kishte vue pranë Loros një zonjë shkodrane, së ciles i kishin pushkatue burrin dhe këte po e torturonin me e dënue. Kjo ishte zonja Bedrije Ashikja, e motra e Ahmet Ashikes. Shpesh Bedrijen vinte dhe e merrte hetuesi Dul Rrjolli, dhe e vente me pastrue zyret. Loro po më tregonte per ditët e para të Dhjetorit 1946, kur Bedrija mbasi mora fshisen dhe koven e ujit shkoi tek dhoma e Fadilit me e pastrue zyren e tij. Dy kriminelat, Fadili me Dulin kishin dalë perpara ndertesës dhe po pinin cigare. ... Nuk kishin kalue pak minuta mbasi Bedrija po pastronte dhomen e Fadilit, u ndigjue një virrmë e fortë, që u këput pa u kuptue pse... As nuk mund të merrej me mend! Shumë shpejtë nuk vonoi pak kohë dhe mërrijti Dul Rrjolli, i cili mbasi e pyeti Bedrijen: “Pse e preke thesin, a të thashë, se mbas derës mos pastro... moj e poshter.., moj...” dhe ai vazhdoi, tue

tyne, eci derisa e holli në qeli... Mërrijti aty edhe Fadili, dhe vazhdoi edhe ai si Duli. Në fund Fadili e porositi me nervozitet Bedrijen: “Guxo e tregoi kujt se shka ke pa, se edhe ty do të kalbi në një gropë me te, moj ..!” Loro tregoi se atë natë ishe i sigurtë se i pergjojnë, prandej, as nuk i kishte dhanë asnjë sinjal Bedrijes per me marrë vesht shka ngjau atëditë, në zyren e torturave të Fadilit... Të nesermen heret më zgjoi vetë Bedrija: “Loro, a e di shka ka ngja dje në zyre të hetues Fadilit?” – Unë, i pergjegja jo! Po në të vertetë, gjatë natës, veshtrova nga oborri dhe, aty nga e vona, disa roje hapne një gropë, dhe hollen aty një thes ngjyrë kafe të mbyllët mu tek qerrshija brinjë murit të hetuesisë... Kuptova se dikush kishte vdekë në tortura! Bedrija i kishte tregue Loros, se: “Gjatë torturave me korrent elektrik, Fadilit dhe Dulit u ka mbetë i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë e kishin ba si thes në zhgunin e vet ngjyrë kafe. Unë pa dijtë gja, tue pastrue mbasdere, kur e pashë vrrita dhe nga tmerri më ka ra të fikët... Ka ardhë Duli dhe më ka hjedhë ujë, e mbas pak kam ardhë në vete. Gjithë diten jam qenë e tmerrueme, as nuk më ka kalue buka... Një tmerr me e pa Fratin e shkretë ashtu..!!” *** E mbytja e At Bernardin Palaj në torturë, vazhdon mos me u shkrue si ishte e verteta! Keni “harrue” sa vjet janë ba tue tregue përralla me mbret e tetanoz... E sa mija e mija Martirë t’ Atdheut janë të mbuluem me përralla e rrena... HIQNI DORË NGA MASHTRIMET ! Kerkoni të verteten! Nuk ua hiqni dekoratat “Heronjve” Vrasës dhe Tradhëtarë! I mbrojnë bijt’ e tyne... ...E, kur pat pyet Dulin një shok i veti: “Çka po bani në këte popull kështu, o Dul!?” Ai u pat pergjegjë: “Kur ishim fëmijë, nder mejtepe, nga Hoxhallarët e patme ndigjue fjalen Zot! Po këta që po rriten që as nuk e kanë ndigjue as, nuk e dijnë Atë Emen? Mendoni se çka do të bajnë këta mbi këte Popull...”


Koha po i verteton të gjitha parashikimet! Melbourne Gusht 2018

27 GUSHT 1910: U LE SHEJTNESHA SHQIPTARE NANA TEREZE 1979,

Me 10 Dhjetor, Nanë Tereza n’ Oslo, merr çmimin “Nobel” për Paqë. Aty, Nana Tereze kërkoi korrigjimin e dokumentit, tue deklarue: “Nga gjaku dhe prejardhja jam

Shqiptare, kam shtetësi Indjane, jam murgeshë Katolike. Nga prirja i përkas gjithë Botës. Në zemër i përkas plotësisht Jezusit!”

M U E J GUSHT 2 0 1 8: K u j t o j m ë ... ●2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton tha: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar. Tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”. ●Miss MERY EDITH DURHAM (1863-1944); AJO KA THANË NË GUSHT 1901:“SHQIPTARI PARA SË GJITHASH ASHT SHQIPTAR !” 1909 Libri “High Albania” (Shqipnia e Epërme) asht ma e njohuna veper. Ky libër edhe sot asht një udhërrëfyes i kulturës dhe traditave të Malësorve të Shqipnisë Veriore. Gusht 1901 erdhi nga Liqeni i Shkodres në qytetin e Rozafës. Vizitoi Keshtjellen dhe shkollat e Françeskanëve dhe Jezuitëve , kryesisht bibliotekat dhe muzeumet e tyne. *** ●8 Gusht 1890 U le Don Jak BUSHATI, i mbytun në hetuesi Lezhë me 12 Shtator 1949... 2 Gusht 1918 U shugurue Meshtar At Bernardin Palaj O.F.M. (1894 – 1946) 1 Gusht 1922 U le në Grudë Don Pjeter GRUDA. Tre muej para lirimit nga burgu mbas 15 vjetësh vuejtje vdes në kampin e Sarandës me 13 Janar 1989... 15 Gusht 1945 Pushkatohet Ndue PALI dhe Caf METI. Ndue Pali në fjalen e fundit tha: ●“Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët.

Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! drejtoj rinisë nacionaliste:

Një fjalë dua t’ja

Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e shqiptarëve! Të fala familjes. Prokuror Aranit Çela” Gusht 1945 Nuk vonon vjen prap në Shkoder Sejfullah Maleshova i derguem nga Enver Hoxha, gjoja per me formue Partinë Demokristjane me At Gjon Shllakun, nje kurthë per pushkatimin e At Gjonit. At Mati Prennushi refuzon perfundimisht formimin e Partive politike në Shkoder... Refuzimi, At Gjonit i kushtoi me jeten e Tij. 20 Gusht 1945 Dosja 2026 Denohet At Geg Lumaj, At Dioniz Makaj, At Giacomo Gardin dhe At Gjergj Vata, t’ arrestuem ne Janar e Shkurt 1945. Avokat Paulin Pali U le në Shkodër më 1916. Studimet e nalta për Jurisprudencë i kreu në Itali. U arrestua më 14 gusht të vitit 1946, për “veprimtari kundër pushtetit popullor” dhe për “tentativë arratisjeje për në Itali”. Më 14 janar 1948, në gjyqin ushtarak që u zhvillua në Shkodër, u dënua me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjyqi kje i mbyllun dhe askush nuk i pau as nuk i ndigjoi kurrma! 25 Gusht 1948 Arrestohet Don Pashko MUZHANI (1915 – 1995) Dënohet me burg... 31 Gusht 1948 Arrestohet Imz. Gjergj HABERI (1874 – 1954) Vuejti 8 vjet nder kampe.. 31 Gusht 1948 Arrestohet Don Lekë DREDHAJ (1898 – 1976) Dënohet me burg... 10 Gusht 1949 Vdes Don Luigj ZOJZI, (1885 – 1949) Student i shkelqyeshëm ne Vjenë. 22 Gusht 1950 Arrestohet Don Ndre LUFI (1888 – 1969) Nuk zbaton urdhnat e kryeministrit, tue transferue klerikët jo simbas urdhnit tij...Denohet 20 vjet burg. 15 Gusht 1956 Ceremonia zyrtare e bamjes Meshtar e At Gjergj Vates S.J. ●Gusht 1956 Vdiq në Pragë Don Loro CAKA Një luftar i perkushtuem i Lirisë. 17 Gusht 1966 vdes At Pashko PRELA (1877 – 1966) Me vendosmeni Atdhetare e Fetare. ●16 gusht 1993 Vdiq At Aleks Baqli O.F.M. predikatar i njohun..Vuejti nder kampe... *** ●1992; 22 Gusht Papa Gjon Pali II ban apelin per Paqë në Ballkan. 2000; 15 Gusht hapi Diten e Rinisë në Tor Vergata Romë me 2 miljon të rij nga Bota… 2001; Gusht 1: Papa Gjon Pali II ban pritjen e 1000 në Vatikan.. Ka pritë mbi 17 miljon pelegrin, 38 vizita kryetar shtetesh, 738 takime me drejtues shtetesh, 246 kryeministra... Melbourne Gusht 2018.


Muzeu në kampin e Tepelenës, Lekë Pervizi: Besnikëria e vizatimeve të mia i kalon caqet e aparateve fotografike Fatmira NIKOLLI Holokausti i fëmijëve në kampin e Tepelenës 1948-1954; llojet e masakrave dhe të dhunës, karvani i skllaveve në kamp; kazermat, pamje e kampit rrethuar me tela me gjemba. Janë botuar në një album vizatimet e Lek Pevizit, që dëshmojnë vitet e tmerrit në kampin e Tepelenës. Albumi hedh dritë mbi çfarë ndodhi për gjashtë vite në Auschvitzin shqiptar: masakrat, torturat, kushtet, vrasjet. “300 bebe janë zhdukur këtu dhe një pjesë e madhe e tyre vdiqën nga trajtimit çnjerëzor dhe siç e dini, qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa konkrete për të përdorur një qasje shkencore dhe për të gjetur mbetjet e këtyre personave në këtë kamp dhe në kampe të ngjashme që Shqipëria ka edhe shumë të tjera si këto”, deklaronte dy vite më parë, Gentiana Sula, atëkohë, zv.ministre e Mirëqenies Sociale. Tani, Sula është drejtuese e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 19441991. Kampi famëkeq i Tepelenës qëndroi gjashtë vjet dhe u mbyll më 1954, kur të internuarit u grumbulluan në të gjithë në fushën e Myzeqesë të Lushnjës, të shpërndarë në disa sektorë-kampe të fermës ‘29 Nëndori’, që u krijua në sajë të krahëve e të mundimeve të internuarve, të kthyer në skllevër të shekullit njëzet. Dy vite më vonë diskutohet një projekt-ide e Memorialit Kombëtar të Kampeve të Punës së Detyruar në Tepelenë, konceptuar nga Gjon Radovani. Ideja e plotë do të prezantohet në Tepelenë më 30 gusht, në bashkëpunim në Bashkinë Tepelenë dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Lekë Pervizi e ka përgëzuar nismën për kthimin e kampit famëkeq të Tepelenës në një muzeum, ose qendër muzeale. Përmes një mesazhi dërguar Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, ai thotë se kështu kampi i Tepelenës “do të mbetet një ndër veprat më të rëndësishme për ruajtjen e trashëgiminë e kujtesës së asaj periudhe mizore dhe të atij kampi, që mbetet jo vetëm simbol përkujtimor për ato mija viktima të pafajshme që u mbyllen aty në kushte me mizerable që mund të

përfytyrohen”. Pervizi kujton me këtë rast edhe vizatimet e veta, kur thotë se “me kurajë e guxim, si dhe me një shtytje të brendshme, si dhe një kokëfortësi për t’iu përgjigj asaj të keqeje dhe me i fiksue në vizatime ato skena dhe njerëz, sikur s’isha unë, por një forcë misterioze që më impononte të vizatoja, sigurisht meqë isha një farë piktori”. Kujton se mjerisht disa vizatime është detyruar t’i djegë, të tjera i kanë humbur, e megjithatë disa i shpëtuan. “Të kihet parasysh e të jeni të qartë, meqë merreni me atë punë, se besnikëria e vizatimeve të mia i kalon caqet e aparateve fotografike, që s’ekzistonin, por edhe po të ishin, sepse këndvështrim i piktorit hyn atje ku s’ka mundësi të hyjë aparati”, siguron ai mbi vizatimet e veta.

VIZATIMET dhe KËRKESAT Pervizi kërkon që nëse do të bëhet një farë rindërtimi i brendshëm, i një kazerme, që do të zgjidhet për muze, vizatimet që ai ka përcjellë se si ishte ndërtuar brenda, janë mëse të sakta. “Të mos lejohet ndonjë ndërhyrje, për të devijuar e keqzbatuar ato ndërtime të skeleteve, të bëra nga ushtria italiane dhe aspak nga ndonjë force punëtore


shqiptare, aq më pak individë që del kot për të përfituar nam të paqenë”, thotë Pervizi. Ai i ka nisur vizatimet e tij, prej ku shton se “mund të nxirrni ato që ju interesojnë dhe ju hyjnë në punë për muzeun”. Vizatimet janë ndarë në faza të ndryshme, sipas kampeve, por siç dihet fort mirë, kryesori mbetet kampi i Tepelenës, që i përfshin të gjithë të tjerët. “Sa për çështjen e muzeut, unë them se kazerma që do të caktohet të mos të zihet komplet me skelet, por vetëm gjysma, sa për demonstrim se si ishin ndërtuar, ndërsa gjysma e tjetër të kthehet në qendër figurative e dokumentare, ku vizitorët të njihen si funksiononte e si trajtoheshin të internuarit”. Duke kërkuar ndjesë për ndërhyrjen, Pervizi, një ish-i dënuar në atë kamp, shton se e bën këtë mbasi është dëshmitar mëse i besueshëm, që për fat “kam shpëtuar gjallë e më ka ruajtur Perëndia deri në këtë moshë, thuaj kastile për të dëshmuar”. “Ky album është më i zgjeruar. Janë në të gjitha vizatimet që kanë shpëtuar. Shoqëruar me shpjegime dhe me disa poezi. Si vizatimet, edhe ato poezi janë krijuar në ato kushte, që kam botuar në Shqipëri me 2002 ‘Gjurmë të Humbura’. Por për Tepelenën në ato kohë s’e kishte vënë kush ujin në zjarr dhe as që donin t’ia dinin. Fatmirësisht, më mirë vonë se kurrë, diçka po bëhet dhe urojmë që të kurorëzohet me sukses”, e mbyll letrën e tij drejtuar Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, Pervizi. GSH.al

MITRUSH KUTELI

Nga Luan Çipi Dhimitër Pasko, lindi në qytetin e Pogradecit, më 13 Shtator 1907 dhe vdiq në Tiranë, më 4 Maj 1967. Ai ka qenë shkrimtar, njëri prej prozatorëve më të shquar të letërsisë sonë, përkthyes dhe ekonomist i njohur dhe ka përdorur pseudonimin kryesor Mitrush Kuteli, po dhe Janus, Izedin Jashar Kutrulia, Dr. Pas, etj. Familja e Dhimitrit rrjedh hershëm nga fisi shqiptar Kuteli i Dukatit të Vlorës, i shpërngulur në Mokër e pastaj, nga

qyteti i Artës, rishpërngulur në Pogradec, në fillim të shekullit 19-të, për shkak të mizorive të Ali pashë Tepelenës. Babai i Dhimitrit, Pandi, i biri i Pasko Kutelit, ishte rrobaqepës dhe kish jetuar 24 vite në mërgim, në Rumani, duke punuar si murator e bojaxhi. Atje kish mësuar shkrimin e shqipes dhe ish njohur me disa nga patriotët e kohës, mes të cilëve me Nikolla Naçon. Pas kthimit në Shqipëri, vazhdoi zanatin e rrobaqepësit dhe të bojaxhiut e në të njëjtën kohë bënte dhe punën e ndërlidhësit për të futur dhe shpërndarë në vend librat shqip të shtypura në kolonitë e mërgimtarëve. I burgosur shpeshherë, si në kohë të osmanëve, po dhe gjatë pushtimit serb e atij bullgar. Pas shpalljes së Hyrrijetit hapi një librari, e para librari shqipe në Pogradec. Në shtëpinë e tyre, që bastisej dendur për libra shqip, vinin luftëtarët e kohës: Dervish Hima, Abdyl Ypi, Mihal Gramenua, Telemak Gërmenji, Pasa Pema, Memduh Zavalani, Themistokli Gërmenji, Vasil Tromara, etj Mitrushi – trajta përkëdhelës e emrit Dhimitër, ishte i vetmi djalë i Pandit dhe i Poles, mes dy motrash: Agllaisë dhe Liries. Në një mjedis të tillë, të pleksur dhe me përrallat e Nënës, Kuteli jetoi fëmijërinë dhe mori bazën e moçme letrare. Mbresa të pashlyeshme i lanë më pas dhe librat e librarisë së vogël të të atit. Leximet e tij të para, lidhen me emrin e Naimit, Çajupit, Spiro Dines, Mihal Gramenos, Lumo Skëndos, më vonë edhe të Fan Nolit. Shkollën fillore e kreu në Pogradec, më 1919. Pasi priti dy vjet t’i plotësoheshin kushtet ekonomike të familjes, më 1921 Kuteli shkoi në Selanik, ku i ati kish mundur t’i siguronte një bursë për në Shkollën Tregtare Rumune. Kishte prirje për letërsi e dëshirë për mjekësi, por mundësitë iu krijuan në degën ekonomike. Më 1926, nëntëmbëdhjetë vjeçar, Mitrush Kuteli, ishte një nga themeluesit dhe drejtuesit e Shoqërisë së nxënësve shqiptarë të Selanikut, ku merrnin pjesë të rinj nga të gjitha shkollat e qytetit. Shoqëria u quajt “Kostandin Kristoforidhi”, siç propozoi Dhimitri. Po, atë vit, shteti shqiptar i refuzoi kërkesën për bursë që të vazhdonte studimet e larta në Paris, ndonëse shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyeshëm, duke kaluar dy klasat e fundit në një vit. Kuteli shkoi në Bukuresht në vitin1928 dhe filloi studimet në Akademinë e Shkencave të Larta Ekonomike, duke punuar njëkohësisht si llogaritar. Banonte në një mansardë, megjithatë ndiqte edhe kurse letërsie, kritike, folklori, etj. Lexonte frëngjisht, rumanisht, italisht, latinisht e greqisht. Ishte anëtar e më pas sekretar dhe në vitet 1931-34, kryetar, i Shoqërisë së Studentëve Shqiptarë të Rumanisë. Në vitet 1928-1933 drejtoi gazetën “Shqipëria e Re” në Konstancë, në faqet e së cilës hapi, më 1929, rubrikën “Shënime Letrare”. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare, me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ”. Një nga shokët e tij të shkollës, Ionel Zeana, ka shkruajtur, pas më se gjashtëdhjetë vjetësh: «Dh. Pasku kreu studime të shkëlqyera, duke u dalluar qysh në fillim si një element i jashtëzakonshëm, jo vetëm përmes kapacitetit të tij intelektual të veçantë, po edhe përmes seriozitetit, maturisë, ndërgjegjshmërisë, forcës për punë


dhe krejt qëndrimit të tij moral, cilësi këto që tërhoqën vëmendjen, vlerësimin dhe mbrojtjen e profesorit të tij të madh të financave, Viktor Slëvescu, prijësi liberal, ishministër dhe guvernator i Bankës Kombëtare. Duke e marrë doktoratën në financa, me një tezë të vlerësuar në superlativitet, Dhimitër Paskut iu hapën perspektiva nga më të bukurat, për realizimin e një karriere të shkëlqyer. I angazhuar më së pari si funksionar, ai arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhet drejtor i Bankës Kombëtare, duke iu përkushtuar ekskluzivisht ekzigjencave të një profesionaliteti të ngushtë, pa u regjistruar në ndonjë parti politike”. Gjatë qëndrimit në Rumani punoi dhe në ministrinë e Financave si nëpunës i lartë dhe drejtoi edhe bankën e Çërnëucit. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Kuteli rrëfen kështu mbi presionet që i vinin: “Unë kam pasur gjithnjë, si bir i një populli të vogël, një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë `popuj mbi popuj` ose `të mëdhenj mbi të vegjël`, por `popuj përkrah popujsh`… Një nga pasojat e para ka qenë një `skedë e zezë`: ardhi e më foli dikush në bankë: – Ç’po bën kështu? Nuk e di ç’të pret? Pse kundërshton që vendin e kapitalit çifut, ta zërë kapitali mik gjerman?. ]Kuteli vazhdoi të përkrahë ekonominë vendase, derisa e mobilizuan dhe e nisën në front, drejt Stalingradit. Ishte mobilizim i detyruar pasi jetonte dhe punonte në Rumani si shtetas rumun. Megjithatë, veshur me uniformë, në qëndrimet mes marshimeve mblidhte këngë popullore moldave, mbante shënime, njihej me njerëz të thjeshtë, me letërsinë ukrainase, thellonte njohuritë e gjuhës ruse. Sidoqoftë, pati fatin të mos i afrohej kurrë Stalingradit, madje as arriti të hyjë në Rusi: një telegram urgjent nga Pogradeci i thoshte se e ëma e tij ishte shumë e sëmurë e se duhej të nisej sa më shpejt për në vendlindje. E ndihmuan miqtë që kish në Bukuresht, të cilët i rregulluan një leje për t’u larguar nga vargu i ushtarëve dhe më pas e përfshinë në një dërgatë ekonomistësh që nisej me shërbim pune në Romë. Mundi të arrijë në Pogradec në shtator 1942. E ëma i kish ndërruar jetë më 28 gusht. Punoi për pesë muaj nga tetori 1942 pranë shoqërisë SASTEB dhe pas kapitullimit të Italisë, në Bankën Kombëtare të Shqipërisë, këshilltar në fushën e monedhës me përgjegjësitë e drejtorit shqiptar krahas atij italian. Ai pati kontradikta me gjermanët sepse nuk ishte dakord me emetimin e monedhës së re, për të financuar ushtrinë e tyre në Shqipëri. Për këtë rrezikonte përndjekjen nga Gestapo, pasi i kishin thënë miqtë që i kishin hapur dosje të zezë në Vjenë. Në tetor 1944 kalon në zonat e pakontrolluara nga gjermanët. Tri javë pas kalimit në zonën partizane qëndronte në Priskë. E thërrasin në Berat, ku shkon më 8 nëntor dhe bëhet nëpunësi i tretë në Ministrinë e Financave të Qeverisë Demokratike, pas ministrit Ramadan Çitaku dhe sekretarit të përgjithshëm Qirjako Harito, si këshilltar i tyre. Pas themelimit të bankës, emërohet anëtar i këshillit të parë dhe drejtor i drejtorisë qendrore. Gjatë kësaj periudhe ai ideoi e zbatoi disa nga operacionet më të rëndësishme financiare të pasluftës, si vulosja e monedhës, emetimi i çeqeve monedhë për plotësimin e nevojave të para financiare etj. Pasko dha dorëheqjen në gusht të vitit 1946, pasi nuk pranoi kursin e këmbimit të caktuar nga shteti shqiptar mes lekut dhe dinarit jugosllav.

Mobilizimin e detyruar në Rumani, nisën t’ia përflisnin si rreshtim me forcat gjermane kundër Bashkimit Sovjetik. Madje e bënë pjesë të Rojës së Hekurt, me të cilën Kuteli nuk kishte fare lidhje. Akuzë kjo që buronte nga rrethet letrare. I kërkuan që të hartonte një material për lëndën e folklorit për Institutin e Folklorit, ku do të angazhohej si pedagog. Përgjigjja nuk erdhi dhe sipas dëshmive, Dhimitër Shutëriqi,i dezinformuar, kishte thënë: “nuk e duan sepse ka qenë pjesë e Rojës së Hekurt në Rumani”. Kuteli u kishte kthyer përgjigjen duke u dëftuar fotot e tyre, ku kishin qenë të veshur me uniforma fashiste dhe sëpatat e Liktorit. Më 16 maj 1947 atë e arrestuan dhe e dënuan si “Armik i Popullit” me 5 vite heqje lirie, tre muaj pasi kishte shkruar faqen e fundit të novelës “Tatë Tanushi”. Pasko u lirua nga burgu në maj 1949 me falje, pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Jugosllavinë. Pas kësaj, Pasko nuk punoi më në ekonomi si nëpunës, po shkroi vepra origjinale vetëm në kohën që i mbetej nga përkthimi, veprimtari të cilën e kishte zgjedhur si një mënyrë për të siguruar jetesën me ndershmëri, në kushtet e një diktature që diktonte gjithçka. Kuteli mbylli sytë më 4 maj 1967. Mitrush Kuteli është autori i parë shqiptar që botoi vëllime me kritikë: Lasgush Poradeci (1937) dhe Shënime letrare (1944). Kritika e tij letrare shfaqet në trajta të ndryshme: shënim, recension, studim e ese. Dy studimet e tij më të njohura për letërsinë shqipe janë ai për poezinë e Lasgush Poradecit dhe ai për poezinë e Fan S. Nolit. Mitrush Kuteli, bashkë me Ernest Koliqin, është themelues i prozës moderne shqipe dhe njëri ndër autorët më të njohur të modernizmit letrar shqiptar. Madje, ka mendime që pogradecarët Kuteli-Lasgushi të shihen së toku, si autor themelor për gjithë letërsisë moderne shqiptare. Më 1919- në kalendarin “Pogradeci”, botoi vjershat e tij të para “Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu”. Nga viti 1924 kish filluar të botoj në shtypin shqiptar “të jashtëm”, tek “Shqipëria e Re” dhe “Kosova” që dilnin në Kostancë të Rumanisë. Shkrimet e tij flisnin për Atdheun, për ngjarjet e vitit 1924, vajtonin vrasjen e Gurakuqit e të Bajram Currit. Në këto vite, Kuteli botoi dhe artikujt e parë në fushën e kritikës letrare: vlerësime, përshtypje, analiza, të dhëna për autorë e vepra. Por pjesa më e madhe e shkrimeve i kushtoheshin monedhës, çështjes agrare dhe problemeve ekonomike. Studioi ngjarjet e së kaluarës në fushën e financave dhe kritikoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, duke faktuar spekulimet e saj në dëm të ekonomisë së vendit. Ndër këto shkrime Kuteli trajton më pas “Kriza e koronës dhe Banka Kombëtare”, që u botua si kryeartikull më 1928 në gazetën “Telegraf”. Duke vazhduar punën e filluar në Selanik për të nxjerrë në pah disa nga vlerat e kulturës sonë sidomos në fushën e letërsisë te rubrika “Shënimet Letrare”, Kuteli shkroi artikuj mbi Naimin, Çajupin, Mihal Gramenon, Papa Kristo Negovanin, Asdrenin, Hilë Mosin, Lasgushin, Loni Logorin, Filip Papajanin, Ali Asllanin, etj. Me pseudonime të ndryshme botoi artikuj mbi çështjen e Bjeshkës së Velipojës të Vermoshit dhe mbi Manastirin e Shën Naumit. Në fushën ekonomike – shkruan rreth monedhës dhe kreditit, për problemet ekonomike dhe abuzimet administrative si dhe kundër disa koncesioneve


që i ishin dhënë kapitalit italian (Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe Shoqërisë AGIP), për të shfrytëzuar tokat vajgurore shqiptare dhe për të mbajtur monopolin e karburanteve në vend. Të njëmbëdhjetë rrëfimet e vëllimit “TREGIME TË MOÇME SHQIPTARE” të Mitrush Kutelit (1907-1967), siç e thotë edhe vetë titulli, janë rrëfime të motiveve tona popullore – të baladave, të eposit të kreshnikëve dhe të kohës së luftërave të gjata shqiptaro-osmane. Këto tregime, të njërit nga mjeshtrit e mëdhenj shqiptarë të rrëfimit, Mitrush Kuteli, të veshura me bukuri të rralla artistike, paraqesin universe e drama të papërsëritshme të tri kohëve të etnisë: të kohës kur arbrit sfidoheshin nga fuqi të padukshme e nga bajlozë dhe shkelës gjithfarësh që vinin nga toka e deti (“Rozafati”, “Besa e Kostandinit”, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini”), të kohës së kreshnikëve, pra të shekujve pas zbritjes së fiseve endacake sllave në tokat e Ilirisë (“Muji dhe zanat”, “Muji dhe Behuri”, “Ajkuna qan Omerin” e “Omeri i Ri”) dhe të kohës së treqind kryengritjeve shqiptare kundër osmanëve (“Shega e Vllastari”, “Turku rrëmbeu një arbëre” dhe “Skënderbeu e Ballabani”). Në tregimin “ROZAFATI”, njëri nga motivet më të dhimbshme të kohëve që humbin në vjetërsinë mitike, që të qëndrojë në këmbë kështjella që po e ngrinin të tre vëllezërit mbi Bunë, do të duhej që në muret e saj të murosej e gjallë nusja e vëllait të vogël, gjiri i së cilës vazhdon të pikojë qumësht edhe mijëra vjet më pas (simbol i dashurisë së pavdekshme të nënës për fëmijën që e kishte lënë për gjiri). Në tjetrin kallëzim “BESA E KONSTANDINIT”, i ndërtuar mbi dy baladat arbëreshe (të Doruntinës që hasej në Sicili dhe të Garentinës që njihej në Kalabri), krahas luftës së vazhdueshme të arbërve kundër shkelësve të huaj dhe vdekjes së dymbëdhjetë djemve të Zonjës Mëmë, ngrihet si një obelisk madhështor, ligji i pakthyeshëm i besës, i mbrujtur thellë në ndërgjegjen e etnisë: Konstandini, djali më i vogël, për ta mbajtur fjalën që i kishte dhënë nënës, ngrihet nga varri për ta sjellë Doruntinën, të motrën nga larg, ku qe e martuar. Në kallëzimin “GJERGJ ELEZ ALIA”, ndërkaq, pa dyshim balada jonë më monumentale e të gjitha kohëve dhe një nga stolitë më të bukura të artit tonë popullor, përkatësisht në rrëfimin po me këtë titull të Mitrush Kutelit, fuqizohet mjeshtërisht metafora e qëndresës, me ngritjen e heroit nga shtrati i vdekjes, për t’i dalë zot atdheut. Gjergj Elez Alia dhe motra e tij pa emër janë shembuj të ndritur trimërie dhe fisnikërie, pasqyrë e vërtetë e shpirtit të paepur shqiptar. Këto nuk ishin plagë sidokudo, por plagë të fisme lufte për mbrojtjen e truallit të vet. E motra i rrinte mbi krye ditë e natë dhe mundohej t’ia mjekonte plagët e pamjekueshme; ajo kish mbyllur të ritë e saj, kish hequr dorë nga gëzimet e vajzërisë dhe të nusërisë, i qe blatuar me mish e shpirt të vëllait, të cilin donte ta shpëtonte nga kthetrat e vdekjes. Dhe, në mes të asaj dhimbjeje të madhe vjen një dhimbje tjetër edhe më e madhe, që e zhduk të parën. Na del një bajloz nga deti: i fortë, i vrazhdët, që merr nëpër këmbë njerëzit. Dhe atëherë e pamundura bëhet e mundur. Gjergj Elez Alia që ish dergjur nëntë vjet me nëntë plagë lufte në shtat dhe kish

marrë prej kohësh udhën e varrit, ngrihet me armë në dorë për të mbrojtur nderin e motrës, nderin e shtëpisë, nderin e tërë atdheut; ai lufton dhe shtrin përtokë bajlozin e urryer. Dhe të mos harrojmë një gjë: në themelin e kësaj

Dhimitër Pasko me pseudonim Mitrush Kuteli rapsodie nuk kemi thjesht ndonjë një përrallë, por kemi diçka të nxjerrë nga realiteti i hidhur i dikurshëm i atdheut tonë. Gjergj Elez Alia është njeri si gjithë njerëzit, por më trimi nga të gjithë, është mbrojtës i atdheut dhe i nderit shqiptar. Edhe bajlozi është njeri- jo përbindësh, jo kuçedër a lubi- por pushtues, grabitës, shtypës, që ka shpallur dhe zbaton urdhra të rrepta: kërkon desh të pjekur, vajza të njoma, pret koka trimash, djeg krahina të tëra. Këtij pushtuesi e dhunuesi i del përballë, kaluar, Gjergj Elez Alia. Përpara se të fillojë lufta, nis ngacmimi me fjalë të rënda- si te heronjtë e Homerit dhe mbase edhe më bukur- për të ndezur gjakun dhe urrejtjen: bajlozi mburret, shan, fyen; Gjergji i përgjigjet urtë, dhimbshëm, por me të prerë. Pastaj vringëllojnë topuzët e bajlozi armërëndë, kur shembet me gjëmë në tokë. Trimi ynë ia pret kokën dhe ia hedh në tokë, shpëton vendin nga mynxyrat. Një popull që nxjerr heronj të tillë dhe që thur këngë kaq të bukura për të lavdëruar heronjtë e tij mund të mbahet gjithnjë krenar dhe të shikojë plot besim të ardhmen e tij. Ndërkaq, motivi i besës sërish mbruhet si veçanti, në tregimin tjetër “YMER AGË ULQINI”: Ymer Agën, të cilit që të nesërmen e martesës iu desh të rendte në luftë në mbrojtje të atdheut dhe që më pas bie rob i mbretit të Spanjës, vetëm me besën e dhënë mundi ta shpëtonte gruan që e kishte pritur nëntë vjet dhe veten nga burgjet e mëtejshme të të zezës Spanjë. Kënga e Ymer Agë Ulqinit ose Ago Ymerit i ngjet baladës së Konstandinit të vogëlith, që e këndojnë vëllezërit tanë arbëreshë. Kjo këngë këndohet në gjithë Shqipërinë dhe flet për dy besë: për besën e gruas ndaj bashkëshortit dhe besën e burrit


ndaj fjalës që ka dhënë, se do të kthehet rishtas tek ai që e pat zënë rob lufte dhe që e liroi të shkojë tek e shoqja. Tregimet me motive nga eposi i kreshnikëve, në dramat e të cilave marrin pjesë aktivisht edhe zanat (si jehonë e largët e përzierjes së perëndive pagane në fatet njerëzore në “ILIADA” e “ODISEU” të Homerit), vishen me bëmat e heronjve (Mujit, Halilit, Omerit, Ajkunës, Bohurit etj.) që kapërcejnë tej pragut të të pamundurës, për ta kthyer në legjendë të mirfilltë qëndresën dhe flijimin për tokën mëmë. Rapsoditë e Mujit dhe të Halilit me shokë janë këngë me frymëmarrje të gjerë poetike. Aty bashkohen në një njësi të plotë epika dhe lirika, humori dhe tragjedia, tregimi dhe përshkrimi e dialogu, mençuria e madhe e popullit, trimëria dhe qëndresa e fortë në çaste vështirësie. Në këtë qerthull s’di ç’të adhurosh më parë: përshkrimin e bukur të natyrës dhe sidomos të bjeshkëve dimrit dhe verës, ditës dhe natës, apo çastet kur tërë natyra qesh e gëzon dhe i afrohet shumë e më shumë njeriut: kur dielli, yjtë dhe hëna, ahu, lisi dhe bredhi, zogu i malit, zanat dhe orët e bardha shfaqen të gjitha të mbështjella me atë napën e përndritur të poezisë madhore, të poezisë së vërtetë. Pastaj kemi portretet fizike dhe shpirtërore të njerëzve, nga Muji dhe Halili e gjer tek Dizdar Osman Aga, tek Hysen Kraposhniku, Behur Kapedani, Paji Harambashi, Arnaut Osmani e Hysen Radoica; nga Tanusha e bukur e tek Ajkuna e dhembshur, tek e shoqja e Arnaut Osmanit apo tek Omeri i Ri dhe tek shumë të tjerë, që të ngelen në mendje e në shpirt dhe nuk të ndahen gjithë jetës… Heronjtë e Mitrushit, dallohen qartë njëri nga tjetri me cilësitë dhe të metat e tyre. Muji është herë i matur dhe herë i rrëmbyer, i rëndë, përbuzës, fyes, por gjithnjë zemërfortë, si në çaste gëzimi ashtu edhe në çaste dhimbjeje; Halili është i hedhur, mendjemprehtë, trim, gjithnjë i shkathët; Dizdar Osman Aga është smirak, kryeneç, individualist; Hysen Kraposhniku është fisnik, trim, vëlla shpirtëror i Gjergj Elez Alisë; Ymer Deliuvëllami i Hysos-është po ashtu i fismë dhe e do me shpirt Hyso Kraposhnikun; Halil Garria është besnik i fjalës; Omeri i Vogël është trim si i ati, Muji. Dhe sa shumë e do xhaxhain, Halilin, zemra e tij e njomë! Mbi të gjithë, dashuria e lexuesit përqendrohet te Halili, shpirt i hedhur, i zjarrtë, i pastër, plot lirizëm, shkathtësi dhe mençuri. Midis armiqve kemi bajlozët gjithmonë të vrazhdët, shëmtakë, grabitës, mburravecë. Ashtu kemi Behurin: -të fortë fizikisht, të rrëmbyer, po mendjengushtë; kemi Kresho Kapedanin- lëvdarac e përdhosës; kemi Pajin harambash- të verbët nga urrejtja, harbut, por të fortë nga shtati; kemi krajlin, mendjemadh e kështu me radhë. Një rol të dorës së parë lozin edhe vashat, nuset, gratë e plakat. Vajza e njomë e plakut, mbase e Mujit, është e bukur, e zhdërvjellët, trimëreshë-pasqyrë besnike e malësores sonë; e fejuara e Hyso Kraposhnikut është e dashura e papërkulur, besnike gjer në fund, mendjehollënjë rreze drite që çan errësirën; e shoqja e Arnaut Osmanit është e bukur, por e ftohtë akull, ndaj kundron, si Helena e Trojës, luftën midis të shoqit dhe rrëmbyesit të saj, që të dy trima, të cilët, më vonë, dalin vëllezër; Tanusha e krajlit është dashnorja e përjetshme, që e do me gjithë shpirt Halilin e bukur dhe trim, saqë kalon mbi të gjitha pengesat, braktis nënë e babë dhe shkon atje ku e thërret zëri i zemrës; nusja e re e Mujit është e urtë, e bindur, por edhe e guximshme; ajo bën siç e porosit Muji dhe shpëton

nga zanat bashkë me dasmorët e ngurosur; Ajkuna është nëna e përvëluar që vajton me kaq dhimbje djalin e saj të vrarë në luftë, Omerin e vogël. Dhe sa lirizëm kumbon në fjalët e saj! I lutet të birit të dalë nga varri, t’i hipë gjokut e të shëtisë me gazmend bjeshkëve, të gëzojë jetën, të ritë e tij, kurse ajo vetë të hyjë në varr, në vend të tij. Ajkuna s’është veçse një malësore e thjeshtë. Muji nuk e lejon të bëjë gjëmë në shtëpi, që të mos gëzohet armiku, por e porosit të vajtojë djalin në bjeshkë, kur të shkojë për dru, si gjithë malësoret. Kemi pastaj mëmën e mençur të Mujit e të Halilit, që shfaqet rrallë, po gjithnjë gati për të dhënë këshilla të mira: ajo e qorton Mujin kur ky s’i jep gjokun e tij Halilit për të dalë në krajli që të rrëmbejë Tanushën. Ajo e këshillon Mujin të mos ketë frikë dhe të shkojë drejt te mbreti. E këshillon Halilin të niset vetë për në krajli e të sulmojë kullën e Pajit Harambash. Kemi edhe nënën plakë të Arnaut Osmanit dhe të Hyso Radoicës, të cilën luftërat dhe zjarret e kanë lënë qyqe mbi dhe, njeri pa njeri, nënë pa djem. Ajo vdes nga gëzimi në krahët e të bijve, të cilët i takon të rritur e të burrëruar, pas kaq vjetësh mjerimi. Nuk duhet të harrojmë edhe qeniet e mbinatyrshme: zanat, orët e bardha, apo të lumet e natës. Por edhe këto nuk dallojnë shumë nga malësoret tona: kanë fëmijë që i rritin në djepa, kanë shtat të prekshëm e të dhimbshëm. Ato janë një idealizim i femrës, i malësores, plot urtësi e dashuri për të mirën, për të drejtën, për ata që marrin nën mbrojtjen e tyre dhe i ndihmojnë që t’ia arrijnë qëllimit. Pra këngët e kreshnikëve tanë janë një botë e tërë njerëzish plot gjallëri e poezi, një botë e tërë ndjenjash të larta, ndodhish epike, trimërish vetjake dhe të përbashkëta, një mori e tërë tragjedish të nxjerra nga jeta e popullit tonë. Aty-këtu shfaqet ndonjë grimcë humori: Muji e heq zvarrë mbretin e madh, të kapur pas kamcës së tirqve dhe nuk ia ndjen fare peshën fizike dhe morale; Paji Harambash e ka ngarkuar me gurë, si kalë, Mujin, të cilin e ka zënë të gjallë në pritë; Halilin, të cilin Muji e kish fyer, vonon e nuk ia shkarkon gurët; i biri shtatëvjeçar i Mujit e shpëton babain nga prangat dhe nga burgu. Këto kanë një kuptim të lartë; i madhi s’duhet ta përbuzë kurrë të voglin, i forti- të dobëtin. Muji dhe Halili ishin nga vegjëlia, njerëz të varfër. Muji kish qenë bari lopësh, Halili-bari dhish. Edhe më vonë, kur u bënë të famshëm si luftëtarë, ata mbetën gjithnjë të thjeshtë, të varfër. Tërë pasuria e tyre: një kullë a shtëpi, një kalë e një shpatë. S’kishin shërbëtorë. Vetë ndiznin zjarrin në vatër, vetë mbathnin e shalonin kuajt. Ajkuna shkonte në mal e ngarkohej me dru, si gjithë malësorët. Muji dhe Halili luftonin për të mbrojtur malet dhe kullotat, të cilat donin t’i pushtonin njerëzit e krajlit. Të hidhemi tani te qerthulli i baladave arbëreshe. Aty del në pah fytyra vigane e Skënderbeut (“Skënderbeu dhe Ballabani” dhe “Skënderbeu dhe vdekja”), ajo e bashkëluftëtarëve të tij: Milo Shinit, Pjetër Shinit, Dedë Skurës, Radhavanit dhe të tjerëve. Ndër gratë kemi fytyrën fisnike të zonjës Rinë, atë të Shegës që e kish rrëmbyer një jeniçer, i vëllai i saj…Po aty kemi edhe ndonjë fytyrë të neveritshme atdhemohuesi, si atë të Ballaban pashës, të cilin populli ynë e ka damkosur përgjithmonë me vulën e përbuzjes. Për Kutelin folklori do të jetë jo vetëm burim dhe lëndë për rrëfimet, por edhe një fushë ku ai do të punojë për të thurur vepra të një lloji të veçantë. Në këtë rast raportet që vendos me folklorin janë të drejtpërdrejta dhe detyra


që i vë vetes është të kthehet në një ndërmjetës në mes folklorit dhe lexuesit. Ai vihet në rolin e përpunuesit dhe ritreguesit të krijimtarisë popullore. Njohja e thellë dhe zotërimi i gjithmbarshëm i kësaj pasurie nga shkrimtari, përvoja e fituar si autor i rrëfimeve në shembullin e modeleve popullore, serioziteti dhe kriteret, sa artistike aq edhe shkencore që ndoqi e zbatoi, solli që kjo ndërmarrje të ketë sukses të plotë. Fryt i kësaj pune është edhe përmbledhja “Tregime të moçme shqiptare”, me balada e rapsodi popullore, të ritreguara nga autori për fëmijë. Ai nuk ka marrë përsipër t’i rikrijojë motivet, heronjtë, ngjarjet e folklorit, por qëllimi i tij është më modest, sepse synon vetëm t’i ritregojë, por bukur dhe saktë. Duke shfrytëzuar epikën legjendare dhe atë historike, ciklin e kreshnikëve të malësorëve të Veriut dhe rrëfimet e moçme të arbëreshëve për Skënderbeun, ai ndërton prej tyre, një varg tregimesh në prozë. Puna e tij është puna e një mjeshtri që duke u kapur pas thelbësores, pas ideve të rëndësishme dhe vlerave artistike di çfarë të marrë e di çfarë të lërë. Me synime e kritere të tilla, ai u është shmangur elementeve fetare e mistike, si dhe anakronizmave gjuhësore. Merita e tij kryesore është se ngjarjet dhe personazhet legjendare, mjediset dhe etikën, motivet dhe elementet mitologjike ka arritur t’i japë si krijesë të jetës dhe të historisë së moçme shqiptare, në një dritë të vërtetë, jashtë çdo mjegulle e fantazie boshe. Bota e ritreguar nga Kuteli është një botë tipike shqiptare, me heronj të virtytshëm, me akte të larta njerëzore, me atmosferën epike e fllade lirike, me nota tragjike e komike. Në mendjen tonë mbeten të gjalla në rend të parë figura trimash, burrash e grash, njerëz të paepur, por edhe qenie të mbinatyrshme, te të cilët janë mishëruar atdhedashuria dhe shpirti liridashës, krenaria dhe besa, bujaria dhe guximi. Puna e Kutelit në këtë vepër nuk është ajo e një ritreguesi të thjeshtë e formal. Duke i kthyer baladat e rapsoditë nga poezia në prozë, ai ka qenë i ndërgjegjshëm se edhe pse “e kanë humbur thelbin e tyre poetik”, u ka mbetur skeleti, zhvillimi i ngjarjeve, tharmi ideoartistik; janë këto elemente me të cilat ai operon dhe e ndërton veprën. Për shkrimtarin kjo është një nga format letrare për ta futur lexuesin, sidomos brezin e ri, në botën e madhe të legjendave e rapsodive, në mbretërinë magjepsëse të krijimtarisë së popullit. Studiuesi i njohur i letërsisë për fëmijë, Astrit Bishqemi thotë se përmbledhja “Tregime të moçme shqiptare” mbetet kryevepra e Kutelit në letërsinë për fëmijë. Në vitet 1943-1944 Kuteli botoi edhe shumë artikuj në shtypin e asaj kohe, në fushën ekonomike dhe në letërsi, kritikë letrare, publicistikë dhe folklor. Ai botoi dhe disa vëllime me prozë, poezi, pamflete, kritikë letrare dhe folklor. Pas daljes nga burgu u mor me përkthime, në rreth 10 vjet përktheu rreth 50 vepra në prozë dhe poezi, sidomos klasikët rusë dhe sovjetikë.

Tituj të veprave: Rrjedhin lumenjtë Lasgush Poradeci (1937) Netë Shqipëtare (1938) [10] Ago Jakupi, e të tjera rrëfime (1943)

Sulm e lotë (1943) Shënime letrare (1944) Havadan më havadan (1944) Kapllan Aga i Shaban Shpatës (1944) Dashuria e Barbarit Artan (1946) Pylli i gështenjave (1958). Xinxifilua (1962) Tregime të moçme Shqiptare (1965) Tregime të zgjedhura (1972). Baltë nga kjo tokë, (1973) Në një cep të Ilirisë së poshtme (1983). Këngë e britma nga qyteti i djegur E madhe është gjëma e mëkatit (1993) Netë moldave (2015) Përkthime: “Kujtimet e një gjahtari” të Turgenjevit “Tregimet e Petërburgut” dhe “Shpirtra të vdekura” të Gogolit Zotërinj Gollovlinovë” të Sllatikov Shçedrinit Për këtë jetëshkrim janë përdorur shkrime nga interneti, si: Wikipedia, Afrim Imoj, Gjovalin Shkurti dhe Enver Hysa, Nonda Bulka, Zymer Meinham, Nadrie Buzo, Pertefe Leka, etj. Tiranë, më 25 Maj 2018 ======================

BAZA AJRORE E NATO-s NË KUÇOVË NJË LAJM SHUMË I MIRË PËR SHQIPËRINË Nga Frank Shkreli

Muaji i gushtit është zakonisht një periudhë, kur njerzit në përgjithsi --përfshirë edhe ata të politikës -- shkojnë në pushime dhe si rrjedhim asgjë nuk ndodhë në politikë as në diplomaci. Mezi presim të na pushojnë edhe veshët nga grindjet dhe debatet skandaloze politike – është pra një periudhë letargjike, pasive dhe dembelizmi të theksuar për të gjithë. Pikërisht në këtë stinë të këtyre ditëve të vapës afrikane -- që këtu në Amerikë i referohemi si “dog days of summer”, (ditët verore të qenit) megjithse nuk kanë të bëjnë aspak me qenët, por me pozicionimin e hyllit të quajtur Sirius karshi diellit, nga 24 korriku deri më 24 gusht – u përhap një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për Shqiptarët.


Fillimisht, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama qe ai i cili njoftoi, fund javën që kaloi, se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ka shkruar në faqen e tij elektronike Z. Rama, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës. Ai ka njoftuar gjithashtu se me këtë projekt, i cili pritet të nisë punimet brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n, për furnizim ajror, mbështetje logjistike, mbështetje për policimin ajror, si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës. Kuçova do të shërbejë, njëkohësisht, edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjell një standart të ri për Forcat Shqiptare të Armatosura, ka theksuar Kryeministri Rama, duke dhënë lajmin e mirë për të gjithë. Disa ditë më vonë këtë lajm e vërtetoi edhe Krye-zëdhënësi i NATO-s, Piers Cazalet kur u pyet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) për investimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut në Shqipëri, konkretisht në Kuçovë, ka thënë për ATSH-ën se, “NATO ka në plan të investojë 51 milion euro për të modernizuar bazën ajrore të Kuçovës në Shqipëri. Paratë do të shkojnë drejt përmirësimit të infrastrukturës në bazë, përfshirë edhe depot e karburantit”, konfirmoi për agjencinë shqiptare të lajmeve, Krye-zëdhënsi i NATO-s, Z. Cazalet, duke shtuar më tej se, “Financimi është pjesë e Programit të Investimit të Sigurisë së NATO-s që mbulon projekte kryesore ndërtuese në vendet aleate me qëllim përmirësimin e sigurisë në hapësirën e NATO-s”. Shqiptarët kudo dhe pa marrë parasyshë prirjet e tyre politike, duhet ta përshëndesin këtë zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët kudo. Lajm më të mirë për ne nuk ka pasur ç’prej antarësimit të Shqipërisë në NATO, në vitin 2009. Janë disa gjëra që të gjithë shqiptarët duhet t’i përshendesin si ngjarje me rëndësi të interesit afatgjatë të kombit dhe të sigurisë së vendit. Vendimi i Aleancës Perëndimore të NATO-s për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, është një prej këtyre objektivave me rëndësi kombëtare, për të mos thënë historike. Nuk ka rëndësi se në mandatin e cilit person ose cilës parti politike u realizua ky projekt. Rëndësi ka fakti se NATO ka zgjedhur Shqipërinë për një prani të tillë të saj në trojet shqiptare, për të ndërtuar një bazë të Aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjë herë bota. Kjo ka shumë rëndësi! Për më tepër, i rëndësishëm është gjithashtu fakti që sipas Kryeministrit Rama, zyrtarët shqiptarë po diskutojnë me SHBA-në për të “Modernizuar edhe më tej kapacitetet ajrore të Shqipërisë”. Themi baza ajrore në Kuçovë të Shqipërisë është e NATO-s, por e vërteta është se pa miratimin e Shteteve të Bashkuara nuk do të merrej një vendim i tillë. Duhet të jetë e qartë tanimë se Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithsi nuk kanë aleat më të mirë strategjik se Shtetet e Bashkuara. Do të ishte mëkat që faktet dhe provat historike të miqësisë midis dy popujve tanë të mjegullohen, nga hera në herë, me sjellje e deklarata të pa përgjegjëshme flirtimesh të udhëheqësve shqiptarë me udhëheqës autokratë vendesh të cilat,

historikisht, nuk ia duan të mirën kombit shqiptar. Mos luani me miqësinë amerikane të sprovuar, historikisht, por kultivoni këto marrëdhënie, sepse megjithse larg gjeografikisht, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithëmonë afër shqiptarëve. Më pëlqen fakti se njoftimi për këtë lajm të mirë nuk u bë bujë nga Tirana zyrtare duke rrahur gjoksin siç është zakon në diskursin politik shqiptar për të marrë kredi se këtë e bëra unë ose ai tjetri. Kjo tregon pjekuri politike dhe një gjë e tillë është mirë për politikën rajonale dhe të jashtme por edhe për politikën e mbrendshme, që zakonisht suksese të tilla degjenerojnë në debate të ashpëra dhe retorika negative midis palëve, se kush e bëri i pari dhe kush kontriboi më shumë në realizimin e këtij apo atij suksesi të politikës së jashtme ose të mbrojtjes. E vërteta është se të gjitha palët mund të marrin kredinë për këtë vendim të NATO-s me shumë rëndësi kombëtare për shqiptarët. Ishte Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila gjatë takimit të fundit me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis në Pentagon prillin e kaluar, e cila bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara ose NATO-s në Shqipëri. Ajo u shpreh me atë rast se Shqipëria kishte paraqitur disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s. Mirëpo, sa për një përspektivë sado pak të vogël historike, duhet thënë se ideja e një baze amerikane në tokën shqiptare nuk është një ide e re. Në të vërtetë, zanafillën e ka në fillim të viteve 1990 menjëherë pas shembjes së komunizmit. Ka qenë ish-Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Safet Xhulali, i cili në një takim në Pentagon në fillim të viteve 1990-ta, (ku kam qenë prezent) hodhi idenë e një baze amerikane në Shqipëri. Jo, NATO-s, pasi Shqipëria atëherë nuk ishte në NATO, por për një bazë ushtarake amerikane. Duke marrë parasyshë gjëndjen e atëhershme në Shqipëri, në atë kohë, mu duk se propozimi të ndjerit Xhulali ishte një propozim pak si i nxituar, por gjithsesi ishte largpamës. Fatkeqsisht, punët shkuan si shkuan në Shqipëri duke kulmuar më në fund në ngjarjet tragjike të vitit të zi 1997, e pastaj lufta në ish-Jugosllavi e në Kosovë. Por më mirë vonë se kurrë. Duhet durim për gjëra të mira ka thënë i moçmi. “Durimi dhe këmbëngulja kanë një efekt magjik para të cilave vështirsitë dhe pengesat zhduken me kohë”, ka thënë dikur Presidienti i 6-të i Shteteve të Bashkuara, John Quincy Adams. Prandaj, të dy palët politike në Shqipëri meritojnë kredinë për durimin dhe këmbënguljen e tyre gjatë këtyre tre dekadave në lidhje me praninë ushtarake amerikane ose të NATO-s, në trojet shqiptare. Kjo duket se, së bashku me antarësimin e Shqipërisë në NATO, të ketë qenë një prej çështjeve që të dy palët politike shqiptare, shpesh antagoniste në marrdhëniet e tyre për shumë çështje, sidomos përsa i përket politikës së mbrendshme, të kenë qenë dakort që Shtetet e Bashkuara ose NATO-ja duhej të vendosnin një prani përmanente ushtarake në Shqipëri. Ja, më në fund duket dhe shpresojmë sinqerisht se kjo edhe po ndodhë me njoftimin e vendimit të fundit të NATO-s për të ndërtuar në Shqipëri, bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Si përfundim i këtij njoftimi, sot jam me më shumë shpresë se Shqipëria do të bëhet. Vendimi i Shteteve të Bashkuara


dhe NATO-s për të ndërtuar një bazë ushtarake në Kuçovë është pa dyshim një njohje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin dhe kontributin e Tiranës në NATO dhe si një vend aleat i besueshëm. Shqipëria e ka treguar këtë besueshmëri dhe besnikëri në tre dekadat e kaluara dhe gjatë mandateve të qeverive demokrate dhe socialiste, pa përjashtim. Kjo është një njohje e merituar nga NATO-ja, falë edhe profesionalizmit të forcave ushtarake shqiptare, pjesëmarrëse në misione të ndryshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Për suksese të mëtejshme në politikën e jashtme dhe të mbrendshme, tani pritet prej klasës politike shqiptare që të përmirësohet atmosfera politike mbrenda vendit: të përmirësohet diskursi politik dhe të vendoset një dialog i mirëfilltë për objektivat madhore të interesit kombëtar midis palëve, ashtu siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s. Luftoni deri në fund korrupcionin, vendosni drejtësinë, pastroni politikën. Shqipëria mund të bëhet! Frank Shkreli

Nuk e di se sa serioze është kjo klasë politike shqiptare për një pajtim të vërtetë kombëtar, pothuaj 30-vjet pas shembjes së komunizmit, por megjithëkëtë, vendimi për kthimin e eshtrave të Midhat Frashërit në Atdhe është për t’u përshendetur, si një hap në drejtimin e duhur. Vonë, por më mirë vonë se kurrë. At Gjergj Fishta, Poeti i Kombit dhe mbrojtësi i zjarrtë i të drejtave të shqiptarëve – i ulur aty pranë Midhat Frashërit në foton e Kongresit të Manastirit siç mund të shihet më poshtë – e pyet veten: po unë çfarë të keqe i bëra Kombit tim që më ka hedhur në harresë?! Fatkeqsisht, eshtrat e At Gjergj Fishtës janë hedhur në lum nga regjimi i Enver Hoxhës me shpresën se kujtimi i tij do të zhdukej njëherë e për gjithmonë nga faqet e historisë së shqiptarëve, por ka mënyra të tjera për të nderuar këtë kolos të Kombit Shqiptar. Fatkeqsisht, nuk ekziston një vullnet i mirë për të nderuar Fishtën, por duhet të durojmë dhe tu japim kohë, sepse sië është shprehur Tolstoji, “Ushtarët më të fortë në jetë janë koha dhe durimi”. Prandaj them më mirë vonë se hiç! Pajtimi Kombëtar e kërkon një gjë të tillë. Por, sot përshëndesim vendimin e qeverisë shqiptare për të kthyer në Atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, patriotit dhe personalitetit të njohur të Kombit. Dua ta përshëndes këtë vendim të qeverisë së Shqipërisë duke kujtuar, me këtë rast, Midhat Frashërin me një shkrim të përditësuar, kushtuar atij botuar disa vjetë më parë, pikërisht me rastin e 65vjetorit të vdekjes së tij.

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, John Mathis dhe Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka gjatë takimit të fundit në Pentagon prillin e kaluar ==============================

VONË, POR MË MIRË VONË SE KURRË – KTHEHEN NË ATDHE ESHTRAT E MIDHAT FRASHËRIT Nga Frank Shkreli Njoftohet se qeveria shqiptare ka vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të këthehen në Atdhe nëntorin që vjen, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Ky vendim, sipas medies, është marrë bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka.

Midhat Frashëri ulur midis At Gjergj Fishtës dhe Monsinjor Nikollë Kaçorrit në Kongresin e Manastirit, 1908 Më 3 tetor 1949, në hotelin Lexington në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ndërroi jetë i mërguar dhe larg Atdheut, Midhat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit dhe nip i rilindasve Naim Frashëri dhe Sami Frashëri. Unë deshta ta kujtoj atë në këtë përvjetor, natyrisht për vet meritat e këtij burri të madh, trashëgimtar i familjes së madhe rilindase të Frashënlijve, mendimtarit, shkrimtarit, politikanit, dhe mbi të gjitha Shërbestarit të Shqipërisë, siç e quanin bashkohësit dhe bashkluftarët e tij. Unë nuk e ndjejë veten as të denjë dhe as të informuar mirë që në këtë përvjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, të shkruaj mbi jetën dhe aktivitetin e tij politik dhe atdhetar. Por, po e shënoj këtë përvjetor me një kujtim modest, në emër të disa bashkombasve të mi,


dikur bashkpuntorë të ngushtë të Midhat Frashërit – e të cilët nuk janë më - por të cilët i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të '80-ave, pasi besoj se po të ishin gjallë nuk do t’a lenin këtë rast të kalonte pa thënë diçka për mësuesin dhe udhëheqsin e tyre të dashur. Midhat Frashëri, si themelues dhe kryetar i Ballit Kombëtar, për ta ishte jo vetëm një udhëheqës politik, por konsiderohej edhe si një udhëheqës shpirtëror, si një shëmbull patriotizmi të vërtetë dhe atdhedashurie të shëndosh. Në ambientin e zyrës ku punoja me këta patriotë, pothuaj nuk kalonte asnjë ditë që njëri ose tjetri prej tyre të mos përmendëte diçka nga kohët e vështira që kishin kaluar me Midhat Frashërin, të cilëve, si besnikë të tij që ishin, ai iu referohej atyre si "djemtë e mijë". Këta janë ndër ata që kishin ecur këmbë për këmbë me Midhat Frashërin, ose siç e quanin shpesh edhe me pseudonimin, Lumo Skendon, që për ta ishte bërë si emër i dytë i tij. "Lumua ka thënë kështu, Lumua më ka thënë këtë....", ishte pothuaj një refren i përditshëm në bisedat me ish-kolegëve të mi. Kujtimi i tij rrahte në zemërat e tyre dhe ishin të përbetuar që të ruanin kujtimin dhe porositë e tij dhe njëkohsisht të luftonin me dije e penë për të çuar në vend amanetin e Midhat Frashërit, për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të Shqiptarëve, siç thonin ata. Ata e bënë këtë, secili në mënyrën e vet, deri në fund të jetës së tyre. Ish-kolegët e mi, flisnin për udhëheqsin e vet, si njërin prej tyre, i cili thonin ata, ishte i thjeshtë e i dashur me të gjithë gjithmonë me ta, gjatë luftës nepër borë e shi e të ftohtë, si në fitore ashtu edhe në humbje. Ata kujtonin arratisjen e tyre nga Shqipëria me lundër nepërmjet Shkodrës për të shpëtuar kokën nga Enver Hoxha, kur çlirimi i vendit fatkeqsisht u zëvendësua me sundimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, i cili detyroi që shumë prej bijve më të mirë të kombit të arratiseshin e të merrnin rrugët e botës. Ata kujtonin jetën me Midhat Frashërin nëpër kampet e refugjatëve në Itali dhe gjetiu, në gjëndje shumë të vështira të asaj kohe, pa mbështetje dhe pa shpresë, shpesh edhe pa ushqim të mjaftueshëm. Pasi e dinin se isha i lindur në trojet shqiptare nën-ishJugosllavinë, kolegët e mi më flisnin shpesh për pasionin e thellë dhe dashurinë që Midhat Frashëri kishte pasur për Kosovën dhe për trojet shqiptare në përgjithësi, theksonin ëndërrën e tij për një Shqipëri Ethnike. Megjithë humbjen politike dhe megjithë vuajtjet nepër rrugët e mërgimit, të gjithë ish-kolegët e mi, pothuaj pa përjashtim, pohonin se megjithë humbjen përball situatës së zymtë të pas luftës si përfundim i fitores së komunizmit dhe të ndarjes së tyre me familjet që kishin lënë pas, ndonëse ata vet kishin humbur shpresat, ishte Midhat Frashëri ai, i cili, i frymëzonte ata, u jepte shpresë, u jepte forcë për të shikuar me optimizëm drejtë së ardhmes. “Shpresa mbahet me punë dhe ideal”, ka shkruar Midhat Frashëri dhe pyetjes se “Cili duhet të jetë ideali ynë? , ai i është përgjigjur duke thënë se ideali ynë, “Duhet të jetë madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”

Kisha dëgjuar aq shumë prej tyre për personin dhe veprimtarinë e Midhat Frashërit, si njeri dhe si një rilindas i shquar, mbi travajët e tyre gjatë dhe pas luftës, sa që pas disa viteve me ta, pothuaj e ndjeja veten si të kisha qenë pjesë e atij grupi të nderuar bashkadhetarësh, megjithse isha shumë më i ri nga mosha. Prandaj, me këtë rast dua të kujtoj Midhat Frashërin, por edhe ata që kanë qenë afër tij dhe të cilët kam pasur nderin dhe privilegjin t'i njoh për së afërmi. Pikëspari Zonjën e nderuar Lulu Vrioni, të mbesën e Midhat Frashërit dhe për mendimin tim, ndoshta spikerja më e mirë që kam njohur unë. Talat Karagjozi, i cili më thoshte se Midhat Frashëri i kishte vdekur në duart e tija dhe kurdoherë që fliste për të, i mbusheshin sytë lotë, pasi nga ajo ditë e sot, mendohet se me të këthyer në Amerikë, Midhat Frashëri u helmua pas deklaratës që kishte bërë në radion BBC të Londrës në lidhje me formimin e lëvizjes anti-komuniste në mërgim dhe pas themelimit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, kryetar i së cilës ishte zgjedhur Midhat Frashëri. Ndër të tjerët “djemë” të Midhat Frashërit të asaj gjenerate, me të cilët kam punuar, kanë qenë Xhevat Kallajxhiu, Ruzhdi Daca, Gaspër Kiçi, Bardhyl Pogoni dhe jashtë zyrës së VOA’s ishin Dr. Tako Bacaj, Ramazan Turdiu, pastaj djemtë e Profesorit dhe gjeografit të njohur dhe kartografit të parë shqiptar nga Kosova, Ahmet Gashit autorit të parë të gjeografisë së Shqipërisë më 1935 -vëllëzërit Dr. Faton Gashi dhe Prof. Luan Gashi i Lidhjes Kosovare, jeta e të cilëve ishte plot veprimtari patriotike dhe kontribute edhe për vendin e adaptuar, Amerikën njëri mjek i dalluar e tjetri profesor i shkencave politike, e i cli njihej si profesor që adhurohej shumë nga studentët e tij universitarë amerikanë. Kujtimet e këtyre ish-kolegëve e miqëve të mi për Midhat Frashërin - ish-udhëheqsin dhe mësuesin e tyre - janë bërë tani edhe pjesë e kujtimeve të mia, përshtypje të cilat i kujtoj me nderim në këtë 65- vjetor të vdekjes së Midhat Frashërit, djalit të Abdyl Frashërit dhe nipit të Naimit dhe Sami Frashërit. Ishin këta ish kolegë të mi gazetarë, të cilët çdo ditë dhe në çdo moment, profesionin e tyre përpiqeshin ta merrnin tepër seriozisht. Ishin të “shkollës së vjetër”, ashtu siç i donte dhe siç i kishte mësuar Midhat Frashëri, i cili rolin e gazetarit e kishte çmuar shumë, duke thënë se gazetarët duhet të jenë “njerëz të idealit” dhe “me ndërgjegje të lartë kombëtare”. Shtypi, ka shkruar ai, duhet të jetë "kopshti i një jete morale, shkolla e së vërtetave politike dhe shoqërore, predikimi për zhvillimin mendor dhe shpirtënor, e një disipline vullnetare e një rregulle të inspiruar prej amorit dhe dashurisë, duke kupëtuar drejt dhe vërtet interesin tëndë". Ideja e tij ishte se shtypi i lirë që do t’i shërbente interesave të kombit dhe të shoqërisë duhej “të drejtohet nga njerëz të zotë dhe profesionistë”, duhej të jetë, sipas Midhat Frashërit, në “Duar të dënja, në njerëz të zotër, të paisur me cilësi dhe virtute të naltë”. Në fjalimin e tij të famshëm në BBC e Londrës, në vjeshtën e vitit 1949, Midhat Frashëri iu drejtua shqiptarëve kudo që ishin duke paralajmëruar se kombi shqiptar po e kuptonte më në fund se çfarë kishte sjellur fitorja e komunizmit në Shqipëri, duke thënë se, “Kadalë, kadalë raca Shqiptare, ajo racë së cilës nuk i mungon asnjë virtyt njerëzor, ajo racë që


vuan por edhe që ndjen, që ofshan por që edhe shpreson dhe nuk harron, ajo racë themi, filloi të shohë të vërtetën, të shohë rrezikun edhe fatkqesinë, në të cilën e hodhën matrapazët komunistë. Po i çilte sytë dhe po e mprehte vullnetin e saj”. Ai e pat përfunduar fjalimin e tij duke shprehur shpresën se të gjithë Shqiptarët do ta kenë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. “Kjo”, ka thënë ai, “është lutja jonë ndaj Zotit të Madh dhe lusim që gjithnjë Shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë Shërbëtorët e Shqipërisë.” Fatkeqsisht, ky trashëgimitar i denjë i Rilindjes kombëtare – jo vetëm që në Shqipërinë e tij të dashur nuk konsiderohej si Shërbestar i Atdheut, por përkundrazi, historia komuniste e ka etikuar atë gjithnjë me njollosjen si “reaksionar”, madje edhe “tradhëtar" të kombit. E cilin? Midhat Frashërin, djalin e Abdyl Frashërit! Midhat Frashëri i Kongresit të Manastirit ku së bashku me At Gjergj Fishtën vendosën themelet e alfabetit shqip! Midhat Frashëri i Konferencës së Paqës në Paris edhe aty së bashku me At Gjergj Fishtën e Mons Bumçin për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Midhat Frashëri i cili me fjalime e shkrime, nepër konferenca ndërkombëtare dhe me deklaratat e tija në gjuhë të ndryshme, me fanatizëm ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar! Shpresojmë që kjo të ndryshojë me kthimin e eshtrave të ti Shqipëri. Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike të kombit, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Historia e vërtetë shqiptare do ta thotë fjalën e fundit. Kjo është arsyeja pra që Midhat Frashëri Meriton të kujtohet gjithmonë dhe nga të gjithë shqiptarët kudo, pa marrë parasyshë ndryshimet në pikëpamjet politike dhe ideologjike midis tyre. Në këtë rast, po të mund të fliste, Midhat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha për “të përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë më fund ata të fitojnë luftërat që e presin kombin, për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhëshëm. Mjaftë me mëkatet që u janë bërë patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta! Historia e regjimit komunist të Enver Hoxhës i kishte shlyer edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga historia, por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin! Shpresojmë që vendimi i qeverisë shqiptare për të kthyer në Atdhe eshtrat e Midhat Frashërit, të jetë fillimi i një rishikimi të historisë dhe i rivelerësimit të kontributit që kanë dhënë për Kombin shqiptar, patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta. Është një vendim i mirëpritur, ndonëse i vonuar, por më mirë vonë se kurrë! Frank Shkreli

Nga Fritz RADOVANI:

“RECETA PA KOMB” NGA PROF. SAIMIR A. LOLJA

PROF. SAIMIR LOLJA Asnjëherë një liber nuk mundet me kenë jashta kohe! Ndersa, ka edhe libra që i perkasin të gjitha kohëve, ose ma sakt: Gjithmonë në kohë. Një nder këta libra asht “Receta pa Komb” e Prof. Saimir Lolja, kushtue Prindve t’vet. Kam lexue materiale të botueme nga Prof. Lolja dhe bindja ime ishte se, shkrimet e Tij ngulmojnë nder fakte dhe dokumenta. Nuk ishe kenë aspak gabim! Libri “Receta pa Komb” asht një permbledhje faktesh të bazuem mbi dokumenta, që per fat janë permbledhë me saktësi nga Prof. Lolja, i cili me kujdes i ka rreshtue dhe, i ka paraqitë para lexuesit me kjartësinë dhe mjeshtrinë e një historiani modern. Ngjarjet fillojnë me 25 Gusht 1928... Ishin në Moskë edhe një grup shqiptarësh që mendonin me “shpetue” Shqipninë! Per ate që don me kuptue, Prof. Lolja, e ka percaktue në faqen e parë tek “Mbjellja në fillim, shija më vonë” faqe 13, “Llazar Fundo ishte një veteran i Kominternit me mjaft karierë në xhihadin sllavo-komunist. Ai kishte qenë deri në Mongoli në fillim të viteve 1920...” Pra, Llazari, donte me shpetue Atdheun tue i sherbye Mikhaylov dhe Titos, dy “muxhahid ose xhihadist = luftarë të luftës së shenjtë” të percaktuem nga Prof. Lolja, si organizator të “revolucionit” në Shqipninë e viteve 1930... Dhe, bashkë me kohen dhe vitet, ecin edhe listat e emnave të “xhihadistëve” të Spanjës, Francës dhe Luftave Civile, ku nuk kanë mungue asnjëherë “sllavo-komunistët” shqiptarë. Ardhja e Miladin Popoviqit në Rozhaja të Malit të Zi në Korrik të 1941... Hapë faqen e re (të zezë) të formimit të Partisë Komuniste Shqiptare (PKSh). Asht e vertetë që ngjarjet në librin e Prof. Loljes ecin në shinat e Historisë së shkrueme, po asnjëherë me emnat e plotë të atyne që banin pjesë nder grupe dhe celulat komuniste nga themelimi i PKSh. Duhet theksue një fakt shumë me randsi: “Ne nuk kemi njoh asnjëherë nenshkrimet e pakteve dhe marrveshjeve të mëshefta mes sllavo-komunistëve tanë me ata jugosllavë.” Të gjithë paguhen dhe të gjithë janë “proletarë”, që “sakrifikojnë” per Shqipni.


Perballë perpjekjeve t’ Atdhetarëve tanë, libri tek kapitulli “Shteti Shqiptar” tregon me detaje edhe mbrapaskenat ose “dëshirat” e fqinjëve, që nuk mungojnë me u citue nga shumë personalitete që kishin në dorë fatin tonë, por per hirë të miqsisë me grekët apo titistët e Jugosllavisë, “detyrohen me na braktisë per 50 vjetë nën diktaturë komuniste”! Paraqitja e saktë dhe e dokumentueme e Luftës së Dytë Botnore, pushtimi fashist italian, ikja e Ahmet Zogut nga Greqia në Egjipt, per me mërrijtë me 22 Qershor 1940 në Londer, tregon një ecje breshke neper Europë të “mbretit” Ahmet Zogu... Në faqe 117: “me ndihmen e DZOV, komunizmi bizantin montoi Enver Hoxhen në Shqipëri dhe ai u bë gjatë gjithë jetës së tij sunduesi i Shqipërisë me stil sllav.” A mundet kush nga “akademikët” tanë me e perkufizue ndryshej tiranin Hoxha?... Ma sakt do të gjeni tek libri “Receta pa Komb” edhe zhvillimet e viteve 1943 dhe 1951, që asnjëherë nuk janë dokumentue me fakte të plota e jo gjysmake, si asht veprue nga viti 1941 e që vazhdohet edhe sot, nga matufët e “akademisë së tiranve të tiranit në Tiranë” Libri mbyllet me një pyetje nga Autori Lolja: “A duhet të kishte patur një shtet kombëtar Shqiptar para vitit 1912, para..., para...?” dhe sigurisht, edhe lexuesi i tij mund të pyesin: “Po Rusvelti, a e dinte ku bjen në hartë Shqipnia, që nenshkroi në Dokumentin e Jaltës: “Ajo i perket qeverisjes sllavo-komuniste e bizantine greko, jugosllave dhe sovjetike... Por, jo Shqiptarëve pasues të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut !” Dhe, kurr Europës.... As sot! Ju falemnderës z. Prof. Saimir Lolja, per këte veper të çmueshme e të saktë historike! Melbourne, Gusht 2018.

“NBC NEWS” PËR DOSJET E REGJIMIT KOMUNIST NË SHQIPËRI Nga Frank Shkreli Njëri prej rrjetëve më të njohura multi-mediatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NBC NEWS, botoi të hënën në portalin e saj një shkrim mjaft të hollësishëm mbi hapjen e dosjeve të Sigurimit, ish-policisë sekrete të regjimit komunist të Shqipërisë, Sigurimi. Për lexuesin shqiptar shkrimi mund të mos ketë ndonjë informacion të ri, por artikulli është shkruar duke pasur ndër mend lexuesin amerikan, i cili mund të ketë pak ose aspak njohuri në lidhje me mënyrën e veprimit brutal të Sigurimit të regjimit komunist shqiptar ndaj kundërshtarëve të regjimit, sidomos tani, pothuaj 30-vjet pas shembjes së komunizmit në Shqipëri, kur ish-vendet komuniste në Evropë e kanë kryer këtë punë me kohë, pothuaj menjëherë pas shembjes së komunizmit. Është interesant fakti gjithashtu që ky ent mediatik e ka gjetur të nevojshme për lexuesit e vet, që pikërisht në këtë kohë, të dërgojë një korrespondente të saj në Shqipëri për të raportuar mbi dosjet e regjimit komunist në atë vend. Kjo është me rëndësi sepse publiku amerikan

nuk ka asnjë ide se si qëndron çështja e dosjeve të komunizmit në Shqipëri, gati 30-vjet pas rënjes së atij regjimi në atë vend. NBC News njofton publikun amerikan se, “Shumica e ish-vendeve komuniste i kanë hapur me kohë dosjet e periudhës së Luftës së Ftohtë, por ndryshe nga shumica e këtyre vendeve, Shqipëria ende nuk ka miratuar një ligj lustracioni për një pastrim sistematik të largimit nga detyra të ish-zyrtarëve komunistë, të cilët kanë marrë pjesë në krime gjatë periudhës së sundimit komunist”, megjithse, shkruan NBC News, “Ky vend ballkanik prej rreth 3-milion banorësh kishte njërin prej regjimeve më brutale në botë”. Në artikull theksohet gjithashtu se, “Disa ekspertë e kanë krahasuar Shqipërinë komuniste me Korenë e Veriut, pasi kufijt e saj ishin të mbyllur dhe shqiptarët ekzekutoheshin po të provonin të largoheshin nga vendi.” Enver Hoxhën, i cili udhëhoqi vendin ç’prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore e deri në vdekjen e tij në vitin 1985, NBC News e cilëson atë si një njeri që, “njihej se vuante nga paranoja, i cili ndërtoi mijëra bunkerë, anë e mbanë vendit, për tu mbrojtur nga një invadim i huaj që nuk ndodhi kurrë.” Korrespondentja e NBC News, Katie Englehart ka zgjedhur piktorin dhe ish-të burgosurin shqiptar Maks Velon si protagonistin kryesor të kronikës së saj të dërguar nga Tirana. Maks Velo, një ish i burgosur i regjimit komunist, i akuzuar për “agjitacion dhe propagandë” nga regjimi komunist, veprat artistike të të cilit, sipas atij regjimi, shprehnin gjithashtu “prirje moderniste dhe antisocialiste”. Ai ka thënë për NBC News se pasi refuzoi të bashkpunonte me Sigurimin, “diçka që unë nuk mund të bëja” është shprehur ai, Z. Velo është mbajtur në izolim dhe është marrë në pyetje për gjashtë muaj rresht, pastaj është dënuar me 10-vjetë punë të rëndë në burgun famëkeq të Spaçit, raporton NBC News, në bazë të ligjit të tipit sovjetik, për “agjitacion e propagandë”. Ishte viti 1978, kulmi i diktaturës së regjimit të Enver Hoxhës, njofton NBC News, duke nenvijuar se Maks Velo, për pothuaj katër dekada tani, e pyet veten nëse ai kishte përfunduar në burgun e Spaçit si rrjedhim i spiunimit pranë autoriteteve të kohës, nga ndonjë person që ai e kishte njohur. Enti mediatik amerikan NBC News raporton për lexuesit amerikanë se vitin që kaloi, qeveria shqiptare hapi më në fund dosjet e policisë sekrete të shtetit, (Sigurimi), duke bërë të mundur kështu që kushdo që dëshiron mund të kërkojë dosjen e vet, duke mundësuar edhe identifikimin e atyre që mund të kenë bashkpunuar me regjimin komunist për të spinuar ata që mund të konsideroheshin si kundërshtarë të regjimit. Por korrespondetja e NBC News shkruan nga kryeqyteti shqiptar se megjithë vendimin për hapjen e dosjeve të Sigurimit, “Është vështirë të thuhet ekzaktërisht nëse koleksioni i dosjeve është i terë, pasi mendohet se agjentët e Sigurimit kanë zhdukur mijëra dosje gjatë viteve të fundit të regjimit komunist”, thekson NBC News. Por, siç kanë bërë edhe shumë shqiptarë të tjerë, NBC News raporton se Z. Maks Velo e ka kërkuar dosjen e tij megjithse fillimisht kishte hezituar t’a shfletonte, por megjithëkëtë, nga dosja e tij, ka zbuluar se ai është spiunuar


nga nja 20 veta, ndër të tjerë, edhe nga një mik i ngusht dhe nga ish-vjehrra e tij. Për hapjen e dosjeve, NBC News ka folur edhe me Z. Gentjana Sula, Drejtoreshë e Entit për Hapjen e Dosjeve, e cila ka thënë për entin e njohur mediatiak amerikan se, “Këtu vijnë çdo ditë njerëz për të bërë pyetje ndaj të cilave ata nuk kanë marrë përgjigje për një kohë të gjatë. Nëqoftse ka gjëra për të cilat ata kanë nevojë të falin ose të kërkojnë falje, për veten ose për prindërit e tyre, ky është një rast i mirë për të bërë një gjë të tillë. Shpeshëherë”, ka thënë ajo për NBC News, “një bashkpuntor dhe një viktimë e Sigurimit, jetonin dhe vepronin në të njëjtin mjedis”.

Gentiana Sula Ndërkohë që diktatura komuniste u shemb në fillim të vitit 1990, njofton në kronikën e saj korrespondentja e NBC News, Katie Engelhart, agjentët e Sigurimit famëkeq shqiptar u tërhoqen në anonimitet duke u zhdukë nga qarkullimi, por megjithkëtë, korrespondentja amerikane kishte gjetur një ish-agjent të Sigurimit i cili është treguar i gatëshëm të fliste me gazetaren amerikane. Ish-zyrtari i lartë i Sigurimit të shtetit shqiptar, Nesti Vako i tha NBC News se në kohën e regjimit komunist, agjentët e Sigurimit kishin vendosur mjete përgjimi anë e mbanë vendit, nepër kafene, zyra dhe në të gjitha ambasadat e huaja, ndër të tjera. Vako u shpreh për NBC News se i “kishte pëlqyer shumë puna e tij (si agjent i Sigurimit) dhe se ishte tepër krenar për punën që kishte bërë”, duke shtuar se, “vetëm kishte zbatuar ligjin”. Ish agjenti i Sigurimit ka thënë gjithashtu se ishte kundër hapjes së dosjeve, pasi hapja e dosjeve, sipas tij “nuk është një gjë e mirë”, ka theksuar ish agjenti Nesti Vako, duke pasqyruar kështu edhe arsyen se pse klasa politike dhe një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare nuk duan të merren me të kaluarën komuniste. Dosja e Z. Maks Velo ka gjithsejt 250 faqe dhe atij i janë nevojitur disa muaj për ta kuptuar dosjen e tij, shkruan NBC News. Z. Velo ka thënë se nuk i vjen keq që e ka lexuar dosjen, megjithse me hezitim, por nga ana tjetër, nuk mendon se me hapajen e dosjeve, ndonëse vonë, është mbyllur kjo çështje, as për te as për shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Ai citohet të ketë thenë se, “Amerikanët thonë 100 herë në ditë ‘më fal’, ndërsa këtu nuk thotë askush, kurrë “Më fal”, duke aluduar se dikush duhet të kërkoj falje për krimet e regjimit komunist, ashtuqë më në fund, të fillojë shërimi i plagëve gjithnjë të hapura nga periudha e krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Megjithëse vonë, duket se ditët e fundit, në këtë drejtim është hedhur një hap sado i vogël dhe tepër vonë. Zëri i Amerikës njoftoi javën e kaluar se Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) -- një organizatë ndër-qeveritare që merret me personat e humbur, si përfundim i konflikteve dhe shkeljes së të drejtave të nejriut -- nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me shtetin shqiptar për identifikimin e një grupi personash të viktimizuar dhe varrosur në Dajt dhe në Ballsh, nga regjimi komunist shqiptar i periudhës 19441991. “Marrëveshja tregon dëshirën për të mbrojtur të drejtat njerëzore të familjarëve të zhdukurve”, citohet të ketë thënë gjatë ceremonisë së nënshkrimit, drejtori i programit të ICMP për Ballkanin Perëndimor, Methju Holliday. “Marrëveshja tregon vullnetin politik të shtetit shqiptar për të trajtuar cështjen e personave të zhdukur gjatë regjimit të saktë. Të gjithë këto përpjekje bëhen jo thjesht për të respektuar të vdekurit por për të ngritur lart të drejtën e jetës, dinjitetin dhe ligjin”, - tha ai. Më mirë vonë se kurrë, por ku ishe ti dhe organizata jote deri tani, Z. Holliday? Gjatë gjithë kësaj kohe post komuniste kam shprehur vazhdimisht dyshimet e mia serioze për angazhimin e autoriteteve shqiptare për tu përballur me të kaluarën komuniste. Edhe nëqoftse është bërë gjë në këtë fushë, zakonisht ka qenë rezultat i trysnisë dhe interesimit të të huajve, sidomos ambasadës gjermane në Tiranë dhe jo i dëshirës së klasës politike shqiptare post-komuniste për të zbardhur krimet e komunizmit në Shqipëri. Prandaj, e gjithë kjo përpjekje – përfshirë marrveshjen e fundit midis organizatës ndërkombëatre ICMP dhe autoriteteve shqiptare -- është tepër pak dhe shumë vonë, nga ana e autoriteteve shqiptare, por edhe e enteve ndërkombëtare, përgjegjëse për këtë çështje. Por në fund të fundit, faji për këtë u mbetet të dera autoriteteve shqiptare. Thjeshtë dhe qartë, autoritetet shqiptare të këtyre 28 vjetëve postkomunizëm nuk kanë treguar asnjëherë seriozitetin e nevojshëm për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe me krimet e atij regjimi – pasojat e të cilit shihen edhe sot kudo në jetën shoqërore dhe politike të vendit --krejt ndryshe nga ajo që ka ndodhur në shumicën e vendeve ishkomuniste të Evropës, siç ven në dukje edhe enti amerikan mediatik NBC News, në kronikën e saj nga Tirana. Frank Shkreli

Ceshtja e dosjeve tashmë u bë prallë. Njerezit shtyhën të njohin dosjet e tyre. Pse ? Ai qe e ka ndërgjegjën të qetë, s’turret të dijë se ç »kanë shkruar në ato dosje për të. Kush e ka mizën nën kësulë, turret të njohë dosjën e tij. Duke harruar se ka dhe dosje të sajuara enkas, për të deskredituar dhe nga ato për të justifikuar sjelljet e bëmat e bëra nën hije, dyuke kujtuar se s’i merr vesh kush. Keta janë njerëz skutha, që kërkojnë të dalin burra të mirë me çdo kusht. Po të jetë se i u intereson, e shpalin me të madhe, po gjetën kleçka, e mbyllin gojën e s’behën gjallë. Pse i’i ngrejnë petat e lakrorit ?


Dërguar nga Sami Rrepishti KORRESPONDENCE .“ Peticioni Shqiptaro-Amerikan për Gjendjen e Shqiptarëve në Ballkan” drejtue Presidentit William J.Clinton- Shtëpia e Bardhë, Washington,D.C.. Ridgefield, CT.- “Presidenti William J. Clinton Thekson Prioritetin Amerikan Ndaj Shqipërisë dhe Kosovës” ashtë titulli i gazetës ILLYRIA të New Yorkut me datën 20 gusht 1997. Ky shkrim i gazetës shqiptaro-amerikane u botue mbasi u

Në muejin maj 1997, u themelue Këshilli Kombëtar Shqiptar-Amerikan (KKSHA) i motivuem nga keqësimi i gjendjes në hapësinen shqiptare të Ballkanit. Detyra kryesore e Këshillit (KKSHA) ka qenë ngritja e zanit të bashkësisë shqiptaro-amerikane në mbrojtje të interesave gjithëshqiptare në Ballkan. E rrezikueme nga dy fqinjtë, serbët në Veri dhe grekët në Jug, Republika e Shqipërisë mori tatëpjetën dhe ra në nji gjendje kaosi politik të rrezikshëm që shkatërroi strukturën shtetnore të vendit dhe rrezikoj nji luftë civile përfundimet e së cilës ishte e vështirë me u parapa. Flitej për nji “revoltë leniniste” në bashkëpunim me bandat e paligjëshme, nji kombinacion eksploziv…. Në Kosovë, urrejtja psikopatike serbe shkaktonte vrasje e shkatërrime të përditëshme me qellim dëbimin e popullsisë shqiptare nga ajo Krahinë dhe përvetësimin e Kosovës si tokë serbe njiherë e përgjithmonë. Në Maqedoni, autoritetet qendrore maqedonase zbatojshin politikën e tyne raciste anti-shqiptare tue mohue edhe të drejtat ma fillestare të popullsisë shqiptare në atë republikë, nji grup kombëtar që përban ma shumë se 30 përqind të popullsisë së përgjithëshme të republikës. Ishte viti i mbrapshtë 1997 në vendin tonë! Shqipëria kishte nevojë për ndihmë! Në Greqi, mohimi total i të drejtave të elementit autokton shqiptar në atë vend, banorë kryesorë të krahinës së Çamërisë, kryhej me paturpësinë ma të madhe. Edhe vizitat familjare të popullsisë çame në trojet stërgjyshore mbas dëbimit të dhunëshëm të viteve 1944-45 u këputën pa asnji spjegim. Vaji dhe lotët e viktimave çame as ndigjohej as shihej nga bota e shurdher dhe e verbët. Çamët kishin nevojë për dritë! Në SHBA u ndez nji dritë! Për këte qellim, KKSHA vendosi të dergojë nji Peticion dhe të kerkojë nji audiencë me Presidentin W.J.Clinton me

shprehë qartas gjendjen kritike të krijueme për të gjithë shqiptarët në Ballkan; mënjifjalë versionin shqiptar të së vertetës! Nevoja për nji veprimtari të organizueme në sherbim të atdheut shqiptar u paraqit si nji domosdoshmëni kategorike. Për këte qellim, dhe vetëm për këte qellim –e jo për rivalizim!- u themelue Këshilli Kombëtar ShqiptaroAmerikan-The Albanian American National Council (KKSHA/NAAC) me qendër në Washington,D.C. Me inisiativën e KKSHA, ba publike korrespondenca me Shtëpinë e Bardhë për “problemin shqiptar, kryesisht Kosovën me datën 11 qershor 1997, Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro Amerikane Fetare. Kulturale dhe Civike, i formuem për këte qellim, i drejtoi nji Peticion Presidentit të SHBA-s, W.J.Clinton, tue kerkue përkrahjen e Qeverisë Amerikane në zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të problemit shqiptar, dhe veçanërisht atij kosovar, me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga zgjedha shekullore serbe. Ma poshtë do të lexoni tekstin e plotë të Peticionit anglisht (përkthye shqip) dhe të firmuem nga “personi i autorizuem” nga të gjitha shoqatat, Dr. Sami Repishti, presidenti i parë i i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA). Me datën 8 gusht 1997, Dr.Repishti mori këte përgjegje me spjegimet e Presidentit Clinton (lexo ma poshtë). Njikohësisht, nji Peticion i dytë i u drejtue Zonjës Madeleine K. Albright, Sekretare e Shtetit e SHBA-së, me tri kërkesa për Administratën Amerikane lidhun me Kosovën, të botueme në gazetën ILLYRIA (N.Y.) të datës 20 gusht 1997. Teksti i përkthyem shqip i “Peticionit Repishti” drejtue Presidentit W.J.Clinton : Nr. 1 “ Koalicioni i Shoqatave Shqiptaro-Amerikane Fetare,

Kulturale dhe Civike 20006 *

1825 I Street N.W. Suite 400

Washington, D.C.

PETICION I nderuemi William Jefferson Clinton President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës Shtëpia e Bardhë 1600 Pennsylvania Avenue Washington, D.C. 20500 11 qershor 1997 I nderuemi Z. President: Na, të nënshkruemët, qytetarë të Shteteve të Bashkueme të Amerikës me prejardhje shqiptare, dhe pjestarë të shoqatave fetare, kulturale dhe civike shqiptaro-amerikane, i lutemi Qeverisë së Shteteve të Bashkueme të Amerikës të luaj nji rol ma aktiv në Shqipëri me qellim që të sjellin paqën, stabilitetin, dhe prosperitetin në atdheun e të parëve tonë. Koalicioni i jonë paraqet të gjithë seksionet e kombit shqiptar prej shtatë miljonë në Ballkan, nji rajon ku vetëm shqiptarët mbeten akoma nji popullsi etnike e ndame në republika të ndryshme;Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia. Dy javë ma parë, në Holandë, ju deklaruet se asnji komb demokratik nuk do të përjashtohet nga bashkësia atlantike. Ky ashtë nji vision i madh për nji të ardhme të ndritun! Shqiptarët janë njeni nga popujt ma të vjetër të Europës. Megjithate, fryma e ndryshimeve që vjen sot mbi të gjithë kontinentin nuk e ka prekë këte vend. Lutemi na ndihmoni! Në Shqipëri, kaosi i fundit dhe mosstabilizimi i shkaktuem nga vështirësitë ekonomike dhe mungesa e eksperiencës në ndërtimin e


institucioneve demokratike rrezikon jetën e 3- 4 milionë qytetarëve shqiptarë që jetojnë me frikë të vazhdueshme. Ata sot kërkojnë ndihmën tuej, dhe na nuk duhet të ju a mohojmë! Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin edhe të Shteteve të Bashkueme me luejtë nji rol ma aktiv për nji rregullim politik ma të qetë në Shqipëri, tue eliminue kështu nji element madhor të mosstabilitetit në atë vend. Në Kosovë, shumica e popullsisë prej afër dy miljonë shqiptarë vazhdon të jetë objekt sulmi për abuzim dhe mohim të të drejtave të tyne dhe lirive fillestare, siç janë e drejta e arsimit, sherbimet shëndetsore, siguria personale dhe punësimi objekte sulmi nga rregjimi diktatorial serb i S.Miloseviqit. Megjithëse vendi i jonë ka qenë në front të bashkësisë ndërkombëtare të kundërshtimit të rregjimit të shtypjes së Milosheviqit në Kosovë, nji rol ma vendimtar nga ana e Shteteve të Bashkueme ashtë pa dyshim i nevojshëm. Gjendja në Kosovë po keqësohet me shpejtësi, dhe mundësitë e nji shpërthimi rriten çdo ditë. Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me luejtë nji rol ma aktiv për rregullimin paqësor e politik në afrimin e shqiptarëve – pala e damtueme,- dhe rregjimit shtypës të Beogradit. Emnimi i nji ndermjetësi amerikan –si në Qipro- do të ishte shumë i efektshëm në eliminimin e mundësive që krijojnë mos-stabilizimin në atë zonë. Në RFJ të Maqedonisë, numri i madh i shqiptarëve që jetojnë atje vuen nga mohimi i të drejtës për trajtim të barabartë, përfaqësim të barabartë dhe pjesëmarrje të barabartë në Administratën vendëse dhe qendrore. Megjithëse shqiptarët përbajnë ma shumë se nji të tretën e popullsisë së përgjithëshme, pjesëmarrja e tyne në Administratë ashtë minimale. Këto dy vitet e fundit, masa drastike qeveritare janë marrë me pengue zhvillimin e arsimit shqip për studentë shqiptarë; shembull: rasti Universitetit privat i Tetovës. Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me ushtrue presionin e duhun pranë Qeverisë Maqedone të respektojë të drejtat e popullsisë shqiptare, ose të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkueme. Pakica shqiptare banojnë sot edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Greqi, fati i të cilave ashtë lanë në duert e tri autoriteteve respektive. Në Serbi dhe në Mal te Zi, forcat politike lokale shqiptare përpiqen me vështirësi me veprue mbrenda sistemit politik të tanishëm, por ata gjinden para qendrimit mohues të shumicës, qellimi final i të cilëve ashtë asimilimi i tyne. Në Greqi, pakica shqiptare gjindet përballë asgjasimit të plotë. Asnji libër shqip, mësues ose shkollë ashtë e lejueshme për arsimimin e fëmijve të pakicës së shtypun shqiptarë (të njohun si Çamë). Të gjitha përpjekjet e bame me thye këte shtypje asfiksuese kanë dështue, për arsyen e thjeshtë se autoritetet greke refuzojnë të njohin edhe prezencën fizike të kësaj pakice fatkeqe. Na jemi plotësisht të bindun se ashtë në interesin e Shteteve të Bashkueme me përdorë influencën e saj pranë Qeverisë Greke, tue theksue faktin se nji padrejtësi e këtill ashtë e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare, dhe nuk ashtë në interesin e marrëdhanjeve të mira në mes të dy vendeve fqinje. Në këte angazhim të shtatë miljonë shqiptarëve në Ballkan dhe përpjekjesh me ba nji histori te re në vendet që ata banojnë, ata kërkojnë me marrë pjesë në ndertimin e nji

bote të re, “nji rrjet global qellimesh, dhe ligjor”; ata kanë nevojë për ndihmën e Amerikës me gjetë rrugën ma të mirë me arrijtë këte pikësynim. Na shpresojmë se ky Komb i Madh Amerikan që jemi na sot, nuk do të shgënjej popujt që vuejnë. Shqiptarët janë të lodhun nga tirania, paligjëshmënia dhe udhëheqsit që qellimisht anashkalojnë interesat e popullsisë. Megjithëse nuk ka nji hartë që tregon suksesin, ata shpresojnë në ndërtimin e nji shoqënie të re ku e drejta e jetës, lirisë dhe prosperitetit kuptohen si të verteta që nuk mund të mohohen. Ata duen të jenë “…pjesë e nji sistemi ndërkombëtar i bazuem në parimet demokratike që përfshijnë të gjithë”, ashu si e theksoi Sekretarja e Shtetit Madeleine K. Albright. Në këte përpjekje të tyne, shqiptarët meritojnë përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkueme dhe të bashkësisë ndërkombëtare. Me respektin ma të plotë, Sami Repishti, Ph.D. (firmë e autorizueme) Shoqatat pjesëmarrëse: Albanian American Bektashi Monastery Albanian American Roman Catholic Communities Albanian American Islamic Center Albanian Orthodox Archdiocese in America Democratic League of Kosova in the United States Foundation “Ded Gjo Luli” Foundation “Plave –Gusinje” National Albanian American Council (NAAC) PanAlbanian Federation of America “VATRA” Patriotic Association “Dibra” *Adresa e “Koalicionit” ashtë ajo e Sekretarisë së Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Ëashigton, D.C. -------------------------------------Nr. 2 Përgjigjja e Presidentit W.J.Cliton: Shtëpia e Bardhë 8 gusht 1997

Washington

Sami Repishti, Ph.D. President National Albanian American Council Suite 400 1825 I Street, N.Ë. Washington, D.C. 20006 I nderuemi Sami: Ju falënderoj për letrën tuej të datës 11 qershor në lidhje me situatën e Shqiptarëve etnikë në Ballkan. Shqipëria ka arrijtë në nji pikë kritike gjatë rrugës saj drejt demokracisë, dhe qetësimi i kaosit që mbizotënon atje që nga mueji i marsit ashtë nji përparësi e politikës sonë të jashtëme. Na mendojmë që ashtë me randësi me veprue së bashku si nji bashkësi ndërkombëtare; prandej, Administrata e ime po punon ngushtësisht me partnerët tonë Europianë, tue përfshi edhe Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me ndihmue ringritjen e institucioneve demokratike dhe me përmirësue situatën e të gjithë Shqiptarëve. Shtetet e Bashkueme po përkrahin me ndihma humanitare dhe kanë marrë vendim me kontribue menjiherë $1 miljon për organizatën e Kryqit


të Kuq Ndërkombëtar, si dhe $2.5 miljonë për Programin Ushqim për Botën të OKB-së. Administrata e ime ashtë njikohësisht e shqetësueme edhe për abuzimet e të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me Kosovën. Shtetet e Bashkueme përkrahin përpjekjet e popullit të Kosovës me sigurue për vete respektin e të drejtave të njeriut me mjete paqësore dhe demokratike. Për këte qellim, këto kohët e fundit na kemi hapë Zyrën e Agjensisë së Informatave të Shteteve të Bashkueme, në Prishtinë. Pa ndërpremje na kemi kërkue nga Qeveria e Serbisë të pushojë politikën e saj shtypse, dhe kemi përsëritë shqetësimin tonë me autoritetet e Beogradit në nivelin ma të naltë. Respekti për të drejtat e njeriut në Kosovë ashtë nji element kyç i sanksioneve tona kundër Serbisë, dhe do të vazhdojë, deri sa të bahet nji përparim thelbësor Shtetet e Bashkueme nuk do të normalizojnë marrëdhanjet diplomatike me Beogradin. Për ma tepër, na do të vazhdojmë me kundërshtue anëtarsinë e Beogradit në institucionet ndërkombëtare. Unë due të ju siguroj se Administrata e ime ashtë e angazhueme me punue për promovimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Ballkanit, si dhe me vazhdue përpjekjet tona drejt nji zhvillimi të demokracisë, dhe rivendosjes së rendit publik në Shqipëri. Edhe nji herë, ju falënderoj për interesimin tuej aktiv në këte problem me randësi. Sinqerisht Bill Clinton (firma) -------------------------------------------------------(Fotokopje e origjinalit anglisht) Nr. 3 New York.- E merkurë, 20 Gusht 1997 Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, prof. Sami Repishti, në një letër që i dergon Sekretares së Shtetit, Madeleine K. Albright, në prak të takimit të saj me presidentin e Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, parashtron tri kerkesa-opsione që do të duhej t’i shqyrtonte Administrata amerikane me qellim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e çeshtjes së Kosovës: 1) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të emërojë një të derguar të posaçëm që do të mundësonte një takim midis përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë, me qellim të ndërmjetësimit për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Në gjetjen e këtij ekuilibri, prestigji i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara është i pazevendsueshëm 2) Qeveria e Shteteve të Bashkuara të marrë inisiativën për mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare mbi Kosovën, në të cilën problemi i Kosovës do të kishte një trajtim të drejtë si parakusht për një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. 3) Po qe se “taktikat” e bashkëpunimit vazhdojnë nga ana e Serbisë, atëherë kërkojmë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe nga bashkësia ndërkombëtare që të njohin Republikën e Kosovës si një Shtet Sovran, kufinjtë e të cilit do të jenë të pacenueshëm, dhe se kjo Republikë do të pranohej si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Politika paqësore e Dr. Ibrahim Rugovës është nji garanci e qellimit paqësor të shqiptarëve, se do të jenë loajalë ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan është formuar një vit më parë me qellim të avancimit të çeshtjes shqiptare në Washington,D.C. dhe të informimit të Administratës, anëtarëve të Kongresit dhe politikanëve amerikanë për problemet gjithëshqiptare. (Gazeta Illyria, New York) (Botohet për herë të parë)

GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU DHE ARBËRIA E EPOKËS SË TIJ Nga Eugjen Merlika Viti 2018, si vit jubilar i historisё sonё, ose mё saktё, i pjesёs mё tё ndritur tё saj, qё 550 vite mё parё, mё 17 janar 1468, me kalimin n’amshim tё Gjergj Kastriotit, do tё mbyllte njё epokё, na kthen vёmёndjen n’atё periudhё historike qё pёr shqiptarёt, nё sajё tё fuqisё marramendёse tё ngjarjeve dhe rёndёsisё kontinentale tё pёrfundimit tё tyre, mbeti nё kujtesёn e kombit si “shekulli i madh”, “koha e Arbёrit”, dhe u bё burimi mё i kthjelltё i frymёzimit pёr shekujt pasardhёs. Shekujt, nё rrjedhёn e tyre tё natёs sё tejzgjatur tё pushtimit osman, i ruajtёn nё kujtesё ngjarjet e asaj epoke, duke i pasuruar me elementё tё legjendёs e duke i mbuluar me njё vello tё ndritёshme pёrfytyrese, nё tё cilёn mbizotёronin ngjyrat e ndezura tё periudhёs “zulmёmadhe”. Ishte kjo mёnyrё paraqitjeje njё domosdoshmёri pёr Shqipёrinё e dy shekujve tё fundit, pёr tё patur njё pikё mbёshtetjeje e frymёzimi, qё do tё shёrbente si material lidhёs i veçorive tё ndryshme tё botёs shqipfolёse, nё kuadrin e kёrkesave madhore qё shtronte koha nё drejtim tё vetёdijesimit kombёtar e tё shtetformimit. Por sot, mbas 550 vitesh tё ndёrrimit jetё tё kryeluftёtarit, mbas 140 vitesh tё fillimit tё ngjarjeve tё Lidhjes sё Prizrenit, pёrballimit tё parё tё madh tё ndёrgjegjёsimit kombёtar tё shqiptarёve me Evropёn mosmirёnjohёse kundrejt flijimit tё tyre pёr tё mbrojtur krishterimin evropian katёr shekuj mё parё, mbas mё shumё se njёqindvjetori tё krijimit tё shtetit tё cunguar e tё pavarur, mendoj se bёhet i domosdoshёm njё rishikim objektiv i historisё sё vёrtetё t’asaj periudhe. Kёtё kёrkesё e ka vёnё nё dukje At Athanas Gegaj, nё studimin e tij, si tezё diplome nё vitin 1936, kur shprehet : “Pёr t’u ruajtur nga ekzagjerimet e kёtyre kronikanёvet dhe pёr tё gjykuar mё drejt mbi pohimet, shpesh kontradiktore tё historianёve tё kohёs, kemi bёrё kёrkime nё burimet arkivore, pjesa mё e madhe e tё cilave janё tё botuara. Besojmё qё kjo analizё ka lejuar tё nxjerrim mjaft gabime detajesh dhe shumё gjykime tё gabuara ose tё pasakta.”1 Mendoj se detyrё e historianёve ёshtё tё ndajnё tё vёrtetёn historike nga elementёt e folklorit apo legjendёs, nё mёnyrё qё shqiptarёt, pёr pjesёn mё tё rёndёsishme tё 1

Gegaj, At Athanas, OFM : “Arbёria dhe Gjergj Kastrioti Skёnderbe 1405 – 1468” “Eurorilindja”, Tiranё 1995 faqe1


sё shkuarёs sё tyre, tё kenё njё tabllo tё qartё, tё vёrtetё, tё pёrcaktuar saktё nё pёrbёrёsit e tij kryesorё. Mё duket se njё nga elementёt mё tё rёndёsishёm tё historisё sё Gjergj Kastriotit, ёshtё pёrcaktimi i saktё i moshёs nё tё cilёn ai braktisi familjen dhe shkoi nё oborrin e sulltanёve otomanё, pёr tё cilёn historiografia na jep disa variante. Gjithё kёta variante, nё lidhje me njё ngjarje tё shёnuar tё jetёs sё Skёnderbeut, janё dёshmi e njё amullie shqetёsuese nё studimin e historisё sё tij e nxjerrin para studjuesve tё sotёm njё detyrim, pёrsa i pёrket pёrcaktimit tё sё vёrtetёs s’atij episodi shumё tё rёndёsishёm tё jetёs sё personazhit. Arsyetimi logjik i pasojave t’atij episodi ёshtё i lidhur me tё gjithё ecurinё e historisё sё tij, mbasi nёse ka shkuar fёmijё shpjegon pregatitjen e tij tё gjithanshme si njё ndёr personalitetet mё tё spikatur tё kohёs sё tij, por nёse ka shkuar i madh ёshtё i kuptueshёm motivi i brёndshёm i tij nё sendёrtimin e epopesё mё tё lavdishme tё popullit tё tij. Historiografia zyrtare e akademike e 70 viteve tё fundit e ka trajtuar epopenё e luftёrave tё Skёnderbeut si njё çast kulminant tё shpalosjes sё vlerave tё entitetit kombёtar arbёror. Po tё lexojmё historianёt e vjetёr, por edhe tё shekullit tё shkuar, nё njё pjesё tё mirё tё tyre, nxirret nё pah faktori fetar si mё kryesori nё veprimtarinё e Skёnderbeut si prijёs populli, si udhёheqёs ushtarak e si burrё shteti. Mund tё jetё bindёs apo jo, i ligjёruar apo jo, pozitiv apo jo, varet nga kёndvёshtrimi dhe mendёsia nё tё cilёn analizohet dukuria. Por nuk mund tё anashkalohet dhe, aq mё pak tё mohohet, duke u zёvendёsuar nga ai kombёtar. Mund tё diskutohet gjatё mbi tё gjithё vёshtrimet apo dritёhijet e asaj epoke madhёshtore tё historisё sonё, por nuk mund tё mohohet thelbi i saj. Njё sintezё e shkurtёr e gjithё asaj epopeje gjёndet nё njё fragment tё veprёs sё Mustafa Krujёs, “Historia e Skёnderbeut”, marrё nga libri “Shkrime historike”, faqe 358 : “Por fuqít e Sulltanit rridhshin pajadamё prej burimesh tё pashterrueshme tё nji perёndorije qi pёrfshinte anembanё Dardanelavet gjithё Anadollin e krejt gjysishullin ballkanik gjatё Danubit e Savёs mbё nji anё, dhe Egjeut, Jonit e Adrijatikut nё tjetrёn, pёrveç nji ishulli tё vogёl Shqiptarёsh nёn nji prinjёs qi kishte damё me u bâmё flí e krishtjanizmёs me gjithё popullin e vet” Ai popull stoik e zemёrmadh, edhe n’ata kushte ankthi e pasigurie, e ndoqi prijёsin me njё durim e forcё vullneti pёr t’u admiruar, i blatoi atij gjithshka e nuk shfaqi kurrё shenja pakёnaqёsie e kundёrshtie, edhe se fuqitё vinin duke u pakёsuar, edhe se lotёt ishin shterrur nё sytё e grave arbёreshe, atyre heroinave tё heshtura, mbi tё cilat rёndonin tё gjitha pasojat e lavdisё sё shekullit tё madh. Kujtesa historike do tё ishte shumё e mangёt, nёse nuk do t’u jepte atyre piedistalin e merituar nё altarin e vlerave tё kombit, ashtu sikurse dhe stёrmbesave tё tyre nё gjysёm shekullin e terrorit komunist. Nё gjyqin e ftohtё tё historisё arbёrit dhe prijsi i tyre shkuan ballёlartё, sepse kishin kryer detyrёn e tyre kundrejt qytetёrimit tё cilit i pёrkisnin. Ai qytetёrim mbeti i detyruar kundrejt atij populli, pёr shekuj tё tёrё harrese e shkujdesjeje kundrejt fatit tё tij. Madje edhe kur, mbas gati pesё shekujsh lёngimi, ai popull deshi tё dilte nga errёsira e tё kishte shtetin e tij, pёrfaqёsuesit e atij qytetёrimi e njohёn atё tё cunguar, duke u bёrё pёrgjegjёs pёr njё tjetёr akt tё tragjedisё shqiptare. Ndonjё prirje historiografike pёr t’a paraqitur atё epokё si ajo e shtetit tё bashkuar apo, pёr mё tepёr, e njё

vetёdijesimi kombёtar, nuk i pёrgjigjet sё vёrtetёs. Arbёria, edhe me Skёnderbeun, mbeti njё trevё e pёrçarё nё zotёrinj tё mёdhenj e tё vegjёl, pa marrё as shembёlltyrёn dhe as ndёrgjegjen e kombit, qё ishte atёherё njё koncept i panjohur jo vetёm pёr tё, por pёr pjesёn mё tё madhe t’Evropёs. Nuk kishte kohё mё tё pёrshtatёshme pёr tё nxitur bashkimin e arbёrve nё njё shtet tё vetёm por, fatkeqёsisht nё shumicёn dёrmuese, princat arbёr, pasardhёs tё ish mbretёrve ilirё, nuk patёn as largpamёsinё pёr tё kuptuar situatat dhe as vullnetin pёr tё bashkur forcat. Skёnderbeu u ballafaqua nё vite me tekat e pafund tё aleatёve, me ftohjen, me marrёveshjet me Venedikun apo turqit kundёr tij, me tradhёtitё madje edhe brёnda familjes, me kushtёzime tё shpeshta, me shpёrfillje kundrejt luftёs sё tij. Pati nё krahun e tij oficerёt e shtabit tё tij, me nё krye Vrana Kontin e Tanush Topinё, mbrojtёsit legjendarё tё rrethimeve tё Krujёs, por njohu dhe tradhёtitё e Moisiut, tё Hamza Kastriotit, tё Gjergj e Gojko Stres Balshёs, nё çastet mё tё vёshtira tё luftёs, mbas humbjesh tepёr tё rёnda si Berati apo Sfetigradi. Pati dashurinё e mbёshtetjen, deri nё flijim, tё popullit arbёr, por kёto nuk qenё tё mjaftueshme pёr tё vёnё themelin e asaj Arbёrie tё bashkuar e tё lirё. Pёr ne, shqiptarёt, ai mbeti fari drejtues qё na priu idealisht nё kёtё gjysmё mijёvjeçari, tё ngarkuar me re tё dёndura e tё zeza pushtimesh tё huaja e lufte tё gjatё me vetveten. U munduam tё njёjtёsohemi me emrin e tij, edhe se shpesh nuk i sendёrtuam mёsimet e porositё e tij. Megjithatё ai mbeti njё simbol, ai i qёnies sonё, i ёndrrave tona, i aspiratave tona shekullore. Ai na la njё pasuri tё pamatёshme, pёrkatёsinё, jo vetёm gjeografike, nё kontinentin evropian, ndihmesёn tonё, si popull, nё historinё e mbrojtjes sё vlerave qytetёruese t’atij kontinenti, krenarinё e tё flijuarit pёr ato vlera. Na takon ne sot, me qёndrimin tonё, me dёshirёn pёr t’u pёrmirёsuar e pёr tё ecur pёrpara nё rrugёn e qytetёrimit si njё trup i vetёm, tё tregohemi trashёgimtarё tё denjё tё emrit dhe veprёs sё tij madhore. Kjo ёshtё fjala e mbajtur nga Eugjen Merlika nё sesionin e XV shkencor “Gjergj Kastrioti – Skёnderbeu – heroi kombёtar i shqiptarёve”, tё zhvilluar nga Shoqata “TROJET E ARBЁRIT” nё Lezhё mё 28 korrik 2018.

“Shqiptarocentrizmi” i Hysamedin Ferajt është Islamocentrizëm Nga Kastriot Myftaraj (Metropol, 11/04/2005) Kohët e fundit, në debatin publik shqiptar, ka rënë në sy polemika tek ditorja “Metropol” midis atyre që quhen si liberalë të rinj dhe dr. Hysamedin Feraj, pedagog në fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Tiranës, polemikë kjo të cilën dr. Feraj e ka përcaktuar si “Ideologë vs. akademikë ” po të perifrazoj titullin e një shkrimi të tij, të botuar në këtë kontekst. Dr. Feraj, në këtë polemikë, duke e kritikuar palën tjetër paraqet idenë e Shqiptarocentrizmit.


Kastriot Myftaraj Si një polemizues më i hershëm me Ferajn dhe ndjekës më i vëmendshëm i shkrimeve të tij, po i ofroj lexuesit të “Metropol” një tjetër pikëpamje në polemikë me z. Feraj, gjithmonë me synimin që lexuesi të fitojë një njohje sa më të gjerë të çështjes. Konceptin e vet për shqiptarocentrizmin, dr. Feraj e ka zhvilluar në librin e vet “Skicë e mendimit politik shqiptar” (“Koha”, Tiranë 1998), në virtut të së cilit Feraj pretendon statusin e vet akademik, pasi pjesa më e madhe e këtij libri përbëhet nga disertacioni me të cilin Feraj mori doktoraturën në vitin 1997.Në promovimin e këtij libri, qi u bë në Tiranë, në korrik 1998, morën pjesë 600 studentë shqiptarë, të cilët studionin në vendet arabe, krerët e Komunitetit Musliman Shqiptar, besimtarë muslimanë nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të vendeve islamike në Tiranë. Shijak Tv e percolli gjërësisht këtë tubim. Ky libër është botuar për here të parë në Tiranë, në vitin 1998 dhe pastaj është ribotuar do herë edhe në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe ka qarkulluar edhe në diasporë. Teoria e Ferajt, ose “paradigma”, sikur e quan ai, konsiston në atë se historikisht shqiptarëve u është dashur : « Të zgjedhin ndërmjet pushtuesve ballkanikë që rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve apo pushtuesve jashtëballkanikë, të cilët nuk e rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve, sado të këqinja të tjera që u shkaktonin.Nga zgjedhja që kanë bërë ndaj këtyre dy alternativave janë krijuar dy tradita politike themelore shqiptare : (1) tradita e bashkëpunimit me popujt pushtues dhe rrezikues ekzistencialë ballkanikë të shqiptarëve kundër pushtuesve jashtëballkanikë dhe, (2) tradita e bashkëpunimit me pushtuesit jashtëballkanikë, që nuk rrezikonin ekzistencën e shqiptarëve kundër pushtuesve dhe rrezikuesve ekzistencialë ballkanikë ». (Hysamedin Feraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, “Koha”, Tirane 1998. f. 145.) Së pari, paradigma e Ferajt nuk është origjinale. Në esencë ajo është një plagjiaturë e deformuar e një teze të paraqitur nga Nexhmedin Spahiu, rreth një vit e gjysëm para se të publikohej libri i Ferajt. Natyrisht që Feraj, sipas traditës intelektuale komuniste, nuk e citon fare Spahiun, ndonëse e ka njohur shumë mirë, por si ideues të parë të paradigmës citon njëfarë Ajet Haxhia, një ishfunksionar i Komitetit Qendror të PPSH, të cilit, e tepërt të thuhet, as që i kanë pasë shkuar ndermend të tilla gjëra. Përndryshe, Nexhmedin Spahiu, në maj 1997, ka botuar shkrimin “Tre gishtat e Rexhep Qoses”, tek ditoret “Koha e Re” e Tiranës (16 maj 1997) dhe “Bota Sot” e Zurich-ut (27-28 maj 1997). Në këtë shkrim Spahiu paraqet një teori për dy linja historike në politikën shqiptare : « Njëra linjë kërkonte aleanca me shtetet jofqinjë, për t’u bërë ballë

shteteve fqinjë, dhe tjetra që kërkonte të bashkëpunonte me fqinjët (serbët e grekët) kundër agresorëve jashtëballkanikë… Derisa të parët i jepnin përparësi integritetit territorial e biologjik në dëm të sovranitetit, të dytët i jepnin përparësi sovranitetit të një pjese të vendit në dëm të integritetit ». (Cituar sipas : Nexhmedin Spahiu, “Ekulibret shqiptare”, “Marin Barleti”, Tirane 1997, f. 169.) Duke marrë si premisë tezën e mësipërme, Feraj, në librin e vet zhvillon teorinë e bazuar mbi një vizion të historisë shqiptare si një lufte “Good versus Evil” (e mira kundër së keqes). Në pikëpamjen e dr. Ferajt e keqja identifikohet historikisht me Perëndimin, Katolicizmin, që janë njëlloj armiq të shqiptarëve si bota sllavo-ortodokse, e keqja identifikohet me Skënderbeun që sipas Ferajt, ka qenë një tradhëtar nacional, për shkak se i bëri rezistencë Turqisë. Ndërsa e mira, sipas dr. Ferajt, historikisht identifikohet me Islamin dhe Perandorinë Osmane. Sipas Ferajt, fatmirësia historike e shqiptarëve qe pushtimi turk dhe islamizmi që solli ai. Për Ferajn pushtimi turk ka qenë në fakt çlirim për shqiptarët, islamizimi i shqiptarëve ka qenë shpëtimi i tyre nacional dhe këtë fe shqiptarët e pranuan me dëshirë dhe nuk iu imponua me dhunë nga pushtuesit turq. Të mirët, në historinë shqiptare për Ferajn, kanë qenë ata shqiptarë që bashkëpunuan me Turqinë, që në fillim të pushtimit turk dhe në vazhdim, si dhe ata që e konceptonin nacionalizmin shqiptar si filoturqizëm dhe si proislamik. Sipas Ferajt, shqiptarët u formuan si “komb” në saje të pushtimit turk dhe se vetë nacionalizmi shqiptar ka në origjinën këtë teori, Feraj e quan “paradigma qendrore” dhe e paraqet kështu : «Gjatë shekujve XI-XIV shqiptarët u ndanë në rrymën që përvetësoi besnikërinë ndaj Kishës Lindore, ortodokse, sllave dhe greke dhe që e quajtën veten përkatësisht “sllavë” ose “grekë” dhe rrymën që i qëndroi besnike Kishës Perëndimore dhe që e quante veten “albanë”. Politikisht u ndanë në rrymën e shqiptarëve që ishin besnikë ndaj pushtuesve “ballkanikë”, Perandorisë Bizantine, përkatësisht Mbretërive Serbe, Bullgare e Greke, të cilët bënë karrierë dhe ngjitën shkallën më të lartë të hierarkisë ushtarake e civile feudale të tyre deri në strategë, dhe në rrymën që lidhej me mbretëri e principata të ndryshme të Evropës Perëndimore kundër pushtuesve bizantinë, serbë, grekë e bullgarë”. Në shekullin XV, nga njëra anë, veproi rryma e “skënderbegasve” në aleancë me disa mbretëri e principata të Evropës Perëndimore dhe popujt e Ballkanit kundër pushtuesve jashtëballkanikë osmanë dhe, nga ana tjetër, rryma e “vasalistëve” në bashkëpunim me pushtuesit jashtëballkanikë osmanë kundër pushtuesve më të vjetër e më të rrezikshëm sllavë e grekë. Gjatë gjithë shekujve XVI-XIX, vazhdoi tradita e “rezistencës” së armatosur kundër pushtuesit jashtëballkanik osman në bashkëpunim me popujt fqinjë sllavë e grekë, nga njëra anë, dhe tradita e integrimit në Perandorinë Osmane, e bashkëpunimit me pushtuesin jashtëballkanik osman kundër pushtuesve rrezikues ekzistencialë ballkanikë, sllavëve dhe grekëve, nga ana tjetër. Në shekullin XIX, nga tradita e bashkëpunimit me popujt ballkanikë kundër “armikut të përbashkët” jashtëballkanik osman lindën rrymat e ndryshme politike që u quajtën “serbofile” dhe “grekomane” të cilat bashkarisht do të quhen “panballkanike”, dhe nga tradita e bashkëpunimit me pushtuesit jashtëballkanikë osmanë kundër pushtuesve ballkanikë lindën rrymat politike të cilat u quajtën “turkomane” dhe “nacionaliste” shqiptare. Nacionalizmi shqiptar ka lindur nga tradita e bashkëpunimit


me pushtuesit, armiqtë jashtëballkanikë, kundër pushtuesve ballkanikë, sllavë dhe grekë, në vijën “albanë”- “vasalist딓nacionalistë”-. Panballkanizmi shqiptar (“sllavofilët” dhe “grekomanët”) ka lindur nga tradita e bashkëpunimit të shqiptarëve me pushtuesit ballkanas kundër pushtuesve jashtëballkanikë në vijën “sllavë” e “grekë”- probizantinë“skënderbegas”- “rezistenca antiosmane”-, “panballkanizmi shqiptar”-= (“sllavofilë”+ “grekomanë”)». (Hysamedin Feraj, “Skicë e mendimit politik shqiptar”, “Koha”, Tiranë 1998, f. 145-146.) Ky sistem i Ferajt, i paraqitur për të shpjeguar historinë, është ndërtuar sipas teknikave të filozofisë marksiste-leniniste dhe është njëherësh edhe prove e faktit se Feraj ka lëshuar retorikën komuniste, por jo aparatin logjik të kësaj shkolle të mendimit. Para së gjithash, kjo skemë është në pajtim të plotë me rregullin kryesor të materializmit historik marksist-leninist, atë se historiografia, por edhe shkencat politike janë gnostikë, pra një dije e fshehtë, me bazë etike, që është në imanenceë të proceseve historike, që konsistojne në një konflikt etik mes së mirës dhe së keqes. Kjo dije gjendet duke ndërtuar makrosisteme abstrakte, për t’i përdorë si guidë në njohjen e historisë. Sipas kësaj gnostike, historinë e bëjnë njerëzit, por jo sipas vullnetit të vet, por të komanduar nga ligjet historike objektive. Njerëzit, që e bëjnë historinë janë lodër e forcave historike, duke qenë se bindjet e tyre janë rezultat i “qenies shoqërore” të tyre, pra i klasave sociale të cilave u takojnë. Këto klasa që përfaqësojnë njëra të mirën (proletariati) dhe tjetra të keqen (borgjezia). Lufta e klasave është forca lëvizëse e historisë. Historiografia dhe shkencat politike kanë detyrë që ta provojnë vërtetësinë e kësaj doktrine. Kjo bëhet duke krijuar makrosisteme historiografike dhe politike, që janë frut i abstragimit të pastër, mandej duke provuar vërtetësinë e tyre me “fakte” gjë që bëhet, në rastin më të mirë, duke i kqyrur ngjarjet në sens eklektik. Pra, historiografia dhe shkencat politike shndërrohen virtualisht në degë të propagandës. Makrosistemi historik i Ferajt është një shembull i kësaj metode. Feraj identifikon dy forca historike objektive : “panballkanikët” dhe “jashtëballkanikët”, prej të cilëve të parët përfaqësojnë të keqen, ndërsa të dytët të mirën. “Jashtëballkanikët” nuk janë të gjithë të mirë. Ata ndahen në perëndimorë, që janë të këqinj dhe në lindorë (osmanoislamikë) që janë të mirë. Pra, osmanizimi dhe islamizimi ka zënë në mendimin e Ferajt vendin e proletariatit, si forca që bart të mirën dhe ka misionin historik të rregullimit të botës [shqiptare]. Feraj nuk bën kurrgjë për të provuar tezën e vet. Ashtu sikur bëri Marksi me tezën e luftës së klasave, ai e merr atë si të vërtetë apriori. Gabimi i Ferajt asht gabimi tipik i atyre që ndjekin metodologjinë marksiste. Ai i dekonsideron zhvillimet dhe forcat e realitetit, duke hyrë në terrenin e fantazisë ku inventon kategori historike abstrakte. Feraj pretendon se ndarja e Ekumenias (botës kristiane) me rastin e Shizmës së vitit 1054, që çoi në formalizimin e ndarjes së Kishës së Romës (katolike) dhe asaj së Konstantinopolit (ortodokse), çoi në një ndarje të shqiptarëve në “albanë”, domethënë besinë të Kishës Perëndimore (katolikë) dhe në “grekë” dhe “sllavë”, domethënë besnikë të Kishës Lindore (ortodoksë). Por Feraj nuk jep asnjë shpjegim mbi atë sesi e realizuan banorët e trevave të sotme shqiptare këtë aventurë, kur dihet se në atë kohë nuk kishte fare “shqiptarë” dhe ky emër filloi të përdoret vetëm në shekullin XIX. Nëse banorët e trevave të sotme shqiptare, duhen quajtur me një

emër në atë kohë, atëherë ata duhen quajtur “ilirë”, pra me emrin e trashëguar nga Antikiteti. Por edhe ky emër nuk përfshin gjithë banorët e trevave të sotme shqiptare, pasi në Antikitet banorët e pjesës më të madhe të Shqipërisë së Jugut të sotëm, e quanin veten “Epirotë” dhe vendin e vet e quanin “Epir”, ç’ka dallonte nga “Ilirë” dhe “Iliri”. Pra, ata nuk kishte si të ndaheshin, pasi tashmë qenë të ndarë. Trevat e sotme shqiptare në atë kohë qenë pjesë e Perandorisë Bizantine, e cila zyrtarisht mbështeste Kishën Lindore, ç’ka do të thoshte se trevat e sotme shqiptare qenë zyrtarisht nën juridiksionin e Kishës Lindore, ortodokse. Në atë kohë, mbi 95% e trevave të sotme shqiptare, në të dy anët e kufirit, qenë të lidhura me Kishën Lindore dhe vetëm më pak se 5% qenë të lidhura me Kishën Perëndimore. Është e vertetë se një pjesë e vogël e banorëve të trevave të sotme shqiptare, të cilët i përkisnin një rripi të ngushtë të bregdetit adriatikas në veri të Drinit, mbetën të lidhur me Kishën Perëndimore, por kjo nuk qe një zgjedhje e tyre, por një pasojë e faktit se këto treva qenë të lidhura me Kishën Romane që me kompromisin e arritur mes Romës, Bizantit e Venedikut në Kongresin e Splitit në gjysmën e dytë të shekullit IX. Pra, banorët e trevave të sotme shqiptare nuk kishin një mundësi zgjedhjeje midis dy Kishave. Në rast se banorët e trevave të sotme shqiptare do të quhen “albanë” (katolikë) dhe “grekë” e “sllavë” (ortodoksë) sipas përkatësisë së tyre në kohën e ndarjes së Kishave, atëhere i bie që mbi 95% e shqiptarëve të dalin “grekë” dhe “sllavë”. Madje, termi “sllav” në këtë rast nuk ka kuptim, pasi Kisha Serbe u nda nga Konstantinopoli vetëm në shekullin XIII, saktësisht 162 vite pas ndarjes së Kishave dhe influenca e saj në hapësirën shqiptare u shtri vetëm me okupimet e kryera nga mbretërit serbë. Feraj natyrisht që e di këtë realitet historik, por ai i konvenon pasi qëllimi i tij është të kërcejë nga shekulli XI në shekullin XV dhe të provojë tezën se okupimi turk dhe islamizimi i shndërroi banorët e trevave të sotme shqiptare, nga “grekë” dhe “sllavë”, siç qenë në pjesën më të madhe në shekullin XI, në “shqiptarë”. Për një ndarje të shqiptarëve, në sensin që shprehet Feraj, mund të flitet vetëm në shekullin XIII dhe në vazhdim, kur banorët e trevave të sotme shqiptare u gjendën të çliruar nga sundimi bizantin dhe serb, dhe patën mundësi të zgjedhin lirisht fenë e tyre. Dhe atëhere ata, në veri të Shkumbinit, zgjodhën Katolicizmin (Principata e Arbërit në fillim të shekullit XIII, Principata e Balshajve që inkludonte dhe Kosovën e sotme në gjysmën e dytë të shekullit XIV, etj.). Ndërsa banorët e sotëm të trevave shqiptare në jug të Shkumbinit i mbetën besnikë Kishës Ortodokse. Por, Feraj nuk i hyn fare kësaj analize pasi ajo ia prish kalkulimet e tij. Feraj niset nga pikëpamja se, është orientimi religjioz, ai që determinon orientimin politik. Dasia religjioze e shqiptarëve, gjegjësisht orientimi religjioz kontravers i tyre nga Katolicizmi dhe Ortodoksia, me rastin e ndarjes së Kishave, determinoi dasinë politike, gjegjësisht orientimin politik kontravers nga vendet joballkanike dhe vendet ballkanike ortodokse. E thënë më qartë, ata shqiptarë që u bënë ortodoksë, patën prirjen që t’i gjejnë aleatët tek nacionet (kombet) ortodokse ballkanase e jashtëballkanase (serbët, grekët, bullgarët, rusët etj.), ndërsa armiqtë tek nacionet jashtëballkanase jortodokse. Përndryshe, sipas logjikës së skemës së Ferajt, ata shqiptarë që u bënë katolikë patën prirjen që t’i gjejnë aleatët tek nocionet jashtëballkanase joortodokse dhe armiqtë tek vendet ortodokse. Por, Feraj, kur e aplikon këtë skemë në kohën e ballafaqimit shqiptaro-turk, devijon prej boshtit të


saj dhe albanët, domethënë shqiptarët katolikë, i nxjerr si të këqinj, si aleatë të “grekëve” dhe “sllavëve”. Pra, skema Ferajt i sherben veç si premisë për të kaluar tek parimi i vërtetë i teorisë së tij, ai se të mirët në historinë shqiptare janë islamikët dhe proturqit, ndërsa të këqinjtë janë antiislamikët dhe antiturqit. Që prej momentit të fillimit të luftës shqiptaro-turke, ndryshon standardi moral i Ferajt : Muslimanët paraqiten si të mirët, ortodoksët mbeten të këqinjtë. Katolikët dalin si të këqinj, që prej kohës që në trevat shqiptare shfaqen turqit, për shkak se u rezistojnë këtyre të fundit. Në këtë pikë, të mirët jashtëballkanikë bëhen veç turqit, ndërsa jashtëballkansat oksidentalë quhen të këqinj. Kështu, Feraj, devijon nga logjike fillestare e skemës së vet, pa dhënë ndonjë shpjegim sesi u bë kjo gjë. Derisa pjesa ma e madhe e katolikëve u islamizuan, për Ferajn është komode që ta përdorë vitin 1054, si një gjethe fiku të lakuriqësisë osmano islamike të skemës së vet. Shqiptarocentrizmi i Ferajt, shndërrohet në Islamocentrizëm. Albanizmi, i cili në shekullin XI paraqitet si i mirë, përkundër prosllavizmit dhe progreqizmit që paraqiten si të këqinj, në shekullin XV paraqitet si i keq, njëlloj si këta të fundit dhe si aleat i tyre. Skënderbeu, si përfaqësues i albanizmit antiturk në shekullin XV, paraqitet si personifikimi i së keqes, duke i dhënë emrin gjithë rrymës, që definohet si “skënderbegase”. Ironia e teorisë së Ferajt, është se në kohën kur Albanizmi skënderbegas në shekullin XV luftonte kundër turqve dhe islamizmit, vendet fqinje sllavo-ortodokse, grekët (bizantinët), serbët, bullgarët, qenë bërë vasalë të turqve dhe i mbështesnin këta të fundit në luftën kundër Perëndimit katolik, ku në atë kohë përfshihej dhe Arbëria katolike. Në vitin 1448, kur Skënderbeu u nis me ushtrinë e vet për t’ u bashkuar me ushtrinë hungareze të Huniadit, në mënyrë që së bashku të luftonin kundër turqve, princit shqiptar ia preu rrugën ushtria e despotit serb, Brankoviq, i cili kështu përmbushte detyrimin e vet si vasal i sulltanit, që në ndërkohë kishte dalë me ushtrinë e vet përballë Huniadit. Që në vitin 1453, Patriarkana Ortodokse e Konstantinopolit arriti një konkordat me Sulltanin dhe iu bënte thirrje ortodoksëve për besnikëri ndaj sulltanit, të cilin e paraqiste si mbrojtës të tyre. Alogjizmi i Feraj duket qartë kur ai, nacionalizmin shqiptar e paraqit si të përftuar në linjën : albanë-vasalistënacionalistë. Ç’kuptim kishte që albanët katolikë të shekullit XI të bëheshin vasalistë proturq në shekullin XV, duke pranuar sundimin turk dhe fenë islame ? Osmanizimi dhe islamizmi do të thoshin për albanët tjetërsim i konstitucionit të tyre shpirtëror nacional, që kishte si bosht fenë katolike, që i lidhte ata me Perëndimin. Mbi këtë bazë qe përftuar kultura albane dhe shtetformimi alban. Albanizmi katolik qe i papajtueshëm me osmanizmin islamik, prandaj albani i madh, Skënderbeu, bëri një luftë të papajtueshme kundër turqve. Në linjën albanë-vasalistë, mund të jetë përftuar vetëm nacionalizmi islamik shqiptar, i përfaqësuar sot nga Hysamendin Feraj dhe Abdi Baleta, që e sheh fenë islame si boshtin e konstitucionit shpirtëror nacional shqiptar. Por, synimi i dr. Ferajt kur paraqit tezën e mësipërme, është që të krijojë një parim tejkohor të historisë dhe të politikës shqiptare, të vlefshëm dhe për ditët tona, sipas të cilit linja e drejtë në politikën shqiptare është ajo proislamike, ndërsa linja e gabuar është ajo antiislamike. Pra, shqiptarocentrizmi i Ferajt është islamocentrizëm.

Feraj si avokat i Islamizmit shqiptar Duke dashur që të mbrojë teorinë e vet politike, Feraj në librin e vet mbron islamizimin e shqiptarëve, duke i bërë një avokaturë të zjarrtë xhizjes, taksës speciale që përdornin turqit ndaj të krishterëve, për t’i shtrënguar ata që të konvertoheshin në fenë islame. Feraj shkruan :« Xhizja, nuk ishte taksë e papërballueshme ekonomikisht. Nga ana tjetër, duke paguar xhizjen meshkujt liroheshin nga shërbimi ushtarak. Në atë kohë, çlirimi nga shërbimi ushtarak dhe mbajtja e një krahu pune në shtëpi mund të ishte më e vlefshme se sa mospagimi i taksës, por shkuarja ushtar, nga nuk dihej nëse kthehej apo jo ndonjëherë. Shkurt, xhizja ishte një mundësi zgjedhjeje : të zgjedhësh nëse do të kryesh shërbimin ushtarak ose t’a paguash atë. Mundësia për të zgjedhur e zgjeron dhe nuk e ngushton lirinë. Xhizjen nuk e paguanin të gjithë anëtarët e familjes por në rradhë të parë ata që ishin të detyruar të kryenin shërbimin ushtarak dhe e zëvendësonin atë me para, me taksën e xhizjes. Por edhe sikur xhizja të kishte qenë një taksë e papërballueshme nuk mund të krahasohet me dhunën fizike ortodoksizuese serbe, me damkosjen me hekur të skuqur përveç dhunës ekonomike ». (H. Feraj, “Skicë...”, f. 53.) Por, për të mësuar se çfarë ka qenë xhisja më mirë t’i referohemi Kuranit, sesa Ferajt. Në Kuran, për xhisjen thuhet : Luftoni ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e mbajne ate, ate qi e ndaloi Allahu dhe i dërgumi i Tij, nuk e besojnë religionin e vertete, prej atyne të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhisjen n’dorë e tuj kenë t’mposhtun ». (Suretu El Tevbe 9: 29) Pra, duket qartë se xhiyja është një pjesë e Xhihadit, luftës së shenjtë islamike për t’i nënshtruar të krishterët dhe për t’i detyruar ata që ose të pranojnë fenë islame, ose të pranojnë vdekjen. Në Kuran thuhet : «E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do i pranohet dhe në botën tjetër është nga të dëshpëruarit (Suretu Ali Imran 3: 85) Feja e pranueshme tek Allahu është Islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahut shpejt do t’ja japë llogarinë ». (Suretu Ali Imran 3: 19) Tek proklamata zyrtare e sultan Mehmetit II për pushtimin Krujes (1478) thuhet : « Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjevet. Brenda në zemrat e të pafeve ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm ». ( (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, burime osmane, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë 1968,. f. 382.) Është e qartë pra, se islamizimi i shqiptarëve nuk ka qenë një veprim me vullnet të lirë, por një konvertim i kryer me dhunë të egër, ku përdorej nga jatagani tek taksat e rënda. Por, shikoni se çfarë ka shkruar tjetër dr. Feraj në librin e vet:« Perandoria Osmane kishte sistemin politik më “demokratik” dhe më të përparuar të asaj kohe. Në sistemin osman edhe shtresat e ulëta raja, vendosej nën mbrojtjen ligjore dhe nuk lihej në varësi të drejtpërdrejtë të zotërisë si bujkrobi në Evropë dhe vendet e tjera ». (ibid. f. 57.) A mundet që një njeri i tillë t’u mësojë të rinjve shqiptarë shkencat politike në shekullin XXI ? Një njeri si Feraj, mendja e të cilit ka mbetur në Turqinë osmane, e cila për të është “Eldorado” ? Ky njeri ose nuk e njeh, ose e shtrembëron me qëllim historinë se, në shekullin XV, kur turqit okupuan Shqipërinë, në Europë nuk kishte më bujkrobër. Madje edhe në kohën kur pati të tillë, feudali nuk mundte të sillej me ta si të donte, sepse ndërhynin autoritete shoqërore të pavarura e para së gjithash Kisha.


Ndërsa në botën islame e posaçërisht në Perandorinë Osmane, e cila na intereson këtu, individi qe absolutisht i pambrojtur para abuzimeve. Atje, jo vetëm që fshatari qe “bujkrob” i sulltanit, por edhe banoërt e qyteteve qenë “robër”. Kjo sepse, sipas nocionit islamik mbi individin, ky i fundit qe rob i Allahut (cilido i kthyer në Islam quhej “Abdullah”, që do të thotë rob i Allahut). Por, derisa Allahu qe në qiell, në tokë në emër të tij pushtetin mbi robët e pati Sulltani, që ishte kreu i shtetit dhe i religjionit (Khalif). Islami është një sistem religjioz-politik ku nuk ka dasi midis xhamisë dhe shtetit, prandaj në Perandorinë Osmane dominonte xhamia-shtet në krye të së cilës qe Sulltani-kreu i religjionit dhe i shtetit. Prej këtej realiteti social-juridik që “rob i Allahut” domethënë “rob i sulltanit”. Individi në shoqërinë osmane qe krejtësisht i shtypur pikërisht për atë gjë që Ferajt, në “kaleidoskopin” e vet ku gjërat duken përmbys, i duket si burim i lirisë individuale. Turqia osmane qe një despotizëm oriental, sikur e quan Karl A. Ëittfogeli, në librin e vet “Despotizmi oriental” dhe si i tillë atje ekzistonte ai fenomen që ky studiues e definon si “një shtet më fuqishëm sesa shoqëria”. Shoqëria pati veç dy pole, nga njëra anë sunduesi absolut, ndërsa nga ana tjetër gjithë popullsia që ishte pronë e tij, njëlloj si kafshët. Madje ata quheshin “raja”, që do të thotë “kope”. Të gjithë, që nga zyrtari më i lartë dhe deri tek lypësi më i fundit, qenë “skllevërit” e sunduesit (Sulltanit), i cili mund të bënte ç’të donte me jetën dhe pasurinë e tyre, madje këtë të fundit ua jepte në përdorim Sulltani për sa kohë që gëzonin simpatinë tij. Në botën islame nuk ekzistonte dhe praktikisht nuk ekziston ende, nocioni perëndimor me origjinë antike greke dhe kristiane i individit që ka liri dhe të drejta, dhe që mundësoi lindjen e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës si shtylla të sistemit politik modern perëndimor. Në botën islame individi është pjesë e masës (rajasë) dhe nuk ka liri (në Kuran fjala “liri” nuk ekziston si koncept i lidhur me individin, por veç si koncept i lidhur me “çlirimin” e një qyteti apo vendi nga ushtritë islamike). Prandaj dhe sistemi politik që është zhvilluar në botën islame ka qenë totalitarizmi fetar i llojit xhamia-shtet. Çështja është, përse duhet që një njeri me idetë e Ferajt të jetë pedagog në fakultetin e Shkencave Politike në Tiranë dhe të paguhet nga taksapaguesit shqiptarë ? Si është e mundur që ky njeri jep leksione dhe tek Shkencat Politike dhe tek Gazetaria ? Çfarë do t’u mësojë ai studentëve ? Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit duhet t’i japin një përgjigje kësaj pyetjeje. Më tutje në librin e vet, Feraj shkruan : « Nën Perandorinë Osmane Shqipëria arriti një zhvillim të rëndësishëm ekonomik : deri në shekullin XVIII të krahasueshëm me rajonet më të zhvilluara të Europës së asaj kohe ». (Ibid. f. 57.) Mos ndoshta kjo është mënyra sesi Feraj bën humor ? Për ta kundërshtuar këtë tezë mjaft të thuash se traktati i parë i kapitulacioneve midis Turqisë dhe një fuqie europiane u nënshkrua në vitin 1537, në kohën e Sulejmanit të Madhnueshem, pra në kulmin e fuqisë ushtarake dhe ekonomike të Turqisë. Ky është një fakt mjaft sinjifikues. Ky traktat, i cili më pas do të bëhej modeli i marrëveshjeve koloniale midis fuqive europiane dhe Turqisë e fuqive perëndimore dhe gjithë vendeve koloniale në përgjithësi, e vinte Turqinë në pozicionin e një kolonie që furnizon me lëndë të para metropolin (në këtë rast Francën) dhe i hap dyert për produktet e tij industriale. Pas Francës, Turqia pati nënshkruar traktate të tilla dhe me Britaninë e Madhe, Austro-Hungarinë, Rusinë, Gjermaninë, Italinë, Holandën, etj. Në të njëjtin raport kolonial pati qenë Turqia me Europën edhe gjatë dy shekujve para Sulejmanit të Madhnueshëm dhe në të njëjtin raport do të mbetej edhe në katër shekujt pas tij. Më tutje Feraj ia heq krejt frenat fantazisë, duke shkruar : « Vetëm në rajonin më të zhvilluar të Shqipërisë, në Kosovë, ushtroheshin mbi dyzet zeje të cilësisë më të lartë dhe,

po ashtu, një pjesë e madhe e kapitaleve financiale zotëroheshin nga bankierët shqiptarë. Në Perandorinë Osmane, krahas hebrejve, grekëve, sllavëve etj., shqiptarët ishin ndër zotëruesit më të mëdhenj të kapitaleve të Perandorisë, ndërsa në Shqipëri ata ishin pothuajse zotëruesit e plotë të tyre ». (po atje. f. 58.) Feraj bën mirë që të na thotë se cilat qenë këto 40 lloje “zejesh të cilësisë së lartë”. Në fakt, ato kanë ekzistuar vetëm në fantazinë e Ferajt. Turqia e shfrytëzoi Kosovën njëlloj si serbët, madje në disa aspekte edhe më keq. Duke qenë se ekonomikisht Turqia qe një koloni-furnizuese me lëndë të para e Europës, Kosova e pasur në minerale, u shndrrua në një hiperkoloni, në një koloni të kolonisë. Turqia ia rrëmbente Kosovës pasuritë e saj minerale për t’i shitur ato në Europë, sepse vetë nuk pati kurrfarë kapaciteti përpunues. Në vizionin e vet surrealist për Kosovën e kohës osmane, Feraj sheh atje edhe “bankierë shqiptarë”. Kjo është absurde sepse, në Turqi, nuk pati bankierë muslimanë dhe madje, edhe pas reformave të Tanzimatit ndalohej hapja e bankave nga muslimanët. Kjo ndodhte sepse Kurani literalisht e ndalonte atë që ishte kushti i domosdoshëm për veprimtarinë bankare : kamatën mbi qarkullimin e pareve (Vendet arabe nuk patën banka deri në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XX). Kjo qe arsyeja kryesore që, në Perandorinë Osmane, tregëtia dhe qarkullimi i pares bëhej prej hebrejve dhe të krishterëve ortodoksë (grekët dhe armenët). Në Perandorinë Osmane banka e parë u hap në vitin 1850 prej fuqive europiane, për të kredituar Turqinë në këmbim të pasurive të saj nëntokësore, porteve dhe të rrugëve të kalimit. Kjo bankë qe paraardhëse e institucioneve financiare perëndimore që financonin vendet e botës së tretë. Brenda 30 vitesh Turqia u mbyt në borxhe dhe në 1880 deklaroi falimentimin, duke krijuar kështu precedentin e fenomenit masiv të falimentimit financiar të shteteve të botës së tretë në shekullin XX. Por, derisa Perandoria Osmane dhe Shqipëria, si pjesë e saj, patën nji nivel kaq të lartë zhvillimi ekonomik, siç thotë Feraj, si ndodhi që Shqipëria doli nga pushtimi turk si vendi më i prapambetur i Europës ? Feraj sigurisht që e ka një përgjigje edhe për këtë pyetje. Ai thotë se : « Kosovën si rajoni më i zhvilluar i Shqipërisë dhe i Ballkanit e shkatërruan luftrat e Austrisë, Serbisë dhe, në aleancë me ta të forcave shqiptare-katolike të udhëhequra nga P. Bogdani kundër Perandorisë Osmane që u zhvillua pikërisht në këtë rajon. Mbas kësaj, edhe pse shqiptarët nuk mundën ta rimarrin veten asnjëherë nga ky shkatërrim, sidoqoftë, deri në fillim të shekullit XIX mbetën së paku në nivelin e zhvillimit ballkanik ». (po atje. f. 58.) E para e Ferajt, në këtë tezë është ajo e fuqive që përbënin

aleancën që luftoi kundër turqve gjatë luftës së viteve 16841699, kur armata e koalicionit perëndimor hyri në territorin shqiptar, duke arritur deri në Shkup dhe në Prizren. Aleanca antiosmane e asaj kohe nuk qe një aleancë midis Austrisë dhe Serbisë. Së pari, në atë kohë nuk ekzstonte një shtet serb. Serbia, ashtu si edhe Shqipëria qe nën pushtimin turk. Aleanca antiosmane e kësaj kohe qe një aleancë e shteteve katolike antiosmane dhe u pagëzu nga Papa Inocenti IX me emrin “Aleanca e Shenjtë”. Në të nuk bante pjesë Austria, për faktin e thjeshtë se atëhere nuk ekzistonte një shtet me emrin “Austri”, por qe Perandoriae shenjtë Romane e Nacionit Gjerman, nën sundimin e Habsburgëve. Atëhere, kjo perandori luftoi kundra Turqisë, në aleancë me Venedikun, toskanën dhe Poloninë. Me forcat e këtij koalicioni u bashkuan dhe popujt e robëruar të Ballkanit, mes të cilëve dhe shqiptarët. Është tejet domethënës fakti se, kur trupat e “Aleances së Shenjtë” u futën në Turqinë Europiane, kreu i koalicionit, Perandori Leopoldi II, në thirrjen e vet të datës 6 prill 1690, që ua


drejtoi të gjithë popujve të Ballkanit, që ishin duke vuajtur pushtimin turk, me anë të së cilës i ftonte këta që të ngriheshin në luftë kundër Turqisë, kujdeset që, midis të gjithë popujve të rajonit të cilët i permend me rradhë, t’ u drejtohet “imprimis uero populo albanensi”(“në rradhë të parë popullit shqiptar”). Shiko : “Dokumente të shekujve XVI-XVII per historinë e Shqipërisë”, Vol IV-1675-1690, Instituti i Historisë, Tiranë 1990, f. 357.). Pra, habsburgët katolikë (austriakët e mëvonshëm), si aleat kryesor në rajon shikonin shqiptarët dhe jo serbët apo popuj të tjerë. Në vizionin e Ferajt, prosperimi që paskan arritur Kosova dhe krejt Shqipëria gjatë pushtimit aziatik osman, na qenka shkatërruar prej “dyndjeve barbare”, respektivisht forcave të koalicionit antiosman. Pra, Feraj nxit resentimentin antiperëndimor që kultivuan turqit te shqiptarët muslimanë. Për Ferajn, e keqja shqiptarëve u ka ardhur dhe u vjen nga Perëndimi. E vërteta historike është se, në kohën kur armata e “Aleancës së Shenjtë” u futën në Kosovë, atje qe kryer më pak se 10 % e islamizimit të shqiptarëve. 90 % e qenë ende katolikë. Prandaj forcat perëndimore u pritën me dashamirësi dhe ato nuk mund të bënin shkatërrime në një vend mik. Përkundrazi qenë turqit ata që, duke u tërhequr nga Kosova, lanë pas toke të djegur. Duke bërë avokatin e Perandorisë Osmane, Feraj pyet :« Si është e mundur që “vendi më i prapambetur i Europës” është njëkohësisht fuqia më e madhe e botës ? A është historike teza se qytetërimi Europian ka qenë qytetërimi më i përparuar në të gjitha kohërat, ndërsa Perandoria Osmane ishte e prapambetur sepse ishte “aziatike” ? Në qoftë se Perandoria Osmane ka qenë gjithnjë më e prapambetur se Europa, atëherë ç’kuptim ka teza se nga fundi i shekullit XVIII e këtej si rezultat i zhvillimit të revolucionit industrial në Evropën Perëndimore, Perandoria Osmane mbeti prapa saj ? A është historike të shtrihet gjendja e saj e dy shekujve të fundit edhe në gjithë shekujt e mëparshëm të ekzistencës së saj? » (po atje. f. 59.) Që një vend i prapambetur të jetë fuqi e madhe ushtarake, kjo nuk është një gjë e habitshme, pasi ka shumë shembuj në kohët moderne dhe qenia fuqi e rëndësishme ushtarake jo gjithmonë ka qenë tregues i zhvillimit ekonomik të atij vendi. Kështu, Koreja e Veriut është një fuqi e madhe ushtarake, që ka mbi 1 milion ushtarë dhe është më e fuqishme ushtarakisht se Japonia, por në aspektin ekonomik është shumë më mbrapa se Japonia. Në një raport të ngjashëm qe me fuqitë europiane edhe Perandoria Osmane. Veç kësaj, Perandoria Osmane nuk qe kurrë fuqia më e madhe ushtarake e kohës. Ajo qe një fuqi e madhe veç në krahasim me vendet ballkanike dhe ato islamike. Kur Perandoria Osmane u ndesh me fuqitë e rëndësishme europiane, ajo dështoi si në det dhe në tokë. Turqit nuk e morën dot Vjenën, ku u gjendën përballë një fuqie të rëndësishme europiane dhe e humbën betejën në det përballë flotave perëndimore. Sa për tezën se Perandoria Osmane mbeti pas aty nga fundi i shekullit XVIII, për shkak të Revolucionit Industrial, që Feraj e jep si apriori të vërtetë, kjo është një tezë që duhet provuar. Pse në Perandorinë Osmane nuk u bë Revolucioni Industrial ? Madje edhe para këtij revolucioni, sikur kam treguar me fakte, Turqia qe e varur nga Perëndimi për prodhimet industriale. Përparimin në Turqi e pengonte dogma islamike, sistemi i xhamisë-shtet. Në Turqi shtypshkronja e parë u ndertua në vitin 1720, kur, në Europë qe hapur prej Gutenbergut në vitin 1450. Por edhe këtë shtypshkronjë të parë turke e hapi një hungarez, i cili u

detyrua ta mbyllë disa vite më pas sepse klerikët muslimanë e quajtën si vepër të djallit. Për ç’zhvillim të Perandorisë Osmane bën fjalë Feraj, kur atje, edhe në shekullin XIX ndalohej përdorimi i lugëve metalike, pasi duhej ngrënë me lugë druri, sikur pati bërë Muhamedi në shekullin VII. Dhe këto fjalë nuk gjenden në librin e ndonjë autori perëndimor antiislamik, por në librin e një studiuesi bashkëkohas fundamentalist islamik turk, që ka qenë edhe militant i partisë së Erbakanit. Ky studiues quhet Ismet Ozel dhe libri i vet “Tre çështje-teknika qytetërimi tëhuajësimi”, prej nga është marrë kjo fjali, është përkthyer edhe në gjuhen shqipe (Logos-A, Shkup 1998, f. 153.) Ozel e permend këtë historinë e lugëve për të ilustruar tezën e vet se sa e pabazuar është kritika kundrejt veprimeve të kryera atëhere nga klerikët muslimanë dhe shteti osman. Sipas Ozel, ndalimi i lugëve metalike është kërkuar për të shpëtuar nga falimentimi i sigurt zejtarët që prodhonin lugë druri në Perandorinë Osmane dhe që nuk e perballojnin dot kompeticionin me tregtarët perëndimorë që sillnin lugë metalike. Por, Ozel, nuk shpjegon se përse edhe në fund të shekullit XIX, Perandoria Osmane pati mbetur në atë nivel zhvillimi sa të vazhdonte të prodhonte dhe përdorte lugë druri, të cillat Europa i pati zëvendsuar me lugë metalike, që në shekullin XV. Ndoshta këtë do ta shpjegojë dr. Feraj.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu nga piktori italian S.Polaroli.


Jusuf Zenunaj PËR PARA BËHEN "FETARË" Për para bëhen" fetarë", arabisht s'dinë asnjë fjalë; shkojnë në xhami për t'u falë ! Kinse bien shahadet, në shpirt ndihen sikur dreq. Dëgjojnë hoxhën n' ligjërim sikur furra kur nxjerr tym ! Në shqiptari ai rrëzon gurë, shan Qemal e shan flamur. Mjekërgjatët si lypsarë, gratë ferexhet ngrehin zvarrë. Shumë xhami s'janë si dikur, që s'i jepnin t'keqes udhë. Në duart e kujt ka rënë BIKU ? Kombin na e fiku sikur dje e sot armiku !!! J.Z. 3 GUSHT 2018 SULLTANI YNË Sulltani ynë, në heshtje i vetëshpallur, me pazare të fshehta nuk ka të ndalur ! Kosovën e do si dy sytë e ballit, veçse bjeshkë e male, bashkë me sejmentë e tij Malit të Zi ia fali.! "Kufijtë s'i luan askush, do t'ketë korrigjime", këtë e thotë pa drojë si ta kishte arë të veten, ku u lind, në Brojë !? Në këto ditë vere bëri hata, meritë e pa meritë dekorata ka shpërnda. J.Z. 3 gusht 2018 PRAPË KËRKOJNË RE Nën hijen e huaj kaluam vite e shekuj, ag e terr me vdekjen kudo përpjekur. Ditës së ëndrruar, mbas lumejve të gjakut,

iu gëzua fëmija, lot i fshiu plaku. Dielli i lirisë nisi të nxeh, të verbërit në mendje prapë kërkojë re..! J.Z. 2 gusht 2018 POLITIKA Politika është mashtrim i shkathët; të thotë se është ditë edhe kur bën natë. Me dinakëri tërheq në valle pleq e të rinj. Si lumë nëntoksor vrapon mbas pushtetit, popullit ia ruan halat peshqit ndal për vete.. J.Z. 1 gusht 2018 MOS SHANI SULLTANI Shët ! Kujdes, mos shani ! Mos shani Sulltanin se e bëni namin , ia "turpëroni vatanin"! Dikush e ka të gjakut, vëlla përtej pragut. Po mori vesh Erdogani, hidhërohet Turqia. Pasha musafin, në trojet shqiptare s'nderton më xhamia !!! J.Z. 31 korrik 2018 O NJERI I VENDIT TIM ! Nuk janë treshi përsheshi, por është treshi që na ngjeshi, atdheun tonë e pret rrebeshi, si vetëtimë i vjen stuhia, si t'mos gjallonte shqiptaria ! Egjër e thekër kanë mbjellë n'arë bashkë me shka dy shqiptarë ! O njeri i vendit tim, çeli sytë e mos hesht ! Mos të mallkojë fushë, lumë , as bjeshkë ! J.Z. 31 korrik 2018 r


Skënderbeu në monedhën shqiptare

Skënderbeu në Kartmonedhe e Katundarisë së Koirçës me vlerë 1 Skënder.


Botimet e hueja për Skënderbeun vazhduan nga shek. XVI deri në XX pa nderprerje, kryesisht në Evropë, por dhe në botë.


PikturĂŤ e punuar nĂŤ kondita internimi, dhuruar nje familje mike.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.