Kuq e Zi Nr 117 ( Revistë Kulturore Euro- Shqiptare)

Page 1

KUQ E ZI – 2017 – VITI XXIV

NR. 117

KUQ E ZI REVISTE KULTURORE EURO – SHQIPTARE

²

2018 viti i 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut


SUGJERIM PER 25-VJETORIN E REVISTES KUIQ E ZI Nga Thanas Gjika

Te dashur miq te Lek Pervizit, ju e dini se revista "Kuq e Zi" ne vitin 2018 mbush 25-vjet. Ky vit shenon dhe 550-vjetorin e vdekjes se Gjergj Kastriotit Skenderbeut. Mendoj qe gjate muajve te pare te ketij viti te organizojme nje takim shkencor ne Bruksel per te vene ne dukje kontributin e zotit Lek Pervizi dhe te revistes se tij "Kuq e Zi' ne levizjen mendore te shoqerise shqiptare paskomuniste. Materialet qe do te mbahen te botohen ne nje liber ne disa mijra kopje e te perhapen ne Shqiperi e diaspore. Ne rast se ky sugjerim per arsye veshtiresish financiare nuk mund te realizohet, atehere sugjeroj qe ne dhe bashkepunetore te kesaj reviste dhe miq te Lek Pervizit, te shkruajme nga nje artikull shkencor ose krijim letrar kushtuar Lekes e revistes se tij dhe te kontribuojme per ta botuar kete material si nje liber ne shume kopje qe te pehapet ne Shqiperi. Ne kete liber duhet te riprodhohen dhe disa nga kryeartikujt me te mire te shkruar prej Lekes gjate ketyre 25 vjeteve. Kjo pune shkencore e letrare duhet te vijoje me tej edhe per veprimtare te tjere si prof. Sami Repishti, Lazer Radi, etj, sepse shkrimet e tyre ne Shqiperine e mbytur nga media e djathte nuk jane njohur sa duhet nga populli. Revistat brilante "Kuq e Zi" dhe "Radiandradi" i lexojne vetem disa qindra lexues, te cilet ne fakt jane shoket e miqte e botuesve te tyre, kurse masat popullore nuk kane rene ne kontakt me matrialet e ketyre revistave, keshtu qe shqiptaret ne shumice dermuese kane mbetur te indoktrinuara prej medias socialiste...

Ju lutem pergjigjuni nese ju pelqen njeri nga keta sugjerime. Duhet te veprojme qe te perhapet sa me gjere vleresimi i punes dhe i ideve demoktarike te verteta qe kane perpunuar e perhapur keta veprimtare. Vepra e tyre perben nje thesar te madh ne mendimin perparimtar te botes sone, te cilin media socialiste ka mundur ta mbaje ne surdine dhe me pak ndikim ne popullin e droguar prej propagandes socialiste dhe asaj gjojademokratike te disa forcave qe punojne sipas planit Katovica.

Falenderim Zotit Thans Gjika nga revista Kuq e Zi, për vlerësimin që i jep revistës, të cilën ai e ka ndjekur prej disa vjet, dhe ka formua një opinion të mirë për të, si një revistë serioze qe ka trajtuar e trajton nje tematikë kushtuar idelalëve kombëtare, shqiptarizmit, me një vështrim të drejtë mbi historinë e kulturën shqiptare.


EDITORIAL 117 Festa e 28 Nëntorit na perciell drejt Festave fundvjetoe të Krishlidjëve dhe Vitit të Ri. Festa në të cilat jemi të përfshirë kryesisht si shqiptarë. Në kuptimn që përveç Festës së Madhe kombëtare dhe 550- vjetorit të Skënderbeut, edhe Krishtlindjet kanë dymije vjet që luitën e festohën pa dallime të dukshme, përveç ndonjë fanatiku që harron se asht shqiptar e ^preferon te quhet i një vendi tjetër shumë të largët në hartën gjeografike në kohë e histori. Të vjen keq për ndonjë historian të cilit i kanë nis me i rrjedh trutë parakohës së pleqërisë së thellë. Jo vetëm t’i rrjedhin trutë, por dhe të mohojë vetvetën si shqiptar dhe si historian. E shtymë pakëz bisedën sepse ashtu janë krijue disa rrethana që ua kanë çatrifilue mendjen shqiptarve, deri aty që Skënderbeu, Heroi i Madh Kombëtar të përçmohët e të denigrohët deri në shkalën e ofëndimëve te padëgjueme e të papame, gjatë gjithë historisë 550 vjeçare nga vdekja e tij. Ndërsa një Europë e tanë, gjatë këtyne 550 vjetëve, veç i thurte lavdi, me vepra të ndryshme dinjitoze, historike, letarre e artistike. Kur ne vendin tonë mbretnonte terri i injorancës e prapambetjës, me një heshtje të madhe të emrit të tij. Asht për t’u lavdërue nisma e qeverisë shqiptare për të shpall vitin 2018 si vit mbarkombëtar i Skënderbeut, e kjo bie pikërisht në kohën ku ma tepër se kurrë, po hidhet baltë mbi atë Hero e strateg të madh, mbrojtës i qytetnimit europian, që gjithë bota vlerëson e nderon, por u ka mbet disa bashkombësve tanë, aspak të denjë që të quhën shqiptarë, që ta përbuzin, shajnë e mohojnë. Poshtërësia e tyre, në këtë rast e rrin kulmin e marrëzisë që i ka pushtue. Por duke qenë se këto festa janë lajmetare të gëzimit e haresë, urojmë se po ashtu të vazhdojnë në këtë vit të ri, ku edhe përkujtimi i Skënderbeut na jep të drejtë të nderojmë e naltësojme figurën e tij si Heroin ma të madh tonin, të Kombit Shqiptar,i cili na bani të njohun para botës si komb e popull shqiptar. Prej atij kemi emnin Shqipëri e Shqiptarë, të njohn në botë e histori si Albania e Albanesi. Në saj të tij dhe flamurit historik të Kastriotit që u shpall Liria e Pavarësia e Shqipërisë. Ç’kërkojnë ma tepër shqiptarët ? po ndoshta ka nga ato bukshkalës, që s’duen të quhën shqiptarë, por arabë, turq e tartarë; që duian ta kthejnë histoprinë mbrapa, dhe ta shpallin shuarjën e Pavarësisë dhe zhdukjën e Lirisë, dhe të heqin flamurin Kuqezi, ta flakin shqipën tutje, ose ta mbyllin në kafaz përsësri, siç qendroi 500 vjet robneshë. Shpresa e kombit shqiptar, tashti qen,dron te rinia, që e shkollueme dhe e rritun në një mjedis tjetër nga ai i diktaturës dhe i

mirënjohun me historinë e popullit e kmbit shqiptar, do te dije me marrë rrugën e drejtë të shqiptarizmit, të idealit të lartë kombëtar, që asht flamuri i vetedijës shqiptare. Patjetër se rinia jonë, do të arrijë të bajë dallimet midis së vërtetës dhe gënjeshtrs e mashtrimit. Në qoftë se fati keq i Shqipnisë ishte që qendroi për 500 vjet nën sundimin e errësirës se perandorisë osmane, pra Turqisë, duke i shtue edhe kohën e zezë të diktaturës komuniste, tashti i ka të gjithë mundësitë me u shkëput nga ato periudha të mbrapshta, dhe me e kthye Shqipninë nga e mbara, ku randësi ka hyrja në familjën europiane me plot të drejta Me sa duket dhe kemi njoftime të mira, KomisioniI BE do ta marrë një nismë unilaterale për ta pranue Shqipërinë ashtu siç asht, me qellim qe te vejeë dorë mbi të për ta kthye nga e mbara dhe rimkambja. Sepse kane arrit në përfundimin se shqiptarët vetë s’janë në gjendje ta bejnë këtë kthesë të domosdoshme drejt mbarësisë së popullit e të vendit. Keshtu ky viti 2018,që asht dhe vit qift, e po ashtu viti i Skënderbeut na ardhtë me ngjarje të mira aq shumë të prituna.

Revista Kuq e Zi uron ne 25-vjetorin e saj; 1993-2018.


2018, 550-VJETORI I SKENEDERBEUT Revista Kuq e Zi e hap Vitin e Ri, me Gjergj Kastriotin Skënderbeun, në 550-vjetorin e vdekjës, ku 2018 është shpallur si viti mbarkombëtar i Skëdërbeut. Ne do të nisim të paraqesim veprën e Dhimitër Frangut vepra e parë që të jetë shkruar e botuar nga një shqiptar, më 2 prill 1480, 538 vjet më parë, e 12 vjet pas vdekjës së Heroit Kombëtar. Perkthimi shqip nga Lek Pervizi.

Porret i Skënderbeu, gravurë Anonimi, në librin e Frangut INVITTO SCANDERBEG - VERA EFFIGIE (I pamposhturi Skanderbeg – Portert in vërtetë)

Kushtim i reakorit, Konti Venecian Giovan Maria Bonardo, nipit të Skënderbeut, Princ Girolamo Angelo, sponsor i botimit ku përcaktohët autorësia e Dhimitër Frangut. ZONTNISE SHUM TE SHQUEM ZOTI GJIROLAMO FLAVIO Princ i Thesalisë, Kont i Drishtit, Zotni i Madh i ushtrisë së Parë Antike Perandorake, me Kryqin e Kostantinit të Madh, Stërgjyshit të tij: “IN HOC SIGNO VINCES” Ia kushton Kalorësi Giovan Maria Bonardo

Vepra e Frangut prkthyer nga origjinali latinisht dhe botuar ne Venezia më 1584 e njohur botërish si dokumenti i parë historik mbi jetën e veprat e Skënderbeut.

Megjithëse trashëguesit nga fëmijët e brezi mashkullor të të pamposhtunit Zotit Skanderbeg, axhë i Hirësisë Suej, janë shue me të ndjerin Zotin Don Ferrante Kastrioti *, Duka i Shën Pjetrit në Gravina, Hirësija juej nuk duhët të mërzitët por të falënderojë Mirësinë Hyjnore që gjaku i tij nuk ka humb, por asht ba ma i lavdishëm, dhe asht rrit me anën e Hirësisë Suej, duke ju dhanë katër fëmijë mashkuj, Zotnitë: Kont Mikelin, -----------------------------------*Ferrante ishte nip i drejtpërdrejt i Skënderbeut, i fundit, që nuk la djalë, kështu që trashëgimi kaloi te nipat e lindun nga martesa, pra nga krahu femnor, siç e thekson Bonardo për nipat e Skënderbeut të Engjëllorëcve.

Kont Leonin, Kontin Pjetër e Kontin Andrea, të cilëve Mirësija Hyjnore do t’i shpërblejë me shtimin e fëmijëve që rrjedhin nga gjaku i tij. Këta, me


trashëgimtarët e pasardhësit e tyne, do të naltësojnë veprat e virtytet e axhës së tyne, Zotit Skanderbeg, siç thuhët nëkëtë libër, i cili u botue më 1445 me shumë fjalë të tepërta, përveç origjinalit që ishte shkrue latinisht me dorë nga At Dhimitër Frangu, i cili, ka qenë përsonalisht në të gjithë luftat dhe gjithë veprat trimnore të atj princi e shum mirë i njohun dhe i informuem.3 Prandaj janë heq fjalët e tepërta dhe asht lanë vetëm përmbajtja siç ishte shkrue në atë gjuhë popullore Kështu (me ndihmën të Zotit) shpresojmë ta ribotojmë me veprën e nalmadhnisë Suej e titullueme: Dritë Engjëllore e Testament të vjetë e të ri, në gjuhë Hebraike, Greke, Latine e Gjermane, duke qenë bvepra e dobishme për fenë katolike dhe Selinë e Shejtë Aostolike, duke përvetësue sa ma mirë fjalën e Shpëtimtarit tënë, Jezus Krishtit, i cili thotë : Një vathë i vetëm me një bari të vetëm. “Quod fiet unum ovile et unus Pastor”

Mbi librin e Martin Barletit, Anonim, 15005

.

Miniaturë, portreti më i vjetët i Skënderbeut, 1464 para vdekjës së tij nga Anonim. Gravure gjermane në dru - Ausburg 1553 Jörg Breu i Ri e Hans Burdmayer

Romë, potret 1466, po aq i vjetërmbi hyrjen e pappaltit ku qëndroi Skënderbeu ne Romë (vizita e Skënderbeut),nga piktor romak anonim, thuhët nga origjinali.

Gravurë Anonim, s. XVI


KREU I Princi Gjon Kastrioti ishte ai që sundoi atë pjesë të Shqipnisë, që quhet edhe sot e kësaj dite Emathia1 ose Tumeneshtja, i cili Gjon kishte për grue, Vojsavën, të bijën e Princit të Pollogut2, pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë, me të cilën pati shumë fëmijë. Ky Gjoni ishte një burrë i fortë, zemërmadh dhe shumë i zoti në artin ushtarak, që tue luftue kundër Sulltan Murat Osmanlliut, Princ i Turqëve, e tue pa se ky Murati ishte ba shumë i fuqishëm në Shqipni dhe në Greqi, e se nuk mund t’i bante ballë ushtrive të tija, kërkoi të vendoste paqën me të (sikur dhe bani). Për realizimin e kësaj paqe u detyrue me i dhanë peng Sulltanit katër fëmijët, Reposhin, Stanicën (Jovanin), Konstantinin dhe Gjergjin. 3 Fëmijët u çuen para Sulltan Muratit, i cili u gëzue shumë, dhe mbasi u njoh me paraqitjen e mirë e fisnike të tyne, i ndali sytë mbi ma të voglin, Gjergjin, akoma tetë vjeç, që paraqitej me trup e tipare të bukura e me gjymtyrë të rregullta. Ai mendoi se kur fëmija të rritej do të fitonte cilësi të mira dhe aftësi shumë të spikatuna. Prandaj vendosi mos me ia kthye ma prindit, me e mbajtë në oborrin e tij. thotë Aleksandër e beg, fisnik. Mbas kësaj, vendosi ta edukojë sipas zakoneve të Turqëve dhe fesë musulmane, tue i caktue njerëz shumë të përgatitun që ta kishin nën kujdes, e që t’i mësonin traditat, kulturën dhe të gjitha rregullat e tjera turke. Ndërkohë atij do t’i plotësohëshin të gjitha nevojat jetësore, si ushqimi, veshmbathja, si t’ishte bir’ i tij. Ndërsa rritej kështu nën kujdesin e edukatorëve të tij, dita ditës ai shkonte tue përparue në të gjitha gjanat që i mësonin. Ai stërvitej e kënaqej me shokët e tij, në vrapimet me kalë, në përdorimin armëve ma të forta dhe në të gjitha ushtrimet e përshtatshme për një kalorës të nderuem e trim. Aq ishte prirja e dëshira e tij në këtë drejtim, sa që, jo vetëm që barazohej me bashkëmoshatarët, por edhe u a kalonte atyne në të gjitha stervitjet, si në kambë ashtu mbi kalë, kur stërviteshin mes tyre, e ku Skanderbeu shquhej gjithmonë. Veçanërisht në prani të Sulltan Muratit5 i cili kënaqej shumë kur e shikonte aq të shkathtë, guximtar e

----------------------1) Emathia nuk asht tjetër veçse Mati i sotëm, që asokohë përfshinte një zonë ma të madhe dhe quhej dhe Tumenishtia nga malet e Tumënishtit, që shtrihëshin deri ne liqenin e Ohrit. Autorët e huej bajnë shumë konfuzione me emnat e vende ve te vjetra shqiptare, tue mos njohë as gjuhën as emërtimet shqipe, tu u dhanë shqiptime e kuptime, “roma për toma.” 2) Pollogu, me Sfetigradin ishte krahine shqiptare, midis Tetovës e Gostivarit. I ati i Vojsavës ishte Princ i Triballëve, fis shqiptar me prejardhje pellasgo-ilire, që përmendet nga Straboni në librin e VII të tij, kundër të cilit popull kishte luftue dhe Leka i Madh. Simbas Hahn-it (Albanesischer Studien) , emni Triballë, vjen nga shqipja Tri – ballë, në kuptimin tri male. 3) Sipas Biemmit, përveç katër djemve, Gjon Kastrioti, pati dhe pesë vajza . Mara, Diela, Angjelina, Uliaza e Mamica. Prej tyne, tri u martuen në familjet Arianiti, Topija e Muzaka : Angjelina me Vladem Golem Arianitin; Mamica me Muzak Topijën; Uljaza me Gjon Muzakën dhe Mara me princin e Malit të Zi, Stefan Cërnojeviçin. Kurse për Dielën (Dilën) s’kemi të dhana.

fitimtar në të gjithë ushtrimet luftarake. Ndërkohë, ne luftat kundër mbretënve dhe princave të tjerë, kudo që shkonte me ushtrinë e tij, Sulltani e merrte gjithmonë me vete Skanderbeun,4 i cili shpesh herë e luste atë, që ta lejonte me marrë pjesë në luftimet. Por, Murati, tue gjykue akoma të ri, dhe jo në moshën e duhun për t’u përfshi në vështërësitë e luftës, ia zgjaste pëlqimin e tij me fjalë të mira. Megjithatë, mbasi ky djalë trim vazhdonte në kërkesën e tij, ma në fund Sulltani, pothuejse kundër dëshirës, i dha leje me marrë pjesë në të gjitha betejat, që mund të zhvillohëshin. Skanderbeu filloi të jetë i pranishëm në luftimet e ndryshme, ku dallohej për shpirt luftarak dhe trimni, sa që për forcën e kurajon që tregonte i çuditi jo vetëm oborrtarët por edhe Sulltan Muratin, i cili, bashkë me të tjerët, e pranonin se këtij djali, kur të arrinte moshën e përsosun, nuk do t’ia kalonte askush për guxim e trimni, e nuk do të gjëndej një i tillë që t’i dilte përballë. Kur Skanderbeu mbushi 19 vjeç, u emnue nga Sulltani, Sanxhak, që do të thotë, komandant i 10 mijë kalorësve.5 Më vonë, e emnoi Pashë dhe e çoi shpesh herë kundër anmiqve të tij, tue i dhanë me vete disa Sanxhakë të tjerë, të cilët duhej t’i bindëshin, e tue ia njohun autoritetin mbi gjithë ushtrinë, siç u njihej Komandantëve të Përgjithshëm nga Princat e tyne. I dërguem në atë pjesë të Azisë së Vogël, që quhet Anadoll, zhvilloi aty beteja të shpeshta kundër anmiqve dhe korri gjithmonë fitore, tue u shkaktue atyne humbje dhe vdekje të mëdha, kështu që pushtoi shumë vende në atë Provincë, të cilët i vuni nën zgjedhën dhe pushtetin e Sulltanit. Ky, tue pa gjithë atë shkathtësi dhe trimni të Skanderbeut, e thoshte publikisht se Skanderbeu ishte krahu i djathtë i tij, syni i tij dhe zemra e tij, ishte mbrojtësi i vërtetë dhe i sigurt dhe zmadhuesi i shtetit të tij. Prandaj të gjithë Turqit e donin fort, e nderonin dhe e çmonin shumë. Kur Skanderbeu kishte mbushë moshën 25 vjeç, e qëndronte në Adrianopojë 6 pranë Sulltanit, bashkë me shumë pashallarë e fisnikë të tjerë, u paraqit në atë oborr një Tartar shumë i madh me trup, i cili i ftoi në dyluftim të gjithë luftëtarët e Sulltanit. Askujt nuk ia mbante të matej me të, sepse këtij i kishte dalë nami se kishte fitue gjithmonë kundër atynë që kishin dalë në dyluftim me të. Tartari i kishte pranue dyluftimin, dhe shumë prej tyne i kishte vra. Kur Skanderbeu pa gjithë atë

---------------------------------4) Sipas Biemmit, Sulltani që i kishte marrë peng djemt e Gjon Kastriotit, nuk i paskej pengue që të rritëshin sipas fesë të Krishtenë, por kjo nuk përmendet nga ndonjё autor tjetёr. Ketu del një mospërputhje, sepse, në qoftë s Gjergji asht marrë peng 8 vjeë, Sulltan ka qene Mehmeti I deri 1421. Sepse dihet se Murati kishte lindë me 1403 dy vjet para Skanderbeut dhe Sulltan u ba 18 vjeç më 1921, kur Skёnderbeu ishte 16 vjeç. Duke qenë se Skanderbeu kohën me të shumtë të jetës, 24 vjet, e kaloi me Sulltan Muratin, i asht ngjesh atij gabimisht marrja peng e djemve të Gjon Kastriotit. Murati e Skënderbeu ishin rrit se bashku, dhe së bashku kishi kalue përgatitjen e stervirjet ushtarake, kështu që Murati me t’u ba Sulltan e ùmori pranë vetës.


frikë të oborrtarëve të Sulltanit, tue mos e durue fodullekun e Tartarit, i kërkoi Sulltanit dhe gjithë të pranishëmve,që ta lejonin të ndeshej me të. Por Sulltani dhe oborrtarët ma të shquem, të gjithë sëbashku, mundohëshin ta tërhiqnin nga ai vendim, shumë të shqetësuem, sepse kishin frikë për jetën tij, po të ndeshej me atë Tartarin. Skanderbeu nuk tërhiqej nga kërkesa e tij, sa që manëfund ia plotësuen. E kështu, në prani të Sulltanit, të gjithë Oborrit, e të një turme të madhe populli, me shpirt të vendosun e guximtar, i doli përballë Tartarit, i cili filloi të tallej me të (si Golia me Davidin), se po i vinte keq që po luftonte me një të ri, pa përvojë luftarake. Skanderbeu shumë i inatosun filloi të luftonte, dhe për mjaft kohë nuk po dallohej se nga do të anonte fitorja. Kur e pa Skanderbeu se kundërshtari, aty mu para Sulltanit, po vazhdonte t’i bante qëndresë, u mbush me aq inat ndaj vetvetës, sa që filloi me i dhanë goditje të tmerrshme anmikut dhe brenda pak kohë e mundi dhe e vrau. Mandej, mes br ohoritjeve të oborrtarëve e të popullit u kthye te Sulltani, që e priti me gëzim e haré. Në këtë kohë, Sulltani shkoi në Bursa, qytet i Bitinjës, ku në prani të tij, u paraqiten dy luftëtarë persianë, njëni i quejtun Jahja, tjetri Zampsa, 6 të cilët kërkuen dulyftim si ai Tartari, por me ndryshimin se do të luftonin mbi kalë, me shtizë, shpatë e mburojë. Kundër tyne kërkoi të luftonte Skanderbeu, të cilit iu dha pëlqimi. 7 Filloi luftimi, së pari me Jahjen, e ndërsa luftonte kundër tij, pabësisht sulmoi Zampsa, por Skanderbeu nuk u shqetsue fare, dhe me besim në ndihmen hyjnore dhe në forcën e shkathtësinë e tij, mori ma tepër fuqi e shpirt luftarak, e tue luftue me guxim, pothuejse njëkohësisht u dha vdekjen si njënit ashtu tjetrit7. Për këtë trimni të rallë e të lavdishme u përgëzue e u nderue prej gjithë të pranishëmve Ndërkohë Hungarezët kishin zbritë kundër Muratit për të ia shkatërrue shtetin. Ai e nisi Skanderbeun kundër tyne me një ushtri të madhe, i cili në atë fushatë u suell me shumë kujdes e shumë urtësi, tue shmangë çdo luftim me Hungarezët Skanderbeu kishte mbajtë dhe mbante gjithmonë pranë vetes mjaft shqiptarë të krishtenë besnikë të prindit, të cilët vazhdimisht i mesonin fshehurazi për atë fé, që e kishte fitue qyshë në pagëzim. Prandaj bani si bani dhe me urtësi të madhe veproi që Hungarezët, shumë të krishtenë, të kthehëshin pa u ndeshë me të, siç kishte përgëzue shumë dhe u nderue me dhurata të çmueshme. Murati thoshte në prani të njerëzve më

të shquem, oborrtarëve e familjarëve, se Hungarezët ishin frikësue nga aftësitë e trimnia e Skënderbeut, prandaj ishin largue. E luste Skanderbeun, që t’i kërkonte ndonjë nder, por Skanderbeu me shumë respekt i pergjigjej se nuk dëshironte asgja tjetër, përveç mirësisë së tij, e kjo i mjaftonte.

Dyluftim i Skënderbeut me Tartarin, të cilin e vret, Në prani të Sulltan Murarit e Oborrtarëve. Gravure nga piktori gjerman Jost Amman shek. XVI.

Dorëzimi i Krujës. (Jost Amman), s. XVI) ---------------------------5) Andrianopoli u pushtue nga Sulejmani I dhe qëndroi si kryeqytet i Perandorisë, deri në pushtimin e Kostantinopolit me 29 maj 1453 nga Mehmeti II. 6) Sipas Julius Pisko (Studim historik mbi Skënderbeun), kjo ngjarje, pavarësisht nga mënyra si mund të jetë tregue, të dyluftimit të Skënderbeut kundër kalorësve persianë, asht dhe mbetet një ngjarje historike. Në numërat e ardhshëm do të vazhdojmë të paraqesim me radhë gjithë veprën e Dhimitër Frangut, për nder të 550- Vjetorit e Vitit 2018 i shpallur viti markombëtar i Skënderbeut.

(Vazhdon)


Nga Fritz RADOVANI:

PO MOS T’ ISHTE NJI’ KY BURRË, KURR N’ SHQIPNI S’ U NGRIT FLA MUR !

■AT JUSTIN RROTA THOTË PER LUIGJ GURAKUQIN: «Gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár.» ■AT GJERGJ FISHTA NË 1920 SHKRUEN PER GURAKUQIN: "... Të tham të verteten se m'âsht dashtë t'skuqesha

për inferioritetin t'em. Âsht e kotë të gënjehemi. N'se përjashtohet , qi vetëm ai ka nji kulturë të përshtatshme, ka nji atdhetari të shëndoshtë dhe nji njohuni të gjânë për njerëzit dhe për sendet e Shqypnisë, asnji nga anëtarët e qeverisë, kjoftë të saj së maparshmes, kjoftë të së tashmes, nuk mund të thotë se e paraqet dejsisht Shqypninë e të mbrojë si duhet interesat e saj." ■RADOMIR NACHTINGALL E ÇMONTE ME KËTO FJALË GURAKUQIN: “Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë.”

LUIGJ GURAKUQI (Foto MARUBI) (12 SHKURT 1879 – 2 MARS 1925) 105 VJETORI I NGRITJES SË FLAMURIT NË VLONË... ■ATDHETARI LUIGJ GURAKUQI TREGON: "Kam pas nderin me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim de Rada . Tue u gjetë përpara t’amblit kangtar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë.., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipninë, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!"

■AT ANTON HARAPI E PYET NË DHJETOR TË 1924 GURAKUQIN: “Si me falimentue kështu, Luigj? Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie? Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë. U kuq, ju muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes: - Padër Anton na skredituen (diskredituen) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n'opinionin publik t'Europës. Për Zoten, nuk due t'iku, por po ndeja unë këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë". ■“Burrit vërtetë burrë, Luigj Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj Gurakuqit nga Padër Anton Harapi.” 15 PRILL 1997: TEK URA E LUMIT LANA NË

TIRANË.. ■MË TREGOI SKULPTORI KRISTAQ RAMA


“..Nuk di sesi mu dha me e pyet Profesor Kristaqin: “Profesor, pse në Monumentin e Pavarësisë në Sheshin e Flamurit në Vlonë, që u vendos me rastin e 60 vjetorit në vitin 1972, mungon figura e Luigj Gurakuqit ?” Ai më dha këte përgjegje: “Jé i pari njeri që më pyet për këte çeshtje dhe unë po të pëgjigjem ashtu si është qenë e verteta. Mbasi e kishim perfunduar punën në baltë dhe do të bëhëj derdhja në bronx, njoftuam Komitetin Qendror të P.P.SH, për të derguar personat që do t’a aprovonin dhe pastaj, përfundonte çdo gjë. Në ditën e caktuar erdhi shoku Ramiz Alia bashkë me disa shokë të tjerë. Mbetën të kënaqur! Na përgëzuan dhe si gjithnjë shprehën mirënjohjen e Partisë për vepren tonë. Kur erdhi momenti i ndarjes, as unë nuk e di sesi u shkëput nga turma shoku Ramiz, dhe si në veçanti duke më terhequr nga krahu, mu afrua miqësisht dhe më tha në vesh: - Kristaq, ju shikojeni edhe vetë me shokët këte që po të them, por Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik! Posa ikën ata, unë ia tregova biseden Odhise Paskalit që ndodhej aty dhe dy shokëve të mijë me të cilët punoja veprën, Shaban Hadërit dhe Muntaz Dhramit. Të nesërmën në mengjez i futem spatolat dhe mu në vendin bosh që është edhe sot, pranë Ismail Qemalit, ka qenë Luigj Gurakuqi. Motivi i dhenë nga Ramizi për Luigjin në lidhje me Klerin Katolik, nuk na lejonte asnjë hapsirë për diskutim. Po më vjen mirë që pata rastin për t’ ia treguar një shkodrani këte mëllef të Ramizit, për një figurë aq të madhe dhe të pastër Kombëtare, siç ka qenë Luigj Gurakuqi! Kështu, ajo vepër mbet e gjymtuar!...” ■Qeveria e Tiranës dhe Akademia e Shkencave, vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga diktatorët komunistë, të cilët, po e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin Shqiptar ! Melbourne, 26 Nandor 2017

IMZOT PROF. JUL BONATTI

(1874 – 1951) DOSJA 3616: SI U BA ZHDUKJA E PROF. BONATTIT? “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme... Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye...”. Pak kohë mbasi u dënue Imzot Prof. Jul Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Aty shkoi me u takue një mbesa i Tij me té dhe, Ai i tregoi se aty ishte dergue per me u masakrue barbarisht... ●Imzot Bonati asht lé në Shkodër më 4 maji 1874. Prindët e tij ishin Aleksandër e Roza Bonatti. Asht laurue në filozofi dhe letërsi në universitetet e Vjenës së Austrisë dhe në Padova, n’Itali. Ka pasë edhe një motër murgeshë që thirrej Motër Veronika. Porsa ka mbarue studimet asht shugurue meshtar, ka shkue në Stamboll, ku ka shërbye për 16 vjet. Atje ka mujtë me kërkue ndër arkiva mjaft materiale historike që ma vonë i vlejnë për punimet që do të kryente dhe që janë një thesar i madh për shkencën shqiptare. E vërteta asht e msheftë mbasi nga materiali që kam kalue nëpër dorën teme nuk bahët fjalë se ku mund të jenë ata punime aq me vlerë. Dikush me siguri edhe mund të dijnë!


Mbas Stambollit, vjen me shërbim fetar në Durrës ku punoi për 10 vjet, mandej 3 vjet të tjera ishte në Vlonë. Atje u njohtë me Papa Petraq Isakun, prift katolik, si dukët edhe ai një klerik i pergatitun mirë, mbasi Imzot Bonatti flet me respekt për té. Edhe ai përfundoi në birucat e Sigurimit të Vlonës. Mungesa e dokumentacionit nuk më lejon me dhanë mendim të saktë për té, ndonse nuk duhet të mos kerkojmë... Imzot Prof. Jul Bonatti prej vitit 1942 ishte në Itali, për arësye shëndeti. Atje vazhdon punën shkencore dhe letrare deri në vitin 1946 që e këthejnë në Shqipni. Ka jetue në Montecatini dhe me sa dukët atje kanë mbetë edhe dorëshkrimet e tija. Me të ardhmën në Shqipni, vjen në Shkodër për me takue At Mati Prennushin, i dërguem nga Imzot Vinçenci. Me këtë rasë merr edhe një ndihmë të vogël materiale mbasi kur u kthye nga Italia, nuk mujti me marrë as teshat e trupit prej andej. ●As sot që kanë kalue ma shumë se 70 vjet që e kthyen nuk dij me e kuptue se cila ishte arësyeja që u dërgue ky njeri në Shqipni, vetëm në kjoftë se e nisën për “kurban”, mbasi arësye tjetër nuk dij me gjetë! Nga disa filma dokumentarë të asaj kohë për ngjarjet në Itali, dyshoj për ndonjë marrveshje të mësheftë të Italisë me Tiranën komuniste! Për pak muej shkoi në Vlonë ku, kishte shërbye si famullitar edhe përpara pushtimit komunist. Me datën 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Bonatti, pra, pak muej mbas kthimit Tij nga Italia. ●Hapët dosja nr. 3616... Me gjithë mangësitë e saja, tregon dishka që për mue më ka ngjallë interes. Në hetuesi Imzot Bonatti deklaron: “...Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, dhe aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët.” Rreshti i fundit për mue flet gjithshka! Plot një vit hetime. Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.”. Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vëndimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe ky trup gjykues vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie...”. ●Prof. Arshi Pipa në shkrimin e tij “ Monsignor Vinçenc Prennushi (in memoriam)”, me datën 28 shkurt 1995, në Tiranë, shkruen: “... Mbaj mend nji skenë të devotëshme në infermerinë e burgut, ku unë u shtrova mbas kthimit në Durrës nga kampi i Vloçishtit. Në infermerinë e burgut gjeta Imzotin qi vuente prej asmës. Kjo ishte e tillë sa me e lanë pa frymë prej gulshimit. Nji ditë prunë në infermeri Don Jul Bonattin, famullitarin e Vlorës. Kur i thashë kush ishte i smundi qi përpëlitej, ai u ngrejt prej shtratit dhe ngau me i puthë dorën Imzotit. Monsignori

tërhoqi dorën, bekoi me té Don Bonattin dhe u përmbys në shtratin e vet.”(marrë nga origjinali) ●A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit? Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit se nuk mund të shkëputej asnjë çast. Në materialet arkivore vërejmë disa dënime të “buta”, nëse do t’i quejmë kështu. Edhe Imzot Prennushi dënohet 20 vjet, ndërsa Don Anton Zogaj, sekretari i tij pushkatohët. Don Zef Maksen (gjerman) dënohet pak vite, por merrët natën nga burgu dhe vritët. Enver Hoxha kishte zgjedhë rrugën e dredhisë përpara opinjonit të huej. Po pyetën të huejt “ç’u bë Imzot Bonatti?”, ne do t’i themi - “e kemi në spital për mjekim”, më vonë, “shohim e bëjmë!?”. *** Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë... Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njoftun i “Lahutës së Malcisë”, meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni... dhe çohet në manikomjo.. .Fantazia e kriminelit terrorist asht e pafund.... ●Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë! “Ndrroi jetë...” një fjalë goje! U gjet në një dhomë copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”. Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të “pavetëdijshëm” ata që e mbytën Imzot Bonattin? - Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! - Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hoxhët e Shehët, Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e... ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi e një Ramiz Ali e Nexhmije Hoxha, terroristë të fundit të Shekullit XX, me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij dhe, me gishtin tregues tue vrritë si qentë : “Tradhëtarë, në litar ...”! ●Harroni, harroni, po deshët! Historia edhe persëritët kur shteti asht në duertë e tyne! Po, mos harroni se: Çobajt e kafshëve të egra janë ma të egjër se kafshët e tyne! Melbourne, 5 Dhjetor 2017.


At Gjergj FISHTA O.F.M. GJUHA SHQYPE Kjo kangë, nji nder ma të bukrat poezi lirike të At Fishtës, kje botue në rasen e pesëdhjetëvjetorit të themelimit të shkollës françeskane (1911), e kje vu si parathanje melodramit “Shqyptari i Qytetnuem”. Kundra asaj propagande së huej e rrymave shkollore, qi poshtnonte Gjuhen Shqipe si nji gjuhë e mangët, të padhenun e barbare. Fishta këndon bukurinë, fuqinë e saj, tue shque sidomos nder të rij dashtninë per té. 6. Asht pa ndryshime nga botimi i parë në vitin 1911 prej vetë Autorit. 1. Porsi kanga e zogut t’ verës, Qi vallzon n’ blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës, Qi lmon gjit’ e drandofillit: Porsi vala e bregut t’ detit, Porsi gjama e rrfés zgjetare, Porsi ushtima e njij termetit, Njashtu a’ gjuha e jonë shqyptare. 2. Ah! Po; a’ e ambel fjala e sajë, Porsi gjumi m’ nji kerthi, Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pa mashtri; Edhe ndihet tue kumbue, Porsi fleta e Kerubinit, Ka’ i bjen qiellvet tue flutrue 3. N’ t’ zjarrtat valle t’ amëshimit. 4. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendis, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s’ i a len ai fmis; Edhe atij iu thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n’ gjuhë t’ huej, kur s’ asht nevoja, Flet e t’ veten len mbas dore. 5. Në gjuhë shqype nanat t’ona Shi prej djepit na kanë thanun, Se asht nji Zot, qi do t’a dona: Njatë, qi jeten na ka dhanun; Edhe shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnin e fali, Se sa t’ enden stina e moti,

Dy Poetët e Mëdhej të ombit Shqiptar

Do t’ a gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vetë, po pik’ ma para, N’ agim t’ jetës kur kemi shkue Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp ma s’ pari kemi kndue: Kemi kndue, po armët besnike, Qi flakue kanë n’ dorë t’ Shqyptarvet, Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t’ t’ Parvet. 7. Në ketë gjuhë edhe njai Leka, Qi ‘i rruzllim mbretnin s’ i a xuni, Qi kah bijtè ai, shkelte deka, Shekllit mbarë ligjë t’ randë i vuni; Në ketë gjuhë edhe Kastriota U pat folë njatyne ushtrive, Qi sa t’ ndrisë e diellit rrota, Kanë me kenë ndera e trimnive. 8. Pra, Shqyptarë, çdo fés qi t’ jini, Gegë e Toskë, malci e qyteta, Gjuhen t’ uej kurr mos t’ a lini, Mos t’ a lini sa t’ jetë jeta, Por per té gjithmonë punoni; Pse, sa t’ mbani gjuhen t’ uej, Fisi i juej, vendi e zakoni Kanë me u mbajtë larg kambet t’ huej. 9. N’per gjuhë shqype bota mbarë Ka me u njohtë se ç’ fis ju kini, Ka me u njohtë ju per Shqyptarë: Trima n’ za sikurse jini. Prandej, pra, n’ e doni fisin, Mali, bregu edhe Malcija Prej njaj goje sot t’ brohrisin: Me gjuhë t’ veten rrnoftë Shqypnija!


Nga Don Ndre MJEDJA: GJUHA SHQYPE Autori këte vjerrshë ia kushtoi albanologut Gustav Meyer-it (1850 – 1900). Vjerrsha asht shkrue në Krakov, në Poloni, në Dhjetor 1892. Edhe kjo asht pa ndryshime. Përmbi za qi lshon bylbyli, Gjuha shqype m’ shungullon, Përmbi erë qi nep zymyli, Pa da zemrën ma ngushllon. Ndër komb’ tjerë, nder dhena tjera, Ku e shkoj jetën tash sa mot, Veç për ty m’rreh zemra e mjera, E prej mallit derdhi lot. Njikto gjuhë qi jam tue ndie, Janë të bukra me themel, Por prap këjo, si diell pa hije, Për mue t’ tanave iu del. Edhe zogu kerkon lisin Mbi shpi t’ artë ku rri me mbret; E shtegtari dishron fisin Permbi vend qi s’asht i vet. O Shqypni e mjerë Shqypnija, Plot me burra e trima plot Ti ‘j dit’ ishe; por lumnija Që ke pasun nuk a sot. Nen njat tokë qi ta shklet kamba Zan’ e t’ moçmeve veshtro: Per bij t’ tashem, porsi e ama E t’ koritunve, gjimo. Nam e za, qi kishe, t’ treti, E veç turpi e marrja t’ mëloj; Per lumni veç kore t’ mbeti Qysh se fara e mirë mbaroj. Por gazmo nder gjith’ kto t’ vshtira Perse ende s’ sharrove krejt; Diçka t’ mbet nder ato t’ mira Mbas dy mij’ e ma shum vjet. T’ ka mbet’ gjuha qi po ndihet N’ fush’ e n’ mal që ti zotnon; Gjith’ ku hija e jote shtrihet, Ku Shqyptari zan’ e lëshon. Prej Tivarit e n’ Preveze Nji a gjuha e kombi nji,

Ku lëshon dielli njato rreze Qi veç toka e jote i di. Ku n’ breg t’ Cemit rritet trimi Me zbardhë, Shqype, zanin tand, E ku i Drinit a burimi Qi shperndahet kand e kand. Geg’ e Toskë, Malci, jallia, Jan’ nji komb, m’u da s’duron, Fund e maje nji â Shqypnija, E nji gjuhë t’gjith na bashkon. Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime, Nder kta vllazën shoq me shoq: Kush e dan me flak’ e shkrime Çka natyra vetë përpoq. Por me gjuhë kaq t’ moçme e mjera Si ‘i bij kje që pa prind mbet; Per t’ huej t’ mbajshin dhenat tjera, S’ t’ kishte kush per motrë t’ vet. Kur nji burrë u çue n’ Austri E me sy gjithkund t’ kerkoj: Gustav Meyer-i asht emni i tij, Emni i burrit qi t’ madhnoj. Porsi dielli tui flakue Shperndan terrin qi na mbëlon, Njashtu Meyer-i tue kerkue Ka ke dalë po ta difton. T’ difton motrat, t’ difton fisin Neper shekuj fluturim, T’ çon njatje ku luftnat krisin, Ku a kap’ Roma e Iliri shqim. Njikto t’ thot’ (e ti s’ e dishe) Janë t’ bijt t’ tu qi pate mot; Këta janë burrat qi ‘j ditë kishe, Emnit tand me i dalun zot. Nen qytet qi ma vonë çili Kombi i yt luftar ma pak, Ku ish mbret at – botë Bardili, Shum anmiku derdhi gjak. E njat tokë qi je tue gëzue E ke xanë tesh sa mij’ vjet. Shqyptarija qi mbet mbëlue Sot nen dhe, edhe shqyp flet. Flet me rrasa, flet me sende Ku lumnin e vet e shkroj; Por kerkush s’i di këto vende, E harrimi t’ tana i mbëloj.


Por gjithnji nen kambë po ndihen Burrat t’u qi toka i mbëlon. E nen dhe kocijt perzihen Si ‘j arë grun’ kur era lëshon. Don’ m’u çue e gjith’ per s’ mbarit Me u pri nipave mb’ nji cak: Don’ me t’ ba si ke kenë s’ parit T’ nderës me kapë t’ lumnueshmin prak.

iu thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; ... Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime, Nder kta vllazën shoq me shoq: Kush e danë me flak’ e shkrime... Dit’ e natë me grushta kresë, “profesora e akademikë”, të gjithë sa jeni... Me kongrese e faqe të zezë...

Shenim nga Fritz RADOVANI: Pra, mallkue njai bir Shqyptari, Qi ket gjuhë të Perendis, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s’ i a len ai fmis; Edhe atij

Vendosja e komunizmit në Shqipërí Fakte si edhe konsiderata. (Bisedë televizive) Dhjetor 2017

Konsiderata rreth vendosjes komunizmit në shqipëri. Kushtet s i e dhe P A S O J A T E saja ! Shkruar nga: Mërgim Korça Kaluan tashmë dhjetvjeçarë të tërë edhe vazhdon e është bashkëkohës debati në se “ Dita e Çlirimit ” ka qenë 28 apo 29 Nëndori i vitit 1944. Dakord, nisur ky nga fakti në se çlirimi i Shqipërisë nga shkelësi i huaj gjerman ka përkuar me ditën e Shpalljes së Pavarësisë apo është përzgjedhur ky përkim, nga ana e P.K.Sh. me … Shpalljen e Federatës Jugosllavisë, (vendim i ditës mbylljes të mbledhjes së dytë të AVNOJ-it) . E doemos diskutimi i kësaj pikëpamjeje ka rëndësí themelore sepse, duke u vërtetuar se kjo dit’e shënuar ësht’e lidhur me faktin e dytë, (sepse fillimisht Enver Hoxha në fjalimin e tij më 28 Nëndor të vitit 1944 theksoi se ajo qé edhe dita e çlirimit, ndërsa në vazhdim vitesh u përzgjodh me votim dita e 29 Nëndorit si e tillë – shënim M.K.), … i hidhet

dritë një së vërtete që vazhdon e mbahet e fshehur nga të githë historianët me formacion ish komunist, të cilët nuk i ndryshojnë dot veprat e tyre që kanë qenë përçuese të ish vijës P.K.Sh. e në vazhdim të P.P.Sh., ku as që mund të mendohet se pranohej kolaboracionizmi në dëm të Shqipërisë i zbatuar nga drejtuesit komunistë të Shtetit Shqiptar vetëm për hir t’egoizmit të tyre ! Në vijim vazhdojmë me thelbin e problemit. I lemë tashti më nj’anë ditët kalendarike 28 apo 29 Nëndor, (duke mos i konsideruar aspak si vazhdimësí të tillë por me se janë të lidhura si pasoja), a ka qenë në parim DITA E ÇLIRIMIT vërtet’e tillë apo jo? Duke e kundruar vazhdimësín’e viteve nën diktaturën komuniste nga ky


këndvështrim, e për të qenë krejtësisht të paanshëm, duhet pranuar se paslufta, si vazhdim i luftës civile, qé një krim që filloi me asgjësimin e klasës intelektuale shqiptare të krijuar dhjetravjeçarë me radhë e që filloi me pushkatimin e 39 intelektualëve në pragun e asaj që quhet dita e çlirimit. Kurse në vazhdim, duke pushkatuar qindra e qindra intelektualë të tjerë, patriotë si edhe fetarë të të gjithë besimeve ! Cila arësyeja e urrejtjes skajore ndaj intelektualëve ? Pushtetin e kish marrë në dorë dështaku intelektual Enver Hoxha, (i cili as një vit akademik nuk arriti të merrte – shënim M.K.). Ky i printe asaj mase të cilën e mashtroi me PREMTIMIN E LIRISË, (sipas mësimeve të V.I.Leninit – shënim I M.K.), e duke u dhënë poste tamam pa shikuar fare vlerat e tyre intelektualo – teknike. Prandaj problemin duhet t’a vështrojmë jo vetëm në thellësín’e duhur por edhe në të gjithë shtrirjen e tij ! Përkrahësit si edhe propagandistët e parë të ideve komuniste në vëndin tone kanë qenë Zai Fundua, Zef Mala, Sejfulla Malëshova e Koço Tashkua me shokë. Të gjithë këta në vijim u dënuan nga partia si elementë kundrapartí, trockistë, deviacionistë si edhe duke u mveshur epitete akuzuese të tjerë. Lidhur me këtë kategori intelektualësh të cilët të frymëzuar fillimisht nga Manifesti Komunist i Karl Marxit e pastaj të inkuadruar si komunistë dhe ndjekës të vijës Leninit si edhe Stalinit, me përjashtimin e Zef Malës, tre të tjerët shkuan edhe në Bashkimin Sovjetik e bile që të tre dhanë edhe mësim në fakultete sovjetike. Duke qëndruar tek kjo fazë e zhvillimit të tyre ideologjik, a mund të mendohet se nga njera anë e kishin mësuar biografín’e Marxit dhe nga ana tjetër nuk e kishin vënë fare në punë mëndjen e tyre e t’a gjykonin me sy kritik biografinë e figurës qëndrore frymëzuese të tyre për të nxjerrë edhe përfundime rreth tij? Ç’e ka karakterizuar figurën e këtij ideollogut që u premtonte masave të të varfërve të botës lirí, begatí si edhe zhdukjen e mbivlerës si pun’e papaguar punëtorit ? Cila përvoja e tij në fushat që trajtonte ? Karl Marksi vetë asnjëherë nuk ka qen’i punësuar, pa lé të ketë drejtuar qoft’edhe një sipërmarrje karakteri ekonomik. Në jetën e tij asnjëherë, e theksoj se asnjëherë, nuk ka mbajtur bilance ekonomike të ndonjë sipërmarrjeje. Ai kurrë nuk ka mbuluar asnjë post politik. Tërë jetën e ka mbajtur ekonomikisht miku i tij Frederik Engelsi, biri i një pronari të pasur fabrikash. Është konsideruar nga një mas’e gjerë si filozofi m’i madh në fushat shoqërore, politike dhe ekonomike. E si përfundim që nxirret me kalimin e një qindvjeçari të tërë, kudo që teorit’e tija u zbatuan mes gjakderdhjesh e dhune të pashëmbullt, kudo ato dështuan ! Jo më kot e ëma e Marxit, Henrietta, ka pasë thënë për të birin :“ Në qoftë se Karli në vënd që të shkruante kaq shumë rreth “kapitalit”të kishte grumbulluar ca, do të kishte qenë shumë më mirë ! “ Kjo është cektësía e par’e atyre që qenë ideollogët e parë të komunizmit në Shqipëri ! Po arësyeja prej nga rodhi ky dështim? Sepse duke qenë masat popullore të

painteresuara në vazhdim lidhur me zhvillimin e ekonomisë si pasoj’e mungesës interesit personal si pasoj’e zhdukjes pronës private, ekonomija ishte e të gjithëve por e askujt ! Nga ana tjetër, derisa e kishin marrë përsipër t’a ngrinin e t’a zhvillonin shoqërinë komuniste në Shqipëri duke pasë krijuar edhe grupet komuniste t’asaj kohe, nuk ka mundësi mos t’a dinin citatin e famshëm dhe të zgjedhur të Leninit sipas të cilit : “Një revolucion socialist ësht’i pakonceptueshëm pa një luftë të brëndëshme, e gjithashtu pa një luftë civile ”. (Vepra të zgjedhura, vëll. 2, faqe 277). Ky mësim leninist, përbën pikën e dytë të dobët të atyre q’e mbollën farën e komunizmit në Shqipëri, duke qenë të vetëdijshëm se mbi cilët binarë duhej drejtuar revolucioni socialist. Por, nga ana tjetër, marr shkas t’u them edhe historianëve tanë ish komunistë si edhe ithtarëve në vazhdim të sistemit diktatorial komunist, të cilët çirren edhe shqyhen duke pohuar se L.N.Ç. nuk u shndërrua në LUFTË CIVILE, se ky pozicionim i tyre jo vetëm që bije ndesh me orientimin e dhënë botërisht nga Lenini, por nga ana tjetër u kujtoj edhe se në ç’mënyrë të fundme e ka trajtuar këtë problem mbështetur në fakte e dokumenta arkivi, studjuesi Uran Butka në veprën e tij LUFTA CIVILE NË SHQIPËRI ! E për të mos u zgjatur shumë nuk kam se si mos ta përqëndroj vëmëndjen edhe tek pika e tret’e dobët e ideollogëve të komunizmit shqiptar e cila, sipas meje, përbëhet nga letra e dërguar Bela Kunit, (drejtues terrorist komunist i Hungarisë përgjatë 200 ditëve sundimi nga ana e tij me terror përgjatë periudhës 19181919), nga ana e Leninit ku ky i fundit i shkruan : “Në qoftë se ndërmjet socialistëve ose borgjezisë së vogël shfaqen mëdyshje ose lëkundje lidhur me diktaturën e proletariatit, zhduki nga faqja e dheut pa mëshirë. Nuk hiqet dot dorë nga përdorimi i terrorit pavarësisht nga ç’thonë hipokritët si edhe përhapësit e shprehjeve të bukura.” Ç’përfundime nxirren tashti me shikim mbrapavështrues ? Mjafton t’i hedhim një sy kundrues radiogramit të dërguar nga Enver Hoxha me datën 21-091944 komandantit të Korparmatës I-rë Dali Ndreut, (të cilin në vazhdim e pushkatoi së bashku me të shoqen Liri Gegën) : “Zai Fundo është armik i poshtër i partisë … torturojeni deri në vdekje dhe pastaj pushkatojeni, andej.” Dhe Zai Fundua u pushkatua pa gjyq më 23 Shtator 1944 duke ia hedhur kufomën nuk dihet se në ç’rrëzë ! Po me ideollogët e tjerë të komunizmit ç’ngjau ? Koço Tashkua, fillimisht zv/kryeministër i qeverisë


kryesuar nga Enver Hoxha, që nga viti 1960 u përjashtua nga partia si revizionist dhe antiparti. U internua për tetë vite radhazi e në vazhdim u burgos për dhjetë vite të tjerë. Katër vitet e fundit të jetës qé liruar nga burgu por i kaloi n’internim dhe në mjerim të plotë ! Sejfulla Malëshovës, nga që në Plenumin e Beratit e kishte quajtur terroriste veprimtarín’e P.K.Sh., kurrë nuk ia harroi Enver Hoxha atë akuzë dhe sapo i forcoi disí pozitat e tija ky i fundit, më 1946 e largoi nga udhëheqja e partisë dhe që nga viti 1955 e largoi edhe nga Tirana duke e çuar magazinjer në Fier. Në magazinën ku punonte, Sejfullai vendosi një fotografi të Enver Hoxhës dhe kur e pyesnin si e kishte vendosur … ai përgjigjej shkurt : “E kemi udhëheqës të shtetit. Ne nderojmë shtetin !” Sa i takon Zef Malës, krijuesit si edhe drejtuesit të Grupit Komunist të Shkodrës që në vitet ’30, i cili themeloi që në muajin Korrik të vitit 1939 me elementë komunistë të grupit lartpërmëndur edhe një Parti Komuniste, (dy vite para 8 Nëndorit të vitit 1941), kjo punë e tij avulloi e nuk la gjurmë që në çastin kur pushtuesit italianë e internuan Zefin në Ventotene. Lidhur me Zef Malën, e shtrijmë pak më gjerë rrethin e hedhjes vështrimit si edhe të gjykimit, duke sjellë një “shkëndijëzë”, por shkëndijëzë tejet kuptimplote, të qëndrimit vërtet djallëzor të udhëheqësit të ardhshëm të partisë, Enver Hoxhës ndaj tij. Ky i fundit i dërgon një letër Zef Malës ku i thotë se autokritika e tij si edhe përmirësimi i qëndrimeve të tij mbajtur para gjyqit do të ndikojnë që partija t’ia falë të gjithë gabimet në mendime si edhe në veprime pararendëse të tijtë. (A.Q.Sh. Fondi 14 / Dosja 33 / Viti 1943). Por, kur Zef Mala lirohet nga internimi dhe shkon në Pezë, babë Myslymi i thotë shprehimisht “… Hik or babë ene mçifu m’Tironë se dun me t’vrá”. Në ktë përfundim kishte arritur Myslym Peza sepse kishte dijeni lidhur me letrën q’i kishte dërguar Enver Hoxha Nako Spiros ku i theksonte “ … Zef Mala mos të shkojë në Kosovë por jepini një plumb pas koke.” Dhe un’e pyes lexuesin me sinqeritetin më të madh : A nuk është ky një shëmbull tipik q’e karakterizon figurën e Enver Hoxhës si njeri skajshmërisht intrigant dhe me shumë faqe i cili, për t’ia pastruar vetes rrugën

nga pengesa eventuale, nuk stepet as para krimeve nga më të përbindëshmit ? E për t’a mbyllur krejtë fluturimthi edhe me Zef Malën, njerin nga ideollogët më të hershëm të komunizmit në Shqipëri, nuk rrijmë dot pa ia vënë në dukje faktin se më 1978-ën ai ka patur kurajën civile t’i pohojë Mehmet Shehut : “… Komunizmi si sistem politik është një zbythje për njerëzimin, është një utopí !” Kaq, sa për të vënë në dukje se si njohurit’e atyre që deshën t’a instalonin komunizmin në Shqipëri, ishin më se të mjaftueshme që ata t’a kishin të qartë kuadrin e së ardhmes së menjëherëshme. Pra, ata nuk mund të quhen viktimat e komunizmit nga që nuk e dinin se ç’do t’i priste. Përkundrazi, ata vijën e përgjithëshme e kishin të qartë. E vetmja gjë që ata nuk kishte se si t’a merrnin me mënd, as me fantazinë më të çfrenuar, ishte se me çfarë krimineli djallëzor, të pabesë dhe egoist të skajshëm kishin të bënin, të personifikuara këto në udhëheqësin e ardhshëm Enver Hoxhën ! Në këtë kuadër nuk e lemë dot pa e zënë n’gojë se si i qé përgjigjur pyetjes “ Si përcaktohet një komunist ? ” Presidenti i Sh.B.A. – ve Ronald Reagani : “Ësht’ai që lexon Marxin dhe Leninin“; kurse në vazhdim pyetjes “Po si përcaktohet një kundra-komunist ?“, po Presidenti Ronald Reagan i përgjigjej : “ Ësht’ai që i kupton Marxin si edhe Leninin !

Pa u zgjatur më, por ama edhe pa dashur të mospërfill zërin e historisë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri, që na tregon se si mbas eliminimit të qindra tradhëtarëve, duke filluar që me themelimin e P.K.Sh., në vazhdim me intelektualët, klerikët e pastaj me deputetët dhe grupin e tyre imagjinar, duke vazhduar me gjeneralët e ushtrisë, drejtuesit tradhëtarë të ekonomisë, disa zv/Kryeministra e gjithashtu edhe ministra të Punëve të Brëndëshme, e së fundi edhe vetë Kryeministrin e 27 viteve me radhë, duhet pranuar se Enver Hoxha e drejtoi vëndin nëpër një rrugë të drejt’e parimore shumë atdhetare për dyzet vite me radhë veç i rrethuar prej tradhëtarësh të atdheut ! Kjo logjika që duan t’u trashëgojnë brezave historianët e diktatorit, ata që përgjatë dyzet vitesh dridheshin e veç sipas mësimeve të partisë edhe të diktatorit mendonin si edhe vepronin duke i shkruar veprat si edhe disertacionet e tyre. Kurse sot e kësaj dite, të trimëruar se shtetarë jo më vëndim diktatorial, por të lirë të thon’e të shkruajnë sa e si të duan se nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte pusht-shteti i tyre, vazhdojn’e duan t’a mbajnë të shtrembëruar historinë si dikur … sepse veprat e tyre shkencore, shkruar e publikuar përgjatë diktaturës komuniste, nuk i lenë të flasin ndryshe !


Në vazhdim nuk kemi se si mos t’i zemë në gojë disa fakte, qoft’edhe fluturimthi. Më 23 Nëndor të vitit 1944 zhvillon punimet Plenumi i II-të i Beratit i quajtur nga Enver Hoxha në vazhdim “Prapaskena e Beratit”. Gjatë atij plenumi u dënua ashpër sektarizmi si edhe oportunizmi duke theksuar : “… Sektarizmi në vijë e ktheu partinë në një bandë terroristësh q’e ka humbur zemrën e komunistit e që nuk i dhimbset jeta e njerëzve.” Në vazhdim Enver Hoxhës iu drejtuan 14 pyetje me të cilat ai u gozhdua pas muri e kësisoji, mbasi u kërkua që ai të shkarkohej si Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm, të përjashtohej edhe nga P.K.Shqiptare. Në këto kushte ai u detyrua të bëjë një autokritikë shumë servile si edhe të kërkojë falje. Në ato kushte atë e shpëtoi ndërhyrja e Sejfulla Malëshovës i cili propozoi që qëndrimet si edhe veprimet e Enver Hoxhës të diskutoheshin pas kongresit të I-rë të P.K.Sh. Si rrjedhim Enver Hoxha falënderoi që iu dha edhe një herë dora ! Duket qartazi, sipas përcaktimit të studjuesit të filozofisë dhe kritikut të marxizmit prof.Karl Popper-it, se edhe Shqipëria e përforcon pohimin e tij se : “ Duke i analizuar mbas faktit të gjitha revolucionet në botë arrihet në të njajtin përfundim : Premtimi masave të varfëra i lirísë dhe begatísë mbas fitores së revolucionit ... kudó përfundon në shtet totalitár e diktatorial ! “ E pra në Shqipëri ky sistem u vendos dhe veproi si sistemi më gjakatar, (duke bërë krahasimet përkatëse), ndër të gjithë shtetet e ish kampit socialist për 47 vite me radhë ! Kaq lidhur me të kaluarën. ndrojmë tashti situatën bashkëkohore për të nxjerrë përfundime rreth së ardhmes që duhet ndjekur nisur kjo … nga përvoja e kaluar. Kaluan që nga SHKËRMOQJA E DIKTATURËS, jo pak por 26 vite ! Nuk ka se si të mos na shqetësojë nga njera anë gjëndja skajshëm e rëndë e kategorisë pensionistëve e gjithashtu edhe papunësía, në përgjithësí. Por shumë shqetësues në qytet ësht’edhe liveli skajshëm i lart’i korrupsionit me të cilin ballafaqohet përdit’e më shumë popullata, shto këtu edhe rritjen e madhe të krimeve. Kurse në fshat tregues vërtet i trishtueshëm është qoftë ulja drastike e banorëve të zonave rurale, (në 46.3 % ku 20% e popullatës iu bashkangjit krejtë artificialisht popullsisë qytetare),

të cilët nga prodhues e furnizues të qyteteve u bënë thjeshtë konsumatorë ! E sa për një shëmbull tipik të politikës gabuar ndjekur nga shteti që nga shkërmoqja e diktaturës, kemi faktin se si 80 % e tokës bujqësore u nda sipas ligjit tamam famëkeq 7501, gjë e cila solli dora dorës gjëndjen aktuale në bujqësi me të gjitha pasojat e saja në ekonomin’e përgithëshme të vëndit ! E përgjatë këtij vështrimi krejtë fluturimthi të gjëndjes, nuk mundemi t’u shmangemi dy momenteve tejet të rëndësishëm përgjatë kësaj vazhde : porosia e Katovicës ishte që klasa komuniste në pushtet për dy-tri legjislatura të shndërrohej në klasë kapitaliste, porosí e cila u zbatua deri në një nga Ramiz Alia e në vazhdim nga të përzgjedhurit e tij ku drejtuesit e vëndit, të mëkuar me metodat diktatoriale të drejtimit, i gërshetuan këto me strategjitë më të sofistikuara të pasurimit të tyre vetë si edhe të përzgjedhurve prej tyre. E si moment të dytë nuk kemi se si mos t’a theksojmë se si pa gjë të keqe, mbas mbi dy dhjetëvjeçarësh që ligji 7501 vazhdoi e zbatohej, ish kryetari i P.D.-së si edhe për tetë vite radhazi K/Minister i Shqipërisë, zoti Sali Berisha, deklaron në vitin 2014 se pas shpërbërjes së kooperativave bujqësore u gabua rëndë me zbatimin e ligjit 7501! (?) Prandaj e shikoj të arësyeshme t’ua kujtoj tashti ndjekësve të këtij emisioni se si më 15 Dhjetor të vitit1947 në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh., në pranín’e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiç-it, ku Enver Hoxha deklaron, (proçes-verbali i asaj mbledhje ruhet në Arkivin e


Shtetit - shënim M.K.) :” ... Tani që e likuiduam këtë pengesë, (Nako Spirun - shënim M.K.), duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...” e duke vazhduar pastaj me të githa format e kolaboracionizmit NË DËMIN E ATDHEUT në vazhdim pas Jugosllavisë me B.S., me Kinën e përgjatë këtij shtegu derisa e katandisi vëndin në autarkí të plotë duke e çuar vëndin nga triskat në tallona ! Në vënd të përmbylljes : Ësht’e qartë që me kaq radhë nuk trajtohet dot gjëndja e sotme, shqetësimet që lindin nga kjo gjëndje, pa lé pastaj të jepen edhe mendime, (qoft’edhe modeste), lidhur me shtigje që nuk duhen ndjekur si edhe rreth mundësive si të dilet nga ky qorrsokak ! Mirëpo, nga që shqetësimi ësht’i madh, skajshmërisht’i madh, së paku do të mundohemi të vendosim ndonjë “piketë”. E bëjmë këtë nisur nga fakti se përgjatë këtyre 27 vitesh t’ashtuquajtur “ tranzicioni ” nga diktatura e egër dhunuese si edhe gjakatare në një t’ashtuquajtur demokrací, vihen ré shfaqje tejet shqetësuese. Cila pamja që vihet ré me shikimin e parë? Dy vitet e para kriminelët e pashpirt dhe zbatuesit e egër të luftës së kllasave, as e nxirrnin majen e hundës së tyre nga pragjet e shtëpive sepse mendonin se do t’i gjente ata, (q’e dinin se kishin qenë skajshmërisht fajtor’edhe të pashpirt), po ajo q’i kishte gjetur të tjerët, paçin qen’edhe krejtësisht të pafajshëm, nga ana e të parëve. Mirëpo duke u vënë ré dora dorës se askush nuk po burgosej pa lé të dënohej për urdhra të dhënë si edhe krime të kryera, avash, avash jo vetëm që filluan të dilnin nga strofullat e tyre por … filluan të përjetonin një realitet që për ta nuk ishte i padëgjuar : u kishte pas thënë Ramiz Alia se duhej ndjekur rruga e porosive të Katovices me pikësynim kryesor që pushtetin të vazhdonin t’a mbanin në dorë komunistët por … me kushtin që të pranohej sistemi shumëpartiak si edhe zbatimi, (deri në një fare mase), i të drejtave të njeriut ! E doemos në krye të të gjitha partive, t’ashtuquajtura të majta e gjithashtu të djathta, drejtuesit e tyre të caktoheshin nga ish komunistët ... së ríshmi në pushtet !

Ndalemi kështu tek një pike tejet e nxehtë dhe skajshëm trishtuese, se si po vazhdon e transformohet historia edhe të vërtetat e saja nga historianët e dikurshëm, hymnizuesit e diktaturës dje si edhe shtrembëruesit e të vërtetave edhe në vazhdim ! Qëndrojmë pra edhe trajtojmë një fakt historik i cili skajshëm e trishton çdo njeri të ndershëm dhe që i di ngjarjet, e sot përjeton situata tejet trishtuese. Në vitin 1974 u botua në Lyon në gjuhën frënge “HISTORIA E SHQIPËRISË – NGA ORIGJINA DERI NË DITËT TONA” kurse në Londër u botua po ky tekst në vitin 1981 nga Routledge & Kegan Paul Ltd.

Me bashkautorë të vëllimit shkencor profesorët si edhe akademikët zotërinjtë Stefanaq Pollo, tashmë i ndjerë, si edhe Arben Puto, edhe ky i ndjerë e me bashkëpunëtorë profesor Kristo Frashërin e ndjerë gjithashtu si edhe Skënder Anamalin, (për të cilin nuk kam informacion, shënim-M.K.). Në përkthimin anglisht, në faqen 245, është vendosur pohimi i përfaqësuesit të Jugosllavisë Velimir Stojniç-it në Plenumin e 2-të të Beratit të dates 23 nëndor të vitit 1944 sipas të cilit ai shprehet si vijon : “Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonomín’e saj, por as e zhvillon dot atë sepse imperializmi do t’a gëlltiste; … e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë.” E me kaq mbyllet në tekstin e historisë nga autorët problemi që ngriti në Plenumin e 2-të të Beratit përfaqësuesi jugosllav. Me këtë mosvazhdim, nisur nga diktatura gjakatare që ishte e pranishme në Shqipëri, sinqerisht as që më shkon në mëndje t’i ngarkoj me përgjegjësí lidhur me heshtjen e tyre bashkautorët e vëllimit historik në fjalë. Por ama, heshtja e këtyre historianëve mbas shkërmoqjes së diktaturës në vitin 1991 e në vazhdim, sinqerisht që jo vetëm më bën t’i kundroj ata me përçmim nga ana karakteriale, por nga ana tjetër edhe më bën t’a ngré fuqíshëm zërin ndërsa ata, jo vetëm q’e kërkuan sa ishin gjallë me forcë, së rishmi tashti në t’ashtuquajturën demokrací, e kërkojnë fuqíshëm parësínë në gjykimin e historisë duke e konsideruar edhe një të drejtë të tyre legjitime nga që i ngarkuan në vitin 2014 me rishkrimin e teksteve të historísë ! E ftoj tashti dëgjuesin e këtyre fakteve t’a japë gjykimin e tij krejtësisht të paanshëm dhe të ndershëm duke i a rikujtuar se pikërisht tre vite e 22 ditë mbas fjalës së përfaqësuesit jugosllav në Plenumin e Beratit, e pra në mbledhjen e Byrosë Politike të K.Q.P.K.Sh. të 15 dhjetorit të vitit 1947, Enver Hoxha u shpreh tekstualisht : . ” ... Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË ...”. Pa as më të voglin mllef dhe krejtë sinqerisht, (duke u munduar të jskajshëm i paanshëm), por nuk mundem t’a pranoj që trysníja e


V.Stojniç-it në Berat të publikohet kurse pohimi i Enver Hoxhës kaq vite që nga dita e shkërmoqjes së diktaturës në vitin 1991 e deri më sot, jo vetëm që nuk u paraqit nga historianët në fjalë ashtu siç ka qenë por bilé ... edhe e anashkalojnë ! Ky ballafaqim faktesh çfarë shpreh? Asgjë më shum’e asgjë më pak por qëndrimin e historianëve në mbrojtje me çdo mënyrë të tradhëtísë Enver Hoxhës lidhur me atë çfaqje kolaboracionizmi skajor deri në shitje të interesave kombëtare shtyrë veç nga egoizmi personal i tij ! Nuk qëndroj dot pa shtuar edhe faktin se si sot janë dhjetë gjuhët e huaja në të cilat teksti historik i zënë në gojë më lart është përkthyer, por ama pa iu bërë shtesat e nevojëshme që deri në vitin 1991, vetë zotërinjtë historianë autorë të tekstit nuk guxonin t’i shtonin. Kjo, pa u zënë në gojë në vijim se si as historianët e tjerë si Z.Paskal Milo me shokë, të zënë ngushtë nga çka kanë shkruar duke e hymnizuar sistemin diktatorial dikur, këta edhe sot, me gjithë heshtjen e tyre kuptimplote rreth fakteve që deri në vitin 1991 as mendohej se mund të paraqiteshin, e kanë për ndér t’a rishkruajnë historinë për tekstet shkollore ! (?) E si përfundim natyrshëm lind pyetja : A ka mospërgjegjësí më të madhe nga ana e drejtuesve shtetërorë të sotëm që vazhdojn’ edhe ecin përgjatë të njajtit shteg si në kohën e diktaturës ? Kujt i shërben ky qëndrim i mohimit të së vërtetave siç u bë për 47 vite me radhë ? E pikërisht ky qëndrim zyrtar çon në valavitjen nga njera anë të pankartave me portretin e diktatorit mbas shpatullave të drejtuesve të sotëm të vëndit e deri në shpotitjen madhore që u ka bërë kategorive të ndryshëme popullore ish Presidenti Nishani duke u dhënë titullin Nderi i Kombit si kriminelëve e gjithashtu edhe viktimave të tyre, (gjë të cilën e kam trajtuar qart’edhe shquar kur Z.Nishani ishte akoma i ngarkuar me funksjonet e Presidentit) !

Përkundruall këtij fakti sjellim shëmbullin tjetër : Cili qé ai që atdhedashurinë e shtynte deri Fishta : Qé mue tek m’keni, merrni e m’bâni flí, / Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore./ Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë,/ E nami i sajë per jetë u trashigoftë./ Pikërisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri : i akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit te Françeskanëve të Shkodrës, me dekret mbretnor, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian. Por përgjigja e Titanit qé e papritur, qé e prerë : E refuzoi dekretin mbretëror duke u shprehur : “KJO DEKORATË NUK ÂSHT PËR MUE!” E megjithëse ky qëndrim i Patër Gjergjit dihej botërisht e gjithashtu edhe fakti se Ai ndërroi jetë që në vitin 1940, historianët shtypen e përtypen dhe meazalla se ia heqin cilësorin fashist, tradhëtar, agjent i Vatikanit e shto të shtojmë! E për t’i vën’edhe kapak historiani Arben Puto e cilësoi, (deri në ditët e tija të fundit), Patër Gjergjin edhe si KUISLING ! (???) Dhe unë shtroj pyetjen : Si mund t’u besohej rishkrimi i historisë kësaj kategorie historianësh të komprometuar deri në palcë me bëmat e diktaturës të cilët në veprat e tyre kanë shkruar vetëm njerën anë të së vërtetës, atë që u vjen atyre për mbarë, (fjalën e V.Stojniçit në Plenumin e II-të të Beratit, por në heshtje e kalojnë fjalën e diktatorit në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947), ose, për të mos lejuar t’i hidhet dritë servilizmit të tyre, heshtin kur krimineli dekorohet dhe … vazhduan edhe heshtën kur viktimave të po atij krimineli u akordohej e njajta dekoratë ! Prandaj vijmë edhe në përfundimin logjik se duhet shkruar dhe shkruar intensivisht që të mos quhet dhe të mbetet si histori ajo që kanë shkruar dhe vazhdojn’e shkruajnë historianët e diktaturës, shtrembërues të historisë. E këtë pozicionim’e mbështet fuqimisht njera nga tezat e quajtur nga më të famëshmet e historianit si edhe filozofit të madh Benedetto Croces, (i njohur si mbështetës i partive të majta), i cili në librin me famë botërore me titull: “ TEORIA SI EDHE HISTORIA E HISTORIOGRAFISË ” pohon ndër të tjera se “E VETMJA HISTORI E VËRTETË ËSHT’AJO BASHKËKOHORJA” ! Dhe unë shtoj : PA VËNË DORË HISTORIANËT E POLITIZUAR NË TË ! Me miratimin e dëgjuesve të kësaj bisede televizive dua t’i jap fund kësaj paraqitjeje fluturimthi faktesh me një pohim tejet aktual të mendimtarit dhe atdhetarit të shquar Sami Frashërit i cili thuajse një shekull e gjysmë të shkuar pati pohuar botërisht “ Kalben njerËzit e ndershËm, atje ku lartËsohen kriminelËt “, Shprehje së cilës u lutem ndjekësve të këtij programi ta miratojnë në mënyrë retorike pyetjen : Cili do të qé reagimi i Sami Frashërit ta kish mësuar edhe faktin se si ajo tokë bujqësore që njihte ai e transformoi vëndin e Tij në eksportues të fuqíshëm KANABISI ?!


“SHQIPTARËT E TRUMP-IT GODASIN SERBINË Nga Frank Shkreli

Kështu shkruante ditët e fundit një gazetë serbe mbi dy vëllezër shqiptarë nga Kosova të cilët kanë punuar në Pentagon dhe tani punojnë në Shëpinë e Bardhë. Fjala është për vëllezërit Ylber dhe Ilir Bajraktari për të cilët, në fakt, një vit e gjysëm më parë unë kisha shkruar një artikull mbi karierën dhe punën e tyre në nivelet më të larta të politikës mbrojtëse dhe asaj të sigurimit të Shteteve të Bashkuara. Siç duket inteligjenca serbe nuk qenka aq e përsosur siç mendonim, pasi vetëm tani dhe pas një takimi të Ministrit serb Daçiq në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurimin Kombëtare, Gjeneralin H.R. Macmaster, zbulojnë se dy vëllëzërit shqiptraë nga Kosova punojnë në detyra kyçe në fushën e mbrojtjes dhe të sigumit kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Gazeta serbe “Srpski Telegraf” në faqen e parë njofton titullin e artikullit “Shqiptarët e Trump-it Godasin Serbinë”, por duke përdorur fjalën denigruese “shiptari”, kur serbët duan të ofendojnë shqiptarët. Gazeta serbe shkruan për “Vëllëzërit Ylber dhe Ilir Bajraktari nga Kosova, të vendosur në detyra kyçe të Ministrisë së Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, në të cilat ata ushtrojnë influencë mbi ngjarjet në Ballkan”. Gazeta në fjalë citon Ministrin serb Daçiq të ketë thënë se, “Kur pashë në Uashington se afër Këshilltarit të Sigurimit Kombëtar, Gjeneralit Macmaster qëndronte shefi i kabinetit të tij, Bajraktari, çdo gjë më është bërë e qartë”, është shprehur Ministri i

jashtëm serb. Bëhet fjalë, u shpjegon gazeta serbe lexuesve të saj, për dy shqiptarë, (gjithnjë duke përdorur fjalën denigruese “shiptari”), të cilët në administratën e Presidentit Barak Obama u bënë si yje dhe tani falë urdhërit të gjeneralit Macmaster përcaktojnë edhe çështjet kryesore të politikës së Donald Trump-it, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin dhe me Serbinë, shkruan gazeta serbe, për rolin që vëllëzërit Bajraktari luajnë në politikën amerikane të mbrojtjes dhe të sigurimit kombëtar. Gazeta serbe është e shqetësuar për përparimin e shpejtë dhe për punën që bëjnë vëllezërit Bajraktari në nivele të larta të administratës amerikane në Washington, duke filluar nga ardhja e tyre në Amerikë nga Kosova para 20-viteve, gjë për të cilën shkruhet shumë pak, dhe për të cilin fakt, sipas gazetës serbe, janë habitur edhe mediet amerikane. “Për ndryshe”, shkruan gazeta serbe, “Ilir Bajraktari, tani për tani, është dora e djathtë e Z. MacMaster dhe njeriu më i besueshëm dhe më i afërt i tij, i cili kontrollon çdo gjë, kërkesat dhe të dhënat e informacionit që duhet të arrijnë në zyrën e gjeneralit Macmaster ndërkohë që Ylber Bajraktarin, gazeta serbe e cilëson si “Drejtor të lartë të Këshillit për politikën dhe mbrojtjen kombëtare”.

Vëllëzërit Ylber dhe Ilir Bajraktari Kosova, ata kanë mundur të arrinë nivelet më të larta në Pentagon


Siç duket për të alarmuar edhe më tepër lexuesit serbë mbi praninë e dy shqiptarëve në administratën amerikane, gazeta në fjalë, i referohet gjithashtu edhe vizitës së fundit të Zëvëndës Presidentit amerikan, Mike Pence në disa vende të Ballkanit, gjatë së cilës thotë gazeta, udhëheqsi amerikan kishte sjellur me vete edhe dy vëllëzërit shqiptarë, Ylberin dhe Ilir Bajraktarin, të cilët shkruan ajo, me këtë rast ia paraqiti edhe presidentit të Kosovës, Z. Thaçi, duke thënë se ishte i kënaqur që kishte mundësinë t’a informonte udhëheqsin e Kosovës se tani në Shtëpinë e Bardhë punojnë dy persona nga ai vend. Gazeta serbe citon Zëvendës Presidentin amerikan t’i ketë thënë Presidentit Thaçi se, “Kam nderin të njoftoj se dy të rinjë nga Kosova, Ylber dhe Ilir Bajraktari punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë. Këtë, ata e kanë arritur me punën e tyre. Kjo flet gjithashtu edhe për zemërgjërësinë e popullit amerikan, i cili më së shumti vlerëson punën, guximin dhe besnikërinë.” Është e qartë se Ministri i Jashtëm serb nuk ishte i kënqaqur me faktin se në Shtëpinë e Bardhë punonin dy shqiptarë nga Kosova. Kjo shihet nga deklaratat e tija dhënë medies serbe pas takimit të tij në Uashington me Këshilltarin e Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare dhe për faktin se këta dy shqiptarë janë në detyra të rëndësishme të politikës së mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare, e për më tepër se ata, në këtë fushë të veprimtarisë së tyre, ata merren edhe me çeshtjet që prekin Serbinë dhe Ballkanin. Për ne që kemi jetuar dikur nën regjimin komunist ish-jugosllav është e lehtë ta marrim me mend se sa i ofenduar duhet ta ketë ndie veten Daçiqi në takimin me gjeneralin MacMaster, Këshilltarin e Presidentit Trump për çeshtje të Sigurimit Kombëtar, kur ka mësuar se bashkpuntori i tij i ngushtë ishte një shqiptar i ri nga Kosova. Por në të vërtetë,

reagimet serbe, përfshirë Ministrin e jashtëm serb Daçiq, ndaj këtij rasti dhe në raste të tjera, tani dhe më përpara gjatë viteve, nuk kanë asnjë rëndësi. Ajo që ka rëndësi është fakti se shqiptarëve, kur tu jepet mundësia të jetojnë dhe të veprojnë në liri, ata arrijnë nivele të larta në administratë, madje edhe duke konkuruar me më të mirët, bile edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është edhe rasti i vëllëzërve Bajraktari nga Kosova, të cilët, siç është shprehur edhe Zëvëndës Presidenti amerikan, Mike Pence, me punën e tyre, me guximin dhe me besnikërinë ndaj këtij vendi që u siguroi atyre lirinë dhe të drejtat e tyre të njeriut si refugjatë nga larta të administratës në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhë. Nga ky lajm suksesi nuk duhet të ketë frikë as Serbia, por duhet të shërbejë si shembull për të trajtuar të gjithë qytetarët pa dallim, ashtuqë të gjithë të kenë mundësi të arrijnë nivele të larta suksesi me punën e rëndë dhe me përkushtimin e tyre edhe ndaj vendit që i ka strehuar.

Vëllëzrit Bajraktari me Zv.Presidentin amerikan Mike Pence, Presidentin Hashim Thaçin dhe me ambasadorene Kosovës në Washington, Vlora Çitaku


Nga Fritz RADOVANI:

PAZARI I VJETER I SHKODRES

HYMJA E PAZARIT (FOTO MARUBI)

1962 KUJTIME… KJO HYMJE E VAZHDONTE QENDRESEN ! Deri kah viti 1968 vazhdonte me qendrue në kambë kjo pamje, derisa shkatrruesit janë kujtue per sheshimin e plotë të kësaj qendre tregtare të Shkodres së vjeter. U emnova mësues në vitin 1962, dhe me të vertetë si diten e parë që shkova, me aq knaqësi punova per 8 vjet me fëmijët Lagjes së Re, që ishin banorë të Pazarit të Vjeter brij Rozafës. Kishte shumë pak nga ndertesat e vjetra, ku Bexhisteni vazhdonte me kenë e pranë tij edhe Shtëpia e lëkurave, ndertime të bukra dhe me histori të dokumentueme. Ura e Pulave karrshi shkollës ishte pamja e perditshme që më çonte tek Posta e Pazarit, dhe krejt brij saj fillonte ngjitja e rrugës per në Kështjellen Rozafat, një mbrekulli… Atëherë kam formue bindjen se në Shkoder asgja që asht prishë, djegë e shembë, nuk asht kenë rastësi… Po, gjithshka e paramendueme dhe e sajueme per me mërrijtë deri tek “Piramida e kufinit me Jugosllavi” që ishte “drrasa e parë e Urës së Bunës”… Turpi i një tradhtije të pashueme që në 1913, kur “daja Esad Pashë Toptani” e shiti Shkodren! Ngjarjet shkatrruese të Shkodres ishin një vazhdimsi e urrejtjes së Turqisë, që nuk i ka

mungue asnjëherë dhuna dhe gjakderdhja sllave, shoqnue me shpartallimin ekonomik dhe kulturor, tue i pre të gjitha rrugët e një qytetnimi Europjan Shkodres e Shqipnisë. Fillimisht kur Mark Kakarriqi mendoi me kanalizue Bunen dhe me kthye Shkodren në port detar, tue e sigurue edhe nga rreziku i permbytjeve me anën e thellimit dhe të një ndertimi modern në bashkpunim me një firmë të njohun angleze, “ishin anadollakët e Pazarit të Vjeter, që nuk donin ndihmen e kryqalijve të Anglisë, me na u sjellë këndej..!” Asht pikrisht koha kur Familja Parruca, shet ndertesen e Shtëpisë së Kulturës, dhe iku pergjithmonë nga Shkodra, tue “puthë prakun e Derës dhe, tue mallkue ata që kthejnë!” Malazezët sulmojnë Shkodren, dhe e mbajnë të rrethueme derisa shpallet Pavarsia!

1913:

At Gjergj Fishta ven Flamurin në Kompanjelin e Kishës së Fretenve, kur rinia shkodrane sheh me sytë e vet kandilat e ndezun dhe të lidhun nga Kompaneli i Kishës tek minarja e Xhamisë së Fushës së Çelës, dhe këndon pergjatë Shkodres “Hymnin e Flamurit” me muziken e Kurtit... Francezi nuk mund ta shohin dhe do “me e ulë me topa!”... Sufleri u tha: “Jo, nuk e duem me e ndigjue Hymnin e Fratit me Alfabetin e Manastirit “Porsi fleta e Ejllit Zotit...” se, ma i mirë asht per “shqiptarë” hymni me muzikë


rrumune që këndohet edhe sot! “Të pakten sllavët nuk i zen me gojë!”

Bashkimit Shqiptar” në Shkoder, edhe atëherë “heshtën”...

1920: Kur u mblodhen “intelektualët e Haxhi Qamilit” me caktue Kryeqytetin e Shqipnisë, dhe kur mendohej se “Shkodra asht ma e pershtatshme se të gjitha qytetet tjera, si e ka pasë shpjegue Luigj Gurakuqi, per interesat tona kombtare dhe Europjane” ... “Jo, ne jemi per Tiranën e Toptanëve”... E madje, mbas 90 vjetëve i shembin edhe “Shtëpinë e Atdhetarit Luigj Gurakuqi”, se gaboi: “Ai në 1908 na hapi edhe Shkollen Normale në Elbasan..!!” E, mbas Tij edhe Ministri fashist Ernest Koliqi, na hapi nja 200 shkolla Shqipe nder trojet tona... Kur shoku Tito nuk i donte ato, madje edhe vrau pa ju tutë syni Mësuesit e Nderuem Ymer Berisha, Kol Margjini, Gjergj Martini e Kol Parubi, që ua mësonin fëmijve Shqiptarë nder ata shkolla Hymnin e Flamurit të Skenderbeut!

Kur u dogj Kinema Rozafat, “tue vrritë kurvat: Plumbin ballit armiqëve!”, heshtën... Kur u ba “Revolucioni Kulturor i 1967” në Shkoder, heshtën... Kur filluen fëmija me u thanë Nanave “nënë”... Heshtën... Ashtusi, kur në Vaun e Dejës u shemb Kisha ku u kunorzue Gjergj Kastrioti, dhe “me kongrese turpi” u perjashtue në 1972 Gegnishtja... Prap heshtën! E prap, vazhdojnë me heshtë... edhe pse Skenderbeut i vehet perqe! Ua kanë vue traktorat Kullave të Prek Calit... E Malësorët tanë po thonë se “Heshtin”!

1944: Po, tregtarët e Shkodres ku ishin kur “shokët komunista” që ua dergonin paret me shegertat e vet, ua sollen në 1945 “vllezërit grekë’ me fjetë aty dhe me i vue flaken Pazarit, kur Shkodren e drejtonin terroristët Qamil Gavoçi me Arif Gjylin, Sheuqet Peçin dhe Mehmet Shehun e kompani, tue këndue sesi “ua bëjmë... nënën Gegëve...” ?! Vidheshin dyqanet e Pazarit të Shkodres, rraheshin e ngordhnin në hu tregtarët e atyne dyqaneve, derisa dorzonin arin... Pushkatoheshin Profesorët e nxanësit e Gjimnazeve ku partizanët vidhnin “objektet e zbulueme nga At Gjeçovi, me ua dhurue tradhtari Enver Hoxha shokve Stalin dhe Tito...”, ideatorëve të pavdekshem të pushtimit Shqipnisë nga sllavokomunistët e Veriut dhe të Jugut, pa mendue fare: “Po sot, çka do ti dhurojmë?!” I ranë mbas shpine Atdhetarit Prek Cali forcat e Mehmet Shehut e ato të Titos, u vranë 118 Burra t’ Atyne Maleve, ua treten nder prroje Trupat e Tyne, ua plaçkitën Kullat dhe bagtitë... “Se, ashtu urdhnoi shoku komandant nga Tirana...” E sot, vazhdon tragjedia! 1945: Bash atëherë, kur “çlirimtarët” sollën grekët dhe dogjën Pazarin e Shkodres, “ata heshtën”!... kur u pushkatue “Grupi Atdhetar i Deputetëve” në Tiranë, prap heshtën... Kur u vrane “pa faj grupi i

Edhe pse Ata Kulla ndaluen “zgjanimin e Jugosllavisë së Re e t’vjeter” prap heshtin... Edhe pse Ata Kulla e mbarë Një Shqipni, u shkatrrue nga sllavokomunistët e Titos dhe të tradhtarit gjinokastrit Enver Hoxha, trashigimtarët e tyne SOT, po duertrokasin per “Ballkanin Përendimor”... E Shqiptarët shka bajnë?! Ate e ka thanë At Gjergj Fishta me “28 Nandor 1913” :

“Ah! T’ mjerët na, t’ mjerët! E sod, me ‘i pecë të kuqe E me ‘i orrl duem qi Shqyptaria e mjera T’dalë vedit n’ dritë, si vedit çilë n’ bubuqe Nji drandofille e njomë, kur kthen pranvera... Jo, jo, Shqyptarë! Por banje flamrin duqe E zhytnje n’ Dri t’ mos t’ a zhvillojë kurr era. Flamri Kombtar nuk ka shka ban nder né, Po kjé se dashuni nuk kem’ p’ r Atdhé E, drue dashtni p’r Atdhé nuk ka Shqyptari; Me gjasë, s’ çan kryet Shqyptari per komb t’ vet, As per njatë gjuhë t’ ambel qi i la i Pari, As pse Shqypnia n’ vedi u ba sod shtet; Pse e shoh se veç atje, ku xhixhillon ari Pa frymë e tue dihatun vrap ai nget: Si Krishtin shiti Juda Iskarjotë,


Jusuf Zenunaj: Dëshmor në kufi e zuri çlirimi ( Xhemahil Fetahajt)

Rrëzë maleve të larta, në Rrafsh të Dukagjinit, nën mjegullën e robërisë zemra i rrahte trimit, për rrezet e lirisë, për tokë të Dardanisë. Me shokët e dajlërisë në borën e madhe zgjedh rrugën ilegale. Nuk i trembej syri, as s’i dridhej dora, në rrugëkryqe e shkolla, kur flinin të gjithë, ai bashkë me shokë shkruante parulla : atdheu në robëri, Republikë Kosova. Nuk pushoi ndër qytete; në fshatra , as në lugje. nuk u ligështua nën pranga, u forcua nëpër burgje. Në Karvanin e Pajtimit u bë bashkudhëtar, t’mos vriteshin më kurrë

vëllau me t’vëllan. Ëndrrën për liri nuk ia shuan mërgimi, dëshmor në kufi e zuri çlirimi…. J.Z. 28 shtator 2017

BUKËSHKELËSIT DO TË BIEN

Dhembjet nuk janë lecka të digjen shkëmbinjeve shekullor, as varret nuk falen me kujtimet e kohëve të përgjakura. turpin s’e përbinë as nata. Edhe Drinbardhi oshëtinë për vetullen e prerë me dysh. Si flamur i leckosur bukëshkelësit do të bien e këngët e vjetra do të përtrihen J.Z. 6 dhjetor 2017

MOS FALINI TOKË

Hanko Halla vë duart në kokë, bij e bija mos falni tokë ! Turp e sherre leni mbrapa, rrugtë e shkurta dalin t’ gjata, Ju mallkon djepi e vendi ne pranoftë turpin Kuvendi…. J.Z 3 dhjetor 2017


POEZI Bajame Hoxha (Çeliku) · SHTEGTUAR

Si zogu shtegtar po nisem nëpër vise Prishur ma kanë folenë në atdhe! Kokë ulur krahë këputur e pendë rënë Rëndë në zemër një gur të vënë. Kaloj dhe kontinente shuar shprese Më kot kërkoj një fole që s’më nxeh, Me kohë një fole që e pata ndërtuar Ndërtuar e kisha në timin Atdhe. Eh, atdheu im, e di që je lodhur Pranverë dua të bëhem për ty dhe në eter, Më beso! Me ty në krah për ditë po endem Me ty në jastëk kryet dua të vë. Ah, atdhe, atdhe sa madhështore fjalë! Dhe dheun, dhe gurin sa të ëmbël i ke! Si toka pranverën në krahë do të mbaj Që ti të rritesh, të rritesh, i imi atdhe! Atdhe, pa çka që ma ke prishur folenë, Dhe pse askund nuk ka një shtrat për mua! Ta dish! Unë gjithmonë ty do të dua Si dhe një copë plisi t’më kesh rezervuar!

TRONDITJE

Duke kërkuar Hygoin në raft Ngriva kur hapa një libër, Qe shkruar kohë më parë Një autograf përsipër. E hapa qe fletore Dikur hedhur në raft, Në faqen e parë Qe mbushur Me kujtime e mall. Lexova një, lexova dy Dhe ngriva mbi një mbishkrim, E njoha, më gërvishti në sy Më shtrëngoi në fyt Më ngau në gji. U futa thellë fjalëve Që i lexova dhjetëra herë, Vallë ke harruar Që ke lënë një mbishkrim kaq të thellë? Dhe lexoj me dhjetëra kujtime Të rinj e të vjetër, Mes tyre ah sa shkrime Por ky s’ngjan me asnjë tjetër!

Lexoj e rilexoj këto fjalë të nxehta Dhe kthej kryet më një anë, Se s’dua as vetja T’më shoh lotin e vrarë! Ti je këtu mes rreshtave Dhe mes shkrimit më shikon mua, Ky shkrim po mi thotë të tëra Ato që s’ke mundur t’mi thuash. U preka këtë mëngjes pranvere Më ngeci mendimi në fyt Dhe lotin gëlltis. Ti ke mbërritur që dikur Thjesht në shtëpinë time, Pse qe fshehur kaq vite Raftit e s’më dilje? Ti je këtu me mua Më flet në fletën e shkruar, Zërin të dëgjoj tek thua: Jam këtu ndër librat e tua. Lexoj e lexoj mes lotit Shkrimin e njoh, je ti! Pse ma ke lënë kaq fshehur E unë e gjeta tani: “Me shumë dashuri Kur ta hapësh Do t’kujtosh takimin e parë... Besoj se jemi të lumtur Këto çaste që u pamë!” E lexova dhe ulem e goditur Ku të të mbaj më thuaj, Në zemër a në duar? Bajame hoxha(Çeliku) · S'KA SHTRAT PËR MUA N'ATDHEUN TIM

Sa shumë të desha e të dua Oj e bukura mëmë Shqipëri! Ti s'më deshe asnjëherë mua M’trete baltërave n' internim. Që fëmijë për ty punova Fushat t'i mbolla me grurë, Kanale të thella të hapa Që ty mos të mbyste ujë! Myzeqenë ta zbukurova Oh,ta qëndisa me blerim, Të tëra shërbimet t'i bëra Tamam si një bijë e mirë! Po ti mëmë ç'bëre për bijën?! Në fund e flake në mërgim, Dhe dua të vij mikeshë një natë, S'ka shtrat për mua n'atdheun tim!


PORTRETET E PARA TE SKEMDERBEUT nga ;e te te vjetrat qe njihen.

ALBU; FIGURATIV KUSHTUAR SKENDERBEUT Ne 550 vjetorin e vdekjes 1468-2018

Nga Lek Pervizi

:Portretin ; me i hershe; te Skenderbeut Miniaturem 1564.

Portreti nga libri i shkri,tarit anglew Harry Hogdkinson

Hyrje

Portret ;bi deren e Pallatit te Skenderbeut Ne Rome 1466.

Portret gravure sh. XVII

Siç dihët repertori i botimëve dhe i veprave figuratve kushtuar Skënderbeut është me i gjerë, dhe përbën një punë të madhe për të kërkuar në shtete të ndryshme ku ato janë krijuar e botuar, e gjendën të shpërdarë, në arkiva, biblioteka e deri në banesa private, ku kemi shembuj që janë gjetur. Nisma jonë pra, i përgjigjet vitit 2018 i shpallur nga Qeveria e Shqipërisë, vetë Kryeministri Edi Rama, si dhe Qeveria e Kosovës, si vit i Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Nuk ka dyshmi se këtij përkujtimi të 550 vjetorit i është dhenë një randësi shumë më e madhe se sa të atij të 600 vjetorit te lindjsë, që kaloi pothuej në heshtje dhe i pa shpallur me të madhe nga qeveria e asaj kohë. S’është kritikë, po është fakt që flet vetë. Nga ana tjetër me këtë botim, kemi dashur të nxierriim para bashkombësve tanë, jo vetëm figurën e madhe kombëtare tonë, por njëkohësish një figurë që i është imponuar Evropës e botës mbare si një hero i përveçëm, i jashtëzakontë, që patjetër hyn e bën pjesë në herojt e qytetërimit nga lashëisa e në ditë tona. Një Hero shqiptar i përmasava jo vetëm mbarëkombëtare por edhe i atyre mbarndërkombëtare. Pse do të thoni ? Po ai u bë frymëzues veprash të rëndësishme, shkrimore e figurative, ndërsa Shqipëria lëngonte në errësinën e prapambetjes të sundimit otoman, ku emri i Gjergj Kastriotit s’mund të përmendej. Ndërsa për ato pesë shejkuj, e gjithë Evropa, i kushtonte atij vepra të çdo lloj e përmase. Me figurën dhe historinë e tij u morën historianë e biografë, poetë e shkrimtarë, piktorë e skulptorë, dramaturgë e muziqistë .U shtypën


libra historie, u radhitën monografi, u ngritën shtatore, u punuem gravura, stampa e vizatime e tabllo me portretin e tij, u thurën poezi e poemë. U shkruen drama e tragjedi, u kompozuen opera. U shkruen romane, ne shumë gjuhë. Piktorë të shquarn si Rembranti’ Bellini, dell’Altissimo m Crispi, Correggio etj. Ia përjetësue portretin në mbarë Evropën. Poetë të shquar si Ronsard, Longefellow e Byron, etj. I kushtue poezi. Ai ishte Hero i madh i Evropës, kur në Shqipëri s’guxonte kush të ia pipëtinte emrin. Veç flitëshin legjenda e pralla në popull. Erdhi dita fatlume e Rilindjës e Pavarësisë, dhe emri i Skënderbeut dhe flamuri i Kastriotit, u benë të njohur, u shpallën në mbarë Kombin Shqiptar. Rilindasit e kishin hapur rrugën për këtë ditë të Lirisë e Pavarësisë. Ata e nxorën emrin e figurën e Skënderbeut nga errësira dhe flamurin e tij e ngritën sisimbol kombëtar. Nisën

historianë, shkrimtarë e artistë shqiptarë të ia kushtojnë veprat e tyre. Ato janë fare të pakta, karshi sasisë së panumërt që u krujuen për të në Evropë e vend të tjera të botës. Piktorët shqiptarë ia përjëtësuan portretët e betejat ne tabllotë e tyre të mrekullueshme. Ai u bë frymëzues veprash letrare dhe i nxiti historianët të ia shkruajnë sa më mirë historine.

Permbyllje E mbyllim këtë album kushtuar Gjergj Kastriotit, ku kemi përmbledhur nje pjesë të mirë të veprave që iu kushtuan atij pikërish pas vdekjës që prej 550 vjet, sepse vepra e parë me një portret të tij, është një miniaturë e vitit 1465, tre vjet para vdekjës tij. Kjo tregon se si figura e tij ishte popullarizue aq shumë jashtë vendit, sa që artistë e shkrimtarë iu vunë punës për ta paraqit në dimesionin e vërtetë të tij, si nga pamja ashtu nga veprat e lavdishme luftarke që ndërmerrte kundë fuqisë ma të madhe ushtarake të kohës siç ishte Perandoria Osmane. Fitorët e tij të bujshme morën dhenë, dhe fama e tij u përhap në gjithë botën e ahershme, me mbretëri e principata. Ndërsa përmendëm që vepra e parë si portret i tij ishte fiksuar në atë miniaturë të vitit 1465 që paraqitëm në fillim të albumit, del se portreti mbi derën e Pallatit ku ai qëndroi në Romë, në udhëtimin e tij atje, që quhët edhe sot Pallati i Skënderbeut, pra ai portret mendohët te jetë berë nga një piktor romak, që e ka njohur dhe marrë e vizatue portretin e tij, të pikturuar pastaj mbi atë derë. Por kjo punë daton me vitin 1466, pra i hershëm si i miniaturës, që përmendëm. Ndërsa portreti tij më i saktë thuhët të jetë ai i piktorit të njohur italian (piktor portretist) që mendohët qe ai e ka punuar duke u mbeshtetir te nje vizatim i piktorit të njohur Bellini, qe pikërisht ka qenë në Romë kur Skënderbeu kishte ardhë aty përt’u takua me Papën Pali II. Duhet ditur, që Bellini ishte piktori i portretit te Sulltan Mehmetit II, i thirrur posaqërisht nga Sultani në Stamboll për t’i berë portretin. Prandaj, në atë rast, Bellini ka pas mundësinë që të bejë edhe vizatimin e Skënderbeut, ndoshta per ta pikturuar. Sa që, fillimisht portreti në Galleria Degli Uffizi në Firenze, iu kushtua Bellinit, por pastaj u vërtetua se ishte i piktorit Kristofano Dqll’Altisimo

(Cristofano Dall‘Altissimo), portret që qendronte ne koleksionin e Pëshkopit Paolo Jovio, i cili pastaj ia dhuroi Dukës së Firenzës Kozimo de Medici, e ruhët në Galleria degli Uffizi. Bemë këto sqarime, për faktin që e kemi pasë atë mundësi t’i paraqesim këtu, pjesën më të njohur të portretëve të Skënderbeut, që njihën botnisht. Ndër to ka asish që i afrohën me besnikëri pamjës tij, por ka edhe piktorë që kanë punuar me fantazi, sepse ne atë kohë qarkullimi ishte i kufizuar, dhe njohuritë kalonin me fjalë. Shembull kemi portretin e Rembrantit, të punuar prej tij me fantazi i frymëzuar nga fama që ishte përhapur për Skënderbeun anëmbanë Evropës. Po ashtu dhe artistë si, Crespi, Carpaçio, Holdkins, Heilheim, Cavoti, Cuptler, Burdmayer, e të tjerë anonimë, Jo vetëm kaq, por ai frymëzim zuri dhe shkrimtarë e poetë qe filluan të shkruajnë veprat e tyre edhe këta të frymëzuar nga fama e Heroit të Madh Shqiptar, që vazhdoi me vite të tëra, dhe ka edhe sot e kësaj dite që shkruejnë e pikturojne për të. Kjo ishte nje përmbyllje e këtij Albumi me vepra kushtuar Skënderbeut ndër shekuj.

ALBUMI qe shopresohet te botohet ne vitin e Skenderbeut 2018 permban pothuej gjithe krimijimtarinem historke letrare e artistike Kushtuq ar Skenderbeut gjate 550 vjet nga vdekja tij deri me sotm shumica nga te huajt deri ne shpalljen e Pavaresise ;e 28 «nentor 1912m kur edhe shqiptaret nisen ti kushtojne veprat en tyre.. ; Te huajt per Skenderbeun Disa libra te hershem


Paraqitem disa variante botimesh ne vende te nryshme europiane boii;esh te huaja kur ne Shqiperi m breteronte erresire e heshtje plote.


Lahutari Shqiptar

SKANDERBEG ME NA SHPETUE

Kushtim Skenderbeut KRENARIA E SHQIPNISE

Gjergj Kastriot i Historise Krenqria e Shqiptarise Skanderbeg or trim me flete Kjofsh levdue per mot e jete N’ Histori me germa t’ arta Shkruhen veprat t’tuja t’nalta Ke trondit vec boten mbare Si nje princ i madh shqiptar Si strateg e luftetar Tuj luftue me Turk-barbar Ardh prej funidt te Azise Per mjeriomin e Sqipnise Por ka has n’ nje Skanderbeg Qe s’ te len kerkund nje shteg Te permbys e te shkatrron Ushtrte krejt t’i shpartallon Rrofsh bre trim Gjergj Kastrioti I Shqipnise ti Kryezoti Me flamurin kuqezi Nder beteja ku ke pri Fitimtar mbi turqeli Shqipmise nalt emnin ia ngrite Para botes ti e qite Na ke njoh si komb shqiptar Qe sot ndihemi krenare N’ jete te jetes te qofte lavdia Me ty krenohet tan Shqpinia.

Skenderbeut si figure me e madhe kombetare. te burgosurit nga deshperimi i drejtohen qe t’i shpetoje dhe i luten edhe Zotit qe ta ringjalle. Pra si ne te mire ashtu ne te keqe Skenderbeu mbetet figure qendrore e botes shqiptare.

Në kët burg të thellë të zi, Po m'qan zemra për Shqipni, Po m'qan zemra për Shqiptarë, Që s’po mbetet nji për farë, Komunistat tuj i farue, Komunistat e diktatorit, Të sulltan Enver krye horrit, Që Shqipnisë kazmën ia vuni, Mbi shqiptarët tuj vlu huni Tuj vlu huni tuj u ba kërdia : N'bark të nanës qan fèmia, Mbaruen burrat, mbaroj granija, Vra, burgos e tret me mija. Mbyllun ksolla e mbyllun shpija, Tretun n'kampe shumë të kqija, Ku vdes plaku en vdes fëmia, Vdesin burrat nga uria, Nga uria e nga mundimet, Ushton vendi nga mallkimet, Skanderbeg or trim kruetan, Që luftove me sulltan, Krejt ushtritë ci ia dërmove, Shumë beteja i fitove, Namin Shqipes nalt ia çove, Kthej ti sytë për kah Shqipnia, Ku mbretnon veç mizoria, Ku mbretnon kudo terrori, Pse kshtu do njaj diktatori, Diktatori shit në Rusi, Ne Belgrad dhe në Serbi. Te gjithë jetën më ka ndry, N'burgje e kampe veç mbërthye. Kam humb grue e kam humb fmi. Çorodit e prish nga ment, Si me u kthy un ma n'at vend, Si me u kthye un prap në shpi, Ku s'më pret i gjallë njeri. Plak, thye brijsh e sakatue, S’i bjen mendja kujt për mue, Vdek përsgjalli pa hy n'vorr, Qofsh mallkue mor diktatot, Diktator fort gjakatar Që ke derdh shum gjak shqiptar, Diktator Gjirokastriti,


Ujin e zi Shqipnisë ia qiti. Pa ndigjo Gjergj Kastrioti, Sot po i lutëm njatij Zoti Që me t'kthye prap në jetë, Me shpëtue Shqipninë e shkretë, Me e shpëtue e qit në dritë, Para se me ia qit dy sytë. M'faI or trim hero kombtar, Fale të t'skretin burgatar, Që edhe t' dekun t'ka trazue,, Që edhe t' dekun t'ka trazue, Eshtnat prap ti me i bashkue , Turqit që t'i kan coptue, Qofshin true, qofshin mallkue ! Ngjallu eja kah Shqipnia, Ku të ndrisi prap liria, Ngjallu prap ti me luftue,

Libra mbi Skenderbeun shkri;taret shqiptare filluan te shkruajne pas vitit 1900 ;e vepren e Fan Nolitm me 1924.


Disa pulla poste kushtuar Skenderbeun


Reklama e filmit te Skenderbeut ne festivalin e Cannes 1956.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.