Kuq e Zi - Revistë Kulturore Euro – Shqiptare, Nr 160

Page 1


EDITORIAL i kufizuar Ky editorial i nisur për të kujtuar e uruar festat fundvjetore, vishet me nje perde trishtimi sepse në prag të tyre, ndahet nga jeta paptritur një mik i shtrejtë e bashkëpuntor i nderuar i Revistës. Hidhërimi më i madh i famimjës, gruas e fëmijëve, të afërtmve të tjerë, ë shoqërisë e miqësisë si në Shqipëri, në vendlidje, Gostivar, e në Kosovë. Trishtim edhe për shoqatën e të përndjekurve politikë në Belgjikë e po ashtu në Shqipëri, ku ai gezon nderim e respekt. Por jeta vazhdon ritmin e saj të pandalur, dhe ne jemi të kushtëzuar t’i adaptohemi. Sigurisht se na vjen keq që kjo ngjarje e tyrishtë ndodhi në një kohë kur njerëzit kërkojnë të harrojnë hallet e telashet e tyre, me festat fundvjetore, me shpresë që ato t’i hapin rrugë një të ardhme më të mirë. Por ja qe fati, godet pameshirë një familje e një shoqëri mu në prag të tyre. Revista Kuq e Zi, pavarësisht nga ngjyra fetare qe bie në këto festa, i kushon hapësirë figurës së nderuar e të respektuar te Myrteza Bajraktarit, jo vetëm si mik i shterjtë, por dhe si figurë e shquar dhe e nderuar e patriotizmit shqiptar. Ne këto rrethana ne do të kufizohemi në urimet e festave fundvjetore, në respekt të këtij potrioti e miku të shtrejtë,dhe të familjës së tij, e goditur aq rendë nga kjo fatkëqësi. Me një keqardhje tjetër se në varrimin e tij, do jetë një pjesmarrje e kufizuar me pak persona, nga shkaku i gjendjës se rende shkaktuar nga covid-19, që u bë shkatar i vdekjës së tij. Ku, në rastin normal do ishte dyndur gjithë komuniteti shqiptar pa dallim. Por ja qe fati e rrotullon rrotën mbarë e mbarapsht e nuk pyet fort për ne njerëzit e shkretë, që detyrohemi t’i nenshtrohemi tekjëve të tij. Perfundojmë këtë si hyrje duke i përcieluur familjarëve së tij ngushullimet tona më të thella. Ai u pastë lene uratën. Kujtimi i tij mbetët i paharruar. Pushofte ne paqen e përjetshëm!

IN MEMORIAM MYRTEZA BAJRAKTARI figurë e shquar patriotike ndërroi jetë në Bruksel më 10 dhjetor 2020

Dr. MYRTEZA BAJRAKTARI Lajm i zi nga Brukseli: më 10 dhjetor ndërroi jetë dr. Myrteza Bajraktari, një figurë e nderuar ne shkalle kombëtare dhe personalitet i shquar i patriotizmit të kulluar shqiptar. Për ma tepër ai ishte një ish- i burgosur politik, i vendosur dhe i pamposhtur. Vdekja e tij është një ngjarje e rëndë për familjen dhe shqiptarët e Belgjikës, si dhe për Shoqatën e Ish-të Burgosurve Politikë. Veprimtar politik i shquar, publicist, historian e mësues, Myrteza Bajraktari lindi më 15 prill të vitit 1933 në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, ne një familje të përmendur për patriotizëm. Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste «Shkëndija». Ai mbrojti mësimin e gjuhës shqipe ne shkollat shqiptare dhe jo turqishten. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vjet heqje lirie. tën Dënimintaën e vuajti në dhe bekimin e burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962 ai erdhi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit, ku qëndroi për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit dhe ai mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në


Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit të Shtetit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971 Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër R.P.SH.». Pas lirimit iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësusesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat. Myrtezai u martua me zonjën Kimete, violiniste e shquar e orkestrës kombëtare. Me te ai ka tre fëmijë. Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal «Fronti Antikomunist Tanshqiptar». Në janar të vitit 1993 u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane. Këtu Myrtezaj fitoi simpati e popullaritet ndër kosovarët, të cilët ia dinin shumë mirë rrënjët patriotike familjare dhe punën e tij për kauzën shqiptare. Ky popullaritet i doli keq, sepse e hoqën nga posti diplomatik dhe e kthyen në Tiranë, si nëpunës në Ministrinë e Jashtme. Figura e tij duket se i bente hijje dikuj. Kështu Myrtezai detyrohet te largohet e të gjejë azil politik ne Mbretërinë e Belgjikës, ku u mirëprit dhe fitoi të drejtat. Ai menjeherë u inkuadrua ne Shoqatën e Ish-të Burgosurve Politikë në Belgjikë. Një shoqatë e vogël, por me përberje të fortë patriotizmi e nivel kulturor. Ne këto kushte Myrtezaj i përvishet shkrimeve me karakter historik dhe boton disa libra e artikuj në shtyp. Kryesorja e punës së tij është nxjerrja në dritë e të vërtetave historike, të mohuara, të falsifikuara e të përdorura për interesa meskine partiake. Vepra kryesore u botua me sukses dhe përben një dokument shumë të rendësishëm për historiografinë shqiptare. Në Bruksel iu bene promovime per librat dhe për çdo përvjetor iu festua ditëlindja, që për të ishin kënaqësi. Por atij iu desh të përballojë keto vitet e fundit pasojat e semundjes së zemrës. Edhe ne kushte të tilla ai tregonte nje kurajo të madhe qendrese, e nuk linte aktivitet e mbledhje pa qenë i pranishëm. Gjithashtu qejfi i tij ishte të shoqërohej me miq e dashamirë intelektualë për një kafe e biseda kulturore. Kënaqësia e fundit ishte ajo që i dha komuna e tij, e cila organizoj 50vjetorin e Martesës së Artë të Çiftit. Ky gjest merrte edhe kuptimin e dekoratës si ish-i burgosur e patriot, por që në Shqipëri nuk iu dhe as i jepej. Ndërsa ai semundjës i bente ballë me kurajo, u infektua nga Covid-19. Fatkeqësisht, ai u sëmur rëndë dhe u shtrua ne spital. Meqë gjendja iu keqësua, ai nuk ngurro dhe firmosi daljen nga spitali. Më mire shkoj e vdes ne shtepi i rrethuar nga njerëzit e mi. Ishte gjesti i fundit burrëror e trimnor i tij, ku dhe para vdekjes qendroi kryelartë, siç kishte qendruar gjithë jetën në kushtet e vështira që kishte kaluar. Ardhja ne Mbretërinë e Belgjikës, në një shtet ku mbretëron

liria e demokracia, i krijoi kushtet që ai të merrej me shkrime e të botojë dhe libra me vlerë për historin e shqiptarëve, ku pasqyrohen fakte të vërteta qe hedhin poshte falsifikimet qe janë berë nga historianët komunistë. Kjo ishte një përmbledhje e përafërt e jetës se këtij shqiptari të vërtetë, që vendi i tij e mohoi dhe e detyroi të largohet në një vend të huaj. në Mbretërinë e Belgjikës, ku u prit mirë e fitoi të gjitha të drejtat dhe kujdes të veçante shëndetësor. Kujtimi i tij mbetët i paharruar, si për një shqiptar të vertetë, patriot i kulluar dhe intelektal i lartë. Nder i vendlindjes, nder i familjës, ndër i atdheut, nder i të përndjekurve politikë, nder i kombit shqiptar. Familjes së të ndjerit Myrteza Bajraktari, gruas e femijeve, si dhe të afërmve të tjerë u shprehim ngushëllimet tona me te thella për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur e të shtrejtë të tyre. Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm! Pushoftë në paqe! Më këtë rast edhe revista Kuq e Zi, ku ai ishte bashkëpuntorë, i bie të mbajë zi e të presë ngushëllime, veçanërisht drejtori i saj, Lek Pervizi, mik i ngushtë dhe i pandarë; me një njohje e respekt qysh në vitin 1966, kur u njohën për herë të parë, në kushtet e diktaturës, dhe u takuan përsëri pas 40 vjetësh në Bruksel, me një miqësi të pathyeshme. Zi është edhe për Shoqatën e Ish-të Përndjekurve Politikë në Belgjikë dhe Shqipëri, si dhe për gjithë miqtë e patriotët, shokë burgjesh e kampesh, në Shqipëri e Kosovë,

Myrteza Bajraktari, e shoqja Kimetja dhe i biri, Bekimi, Lek Pervizi dhe e shoqja, Beba, në 85-vjetorin e tij të lindjes


Nga burgjet e UDB-së te ato të Enver Hoxhës”/ Historia e panjohur e ish-Konsullit të Përgjithshëm të Shqipërisë në Zvicër, që u shua dje në Bruksel

Durak Duraku, Lek Pervizi, Kolë Tahiri, Luan Dode, Myrteza Bajraktari në mbledhjen kushtuar Gjergj Fishtës në 70-vjetorin e vdekjes

Kolë Tahiri, Lek Pervizi, Myrteza Bajraktari në aktivitetin për 25-vjetorin e Revistës Kuq e Zi

Miq të shtrenjtë gjithë jetën: të bashkuar nga shqiptarizmi dhe idealet kombëtare

Publikohet historia e panjohur e Myrteza Bajraktarit me origjinë nga Gostivari, i cili pasi mbaroi shkollën e mesme në qytetin e Tetovës, në vitin 1952 filloi studimet e larta në Universitetin e Shkupit në degën e Filozofisë, ku krahas mësimeve ai u punësua edhe si gazetar në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që botohej në Shkup, nga ku e largojnë shpejt pasi botoi një artikull ku dilte hapur kundër shpërnguljes së shqiptarëve të Jugosllavisë për në Turqi dhe si rezultat, u emërua si mësues në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli” të Kumanovës. Arrestimi i Myrtezait nga UDB-ja në vitin 1952, pasi ai bënte pjesë në një organizatë të fshehtë të quajtur ‘Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare’ dhe dënimi i tij me shtatë vite burg politik, të cilat i vuajti në burgun e Nishit dhe të Idrizovës. Arratisja nga Jugosllavia dhe ardhja në Shqipëri, ku pasi qëndroi disa kohë në kampin e internimit në Seman të Fierit, i’u dha e drejta e shkollës së lartë duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë-Letërsi, por pasi refuzoi emërimin në qytetin e Beratit, në vitin 1971 arrestohet dhe dënohet me shtatë vite burg politik, me akuzën “agjitacion e propagandë”. Dalja nga burgu dhe lënia pa punë deri në shëmbjen e regjimit komunist dhe emërimi i tij si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër deri në vitin 1993, si dhe më pas zgjedhja e tij si Kryetar Nderi i Lidhjes Shqiptare në Botë për vëndet e Beneluksit, ku ai punoi për çështjen e Kosovës deri sa u nda nga jeta para dy ditësh, më datën 11 dhjetor 2020. Kush ishte Myrteza Bajraktari? PUBLICITÉ Myrteza Bajraktari u lind më 15 prill 1933 në një familje atdhetare në Gostivar të Shqipërisë Lindore (siç me të drejtë ai vetë i emërton viset shqiptare të Maqedonisë perëndimore). Kreu shkollën fillore e 7-vjeçare në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë e Shkup. Në vitin 1952 regjistrohet në Universitetin e Shkupit në degën e Filozofisë, si student me korrespondencë. Krahas studimit, punësohet në gazetën “Flaka e Vllaznimit” që dilte në Shkup. Por ndërkohë shkruan një artikull kundër


shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi dhe hapjes së shkollave turke në territoret e banuara nga shqiptarët, dhe për këtë arsye e largojnë nga gazeta si të padëshiruar. Nis punën si mësues në Kumanovë, në shkollën 7-vjeçare “Shaban Zeneli”. – Ndërkohë, në Shkup, bashkë me disa shokë, krijoi organizatën ilegale SHKËNDIJA, në thelb të programit të së cilës ishte ideja e Shqipërisë Etnike, ndërsa veprimtaria konkrete e saj u përqendrua në kundërvënien ndaj hapjes së shkollave turke dhe dëbimit me dhunë të shqiptarëve në Turqi. Në këtë grup ilegal bënin pjesë rreth 20 studentë dhe mësues, të shpërndarë në shtatë celula treshe. Treshja ishte e mbyllur dhe nuk kishte lidhje dhe njohje me celulat e tjera. Kryetar i të gjithë grupeve ishte Kreshnik Pollogu (M. Bajraktari), i cili mbante lidhje me secilin grup dhe drejtonte veprimtarinë e tyre. Këto grupe vepronin në Gostivar, Prizren, Tetovë, Shkup, Zagreb, Dibër dhe Strugë. Këshilltari dhe udhëheqësi shpirtëror i Myrtezait ishte S. Lamçe. Mbas disa vitesh veprimtarie ilegale, këto grupe u zbërthyen. Treshen e parë e dekonspiroi Xhemal Pozharani gjatë hetuesisë në korrik të vitit 1952. Mbas tre muajsh arrestojnë Luan Sadikun, ndërsa Myrteza Bajraktari arrestohet më 12 janar të vitit 1953. Në seancën e parë të gjyqit të Myrtezait dhe të Luanit në qytetin e Shkupit, dekonspiruesi Xhemal Pozharani është paraqitur me uniformë ushtarake. Në parantezë, është e njohur se veprimtaria e nacionalistëve shqiptarë në Kosovë e Maqedoni ka qenë e gjerë dhe e pandërprerë. Krahas grupit ilegal SHKËNDIJA, vepronin dhe bashkësi të tjera ilegale, e deri tek grupimi më i madh, ORGANIZATA NACIONAL-DEMOKRATIKE SHQIPTARE, me kryetar Azem Moranën, i cili, pas zbulimit të këtij grupimi, u pushkatua së bashku me drejtues të tjerë të saj. Pjesa më e madhe e tyre kanë vuajtur në burgun e Nishit dhe atë të Idrizovës në Shkup. Mbeten në kujtesën e shqiptarëve të atyre viseve qëndrimet burrërore të anëtarëve të tyre gjatë hetuesisë dhe shprehja kurajoze në gjyqet që zhvilloheshin kundër tyre; për ta shkruhej në shtyp dhe angazhoheshin forca të shumta qeveritare për t’i zbuluar e dënuar, gjë që bënte bujë e jehonë në opinionin shqiptar, duke u konsideruar si një investim për çështjen kombëtare, investim që i dha frytet më vonë. Për të krijuar një përfytyrim më të gjerë mbi rrethanat në të cilat kreu veprimtarinë Myrteza Bajraktari, është e nevojshme të jepen edhe indikacione në lidhje me atë mjedis. Kështu Preng Gruda në librin “Sa kam shpirt kam shpresë” (Eurorilindja, Tiranë 1997), në lidhje me këtë, kujton: “Serbët nuk lanë gja pa ba kundra shqiptarëve për me ua mërzitë jetën, për me i detyrue me i lëshue votrat e të parëve…. Në këto vjetët e fundit ua kanë hapë shkolla turqisht dhe përdhunisht i detyrojnë shqiptarët me i çue fëmijët, ashtu sikurse me detyrim po i dëbojnë me mija familjesh nga votrat e veta dhe i përcjellin për Turqi, ku i presin mjerimet e fushave të shkreta t’Anadollit. Populli e arsimtarët kundërshtuan edhe demostruan për mos me i hjek fëmitë prej shkollave…. Të parët mësues të burgosun në Tetovë e Gostivar kundër shkollave turqisht qenë: Myrteza Bajraktari, Murat Isaku, Myzafer Tufa etj. Ata, para gjyqit, kanë qëndrue burrnisht tue e mbrojtë çështjen kombëtare. Prokurori pati kërkue dënim me vdekje… Ata nuk janë tundë aspak dhe me guxim kanë përgjegjë: – Na jemi të lumtun me vdek për atdhe tonë! – Serbët tronditen nga qëndrimi heroik i këtyne arsimtarëve

gjatë torturash e para gjyqit. Gjykimi bani bujë të madhe në Jugosllavi e, sidomos, kudo në rrethet e shqiptarëve, e kështu dënimi me vdekje qe pezullue”. Mbas goditjes që mori në Shqipërinë Lindore, organizata SHKËNDIJA, për të mos ndërprerë veprimtarinë e saj, u detyrua përkohësisht të zhvendosë qendrën e vet në Zagreb, ku udhëhiqej tashmë nga Naxhi Purde, një nga studentët më të shkëlqyer në Universitetin e Kroacisë. Me kalimin e kohës, veprimtaria e organizatës u intensifikua, veçanërisht për ndalimin e shpërnguljeve masive për në Turqi, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme, madje edhe të pamundshme. Kjo solli që kjo veprimtari të mos zgjasë shumë kohë dhe të zbulohet në vitin 1956, e si rrjedhojë shumë anëtarë të saj morën dënime të rënda. Ndërmjet të dënuarve ishte edhe Mehdi Bajraktari (17 vjeç), vëllai i vogël i Myrtezait, që edhe ai, së bashku me të tjerët, përfundoi në burgun e Idrizovës. Karakteri i kësaj organizate zbulohet qartas në formulën e betimit që çdo anëtar i ri ishte i obliguar ta shprehte me dorën e vendosur mbi një revolver, kuran e flamurin shqiptar: “Unë si shqiptar do të jem gati kurdoherë të luftoj për bashkimin e gjithë shqiptarëve, në veçanti të atyne që janë nën robni të sllavëve, në nji Shqipni të vërtetë; do t’i mbroj interesat e popullit shqiptar dhe do të kem parasysh luftën e përhershme kundër tradhtarëve të kombit”. Siç është shprehur në një nga kapitujt e librit edhe nga vetë autori, autori maqedon Dr. Tome Batkovski, docent në fakultetin e sigurimit e të mbrojtjes së përgjithshme të Shkupit, në disertacionin e botuar në vitin 1994: Loja shqiptaromadhe në Maqedoni, kur trajton: Bashkësitë ilegale – grupe të armatosura diversioniste dhe grupe ilegale të krijuara nga pozita e nacionalizmit shqiptar në Maqedoni në periudhën 1945-1987, paraqet edhe veprimtarinë nacionaliste antimaqedone të organizatës SHKËNDIJA. – SHKËNDIJA u zbulua dhe nismëtari e kryetari i saj Myrteza Bajraktari, u arrestua më 12 janar të vitit 1953, përpara dyerve të shkollës së Kumanovës, ku prej tre muajsh kryente detyrën e mësuesit, ende pa i mbushur të njëzetat. Në periudhën janar-tetor 1953, për nëntë muaj rrjesht, në hetuesinë serbo-maqedone në Kalanë e Shkupit, Myrtezai iu nënshtrua torturave çnjerëzore (deri në thyerje kockash, pagjumësi deri në humbje të vetëdijes, qëndrime në biruca pa dritë, me disa centimetra ujë, me tre-katër shkallë çimentoje ku mund të qëndroje në rast se zbuloje shpresa për të mbijetuar, goditje me objekte të forta deri në humbje të vetëdijes; ndërsa presionet dhe terrori psikologjik, cinizmi i egër, sharjet e ndyra etj. plotësonin torturat fizike). Vetë Myrtezai shprehet se “Mendja ta do se këtë kala, simbol të qëndresës, shkjetë e kishin zgjedhur jo pa qëllim. Synimi i tyre ishte të përdhosnin krenarinë shqiptare dhe të thyenin qëndresën e tyre”. Myrtezain e gjymtuan fizikisht, duke i thyer parakrahun. E lanë katër muaj pa mjekuar, me qëllim që t’i gangrenizohej krahu. Por organizmi i ri bëri punën e vet: kocka u vetëngjit, veçse shtrembër, duke e lënë invalid për gjithë jetën. Nga viti 1953-1958, ai vuan pesë vjet heqje lirie në burgun famëkeq të Idrizovës. Më 1960-1962 ridënohet edhe dy vjet të tjerë, të cilët i vuan po në Idrizovë. Për qëndrimin stoik të tij në këtë burg dëshmon në gjyqin ushtarak të zhvilluar në Tiranë në vitin 1970, ku u dënua Myrtezai, edhe bashkëvuajtësi Abdyrrahman Haxhihalili: “…Në burgun jugosllav të


Idrizovës, me mbi 3.000 të burgosur – deklaron ai, – Myrtezai ka qenë simbol i qëndresës, që ka mbajtur moralisht të gjithë të burgosurit shqiptarë!”. Bashkëvuajtës të tjerë pohojnë se Myrtezai ka qenë nxitës i bojkotimit nga të burgosurit dhe i demaskimit të disa të burgosurve të cilët nuk përballonin dot vuajtjet e presionet e administratës së burgut dhe shndërroheshin në bashkëpunëtorë të tyre. Sipas dëshmive të bashkëvuajtësve të Bajraktarit në Idrizovë, atje u bë legjendë grupi prej 40 të burgosurish “të rrezikshëm”, të cilët i kishin izoluar në katin e pestë të burgut. Në këtë grup, përveç shqiptarëve, bënin pjesë edhe anëtarë të organizatës maqedone VMRO, të cilët ishin kundër regjimit në fuqi. Këtij grupi i ndalohej çdo takim me të burgosurit e tjerë. Ata kishin të drejtë vetëm një herë në javë të bënin në oborr të 5 burgut shetitjen që quhej “mrtvashetnja” (shetitje e vdekur) me duar mbrapa dhe kokën ulur. Në rast se dikush nga të burgosurit e tjerë, gjatë hyrje-daljeve në oborr, drejtonte vështrimin ose i përshëndeste “të rrezikshmit”, dënohej me 14 ditë birucë. Këtij grupi i lejohej vetëm një takim me të afërmit prej pesë minutash, një herë në muaj. Në këtë grup të “të rrezikshmëve” bënte pjesë edhe i riu gostivaras Myrteza Bajraktari. Kur flet për ato vite burgimi të egër, vetë Myrtezai kujton edhe një kthesë në botëkuptimin vetjak. Ndërsa më parë tek ai kishte ndikuar besimi fetar i prindërve, por edhe ateizmi i vëllait të madh (Xhemalit), jeta e vështirë e hetuesive dhe e burgimit për vite me radhë, u shoqërua edhe me ndryshime botëkuptimore, me kthesa të ndjeshme në botën shpirtërore dhe në bindje. “Për rrjedhojë, – shprehet ai – pa gjetur rrugëdalje tjetër, nisa t’i lutesha Zotit që të më jepte forcë dhe kthjellësi mendimi, vetëm që të mos i tradhëtoja shokët që ishin në shtatë grupe, të mos tradhëtoja idealin kombëtar dhe betimin e dhënë. Kështu, dalëngadalë m’u kthye besimi tek Zoti. Ky besim më mbante gjallë, më jepte forcë, më frymëzonte për të përballuar në hetuesi torturat nga më çnjerëzoret, për nëntë muaj rresht. Kjo ka qenë dhe mbetet një nga kënaqësitë e mëdha të jetës time. Nuk është pak që, as në kushte tejet të rënda të natyrës sadiste, të mos nxjerrësh asnjë nga grupet e tua”. Edhe pse grupet dolën më vonë, pas tre vjetësh, nga burime të tjera. Në burgun e Idrizovës, Myrtezai gjeti atë elitë atdhetare shqiptare që, për fat, kishin shpëtuar nga plumbi në vitin e mbrapshtë 1945, pas ripushtimit të trojeve shqiptare nga sllavo-komunistët. Shumica dërmuese ishin me dënime të rënda, madje disa edhe me dënim të përjetshëm. Një grup tjetër më i madh ishin anëtarët e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, përveç atyre që ishin ekzekutuar në vitin 1946. Më tej vinte organizata LIRIA nga Tetova, ku më i vjetri në moshë ishte Zija Roshi, mësues nga Gjirokastra, e të tjerë, të gjithë arsimtarë nga Tetova. Kështu që Myrtezai, përveç shokëve të tij, kishte një rreth ku mund të mësonte shumë, aq më tepër që nuk mund ta çonin në punë të detyrueshme për shkak të krahut. Për shtatë vjet Myrtezai i lexoi të gjithë librat me vlerë të bibliotekës së burgut (që ishin rreth 8.000 ekzemplarë), madje edhe ata që qarkullonin në mënyrë klandestine. – Në vitin 1962, pas daljes nga burgu, së bashku me mësuesin Bektesh Ismaili, kaluan kufirin dhe u hodhën në Shqipëri. – Në vitet 1962-1966, pas pesë muaj hetuesie në Shijak, e bashkangjisin me 240 djem kosovarë që vuanin në Kampin e Internimit në Seman në afërsi të qytetit të Fierit. Aty e mbajnë për katër vjet e katër muaj. Ky kamp ishte më i keq

edhe se burgu pasi, përveç tjerash, aty nuk kishte afat të përcaktuar lirimi. Në këtë kamp shoku i tij i kufirit kaloi në depresion dhe prej andej në çmendinë. – Në vitin 1966 u bë një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë për kthimin e shtetasve jugosllavë që aktualisht gjindeshin nëpër kampe përqendrimi dhe që kërkonin me këmbëngulje të ktheheshin andej nga kishin ardhur. Brenda një muaji në kampin e Semanit mbetën vetëm 20 vetë që nuk kishin kërkuar të ktheheshin në Jugosllavi. Disave prej atyre që kishin arsimin përkatës, pa vonesë u doli e drejta e studimit. Ky ishte një rast fatlum, nga të paktit në jetën e Myrtezait, pasi i doli e drejta për të studiuar në Fakultetin e GjuhëLetërsisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve në kampin e Semanit, Myrtezai ka pasur rastin të njihej nga afër me këta djem të rinj që trajtoheshin si robër lufte. Shumica dërmuese vinin nga familjet më atdhetare të Kosovës, të Maqedonisë Shqiptare, me një dashuri të pakufishme për Shqipërinë e ëndërruar me vite. Ishin vërtetë të demoralizuar, por të vendosur deri në vetëmohim që, kur të kthehen në Kosovë, përsëri të luftojnë për çështjen e madhe të lirisë kombëtare. Ndërmjet këtyre ishin edhe dy të rinj nga Peja, që i kishin përjashtuar nga Shkolla Pedagogjike e Elbasanit pasi kishin kërkuar të ndiqnin një shkollë ushtarake! Këta ishin Ymer Kelmendi dhe Skënder Kabashi. I përmendim këto hollësi, pasi këta bëhen edhe shokë për kokë të Myrtezait. Në lidhje me absurdet e kampit të Semanit, vetë Myrtezai kujton: “Një ditë vjeshte me shi të vitit 1964, dy kapterët e kampit kishin sjellë katër studentë të përjashtuar nga Universiteti i Tiranës, që të katër pejanë. U them atyre: – Po këta pejanët qenkan megjithëmend kokëkrisur! Po ç’dreqin kërkonin! Mos vallë edhe këta kanë kërkuar shkollë ushtarake! – Jo, ore jo, këta edhe më keq – kishte thënë kapter Ganiu. – Kanë sharë Bajram Currin! – Është e pamundur, kosovari vetëm Bajram Beun nuk e shan! – u them unë. – Më digjo mua tinë, ata e kanë sharë, e kanë sharë ndyrë… Kanë thënë se ai na paskësh qenë një lolo, një budalla që e paskësh gënjyer ai prifti Fan Noli. Se ai i kishte premtuar se kur ta marrin pushtetin në Tiranë, atë do ta shpallte komandant të përgjithshëm të ushtrisë në Shqipëri. Por kish ndodhur e kundërta: e kishte nxjerrë në pension! – ngulmon kapter Ganiu…”. Myrtezai u prezantua me studentët dhe bëri çmos që ata të mos humbisnin shpresën; u shoqërua me ta dhe dalëngadalë u bënë shokë për kokë. Këta ishin: Ahmet Sadiku, student i Histori-Gjeografisë; Namik Luçi, student i Inxhinierisë Kimike; Bajram Tigani, student i Bio-Kimisë; dhe Cen Stojku, student i Mjekësisë. Në lidhje me këtë grup shokësh, ai kujton: “Ahmet Sadiku dallohej në veçanti për humorin popullor shumë të këndshëm dhe për interpretimin e ëndrrave. Ishte djalë shumë i mirë dhe human, i ndershëm dhe gjithnjë i gatshëm të ndihmojë shokun. Një ditë, kur vuri re se Namikut i ishin bërë duart gjithë gjak nga puna e rëndë fizike në hapjen e kanaleve kulluese, ai mori përsipër që edhe normën e tij ta bënte vetë. Një mëngjes, sapo u bë zgjimi dhe ishte ende errët se qe dimër, fill pasi u vesh dhe rregulloi shtratin, Ahmeti na bëri zë të dëgjonim se kishte parë një ëndërr interesante. Dhe ne mbajtëm vesh me kujdes. Ai kishte parë në qiell engjëj që vinin drejt nesh dhe dyert e Korpusit kryesor të Universitetit në Tiranë ishin hapur dhe na prisnin ne. – Në krye isha unë – tregon Ahmeti – dhe mbas vinit ju, në fund ishte Myrtezai me dy femra. Dhe unë i thashë se njëra është për mua! -. Ne qeshëm me të madhe.


Dhe atëhere ai nxori përfundimin me shumë seriozitet: – Shokë, ja hodhëm, të gjithë do të kthehemi përsëri në Tiranë, dhe unë me Myrtezain do të bëhemi baxhanakë -. Namiku u hodh më atë anë: – Po ai maskarai, Ramë Buçolli, në ç’vrimë të hales do t’i fusë turinjtë atëhere?! -. Por ai i duhej Sigurimit enverist, kësaj “vrime të zezë” të universit shqiptar! Ai, më vonë, ka dalë në shumë gjyqe të sajuara, si dëshmitar i trilluar (edhe në gjyqin e Myrtezait, të Namikut, të Selim Kelmendit, të Istref Kelmendit, të Shefqet Kelmendit, etj.). Por profecia e Ahmetit doli 100 përqind e saktë!… Ne të dy, me pak vonesë, me të vërtetë u bëmë baxhanakë dhe shokë në gëzime, por më tepër në ditë të zeza”. Gjatë kohës së qëndrimit në kampin e Semanit, ai pati fatin të gjente atje plot libra të autorëve të vjetër e të rinj, që i lexonte me shumë etje në gjuhën e vet amtare. Ndërkohë daja i vet në Lushnje, kur mori vesh se i nipi gjendej në kampin e Semanit, u trishtua fort dhe ndërkohë nuk e la të heqë keq ekonomikisht. Xha Nuriu, njeri i respektuar në qytetin e Lushnjes, nuk la derë pa trokitur për nipin e vet, duke treguar se sa shumë kishte vuajtur nëpër burgjet e shkjeve, pa mbushur as 20 vjeç. Si mund të dyshohej një njeri i cili në adoleshencën dhe rininë e vet kishte parë me sytë e tij kufomat e shqiptarëve të masakruar nga serbët që mbushnin shtratin e Vardarit, kufoma që dalloheshin nga kostumet e tyre kombëtare shqiptare?! A mund të harrohen prej tij masakrat e brigadave maqedone ndaj shqiptarëve mbas Luftës së Dytë Botërore? – Në vitet 1966-1970 regjistrohet në fakultet dhe mbaron shkëlqyeshëm degën Gjuhë-Letërsi Shqipe të Universitetit të Tiranës, në moshën 33 vjeçare. Për diplomën e shkëlqyer, Myrtezain e emërojnë në Institutin e HistoriGjuhësisë. Por, sapo merret vesh ky emërim nga organet e Sigurimit, menjëherë e transferojnë në rrethin e Beratit. Kundërshton transferimin dhe fundoset edhe kjo ëndërr e shkurtër intelektuale. – Me datë 12 nëntor 1970, Myrtezai arrestohet dhe nis hetuesia. Me datë 12 prill 1971 pason akt-akuza: “I pandehuri Myrteza Bajraktari, si element me pikëpamje nacionaliste dhe kundërshtar i sistemit socialist… shprehet se gjoja partia dhe pushteti popullor jo vetëm që emigracionin kosovar në Shqipëri e trajtojnë keq, por edhe nuk interesohen për të drejtat e popullit kosovar”. E tëra kjo do të thoshte se ai ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Fatura tjetër e komunistëve shqiptarë pason të parën: dhe 3 vjet të tjera burg, duke provuar burgun e Spaçit, të Vlores (Skrofotinë) dhe Ballshit. Si përfundim: 14 vjet burg, prej të cilëve shtatë në ish Jugosllavinë titiste dhe shtatë të tjerë në Shqipërinë enveriste. – Pasi lirohet nga burgu, i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit të mësuesit për të cilën ishte diplomuar shkëlqyeshëm. E lënë pesë vjet pa punë. Detyrohet të punojë punë të rënda. – Në korrik të vitit 1990, Myrtezai bëhet protagonist i një nisme politike ilegale. Nga Zvicra vjen Hasan Kadriu, me të atin Skënder Presheva (Kadriu), me të cilin Myrtezai kish qenë bashkëvuajtës në burgun e Idrizovës. Së bashku formojnë grupin ilegal FRONTI ANTIKOMUNIST TANSHQIPTAR, prej 20 anëtarësh, grup i cili formulon dhe shpërndan një trakt në Tiranë, Qytetin Studenti, Shkodër, Lushnje, Kavajë etj. Trakti u bën thirrje gjithë shqiptarëve për “Bashkim Antikomunist, për Plurarizëm Politik e Demokraci”. Një kopje i dërgohet “për dijeni” edhe Ramiz Alisë. Kalon në gjendje gjysëm ilegale. Nuk është vështirë të vërehet se kemi të bëjmë me vazhdimësi të mëtejshme të

veprimtarisë së grupit të dikurshëm ilegal SHKËNDIJA të Shkupit, tashmë në Tiranë. (Të shihet teksti i Traktit i botuar në pjesën e dytë të këtij libri, s dhe që shoqëron shkrimin mbi F.A.T.). – Në tetor të vitit 1990 Myrtezai arrin të largohet në mënyrë legale, së bashku me familjen, për në Zvicër, si emigrant politik. Në vitin 1992 refuzon azilin politik, pasi e thërrasin në Tiranë. Së bashku me disa shokë nga diaspora, atë e presin në Rinas Kryesia e Shoqatës së të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, me në krye zotni Osman Kazazin. Të nesërmen në mbrëmje, ata priten nga Presidenti Sali Berisha në Vlorë, në festën madhështore të 28 Nëntorit të vitit 1992. – Në janar të vitit 1993 Qeveria demokratike e emëron Konsull të Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane. Angazhimi i tij atdhetar në Zvicër përbën një kapitull të veçantë të veprimtarisë së tij prej nacionalisti demokrat. Në shtator të vitit 1993, pikërisht ditën kur Myrtezai u pushua nga puna, vëllai i tij, Xhemal Bajraktari (kolonel në pension), u gjend i vrarë në apartamentin e tij në Beograd, me plumb në ballë. Vallë, një rastësi apo përkim i qëllimshëm? Në kundërshti me këtë, Myrtezain e zgjedhin “Anëtar Nderi” të Shoqatës Kombëtare të ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Në motivacion shkruhej se: “Zotni Myrteza Bajraktarin e vlerësojmë si një figurë e ndritur e misionarit të lartë human dhe patriotik dhe për këtë meriton të jetë vëllai ynë i nderuar duke na përfaqësuar kurdoherë denjësisht në tërë botën. – Kryetari: Osman Kazazi”. Në vitin 1998 Myrtezai emigron në Belgjikë, ku vazhdon veprimtarinë kombëtare. Si Kryetar Nderi i LIDHJES SHQIPTARE NË BOTË për vendet e Beneluksit, harton një peticion drejtuar Parlamentit Europian, në të cilin, midis të tjerash, thekson se: “Kosova shtet i pavarur dhe sovran është zgjidhje që premton një rajon ballkanik të qetë, stabël dhe të sigurt për një Europë pa luftëra e konflikte”. Peticioni dërgohet nga Brukseli në janar të vitit 2001. Gjithashtu, po këtij Komsioni i drejtohet më pas për të drejtat e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë në Shqipëri, duke marrë dhe përgjigjen që po e botojmë më poshtë me faksimile. Gjatë këtyre viteve, edhe pse nën trysninë e sëmundjeve fizike, ai nuk rresht veprimtarinë, duke botuar edhe disa libra: “Një vështrim tjetër i historisë” (Tiranë 2011) dhe “Artikuj e dokumente” (Bruksel 2001), “Një jetë e burgosur – Sytki Hoxha” (Tiranë 2010), “Historia pa pranga” (Tiranë 2018)./Memorie.al

Myrtezaj me Kimeten, qift i lumtur në lumturi


PRURJE TË REJA PËR HISTORINË TONË KOMBTARE (Portret biografi për atdhetarin Myrteza Bajraktari) Nga Thanas L. GJIKA Mbas shkërmoqjes së diktaturës, një varg poetësh e shkrimtarësh si Arshi Pipa, Uran Kostreci, prof. Sami Repishti, Lazër e Jozef Radi, Visar Zhiti, Anton Çefa, si dhe shumë studjues dhe analistë si Uran Butka, Pjetër Pepa, Tomorr Aliko, Fritz Radovani, Daut Gumeni, Agim Musta, Enver Memisha (Lepenica), Lek Pervizi, Eugjen Merlika, Ilir Demalia, Mërgim Korça, Astrit Lulushi, Idriz Lamaj, prof. Ardian Ndreca, Myrteza Bajraktari, etj, të shtyrë nga pasioni për të zbuluar të vërtetën, kanë botuar artikuj dhe vepra me fakte dhe interpretime të rinj për shumë ngjarje dhe personalitete të ndryshëm historikë të përbaltur prej historiografisë komuniste. Përmes faktesh të shumtë, këta atdhetarë kanë treguar dhe dënuar shumë prej shtrembërimeve të historiografisë shqiptare marksiste, kanë theksuar se historianët e formuar në kohën e diktaturës duhet të evoluojnë, duhet të heqin syzet me ngjyrë që u kishte vendosur partia shtet për interpretimin e ngjarjeve dhe dukurive të së kaluarës dhe të mbajnë qëndrim kritik i historianëve i drejtuar prej prof. Xhelal Gjeçovit dhe ai i hartuesve dhe redaktorëve të veprës enciklopedike, kanë mbeturina të theksuara të ideologjisë komuniste dhe nuk duan të dënojnë krimet e diktaturës komuniste. Këta historianë e studiues nuk duan të kuptojnë se nga reagimi ndaj së kaluarës varet jeta e jonë politike sot. Nga mësimet që nxjerrim prej së kaluarës, ne përcaktojmë trajektoren e edukimit të fëmijëve tanë, që do të bëhen politikanë e qeveritarë nesër. Myrteza Bajraktari është pikërisht një nga atdhetarët, që me jetën dhe veprën e tij tregon se dalja nga bunkeri i mendësisë komuniste është një ndaj ideologjisë komuniste internacionaliste, që nuk ishte tjetër vetëm se një maskë e pansllavizmit agresiv, si ka thënë profesor Sami Repishti. Mirëpo botimi prej Akademisë së Shkencave i veprave “Histori e Shqipërisë” (vëll. III 2009) dhe i “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” (vëll I, 2008 dhe vëll. II-III 2009), tregoi se grupi nevojë urgjente e atdhetarizmit shqiptar. Këtë burrë të përkryer e njoha në Tiranë në vitin 1985, kur punonte si mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë te shkolla profesionale 2-vjeçare. Na prezantoi miku i tij, emigranti kosovar Kurtesh Neziri. Të dy ishin atdhetarë fjalëpakë dhe shumë të njerëzishëm. Myrtezai e kishte kryer shkollën fillore në gjuhën shqipe gjatë Luftës së II Botërore, kur ishte hapur shkolla shqipe në Gostivar me përpjekjet e Ernest Koliqit. Më tej shkollimi i tij kishte pasur peripeci të ndryshme si në ish Jugosllavi e në Shqipëri. Me shumë mundime mundi të kryente studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe me korrespondencë në Fakultetin “Histori e Filologji” të Universitetit të Tiranës. Më hyri në zemër që në takimin e parë: burrë i gjatë me sy të mëdhenj plot dritë.

Flokët i kish të bardhë, të dredhur onde onde, si valët e Vardarit, ku ishte larë shpesh herë që fëmijë. Fisnikëria e tij binte në sy si në pamjen e jashtme shumë të rregullt dhe në sjelljen e matur e të kulturuar. Ndjehej që ishte bir i një familjeje të pasur fisnike të luginës së begatë të Pollogut. Zëri i tij shumë i veçantë, zë i ëmbël prej baritoni. Sapo e njoha herën e parë dhe ia dëgjova zërin, nuk munda ta harroja më Myrtezain. Sa herë e takoja në Tiranë deri në vitin 1992, kisha qejf të rrija me të e ta dëgjoja. Takimet me të ishin për mua leksione atdhetarie dhe burrnie. E urtë, e këndshme është dhe bashkëshortja e tij, zonja Kimete, bijë e një familjeje tjetër fisnike shqiptare të ardhur nga qyteti i madh i Shkupit, ku sot mbizotërojnë ardhacakët sllavo-maqedonë. Kimeten e kisha njohur që në vitet 19661969, kur unë punoja si redaktor në “Radio Tirana”, e ajo si një nga violinistet e talentuara të orkestrës simfonike bashkë me Agustin e Lucie Simonin dhe motrat Tartari. Ata u martuan pas vitit 1970 dhe u shtuan me tre fënijë, dy vajza dhe një djalë. *** Myrtezai ishte lindur në Gostivar më 15 prill 1933, në gjirin e një familjeje të pasur atdhetare që synonte bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. I edukuar me të tilla ndjenja e mendime, ai gjithë jetën ia kushtoi lëvizjes kombëtare për bashkimin e trojeve tona në një shtet të vetëm. Burgimet në ish Jugosllavi e në Shqipërinë komuniste nuk ia shuan zjarrin e këtij ideali, të cilin e kanë pasur dhe e kanë atdhetarët e vërtetë, që nuk u gënjyen dje nga ideologjia internacionaliste komuniste dhe sot nuk gënjehen nga ideologjia e kozmopolitizmit. Që nga viti 1998, kur ai me bashkëshorten kaluan me banim nga Berna në Bruksel, është një nga bashkëpunëtorët dhe anëtarët e redaksisë së revistës “Kuq e Zi” të Lek Pervizit. Kurse tre fëmijët e tyre, që nga viti 1992 vijojnë të jetojnë në Zvicër, ku kryen shkollimet dhe punojnë me sukses në profesionet e tyre. Përveç shumë artikujve, Myrtezai ka botuar dhe dy vepra studimore. E para titullohet “Një vështrim tjetër i Historisë”, WEST PRINT Tiranë 2011, 260 f. dhe e dyta “Sytki Hoxha - Një jetë e burgosur” WEST PRINT Tiranë 2013, 184 f. Në veprën e parë ai ka përmbledhur shkrime historike ku jep shpjegimet e veta dhe dokumente të mbledhura me kujdes për periudha të ndryshme të historisë sonë kombëtare dhe vlerësime për disa personalitete të ndryshëm. Si kemi përmendur dhe në recensionin përkatës


shkollave turke në popullsinë shqiptare, kundërshtoi shpërnguljen e popullsisë shqiptare myslimane të Maqedonisë për në Turqi si turq, etj.

Në moshën e Rinisë kur u njohëm sa u lirua nga kampi i Semanit, dhe pastaj u takuam pas 34 vjet ne Bruksel me rastin e daljes së kësaj vepre, kjo ka disa merita të veçanta. Aty jepet një panoramë e shkurtër e historisë së popullit tonë që nga koha romake e deri në ditët tona, e parë ndryshe nga historiografia zyrtare. Përmes shpjegimesh të mbështetura në fakte, jepen vlerësime të rinj për ngjarje e personalitete historikë të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ngjarje e personalitete të shtrembëruar deri sot prej historianëve të ideologjizuar. Prej saj mësojmë shumë fakte të panjohur për lëvizjen kombëtare në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë; Vepra ka një mori fotografish të panjohura ose pak të njohura për ngjarje e personalitete historike të periudhave të ndryshme; Shfrytëzimi i një literature pak ose aspak të shfrytëzuar prej studiuesve të tjerë. Problemet që e shqetësojnë më shumë studjuesin Bajraktari në librin e tij të parë, janë ngjarjet e Luftës së dytë Botërore në Shqipërinë e asaj kohe, ku përfshiheshin dhe trojet e pjesës më të madhe të Kosovës dhe të Shqipërisë Lindore (si e quan ai krahinën e gjerë të përbërë prej qyteteve dhe rretheve Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Dibër, që i ishin bashkuar Shqipërisë. Autori përpiqet të ndriçojë dhe sqarojë veprimtarinë politike atdhetare të disa personaliteteve si profesorët Selman Riza, Rexhep Krasniqi, të politikanëve si Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, avokatit Kadri Saliu, përfaqësuesit të qeverisë Gjermane Herman Nojbaher, etj. Ngjarjet në të cilat ndalet më tepër janë “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, “Qeveria Mitrovica”, e quajtura “Masakra e 4 shkurtit 1944”, “Regjenca”, “Konferenca e Bujanit”, “Masakra e Tivarit”, gjarje për të cilat autori jep gjykimet e veta pozitive mbështetur në fakte të rinj, për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Interes të veçantë paraqet dhe veprimtaria politike ilegale e vetë Myrteza Bajraktarit. Me pseudonimin “Kreshnik Pollogu” në vitet 1952-1953 kur ishte student e mësues, ai kishte formuar në Shkup e Kumanovë organizatën ilegale “Shkëndia” me shtatë celula treshe, të cilat mbanin lidhje vetëm me kryetarin e saj, pa pasur lidhje me njëra tjetrën. Kjo organizatë propagandoi nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare me atdheun mëmë, iu kundërvu hapjes së

Gjatë promovimit të librit të parë Rrëngjethëse janë përshkrimet e torturave që iu bënë autorit disa muaj me radhë në burgun e kalasë së Shkupit dhe pastaj trajtimi i tij si armik në atdheun mëmë, ku ai erdhi për të shpëtuar nga përndjekjet e sllavëve, por që ra nga shiu në breshër. Vlera njohëse ka dhe veprimtaria e tij si përfaqësues diplomatik i Qeverisë Demokratike (qeveria e parë e Sali Berishës) në Bernë të Zvicrës pas vitit 1992, opinionet e tij vlerësuese dhe kritike për Sali Berishën, etj. Të gjithë e mbajmë mend skenën qesharake të Fatos Nanos para emigrantëve shqiptarë në Zvicër, ku atë e pyetën lidhur me vlerësimin e tij për ish diktatorin Enver Hoxha e ai u përgjigj: “Gjithkush e ka një baba, dhe ne socialistët atë e kemi baba shpirtëror.” Këtë takim e pati organizuar dhe xhiruar pikërisht Myrtezai. Në vepër ka dhe vlerësime të bashkëvuajtësve për Myrtezain si një shembull i burrit që u qëndroi mundimeve të burgut, etj. Historiografisë shqiptare iu shtua kështu një vepër me materiale që ndihmojnë për kthjellimin e mendësisë sonë nga tymnaja e ideologjisë komuniste. Kjo vepër bashkë me veprat e zotërinjve që përmendëm në fillim të këtij shkrimi, ngre me të madhe nevojën e grumbullimit të të gjithë fakteve historikë, pa seleksionim ideologjik dhe interpretimin e tyre larg nga politizimi partiak, për ta rishkruar historinë tonë kombëtare pa mllefe e pa mbajtur anë, por me objektivitet shkemcor. Me objektivitet shkencor kuptojmë interpretimin e paanshëm dhe pranim e të vërtetave edhe kur ato bien ndesh me bindjet personale të studiuesit. Mësimi kryesor që përfiton lexuesi prej këtij libri është: Pa çlirimin e historianëve prej mendësisë komunistosocialiste, nuk mund të kemi një histori kombëtare objektive, nuk mund të kemi as politikanë e as shoqëri të lirë... Shoqëria shqiptare e dalë nga zgjedha komuniste, sidomos shumica e ish komunistëve dhe sigurimsave të kohës së diktaturs dhe shumica e anëtarëve dhe e simpatizantëve të Partisë Socialiste po përpiqen t'i lenë në hije vlerat morale, politike dhe letraro-artistike të të përndjekurve

Me te birin Bekimin, në lirinë e fituar në Belgjikë.


*** politikë, të këtyre njerëzve, të cilët në fakt sot përbëjnë ajkën e shoqërisë sonë. Madje ky grup i madh njerëzish synon edhe mënjanimin fizik të shtresës së të përndjekurve politikë. Autorëve të lartpërmendur shumë rallë u janë vlerësuar veprat e tyre nga zhuritë e ndryshme, nga gazetat dhe stacionet televizive. Media, duke qenë në shumicë në dorë të klanit socialist, ose të disa gjoja demokratëve, është përpjekur dhe përpiqet që të krijojë opinionin se në Shqipërinë paskomuniste, sundon kultura e arti socialist, ashtu si gjatë regjimit komunist sundonte arti e kultura e realizmit socialist. Eshtë e pabesueshme, por është e vërtetë, se media e sotme shqiptare përpiqet ta justifikojnë dhe ta propagandojnë kulturën dhe artin e realizmit socialist si sukses të madh të arritur në kohën e diktaturës, me pretekstin se arti është art dhe ka vlerat e veta në çdo kohë, kur dihet se arti dhe kultura e asaj kohe ishte art dhe kulturë e helmuar me ideologjinë komuniste, e cila kapitulloi tek ne me turp, si në mbarë Europën Lindore. Kjo ideologji kapitulloi me turp sepse luftoi për shkatërimin e moralit njerëzor, mohoi shumë të drejta të njeriut, dënoi pa shkak atdhetarë e intelektualë që nuk iu nënshtruan politikës së partisë shtet. Arti e kultura që e propaganduan këtë ideologji kanë në thelb shumë deformime të historisë kombëtare të popujve ku sundoi ajo ideologji, deformime të moralit njerëzor, justifikime dhe lavdërime të politikës diktatoriale së partisë shtet, etj. Një njeri i përvojtur, i pajisur me kulturë humane, si zoti Myrteza Bajraktari, nuk mund të linte në harresë vlerat e sivëllezërve të tij, bashkëvuajtësve të burgut. Pikërisht këtë tipar të tij manifeston vepra e dytë e Myrtezait kushtuar atdhetarit kosovar Sytki Hoxha, këtij djali të sinqertë, që erdhi në Shqipëri nga Kosova në vitin 1949 për t'i shpëtuar padrejtësive të shtetit jugosllav, por që u dënua dhe kaloi 30 vjet në burgjet e Shqipërisë dhe 7 vjet internime në kampet e punës, deri në vitin 1987.

Sytkiu ishte shtatë vjet më i madh se Myrtezai. Ata u njohën në burg dhe e vijuan miqësinë edhe pas kryerjes së dënimit. Sytkiu ishte një tip i heshtur, që fliste shumë pak për jetën, vuajtjet e veta dhe nuk tregonte për krijimet e tij letrare. Gjithë vlerat e këtij njeriu do të kishin humbur, sikur ai të mos kishte qenë mik i Myrteza Bajraktarit dhe bashkëshort i zonjës Mimoza. Fati e ndihmoi atë, që në vitin 1996 , kur jetonte si emigrant politik në qytetin Ërje të Norvegjisë, gjatë vizitave në Tiranë, të njihej e të martohej me zonjushen simpatike Mimoza Përleka. Kjo bashkëshorte, me sjelljen e saj të kujdesëshme e të qetë, i krijoi Sytkiut kushte e frymëzim për të rishkruar disa nga veprat e tij të menduara e hartuara më parë. Mbas vdekjes së bashkëshortit, Mimoza i mblodhi disa foto të Sytkiut, shkrimet e tij, letërkëmbimin e tij me Amnisty International dhe me bashkëvuajtësit Don Simon Jubani, Pjetër Arbnori, Uran Kalakula, Myrteza Bajraktari dhe motrën Behrie. Po ashtu ajo mblodhi dhe poezitë që u shkruan për të prej ish të burgosurve

Gjithmonë i buzeqeshur e kurajoz Daut Gumeni dhe Zenel Peposhi, si dhe fjalimet që u mbajtën në varrimin e tij prej miqve norvegjezë, të cilët e njohën dhe e vlerësuan emigrantin shqiptar me seriozitet e dashamirësi. Mimoza përgatiti përmbledhjen të cilën ia vuri në dispozicion mikut dhe historianit Bajraktari, i cili u muarr me hartimin e jetëshkrimit të Sytkiut dhe botimin e librit. Kështu si një bashkëpunim u realizua dalja e kësaj vepre me synime monografike për jetën e veprën e Sytki Hoxhës. *** Jeta e Sytki Hoxhës është jeta e një njeriu të thjeshtë, por të talentuar, që rrethanat e jetës si në Jugosllavi, ku u lind e jetoi rininë, dhe në Shqipëri ku erdhi për të gjetur lirinë, nuk i dhanë mundësitë për të shijuar lirinë e ëndërruar dhe as iu krijuan kushtet për të zhvilluar talentin e tij, talent i cili, si do ta shohim më tej, do ta kishte ndihmuar të bëhej një vijues i denjë i Migjenit. Sytkiu ishte lindur në qytetin e Gjakovës më 15 dhjetor 1927 në një familje atdhetare me shumë fëmijë: pesë djem e tre vajza. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë e pushtuar prej ushtrisë fashiste e gjeti Sytkiun 14-vjeçar. Pa i mbushur ende të gjashtëmbëdhjetat, i frymëzuar nga ideali i lirisë, doli malit partizan dhe u inkuadrua në forcat rajonale në Gri të Tropojës. Ndonëse shumë i ri ai mori pjesë në Konferencën e Bujanit që u mbajt në fund të vitit 1943. Pas mbarimit të luftës ai u inkuadrua me gradën toger në ushtrinë e Kosovës, që i ishte dhënë sërisht Jugosllavisë (Sërbisë). Por shumë shpejt e ndjeu se jeta ushtarake nuk ishte zgjidhja e drejtë dhe u çmobilizua. Filloi punë si sportelist në një hotel në Prishtinë, mirëpo, pa e pyetur e veshin polic dhe e dërgojnë me detyrë në Mitrovicë, Kamenicë, Kaçanik, Vuçitern dhe Prizren. Në këto vite ai ndoqi në gjuhën sërbe shkollën e mesme natën dhe e mori diplomën e


gjimnazit në vitin 1948. Duke parë shumë padrejtësi që u bëheshin shqiptarëve prej regjimit sërb, Sytkiu vendosi të largohej nga Jugosllavia dhe në shkurt të vitit 1949 kaloi kufirin e hyri në Republikën e Shqipërisë, ku sipas emisioneve të Radio Tiranës, që kishte dëgjuar, mendonte se kishte demokraci të vërtetë. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë të Jugosllavisë që kërkonin strehim politik në Shqipëri edhe Sytkiu në shtetin amë, nuk gjeti demokracinë e ëndërruar, por një regjim edhe më diktatorial se ai i Jugosllavisë së Titos. Në Shqipëri mbas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë botohej një gazetë në sërbisht për emigrantët sërbë e malazezë. Në këtë gazetë Sytkiun e punësuan si redaktor. Në këtë gazetë u botuan mjaft artikuj të tij, kurse në emisionin sërbisht të “Radio Tiranës” ai transmetoi komente të ndryshme. Në vitet 1950 – 1952 ai ndoqi studimet e larta për gjuhë shqipe, letërsi dhe histori. Mirëpo për mendime liberale ai u dënua dhe përfundoi në kampet e internimit në Llakatund të Vlorës, në Seman të Fierit, në Çermë të Lushnjës dhe Berat. Në mars të vitit 1957 ai largohet nga internimi dhe shkon në Maliq të Korçës për të kaluar në Greqi, prej ku mund të riatdhesohej në Kosovë. Në Maliq e kapin dhe e shpien në Degën e Punëve të Brendshme të Korçës ku e torturuan barbarisht për 11 ditë rresht. Pastaj e shpunë në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës ku i kërkuan të nënshkruante se do të shërbente si informator i Sigurimit të shtetit shqiptar. Sytkiu kishte dëgjuar sesi ishin trajtuar ata që kishin kundërshtuar, prandaj pranoi të firmoste që të mos vijonin më torturat mbi trupin e tij të dërmuar. E shpunë në kampin e internimit në Llakatund, por ai në vend që të informonte policët për ato që bisedonte me të dënuarit e tjerë u tha dy bashkëvuajtësve, Shefqet Meçes dhe Haxhi Gjocit, për nënshkrimin e deklaratës për bashkëpunim, që të ruheshin prej tij. Pas dy muajve, kur u ngroh moti, Sytkiu tentoi të arratisej edhe një herë, por edhe kësaj radhe dështoi dhe pasi e

Pas burgjeve e tellashëve pak qetësi.

kapën, e dënuan me 15 vjet burg për tradhëti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë. Në vitin 1967, pasi e kreu dënimin, i komunikuan lirimin, por ai kërkoi që ta riatdhesonin në Kosovë. Atëhere e marrin me dhunë dhe e shpien në kampin e internimit në Seman. Pas disa javësh tenton të arratiset përsëri, kësaj radhe nga kufiri i veriut, anës Liqenit të Shkodrës, por e kapin në pikën Zogaj dhe e ridënojnë me 15 vjet të tjerë heqje lirie. Në vitin 1979 e ridënojnë në burg me 11 vjet të tjerë për agjitacion e propagandë. Ramiz Alia, në detyrën e Presidentit dhe të Sekretarit të parë të PPSH-së, për të treguar se po e zbuste diktaturën, më 22 janar të vitit 1987 e liroi Sytki Hoxhën nga burgu i Burrelit, pasi kishte kryer 7 vjet internim dhe 30 vjet burg, nga 41 vjet burg që ishte dënuar gjithsej. Sytkiu u vendos në Tiranë. Duke mos pasur mjete jetese ai kërkoi të riatdhesohej në Kosovë pranë familjes së tij, por kësaj radhe shteti shqiptar ia dha të drejtën për riatdhesim, kurse shteti jugosllav ia kundërshtoi, sepse kundër tij ishin shkruar shpifje të ndryshme, ku paraqitej si veprimtar antijugosllav. Në vitin 1990 Sytkiu mundi të shkonte në Gjermani, ku kërkoi azil politik përmes agjensisë Amnesty International. Më tej u vendos në qytetin e vogël Ërje të Norvegjisë, ku gjeti paqen e lirinë që kërkoi gjithë jetën. Aty, midis “njerëzve të shenjtë”, si i quante ai banorët e atij qyteti, i kaloi vitet më të mira të jetës. Aty u lumturua 11 vjet me bashkëshorten Mimoza Përleka Hoxha. Më 5 qershor 2007, ky shqiptar i vuajtjeve të mëdha, u largua nga jeta duke thënë: “Më mirë që vuajta unë prej të tjerëve sesa të kishin vuajtur të tjerët prej meje”, pra Sytkiu si human, mendonte se kishte qenë më mirë që ai kishte bërë jetën e të persekutuarit, sesa të bënte jetën e persekutorit. Një humanizëm i tillë, ka qenë dhe është i pakonceptueshëm prej mijëra ish komunistësh, ose ish hetues, roje burgu, a gjyqtarë të kohës së diktaturës... Aftësitë krijuese të Sytki Hoxhës shpalosen në disa skica, tregime dhe reportazhe. Në tregimin e parë “Tingujt e Fyellit”, autori ngre problemin e arrestimeve pa shkak dhe zhdukjen nga jeta pa gjyq të njerëzve që dyshoheshin si kundërshtarë të regjimit diktatorial. Ky krijim letrar ka një hyrje ku autori sqaron detyrën e tij si krijues: “Të jem sa më konçiz, që të mos ia vjedh kohën lexuesit.” dhe “Të mos pajtohem me gënjeshtrën, skllavërinë dhe dhunën” (f. 109). Tregimi është i ndërtuar sipas fantazisë krijuese të autorit dhe jo duke riprodhuar ndonjë ngjarje të jetuar. Aty tregohet se si një ditë vere, kur autori po ujiste zarzavatet e kampit të internimit, filloi të shqetësohej nga melodia vajtimtare e një fyelli. Shkoi pas tingujve të fyellit dhe arriti të gjente një djalë të ri që i binte fyellit me motrën e tij më të vogël varur mbi supin e tij. Djaloshi vajtonte humbjen e babait të tij. Hyjnë brenda në kasolle, ku autori takon dhe dy motra të tyre, një nuse, që ishte nëna e fëmijëve dhe


vjehrrën e saj, pra gjyshen e fëmijëve, nënën e të zotit të kasolles. Këtë e kishin marrë forcat e Sigurimit 11 ditë më parë dhe pastaj kishin lajmëruar se ai kishte vdekur duke u hedhur nga dritarja e zyrave të Degës së Brendshme. Këtë lajm nëna plakë nuk mund ta besonte. Mosbesimi i saj lihet të kuptohet se përputhej me mosbesimin e vetë autorit. Shkrimi, që të kujton tipare publicistike të Bilal Xhaferit, është shkrimi “Valle mbi kockat e të vdekurve” ndërtuar në formën e një reportazhi ku autori paraqitet me pseudonimin Blin Marku dhe i shtjellon ngjarjet në vetën e parë. Autori, personazhi kryesor, quhet Artan. Ai tregon çfarë pa e dëgjoi si pjesëtar i një grupi gazetarësh të ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës gjatë tetorit 1973. Aty theksohet pritja pompoze me ushqime të bollshëm e shumë sende zbukurimi në familjen gjirokastrite Dino, ku u strehua autori; atmosfera festive e gjithë qytetit, ku binin në sy furnizime e shpenzime të mëdha të mbuluara prej buxhetit të shtetit, hareja e madhe pompoze e popullit që këndon dhe vallzon edhe nëpër rrugët e qytetit; e folura si e një roboti të kurdisur e shoqëruesit, etj. Në kontrast me këtë atmosferë zbulohet se populli vuante edhe për ushqimet e zakonshëm, dhe se skena ku hidheshin vallet dhe vendqëndrimi i spektatorëve ishin vendosur në një shesh, ku para pak kohe ishte varri masiv ku ishin varrosur të dënuarit pa gjyq që vuanin në qelitë e burgut të kalasë së Gjirokastrës. Kjo e vërtetë, thekson autori “m'i hapi sytë për t'i parë gjërat ashtu siç ishin në lakuriqësinë e tyre e jo siç visheshin me vello të rreme në biseda e shkrime.” dhe në fund nxiret përfundimi: “Ky muaj për mua dhe për të vërtetën... Nuk duhej të ishte muaj feste, por muaj zije, muaj që të kujtonte se si hidhej valle mbi kockat e të vdekurve” (f. 123). Nga fundi i shkrimit, autori shton se kjo atmosferë kontradiktore, ku populli nuk e kuptonte të vërtetën, i kujton dy vargje të poetit malazez Negoshit: “Populli im, fuqia ime, Populli im, bagëtia ime...”(f. 124). Tregimi “Një natë pa gjumë në hotel” është një vepër migjeniane. Subjekti i veprës përqendrohet në 24 orët e para pas lirimit të autorit nga burgu i Burrelit, më 22 janar 1987. Ishte një ditë shumë e ftohtë mbuluar me re të dendura, krejt pa diell. I liruari nga burgu, sipas porosisë që iu dha duhej të flinte te hoteli i vetëm i qytetit. Të nesërmen dikush do ta merrte e do ta shpinte në kryeqytet, ku duhej të sistemohej vetë. Në hotel dhomat ishin dyshe ose treshe, por asnjë nuk pranonoi ta merrte në dhomë. Sportelistja, një vajzë vendi me zemër të mirë mezi ia mbushi mendjen një mjeku që ta pranonte këtë nevojtar të flinte në dhomën e tij. Mjeku banonte prej kohësh në atë hotel, sepse strehimi ishte i pamundur për kuadrot e ardhur. Ishte komunist e bir komunisti, pra një nga ata qytetarët që flisnin si robotë me slogane gazetash. Ai i drejtohej autorit (personazhit bashkëbisedues) me fjalën “shoku Mark Shpati...”, gjë që e bezdiste

Në familje me gruen, dy vajzat e djalin, një familje model e shembëll për shoqerinë shqiptare e belge.

Markun, Shumë miq të doktorit, kur morën vesh se në dhomën e tij do të flinte një i liruar nga burgu erdhën të njiheshin me të. Këtu autori shpalos thelbin e problemit: I sapodali nga burgu dhe qytetarët e lirë, përfaqësojnë dy mentalitete shoqërorë të kundërt. Nga bisedat e pyetjepërgjigjet midis mjekut e miqve të tij nga njëra anë dhe Markut nga ana tjetër, të cilat zgjatën deri nga mëngjezi, zbulohet e vërteta e madhe: i sapoliruari prej burgut mendonte si qytetar i lirë, kurse qytetarët e jashtëburgut ishin të ndrydhur, e kontrollonin veten, flisnin me slogane, si njerëz me mendësi të burgosur. Pra në burg, Marku me bashkëvuajtësit kishin krijuar një botë të lirë ku komunikohej lirshëm dhe pa frikë, kurse qytetarët jetokëshin në një botë ku mungonte liria dhe sundonte frika nga njëri tjetri. Këta njerëz i shprehnin keqardhje Markut për vitet e kaluar në burg, kurse Marku ndjente keqardhje për ta për kohën e tanishme, të cilën e jetonin si të burgosur mendorë. Si konkluzion, autori kuptoi se nuk ishte liruar vërtet, por se kishte kaluar nga burgu i vogël te burgu i madh, ku nuk i nevojitej mençuria, po vetëm bindja e besnikëria ndaj rendit në fuqi. Kur mbetën vetëm, mjeku i thotë Markut, këtij 60-vjeçari pa mjete jetese, pa shtëpi dhe pa punë, që të ishte optimist për të ardhmen, sepse për partinë njeriu ishte kapitali më i çmuar dhe ajo do të interesohej dhe për të. Marku e mbajti veten dhe, ashtu si nuk iu përgjigj shumë pyetjeve të vizitorëve, nuk ia shprehu mendimin e vet as mjekut. Nuk i tha si mendonte, se partia me “mençurinë e vet e kishte sjellë në një pikë të tillë shoqërinë shqiptare ku asnjëri nuk i besonte tjetrit, ku as vëllezërit nuk janë më shokë e miq si dukur” (f. 101). Dhe më tej kur erdhi biseda per partinë, atdheun dhe historinë, Marku shprehet me zërin e ndërgjegjes: “ Ec e thuaji se partia në të cilën aderonte, në emër të atdheut varfëronte atdheun, në emër të traditave shkatërronte traditat; ec e thuaji që duke i lavdëruar të vdekurit partia e tij, vriste e priste të gjallët, vetëm e vetëm sepse nuk vepronin e nuk mendonin si ajo...” (f. 107) Në letrat e Sytki Hoxhës me shkrimtarin Pjetër Arbnori, ai ka shprehur disa mendime me vlerë për shkrimtarin më të talentuar të kohës së diktaturës, për Ismail Kadarenë. Në letrën e datës 20 janar 1991 (botuar në gazetën “Republika” të qytetit Sarborg të atyre ditëve), pasi flet për rëndësinë që pati kërkimi i strehimit politik të këtij personaliteti për botën shqiptare brenda e jashtë atdheut dhe për vetë Kadarenë, autori nuk le pa përmendur disa dobësi të veprës dhe mentalitetit të shkrimtarit të shquar: “...veprave të Kadaresë u mungojnë veç të tjerave, dy gjëra kryesore: plagët e popullit shqiptar dhe e vërteta. Nga ana


FRITZ RADOVANI

Foto e kohës së fundi, e lamtumirës_ tjetër veprave të Kadaresë nuk u mungojnë ato që duhej t' u mungonin: lavdërimi me art i sistemit tiranik dhe lavdërimi i vetë tiranit, para dhe pas vdekjes së tij. Në intervistat e tij, para dhe pas “kthesës”, vërej me keqardhje që Kadareja nuk ka gjetur forca në vetvete për të ndryshuar mënyrën e vjetër të të menduarit për sendet, për njerëzit dhe ngjarjet. Në intervistën dhënë “Zërit të Amerikës” sa ishte në Tiranë, ai nuk vlerësoi asnjë shkrimtar shqiptar të persekutuar a të vrarë, ai nuk përmendi as Trifon Xhagjikën, që e vrau tirani për dy tre vjersha, në të cilat shprehej vreri dhe vuajtja e popullit shqiptar; ai lavdëronte vetëm “talentin”, ai nuk donte të dinte se më tepër çmohet një letër e shkruar me zemër, se njëqind letra të shkruara me art” (f. 67-68). Të tilla mendime të botuara në norvegjisht, duket se janë lexuar dhe prej anëtarëve të zhurisë që jep çmimin Nobel në Stokolm të Suedisë. Zhuri e cila duke mos ia dhënë Nobelin shkrimtarit tonë të talentuar, na zemëroi, por ajo zhuri dhe Sytkiu kishin të drejtë, sepse arti nuk vlerësohet thjesht dhe vetëm për vlerat estetike, por edhe për faktin se krahas vlerave estetike a ka moral dhe të vërtetën brenda. Pa këtë punë të Myrteza Bajraktarit, ne nuk do të kishim rënë në kontakt me jetën e veprën e njeriut të thjeshtë e të përvojtur, Sytki Hoxhës, prej vlerave morale, letrare dhe kritike të së cilës kemi nevojë të mësojmë të gjithë... *** Po vjen 15 prilli 2018, pra 85-vjetori i lindjes së atdhetarit Myrteza Bajraktari. I propozojmë Ministrisë së Kulturës, asaj të Arsimit dhe Institutit të Studimeve që të përgatisin një vëllim me shkrime të zgjedhura të atdhetarit dhe studiuesit Bajraktari dhe ta botojnë në tirazh të madh me qëllim që ta shpërndajnë në të gjitha libraritë, bibliotekat dhe shkollat e mesme e të larta të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Kështu kthehen në pronë mbarëkombëtare arritjet e këtij studiuesi, punë të cilën ministritë e qeverive shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës duhet ta koordinojnë së bashku si plan pune..

VITI 2020 VITI I ATË GJERGJ FISHTËS

8o-VJETPORI 1940 - 2020 AT GJERGJ FISHTA O.F.M. MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR ! PLLAKAT NGA FRITZ RADOVANI (2019° Vllazen e Motra Shqiptarë! Me daten 22 Nandor asht Dita e Alfabetit Shqip, që u punue në Shoqninë “Bashkimi” të Shkodres në vitin 1908, nga Poeti Kombtar At Gjergj Fishta, dhe u aprovue në Kongresin e Manastirit. Ai Alfabet na mësoi me shkrue fjalët Nanë, Babë e Shqipni…


Veprat tjera të Atdhetarit At Gjergj Fishta i sherbyen gjithmonë Bashkimit Shqiptarve nen tingujt e Hymnit Flamurit Kombtar, Flamurit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Në këte 80 vjetor që i madhi At Fishta mbylli sytë pergjithmonë, mendoj se, Shqiptarët duhet të kujtojnë Veprat e Tij të Perjetëshme tue i kushtue: Veprimtaria letrare... Veprimtaria e At Gjergj Fishtës, në fushen letrare ishte me permasa gjeniale, ku talenti dhe aftësia e Tij e bani të njohun mbrenda dhe jashtë Atdheut. Ai ishte dhe asht një Poet i përmasave që ka terheqë vëmendjen e shumë bashkëkohësve edhe në Europë, por nuk mbet i tillë vetëm në fushën letrare, mbasi Ai, si Atdhetar i vërtetë, veprimtarinë e Tij e shtrin edhe në lamën shoqnore dhe politike, ku mbrojti me vendosmëni dhe guxim çashtjen tonë mbarëkombëtare. Jeta e Tij në shërbim të Formulës “Fe e Atdhe” e lidhi përjetësisht me brohoritjen në kupen e qiellit për Atdhe dhe ofshamjen e thellë të Popullit Shqiptar, të cilit i këndoi me aq mjeshtri në veprat e Tij të pavdekëshme. Sa ishte gjallë arrijti majat ma të nalta të vlerësimit, sa u quejt Poeti Kombëtar i Popullit Shqiptar, tue u vlersue dhe nderue me një mirënjohje të madhe me shumë dekorata, medalje e tituj nderi: Në 1911, Kunorë argjenti, nga Klubi “Gjuha Shqipe” e Shkodrës. Në 1912, Dekoratën Ritterkreuz nga Mbreti i Austrisë. Në 1913, Penë florini nga Qyteti i Beratit. Në 1925, Medaglia di Benemerito, nga Papa Piu XI. Në 1929, Lector Jubilatus, prej Parisë së Urdhnit Françeskan. Në 1931, Dekoraten Phoenix nga Greqia. Zemra e Fishtës, një ditë, si llavë vullkani, shpërtheu në kangët e pamort të Lahutës së Malësisë. Ato kangë ishin jehonë malesh e betejash, pabesie e babëzitjeje, një kapërthim i egër ndjenjash, siç ishte e ashpër, deri në dhimbje, vetë historia e këtij populli. Lufta e tij: një çetë fatosash ndër shpella e në male, një grusht trimash në grykë, një pritë skifterash në rranza, njeni në Kosovë, tjetri në Hot, këndej kundër turkut, andej përballë sllavit, këtu i pabesi atje tradhëtari... Kush e kërkon Lahutën një poemë simbas rregullave klasike, nuk njeh historinë e popullit të cilit i këndoi. Ka vërtetë një hark kohor në të cilin zhvillohen ngjarjet e Lahutës, që kap vitet 1858-1913, por tue mos mujtë kurrë me u quejtë aspak një kronikë, si me dashakeqësi e ka quejtë “ndokush”, ajo asht

përthyemje e ndjenjave që rrezatonin ngjarjet e kohës, ajo po, me plot të drejtë, asht quejtë Epope e Kombit Shqiptar. VLERESIME At Gjergj Fishta dhe vepra e Tij, ja si u vlersue para vitit 1945: “Koha e ardhshme ka me dijtë me e çmue edhe ma mirë randësinë e këtij njeriut, sidomos kur vjershat e Tij të jenë përkthye ndër gjuhë ma të përhapuna.” Prof. Dr. M. Lambertz “Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar.” Lasgush Poradeci “Kot përpien grekët e sotem të gjejnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotësuar se ‘Lahuta.” Faik Konica “Lahuta e Malsisë’ mund të qendrojë përkrah veprave poetike ma të shqueme të popujve të tjerë.” M. A. Freün von Godin “At Fishta, ky gjeni me rrajë në tokën amtare të Popullit Shqiptar, që për shkak të njohjes së thellë që kishte për letërsinë klasike dhe mbi jetën e sotme shpirtnore të kombeve të Europës, u ngjit deri ndër majat ma të nalta të kulturës.” Prof. Dr. Norbert Jokl “Fishtën, poet me temperament thjeshtë klasik nuk do ta frymëzonte asgjë më parë e më shumë se Atdheu. Gati krejt vepra e tij i është kushtuar Atdheut.” Lefter Dilo “Poemi epik ‘Lahuta e Malsisë’ asht një vade mecum i çdo atdhetari.” K. Prennushi “Sa qe gjallë, Fishta arriti apogjeun e vlerësimit, duke u ngritur në piedestalin e lartë të Poetit Kombëtar...Vetëm katër – pesë vjet pas vdekjes, jeta dhe vepra e Fishtës u përbaltën në mënyrë të pashembullt, me synimin që ai të varrosej njëherë e përgjithmonë, ose, e shumta, të mbetej si një njollë e zezë dhe e turpshme në historinë e letërsisë shqiptare...” Prof. Ndue Zef . .


AT GJERGJ FISHTA KUJTOHET E NUK HARROHET së AT GJERGJ FISHTA JETE! Sami Repishti

Kunora e argjendit ishte në Kishen Françeskane të Shkodres deri në vitin 1967...

Botimi i parë më 1937

Ridgefield, CT. Gjashtëdhjetë vjet ma parë, me 30 kallnduer 1940, në qytetin e Shkodrës hija e zezë e vdekjes u perhap menjiherë posa erdhi lajmi se At Gjergj Fishta, poeti i jonë kombëtar, kishte ndrrue jetë. Atë vit, unë ishe student i Liceut “At Gjergj Fishta”, dhe bashkë me shokët e mi të klasës, e të shkollës, shpejtuem me marrë pjesë në fillimin e ceremonive që ishin planifikue për këte figurë të madhe të Kombit tonë. Edhe ashtu ngjau! Grupe studentish u grumulluen para Kishës Franceskane ku mijëra të tjerë kishin shkue para nesh. Atmosfera ishte solemne. Ma vonë, trupi i mbështjellun në arkivolin që në fillim mbahej në supe vullnetarësh filloi parakalimin në rrugët e qytetit në mes të nji turme përtej mase të madhe dhe plotësisht të heshtun. Disa hiqnin kapelën nga koka si respekt, të tjerë gjunjëzoheshin para arkivolit, e të tjerë, shumë të tjerë, lotojshin në heshtje para kufomës së Atit të madh shpirtënor. Ishe i magjepsun para nji pamje të ktille e thellësisht i emocionuem! Fishten –ashtu e quejshim na e që të gjithë e njihshin vetëm nga mbiemni,- e kam njohë që në klasët fillore, në shkrimet e tia epike, tragjike, lirike dhe satirike: ishte figurë familjare për të gjithë. Unë kishe edhe nji arsye tjetër personale: në votimet e vitit 1923, Fishta u zgjodh deputet i Shkodrës në Asamblenë Kushetuese, ma vonë Parlamenti, bashkë me nji grup qytetarësh të respektuem, por kundërshtarë të qeveritarëve me tendenca monarkiste. Në këte grup, u zgjodh edhe baba i im, i ndjeri Hafiz Ibrahim Repishti, deputet i Shkodrës. Në mes të dy klerikëve lindi dhe u zhvillue nji miqësi që zgjati deri në fund, 1940 për Fishten dhe 1943 për baben tim. U fikën të dy, dhe fatmirësisht nuk përjetuen katastrofën komuniste në Shqipëri. Me 30 dhetor 1965, me rastin e 25 vjetorit të vdekjes, gazeta DIELLI e Vatrës botoi nji seri shkrimesh kushtue At Gjergjit. Unë shkrova “Kujtime të nji nxanësi”, mendime që po i ripërsëris këtu: “….At Gjergj Fishta, poeti i epikës madhështore –dhe frymëzuese- të popullit tonë, liriku i shquem, dramaturgu i fuqishëm, dhe pa dyshim autori i satirës ma të përsosun të letërsisë shqipe., At Gjergj Fishta, frati i kushtuem mësimeve dhe shembullit të Shën Franceskut, zemra e dhanun pa kushte dashunisë për Shqipni, mendja që synoi pa pushim zgjimin dhe ngritjen e ndërgjegjes kombëtare shqiptare, vdiq në nji kohë ndoshta kur ma shumë se kurrë zjarri i fjalës dhe penda e tij i duhej nji populli të mashtruem në nji atdhe të robnuem….. Ka vdekë Patër Gjergji!” Ndoshta kjo ishte forma ma familjare që në Shkodër e kishim zakon me thanë kur shqipt ojshim emnin e Poetit. Ndoshta edhe vetë ky familjaritet i ndiem dhe i përgjithëshëm tregon ma shumë se çdo shprehje tjetër sa afër nesh jetonte Fishta, sa ngushtë me mendimin tonë, dëshirat e shpresat tona jetonte Poeti që përjetësoi E kam pa Fishten për të parën herë në vitin 1937, kur nji qytet i tanë, Shkodra tradicionale, përcolli në banesën vigane të nji populli që nuk deshti me jetue në skllavëri


Lahutari Shqiptar

GJERGJ FISHTA NUK HARROHET

AT GJERGJ FISHTA mortore të re trupin ba skelet i këputun të Hasan Riza Pashs. mbrojtësi i madh i qytetit Shkodër nga sulmet serbpmalazeze. Në nji pod të ngritun me nxitim pikërisht mbi trollin ku kishte ra gjaku i të vramit me tradhëti folësit hypën e zdrypen pa muejtë me shkëputë turmën nga Pasha që ceremonia e permortëshme kishte randue mbi to. U desht Fishta atëherë me thanë fjalen e tij. Aty kam pa fëtyrat, me mijëra, drejtue kah ai që i tërhiqte pa muejtë me u shkëputë, sikur fjalët e shqiptueme nga Fishta përmbajshin nji mshehtësi të paditun ma parë. Asnji herë ma vonë për mue, figura kryesore e qendresës së Shkodrës, nuk ashtë paraqitë ma e qartë. Rradhën tjetër kur e pashë, Fishta shtrihej, pa lëvizje, pa za, ndehej pa shpirt mbi podin mortor të vendsoun në mesin e Kishës Franceskane, banesa e tij për shumë vite të gjata, banesa që tri ditë ma vonë i ofroi vendin e qetë për pushimin e përjetëshëm. Të rreshtuem dy nga dy parakalonte turma në heshtje dhe respekt të thellë. Silleshin rrotull arkës mortore, në nji procesion dhimbje dhe nderimi. Mështjellë në zhgunin e murrmë në të kuq , me të bardhin litar ngjeshë që tre premtimet e bame të Lumit të kujton, fëtyren bardhë si bora, duertë bashkue në nji kryq druni të zi, Fishta që për ne nxanësit zente nji vend në Olimpin me të pavdekëshmit nuk mund të ishte ajo kufomë që nuk flet, që nuk punon. Cila ishte ndjesia që na mbushte zemrat tona rinore në ato ditë nuk mund ta them me siguri. Ishte diçka si nji perziemje e habitjes që shkaktonte pamja e kufomës pa lëvizje me dyshimin e nji të riut: a vdesin njerëzit e mëdhaj? Ata që na frymëzojnë, na japin jetë, na ushqejnë me mendime, na ngjalin ndjesitë fisnike, na nxisin për veprim, na bajnë, menjifjal, me qenë diçka ma shumë se nji frymor që lëvizë pa synim, nji qenie me ide e vullnet, ata pa dyshim e vejnë veten e tyne në nji piedestal ma të naltë, ma të plotë, ma të sigurtë, nji pod që për ne, njerëzit e thjesht, paraqitet simboli i pamërrijtëshëm: nji seli që i takon të pavdekëshmve. Por Fishta kishte mbyllë sytë për jetë! Dy ditë ma vonë, nji qytet që mbar percolli veshun në zi, njeriun që ma shumë se asnji tjetër ndoshta- në mes të atyne që jetojshinkishte unjisue emnin e vet me kryenaltsin e nji turme që kurr nuk deshti me njohë peruljen…… Baldëin, N.Y. 30 dhetor 1965

Orë e Zana janë trishtue, Tuj piskatë e tuj vajtue : - Kob i madh për ty Shqipni, Se Gjergj Fishtën duen me zhbi ! Njato muzhikët e Rusisë, Bashkë me klyshët e Serbisë, Kanë mendue e kanë vendosë, At Gjegj Fishtën me rroposë ! Vorrin krejt ia kanë dhunue, Eshtnat krejt ia kanë coptue, Ia kanë thye e ia kanë tretë, Do në luniê e do në detë. Diktatori qen i tërbue, fort po çirret tuj kërcnue : -Ma Lahuta të mos ndigjohet, As t' lëxohet as t' këndohet, T'zhduket Lahuta a Malsisë, Bashkë me gjuhën e Gegnisë !I ka gjetë disa shkrimtarë, Do servila e do magjarë, Për të shpifun e për të sharë. Por s'mendon kështu Malsia, S'pushon kanga as qiftelia, Nëpër dasma e gostia, E kanë ruejtë librin në gji, Për çdo stan e për çdo shpi, Përmendsh krejt e kanë mësue, Përmendsh krejt e kanë këndue. Se Gjergj Fishta kurrë s'harrohet, Kanga e tij veç do këndohet, Marash Uci dhe Osa Kuka, Kur ndër sofrra shtrohet buka, Shtrohet buka dhe rakia, Me lahutë këndon Malsia Me lahutё e çifteli, Pёr çdo stan e çdo shtёpi. Prani Zana mos vajtoni, Kangët e Fishtës ju këndoni, Ju këndoni nëpër mrize, Nëpër pyje e ndër lajthize, -Te nji krue te nji lajthi... – Si ia donte zemra atij. Për Gjergj Fishtën lahutar, Mburret krejt Kombi Shqiptar


AT GJERGJ FISHTA FIDANI I SHEKUJVE NDERI E LAVDIA E KOMBIT Mark Bregu Do ta filloj këtë shkrim me konsideratën që ka dhanë për poetin tonë kombëtar, Akademiku intalian Agostino Gemelli : « Në historinë e Shqipnisë emni i Gjergj Fishtës do të zajë vend krahas me atë të Gjergj Kastriotit, dy emna këto që janë e mbeten si një Flamur i vetëm, një lumni e vetme. » Fishta ishte poliedrik, prandaj figura e tij madhore don trajtim e studim të thellë, për brezin e ri të Shqipnisë paskomuniste. Nuk e di se si trajtohet Fishta në librin e Antologjisë Shqipe, por gjithësesi (ndosne me vonesë), ma në fund, Shteti Demokratik dhe vetë Presidenti u kujtuen për me i dhanë titullin « Nderi i Kombit », (ky asht një refleksion), dhe duhet përshëndetë. At Gjergj Fishta na vjen në këtë përvjetor të shtatëdhjetë si një i gjallë që kurrë s’do të vdesë. « Njerëzit që lajnë veprat të mëdha fitojnë pavdekësinë ». Për trajtimit (antinjerëzor) që iu ba veprës së Fishtës (gjatë sistemit komunist që lamë pas) asht folë dhe shkrue mjaft, prandaj e quej të panëvojshme përsëritjen. Në këtë trajtesë due të evidentoj konsideratat që kanë dhanë penat dhe mendjet ma të kthjella të kulturës dhe letrave shqipe e të huej. E quej të domosdoshme këtë evidencim kryesish për atë brez të rijësh që nuk ka pasë mundësi me u njohë me madhështinë e veprës së « Gjeniut Fishtë ». Duhet theksue se Fishta i madh sundon me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe forcën e penës dhe gjetjen e themeleve të fisit arbnor dhe me shum sukses arriti të ballafaqojë autoktoninë e Kombësisë sonë duke hedhë poshtë çdo synim të atyne të cilët përdorën çdo mjet për me mohue prejardhjen tonë – Pellasgo-Ilire. Vetëm një titan si Fishta mundi me ngritë në zenit prejardhjen e popullit të vet, me të cilin ishte i lidhun përjetësisht, si Anteu i lashtë me tokën. Marash Ucët, Oso Kukat e Ded Gjo Lulët janë përsonazhe të gjalla që dalin nga « Eposi Fishtjan » permës kangëve që vetëm « Lahuta » e Fishtës dijti t’iu përciellë brezave e ti bajë ato të pavdekshme. Vetëm pena fishtjane mundi dhe dijti t’u tregojë sllavojugorëve se prej kah kishin ardhë, dhe se ne shqiptarët banonim në këto troje që në Pranverë të

Rrozullimit, duke përjetue në vargje mendimin e tij historik dhe filosofik : …« Ende breshtës s’kapitolit / s’kishte dalë e murrtë ulkoja / për me i dhanë sisë Romolit / mbasi shemb qe për dhé Troja / E atje larg po kah Urali / ndër ato breshta të nalta / sillej Shkjau si shkërbe malit / tue kërku për molla t’tharta / kur n’kto vise të Ballkanit / t’parët tanë, Pëllazgtë e motit / gjanë e gjallë kullotshin planit / qetë i ngitshin n’fushë të Zotit / Kishin frone e ligje t’mbara / E gjatë shtegut t’qytetnimit / ishin shty shty larg pëpara / ç’me pranverë të rruzullimit… » Para eshtnave të tretuna të Fishtës, duhet të « skuqen » sërvilet dhe dinakët (vegla) të diktaturës e të diktatorit, sepse « hija » e epikut, lirikut e satirikut ma të madh që ka nxierrë truelli arbnor mbulon me lavdi çdo skutë të ndërgjegjes sonë kombëtare. Kryevepra fishtjane fishtjane « Lahuta e Malcisë » do të sfidojë shekujt. Dëshmi për këtë janë vlerësimet që kanë dhanë penat dhe personalitetet ma të shqueme së kohës dhe në vazhdim deri në ditët tona e në t’ardhmenAsht e pamundun që në një shkrim t’i rëndis të gjitha ato figura të ndrituna, por gjithësi jam i detyruem, për hir të vërtetës, që ata përciellin, të citoj disa emna të cilët në veprat e tyne kanë rrezatue dritë dhe kanë lanë nder në faqet e historisë së popullit tonë. Po e filloj me ma të madhin erudit, Faik Konicën : « Kot mundohen grekët e sotëm të gjëjnë në letërsinë e tyne një vepër më të plotësuar se « Lahuta e Malcisë ». Mitrush Kuteli : « Gjergj Fishta zë kryet e vendit në letërsinë Shqipe ». Karl Gurakuqi : « At Fishta asht krenaria e kombit tonë, asht gjenia ma e naltë e fisit arbnor, asht pjella ma fisnike dhe e bukur e tokës së të parëve tanë. » Ernest Koliqi : « Fishta heshti, por kangët e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa do të flitet shqip nën kupën e qiellit. » Besoj se autori që do të citoj ma poshtë, dotë jetë ndër ma të përshtatshmit për t’i dhanë « kolor » këtij shkrimi modest, dhe për të provue se sa të vegjël janë ata « xhuxha » që deshën me denigrue veprën e Fishtës. Këtë mesazh na e ka përciellë, një mik i Fishtës, ish ministër dhe njohës i ma se dhjetë gjuhëve, Dhimitër Berati. Ndoshta ky u ba shkak që Fishta të shkruente veprën e famshme satirike


(gjithmonë aktuale) shprehet

« Gomari i Babatasit ».

Ja si

Dhimitër Berati: « Në ventë kush në dyshim përgjithësisht, bukurinë, vlerën dhe madhështinë e veprës fishtjane në pikpamje letrare kombëtare, si dhe në atë të ndjenjave që ajo përfaqëson, atij kushit duhet t’ia qajmë hallin…Epika e Satira, të dyja shkëlqejnë e nuk e dij më të vërtetë se cila shkëlqen ma shumë, sidoqoftë edhe në shoqëri të Marcialit e Gjovenalit, a të Parini e Alfierit (mjeshtra të satirës), Patër Gjergj Fishta mund të rrije denjësisht në vendin e nderit. » Zef Pali : « Shkrepsa staliniane ndezi kryeveprën epike të vendit tonë por nuk e dogji : lahuta asht vetë zjarr, zjarri me zjarr nuk shuhet. » Eqerem Çabej : Lexova Lahutënb e Malcisë dhe u habita, jam gati të bëhëm katolik, për hir të Fishtës ». Kështu i shkruente albanologu i famshëm mikut të tij, poetit të shquem Lasgush Poradecit në një kartolinë, të cilën e kopjoi dhe e mbante ne arkivën e saj, Ana Luka. Fishta ishte një bir i vërtetë i polemit të tij, dhe bash nga kjo rranjosje në truellin e vet, ai u ba Poeti Kombëtar i Shqipnisë. Këtë të vërtetë e përforcon njeni prej korifejve të kulturës dhe të letrave shqipe, Martin Camaj : « Me Fishtën do të zente fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejt nga baza e të folmës popullore. Përvoja e trashigimia e Fishtës, po në këtë drejtim, asht gur themelues i gjuhës letrare shqipe, pa përjashtim rrymash, tue përfshi edhe atoshkrimtarë njohësa dhe studiuesa të thellë të letërsisë moderne-perëndimore ». Ja si do të shprehej për Fishtën, poeti që përfundoi në burg e në çmendi, Mark Ndoja : « Virtytet e nalta të shpirtit shqiptar (Atdhedashunia, Besa, Burrnia e Ndera) ende s’kanë gjetë burrin e fortë shtetnor që të ndërrojë ligje e kanune si e don përparimi i historisë, por po, kanë gjetë Poetin e Madh qi i ka ba të pavdekshme para botës, Atë Gjergj Fishtën, ekspresionin tipik të rracës Iliro-Thrake, që sot quhet rracë shqiptare, At Gjergj Fishtën, namin e nderën e poezisë shqipe të shekullit XX ». Po me fjalë vlerësuese e lavdiplote do të shprehej dhe Profesori i nderuem Aleksandër Xhuvani : « Nuk jam unë...që do të thur himne për veprën lavdiplote të Fishtës. Asht historia që ka me i zbukurue faqet e saj me emnin zamadh të tij. Asht letërsia jonë, që do të

mburret me veprën e tij të pavdekshme, janë zanat e maleve tona (që ai u përciellte vallet me lahutën e tij), që kanë me këndue me katerime kumbim-randa deri të froni i Empirit veprën e kangëtarit za-ambël të tyne ; asht djelmnia shqiptare që ka me ushqye e me vaditë manën hyjnore të tij, se mbrami asht Shqipnia mbarë : Gegë e Toskë, malësi e qytete që do ta kujtojnë dersi sa të drisë e diellit rrota, njerin prej bijve te saj të mëdhej që e deshi e lavdëroi dhe e nderoi për gjithë jetën ». Asht merita e padiskutueshme e vllazënve tanë shqiptarë-muslimanë dhe e klerikut të nderuem – Hafiz Ali Korça – që i bekoi shkronjat latine para besimtarve të tij muhamëdanë. Dëshmi që e vërteton katërcipërisht se Perandoria Osmane (ndonëse na pushtoi) për afro pesëqindvjet nuk arrtiti të na shkëpusë nga ato argjinatura të ndërtueme mbi themelet e shendosha të kulturës Europiane. Duhet theksue At Gjergj Fishta asht shqiptari i parë i propozuem për çmim Nobël më 1931 në SHBA. Asht mbrojtësi ma i zjarrtë i çështjes shqiptare, bashkë me Imzot Luigj Bumçin, në Konferëncën e Versajës më 1919. Asht avokati i madh i Popullit te tij në çdo rrethanë dhe në çdo ballafaqim ndërkombëtar. Asht « zani » ma i fuqishëm që i thirri bashkatdhetarët në mbrojtjen e interesave të Atdheut, dhe që i mobilizoi duke ngritë në zenit vepren e pavdekshme të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Dy fjalë për Mark Bregun, poet e shkrimtar shkodran, mik e bashkëpuntorë i Revistës, u muer me botime librash artikuj ne gazeta , dhe ishte një adhurues i Gjertgj Fishtës. Lahuitën e Malcisë ai kishte si bible, e dinte krejt permendesh dhe kenaqej ta ë recitonte pjeët ma të bukura.. Deri vonë kishim kontakte dhe bashkepunim, deri kur ai kaloi në jetën r t të amshueme. Besimtar i fortë dhe antikomunist i vendosun. Per nji koàhë pat bashkëpunue me Gjosho Vasijë, me shkrimet e skeçat satirike të repertorit të Estradës, Me këtë rast të shkrimit për Fishtën, e pamë të arësyeshme ta kujtojmë, që të mbetët një kujtim i tij, si njeri e mik, si poet e shkrimtar, dhe me shpirt atdhetarizmi e shqiptarizmi, idealist për çeshtjën shqiptare, dfrej një bashkimi Kombëtar, qëaie konsideronte të pashmagshëm.


Lek Pervizi

GJERGJ FISHTA – HOMERI SHQIPTAR


Lek Pervizi, sot 92 vjeç asht një nga ato te paktit qe jetojnë që e kanë njohur At Gjergj Fishtën qyshë kur botoj Lahutënen e Malcisë m 1937.

I bashkoet<p. Saùmi Repishti, tashti 96 vjeç, që ka përjetue edhe vdejën e Poetit të mad kombëtar.


GJERGJ FISHTA” FILOZOF, IDEOLOG KOMBËTAR DHE VIZIONAR. (Kumtesë për Sesionin e XIV-të të ,, ATË

Janinës, kaq.) Në bisedë e sipër fillon të parë mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në shkollat fillore si edhe ruzhdijet, ( por shqipe e shkruar

Trojet e Arbërit)

Nga Mergim Korça Të nderuar Zonja / Zotërinj pjesëmarrës në këtë Sesjon Shkencor, Në radhë të par’e quaj për detyrë ta falënderoj të nderuarin Profesor Muhamet Shatrin si kryesues i Komisionit organizues të këtij Seminari Shkencor, për ftesën që më dërguan me anën e së cilës më nderojnë duke më përzgjedhur edhe mua të mbaj kumtesën me temën e mësipërme rreth figurës aq madhore të Atë Gjergj Fishtës ! Disa konsiderata të përgjithëshme - Shekulli i XIX-të po u avitej grahmave të fundit. Ngjarjet sa vinin e rrokulliseshin shpejtë. Ushtria turke u thye përfundimisht në Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinë ta firmoste traktatin e Shën Stefanit. Si humbëse, Turqisë iu desh t’ua njihte, veç Bullgarisë së madhe me gjithë Maqedoní edhe autonominë Bosnjes e Herzegovinës. Nga ana tjetër Greqia, për fitimin e pavarësisë të së cilës gurë themeli qenë bërë trimat arvanitas gjysëm shekulli më parë ... mbasi e hodhi lumin u bashkua asokohe me tufën e çakenjëve sllavë që orvateshin të rrëmbenin sa më shumë toka historikisht të banuara nga shqiptarët. Pikërisht, në këto kohë të turbullta, Kombit Shqiptar i dilte një mbrojtës i denjë, Patër Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapërcyellin e vështirë të dy shekujve. Kombi ynë, duke e pasë ruajtur në shekuj vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vërtetë, por jo i inkuadruar në atë strukturë shoqërore-ekonomike që quhet shtet. Ky koncept, abstrakt për shumëkënd, madje deri edhe për mëndjet e ndritura shqiptare të asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e përfytyronin shqiptarin në suazën e një protektorati. Të tjerë e mendonin kombin tonë të bashkuar në një kanton. Pikërisht në këto rrethana tejet vendimtare për kombin tonë, kur e ardhmja e tij ish e rrethuar nga një mjegullnajë krejtësisht e turbulltë edhe kur Franz Josephi, ndonëse mirëdashës ndaj popullit shqiptar, Shqipërinë e shihte si një vënd “ku banorët e saj … shqiptarët as gjuhë të tyre të shkruar nuk kanë … “, Patër Gjergji, duke i peshuar edhe drejtëpeshuar të gjithë këta faktorë, u bë njeri nga nismëtarët e Kongresit të Manastirit. Ai e kuptoi drejtë se Turqit e Rinj donin përkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan për herë pjesëmarrësit e Kongresit të Manastirit ! Pra, Patër Gjergji në atë kapërcyell shekujsh, lojti rol kryesor duke u bërë pjes’ e rëndësishme e asaj kryeure që lidhi Rilindjen tonë Kombëtare me Pavarësin’ e Shqipërisë ! Lidhur me autoritetin e padiskutueshëm patriotik të At Gjergjit, ia vlen që përgjatë kësaj brazde, duke iu referuar pikërisht viteve kur shkrimi i shqipes me germa latine u bë një realitet, të sjell edhe një kujtim timin personal që mbresë të pashlyeshme ka lënë tek unë. Ishte viti 1954. Kishim vajtur së bashku me Nënën e ndjerë t’i bënim një vizitë Hafëz Ali Korçës. (I a bëj me díje auditorit si edhe lexuesit të nderuar se me të nuk kam asnjë lidhje gjaku apo fisnore. Ai po, ka qenë mësues i t’im Eti të ndjerë në Gjimnazin Zosimea të

me shkronja arabe ). Tek personi i tij u ndërthurën madhështíja e Tij parashikuese me themelin filozofik të Tijin që ishte njësimi me shprehjen madhore PËR ÁTME E PËR FÉ, të shkrira që të dyja së bashku me atdhedashurín’e Tij të palakueshme ! Ai e shihte qartë se nuk kishte si të bashkohej kombi ynë në një shtet të mirëfilltë kur gjuha e tij shqipe të shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane që për më se 500 vite u kishin ngecur në grykë shqiptarëve ! Zgjedhja e Tij si Kryetar i Komisísë së Alfabetit Shqip flet qartë për ndikimin e madh bindës që Ai pati ndër Hafëz Aliu dhe na flet se ç’fatkeqësí kombëtare ishte përndjekja e dhunëshme që regjimi komunist po i bënte Klerit Katolik të cilit ia kositi kokat më të vyera të tijat. Përmëndi shumë syresh si Dom Ndré Zadêjën, At Vinçens Prendushin, Patër Anton Harapin, Dom Lazër Shantojën si edhe të tjerë. E pastaj, mbas një pushimi të shkurtër, mori frymë thellë edhe shtoi ( pak a shumë shprehimisht ) : “ … Këta, ( komunistët ), nuk kanë as fé dhe as atdhé. Të kish qenë gjallë Patër Gjergji, as para Tij nuk do të stepeshin e do t’a përdhosnin e t’a zhduknin. … Ç’përbindësha që janë këta të pafé …”! I thá këto fjalë edhe heshti ! E pashë se u përlot e nuk fliste dot. Mbas një pushimi shtoi : “ E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e Tija të pashterëshme si edhe për atdhetarizmin e Tij’ i cili nuk njihte kufinj … Me këmbënguljen e Tij gjuha jon’ e lashtë gjeti sintetizim të shkruar … Nuk kam si ta harroj me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, ( kur qemë takuar vite më vonë ), që në demonstratën e madhe të Korçës më 1910 kundër shkruarjes së gjuhës shqipe me shkronja arabe, unë bekova shkronjat latine të abecesë shqipe të Kongresit Manastirit dhe thash’ edhe një lutje për to …” ! Edhe sikur aktiviteti patriotik i Patër Gjergjit të qé ndalur në nëntorin e 1908-ës, aq sa kish bërë Ai për kombin e Tij deri atëherë, mjaft do të ishte që emri i Tij të shkruhej me gërma të arta. “Gjuha shqipe vojt kah perëndimi”, kish thirrur atëbotë Patër Gjergji … dhe kish pasur të drejtë sepse me veprën e Tij realizoi aspiratat mbarëshqiptare, realizoi edhe ëndrrën e Naimit të madh që kërkonte “diellin që lind andej nga perëndon”. Por për Të


nuk kish të ndalur përkushtimi atdhetar. Më 1913-ën e pikërisht me 13 Qershor, në shënjë revolte kundra Fuqive Ndërkombëtare që e mbanin të pushtuar Shkodrën, Patër Gjergji do të ngrinte Flamurin Shqiptar në Kishën e Gjuhadolit dhe në shënjë vëllazërimi dhe solidarizimi mes muslimanëve dhe katolikëve, do të lidhte me një banderollë dritash si edhe flamujsh kumbonaren e Kishës me minaren e Xhamisë së Fushë Çelës. Çuan atëbotë “administratorët e huaj të Shkodrës” dërgatën e tyre me në krye Konsullin e Francës De Philippis që mes kërcënimesh frikësuese urdhëruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinë e Tij të guximëshme u tha : “Flamuri jonë e ka për ndérë të gjuhet prej topash t’huej”. Qëndrimi i prer’i Atë Gjergjit e bëri Konsullin t’ia transmetonte Sundimtarit të Shkodrës, Admiralit Britanik Sir Cecil Burney, si u prit ultimatumi dhe ai vërtet që nuk iu përgjigj letrës Atë Fishtës por ... as nuk dërgoi forca t’ia ulnin flamurin! Më 1919 e shohim delegat në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare, së bashku me Imzot Bumçin, në Konferencën e Paqës në Paris. Dhe ç’është për t’u theksuar, jo rastësisht Kryeministri i Qeverisë së Durrësit Turhan Pashai vendosi të largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit në konferencën e njohur si Konferenca e Versailles. “ … Eshtë më e udhës që para Kanceleríve Europiane të paraqitet një Prelát Katolik se sa një ish ambasador i Turqisë së vjetër në Shën Peterburg.” Në vazhdim dhe jo rastësisht, po ia paraqesim pjesëmarrësve në këtë Seminar Shkencor, disa nga kalimet më të thekshëm marrë nga fjala origjinale e mbajtur nga Atë Gjergj Fishta n’atë Konferencë Paqeje dhe pa asnjë trysní nga ana e jonë të nxirren nga vetë pjesëmarrësit e nderuar përfundime sa i takon personalitetit të Atë Gjergj Fishtës, të përbaltur nga historianët komunistë si dhe shkrimtarët e Realizmit Socialist, po komunistë edhe ata, pëgjatë 47 viteve të diktaturës : “ ... Prej brigjeve gjëmuese të Euksinit e deri në borën e amshueshme të Alpeve Julie ; prej brigjeve bubulluese të Akrokerauneve e deri ndër karma të thepisuna të Karpateve, ende të ríme me gjak njeriu, në ata shekuj të kaluem, banonte ajo familja e madhe trako ilire, në nâmë e në zâ në histori të fiseve dhe të kombeve ... Sot kjo familje âsht shue. Marrë përbrî prej tallazeve të luftave të gjata e të pandáme, ajo u përpî dhe u zhduk përmbrênda gërmazave të pangijshëm të vorbujve te historisë, e kështu nuk mundi mâ, ç’më atë ditë kur Gentiusi, mbreti i mbrâmë i Ilirëve, më 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucë Emil Palit për m’e pa diellin e majes së lumnisë së vet të hershme ... Porse, si të thuesh, si nji shkatërrinë e dhimbshme anijeje të mbytun në det, prej humbjes së kësaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndërmjet Thesalisë dhe Malit të Zi, prej brigjeve lindore të Adriatikut e deri në bregore të Vardarit, shpëtoi gjallë nji grusht njerëzish, të cilët kishin xânë vênd ose mbas mburojes së disa maleve titanike, ose nën hijen e kândshme të disa fushave pjellore dhe plot jetë , banesë e përmallshme e hyjníve të moshës përrallëzore. Ata u bâne ballë me fuqi kurrë të përkulshme të shpirtit të vet bujar, qoftë thellimeve të furíve të shekujve, qoftë edhe padrejtësisë së hipokrizisë njerzore. Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qëndrese, énde këta e flasin atë gjûhë të të Parëve të vet mâ të hershëm; énde e ruejn të pandryshueshëm karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshëve të vet dhe sot ata gjithnji e punojnë shí atë tokë të cilën e punuen të parët e tyne prehistorikë ...

Popujt e gjytetnuem munden, po, në furinë e nji kryengritjeje me vra në trathti mbretënt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrîjnë kurrë me gri - e në ç’mënyrë mandej (!) - me qinda e mijëra vllazën “bashkëqytetarë” të vet. Qyshse serbt kanë vra me qinda mijëra njerëz në Kosovë, dhe grekët kanë djegë qinda e qinda katunde në Epir të nordit, dëshmon qartë se as banorët e Kosovës nuk duhet të kenë qenë serbë, as ata të Epirit të nordit nuk kanë qenë grekë ... Jo, jo Zotni të nderuem! Janë vra gjindja me qinda mijëra në Kosovë dhe janë djegë me qinda e qinda katunde të Epirit të nordit për të vetmen arsye se grekët e serbët duen me e shue farën shqiptare në ato krahina për me mujt me i thânë mandej Konferencës së Paqës se atje nuk ka shqiptarë. Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thânë: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenë shkretnue vêndin, kanë m’e vêndue mandej paqën Por për m’i forcue mâ tepër fjalët e z. René Pinon mbi kufijt e Shqipnisë, këtu due me ju përmêndë se çka shkruente mbi këtë çashtje Lordi Fritznaurice, mís i Komisjonit të Rumelisë Lindore, mbi Foreign Office e që masandej kjé botue në nji Libër Bleu (në diplomaci asnjanës) të vjetës 1880. Ai shkruen: “Për me folë se shka âsht kombi shqiptar, i bjé me u përshtrî edhe mbrênda kufijve të Serbisë e të Malit të Zi. Krahina e Kosovës, shka merr prej Mitrovice e poshtë, âsht krejt shqiptare dhe ka vetëm nji skundill fort të vogël serb. Statistikat bullgare e greke, mbi të cilat qeveritë e Sofjes e të Athinës themelojnë pretendimet e veta mbi Monastir, Ohër e Korçë, janë mbështetë në rrêna e lêni mâ ato pretendime të Greqisë që janë bâ pa kurrfarë turpi ... Qé pra, Zotni, se deri ku duhet të përshtrîhet Shqipnia e ç’kufîj duhet të ketë shteti shqiptar. Mbas dëshmisë së këtij diplomati ingliz në zâ, Konferenca e Paqes kishte me bâ nji paudhsí të përgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisë ato tokë të cilat Konferenca e Londonit, kundra çdo gjyqi e drejtësije, në vjetën 1913 ia shkëputi Shqipnisë për me ia lëshue grekëve dhe serbve ... Tuj ju falë nderit me gjithë zêmër për mirësí që keni dashtë me më dëftue në këtë rasë, kam m’e mbyllë kët ligjëratë të përvûjtë me ato fjalë që me 24 nanduer 1880 ka pasë thânë në Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat çue anijet e veta përpara Ulqinit për me e ngushtue Turkinë që me ia lëshue Malit të Zi tokët e Shqipnísë. E qe çka foli në atë rasë deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mêndja me hjekë dorë prej Alsace-Lorenës ? Pse nuk do të guxojshit ju, deputetë italianë, me hjekë dorë prej viseve italiane që gjinden nën Austri ? Pse i keni dalë zot Greqisë kundra Turqisë në Kongresin e Berlinit ? Vetëm mbështetun në parimin e kombësisë ! E pra, kujtoj unë se, për me qenë burra fjale, ne na duhet me thânë edhe për Shqipní ato çka thamë edhe për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë... Në mos paça harrue, siç kam ndíe prej profesorëve të mij, Grotius ka pasë thânë se tashmâ âsht bâ si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por përkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gërthet: “Ani, ndërrojani zotat, por të paktën ... pyetini këto bagëti njerëzore që quhen popull !” Përgjatë kësaj udhe, mbas zgjedhjeve të 6 Qershorit 1921, si deputetë të Shkodrës zgjidhen Atë Gjergj Fishta si edhe Imzot Luigj Bumçi. Me atë rast nuk heshtim dot pa e vënë në dukje pohimin e bërë Patër Pal Dodës nga ana e analistit të hollë politik dhe sekretarit të Ambasadës


Hungareze në Romë i cili shprehimisht i pati thënë : “ Ju keni disa deputetë që Oda e Komuneve të Londrës do ta kishte për ndér t’i kishte në gjinin e Saj.” Atë Gjergj Fishta vizionar – Me lejen e pjesëmarrësve dua që veprimtarín’e Atë Gjergj Fishtës ta ndërthur disí duke trajtuar se si Ai ishte një atdhetár i paisur me një shkallë tejet të lartë largpamjeje sa u takon zhvillimeve bashkëkohore si edhe të ardhëshme ! Në vitet njëzet të shekullit të kaluar, vizionari At Fishta parashikonte në mënyrë profetike jo vetëm se si do t’i cungonin trojet Arbnore fqinjët tanë, por edhe parashihte djegien e vendit nga llava e kuqe përvëluese që do të vinte nga lindja dhe pikërisht largpamësía e Patër Gjergjit na detyron pa as më të voglën mëdyshje ta shtrojmë pyetjen : A nuk qé Atë Gjergji i cili, sikurse të qé një profét’i vërtetë, e parashikoi të ardhmen e vëndit tonë shprehur me vargjet e patjetërsueshëm :

Shka t’lâjnë kta katër ujq / Q’ i kërcnohen shoqishojt, Thonë do t’dalë nji djall’ i kuq / Që fort rreptë do t’ja njisë thojt ! Nisur pikërisht nga fakti se si Atë Gjergjit, nga vetë parashikimi i Tij lidhur me një periudhë e cila e pati kohëzgjatjen thuajse gjysëmshekullore e gjithashtu edhe duke e kundruar shtegun në vazhdim, mbas atij që mund të cilësohet si shteg mbas shkërmoqjes së komunizmit, nuk e dijmë se ç’do të jepnim që vetë Patër Gjergji që andej, nga Amëshimi, të na parashikonte në se karakteri i shqiptarit në të ardhmen do të rikthehej në gjurmët e dikurëshme kur normat e etikës si edhe të moralit ishin asokohe udhërrëfyese ? Atë Gjergj Fishta apologjet shovinizmi ? – Nuk kam se si mos ta vazhdoj trajtimin e figurës madhore të Atë Gjergj Fishtës duke i u rikthyer me përparësí tri ngjarjeve më të fundit të jetës së Tij. E në mënyrë që këtyre tri ngjarjeve t’u ballafaqohet edhe mënyra djallëzore dhe krejtësisht e pamoralëshme se si i u dha udhë shtrembërimeve historike ndaj figurës së Tij, po u a sjell auditorit si edhe lexuesve eventualë të këtyre radhëve, një pjesë të fjalimit të diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxhës, (q’e ushtroi pushtetin e tij të pakufizuar nga nëntori i vitit 1944 deri në vdekjen e tij ngjarë në prillin e viti 1985). Gazeta "Bashkimi" e datës 22 gusht 1947, botoi fjalën e Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV-të të rinisë popullore. Ja një pjesë e këtij fjalimi : "... Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshallit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia ... Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujsh edhe rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me "Lahutën e Malësisë", ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t'i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmëndur E kundrojmë tashti ngjarjen që po e quajmë e treta nga fundi i jetës Mjeshtrit të Madh Fishtës. Mjafton t’u referohemi dy viteve të fundit të jetës së Patër Gjergjit. Mbi Europë dëndësoheshin ret’e zeza të stuhísë së II-të botërore. Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipërinë. Flamuri u tjetërsua dhe italishtja futet si gjuhë në shkollat fillore. Filloi të ziejë ndjenja e revoltës kombëtare. Armiku italian, i vetëdijshëm për këtë, desh t’a kapë demin nga brirët. Cili qé ai që për dhjetravjeçarë të tërë spikaste si frymëzues i ndjenjës kombëtare duke u kënduar bëmave heroike të të parëve tanë dhe ç’pohonte Ai ? Si t’kshtênë, si muhamedan / Shqypninë s’bashkut t’gjith’e kan / E prandej t’gjith do t’qindrojm / Do t’qindrojm’e do t’luftojmë / Kem m’u bâ kortarë-kortarë, / Priftën, fretën, hoxhallarë / Për Shqypní ! Nëpërmjet këtyre vargjeve skajshëm atdhetárë e nga ana tjetër edhe mobilizues gjithëfetárë, Atë Gjergj Fishta i bënte thirrje mbarë popullit shqiptar për bashkim e në vazhdim edhe për luftë!

Ai duhej fillimisht miklúar e pastaj tulátur. Dhe hapin e parë qeveria fashiste italiane e bëri : I akordoi Patër Gjergj Fishtës, Provincialit të Françeskanëve të Shkodrës, me Dekret Mbretëror Cili qé ai që, ndonëse i veshur me zhgunin e Shën Françeskut të Assisit, i cili anatemonte për hír të Atdheut pikërisht tradhëtarët, në vazhdim si edhe pa u druajtur se po bënte sakrilegj, e shprehte revoltën e tij me vargje fuqije prometeiane edhe kundra vetë Krijuesit të Gjithësisë duke shkruar e zezë mbi të bardhë : O Perendi a ndjeve / Tradhtarët na lane pa Atdhé / E Ti rrin e gjuen me rrfé / Lisat n’për male kot ! E nuk kam si t’i mënjanohem së rishmi pyetjes, qoft’edhe retorike, se cili qé ai që atdhedashurín’e Tij e shtynte deri në vetëflijím dhe shprehej botërisht : Qe mue te’ m’keni, merrni e m’bâni flí / Për shqyptarí, me shue çdo mní mizore / Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rrnoftë / E nami i sajë për jetë u trashigoftë ! Pikërisht, një nga dekoratat më të larta që akordonte fashizmi italian ! Por përgjigj’e Titanit qe e papritur po aq sa dhe e pabesueshme. Ajo qé e prerë : I a refuzoi Duçes Dekretin Mbretëror të qeverisë Italiane duke u shprehur : Kjo dekoratë nuk âsht për mue ! Dhe néve sot, mbas treçerek shekulli, na lind’e drejt’e plotë të pohojmë se mbas qëndrimit skajshëm atdhetár të mbajtur nga Patër Gjergj Fishta si në parim nëpërmjet vargjeve të Tij, (cituar më lart), e gjithashtu edhe përgjigja që i dha qeverisë italiane lidhur me dekorimin nga ana e saj, nuk ka se si të mos konsiderohet tejet absurde e gjithashtu edhe skajshëm keqdashëse mënyra se si diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha shprehet edhe në vazhdim thekson se Atë Gjergj Fishta ishte një “ … shërbëtor i imperializmit dhe i fashizmit italian duke e akuzuar edhe se me Lahutën e Malsisë, të cilën e emërton edhe vepër kusare të thjeshtë edhe shton se sikur nëpërmjet saj Patër Gjergji na i delka zot shovinizmit më të tërbuar si edhe synon ta ngrejë armiqësínë, e cila nuk paska egzistuar kurrë mes Malësive të Veriut si edhe Malit të Zi, në një teorí të çmëndur ! “ Dhe arrijmë kështu tek ngjarja e parafundit madhore e jetës së Tij, Patër Gjergji si anëtar i Akademisë së Shkencave të Italisë. Pikërisht nga që ky fakt është keq-shfrytëzuar e njëkohësisht i është fryrë kaq shum’e me aq keqdashje sa s’ka më nga ana e historianëve të ideologjizuar me frymën e partisë komuniste e doemos edhe nga ana e shkrimtarëve të rrymës realizmit socialist, (të shtyrë këta të fundit nga egoizmi si edhe cmira e tyre e pakufí ndaj veprës së Tij madhore letrare), do të ndalemi e t’i hedhim dritë pikërisht këtij fakti. Akademia Italiane përbëhej nga personalitete prej më të shquarave të kohës, një pjesë e të cilëve edhe laureatë të çmimit Nobel. Patër Gjergjin e njihnin të gjithë akademikët si njerëz të kulturës botërore që ishin. E njihnin kryesisht si humanist të shquar, e njihnin për kulturën e tij të pa anë e fund, e njihnin si gjuhëtar e si ballkanolog të shquar, e njihnin edhe për vlerësimin e rrallë që i ishte bërë në fushën e vargëzimit si “Homeri i Ri” i përkthyer në shumë gjuhë të botës. E njihnin ata natyrisht edhe për dekoratat e titujt që i ishin akorduar : nga Austria “Ritterkreuz” më 1912, ose nga Turqia “Mearif” po më 1912, nga Vatikani “Medaglia al Merito” më 1925, nga Greqia “Phoenix” më 1931, etj. etj., e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar për çmimin Nobel ! E si pasojë, kur Patër Gjergji e refuzoi dekoratën e lartë të qeverisë fashiste italiane, akademikët e Italisë u trandën. E njihnin ata për të gjitha ç’u thanë më lart, por nuk e njihnin për madhështínë e karakterit të Tij ! Atëbotë akademikët e Italisë, si anëtarë të një institucioni të pavarur kulturo-shkencor që ishin, njëzëri e propozuan Patër Gjergj Fishtën si anëtar të Akademisë Italiane. ( Për ta biseduar me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisë Italiane, qe ngarkuar Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngusht’i Fishtës ). Me këtë veprim Akademia e shpërfilli si edhe e shpotiti qeverinë italiane, duke ia rritur skajshmërisht prestigjin jo vetëm Patër Gjergjit por bashkë me të edhe Shqipërisë. Akademia Italiane, nga ana e saj, záret i kishte hedhur. Pritej përgjigja e Fishtës. Hapin tjetër të priftit krenár vërtet’e priste me padurim Akademia e Italisë, por e priste me kureshtje dhe inat akoma më të shtuar qeveria fashiste, gjoja e pa interesuar.Vonoi përgjigja, po më në fund erdhi : Fjala e fundit e At Gjergj Fishtës: Nuk më vjen keq se po des, por më vjen se se po e laj vendin nën kambën e huej .(Pushtimi italian).


Fishta në Enciclopedinë Trekani (Treccani)° Fishta -Gjergj - poet shqiptar fra,çeskann (Fishtë, Shkodër i, 1871 – Shkodër 1940 Dominoi letersinë shqiptare dhe pati ndikim të madh në lëvijën që çoi vendin në fitimin e paarësisë. Poemi i tij në 30 kangë Lahuta e Malcis, i botue më 1937, asht kryevepr e letërsisë shqiptare. Poezitë edhe proza lapidare e tij, në të cilat shkrihet kiltura klasike me shpirtin ma të thellë autokton, e bajnë atë si interpretuesi me të vërtetë të shpirtit shqiptar. Janë të shumta veprat e tij ,në vargje dhe në prozë . Pika vese, 1909; Mrizi i Zanave, 1913; Vallja e Parrizit, 1925; përmbmledhja e satirave ma të famëshme , Anzat e Parnasit, 190 e Gomari i Babatasit. Shkruejti drama dhe poemë dramatikë, ma i njohuni Juda Makabeu, 1931. Proizat janë të shpërdame ne gazeta dhe periodikë, si në rivistën Hylli i Dritës, themelue më 1913 që vazhdoi deri 1944. Lahuta e Malcis, bptue me 1937, tregon në 30 kangë luftën e popullit dshqiptar për pavarësi.Me popullin shfaqen krnaria e Ilirisë së vjetër dhe të pasardhesit Gjergj Kastriotit Skënderbeut, hyjinitë vendore : Zanat, orët, Shtojzovallet, dhe vetë Zoti i gjithëpranishëm. Botimi frëngjisht nga Abedin Krasniqi.

Nga botimi frëngjisht i editorit L’Harmattan, Paris, 2019. Lahuta e Malcis , vepër e jetës të poetu Gjergj Fishta, ku tregohen epizodet ma të randësishme të një periuidhe kur gjithë një popull ishte ngritë me kërkue njohjën e pavarësisë së tij. Në fillim të shekullit XIX, pra rreth 400 vjet të pushtimit otoman, disa autorë nisën me shkrue e botue në gjuhën shqipe. Njëkohësish disa kryengritje t’armatosuna shpërthyen në gjithë territorin që banonte një popull ende misterioz në Perëndim. Shqiptarët. Skrimet ashu si kryengritjet filloijnë të shtohen, për të arritë në pikën kulminante më 1878 me krijimin e Lidhjës së Prizrenit, dhe të përgjithësohën më 1910-1912, duke éarritë pavarësin e vendit. Këto janë ngjarjet që poeti me forcë dhe enthuziazëm e atij që ka për qëllim me zgjue ndërgjegjen kombëtare të bashkatdhetarëve. Me këtë tabllo epike lexuesi njihet me një popull, traditat e zakonet të mitëve dhe mënyrës së jetuemit. të tij,

Botimi anglisht nga Robert Elsie.


Bajame Hoxha-Çeliku ATË GjERGJ FISHTA

Shtëpia e Gjergj Fishtës, e lanë pas dore. I vetëmi shej nderues flamuri mbi shtizën e gjatë. Ndërsa një shkrimtaruci që s’i afrohet as te maja e kambës së Poetit, i ndërtohen shtëpi muze me milionat e lekëve të popullit, i cili popull nuk di një fjalë nga ato që ka shkrue, ndërsa Fishtës, i këndohen prej 100 e ma shumë vjet, ditë e natë, kangët e pavdekshme të Lahutës së Malcis. Cilit poet shqiptar, apo edhe të huaj, botëror, i këndohen kangët nga populli? Kjo asht një veçori e shqiptarve të veriut, malësorëve, dhe të gjithë trevës veriore deri në Kosovë, që një popull i tanë ia këndon kangët pa rreshtun, e do të vazhdojë të ia këndojë në vite e në shekuj, si Homerit të madh të lashtësisë. Lahuta e Malcis asht një vepër epokale që nuk shuhet kurrë, por sa vjen e naltësohet e vleresohet. Paturpësia e disa shqiptarve i kalon kufijt e shpirtligësisë, që vazhdojnë të shprehin urrejtjën e tyne ndaj një poeti të nivelit ma të naltë që ka pasë e ka Shqipnia. Kjo urrejtje e tyne, i çon në vandalizmin e dhunimit të varrit, e tretjës së eshtnave në lumë. Me këtë veprim barbar, ata (komunistët) mendonin se ia kanë shue emnin dhe veprën. Ndërsa ndodhi e kundërta, populli e ruejti kujtimin e tij, dhe ia ruejti edhe veprat, jo në letër , por në mendjën e tij. E ky asht nderimi, vlerësimi dhe lavdia e meritueshme që populli ia kushton Gjergj Fishtës, poetit ma të dashun e ma të lavdishëm të Kombit shqiptar.

At Gjergj Fishta të kjofshim falë Deri atje ku zani yt asht ndi Në jetë t’jetve për mos me u ndalë Je kthye në këngë e në histori. Ai za’ i yt porsi i bylbylit Nisi me këndue qysh’ në rini. Aty ku çilë i bukur agimit Atje n’ shkrepa n’ atë Shqipni. At Gjergj Fishta kjofsh’ bekue Mbi kët’ tokë; përmbi njat’qiell. Ku t’parën herë ti ke ligjërue Ka shkrep n’ dritza bash njaj diell. Atje ku s’parit t’agoi drita T’agoi jeta mbi kodra e mal, Atje ku i deshte lul’e driza T’ka ngrit atdheu n’piedestal. Sot e nesër përmbi kët’ dhe Përmbi drit’ që s’ka me u shue. Ti je kthy nji fanar ndër ne N’at dritë t’anden jem bashkue. S’ke me kenë ma kurr i shkret Në ket vend ku je burrnue. T’kanë madhështu male e det Tuj t’prit ty, e tue t’ bekue. At Gjergj Fishta shkamb mbi gur Rrezja jote s‘ka me u shue. Shkroj’ e zjarrta përkrah flamur Portreti yt qëndis plot yje. “Lamtumirë! Atdhe i bekue!” S’ka dasht kurr për me thanë. “Kah njai diell që asht flakue” Ke me kthye e me thirr: Nanë! Ke shtegtue nëpër dhe t’huej Nga trysnia mbarë mizore. S’t’kanë përbuzë o i nderuem T’kanë nderu fjalën hyjnore! Shpesh ndër sy t’ asht pa dhe loti Tuj rrjedhë, mbi ftyrë tuj t’ra, T’kem kërkue dhe mot mbas moti Ka erdh nama ne me ty me na nda? Kah rrin besa në bjeshkë e male Nëpër troje t’nalta t’Shqiptarisë, Atje ku ndihen kreshnik’e valle Asht aty besa jote e burrnisë. At Gjergj Fishta kudo në krye Për t’madhin Zot ti ke rilindë, Lahuta jote ngrit kala mbi yje E ti parrizin je tash tuj ndritë. Për atë hatër të këtij Atdheut T’asht ngrit’ zani mos me tretë, Ti ke qenë ajo drita’ e dheut Për ty brezat s’kan me heshtë. At Gjergj Fishtë t’këndoi ty fjala Përmbi lis e n’ fusha t’gjana, N’maje malesh e za’ mbi zana Atje s’pari ku t’leu Ty Nana.


PARADOKSE SHQIPTARE ! BURRAT QE BENE HISTORINE E SHQIPERISE LIHEN JASHTE HISTORISE Nga Arben Sebastej

Fiqri Dine Prenk Pervizi Muharrem Bakraktari Hysni Dema Katër zonë-komandantët që për pesë vjet radhasi sunduan Shqiperinë, 1924-1929.Zogu vetë e ndau Shqipërinë në katër zona ku i vendosi si guvernatorë ushtarakë të plotfuqishëm që varëshin direkt vetëm prej tij. Kështu vendi gjeti stabilite të plotë.

Me autoritetin e përvojën e e tyre ata, brenda atyre pesë vjetëve, vendosën rendin e qetësinë anëmbanë vendit, duke ia dorëzu Ahmet Zogut të stabilizuar krejtësisht dhe hapur rrugën të ngrihej nga Kryeministër në President e së fundi të hypë mbi fronin e Shqipërisë si Zogu I Mbret i Shqiptarve, edhe pse i vetëshpallur dhe pa dinasti të trashëguar. Në kundërshtim me historianët, shkrimtarët, gazetarët e publiçistët e ndryshëm, si dhe me politikanë e burra shteii deri dhe vetë Mbreti Zog, si ka mundësi që u lanë jashtë historisë këto ushtarakë të shquar e patriotë të përkushtuar, që kishin luajtur rol aq të randësishëm në dobi të Atdheut ? Ata e përkrahën Ahmet Zogun me mirëbesim te plotë, duke dalluar tek ai cilësitë e një udhëheqësi shteti të mirëfilltë. Ata e bënë këtë pa asnjë lloj interesi, duke kryer me ndërgjegje detyrat e larta që u ishin besuar, vetëm për të mirën e Atdheut e të Kombit Shqiptar. Këta burra u përkisnin familjëve të mëdha të Shqipërisë, përveç se të shquar për merita e tyre ushtarake e patriotike. Si rrjedhim diktatura komuniste i ndoqi ata si armiq të betuar të regjimit komunist. Familjet ua degdisi

ne kampe internimi, U dogji shtepi e katandi dhe ua grabiti pasuritë e konfiskoi pronat. Ua pushkatoi njerëzit dhe ua burgosi e internoi të tjerë përjetësisht. Nga 1945 deri më 1991 familjhet e tyre mbetën në kampet e internimit duke lënë prapa me dhjetra e dhjetra të vdekur, pleq e plaka, gra e fëmijë, që asnjë nga pushtuesit e huej nuk kishte arritë të bënte në Shqipëri. . Komunistët shqiptarë me parrtinë famëkeqe e tradhtare sllavo- komuniste e udhëhequr nga politika staliniste e terroritfgjakatar e mizor, e zbatoi atë politikë terrori në Shqipëri në mënyrën më t’egër e barbare, që nuk kishte ndodhur e tillë në vendet e tjera komuniste te Evropës lindore. Nga ana tjetër ata u përjashtuan nga faqet e historisë, të mohuar e anatemuar. Mirë se diktatura komuniste e shkruente historionë sipas qejfit të saj, për të përmbysur gjithë historinë shqiptare, bashkë me athdetarët që e shoqëronin atë, për të krijuar një histori të shpifur e te fallsifikuar të tyre. Por pas renjës së diktaturës, ç’patën historianët që nuk e nxorën në dritë historinë e tyre. Kush i pëngonte ? Duke u ndaluar këtu, japim më poshte citatin e oficerit anglez, Julian Amery, që në librin e tij “Sons of the Eagle” (Bijt e Shqipës” pikërisht për këta burra, në faqën 20 te parathënjës shkruan :

Ishin Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Prenk Pervizi e Hysni Dema1, që kishin ndjekun Zogun në Jugosllavi ata që luejtën një rol të randësishëm në revolucionin që ndodhi. Me kryerjen e detyrave që kishin, ata fituen influencë të madhe, por kur ata e plotësuen qëllimin e mbretit, Zogu ua theu fuqinë, e cila një ditë mund të rrezikonte dhe atë vetë. Në vend të tyne ai vuni njerëz të rinj që tregohëshin ma të ndigjueshëm ndaj dëshirave të tij sepse ishin ma të varun ndaj privilegjeve që ai u jepte. Kështu mbrenda një periudhe prej pesë. vjetësh diktatura mbretnore u ba absolute. Nje përshkrim konçiz e i prerë që vlen sa për një kapitull të tërë të historise shqiptare, ku çudia ma e madhe është se askush historian apo pseudohistorian, shkrimtar apo pseudoshkrimtar, nuk e kanë gjetur, e ne qoftë se e ka gjetur nuk e kanë evidencuar. Po pse kështu ndërtohet historia e një shteti e Kombi, që të dobishmit të hiqen e të ulën dhe te paqenët të lartësohën? Morekuje per ne se ç’na ka gjet, do te thoshte mirditor², u ulën te u ngriten prroskat!

1

Ishte Hysni Dema i katerti dhe jo Xhemal Herri, një lapsus i Julian Amery. Major Xhemal Herri, njeri besnik dhe shef i shëbimit sekret të Mbretit Zog , siç dihet, u vra prej dorës së Abaz Kupit në rrethana të mbetuna misterioze.


Një vështrim i përveçëm mbi historinë e përgjakur të njerëzimit Lek Pervizi Historia e njerëzimit asht zhvillue në një mënyrë të çuditshme. Pse, do të thoni? Ne e shohim në zhvllimin e saj nga ana e paraqitjës se jashtme ose fasada. Shikojmë e shijojmë jetën mes miradinave të krjueme ndër shekuj. Mes kulturës e artit që kanë arritë kulmin. E nga kush? Nga mendja e dora e njeriut. Kot nuk thuhët e shpallët, që Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet. Dhe njeriu, duke përfitue nga ky privilegj, arriti të bahët sunduesi i botës toksore. Por jo gjithshka shkon bukur e mirë. Pse, krahas perparimit, si për çudi, ec edhe një lloj prapambetje e theksueme, që me arrogancë të papërmbajtur e mban vetën mbi këtë lloj perparimi. Pra kemi një përçudnim, ku qytetnimi i miradinave damkosët si i prapambetur e i dekompozuem. Ai duhët të zhdukët për t’i lirue vendin një qytetnimi tjetër. Qytetnimi i prapambetjës. Neriu asht krijue i thjeshtë e injorant, e ashtu duhët të mbetët. Dhe çudi ma e madhe, se kjo formë merr tiparët e një qytetnimi të kundërvlerave. Ose ku vlera shikohët ndryshe nga si duhet të çmohet. Prandaj e thamë se jemi para një fasade të bukur. Pas saj strehohët ana e shëmtueme. Si sateliti ynë Hana. Nje faqe krejt shkëlqim nga rrezet e diellit, ana tjetër errësinë e plotë. Kjo na çon te ndarja e qytetnimëve. Ai, ku dielli ishte Zoti i gjithësisë, Perëndia Diell. Kjo, sepakut kishte nje kuptim, sepse dielli ishte burimi i jetës në tokë. Po nga Hana ç’pritej? E po ja, na u zhvillue edhe një qyetnim i Hanës. Qytetnimi i errësinës. Ç’dobi kishin njerëzit prej Hanës? Veç baticat e zbaticat. Kjo ishte e mjaftueshme qe edhe Hana të merrte kuptimin e Perëndisë. Pse? Po ja baticat e zbaticat mund te ndohodhnin dhe ne mendjen e njeriut. Mençuria e marrëzia ndahën nga një fije perddje merimage. Mund të jeshë i mençur e të quhësh i marrë. Mund te jeshë i marrë e të quhësh i mençur. Paradoxale? Aspak. Zhvillimi i njerëzimit po e tregon hapur. Sa ma injorant të jeshë, quhësh i zhvilluar e i mençur. Sa ma i zhvilluar të jeshë quhësh i marrë, budalla, hajvan. Hajvan barazi me kalë. Kjo hyrje doli si kote, për të qa hallet e kësaj bote, e krijueme për me gezue jetën, sa ta lejonte Zoti, në të cilin besojnë e shumta e nejrëzisë, e s’besojnë një pjesë, e cila i quen besimtarët të marrë. Se kush asht i mençur apo i marrë, merrët vesh në grahmën e fundit, ku i thuhët lamtumirë jetës. Atëherë ateistët e marrin vesh se ka Zot. Tepër vonë. Edhe Volteri, ateist i thekun e i flakët, në çastin e fundit kerkoi priftin. Po tanima dihet, njeriu lind për me jetue, e jeton per me dek. Por mvaret si lind e si vdes, ose pse lind e pse vdes. Këtë ligj e ka caktue Perëndia, dhe s’i ikën dot. Por njeriu i ka ba disa amandamente. Që lindjën e vdekjën e përcakton ai vetë e s’ka nevojë për perëndinë. Jo në përgjithësi, por ne raste të veçanta, që s’janë aq të veçanta, sepse kushtëzohën nga rrethanat, dhe nga tekjet e mendjës së njeriut. Së pari, ligjin e jetës të Zotit, njeriu s’e pranoi, e bej unë ligjin tha. Dhe kështu Kaini u çue dhe e vrau vëllanë e vogël Abelin. I cili kishte lind për me jetue, sipas ligjit të Zotit, por njeriu Kain vendosi ligjin e vet.

Kaini e Abeli nga piktori italian Sebastiano Ricci,1685, nga tergimi i Biblës, që qhënon ligjërimin e vllavrasjës që arriti në shkallë masakrash e kasapanësh monstruoze.

Linde si linde, për vdekjën jam unë që vendos. E kështu Kaini u ngrit mbi Zotin, dhe vendosi ligjin e tij. Ti Perëndi mundësh të na lindësh, por jemi ne që vendosim sa do jetojmë, ose sa do të jetojnë ata që lindin. Dhe u krijue qytenimi i luftës, i vllavrasjës (gjithë njerëzit janë vllazën), ku ata që lindnin e kishin ma lehtë të vdisnin para kohë, të rij, ose fëmijë fare. Punë e madhe se nuk e jetove jetën, vdekun se vdekun, vdis tani dhe jepi fund, pse të lodhësh kot me jetue. Prandaj Kaini themeloi ligjin e vdekjës « Mors tua, vita mea ». Dhe për ta zbatue këtë ligj, shpiku vrasjën e vëllait, Abelin, që të ligërohej vllavrasja në shkallë luftash. Këta njerëz vllazën le të hidhëshin kundra njeri tjetrit, të vrisnin njenitjetrin pa kurrfarë mëshire. U ligjërue lufta. Kaini e kishte zgidh dilemën e jetës. Mund të lindni, por jam unë që ua pres rriskun, kur të due, edhe një çast pas lindjës, ose fëmi, adoleshent, i ri, burrë apo plak. Sigurisht për të dy sekset, mashkull e femën. Nga çomaga, te guri, shpata, heshta, pushka, mitrolozi, topat e boimbat, deri te nukleari, që i lanë hesapët njeherë e mirë. Kasaphane pas kasphane, masakra pas masakrash, holokauste pas holokaustesh. Kain, Kain ia përçudnove njerëzimit bukurinë e jetës. U ngrite mbi Zotin dhe e shpalle veten Zot. Vërtet që vdiqe e shkove, po le mbrapa faren e dreqit, Kaina mbi Kainat. Gjithë kësaj hataje të luftave pafund e krye, ku njerzit hidhën mbi njeni tjetrit me keq se kafshët e egra, dikush u ngrit qe t’i japë një zgjdhje të pranueshme. Për Romën e romakët kemi njohuni të shumta, si ai qytet i lashtë u krijue, u forcue e u zmadhue, tue krijue perandorinë më të madhe e të fuqishme të historisë, që shtrihëj nga Anglia, Mesdheu e në Hindi. Por diçka na ka ikun, nga historia e saj. Nga fillimi i fuqizimir romakët gjetën kundërshtim te populli kyfitar të Sabinëve. Gjaknat u nxehën se romakët u grabitën gtatë Sabinëve. Ushtritë e tyne u vunë ballpërballë të armatosuna deri ne dhambë e të egërsueme ne kulm. Parashikohej një kasaphane e vërtetë. Kur ja , dalin komandantët e dy ushtrive në takim e bisedim para betejës. Mes heshtjës së dy ushtrive të ballafaqueme, u shpall e vendos qe për të shmang gjakderdhjën e madhe, konflikti do të zgjdhej me një duel mes tre vllazënve romakë, Horacët, e tre Vllazënve sabinë, Kuriacët. Kush fitonte duelin, fitonte luftën. Fituan Horacët. U evitue beteja e përgkakshme. Kështu shteti i


Sabinëve iu bashkua Romës. Ky asht i vetmi rast, shumë i naltë e heroik, ku njeriu tregoi se ka mundesi të shmangë luftat vllavrasëse midis rracës njerëzore. Kafshët e kanë zhidhë atë problem, se nuk luftojnë midis tyen as llojve të ndryshme, siç veprojnë njerëzit, të cilët pretendojnë të jenë krjue sipas shembëlltyrës se Perendisë. Por na del një diçka e madhe. Sepse edhe vetë Perëndia u detyrue të merrët me një luftë qiellore, kozmike, per të mposht kryngritjen e engjujve ndjekës të kryengjullit Lucidritës , të cilit iu rrit mendja të rrezonte Perëndinë e të ia zinte vendin, e përfundoi ne Ferr, si Luciferri, mbret u humnerave sketerrore. Kjo ven në dyshim gjithçka. Kur vetë Perëndisë i asht dashtë të përballoje një luiftë qiellor, pse toksorët mos ta ndiqni shembëllin e tij?

Koment: Vështrimi ynë përbledh në vetvete atë shfaqje të mbrapshtë siç është vllavrasja e kaluar nga një gjendje çmendurie vetjake në një globalizim për gjithë njerëzimin , të atij krimi, i justifikuar me lufta të pandërprera midsi popujve për supremaci. Mirë, themi, se mbretëri e perandori, shtete e krahina, i kudërviheshën njeri tjetrit, duke sakrifikuar me mija e miliona jetë njerëzore, për kënaqësinë e sundimltarëve të ndryshëm. Një justifikim i kotë. Sepse mendja e shëndoshë e çdo njeriu nuk mund të pranoje që sundimi mbi popujt të arrihet me kasaphane e masakra të përbindëshme. Por na del diçka paradoksale. uftat patjetër se shtjellohen me vrasje masive jetësh njërëzore të reja, të cilëve u prite rrisku për të jetuar, një jetë normale e paqësore. Por tashti na del pyetja: ç’hyn përdorimi i një idelogjie, se ajo e komunizmit, që pa luftë e pa beteja, të çoje ne kakspane 100 milionë qenje njerëzore si t’ishin bubrreca. Kjo na jep shkak të përmendim vendin tonë si shqiptarë. Ḉ‘i krisi ne kokë diktatorit Enver Hoxha, që në emër të komunizmit të bejë krime të hatashme mbi popullit e vet? Në gjendje paqe, pa luftë e beteja. Por i nxorr njerëzit nga gjiri i familjës e çoi e puahskatoi pa të keq, si berre te kasapi. E kush është ai burrë shqiptar që mund ta justifikojë të tilla krime? Fatkeqësish po janë vetë komunistët që vazhdojnë ta përgëzojnë për krimet e bëra. Të këtij Kaini kaluar çdo kauni tjjetër, që e masakroi popullin evet, vëllezërit e motrae e ti e nuk kurseu as fëmijët. E vërteta është e hidhur, por duhet thenë. Amin.

FIRDUSI DHE SHAHNAMEH OSE LIBRI I MBRETËRVE: Poema më e gjatë që të je të shkruar në historinë e njërëzimit nga një poet. Kjo poemë u krijua një poet persian me emrin Firdusi, i cili filloi kompozimin e tij të gjatë poetik, dhe e përfundoi vetëm pas 33 vjetësh përkushtim të pasionuar. Burimet e tij ishin legjendat e lashta persiane që ishin transmetuar nga brezi në brez gjatë mijëvjeçarëve, duke treguar aventurat e mbretërve, heronjve dhe qenjëve mitologjike. Rezultati ishte epika monumentale që persët e quajnë Shahnameh, që do të thotë Libri i Mbretërve, e cila është poema më e gjatë ekzistuese e shkruar nga i njëjti autor. Misioni i Firdusi ishte të ruante kulturën e madhe dhe antike persiane pas pushtimit arab.

Jeta e Firdusit Firdusi lindi në 953 pas Krishtit. në qytetin Tus, që ndodhet në provincën moderne të Khorasan, në Iranin verilindor. Në atë kohë, dinastia Samanid kishte rivendosur zakonet dhe ligjet persiane në territoret iraniane, pasi një pjesë e mbretërisë u çlirua nga sundimi arab në 861. Poeti vinte nga një familje fisnike dehqan (një titull që i përkiste aristokracisë së tokës). Kur arabët e detyruan popullsinë të konvertohej në Islam, dehqan u paraqit në mënyrë që të ruante përfitimet e tyre dhe të përdorte autoritetin e tyre shoqëror për të mbajtur gjallë traditën Zoroastriane, ose fenë e lashtë të Persisë. Për shekuj me radhë dehqanët


ishin kujdestarët e zakoneve antike, letërsisë dhe zakoneve kombëtare, duke u bërë kështu të domosdoshëm për mbijetesën e identitetit persian. Duke pasur një pasuri të madhe, ata mund të përballonin një arsim të rafinuar letrar, siç ishte ai nga i cili përfitoi poeti i ri Firdusi. I magjepsur nga mitet e botës së tij, ai studioi gjerësisht dorëshkrimet dhe tekstet antike që frymëzuan poezinë e tij.

periudha kryesore: epoka mitike, epoka heroike dhe së fundmi epoka historike.

Vepra në botim persiushte Epoka mitike: Monument i Firdusit në Teheran. Në vitin 977 ndodhi një ndryshim i pushtetit, me fundin e dinastisë Samanide dhe fillimin e sundimit turk të Ghaznavids. Firdusi u bë një poet në oborrin e Ghaznavidëve dhe u nderua me titullin Ferdowsi që rrjedh nga fardisi Persian, Parajsa, për shkak të madhështisë së vargjeve të tij. Ai filloi të shkruajë Shahnameh së cilës i kushtoi tërë jetën e tij, duke arritur të kompozonte poezinë më të gjatë në botë.

Shahnameh Para se të shkruante veprën e tij kolosale, Firdusi mblodhi materiale letrare nga burimet e lashta Pahlavi të tilla si Khodaynameh, Libri i zotave. Ky tekst i lashtë ishte porositur nga mbreti Sasanid Anushirvan dhe bazohej në fakte historike të dëshmuara nga priftërinjtë Zoroastrianë dhe teksti mitik i Avesta-s, librit të shenjtë të iniciuar nga profeti Zoroaster. Historianët dëshmojnë se tradita persiane e mbledhjes së ngjarjeve mitologjike dhe përrallave daton që nga epoka Achaemenid, në shekullin e 6 para Krishtit, megjithëse bërthama ishte shumë më e vjetër, por deri atëherë transmetohej vetëm në formë gojore. Shumë nga këto histori janë të ngjashme me ato të traditës indo-iraniane ose ariane, duke treguar një afërsi me kulturën indiane. Firdusi e ndau veprën e tij në tre

flet për krijimin e botës dhe për njeriun e parë, të quajtur Keyomars, i cili ishte gjithashtu mbreti i parë. Nipi i tij Hushang zbuloi zjarrin dhe filloi festimin për nder të tij, të quajtur Sadeh. Pasardhësi i tij Jashmid u bë një mbret i madh në favor të zotit të madh Ohrmuzd dhe mbretëroi në prosperitet, duke mundur demonët e quajtur daevas. Ai gjithashtu filloi traditën e festës

Epoka heroike: flet për bëma të mëdha, histori dashurie dhe beteja. Sam, një kalorës i mbretit Manuchehr, kishte një djalë albino me emrin Zal, por duke menduar se ishte demon për shkak të lëkurës së tij shumë të bardhë, ai e braktisi atë në majë të malit Damavand. Fatmirësisht, foshnja u gjet dhe u kujdes nga një Simurgh, një krijesë legjendare si griffin. Kur të dy u ndanë, Simurgh-i i dha Zalit tre pendë, të cilat do të duhej t'i digjte për të kërkuar ndihmën e tij. Me Princeshën Rudabeh ai kishte një djalë që u quajt Rostam, i destinuar të bëhej heroi më i madh Persian. Së bashku me kalin e tij besnik Rakhsh, ai kreu bëma të shumta, të krahasueshme me Punët e Herkulit, duke mposhtur Demonin e Bardhë, një dragua, një magjepsëse dhe kafshë të ndryshme të egër. Në këtë pjesë të poezisë ekziston edhe historia e Bijan dhe Manijeh, dy të dashuruar që i përkasin linjave rivale të gjakut të Persianëve dhe Turanëve, dashuria e të


cilëve do të shkaktoj një luftë të madhe midis dy

.

perandorive

Epoka historike: na tregon për sovranët parthianë dhe pushtuesit maqedonas, siç është Aleksandri i Madh. Rrëfimi bëhet më i detajuar kur dinastia Sasaniane hyn në skenë, kështu që poezia përfundon me pushtimin arab të Persisë në 651 pas Krishtit. Për Firdusin ishte një ngjarje apokaliptike dhe ai i quan pushtuesit "ushtria e errësirës".

Trashëgimia e Firdusit Pas 33 vjetësh mundimesh, Firdusi mbaroi punën e tij: Ishte 8 Mars 1010 dhe poeti ishte 71 vjeç. Poema përmban 62 tregime, 990 kapituj dhe 60,000 palë vargje, duke e bërë atë poezinë më të gjatë të shkruar ndonjëherë nga i njëjti autor, shtatë herë më e gjatë se Iliada. Gjuha që ai përdori ishte persishtja klasike, e cila ishte ndaluar për 200 vjet nga sundimtarët arabë. Sot Shahnameh është një nga poezitë më të njohura në Iran dhe është eposi i tij kombëtar. Firdusi vdiq në moshën 82 vjeç dhe u varros në qytetin e tij të lindjes, Tus. Ai i kushtoi përpjekje të mëdha përfundimit të punës së tij dhe mbahet mend edhe sot si poeti Persian i cili, me fuqinë e fjalës, ruajti kulturën, traditën dhe gjuhën e Persisë antike nga harresa.Seria Meet Myths gjithashtu i kushton një nga vëllimet e tij të shkathët epikës së madhe persiane: Persian Myths: Zoroaster dhe Libri i Mbretërve.

Një kujtim i vogël për një poet të madh, që jetën ia kushtoi kësaj poeme, ku pasqyroi gjithë historinë e Atheut të tij, me artin poetik e frymëzim të amdh patriitik. Sa që, për 200 vjetët e parë persishtja ishte e ndaluar nga pushtuesit Arabë, ndërsa ai poemën e shkruejti në përsihtën klasike.

Me Visarin u njoihëm qyshë kur ishte nxenës, dhe unë do të drejtoja një kurs pikture me disa “pionierë", në Shtëpinë e kulturës së Luashnjës, por dikush ndërhyri dhe më hoqën. Isha i njohur dhe mik me babën e tij, të ndjerin Hekuran Zhiti, dhe me vellain Ilirin.


Duhet të keni se paku respekt për punën 20 vjeçare te Nue Oroshit i cili falë angazhimit ka bërë më tepër se te gjithë intelektualët e këtyre rretheve në ringjalljen e figurave të nacionalizmit shqiptar në këto rrethe duke filluar nga Kapidan Mark Gjon Marku, dhe të gjithë nacionalistët e tjerë të këtyre anëve që zunë vend të merituar në veprat enciklopedike që botoi Shoqata" Trojet e Arbrit" në këto 16 vjet të veprimit të saj duke botuar 20 vepra enciklopedike me 14.000 faqe material shkencor.

Pse Shkodra,Lezha,Mirdita dhe Kurbini nuk e kanë asnjë monument të Gjergj Kastriotit Nue Oroshi Që nga viti 1992 e deri me tani 2020 kanë kaluar plotë 28 vite kohë.Gjatë këtyre viteve në Shqiperi janë zhvilluar shumë ngjarje në aspektin e ngritjes se kulturës në shumë drejtime.Janë botuar shumë vepra historike, janë ndërtuar shumë monumente por është fatkeqësi që në vendin ku luftoj, veproj dhe udhëheqi luftën Gjergj Kastrioti -Skënderbeu në Shkodër,Lezhë,Mirditë dhe Kurbin nuk u bë asgjë që se paku një monument t´iu ndërtohet Gjergj Kastriotit. Dhe kjo nuk është një periudhë e vogël historike por 28 vite tri dekada.Në Lezhë, Fatos Nano mbi vendvarrimin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ndërtoj një kishë të madhe ortodokse pa pasur fare ortodoks në Lezhë dhe quditërisht nuk pati reagime.Edhe në Shkodër u ndërtuan monumente të pashallarve osman dhe nuk pati reagime.Është e quditshme se intelektualët nga këto rrethe në vend që të koncentrohën që në këto katër qendra ta sjellin monumentin e Gjergj Kastriotit që nuk e bënë për 28 vite ata po i japin zjarmë që ta kundershtojnë monumentin e Gjergj Kastriotit në Prizren.E unë ju them pasi që nuk po jeni në gjendje me bërë asgjë në këtë drejtim, selinë e Kastriotëve do ta bartim në Prizren pas ndërtimit të Muranës dhe Muzeut të Mesjetës Shqiptare në Kalanë e Prizrenit.

Unë isha ai qe ju organizova sesion shkencor për Fishtën, isha ai qe i organizova Imzot Nikollë Kaçorrit nje sesion të veçantë në Durrës,me rastin e 100 vjetorit të kalimit në amshim, dhe pa harruar edhe at Shtjefën Gjeçovin i cili kohë të gjatë ka shërbyer në këto treva.Për te tre këta korife kombëtar kam botuar libra të veçanta falë angazhimit të intelektualëve shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare.Si mirditor i rrënjes Arbërore duke pasur respekt për prejardhjen time familjare nga Oroshi i Mirdites i respektova këto treva duke mbajtur sesione te veçanta shkencore në Shkodër,Lezhë dhe Rreshen. Kam realizuar Filmin e vetëm dokumentar me TV Prizrenin që flet për Derën e Kapidanëve të Mirditës, ku se bashku me mikun tim Tomë Mrijaj dhe vëllezerit e mi e kemi kryer edhe pjesën financiare,kurse jam ideator dhe financues se bashku me vëllaun Gjonin i Kënges se Gjomarkajve ku me një tekst të fuqishem të Amarildo Vokrrit dhe me një zë të mrekullushem të Paulin Geges është bërë këngë hit për Mirditën tonë heroike.Dhe deri sa mirreni me kritika të kota në fb apo në ndonjë gazetë ju kisha preferuar që fillimisht Gjergj Kastriotin ta nxirrni nga burgu i Tiranës dhe ta vendosni në Lezhë pikërisht tek vendvarrimi aty ku kishin planifikuar ideatorët e këtij monumenti ish kryetari i bashkisë Franë Frrokaj dhe intelektuali Paulin Zefi.Më pas pasi ta vendosni Gjergj Kastriotin në Lezhë merrni iniciativatë që në Shkodër,Rrëshen dhe Laç ta ngritni nga një monument të Gjergj Kastriotit. Kur ti kemi të gjitha këto monumente ju bëjmë vizitë të gjithave se bashku dhe më pas ulemi dhe bëjmë analizën se cili nga këto monumente është më i përsosur artistikisht dhe cili jo. Deri atëherë nuk mundemi të diskutojmë se unë nuk po shoh asgjë në këto qendra historike shenja të Gjergj Kastriotit.Edhe pse kam parë aty këtu se një pjesë të intelektualëve nga këto vise kanë orientim ideologjik të majtë unë i kam shikuar si vëllezër dhe jam marrë vetëm me vlerat e punimeve që kanë


sjellur dhe asnjëherë me orientimet ideologjike të tyre.Duhet të mësoni se para se të kritikoni një punë të kujdo qoftë që e ka kryer ta pyetni vetveten se çka keni bërë ju vet personalisht deri në moshën e pjekurisë apo pleqërisë, që e keni arritur për ndriçimin e vlerave historike në Shqipërinë Etnike.Thuhet një fjalë popullore se ra ky mort e u pa, unë do ta kisha thënë të kundërtën se ra ky gëzim e u pa se në çfarë konceptësh qëndrojnë një pjesë e intelektualëve shqiptar.

Nga historia e komunitetit shqiptaro-amerikan: AD MULTOS ANNOS, DON PJETËR POPAJ Me rastin e 35-Vjetorit të Meshës së Parë në Nju Jork Nga Frank Shkreli Ishte Nëntori i vitit 1985, kur KishaKatolikeShqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qendër në Nju Jork, lajmëronteme një njoftim të posaçëm, komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe për shugurimin e priftit të ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, nga i Nju Jorkut, John O’Connor, në Katedralën e madhe të Shën Patrikut në Manhatan me 16 Nëntor, 1985. Në këtë ceremoni morën jesë qindra shqiptaroamerikanë.Komuniteti shqiptar në Amerikë, pa dallim, ftohej gjithashtu të merrte pjesë me 24 Nëntor, 1985 edhe në ceremoninë fetare kur meshtari i ri dhe i pari prift katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, do të kremtonte Meshën e parë në Kishën e lartëpërmendur. Njoftohej gjithashtu mbarë komuniteti, se përveç ceremonisë fetare për të shënuar atë ditë të rëndësishme në jetën e Don Pjetrit, të Kishës katolike shqiptare në Amerikë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi – me këtë rast, do shtrohej edhe një da madhështore në Imperial Manor – njërin prej lokaleve më të njohura të shtetit fqinj, Nju Xhersi, një darkë që u kryesua nga aktivisti i njohur për shumë dekada i komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Tonin Mirakaj –një darkë që ende kujtohet si ndër më të dalluarat e komunitetit, me një pjesëmarrje prej më shumë se 1000 bashkatdhetarëve, përfaqësues të tri feve kryesore të shqiptarëve në Amerikë. Ndër këta pjesëmarrës kisha nderin të isha edhe unë i pranishëm në këtë ceremoni historike – i ardhur enkas nga Washingtoni – për të festuar së bashku me shumë shqiptarë të ardhur nga shumë vende të Amerikës, por edhe nga Evropa dhe

Don Pjeter Popaj Kanadaja. Ishte një ditë që do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e shumë shqiptaro-amerikanëve dhe kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot po e kujtojmë si një ngjarje, ndër më të dalluarat e komuntetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, për nga pjesëmarrja dhe për nga rëndësia historike e vet ngjarjes – e që u përshëndet edhe nga i pari i shtetit të Nju Jork-ut, ish-governatori Mario Cuomo, i cili kishte bërë një deklaratë të veçantë me këtë rast. Në një shkrim të ditëve të fundit për gazetën Illyria në Nju Jork, kryetari i asaj darke, 35 vjetë më parë, Z. Tonin Mirakaj kujton se në darkën e cilësuar si “Darkë Gazmore” në “Imperial Manor”, në Paramus, Nju Xhersi, me një pjesemarrje të më shumë se 1000personave, që në mes tyre dalloheshin, Mons. J.Dougherty, udhëheqës Episcopal i Bronxit, Mons. Simon Filipaj, I ardhur enkas nga Ulqini, priftërinjt shqiptarë në Amerikë, Mons. Zef Oroshi, Don Prenk Ndrevashaj, At Andrea Nargaj, Don Lazer Sheldia, Don Rrok Mirdita e të tjerë klerikë amerikanë vendas. I ftuar nga Z. Mirakaj për të marrë pjesë në darkën madhështore të shqiptarëve, ishte edhe Guvernatori i atëhershëm i Shtetit të New York-ut, i ndjeri Mario Cuomo, por në pamundësi të merrte pjesë, Krye-ekzekutivi i shtetit Nju Jork, pat lëshuar me atë rast, një Deklaratë të posaçme duke thekësuar dhe duke përshëndetur Dom Pjetër Popaj si të parin shqiptar, i shuguruar prift katolik në New York, për të cilin u shpreh se, Don Pjetër Popaj “ka sjellur krenari dhe gëzim radhët e komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.” Këte deklaratë e lexoi ndihmësi i Governatorit Cuomo për Marrëdhënie Etnike, z. John Nikas. Z. Tonin Mirakaj, Kryetari i Këshillit të Kishës “Zoja e Këshllit të Mirë” dhe drejtuesi i darkës duke hapur ceremoninë e darkës dhe duke përshëndetur të pranishmit në shqip dhe anglisht. “Vlen të shënohet se kjo darkë madhështore kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht vëllazërore dhe shoqërore”, do të shkruante Gjekë Gjonlekaj, në një kronikë për


gazetën Dielli, duke i akorduar meritat për suksesin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për komunitetin edhe sot e 35-vjetë më parë -- komisionit përgatitës të kryesuar nga Don Rrok Mirdita më vonë i emëruar nga Vatikani si Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, tani i ndjerë -- dhe Z. Tonin Mirakaj i cili jeton në Nju Jork, gjithnjë aktiv në komunitet -- ndonëse, aktualisht, në pension. Shugurimi i Don Pjetër Popaj, 35-vjet më parë, ishte një ngjarje me rëndësi për të dhe për familjen e tij, por ishte gjithashtu një rast krenarie për ta dhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, atëherë dhe sot, sidomos kur reflektojmë sot, mbi veprimtarinë e këtij prifti të dalluar shqiptar, jo vetëm në fushën fetare, por edhe si udhëheqës në fushën kulturore dhe patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan. Nën drejtimin e Don Pjetrit, famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, ai vet dhe qendra, “Nëne Tereza” pranë kësaj kishe, i ka gjithmonë dyertë e hapura për të gjithë komunitetin pa dallim feje a krahine. Gjatë 35 viteve të kaluara, si udhëheqës i Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Don Pjetri ka inkurajuar dialogun vëllazëror dhe bashkpunim me të gjitha grupet e komunitetit, për të mirën edhe zhvillimit të vlerave të përbashkëta morale e kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje e krahine, përfshir edhe bashkpunimin dhe respektin për njëri tjetrin midis përfaqësuesve të feve të tjera. Dom Pjetri, është një pasardhës i denjë, si famullitar në Kishën Zoja e Shkodrës në New York — i Monsinjor Zef Oroshit dhe ish-Arkipeshkvit TiranëDurrës, të ndjerit Rrok Mirdita — famulli kjo që siç dihet tani --kishte mbrendaI praninë e të Madhit Zot -- i cili gjatë një periudheIkur dukej se katolicizmi shqiptar po zhdukej nga regjimi komunist në Shqipëri – në të vërtetë, po mbillte një farë të re rritjeje e lulëzimi, që është sot Kisha Katolike në Shqipërinë post-komuniste, me të gjitha veprimtaritë e saja, në të mirë të besimtarëve dhe të Kombit shqiptar.Këtu në Amerikë, me veprimtarinë eItij të palodhëshme, Don Pjetër Popaj ka bërë të mundur rrjeshtimin e denjëItë kombit shqiptar në radhën e grupeve të kombeve te tjera këtu në Amerikë, duke berë të mundur dhe duke orgnaizuar dhe inkurajuar pjesemarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në evenimente, parada e shfaqje kulturore e muzikore që organizohen në New York — duke shpalosur kështu pasurinë tonë kulturore, kombëtare e folklorike, para popullit amerikan dhe para botës. Me veprimtaritë e Kishës “Zoja e Shkodrës”, ne New York dhe me jehonën e fjalës se tij, Dom Pjetri ka nderuar gjithëkund dhe gjithëherë Kishën Katolike Shqiptare, por në të njejtën kohë ai ka promovuar edhe virtytet dhe emrin e mirë të Kombit shqiptar.I Don Pjetri, për nga arritjet e tija në shumë fushë, me krenari, rreshtohet në listën e gjatë te klerikëve katolikë shqiptarë të cilët në trojet tona në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë, kanë qenë shtylla të rendësishme të ajkës se patriotizmit dhe ndërtimit e zhvillimit të kulturës dhe gjuhës shqipe.I

Dom Pjetri këte vazhdon ta bejë cdo ditë, — ndër të tjera aktivitete— edhe me botimin e vazhdueshëm të revistës Jeta Katolike, si dhe me organizim simpoziumesh, konferencash, e akademishë, në përkujtim të personaliteteve me të dalluar të historisë kombëtare. E falenderojmë të Madhin Zot dhe “Zojën e Shkodres”, Zojën e Këshillit të Mirë, që veprimtaria fetare e kombetare e Don Pjetrit dhe atyre që bashkpunojnë me të, të vazhdojë të jetë ashtu si nëtë kaluarën, tani dhe gjithmonë, në dobi të përparimit shpirtëror, kombëtar eIkulturor të komunitetit shqiptar këtu në Amerikë due më gjërë. Urojmë në këtë përvjetor që ai të vazhdojë të jetë një trashëgimi e pavdekëshme e historisë sonë këtu në Amerikë dhe një kujtim i martirëve të shumtë të klerit katolik shqiptar, të cilëtIme dashuri të pamasë dhe me vendosmëri të patundur, ia kushtuan jetën e veprën predikimit të Fjalës së të Madhit Zot, në rrethana shpesh shumë të vështira, ndërkohë që ata i dedikuan dijen, pendën dhe jetën e tyre,Ingritjes së Kombit shqiptar. Në rastin e 35-vjetorit të shugurimit tuaj si meshtar, e kemi gojën plot me falënderime (në këtë ditë të Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara) duke të uruar: Ad Multos Annos i nderuar Don Pjetër, në shërbim të Kishës dhe të Kombit. .

Tavolina e nderit në darkën madhështore 35 vjetë më parë me rastin e shusgrimit të Don Pjetër Popaj.

23 shtator 2018 President Ilir meta, viziton Kishën e Zojës së mirë në New Jprk, në 33- vjetorin e meshës së parë nga Dom Pjeter Popaj.


Paraqesim teoritë e origjinës dhe të kuuptimi të emrit Shqiptar nga të huajt: Gustav Meyer nxori Shqiptar nga foljet shqipe shqipoj (për të folur qartë) dhe shqiptoj (për të folur, shqiptoj), të cilat rrjedhin nga folja latine excipere, që tregon vëllezërit që flasin gjuhën shqipe, të ngjashme me dikotomitë etno-gjuhësore Sloven-Nemac dhe Deutsch-Wälsch. [1] Kjo është teoria e mbështetur edhe nga Robert Elsie. [2] Një teori nga Ludwig Thallóczy, Milan Šufflay dhe Konstantin Jireček, e cila sot konsiderohet e vjetëruar, rrjedh nga emri i një familjeje Drivastine të regjistruar në forma të ndryshme gjatë shekullit të 14-të: Schepuder (1368), Scapuder (1370), Schipudar, Schibudar (1372 ), Schipudar (1383, 1392), Schapudar (1402), etj. Maximilian Lambertz e ka marrë fjalën nga emri shqipe shqipe, ose shqiponjë (shqiponjë), i cili, sipas etimologjisë popullore shqiptare, shënonte një totem zogu që datonte nga kohët e Skënderbeut, siç shfaqet në flamurin shqiptar. [3] (Teoria më e saktë) Petar Skok sugjeroi që emri e ka origjinën nga Scupi (shqip: Shkupi), kryeqyteti i provincës Romake Scipio të Dardanisë (Shkupi i sotëm). [3] Vladimir Orel sugjeroi që: Shqipe, Shqiptar etj. Gjithashtu pasqyron një sklavus të formës së vonë, post-klasike, një variant * skljab që mund të rindërtohet për shqipen. Orel (1998: 434) supozon se shqipe do të ishte një calque pas sllavishtes paralele sllave 'Slavs' siç rrjedh nga slovo 'word', në shqip shqipoj 'të flasësh qartë = të flasësh në gjuhën tonë' Shqipe, Shqiptar. [4 ] Sorin Paliga thotë se etnonimi shqipe ‘shqiptar’, shqip (mbiemër), dëshmon se ekziston një lidhje midis Sclaveni-ve të shekullit 5 dhe shqiptarëve modernë. Shihni më shumë diskutim i hollësishëm në Paliga dhe Teodor 2009: f. 80-84. Përdorni në gjuhët sllave të jugut Termi Šiptar që përdor gjuhët sllave të Jugut (cirilik: Шиптар) konsiderohet nënçmues nga shqiptarët në serbisht, [5] [6] [7] Maqedonisht, [8] [9] dhe gjuhë të tjera sllave të Jugut. Siduket artikull shkruesi i këtyre teorive ka qene nje sllavofil. Ne i gjetem dhe i japim per kuriozitet se si te huaj tallen me ne shqiptaret e ia kepusin Roma per Toma, mëqe gjejnë edhe disa studiues shqiptare të kalamendur, që kerkojnë të pjekin qirra në hell, për të shitur mend se janë të ditur, alias të çoroditur.

Referenca: Duket fare qartë se përveç gjermanëve, të tjerët janë me oruigjinë sllave. ^ a b Mirdita, Zef (1969). "Iliri i etnogeneza Albanaca". Iz istorije Albanaca. Zbornik predavanja. Priručnik za nastavnike. Beograd: Zavod za izdavanje udžbenika Socijalističke Republike Srbije. f. 13–14. ^ Robert Elsie, Një fjalor i fesë, mitologjisë dhe kulturës popullore shqiptare, C. Hurst & Co. Publishers, 2001, ISBN 978-1-85065-570-1, f. 79 ^ a b "ALBANCI". Enciklopedija Jugoslavije botimi i 2të .. Shtojcë. Zagreb: JLZ. 1984. f. 1. ^ Romanoslavica vëll. XLVI, # 4: 101 KUR MUND T BE DATEDSOHET ‘HORNIMET SLAVIKE T E HERSHM T HERSHM N IN RUMANISHT’? Sorin PALIGA ^ Vladimir Arsenijević, Naše crnje ^ Jovan Ćirilov, Albanac ili Šiptar ^ Prestati sa govorom mržnje i prikrivanjem činjenica o Kosovu ^ Shqiptarët në eçiklopeditë - "шиптари" ^ Albance u ekciklopediji nazvali „planinskim ljudima“

Përfundimi: nxierrë nga Wikipedia Frengjisht Les Shqiptars. Maximilian Lambertz, arriti në qendër të burimit të duhur të emrit shqiptar Teoritë e tjera në këtë marrëdhënie,juanë supozie të gabuara. Emërtimi i vetëm bazohet në popullin shqiptar, shqiptarët, në kuptimin e shqiponjës. Shqiptimi i parë i vendit është Shqypneja, 'Shqyp-neja, vendi i Shqypës. Më vonë duke iu përshtatur gjuhës moderne, Shqypneja, bëhet Shqypnija, Shqipnia (dialekti verior), pastaj Shqiperia (dialekti jugor zyrtar), por ku pjezësa "ria" nuk ka asnjëkuptim veç atij eufonik. Ky është kuptimi i vërtetë i fjalës Shqiptars, si bijt e 'Shqiponjës. Nga ana tjetër, pjesa "tar dhe tars" në shqip do të thotë nënkuptim i mbajtës së një sendi, pune , ose i një profesioni, si në merin shqiptar = bartës i shqiponjës, që i atribuohet flamuri me shqipën , nga Skënderbeu. Duhet të theksohet se emri shqiptarët dhe Shaqiperia, ekzistojn një derivim i drejtpërdrejtë i shqijës, dhe të gjitha teoritë e tjera nuk mund të pranohen, nuk kane asnjë lidhje me emrin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Kjo del dhe nga shembuk te tjerë, si flamurtar, ose bajraktar, = mbartës të flamurit. prandaj nga vete pjesëza “tar”, merr kuptim emroii shqiptar, si mbartës i shqipës si rjedhim me kuptimin bij të shqipës.



ALBANESI Nga Wikipedia italisht Shqiptarët (shqiptarë në shqip, historikisht arbëreshë ose arbërorë), një grup etnik nga pjesa jugperëndimore e gadishullit Ballkanik që flasin gjuhën shqipe. Një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare banon në Shqipëri dhe Kosovë, vende në të cilët ata përbëjnë shumicën absolute, ndërsa grupet e tjera indigjene - me rëndësi numerike - banojnë në Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut (40% të popullsisë) dhe Greqi ( shqiptarë ose të quajtur ndryshe në Greqi αρβανίτες-arvanitë të shpërndarë midis Epirit ose Ciamurisë dhe arvanitëve midis Atikës dhe Peloponezit, të pa njohur si një popullsi vendase etnike-gjuhësore.. Të ndarë gjatë historisë në shtete të ndryshme, objekt i pushtimeve dhe pretendimeve irredentiste, shqiptarët nuk janë grupuar sot në një zonë të vetme politike dhe një territor etnik shqiptar nuk korrespondon me kufijtë aktualë të Shqipërisë. Territori i Shqipërisë etnikisht të përcaktuar zakonisht nga shqiptarët referohet si Shqipëri etnike [14] Emri shqiptar ndonjëherë përdoret për t'u referuar shtetasve të Republikës së Shqipërisë pavarësisht nga përkatësia etnike. [15] Ata gjithashtu historikisht jetojnë jashtë Ballkanit: komunitete të shumta shqiptare të diasporës gjenden historikisht në Italinë e Jugut, në të ashtuquajturën Arbëria, një zonë e prekur nga migrimet antike të shkaktuara në disa valë që nga shekulli i 15-të nga përparimi Turko-Osman (arbëreshë, i njohur dhe të mbrojtur nga shteti Italian si një pakicë gjuhësore), si dhe në Kroaci (Arbanasi), Rumani, Ukrainë (Krime), Egjipt dhe Turqi (kjo e fundit tani thuajse thithur plotësisht nga kultura lokale dominuese). Shumë shqiptarë, veçanërisht imigrantët e kohëve të fundit, banojnë në Itali, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Argjentinë, Norvegji, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Francë, Angli, Austri dhe Australi


Kujtojmë një albanolog të madh.

Maximilian Lambertz Robert Elsie

Maximilian Lambertz Max Lambertz lindi më 27 korrik 1882 dhe u rrit në Vjenë. Ai studioi gjuhësi krahasuese dhe klasike në universitetin atje nga viti 1900 deri në 1905, duke përfunduar doktoraturën e tij në Die griechischen Sklavennamen ,, Vjenë 1907. Një bursë qeveritare i dha mundësi studiuesit të ri klasik të vizitonte Italinë dhe Greqinë, ku, duke dëgjuar bisedat e peshkatarëve të Atikës dhe barinjve në Tebë, ai së pari ra në kontakt me gjuhën shqipe. Kur u kthye në Vjenë, ai filloi të jepte mësim në shkollë, por u zhvendos në 1907 në Mynih për të bashkëpunuar në Thesaurus të madh Linguae Latinae (Thesaurus of the Latin Language). Në vitin 1911, ai u kthye në Vjenë për të vazhduar punën si mësues i shkollës së mesme. Botimi i tij më i hershëm Albanologjik, së bashku me Gjergj Pekmezi, ishte një Lehr- und Lesebuch des Albanischen (Manual dhe Lexues i Shqipes), Vjenë 1913. Në 1913 dhe 1914, ai udhëtoi në Italinë e Jugut për disa javë për të studiuar dialektet shqiptare atje. Ai u përqendrua veçanërisht në dialektet më pak të njohura veriore në Abruzzi dhe Molise, veçanërisht Badhesa (Ital. Villa Badessa). Në maj deri në korrik 1916, Max Lambertz vizitoi Shqipërinë veriore dhe

qendrore për herë të parë si anëtar i Komisionit Ballkanik të Akademia Austriake e Shkencave të bëjë kërkime gjuhësore dhe folklorike. Vizita e tij e çoi në Gruda, Shkodër, Lezhë, Krujë, Tiranë, Durrës, luginën Kir, Shoshi, Shala, luginat e Drinit dhe Valbonës dhe veçanërisht në Mirditë ku kaloi shumë kohë duke studiuar dialektin dhe duke mbledhur materiale folklorike. Ishte ky udhëtim që rezultoi që koleksioni i fotove të prezantohej këtu. Në dhjetor 1916, ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat austrohungareze që kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore dhe qendrore dhe u ngarkua me mbikëqyrjen e shkollave në këtë pjesë të vendit. Ai ishte gjithashtu anëtar i Komisionit Letrar Shqiptar, i cili u krijua nga autoritetet Austro-Hungareze për të krijuar një normë letrare dhe një drejtshkrim standard për shqipen. Ndërsa ishte në Shkodër, ai shërbeu me Gjergj Fishtën në redaksinë e gazetës dyjavore Posta e Shcypniës (Posta Shqiptare), 19161918, në të cilën botoi disa artikuj. Materiali i tij folklorik shqiptar u shfaq për herë të parë në Volkspoesie der Albaner: eine einführende Studie (Poezia Popullore e Shqiptarëve: Një Studim Hyrës), Sarajevë 1917. Lambertz u kthye në Austri pas luftës dhe mësoi shkollën deri në 1934, duke vazhduar gjatë gjithë kohës për të shkruar libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, në veçanti për folklorin. Në vitin 1934, me rritjen e regjimit të Dollfuss në Austri, Lambertz u detyrua të hiqte dorë nga mësimdhënia. Ai ishte anëtar i Partisë Social Demokrate Austriake që nga viti 1910. Në moshën pesëdhjetë e tre vjeç, duke jetuar në Vjenë, ai u kthye në universitet për të studiuar teologji protestante, por disertacioni i tij u refuzua nga Fakulteti për arsye racore. Nëna e tij buronte nga një familje hebreje. Në vitin 1939, Lambertz u kthye në Mynih për të vazhduar punën e tij në Thesaurus dhe qëndroi atje deri në 1942. Në 1943, ai u transferua në Leizpig, ku dha mësime frëngjisht dhe italisht dhe bashkëpunoi në Pauly-Wissowa Realenzyklopädie der Altertumswissenschaften (Enciklopedia e Antikitetit Klasik ). Në qershor 1945, pasi ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste, ai u bë drejtor i Shkollës së Gjuhëve të Huaja në Leipzig dhe, në Tetor 1946, ai u bë profesor për gjuhësinë krahasuese dhe, deri në 1949, dekan i Fakultetit të ri të Edukimi në Universitetin Karl Marx të Leipzig. Ai ishte gjithashtu drejtor i Institutit të Studimeve Indo-Evropiane deri në pension në 1957. Ai vizitoi Shqipërinë në qershor 1954 dhe në 1957 dhe, edhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të ngushta politike midis Shqipërisë dhe Traktatit të Varshavës, ai refuzoi të braktisë lidhjet e tij me vendi dhe ndoqi funksionet në Ambasadën Shqiptare në Berlinin Lindor. Ndërsa një profesor në Leipzig, Lambertz jetonte me gruan e tij austriake Josepha në një vilë në periferi të Markkleeberg. Martesa nuk ishte e lumtur dhe çifti nuk kishte fëmijë. Pikërisht atje ai vdiq më 26 gusht 1963 dhe tani qëndron i varrosur në varrezat Wien-


Döbling në Vjenën e tij të lindjes. Edhe pse Max Lambertz ishte një studiues klasik, dhe më vonë një teolog nga trajnimi, pasioni i tij më i madh studiues ishte dhe mbeti filologjia shqiptare . Ai konsiderohet si eksponenti më i shquar i gjuhës gjermane të studimeve shqiptare në shekullin XX dhe ka lënë pas tij një listë mbresëlënëse të botimeve: Albanische Märchen und andere Texte zur albanischen Volkskunde (Përralla Popullore Shqiptare dhe Tekste të Tjera mbi Folklorin Shqiptar), Vjenë 1922 ; Zwischen Drin und Vojusa: Märchen aus Albanien (Midis Drinit dhe Vjosës: Përralla popullore nga Shqipëria), Leipzig 1922; një Albanisches Lesebuch mit Einführung me dy vëllime në albanische Sprache (lexuesi shqiptar me një hyrje në legjendën banane), Leipzig 1949; Die geflügelte Schwester und die Dunklen der Erde: albanische Volksmärchen (Motra me krahë dhe shpirtrat e errët të gjuhës shqipe), Leipzig 1948; Gjergj Fishta und das albanische Heldenepos "Lahuta e Malcís", Laute des Hochlandes: eine Einführung in die albanische Sagenwelt (Gjergj Fishta dhe Epika Heroik"Lahuta e Malcís", Luteja e Malësisë: një hyrje në botën e Al-Tokës: Përralla Popullore Shqiptare), Eisenach 1952; një Lehrgang des Albanischen (Manual i shqipes) me tre vëllime, Berlin 1954-1955, Halle / Saale 1959; Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur (Shqipëria rrëfen: një pamje e letërsisë shqiptare), Berlin 1956; dhe Die Volksepik der Albaner (Eposi Popullor i Shqiptarëve), Halle 1958. I pabotuar mbeti dorëshkrimi i tij me 187 faqe Das Drama im albanischen Theatre von heute (Drama në Teatrin Modern Shqiptar), shkruar në 1963. Robert Elsie

Foto nga Max Lambertz


Motive shqipotare


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.