Kopertina : Uliksi e Penelope, Tabllo e piktorit itailan Franёscesco Primaticcio 1563 1
2
ODISEJA E PAFAJSISË Roman i jetuar
3
©Dorian Rue de la Victoire, 18 Bruxelles Dorian/2015/11.451/11 ISBN 798-2-930531-12-0 4
Lek Pervizi
ODISEJA E PAFAJSISË
Roman i jetuar
DORIAN
5
Botime tё autorit
PROZË *-- Gjeneral Prenk Pervizi nӫ shtypin shqiptar, Dorian, 2009. *-- Gjneral, Dorian, Bruxelles, 2015 *-- Veprat e lavadshme tӫ Skӫnderbeut nga Dhimitӫr’ Frangu (pӫrkthim), Arberia, Tiranӫ, 2005. *-- Skӫnderbeu dhe Sulltanӫt e Turkisӫ nga Paolo Jovio, (pӫrkthim,), Lulu, NY, 2012 *-- Pellazgӫt e pasardhӫsit e tyre nga Eduard Schneider, 2008. *-- Nӫ Vorbullӫn e Skӫterrӫs, tregime, Dorian, Bruxelles, 2014. *-- Dans le Cercles de l’Enfer, recits, L’Harmattan, Paris, 2014. *-- Repertorio Albanese, shkrime italisht-shqip , Dorian, 2014. *-- Koleksioni, 20 vjet revistӫ Kuq e Zi (9 vӫllime) 2013. POEZI *-- Ankimi i Zanave, SH.B. Gj. Fishta, Lezhӫ, 2000. *-- Gjurmӫ tӫ Humbura, Arbӫria, Tiranӫ, 2002. *-- (Frӫngjish), Complainte de Nymphes, Thélès, Paris, 2005. *-- (Italisht), Il Grande Lamento, Lampi di Stampa, Milano, 2006 *-- Pétale de Rose, frengjisht-shqip, L’Harmattan, Paris, 2010. *-- Petalo di Rosa, Italisht-shqip, Lampi di Stampa, Milano, 2010. *-- Psherӫtima e Erӫs, Lulu, NY, 2011. *-- Lahutari Shqiptar (poezi rapsodike), Lulu, NY, 2011. *-- Lahutari Kӫndon (poezi rapsodike), Lulu, NY, 2011. *-- Tingӫllime tӫ vona, Dorian, Bruxelles, 2014. *-- Labirintӫt, Dorian, Bruxelles, 2014.
6
VALENTIN PERVIZI Skuraj 1920 - Bolonja 1999
7
Vёllait tim Valentin, qё pёrballoi 47 vjet rresht stuhitё ideologjike tё komunizmit, pёrmatepёr i ndarё nga grueja, njё Odise e vёrtetё mes shekullit njёzet.
„…Libertà vo‘ cercando, ch’è si‘ cara, che solo sa chi per lei vita sofferse….“ Dante 8
PARATHANIE
Nuk asht aq lehte te shkruejsh per nje pjestar te familjes, sepse mendohet se tregimi mund te kushtezohet nga ndjenja te thella dashunie dhe te quhet i njeanshem, duke paraqitun vetem anet e mira, te shkalles se lavderimit e naltesimit te njeriut per te cilin flasim. Keshtu mund te gjykojne lexuesit dhe une nuk mund te u a heq nga truni ate mendim, per deri sa personin te cilit i kam kushtue kёt libёr e kam vёlla. Por, askush tjeter nuk mund te shkruente per Valentinin, sepse nuk ka shpetue i gjalle asnje nga shoket, miqt e dashamiret qe e kan pase njohun qysh ne bangot e shkolles e gjate gjithe rrjedhes se jetes. Asnjeri nuk mund ta paraqese ate ne driten e vertete te jetes e veprimtarise se tij, si i lire apo si i denuem nga ajo force madhore shtypese, qe i kapercente kufijt e aresyes e kalonte ne ato te absurditetit, te mohimit e te mizorive, te shkalles antinjerezore dhe antishqiptare, siç ishte diktatura komuniste ne Shqipni. Qe nje sistem shoqnor, ideologjik apo politik te quhet antinjerezor, s’ka dyshim se permban ushtrimin e nje dhune ku sundon terrori me vrasje, tortura, burgje, kampe çfarosje, internime e persekutime te egra, te denja per t’u percaktue si akte qe mund te kryejne vetem ata qe shendrrohen ne kriminele e xhelate te popujve. Konkretisht, ne Shqipni duke fillue nga nentori 1944 e deri ne marsin 1992 kur fitoi e ashtuquejtuna demokraci, u vendos nje diktature gjakatare, nga ma te llahtarshme. Njeriu arriti te vleresohet ma pak se nje kafshe apo vegel pune, pothuejse si nje fije bari, qe mund te shkelej apo te kositej pa kurrfare brerje ndergjegje. Kjo diktature, e krijueme, e ushqyeme dhe e ngjeshun me ideologji marksiste – leniniste (ndërsa ishte krejt staliniste) u zbatue me zell tё madh nga partia komuniste shqiptare dhe udheheqja e saj. Gjate gjithe kohes qe sundoi u kryen krime te randa kunder vete popullit e kunder vete vllazenve e motrave shqiptare. Prandaj quhet e asht antishqiptare sepse dha prova te padiskutueshme ne kete drejtim, dhe quhet dhe asht antinjerezore, sepse shkeli e mohoi lirite e te drejtat ma elementare te njeriut, qe bota e qytetnueme i kishte ngrite ne nivelin ma te nalte te respektimit e te mbrojtjes, duke i sanksionue me shpalljen e te Drejtave Universale te Njeriut. Diktatura komuniste ne Shqipni, permateper, u ba ma e eger, gjakatare e xhelate, duke u lidhun me ideologjine sllave, e huej 9
dhe anmike, nje ideologji qe perhapej nga dy qendrat kryesore te komunizmit në Europë, siç ishin Bashkimi Sovietik me Mosken dhe Jugosllavia me Belgradin, ku sundonin respektivisht Stalini, ky monster i krimit, dhe Tito ky antishqiptar i perbetuem. Keta diktatore pa skrupuj, kishin hartue planet per zhdukjen e races shqiptare, si popull e si komb, mbasi kishin gjetun te tille njerez te dobet e pa karakter, pa moral e pa ndjenja atdhedashunie, siç ishin komunistet shqiptare, qe pranuen te zbatonin direktivat e ruso – jugosllaveve, per te asgjesue popullin, shtetin e kombin e tyne vetem per te fitue e ruejtun kulltuqet e privilegjet personale. Per kete aresye, u zbatue nje terror i pergjithshem, i eger e gjakatar, per te eliminue te gjithe shtresen patriotike e intelektuale qe kishin luftue e kishin studiue per te formue Shtetin e pare ligjor te historise sone. Pёr ta udheheqe ate drejt zhvillimit e qytetnimit krahas popujve te tjere perendimorë, qe perfaqesoheshin nga Europa e lire dhe Amerika. Ky orientim nuk i pershtatej planeve djallezore te Stalinit, qe me flamurin e komunizmit, kerkonte te krijonte perandorine e madhe pansllave, prej Siberise deri ne Atllantik. Fillimisht e zgjanoi kete perandori deri ne Berlin e ne detin Adriatik, duke gllaberue gjysmen lindore te Europes, ku perfshihej gjithe Ballkani, pra dhe Shqipnia, perveç Greqise, qe i iku nga dora nga nderhyrja e vendosun e anglezit Cërçill. Nje ide perbindeshe, qe permbante ne vetvete kryerjen e krimeve me te shemtueme, nje genocid monstruoz mbi popujt e shtypun qe nuk kishte perjetue kurrë historia e njerezimit, sepse u zhduken miliona e miliona qenjesh njerezore te pafajshme, si t’ishin bar per t’u kositun e jo qenie qe Zoti kishte krijue sipas shembelltyres se vet. Faktet tani na japim aresye, sepse numerohen mbi 100 milione viktimat e komunizmit, ku perfshihen dhe ato mijat e mijat e Shqipnise, qe diktatura komuniste i zhduku per hir te internacionalizmit stalinian. Krime te tilla si ato te nazizmit, por edhe ma te medha. Asht thane sa here « Vae victis ! » (mjer te mundunit). Gjermania humbi luften dhe gjithe krimet e mbrapshtinat iu ngarkuen asaj, edhe ato qe kishin krye hordhite komuniste te Stalinit bashke me « shoket » e « bijt » e tij. Prove bindese masakrat e Katinit, qe iu ngarkuen gjermaneve dhe qe doli qe i kishin ba sovietiket. Per te mos permendun masakrat ne Ukraine e ne vendet balltike te kryeme nga ruset ne terheqje dhe kur u rikthyen aty, qe edhe keto ua kishin ngarkue gjermaneve. Kjo parathanie mori kete drejtim te pashmangshem, sepse « gjuha shkon atje ku dhem dhambi ». Sido qe te sillemi e perdridhemi ne trajtimin e problemeve tona personale, familjare e shoqnore, ato lidhen gjithmone me çeshtjen shqiptare. Aq ma teper kur 10
keto probleme shoqerohen me nje radhe çfaqjesh negative qe e kapercejne aresyen njerezore dhe botekuptimin e shqiptarit per jeten, patriotizmin, politiken, lirine, demokracine, shtetin, bashkimin e kombit e t’ardhmen drej perparimit e qytetnimit. Por zgjidhja e ketyne problemeve nuk mund te kryhej nga nje regjim dhe nje sistem qe mohonte e shtypte te gjitha lirite e te drejtat e njeriut, me pretendimin e çmendun per te krijue një « botë të re » dhe një « njeri te ri », duke permbysun « boten e vjeter » bashke me njerezit qe i takonin asaj, qe do te thoshte ligjerimi i krimit e i terrorit total. Valentini, lindun e rritun ne nje ambient patriotik, ku ne çdo pellambe toke, ne çdo gure e ne çdo lis, fliste historia e lavdishme e kombit, si dhe i shkolluem dhe formuem ne shkollat ma te mira europiane, ku mbaroi Akademine ushtarake, ishte tashma i gatshem per t’i sherbye denjesisht atdheut. Pas 15 vjet shkollash, dhe oficer me pervoje luftarake, vendosi te kthehet ne trojet shqiptare, dhe ne tetorin 1944 gjendet ne Shqipni, Shkoder. Ne dhjetorin e po atij viti, arrestohet, burgoset e internohet perjetesisht, pa pas kohe per te krye nje faj, vetem per emnin, si bir i Prenk Pervizit. Kjo ishte pritja qe shteti komunist u bante bijve te Shqipnise, sepse Valentini nuk qe i vetmi. Pati dhe te tjere qe per mallin ndaj atdheut e per t’u vene ne sherbim te tij, zbriten ne token amtare, e ne vend te mirepritjes e mirenjohjese, gjeten prangat e burgjet e shume lane jeten nen bresherite e togave te pushkatimit. Sot varret e tyne nuk gjenden. Ja ku del, bashke me veprimin e qendrimin antinjerezor dhe sjellja antishqiptare e diktatures komuniste. Zakonisht shkruhet e flitet per figura qe kane arrritun suksese te medha, heroj e fatosa, por edhe per ata qe kane krye vepra te renqetheshme kriminale, kunder njerezimit. E nuk permenden ata qe, ne aspektin siperfaqeqor, nuk kane krye akte te bujshme, qofte te mira apo te keqija. Me kete shkrim une, jo si vëlla por si perjetues e ndjekes i gjithe jetes se tij, mund te them se kemi te bajme me nje njeri me veti te ralla, qe i dhane mundesi me kapercye i pamposhtun e krenar, te gjitha poshtersite, torturat, denimet e mundimet, qe diktatura komuniste ushtroi mbi te per ta perulun. Ketij trajtimi antinjerezor e antishqiptar ai i bani balle me nje qendrese te madhe shpirtnore, e perforcueme kjo, nga themelet e forta te kultures e te traditave me te mira shqiptare, qe tek ai u ngriten ne virtyte, si burrnia, besa, trimnia, shpirti sakrifices, vendosmenia etjera. Keto virtyte e veshen ate me tiparet e heroit ne syte e bashkevuejtesve, sidomos te te rijve, qe e moren si shembëll per t’u ndjekun, ne ato kushte teper te veshtira e te trishta, ku duhej force e madhe karakteri per t’i perballue pa u cenue e pa u dorezue. Une vete njoh te rij te 11
tille qe u kaliten ne ato kondita te pamundshme duke pasun per « mesues » e simbol Valentinin. Une vete mora shembëll prej tij per te kapercye shume veshtiresi, ku perveç qendreses personale duhej edhe pervoja e njerezve si ai, per t’u kalite e pase ate zotesi qe me arrite me u ba i pamposhtun ne çdo rrethane e situate ne konditat e ushtrimit te dhunes kriminale nga ana e nje pushteti katil e mizor, siç ishte pushteti komunist shqiptar i modelit stalinian. Ky hero i heshtun ishte i pamposhtun, sepse i mberthyem ne pranga si Prometeu mbas shkambit (heroi yne i perjetshem), nga nje regjim shtypes e xhelat, ishte nga ata qe e mbanin lart pishtarin e patriotizmit, te kultures, te traditave e te virtyteteve ma te mira, me kurajo e me shprese te pashueme te fitores perfundimare te se mires mbi te keqen, te drites mbi erresinen e te triumfit te lirise mbi nje diktature antinjerezore, qe ne rastin tone ishte dhe antishqiptare. Por ky njeri ishte, si thame, figura ma e spikatun e pafajsise, qe u gjet papritun si qingji te burimi, kur i doli para ujku gllaberues. Ndonse i shpetoi vdekjes ne ato rrethana te kobshme te denimeve e mundimeve te pa fund e krye, pasojat ia keputen jeten ne çastin kur e fitoi ate liri per te cilen vuejti. Mund te quhet si nje viktime, nder mija te tjera, por per rrethanat e veçanta qe e perfshine, pa qene fare i pranishem ne kontekstin shqiptar ne ngjarjet e trubullinat e atij fundi te vitit 1944, e meriton percaktimin si theror i pafajsise. Ishte pikerisht pafajsia qe u denue prej diktatures komuniste ne Shqipni, e bashke me te, nje ushtri e tane te pafajshmish, ku nuk u kursyen as femijet ne djep, simbolet ma te larta te pafajsise, as ky vëlla imi, qe erdhi ne vendin e vet, per t’i sherbye atij me devocion, kurse e pllakosen per 47 vjet mbrenda nje vorri te perbindshem, prej te cilit zor te dilte kush i gjalle. Historia e tij asht një Odisé e gjatë ma shumë se dyfishi i vjetëve të Uliksit të Homerit. Nëse Mbreti і Itakës u kthye pas 20 vjet te Penelopja e tij besnike, Valentinit iu deshën 47 vjet për të arritë me u bashkue me gruen e tij, që si një Penelope e re, e kalue asaj për kohëgjatësinë, e kishte pritë, në kushtet joshëse të një jete midis miradinave. Jo duke endun e ç’enduin një pelhurë me fije pejsh, por një pëlhurë imagjinare që endëj me fijet e mendimëve të trishta që e mbërthenin. Odiseja e Valentinit nuk ishte shkapetja nëpër stuhi detare, por nëpër stuhitë vuejtjeve, tallazet e terrorit dhe të mundimëve, i përplasun 47 vjet rresht në burgje e kampe internimi, prej të cilëve mezi shpëtoi për të arritë në një Itaka, jo si ajo e Uliksit por simbolikisht vërtet një Itaka ku do të bashkohej një ditë me Penelopën e tij që e kishte pritë aq gjatë. 12
13
14
Vendlindja
Kur merr me hy ne Skuraj dhe e kapercen perruen e Urdhazes, fillon ngjitja malore neper kodrën e Lekbibajve. Kalon me radhe tre mullijt e Gjin Pjetrit, qe ngrihen njeni pas tjetrit, kalon dhe kullen dy kateshe te Ndrec Pjetrit, te vellait ma te vogel te Gjinit e pastaj ndesh ne nje brez shkambor mbi te cilin ngrihet nje kompleks prej tri ndërtesash gurore, kullat historike që njihën si kullat e Gjin Pjeter Pervizit te Skurajve. Keto dominojne krejt luginen qe formohet nga bashkimi lumejve Mat e Fand (dege e Matit), deri ne Milot. Pothuej nje kala qe ruen e mbron vendin nga ekspeditat e ushtrive pushtuese te hueja, qe mund te depertonin nga ajo gryke deri sa te ndesheshin ne murin e maleve te Skurajt, ku, ngriheshin kulla te tjera si keto. Kulla që u dogjen her pas here prej pushtuesve te huej, kryesisht prej turqëve, e qe u rindertuen perseri. Këto ndërtesa gurore qe qendronin mbi kete koder shkambore, kohet e fundit ishin djegun dy here rresht nga hordhite turke, ne 1881 dhe 1911, e prape, ky fis shqiptaresh kokeforte, i kishte rindërtue edhe ma mire se te parat. Nga perendimi pra, shtrihej lugina e lumit Mat, kurse nga lindja ngrihej masivi i maleve te Skurajt, ku dominonte Mali i Thate i kunorzuem nga maja i Lartishit. Ma tutje ngrihej Trodhna e Peshkashit, gjithe pyje pishash. Nga jugu shtriheshin vargmalet e Skenderbeut, që pikërish në Malin e Skurajt e kishte zanafuillën. Nga veriu naltesohej mali shkambor i Dervenit që përfshinte Ferrë-Skurajn dhe Shkopetin, ku dukeshin rrenojat e nje kalaje te vjeter, ajo e Pervizit te Madh te Skurajve, princ e komandant trim qe luftoi kundra ushtrise turke ne ato kohna te largeta. (Emni i fisit Pervizi vinte nga nje kohë ma e thelle, e lidhun me ngjarje e lufta te lashta te humbuna ne hapesinën e kohes e te mbetuna si një kujtesë mjegullore në mendjën e banorëve). Aty, mes Shkopetit e kodres se Lekbibajve, formohej një kanion i ngushte qe perfundonte me Gryken e Matit prej ku me vrull te rrembyeshem lumi shperthente per tu perhape i qete ne fushen e gjane zallore, ku bashkohej me lumin tjeter Fan qe zbriste nga veriu, Kthella e Mirdita. Nga vete struktura e natyres kullat e Gjin Pjetrit, merrnin permasat e nje kalaje qendrese, rrethue nga dy anet prej grykes se Urdhazes e asaj te Shkopetit, qe formonin nje trekandsh me malet e ashpra, midis te cilit shtrihej fshati i lashte Skuraj, ku dominonin këto kulla te rrethueme me nje 15
varg shkambor vigan. Emnat e Pervizit e të Skurajve janë të lidhun ngusht midis tyne si vend e si gjak, prej kohësh të lashta. Vend malor me mbrojtje natyrore, Skuraj, u zgjodh edhe nga Gjergj Kastrioti si nje baze e forte prej ku ndermerrte sulmet mbi ushtrite osmane. Skuraj ishte dhe qender e principates se Skurajve, qe sundonte mbi krahinen e Kurbinit e qe mori fund me pushtimin turk, pas vdekjes se Skenderbeut. Pershkrimin e bana per t’i dhane ma kuptim aresyes pse ne tre vllaznit lindem te tre ne Skuraj, e jo ne Tirane, Shkoder apo Kruje e Korçe ose ne nje qytet te nje shteti te huej, ku familja kishte jetue kohe pas kohe. Prindi yne, ndonse i ngarkuem me detyra e pozita ushtarake te randesishme, i kushtonte kujdes e perparesi te madhe ruejtjes se traditave. Keshtu ai e niste nanen tone, atje te ato kulla, sa here qe vinte koha per te lindun femije. Se pari kjo i takoi Valentinit qe lindi ne Skuraj me 1 korrik 1920. -Atje ku kane lindun te paret prej shekujsh, atje do te lindin dhe femijet tane, i kishte thane bashkëshortës, qyshë ne rastin e pare. E ashtu ndodhi me femijen e dyte Gencin e vazhdoi deri tek une, ma i vogli e i fundit, Leka.
16
Vitёt e para
Vitet e para te feminise Valentini i kaloi ne gjinin e familjes, qe ishte vendosë ne Tirane qe ne 1920. Atje iu bashkue pas tre vjetesh edhe vellai i dyte Genc e pas nande vjetesh vellai trete e ma i vogli, Leka, i nënëshkruemi. Kur u hap shkolla « Naim Frasheri », ne 1926, Valentini filloi ate qe quhet periudha e formimit shkollor, dhe e vazhdoi aty deri ne klasen e trete, ku iu bashkangjit dhe Genci ne klasen e pare. Disa vjet ma pare ngjarjet politike ne Shqipni ishin acarue. Duke kalue pakëz mbi ngjarje të maparshme kalojmë në ato të qershorit 1924. Im ate, me pjesen ma te madhe te oficereve te ushtrise e xhandarmerise, moren anen e Zogut, asokohe kryeminister, dhe u kaluen te gjithe ne Jugosllavi. Baba e nisi nanen dhe gruen me dy femijet, Valentinin e Gencin, kater e dy vjeç, per ne Skuraj, qe te strehoheshin e fshiheshin atje, per t’i shpetue ndjekjes se pushtetarve te rij fanoliste. Forcat fanoliste arriten deri te kullat e Gjin Pjetrit po nuk gjeten kend. Gjyshja e mama ishin largue me nxitim e fshehun te stanet e fisit. Nё atё nxitim ia lanë fëmijët në kujde zojnorës së shtëpisë, Bardha, e shoqja e Pal Gjinit, bir i Gjin Pjetrit. Ne kontrollin qe komandanti bani shtepijave, atë tonën e gjetën bosh. Bardha, kur kontrolli kaloi në kullën e saj, u tregoj femijet e vet, kater meshkuj, 2 deri 4 vjeç, qe flinin se bashku. Komandanti i forcave shprehu çudine dhe pyeti se te kujt ishin ato kater femije. Bardha iu pergjigj se i kishte lindun ajo vete, dy nga dy binjake. Ne fakt, Valentini e Genci kombinonin me moshe me dy femijet e saj, Nikolla e Kola. Oficeri, qe e njihte mire Prenk Pervizin, u shpreh se vertet ata dukeshin binjake, por sikur syte e njenit (Valentinit) i kujtonin dy syte te tjere, (e kishte fjalen per baben). Nane Bardha iu pergjigj se patjeter se ishin syte e burrave te fisit, të cilëve do t’u ngjanin. Ngjarja u mbyll me aq, por oficeri e dinte mire se te kujt ishin dy nga ato pseudo binjake ! Ishte koha kur ne Shqipni, burrnia zinte vend te pare ne marredhanjet shoqnore, e njerezit nuk e ulnin veten ne asnje rast. Ma vone, kjo burrni do te katandisej si mos ma keq, bashke me katandisjen e vendit ne nje gjendje teper te çoroditun, qe do t’i hapte rrugen veprimeve e sjelljeve teper barbare e çnjerezore. Ma vone ! Në rastin që treguem, komandanti kishte urdhën të digjej kulla e Prenk Pervizit. Duke qene se tri kullat, e jona dhe dy të kushrive, ishin të 17
ngjituna njena me tjetrën ai nuk e bani atë gjest, mos damtohëshin edhe dy banedsat e tjera. U mjaftue me marrë një sqap nga bagetitë tona, të cilin e poqën në hell për tё ushqye ushtarët. Pas krizes se 1924-es, gjendja u normalizue perseri. Vllaznit vazhdonin shkollen fillore. Luenin top gjithe diten, me shoke si Llushta, qe u ba futbollist me fame. Tregonte Valentini se Llushta, vizatonte nje rreth ne mur me shkumbes dhe stervitej per ta gjuejte topin brenda rrethit. Ne nje ndeshje me top, Valentini, nende vjeçar, rrezohet e thyen krahun e majte e çohet urgjentisht ne spital. Kjo ndodhi ne veren 1929, kur une sa kisha lindun. Jeta dhe krahu i tij ishin ne rrezik. U alarmue e gjithe Tirana deri vete Mbreti Zog, i cili nderhyni qe operacionin ta kryente doktor Sinani, kirurgu ma i mire i kohes ne Shqipni, qe ishte doktori i pallatit. Operacioni doli me sukses, krahu shpetoi. Mbas 23 vjetesh ai krah, ku dukëj varra e kuqe e qepjes prej afro 20 cm, do te bahej sebep per ta shpetue nga nje rrezik tjeter. Kjo kohe perkon me sundimin e kater zonekomandanteve (guvernatore ushtarake), me kapitenat, Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine e Hysni Dema, qe te huejt quenin kuadrumvirat (sundimi i te katerve). Ky emnim ishte ba nga vete Ahmet Zogu, kryeministёr e president, qe e kishte nda Shqipnine ne kater zona administrative ushtarake, duke e mbajtur Prek Pervizin ne komanden e zones se qendres, qe perfshinte Tiranen me rrethinat. Ne saj te ketyne komandanteve me pervoje e me ndikim te madh, ne Shqipni u vendos mbrenda nje kohe te shkurten rendi, qetesia, dhe mori hov zhvillimi ekonomik, i qytetarisë dhe kulturës. U hap pune kudo, veçanerisht ne ndertimin e rrjetit rrugor, nga jugu ne veri, qe nuk ekzistonte fare dhe ne ndertimet qytetare ku vend te pare zinte ndertimi i shkollave ne çdo qytet e qender. Turkia e kishte lane vendin ne nje prapambetje tepёr te madhe, krejt mesjetare. Levizjet ne Shqipni baheshin ne kambe ose me kafshe ngarkese, qerre e ndonje karroce. Qytetet nuk ishin gja tjetër veçse fshatna të mëdha, me banesa prej qerpiqi, me nje sistem primitiv, pa asnjё lloj strukrure higjenike. Mbretnonte errësina që ndriçhej nga llamba e bishtukë me vajguri e në fshatnat pisha e flaka e zjarrit të oxhakut. Ishte viti 1929, im atё , që e kishte mbarue detyrën pesë vjeçare si zonë-komandant i Tiranës, niset per te krye Shkollen e Luftes ne Torino. Më këtë rast e mori familjen me veti. Nanën e tij, mamën dhe ne të tre fëmijët. Dy vllaznit e mij, Valentini e Gencin, i çon ne kolezhin San Giovanni Bosko, ne Lanzo Torinese, ku studionin fëmijët e dinastisë Savoja, etjere bij fisnikesh italiane e te huej. Une isha afro dy vjeç. Gjatë 18
kohës së Torinos, u afrova ma shume me Valentinin, i cili me mbronte nga ngacmimet e Gencit, qe luente me mue si me nje kukell. Valentini mbeti kampioni dhe heroi im gjate gjithe jetes. Ai karakterizohej nga qendrime burrerore qe ne femini. Njekohesisht shume i dashun me pjestaret e familjes. Veçanerisht ndaj gjyshes sone, kishte nje dashuni e admirim te pakufijshem. Baben e respektonte tejet. Fjala e prindit per te ishte fjala e Zotit. Fort donte dhe mamen e cila i dilte zot ne shume situata ne lidhje me baben tone qe ishte teper i rrebte edhe ne familje perveç se ne ushtri. Shto dhe tregimet e legjendat qe Valentini dëgjonte prej te tjereve rreth prindit. Keto rrethana ndikonin per te nxitun prirjen e tij per uniformen ushtarake. Me mbariimin me sukses te Shkollës së Luftës të Torinos, im atë u caktue si ispektor i studentëve shqiptarë në Itali e France. U gradue Nënkolonel dhe u vendos në Firence. Pёrsa i pёrket randёsisё historike tё tё katёr zonёkomandantёve Lord Amery (Julian Amery) do te shkruente e perseriste disa here ne librin e tij « Bijt e Shqipes » siç shikohet ne faqen 20 te parathanjes të librit të tij : « …regjimi i ri (mbreteria) u vendos… ne saje te perpjekjeve te nje kuadrumvirati te krereve te Gegnise. Keta ishin : Muharrem Bajraktari, Fiqri Dine, Prenk Pervizi e Xhemal Herri… (1). Keta burra ndoqen Zogun kur u arratis ne Jugosllavi, dhe luejten rol te randesishem ne kryengritjen qe ndodhi. Ne saj te kryrjes se detyrave, ata fituen influence te madhe. Kur i dhane fund sherbimit ne favor te çeshtjes mbreterore, Zogu e theu fuqine e tyne, qe nje dite mund te rrezikonte dhe ate vete. Ne vend te tyne, vuni njerez te rinj, ma te bindun ndaj vullnetit te mbretit, sepse ishin te varur nga privilegjet qe ai u jepte. Keshtu ne nje periudhe prej pese vjetesh, diktatura mbretnore u ba absolute.* -------------------------------*--.Autori J. Amery, gabimisht ka vene emnin e Xhemal Herrit ne vend te Hysni Demes, që siç dihet historikisht ishte në atë katërshe. . Ne vitin 1935 im atë, Nënkolonel, kthehet ne Shqipni e caktohet ne Korçe si komandant garnizoni. Po ne ate vit vjen prape ne Tirane e une hyj ne te paren fillore. Vllaznit vazhdonin shkollen ne Itali, dhe vinin per pushimet verore ne Shqipni. Im atë na çonte me i kalue keto pushime ne bjeshket e Skurajt. Ne malin e Lartishit dhe te Trodhnes se Peshkashit. Vende te bukura e klimaterike. Me burime ujnash minerale. Kur mendoi per bukurite natyrore te Shqipnise, te cilat i kisha shijue e njohun qe ne femini, me kap nje trishtim i madh, tue pa se sa keq asht katandise vendi 19
tani, i braktisun nga te gjitha te mirat qe ia kishte fale Zoti per te qene nje vendi i lumtun, ndersa ishte kthye ne nje vend fatkeq. Prindi yne na çonte per pushime ne malet e Skurajt, per t’u kalitun dhe per te qene te lidhun pas tabanit te traditave ma te mira shqiptare. Valentini shqujej per veti atletiko – sportive, si ngjitje mbi malet shkambore, qitje ne shej me pushke e gjueti, ne gara mundje me te rij te vendit e lojna te tjera popullore, ne te cilat dallohej e i doli nami si djale i shkathte e velet. Ai ishte edhe nje i ri i pashem e shtahedhun. Ne keto rrethana jeta jone rridhte e qete dhe e rregullt. Ne vitin 1935, familja ne Korçe, ku prindi ishte emnue si Komandant i Qarkut. Kjo kohe perkon me nje detyre qe iu ngarkue atij qe te perfaqesonte Shqipnine ne nje komision vezhguesish nderkombetar qe do te ndiqte nga afer luften e Abisinise dhe ma vone, manovrat e medha te Italise. Ne keto dy detyra ai pati rastin te qendroje prane shtabeve te Gjeneraleve tё famshёm Badoljo e Graziani, ku kishte dhe oficere shtatmadhore, ish shoke te tij ne Shkollen e Luftes te Torinos. Ishte vera 1936. Ate vit pushimet i kaluem ne Korçe se bashku me femijet e prof. Luigj Muzhanit, moshatare me ne. Nen drejtimin e Valentinit u morem me kompletimin e dy albumeve te medha me fotografi mbi luften e Abisinise dhe udhetimin e gjate, shkuemje-ardhje, qe perbanin nje paraqitje dokumentare te randesishme. Pasunue me relacionet qё ai u kishte kushtue atyne ngjarjёve. Si dhe takimet me Duçen (Benito Musilinin) dhe Mbretin e Italisë. Me vezhguesit e huej, me të cilët ndau atë detyrë. Me oficerë shtatmadhorë të huej në manovra e Mëdha, etjera fotografi të asaj kohë. Fotografitë ishin të shoqnueme me shënime të tim etit që përbanin një përshkrim të asaj lufte dhe eksperience në një vend afrikan të prapambetun si në kohën e gurit. Ku nuk kishte shkelë kurrë kambë shqiptari. Nga kёto takime ai kishte marrё vesh shumё mirё rrezikun qё e priste Shqipninё pas Abisinisё. Im ate kishte pasë dy audienca personale me Mbretin Zog (Abisinia e Manovrat) ku i kishte tregue per bisedat me Gjeneralët Badoljo e Graziani në Luftën e Abisinisë, qellimet pushtuese që vinin nga fjalët e Musolinit për Shqipninë. I kishte kerkue Zogut komanden per organizin e mbrojtjes se vendit. Mbreti nuk e kishte ba qejfin gjederr dhe i ishte pergjigjun se prej Italie nuk mund t’u vinte asnje e keqe, aq te mira e te forta ishin lidhjet mes tyne. Po te paraqitej ndonje rrezik, vetem atij do t’ia jepte komanden e mbrojtjes. Premtin qё s’u mbajt. Valentini merrte pjese ne keto biseda qe zhvilloheshin mes te rritunve me mendime e me supozime se a do ta tradhetonte Duçja besen 20
shqiptare. E pse Mbreti nuk perfillte keshillat e nje shtatmadhori me pervoje, patriot, besnik e me influence te madhe ne ushtri dhe ne popull, askush nuk arrinte ta kuptonte. Aq ma tepёr kur u muer vesh, se si Prenk Pervizi, oficer shtatmadhor me pregatije ma tё lartё, qё lipsej tё qёndronte pranё qeverisё e Mbretit nё njё kohё qё ndihej rreziku nga Italia fashiste. Ndёrsa ishte u largue nё fund tё vendit, nё Korçё.
Në Shkollën Ushtarake të Romës 1936-1939
21
Shkollat e ngjarje tё tjera
Ne Shqipni doli nje vendim qeveritar per te dergue kontingjen studentёsh nё Shkollёn Ushtarke nё Romё. Por duhej qё tё kishin mbarua gjimnazin. Im atё e thirri valentinin dhe i tha se nёse donte tё vazhdonte shkollёn ushtarake nё Romё, duhej qё te pergatitej te jepte provimet e maturёs. Valentini qe andrronte karrieren ushtarake i dha fjalen per po. Atehere im atë, ne marreveshje me shkollen e Torinos, i caktoi një kurs special per te pergatite maturen. Kete prove te veshtire Valentini e kaloi me sukses dhe keshtu ne shtator 1936, fillon shkollen ushtarake te Romes, si ma i riu i studentëve te tjere shqiptare, nder ta, Lek Vojvoda, Asim Zeneli, Avdi Mati, Minella Naçe, Abdyl Kellezi, Fiqeret Hoxha, Hamit Taga, Xhevat Hysa, Ali Ohri, Ernest Gjeçi, Shaban Begolli, Thoma Frasheri, Nuri Nuçi, Stefan Bumçi, etj. Per te qene afer njenitjetrit Genci erdhi nga Torino ne Rome, ne Institutin Santa Maria, per ta krye gjimnazin aty. Ne 1937, edhe une dergohem ne kete Institut, ne klasen e trete fillore. Pra te tre vllaznit u bashkuem ne Rome. Nga shkolla e Torinos Valentini e Genci kujtonin vizitat qe Prnci Umberto bante aty, ku sa here qe shkonte atje, i takonte ata per miqesine e respektin qe kishte per baben tone, qe kishte vazhdue tre vjet kurs me te, ne Shkollen e Luftes. Por vitin ma perpara, 1937, ne Shqipni u vendos te kremtohej 25 vjetori i ngritjes se Flamurit dhe i shpalljes se Pavaresise. Keshtu te gjithe nxanesit e shkollave dhe te Akademive ushtarake u mblodhen ne Tirane, per parakalimin e madh. Prandaj Valentini erdhi bashke me ta. U kishin dhane 10 dit leje. Mbas festimit dhe parakalimit, ne u bashkuem te gjithe ne Laç. Une me nanen kishim ardhe nga Korça qysh perpara, sepse prindet ishin te ftuem ne mbramjen festive qe bahej ne pallatin mbretnor. Nderkaq kishte mbrrite dhe Genci, qe s’ishte ne shkolle ushtarake, por babai i kishte nxierre nje leje te posaçme per te marre pjese ne kete feste jubilare kombetare. Ndersa ne te tjeret ishim mbledhe ne Laç, Valentinin im atё e mbajti ne Tirane, per ta njohun me miq e dashamire, e ne nje takim qe studentet ushtarake paten me Mbretin, ia paraqiti atij. Mbreti Zog e pergezoi Valentini qe po ndiqte rrugen e lavdishme te babes duke i urue qe 22
te bahej po aq i zoti sa ai. Ky ishte rasti i pare e i fundit qe Valentini takohej me Mbretin Zog. Ne kete 25 vjetor u dekorue edhe Gjin Pjetër Pervizi, si luftetar e patriot i Rilindjes dhe udhëheqës i kryengritjes së Kurbinit, që u kunorzue me ngritjen e famurit kombetar ne Milot po në ditën e 28 Nëndorit. Edhe im atë u gradue kolonel dhe u dekorue me urdhnin e naltë të « Besës » dhe me urdhnin e lartë të Kunorës së Italisë për misionin në Luftën e Abisinisë. Ate nëndor 1937 e kaluem per bukuri, dhe tre ditet e fundit te muejt erdhen me u bashkue me ne dhe baba me Valentinin. Ishte nje rast i ralle qe gjindeshim te gjithe se bashku pjestaret e familjes. Shtepia gumezhinte edhe nga miqte qe vinin e shkonin per urimin e Festes se Madhe Kombetare. Valentini e Genci e kalonin kohen ne dhomen e miqve, plot per plot. Nё dritarёt e shtёpisё valёzonte flamuri kuq e zi. Miqtё kur vinin rreshtoheshin ne lulishten para shtepise e shpraznin batare pushkёsh. Nga Posta e xhandarmarise pergjigjeshin bresheri te tjera. Kishte nga ata qe kishin qene ne Milot kur Gjin Pjetri kishte ngrite flamurin mbi nje vidh te madh ne qender te pazarit, tue e pershendete shpalljen e pavaresise me pak fjale dhe me krismen e gjashtes se karadakut qe mbante gjithmone ne brez, qe ishte pasue nga krisma e 300 pushkeve te burrave luftetar te Kurbinit. Prindi yne, 15 vjeç, kishte perjetue ate ngjarje duke qene i pranishem prane tij ne ate çast historik. Revolja e Gjin Pjetrit etjera sende te tij ruheshin ne shtepine tone.Per qejfin tim si ma i vogli i shtepise, Valentini ia mori revolen nipit te Gjin Pjetrit, Ndue Palit, qe rrinte me ne, dhe me bani me gjuejt dy here me gjashteshen e karadakut e cila kishte krise ne shume luftime e ne Milot, siç thashe ma siper. Une mezi e terhoqa kambezen e kobures me dy gishtat e dy duerve. Ishte kambёz pёr gisht burrash dhe jo çilimijsh. Por pёr njё fёmi si puna ime, ishte njё kujtim i paharrueshёm. Koha kaloi e me te dhe lejet. Im ate duhej te kthehej ne Tirane e pastaj ne Korçe. Ne nuk mbanim veture asokohe. Ai duhet te dilte te Posta e Laçit, heret, ku do ta merrte nje makine qe vinte nga Shkodra me disa miq te tij. Ate mengjes, dolem te gjithe per t’u perfale me te. Ishte nje dite e vrejtun e binte nje shi i imte e bante ftohte. Ai do te kalonte rruges fushore para shtepise per te dale deri ne rrugen automobilistike e pastaj xhades deri te Posta, si zakonisht. Nderhyni Valentini : - Jo babё, s’ban l me kalue me andej, ku gjithkush e din se do te kalosh, por me i ra shkurt shtegut tё arave qe çon drejt e te Posta. 23
Im ate, pas pak heshtje mori vendim me zbatue keshillen e Valentinit, qё e quejti me vend. U nis і shoqnuem nga tre besnike, Ndue Pali, Ndue Molla e Bib Brozi, te gjithe te armatosun. Nuk kaluen dhjet minuta e u degjue nje krisme pushke. Te gjithe sa ishim dolem ne oborr tue shikue. Pastaj ra prape heshtje. Ç’kishte ndodhe ? Sa kishin kalue ne shtegun qe permendem e po ecnin me kujdes, sepse sikur ndihej nje far rreziku, po prej kah ? Ndue Pali, tue perparue ne drejtimin e vet, papritmas gjendet para nje levizje te te dyshimte e diçka e madhe ngrihet nga nje grumbull kaçubesh. Gishtin ai e kishte mbas kambezes gati per çdo çast, e keshtu e shprazi pushken. nё atё drejtim. Kishte qene nje çabe e madhe peshku (lloj lejleku) qe e trazueme nga zhurma e hapave te Ndojt, kishte marre fluturimin per mbas shkurreve ku ishte struke. Te pranishmit qeshen, kurse ne te tjereve na kapi ankthi, ndonse kalimthi. Disa te tjere te strukun pas lisave e shkurreve anas xhades, ne te dalun te rruges se shtepise sone, ishin trondite, dhe pushket qe mbanin ne gatishmeni sikur u kishin ngri ne dore. U kishte ikun gjahu ! Apo nuk ishin lagun e ba qull e i kishin zane te dridhmet prej te fohtit. Ishte dhjetor. Nuk thone kot se dardha e ka bishtin mbrapa. Ajo dite mbeti e shenueme per diçka tjeter, qe vertetonte nderhyrjen e Valentinit, i cili kishte pase nje parandjenje instinktive se nje e keqe rrezikonte prindin tone, ne ate mengjes dimnor. Thuej po deshe se fati nuk i lidh fijet e veta si pas nje programi te sterholluem qe kushtezon sjelljet e njerezve me veprime te paprituna, jashte logjikes e vullnetit të tyne ! Kur im ate me besniket arriten te posta, ai u prit në zyrë prej komandantit, kapter Lin Shllaku, nje nder nenoficeret te xhandarmerise ma te mire te kohes. Ndersa qendrojne aty, nga dritarja qe jepte nga ana e hanit te kruetanit Shim Hoxha, shikojne nje varg prej gjashtë vetesh te armatosun, me pushket qe u vareshin gryke poshte, qull deri ne palce nga shiu i imte dhe i ftohte mengjezor. Ata u futen njenipastjetrit ne han per t’u nxe me ndonje gote raki. Që s’u shkonte mendja fare se Prenk Pervizi ishte aty dhe po i shikonte nga driraja e postёs. Im ate nuk pati nevoje per shpjegim te metejshem duke i leshue nje veshtrim kuptimplote kapterit, te cilin e konsideronte si njeri besnik. Kapteri kishte mbet shtang. Pikerisht ne ate kohe bie telefoni. Kapteri e merr per t’u pergjigjun. Folesi nuk paraqitet por pyet se kush ishte. Kapteri i përgjigjet: -Jam unë, kapter Lin Shllaku, komandanti i postës. - C’ka kemi andej ? A ka ndonje te re ? Zani kumbote i njohun. 24
- Urdhnoni ?… Jo, jo, qetesi e plote, s’ka ndodhun asgja per t’u tregue. Ishte pergjigj kapteri. - Si…vertet ... asgja s’ka ndhodhe ? - Jo, Zotni, qetesia ma e madhe. Asgja për t’u shënue.! Im ate kishte ndërhy : - Bani të fala atij mikut prej Prenk Pervizit. - Zotni, keni të fala nga Kolonel Prenk Pervizi që gjëndet në zyrën time. Sa foli keto fjale kapteri, u ndigjue krisma e mbylljes me inat te telefonit. Im atë buzeqeshi me ironi, kurse kapteri u nxi ne fytyre. Ne telefon kishte qene nje njeri i njohun e me pozitë. Ne kete kohe, im ate zbret nga Posta dhe shkon e futet drejt e ne han i shoqnuem nga kapteri, besnikët e tij dhe nja dy xhandarë. Im atë i njihte ato semsile. Kur u shfaq para tyne, ata mbeten shtang e ishin zverdh prej frike. Nderkaq im ate u thote nje « tunjatjeta juej ! dhe shton : -A per me gjuejt rosa paski pas dale or burra ?…Or Shim Hoxha, mbushu nga nje gote me raki nga ana ime, se qenkan lagun e lodhun kot… s’u paska pri mbare gjuetija !... Nuk e kam dijte se rosat u gjuejtkan me pushkë lufte. Por njё fjalё po ju a them. Kujdes, mos dilni me gjuejt nё kohё tё keqe, se mund tё merrni ndonji ftofje tё pashёrueshme. . Kjo ngjarje kuptimplote qe do te trajtojme dhe ne shkrime te tjera, lidhej pra me Valentinin, qe me intuiten e tij mundi te menjanoje nje tragjedi te madhe me pasoja edhe ma te medhaja, si per familjen, fisin e krahinen ashtu edhe per vendin. Personaliteti i Prenk Pervizit asokohë ishte teper i madh dhe simpatia e popullariteti i tij shum t forte. Çdo rrezik ndaj jetes tij mund te shkaktonte trazime deri ne hakmarrje të papërmbajtuna. Njerzit e besniket e tij ishin teper te vendosun e trima të papermbajtun. Im atё s’e la me aq, dhe njeriut qё ia njohu zanin si dhe ndonjё tjetri, ua bani tё qartё pёr pasojat qё mund tё ndodhnin, dhe se njёherё pёr njёherё po e mbyllte atё punё me aq. E pёrmendёm kёtё ngjarje sepse lidhet me Valentinin qё kishte nuhatё rrezikun qё mund t’i kanosej t‘ atit Prenk Pervizit. Pra deri kёtu kemi hedhё njё vёshtrim mbi lidhje e tij me faqmiljёn si dhe hyrjen nё jetёn shkollore qё do tё kunorzohej me me arritjёn e hyrjёs tij nё karrierёn ushtarake.
25
Shkolla ushtarake e Romёs nё 7 prillin 1939 Te përqëndrohëmi te 7 prilli 1939, dita ma e zeze e historise se Shqipnise, qe ne na gjeti ne Rome te treve. Une isha ne moshen afro dhjetevjeçe. Tri te diela ma perpara, kishin ardhë ne shkollen tone nje grup i studenteve ushtarake shok te Valentinit. Ata zakonisht vinin çdo te diele me na marre e me na argetue neper Rome. Ne dy te vegjelit perfundonim ne ndonje kinema, kurse te medhejt silleshin verdalle neper bulevardet. Kesaj radhe ata u ngujuen ne qoshen e nje kafeneje, e bashke me ta edhe une e shoku im Alfred Bonati. Diçka po ndodhte. Diçka po kurdisej ne dam te Shqipnise. U permend Mbreti, ushtria, qendresa, lufta, patriotizmi, heroizmi, megalomania e Duçes, kotesia e Viktor Emanuelit III, fashizmi, poshtersia, tradhetia, padrejtesia. Lidhja e Kombeve, Anglia, Amerika, Gjermania, Hitleri, konflikti botnor, etjera, etjera. Si perfundim ata nxoren dokumentat personale, fotografi, orat e dores, zarfa te mbyllun etjera, qe ua dorezuen Gencit e Koklit (Nikolla Bonati), qe i futen ne nje çante dore te bleme ne çast. Keta studente e shoke te ngushte, perveç Valentinit e Lek Vuksanit (Vojvoda), ishin ata qe permenda ma siper : Asim Zeneli, Avdi Mati, Hamit Taga, Fiqeret Hoxha, Abdyl Kellezi, Xhevat Hysa, Shaban Blloshmi, Ernest Gjeçi, Ali Ohri, Stefan Bumçi, Nuri Nuçi, Ndue Lala, e ndonje tjeter qe tani nuk arrij te kujtoj : kane kalue ma shumë se 70 vjet ! Çeshtja ishte serioze. Po të ndodhte ndonjë incident me Shqipninë, italianët mund te merrnin masa drastike ndaj studenteve te shkollave ushtarake. Ne disa raste, ne shkolla te tjera civile dhe universitete si, Roma, Napoli, Torino etjera, studentё shqiptare i kishin marre me te mira. I kishin shetitun e zbavitun ne udhetime me anije turizmi neper brigjet mesdhetare. Pse valle ? Kurse ne shkollen ushtarake te Romes nuk kishin prekun . Dihej se aty ishte grupi ma i vendosun i studenteve, te lidhun fort midis tyne e besnike te Mbretnise, si bij te familjeve ma te mira zogiste. Prandaj ata ne takimin qe permenda, shprehen pesimizem ndaj fatit te tyne, sepse ishin te vendosun me zbatue ate qendrese e proteste qe u takonte po te ngjante ajo tragjedi e madhe te nje sulmi pushtues ndaj Atdheut, nga ana e fashizmit italian, qe kishte gjithe fuqine shtetnore te Italise ne dore, ku Mbreti Viktor ishte katandisun ne nje kukull, me te cilen Musolini luente sipas qejfit. Ata kishin frike se mund t’i arrestonin, burgosnin edhe 26
internonin, tue parashikue se çdo sulm ndaj Shqipnise do te gjente qendresen e vendosun e popullit shqiptar, e patjeter ne radhe te pare te baballareve te tyne, qe ishin me funksione shtetnore apo ushtarake me randesi. Keto qe po shkruej ngjane afro dy jave perpara dites se zeze se 7 prillit. Prej asaj dite nuk i lejuen ma me dale, e ne nuk dinim asgja. Lajmi i sulmit dhe zbarkimit te ushtrise italiane ne Durres e gjetke, qe u shpall me buje te madhe nga radiot dhe shtypi italian, paralizoi gjithe jeten e popullsise italiane, qe po kuptonte, por teper vone, se ku po i gremiste Duçja… Ku po i çonte « mushka » …fashiste ! Ne e degjuem ne lajmet e ores tete te mengjesit, ne mensen e shkolles, ku ishin mbledhun gjithe konviktoret e profesoret e po hanim, kur radio foli e dha Komunikatёn e jashtёzakonshme tё invadimit tё Shqipnisёn e plot dokrra mburrёse etj. Ra nje heshtje e rande, si heshtje varri. Ne mbetem te shastisun e koke ulun. Ishim vetem kater shqiptare midis ma tepër se 200 konviktoreve e profesoreve italiane. Te gjithe e pezulluen ngranjen dhe asnje prej tyne nuk tha nje fjale. Prania e jone sikur e kushtezoi dhe qendrimin e tyne, qe mori kuptimin e nje solidariteti te heshtun. Ne fakt lajmi erdhi krejt i papritun edhe per ata, sepse ishin mesue me shprehjet fodulleke te Duçes, dokrra kote, qe zakonisht ai ua servirte italianeve nga ballkoni i Pallatit Venecias (Palazzo Venezia). Shkolla jone njihej si nje shkolle mos perfillese ndaj fashizmit, dhe mbahej ne shenjester. Une isha 10 vjeç e Alfredi 12 vjeç. Ne qendruem ashtu haru, pa fjale e na u pre dhe buka. Shoket na shikonin me bisht te synit, ne heshtje dhe te vrejtun. Edhe ata e kuptonin ate trishtim te madh qe na kishte pushtue zemren e mendjen. Disa nga Kalabria e Sicilia, me origjine arbereshe, na qendronin ma afer, dhe ata te pikelluem. Prej atij çasti ne u bame si robote te komanduem. Veprimet e levizjet na dukeshin krejt artificiale. Sikur kishim kalue nga nje bote ne nje tjeter. Kishin ndryshue permasat dhe permbajtja. Po ma te rritunit e te moshuemit, si e ndienin veten ? Genci dhe Kokli ishin nxi ne fytyre e s’guxonte kush t’i veshtronte e jo ma t’u thoshte nje fjale. Shoket e ngushte te tyne sikur e mbartnin dhe ate trishtim te madh. E mbaj mend si sot, se ata te dy ndejten tre dit pa shti gja ne goje ! Ne ato tre dit, pushtimi i Shqipnise kishte marre fund. Po Valentinit me shoke, si u shkonte halli valle ? Ata prej dy te dielave nuk i kishin lejue me dale as me takue kend. Ne nuk dinim asgja. As telefoni nuk punonte. Ma vone i morem vesht te gjitha. U mundova te jap nje pershkrim te atyne diteve te kobshme qe perjetuem larg atdheut, kur ky u gjet ne diten ma te zeze te historise se tij, 27
por kishte dhe ma keq. Sa nuk na ra pika kur degjuem nga radiot, emnat e disa personaliteteve shqiptare qe pershendetnin pushtimin fashist italian. Me ato emna u mbushen faqet e shtypit italian anembane. Po na dridhej zemra kur degjonim emna te njohun. Na hyni tmerri se kushedi ç’bahej tani ne Shqipni. E kur pas tre ditesh u shpall pushtimi perfundimtar, do te kishim preferue te ishim nen dhè. Na u skuqen faqet nga turpi, e nga marazi na shkelqenin syte prej loteve. Ç’po ndodhte me Shqiptaret ? Edhe pse te vegjel, gjithe kete peshe shtypese te pushtimit e ndjenim thelle dhe na vinte nder mend shprehja historike e mbretit Brenno te Galeve, kur pushtoi Romen para dymije vjeteve : « Vae victis ! » mjer te mundunit ! Por romaket iu pergjigjen me shpate ne dore dhe i munden dhe i debuen Galet barbare. Si do te pergjigjeshin shqiptare ? Komunikatat italiane ishin entuziaste. Ne ora gjashte te mengjesit te 7 prillit, forcat italiane kishin sulmue Shqipnine ne Durres, Vlore, Shengjin e Sarandë.. Nuk kishte pase asnje qendrese te organizueme. . Brenda dy oreve Durresi, Vlora, Shengjini, Saranda, ishin pushtue. Vetem nja dhjetё bersajlere kishin mbetun te vrame (prej qendreses vetmohuese te Mujo Ulqinakut. Ku ishin Mujo Ulqinaket e tjere ?). Askush tjetёr s’e kishte shkrep pushkёn, sikur pёr hava. Po ate dite forcat italiane ishin nise drej Tiranes, Shkodrës, Gjirokastrës, Fierit e Beratit, ku kishin hy te nesermen ne mengjes e ku i paskeshin pritun me lule e duertrokitje (?). Pas tre diteve Shqipnia ishte pushtue krejtesisht. Mbreti Zog i ikun ne Greqi. Ushtria shqiptare asgjekundi. Populli i revoltuem duke kerkue arme e duke thirre per tradheti. Depot e armëve bosh ! Topat pa gjylpana ! Gjthçka kishte marre fund ! (keto i morem vesht ma vone). Le te kthehemi te Shkolla Ushtarake e Romes. Te mbyllun prej dy javesh ne fjetoret e tyne, vetem ne kanotiere e te mbathuna, stundentet shqiptare nuk dinin asgja nga keto qe thamë. Pa radio, pa shtyp, pa asnje kontakt, te ruejtun e te izoluem, nuk dinin si te vepronin. Nje shok i tyne italian, arriti t’u çoje nje pusulle ku i informonte se Shqipnia tashma ishte pushtue mbrenda tre diteve, pa pushke te shtime. Si ka mundesi ? Ne keto kushte, ata vendosen te zbresin nje nga shoket me ane te çarçafeve, prej katit te gjashte ku ishin, ai quhej Dull Osmani, kavajas, nje kokekrisun qe ma vone u ba aviator, nga ata ma te çmendunit. Dulla zbriti si majmun, dhe ashtu ne te mbathuna e kanotiere, u versul te nje kiosko dhe i bleu te gjitha gazetat qe gjeti, te reja e te vjetra. Kishin kalue pese dite pas pushtimit. Kur Dulla sosi ne maje te pallatit e kaperceu dritaren, iu 28
versulen te gjithe dhe ia moren gazetat prej duersh si t’ishin njerez t’eger, aq ishin te çoroditun nga lajmi i fshehte qe u kishte ardhe nga shoku italian. - E pamundun te dorezohet Shqipnia pa shkue gjaku deri ne gju ! Kishte thirre Lek Vuksani, ky malesor i Dukagjinit. Kur gazetat u shpalosen para tyne ata nuk po u besonin syve ! As qendrese, as gjak, as send tjeter. Veç tradheti, poshtersi, dobesi, frikacake, lapanjoza. Ku ishte ushtria shqiptare, ndera e kombit ? Ku ishte Mbreti, trimi me fletë ? Ku ishin oficeret shtamadhorë të Shqipnise, qe ata i adhuronin e i kishin si simbole e heroj ? Aq poshte paska ra shqiptari, qe i kendoi gjithmone trimnise, heroizmit, qendreses? Ku ishin sternipat e Bardhylit, te Lekes se Madh, te Pirros, te Agronit e Teutes, te Batos, te Gjergj Kastriotit Skenderbeut ? Ku ishin Oso Kukat, Mic Sokolat, Buletinat, Idriz Seferat, Azemat e Shotat e Tringat e Norat e Shqipnise ? Ku ishin Cerçiz Topujt, Themistokli Gjermenjet, Selam Musajte, Ded Gjo’ Lulat, Gjin Pjetrat, Prenk Bib Dodat etjere ? Asim Zeneli, qe ishte ma i moshuemi nder ta, kishte fole rande e ashper e kishte shpreh habine se ku kishin perfundue ato komandante legjendare si Muharrem Bajraktari, Prenk Pervizi, Fiqri Dine, Hysni Dema etjere. Po Mbreti Zog ? Aq keq te ishte katandise Shqipnia sa mos me u duke asgjekundi as qendresa e ushtrise shqiptare as e popullit ? Diçka nuk ecte. Diçka kishte ndodhe qe kishte ere tradhetie. Po kush valle mund ta tradhetonte atdheun e vet ? Terbimi i te ri*jve arriti kulmin kur ata lexuen ne fa qet e para të gaézetave emnat e disave qe pershendesnin hyrjen e Italise ! Tradheti, po, tradheti ! Vdekje tradhetareve ! Menjehere u mblodhen dhe krijuen grupin e « dores se zeze » per eliminimin i gjithe tradhetarve qe kishin emnat ne ato gazeta. I pari organizim kunder pushtuesit e kunder atyre qe shiten Atdheun. Dhe kёtu nё kёtё tergim po jepёt pёr herё tё parё. U zgjodh dhe nje komitet drejtues. Valentini ishte nder te paret. Ai kishte gezue gjithmone simpatine e shokeve per qendrimin fisnik dhe burreror, per emnin e nderuem te prindit e te familjes. Dhe e kam thane, ne krye te ketij organizimi te pare antifashist e patriotik te Shqipnise ishin po ato shoke te ngushte : Asim Zeneli, Valentin, Lek Vuksani, Hamit Taga, Avdi Mati, Abdyl Kellezi, Fiqret Hoxha, Shaban Blloshmi, Minella Naçe, Xhevat Hysa, Ernest Gjeçi, Stefan Bumçi, Ali Brahimi, Ali Ohri, Ndue Lala, etj. U ndane detyrat per vrasjen e tradhetareve ne fjale e u caktuen me short te fshehun emen per emen per secilin. Njenit nder ta i kishte dale ne gazetat emni xhaxhait. Ai e mori persiper vete eliminimin e tij. Nuk po і permend emnat e tyne. Sepse një gazetar italian që kishte miqësi me shqiptarët e Shkollës 29
Ushtarake u kishte tregue se ato emna ishin botue prej vetë italianëve me u justifikue para oipnionit se shqiptarët i kishinn thirrë vetë me i shpëtue nga sundimit і mbretit satrap e tiran që e shtypte popullin shqiptar. Megjithatë ajo punë u kushtoi shtrejtë edhe pse jo e vërtetë. Sepse per çudi te çudive, do te vinte koha që ajo fajsi e kurdisun e tyne do te shlyhej, nga kundervenja ndaj komunizmit, që gjente sebep me i përsekutue, dënue, pushkatue burgosë e internue, për emnat që ua kishin qit në gazetat italiane. Ata do ta paguenin me jeten, burgjet e internimet 45 vjeçare ! Në këto rrethana ai shorti i dorës zezë nuk u realizue sepse u vërtetue se asnje prej atyne nuk ishte shpreh nì favor të pûshtimit, veç kishte qenë një lojë mashtruese e fashizmit italian, me çorodit shqiptarët dhe të huejt. Mbasi morën vesh gjithçka, ata mbajtën një grevë urije treditore duke mos pranue me hanger e pi asgja. Komanda e Shkolles ishte alarmue, dhe i nxori nga izolimi por ua ndaloi liridaljën për dy javë. Pastaj ata mundën me dale dhe erdhën me u takue me ne dhe me marrë objektet që kishin lane në ruetje Gencit e Nikollës. Atehere ne i morem vesh te gjitha. Por historia e tyne nuk kishte perfundue. Shpirtnat aq te revoltuem filluen te gjejne nje fare prehje, sepse u pa se politika ushtarake e boshtit Rome – Berlin, (Duçe – Hitler), ishte shkaktare e gjithe ketyne « anshluseve », qe filluen me Austrine 1938, Shqipnine e Cekosllavakine 1939, etj. Ishin fazat pergatitore te Luftes se Dyte Botnore, duke mos nenvleftesue manine paranoiake te Duçes per rikrijimin e nje perandorie sipas asaj Romake, me në krye atë vetë si udhëheqës i madh, Dux (Duçe). Para tyne doli dhe nje prove tjeter e veshtire, se ciles iu pergjigjen burrerisht. Italianet kishin vendosun qe gjithe shkollat dhe akademite ushtarake te banin betimin per besnikeri ndaj Mbretnise Italiane. Betimi do bahej në oborrin ose sheshin e madh të Shkollës. Filluen provat per cerimonine qe do te mbahej me kete rast, ku do te merrnin pjese personalitete te larta te hierarkise fashiste dhe te qeverisë e ushtrise italiane. Provat konsistonin ne leviszje te caktueme, parakalim, formimi i kuadratit te nxanesve dhe ushtarakeve te tjere shqiptare, paraqitje pernderarm etj. Kishin ftue edhe disa oficerë shqiptarë te dalun prej ketyne shkollave, per t’i dhanë ma randësi ngjarjës. Komiteti i studenteve vendosi qe provat te baheshin te gjitha rregullisht deri ne cerimonine e betimit. U mor vendimi qe ne çastin kur do te lexohej formula e betimit e duhej te pergjigjeshin: « Betohemi ! ata nuk do te pergjigjeshin fare dhe te gjithe njeheresh do te hidhnin armet per toke ! Ky do te ishte nje akt heroizmi teper i larte e i bujshem ! Por para se te bahej betimi i vertete, italianet 30
vendosen te bajnë nje prove „generale“ te pergjithshme. Dikush kishte informue, pra spiunue ! Tradhetare ka gjithmone ! Por shqiptaret nuk e kishin pikase ma perpara kete poshtersi. Ata u paraqiten ne kete te ashtuquejtun prove „generale“, qe e dinin si formalitet, pra pa angazhim betimi, dhe ndoqen programin qe ishte vendosun prej komandes italiane. Por u doli nje e papritun. Aty ne t’ashtuquejtun prove shohin pranine e disa autoriteteve te larta fashiste, të qeverisë dhe gjenerale te ushtrise italiane. Gazetare e fotografe. Aty ishte dhe kapiteni shkodran Luigj Mikeli me dy oficere te tjere shqiptare. Ç’donin keta ne provat ? Ç’po ndodhte ? Prova vazhdoi si e tille, e kur duhej te pezullohej sepse gjithçka kishte shkue ne rregull, ndersa katrori ishte formue dhe shqiptaret po qendronin gaditu ne armenderim, oficeri italian i caktuem, nje kolonel, tha se tani do te behej prova e betimit, pra, se si ata duhet te pergjigjeshin kur te lexohej formula. Kjo qe nje befasi ! Kurthe ! Si te vepronin ? Menjehere e qarkulluen fjalen qe askush të mos pergjigjej, te ulnin kokat por armet mos t’i hidhnin, me qe kjo qenkej nje prove. Keshtu, kur perfundoi recitimi i formules, dhe koloneli e çoj zanin e thirri : « betohuni !», nuk u degjue as nje za e ra nje heshtje varri. Afro njeqint studentet e akademistet shqiptare qendronin gaditu e koke ulun. Skandal ! Koloneli italian i drejtohet kapitenit Luigj Mikeli : - Zotni kapiten, si duket këta nuk e kuptokan italishten, ju lutem të ua përktheni atyne shqip se ç’far duhet te bajne. Kapiteni ishte përgjigjë : -Ne qofte se keta nuk e kuptojne italishten, une nuk e njoh fare ! Komanda, personalitetet dhe hierarket fashiste u terbuen. Filloi hetimi e bastisja e sallave, krevatëve, dyshekëve e raftëve, të gjithë shkollave ushtarake ku kishte shqiptarë. U bane presione per te zbulue se kush i kishte organizue. Pa rezultat ! Pas do kohe u moren disa masa. Abdyl Kellezit i gjetën disa materiale komuniste dhe e internuen ne Ventotenne, ku ishin mbyllun disa udheheqës komunistë italianë. Nje nip i Musa Jukes vrau veten ne nje hotel te Romes. Masa të tjera nuk u morën. U lejue vazhdimi i studimëve. Per Valentinin dhe grupin e shokëve të tij ishte viti i fundit i shkolles ushtarake se Romes. Ata do të vazhdonin akademitë ushtarake në degët përkatëse ne Akademinë Ushtarake të qytetit Modena, ma e randësishmja, dhe në ndonjë Akademi tjetër. U muer vesh se italianёt do ta mbanin ushtrinё efektive shqiptare ashtu siç ishte, me kuadrot oficerё, si dhe me uniformёn me simbolin e kunorёs sё Skёnderbeut. Ajo do tё qёndronte si e pavarur e passive sa pёr formalitet. 31
Në Akademinë e Modenas, 1941-1942 Akademia ushtarake
Në qërshorin 1939, Valentini me shokë përfudojnë Shkollën Ushtarake të Romës, dhe ne Shtator fillojnë ndjekjën e studimëve në Akademinë Ushtarake te Modenas, ma e randësishmja në Itali. Valentini zgjodhi armën e kalorsisë bashkë me Ali Ohrin e Stefan Bumçin. Të tjerë si, Asim Zeneli, Ernest Gjeçi, Ndue Lala, Fiqret Hoxha, Minella Naçe, Avdi Brahimi, Shaban Begolli, Nuri Nuçi, Hysen Hysa, etj. në armën e kambsorisë, Lek Vuksani në atë të karabinierisë. Avdi Mati Akademine e Marinës, dhe Dull Osmai atë të Aviacionit, e kështu me radhe të tjerët. Ata sigurisht ishin konviktorë dhe u jepej liridalje të Dielave. Me këtë rast Valentini shkonte shpesh në Bolonja, qytet historik, i madh e i randësishëm, mjaft i bukur, ku kishte mundësi t’argëtohej e te njihte ndonjë vajzë të bukur. Kështu kaluen dy vjetët e Akademisë, pa ndonjë problem 32
specifik, dhe në Qërshor 1941 ai diplomohet oficer me gradën nëntoger dhe caktohet me shërbim ne regjimentin e kalorsisë « Lancieri Vittorio Emanuele II », me qendër në Bolonja. Ai priste të caktohej ne Shqipni, si te tjerët, por duke qene se ushtria shqiptare ishte e perfshime ne atë italiane, emnimet jepëshin nga Ministria e Luftës e Italisë. Përfundimi i Akademisë dhe emnimi tij oficer, u festue me të madhe ne familjen dhe shoqërinë tonë në Tiranë, Laç e Skuraj. Në atë verë, baba e kishte mbajtë në Tiranë, ku ua kishte paraqitë miqve e kolegëve të tij. Të cilët e përgëzuen dhe i uruen për vazhdimsinë e traditës luftarake te familjës. Kështu për Valentinin nisi karriera ushtarake me perspektiva të shkelqyeshme. Kur doli oficer dhe u caktue ne Bolonja zuni një dhomё me qera në shtëpinë e familjes Manini, ku pronare ishte Zonja Manini, e vejë, e cila jetonte me nje nga vajzat, ma te rene nga pesë që kishte. Katër prej tyne ishin te martueme, ndërsa ma e vogla që kishte mbarue gjimnazin, vazhdonte universitetin për histori e letërsi. Ajo quhej Maria Gorizia, por e thirrnin shkurtimisht Gori. Ishte një vajzë e bukur, me një trup të përsosun « shtat selvi » dhe « sy zeze e vetullën gajtan » siç këndon shqiptari. Sigurisht se midis dy te rijve lindi simpatia, dhe Valentini nuk mungonte për ta shoqnue dhe argëtue, duke mbajtun respekt e mirësjellje prej fisniku. Ai kishte njohun vajza te tjera si ne Romë ashtu në Modena dhe Bolonja, por kjo kishte fillue me i hy në zemër dhe shkurt me thanë shqiptarçe, e kishte zanë qymyri. Ai filloj ta marri punën seriozisht dhe vendosi ne vetvete sa ajo do te bahej grueja e tij. Në këto rrethana, Valentini gjente rastin me e ftue bashkë me t’amën per darkë në restorantin e Pallatit të Oficerëve, një ndërtesë monumetale e vjetër, plot salla me objekte artistike, piktura dhe orendi të tjera luksoze. Nuk kishte mungue edhe pjesmarrja në mbramje dhe ballo t’organizueme herë pas here në raste festash zyrtare. Kështu ishte krijue nje lloj familjariteti qe nanë e bijë e kishin pranue. Kinematë asokohë ishin vendet ma të frekuetuem ku njerëzit kalonin disa çaste zbavitje me filma të ndryshëm. Me gjithë se ishte gjendje lufte, vazhdonin të jepëshin filmat amerikanë me artistë të njohun të Hollivudit. Valentini e çonte shpesh Gorin në kinema, me pëlqimin e s’amës dhe qejfin e saj si vajzë e re plot gjallëri e pa paragjykime. Erdhi momenti që Valentini vendosi të ia shfaqte asaj propozimin e tij. Dhe në atë verë, një ditë, e ftoi me kalue mbramjen e darkën në një lokal veror me lulishte dhe orkestër. Nuk ishte hera e parë që i kalonin mbramjet në atë lokal, kafe-restorant, ku kishin shkue edhe me 33
Oficer në armën e kalorësisë Bolonja, qёrshor 1941. nanën e saj. Darka kaloi për bukuri dhe ata ndejtën edhe do kohë aty duke pije freskuese.Në një çast Valentini nxierr nga xhepi një kuti të vogël të bukur duke iu lut që ta pranonte si dhuratë. Vajza kishte buzeqeshë dhe e kishte marrë kutinë duke e falënderue. Kur e hapi mbeti e befasueme dhe e mahnitun, aty ishte një unazë e bukur me nje gurë vëzullues. Propozimi ishte faktik, pa fjalë. Valentini gjithë emocion rrinte si ne gjemba, ne pritje se si do të reagonte Gori. Por ajo buzëqeshi ambëlsisht me një « grazie » që tingëlloi ne veshët e Valetinit si një sinfoni. Ai e mori unazën nga dora e saj dhe ia vuni në gishtin e dorës majt duke i thanë se e donte shumë dhe së a pranonte ajo të bahej grueja e tij. Gori nga ana saj ishte skuq ne faqe 34
dhe murmurit me nje gjysmë zani « si ! », duke ia hedhun krahët në qafë krejt e lumtun. Me këtë përqafim u vulos dashunia e tyne që do t’i shoqnonte gjithë jetën. U ba festë dhe u shpall fejesa, ku erdhën motrat me burrat dhe fëmijët e tyne, ilaka dhe miq e dashamirë, si dhe kojshitë e lagjës. U shtrue darkë në Pallatin e Oficerëve, ku morën pjesë edhe eprorët e komandantët si dhe kolegë të Valentinit. Kjo ishte ngjarja që e mbylli atë pjesë të jetës së Valentinit, që do të mbetej gjithmonë në kuitesën e tij, si një lumturi e papërsëritshme. Ma vonë, në kushte të pa përfytytrueshme të vuejtjëve do t’i kujtohëshin vargjet e skalituna të Dantes : « …Nessun maggiore dolore che ricordarsi del tempo felice nella miseria ! » (Nuk ka hidhnim ma të madhe se sa me kujtue kohën e lumturisë në mjerim !) Kemi harrue me tregue se edhe Genci, vëllai i dyti, kishte zgjedhun karrierën ushtarake, atë të aviacionit. Ai vazhdonte Shkollën e Aviacionit në Forli, qytet afër Modenas dhe Bolonjës. Genci takohej e shkonte e vinte me Valentinin, dhe u njoh dhe me Gorin dhe familjën e saj. Kështu që ndodhte se ata shkonin e rrinin shpesh se bashku. Bile Gencit i kishte rastisë me e përciellë disa herë Gorin kur sherbimi ushtarak e pengonte Valentinin. Genci kishte hy ne atë shkollë po atë vit që Valentin doli oficer. Kështu që Valentin shkonte dhe e merrte Gencin të dielave për ta kalue ditën në shoqni të tij bashkë me Gorin. Gencit i kishte pëlqye vajza, dhe e kishte lavdërue Valentinin për atë zgjedhje. Jo vetmë se ajo ishte e bukur, por i përkiste edhe një familje të mirë, ku i ati kishte qenë oficer i policisë deri ne gradën kolonel, po qe kishte vdekun para pesë vjetëve. Lajmin për fejesën e Valentinit na e solli Genci gjatë pushimeve verore, bashke me disa fotografi për ta njohun vajzën që ai kishte zgjedhun. Në u gëzuem, e kryesisht mama dhe gjyshja, kurse t’im etit nuk i kishte pelqye fort ajo pune, sepse kishte plane te tjera për Valentinin. Miqt e tij në Vjenë e Budapest i kishin kërkue të ua çonte djalin, ku do t’i gjenin nje nuse të përshtatshme ndër familjet fisnike me të cilat kishin miqësi. Gjatë asaj kohë të qendrimit ne Bolonja, organizohëshin edhe gara me kuaj me pjesmarrjen e oficerëve te rij nga njësitë e kalorsisë të Italisë. Dihej se shumica e oficerëve te kësaj arme vinin nga familje fisnike me tituj : konta, merkezë, baronë, alfierë, etj. Ne një nga këto gara të randësishme Valentini ishte dallue dhe kishte fitue duke zanë vendin e parë në podium. Atij iu dorëzue çmimi i caktuem nga vetë Duka i Bergamos, i Shtëpisë Savoia, Princi ma i randësishëm pas Princit trashëgimtar Umberto. Kështu që Valentini kishte fitue respekt dhe admirim në regjimentin e tij dhe ne radhët e armës së kalorsisë. Sigurisht se e fejuemja, 35
e bukura Gori, ndiehësh e lumtur per sukseset e Valentinin, me një mburrje të përmbajtun ne vetvete. Ajo ishte një vajzë e urtë, e ambël e familjare. Të gjithë ishin gezue ne lagjën e saj për fejesën me atë djalë të pashëm e fisnik që i kishte ra për fat. Ana jo e pelqyeshme e kesaj historie ishte lufta, që kishte kapërthye botën mbarë, dhe që rrezikonte Italinë, e cila kishte zgjedhë lidhjen me Gjermaninë, krejt ndryshe nga Lufta e Parë, ku i kishte qendrue kundër. Kjo për politikën e gabueme të Musolinit, që u lidh me Gjermaninë në Boshtin Romë-Berlin, ku nuk vonoi dhe Hitleri mbeti i zhgënjyem, sepse fuqia e madhe ushtarake e Italisë e shpallun botnisht nga Duçja me fjalime bombastike, doli flluskë sapuni. E gjithë barra e luftës i ra në kurriz Gjemanisë. Këto ishin kushtet ne te cilat zhvillohej jeta e Valentinit dhe Gorit, të cilët i mbante shpresa se çdo gja do të rregullohej dhe ajo luftë do te merrte fund per t’i lejue njerëzit që të jetonin në paqë e begati.
36
Me gruen, Gorizia Mamin nĂŤ Bolonja,1942.
37
Kapitullimi i Italisӫ e pasojat
Tashti, mbas sa thamë, i vjen radha Valentinit, personazhi kryesor i këtij rrëfimi, fati i të cilit u tregue i pamëshirshëm duke e përfshi në një shtegtim shumë të gjatë e të trishtë. Një udhëtim jo nëpër tallaze e stuhi detare, por vuejtjësh e mjerimësh të pâpërshkrueshme. Gjatë 47 vjet iu desh të përballonte terrorin komunist që ia grabiti një jetë të tanë. Kur u arrestue ishte 24 vjeç, dhe kur u lirue 70 vjeç. Ndërsa Uliksi që kishte shkue ne luftën e Trojës 20 vjeç u kthye në Itaka në moshën ma të mirë, 40 vjeç, ku e priste krahëhapun Penelopëja akoma e re, e bukur dhe besnike Ndërsa Uliksi tjetër, Valentini, do te takohej me Penelopën e tij, pas 47 vjet në moshën mbi 70 vjeç, ku dallohet fare mirë tragjedia që e kishte përfshi këtë qift fatkeq. Një fat mizor qe ua shkatërroi jetën. Për të njohun ferrin komunist, që e gjunjëzoi gjithë Shqipninë gjatë një gjysmë shekulli duke e katandisë ne një gjëndje të mjerueshme, mjafton të ndjekin nga pas Valentinin ne atë udhëtim të gjatë që e katandisi nëpër ato guva skëterrore ku ishin stivosë e vuenin me mija e mija qenjë të pafajshme. Në udhëtimin e tij imagjinar Dante takohej me personazhe të ndryshme, te dënuem për mëkatet , krimet e fajet e tyne ne Ferr. Ndërsa me anë të Valentinit, njihësh me personazhe të vërtetë të njollosur me akte katilash duke krye krime të çdo lloji mbi krijesa njerezore të pa mbrojtuna.. Paradoksi qendron ne faktin se keto mekatarë e kriminela jetonin ne nje Parajzë të tyne toksore ndersa njerëzit e mirë e të pafajshëm i kishin mberthye e pllakosë në shpellat e një ferri real e të kobshëm. Sa për Valentinin, nuk kishin mjaftue 25 vjetët e Mandelës, por ishin shtue pothuej dyfish deri në 47 vjet, një jetë të tanë. Nelson Mandela, gëzonte të drejtën të vizitohej në burg nga ministra, parlamentarë, gazetarë, politikanë, etj., dhe te ndiqte studimet universitare e te diplomohej aty. Ndërsa disa qindra Mandela të Shqipnisë me nga 45 vjet dënime mbi kurriz, s’guxonte kush me u afrue dhe jo ma me u ba vizita zyrtare, me fol e shkrue gazetat e aq ma tepër me vazhdue universitetet e me fitue diploma në kushte burgu. Kështu edhe Valentini, jo vetëm se nuk mund të guxonte kush t’i vinte ne takim, por po t’ishte afrue teper te telat me gjemba të rrethimit te kampëve, rrezikohej të gjuhej e të vritej nga armët e rojëve çerbërë e kriminelë. Aventura e Valentinit nis qyshë kur 38
ishte në Itali, ku kishte kalue rininë duke studiue e mbarue gjimnazin në Torino, Shkollën Ushtarake në Romë dhe Akademinë e Modenës në armën e kalorsisë. Siç treguem aty ai ishte njohun me vajzën bolonjeze Gori . Gjate qendrimit ne Bologna, ku fillimisht kryente nje detyre prane komandes te regjimentit « Lancieri Vittorio Emanuele II ». Në maj 1942 gradohet toger. Gjate qendrmit ne Merano, atje larg ne kufi me Austrine, ishte shkëput disa muej prej Gorit, por nuk i rrihej pa gjet rastin me shkue te ajo. Veçse do te ndodhnin ngjarje te tjera ku sherbimi ne ushtri do te nderpriste here pas here kontaktet e dy te rijve, qe nuk u bahej te rrinin asnje çast pa njeni tjetrin e jo ma me jave, muej e vite. Ndersa fati po kurdiste per ta plane ma te mbrapshta, qe nuk mund t’u shkonin neper mend. Pas disa muejve stërvitjesh e manovrash në zonën e shkretinës të Pordenones, regjimenti me të gjithë mjetët, u ngarkue mbi një tren special në stacionin e Pordenones në drejtim të Romës. Ne fakt, regjimenti ishte caktue për në frontin e Libisë, për të kundërshtue përparimin e forcave aleate, që kishin zbarkue në Marok e në Algjeri. Tullumbacja e Musolinit për fuqinë e madhe ushtarake ishte shfrye. Ushtria italiane po pësonte disfata njena pas tjetrës dhe nuk i vlejti as ndihma e Hitlerit që çoi në Afrikën veruiore trupa gjerame nën komandën e Felmarëshallit të shquem, Romel. Zbarkimi i Aleatëve në Sicili i kishte ndryshue planet dhe regjimenti do të vendosej në rrethinat e Romës. Natën kur u shkarkue Musolini me 25 korrik, regjimenti e kishte kalue në stacionin e Riminit, prej ku do nisej në mëngjes. Valentini nuk kishte as nje mundesi per me u shmang ne Bolonja sa me u përshëndet me te fejuemen. Te nesermen heret treni u nis. Gjatë rrugës, populli nga Rimini deri në Romë, po i bante regjimentit një pritje e përciellje triumfale. Makinisti e kishte ngadalësue treninn kastile. I papëshkrueshëm gëzimi i njerëzve për rrëximin e Duçes, sikur po festonin për mbarimin e luftës. Ushtarakëve u dhuronin të gjithë të mirat e Zotit, pëveç luleve, sallame, proshute, djathna, pemë etj., të gjithë sende që nuk gjëndëshin në treg. Populli po i bante një të tillë pritje regjimentit si perfaqesues i Ushtrisë, e cila, sipas tyne, ishte faktori kryesor i rreximit të Duçes dhe si rrjedhojë edhe i rreximit të regjimit fashist. Me pak fjalë entuziazmi i madh dhe gëzimi i papërmbajtun që kishte përshi qytetarët jepnin me kuptue sikur për Italinë lufta kishte marrë fund. Mjerisht, lufta e vërtetë ishte duke fillue, ajo luftë që Italia nuk e kishte njohun akoma, as nuk e kishte provue. Deri atëherë, lufta ishte zhvillue larg territorit nacional, tash e mbrapa Italia do ta kuptonte se lufta do të 39
Komandant plotoni tankist në betejën e Tivolit (Romë) kundër gjermanëve, 8-20 shtator 1943 Beteja e Tivolit 8 shtator 1943 zhvillohej pellambë për pellambë në territorin e saj e do t’ishte shumë ma e randë dhe e tmerrshme se sa mendohej e përfytyrohej. Në qërshorin 1943 Divizioni i blinduem « Ariete » nën komandën e Gjeneralit Karbone (Carbone), ku gjendej regjimenti i Valentinit, u caktue në zonën e Romës, nga ana e Tivolit, me detyrën e veçantë të mbrojtjes së Romës. Prej kujt ? … Askush nuk dinte çka me thanë, se nga vinte rreziku, a prej Aleatëve a prej Gjermanëve. Regjimenti i tij u caktue në rrethinat e Tivolit, pikërsiht në pikat ma strategjike në lindje dhe në veri-lindje të Romës. Grupi i parë prej tre skuadronësh tankiste u caktue ne zonën e Montorsit, një fshat i vogël. Skuadroni i parë kishte urdhën te mbështeste çdo rast nevoje, plotonin e parë nën komandën e Valentinit. Plotoni i Valentinit ishte caktue në pikën ma të përparueme, pra ma të randësishmen 40
e të rrezikshmën të të gjithë rreshtimit të Divizionit. Ai kishte detyrën shumë delikate për me njoftue menjëherë komandën me anë të një motoçiklisti që kishte në dispozicion, për të gjithë informatat e nevojshme ushtarake. Për me krye atë detyrë, ai kishte urdhën të ndalonte çdo mjet ushtarak e çdo autokolonë duke nisë motoçiklistin menjëherë me informatat e duhuna : numërin e saktë te mjetëve, mundësisht dhe te personelit, tonazhin e ngarkesat e mjeteve, nga vinin e ku shkonin. Valentini duhet të ndalonte vetë përsonalisht te kryqëzimi i rrugës çdo mjet ushtarak, pra, jo vetëm gjerman por edhe italian. Natyrisht duhet të sillej me shumë kujdes me komandantët e ndryshëm te kolonave, dhe të merrte me shumë kujdes informatat e nevojshme. Kolonat e mjetet e ndaluna mund të kalonin, vetëm kur të kthehej motiçklisti me urdhnin perkatës. Në ato kondita, ai e sistemoi mire plotonin që komandonte. Dha urdhën që topi i njënit tank të ishte i drejtuem mu aty te postoblloku ku ndalëshin mjetet. Në rast të një rreziku apo vrasje, tankisti do të hidhte në erë mjetin e pare anmik. Gjëndja ishte e acarueme. Mendohej se Komanda e Naltë Italiane, kishte qëllim të mbronte Romën nga një anmik të papërcaktuem, por që opinioni i përgjithshëm e kishte pikasë : nga Gjermanët ! E pabesueshme ! Në fakt ishin hapë fjalë se Italia ishte rreshtue me Aleatët. Një kthesë e tillë, ose ma mirë me thanë, ajo « tradhëti » që po kryhej ndaj gjermanëve, do t’i kushtonte shumë shtrejtë popullit italian. Po kthehemi në Montorsi aty te kryqëzimi e postoblloku, ku ishte caktue Valentini, ku mund të shfaqej rreziku i parë i sulmit të anmikut. Kjo detyrë e posaçme i ishte caktue atij nga vetë Komandanti i Regjimentit të Blinduem, Koloneli Guido Raby. Koloneli kishte qene shok shkolle me baben e Valentinit. Kur dy eprorët e tij, Nënkoloneli Amiçi Grosi (Amici Grossi) komandant i grupit, dhe kapiteni Boçi (Bocci), komandanti i skuadronit u paraqitën te Komandanti i Regjimentit për të caktue detyrat, që në fillim, Koloneli kishte thanë se te « kryqëzimi », në pikën ma delikate, do të caktohej toger Pervizi, duke shprehun besim të plotë në të. Disa muej ma parë, me dy eprorёt e Valentinit, kishin lindun mosmarrëveshje nga shkaku i një thyerje të disiplinës nga ana e tij, dhe e kishin denue me disa ditë arresti në shtëpi, kur ishte në Bolonja, për shkakun e një vajze, ku, siç e treguem ajo vajzë ishte e fejuemja e tij. Valentini u pajtue me eprorët duke lidhë marëdhanje të mira me ta. U 41
kishte diftue se ajo vajza ishte e fejuemja. Oficerët kishin mbet keq, pse nuk u kishte tregue ? Ndërkohë, siç e thamë, hipotezohej se ç’anë do të mbante Italia në një konflikt të mundshëm, kundër kujt ? Kundër Aleatëve apo kundër Gjermanëve Në atë detyrë të rrezikshme, ai pati rast të ndalojë katër herë mjete ushtarake gjermane dhe pesë-gjashtë herë mjete italiane të forcave fashiste. Sa herë ndalonte mjetet gjermane duke ngritun dorën nalt, oficerët gjemanë nervozohëshin e shprehnin pakënaqësi të madhe për vonesën dhe pengesat që u bahëshin. Një prej oficerëve kishte bërtitë – Ç’asht kjo ? …Atje në Sicili po luftojne e vdesin… ! Në mbramjen e 6 shtatorit, komandanti i tij, kapiteni Boçi e njofton Valentini që të bahej gati për të nesërmën. Sa te agonte dita do te largohëshin për në një pozicion tjetër. Aty u caktue një shok i Valentinit, italian, edhe ai toger e komandat plotoni, i cili ndoqi shembullin e tij, duke i vendosë tanket po në atë pozicion e duke u dhanë të njejtët urdhna vartësve. Ai ishte nga nje familje fisnike kontesh nga Napoli e shok shkolle me Valentinin. U nisën duke dalë drita me 50 km në orë mbi autostradë, për ku ? As kapiteni nuk e dinte. Gjatë rrugës kapiteni lidhej me anët te radios me oficerët e tjerë. Valentini e kuptoi drejtimin, sepse i njihte ato vende. Po shkonin drejt liqenit Braçiano ku u vendosën jashtë qytetit të vogël po me atë emën. Në mëngjesin e 8 shtatorit 1943, erdhi korrieri i derguem urgjentisht nga Nënkoloneli Grossi, me lajmin befasues të shpalljes para botes te kapitulllimit të Italisë nga Marёshalli Badoljo. Aty ishte dhe urdhni për kapitenin Boçi, për t’u nisë menjëherë e me u vendosë në Montorsi, ku po drejtohej një kolonë e blindueme gjermane, sepse kishin fillue luftimet dhe ishin shkatërrue disa tanke të skuadronit të dytë. Thuhej aty, qe te vendosëshin në kurriz të kodrave të Montorsit për të mbështetë nga krahu i majtë dy skuadronët e tjerë në luftim. Sa mbërritën atje, kapiteni i vendosi te tre plotonët në pozicione të volitshme. Skuadroni i dytë kishte pësue damtime të randa. Dy-tre tanke ishin hedhë në erë. Kishte te vramë e të plagosun. Ç’kishte ndodhë vallë gjatë mungesë së tyne ? Hec e thuej se fati nuk lot rol ne jetën e njerëzve. Ky ndryshim vendesh e detyrash do t’ishte fatal për italianin që zevendesoi Valentinin në atë detyrë. Te nesermen ne mengjes, para postobllokut ishte paraqitë nje autokollone e blindueme gjermane. Oficeri rojes qe zevendesoi Valentinin, 42
i del para vetures se komandantit gjerman dhe e njofton se ka urdhen nga komanda e tij qe te mos ta lejoje me kalue. Ne çast komandanti gjerman nxierr revolverin dhe e vret oficerin italian. Njesiti tankist i ketij, menjehere nderhyn dhe e hedh ne ere veturen gjermane me gjithe oficeret. Atehere nje kamion gjerman leshohet drejt postobllokut ngarkue me dinamit, duke e shkaterrue ate, dhe aty fillon ajo beteje qe u quejt e Beteja eTivolit. Plotoni tankist italian qe qelloi aty u çfaros. Kështu u ndez beteja midis dy forcave kundërshtare, që deri para një dite ishin aleate. Divizioni i blinduem gjerman u shpalos dhe sulmoi nga te gjitha anet, kurse ana italiane kishte zane pozicionet mbrojtese. Strategjia e Komandes italiane doli e sukseshme dhe regjimenti pati mundesi t’i baje balle sulmit te pare te fuqishem te gjermaneve. Por kjo nuk mund te shkonte gjate. Gjermanët kishin tanke « Pantera », që vetëm mund të goditëshin në zinxhirët sepse predhat e topave të tankëve italianë nuk e shponin dot veshjen prej çeliku të tyne. Kështu u veprue, dhe plotoni i Valentinit mundi me bllokue disa tanke gjermane nga zinxhirët. Por gjermanët hodhën në sulm trupa të specializueme kundër tankëve. Ata u dilnin nga mbrapa mjeteve dhe vendosnin mbi anët e tankut disa pllaka dinamiti që hapnin një vrimë ku gjermanët hidhnin bombat e dorës me pasoja shkatërruese. Valentini i kishte dallue nga larg dhe kishte dhanë urdhën të gjuhej pa pushim mbi ta. Kështu gjermanët u fshehën në një kanal të thatë e nuk e ngrinin ma kokën prej aty. Në këtë mënyrë nga ai krah u përballue sulmi i anmiqve. Kjo bani që Komandanti i Regjimenti të lëshonte një komunikatë me anë të radios, ku lavderohej veprimi i kapitenit Boçi dhe i togerit Valentin Pervizit, që kishin arritë të bllokonin gjermanët në krahun e tyne, pa pësue damtime vetë.
43
Kapitullimi i dytё
Pa pritun ndodhi kapitullimi ose ai qё quhej armistci i dytё i Italisё. Me anë të radiove u dha urdhni që të pushohëshin menjëherë luftimet e të gjithë skuadronët të mblidhëshin në fushën e Tivolit, ku do të rreshtohej i tanë regjimenti, jo vetëm me tanket por me të gjithë mjetët e tjera. Të gjithë ishin çuditë. Çdo të thoshte kjo ?...Përfundimi : Sipas nji marrëveshje midis autoriteteve italiane dhe ato gjermane Regjiment i Blinduem « Lancieri Vittorio Emanuele II », komplet, duhet të dorëzohej me nderin e armëve ! Në atë grumbullim të jashtëzakonshëm u komunikue se nënoficerët dhe ushtarët ishin të lirë të kthehëshin në shtëpitë e tyne, kurse oficerët u mbajtën nën roje deri sa të vinte ndonjë urdhën tjetër nga Komanda e Naltë. Para se të largohëshin nënoficerët dhe ushtarët, sëcili oficer e mblodhi repartin e tij për t’u përshëndetë me ato djem të rij që kishin shërbye nën komandën e tyne. Ishin çaste tepër të prekshme. Edhe Valentini u nda nga ato djelmosha të mirë me lot ndër sy, duke i përqafue një nga një. Pas një ore fusha mbeti bosh. Me këtë rast, Komanda e Regjimentit i dorëzoi sëcilit oficer një dokument (copëz letër) ku për Valentinin shkruhej : - Toger Valentin Pervizi ka qendrue në regjimentin e sipërpermendun dhe ka krye plotësisht detyrën e tij deri në çastin kur Komandanti i ka dhanë urdhën të premë që ta quente vetën të lirë. Si u shpërnda i gjithë regjimenti, gjermanët i vendosën oficerët në një kamp provizor te rrethuem me tela, nё Fraskati, nje zone vreshti, pa u dhane ushqime. Te burgosunit, rob lufte, ushqeheshin vetem me rrush. Nderkohe u muer vesh se gjermanet do t’i nisnin per ne kampet e gjermanisë ato oficerë qe nuk pranonin të shërbenin në forcat fashiste të Musolinit, që kishte krijue Republiken e Salos, pranë liqenit Garda. Tregon Valentini, se asnjë nga oficerët nuk e kishte pranue një propozim të tillë. Gjëndja ishte kritike, mund t’i merrni në çdo çast për me i nisë në kampin e Dakaut, për të cilin flitej. Valentini vet i treti me dy italian, bij kontash, vendosën të ikin dhe arriten te arratisen kur ra nata e thellë, nëpër një kanal ujrash të pista që kalonte pranë rrethimit. Katër orë u deshën që ata të 44
përshkonin ato njëzet metra kanal barkas, duke rreshqitë mbi baltën si kërmij, për të mos shkaktue asnjë lloj zhurme. Rojet shetisnin poshte e nalt për gjatë rrethimit, mu në buzë të kanalit. Ma në fund e kaluen zonën e rrezikut e ia morën vrapit drej Romës ku hynë duke dalë drita. Kalimtarët habitëshin duke pa këto oficerë të baltosun qe vraponin midis qytetit, duke ua ba atyne me gisht mbi buzë që të mbyllnin gojën. Ata arriten të banesa e njeni prej tyne ku u strehuen për disa ditë ne Rome. Dy shokët i propozuen Valentinit që të shkonte me ta në Napoli ku kishin familjet e pronat, por ai nuk pranoi, sepse e kishte të fejuemen në Bolonja. Ma vonё a!i do tё kujtohej se kishte gabue. Sepse duke shkue me shokёt ai sё pari sighuronte veten. Pastaj me trupat aleate arrinte nё Bologna ku bashkohej me tё fejuemёn. Dhe fati tij do kishte zhkue krejt ndryshe. Por siç e kemi theksue disa herё, vendimet e tij ishin tё paracatuem ajo forcё misteruioze qё ishte fati. Ai u nda perj shokёve, dhe u nis pёr ne Bolonja, me nje udhetim te rrezikshem, duke u fshehun në vagonat e mallrave. Ne Romë dy shoket e tij i kishin dhane nje revolver « Berretta ». Po ta pikasnin ashtu me armë dhe si disertor e priste pushkatimi. Kur zbriti nga treni dhe u përzie me udhëtarët e tjerë, morën vesh se mbi Bolonjën kishte kalue një bombardim i randë që kishte shkaktue me mija viktima. Kjo fatkeqësi kishte ndodhë sepse kur ishin afrue bombarduesit amerikane që quhëshin « kala fluturuese », nuk kishin ra sirenat e alarmit, sepse ushtarakët që kontrollonin « Radarët » kishin braktisë shërbimin. Me pak fjalë, pas 8 shtatorit në Itali ishte krijue një pasiguri e shregull i madh. Së pakut ato që shërbenin te Radarët nuk duhet të ishin largue. Kjo shkaktoi mos sigurimin e popullsisë nëpër bodrumet, që duke qenë edhe ditë e shtunë kur bahej pazari, njerëzit kishin dalë për t’u furnizue me sende ushqimore. Rrugët e sheshet ishin mbushë me popull, ku kishin ardhë edhe ato që ishin strehue në fshatnat për rreth. Kështu që bombardimi kishte ba kërdinë. Sigurish se Bolonja nuk kishte njohë gjatë luftës një ditë ma të kobshme. Edhe stacioni kishte pësue damtime te randa. Disa vagona me municione ishin hedhun në erë. Luftë hesapi. Treni ishte ndalue pak jashtë qytetit, kështu kur pasëgjerët filluen me hy në Bolonja, u gjetën para skenave renqethëse, me kufoma njerëzish kudo e rrenime te mëdha. Blloqe të tana apartamentesh te rrezuem. Një tragjedi e madhe. Valentini nuk kishte gjetë kend në shtëpi, sepse familja e të fejuemes kishin shkue në fshat për ma siguri. Por kujdestarja që e njihte i kishte 45
dhanë çelësin e apartamentit, ku ai mundi të pushojë pak, pas një dite tepër të lodhshme e të trishtueshme. Të nesërmen kishte dalë në qytet drejt stacionit, ku ja i del përpara Gori, që i hidhet në qafë duke qa prej gëzimit. Ardhja e Valentini në atë situatë ishte për të një mbështetje e madhe. Gori u gëzue kur pa se shtëpia e tyne qendronte akoma në kambë. Të nesërmen shkuen në fshat ku qendruen disa ditë me familjen e Gorit. Por pastaj, ata vendosën me u kthye përsëri në qytet.
46
Bombardimёt ajrore
Ne Bolonja Valentini qendroi i strehuem prane familjes te se fejuemes. Në kushte ilegale, gjithnje ne rrezik per t’u arrestue. Gjatë kësaj kohë, forcat aleate qe kishin zbarkue në Sicili gjetën një qëndresë të fortë nga trupat gjermane, dhe iu desh që të pushtonin pëllambë për pëllambë territorin që mbante anmiku. Kështu që me këtë front të ri të luftës, që e përfshiu Italinë gjatë dy vjetëve, italianët u gjetën para realitetit të hidhun që përban një luftë si ajo, që zvaritej për gjatë territorit të tyne. Për ata pikërisht tani fillonte e keqja me e madhe. Bobardimet u shtuen dhe kudo nuk shikoje gja tjetër veçse vuejtje e mjerime, mungesa dhe shregullime të çdo lloji, vdekje e tragjedi. Valentini dilte jashte shumë rrallë, vetëm kur paraqitej ndonjë nevojë e domosdoshme. Dy herë rrezikoi të arrestohej. Një ditë kur kishte hy në një dyqan pë me ble një paqetë cigarësh, iu afruen dy milicë, që duke e shikue në fytyrë se ai e kishte moshën që kërkohej për t’u rithirrë në shërbim ushtarak, siç paraqitej në afishet e shumtë që mbushnin muret e xhamat e lokalëve, mbasi nuk kishte as dokument njoftimi, e morën dhe e çue në një rrugicë qorre ku ishin grumbullue qindra të rinj që ruhëshin nga agjentë fashistë kemishezezë të armatosun deri në dhambë. Disa ruenin nga dritaret për rreth me armët të drejtueme mbi turmën, ku ishte përfshi dhe Valentini. Për fat, para se ta fusnin në grumbullin e të tjerëve, prej ku do t’ishte zor me dalë, kalon aty një kapiten që e njihte, shok shkolle, i cili kishte pranue me bashkëpunue me milicinë fashiste të Musolinit. Kur e pa Valentinin, menjëherë ndërhyni dhe e liroi. Një herë tjetër policia kishte bllokue rrugët për të arrestue disa njerëz të dyshimtë, por kishin harrue me ruejt kishën, ku Valentini u fut dhe doli nga një derë e dytë në anën tjetër të rrugë . Me ramjen e Musolinit në korrik, italianët kishin kujtue se ma e keqja kishte kalue dhe se do te vinin ditë ma të mira Ndersa ajo ngjarje po sillte kaos, anarki e shkatërrime Në ato kondita Valentini dhe Gori vendosën të martohën zyrtarisht. Martesa u ba si në komune ashtu dhe në kishën e lagjes. Ky vendim u muer nga të dy të rinjtë, duke konsiderue rreziqet e medha që vinin nga bombardimet e perditshme, që shkaktonin rrënime e vdekje. Se pakut, në qofte se fati i tyne ishte me përfundue nën rrenojat e bombave, te vdisnin si burre e grue. 47
Shkruen Valentini në shënimet e tija, se bombardimet ndiqnin njeni tjetrin, dhe se dy tri herë ai vetë kishte qenë në rrezik të vritej, kishte shpëtue kot. Një herë që ai e ndjeu zhurmën e madhe të skuadriljeve te « kalave fluturuese », desh te futej në një strehim aty afër stacionit, por ndërroi mendje e vrapoi deri te një pallat i madh, ku po hynin njerëzit, sepse ishte dhanë sinjali i alarmit nga sirenat. Por, nga që kishte shumë njerëz, përsëri vrapoi ma tutje dhe hyni në të parin strehim që gjeti, kur sapo nisi bombardimi. Bombardimi ishte shum i randë dhe kaloi në tri valë. Kur ranë sirenat e largimit të rrezikut, dhe të strehuemit dolen jashte, çka me pa ! Pikërisht në pallatin ku desh të hynte, që e kishte strehimin që zgjatej deri në rrugë, e mbahej si strehimi ma i sigurte, aty kishte ra një bombë njëtoneshe, që e kishte tejshpue rrugën e betonin duke ba kërdinë në të strehuemit e shkretë. Thoshte Valentini, ç’me pa ! Copa krahësh e duersh, kambësh e kafkash. I del para syve, thoshte, mbi asfaltin e rrugës, i hedhin nga duhma e shpërthimit, shumë larg plasjes, krahu delikat i një vajze me me gjithë oren e dorës në puls. Tmerr ! Por rrezikun ma të madh do ta kalonte të shtëpia ku rrinte me familjen e grues. Ishte natë e njerëzit kishin ra me fjetë. Kur krisen sirenat të gjithë u turrën poshtë shkallëve për t’u strehue në bodrumet. Bombardimi vazhdoi gjatë dhe ato ndienin tronditjet e mëdha që shkatonin bombat që po binin aty afër. Kur ranë sirenat e kalimit të rrezikut, e u nisën me dalë, e panë vetën të bllokuem. Ishin shembë pallatet për rreth dhe e kishin bllokue strehimin e tyne. Rrezik të vdisnin të asfiksuem nga mungesa e ajrit. Ishin shtri të gjithë përdhe të velanitun. Valentini kishte mundë me durue ma tepër, ndërsa e shoqja tashma pushonte në krahët e tij e mezi merrte frymë. E ama ishte shtri për tokë si e vdekun. Çaste dramatike ! Të pafuqishëm për çdo veprim, vetëm prisnin, mos dikush u vinte në ndihmë. Dhe ja, per fatin e tyne, u digjue zhurma e pistoletave të shpimit, dhe pas pak, fishkëllima e ajrit qe nisi të hyje nga një vrimë që kishin hapun skuadra e shpëtimit.Kjo e bani me mendue Valentinin. Ne kete gjendje lufte qe nuk i dihej fundi, a nuk do t’ishte ma mirë të kthehej në Shqipni, ku sipas radiove ishte krijue nji qeveri kombëtare, dhe siduket kishte qetësi ? Një shok i tij i shkollës, që e kishte takue rastësisht, i kishte thanë Valentinit, se ç’bante ai aty ? Të atin e kishte Ministër të Mbrojtjes. Pasunitë e shtëpitë i kishin atje. Ai vetë do të nisej sa ma parë, por i duhej të shkonte në Torino ku kishte të shoqen.
48
Udhёtim pa kthim
Përveç bombardimeve ai ishte në rrezik të kapej prej gjermanëve ose fashistëve. Pas disa ditësh vjen dhe e takon një shok tjetër, Nuri Nuçi, i cili po nisej me të shoqën për në Shqipni. Edhe ky i foli si i pari. Valentinit iu mbush mendja, por si me ia ba për dokumentat ? Në bashkëpunim me Nurin, qё njihte njё person qё merrej me fallsifikime, u pajisёn me pasaporta si studentë, me emna të tjerë nga ato që kishin. A do ti se iu dha e drejta nga vete komanda gjermane dhe morën vizat e rregullta. Edhe Nuri ishte martue me një italiane, të cilën do ta merrte me vete. Keshtu u vendos. Ne fakt Valentini desh te ia mbushte mendjen Gorit qe ajo të mos nisej me të, por ta priste në Bolonja, ku ai, sapo të mbaronte lufta do të vinte ta merrte. Gori nuk pranoi dhe kështu ata vendosën të merrnin udhëtimin për në Shqipni, që nisi në muejin gusht 1944. Në rrugëtimin e tyne u ndalën në Verona, ku Gori kishte një motër të martueme me drejtorin e filiales së Mondadorit. Burre e grue u munduen me ua mbush mendjen të mos shkonin në Shqipni. Bile të qendtronin tek ata sa te donin, deri sa te merrte fund ajo lufte e mallkueme. Por jo ! Fati i tyne ishte tashma i caktuem. Fatit nuk i ikën dot. U ndanë nga miqtë me shumë merzi. Sikur ua ndiente zemra se nuk do shiheshin ma kurrë. I hypën trenit e sosën në Vjenë, ku u desh të paraqiten në polici. I priti një oficer gjerman, te cilit i thanë se kishin vazhdue studimet në Universitetin e Napolit, por nuk donin të kthehëshin ma, sepse atje ishin trupat aleate. Prandaj ma mire për ta ishte me u kthye në vendin e tyne në Shqipni. - Mirë, u kishte thanë ai oficeri, por deri ne ditën e nisjes jeni të detyruem me u paraqitë çdo ditë. Dhe mund të niseni vetëm kur të na vijë autorizimi. Ndërkaq ata filluen të marrin informata mbi gjendjen në Shqipni, nga shqiptarё qё ishin largue qё andej, sepse në Itali nuk kishin pase asnjë mundësi me marrë vesh gja, ku as radio as shtypi nuk jepnin lajme për Shqipninë. Pas dy javësh morën vesh se kishin ardhë aty disa shqiptarë. Atëhere të dy oficerët shkuen e i takuen dhe morën vesh prej tyne se gjendja atje ishte si mos ma keq. Nuk mjaftonte lufta kundër pushtuesit, por kishte nisë lufta midis kundështarëve politikë, pra lufta civile, e 49
shkatueme nga komunistët për me marrë pushtetin, ku kishin fillue me ba krime. Nga sa dëgjuen, ata vendosën me u khtye dalë dhe prandaj shkuen në Konsullatën italiane ku u thanë se pa autorizimin e policisë gjermane nuk mund të kthehëshin në Itali. Shkuen në Polici dhe e takuen po ate oficerin e parë, me shpresë se do t’i lejonin me u kthye në Itali. Oficeri i priti me nji nenqeshje ironike : - Mbasi nuk doni të vazhdoni udhëtimin e nisun, jeni të detyruem me zbatue ligjet në fuqi të shtetit tonë. Prandaj d o tё punoni ku të ju caktojnë autoritetet vendore. Në qytet nuk ka vende pune, prandaj duhet te shkoni të katërt si jeni me punue në fabrikat tona ne periferi të qytetit, ku do te paguheni të shtunën e çdo jave. Nesër në mengjes pres përgjigjen përfundimtare. Sipas informatave që morën, fabrikat bombardohëshin vazhdimisht nga flota ajrore amerikane. Të nesërmen shkuen e i thanë atij oficerit të policisë se ata s’kishin nëvojë me punue sepse kishin me se të jetonin. Ai u përgjigj në mënyrë të preme : - Ju në këtë çast duhet të zgjidhni, ja me vazhdue udhëtimin për në Shqipni, ja, në të kundërten, brenda tre ditëve due të ju shoh të regjistruem ne fabrikat ku do të caktoheni. Nuk ka tjetrë zgjidhje. Po tё kishin qenё pa gratё, ata do tё kishin pranue tё punonin nё ato fabrika, e tё shtynin ditёt pёr tё gjet njё mundёsi qё tё kthehёshin nё Itali, edhe ne forma tё fshehta e me çdo lloj mjeti, deri dhe mё kambё. Lajmet qё kishin marrё pёr Shqipniё ishin tepёr tё kёqija. Kёshtu qё u detyruen t’i nёshtrohёshin situiatёs e t’i komunikonin atij oficerit se përsa morën vesh ata preferonin të vazhdonin udhëtimin. Oficeri shtoi se ata duhet të prisnin « Leje-kalimin » që duhet të vinte nga kushedi se ku. Ajo « lejekalimi » erdhi pas dy muejve, gjatë të cilëve iu desh të shisnin disa sende me vlerë tё grave për të shty ditët ne atë qytet të bukur e madhështor. Morën trenin për Zagreb. Qyteti ishte mjaft i bukur e ndahej në qytetin e vjetër e qytetin e ri. Ky i fundit kishte shumë ndërtime të stilit vjenez, biles teatri ishte nji kopje e teatrit të « Operas » të Vjenës. Nuk dalluen shenja shkatërrimi, siç ishin mësue me pa në Itali, sepse Zagrebi nuk e kishte njohë luftën, veçse dukej si një qytet i braktisun, sepse kishte pak qarkullim njerëzish. Nuk munden me vazhdue për në Belgrad sepse urat e trenave ishin shkatërrue prej aviacionit amerikan. Prandaj të nesërmen u kthyen në Vjenë, prej ku u nisen për në Budapest, ku treni u ndalue dhe pastaj u nis në drejtm të një nyje hekurudhore në veri të Jugosllavisë, për në Esseg, e 50
prej këtu në Belgrad. Në Esseg u detyruen me zbritë, pse kishte alarm ajror, por pjesa ma e madhe e ushtarakëve ndejti në tren. Avionët kaluen mbi zonën për me shkue me goditë objektiva të tjerë. Kështu pas pak u nisën përsëri. Belgradi ishte katandisë në gërmadha. Mungonin dritat, uji, gazi e druni. Gjatë atyne tre ditëve që ndejtën aty takuen disa italianë që i këshilluen të mos shkonin në Shqipni, sepse atje ishte ma keq se në Jugosllavi. Belgradi ishte rrenue nga bombardimi i aviacionit gjerman, në ditë e para të pushtimit. Të gjithë ato shkatërrime ishin shkaktue në një natë të vetme. Sipas banorëve, në atë natë kishin humbë jetën mbi 27 mijë njerëz. E tmerrshme. Për çudi, i vetmi grataciel i qytetit prej 20 katesh kishte qendrue në kambë, i paprekun. Qyteti ishte krejt bosh. Rrallë dukej ndonjë kalimtar. Krejt ndryshe nga këshillat e italianëve, pas tre ditëve qendrimi mes gërmadhave të Belgradit, te dy ish-oficerët me gratë e tyne u nisën drejt Shkupit për me kalue në Greqi e me sosë në Athinë. Plani ishte mendue mirë por fati do tё vendoste ndryshe. Pas 40 km u desht të zbrisnin, sepse ura hekurudhore mbi lum ishte prishë nga bombardimet. U desh me kalue lumin me kambë e me arritë në qytetit Kralievo. Ma vonё do tё kujtohёshi se kishin gabue. Ata duhet tё ishin kthye mùe trenin nё Shkup, ku mund tё qendronin e tё gjinin njё mёnyrё pёr me kalue nё Greqi. Por nё atё situatё sikur truni u ishte bllokue. Pastaj edhe gjendjёs nё Shqipni, s’i jepnin fort randёsi. Nё fund tё fundit, do kishin tё banin me shqiptarё. Aq ma tepёr se ata vinin pothuej si tё huej nga qёndrimi i gjatё nё Itali pёr studime. Pastaj si oficerё akademistё, ata ishin nё gjendje t’i shёrbenin atdheut. Komunistёt shqiptarё, do ta kishin ruejt njё far burrnie, me i marrё parasyshё pregatitjёn e tyne. Kёshtu si mbetёn nё rrugё, të katërt siç ishin menduen të shkojnë në qëndër të qytetit. E gjeten krejt bosh. Hynë në një lokal mjaft të madh, i mbushun me karrika e tavolina. Vendosen me kalue natën duke bashkue tavolinat e duke i mbajtë fare pranë valigjet. U kishin thanë se në atë krahinë lufta vllavrase ishte e rrebtë midis dy palëve politike, komuniste e nacionalistë.. Sa që kur kalonin andej repartet gjermane nuk i trazonte njeri. Atë natë nuk i zuni gjumi nga frika se mos vinte kush me i vjedhë. Të nesërmen dolën në rrugën kryesore me shpresë mos kalonte ndonjë autokolonë gjermane. Banorët u kishi thanë se pikërisht në atë periudhë kalonin shpesh mjete ushtarake gjermane. Pritën një kohë të gjatë aty deri sa erdhi një kolonë gjermane qe u ndal. Kamionat ishin pothuaj bosh e me pak personel. Siç dukej e siç thoshin njerëzit, po shkonin me marrë trupa e materiale në Shqipni. Të gjithë tashma e dinin 51
se gjermanët po tërhiqëshin, ndonse me shumë ngadalësi. Njё gja tjetёr ishte se mjetёt gjermane nuk shkonin pёr nё Greqi, qё do tё kishte qenё njё zgjidhje e favorshme pёr ta, pёr tё kalue nё Itali. Sikur ishin mё tё vёrtetё nё dorё tё fatit, qё i drejtonte ose ma mirё me thanё u impononte tё vepronin nё kundёrshtim me dёshirёn e tyne. Valentini e Nuriu, u paraqiten te komandanti me gradën kolonel, të cilit i treguen se donin të shkonin në Shqipni. Ai nuk kishte folë fare por u kishte tregue një mjet ku ata u sistemuen. Pas nji ore autokolona ishte nisë. Deri atëhere, me përjashtim të dy rasteve alarmi ajror në tokën hungareze, ku ishin detyrue të zbrisnin dhe të shpërndahëshin ndër kaçubet e ferrat, e pastaj të hipnin përsëri në tren, nuk kishin kalue asnjë rrezik nga ndonjë sulm ajror. Kësaj radhe, pas dy orë udhëtim, andej nga mbramja, një avion gjuejtës i bardhë, sigurisht anglez, u duk pas një kodrine. Kolona u ndal e të gjithë zbritën, duke kërkue ndonjë vend pët t’u fshehun. Kur gjuejtësi filloj të mitralojë, Valentin me Gorin ishin fshehë pas një trung peme. I dëgjuen fishkëllimat e plumbave që u kalonin afër, duke ngritë pluhun e copa dheu për rreth. Avioni kaloi në anën tjetër për t’u kthye, dhe qifti gjthashtu kaloi në anën tjetër të trungut të pemës. Gjermanët iu përgjigjen me mitrolozat e tyne dhe me pushkë. Kësaj here plumbat kaluen ma afër e njeni kishte shpue peliçen e Gorit, por ajo nuk e kishte kuptue. Gjuejtsi kaloi dhe nja dy herë andej këndej e pastaj u zhduk. Nja katër a pesë mjete ishin damtue, një kishte marrë flakë, dhe dy ushtarë ishin plagosë, por jo randë. Nuk shkoi vonë dhe autokolona u nis. Vetëm pas një ore Gori e pa vrimën në peliçen e saj prej astrakani. Udhëtuen gjith natën, por me frikë mos sulmohëshin nga ndonjë grup partizanësh, që vepronin në ato anë. Ma ne fund arriten ne Prizren. Ketu moren vesht shume gjana, por nuk kishin tjeter mundesi kthimi. Nderkohe, Valentini u njoh me disa prizrenas qe kishin ndigjue per baben e tij, kur kishte qene ne Kosove, per organizimin e ushtrise dhe te forcave vullnetare kosovare ne mbrojtje te kufijeve verior te shtetit etnik i krijuem pas pushtimit te jugosllavise nga ana e gjermaneve. Ata i folen me admirim e vleresim per baben dhe i ndihmuen kater udhetaret per ato dy dite qe u desht te qendronin aty. Paten fat te hypin ne nje tjeter kamion gjerman dhe pas dy dit udhetimi me ndalesa e pengesa, arriten ne Shkoder.
52
Mbrritja nӫ Atdhé
Ishte 10 tetori 1944, ku Valentini e Nuriu me gratë e tyne zbritën diku në Shkodër nga kamioni gjerman. Nuri Nuçi u tha se aty pas Prefektures kishte nje kusheri te tij. Pyeten diken. Ajo rruge i çonte drejt e tek nje shesh ku ishte pallati i Prefektures. Ashtu bane, dhe arriten te sheshi. Shiko per pallat e s’po shihnin asgja. Paskeshin ardhun gabim. Pyesin nje kalimtar, e ky u tregon se ishin pikerisht para deres se Prefektures. Kjo Prefektura ? Nje ndertese kaq e vogel u quejtka pallat ? Nejse. Ishin mesue me pa pallate ne qytetet Evropiane, e koncepti i madhesise ketu e humbte kuptimin e vertete e kalonte ne relativitet. Nderkaq drejt tyne po afrohej duke buzeqeshun nje oficer. - Me falni. Ne mos gabohem ju jeni Valentini, djali i Gjeneral Prenk Pervizit. Valentini, pak i befasuem, ia kthen : -Po, une jam. Po ju zotni si me njohet e kush jeni ? -Un jam Ded Lufi, qendroi ne shtabin e gjeneralit. Te kam njohun ne Tirane, para tre vjeteve, kur ishi ne nje mbledhje oficeresh. Ju kishi ardhun per pushimet verore. Po juve, ç’u pruni ketu ne kete kohe ? A nuk gjendeshi ne Itali ? Pse nuk qendruet atje ? A nuk dini asgja per baben e familjen tuej ? -Gezohem qe u takova. Tani po e di se kush jeni. Po pse, çka ndodhun me ta ? Une s’kam si te dij. Tani sapo mbrrita ne Shqipni me gjithe grue. Kjo asht shoqja ime. U pergjegj Valentini si me çudi, duke i prezantue Gorin ketij kapiteni shqiptar qe doli mik e besnik. -Une sapo vij prej andej i derguem nga Gjenerali per te takue disa njerez. Ai ka dale ne mal me komanden e vet e me dashuni. Pastaj erdhi vete Kapidan Gjoni me Nduen, djalin e dyte. Marku ishte ne studion e vet. Sa mori vesh, ia behu dhe ai dhe i takoi perzemersisht. Kafe, raki, llafe. Marku u terhoqi vrejtjen se si kishin guxue me marre ate vendim per me u kthye ne Shqipni, ku gjithçka po merrte fund. Te gjithe ishin te befasuem e te çuditun. Si ishte e mundun ? U bisedue per shume gjana. Mbas do kohe, Valentini mori leje me u largue me Gorin. Asnjenit nuk i shkoi mendja se ku do te drejtoheshin keta dy fatkeqe ! 53
Valentini dhe e shoqja Maria Gorizia ose Gori. Ulksi dhe Penelopja e kӫtij tregimi qӫ fati i ndau 47 vjet. Aq ishin te shastisun nga ky takim i papritun se qe harruen t’i mbanin edhe per dreke ! Jo ma që ato do të rrishin aty si në shtëpi të tyne. Në fakt edhe Valentini, i çoroditun nga si kishin shkue punët, dhe i impresionuerm dhe emocionuem, bani gabim që nuk u kërkoi atyne që t’i vinin në ndihmë në ato çaste aq kritike. Kështu ata u larguen si të kishin qenë në një vizitë rastësore. Po ajo nuk ishte vizitë por fillimi i një drame që do të shkonte dita ditës tue u trasformue ne tragjedi. Fati i kishte kurdisë mirë intrigat e veta ! Dolen ne rrugen kryesore te Shkodres e arriten para Kafes se Madhe. Aty takohen rastesisht me Ernest Gjeçin, shok i ngushte i Valentinit, me graden kapiten. U perqafuen. U ulen ne kafen aty prane. Ernesti ishte i alarmuem dhe nuk po u besonte as syve te vet. I njejti avaz. Ç’tu desht me ardhe ne Shqipni ? E me nje grue italiane! A e din se familja, baba… ? -Duhet te largoheni sa ma pare prej ketu. Gjermanen jane te inatosun ndaj Gjeneralit. Po ju diktuen, e keni keq ! Te marrim ne telefon Lek Vojvoden. Tek ai duhet me u strehue, ne Theth. Ernesti i percolli deri te komanda e xhanndarmerise, prej ku u lidhen me telefon me Lek Vuksanin. Leka ishte qark komandant i zonës së Dukagjinit e Malsisë së Madhe. Ai u tregue i gatshem t’i marre atje. Rane 54
dakord qe te shoqeroheshin nga dy xhandare. Ernesti bisedoi me ato te komandes e gjithçka u rregullue per t’u nise te nesermen ne mengjes. Ate nate qendruen miq tё Ernestit. Te nesermen u nisen per ne Theth, te shoqnuem prej xhandarëve. Ernesti vete i percolli deri ne nje far vendi. Kur arriten ne Theth, feste e madhe. Lek Vuksani ishte shoku e miku ma i ngushte i Valentinit. Burre besnik, bujar e trim e oficer i zoti dhe me perspektive. Kishte mbarue Akademine me Valentinin ne Modena ne armën e karabinierisë. Ne ate kohe, Leka ishte komandant i gjendarrmerise per krejt Dukagjinin, me graden kapiten. Menjehere sa u largue Valentini prej Gjomarkajve, kur e mori vesh Marku, u bertiti motrave dhe vllazenve, se si ishin sjelle aq harbutçe. Si i kishin lejue me shkue ata te dy ? A nuk ishte Valentini i biri i daj Prenkes, pra kusheri yni ? Ku do te perplaseshin ata, kur Gjenerali me gjithe familje kane marre malin ? Kjo shfryemje e Markut i mobilizoi te gjithe, motra e vllazen e shërbëtorë me kerkue qiftin e sapo ardhun. Ata i rane kryq e terthuer Shkodres, por askush nuk dinte me u thane gja, sepse askush s’i njihte dhe askush nuk i kishte pa. Takimi me Ernestin dhe vajtja ne shtepi te tij pa e ditun njeri, i kishte humbun gjurmet e dy bashkeshortve. Ngjarjet ishin rrokullisun aq shpejt, sa qe ata sikur ishin zhdukun ne hiç, me nje urdhen magjik. Gori, e shoqja e Valentinit, e pelqeu ate vend malor dhe ato sjellje e zakone. Natyra e bukur, njerezit e thjeshte e te sinqerte, shum te dashun e mikprites. Ushqimi natyral e ujet te mrekullueshem. Ajri i paster dhe nje klime shume e volitshme. Koha qendroi e mire. Nje vend ideal per turizem. Dhe ne te vertete do te kishte qene nje eksperience turistike e bukur, sikur mos te kishin ndodhur disa ngjarje te shemtueme, prej arrogances kriminale te brigatave partizane komuniste, qe po depertonin drejt Shkodres, Dukagjinit e Malesise se Madhe, me qellime pushtuese, ma te kobshme se ato te nje pushtuesi te huej. Aty ata moren vesh edhe per djegejen e shtepive te Laçit dhe grabitjen e pasunive. Gjendjen ne arratisje te babës e te pjestareve te tjere te familjes. E keqja po afrohej per çdo dite, e po rrezikonte vete Lek Vuksanin e malesoret trima e patriote. Doli problemi se si me shpetue mysafiret. Duheshin rikthye ne Shkoder patjeter. Edhe Mark Gjomarkaj kishte telefonue qe ata te zbrisnin ne Shkoder. Po si ?… Komunistët qarkullonin kudo… Lek Vuksani do te qëndronte ne mal, me forcat e veta, per nje qendrese te fundit. Ne keto rrethana u doli mik Prof. Kol Prela, i cili ishte perfshi ne levizjen NCL si komunist. Por 55
njeri shum i mire e i mençur. Ai e mori persiper percielljen e çiftit. Gori duhej te nisej e shoqnueme prej disa malesorve, burra e gra. Ajo do te paraqitej si nje qytetare memece, qe po kthehej ne Shkoder. Kurse Valentinin e merrte persiper ta shoqnonte vete Kol Prela, qe do te zbriste ne Shkoder per detyren qe kishte. Ashtu u veprue. Gori ra ne Shkoder dhe u strehue te Gjomarkajt. Kapidan Gjoni, vendosi te largohet nga Shqipnia me djalin e dytë, Nduen, dhe e ftoi Gorin te nisej me ta. Kjo nuk pranoi. Nuk bante asnje hap pa Valentinin. Nga ana tjeter edhe Marku me Lleshin do te dilnin ne malet e Mirdites, per te organizue qendresen kunder komunizmit. Familja do te strehohej diku aty per rreth Shkodres te disa miq besnike. Me familjen do te rrinin dy djemt ma t(e rij Deda dhe Nikolla. Marku i dha një sasi të mirë parësh. Gori e mbetun vetem, u strehue te nje mik i Ernest Gjeçit. Kjo ndodhi ne fillim te nendorit. Nga fundi i muejit zbriti dhe Valentini. Kol Prela, tregoi burreri te madhe, dhe arriti te kaperceje çaste te veshtira ne ate udhetim, te rrezikuem prej vigjilences se tmerrshme te partizaneve, qe dyshonin per gjithçka. Ne Shkoder qifti gjeti nje dhome te nje familje. Disa miq shkodrane i kishin ndihmue. Shkodra ishte ne dore te komunisteve qe kishin fillue arrestimet, burgosjet e pushkatimet. Çdo dite ne zallin e Kirit ekzekutoheshin me dhjetra burra, fajtorë se ishin njerez te mire, patriote e shqiptare të ndërshëm. U kuptue dhe u pa haptas se komunistet shqiptare po zbatonin nje politike sllavofile, e ne plan te pare ishte zhdukja e patriotizmi shqiptar dhe kryesisht të intelektualve dhe familjeve të mëdha. Ne atё muej djetori ishte vendos gjendje shterrethimi, nga Mehemet Shehu. Frika kishte kaperthye qytetin që ishte pёrfshi ne kthetrat e terrorit, si të nje perbindeshi gllaberues e gjakatar. Tmerri sa vinte e bahej ma i madh. Pushlatimet ndodhnin jo vetёm nё lumin Kir por edhe brenda nё lagjete rrugicat e qyteti. Mehmeti kishte « karta bianka », prandaj shpalli gjëndjen e shtetrrethimit nё Shkodёr qё njihej si qyteti ma kundёrshtar i komunizmit. Për disa ditë rresht askujt nuk i lejohej qarkullimi as ditën e aq ma pak natën. U krijuen shumë skuadra të armatosuna partizane, që kishin urdhën të kontrollonin gjithë popullatën shtepi për shtepi. Këto skuadra ndihmohëshin nga një ose dy këshilltarë të çdo lagje. Këta këshilltarë që i njihnin mirë banorët, ishin komunistë e besnikë të regjimit, spiunë e zemërligë, vetëm me ba keq. Në ato ditë tmerri, qindra njerëz u arrestuen. Burgjet ishin plot për plot. Me këtë rast disa banesa private u kthyen në burgje. Dritaret e dyert e tyne u pajiset me kangjella hekuri. Dy burgjet e mëdha të qytetit nuk mjaftonin për gjithë ato të burgosun. Ishte java e fundit e dhjetorit 1944. 56
Arrestim e burg
Nuk kishte kalue një muej nga i ashtuquejtuni çlirim i vendit, kur nga mesi i dhjetorit ne Shkodёr ishte vendosё shtetrrethimi i rrebtё. Çdo familje e qytetar duhet tё vinte emrin nё derё tё banesёs. Ndёrkohё gjithë qyteti ishte zbardhë nga bora. Valentini e Gori edhe ata ishin mbyll nё dhomёn e tyne. Njё parandjenje frike i kishte mbёrthye sepse Valentini mbante akoma revolverin e tij « Browning e si me ia ba nё rast kontrolli. Fëmijët e shtëpisë ku banonin, e panë duke ardhë skuadrën e kontrollit dhe . erdhen dhe i lajmeruen Valentinin e Gorin. Duke qene se në ato ditë me borë u ishin qullë rrobat, kishin vendosë një litar te fiksuem nga një faqe në tjetrën të mureve të dhomës, ku kishin shtri teshat e njomuna ndër to edhe pardesyja e Gorit. Si t’ja banin me revolverin ? Nuk dinin se ku ta fshihnin. Valentini u ba gati ta hidhte diku nga dritarja. Po të ia gjenin, e merrte dreqi, aq ma teper kur të merrnin vesh se kush ishte. Dy tё shkretёve u kishte hy frika nё palcё. Partzanët kishin fillue kontrollin poshte, por këshilltari u kishte thanë të mos merreshin me atë familje por të ngjitëshin ne katin nalt. Ai e dinte mirë se kush ishte Valentini. Zemer ligësia kishte fillue me ba punën e saj. E kështu ato filluen të hypin shkallët. Valentini ishte në kulm të tensionit. Po i rridhnin djersë të ftohta. Hapat po afrohëshin. Trokitje ne derë dhe ja doreza po ulej. Në atë çast Gorit iu dha dhe e merr revolverin dhe fut në xhepin e pardesysë si lagun. Partizanët hynë dhe filluen kontrollin. Nuk banë pyetje. Si duket s’e kishin lexue emnin nё derё. Megjithëse qifti kishin pak tesha, kontrolli u ba i imtë. Një vajzë partizane ishte ngarkue me kontrollue. Duke levizun prek pardesynë dhe e shef se ishte i lagun e kalon tutje. Si mori fund kontrolli, ata dolën dhe filluen të zbresin shkallët. Valentini e Gori morёn frymё, i kishin shpёtue atij rrezikut. Por jo tjetrit edhye ma tё keq qё do tё ndodhte. Këshilltari seç u tha partizanёve dhe ata u kthyen.. Mbi derë ishte shkrue « Valentin Pervizi ». Si duket këshilltari zemër lig u kishte tregue se i kujt bir ishte Valentini. Një nga partizanët i kërkoj dokumentin e njoftimit dhe zbriti poshtë me gjithë të tjerët. Pas pak një çun u ngjit nalt e i tha Valentinit që ato partizanët e kërkonin poshtë. Valentini ishte i vetdijshëm se komunistët nuk do ta linin aq gjatë të lirë, dhe si duket kishte ardhë çasti. I gjeti 57
partizanët tue pi kafe pasi kishin gëlltit nga nji gotë raki. I njejti partizan e pyeti se ç’e kishte Prenk Pervizin, pastaj i tha se duhet të shkonte me ta deri te Komannda për disa sqarime, prej ku me siguri do të kthehej persëri në shtëpi. Kjo njё metodё e njohun e tyne pёr tё arrestue njerёzit si pa tё keq. Duke e përmbajtë emocionin, shkoi te Gori që po qante duke u mundue me e qetësue. Si do i vente halli Gorit, asaj grueje të huej e mbetun vetëm pa njeri pranë ? Ishte ndarja. Uliksi i ri, Valentini, po nisej pёr njё luftё, jo si e Trojёs, por po aq e rrezikshme dhe e stёrgjatun, qё s(i dihej mbarimi as mundёsia e kthimit tё Penelopёja e dashun. E cila po mbdtej fare vetёm nё mёshirё tё fatit. E huej nё njё vend tё huej. Te gjithë pjestarët e familjes ishin nën persekutimin e regjimit komunist, të dëbuem e te përdjekun, me shtëpi të djeguna e pasuni të grabituna, nga hordhitë komuniste partizane. Ajo nuk njihte askënd, as njihte gjuhën, as kishte me se me jetue. Si do t’i vente halli? Me këto mendime Valentuini u përqafue me Gorin dhe u nis pas partizanëve. Kur arriten të dera e oborrit, ai partizani i parë i shprehu keqardhjen dhe i vuni prangat. Të gjithë kojshitë që po rrinin jashtë bashkë me Gorin, ja nisën me qa. Ishin çaste tronditëse edhe për ata, sepse rasti i tij ishte i veçantë. Ma në fund arriten te komanda. Kryetari i Degës së Brendëshme e priste në zyrën e tij pas një skrivanije. Sapo e pa, i hodhi një veshtrim të vrengët e djallëzor dhe i foli me ironi : - Malli për atdheun tand të ka shty me ardhë këndej apo jo ? - Sigurisht ! u pergjigj Valentini. Dhe ai përsëri : - Por si duket atdheu yt nuk të ka pritun mirë ? Ti duhet të ishe bashkue me partizanët e Italisë, për me dhanë edhe ti kontributin e duhun për kauzen e përbashkët. Si thue ? - Nuk kisha ndërmend të lajë lëkurën time në një tokë të huej,vazhdoi Valentini. - Ajo nuk asht nji arësye e pranueshme, përfundoi kryetari dhe u dha urdhen partizaneve me e çue në burgun e « Gestapos ». Ky burg ishte një banesë që gjermanët e kishin kthye në burg, duke e pajisun me biruca të ngushta prej betoni. - Pa shiko, pa shiko, i tha drejtori i burgut, sa mori vesh se kush ishte dhe vazhdoi : - E kam njohun babën tand, kur kryeja shërbimin ushtarak në garnizonin e Korçës, ku baba i yt ishte komandant. Ai ishte një njeri që gëzonte stimën e të gjithëve, përveç tonës, sepse nuk e pranoi ofertën që i 58
bani udheqja jonë për me i dhanë njё komandë nё forcat të armatosuna partizane. Ky drejtor ishte një fytyrë e keqe, e kur bisedoje me të i ngulte sytё nё tokё e s’e shikonte kurrë në sy atë me të cilin fliste. Të tillë tipa ishin krejtësisht të pabesë. Ai ia hoqi prangat Valentinit dhe e përcolli me njё polic deri te dera e njënës prej dhomave të mëdha. Kur u hap dera e përfshiu nji mjegull tymi cigaresh dhe nji duhmë e qelbun me t’ardhë me vjellë. Valentinit iu desh të hynte aty i shtym me dorё nga polici. Pjesa ma e madhe e atyne që ishin mbyllë në atë dhomë ishin shkodranë. Kur ai hyni, e dera u mbyll me zhurmën e shulave të hekurta, pothuej se të gjithë sa ishin u kthyen me e shikue me vemendje e kurreshtje, sepse për ata ai ishte një fytyrë e re. Mbeti ashtu në kambë për do kohë, mbasi nuk po dallonte një vend të lirë për me u rreshtue edhe ai me të tjerët. Një prej tyne i bani me shej që të afrohej e të ulej pranë tij, ndërsa të tjerët shtrëngohëshin me lirue pak vend. Valentini ishte tepër i dëshpëruem, por mundohej me fshehë ndjenjat për mos me tregue gjendjen e randë shpirtnore të tij. Ai që e ftoi afër tij ishte një kapiten e xhandarmërisë e quhej Pjetër Gurakuqi. I cili kur e mori vesh se kush ishte u tregue i përzemërt duke i dhanë kurajo. Mbas pak kohë, në pamundësi për t’u shtri, u mbështetën pas njeni tjetrit, ndërsa të tjerë kishin fillue me gërhatë. Natyrisht, kur tё burgoàsuni e morёn vesh se kush ishte dhe si kishte ardhё me gjithё gruen italiane, u erdhi keq shumё. Atij iu desh t’i përgjigjej pyetjeve të shumta që i banin të burgosunit, sepse familja jonë ishte e njohun e veçanërisht im atë, që s’kishte shkodran që nuk e njihte. Iu desh të shpjegonte arësyet që e shtynë me braktisë Italinë e me ardhë në Shqipni me gjithë pëngesat e rreziqet që kishte përballue në atë udhëtim. Pjetri, e kishte pickue pakëz për me i dhanë me kuptue që të pëshonte mirë fjalët sepse mund të interpretohësihn për së mbrapshti, mbasi kishte spiunë të futun kastile nga komunistët të gatshëm për me raportue. E vetmja e mirë ishte se dyshëmeja ishte shtrue me dërrasa, sepse ishte një shtëpi private e konfiskueme. Askush nuk ishte i pajisun me mbulesa për të kalue natën, sepse kur i arrestonin nuk i lejonin me marrë asgja me veti, dhe ishin të prangosun. Të nesërmen Pjetri, si përgjegjës i asaj dhome, ua mbushi mendjen rojëve që të lironin një dhomë tjetër se aty ishin ngushtue si sardele e nuk shtrihëshin dot. Ngjit me atë dhomë ishte një tjetër me materiale të 59
ndryshme. Rojet bashkë me partizanët dhe disa të burgosun e liruen dhe kështu gjysma e të burgosunve kaloi atje. Pjetri e mbajti Valentini pranë. Ditën tjetër, para se të binte nata, disa familje kishin arritë me marrë nji leje të posaçme për me u sjellë veshje e mbulesa në burg. Edhe Valentinit i sollën nja dy batanije që e shoqja ia kishte dhanë një kojshije me ia çue, që e kishte vllanë në atë burg. Ishte dita e katërt e shtet-rrethimit që vazhdonte t’ishte në fuqi. Ditën e pestë shtet-rrethimi u hoq, kështu të dielën e parë u lejue takimi dhe të burgosunit patën mundësi të takohen me njerëzit e tyne pas sgarave të hekurta. Edhe Gori, pati mundësi të shihej me Valentinin nga larg pas hekrave. Ajo i dha i dha me kuptue se dikush kishte ardhë i dërguem nga baba, midis shtet-rrethimit, dhe i kishte sjellë do pare dhe përshëndetjet e babës, të mamës, gjyshës dhe të vllazënve, që qëndronin të fshehun në mal. Ai njeriu quhej Bibë. Valentini sa kishte ndigjue emnin e Bibёs e kishte kuptue se ishte fjala pёr Bib Brozin, nje besnik i familjes i derguem nga i ati, me mend se do. t’i gjente në Shkodër e ndoshta t’i merrte me vete për t’u bashkue me pjestarët e tjerë. Si kishte qenë e mundun një punë e tillë ? Duhet të kthehemi prapa për me tregue se si qendronte puna me familjen e Valentinit. Ai e kishte marrë vesh se i ati kishte dalë në mal ku rrinte me anglezët dhe se vllaznit, mama e gjyshja, ishin strehue te fisi shumë besnik i Nikoll Llesh Gjokës, në malin e Skurajt. Por ngjarjet ishin zhvillue të tilla sa që kontaktet ishin ba të pamundshme. Kur familjarët kishin marrë vesh ardhjen e Valentinit në Shkodër me gjithë gruen, ishin mërzitë tepër. Ç’e kishte prue në atë kohë aq të rrezikshme ? Si me ia ba me u lidh me të ? Ata ishin vetë si mos ma keq, të fshehun e të ndjekun nga forcat partizane që kishin urdhën me i asgjësue. Anglezët ishin largue dhe shumë personalitete nacionaliste po ashtu kishin ikun. I ati Valentinit ishte strehue edhe ai me disa besnikë në malet e forta të Kurbinit, ku e kërkonin ditë e natë brigadat partizane. Pavarësisht nga këto kondita aq të rrezikshme, im atë e thirri një ditë Bibë Brozin, një nga njerëzit ma besnikë e të aftë, me përvojë të madhe jetesore dhe terreni. Ai kishte shërbye 20 vjet rresht në armën e xhandarmërisë me komandantë ma të mirë të kohës, duke krye me sukses detyra të posaçme. Im atë e ngarkoi me detyrën e vështirë me shkue në Shkodër dhe me u takue me Valentinin, të cilit do t’i dorëzonte edhe një sasi të mirë paresh. I dha edhe porosi gojore për disa miq dhe oficera që kishin shërbye me të. Kështu Bib Brozi u nis dhe arriti në Shkodër ku ishte vendos shtet-rrethimi. Njohës i mirë i zonës dhe i shkathtë në veprimet, arriti të hyjë natën në qytet pa e pikasë kush. Atje 60
kishte disa miq të tij, ku mori informata dhe e gjeti adresën e Valentinit, për të cilin mori vesh se ishte arrestue e burgosë dy ditë ma përpara. Me shumë kujdes dhe pa e pa kush, shkoi te banesa dhe trokiti në derë. Gori krejt e trembun dhe e tronditun, kishte pyet italisht « chi bussa, chi siete ?» e Biba ishte përgjigjë « amiko, amiko, venire da gjenerale. Ajo e kishte hapë paki derën dhe Biba i kishte pёrsёritё « venire da gjenerale Pervizi » e Gori e kishte lejue me hy brenda. Njëherë brenda i kishte tregue (e fliste pak italishten) se ishte besnik i familjes e kështu u moren vesh. Ai i dorëzoi edhe një letër që kishte shkrue Genci, ku shpjegonte gjithë punët e familjës. Letrën Genci kishte shkrue italisht, në mënyrë që ta lexonte dhe Gori. Kështu ajo e mori vesh gjithë gjendjen e familjes dhe rreziqet qe e prisnin edhe në t’ardhmen prej komunistëve që kishin marrë në dorë pushtetin dhe kishin fillue me mbjellë terror kudo. Ndërsa Gori i tregoi Bibës gjithë historinë e udhëtimit deri në Shqipni e të arrestimit të Valentinit, dhe si ai kishte shpëtue për një qime që nuk ia gjetën revolverin, që do ta kishte rrezikue së tepërmi Biba ishte çuditë se si Gori ishte tregue një grue burrneshë dhe velete, që i kishte shkue mendja me e fshehë revolverin në pardesynë e lagun të varun mbi tel. Ai e mori persipër ta marrë me vete revolverin për të ia heqë havale Gorit, që dridhej nga frika. Ana ma e mirë e këtij aksioni guximtar të Bibës ishte se i dorëzoj një sasi napolonash kartmonedhë që e shpëtonin Gorin për një kohë të mirë nga gjendja e randë dhe e mjerueshme ku ishte katandisë. Biba i dha kurajo e shpresë, sepse ndoshta punët rregullohëshin mbas hovit të parë të masave shtypëse të komunistëve. Ndoshta Aleatët ndërhynin. Ashtu siç kishin premtue, që gjendja të normalizohej, kishte vazhdue Biba, duke e qetësue italianën, e mbetun tashti në të katër rrugët. Atë natë Biba fjeti aty, sepse ishte teper vonë dhe prandaj aq ma i madh ishte rreziku. Por pa dalë mirë drita ai u largue. Gori mori pak kurajo nga ky takim qё e lidhte me familjёn e Valentinit, ku ajo tashma bante pjesё. Ajo i dha Bibёs edhe një letër te gjatë që kishte pasë shkrue Valentini për ne, ku tregonte gjithe historinë e tij deri kur kishin sosë në Shqipni. Biba arriti t’u iki rojeve partizane dhe të kthehet te ne në mal, ku na gjeti te fshehun te fisi i Nikoll Llesh Gjokës, në një stan te ndërtuem kastile për ne, në pyllin aty për rreth, në një kohë kur edhe im atë qëlloi aty. Nga një anë u gëzuem, që Biba kishte gjetë Gorin e nga ana tjetër u merzitën per Valentinin që e kishin arrestue e burgosë.
61
Gorit n’atë kondita të vështira, e mbetun fillikat e vetëm, i dolën shoqe të ngushta vajzar Fabiani, që u kujdësuen për të gjithë kohën deri në ditën e riatdhësimit saj n’Itali. Njӫ ngushӫllim nӫ gjithӫ atӫ fatkeqӫsi
Te pafuqishëm siç ishim qanim hallim ma shumë të Gorit si nje grue e re e huej, pa mbrojtje e pa mundesi jetese ne ato kushte kur çdo ditë e ma tepër shihej se komunistët kishin vendosë me zbatue një politikë terrori, për me eliminue gjithë shoqninë e vjetër ishin formue në Evropë deri dhe te familjet e ndryshme qytetare e fshatare te dallueme për shpirt patriotizmi e traditat ma të mira shqiptare. Pra në atë takim me Gorin te burgu,Valentini disi u qetësue kur mori vesh se ne kishin ra në kontakt me Gorin, duke i çue edhe një ndihmë të mirë për ato kondita, me anë të besnikut të madh Bib Brozi. 62
Tragjedi burgjӫsh
Valentini tashma i vetёdishёm se burgu s’do t’i shqitej prej kurrizit, i duhej t’i pёshtatej asaj gjendje. Në dhomën qё u lirue nga gjysma e njerëzve, te burgosunin u sistemuen ma mirë me ato pak gjana që kishin, duke zanë secili një vend prej katёr pëllambësh. Në këtë mënyrë mund të shtrihëshin me pushue e me fjetë. Pjetër Gurakuqi ishte caktue si përgjegjës i dhomës. Ndërkaq Valentini zuni miqesi me një mësues shkodranë, që i vlejti shumë, sepse në atë ambient e ndiente veten krejt të huej. Ai quhej Gjon Harusha. Atë e kishin arrestue kot si të gjithë të tjerët. As nuk i shkonte nëpërmend se pse. Kishte punue si mësues prej ma shumë se dhjet vjet e çmohej si njeri i mirë. Të burgosunit kishin kalue dy javë në pritje të njohjës së arësyes së arrestimit të tyne. Pritje e kotë sepse do të kalonn muej e muej pa i marrë kush në pyetje. Makina e diktaturës e kishte fillue punën e saj mizore. Herë-pas-here i merrnin disa të burgosun nga birucat që gjëndëshin në katin poshtë dhe i çonin në zallin e Kirit ku i pushkatonin pa proces e pa asnjë pyetje. Arësyen e dinin vetëm xhelatët e Sigurimit. Këto pushkatime hynin në programin e spastrimit para se të fillonin me punue gjyqet speciale të popullit që do të banin kërdinë ligjore. Një oficer i sigurimit i kishte thanë në mirëbesim një të burgosuni që njihte, se ato spastrime quhëshin të nëvojshme, për të eliminue të gjithë ata që dyshohëshin si të rrezikshëm ose që kishin dhanë prova si ishin të tillë, për të cilët nuk ishte nevoja të mbahej ndonjë proces. Logjikë staliniane ! Një të dielë, pasi takimit të dhimshëm të të burgosunve me familjarët e tyne, Pjetri i ishte afrue Valentinit duke ndejtë për do kohë pranë tij i heshtun e krejt i tronditun. Kishte marrë vesh një lajm të keq, për të cilin ma vonë i foli. Një mik nga Berati u kishte thanë te vetëve se në Berat Sigurimi kishte thirrë njerëz të ndryshëm për të marrë informata të çdo lloj mbi Pjetrin. - Ja, i kishte thanë Pjetri, nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të më çojnë në Berat për të më gjykue. 63
Ai kishte qenë në Berat si komandant i xhandarmërisë në kohën e gjermanëve me gradën kapiten. Gjatë detyrës ishte mundue me i ardhë në ndihmë popullit dhe kishte fitue simpatinë dhe besimin e qytetarve duke shpetue me dhjetra jetë të rijësh dhe duke evitue shkatërrimin e qytetit prej gjermanëve. Por sa pare ban. - E di, kishte shtue, se beratasit do të dalin në mbrojtje time. Por çdo gja që bahet në favor tim me rrezikon ma tepër. Në sistemin komunist popullariteti për mirë asht një « minus » i madh. Prandaj, pikërsiht sepse kam një opinion shumë të mirë në Berat, që tani e ndjej veten të pushkatuem. Nuk kaluen dhjetë ditë dhe Pjetrin e morën dhe e çuen në Berat, ku, siç ai e parashikoi, e pushkatuen, pavarësisht se shumë beratas dolën dëshmitarë në favor të tij. Gijotina e diktaturës tashma priste koka njerëzish pa kursim e mëshirë. Nga mesi muejt janar veç ku burgu u mbush plot me malesor nga anёt e Postribёs. Atje me 9-13 Janar kishte nisё njё kryengritje spontane nga fshatarsia e disa katundёve, e pa organizueme, me sulmue Shkodrёn. Fshtarёt ishin nis shumica pa armё. Forcat komuniste nёn komandёn e Mehmet Shehut kishin nderhy menjeherё duke e shpatallue ate levizje qyshe ne lindjen e saj. Pati djegie shtёpishё, tё pushkatuem e tё arrёstuem, qё mbushёn qelitё e burgjёve. Edhe brenda nё Shkodёr u banё arrestime e burgosje intelektualёsh, gjoja si tё lidhun me kryengritёsit. Rroftё sebepi, pёr tё mbjellё terror nё atё qytet. Ma vonё sollёn nё burg disa prej tyne qё i shpёtuen pushkatimit. Ndёrta nje Osman Haxhia, qё nё gjyq kishte folune krenarisht pёr kryengritjen ku ai vetё ishte ndёr kryetarёt. Por nga ky qendfrim i hapun e kishin denue veç me burg tё pёrjetshёm. Aty kishin sjell edhe intelektualin Sami Repishti denue 15 vjet qё pastatj e çuen nё burgun e Burrelit, bashkё me Osman Haxhinё. Kёshtu u shue kryengritja e Postribёs, qё ndёrkohё pllakosi Shkodrёn nёn terror. Valentini ishte i shqetёsuem pёr Gorin, e cila po pёrjetonte ato masa represive qё u kishin kallё tmerrin shkodranёve dhe sigurtisht edhe asaj. Por ja qё njeriu asht i fortё e i kalon vёshtirёsitё e tё keqiat. Nё kёto rrethana në burgun e Valentinit nisi te zbatohej ligji i revolucionin francez. Pa dalë mirë dita dëgjohëshin hapat e rojëve dhe njerëzit i zinte ankthi. Hapej dera, dhe lexohëshin emnat e fatkeqëve që i priste vdekja. Të thirrunit çohëshin për të shkue si berret te kasapi. Sa 64
tmerr kur shoku që kishe pranë degjonte emnin e çohej e vishej shpejt e shpejt, dhe ulej e përqafonte shokun pranë duke i thanë në vesh : - Mos na harroni. Mirupafshim në botën tjetër ! Njё ngushёllim i çuditshёm. Ishte njё bindje e vёrtetё. Me dek ishte me shpёtue nga kjo jetё e mjerё, me kalue nё njё botё shpirnore tё gёzueshme ku mund tё takohёshe me tё dashunit e shokёt e miqtё. Valentinit i kishte ndodhë sa herë që t’ia merrnin shokun pranë. Tashma burgu ishte kthye në një dhomë pritje tё vdekjёs për shumëkend. Emnat që thirrìëshin kalonin nga dhoma në dhomë. Kështu i rastisi Valentinit të degjonte përsona që ai kishte njohun aty në burg. Sepse ishte hap fjala e ardhjës tij prej Italie në atë kohë të frikshme, dhe të burgosunit, miq e njohës së t’atit, vinin e dhe e takonin. Kryesisht ushtarakët, por edhe klerikët katolikë, si Gjon Faust, Daniel Dajani, Gjon Shllaku, Ndre Zadeja e të tjerë, që u pushkatuen. Burgu ishte një paradhomë e vdekjes. Herё pas here nё mengjes përsëritej e njejta skenë në të gjithë dhomat e qelitë e burgut. Askush nuk e ndjente veten të sigurtë për ditën tjetër. Bile banin shaka e talleshin se kujt do t’i vinte radha. Veçanërisht në dhomë e tij, Prof. Guljelme Deda që e thirrnin Lemi, i cili kishte dellin e humorit. Ishte një humor që vinte nga thellësia e shpirtit për të largue ankthin që kishte pushtue të burgosunit. Të mjerët që ishin caktue të flijohëshin i merrnin si kafshët, duke i shty para me shqelma dhe me kondakët e pushkëve, pastaj u vinin hekurat. Ajo që e randonte ma tepër atmosferën e terrorit ishte se asnjeni prej fatkeqëve nuk e dinte pse pushkatohej. Ndodhte që vinte dikush dhe i pyeste aty jashtë në koridor, por jo që t’i shkonte mendja kujt se me ato dy tri pyetje kote ishte vendosë fati i tyne për t’i zhdukun nga kjo botë. Ky ishte fillimi i terrorit të kuq, që në Shqipni do të zbatohej në mënyrën ma t’egër e makabër, duke ba kerdinë mbi shqiptarët e pafajshëm. Në dhomën e tij i ra me u njohë dhe kalue me mjaft shkodranë, ndër të cilët Guljelm Deda dhe axhën e tij kolonel Lin Dedën. Vllaznit e Prek Jakovës, Dedën dhe Çeskun. Italianin At Jak Gardinin, Dom Nikoll Mazrrekun, mësuesin kosovar Zef Agimin, Prof. Angjelin Saraçin. Disa oficerë, kolonelë, si Gjysh Shëldia, Luigj Mikeli, dhe plot ushtarakë të tjerë me grada ma t’ulta. Ma vonë kolonelët Qazim Komanin dhe Fuad Dibrën. Ata, kolegë e miq të t’atit, e takuen menjëherë Valentinin me dashamirësi. I treguen se si ishin kthye nga Kosova në shtëpitë e tyne në Tiranë, mbas mbarimit të luftës. Ku s’kishte kalue shumë dhe i kishin arrestue. Po i nisnin për në Prishtinë sipas kërkesë se Jugosllavëve, ku i priste patjetër pushkatimi. Poshtërsia e komunistëve shqiptarë s’kishte kufi. Jo vetëm 65
këto dy kolonelë të shquem, por edhe oficerë të tjerë që kishin shërbye në Kosovë, ua kishin dorëzue Jugollavëve. Si berret te kasapi. Kështu Valentini, tue qenë se mbahej aty kot si peng pa u gjykue, gjatë dy vjetëve, priti e përcolli nga ai burg me qindra bashkadhetarë që pushkatohëshin sipas një plani djallëzor të uhajtun nga revolucioni francez. Ku në krye të këtij terrori ishte një Ropersbierr shqiptar i pa skrupull e sadist si Enver Hoxha me katilat e tjerë me të cilët hartonte listat e vdekjës. Valentini në gjithë atë pështjellim tragjik shpëtoi mire që nuk iu shënue emni në ato lista. Si duket ishte akoma i panjohun nga banda e kriminelëve. Ose mbahej si peng prej t’atit, Prenk Pervizit. Valentini i jetonte të gjithë ato emocione dhe tronditje e si gjithë shokët e tjerë, edhe ai rrinte në pritje të asaj që nuk mund të përfytyrohej, por që mund të ndodhte. Të gjithë ato bashkëvuejtës shokë të dashtun e miq, që një fuqi e kobshme vinte me i marrë duke i nda përgjithmonë prej të tjerëve, ishin ma tepër se vllazën. Dëshpërimi ishte i madh për zhdukjën e tyne në atë mënyrë barbare të pushkatimit, pa ditë sikur një arësye bajate e kote. Sakaq Ishte hap fjala se do të krijohëshin gjyqet speciale. Sëpakut të burgosunit do të kishin « privilegjin » të pushkatohëshin “zyrtarisht” me dokumenta. Guljelm Deda kishte gjet shkak për humor. -Tashti po, gjyqi special ! Nder і madh ! Me pushkatim special ! Ku ta marrish ? Shën Pjetri ta hap derën e Parrizit menjëherë për Shpirtnat specialë ! Nji ditë kishin sjellë në dhomën e Valentinit dy malësorë nga zona në kufi me Jugosllavinë. Njeni ishte i naltë rreth 1.90 dhe me trup të lidhun e muscoloz, me një fytyrë të rregullt që shprehte një natyrë të mirë e krenare. Ndërsa tjetri pak ma i vogël me një fytyrë të ashpër, që tregonte egërsi të madhe. I pari quhej Gjergj Luli e tjetri Gjek Marashi. Të dy nga Kelmendi, qendra kryesore e asaj krahine malore. Në dhomë ishte njeni që i njihte mirë, që quhej Pjetër, i cili i kishte pa nji ditë që i morën në pyetje në zyrën e burgut. Ai tregonte se ishin dy burra shumë trima dhe të besës, që rrallë gjëndëshin në botën e tanishme. Kishin luftue me trimni të madhe kundër forcave partizane, veçanërish Gjeka, që shkonte barkas deri te pozicionet e komunistëve dhe çohej përnjeherësh në kambë e duke thirrë krej i tërbuem « bij të mallkuem të Stalinit », i korrte me automatikun e tij. Kurse Gjergji kishte nji natyrë krejt të ndryshme, i butë, por në luftim tregohej guximtar e trim. Kur erdhën në fuqi komunistët, ato qёndruen në mal. Pas disa muej, nji ditë, komandanti operativ i zonës, u çon fjalë se kishte marrë urdhën 66
nga nalt për me ua internue familjet dhe me ua djeg shtëpitë. U dha 48 orë kohë me mendue se si me vendosë : ose me u dorëzue ose me ndejtë të arratisun. Për rastin e dytë, masat ndaj familjëve të tyne do t’ishin të rrebta. Prandaj të vendosnin. Ata, për të mos lejue internimin e familjeve dhe djegien e shtëpive, vendosën të dorëzohen me kusht që t’i pushkatonin, por mos t’i prekte kush me dorë as me gisht. Komandanti partizan e kishte pranue menjëherë kushtin se askush nuk do t’i cikte me dorë. Kështu u kishin tregue ata shokëve të burgut duke shtue : - Ne jemi në pritje që të na pushkatojnë. Dek se me dekë, do të vdesim me ndërgjegje të qetë të shpetimit të familjeve e të shtëpive. A do të ketë vallë njerëz të tillë akoma në botë, me aq forcë morale dhe me karakter aq të kalitun ? Një ditë erdhën dy policë duke i njoftue se i kërkonte në zyrë drejtori për disa pyetje. Pas pak hypi nalt nji grup partizanësh që u zunë dorë për dore dhe filluen të hedhin valle e të këndojnë në paradhomën e shtrueme me dërrasa. Me ato këpucë me thumba hekuri merre me mend se ç’zhurmë banin mbi dyshemenë e drujtë. Ata vallzonin në rreth si njerëz t’egër të xhunglave afrikane duke bërtitë sipas ritmit të një kange luftarake tashma të njohun : -Te ura… te ura… te ura në Drashovicë… Gjimon to… gjëmon to, … gjëmon topi i Italisë… ! Aq shurdhuese sa të burgosunit nuk merreshin vesh me njeni tjetrin. Ashtu vepronin gjithmonë kur ishte puna me torturue e me rrah të dënuemit, qё tё mos dёgjohёshin britmat e tyne nёn torturat qё pёsonin. Pas nji ore u hap dera dhe dy forma njerëzore u hodhën midis dhomës, si t’ishin dy thasë me zhele, aq keq i kishin katandisë ato dy të shkretët sa mos me i njohun as shokët e tyne. Duke mos mundun me qëndrue në kambë, shkuen te vendet e tyne kambadorës. Ja pse ato hordhi barbare kishin krijue gjithë atë zhurmë, që askush mos t’i dëgjonte ulurimat e tyne. I kishin rrahun me shkopij deri sa i kishin shtri për tokë si të dekun. Vetëm pas disa ditëve ata filluen të lëvizin pakëz. Në një çast Valentinit i ishte afrue Gjeka duke i thanë nëse e dëgjonte nji kangë që vinte nga jashtë. Dhe ne fakt degjohej nje kange e largët. - Ajo asht nji shej me të cilën një kushri i imi më lajmëron se nesër në mëngjes do të na pushkatojnë. Kur ra nata ai e luti Valentinin që të loznin një domino katërshe. Valentini thirri profesor Angjelin Saraçin dhe Gjon Harushën që të 67
bashkohëshin në atë lojë. Luejtën deri natën vonë, deri kur Gjeka u tha shokëve ta falnin se donte me fjetë. Ma vonë i kishte folë Valentinit : - Shikoje Gjergjin se si asht katandisë në gjumë. Gjergji ashtu siç ishte i shtrimë dukej krej i skuqun e i mbuluem me djersë. Kushëdi ç’andrra të tmerrshme e mundonin. Valentini deshi të pushonte, por nuk mundi me mbyll sy atë natë, sepse pati dhimbje të madhe në një vesh. Disa herë, gjatë natës, e kishte pa Gjekën që çohej dhe merrte leje me shkue në banjo, që gjëndej e mbeshtetun mbi murin e rrethimit. Por më kot. Edhe po të kishte pasë flatrat nuk mund të kishte ba asgja, sepse mbi terracën sipër ishin rojët me automatikë ndër duer. Erdhën e i morën pa zbardhë agimi. Kur njena nga rojet lexoi emnat, të gjithë u çuen në kambë për t’u përfalun me ta për herën e fundit. U përqafune me lot ndër sy. Gjergji e hoqi trikon e leshit e puueme bukur qe mbante dhe ia dha Valentinit duke e falenderue që ia kishte uhajtun. Fanela ishte e tij, por si njeri i mirë që ishte ia dha në nji mënyrë qe rojet të mos e kuptonin që po ia linte si kujtim e amanet, sepse përdryshe Valentini mund të kishte pësue një keqtrajtim. Kishin vendosë t’i pushkatonin në një vend afër Shkodrës, pikërisht në Koplik, ku Llesh Marashi kishte luftue kundër forcave partizane të Mehmet Shehut mё janar 1945.Mbasi nuk ishte ma larg se 7-8 kilometra i kishin çue në kambë, sepse një ditë ma përpara i kishin njoftue gjithë partizanët e banorët përreth që të vinin për t’i pa se ç’ „kafshë“ ishin. Partizanёt ishin rreshtue nga dy anët e rrugës, të gjithë të rinj e të reja partizane, me uniformat lecka lecka që bertisnin e shanin si të çmendun kundër atyne herojve të vërtetë, që nga ana e tyne nuk rrinin gojë mbyllun, por u përgjigjëshin me një fjalor të pasun sharjesh, drejtue veçanërisht regjimit bolshevik e atyne vajzave të marrosuna. Kur i kishin çue në vendin e ekzekutimit, ku ishte mbledhë gjithë ai popull që i njihte ato të dy, i kishin mbështete pas një muri ashtu të prangosun. Gjeka ishte lakue në gjuejtjet e para, kurse Gjergji e kishte mbajtë në krahët e tij të fuqishëm deri sa të dy ishin rrëxue së bashku, me trupat shoshë me plumba.. Në kohën e pushtimit italian, dilte një revistë, në të cilën ma shumë se njeherë paraqitej fotografia e Gjergjit, si prototip shembullor i racës shqiptare, jo vetëm për trupin e tij atletik, por edhe për bukurinë e fytyrës me trajta të rregullta e të përsosuna. Por sistemi komunist ishte kundër çdo gjaje të bukur e fisnike, qoftë të përmasave të njeriut apo të përmasave 68
historike, kulturore e të traditave ma të mira shqiptare. Po tregohej krejtesisht si një sistem antishqiptar e antinjerëzor. Nuk kaluen dy jave dhe në qelinë e Valentinit, para se me dalë dita, erdhë e morën tre të tjerë kandidatë për pushkatim. Ndër ta një fshatar i quejtun Hasan Bërdica. Sa ndigjoi emnin e tij, u çue në kambë dhe u vesh shpejt e shpejt. Pastaj u kthye nga Valentini dhe shokët e tjerë : -Me thanë të drejtën, nuk e prisja një fund të tillë. Nuk e ndjej veten fajtor për asgja, sepse nuk i kam ba keq kërkujt. Por më sa po kuptoj, në librin tim asht Zoti që e ka vu fjalën fund. Të më falni nëse ju kam mërzitë. Mirupafshim në botën tjetër ! Kjo ishte përshëndetja e zakonshme e të gjithë të denuemve me vdekje. Në oborr e pritshin gjashtë të tjerë të caktuem me vdekë. I përcollën me roje të forta deri të vendi ku do të bashkohëshin me gjashtë të tjerë të sjellun nga burgu i vjetër. I hypën në një kamion ashtu siç ishin të lidhun dy nga dy me pranga. Hasani që kishte mbetë vetëm dhe i fundit për me hyp në makinë, me një lëvizje të shpejtë majtas, ishte shkëput dhe ia kishte dhanë vrapit. Partizanët, të armatosun deri në dhambë, kishin mbetë të befasuem, por menjëherë kishin fillue me gjuejt mbi të breshëri plumbash. Por ai me shkathtësi duke u fut nëpër rrugicat u kishte shpëtue. Ishte një mrekulli, sepse nuk e kishte goditë asnjë plumb, nga ato qindrat që u shprazën mbi të. Pas kësaj skene, makina u nis dhe të 12 viktimat e tjera iu banë fli idhullit komunist sipas ritit makabër që kryhej gati për çdo ditë mbi zallin e Kirit. Ndër këto të pushkatuem kishin ndodhë dhe dy prifta katolikë. Përsa i përket Hasanit, Valentini e kishte marrë vesh nga malësorë të tjerë të sjellun në burg, se pas gjashtë muej qendrimi në mal, forcat e ndjekjës e kishin pasë rrethue në një arë misri, në mal, forcat e ndjekjës e kishin pasë rrethue në një arë misri, ku kishte krisë pushka dhe i shkreti Hasan pas një luftimi të rrebtë kishte mbetë i vramë. Nji ditë që Gori erdhi me e takue Valentinn si zakonisht, i tha se disa miq e kishin këshillue që ai të shkruente biografinë e gjithë jetës së tij deri ditën e arrestimit që do t’i drejtohej Mehmet Shehut dhe nji kopje t’i dorëzohej drejtorit të burgut. Valentini iu vu punës dhe arriti të përpilojë autobiografinë e tij Pse duhej të bahej kjo punë e pse aq me urgjencë ? Një agjent i Sigurimit i kishte tregue një shoku të tij , që ishte mik i familjes Pervizi, se organet e posaçme të sigurimit kishin qëllimin të kurdisnin një proces të sajuem kundër Valentinit, për ta dënue randë e ndoshta eliminue. Nga shumë akuzat e ngrituna njena ishte krejt 69
qesharake : Valentini qenka dërgue në Shqipni nga ana e disa eksponentëve politikë në mërgim, të partisë së Legalitetit. Sipas akuzës, Abaz Kupi dhe Mehdi Frashëri e paskan thirrë në Romë, për me i propozue një mision special, atë të shkuemjes në Shqipni, për me i bashkue forcat nacionaliste në luftën kundër komunizmit. Valentin paskej pranue dhe sapo kishte ardhë në Shnqipni, paskej shkue në Kelmend, Dukagjin dhe Mirditë, ku paskej marrë pjesë ne luftime të përgjakshme kundër forcave partizane, etj. Me nji të tillë akuzë, edhe po të kishte pasë njeqind koka, do të ia kishin shkurtue të gjitha. Sigurisht se Valentini nuk kishte si mos me u merzitë e friksue ndaj atyne metodave kriminale të komunistëve. Gjendja e tij ishte si ajo e Damokleut me shpatën e varun mbi kokë në nji fije peni. Gorit nuk i shfaqi kurrë të tilla mendime tragjike. Ndërsa shokët e burgut i jepnin zemër. Nuk besonin se ato kurdisje do të arrinin qëllimin e tyne, sepse ishin tepër qesharake. Por me kriminelё tё tillё ç’far s’mund tё pritshe.
70
PREK CALI Atdhetar e luftӫtar, lӫgjenda e Malsisӫ. Njeriu shembёll i besёs e burrnisё shqipt
71
Prek Cali
Koha kalonte dhe nuk jepte shenja të mira. Egërsia e komunistëve në vend që të binte sa vinte e shtohej. Një ditë prej ditës tё fillimit tё marsit i945 në qelinë e Valentinit sollën një burrë malësor shtatnaltë, dy metra e ma, i pashëm, me trajta të bukura të fytyrës e me një palë musteqe të thijme që i kishi hije. Ishte i famëshmi Prek Cali, krenaria e Malësisë dhe që mbahej si prototipi i racës iliroshqiptare. Patriot e luftëtar trim e burrë mentar. Valentini kishte dëgjue për atë qyshkurë, dhe ma tepët kur kishte qëndrue disa muej në Dukagjin te shoku i tij i ngushte Lek Vojvoda ose Vuksani. Prek Calit i takoi me zanë vend përbri Valentinit. U miqësuen shpejt sepse Preka e kishte njohë t’atin dhe kishte pasë punë me të. Ai kishte një përshtypje të mirë për të dhe e admironte për aftësitë ushtarake dhe përgatitjen e naltë që kishte. Pavarësisht nga gjendja e mjerueshme ku ishin, Valentini dhe të burgosunint kishin rastin të merrnin vesh se si ndodhi që u dorëzue, e kush, Prek Cali, ai burrë tashma legjëndë e Malësisë. Megjithëse komunistët kishin marrë pushtetin dhe gjermanët e kishin braktisë Shqipninë, në Kelmend, kalaja e fundit kundër bolshevizmit, kishte vazhdue qëndresa nën udhëheqjen e Prek Calit. Valentini nji ditë e pyeti atë malësor krenar me të cilin rrinte ngjitun: - Po si u dorëzove ? A nuk e dijshe se një njeri i randësishëm si ti, do ta kishte shumë të vështirë ose të pamundshme që të ia dilte me komunistët ? . - Po, ke të drejtë, ishte pergjigjë Preka, por janë disa rrethana që më sollën deri këtu. Dhe ai kishte tregue çfar i kishte ndodhë. Aty ishin afrue dhe tё burgosun tё tjerё pёr me dёgjue rrёfimin e kёtij malёsorin tё famshёm Pasi kishin marrë fund luftimet kundër forcave shumë ma të mëdha komuniste ne njerëz dhe armatime, shumë prej trimave kishin qendrue në mal, për mos me u dorëzue. I përmendi ato dy malësorët, Gjekën e Gjergjin që u pushkatuen në Koplik. Ai vetë me nja dhjetë te rij trima kishin arritë të strehohëshin në nji shpellë të sigurtë në maje të një mali, duke jetue si 72
harushat. Herë-pas-here njeni prej tyne shkonte me u furnizue me ushqime. Kështu kaluen disa muej. - Duke hedhë vështrimin mbi ato djem të rij, më ngushtohej zemra nga dhimbja që ndjeja për ta, që kishin pranue me me shoqnue dhe biles edhe me dhanë jetën për mue.-Një mëngjes tё tё mesit tё kallnorit ata e kuptuen se ishim rrethue. Si e kishin marrë vesh partizanët ? Sigurish i kishte sjellë dikush vendas që e njihte mirë zonën dhe se ku gjendej ajo shpellë. Komandanti i atij reparti special u kishte kërkue te dorëzohëshin. Po ata ishin përgjigjë me pushkë dhe luftimi kishte vazhdue disa ditë. Ndërkohë, komandanti u kishte folë nga larg me za të naltë : - Ta merrni vesh se ju nuk keni asnjë mundësi shpëtimi. Ku e kur mund të gjeni ushqime, ujë e municione ? Prandaj qëndresa juej asht krejt e kotë. Ju baj të ditun se në qoftës se nuk dorëzoheni, autoritetet e krahinës kanë marrë urdhën për internimin e familjeve dhe djegien e shtëpive të jueja. Prek Cali kishte ndërhy me ia mbushë mendjen komandantit për të gjetë një zgjidhje, në menyrë që t’u falej jeta atyne të rijve që rrinin me të. I lutej komandantit që të fliste me Mehmet Shehun se ata kishin vendosë me u dorëzue vetëm në dorë të Mehmet Shehut. Dhe Mehmeti erdhi vetë deri aty. . - Po t’ishte për mue, thoshte Prek Cali, aty ne atë qeli, nuk do t’isha dorëzue deri në fishekun e fundit, por në atë shpellë mendova për jetën e atyne të rijve dhe për familjet tona. Kur erdh Mehmet Shehu, fola me të nga larg, duke i thanë se do të dorëzoheshim po të na kishte dhanë besën se do të na kursente jetën. - Ai ishte përgjigjë duke na sigurie se do të na falte jetën, edhe t’imen, mandej m’u drejtue: - Po pse nuk u bane me ne or Prek Cali, dhe tashti do t’ishe nje burrë i nderuem e hero i lavdishëm me dekorata te larta. - Nuk kisha si me u ba me ju, që ishi lidh mish e thue me shkjetë e Serbisë, kundra të cilëve kemi shekuj që luftojmë. Për fjalën e fundit, me ma fal jetën, mbeta i çuditun dhe nuk po i besoja veshëve, prandaj i thashë që ta përsëriste edhe një herë. Ai e kishte përsëritë. Pastaj i kërkova që të mos na prekte kush me dorë, qoftë gjatë rrugës deri në Shkodër ose në qelitë e sigurimit. Edhe për këtë ai na siguroi. Kështu u dorëzuem. Na pyetën një nga një pa na prekun, dhe djemtë i çuen në burgun e vjetër kurse mue këtu me ju. – 73
- Të përgëzojmë që ta paskan falun jetën, i tha Valentini dhe pas tij të burgosunit e tjerë. - Sigurisht, Mehmet Shehu me ka dhan fjalën e nderit dhe nuk besoj se do ta haje. Dorёzimi i Prek Calit kishte n dodhё me 15 janar. Aty ne burg Prekёnn e sollёn javёn e parё tё Marsit. Si kaluen dy javё, nё njё mengjes herёt pa sbardh dita, u dëgjuen zhurma e britma në koridor. Rojet duke hy në qeli të ndryshme lexonin disa emna. Të burgosunit ishin mbledhë e mbulue në shtresat e tyne prej frike, ndërsa zemrat u rrihnin fort. Kush e kishte radhën vallё? U dëgjuen hapa të shpejta dhe pas pak dera e qelisë u hap me zhurmë të madhe. U duk aty një hije e zezë polici, që me një kandil vojguri ndriçonte një copëz letër që mbante në dorë. Cilët emna do të ishin shkrue në atë letër të zhubravitun ? Kur ja, polici pasi e afroi letrën nga sytë, ngriti kokën e thirri me za të naltë, Prek Cali ! Ne qelinë e tyne kumboi vetëm emni i tij. Të gjithë mbetën të tronditun. Por për Prekën vetë ishte ma e tmerrshme. Ai nuk e priste kurrë, se Mehmet Shehu do ta hante fjalën e dhanë. Si malësor nuk mund ta konceptonte nji gja të tillë. Por ai harronte se Mehmeti nuk ishte si burrat e malësisë që kur jepnin fjalën e mbanin edhe me çmimin e jetës. Ai nuk ishte tjetër veçse një komunist gjaksor, i etun për pushtet, që nuk e kishte për asgja me thye besën e mos me mbajtë fjalën. Ndërsa po përfalëshin për të fundit herë, i tha Valentinit në vesh : - Po djemtë ? - Jo, jo, nuk i gjen gja, ishte përgjigj Valentini me i dhanë kurajo. Sepse Preka mbante shumë merzi mos i pushkatonin dhe ato të rijtë. Duke dalë thirri : - Ma bani hallall o burra ! Mirë u pafshim n’atë dynja. Në koridor ishin edhe nandë të burgosun të tjerë të prangosun, me to dhe Dom Ndre Zadeja. I pushkatuen të gjithë te zalli i Kirit, që u ba tmerri i Shkodrës. Ishte 25 marsi, java e shejtё e Pashkёve. Si asht e mundun, thoshte Valentini, që zgjedhin gjithmonë ma të mirët ? Po, deri në ato çaste kishin zgjedhë veç ma të mirët. Nuk mund gjëndeshin fjalët pë të përshkrue gjithë këto krime. U muer vesh ma vonë, se Prek Cali, dy vllaznit Beltoja, Dom Ndre Zadeja e një prift nga burgu i vjetër, ishin mundue me u dhanë kurajo shokëve të tyne deri në çastin e fundit të pushkatimit. Deri kur do të vazhdonte ky genocid i trashëguem dhe i urdhnuem nga mesuesi e krimineli gjakatar i Kremlinit, Josif Visarionoviç Stalini ? 74
Lufta ideologjike kishte nisё dhe Zeusi „Tiranik“ ishte nё anёn e ushtrisё sё kriminelёve qё kishin shpёrthye terrorin e pёrgjithshёm, ndaj atyne qё konsidёrohёshin jo vetёm kundёrshtarё, por dhe burra tё ndёrshёm, patriotё dhe qё gёzonin admirimin, simpatinё e dashuninё e popullit pёr veprat e mira qё kishin krye ndaj Atdheut. Valentini tashma ishte pёrfshi nё kёtё luftё, si pjestar i njerёzve tё mirё e tё pafajshёm. Ai po e kuptonte se i duhej me u forcue kryesisht shpirtnisht me i ba ballё luftёs kundёr arrogancёs dhe masava drastike tё diktaturёs, pёrsonifikue nga „perёnditё“ e „Olimpit“ komunist, qё e kishte selinё nё Tiranё, ku pёrcaktohej fati e njerёzve qё ata gjykonin se duhёshin eliminue. E gjithё kjo pёr tё sigurue kolltuqet ose fronёt mbi tё cilёt rrinin pёr tё mbretnue pёrjetёsisht (sipas tyne). Sa do tё zgjaste kjo luftё vetёm Zoti i vёrtetё e dinte (pse ishin krijue tё rremё). Sidoqoftё Valentini ishte tashma nё rolin e njё Uliksi qё do tё pёrfshihej nё atё luftё e kushёdi kur do t’i dilte mundisa me u kthye nё Itakёn e tij te Penelopёja e dashun.
75
E bukura dhe pӫrbindshi
Një tjetër punë që doli në këto rrethana ishte prania e së shoqes italiane në Shqipni. Ajo prani, sipas opinionit tё tё burgosunve dhe tё shoqnisё shkodrane, e komplikonte gjendjen e tij. Kishte dhe shqiptarё tё tjerё tё martuem me italiane, por nё rastin e Gorit pёshonte e ndikonte keq si grueja e tё birit tё Prenk Pervizit. Për atë arësye Valentinin s’do ta lironin, me pretekste të kota, pra nuk e honepsnin praninë e saj në Shqipni. Valentini mbahej peng jo vetёm si bir i Prenk Pervizit por edhe prej grues. Aq ma tepër se ajo binte në sy kudo. Jo vetëm se ishte e bukur, por edhe nga veshja, nga sjelljet e te gjitha shfaqjet e nji kulture dhe edukate të naltë, që nuk mund të pranohëshin nga klasa injorante komuniste dominuese e vendit. Ajo mishёronte atё botё tё qytetnueme, kapitaliste e borgjeze, sё cilёs komunistёt i ishin kundёrvue si njё botё e vjetёr qё duhej shembun. Nga të gjihta këto rrethana, e këshillueme nga disa miq, ajo vendosi të shkojë drejt e të Mehmet Shehu, që kishte ardhë në Shkodër. Kur ishte paraqitë te dëzhuri, oficeri i rojës që dinte pak italisht i kishte thanë që të priste dhe kishte shkue me njoftue Mehmetin, se nji grue italiane kërkonte të takohej me të. Mehmeti kishte pranue, dhe Gori u gjet në zyrën e tij, ku ai rrinte pas nji skrivanie të madhe. Si nё gjithё zyrat e pushtetarve, edhe nё faqёn e murit pas Mehmetit, qёndronte fotografia e Stalinit nё njё kornizё tё bukur, veshun si gjeneral, qё dukej se merrte pjesё nё atё takim, me njё nёnqeshje ironike, deri dhe sarkastike. Ç’dontev ajo zonjё aty ? Kur Gori hyni në zyrën e numerit dy të regjimit, ai nuk lëvizi fare nga kultuku ku ishte fundosë. Ai e njihte mirë italishten sepse kishe studiue në shkollën ushtarake të Napolit. Mbasi i hodhi një vështrim asaj femne të bukur që i rrinte perpara e kishte ftue me njerëzi që të ulej dhe e kishte pyet se çfar e kishte shty me ardhë aty. - Si eshte puna zonje, nё se mund tё ju pёrgjigjёm ? -Me falni per shqetsimin, zotni Gjeneral. Siç e shihni, une jam italiane, e martuar me nje oficer shqiptar. Nuk ka dy muej qe kemi ardhun ne Shkoder prej Italie. Une e ndoqa burrin tim me te cilin isha lidhun per te mire e te keq. Ai vete nuk ka jetue ne Shqipni sepse te gjitha shkollat deri 76
kur doli oficer, i ka kryer ner Itali dhe atje u caktue edhe me sherbim. Duke qene se ai iku prej nje kampi gjerman dhe rrezikohej, ne vendosem te vijme ne Shqipni per te gjete shpetim e te jetue normalisht. Sa gjetem nje dhome per te banue provizorisht, ja qe ndodhi fatkeqesia e madhe e me arrestojne burrin, krejtesisht te pafajshem, pa dhanё asnjё arёsye. Tani ai gjendet ne burg. Kjo eshte nje padrejtesi e madhe, dhe une kam ardhe te ju lutem per te ma lirue bashkeshortin e pafajshem. Mehmet Shehu, i kishte degjue me vemendje fjalet e asaj zonje te bukur dhe elegante. Ai e mori me mend se diçka e padrejte i ishte ba asaj, por, ne kushtet e gjendjes se shtetrrethimit, mund te ndodhnin edhe padrejtesina. - Ashtu ?... Me falni Zonje, si quhet burri juej ? Pyetja ishte e drejte. - Valentin. Ishte pergjigjë Gori me nje fije zani. - Valentin ? Po kush Valentin ? kishte shtue Mehmeti me kurreshtje. Sikur e kishte ndigjue kete emen. - Valentin Pervizi. Kishte shqiptue Gori me ankth te madh. - Valentin Pervizi ? Mos vallë eshte i biri i Gjeneral Prenk Pervizit ? Mehmet Shehu ishte ngrys ne fytyre dhe u mbeshtet pas kulltukut per te prite pergjigjen, plot kurreshtje. - Si urdhnoni zotni Gjeneral, djali i madh i tij me te cilin jam martue. - Zonje e nderuar, ne vend qe te na falenderoni qe nuk e kemi pushkatue, vini e na kerkoni lirimin e tij ! kishte folë Mehmeti me nje shprehje fodulle. - Si keni paturpesine te me pergjigjeni keshtu ? Nuk e prisnja prej jush nje te tille shprehje ! Une kerkoj drejtesi per burrin tim krejt te pafajshem dhe ju me kerkoni te ju falenderoj qe nuk e keni vra ! Kjo s’durohet ! Ndersa fliste ashtu, asaj i rridhnin lotet nga deshperimi. - Mos vallë kujtoni se do te na permalloni me ato lotet e juej ? Kёto fjalё ranё teper cinike. Gori nuk kishte mujt me durue dhe i kishte folun krejt mllef: - Në një farë mënyre e kisha marre me mend një pritje të tillë, e denjë për një njeri si ju i pashpirt. Sa kishte thanë ato fjalë ishte çue kishte dalë duke e përplasë derën, ndërsa Mehmet Shehu ia kishte dhanё tё qeshurёs nga pas. Stalini nga muri, sikur kenaqej edhe ai nga ajo skenё ku spikaste arroganca e njё komunisti tё pa edukatё, tё pa shpirt e skriminel. Vёrtet njё bir i denjё i tij. 77
Kjo ngjarje u muer vesh dhe bani përshtypje tek njerëzit për atë sjellje brutale te Mehmet Shehut ndaj asaj grueje fatkeqe. Por nga ana tjeter pergjigja e Mehmetit shprehte nje të vërtetë, sepse Valentinin mund ta kishin pushkatue partizanët pa pyet kërkënd. Pa e marrё vesh as vetë Mehmeti. Dikush ia shpjegoi Gorit, por ajo nuk donte me ia dëgjue emnin atij krimineli. Pasi mori vesh si kishte shkue takimi, Valentinit iu mbush mendja se Gori duhej të riatdhesohej sa ma parë, për një kohë. Ndoshta vinte ndonjë përmirësim i gjëndjës. Përdryshe nuk do ta kishin lirue kurrë nga burgu. Ose edhe atё do ta kishin mbyll nё njё kamp internimi, bashkё me gjyshёn e mamёn e tij. Asaj nuk i tha asgja, sepse e dinte se do t’i shkatonte një dhimbje të madhe. Mendoi me prit një rast të volitshëm. Me i lanё koh kohёs. Edhe ajo kishte qenë e këshillueme nga disa miq te familjes, se largimi i saj i përkohëshëm ishte në të mirën e të dy palëve. Pastaj ajo rrezikohej tё internohej si pjestare e familjёs sё Prenk Pervizit, dhe kushёdi si shkonte fati saj nё ato kondita, ku do tё pёrfundonte e mbyllun nё ndonjё kamp pёrqendrim, pa shpresё shpёtimi, ku ishin mbyll dhe e vjehra me nanёn e Prenk Pervizit. Sa mos t’u binte ndёrmend pushtetarve, ajo tё bante si tё bante e tё riatdhesohej me italianёt e tjerё qё po kthehёshin nё Itali, nёpёrmjet Cirkolo Garibaldi nё Tiranё, qё merrej me atё punё e gёzonte besimin e qeverisё shqiptare. Qendrimi i saj nё Itali, patjetёr se do t’ishte i pёrkohёshёm, sepse edhe gjendja nё Shqipni do tё normalizohej e tё krijohёshin kushte qё ajo tё basjkohej me Valentinin pёrsёri. Por ajo s’kishte guxim me ia thanë Valentinit. I dukej si njё gjest i pa lezetshёm, fyes dhe i ulёt. Dashuria e tyne dilte si diçka e kotё dhe e paqenё.
78
Njӫ personazh misterioz
Here pas here burgun e vizitonte një njeri i çuditshëm i veshun si ushtarak, pa grada, me trup mesatar të lidhun e me një fytyrë të vrazhdë. Kur hapëshin dyert e burgut dhe ai hynte brenda, të gjithë shpërdahëshin dhe secili shkonte e u shtrinte ne vendin e tij në heshtje e duke e mbajtë shikimin në boshllek. Por veshët i mbanin pipëz, sepse ai njeri nuk hynte në burg pa një qëllim. Zakonisht ai e merrte me vete një të burgosun siç vepron kasapi me berret për t’i therë. I vizitonte të gjithë qelitë. Ndalohej te dera, nuk fliste ndërsa shikonte një nga një të dënuemit. E dinte shumë mirë se në cilën qeli ndodhej fatkeqi që do të gllabëronte. Kështu dilte me të, ai para dhe i burgosuni prapa, të cilin e mbyllnin në nji birucë të izolueme. Rojet dhe ushtarakët e tjerë, kur ai kalonte andej i lironin rrugën dhe e nderonin, ndërsa ai nuk denjonte t’i përgjigjej nderimit dhe kalonte pa hapun gojë. Ky njeri i çuditshëm u shtinte frikën të burgosunve. Nuk ia dinin emnin jo vetëm ata por ndoshta dhe rojet. Ai vizitonte jo vetëm burgun e Valentinit por edhe atë të vjetrin. Ma vonë ia zbuluen emnin por nuk morën vesh kurrë se ç’detyrë kishte. Natën vonë, pas orës 22 kur të gjithë ishin shtri me fjetë, dëgjohëshin britmat e të shkretit që e kishin mbyllë pasdite në birucën që përmendëm. Ai njeriu misterioz quhej Llambi, i cili shfryente mbi atë fatziun duke e goditun vazhdimisht me një dru nyje nyje dhe me grushta e shqelma deri sa atij i binte të fikët. Pastaj e nxirrte me shqelma jashtë deri te dera e qelisë. Kjo skenë përsëritej çdo herë që ai e merrte një të burgosun. Askush nuk e dinte as e kuptonte për ç’farë arësye e shkak bahëshin ato tortura mbi njerëz të pafajshëm. Ndërkaq po afrohej koha e fillimit të gjyqeve speciale. Qindrat e njerëzve që mbushnin burgjet rrinin në ankth, sepse askush nuk e dinte se ç’kategori do të përfshihej, dhe nuk kishin as nji ide se si do të shkonin punët e se ç’dënim do t’u jepnin. Megjithëse e kemi thanë, ia vlen ta përsërisim, se denimet programohëshin ma përpara në zyrën e Kryetarit të Degës së Brendëshme të qytetit, në bashkëpunim me oficerët hetues sipas urdhnit qё u vinte nga „lart“. Prandaj kryetari i gjykatës e prokurori merrnin dokumentёt ku ishin shenue denimet e atyne 79
që do të gjykohëshin. Të mos flasim pastaj anëtarët e tjerë që ishin veç kuklla. Të burgosuni e kishin kalue një gjyq qyshë në birucat, ku i kishin mundue me të gjithë llojët e torturave, presioneve e metodave ma satanike, për të cilat oficerët e sigurimit ishin mjeshtra. Kjo e gjitha për ta detyrue të burgosunin me firmos procesin që oficeri hetues kishte përpilue sipas qejfit të tij dhe sipas udhëzimit që kishte marrë nga eprorët. Ata që nuk pranonin në asnjë mënyrë me firmos procesin, vazhdonin t’i torturonin me metodat ma shtazarake, por pa sukses, si rrjedhim procesi mbetej i bardhë pa firmën e të burgosunit dёnohёshin ma randё se sa duhej. Sigurisht se nё tё shumtёn e rastёve s’hynte nё punё as procesi me firmë as i bardhë, sepse vendimet e dënimeve bahëshin paraprakisht dhe gjyqi nuk ishte gja tjetër veçse një farsë teatrale. Valentini po i përciellte këto punë dhe nuk kishte kalue në torturat e shokëve e kjo i dukej çudi. Por sipas miqve të tij të burgut, letra që kishte shkrue dhe takimi i grues së tij me Mehmet Shehun, pavarёsisht nga shpirti kriminel i tij, kishin ndikue që atë ta linin ashtu, pa i dhanë arësye, deri në ndonjë vendim të mavonshëm. Prandaj ai duke qëndrue aty, priste e përciellte të burgosun të ndryshëm, dhe mbeti si një dëshmitar i mirëfilltë i shumë ngjarjeve të trishta e përjetoi vdekjen e shumë të burgosunve nën plumbat e skuadrave të pushkatimit. Ose tё atyne qё vdisnin nё duert e xhelatёve, nga torturat shtazarake. Një ditë tjetër sollën në dhomën e tij, një ish oficer nga nji familje e njohun shkodrane që quhej Halit Kazazi. E kishin kap si t’arratisun ne mal dhe fati i ardhshëm i tij dukej i zi. E thoshte ai vetë. Para se me e sjellë aty e kishte pyet e torturue një kriminel i vërtetë. Tani ai priste që ta pushkatonin. Ai shoqnohej e bisedonte me Valentinin sepse i thoshte se familjet e tyne ishin të lidhuna me miqesi, dhe ai si oficer e kishte njohun e kishte qenë në shërbim me Prenk Pervizin. Nuk kaloi asnji javë dhe erdhen dhe e morën dhe e pushkatuen bashkë me dy të tjerë qe Valentini nuk i njihte. Në fillim të vitit 1945 i kishin njoftue se Gjyqet Speciale kishin fillue punën e tyne në gjithë vendin, pra edhe në Shkodër. Si vend ku do të zhvillohej gjyqi ishte caktue kinemaja kryesore e qytetit. U njoftue se të gjithë seancat e gjyqit do të jepëshin edhe me altoparlante. Ndërkaq komanda kishte lejue që në burg të futëshin gazetat kryesore ku jepëshin informata mbi gjyqet dhe denimet e randa, ku vetëm në gjyqin special të Tiranës u çuen në pushkatim 17 vetë, ndër ta njërëz që Valentini 80
kishte njohun, si Gjenralët Aqif Permeti e Gustav Mirdhahi, kolonelët Tahsim Bishqemi e Daut Çarçani. Kryeministra, ministra, funksionarë të lartë, emna të njohun e të nderuem të Botës Shqiptare. Maliq Bushati, Terenc Toçi, Bahri Omari (kunati i Enverit), Të burgosunit nga nji anë e pritën me qejf, se kështu i jepej zgjidhje asaj gjendje. Sepse asnjë prej tyne nuk ishte as nuk e ndjente veten fajtor për ndonjë vepër penale politike, dhe mendonin se me gjyqin mund të tregonin se ishin të pafajshëm. Por nga ana tjetër duke mendue se ç’ishte komunizmi, dhe gjyqi special i Tiranёs po e tregonte, ishte për të pritë vetёm masa drastike. Sidoqoftë ma mirë kështu, me i dhanë fund njeherë e mirë dhe jo me ndejtë në pritje të pafund. Ajo e pritjes se pafund ishte një torturë e vërtetë, ku të burgosunit fatkeqë rrinin në ankth të vazhdueshëm së mos u thirrej emni për të përfundue te Zalli i Kirit, ose pas një muri të lagjës. Pasditën e një të diele i kishin lajmerue ata që do të inauguronin seancën e parë të gjyqit special. Në burgun e Valentinit lexuen emnat e dhjetë vetëve e po ashtu në burgun e vjetër. Të hanën herët në mengjes i prangosën dhe të shoqnuem me partizanë t’armatosun deri në dhambë i çuen te kinemaja Rozafat. Aty ishte grumbullue një turmë e madhe njerëzish, por shumica do të rrinin përjashta sepse nuk kishte vend për të gjithë. Turma përbahej kryesisht me njerëz të lidhun me pushtetin komunist dhe i priti të burgosunit me thirrje e shamje anmiqsore, se tani keta anmiq te popullit do te jepnin llogari për të keqijat e padrejtësitë e tyne. Çdo ditë i çonin dhe i binin deri ne pasditen e të enjtës. Kurse te premten prokurori paraqiste akuzat dhe kerkonte denimet për secilin prej tyne. Të nesërmen, e shtunë, kryetari i gjyqit lexonte vendimin ku përveç denimit vendosej edhe konfiskimi i pasunive të tundshme e të patundshme të denuemve, që përcillej me duertrokitje e britma të mëdha nga turma e dehun nga propaganda komuniste. Prokurori i Shkodrës ishte një far Aranit Çela një kriminel i regjun, i cili kur pushkatohëshi të dënuemit, shkonte dhe i qëllonte me revolverin e tij, një nga një, si xhelat i vërtetë. . Jo qё ai kishte pushkatue me dorёn e tij sa fatkeqё pa gjyq. Gati në çdo seancë prej 20 të burgosun denohëshin me vdekje gjashtë vetë, por kurrë ma pak se katër. Këto gjyqe javore vazhdonin me muej, dhe i erdhi radha javës së fundit të gjyqit special, që kishte përciellë në pushkatim afro 300 shkodranë, e burgosun 1000 të tjerë. Ndër to, intelektualë, prifta katolikë e njerëz me emën e patriotë. I erdhi radha 81
grupit të dhomës së Valentinit, ku ishin përfshi miqt e tij Zef Agimi, Guljelm Deda, Mark Temali e Nush Deda. Njezet vetët iu nënështruen pyetjeve njëni pas tjetrit deri ditën e premte, kur do të mbahej pretenca nga prokurori Aranit Cela. Ndërsa prokurori lexonte pretencën e tij të stërgjatun dhe me akuzat ma absurde, të akuzuemit rrinin duke sjellë ndërmend se cili prej tyne do të denohej me vdekje e cili jo. Njëni prej tyne, Zef Agimi, mësues kosovar e mik i Valentinit, e kishte në maje të gjuhës një fjalë që ia tha në vesh shokut pranë, Prof. Guljelm Dedës : - Më vjen keq me ta thanë Lem, por unë të kam vu në listën e të gjashtëve, prandaj mbaju si burrat dhe mos e lesho veten kur prokurori të lexojë emnin tand. Dhe Lemi i ishte përgjigje : – Pa shiko shiko, edhe unë ta kisha vu emnin në listë, tandin të parin, pastaj ato të Markut, Kolës, Nush Dedës, dhe në fund t’imin. Kjo bisedë me za t’ultë shkatoi gazin e të akuzuemve. Prokurori që ishte në zjarrin e pretencës ishte nervozue dhe duke u kthye nga populli kishte bertitë : - I shikoni këto të pandehun ? ndërsa i tregonte me gisht, mjafton të vreni sjelljen e tyne këtu, për të kuptue se sa njerëz të keqinjë, borgjezë e reaksionarë janë që ofendojnë edhe gjyqin e popullit ! Dhe kulmi, si mos me pasë respekt për institucionet tona që përfaqësohen nga i nderuari Kryetar i gjyqit, të nderuarit anëtarë dhe shumë i nderuari publik i sallës ? È fjalët e tij u shoqnuen nga nji potere e madhe e britma të çdo lloji. Ndërkaq filloi leximi i kerkesës së denimit nga Prokurori dhe emnat e parë dolën siç e kishin, parahikue Zefi e Lemi : Guljelm Deda, Zef Agimi, Mark Temali, Kol Mjeda, e dy të tjerë. Po iu dridhej zemra. Kur befasisht doli krejt e kundërta, gjykata në kundërshtim me prokurorin i kishin denue me nga gjashtë vjet burg. Kjo seancë ishte e vetmja që doli pa gjashtë denime me vdekje dhe e fundit. Me të u mbyllën seancat e gjyqit special, që në një vit kishin çue para pushkatimit afro 300 burra e denue me burg ma shume se 1000 vetë. Kur jepëshi, denimet me vdekje, te denuemit nuk sillëshin ma në qelinë ku kishin shokët por izolohëshin në një birucë të veçanta. Nji e tillë ishte në fund të koridorit që qonte te një oborr i vogël ku herë pas here i nxirrnin të burgosunit me marrë ajr, ose kur bahej kontroll nëpër qelitë. Nga ana e oborrit qelia e vdekjes kishte një dritare të mbulueme me një skarë hekuri. Valentini kur kalonte aty pranë mundohej me hedhë një shikim e me ua ba me sy atyne që njihnin.
82
Heroizёm nё burg
Një prej atyne të dënuemve me vdekje ishte Ndue Pal Mirashi, që Valentini e kishte njohun, në kohën e qëndrimit të tij te Lek Vuksani, kur partizanët komunistë sulmuen Dukagjinin. Çdo herë që kalonte pranë dritarës i shikonte ato që i priste një fat i tmerrshëm të mbështetun pas murëve ndërsa Pali rrinte në mes në kambë, që e përshëndeste duke buzëqeshun, e pastaj vazhdonte të kryente disa ushtrime trupore. Shokët përreth e vështronin me çudi e me trishtim Ç’i hynin në punë ato ushtrime përderisa së shpejti miset e trupit do të përfundonin atje nën zallin e Kirit ? Një ditë prej ditësh, Ndue Pali i ishte afrue dritarës e duke e përshendetun i kishte thanë :«Mos na harroni ». Të afërmve të tyne u ishte dhanë leje qe t’i takonin. Kur baheshin këto takime, rojet i mbyllnin të gjithë dyert e qelive të tjera me shul. Erdhën edhe prindët e Ndue Palit. U paraqit para tyne me një far mburrje, i buzëqeshun, sikur asgja s’do të ndodhte. Të vetët, duke pa ashtu, nuk mundëshin me hap gojën nga emocioni dhe nga të kjamit që i zinte . Porta e derës së Valentinit nuk ishte fort larg, dhe ai mund të shikonte nga frëngjia e derës dhe të dëgjonte gjjithçka flitej. Ajo skenë e takimit i kishte mbetë në kujtesë sa që nuk mundi ta harronte kurrë. Ai ishte mundue me i qetësue të vetët me fjalë të mira por edhe të forta e gjithë zjarr. U thoshte : -Tashma jam i gatshëm me e kalue pragun për në botën tjetër. Zoti do të më pranojë, sepse, kishte shtue, kam qenë gjithmonë një besimtar i mirë. E duke u folë ma me hov : -Mos u dishproni, do të ringjallem në një jetë ma të mirë, shumë ma të mirë se kjo e jueja ne këtë tokë plot vuetje. Prandaj të dashunit e mi, mirupafshim në atë botë ! Të tilla fjalë shumë të pakët janë njerëzit që mund t’i shqiptonin në një të tillë gjendje. T’afërmit të mbytun nga dënesa e lotët nuk mund të thonin asnjë fjalë. Të burgosunin që kishin dëgjue dhe kishin ndjekë atë skenë të jashtëzakontë nuk i përmbanin dot lotët që u rridhnin vetvetiu prej syve të skuqun. Ndërkaq Valentini kishte pikasë një 83
spiun që njihej prej të gjithve, i cili edhe ai nuk mund t’i ndalte lotët. Çudi e çudive ! Me thanë të vërteten, duhet theksue se përballë vdekjes janë të pakët ata që do të dinin të sillëshin aq stoikisht e heroikisht si Ndue Pal Mirashi. Pas këtij takimi dramatik, ishte afrue një njeri tjetër te hekurat. Valentini nuk shqitej as një çast nga frënxhia e derës. Kështu mundi të shihte atë që po takohej me të vetët. Ishte një i ri rreth 20 vjeç, i pashëm e shtathedhun. Vetëm duke e pa, Valentinit i ziente shpirti për fundin e tij të shpejtë. Pyeti njënin që kishte aty afër për atë djalë që i kishte ngjallë aq mëshirim. Ai i tregoi se i ai djalë kishte qenë polic dhe për fatin e tij të keq, kishte marrë pjesë në arrestimin e një komunisti. Eprori që i kishte urdhnue ishte denue pesë vjet kurse vartësi i tij duhej ta paguente me jetën ! Atë ish komisar të policisë që ishte aty në burg, nuk i fliste kush sepse mbahej si spiun. Qelia e të dënuemve me vdekje rrinte gjithmonë e mbushun plot. Mbasi denohëshin nga gjyqi special famëkeq ata duhet të prisnin do kohë para ekzekutimit, sepse familjet e tyne banin lutje për falje presidentit të presidiumit, parlamentit dhe istancave të tjera. Prandaj herë pas here merrnin nga pesë a gjashtë prej tyne dhe i pushkatonin atje te Zalli i Kirit. Një mengjes heret, kur akoma ishte errët, ndodhi nji ngjarje dramatike. Fillimisht u dëgjue zhurma e hekurt e bravave e shulave. Do të merrnin disa te tjerë. Të burgosunit prisnin se kush e kishte radhën. Policët pasi i mbyllën të gjith dyert u ndalën para qelisë se vdekjes ku njeni prej tyne lexoi vetëm dy emna : Ndue Pal Mirashi e Caf Meti. Të tjerëve të grupit të tyne u kishe ardhë falja. Ata të dy u ngritën nga shtresat, u veshën dhe pritën në kambë aty midis qelisë. Ndue Pali dhe Caf Meti u kthyen nga shokët e tyne, që ishin çue dhe rrinin duerkryq e kokë uluun të pushtuem nga emocioni që po ua merrnin shokët aty para syve, ndërsa ata do të lirohëshin. Ndue Pali tue e kuptue gjendjën e tyne shpirtnore u foli : -Mbahuni burra. Ju patët fatin me u kthye ne familjet tuaja, kjo asht kryesorja. Vertet se na ju lajmë lamtumirën nga kjo botë për me shkue në botën tjetër, veç mos na harroni, prandaj ju përshëndesim duke ju urue që të mos pësoni fundin tonë. Në fund të fundit të gjithëὸ jemi bijt e vdekjës. Sa tha këto fjalë kishte hapë kambët e kryqëzue krahët duke ndejtë në pritje. -Ç’beni ? kishte thirrë një nga policët që ishte oficer, i cili u tha që të dilnin nga qelia. Ndue Pali u përgjigj që le të vinin ata me i marrë. Oficeri me një polic kishin ba disa hapa drejt tyne. Të dy herojt ishin hedhë mbi ta 84
me egërsi të madhe me dy thika të nxierra nga lugët e tyne, duke i fërkue në betonin e birucës. Nisi zanja mes tyne. Nga britmat vrapuen aty policët e tjerë me shkopij. Të dy të burgosunit që ishin truplidhun e shumë të fortë, po u banin ballë shtatë policëve dhe i kishin plagosë dy a tre me thikat. Por njeni nga policët thirri : -T‘i shtyjmë këto vigana drejt derës nga fundi, dhe kështu vepruen. Në këtë mënyrë e nxorën Cafin në oborrin e vogël, ku ishte roja e armatosun e cila i drejtoi automatikun dhe Cafi mbeti huq, duke sha me za të naltë e duke mallkue ato kriminelë. Kurse brenda policët arritën ta mposhtin Palin, që kishte humbë ndjenjat nga goditjet e shkopijve. Pastaj iu sulën Cafit duke e goditë edhe atë të gjithë njëherësh me shkopijt deri sa i ra të fikët, dhe e tërhoqën zvar brenda. Ashtu të katandisun e pandjenja i hodhën në një karrocë si t’ishin thasë me lecka dhe nuk kaloi shumë dhe u dëgjue krisma e armëve vrasëse. I pushkatue aty afër. Të nesërmen e kësaj ngjarje, kishte ardhë Kryetari i Degës së Shkodrës, i cili si një kafshë e tërbueme u ishte ç’jerrë policëve e rojëve, duke bertitë sa mundej që të dëgjonin dhe të burgosunit : -Po ju more derdimena, pse nuk i ken vra të gjithë aty brenda në qeli ? Të gjithë duhet t’i kishi eliminue pa mëshirë ! Sipas tij edhe ata që i kishin falun. Cilës race njerëzore u përkisnin këta xhelatë të pashpirt e të pa ndjenja shqiptarizmi, që i torturonin e i vrisnin të burgosuni e shkretë të pafajshëm ? Emni i ati xhelati ishte Pjetër Bullati, i cili u pushkatue ma vonës si tradhëtar i partisë më 1949. Me akuzën se kishte qenë agjent e spiun i jugosllavëve. E vetmja akuzë e vërtetё.
85
Nga njӫ burg nӫ tjetrin
Shefat e Sigurimit vinin shpesh brenda burgut dhe ndjenin një kënaqësi të madhe kur i shihnin të burgosunit të katandisun si mos ma keq. Pastaj, për të njeqintën herë u thonin atyne që të mos rronin me andrra se ndoshta nji ditë mund të ndodhte ndonjë kundërevolucion ose se mund të kishte ndonjë ndërhyrje nga jashtë për me rrexue regjimin në fuqi, sistemin e tyne, etj., sepse së pari : -Do të ju zhdukim të gjithve, për këtë të jeni ma se të sigurt ! Ishte refreni i tyne i vazhdueshëm që e përsërisnin deri sa u mërzitshin e largohëshin, jo të kënaqun, sepse të burgosunin nuk e çanin kokën fare për çka llomotisnin dhe askush prej tyne nuk ua vinte veshin. Nji ditë e njoftuen Valentinin që të bante gati plaçkat sepse do ta transferonin në burgun e vjetër bashkë me të dënuem të tjerë. Kështu që në burgun e Gestapos qelitë ishin mbushë me të dënuem për shkaqe të ndryshme. Shtatë prej nesh , thoshte Vaklentini, kishin mbetun të fundit pa proces. Atë ditë i erdhi në takim e shoqja të cilës i tha se e transferonin në burgun tjetër. I morën të lidhun dy nga dy për gjatë qytetit të shoqnuem me roje të forta të ngjeshun me armë. Gorizia e shkretë e kishte përciellë gjatë gjith rrugës, ashtu si dhe familjarët e të burgosunve të tjerë. Në burgun e vjetër e vendosën në një dhomë në katin e parë, ku rrinin nja pesëmbedhjetë veta. Vetëm pak prej tyne ishin në pritje procesi, të tjerët e kishin kalue e pritshin të dilnin para gjyqit të popullit. Kishte dhe nga ata që nuk kishin prabue me firmos procesin, me gjithë torturat e egra të çdo lloji që u kishin ba. Të ardhunit e rij rrinin vetëm kalimthi në pritje që t’u bahej procesi e të dilnin në gjyqi. Pas dënimit i mbyllnin në dhomat poshtë që ishin prej betoni. Kaluen disa muej pa asnjë ndryshim e në të njejtën dhomё. Akoma nuk dihej se ç’do të banin me Valentinin. Kishte kalue ma se një vit që hetonin mbi të dhe rezultati ishte se në gjithë Shqipninë nuk e njihte njeri. Si mund ta njihnin kur gjithë jetën e kishte kalue në Itali me studime e detyra ? E shoqja, si gjithmonë vinte çdo ditë para derës së burgut, por në këtë burg nuk mund të shiheshin as nga larg as nga afër, as nëpër shufrat e hekurta, sepse dera nuk ishte përballë por anash zgarava metalike pas të cilave rrinin të burgosunit. Kur ishte ndonjë roje e mirë, 86
Gori mund t’i çonte ndonjë copë letër të shkrueme. Na ishin dy roje të mira, kushërij midis tyne, që silleshën ma njerëzishëm ndaj të dënuemve. Këta i përkisnin nji familje reaksionare, që i kishin mobilizue në brigata partizane në kalim. Askush nuk e dinte se cilës familje i përkisnin. Por kur dikush e mori vesh i këshilloi që të kishin kujdes pse edhe midis tyne kishin spiunë, te futun kastile nga sigurimi. Ndër të tjera, duke qenë se në një kohë ishte ndalue hymja e gazetave, këto dy djem u binin lajmet që u interesonin të burgosunve. Kjo dukej si e çuditshme, por në ato vitet para kishin ndodhë raste të tilla si ky, ku të rij të prekun kishin hy me punë në polici, ushtri e gjetkë. Të burgosunit mendonin se ato dy roje do t’ishin të dobishme në rast emërgjence, si ikje ose kryengritje kundër regjimit. Këto ishin mendime të marra, por në gjendje burgu çka nuk të shkon nëpërmend. Shërbimi sekret i sigurimit ishte organizue në mënyrë të tillë që edhe miza nuk mund të fluturonte pa dijëninë e tij, e jo ma të kishte raste organizimi kundër pushtetit nga kundështarët e njohun të komunizmit, që nuk ekzistonin fare, por që mund të hipotizohëshin. Kundështarët kyesorë ishin eliminue krejtësisht : ose kishin ikun jashtë shtetit, ose ishin në mal, të tjerët ishin pushkatue dhe shumica gjëndej në burg. Komunistët tani e mbrapa do të kujdesëshin ma tepër mos dilte dikush nga rradhët e tyne si disident. Sistemi organizativ i sigurimit të shtetit dhe ai i partisë komuniste, ishin në gjendje vigjilence të vazhdueshme, me një ushtri spiunësh që kishin rekrutue nga të gjithë shtresat e shoqnisë shqiptare, sa që ato nuk thonin kot « se ne e dijmë se ç’zien në vorbën ose tënxherën e çdo shqiptari ». Një ditë aty në derën e tyne dikush foli : -A thue do të ketë një vend për mue këtu ? - Patjetër – kishte ndërhy Valentini që ishte veterani i dhomës, edhe në mos pastë nuk do të lajmë përjashta . U përshëdetën me t’ardhunin e ri : një djalë i pashëm rreth 22 vjeç, me të cilin Valentin doli kushëri. Ai ishte Ndue Fusha i biri i ish major Gjon Fushës nga Bulgëri. Megjithëse nuk njihësh ma përpara me të, por e dinte se kishin nji lidhje gjak nga ana e nanës që ishte e bija e Gjon Markagjonit. E mori pranë vetes duke shty pakëz shokët. Prindin, Gjon Fushën, ish major i Mbretnisë, ia kishin vra kojshijtë në kohën e gjermanëve. Të cilët kur erdhën partizanët u bashkuen me ta dhe u banë edhe komunistë. Djali vinte nga birucat e sigurimit, ku kishte pësue tortura ç’njerëzore, pse i kërkonin lidhjet me Mark Gjomarkun, i të cilit ishte nip. Marku në atë kohë ishte i arratisun në malet e Mirditës, dhe konsiderohej si 87
anmik potencial e i rrezikshëm, që kërkonte të organizonte forcat e malit në krahinën e vet të Mirditës. Me ardhjen e tij aty, mendohej se e kishte krye punën e hetuesisë, por s’ishte ashtu. Të nesërmen e morën përsëri e drejt e në birucën e torturave, megjithë se e kishin zanë ethet dhe e kishte temperaturën mbi 39 gradë. E prangosën dhe e çuen para hetuesit në orën 21 të darkës dhe e sollën të bamun pleh në orën 3 pasmesnate. E kishin torturue deri edhe me korrent, dhe për çudi të çudive i kishte ra temperatura normale 36 gradë e gjysmë, si për inat të xhelatëve. Kështu e pa vetën të shëruem, pa çka se me trup të dërmuem. Ç’nuk ndodhte në ato rrethana skëterrore. Edhe ethet iknin nga frika e torturave.
88
Plaku i Mirditӫs
Aty ndërsa rrinin ç’nuk i tregonin njeni tjetrit të burgosunit. Kështu Ndoj i rrefeu Valentini e shokëve aty për rreth historinë e vërtete të një plaku mirditor, që u gjet i përfshimë në nji mbledhje të fshatit ku do të flisnin autoritete të ndryshme të vendit, të partisë e të administratës. Fjalën e kishte marrë një aktivist i madh i partisë që kishte lindun në një fshat pranë. Pas ma shumë se një orë fjalim, të pranishmit u ftuem me ba vrejtje dhe me kërkue shpjegime, me drejtue pyetje e propozime, etj. Si zakonisht askush nuk guxonte të ngrihej dhe vazhdoi do kohë me mbretnue një heshtje e plotë. Në sistemin komunist, me marrë fjalën duhej të kishe shumë kujdes sepse çdo shprehje duhej pëshue mirë, sepse për një gjysmë fjale, sikur e thanun edhe pa qëllim, të merrte dreqi. Me gjithë orvatjet e shokëve të podiumit, askush nuk po çohej me folë. Atëhere oratori vetë iu drejtue një plaku 70 vjeç që quhej Pal Doda, që respektohej prej të gjithëve, për moshën dhe pse ishte shumë i squet e shejtan. Pali nuk donte me u çue, por sekretari i partisë nguli kambë : - He de Pal, çohu e na thuej diçka ! Plaku u çue, e kruejti pak kokën dhe e shkundi mbi pëllambën e dorës çibukun, dhe tha se nuk ishte i përgatitun për këtë punë, e prandaj s’kishte çka me thanë. - Po unë të njoh mirë, kishte folë oratori, dhe e dij se ti nuk ke nevojë për përgatitje, sepse natyra të ka ba gojtar, prandaj mos na nxierr pretekste të kota. Fol lirisht, çka të bjeri ndërmend, mos u druej për asgja. Plaku u përgjigj : -Po ti e din, shoku sekretar, se mund të më shpëtojë ndonjë fjalë ose shprehje jo aq e pëlqyeshme. Të gjithë të pranishmit qeshën sepse e njihnin mirë Palin, se ç’plak shejtan ishte. - Fol, fol or Pal e thuej ç’të duesh, ishte përgjigj sekretari, pak si i penduem që e nxiti me folë atë plak. Pali, pasi i fërkoi mustakët e tij të bardhë e të gjatë, nisi me folë : -Për fatin e keq tonin, ne shqiptarët, dhe pikërsint të parët tanë, janë detyrue me iu nënshtrue zgjedhës, mundimeve, dhunës dhe padrejtësive të çdo lloj, nga ana e turqëve, për pesë shekuj me radhë. Shtypja e tyne ishte e padurueshme. Herë pas here fillonte ndonjë kryengritje që shtypej me 89
egërsi të madhe. Pesëqint vjett janë pak si shumë. Po mos të kishim pesue atë periudhë t’errët, ne shqiptarët nuk do të kishim mbetë populli ma i prapambetun i Evropës. Populli nuk duronte dhe e mallkonte çdo ditë e ma tepër atë pushtues barbar e të pamëshirshëm duke iu lut Zotit që ta shpëtonte e lironte nga ajo fatkeqësi e tmerrshme, dhe nga dëshprimi thoshte, ma mirë të na qeverisë djalli vetë se sa Turkia. Ma në fund erdhi dita e andrrueme e u shpall pavarësia e Shqipnisë me 28 nandor 1912. Por fuqite e mëdha që na i quejmë të shtatë krajlitë, duke mendue se nuk ishim në gjëndje me u qeverisë vetë, na çuen një princ gjerman, princ Vidin, që populli nuk e honepste dhe kështu përsëri thoshin, ma mirë të na kishin pru dreqin se sa këtë huej ! Nuk kaloi shumë dhe erdhën pushtues të tjerë, malazezë, serbë, italianë, francezë, grekë, e për të gjithë populli shprehej se ma mire të vinte djalli i mallkuem se ato. Sigurisht se ne shqiptarët i kemi disa shprehje që nuk mund të përkthehen në asnjë gjuhë tjetër, dhe kjo e thirrjes se djallit për t’i shpëtue nga një e keqe tjetër ma beterre, nuk asht tjetër veçse një mënyrë të shprehunit me një ironi të hollë, për të tregue pakënaqësinë ndaj një regjimi e sistemi, qoftë i huej apo vendas qe merre nepërkambë të drejtat e nevojat e një populli. Pali vazhdonte me folë në heshtjën e madhe që kishte përfshi gjithë të pranishmit, që kërkonin me dijtë se ku donte me dalë ai plak shejtan me fjalimin e tij aq mirë të qëndisun. Sekretari i partisë kishte fillue me u ba nervoz. Ç’iu desh me ia dhanë fjalën ! -Por ja që manëfund na erdhi një burrë asgan, Ahmet Zogu, i cili filloi me qeverisë si kryeministër, e pastaj pas një lëkundje të vogël, i përkrahun nga ushtria e disa oficerë të zotët u shpall nga parlamenti « President i Republikës Shqiptare ». Bukur fort ! Por oreksi iu shtue dhe u vetshpall Mbret me titullin Zogu i parë mbret i shqiptarve. Por populli filloi të mërzitët megjithse ishte një shqiptar që i qeveriste, por po i qeveriste keq, jo si kishte pritun. Sepse Zogu filloi të rrethohet me njërëz injorantë e servilë, batakçi deri dhe tradhtarë. Kjo nuk durohej dhe në popull filloi të qarkullojë thanja e vjetër : Ma mirë të na sundojë dreqi se ky batakçi ! Le ta theje qafën ! Dhe ja që erdhi Italia me buk e makarona, me 7 prill 1939. Mbreti në vend që të mbathte opingat e të lëshonte kushtrimin për luftën popullore ne mal, ia mbathi me brekë nëpër kambë e iku në Greqi, 90
ku thonë se e mbrojti dhe e përcolli një mik e besnik i vjetër i tij, se ndryshe italianët do ta kishin kapë gjallë. Sa për italianët, sido që të sillëshin si njerëz të qytetnuem e te zhvilluem, prapë se prapë ishin pushtues dhe populli nuk mund t’i honepste. Ma mirë të na vinte dreqi se ky pushtues breshkaman. E ja që pushtuesi e humbi davanë, Duçja thej qafën dhe italianët u kthyen në vendin e tyne, pasi lanë shumë koka këndej. Gjoba duhej pague ! Kur nuk vonoi dhe erdhi gjermani, para të cilit dridhej bota. Shqiptarët po e shihnin veten keq e ma keq, pushtues pas pushtuesi. Edhe një mbret shqiptar që patën i braktisi në ditën ma të zezë. Por gjermani nuk durohej, tepër i egër e tepër i rrebtë. Populli nuk duronte : - Ma mirë dreqi i kuq me brine se gjermanët ! - Edhe gjemanët na morën të keqën e ikën, vendi u lirue nga pushtuesit dhe erdhi partia dhe u vendos qeveria qe kemi. Tashti s’kemi çka me kërkue dhe unë s’kam çka me shtue ma !. Pasi e mbylli fjalën e tij, Pali u ul, e mbushi llullën me duhan dhe e ndezi, duke nxierr tym nga goja e nga hundët, me kënaqësi. -Po pastaj, ndërhyni sekretari që ishte çue në kambë me të dy duert të mbështetuna mbi tavolinë. - Ç’pastaj ? ishte përgjigjë Pali, s‘kam çka me shtue tjetër. -Po pse ashtu e mbylle fjalën. Nuk ke asgja tjetër për të shtue ? Gjermanët i përzumë po pastaj ? -E pastaj asgja, ata u shporrën dhe mjaft. Ç’mund të shtoj tjetër, shoku sekretar ? -Po, se pakut na thuej nëse populli asht i kënaqun pas vuejtjeve që ka pësue, kishte shtue sekretari. - Patjetër se asht i kënaqun. Atë që e ka kërkue e dëshirue gjithmonë e ka gjetë. S’ka çka me kërkue ma ! tha Pali. Sa përfundoi këto fjalë, kishin shpërthye duertrokitje e brohoritje, e të qeshuna që askush nga të pranishmit nuk mund t’i përmbante. Sekretari e pa veten keq, e nuk mund ta fshihhte zhgënjimin e tij të madh. Ç’iu desh me i dhanë fjalën atij plaku mirditor, duke e njohun mirë se ç’shejtan ishte, me një gjuhë brisk dhe nenkuptime të thella. Në fillim asnjënit nuk i kishte shkue mendja se ku donte me dalë plaku. Në përmbylljen, si një artist i vërtetë i satirës dhe i ironisë, ai kishte shfaqë krejt dramën që po përjetonte populli, tashti që kishte ardhë vetë djalli i kuq me brine me sundue mbi shqiptarët për shtat palë qejfe, e popullit i kishte mbetë fjala në fyt sepse 91
nuk ishte çka me thanë. Ç’dreq tjetër me kërkue kur vetë dreqi ishte ulë kambëkryq në votrat e tyne? Sa për Ndue Fushën, ky djalë i një familje të mirë, arrestue, torture e burgosë si nip i Gjomarkajve, pas do kohë u sëmue randë e kaloi në tuberkoloz. E hoqën nga dhoma e Valentinit dhe e shtruen në spital, aty i shkreti vdiq në lule të jetës. Kur të burgosunit e dhomës tij e morën vesh, u mërzitën, dhe ma fort Valentini, që e kishte dhe kushri dhe mori ngushullimet e të burgosunve. Tregimi i tij mbeti si një kujtim i fundit që ai kishte lanë shoqnisë. Këtë tregim të Ndout, Valentini e kishte shenue në shёnimet e tij tё kujtimёve të burgut, prandaj e pamë t’arsyeshëm me e përfshi në këtë libër.
92
Burgu i vjetӫr
Burgu i vjetër ishte shumë ma i madh dhe dhomat ishin ma të gjana e me dyshme prej betoni. Nuk kishte shtretën dhe të burgosunit e shktretë kur shtrihëshin natën ishin aq të shtrënguem sa që nuk mund të kthenin trupin në gjumë e sipër. Në një nga këto dhoma rrinin të stivosun rreth njeqint vetë. Për klerikët katolikë (nga besimet e tjera nuk kishte fare), duke dashun t’i izolonin, nga frika se mos infektonin njerëzit me doktrinën ose me metodat e tyne, kishin sajue një lloj qelie të mbyllun pa dritare e vetëm me një vrimë në derë ku nuk mund të kalonte as dora. Të tjerët që nuk ishin akoma të marrun në pyetje, nja pesëmbëdhjetë vetë, rrinin në dhomën e Valentinit. Kishte kalue ma se një javë nga koha kur u transferue në Burgun e Madh, kur e shoqja i çon një letër Valentinit me anë të një nga dy rojet e mira që quhej Rezmi, ku i thoshte se do të merrte një leje të posaçme për takim. Pas tre ditësh e therret roja e takimeve dhe duke i hapun derën e hekurt i thotë se grueja e priste në sallonin sipër. U ngjit shkallëve dhe u gjet para Gorit që iu hodh menjëherë në qafë duke qa nga përmallimi, pas dy vjetësh që kishin kalue të ndamë. Nuk mundi të hapte gojën për sa kohë ishte përqafue me Valentinin, deri sa u hap një derë dhe u duk drejtori i cili desh të tregohej i sjellshëm dhe i bani me hy në zyrën e tij, ku zunë vend dhe filluen me bisedue. Nuk dihet nëse drejtori e merrte vesh italishtën, sidoqoftë vazhduen të flasin pa ndërhymjen e tij. Ndër të tjerat ajo i përsëriti që ishte i domodoshëm riatdhesimi i saj, që do t’i jepte mundësi të dilte nga burgu. Nuk kishte zgjidhje tjetër ma të mirë. Ç’far mund të banin ata me atë fat që i kishte katandisë në atë gjëndje të mjerueshme e të pa shpresë ? Gori kur u ndanë i tha se po t’i dilte leja për riatdhesim do të merrte përsëri një leje speciale për t’u takue me të, dhe u nda prej tij duke qa me ngashrim. Shokët e burgut kishin ndodhë në oborrin e vogël dhe e kishin ndjekë skenën me emocion, sepse tashma dihej prej të gjithëve se Valentini ishte nji viktimë krejt e pafajshme e fatit qe e kishte sjellë në Shqipni në kohën ma të mbrapshtën që mund të mendohej. Nga ky takim Valentin e kishte kuptue se asaj do t’i jepej leja e riatdhesimit, për ta largue njëherë e mirë prej tij. Dhe sipas opinionit, të 93
shoqnisë së burgut, me largimin e grues, edhe ai, Valentini, nuk do të pësonte ndonjë dënim të randë. Tashma ajo punë kishte marrë rrugë, dhe Valentini e ndjente veten t të, dhe u nda prej tij duke qa me ngashrim. Shokët e burgut kishin ndodhë në oborrin e vogël dhe e kishin ndjekë skenën me ë çliruem nga pesha shpirtnore që e kishte sjellë të shoqën në Shqipni në atë gjendje katastrofike, ku, ndër të tjerat familja tyne ishte shpërba.
94
Njӫ gjyq vӫrtet special
Siç e kemi thanë, Valentini do t’ishte një shoqnues i gjithë ngjarjeve që ndodhën në burgjet e Shkodrës nga 1944 deri në fund tё -1946, ku qendroi dy vjet i padenuem, duke pritë e përciellë me dhjetra e qindra qytetarë e malësorë të ndërshëm e të pafajshëm që torturohëshin, pushkatohëshin ose denohëshin me burg sipas vendimeve të gjyqeve speciale ose gjyqeve të popullit. Në ato ditë u mor vesh se kishin arrestue shumë njerëz, ma të shumtit klerikë katolikë, që gjoja paskëshin krijue një organizatë subversive kundërevolucionare. E hapën lajmin se u ishin gjetë një sasi e madhe armësh e municionësh të fshehuna nën lterët të Kishës së Madhe, fakt që do të kishte randue gjendjen e të arrestuemve. Sigurisht se për të burgosunit që ma shumë se kushdo tjetër, i njihnin metodat e veprimet e komunistëve, këto lajme që vinin nga jashtë ishin krejtësish të pabesueshme. Por « masa » i besonte, pra nji pjesë e mirë e popullit. Këto ngjarje të reja u shërbenin për të gjallnue bisedat e tyne. Nuk kaloi shumë kohë dhe u muer vesh se i ashtuquejtuni gjyq special do t’i hapte përsëri dyert në kinemanë Rozafat, pas një muej pushim. Kësaj radhe ishte fjala për klerin katolik dhe të tjerë që do të implikohëshin në atë proces. Filluen seancat ku do të gjykohëshin nja njëzet vetë, ndër ta dy misionarë italianë, At Gjon Fausti e At Jak Gardini, dhe shqiptarët At Gjon Shllaku, At Daniel Dajani, etje. Italianët jetonin në Shqipni prej shumë vjetësh, dhe jepnin mësim në liceun e jesuitëve të Shkodrës. Të tjerët i përkisnin klerit katolik shqiptar, ma e shumta e tyne gjakoj e ndonjë laik. Si zhvillohej procesi gjyqsor tashma e dinin të gjithë. Po e njejta histori : Akuza të shpikuna kambë e krye të cilave u shtoheshin deklaratat false te dëshmitarëve të rremë. Në fund të javës përfundote gjithçka me ma teper se gjashte denime me vdekje dhe me denime te randa me burg . Te dy misionarët që ishin më të vërtetë njerëz të shenjtë, u denuen me vdekje bashkë me dy prifta shqiptarë. Nuk kaloi shumë dhe i çuen e i pushkatuen me gëzimin e madhe të “masës popullore” siç e quenin atë grup njerëzish de dehun nga propaganda komuniste që i konsideronte ato te denuem te shkreti si prototipët e kriminalitetit. Deri në atë gjëndje ishte 95
katandisë populli ! Por merita kryesore për atë arritje fatzeze i takonte udhëheqësit të regjimit, dhe pikërisht djallit vetë Enver Hoxhës, i cili deri në thellësi të mendjes së tij përverse ushqehej me urrejtje te tillë sa që duke mos pasë mundësi me i shfarosë të gjithë katolikët ai do te shpallte ateizmin shtetnor, megjithëse ai vetë ishte bir i një hoxhe, siç ishte Stalini bir i nji prifti. Babë Stalini me të birin Enver, nuk mund të mos ushqehëshin nga të njejtat ndjenja kriminale e sadizëm gjakatar. Si me veprue ndryshe ? Shumë thjeshtë : për me eliminue për gjithmonë fenë katolike, i duhej te sakrifikonre fenë e tij dhe atë orthodokse, një far shëmbëllimi me Sansonin me Filistejtë. Por për një vendim të tillë nuk ishte koha e përshtatshme, atë vendim djallëzor do ta linte për ma vonë. Menjëherë pas të ashtuquejtunit zhdukje të asaj organizate subversive të “armatosun” që paskej qenë e udhëhequn nga ato të dy misionarët italianë tetëdhjetëvjeçar, i erdhi radha një grupi tjetër të burgosunish politikë ndër të cilët ishte dhe një ish agjent famëkeq i sigurimit që quhej Pierin Kçira. Salla e kinemasë ishte mbushë plot e përplot me popull, që dallohej për zhurmën e madhe, i gathsëm me himnizue “idhullin” e tyne , të cilit duke bërtitë si të marrë i falnin vjet nga jeta e tyne. Një masë e egërsueme që nuk pritonte me përplas kambët mbi dyshemenë duke kërkue me thirrje ritmike denimin me vdekje të të gjithë të pandehunve. Por kësaj radhe të pranishmit nuk mund te përfytyronin se çfar do të ndodhte me grupin e të pandehunve të rij. Kur erdhi radha e Pierin Kçirës, ky ishte çue dhe ishte afrue befasisht te mikrofoni, ku me një za bumbullues e te qartë deklaroi, pa qenë i lejuem të flasë, pra shpejt e shpejt, që mos vallë e pengonin dhe ia hiqnin mikrofonin. , - Popull i Shkodrës, kleri katolik nuk asht aspak fajtor për veprime kundër shtetit, prandaj procesi i tyne ka qene vetëm një kurdisje. Ata janë krejtësisht të pafajshëm. Armët që u gjetën nën lter i kam vendosë unë vetë me duert e mija me urdhën të krenëve të partisë dhe të Sigurimit. Pjerini përfundoi duke deklarue se e gjithë kjo ishte kurdisë për të eliminue klerin katolik dhe botën katolike shqiptare. Pierini arriti të flasë aq shpejt sa qe kur policët mbrritën aty pët të hjekun mikrofonin ai e kishte mbarue fjalimin. U ul krej i kënaqun mbi stolin e tij, sepse tashma e ndiente veten të liruem nga ajo peshë e randë që shpirti i tij ishte dashtë të duronte deri në ato çaste. Prandaj e ndjente veten të gatshëm me u paraqitë para Zotit, me ndërgjegje të pastër. Ai e dinte shumë mirë se së shpejti ai do te nisej për në botën tjetër. E pushkatuen bashkë me disa të tjerë. 96
Epizodi i Pierinit ra si një bombë e vërtetë e papritun që e tërboi së tepermi kreun e regjimit. Ai incident duhej te mos kishte ndodhun. Disa njerëz të sigurimit e hangrën për kët pakujdesi të madhe, që demaskonte vetë sistemin bolshevik që kishte mbërthye Shqipnin në kthetrat e terrorit. Pas fjalës së Pierin Kçirës, në gjithë sallën ra nji heshtje e madhe, sa nuk ndjehëj fluturimi i mizës. Por pastaj filloj përsëri poterja me britma shurdhuese, të drejuem kundër atij njeriu që kishte pasë atë guxim të madh për të ia përplasë e demaskue publikisht poshtërësitë e gjykatave që ishi prova ma e gjallë e padrejtësive, mashtrimeve e fallsifikimeve ma të denueshme që mund të përfytyrohëshin dhe që e karakterizonin sistemin komunist që bota perendimore nuk arrinte të njihte e të kuptonte. Mjerisht kështu funksionoi gjatë 47 vjetëve, drejtësia e padrejtë dhe false e atij regjimi. Edhe të pandehunit e kësaj seance gjyqsore morën denime të randa. Kur grupi i të denuemve doli jashtë i përciellun nga policia, mbi to u lëshue masa për me i mbyt me duert e saj, veçanërisht kundër Pierinit, por policia nuk i lejoi. Pra ato njerëz ishte të bindun se Pierini kishte ba deklarata false, aq ishin te dehun nga propaganda partisë komuniste që gjente në to tokën pjellore për të hedhun farën e keqe të saj. Edhe ky grup e pagoi me gjasht të pushkatuem ndër ta Pierin Kçira që e tregoi veten se ishte burrë trim e i vendosun si një shqiptar i vërtetë. I gënjyem dhe i lidhun me partinë e Sigurimin, këta e kishin përdorë për të kurdisë planin e armëve të fshehuna në kishë. Por pas gjyqit të misonarëve italianë e priftave shqiptar qe pastaj u pushkatuen, Pierini e kuptoi se kishte hy në rrugë të gabueme, duke u ba shërbëtor i djallit. Kështu duke mos e tregue veten për asnjë çast karshi sigurimit, se ishte i aftë për gjeste trimie e vetmohimi, priti daljen në gjyq për të shfajsue veten duke thanë të vërteten para popullit Shkodran e për të demaskue kurdisjet e poshtërsitë e një regjimi që e mbante pushtetin për të ba krime mbi krime të ligjerueme gjoja me gjykata e prokurori, të gjithë në shërbim të terrorit e të kriminalitetit të një udhëheqësi psikopat e pervers. Mjer Shqipnia e mjer shqiptarët !
97
Llesh Marashi
Në një pasdite tё javёs funidt tё janarit ndërsa të gjithë ishin të shtrimë duke u marrë me mendimet e tyne, nga jashtë erdhi nji zhurmë zanash e britmash, që hynte nga dritarja e vogël nalt mbi faqen e murit. Valentini vendosi me pa e duke hypë me kambë mbi kurrizin e një shokut mundi me dallue një turmë të madhe, ma shumë ish partizanë e partizane, që vinin rrugës me shumë popull mbrapa, duke shoqnue dy njerëz të lidhun, të mëdhej e mjekrrosha , sigurisht malësorë të arratisun të malit që i kishin kapë. Ato dallohëshin mbi gjithë të tjerët për nga shtatnaltësia, dhe ishin të ruejtun nga njerëz të sigurimit të armatosun deri në dhambë. Sigurisht do t’ishin njerëz të randësishëm, për deri sa ishte grumbulle gjithë ai popull rreth tyne, duke britë e sha, e duke i thur lavde partisë, qeverisë e diktatorit. Rruga bante kthesë dhe turma mori drejtim andej dhe u zhduk. Valentini zbriti. Kush do t’ishin ato të dy malësorë e si me e marrë vesh? Për mos me ra në sy të spiunëve, Valentini porositi nje nga shokët e tjerë të pyeste kushrinin e Remzisë, që bante shërbim aty. Morën vesh se ishte fjala për major Llesh Marashin dhe një t’afërt të tij, që i kishin kapë atë mëngjes pas një luftimi të shkurtën afër Koplikut. Llesh Marashi, siç dihet ishte ai që andej nga mesi i shtatorit 1945, kryesoj kryengritjen malsisё Madh e quejtun e Koplikut, 7 km larg nga Shkodra, me qëllim pastaj me i ra Shkodrës. Me shpresë se do të çohëshin edhe krahinat e tjera përreth , gja që nuk ndodhi dhe kryengritja dështoi. Lleshi me të vetët u detyruen të fshihëshin përsëri në malet e tyne, të ndjekun nga forca të shumta komuniste të dergueme drejt nga Tirana, për t’i asgjesue, nën komandën e Mehmet Shehut superkrimineli i dytë pas Enverit. Siç e kemi thanë ai vendosi një shtetrrethim pesë ditor në Shkodër, ku u arrestue me mija vetë, dhe pati pushkatime të shumta pa gjyq. Valentini vetë e kishte shpӫtue pothuej kot, sepse mund ta kishin eliminue ndonjӫ sekretar bgrigate apo thjesht njӫ partisan pa urdhӫn e dijeni tӫ askujt as tӫ vete Mehmet Shehut. Ma vonë ata morën vesh se Llesh Marashi me nipin Rrok Kanti dhe kushrinin Pjetër Bajraktari, që rrinin fshehun prej gati një vit e gjysmë në një shpellë, në një faqe të një mali shkambor mjaft e zorshme me u diktue 98
Majori Llesh Marashi Udhёheqёsi i kryengritjёs sё Koplikut. Hero e martir i Lirisё e Demokracisё.
dhe arrit. Furnizohëshin me ushqime nga njerëz shum besnikë që kut afrohëshi lëshonin za kafshës së pyllit. Shumë rallë dilte ndonjëherë i nipi,Rrok Kanti, për kontroll, një e ri i pashëm, i fuqishëm dhe shumë i zhdërvjelltë, që ishte shque në luftime kundër forcave komuniste. Shpella ishte në një vend të fshehtë shumë të sigurtë, që as që mendohej se mund të zbulohej. Por me sa duket ndonjë spiun do të ketë vrejtë lëvizjet e njerëzve që çonin ushqime, sado që ato mundohëshi mos me ra në sy. 99
Kur forcat e sigurimit e rrethuen vendin, komanndanti kishte kërkue dorëzimin e tyne, por në atë çast nipi i Lleshit, Rroku, ishte lëshue pas një shkambi e kishte fillue pushkën. Në të shtënat e para mbetën të plagosun dy ushtarakë e megjithëse Lleshi i thërriste nipit Rrok Kantit, që të pushonte zjarrin, ai nuk donte të ia dinte dhe vazhdonte me luftue me trimni të pashoqe. Por rrethimi sa vinte e shtrëngohej ma tepër, dhe Rroku e pa se i kishin mbetë pak fishekë, atëhere mori vendimin e fundit, ma mirë me vra veten se sa me ra në dorë të komunistёve , kështu që e drejtoi revolverin drejt gjoksit e gjuejti. Ndërkaq komandanti i thirri Lleshi që të dorëzohëshin se nuk kishte tjetër rrugëdalje. Lleshi ishte përgjigjë, se po t’ishte për atë, ai nuk do t’ishte dorëzue kurrë, por mendonte per jetën e nipit edhe te kushrinit, pra të Rrokut e të Pjetrit. Në qoftë se ai i garantonte jetën e tyne atëhere ai do të dorëzohej. Tirana, për t’i asgjesue Në këtë rast Lleshi nuk dinte asgja për Rrokun, qё ishte vetvra. Komandanti pasi ishte konsultue me komisarin u përgjigj që e pranonin atë kusht. Kështu Llleh Marashi e Pjetër Bajraktari u dorëzuen dhe i sollën në Shkodër. Veç atёherё Llesh e mori vesh se Rroku ishte vra (gjoja), dhe ishte pe,due pёr dorёzimin. Rrokun e gjetën të shtrim, me një plagë të madh në gjoks e shum humbje gjaku, dhe e kujtuen të vdekun. Por komandanti ishte afrue dhe kishte vrejtë se ai ishte akoma gjallë, prandaj kishte dhanë urdhën që të përgatisnin me do druj një far lese për ta ulë deri në një vend ku vinte makina. Kështu u veprue dhe Rrokun e mori një makinë dhe e çoj në spitalin e Shkodrës ku e operuen urgjentish duke e shpëtue nga vdekja. Pasi u shërue, Rrokun e morën në hetuesi për me nxierrë nga ai informata të nevojshme, veçanërsint për axhën, por më kot ai nuk pranoi kurrë n’e kurrës, duke përballue edhe metodat e torturave. Pёr tё pёrmbuashё kёtё ngjarje, Lesh Marashin e mbajtёn njё kohё tё gjatё nё qelitё e burgjёve, pothuej njё vit, ashtu tё izoluem. Por me sa dihet nuk asht turturue. Mendohёt se se donin ta thyenin e ta banin pёr vete, duke i premtue edhe ndonjё post me randesi. Kjo, thuhёj se si me anё tё tij, regjimi komujnsit do ta kishte tё lehtё tё asgjёsonte tё gjithё tё arratisunit e veriut e kryesisht ata me peshё e influencё nё popull, si Mark Gjomarku, Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, e tё tjerё. Sigurisht se Llesh Marashi u tregue i pamposhtun. Atё e ekzekutuen me varje mids Shkodrёs me 1946. Të burgosunit nuk ia falnin aktin e dorëzimit. Një figurë si ai dhe përmatepër ushtarak , se Llesh Marashi s’duhët të ishte dorëzue gjallë, në dorë të partizanëve leckamanë. 100
Riatdhӫsimi i Gorit
Valentinit po i afrohej një ditë e trishtë. E thirrën në zyrë ku kishte mbrritë e shoqja me një leje takimi të posaçme, për me u përshëndet me të. Takimi si mund të përfytyrohet ishte tepër prekës, aq sa Valentinit iu duk se u përmallue edhe drejtori, sepse pas pak ai u çue në kamb e filloi të shëtisë poshtë e nalt nëpër dhomë, duke e lanë qiftin vetëm që të flisnin lirisht. Valentini u mundue me e qetësue gruen duke i dhan kurajo e zemër, dhe duke përfitue nga rasti kur drejtori shkoi në fund të dhomës, para se ai të kthehej i tha Gorit se në rastin ma të parë ai do të mundohej të arratisej nga Shqipnia, prandaj kishte një shpresë shpëtimi për ta. Këto fjalë sikur e qetesuen gruen, sa që e mori veten. Sigurisht se ai nuk i tha ashtu vetëm për ta qetësue, por i bindun se ma vonë mund të paraqitej puna që ai të ndërmerrte nje aksion të tillë në rastin ma të parë të volitshëm. Duhet të theksojmë, se mjerisht, gjatë gjithë kohë 45 vjeçare të regjimit komunist, Valentini nuk pati as ma të voglën mundësi arratisje, sepse ishte i ruejtun vazhdimisht. Siç dihet ai kaloi gjithë jetë në kampet e internimit, ku duhej paraqitë dy tri herë në ditë në apel, ku nuk guxonte kush me mungue, sepse alarmohej i gjithë sigurimi i shtetit. Drejtori e lejoi zgjatjen e takimit deri kur vetë ato të dy e vunë në dijeni se kishte ardhë çasti i ndarjes e nuk donin të përfitonin nga mirësjellja e tij. Kështu e shoqja e përshëndeti drejtorin duke i dhanë dorën në shenjë falendërimi. Por Valentini u çudit kur drejtori, ndërsa ai po ulej te shkallët i kishte shtrëngue dorën fort duke i thanë : “Mos u mërzit, sepse nuk i dihet, mund të lirohësh e kështu mund të baskohësh përsëri me të.” Valentini e kishte falendërue dhe ai i la përsëri vetëm, ndërsa kalonin sallonin dhe zbrisnin shkallët. Kur arritën në fund të shkallëve u përqafuen para se të ndahëshin, pa mund të thonin nji fjalë aq i kishte pushtu emocioni. Valentini e përmbante veten mos me derdh lot, edhe pse matanë hekrave ishin grumbullue shokët e burgut, te cilët donin t’u gjendëshin afër në ato çaste të dhimbshme për mos me thanë dramatikë. Gori, nuk mund ta përmbante veten e kishte shpërthye në vaj të ngashëruem dhe ashtu doli prej burgut krejt e trubullueme dhe e shastisun. Ajo ishte ndarja ngag rueja, 101
si njё Penelopoe e re, qё shёnonte fillimin e asaj Odiseje tё papёfytyrueshme tё luftёs pёr jetё a vdekje. Lufta e Trojёs kishte zgjat 10 vjet, e 10 vjet tё tjerё i ishin dashtё Uliksit tё kalonte peripecira e rereziqe deri sa u kthye ne Itaka. Sa do tё zgjaste Odiseja e Valentinit ? Mir! ! Dhjet vjetёt e parё ia banin kabull. Po pastaj, a do tё kishte zgjidhje pёr bashkimin me gruen, nga njё zbutje e situatёs ? Apo do ta prisnin telashe tё tjera, nё shёmbёllin e stuhive detare dhe perplasje nё brigje armiqosre tё Odisesё, pёr dhjertё vjet tё tjerё ? Gjithë ata që ishin mbledhë aty, brenda e jashtë burgut, shoqet e saj e ndonjë mik i familjes, ishin tepër të tronditun nga ajo ndarje e detyrueme nga rrethana te tilla absurde, ku një regjim me tipare komuniste e me vese kriminale i trajtonte njerëzit pa marrë parasyshe ndjenjat, dëshirat e nevojat e tyne ma të thjeshta, pra në mënyrë ma barbare shkelëshin haptasi të gjithë të drejtat e njeriut. Ky ishte regjimi që ishte vendosë mbi shqiptarët që fillimisht ranë në kurthën e propagandës komuniste që u kishte prenmtue se do të hanin me lugë të florinjtë dhe që sipas gjasës do t’i detyrone të hanin me lugë të drunit për mos me thanë të gurit ! Pas ditëve të para të kalueme me një far mërzie që shokët mundohëshin me ia lehtësue me bisedat e tyne, aty erdhi kryetari i degës të qytetit, Zoj Themeli, i njohun si një njeri i pashpirt. Kaloi nga dhoma në dhomë e kur shihte ndonjë fytyrë të njohun u ndalte të fliste me të. Erdhi në dhomën e Valentinit ku të gjithë u çuen në kambë dhe u vendosën rresht që ai t’i parakalonte. Sëcilit, pasi e pyeste për emini e mbiemnin i bante ndonjë pyetje të shkurtën. Kur u gjet para Valentinit dhe e mori vesh kush ishte e pyeti : - Mirë, a ke marrë ndonjë lajm prej grues ? Dhe pas pak e pyeti nëse kishte ndonjë kërkesë ose tjetër pune. Valentini ishte një djalë aspak i druejtun ndaj çdokujt, dhe për ma tepër tepër i mërzitun nga gjendja e tij ndjenësore pas largimit të grues. Kështu që iu drejtue kryetarit të degës ( të cilin vetëm kur e shihnin njerëzve iu hynte tmerri aq i kishte dalë zani për njëri kriminel dhe i poshtër), dhe i kërkoi nëse ishte e drejtë që ta mbanin akoma në burg, duke e ditun mirë se ai ishte krejtësisht i pafajshëm dhe nuk kishte ba asgja kundër regjimit , duke pasë jetue larg jashtë shtetit shumë vjet e pothuej pa ardhë asnjëherë në Shqipni, ku nuk e njihte kush as ai nuk njihte kënd. Zoj Themei iu përgjigjigj qetë qetë : 102
- Duhet të dijshë se po të lironim, populli do të vinte me na kërkue hesap për atë punë. Do të vinin duke protestue e na kërkue pse e kemi lirue djalin e Prenk Pervizit, anmik për vdekje i regjimit etj. Pasi tha këto fjalë kaloi tutje. Pastaj doli në koridor dhe para e se me zbrit shkallët tha : -Familja jote ashte e inteneueme në Berat, apo jo ? -Po, ishte pergjigjë Valentini. Ndërsa ai duke zbritë dy shkallë shtoi: -Ndoshta do të internojmë edhe ty në Berat. Të nesërmën mori një telegram nga e shoqja ku i thoshte se kishte mbrritë në Bologna ku gjëndej pranë familjes së saj. Kështu kalonin ditët dhe muejt dhe po mbushëshin dy vjet nga dita e arrestimit. Në një mëngjes e thirrën poshtë bashkë me një fotograf të njohun shkodran që quhej Ded Jakova. Ky bashkë me profesorin Guljelm Deda dhe mësuesin Zef Agim, qysh nga dita kur ishte nisë grueja e tij e kishin ftue me nda bashkë me ta ushqimet ditore që u binin familjet Për Guljelmin e Zefin kemi folë kur në seancën e gjyqit u plasi gazi, pikërisht kur bahej pretenca e tyne. Ata shpetuen me nga pesë vjet burg. Valentini e Deda po rrinin të shtrimë e të mendueshëm, kur vijnë e i marrin dhe i çojnë të prangosun e me roje deri të zyrat e Sigurimit. Ia dorëzuen një oficeri që i çoi në një sallon ku duhet të pritshin deri sa t’i thirrnin. Aty pritën do kohë ashtu të lidhun. Nga salloni kalohej në katin e dytë nëpër një shkallë të shtrueme me qylym, kurse poshtë në katin e parë zbritej nëpër një shkallë prej betoni. Kalonin aty oficerë apo ushtarë të thjeshtë që i veshtronin sikur t’ishin kafshë t’egra. Pas një ore nga një derë anësore del një oficer që vjen drejt tyne me një çelës në dorë, i cili i liron e zbret posht me Dedën. Valentinit i thotë të presë aty. Dedës së shkretë, qyshë kur e prangosën në burg i kishte hy frika aq shumë, sa që gjatë rrugës nuk kishte këmbye nji fjalë me Valentinin. Kur zbriti poshtë ishte zverdh. Kushedi ç’e priste në katin e parë, dhe Deda e dinte mirë sepse nuk ishte hera e parë që e kishin sjellë aty. Ndoshta donin të dinin prej tij gjana të tjera e kushedi me çfar çmimi. Nuk kaloi shumë dhe u hap një derë tjetër ku u duk një oficer që i bani shej Valentint që ta ndiqte në zyrë. Pasi u ulën ballë për ballë me në mes tavolinën, oficeri mori një fletë letre dhe një stilograf dhe filloi : -Kur ke ardhë nga Italia ? - Në muejin tetor 1944. -Kur je arrestue ? - Ditën e parë të shtetrrethimit të Shkodrës. 103
-Nga dita e ardhjes në deri në ditën e arrestimit, a je takue me t’afërm ose të njohun ? -Me asnjë. -Mirë, nuk do të vonojë shumë e do të dalësh edhe ti para gjyqit ku do të denohësh, por lehtë. E gjithë kjo nuk ishte as marrje në pyetje as proces, veçse thjesht një formalitet për të cilin e kishin thirrë Valentinin, pikërisht për të justifikue mbajtjën e gjatë në burg, duke e ditun mirë se ai ishte krejtësisht i pafajshëm. Jo se ishin të fajshëm të tjerët që pushkatohëshin e denohëshin shumë randë. Por për rastin unikal të një njeriu që nuk kishte jetue në Shqipni dhe kishte ardhë në kohën kur pushteti kishte kalue në dorë të komunistëve. Ai kishte ardhë me i shërbye atdheutn si një oficer i dalun nga një akademi ushtarake. Por sistemi komunist nuk i merrte parasyshë aftëstë e cilësitë e mira të njerëzve, biles për cilësi të tilla përfundoje si mos ma keq dhe të shkonte dhe jeta. Në këtë tregim na duhet të kthehemi te takimi i grues së Valentinit me Mehmet Shehun, kur Mehmeti i thotë asaj : « Kujtova se keni ardhë me na falenderue që nuk e kemi pushkatue… » Shprehje e randë, por qe tregon edhe diçka ma tragjike, sepse ndonjë oficer ose partizan mund ta kishte eliminue Valentinin pa i dhanë llogari kujt e pa i kërkue kush llogari, me një shprehje qё e pёrdornin nё raste tё tilla : -E po e qeruem edhe një reaksionar bir reaksionari. Shkurt fjala, Mehmeti i kishte kthye atë përgjigje asaj sepse e dinte se ne te tilla raste e në atë valë krimesh nga ana e partizanëve Valentini mund të kishte shkue si qeni në rrush, pa pasë dijen askush për atë punë, as vete komandanti i operacionit. Por një grueje te huej, e sinqertë e naive nuk i përplasej nje shprehje e tillë aq brutale. Ndërsa Valentini ishte duke u marrë në pyetje ne atë zyrë, aty hyni një ushtarak me një alamet kartelë të trashë të ngjeshun me letra. Me një shenjë të oficerit e vuni mbi tavolinë. Sipër ishte shkrue me germa të qarta « Procesi i Llesh Marashit ». Sipas gjasës atë figurë shumë të randësishme e mbanin në podrumin poshtë katit përdhes. Pas pak oficeri i tha me prit jashtë. Ndoshta duhej të priste Dedën, kurse erdhi një ushtarak që pasi i vuni prangat e përcolli deri në burg. Pasditën vonë u kthye Deda, krejt i skuqun dhe i shqetsuem. E kishin mbulue me shamje, por kësaj radhe nuk e kishin keqtrajtue, dmth nuk e 104
kishin rrah. Ndër të tjera tha se ku e kishin mbyll Lleh Marashi. Në një birucë të ngushtë në fund të një koridori t’errët. Në ato lloj birucash të ngushta mbanin vetëm nga një person në izolimi të rrebtë, të ndertueme kastile për njerëz që do t’i nënshtrohëshin një hetuesie të posaçme. Të mos flasim ma për metodat e mjetet e torturave që përdorëshin nga katilat e sigurimit për të detyrue viktimat që të pranonin procesin e hartueme prej tyne. Të tilla metoda e mjete ata i kishin dhuratë të çmueshme nga kolegët e tyne stalinianë të Siberisë, ku viktimat kishin arritë në miliona. Tani në dhomën e tyne nuk kishte asnjë të pa marrun në pyetje. Valentini kishte qenë i fundit pas dy vjet qendrimi ne burg kot bigarihak. Erdhi dita kur duhej me dalë në gjyq. Vetë drejtori u paraqit me një listë në dorë dhe lexoi 15 emna ne atë dhomë e tre në një dhomë tjetër, gjithsejt 18 veta. U tha se të nesërmen do të shoqërohëshin te një sallë gjyqi kastile për ta, pa altoparlanta dhe me pak dëgjues, ma të shumtit t’afërmit e tyne. Valentini nuk kishte njeri të vetin që të vinte në gjyqin e tij. Familjarët e internuem e prindin të arratisun e të strehuem në malët e Kurbinit qysh nga nendori 1944, e tani ishte shtatori 1946. Plot dy vjet i ndjekun kamba kambës nga forcat e sigurimit që nuk dinin se ku fshihej gjenerali, ose ndoshta kishte dalë jashtë shtetit që nuk kishin asnjë informatë për të. Vinin kot vërdallë maleve të Kurbinit pa ndeshun se pakut në një shënjë të tij. Mister ! Gjyqit u zhvillue ne një sallë pothuej të boshatisun me pak dëgjues. Por aty na ishte si prokuror vetë Aranit Çela ! Katili i katilave, që kishte çue në pushkatim ajkën e Shkodrës, intelektualë, oficerë, priftën e seminarista, studentë e profesorë, katolikë, musilmanë e orthodoksë, qytetarë e malësorë. Një kasaphane e përbindshme. Çfar mund të pritej prej tij, kur dihej se kishte marrë pjesë në pushkatimet sikur t’ishte në një shfaqje argëtuese, duke i gjuejt viktimat me revolverin e vet, për kënaqësi e zbavitje. Edhe kur ai lexonte pretencën ku do të kerkonte denimin me vdekje të viktimave që kishte caktue partia e qeveria, e bante sikur po mbante fjalim ne ndonjë gosti gazmore dhe jo në një sallë ku sundonte fryma tragjike e njerëzit konsiderohëshin berre për t’u çue te kasapi dhe jo vllaznit e tij shqiptarë, për të cilët ai vetë e dinte shumë mirë se ishin të pâfajshëm, por kështu kishte urdhnue partia, e ashtu do të vepronte duke ba kasaphane mbi ta, sepse partia ishte truni dhe zemra e popullit ! Absurditet ! 105
Të 18 vetët brenda dy ditëve u morën në pyetje e mbaruen punë me trupin gjykues dhe me prokurorin. Valentinin e kishin lanë të fundin. Kryetari i gjyqit që zakonisht sa për formalite bante ndonjë pyetje, kishte mbetë e nuk dinte nga me ia fillue. I erdhi në ndihmë prokurori. Kur Araniti iu drejtue Valentinit, fytyra e tij u vrejt dhe nisi t’i flasë me za të naltë, sigurisht për t’i shti frikën e pastaj për ta mbytë me pretencën e tij fodulle. shoqërohëshin te një sallë gjyqi kastile për ta, pa altoparlanta dhe me pak dëgjues, ma të shumtit t’afërmit e tyne. Valentini nuk ia kishte vu fare veshin atyne shpifjeve neveritëse, dhe ishte thellue në medimet e veta, sa që Araniti e kuptoj se nuk po ia varte dhe mbeti keq. Nërkaq ndërhyni kryetari, një njeri i paaftë e i pa shkollë, i cili iu drejtue Valentinit duke i thanë : -He pra, a je në gjëndje me u shfajsue ? Hajde, përgjigju . Ndërsa Araniti po fshinte shkumbën që i ishte formue te goja si t’ishte një qen i tërbuem (që ishte), Valentini nisi e foli qetësisht : -Fillimisht duhet të deklaroi këtu, para trupit gjykues dhe me përgjegjesinë time të plotë, se ato personalitete që permendi shoku prokuror, nuk i kam njohun as pa kurrë në jetën time, dhe as që kam dëgjue të flitet për to para se t’arrestohësha. Vetëm në burg duke lexue shtypin kam marrë vesh se kush ishin. -Se dyti, duhet të theksoj, se të gjithë akuzat që prokurori ka dashun të mi ngarkojë janë krejtësisht false dhe të pathemelta. Po t’ishte se unë do të kisha pasë qëllimin me ardhë e me luftue në Shqipni, siç thote prokurori, kundër regjimit komunist, sigurish se nuk do ta kisha marrë gruen me vete, aq ma shumë se ishte e huej ! Mjaftuen këto fjalë t’urta e me vend me ia ulë prokurorit tërbimin e tij të zakonshëm, siç e tregonte fakti që i dilte shkumbë nga goja. Pas kësaj skene, prokurori nisi të lexoje kërkesën e tij për denimin përkatës të secilit të pandehun. Denimet nisen nga 15 vjet punë të detyrueshme në minierë dhe denime te tjera ma te lehta. Kur erdh radha e Valentinit u ba pak pushim, pastaj prokurori lëxoi kërkesën e tij që për çudi ishte për tre vjet internim, që kryetari e aprovoi me vendimin e tij. Kur u kthye ne burg të gjithë u gëzuen, duke e urue për atë zgjidhje që i jepte fund një gjendje pritjeje të padurueshme. I internuem, por kështu kishte mundësinë të rrinte me njerëzit e familjes dhe me marrë frymë në ajër të lirë e të pastër. Sigurisht se në ato rrethana, rreziku qendronte mbi kryet e çdo njenit prej tyne, dhe Valentini mund të kishte pasë pasoja ma të randa, siç kishte ndodhë me shumë të tjerë, miq e dashamirë, heronj e martirë, trima mbi 106
trimat e njerëz t’urtë e të mirë. Kosa e komunizmit priste bashkë me barin e thatë edhe të njomin, bashkë me ferrat edhe lulet. Por kishte edhe një huq akoma ma të keq, që kenaqej ma shumë kur kosiste vetëm lule, vetëm livadhet me lule. Tashma bota mbarë shqiptare e din, ashtu dhe bota e jashtme, se diktatura komunsite në Shqipni bani kërdinë me një genocid të përbindhsëm mbi njerëz krejtëshit të pafajshëm ku nuk u kursyen edhe fëmijët e qumështit. Diktatura Komunsite shqiptare u cilësue si ma e egra e gjithë vendëve komuniste të Evropës Lindore.
107
Internimi nӫ Berat
Pas disa ditësh drejtori e kishte thirrë në zyrën e tij ku e kishte pritë njerëzishëm e duke buzëqeshun i kishte thanë që të bahej gati se ndoshta të nesërmën mund të nisej për në Berat. Shtoi se atje do të gjente gjyshën dhe nanën që sigurisht « do të gëzohën shumë. Besoj se je i kënaqun, a po jo ? -Po zoti drejtor, nuk di si me e shpreh gëzimin tim duke mendue se do t’i takoj jashtë murëve të burgut dhe pas pesë vjet ndarje prej tyne. Dhe në fakt të nesërmen u nis i shoqnuem nga një polic që u suell mirë gjatë rrugës, ndryshe nga disa të tjerë turizëz e kapadai, që ua binin në majë të hundës me sjelljet e tyne të ashpra njerëzve si Valentini, për të tregue se ishin të lidhun me partinë dhe i luftonin ata që ishin kundër saj. Polici e përcolli deri te Dega e Brendshme e Beratit, kur arriti aty dalloi disa fytyra të këqia të sigurimit, me uniformë oficerash. Ishin të lajmëruem me telefon për ardhjen e tij, e kishin dalë për ta pa, e në ato çaste dolën edhe të gjithë të tjerët nga zyrat sikur t’ishte një përsonalitet. Oficeri që merrej me të internuemit, pasi i kishte regjistrue të dhanat i tha se do të paraqitej në zyrën e tij dy herë në ditë, në mëngjes deri ora nandë dhe në darkë deri ora 19. Kur Valentini doli nga zyra, para degës, iu afruen disa vetë duke e pyetë se kush ishte e nga vinte. Valentini e kishte kuptue nga të folunit dhe nga pamja se ishin të internuem. U tregoj se vinte nga Shkodra dhe se kush ishte, dhe se aty në Berat kishte gjyshën e nanën. Ata u gëzuen shumë dhe pasi i treguen se kush ishin i banë urimet për lirimin nga burgu. Ndërkaq një djal i ri u nda prej tyne për me lajmerrue nanën e Valentinit. Kështu u nisën gjithë se bashku.Pas pak takohet rrugës me nanën që i kishte dalë para sa mori vesh ardhjën e tij. Një takim i përmallshëm pas pesë vjet ndamje. Nuk munguen lotët prej gëzimit. U përshëndetën me shoqnuesit dhe u nisën drejt banesës ku priste me padurim gjyshja. Takimi me gjyshën ishte dhe ma emocionues, ajo e përqafonte dhe e prekte në trup si për me u bindë se ishte ai vetë, nipi i saj i dashun. Banesën që u kishin dhanë në Berat ishte krejt e prishun e vendosun sipër një stalle. Një dhomëz prej 14 metra katrore pa tavan e me 108
një çati ku mungonin binarë e tjegulla. Kështu që shiu pikonte kudo. Edhe dyshemeja ishte e prishun e i mungoni disa dërrasa. Era hynte nga te katër anët, sepse muret ishin ça e në disa vende pa tulla. Kështu që në ato ditët e para iu desh me ba vetë disa riparime, me mbeturinat që kishin mbetë nga lufta që kishte kalue edhe aty, ku e ndihmuen edhe shokët e ri të internuem. Kështu disi e rregulloi dhomëzën. Këtë qytet të njohun për antikitetin e tij, ku spiskaste kalaja me mure të fuqishme, me kisha të vjetra, ku ishin ruejtë ikona, mozaike e libra deri dhe kodi i famshëm me shkronja të arta, regjimi komunist e kishe caktue si qëndër internimi për familjet e mëdha dhe plot të tjera nga krahinat e veriut. Shumë nga këto familje rrinin edhe në lagjën e kalasë, si dhe lagjet e tjera, si Mangalemi. Familjet dhe individët ishin internue për shkak të pjestarëve të tyne të arratisun në mal ose jashtë shteti. Kur ata vritëshin ose kapëshin ua lironin familjët. Por kishte nga ato familje që quhëshin të mëdha e të randësishme që nuk u liruen kurrë, edhe kur njerëzit e tyne u vranë apo vdiqen. Duke qenë se qyteti ishte damtue nga lufta, banesat e shkatërrueme u ishin dhanë për strehim të internuemve, të cilët mundohëshin me u rregullue në ato ndërtesa gjysmë të shembuna. Komanda ishte mjaft larg, nga ana tjetër e qytetit, e megjithatë si nana ashtu gjyshja duhet të paraqitëshin dy herë nënё ditё. Kjo pёr gjyshё, plakё 85 vjeçe ishte njё torturё. Kështu që pa kurgja mbas shpirtit, fërguhëshin ma racionin e bukës së misrit që u kishin dhanë, prej nji kile buk në ditë. Racionin e gjyshë që hante fare pak, e shisnin, sepse edhe beratasit vetë vuenin nga buka prej krisës ushqimore që kalonte vendit, ku të gjithë tokat bujqësore kishin mbetë pa u punue, prej dy vjetësh. Kështu vepronin të gjithë të internuemit e tjerë që regjimi komunist i kishte debue nga vendet e pasunitë e tyne pa u lejue të merrni asgja me vete. Me ato pak lek të bukës ato mundohëshin me shtye përpara në atë gjëndje të pa shpresë ku i kishin pllakosë. Me ardhjën në Berat Valentini pati mundësi t’i niste dy kartolina grues tij në Bolonja, ku e njoftonte se ishte transfërue nga Shkodra në Berat ku ishte bashkue me gjyshën e mamën. Ai përdori kartolinat pse e dinte se letrat çensurohëshin rreptë nga sigurimi. Për fat kartolinat kishin mbrritë atje, sepse pas një muej ai mori përgjigje, po ashtu me një kartolinë, ku e shoqja shprehte gëzimin e saj për transfërimin e tij në Berat, ku ishte bashkue me familjarët e tij. Kështu u hap një far mundësie që qifti të merrej vesh sado perciptas, se ishin mire, ku nuk mungonte shpresa e një përmërismi të gjëndjës që të mundësonte ardhjen e Gorit në Shqipni. Këto 109
ishin ma tepër dëshira dhe andrrime, sepse realiteti ishte tepër i pa shpresë në atë drejtim. Ata që mendonin se situata do të qetësohej pas . stuhisë fillestare që kishte ba gjithë ato masakra e shkatërrime, do te mbentëshin të zhgënjyem sepse terrori do të vazhdonte i pamëshirshëm, me gjyqe e pa gjyqe, duke mbjellë vazhdimisht viktima të tjera, ndër shtresat ma të mira të popullsisë.
Valentini mbasi bani dy vjet burg, u denue me tre vjet internim ne Berat, ku u bashnkue me gjyshӫn e nanӫn. (Foto Xhimitiku, Berat, 1949)
110
Gjyshja, Mrika Pervizi
e ama Ana Pervizi
Internuar nӫ maj 1945 ne Berat, e pasta mӫ 1948-j nӫ Tepelenӫ ku gjyshja vdes mӫ 1950, nӫ mohӫn 90 vjeçe. E ama, pas 32 vjet internim vdes ne Pluk tӫ Lushnjӫs mӫ 1977, nӫ moshӫn 77 vjeçe.
Berati nga 1945 deri 1948 u ba qender internimi per familjet e mӫdha tӫ Veriut e shumӫ familje tӫ tjera qӫ kishin njerӫz tӫ arratisur nӫ mal ose jashtӫ shetitit.
111
Një vӫshtrim retrospektiv Duhet me ba një analizë ose me mirë me thanë me hedhë një vështrin retrospektiv, pra me u kthye mbrapa, pikërisht në kohën e kapitullimit të Italisë që shënoi ardhjen e gjermanëv në Shqipni, për me u dhanë kuptim e me sqarue ngjarjet që shoqnuen e atë periudhë, e që lidhen me tregimin mbi Valentinin dhe familjen e tij. Si një dëshmitar i sakte dhe i ndërgjegjshëm që i kam ndjekun dhe i kam përjetue ato rrethana, them se tregimi im do të shërbejë për të sqarue shumë punë që janë paraqitë tjetër për tjetër, pra anapolla, ose janë deformue e manipulue qëllimisht për interesa t’errta klanore, krahinore, fetare e ideologjike, duke qenë se e kam si të ngulitun në tru për t’i paraqitë ngjarjet sipas një kand vështrimi sa ma të përpiktë. Urrej shkrimtarët që servilosën për qëllime përfituese privilegjësh materiale apo morale, të cilët kthehen në idhtarë e himnizues individësh, partishe, klanesh, krahinash e besimesh, duke arritë në sajime e trillime neveritëse, që përfshihen në termin e « fallsifikimit » me dashje të historisë shqiptare. Ka pasë raste që edhe të ashtuquejtuna figura e personalitete të botës shqiptare, të kenë fallsifikue qellimisht fakte historike, të njohuna mirë, me tregimet e tyne, duke përfitue nga emni dhe titujt që mbanin e mbajnë. Kjo do t’ishte një nga poshtërsitë ma të mëdha që mundej me iu ba historisë sonë. Do të kemi rast të rithehemi në këtë bisedë, por le të vazhdojmë me atë që kemi nisë. Kur, me 8 shtator 1943 u shpall kapitullimi i Italisë, po atë ditë prindi im, Gjeneral Prenk Pervizi, bashkë me disa oficerë të tjerë madhorë të ushtrisë shqiptare, u paraqitën të Komanda e Ushtrisë Italiane, ku patën takim me kryekomandantin e asaj ushtrie në Shqipni, Gjeneralin Dalmazzo. Në atë takim, im atë, në emën të ushtrisë shqiptare, i njoftoi atij se kishin ardhë me marrë në dorëzim Komandën, duke qenë se të dorëzohëshin me gjithë armatimet e tyne, pranë forcave efektive të ushtrisë shqiptare ose të atyne të malit, për të mos provokue incidente e derdhje gjaku, për deri sa Italia kishte kapitullue dhe pushtimi italian në Shqimi kishte marrë fund. Shqipnia tashma e ndiente vetën të lirë e të pavarun. Dalmazzo e mori përsipër ta kryente atë punë. Ndërkaq, im atë ndërhyni duke e këshillue që të merrte me vete sa ma shumë italianë me anijet që kishin, sepse gjermanët mund të hakmerreshin me ta, për tradhëtinë që u 112
ishte ba. Dalmazzo i kishte falenderue shqiptaret për fisnikërinë e tyne, dhe me atë rast i kishte ofrue si dhuratë e kujtim babës, dy kuajt e tij të bardhë në shenjë respekti për kolegun e tij shqiptar që ishte sjellë aq fisnikërisht, ndaj tij dhe komandadës italiane. Im atë e kishte refuzue këtë ofertë. Kështu komanda italiane i dorëzoi zyrat dhe ndërtesën e komandës, ku zuni vend komanda shqiptare me babë në krye. Ky ishte akti i parë i kryem nga ushtria shqiptare, që historikisht nuk përmendet, sepse historianët me tituj e kravata, kërkojnë dokumenta të shkruem qe nuk bahen por që efektivisht veprat kryhen me marrëveshje gojore, besë e burrni. Në këtë rast dëshmitar ishte kryesori im atë Gjeneral Prenk Pervizi bashkë me oficerë të tjerë madhore, dhe ngjarja njihej asokohë nga të gjithë, kurse unë i biri isha vetë në Tiranë e në dijeni të plotë për sa ndodhte. Duhet theksue se dorëzimi i ushtrisë italiane u ba pa probleme sipas marrëveshjes që u arrit për dorëzimin e saj paqësor. Kështu duhet kuptue dorëzim i ushtrisë italiane, dhe jo siç asht paraqitë nga komunistë dhe nga forcat e tjera politike. Aq e vërtetë asht sepse ndodhi një incident në Burrel pak ditë ma përpara kapitullimit, kur forcat italiane kishin urdhnin e kundërt për mos me u dorëzue dhe me iu përgjigjë me zjarr çdo tentative sulmi nga ana e shqiptarve. Matjanët, të nxitun kushedi se prej kujt, u bashkuen e sulmuen Burrelin, ku u pritën me breshëri mitrolozash e gjuejtje topash që banë kërdinë në to, dhe ikën të tromhasun e të çakërdisun, duke lanë të vdekun e të plagosun. Pra, theksojmë, se disa ngjarje të asaj kohë duhen veshtrue e paraqitë brenda suazës së vërtetës. Dhe e vërteta mund të vonojë por del një ditë në dritë. Uroj që kjo ditë të ketë ardhë kur historia e Shqipnisë të shkruhet e saktë e pa paimponueme dhe e pamanipolueme, e jo siç ka ndodhë deri tashti. Ndërsa im atë me disa oficerë të tjerë, ndër to Generalët Gustav Mirdashi dhe Aqif Permeti, si dhe kolonelat, Fiqri Dine, Hysni Dema,Tahsim Bishqemi, Sami Koka, etj., kërkonin me organizue sa ma parë ushtrinë shqiptare, ngjarje të paparishikueme u banë pëngesë.. Ishte hap lajmi se Gjenerali Prenk Pervizi, kishte dalë në mal dhe u bante thirrje reparteve të zonave të veriut që të bashkohëshin me të. Të gjithë repartët u shkrinë duke u kthye pas oficerëve të tyne në krahinat perkatëse, pasi plaçkitën depot e ushtrisë italiane, duke marrë sende e armë. Im atë i njoftuem dhe i alarmuem deshi të ndërhynte po u gjet para faktit të kryem. Unë vetë e mbaj mend kur vinin me radhë tek në Laç, oficerë e ushtarë, ndër ta disa oficerë miq e kushëri tanë, si Dod Bardhoku, Mark Doçi, Mark Doda, Ndue Lala, Mark Arapi, Rustem Martini, etj, duke pyet se ku duhet të shkonin me u bashkue me gjeneralin. U detyruen të kthehën të 113
zhgënjyem në Mirditë. Ajo punë doli shqerrë, siç thotë populli. Kështu brenda pak ditëve vendi mbeti pa ushtri. Vetëm në Kosovë, dy regjimente shqiptare të dislokuem atje nuk ishin shpërnda. Kjo punë u quejt si një taktikë e komunistëve për ç’organizimin e ushtrisë shqiptare, që ndryshe paraqiste rrezik të madh për ta. Kjo sepse nacionalistët që tashma po merrnin pushtetin në dorë e me një ushtri të fortë nuk do t’u linin shteg komunistëve me përmbushë qellimet e tyne pro sllave, dhe nuk do të lejonin kurrë as marrjen e pushtetit nga komunistët as dorëzimin e Kosovës Jugosllavisë. Thuhej edhe se mund të kishin gisht anglezët edhe këta për të mos lejue krijimin e një ushtrie të rregullt e të fortë shqiptare, që nga nji anë nxirrte jashtë loje misionin anglez, kur te krijohej një qeveri që do të sundonte vendin dhe do të luftonte për bashkimin kombëtar që ishte në programin e gjithë forcave dhe partive nacionaliste. Nga ana tjetër Kosova e Dibra e Madhe mbetëshin brenda kufijve etnikë shqiptarë. Kjo nuk u shkonte për shtat anglezëve, që Kosovën ia kishin premtue Titos, nga vetë fakti që Cërçilli e kishte dergue me mision të birin pranë shtabit të Titos. Krijilmi e forcimi i ushtris kiombëtare shqiptare, për anglezët do t’ishte një zhgënjim e dështim i pôlitikës tyne pro titiste. Në këto rrethana im atë me bashkëpuntorët e tij, vendosën me përforcue ushtrinë e Kosovës, që siç thamë, nuk ishin shpërnda. Ai u emnue Ministër i Mbrojtjës Kombëtare. Kjo detyrë i jepte atij autoritetin e nevojshëm dhe absolut në fushën ushtarake. Siç e dijmë, Kosova e Dibra e Madhe ishin përfshi në Jugosllavinë, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës më 1913 dhe traktatit të Versailles më 1919, megjithëse dihej se ato territore ishin shqiptare dhe të banuem nga shqiptarë. Siç duket në atë kohë , Fuqitë e Mëdha që quhëshin prej shqiptarve « Të Shtatë Krajlitë », në atë konferenncën e Londrës, kishin vetëm një hall, atë që të përkrahnin dhe të kënaqnin Jugosllavinë me çdo kusht, në kurriz të vendëve ma të vogla e të dobëta. Shqipnia sapo kishte dalë nga pushtimi 500 vjeçar turk e mëzi mbahej në kambë e nuk kishte asnjë mbështetje ndërsa kishte shumë anmiq, që donin ta zhduknin nga faqja e dheut, qoftë me anë të forcës e po ashtu me anë të lojnave dhe hileve të dipllomacisë evropiane. Fati i saj që doli një president amerikan si Wilsoni që nuk e lejoi coptimin përfundimtar. Duke u kthye në periudhën vendimtare të 1943, im atë bashkë me disa patriotë të tjerë, si Mehdi Frashëri, Anton Hatapi, Lef Nosi, Mitat Frashëri, Fiqri Dine, Hysni Dema, Rexhep Mitrovica, Ibrahim Biçaku, Muharrem Bajraktari, etj., mendonin se me mbarimin e luftës qeveria nacionaliste do 114
të bante çmos për mbajtjen e Kosovës, duke fillue nga forca e armatosun deri te zbatimi i « Kartës » së Kombëve, për vetvendosjen e popujve. Por duke i paradalë mundësisë së deshtimit diplomatik ata vendosën që në Kosovë duhet të përforcohej kontingjenti i trupave për t’i dalë zot mbrojtjes me çdo kusht së kufijve etnikë. Kjo barrë i kalonte Ministrisë së Mbrojtjes dhe im atë u angazhue me gjithë mundësitë dhe autoritetin që kishte, në krye të ushtriës kombëtare shqiptare. Në këto kushte u dukën gjermanët, të cilët me kapitullimin e Italisë erdhën e zunë vendin e saj, me gjeneralin Neubacher e Ministër për Ballkanin, i cili në ndërhyemjen e parë që bani deklaroi se Gjermania e njihte Shqipninë të lirë, të pavarun e neutrale. Shqiptarët të vazhdonin punën e tyne për qeverisjen e adminstrimin e vendi, sipas qejfit të tyne. Gjermanët nuk do të ngatërrohëshin në punët e tyne, sepse kërkonin vetëm rrugë kalimin nëpër Shqipni dhe asgja tjetër. Aq e vërtetë asht kjo, sa që ato nuk ndërhynë në punët e shqiptarve, duke ditë se nuk kishte familje që nuk mbante në shtëpi italianë të mbetun në Shqipni, dhe asnjë italian nuk u vra as nuk u arrestue prej tyne. E njejta gja duhet të thuhet për hebrejtë, që nuk pesuen asnjë përsekutim dhe Shqipnia mbeti si i vetmi vend në botë ku holokausti i hebrejve nuk u zbatue. Sigurisht edhe pse qeveria nacionaliste i kishte marrë masat për sigurimin e tyne, duke i pajisun të gjithë sa ishin e sa vinin me dokumenta shqiptare, jo me fushatë bamirësie por me vendime zyrtare, me goje e me letër. Kjo vinte edhe nga shkaku që permendëm, se gjermanët respektonin vetqeverisjen e vetadminstimin e shqiptarve, duke qenë se u kishin njohun lirinë, pavarsinë e neutralitetin. Kjo sa thamë, përforcohet nga fakti se u hapën kabllot telefonike e telegrafikë me Evropën e deri me Amerikën. Për ata që mund të dyshojnë e kemi faktin se prindi im kishte një problem blerje prone, ku i zoti ishte një mik i tij në Amerikë qysh në kohën e Zogut, me të cilin u lidh, foli dhe e zgjidhi çeshtjen. Keshtu kishin veprue dhe te tjere që munden me u lidhë me njerezit e tyne në SHBA e gjetke. Jam ma se i bindun se për shumë lexues këto pohime janë të padëgjueme prej tyne, por që kanë randësinë e vet për të tregue se si ishte gjëndja në Shqipni asokohë. Jo vetëm kaq, por mbretnonte një lloj demokracie e pa pame deri atëhere. Shtypi shkruente lirshëm, e shkrimtarët mund të botonin vepra që në kohën e italisë nuk mund të dilnin. Komunistët qarkullonin në Tiranë lirshëm, ku banin propagandën e tyne, me fletushka e me fjalime pa i trazue kush. Une vetë kisha takue në rrugë me të rinj moshatarë studentë e komunistë, duke folë si t’ishim në Angli. Ato që quhëshin atentate, çdokush mund t’i bante, aq 115
lirshëm shkonin e vinin njerëzit në punët e tyne pa i kontrollue kush. Po pse flitet aq keq për atë periudhë « pushtimi » ? E po kjo asht vetëm këmbana e komunsitëve që bie, për të justifikue ardhjen e tyne në fuqi, dhe nuk lejohej as po lejohet edhe sot që të dëgjohet edhe kambana tjetër. Me anë të shtypit të tyne, të librave shkollorë, e të veprave të shkrimtarëve, bashkëpuntorë, konformistë e servilë si dhe me anë të filmit, teatrit të veprave artistike, pikturë e skupturë, e shfaqjeve të tjera artistike kulturore, komunistë arritën të krijojnë një imazh heroik e patriotik, të pa qenë, sipas thanjës së një shkrimtari të madh si Volteri, se gënjeshtra e përsëritun bahet e vërtetë. Kështu regjimi komunist që zbatoi një propagandë të tillë shpifjesh, falsifikimesh, gënjeshtrash e mashtrimesh, të paraqituna zyrtarist në shkallë shkollash, universitetësh e akademie, dhe aktivitetesh kulturoreartistike gjatë një gjysmë shekulli, krijoi një histori kryekëput të deformueme e të fallsifikueme, që mjerisht gëlltitet si e vërtetë. Në këtë rast të vjen keq për intelektualët e ri që bien në atë kurthë e nuk kërkojnë të gjurmojnë ma tutje, sa asht koha, sepse ma vonë do ta kënë shumë zor të heqin nga Fjalori Enciklopedik, ne mes të tjerave, figura si Lenka Çuko, Muho Asllani, e kriminelë si Aranit Cela, Josif Pashko, Shefqet Peçi etj. me shokë, të paraqitun si heroj, e që nuk kishin lanë krim pa krye mbi kokat ma të zgjedhuna e bijt ma të mirë të Shqipnisë, lenë që kosovarët i kishin gri me sharrë të ndryshkun, siç e deklaronin vetë me mburrje. Të mburrësh se vret e torturon njerëz asht veti vetëm e kriminelëve, të tillë kanë qenë shumica e atyne qe quhën sot, veteranë të luftës, vrasës e xhelatë, që mburrën për medaljet që mbajnë në gjoks, për heroizmat e krimeve të tyne, sepse për pesëdhjetë vjet Shqipnia nuk luftoi me kërkënd. E lufta kyesore e sistemit komunist ishte « lufta e klasave », e ato medalje mbanin erë gjaku viktimash e torturash. Sa të gënjeshtrë dhe e të fallsifikueme e kanë shkrue historinë Akademia komuniste me historianët e saj, kjo del fare qartë nga fjalori enciklopedik 1985, ku shkruhet se në Luftën e Tiranës, paskëshin qenë vra 3000 gjermanë ?! As parë as dëgjuar ! Unë, autori i këtij libri, sot 88 vjeç, e kam jetue vetë atë kohë. Në Tiranë në vitet 1943-44 nuk ka ndodhë që të jetë vra një gjerman i vetëm. Kur komunistët kanë hy në Tiranë me 17 nendor, gjermanët kishin 20 ditë që ishin largue (me 27 tetor) pa u hy ferrë në kambë. Kështu me ketë fakt, historisë së komunistëve i vihet vula e turpit të fallsifikimit. Brezat e rij, te kenë kujdes mos te bienn në këtë batak mashtrimesh 116
Vllaznit e shtjellime tё tejra
Valentini nga nga viti 1943 nuk ishte takue me vllaznit. Kur erdhi në Shqipni më tetor 1944 mori vesh se ata ishin strehue në mal pas djegies së shtëpive në Laç e Skuraj. Ata qëndronin të fshehun me gjithë nanën e gjyshën nga frika e komunistëve., siç e kemi tregue, ku ndëjtën 8 muej. U kthyen në Laç në prill 1945 të shtëpia e djegun dhe kaluen në Tiranë, ku zunë një dhomë me qëra. Ndërsa nana e gjyshja u internuen në Berat, ku ma vonë i arriti Valentini. Nga dy vllaznit, unë ma i vogli kisha zanë punë në librarinë e qiftit korçar Kote-Pepo, në ish librarinë italiane Marzoko, e djegun gjatë luftës dhe e rindetrtueme prej tyne. Ata me pranuen si shitës duke qenë se e kishin njohun babën, kur ai ishte me detyrë në Korçë. Kjo më vlejti si njëfar mbrojtje, sepse si Llambi Kote asht e shoqja Vrisidha Pepo ishin komunistë e kishin njohje e miqësi me funksionarë të lartë deri dhe ministra si Koçi Xoxe dhe he vetë kreun e qeverisë, Enver Hoxhën. Ndërsa Genci mundohej me gjetë ndonjë punë krahu. Kryesorja ishte me shty ditë me shpresë të një ndryshimi drejt zbutjës. Mendohej se Aleatët do të banin diçka e do të ndërhynin për të normalizue situatën, që ishte ashpërsue me ngritjën e gjyqëve speciale e me masa drastike, si pushkatime, burgosje dhe internime të qindra e qindra familje, siç ndodhi me familjën tonë. Duke kapërcye rrethana të tjera, po tregojme se si u ba e mundshme qe grueja e Valentinit te riatdhesohej. Fakt që hyn në rrjedhat e ngjarjëve që shoqnuen jetën e Valentinit. Ajo erdhi në Tiranë , të për të rregulue dokumentat për riatdhesim me anë të „Çirkolo Garibaldi“ që përkujdesëj për riatdhesimin e italianëve që kishin mbetun në Shqipni. Ishte Genci që i siguroi qёndrimin parnё familjet mike Bonati e Toptani. Ajo erdhi në librari për t’u njohun me mue. U njoh edhe me pronarët z. Llambi Kote dhe Znj. Vrisidha Pepo, që e morën vesh historinë e saj e mbetën shumë të prekun. E shoqnueme prej Gencit ajo arriti t’i plotësojë dokumentat që kërkohëshin e kishte ngel puna vetëm për firmën e Ministrit Brendshem Koçi Xoxës. Si me ia ba ? Të shkonte ajo vetë ? Mos i ndodhte si me Mehmet Shehun ? Nuk dinim si me veprue. Në ato rrethana Gori vjen te libraria ku do të priste Gencin që kishte shkue diku. 117
Vllaznit e Valentinit Genci e Leka Genci pӫrfundoi me 10 Burg. Me Valentini u takue pas 15vjet nӫ Kuç. Me Lekӫn nӫ Tiranӫ pas 6 vjet pa u pa. Valentin e Leka do te arrestohӫshin mӫ 1950, dhe do tӫ kalonin 40 vjet nӫ burgjet e kampet e ndryshme deri me 1990.
Aty ndodhi pronarja e librarisë znj. Vrisidha, e cila e ftoi të rrinte me të deri sa të vinte Genci. Vrisidha e mori vesh problemin e saj. -Si ? Ka mbetur puna për firmën e Koçit ? Ma jepni ta shoh dokumentin, këtë punë ka mundësi ta zgjidh vetë. Ishte diçka e papritun. Gori e befasueme nga ajo sjellje aq fisnike, duke bëlbezue „Grazie… grazie signora… Lei è troppo buona, nxori nga çanta dokumentin dhe ia dorëzoi. Vrisidha i hodhi një sy dhe e futi në çantën e saj ndërsa i fliste Gorit : -Rri e qetë. Do të hyj vetë drejt e te Ministri, sa të marr vesh se kur mund ta gjej në zyrë. Zoja Vrisidha e mbajti fjalën dhe të nesërmën nga ora dhjetë drejt e në zyrën e Koçit. Unë rrija në pritje të kthimit të saj. Nuk kaloi një orë veç kur e pashë që po vinte si e nxitueme. Hyni në librari krej e buzëqeshun, dhe ma tregoi dokumentin e firmosun. - Ia mora firmën qenit ! Dhe kaloi te z. Llambi që u gëzue shumë. Pastaj na tregoi se si Koçit e kuptoi se Gori i përkiste familjës së Preng Pervizit dhe i kishte ba vrejtje. Unë i thashë, tregonte ajo, se atë grue e kisha një shoqe te ngushte që donte me u kthye te prindët. I kam dhënë 118
fjalën, prandaj erdha ketu të ma kryejsh këtë ndër. Ai atëherë e firmosi dokumentin, duke tundur kokën. Nuk vonoi shumë dhe Gori erdhi me Gencin. Nuk përshkruhet gëzimi saj, ndërsa e falendëronte Vrisdhën krejt e emocionueme. Në Cirkolo Garibaldi u gëzuen dhe menjëherë i caktuen datën e nisjës, pas 10 ditë. Ajo shkoi në Shkodër ku e lanë me u takue në burg me Valentinin, siç e kemi tregue. Pastaj ditën para nisjës erdhi me u përshëndet me Gencin e me mue dhe me pronarët e librarisë, ku ndarja me znj. Vrisidha ishte tepër emocionues. Gori ia dedikonte asaj shpëtimin dhe e quente si një mrekulli. Nuk vonoi shumë dhe në librari erdhi një telegram dergue znj. Vrisidha, ku i tregonte gezimin e saj që ishte bashkue me familjën në Bolonja, duke theksue se nuk do ta harronte kurrë të mirë që i kishte ba. Këto ishin rrethanat qe shoqnuen riatdhesimin e Gorit. Le të rikthehëm te Valentini, që tani ishte në Berat, dhe kishte mundësi të merrej vesh me Gorin me ndonjë letër, por ma tepër me kartolina, duke qenë se letrat çensurohëshin rrebtë. Sa që Valentinit nuk i vinin letrat e Gorit dhe i pat shkrue se si ishte puna që nuk po merrte letra prej saj. Në një kartolinë ajo i thoshte se i kishted shkrue vazhdimisht. Kështu që edhe ajo nisi të përdorë kartolina me pak fjalë. Sigurisht se me largimin e saj e gjithë familja jonë u qetësue, por qëndronte problemi sa do të zgjaste kjo ndarje e dy bashkëshortëve. A do të kishte përmirësim gjëndja ? Njerëzit e shpresonin një gja të tillë, por faktet tregonin ndryshe. Nuk shihej as një llojë zbutje. Vazhdonte fushata e terrorit, me arrestime, gjyqe, dënime me vdekje, pushkatime e burgje e internime. Kjo valë përfshinte shtresën e ngritun intelektuale, por nuk kursente as popullatën e thjeshtë, veçanërisht atë të krahinave të veriut. Berati, shkruente Valentini në kujtimet e veta, u mbush plot me t’internuem dhe u ba problem. Një pjesë e tyne u transferuen në Kuçovë, ku u caktuen me punue për ndërtimin e fushës së aviacionit. Të tjerë në fermat e Valiasit e të Kamzës. Kur ja papritun u prishën marëdhanjet me Jugosllavinë. Kjo shkatoi arratisjen masive të malesorëve të Veriut për në Jugosllavi. Si rrjedhim shteti ndërmori masa drastike ndaj familjëve të tyne, duke i internue në Berat, që ishte caktue si qendër internimi. Berati nuk kishte ku me i çue ato mija të intenuem, që mbushnin rrugët e sheshet e qytetit. Atëherë qeveria vendosi të krijojë një qendër tjetër ma të izolueme, dhe zgjodhi Tepelenën. Jo qytetin por disa fshatna përreth, si Turanin, Veliçotin e Memalian, ku ishin disa baraka italiane të braktisuna. Ky transfërim ndodhi në gusht 1948. Valentinin nuk 119
e gjeti ky transferim sepse papritun i erdhi lirimi per mbarimin e tre vjetëve të dënimit. Por mama dhe gjyshja u përfshinë me qindra familje të tjera, ku shuma e përgjithshme e t’internuemve të veriut artrinte ne rreth 3000 vetë, shumica dërmuese , pleq, gra e fëmijë. Situata u ashpërsue dhe perpesktivat e një përmirësimi të gjëndjës zhdukëshin. Mundësia që Valentini të bashkohej me Gorin ishte hipotetike. Vuejtja shpirtnore e të dy bashkëshortve rritej dita ditës, pa rrugëdalje. Valentini e ndjente veten dyfish të denuem. Ndërkaq diçka kishte ndodhun, që nga një anë ishte një gëzim për ne, sepse im atë kishte arrit të arratisej në Greqi në shtator 1946, keshtu qe në u liruem nga ankthi se mos e kapej ose vritej në mal ku mundi me qëndrue dy vjet, pa u diktue kurrë, prej besnikërisë së fortë të njerëzve që e mbronin e strehonin. Në këtë arratisje ishim përfshi unë e Genci me familjen mirditore të Llesh Gziqit e birit tij Ndue Lleshi, që e kishin mbajtë të strehuem në shtëpinë të tyne në Sauk, 10 ditë, pothuej ngjit me Pallatin e Brigatave. Por heroj i asaj ngajrej ishte shoferi korçar Llazi Sterjo që e kishte përciellë Gjeneralin e tij nga Tirana deri në kufinin grek, në zonën e Bilishtit, prej ku im atë kish te kalue në Greqi. Lajimin, Valentini, gjyshja dhe mama e morën nga vetë shoferi Llazi Sterjo, i cili mbasi e përcolli komandantin e tij shkoi fill e në Berat për t’ua dhanë sihariqin. Por kjo nuk kaloi pa telashe të mëdhja, sepse Genci me me shoferin dhe Ndue Lleshin si dhe zonja Marta Doda që kishte dijeni, u denuen me nga 10 vjet burg, kështu që unë mbeta fillikat vetëm në mëshirë të fatit. Gjithë sa po tregojmë merr edhe kuptimin e një odiseje e dhimbshme ku ne vend të tallazëve e stuhive te detit që përballoi Uliksit, Valentinit e ra me kalue neper tallazet e stuhitë e ndjenjave të acarueme, të shpresave të shueme, dhe të sakrificave e vuejtjeve shpirtnore, fizike e materiale. Ndarja prej grues se tij, prej së cilës i mbetëj me kujtue vetëm kohën e rinisë së lumtun, i shkaktonte një revolttim të brendshmë, për padrejtësitë që i bahëshin pa qenë fajtor për asgja. Aq ma tepër për Gorin e tij të dashun, që ishte krejt jashtë kësaj loje te fatit, dhe binte vërtet si një viktime e sakrifikueme në altarin e idiocisë njerëzore. Sepse për çfar po ndodhne në Shqipni, mund te kuptohej vetëm si një indioci, marrëzi e çmenduri.
120
Lirim i papritun
E treguem këtë ngjarje, për të plotësue ato rrethana që Valentini nuk mund të dinte se si ishin zhvillue. Ai i mori vesh të gjitha prej meje, kur papritmas u lirue e erdhi në Tiranë. Si ndodhi ? Më dhjetor 1947, komandanti i kampit të Beratit, toger Xhaferr Pogaçe, i njofton lirimin. Ishin mbushë tre vjetët e dënimit nga gjykata e Shkodrës. Ai fillimisht desh të qëndonte në Berat pranë gjyshës e mamës, ku mund të gjente ndonjë punë e t‘u vinte në ndihmë. Por disa miq e këshilluen që të largohej sepse aty do të shikohej e trajtohej gjithmonë si një i intenuem. Kështu në shkurt 1948 Valentini vjen në Tiranë ku bashkohet me mue. NJjë gëzim i madh për mue që tani kisha një mbeshtetje dhe zhdukej mërzia e vetmisë që më kishte mbështjellë. Me këtë rast ai i morr vesh gjithë përpjekjet e Gorit, për të nxierrë dokumentët e riatdhesimit të saj. Në këtë mes ajo kishte pasë mbështetjën, sidomos të Gencit që e shoqëroj në çdo zyrë e instancë. Por rol kryesor kishte luejt „Circolo Garibaldi“ qi ia lehtësuen nxierrjën e dokumentëve, ku mungonte vetëm firma e Ministrit të brendshëm. Siç shpjeguem, paraqitej vështirësia e aprovimit nga Koçi Xoxe. Pëngesa kryesore. Ja që doli një njeri i mirë, Zoja Vrisidha që e zgjidhi atë punë. Mos te lashtë Zoti pa njerëz të mirë ! Lirimi i Valentinit dhe ardhja e tij në Tiranë i gëzoj të gjithë sa na njihnin. Ai pati rast të falendëroje Zojën Vrisidha e zotin Llambi për përkrahjën që i kishin dhanë Gorit. Gjithashtu familjët Bonati e Toptani, ku Gori kishte qëndrue gjatë kohës së rregullimit të dokumentëve që zgjati afro një muej. Ndërkaq ai u takue me disa ish shokë akademistë që nuk kishin pësue gja dhe ishin punësue si llogaritarë pranë ndonjë ndërmarrje. Kjo i jepte shpresë mos edhe ai siguronte ndonjë punë. Pastaj mori vesh si ndodhi arratisja e prindit tonë, dhe u njoh e miqësue me ata që e strehuen, Ndue Lleshin, të cilin e kishin lirue me një falje që u ba me 28 Nëndor 1947, në 35 vjetorin e Pavarësisë. Edhe të zotët e shtëpisë ku banonim, zoti Qazim Zyma dhe e shoqja, zoja Nurie u gëzuen. Qazimi ish major në gardën e Mbretit Zog dhe shoqja e njihnin mirë prindin tonë dhe e treguen atë miqësi duke mos na marrë qëra për dhomën që na kishin lirue. Z. Qazimi e mori përsipër ta njohë Valentinin me çështje llogarie, ku randësi 121
në atë kohë ishte zotërimi i asaj që në kontabilitet quhej „doppia partita“. Por kjo nuk i hyni në punë, sepse sa merrnin vesh i kujt ishte i mbyllej dera. Në gjithë sa thamë, ma e randësishmja ishte se Valentini i jepej mundësia të komunilonte me gruen e tij me letra. Ajo ishte gëzue shumë për lirimin e tij, dhe shprehej për mundësinë e ardhjës së saj për t’u bashkue përsëri me Valentinin. Por duhej ecun me kujdes në këtë drejtim dhe Valentini e mbante Gorin me fjalë të mira për një zgjidhje të tillë, he për he e pamundshlme. Sepse në Shqipni vazhdonte vala e terrorit dhe po dallohëshin shenja të një lëkundje të marrëdhanjëve me Jugosllavinë. Tito e Stalini kishin fillue mos me qenë dakord në disa pika. Kjo dallohej në ardhjën e kontaktet e emisarëve të ndryshëm të dy palëve me udhëheqësit shqiptarë. Ku disa prej tyne shkonin e vinin nga Belgradi dhe Moska. Flitej se në atë verë Marëshalli Tito do të vizitonte Shqipninë. Se kjo vizitë do të kulmonte me shpalljën e përfshiirjës së Shqipnisë në Federatën jugosllave si Republikë e shtatë. Për këtë punë kishte ardhë në Tiranë i derguemi i posaçëm Titos, Stamboliç. Diçka vlonte i mbuluem me sekret të madh. Por në popull qarkullonin të tilla fjalë. Në këto rrethana të reja që u krijuen për Valentinin, Gori i shkruen se në Itali ia kishin ndërpre përfitimin nga rroga e Valentinit, e i kërkonin një prokurë prej tij. Kështu ne u intersuem dhe Valentin e hartoi një prokurë të tillë, të një noter. Por ajo prokurë duhej aprovue e vulosë në Ministrinë e jashtme dhe në ambasadën e Jugosllavisë. Kjo detyrë me ra mue sepse Valentini kishte gjetë një punë si mekanik në një ofiçinë automjetësh. A do ti se si në Ministrin e jashtme ashtu në ambasadën jugosllave nuk hasa në asnjë pëngesë, dhe kështu dokumenti i shkoi Gorit e cila u gëzue shumë . Pavarësisht nga këto rrethana, për Valentinin qëndronte gjithmonë problemi i kësaj ndarje të imponueme nga rrethanat e mbrapshta e ku një zgjidhje nuk dallohej në horizont. Të dy palet vuenin nga kjo gjëndje e pa shpresë të dukshme, veçse e supozueme mos realizohej nga rrethana të paprituna të përmirësimit të situatës në Shqipni. Kjo me thanë të drejtën ishte një si andërr sepse realiteti tregonte të kundërten. E gjithë mundësia një ndryshim drej normalizimit të situatës në Shqipni nën regjimin e diktaturës komuniste qëndronte sipas shprehjës italiane „in alto mare“ në det të hapun.
122
Shpresa tё thyeme
Me ardhjen e Valentinit, une mora kurajo me provue per vazhdimin e shkolles. Asnje shkolle nuk me qaste. Nje vit ma perpara se si kisha depertue ne gjimnazin e nates. Kjo ne saje te Prof. Abdurrahim Buza, piktori i shquem, i cili e kishte njohun mire baben dhe kishte admirim per te. Ai bani si bani e me regjistroi. Une e vazhdoja pune ne librari. Ate vit une e perfitova dhe u pajisa me një dokument shkollor shqiptar. Por rrezikohesha te me merrnin ushtare. Duhej nje shkolle e rregullt dite. Ndërkohë Valentini interesohej me gjet ndonjë punë të përshtatshme mos e ndihmonin edhe disa shoke me pozita, si Avdi Mati, deri te Abdyl Kellezi, i cili ishte forcue shumë në parti e qeveri. Ky u tregue teper i dobet ndaj Valentinit kur shoku i tij Minella Naçe i foli per te, ai ishyed përgjigjë fodullçe, « Ç’te besh ! Valentini eshte nje viktime e kohes ! » Me kete fraze cinike, ky ish shok i ngushte, Abdyli, i lau duert si Pilati per Valentini e pafajshem. Minella kishte mbetun i skandalizuem. Si ore Abdyl, shokun tand ma te ngushte e quen një viktimë të kohës ? Mos t’i pâfsha ma sytë ! Edhe Valentini ishte i shqetësuem për mue. Se kush e drejtoi për në një shkollë të mesme të re ekonomike që hapej, ku dhe arrita te regjistrohem, sepse nuk po mbushej numeri i nxanesve. Pas dy muejve me perjashtuen me cerimoni bashke me djalin e Qazim Mulletit, Rëshitin. Nuk na rrahen. Edhe nga Liceu Artistik me kishin perjashtue vitin perpara. Edhe nga nje kurs gjeometrash me kishte perzane, vete ministri industrisë Abedin Shehu (që ma vonë, gjoja vrau vetën). Në atë kohë, jo vetëm unë, por të gjithë studentët nga familje reaksionare e të deklasueme i kishin përjashtue bile duke u rrahun. Kështu kishte ndodhë edhe me liceun artistik, prej ku i kishin përzanë gjithë nxanësit nga familje reaksionare. Papritun ndodhen ngjarjet e prishjes me Jugosllavine. Ia ngarkuen asaj të gjitha ato masat e këqia që ishin zbatue deri atëherë. Nxanesit e perjashtuem u rikthyen ne bankot ku kishin qene. Me kete rast mora zemer dhe vendosa te paraqitem perseri ne Liceun Artistk. Konkurs. Fitova. Megjithëse i bane disa orvatje te terthorta per me me largue më lejuen te vazhdoja. Valentini u gezue. Ne te gjithe ato te keqija po fillonte me lind nje shprese normalizimi, ndonse i dhimbshem. Letrat nga Italia ishin ma te 123
rregullta. Kishim shprese se Gori mos na ndihmonte me pako e pare. Prej babes që nuk dinim asgja, me anë të Gorit merrnim vesh se ishte mirë. Ai vazhdonte te qendronte ne Greqi. Në këto kushte shoku i burgut i Valentinit Zef Mazrreku, ose Zef Agimi që kishte miqësi me piktorin Fadil Pllumbi, i cili ishte caktue si përgjegjës se Ekzpozitës së pësvjetorit të çlirimit që do të hapej më 29 Nënror 1949, me bani me punue si piktor ne atë Ekspozitë. Aty punonim piktorë e njohun, Sadik Kaceli, Bukurosh Sejdini, Safo Marko etj., Fadil Pellumbi, ishte dhe shok i ngushtë i Gencit dhe me njihte edhe mue, kështu që e bani atë gjest të mirë. Fitova ca pare dhe na u ngroh zemra se mund te ia dilnim n’ane, me ndihmue dhe gjyshen dhe mamën. Kur na erdhi lajmi i zi i vdekjes se gjyshes ne Tepelene ! S’ishte pune qe bahej, thesi i shqerrun s’mban arna. Nderkaq, re te zeza te tjera po grumbulloheshin mbi ne. Une shihja andrra me lumej te turbullt, ura te shembuna, kercenime kafshesh t’egra etj. Si mos me u besue andrrave, kur keto ne njefare menyre dilnin ? C’lidhje kishin me fatin tone ? Ngjarjet qe ndodhen, do te me jepnin pakez te drejte. Ishte marsi 1950. Andej nga mbramja e nje dite te zakonshme, duket ne librari nje fytyre e pame diku, po qe nuk po e njihja. Ishte Ded Gjomarku, i porsa liruem nga burgu, pas pese vjetesh. Vinte nga kampi i Lekajt. Ku te shkonte ? Gjithe familja ishte e internueme ne Tepelene. Genci e kishte drejtue te ne, kushërij ose daja të tij. Alarm ! Sigurimi na ruente nga te kater anet. Pritshin qe mos ndermerrnim ndonje hap te gabuem. Doli se Dedën e kishin lirue qëllimisht. U kurdis loja. Arrestojne mue dhe Valentinin, duke na shtrengue per te dijte se ku mund te kishte shkue Deda, i cili, gjoja, ishte zhdukun e nuk e gjenin. Keshtu qe ne te bindeshim se kishte arrite te arratisej ne mal ! Na perplasen nder biruca të ndryshme e përfundimisht na mbyllën ne kalane mesjetare te Porto Palermos, bashke me shume burra te tjere. Burg e kalue burgut ! Për Dedën asnjë lajm. U hap fjala se Ded Gjomarku kishte dale ne mal, per te organizue te arratisunit. U kishte ikun, organeve te sigurimit, ndersa dy bijt e Prenk Pervizit i kishin arrestue e zhdukun diku. Plan i kurdisun bukur mire!
124
Valentini, Ded Gjoni e Leka, 47 – 45 – 40 vjet dënime, burgje e kampe internimi. Foto, Kuç i Vlorës, 1957.
125
Nga tigani nё zjarr
Kur na pllakosën në kalanë-burg të Portpalermos, aty gjetëm të mbylluna në atë kala mesjetare, disa nga familjet ma të randësishme të veriut, si Gjomarkaj, Pervizi, Bajraktari, Dine, Dema, Ndreaj, Topalli, Mirakaj, Kolaj, Spahia, Sinaj, Shehaj, etjera familje bajraktarës nga Mirdita, Malsia e Madhe, Puka, Lezha, etj., krejt gra e fëmijë, pleq e plaka. Aty gjetëm mamën tonë dhe kushrinën Bardha Gjomarkaj, e cila ishte njohun me Valentinin po atë ditë kur ai kishte mbrritë nga Italia në Shkodër. Nuk kaloi një javë dhe të gjithë familjet i larguen e i çuen në kampin e Tepelenë. Kalaja e Portopalermos u kthye në burg vetëm për burra. Jo me dënme nga ndonjë gjykatë por të përplasun brenda saj nga Sigurimi. Aty mbretnonte vetëm errësina e lagështina. Mue me Valentinin na kishin caktue në një kthinë të madhe, 10 x 5 metra dhe e lartë 6 metra. Drita mëzi hynte nga një përzore në fund të një tuneli prej tre e ma shumë metrash, sa ç‘ishte trashësia e murit. Në atë kthinë si shpellë e ciklopit Polifem, na caktuen vendin në fund të saj nga ana e lindjës, drej mbi rrasa guri. Aty ishin shtri nga të dy anët me një shteg kalim në mes 20 vetë rresht njeni pas tjetrit me kokë ,nga muri dhe kambët karshi karshi. U njohëm menjëherë me ta. Përballë kishin Vasil Kokalin, një djal i ri nga Saranda, e Shpend Sherifin, isht toger nga Tropoja, që kishte qenë në burgun e Shkodrës me Valentinin. Pastaj vinin me radhë, Luigj Marku, Luigi Hila, Avni Agolli, dy vllaznit Çullhaj, Bajram Xhaferri, Sherif Tafani, e të tjerë që nuk me kujtohën, e kam fjalën për dhomën tonë. Nga të tjerë më kujthen, Haziz Kurjani, Kujtim Velmishi, Piro Mavromati, Xhevit Matjani, Bexhet e Haziz Ndreu, Zef Gjoka, Seit Ukaj, Cen Golja, vllaznit Dushi, ku ma i madhi Deda ishte bukëpjeksi ynë, sepse buka piqej në furrën e kalasë. Ne ishim në kushte të një izolimi të plotë. A kalonte a s‘kalonte një kamion në muej në rrugën Vlorë Sarandë. Mue dhe Valentin kur na sollën këndej, makina na la në Himarë te posta e policisë, ku fjetëm atë natë nën yjet. Të nesërmën, dengun e teshave mbi kurriz e në kambë deri të Kalaja të shoqnuem nga një oficer i sigurimit i armatosun. Me mbylljen në kalanë e Portopalermos, Valentinit iu pre çdo lidhje me të shoqën. Jo vetëm kaq por dhe me dashtë me shkrue nuk kishte as letër as zarf as kartolina, fjala vjen. Pa asnjë t’ardhun e ndihmë tjetër ne 126
jetonim vetëm me spirilangun e kazanit që na ndahej një lugicë në ditë dhe copën e bukës të qulltë prej thekni. Sa që u ba problem dhe u vendos që ta zbrisnin racionin nga 650 në 400 gram, por të pjekun në tullë. Së pakut të hanim buk dhe jo pelte. Njerëzit ishin dobësue nga mungesa e ushqimit. Gjysma të dënuemve ishin verbue nga mungesa e vitaminave, si Ndue Doshi, Mark Doshi, Tomorr Dine, Kujtim Velmishi, etj. që ecnin këmba doras e duhëshin mbajtur për krahu. U sëmue për vdekje i riu Musa Sina. Kur e pa rreshter Qaniu që zëvendësoi komandantin, kapter Ahmetin, u tha atyre që e ruenin : Merrëni dhe hidheni në det këtë kërmë ! Përmendëm kapter Ahmetin nga Kuçi i Kurveleshit, i cili kishte qën roje në burgun e kalasë së Gjirokastrës që mbahej i tmerrshëm. Kur e sollën komandant në Portopalermo mbeti pa mend nga kushtet tëpër të keqia dhe u shpreh haptas, se kalasë së Gjirokastrës i paskej dalë nami për keq kot, sepse kjo e Palermos qenka për t’i qa hallin ! Nuk vonoi dhe filluen të sjellin ish të burgosun që kishin plotësue dënimin pesëvjeçar, si Viktor Dostin, Fatbardh Kupin, një far Kalenja, nga Mallakastra ish shok i Mehlmet Shehut, qe na tregonte për krimet e tij. Pastaj kalaja u mbush me nja 20 vetë nga Devolli e Korça të familjëve Bylykbashi, Kollçinaku, Merolli, Kadiu, Barolli, Kulla etj. Sollën disa nga Mirdita e Puka që ishin arrestue për vrasjën e Bardhok Bibës. Kështu u pa se ajo kala do të mbushej mirë me të burgosun politikë me një qëllim shumë djallëzor e përvers. Atë të zhdukjës fizike me anë të mungesë ushqimore, me një trajtim tepër të keq. Përveç të tjerave, nuk kishte asnjë strukturë higjenike. As ilaçe e mjekime. Për mjek as që flitej. Siç thamë nga dobësia njerëzit filluen të vërbohën nga sytë. Filloj të shfaqej dizanteria. Policia na çoj disave në Himarë për të marrë disa pako që kishin ardhë aty, nga familjet e të dënuemve. Mue me kishte zanë dhimbja e një dhëmballe dhe kishte disa net qe nuk flija. Me atë rast ma hoqi dhëmballën bërberi që kryente edhe detyën e dentistit pët të shkull dhambë e dhëmballë, pa asnjë mjekim, me një palë dana të zeza sterr. Se si mu dha me kërkue një mjek , dhe polici me lejoi. Mjekut puro himariot i besova dhe i tregova për vërbimin, dizanterinë, ushqimin e keq dhe mungesën e ilaçëve. Njeri i mrë siç ishte me tha troç: E keni pisk punën, në ato kondita pa shpresë. Ç’të thoshte tjetër, i kishte thanë të gjitha. Fatmirësisht qëndrimi në ketë kala nuk shkoi gjatë se do të kishim vdekur të gjithë. Doktori himariot u shpreh qartas, … pa shpresë. Kishte plotësiht të drejtë. Ushqimi ditor ishte mizerabel, 400 gram bukë thekri e 127
një lugë lëng groshe ose makaronash. Në kala rrezja e diellit nuk depërtonte asnjëherë në ato mure tre metra të trasha. Dritaret ishin shumë të vogla, ambjenti ishte gjithmonë në terr. Lagështia ishte një gjendje e mjerueshme. Për të fjetur si dyshek kishim rrasat e gurit. Ujë të kripur e me krimba pinim nga pusi që ishte në hyrje të kalasë, para zyrave. Ajo dobësi kishte përfshi edhe Valentinin. Unë dhe të tjerë po e shihnim se ishte zverdhë në fytyrë, dhe mezi lëvizte. Pse? Ç’kishte ? Unë insistova të tregonte. Atëherë ai me mori e me çoj te një ndërtesë e rënnueme, në një qoshe, dhe zbuloi dy sqetullat e krahëve. Ç’me pa? ? Dy lunga të mëdha, plot qelb e gjak. Po pse nuk na ke thane Valentin ? Duhën shpue urgjentisht. Si me ia ba ? Unë shkova dhe mora një gjëmb të madh drize, s’kishim mjet tjetër. Ia shpova e çava, me atë gjëmb e kështu shpërtheu i gjithë qelbi. Në ato çaste sikur po і binte të fikët dhe u bana gati me thirr ndihmë. Për fat e mori veten, dhe gjithçka kaloi. Eh mor Valentin, ku ti e ku Gori ? Ajo në Parajzë e të në Ferr. E ku mund ta përfytyroje ajo si jemi degdisë ? Valentini shpëtoi kot, se lungat janë shumë të rrezikshme, jo si të thatët. Ato shkaktojnë helmimin e gjakut
Skicë e kalasë së Portopalermos (1950) që unë kisha vizatue në një copë letër dosido.
. 128
Operacioni primitiv me një gjëmb drize, i pa imagjinueshëm nga mjekësia, ia shpëtoi jetën Valentinit. Por po të vazhdonim në ato kondita të mjerueshme, zor të shpëtonim të gjithë sa ishim nga që po shkrihëshim dita ditës, dhe ishim të vetëdishëm për njëmbarim tragjik tonin. Paptrimas gjendja ndryshoi. Ata kriminelë që kishin vendosë të na vdisnin aty, u detyruen të na heqin urgjentisht. Transferimi nga Portopalermo u bë i befasishëm me nxitim të madh. Kur na nxorën nga kalaja, pamë se aty ngjit me bregun ishte një motobarkë e madhe ngarkue me dërrasa. Plot oficerë e policë. Nxorën nga barka të prangosur pesë vetë dhe і ngarkuen në një gaz Molotov me drejtim nga Vlora shoqëruar me dy xhipsa. Në anën tjetër me turi nga Saranda, ishin katër kamionë të mbuluem. Ne të tjerëve na hypën në ato kamionë me gjithë plackat. Udhërtuem gjithë kohën si duket me drejtim nga Delvina, dhe sosëm në Tepelenë natën, ku na stivosën në gazermat ciklopike duke na bashkue me të internuemit e tjerë. Ishte nëntori 1950. Qyshë të nesërmën na nisën në mal në punën e detyrueme për të ngarkeue në kurriz barrë drushë e shtylla për miniera, bashkë me të internuemit e tjerë, gra e burra, dhe kjo punë bahej çdo ditë, nga agimi deri kur binte nata.
129
Para kalasë së Portopalermos pas 72 vjet (1950-2012), bashkë me gruen Gjuliana (Beba). Konstatova se nga faqja e murit sipër hyrjës ishte heq plllaka me mbishkrimin greqisht që tregonte për ndërtimin e saj.. U muer vesh se pllaka ishte vjedhë e shit në Greqi.
130
.
Kampi i Tepelenёs
Kampi ngrihej rrazë kalasë (shiko vizatimin), midis lumit Bençe e rrjedhjës së Vjosës. Gazermat ishin ngritur nga ushtria italiane gjatë luftës italo-greke. Në kamp ngriheshim në orën 5 për apelin ndërsa në orën 6 do të grumbulloheshim para drejtorisë për të na caktuar punën. Organizimin e punës e bante policia e kampit, që në përbamjen e saj kishte 15 policë, të gjithë tetarë, rreshterë e kaptera si dhe nja dy marshalla. Komandant ishte toger Xhaferr Pogaçe, po ai i Beratit. Një pjesë (gra e burra në moshë) punonim në perimorën e komandës, që shërbente dhe për qytetin e Tepelenës. Pjesa tjetër, e përbame nga të internuem prej moshës 15 vjeç deri 50 vjeç, që arrinin në 400-500 vetë, trasportonin dru në kurriz nga mali i Turanit 7 km larg. Përveç ngarkesës me dru dhe pllaka guri, gratë mblidhnin pleh organik nëpër stanet e maleve të Tepelenës dhe e transportonin në kurriz me litar për kilometra të tanë. Disa punonin me bel, banin qelizëm , të tjera mbanin shkurre e bezga që shërbenin për guzhinën e furrën, që merrnin 5 km larg kampit, pertej lumit Vjosës. Detyrohëshin me kalue mbi urën e pezullt që lëkundej rrezikshëm dhe ishte mbajtun keq. Shpesheherë puntorët ktheheshin nga puna të lagur prej shiut, dhe rrobat u thaheshin në trup, sepse nuk kishin të tjera për t’u ndërrue. Kampi kishte deri 2500 të internuem. Por maksimumi kishte arritë më gusht 1949 rreth 4000 vetë, kur u intenuen qindra familje mirditore për vrasjën e Bardhok Bibës. Ushqimi ishte me nga një lugicë çorbë në ditë, me produkte të skadueme si groshë, oriz e bollgur me krimba e pislleqe të tjera. Ndryshe nga Portopalermo buka ishte prej gruni dhe piqej mire: 650 gram pë njeri, ndërsa puntorët e kishin 750 gram. Ardhja në Tepelenë, na shpëtoi nga trajtimi mizor i Portopalermos. Por sigurisht se vuejtjet, mundimet e sëmundjet e banin dhe ketu punë e tyne, dhe nuk kishte ditë që s’vdiste dikush. Llogaritet se për gjashtë vjet, 1948-1954, aty kanë vdekur rreth njemijë të intenuem, e shumta pleq e fëmijë. Ne u bashkuem aty me mamën. Që e sollën me të tjerë nga Lushnja ku і kishin çue me punue në një fermë. Kjo ishte një lloj kënaqësie shpirtnore. Ndienim mungesën e 131
Gencit, kushëdi se ku ishte i mbyllun, se nuk dinim asgja për të. Qanim hallin e Gorit edhe ajo atje larg, pavarësish se midis të mirave, shpirtnisht e dërmueme nga kjo ndarje . Në Tepelenë Valentini u mundue me nis ndonjë kartolinë me anë të fëmijëve që vazhdonin shkollën në qytet. Punë e kotë sepse Dega e Brendshme e kontrollonte e nuk linte as me shkue as me ardhë të tilla letra ose kartpostale në gjuhë të huej për një të internuem të tillë si Valentin Pervizi. Kështu që periudha e Tepelenës 1951-1954, ishte një përiudhë e errët për ketë qift fatkeq. Nga 1944 e arrestimit e burgut dhe ndarjës prej grues deri 1954 mbushëshin 10 vjet sa ato të luft€s së Trojës, ndërsa kjo ishte luftë për ekzistencë. Sa vjet do t’i duhëshin këtij Uliksi moden të shek. XX që të merrte fund Odiseja që kishte nisë e të ribashkohej me Penelopën e tij ? Sa stuhi të prapështinave, denimëve, vuejtjëve e mundimëve do t’i duhej me përballue e shpëtue prej tyne ? Po Gori sa pelhurë do të thurte e shprishte në mendjën e shpirtin e saj të trazuem në një pritje të pafund e krye ? Pse sigurisht edhe asaj i vinin rrotull bukurosha me pretendime si ato të Itakës. Mbi Valentinin varej një pikëpyetje e madhe, sa vjet do të kalonin ? Maksimumin e kishte caktue Uliksi, 20 vjet, dhe e kishte sanksionue Homeri mjeshtrisht në poemin Odiseja. Ishte një cak i pranueshëm prej të gjithëve. Mund të ndodhnin situata të tilla që i ndanin njerëzit nga të dashtunit e tyne për aq vite. Kishin ndodhun disa raste pothuej të tjera. Kishte shqiptarë që ishin nda nga njerëzit e tyne, duke u arratisun jashtë shtetit. Të tjerë që ishin denue me ma tepër se 20 vjet burg. Kemi qenë dëshmitarë të tilla rastëve Një i veçantë pothuej si i Valentinit ose ma mirë me thanë si i Kontit të Montekristos ishte i Gani Lamçës (Starova). Në fakt Ganiun nga Pogradeci e kishin arrestue ditën e dasmës së martesës dhe dënue 20 vjet. E fejuemja e tij, edhe ajo si një Penelope e vërtetë e priti 20 vjet, në kampin e Plukut, deri sa doli nga burgu dhe pati një fëmijë me të. Edhe Valentini do të kishte pranue të dënohej 20 vjet, por ama të lirohej e merrte fund denimi tij, ku mund të bashkohej me gruen. Po gjëndja e tij ishte tiq e mos këput pa kurrfarë zgjidhje. Përmatepër Valentini i nënshtrohej punës së detyrueme fizike, e stërmundimeve që pëshonin mbi t’internuemit që trajtohëshin si kafshë pune ose skllavë. Pa ndihmë dhe pa gjëprejgjëje, veç me racionin e bukës dhe lugicën e çorbës, të internuemit ishin të dobësuem, dhe pati vdekje edhe në radhën e puntorëve. Valentini si ushtarak ishte shumë i rregullt dhe e ndante racionin e bukës ne tri pjesë. Ai i këshillonte dhe shokët të banin ashtu që nga uria kishte raste e hanin racionin sa e merrnin në mengjes e rrinin 132
gjithë ditën me barkthatë. Ai ishte shembëll veçanërisht për të rijtë, që e respektonin dhe zbatonin këshillmat e tij, jo vetëm ne rastin që përmendëm por dhe për qëndresën e vendosun ndaj peshës së diktaturës, që kërkonte jo vetëm dobësimùin fizik të tyne por edhe dobësimin shpirtnor e moral të të dënuemve. Kishte pasë raste ku sigiruimi kërkonte të bante per vete nga radha e të rijve, të cilët kishin refuzue me përbuzje ato joshje dashakeqe për t’i rekrutue si spîunë. Në mars 1952, ne kamp erdhi një ispektim prej disa oficerësh të Ministrisë Brendshme, që për çudinë e të gjithëve shkuen drejt e te vendi ku rrinim ne, dhe iu drejtuen Valentinit, për konditat e kampit. Valentini nuk kishte pritue me folë drejt, se kampi nuk ishte i përshtashëm për pleq gra e fëmijë, siç mund ta shihnin vetë. Oficerët pastaj kishin kalue te disa familje te tjera të njohura, si Gjomarkajt, Dinet, Bajraktari, Dema etj. Ndërkaq puna e detyrueme ishte pëzuillue. Diçka kishte ndohun. U hap fjala se në një mbledhje të Kombeve të Bashkuara ne New York, i ishte tërthequn vrejtje delegacionit të Bashkimit Sovjetik për mbajtjën e kampëve të internimit në Shqipni.
Pamje e kampit Tepelenës, viza tuar nga orgjinali nga Lek Pervizi, piktori i kampëve, më mirë së një fotografi, që nuk ekzistonte as edhe një për atë kamp. Ishin vizatimet e tij që benë të njohur gjendjën e kampit siç ishte ndertuar e siç kishte funksionuar. 133
Portret me laps i Valentinit me skica anash pӫrciellӫ me vargje qӫ tregojnӫ udhӫtimin e tij prej Italisӫ ne ferrin komunist duke marrӫ me vete edhe gruen, qӫ fatmirӫsisht u riatdhesue. Ata u kthyen ne Uluks e Penelope te njӫ Odiseje tӫ shek. XX.
134
Pamje qendrore e njӫ kazerme ku rrini mbyllun e stivosun familje tӫ tana tӫ internueme. Vizatim nga origjinli nga Lek Pervizi, qӫ e kishte pӫrjetue atӫ kamp e ku kishte arritӫ tӫ marri disa skica qё mbetӫn dӫshmi tӫ sakta.
135
Sa që ishin përmendë dhe disa emna të familjeve që ishin mbyllun aty, ku edhe ajo e Gjenaral Prenk Pervizit. Sovjetikët kishin ndërhy te qeveria shqiptare që të mos mbanin kampe të tilla të mbyllun se po na diskreditoni para opinionit ndërkombëtar, ne një kohë paqëje, që ka shtatë vjet që lufta ka mbarue. Kështu në qërshor 1952, e gjithë forca puntore prej ma se 500 vetësh të aftë për punë u trasfëruen në punë në disa qytete. Valentinin e ndanë prej nesh dhe e çuen në Ҫorovodë me nje grup për ndërtimin e Degës Brendshme. Në atë grup ishin dhe Dom Nikoll Mazrreku, Patёr Jak Gardini, Gjosho Vasija, Gjok Marku etj. Çorovoda ishte edhe si kamp internimi, ku ata gjetën familjen e vëllait të pushkatuem të Sadik Kacelit e të tjerë. Siç thamë në Tepelenë ishte pezullue puna e detyrueme, sepse kishin mbet veç pleq, gra me fëmijë e të sëmunë. Pas largilmit të puntorve u ba një lirim për familjet mirditore e personat të internuem për vrasjën e Bardhok Bibës. Kampi u boshatis, por u mbush përsëri sepse aty sollën të internuemit jugorë nga Kamza e Valiasi, familje të tana. Sepse të aftit për punë i kishin caktue si ata të Tepelenës në punë ndërtimi dhe Fabrikën e tullave në Tiranë, ku pas ndërtimit të Degës së Ҫorovodës, çuen edhe Valentinin me shokë. Gjatë gjith kësaj kohë, lidhjet me gruen e tij ishin ndërpre. Më 1954 kampi i Tepelenës u mbyll përfundimisht dhe u krijuen kampet e punës në bujqësi në rrethin e Lushnjë, që ishte caktue si qëndër e internimëve. Këtu të inernuemit u caktuen në punët bujqësore me pagesë. Racioni i bukës e kazani ishin hequn. Të intertnuemit do të fërgueshin me t’ardhunat nga puna. Gjysma e së keqës. Ata u përmblodhën pothuej të gjithë në fermën 29 Nëntori, ma e madhja në shkallë republike, nga Rogozhina në kodrat e Ardenicës, me 12 sektorë që ishin dhe kampe internimi. Qendra ishte në Savër, ku rrinte dhe komanda. Ne u caktuem në Pluk, në kampin ku kishin qenë ma përpara grekët që kishin ikun nga Greqia pas shpartallimit të lëvizjës komuniste. Këtu, unë e mama u bashkuem përsëri me Valentinin. Na jepej pak liri lëvizje e marëdhanje me njerëzit. Valentinit iu hap rasti të shkruej një kartolinë dhe fatmirësish mori përgjigje nga Gori, shumë e gëzueme që u ba përsëri lidhja. Krejt e merakosun për ato tre-katër vjet pa asnjë lajm prej të shoqit. Sa që ajo kishte ndërhy pranë Ministrisë së Jashtme italiane që të interesohëshin me marrë informata për bashkëshortin për të cilin nuk kishte lajme tash disa vjet. Ambasada italiane ishte përgjigje me keqardhje se ishte e pamundun me marrë informata pёr atë njeri. Aq e rrebtë ishte vigjilenca e njerëzve të sigurimit. Veçse dihej se kampi famëkeq i Tepelenës ishte mbyll dhe të 136
internuemit ishin përqendrue në disa kampe në zonën e Lushnjës, ku mund t’ishte dhe Valentini. Por edhe kjo mundësi nuk do të shkonte gjatë se mue e Valentinin erdhën e na morën një ditë dhe bashkë me nja 10 të tjerë t’internuem në Savër na degdisën në kampin e Shtyllazit, ngjit me të burgosunit, ku na bashkuen me nja 100 vetë, shumica intelektualë që ì kishin plotësue nga 10 vjet burg, dhe ne vend që t’i lironin i kishin mbledhun aty me hap kanal si të burgosunit. Pra edhe vrejtjet e Sovjetikëve po shkelëshin. Diktatura e Enver Hoxhës nuk hiqte dorë nga metodat e saj shtypëse. Terrori ishte ne rend të ditës. Aty Valentini u takue me ish shokët e burgjeve të Shkodrës, ndër ta Prof. Guljelm Dedën dhe axhën e tij, kolonel Lin Dedën, Mark Temalin, Karlo Çobën, Sandët Saraçin, Zef Shirokën, Ibrahim Sokolin, etj. Pjesa ma e madhe ishin shkodranë. Na caktuen me hap kanal me të njejtën normë si të burgosunit. Nga të internuemit e Lusnjës bashkë me ne kishin marrë dhe disa të Savrës :Viktor e Ernest Dostin, Tomorr Dinën, Faabatdh Kupin, Musa e Tomorr Maçin, Ali Demën, Tefik Pobratin, Lazër Radin, Flamur Sfirin, etj. Nga kolegët e miqt e tim etit aty gjetëm edhe disa oficerë të njohun, si Ali Erebara, Luigj Berisha, Ded Jakova, Demir Dema, Isa Kokalari, Lin Deda, dhe ish shokë shkolle të tij në Shkodër e në Austri, si Zef Shiroka, Sandër Saraçi, Spiridon Kasaroci ,dhe qytete të tjerë si Mitat Araniti, Nedim Kokona, Vasil Avrami, Pandel Nase, Remzi Çela, Izedin Beshiri, Dilaver Tartari,Mihal Sherko etj. Këto burra ishin një trup i vërtetë pedagogësh të lartë për katedra universitare dhe me drejtue një Akademi. Por shteti komunist totalitar dhe vetë diktatori saj Enver Hoxha ishin për zhdukjën e kësaj shtrese intelektualësh të shquar. Kjo për ne të rijtë ishte një surprisë e mirë, se dhe pse në rrethana fare të këqija, po njihëshim me elitën e intelektualëve jo vetëm të Shkodrës por edhe të tjerë, emna të dëgjuem, me të cilët im atë kishte njohje e lidhje miqsore. Edhe në atë rreth prej 100 vetësh historia e Valentinit veshtrohej e gjykohej si një ngjarje e veçantë dhe e pabesueshme për rrethanat që ishin krijue. Si kishte qenë e mundun që një njeri që kishte kalue gjithë rininë atje ndër miradinat e Italisë, në qëndër të qytetnimit, pavarësish nga lufta, të nisej drejt përfundimit në skëterrën bolshevike prej së cilës njerëzit kërkonin të iknin duke rrezikue jetën. Kjo ngjallte bisedën rreth fatit, me përfundimin se ishte pikërisht një forcë ose fuqi misterioze që ndikonte në përcaktimin e jetës së njeriut, prej të cilit ndikim nuk mund të shpëtoje. Populli e kishte përkufizue shumë mirë këtë problem : fatit hapi derën ja për mirë ja për keq. E pranonin se edhe ata kishin hy në 137
ingranazhinn e një fati të keq, por rasti i Valentini ishte tepër i veçantë. U muer vesh se ai që ia mbushi mendjën dhe e solli në Shqipni, shoku i tij i shkollës, Nuri Nuçi, ishte largue në Itali pa i hy ferrë në kambë me gjithë gruen. Ky njeri paskej qenë ose një vegël e fatit ose e ndonjë force njerezore zevendësuese e fatit. Pra të gjithë ia qanin hallin Valentinit, ndërsa edhe ata vetë ishin viktima të fatit. Kampi i Shtyllazit ishte transferue në Radostinë ku vazhdonte puna përfundimtare e atij kanali. Një mëngjes kur të internuemit u çuen, ç’ka me pa ? Të burgosunit ishin zhdukun, i kishin transferue natën. Kishte mbet veç rrjeti i ndarjës dhe karakolli pa roje dhe dera prej rrjeti e hapun. U grumbulluem të gjithë në oborrin para barakës. Askujt nuk ja mbante me u afrue te dera aq ma pak me dalë prej saj. Kur ja vjen një xhips, prej së cilës zbret një oficer, që të burgosunit e njohën : Kolonel i Sigurimit Shpend Dega, tropojan, nje injorant me kallo por dhe me spaleta. Shoqërohej nga dy kapterë të policisë, për çudi pa armë. Ai zuni vend para grupit të dënuemve : -Ndigjoni, partia e qeveria kanë vendosë me iu lirue nga kampi me tela, sepse ju i keni ndërrue kokat dhe jeni përmirësue. Të kuptoni se ne punojmë për të mirën e vendit e të qytetarve. Prandaj mbas sodit jeni të lirë me qarkullue brenda zonës së Fierit, me kusht apeli të detyrueshëm dy herë ose tre në ditë që do ta bajë një kapter që do të caktohet kastile për ju. Mund të gjeni ndonjë punë, por gjithmonë në dijeni të këtij kapteri. U sigurohet buka dhe një kuti konserve mishi në javë. U morëm vesh ? Si erdhi shkoi me atё sjelje harbutshe. Sa u largue oficeri shkodranët filluen tuj thanë njenj tjetrit, si u ba që kemi ndërrue kokat pa e ditë ? E di partia ! Qëllimi paskej qënë tjetër. Ndërsa po pritshin mos vinte ndonjë vendim tjetër me i lirue fare e me u kthye në shtëpitë e tyne, veç kur një mengjes kur do të bahej apeli erdhi një kamion, dhe një oficer që zbriti me një letër në dorë : ata që do të degjojnë emnat të marrin plaçkat dhe të hypin në kamion. Ishin emnat e njezet vetëve që konsiderohëshin të aftë për punë. Ndër to edhe Valentini, bashkë me Guljelm Dedën, Isa Kokalarin, Nikoll Palucën, Pjetër Bardhecin, Mitat Aranitn, Ibrahim Sokolin, disa korçarë e të etjerë, fiks 20 vetë. Ku po i çonon ? Veç kur vjen një letër prej Kuçit të Kurvfeleshit, prej Valentinit. Ku shkruhej se ishin në Kuç duke meremetue dy banesa ku do të iu bien edhe ju të gjithëve. Kështu pra qëllimi i kampt të Shtyllazit e kishte përfundimin në izolimin tonë në zonën e thellë të grykës së Kurveleshit, nja 6 orë rrugë e 138
keqe nga Vlora. Po pse na tha ai zotnia se i keni ndërrue kokat ? Ne po ato koka po kemi, s’kemi pas si me i ndërrue ! Nuk kaloi muej dhe pikërisht ditën e 28 nëndorit na hypën ne të tjerëve në dy kamionë të pambulesë e nëpër shi, që na kishin hedhë nji si mushama të madhe sipër. Na nisën për në Kuç ku mbërritëm natën. Kështu u themelue kampi i izolimit të Kuçit të Vlorës ose Kurveleshit, me 28 nëndor 1955. Në dy shtëpi të Gjolekajve të riparueme prej t’internuemve. Fshati і Kuçit njihej si fshat komunist me 400 shpi dhe 400 oficerë (të gjithë të sigurimùi). Me kët rast Valentini kishte pasë mundësi t’i shkruente Gorit nga posta e Kuçit një kartolinë dhe mori përgjigje po me kartolinë. Gori shkruente se e kishte marrë vesh se ku ishte. Një vend i bukur e klimaterik. Ajo shkonte në shpinë e oficerëve ku në një hartë ushtarake e kishte gjet Kuçin malor ku po “defrehej” Uliksi і saj. Valentini ia kishte kthye se do t’ishte mire që ajo të vinte e ta « shijonte » bukurinë e atij vendi bashkë me të. Sigurisht se Gori e kishte kuptue ku gjendej dhe pse e kishin çue atje. se ku ishte. Një vend i bukur e klimaterik. Ajo shkonte në shpinë e oficerëve ku në një hartë ushtarake e kishte gjet Kuçin malor ku po “defrehej” Uliksi і saj. Valentini ia kishte kthye se do t’ishte mire që ajo të vinte e ta « shijonte » bukurinë e atij vendi bashkë me të. Nuk ishim të detyruem me punue e na jepnin racionin e bukës për një në javë që vinte nga Vlora dhe asgja tjetër. Mund të bridhnim nëpër Kuç deri te klubi i vetëm e një dyqan, ku kush kishte mundesi blente diçka për ngranje. Neve që nuk e kishim atë mundësi komanda na lejonte me nxierrë kucka shqope që i merrte grumbullimi me pagesë. Por duhet të respektonim apelin, tri here në ditë e mos me u largue përtej disa caqëve tё caktueme. Kampi і Kuçit ukthye në një Akademi të vërtetë, ku në 100 vetë, 60 ishin te diplomuem në Universitete ma të mira europiane e me tituj, Prof. Dr. dhe funksione të nalta shtetnoren kulturore, teknike. ekonomike, ushtarake, etj. Një kuriozitet domethanës. Kuçi nuk kishte drita elektrike. Inxhinjer Estref Frashëri i propozon Këshillit të Kuçt me anë të komandës se ata ishin në gjëndje ta furnizonin me energji elektrike fshatin, po të donin. Propozimi ishte pranue dhe këta armiq të popullit sajuen një far hidroqentrali në perruan e Buronjës duke ndërtue një tunel për vërshimn e ujit me force ku u vendos një elektromotor i fuqishëm (sipas kërkesës së inxhinjer Frashërit) që kishin sjellë nga Vlora. I rregulluen fletëzat rrotulluese prej druni dhe bane lidhjet e përshtashme dhe fap në çdo shtëpi të kuçit u ndezën llampat, sepse Këshilli e kishte krye shpërndarjën e 139
linjës. Kjo, punë ua ndryshoi mendjën kuçiotëve, ku sigurimi dhe partia kishin përhapë mashtrimin se në kampin e Kuçit partia e qeveria kishin sjellur njerëz të rrezikshëm, armiq të populli e kriminelë, duke ditur se kuçiotët ishin njerëz besnikë të partisë e të qeverisë, të vendosur e vigjilentë që i urrenin keto armiq dhe ua tregonin grushtin e vendin kur ta lyptë puna. Ndodhi e kundërta. Kuçiotët e kuptuen se kishin të banin me ajkën e shoqnisë shqiptare. Njërëz paqësor, të ditur e të mençur. Erdhi dita kur pas tre vjet, më 1958, kampi u mbyll si pasojë e afrimit të Hrushovit me Ajzenhaurein e vizitën që ai bani në Amerikë. Na grumbulluen të gjithë në kampin e Gradishtës, mes kënetës, ku na caktuen fillimisht në punët bujqësore.
Bashkӫvuejtӫs, , Valentin Pervizi, Viktor Dosti, Guljelm Deda e Thabit Rusi, nӫ Kuç, ku qendruen tre vjet, 1955-1958. Nga Albumi “Nё rrathёt e Ferrit” te Lek Pervizit. 140
Po pse bukur ishte të shikoje alamet profësorësh duke prashit misër, pambuk e hap vija kulluese e kanale? Një turp і madh që nuk mund të konceptohej nga një mendje e shëndoshë, por e realizueme nga disa mendje djabolike, që urrenin virtytet te larta të qytetnimit europian që kishte ndriçue botën mbarë. Të kishe studiue në vendet europiane përbante një akt akuze të randë, ku gjëndej preteksti me të pushkatue e denue me burgje e kampe internimi. Me te trajtue si bujk-rob, skllav e kafshë pune. Si mund ta përfytyronte e shkreta Gori, kjo Penelope e shek. XX, se burri і saj, oficer akademist me perspektivë të shkeqyeshme, të rrinte gjithë ditën i krrusun mbi lopatën, kazmën e belin për një kothere bukë ? Edhe kur ma vonë këto punë i tregohëshin e shpjegohëshin asaj, nuk arrinte t’i besonte , aq absurde i dukëshin. Jo vetëm asaj, por gjithkujt me mendje normale të shoqnisë së vendëve të qytetnueme perëndimore.
141
Valentini, oficer akademist me njӫ t’ardhme tӫ shleqyeshme perpara pӫr t’i shӫrbye Atdheut e shoqnisӫ, katandiset ne nje bujk-rob nӫ parcelat kӫnetore tӫ Myzeqesӫ, i dӫnuar i pӫrjetshӫm, po mos tӫ ishte pӫrmbysӫ diktatura komuniste.Aq ma tepӫr i dӫnuar me ndarje nga grueja italiane, Gori, 47 vjet. Kalue e stӫrkalue Uliksit e Penelopӫs sӫ Odisesӫn se Homerit. Cili Homer tjetӫr do tӫ mund tӫ pӫrshkruente kӫtӫ Odise tӫ re tӫ shekullit XX ? Shkrimtari qӫ mbahӫt i madh, I.K., u muer me nӫnӫn Parti e shokun Enver, me idhujt gjakatarӫ qӫ kӫrkonin flijime njerӫzore. E si mund t’i thotӫ ai vetes shkrimtar i madh, qӫ nuk ishte as nuk asht aspak nӫ gjӫndje tӫ pӫrshkrueje njӫ jetӫ tӫ tillӫ tӫ vuejtun, aq i pӫrveçӫm i shoqӫrisӫ njerӫzore tӫ shek. XX ?
142
Takim me Shefin e Degës Jemi në verën 1961, kur akoma s’ishin prish marëdhanjët me Bashkimin Sovietik. Ishte një ditë qërshorit kur Valentini vjen në Pluk me biçikletë në mengjes herët. I merzitun dhe i shqetësuem. Operativi i Gradishtës e kishte njoftue që në ora 11,00 të paraqitej në Degën e Brendshme, pa i tregue se pse. Çdo të thoshte kjo punë ? Valentinit ishte i fort i berngosun. Në kushtet tona në të tilla raste mendja shkonte për keq.Akoma s’janë ngopun me ne ? shfryhëj. Unë nga ana ime s’dija ç’ti thosha për ta qetësue. Do të jetë për ndonjë dokument, i thashë ashtu kot. Ashtu qoftë, tha Valentini. Kur u afrue ora 10,30 ai u nis me biçikletë. E ndoqa me shikim deri sa mori kthesën drejt Lushnjës. Kur u paraqit të oficeri rojës së degës, ky, s’e pyet as për emrin as për asgja. Pra e dinte se kush ishte e pse kishte ardhë aty. E shtiu menjëherë brenda nga dera e hyrjës. Valentini e kishte lane biçikletën diku ma larg. Kur hyri brenda, një oficer tjetër i bani me shej ta ndiqte. Kështu pasi kaluen oborrin, para ndërtesës së degës, dhe ngjitën shkallët deri në katin e dytë, oficeri e përcolli të një derë ku në një pllakëz të kuqe xhami ishte shkrue, Shefi i Degës. Oficeri trokiti e hyri. Valenti e dëgjoi kur foli, ka ardhur përsoni që kërkuat. Lëre të hyje, u përgjigj një za. Oficeri doli dhe e mbajt derën hapët, duke i ba me kokë Valentinit që të hynte. Kështu ai u gjet përballë kolonel Nuçi Tirës, i cili ishte çue ne kambë dhe e priti te trueza e punës me shprehje të qeshun, ku i zgjati dorën dhe e ftoi të ulët në një karrikë aty pranë duke i folur. -Pra ju jeni Valentini djali i madh i Prenk Pervizit. Gëzohëm që po ju njoh, se kam dëgjuar për ju. Valentini s’pati se si me ia ba, dhe iu përgjigj pothuej po ashtu. - Zoti kolonel edhe une kam dëgjue për ju, e me vjen mirë që po ju njoh. Nuçi Tira kishte buzëqeshun dhe ndërsa i ofronte një cigare nga paketa i foli : -Për mirë a po për keq ? Them se i kam disa të mira, sepse babain tend e kam njohun si person, dhe kam patur përshtypje të mira për të, si një ushtarak me pregatitje të lartë. Pavarësisht se tani ai konsiderohët si armik, sepse s’pranoi të bashkohëj me ne dhe u arratis jashtë shtetit. E kam sinqerisht. Valentini e kuptoi se ajo marrje me të mira e kishte bishtin prapa. 143
-Faleminderit për këtë vlerësim. Iu desh të përgjigjej , ndërsa në mendje i sillej se shefi s’e kishte thirr për t’i ba komplimenta. Në fakt Nuçi Tira kishte punue nëpër zyrat e ministrive gjatë vitëve 1942-1943, (agjent i fshehur komunist) dhe i njihte për pamje dhe ua dinte biografitë pothuej gjithë personalietëve të asaj kohë. Kështu që nuk i foli kot Valentinit për t’atin. Sigurisht me qëllim që ta joshte në planin e tij të caktuem. Kështu që Nuçi Tira ia hyni bisedës me përzemërsi. Zakonisht kur njerëzit e sigurimit në raste të tilla i thërrisnin njerëzit me meër, si t’ishin shokë. -Valentin, ne e dijmë se ti ke kryer të gjithë shkiollimin, nga fillorja deri në Akademinë Ushtarake në Itali, dhe se je martuar me një italiane. A po jo. -Si urdhnoni zoti kolonel, ashtu asht. -Po si u bë që ti u ktheve në Shqipëri e grueja mbeti në Itali ? Ky sihte një provokim, sepse sigurimi e dinte fare mirë historinë e tij. -Zoti kolonel, unë u ktheva në Atdhe me gjithë gruen. Por ndodhi që unë u arrestova si bir i Prenk Pervizit dhe ajo mbeti fillikat e vetëm sepse familja jonë ishte e internueme e ajo s’kishte ku te shkonte. Kështu u riatdhesue me italianët e tjerë. Valentini i foli drejt shefit. -Ashtu? Po më vjen keq. S’e kam ditur. Kam kujtuar se e kishe lenë gruan atje në qytetin Bolonja, se mos gabohëm. -Po, ajo jeton pranë familjës në atë qytet. -Punon ? ka kryer ndonjë shkollë të lartë ? -Patjetër, Univesitetin e Bolognjës, në histori-letërsi. Por nuk ka zanë punë, sepse e ka t’amën të sëmurë dhe veç ajo kujdesët për të. -Në fakt në i kemi marrur vesh të gjitha sa the. Dhe se zonja jote është me arësim të lartë. Prandaj të kemi thirrur. Më që kanë kauar afro 20 vjet ndarje prej saj, ne kemi menduar se mund të bashkohëni përsëri këtu në Shqipëri. Si ? do të thuash ti. Po ajo shumë mirë mund të japë mësim në gjuh-letërsi italiane në shkollën e lart të gjuhëve të huaja., ose në Univesitet. Si thue, s’do ishte mirë ? Valentini dëgjonte e me vetë thoshte, eh more shef, e ke hak që thue fjalë të mira, por me gurë në strajcë. Me sjell gruen në Shqipëri ? Ku hahët ajo prallë. E kë ? të renë e Prenk Pervizit të ulur ne një katedër univesriteti. Po Valentini ku ? Në univesiteti e Gradishtës, duke u dhanë mësim misrave, lakrave, pambukut, sojës, tërsherës, etjera bimë. E duke hapur kanale . Hajde hajde shef ku don me dale. Valentin s’iu ndej pa i dhanë përgjigje me spic. 144
-Po mirë zoti kolonel, me gruen profesoreshë, po burri saj në internim vallë, duke prashit misrat ? Shefi mbeti pak i heshtun.. Përgjigja e Valentini s’i kishte pëlqye. Por s’ebani vetënn dhe dhe foli : -Jo, jo e kemi mënduar atë punë, prandaj të kemi thirrur. Ti përveç Akademisë që ke mbaruar në Modena, në armën e kalorësisë, je spcializuar në mjetet e blinduara, si tankse, autoblinda etjera. Ke qenë edhe komandant reparti tankist në një regjiment të blinduar. Kemi marrëvesh se ke luftuar kundër gjermanëve kur regjiment yt ishte caktuar në mbrojtje të Romës, pas renjës së qeverisë së Musolinit. -Hej dreq, tha me veti Valentin, i paskan marrë të gjithë informatat për mue. Ç’qëllim do të ketë shefi ? Ju kujtue vargu latinisht i Virgilit, “Timeo Danaos et dona ferentës” (kam frikë nga grekët e dhurat që bien) Që shqip duhej adaptuar, kam frikë nga komunuistët dhe lajkat e tyre. -Pra Valentin, kur thashë se grueja jote mund të jepte mësim në universitet, ishte sepse ne do të krijojmë edhe ty mundësitë që të jetosh e punosh në Tiranë, si professor ose instructor në shkollat ushtarake që kemi, në fushën tënde si njohës i mjetëve të blinduara, Si thua ? -S’do ishte keq, po të më jepëj ajo mundësi, megjithese ka kalue do kohë dhe mendja s’asht e freskët si dikur. Jan ku ua tgem saktë, duhët konsideroni se burgu e kampet e vështira të internimit, kanë ndikue në trurin tim. Përgjigja e Valentinit ishte pak si e shtyme, dhe Nuçi Tirës, s’mund t’i ikte nënkuptimi, si dhelpen e vjetër që ishte. Por e përmbajti vetën me një buzëqeshje të ftohtë. -Ke një far të drejtë. Të shkuara të harruara. Ne kemi qëllim të mirë të të japing shansin e shpëtimit. Pastaj s’je aq i vjetër. Ç’moshë ke ? - Tani i kam mbushë 42 vjet. -Pa shiko, pa shiko, fare i ri, në moshën më të mirë! Ndërsa unë jam në prag të pensionit.Tashti Valentin, ka ndryshuar puna. U bë ç’u bë. Kemi menduar se një një officer akademist si ti, mund dhe duhët të jape kontributin e tij, në edukimit luftarak të rinisë sonë. Eshtë dhe n jë akt patriotizmi. Tani, puna po konkretizohët, tha me veti Valmentini, por do iu hasi sharra në giozhdë. Shefi e vazhdoi ndërhyrjën e tij. -Valentin, që ta marrish vesh, ne kërkojmë prej teje, që i njeh mire armatimet italiane, dhe ne veçanti mjetët e bliduara, si tankse, autoblinda etjera. Të hartosh një relacion e përshkrim të hollësishëm të këtyre mjetëve. Ne te japin kohë sa të duash, por jo dhe aq të stërgjatur , për ta 145
pasur këtë inforamcion ushtarak prej teje. Do t’ishte një kontribut i shkeqyeshëm. Kjo do të mundësonte bashkimin tend me gruan, dhe stanblizimin tuaj në Tiranë me shtëpi e punë të nivelit të lartë. Valentini e kishte nuhat dhe kishte dyshue se do t’i banin një lloj propozimi në këtë formë, për ta joshun të afrohej e të bashkëpunonte me ta. Po pse aq naiv e kujtonin, që të binte në atë grackë ? Vendosi t’i përgjigjet pa kalue ne kundërshtim të hapun. -Zoti kolonel, ju falënderoj për konsideratën e mirë që keni për aftësitë e mija në fushën ushtarake dhe posaçërisht në mejetët e blindueme, ku ju e paski informatën që kam qenë i inkuadruem në një regjiment tankist. Kam punue si komandant reparti, dhe jam përfshi, sikur e ditki dhe ju, në luftime kundër gjermanëve, kur këta u prishën me Italinë. -Hë pra, si thua për propozimin që të bana ? A do ti vihësh asaj pune ? Shefit s’i durohej. Ato propozimet ishin të shkelqyeshme, për të shpëtue njëherë e mirë nga kampet e internimit. Gracka s’kisht ku shkonte ma mire që isht ngrehur. Valentini, vërtet ishte zanë keq, por e kuptoi së ky ishte një provokim për ta rektutue, por jo që të merrninn masa drastike ndaj tij. Shefi sigurisht se kishte marrë urdhër për këtë punë. Pa provojë njëherë mos e shtimë në kllapa. -Përsëri ju falëndëroj, dhe s’kam asnjë vrejtje për propozimin që më keni parashtrue. Veçse ja ku ua them sinqerisht se unë s’jam në gjëndje ta baj atë punë, jo se s’due, por kanë kalue 20 vjet që jam shkëputut nga ato gjana, dhe s’jam në gjendje të shkruej dy fjalë për sa më propozoni. Jo që dhe vështirësitë që tash 20 vjet kam kalue kanë ndikue keq në trunin tim. Përgjigja ishte s’ka ku sho ma negative, që s’i pëlqeu fare Shefit. Ndërkohë Valentini ishte ma se i sigurtë, që oficeri që e kishte përciellë deri aty e dëgjonte pas dere ku kishte qëndrue gjithe ketë bisedë. - Si ? Po e refuzon këtë dorë që po te shtrijmë, që të bashkohësh me gruen, e të jetoni për bukuri midis Tiranës, ku do të mëndojmë edhe për vllazni e tu, që të jetojnë e të punojnë të lirë ? -S’asht refuzim, po asht pamundësia e ime që të ia hyj asaj pune. S’jam më në gjëndje për një të tillë punë. Ju mernje si ta merrni e si të doni. -Ashtu ? Koloneli ishte ngrysun e skuqun në fytyrë, por mundohej ta përmbante veten. -S’e kam prit prej teje këtë qëndrim, si djalë i shkolluar, oficer akademist e me ekspeiencë luftarake. Pastaj ne e dimë mirë që i përket një 146
familje të dëgjueme që ka lenë emën në histori. Pavarësisht nga masat shttrënguese që keni pasë, patriotizmi duhët të ruhët dhe të demostrohët. -Zoti kolonel ju jap të drejtë për sa ju thoni. Por me sa e njoh katakterin tuej, siç kam dëgjue; dhe siç të njohin njerëzit, edhe ju po të ishi në vendin tim, po asdhtu do t’ishi përgjigjun. Koloneli kishte mbet pa fjalë. Valentini e kishte mbyll takimin me përgjigjën. Ai ia kishte pree shkurt. Takimi mori fund. Shefi u ngrit në kambë, ku u çue menjëherë dhe Valentini. Pa thenë asnjë fjalë i dha dorën Valentinit duke ia shtrengue fort ndërsa e vështrone drejt në sy. Valentin u shkëput, hapi derën dhe u gjet para po atij oficeri që e kishte përcelë aty. Padyshim oficeri e kishte dëgjue gjithë bisedën që ishte zhvillue në zyren e Shefit. Kjo ishte metoda e komunistëve që kontrollonin edhe njerëzit e tyre. Ai i prini Valentinit dhe e nxori jasht degës, pa i thanë asnjë fjalë. Përfunduem se ai kishte qenë një provokim e provë. Me siguri Nuçi Tira ka pasë udhëzim ose urdhën me të provokue , kushedi se për çfarë planësh të tyne. -Ashtu asht Lek, po si kujtonte Nuçi Tira se unë do të dorëzohësha para lajkave dhe joshjëve të komunistëve. Në ato çaste, thashë me veti mos marrin masa ekstreme dhe me arrestojnë ashtu kot. Ndoshta edhe duke përdor tortura e shantazhe. Në atë çast edhe asaj pune i isha i pregatitun me i ba ballë, por kurrë me u nënshtrue. Këtë veti qëndrese e kemi në gjak e ne gjen, dhe i qëndrojmë të patundun. Valentini u kthye në kampin e Gradishtës, ku i tregoi Gencit dhe nipave për sa kishte ndodhë në takimin me Nuçi Tirën. Por askujt tjetër. Ngjarja mbeti brenda rrethit tone familjar. Ne e kuptuem se ai ishte një provokim ose një sondazh që i ishte ngarkue Nuçi Tirës që ta bentë prove mbi Valentinin, mos e thyenin. Prandaj ngjarja u kufizue me aq, dhe s’pati pasoja kundër tij, as kundër nesh si familje, përveç masës së internimit që na zgjatej çdo pesë vjet. Botohët për here të pare në këtë liber kushtue Valentinit, si një hallkë e zinxhirit të gjatë të Odisesë së tij. Nga ngjarja rritëm mendimin se Gory do të kishte vazhdue të kërkonte informata për burrin e saj me anë të Ambasadës italiane. Kjo do të ketë ndërhy pranë Ministrisë Jashtme, e cila me anë të Ministrisë Brendshme, e shefit Degës së Lushnjës, NuçiTirën, ta shtinin në kllapa Valentinin, gjoja për ti dhanë mundësinë me u bashkue me gruen me konditë që ai të bashkëpunonte me sigurimin. Sigurisht se kjo punë u doli shqerrë, e Valentini vazhdoi të mbahët i izoluem në kampin e Gradishtës, ku s’e linin të vinte tek ne në Pluk si përpara. 147
Pritje pafund e krye
A do të kishin marrë fund peripecitë e Uliksit tone ? Rikthimi në kushte të një internimi ma të lire, pa rrethim me tela me gjëmba, të internuemve nuk u hiqej nga kurrizi apeli dy tri here në ditë, sipas humorit dhe tekjëve të kapterëve. Në Gradishtë ne u bashkume si familje edhe me Gencin, që ishte lirue pas 10 vjet burg më 1957. Ai Ishte i fejuem me të bijën e Llesh Marashit, Albina, me të cilën u martue më 1958 në Gradishtë. Këto kondita të reja i dhanë mundësi Valentinit t’i shkruete Penelopës tij e cila u qetësue e gëzue për Uliksin që kishte kalue në detë ma pak tallazor. Përsëri filluen të ngjallën shpresat e një përmirësimi të gjendjës. Një far zbutje midis Amerikës dhe Sovjetikëve e kishte ul tensionin e terrorit. Që tashti kishte përfshi edhe radhet e komunistëve me konferencën e Tiranës më 1956, ku disa prej tyne e pësuen me jetën dhe të tjerë përfunduen burgjëve dhe internimëve. Ndodhi që Hrushovi të vizitonte Shqipninë. Mobilizim i madh për pritjën e tij triumfale. Ky mobilizim na përfhsiu të internuemit. Ne gjithë burrat na hoqën nga puna dhe sektorët afër qytetit të Lushnjës, dhe na mbyllën në kotecët e pambukut e misrit të seketorëve të largët, ku na jepej vetëm racioni i bukës. Ruhëshi nga police të armatosun e nuk kishim të drejtë qarkullimi jashtë kotecëve. Këto ishin masa gjoja të sigurimit ndaj nesh armiqt e betuar të popullit e të parties, mos bënim ndonjë të pabërë. Kjo gjatë gjithë kohës së vizitës së Hrushovit. Pavarësisht se gjëndja ishte zbut nga afrimi i Rusëve me Amerikanët që kishte kulmue me përqafimin e Hrushovit me Presidentin Ajzenhaur dhe vizitën e Hrushovit në fushat e mistrit në Dallas. Pas dy javë na u kthye në gjëndjen e maparshme dhe në punët që na kishin caktue. Valentini dhe unë me disa të tjerë ishim caktue ne sektorin e ndërtimit të fermës. Mue Ferma më tërhoqi në sektorin e Plukut si piktor dhe si profesonist i mirë (kështu me kishte dalë zani) në punë ndërtimi etjera. Valentini punonte ne një brigatë ndërtimi në Çermë ku i çonin me makinë dhe i kthenin në Gradishtë të dielave të shoqnuem me policë. Ne disa te internuemve qe na kishin caktue ne Pluk, nja 10 vetë, flinim ne një barake me kallama të suvatuem nga brenda. Unë dhe Petrit Merlika ishim caktue pranë ofiçinës dhe zdruktatrisë. Petriiti, inxhenier, lirue pas 10 vjet burg, kryente pune mekanike. Ndërsa unë, figuroja pranë zruktarisë por kryeja edhe punët e 148
një piktori për emulacionin socialist (siç quhej) dhe ativiteteve të tjera te llojjt) si ekzpozita bujqësore, muzeume, kabinete agroteknike, etj. Në këto kondita dhe unë u martova dhe na dhanë një dhomë si banesë. Kështu Valentini rrinte me ne gjatë gjithë javës të punës dhe të dielave shkonte ne Gradishtë. Kjo i jepte mundësi me shkue edhe nga qyteti, ku postonte ndonjë letër ose kartolinë. Sikur u lidh nje far korespondence ma e rregullt me Gorin. Nga kjo far lirie, në letrat e Valentinit e të Gorit shprehëj dashuria e pashterrshme dhe shpresa e një bashkimi të afërt të tyne. Me prishjën e marëdhanjëve me Bashkimin Sovjetik, sikur u acarue gjendja përsëri e lidhja me Kinën e këqësoi ma shumë. Letër këmbimi me Gorin u bllokue. Kaloi një kohë shumë e gjatë heshtje. Letrat e kartolinat as shkonin as vinin. Pse ? Valentini (dhe ne te tjerët) ishim gjithe nerva për ketë punë. Sigurisht edhe ma tepeër e shoqja ne Bolonja. Kjo e merakosun, i drejtohet prapë Ministrisë Jashtme. Nga Ambasada në Tiranë vjen një telegram ku shkruhej : “…për sa do të vazhdojë regjimi aktual në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e zorshme që Pervizi, që konsiderohet “armik i popullit”, të mund të fitojë lirine”. Ambasada Italiane 29 shtator 1967. Lajmi i ishte dhanë Gorit me shumë kujdes nga Ministria nëpërmjet Shtëpisë Oficerëve, ku kishte shërbye Valentini dhe ku ai figuronte akoma efektiv (rob lufte). Sidoqoftë Gorit, me gjithë kujdesin e treguem nga oficeri përgjegjës, lajmi i kishte shkaktue troditje e kishte kalue ne depresion, ku iu desh te shtrohej disa ditë në spital. E ama i kishte vdekun, ashtu dhe vëllai e tre motra. Kishte mbetë vetëm njena, mjaft e pasun, që kujdesohej për të. Këto Valentini i mori vesh shumë ma vonë. Ambasada nuk do të kishte arritë kurrë të merrte nje informartë të tillë. Por qëlloi që një mik yni i lire, që i lipsej një dokument për motrën e tij të martueme ne Itali, ku mëzi ishte lejue të hynte ne Ambasadën, vetë ambasadori e kishte pyet nëse e njjihte dhe dinte gja për Valentin Pervizin. Ai që na njihte fare mire, i kishte tregue se si Valentini gjëndej i internuem pa shpresë lirimi në Gradishtë. Ky mik punonte e banonte ne Lushnje dhe me qe ndonjëherë e takoja me tregoi për Ambasadën, ku e kishin pyet për Valentinin. Gjendja shpirtnore e Valentinit ishte randue. Ajo siduket ndikonte në shëndetin e tij. Andej nga 1974, duke u kthye nga Lushnjaq 149
me biçikletë ishte rrexue nga një marrje mendsh. Kjo pati pasoja dhe ai u detyrue te vizitohët ku e shtruen menjëherë në spital. Mjeku i pavionit qëlloi Dr. Çabej (vëllai i Eqrem Çabejt) i cili konstatoi se diçka kishte në mushkëri dhe duhej patjetër të shtrohej në Sanatariumin e Tiranës. Duke qenë se duhej leja e Degës, që ndoshta e pengonte atë punë, spitali e mori përsipër, duke raportue ne Degë se i quajturi Valentin Pervizi duhej shtruat patjetër në Sanatorium. Kështu Valentinin e çue në sanatorium me ambulancën e spîtalit. Drejtor e kirurg ishte doktor Ndroqi, qe na njihte mirë. Pas kontrollit qe bani, doli se Valentini kishte diçka si plagë në mushkëri, dhe lipsej patjetër të operohej dhe i kërkohej të pranonte e te firmoste për atë ndërhyrje. Firmosi. Operacioni doli me sukses. Ishte një proces ekinokoku i përthamë. U desh të hiqej një pjesë e mushkërisë për t’u sigurue nga përhapja e një infensioni. Kështu Valentini qëndroi afro një muej i shtruem nё sanatorium. Gjёndja e tij shёndetsore u përmirësue plotësisht. Ndërsa gjendja politike ishte për faqe të zezë. Revolucioni kulturor kinez preku dhe Shqipninë. Diktatori kishte kalue në një faze shendetsore që mezi qendronte ne kambë. Kishte kalue një ose disa infarkte. E kishte pushtue një lloj çthurje mendore. Kjo i jepte shkas se shoqës, Nexhmijës, t’i rrinte mbi krye e të udhëhiqte punët politike me mbështetjën e Ramiz Alisë. Ndërkaq kishin ndodhë ngjarje të randa, si pushkatimet e Beqir Ballukut, Petrit Dumës etjerë.Pastaj vrasja e Mehmet Shehut (që u prallis si vetvrasje) dhe arrestimi e dënimi i përkrahësve të tij. Ekzekutimi i Kadri Hazbiut e kompani. Qifti Ramiz-Nexhi, i kishte hap rrugën vetvetës për të vazhdue me mbajtë shtetin e partinë në dorë. Masha ishte Nexhmija dhe punët i kryente Alia. Kërkohej një rrugëdalje, sepse po shihej se sistemi komunist ishte në dështim të plotë, si brenda vendit ashtu jashtë tij, në republikat motra, ku nisën valet e protestave atikomuniste që përfunduen me vrasjënn e Causheskut me të shoqën në Rumani. Kjo u kalli frikën sundimtarve komunistë shqiptarë. Aq ma tepër kur nisi invadimi i Ambasadave të hueja nga mija qytetarë të paknaqun, që kërkonin shpëtim nga skëterra komuniste shqiptare. Jo vetëm ata që ishin damkosë si reaksionarë, por dhe vetë komunistët u strehuen me force në ambasadat. Sa që u detuyrue vetë Perez de Kueijar me ardhë në Shqipni, dhe me imponue qeverisë lëjimin e largimit të refugiatëve të amasadave, si dhe dhanjën e pasaportave të internuarve që mbahëshin në kampe pune, dhe të familjëve të damkosuna si reaksionare e te deklasueùme. Në këtë kontekst sigurimi lojti rol të madh duke nxierrë jashtë vendin me qindra agjentë e spiunë të tij, për të mbajtë nën kontroll situatën brenda dhe jashtë vendit. Por 150
njëkohësisht, duke u klthye te Valentini, atij iu hap shpresaq se mund të përfitonte për t’u bashkue me gruen në Bolonja. Siç e përmendëm, letërshkëmbimi i tyne u ba me i rregullt, dhe e shoqja dërgoi edhe disa pako, si dhe dollarë. Ajo shfaqte dëshirën që të vinte vetë në Shqipni, duke qenë se u hapen dyert e lirisë. Por Valentini e këshilloi mos me e ba atë hap e ta priste në Bolonja ku do të vinte vetë. Po të kishte ardhë grueja, ku ta çonte, në kampin e Gradishtës ? Mirë do të kishte qenë për të njohun kushtet mizerabel ku kishte jetue e punue Uliksi i saj. Me urdhnin e lëshimit të pasaportave, Dega e Brendshme e Lushnjës kishte njoftue të internuemit qe të dilnin në fotografi për pasaportat. Kështu Valentini bashkë me ne e të tjerë të internuem i dorëzuen nga dy fotografi në Degë. Dega do të nxirrte emnat me radhë për tërheqjën e pasaportave. Këto filluen të jepëshin deri ne nje far kohë, pastaj u bllokuen perseri. Nisën akroballeqet e oficerit të sigurimit i caktuem për këtë punë. Me 100 dollarë e kishe pasaportën e sigurueme, por duhet të gjeje njeriun mik të atij oficeri pa të përfitoje pasaportën. 100 dollarët në atë kohë kishin vlerë të madhe. Si me ia ba si mos me ia ba. Neve na doli një njeri yni mik, i internuem se ne, por që kishte miqësi të madhe me brigadierin e tij. Ky nga ana e tij e kishte mik të ngushtë atë oficerin. Kështu me 100 dollarë ne, unë grueja dhe dy djemtë (i treti ishte ushtar në Himarë) morëm pasaportat. Valentini e mori vesh dhe u inatos. Nuk jap asnjë lek. E kanë për detyrë. Nuk e pranoi atë allishverish. Ne arritëm të largohemi në tetor 1990 në Belgjikë. I lamë porosi atj mikut tonë që të ia nxirrte edhe Valentinit pasaportën. Me ikjen ytonë Valentinit iu mbush mendja dhe i dha 100 dollarët. Kështu u pajis me pasaportë. Vizën ia dhanë menjëherë në Ambasadën itlaiane. Por ç’far ndodhi. Duke shkue poshtë e nalt në kohë dimni nga Gradishta në Lushnje, disa here deri sa ia dhanë pasaportën, mori një ftohje të randë e mbeti i gozhduem në krevat nja dy javë me penicilina e streptomicina. Sikur po e ndiqte e torturonte dhe fati, për ta pengue në udhëtimin e fundit për në Itaka të Bolonjës. Në shkurt 1991, pikërisht në ditën e rrëximit të statujës së diktatorit , gjëndej në aeroport për të hyp në avionin për në Bolonja. Demostrata e madhe në sheshin Skënderbeg për rreximin e statujës ishte marrë vesh anëmbanë. Valentinit i hyn i frika mos krijohej ndonjë incident dhe pezullohej udhëtimi. Këtu si duke fati hoqi dorë nga e mbrapshta dhe avioni u nis. Pas dy orëve Valentini zbriste në aeroportin e Bolonjës ku e priste me padurim Penelopëja italiane. Ai zbret dhe shiko këndej shiko andej nuk e dallon gjëkundi gruen e tij. Shkon e rrin në një qoshe të sallës së pritjës duke shikue nga jashtë, me mend se Gori do 151
t’ishte vonue ose mund të kishte ngatërrue orarin. Në anën tjetër e shoqja edhe ajo po priste, sepse nuk e kishte dallue Uliksin e saj ndër udhëtarët që zbritën. Kur vendi u boshatis, ajo dalloi atë njeri që po rrinte në anën kundrejt, me shpinë të kthyeme. Ajo afrohet dalëngadalë deri afër përsonit, dhe me një gjysmë zani i foli : « Scusi Signore, lei non è per caso Valentino ?... » . Valentini ishte kthye : « Gori ? » …dhe u përqafuen pas 47 vjet si pleq. Ky Uliks i shekullit njezet, ia kishte kalue Uliksit të 3000 vjet ma parë, sepse jo 20 vjet por ma tepër se dyfishin e kohës i ishte dashun të përballonte stuhitë e tallazët e detëve ideologjike të komunzmit, për të arritë të përqafonte të dashunën e tij, që ia kishin grabitë nga krahët në moshën ma të bukur të rinisë. E tashti pas 47 vjet arritën të bashkohën, sa thue nuk po njihnin njeni tjetrin. E vetmi ndryshim ishte se Uliksi Valentin, nuk e gjeti pallatin të pushtuem nga pretendentët ndaj Penelopës Gori. S’pati nëvojë me tregue se kush ishte as me luftue kundër tyne e me i zhdukë. Bashkimi me gruen krijoi për të dy një periudhë qetësie e çlodhje mendore. Ata e ndienin mungesën e një fëmijë e një Telemaku. Fati nuk ishte tregue shpirtmadh me i lanë ashtu dy pleq të vetmuem. Në këto kushte në shkuem disa here në Bolonja. Pastaj e morëm Valentinin në Belgjikë. Vizituem Parisin, me monumentët e pallatet mbretrore e perandorake. Kryesisht Luvrin me kryeveprat e artit botnor e me admirue Mona Lisën e Leonardit. Armsterdamin me u njoh me veprat e Rembrantit dhe të Van Gogut. Me Valentinin shkuem edhe ne Amerikë, në New York, ku ishin instalue grueja e fëmijët e vellait tonë Gencit, që kishte vdekun në prag të shembjës së diktaurës., dhe i kishte tërhequn një dajë e tyne atje. Pra Valentini pati mundësi të shijonte diçka nga bota e lire, prej së cilës e kishin izolue hermetikisht 47 vjet. Ku asht pa e dëgjue një tragjedi e jetueme në kushte dënimesh pa fund e krye, dhe ku Valentini ishte cilësue si një anmik i popullit që zor të fitonte një ditë lirinë. Ky përfundimi i Ambasadorit itlian në Shqipni më 1957, të cilit Ministria e Jashtme italiane i kishte kërkue informatë për togerin Valentin Pervizi, me kërkesë të grues tij, që nuk kishte lajme nga i shoqi. Në kushtet e lirisë së fitueme Valentini nisi të shkruej kujtimet e veta në disa fletore, me qëllim që të botonte një libër. Por duke e pa se po binte nga shëndeti e pas një operacioni të vështirë, mi dorëzoi gjithë shënimet që kishte rreshtue, me porosi që t’i plotësoja për një botim. Punë që unë po baj. Sëmundja iu randue dhe mbeti i shtruem në spitalin Sant’Orsola e pastaj Malpighi të Bolonjës, ku unë i qëndrova të kryet katër muej rresht deri sa vdiq me 4 mars 1999 në moshën 79 vjeç. Ashtu i sëmurë siç ishte, që nuk ngrihej dot 152
nga krevati, një ditë mu drejtue : “Degjo Lek, sa të shërohëm, do të shkojmë bashkë në Shqipni e t’i rregullojmë disa punë… Dëshira e tij ishte e parealizueshme, por se pakut atë e mbante shpresa e shërimit. Në varrimin e tij morën pjesë oficerët e lagjës ku banonte, dhe ato të regjimenti tij. Historia e tij ishte e njohun, dhe gjithkush tregonte ndaj tij, sa jetoi, nderim e respect, dhe në Shtepinë e Oficerëve, e thërrisnin Gjeneral. Ai sa ishte gjallë e kishte ba kerkesën për ndërtimin e karrierës dhe ngritjën në gradat që i takonin. Mendimi ishte se mund t’i njihej grada e gjeneralit, duke qenë se ai kishte qenë në shërbim efektiv deri në çastin që vetë komanda e kishte lirue nga shërbimi (si gjithë oficerët e tjerë), në armëpushimin e dytë me gjermanët. Koha e Shqipnisë si i burgosun nën diktaturë i njihej si rob lufte. Por nuk u ba gja sa ishte gjallë. Dy vjet pas vdekjës i erdhi së shoqës, vendimi për njohjën e grades si nënkolonel. Ata të komandës tij, u çuditën dhe u shprehën për një vendim të padrejtë, Valentinit duhet të ia kishin njohun gradën e lartë si gjeneral. Ai kishte dhanë prova të aftësive ushtarake te tij e quhej një hero (i pashpalun) i betejës së Tivolit pranë Romës më 8-20 shtator 1943. Po ashtu një rob lufte në kushte dënimi me burgje e kampe përqëndrimi. Një rast unikal në historinë e ushtrisë italiane, që meritonte ma shumë vemendje nga autorirtetet e larta kompetente. Gorit, tashma grue e vejë, ne i rrinim pranë në çdo rrethanë. Ajo nuk pranonte me ardhë në Belgjikë. Ishte tepër e lidhun me kujtimet e familjës që kishte jetue vazhdimisht ne Bolonja dhe me praninë e Valentinit, dhe i dukej një mospërfillje largimi i saj nga ai qytet. Në vitin e fundit që ishte mjaft e sëmurë, ajo e kishte thirrë gruen time që të rrinte me të. Kështu ime shoqe ndejti pranë saj gati një vit deri ditën e fundit kur vdiq në spital. Në spital nuk kishte krevetën të lirë, dhe duke qenë se e donte gruen time aty pranë, ime shoqe flinte pranë krevatit saj mbi dyshemenë, ku kishte shtrue disa kartoina. Drejtori spitalit kur e mori vesh dhe e konstatoi vetë gjëndjën, u shpreh se kjo grue meriton të shpallej heroinë. Koha ban të vetën dhe kështu edhe Gori, kjo Penelope e shekullit njezet, ndërroi jetë për t’u bashkue me Uliksin e saj, Valentinin, në përjetësinë e Parajzës. Ky ishte romanini i jetuem nga ky qift, njё Odise e vёrtetё e Pafajsisё.
FUND 153
Kronoligji figurative
Shkodӫr burg 1944
Tepelenӫ 1951
Berat 1946-48
Tiranӫ 1948-50 Tepelenӫ 1951
Ҫorovodӫ, 1953
Kuç, 1955-58
Gradisshtӫ 1958 -1991
1991
nӫ Bolonja 1991
1996
154
1998
Portrete nga vӫllai Lek
Tepelenӫ 1951-1953
Kuç 1955-1958
Pluk, 1962 155
Portrete nga nipi Leonard
Pluk, laps, 1983
Pluk tush 1984
Pmluk laps 1984
Leo, Pluk, laps 1991 156
Pas 47 vjet nӫ Botӫn e Lirӫ
Lumlturi bashkӫshortnore pas 47 vjet ndarje, nӫ Bolonja, ku u njohӫn e u martuen e prej ku do tӫ niste Odiseja e gjatӫ gjysmӫ shekullore.
Bolonja 1992, ma mirӫ vonӫ se kurrӫ. 157
Qifti i lumtur, 50 vjetori marteses, 1943-1993
Nga barakat nӫ shtӫpi e qytet pӫr sӫ mbari.
158
Me Valentinin nӫ New York, mbi Empire Building, nӫntor 1992.
Nӫ ekzpozitat e nipit Leonard nӫ Bruksel, 1994 Leonaedi, Valentin e Beba.
159
Mӫ 1997 e zuni njӫ sӫmundje e randӫ e kaloi njӫ operacion, por gjendja keqӫsohet deri nӫ moslӫvizje nga krevati. Nӫ foto nӫ spitalin Sant’Orsola nӫ Bolonja prej ku kaloi e nӫ atӫ tӫ Malpighit, ku neërroi jetë vmӫ 13 maj 1999.
Pushon nӫ varrezat e Bolonjӫs 160
161
Kronologjia e jetës së Valentinit 1 Koriik 1920, lind në Skuraj të Kurbinit. 1926-1941, kryen gjithe shkollat në Itali, deri në përfundimin e Akademisë Ushtarake të Modenas. 1941, toger ne Regjimentin e kalorësisë Lancieri “Vittorio Emanuele II”, Bolonja Me shërbim edhe ne Merano.. 1942, kurs njëvjeçar për mjete të blinduara në Civitavecchia e Trieste, komandant plotoni tankist. 1942, fejohët me zonjushën Maria Gorizia Manini në Bolonja. 1943, komandant plotoni tankist në mbrojtje të Romës, ku ishte caktuar Regjimenti tij. 8 -20 shtator 1943, luftime kundër forcave të blinduara gjermane ne Tivoli, ku dallohët për akte trimërie.. 20 shtator 1943, armisitici dytë, rob lufte i gjermanëve me oficerët e tjerë italianë për t’u dërguar në kampin e Dakaut. Arratiset nga kampin i Fraskatit me dy shokë italianë. Shkon në Bolonja pranë familjës së të fejuarës. 1943, martesa me Gorizian, dhe qënderim në Bomonja.
Odiseja: Korrik 1944, fillimi i Odisesë me udhëtimin e gjatë të kthimin në Shqipëri, ku arrin më tetor 1944 në Shkodër. Gjen shtëpitë e djegura dhe familjën të strehuar në malin e Skurajt. T’atin ne mal me misionin anglez. Dhjetor 1944, Shkodër, arrestohet e burgoset si bir i Prenk Pervizit, dy vjet pa dalë në gjyq. Mars 1946, e shoqja, Gori, detyrohet të riatdhesohët në Bolonja. 1947, denohet me tre vjet internim në Berat, ku bashkohet me gjyshën e nanën. Shkurt 1948 , lirohët e bashkohët me të vëllanë e vogël, Lekën, në Tiranë. Maj 1950, arrestohët me gjithë Lekën e mbyllet ne kalanë e Portopalermos
162
Burgjet e kampet, 1944-1991 1944-1946, burg i Shkodrës 1946-1948, internim në Berat. 1950-1951, mbyllur në kalanë-burg të Portopalermos. 1951-1952, kampi i mbyllur i Tepelenës, me punë të rënda të detyrueshme. 1952-1954, kampi i Ҫorovodës dhe fabrika e tullave Tiranë, me punë të detyrueshme. 1954, në kampin e Plukut të Lushnjës, punë të detyrueshme ne bujqësi. 1954-1955, kampi i Shtyllazit, punë të detyrueshme me të burgosurit, gërryerje me krah të një kanali të madh. 1955-1958, kampi-burg i izolimit në Kuç të Vlorës (Kurveleshit), izolim pa punë. 1958-1991, në kampët e Plukut e të Gradishtës së Lushnjës, në punë të detyrueshme në bujqësi e ndërtim. 1974, sëmuhët rëndë, operacion për ekinikok. 1975-1983, Gradishtë, punëtë detyruar në bujqësi e dalje ne pension. Shkurt 1991, largimi nga Shqipëria, kthimi në Bolonja e bashkimi me gruen, Gorin, pas 47 vjet ndarje të detyruar. 13 Mars 1999, vdes në Bolonja e pas tij më korrik 2003 edhe e shoqja. Nuk patën fëmijë.
163
164
165
©Dorian Rue de la Victoire, 18 Bruxelles Dorian/2015/11.451/11 ISBN 798-2-930531-12-0
166
167