Revista Obelisk nr 192

Page 1

prill 2017

1


REVISTA OBELISK

12

...........................

botime vetëm

1200L Obelisk 192

Organ i Shtëpisë Botuese”ADA” www.botimetada.com Periodike letraro-artistike Viti IX-të i botimit - Nr.191 PRILL 2017 Del në datë 15 të çdo muaji. Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS FRANCE Adresa e redaksisë: Rruga Nasi Pavllo Nr.20, Tirane tel: +355 450 5312 e-mail: rlushi@yahoo.it

Përshëndetje!

Nëse ju pëlqen revista”OBELISK”, dhe shpresojmë t’ju pëlqejë, do të donim t’ju ftonim që të abonoheni për të qenë bashkëpunëtorë dhe lexues të rregullt të saj.

ABONOHU TANI

Revistën “Obelisk” mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes së gazetave dhe në libraritë kryesore në Shqipëri (me çmim 100 lekë), në Kosovë (me çmim 1 euro), e në Greqi (me çmim 1 euro). “Obelisk” mund ta lexoni edhe në internet në adresën: www.botimetada.com Abonimet Europë: 1 vit - 15 euro+pp, Amerikë: 1 vit - 20 usd+pp. Për çdo vërejtje, sugjerim bashkëpunim kontaktoni në e-mail: rlushi@yahoo.it

1200 LEKË

12muaj 2

apo

Nr. llog. Tirana Bank Lekë: 0130-260249-001 IBAN – AL12 2061 1035 0000 1302 6024 9001 Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA” Tel: +355 4 450 53 12 Tiranë 2017 Tirazhi: 500 copë


prill 2017

Dosjet e letërsisë dhe artit! Nga ROLAND LUSHI

Japin mend e prodhojnë opinion, bëjnë politika e emërojnë apo shmangin emra nga jeta publike, duke vazhduar të mbajnë frenat e elitës shqiptare, duke promovuar apo eklipsuar artin e kulturën sipas interesave e standarteve të tyre. Jo rrallë në publik janë përfolur agjentë të rekrutuar nga rradhët e shkrimtarëve e artistëve, janë denoncuar reçenca e raporte kundër veprave a artistëve. Janë botërisht të njohur artistë të dënuar me burg, internim, punë të detyruar, ndalim ushtrimi profesioni... Ishte e dhimbshme deklarata e Tefta Radit në varrimin e të shoqit, Françesk Radit kur me lot në sy tregoi se e kish dashuruar atëhere kur askush nuk i fliste me gojë.... Nëse lexon sot poezinë Saharaja të Vilson Blloshmit dhe nuk ke jetuar diktaturën, nuk ke shans të ta rrokë truri se si mundet të ekzekutohet një njeri për atë alegori! Ndërsa për ne, që e kemi jetuar atë inkuizicion, është e qartë si Dielli se Enveri ndoqi moton e Hitlerit “1 ditë terror – 1 vit qetësi”. Për ato motive u dënua festivali i XI, për ato motive u dënuan piktorë, dramaturgë, aktorë, këngëtarë, kompozitorë. Kush i raportoi? Kush e mbajti “vijën e masave” dhe “partishmërinë” në art? Natyrisht kolegët. Një pjesë të aftë por shumica mediokër. Ata mbajtën standartin e larjes së trurit të masave, të pllakateve me kooperativistë, të këngëve revolucionare, të poezive me dashuri socialiste nëpër aksione, të heronjve të punës që gëlltisnin teserën

Realizmi socialist shqiptar është në zombi në thelb. I vdekur që ecën. Këngët, filmat, librat, artet figurative, arkitektura e shumëçka që përmbledh fjala art vazhdojnë të mbartin stereotipet e kësaj metode artistike dhe më keq akoma: rryme ideologjike. Me rënien e diktaturës në vitin 1990 paradoksalisht përfitoi pikërisht ky art e kulturë e realizmit socialist, pasi parimisht një shoqëri pluraliste mbështetet mbi pranimin dhe jo përjashtimin! Asokohe kishim një investim gjigand 45 vjeçar përballë prirjeve sporadike të individëve ndaj rrymave të ndryshme. Kishim makinerinë e diktaturës së proletariatit, me institute, akademi, estetë, krijues, kritikë, inkuizitorë, literaturë, ideologji përballë poetëve, shkrimtarëve, muzikantëve që në një pjesë të madhe thjesht kishin dërshirën por jo talentin e përgatitjen përkatëse për të ndërtuar rryma e kultura alternative. Nuk është qëllimi im të analizoj këtë përballje dhe pasojat e saj, por për shtruar një pyetje sa të thjeshtë aq edhe thelbësore: A duhet hapur AJO dosje? Bëhet fjalë për dosjen e artit të realizmit socialist. Bëhet fjalë për krijuesit dhe për krijimtarinë. Për të dyja. Siç e përmenda, arti i realizmit socialist ishte një strukturë gjigande dhe solide, një nga investimet më të rëndësishme të diktaturës. Përmes tij bëhej shpëlarja e trurit të masave. Një pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë eminenca edhe sot, në demokraci.

3

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Dosjet e letërsisë dhe artit! e partisë para se të digjeshin vet nga zjarri që tesera mos të digjej! Shkurt, farkëtarët e “njeriut të ri”, një lloj Lej Feni europian. Këta janë sot – për fat të keq – ku ishin. Dhe tani e shtroj sërish pyetjen, në këtë optikë: A DUHET HAPUR DOSJA E LETËRSISË SË REALIZMIT SOCIALIST? Me këtë “dosje” kuptoj gjithë punëtorët dhe bashkëpunëtorët e regjimit në luftën e klasave në art e letërsi. Më tej, nënkuptoj nxjerrjen në dispozicion të publikut të gjithë reçencave, raporteve, mendimeve dhe kritikave letrare e artistike. Një pjesë e mirë e çensorëve dhe inkuizitorëve të artit e kulturës së diktaturës dje, sot janë botues, drejtues institucionesh arti e kulture, sipërmarrës studiosh prodhimi kinematografike, muzikore, televizive. Poeti i burgosur dje , sot duhet të kalojë tek i njejti redaktor i Shtëpisë Botuese të Enverit dikur që sot ka shtëpinë e tij botuese private. Kjo klasë sot vazhdon bën juritë e festivaleve, juritë e konkurseve letrare e artistike. Shkurt : SOT KJO KLASË BËN LIGJIN , duke ruajtur vetveten dhe standartet e dikurshme, për të riprodhuar vetveten. Pra pa dashur unë të jap një përgjigje shterruese, sepse nuk më takon, këmbëngul: A DUHET HAPUR? Qëllimi kryesor është për të kuptuar. Pra gjithë mekanizmin, që nga ideologjia tek institucionet e deri tek individët. Më tej, hapja e rrugës për një art e kulturë autentike shqiptare. Sot të neveritet vetja kur dëgjon një pjesë të mirë të muzikës që qarkullon nëpër 4

Shqipëri, për shkak të standartit të ulët të kërkesave artistike dhe nivelit nën mediokër të vargut. Poezia në shumicën e rasteve është nën nivelin e bejteve ndërsa proza është larg çdo metodologjie e rryme. Këto pocaqi botohen paradoksalisht nga çensorët e dikurshëm. Ata që s’lejonin të kalonte asnjë “shfaqje e huaj” sot botojnë çdo lëtyrë, duke shkatërruar qëllimisht vlerat e duke e kthyer artin dhe kulturën e këtij vendi në një tabula rasa. Nëse nuk do të qe kjo shpëlarje e trurit (pas larjes 45 vjeçare), nuk do të kish guxim një kryetar bashkie të hidhte beton mbi rrënojat e lashtësisë, nuk të ndaheshin çmime letrare nga biznesmenë patatinash e çmime muzike nga masovikë vatrash kulture. Politika në art solli realizmin socialist si propagandë dhe kjo armatë kameleonësh ndërroi teritalin me xhins dhe prodhoi komecializmin si të vetmen vlerë artistike. Përderisa unë e shtroj këtë pyetjen e dosjeve në art, e kam edhe një përgjigje: PO! Të hapen një orë e më parë! E vërteta të çliron – thotë Ungjilli. Ka nevojë letërsia dhe arti shqiptar të çlirohet si fillim, për t’u ringritur më pas, pa inkuizitorët, çensorët dhe spiunët nëpër këmbë. Por sidoqoftë, kjo është pyetja ime por beteja ime. Është çështje më shumë se e të shkuarës, e së ardhmes, ndaj do të ndjehesha i lumtur nëse ky debat bëhet i gjerë dhe i thellë mes gjithë komunitetit të artit dhe kulturës shqiptare. Të rinjve dhe të vjetërve njëkohësisht...


prill 2017

Arti si frymë angazhuse dhe filozofi mendimi Agron Shele

Tersinka Pereira ka lindur në Brazil. Ajo është Presidente e Lidhjes së Shkrimatërëve të Botës (IWA) me qendër në Ohaio (Usa) Është Antare e Unionit Amerikan të Lirive Civile Është Antare e Këshillit të Humanizmit jo fetar Është Antare e Shoqatës së Bashkësisë së Kombeve, SHBA dhe e Këshillit të Biznesit të Kombeve të Bashkuara Është Përfaqësuese dhe Ambasadore e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve ( IWA) në UNESCO Figura e Teresinka Pereierës lidhet me personalitetin e një intelektualeje të përmasave botërore, e cila me zërin e saj ka ndikuar drejtëpërdrejt në zgjidhjen dhe përmirësimin e shumë çështjeve globale, ndërsa me artin e saj ka ndikuar në evolimin dhe përsosjen e artit më moderrn sot. Trajtesat letrare të saj më së shumti vijnë si shqetësime dhe si mesazhe për problematikën e sotme, vijnë si formë ndërgjegjësimi për të drejtat njerëzore dhe principet e lirisë, vijnë si pasthirrmë e rrebelimit ndaj fenomeneve negative, vijnë si univers i përpjekjes për prosperitet dhe shoqëri më civiluese, vijnë si besim për një të ardhme më progresive, më të drejtë dhe më humane, vijnë si dedikim për vetë jetën dhe qënësinë njeri. Duhet theksuar që në fillim se idetë social-shoqërore, realiteti përjetues, si dhe portretizimet e figurave botërore që kanë luajtur rol themeltar në ndryshimin dhe zhvillimet e rendeve shoqërore, janë baza e referimit të gjithë krijimtarisë së saj,

krijimtari që me thjeshtësinë fjalë por madhështinë mendim, prek me frymë dhe lë gjurmë të thella tek mbarë lexuesi ndërkombëtar. Teresinka si figurë shumëplanëshe dhe e dimesioneve të mëdha ka fuqinë shprehëse dhe kulmimet filozofike, ka natyrën e një autoreje që është përherë e në kërkim dhe si sugjestionuse e një arti plot ritëm dhe në veprim, di të sjellë dhe trajtojë elementët intrigus, si ngjarje dhe antagonizëm. Poezia « DUKE PËRKUJTUAR 11 SHTATORIN 2001 » vjen si indetifikim i ngjarjes që tronditi botën dhe cënimit që ju bë simbolit të demokracisë botërore ( USA) nga forcat e errëta të terrorzmit, 5

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Arti si frymë angazhuse dhe filozofi mendimi15 por vjen dhe si kurajo për të përballuar këtë akt tragjik të pashembullt në zemër të Neë York, dhe në paratezë të sublimitetit pafajësi poetja sjell të tjera mesazhe nga ato të zakonshmet, duke bërë thirrje kundra përdorimit të forës së gabuar, pa hakmarrje, ( Që nga ajo ditë… / Simboli i trimërisë / që sundon shpirtërat tanë / nuk është urrejtja / as hakmarrja ) por në solidarizimin universal për mbrojtje të qytetërimit nëpërmjet mekanizmave të shpresës dhe reflektimit ndaj shkaqeve dhe nxitjeve të tilla që prodhojnë urrejtje globale ( Do të afrojë një ditë / dhe, ne / do t’u urojmë / plot dashuri njerëzore / mirëseardhjen për herë të parë / atyre! / Disidentëve / të politikave tona të forcës) . Një hapësirë të rëndësishme në artin e saj zë edhe simbolizimi i korifenjve dhe personaliteteve botërore ( MANDELA VDIQ…. RROFTË MANDELA! ) dhe kjo jo pa qëllim, por për ti sjellë si shëmbëlltyra të sakrificës dhe për t' i bërë model të aspiratave të lirisë njerëzore. “ Me Nelson Mandelën paqja ka qenë një flakë, një zjarr që s' di të shuhet që do të vazhdojë të digjet për të drejtat themelore. “ Figura e Mandelës si simbol rezistece dhe triumfi mbi aparteidin është sa koherente po kaq dhe imediate, pasi dallimet raciale dhe diskriminimi shfaqin reminishenca edhe në vendet më të zhvilluara, prandaj nën këtë lajmotiv dhe qëllim të përkryer autorja sjell simbolikën e tij, si qendër referuse të së sotmes dhe të së nesërmes, i cili figurativisht ( si flaka e zjarrit) do digjet dhe do ndriçojë përjetësisht . Se sa angazhuar është ndaj fenomenit negativ, sa dhimbshëm dhe me sa këmbëngulje e kërkon vendosjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet instancave më të larta Ndërkombëtare e shpreh poezia “ Poemë e vështirë “ , kushtuar 200 vajzave nigeriane të rrëmbyera nga terroristët për 6

t' u shitur si skallve seksi. “ Goodluck Jonathan ! Presidenti i Nigerisë dhe Kreu i Forcave të Armatosura në ceremoninë e marrjes së detyrës shprehu : “ Unë do t’ia përkushtoj vetveten shërbimit dhe mirëqënies së popullit të Nigerisë “. Megjithatë, në stinën e luleve të 2014-ës, një komandë e armatosur rrëmbeu 200 vajza nga bankat e një shkollë, që t’i shesë ato si skllave të seksit.. “ Vargjet e mësipërm janë sa alarmante për vajzat e rrëmbyera po kaq dhe ironizues për garantin e drejtësisë dhe mbrojtësit të popullit të tij (Presidenti i Nigerisë), janë sa shqetësues për pasigurinë dhe realietetin e këtij vendi afrikan, po kaq dhe denacues përpara opinionit publik, janë kaq thirrmues për qytetaren e botës, Teresinkën, po kaq vrastarë dhe mizorë për mendësinë e ngushtë dhe mjerane të udhëheqësit të një populli. Në fund kjo poezi mbyllet me mesazhin e qartë , që nuk do koment : Operacioni i Shpëtimit ! Le ta bëjmë në mënyrën e drejtë : Ne duhet t’i shkruajmë letra proteste Komisioneres së Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut Znj. Margarida Pressburger, në Kombet e Bashkuara : Rruga 42 dhe Avenue 1 / Nju Jork / SHBA “ Është një rast i ndërgjegjësimit humanitar., “

Kurbatura e ideve të kësaj autoreje të çon përherë pranë problematikës jetë, të çon tek zëri koshient dhe kritik për pragmatizmin kohë, të çon tek ngjarja (jo si përshkrim narrativ), por si efektivitet dhe stimultande për të luftuar dukurinë, të çon tek


prill 2017

Arti si frymë angazhuse dhe filozofi mendimi hapësirat e pafundme të lirisë dhe refleksionit për ta mbrujtur atë në ç' do cep të planetit, si dhe të çon tek përsosmëria e mendimit, si nocion dhe qëllim i lartësimit të shpirtit. Tep poezia “ Nëna “ ka një fuqi shprehëse dhe kuptimësi që kapërcen shtrishmërinë kohë dhe hapësirë, ka një egzaltim përbrenda vetë ndjenjës dhe botës që e rrethon atë, ka figurshmërinë dhe stilistikën që e ringre përtej kostelacionit yje, dhe ashtu profetike sikurse është, e hyjnizuar dhe burim i pashtershëm i jetës, ajo përndrin kaltërsinë më të bukur qiell. “ Një nëne nuk i vjen keq për veten. Koha e saj është e pafundme dhe çdo ëndërr e çastit është një copëz qiell. “ Tek poezia “Zërat“ shpaloset konfiguracioni plotë filozofik, si dualizëm i konceptualitetit që përkon me zërin si ndërgjegjie, arsye ( Këto zëra na gjejnë / pa qenë në pritje. / Ata janë jehona / të kujtesës, / gjak i mendimeve) dhe zërit tjetër të shpirtit si frymë, si ndjenjë dhe formë e lartë spiritualizmi ( mund të lartësohemi drejt qiejve / në një frymëmarrje frymëzimi ) . Idetë kontravese në vargjet e mëposhtëme shtyjë edhe më në subkoshiencë dhe nga përtej memoria lind lufta e të kundërtave, si pikëpamje por dhe si kompleks, dypolaritet mes dritësisë dhe errëtisë (çmendi), si formë gjykimi (apriori) ose disekulibri. “ Ne jemi dypolar dhe dëshirojmë dritë, kur errësira e botës na mundon drejt çmendurisë. Me kohën mësojmë si të mposhtim arsyen dhe të fitojmë luftën! “ Sigurisht që vargu përmbyllës ka për rezonancë arsyen e gabuar, si formë e shkëputur nga idilet

etike dhe kodet e unifikuara njerëzore, i cili duhet mposhtur për të fituar betejen, këtë luftë të rreptë brenda vetes ( model frojdian), mes (unit) dhe (egos) , i cili derivon por dhe agravon dhe vetëm me memendësi pozitive, refleksion të fortë dhe forcë karakteri arrihet që të shmangen këto mjegulla të fshehta dhe shpirti i njeriut të çlirohet dhe të rivendosë paqen dhe ekuilibrin, mes veten si fillim, e më pas me ambientin perjetues. Aspekti filozofik është i lidhur ngushtë edhe me aspektin psikologjik dhe kjo tërësi e vështirë si ide, kjo ndërthurje që prek me shqisa gati iluzionarë e bën kuptimin e përgjithëshëm polivalent të formave, përqasjes dhe pecepetimit të botës përafruese. Arti i Teresinkës është unik për mesazhin dhe idenë që kërkon të përçojë tek lexuesi, është sensibilizues dhe në koherencë me frymën dhe progresivitetin e gjithë zhvillimeve, është universal për frymën dhe qëllimin që kërkon të trasmetojë , dhe për më tepër vjen si prelud i një pene të mprehtë që kapërcen nëpër kulmet e Letërsisë Botërore.

,,

Teresinka si figurë shumëplanëshe dhe e dimesioneve të mëdha ka fuqinë shprehëse dhe kulmimet filozofike, ka natyrën e një autoreje që është përherë e në kërkim dhe si sugjestionuse e një arti plot ritëm dhe në veprim, di të sjellë dhe trajtojë elementët intrigus, si ngjarje dhe antagonizëm.

,, 7

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Cikli poetik Nga Agim Bajrami

Makiato mëëengjesi Borë në Durrës

Pamje të mërzitshme

Ajo na erdhi krejt papritur Si mike e mirë këtë mëngjez Fëmijët buzëqeshen të mahnitur, Amvisat punët lanë në mes.

Ka disa pamje të mërzitshme Që shpesh më nervozojnë shumë keq P.sh kjo lulishte e prishur Ku s'lozin më fëmijë dhe pleq.

Të bardhë, qielli edhe toka E bardhë kjo ditë dimërore Peisazhi kapën vë tek koka Dhe shkon të pijë një çaj dëborë.

E qara e një gjimnazisteje Që me të dashurin ka bërë fjalë Një varkë e ndryshkur nëpër vite Që ëndërron të puthë një valë.

Mbas tij dhe unë i lumturuar Vrapoj mes rrugëve si fëmijë E prisja shumë këtë të uruar Se mjaft na mbyti ngjyra gri.

Kafeja gri që nuk më ngjiti Bashkë me cigaren që tymon Ky plak me pamje neoliti Që vdekjes së tij shpesh i këndon.

Jam bërë një trazovaç pa emër Që s’e mban vendi në kuzhinë, Ju vajza mos më shihni vëngër Nëse ndonjë top " hani " mbi shpinë.

Hajduti i vogël i marketit Që vjedh me turp një çokollatë Për pak pa frymë nga rrahja mbeti Dhe sot e çuan në gjykatë.

Krejt ndryshe valët sot më duken Dhe rëra rërë, nuk ngjaka fare Aty ku mbrëmë çiftet u puthën, Sot puthen fjollat lozonjare.

Ky procesion që çon drejt varrit Një nënë të gjorë të masakruar Nga çmenduritë e një të marri Dhe askush s 'ndal për ta nderuar.

Ajo na erdhi pa njoftuar (Se miqte e bardhë vijnë pa njoftim) Pak bardhësi të na vërë në duar Dhe brenda nesh, kaq ngazëllim.

Ka disa pamje të mërzitshme Që shfaqen para nesh çdo orë Ty natyrisht s’të bëjnë përshtypje, Por mua më brejnë, si një tumor.

8


Gjyshja s'është më Gjyshja s'është më! Në valixhen e ikjes e futi vështrimin Nuk deshi të merrte me vete asgjë Ta kish më të lehtë udhëtimin. S'do flasë më me shpirtrat në orët e gjata Dhe vdekjes të vijë e ta marrë Në varrezën e qiellit me pllaka të kaltra Do ketë dhe ajo sot një varr. Ç' kish mbetur prej jetës nga vetja e flaku Përveç një dore kockash të thata Mbi trupin e mardhur braktisur nga gjaku Tani mërmërin vetëm nata. Nga balli i qivurit shikoj dy tre lotë Për njerëz si ti kush nuk qan? Të ndihesh si gjyshe s'është pak në këtë botë Me shpirt kaq të madh, oqean. E paskam të rëndë të pranoj këtë ikje Ca thika me shpojnë në çdo vend Se brenda meje ka kaq vite Që mbajnë patjetër emrin tënd. Zvarritet mesdita kërrusur nga dhimbjet (Gjithë lulet janë tharë në mëhallë Në botën e përtejme s’pranohen kujtimet Ndaj kthehen tek unë si një mall.

" Makiato" mëngjezi Makiato e ftohtë me ca re prej mëngjezi (Ta pij i vetmuar kam frikë ) E di që dhe sot përgjysmë do më mbesi, Si gur do më kthehet në grykë. Ca krisma pranë meje do ndiej me patjetër Më pas një viktimë që rënkon Gjithçka do të zgjidhet me "stilin" e vjetër Dy plumba mbas kokës dhe ...shkon. Makiato e ftohtë me sheqer diabeti Kllounë dhe mashtrues rreth e qark Në kthetra prej ujqërish pa frymë dergjet shteti Mjerimi ngado bën "konak ".

prill 2017 Makiato e verbër me shkumë politike Premtime me thes dhe gënjeshtra E sotmja bën " selfie "me pamje komike Të rrosh a mos rrosh, kjo është çështja. Makiato cinike që s'më lë kurrfarë shije Mushkëritë po m’i çan smogu mbytës Në ajër ngado vjen një erë kalbësije Nga plehrat, kryefjala e ditës. Makiato!

Libër i grisur në rrugë Libër i grisur në mes trotuarit Nën këmbë kalimtarësh të vonë Më duket se shoh rropullitë e shkrimtarit Dhe vdekjen e tij që rënkon. Me fletët zverdhur, zhubravitur Ca gërma qajnë me zë plot droje Nga sytë e tyre unë jam rritur Ndaj më vjen turp, mbi to të shkoj. Një jetë të tërë në gjoks të mbajta Me ty harroja çdo trishtim Çdo fletë e jotja ish një flatër Të dilja jashtë burg - ankthit tim. S' mendoja kurrë që të shihja Të shtrirë pa jetë, në këtë vend Të zhveshur keq nga shenjtëria Nga ky absurd që po na çmend. S’e njoh atë që të ka grisur Por pamja jote ma rrëfen Inkuzitorët drejt nesh janë nisur Disa nga ta mes nesh i gjen. Libër i flakur me neveri, Me baltë dhe llum keqas përlyer Nuk më vjen keq më shumë për ty, Por për heronjtë e tu të fyer.

Mbërritja e trenit serb në kufi Ata u shfaqën përsëri, Ata s'lënë rast t'ju ikë për dore Jo më me tanke dhe hordhi, Por me një tren, si gjarpër bore. 9

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Cikli poetik Nga Agim Bajrami Kaq vjet që ngjanin të urtuar Me kokë të ulur dhe me frikë Tani papritur qenkan zgjuar Me sy tinzarë dhe cirilikë. Kështu përherë me ta ka ndodhur, Përherë me ta kështu ka ngjarë, Ata kur shtiren dhe të ngordhur Bëjnë gati helmin për të vrarë Ky tren s’ka plaçka, udhëtarë Paçka se pamja të mashtron Lëviz nën tokë, jo mbi binarë Atë veç djalli e drejton. Në trup të tij me makth mbuluar Mbart mijëra gjarpërinj të tjerë, Të gatshëm veç për të kafshuar, T'na mbjellin vdekjen prapë në derë. Dhe pse në ballë mban kryqe Zoti, Dhe qan për paqen pambaruar, Ky gjarpër - tren vrau Lakoontin, Ky vetëm pamjen ka ndërruar. Ata po shfaqen prapë kësaj ane ( Nga ta dhe ajri klith me frikë ) Mbështjellë me kurthe nacertanie Dhe helm prej djalli ballkanik.

Stacioni i vjetër i kuajve romakë buzë rrugës Egnatia në Bradashesh Fragmente muresh gjysmë tretur Dhe ca frerë kuajsh të harruar, Karvanët s'dihet ku kanë mbetur Kalorësit s'duket nga kanë shkuar. Të rënda tullat kuqerreme Mbi njëra - tjetrën vënë në shekuj Si palimpsest i një poeme Mbështjellë me pluhur dhe me mjegull. Sa shumë ushtarë perandorakë Me shpata dhune nëpër duar Kanë shplodhur kockat nëpër natë, Pastaj janë zhdukur të harruar. I kanë përpirë patjetër udhët, Kështjellat me bedenë prej guri, Unë ende shoh ca fjalë struktur Dhe dhjetëra gjuhë poshtë këtij muri. Çdo natë kuajt hingëllinin Nën drita yjesh majë kodrine, Në ç'fate vallë udhët i shpinin, Në ç'kurth enigmash bizantine? Stacion karvanesh i braktisur Një portë e rëndë me dru e hekur, Tek unë pak hingëllimë ke ngjizur Dhe pak, perandori të vdekur.

10


prill 2017

Figura të shquara kombëtare

Lasgush Poradeci

Kur të më jesh e zemëruar, me shpirt të vrarë-e varfanjak, N’e mbajç në zemër zemëratën, prej helmit t’ënd s’do heq aspak; S’do psherëti n’e lënç të vdesë, a në m’a thënç në mos m’a thënç: Mjafton një mvrejtje-e buzës s’ate, që të më bësh të prishem mënç.

Lasgush Poradeci, një nga poetët më të mëdhenj në letërsinë shqipe të të gjitha kohërave, e nga disa kritikë vitet e fundit i cilësuar si më i madhi, është pseudonimi letrar i Llazar Gushos. Eqerem Çabej e ka cilësuar si shkrimtarin, të cilin Shqipëria do t'ia falë njëherë botës. Biografia: Lindi buzë liqenit Ohër, në Pogradec më 27 dhjetor 1899. Studimet fillimisht i kreu në shkollën rumune në Manastir, më pas në një lice francez fretërish të Athinës, ndërsa studimet e larta së pari në Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht e pastaj (për 10 vjet) në Universitetin e Gracit, Austri. Prej vitit 1936 dha mësim në shkollat e mesme në Tiranë, ndërsa pas Luftës II Botërore punoi si përkthyes për Shtëpinë Botuese shtetërore "8 Nëntori", duke realizuar përkthime të mrekullueshme të Bërnsit, Pushkinit, Majakovskit, Lermontovit, Gëtes, Hajnes e Brehtit. Jetoi në hije gjatë gjithë regjimit komunist, duke refuzuar - me ndonjë përjashtim shumë të rrallë - të shkruante gjë tjetër veç atyre që kish botuar për herë të fundit në vitet e para pas Luftës në organet letrare, aq sa shumë njerëz, përfshi edhe të botës së letrave, e dinin të vdekur prej kohësh. Një pjesë të

energjive krijuese në vitet e mëvonshme ia kushtoi pikturës. E kaloi jetën mes Tiranës e Pogradecit, duke u marrë me përkthime. Vdiq në varfëri më 12 nëntor 1987 në Tiranë. Krijimtaria: Poezitë e para Poradeci i botoi në të organet e shtypit shqip të Bostonit, Shqipërisë si dhe Bukureshtit, ku kishte një komunitet të madh shqiptarësh. Poezitë e tij janë të shpërndara në shumë organe shtypi të kohës së paraluftës. Dy librat e vetëm të tij, Vallja e yjve (1933) dhe Ylli i zemrës (1937) u botuan në Rumani. Një pjesë e mirë e poezive, e papërfshirë në këto vëllime, gjendet vetëm në revistat dhe gazetat letrare të botuara në shqip në vitet '20, '30 e '40. Në vitin 1956 u botua një përmbledhje me titull Lirika në Tiranë, e një tentativë e ngjashme u bë në Prishtinë, me botimin e librit Poezia (1967). Më 1970 u botua në Tiranë një pjesë e poezive të tij, në kolanën e veprave të zgjedhura Poezia Shqipe. Lasgush Poradeci. Ndoshta botimi më i mirë i veprës së Poradecit është Vdekja e nositit (Prishtinë, 1978), një përmbledhje e dy librave të tij origjinalë, botuar në Kosovë. 11

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Lirika nga Martin Camaj

Era e tokës

Tregimi i vajzës

Ndieva erën e tokës posá livrue e eca arave shum kohë. "Mos e shkel tokën e huej - më bërtitën o ti, i pa dhé!" E më gjuen me pesha e pikat e gjakut u rrxuen prej kreje në parzëm.

Kur ruejsha lopët te zalli i lumit n'mrina Unë dymbdhetë vjeç - fëmí Hyna tinëz n'pemishtë rrethue me trina E ika me molla n'gjí.

Erën e tokës s'e ndiesha mâ prej frigës e marres.

Lulja e diellit Kryeulun mbi murin e kopshtit vrejte udhtarin në petka të kuqe. Sa fort të dashunoi udhtari e të soditi e sytë ndër rreze iu shkrinë. Por era ty qafën e hollë të përkundi edhe ai e muer për "jo" e iku idhnueshëm për shtëpi të vet mbas malit. Pse u ndanë dashnorët pa fjalë? Lulja e Diellit kah mali në terr pikllueshëm e solli kryet edhe andrroi syçelë ngrofsin që vjen nesër.

12

Nji plak, që lopët i ruente pror' me mue, Më shikoi me plot deshirë E m'tha gëzueshëm: "Po qenke zhvillue! Qe, besa! po m'vjen mirë!" U skuqa e plaku 'i çast m'u duk si shoq: "Janë molla!" I thashë tue qeshë Përdhunë, e plakun nuk dij çka e dògj E m'briti rrebët: "Hajneshë!"

Të parën lule Të parën lule që ndesha Un ty ta pruna. A thue din lulja çka ndiejmë për tê? Heshtojmë! Ajo krye-ulun andrron Livadhet që là.


Udhtari

Epshi ynë

Gjithditën n’udhtim më lagu shiu i butë e në muzg drita e fshatit nga larg nuk më ngushlloi, kujtimi i drandofilles së kuqe nën diell s’m’a hoq mërzinë: kryet e gjarpnit të gëdhendun në shkop shtrëngova e fletzat i bâna zhubël e ranë përdhé.

Erë shpellash në gúr. Erë vashe që ngrani nën diell lule kumbullash.

Ti nuk e din se si âsht gjumi mes frymës së grues e zjarmit në votër. Nesër vêhem për rrugë për të shkelë të gjitha majet rresht.

Grishje Shtini duert në brumin e kollomboqit në magje, shtini sytë në ngjyrën e murit të zí: kujtimi ka shijen e sherbetit të mjaltit që pimë n’oborr - nën tandën e hardhís. Era e sanës së re, era e sanës së re na merrte frymën në natën e vrrinit. (Xhixhillojat në terr na dukshin se janë cigare duhani të ndezuna ndër buzët e burravet të Kanunit e u trembeshim!) Grue, ngjeshe brumin në magje, ngjeshe shtrëngueshëm e duert tua të forta t’i ndij në shpatulla.

prill 2017

Epshi i plepave brigjeve të lumejve tanë âsht véri. Vëllaut s’i lypa kurr hise, por ai ma dha: nji tokë pa lisa, e djegun që shuhet si gëlqere e mbytet në Drî. Epshi i vëllaut âsht nji luginë e blerë e epshi em âsht andrra dhe zjarmet e barive natën mbi majen e Krrabit e të Bullit. E vëllau im e din e qesh nën buzë.

Kujtimi i vjeshtës Livadhet e Shkodrës i plaku vjeshta. Malsorët po ulen prej bjeshke: qeni ec përpara, mbas tij shkon tuba e malsorja me qêth në krah. Nji vashë ndër zungtha buzë liqenit tha: “Ujë, m’a nep pasqyrën tande të këqyrem si plepi në breg e hijen e trupit tem po të fali!” Liqeni âsht i dashunuem në lëkurën e zeshkët të magjypeve të bukura. Prej degësh ikin mollat me gjeth, trembë prej malsores që vjen tue zanun qiellin me qêth.

13

...........................


REVISTA OBELISK

Fletorja e artë Doris Lessing. Doris Lessing-ut i kujtohen vitet e saj të rinisë, kur dëshira për të ndryshuar botën nuk përkonte si duhej me dëshirën për të shkruar. A duhej të shpërndante trakte apo të shkruante romane ? Një alternativë Mendoja se duhet që gjërat të që ajo diti ta kapërcente.

Kur shkruaja Fletoren e artë, isha

rreth 40 vjeçe, një moshë dramatike në jetën e një gruaje. Ishte edhe epoka e zhgënjimeve politike dhe rreth meje shihja njerëz që nuk ndiheshin mirë. Pyesja veten se mos një prej shkaqeve të kësaj mërzie të përgjithshme qe zakoni që ne kemi për të ndarë në kutikuti emocionet, përvojat, jetën nga njëra anë dhe ndërgjegjjen politike nga tjetra, seksualitetin në një të tretë. Për librin doja një formë që të t’i mbante të gjitha këto kutiza të padepërtueshme. Kështu më lindi ideja e fletoreve që përbëjnë secila një ditar intim. Çdo fletore trajton një temë të veçantë dhe ajo në të cilën shkrimtari i bën pyetje vetes mbi të shkruarin përbën gurin e provës në këtë tërësi përsiatjesh të shpërndara. Kam shtjelluar dhe « zmadhuar » edhe një ide tjetër, ide e të majtëve dhe imja, por them se është e gabuar, se të shkruarit nuk i shërben asgjëje, përsa letërsia është e pafuqishme për të ndryshuar botën.

Të shkruash dhe të militosh. Në kohën e Fletorës së artë, isha në po atë gjendje shpirtërore që jam sot. Gjendje apokaliptike.

...........................

14

ndryshonin shumë shpejt dhe, nëse letërsia nuk qe në gjendje ta bënte këtë, atëhere përse duhet shkruar? Kur militoja në Afrikë, shokët e mi dhe unë qemë të sigurt se do të arrinim të transformonim botën brenda një dhjetevjeçari. Çdo përpjekje, që nuk kontribuonte në mënyrë të menjëhershme në këtë transformim, na dukej e kotë. Ishtë një nga nenet e besimit tonë politik. Sot pyes veten për atë që ndieja. Sidoqoftë nuk qemë budallenj, qemë të zgjuar dhe të edukuar. Por ishim besimtarë, mitet fetaret të ferrit dhe shëlbimit qenë bërë doktrina jonë. Tani e di se të shkruash shërben gjithësesi për diçka, për të dhënë informacion. Nuk është kjo ëndrra e rinisë sime, por gjithësesi është diçka. Kur isha e re, qëndrimi i majtistëve kundrejt letërsisë ishte se më mirë të shpërndanim trakte derë më derë së të shkruanim. Një shkrimtar, i cili rritet në një mjedis të politizuar shpesh bëhet objekt i kritikave të hidhura, të ashpra. E di se ajo që frymëzon sot këto kritika është sidomos dëshira, xhelozia, sepse njerëzit që bëjnë kritika janë vetë, në shumicën e rasteve, shkrimtarë të dështuar. Kjo shpjegon ashpërsinë e kritikave të tyre. M’u desh kohë për ta kuptuar këtë. E vë re përsësi të njëjtin proces te e

shoqja e një mikut tim, e cila po shkruan një libër. Ajo është lidhur me një grup njerëzish, që u përket grupeve të ndryshme të majta. Këta njerëz nuk ia kursejnë kritikat armiqësore dhe synojnë të ndikojnë në atë që ajo shkruan, secili sipas ndjeshmërisë së tij politike. Është e qartë, për dikë nga jashtë, që këyre njerëzve u vjen inat se ajo ka talent. Ajo vetë nuk e ndjen këtë… në moshën e saj edhe unë s’do ta kisha ndierë këtë gjë.

Romancieri, epokës së tij.

dëshmitar

i

Jashtë vlerave të tij letrare, një roman na jep një sërë mësimesh. Në njëfarë mënyre romacierët e kanë ndarë botën kuti-kuti dhe kanë krijuar një bazë të gjerë informacioni. Për shembull, Proust-i, cili është një nga shkrimtarët e mi të preferuar, jep një portret te plotë të shoqërisë së kohës së tij, bën të ditur, nëpërmjet personazhevet ë tij, ngritjen e një klase shoqërore dhe rënien e një tjetre, tregon se si një klasë honxhobonxhosh u kthye dalëngadalë në aristokratë. E njëjta gjë të Buddenbrook nga Mann-i. Asgjë nuk do të dinim për Rusinë parasovjetike pa romancierët, pa Çehov-in, Tolstoi-n, Dostoievski-n apo Tourgueniev-in. Një miku im, të cilit po ia tregoja këto mendime, më kundërshtoi duke thënë se asnjë autor rus i shekullit të XIX-të nuk përmendi fillimin e revolucionit industrial që ndodhi në Rusi dhe se imazhi që këta romacierë i dhanë vendit të tyre ishte i rremë. Mbase në këtë rast, por ka romacierë që bëjnë të ditur gjithçka. Gjithësesi unë lexoj shumë romane me qëllim informimi. Të mirë dhe jo shumë të mirë. Pas një muaji do të nisem për në Australi. Gjithçka di për Australinë e kam mësuar prej romaneve. Përgatitur e përkthyer nga Adriana Koxha


prill 2017

Shtëpia Botuese”ADA” është themeluar më 19 mars 1999, me vendim gjykate nr.207/a, aktualisht me adresë: Rruga Nasi Pavllo nr.20 Tiranë, me numër telefoni: +355 04 4505312, me website www.botimetada.com Orientimi i botimeve të Shtëpisë Botuese”ADA” është kryesisht letërsia artistike shqiptare dhe e huaj. Bashkëpunëtorët e saj janë emrat më të shquar të letrave shqipe. Motoja jonë është cilësia, korrektesa dhe përkushtimi ndaj autorëve. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet numri dhe cilësia e botimeve nga viti në vit.

Botimet ADA

E veçanta është se Shtëpia Botuese “ADA” ka shtypëshkronjën e vet çka nënkupton një çmim të leverdisshëm botimi. Gjithashtu ajo boton edhe revistën letraro-artistike “OBELISK” (Rregjistruar në ISSN International Centre 45 rue de Turbigo, 75003 PARIS/FRANCE), ku reklamon librat e botuar si dhe boton krijimtarinë më të mirë të autorëve të njohur e të talenteve të reja.

Librat tanë, janë online në webin e saj: www.botimetada.com dhe kjo iu vjen në ndihmë si autorëve dhe lexuesve e dashamirësve të artit të shkruar. Tashmë Shtëpia Botuese ADA, ka lidhur marrëveshje me http://botimeshqip.com që ёshtё njё portal i ri Shqiptar, i drejtuar dhe manaxhuar nga partnerё Shqiptarё dhe ёshtё dizenjuar pёr tё promovuar dhe zhvilluar botimet Shqiptare nё tregun vendas

dhe atё jashtё tij. Qёllimi i drejtpёrdrejtё ёshtё mbajtja gjallё, zhvillimin dhe njohja e mёtejshme e gjuhes shqipe pёr brezat e rinj jashtё dhe brёnda vendit. Librat e botuar në këtë shtëpi botuese do të jenë më afër lexuesve falë këtij bashkëpunimi. Në faqet e këtij portali janë të gjithë titujt e katalogut të Shtëpisë Botues “ADA”. www.botimetada.com revistaobelisk@yahoo.com cel: + 355 068 22 190 16 Tel: +355 4 450 5312 15

...........................


REVISTA OBELISK

TREGIM

Fshati i budallenjve zgjedh kryetarin të cmendur i Nga Armir SHKURTI Na ishte një fshat i humbur diku mes malesh. I bukur sa s’ka më, me pyje e lumenj, male e fusha, por për të zezë të vet, me fshatarë budallenj. Aq budallenj sa edhe shkenca kish dështuar para tyre. Studim pas studimi dijetarë nga e gjithë bota s’e kishin gjetur se përse ishin që të gjithë budallenj dhe se përse ishin kaq budallenj që të gjithë. Ca ia vinin fajin ujit, ca ushqimit, të tjerë genetikës, Këto ishin më kryesoret, se pastaj ishin ngritur hipoteza edhe për magji, për ndikimin e një nyje magnetike nën tokë, për eksperimente të alienëve e çmos tjetër. Sidoqoftë në fund të gjithë ishin dorëzuar dhe qenë tërhequr , duke e lënë fshatin në mëshirë të vet. Kuptohet që studimet dhe eksperimentet nuk kishin kaluar pa lënë gjurmë. Kur u fol për ujin si shkak i mundshëm i problemit, që të gjithë e braktisën lumin e përrenjtë e fshatit dhe pinin vetëm verë e raki. Natyrisht që budallallëku i vditur edhe me alkool rritet shumë më shëndetshëm dhe për pasojë ç’nuk u kishin parë sytë vet budallenjve dhe atyre që vinin e i vizitonin hera – herës. Por nuk jemi këtu për të numëruar budallallëqet e fshatit dhe as të fshatarëve. Ato meritojnë një enciklopedi më vete. Shkak për të rrëfyer këtë histori u bënë votimet. Dikush ua shtiu ndërmend banorëve se u duhej një kryetar. E gjithë bota qeverisej me ........................... 16

një të parë i cili zgjidhej me votim, u kish thënë ai dikushi. Kaq mjaftoi që të gjithë, i madh e i vogël, të mblidheshin te rrapi i fshatit për të zgjedhur kryetarin. Për nja gjysmë ore u rrahën me njëri – tjetrin për vendet se ku do të rrinin, kush do të fliste, ku do të uleshin. Kur u lodhën e u dërrmuan, e lanë drurin dhe u ulën si mundën. Asnjë nuk po e hapte mbledhjen. Të gjithë vazhdonin e bënin muhabet për qejf me njëri – tjetrin, pa e vrarë mendjen se aty qenë mbledhur për një punë fisnike: zgjedhjet e lira e të ndershme të kryetarit të ri. Papritur zhurmën e prishi njëri nga më llafazanët e fshatit. - Ore, që ta dimë. Kryetari i budallenjve duhet të jetë budallai më i madh apo më i mençuri i budallenjve? Kaq mjaftoi që të bjerë heshtje e thellë. Vetëm 5 minuta paqe në atë fshat! Pikërisht ato 5 minuta kur askush prej tyre nuk mendon. Por aq zgjati. - Natyrisht më budallai! – u hodh ai që në fakt e mbante veten si më budallai i fshatit. E vërteta është se për të tillë e mbante i gjithë fshati. Ai kishte ndjekur një mizë kali që kishte gjetur mbi pilaf për tre ditë rresht , derisa e kishin kapur në kufi ushtarët. Nejse. Kur ai lëshoi këtë bombë i madh e i vogël u kthyen të revoltuar:


prill 2017

- E ç’do të thuash ti me këtë? – e pyetën pothuaj në kor. - Dua të them se më budallai jam unë dhe më takon mua të jem kryetari i budallenjve! - Po të kishe qenë më budallai ti, nuk do të të shkonte ndërmend kjo gjë. Kështuqë ti je gënjeshtar dhe nuk e meriton – u hodh bariu i fshatit , i cili në fakt ishte i njohur për budallallëkun që kish bërë me delet. Se kush dreqin i tregoi një herë atë përrallën me Nastradinin që i kërkoi mbreti t’i sillte delet duke qeshur dhe ky, si në përrallë u preu buzët deleve, duke lebetitur fshatin kur panë delet si vampirë me dhëmbë jashtë e gjakun nëpër surrat. - Po as ti nuk je budalla pra! – u hakmorr ai i mizës E t’iu përveshën me shkelma e grushta njëri – tjetrin, fut e bjer. Po ashtu filluan të përleshen edhe të tjerët. Kështu ndodhte gjithmonë. Rriheshin kot, shkatërronin gardhe, pemë, rrugë, karroca e ç’të gjenin ..kot! Pastaj qeshnin dhe jetonin të lumtur. Edhe aty u rrahën.Kur u lodhën – ndaluan. Atëhere më i riu u ngrit dhe tha: – Unë mendoj se asnjëri nga ne nuk meriton të jetë kryetar. Asnjë budalla nuk mund të votojë për një budalla tjetër. Dhe asnjë budalla nuk ka shans të drejtojë një fshat plot me budallenj. Prandaj kam një propozim. Të zgjedhim kryetar Groshën! – plasi rrëmuja sërish. Dy gra filluan të zihen për flokësh, dhe një burrë pyeti: - Grosha? Po ai është i çmendur! - Po pikërisht! Është i çmendur por jo budalla! Kështuqë askujt nga ne nuk i ngelet hatri. Heshtje varri. Por kjo qe heshtja më e rrezikshme në botë, pasi në ato minuta ata, budallenjtë, në korr, po mendonin! Dhe pasi menduan, në mënyrë unanime votuan për të zgjedhur kryetar Groshën! Grosha (kështu e thërrisnin qysh kur

s’mbajet mend), jetonte vetëm në një shpellë në fund të fshatit. Gjithë ditën vizatonte me gisht nëpër mure me çfarë të gjente: me lëng domateje, urinë, gjizë, baltë e ....ç’të gjente domethënë. Ngaqë asnjë nga budallenjtë nuk e kuptonte se ç’ishin ato shkarravina, të gjithë e adhuronin si njeri të madh, por nuk i afroheshin se nuk merreshin vesh me të. Kur paria e fshatit vajti dhe e njoftoi se qe zgjedhur kryetar, Grosha mori hurin e iu turr për t’i trembur. Por, në vend të iknin, ata u ulën në gjunjë në shenjë nderimi. Ama kjo nuk e frenoi Groshën t’i rrihte një për një të gjithë. Ama ata nuk lëvizën e nuk bënë gëk. Përkundrazi. E adhuruan dhe dashuruan edhe më shumë. Me faqe të fryra, dhëmbë të thyer e trupin vija – vija nga huri, shprehnin dashurinë dhe adhurimin për kryetarin. - Bah! Ai i duhet fshatit! Jemi milet i keq ne, e duam me dru po hë! Të nesërmen Grosha çoi fjalë që të mblidheshin të gjithë në qendër të fshatit. Me këngë e valle, i madh e i vogël erdhi që në mëngjes. Grosha mbërriti pasdite. Kishte një letër në dorë. - Dëgjoni! – tha – deri tani kemi jetuar në rrëmujë. Tani do bëjmë shtet! - Uuuuurraaaa! – thirrën budallenjtë në korr, pa e kuptuar se ç’është ajo që tha Grosha. - Këtu shkencëtarët nuk e kanë gjetur akoma se nga se vjen budallallëku. Unë po! E kam zbuluar dhe do ta zhduk të keqen nga ky fshat. - Uuuurraaaa! - E para dhe kryesorja. Unë do të zgjedh 10 budallenj nga njëra lagje dhe 10 nga lagjja tjetër. Ata do të zihen përditë me njëri – tjetrin dhe ju pastaj gjithë ditën do të gjeni se kush ka të drejtë e kush jo. Që nga ajo ditë fshati jeton me rregulla e rend, si gjithë bota.

17

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Për një bibliotekë publike të mbyllur në Korçë prej autoriteteve

-poemth- Nga Erget Cenolli

E përdhosët tokën e ABC - së fisnike, Nën ndyrësira paresh e shtëllungash të leshit, Tymosni e mbllaçiteni në gjethe marramendëse përsheshit, Duke shkelur miopisht mbi fjalët e rreshtat e mendjeve titanike. Grumbulluat Shekspirin e Dikensin me fshesë mizori, Ua peshuat fletët me kandarin e ndryshkur të interesit, Nën avujt e mashtrimit, makutërisë, vesit, Matët Hygonë e Balzakun me kutin e një orgjie lakrori. Nga dora e artë e Kolevicës mjeshtër, U ravijëzua kubi i kristaltë, Radhitur në të, plot nur e shije, mendimi i naltë I korifejve. Nektari i shekujve shkruar me bojë në letër. Në botën e kubit jeta rrodhi në hapësirat e pamata të mendjes, Në gjashtëmbëdhjetërroksha Naimjanë e kaligrama të Apolinerit, Imagjinata jonë shëtiti qiejt e Parajsës e të Ferrit, Deri sa hasi në koknjgjeshësinë apokaliptike të vjedhjes. Në rafte e arkiva, dituria u mblodh pikë, pikë, pikë... E rrodhi si qumësht blete në hojet e skedave, shkruar me bojë pelikani, Ne thithëm me etje çdo bulëz, ditë pas dite, si udhëtari, një mirazh oazi, Pa ditur, se shkatërruesit e mëdhenj, do të shkelnin gjithçka në një ditë. *** Një vemje leshatore, që kurrë nuk u bë flutur, U zvarrit nga balta e sjellë në Lidhjen e Shkrimtarëve, Rrëshqanthi, me jargë shkumëzuese, eci mbi trutë e qytetarëve, Dridhëllitëse e gjithçka lëpirëse, vrimosi fole në zemrën e kubit brinjëbukur. Në mjediset akademike të kubit, vemja shtroi mësallat, Në pjata ricikluese të mediokritetit u vollën lavdërimet për pseudo-lirikun, Shpërthyen gazrat e promovimeve, metafora u zëvendësua me kikirikun, Për Servantesin, Simeonin, Edgar Alan Poe-n, filluan andrallat... Për mĕngjes çohej me sytë kokërrizuar, si sy prej mize, Faqet e librave i ngjasonin me një kartmonedhë, Leon Tolstoi, herë si mijëshe, herë si pesëdhjetëshe e verdhë, E Mopasani, si fletë-kaushi, ku pangopësinë e tij do të hidhte... Nga kreu në çdo raft e keqja rrodhi rrëke, Në tempullin e Pepos, Kallamatës, Qafëzezit, Nga poçja e bytymtë e vjershëtor-pekmezit, Në çdo skutë e çdo kënd, ligësia ngreu fole. Rënkuan "Visaret e kombit" e shfrynë "Valët e detit"... Prishanikët dergjeshin pllazheve, për të nxjerrë shejtanin "dë barkut", Pështjellë me avujt e hashashtë të qoftëlargut, I thurën vargje servilësh, fytyrës Leshtore, të hyqymetit. 18


prill 2017

*** Ka pesë mijë vjet, që libri udhëton, Në udhë argjilore, papirusesh e pergamene, Shkruar me kunja, pendë të arta e majëpene, Në beteja zjarresh, harresash e zyrtarucësh, me syze e papion... Zyrtarucë me kolltuqe biruar, prej vemjes para-krimbur, Që në luftën antilibër, ngrehin centurione injorantësh, Me galop sulen në kuadrate korrupsion-elefantësh, Me fjalime llafemanësh pështymë-hidhur. Në errësirë hienat u mblodhën një e nga një, Nga gojët e uritura iu rridhnin jargë të etshme: Ta shqyejmë pa mëshirë diturinë e përjetëshme ! Verdikti ulëriu në zyrën numër një. Mbi një cohë të leshtë thëngjillosur vendimi, Ekzekutimi i bibliotekës me unazë të zezë ishte vulosur, Dostojevski pas murit përpëlitej i krrupullosur, Virginia Woolf, zhveshur në katër mure, dridhej prej thëllimi. *** Në sallën e ftohtë kryemanekini zgjati dorën e dylltë, Rrëmbeu një libër bukur të trashë, E grisi një tubë fletësh me gjishtërinjtë si mashë, Ethshëm me to, fshiu syzet e kavanozta me xhame të mbrylltë. Vështrimin e mjegullt përtueshëm hodhi përpara, Rradhë, rradhë, kukullat prej lecke, Me kafkën bosh, me trutë e ngrëna nga mola, Nxitonin, kushtë ngrinte dorën e para. Sublimja u ngurros në kuti të zeza marmelate, Ku librat e flakur rrëmujshëm, me ngjitës shirit u pranguan, Dialogët e Heminguejt, me saçma mediokriteti u sulmuan, Remarku, ndjekur prej libërprishësve, sërishmi u arratis nëpër natë. Varri i Thimi Mitkos u trondit në errësirën tinzare, Eshtrat e Asdrenit prej lëndimit rënkuan, Vetullat e Mihalit zemërueshëm u harkuan, Lakçia ndjeu përsëri nën brinjë një goditje vrastare. I ngazëllyer prej krimit vandali buzëqeshi vesh më vesh, Përgjatë kostumit të shtrenjtë, fshiu gjak-bojën në duar, Numëroi plot tre milionë, për krimin paguar, Para tij, copëra titujsh e autorësh, masakrruar në shesh. Por në trup, në fytyrë e tek balli, syzeve përsipër, Një stërnjollë me shkronja të zeza shkruar trashë, Si një lëkurë bualli, djegur e rrjepur me mashë, Përjetësisht i mbeti damkosur, me damkën: njeriu ANTILIBËR.

19

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Poezi të zgjedhura - shqipëruar nga Maksim Rakipaj Elizabeth BISHOP (1911- 1979) HËNA NË PASQYRË Hëna në pasqyrën mbi komo vështron nga larg, nga shumë larg (me krenari ndoshta, veten e saj, por kurrë, nuk vë buzën në gaz) mbase është në gjumë të thellë, apo nga ato që ditën fle. Sikur Gjithësia ta braktiste, vafsh në djall kish për t'i thënë, një pasqyrë, së paku e gjente, në një pellg vend kish për të zënë. Kështu që gjithë hallet mblidhi dhe tok me plehrat në prrua hidhi. Në këtë botë të mbrapshtë ku e majta na del e djathtë, ku hijet janë trupa vërtet, ku rrimë zgjuar gjithë natën ku qielli aq i cekët sa i thellë ky det veç ti mua më do dhe më do vërtet. ----------------------------

Lawrence FERLINGHETTI MËSHIRË Mëshirë për kombin që dele i ka burrat dhe udhëheqësit barij të këqij. Mëshirë për kombin ku udhëheqësit 20

gënjejnë dhe të mençurve u kanë mbyllur gojën. Mëshirë për kombin që zërin s'e ngre veç për të lëvduar zaptuesin dhe rrugaçët t'i shpallë heroj dhe që shpreson me dhunë botën të komandojë Mëshirë për kombin që gjuhë tjetër s'njeh veç gjuhës së vet Asnjë kulturë tjetër veç të vetës Mëshirë për kombin që e ka shpirtin te paratë dhe fle me gjumin e atyre që e kanë plëncin gjithnjë plot Mëshirë për kombin-oh, mëshirë për njerëzit që lejojnë të drejtat t'u shkelen dhe liritë t'u flaken tej Adheu im, qaj për ty o tokë e ëmbël lirie!


POEZI nga SONJA HAXHIA Poezia është një akt, PAQE! Ishe, ashtu, i thjeshtë i shkëlqyer I bukur ëndërr! Nuk di ku je zhdukur Ku valle, je tani?! Kurrë se kisha menduar, Nga mungesa, kaq shum të jem trishtuar. Një ekuacion me plot mistere, i pazgjidhshëm. Si Nata,e florinjtë Kur Diellit më shum i largohesh. .....thuajmë mua, sekretin Vetëm Mua?! Ti ti që buzëqesh, ashtu njerëzisht Ma thuaj. E njerzia mos e dëgjojë Të merren me çmenduritë e tyre pa ngjyra, Kur, jona, mijra ngjyra rezaton.

Mjergull e kristaltë Atje ku mjergulla mbulon Sytë e tu vezullojnë. Gjithë jeta kalon Duke shikuar ndër sy I vetmi vend ku shpirtin mund të ta kap Sa herë ti shikoj, aq herë rilind ..... gjuha mpihet Sepse të vërtetat di ti fshehë.

prill 2017 Është një vend ku zemra fort rreh, Ku magjia e trishtë,shkrin argjendin e bardhë, Është një vend ku zemra thërmohet copë, Ku asgjë nuk sheh për rreth, E ti atje,dëshiron të jesh përsëri..?!

Unë dëgjoj sytë e tu: -Të bukur sytë e tu -Ma thuaj përsëri -Rrebelë sytë e tu... Në dritaren e syve të tu Unë shikoj vetëm ty. Sa mirë që i ngjasojmë vetes.

Zëri i saj Në të menduar vetëm një zë gjeta Atë që s'mund ta dëgjoj Është strukur në premtimin e heshtjes Ndihem i lodhur, nga mungesë e saj. S'dua kurrë ta humbas S'mundem Se harroj Lumë lotësh më rrjedhin tishtimi më ther në zemër. E kur Nata vjen Yjet nisin pushtojnë dhenë I strukur brenda në shtresë Unë, dëgjoj zërin e saj të vërtetë. Me qetësinë misterioze Sa shum kisha për ti thënë S'di të shkruaj të lexoj Vaji i shkretë, qënien ma pushton. Më cfilit me mumgon, zëri i saj.

Atje ku mjergulla mbulon 21

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

NOBELISTË NË OBELISK

K

PËRTEJ VDEKJES

XHON M. KOETZE (John Maxwell Coetzee) AFRIKA E JUGUT

Kur përcillte për në varreza Nikolën 23-vjeçar, kuptoi peshën e vërtetë të vdekjes. Kurmi njomëzak i të birit, shformuar nga përplasja fatale, dergjej rrëmujshm në hapësirën e errët të arkivolit. Diku pranë kokës, gishtat e këmbëve, nëpër trup cifla kockash, heshtur në bardhësi plasaritëse. Duart nuk u gjetën, bluar nën rrotat e makinës vrastare, u grimcuan nëpër pluhurin e rrugës. Te cila pjesë mbartet pavdekësia, tek ajo që iu dorëzua errësirës së varrit, apo te kokrrizat kthyer në erë? A nuk është vdekja fundi i jetës, errësira e padepërtueshme për të këtejshmit? Andej mund të ketë gjithçka, por jo jetë si jona. Mos ndoshta do të ishte më i pavdekshëm po të shpëtonte i gjallë dhe t’u dorëzohej flatrave të dashurisë, qoftë dhe i sakatosur? Çastet e para të përshtatjes me gjendjen e re nuk mund të jenë të lehta. Trupi që ka fluturuar në ajër, është rikthyer focërisht në tokë duke iu nënshtruar forcës së rëndesës. Ngurtësuar nga dhimbja, apo nga frika, nuk është në gjendje të lëvizë asgjë, as qerpikët plumb të rëndë. Prej plagëve do të shpëtonte dalëngadalë. “Dhimbja nuk është asgjë , veçe një sinjal nga trupi në tru.”89 Do të vinin pastaj ditët e zakonshme. A janë ëndrrat e përtejshmëve të njëjta me tonat? “Si gjithnjë do të donim të mbanim në krahët tanë të bukurën e gjithë botës. Kurrë nuk na shteron kjo dëshirë.”89 Jeta këtu merr frymë, dallgëzon, është e gjallë, jeton, bëhet e përjetshme, andej nga po shkon im bir, errësira ndrydh, tremb, shuan.

Jeta

Lindi më 9 shkurt 1940 në Kejp Taun (Cape Town) të Afrikës së Jugut. Babai i tij ishte avokat, 22


nëpunës shtetëror dhe pronar i një ferme, ndërsa e ëma mësuese. Familja u zhvendos në Worcester kur Koetze ishte tetë vjeç. Koetze ndoqi kolegjin e Shën Jozefit, një shkollë katolike. Më vonë studioi matematikë dhe anglisht në Universitetin e Kejp Taunit, duke marrë diplomë në arte dhe në matematikë në vitin 1961. Shkoi në Britaninë e Madhe në vitin 1962, ku punoi programues kompjuteri, deri më 1965. Paskëtaj vazhdoi në Universitetin e Teksasit ku mbrojti doktoraturën në gjuhësi me analizën kompjuterike të stilit në veprat e Samuel Beketit. Në vitin 1968 filloi të japë letërsinë angleze në Universitetin Shtetëror të Nju-Jorkut, në Bufalo, ku qëndroi deri në vitin 1971. Kërkoi vendbanim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, por iu refuzua për shkak të përfshirjes në protestat kundër luftës së Vietnamit. U kthye në Afrikën e Jugut për të dhënë letërsi angleze në Universitetin e Kejp Taunit. Me të dalë në pension, në vitin 2002, Koetze u zhvendos në Adelaide, Australi, ku bë anëtar nderi në departamentin e anglishtes të universitit. Më 6 mars 2006 mori shtetësinë australiane.

prill 2017

Shprehje njerëzish të shquar -Letërsia është republikë ku çdokush do që të jetë mbret. Kestneri -Asnjëherë nuk e ve emrin tim në librat që blej, para se t’i lexoj ato, sepse vetëm atëhere mund të them se janë të miat. Dosi

-Sikur të botoheshin vetëm librat e dobishëm, të tillë do të kishte së paku Vepra Krijimtaria e Koetze dallohet për çiltërsinë, njëqind herë më pak. tonet pa kompromis në problemet e njeriut të Volteri ditëve tona, përballur me jetën dhe mjedisin e brishtë. Romane: “Duke pritur barbarët”, “Koha e hekurit”, “Turpi”, “I ngadalti”, “Elizabet Costello”, “Jetët e kafshëve”, “Askund” etj. Novelë: “Mjeshtri i Petërburgut” Ese: “Të sulmosh”, “Jeta e një fëmije”, “Ç’është realizmi”, “Humanizmi në Afrikë”etj. Kujtime:“Fëmijëria”.

( Marrë nga libri “NOBEL” Laureatët e letërsisë i Bujar balliut, botim i SH.Botuese”ADA”)

-Librat janë si miqtë: duhet të jenë të mirë, por pak. Strindbergu -Shpirti i një populli pasqyrohet në poezinë e tij më mirë se në çdo formë tjetër të artit. Boske -Kush nuk e vlerëson veten nuk është i lumtur, e kush e vlerëson është budalla. Mopasani

23

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

Nga Botimet ADA

Mesazhe erërash Para disa kohësh më ra në dorë libri i Dritanit. E mora siç marrim çdo libër por kur depërtova nëpër faqet e tij vura re një element të cilin unë ë shikoj të munguar në letërsinë shqiptare të sotme! Është e çuditshme lidhja që njerëzit krijojnë në jëtën e përditshme me elementet e brendshme të saj, Ne i kemi brenda vetes, por janë të padukshme edhe pse janë standartet tona të jetesës. Nëpër frazeologjitë e Dritanit unë e gjej veten plotësisht por më tepër në gjuhën e trasmetimit, stili i thjeshtë dhe i pastër, kultura dhe forma e koncentrimit të mendimit. Mendimi i Dritanit gjatë gjithë ecurisë së librit është i thellë, i pjekur dhe tregon për një meditim të vazhdueshëm të autorit mbi aspektet qoftë edhe më të imta të jetës. Është e dukshme ndikimi i një frymë filozofike e Olimpit grek, një mendim inteligjent i një bote të pasur e cila prek aspekte dhe këndvështrime të ndryshme të aspekteve të përditshme të jetës. Kjo tregon se flasim për një indivit të lexuar por edhe të rrahur nga jeta. Libri ka një përshtatje me grupmosha të ndryshme, aspekte të përditshme të jetës kalojnë para syve tanë në forma të reagimeve dhe arësyetimeve të gatshme, por me një mësazh jetësor të civilizuar dhe modern. Kurajua për të tentuar në këtë fushë e bën Dritanin një emër të rrëndësishëm pasi mesazhet janë të forta, logjika e thjeshtë 24

mbart një botë e mendësi të pasur, kulturë dhe meditim të niveleve bashkëkohore. Mesazhet, arësyetimet dhe zgjidhjet janë përgjigje të jetës sonë apo të një vizioni që Dritani ka për format e reagimit në jetë. Libri vjen i natyrshëm, plot dritë e formë, nuk bëhet i mërzitshëm nëpër faqe por të shton kuriozitetin pasi tërheq këndvështrimi dhe forma. Sipas mendimit tim është një formë moderne e të shprehurit ku Dritani pas poezisë ka gjetur veten më së miri! Suksese ! Anila Toto


prill 2017

Nga Botimet ADA

Tinguj dhe fjalë Ne, që kemi përjetuar diktaturën më të egër e më mizore të rruzullit tokësor, e kemi për detyrë t’u tregojmë femijëve tanë, të cilët dinë aq pak për mizoritë e pashëmbëllta çnjerëzore e të pabesueshme nga pushteti komunisto-enverist. Njerëz, të jemi vigjilentë! Kurrë të mos lejojmë të përsëritet ajo kohë. Ne të gjithë jemi përgjegjës për gjithçka që na ndodh, e mirë apo e keqe....

Një shpirt i shqetësuar dhe i tronditur nga jeta dhe trillet e saj paradoksale, kërkon gjithënjë të shfrejë dufin e dhimbjeve të veta. Kur ky shpirt, përveç dhuntive fiziologjike të psherëtimës, apo të aftësisë psikologjike të revoltës e të shpresës njerëzore për të artikuluar, ka dhuntinë për t’ia transmetuar ato botës që e rrethon, me anën e tingujve apo të fjalës artistike, ai bëhet këngëtar dhe krijues ose shkrimtar. Mihallaq Andrea i ka të dyja këto dhunti.Si kantautor ai e ka afirmuar tashmë vehten e vet me krijimet e bukura muzikore, këngët e tij lirike dhe serenatat e frymëzuara, që për dekada me rradhë kanë bërë për vehte zemrat e njerëzve të gjinive dhe brezave të ndryshme të qytetit të lindjes dhe të vëndit të tij.Ai i ka kënduar dhe i këndon dashurisë së përgjëruar, dhimjes dhe ndarjes, apo shpresës së ngazëllyer në premtimin intim. Sikur të mos i mjaftonte kënga, tingujt e kitarës dhe të zërit të tij të veçantë plot vibracione emocionuese ai ka shkruar veprën e tij të dytë në gjininë e prozës ku fjala i vjen në ndihmë

frymëzimit të tij për ta artikuluar dhe dëshmuar historinë e tij të dhimbëshme të shkaktuar nga dhuna e egër diktatoriale. I uroj sukses dhe përkushtim për ta ngritur edhe krijimtarinë e tij letrare në nivelin e melodisë dhe të zërit të tij impresionues, mbresëlënës që ka arritur lartësi të admirueshme duke u bërë kështu kantautori më në zë i serenatës korcare në kohështrirjen e dy shekujve, të njëzetë dhe të njëzetenjëtë. Vangjush Ziko 25

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

TREGIM

PASDITE E TURBULLT

Ajo ishte aty. Ulur pranë tavolinës në qoshe të atij lokali jo të vogël por as të madh. Tavolina ishte njëkohësisht dhe pranë dritares nga ku dukej shëtitorja e rrahur nga fare pak njerëz. Bredhjet dukeshin si të sforcuara, ndoshta dhe për shkak të atij dielli që ishte akoma i fortë dhe mundues dhe pse po afrohej dalëngadalë buzëmbrëmja. Ajo kishte hedhur një mantel indiference që i shkonte aq shumë. Minifundi i saj lejonte bujarisht t’i dukeshin këmbët me pulpat e bukura kalëruar njëra mbi tjetrën dhe pjesët e dukshme të kofshëve shtypeshin ndërsjelltas dhe peshonin me delikatesë mbi ndenjëse. Bluza e ngjitur pas trupit dhe dekolteja e hapur mjaftueshëm, nxirrnin në pah akoma me shumë gjoksin e saj të kërcyer e aq tundues saqë do kisha dashur më parë të ngjishja buzët e mia në të ndarën e gjinjve të saj dhe pastaj të përshëndeteshim. Në fakt nuk ndodhi ashtu. Nuk kishte si të ndodhte ashtu. Guximi im nuk arrinte deri në ato nivele dhe pse po të me jepej rasti t’ua tregoja miqve të mi do t’u thosha se veprova pikërisht ashtu. Dhe po të bënin pyetjen se si reagoi ajo do t’u thosha që ajo pikërisht këtë priste nga unë. Ne meshkujt po nuk gënjyem sadopak kur bie fjala për femrat nuk do të ishim të besueshëm. Takuam duart dhe pas puthjes në faqen e saj të lëmuar u ula në krah të saj. Në gishtërinjtë e hollë mbante një cigare të tymosur përgjysmë dhe mbi tavolinë ishte një gotë Martini dhe ajo e 26

Gëzim MURAJZA

përgjysmuar. Tavlla ishte plot me bishta cigaresh. Siç duket qenkam vonuar shumë! Jo, pse? - Tavlla qenka plot! - Ah, jo, jo. Kjo që kam në duar është cigarja e parë. Tavlla është plot sepse mesa duket kamerierët këtu, s’dinë të bëjnë punën e tyre. Në fakt, tashmë ekziston ligji, që ndalon tymosjen në vende publike. Kujt i plas për ligje në këtë vend! Në këtë vend nuk shqetësohen as për njerëzit! Dialogu ynë u zhvillua i tendosur por në miratim të ndërsjelltë për ato që po thonim. Të dy dukeshim se mezi prisnim të shfrynim për ambientin që na rrethonte, për njerëzit që këtë ambient e bënin akoma më të rëndomtë dhe më shpirtmarrës. Një parandjenjë po më pickonte se ajo buzëmbrëmje nuk do shkonte siç do doja unë. Dreqi ta hajë, nuk kisha ardhur në takimin me të që të shanim njerëzit dhe pse isha gati të shaja gjithë botën me kusht që pastaj të shtrihesha diku në ndonjë qoshe të kësaj bote mbi trupin e kësaj femre sensuale që e dëshiroja me ashk. Lokali gumëzhinte nga një muzikë hibride nga ato që vitet e fundit ca këngëtarë vendas të vetëquajtur modernë, kopjonin një motiv nga një këngë e huaj, një copë muzike nga një tjetër, përkthenin vargje këngësh të tjera, e sajonin këngën e tyre, e pastaj bombardonin televizionet dhe radiot për muaj të tërë. Suksese më të neveritshme nuk mund të imagjinoje e megjithatë


ishte pikërisht kjo tip muzike që i bënte lëvruesit e saj të kapnin majat e famës. Jo vetëm kaq, por vështirë të gjejë pub-e apo lokale që fundjavave nuk ftonin ndonjë syresh për të gjallëruar bizneset e tyre.Rinia ekzaltohej pafundësisht për këtë lloj muzike. Por vajza krah meje mesa duket nuk ishte e asaj natyre sepse nuk shfaqte kurrfarë lloj interesimi për atë që dëgjohej në sfond. Ne po tymosnim të dy dhe shtëllungat e tymit shpërndaheshin mbi kokat tona duke marrë me vete mendime të ngatërruara por dukë lënë në kokat tona mendime të tjera akoma më të koklavitura. Diagonal me tavolinën ku ishim ulur ne ishte vendosur një mega TV, në një lartësi të tillë që pjesa e sipërme e ekranit të TVsë gati prekte tavanin e lokalit. Në TV po shfaqej një seancë e parlamentit vendas, ku ca burra dhe ca gra duke marrë poza prej shpëtimtarësh të kombit po gatiteshin të zgjidhnin presidentin e vendit. Ishte tentativa e katërt për të zgjedhur presidentin pasi tre të parat kishin dështuar me përkushtim të admirueshëm, me gjithë premtimet, tërheqjet, propozimet, kundërshtitë e pazaret që kishin valuar për ditë e javë.Ajo zgjati dorën të merrte një cigare tjetër nga paketa sipër tavolinës. Ndërkaq kamerieri kishte ndërruar tavllën dhe më kishte sjellë porosinë. Unë ia pengova veprimin asaj duke i mbështjellë gishtërinjtë e saj me dorën time dhe duke i ledhatuar shpinën e dorës me dorën time të lirë. Parandjenja e mëparshme po ma mjegullonte entuziazmin për një mbrëmje flakëruese, prandaj duhej të ngutesha të gjeja një shteg që ato momente aty në lokal të ishin veçse një shkëndijë që duhej të kthehej patjetër në një zjarr ku trupat tanë të fërgëllonin e jashtë tyre të mos ekzistonte asgjë tjetër. Po matesha pikërisht t'i parashtroja idenë time, ide që ndoshta i lundronte dhe

prill 2017

asaj në mendje, kur befas muzika u ndal dhe zëri i TV-së buçiti: Presidenti u zgjodh! U zgjodh me 73 vota! Duartrokitje, zhurmë, përqafime, bërryla, pështyrje, hatërmbetje të maskuara. Unë kisha mbetur i mpirë, zëri i TVsë më kishte ardhur papritur. Se pse m’u bë sikur në hundë më shpoi një duhmë e rëndë që m’i bllokoi të gjitha ndjesitë. Po mendoja gjëra krejt të tjera. Ajo nënqeshi me ironi. Këtu hahet bukë me politikë – i thashë. Jo, − më korrigjoi ajo, − këtu frymohet vetëm me politikë. Ishte momenti të shfaqja sugjerimin tim dhe pse tashmë isha i lëkundur në atë që doja të thosha. − Si thua sikur të lëvizim nga këtu. Fare afër nga ky lokal është një hotel, mendoj se do jemi më qetë atje. − Jo, −psherëtiu, − nuk kam asnjë dëshirë. Dhe atje me siguri do jetë e njëjta atmosferë. Më mirë ikim fare. Është një pasdite krejt e turbullt për ndjesi të kthjellëta. E lëmë për një herë tjetër kur të mos ndjehet një duhmë kaq e pështirë në ajër. Mendimi se ajo mund të kishte të drejtë më bëri të heshtja. U ndamë kur dolëm në shëtitore. Kotësia po më kafshonte përbrenda. − Rroftë presidenti! − ulëriti dikush prapa meje. Nuk arrita as të kthej kokën për të parë kush ulëriti, sepse ndjeva një zë tjetër. − Në djall presidenti! Aq pranë meje ishte zëri i dytë sa mu bë sikur ulërima shpërtheu nga kraharori im. Vazhdova të eci. Dielli tashmë ishte fshehur dhe mbrëmja kishte rënë. 27

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

SATIRË POLITIKE Nga Armir SHKURTI

Kur lëshoi Ilir Meta këtë tezën e qeverisë * * * së Besimit, në LSI filluan të pyesin njëri – tjetrin se për kë Besim e ka fjalën. Mësohet se muajin e fundit deputeti Spartak Braho, pasi u mendua, i dha i Partisë Socialiste Taulant Balla zgjidhje: ka udhëtuar shumë nëpër Europë, - Komandanti flet me figura. Meqë nuk duke takuar shumë figura të njohura e beson më njeri këtë kryeministër, e e panjohura të Bashkimit Europian. quajmë qeveri Besimi. Qëllimi i Ballës ka qenë kthimi i Partisë Pas kësaj ra qetësi, dhe me këtë frymë të Demokratike në Parlament. kryetarit strukturat e LSI hartuan një listë - Bravo! Je patriot i vërtetë! – i tha një me emra ministrash sipas ministrive. nga votuesit e zonës kur e mori vesh. Qeveria – e Besimit

Mbrotja – e Shpëtimit Ministria e Brendëshme – Pajtimi Ministria e Ekonomisë - Mbaresa Ministër i Bujqësisë – Bariu Ministër i Drejtësisë – Kadiu Ministër i Energjisë – Ndriçimi

- Po jo mor vëlla, nuk kam atë hall unë. Çështja është se po nuk qe opozita në Kuvend, nuk është as Saliu. E po nuk qe Saliu, unë ngel pa punë, se atë detyrë kam në PS... * *

*

Ministër i Jashtëm – Mërgimi

“Kryetari i Partisë Demokratike Ministër i Kulturës – Kujtimi, e Arsimit – Lulzim Basha u takua në hotel Rogner Kumrija, e Integrimit – Shpresa, ...ngelën me homologun e tij socialist Koço Kokëdhima” - kështu e nisi deklaratën tek ai i Shëndetësisë për të cilin nuk për shtyp zyra e Partisë Demokratike. gjejnë dot as tani emër në shqip! - Ç’homolog mo? – u nxeh Eno Bozdo – 28


prill 2017

Ça lidhje ka kryetari ynë me Koçon? - Po ja...që të dy nuk janë më në kuvend, që të dy janë burra të mirë, duan të bëjnë ndonjë punë të mirë në parti, por kjo s’varet prej tyre....

* *

*

Në një drekë (natyrisht me peshk), Gjushi i Durrësit po i mburrej Edi Ramës se, edhe pse po bënte namin shoqëria civile e mediat, ai porosinë e shefit, velierën , po e bënte që po e bënte me beton

* *

*

- Ore më duket se do ketë trazira! Ky Edi Rama nuk lëshon pe. E ke dëgjuar ti se si thotë që nuk do të ketë qeveri teknike e ai nuk do të japë dorëheqjen? - Mos e vrit mendjen për këtë. A e ke vënë re ti që ministria e të papunëve quhet e “Mirëqenies”, ajo që prishi Teatrin e Operas, që po mbulon me beton antikat e Durrësit quhet “e Kulturës”, që varfërimi quhet “Rilindje”? Ky qerrata Edi është mjeshtër për t’i quajtur gjërat me të kundërtën e tyre. Kështuqë edhe këtë “nuk do të ketë”, merre si PO

- A nuk jam më i mirë shefi ë? - Ti je një kokërr gomari! – ia preu Rama – Lali Eri e bëri beton të gjallë me kate gjithë Sheshin Skënderbej, në zemër të Tiranës e nuk e hapi gojën njeri në botë. Ti një copë tende betoni po bën dhe e mori vesh gjithë dynjaja.. * *

*

218 është numri i demokratëve me fraktura dhe dëmtime të tjera fizike prej ministrit Fatmir Xhafaj. Siç e premtoi , kryetari i PD- së Lulzim Basha e mbajti fjalën që dha se vetëm duke kaluar mbi trupat e tyre (demokratëve) , Xhafa do të hynte në ministri.....

* *

*

Në një takim madhështor me të rinjtë e LRI, kryetari i LSI Ilir Meta u shpreh se Shqipëria nuk do të jetë më një one man show por një shans për të gjithë. Nuk është e qartë nëse e ka fjalën për ERTV (televizioni privat i Edi Ramës) dhe nëse me këtë “një shans për të gjithë” nënkupton se edhe ky do të hapë një IMTV (Ilir dhe Monika TV). Sidoqoftë, shfaqja që dhe në Pallatin e Sporteve, përfshi edhe urimin e ditëlindjes së të shoqes aty, na përforcon idenë se Meta e pëlqen skenën me shumë... aktorë.

29

...........................


REVISTA OBELISK

Poezi nga Edona Haklaj

ZËRA TË RINJ NË OBELISK ...........................

Metamorfozë Teksa hedh sytë në kujtime, çfarë nuk gjej tretur atje: copëza jete ,copëza vitesh, gjithcka pranë si të ishte dje. Teksa shof veten të rritur, them me vete "-Kush kam qënë?" Nga një foshnjë e porsalindur, sot një grua, nesër nënë. Teksa fjalët shkojnë e vijnë, unë kërkoj forcën e tyre, një moment të mposht dobësinë, në një tjetër vet errësirën. Teksa koha humbën gjurmët, unë një gjurmë kërkoj të lë, peshë e viteve rëndon mbi supe, metamorfozën nuk e zë. Teksa jeta merr rrjedh tjetër, Unë i them që do ia dal, kohës që më fali jetën, s'mund t'i them "Të lë në baltë!"

Ndihem ndryshe Ndihem e këputur Mes një tufe ujqish të uritur E humbur Apo ndoshta e frikësuar për t'u rritur. 30


prill 2017

Ndihem e vogël Mes gjigandësh që interesin e kanë kufi E pashpresë Apo ndoshta e madhe për dritën që ndiej ne shpirt. Ndihem e lënë në harresë Mes kohërave që sulmojnë njëra tjetrën E fiksuar Apo ndoshta një maniake e librave të vjetër. Ndihem ndryshe Mes falsiteteve të këtij qyteti Apo ndoshta jam thjesht një iluzion Endërr, gënjeshtër a copëz realiteti. E di? Për një çast veten e ndala Seç më kapi një tjetër ndjenjë Një vorbull mendimesh më rrëmbeu Të kem frikë fillova, pa ditur pse-në. Shumë pyetje kërkonin të merrnin përgjigje Një dilemë buçiste pa ndalur në kokë: Më mirë të kesh pranë dashurinë? A larg saj të rrish, e vetme në kohë? Vështirë të zgjidhet një dilemë e tillë Vështirë të zgjedhësh kë do të duash Ditët do të kalojnë pa dashuri E ti pa dashuri i tretur do vuash.

Fuqi e fjalës Dhe kështu o njerëz të mirë Një fjalë e vetme bën kërdinë Hidhet e mblidhet pa gur mbi supe Kërcen e hedhur mes njerëzve futet. Dhe dalëngadalë e prish dynjanë Piqen e vriten për të shkretën fjalë Dhe ajo qëndron indiferente C'ka bërë në ju shikon me endje. Trupin e zgjat nëpër biseda Një shtrembërim nga durt e veta Ajo kërkon dic të ndryshojë Te bardhës të zezë ajo ti thojë. Por di të jetë shpeshherë e zgjuar Veten fshehur ju zbuluar Kur ajo del nuk kthehet më Nuk bën punë më as me zë. E ju sërish atë kërkoni Një fjalë të mirë të githë e doni Qoft gënjeshtër a mashtrim Fjalës ju i jepni çmim. Po se kuptuat o të gjorë Se fjala ju ju ka në dorë? Por ju të gjithë jeni verbuar Fjala e tëra ju ka nënshtruar.

‌ or tek e fundit s'është aq vështirë P ‌Dashurinë e gjen kudo që kërkon ‌Mësohu të duash, të falësh me ndjenjë ‌Një buzëqeshje fsheh më shumë seç tregon

31

...........................


...........................

REVISTA OBELISK

32


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.