Nga Fritz RADOVANI
SIKUR TA KISHE ARKËN E NOES ?!
ARKA IMAGJINARE E NOES…
Sa miliarda njerëz sot mendojnë si unë ?! As nuk din kush me e diftue… Po neser, sa do të mendojnë si unë ? Asht mirë me e lanë të shkrueme n’ Arkë, edhe pse … Per disa shekuj “disa..”, nuk kanë me dijtë me e lexue !.. Melbourne, 20 Mars 2020
Zoti i Madh me na ndihume, Prej murtajës me pshtue, Nga ky virusi mortor, te shpëtoj kombi arnb nor; pa të tjerët të dalin fare, veç të pshtoi raca shqiptare. E po, kush do të jenë të zgjedhunitt e Zotit që me hyp te Arka e re që po gatitet A po ndoshta kan sajue ndonjë anije kozmike madhështore, që të ngarkoje njerëz e kafshë për ne Mars azpo planet tjetër, se Hana s’na qenka e përshtshme. Sespe s’asht diluv universal me me vëshim shiu e përmbytje, por me vërshim virusësh që s’dinet nga vijne, por simabas gjasë duen të përmbysin botën. Ndoshta na erdih fati në dorë që të pushtojmë botën, e Zoti ka vu dorë mbi shqipot, këto trima mbi trimat, që ua kanë hangër hakun deri tani. Rroftë e qoftë shqiptaria, pa të tjerët le t’i marrë prokopia!
Editorial 151 i jashtëzakonshëm Gjendje lufte botërore e pamenduar ! Nga universi mikroskopik po versulen mbi njerëzimin ushtritë e padukshme të koronavirusit. Luftë e deklaruar apo e padeklaruar?! Merre si ta marrësh, por faktikisht është luftë. Të gjitha shtetet e rruzullit toksor, pa përjashtim, po pushtohen nga armatat e fuqishme të këtij virusi vdekjeprurës që s’të fal. Shtetrrethim botëror! Të mbyllur si karagea brenda në shtëpi. Jemi para një armiku që vjen nga thellësia e universit të padukshëm e të pafund e krye të viruseve, që kanë arritur atë zhvillim të paimagjinueshëm nga mendja e njeriut. Tani po deshe mohoje këtë univers armik, që me çdo kusht kërkon të mposhtë qytetërimin njerëzor, që me fuqinë e tij të pakontrollueshme, ka vendosur të sulmojë universin tonë tokësor me armën e tij infektuese që s’të fal. Bota jonë qysh së është krijuar, nga njeriu primitiv deri në të sotmin supermodern, veç me lufta të pandërprera ka ecur. Njerëzit, nga ato të shpellave të epokës së gurit, s’kanë pushuar së sulmuari njeri-tjetrin me kasaphane të vazhdueshme. E sa më shumë është zhvilluar, aq më tepër ka kryer krime të hatashme ndaj njeri-tjtrit. Ku nga dhjetra e qindra të kohës së shpellave, ku vriteshin me gurë e shkopinj, kaluan në dhjetra e qindra mija, me armët prej metali, bronzi, hekuri e çeliku. E në kohët tona moderne, gjoja të zhvillimit të lartë njerëzor, u zhvillua dhe arsenali luftarak me armë ultra të sofitikuara të shfarosjes së miliona viktimave. E kështu njeriu mendonte të pushtonte dhe universin që ai shihte me sy. Në përpjekje për ta pushtuar atë, duke filluar nga Hana e Marsi dhe planetët e tjerë, me mend që të arrinte deri te galaktikat e yjet mija vjet dritë larg, pra të sundonte mbi univesin e pamatshëm makrokozmik. Ai kujtonte se në këtë univers mund të depertonte fizikisht si njeri që ishte. Por pa llogaritur që mund të ekzistonin qenie të tjera, me pamje e struktura të tjera, që mund të ishin më të përparuar e më të fuqishme se ai. E gjitha kjo, për botën e kapshme, që njeriu mund të kontaktonte, dhe ose të merrej vesh, ose të kundërshtohesshin me forcën e armëve të tyre. Kjo na është dhenë e përfytyruar bukur në filma, si ai i Luftës së Yjve etj. Në i shikojmë këto filma me kënaqësi, ku shikojmë se si njeriu hidhet në avneturën e madhe të pushtimit të universit, duke harruar se është një buburrec ndaj botës dhe universit. Ne e pranojmë dhe e justifikojmë këtë përpjekje të njeriut në kontekstin e botës së kapshme. Si t‘ia bejë për botën e pakapshme që është ajo mikroskopike, ku ai s’mund të depërtojë fizikisht. Ku nuk arrin as me mjete moderne si mikroskopët e fuqishëm të hulumtojë në atë botën e qelizave e mikro-organizmave deri dhe të viruseve dhe të atomeve. Veç në shpiktë një mënyrë që të shëndrrohet edhe ai në ndonjë virus, për ta njohur atë botë të pakapshme, veç
të supozuar. Dhe ja që nga ajo botë e padukshme dhe e pakontrollueshme, na del një forcë nga bota virusale, e cila po e sulmon njeriun që ta zhdukë, për t‘i zenë vendin, paçka që toka kthehet në gjendjen e saj primordiale pa kambë njeriu, veç tokë e det. Sigurisht, me një natyrë të bukur, parajsë tokësore, me ca kafshë, po qe se viruset s’u kanë bërë gjë e s’i kanë zhdukur edhe ato. Dhe këmbana e alarmit ra e fuqishme. I mbarë globi tokësor ndodhet tani nën frikën e këtij pushtimi, që vjen nga hiçi. Me një kontradiktë të madhe në mendjen tonë njerëzore. Pavarësisht se jemi të ndërgjegjëshëm se kuptimi i pafundësisë së universit shtrihet nga madhësitë makrokozmike universale, që ne dallojmë në planetët, yjet e galaktikat që shtrihen në pafundësi. Po universi i padukshëm si do të jetë? Edhe universi mikroskopik është i pafundshëm. Supozojmë se njeriu arrin të depërtojë, e vallë ç’do gjejë atje? Eshtë vetëkuptueshme, po atë botë në të cillen ai është i pranishëm. Sepse bota e viruesve është një univers i pamatshëm në dimesione të papërfytyrueshme prej njeriut, sepse të pakapshme. Në qoftëse ne e kemi të qartë qenjën e universit tëpafund e krye, incomensurable, pra të pamatshme, ashtu edhe universi mikrikosmik, qëndron në po atë përfytyrimi, i pamatshme. Sepse lind një ide që duket absurde. Por faktikisht është se dhe bota mikrokosmike, saqo që shkon duke u zvogluar mund të arrije në hiç. Ndërsa na është krejt e kuidërta, universi mikrokosmik vazhdon në pambarim si ai makrokozmik, që në dallojmë me sy e bejmë pjesë në të. Neriu ne vetvete arrin deri në studimin e qelizës, po vetë qeliza ku shkon? Po ajo a ka fund? Eh jo, ky është misteri. Vetë qeliza është një univers më vete. A do të arrijmë në një përfundim të këtyre mendimeve të hedhura këtu? Themi se po. Faktikisht po përjetojmë një luftë të paimagjinueshme. Ku bota mikroskopike, ose ta zbukurojmë me termin qytetërimi mikroskopik i viruseve - veri çdo emër që të duesh - Korona apo Virona etj. është në orvatje të vazhdueshme të sulmoje qytetërimin njerëzor makrokozmik qe ne përfaqësojmë. Mos vallë janë fenomene spontane ose rastësore të jetës së përbotshme apo fenomene të organizuara? Me këtë pyetje e mendimet tona të hedhura deri këtu, po e mbyllim shënimin hyrës të këtij numri. Po dihet mirë prej të gjithëve, pa dalim, të zhvilluar ose të pazhvilluar, se e gjitha sa përjetojmë, përsa i përket konceptit universal të botës, e gjitha është një mister, që mendja njerëzore nuk arrin kurrë ta zgjidhë. S’na mbetet tjetër veçse ta përfshijmë edhe këtë në botën e mistereve...
Kërkojmë falje lexuesve për këtë editorial, por revista ishte plotësuar, kështu që pandemia e koronavirusit Covid 19 lindi papritur. Ne e shtuam këtë editorial, meqë na detyroi gjendja e krijuar: izolimi dhe distancimi social i imponuar për të penguar përhapjen e infektimit në masë.
Pergatiti: Fritz RADOVANI
Javier Pérez de Cuéllar Javier Pérez de Cuéllar asht le me 19 Janar 1920 në Peru. Ishte politikan dhe diplomat i njohun. Nga data 1 Janar 1982 e deri me 31 Dhjetor 1991, ishte Sekretar i Pergjithshem i OKB. Ishte nder personalitetet e mbrojtjes së Paqës. Shkoi në Jeten e Pasosun me 4 Mars 2020. Pushoftë në Paqë Shpirti i Tij ! Melbourne, 5 Mars 2020. Ishte ky burrë, qoftë i nderuem kujtimi i tij, që i dha shkelmin e fundit diktaturës komuniste në Shqipni duke I imponue qeverisë se Ramiz Alisë të pajisë të përdjekurit e të internuemit me pasaporta e viza. Që urdhëroj lejimin e daljes se mija shqiptarëve shqiptarëve nga ambasadat e hueja per t’u largue me anije në vebndet europiane. Të mirtë apo të këqij, shqiptarë u liruen nga zinxhirët e skllavnës bolshevike pët të fitue larine aq të andrrueme. Kujtimi I tij mos u shoftë kurrë nga zemra e shqiptarve. I nderuem e respektuem nga bota mbarë, shpirti I tij pushoftë në paqë në përjetësinë qiellore. Javier Pérez de Cuéllar lindi në 19 Janar 1920 në Lima. Ai studioi në Colegio San Agustín në Lima, pastaj në Universitetin Papnor Katolik të Perusë. Nga martesa e tij e parë, ai pati një djalë, Francisco, i lindur në Paris, dhe një vajzë, Agueda Cristina, e lindur në Londër. Ai u bashkua me Ministrinë e Marrëdhënieve të Jashtme të Perusë në 1940 dhe Shërbimit Diplomatik të Perusë në 1944. Ai mbajti postet e sekretarit në ambasadat e Perusë në Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Bolivi dhe Brazili, këshilltar dhe ministër- Këshilltar (ekuivalent me Chargeé d'affaires ose "numër dy" të Ambasadës) në Ambasadën në Brazil.
Pas kthimit të tij në Lima në vitin 1961, në moshën 40 vjeç, ai u ngrit në gradën e ambasadorit vitin e ardhshëm, dhe mbante me sukses postet e drejtorit të departamentit juridik, drejtorit administrativ, drejtorit të protokollit dhe drejtori i çështjeve politike. Në vitin 1966, ai u emërua sekretar i përgjithshëm i marrëdhënieve të jashtme (zv / ministër). Në vitin 1981, ai punoi si këshilltar juridik në Ministrinë e Marrëdhënieve me Jashtë.Javier Pérez de Cuéllar ishte ambasadori i Perusë në Zvicër, ambasadori i parë peruan në Bashkimin Sovjetik, ai më vonë u bë ambasador në Poloni dhe Venezuelë.Ai ishte gjithashtu një profesor i së drejtës ndërkombëtare në Akademinë Diplomatike të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Peru, Akademinë e Luftës Ajrore të Perusë. Ai është autori i një manuali të së drejtës diplomatike, 1964.
Kombet e Bashkuara Ai ishte anëtar i delegacionit peruan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në seancën e vitit 1946 dhe nga sesioni i 25-të deri në 30-të. Në 1971, ai u emërua përfaqësues i përhershëm i Perusë në Kombet e Bashkuara, dhe si i tillë ai kryesoi delegacionin e vendit të tij deri në 1975.Në 1973 dhe 1974, ai përfaqësoi Peru në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe ai ishte President i Këshillit gjatë ngjarjeve në Qipro në korrik 1974. Më 18 shtator 1975, ai u emërua Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Qipro, një post që ai pushtoi deri në dhjetor 1977, deri në kthimin e tij në Ministrinë e Marrëdhënieve të Jashtme të Perusë.Më 27 shkurt 1979, ai u emërua Nënsekretar i Përgjithshëm për Specialështje të Posaçme Politike të Kombeve të Bashkuara. Nga prilli 1981, ndërsa ishte akoma në këtë post, ai shërbeu si përfaqësuesi personal i Sekretarit të Përgjithshëm për çështje që lidhen me situatën në Afganistan. Si i tillë, ai udhëtoi në Pakistan dhe Afganistan në prill dhe gusht për të vazhduar negociatat e filluara nga Sekretari i Përgjithshëm disa muaj më parë.Në maj 1981, ai u kthye në Ministrinë e Punëve të Jashtme peruiane, por vazhdoi të merrej me Afganistanin deri në emërimin e tij si sekretar i përgjithshëm në dhjetor të të njëjtit vit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Më 1 Janar 1982, Javier Pérez de Cuéllar u bë Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, duke pasuar Kurt Waldheim. Ai u zgjodh më 10 tetor 1986 për një mandat të dytë i cili filloi më 1 janar 1987. Gjatë dy mandateve të tij, ai drejtoi ndërmjetësimet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Argjentinës pas Luftës së Falklands dhe inkurajoi përpjekjet e Grupit Contadora për të sjellin paqe dhe stabilitet në Amerikën Qendrore. Ai gjithashtu ndërhyn në negociatat për pavarësinë e Namibisë, në konfliktin në Saharën Perëndimore midis Marokut dhe Frontit Polisario, dhe në dosjen qipriote. Mandati i tij i dytë përfundon në janar 1992. Me kërkesën e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ai fillon një mandat të tretë derisa Kombet e Bashkuara të gjejnë një marrëveshje për pasardhësin e tij. Gjatë qëndrimit të tij, paqeruajtësit morën nomimin për çmimin Nobel për Paqen.
Nuk imagjinohet sa e madhe do ishte “harta e vuajtjeve” të Shqipërisë nëse bëhen të dukshme. Ja vendet ku jetuan me vite të dënuarit politikë Dërguar nga Durak Duraku Për Shqipërinë nën diktaturë thuhet që ishte një burg i madh. Por ne ende nuk e parafytyrojmë sa e madhe do dukej harta e Shqipërisë, po të bëheshin të dukshme të gjitha vendet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar. Kjo video prezanton vendet ku vuajtën të dënuarit politikë nga viti 1944 deri më 1991, të ndara në tri grupe: kampet e internimit; kampet e përkohshme të punës dhe së fundi, burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata. e djemtë tëhapnin kaë rrethuarit ishin kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë, duke qenë që burrat e shtëpisë ishin të arratisur, të dënuar ose të ekzekutuar. Të internuarit dërgoheshin sa më larg banimit të tyre: jugorët në veri dhe veriorët në jug; detyroheshin të punonin dhe ushqeheshin me racion. Sipas të dhënave zyrtare, në tetor 1949, në kampe ndodheshin 2618 njerëz.
Kampet e rrethuar me tela me gjemba 1945-1953 1. Kampi i Krujës
Mars 1945-Shtator 1947
Pika e parë e internimit në Veri, ku u grumbulluan deri në 900 vetë nga Jugu i Shqipërisë. Kampi ndodhej në një repart ushtarak brenda qytetit. Banorët ushqeheshin me 600 gramë bukë misri në ditë dhe shfrytëzoheshin në punë të detyruar. Pas mbylljes së tij, të internuarit u dërguan në kampin e Valiasit.
Kampi i Beratit Mars 1945-Maj 1949 Kjo ishte pika e parë e internimit në Jug të Shqipërisë. Të internuarit u përqendruan në lagjen “Murat Çelepia”, por edhe në kalanë e qytetit dhe punonin në Kuçovë. Në vitin 1946, kishte 1275 të internuar nga Shqipëria e Mesme dhe Veriore. Me mbylljen e këtij kampi, të internuarit u zhvendosën në Tepelenë.
Kampi i Tepelenës:
1949-1953 Rrugës për në Tepelenë, bashkëshortët Fadil e Maja Petrela, humbën jetën në aksident. Katër fëmijët e tyre të mitur hynë në kamp pa prindërit, ndërsa qindra nëna dolën nga ai kamp pa fëmijët. Në kampin e Turanit dhe më pas të Tepelenës, humbën jetën nga epidemitë dhe kequshqyerja, rreth 300 fëmijë.
Kampet e Kamzës dhe Valiasit: 1948-1953 Në Kamëz u grumbulluan të internuarit nga Jugu dhe robërit e huaj. Në vitin 1949, u ndërtua në Valias, pranë fermës “Ylli i kuq”, një kamp me baraka, i rrethuar me tela me gjemba. Në vitin 1951, disa të internuar u zhvendosën në Kodër-Kamëz. Gratë punonin në Fabrikën e Tullave.
Të rrethuar edhe pas heqjes së rrethimit Si e ku ishte vendosur kampi i Tepelenës, fotografuar nga syri i piktorit. Lek Pervizi, i internuar në atë kamp, 1950*1954.
Edhe pse kampet e internimit me tela me gjemba u mbyllën ligjërisht, dhjetëra të internuar vazhdonin të qëndronin të rrethuar sepse në kampet ku i çuan, në Plug dhe Savër të Lushnjës dhe Shtyllas të Fierit punonin edhe të burgosur.
Kampet e hapura të internimit 1954-1990
Ishin vizatimet e Lek Pervizit që benë të njohur kampin e Tepelenës, që s’dihej si ishte ndërtuar e si funksiononte. Pamje e brendshme e barakave
5. Kampi i Porto-Palermos
1949-1950 Të internuarit u çuan në kështjellën e Ali Pashës ku jetonin në izolim të plotë dhe pa asnjë ndihmë mjekësore. Ata dolën që aty thuajse të verbuar prej mungesës së ushqimit dhe ujit të pijshëm.
Me mbylljen e kampeve me tela me gjemba, fshatrat e Lushnjës dhe Fierit u kthyen në qendrat kryesore të internimeve. Të internuarit jetonin në baraka dhe punonin në bujqësi. Ata paraqiteshin dy herë në ditë në apel dhe nuk mund të largoheshin nga vendi i internimit pa lejë. Familjeve të armiqve të përjetshëm: Biçaku, Mirakaj, Pervizi, Kupi, Dosti, Dema, Dine, etj., iu ripërtërihej vazhdimisht dënimi dhe shumë prej tyre kaluan në internim mbi 40 vjet. Klora Mirakaj Merlika ishte 10 vjeç kur shkoi në internim dhe gjyshe kur doli prej andej. Fshatrat ku janë internuar armiqtë e pushtetit, janë shumë më tepër sesa njeh një shqiptar mesatar. 1954-1958 Kampi i Kuçit, Vlorë. Një kamp i izoluar nga natyra, vetëm me burra, ish-funksionarë të lartë, intelektualë dhe pjesëtarë familjesh të njohura, si Zef e Baltazar Benusi, Lekë e Valentin Pervizi, Dom Mikel Koliqi dhe Sami Kokalari. 1970 Familja e Liri Belishovës e internuar që në vitin 1961, në Kuç e më pas në Progonat, internohet në Cërrik, ku kalon 20 vitet e ardhshme. 1977 Në këtë kohë risillet modeli i kampeve me tela me gjemba në vendet e internimit Tale, Fishtë dhe Kalivaç të Lezhës.
Portopalermo, kamp apo burg,KU të internuarit ishin të mbyllur në kalanë mesjetare, një mal me gurë, në errësrë e lagështirë të plotë. Një far politikani ishte sgshpreh se s‘ka qenë burg. Por ç’farë, Hotel? Le të shojë e te fleje një natë aty, mbi rrasat e gurit, pa ta shohë.
Porto Palermo, një burg i pashpallur sesa kamp internimi
Këto ishin barakat e kampit të Savrës, punuar me panela prej kallamishte kenetore të suvatuara kryesisht në fushat bujqësore, 1954-1990
Në vitin 1982 internohen nga Lezha në Fishtë Liri Lubonja dhe i biri, Agimi, pasi bashkëshorti, Todi Lubonja dhe djali tjetër, Fatosi ishin në burg. Po këtu internohet familja e Fadil Paçramit, gjithashtu i burgosur. 1990 Vendimi i fundit i internimit duhet të jetë marrë më 10 shkurt 1990. 8 maj 1990: Kuvendi Popullor shfuqizoi ligjin e internimeve dhe dëbimeve. Dokumentet dëshmojnë për 12 mijë persona të internuar në vitet 1949-1990. Duke llogaritur fëmijët dhe të internuarit para 1949-ës numri i të internuarve dhe dëbuarve në Shqipëri është shumë më i lartë. II
Kampet e përkohshme të punës Punët më të vështira si tharja e kënetave, hapja e kanaleve, ndërtimi i rrugëve, që shtroheshin si domosdoshmëri për qeverinë komuniste, iu ngarkuan menjëherë të dënuarve politikë, të cilët punonin si skllevër. Në fillim të viteve ’50, burgjet, me shumë pak përjashtime, u shndërruan në Reparte Riedukimi me punë të detyruar dhe të dënuarit e tyre zhvendoseshin sa nga një kamp pune në tjetrin, pranë të cilave improvizoheshin fjetore dhe vendosej rrethimi me gjemba. Këtu do të shohim kampet e viteve të para dhe ato të mëvonshme që u vendosën për një afat të kufizuar kohe pranë vendeve të punës. Kampi i Jubës prill 1946-tetor 1946. Në Jubë të Durrësit u ngrit kampi i parë i punës së detyruar në Shqipërinë komuniste. Mes të dënuarve ishin ish-qeveritarët Ibrahim Biçakçiu, Koço Kotta, Et’hem Cara, të cilët veçse keqtrajtoheshin në vendin e punës, duhet të hynin në kamp duke kaluar përmes një cilindri telash me gjemba, këmbadoras. Stadiumi “Qemal Stafa” Qershor 1946-Tetor 1946. Për ngritjen e stadiumit më të madh në vend u angazhuan robërit italianë dhe gjermanë. Kampi i Maliqit: Vloçisht, Orman-Pojan 1947-1951 Në kënetën, ku në nëntor të 1946-ës, ishin ekzekutuar inxhinierët e shpallur sabotatorë, vazhduan punimet me rreth 2500 të dënuar politikë, mes tyre dhe Dhimitër Pasko. Punohej 10-14 orë në ditë në ujin e mbushur me shushunja, në uri dhe etje të vazhdueshme. Josif Papamihali; Virtyt Gjylbegu dhe Elmaz Libohova janë varrosur të gjallë në këtë kënetë. Të tjerët, vetëm mrekullia i mbajti gjallë. Kampi i Bedenit 1948-1950 U krijua për hapjen e kanalit kullues Peqin-Kavajë. Në njërën prej brigadave punonin 28 priftërinj katolikë, nga 26-vjeçari Zef Pllumi te 75-vjeçari Çiril Cani. Në fund të vitit 1950, Mustafa Vata, që do të lirohej pas pak ditësh, u vra nga roja, i cili, siç doli më vonë, ishte nxituar sepse i dënuari nuk donte të arratisej.
BURGJET
Kjo ishte gjendja e Shqipnisë nën diktaturën komuniste : burgje, kampe internimi e punë e detyrueme Kampet e tjera të rrethuara, ku kanë punuar të burgosurit gjatë viteve të para të regjimit komunist: Kampi i Lekajt në Kavajë, ku gjatë vitit 1948 u sistemua terreni i hekurudhës Durrës-Peqin dhe më vonë u përqendruan të dënuar për hapje kanalesh kullues. Kampi i Vlashukut në Berat, ku në vitet 1948-49 u hap një kanal kullues 2 km i gjatë. Në vitin 1953, të tjerë të dënuar vijnë për të punuar për kanalin Devoll-Thanë. Mes tyre ishin profesori Foto Bala, mjeku Isuf Hysenbegasi, avokati Jani Ikonomi.
Reparti i Zadrimës, Lezhë 1954-1958 Reparti i pallateve Agimi dhe kampet e tjera të ndërtimeve, në Tiranë 1953-1963 Mbi 500 të dënuar u përqendruan pranë Lanës për të ndërtuar pallatet Agimi. Në vitin 1954, pasi u gjendën tunelet që të dënuarit kishin hapur për t’u arratisur, 4 prej tyre u dënuan me pushkatim dhe 13 të tjerë me vite të gjata burgu. Objekte të tjera të realizuara në këtë periudhë nga të burgosurit janë: zona e Zogut të Zi, stadiumi Dinamo, pallatet e rrugës “Myslym Shyri”, kombinati ushqimor dhe fabrika e bukës. Reparti i Tërbufit dhe Bubullimës, Lushnjë 1956-1958
Kampi i Lozhanit, Korçë Prill 1949-Dhjetor 1949
Reparti i Saukut, Tiranë 1959 U ngrit për ndërtimin e Sanatoriumit për të vazhduar me ndërtimin e kombinatit të mishit, peliçerisë, një pjese të uzinës së autotraktorëve dhe një pjese të godinave të fermës “Gjergj Dimitrov”.
Kampi i Kamzës, që gjatë vitit 1948 u mor me bonifikimin e fushës së Kamzës dhe Valiasit. Në vitet ’50, pranë fermës Ylli i Kuq punonin 300 emigrantë grekë.
Reparti i Thumanës, Krujë 1958-1961 Në këtë kamp punohej për tharjen e kënetës. U vendos fillimisht në Mamurras dhe më pas në Gjorm. Të 540 të dënuarit ishin për arsye politike.
Kampi i fermës “29 nëntori”, Lushnjë 1954-1990 Kampi i fermës “Çlirimi”, Fier 1950 Kampi “Lufta e Vlorës” , Llakatund 1954 Kampi i Cërrikut 1952 Kampi i Fabrikës së Tullave, Tiranë 1952-1953 Kampi i Urës së Bonës dhe kampi i Bishqemit, përgjatë rrugës Peqin-Elbasan, që në vitin 1950 punoi për ndërtimin e hekurudhës që bashkonte këto dy vende. Kampi i Yzberishtit në Tiranëku në vitet 1950-1951, të burgosurit ndërtuan kanalin kullues të bojërave të kombinatit tekstil.
Reparti i Laçit 1961-1967 Pati disa tentativa arratisjeje, por përveç një rasti, të dënuarit e tjerë u kapën dhe disa prej tyre u vranë. Makabre është skena me të dënuarin Mark Cuf Marku që në vitin 1965, pasi e vrasin, e sjellin në kamp, e vendosin mes të burgosurve dhe i urdhërojnë që ta pështyjnë kufomën. Asnjë nuk lëviz vendit, veç një shokut të tij, Islam Cenko, që shkon dhe e puth. Reparti i Uzinës së Sodës Kaustike, Vlorë 1963-1965. Më 15 qershor 1964, ky kamp tronditet nga vrasja e të dënuarit tri herë, për motive politike, Mustafa Alushit, i cili shkoi me vetëdije drejt rrethimit duke thirrur “Poshtë komunizmi”.
Kampi i Ullishteve në Vlorë, 1950 Më pas fillon epoka e reparteve të riedukimit me punë të detyruar. Ato mbanin një numër në shpinë dhe zhvendoseshin sa në një vend pune në tjetrin. Të dënuarit ishin të burgosur, por në terminologjinë ligjore quheshin punëtorë me detyrim. Sigurisht që kampet ku punonin ata ishin të rrethuar:
Reparti i Sukthit, Durrës 1950 Reparti i Podgories dhe Nishavecit, Korçë 1951 Reparti i Gosës, Kavajë 1951 Reparti i Peqinit dhe Çengelajt 1951-1952 Reparti i Plugut, Lushnjë 1951-1953 Reparti i Llakatundit, Vlorë Reparti i Rrapit të Treshit në Tiranë 1952 Reparti i Urës Vajgurore 1952. Të dënuarit punonin në Kuçovë për ndërtimin e aeroportit. Reparti i Rinasit, Tiranë 1953. Aeroporti i Tiranës, duhet të jetë vepra e parë ndërkombëtare, për përkthyesin Jusuf Vrioni, një nga shumë intelektualët që punuan për ndërtimin e tij. Repartet e Varibopit, Shtyllasit, Radostimës, Levanit, Selishtës dhe Kafarajt, Fier 1953-1955. Qindra të dënuar politikë u vendosën në fshatrat e Fierit për të hapur kanale ujitëse. Shumë prej tyre u sëmurën nga kushtet e këqija.
Reparti i Rubikut 1963-1967. Qëllimi ishte ngritja e fabrikës së përpunimit të bakrit. Në vitin e parë të jetës së këtij kampi, vritet Demir Shkoza që tentoi të arratisej. Reparti i Fabrikës së Çimentos, Elbasan 290 të dënuar politikë vendosen në Elbasan për të ndërtuar fabrikën e çimentos Reparti i Fabrikës së Çimentos, Fushë-Krujë 1965 Të dënuarit “e specializuar” në ndërtimin e fabrikave të çimentove, vijnë nga Elbasani për të njëjtin qëllim. Reparti i Belshit, Elbasan 1966-1970 U ngrit në vitin 1966 për të dënuarit në moshë të re. Ata merreshin me punë bujqësie. Reparti i Skrofotinës, Vlorë 1967-1972 Në temperatura që në verë shkonin 40-45 gradë Celsius, të sulmuar nga mushkonjat dhe duke pirë ujë që vinte me fuçi nafte, të dënuarit punuan për ndërtimin e kripores së Vlorës, një argjinature dhe një hidrovori. Në vitin 1969, këtu punonin 340 të dënuar politikë.
Reparti i Valasit, Elbasan, 1970-1983 Reparti i Fishtës, i Ishull-Lezhës dhe Lerasit, Lezhë 1972-1983 Funksionoi si repart për të rinjtë që punonin në fermat e zonës. Reparti i Përparimit, Shën Vasil, Sarandë 1978-1991 Të dënuarit punonin në bujqësi, për hapjen e tarracave. Reparti i Tërnovës, Bulqizë 1987-1991 U hap me 400 të dënuar, 110 prej të cilëve ishin politikë dhe kishte detyrën e nxjerrjes së kromit. Shkolla e Riedukimit për të Mitur, Shën Koll, Lezhë 19871991
apo i Deputetëve apo pa gjyq fare si shkencëtarja Sabiha Kasimati, e vetmja grua në grupin e 22 vetave të pushkatuar pa faj pas Bombës në Ambasadën Sovjetike. Burgjet e Shkodrës 1944-1966 Veç Burgut të Madh dhe Burgut të Gestapos, në janar 1945 u hap edhe Burgu i Ri në shtëpinë e Çekajve. Në datën 6 shkurt 1945, në burg ndodheshin 280 veta, ndërsa gjatë gjithë vitit, u burgosën mbi 3 mijë vetë. Veç burgjeve, rreth 10 shtëpi dhe kuvende katolike u kthyen në vende hetuesie. Në to, humbën jetën nga torturat avokati Myzafer Pipa, kleriku Fratel Gjini, profesori Qemal Draçini dhe jo vetëm. Burgu i Gjirokastrës
Reparti i Bardhorit, Kavajë 1987-1991 Të dënuarit punonin në kompleksin e dafinës dhe në punë të tjera bujqësore. Kampi kompleksit sportiv “Dinamo” 1988-1989 Të dënuarit, shumica politikë, ndërtuan kompleksin sportiv Dinamo në Tiranë. Reparti i Gjirokastrës 1989-1991 Jemi në vitin 1989. Ngrihet një repart i ri pune për të dënuarit politikë që punojnë pranë fushës së sportit. III Burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata Burgjet ekzistuese nuk mjaftonin për numrin e lartë të të arrestuarve të regjimit komunist, ndaj në vitet e para u hapën disa të reja, duke shfrytëzuar edhe shtëpi apo kisha. Ato ndaheshin në burgje për të dënuar politikë dhe ordinerë. Pasi kishte zbuluar avantazhet e shfrytëzimit në punë të të burgosurve, regjimi i ktheu të gjitha burgjet në reparte pune, përveç Repartit 313 në Tiranë dhe 321 në Burrel. Shumica e tyre ishin të lëvizshëm, por disa u ngritën pranë minierave për të qëndruar pafundësisht aty. Këtu po sjellim këto kampburgje afatgjata, së bashku me burgjet që ishin vetëm vende izolimi. Në vitet e para të pushtetit komunist, të dënuarit politikë vuanin dënimin në: Burgun nr.1 Peshkopi, Burgun nr.3 Burrel, Burgu nr.4 Shkodër, Burgun nr.5 dhe Burgun nr.2 Tiranë, Burgun nr.7 Durrës, Burgun nr.9 Berat, Burgun nr. 11 Vlorë, Burgun nr.13 Elbasan, Burgun nr.15 Korçë, Burgu nr.17 Gjirokastër, Burgun nr.18 Kukës, Kampin nr.19 Valias, Burgun nr.20 Kavajë. Kushtet higjienike, ushqimi dhe veshja, siç tregojnë raportet, ishin vazhdimisht me probleme. Sëmundjet si tuberkulozi, zgjebja, bronkiti në fillim të viteve ’50, preknin shifra alarmante.
1944-1953 Ndodhej në kalanë e qytetit. Izolimin dhe ashpërsinë e përzgjedhur nga pushtuesit osmanë, e shfrytëzoi edhe regjimi komunist që e bëri edhe më të errët këtë burg, duke i shtuar disa qeli të nëndheshme. Këtu humbën jetën mbi 120 të burgosur. Pasi u mbyll, të dënuarit u shpërngulën në Burgun e Vlorës. Burgu i Vlorës 1944-1964 Veç burgut që shërbente prej vitesh te një ishshtëpi private në qendër të qytetit, në fillim të viteve ’50, nisi të ndërtohej në hyrje tëVlorës një burg tjetër. Të dënuarit me pushkatim, ekzekutoheshin 300-500 metër larg qelive dhe liheshin aty. Nga torturat dhe ekzekutimet, kanë humbur jetën rreth 80 persona. Burgu i Burrelit 1946-1991 Nisi të ndërtohej në vitet 1938-39, por u hap si burg në vitin 1946, për t’u shndërruar në një nga më të egrit. Në burgun e Burrelit vdiq ish-kryeministri Koço Kotta, ishministrat Gjergj Kokoshi dhe Xhevat Korça, dramaturgu Et’hem Haxhiademi, gjeneralët Abaz Fejzo dhe Vaskë Gjini, shtetasi italian, Giuseppe Terrusi dhe qindra të tjerë, eshtrat e të cilëve ende nuk kanë dalë nga rrethimi i burgut. Këtu kanë vuajtur dhe klerikë të lartë si Visarion Xhuvani dhe Hafiz Ali Kraja; përkthyes të klasikëve si Mark Ndoja dhe Gjon Shllaku dhe dhjetëra intelektualë dhe artistë si Pjetër Arbnori, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela e Sherif Merdani. Kamp-burgu Punëtoria Qendrore e Artizanatit, Tiranë 1950-1966 U hap në Tiranë në vitin 1950 dhe shfrytëzoi punën e të burgosurve në disa zanate, por edhe përkthimet e poliglotëve si Mirash Ivanaj dhe Lazër Radi. Një pjesë e tij, luante funksionin e burgut të grave. Musine Kokalari është një nga të dënuarat e këtij burgu. Kamp-burgu i Bulqizës
Burgjet e Tiranës 1944-1991 Në Burgun e Ri dhe të Vjetër të Tiranës kanë kaluar orët e fundit të jetës disa prej qeveritarëve, oficerëve dhe intelektualëve të dënuar në gjyqet e para si ai Special
1954-1983 Për thuajse 30 vjet, instalohet pranë minierës së Bulqizës, ku nxirrej minerali i kromit. Të dënuarve politikë u lihej puna më e rëndë. Nga viti 1954 deri në vitin 1982 në këtë repart kanë vdekur nga aksidentet 81 të burgosur.
Reparti nr.318, Kuçovë 1966-1976 Ky repart funksionoi si burg grash, të cilat punonin në bujqësi dhe në industrinë e naftës.
Shenjtëresha Tereze - shpirti i sakrificës humane dhe thjeshtësisë njerëzore,
Kamp-burgu i Spaçit 1968-1990 Të dënuarit shfrytëzoheshin për nxjerrjen e bakrit dhe piritit në Spaç dhe për pasurimin e bakrit në fabrikën e Repsit. Numri i të dënuarve politikë arriti deri mbi 1 mijë, ndërsa ordinerët mbetën vetëm disa dhjetëra. Ky kamp është shenjuar nga revolta e 21 majit 1973, ku u bënë thirrje që jashtë burgjeve askush nuk guxonte t’i pëshpëriste: “Ju jeni katila dhe keni lyer duart me gjakun tonë”, “Poshtë komunistët”, “Rroftë Shqipëria e lirë”. Pas revoltës, Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko dhe Hajri Pashaj u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan.
krenari shqiptare
Burgu i Tepelenës 1970-1973 Në një periudhë kur nuk hapeshin më burgje, por vetëm reparte pune, burgu i Tepelenës përbën përjashtim. Ai u hap për tre vite në Bënçë të Tepelenës, enkas për të izoluar komunistët e përjashtuar nga Partia e Punës si Bedri Spahiu, Koço Tashko, Maqo Çomo. Kamp-burgu i Ballshit 1972-1983 Në Ballsh, u përqendruan të dënuar nga disa reparte riedukimi dhe qëndruan plot 11 vjet. Deri në vitin 1979, u morën me ndërtimin e uzinës së përpunimit të naftës dhe më pas me ndërtime banesash. Në vitin 1976, në këtë kamp-burg kishte 550 të dënuar politikë. Burgu i grave, Kosovë, Elbasan 1976-1991 Në vitin 1976, “burgu i grave” zhvendoset nga Kuçova, në Dumre. Mes të dënuarave politike, ishin edhe gra të huaja intelektuale, të martuara me burra shqiptarë. Burgu vazhdon të ekzistojë edhe sot. “Burgu i pleqve”, Zejmen, Lezhë 1982-1987 Në Zejmen u ngrit një repart për të moshuarit dhe të sëmurët ku mbizotëronin të dënuarit politikë. Edhe pse i përket periudhës së reparteve të punës, përbërja e të dënuarve bën që në këtë repart përgjithësisht mos të punohej. Kamp-burgu i Qafë-Barit 1982-1990 U ndërtua për shfrytëzimin e minierës së bakrit dhe përpunimin e tij në fabrikat e Fushë-Arrëzit. Nisi nga puna në gusht të vitit 1982. Të dënuarit ishin kryesisht politikë. Numri i tyre, çdo vit, ishte mbi 300. Ata rrezikoheshin nga aksidentet, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën disa të dënuar; keqtrajtoheshin nga policët e kampit dhe nuk kishin as ujë të ngrohtë për t’u larë. Në maj të vitit 1984, shpërtheu një revoltë tronditëse, pas së cilës, humbi jetën nga dhuna Sandër Sokoli dhe u ekzekutuan Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
Prof. Dr.Kolë Tahiri Te dashur bashkeatdhetare, te tubuar ketu ne Namurin mikeprites per te nderuar e kujtuar Shen Terezen e Kalkutes me origjine, gjene e gjak te paster shqiptar, lindur e rritur, Shkupin kreshnik, pranoni pershendetjet tona dhe urimin me te mire per suksesin e kesaj verprimtarije atdhetare. Per merite te organizatoreve ky takim perben dinjtet, kenaqesi, krenari edhe njeheri pergjegjesi qytetare. Motra e Madhe -Tereze mesonte: Cdo gje beje mire, beje me dashuri, beje per Zotin! Modeli dhe shpirti i sai na nxit te gjitheve. Figura e sai jeton tek çjo shqiptar atdhetar. Ne jeten e perditshme, ndermjet nesh, kur duam te lavderojme dike, e krahasojme me NeneTerezen. nen tone te lavdishme. Te bashkebisedosh me shenjereshen eshte pergjegjesi serioze qe kerkon pjekuri, perkushtim, mençuri e urtesi. Po ti lejojme vetes luksin qe per nje moment te perfytyronim, sikur Shenjteresha eshte mes nesh, pa dyshim, Asaj do ti behej zemra mal per arritjet tona, do te lumturohej per sukseset e komunitetit shqiptar kudo qe ndodhet dhe per kontributin qe ai jep ne vendin mikprites. Ate do ta gezonte, veçanerisht ketu ne Belgjike funksionimi i shkolles mesimit plotesues ne gjuhen amtare shqipe.
Me dashamiresine e vete duke uruar prinderit, mesuesit dhe nxenesit qe frekuentojne kete shkolle, do te thoshte, qe kjo qe beni eshte veprimtari atdhetare, por dhe do na nxiste per te shtuar dhe me shume numrin e nxenesve, dhe te shkollave, gje qe kerkonnuk sakrifica e zell te vazhdueshem te vazhdueshme. Dihet, qe Nene Tereza (Gonxhe Bojaxhiu) per shume vite, ne Kalkuta ka kryer detyren e mesueses, edukatores se vajzave ne nje shkolle te mesme, madje edhe si drejtoreshe e asaj shkolle. Teksa po hidhja ne leter keto shenime te thjeshta per Nene Terezen kam prane librin e don Lush Gjergjit «Nena e dashurise» me portretin e saj dhe, nje bisede, si motra e madhe me vellain e vogel fillon, ashtu natyrshem. Ne kete komunikim shpirteror, cfare me kujton portreti i sai? Si te depertojme ne boten e saj shpirterore? Cfare mesazhe vazhdon te percjell ende sot? Midis te tjerave shquaj: Thjeshtesia, modestia, pervuejtnija, dashuria per tjetrin, krenaria, dhe vemendja e drej-tuar diku…preokupacioni i saj i pashtershem per gjendjen e mjeruar e te te varferve kudo ne bote. Ne portret evidentohet dukshem : ngjyra e bardhe, simbolin i pastertise shpirterore si dhe bluja e qiellit dhe e detit qe perfaqesojne mirekuptimin midis njerezve, midis kom-beve e racave te ndyshme. Ne kete thjeshtesi brilante shquhen koka e balli te mbuluara me sarin tipik, tipare europiane, pa dyshim shqiptare, qe shprehim force, mirekuptim e besim ne vetvete. Dy vija te thella zbresin drejt gojes, qe flasin per energji dhe vendos-meri legjendare. Ne respekt te vendit ku ajo militoi per shume vite, vajza shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, koken dhe ballin i ka te mbuluara me shami te bardhe. Portreti i saj rrezaton per kedo pasterti, dliresi e sinqeritet. Nisur nga prezantimi i jashtem i portretit, me lejoni te shprej nje konsiderate natyrshem qe buron nga zemra per boten e saj te brendshme, per shpirtin, zemren, ndjenjat, emo-cionet dhe motivet qe e nxiten Ate per vetesakrifikim per me te varferit e njerezimit. Cfare e nxiti Nene qe te vinte jeten, zemren, djersen dhe mendjen ne sherbim te njerezve? Keto rrjeshta jane nje pike loti ne detin e dashurise te Nene Terezes. Ndjehem krenar per bshkeatdhetaret don Lush Gjonin nga Prishtina dhe profesorin Gezim Alpion per ate qe kane bere per perjetesimin e shembullit, modelit te Nene Terezes. Ne shekullin XX-te Ajo qendron, me dinjitet krahas shenjtoreve te tjere duke e u bere shprese e kishes dhe e besimtareve pa dallim besimi fetar. Ajo sherben si frymezi m filozofik e shpirteror edhe per ateistet e botes. A nuk na fton, Shenjteresha, qe ne jeten e perditshme te udhehiqemi nga shembulli saj i ndritur humann? Te
brumosur, me dashuri e tolerance, me mirekuptim, gjithmone ne bashkepunim, kudo e kurdohere, kunder dhunes, prane neri-tjetrit te bashkuar si vellezer ne ndihme te neri-tjetrit te bashkuar si kokrrate e sheges. Impresionante e humane jane lidhjet dhe bashkepunimi i Nene Terezes me personalitet fetare belge. Komunikimet e perzemerta me belgen Zhaklin de Deker se ciles Nene Tereza i besoi organizaten e « Bashkepunetoreve te Semureve dhe Vuajtes" jane te jash-tezakonshme dhe ende te panjohura, ne shkallen e duhur per opinionin tone, por edhe ate belg. Ja, se si Nene Tereza i drejtohet belges Zhakline: "A do pranosh te behesh Misionare bamiresie me trup ne Belgjike dhe me shpirt ne Indi? Me vone i shkruante: "Jam me te vertet shume e lumtur dhe mirenjohese ndaj Zotit qe te te kem per veten time te dyte.» Dihet, se ne kongregacionin e Kalkutes, sipas idese se Nene Terezes ishte pranuar dhe vendosur, qe secila Moter misionare te kishte nje moter te dyte, moter sh-pirterore me te cilen te komunikonte me letra, duke shkembyer mendime e pershtypje per misionet e tyre neper bote. Nje moter e tille, moter e dyte ka qene edhe Nene Tereza me belgen Jacquelin De Decker e mbiquajtur Jacquelin Tereza e Anversit. Don Lush Gjergji na informon, qe At Van Eksemit (At Le Joly), drejtuesi shpirteror i Nene- Terezes, jezuit belg, njeri shenjte dhe i ditur, At shpirteror i i Nene Terezes ka shkruar dy libra: « E bejme per Jezusin.» dhe « Qendro ne zemren time ». Ky misionar i madh e qua-nte Nene Terezen “Shpresa e Kishes dhe e botes”. Shenimi eshte bere ne Kalkute 02/10/1989. Misionar tjeter belg qe ka pa patur ndikim tek Nene Tereza ka qene arqipeshkvi I Kal-kutes Perier I cili i mundesoi asaj kominikimin me Seline e Shenjte ne Rome. Ne vitin 1983, Eshte e mirenjohyr se ne vitin 1983, NeneTereza pat pesuar pesuar atak ne zemer dhe u shtrua ne nje spital te Romes. Dy personalitet te larta qe e vizituan ne ate spital kane qene Roi Baudoin se bashku me la Reine Fabiola. Mirenjohje! A nuk jane keto krenari per shqiptarte? A nuk jane keto pergjegjesi qytetare per secilin ndaj nesh? Ne ditet tona, Ajo eshte ngritur ne qiell dhe eshte shnderruar ne simbol te shenjte, jo vetem per ne shqiptarte, por per te gjithe njerezimin. Krenari e vaçante per ne dhe pergjegjesi morale per te ndjekur shembullin e saj me sa me shume devotshmeri. Ne keto dite qe shqiptaret provuan tronditje te medha termeti, kursohere na shkon mendja tek Nena jone e Madhe. Nr jemi te bindur se Ajo lutet per shprterat e atyre qe hum-ben jeten i merr ata ne mbrojtje. Ajo merr ne mbikqyrje krejt shqiptaret e shperndare neper bote! Amin!
Sa të mbrapshta si dhe të pabazuara akuzat që iu bënë atdhetarëve nga komunistët kur e morën pushtetin ! Shkruar nga Mërgim Korça Me t’im vëlla Gencin, me të cilin kishim tetë vite diferencë moshe, u takuam 39 vite mbas arratisjes së tij. Mua më kishin mobilizuar ta kryeja shërbimin ushtarak në Repartin e Punës, (me kazma e lopata), kur ai u largua nga Shqipëria nga që shikonte se i vinin rrotull ta arrestonin ! Kështu sapo mbërritëm në Itali me gruan edhe vajzën në vjeshtën e vitit 1990, e lajmër uam vëllan’e vetëm që kisha dhe brënda dy ditëve erdhi ai së bashku me bashkëshorten e tij që nga Shtetet e Bashkuara të na takonte në Itali. E bëra këtë hyrje që lexuesit ta kuptojnë se sa i madh ishte malli kur u takuam ne, të dy vëllezërit, mbas një kohe ndarjeje prej thuajse katër dhjetëvjeçarësh ! Ësht’e qartë se bashkëbisedimet tonë nuk kishin të mbaruar ... gjë e cila na bënte të hidheshim nga njera temë tek tjetra e kësisoji, duke përmendur njerëz të ndryshëm si edhe ngjarje të kaluara, lidhur këto edhe me ngjarje të dikurëshme, doemos që u linim rast edhe bashkëshorteve tona të ndërsjella si edhe vajzës tonë ... të mërziteshin. Gjatë këtyre bisedave erdhi rasti që im vëlla më tregoi edhe një ngjarje e cila e kishte lënë atë vetë shumë të befasuar ! Im vëlla gjatë asaj periudhe punonte si Drejtor i Higjenës Industriale të Korporatës General Motors dhe kishte shkuar nga Detroiti në Vjenë të Austrisë me shërbim. Atje ishte kujtuar të shkonte e të merrte një Çertifikatë Lindjeje për mua që isha lindur në qytetin e Graz-it, me mendimin se duke figuruar unë si nënështetas Austriak, mbase Qeverija Shqiptare do të më lejonte të largohesha nga Shqipërija (?). Në Bashkin’e Graz-it ia gjetën pa vonesë dosjen time dhe tek merrej me të ajo nëpunësja e caktuar, im vëlla vuri ré, bilé edhe shum’i habitur, se si në njerën nga fletët dokumentare që gjindeshin në dosje vuri ré edhe disa radhë shkruar me kaligrafín’e Babait tonë ! Mbas pak, sekretarja e zyrës ia dorëzoi dosjen dhe tek Çertifikata e Lindjes time, im vëlla lexoi se ç’kishte shkruar Babai ynë me dorën e Tij : -Djali ynë Mërgim Kortsha, i lindur në klinikën e Dr.Schmertz-it me datën 30 të muajit Dhjetor 1932 nga prindër safí shqiptarë, nuk ka sepse të regjistrohet si nënështetas Austriak, ai është shqiptar dhe vetëm shqiptar ! Këto radhë pasoheshin nga nënëshkrimi i Babait tonë : Djevat Kortsha. Me pak fjalë Babai ynë nuk e pranonte nënështetësínë Austriake t’imen në asnjë mënyrë, veç asaj SHQIPTARE ! Ky fakti sa i takon dokumentit të lindjes s’ime si edhe qëndrimi i t’im Eti ! Tashti edhe konsideratat që dua të shtoj ! Nga që Kongresi i Manastirit lidhur me “Standartizimin e Gjuhës Shqipe” qé mbajtur me 14 e zgjati deri më 22 Nëntor të vitit 1908, dhe në të nuk përfshihej bashkimi i germës “X” me atë “H” ku bashkimi i të cilave të jepnin tingullin e sotëm “XH”, Babai ynë e shkruante emrin e Tij të parë Djevat (për efekt fonetik, siç ia shkruanin emrin kur kishte qenë student n’Universitetin e Vjenës), ndërsa mbiemrin, siç e kishin vendosur shumë atdhetarë, që të mos u jepnin turqve argumente në dorë se po i shkruanin mbiemrat e tyre me emra krahinash shqiptare që të tregonin se Qeverija Turke ua bënte këtë lëshim si “pro turq”, vendosën dhe i shkruanin mbiemrat e tyre p.sh. Dhimitër Berati “BERATTI”, Ali Këlcyra “ KLISSURA”, Mustafa Kruja “ MERLIKA”, (mbemrin e trashëguar familjarisht nga të parët e tyre) e, përgjatë këtij shtegu edhe Xhevat Korça e
XHEVAT KORÇA shkruante mbiemrin “ KORTSHA” e në vazhdim edhe shumë atdhetarë të tjer’e ndoqën po këtë shteg ! U dhanë këto sqarime që lexuesit e ndershëm si edhe të pa-anshëm të mos u besojnë akuzave politike të padrejta që u bëhen këtyre atdhetarëve nga historianë të pandërgjegjshëm komunistë si edhe shformues së të vërtetave historike ! Kjo edhe arsyeja që nuk kemi se si ta lemë pa zënë në gojë rastin konkret, të Gjyqit Special të vitit 1945, ku Prokurori i Përgjithshëm Bedri Spahiu, kërkoi për Babanë tonë dënimin me vdekje me ekzekutim si fashist dhe kolaboracionist !!! (???) Babai ynë në fjalën e Tij të fundit iu drejtua Kryetarit Koçi Xoxi si edhe trupit gjykues duke u thënë : “Mos besoni se ç’thotë prokurori nga që unë u them : Gjemani një fjalë të thënë publikisht ose një fjalí të botuar zyrt arisht pro fashizmit nga unë, atëhere dënomëni me vdekje dhe unë gjakun ua kam bërë hallall ! ” Dhe faktikisht Xhevat Korça nuk u dënua me vdekje por me burgim të përjetshëm ! Po shtojmë në vazhdim disa ngjarje nga ndodhít’e burgut të Profesor Xhevat Korçës, ish Ministër i Arsimit, i dënuar nga gjyqi special në vitin 1945 me burgim të përjetshëm, mbasi ishte kërkuar për të dënimi me vdekje nga prokurori Bedri Spahiu. Ai ka një prej historive më domethënëse të qëndresës antikomuniste. Jeta e tij pati fund tragjik, por ngjarjet e viteve të burgut dhe dëshmitë që vijnë për të nga ajo kohë, na japin sot, leksione të mëdha për qëndresën, idetë progresive dhe guximin e Tij ! Në gjyq jo vetëm që u paraqit si këmbëngulje ajo e Ministrit të Arësimit të propozuar si i tillë nga Kryeministri Mustafa Merlika me anën e së cilës Xhevat Korça kishte kërkuar me këmbëngulje që për ta pranuar postin e propozuar duheshin plotësuar dy kushte : 1-: Ai i heqjes nga shkollat fillore i Gjuhës Italishte si Gjuhë e Detyruar dhe gjithashtu, nga ana tjetër : 2-: Të liroheshin nga burgu ose internimi edhe të gjithë arsimtarët e dënuar si kundra-italianë ! Mes dëshmive të shumta të bashkëvuajtësve të tij, në qelitë e Burgut të Tiranës e më pas të Burgut të Burrelit, do të veçojmë disa: një takim domethënës me Mehmet Shehun në Tiranë, përballjen me drejtorin e burgut të Burrelit kur nisi grevën e
urisë, një debat të fortë më Kadri Hasbiun dhe momentet e ditëve të fundit të jetës, ndërsa shokët e vuajtjeve përpiqeshin ta bindnin që ai të mos e sakrifikonte veten me grevë urije… I mbyllur në kaush, në Burgun e Tiranës pas gjyqit special, Xhevat Korça u përball një ditë me Mehmet Shehun, me të cilin kishin shkëmbyer një bisedë në kufijtë e debatit politik. Sipas dëshmive të të burgosurve të pranishëm, Mehmet Shehu ishte futur në kaushin ku e mbanin të izoluar Xhevat Korçën dhe me qesëndi i kishte thënë: -- Eh, more Xhevat Korça, u binde tani se ne luftuam për kauzën e drejtë, kurse ju e kishit gabim? -- Pas kësaj pyetje, kishte nisur një replikë e ndërsjellë ku Mehmet Shehu i drejtohej me “Xhevat” dhe ky i fundit me “Zoti Ministër”. Duke diskutuar për teoritë e marksizmit, Mehmet Shehu i ulur në krevatin portativ të të burgosurit, i mposhtur nga përgjigjet si edhe argumentet që përdorte Xhevat Korça, fillon t’i drejtohet me cilësorin “profesor”. Mbas kësaj, edhe Xhevat Korça i drejtohet me emërin “Mehmet”. Të gjithë të burgosurit e pranishëm, por edhe shoqëruesit e Mehmet Shehut, po ndiqnin me interes debatin teorik mes të dyve. Më tej, diskutimi ishte shtrirë në fushën e zbatimit të revolucionit të Tetorit, në Bashkimin Sovjetik. Pasi Mehmet Shehu e kishte dëgjuar me kujdes, kishte pyetur: -- Po ti profesor, si e njihke kaq mirë Revolucionin e Tetorit ?-- Shehu shtangu kur dëgjoi përgjigjen e Xhevat Korçës: “ E ke lexuar ti Mehmet, librin “Dhjetë ditë që tronditën botën”, të John Reed-it ?” E pra, dije se unë e kam përkthyer. Atëherë Mehmet Shehu i kishte thënë: “…duke e njohur kaq mirë teorinë komuniste, si u gabove e nuk u bëre me ne?” Atëherë, Xhevat Korça ia kishte kthyer: “Pikërisht, nga që e njoh kaq mirë teorinë dhe zbatimin në Rusi të kësaj teorie, u bëra antikomunist i vendosur ! ” Kjo përgjigje e kishte xhindosur Mehmet Shehun, i cili, sipas dëshmive, ishte ngritur vrik nga shtrati portativ, i kishte hedhur një vështrim hakërrues profesorit të burgosur dhe ishte larguar pa thënë asnjë fjalë. Rreth dymbëdhjetë vite më vonë, një tjetër përballje do të nxirrte në pah vlerat më të larta njerëzore e intelektuale të Xhevat Korçës. Ai ndodhej i izoluar në burgun e Burrelit. Pasi i a kishin kthyer dënimin me vdekje në dënim të përjetshëm, ai vijonte me qëndrimin e tij të paepur edhe në qelitë e Burrelit. Kushtet aty ishin çnjerëzore, uria e tmerrshme, dhe kujdesi mjekësor pothuajse zero. Një ditë, Xhevat Korça i drejtohet prerë drejtorit të burgut, duke i kërkuar të ndërhynte menjëherë, për të përmirësuar kushtet dhe për të plotësuar të drejtat themelore të të burgosurve, e nëse nuk do i përmirësonin kushtet, ai do të vetëflijohej duke filluar grevën e urisë. Dy ditë më vonë, ndërsa bashkëshortja me djalin e tij, me pak ushqime me vete, prisnin ta takonin Xhevatin, gardianët e njoftojnë drejtorin e burgut për ardhjen e tyre, por edhe që i burgosuri kishte nisur grevën e urisë. Drejtori i burgut kishte shkuar tek i burgosuri dhe e kishte kërcënuar t’i jepte fund grevës që kishte nisur. Por Xhevat Korça i ishte përgjigjur se nuk lëkundej nga vendimi që kishte marrë. “Ju kam thënë se do t’ju kundërvihem me grevën e urisë. Kjo është e vetmja armë që kam dhe nuk heq dorë. Por lërmëni t’i takoj për herë të fundit gruan dhe djalin tim”,
MERGIM KORÇA
i kishte thënë ai. Drejtori i burgut, duke menduar se do ta thyente, nuk e lejoi të takonte familjarët, duke shpresuar se të nesërmen Xhevati do të tërhiqej nga vendimi që kishte marrë. Por ai nuk u tërhoq as të nesërmen, e as më vonë. Dy ditë pas nisjes së grevës, drejtori i burgut të Burrelit kishte njoftuar për ngjarjen e pazakontë drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrinë e Brendëshme. Menjëherë pas kësaj, në Burrel, mbërrin me urgjencë Kadri Hazbiu, i cili urdhëron që t’i sjellin në drejtorinë e burgut të burgosurin rebel. Sipas dëshmisë së avokatit Xhevdet Kapshtica dhe Reis Hashos, të dy bashkëvuajtës në të njëjtën qeli me Xhevat Korçën, në fillim Kadri Hasbiu ishte përpjekur me të mira e premtime për t’ia ndryshuar mëndjen por më vonë, kur e kishte parë që Xhevat Korça nuk lëshonte pé, kishte nisur nga presionet e kërcënimet. Pasi e kishte dëgjuar deri në fund, Xhevat Korça i kishte thënë ”dëgjo këtu more Kadri Hasbiu. Ti e ke kot që mundohesh të më thyesh me presione. Unë me vendimin që kam marrë, nuk jam më në mes iush, të gjallëve, e si pasojë, as që ekziston për mua, as ti e as Enver Hoxha ! E di si më duket mua tani Enver Hoxha? I vooogël…” dhe duke afruar gishtin tregues me gishtin e madh, sa gati i puthiti, i thotë: “Ja, kaq të vogël e shikoj unë tani Enver Hoxhën! Por kije mëndjen, se pikërisht ty, ai ka për të ta hequr kokën nga trupi!” Kujtimet e hidhura të ditëve të fundit të jetës së tij i sjell avokat Xhevdet Kapshtica, i cili ndodhej në një dhomë me të, ndërsa ai vazhdonte grevën e urisë… Shokët e burgut u përpoqën me të gjitha mënyrat ta detyronin të tërhiqej nga një vendim i tillë… Dikush kujton, kur caktuan Atë Pjetër Meshkallën, si njeri me shumë autoritet dhe respekt për ta bindur atë të ndërpresë vetëvrasjen… Ati i afrohet, ulet në gjunjë, mbasi dysheku ishte përtokë dhe i drejtohet me fjalët : -- Xhevat, të lutem mos e humb shpirtin… Hiq dorë! Por përgjigjja me zë të ulët ishte e prerë: - Padre, kam kujtuar se të kam patur mik, nuk ma merrte mëndja që tani, ndërsa unë vazhdoj rrugën e nisur që mos të bëhem lodër e komunistëve, ti kërkon të më thyesh! - Atit i rrodhën dy pika lot. E puthi dhe u largua. Një tje-tër dëshmitar kujton: “E përsëritën këtë provë me ish-Ministrin e Arsimit Gjergj Kokoshin… Në fakt, Xhevat Korça nuk fliste me të, pasi i kishte prerë relatat që kur ai ishte lidhur me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe Xhevati e konsideronte si komunist… Prandaj, miqtë i kërkuan që të shkonte për t’ia kthyer mendjen, duke gjykuar se vajtja e Gjergj Kokoshit do të merrej si një kthesë nga kursi i mëparshëm, gjë që mund ta bënte të ndërpriste grevën e urisë. Dhe dëshmitarët tregojnë se si Kokoshi i afrohet dyshekut, ulet në gjunjë, i jep dorën dhe ndërsa të tjerët prisnin se ç’mund t’i thoshte për ta bindur, ai i drejtohet me këto fjalë: -Xhevat, ti je kah e mbyll jetën t’ânde me kapak florini… Hallall të qoftë, se po bân n’jatê që na s’mundena m’e krye ! -- Me lot në sy, edhe ai largohet, për ta lënë Xhevat Korçën të vdiste disa ditë mbasi e kishte filluar atë grevë urije ! Duke filluar që nga trakti i parë me të cilin fillonte lufta e shkruar e Partisë Komuniste kundra sistemit borgjez, Mustafa Kruja si edhe përbërësit e këshillit të ministrave që kryesohej prej tij u quajtën tradhëtarë, kuislingë e çfarë nofkash nuk i u vunë atyre. Pa i vënë vetes aspak detyrën e mbrojtësit që mundohet t’i përligjë veprimet e tyre, dua vetëm të hedh dritë mbi dy momente të rëndësishëm : biografia si patriotë e tyre e doemos edhe niveli i secilit syresh si edhe vija e ndjekur prej asaj qeverie. Mustafa Kruja e kuptoi pa asnjë mëdyshje se në ato kondita të “komprometoheshin” duke e marrë në dorë drejtimin e vëndit ishte shpëtimi i Shqipërisë nga ndikimi sllavo-oriental e si rrjedhim moslejim marrje pushteti nga komunizmi. Dhe fatkeqësisht sot, nga shekulli i XXI-të, shquhet qartë se si të gjithë të ç’orientuarit, (nga emri miklues që përzgjodhën Dushanë-Miladinët për L.N.Çlirimtare), me në krye intelektualë të shquar që u treguan dritëshkurtër në të kuptuarët e demagogjisë sllave, përfunduan radhë mbas radhësh ose përpara skuadrave të pushkatimit ose u kalbën ndër burgje e internime duke u emërtuar edhe ata njëlloj si viktimat e Gjyqit Special ! Sa për një shëmbull nga lista e pafund e tyre, po ze në gojë vetëm ideologët e komunizmit në Shqipëri duke filluar nga Zef Mala e duke vazhduar pastaj me Zaj Fundon, Sejfulla Malëshovën edhe Koço Tashkon, pa ia hyrë pastaj Riza Danit si edhe qindra të tjerëve ! Ta kishin kuptuar këta se sa largpamëse ishte
politika e qeverisë Kruja, Shqipëria nuk do të kishte përfunduar në
kthetrat e komunizmit i cili që në hapin e parë ia shiti interesat kombëtare Jugosllavisë, sipas tyre ! -- Vetë kryeministri, Mustafa Kruja, sa për t’a paraqitur para lexuesit i cili e njeh vetëm si tradhëtar e kuisling, (sipas Bedri Spahiut), ishte bashkënënshkrues i dokumentit të pavarësisë me nënshkrimin e shkoqur dhe shkruar qartë në atë dokument si Mustafa Asim Kruja. Mirëpo në asnjë dokument muzeal përgjatë diktaturës, ky nënshkrim nuk u pa ... sepse mbivendosur gjithmonë mbi atë nënshkrim ishte shtëpia muzé me ballkonin e saj ku u ngrit flamuri ynë kombëtar nga Ismail Qemali ose mbivendosje të tjera, por gjithënjë mbi atë nënshkrim! Përgjatë kësaj paraqitje nuk kam se si të mos ndalem e të përkthej nga faqja 287 e veprës Francesco Jacomonit, ish Mëkëmbësit të Mbretit në Shqipëri, me titull Politika e Italisë në Shqipëri, botuar më 31 maj 1965, (origjinali italisht), një kalim kuptimplotë ku autori e paraqit figurën e kryeministrit të përzgjedhur si vijon : “... Në krye të qeverisë shqiptare duhej vënë një njeri i cili, për të kaluarën e tij, t’ishte i njohur si një eksponent me autoritet i nacionalizmës shqiptare dhe gjithashtu për vëndin e tij t’a kish rrezikuar edhe jetën e tij. E pra ai njeri është Mustafa Kruja ...” Vemë në dukje tashti se si e konsideronte ministri i Punëve të Jashtme të Italisë konti Galeazzo Ciano personin e Mustafa Krujës si edhe bashkëpunëtorët e tij : “... Jacomoni propozon ndryshimin e qeverisë në Shqipëri. Kruja në vëndin e Vërlacit. Kjo nënkupton një vazhdim lëshimesh drejtë ekstremistëve të nacionalizmës shqiptare.” Ky shënim i kontit Ciano është shkruar me datën 10 nëntor 1941 në ditarin e tij të kujtimeve, (botim i Rizzolit – tetor 1990 fq.556). Lidhur me patriotizmin intransigjent të Mustafa Krujës do të sjell edhe një fakt i cili konfirmohet shumë kollaj ndër dokumenta arkivale. Kur i propozuan drejtimin e qeverisë, Mustafa Kruja, ndërmjet shumë kushteve paraqiti edhe kërkesën themelore që Flamurit Kombëtar t’i hiqeshin dy sëpatat e fashizmit (për anë shqiponjës) si edhe nyja e Shtëpisë Savoia (ndën këmbët e shqiponjës), e në mes dy krerëve të shqiponjës, lart të vihej përkrenarja e Skënderbeut ! Kësisoji me kushtin që vuri M.Kruja, Shqipëria tashmë që nga shkurti i vitit 1942 si Simbol Kombëtar do të kishte Flamurin e Kastriotëve ! Po kurrë përgjatë diktaturës jo që nuk u fol lidhur me këtë moment kyç të historisë tonë ku u pa me fakte se qeveria Kruja po fillonte t’i vinte mirë sinorët mes shtetit shqiptar si edhe shtetit italian, pa le të publikoheshin dy fotografitë, e para ku në emër të Parlamentit Shqiptar si edhe të qeverisë z.Ekrem Bej Vlora lexon falënderimin për rivendosjen e Flamurit tonë Kombëtar, dhe e dyta ku nga selía e Luogotenencës, në pranín’e mijëra vetave nga ballkoni shpalosej Flamuri ynë Kombëtar i trashëgimísë patriotike ! (Të gjitha këto dokumenta si edhe fotografí gjënden në Arkivin e Shtetit). E konsideroj me shumë interes tashti të paraqes të dokumentuar edhe se ç’ka shkruar me datën 21 maj 1942 gazetari i mirënjohur italian Indro Montanelli në gazetën “Corriere della Sera” : “ ... Jeta e mërgimtarit Kruja i ngjet më shumë asaj të Mazzinit se sa asaj të revolucionarëve të rëndomtë ballkanas ... dhe në vazhdim pastaj Montanelli paraqet të sintetizuar bindjen politike të Mustafa Krujës se cili pozicionim i shqiptarëve i shërben më mirë Shqipërisë : “... Ne nuk mund të jemi të pavarur pa mbështetjen e saj (të
GENC KORÇA Italisë – M.K.) sepse do të binim pré e fqinjëve tanë më të fortë se ne.” Kurrë nuk u zu në gojë përgjatë diktaturës e vërteta historike se Mustafa Kruja ishte gjuhëtari m’i shquar i kohës së vet. U zhduk nga Instituti i Studimeve Shqiptare që kryesohej prej M.Krujës, mbas marrjes pushtetit nga komunistët, dhe kurrë nuk u zu më në gojë fjalori i madh etimologjik i hartuar prej tij. Gjithashtu kurrë nuk u zu në gojë se Mustafa Kruja qe një stilist i përsosur si në shkrime e studime të tijtë po gjithashtu edhe në përkthimet e tij prej dhe në pesë gjuhë që i fliste në mënyrë të përkryer. I vetmi që e ka zënë në gojë qé drejtori i përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, z.Shaban Sinani, (i pari drejtor i Arkivave të Shtetit që e ka bërë një gjë të tillë), se kryeministri Mustafa Kruja ka qenë nismëtari si edhe shpëtimtari i qindra familjeve hebreje që i solli nga Kosova dhe i vendosi në Shqipëri. -- Ministër i Arsimit në qeverínë Kruja qé Xhevat Korça. E kaluara e tij ishte : luftëtar i çetës së Spiro Bellkamenit e pastaj i asaj të Themistokli Gërmenjit në luftën kundra andartëve grekë si edhe për pavarësí. Diplomohet në Universitetin e Vjenës me “Summa cum Laude” dhe emërohet drejtor i Gjimnazit të parë të Shkodrës. Arratiset e del në Jugosllavi kur e merr fuqinë A.Zogu dhe bëhet ndihmës aktiv i Profesor Barich-it i cili e drejton katedrën e gjuhës shqipe n’Universitetin e Beogradit. Gjatë thuajse pesëmbëdhjetë viteve në mërgim përkthen gjithë dokumentacionin “Acta et diplomata Austro – Hungarie” sa herë që një dokument bënte fjalë për Shqipërinë. Sa për të hequr kureshtjen, vëllimi i kësaj pune të kryer përbëhet prej mijëra faqesh dhe gjënden në Arkivin e Shtetit. Kur i propozuan Xhevat Korçës të drejtonte Dikasterin e Arsimit ai vuri dy kushte të cilët edhe u zbatuan : 1- Të hiqej italishtja si gjuhë e huaj e detyruar nga të gjitha shkollat fillore të Shqipërisë dhe të lihej si gjuhë me përzgjedhje fakultative në shkollat e mesme. 2- Të liroheshin nga burgjet si edhe nga internimi në Ventotene të Italisë të gjithë arsimtarët e akuzuar si antiitalianë. (Lidhur me këtë pikën e dytë ku t’a dinte ai i mjeri im Atë se ndërmjet të liruarve nga internimi do të ishte, mes shumë të tjerëve, edhe Aranit Çela, ai gjakatari i pashoq që vrau e preu që nga 1945-sa e deri më 1990-tën !) Së bashku me M.Krujën, Xhevat Korça ishte anëtar i
kryesisë së Institutit të studimeve Shqiptare dhe të dy ishin nismëtarë të zbatimit të gjuhës së njësuar shqipe në të gjitha shkollat e Shqipërisë. Prirja e Institutit të Studimeve Shqiptare ishte që gjuha e njësuar letrare shqipe të ishte gegërishtja e Shqipërisë së Mesme dhe konkretisht e folmja e qytetit të Elbasanit. Me propozimin e Institutit Ministria e Arsimit me vendimin nr.61 të datës 20 shkurt 1942, nënëshkruar nga ministri i Arsimit Xhevat Korça, caktoi si tekst bazë të sintaksës shqipe tekstin e punuar nga At Justin Rrota për klasat e II-ta të III–ta dhe të IV-ta të kurseve të ulëta të shkollave të mesme. Natyrshëm lind pyetja : ku u bazua ai Institut lidhur me përzgjedhjen e së folmes shqipe ? Sepse gegërishtja me format e saja të Shqipërisë së Mesme si edhe të asaj të Veriut flitej nga 2/3 e popullsisë shqipfolëse. Edhe albanologët më të shquar si Meyeri, Weigandi, Nahtigali, e deri tek Jokli ishin të mendimit që shqipja e normës letrare të ishte gegërishtja. Gjatë periudhës që drejtoi dikasterin e Arsimit, Xhevat Korça qe ai që e shtriu dhe e forcoi arsimin e mesëm në qytetet kryesore të Kosovës me arsimtarë të kualifikuar. Ja edhe një fakt tejet interesant i cili verifikohet lehtë ndër dokumenta arkivale. Kur përgjatë gjyqit special të prillit 1945 prokurori Bedri Spahiu e akuzon të pandehurin Xhevat Korça si të shitur ndaj italianëve dhe se ligjin në dikasterin e Arësimit e bënte këshilltari italian, këtë akuzë e hodhi poshtë dëshmitari mbrojtës i Xhevat Korçës, diplomati i karrierës Fuat Asllani, i cili deklaroi se kur kishte vajtur t’a takonte Xh.Korçën në zyrën e tij në ministri së bashku me mikun e përbashkët zotin Faik Dishnica, mbas pak kishte trokitur dera dhe kishte hyrë këshilltari i Ministrisë Arsimit, Prof. Sestilio Montanelli, (i ati i gazetarit Indro Montanelli), dhe i kishte kërkuar leje ministrit të largohej nga zyra e të shkonte se e kërkonte në takim Mëkëmbësi i Mbretit, Jacomoni. Xhevat Korça kishte shikuar orën dhe i kishte thënë ... mund të shkosh por mos u vono. Në orën 12 kemi një mbledhje. E sapo qe larguar këshilltari, zoti F.Asllani i kishte thënë ministrit ... që je i prerë e dinim, edhe si anti italian të njihnim, por që t’ia bëje kështu këshilltarit, nuk e merrnim dot kurrë me mënd ! Kjo dëshmí e zotit Fuat Asllani e bërë para trupit gjykues me kryetar Koçi Xoxen e prokuror Bedri Spahiun mendoj se zuri shumë vënd që një e vërtetë e mirëfilltë të dilte në shesh ! Më 16 nëntor të vitit 1944 Xh.Korça u arrestua nga Divizioni i Mbrojtjes dhe nga Gjyqi Special u dënua me burgim të përjetshëm. Me atë vendim të padrejtë ai kurrë nuk u konformua dhe mbas 15 vitesh burg, në burgun famëkeq të Burrelit ai i dha fund jetës me grevë uríje.
Shënime për lexuesit : -Të dhënat e kësaj analize i referohen librit “Dosjet e diktaturës” të studiuesit Pjetër Pepa, kujtimeve të ish të burgosurve politikë avokatit Xhevdet Kapshtica, Reis Hashos, Viktor si edhe Tomor Dostit me shokë, dëshmísë së Z.Fuat Asllani pëpara Trupit Gjykues në Gjyqin Special e gjithashtu edhe shkrimit studimor “Xhevat Korça, fundi i një korifeu”, i Prenjo Imerajt.
Nga Fritz RADOVANI
PRAPË PO E VRITNI LUIGJIN ?!
LUIGJ GURAKUQI (Foto MARUBI) (12 SHKURT 1879 – 2 MARS 1925)
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane. – Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!… Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari. Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania) Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)” Çatin Saraçi Hotel de la Ville…” *** Shenim nga F.Radovani: Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009). Melbourne, 2 Mars 2020.
SI SHPËTOI TAVANI I KISHËS ?...
Nga Fritz RADOVANI
SA MILIONË… KA VRA STALINI ? STALINI...E SHKODRA
TAVANI I KISHES KATHEDRALE SHKODER VEPER E ARTISTIT KOL IDROMENO 1973 Po afrohej koha e zhvillimit Kongresit të shtatë të BGSH në “Pallatin e sportit” të Shkodres, i porsa rindertuem në Kathedrale ose Kisha e Madhe… Me 11 Qershor 1973. Kur po vazhdonte punimet aty ingjenjer Bujar Golemi, erdhi me pa gjendjen pak muej perpara perfundimit nga Tirana, Kryetaria e BGSH Shqipnisë Vito Kapo. Ajo takoi aty ingjenjer Golemin dhe biseduene per kohen e perfundimit punimeve… Pjesët ansore ishin perfundue, kishte mbetë vetem zevendsimi i tavanit simbas projektit rindertimit… Vito Kapo e pyeti: “Po, pse kerkoni per ta prishur këte tavan që është?”, Ingjenjeri i tha se do të zevendsohet me një tavan me hark dhe i ngjyrosun bardh si në projekt… Vito Kapo e shikoi tavanin dhe i tha: “Po, ky tavan që është mua më duket shumë i bukur, ky është vërtetë një vepër arti, pse doni ta prishni? – Jo, në asnjë mënyrë mos e prekni, dhe po ju pyeti njeri i thoni, se kështu ka thënë Vitua..!” Dhe ashtu u vendos… Pak kohë mbas kësaj bisedë më ra rasti me takue njenin nga të kater vetët që ishte aty kur u bisedue nga Vito Kapo, mosndryshimi i tavanit Kishës së Madhe, dhe po më thotë se, kur Vito mori vesht se ai tavan asht veper e piktorit Kol Idromeno, u kishte thanë: “Po ku ti marrim veprat e atyre artistëve sot..?”… Vito Kapo e donte artin! Këte e kam provue edhe kur ishte Ministre e Industrisë së Lehtë, në një ekspozitë tekstili që pata përgatitë në Dhomen e Tregtisë në Tiranë që, ma vonë u hap në Vjenë…
Një nder çerdhet e mnershme staliniste në Ballkan ishte edhe Shkodra… Në 1900 Shkodra e 28 pianofortave nder shtëpijat shkodrane, mbas 1944 u ba Shkodra e 26 burgjeve komuniste… Ishte një anderr e vjeter turke që u realizue nga Enver Hoxha, pasues i sulltan Mehmetit, që la “amanet”: “Mos të mbetet gjallë asnjë Shkodranë!” As Stalini nuk e kishte larg Stambollin. Kur hypte maje Kaukazit, pershndetej me shami. Në vitin 1944 kur forcat jugosllave të Titos rrinin tue pritë mbas Taraboshit ikjen e të gjitha forcave gjermane, Stalini bahej gati me sjellë “specialistët” e KGB në Shkoder… Më tregonte në 1991 i Ndjeri Ragip Meta: “E mnershme edhe sot me i mendue hetuesit shqiptarë, njeni ma katil se tjetri, kur rrinin në hetuesi tue kqyrë nder sy jugosllavët, e rusët shka me i ba ma viktimës së shkrryeme pertokë e të mbuluem me gjakun e vet!?” Pra, edhe në Shkoder, barbarët Tito e mbas tij Stalini.., kanë ba viktimat e tyne...
PO, SA ?! Askush nuk e di... Arkivat vazhdojnë me kenë të dyllosuna... U vra kush u vra... Ata ikën! Sa vetë u mbyten nder hetuesi? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vetë u groposën të gjallë? – U vra kush u vra... Ikën... Sa vdiqen nder interrnime?! – U vra kush u vra... Ikën... Po, sa janë viktimat e sllavo-komunizmit oriental?! – U vra kush u vra... Ikën... Ikën...Edhe ata që vikatën..,“bijt’ e Stalinit jemi ne!”... Ikën si do t’ ikin edhe bijt’ e tyne! Mos e zgjatë... Nuk njollosim Titon, Stalinin, Enverin, Ramizin, Mehmetin, Rilindjen... As komunizmin, as Jaltën... Kjofshin ata edhe 1 Miljon... Ikën... Ata ikën... Pritni tjerët!.. Nuk prishemi me pasuesit e Beogradit, Athinës, Stambollit e Romës...Harrova Mosken! Mosken... Bash aty ku e ka zemren, trunin e t’ardhmen “Rilindja komuniste e sotit”!.. Melbourne, 4 Mars 2020.
Një takim pas 50 vjetësh Në maj 1993 vizitova shkollën tim në Romë, Insstiruti Santa Maria, në Viale Manzoni 5, pas 50 vjet të ndarjës prej saj, kur nuk na u lejue ma vazhdimi i studimëve, me vendosjnë e diktaturës komuniste në shqipni. Kjo shkollë drejtohej nga aurdhni i marianistëve, themelue nga prifti francez Atë Sheminade në përiudhën e revolucinitku ai arriti të shpëtoi mrekullisht, sepse i ndjekun dhe i gjurmuem për t’u çue në gijjotinë si mija francezë të tjerë të përfshimë në listat e vdekjës. U prita mirë e si hero, që i kisha shpëtue komunizmit shqiptar. Në atë shkollë kishim studue gjithsej gjashtë shqiptarë, ndër ta edhe Dom Shtjefën Kurti i pushkatuem, që vetem prej meje Marianistët e morën vesh. Unë isha i vetmi që kisha shpëtue gjallë se të tjerët kishin vdekë, ndër ta edhe vëllai im Genc. Dhjetë ditë që qendrova aty, nja dy profesore të gjimnazit me banë të flisja para nxanësve të tyne, për të dëshmue për krimet e komunizmit në Shqipni, që ata s’kishin as ma të voglin haber. Si t’ua mbushja me,djën. I pyeta se ç’mendonin per Benito Musolinin, Duçën. Sigurisht se mora përgjigje negative e përçmuese, një diktator e kriminEL i madh. Ateherë i pyeta, se sa italianë kisht vra ai gjatë regjimit të tij. Shuma nuk i kalonte të 300 mijë vetë, që ishIN më pak. Po mirë, u thashë sa kishte vra Hitleri e sa Stamlini. Dmth, sa nazismi e sa komunizmi në krahasim me fashizmin e Duçës. Na doli se HitlErei paskej vra gjashtë milion hebrej e me të tjerë, përfshi dhe ushtarët në luftë, dhjetë milionë. e se Stalini na paskej zhdukun 30 miloën rus, në të pushkatuem e të vdekun në burtgje e kampet e përqendrimit të Siberisë. Tashti vjen pyetjA tek shqip^nia e vogël me jo ma shumë se dymilonë banorë. A më shifni mue këtu? Familjës sonë na i djegin shtëpitë ne fshat, grabisin pasuritë e konfiskojnë gjithë pronat. Neve si familje na burgosin e internojnë, përfshi gjyshe e nana, ne tre vllaznit e disa kushërij. Pse? po pse ishim damkosë së kundërshtarë të regjimit komunist e dhe anmiq të popullit. Kështu si e jona gjithe familjet e tjera të randësishsme, që pjestarët e tyne vdisnin në ato kampe, siç na ndodhi ne, me me gjyshën 90 vjeçe, ,nanën 80 vjeçe, një vëlla Genci, (ish student i kesaj shkolle) e disa kushrij.
Duçëja i juej me një Mateot e ku diktatori ynë me 20 dhe ma shumë Mateotë! Tashti djema me falni se po bej disa kjrahasime që japin madhësinë e krimëve, në përputhje me popullisnë e vendeve diktatoriale. Në Shqipni të pushkatuem figurojnë gjashtëmijë me nje popullsi mesare dy milionë. Ne italinë tuej prej gjshtëdhjetë milionë, terrori komunist i zbatuem si në Shqipni, do kishte 30 herë ma shumë, pra 180 mijë të pushkatuem. Ky krahasim i tronditi studentët e aq ma tepër profesorët e tyne, që u befasuen nga krahasimet. Sigurisht se fola dhe për punë të tjera, sa që nxanësit kishin mbetë haru, tue ndigjue gjana që s‘i kishin lexue e dëgjue gjekundi, dhe profesorët e tyne ma tepër se ata të tromhasun nga krahasimi i krimëve të diktatorëve e diktaturave të tyne e të hueja. Unë e kuptova se ata të shkollës donin të organizonin një konferencë të nivelit me profesorë e tyne dhe të shkollave të tjera e ndodnj të ftuem me rerstizh, pëshkop apo kardinal. Por unë, që kisha pre biletë e avionit pâs dhjjetë ditë u largova, me keqardhjën e tyne. Psë shkon, rri këtu sa të duesh. E ky ishte një gabim nga ana ime, jo përtjetër, por do të kisha pasë mundësi të zgjanoj kontakte e mija, në nivele të nalta, sepse ajo shkollë gëzonte prestizh të madh e kishjte kinfluencë në sferat intetlektuale, ku nxanës të saj, kishin arritë pozita të mëdha politike dhe kulturore. I U shtyne nga shkrimi i Radovanit që të paraqes pikërsih ataaë anomali që kukltivohet, ku një diktator kriminel si Stalini, paraqite si shpetimtar e shejtor ndërsa ishte një varrmihës i njerëzimit.
I ftuar nga shoku im i ngushtë Forio Vinçenzo pas 50 vjetësh. Në foto edhe shoku tjetër, Bruno Benzi, me grate e tyre
Në takim me klasën e Prof. D’Agata, ku kisha studiue para 50 vjetësh
Pastaj ju e dini se Duçeja, paska vra Mateotin, pra një Mateot dhe damkoset si kriminel. Po sa mateotë ka vra Stalini, që mbahet si shejt ? E Hitleri po ashtu ? Jane me mija Mateotet e Stalinit, dhe në atë Shqipninë tonë të vogël, diktatori Enver Hoxha, nga 31 shokë të Byrosë Politike, 20 prej tyne i pushkatoi, pra 20 Mateotë. Ku
Të vjen dhe për të qeshur (mjaft kemi qarë), se si shqiptarët e varfër u ndanë nga Europa, kryessiht nga Italia, një gjysmë ore neë avion për në Bari e dy orë për në Romë. Ku mua ( (e shum kujt tjetër) na u deshën 50 vjet) që edhe sikur me hapin e kërmijillit do të kishim arritë më përpara. Pse të lodhim mendjen për çka ai gjeti shqiptarë, me tregime, dëshmi etjera për masalrat që iu benë popullit dhe kryesiht familjëve më të nderuara. Mjafotn ky fakt, që përmbeledh gjithë tragjedinë shqipotare, një gjysmë shekulli i ndarë nga bota e lirë atë dy hapa me larg, e jo më që na u desh 50 vjet Për të berë këto dy hapa. Ana tjetër (qesharake dhe kjo), vetë komunisët dolën si të tërbuar nga kafazi ku kishin mbyllur vetveten, e akoma s‘ kanë kupotuar sa kriminele ishte ajo diktaturë, me në krye një krye;kriminel , të cilit akoma i përfalën.
Astrit Lulushi Një gabim, jo më Sëmundje zyrtare Ndërsa “karantina” mund të tingëllojë si “kanaçe”, ajo nuk është as “kazan”, por vetëm një izolim 40 ditor për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Fjala është marrë nga italishtja “quaranta” - 40. Praktika e kuarantinës, filloi gjatë shekullit XIV në përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare italiane nga epidemitë e murtajës. Anijet që vinin në Venecia nga portet e infektuara u kërkohej të qëndronin në spirancë për 40 ditë para se të fillonin zbritjen e udhëtarëve dhe shkarkimin e mallrave. Mes shqiptarëve, “kuarantina” u bë “ karantinë”, duke u përdorur nga zyrtarë e shtypi, dhe më pas turma, si gjithmonë, ndoqi shembullin e tyre. Kështu, kjo fjalë gjysmake, si edhe masat e qeverisë kur shpall se “ndalohet qarkullimi i makinave private”, ose, “ndalohet ecja në grup me më shumë se dy persona”, të kujtojnë komedinë e B. Levonjës për kohën e fashizmit nga kënvështrimi komunist. Kur një vend nuk ka një qendër efektive për kontrollin e sëmundjeve, ku qeveritari a çdokush në krye merr pozat e doktorit duke dhënë këshilla e rekomandime, kjo gjendje shkakton tallje nënzë, përçmim dhe hutim në masë. Qeveria krenohet me numrin e të arrestuarve dhe gjobave të rënda edhe pse njerëzit të gjithë ndjehen të mbyllur nga frika, sëmundja e policia e shtetit. Ditë të errëta po kthehen, kur diktatori ishte pronar i popullit dhe ekspert i vetëm i çdo gjëje.
Mes profecive Pse njerëzit duhet t’i humbasin gjërat për të kuptuar se janë ato që i duhen? Kur mbyllim sytë, asgjë nuk shohim, gjithçka ikën, gjithçka që mohojmë, denigrojmë e përbuzim, shërben për të na shtypur, dhe ajo që na dukej e keqe, bëhet burim bukurie, gëzimi dhe force, nëse përballet me një mendje të hapur. 30 vite pas një shtypje të egër të brendëshme 45 vjeçare, tani pak nga pak, njerëzit po e kuptojnë se kurrë nuk kanë dalë prej saj. Udhëheqja krijon iluzionin e çlirimit, duke i bërë të tjerët t’a gjykojnë se përpiqet, por është e paaftë dhe e dobët, sepse në fakt ajo nuk është larguar aspak nga udha e para-ardhësve, por me taktika mashtruese e tërheq popullin zvarrë nëpër terr, duke ia lidhur sytë ditën dhe ia zgjidhur natën, për t’i mbajtur të verbër. Vemendja nga gjithçka është larguar, përveç nga lufta ndaj virusit. Për ndryshime e reforma nuk flitet, as për mbrojtje kushtetute e protesta; kufijtë janë mbyllur, njerëzit po ashtu, çdo gjë në status-quo, heshtja si re e zezë bie; frika pushton zemrat, populli dridhet, nuk e di ç’e pret në një shtet kurrë të përgjegjshëm. Në vendin e të verbërve, njeriu me një sy është mbret, citohet të ketë thënë Erasmus i Roterdamit (1466-1536).
Skllavëria vjen nga verbëria dhe injoranca që nxijnë errësirën dhe nxisin mashtrimin. Sikur njeriu të kishte aq gjuhë sa Egjeu i mitologjisë kishte sy e duar, të gjitha nuk do të mjaftonin për të bindur tjetrin se gabimet nuk duhen përsëritur. Kjo është një dobësi më shumë që krijon izolimi. Fjala e urtë thotë: Më mashtro një herë, turpi është i yti; më mashtro përsëri, turpi ështi i imi. Por tirani, veç shtypës, është edhe tinzar; gjendjen këtyre 30 viteve ia faturon popullit duke e mbingarkuar me tatime, taksa, gjoba e dënime. Ai mendon se njerëzit janë si lopët, të cilat nuk mjelin dot veten dhe se do të kërkonin më pak nëse nuk do të dinin më shumë. Nënshtrimi i verbër merret për mirësi, që vazhdon vetëm nga një gabim i bamirësisë. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe pse shteti përpiqet të marrë sa më shumë kontroll në ekonomi, arsim e shëndetësi dhe me zgjedhje “të lira”, mashtruesit vijnë në pushtet, parlament e gjykata. Tani, nëse ndonjë ngrihet e flet të vërtetën, duke i thënë secilit se një jetë e devotshme është mënyra e vetme për të siguruar një mirëqenie deri të lumtur; se falja e gabimit është paguar me neveri të përzemërt të fajit, apo me rezultate të ndryshimit, dhe se vetëm buste e medaljet nuk janë përkushtimi më i mirë ndaj atyre që u shuan për ideale, por është mishërimi i tyre në sjellje e veprimet tona; nëse do t'i njihnim e pranonim gabimet, çdo gjë do të ishte ndryshe, edhe bota, vërtet, do të hapej - prej saj do të kishim një vlerësim tjetër të fituar me përvojë lotësh e hidhërimesh, vuajtjesh, arratisjesh, burgimesh, internimesh e izolimesh, të cilat më parë kishin qenë aq thellë brenda jetës sonë - sa njerëzit do të shqetësoheshin po ta humbnin atë gëzim.
Musine Kokalari i përket më shumë të tashmes, se të kaluarës
MUSINE KOKALARI
Nga Gazmend Kapllani
Musine Kokalari mund të kishte zgjedhur rrugë tjetër, atë të kompromisit me diktaturen dhe të lepirjes se tiranit. Atehere ndoshta jeten do ta kishte shume me te lehtë. Do ishte, ndoshta, ne Kryesine e Lidhjes Lepirese te Shkrimtareve. Ndoshta dhe nënkryetare fronti, nën hyqmin e një vrasese masive si, Nexhmije Hoxha. Do paguhej nga shteti, do kishte shofer, do shihte vetem bythen e vet (sic thote populli) do ti përktheheshin librat dhe ndoshta do bëhej e njohur edhe ne France (apo gjetke). Sigurisht, pas renies së regjimit do pretendonte se kishte qene disidente (me dy vellezer te vrare madje fare te lehte do ta kishte). Mandej, do t’i benin edhe shtepi muze, sigurisht. Musine Kokalari nuk bëri asnjë nga këto. Musineja nuk është vetem simboli i rezistences, por edhe i artistit modern, që nuk ben kompromis me tiranë dhe vrasës. Ndoshta, i vetmi artist me të vërtetë modern që kemi ne historine tone. Eshte misherimi i një ilozofie morale kunder skuthërise, nihilizmit dhe cinizmit moral, që shoqeria jonë ende nuk e ka bërë dot të veten. Prandaj Musine Kokalari nuk i perket edhe aq shume të shkuares se sa te tashmes dhe te ardhmes. Rralle gjen nje shkrimtare si ajo që me jeten e saj te informon kaq thelle për të kaluaren dhe te ardhmen njekohesisht. Musine Kokalari është premtimi i emancipimit të shoqerise sonë, gjinor dhe universal, që ende pret të bëhet realitet. Eshte deshmi nga më uleriteset për shkaterrimin e papare që solli banda kriminale e komunisteve në pushtet. Armiqesia e tyre e pakufi kundër çdo gjeje të ndershme, të bukur, të mencur dhe krijuese, mes shqiptareve eshte dicka qe e tejkalon edhe përfytyrimin me sadist dhe pervers. Musine Kokalari nuk është vetem ajo që mund te ishim si shoqeri, individë dhe komb – nëse banda e krimineleve nuk do kishte perdhunuar për 50 vjet Shqiperine – por mbi të gjitha, ajo që mund të jemi dhe të bëhemi në të ardhmen. Sa për ata që e qajne dhe sidomos ata që kane pushtet: i beni një muzeum në Tirane, Musinese. Dhe gjithe atyre artisteve (pak ishin ne fakt) qe i rezistuan territ dhe shkaterrimit të kombit tonë nga themelet. Boll me nderuat kopuket dhe lapanjozet. Boll me me rrefimin tuaj ideologjik që kërkon normalizimin e krimit të madh kundër Shqiptareve dhe njerezimit, paraqitjen e tij si një lloj “avarie e kohës” – duke përdhunuar çdo ditë kujtesen e rropatur të ketij kombi kaq të vuajtur.
Koment Me Musine Kokalarin jam njohur që më 1945 , kur erdhi në Librarinë ku unë kisha nisë punë, librai e korar Pepo-Kote, me te cilën ajo kishte miqësi, dhe
bashkëpunoni për punë librash. Kur ajo u njoh me mua, u tregua e përzemërt dhe i vonde te keq që famimlja jpnë ishte katandisur si mos më keq, n me shtepi të djegura, dhe njerzit e famimje në borge e të internuar ku kishe shpëtuar vetëm unë, ashtu nga fati. Por Musineja ishte nje vajzë aktive, dhe siç ishte përfshirë në partinë Sociaal Demokrate, që merrte pjesë në Frontin Demokratik me Partinë komuniste në mirëbesim për të krijuar një shte demokrat. Ajo e kuptoi menjëherë gabimin e madh politik që kishin berë social dempokrate me u aleancë me paartinë komuniste. Ajo tani përpiqej që të organizohëshin për zgjdhjet që iishin shpallur për t’u mbajtë më 5 dhejtor 1945, me pjesmarrjën e forcave politike. Në këtë bvështri, dukje e ditur se ishte i arratisur ne malet e Kurbinit, e të Mirditës, besoj nëse mundësha me besnikët tanë, të vihej në lidhje. Ps Pse ? Po ne gaeztat zyrtare te Zerit te Bashkimit ishte shpallur që në atë zgjdhje të lira të merrnin pjesë të gjithë forcat pomlitike, edhe ato të Malit. Por ajo e miri vesh se unë nuk mund të beja atë drejti, dhe ishte lidhur me fisin tonë të Zerqanit, Bajazit Pervizn, edhe ai në mal. Unë isha takuar disa me të, ,pse shkola në Librarinë e Kokalarëve. me pr porosi të patronit tim. Pastaaaaj ajo organizzoi një ekzpozitë të librit, më tepër të botimleëve italiane e franceze, se shqip s’kishte fare libra. Ku ajo u si soll perzmersisht me mua, duke ma qa hallinpër ç’na gjetur. Nuk u takuam më. Vitin tjetrë u arrestua m’e ghrupin e saj, dhe u dënua 30 vjet burg, dhe i kot pushkatimit, Historia e saj tashmë njihet, unë sa e përmenda mëqe kisha pâsë rastsi ta njohja e të bisedoja me të.
PIRI, EPIRI, GJERGJ KASTRIOTI PRIJËSI I ALBANIAS DHE EPIRIT Nga Saimir Lolja Piri ishte një qytezë malore që nga lashtësia e tej largët e deri kur hordhitë osmane të Errësirës u derdhën mbi trojet arbërore. Vendndodhja e tij është afër fshatit Zhulat të Gjinokastrës. Gazetari Marin Mema e shfaqi këtë qytezë të munguar në histori në pjesën “Gjurmë Shqiptare – Zbulimi i madh që ndryshon historinë e shqiptareve, 2” dhënë në Top Channel Tv më 22 Shkurt 2020. Tani qyteza E Pirit është e mbuluar nga ferrat, drunjtë dhe bimësia. Muret me gurë të saj kanë vulat e kohëve të ndërtimit të tyre. Aty ka mure me gurë të stërmëdhenj që mbarteshin nga nëfillimët gjigandë dhe ndërtuar sipas mënyrës dalluese të kohëve tej të lashta. Aty gjenden edhe mure shtëpiash me gurë të vegjël që i përkasin kohëve të vona.
Shkatërrimi i qytezës së Pirit filloi prej hordhive bizantine në shekullin XI dhe u përfundua nga hordhitë
osmane në shekullin XV. Barbarët osmanë, që vinin prej Errësirës dhe sillnin Errësirë, i zhvendosën banorët e mbetur në fshatin Zhulat aty pranë. Një garnizon ushtarak osman i vendosur qëllimisht në fshatin Zhulat u kujdes që Qyteza E Pirit të harrohej dhe banorët të mos ktheheshin më atje. Qyteza e lashtë arbërore E Pirit bashkë me ndikimet e saja njiheshin në Gadishullin Ilirik si hapësirat E PIRIT. Historitë e prijësit Pirro (318-272 p.e.s.) që mbretëronte në tokat E Pirit dhe që kreu fushata ushtarake në jug të Gadishullit Apenin dhe Siçili janë përcjellur deri në kohët e tanishme. Senati dhe perandoria romake krijuan provincën e quajtur E-PIR-US. Prapashtesa -US e fjalës tregon se emërtimi EPIR-US ishte në latinisht e i dhënë prej perandorisë romake në Perëndim. Hapësira E Pirit të Vjetër (Epirus Vetus) i përket periudhës së viteve 67 – 285 e.s. dhe përafërsisht mbulonte tokat nga Gjini i Artës deri në Vlonë. Me riorganizimin e ri perandorak romak në vitet e mëpasme mbi hapësirën E Pirit të Vjetër u shtua hapësira E Pirit të Ri (Epirus Nova) që shtrihej deri në Lezhë. Midis shekujve IV-VII e.s., hapësirat E Pirit qenë pjesë e Prefekturës Pretoriane të Ilirisë (Praefectura Praetorio per Illyricum). Në vitet 318-379 e.s., Prefektura Pretoriane e Ilirisë përfshinte tokat që nga Austria e sotme e deri në Kretë, Detin Egje, ndërsa në lindje kufizohej nga Lumi i Shtruar (Danubi) dhe Thraka. Në 1000 vitet në vazhdim tokat E Pirit arbëror përballuan ngjarje e dallgë të ndryshme dhe tokat arbërore filluan të njihen edhe si Albania. Prandaj në mesin e shekullit XV e më pas Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihej edhe si Prijës i Epirit edhe si Prijës i Albanias edhe si Prijës i Albanias dhe Epirit. Botimet e shumta i thurin lavde atij si pasardhës i Pirros së Epirit dhe e krahasojnë me të tjerë prijës europianë të shquar. Si shembull, libri i At Dhimitër Frangut për Gjergj Kastriot Skënderbeun i botuar fillimisht në latinisht në Venecia në 2 Prill 1480 u pasua nga 18 ribotime të tjera aty vetëm deri në vitin 1679. Shembuj botimesh për të jepen më poshtë. Njohuria e trashëguar në Europë për mbretërinë arbërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut shihet edhe në këtë hartë të vitit 1705 që paraqet pjesën jugore të Gadishullit Ilirik me rajonet e rëna nën pushtimin e perandorisë osmane. Këtu janë përvijuar qartë rajonet e
Ti rrjedh nga Pirro i Epirit dhe je më madhështor se Akili i Shpejtë dhe Pirro i Madh. Ushtrinë e pajise me forcën e betejës së Farsalës (të Jul Çezarit kundër Pompeit, 48 p.e.s.) dhe atdheut tënd ia dhe lirinë. Autor: Theodor de Bry (1528-1598). Viti 1596.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prijës i Epirit dhe Albanias e përreth, viti 1444. Autor: Dominicus Custos, botuar më 2 Janar 1600.
Albanias së Epërme (Haute Albanie, fr.) dhe E Pirit ose Albanias së Poshtme (Epire ou Basse Albanie, fr.). Kjo hartë e bën me dije qartë se ç’domethënë Epir dhe Albania. Falendrim zotit Saimir Lolja, për këtë shkrim të saktë e të përmbledhur mire. Një gjë bie në sy, për emrin dhe vendin Piri, që rezulton sipas përshkrimit, një qendër e vjetër deri prehistorike nga gurët e mëdhej ciklopikë, për turp të arkeologëve komuniste, që veç kërkonin thesarë floriri dhe jo “arkeologji” të vërtetë. Në Shqipëri, rrënimet e murëve me gurë ciklopikë, i përkasin kohës prehistorike e njour me ndërtime te tilla pellazgjike. E përgëzojmë edhe zotin Marin Mema që e ka evidencuar këtë gjë, me vendbanimin e lashtë Piri, identifikuar ne fshatin Lozat. Këto gjera po dalin si me vonesë. Pse ? Pse sistemi komunist ishte i interesuem më tepër për te varrosur njerëzit, sesa për të zhvarrosë historinë.
Prefektura e Illirisë (Illyricum) Hartë e vitit 1705 me vlerë historike Këto harta të vjetra ndihmojnë shumë për të përcaktuar situatan historike dhje zhvillimet e ndryshimet që kanë ndodhur në shekuj, në pjesën jugore të Balkkanit ku Shqipëria ka qenë e përfshirë gjatë shekujve. Sa të merren me dokrra kote, ata që e mbajnë veten si historian me tituj e grada, do t’ishte mire t’I kushtohëshim thellimit të historisë së kombit arbëror, që koha dhe kombë të tjerë dashahakeqë, fqinjë e jo fqinjë ia kanë mbuluar me harresë. Por dëmtimi më I madh na vjen nga shqiqqpot tone të fantaksur komuinistë, që s’donin të ia dinin për histori e lashtës së Kombit tone, por veç të trumbrtonin heroizmat e tyre të paqena, ku historia e Shqipërisë dhe e shqiptarve, v fillonte me luftëb n e tyre ‘çlirimtare”, e kundërta e lirisë edhe nga vetë edhe nga vetë emërtimi ‘çlirim” pra heqje e lirisë. Na takon neve, që s’jemi historiaanë të “dipllomuar” që t’I japim n drejtim historisë sonë, në përmasat e saj sa më të sakta e të vërteta. Ringjallja e interesitpër historinë e Kombit Arberor, Kombti Shqiptar, është një detyrëe domosdoshme për çdo intelektual të formuar, dhe kryesisht me ata të fushave të historisë, arkeologjisë, gjuhësisë, si dhe artit e Kultures, që janë lenë pasdore, për të lartësuar ‘realizmin socilalist”të imponuar e bekura nga profeti bab Stalini.
CA PERSHTYPJE MBI TAKIMIN E PRESIDENTIT TE KOSOVËS Z. HASHIM THAÇI ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË SHBA LEONORA LAÇI Këto ditë ndoqa në rrjetet sociale një video ku shfaqet veprimtari shqiptaro-amerikan, publicisti z.Agim Aliçkaj, anëtar i keshillit të Vatrës dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare shqiptaro-amerikane, i cili i bëri disa pyetje guximtare Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi. Z. Agim Aliçkaj ka qenë sëfundmi kritik ndaj qeverive të Kosovës, mendimet e tija i ka shprehur në intervista dhe artikujt që ai ka botuar në shtypin e ditës. Presidenti Thaçi u prit në Federatën Panshqiptare Vatra këtë prag pranvere. Nuk mund të them se është prag pranvere dhe për zhvillimet politike në Shqipëri e Kosovë që kanë kaq shumë gjëra të përbashkëta në politikbërje sa duket sikur kopjojnë njëratjetren. Pyetjet ishin mëse të drejta, të cilat do i bënte çdo shqiptar që i do të mirën vendit të vet, që ndjen dhimbje kur sheh që dita-ditës lirinë po e humbin me duart e veta, pavarësisht nëse ndodhet larg apo afër atdheut. Një shqiptar që jeton dhe punon në Kosovë do ishte matur dy herë për t’i bërë pyetje Presidentit Thaçi,
sepse demokracia jonë nuk është aq demokratike sa është e shkruar në fjalore të ndryshme. Demokracia jonë dhe liria për tu shprehur përfundon aty ku cenon pushtetarët. Por kjo nuk vlen për z.Agim Aliçkaj, edhe pse politikanët tanë nuk janë mësuar të kritikohen apo të vendosen në pozita të tilla. Mbledhjet me diasporën duhet ta kalojnë nivelin e inferoritetit “sa për fotografi”, dhe të hidhen në një nivel tjetër, ku politikani të ketë detyrime dhe ndaj diasporës, të ndjejë përgjegjësi politike dhe morale përpara tyre, sepse edhe ata janë qytetarë të tyre dhe duhen respektuar e vlerësuar maksimalisht. Fjala e veprimtarit Agim Aliçkaj-“Ju përshëndes të gjithëve, Presidentin e Ambasadoret, faleminderit për ardhjen tuaj në shtëpinë e Vatrës edhe ardhja e jonë këtu dokumenton se ne i respektojmë institucionet tona, në të njejtën kohë si shqiptar e shqiptaro-amerikan e dojmë vendin tonë, deshirojmë që ta shprehim mendimin tonë shpesh herë ndoshta mundet me qenë edhe i kundërt me atë që thojnë të tjerët por me respekt për njëri-tjetrin dhe me qellime të mira, por jo për të nënçmuar dikë apo diçka.
Por ata me qendrimet e tyre armiqësore po tolerohen, e ne po sillemi burra të mirë, e s’po tolerohemi hiq. Pyetja e parë:-“Nëse hiqen sanksionet (taksa 100% për produktet serbe) dhe nuk i bëjmë asnjëllojë presioni Serbisë, pra mos ekzistenca e kësaj takse, mungesa e presionit ndërkombëtarë, si do të bindni Serbinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës?! Këtë pyetje ia bëra dhe ambasadorit Amerikan të Kosovës. Ndërhyrja e Presidentit Thaçi- Çka të tha Ambasadori? Ai dha përgjigje diplomatike... Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial i saj nuk mund të bëhen leshime, dhe asnjë pëllëmbë e tokës së Kosovës, s’do të vendoset se çka doni, kështu pra nuk do të ketë zgjidhje problemi serbo-shqiptar edhe sikur të çohet Amerika, është e kotë të zgjidhet. Çka do që të nenshkruan nëse nuk mbetet ky territor i Kosovës, s’kemi me pasë sukses kurrë, kemi me vujtë edhe 2 mijë vjet. Pyetja dytë: Një çështje që ju ndihmon juve në bisedime është çështja e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Pse bisedohet me Serbinë për serbët në Kosovë, duke qenë se është çështje e brendshme e Kosovës, ndërsa nuk e kemi drejtu raportin për të biseduar për shqiptarët nën Serbinë, kush mundet me ju ndal, që ato privilegje që i kanë marrë serbët në Kosovë m’i pasë edhe shqiptarët në Serbi. Pyetja tjetër: Ne po ju respektojmë juve si President, po ju a po e respektoni popullin. Mos po bëni ndonjë marrëveshje në prapravijë pa e ditur ne?!”
Leonora Laçi Në bisedimet me Serbinë po më duket se nuk kemi pasur sukses në këto 12 vite, arsyeja ështe sepse po vihen në të njejtin nivel agresori me viktimën. Pra po na konsiderojnë njësoj. Është dasht që të nxirren faktet që demonstrojnë masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve, në tavolinen e bisedimeve dypalëshe për t’i treguar serbve se pa kërkuar falje nuk ka dialog dhe mos të sillen si viktimë. Që t’ja kujtojmë Serbisë, që ti je agresori, Serbia nuk është denuar për krimet e veta, ajo vetëm është bombarduar për tu tërhequr nga Kosova. Por nuk është dënuar, kemi plotë të pagjetur, nëna shqiptare që s’dinë ku i kanë fëmijët e tyre. Serbia nuk pranon ta njeh Kosovën, si shtet i pavarur dhe ajo del haptazi armiqësore ndaj Kosovës.
Do mendoni ju që Thaçi iu përgjigj pyetjeve?! Jo drejtpërdrejt, ai dha përgjigje diplomatike. Në formë të përmbledhur Presidenti i Republikës së Kosovës vlerësoi rolin e diasporës, më tepër mu duk me fjalë sesa me vepra. Presidenti i konsideroi si pozitive zhvillimet në Kosovë përgjatë 12 viteve pavarësi, si dhe u shpreh besimplotë për të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë. Presidenti Thaçi mes të tjerash tha:-“Ju jetoni në Amerikë dhe e dini se ka etnitete të ndryshme, por duhet me jetu dhe në demokraci dhe liri, dhe me i afirmue ato të drejta. Unë po iu them, që ne duhet mos me u vonue. U fol për Presheve, Medvegja, Bujanovc, unë edhe sot them, këto duhet t’i bashkangjiten Kosovës, por me ndryshue harta e Serbisë e jo harta e Kosovës. Kurrë s’keni me dëgju prej meje diçka të tillë, ma heret. Jam i vetmi që e permendi dhe do vazhdoj gjithmonë. Sikur që e theksoj, thash jemi në një proces të ri, që duhet me çue Kosovën drejt të gjitha
institucioneve ndërkombëtare. Institucione këto që nuk mund të hyjmë pa një mbështetje të plotë të partnerëve tanë. Heqja qafe njëherë e përgjithmonë e Serbisë ka ndodhur, Serbia është larguar prej Kosove. Por Serbia e ne jemi fqinj. Tash duhet defenetivisht me ndërtu një relacion të fqinjësis që është në interes të shtetit të Kosovës, paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Si vende të pavarura me njohje reciproke pa cenuar territorin. Qendrimi im ështe se ne duhet të jemi të kujdesshem në raport me partneritetin tonë në raport me SHBA. Në asnjë rrethanë nuk guxojmë m’i lendu këtë partneritet.” Në perfundim të takimit z. Aliçkaj bëri vërejtje se Amerika nuk duhet kundershtuar, por me të duhet punuar për ta bindur të jetë në anën tonë të drejtë siç bëmë para 30 viteve kur e bindem se Serbia ishte fajtore për situaten. Ai çfaqi mospajtim me deklaratën e presidentin për kinse bashkim të Kosoves lindore, e cila gjë është joreale. Është më mirë dhe na ndihmon më shume në bisedime të kerkohen të njejtat të drejta dhe privilegje që i kerkon Serbia për pakicat serbe në Kosovë.” Presidenti Thaçi është i vetëdijshëm që diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur rolë mjaft të rendësishëm për zhvillimin ekonomik te Kosovës e Shqipërisë, por jo vetëm. Ata kanë qenë të parët nëpër demonstrata për çështjen e Kosovës përpara OKB-së, kanë zhvilluar takime në kongresin amerikan, kur ende Kosova nuk ishte shtet. Politikanët e Kosovës kanë nevojë për diasporën shqiptare dhe jo diaspora shqiptare për politikanët shqiptarë. Diaspora shqiptare në SHBA jeton në demokracinë e vërtetë dhe është skeptike mbi sinqeritetin e politikanëve që vijnë, hanë e pijnë dhe kthehen në strofullën e vet, në hajninë e vet, në demagogjinë e vet, në rrethin e vet që nuk ia thotë të vërteten në sy, që Kosova ka shumë punë ende për të bërë, që duhet pasur kujdes se Serbia nuk ka synuar ndonjëherë të jetë fqinji i Kosovës por uzurpuesi i saj, ashtu si e fituam Kosovën, lehtësisht mund ta humbim sepse politikanët e dobët shiten e blihen. Është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kohë të merren pafundësisht me ne, prandaj politikanët e Kosovës duhet të jenë njëzëri për ardhmërinë e Kosovës, dhe jo të mendojnë për sigurime pushtetesh. Përgjigjet e Presidentit ndaj këtyre pyetjeve ishin të tërthorta dhe të matura duke mos rrezikuar të “fliste më shumë seç duhet”, por aspak bindës mbi realitetin. Takimet me komunitetin duhet të kenë seriozitetin e duhur, dhe pyetjet e tyre s’duhet të merren me shaka, sepse Presidenti Thaçi, nuk ka shkuar si Hashim Thaçi, por si presidenti i një vendi europian.
DY FJALË EDHE PËR MIKËPRITËSIT E PRESIDENTIT HASHIM THAÇI Federata Panshqiptare Vatra ka pritur e përcjellur personalitete të fushave të ndryshme, politikanë amerikanë e shqiptarë, në shtëpinë e saj, në gjirin e saj. Por Vatra nuk duhet të jetë thjesht organizatore e takimeve me përfaqësues të popullit nga Shqipëria e Kosova, por dhe t’i jap udhëzimet e duhura, t’i kritikoi ata kur nuk po punojnë apo veprojnë si duhet. Vatra duhet të jetë një opozitë nga larg e politikave të këqija, dhe të përgëzoi nismat e mira. Vatra nuk duhet të jetë pasive ndaj zhvillimeve politike të Shqipërisë e Kosovës. Nuk duhet të jetë një spektator i emigrimit të intelektualëve, emigrimit të fuqisë punëtore, ajo duhet t’i kërkoi shteteve respektive shqiptare që të marrin masa parandaluese për këto fenomene. Vatra duhet të jetë pasqyra ku politikanët shqiptar të shohin defektet e veta dhe të mundohen të përmirësohen. Vatra duhet të luaj rolin që i takon si institucioni më i vjetër i diasporës shqiptare në SHBA. Vatra nuk duhet vetëm t’i rrahi shpatullat politikanëve shqiptarë, nuk duhet të harrojë misionin që ka si zëri i komunitetit shqiptar, e jo të bëhet njësh me politikanët. Vatra duhet të qendroi më lartë përballë cilitdo politikan shqiptar pavarësisht pozicionit politik që mund të ketë ai. Vatra ka qënë dhe duhet të vazhdoi misionin e saj si organizatë patriotike mbarëkombëtare.
Astrit Lulushi Bota Në çfarë bote jetojmë, ështē bota jonë. Çdo ankesë, sharje e përçudnim ndaj saj është goditje ndaj nesh. Prandaj jemi në mbrojtje. Në një fushë moçal herë-herë dalin fllucka, ky është kundërshtimi i zërave të mbytur që dalin nga mushkëritë e kësaj bote. Nuk them se kërkojnë mëshirë, ato përpiqen të çlirohen. Kështu e njëjta botë vazhdon mbi rrënimet e botës së vjetër, me të gjitha të këqiat e saj, por e kamufluar, që qëndron e tillë deri në botën tjetër të qarkulluar
Diktatura dhe Sëmundja x
Qeveria shtypëse është një nga shkaqet kryesore të urisë, kjo dihet. Të paktën demokracitë përhapin informacione rreth korrjeve të këqija. Kështu, në Shqipëri, vend mes autokracisë e demokracisë, përhapja e lajmeve të këqia quhet përhapje paniku, shpesh edhe lajm i rremë. Sot, diktatura është gjithashtu rrezik për shëndetin, kur bëhet fjalë për sëmundje infektive.Që nga fillimi, Kina kishte frikë nga informacioni për Virusin. Po kështu Shqipëria, u bërë deri qesharake, me zyrtarë zgërdhirës e shtetas “të paprekshëm”. Për muaj, ndërsa Koronavirusi përhapej, nuk njoftohej asgjë dhe gazetarëve u thuhej të mos shkruanin për të mos përhapur panik. Kjo fobi informacionit ndaloi spitalet dhe njerëzit e thjeshtë të ndërmerrnin masa paraprake. Ndalimi i lajmeve të këqija ka vrarë miliona. Uria, rreth vitit 1960, e cila mori 30 milion jetë, u përkeqësua nga frika e zyrtarëve për të pranuar se të korrat ishin të dobëta pas kolektivizimit të bujqësisë nga Mao Ce Dun në Kinë. Shtypja e qeverisë inkurajon përhapjen e sëmundjes dhe kjo e fundit i vjen në ndihmë qeverisë për shtypjen, kontrollin dhe mbylljen e qytetarëve në banesat e tyre, duke eleminuar, përkohësisht, të drejtat bazë siç janë fjala, lëvizja e lirë dhe grumbullimi.
Nga Fritz RADOVANI
VETËM SHQIPNIA KA TERRORISTA ME DEKORATA !
A ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!? Po si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë “heronj”?! Ka pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946: “Enver Hoxha me Nishan... Gjan’ e vet dreqi s’e han...” Dhe, me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne! Prof. I Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue me sundue pergjithmonë...” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen shkopin e sundimtarëve... E sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne asht: “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!” Veteranët i gjenë ditë e natë tue kullotë te livadhet e maruanës...I lagun me lotët e partisë ngordhur. Shumë interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë partie, tue u modifikue si kryeministra...”, ky
Popull ka provue vetem vrasje, varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”... E po mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave, dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh të Shqiptarëve. Me çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118 Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë mbas shpine Atyne Burrave. Terroristët komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumëse 50.000 Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen as vorrezat?! Këto janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa... Të gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Gjin Marku e Bedri Spahiu, me shokë?! Të gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj...Paturpsisht “dr. prof...akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?! Dosjet nuk hapen...Vetem premtime e rrena...Nuk tregohet per asnjë person “pastertia” e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as baba”.., veç per ke asht i martuem...Nuk tregohet prejardhja e as origjina e qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem bijtë e terroristve vrasës hajdutë...Kjo asht “Rilindja”! Knaqësi... Rinia po ikë... Pleqnia po vdes... Mbas kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?! I pari Presidenti, Kryetari i Kuvendit Popullor, Kryeministri, Gjykatat e dikasteret... Deri tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës... Që, me siguri duhen pague se, nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut që ka nen dhe... E mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton... Kush ua lanë surretnit e tyne?..
Kjo është e pakonceptueshme që të vlerësohet kriminaliteti si meritë. A thua, vetëm në Shqipëri të ndodhi?
NGA JETA ARBRESHE NR. 88 fq. 92-93 Lexha 482/1999 eshte më e re se Eparkia e Ungres (1919) . Dërguar nga Drejtori, Z. Agustino Giordano
Agustino Giordano Drejtor i Jeta Arbreshe I n Lexha 482/1999 është më e ré se Eparkia e Ungrës (1919). I ndajën 80 vjet. Po, edhe kështu e ré, i bëri më dëme kjo lexhë Gjuhës Arbëreshe, te 20 vjet, se sa bonx.Mele te 48 vjet (1919-1967)! O më mirë, jo Lexha 482 në vetëhé, po ‘interpretimi i rremë’, ç’asaj i dhanë Istitucjonat (universitare, rrexhonalle, etj...), ç’kish e apllikàrjen ndër Skollat, te Bashkitë, etj… Errù si ‘pikë’ nd’Arbërì, ndër Skollat e Arbreshvet: ku me ‘Shqipen’, e ku me ‘t’folme arbreshe ndryshe ka ajo e mëmës’, i skotisi djemt e vashat arbreshe, me një ‘egërsì’ të rrallë. Dëme të panomruar, çë sot nganjerì mund masënj, te çdo katund arbresh: të vigjlit pak e foljën arbrishtin, e ndonjë ‘Katedër Universitare Gjuhje dhe Letërsije Shqipe’ s’ka më studentë. Këta akademikë muartin ‘karmaneshe për hilnère’: ‘gjuhën e minoranxës arbreshe’ e ndërruan me ‘shqipen’. Bën si ata ‘promotòrë jatrìsh të rea’, çë më jatrì vendosjën e më janë të shpërblìer ka ‘Shtëpia prodhuese’. T’urtë si u qelltin, llarguan t’vigjlit ka Arbrishtja e të mbëdhenjtë ka Shqipja.
Me një bathë (interpretim të rremë t’Lexhës) buartin dy pëllumba (Arbrishten e Shqipen). I dhanë Arbreshvet një jatri (shqipen) ç’i helmoi. E ‘Shtëpia prodhùese’ i dënoi hapët këta ‘promotorë’? Jo, i shpërblei!... ‘Më monarkistë se rregji’, këta akademikë s’kuptuan se Arbreshve’t i sosjën e i supërqojën t’Folmat e tyre arbëreshe, jo shqipja; shqipen, ‘kush do’, vete tek Universitata e e xë. E të kota e të vona sot janë ato ‘lotë kokodrìlli’, ato ‘t’batùara stamahji’ çë, këtu këtjè, shihen e gjegjen. Eparkia e Ungrës - çë ka viti 1968 zu e përdori/ uzarti nj’farë gjuhje arbro-shqipe tek Mesha - me Lexhën 482/99 muar forë e shtyjti edhe më shumë peshpkun Lupinacci, e ‘përkthyesin frasnjot’ zotin E.Giordano, të vejen përpara mbi udhën e Arbrishtes. Lexha 482 qe e shkruar lik, e interpretartur ‘qui pro quo’, e apllikartur më keq. Folënj për Minoranxën tonë. Përpara nji Lexhje çë kallën ndër Skollat e katundevet arbëreshë një materje/lëndë të ré, kìhet një ‘graduatòrje veç’ profesorësh (për skollat mëmësore njera tek istitutet e lertë) çë njohën mirë Arbërishten, storjen, kulturën e zakonet arbëreshë? ...Kìhet fuqi - si Lexhë Nacjonalle - të kallet kjo materje e ré ndër ‘gjithë’ skollat arbëreshe, në kurrìkulin e menatës, 1 orë nga javë, te çdo kllasë e çdo Skollje? ...E mësimi t’i jipet profesorëve arbëreshë e me llàurë speçifike? Lexha 482 ka 20 vjet: o e ndërromi, o do prerë Fjala ‘Lexhë’ vjen me thënë ‘rregull, urdhër’. Me Lexhën 482 u dha një ‘urdhër’, o u dha një ‘mundësì’? Ka nj’anë thot se ‘ka t’bëhet’, ka jetr’anë thot se ‘ish mirë t’mësohej menatet’, po pra lë çdo Skollë t’bënjë si do. ‘Ulën tirqit’, pra, kur thot se ‘janë prindët ç’deçidhirjen/vendosjën ndëse duan, o jo, t’shkruajen bilt te Korsi i gjuhës arbëreshe’! Nëng sosën. Ndëse ka t’hapet, o jo, Korsi i gjuhës arbëreshe, fjalën e fundit e ka Kunxili/Këshilli i Istitutit! (...ku më t’shumët profesorë janë lëtinj!). Nëng sosën. Skollët bëjën si duan: zgjedhën profesorin ka graduatorja e skollës, pa preferuar atë të katundit. E, ndë s’kanë turresë? O s’thërresën mosnjarì, o dëtyrën ja japën nji prof. mbrënda skollës! Kjo s’ësht një Lexhë, është një Kaos, një Turpë e madhe! Sadopak për Arbëreshët vate kështu; për të tjera Minoranxa, t’urta e t’organixartura, qe pozitive. Bashkitë: pak o fare, o shtrëmbur, apllikartin Lexhen. Kush vu Arbrishten, te Spurtjeli Gjuhësor, e kush Shqipen (me gazeta mujore të shkruara shqip, e me dokumente komunallë t’pjerrë shqip: marrëzì!). Rai-Tv rrexhonale: faregjë bën për Arbëreshët. Turrest e Lexhës: i muartin gjithë, kush e meritoj e kush jo; kush bjuajti (jashtë llexhës) për Shqipen e kush luftoi (mbrënda Lexhës) për Arbrishten. Ministrat, të pyejtur ‘mbi këtë Kaos’, thanë se gjuha e minoranxës arbëreshe ësht Arbrishtja, e se Skollat arbreshe duan mbledhur bashkë, ne ‘Pole Arbëreshë’. Lexhën 482 e xheshtin, e rrahtin, e lavostin, ká rrahallin e vdekjes. Do shkruajtur njetër herë, ka t’tjerë gjindë, me fjalë t’qarta. E ká t’jetë Lexhë, jo ‘hilnar Alladhìni’. E Arbërishtja ká të ketë një ‘graduatorje profesorësh
arbëreshë veç’. Arbrishtja ká t’hinjë tek orari kurrìkullàr, menatet, te çdo kllasë të çdo skollje arbëreshe; s’ká t’i lëhet më ndër duart e Skòllevet o Prindvet. Shqipja ká t’priret ka erth, në universitet. Sportjelet kanë priren Arbëreshë. E Lexha do stolisur me turresë. Drejtorët e Skòllevet Arbëreshe, e mësemë të ‘Pòlevet Arbëreshë’, kanë jenë Arbëreshë’. Ndëse Lexha 482 u apllikua lik ndër Arbëreshët, ftesjën Arbëreshët: ç’ka deputati njera te akademiku, skolla, bashkia, prindi... Kishem besë se kjo Lexhë na ndihnej të rrojem më mirë, ndër katundet tanë, me t’Folmet tona arbëreshe. S’qe kështu. Na suall vet dëme. Do fshijtur. O rishkruar. Drejtori
OGGI VOGLIO PARLARE ITALIANO VISAR ZHITI
Me Visarin para 25 vjetëve në Akademinë e Nermin Vlorës, Romë speranza! Non posso vederti chiusa, non posso vederti triste. Apri la finestra, metti il sole negli occhi e guardaci negli occhi. L’uomo si salva con te. Coraggio! Pazienza. Solidarietà. Coraggio. Nel cuore di Roma, d’Italia, c’è la Santa Sede. Preghiamo insieme a Papa Francesco. Iddio ci ascolterà… Noi siamo il Suo amore. Sto pregando anche con la voce di Santa Teresa di Calcutta, di mio figlio che era studente all’Università Cattolica del Sacro Cuore di Milano, con il suo sogno… L’Italia è l’amore di Dio e il nostro amore. L’Italia è ogni italiano, siamo tutti, noi siamo Italia e l’Italia è il mondo. La mappa d’Italia assomiglia a un braccio che protegge la vita. Apri il palmo della Tua mano, Italia, lancia stelle sul mondo come semi di grano e semina speranza…
Visar Zhiti (Chicago, 19 marzo 2020) 20 marzo 2020
Një rikthim te Skënderbeu siç e paraqiti shtypi spanjoll për 550-vjetorin më 2018
Skanderbeg hero kombetar i shqiptarve qe otomanet e krahasonin me Aleksandrin e Madh
recibiendo formación académica y militar; él -o todos- se convirtió al Islam, pasando a integrar las filas del ejército e incluso liderándolo en alguna batalla. Sus victorias le hicieron ser apodado por los musulmanes İskender bey (Señor Alejandro), en alusión al famoso héroe macedonio. De ese mote derivó el nombre con que ha pasado a la posteridad, Skanderbeg. otomana/Imagen: dominio público en Wikimedia CommonsPero también le supusieron recompensas materiales y el nuevo sultán Murad II le concedió un timar (feudo) cerca de su región natal, algo que le hizo chocar con su padre porque éste se mantenía fiel al cristianismo y Jorge luchaba en nombre de Alá.
Gjon despidiendo a sus hijos como rehenes; Jorge es el de la izquierda/Imagen: Ludo Kuipers en Ozoutback
Japim tekstin origjinal spanjisht Cuando se hacen esas listas de los mejores generales de la Historia suele tirarse de tópicos hasta el punto de que la presencia de algunos nombres discutibles rechina tanto como la de las ausencias clamorosas. Entre estas últimas figura casi siempre la de un personaje poco o nada conocido para el gran público pero que en Albania está considerado héroe nacional por haber frenado las acometidas del todopoderoso Imperio Otomano, retrasando la invasión de la zona adriática durante una década en paralelo con Vlad de Valaquia y Esteban de Moldavia; se trata de Jorge Castriota, más conocido como Skanderbeg. Nació en 1405, aunque no está claro dónde porque unos biógrafos dicen que en Sinë, pueblo que era propiedad de su abuelo, y otros apuntan a Krujë; en cualquier caso, en el Principado de Kastrioti, situado en la parte central de Albania y fundado por su padre Gjon, un ilustre señor regional que se había casado con la princesa serbia Voisava con la que, además de a Jorge, había tenido cinco hijas y tres hijos más. Como era habitual entonces, Gjon cambiaba su lealtad según el contexto: unas veces se aliaba con la católica Venecia y otras lo hacía con la ortodoxa Serbia. Pero a finales del siglo XV, tras la ocupación de su tierra por el sultán Beyazic I, no tuvo más remedio que convertirse en vasallo suyo, colaborando en las campañas bélicas, pagando los correspondientes tributos y, de acuerdo con los usos, enviando a sus hijos varones a la corte otomana como rehenes en 1415. Otra versión dice que únicamente fue Jorge. En cualquier caso, el trato que se dispensaba en esos casos era bueno,
Skanderbeg en un duelo en la corte Dy duelet e Skenderbeut që ndodhën e doli fitmtar janë fakte historike Ky i parqitur ne ketë vizatim është dueli i parë me një tartar të rrezikshëm Más tarde, Murad le nombró sipahi (caballero) recibiendo otro feudo en Nikopol, Bulgaria. Jorge se mantuvo al margen de una rebelión organizada entre 1432 y 1436 por sus parientes y otros señores contra los otomanos, ganándose al año siguiente el cargo de subaşi (gobernador) del territorio que antes administraba su progenitor, fallecido en 1437. Asimismo, fue nombrado vali y se le concedió el mando de un ejército de caballería de cinco mil jinetes. Con ellos colaboró en la campaña contra los húngaros del célebre Janos Hunyadi, recibiendo en 1440 la titularidad del sanjak (distrito) de Dibra, desde el que se controlaban Albania y Macedonia. Fue durante ese mandato, en el que
mantuvo buena relación con las repúblicas de Venecia y Ragusa, cuando entabló amistad con varias familias nobles locales que le hicieron dar un giro radical a su futuro. Escudo de armas de la familia Kastrioti/Imagen: Wikimedia Commons Después de veinte años al servicio del Sultán, el alzamiento de Hunyadi le impulsó a unirse a él abandonando a los otomanos y desertando en plena batalla de Niš para unirse a las fuerzas húngaras. Era noviembre de 1443. Acompañado de trescientos albaneses y recurriendo a un ardid (una carta falsificada de Murad II), tomó Krujë, se adueñó de Petrela, Prezë, Guri i Bardhë, Svetigrad y Modric, entre otros sitios, y enarboló como estandarte la bandera roja con el águila bicéfala negra, que eran las armas de su familia y hoy representan a Albania Skanderberg y su esposa Andronika de ancianos/Imagen 1: dominio público en Wikimedia Commons – Imagen 2: dominio público en Wikimedia Commons En 1444 se enfrentó en la llanura de Torvioll al general otomano Alí Pasha, que tenía una abrumadora superioridad numérica ante una encerrona hábilmente tramada y ejecutada; Pasha perdió un tercio de sus tropas y el eco de aquella batalla resonó en toda Europa. Al año siguiente Firuz Pasha también cayó en una emboscada cuando marchaba para impedir que los albaneses llegaran a Macedonia y hasta 1446 el ejército del Sultán aún mordería el polvo en dos ocasiones más veinticinco mil hombres frente a los siete mil infantes y ocho mil jinetes de Skanderbeg) pero que sucumbió La corte que estableció era multiétnica, mezcla de albaneses y serbios, pero
todos cristianos, pues Skanderbeg abrazó otra vez la fe cristiana y obligó a todos los colonos a hacer lo mismo so pena de muerte, de ahí que los musulmanes pasaran a renombrarlo como Hain İskender (Traidor Alejandro). Más aún cuando creó la Liga de Lezhë, una alianza que bajo patrocinio veneciano agrupaba a todas las familias de la nobleza albanesa. Entre ellas estaba la de Gjergj Arianit Komneni, con cuya hija Andronika contraería matrimonio en 1451 Y es que Skanderbeg, consciente de que no podía enfrentarse a un enemigo tan potente de manera convencional, había repartido a los suyos en varios contingentes móviles con los que practicaba una guerra de guerrillas ante la que el enemigo veía inútil su superioridad. No disponía de más de quince mil efectivos pero supo poner a su favor el montañoso territorio, que dificultaba el despliegue de grandes masas de soldados. No obstante, su control se limitaba a un área limitada porque la parte meridional siguió fiel al Sultán y la septentrional estaba bajo la órbita veneciana, de ahí que a menudo tuviera que pactar con ellos según las circunstancias. Una de ellas, de fuerza
mayor, le obligó a rendir vasallaje al Imperio Otomano. Fue cuando entró en disputa con Venecia por la posesión de la fortaleza de Dagnum, que desembocó en una guerra de dos años (1447-48) durante la cual los venecianos no sólo pusieron precio a su cabeza sino que ofrecieron colaboración al Sultán. En el transcurso de la campaña, los albaneses tuvieron que rendir la fortaleza de Svetigrad al cortarle los otomanos el suministro de agua, pero después los derrotaron en Oranik. Koment : Spanja e kishte pësue me pushtimin arab që zgjati ma teper se ai i Turqisë në Shipëri. Por kishin ruajtur shpirtin luftarak, dhe atë të krenarisë që shprehej me shtresën e lartë të fisnikëve, që udhëhiqnin vendin, por para invadimit arab u gjetën të papregatitur, dhe ju erdhi si një murtajë. Vetë dhe arabët nuk mundën ta mposhtnin shpirtnisht as te ua ndërronin besimin, e mbanin një qendrim të përmbajtur duke i respektuar disa rregulla të spanjollëve, veçanërish të asaj të fisnikëve e kalorsiake. Kështu që spanjollët nuk e pësuan siç e pësuan shqiptarët me masakrat e kasapanet e Turqisë. Spanjollëve iu desh të tregohen të durueshëm, në pritje të njëë ngjarje që mund të sillte ndryshim. Dhe ngjarja erdhi e befasishme dhe pothuej si shkak banal. Princat arabë s’e përmbajtën veten në një festë e cerimonie të madhe dhe provokuen një princeshë spanjolle. Ky incident ndezi gjakrat e kalorësve spanjollë, që nderin ndaj femrës e kishin përparësi. Aty nisi kryengritja që menjëherë kaloi nën prijësin e madh Cid Kapeador, pra Cidi udhëheqës, që si Skënderbeu i vuri para arabët dhe iqiti përtej detit pas shpartallimit që pësuen ne Granada, ku fatkeë qësisht Cidi vdiq por lirinë ia kishte sjellë Spanjës, që e mori veten menjëherë. Nuk po bejmë hisori, por ky shpirt i lartë kalorsiak dhe luftarak kundër një pushtuesi të huej, e trimëritë e Skënderbeut, në Spânjë marrin një kuptim më të lartë se në vendet e tjerë, prandaj ata kanë shkruar e boltuar vazhdimisht për Heroin tonë Kombëtar, dhe në 550-vjetorin e vdekjës e kanë përkujtuar në shtypin e tyre si askush tjetër shtet. Prandaj e dhamë këtë botim në shtypin spanjoll kushtuar Sklënderbeut, drejt në gjuhën spanjolle, që të kuptphet autenciteti i botimit. Por aq ma tepër, dhe befasues, që në atë botim paraqitet tablloja e nje beteje të Skënderbeut, të punuar nga një ish i burgosur politik shqiptar, vetë drejtori i revistes Kuq e ZI, Lek Pervizi. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm, sepse botimi ne revistën eshtë berë pa e ditur se kush është autori. Me ketë rast kemi shpjegura se si
Skanderbeg en batalla/Imagen: Devian Art Tablo e Lek Pervizit paraqitur në shtypin spanjoll pa cituar autorin Kjo është tablloja e punuar ne f gjendje internimi nga Lek Pervizi, në kampin e Plukut të Lushnjës, më 1968 .Duke qene se Lek Perviizi nuk i ka venë të drejtën copiright të autorit, piktura që është botuar e paraqitur ne program të ndryshme, si ne ketë rast nga Devian Art, që siduket nuk është interesuar të gjejë autorin, që mesa dihet është botërisht i njohur si piktor dhe si poet e shkrimtar. Kjo paraqitje e Skëndernbeut sipas shtypit spanjoll , e pamë të arësyeshme ta rinxierrim, në përkujtim të Beslidhjës së Lezhës së 2 Marsit 1444. Por që dikush na del dhe pretendon te shpallë një Beslidhje të dytë, që s’ka asnjë lidhje logjike as historike. Besëlidhja e Lezhës mbetet si një datë themelore e historisë shqiptare, dhe patjetër e historisë së lavdishme të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, dhe s’ka njeri, aq me pak shqiptar, që të kërkojë të marrë lavdi nga vepra heroiike e Heroit të Madh Kombëtar. Ana figurative është lenë ashtu siç është paraqitur në shtypin spanjoll. Me ketë rast theksojme, që ta marrin vesh lexiesit e revsitës e me gjërë, se kjo tabllo është vepër e një ish tëi burgosuri e internuari politik në kampët e diktaturës bolshevike, Lek Pervizi, 46 vjet rresht., ne forma e kushte dënimi e pune të detyruar të ndryshme. Kjo vepër në vetvete është dhe një gjest i guximshëm kundëërvenës ndaj sistemit shtypës, që kërkonte t’u hiqte njerëzve si Lek Pervizi, të drejtën e lirisë ssës fjalës e mendimit e të krijimtarisë.(Red.)
Kjo është banesa, ish-stallë bagëtish, ku Lek Pervizi banoi 25 vjet, 1965-1990, e ku ne dhomën e vetme që kishte, punoi pikturën e kesaj beteje të Skënderbeut, në gjendje internimi e ne kondita të pamundshme. U detyrua n të bente nje shtesë si kasolle me kallama si kuzhinë. Tabloja u punua fshehurazi dhe s’kishte dijeni kush për të, veç t’afërmit, e ndonjë shok I internuar që punonte me të, si prof. Lazër Radi. Ajo është ekspozuar në disa aktivitete kushtuar Skënderbeut, Lidhjes së Prizrenit, si dhe në një konferencë kushtuar historisë së Shqipërisë. Ruhet në familjen Pervizi në Bruksel
Korona-Virus Lufta e përgjithshme botërore Shumë e përfolur dhe ja që erdhi Ky sulm i papritun i Korona-virus, nga bota mikrokosmike e ka tronditur botën mbarëme një infension të rrezikshëm që ngjitet pa të keq e perfhshin me mija të infektuem deri qytete, kraahina e shtete të tana, sa që u shpall shtetrrethim i përbotshëm, kurrë i ndodhun në historinë e njerëzimit, që popullsia të ndryhej në banesat pa guxue të dalin jashtë e të tjera masa, deri në mbylljën e gjithë aktivitetëve, lokalëve, shkollave, bllokim i udhëtimëve ajrore e toksore, që s’kishte ndodhë kurrë në historinëe njerëzimit. Kur ma ngush nuk e ka pa veten njerëzimi, ku popujt e shtetet që s’prani as, njëherë së luftauri kundr njeri tjetrit me pasakra e kasapane të vazhdueshme. Me një menjëmadhësi për t’iu imponuar njeri tjetrit, me forcën e armëve. Por ja që na doli një armlik i tmerrshëm i padukshëm që Pa armën i shpall luftë botës njerëzore, tetë me dy, duke i mbu mbyllur brenda e pezulluar gjith aktivitete e punët. Lufta botëroiree poritshme erdhe nga s(ia priste mendja kujt. Po E Zoti ne ketë mes, mos ëshr të a Ai që po i jep një mësim njerëzëmit ? Edhe Lahutari ynë, i mgujuem si Karagega, i kushton një poezi i nxitun nga kjo situatë e paprecedent .
Lahutari Luftë virusale Hej punë de moj punë, Ḉ’e ka gjet kët tokë të shkretë ! Botën ethhet tash e zunë, Prej një virusi hukubet. Kjo Korona virusale I ka shpallun luftë njerzimit, Luftë qe besa universale, Arma e saj e infektimit. . Që mbjell vdekje kudo shkon, Mbyllun brenda njerëzia Me dal jasht kush s‘ guxon, Të pushtuem nga lemëria. Bllokue veç kjo bota mbarë, E zanë ngusht si asnjëherë, Luftë botnore e pa parë, që po mbjell kudo veç tmerre.
Shkencëtarët n’kambë jan çue, Tuj punue n’laboratore, Një mjekiml për me zbulue, Me përball kët krizë mortore. Lufta t‘egra njeh njerzia, Kombet tuj u masakrue, Kështu shkruen historia, Por kjo t’gjithave ua ka kalue. Kur ma keq s‘ka pa njerzimi, Që kaq keq ta pësojë bota, I përgjithshëm shtetrrethimi, Pa krizmë pushkësh edhe topa. N’palcë njerzimit ka hy fmerri, Se mos vdesin porsi miza, K’tij virusi iu pa sherri, E kushdi kur kalon kriza. Të ngujuem nëpër shpia Hidhini valle e këndoni, Me muzikë dhe alegrua Që të keqën të harroni. N’botën mbarë ndryhen shtetet, Ne kufij të vet secili, Të ndërprem aktivitetet, Nga ky lloj virus bandilli. Nga na mbiu e nga na doli Kjo murtaja botërore, Nga na erdhi e kush e solli, me kët smundjer kaq mortore. Sidoqftë e si do t’shkojë, Njikjo luftë ka me u fituer, Njerëzimi do të shpëtoje, Jetën prep për me gëzue!! Se njeriu na asht krijue, N’shembëlltyrë të Perendisë, Mbi kët botë për me sundue, Për të mirën e njerëzisë. Si po shkon puna rrëmujë Sa me u ba dhe gjaku ujë, Perëndia me na falë, Se po jem kaq mëkatar.
për kët t’madhe fatkeqësi.
Z. GJON KADELI NË NJË INTERVISTË EKSKLUZIVE PËR TË PATHËNAT E JETËS SË TIJ Intervistoi : Leonora Laçi Z.Gjon Kadeli i përket mërgatës së hershme shqiptar në SHBAsë dhe nuk është një figurë e panjohur për komunitetin. Puna e tij si spiker dhe përkthyes në Seksionin e Gjuhës Shqipe pranë “Zërit të Amerikës” e ka bërë të njohur, pa lënë me një anë dhe aktivitetin e tij në komunitetin shqiptar. Së fundmi, solli për lexuesin shqiptaroamerikan librin e tij të parë me kujtime “Kujtimet e nji t’merguemi” botuar nga Shtëpia Botuese Volaj në Shkodër në vitin 2018, ku na paraqiti peripecitë e jetës së tij dhe të familjes së tij. Kështu që realizuam një intervistë të shkurtër për ta njohur më mirë kontributin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe për të na folur për të pathënat rreth jetës së tij. Pyetje: Përshëndetje z.Kadeli, dua tju falenderoj që pranuat të bënit këtë intervistë. Do e nisim këtë intervistë së pari me librin tuaj, që është pritur mjaft mirë në Shqipëri dhe në komunitetin shqiptar në SHBA. Si lindi ideja për të shkruar kujtimet, çfarë do të thotë për ju t’i ktheheshit të kaluarës? Përgjigje: Mendimin për të shkrue diçka rreth vuejtjeve të familjes time dhe të tjerëve e kam shqyrtue disa here, e as vetë nuk e dij se pse nuk e shkrova ma parë. Pyetje: A ka qenë e vështirë të hidhnit në letër pjesë të së shkuarës? A ka gjëra të tjera që do të donit të ndanit me lexuesit?! Përgjigje: Nuk ka qënë e lehtë me e mbarshtrue landën, e ndoshta po tregoi dobësi, sepse gjatë procesit, shpesh herë m’u përloten sytë; përveç kësaj, për arsye të rrethanave të ndryshme nuk jam marrë me shkrime, e për këtë arsye e cilësojë librin “Libërth”. Pyetje: Ju keni qenë një emigrant i arratisur nga Shqipëria në vitet 50’, sa në Kosovë, e më pas në Itali e Belgjikë, si ka qenë gjendja e mërgatës shqiptare në ato vite? Përgjigje: Përsa i perket gjendjes se emigrantëve politikë që ishin në Jugosllavi na jepshin nji ndihmë sa me mbijetue dhe nuk pagushin per vendbanim. Emigrantët janë transferue disa herë në vende të ndryshme. Ne rastin tim, unë jam transferue tri herë nga nji vend në nji tjetër. Ka pase raste, sidomos në fillim që kanë burgosun si individe ose grupe njerëzish kur kanë kalue kufinin e kanë hy në Jugosllavi. Shtoj këtu se disa grupe që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhduken nga faqja e dheut e nuk u dihet as vendvarrimi. Grupet që unë dij kanë qënë ai i Bajraktarit të Merturit Mark Tungjit dhe Gjon Destanishes nga Dukagjini. Grupi i Bilal Kolës nga Macukulli i Matit, Grupi i Cen Elezit e i Dan Kaloshit nga Dibra, grupi i Marka Bib Vokrrit e i Ndrec Lufit nga Mirdita. Pyetje: Çfarë do të thoshte për ju të kapnit ëndrrën amerikane?! Sa mikëpritëse ishte ajo për ju?! Përgjigje: Përsa i përket andrrës për të shkue në Amerikë, përsa u perkiste emigrantëve, ata pritshin me padurim që të çlirohej Shqipnija nga rregjimi tejet diktatorial komunist e të ktheheshin pranë familjeve në vendlindjen e dashtun , të cilën u detyruen t’a braktishin, Tuej qënë se shpresa për t’u kthye në vendlindje ishte
shumë e vogël për t’u kthye në vendlindje emigrantët të cilët ishin nëpër kampe të ikunish në Itali, Greqi e në ndonji vend tjetër, filluen të emigroshin në vende të ndryshme shume larg vendlindjes, si në Amerikë, Kanada, e Australi. Asht e vërtete se shumë njerëz andrrojnë të emigrojnë në Amerikë sepse ekziston liria e plotë në çdo pikëpamje, përveç kësaj ata që emigrojnë në Amerikë, po të kenë aftësinë mund të emnohen në pozita të nalta në administratë qeveritare. Të vetmën detyrë që nji emigrant nuk mund të marri asht ajo e Presidentit të vendit. Pra president i Amerikës mund të bahet vetëm ai njeri që ka le në Amerikë. Pyetje: Ju keni punuar pranë “Zërit të Amerikës” për shumë vite, si nisi rrugëtimi juaj aty, kush iu shtyu?! Duke pasë parasysh se Shqipëria në atë kohë ishte nën thundren e komunizmit, a merrnit informacione mbi ngjarjet në Shqipëri? Përgjigje: Mbasi mbarova studimet bazë universitare, dojshem të filloshem nji punë ma të përshtatshme dhe kshtu bana kërkesën dhe mbasi bana provimet u pranova dhe fillova punën si përkthyes dhe spiker. Pyetje: Sipas jush, çfarë rolit ka luajtur “Zëri i Amerikës” në përcjelljen e informacionit rreth Shqipërisë tek Amerikanët? Përgjigje: Zani i Amerikës asht enti zyrtarë i qeverisë që drejton programet radiofonike të qeverisë që transmetohen në rreth 40 gjuhë të ndryshme, tuej përfshi edhe gjuhën shqipe. Programet e Zanit të Amerikës u drejtohen vendeve të ndryshme. Përsa u përket botës, kryesisht vendeve që kanë sisteme diktatoriale, siç kanë qënë vendet komuniste si edhe vendeve të tjera me sisteme diktatoriale. Përsa u përket programeve radiofonike mbrenda Shteteve te Bashkueme ato jepen nga organizata private në zona të ndryshme të vendit. Popujt e vendeve te robnueme nga regjimet komuniste e kanë cilësue Zanin e Amerikës “Zani i Shpresës”. Pyetje: Ju keni një familje të shendetshme, të integruar në shtetin Amerikan, a ka qenë e vështirë për ju të edukonit femijët me kulturen dhe traditat shqiptare, a flasin shqip ata? Familja juaj është zgjeruar me niper e mbesa, a ju pyesin ata për Shqipërinë?! A mund të na flisni për ta ?! Përgjigje: Përsa i përket edukimit të fmijëve me kulturë tradicional dhe mesimit të gjuhës shqipe, fatëkeqësisht rrethanat janë pothuejse krejtësisht të papërshtatshme për këto gjana, për këto arsye: Emigrantët për arsye të punës, banojnë larg njeni- tjetrit. Fëmijët si gjatë orëve të shkollës, si edhe gjatë kohës që kalojnë me shokët e tyne flasin anglisht, përveç kësaj, mjetet elektronike, televizori, telefoni etj., e largojnë vemendjën e tyne nga mesimi i gjuhës se prindve të tyne. Megjithkëtë disa prej fëmijëve e kuptojnë dhe e flasin pak shqipen. Pyetje: Jemi në dijeni përmes mediave që fëmijët tuaj kanë arritur në instancat më të larta në qeverinë amerikane dhe në organizata të ndryshme. Z. Lek Kadeli, aktualisht është Ndihmës Administrator në Zyrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të SHBA-ve, detyrë të cilën e mbanë që në vitin 2012. Me eksperiencë të gjerë në udhëheqjen e ndryshimeve dhe përmirësimeve organizative, zhvillimin e politikave, menaxhimin e burimeve, menaxhimin e informacionit dhe teknologjisë. Çfarë do të thotë kjo për ju si prind?! Përgjigje: Përsa u perket fëmijëve të mi, unë e ndiej vetën shumë të kënaqun sepse të tre i kanë krye studimet universitare, e dy prej tyne edhe nji pjesë pasuniversitare. Përveç kësaj edhe shtatë
prej fëmijëve të fëmijëve të mi i kanë krye studimet bazë universitare, e dy prej tyne vazhdojnë ato pas universitare, njeni në muzike e tjetri në mjekës.i Pyetje: A ruani kontakte me komunitetin shqiptar në zonën ku jetoni, sa janë të organizuar ata? Si janë raportet e juaja me organizatat e ndryshme shqiptare? Përgjigje: Deri në kohët e fundit në zonën e Uashingtonit ka pasë shumë pak emigrant shqiptar. Kohët e fundit kanë ardh emigrant të rinj me të cilët nuk njifem. Unë tuej qenë se jam i shtyme në moshë kam kontakte vetem me dy tre vete.Me perjashtim te degës së Vatres që asht hap perpara disa vjeteve, nuk ka ndonji organizatë tjetër emigrantësh në zonen e Uashingtonit. Pyetje: Si ka qenë për ju të vinit në Shqipëri pas shumë vitesh, mund të na e përshkruani ardhjen tuaj dhe emocionet e atyre ditëve?! Përgjigje: Mundësija për të pa përsëri të afërmit e mij si dhe vendlindjen ka qenë andrra ime, si edhe të gjithë të tjerëve, që u detyruen të braktisshin vendlindjen. Siç e kam vu në dukje në libër, kur erdha për herë të parë në Shqipni me nji grup turistësh, e me nji autobus kaluem nëpër qendër të Tiranës, nuk muejta me u përmbajtë, pa derdh lotë curril (si uji). Ka qene pothuejse krejt e humbun shpresa se Shqipnija do çlirohej, dhe se na emigrantët do të mund të ktheheshim ma, pranë familjeve në vendlindje. Pyetje: Do të donim një mendim tuajin rreth situatës në Shqipëri, të këtyre 30 viteve të fundit?! A mendoni se është punuar sa duhet për demokracinë?! Përgjigje: Përsa i përket gjëndjes së tashme në Shqipni, fatëkeqësisht në pikëpamje ekonomike asht mjaft e veshtirë. Me mijra e mijra njerëz kanë emigrue në vende të ndryshme të botës. Për këtë gjendje të randë ekonomike, nuk mund t’u vihet krejt faji, qeverive që e drejtuen vendin mbas shpartallimit të regjimit komunist. Fajin kryesore e ka ish-regjimi, i cili në pikëpamje ekonomike dështoi në mënyrë të turpshme. Për demokracinë në Shqipni mund të them këto: Populli asht i lirë, burgosje për arsye politike nuk ka ma, e drejta e pronës, e tregtisë së lirë ekziston, e drejta me leviz i lirë ekziston; Pra këto janë gjana që nuk kanë ekzistue gjatë sundimit komunist. Prandej përparime janë ba. Sa i takon vetë cilësisë së demokracisë; Nuk asht ba sa asht pritun nga populli, po ashtu edhe nga opinioni i jashtëm. Përveç kësaj grindjet e vazhdueshme ndërpartiake dhe cenimet e kushtetutës kanë krijue nji gjendje mjaft të keqe. Po citoj fjalët e burr-shtetit britanik Uinston Çurçillit lidhun me demokracinë “Demokracia asht diçka që merr shumë kohë me u zhvillue si duhet, vendeve të Europës u ka marrë disa qindra vjet me mbërrijtë në llojin e demokracisë që kanë sot, e cila asht ma e mira që kemi sot, por ka ende nevojë për përmirësim. Shtoj këtu se ata që udhëheqin Shqipninë sot duhet patjetër shumë ma shumë si për përmirsimin e ekonomisë si edhe të demokracisë në Shqipni, se perndryshe rrjedhimet do të jenë shumë të këqija për të ardhmen e Shqipnisë. Shtoj këtu edhe citimin e fjalëve të ish-presidentit amerikan Gjon Kenedi, i cili në fjalimin që mbajti përpara popullit Amerikan kur u zgjodh president tha “Mos pytni çka mund të bajë Amerika për Ju por çka mund të bani Ju për Amerikën sepse përndryshe gjendja keqsëohet edhe ma tepër”. Me këtë citim dua të them edhe pupulli duhet t’a bajë detyrën e vet tuej respektue rregullat e ligjet e vendit.
Koment Intervista me Gjon Kadelin, është dhenë mirë, për ata që s’dinë shumë mbi ngjarjet që kanë shoqëruar këtë familje. Se pari, duhet ditur se Gjoni si bir i Pjetër Kadelit, duhet të kishte dhanë njoftime më të zgjeruara, që i përkasin posaçërisht babait, Pjetër Kadelit dhe xhaxhait Gjok Kadelit, si dhe familjes së tyre. Jeta dhe aktiviteti i tij në Amerikë, është tjetër dhe jeta dhe problemt në Shqipëri janë tjetër, që ai si fëmijë nuk i ka përjetuar, veç dëgjuar e harruar. Siç del nga intervista. Së pari babai, Pjeter Kadeli, njeri i shkolluar, si mesues e si ushtarak. Burrë i përmendur dhe i vlerësuem. Si ushtarak në shërbim të Gjeneral Prenk Pervizit, e shoqërues i tij në operacionet e Kosovë, ai tregon se si gjenerali i jepte randës luftës kundër forcave serbe, dhe e forcoi frontin me ushtri shqiptare dhe vullnetarë kosovarë. Sa qe ai në detyrë, kambë serbi nuk shkeli ne Kosovë. Por erdhi komunizmi dhe Pjetri u detyrue të qendrojë në mal. Atij i ra të rrije me nipat e Prenk Pervizit. Veçanerisht me Ndue Gjergjin, luftëtar i shquem dhe poet. Pjetër Kadeli pati vullnetin të regjistroje në një bllok vjershat e Ndue Gjergjit, që i ruejti me kujdes dhe ia dorëzoi Lek Pervizit, birit të Prenk Pervizit e kushri i Ndue Gjergjit, më 1992, në New York, ku u takuen pas 48 vjetësh. Ndërkaq, kur ndodhi prishja me Jugosllavinë, Pjetri kalon atje. Dhe gjen rastin të hyje në Mirditë e të marrë djalin e vogël, Gjonin. Një akt heroik. Por s’mundi me marrë gruen e cila përfundoi në kampin e Tepelenës. Aty më vonë u mbyll edhe Gjok Kadeli, vëllai i Pjetrit dhe xhaxha i Gjonit. Ky u burgos dhe u internue me mirditorë të tjerë me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës. Unë dhe vëllai madh Valentini u njohëm me të në kalanë e Porto Palermos pastaj në Tepelenë. Këtu u çue ne punë të detyruar, shume te randë për të, ku u sëmur keq, sa do kohë rrinte veç i shtrimë në vendin e caktuem, ku i rrinte gati kunata, grueja e Pjetrit, Mrika, dhe mirditoret e tjera kushrina. Në këto kushte Gjoka vdiq. Unë e kisha ndjek gjithë ngjarjen, se rrinim afër në një kazermë dhe kishim miqësi. Ai u varros në breg të lumit Bençe, pastaj u hoq me të tjerë dhe u varrosën në fund të kampit pas telave. Unë isha shënuesi i kësaj ngjarje. I pata shkrue emnat e tyne ne rrasa guri, por, siç dihet, varret e Tepelenës, u zhdukën. Pra kjo është historia e pathenë e familjes Kadeli, pjesa më e
rëndësishme, sepse ma e vuajtura. Me Pjetrin dhe Gjonin jemi takue disa herë në New York, ku Pjetri kishte tërhequr dhe të shoqen, Mrikën, një nga gratë heroina të kampit të Tepelenës. Pranda jeta dhe aktiviteti i Gjonit nuk mund të jetë i veçuar pa u treguar se si u zhvillua me heroizma e sakrifica historia e familjes tij, që kanë më vlerë se aktivitetet e tanishme. Takimi me Pjeter Kadelin ka pasur randësi për mua, sepse prej tij mora të dhena për jetën e malit dhe kushërijtë tanë, të cilët, pasi ai arriti të largohet, në Jugosllavi, ata vazhduan të qendrojnë në mal dhe u vranë në përpjekje me forcat e regjimit komunist.
.
Balada e Bukӫs, Tepelenӫ, 1951 Vizatim e poezi kushtue Gjok Kadelit
Balada e bukës Tepelenë, 1951
Kazerma ku vdiq Gjok Kadeli Shenuar me të bardhë vendi ku rrinte e vdiq Gjok kadeli, xhaxha i Gjonit
Gjok Kadelin une e kam përfshirë në kujtimet e mia në tregimet për kampin Tepelenës, ku flas s diçka për të, se ai shoqërohej me ne, sa ishte mirë, derisa u semur papritur. Përveç punës së randë, para se të internohej ai ishte mbajtë në birucat e Sigurimit të Shtetit, ku e kishin torturue s’ka më keq. Pastaj përveç punës, ndikonte dhe mungea e ushqimit, pra uria, ku jo vetëm Gjoka, po vdiqën dhe burra të tjerë, ndër ta edhe nje kushri imi, me i ri se Gjoka. Ndër të tjera i kam kushtuar një poezi, dhe nje vizatim. Kështu që intervista duhej të zhvillohej me arsyen e arritjes së Gjonit në Amerikë, ku sigurisht që atij iu hapën rrugët e fatit që të sistemohej mirë dhe të zhvilloje aktivitete të dobishme.
Yjet vështrojnë të heshtun dhe vëzullojnë në largësinë e nates kosmike indiferentë endëmi shtigjëve të mendimit si lugetën e hije qëndrojme pranë njeni tjetrit e s'njihemi as njohim vetvehtën (kërkova një copëz pasqyrë). Të gjallët jetojnë me të vdekmit të vdekmit me të gjallët për një kafshatë për një kothere bukë. Ne grahmën e fundit i burgosuni mbërthen pas gjoksit racionin e ditës me dy duert skëletike rrenkon bukë bukë bukë! Shpirti s'po don me dalë aq i lidhun pas asaj kotherje
aq e shtrejtë aq e dashun aq e shejtë prej së cilës duhej të ndahet me aq dhimbje përgjithmonë. Tre dit jetoi i vdekmi me të gjallët e tre net tre dit jetuen të gjallet me bukën e të vdekmit e tre net tre dit e tre net u përgjigj i vdekmi apelit të kapterit me gojën e të gjallit u gropos diku ku? U gropos një njeri u gropos një racion buke u gropos një emën një racion buke ma pak një emën ma pak në listën e apelit
LUFTA E SHESHIT TE SHQARTHIT 26 QERSHOR 1950
ma pak shkronja ma pak kulturë në librin e shkruem me mija emna të gjallë e te vdekun në librin e kapterit kryevepër me mija vargje kalue Homerit e Virgjilit Dantes e Shekspirit! Yjet vazhdojnë të vështrojnë të heshtun xixëllues prej largësive të pafundshme si zakonisht indiferentë.. U ba sebep kjo intervistë, që të paraqesim diçka që lidhet me Gjok Kadelin, vëlla i luftërarit e patriotit Pjetër Kadelit dhe xhacha i Gjon Kadelit0, me të cilëi i nëshkruemi drejtor i kësaj reviste, ka pasur njohkje e miqësi, dhe ka ndarë të mirat e të këqijat me ta. Përfsa i përket kushtimi të këtyre faqëve Pjeter Kadelit, ishim kondicionuar nga intervista qëë Znj. Leonora Laçi I ka berë Z. Gjon Kadeli, djalit të mikut tonë Pjetër Kadeli. Kemi shjtue ato që nuk i janë thenë në intervistën e me sipërme.
Kangë e rregjistruar në mal nga Pjetër Kadeli më 1950. Nxierrë nga blloku i poezive të malit të Pjetër Kadelit që ai më dorëzoj kur u takuem në New York pas 48 vjetësh. Aty jane shenue disa kangë të tjera te kushrinit tim Ndue Gjergji , me të cilin Pjetri ndejti do kohë në mal. E kemi paraqit si shembëll të punës së palodhur të Pjeter Kadelit edhe në kushtet e vështira të malit , që tregonin nivelin kulturor e shpirtin patriotik të tij.
Blloqe betoni Vizatime simbolike kushtue të burgosunve politikë
Blloqe betoni I shtrimë mbi dyshemenë e pistë fiksoj tavanin e betoni fiksoj muret e betonit përtej tyre përfytyrim 34ision andërr kaltërsia e pafund e qiellit lugina dhe male dete dhe pyje qytete të zhurmshëm fshatna të heshtun kllapi vajza ime e embel e veshun me dritë magjepëse e bukur engjëll puth buzët e saj përkëdhel flokët e saj përqafoj trupin e saj iluzion i kotë e shoh veten të pllakosun në qelizën e ftohtë mbulue me beton beton beton beton blloqe betoni.
Luftë botnore Erdhi koha e papritun Që kaq shum na ka troditun, Që kjo botë fort të tmerrohet Nga një sulm qqë s’mund të mbrohet, Nga nji armik që kund nuk duket, kudo hyn e kudo struket,. Jo me armë e pushkë e topa, lëmri po pson Europa, Amerika e bota mbarë, luftë botnore e pa parë. Koronvirus emërtohet, kudo hyn e nuk ndalohet. Qyshë nga Kina zanafilla, që s’kish pa bota të tilla. vdesin njerzit porsi miza, si me qenë tuj kput filiza. Si vetima veç përhapet, nuk pengohet as po zbrapset. Aq fort bota asht tmerrue Sa çdo luftë veç ka pushue, Ndëmjet shteteve arabikë, Aq e madhe asht kjo frikë, që pushtue ka njerzimin, e s’ia shohin dot mjekimin, e s’po din kur do mbaroje, siç ka nisun të rrënoje. Nga ka ardhë e nga ka dalë, kjo murtajë e zezë që s’falë, ta pret jeten fete e fet, paqësiht e pa dyfek. Nuk asht shkrue në histori, Si kjo e madhe baterdi, Që t’përfshinte gjithë njerzimi, Të trondisë qytetnimin, Që me shekuj asht krijue, N’rrezik tash për me u shue. Por njeriu prap i del zot, Perëndia s’e krijoi kot, Dhe me mençurinë e tij E me shkencë e dituni, do ta mundi kët armik që mbar botën don me fik. Te shkenctarët asht besimi, me i dal zot këtij mallkimi. Botë o botë ku je tuj shkue, A don veten me rrënue, Tash ta mbledhish mendjen top, Njerëzimitt me i dale zot,
Vargje të nakatosura
Komincieta taraloja Koron vira sum pasdoja Rumpi sumpa mondialista Sorlloposti medicista Ting ping kinas emporira Xhang xhong bulla pisa vira Alarmita evropistira Sinko mbytas italia Spitalora mama mia Ridikul koko francasta Makrotonto presidasto Alemanus alleatorda Trumpa trumpi sursum korda Paracelsito dakorda Sampi tramp BoZho brexidas Ding don rexas espanolas Koronas tarta balonas Arabikas islamitasi El Belem al kalifasi Paurasita gerr finitis Persirani surbollitis Al haram sallam frikitis Erdoshak dogan turkusi Trubullira barka dusi Islamikata tam batala, Albatat salas rumpala Friksa mondo lufitera Brividura esta kolera Worldo War plasat globista Herr derr kampfus germanista Merkelanga berlinista Milarderas euros busta Alemandas koron tusta. Sarsa farsa tragjibota Italisja punta kota Tzaras Puti tovarishto Siberinko muzhikisto Vir korona njet panikas Euopistos alarmikas Impotent barceletari Infikias sorollopari ourona surinami stopa Konkestira presta ropa Sursum korda amen amen vincitor triumfsit homen. Kështu të marrë fund kuja e të qari, Pse te mos qeshim ku qesh dhe gomari !
Qytete të boshatisura në Itali e në botë
Shteti i Vatikanit
Roma
Kurrë ma ngusht s’e ka pa veten njerëzimi në historinë e tij !
Bari
Napoli
Milano
Palermo
Napoli
Roma
Roma
Beirut
Parkingët boshe, Romë
Anvers, Belgjikë
Torino
Parisi
Venezia
Londra
Monako
Washington
Sydney
Londra
Seul
Roma
New York
Rotterdam
Stampa e piktura antike për të tilla murtaja infektive vdekjeprurëse
Pikturë mesjetare për murtajën e zezë : vdekja e zezë me kalë të zi që korr viktima
Murtajë e Milanos vitit 1630 nga tabloja e piktorit Perugino
Epidemitë e Mesjetës në piktura
Murtaja (peste) në qyetin Turrnai, 1346-1353, nga një pikturë mesjetare që ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikë Përfytyrim i i murtajës vdekjeprurëse
Pjesë e tablosë kushtuar murtajës së madhe të qytetit Tournai, Belgjikë, 1346-1353, që shkatoi me mijëra viktima. Piktura ruhet në Bibliotekën Mbretërore të Belgjikë