Kuq e Zi - Revistë Kulturore Euro- Shqiptare Nr: 151

Page 1


Editorial 151 Ky asht një editorial i vështirë në këtë situatë. Jemi të përfshimë në këtë ankth masiv që nuk ka kursyer as botën, bile as shtete të mëdhej e të fuqishëm. Sulmi vjen nga një anmik i padukshëm dhe i heshtun. Ky anmik vjen prej univesit mikroskopik ku asnjeri s’depërton dot. Coronavirusi asht ky anmik i tmerrshëm, i cili, ku kalon, mbjell vdekje. Po si i përgjigjet bota kësaj murtaje mortore? Mjekësia asht ajo që po e përballon me kurajo e vetmohim, ku vetë mjekët rrezikohen e ka pas prej tyne që kanë humbur jetën për me shpëtue të tjerët. Edhe shkencëtarët janë mobilizue me i gjetë ilaçin virusit të ri dhe punojnë në laboratorët e tyne intensivisht për me shpëtue njerëzimin. Por edhe kjo punë kërkon kohë nuk arrihet menjëherë. Viktimat përditë shtohen, autoritetet e shtetarët edhe ata s’dinë ç’të bajnë, sepse gjinden para një anmiku që nuk shifet, as nuk kapet. Njerëzit janë mbyllun në shtëpitë e tyne e s’guxojnë të dalin, si e vetmja mundësi shpëtimi. Po a kanë ndodhë ngjarje të tilla ma parë në botë ? Kjo pyetje na shtyni të kërkojmë dhe mbetëm të çuditun. Pikërisht për sa i përket Italisë, që asht infektue keq. Ishte zona e Italisë veriore, pra Lombardia me krahinat fqinje, që ishte prekë randë më 1629-1631. Vetëm zona e Lombardisë kishte pas 1.100.000 viktima në 4 milionë banorë, pra 25 përqind e popullsisë. Milano aso kohe me 130.000 banorë kishte pasë 60 mijë viktima, pra pothuej gjysmë për gjysmë. Infektimi ishte përhapë edhe ne zonat e tjera jugore, e kishte kalua edhe në Gjermani e Zvicër. Pra ka pasur epidemi të tilla shfarosëse. Në një kohë që edhe mjekësia ishte fare primitive. Këto ishin sëmundje infektive të shkaktueme nga lufta, kufomat e lena përjashta, nga mijtë dhe insektet, ku ma i rrezikshmi asht pleshti, i cili infektonte mijtë dhe këta të fundit e përhapnin sëmundjen. Por ishin ma të lokalizueme, jo me të tilla përmasa. Sa për kuriozitet, edhe Homeri na tregon se si plasi një epidemi e kolerës në ushtrinë e Akejve. Kjo u shpjegue se si Hyji Aplon mori hak për prifin e tij, Kresos, që ia kishin ofendue e grabitë vajzën dhe i lëshoi shigjetat e veta që banë

kërdi në ushtri. Pra bota ka kalue epidemi gjatë historisë. Kjo ka ndodhë edhe në Shqipni në kohën e romakëve. Këto kishin kampin e tyne në Mallakastër (që s’quhej kështu), e aty ra një kolerë e madhe që damtoi randë ushtrinë. Romakët e prishën kampin dhe u larguen dhe vendin e quajtën Mala Castra, latinisht, kamp ushtarak, kala, kështjellë etj. I përmendem këto gjana, meqë ishte fjala për përhapjen e sëmundjeve infektive të ndryshme që kanë shoqnue njerëzimin. Me shtimin e popullissë dhe kontakteve ma të shpeshta mids njerëzve e popujve, si dhe kontakti me kafshë të ndryshme, derisa i mbajnë edhe nëpër shtëpi, janë ba shkak sëmundjesh infektive, të cilat dëmtuen njeriun, por ky arriti t’i luftojë e kontrollojë. Ndërsa koronavirusi asht epidemia ma e randë qe na ka ardhë, pikërisht prej kafshëve, siç asht hap fjala per lakuriqët e natës në eksperimente që janë ba mbi ta. S’ka dyshim se njeriu do ia dali edhe kësaj emergjence planetare. Prej kësaj do të fitohet eksperiencë e aftësi për të përballue situata të tjera që mund të krijohen, tashti që edhe viruset e kanë gjetë mënyrën se si me depërtue te njeriu me anë të kafshëve, që shërbejnë si transportuese të mikrobeve e viruseve të çdo lloji. Na vjen keq shumë për viktimat e shumta që po shtohen ditaditës. Por këtu ka të bajë edhe fati për individin dhe secili prej nesh e ka atë rrezik mbi kokë. E kjo qëlloi edhe në këtë festë të pashkëve, ku njerëzit kanë nevojë për prehje e qetësi. Por, nga ana tjetër, urojme që kjo festë e shejtë të bahet shkak që ky korona virus ose korona me ferra të zhduket e mos të qarkullojë ma mes nesh.

Zoti na ndimoftë !


PASHKËT NDRYSHE

Akabin. Akabi po sa e pau Elini tha:- A këtu qenke, o Ogurziu i Izralites?! Elia i përgjigjet : - Unë nuk i sjell të keqen Izraelit, por ti e shtëpia e yte, që i keni lanë urdhnimet e Zotit dhe po i ndjek Baaliet ! Tash bashkoji para meje mbarë Izraelin në malin Karmelit si edhe katërqind e pesëdhjet Profet të Baalit, por edhe ashtu katërqind Profetet e Aseres që ushqehen prej tryezës se Izabeles”.

Dom Anton Kçira Në historinë e njerëzimit festa e Pashkëve asht festu me solemnitete të medha. Ringjallja e Krishtit festa ma e madhnueshmja në të gjitha festat që Kisha i feston gjatë vitit. Gjatë historisë njerëzit i kanë festu Pashkët e zeza shumë herë. Nuk po hy thellë në histori, por në mbarimin e shekullit njizet kosovarët i kanë festu Pashkët e zeza. Atë ditë asht desht me e marrë rrugën e shpërnguljes nga shtëpit e veta, ditën e Pashkëve, në vend që të shkojnë në kishë me e festu ringjalljen, atyne u asht desht të braktisin shtëpitë pa vé të ngjyrosuna, pa kurnji send, vetëm atë shka kane mujt me bajt në ndonji strajce edhe me hike Kështu u ndodhi të krishterve të Kosovës ditën e Pashkëve, me përjetu gjanat që nuk kishin ngja shpesh në këtë ditë, me i pa tuj jua vra mashkujt e shtëpisë siç janë në fshatrat ; Guska, Korenica e Meja, me nga katër mashkuj e deri në dymbëdhjetë antarë të familjes. Këto kanë qenë Pashkët e zeza të popullit tonë shqiptar në ditën e pashkëve. Nëse e përcjellim Besëlidhjen e vjetër, kemi me pa që kurdoherë njerëzit ia kanë kthy shpinën Zotit. Zoti i ka ndëshku rëndë. Elia profet dhe priftërinjt Baalit në vitin e tretë të thatësirës. Fjala e Zotit, iu drejtue Elis me këto fjalë:" Shko paraqitu tek Akabi Mbret, sepse dua të lshoj shiun mbi sipërfaqen e tokës." U nis Elia për tu taku me

Atëherë Elija vazhdoi : “I vetmi kam mbetë unë si Profet i Zotit, kurse Profetët e Balitjanë katërqind e pesëdhjetë. Le të na ipen dy qe, ata le ta vejnë mbi dru, por mos t’i shtijnë zjarr, dhe unë do ta përgadis kaun tjetër do ta vej mbi dru, por s’do t’i shtij zjarr, thirreni në ndihmë emnin e Hyjit tuaj e unë do ta thrras emnin e Hyjit. Hyji që do të përgjigjet me anë të zjarrit asht hyji i vërtetë, mbarë populli i përgjegj : -Mirë e ke ”! Atëherë ata e zgidhen kaun, e vunë në turren e druve dhe fillaun me e thirrë Hyjin e tyre Baalin, afatin e kishin deri në mesditë. Britmat e tyre ishin të kota edhe kur kaloi koha e tyre dhe nuk ra kurrëfarë zjarri nga qielli, pastaj vazhdoi Elia e përgaditi kaun e vuni mbi drutë, Elia tha : “O Zot, Hyji i Abrahamit, i Izakut dhe i Izraelit, dëftoje se ti je Hyji i Izraelit, se unë jam shërbëtori i Yt, të gjitha këto i kam ba me urdhnin tand, më ndëgjo o Zot dhe e perpiu zjarmi flinë. Populli sa e pau këtë gja, ra përmbys me fytyrë per dhé dhe tha : “Zoti asht Hyji, Zoti asht hyji”! Elia tha : - “kapni profetët e Baalit dhe as nji mos të shpëtoi”. I vranë të gjithë profetnit e rrejshëm, me njiheri u errësue qielli prej resh dhe ra shi i rand. E kemi kohën e Jeremise, profet i cili ka qënë në kohën ma të vështirë, kur izraelitet i lanë urdhnimet e Zotit në tanësi, ipen pas zotave të rrejshëm me fjalë të tjera largohen nga Zoti. Zoti e porositi shka me ju thanë, por atyre nuk u pelqejshin lajmet që vijshin prej se nalti. Kudo që e shifshin ishin fjalë fyse për te, që po vjen ai ogurziu që dine me na sha, me na mallku, ta vrasim mos ta shofim ma. Fjalët e tija u plotësuan Mbreti i Babilonisë Nabukonozorie okupoi Jeruzalemin, jau shkatërroi tempullin, vrau, dogji e vodhi dhe në mbarim fëmijët dhe gratë i mori në robni për 78 vjet.


Në vitin 1917 asht lajmërue Zoja e Bekume në Portugali, tre fëmijëve që ishin tuj i rujt kafshët, këta ishin Françesko, Jacinta dhe Lucija, e cila asht ba murgesh. Ajo i ka thirrë femijët që të lusin rruzaren për kthimin e mekatarve, nëse mekatarët nuk kthehen kah Zoti. Zoti do ta ndeshkoi botën, prej kësaj kohe njerëzit vazhdojnë jetën e tyre, siç kanë jetue ma parë, pa kurrfarë ndryshimeve. Zoja e Bekume i kishte porositë femijët se nëse bota nuk do të kthehet para se të fillojnë këto ndëshkime, Evropa ka me e pa nji dritë të madhe nji natë pa fillue këto ndëshkime. Ajo ngjau në vitin 1939 Evropa e pau nji dritë te madhe dhe të nesërmen filloi lufta, Hitleri sulmoi Polonin dhe pastaj filluan njena pas tjetrës, të gjithë e dijnë se ma se katerdhjetë milion banorë janë zhdukë. Mos të flasim për Rusinë sa kanë vra ata njerëzit e vet, sa vdekjet nëpër burgjet e Siberisë. Rastet që vetë Stalini i ka likuidu njërzit sipas deshirës. Mos të harrojmë Shqipërin tonë ku komunistat aziatik shkatërruen çdo gja që ishte e mirë në Shqipërinë tonë, tuj fillu prej kulturës, atdhetaret e vendit, eliten e kishës katolike, por nuk ishin vetëm komunistat aziatik, por edhe komunistat e Serbisë dhe malazijasit me greket që dijten me i mesu shka dhe si të veprojnë. Mos të harrojmë përsekutimet që u bënë nën Jugosllavi ndaj Kosovës, Kroacisë e Bosnjës, luftrat që u bënë në këto toka e sa njerëzit kanë vdek. Me tonelata dokumenta te vjetër janë bajt e i janë dërgu Serbisë me i shkri e me i ba letra, e gjanat tjera. Sa intelektuali u vra vetëm se ishte Mesimi i ideologjisë komuniste se:” ku ka të mençur aty nuk ka bukë për budallen’. Sa martiri i fesë, jo vetëm këta 38 martirë, por sa njerëzit kanë vdek në kampet e përqendrimit, sa i pafajshmi ka  vdek nëpër burgjet e tmerrshme të Shqipërisë. Do të thotë se Zoja ia ka dhanë nji letër me ia dërgu Papa Piut te XII-të e ai e ka lexu por nuk ka dal me porosinat e saja. Papa Gjon Pali II i ka shpallë botëse shka ka me i ndodhë nëse nuk kthehet kah Zoti: luftërat civile, termetet, vershimet e ujrave dhe zjarmet, sidomis ky i mbrami në Australi, që i damtoi 500 milioni kafshë në atë vend. Mos të flasim për luftrat e Libanit, Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe pranvera Arabe. E shka të themi për këtë pandemi të kësaj kohe, e cila i ka fut friken krejt botës. Edhe pse asht e rrezikshme, po i ka të mirat e veta, as nji fabrikë nuk asht në lëvizje që ishte te njollosunit e ajrit, pra asht paksue ndotja në atmosferë. Tash ajri ka fillu me u pastru e nuk

asht në rrezik, mandej familja ka qenë nji han ku janë bashku antarët e familjes vetëm me hanger e me fjet, nuk e kane njoft njeni- tjetrin, gruaja nuk e ka njoft burrin, se çfarë burri të mirë paska, burrat nuk i kanë njoft gratë e veta sa te bukura qe qenkan, femijët nuk i kanë njoft prinderit sa te dashtun qenkan, e me rradhë të gjitha këto e kanë atë te mirën e vet edhe të keqen e vet. Ne gjindemi në javen e Madhe të Pashkëve që i kremton krejt bota, por nuk guxojmë me shku se duket asht nji ndeshkim, e kemi harrue Zotin e kemi harrue dashurinë e tij që ka vdek në kryq për ne. A nuk asht edhe kjo nji ndeshkim i rand për njerëzit që ta shofin sa lerg qenkemi largu nga Zoti, nga familja, nga i afërmi. Pra lusim Zotin që të na i fal fajet dhe mëkatet tona, në të ardhshmen e shpejt të vazhdojmë jeten me te dhe me dashnin e Zotit me njeni – tjetrin. Për shumë mot e me gëzime Pashket! Të gjithë njerëzve vullnet të mirë në botë! Dergue nga Tom Mrija.

SIKUR TË KISHIM DËGJUAR ISH-PRESIDENTIN XHORXH W. BUSH (Për epideminë e koronavirusit) Nga Frank Shkreli Presidenti G. W. Bush ishte i bindur se vendi duhej të ishte shumë më i përgatitur se ç’ishte në atë kohë, për një pandemi të mundshme, pasi, siç thanë ata, ai kishte lexuar një libër mbi gripin spanjoll të vitit 1918. Ish-këshilltarja e presidentit Bush për Sigurinë Kombëtare, Fran Townsend, citohet se Z. Bush kishte thënë se “Një pandemi, si pandemia spanjolle, ndodh çdo 100 vjet, prandaj kemi nevojë për një strategji kombëtare”, për tu përballur me një mundësi të tillë, është shprehur Presidenti Bush. Ndërsa ish-këshilltari Karl Rove u shpreh se, sado të frikshme dhe shqetësuese që ishin informacionet në lidhje me luftën kundër terrorizmit, në atë kohë, asgjë nuk mund të krahasohej me diskutimet që zhvilloheshin në


Shtëpinë e Bardhë në lidhje me mundësinë e përhapjes së një pandemie në Amerikë dhe në botë. Sipas rrjetit të televizionit amerikan ABC, Presidenti Bush e kishte paraparë situatën në të cilën gjënden sot Shtetet e Bashkuara dhe bota, si pasojë e koronavirusit – me mungesë furnizimesh mjekësore, përfshir maskat, ventilatorët, tejet të nevojshme këto për të luftuar koronavirusin Covid19. Thuhet se PresidentiBush, ishte aq i bindur se Shtetet e Bashkuara duhej të ishin më të përgatitura për një fatkeqësi të tillë si koronavirusi sot, sa që propozoi një buxhet prej 7 miliardë dollarësh për këtë qëllim, por sipas ish-ndihmësve të tij, në atë kohë në Washington nuk ekzistonte një mbështetje serioze e nevojshme që projekti i Presidentit Bush të realizohej në nivel kombëtar. Paralajmërimi i tij që vendi të përgatitej për një epidemi si kjo me të cilën përballet sot bota, ra në veshë të shurdhër. Megjithëkëtë, sipas raportit të televizionit ABC, Presidenti Bush bëri plane ambicioze për financimin e teknologjive të reja për të zhvilluar vaksina të reja dhe për fabrikimin e mjeteve të tjera të nevojshme. Por, sipas ABC, megjithë gatishmërinë e Presidentit Bush për të shtuar përgatitjet e Amerikës për t’u përballur me kërcënimin e një pandemie të mundëshme dhe për të financuar nisma të reja në këtë fushë – prioritetet e politikës amerikane për tu marrë me kriza të tjera botërore të asaj kohe, bëri që kjo nismë të hidhej në harresë, megjithë këmbënguljen e Presidentit Bush, për të përgatitur vendin për një krizë shëndetësore, si koronavirusi – 15-vjet pas paralajmërimit të tij. Shumë analistë dhe ekspertë amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara ishin krejtësisht të papërgatitura dhe se duhej të ishin më të përgatitura për tu përballur sot me një pandemi kaq serioze, si koronavirusi. Duke lexuar raportin e televizionit amerikan ABC në lidhje me paralajmërimin e Presidentit Xhorxh Bush, të vitit 2005, se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të përgatitura për të luftuar një pandemi të mundëshme dhe se diçka duhej të bëhej nëkëtë drejtim -- është e pamundur të mos bëjmë pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara dotë ishin në gjëndje shumë më të mirë për t’u përballur sot me koronavirusin – sikur të ishte marrë seriozisht paralajmërimi i Presidentit Xhorxh W. Bush, se Shtetet e Bashkuara duhej të përgatiteshin, me kohë, për një pandemi të tillë. Sikur të ishte realizuar projekti i Presidentit Bush i vitit 2005, a do të kishim (deri tani) pothuaj 350.000 amerikanë të prekur nga koronavirusi dhe afër 10.000 të

vdekur, shifra këto sipas, Universitetit John Hopkins. Eh, sikur…Thonë se udhëheqsit e mirë dallohen në kohë të vështira dhe kur mund të parashikojnë gjërat para se të ndodhin dhe të cilët u prijnë politikave dhe përpjekjeve qeveritare për të parandaluar të keqen. Ja e keqja e një pandemie të mundshme, për të cilën kishte paralajmëruar ishPresidenti Xhorxh Bush ndodhi, duke prekur jo vetëm Amerikën por mbi 182 shtete anë e mbanë botës, me pasoja tronditëse, jo vetëm për jetën dhe shëndetin e njerëzve, por edhe për të ardhmen ekonomike të botës. Ndodhi çfarë ndodhi dhe me ndihmën e Zotit edhe kjo do të kalojë. Dritat nuk do të fikën anë e mbanë Evropës, siç kishte paralajmëruar ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Edward Grey, në fillim të Luftës së Parë Botërore. Koronavirusi do të ndryshojë botën, patjetër, por do të kalojë. Dritat do të shëndrisin përsëri, për ditë më të mira, jo vetëm nëEvropë dhe në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës. Por lind pyetja se çfarë mësimesh të vështira do nxjerr Amerika dhe udhëheqsit e saj aktualë dhe të ardhëshëm, nga kjo tragjedi – dhe jo vetëm Amerika -- por edhe bota në përgjithësi dhe çdo shtet tjetër i prekur nga koronavirusi, në veçanti. A do të jetë Amerika dhe bota më të përgatitur për një epidemi të mundëshme në të ardhmen? Siç tha edhe Governatori i shtetit Nju Jork, (shteti më i prekur në Amerikë nga koronavirusi), Andrew Cuomo, pasi të ketë kaluar kjo, a do merremi vetëm me dhimbje, me vuajtje, me vdekje -- të frikësuar, të dëshpëruar e të zemëruar nga koronavirusi gjithandej, apo do të dalim nga kjo gjëndje e tmershme, më të zgjuar, më të mençur, më të përgatitur se përpara, për tu përballur me një epidemi të mundëshme si kjo në të ardhmen. Është në dorën tonë, të gjithë jemi nëgjëndje ta kontrollojmë këtë situatë, ka thënë i pari i Nju Jorkut. Uroj që Amerika dhe bota të mësojnë nga kjo përvojë e tmershme duke bërë ndryshimet e nevojshme ligjore, proceduriale, teknike, shkencore e të tjera, për të qenë më të përgatitur për një epidemi tjetër të mundëshme. Uroj gjithashtu që të kemi udhëheqës që e kuptojnë seriozitetin e gjëndjes së krijuar dhe që të mos jemi në mëshirën e udhëheqsëve që nuk kanë haber se çfarë po ndodhë rreth tyre. Sido që ta marrësh, kohë të vështira për të gjithë. Për disa, shumë të vështira! Shpresë dhe mëshirë për të gjithë ne!


Nga Fritz RADOVANI

BAJRAM CURRI DHE DRAGOBIA …

VENDI I MIHAL GRAMENOS NË LETËRSINË DHE GAZETARINË SHQIPTARE

SHPELLA E DRAGOBISË 29 MARS 1925… Kjo Shpellë u la me gjak… 95 vjetë perpara... E sot, ka shumë prej “atyne” që mendojnë se “Shpella asht mbyllë”!.. E sot, ka edhe ma shumë që kujtojnë se Bajram CURRI “po harrohet”!.. E sot, ka edhe nga “ata”.., që po kerkojnë me ia mbyllë edhe plagët... Atë ditë... Bash kur mreti po lante duert si Pilati, u suell e u tha “miqve”: “Tashti, nuk kam ma frikë asnjë njeri!”... E Gjaku shkonte rrkajë!... Rrkajë në Bari... Rrkajë në Dragobi... Rrkajë në Vermosh.., e n’ Ohër... E peshë u çue Valbona... Me rrkajt’ e dallgët e saja skuqi Ballkanin!.. E rrkajë shkoi Gjaku i Bajram Currit.., mbi letrat e Pashiqit... Gaboni o vrasës të pabesë! Bisha t’egra e të terbueme t’ Vllazenve tuej! Nuk i kishte ra dheu Ftyrës ende as Luigj Gurakuqit e, as Bajram Currit,.. E, nder ata Bjeshkë t’ Nêmuna, katilat e pashshpirtë vazhduen me ua zhgulë Foshnjet e merthyeme per parzem të Nanave të veta... E me i vra... Loçkat e zemres së Tyne.., që perjetsisht ua nxine jeten Atyne Nanave... E paturpsisht.., merren kockat e atij tiranit vrastarë nga vorret serbe të Parisit, e sillen n’ krah nga tradhtarët e atdheut, per me i vue në qender të Tiranës së Toptanve! Po, kockat e dajës Esad kur po i sillni o t’ paftyrë? Rreshtoni me “heronjtë” e Titos, të skiles boshnjake e të kobres së zezë! Shporruni andej, ikni atje ku keni “vëllezrit e gjakut”, o pjellë mizore !.. Shpellat e lame me Gjak Atdhetarësh dhe plagët e Tyne, do të vazhdojnë me gufue Gjak të paster po, po edhe të freskët, si flladi i Atyne Bjeshkve… Atdhetarët që dhane jeten per Flamurin e Kastriotit janë të Pavdekshem! Melbourne, 27 Mars 2020

MIHAL GRAMENO Shek. XIX, shekulli i lëvizjeve kombëtare, e gjeti popullin shqiptar, pasardhësin e fiseve ilire, të dëmtuar rëndë prej zgjedhave të gjata romake, bizantine, sllave dhe së fundi prej asaj osmane. Gjatë kësaj zgjedhës së fundit, për të lehtësuar disa taksa dhe peshën e rëndë të sundimit turk, gati shtatëdhjetë përqind e shqiptarëve ishin konvertuar në myslimanë, pjesa tjetër kishin ruajtur besimin e krishter katolik në veri dhe ortodoks në jug. Gjatë shekujve XVIII-XIX dhe deri në nëntor të vitit 1912, kur u fitua pavarësia e Shqipërisë, sunduesi turk përpiqej me çdo kusht ta mbante popullin shqiptar në errësirë, për ta përdorur si mish për top në luftërat e veta, që t’ia zgjaste jetën Perandorisë së vet. Për këtë arsye ishte ndaluar me ligj hapja e shkollave në gjuhën shqipe si dhe përdorimi i kësaj gjuhe si gjuhë liturgjike në kishë e xhami. Propagandohej me forcë prej sunduesve se shqiptarët myslimanë ishin osmanë (turq), bij të sulltanit, kurse shqiptarët e krishterë ortodoksë ishin grekë ose sllavë, dhe shqiptarët e krishterë katolikë ishin latinë, italianë. Edhe politikanët e shteteve të reja ballkanike që fituan pavarësinë gjatë shek. XIX filluan të ndiqnin të njëjtën propagandë kundër popullit shqiptar. Formula mesjetare bizantine cuius religio, eius nacio (lat. i cilit besim je, atij kombi i përket), këmbëngulej që për shqiptarët të respektohej edhe në shekullin XIX e XX, kur ishte pranuar se popujt e Europës ndaheshin në kombe sipas gjakut, gjuhës, zakoneve, psikologjisë dhe territorit. Në një situatë të tillë tepër mbytëse për popullin shqiptar, lindi dhe u ngjiz Lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ideologët e kësaj lëvizjeje vlerësuan tiparet e përbashkëta të kulturës shpirtërore e materiale të popullit shqiptar, luftuan ta shkruanin, ta pastronin e ta pasuronin gjuhën shqipe, faktorin më të rëndësishëm bashkues të kombit, të vinin në dukje zakonet e mira, besën, trimërinë, mikpritjen, respektin ndaj të huajit, mëshirën ndaj të pafuqishmit, etj. Ata nuk i mbivlerësuan dhe as i nënvlerësuan ndikimet e shumta që kishte pësuar prej zgjedhave të huaja të gjata mendësia e popullit shqiptar, gjuha dhe besimi i tij fetar, por vlerësuan si duhej faktin e madh, mrekullinë e mbijetesës së popullit


shqiptar si një popull i veçantë midis popujve ballkanikë, i cili meritonte dhe duhej të jetonte i lirë në ato hapësira ballkanike, ku përbënte shumicën. Rilindësit tanë qenë iluministë, njerëz me inteligjencë të lartë. Ata luftuan që populli shqiptar të zgjohej nga letargjia ku e kishte futur sundimi i gjatë dhe i egër turk. Luftuan ta nxirrnin popullin e tyre nga kjo gjendje foshnjore dhe ta aftësonin për të përdorur mendjen, logjikën e vet, për të njohur e vlerësuar tiparet e tij përbërëse. Rilindësit tanë luftuan për përhapjen e shkrimit të gjuhës, për ringjalljen e krenarisë kombëtare, duke evokuar në letërsi të kaluarën heroike dhe duke himnizuar udhëheqësit e mëdhenj si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pirrua i Epirit, etj. Krahas lëvrimit të letërsisë origjinale, ata i dhanë rëndësi dhe mbledhjes dhe botimit të letërsisë gojore të popullit. Këtë punë ata e bënë, sepse letërsia gojore ndër shqiptarët e kishte plotësuar dhe mbushur boshllëkun që kishte krijuar gjatë shekujve mungesa e letërsisë së shkruar. Letërsia gojore u kuptua drejt prej tyre si një thesar i vlefshëm kulturor, një identitet kombëtar që duhej rizbuluar dhe shpënë më tej. Për këtë punuan Zef Jubani, Thimi Mitko, Spiro Dine , etj Një ndër veprimtarët dhe krijuesit më aktivë të çerekut të parë të shek. XX është dhe Mihal Gramenua, një nga bijtë më të shquar të Korçës e të mbarë Shqipërisë, që u dallua si shkrimtar, publicist dhe luftëtar për liri e demokraci. Ai është shembulli i shkrimtarit shqiptar, i ngjashëm me poetët dhe shkrimtarët luftëtarë të popujve ballkanas, që shkruan dhe luftuan me armë kundër zgjedhës osmane, si rumunët Mihal Eminesku (Mihail Eminescu 1850-1889) e Tudor Argjezi (Tudor Arghezu, 1880-1967), dhe bullgari Kristo Botevi (Hristo Botev, 1848-1876), etj. Veprimtarinë e tij atdhetare dhe krijimtarinë letrare e publicistike, Gramenua e kreu në Shqipëri, Rumani e SHBA. Ai u bë i njohur në popull, jo vetëm përmes krijimeve letrare e publicistike, himneve e këngëve dashurore, të cilat u kënduan në kohën e tij dhe këndohen edhe sot, por dhe përmes njohjes së drejtpërdrejtë si luftëtar i lirisë, kur me pushkën krahut i ra kryq e tërthor Shqipërisë së Jugut. Ai u shqua për aktivizimin e tij të vijueshëm në lëvizjen kombëtare e demokratike, sipas motos së tij: më e vlefshme është të punonjë njeriu brenda në Shqipëri, se sa në kolonitë, moto që u bë parim i jetës së tij. Rilindësit tanë ishin heronj. Ata u hodhën në një luftë të pabarabartë, por të mbushur me shpresë se populli shqiptar do ta ndiqte shembullin e tyre deri në fitoren e lirisë e të demokracisë dhe ia arritën synimit të tyre, ndonëse jo plotësisht për shkak të rrethanave dhe të politikës jo dashamirëse të Rusisë Cariste. Ata luftuan për ta çliruar letërsinë shqiptare prej ndikimeve të panevojshme të letërsive të huaja dhe arritën ta bënin atë një letërsi të pavarur me tiparet e veta origjinale kombëtare. Duke ecur, kush krah për krah e kush pas poetëve kombëtarë Naim Frashëri (18461900) e Atë Gjergj Fishta (1871-1940), shkrimtarët tanë të Rilindjes e afruan letërsinë me proceset e zhvillimit shpirtëror e kombëtar të shqiptarëve dhe e bënë atë shprehëse të ndërgjegjes së tyre morale dhe estetike, që ishin në përputhje me vërtetësinë historike. Ata luftuan me shumë sakrifica për dinjitetin e tyre dhe të mbarë popullit shqiptar, pra dhe për dinjitetin tonë, prandaj neve nuk na lejohet t’i harrojmë e t’i lemë pa i studiuar dhe pa i vlerësuar si duhet. Studimi dhe zbulimi i vlerave të jetës dhe veprës së tyre na ndihmon për të pajisur veten tonë me norma morale dinjitoze dhe të qëndrueshme. *** Mihal Gramenua u lund në qytetin e Korçës më 13 janar 1871. Deri në moshën 15-vjeçare ai jetoi në qytetin e lindjes, ku u shkollua në shkollën fillore dhe gjysëm gjimnazin në gjuhën greke. Në moshën 15-vjeçare, si shumë të rinj shqiptarë, emigroi në Bukuresht të Rumanisë, ku ndoqi gjatë mbrëmjeve mësimet në një shkollë të mesme, që ishte hapur me ndihmën e qeverisë rumune prej Nikolla Naços. Në vitet 1907-1908 ai u kthye në atdhe, ku doli maleve me pushkë krahut për liri. Mbas korrikut 1908, kur u shpall Kushtetuta Xhonturke, ai qëndroi në qytetin e vet, në Korçë, ku punoi në ilegalitet për organizimin e lëvizjes së armatosur kundër pushtuesit turk dhe botoi gazetat e veta Lidhja Orthodokse (19091910) dhe pas saj Koha (1911-1912). Në faqet e këtyre gazetave ai botoi shumë artikuj, portrete, fejtone dhe skica letrare për të

mbrojtur të drejtat kushtetuese të popullit, për të forcuar ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe për të diskredituar propagandat antishqiptare të qarqeve shoviniste të shteteve fqinjë, sidomos qarqeve shoviniste greke. Pas fitores së Pavarësisë më 28 nëntor 1912, ai mbërriti disa ditë me vonesë në Vlorë, kryeqyteti i parë i shtetit të pavarur shqiptar, për të ndihmuar qeverinë dhe kryeministrin Ismail Qemali (1844-1919) për një varg punësh në atë kohë të vështirë. Pas shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, kur Korça u pushtua prej ushtrisë greke dhe gjithë Shqipëria prej ushtërive të shteteve ndërluftuese, Mihal Gramenua u detyrua të emigronte në SHBA bashkë me tre prej vëllezërve të tij. Në SHBA ai u vendos në qytetin Jamestown N.Y., ku vijoi botimin e gazetës Koha (1915-1919). Më 1920 u rikthye në atdhe, në qytetin e lindjes, ku filloi ribotimin e gazetës së tij. Me artikujt, kryeartikujt, fejtonet, portretet, pamfletet dhe skicat letrare që botoi në vitet 1920-1924, ai ndihmoi për forcimin e mendimit demokratik dhe për fitoren e Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit 1924, kur erdhi në pushtet intelektuali i shquar Fan Noli, njeri i formuar në SHBA. Pas dështimit të këtij revolucioni dhe ardhjes në pushtet të feudalit Ahmet Zogu (18951961), Mihal Gramenua, duke qenë i sëmurë dhe në kushte të vështira ekonomike, u detyrua të pajtohej me situatën dhe të mënjanohej nga lufta politike. Në vitin 1926 e mbylli gazetën Koha dhe jetoi i tërhequr deri sa vdiq në shkurt të vitit 1931. Në luftën për çlirimin kombëtar dhe për krijimin e shtetit shqiptar të pavarur, si dhe në përpjekjet e para serioze për një demokraci borgjeze, ndihmesa e mendjes, e shpirtit dhe e talentit të Mihal Gramenos, është shumë e dukshme dhe e paharrueshme. Si rilindësit më të mirë shqiptarë, ai e zgjodhi luftën për liri e demokraci, sepse kuptoi se jeta në liri e demokraci e bën të mundur bashkëjetesën njerëzore në formën dinjitoze. Përmes leximeve në greqisht e rumanisht, Gramenua kishte përvetësuar mësimin e madh të Demokritit: Unë parapëlqej jetën e varfër në një demokraci, sesa pasurinë në një tirani, .... sepse liria është më e mirë se skllavëria. Kjo bindje e ndihmoi atë që të pranonte vuajtjet si shkrimtar dhe gazetar shqiptar në shërbim të lirisë për popullin e vet, se sa të pranonte propozimet që i bënë në Korçë sundimtari turk më 1909 dhe dhespoti grek më 1910, si dhe ministri italian San Juliano në Itali më 1914, për të marrë rroga të majme, po të punonte si gazetar në shërbim të politikës së tyre. E marrë në tërësinë e vet, prej fillimeve të saj e gjer në dhjetor të vitit 1924, krijimtaria e tij përshkohet nga fryma luftarake, nga optimizmi historik, nga patosi atdhetar dhe idetë demokratike. Pas dhjetorit 1924, me riardhjen në pushtet të Ahmet Zogut pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit 1924, lëvizja demokratike ra në fashë dhe Gramenua përjetoi krizën e idealeve të kësaj lëvizjeje. M. Gramenua bën pjesë në radhën e shkrimtarëve tanë të Rilindjes, të cilët pas vitit 1902, viti i botimit të veprës madhore Baba Tomorri të Andon Zako Çajupit (1866-1930), shënuan një periudhë të re letrare, ku bashkë me tematikën, disponimet, vizionet, format e shprehjes romantike, ata sollën edhe tema, disponime, vizione dhe forma të shprehjes realiste. Çajupit, Fishta, Gramenua, Asdreni (1872-1947) e çliruan letërsinë artistike nga fryma dhe morali fetar. Ata nuk e panë popullin shqiptar vetëm si komb, si e shihnin para tyre romantikët, por edhe si shoqëri të përbërë nga klasa të ndryshme, të cilat kishin problemet e veta. Pavarësisht se si i shtruan dhe si menduan t’i zgjidhin këto probleme, fakti që ata i panë dhe i shtruan ato, përbën një hap para për letërsinë shqiptare të asaj kohe. Me novelat Oxhaku, E puthura dhe Varri i pagëzimit, që botoi në vitet 1904-1909, Gramenua hyri në letërsinë tonë si lëvruesi i parë i prozës së gjatë në gjuhën shqipe, ku mungonte tradita. Për t’ia dalë me sukses kësaj pune, në drejtim të ligjërimit ai iu drejtua prozës popullore, e cila i shërbeu si përvojë e gjallë artistike. Me përmbajtjen e këtyre veprave, duke shprehur pakënaqësitë ndaj normave morale të shtresave të larta e duke poetizuar vlerat shpirtërore të njerëzve të vegjëlisë, ky krijues i binte kambanës për zgjimin e ndërgjegjes shoqërore të shtresave të ulëta, ndikonte për të


ÇERÇIZ TOPULLI E MIHAL GRAMENO forcuar dinjitetin dhe respektin e këtyre shtresave ndaj vetvetes. E pikërisht me të tilla ide që shprehte ai në novelat e veta, jepte një kontribut në thellimin e frymës demokratike jo vetëm të prozës së gjatë në hapat e saj të parë, por të mbarë letërsisë sonë, çka do të bëhej në të ardhmen një nga tiparet më të qenësishme të kësaj letërsie. Me veprat e tij novelistike përmes patosit sentimental, ky autor vuri në dukje vetitë njerëzore të fshatarëve e të qytetarëve të varfër shqiptarë, shprehu simpatinë e tij për këtë pjesë të shtypur të popullit dhe u përpoq ta shpëtonte atë nga gjendja e rëndë, ndonëse në këtë çështje nuk predikoi rrugën e lëvizjeve shoqërore, por vetëm atë të mëshirës e të harmonisë utopike. Por nuk duhet harruar se të drejtoje vëmendjen tek njerëzit e varfër, tek interesat e shtresave të ulëta të shoqërisë, ishte dalje kundër propagandës zyrtare. Me novelat e veta sentimentale, ku nuk mungojnë dhe elemente të realizmit, Gramenoja u hapi rrugë të mbarë prozatorëve tanë të mëvonshëm si Foqion Postolit, Nikolla Lakos, Andon Frashërit, Veli Panaritit, Sterio Spasses, Sotir Andoni, etj. Komedia Mallkimi i gjuhës shqipe është një komedi politike. Në qendër të saj autori ka vendosur luftën kundër klerit grek e veglave të tij (shqiptarët grekomanë), të cilët punonin nën rrobën e fesë për të përçarë popullin shqiptar dhe për t’i greqizuar besimtarët ortodoksë shqiptarë. Autori, si intelektual dhe atdhetar i ndershëm, kishte kuptuar se feja ortodokse ishte kthyer prej klerit grek e atij vendës grekoman, në një instrument të shovinizmit grekomadh. Prandaj, përmes humorit e satirës ai i demaskoi këto forca antishqiptare. Në këtë komedi të Gramenos ndjehet ndikimi pozitiv i komediografit të madh francez Zhan Batist Molier (Jean Batiste Moliere, 1622-1673) në krijimin e karaktereve letrare të shërbëtorit Thanë dhe të dhespotit hipokrit grek Sofroni. Përmes dialogjeve dhe veprimeve të këtyre përfaqësuesve të dy kampeve kundërshtare dhe të personazheve të tjerë, realizohet satira e veprës. Krijimi i figurës së shërbëtorit Thanë, si përfaqësues tipik i popullit të thjeshtë shqiptar, dhe i dhespotit grek, si përfaqësues tipik i shovinizmit grekomadh, janë realizime të shënueshme të Gramenos. Në komedinë Mallkimi i gjuhës shqipe autori arriti që urrejtjen kunër

forcave kundërshtare ta shprehte jo duke e deklamuar me fjalë, si në disa poezi, por duke e ngritur atë në art, përmes motivimit të mendimeve dhe veprimeve të pesonazheve. Lidhjet midis personazheve dhe ambientit që ata i rrethon, këtu janë kapur sipas një realizmi spontan, intuitiv, pa u ndriçuar nga historizmi, nga kuptimi i karaktereve letrare si produkt i rrethanave. Veçse në këtë vepër, ky lloj realizmi është më i shëndetshëm se në novelat E puthura dhe Oxhaku. Karakteri spontan i realizmit të Gramenos ka të bëjë me faktin se personazhet kryesorë në këto vepra mendojnë, ndjejnë e veprojnë jo gjithnjë në përputhje me logjikën e brendshme të karaktereve shoqërore që ata mishërojnë. Ata mendojnë e veprojnë shpesh herë në përputhje me idenë fillestare që ka paracaktuar autori. Komedia politike atdhetare me tre akte Mallkim i gjuhës shqipe, e shkruar më 1902 dhe e botuar më 1905, ka qenë njohur prej A. Z. Cajupit dhe mund t’i ketë shërbyer si nxitje për hartimin e komedisë së tij politike me një akt Pas vdekjes më 1908, lënë dorëshkrim dhe botuar pas vdekjes së tij më 1937. Tragjedia Vdekja e Pirros ka në qendër temën historike, jetën e mbretit Pirro të Epirit. Në këtë tragjedi ndjehet ndikimi i poetikës së tragjedive të Klasicizmit francez dhe të tragjedive të lashta greke. Kjo tragjedi është e para e llojit, si e tillë ajo hapi rrugën për hartimin e tragjedive klasiciste prej autorëve të tjerë si Çajupi, Kristo Floqi, Et’hem Haxhiademi, etj. Me vëniet e shumta në skenë gjatë Rilindjes e pas saj prej grupeve amatore në kolonitë shqiptare të Rumanisë, SHBA-së dhe brenda vendit në Vlorë, Korçë e Tiranë, kjo vepër dramaturgjike luajti një rol të ndjeshëm edhe përsa i përket gjallërimit të lëvizjes teatrale, duke shënuar fillimet e historisë së teatrit shqiptar. Komedia politike atdhetare Mallkimi i gjuhës shqipe dhe tragjedia Vdekja e Pirros, të cilat autori i shkroi në vitet 1902-1903 e i botoi më 1905-1906, janë ndër veprat e para të llojit. Ato, bashkë me vepra të tjera të këtij lloji, shënuan fillimet e dramaturgjisë shqiptare si gjini letrare. Pavarësisht nga karakteri spontan i realizmit të komedisë Mallkimi i gjuhës shqipe dhe i novelave E puthura dhe Varr’ i pagëzimit të Gramenos, duhet pranuar se ato ishin një prurje e mirë në kahjen e realizmit. Ato ndihmuan procesin e lindjes së realizmit, proces që filloi të merrte rrugë me Baba Tomorrin (1902) e Andon Zako Çajupit, me vepra të Pader Gjergj Fishtës, Asdrenit, Faik Konicës, Dom Ndre Mjedës dhe të konsolidohet më tej në vitet 30-të të shek. XX me veprat e Migjenit, Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit, Nonda Bulkës, etj. Gramenua nuk është vetëm prozator e dramaturg, por edhe poet, poet i vrulleve atdhetare. Këngët Për mëmëdhenë, Lamtumirë, Uratë për liri, Ardhi dita, të cilat u bënë shumë popullore gjatë Rilindjes, ndikuan për krijimin e një mori këngësh e marshesh në vitet 1908-1912. Ato janë ndër krijimet më të mira të lirikës atdhetare që trashëgojmë nga Rilindja. Këto këngë u bënë popullore për thjeshtësinë me të cilën shprehnin idetë themelore të epokës. Teksti i tyre i pangarkuar me figura të vështira e të kërkuara dhe melodia e thjeshtë dhe e kapshme nga të gjithë, bënë që këto këngë atdhetare të përvetësoheshin shpejt e të përhapeshin si himne të luftëtarëve të lirisë. Meritë e poetit Grameno është edhe fakti se ai i muzikoi vetë këto këngë, mbi bazën e muzikës së këngëve revolucionare që ishin përhapur në atë kohë në mbarë Ballkanin. Këngët e tij atdhetare u kënduan jo vetëm gjatë viteve 1908-1912 nga luftëtarët e lirisë kundër zgjedhës turke dhe prej Bandës “Liria”, por edhe në vitet e Mbretërisë prej “Korit Lira” të Korcës, si dhe në vitet 1940-1944 prej popullit e luftëtarëve antifashistë kundër pushtimit italo-gjerman. Kënga “Për mëmëdhenë” dhe “Muaji i majit” këndohen edhe sot prej “Korit Lira” dhe këngëtarëve amatorëve të këngëve atdhetare e lirike. Poezia Për Mëmëdhenë e Gramenos bashkë me poezitë Moj Shypni e mjera Shqypni e Pashko Vasës, Gjuha Shqipe e Naim Frashërit, Shqipëtar! e Çajupit, Gjuha shype e Atë Gjergj Fishtës, Kënga e Bylbylit e Dom Ndre Mjedës, Shko dallandyshe / Eja dallendyshe të F. Shirokës, Hymni i Flamurit i Asdrenit, Flamuri i At Fan Nolit, Vlora, Vlora e Ali Asllanit, Poradeci i Lasgush Poradecit e të tjera


L Luftëtarë të lirisë hyjnë në çdo tekst antologjik për shkollat 8-vjeçare e të mesme të Shqipërisë e Kosovës, si poezi të goditura që ndihmuan, ndihmojnë e do të ndihmojnë drejtpërdrejt në formimin atdhetar të nxënësve. Gramenua u shqua edhe më tepër si publicist i talentuar. Ai botoi shkrime të shumta publicistike me nivel të lartë artistik si rrallëkush, për gati një çerek shekulli. Ai drejtoi vetë gazetat Lidhja orthodhokse (1909-1910) e Koha (1911-1926), të cilat me punën e talentin e tij kanë zënë një vend nderi në historinë e gazetarisë shqiptare të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë. Publicistika është, në fakt, fusha ku shkëlqeu talenti i tij krijues. Ai iu kushtua kësaj fushe me pasion e frymëzim të veçantë dhe arriti të botojë një mori shkrimesh prej mbi 3000 faqe të daktilografuara. Shumë prej këtyre faqeve kanë vlera të mëdha njohëse për jetën shqiptare të çerekut të parë të shekullit XX, periudhë që është e mbushur me ngjarje të një rëndësie të veçantë. Në këtë fushë të krijimtarisë ky publicist është ndër të parët dhe kryesorët propagandistë të rrymës atdhetare, sipas së cilës çlirimi i vendit nuk duhej pritur nga qeveritë e shteteve të huaja, si qeveria austro-hungareze, që propagandonte Faik Konica; ajo italiane, që propagandonin disa arbëreshë dhe ndonjë klerik katolikë; ose ajo turke, që propagandonte më 1908-1910 Mit’hat Frashëri. Çlirimi i vendit nga zgjedha turke, sipas Gramenos, do të sigurohej vetëm nga lufta e armatosur e popullit shqiptar. Në plan shoqëror ky gazetar ishte gjithnjë një mbrojtës i vendosur i interesave të shtresave të ulëta të shoqërisë dhe armik i bejlerëve çifligarë, i këtyre uzurpatorëve të pushtetit shtetëror pas fitores së pavarësisë. Krijimtaria publicistike e Gramenos shquhet për trajtimin e problemeve të mprehtë atdhetarë dhe socialë. Vend qendror në të zuri ajo që ishte kryesore në jetën shqiptare të kohës: lufta për liri kombëtare dhe progres shoqëror. Heronjtë që zenë kryet e vendit në këtë krijimtari janë luftëtarët e çetave kombëtare, atdhetarët demokratë, bijtë e shtresave të ulëta, të cilët ia kishin kushtuar jetën luftës për liri e demokraci. Po ashtu, shpesh herë në qendër të krijimtarisë publicistike të Gramenos u vendosën dhe përfaqësuesit e aristokracisë shqiptare. Një pjesë e vogël e kësaj aristokracie u lidh sinqerisht me lëvizjen kombëtare për liri. Këta veprimtarë be j Gramenoja diti t’i vlerësonte me shkrime të ndryshme politike dhe letrare. Përmendim këtu shkrimet e tij plot frymëzim për Ismail Qemalin, Isa beg Boletinin, Orhan bej Pojanin, Alo bej Dishnicën, etj. Por pjesa më e madhe e kësaj aristokracie, duke parë interesat e veta të ngushta, mori një qëndrim jo atdhetar ndaj lëvizjes kombëtare dhe u përpoq të përfitonte poste e nëpunësi të pamerituara. Të tillë elementë u pasqyruan gjithmonë në plan sarkastik prej penës së këtij gazetari. Shkrimet që vunë në qendër personalitete historike si Esad Pashë Toptani, Turhan Pasha, Myfit bej Libohova, etj, i përshkon patosi satirik, përmes të cilit Gramenua

demaskonte thelbin reaksionar të këtyre forcave shoqërore, mentalitetin e tyre antipopullor. Duke qenë se Gramenua iu kushtua gazetarisë në një kohë kur demokratizmi i tij vinte duke u pjekur, sidomos pas jetës në çetën e Çerçizit, kur ai e njohu më nga afër karakterin e popullit shqiptar dhe nevojat e aspiratat e tij, në publicistikën e tij interpretimi i ngjarjeve nga këndvështrimi i shtresave të ulëta erdhi duke u forcuar vazhdimisht. Kështu, në vitet 1909-1912 ai krahas thirrjes opinga është shtylla e kombit shkroi edhe portretet letraropublicistike, ku vuri në qendër luftëtarët kombëtarë të dalë nga radhët e bujqve dhe barinjve të varfër, për të treguar se në cilat shtresa duhej të mbështetej lëvizja e armatosur për liri. Kurse në vitet që pasuan pas shpalljes së pavarësisë, Gramenua eci dhe më tej në forcimin e ideve të tij demokratike. Në vitet 1915-1918 ai shkroi një varg pamfletesh e fejtonesh, në qendër të të cilave vuri ish-ministrat bejlerë të Qeverisë së Vlorës (1912-1913) e sidomos të asaj të Durrësit (1914), shkrime ku ai demaskoi karakterin reaksionar të bejlerëve çifligarë si klasë. Ai tregoi se kësaj klase i kishte kaluar koha, i ishin shterur energjitë e brendshme dhe se ishte kthyer në një pengesë serioze për progresin shoqëror. Edhe pse teorikisht nuk kishte njohuri mbi ecurinë dhe zhvillimin e shoqërisë njerëzore, Gramenoja, në sajë të njohjes së drejtpërdrejtë të jetës, zgjeroi e forcoi më tej botëkuptimin e vet demokratik dhe arriti në mendimin se eleminimi i mbeturinave të theksuara të feudalizmit në Shqipëri ishte një nevojë, një domosdoshmëri për të ecur përpara. Zotërimi i të tilla mendimeve bëri që, në fillim të viteve ‘20 të shek. XX, ky gazetar të orientohej drejt e të zinte vend menjëherë në radhën e veprimtarëve politikë e shoqërorë që nxitën atë lëvizje demokratike, e cila çoi në triumfin e Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit 1924. Me shkrimet më të mira gazetareske të botuara që nga viti 1915 deri më 1924, për një dekadë të tërë, mund të themi se Gramenua qëndroi në radhën e publicistëve më të shquar të gazetarisë shqiptare. Ai shkroi e botoi qindra shkrime publicistike me nivel të spikatur artistik dhe me përmbajtje të thellë ideore. Më 1919 dhe 1921 ai ngriti ndër të parët nevojën e një reforme agrare në Shqipëri. Gjatë muajve që qëndroi në pushtet Qeveria e F. Nolit, Gramenoja në faqet e gazetës Koha kërkoi me këmbëngulje zbatimin e reformave të shpallura, në mënyrë që demokracia e shpallur të mos kthehej në demagogji. Por, për arsye që tashmë njihen, kjo qeveri u përmbys në fund të dhjetorit 1924. Kriza botëkuptimore që kaluan Mihal Gramenua, Asdreni, Hil Mosi, Milo Duçi, Risto Siliqi e shkrimtarë e publicistë të tjerë pas dhjetorit 1924, shpjegohet me karakterin spontan të demokratizmit të tyre dhe situatën mbytëse që krijoi Ahmet Zogu.

M. Grameno me Ç. Topullin në një foto tjetër


Pavarësisht nga disa dobësi ideore dhe artistike që vihen re në një pjesë të publicistikës së Gramenos, theksojmë se me pjesën më të mirë të krijimtarisë publicistike ai u shfaq në gazetarinë shqiptare si një publicist novator e i fuqishëm, me një larmi të madhe tematike e mbi të gjitha me një prodhimtari shumë të pasur me nivel të lakmueshem artistik. Ai ka meritën se lëvroi ndër të parët dhe me sukses portretin, skicën, fejtonin, pamfletin dhe letërsinë memuaristike. Për më se 20 vjet, deri në dhjetor 1924, ai qëndroi në rreshtat e parë të publicistëve tanë si një penë origjinale dhe veprimtar i shquar i lëvizjes sonë kombëtare e demokratike. Njeri me karakter të pastër, me kulturë mbimesatare për kohën, me vullnet të madh krijues, me formim atdhetar e demokratik, njohës i rumanishtes, greqishtes dhe italishtes, Gramenoja është rasti i shkrimtarit e gazetarit shqiptar autodidakt që u rrit përmes vullnetit dhe ambicjeve të veta, përmes përpjekjeve të veta të pandalshme. Ai shkruante për shtresat popullore, me një gjuhë gjithnjë të kuptueshme dhe u ndoq prej shumë shkrimtarësh e gazetarësh të kohës dhe më vonë. Gramenua, duke qenë një gazetar që vinte nga radhët e shkrimtarëve, i dha rëndësi në shkrimet e tij publicistike letrare përgjithësimit artistik, i cili u bë një tipar tjetër dallues i individualitetit të tij publicistik. Përgjithësimi artistik është një dukuri që ka ardhur në ngritje nga dhjetëvjetshi i parë tek i dyti në krijimtarinë publicistike të këtij gazetari. Përpjekja për të dhënë në mënyrë të përgjithësuar tipat e jetës bashkëkohore shqiptare e shpuri Gramenon në një dukuri të re. Ai, krahas shkrimeve të mirëfillta publicistike letrare si portreti, fejtoni, pamfleti, filloi të hartonte dhe shkrime ku hoqi dorë nga përdorimi i emrave konkretë të njerëzve dhe të vendeve ku ndodhnin ngjarjet, të cilët i zëvendësoi me emra përgjithësues të sajuar prej fantazisë së tij. Në këto lloj shkrimesh ai hoqi dorë edhe nga ngjarjet konkrete historike, të cilat i zëvendësoi me ngjarje të krijuara nga fantazia e vet. Kështu ai kaloi tek skica letrare. Që në vitin 1908 ai hartoi skicën Gazetari shqiptar, ku skaliti më mirë se kushdo tjetër figurën e gazetarit shqiptar të Rilindjes e të pas Rilindjes, të cilët punonin me ndërgjegje të kthjellët për zgjimin e popullit, pa marrë parasysh vuajtjet e sakrificat e tyre kudo ku jetonin e punonin, në Shqipëri, ose në kolonitë shqiptare. Në vitet 1915-1918 Gramenoja i kushtoi edhe më shumë vëmendje hartimit të skicave letrare satirike si HonxhoBonxhot,Mëmëdheu i vjetër, Kafe oxhakët etj, përmes të cilave përgjithësoi tipin e qeveritarëve anadollakë që i morën frymën qeverisë së I. Qemalit dhe sidomos asaj të princ V. Vidit. Kurse me skicat e viteve 1921-1923 si Shëmëndëferi (Hekurudha), Duvaxhinjtë, I gjori Ibrik, Xinxifkë pasha, Xhongo-rokët etj, ai e pasuroi procesin e kritikës ndaj qevweritarëve të padenjë me krijimin e tipit të deputetëve dhe nëpunësve indiferentë e pseudopatriotë, të cilët prapa fjalëve dhe veshjeve të bukura fshihnin boshllëkun e tyre shpirtëror e mendor dhe mungesën e atdhetarizmit. Me të tilla skica humoristike e sarkastike, si dhe me fejtonet e pamfletet e shumta, duke e treguar botën shqiptare pa maskë, publicisti Grameno i hapi rrugën publicistëve dhe shkrimtarëve si Gjergj Bubani (1899-1954) dhe Nonda Bulka(1906-1972), të cilët në vitet 1921-1924 ishin në moshën e formimit të tyre dhe pak më vonë do ta shpinin në një stad të ri skicën humoristike (Gj. Bubani në vargje) dhe tregimin e shkurtër humoristik N. Bulka. Vepra letrare e ajo publicistike e Gramenos është një nga urat e fuqishme që lidhin letërsinë dhe publicistikën shqiptare të Rilindjes me atë të periudhës së Pavarësisë. Kjo vepër është pjesë e shëndoshë e asaj prurjeje letrare që ndihmoi në procesin e kapërcimit të letërsisë shqiptare nga letërsia romantike në letërsinë realiste. Për të theksuar është dhe fakti se bota shqiptare e kohës është pasqyruar në krijimtarinë letrare e publicistike të Gramenos në shumë aspekte të saj. Secila klasë mbart me vete psikologjinë dhe tiparet e saj dalluese gjithmonë shqiptare, gjë që ka çuar në thellimin e karakterit kombëtar shqiptar të kësaj krijimtarie. Ai afirmoi ato klasa e shtresa shoqërore që ndihmonin përparimin shoqëror dhe mohoi ato klasa e shtresa të cilat e pengonin këtë përparim. Mihal Gramenua është shembulli i shkrimtarit atdhetar të përkushtuar, i cili për hir të atdheut rëmbeu herë penën dhe herë pushkën, sipas nevojave të kohës, të cilat ai kishte aftësinë t’i

ndjente më shpejt e më mirë se shumë të tjerë. Në vitet 1902-1907, kur atdheu kërkonte ende vepra letrare më shumë se veprimtari atdhetare, ai ushtroi talentin e vet në dramaturgji, prozë dhe poezi, duke pasuruar letërsinë tonë me aspekte të reja si komedia, tragjedia, novela, kënga atdhetare dhe ajo lirike, etj. Kurse në vitet 1907-1912 dhe më vonë, kur atdheu kërkonte më shumë veprimtari politike dhe luftarake se letërsi, ai doli komit maleve dhe u angazhua në gazetari dhe punë politike e shoqërore. Në këto vite ai e pasuroi letërsinë shqiptare me shumë fejtone, portrete, pamflete, skica, si dhe me një vepër memuaristike. Bashkë me Asdrenin ai ndoqi mësimin e urtë: një njësi talent dhe nëntë njësi punë. Duke punuar vijimisht me vullnet e përkushtim, ai dha ndihmesën e vet me sukses në lëvrimin e disa llojeve letrare dhe për këtë ndihmesë mund të quhet, ashtu si Asdreni, shkrimtar i rëndësishëm i letërsisë shqiptare të Rilindjes. Ai mund të quhet shkrimtar i rëndësishëm i Rilindjes sonë edhe pse asnjëra prej veprave të tij nuk mund të krahasohet për nga vlerat ideo-artistike me veprat madhore të Rilindjes sonë si Këngët e Milosaos të Jeronim De Radës, Histori’ e Skënderbeut e Naim Frashërit, Lahuta e Malsis e Atë Gjergj Fishtës, Baba Tomori i Andon Zako Çajupit, Kënkat e luftës e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro), Kënka e sprasme e Balës e Gavril Darës (Gabrielle Dara), Juvenilja e Dom Ndre Mjedës, e ndonjë tjetër. Mirëpo ndryshe nga këta krijues që shkëlqyen kryesisht me vepra letrare, Gramenua ka një avantazh që nuk e kanë ata, ai krijoi një publicistikë letrare dhe një jetë luftarake, që ua kaloi të gjithë shkrimtarëve të Rilindjes e atyre të viteve që erdhën më pas deri më 1924. Dhe kjo krijimtari publicistike letrare me portrete, skica, fejtone e pamflete duke qenë pjesë përbërëse e krijimtarisë së tij letrare e ngre atë pikërisht në grupin e shkrimtarëve të rëndësishëm të letërsisë sonë të Rilindjes.

Duke i parë veprat dhe bëmat e këtij shkrimtari, publicisti dhe veprimtari në mënyrë të shkoqitur, nuk mund t’i kuptojmë rëndësinë dhe vlerat e tij tërësore. Rëndësinë dhe vlerat e veprës tërësore të tij mund t’i kuptojmë po të mendojmë për një moment sikur ato t’i mungonin letërsisë dhe jetës shqiptare të çerekut të parë të shek. XX. Po të kishin munguar veprat e shumllojshme letrare e publicistike dhe jeta plot aktivitet e Mihal Gramenos, letërsia jonë dhe historia jonë kombëtare do të ndjeheshin më të varfra. Letërsia do të ndjehej më e varfër, sepse do t’i mungonte tragjedia e parë historike Vdekja e Pirros, që u vu në skenë disa herë, do t'i mungonte një nga komeditë e para Mallkim’ i gjuhës shqipe, novelat e para Oxhaku, Varr’ i pagëzimit dhe E puthura, himnet kryengritëse Për mëmëdhenë, Uratë për liri, Lamtumitë,


kënga dashurore Muaji i majit, do t’i mungonin skicat realiste me të cilat u bë autopsia e përbërjes shoqërore të qeverive të para shqiptare. Gazetaria shqiptare do të ndjehej më e varfër, sepse do t’i mungonte sasia e madhe e artikujve, fejtoneve, pamfleteve dhe portreteve të pashoqe, me të cilat u vlerësuan drejt ngjarjet dhe klasat në vitet 1908-1924. Letësisë memuaristike shqiptare do t’i mungonte vepra Kryengritja shqiptare, pra pasqyrimi i bëmave të çetës së Çerçiz Topullit, ku Mihali ishte jo vetëm luftëtar, por dhe shkronjës i saj. Historia jonë kombëtare dhe ajo demokratike do të ndjeheshin më të varfra, sepse do t’i mungonin luftëtari i maleve, propagandisti popullor, veprimtari ilegal i lëvizjes së armatosur dhe agjitatori demokrat. Shoqërisë shqiptare do t’i mungonte shembulli i njeriut të ndershëm dhe të ekuilibruar, i cili kritikoi me fakte dhe nuk fyu e nuk shau askënd pa argumente, njeriu që i priti me gjakftohtësi kritikat dhe u përgjigj me logjikë të ftohtë. Për një shkrimtar, gazetar, luftëtar, veprimtar politik e shoqëror të përkushtuar si ai, ka pasur dhe ka shumë nevojë shoqëria shqiptare. Njeriu i urtë, i pabujë, shpesh herë mund të lihet mënjanë dhe mund të mos vlerësohet si e meriton për një kohë të gjatë e ndoshta dhe deri në vdekje, por jo përgjithmonë. Një vlerësim shkencor të saktë për vlerat e veprimtarit, shkrimtarit e publicistit Mihal Grameno deri sot e ka penguar mungesa e një botimi shkencor sa më të plotë të krijimterisë më të mirë të tij. Unë, pasi punova disa vjet në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë së Akademisë së Shkencave për ta njohur e vlerësuar veprën tërësore të tij dhe në plan krahasimtar me pararendësit dhe bashkëkohësit, arrita në përfundimin se ky shkrimtar duhet vendosur në një vend më të mirë në klasifikimin që u është bërë deri sot autorëve shqiptarë të Rilindjes, ose më saktë autorëve shqiptarë të çerekut të parë të shek. XX. Në këtë klasifikim studiuesit shqiptarë kanë veçuar prej kohe tre poetë si poetë të mëdhenj: Jeronim De Radën, Naim Frashërin dhe Atë Gjergj Fishtën (Qosja, Rexhep. Prej letërsisë romantike deri te letërsia moderne, Prishtinë 2006, f. 202, 233). Tani së fundi studiuesi Jorgo Bulo e rivlerësoi dhe Andon Z. Çajupin si një nga poetët e mëdhenj të Rilindjes sonë, për faktin se ai kreu kalimin nga patosi afirmativ romantik, tipik për kulturën e Rilindjes, në patosin satirik, se solli në kulturën shqiptare mendësinë kritike duke hapur udhën e realizmit. (Çajupi, A. Z. Vepra, Toena, Tiranë 2008, përgatitur nga Akademik Jorgo Bulo, vëll.. I, Hyrje). Idenë se Çajupi, mbas botimit të veprës Baba Tomorri, duke u bërë shkrimtar shumë popullor, u bë i dyti mbas Naimit, e ka shprehur dhe studiuesi kanadez Robert Elsi (Elsie, Robert, Histori e letërsisë shqiptare, DUKAGJINI, Tiranë-Pejë, 1997, f. 259). Shkrimtarët e tjerë të Rilindjes dhe të dhjetëvjetshit të parë pas saj mund të përmenden pa i renditur njëri pas tjetrit si konkuruesit e një gare, por duke i grupuar sipas individualitetit dhe ndihmesës së tyre letrare artistike në dy grupe, në shkrimtarë të rëndësishëm dhe në shkrimtarë më pak të rëndësishëm. E në këtë ndarje Mihal Gramenua mund të konsiderohet shkrimtar i rëndësishëm, për faktin se me veprat dramatike i hapi rrugë komedisë e tragjedisë, me veprat novelistike i hapi rrugën prozës së gjatë, me poezitë atdhetare e dashurore i hapi rrugë këngës atdhetare dhe lirike, me skicat letrare konsolidoi realizmin si metodë letrare të qëndrueshme, kurse si publicist me shumë artikuj, portrete, fejtone dhe pamflete, ai është një gazetar i niveleve të lakmueshme, që mund të renditet menjëherë mbas Faik Konicës dhe Fan Nolit. Të tilla vlera nuk i kanë shkrimtarë si Zef Jubani, Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Vincens Prenushi, etj të cilët bëjnë pjesë midis shkrimtarëve më pak të tëndësishëm të Rilindjes e fill pas saj. Në qoftë se veprat e shkrimtarëve shqiptarë të Rilindjes e fill pas saj do t’i konsiderojmë si një polifoni, Gramenoja është një zë harmonik që nuk stonon në harmoninë e përgjithshme; po t’i krahasonim me një mozik shumëngjyrësh, do të thoshim se ngjyrat e Gramenos kanë ndritur në kohën e vet dhe nuk janë zbehur as sot. Studimet e derisotme për jetën dhe veprën e shkrimtarit, gazetarit dhe veprimtarit Mihal Grameno nuk kanë mundur të japin në mënyrë përfundimtare e shteruese dhe gjithpërfshirëse vlerat e

shumanshme të tij. Një vlerësim të tillë nuk pretendoj se e kam arritur as unë me studimin Mihal Grameno jeta e vepra 1871-1931, DDS Durrës 2012, 500 f., edhe pse u përpoqa dhe besoj se arrita të argumentoj një vendosje të re të vlerave të tij letrare e publicistike midis krijuesve shqiptarë të viteve 1900-1925. Jeta dhe vepra e këtij personaliteti të letërsisë, të gazetarisë dhe historisë shqiptare është studiuar, po studiohet e do të studjohet, sepse ajo është e mbushur me vlera letrare artistike dhe mesazhe të vlefshme që i vlejnë çdo epoke historike, për dinjitetin e individëve dhe të mbarë popullit shqiptar. Vepra e tërësore e Gramenos bën pjesë në shpirtin e shqiptarizmit, në vlerat më të mira dhe më rëndësishme të letërsisë dhe të kulturës sonë kombëtare. Për këto arësye them se qyteti i lindjes, Korça, ia ka borxh një monument të plotë e jo vetëm një bust të thjeshtë si e ka sot Heroit të Popullit Mihal Grameno, ashtu si ia ka borxh edhe Gjirokastra Andon Zako Çajupit. (Shënim: Po e shkëput këtë përmbledhje prej studimit tim monografik Mihal Grameno jeta dhe vepra 1871-1931 që botova më 2012, dhe po e botoj më vete mbasi kam vënë re se në qytetin e Korçës është gjallëruar propaganda grekomane e cila shpif kundër këtij luftëtari të kulluar të lirisë dhe shkrimtari e publiciti të talentuar atdhetar. Lufta e qarqeve shoviniste greke kundër atdhetarëve shqiptarë është e vjetër, që kur ata helmuan e vranë njëri pas tjetrit Naum Veqilhaxhin, Pandeli Sotirin, Papa Kristo e Papa Vasil Negovanin, Petro Nini Luarasin, etj. Lufta e këtyre qarqeve filloi dhe kundër Mihalit që kur ai ishte nxënës në vitin e fundit të gjysëmgjimnazit grek, sepse organizoi një protestë në provimin përfundimtar kundër mohimit të gjuhës shqipe në atë shkollë. Por Mihali nuk u tremb nga mallkimi dhe nuk u tërhoq nga lufta kunër propagandës shoviniste greke, ai shkroi e botoi shumë artikuj kundër kësaj propagande, shkroi e botoi dhe komedinë Mallkimi i gjuhës shqipe, ku demaskoi klerin grek dhe atë shqiptar grekoman; shkroi e botoi tragjedinë Vdekja e Piros, ku ngriti lart bëmat e mbretit iliro-shqiptar Piro të Epirit, të cilin propaganda shoviniste greke e ka quajtur dhe e quan mbret grek, dhe Epirin shtet grek. Por kush nuk e di se disa autorë të vjetër grekë kanë shkruar se Epiri ishte i banuar prej ilirëve barbarë dhe Pirua ishte mbret barbar ashtu si Lisimaku i Maqedonisë. Në vitin 1909 Mihali e ngriti në nivel të ri luftën kundër propagandës shoviniste grekomadhe duke krijuar me shokët e tij atdhetarë Shoqërinë “Lidhja Orthodhokse” dhe botoi për një vit gazetën e kësaj shoqërie me po këtë emër, ku mbrojti shqiptarësinë e ortodoksisë së popullit të Korçës Mirëpo këtë luftë kundër Mihal Gramenos, që e humbën gjatë Rilindjes e më pas, qarqet shoviniste greke e paskan rifilluar sërisht pas vitit 1992. Populli shqiptar doli i raskapitur dhe i varfër nga diktatura komuniste dhe mori rrugët e mërgimit pas ndërrimit të regjimit. Populli grek ua hapi portat, i punësoi dhe i ndihmoi emigrantët shqiptarë që shkuan në Greqi. Po ashtu shumë pasanikë grekë, të nxitur prej Hirësisë së Tij Anastas Janullatos, dhanë ndihma financiare të shumta për ndërtimin dhe riparimin e kishave orthodokse në Shqipëri. Mirëpo qarqet shoviniste greke rifilluan të shkojnë kundër interesave të miqësisë midis dy popujve tanë. Këto qarqe kanë punuar kundër miqësisë midis dy popujve tanë që para krijimit dhe menjëherë mbas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. E kush nuk i kujton pushtimin e Shqipërisë së Jugut nga andartët grekë dhe masakrat e andartëve grekë gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore më 1914 dhe 1916 kur dogjën mijëra shtëpi në zonën e Korçës. Kolonjës, Përmetit, e Gjirokastrës, apo masakrat kundët popullit shqiptar të Çamërisë në vitet 1944-1945?! Janë njerëz të këtyre qarqeve që vijojnë si dikur të shpifin kundër atdhetarëve shqiptarë dhe pikërsisht kundër më të mirëve si Mihal Gramenua, sepse ata duan të deheroizojnë këtë figurë popullore, luftëtar trim dhe shkrimtar e gazetar të talentuar që ka qenë dhe është etalon i luftëtarit kundër pushtuesit turk dhe propagandës shoviniste grekomadhe. Këto qarqe guxojnë të shpifin kundër Mihal Gramenos se ai ishte një pianik i keq, po si mund të krijonte një pianik i keq gjithë atë korpus veprash me vlera artistike e ideore?!


studim për ta lexuar sa më shumë shqiptarë dhe sidomos nxënësit e gjimnazeve, studentët dhe pedagogët e universiteteve.)

Astrit Lulushi Mihal Grameno e Çerçiz Topulli me luftëtarë të tjerë Guxojnë të shpifin se Zoti e dënoi Mihalin kur shtiu kundër dhespotit grek, Fotit, dhe ia paralizoi gishtin e madh të dorës së djathtë. Këtë shpifje e dëgjova nga dy korçarë dhe para disa javësh, si e kisha dëgjuar edhe prej një ish-pedagogu të Universitetit Fan Noli më 2012 në Korçë, pasi u promovua studimi im në atë universitet. Këta zotërinj nuk deshën ta pranonin të vërtetën kur u thashë se Mihali kishte dalë komit një vit më vonë pas vrasjes së dhespot Fotit nga Çerçiz Topulli më 1906 kur ky ishte komit me çetën e Bajo Topullit. Kurse Mihali para se të delte komit në prill 1907 shkroi e botoi një artikull te gazeta “Kombi” e Sotir Pecit se çeta e re nuk do të merrej me vrasje dhespotësh, por do të propagandonte çështjen kombëtare për të përgatiur popullin për luftën çlirimtare. Grekomanët e sotëm ndoshta paguhen me pensione se gjoja janë minoritarë grekë prandaj punojnë që ta shtrembërojnë historinë tonë kombëtare. Ata shpifin sepse duan që të harrohet e vërteta se dhespot Fotin e vrau Çerçizi për të marrë gjakun ndaj masakrës që kryen andartët grekë në Negova më 1905 ku masakruan dy vëllezërit priftër: Papa Kristo dhe Papa Vasil Negovanin. Kjo luftë kundër Gramenos është pjesë përbërëse e luftës që kanë bërë e bëjnë qarqet shovoniste greke për ta harruar e për ta mbuluar me harresë të vërtetën e madhe se bijtë e popullit shqiptar të Çamërisë me Marko Boçarin në krye dhe arbërorët ishin luftëtarët më të lavdishëm të luftës për lirinë e Greqisë nga zgjedha turke. Duke shpresuar se do të ndikoj në ndaljen e kësaj propagande, që prish miqësinë e popullit shqiptar me atë grek, e ribotoj këtu këtë përmbledhje të studimit tim sepse s'kam mundësi financiare ta ribotoj gjithë studimin. Kurse Ministria e Arsimit dhe ajo e Kulturës nuk planifikojnë ta ribotojnë dhe shpërndajnë këtë

Fjalë Gjuha mësohet dhe mëson. Prej saj njeriu mund të kuptojë se nga ka ardhur ose kush kanë qenë të parët e tij. Kuptimet e gjuhës janë edhe të fshehura, pasi ajo vazhdimisht ka ndryshuar e ndryshon. Një fjalë e huazuar bëhet vendase dhe një vendase jepet hua, e gjithë kjo varet sa superiore është kultura në marrëdhëniet me kulturat e tjera. Ka edhe fjalë të cilat janë ngurtësuar, këto nuk e humbasin kuptimin dhe shpesh jetojnë përgjithëmonë. Është vërejtur se termi grek "koilos" - zbrazët vjen nga lashtēsia. Sipas mitologjisë, Atlasi mbajti mbi supe qiellin: një arsye për këtë nocion është se në malin Atlas ka qenë një tempull i quajtur Coelus -një shpellë prej nga mund të vështrohej Coeli ose Qielli. Vendi është identifikuar me Malet e Atlasit në Afrikën veriperëndimore, vargmale që kalojnë nëpër Marok, Algjeri dhe Tunizi, duke ndarë Atlantikun dhe Mesdheun. Atlantis do të thotë Ishulli i Atlasit. Sipas një legjende, Atlasi ishte Ati, ose Mbreti i parë i Mauretanisë. Atlasi, emër me prejardhje para-greke, kishte aftësi në filozofi, matematikë dhe astronomi. Në antikitet, atij iu besua shpikja e sferës qiellore. Në disa tekste thuhet se Atlasi ishte krijuesi i vetë astronomisë. Etimologjia e emrit Atlas është e pasigurt. Virgili u muarr me përkthimin dhe etimologjinë e emrave grekë duke i pajisur me mbiemra: për Atlas, mbiemri i tij është durus, "i duruar". Ndërsa Strabo thotë se vendasit e Afrikës së Veriut këto male varg i quanin Dourus - të lidhur “dorazi“.

Etimologjia Pellazgjishte – shqip: Atlas = At i lashtë, pra si malet më të vjetra.


Historia e panjohur e kapedanit

Zylyftar Poda: Nga oborri i Pashait të Janinës, te rebelimi kundër Portës së Lartë dhe busti në Muzeun e Luvrit që e vizitoi Enveri në shtatorin e ’46-ës

Prill 4, 2020

ZYLYFTAR PODA Dashnor Kaloçi Kjo eshte historia e panjohur e Zylyftar Podës, patriotit të famshëm me origjinë nga fshati Podë i Kolonjës, ish-krahu i djathtë i Ali Pashë Tepelenës, i cili në dy dekadat e para të shekullit të XIX-të, u bë një nga udhëheqësit popullorë më të shquar në luftrat për shkëputjen nga Turqia. E gjithë veprimtaria e kapedanit të Podës, nga lidhjet e tij me ambasadorin francez, Pukvill, të atashuar pranë pashait plak të Janinës, te miqësia e ngushtë me Mehmet Aliun e Egjiptit, që e ndihmonte në rebelimin ndaj Portës së Lartë të Stambollit, shkrimet e gazetave ruse për konfliket dhe luftrat e tij me Portën e Lartë, këngët folklorike popullore që i janë kushtuar atij, si është trajtuar figura e roli i tij nga historianët shqiptarë,

vëndi që ai zë në Historinë e Shqipëqrisë, e deri tek busti i tij që ndodhet në Muzeun e Luvrit në Paris, të cilin në shtatorin e vitit 1946-të, e vizitoi edhe Enver Hoxha me delegacionin që kryesonte në Konferencën e Paqes në Paris, etj. Po t’i hedhim një sy historisë së popullit shqiptar të periudhës së para Rilindjes sonë Kombëtare, duke i’u referuar edhe mjaft dokumenteve të ndryshme arkivore të vendit dhe të huaja, do të vëmë re, se, pas Ali Pashë Tepelenës, Vezirit plak të Janinës që u ekzekutua nga Porta e Lartë, për shkak se donte të shkëputej nga Turqia, një nga figurat kryesore të udhëheqësve shqiptarë të asaj periudhe, e deri në vitin 1835-së, do të shohim që spikat ajo e Zylyftar Podës. Kapedanit të famshëm kolonjar, që për disa vjet me rradhë u vu në krye të qëndresës antiosmane në Shqipërinë e Jugut, duke tronditur seriozisht Portën e Lartë të Stambollit dhe vetë Sulltanin, i cili u detyrua që ta ftonte dhe ta priste atë me nderime të mëdha në Stamboll. Lidhur me këtë figurë legjendare mjaft popullore, përveç këngëve folklorike të trashëguara dhe të ruajtura në disa breza, shtypit periodik, librave dhe teksteve të ndryshme të historisë së popullit shqiptar, të botuara nën kujdesin e Institutit të Historisë dhe Akademisë së Shkencave në Tiranë, flasin edhe mjaft dokumente arkivore që gjenden jo vetëm në arkivat shqiptare, por edhe në ato të vëndeve të ndryshme evropiane, si Turqi, Rusi, etj. Madje jo vetëm kaq, por fama dhe emri i Zylyftar Podës, është aq e madhe, sa që në Muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, ruhet një bust i tij. Duke qenë kështu dhe shqiptari i vetëm që iu është kushtuar një vepër arti në muzetë e ndryshme jashtë vendit tonë. Kush ishte Zylyftar (Iljaz) bej Poda? Zylyftar Poda, apo siç ka qenë emri i vërtetë i tij, Iljaz, (Zylyftar, i ka mbetur nga fjala turke, Silihqidar, që do të thotë: Mbajtës i armëve të Sulltanit), u lind diku rreth vitit 1768-të, në fshatin Podë të Kolonjës, i cili ndodhet edhe sot në të dalë të qytetit të Ersekës, afër urës së Shalësit, në të djathtë të rrugës që të shpie në Leskovik. Fshati Podë ka nje emër të madh në historinë e Shqipërisë, për shkak të luftrave të vazhdueshme dhe qëndresës antiosmane që kanë bërë banorët e asaj treve në Jug të Shqipërisë, në fundin e shekullit të XVII-të dhe fillimin e shekullit të XVIII-të. Këtë gjë, veç të tjerash e vërtetojnë më së miri edhe mjaft këngë popullore folklorike, të cilat që nga koha e sundimit osman kanë ardhur deri në ditët tona. Në njerën prej tyre, ne mes të tjerash thuhet: “O kalat’ e Melesinit, o fortesa të dëgjuara Ju, o gërxhe, o moçale, o shkëmbinj kaq të tmerruar Ti moj Podë, Poda plakë, moj fole e trimërisë Fshat i lartë’ e i bekuar, q’i dhe famë Shqipërisë”. “Popullsia e fshatit Podë ka qenë dhe është e përzier me banorë të besimit mysliman dhe ortodoks, të cilët që prej shekujsh kanë shkuar në një harmoni shumë të mirë ndërmjet tyre. Familja Poda, të cilët ishin bejlerë dhe mjaft të pasur, kanë qenë të njohur jo vetëm si shtëpi e parë e atij fshati, por edhe një nga familjet më të


dëgjuara të trevës së Kolonjës, Korçës dhe gjithë Jugut të Shqipërisë. Ajo shtëpi e madhe ka pasur shumë miqësira dhe krushqira me disa familje të tjera të njohura bejlerësh, si në Starje, Qafëzez, Frashër, Vrëpckë, Glinë, Konicë etj. Përpara Zylyftarit, nga ajo shtëpi ka qenë tepër i njohur edhe Abaz Poda, i cili ka pasur funksione të larta në Perandorinë Osmane, duke shërbyer pranë valillëqeve në Selanik, Grebene, etj. Si shpërblim për të gjitha shërbimet që Abazi i bëri perandorisë osmane, Porta e Lartë e Stambollit e shpërbleu atë duke i dhënë shumë prona në Trikallë, Meçave etj. Pas Abazit, nga trungu i familjesa Poda, ka qenë i njohur, babai i Zylyftarit, Muharremi, i cili ishte kapedan me autoritet të lartë në atë trevë dhe njeri mjaft i respektuar i kuvendeve. Sipas mjaft dëshmive dhe burimeve gojore, Muharremi, fillimisht u martua me Validenë nga Qafëzezi, me të cilën lindi Zylyftarin, por ajo vdiq gjatë lindjes së fëmijës së parë dhe Zylyftari u rrit jetim. Nga një burim tjetër, thuhet se Muharremi pati dhe një vajzë (motra e Zylyftarit), e cila mund te kete lindur përpara vëllait dhe të kete qenë fëmija e parë. Zylyftari, apo Iljazi siç është emri i tij i vërtetë, mësimet e para dhe ato të shkollës së mesme i mori në Janinë dhe Manastir. Që në moshë të vogël ai u ul në kuvendet e burrave ku ftohej i jati i tij, Muharremi, gjë e cila ndikoi në formimin e tij të mëvonshëm. Zylyftari u martua me Veziren dhe lindën katër fëmijë: Sulejmani, Hasani, Qamili dhe një vajzë. Zylyftari, krahu i djathtë i Ali Pashë Tepelenës Zylyftar Poda fillimisht u bë i njohur duke shërbyer si këshilltar dhe kujdestar pranë djalit të Ali Pashë Tepelenës, Veliut, në oborrin e pashait plak të Janinës. Lidhur me këtë, në studimin e tij me titull “Kryengritjet Popullore në fillim të Rilindjes sonë,(1830-1877),(Botim i Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës), të botuar në vitin 1962, historiani i njohur, Ligor K. Mile, midis të tjerash ka shkruar: “Zylyftar Poda kishte qenë një bashkëluftëtar i dëgjuar i Aliut, duke lojtar një rol të rëndësishëm pranë oborrit të tij, ose duke qenë dora e djathtë e tij. Si feudal çifligar i madh, pronat e të cilit tanimë, pas vrasjes së Aliut kërcënoheshin të

Portës së Lartë dhe më 1823-in u dënua me vdekje nga vetë Sulltani. Por ai mundi t’u shpëtonte kaushi-bashëve të dërguar për ta vrarë, braktisi fushën e luftës greke, u kthye në vëndin e vet dhe u betua të urrente deri në vdekje sulltanin. Pasi mblodhi rreth vetes forca “hajdute”, ai shpresonte ta dobësonte sundimin turk të Shqipërisë së Jugut, duke dalë si prijës ushtarak i parë i vendit”. Nisur nga besnikëria që kishte Zylyftari ndaj Ali Pashë Tepelenës, si dhe formimi e përgatitja e tij si udhëheqës popullor, pashai plak i Janinës e dërgonte atë për të shtypur lëvizje dhe kryengritje të ndryshme që shpërthenin herë pas here në krahina të veçanta të vilajetit ku sundonte Aliu, si në Malet e Pindit, Gramozit, Karabashit, Grebene etj. Në atë kohë, Zylyftari kishte lidhje të ngushta edhe me Qazim Konicën (një nga parardhësit e trungut familjar prej nga rrjedh edhe Faik Konica), i cili jetonte në Turqi me titullin e lartë Pasha, si dhe me ambasadorin e Francës pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës në Janinë, Pukvill. Ndërsa një nga miqtë më të ngushtë të Zylyftarit, thuhet se ishte kryetari i Mexhilisit (Dhoma e lartë e deputetëve), pranë Ali Pashë Tepelenës, Mydin Zharkanji, i cili ishte me origjinë nga një fshat i Kolonjës, (në kufi me Frashërin), prej nga ai trashëgonte dhe mbiemrin e tij. Në ditët e fundit të jetës së pashait plak të Janinës, Zylyftari dhe Mydini nuk iu ndodhën dot pranë. Për këtë është dhe kënga popullore, ku midis të tjerash thuhet: “Ç’u bëtë more Zharkallinj, moj soj çobanësh që dolët të pabesë”. Zylyftar Poda së bashku me Musa bej Qafzezin, morën pjesë në revolucionin grek të vitit 1821, dhe për këtë gjë në një nga këngët e shumta popullore kushtuar atij, midis të tjerash thuhet: “Në qafë të Livadhjasë bie shi e bie borë Musa beu mban pallën në dorë Karafili i vëllai, ndanë taborrë nëntë ditë e nëntë net po bëhet xhephanet Imdat (ndihmë për bukë) presim dhe Hyseni nga Bozhigradi imdat nuk sjellë Hysen bej, Hysen Devolli plastë lopa që të polli”. Arkivat ruse për Zylyftar Podën Rebelimi dhe luftrat e Zylyftar Podës kundër Portës së Lartë të Stambollit, patën jehonë të madhe jo vetëm në Ballkan, por edhe në në disa shtete të tjera të Europës, si Rusia etj. Lidhur me këtë, dëshmon edhe studiuesi e historiani i njohur, Ligor K. Mile, i cili në librin e sipërcituar, (“Kryengritjet Popullore në fillim të Rilindjes sonë, 1830-1877”), midis të tjerash ka shkruar: “Sipas disa burimeve arkivale ruse, Zylyftar Poda ishte udhëheqësi kryesor i opozitës antiturke në Shqipërinë e Jugut, ashtu siç ishte dhe Mustafa pashë Bushati në Veri dhe Verilindje të vendit. Në këto rrethana, Porta e Lartë shpërtheu një valë të pandërprerë terrori dhe


Bust i Zylyftar Podës reprezaljesh kundër feudalëve opozitarë të Shqipërisë së Jugut. Ajo shpresonte se do të zhdukte mundësinë për një luftë t’organizuar të krerëve të Shqipërisë së Jugut, ose për daljen e një Aliu të ri. Por ngjarjet nuk po i premtonin asgjë ngushëlluese. Zylyftar Poda i kishte shpallur luftë të hapur Omer Pashë Vrionit dhe përkrahësve të tjerë të Sulltanit në Shqipëri të Jugut. Stambolli, duke parë se politika represive kundër feudalëve opozitarë dhe kapedanëve të fshatarësisë nuk po arrinte përfundimet e dëshiruara, u përpoq të pajtohej me shumë prej tyre, duke u premtuar grada dhe perspektiva të bukura në lidhje me luftën kundër kryengritjes greke. Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonëshme, dhe sidomos qëndrimi armiqësor i Mustafa Pashë Bushatit ndaj Portës së Lartë, bëri që të dështojnë përpjekjet e qeverisë turke për të dërguar kundër lëvizjes nacional-çlirimtare greke këtë ushtri të madhe turke. Sipas njoftimeve të tjera, shkuan më kot edhe përpjekjet e Reshid Pashës për t’u pajtuar me krerët opozitarë shqiptarë dhe për t’i vërsulur pastaj kundër grekërve. Bile shumë prej tyre, vjeshtën e vitit 1828-të, kaluan në veprime të hapta t’armatosura së bashku me burrat e tyre, si p.sh. Zylyftar Poda, Veli beu, Asllan beu etj. Kundër serasqerit Mehmet Reshit Pashës u krijua në fakt një front i përbashkët. Sipas disa të dhënave, “të gjithë krerët shqiptarë të jugut i përcuallën Portës një letërankesë për Reshid pashën, me lutje që atë ta zëvëndësonte Omer Vrioni, i cili, duke qenëe shqiptar, njeh me mirë zakonet e tyre. Zylyftar Poda e nësnshkroi gjithashtu këtë letër”. Lidhjet e Zylyftarit me Mehmet Aliun e Egjyptit Sipas studimit të bërë nga historiani i njohur Ligor K. Mile, i cili është botuar në vitin 1962, kapedani i famshëm kolonjar, Zylyftar Poda, në luftrat e tij kundër Portës së Lartë, kishte një ndihmë të madhe edhe nga Mehmet Aliu

i Egjyptit. Lidhur me këtë fakt, në mes të tjerash në studimin e tij, Mile, shkruan: “Lëvizja e armatosur në Shqipërinë e Jugut po zhvillohej në vitet 1829-’30-të, nën parrullën e luftës kundër përforcimit të pushtetit turk dhe për të drejtat “autonome”, nën ndikimin edhe të kryengritjes kombëtare greke. Megjithë atë, autoritetet turke nuk mundën dot ta vendosnin qetësinë e plotë në këtë vënd. Një tjetër aleat i pashait të Shkodrës, Zylyftar Poda, filloi të veprojë gjithashtu. Sipas një pohimi, Zylyftar Poda ishte në lidhje të drejt-përdrejtë jo vetëm me Mustafa Pashë Bushatin, por edhe me Mehmet Aliun e Egjyptit, i cili i premtonte ndihmë për luftën e tij kundër Portës së Lartë. Duke shfrytëzuar pakënaqësinë e përgjithshme të popullit ndaj pushtetit turk, Zylyftar Poda kishte mundur që më 1830-ën të ngrinte në luftë forca të dukshme fshatare. Sipas disa të dhënave, forcat kryengritëse të Zylyftar Podës, arrinin deri në 12 mijë vetë. Rradhët e kryengritësve shtoheshin edhe prej ushtarësh shqiptarë që vidheshin (dezertonin) nga ushtria turke. Kur po zhvilloheshin luftime vendimtare midis trupave turke dhe ushtrisë së Mustafa pashës në Maqedoni, thirrjes luftarake të Zylyftar Podës, iu përgjigjën edhe shumë fshatarë të Shqipërisë së Jugut, si: Kolonjës, Leskovikut, Dangëllisë, Shqerisë, Tepelenës, Përmetit dhe Korçës. Me këtë rast, “Moskovskie vjedomosti”, njoftonte : “Në Shqipërinë e Jugut u ndez përsëri një kryengritje nën udhëheqjen e Zylyftar Podës ; kjo kryengritje, vazhdonte gazeta, nuk është e parëndësishme dhe shtrihet që nga Janina deri në Korçë, jo larg Manastirit ; nga të gjitha anët të pakënaqurit shpejtojnë në qytetin e Korçës që të vihen nën flamujt e Zylyftar Podës. Gazeta përfundonte se: “ky i fundit ka fortifikuar vëndqëndrimin e tij afër Korçës, ku ka vendosur të mbrohet deri në fund…” Megjithatë, disfatat e Mustafa Pashës në Maqedoni, e detyruan Zylyftar Podën të kalonte në taktikë mbrojtëse. Kundër tij, me urdhër të Vezirit të madh, u drejtuan trupa turke nën komandën e qeveritarit të Thesalisë, Mahmud Pashës”. Kapedani i Podës u rebelua ndaj Sulltanit, kur ai donte ta vriste ! Me rënien e pashallëqeve të mëdha shqiptare, zanafilla e së cilës i përket dekadave të para të shekullit të XIX-të, filloi dhe periudha e Rilindjes Kombëtare, që përfundoi me shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë në 28 nëntorin e vitit 1912. Në këtë periudhë kohe u luftua për pavarsinë e Shqipërisë dhe autonominë, shkollat dhe kulturën kombëtare. Historiani britanik, J. Sëire, në veprën e tij “Ngritja e një Mbretërie”, midis të tjerash bën të ditur se në Shqipëri doli një brez patriotësh (Rilindasit), të cilët duke patur kundër të gjitha shtetet e Europës, e nxorrën Shqipërinë nga Mesjeta dhe e futën në kohët moderne, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë me asnjë shtetet tjetër evropian. Ata patriotë që luftuan me penë dhe shpatë për mëmëdhenë, e krijuan shtetin shqiptar, në prozë, poezi, tekste mësimore etj. Ndër ta dallohet :


Zylyftar Poda e Ḉelo Picari luftuan kundër Perandorisë Osmane

Naim Frashëri, De Rada dhe Padër Gjergj Fishta, të cilët mund të quhen pa asnjë dyshim si identiteti kombëtar i shqiptarëve, (siç quhet Shekspiri për Anglinë). Po të shtyhemi tutje në kohë, kur Shqipëria ishte ende nën Perandorinë Otomane, do të shohim se me ardhjen në fuqi të Sulltan Mahmutit të Dytë, filluan reformat në të gjithë perandorinë që kryesohej prej tij. Në këto reforma synohesh centralizimi i plotë i pushtetit (përqëndrimi), sepse pashallëqet, pak a shumë ishin forma vetëqeverisje, ku në të gjitha instancat administrative, sundonte dhe udhëhiqte elementi vëndas. Kjo gjë, funksiononte që nga koha e Ali Pashë Tepelenës dhe populli ishte i prirur që të vazhdonte me atë formë qeverisje. Pikërisht, për të shkatërruar këtë gjë, pra formën e vetëqeverisjes, Porta e Lartë e Stambollit i shkatërroi pashallëqet e mëdha, fillimisht duke shtypur lëvizjet e ndryshme që kundërshtonin fillimin e reformave, dhe më pas filloi zbatimin e tyre me atë që tashmë njihet në histori, si: periudha e Tanzimatit. Në ato reforma që synonte të ndërrmerrte Porta e Lartë në të gjitha skajet e perandorisë së saj, përfshiheshin : Shërbimi ushtarak pa pagesë, i cili arrinte nga 4 deri në 5 vjet, dhe ai rezervë (nizamë), deri në 7 vjet. Krijimi i një ushtrie të rregullt me oficerë të përgatitur si të modeleve më të përparuara evropiane, etj. Por për të arritur këto, nevojiteshin kazerma, bazë materiale, veshmbathje, ushqime, armatime, si dhe para për të paguar të gjithë ushtrinë. Për të siguruar këto para, Porta e Lartë vendosi taksa të reja. Si rezultat i këtyre taksave, ku përfshihej edhe marrja ushtar e një burri për shtëpi, filluan pakënaqësitë e para, pasi nuk kishte kush të punonte në familjet shqiptare. Në këtë kohë që Porta e Lartë nisi këto reforma, Fuqitë e Mëdha Evropiane vendosën të ndihmonin në krijimin e dy shteteve : Greqi e Serbi.

Si kundërpërgjigjie ndaj kësaj, Sulltani u përgjigj duke mobilizuar nga një burrë për shtëpi, tek shqiptarët dhe boshnjakët myslymanë, duke i ftuar ata të mbronin fenë. Pra, në një kohë që shqiptarëve, iu mohoeshin shkollat shqipe, identiteti kombëtar, autonomia, pavarësia etj, dy shteteve të tjera: Greqi e Serbi, iu lejohej kjo gjë. Si rezultat, qoftë feudalëve shqiptarë, qoftë popullit, nuk i pëlqente centralizimi i pushtetit, dhe për këtë shkak filloi menjëherë reagimi i tyre kundër Mehmet Reshit Pashës, i cili në atë kohë ishte Guvernator i Jugut të Shqipërisë, për tre sanxhaqet: Janinë, Berat, Vlorë. Në këtë kohë, Mehmet Reshit Pasha, thirri në Janinë, Zylyftar Podën dhe të gjithë krerët e tjerë të Shqipërisë së Jugut, si: Shahin bej Delvina, Ismail Pashë Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit), etj. Qëllimi i tij ishte që t’i detyronte ata të pranonin reformat që kishte ndërrmarrë Porta e Lartë, dhe në këmbim, do t’u falte atyre ato që kishin bërë më parë. Zylyftar Poda kishte qenë komandant në ushtrinë e Ali Pash Tepelenës dhe kishte luftuar kundra Turqisë për krijimin e një shteti të pavarur shqiptar, ku përfshihej Shqipëria e Jugut dhe Sesalia, e protektorat mbi Greqinë qendrore dhe jugore. Po kështu, Zylyftari kishte luftuar së bashku me suljotët dhe kleftët grekë (kryengritësit) kundër turqve, në rrethimin e Ali Pashës. Pra, të gjitha këto, Mehmet Reshit Pasha, ua falte, dhe i ftoi krerët e Shqipërisë së Jugut, që të shkonin në Janinë për të biseduar. Madje duke i ofruar atyre edhe shumë ofiqe e detyra të tjera, si dhe pagesën e rrogave të padhëna nga Turqia. Por këta nuk e pranuan ofertën e Guvernatorit të Shqipërisë së Jugut, dhe nuk shkuan në Janinë. Në këtë kohë (6 deri 8 nëntor 1828), krerët e Shqipërisë së Jugut, vendosën të mblidheshin në Berat, ku u mbajt një kuvend i madh i cili në historinë e Shqipërisë njihet si : Kuvendi i Beratit. Në atë kuvend, si udhëheqës të kryengritësve, u zgjodhën : Ismail Pashë Vlora, Zylyftar Poda dhe Shahin Delvina. Në atë mbledhje u vendos dhe u vunë këto kushte për Portën e Lartë :

Të emërohej në Vlorë si sanxhakbej, Ismail pashë Vlora, në Delvinë, Shahin bej Delvina dhe në Derbedend, Zylyftar aga Poda


U kërkua që shqiptarët të shkonin ushtarë në rradhët e ushtrisë osmane, por kundrejt shpërblimit me para. Në atë kohë, krerët e Shqipërisë së Jugut, ishin marrë vesh me grekët, që secili të ruante trojet e veta. Shqiptarëve iu interesonte asokohe pavarsia e Greqisë, sepse ata donin të shfrytëzonin momentin për t’i fituar ato të drejta, pasi në të kundërt, Turqia, pasi të shtypte Greqinë, do t’i kthehej Shqipërisë. Kjo gjë në vetvete ishte një lëvizje e mençur e krerëve të Shqipërisë së Jugut, pasi më pas Turqia do të forcohej dhe shqiptarët nuk i kundërviheshin dot më. Për këtë vlen të përmëndet letra e presidentit të Greqisë, Jan Capodistrias, dërguar në atë kohë (mars 1828), Car Nikollës të Rusisë, në të cilën ai kërkonte krijimin në Ballkan të këtyre shteteve : Greqi, Mbretërinë e Dakisë, Mbretërinë e Maqedonisë e Serbisë (ku përfshihej, Serbia, Bullgaria, Bosnja, Veriu i Shqipërisë dhe Kosova, si dhe Mbretërinë e Epirit ku përfshihej pjesa tjetër e Shqipërisë, edhe kjo mbretëri), etj. Këto tre mbretëri do të ishin thelbësisht greke dhe si kryeqytet do të ishte Konstandinopoja (Stambolli). Para kësaj situate, shqiptarët vendosën të organizoheshin për të mbrojtur trojet e tyre dhe të përfitonin sa më shumë nga Turqia pa u bërë vegël e tyre. Më 9 janar 1830, Mehmet Reshit Pasha, thirri në Janinë, Ismail Pashë Vlorëm (i cili në atë kohë ishte bërë me ferman të Sulltanit, Pasha me dy tuje), dhe e vrau atë. Në Janinë ishte thirrur edhe Zylyftar Poda, por ai duke e nuhatur qëllimin e Mehmet Reshit Pashës, refuzoi të shkonte dhe shpëtoi nga kurthi i ngritur. Pas kësaj, Mehmet Reshit Pasha, thirri në qytetin e Manastirit, të gjithë krerët e Shqipërisë së Jugut, duke u komunikuar atyre pjesëmarrjen në një paradë ushtarake, ku ai gjoja do t’u komunikonte emërimet e reja, dhënien e parave e prapambetura, etj. Të gjithë ata që shkuan atje, Mehmet Reshit Pasha i masakroi duke i vrarë barbarisht, me përjashtim të Zylyftar Podës, i cili përsëri nuk shkoi në Manastir. Lidhur me këtë, në studimin e tij me titull: “Disa ngjarje të viteve 1830-1845, historiani i njohur, Prof. Dr. Qemal Haxhihasani, midis të tjerash ka shkruar: “Duke ndjekur shembullin e Sulltan Mahmudit që vrau Jeniçerët në Ajtmejdan më 1826-ën, Mehmed Reshid Pasha organizoi një masakër të shëmtuar që njihet në histori me emrin Masakra e Manastirit. Ai thirir në këtë qytet, krerët e toskërisë, kinse për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke dhe për t’i nderuar me tituj e nishane për shërbimet që i kishin sjellë Sulltanit. Këtu, më 30 korrik 1830, në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu tradhtisht më se 50 vetë nga të ftuarit. Kokat e tyre u shpunë në Stamboll si fitore e madhe e armëve turke. Mjerisht për këtë ngjarje të shënuar nuk kanë mbetur veçse disa fragmente popullore”. Nisur nga kjo ngjarje makabre, e cila është përshkruar edhe nga historianë të tjerë si: Prof. Dr. Petrika Thengjilli, Stavri Naçi, etj, sipas

disa burimeve historike, Zylyftar Poda, nisi menjëherë luftën kundër Portës së Lartë dhe për këtë ai kërkoi edhe ndihmën e Bushatllinjëve të Shkodrës. Kjo gjë i përket vitit 1821 dhe këtu filloi rebelimi i Zylyftar Podës kundër Turqisë, rebelim i cili që nga ajo kohë e deri në vitin 1831, shkoi me paqe dhe luftë, paqe e luftë. Rrëfimi i ish-zv / ministrit: “Bashke me Enver Hoxhën e pamë bustin e Zylyftar Podës në Muzeun e Luvrit” Zylyftar Poda, është shqiptari i vetëm që ka një bust në Muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, bust i cili është vizituar edhe nga Enver Hoxha dhe pjestarët e tjerë të delegacionit shqiptar që morën pjesë në Konferencën e Paqes të mbajtur në Paris në fillimin e muajit shtator të vitit 1946. Kjo gjë bëhet e ditur nga ish-zëvëndësministri i Punëve të Brendëshme në vitet 1945-’48-të, Myftar Tare, i cili në një intervistë ekskluzive që na ka dhënë vite më parë, midis të tjerash kujtonte: “Në fillim të shtatorit të vitit 1946, unë u ngarkova që të shoqëroja Enver Hoxhën gjatë udhëtimit që ai do të bënte në Paris, ku ishte i ftuar të merrte pjesë në seancat e mbledhjes së Konferencës së Paqes. Në axhendën e asaj vizite në Paris, Enver Hoxha dhe grupi që e shoqëronte (Hysni Kapo, Manol Konomi, Kareman Ylli, etj), ishte planifikuar edhe një vizitë në Muzeun e famshëm të Luvrit. Ashtu siç ishte planifikuar, ne vajtëm për të vizituar Muzeun e Luvrit, ku qëndruam plot 9 orë në pavionet e tij. Gjatë asaj vizite, në një nga stendat e atij muzeu, ne pamë një bust të vogël të Zylyftar Podës, bust i cili nuk ishte më shumë se 30 cm. I pari ate e pa Kareman Ylli, i cili menjëherë na ftoi në të tjerëve që u mblodhëm të gjithë aty. Teksa po shikonim bustin e Zylyftar Podës, Enveri tha: ‘Interesant, këtu nuk paska shqiptar të tjerë, qenka vetëm Zylyftar Poda’. Enveri natyrisht që dinte diçka për figurën e Zylyftar Podës dhe ajo gjë nuk i erdhi krejt papritur. Pasi qëndruam për disa minuta duke parë bustin, shikuam rreth e rreth stendave se mos kishte ndonjë gjë tjetër që kishte lidhje me të ose më Shqipërinë, por nuk kishte asgjë. Pas kësaj ne u larguam duke parë stendat e tjera të muzeut dhe për figurën e bustin e Zylyftar Podës, nuk u fol më ndërmjet nesh”. Siç shihet edhe nga dëshmia e Myftar Tares, Enver Hoxha duket se ka pasur dijeni dhe ka ditur shumë për figurën dhe aktivitetin patriotik të Zylyftar Podës, pasi rreth 40 vjet më vonë, kur ai botoi librin me kujtime “Vitet e vegjëlisë”, i kushton faqe të tëra figurës së kapedanit të famshëm të Podës. Madje sipas kujtimeve të tij, kur ishte në Liceun e Korçës, Enveri kishte luajtur rolin e Zylyftarit në një nga dramat që organizonte shkolla e tyre në atë kohë./Memorie.al


Nga Fritz RADOVANI Pyetja I

VIRUSI PYET: A E DINI KET?

NDUE PALI Ju pyet ju qeveritarve të Shqipnisë e të Kosovës, a e dini ket? •1945… Plot 75 vjet ma parë, Ndue Pali para pushkatimit në Zallin e Kirit, i lidhun përdore me Caf Metin, ka deklarue simbas proces verbalit të mbajtun nga terroristi Aranit Çela: “Proçes- verbal. I mbajtun mbi vullnetin e mbramë të të dënuarve me vdekje, Ndue Mirash Pali dhe Caf Meti nga Shkodra. Sot më 15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para drekë, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: Ndue Pali: Nuk më vjen keq, që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste : Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike ! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve ! Të fala familjes. Prokuror (Aranit Çela) d.v.”

Shenim FR : Fjala e fundit botohet pa asnjë ndryshim nga origjinali. Qeveritarë ! Tash 75 vjetë vetem vritni e zhdukni atdhetarë ! Turp per ju! FOTOKOPJE E ORIGJINALIT:

Tregim nga Valentin Pervizi kushtue Ndue Pal Mirashit, denue me vdekje, qendresa në burg e pushkatimi. Valentini ndejti në burgun e Shkodrës nga dhjetori 1944 deri në dhjetor 1946 ; dy vjet, dhe i ndoqi gjithë ngjarjet e burgut, në shënimet e kujtimëve të tij, që unë kam botue në librin Qdiseja e Pafajsisë. Tregimi kushtue Ndue Palit, e ribotojmë me rastin e këtij dokumenti të dërguem nga Fritz Radovani.

Heroizёm nё burg Një prej atyne të dënuemve me vdekje ishte Ndue Pal Mirashi, që Valentini e kishte njohun në kohën e qëndrimit të tij te Lek Vuksani, kur partizanët komunistë sulmuen Dukagjinin. Çdo herë që kalonte pranë dritarës i shikonte ato që i priste një fat i tmerrshëm të mbështetun pas murëve ndërsa Pali rrinte në mes në kambë, që e përshëndeste tue buzëqesh, e pastaj vazhdonte të kryente disa ushtrime trupore. ShoNkët përreth e vështronin me çudi e me trishtim Ç’i hynin në punë ato ushtrime përderisa së shpejti miset e trupit tij do të përfundonin atje nën zallin e Kirit ? Një ditë prej ditësh, Ndue Pali i ishte afrue dritarës e tue e përshendet i kishte thanë : « Mos na harroni ». Të afërmve të atyne u ishte dhanë leje që t’i takonin. Kur bahëshin këto takime, rojet i mbyllnin të gjithë dyert e qëlive të tjera me shul. Erdhën edhe prindët e Ndue Palit. Ai u paraqit para tyne me një far mburrje, i buzëqeshun, sikur asgja s’do të ndodhte. Të vetët, tue


e pa ashtu, nuk mundëshin me hap gojë nga emocioni dhe nga të vaji që i zinte. Porta e derës së Valentinit nuk ishte fort larg, dhe ai mund të shikonte nga frëngjia e derës dhe të dëgjonte gjjithçka flitej. Ajo skenë e takimit i kishte mbet në kujtesë sa që nuk mund ta harronte kurrë. Ndou ishte mundue me i qetësue të vetët me fjalë të mira por edhe të forta e gjithë zjarr. U thoshte: -Tashma jam i gatshëm me e kalue pragun për në botën tjetër. Zoti do të më pranojë, sepse, kishte shtue, kam qenë gjithmonë një besimtar i mirë. E tue u folë ma me hov : -Mos u dishproni, do të ringjallëm në një jetë ma të mirë, shumë ma të mirë se kjo e jueja në ket tokë plot vuetje. Prandaj të dashun, mirupafshim në atë botë ! Të tilla fjalë shumë të pakët janë njerëzit që mund t’i shqiptonin në një të tillë gjendje. T’afërmit të mbytun nga dënesa e lotët nuk mund të thonin asnjë fjalë. Të burgosmit që kishin dëgjue dhe kishin ndjekë atë skenë të jashtëzakontë nuk i përmbanin dot lotët që u rridhnin vetvetiu prej syve të skuqun. Ndërkaq Valentini kishte pikas një spiun që njihej prej të gjithve, i cili edhe ai nuk mund t’i ndalte lotët. Çudi e çudive ! Me thanë të vërtetën, duhet theksue se përballë vdekjës janë të pakët ata që do të dinin të sillëshin aq stoikisht e heroikisht si Ndue Pal Mirashi. Pas këtij takimi dramatik, ishte afrue një njeri tjetër te hekurat. Valentini nuk shqitej as një çast nga frënxhia e derës. Kështu mundi të shihte atë që po takohej me të vetët. Ishte një i ri rreth 20 vjeç, i pashëm e shtat-hedhun. Vetëm tue e pa, Valentinit i ziente shpirti për fundin e tij të shpejtë. Pyeti njënin që kishte aty afër për atë djalë. Ai i tregoi se atë e queni Caf Meti, kishte qenë polic dhe për fatin e tij të keq, kishte marrë pjesë në arrestimin e një komunisti. Eprori që i kishte urdhnue ishte denue pesë vjet kurse vartësi i tij duhej ta paguente me jetën! Atë ish komisar të policisë që ishte aty në burg, nuk i fliste kush sepse mbahej si spiun. Qelia e të dënuemve me vdekje rrinte gjithmonë e mbushun plot. Mbasi denohëshin nga gjyqi special famëkeq ata duhët të prisnin do kohë para ekzekutimit, sepse familjet e tyne banin lutje për falje presidentit të presidiumit, parlamentit dhe instancave të tjera. Prandaj herë pas herë merrnin nga pesë a gjashtë prej tyne dhe i pushkatonin atje te Zalli i Kirit. Një mengjes herët, kur akoma ishte errët, ndodhi nji ngjarje dramatike. Fillimisht u dëgjue zhurma e hekurt e bravave e shulave. Do të merrnin disa të tjerë. Të burgosunit prisnin se kush e kishte radhën. Policët pasi i mbyllën të gjitha dyert u ndalën para qelisë së vdekjës ku njeni prej tyne lëxoi vetëm dy emna: Ndue Pal Mirashi e Caf Meti. Të tjerëve të grupit të tyne u kishte ardh falja. Ata të dy u ngritën nga shtresat, u veshën

dhe pritën në kambë aty midis qelisë. Ndue Pali dhe Caf Meti u kthyen nga shokët e tyne, që ishin çue dhe rrinin duerkryq e kokë ulun të pushtuem nga emocioni që po ua merrnin shokët aty para syve, ndërsa ata do të lirohëshin. Ndue Pali tue e kuptue gjendjën e tyne shpirtnore u foli : -Mbahuni burra. Ju patët fatin me u kthye ne familjet tuja, kjo asht kryesorja. Vërtet se na po ju lajmë lamtumirën nga kjo botë për me shkue në botën tjetër, veç mos na harroni, prandaj ju përshëndesim tue ju urue që të mos pësoni fundin tonë. Në fund të fundit të gjithë jemi bijt e vdekjës. Sa tha këto fjalë kishte hapë kambët e kryqëzue krahët duke ndejtë në pritje. -Ç’beni ? - kishte thirr një nga policët që ishte oficer, i cili u tha që të dilnin nga qelia. Ndue Pali u përgjigj që le të vinin ata me i marrë. Oficeri me një polic kishin ba disa hapa drejt tyne. Të dy herojt ishin hedh mbi ta me egërsi të madhe me dy thika të nxierra nga lugët e tyne, tue i fërkue në betonin e birucës. Nisi zanja mes tyne. Nga britmat vrapuen aty policët e tjerë me shkopij. Të dy të burgosunit që ishin truplidhun e shumë të fortë, po u banin ballë shtatë policëve dhe i kishin plagosë dy a tre me thikat. Por njeni nga policët thirri : -T‘i shtyjmë këto viganë drejt derës nga fundi, dhe kështu vepruen. Në këtë mënyrë e nxorën Cafin në oborrin e vogël, ku ishte roja e armatosun e cila i drejtoi automatikun dhe Cafi mbeti huq, tue sha me za të naltë e mallkue ato kriminelë. Kurse brenda policët arritën ta mposhtin Palin, që kishte humbë ndjenjat nga goditjet e shkopijve. Pastaj iu sulën Cafit tue e godit edhe atë me shkopijt deri sa i ra të fikët, dhe e tërhoqën zvar. Ashtu të katandisun e pandjenja i hodhën në një karrocë si t’ishin thasë me lecka dhe nuk kaloi shumë dhe u dëgjue krisma e armëve vrasëse. I pushkatuen diku aty afër. Të nesërmën e kësaj ngjarje, kishte ardh Kryetari i Degës së Shkodrës, i cili si një kafshë e tërbueme u ishte ç’jerrë policëve e rojëve, duke bertit sa mundej që të dëgjonin dhe të burgosunit : -Po ju more derdimena, pse nuk i keni vra të gjithë aty brenda në qeli ? Të gjithë duhet t’i kishi eliminue pa mëshirë ! Sipas tij edhe ata që i ishin falë. Cilës racë njerëzore u përkisnin këta xhelatë të pashpirt e të pa ndjenja shqiptare, që i torturonin e i vrisnin të burgosunit e shkretë të pafajshëm ? Emni i ati xhelati ishte Pjetër Bullati, i cili u pushkatue ma vonë si tradhëtar i partisë më 1949. Me akuzën se kishte qenë agjent e spiun i jugosllavëve. E vetmja akuzë e vërtetё


Takim virtual me Danten, poetin e madh të “Komedisë Hyjnore” Dante u ba poeti i preferuar i të përndjekurve politikë shqiptarë. Në kushtet e kampit të Tepelenës, unë kisha arritë të përktheja tri kangët e para nga një liber që me kishin dhanë dy oficerë italianë të mbyllur aty me ne. Ai ishte vërtet poeti që reflektonte në mënyrë alegorike ferrin real që përjetonim, jo vetëm ne të mbyllur në burgje e kampe pëqendrimi, por gjithë populli shqiptar. Kjo me shtyu që të krijoj këtë montazh figurativ, sikur Dante u duk në kampin e Tepelenës, ku ishin ekspozue vizatimet e mia. Kështu për t’i dhanë ngjyrë kësaj fantazie, i bashkangjita dhe vargjet e mëposhtme sipas stilit të poetit të madh. Kjo edhe si një zbavitje mendore, i brendashkruar në një realitet mizor, që pakkush e kupton nga gjenerata e re, që s’duen t’ia dine se çka ndodhur me paraardhësit e tyre, jo vetëm të krahut tone, që e pesuam. Por që edhe vetë persekutorët persekutuan njëri-tjetrin dhe u katandisë keq e për faqe të zezë edhe ata vetë. Në përgjithësi, shqiptarët me një grimë kulturë, e konsideronin Danten si poetin që i përshtatej ferrit tokësor të tyre, pothuejse si një poet kombëtar. S’kishte rast që të mos flitej për të e veprën e tij, edhe para përkthimit të Pashk Gjeçit, kur njerëzit u njohën me skenat skëterrore që ai përshkruente me mjeshtri të madhe, për t’u quejt vërtet poet hyjnor. Kryesorja për shqiptarët ishte pjesa kushtuar ferrit, ajo që linte mbresa te forta për tmerret e torturave ndaj mekatarëve e njerëzve të këqij të historisë njerëzore, përfshirë dhe ana mitologjike, bashkë me atë të historisë, ku nuk kurseheshin as mbretër e princa, as papët e Romës. Unë veprën e Dantes e kisha lexue që në rini kur vazhdoja shkollën në Romë, nga një botim që ishte ilustruar nga piktori i përmendur francez Gustav Doré, ku pjesa e Ferrit më kishte lënë mbresa. Disa pjesë kryesore i kisha mësuar përmendësh, më e forta ajo që ishte shkruar mbi derën e Ferrit. Një kryevepër poetike në vetvete. Kjo me shtyni që ta përfshij edhe Danten në historinë e kampit të Tepelenës, ku ai simbolikisht ishte I pranishëm me vargjet e tij të pavdekshme.

.

Dante Erdha më në fund ne ferrin toksor, Per të cilin kisha aq shum dëgjuar, Ku diktatura kish zbatuar terror Skenat tronditëse janë vizatuar, Që e tregojnë mire atë kamp mjerimi. Autori i tyre është për t’u nderuar, respekt meriton nga njerëzimi. Vërtet une shkrova per Ferrin e mallkuar, për mëkatarë e njerëz t‘humbur shqimit, por unë shoh këtu veç të dënuar vogëlushë krijesa të pafajsisë, nëna të shkreta e pleq të dërmuar. Mallkim për kët njeri të ligësisë, që ka sajuar këtë kamp mizor, i katranosur para historisë, si gjakatare monstër diktator. Atje në fund të ferrit përfunduar, i pllakosur të përcëllohet peror. N’se i ringjallur poema do kisha shkruar, Për këtë ferrin toksor të Shqipërisë, që n‘histori të mbesë i paharruar. Por atë që s’mund të bej me shkrim me kto vizatime ke arritë të fiksosh, piktor i merituar me të lart çmim! Emri yt do mbetet në histori, për veprën tende vizatimore,


që arrite te bësh n’atë ferr të zi, e të kujtohesh në botë perore, që s’arriti ta bëjë asnjë njeri, ne kampe të mjerueshëm ksodore. Emri yt zbukuruar me flori, shkruar në qiellin e historisë, mbetët i fiksuar n’përjetësi. Komedinë hyjnore unë kam qëndisë, dëshirë do kisha „Tragjedinë skëterrore “ të shkruaj me vullnet të Perëndisë.

Piktori Avni Delvina e përfytyroi kampin e Tepelenës me skena nga Ferri i Dantes, ku u përputhëm të dy me trajtimin e figures dhe veprës së Dantes

shikohej si nje vepër demaskuese e shoqërisë së Kështu krijova një fiksion timin me fantazi për një Dante që zbret nga qielli për t’u njohur me kampin e Tepelenës, ku ndeshet me vizatimet e mia. Tashti për të shtue diçka kuptimplote citojme atë që komanda e burgut të Burrelit kishte shkrue te hyrja me shkronja të zeza: Kush hyn në Burrel, ma gjallë nuk del! Që të kujtonin ato të Ferrit të Dantes: Këtu hyhet në qytetin e dëshpërimit Humbisni ç’do shpresë ju që këtu hyni! Këto fjalë me ngjyrë të zezë i pashë të shkruara sipër një dere (Hyrja në Ferr). Na thotë Dante që përkojnë me atë të hyrjes në Burgun –Ferr të Burrelit. Siç duket, dikush nga oficerët e komandës dinte mbi Danten nga e mori idenë e atij shkrimi, e që, me të vërtetë, e specifikonte atë burg si ferr dhe ferr ishte. Pra Dante ishte i përfshirë në jetën shqiptare nën diktaturë dhe është e çuditshme si u lejue botimi I Ferrit të Dantes. Sigurisht merita është e përkthyesit Pashk Gjeçit, ish-i burgosur po në Burrel, e një meritë indirekte i shkon botuesve dhe censures, ose mosvigjilencës së partisë. Por duke qenë se Dante studiohej në gjimnazet shqiptare, vepra e tij u kualifikua e pranueshme edhe politikisht. Sipas tyre, Dante ne Ferrin e tij, kishte vendosë edhe figura politike e fetare mes mekatarëve të mëdhej. Pra, vepra e Dantes

lartë sunduese të asaj kohe. Ana tjetër ishte se behej fjale per një vepër poetike fantaziste, ku shprehej arti dhe mjeshtria e persosur e Dantes, si një ndër poetët më të shquar të njerëzimit. Nga kjo anë e krijimtarisë poetike, ai është pa diskutim poeti i paarritshëm në përpunimin e vargut që tek ai arrin shkallën me të lartë të përsosmërisë. Eshtë një meritë e shqiptarve, para së gjithash e të përndjekurve politikë, që Dante ka qendrue i pranishëm mes tyne me veprën e tij, saqë edhe vetë italianët çuditën. E po s’ka asgjë për t’u çuditur. Italianët e vlerësojnë si poetin e tyre më të madh për mjeshtrinë e përsosur të tij, vetëm në kontekstin e krijimtarisë letrare ku ai është I paarritshëm. Ferri i Dantes shihet si një përfytyrim fetar, ku njerzit e këqij, mekatarë të të gjithë llojeve, gjejnë dënimin në torturat e tmerrshme të Ferrit. Asgja tjetër. Ndërsa shqiptarët ato tortura i lidhnin me torturat e tyre, në kuptimin se ato po i vuenin krejtësisht duke qenë të pafajshëm. Ndërsa të fajshmit: mekatarë, kriminelë e gjakatarë, që meritonin të ishin në Ferrin e Dantes, rronin në Parajsën e tyne artificiale, ku krimi ishte ngritur në nivelin e virtytit. Ndërsa pafajsia hynte ne kriterin e konceptit absurd të fajsisë, ku përveç të rriturve e pësonin fëmijët deri edhe ata të vegjlit në djep, si pjellë e armiqve të popullit e të shtetit, aq më keq të partisë e diktaturës së saj, me në kye një figurë që personifikohej në një idhull gjakatar. Këto ishin disa mendime që na ngjalli vizita e supozuar (virtuale) e Dantes në ferrin e kampit të Tepelenës, që lidhej edhe me albumin e vizatimeve te mia që e benë të njohur botërisht.


Bajame Hoxha-Çeliku Azem Shkrelit Dikur ke thanë: “Më mëso të vdes bukur Kosovë!” Dhe ti ia arrite poet I re kitarës ma bukur Dhe shkove në parajsën e përjetshme Me tinguj kitare Me këngë universale Me liri në zemër! Ah, Ti poet i poetëve Sot sa krenar që dukesh! Ashtu fisnikërisht qëndron dhe tani, Mes vargut plot jetë Mes poetëve Mes lirisë së Kosovës. Ti e di, gjithmonë je mes nesh Në çdo takim Të shohim Tek shtrëngon duart e shokëve Si dikur, Me poezi në duar Me buzëqeshje në buzë Me dashuri në zemër Me Kosovën në shpirt! Më mëso t’i bie bukur Ke thanë dikur... Dhe ti, i re ma bukur, Azem! Se shpirti yt dinte të këndonte Bjeshkëve të Sharit Lëndinave të Kosovës, Jetës plot larmi. Dhe tani Të them unë: Më mëso vetëm t'i bie kitarës Më mëso të vdes bukur si ti, Azem shkreli!

Azem Shkreli Ah, kudo prush Nga ai vështrim i prushtë Shpalosa shpirtin e magjepsur Në ditët e dashuruara. Tronditje, Dashuri, Pasion, Foli ndërgjegjja si e kapur në kurth. E mbytur nga lotët e gëzimit, Pashë magjinë e adhurimit. Gjithçka u kthye e prushtë Mori ngjyrë zjarri. Dhe deti, rrugët Dielli dhe yjet. Të gjitha u ndezën, U bënë flakë. Dhe s’gjeja asnjë shteg. Ah, prush, prush kudo prush! U ndez koha, Qielli u përflakë, Me fuqinë e epërme. Dhe zbritën Tek buzët e prushta. Me ngjyrat e ylberi Oh, i gjithë universi U dogj! Ah, U dogj...!


7 prilli 1939 sipas dëshmive origjinale të atyre që ishin të pranishëm në Durrës në atë ditë të zezë të sulmit të Italisë fashiste

Në fakt kemi tregue disa here për këto tri raste flagrante, që vijnë nga dëshmitarë që në ato tre ditë ishin të pranishëm në Durrës dhe përjetuen ngjarjet e atij mengjesi të kobshëm. I japim dëshmitë pa komente, thjesht ashtu siç kanë ndodhë, me persona të njohun, e në rastin konkret edhe prej meje shkruesit të këtij artikulli sqarues, që ato njerëz i kam njohur, dhe prej gojës së tyre i kam marre vesh të gjitha sa realisht ndodhën pa asnjë shtesë. Dëshmia e parë vjen nga rreshter Gjin Pal Gjini, nga Skuraj i Kurbinit, efektiv i repartit të artilerisë ne kodrën e Durrësit, me komandant kapiten Rjollin. Gjini ishte nip i patriotit Gjin Pjetër Pervizi, pra kushëri i imi. Tregimi i pare

Gjin Pal Gjini: -Nata e 6 prilli kishte kalue e qetë. Si gjithë të tjerat. Ne nuk kishim marrë asnjë urdhën as udhëzim gatishmërie ndaj ndonjë rreziku. As kishte ardhë gjatë javës ndonjë kontroll nga komanda e xhandarmërisë se Durrësit, sepse qyteti s’kishte garnizon ushtrie. Tue zbardhë dita, veç kur ushtari roje jep alarm. Dalim me vrap vesh e pa vesh. Ç‘me pa! Detit para portit ishte mbush me anije luftarake italiane. Mbetëm shtang e të tmerruem. Kapiteni thirri, te topat! Ne u lëshuem mbi to. Mern nishan, mbi anijet. Flotën e kishim si në shplakë të dorës, e me mend thoshim, do të bajmë kërdi

Gjin Pal Gjini mbi të. I ndamë shpejt e shpejt anijet, që mos te gjuenim kuturum. Zjarr! - thirri kapiteni me za të lartë. Veç kur topat shkrepën, çak çak çak. Ç‘asht kjo? Verifikim. Topat s’kanë gjylpana, siç i quen populli. S’kishim rezerva. Tradhëti! Tradhëti! briti kapiteni. Ndërkohë u ba ditë, e ne e shiifshiim si po vinin ato barkonet plot me ushtarë drejt portit. U dëgjuen disa krisma të largëta mitrolozi, pastaj heshtje. Ndërkaq vine disa avionë. Na hyni frika mos bombardonin. Kur ç’mde pa, ata po hidhnin me grubuj me fletushka, ku disa ranë dhe te ne. Ishin thirrje propagandistike se Itaqlia viny te të na shpetonte nga satrapi Zog. Kapiteni urdhnoi rreshtimn e repartit. Djema, tradhëti e madhe. Ju e patë vetë. Merrni armët e teshat tueja, të kalojmë kënetës, para se të na rrethojnë breshkamanët. Kështu ne që ishin kryesisht kurbinas, mirditorë e kruetanë, kaluem kënetën e dolëm në Fushë-Krujë ku u ndamë për në shtëpitë tona. Kjo asht historia e sulmit të italisë fashiste, siç e mbaj mend unë, e përfundonte Gjini tregimin sa herë e diftonte. Me Gjinin, kaluem ma vonë dy vjet në kampin e Tepelenës, ku ai kishte qejf të na e perseriste ngjarjen. I shkreti djalë, nga tortuarat e pësueme ne qelitë, dhe puna e randë, mungesa e ushqimit, u sëmue randë e vdiq në atë dimën 1952. Pa varr e pa lanë trashëgim se s’kishte pasë fëmi nga martesa e tij. Ky pra asht tregimi autentik i një ushtari shqiptar që përjetoi sulmin e Italisë fashiste, ku nga ana tjetër nxjerr krye tradhëtia e


madhe e brendshme, që kishte arritë të heqë edhe gjylpanat e topave. Dëshmi ma të saktë s’ke ku e gjen. Tregimi i dyte

Llesh Gjok Lala e Gjergj Nikollë Ndreu nga Malibardhë i Kurbinit Këtyne u çon fjalë Bazi i Canës të enjtën me 5 prill, që të vinin të nesërmen në Durrës me pushkët e tyne se mos na sulmon Italia. Ata kishin miqësi të madhe me majorin. Kështu dy miqtë, të shtunën paradite me 6 priil arrijnë në Durrës, e drejt e te komanda e xhandarmërisë me takue mikun e tyne. Nuk e gjejnë aty, e një xhandar u thotë se ka dalë qysh në mengjes. Dy miqtë sillen në Durrës, mos e gjejnë në ndonjë lokal. Asgjekundi. Kështu drekojnë në një restorant. Pasdreke kalojnë prap nga zyra, dhe u thonë se nuk asht kthye. Si u sollën Durrësit kot se koti, me pushket varun pas krahut, që njerëzti i shikonin si me çudi, shkuen e zunë një hotel. Do të ketë shkue në Krujë e po e presim mos vjen nesër. Si u ba mbramje, mbasi hangrën darkë diku, hypën në dhomën e tyne në katin e dytë, dhe u shtrinë mbi krevatet ashtu siç ishin veshë, pa heq as rrypat e fishekëve. I zuni gjumi e fjetën rehat. U çuen sa kishte dalë dita dhe zbritën me marrë nga një filxhan kafe e një gotë raki në lokalin e hotelit. Kur ç’me pa! Lokali plot ushtarë italianë. Shtangën. Ushtarët, kur i panë me rrypoat e fishekëve u folën: Dove arma, fuicili, andare portare fucili. Lleshi merrte pak vesh dhe ata hypën e zbritën me armët, që ua morën ushtarët. Adesso andare via casa. Kështu Lleshi dhe Nikolla, e përjetuen pushtimn e Durrësit, pa u takue me mikun e tyne. Tue fjet gjumë dhe çue me Durrësin e pushtuem, ku lanë pushket, pisqollet e rrypat e fishekëve. Pastaj, si kaloj do kohë, ndodhi si ndodhi, Llesh Gjok Lala takohet me Bazin në mal, ku rrinte me anglezët. Po qysh, or Baz, na thirre në Durres e s’të gjetëm kërrkund. Zumë hotel e në mengjes na zunë rob italianët dhe na morën dhe armët. Dhe Bazi, ku ta dija unë se po zbarkojnë italianët, unë isha në Krujë ku më lajmëruen dhe prej atje e pashë flotën para Durresit. Zbrita me një kamion me disa krutanë të armatosun, por kur e pamë se s’mund te banim asgja, u larguem mos

na zinin rob. Llesh Gjok Lala ishte mik i madh i familjes sonë, dhe historinë e Durresit ia kishte tregue, vëllajt tim Valentinit, nanës e gjyshes kur e kishin internue dy vjet ne Berat. Lene që ua tregonte dhe të tjerëve, edhe Bam Kupit vëllait të Bazit. Ky qeshte. Po e njoh ma mirë se ju sa burrë i mirë asht. Dhe neve si miq, po komunist ka qenë!

Gazeta kryesore italiane CRRIERE DELLA SERA jep lajmin e pushtimi te Tiranës

Me 8 prill 1939 në ora 9,30 trupat italiane hyjnë në Tiranë. Legalistët për të ngritur lavdinë e leaderi të tyre „‘historik“ do të deklaronin se në Durrës u luftue 36 ore, dhe qendresa vazhdoi edhe 15 ditë të tjerë gjatë rrugës për në Tiranë. Ndërsa konkretisht del se Durrësi u pushtue brenda dy orëve, dhe të nesërmen në mëngjes italianët pushtonin Tiranën, pa gjetë asnjë lloj qendrese. Ḉ‘i shtynë disa njerëz që të trillojnë gënjeshtra pas 81 vjetësh, për atë nngjarje që është regjistruar në analet e historisë botërore se Shqipëria u pushtua brenda tre ditëve? Prandaj u botua këto tri dëshmi që vijnë nga njerëz që në atë ditë fatzeze kanë qenë në Durrës, si dëshmitarë më të saktë të asaj ngjarje historike, për të cilën janë qëndisë shume genjeshtra. I vtemi fakt konkret asht qendresa vetmohuese e Mujo Ulqinakut e përmendun edhe nga komanda italiane.

Tregimi i tretë

Nikollë Mëlyshi kapiten efektiv i xhandarmërisë Me 4 prill marr urdhën transferimi në Durrës. Të nesërtmen jam atje, i çuditun për këtë transferim, fillikat vetëm pa repartin që komandoja. Kur po ndihej rreziku nga Italia fashiste. Paraqitem ne komandën e xhandarmërisë, ku nuk ishte komandanti, major Abaz Kupi. Oficer kreshnik, i pa shkollë, analfabet. Pyes per te. Ngrejnë supet. Dal qytetit, as hije e gjurmë e tij. U detyrova të shkoj


te reparti nën komandën e togër Ndue Pal Dedës, nga Miloti. Edhe Ndoj s’e kishte pa kund majorin prej dy ditësh. Kështu vjen e shkon, pa lajmërue. Por besoj se asht në Krujë, ku shkon shpesh. Prita mos e takoj të nesërmen. Jo s’asht paraqit në zyrë, me thane. E po mire po pres, dhe shkova me kalue kohën tue bisedue me Ndue Palin. Me këtë rrezik që po flitet, a janë marrë masa mbrojtëse, që unë s’po shof asgja. As ushtarë, as kambë oficeri të naltë e t’ultë. Kaloi edhe ajo ditë, e natën te reparti i Nue Palit, që ishte larg portit. Doli mengjesi i 7 prillit, kur u çuem një xhandar na tha se kishte dëgjue krisma moitralozi nga porti. Si ? Me vrap andej. Kur ç’me pa ! Flota luftarake italiane ndodhej para Durrësit. Nuk pati gjuejtje topash. Kaluen disa avionë, dhe na zuni frika e ndonjë bombardimi. Avionët fluturuen mbi qytet tue lëshue me miliona fletushka propagande. Ky ishte bombardimi ajror. U ktheva mbrapsht. Nuk dallova as xhandarë, as ushtarë, as oficerë, as njerëz të armatosun. Bazi ? Nuk shihej asgjëkundi. Një durrsak që më njifte me tha se Bazi kishte zbrit me makinë nga Kruja me disa civilë të armatosun. Me të asht edhe kapiteni Ali Manastirliu, që sa pane flotën italiane, i zuni frika e ia mbathën me kalue kënetën e Gjolit, se italianë po e rrethonin qytetin e mos i zinin rob. Kështu unë i mblodha disa xhandarë që s’dinin ka me shkue, dhe kaluem nga ana e kënetës, se italianë e kishin zanë urën e Dajlanit. Kështu e përjetova ditën e shtatë prillit. Ndërsa Ndue Pal Deda s’kishte luejt vendit dhe italianët e kishin zanë rob me gjithë xhandarët. Çudia me vjen si mundi Bazi i Canës të marrë përsipër mbrojtjen e Durrësit që dhe pushkën e vet nuk e shkrepi sikur per hava. Këtë na e thoshte kapiten Aliu kur u takuem në në Itali pas arratisjes. Dy fjalë për Nikollë Mëlyshin Nikollë Mëlyshin me disa oficerë të tjerë si Mark Doçi, Dod e Luigj Bardhoku, Mark Arapi, Ndue Lala etj., i kishin rekrutue ne brigadat partizane me gradat e tyne. Pastaj i kishin sjellë në Tiranë dhe i kishin vendosë ne hotel Internacional, ku prisnin çdo bahej me ta. Unë i takoja, se ishin njerëzit tanë dhe njiheshim që përpara, tre i kisha dhe daja. Rrinim në lokalin e hotelit për me shkëmbye dy llafe.

Kapiten Nikollë Mëlyshi Ata ishin të shqetësuem për fatin e tyne. Në Këto rrethana Nikolla na tregonte aventurën e Durrësit, që na la mbresa të zymta për si kishte shkue puna. Ndryshe nga sa ishte sajue e trumbetue. Ma vonë u muer vesh qendresa heroike e vetmohuese e Mujo Ulqinakut. Kur a do ti qe doli një histori e trillueme e luftës së Durrësit. Nga tregimi i Nikollë Mëlyshit (dhe i tre dëshmitarve të tjerë) dilte e kundërta, që majori s‘kishte ba asgja. Nikolla e nuhati rrezikun dhe mori guximin dhe arriti të arratiset në Greqi. Ndërsa të gjithë kolgetë e tij mirditorë perfunduen ne burgje e pati dhe të pushkatuem. Nikolla kaloi në Amerikë, ku botoi një liber me ngjarje historike, ku jepet edhe ngjarja e 7 prillit, siç e treguem. Këtu kthehemi te një dëshmi që lidhet me sa treguem ma sipër. Dëshmi e kapiten Ali Manastirliut, shoqërues i Bazit në Durrës atë ditë, ku thotë shprehimisht: « Ne nuk arritëm të shkrepim as pushkët tona dhe mezi kaluem kenetën e Gjolit me ujin deri ne fyt, se italianët e kishin zane urën e Dajlanit. Këto pra janë tre tregimet origjinale për shtatë prillin 1939, që tregojnë anën ma të vërtetë të asaj ngjarje historike. Sigurisht se ngjarja me kohë erdhi duke u transformue deri dhe ne tregime qesharake, ku pô dalin shumë heroj e trima, deri dhe kohët e fundit, pas 81 vjetësh, një tregim e një vajze te re si heroine në mbrojtjën e atdheut ditën e shtatë prillit, me ba me qeshë dhe gomarin...


Fotografi e fundit e Golletit me të shoqen Nuk vonoi shumë e vdiqën të dy

Kostumet e traditat e bukura të arbëresheve

Masazh i fundit i Prof. Golletit Shumë i dashur Lek Pervizi, Më vjen shumë keq qe s’u shkrova më pare, por kam vështirësi të randë në sytë e nuk mund të bej pothuaj asgjë. Të fala të përzemërta, V. Golleti Po ju shkruej me fotokopje Sepse me letrën ai e nisi me internet

Gra e vajza arbëreshe ne festat popullore me kostumet e bukura tradicionale


Në kujtim të Prof. Dr. Vincenzo Golleti Baffa Doktor Golletti Baffa... arbëreshi i madh... Nga Mark Bregu Shkrim retrospektiv, Shkodër, 14 maj 2002 Vëllezërit arbëresh të Italisë, të mërguar para pesë shekujsh, ruajn traditat, zakonet dhe kulturën nacionale në mënyrën më shembullore dhe më të përkryer. Ky faktor ka të bëjë shumë edhe me kulturën dhe tolerancën e popullit Italian, i cili padyshim është ndër popujt “monumentalë” të kulturës botërore, madhështinë e së cilës e manifestoi me “Rilindjen Europiane” duke i dhuruar kontinentit “plak”, dhe mbarë botës korifej, si: Mikel Anxhelon, Leonardo Davinçin, Rafaelin e të tjerë, veprat e të cilëve mbeten monumente të pavdekshme të kulturës botërore, për të gjitha kohërat. Siç e theksuam më lart, Arbëreshët (prijësit dhe bujarët më të spikatur të Arbërisë), mbas pushtimit osman, mërguan në brigjet perëndimore të Adriatikut ku u akomoduan kryesisht në Italinë e Jugut. Ata, me një intuitë të admirueshme iu përshtatën kushteve dhe kulturës Italiane, pa u shkëputur asnjëherë nga tabani Alban, duke ruajtur me koshiencë dhe ndërgjegje të lartë, gjuhën amtare dhe zakonet dhe traditat më të shkëlqyera të trashëguara në shekuj, nga paraardhësit Ilirë, zotërues të Adriatikut lindor për të gjatë gjithë bregdetit Dalmatin, e një pjesë të mirë të Detit Jon. Nga vatrat e zjarrta të patriotizmit Arbëresh, u lindën kolosë të Letërsisë Arbreshe, ku mund të veçojmë Seremben dhe De Radën e madh e sa e sa intelektualë të tjerë që shkëlqyen në çdo fushë të Artit, Kulturës dhe Shkencës. Pa asnjë dyshim, vargjet Deradiane janë paraprirëse të Letërsisë Shqipe, dhe Historiografia Shqiptare duhet të ndriçojë më shumë mbi këtë figurë, që nëpërmjet vargjeve aq të goditura, ka ditur të skalitë fytyrën e vërtetë të Arbërit, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet vepra madhore e “Millosaut” me betejat arabe të Hasan Zyko Kamberit... Në këtë mjedis të shëndetshëm, me “mish” e “gjak” Arbërit, do të rritej edhe Vinçenco Golletti Baffa,

Portret i Dr. Golletit nga Lek Pervizi, Bruksel 1998 mendime profetike i shfaqi në mënyrë të si studiues i thellë në fushat e filozofisë, historisë, gjuhësisë dhe kulturës, me shpirtin e paanshëm të shkencëtarit të vërtetë: Bagazhi i pasur i dijeve dhe përpjekja këmbëngulëse e paraqesin atë edhe si një analist të shquar. Këto aftësi dheveçantë gjatë ngjarjeve tragjike të Kosovës. Duke u mbështetur mbi lajmet dhe informatat e ndryshme që vinin nga vetë vendet ku zhvilloheshin ngarjet si Prishtina, dhe masmediat ndërkombëtare, Doktor Golletti, me një vështrim të mprehtë mendor, demaskon me themel planet djallëzore të Millosheviçit, që me gjak shqiptari e me plumba e barot serbi, mundohej të dehte e të nxiste serbomëdhenjtë me idetë utopike, se Kosova na qenka pjesë e pandarë e “Stara Serbisë”, bile djepi i saj!... Anti – Shqiptarizmi dhe antikultura qëndrojnë në bazë të veprimeve sa monstruoze aq edhe kriminale të këtij farë Millosheviçi, shprehet Dr. i nderuar Baffa. “Vetëm barbari feudal dhe jo socialisti, shprishë demonstratat me qerre lufte të armatosura, helikopterë e aeroplanë, dhe vret demonstruesit si mizat”! I revoltuar nga këto veprime kriminale të shkallës së krimeve kundër njerëzimit që ushtroheshin kundër vëllezërve kosovarë, Dr. Golletti ngriti zërin në forumet ndërkombëtare dhe kancelaritë e Europës dhe përtej oqeaneve, të cilët nga njëra anë kishin shpallur botërisht me anën e “Kartës së Kombeve të Bashkuara” se çdo popull ka të drejtë të zgjedhë fatin e vet,


Profesorit të shquar Arbëresh nuk i ikin këto analogji të çuditshme, siç është vetë analogjia e strukturës diktatoriale të sistemeve totalitare, nazi – fashiste, komuniste, sisteme me një emërues të përbashkët – terrorin. Doktor Galletti Baffa, në ngjarjet në Kosovë (1981) do të shkruante: “Bashkimi dhe çlirimi i Kosovës sot nuk është i mundur. Ai do të mund të bëhet vetëm kur të përmirësohet situata botërore, atëhere do të bëhet edhe ribashkimi i Gjermanisë së Bonit me Gjermaninë Lindore. Një gjykim dhe profeci e saktë që gjeti realizimin konkret në fazën e shembjes së Murit të Berlinit. Si përfundim, mund të shprehemi se Doktor Golletti është vazhdues konsekuent i Letërsisë, Artit dhe Kulturës Arbëreshe. Ai është këmbëngulës në ruajtjen e veçorive gjuhësore të tri formave letrare shqiptare: Gegërishte, Toskërishte e Arbërishte. Ai përkrahë dhe ndihmon botime të ndryshme letrare, historike e kulturore me përmbajtje të shëndoshë shqiptarizmi. Në suazën e kësaj veprimtarie, artikuj me korespodencë nga Kosova na e përforcojnë bindjen se Profesori i nderuar Arbëresh, nuk i shmanget debatit politik, ku vlerësimet dhe parashikimet e tija rezultojnë të shprehura me frymë analitike të thelluara dhe objektive, gjë që lejon që mendimet që jep të gjejnë konformimin e tyre, siç e tregojnë ngjarjet tragjike në Kosovë, të cilat i hapën rrugë realizimit të aspiratës madhore dhe realizimit të atij qëllimi të lartë për të cilin populli shqiptar i Kosovës derdhi lumenj gjaku. Profesor Golletti është dëshmia më e gjallë dhe elementi më i prekshëm i përkushtimit të Arbëreshëve në mbrojtjen e trojeve të stërgjyshërve. Dëshmi dhe faktor determinant i ruajtjes së elementeve më pozitive të traditës atdhetashëse, mëkuar nga krye Prijësi Legjendar i pavdekshmi dhe i papërsëritshmi Heroi ynë Nacional, dhe mbrojtësi i kulturës dhe Krishtërimit Europian – Gjergj Kastrioti. Prof. Golletti, na shfaqet si në “Feniks” për të kujtuar të kaluarën e lavdishme të stërgjyshërve krenarë, dhe për të mbetur në përjetësi shëmbëlltyrë e gjallë e tyre, duke përballuar me sukses të gjitha sfidat e kohës, me besim e bindje të plotë se jemi pjesë e pandarë e kontinentit Europian dhe padyshim ndër pjesët më vitale të tij. Dr. Baffa, siç e thamë më lart, zotëron një kulturë të gjërë: Ai është diplomuar në Romë e në Perugia, ku ishte specializuar për gjuhët e vjetra (Latinishten e Greqishten), zotëron në mënyrë të

shkëlqyer Frëngjishten. E gjermlanishtën. Në Romë është lauruar në Fakultetin e Filozofisë, ku thellohet në lëmin e historisë dhe në atë të gjuhës Shqipe. Në atë periudhë njihet me Profesor Ernest Koliqin, që lë gjurmë të rëndësishme në formimin e tij. Jep mësim në disa shkolla Italiane, pastaj transferohet në Gjermani, ku punon pranë Shkollës së Lartë Pedagogjike të Universitetit të Frankfurtit dhe të Haidelbergut. Ai afirmohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj e më të plotë të Arbërisë, duke ngritur gjuhën Arbëreshe në nivel të lartë Letrar dhe Artistik. Studimet dhe shkrimet e tij të shumta janë përmbledhë në një Antologji që ka parë dy botime, në 1991 dhe 1995. prof. Golletti ka botuar disa libra kushtuar gjuhës Arbëreshe: “Alfabeti shqip i programuar” (1977), “Libri im i parë” (1979), “Libër këndimi i programuar” (1981), “Antologjia e shkurtuar” dhe “Gjuha jonë me hare” (1982). Sot e kësaj dite ai merret me shkrime, botime, studime dhe vazhdon të mbajë leksione pranë Universiteteve të Gjermanisë, ndonëse i ka kaluar të 78 vjetët, punon me një “nxehtësi” rinore. Dr. Golletti Baffa, mbet model i mishërimit dhe gjakut të kulluar të gurrës Arbëreshe, shembull intelektuali patriot.

Miku e bashkëpuntori i revistës Kuq e ZI, Mark Bregu, poet e shkrimtar shkodran, kishte simpati të madhe, respekt e nderim për Prof. Golletin. Ky shkrim botohet pas vdekjes tij. Ai karakterizohej nga një shpirt i madh patriotizmi.


Disa vepra që Dr. Golleti ka dergue miqësisht Anëtar e bashkëpuntor nderi i Kuq e Zi

S H Q I P ËR I A VEND PËR T’U NJOHUR

PARATHËNIE

Mungesa e informatave dhe njohurive mbi historinё e kulturёn shqiptare jashtё shtetit, ёshtё zmadhuar akoma mё tepёr nё kёto kohёt e fundit. Njё kontekst i ri politik ёshtё afirmuar pas shёmbjes sё komunizmit. Shqipёria pёrjeton njё periudhё ndryshimi e ripёrtёritje. Akoma tё reja, liria dhe demokracia, favorizojnё pёrparimin e saj drejt Europёs. Nuk mbetet veçse tё bёhet njё pёrpjekje e mirё pёr tё rivendosur rregull nё historinё e kulturёn e saj. Tё shtrembёruara e tё manipuluara ato nuk i kanё shёrbyer veçse interesit dhe pёrfitimit tё diktaturёs komuniste, gjatё njё gjysmё shekulli tё njё pushteti absolut dhe tё mbylljes hermetike te vendit nga pjesa tjetёr e botёs, e qytetëriùmit europian. Njё „spastrim“ çfarosi klasёn e vjetёr intelektuale e formuar nё universitete mё tё mira tё Europёs. Ajo u zёvendёsua nga njё brez i ri tё dalur nga hiçi dhe i pajisur me tё vetmen dimplomё tё njohur, atё tё ideologjisё marksiste – leniniste. Ky brez i „njeriut tё ri“ u shёndrrua nё njё vegёl tё diktaturёs, nё njё „shёrbёtor servil“ nё shёrbim tё njё propagande neveritёse. Shqipёria socialiste (alias komuniste) paraqitej si njё kopsht me lule ndёrsa ishte njё fushё e shkretuar e mbuluar prej ferrave dhe prej barёrave tё kёqija (alegori). Terrori e pёrversiteti i regjimit dhe i diktatorit kishte shkaktuar jo vetëm një njё genocid njerёzor por edhe kulturor. Historia e kultura të trashëguara e të vërteta ishin mbuluar nga njё heshtje e paparё. Njohuritё mbi popullin shqiptar, tё kёtyre bijve tё shqipes, ishin degraduar deri nё atё pikё sa qё njerëzit po fundosëshin me dhunë e imponim nё një injorancё të zyrtarizuar.. Vendi ishte transformuar ne njё burg tё madh ose gropё tё pёrbashkёt, varrezё pёrbindёshe, me të vdekur e të gjallë. Në kushte e reja kur u shemb dikttaura komuniste, bёhej e domosdoshme dhe urgjente tё


alarmohej opinioni ndёrkombёtar pёr ta rikthyer Shqipёrinё ne jetёn normale tё qytetёrimit e tё demokracisё europiane, ku ajo e kishte vendin e saj, por që ia kishin ndaluar me dhunë barbare. Prandaj vendosëm që të radhisim një libër që të hidhte dritë mbi historinë e shqiptarve, duke filluar nga thellësia e kohërave. Jo fare për hava, siç thotë shqiptari, por lidhur edhe me fakte e dëshmi e dokumente. Prandaj ky libёr ka pёr qёllim krijimin e njё hapёsirё tё tillё qё tё mund t’i pёrgjigjet çёshtjeve tё shumta historike qё i pёrkasin Shqipёrisё si popull e si komb. Pa dyshim, libri do tё favorizojё njё njohuri reale mbi historinё e Shqipёrisё nё vendet e hueja, e mbetur e panjohur ose e keqnjohur pёr arёsyet qё kemi treguar. Ai do tё sjellё disa pёrgjigje tё vlefshme ndaj problemeve tё shumta qё i shtrohёn historisё shqiptare. Sigurisht se lёxuesi, mё nё fund, do tё ketё mundёsinё tё njohё shqiptarёt nё aspektin e vёrtetё tё tyrin, dhe gjithashtu tё gjejё njohuri tё befasueshme te lidhura me origjinёn dhe lashtёsin e kёtij populli, njё ndёr mё tё vjetrit tё kёtij kontinenti, i konsideruar si pasardhёs i pellazgёve, tё atij populli parahistorik protoeuropian, te cilit shqiptarёt ia ruajnё akoma dhe sot gjuhёn, ligjet dhe traditat. Cilat ishin shkaqet e kёsaj mospёrfillje, tё kёsaj pёrbuzje, prej tё cilave vuajtёn aq gjatё shqiptarёt ? Ato gjёnden kryesisht nё vetё Antikitetin. Nga tё cilat burime na vijnё ato ? Nga Grekёt e nga Romakёt, pёr tё cilёt historia e zyrtarizuar mbeshtetej vetёm nё himnizimin e qytetёrimit greko-romak. Shqiptarёt u benё viktima edhe tё drejtimit qё mori Humanizmi nё mendimin europian te shekujve tё fundit, i kushtuar studimit tё lavdisё sё Greqisё e tё Romёs, plot me paragjykime romantike, sipas tё cilёve, gjithçka qё nuk ishte greke ose romake duhet behёj i tillё, po kjo shkonte nёn rrezikun qё tё mos ekzistonte fare. Duke i kapur aspektet mё pozitive tё çёshtjes, ne do tё mundohemi tё paraqesim atё qё ne dijmё mbi Shqipёrinё, duke shpresuar tё nxierrim nga kjo paraqitje njё ide sa mё tё saktё , nga ai që ishte dhe që mbetet si njё nga popujt mё tё vjetёr qё tё ketё banuar pёrparёsisht kontinentin tonё duke zhvilluar e pёrhapur njё qytetёrim tё rёndёsishёm, ndёr mё tё vjetrit tё antikitetit. Sigurisht lidhur me popoullin e alshtë parahistorik të Pallazgëve të vfamshëm, që qëndrojnë nëë te hemel të qytetnimit njerëzor kryesiht në Europë. Ku përfshihet pellgu mesdhetar e vendet që e rrethojnë atë.

Ky libёr ёshtё krijuar pёr t’i dhanё tё drejtё kёtij populli, i dёmtuar e shkatёrruar nga stuhitё e historisё, qё u pёrplasёn mbi tё gjatё 2000 vjetёsh pushtimesh tё parreshtura, duke mos i lёnё asnjё mundёsi pёr tё marshuar bashkё me kombet e tjerё, aq i pllakosun ishte nё njё humnerё harrese e mospёrfillje. Tani qё gremina e mispёrfilljes ёshtё kapёrcyer dhe mundёsitё pёr tё dalё nga hiçi ёshtё arritur (mё mirё vonё se kurrё), ne menduam se tashmё ishte e pёrshtatshme pёr ta nxierrё kёtё vend nga izolimi dhe heshtja, ku ai kishte qёndruar prej shekujsh. Aq ma keq, që 50 vjetet e dikttaures komuniste ishin si një i zolimi hermetik dhe ndarje e panifikuar e përjetshme nga Europa nënë. Uroj nё njё pritje tё favorshme nga ana e lexuesve, qё do tё kenё mirёsinё tё pёrshkojnё kёto faqe, duke i falendёruar me gjithё zemёr pёr mirёkuptimin e tyre.

e Libri frëngjisht botuar ne Belgjikë gjendet në Bibliotekën Mbretnore Albert I të Brukselit Gjithashtu në Bibliotekën « Marin Barleti » në Shkodër, si dhe i digjitalizuem Pritet të botohet i përkthyem në Shqipëri Revista „ Kuq e zi „ i paraprin botimit duke i dhёnё lexuesve mundesine te njihen me historinё e Shqiptarve, nё pёrkthimin shqip, nёn njё vёshtrim tё ri qё hedh poshtё shumё teori diskriminuese tё tё huajve dhe tё vetё shqiptarve, ndaj historise se Popullit dhe Kombit Shqiptar.


EVOLUCIONI I NJERIUT AUTOKTON PROTO-EUROPIAN Mё tepёr se dy milion vjet deri 10 000 vjet para erёs sonё.

1 1.Njeriu i parё europian « homo erectus » ёshtё dukur nё Francёparadymilion vjetёvenё Russillon Vallone Nё Tautavelnjeriu mё i lashtё i njohur950 000 vjet. Nё Nendertal“homo sapiens”300 000 – 100 000 vjet hapat e para drejt njёjetё shoqёrore primitive

1.Vetёm tokё, det e qiell, nё njё kontinent virgjёr, ku mbretnojnё vetmia e heshtja. Mё shumё se dymilion vjetёsh pёrpara, fillon aventura e madhe e njeriut europian.

2.Kro – Magnon“homo sapiens sapiens”100 000 – 30 000 anafillё e qytetёrimit autokton europian Popujt proto-europianё 30 000 – 10 000 vjet p. Kr. Afirmimi artistik :Lascaux, Altamira, Circeo,Swancombe, Steinheim Krapina, Petralona, Nice, Maliq

2.Vendbanimet e para tё njeriut autokton europian, fakt qё i jep tё drejtё teorisё te ekzistencёs e njeriu proto - europian ndёrsa nё anёn lindore mbretёron vetmia e heshtja mё e madhe.

3.Formimi i popujve tё ndryshёmproto-euroipian 15 – 10 000 p. Kr. Pellasgёt, Keltёt, Iberёt, Cinetёt,Hiperborealёt, Ilirёt, Thrakёt, Skythet.Levizje tё Pellasgёve drejt JugLindjes :Itali, Ballkan, Kretё, Egjypt, Azia e Vogёl, Mesopotami.

3.Formohet popullata e parё autoktone tё tё njejtёs origjinё racore, qё nё epokёn e akullnajёve, njё pjesё çvendoset nё vende mё tё ngrohta : Spagnё, Itali, Afrikё e Veriut, dhe nё Ballkan, Greqi, Azi e Vogёl e Mesopotami, popuj qё identifikohёn me Pellasgёt, i pari popull i organizuar i parahistorisё.

Vendbanimet e para tё popujve proto-europianё dhepёrhapja e tyre nёbotёn parahistorik kjo përhapje i përket një populate fillesztare e ndame në degë te tjera sa që një histoirian francez deklaroi se gjiuthë popujt europiane janë vllazën e kushërfij. Mendim i mbështetun edhe ne këtë libër., ku evidencohet se populli i parë dhe i përhapun në gjithë kontinentin e vjetër ishte populli legjendar i Pellazgëve


Kapitulli I PARAHISTORIA

PELLAZGËT

Sipas pёrfundimeve tё arritura nёpermjet gёrmimeve sistesmatike tё kryera nё tokёn shqiptare, ёshtё arritur pasurimi i njohirive mbi parahistorinё dhe lashtёsinё e popullit shqiptar. Si rrjedhim ёshte vёrtetuar se ky popull ka pasur njё qyetёrim shumё tё vjetёr. Mund tё pranohet qё tani, se parahistoria e tij nuk do t’ishte mё pak e njohur se sa ajo e popujve tё tjerё tё Europёs, po t’ishte studiuar mё nё thellёsi e duke i kushtuar njё vemendje tё veçantё. Gjurmёt e parat tё njeriut tё zbuluara deri mё sot nё trojet shqiptare i pёrkasin paleolitikut tё mesёm dhe tё ri. Kjo epokё (100 000 – 10 000 vjet. p. K) ёshtё pёrfaqёsuar nga disa zbulime tё bёra nё vende tё ndryshme tё Shqipёrisё , qё vёrtetojnё qenjёn e njё qytetёrimi njerёzor primitiv, tё njeriut tё Kro Manjon (homo sapiens sapiens) edhe nё kёto territore si nё gjithё Europёn. Mbi kёtё bazё u zhvillua njё shoqёri njerёzore qё pak nga pak u afirmua si njё popullatё autoktone dhe protoeuropiane, e identifikuar mё vonё me popullin e Pellasgёve dhe tё pasardhësve tё tyre, Ilirё, Thrakё, Dakë etj. , tё konsideruar si popuj parahelenikё dhe paraardhёsit mё tё vjetёr tё shqiptarve. Njohuritё mbi praninё evolutive tё ketyre popujve, mbi territoret e kontinentit tё vjetёr, na bejnё tё pёrcaktojmё me saktёsi se nuk ka patur mё pёrpara asnjё invazion indo europian, dhe se qytetёrimet paraprijës europiane ( Pellasg, Ilir, Thrak, Kelt, Iber, Hiperoreal, Skyth, etj.) kanё mbajtur origjinёn e tyre tё pacenuar, qё nga çasti tё dukjes sё njeriut nё Europё, dukje qё duhet tё ketё ardhur mё tepёr nga Perёndimi, ndoshta nga Atlantida e fundosur se sa nga Lindja. Filosofi Platon ka shkruar pёr qenjёn e Atlantides dhe pёr katastrofёn e madhe qё e zhduku nga faqja e dheut, 10 000 vjet p. K., ngjareje qё pёrputhet me epokёn e fundit tё akullnajёve. Popujt protoeuropianё, qё ishin shtuar shumё, filluan tё shkёputёn njeri pas tjetrit nga masa qendrore. U shkaktua kёshtu njё lloj „Big - Bang“ centrifugal i popujve protoeuropianё , qё u ndanё nё popuj me emra tё ndryshёm : Pellasgё, Keltё, Iberё, Hiperborealё, Skythё, Ilirё, Thrakё; etj., qё pёrmenden mё lart. Ishin Pellasgёt qё u çvendosёn drejt zonave mё tё ngrohta : Itali, Europё Lindore e Ballkan, Ishujt e Egjeut, Azi tё Vogёl, etj., duke filluar nga Kreta, ku ata zunё vend

qysh para 6000 vjetёve para erёs sonё, duke zhvilluar qytetёrimin Kretez ose minoen.pastaj ata u shperndanё drejt Azisё sё Vogёl dhe Mesopotamisё, nga Perёndimi nё Lindje, pra, nё njё drejtim tё pёrkundёrt nga ai qё dihej deri mёs sot. Mandej, mё vonё, ata u rikthyen pёrsёri nё Europё, nga Lindja nё Perёndim, duke i dhёnё shkas teorisё pa bazё tё indo-europianёve, ndёrsa ishin popuj protoeuropianё. Emёrtimi Arianё, u vjen atyre nga qytetёrimi Arian (Pelasgjik), qё ishte krijuar nё jug tё Kaukazit, nga dhe qytetёrimi Armenian, nё tё njejtёn periudhё tё atyre Asirian, Sumerian, Persian, Med, Hitit, Babilonez etj. Nga kёta popuj ishin Pellasgёt Arianё qё u rikthyen nё Europё, prej ku lindi hipoteza e tё ashtuquejturit invazion indo-europian. Kjo e ka ngatërrue krejt çeshtjën historike, a që vjen nga historianë e studues të fushave korrelative. Ma tepër të mbeshtetur mbi titujt e gradt e tyre shkencore, që u japin autoritet. E fjalën e tyre s’e lot topi. Duke harruar se shqiptari është më i fortë se topi. Kjo teori e re që ne po zhvillojme, sigurisht se do të ngjallë kundështime e replika, por ka mundësi të krijojë interesim, pa të shohim njherë se diçka del prej saj. Teoria jonë mbeshtetet e pёrforcohet nga zbulimet e fundit qё kanё vёrtetuar se njё qytetёrim njerёzor autokton ishte zhvilluar nё Europё, dhe se ai pellazgjik ishte më i besueshmi, njё konfirmim mё se i bindshёm. Eshtё e vёrtetё se kanё ndodhur çvendosje dhe imigrime tё mёdha, por kёto nё kuadrin e popujve tё sё njejtёs origjinё. Ashtu siç ndahet një famimje e madhe, ku krijohen familje të tjera të po atij trungu. Kёshtu nga trungu pellazgjik u ndanë degë të ndryshme që morën dhe emra të ndryshëm. Ḉёshtja e ardhjes e indo-europianёve nga Azia e humb vlerёn e saj dhe pёrforcon atё tё popujve autoktonё protoeuropianё dhe çvendosjen e tyre ne zona tё caktuara, qё pёrfshinin Europёn. Emërtimi i Arianёve, nё kёtё rast, pёrfshihet nё kuadrin e popujve pellazgjikё me zanafillё europiane dhe aspak indo-euorpianё. Nuk ka asnjё provё as fakt, as thёnje nga autorёt e vjetёr tё njё invazioni tё mundshёm tё Europёs nga ndonjё popull indo-europian. Teoria ёshtё krijuar mё vonё, pёr tё arёsyetuar origjinёn e popujve dhe tё gjuhёve nё Europё. Eshtё e kunderta, janё pikёrisht europianёt qё u çvendosen drej Lindjes, duke u vendosur aty e duke zhvilluar qytetёrimet e ndryshme tё quajtura lindore kur faktikisht mbanin vulёn europiane. K Këtë e parashtruam në çvebdosjne e popujve eurpoian prej bzritjës së akullnajëve, nga veriu në vendet e ngrohta. Po kjo gnedje hëngri më se 5 mijë vjet. që akullnajët të tëhiqëshin e europianët e çvebdosur të kthehëshin në endet e tyre. E këto popuj ishin Pellzgët e motit siç thotë Gjergj Fishta. Pёr sa thamё, një rol të madh ka luejt e luen gjuha shqippe. Mjafton tё ju kujtojmё se gjuha pellazgjike, themel i gjuhёve tё tjera europiane tё kohrave tё lashta, vazhdon tё jetё e pranishme nё gjuhёn shqipe, provё e padiskutueshme e teorisё se autoktonisё tё popujve europianё. Arrin nё kёtё pёrfundim çdo njeri qё mund tё lёxojё autorёt e vjetёr duke i


krahasuar me ato tё kolegёve tё tyre modernё. Rezultati ne favor tё teorisё pellazgjike do tё arrihej lehtёsisht, edhe nga lexuesi i këtij libri,sepse qartёsia e fakteve i tejkalon hamendjet e kota tё atyre qё 5000 vjet mё vonё kёrkojnё tё zgjidhin problemet e atyre qё i kanё pёrjetuar vetё.

Disa shembuj mbi muret pellazgjikë

Edhe Bibla e pёrforcon kёtё teori, ku tregohet nje lloj Big- Bang i popujve, kur gjatё ndёrtimit tё Turit tё Babelit, Zoti ua ngatёrroj gjuhёt ndёrtuesve duke ua bёrё tё pakuptueshme fjalёt qё shkёmbenin mes tyre. Kёshtu ata u detyruan tё ndahen secili sipas gjuhёs dhe tё shkojnё pёr hesap tё vet, nga dhe formimi i popujve tё ndryshёm nga një trung i vetëm. Pellazgёt ngrihen mbi horizontin e errёt e tё mjegullt tё parahistorisё si njё popull legjendar e misterioz. Deshmojnё njё radhё historianёsh e shkrimtarёsh tё mёdhej tё antikitetit si Homeri, Heziodi, Anaksimandri, Hekateu, Herodoti, Tuciditi, Eskili, Pausania, Pindari, Polibi, Virgjili, Plini Plak, Diodori i Siciljes, Denisi i Alikarnasit, Straboni, Taciti, Tit Livi, Plutarku etj. dhe disa mё tё vegjёl, si Helikani, Apolodori, Efori, Filisti, Timeu, Lykofroni, Varroni, Katoni, Justini, Italiku, Arnobi, Averrius, etj. Sipa kёtyre autorёve, Pelasgёt ishin shumё mirё tё pranishёm nё kontekstin parahistorik e historik tё botёs antike. Poetёt e mёdhenj Homeri e Pindari i quanin Pellazgёt Hyjnorё, duke ua njohur meritat pёr gjithё qytetёrimin parahelenik. Pёr kёtё gjё, mjafton tё dihet se qytetёrimet e njohura, Kretez, Lidian, Mikenas, Etrusk, Dorik, Jonik, Hitit, Fenik, etj. e kanё shёnjen pёlasgjike, shenjё qё ka mbijetuar vetёm nё gjuhёn shqipe. Gjuha shqipe, është e vetmja qё ka ruajtur nё vetvete gjurmёt e gjuhёve tё atyre popujve tё vjetёr e qё sotpёrsot mundet tё deshifrojё e pёrkthejё mbishkrimet misterioze mijavjeçare, tё pa zbёrthyeshme nga asnjё gjuhё tjetёr. Provë themelore dëshifriùmi i shkrimeve etruskke nëpërmjet shqipës, ku meritë e madh i shkon Nermin Vlorës, e cila si studiose e zgjidhi atë miister, që u ngeci si halë në fyt studiuesve të huej e të ndonjë shqiptari të fantaksur. Historianёt po tё duan, mund tё njohin fare lehtё origjinёn e popujv, po të mbështetën mbi historianët e antykitetit shqiqpën. dhe tё zbulojnё qё i lidhin me popujt e lashtё Mjafton tё ndiqen gjurmёt gjuhёsore dhe tё mёsohet mirё gjuha shqipe. Nga ana tjetёr pёr tё njohur origjinёn e kёtyre popujve, ёshte njё çёshtje tjetёr, ёshtё njё çёshtje qё ne na rrёshqet, njё çёshtje pёr tё cilёn janё ndёrtuar disa hipoteza. Njё nga kёto hipoteza ёshtё ajo ndaj Pellasgёve qё mbahen si popull lёgjendar.Por nё qoftё se nё tё njejtёn mёnyrё ne studiojmё origjinёn e Helenёve, qё supozohet tё kenё zbritur nga Veriu e tё kenё invaduar Greqinё, del se nё realitet nuk është e vërtetë. Por edhe po te jete, dieht se Helenët vetë janë me origjinë pellazgjike, që kishin ndryshuar gjuhën, dhe prej këtij shkua u mbejtën si popull i përveçëm

Blloku gjigant i mureve të Finiqit me arkeologun Luigi Ugolini që bani zbulimet e atij qyteti antik Këtu shifet dora e ndërtuesve pellazgë

Finiqi me muret pellazgjike me blloqe viganë

Mure pellazgjike, Porta e Luanit, Butrint

.


Të mos punojnë me hamendje e mospërfillje. Aq me tepër se të ndikuar nga qytetërimi greko-romak. Kur dihet botërisht tashmë, se ai territor që quhej Hellade, e sot Greqi, ishte i poulluar nga Pellazgët, që ua hapën rrugën Helenëve me paraprirjën e qytetërimit të tyre, që dallohet edhe soT në nndërtimet e murëve pellazgjike të qyttëve të vjetra, që janë edhe ne thëmelet e Akrooilit e quhën zyrtarisht, mure Pellazgjikë, që vetë grekët e pranojnë dhe e theksojnë.

shpellave. Kjo është një provë e shprehur alegorikisht, të Pellazgëve si popuull përhapës qytërimi, dhe se në territorin Grek ishte populli i parë që vuri kembnë.

Nё fakt nuk ka pasur njё popull me njё emёr tё tillё Helenë që të u dihej prejardhja e nga e pse kishin erdhur në Greqi. As kush ishin paraardhësit e tyre. Se mos kishin zbritur prej qiellit. Ndërsa Pellazgët e morën atë titull si “Pelalzgët hynorë” nga Homeri e Pindari e ndonjë tjetri. E kjo s’është e pakët.

Pindari e thotë troç, Pëllzgët ishin të parët që zunë vend në Arkadi (Greqi) më parë së të krijohej Hëna. Pra është fare e kuptueshme se Grekët e vjetert e njihnin historinë e tyre, që trajtohej asokohë me tregime alegorike e fantastike, por që në thelb vërtetonin se Pella²zgët ishin populli më i lashtë parahelenik.

Megjithatё, nё qoftё se grekёt e vjetёr nuk na i kanё treguar gjёrat e detajuara si realisht kanё qenё, që e kanë pasë atë mundësi sepse afër atyre ,ngjarjeve, ka mjaft nga shkrimtarёt e asaj kohё qё na tregojnё se Pellasgёt ishin banorёt e parё autoktonё nё krejt gadishullin ballkanik duke perfshirё Shqipёrinё, Greqinё, Arqipelagun, Azinё e Vogёl dhe Italinё, e Pellgun Mesdhetar shum mё pёrpara tё dukjes sё Helenёve. Ja ç’thotё Tuciditi nё historinё e tij (libri I, § 3) : „....Para helenit Deukalion; ky emёr (Helade) nuk ekzistonte fare : popuj tё tjerё dhe veçanёrisht Pellazgёt, i kishin dhanё vendit emrin e tyre, nё njё hapёsirё tё gjerё.“ Patjetër se Tuciditi i ka ditur më mirë gjërat para 2500 vjet se sa një historian i soçëm, i huaj apo shqiptar. Historiani tjetёr Pausania nё veprёn e tij „Arkadia“ (libri VII, 4, 6) na shpjegon: „ Arkadasit thonё se Pellazgu ishte njeriu i parё qё lindi nё t okёn e Arkadisё. Kur Pelazgu u bё mbret, vendi u quejt Pellazgia pёr nder tё tij…Pellazgu i mёsoj Arkadasit pёr tё ndёrtuar banesa, pёr t’u veshur me lёkurё kafshёsh, pёr tё mos u ushqyer me rrёnjё dhe me punue tokën, etj. Kjo më, s’ka ku shko më qartëë, sepse na çon në parahistorinë e lashtë, kur njeriu s’kishte rrinte ne shpella, e pastaj ku njeriu ushqehej me barishte e rrenjë e ishin të sdëlaçur. Ky Pellazgu na u bë edhe mbret e u mësoi njerëzve të dilnin nga primlitiviteti i

Vazhdojmë. Pindari nё veprёn e tij „Carmina Selecta“ (kёngё tё zgjedhura) I, v. 240, kёndon : „Si njё dhuratё e bukur, toka krijoi sё pari njeriun, dhe, Arkadia krijoi „¨Pellazgёt Hyjnorё“, shumё mё parё se Hёnёn“.

Kёto citate na shtyjnё deri te krijimi i njeriut dhe na tregojnё alegorikisht njё periudhё shumё tё largёt kur u duk njё popull parahistorik më i zhvilluar se të tjerët. Fakt qё pёrforcon teorinё e njё populli autokton proto-europian, i cili popull identfikohet me Pellazgёt, qё ishin pёrhapur nё gjithё botёn antike, nga Europa nё Mesopotami, si degё qё dalin nga i njejti trung, duke zhvilluar disa qytetёrime specifike pёr secilin popull, me emra e gjuhë të tё ndryshёme, shumё kohё para dukjes sё Helenёve. Nё qoftё se Helenёt (Grekёt) do ta kishin parashikuar qё ne do tё ngatёrrohёshim mё vonё, nuk do tё kishin mbetur pa na dhanё informata mё tё sakta e tё detajuara. Kjo do t’ishte bёrё e mundur sepse ata nuk ishin quajtur akoma me emrin „Helenё“, gjё qё ndodhi shumё mё vonё, mbas luftёs sё Trojёs. Tё shikojmё ç’na thotё Herodoti para 2500 vjetёsh nё „Historitё“ e tij, VIII, § 44 : „kur Pellasgёt banonin territorin qё tani quhet Heladё, Athinasit ishin Pellazgё tё fisit Kranoi…por kur u helenizuan, e ndёrruan emrin e tyre“. Pra, qoftё Babai i Historisё, po ashtu Tuciditi dhe gjithё autorёt e asaj kohё, na pohojnё se shumё mё pёrpara ardhjes se Helenёve, territori qё sot quhet Greqi, ishte banuar nga Pellazgёt. Herodoti shton qё nё sajё tё Pellazgёve, Helenёr mёsuan punimin e metalёve, ndёrtimin e mureve mbrojtёs dhe tё banesave, si dhe te shkruajnё nё alfabetin e tyre.


Pёrmatepёr ata pranuan mitet e perёnditё e Pellazgёve. Vetёm njё njohje mё e thelluar mbi botёn antike mundet tё na bejё tё kuptojmё evolucionin e vёrtetё tё historisё sё shqiptarve nё rrjedhёn e mijavjeçarёve dhe patjetёr pas Luftёs sё Trojёs e kёndej, qё lidhet me atё tё popullit prehistorik tё Pellazgёve. Pra kësj lufte, gjithçka ishte e trubullt dhe qendrointe në errësinën e pditurisë, ku nuk ishte krijue alfabeti që i hapi rrugën shkrimit e përmas tij, të disa njohurive historike të atyre kohëra fillestrae të qytetërimit, që mori nisje e vrull në Greqi e kaloi bë Romë, prej ku qytetërimi Greko-Romak, dominues i gjithë kohërave. Tё rikthehemi te çёshtja qё na intereson, d.m.th : te Pellazgёt, Ilirёt, Thrakёt e Shqiptarёt., popuj tё tё njejtёs racё, qё flisnin tё njejtёn gjuhё pellazgjike, sepse ishin popuj europianё autoktonё e vëllezër e kushërij mes tyre tё dalurnga vendet europiane, qё mё vonё pushtuan pjesёn lindoret tё Europёs nga Veriu deri nё Jug (nga Vendet Baltike deri nё detin Egje), dhe nga Lindja nё Perёndim (nga Rusia nё detin Adriatik). Duke u pёrhapur nё gjithё Pellgun Mesdhetar, nё Azinё e Vogёl e nё Mesopotami, ata zhvilluan disa qytetnime tё veçanta, qё mund tё konsiderohen si format e parat tё njё qytetёrimi tё pёrparuar tё njeriut nё Europё, ku disa kishin arritur njё pёrsosmёri tё madhe. Jashtё gjendjes sё popujve tё tjerё baskёjetues, populli i konsideruar si Pellazg ishin ata qё jetonin tё lirё, si nё qytetet e lira tё sunduar prej tyre, ashtu nё qytetet e banuara nga tё huajt, ku ata vetё mbetёshin gjithmonё qytetarё tё lirё. Ishte njё privilegj qё u njihesh sepse konsiderohёshin si autoktonё, d.m.th. mё tё vjetrit dhe zhvillues qytetёrimesh, qё u pёrhapёn e lulёzuan nё gjithё botёn antike. Tё njohur si ndёrtues tё mёdhej (muret pellasgjike) dhe lundёrtarё tё mёdhej, sipas njё shkrimi tё zbuluar nё Kartagjenё, atyre u njihesh, njёsi busul ne formё tё njё kaduçeu qё i ndihmonte tё lundronin natёn dhe nё detё tё hapur, larg bregdetit, qё mund tё korrigjonte automatikisht edhe shmangiet e krijuara nga erёrat. Prej kah, emёrtimi „ popujt e detit“ misteriozё, tё pёrmendur shpesh nga historianёt e ndryshёm, qё identifikohen me Pellazgёt. Në analet egjipotianë ata paraqitëshin të tmlerrshëm e pushtues vendsh e popujsh.

Sipas dy historianёve tё njohur tё epokёs romake, Plini Plak e Diodori i Sicilisё, ne marrim vesh se Pellazgёt kishin çpikё edhe alfabetin „pellasgjik“ (10 – 5000 vjet para erёs sё re), qё u ёshtё njohur gabimisht Fenikasve, edhe ata pasardhёs tё tyre. Ky alfabet u pёrhap nё gjithё Europёn, me disa ndryshime tё rastit. Grekët e keqpërdorën dhe kaluen në një alfabet të tyrin të veçantë. Te gjithё konstatimet mbi ekzistencёn e tё njejtit popull pellazgjik qё shkruante e fliste kudo tё njejtёn gjuhё dhe qё banonte tё gjithё territoret ku jetonte raca e bardhё primitive, vёrtetojnё hipotezёn tonё tё shfaqur nё faqet e pёrparёshme. Nuk na mbete veçse tё ndjekim vijimin historik tё popullit Pellazgo –Ilir Thrako – Shqiptar. Nёnvizojmё se kёtij vijimi i pёrshtatёn edhe Keltёt, Golёt, Iberёt, Borealёt, Skithёt, etj. Por duke u ndodhur nё mes tё çёshtjes pellazgjike, nuk mund tё shkёputemi pa sjellё prova tё tjera nё favor tё saj. Njё kёrkues i madh, Profёsor nё Universitetin e Kembrixhit, Collin Renfrew, nё veprёn e tij Arkeologji e Linguistikё botuar mё 1989, shkruan : „…Vitёt e fundit, pёr tё rindertuar tё kaluarёn, nuk ёshtё marrё parasyshё si duhet dёshmia e Linguistikёs.“ Profesori i historisё e filosofisё sё vjetёr nё Universitetin e Peruxhёs, Livio Rossetti, shton : „Pellasgёt pёrbёnin njё tё tillё kompleks etnik, gjuhёsor e kulturor, sa qё identiteti i tyre i saktё mbetej i pakapshёm, por me tё cilin lidhёshin kujtimet mё tё lashta greke (tё ngarkuara me tradita gojore dhe koncepote lёgjendare). Ndoshta kishin ruajtur njё taban kulturor para indo-europian, sё cilit ia kishin ruajtur gjurmёt nё epokat historike tё pastajshme nё ishujt (ethnos), me njё gjuhё e njё kulturё qё nuk ishin aspak greke e aspak indo-europiane“. Kjo do tё thotё qё Pellasgёt flisnin njё gjuhё tё tyrёn specifike proto-europiane, qё ishte gjuha e perdorur nё gjithё botёn antike. E se, gjuha përbentë kyçin e historisë së popujve antikë, ku nëpërmes sa mund të identifikohëshin e të lidhëshin ose dhe të zgjidhëshim.


Pёr sa i pёrket gjuhёs, e vёrteta historike del nё pah nga bashkimi i disa hallkave tё ngjarjeve qё formojnё njё zinxhir tё madh. Ne kёtё kuptim, çёshtja e Pellazgёve mbeshtetet nё bashkimin e kёtyre hallkave informative qё na jepen nga shkrimtarёt e sё kaluarёs dhe nga ata tё sotit. Mbi kёtё çёshtje, shkencёtarja shqiptare, Nermin Vlora Falaski, nё librin e saj Etruskishtja gjuhё e gjallё, na shpjegon : „ Alfabeti fonetik u çpik nga Pellazgёt, tё cilёt e pёrhapen nё vende tё ndryshme ku ata arritёn me anijet e tyre tё shpejta e perfekte.“ Shumё autorё mbrojnё tezёn gjuhёsore, si njё mundёsi zgjidhjeje jo vetëm tё kёtij problemi por edhe të fushës së historisë antike. Nё pamundёsi pёr t’i pёrmendur tё gjithё, ne, se pakut, mund tё paraqesim gjykimet e tyre mbi dokumentёt epigrafikё tё studiuar, tё cilёt japin tё njёjtin pёrfundim. Eshtё vrejtur, ndёrkaq, se gjuha e Pellazgёve flitej e shkruhej nё alfabetin e tyre nga deti Egje deri nё Atlantik, e se ajo gjuhё ishte ruajtur mrekullisht e paprekur nё rrёnjёt e gjuhёs sё folur tё popullit shqiptar, veçanёrisht tё asaj tё banorёve tё krahinave tё Veriut, Gegёt. Kurse nё Greqi, shumica e popullsisё flet akoma dialektin arvanitas (shqipe arkaike), njё formё e vjetёr qё lidhet me gjuhёn pellazgjike. Duke pasё cituar Etruskёt, pra Italinё, ne jemi tё detyruar tё shtojmё ca fjalё pёr kёtё gjё, dhe ne i referohemi poetit tё madh latin, Virgjilit, i cili nё veprёn e tij Eneida (kёnga VIII, v. 62 – 63) pohon : „…Thonё se pellasgёt kanё qёnё banorёt e parё tё Italisё sonё“. Ne mendojmё se poeti i madh latin ishte shumё mё mirё i informuar se sa historianёt e kohёs sonё, tё cilёt kёrkojnё qimen nё vezё pёr tё mohuar fakte qё kanё ndodhur 2000 vjet mё pёrpara se ata tё dilnin nё jetё. Plutarku, nё fillim tё veprёs tij Historia e Romёs ( I, 1), shkruan :„ Ndёrmjet historianёve ka disa mospajtime rreth fakti se prej kujt e pёr çfar arёsye qytetit tё Romёs i ёshtё dhёnё njё emёr aq madh, i pёrhapur midis gjithё njerёzve. Disa mendojnё se Pellasgёt, pasi udhёtuan nё njё pjesё tё madhe tё botёs e pasi nёnshtruan shumё popuj, u vendosёn ne

kёtё krahinё dhe nga shkaku u forcёs sё tyre (rhom) i dhanё emrin qytetit.“ Pёrsa i pёrket Italisё parahistorike dijetari Emidio Luzi, pati pohuar mё 1874, mё me shumё forcё : „ Pellazgёt, ishin banorёt mё tё hershёm tё Italisё sonё…Ndёrkaq aborigjenёt : Umbret, Auzonёt, Oskёt, Rutulёt, dhe Enotrёt, ishin emrat e parё qё pёrcaktonin vetёm njё popull…Pellazgёt, tё quajtur „Hyjnorё“ nga Homeri, tё cilёt ndertuan qytetet latine, sabine, auzone, oske, enotre, lukane, bruce e azile, pak nga pak e panё veten tё shtypur e tё privuar edhe nga lavdia qё kishin qёnё qytetnuesit e parё tё Italisё dhe krijuesit e artёve dhe tё mjeshtrive.“ Ne e quajmё tё volitshme tё citojmё edhe njё historian tё shquar tё shek. XIX, Victor Duruy, qё nё veprёn e tij tё madhe Historia e Romakёve, Paris, 1879, f. XXXIV shprehet : „ Kёta popujt mё tё vjetёr (tё Italisё) si duket i pёrkasin popullit misterioz tё Pellazgёve, tё cilёt i shohim tё kenё qёnё nё krye tё gjith historisё, por qё nuk kanё lёnё pёr veten e tyre veçse disa ndёrtime tё pashёmbёshme.“ Fjalori Enciklopedik Quillet, Paris, 1938, f. 201 : „ Emri pellazgjik ose ciklopik u ёshtё dhёnё disa ndёrtimeve shumё tё vjetra qё gjёnden nё vende tё ndryshme tё Greqisё, Italisё e Azis sё Vogёl. Grekёt i kujtonin tё Ciklopёve; sot ato njihen si tё Pellazgёve, popull, origjina e tё cilit ёshtё shumё e kundёrshtuar, por qё, nё kohёrat parahistorike banonte nё gjithё territorin e Geqisё.“ Nga kёto citate krijohet ideja shumё e qartё mbi qenien e Pellazgёve nё Itali, Greqi e kudo nё botёn antike, qё na tregojnё se si ata u ndanё nё fise e krahina tё ndryshme, qё e merrnin emrin nga prijёsit e tyre respektivё, prej ku vёshtirёsia e historianёve pёr t’i dalluar me emёrtimin zanafillёs pellazgjik.


BIG – BANGU I POPUJVE PROTO – EUROPIANE

Pellasgёt ndryshe nga popujt e tjerё europianё si Keltёt e Iberёt, u çvendosёn nё Itali, Ballkan, Kretё, Arçipelag, Azi tё Vogёl, Mespotami, Egjypt, dhe u rikthyen mё vonё pёrsёri nё Europё, me emrin Arianё nga ku u krijua teoria e indo-europian

Grafik qё tregon se si u çvendosёn Pellasgёt nё njё lёvizje „bumerang“ , nga Perёndimi nё Lindje e anasjelltas, nga Lindja nё Perёndim. Kjo ka ndodhur me zbritjen dhe largimin e akullnajёve, rreth 10 000 vjet para erёs sonё

O mete për vete! Pse ne shqiptarët të mos merremi me problemet e origjinës sonë si popull i lashtë, dhe të gjuhës, monument i vërtetë i ngritun mbi gjithë gjuhët e tjera ? Por kjo të lihet në dorë studiuesve e shkencëtarve të huej, të shtetëve të mëdhej, që ne na shikojnë nga lart poshtë, si t’ishim një popull buburec, hiç ? Ma e keqja asht se kemi nga shqiptarët tanë, historianë, gjuhëtarë, arkeologë, filozofë e dokrraxhi që shrehen me përbuzje. Ç’janë këto budallalleqe, jo qenkemi populli ma i vjetër, trashëgimtarë të pellazgëve, të paqenë etj. Jo gjuha jonë është ma e vjetra e nëna e gjithë gjuhëve të tjera europiane. Jo qenkemi ne që i deshifrojme shkrimet e vjetra etruske, kreteze, tyë lemonos. Jo Iliada ësht kënduar e shkruar pellazgjisht, pra shqip. Jo paska mbetur për një çupërlinë si Nermin Vlora, të na përktheje etruskishten me shqipen. E kush ia var asaj? Ka dijetarë të mëdhej që merren me ato punë, jo po dashkemi ne, të dalim si burra të mirë, paraprijës të qyetërimin europian! E kur ‘shkencëtarët” tanë flasin kështu, çfarë na mbetet ne të t jerëve? E po kokë shqiptari jemi dhe ne. E koka të forta, gur, hekur çelik! E pikërisht ashtu, o mete për vete ! T’i dalim zot vetes sonë si shqiptarë, e racë e zgjedhun dhe e vetme qe i ka shpëtue e pacenueme sy nder sy stuhive të historisë. Paçka se na ka përlye pushtimi i gjatë turko-osman, po do të dimë të pastrohemi e të dalim puro shqiptarë para botës. Kush nuk i del zot vetes, mos të presi se po i dalin zot të tjerët. Pikërsiht me këtë qëllim asht shkrue e botue ky libër frëngjsht që ta marrin vesh se edhe ne, pavarësisht se të cilësuem të vegjël, dijmë të hedhim ide e teori të guximshme, në mbrojtje të interesave tona, si ndër popujt ma të vjetër europianë. Lexuesi yne edhe do të argëtohet, por edhe do të mësojë, sepse autori i ka shikue gjanat nga brendësia dhe jo sipërfaqësore.


ZBULIME INTERESANTE

Orvatjet e para për sajimin e një alfabeti shkrimor që t’i përgjigjej tingujve të gjuhës në përdorim u përkasin fiseve pellazgjike të vendosuna në zonën baallkanike, ku njihen pellazgët Vinka (Vinca) Dimiti etj. Në këtë zonë përfshihen edhe trojet shqiptare. Le pastaj pakujdesia deri dhe injoranca, e regjsitrimi të shenjave që janë gjetë edhe në Shqipni, nëpër gur e deri faqe muri e s’u ka dhanë kush randësi. S’ka dyshim që mosnjohja e mosstudimi i gjuhës shqipe nga linguistët, historianët, arkeologët e paloegrafët, asht një mungesë e madhe, që reflektohet në krijimin e teorive të gabueme. S’ka asnjë dyshim se shqipja, jo pse jemi shqiptarë e duem te shesim mend, por ajo e ka çelësin e gjuhëve, çelës që duhet perdorë për të hapë derën e misterit gjuhësor që ka përfshi shkencëtarët. Gjendja e Shqipërisë si vend e popull i vogël, dhe që kaloi thuejse 2000 vjet në pushtime të hueja, ku më i keqi ai i 500 vjetëve të errësinës osmane, nuk merret në konsideratë as përmendët gjëkundi. Por populli nuk e thotë kot se nga gjanat e vogla kuptohen të mëdhatë. Po një gjë asht arritë, se pranohet se Europa ka qene e banueme nga popuj pellazgjikë. Qesharak asht fakti që thuhet se alfabeti u përket fenikasve, ndërsa fenikasit ishin një popull pellazg që në lëvizjet e tyne e shpërndanë alfabetin. Ana tjëtër, etruskët, të konsideruem pellazgë, ku shkronjat e tyne misterioze deshifrohen vetëm me gjuhën shqipe. Por kjo duket se i ka nevrikosë shkencëtarët.

Kjo ndërhymje e jonë me këtë libër ku shfaqim idé të reja rreth dukjes së njeriu të parë në Europë dhe zhvillimit të një popullate autoktone, që me sa rezulton asht ajo që identifikohet si pellazgjike, të vlejë si një nxitje për me e thellue hulumtimin në atë drejtim, si për shqiptarët e veçanërisht të huejt që mundohen të na e hajnë hakun. Prandaj libri asht shkrue e botue frëngjisht. Dhe për ata që janë të interesuem ta lexojnë, se nuk e gjejnë në treg, ai asht i depozituem në dy kopje në Bibliotekën Mbtetnore Albert I të Brukselit.


Në historinë e njerëzimit pandemia më e madhe dhe e rrezikshme vdekjepruese me viktima që arrinin në disa milionë ka qenë ajo e viteve 1347-1352 që u quejtë murtaja e zezë. Murtaja e zezë ose vdekja e zezë është emri i dhënë nga historianët modernë për një pandemi të murtajës, kryesisht murtaja bubonike, e cila u shfaq në mesjetë, në mesin e shekullit të katërmbëdhjetë. Nga kjo pandemi u prekën Eurasia, Afrika e Veriut dhe ndoshta Afrika nën-Sahariane. Nuk është as e para dhe as e fundit kjo pandemi e quejtur murtaja e zezë, por është e vetmja që mban këtë emër. Nga ana tjetër, është pandemia e parë që është përshkruar mirë nga kronistët bashkëkohorë. Ajo vrau 30 deri 50% të evropianëve në pesë vjet (13471352), duke shkaktuar rreth 25 milion viktima. Pasojat e tij mbi civilizimin evropian janë të rënda dhe të gjata. Ajo u shfaq përsëri në Itali më 1629-31. Kjo epidemi, e

Si përfytyrtohej murtaja vdekjepruese sipas bestutërive të asaj kohë që kudo kalonte mbillte me mija viktima.e zgjaste disa vjet. Kjo e Milanos zgjati në qytete të tjërë nga 1629 në 1657, 28 vjet.

PPërsa i përkett pestes së Milanos, ajo e shtyni shkrimtarin e shquar italian, Aleksander Manzoni, të shkruaj romanin historik, ‘I poomessi sposi” (të fëjuarit) që i dha famë, dhe mbetet si kryevepër e letërsisë e kryesisht e gjuhësisë italiane.Njëkohësisht edhe si dokument historik sepse ai aty e pat fillimisht idenë që të përshkuente atë fatkeqës të madhe që i ra qytetit të tij. Por nga puna që po baante për të mbledhë dokumentë, u frymeua ta kalojë në një roman,që shtjellohet në aztë atmosferë e ambien mortor.

quajtur Murtaja e Madhe e Milanos, sipas studiuesit Carlo M. Cipolla, u mori jetën 1,100,000 njerëzve në Italinë veriore, nga një popullsi prej 4 milion banorësh. Ishin ushtarët gjermanë dhe francezë ata që e futën murtajën në qytetin Mantova në 1629, pas lëvizjeve të trupave të lidhura me Luftën e Tridhjetë vjetëve (16181648). Në tetor 1629, murtaja mbërriti në Milano, qendra e madhe tregtare e Lombardisë. Megjithëse qyteti ka ndërmarrë masa efektive të shëndetit publik - përfshirë karantinën dhe kufizimin e hyrjes së ushtarëve dhe mallrave gjermanë - murtaja përhapej e papërmbejtur. Kryepeshkopi Federico Borromeo (1564-1631) ndërtoi kisha që shërbenin si spitale, dhe procesione fetare të organizuara për të shpëtuar nga ajo fatkeqësi mortore, qëpo bante kërdi në popull. Në përgjithësi, nga 1629 deri në 1636, milanezët pësuan rreth 60,000 vdekje nga një popullsi totale prej 130,000 banorë. Në lindje të Lombardisë, Republika e Venedikut u infektua në 1630-1631. Qyteti i Venedikut u prek rëndë, me humbje të regjistruara prej 46,000 njerëzve nga një popullsi prej 140,000.Humbja drastike e popullsisë, dhe ndikimi i saj në tregti, çuan në rënien e Republikës së Venecias si një fuqi e madhe tregtare, detare e dhe politike. Më vonë, shpërthimet e murtajës bubonike prekën qytetin e Firencës në Itali në 1630-1633, dhe zonat përreth Napolit, Romës dhe Xhenovës në 1656-1657. Marrë nga shtypi italian.

Ishte koronavirusi që na shtyn të shikojmë a ka pasë fatkeqësi të mëdha afërsisht të kësaj përmase, dhe çudia na doli se po kështu kishte ndodhë para 390 vjetësh në të njëjtën zonë të Italisë, pikërisht në Italinë e Veriut përfshirë dy krahina veriore të Lomabardisë me Milanon, e Veneto me Venezian e Bergamon.Por edhe qytete të tjerë të atyre zonave, duke u shtri edhe nga jugu, siç po ndodh tani. Kushtet mjeksore ishin fare primitive. Po ashtu ambientet pa kurrfarë pastërtie e higjene. Mungesë absolute strukture sanitare. Spitale asnje, veç ne kisha E ndonjë pallat i braktisur nga banorët, ose në rrugë të madhe. Ḉorganizim i madh. Mjekime e ilaçe nuk ekzistonin. Levijet e njerezve ishin të pakontrolluara. Një atmosferë mortore e paimagjinueshme. Vetëm kisha me Peshkopin Borromeo; me murgeshat e fretnit që banin diçka, duke rrezikuar veten, që ne po e shohim sot, me gjithe kushtet e plota, që vetëm izolimi i njerëzve në banesat e tyne, është mjeti më efikas për t’u mbrojtë nga kjo e keqe qe s’të fal, e qarkullon kudo e padukshme dhe e pakontrolluar. Që të arrihet në këtë kohë që vdekja të qarkullojë, e lirë kudo; kjo nuk i ka shkuar ndërmend askujt në botë, as njeriut ma fantazizt për skena të tilla makabre. Duke shkruar këto rreshta m’u kujtua një roman, s’e kujtoj dot autorin, që shtjellonte shfaqjen e një epidemie e quejtur “peste e kuqe” (peste rossa) , qe shfaqej me trupin mbuluar me pulla të kuqe, qe mbilllte vdekje. Një shkencëtar (heroi kryesor) me në fund arriti te gjejë një mjet sherimi prej saj. Pra paska qenë dikush që ka parashikuar epidemi të tilla shfarosëse. Ja pra që edhe koronavirusi u bë sebep që të shkruejmë edhe për viruse të tjerë me brirë e jo kurora, që kanë sulmuar njerëzimin.


PERFUNDIME (Të logjikshme e të palogjikshme për të njejtin subjekt) Duke konsideruar shpërthimin e kësaj murtaje me emrin Koronavirus, pa shfaqje të jashtme, shenja e plagë trupore, dalim në konkluzionin se edhe në botën e viruseve gjërat shkojnë duke u përsour. Murtaja e zezë bubonike që bëri kërdi në Europë para 700 vjetësh, që shfaqej me disa si të thatë e gunga në trup, nga dhe emri bubonik, tashti vjen qete e qetë e padukshme e të ngjitet rrugës, ose me një shtrengesë dore ose afërsi trupi më pak se një metër. Sado se e gjithë mjekësia është mobilizuar me vetmohim të lartë, kjo sëmundje po mbjell viktima që po shkojnë duke u shtuar dita-ditës, e po kalojnë në dhjetra mija. Para 700 vjetësh murtaja e zezë kishte korrur rreth 25 milionë europianë, një baterdi e paarritshme sot me të tilla sëmundje epidemike. Por s’i dihet, kjo pandemi mund të arrijë t’ia kalojë asaj së parës. Veç na ruejt Zoti ! Meqë po flasim për pandemi mortore që mbjellin vdekje masive, që shkaktohen nga viruse të padukshëm e pa asnjë lloj arme, na shkon mendja në viruaset toksorë shumë të dukshëm të përfaqësuar nga njeriu. Ky njeri virus, është shumë i dukshëm e i armatosur deri në dhembë, me lloj-lloj armësh nga më të sofistikuarat, që mbjellin vdekje e shkatërrime, e zhdukin qytete si pa te keq. Si Hiroshim e Nagasaki që brenda pak sekondash u shuan si popullsi, e pasojat vazhdojnë akoma dhe sot. Po Lufta e Dytë Botërore, a s’ishte njeriu virus që zhduku miliona njerëz ? A s’ishte një njeri virus që zhduku gjashtë milionë hebrenj të pafajshëm? Po virusi më i rrezikshim, murtaja e zezë ose e kuqe, virusi muzhik që zhduku 30 milonë rusë kot së koti, pa i pasë berë keq kujt ? Po virusi i komunizmit a nuk arriti të shfarosë mbi 100 milionë qenie njerëzore të pafajshme? Pra, po ka viruse e viruse kjo botë, nga ato të padukshmit që sulmojnë nga universi mikroskopik, por edhe viruse shumë të dukshëm, siç janë njerëzit, që bejnë namin e batërdinë mbi vetë vëllezërit e tyre njerëz. Kështu që çeshtja e virusve është relative, merre si ta marrish. Virusi i padukshëm, murtaja e zezë apo koronavirus etj. (se po ka plot viruse të tjerë), e bejnë punën e tyre në heshtje, të sulmon nga s’e pret e ta bën të zezën. Nga kjo

rezulton se ekziston në zhvillim një luftë midis dy universeve: atij mikroskopik e makrokozmik. Mikroja i padukshëm me armë të padukshme. Makroja, me alamet viruse njerëzore, të armatosur deri në dhembë, e me armët shfarosëse më të sofistikuara. Të dy palet kundër njerëzimit paqësor, që don të jetojë e t’i gëzojë të mirat e jetës, po ja që virusët nuk e lenë rehat. Në gjithë këtë zymtësi që ka kapë njerëzit, duhet dhe diçka gazmore, prandaj e bemë këtë analizë ballafaquesi midis mikroviruseve dhe makroviruseve, ne garë secila palë, kush vret më shumë qenie njerëzore. Por, po na paska dhe antiviruse ! E kjo e ndryshon problemin. Veçse në dy aspekte. Janë shkencëtarët, këta heronj të njerëzimit që u kundërvihen këtyre orvatjeve sulmuese virusale, duke gjetur vaksinat e te tjera mundësi mjekësore, për të luftuar e mundur këto viruse të rrezikshëm. Edhe kësaj radhe ata do ta gjejnë mënyrën e mjetin për ta zhdukë koronavirusin ose për ta berë të padëmshëm, duke ua neutralizuar aftësinë për të depërtuar te njeriu. Siç kanë berë për raste të tjera, po aq të rrezikshëm e vdekjeprurës, si gripi spanjoll, lija, skorbuti, lebroza, malaria, tuberkolozi, sida, gripi i derrit, e tjera raste të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut. Ne që po shkruejmë e flasim për këto gjëra, s’marrim vesh fare nga mjekësia, veç e respektojmë e nderojmë, sepse kur sëmuremi na vjen në ndihmë, e na ka shpëtuar nga sëmundje të ndrysme, dhe në ndonjë rast të randë. Tani ajo nga koha që hodhi bazat e parimet e mjekësisë, deri me sot mjekësia nisi të dalë nga primitiviteti, ndonse me vështirësi të madhe. Njerëzimi në gjendjen e tij të pazhvilluar, kapej pas bestytnive, ku kalonte edhe ne sakrifica njerzore e tjera praktika të përçudshme të injorancës që mbretëronte. Njeriu i mirë arriti të përmirësojë kushtet jetësore e mendore të shoqërisë dhe të mjedisit me anë të progresit teknologjik, arsimor e kulturor. Ky zhvillim mendor i dha mundësi mjekësisë që të fitojë eksperiencë e të përfeksionohet nga pikëpamja shkencore. Tashti ne e flemë mendjen se kemi besim që sheknca mjekësore do të arrijë ta mundë këtë koronavirus të mallkuar.

Lady Koronavirus



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.