Revista "Kuq e ZI" Nr- 114

Page 1

KUQ E ZI – 2017 – Viti XXIV

Nr. 114

KUQ E ZI REVISTË KULTURORE EURO – SHQIPTARE

PROF. GULJERLM DEDA INTELEKTUALI I PAMPOSHTUR


Editoriali 114 Nuk asht fort shaka të keshë shkruar 114 editoriale , që mund të mbushin një libër me mbi 200 faqe, të mirë apo të këqij qofshin. Ne jemi përpjekur që të jenë të mirë, por s’i dihët, është lëxuesi që e bën vlerësimin më të drejtë. Ka nga ato shkrime që pëlqehën por dhe nga ato që s’i shkojnë për shtat lëxuesit. Ka për të lavdëruar, për të kritikuar qortuar e sharë, punë gustosh dhe botëkuptimësh. Me thenë të drejtën, mendojmë se kemi qendruar brenda një përmbajtje përçuese ideshë e mendimësh që mbeshtetën mbi idealët kombëtare, që në quajmë Shqiptarizëm. Në këtë rast sikur termi Shqiptarizëm kalohët e kuptohët si një idelogji. Po të ishte ashtu, s’ka ku shkon ma mirë për shqiptarët, sikur ta pranojnë Shqiptarizmin si ideologji që i pështatët shqiptarve dhe që do të kishte qenë mirë të ndiqej e të zbatohej. Do të kishte qenë më mirë për shqiptarët, që të ishin të bashkuar në një ideologji të vetme të tyren se sa me u nda e coptue në disa të tjera, politike, fetare, krahinore, raciale, etjera, kushdo qofshin. Një komb, një gjuhë, një ideal, që të tre këto terma përmblidhën shumë mirë e me vend në Shqiptarizmin. Vaso Pasha, mund të quhët themeluesi i Shqiptarizmit, ku përkufizimi tij lapidar e thotë troç, « Feja e Shqiptarit asht Shqiptaria ». Po pse do të thotë dikush, të heqim dorë nga besimet tona që i kemi trashiguar nga të parët ? S’është çeshtja të heqësh dorë nga besimi yt, është çeshtja të jeshë i bashkuar në një ideal kombëtar e të heqësh dorë nga orvajtja e një depërtimi të huaj. Idealin kombëtar nuk e bëjnë fetë a çdo besim tjetër qoftë. Dhe aspak nuk e bejnë ideologjitë e huaja, as botëkuptimet e huaja, dhe në asnjë mënyrë racat e huaja. Shqiptari i vërtetë, që e ndien vetën se është shqiptar, nuk mund të idetifikohët në raca, Me gjuhën më të vjetër dhe unikale, e para dhe e përveçme në trungun e pemës gjenealogjike të gjuhëve, në rrenjët e saj. Përfundimisht popull e komb 24 karat shqiptar europian. Një shprehje e urtë popullore thotë : fshati që dukët s’do kallaus. Ç’hyn këtu ? do të thotë dikush. E po ja që hyn. Vetëm në qoftë se s’don ta kuptosh. Të gjithë të dhënat historike e thonë qartë, shqiptarët janë populli dhe kombi autokton në trojët e veta (fshati që dukët). Ç’duan disa historiane e shkrimtarë shqiptarë të mediokritetit më të ultë që nuk ju shohin sytë as truri, që i kundërvihën identitetit të shqiptarit ? Dhe aq më keq, ta lidhin atë identitet me identitete të tjerë që nuk përputhën në asnjë veti e cilësi shqiptare ? E kërkojnë me çdo kusht ta vllazërojnë shqiptarin me raca që nuk përputhën aspak me të tijën. Nga na kanë dalë këto biçim shqiptarësh që me sa dukët s’kanë gjak shqiptari, veç bejnë gjoja se e kanë, pa e pasur. E bukura është se nuk guxojnë ta thonë e ta

LEK PERVIZI

besime e koncepte e ideologji të huaja, të importuara ose të imponuara nga ndërhyrje të huaja. S’ka ma fatkeqësi për një popull që përban një Komb të terë, të një origjine e race, të një gjuhë e tradite, që t’i mohojë ato dhe të hidhet e lidhet me origjinë, racë, gjuhë e tradita të huaja, që s’kanë pasur as kanë asgjë të përbashkët me shqiptarin e vërtetë. Do t’ishte një absurditet kolosal ! Po pse do të thotë lëxuesi, mos vallë ka shqiptarë të pavërtetë ? Po ja, krejt këtu është problem i. Sepse po na dalin disa lloj shqiptarësh që prefërojnë të njihën të një besimi tjetër, të një race tjetër e me tradita të tjera, që s’janë të shqiptarit të saktë, pra të asaj race shqiptare që ka mbetur autoktone prej mija vjet, po në këto troje europiane, në këto fusha, male e detra, pa luejt prej tyre, shkëmb në shkëmb. Dikur ishte një popull e komb i madh, themelues qytetërimësh të lashta. pranojnë hapur. E po këta s’janë shqiptarë, e kot shitën të tillë me fjalë. S’ka asnjë kuptim të shitësh si shqiptar dhe të vllazërioshë me të huajin. Prandaj e përmerndëm Shqiptarizmin. Kush i rri këtij termi e ideali, patjetër se është shqiptar, 24 karat i pa përzier, puro. A thua mos kemi falisë që trajtojmë këtë problem të shqiptarizmit, dhe e paraqesim si ideali i vetëm që duhët të përqafojnë shqiptarët e të njihën për të qenë shqiptar ? E po e lemë me kaq, në dorë të lexuesit. Me një shtesë përmbledhëse. A ka popull e komb tjetër në botë që mohon identuitetin e tij, për t’u njoh në një identitet tjetër të huaj ? Historia na mëson se jo, nu ka. Mor shqiptar shqiptar i shkretë, Që je bir i nanës Shqipni, A thue trutë të kan tretë, Qe’i nanë t’huej i futësh n’gji ? (popullore)


Në 100 vjetorin e lindjes kujtojmë

PROF. GULJELM DEDËN INTELEKTUALI I PAMPOSHUR, BIR I DENJË E KRENARI E SHKODRËS, QË PËRBALLOI DIKTATURËN ME KURAJO E QËNDRESË TË JASHTZAKONSHME

Nga Lek Pervizi I lindun në Shkodër më 1916, Profesor Guljelm Deda u afirmue si një intelektual i mirëfilltë dhe i talentuem. Qysh në vitin 1937 filloi punën si profesor në gjimnazin e Shkodrës. Mik e shok i ngushtë i Ernest Koliqit, i përkiste asaj gjenerate që ishte destinue me çue ma përpara kulturën shqiptare në vazhdën e shkrimtarve të mëdhenj të historisë sonë. Por një kuadër i tillë i përgatitun për ti shërbye atdheut mbi baza kombëtare dhe humaniste, nuk mund të pranonte me iu nënështrue komunizmit kriminal. U përplas qysh në 1944 në burg. Ishte dëshmitar i tmerruem i shfarosjes së inteligencies shkodrane pa gjyqe e me gjyqe speciale, që çuen në pushkatim me qindra e qindra njerëz, fajtorë pse ishin te pafajshëm, të ndershëm, patriotë, me kulturë dhe antikomunistë të vendosun. Shkrimtarë e talente të shqueme shkodrane shkuen para skuadravë t’ekzekutimit, sipas dënimit të prokurorit famëkeq, gjakatar e xhelat Aranit Ҫela, i cili nuk përtonte me ekzekutue me dorën e vet! Guljelm Deda shpëtoi prej plumbit e litarit, por jo prej burgut e kampeve të shfarosjes, internimeve e persekutimeve shtazore. Nuk u lejue me shkrue dhe me shprehë aftësitë e tij si letrar dhe si studiues dhe njohës i gjuhës shqipe dhe të huejave, përparësisht te atyne greko-latine, me kompetenca te plota, i denjë me përfaqësue atdheun e kombin në katedrat kombëtare dhe ndërkombëtare. Por komunizmi nuk donte njerëz të ditun me kulturë të thellë e të ngritun, për ma tepër “reaksionare”, pra disidentë e opozitarë, të cilët nuk pranonin në asnjë mënyrë me u vue në shërbim të klikës staliniane, prandaj i eliminoi fizikisht dhe me dënime çnjerëzore, tue u mundue me i zëvendësue me nje kategori të pa aftësh dhe mediokrësh, ndër të cilët la me ndritë ndonjë yll të kuq, të zotin me thurë himne e lavdërime e me një krijimtari hipokrite, absurde e mohuese, në kurriz te mija e mija viktimave te pafajshme.

Kështu ndërsa Guljelm Deda me shokë vuente të zezat e ullinit, (pse kishin mbetun gjallë) tue përfundue me hapë kanale faraonike në kampet e çfarosjes së punës së detyrueme, dhe me prashitë e kanalizue parcelat bujqësore, banda e realizmit socialist me në krye shefat e mirënjohun, shkruenin vepra servile e neveritëse, ulun në kolltuqe të buta e të rehatëshme, tue paraqitë Shqipninë socialiste si baçe me lule dhe xhelatin Enver si hero e humanitar ( ?!) Pra tue veshun kasollen me lule dhe ujkun me lëkurë qingji, ndërsa kolegët e tyne ishin stivosun si sardele në qelitë e qelbuna të burgjeve. Të mohojsh këtë të vërtetë, do të thotë të jesh kambë e kokë i komprometuem dhe bashkëpuntor i terrorit ! Dhe këte punë, shkrimtarët komunistë e banë per 46 vjet me kënaqësi, dhe e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me fodullëk të papërmbajtun. Aq mirë diktatura i ka kthye në robotë të kurdisun, për të vazhdue punën destruktive që ajo u ka programue. Nderkaq ndodhën ngjarje të paprituna. Përkthyesi i " Komedise Hyjnore " të Dante Alighierit, profesor Pashk Gjeçi, i burgosun politik , i cili ishte afirmue për këtë punë me randësi kulturore, me keqardhje të komunistëve, ndërmorri një inisiativë të guximëshrne. që mund të quhet disidente, pse u angazhue me kolegët e burgosun, t’ internuem e të persekutuem, me përkthye kryeveprat e letërsisë botnore, kryesisht të poezisë, siç ishin poemat e poetëve të mëdhen, duke fillue nga të lashtësisë, Homeri e Virgjili, Ovidi, Horaci, etj., e me radhë poetët e shquem të Rilindjes italiane, Dante, Ariosto, Tasso, Bojardo, Pulci e Marini. Përkthimi i këtyne veprave poetike, kërkonte aftësi dhe kompetenca te veçanta, njohuni të gjuhëve të vjetra e të reja dhe të artit poetik. Këto kushte i plotësonin vetëm disa intelektualë e letrarë të persekutuem e të burgosun, që kishin krye studimet në vendet evropiane. Qëllimi i Pashk Gjeçit ishte me e ngritë këtë problem me vepra konkrete, që asnjë prej të ashtuquejtunvet letrarë komunistë nuk ishin në gjendje me krye, me i përkthye as prej gjuhëve origjinale as të huazueme e me nivel te naltë. Në këte aksion të madh, i ndërmarrun me inisiativë personale, u aktivizuen profesorët Pashk Gjeçi, Guljelm Deda, Henrik Lacaj, Mark Dema, Gjon Shllaku, Dhimitër Pasko, etj. Guljelm Dedës i ra për rrisk, një kryevepër e poezise epike-kalorsiake " Orlando Furioso “ i Lodoviko


Ariostos, te cilën ia pruni fillimisht i vëllai Pashku, në kampin e izolimit të Kuçit të Vlorës. Ketu Lem Deda e filloi përkthimin, që gjeti vlerësim nga intelektualët e lartë me të cilët Lemi ndante dënimin në kampin e izolimit të Kuçit të Vlorës. Këta intelektualë të diplomuem në universitete evropiane, mbetën entusiastë për përkthimin, kur dëgjuen recitimin nga Lemi të kangës së parë. Një kryevepër poezie shqip, po aq e nivelit të Ariostos. Këtë intelektualë ishin emna të njohun të botës shqiptare, si Mikel Koliqi, Ali Erebara, Mitat Araniti, Lazër Radi, Ali Cungu, Sandër Saraçi, Zef Shiroka, Nedim Kokona, Mihal Sherko, Ibrahim Sokoli, Loro Muzhani, Spiridion Kacaroci, Estref Frashëri, Ekerem Janina, etj. U transferuem në Lushnje, ku me Lemin zumë vend në sektorin-kamp të Plukut. Një ta marrë vesh, aty vjen Prof. Mark Dema, i cili i solli Lemit një botim të mirë italisht të Orlandit me komente. Mark Dema ia pëlqeu së tepërmi përkthimin e dy kangëve të para dhe i dha kurajo me vazhdue n’ atë mënyrë. Kështu ai iu vue punës ma me ngulm, dhe ne që rrinim me të, dëgjonim me andje recitimin që ai na bante herëpashere. Lemi po e rikrijonte atë vepër shqip. Në verën e atij viti, 1962, Lemi u martue me Marie Muzhanin, e bija e Prof. Luigj Muzhanit. Martesa u ba në Gjendjën Civile të Lushnjës, ku dëshmitarë ishim unë e Ded Gjomarku. Me këtë rast dega i transferoi në Savër ku iu dha një dhomë në barakat e të internuemve. Ne kishim mundësi të leviznim dhe unë shkoja ta takoja. Puan e përkthimit po ecte mirë. Familja a grues, kryesisht vllaznit e saj, u përpoqën me ia lehtësue jetën, me sa sakrifica , në mënyrë që Lemi të kishte mundësi me u marrë me atë punë letrare, ndonse pa asnjë përfitim e në kushte miserable. Fatkeqësisht edhe një e zezë ma e madhe i ra Shqipnisë : lidhja me Kinën. Në Shqipni u zbatue revolucioni kulturor kinez dhe u ashpërsue në kulm lufta e klasave. U pezullue botimi i veprave të letërsisë botnore (perëndimore), te cilat u quejtën dekadente, fetare e borgjeze. Intelektualët e përndjekun në fjalë u degdisën keq e ma keq, disa përfunduen edhe në burg. Guljelm Deda, që më 1964 përfitoj lirimin, dhe shkoi në Tiranë pranë familjës së grues, dhe u mendue se s’do kishte ma trazime, ndodhi e kundërta. Një ta marrë e degdisun, jo prap në kampin e Savrës, por në një fshat kooperativist të humbun të Myzeqesë, ne rrethin e Fierit. Atje s’kishim mundësi të shkonim. Aty kaloi edhe 24 vjet internim tue prashitë arat, ndërsa shkrimtarët e afirmuem komunistë shkruenin veprat e mohimit të të gjitha të drejtave të njeriut! Vepra absurde ndaj realitetit tragjik të një vendi që ishte kthye në burg e në vorr të të gjithë një populli! Por këto të vërteta, nuk iu interesonin shkrimtarëve te oborrit Hoxhian me i dijtë. Atyne u interesonte afirmimi personal me çdo kusht, edhe pse shkelnin mbi kufomat e vllazënve e motrave të tyne . Guljelm Deda nuk u dorëzue as nuk u rnposht. Tue shfrytëzue çdo çast të lire të mundshëm e të pamundshëm ai arriti ta kryejë përkthimin me 17 vjet punë në kondita të pamudshme e të pabesueshme. Kjo ishte qëndresa e patundshme e këtij biri të denjë të Shkodrës, të këtij intelektuali të naltë të Shqipnisë e Kombit shqiptar. Patjetër në këtë përballim të pabarabartë midis nje diktature të egër dhe një të burgosuni pa mbrojtje, Profesori yne, G uljelm Deda doli moralisht fitimtar .

Ai e sfidoi diktaturën me talentin e aftësitë intelektuale, dhe e mposhti. Vepra e tij duhet vështrue e çmue në këtë kontekst. Sado që diktatura u mundue ta luftojë e dënojë përjetësisht (sipas saj), ta varrosë, ai u çue si Gjergj Elez Alia, dhe i doli përballë balozit të zi, duke e mundë në atë duel të pabarabartë, por ku fuqia e qëndresa shpirtnore e heroit shqiptar fitoi mbi gjigantin hukubet. Jo ndryshe ndodhi me Lemin, ku shpata e tij ishte vepra madhore që ai krijoi në atë kushte mizore, që e banë triumfues mbi të keqen e të pavdekshëm në altarin e atdheut. Ndërkohë Lemi ishte marrë edhe me përkthime të tjera, për të përmbushë misonin e tij si intelektual, edhe pse në kushte pa kushte. Për tu përmendun, perkthimet prej shqipes në një italishte të përkryeme, të « Juvenilia » të Ndre Mjedes ; « Skanderbeun » e Naim

Me Prof. Guljel Dedën në Perugia, 1993. Frashërit dhe kangën kreshnike të Gjergj Elez Alisë, të cilën e shoqnoi me një koment te bukur. Këto,përkthime në gjuhën letrare italiane, e veçanërisht në poezi, demostrojnë aftësitë e tij letrare e mjeshtërin në vargjet poetike, si ma i miri poet italian. Gjithë kjo veprimtari e tij, ndonse e kufizueme mbeti e heshtun. Rrethi i tij familjar e shoqnor nuk qe në gjendje të ia nxierrin në dritë, sikur formalisht. Por Lem Deda s’ishte një figurë formale, por një monument që duhej ngrit në podiumin e tij për t’u admirue. Tue qenë se vendosëm që ta kujtojmë në ketë përvjetor shekullor të lindjes së tij, themi të ia plotësojmë biografinë, edhe pse të cungueme nga periudha fatkeqe e mizore e diktaturës komuniste, që ia hangri ma shumë se gjysmën e jetës. Kujtojmë se në vitin 1937, në mbrojtjen e diplomës , ai bani nje dizertacion italisht mbi Pjetër Bogdanin, tue nxierrë në pah me kompetencë dhe erudicion figurën e veprën historike e letrare të këtij shqiptari të madh, “Cuneus Prophetarum”, gur themelor i gjuhës e letërsisë shqiptare në shekujt. Kjo kumtesë prej 150 faqesh të daktilografueme, u prit me vlerësim të nalte dhe la përshtypje të madhe ndër profesorët e shquem italianë dhe të tjerë të huej. Ai u vlerësue me notën ma të naltë që mund te jepej ‘Summa cum Laude ». Duke qenë se askush nuk u interesue as po interesohet për të ia nxierrë në dritë


këtë vepër, më mbetet si detyrë të ia botoj në tekstin origjinal italisht, sepse Lemi ma kishte dorëzue dorëshkrimin e daktilografuem prej tij. Kjo vepër vlen për studiuesit shqiptarë, dhe asht unike, përsa i përket një studimi mbi Pjetër BogdaninPor e randësishme për Guljelm Dedën, ishte dhe krijimtaria që ai kishte ndërmend me nisë me shkrue e me ia kushtue jetën. Mjerisht kjo periudhë përkoi me burgosjen e tij. Megjithate, dhe në kushte aq të vështira, në vitin e parë ku nuk i qitnin në punë të detyrueme, aty në burg arriti edhe me punue ne nje poemë mbi

e përciellë e ndihmue për botimin e veprave të tyne të kullueta e të pastra si dëbora e maleve tona kreshnike. Mjerisht, disa të huej dhe shumë shqiptarë kanë ra në rrjetin e merimangave te disa përfaqësuesve të dyshimtë e te implikuem deri në fyt me kulturën komuniste. Veprat e këtyne personave jane shkrue me pena e stilo të njomuna në gjakun e kolegëve e vllazënve të tyne. Librat e tyne pikojnë gjak e lot viktimash të pafajshme. Nëse sot ata gëzojnë ndonjë famë ekuivoke, asnjë mashtrim e kamuflim nuk i shpëton prej gjyqit final të historisë. Kjo paraqitje e Profesor Guljelm Dedës, para lexuesve dhe opinionit shqiptar, merr kuptimin e nje solidariteti ndaj atyne që mbajtën mbi kurriz peshën e randë të kryqit të mishëruem ne terrorin bolshevik. Shërben gjithashtu me vlerësue punën e krijimtarinë e tyne n’ato kushte tepër të vështira, që pasqyrojnë periudhën ma të kobëshme të historisë së Shqipnise e të Kombit Shqiptar. Shërben mos me lejue që kush poshtnoi e sakatoi atdheun, të mund të përfitojë prap në dam te atyne që sakrifikuen jetën dhe talentin e tyne dhe nuk u mposhtën. Ata meritojnë nderim e respekt, kujdes e përkrahje te domosdoshme. Dhe krenaria dhe burrnia e shqiptarit ketu shihet e tregohet ! ----------------------------------------Shënim: Siç më ndodhi me Prof. Lazër Radin, që më kaloi 100 vjetori i tij, ashtu për një lapsus kujtese më iku 100 vjetor i Prof. Guljelm Dedës, që po e plotësoj me këtë shkrim.

. Profesori duke përkthye Orlandin, Pluk, 1960. historinë e njerëzimit, me titulli, « Vegim » në tingëllime klasike, si ato të Mjedës. Kushtet u banë të padurueshme e të tmerrshme. Vepra mbeti e cungueme. Shpëtuen vetëm pesë tingëllimet fillestare, të cilat ia kemi botue disa herë në Kuq e Zi. Si per konceptin ashtu për formën, gjendemi para nje poeti te potencialit të naltë, me kulturë të thellë dhe me talent të fuqishëm, që shprehen në atmosferën e poemës, gjithë pathos të një vizioni global dhe esencial të momenteve kryesore dhe vendimtare të historisë së njerëzimit. Këto të dhana jepen nëpërmjet të një vargu të përkryem, që të rrëmben me kadencën e vrullshme të një ritmi konstant, veti e domosdoshme e vargut endekasillabik (njëmbëdhjetrroksh). Këta pesë tingëllime janë të pakta në dukje por të mjafta në vlerë, me na dhanë të kjartë idenë e saktë mbi talentin e padiskutueshëm të Guljelm Dedës, i prirun me krijue vepra të plota dhe me pasunue kulturën shqiptare me emna të rinj të lavdishëm. I këtij mendimi nuk ishte partia komuniste dhe kreu i saj gjarpën e monstër. Por Guljelm Deda dhe shumë të tjerë si ai, nuk u nënështruen, të vetëdijshem që i priste vdekja ose burgu. Kësaj i thonë rezistencë, disidencë e opozitë e mirëfilltë. Aq ma tepër i thonë heroizëm i vërtetë ! Këto janë mendjet e ditunise dhe te kulturës shqiptare që duhen respektue e nderue, që duhen pritun

Prof. Guljelm Deda pas 46 vjet burgje e kampe internimi që ia kishin sfilitut fuqinë krijuese e shëndetin, në Perugia, 1993-1994. ( Shkoqdër 1916 - Perugia, 1994).


PIKTORI I KAMPEVE TË VDEKJES TË REGJIMIT TË ENVER HOXHËS Frank Shkreli

Piktori është Z. Lekë Pervizi. Kampet e vdekjes janë kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, pikërisht ai kampi famëkeq i Tepelenës. Ditët e fundit më ra në dorë numri i posaçëm i Revistës “Kuq e Zi”, një revistë euro-shqiptare online me kryeredaktor Lekë Pervizin, e cila botohet në Bruksel ç’prej vitit 1993. Thuhej në editorialin e numrit të parë të revistës “Kuq e Zi” se botimi i saj, synonte të shërbente si tribunë shqiptarizmi, “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysmë shekulli të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës.” Jo të gjithë dolën të gjallë nga kampet e përqendrimit të regjimit më të egër komunist në Evropën lindore, por ata që patën fatin të mbijetojnë mundimet dhe terrorin enverist – dëshmitarë të gjallë të atyre krimeve anti-njerzore-- sot janë ne gjendje, që në emër të bijve dhe të bijave më të dalluar të kombit, “rrnojnë për me tregue” vlerat reale të atyre viktimave të komunizmit shqiptar, me qëllim, “për me çue në vend nderin e kulturës dhe të historise shqiptare”. Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi. Për veten dhe bashkvuajtsit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsfikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë

marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijavjeçare”. Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vet ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë” për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkvuajtsve të tij si vëllëzër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist. Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si -- rradhë kush tjetër, për të mos thënë ndoshta si askush para tij që vuanin në ish-burgjet e kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash -- përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty. Numri i fundit i posaçëm i revistës, “Kuq e Zi” u kushtohet pikërisht këtyre vizatimeve të piktorit të ish-burgosur Lekë Pervizi, një testament i rradhë ky, në këtë formë i mundimeve dhe vuajtjeve në kampin e terrorit të Enver Hoxhës, në Tepelenë. Duke i shikuar ato fotografi të vizatuara në ishkampin e Tepelenës nga Leka, njeriu normal ndjenë një shpërthim zemërimi pothuaj të papërmbajtur dhe pyet veten se si është e mundur që njeriu të veprojë në këtë mënyrë kundër njeriut, e për më tepër shqiptari ndaj shqiptarit. Në një komunikim me Z. Pervizi, pasi lexova numrin e posaçëm të revistës online që më kishte dërguar, e pyeta se pse ka pritur gjithë këto vite që t’i botojë këto vizatime për publikun. Ja edhe shpjegimi i historisë së botimit më në fund, në një album të posaçëm. Ai më shkruan se i mbante vizatimet për vete, në disa copa letre, sa për kujtim, megjithse i kishte botuar herë pas here në revistën “Kuq e Zi”, ç’prej fillimit të daljes së saj në vitin 1993 e në vazhdim, por shton se nuk u kujtua kush që tu jepte rëndësinë që meritonin. Z. Pervizi i jepë kredi për botimin, më në fund, të vizatimeve një miku të tij i ish-përndjekur politik edhe ai -- e i cili ishte në dijeni të vizatimeve të tija në kampin e Tepelenës. Në një mënyrë ose në një tjetër, lajmi për ekzistencën e vizatimeve të Z. Pervizi shkoi në veshët e zyrës së Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, në Tiranë e cila i botoi vizatimet nepërmjet Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, me drejtor Agron Tufa, shprehet Z. Pervizi. Ishin gjermanët pra, ata që


mundësuan botimin e këtyre vizatimeve me një album të posaçëm me titullin, “”Rrathët e Ferrit”. Leka shkruan se gjermanet e kishin ftuar për një një javë ndërsa kishin organizuar një mbledhje me aktivitet të posaçëm në kazermat e rrënuara në Tepelenë, ku ishin ekspozuar vizatimet e tija të zmadhuara, ku ndër të tjerë, kishte marrë pjesë dhe Ambasadori gjerman në Tiranë dhe drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer. “Kështu nepërmjet atyne vizatimeve të shpëtueme kot prej meje (mjaft kishin humbë), u ba i njohun kampi i Tepelenës, ashtu siç ishte i ndertuem që e keni pa dhe ju në revisten, por që i të cilit kamp nuk ekzistonte asnjë fotografi, se ku e si ishte. As nuk dihej se si funksiononte e si ishin stivosun të internuemit brenda atyne kazermave vigane”. Kjo u ba shkas edhe per mbledhje të tjera dhe tashti po mendohet që të krijohet aty një muze, e të ngrihet një memorial, më shkruan Leka. “Merreni me mend, i dashun mik, se kishin kalue 25 vjet që askush s'donte të ia dinte për atë kamp famëkeq të Tepelenës. Prandaj vizatimet dolën me vonesë, kur duhet të ishin ba të njohuna botënisht që në vitet e para pas shembjes së diktaturës. Kaluen gjashtë presidentë e disa qeveri, që as u shkonte mendja fare dhe as që e donin daljen në shesh të mizorive të komunizmit mbi qenje njerëzore (shqiptare) të pafajshme”, përfundon ai shpjegimin e tij, që pati mirësinë të më dërgonte në lidhje me vonesën e botimit të këtyre vizatimeve dokumentuese dhe historike me vlerë të madhe, nga një dëshmitar i gjallë i jetës dhe krimeve që bëheshin në kampin e Tepelenës nga regjimi komunist kundër popullit të vet. Megjithse Lekë Perrvizi me modesti thotë se nuk e bëri publikimin e këtyre vizatimeve me qëllim që të “delte si burë i mirë”, ai shpreh mirënjohjen e tij dhe falënderon gjermanët me interesimin e tyre, e bënë të mundur daljen në shesh të këtyre vizatimeve historike nga jeta dhe e krimet në kampet shqiptare të përendrimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilat Z. Pervizi thotë se, “Ambasadori gjerman në Tiranë i kishte krahasuar me Auschvitzin, për trajtimin miserabël që iu bahej të internuemve, pavarësisht nga përmasat strukturale më të vogëla, por për nga përmasat kriminale të mëdha.” Në një artikull dje nga Përparim Halili, botuar në gazetën Telegraf të Tiranës thuhet se dosjet e kampit të Internimit dhe të kryengritjes antikomuniste së Zhapokikës në Tepelenë janë zhdukur më 1991. Për më tepër Z. Halili shkruan se

strukturat e kampit të Tepelenës janë hedhur për dhe, siç duket në përpjekje për të zhdukur çdo provë i ekzistencës së kampit të tmerrit duke shtuar se “Në vitet 1994-1995 mbi varret e 175 (fëmijve “armiqë” të moshës deri në 12 vjetë) dhe 789 të rriturve të vdekur në kampin e Tepelenëns, ishqeverisja e viteve 1993-1995 ka ndërtuar pallate banimi për strehimin e ish-të dënuarve politikë dhe kolektorin qendror të ujërave të zeza të qytetit, pa bërë zhvarrimin që u kërkua me protesta prej familjarëve të viktimave”. Përparim Halili shkruan gjithashtu se “dosjet e kampit të Tepelenës janë zhdukur qysh në korrik të viti 1991”. Kam shkruar shumë, por më kot, gjatë këtyre viteve për mos përballjen serioze me të kaluarën komuniste të klasës politike shqiptare të të ashtuquajturës periudhë post-komuniste, një fenomen ky që në mendjen e njerzve normal është vështirë të kuptohet ose të pranohet në një shoqëri që e konsideron veten demokratike, antare e NATO-s dhe aspiruese për integrim të plotë euro-atlantik. Por, ajo që me të vërtetë prekë thellë dhe ndezë ndjenjat morale të njeriut është se si edhe sot nostalgjikët e atij regjimi dhe të diktatorit, siç shkruan edhe “Piktori i Kampeve të Vdekjes”, “Të ngrenë lavde kriminelëve e xhelatëve dhe aq më keq atij lloj diktatori të paskrupullt e paranoik që e trajtojë popullin e vet si të ishte bagëti e jo qenje njerëzore”. Megjithse e papranueshme, për këtë situate të krijuar në Shqipëri, nuk është për t’u habitur kur të merret parsyshë se si klasa politike, “majtas e djathtas”, e këtij çerek shekulli postkomunizëm, po trajton sot ish-të përndjekurit politikë duke i përjashtuar krejtsisht nga jeta politike e vendit, gjë që bën të ndhjehen si të huaj në vendin e vet. Ndërsa është pa pranueshëm gjithashtu edhe refuzimi i tyre banal dhe i pa moralshëm për tu përballur, njëherë e mirë, me të vërtetën e të kaluarës komuniste dhe me krimet e regjimit të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të kontinentit evropian. Falë nderës Zotit që kombi shqiptar ka ende miqë siç janë gjermanët, të cilët po ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës të historisë së krimeve të një sistemi totalitar e gjakatar. Falënderojmë Zotin gjithashtu edhe për piktorin Lekë Pervizi, i cili “rrnoi për me tregue” dhe i cili me vullnetin e tij të fortë dhe me ndjenjën e tij të thellë, kishte vendosur heret që e keqja të kundërshtohej dhe të luftohej me çdo mjet e mundësi, madje edhe në rrethanat e një


kampi përqëndrimi, siç ishte ai i Tepelenës. E falënderojmë Z. Pervizi edhe për “kokëfortësinë e mos-nënshtrimit” që ka treguar në kampin e përqendrimit që edhe në kushte jashtzakonisht të vështira i ka bërë dhe i ka ruajtur vizatimet – megjithse jo të gjitha -- nga jeta dhe të struktuarave të kampit ku ka qëndruar e që sot i ka të botuar dhe na i sjellë si dokumentacion historik për brezat e sotëm dhe të ardhëshëm. “E vërteta triumfon kur bëhen sakrifica dhe mundime për t’a qitur në dritë të vërtetën”, ka thënë babai i kombit amerikan, Xhorxh Washingtoni. T’i jemi mirënjohës Lekë Pervizit që me botimin e këtyre vizatimeve nga jeta në kampin e terrorit në Tepelenë, hedh sado pak dritë mbi të vërtetën e krimeve që ndodhën në atë vend.

Mirditori Llesh Dod Gjini, intenue qyshë 1945, lirue me 1952, vdes ditën e lirimit, nisur rrugës në kambë, nga vuektjet dhe tortura qe kishte pesuar.

Pamja qendrore e nje kazerme , ku rrinin te stivosur te internuarit, kazmpi iTepelenes funksionoi nga 1948 deri 1954.

Prof. Ali Cungu, mbasi bani 5 vjet burg u internua ne Tepelenë më 1952, pastaj në Kuç të Vlorës e në Lusnje. 20 vjet i denuar.


VESHTRIM MBI LETERSINE KOMUNISTE Vazhdim nga Nr. 113 i revistës Kuq e Zi Mjafton ngjarja tragjike e pushkatimit të dy poetëve të rij të sipërpermendur dhe të poetëve të tjerë të pushkatuar ose burgosur, që të merret vesh mire ndryshimi midis orvajtjë së një krijiltarie të lire dhe asaj të poetëve e shkrimtarëve konformiste komunistë që me veprat e tyre i shërbenin me devocion diktaturës. Ku krijimtaria e tyre nuk mundët kurrë. A mund të supozohët e të merret me mend nga nga shqiptarë të ndërgjegjshëm se si mund të ekzistonin dy botë të ndryshme në një kontekst të vetëm ? Kësaj gjendje absurd i bie se ajo e paradhomës ku zhvillohët dasmë e festë e madhe me gëzim e hare, ndërsa në dhomën ngjit i bëhët morti i të vdekurit vdekurit me vajtime e dëshpërim të madh. Kjo është gjendja e letërësië komuniste, qe zhvillohej me etntuziazëm e optimizëm të madh ndaj triumfit të socializmit (komunizmit). Aq edhe më tragjik fakti ku itelektualët e shkrimtarët komunistë e quenin të ligjëshëm pushkatimin e poetëve e shkrimtarve dhe burgosjet e tyre. Jo vetm kaq por duke hedhur dhe baltë mbi ta, duke i quajtur si të paftë e të pa talent letrar, njerëz kot. Sepse ata vetë na paskëshin qenë njerëz plot. Në kuptimin se vetëm ata ishin të destinuar të zhvillonin kulturën, letërsinë e artin, sepse i kishin kushtë e siguruara, nga që ishin kthyer në militantë të zellshëm të partisë komuniste, te regjimi totalitar e të diktatorit xhelat, të cilin e kishin sublimuar në idhull. Pa çka se, , fatkeqësisht i vdekshëm dhe jo i përjetshëm sikur ua kishte qefi. Ndryshimi midis një rryme letrare shqiptare e kombëtare me një rrymë krejtësisht e kundërt, pse idelogjike dhe e shitur te një model kulturor i huaj siç ishte ai sovjetik i “realizmin Socialist” që s’kishte asnjë lidhje me zhvillimin e shëndoshë të lire e të pavarur të një kulture e letërësi vërtetësisht shqiptare. Aq ma tepër se disa përfaques të kësaj të fundit, për disa rrethana të veçanta jetonin krahas shkrimtarëve komunistë, krejtësisht në kundërshtim me ta. Por jo që të shkruani vepra në favor dhe shërbim të diktaturës, por vepra të përkthyera nga kryeveprat e letërsië botërore, për të cilën gjë, folëm në shkrim të mëpërparshme. E këta njerëz I përkisnin pikërisht cultures së shëndoshë shqiptare, që I kishin shpëtuar p pushkatimit dhe asgjësimit me masa të tjera drastike. Shtei komunuistu detyrua të pranojë se në radhët e intelektualëv qypa e mediokër s’kishte të tillë I,telektualë të rangut të poetëve e shkrimtarëve qe ta kryenin atë punë. Edhe më I miri shkrimtar komunis s’mund të barazohëj për culture e dije të thema me asnjënin prej këtyre rekasionarëve e armiqve të popullit, që ishin në gjendjke të përkthenin Homerit, Herodotit, Eskilit, Sofokliu, Euripidit, Virgjilin, Lukrecit, Ovidit, e Horacit nga origjinalët e greqishtës vjetër dhe latinishtës. Jo me pastaj nga gjuhë të tjera, si

italishtja e vjetër e kohës së Dante Alighierit, Petrarkës, Ariostios, Tassos. E më vonë kreyveprat nga frëngjishtja, anglishja, gjemanishtja, rusishtja, etjera. Kështu qëemrat e e këtyre intelektualëve, kumbojnë më të lartë se emrat e shkrimtarëve komunisë, që s’i zotëronin fare gjuhët e heuja, s as të vjetra as të reja. Ata mire që dinin gjuhën shqipe për të krijuar vepra neveritëse përkushtuar sistemit Bolshevik që kisht kapërthyer Shqipërinë0 Pra emrat e këtyre intelektualëv reaksionarë, dalin të nderuar dhe janë një shembëll i lartë e asaj kulture të shëndoshë shqiptare, që fatkeqësiht u ndërpre e u sakatua, për ta zevendësuar me kulturën bajate e pa frymë lirie të komunizmit i mishëruiar në të famëkeqin “Realizëm Socilalist”, dhe i përfaqësuar nga Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëv të Shqipërisë, që përmblidhte gjith bandën e shkrimtarëve sahlëpirës komunistë. Marrim shembëll vetëm një person. Po si i thonë asaj, që një intelektual i nivelit të lartë, si Guljelm Deda, professor i shquar, poet e shkrimtar, të mbahët 45 vjet në burgje e kampe pune e internim, pa shpresë shpëtimi. Në tortura, mundime e vuetje, i ndaluar në krimtarinë e tij të lire. Ndërsa homologët e tij (aspak të atij niveli), bënin pallë duke shkruar poemë, poezi riomane etjera vepra servile, midis kryeqytetit e të shtruar në studio tyre, me të gjithë komditetët dhe telefoni aty, për t’u lidhur me idhullin, ose ledin e tij, që të merrnin këshilla për hartimin e vijimin e veprave që po shkruanin. Ndryshim qendronte këtu, siç e kemo thenë dhe e pësërisim. Guljelm Deda iu përgjgj trajtimi skllavëror të diktaturës, me një force intelektale e shpirtrore të pakrahasuar, duke e sfiduar me një punë të paimagjinuar që të kryehej në ato kushte të pakushte, miserable të trajtimit që i bahej. Tretur larg në një fshat të humbur për ta humbur. Por ç’ndodhi ? Profesori ynë, iu vu një punë, që askush shqiptar tjetër s’mund të bentë në ato kushte. Mere e përkthen 40 mijë vargje të poemit të Lodoviko Ariosto ‘ “Orlandi i çmendur”. Vetë ajo punë një çmenduri për t’u realizuar Brenda një kasollëje me kallmama e baltë e pa as një kusht jetësor normal. Kue gejti ai njeri atë force fizike mendore e shpirtërore, atë vullnet të pathyeshëm dhe atë guxim e kurajo të përveçëm, që të krijojë një kryevepër në gjuhën shqipe, po në atë nivel të poetit të shquar Italian. Ky fakt mjafton për të hedhë poshtë gjith sa u krijua nga ushtria e shkrimtarëve komunistë, me në krye korfejt e tyre, që mbahën si burra të mire, e pretendojnë të ngrihën me lartë se ‘ç’janë e që nuk janë. Guljelm Deda me shokë po si ai, e kanë rropos krejtësisht letërsinë komuniste, duke tregue lartësinë e tyre si intelektualë të mirëfilltë, ku Guljelm Deda u imponua si një figure sipërore e kultures e letërsisë së vërtetë shqiptare. Letërsia komuniste ne këtë veshtrim del jasht loje, së e padenjë të përfshihët në letërsinë shqiptare. Në kët analize, që del si përsëritje, përfhsihën dhe shkrimet e tjerë tëparaqitur në ketë numër të revistës Kuq e Zi, ai mbi Guljelm Dedën, dhe ai mbi dy poetët e ri Genc Leka e Vilson Blloshmi. (Vazhdon)


ALUCINACIONE TE PANEVOJSHME Redaksia Që mund të ketë njerëz qe në mendje e tyre u shfaqën gjera të çuditshme deri dhe figurative,pra alucinazione, këtë e pranojnë dhe shkencëtarë, psikiatër e psigologë, e të tjerë studiosë të sjelljëve të njeriut. Ka raste të tilla njerëzish të çakërdisur nga truri. Por si i bëhet halli, kur shfaqje të tilla vijnë nga një njeri normal, i provuar se është i tillë, sepse edhe i ngritur r e i vlerësuar në nivel të një intelektuali të lartë dhe shkrimtar i madh me famë. Të gjithë shqiptarët e dijnë, nga më i vogli deri te më i rrituri, se Ismail Kadare, ka qene një shkrimtar i madh i diktaturës komuniste. Vetë komunist dhe me detyra partie e zyrtare, i brenda shkruar në regjimin komunist : anëtar partie, deputet, n/kryetar i Frontit me Kryetare Nexhmijën, N/Kryetar i Lidhjës së Shkrimtarëve, Korrespondet i Zerit të Popullit me shetit gjithë botën komuniste e kapitaliste, me parët e shteit, dmth të popullit. U bë shkrimtar i njohur në Shqipëri dhe deri dhe jashtë saj, i promovuar nga Shteti dhe vetë diktatori, që e kishte nën patronazh. Ndërkohë gezonte gjith privilegjët e mundëshme, dhe i botohëshin gjithë veprat, poezi e romane me paret e Shtetit (të populli). Kjo besoj se pranohët nga të gjithë, për sa thamë më sipër. E s’është një gjë e keqe : duhëj jetuar e punuar në ato kushte, e jo të përfundoje i pushkatuar e i burgosur, siç u ndodhi disave, edhe pse ishin intelektualë e shkrimtarë si ai, e ndoshta më të mirë. Kolegë të tij, edhe ata intelektualë e shkrimtarë, por të trajtuar si mos më keq, të masakruar. Pse ta pësonte edhe ai ? Punë e madhe se i kishte shkruar poezit e romanet e tij me frymë partie, dhe simas modeli të « Realizmit Socialist ». Ashtu e kërkonte situata. T’ i shërbeje partisë e regjimit, ose të përfundoje në guvat e skëterrës së diktaturës. Pse budalla ishte ? Mirë, edhe ne e pranojmë që ka qenë një shkrimtar i mirë., pavarësiht se veprat e tij i kushtohëshin një sistemi të keq,i brendshkruar në modelin sovjetik të « Realizmit Socialist ». Pra në këtë vështrim, ai, jo vetëm që ishte më i privilegjuari i diktatorit, partisë e qeverisë, por dhe zëdhenësi me i mirë i tyre, nëpërmjet veprave që shkruante, ku haptas bentë propagandën e sitemit, dhe zhvillonte me bindje « luftën e klasava », që bënte kërdinë në Shqipëri. Kjo që shkruam deri këtu, vlen për ata që ia kan lexuar veprat, dhe rrjedhimisht arrijnë në përfundimin se ai ishte një shkrimtar i oborrit të dika tatorit e militant i dëvotshëm i partisë tij komuniste. Në qoftë se ne një far mënyre ia falim të gjitha sa thamë, pavarësisht se janë gjëra të vërteta, një gjë nuk i falët atij, ajo që të deklarojë publilisht në një gazetë të madhe gjermane, se diktatura atij po i përgatiste

ARKIVOLIN ???!!! E kuj se ? Duke dhenë shpjegime të marra, se ishte i ndjekur e i rrezikuar, sepse i dyshuar për kompllot për të rrëzuar qeverine ???!!! e të tjera profka, pralla e dokrra, që e turpërojnë si gënjështar e mashtrues. Mund të mashtrosh të huajt që s’dinë asgjë për Shqipërinë, por jo shqiptarët. Eshtë kujtuar vonë Ismaili ynë, që të rrahë gjoksin që paskej qenë intelektauli e shkrimtari më i përdjekuri nga diktatura komuniste, në një kohë kur ai hynte e dilte sipsa qefit në famimjënn e diktatorit, i përkëdhelur i tij, sepse po ia qëndiste figurën e naltësonte në një « idhull » e « hero ». Ku vetëdiktatori e hapi kuletën e snhtetit (popullit) që veprat e tij të botohëshin në Francë, midis Parisit. E t’i bëhej reklamë e madhe që t’i jepëj çmimi Nobel. Që shkonte më shumë në favor të dikttorit, të cilit ia kishte kushtuar veprat. Ç’thua or burrë ? A nuk e sheh se atij po ia pergatisnin Arkivolin ? thotë shqiptari naiv, sepse s’mund të konceptojë se një njeri I tillë, shkrimtar i madh, të mund të rrente e mashtronte haptas para botës. Në qoftë se një gënjeshtër e thotë një njeri i thjeshtë nga halli, kjo s’i lejohët një njeriu që ka arrit të behët i shquar e i nderuar, deri dhe i famshëm, sepse atëherë E gjithë vlera e tij, bie poshtë, në rangun e një njeriut ordiner të pa karakter,hiç. S’ka dyshim se me ketë lloj deklarate shkrimtari ynë, ka ngritur peshë oipnionin e revoltuar shqiptar, i shprehur në komentët e tyre, . Ato komente le t’i lexojë që të kuptojë se sa poshtë e ka ulur veten, duke kujtuar se po e ngrinte, që të ia qajnë hallin : I shkreti shkrimtar i madh, që qenka luftuar, kërcënuar e rrezikua, ndërsa ishte krenaria, nderi e njeriu më i afërt e i vlerësuar i diktatorit, të cilin ia kishte glorifikuar lavdinë. I nderuar zoti ismail Kadare, bën mirë të kursehësh në fjalë e deklarata, sipas proverbit të bukur « hëshrja eshte flori, fjala argjend » ne rastin tend, bakër. Në qoftë se je i ndërgjegjëshëm se ke shkruar vepra të mira, ato flasin vetë, s’kan nevojë për t’i intërpretuar Ta mbyllim këtë ndërhyrje, e të themi se deklarata e cituar e Arkivolit që i përgatitej atij, eshtë vetëm një aluçinacion, i çastit, ashtu kot. Një mik i ynë, bashkëvuejtës, por intelektuam e njeri i madh i letrave, që në ato kushte dënimi kisht kryer një vepër poetike të rëndësishme, tha, s’kam pse të lavdërohëm përsa kam krijue, le të flasi vetë vepra. U detyruam të hyjmë në këtë bisedë, që ka pushtuar gjithë opinionin shqiptar, qoftë atë të shëndoshin dhe po asht atë të molepsun, ku kemi shpreh vetëm aspektn e ngjarjës, dhe nuk dënojmë askënd, veç konstatojmë, rrethanat konkrete. Koha do të jetë ajo që do të shosisë çdo gjë, le të ia lejmë asaj vërdiktin final.


ARSHI PIPA: ME RASTIN E 20-VJETORIT TË VDEKJES Nga Frank Shkreli Të ënjtën me 27 Korrik në Muzeun e Kujtesës së krimeve Komuniste në Shkodër u përkujtua 20vjetori i ndarjes nga kjo jetë në Washington, shkrimtari, politologu dhe kritiku i cili u përndoq dhe u burgos nga regjimi komunist, për qëndrimet dhe bindjet e tija anti-komuniste, njofton nga Shkodra, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo. Sipas korrespondetit Sulo, pjesëmarrësit në këtë përkujtim u shprehën se Profesor Arshi Pipa dha kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, demaskimit të komunizmit dhe mbrojtjen e çështjes kombëtare, ndërsa vepra e tij nuk njihet plotësisht nga publiku shqiptar shprehet Pëllumb Sulo në kronikën e tij nga Shkodra. Profesor Arshi Pipa lindi në Shkodër me 28 Korrik, 1920 dhe ndërroi jetë në Washington në vitin 1997. Ai kaloi pjesën me të madhe të jetës së tij jashtë Atdheut, në mërgim të detyruar. Arshi Pipa ishte shume i njohur në qarqet akademike e kulturore në Perëndim e sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, por gjatë periudhës së komunizmit ishte "persona nongrata" si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Megjithëse nuk e ndjejë veten as të denjë dhe as të kualifikuar për të shkruar për Arshi Pipen dhe veprat e tijë, dua vetëm të shënoj këte përvjetor si një detyrim, pasi e kisha njohur atë dhe motrën e tij Fehimën me të cilën kam punuar në Zërin e Amerikës për disa vjetë. Ndjejë një detyrim moral -- për vuajtjet e kësaj familjeje nën regjimin e Enver Hoxhës, për burgun që pësoi Arshiu vetë në ferrin komunist shqiptar dhe per vrasjen nga regjimi komunist i të vëllait të tyre, avokatit të njohur shkodran, Myzaferin -- që me dy tri fjalë të përkujtoj këte njeri të madh të kombit, në këte pervjetor të kalimit në amshim. Fatkeqsisht, familja Pipa e

ARSHI PIPA pësoi shumë keq nga komunizmi. Ishte kohë e. keqe për të gjithë shqiptarët, kur burgosej shkrimtari dhe kur vritej avokati, vetëm e vetëm sepse mendonin ndryshe. Arshi Pipa përveç kontributeve të mëdha që i ka lenë kombit në fushën e letërsisë, gjuhësisë, filozofisë dhe publicistikës -- në bazë të takimeve e bisedave të disa hershme me të në Washington -- Arshi Pipën e mbajë mend më shumë si atdhetar dhe antikomunist, pasi afër zemrës kishte dashurinë për Shqipërinë dhe çlirimin e saj nga komunizmi. Ky ishte shpesh subjekt bisedash. Unë e vlerësoj shumë qendresën e tij anti-komuniste. Megjithëse kishte vuajtur ferrin në burgjet e Shqipërisë komuniste, duke e shikuar vdekjen në sy, ai kurrë nuk humbi shpresën për liri për veten dhe për kombin shqiptar dhe si rrjedhim, për këte ideal ai punoi pa ndërprerje deri në minuten e fundit të jetës së tij. Ai shpesh thonte se "Komunizmi nuk ka të ardhme. Ai do të përsëritet në involucjone gjithnjë ma të dobëta derisa të shterret vetvetiu", kishte profetizuar ai. Takimi im i parë me Arshi Pipën nuk ishte në person, por ishte Libri i Burgut, i shkruar prej tij ndërsa ishte në burg, si një dokument kundër regjimit komunist. Një libër ky për të


cilin vet autori ka thënë se "... u nis me qëllim që libri të delte nga burgjet prej të cilave unë ndoshta nuk do të delsha... Kështuqë, qysh heret shestova me mbledhë përvojen time, dhe jo vetëm timen, të kohës së robënisë, që të ishte ky libër dëshmi e jetës së burgut dhe të kampit -- e një anës së jetës nën diktaturën komuniste e cila karakterizon mirë gjithe kompleksin." Kështuqë, pa e takuar në person, unë kisha njëfarë ideje se kush ishte Arshi Pipa, dhe se cilat ishin qëndrimet dhe bindjet e tija. Unë kam pas fatin të takoj këte dijetar të madh tonin disa herë dhe e kam admiruar sa ishte gjallë si edhe pas vdekjes. Ishte parimor, mbronte me aftësi qëndrimet e tija ndërkohë që kishte një përgatitje të dijës së gjithanshme. Dituria e tij ishte rrjedhim e frutë e studimeve të parreshtura dhe vuajtjeve personale e familjare. Ai, në bisedë të angazhonte intelektualisht dhe në argumentat e tij kishte një gjallëri përbindese të idealeve. Arshi Pipa personifikonte patriotin dhe intelektualin, ndër më të shquarit e kombit shqiptar, i cili asnjë ditë të jetës së tij nuk pushoi së luftuari për liri e demokraci: për lirinë e fjalës, për lirinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, gjithmonë në papajtueshmëri të plotë dhe të vendosur ndaj regjimit dhe diktaturës komuniste. Sot, në këte 20-vjetor të vdekjes, kujtojmë Arshi Pipën, personalitetin e madh kulturor, poetin e shkrimtarin, atdhetarin, demokratin e antikomunistin e flakët që vuajti tmersisht në burgjet e diktaturës komuniste të regjimit të Enver Hoxhës. Kujtojmë gjithashtu personin që mund të thuhet, se jo vetëm që nuk është zbuluar ende si duhet nga publiku shqiptar -ashtu siç vunë në dukje edhe pjesëmarrsit e përkujtimit të tij në Shkodër të ëntjën -- por mund të thuhet se nganjëherë e nga disa, ai mbetet i keq kuptuar dhe është trajtuar në mënyrë indiferente, për të mos thënë armiqësore, sidomos nga institucionet kulturore dhe akademike, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Le të shpresojmë që përkujtimi i këtij burri dhe intelektuali të madh të kombit, si ai në Shkodër, të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë së konsiderueshme të këtij kontribuesi të palodhur të kulturës, shkrimeve dhe studimeve shqiptare, duke zenë vendin që i takon në radhëlt e shkrimtarëve më të njohur shqiptarë. Arshi Pipa gjithë jeten dhe vuajtjet ia kushtoi atdheut dhe kombit. Ai ishte ndër më të ndritshmit patriotë e shkollarë, veprat e të cilit janë jetike për kombin e vuajtur shqiptar nga terri 50-vjeçar komunist. Ka ardhur koha që të hiqet dorë nga dogmat e vjetra dhe të vlerësohen shkencërisht kontributi dhe vlerat që kanë veprat e elitës së qendresës anti-komuniste shqiptare, përfshirë edhe veprat e Arshi Pipës. Një gjë e tillë, do të rivendoste dinjitetin dhe nderin e nepërkëmbur njerëzor të elitës së vuajtur dhe të viktimizuar shqiptare dhe do i bënte nder kombit. Arshi Pipa tërë jetën u mor me fatin e atdheut të vet, prandaj, në këte 20- vjetor të vdekjes së tij, ta kujtojmë, dhe ta nderojmë këte dijetar që solli dritë mbi historinë dhe kulturën shqiptare, si përfaqsues u denjë në boten e jashtme, me dinjitet duke e paraqitur kombin shqiptar si të denjë të zejë vendin qe i takon në radhët e kombeve të qytetëruara. Duke i këthyer ligjëshmërinë dhe vendin që i takon Arshi Pipës dhe veprave të tij në historinë e kombit shqiptar, Shqipëria dhe shqiptarët nuk bejnë asgjë tjetër veçse vene në dukje fisnikërine e vetës ndaj bijëve dhe bijave të kombit që kanë nderuar por që deri tashti nuk janë ende të njohur ashtu siç duhet për publikun e sidomos për brezat e rinjë të shqiptarëve. Arshi Pipa -- veprat e të cilit nuk do të dinë kurr mort -- është i denjë i kujtimit dhe i nderimeve tona ndërkohë që meriton mirënjohjen e të gjithë Shqiptarëve, jo vetëm sot me rastin e 20-vjetorit të vdekjes, por gjithmonë.


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e XIX

GJENOCID ME MASKEN

“REVOLUCION IDEOLOGJIK E KULTUROR”

ENVERI: KËTA DY I RREGULLOJ UNË, TI RAMIZ, MERRU ME SHKODREN ! 1966, Amerikani Harold Uajzberg tha: “Vrasësi tipik e shikon veten si ndonjë hero.” 1967 Asht viti i shfaqjës së haptë të surratit të përbindshit antishqiptar, antikatolik terrorist, i fundamentalistit aziatik Enver Hoxha, me pasuesin e vet skilën Ramiz Alia. ●N. S. Hrushov ka shkrue: “Pikrisht kështu, ka kenë tek né në kohen e Stalinit. Ai zhdukte gjithë kuadrot e hershme e populli thërriste: ‘Rroftë Stalini!’. Liderat shqiptarë nisen nga idea se Populli asht turmë. Ai duhet mbytë në frikë, tue e nënshtrue me kërcënime. Kështu vepron edhe Mao Ce Duni.” ●Komunistët kudo ku kanë marrë pushtetin, kanë inaugurue terrorizmin në masë si mjet qeverisje. Mbas fjalimit “programatik” të 6 Shkurtit 1967, PPSh dhe personalisht vet Enver Hoxha, udhëzon, drejton dhe kontrollon punën e organeve të Sigurimit të shtetit. Çdo vendim del nga Byroja Politike e KQ të PPSh, shpërndahet në rrethe dhe zbatohet nga komitetet e partisë, që kanë në varësi Sigurimin e shtetit dhe organizatat terroriste. ●Vetë terroristi Enver Hoxha, në “veprën” e tij nr. 19, tregon se kryesore per té asht depersonalizimi i njeriut, tue e çveshë até nga “e drejta me besue në Zotin”, me arrijtë me e ba instrument të sigurimit të shtetit në sherbim të PPSh, për shpartallimin dhe varrosjen perfundimtare të Identitetit Kombtar, shemtimi ma i madh i këtij “Revolucioni” që edhe sot “dr. prof dhe akademikët e RPSSh”, nuk e konsiderojnë endè Gjenocid i mirfilltë kunder Shqiptarëve. ●6 SHKURT 1967, Enver Hoxha në “Fjalimin Programatik” të tij, për thellimin e “Revolucionit socialist” mbi bazen e “mësimeve të panderprera proletare të PPSh”, synon në të gjitha fushat e jetës politike, shoqnore, historike, kulturore dhe arsimore, me ba “spastrimin” e shoqnisë Shqiptare nga të gjitha “mbeturinat e vjetra”, në këte rrugë: ■Dhunimi i identitetit kombtar, tue fillue nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i cili nga “dr.prof e akademikët” quhet “Skënderbeu Gjergj Kastrioti” (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Botim i Akademisë së Shkencave të RPSSh, Tiranë 1985 fq. 964), vazhdohet: “Heroi Kombëtar i shqiptarëve, strateg e burrë shteti i madh që udhëhoqi luften për pavarësi kunder pushtimit osman,...një nga figurat e shquara të historisë së shek. XV...”

■Dhunohet e drejta zakonore Shqiptare, ku perfshihet “Kanuni i Skenderbeut”, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”... që ruejten kenien e Popullit Shqiptar nder shekuj, si komb, gjuhen dhe kulturen e tij. Pasuen brez mbas brezi tiparet Shqiptare: Besë, Burrni, Bujari. ■Dhunohet Nderi i Shqiptarit, qё ruen dhe trashigon vlerat e Familjes Shqiptare. ■Dhunohet në Vaun e Dejës, në vitin 1969 edhe Kisha ku asht kunorzue Heroi ma i madh i Kombit Shqiptar, pikrisht në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së Tij. Thëmelet e saj janë e vetmja dëshmi e vjetersisë së saj. Veprat e artit e afreskit u shkatrruen... ■Dhunohet Opera e “Skenderbeut”, me zhdukjen e kompozitorit Prenkë Jakova. ■Dhunohet “Kanuni i Skenderbeut” me dënimin me vdekje të Don Frano Illisë (1968). ■Dhunohet në Kuvendin e Françeskanëve Troshan, vepra e artit, pikturë me vaj per Gjergj Kastriotin, e cila, vidhet nga Galeria e Arteve në Tiranë, me leje nga shteti. ■Dhunohet Dokumenti origjinal i Shpalljes së Pavarësisë Kombtare në 1912. ■Dhunohet edhe “Kushtetuta e RPSh” e hartueme nga vetë shteti komunist në vitin 1946. ■Dhunohet gjuha Gegnishte Shqipe me një “kongres” turpi dhe “Drejtshkrimi” në 1972. ■Dhunohen letersia dhe artet, arrestohen dënohen dhe vuejnë nder burgje e kampe shfarosje ata që mendohet se në kokë, ruejnë të tjera ide nga ata socialiste e komuniste. ■Dhuna në letersi e arte merr trajtën e plotë të “realizmit socialist” mbas plenumit të KQ të PPSh në qershorin 1973, kur vendoset edhe “spastrimi” i teksteve shkollore nga disa “mbeturina” të letrarëve dhe shkrimtarëve të Gjuhës Gegnishte Shqipe të Veriut. ■Dhunohet shkolla Shqiptare mbas fjalimit të Enver Hoxhës, me 7 mars 1968, per “revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës”, aprovohet rruga “revolucionare” me ligj nga plenumi i VIII i KQ të PPSH, në qershor 1969, ku shenohet: “Qellimi perfundimtar i shkollës nuk është marrja e diplomës e mbarimi i universitetit, por për t’i shërbyer atdheut e socializmit ku të jetë nevoja. Në qender të të gjithë procesit mësimor-edukativ të shkollës, si shtyllë e paluajtshme kurrizore u vendos boshti ideologjik marksist-leninist.” “Dr. prof. e akademikët” e dijnë ma


mirë se unë, se “ku kishte nevojë PPSh.., dhe kush varej nga ajo.. ”, mbasi shumica vazhdojnё “me i krye ato detyra” edhe sot... ■Dhunohet e drejta e “Shtetit të Pavarun” nga PPSh dhe tirani kriminel E.Hoxha. ■Dhunohet e drejta Kushtetuese...e mbrojtjes së të “pandehurit” nga avokati. ■Dhunohen të drejtat civile të qytetarëve që perfshihen në “Luften e kllasave”, tue humbë të gjitha të “drejtat e liritë njerëzore dhe qytetare”. Ata u përkasin vetëm “atyne” me “të drejtat socialiste”. Si pasojë: ■Dhunohet e drejta me vazhdue shkollat e nalta pa u “aprovue” nga PPSh. ■Dhunohet e drejta e mbrojtjes së titujve “dr. prof, akademik, jurist,” ...nga ata që janë perfshi në “luften e kllasave”... ■Dhunohet e drejta e krijimit të familjes pa miratimin e PPSh... ■Dhunohet e drejta e punës private dhe në administraten shtetnore per arsye biografije. ■Dhunohet e drejta e punës në arsim dhe asaj krijuese në art e kulturë. ■Dhunohet e drejta e punës kooperativiste për klerikët katolik. ■Dhunohet e drejta e perkthimeve për me trashigue në kulturen kombtare veprat e kulturës botnore. Arrestohen dhe dënohen randë perkthyesit Prof. Nikoll Dakaj, Prof. Mark Dema etj. Dënohet kangtari Lukë Kaçaj, se reciton “Lahuten e Malsisë”. ■Dhunohet e drejta e pronës private dhe trashigimia nga prind të “deklasuar”. ■Dhunohen dokumentat e Gjendjes Civile per qellime “shpifje” nga shteti. Zhduken nga Sigurimi fletët e regjistrave të paravitit 1944. ■Dhunohet e drejta e trashigimit të Tokës dhe pronës paluejtshme nga pronarë që janë të “deklasuar”, të pushkatuem etj., ose kulakë. “Ato prona i merr shteti !” *** ■Dhunohen të gjitha ligjët që u caktuen në “Statutin e Kishës Katolike”, që edhe ky, u aprovue nga Kuvendi Popullor i RPSh, me datën 30 korrik 1951, nga Dr. Omer Nishani. ■Me 6 shkurt 1967 terroristi Enver Hoxha, shpallë haptas “Lëvizjen kunder Fesë”... ■Prof. At Zef Valentini S.J. shkruen me 1954: “Tue kenë me arsim shumë të ngritun, katolikët shqiptarë gjithmonë u patën ngjallë zili disave. Vrasësi antikatolik Hoxha e pranonte këte tue i ba nder katoliçizmit, por katoliçizmi dhe në veçanti kleri katolik ishin pengesa ma e madhe per triumfin e komunizmit.” ■Tirani anadollak Enver Hoxha persëritë: “Çka thotë partia bën Populli!”...Asnjë veprim tjeter nuk ka të drejtë askush me ba, vetem até “çka thotë PPSh!”... Po PPSh kush ishte? – Enver Hoxha me kriminelët e tij, të byrosë politike...Hysni Kapo, Ramiz Alia, Kadri Hazbiu dhe i zgjedhuni nga kriminelët e Spanjës Mehmet Shehu, si specialist masakrash per dhunimin e të drejtave të njeriut, per me detyrue njerzit “mos me Besue në Zotin”, dhe me eleminue Klerin Katolik Shqiptar perfundimisht, tue zbatue ligjet e Gjenocidit komunist.Duhej luftue deri në

zhdukje botkuptimi fetar me luftë kunder institucioneve fetare që ruenin Fenë në zemren dhe mendjen e Popullit. ■Ishin pikrisht Ato Kulla... që ishin ngritë që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit, nga Shen Pali në Durrës ku, “rinia revolucionare”, në shembullin e “gardistëve të kuq”, të Mao Ce Dunit vuni “Fletë Rrufenë” e parë. ■Kryetari i Kishës Katolike Imz. Errnesto Çoba, me 1 Qershor 1966, kur ishte vendosë me u mbyllë Kisha e Zojës 1000 vjeçare tek Kalaja e Shkodres, i kishte shkrue një leter Enver Hoxhës, ku shenon: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”...(Arkivi i Min. Mbrend. 1998). ■Enver Hoxha shpallë “Shtetin e Parë Ateist në Botë”...me dekretin 4337: “Shteti nuk njeh asnjë fé dhe inkurajon zhvillimin e propagandës ateiste, për të krijuar të njerëzit botkuptimin shkencor e materialist” Artikulli 37 i Kushtetutes RPSSh, 1976. ■Me 19 mars 1967, mbyllen perfundimisht Kishat Katolike tue fillue me Kishen Katedrale të Shkodres. Njëheri fillon edhe dhunimi i vorrezave nder Kisha të Atyne klerikëve që kishin vdekë edhe para vitit 1900 dhe 1944. ■Prill 1967: Me porosi të KQ të PPSh dhe të terroristit EHoxha, tek Dosja 2291. Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme, prokurori i pergjthshëm Lefter Goga, urdhnon:.. “Hetuesit mund të përdorin torturat më shnjerëzore deri në vdekje të burgosurëve, pa asnjë përgjegjësi penale ndaj të pandehurëve që mund të vdesin në duart e tyre në hetuesi.” ■Shqipnia e viteve 1944 – 1991 asht i vetmi vend në Botë që me “Revolucionin apo Gjenocidin komunist të vitit 1967”, ka krye Vetvrasje Kombtare perfundimtare! ●Shqiptari përjetoi jetën e të pambrojtunit të dërmuem nga diktatura komuniste dhe të sulmuem nga bishat të egra të pyllit. Shqipnia e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, Shqipnia Evropjane, shpallët me Kushtetutë: “Shteti i Parë Ateist në Botë”. Rrugët e përgjakuna të Shkodres Heroike prap njomën me Gjakun e Martirëve të Kishës Katolike. ●Don Shtjefën Kurti, vetëm se Pagëzoi një fëmijë: Pushkatohet. “Revolucioni Ideologjik Kultural” i tipit kinez, edhe njëherë përmbytë Popullin Shqiptar në llomin e ideologjisë komuniste, tue mos lanë asnjë Kishë Katolike në Shqipni. ■Gjithsejt mbyllen 2169 objekte kulti. ●At Pjetër Meshkalla, me datën 5 Prill 1967, i tregon haptas drejtuesve terroristë të Shtetit komunist, se: “...Ajo që kërkoni me ba ju asht vetëm kjo: Pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhe, sëpse, i lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohët me mohue me gojë Ate që beson; dhe kështu, fushata që po bahët, synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.”(Nga letra e dergueme M. Shehut). ●25 PRILL 1993 Edhe konkluzioni asht dhanë nga Miku i Madh i Popullit Shqiptar: PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...” (Sheshi Skenderbeu Tiranë) .


40 VJETOR I TRISHTE "Njerëzit"... Dy poetët martirë Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

Bën dimër dhe në sheshin kryesor të qytetit të Librazhdit, njerëzit lëvizin vetëm në një kahe: drejt punëve të ditës. Në hyrje të qytetit, në një lulishte të vogël, dy ikona simbol, dy martirë të demokracisë, viktima të diktaturës së egër komuniste. Dy njerëz të gdhendur dhe përjetësuar në skulpturë nga skulptori i talentuar shkodran Sadik Spahia: poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Një burrë afër të 50-tave afrohet pranë dy poetëve. E quajnë Medi Leka dhe, pasi vendos një tufë me trëndafila të kuq ndanë dy vëllezërve të tij, siç i quan ai Vilsonin dhe Gencin, afrohet pranë meje me dy pikëza loti nën qepallat e ngrira për shkak të të ftohtit dhe na fton për një çaj. Nuk kemi kohë. Pasi shtërngojmë duart e njeri tjetrit, në emër të TV A1 Report dhe Shqiptarja.com unë i propozoj të shkojmë në fshatin e lindjes së dy poetëve martirë. Në Bërzeshtë, rreth 20 km larg qytetit të Librazhdit. Ai pranon, hipën në makinë bashkë me ne dhe rrugëtimi bëhet ngjyrë okër, për shkak të gjetheve ndanë rrugës. Pak histori Fshati Bërzeshtë është i njohur si fshati i heronjve tashmë. Si fshati i poetëve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, të cilët, në vitin 1967, diktatura e egër komuniste i vuri në plumb. Vetëm e vetëm pse ata e donin lirinë. I kënduan fshatit të tyre të lindjes, Shqipërisë, diellit, miqve, fëmijëve dhe nënave të tyre të dashura. Vetëm pse ata guxuan ta krahasojnë Shqipërinë me Saharanë. Kjo ishte akuza. Ishte një ditë e bukur maji. Ata ishin lart, tek shkëmbi mbi fshat, kur erdhën dhe i morën. Ata ishin në ëndrrat e tyre.

Poezia e Vilsonit dhe e Gencit ishte një det i madh, një lëndinë me trëndafila të kuq, një fushë e artë me grurë dhe një uragan lirie. Ata, ishin ndër djemtë më të mirëe të fshatit. Dy poetët martirë, Vilsoni dhe Genci, i ngjajnë dy yjeve, zbritur nga universi i lirisë dhe i paqes, që aq shumë ëndërruan…Ne ecim së bashku me Mediun rrugëve të fshatit. Pak para shtëpisë së lindjes së Vilsonit, në një shesh të vogël ku shushurijnë disa burime dhe bën hije një rrap rreth 500 vjeçar, ne ndalemi dhe Mediu na njeh me një banor tjetër të fshatit, me Astrit Blloshmin, nipin e poetit Genc Leka. Pastaj ne nisemi mes për mes një monopati me baltë, drejt shtëpisë së Vilsonit. O Zot, çfarë trishtimi. Shtëpia dykatëshe është braktisur prej vitesh. Muret kanë nisur të zhvishen nga suvaja dhe dritaret me xhama të thyer, diçka fshehin me dhimbje përtej dhomave të zbrazura. “Unë dhe Astrit vinim shpesh tek shtëpia e Vilsonit, thotë Mediu. Ai kishte një bibliotekë shumë të pasur me libra dhe, veç kësaj, unë i kërkoja ndihmë Vilsonit për të zgjidhur problemat e matematikës. Vilsoni nuk ishte vetëm poet. Ai ishte një njohës i mirë i disa gjuhëve dhe kurdoherë i papërtuar me ne më të vegjlit. Aso kohe unë isha në klasën e 5-të.” “Ndërsa unë, shpesh zhytesha në poezitë e tij dhe vetëm kur ishte bërë shumë vonë, kujtohesha të ngrihesha nga tavolina e Vilit dhe natën, nëpër errësirë, shkoja në shtëpi. Kujtoj këtu si ai lexonte dhe përkthente poetin francez Charle Bodler me “Lulet e së keqes”. M’i lexonte plot pasion poezitë dhe tundte kokën, duke më thënë: është i ndaluar dhe, po morën vesh se ne lexojmë Bodlerin, do të na ndëshkojnë rëndë…Dhe ashtu ndodhi vërtet. Pak vite më vonë, atë e arrestuan bashkë me nipin tim, Gencin. Poezia e tyre i verbonte, i çmendte. Ata ishin disidentë dhe hapur shpreheshin, se ëndërronin një jetë në liri, në paqe, në bashkëjetesë me të gjithë popujt e botës. I vunë në pranga dhe i burgosën. Pastaj, i pushkatuan. Krismat e armëve të diktaturës, edhe tani më buçasin dhe më çpojnë në zemër…” Disa shtëpi më poshtë se ajo e Vilsonit, ndodhet shtëpia e motrës së poetit Genc Leka, Manushaqes. E cila është gjithashtu edhe nëna e udhërrëfyesit tonë, mësues Astritit. Zemra e kësaj nëne dhe e motrës së


poetit, Gencit, ka vuajtur shumë në jetë. Në fillim, ishte babai ai që u arratis nga Shqipëria, për një jetë më të mirë. Më pas, asaj i arrestuan burrin, Demirin dhe i pushkatuan vëllain, Gencin, si armik të diktaturës komuniste. “Çfarë të kujtoj?” - psherëtin Manushaqja. “Ishim të vegjël, babai ishte arratisur dhe nënën na e morën. Ne, tre fëmijët, ngelëm vetëm. Urritëm në shtëpitë e fqinjëve dhe farefisit. Genci mësonte shumë, ishte nxënës i 10-tave. Kur mbaroi shkollën e dërguan arsimtar në një fshat të largët, afër Steblevës. Unë shkoja e takoja me mall. Derisa një ditë e pushuan nga puna dhe ne të dy filluam të punojmë në kooperativë. Por ai, nuk hoqi dorë kurrë nga librat dhe nga poezia. Miqësia me Vilsonin e burrëroi më shumë dhe e bëri ëndërrimtar. Dita kur erdhën e morën, më ka shkaktuar një plagë të madhe në zemër. Nuk e pashë më, asnjëherë. As të pushkatuar. Diktatura na ndau për së gjalli e për së vdekuri…Ah, po. Po këndonin të dy me kitarë tek shkëmbi, kur i morën…” - kujton Manushaqja. Kujtime të trishta, dhimbje në trajtë loti… Bërzeshta Ndërkaq, jeta në fshat vazhdon. Dhe unë, së bashku me Mediun dhe Astritin vizitojmë një prej banorëve të fshatit dhe familjen e tij: Kadri Lekën. Kadriu me profesion është veteriner dhe ka një ekonomi të mirë në familjen e tij. Ai thotë se jetojnë mirë në fshat dhe se, ka ardhur koha që pushteti lokal të ndihmojë më shumë në punët e bujqve dhe blegtorëve të fshatit. Kadriu është njeri shumë punëtor, ka ngritur një shtëpi të re, mban me duart e tij kopshtin e shtëpisë, disa lopë dhe shpendë dhe nuk ankohet. Por, shton ai, fshatit i mungon një muze për dy poetët martirë. Fshati Bërzeshtë është shumë i bukur, shton ai. Me drurë frutorë, me pjergulla rrushi, me rrapin e madh dhe me histori të madhe. Në Bërzeshtë, thotë Kadriu, shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1913, fill pas Normales së Elbasanit dhe po nga ky fshat kanë dalë deputetë të qeverisë së Ismail Qemalit dhe qeverive të tjera të para Luftës së 2-të Botërore. Pikërisht për këto tradita, që ne duam t’ua tregojmë edhe gjithë shqiptarëve dhe gjithë botës, ne mendojmë se Ministria e Kulturës dhe ajo e Turizmit, duhet të ndërtojnë një muze në fshat…” Kënga për dy poetët Kur mbi fshat fillon të bjerë mbrëmja, ne rikthehemi sërish në qytetin e Librazhdit. Malli për Vilsonin e sjell Mediun në një tryezë të thjeshtë, për të shfletuar dhe kujtuar fotot dhe poezitë e mikut të tij të paharruar. Pimë një kafe së bashku dhe ai, si udhërrëfyesi ynë, propozon të shkojmë Pallatin e Kulturës së qytetit. Një tjetër mik, artist edhe ky, kompozitori i talentuar Naim Gjoshi, na prêt në studion e tij modeste. Disa vite më parë, ai u ka kushtuar dy poetëve martirë një këngë zemre. Naimi është në pjano dhe tingujt e saj përmbytin studion. Pasi përqafohet me Mediun dhe ky i fundit i flet edhe për ne dhe udhëtimin tonë në Berzeshtën e vendlindjes së dy

poetëve martirë, ai hesht për disa çaste. Pastaj, psherëtinë thellë dhe, nis të luajë në piano këngën dhe bashkë me gishtrinjtë e duarve që i dridhen nga emocionet, edhe këndon vetë…”Buçet, buçet Shkumbin’ i shkretë/dhe vetëtin edhe gjëmon/thellë honeve thërret/Genc ku je, ku je Vilson?...” Tingujt e këngës dhe zëri i Naimit arratisen jashtë dritareve nëpër mbrëmjen e ftohtë të dimrit. Jasht janë ndezur dritat dhe qyteti ka nisur të marrë frymë thellë me zjarret e ndezur dhe përmes oxhaqeve, që tymojnë. Ishim me dy poetët martirë sot. Më Vilsonin dhe me Gencin. Dy portretet e tyre ngrihen lart në qiell, si dy tollumbace dhe ndrijnë, si dy yje të kuq. Ëndrrat e tyre për liri, demokraci, paqe dhe dashuri të pastra njerëzore, nuk mund të shuhen, kurrë… Charle Bodler Kujtoj këtu si ai lexonte dhe përkthente poetin francez Charle Bodler me “Lulet e së keqes”. M’i lexonte plot pasion poezitë dhe tundte kokën, duke më thënë: është i ndaluar dhe, po morën vesh se ne lexojmë Bodlerin, do të na ndëshkojnë rëndë… Fshat me tradita Në Bërzeshtë, thotë Kadriu, shkolla e parë shqipe është hapur në vitin 1913, fill pas Normales së Elbasanit dhe po nga ky fshat kanë dalë deputetë të qeverisë së Ismail Qemalit dhe qeverive të tjera të para Luftës së 2-të Botërore.

Jemi më 1974, në kohë paqe, pavarësiht nga lufta e ftohtë midis Bashkimit Sovjetik e vendëve perendimore. Ndërsa në Shqipëri ishte krjuar diçka monstruoze, një luftë pa luftë armësh e armatash, por luftë trurore, e famëkeqja “luftë e klasave”. Po pse kot ishte krijuar mund të thoni ? Jo, jo, ishte krijuar pikërish për të mbajtur gjallë “luftën” faktike që kishte marrë fund, pra një pjellë të saj, për të justifikuar krimet që do të behëshin. . Kështu që ligji i luftës ishte i justifikuar dhe kishte liri veprimi, për të dënuar “armiqtë”, që në këtë rast ishin dy poetë të rij. Të mos harrojmë se ishte pushktuar edhe një poet tjetër i ri, Trifon Xhaxhika. S’po përmendim të tjerë poetë e shkrimtarë që përfunduan në burg.Pra në Shqipëri gjendja e luftës vazhdonte. Kjo dihet e kuptohë prej çdo shqiptari. Por diçka nuk shkonte. Ç’i duhej një far shkrimtari të prononcohëj se ata ishin disa poetë të pa vlerë. E sa vëtë pushkatonte shteti, kot a plot, punë e madhe.për derisda janë poetë apo shkrimtarë që s’duen të konfotmohën me regjimin komunist. Po ne budallej jemi që kemi pranuar të bashkëpunojmë, të shkruiajmë poezi e romane që himnizojnë, partinë, regjimin dhe udhëheqësin (idhullin) në krye të shtetit ? Ke të drejtë zotni, por mos harro se ke qenë komunist militant me detyra partie e shtetërore, e ke aprovuar vendimët që çonin në pushkatim e burg njerëz të pafashëm, e përmëtepër poetë e shkrimtarë, kolegë të tu. Paq faqën e zezë ! (Vox populi)


SHQIPTARË, MOS KINI FRIKË NGA IDENTITETI JUAJ

Nga Frank Shkreli

“Jeta është e shkurtër e studimi është i lodhshëm, njeriu është përtac nga mendja, publiku është i durueshëm dhe perdja është e siguruar kundrejt vërshëllimave, kështu që përse dikush të shqetësohet për faktet, kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?” Kjo thënje e të urtit Faik Konica m’u kujtua ndërsa po lexoja në shtypin shqiptar të ditëve të fundit, pohime sulmuese dhe reagime në lidhje me identitetin e nenës së Gjergj KastriotitSkenderbe. Ia lëmë fajin muajve të verës, pasi politikanët janë në pushime dhe si rrjedhim ka shumë pak lajme për të shkruar e për të diskutuar nga anlaistë e komentatorë, pasi duhet mbushur faqet e gazetave dhe ekranet e televizioneve m debate. Por, a duhet që në këtë mungesë aktivitetesh politike të kësaj vere – me përjashtim të zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike -- t’i kushtohet një diskutim i tillë një personaliteti të kombit siç është figura e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbe dhe etnicitetit të nënës dhe babait të tij. Është ky një debat i mbrendshëm dhe i pa nevojshëm midis shqiptarëve por për më tepër është shumë i dëmshëm, pasi sjellë ujë në mullirin e atyre që historikisht dhe sidomos viteve të fundit, kanë venë në pikëpyetje jo vetëm rolin e Gjergj Kastriotit Skenderbe, si Heroi Kombëtar i të gjithë shqiptarëve, por edhe identitetin dhe madje edhe historinë e shqiptarëve në përgjithsi, të cilën ata kanë kërkuar dhe kërkojnë që ta ndryshojnë, sipas interesave të tyre. Këta protagonistë, shqiptarë dhe të huaj -- të kësaj fushate për tjetërsimin e historisë

së kombit shqiptar, ose të pakën për hedhjen e dyshimeve ndaj fakteve historike -- nuk janë as historianë, as akademikë, por janë politikanë të huaj dhe veglat e tyre shqiptare për të cilët, Faik Konica ka shkruar se nuk shqetësohen aspak për faktet historike, “Kur është kaq e lehtë të lëshosh nga goja hamendje në tym?” Përsa u përket të huajve, kjo nuk është për tu habitur, kështu ka qenë dhe kështu do të vazhdojë të jetë qëndrimi I tyre ndaj historisë së kombit shqiptar dhe Heroit Kombëtar Gjergj Katsrioti Skënderbe. Por që shqiptarët, të luajnë kartën e të huajve duke hedhur dyshime mbi historinë dhe herojtë e vet, kjo është pak e rëndë dhe e papërgjegjshme. Në të vërtetë, ky ka qenë dhe është objektivi përfundimtar i të huajve, që të mbjellin dyshime në vetë radhët e shqiptarëve mbi identitetin e tyre kombëtar dhe mbi historinë dhe prejardhjen e tyre. Kujt i intereson që në këtë moment të historisë të sulmohet figura e kombit shqiptar, sidomos nga njerëy që nuk kanë të bëjnë me historinë, por të cilët mund të kenë një platformë për të përhapur dyshime. Mohimi i historisë dhe i identitetit kombëtar të shqiptarëve nga të huajt, historikisht, nuk është një subjekt i ri. Në kohë të caktuara është bërë dhe bëhet për qëllimet e tyre anti-shqiptare. Ne shqiptarët që kemi jetuar nën ish-Jugosllavinë e dimë mirë këtë lojë të armiqve të shqiptarëve, ndërkohë që regjimet e asj kohe bënin ç’mos që të ndryshonin identitetin e shqiptarëve në trojet e veta, me ndryshim emrash e mbiemrash, por edhe toponimesh. Por që kësaj fushate t’i bashkohen vet shqiptarët, kjo është diçka e re. Këto mohime të historisë dhe të heronjve kombit shqiptarë, përfshirë Gjergj Kastriotin Skendërbe dhe familjen e tij, i kemi dëgjuar vazhdimisht nga qarqe politike, akademike dhe fetare, kryesisht nga qendrat historikisht antishqiptare: Beogradi, Stambolla e Athina. Këta kanë mohuar dhe madje kanë kërkuar zyrtarisht edhe ndryshimin e historisë së shqiptarëve sipas orekseve të tyre politike, fetare, ideologjike dhe historike, të momentit. Këto pretendime disa prej udhëheqësve më të lartë të këtyre vendeve i kanë shprehur madje edhe zyrtarisht, jo vetëm nga larg por edhe gjatë vizitave zyrtare në Kosovë e në Shqipëri, ashtu siç ka bërë edhe Presidenti turk Erdogan në disa raste, ndërkohë që udhëheqsit shqiptarë nga të dy anët e kufirit heshtin ndaj këtyre pretendimeve dhe sulmeve kundër historisë së shqiptarëve autoktonë në torjet e veta me mijëra


vjetë. Për arsye që nuk dihen dhe mbeten të pashpjegueshme, përfaqsuesit e kombit shqiptar sot -- përballë këtyre sulmeve të vazhdueshme, të jashtme dhe të mbrendshme, ndaj historisë kombëtare dhe veçanërisht fushatat e herë pas hershme kundër Gjergj Kastriotit Skenderbe -- nuk mbrojnë historinë, figurat historike dhe identitetin e kombit shqiptar. Mbrojtja e historisë, e heronjve kombëtar si Gjergj Kastrioti dhe mbështetja e identitetit historik kombëtar janë çështje të shënjta të sigurimit kombëtar, të vet ekzistencës së kombit. Përgjegjësia numër një e një shteti dhe e përfaqsuesve të tij është që të mbrohet historia dhe identiteti kombëtar ashtu siç do të mbrohej kufiri, në rast të një sulmi ushtarak. Mbrojtja e interesave kombëtare historike dhe të identitetit kombëtar, kur ato sulmohen pa të drejtë dhe pa fakte nga kushdo qoftë, nuk është shprehje nacionalizmi, por është vet-mbrojtje e ekzistencës së një kombi. Kombi shqiptar nuk ka krizë identiteti dhe udhëheqsi shqiptarë nga të dy anët e kufirit duhet të mbrojnë interesat kombëtare madje edhe para udhëheqsve të huaj – para të cilëve shpesh bëjnë temena. Sikur Shqipëria nuk ka probleme të tjera për të cilat analistë dhe komentuesit e gazetarët duhet të ndihmojnë në propozimin dhe gjetjen e zgjidhjeve, në vend që të merren me historinë dhe identitetin e kombit. Me historinë të merren historianët. Por me të gjitha këto halle të vet shkaktuara, shumica e shqiptarëve e dinë se cili është identiteti i tyre, cila është historia dhe kush janë heronjtë e saj, si dhe cili është roli i Gjergj Kastriotit Skennderbe në historinë e shqiptarëve ndër shekuj. Shpresojmë se Shqipëria do të jetojë përgjithmonë me identitetin e saj unik në zemrat e bijve dhe bijave të saj më të mirë, të atyre shqiptarëve që sipas At Gjergj Fishtës nuk janë vetëm shqiptarë me fis e me trup, por që janë shqiptarë me shpirt. “Shqiptarët me shpirt” të At Gjergj Fishtës, sot më shumë se kurrë, duhet të ruhen e të kenë kujdes interesat kombëtare nga sulmet e “zuzarëve” të Faik Konicës që “u lindën në Shqipëri”, por të cilët luajnë lojën e dikujt tjetër. E fillova me fjalët e urta të Faik Konicës dhe po e mbaroj me Faik Konicën. O shqiptarë, nëqoftse nuk kini çka u bëni të hujave që sulmojnë historinë dhe heronjtë e kombit shqiptar, përfshirë Gjergj Kastriotin Skenderbe – atëherë Konica porositë

shqiptarët që të pakën t’i luftojnë ata që janë të “lindur shqiptarë” por që punojnë kundër interesave të kombit, pasi “Eshtë turp prej kësi krimbash,Të mundohet një komb trimash!”

Tema: Poezi Për Atdheun

Faik Konica

Flamuri

Skenderbeu kur jetonte Shqipëria lulëzonte. Ishe e fortë, ish e zonjë Kish në flamur një shqiponjë Një shiponjë me dy krerë Ai lirisht hapej në erë. Kur armiku na vërvitej Flamuri i kombit ngrihej Gjëmonin një mij trumbeta Suleshin treqind mij veta. Derdhjin gjakun si të marrë Që të mbaheshin Shqipëtarë. Derdhjin gjakun pa peshuar Për flamunrin e bekuar. Po trimat shkuan përjetë, Shqipëria mbet e shkretë Trimat shkuan edhe vanë Kordhët po ndryshken mënjanë. Kordhët ndryshkën e në baltë Na ra flamuri i naltë! Na ra flamuri i naltë Mbeti e u kalb në baltë!


Sot kan dalë ca zuzarë Që ulërtinë shqipëtarë, Po këtë emër e lanë U bashkuan me aganë E punojnë nat’ e ditë Që të mebtemi pa dritë, O zuzar, o tradhëtorë Ne na bëjtit shërbëtorë, Na e vuatlitë lirinë E na shkeltë Shqipërinë. Rrëmbyet e po rrëmbeni Gjith se ç’patmë e se ç’kemi! Po mjaft! Koha ësht afër, Kur të ndizet luft’e ashpër, Lufta tri her’e bekuar Që na ka pët të shpëtuar, Jo luftë kundrë Turqisë, Jo kundrë mbretit Shqipërisë, Po luftë për ca zuzarë Që u lindnë shqipëtarë E, armiq të Shqipërisë, I fryjnë dritës së lirisë, S’na lënë dhe ne të tjerët, T’dalim nga gjum’i errët, Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë, E ç’shohin e tradhëtojnë Eshtë turp prej kësi krimbash Të mundohet një komb trimash! Ngrehuni, o shqipëtarë, T’i shtypim këta zuzarë!

Lahutari Shqiptar Faik Konicës Prej Parisit fjala vjen Si Konica burr nuk gjen, Pët kulture edhe për dije, Krenari e ksaj Shqpinie, Krenari e races shqiptare, Për veprime atdhetare. Ndër fjalime e ndër gazeta, Fjala e tij mor tutjatjeta, Lart e ngren kombin arbnor, Kushtue jetën atij përor. Ja qan hallin t’ mejerës Shqipni, Që lëngon për nën Turki. T’kapin armët veç shqiptarët, Dhe t’i zbojn kto turq barbarët, N’Anadoll qafën ta thejnë, Nga kan ardh atje të kthejnë. Njaj Sullani asht tërbue, Urdhën t’ rrebët paska lshuen Njat Konicën m’e zhduk fare, Që i del zot rracës shqiptare. Njaj Faiku kish qan trim, I vendosun e me guzoim, Mes Brukselit në Belgjikë, Nji gazetë e paska qitë, Njat gazeta Albania, Zemër mori e tan Shqipnia. Zot po i del ky burr Shqipnisë, Për fitimin e Lirisë, Për fitim të Pamvarsisë. Fort tërbue asht tartari, Ka na duel ky zog shqiptari ! Njaj Konica çka ka thanë, S’pyes për turq as për sulltanë. N’vete ka me dal Shqipnia, Do t’fitohët Pamvarsia ! MorKonicë mor patriot; Që Shqipnisë i dole zot, Emni yt s’ka me u harrue, N’germa t’ara ka me shkrue, Lart në qiellin e Shqipnisë, Dhe në faqet e historisë !


HISTORIA E SHKURTËR E NJË KARTOLINE TË VOGËL Eugjen Merlika 12 korrik 1942, 75 vjet më parë….. Në bashkinë e Barit kryhej ceremonia e martesës së një çifti të ri. Dhëndërri ishte 27 vjeçar e quhej Petrit Merlika, ingjinjer elektrik, i diplomuar në Universitetin e Grenoblit, në Francë. Nusja quhej Elena Gjika, 22 vjeçare, që prej një viti profesoreshë e letërsisë, gjuhëve klasike e filozofisë në liceun klasik të Barit. Dhëndërri ishte djali i parë i Kryeministrit Mustafa Kruja, ndërsa nusja ishte bija jetime e gazetarit atdhetar Sotir Gjika. Dëshmitarët, nga ana e dhëndërrit, ishin ministrat Mark Gjomarkaj e Shuk Gurakuqi, ndërsa nga ana e nuses ish konsulli shqiptar në Bari e mik i vjetër i dy familjeve, Gjovalin Kamsi dhe ministri i ekonomisë i Qeverisë Kruja, Kostandin Kotte. Historia e lindjes së këtij çifti kishte të pazakontën e saj, për kohën dhe Vendin në të cilin jetonin dy përbërësit e tij. Nuk ishte një lidhje dashurie spontane, e lindur në sallat e studimit të universiteteve, apo në sheshet e qyteteve italiane, por një njohje e drejtuar nga prindërit e dy të rinjve, si pasojë e një përsiatje të gjatë të tyre në rrjedhë të viteve. Mustafa Kruja e Sotir Gjika ishin miq e bashkëpuntorë. Qe ndërhyrja e Sotir Gjikës, atëherë gazetar i së përditëshmes “Corriere delle Puglie”, në mjediset e Konsultës të vitit 1917, që bëri të mundur lirimin nga burgu e internimi që vuante Mustafa Kruja, si pasojë e një dënimi të dhënë nga Esat Pashë Toptani e, i kaluar për zbatim, autoriteteve italiane. Më pas Mustafai u bë kryeredaktori i gazetës “Kuvendi”, të cilën Sotir Gjika e drejtonte në Romë. Ky bashkëpunim vazhdoi deri në dhjetor 1918, kohë kur Mustafai u kthye në Shqipëri, për të marrë pjesë në Kongresin e Durrësit. Atëherë u ndërpre dhe bashkëpunimi veprues mes atyre dy personazheve të jetës kulturore e politike të Shqipërisë së fillimit të shekullit të 20. Sotiri vazhdoi veprimtarinë e tij publiçistike, ndërsa Mustafai atë politike. Me mbylljen e gazetës “Kuvendi”, Sotiri u shpërngul përfundimisht në Bari, aty ku ishte qëndra e së përditëshmes”Lajmëtari i Puljes”, në krahinën jugore përballë Shqipërisë, e cila ishte dhe ajo e origjinës së bashkëshortes së tij, Angela Lilly Quarta. Ndërsa Mustafai pati peripecitë e tij në vorbullën e politikës shqiptare, në parlamentin e parë e, më pas, në mërgim në Shumadinë jugoslave, mbas dështimit të kryengritjes së Elez Isufit e Zija Dibrës. U takuan përsëri, tashmë së bashku me familjet, në Krishtlindjet 1924, kur Zogu u kthye në Shqipëri dhe politika kundër zogiste mori rrugën e mërgimit të gjatë, duke filluar me zbarkimin në Bari e Brindisi të Italisë. Aty në Bari lindi djali i katërt i Mustafait, Besimi, ndërsa Sotiri kishte një djalë e një vajzë, Aleksandrin dhe Elenën. Mustafai me familje nuk qëndroi gjatë në Pulje, u shpërngulën në Zara të Dalmacisë, atëherë territor italian

Kartoline nga burgu i Tiranës, 1946. . Gjatë një udhëtimi në Shqipëri, më 1923, i dërguar nga gazeta për të hetuar mbi vrasjen mizore të Gjeneral Telinit, Sotiri pësoi një ftohje të rëndë, e cila brënda katër vitesh i mori jetën, në moshën 38 vjeçare. Vitet kalonin, por kontaktet mes dy familjeve ruheshin dhe sa herë që Mustafait i binte rruga të vinte në gadishull, ai nuk linte rast pa parë familjen e mikut të ndjerë. Gjatë këtyre vizitave ai vinte re dhe rritjen e fëmijëve, sidomos të vajzës së Sotirit, Elenës. Instikti prindëror për të patur një nuse të shkolluar e të fisme për djalin e tij, merrte konture gjithënjë e më të përcaktuara në mëndjen e tij. Erdhi 1939, pushtimi i Shqipërisë, ikja e Zogut, dhe Mustafai u kthye me gjithë familjen në Shqipëri, duke lënë jashtë djemtë që vazhdonin studimet. I madhi, Petriti, ishte student i Universitetit të Grenoblit, në fakultetin e ingjinjerisë elektrike. Tani vizitat në shtëpinë e së vesë së Sotirit u bënë më të shpeshta, e Mustafai vuri re me kënaqësi se vajza e mikut të tij ishte bërë një zonjushe e bukur që vazhdonte Universitetin e Napolit. Atëherë shpresa e vakët që kishte përcjellë vitet e tij të mërgimit, ajo e një martese të djalit të tij me vajzën e Sotirit, mori shembëlltyrën e një projekti, të cilin ai u zotua plotësisht në vetvete t’a sendërtonte. Bisedoi me të venë e mikut në lidhje me të e gjeti mirëkuptimin e duhur. Atëherë projekti hyri në rrjedhën e tij të zakonëshme, me njohjen e pëlqimin e ndërsjelltë të të rinjvet.


Nga kjo njohje e deri në martesën e 12 korrikut 1942, koha kaloi shpejt. Martesa qe kurorëzimi i një ëndërre të re, të lindur në hapësirën e një ëndërre të vjetër. Sigurisht nga qielli pati bekimin e babait të larguar përgjithmonë, por që gëzohej sepse bija e tij po kthehej të ndërtonte çerdhen e saj në atdheun e tij, për të cilin ai punoi deri në çastet e fundit të jetës. Po të gjitha këto dëshira të lindjes së jetës së re do të përballeshin me një realitet të vrazhdë, deri në mizori, që ishte lufta e dytë botërore dhe fundi i saj me ardhjen e komunistëve në pushtetin e Shqipërisë. Gjatë luftës çifti i ri jetoi larg politikës aktive. Mustafai ishte aq shumë i zhgënjyer nga politika saqë i kishte ndaluar familjarëve të tij pjesëmarrjen në të, e ishte munduar të adresonte fatet e tyre në drejtimin e profesioneve. Kështu edhe Petriti, së bashku me dy shokë të tij të shkollës, Petrit Daklin dhe Ismail Topçiun, themeloi një ndërmarrje elektrike e, deri në fundin e luftës, pati veprimtarinë e tij private. Elena qëndronte në shtëpi, ku ndihmonte babain e saj të dytë të vazhdonte punën e tij të vyer me Fjalorin, e ku kujdesej edhe për djalin, Eugjenin, që lindi mbas më pak se dy vjet martese. Me krijimin e Qeverisë komuniste ndërmarrja u mbyll dhe Petriti mbeti pa punë. Qenë pak muaj papunësie, gjatë të cilëve ai ndonjëherë vente e bisedonte me shokët e tij mbi gjendjen e Vendit. Ishte koha e pregatitjes së zgjedhjeve të reja ku, zyrtarisht, “mund” të paraqiteshin edhe parti të tjera veç F.N.Ҫ. Në një nga ato biseda u trajtua ky vështrim i gjëndjes politike dhe u fol mbi mundësinë e krijimit të një partie të ligjëshme të opozitës. Pak kohë mbas kësaj bisede, Petriti u thirr në Ministrinë e Punëve Botore, ku Ministri Spiro Koleka i njoftoi emërimin në një Degë të posaçme të saj, e cila merrej me llogaritë e ndërmarrjeve italiane që kishin investuar në Shqipëri para dhe gjatë luftës. Detyra ishte mjaft delikate, por Petriti e përballoi me mjaft sukses, duke u munduar t’i linte sa më pak detyrime Shtetit shqiptar kundrejt ndërmarrjeve italiane. Por ndërsa ai vazhdonte punën e tij intensive në ministri, një ditë të marsit 1946 u arrestua nga Skënder Kosova, njëri prej kuadrove më mizorë të hetuesisë në kohën e tij. Arrestimi befasoi edhe vetë Ministrin Koleka, i cili ndërhyri personalisht tre herë për lirimin e tij, por pa dobi. Në akuzën me të cilën u përball, veç emrit të Mustafa Krujës, ishte biseda e zhvilluar muaj më parë me shokët e tij. Ajo i kushtoi gjyqin e dënimin me 15 vjet privim lirie e punë të detyruar. Ajo kartolinë e vogël që nga një anë ka të pikturuar një peisazh dimri e nga tjetra një frazë drejtuar gruas së tij, është një relike e asaj periudhe të jetës së asaj familje. Ajo kartolinë ka në vetvete dashuri, dhimbje, mall, por edhe shpresë, kjo e fundit mjeti më i mirë për të përballuar fatkeqësitë e për të mbijetuar edhe atëherë kur jeta normale përbën një mirazh të paarritshëm, edhe atëherë kur vdekja quhet si shpëtim nga e keqja. Ajo mbetet dëshmi e njërit prej miljona çasteve në të cilët kaluan mijëra vetë në Shqipërinë e regjimit komunist, dëshmi e një drame të fuqishme që luhej në shpirtin e njërit prej tyre, të ndarë përdhunshëm nga dashuritë njerëzore pa i bërë askujt as të keqen më të vogël. Ajo shpreh edhe diçka tjetër veç dashurisë, vlerësimin e besimin tek gruaja shqiptare që, n’ata vite të tmerrshme, dha provën më madhore të gjithë historisë shqiptare, atë të qëndresës familjare e të virtutit vetiak që triumfoi edhe

mbi fuqinë e verbër të diktaturës, duke ruajtur vlerat më të mira morale. Edhe Elena, marrësja e asaj kartoline, e flijoi jetën e saj në odisenë e gjatë të kampeve të përqëndrimit, pa çuar kurrë nëpër mend as vetëtimthi, se me një firmë mbi një dokument shkurorëzimi, mund të shpëtonte njëherë e përgjithmonë nga “skëterra shqiptare” e mund të kthehej në Vendin e saj të lindjes, ku kishte familjen e saj e perspektivën e një jetë krejtësisht të ndryshme. Nuk e dij se si ajo minikartolinë ka dalë nga burgu në dhjetorin e vitit 1946 e se si është ruajtur për më shumë se gjysëm shekulli, në peripecitë e pafund të shpërnguljeve nga një kamp përqëndrimi në tjetrin. Mbas asaj kartoline, n’ato pak fjalë të ngrohta e të sinqerta, qëndron jeta e tre njerëzve. Prandaj ajo kthehet në një relike e mund të shërbejë si e tillë në një muzeum, duke i u folur, me heshtjen e saj, vizitorëve për një kohë plot tragjedi e drama të njohura e të panjohura, që u përplasën mbi kryet e dhjetra mijra njerëzve të pafajshëm, duke shkatërruar të gjithë jetën e tyre. Ajo kartolinë evokon një ndjenjë të madhe, dashurinë, që mbetet ndoshta arma më e fuqishme në përballimin e së keqes, të mizorisë së një pushteti e të një sistemi që ishte ngritur mbi bazën e urrejtjes e të largimit nga Perëndia dhe mësimet e saj. Korrik 2017

Dita e martesës, në rrethin familja , me Mustafa Krujën I parafundit në rresht.

Qifti i ri n në ditët e para të jetës bashkshërtore që nisi e e parahikohej e lumtur e kaloi në trafragjedinë e kurdisur nga diktatuar komuniste, me burgje e kampe internimi 45 vjet..


Shqipëria mohon dhe e hedh poshtë historinë e vet 07/20/2017 Opinion

Berati

Nga Aurel Dasareti* Kur historia falsifikohet, lëndohet kujtesa e rëndësishme kolektive e shoqërisë. Unë në asnjë rrethanë nuk do ta vënja veten time në një situatë, që të bëhem personalisht i pasur në kurriz të Kombit dhe Vendit tim. Ata që e bëjnë këtë janë fëmijë të incestit, pedofilë, pederastë dhe lavire që meritojnë dënimin më të rëndë. *** Shkollat e Shqipërisë në programin mësimor e censurojnë dhe falsifikojnë historinë e gjuhës, qenies, origjinës dhe civilizimit tonë antik që ajo të jetë në favor të fqinjëve, sidomos në lidhje me pseudo-historinë greke. Pseudoshkencëtarët shqipfolës, jo vetëm se nuk reagojnë seriozisht si Akademi e Shkencave për të mbrojtur të vërtetën kur zaptuesit grek dhe sllavo-ortodoks përvetësojnë vlerat dhe historinë pellazge/ilire pasardhësit e të cilëve jemi ne dhe vetëm ne shqiptarët autokton, por edhe i mbështesin gënjeshtrat dhe falsifikimet e nazistëve me arsyetimin se gjoja ne nuk kemi argumente ose prova të duhura për të provuar atë e këtë. Por çfarë argumente dhe prova të mirëfillta kanë pushtuesit e ardhur para disa dekadave nga Azia e Vogël dhe Kar-pateve?! Përgjigjuni o ju bastardë që vuani nga kompleksi i inferioritetit. Kuptohet. Unë flas vetëm për ata krijesa që e kanë mizën nën kësulë. Për mizangrënësit dhe shërbëtorët e armiqve shekullor. Për ngordhësirat që nuk e kanë vendin në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë por në koshin e plehrave sepse nuk janë asgjë tjetër veçse mut. *** Plehra janë edhe politik-bërësit anal-fabet shqipfolës të FYROM-it që i mashtruan votuesit kinse do ta barazojnë 100% gjuhën më të vjetër në botë me gjuhën false të ardhacakëve, por tani llomotitin se gjuha shqipe ndoshta do të avancohet e jo barazohet.

Plehra janë gjithashtu edhe politik-bërësit dhe “akademikët” anal-fabet të Kosovës që mundohen të shpikin “kombin” imagjinar kosovar. Plehra janë gjithë ata anal-fabet priftërinj ortodoks dhe hoxhallarë që propagandojnë dhe favorizojnë fenë në dëm të kombit duke mohuar shqiptarinë. Plehra janë të gjithë ata ngordhësira që ushqehen me cofëtina. Vuajnë nga halucinacione se Shqipëria (natyrale) është pronë e tyre private e jo trashëgim i të gjithë shqiptarëve, prandaj mund të bëjnë me të çka të duan. Pjellë e keqe. Kopilë. Duhet të ndëshkohen. *** Vendi dhe Kombi shqiptar janë në tkurrje e sipër si pasojë e copëtimit dhe ndarjes tragjike të trojeve etnike në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), nga ana e Gjermanisë, Anglisë, Francës, Rusisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë. Një nga motivet e antipatisë ndaj nesh ishte edhe feja e shqiptarëve të komunitet mysliman. Kongresi i Berlinit u drejtua nga kancelari gjerman, pis-mileti Otto Bismark i cili deklaroi: “Nuk ekziston një komb shqiptar”. *** Ju të nderuar që i keni lejuar vetvetes të manipuloheni nga plehrat, hiquni nga rruga e djallit. Përndryshe do të kaloni shumë më keq se tragjedia e boshnjakëve (199295) që sipas propagandës serbe donin islamizimin e vendit. Konfirmohen apo mohohen teoritë e mbulimeve gazetareske të Luftës në Bosnjë se Evropa e krishterë është mbrojtur nga rreziku islam pikërisht në atë vend. Reflektoni. Mbështetuni në analogji. Mos thoni se nuk jeni paralajmëruar. Mos lejoni më shpëlarjen e mëtejshme të trurit juaj. *** Çfarë është shpëlarje truri (ndërrim pikëpamjesh)? Disa njerëz (terroristët islamik) i bashkëngjitin bomba trupit të vet për të vrarë të tjerët – dhe veten e tyre. Disa tjerë heqin dorë nga liritë e tyre për të ndjekur një udhëheqës të çmendur. Disa ndjekin ligjin e bandës me të cilën shoqërohen apo ligjet e klerikëve ekstremistë, edhe pse kjo nuk i shërben atyre.


Ne të gjithë i ekspozohemi ndikimit social. Por këtu unë po flas për ndikimin e shkallës ekstreme. Shpëlarje truri është emri popullor i teknikave të ndryshme që janë përdorur për kontrollin sistematik dhe masiv psikologjik, ku personi nuk duhet vetëm të ndryshoj qëndrimet themelore dhe besimet, por gjithashtu të përfundoj për të menduar në mënyrë të pavarur, t`i jap fund bërjes së pyetjeve dhe le veten tërësisht të pranoj gjithçka. Shpëlarje truri nënkupton që ti pasivizohesh mendërisht dhe pa asnjë pyetje bën atë që të kërkohet. Detyra jote do të jetë për të kënaqur udhëheqësin, apo nevojat e grupit. Detyra juaj e vetme është që t`i shërbeni dhe të mbroni liderin. Fjalët e tjetrit janë të “vërteta”. Ti je bërë një i burgosur mendor, një rob vartës. Ti ke përfunduar për të reflektuar mbi mundësitë dhe i jep fund shikimit të gjërave nga disa anë. Në vend të kësaj, e pyesësh vetveten: “Si do ai që unë të sillem tani”? “Çfarë do ta bëjë atë të zemëruar”? “Çfarë do ta bëjë atë të lumtur”? Duhet t`i kalojmë sfidat e kësaj natyre. Në vend që të lejojmë kodoshët të kryejnë shpëlarjen e trurit tonë, me qëllim djallëzor për të shpërbërë gjuhën dhe identitetin tonë të lashtë, duhet të kundërpërgjigjemi adekuat dhe veprojmë fuqishëm për të mbrojtur kombin dhe vendin, të mësyjmë. Të përdori terminologjinë ushtarake: Mësymje, veprim luftarak që kryhet me forca të mëdha, të cilat hidhen në sulm e shkojnë përpara, duke shpartalluar e asgjësuar armikun me luftime e me beteja të njëpasnjëshme. *** Të vetmit në gjithë rruzullin tokësor që kërkojnë identitetin e vet te të huajt janë shqiptarët. Ata të Shqipërisë së jugut te grekët ortodoks. Ndërkaq shqiptarët e Kosovës, Kosovës Lindore dhe FYROM-it, kërkojnë “shpëtimin” shpirtëror te arabët dhe turqit, sidomos te idhulli i tyre sulltan Erdogan, i cili para disa viteve ka deklaruar: “Xhamitë janë kazermat tona, kupolat janë helmetat tona, minaret bajonetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë”. *** Gjuha është shënues i identitetit tënd Gjuha thotë shumë se kush jemi ne, dhe ndoshta njëlloj në lidhje me atë se kush duam të jemi. Gjuha është identiteti, identiteti është gjuha. Gjuha zbulon se kush jeni, prejardhja juaj, gjinia, mosha dhe profesioni. Ne e përshtatim gjuhën sipas asaj se me cilin flasim, dhe gjuha gjithashtu ndryshon me ne. A mund ta fshehim veten pas gjuhës? Psikologët e përcaktojnë identitetin si “… Besimet e vetëdijshme apo të pavetëdijshme që ka një individ për veten e tij.” Sociologët janë të përqendruar në atë se identiteti ynë është i lidhur me grupet shoqërore me të cilat ne identifikohemi: familjen tonë, shoqërinë lokale nga ku kemi ardhur, ose grupin e shokëve që i përkasim.

Gjuha bëhet më e rëndësishme si shënues e identitetit kur karakteristikat tjera që i ne përkasim një kulture të veçantë zhduken. Gjuha, përveç si mjet komunikimi, bëhet, njëkohësisht dhe mjet për njohjen e botës që na rrethon. *** Një nga mjetet më të rëndësishme për të edukuar (nxitur), sidomos te të rinjtë, dashurinë për atdhe e për gjuhën amtare është studimi i këngëve dhe ndodhive historike, duke e ruajtur nderin dhe ngritur në qiell trimërinë e bijve tanë më të mirë që me djersën dhe gjakun e tyre vaditën malet, fushat, shkrepat e trojeve stërgjyshore. *** Jemi këtu ku jemi edhe për shkakun se në politikën shqiptare ka shumë burra e të dyja gjinive.

Ura e Beratit

Kalaja e Beratit


Nga Kastriot MARKU “SHKËMB’ I MBLETËS” - SOTIR GJIKA NJË NDËR PUBLICISTËT NË SHEJ TË GAZETARISË SHQIPTARE.

Duhet të ketë qenë vera e vitit 2002, kur ndërsa shfletoja mpishëm shtypin e përditshëm dhe atë periodik shqiptar të paraluftës së Dytë Botërore, lidhur me një studim mbi marrëdhëniet e Selisë së Shenjtë me Shqipërinë dhe posaçërisht lidhur veprimtarinë misionare në Shqipëri, më pat rënë në sy një shkrim në të përkohshmen letraro-politike “Agimi” të muajit shkurt 1922, me titullin “Vatikani e Shqypnija”, shkruar nga Sotir Gjika (1889-1927). Të jem i sinqertë asokohe ky autor ishte krejtësisht i panjohur për mua, por në atë shkrim gati si vetmitar, më bënë përshtypje shumë gjëra njëherësh. Në ato dy faqe e gjysëm tekst, e shihja që jo vetëm se kisha të bëja me një shkrim thuajse inagurues lidhur me çështjen me të cilën unë po merresha asokohe, por mbi të gjitha thuajse së pari jepej një informacion historik mjaft domethënës dhe tejet i ngjeshur, madje i faktuar lidhur me argumentin e trajtuar. Përveç kësaj, më bëri përshtypje teksti i shkruar në një gegnishte të bukur, gjë që vonë do të merrja vesh se nuk ishte origjinali autorial, por një përkthim i të njëjtit shkrim nga i njëjti artikull i botuar në italisht, shqipëruar me gjasë nga redaksia e revistës në fjalë. Kaq qe e gjitha asokohe, ndërkohë më pas sërish do të më dilte në shteg i njëjti autor, por prapëseprapë nuk m’u dha mundësia të marrë ndonjë informacion më domethënës nga jeta dhe veprimtaria e tij. Pata bërë ndonjë përpjekje rutinë edhe përmes disa miqve të mij të njohur, por prapë asgjë. Këtë do ta merrja vesh më vonë, falë njohjes me nipin e tij, z. Eugjen Merlikën. Natyrshëm erdhi kjo gjë, bashkëlidhur me kontekstin e qëndrimit heshtak ndaj vlerave historike dhe kulturore që kish mbajtur dhe mban deri diku ende edhe sot në mënyrë institucionale kultura shqiptare për personalitete të rëndësishme të botës shqiptare sikundër ishin e janë: Atë Gjergj Fishta, Faik Konica, Ernest Koliqi, Dom Lazër Shantoja, Dom Aleksandër Sirdani, Imzot Vinçenc Prennushi O.F.M., At Donat Kurti O.F.M, At Bernardin Palaj O.F.M, At Benedikt Dema O.F.M, Mithat Frashëri, Musine Kokalari, Mehdi Frashëri, At Anton Harapi O.F.M, At Marin Sirdani O.F.M, Martin Camajt, At Athanas Gegaj O.F.M, At Justin Rrota O.F.M, At Zef Valentini S.J, At Fulvio Cordignano S.J. Mark Harapi S.J, Dom Nikollë Gazulli, Namik Resuli, Qemal Draçini, Terenc Toçi, Tahir Kolgjini, Anton

Paluca, Xhevat Korça, Ethem Haxhiademi, Karl Gurakuqi, Mit’hat Araniti, Myqerem Janina, Vehxhi Buharaja, Paulin Margjokaj, Isuf Luzaj, Stavro Skendi, Arshi Pipa, Gjush Sheldija, Mark Dema, Guliem Deda, Sabiha Kasimati, Jakov Mile, Branko Merxhani, Lef Nosi, Krist Maloki, Frano Alkaj, Kudret Kokoshi e sa e sa të tjerëve. Natyrisht nuk kishin si të mungonin në këtë listë të paplotë as dy gjyshërit e Eugjen Merlikës; Mustafa Kruja dhe Sotir Gjika. Për ta parë sa dhe si duhet produktin publicistik të Sotir Gjikës nuk do të mjaftonte një kriter i vetëm metodologjik orientues, klasifikues e më tej ende, një motiv i vetëm studimor i projektuar enkas për të. Thënë kështu, kjo nënkupton se kjo përmbledhje rezulton të jetë disi e veçantë për rrethana gjeografike në të cilat është gjendur autori i saj; për rrethana specifike dhe mjaft të rëndësishme historike dhe socio-politike nëpër të cilat ka kaluar çështja shqiptare, (Shpallja e Pavarësisë, Qeverimi i Princ Vidit, Traktatit të Fshehtë të Londrës etj), të cilat i ka përcjellë intensivisht dhe besnikërisht autori në fjalë, ku po ashtu mund të shihet qartë tharmi profesional në të cilin profilohet gazetari Sotir Gjika

Rasti i tij është kejt i veçantë, krejt specifik, madje një gjendje e sojit të veçantë të njeriut të zakonshëm që përmes punës vetjake pa marrë një shkollim të institucionalizuar, (sikurse do të na rrëfente për veten e tij dikur Emzot Pjetër Budi, këtu e 400 vjet më parë), derisa ngrihet në shkallën e një gazetari profesionist. Fakti i të qenit “autodidakt” dëshmon po ashtu një kontrast të pabesueshëm që në rastin më të mirë do t’a distanconte, për të mos thënë do t’a bënte të pabesueshme arritjen e tij prej gazetari. Kultura e përgjithshme e gjithanshme, zotërimi i teknikës së shkrimit publicistik, problemor dhe kronikal njëherësh, shpërvjelja dhe kumti i zgjedhur i gjuhës dhe përshtatja e saj me natyrën dhe tematikën përmbajtësore të redaksive editoriale të revistave dhe gazetave për të cilat shkroi Sotir Gjika, e bëjnë atë një rast krejt të veçantë e të paprecedentë në historinë e gazetarisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX. Sotir Gjika e nisi karrierën si gazetar fare i ri, në moshën 22-vjeçare, fillimisht tek “Dielli” (Boston, SHBA), më 1911 në për të vijuar me shpërnguljen e tij në Milano (Itali), në të përditshmen e Barit “Corriere delle Puglie” për të


vijuar tek “Atdheu” (1912-1914), (Kostancë, Rumani), më tej tek “Përlindja e Shqipëniës”, (Vlorë), tek “Liri e Shqipërisë” (1911-1915), (Sofje, Bullgari), me të cilën bashkëpunoi për rreth dy vjet e gjysëm, për të vijuar me “Kuvendi”, (Romë), “Agimi”, “Shqiptari i Amerikës”, (Korçë), “La Gazzetta di Puglia” dhe e përfundon pas 16 vjetësh më 12 prill 1927, kur edhe ndërron jetë në moshën 38-vjeçare në një spital të Veronës, si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, atëherë kur për shumë gazetarë, në këtë moshë fillon periudha më e begatë, ajo e pjekurisë së një gazetari. Vetëm tek “Kuvêndi”, (e përjavëshme politike shqiptare), krahas pendave të tilla si Luigi Federzoni, (që më vonë do të bëhet president i Reale Accademia d’Italia), kolonel Castoldi, Corrado Zoli, Leonardo Azzarita, Profesor Benedetto De Luca, U. Zanotti – Bianco, Filippo Naldi, Prof. Antonio Baldacci, Mario Strada, Alfredo Mantero, Sofia Masci, Rosalia Gwis Adami etj. Në faqet e saj botuan artikujt e tyre personalitete të njohura të jetës kulturore e politike shqiptare, bashkëkombas të tij si: A. Lorecchio, Prof. Zef Schirò, Luigj Gurakuqi, Cosmò Serembe, Agostino Ribecco, Francesco Argondizza, Kol Mëllazi, Mustafa Kruja, Lec Kurti, Kolë Kamsi, Kostaq Cipo, Milto Sotir Gurra, Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Koço Kotte, Visarion Dodani etj. Trashëgimia e tij publiçistike dygjuhëshe (në shqip dhe në italisht), pos të tjerash është dëshmi edhe e komunikimit prej tij të problematikës shqiptare të kohës në shtypin ndërkombëtar, jo vetëm si gjuhë, por njëkohësisht edhe si fushë dijeje, si përcjellje e një aktualiteti që e kishte të nevojshme praninë e saj në median ndërkombëtare. E nisa këtë shkrim me Vatikanin dhe me sa shoh po e përmbyll sërish me të. Në një letër të datës 8 shtator 1920, Sotir Gjika i shkruante Luigj Gurakuqit: “Fjalorin Latino- Epirotico të Bardhit s’e gjeta në Propaganda Fide: po kërkoj nëpër Librarit’e vjetra të Vatikanit e në e gjeça dot po t’a dërgoj.” Ndërsa në krye të javës, më 15 shtator të të njëjtit vit, i shkuan sërish:“Fjalorin e Bardhit mund t’a gjesh lehtë në Paris, te një librar q’e njeh Dh. Beratti. Shkruaji këtij të fundit për çkoqitje.” Pra këtu kemi të bëjmë edhe me një anë të panjohur, por mjaft interesante lidhur me veprimtarinë e tij:

kërkimet bibliotekare dhe arkivore jashtë vendit për gjetjen e gjurmëve të trashëgimisë kulturore dhe posaçërisht asaj librore shqiptare, çfarë do të thotë se jo më kot kultura e dëshmuar në shkrimet dhe letërkëmbimin e tij ka ardhur si rastësi, por sikurse shihet si qëllim në vetvete. Pjesë me rëndësi e këtij libri nuk është vetëm veprimtaria publicistike e Sotir Gjikës, por edhe letërkëmbimi i tij. Krahas veprimtarisë së tij publike, lexuesi ka në dorë edhe veprimtarinë e tij “intime” përmes letërkëmbimit me miqtë e tij të zgjedhur, me të cilët ka bashkëndarë në mënyrë substanciale atë që ka trajtuar në shtyllat e fletorizmës për aq vite sa jeta i dha leje të jetë mes të gjallëve. Në këto letra gjenden emrat me të cilët ka këmbyer mendimet e tij, sinqeritetin e tij, idealizmin dhe gjykimin e tij. Janë aty letra të shkëmbyera me Mirash Ivanajn, Visarion Dodanin, Jani Vruhon, Andon Zako Ҫajupin, Asdrenin, Ahmet Zogun. Në përmbyllje jo vetëm nga vëllimi por edhe nga dhe plotënia dhe interesi e tij, gjendet letërkëmbimi me Terenc Toccin dhe ai me Luigj Gurakuqin. Përmes kësaj korrespondence dalin në pah figuta të rëndësishme të politikës dhe kulturës shqiptare si Fan Noli, Faik Konica, Mehmet Konica, Mustafa Kruja, Luigj Gurakuqi, Terenc Toçi, Anselmio Lorecchio, Mit’hat Frashëri, Imzot Luigj Bumçi, Lef Nosi, Turhan Pasha, Ahmet Zogu, Salih Gjuka, Dhimitër Berati, Lec Kurti, Dr. Turtulli, Iliaz Vrioni, Kol Tromara, Tef Curani, Xhaferr Ypi, Sotir Kolea, Fuad Dibra, Pandeli Cale, Hil Mosi, Luigj Narraçi, Bajram Curri, Teofik Mborja, Kristo Floqi, Sulejman Delvina, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Mehmet Këlcyra, Syrja Vlora etj.

Ky libër plotëson një mungesë të madhe të deritanishme në lidhje me një figurë të rëndësishme në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare dhe njëkohësisht përbën edhe një reflektim jo të vogël për gazetarët e gazetarisë së shkruar, për studiuesit dhehistorianët e shtypit. Libri edhe pse nuk merr përsipër të pasqyrojë gjithë veprimtarinë e Sotir Gjikës, prapëseprapë është një dorakak i vyer për të njohur një nga pendat më të rëndësishme dhe më cilësore të publicistikës shqiptare. Për më tepër


ky vëllim përbën edhe një pasuri të vyer dokumentare e cila na vjen përmes kronikave dhe shkrimeve të ndryshme të cilat përcjellin aspekte të ndryshme të çështjes shqiptare të kohës, lidhur me personalitete e figura me rëndësi të botës shqiptare, për të cilët krijohet një opinion konkret i dokumentuar përmes fakteve të artikuluara nga “terreni” nga Sotir Gjika. Të gjitha këto e shumë çështje të tjera që ngrihen vetiu përgjatë leximit të këtij libri, do të përbënin një dorë mundësish serioze dhe reale për njohjen dhe vlerësimin ashtu si duhet të këtij personaliteti të mbajtur mbyllur dhunshëm dhe të lënë me qëllim mënjanë kulturës shqiptare. Nëse nuk është kujtuar askush deri më sot, tashmë ka ardhur koha që kultura shqiptare t’a pasurojë vetveten, sepse është ajo që ka nevojë për Sotir Gjikën së fundmi në 90-vjetorin e ikjes së tij, e jo Sotir Gjika që ka nevojë për kulturën shqiptare, sepse ai ka kryer më së miri detyrën e tij prej më së një shekulli e tani na kundron qetësisht tek të shumtët. Në fund dy fjalë edhe për përgatitësin e këtij botimi, z. Eugjen Merlika, nipi i intelektualit të mirënjohur Mustafa Kruja. Si rrallë kush nga brezi i intelektualëve të persekutuar shqiptarë nga regjimi komunist, ai e ka kryer misionin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme duke përgatitur e botuar pa u ndalur trashëgiminë testamentare të gjyshit të tij erudit; kalvarin e vuajtjes dhe persekutimit çnjerëzor që pësoi familja MERLIKA-KRUJA, dhe të gjitha këto duke përgatitur dhjetëra botime me një korrektesë autentike, larg përlavdërimeve vetjake, larg zhurmuesve mediatikë, duke dëshmuar kështu edhe një modesti të pazakontë që brenda mbart një ndër pinjollët dinjitozë të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, që meriton padyshim mirënjohje, respekt dhe vlerësim. Prej vitit 2010 deri në vitin 2015, kanë parë dritën e botimit falë përkujdesjes së tij 10 vëllime me studime gjuhësore, historike, letërkëmbim, kujtime e përkthime. Ndaj edhe “Detyra ime mbaron me jetën time”, përbën plotësimin në vijim të kolanës së projektuar, ftilluar e realizuar prej tij e që shpresojmë të mos ndalet këtu.

ME VLERESIME TAZE NA VJEN MERO BAZE

Nga Jusuf Zenunaj

ME VLERËSIME ” TAZE ”

Na vjen Mero Baze me vlerësime “taze”, si t’ishte n’pazar flet për kosovarë me xhepa jo të thellë që mësyjnë në çdo verë, të kënaqen n’ bregdeti fëmijët n’veturë, bukën me veti. 20 korrik2017

NE PLAZHIN DURRËSAK

Atë që s’e bën Uqini , Vlora as Ksamili, në Durrësin e lashtë e bëri më i “miri ” ?! Kryetari i bashkisë vendimin lëshoi : ” autobusët kosovarë, në plazh asnjë të mos shkojë “..!!!! 18 korrik 2017


REVE UA KISHA LAKMI Kur isha i ri reve ua kisha lakmi, ua kisha lakmi, pa dro kalonin kufinë Sh q i p ë r i ! Edhe sot në mendje më rri në dhomën e fjetjes një fotografi me një maune nëpër gryka, në Veri….. 18 korrik 2017

KU NGELEN NUMRAT Numrat ngatërrohen, shtohen e pakohen në gojën e politikanënve. Lufta për pushtet në harresë lë votuesit si ena pa litar në fund të pusit…. 18 korrik 2017

XHAMIA NË KRYEQYTET Fjala e myftiut në fund të Ramazanit, përkrahur nga Erdogani e fortë si tufani !. Xhami të madhe do të ndërtojë BIK-u se e vjetra prej dore ” i iku” ?! Mbushur plot shiringa, plehra e pushues endacak bashkë me trupshiturat ditë e natë. Në xhaminë e re do të thirret EZANI, kështu duan Tërnave bashkë me Erdoganin….

Vox populi

POET JAM UNE VETE

Një shkrimtar i madh Jo, jo sa një elefant, Se ishte sa një mi, Paska hedh nje fjalë Shpërnda anëkand, Hiq fare pa u trazue E pa u merakos e nxi : --Thonë se u vranë dy poetë, Për dy a tre poezi , Pune e madhe fort ! Sa vritën kot e s’na kot. Qeveria bën punën e saj. Se mos ishin poetë të vërtetë. Ja, shif e shkruej, Poet jam unë vetë: E jam dhe shkrimtar Shkruaj plot romane Libra të pa fare, Shkruaj edhe poezi, Komunizmit i thur lavdi, Partisë që e kam si nënë Ia ngrej lart zënë. E bëj Shqipërinë Kopësht të lulëzuar. Prandaj jam i nderuar, I dashur e i lavdëruar, Namin lart ma kanë ngritur. Mirë t’u bëhët, Vetë e kan kërkuar, Si poetë duke u shitur. Të krahashën me mua, Ku është parë e ç’thua ? Partia me ka rritur, Dhe më ka edukuar, Rrënjët larg e larg Duke ia kërkuar. Ku pyet nëna parti, As idhulli i saj lubi, Se qenkan vra dy poetë, Le ta marri vesh njerëzia, Poet e shkrimtar mbi t ë gjithë, Siç më ka rritur e dashur partia, Jam unë vetë.


SI KRIMBAT MBI MISH Çke moj Hanko Hallë që je kaq e ngrysur, mos vallë kush nga fqinjët, të paska bezdisur ?! Apo ëndërr të keqe në gjumë ke parë ? Ulu, pi një kafe se s't'shkon dita mbarë. Jo moj mbesa e hallës ëndërr s'kam parë dot, hallin kam tek mjalti që është përzier me kos ! Si krimbat mbi mish dolën shumë mashtrues, me lekun e tyre sot për dje bëjnë luftë. Pushka e tyre për atdhe kurrë s'u bëri bam, sikur luftëtarët e lirIsë me mijëra u bënë veteranë ! Po t'kishte pasur në luftë kaq luftëtarë Dardania bashkë me në një hartë, do t'ishte edhe Çamëria.... J.Z. 2 gusht 2017 PRIT O MILET Votuesit votuanë, partitë bëjnë pazare, për hallet e popullit s'e çajnë kokën fare. Prit o popopull ; prit o milet se kështu zgjodhe vetë.. J.Z. 1 gusht 2017 KUR LULOI THANA Kur luloi thana, ariu ëndrroi frutet e saj i pari t'i shijojë. E kur erdhi vera lêng prej goje i shkoi për manaferra.. J.Z. 1 korrik 2017

· PRIT O MILET Votuesit votuanë, partitë bëjnë pazare, për hallet e popullit s'e çajnë kokën fare. Prit o popopull ; prit o milet se kështu zgjodhe vetë. J.Z. 1 gusht 2017 KUR LULOI THANA Kur luloi thana, ariu ëndrroi frutet e saj i pari t'i shijojë. E kur erdhi vera lêng prej goje i shkoi për manaferra.. J.Z. 1 korrik 2017 SA HERË QË VJEN VERA Vajta në mërgim rrëzë Alpeve të Zvicrës, nga stalla e lopëve shoh ndërrimin e natës me t' ditës. Rrallëherë të dielave dal në qytet, vjet dy-tri herë e sivjet ditën kur patronit e ëma i ndërroi jetë. Sa herë që vjen vera ia mësyej atdheut, në tokën e nënë Terezës e të Skënderbeut. Makinën e ngas sikur vetëtima, kush thotë se është larg Tirana nga Prishtina ?! Në dasma e ahengje S' e kursej kuletën, hotelet i zgjedh edhe kur t 'shkoj në deti. J.Z. 30 korrik 2017


Nga Fritz RADOVANI:

Lahutari Shqiptar MOHIM Një shkrimtar i madh Jo, jo sa një elefant, Se ishte sa një mi, Paska hedh nje fjalë Shpërnda anëkand, Hiq fare pa u trazue E pa u merakos e nxi : --Thonë se u vranë dy poetë, Për dy a tre poezi , Pune e madhe fort ! Sa vritën kot e s’na kot. Qeveria bën punën e saj. Se mos ishin poetë të vërtetë. Ja, shif e shkruej, Poet jam unë vetë: E jam dhe shkrimtar Shkruaj plot romane Libra të pa fare, Shkruaj edhe poezi, Komunizmit i thur lavdi, Partisë që e kam si nënë Ia ngrej lart zënë. E bëj Shqipërinë Kopësht të lulëzuar. Prandaj jam i nderuar, I dashur e i lavdëruar, Namin lart ma kanë ngritur. Mirë t’u bëhët, Vetë e kan kërkuar, Si poetë duke u shitur. Të krahashën me mua, Ku është parë e ç’thua ? Partia me ka rritur, Dhe më ka edukuar, Rrënjët larg e larg Duke ia kërkuar. Ku pyet nëna parti, As idhulli i saj lubi, Se qenkan vra dy poetë, Le ta marri vesh njerëzia, Poet e shkrimtar mbi t ë gjithë, Siç më ka rritur e dashur partia, Jam unë vetë.

O SHQIPNI ..! PO JU VJEN ERA RUB !!

SHKA NUK BANI TURKU, SLLAVI E GREKU E BANI “NËNA E JUEJ PARTI !” ME ATA TRADHTARË, QË PO I VENË MINAT EDHE KËSAJ SHQIPNI !

8 NANDOR 1941:

VETEM TË ZEZA I SOLLI KOMUNIZMI SHQIPNISË !

1944 MAJI –

TIRANË: “Në ditët e fundit,

sikundër na lajmëroi radjoja e Londrës, paska arritur në Kryeqytetin e Perandorisë Britanike një gjeneral përfaqsonjës i Titos që deklaroi“Nuk ka asnjë dyshim se lëvizja e Titos synon në rikrijimin e ish Jugosllavisë, sikundër nuk ka asnjë dyshim se edhe Jugosllavija e Titos, përsa u përket minoritetëve do të ndjekë po atë politikë të maruemes Jugosllavi, që konstatonte në sllavizimin e minoritetëve dhe veçanërisht për sa u përket shqiptarëve në çdukjen e tyre fizike me anën e masave shumë moderne për sllavët: të masakrave kolektive, të kolonizimit, të emigrimit të forcuar dhe kështu me rradhë, me që shqiptarët u provua se është e pamundur të sllavizohen...” “Tokat e Liruara 1941-1944: Përmbledhje dokumentesh”, nga Qerim Lita. Vllimi III, botim i vitit 2016. ■Mardhanjet e Enver Hoxhës me Dushan Mugoshen dhe Miladin Popoviqin, siç tregon edhe e “njohura” e tyne Nexhmije Hoxha, kishin të bajnë kryesisht per “drejtuesin” që do të vinte në krye të Partisë Komuniste Shqiptare. Problemi i ripushtimit të tokave tona të lira nga viti 1941, dhe varsia e plotë e Shqipnisë nga Jugosllavia komuniste, nuk mund të diskutoheshin fare, jo pse, ashtu u vendos në Jalta, po ashtu donte “druzhe” Tito.


■Asht e domosdoshme që të hapim dhe të studjojmë arkivat historike, per me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e Jaltës “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?! Mos asht ky veprim një perputhje me Kongresin e Berlinit 1913, kur u vendos për të ruejtë “statusquon” në Ballkan dhe paprekshmëninë e Perandorisë Otomane vetem për interesat e veta. Konferenca zgjati plot një muej deri me 13 korrik 1878 kur përfundoi Kongresi. Vazhdimsia ishte edhe ma tragjike, mbasi kur Perandoria Otomane do të dorzonte çelsat e Ballkanit, ajo u pajtue me sllavët per coptimin e Trojeve Shqiptare. Pergjegjen ma të saktë Europës ia dha Don Nikoll Mazrreku, që e pagoi me 38 vjetë burg në sistemin komunist të instaluem në Shqipni nga Jalta në 29 Nandor 1944. Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”... 1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin... ■Kur ne themi se “Shqipëria është çliruar nga bijtë e saj...”, Enveri, në intervistat që ka dhanë në Jugosllavi me 30 qershor 1946, kur shkoi me u dekorue nga Tito “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, me 1 korrik 1946, ka thanë: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. E ky tradhtar ishte “hero” i tyne dhe vazhdon me kenë edhe sot! ■Dokumenti ma i turpëshem i firmosun nga E. Hoxha në vitin 1946, në Konferencën e Paqës në Paris, as nuk zehet me gojë nga pseudohistorianët tanë, edhe pse Enveri e ka folë aq bukur në gjuhen frenge... Karriga e vet i dukej ma e bukur se Kosova...Para se të shkonte në Paris, ishte mysafir në shtëpi të Titos, e porsa mërrijti atje deklaroi: “Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë”. Një kusht per mbajtjen e kolltukut! ■Asnjëherë në këta 76 vjetë nuk asht thanë as shkrue e verteta e Trojeve Shqiptare, që mbas 1944 mbeten jashta Hartës Shtetit Shqiptar, vetem pse tradhëtarëve Hoxhës dhe Alisë, historianët tanë i pluhnosnin dokumentat me “akuzat ndaj fqinjëve, kryesisht me pretendimet greke dhe qendrimin prosllav të disa shteteve europjane që në vitin 1913”. *** ■Bana një “parathanje” të shkurtë të asaj tragjedije që u fillue në 1941 dhe po vazhdohet nga trashigimtarët e tyne tash 76 vjetë, per me arrijtë tek qellimi kryesor i fqinjve tanë:

SHKOMBTARIZIM E ZHDUKJE E SHTETIT SHQIPTAR TË GJERGJ KASTRIOTIT Mbi bazen e Parimeve komuniste: “Shpif e shpif, se diça mbetë!”, “Përçai e sundo!”, “Mbillni urrejtje!” dhe, predikoni “Jugosllavia e Re”, “Republika e Re”... “Katolikët e Shqipnisë së Veriut...” e së fundi: “Tregu i Perbashkët i Ballkanit Perëndimor...”, qendra e të cilit “organizohet” nga Samiti i Triestes, Selia e Beogradit e minaret e Stambollit! ■Të gjitha rrolle nder pantollonat e A. Merkel dhe komisionerit Hahn, që tregon idenë se “...nisma e liderve për krijimin e tregut të përbashkët duhet të nënkuptohet si largim i pengesave, për të lejue rrjedhje të lirë të tregtisë dhe shërbimeve, dhe se kjo, do përmirësonte rajonin ekonomikisht”... Asht kenë një shprehje e vjeter, ma e vjeter se “idea e tyne” në Kongresin e Berlinit: “A e ke pa një pelë n’ atë anë?”... ■Sikur ky “projekt i Tregut Perbashkët i Ballkanit Perëndimor” mos t’ ishte shkatrrimi perfundimtar i “Asaj copë Shqipni të Gjergj Kastriotit”, që ka mbetë jo nga mëshira e zemergjansia e tyne, po nga “Shpata që Gjergji i Madh i la trashigim Gjergjit Vogel, nder Alpet e Ilirisë së vjeter”, bash aty ku anadollaku Enver Hoxha (pra gjyshi i pushtetarëve të sotem), me 29 Maji 1969 i vuni dinamitin dhe shkatrroi kulm e themel Monumentin Madhshtor kombtar Kishen e Vaut të Dejës, ku u kunorzue Mbrojtësi i Europës nga të pakrahasueshmit osmanllinjë, të pandryshueshem nga të sotmit po, edhe të nesermit... ■Po, Rusia plakë e Stalinit “math” po pajtohet me planet “Pro – sllave”? – Me siguri po! Mjafton “zhdukja” e Kanunit Lekë Dukagjinit, Emnit të At Shtjefen Gjeçovit, Lahutës së At Gjergj Fishtës, Flamurit të Dedë Gjo’ Lulit, Emnave të At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj, Martirizimi dhe gjenocidi komunist ndaj Popullit Shqiptar, Inteligjencës sonë dhe të Klerit Katolik Shqiptar të pergatitun në Europën Perëndimore, Gjuhës Gegnishte dhe Gjakut derdhun per Liri dhe Pavarsi nga Shqiptarët Trima t’ Alpeve tona... Shfarosja e Demokratëve Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Don Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Ibrahim Rrugova... Janë “garanci” e tradhtarëve të Popullit Shqiptar! ■E Ju, Vlonjat.., merrni vesht njëherë e mirë se çka do ky Kryeministri prej Jush: Dhe, mbasi të ngritni monumentet e “atyre heronjëve që vranë Ata Lleshrat e Prengrat vetem pse ishin Katolik...”, “Republika e Re, duhet të groposin tre pash nendhe të gjitha Monumentet e Avni Rrustemit, që na pat vra mikun tonë: Esad Pashë Toptani!” Melbourne, Korrik 2017.


RILINDËS

Lek Pervizi Tingëllime të Vona

GJYSHÊS I Të trishta janë kto vargje që rreshtohen, të trishta historitë që aty fliten, të trishta po janë kohnat që kujtohen, kur trupi bashkë me shpirtin u sfiliten. LUIGJ GURAKUQI

Gjyshja më del para porsi vegim, ajo qe « nanë vogla » thirrnim të tanë. Ma pushton zemrën fort një mallengjim, përjetoi mundime n’ moshë të randë. Fisnike dhe krenare kurdoherë, vocrrake me trup, dive për qëndresë, n’at mjerim nuk u ligshtue asnjëherë, E urtë e dashun, shum e dhanë pas fesë, « Zoti e ban mirë » përsëriste përherë : në mendje t’internuemve mbet kujtesë. II

BAJRAM CURRI

Grue me cilësi t’rralla dhe me vlerë, u përfshi në ngjarjet e historisë përkrah trimave qëndroi ma se ‘i herë, n’ato lufta për fitorën e Lirisë. Kur në Milot u grit flamuri kombtar, pranë Gjin Pjetrit rrinte një djal’ i ri, ishte bir’ i saj ai që fort krenar, po përjetonte t’dishruemen pavar’si. Nuk u mburr kurr për këto përjetime, gjithmonë qëndroi si një femën zojnore. Edhe në kushte t’mjerueshme e internime,

NIKOLL LA0ORR

tregoi një forcë të madhe shpirtnore. Jetën e humbi ndër ato mundime emni saj ka me u përmend përore.


Gjyshja , Mrika Pervizi vizatim në mungesë fotografie

LIBRI : Poemë në tingëllime, kushtue familjës, (1568 vargje)

III

IV

Mbas viteve të para të stuhishme, në luftë kundër turkut dhe Serbisë, përjetoi Atdheu kohna t’lavdishme, me shpalljen e vendosjen e mbretnisë.

Ishe ti nje tregimtare e madhe ngjarjesh të kalueme t’historisë bashkë me legjenda t’lashta me radhë: një thesar i vërtetë i mençurisë.

Djali yt ish ndër ata burrat e dheut, që i dolën zot kombit me t’madh guxim, ishin ata ndërtimtarë t’Atdheut, katër trima të lidhun në bashkim.

Flisje për Gjin Pjetrin e për Kurbinin, për Lidhjen e Prizrenit, për burrat e dheut, për Abdyl Frashërin, Isa Buletinin, për trimat e kohës s’Skanderbeut.

Kuadriumvirat prej tyne u krijue, Ahmet Zogu në krye sundonte vendin: Ish bir’ i yt n’atë kohë që shum u shque, . Në tanë Shqipninë ata vendosen rendin, prej tyne dhe mbretnia shum u forcue, n’faqet e historisë do t’i përmendin.

Ahmet Zogun Mbret prite sa herë, me burrat që po ndërtonin Shqipninë Gjergj Fishtën e madh, poetin Homer, që me lahutën perjetësoi trimininë, e Shqiptarve , që luftonin me nder, për trojet e tyne, atdheun e lirinë.


V

Re të zeza qiejt e botës mbuluen, për Shqipninë e mjerë një kob i ri ; hordhitë fashiste vendin e sulmuen : ishte dita e atij shtat prilli të zi.. Re pas reshë dhe shpërthejti stuhia, rruzulli u përfshi n’përleshje viganash, shkatërrime pësoi mbar njerëzia, n’ lufta t’përgjakshme mbetën sa djem nanash. E kur dita e lirisë agoi mbi botën, e popujt po shpresonin për shpëtim, mbi vendin tonë djalli lëshoi shqotën, ra mbi shqiptarët një ma i madh mallkim. Historia mbrapa po e kthente rrotën, Pesonte Atdheu ma t’egërin pushtim.

VII Vendin, sllavo – komunizmi e zaptoi, me hekur e zjarr e krime mizore, mbi kullat heroike flakën lëshoi, e mbushi trojet me burgje e me vorre. Ku ishin burrat ma të mirë të Shqipnisë, i lidhi n’hekra, i çoi në pushkatim, të përfshiu edhe ty vala e barbarisë, të moren, larg të tretën n’internim. Atje t’ përplasën n’Tepelen’n gurore : me mija ndër kapanone u stivosën, ku sillej vërdallë veç vdekja mizore, mbi t’pafajshmet viktima sillte kosën, s’kurseu as pleqërinë as moshën fëmijore. Aty, gjyshe e dashun, vitet t’u sosën !

VI

VIII

U vërsulen t’egra brigatat partizane, zjarrin duke u kallë kullave kreshnike, që kishin pas djegun hordhitë osmane: ti dëshmitare ngjarjesh historike

Lot kan me u derdhë për ata që s’janë, për atë gjak të pafajshmish që rodhi gurrë. Mos u përsëristë ma ajo kasaphanë, ajo kohë mizore mos u ktheftë kurrë.

Cilësitë e tuja aq të shqueme për të cilat të njihnin krahinat mbarë e gjithë vendi, si një grue t’nderueme nuk i përfillte hiç regjimi barbar.

Një vend aq i bukur, parajzë toksore, krejt u shndrrue në burgje e kampe pune, që për shum kënd u kthyen n’të zeza vorre: vdisnin njerëzit prej mundimi e dhunë.

Në Laç e në Skuarj, u ngrit flaka, mbi ato kulla kala, çerdhe shqiptarizmi bashkë me to t’u pre dhe ty nafaka,

E atdheut të tanë elita e mençurisë, u zhduk nga faqja e dheu e u shue fare: mbaroi pafajsija n’kthetrat t’lemërisë,

re n’kthetrat e pushtetit të sadizmit, që burgoste e internonte pleq e plaka, dhe i pllakoste n’kampet e komunizmit.

nuk u kursyen as mosha ma mitare: nanat u veshën me rrobat e zisë, humbën foshnjet e tyne ndër llahtare.


IX

X

Hije lugetnish xhelatët vinin vërdallë, viktima tuj kërkue n’fshatna e qytete tmerrin përjetonin njerëzit për s’gjallë: shpëtuen ata që u ndan prej kësaj jete.

N’se vdekja të shpetoi nga ato mjerime, ku viktimat vuenin për një kotherë, pushteti gjakatar sajonte krime, mos me t’lan me pushue n’vorr asnjëherë.

Vdekje mbillnin çdo çast armët vrastare, brigjeve tëlumejve t’llahtarisun: kositëshin veç jetat djaloshare, ndër gropa të përbashkëta gremisun.

Eshtnat e tua, tri herë ndërruen vend, bashkë me qindra t’ tjerë të çvarrosun, diktatura barbare veç ish çmend, tmerret e saja nuk kishin të sosun.

N’prehnin e nanës përpëlitej fëmija, për një pikë qumësht i etun, i sëmurë: kërthiqet e gjora i zinte veç uria

Edhe sot nuk dihet vorri yt ku gjëndet, A thue vjen një kohë që ka me u zbulue ? emni yt përsëritas do të përmendet,

gjini i nanës ishte kthye në murë. Kënaqëshin sadizmi e ligësia, : shpirt katilët, xhelatët zemër gurë !

në pllaka të mermerta ka me u shkrue, dhe përjetësisht aty do të gdhendet, Heroinë të pafajsisë me të nderue.

X

XI

N’se vdekja të shpetoi nga ato mjerime, ku viktimat vuenin për një kotherë, pushteti gjakatar sajonte krime, mos me t’lan me pushue n’vorr asnjëherë.

Tani që vjetët mbi supet randohen, e flokët e zbardhun flasin për pleqni, çastet e fëminisë më kujtohen, kur ti më llastoje me plot dashni.

Eshtnat e tua, tri herë ndërruen vend, bashkë me qindra t’ tjerë të çvarrosun, diktatura barbare veç ish çmend, tmerret e saja nuk kishin të sosun.

Aq shum pas nipave jepëshe me shpirt, e mbi të gjithë mua fort ti me doje, e kishe zemrën të bardhë aq të dlirtë, s’ta bante kur zemra të na qortoje.

Edhe sot nuk dihet vorri yt ku gjëndet, A thue vjen një kohë që ka me u zbulue ? emni yt përsëritas do të përmendet,

E urtë, e përvujtun dhe tepër mentare, të gjithë të nderonin të vjetër e të ri, ishe me t’vërtetë një grue arbnore,

në pllaka të mermerta ka me u shkrue, dhe përjetësisht aty do të gdhendet, Heroinë të pafajsisë me të nderue.

stolisë me virtyte e jo me flori. nga jeta na ndau humnera mizore, për me u takue vetëm n’përjetësi. ====================== Gyshës – 11 tingëllime Nanës 19 “ Grues 22 Prindit 45 Tre vllaznit – 15 ==================== Gjithsej

112 = 1568 vargje


Tregim i vërtetë nga Burgu i Shkodrës në librin „Odiseja e Pafajsisë“

Plaku i Mirditӫs Aty ndërsa rrinin ç’nuk i tregonin njeni tjetrit të burgosunit. Kështu Ndoj i rrefeu Valentini e shokëve aty për rreth historinë e vërtetë të një plaku mirditor, që u gjet i përfshimë në nji mbledhje të fshatit ku do të flisnin autoritete të ndryshme të vendit, të partisë e të administratës. Fjalën e kishte marrë një aktivist i madh i partisë që kishte lind në një fshat pranë. Pas ma shumë se një orë fjalime b , të pranishmit u ftuem me ba vrejtje dhe me kërkue shpjegime, me drejtue pyetje e propozime, etj. Si zakonisht askush nuk guxonte të ngrihej dhe vazhdoi do kohë me mbretnue një heshtje e plotë. Në sistemin komunist, me marrë fjalën duhej të kishe shumë kujdes sepse çdo shprehje duhej pëshue mirë, sepse për një gjysmë fjale, sikur e thanun edhe pa qëllim, të merrte dreqi. Me gjithë orvatjet e shokëve të podiumit, askush nuk po çohej me folë. Atëhere oratori vetë iu drejtue një plaku 70 vjeç që quhej Pal Doda, që respektohej prej të gjithëve, për moshën dhe pse ishte shumë i squet e shejtan. Pali nuk donte me u çue, por sekretari i partisë nguli kambë : - He de Pal, çohu e na thuej diçka ! Plaku u çue, e kruejti pak kokën dhe e shkundi mbi pëllambën e dorës çibukun, dhe tha se nuk ishte i përgatitun për ket punë, e prandaj s’kishte çka me thanë. - Po unë të njoh mirë, kishte folë oratori, dhe e dij se ti nuk ke nevojë për përgatitje, sepse natyra të ka ba gojtar, prandaj mos na nxierr prëtekste të kota. Fol lirisht, çka të bjeri ndërmend, mos u druej për asgja. Plaku u përgjigj :

-Po ti e din, shoku sekretar, se mund të më shpëtojë ndonjë fjalë ose shprehje jo aq e pëlqyeshme. Të gjithë të pranishmit qeshën sepse e njihnin mirë Palin, se ç’plak shejtan ishte. - Fol, fol or Pal e thuej ç’të duesh, ishte përgjigj sekretari, pak si i penduem që e nxiti me folë atë plak.

Pali, pasi i fërkoi mustakët e tij të bardhë e të gjatë, nisi me folë : -Për fatin e keq tonin, ne shqiptarët, dhe pikërisint të parët tanë, janë detyrue me iu nënshtrue zgjedhës, mundimeve, dhunës dhe padrejtësive të çdo lloj, nga ana e turqëve, për pesë shekuj me radhë. Shtypja e tyne ishte e padurueshme. Herë pas here fillonte ndonjë kryengritje që shtypej me egërsi të madhe. Pesëqint vjett janë pak si shumë. Po mos të kishim pesue atë periudhë t’errët, ne shqiptarët nuk do të kishim mbet populli ma i prapambetun i Evropës. Populli nuk duronte dhe e mallkonte çdo ditë e ma tepër atë pushtues barbar e të pamëshirshëm tuk iu lut Zotit që ta shpëtonte e lironte nga ajo fatkeqësi e tmerrshme, dhe nga dëshprimi thoshin, ma mirë të na qeverisë djalli vetë se sa Turkia. Ma në fund erdhi dita e andrrueme e u shpall pavarësia e Shqipnisë me 28 nandor 1912. Por fuqit ë e mëdha që na i quejmë të shtatë krajlitë, tue mendue se nuk ishim në gjëndje me u qeverisë vetë, na çuen një princ gjerman, princ Vidin, që populli nuk e honepste dhe kështu përsëri thoshin, ma mirë të na kishin pru dreqin se sa ket princ të huej ! Nuk kaloi shumë dhe erdhën pushtues të tjerë, malazezë, serbë, italianë, francezë, grekë, e për të gjithë populli shprehej se ma mire të vinte djalli i mallkuem se ato. Sigurisht se ne shqiptarët i kemi disa shprehje që nuk mund të përkthehen në asnjë gjuhë tjetër, dhe kjo e thirrjes se djallit për t’i shpëtue nga një e keqe tjetër ma beterre, nuk asht tjetër veçse një mënyrë të shprehunit me një ironi të hollë, për të tregue pakënaqësinë ndaj një regjimi e sistemi, qoftë i huej apo vendas qe merre nepërkambë të drejtat e nevojat e një populli. Pali vazhdonte me folë në heshtjën e madhe që kishte përfshi gjithë të pranishmit, që kërkonin me dijtë se ku donte me dalë ai plak shejtan me fjalimin e tij aq mirë të qëndisun. Sekretari i partisë kishte fillue me u ba nervoz. Ç’iu desh me ia dhanë fjalën ! -Por ja që manëfund na erdhi një burrë asgan, Ahmet Zogu, i cili filloi me qeverisë si


kryeministër, e pastaj pas një lëkundje të vogël, i përkrahun nga ushtria e disa oficerë të zotët u shpall nga parlamenti « President i Republikës Shqiptare ». Bukur fort ! Por oreksi iu shtue dhe u vetshpall Mbret me titullin Zogu i parë mbret i shqiptarve. Por populli filloi të mërzitët megjithse ishte një shqiptar që i qeveriste, por po i qeveriste keq, jo si kishte prit. Sepse Zogu filloi të rrethohet me njërëz injorantë e servilë, batakçi deri dhe tradhtarë. Kjo nuk durohej dhe në popull filloi të qarkullojë thanja e vjetër : Ma mirë të na sundojë dreqi se ky batakçi ! Le ta theje qafën ! Dhe ja që erdhi Italia me buk e makarona, me 7 prill 1939. Mbreti në vend që të mbathte opingat e të lëshonte kushtrimin për luftën popullore ne mal, ia mbathi me brekë nëpër kambë e iku në Greqi, ku thonë se e mbrojti dhe e përcolli një mik e besnik i vjetër i tij, se ndryshe italianët do ta kishin kapë gjallë. Sa për italianët, sido që të sillëshin si njerëz të qytetnuem e te zhvilluem, prapë se prapë ishin pushtues dhe populli nuk mund t’i honepste. Ma mirë të na vinte dreqi se ky pushtues breshkaman. E ja që pushtuesi e humbi davanë, Duçja thej qafën dhe italianët u kthyen në vendin e tyne, pasi lanë shumë koka këndej. Gjoba duhej pague ! Kur nuk vonoi dhe erdhi gjermani, para të cilit dridhej bota. Shqiptarët po e shihnin veten keq e ma keq, pushtues pas pushtuesi. Edhe një mbret shqiptar që patën i braktisi në ditën ma të zezë. Por gjermani nuk durohej, tepër i egër e tepër i rrebtë. Populli nuk duronte : - Ma mirë dreqi i kuq me brine se gjermanët ! - Edhe gjemanët na morën të keqën e ikën, vendi u lirue nga pushtuesit dhe erdhi partia dhe u vendos qeveria qe kemi. Tashti s’kemi çka me kërkue dhe unë s’kam çka me shtue ma !. Pasi e mbylli fjalën e tij, Pali u ul, e mbushi llullën me duhan dhe e ndezi, duke nxierr tym nga goja e nga hundët, me kënaqësi. -Po pastaj, ndërhyni sekretari që ishte çue në kambë me të dy duert të mbështetuna mbi tavolinë.

- Ç’pastaj ? ishte përgjigjë Pali, s‘kam çka me shtue tjetër. -Po pse ashtu e mbylle fjalën. Nuk ke asgja tjetër për të shtue ? Gjermanët i përzumë po pastaj ? -E pastaj asgja, ata u shporrën dhe mjaft. Ç’mund të shtoj tjetër, shoku sekretar ? -Po, se pakut na thuej nëse populli asht i kënaqun pas vuejtjeve që ka pësue, kishte shtue sekretari. - Patjetër se asht i kënaqun. Atë që e ka kërkue e dëshirue gjithmonë e ka gjetë. S’ka çka me kërkue ma ! tha Pali. Sa përfundoi këto fjalë, kishin shpërthye duertrokitje e brohoritje, e të qeshuna që askush nga të pranishmit nuk mund t’i përmbante. Sekretari e pa veten keq, e nuk mund ta fshihhte zhgënjimin e tij të madh. Ç’iu desh me i dhanë fjalën atij plaku mirditor, duke e njohun mirë se ç’shejtan ishte, me një gjuhë brisk dhe nenkuptime të thella. Në fillim asnjënit nuk i kishte shkue mendja se ku donte me dalë plaku. Në përmbylljen, si një artist i vërtetë i satirës dhe i ironisë, ai kishte shfaq krejt dramën që po përjetonte populli, tashti që kishte ardh vetë djalli i kuq me brine me sundue mbi shqiptarët për shtat palë qefe, e popullit i kishte mbetë fjala në fyt sepse nuk ishte çka me thanë. Ç’dreq tjetër me kërkue kur vetë dreqi ishte ulë kambëkryq në votrat e tyne? Sa për Ndue Fushën, ky djalë i një familje të mirë, arrestue, torture e burgosë si nip i Gjomarkajve, pas do kohë u sëmue randë e kaloi në tuberkoloz. E hoqën nga dhoma e Valentinit dhe e shtruen në spital, aty i shkreti vdiq në lule të jetës. Kur të burgosunit e dhomës tij e morën vesh, u mërzitën, dhe ma fort Valentini, që e kishte dhe kushri dhe mori ngushullimet e të burgosunve. Tregimi i tij mbeti si një kujtim i fundit që ai kishte lanë shoqnisë. Këtë tregim të Ndout, Valentini e kishte shenue në shёnimet e tij tё kujtimёve të burgut, prandaj e pamë t’arsyeshëm me e përfshi në këtë libër.


NË BERATIN E LASHTË-NË KËSHTJELLËN E LASHTË TË MBI LUMIT

Nga Sokol Demaku Kryetari Bashkisë Berat Petrit Sinaj priti delegacionin e shkrimtarëve nga Suedia Ishte shumë mbresëlënës për të gjithë takimi me kryetarin e bashkisë Berat Petrit Sinaj, takim aq i mrekullueshëm me kembim mendimesh e idesh rreth bashkëpunimit mes poeteve dhe shkrimtareve shqiptar dhe atyre suedez. Ide kjo e paraqitur nga përfaqësus të QKSH Migjeni nga qyteti Borås i Suedisë dhe anëtareve të Lidhjes se shkrimtarëve të Suedise Qendra në perendim me seli në qytetin Göteborg. Nga Suedia kishin ardhurë dy shkrimtarë shqiptar me punë dhe vendbanim të përhershëm atje Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku, pastaj poetja islandeze me vendbanim dhe punë në Suedi njëheresh edhe kryetare e Qendres së Shkrimatëve Perendimi me seli ne Göteborg Kristin Bjarnadottir dhe shkrimtarja dhe përkthyesja suedeze Anna Mattsson, në përcjellje të tyre ishte edhe poetja shqiptare me vendbanim në Norvegji Emine Hoti dhe të shoqëruar nga shkrimtari publicisti dhe gazetari Nuri Dragoi miku ynë nga Tirana. Në një takim të përzemertë e vëllëzeror në Bashkin Berat mirë se ardhje u dëshiroj mysafirëve nga veriu i largët nga Mbretëria e bashkaur e Suedisë kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj, i cili vlerësoj lart këtë nismë bashkëpunimi mes poetëve dhe shkrimatrëve beratas me ata suedez. Është një gurë i mbar në krijimin e urave të bashkëpunimit, kembimit të përvojave por edhe të librit mes dy vendeve. Besoj tha Petriti se ka shume cka të mësojmë nga ai vend i zhvilluar me një dmeokraci të përparuar në të gjitha aspektet e që do jetë një ndihmesë e madhe për ne në aspektin e ndertimit të jetës dhe përparimit qytetar tek ne. Për projktin e bashkëpunimit folën Sokol Demaku kryetar i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë dhe Kryetarja e Qendres së shkrimtarëve Përendimi në Göeteborg të Suedisë Kristin Bjarnadottir Nga krytari i Bashkisë u informuan në pika të shkurtëra për historikun e Beratit si qytet me rreth 65,000 banorë.

Trojet e Beratit, sipas arkeologëve kanë qenë të banuara nga njerëz të civilizuar që nga shekulli VII para erës sonë. Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187 m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Lumi i Osumit rrjedh përmes qytetit dhe jashtë tij, afër Urës Vajgurore, bashkohet me lumin e Devollit, të dy së bashku formojnë Semanin (gjatësia e tij brenda rrethit 32km). Një nga lumenjtë kryesorë të vendit. Ai paraqet interes për bujqësinë, energjitikën, hidrogjeologjinë, ekologjinë dhe urbanistikën. Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë. Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella ose kalaja, Ura e Goricës, Ndërtesat e kultit dhe Arti dhe zejet. Mysafirët nga Suedia e largët në shoqërim tënënekryetarës së Bashkisë Berat Teuta Avdyli Mucogllava u drejtuan në Bibliotekën publike të qyetetit ku atje i priti drejtori i bibliotekës Arben Jaupaj, e ku salla e bibliotekës ishte e stermbushurë nga adhurues së fjalës së shkruara edhe pse temperaturatë ato ditë në shumë qytete shqiptari arrinin të mbi dyzetat. Prezantimin e akrivitetit e bëri drejtori i bibliotekes Arben Jaupaj, pastaj përshendetje e rastit nga Bashkia adhruesja e fjalës së shkruar dhe nënkryetarja e bashkisë Teuta Avdyli Mucogllava, ndërsa prezentimin e mysafirëve nga Suedia dhe për rëndësine këtij bashkepunimi dhe tkaimeve të tilla foli Kryetari i QKSH Migjeni në Borås të Suedisë Sokol Demaku. Nikoqirët kishin përgatitur befasi për mysafirët nga Mbretëria e Bahskuar e Suedisë kështu që për Astrid Lindgren dhe veprën e saj ne gjuhen shqipe – foli mesuese Margarita Zyka, ndërsa për poeten tjeter suedeze për fëmijë Selma Lagerlof dhe veprën e saj ne gjuhen shqipe – foli mesuese Anila Azizolli, për prozën e shkurter suedeze në gjuhen shqipe, tregimtaret suedezëstudjuesi Yzedin Hima. Nga ana e nxenesëve të shkollave u lexuan disa fragmente nga proza suedeze, Mysafirja nga qyteti Göteborg i Suedisë Anna Matsson, shkrimtare, perkhtyese e Astrid Lindgren nga suedisht


në gjuhen kmere, floli për shkriomtaren për fëmijë Astrid Lindgren dhe prezentoj Pipicorapëgjata, Hamit Gurguri, shkrimtar, përkthyes prezentoj Wilhelm Morberg dhe Strinberg, i cili është përkthyes i këtyre dy kolosve të letersisë suedeze, pastaj Krstin Bjarndotter, poete, shkrimtare, ne gjuhen suedeze dhe islandeze foli për letersia dhe poezia suedeze sot dhe krejt në fund Sokol Demaku, poet, shkrimtar, gazetar, përkthyes, mësues, i nmjohtoi tëpranishmit me Shqiptarët sot në Borås-Suedi, dhe roli Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni një shoqatë ,kulturore shqiptare në Mbretërinë suedeze.

KOMENTE per editorialmin 113 Lek Pervizi... mbushi 88 vjeç eshte piktori qe si askush ka sjelle jeten e kampeve permes skicave dhe personazheve, eshte drejtues i revistes kuqezi prej mese 24 vitesh, eshte esesist, perkthyes, promovues, narrator dhe poet antikonformist... eshte autor i nje pafundesie librash... po edhe kujtimesh nga sketerra e gjitha kampeve ku ka jetuar, eshte prej nji familje qe e filloi dhe e nisi dhe e mbaroi jeten nen komunizem kampeve dhe burgjeve... eshte Njeri Legjende, eshte Intelektual par exellence qe s' tha kurre: "çka po me jep shteti... po çka mundem une me i dhane kombit tim!"... Prandaj titulli "Nderi i Kombit", duhet te ndjehet me turp perpara kesaj Legjende te Gjalle! ky asht prezantimi im i shkrimit tuej ne faqen time te fb… Jozef Radi

Mysafirët nga Suedia për adhuruesit e fjalës se shkruar qe nuk ishin të pakët, ku salla ishte e mbushurë cep me cep nga nxenës, student, mësues, poet, shkrimtarë e ku mysafirët lexuan poezi ne suedisht dhe shqip por edhe ne gjuhen islandeze ku ka gjuhë matare shkrimtarja suedeze me prejardhje nga Islanda Kristin Bjarnadottir. Shkrimtarët dhe përkthyesit Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku i dhuruan Bibliotekës së qytetit mbi dyzet egzemplar libra të cilat do të jenë në sirtarët e saj për të lexuar nga lexues entuziasty të kësaj biblioteke. E përbashkëta e vizitës ishte se nga te dy palët u shprehë gatishmeria për një bashkepunim te frytshëm në të ardhmen mes poetëve dhe shkrimtarëve nga të dy vendet. Pas dite ishte planifikuar të bëhet një viztë në Kalan e Beratit që është ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum, një vendbanim protourban, ku në shekullin e VII-V si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo ishte shndërrua në qytet kështjellë. Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore.

ky asht teksti qe Robert Kamani qe ka punue ne Estraden e lushnjes ka lane si shenim per kete shkrim… Robert Kamani Eshte kenaqesi per mua qe kame pas nderin te punoi me nje mjeshter te penelit dhe penes,zakonisht njerzit e shquar mbeten ne mendjen e atyre qe kane mendt,. Titujt dhe vleresimet behen dhe jane bere nga njeres medioker ose me rrekomandime miqesore.Te njejtin fat kame pasur edhe une ne jeten artistike ,ku jane vleresuar disa kot fare e une protagonisti i shume rileve jame prapa listes ....por jam i nderuar qe shume njerez si Leka apo renditja e emrit nder artistet me te mire dhe opinioni Lushnjar me bejne krenar. Edhe i madhi Lek Pervizi eshte e do mbetet ! nderuar me punet e tij....I uroj suksese e jete te gjate..


Vdekja e Skënderbeur, tabllo e një piktori të cilit s’i kemi gjetur emrin, a është shqiptar apo i huaj.


ASTRIT DELVINA SHKRIMAR I NDALUAR E DENUAR

Ndërsa shkrimtarët komunistë i thurnin lavdi diktaturës , Astri Delvina ky bir i denjë i Shqipërisë, ishte i pllakosut në burg pa shpresë shpëtimi. Por veprat e tij mbeten e flasin.

Librat e tij të krijuar fshurazi në shtëpi gjetën botim pas 1990, kur ai vdiq sa kishte dallë nga burgu që i mori jetën. Kundërshtar e disident i mirëfilltë

A mund të krahasohën shkrimtarët komunistë me këtë intelektual e shkrimtar martir i lirisë e demokracisë ? Do ‘(ishte nje absurditet !


Simbolizimi i Golgotës Shqiptare nga seria e vizatimëve mozaike

“Abstractions”



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.