Revista Kuq e Zi

Page 1

Bashkia u hodh ne erë më shkurt 1980 me urdhër të Enver Hoshës dhe askus s’guxoj të reagonte.


EDITORIAL 142

Hyrja në muajin tetor na hap debat te forte politik, prej gabimeve të politikaneve qe drejtojne shtetin dhe prej atyre qe e kudershtojn nen pretekstin e opozites. Ndërsa qeveria ne fuqi ec ne rrughën ne saj pa u shqetesuar, shqetësimi ka kapur politikanet udheheqes së opozites, që me çdo kusht kërkojnë të marrin qeverine ne dore : ik ti qe të vij unë ! Por ne kete drejtim, ne vend qëtë zgjedhin rregullat e demokracisë, që ne këtë rast është debati dhe opozita në parlamentar, e kryesiht zgjedhjet e lira , zgjodhën rruigën më të gabuar që mund të mendohet e që s’ka ndodhur asgjëkundi ne botë. Dogjën mandatete e depuitetteve, braktisën parlamentin, me mend se te nesermen qeveria do të rezoihej e të binte në prehnin e tyre. Duke qene se ky veprim dështoi, e qeveria s’u tund fare, hajde te ngrihemi në protesta e manifestime, e ta rrezojme më çdo kusht deri dhe me forcë qeverine në fuqi. Nuk mjafton kaq, deklarojnë : nuk marrim pjese ne zgjedhjet e 30 qershorit. E po mirë, mos merrni pjesë ! Ḉ’fitoni ? Ju zbatuat atë që ndodh ne ndeshjet e futbollit, nuk moret pjese ne ndeshjen dhe andaj e fitoi kundështari « à forfait », humbet. Edhe një kalama arrin ne këtë përfundim. Kjo opozitë e mba veten si e djathtë e me këtë mënyrë ka marrë përsipër të përfaqësojë të përdjekurit politikë. Që asnjë i përdjekur me vlerë nuk figuron në kryesinë e PD, apo me funksjone të rendësishme, ku për çudi sundojnë e drejtojnë ish komunistë të regjur, ose dishepujt e tyre. Ḉ’beri PD për këto të shkretët të përndjekur ? Asgjë. As i shpërblej pë vitet e dënimëve. As ua kthej pronat. As ua njohu kampet e burgjet. Vetëm sivjet kryetari I PD, shkoj e berë “tata” ne Tepelene, ku prej gjashtë vjet janë berë takime, vlerësime, e janë dekoruar vikrtimat e atij kampi, që po ngrihet se museum i viktimave të komunizmit, ku porania e PD s’ka qenë kurrë as me një lloj përfaqësuesi të saj. Je kujtua pak si vonë or lum i kryetar i PD. . E psë ? Për të mashtruar të përdjekeurit me ua marrë votat. Ku ishte PD, para 20 vjet, që t’ua njihte të drejta të përdjekurve ? Ku ishte qe të interesohej për ampin e Tepelenës, që vizatimet e tij ishin botuar që 25 vjet më parë ?. Ku ishte PD, per rikthimin ose kompensimin e pronave ? Kur ne te kundertet shpalli ligjin famëkeq 7501, e ua hoqi pronat pronarëve pa të keq ? Tani na thashkan se do t’ua kompensojnë pronat , do t’ua shpërblejmë dënimet etj., pas pilafit, siç thotë populli. Tani na del e kunderta. Duke kapërcyer disa rrethana, përmendim kampin e Tepelenes. Me daljen e vizatimve te atij kampi, qe tronditën opinionin publik, por shkudën dhe institucionet shetërore, kjo qeveri « socialiste » aprovon që ai kamp të shëndrrohet në një memorial e

muzeum të viktimave të komunizmit. Bëhen disa mbledhje e tubime me ish të internuarit në atë kamp. Vetë Presidenti Meta, shkon kalon një ditë vizitë, dhe dekoron viktimat e atij kampi. Kur dihete se pesë presidentë para tij, nuk shkelen në atë kmap as një çast të vetëm. Ç’i thonë kësaj ? Ku ishte PD më përpara , që mbajti tetë vjet qeverinë e s’beri asgjë në këtë drejtim ? Kjo ishte pjesa e parë e editorialit. Pjesa e dytë trajton diçka tjetër, por me rendësi të madhe, sepse është çeshtja që i ndan shqiptarët, në vend që t’i bashkojë. Ish komunistët, nostalgjikët dhe pasardhësit e simpatizantë e tyre, po kërkojnë të ngrenë me të madhe 29 Nëntorin, 75-vjetorin e Ḉlirimit, (siç pretendojnë) si data më e rendësishme e historisë, sa me ia kalue edhe 28 Nëntorit. Ky është gabimi fatal që beri Enver Hoxha, që pranoj këtë datë, që ishte një datë e festes se Jugosllavisë. Më sybnimin e tij, që Shqipëria duke u berë pjesë e Federatës Jugosllave, do ta njihte 29 nëntorin së festë kombëtare, ku 28 Nëntori ishte i planifikuar të fshihej. Tani na dalin koka të forta, dhe me autoritet, që 75-vjetori iI çlirimi (pra i pushtimit), të festohet me madhështi. Po 28 Nëntori ku veje vallë? A do ta përmandë kush ? Apoo sa me la gojën ! Së për t’u festuar ta hiqni nga mendja, përveç disa shqiptarëve të diasporës, që digjen nga malli për Atdhe. Kështu, jo që jemi katandisë, por që do të katandisemi dhe më keq. Duke shkuar vazhdimihsht drejt përçarjës, nga që tersi I Pojanit e la litarin jashtë varrit. Në këtë rast qeveria është e detyruar të mbajë ison e neokumunistëve, se i lipsen votat e tyre. Por nga ana tjetër ata duan t që historia të shkruhet sipas avazit të tyre, pa ç’ka se e deformuar e fallsifikuar. Mjafon një shembëll për të treguar se sa e fallsifikuar është ajo luftë e komunistëve. Sigirish se hartimi i historisë se Luftës NḈL, iu besua Akademisë (komuniste) së Shencave, që atë lloj lufte të prallisur e shkruajti vërtet parrll, për të qeshë dhe gomari. Duke qene se ai « çlirimi » i trun mbëtuar niste me çlrimin e Tiranës, shikoni se ç’shkruan ajo Akademi komuniste. Në atë luftë të tmerrshme, thua si betejë e Stalingradit, par-tizanët trima paskan berë hatani dhe vrarë 3000 gjermanë ! Si t’ishn karkaleca0 Kur dihet se kokërr gjermani nuk është vrarë në atë rast të hyrjës se komuniësve në Tiranë, si t’ishin turista. Por me një ndryshm makabër, se atë ditë të 17 nëntori në Tuiranë u derdh gjak, por gtjak shqiptari. Paurtizanët komunistë hynë ne shtpia e qytetarëve duke nxierre e pushkatuar në sokak qytetarë të ndërshëm dhe intelektuyalë të njohur e të nderuar, që s’i kishin berë keq kuj, veç ishi shkolluar e diplomuar për t’i shërbyer me përkushtim Atdheut, fare të pafajshëme. Ky është gjaku që u derdh ne Tiranë e ji gjal gjermani, sukur nj vetëm sa për nishan. I shtytune nga këto rrethana, këtu më vazhdim paraqesim shkrimin origjinal të Akademisë së Shekncava në Fjalorin Enciklopedik 1985, që vetë lexuesi të nxierrë konkluzionet e tija.


LUFTA E TIRANES : si u mallsifikua historia nga Akademisë komuniste të Shkencave me :

3000 gjermanë të vrarë ! Fjalori Enciklopedik 1985, Faqe 640-641.

NO COMMENT !


AT ZEF PLLUMI: KRENARIA E SHKRELIT DHE NDERI I KOMBIT Të Punojmë për Progresin Kombëtar – Në 95-vjetorin e lindjes Nga Frank Shkreli

At Zef Pllumi, Nderi i Kombit Në këtë përkujtim të shkurtër dhe modest për At Zef Pllumin – siç është quajtur “i fundit i françeskanjëve të mëdhej shqiptarë” i lindur në një familje me origjinë nga fisi i Shkrelit i Malësisë së Madhe, siç thuhet edhe në librin e tij autobiografik, “Saga e fëmijnisë: un që jetova shumë shekuj” – nuk dua të kujtoj as vuajtjet e tija nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës as veprat e tija dhe as biografinë e tij. Si dihet biografia e tij është kryesisht një jetë vuajtjesh e mundimesh. Ishin të mëdha vuajtjet e tija, por edhe veprat që ka lënë pas janë të një vlere të madhe historike për Kombin shqiptar, sidomos vepra madhështore, “Rrno për me tregue”. Sa profetike për superiorin e tij At Marin Sirdani, i cili sikur ta dinte se çfarë reshë të zeza po i kërcënoheshin qiellit shqiptar me ardhjen e komunizmit – e këshillon At Zefin e ri, se “Na kemi nevojë për ty që të jetosh” dhe e porositë: “Ik, rrno! Vetëm për me tregue”. Në faqen 253 të librit “Rrno për me tregue” At Zef Pllumi kujton fjalët e superiorit të tij kështu: “Superiori Át Marin Sirdani më thirri në odë të vet për dy fjalë. Ndigjo, more djalë,- më tha,- unë e çmoj vendosmëninë tande, por çdo gjâ ka masë: çka del jashtë mase asht budallallek. E kupton? Ti ke ardhë këtu në kohën mâ t'keqe që ka pasë Katolicizmi ndonjiherë e sidomos na (françeskanët). Ktheu në katund, aty ku ishe, struku, mos fol, as mos i beso as këmishës sate. Na kemi

nevojë për ty që të jetojsh e jo me dekë. Na pleqtë, edhe na ardhtë puna me dekë, e kemi kositë livadhin, por ju të rijt duhet të jetoni. Zoti asht i Madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshej njerzit do t'kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranëve. Edhe kta do t'desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgjâ në mos kjosh i zoti me bâ, rrno vetëm për me tregue. A e kupton çka due me t'thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron edhe ti: të gjithë shkojmë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallxue se si kje puna. Kush të teprojë (të mbesë gjallë) le të kallxojë! Nuk asht fjala që po mbarojmë sot. E dijmë këtë. (Por) Nuk duhet të mbarojmë për nesër e për shekujt e ardhshëm. . E kupton këtë? Fra Zef, unë jam sot për sot Superjor: po të jap urdhën: ik, rrno! Vetëm për me tregue! - E unë rrnova... e mora si detyrim...nuk e di a ia kam mrritë!,- ka rrëfyer më vonë, Át Zef Pllumi. E përmend këtë, jo për tu përqëndruar në të kaluarën e vuajtjeve të At Zef Pllumit dhe shumë e shumë shqiptarëve të tjerë, – një e kaluar e cila u duhet kujtuar brezave dhe duhet dënuar njëherë e mirë për të mos u harruar kurrë, nëqoftse dëshirojmë që të mos përsëritet më. Është kjo një thirrje që At Zef Pllumi e bënte vazhdimisht sa ishte gjallë dhe një mesazh që ai ka thekësuar pothuaj në të gjitha veprat, shkrimet, deklaratat dhe intervistat ç’prej lirimit të tij nga burgjet dhe kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Është ky një mesazh që ai e ka thekësuar shpesh duke treguar të kaluarën por duke shikuar nga e ardhmja e Kombit shqiptar -- që ai u ka bërë, sidomos, intelektualëve shqiptarë -- që pas natës së gjatë e të errët të komunizmit, të bashkojnë, më në fund, “Jo vetëm fuqitë e veta mendore , por edhe zemrat për atë idealin e përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm Progresi i Kombit”.

Me Atë Zef Pllumin në Bruksel, 1993.


Atë Zefi në shtëpinë tonë me dy vajza shkodranë të cilave u kishte siguruar bursat ne Universitetin e Luvenit.

Ishte nja 25 vjetë më parë, maji i vitit 1993, kur u promovua numri i parë i revistës së famshme të françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës” -- një shekull pasi ishte ndaluar së botuari -- dhe të tjerë. në një ceremoni në Kuvendin Françeskan ku merrnin pjesë një numër i madh bashkpuntorësh, të rinjë e të vjetër, të kësaj reviste të famëshme, përshfir studiues të kulturës, artistë, gazetarë, intelektualë të fushave të ndryshme, botues Me Atë Zef Pllumin në ardhjën e parë në Belgjikë, Bruksel, 1993 Aty ishte edhe At Zef Pllumi i cili përshëndeti fillimin e ribotimit të revistës së famshme shqiptare, me të cilin rast, duke shikuar nga e adhmja e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në traditën patriotike dhe atdhetare të dashurisë për Kombin dhe kulturën

shqiptare, iu drejtua intelektualëve shqiptarë me disa fjalë porosie që tingëllojnë edhe sot aktuale, madje edhe pas një gjysëm shekulli që ai i shqiptoi ato. Duke përshëndetur rifillimin e “Hyllit të Dritës”, At Zef Pllumi i ka bërë këtë porosi klasës intelektuale shqiptare, e cila fatkeqsisht mbetet edhe sot e kësaj dite pa u realizuar. “Miqë të nderuem, falë mëshirës së Zotit ia mbërritem kësaj dite. Nata që kaluem qe e gjatë dhe e vështirë. Liria që u fitue duhet të bije edhe dritën” filloi At Zef Pllumi fjalën drejtuar intelektualëve shqiptarë të mbledhur aty dhe vazhdoi: “Sot po jepet rasti , pësëri mbas sa viteh që bashkëpuntorët e “Hyllit të Dritës” të japin kontributin e vet në kulturën shqiptare me aq dritë sa mund të lëshojë nji yllë. Por ndërkaq urojmë që kultura shqiptaree nesër të ndrisë si diell”, ka shtuar ai, duke nëmnvijuar optimizmin e tij për të ardhmen. “ E ky diell jo vetëm do të ndrisë,por edhe do të ngrohë të gjithë popullin, nëqoftse intelektualët shqiptzarë kanë me i bashkue , jo veëtm fuqitë e veta mendore, por edhe zemërat për atë ideal të përbashkët, që sot për sot ashtë vetëm, “Progresi i Kombit” është shprehur frati i Malësisë dhe i gjithë Shqipërisë. “Ky progress duhet të jetë i gjithanshëm, jo vetëm ekonomik – po ma tepër

mendor, shoqënor dhe kulturor”, ndërkohë që At Zefi thekësoi se, “Mendoj se duhet t’u kujtoj intelektualëve shqiptarë se said shkencë që të kenë,sado dije dhe erudicion që të përhapin , kurrë nuk do të mbërijmë në atë nivel kulturor që na duhet – po nuk patëm dashninë për njani tjetrin. Në rast se mungon dashunia”, ka thekësuar At Zefi. “Në atë rast, duhet të kemi mirëkuptim. Dhe nëqoftse edhe ky do të mungojë, atëherë do ti referohemi virtytit të tolerancës. Po mungoi edhe ky virtyt, atëherë jemi xhahilë. Xhahillëku ashtë shkatërrimi i Kombit. Nëqoftse nuk respektohen mendimet e njani tjetrit, don me thanë se nuk respektohet njeriu. Po nuk u repektua njeriu, e drejta dhe liria e mendimit – praktikisht mbërrijmë në përfundimin se nuk duem as Kombin as Atdheun”, është shprehur At Zef Pllumi. Ai ka përfunduar fjalën e tij të shkurtër me atë rast duke u bërë thirrje intelektualëve shqiptarë -- që nga tubimi në Kuvendin e Françeskanëve në maj të vitit 1993, një Kuvend që sipas tij përfaqëson shumë rryma të mendimit të lirë shqiptar të -- “Marrin shembull konkret për atë bashkpunim të inteligjencës shqiptare, që duhet t’i prijë këtij populli fatkeq, për me ecë përpara me ngulm në rrugën e vërtetë të Progresit Kombëtar”.

Patër Zefi pati mundësi të takohët me drejtues të shoqattave humanitare të Belgjikës et të urdfhnit fetar të tij Françeskan., I mirëpritur e mirë kupotuar për probemet që ai kishte shtruar.


Është kjo një thirrje dhe një mesazh aq aktual edhe sot në këtë 95-vjetor të lindjes së At Zef Pllumit dhe 30-vjet pas shembjes së komunizmit, kur jo vetëm klasa politike shqiptare është e ndarë dhe e përçarë, por fatkeqsisht as klasa intelektuale shqiptare sot nuk është e bashkuar me mendje e zemër rreth idealit të përbashkët të “Progresit të Kombit”, siç do ta dëshironte At Zef Pllumi – Krenaria e Shkrelit dhe Nderi i Kombit -- edhe në këtë ditë të lindjes së tij, duke na bërë thrrje që, sipas mundësisë, secili prej nesh, të lëshojmë aq dritë sa mund të lëshojë edhe një hyll, në rrugën e vështirë e të gjatë të progresit kombëtar.

PIRO MOSI: Pas 80 vjetësh reciton përsëri vargjet e Fishtës përmendësh Nga Gazeta Telegraf 27 Gusht, 2019

dhe sot jeton në SHBA, por nuk harron përvit të vijë çdo verë në Sarandë, surprizon përsëri në gazetën “Telegraf”, gazeta e preferuar e tij për të publikuar kujtimet. Nga familja e njohur Mosi, nip i Hilë Mosit, surprizoi duke recituar pas 80 vitesh poezinë e Gjergj Fishtës. 92 vjeçari Piro Mosi thotë se këtë poezi e ka recituar 80 vite më parë në moshën 12 vjeçare kur ishte nxënës në vitin e parë të Liceut Françeskan të Shkodrës. Në atë kohë, thotë Piro, drejtor ishte Fishta i madh. “Fishta erdhi në klasë dhe mësuesj i letërsisë dhe muzikës, Martin Gjoka, më ngriti mua para klasës të recitoja Fushtën para Fishtës. U emocionova shumë sa dhe sot kam emocione. U ngrita dhe recitova dhe në fund Fishta më përqafoi. Kujtimet do t’i botoj tek gazeta juaj për Liceun Françeskan, por, pas 80 vjeteve recitova përsëri atë pjesë poetike që nuk më ka ikur nga memoria.” Ditë më parë botuam në faqen zyrtare online të gazetës “Telegraf” një video ku shfaqej 92 vjeçari Piro Mosi duke recituar vargje të Gjergj Fishtës, vargje të cilat i pat recituar para autorit para 80 vitesh në moshën 12 vjeçare. Me kujtesë fenomenale për t’u admiruar dhe respektin për Fishtën e madh që na nxiti të shkonim përsëri tek zoti Piro dhe në bashkëbisedimin me të t’i marrim kujtimet e tij për këtë personalitet të letrave shqipe dhe të lëvizjes patriotike e kombëtare.

-Përshëndetje zoti Piro! Lexuesi i gazetës “Telegraf” është i interesuar të dijë mbresat dhe kujtimet tuaja rreth personalitetit të Gjergj Fishtës. Ju keni qenë nxënës i tij në Liceun Françeskan të Shkodrës, ç’mbani mend nga takimet tuaja me Fishtën?

Flet ish-nxënësi i Gjergj Fishtës, 92-vjeçari Piro Mosi: Fishta ishte gjeni, me shpirt paqësor dhe fytyrë të shenjti. Vizita e atit në shtëpinë e Hilë Mosit dhe si e qëlluan me breshëri flamurin kombëtar ushtarët turq Intervistoi Agron Mema Ikona e fotografisë shqiptare, Piro Mosi, shkodrani që lindi në Snkodër, u rrit e zhvilloi aktivitetin në Sarandë

–Patjetër që po për lexuesin e gazetës së nderuar “Telegraf” faqet e së cilës kanë qenë të pa kursyera për kujtimet e mia të shumta, por jo vetëm të miat. Ka qenë viti 1939 kur u rregjistrova dhe fillova Liceun Françeskan të Shkodrës ku drejtor në fillim qe i madhi Gjergj Fishta, por shpejt e la këtë detyrë, se pati një goditje në këmbë nga reumatizma dhe kur ecte çalonte shumë. Pas Fishtës detyrën e drejtorit e mori Donat Kurti, i cili qe edhe i apasionuar dhe mbledhës i visareve të kombit, zv/ drejtor qe Justin Rrota, mësues muzike Filip Mazreku, i histori-gjeografisë Martin Gjoka, i letërsisë Marin Sirdani, vizatimin na e jepte Marin Kabashi, matematikën Benedik Dema etj. Në këtë Lice bëra dy vjet, se shkolla u mbyll për arsye të Luftës Italo-Greke. -Përveç kësaj njohjeje, kishin njohje tjetër me Fishtën? -Po, Fishta qe mik i familjes sonë. Pavarsisht se qe zemëruar me xhaxhain tim, Hilë Mosi kur qe ministër arsimi, për shkak të reformës arsimore me të cilën Fishta kish kundërshtitë e tij, ai nuk i ndërpreu vizitat në familjen tonë. Vinte shpesh dhe bisedonin deri afër


mesnatës, po unë nuk dëgjoja gjë, se nuk na linin në dhomë me ta.

-Zoti Piro, ju për pak ditë do të udhëtoni drejt SHBA-ve dhe kjo është intervista e fundit për vitin 2019 që zhvillojmë së bashku. Doni të shprehni gjë tjetër?

Çfarë trupi kishte Fishta? -Qe trup mesatar. Në dorë mbante gjithmonë një bastun nga reumatizma. -Tjetër ç’mbani mend nga Fishta? -Mbaj mend që isha i vogël dhe erdhi në shtëpinë tonë për vizitë. Në gramafonin e familjes sonë vuri një pllakë të inçizuar me vargjet me hedhjen në erë të kullës së barotit nga Oso Kuka që qe një akt sublim i Oso Kukës. Sa e dëgjova e fiksova në mendje dhe e di dhe sot (reciton vargjet). Qe njeri me pamje si shenjtor, shpirt paqësor, shumë i pashëm, shumë i dashur me të gjithë. Sulmi që iu bë më pas personalitetit të tij u urdhërua nga serbët, të cilët kishin një urrejtje ndaj klerit katolik. Ai vdiq në vitin 1940 dhe kaq mbaj mend nga kujtimet me të.

-Po. Kam diçka që më ka mbetur e mjegullt në mendjen time për vite e vite me rradhë. Ka të bëjë me Flamurin Kombëtar Shqiptar. Ka ndodhur diku nga vitet 19751980. Më pat thirrur në zyrën e tij sekrete të komitetit ekzekutiv të Sarandës përgjegjësi i kësaj zyre, shoku im i rinisë dhe vegjëlisë Daut Sheme. Ai donte të mësonte prej meje të dhëna për xhaxhain e tij, dëshmorin Adem Sheme me të cilin në 2 korrik të vitit 1942 ishim së bashku me 46 të rinj të tjerë të burgosur nga regjimi fashist. I tregova çaste kur ishim të lidhur me pranga së bashku dhe unë isha më i vogli dhe Ademi kujdesej për mua. Mbasi i dhashë të dhënat që donte, rastësisht dhe krejt padashur më zuri vështrimi një shkresë gjysmë format dhe në anën e majtë të saj qe shkruar “Tepër sekret”. Pashë që lënda në krye të shkresës qe për përmasat e Flamurit tonë Kombëtar. Më poshtë kishte disa numra dhe “X”-e, por nuk doja ta prisja në besë mikun tim, se qenë punë me rrezik të madh. U largova por një gozhdë e madhe qe ngulur në trurin tim. Përse dimensionet e Flamurit “Tepër sekret”? Mendja më shkonte tek disa rrugaçë politikë e injorantë, të cilët në fillim u futën funksionar edhe duke mos pasur as shkollim as edhe njohje të historisë sonë kombëtare, madje shpesh nëpër biseda shqiponjën e quanin “zog të zi”. Familja jonë në Shkodër me Flamurin Kombëtar ka pasur një histori të veçantë. Xhaxhai ynë, Hilë Mosi, pjesëmarrës në Kryengritjen e 1911-s nën udhëheqjen e Dedë Gjon Lulit, në betejën për marrjen e kalasë së Deçiçit, siç e përshkruan në shkrimet e tij edhe Gjergj Fishta në një këngë te “Lahuta e malcis”, se Hila ka çarë mes plumbave me revolver në dorë dhe ngriti mbi kalanë e Deçiçit Flamurin tonë Kombëtar. Sa u ngrit ky flamur, ushtarët turq e qëlluan me breshëri dhe sot akoma duken vrimat e plumbave mbi flamur. Në kulm të kësaj beteje Dedë Gjon Luli me ironi tha, se “Turqit po përshëndesin ngritjen e flamurit!” Ky flamur është ende pronë e familjes sonë. Kur festonim në Shkodër, në odën tonë të pritjes, në faqen e murit përballë shpalosej ky flamur. Me atë bojën pak të zbardhur nga koha dhe vitet e kam të regjistruar në trurin tim dhe shpesh e kam para syve për t’i ballafaquar të sotmin dhe të vjetrin. “Kirurgët” e politikës antikombëtare e kanë “operuar”. Xhaxhai im i vogël, i internuar në Itali dhe ishte oficer në kapitenerinë e Vlorës. Ai erdhi në Sarandë kur vdiq im atë dhe mandej në Shkodër tek e ëma. Aty mori shumë gjëra të vyera dhe relikte të familjes sonë e, ndër to edhe flamurin e Deçiçit. Për disa vjet fjala “Tepër sekret” më trondiste, por nuk shkoja dot në Itali që të bëja krahasimin, por për fat ia arrita edhe asaj dite.


merrte ështrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit ku në krye të delegacionit qe Javer Hurshiti, kryebashkiaku i Gjirokastrës. Edhe kjo foto historike pësoi një masakër të vërtetë. Në operacionin e parë mbetet me pesë veta, në të dytin me tre dhe në të tretin mbeti vetëm një, ai që kryebashkiaku Javer Hrushiti e mori në Shkodër që të lexonte fjalimin përshëndetës të përgatitur nga bashkia e Gjirokastrës. Ky është një tregues shumë kuptimplotë dhe tashmë dihen qëllimet. Çdo dokument që binte ndesh me shijet e sundimtarit do të kalonte nga pavioni i operacionit duke prerë çdo mundësi të orvatjeve për mbrojtjen e të pambrojturës. Premtoj se do të sjell nga Italia një kopje të origjinalit bashkë me një vendim gjykate që vërteton njësinë me origjinalin. Gjej rastin t’u bëj thirrje historianëve të ndershëm e patriotë, arkeologëve, piktorëve si dhe atyre që i kanë pasur e që i kanë e do t’i kemi përjetë të jetëve çmimin e nderuar të bijve të shqipes dhe ata studjues të ndershëm e patriotë që kërkojnë të ndalohet operacioni kriminel i shqiponjës sonë. Të vihet në vend nderi dhe me një proçes të rregullt gjyqësor të dënohen ata që nisën dhe sakatuan me ndërgjegjie këtë krim ndaj Flamurit dhe Kombit tonë.

Të parën gjë që i kërkova vajzës së xhaxhait në Itali ishte, që kisha dëshirën të shikoja flamurin. E pashë. Fluturoja nga gëzimi. Ajo tepër e çuditur më pyeti, se ç’ishte gjithë ky gëzim. U çudit dhe nuk besonte se mund të bëhen vepra të tilla, po tek ne çdo gjë mund të ngjante. Me dokumentin e Pavarësisë u bënë 4 operime, retushime. Kështu në vend të patriotit Lef Nosi u vendos një mulla. Në prill 1946 u dërgova me shërbim në Tropojë për të fotografuar fshatin Bytyç që ishte djegur nga zaptuesit nazistë dhe minierat e Bytyçit qenë hedhur në erë. Këto fotografi të përmasave 30×20 u ekspozuan në muzeumin e Luftës, por pa autor se në atë kohë tek neve nuk kishte asgjë origjinale dhe çdo gjë manipulohej dhe kalonte nën censurë. Dhe për këtë qëllim kriminal më detyruan të dorëzonim disa foto nga fototeka e Marubit. Qe fototeka më e famshme. Dhe kështu filloi manipulimi. Edhe në fotografinë tek ballkoni në Shkodër, tek bashkia, ku një delegacion nga qyteti i Gjirokastrës qe ftuar të

Në fund dua të shtoj edhe një detaj që ma shton respektin për gazetën “Telegraf”. Shoh në faqet e saj herë pas here që boton shkrime kolosi i gazetarisë shqiptare, Frank Shkreli. Me familjen e Shkrelajve kemi qenë në një lagje në Shkodër me banim në rrugën e Kishës Françeskane dhe përball kishim shtëpinë e Ndoc Çobës. Verës vinim tek pronat e Shkrelëve në Malësinë e Madhe për pushime ku mbaj mend se kishte puse uji të sheshta dhe njëherë më ra opinga në njërin prej puseve dhe u bë luftë e madhe për ta gjetur se mbeta zbathur. Shtëpia komshi ka qenë e Loro Shkreli, tregar në shkodër. Qenë familje patriotësh dhe të ndershëm dhe më bëhet qejfi shumë që Franku ecën në gjurmët e tyre, mbase e takoj në SHBA. Ju faleminderit dhe rrugë të mbarë!


Historia e pabesueshme e Valentin Pervizit. Dashuria që i mbijetoi komunizmit, takim pas 47 vitesh në Bolonja! Nga Luljeta Progni 28 Gusht 2019 | 21 : 09

Maria Gorizia dhe Valentin Pervizi në Bolonja, 1942. 20 shkurt 1991. Maria Gorizia ishte zgjuar herët në mëngjes. Do përgatitej për një ditë shumë të rëndësishme. Në dhomën e saj të vetmuar, kishte diku në qoshe një komodinë ku ruante sendet më të shtrenjta. Prej andej, nxorri disa bizhu e nisi t’i vendosë në qafë e duar dhe pasi u stolis, u nis plot me emocione drejt aeroportit të Bolonjës. Atje priste orën kur do të mbërrinte një avion nga Tirana. Qëndroi gati gjithë ditën, sepse avioni ishte nisur me vonesë nga Tirana, për shkak të situatës politike që po kalonte asokohe Shqipëria. Atë ditë, po rrëzohej busti i diktatorit Enver Hoxha. Maria Gorizzia (Gori) priti disa orë në aeroport dhe as që i shkoi mendja të largohej, pasi kishte një bindje se avioni nga Tirana do të vinte gjithsesi. Kishte një jetë që e priste atë çast. Ishte pasdite në Bolonja, kur Gori arriti të shohë nëpër tabelat e aeroportit se avioni nga Tirana, ishte nisur e do të mbërrinte shpejt në destinacion. Ishte vendosur në një qoshe atje ku arrinte të shquante qartë të gjithë pasagjerët që do të zbrisnin nga avioni. Erdhi çasti. Avioni kishte mbërritur dhe pasagjerët pas pak minutash, nisën të shfaqen. Para syve i kaluan me radhë të gjithë pasagjerët dhe Gori mbeti e shtangur në këmbë. Aeroporti nisi të boshatisej dhe Gori po ndiente ftohtësinë e stinës e të fatit të keq që iu duk se po e përndiqte. Nisi t’i drejtohej portës së daljes, kur i kapi syri një siluetë në një prej karrigeve në

Maria Gorizia Maniniur Kur u njoh me Valentinin,e Bolonja, 1941. terminal. Ishte një burrë i kthyer me kurriz që po qëndronte i drojtur dhe i vetëm në atë karrige. Gori iu afrua ngadalë edhe nisi të bëlbëzojë emrin Valentino… silueta nisi të lëvizë e Gori me të “panjohurin” u panë sy më sy. Ishte Valentini, dashuria e jetës së saj… kishte 45 vjet që e priste. Gori nuk e kishte njohur kur i kaloi para syve e as Valentini nuk e kishte njohur fytyrën e gruas që dikë kërkonte duke pritur me ankth. Gori e Valentini kishin ndryshuar mjaft. Ashtu si të habitur, u panë sy më sy për disa sekonda e mes lotësh u përqafuan… “Valentini ishte ulur në një qoshe të sallës së pritjes duke parë nga jashtë, me mend se Gori do t’ishte vonue ose mund të kishte ngatërrue orarin. Ajo afrohet dalëngadalë afër përsonit, dhe me një gjysmë zani i foli: «Scusi Signore, lei non è per caso Valentino ?…» . Valentini ishte kthye: «Gori?» …dhe u përqafuen pas 47 vjet si pleq. Ky Uliks i shekullit njëzet, ia kishte kalue Uliksit të 3000 vjet ma parë, sepse jo 20 vjet por ma tepër se dyfishin e kohës i ishte dashun të përballonte stuhitë e tallazët e detëve ideologjike të komunzmit, për të arritë të përqafonte të dashunën e tij, që ia kishin grabitë nga krahët në moshën ma të bukur të rinisë. E tashti pas 45 vjet arritën të bashkohën, sa thue nuk po njihnin njeni tjetrin…. “, rrëfen Lekë Pervizi, takimin në aeroport të të vëllait Valentin me bashkëshorten e tij, Gorizzia (Gori). I fundit përqafim i tyre kishte ndodhur fiks 45 vjet më parë, në mars të vitit 1946, kur Gori mori rrugën e riatdhesimit në Itali e Valentini një tjetër rrugë, një udhëtim të gjatë nëpër burgjet e kampet e internimit gjatë regjimit komunist. Prej atij përqafimi të fundit, në mars të vitit 1946, Maria Gorizzia do të kthehej në shtëpinë e saj në Bolonja, për të qëndruar atje e vetme, me shpresë se një ditë do të kthehej bashkëshorti i saj i dashur, Valentin Pervizi. Ndërkohë, Valentini do të shëtiste thuajse të gjitha kampet e diktaturës, duke nisur me burgun e Shkodrës, kampet e internimit të Beratit, Kuçovës, Porto-Paleroms, Tepelenës, Çorovodës, Fabrikës së Tullave Tiranë, Shtyllas të Fierit, Kuç të Vlorës, Plug e Gradishtë të Lushnjës. 47 vjet i dënuar nga regjimi


Valentin Pervizi Oficer më 1941 nga Akademia e Modenës

Në armën e Kalorsisë komunist. E gjithë rinia e tij burgjeve e internimeve, e gjithë jeta e tij trishtim. Dënohej vetëm për shkak se ishte i biri i gjeneralit të famshëm të asaj kohe, Preng Pervizi, i shpallur nga regjimi komunist si “armik i popullit”. Valentin Pervizi kishte përfunduar akademinë ushtarake të Modenas në Itali. Ishte një ndër ushtarakët më në zë të kohës dhe i spikatur në luftën kundër gjermanëve. Më 20 shtator të vitit 1943, ishte kapur si rob lufte nga gjermanët me oficerët e tjerë italianë, të cilët ishin dërguar në kampin e Dakaut. Valentini bashkë me dy shokë oficerë italianë, mundën të arratiseshin nga kampi i Fraskatit. U kthye në Bolonja, atje ku e priste e fejuara e tij Gorizzia. Në vitin 1943, Valentini dhe Gorizzia u kurorëzuan në martesë dhe u duk se gjithçka do të shkonte mirë. Por në korrik të vitit 1944, Valentini vendos të kthehet në atdhe bashkë me bashkëshorten e tij. Gjen shtëpitë e djegura dhe familjën e strehuar në malin e Skurajt. Pas pak muajsh, në dhjetor 1944, komunistët e arrestojnë dhe e burgosin vetëm për faktin se ishte i biri i Prenk Pervizit, që kishte qenë gjeneral në qeveritë e mëparshme të Shqipërisë. Kështu nis kalvari i çiftit simpatik, ushtarakut elegant shqiptar, Valentin e vajzës së bukur bolonjeze, Gorizia. Takimi i fundit Në atë mars të 46-ës, Valentini ishte në burgun e Shkodrës. Po i afrohej një ditë e trishtë. Drejtori i burgut që kishte qëlluar të kishte një farë humanizmi në raport me xhelatët e diktaturës, e thirri Valentinin në zyrë, atje ku e priste bashkëshortja, Maria Gorizzia. Takimi do të duhej të zhvillohej në prani të drejtorit, por ky i fundit u përpoq të largohej sa mundi për t’i lënë dy të rinjtë në aq intimitet sa mundej. Ishte takimi i tyre i fundit. “Valentini u mundue me e qetësue bashkëshorten duke i dhan kurajo e zemër. Duke përfitue nga rasti kur drejtori shkoi në fund të dhomës, para se ai të kthehej i tha Gorit se në

rastin ma të parë ai do të mundohej të arratisej nga Shqipnia, prandaj kishte një shpresë shpëtimi për ta. Këto fjalë sikur e qetesuen Maria Gorizzian, sa që e mori veten. Drejtori e lejoi zgjatjen e takimit deri kur vetë ato të dy e vunë në dijeni se kishte ardhë çasti i ndarjes e nuk donin të përfitonin nga mirësjellja e tij. Kështu e shoqja e përshëndeti drejtorin duke i dhanë dorën në shenjë falendërimi. Por Valentini u çudit kur drejtori, ndërsa ai po ulej te shkallët i kishte shtrëngue dorën fort duke i thanë: “Mos u mërzit, sepse nuk i dihet, mund të lirohësh e kështu mund të bashkohësh përsëri me të.” Valentini e kishte falendërue dhe ai i la përsëri vetëm, ndërsa kalonin sallonin dhe zbrisnin shkallët. Kur arritën në fund të shkallëve u përqafuen para se të ndahëshin, pa mund të thonin nji fjalë aq i kishte pushtu emocioni. Valentini e përmbante veten mos me derdh lot. Matanë hekrave ishin grumbullue shokët e burgut, te cilët donin t’u gjendëshin afër në ato çaste të dhimbshme. Gori, nuk mund ta përmbante veten e kishte shpërthye në vaj të ngashëruem dhe ashtu doli prej burgut”, rrëfen Lekë Pervizi, vëllai i Valentinit Pas riatdhesimit të Maria Gorizza-s, Valentini denohet me tre vjet internim në Berat, ku bashkohet me gjyshen e nënën e tij. Më pas, në shkurt 1948, lirohët e bashkohet me të vëllanë e vogël, Lekën, në Tiranë. Maj 1950, arrestohet me gjithë Lekën e mbyllet ne kalanë e Portopalermos. Në vitet 1951-1952, Valentini e Leka dënohen në kampin e mbyllur të Tepelenës, me punë të rënda të detyrueshme. Më pas, në vitin 1952-1954, kampi i Ҫorovodës dhe fabrika e tullave Tiranë, me punë të detyrueshme. 1954, në kampin e Plugut të Lushnjës, punë të detyrueshme në bujqësi. 1954-1955, kampi i Shtyllazit, punë të detyrueshme me të burgosurit, gërryerje me krah të një kanali të madh. 1955-1958, kampi-burg i izolimit në Kuç të Vlorës (Kurveleshit), izolim pa punë. 19581991, në kampet e Plugut e të Gradishtës së Lushnjës, në punë të detyrueshme në bujqësi e ndërtim. Nëpër kampet e diktaturës Ishte viti 1956. Valentin Pervizi ishte një prej punëtorëve të Brigadës së ndërtimit në Çermë. Mëngjesi i tij niste me apelin në kampin e internimit në Gradisht e më pas nisej drejt Çermës ku punonte në brigadën e ndërtimit. Një makinë e merrte bashkë me të tjerë djem e burra të internuar dhe i çonte në Çermë për t’i kthyer pasdite kur paraqiteshin në apelin e radhës. Kjo ishte dita e jeta e 36vjeçarit, Valentin Pervizi. Puna që ishte detyruar të bënte nuk kishte asnjë lidhje me profesionin e tij. “Kështu Valentini rrinte me ne gjatë gjithë javës të punës dhe të dielave shkonte ne Gradishtë. Kjo i jepte mundësi me shkue edhe nga qyteti, ku postonte ndonjë letër ose kartolinë. Sikur u lidh nje far korespondence ma e rregullt me Gorin. Nga kjo far lirie, në letrat e Valentinit e të Gorit shprehej dashuria e pashtershme dhe shpresa e një bashkimi të afërt të tyne. Me prishjen e marrëdhanjeve me Bashkimin Sovjetik, sikur u acarue gjendja përsëri e lidhja me Kinën e keqësoi ma shumë.


Gorizia në atë kondita të vështira, e mbetun fillikat e vetëm ,i dolën shoqe të ngushta vajzai Fabiani, që u kujdësuen për të gjithë kohën deri kur u detyrua të riatdhësimit të saj në Itali.

Letër këmbimi me Gorin u bllokue. Kaloi një kohë shumë e gjatë heshtje. Letrat e kartolinat as shkonin as vinin. Maria Gorizzia e merakosun, i drejtohet prapë Ministrisë së Jashtme. Nga Ambasada në Tiranë vjen një telegram ku shkruhej: “…për sa do të vazhdojë regjimi aktual në Shqipëri, mendohet se do të jetë shum e zorshme që Pervizi, që konsiderohet “armik i popullit”, të mund të fitojë lirine”. Ambasada Italiane 29 shtator 1967. Lajmi i ishte dhanë Gorit me shumë kujdes nga Ministria nëpërmjet Shtëpisë së Oficerëve, ku kishte shërbye Valentini dhe ku ai figuronte akoma efektiv (rob lufte). Sidoqoftë Gorit, me gjithë kujdesin e treguem nga oficeri përgjegjës, lajmi i kishte shkaktue troditje e kishte kalue ne depresion, ku iu desh te shtrohej disa ditë në spital. Qëlloi që një mik yni i lire, që i lipsej një dokument për motrën e tij të martueme ne Itali, kur kishte hyrë në ambasadë, vetë ambasadori italian e kishte pyet nëse e njihte dhe dinte apo kishte informacion për Valentin Pervizin. Ai që na njihte fare mire, i kishte tregue se si Valentini gjëndej i internuem pa shpresë lirimi në Gradishtë. Ky mik i joni punonte e banonte ne Lushnje dhe me qe ndonjëherë e takoja me tregoi për Ambasadën, ku e kishin pyet për Valentinin. Gjendja shpirtnore e Valentinit ishte randue. Me fundin e diktaturës, në prag të vitit 1990, letërshkëmbimi mes Valentinit dhe Gorit, u ba me i rregullt, dhe e shoqja dërgoi edhe disa pako, si dhe dollarë. Ajo shfaqte dëshirën që të vinte vetë në Shqipni, duke qenë se u hapen dyert e lirisë. Por Valentini e këshilloi mos me e ba atë hap e ta priste në Bolonja ku do të vinte vetë. Po të kishte ardhë grueja, ku ta çonte, në kampin e Gradishtës? Mirë do të kishte qenë për të njohun kushtet mizerabel ku kishte jetue e punue Uliksi i saj”, rrëfen lekë Pervizi. Valentin Pervizi, jetoi në Bolonja pjesën e mbetur të jetës së tij, bashkë me Maria Gorizzia-n. Valentini ndërroi jetë në mars të vitit 1999 dhe pak vite më pas, në korrik 2003, ndërroi jetë edhe Maria Gorizia./kujto.al.

Valentini pas burgut përfundn në kampin e Tepelenës, vizatim nga i vëllai Lek Pervizi

Kushtet e Kampit të Tepelenës

Valentin Pervizi, Viktor Dosti, Guljelm Deda e Thabit Rusi, nӫ Kuç, ku qendruen tre vjet, 1955-1958. Nga Albumi “Nё rrathёt e Ferrit” te Lek Pervizit.


Mrekulli ! pas 47 vjet Valentini bashkohet me Gorizia nӫ Bolonja, më 10 shkurt 1991.

Bashkim pas 47 vjet ndarje, nӫ Bolonja, ku u njohӫn e u martuen e prej ku do tӫ niste Odiseja e gjatӫ gjysmӫ shekullore.

Bolonja 1992, ma mirӫ vonӫ se kurrӫ

Mӫ 1997 e zuni njӫ sӫmundje e randӫ e kaloi njӫ operacion, por gjendja keqӫsohet deri nӫ moslӫvizje nga krevati. Nӫ foto nӫ spitalin Sant’Orsola nӫ Bolonja prej ku kaloi nӫ atӫ tӫ Malpighit, ku ndërroi jetë mӫ 13 maj 1999. E shoqja Goriizia, vdiq më 2003. Nuk patën fëmijë.

Nga Fritz RADOVANI:

FERRI... Aty nga vitët 1980, kur flitej se Enver Hoxha ishte i sëmurë randë, qarkullonte gati si barceletë kjo ngjarje...po, mbrenda pak kohe doli e vërteta! Luciferri vëndosi me nda Ferrin komunist nga Ferri kapitalist, mbasi bahej zhurmë e madhe nga të vdekunit, jo pse unë këndej, jo pse unë andej....kryesisht nga ata të vendëve socialiste e komuniste, që pretendonin se “né e kemi krye Ferrin para se me vdekë!”. Tortura ishte njëlloj për dy palët. Me të vërtetë e tmershme. Tri herë në ditë iu duhej me u shtri në një rrugë shumë të gjatë sipër mbi një asfalt të ngrohët që vlonte ditë e natë. Mandej, mbi trupat e tyne të çveshun kalonte një rrul i madh disa tonesh me thepa si thika, edhe ata të skuquna. Ndër raste festash shtetnore kjo torturë përsëritej edhe në mesnatë. Një i dëshpruem nga vuajtja e përditëshme në Ferrin komunist, tue e konsiderue gjithë jetën e vet një “sakrificë” për ndertimin e socializmit dhe luftar i flaktë kundër Zotit në “Revolucionin Kultural” në Shqipni në vitin 1967, i drejtohet Luciferrit me kërkesën për me e kalue në Ferrin kapitalist, mbasi njëditë para se të zbriste në Ferr, ishte vra nga shokët e Partisë së Punës, gjoja si agjent i imperializmit. Nuk donte të qendronte në Ferr me ta. Luciferri e pranoi kërkesën e tij dhe e kaloi në Ferrin kapitalist. Mbas disa ditësh i afrohet tek telat me gjemba që ndante përgjysëm Ferrin aty ku rrinte ky, një shok e bashpunëtorë i Sigurimit shtetit komunist dhe e pyet, nëse asht ma mirë apo jo, për me ba edhe ai një kërkesë si ky, për me shpetue nga Ferri komunist. Ky, që ishte tashti në Ferrin kapitalist, i ndërpret fjalën dhe i thotë: – “Mos e ban marrinë teme, se unë gabova. Këtu si njëditë përditë, tri herë më kalon rruli i skuqun sipër e më ban petë. Ndërsa, kur ishe kah ti, njëditë mungonte karboranti për rrul, një ditë mungonte zyfti, njëditë nuk shkrihej se mungonte zjarri, njëditë prishej rruli, tri ditë makinisti shkonte në zbor ushtarak, kështu, me i llogaritë ditët e torturës a bahen a nuk bahën dhetë ditë në muaj... Ndërsa, këndej e ke si njëditë përditë! Mos gabo, po, rri aty e mshaj vendit se je ma mirë!”... A shihni pra, mos gaboni me sha Ferrin komunist...Ju, që jeni mbrendë!...


Historiani gjerman: Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid Frank Shkreli NJË SHKRIM INTERESANT NGA ANALISTI ENVER ROBELLI, BOTUAR NË DISA MEDIA SHQIPTARE – të pakën të huajt flasin të vërtetën për krimet e Enver Hoxhës (Sa për informacion –lexim të këndshëm (fsh)

Historiani gjerman: Enver Hoxha e shndërroi Shqipërinë në vend invalid, por për krimet e regjimit të tij s’flet askush, as nuk dënohet askush 18 Shtator, 2019 Historiani Christoph Dieckmann shkruan se pas një vizite në Shqipëri ka mbetur i tronditur nga mungesa e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit dhe dënuar kriminelët. Ai tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz.

Nga Enver Robelli Së fundi kanë qëndruar për vizitë në Shqipëri 20 shkencëtarë gjermanë, të cilët merren me trajtimin e së kaluarës. Qëllimi i vizitës ka qenë që me palën shqiptare të krijohen kontakte për bashkëpunim. Shkencëtarët kanë vizituar kampet e internimit në Spaç dhe Tepelenë, kanë qëndruar në Shkodër dhe kanë diskutuar me të mbijetuar të diktaturës së Enver Hoxhës. Pas kësaj vizite historiani Christoph Dieckmann ka shkruar një tekst të gjatë në gazetën DIE ZEIT të Hamburgut mbi historinë e Shqipërisë në shekullin e XX dhe trajtimin e së kaluarës komuniste – ose thënë më mirë: mungesën e gatishmërisë për të trajtuar krimet e komunizimit. Dieckmann përshkruan fillimisht një vizitë në Spaç, dikur minierë e bakrit dhe qendër e kampit më të tmerrshëm të shfarosjes të ndërtuar më 1968 nga regjimi i Enver Hoxhës. Dieckmann e quan Spaçin «kamp përqendrimi». Në minierën e Spaçit punonin

1400 të burgosur. Më 1973 dhe 1985 në Spaç u shtypën dy kryengritje të të burgosurve. Shtatë udhëheqës të revoltës u vranë. Në vitin 1990 kampi u mbyll, më 2009 qeveria vendosi që në Spaç të hapë një muze. As sot e kësaj dite ky muze nuk është hapur. Fabian Kati, njëri nga të burgosurit në Spaç, thotë se shoqëria shqiptare nuk e sheh të domosdoshme të merret me trajtimin e diktaturës komuniste. Përse ishte dërguar në burgun e Spaçit Fabian Kati? Sepse me një antenë «kundërrevolucionare kishte dëgjuar pop-muzikë», e cila nga regjimi konsiderohej armike e klasave. Kati kishte përkthyer edhe tekste të këngëve, ky ishte mëkati i tij i radhës. Historiani gjerman Christoph Dieckmann citon ish të burgosur të cilët thonë se një e treta e shqiptarëve janë përndjekur nga regjimi, Spaçi ka qenë Auschwitzi ynë, thotë një tjetër, dhe njëri shton: Auschwitzi u çlirua pas tri vitesh, Spaçi tek pas disa dekadave. Dieckmann përshkruan me ton telegrafik vërtitjen e Shqipërisë komuniste nga aleanca me Bashkimin Sovjetik te thellimi i raporteve me Kinën. Më 22 nëntor 1967 Radio Tirana njoftoi se Shqipëria ishte shpallur shteti i parë ateist në botë. 2035 objekte kulti u shkatërruan apo iu ndërrua destinimi, dinjitarët fetarë u vranë apo internuan, lutjet dënoheshin me masa drakonike. Mes alpeve shqiptare dhe Detit Jon u ndërtuan 173 mijë bunkerë. Shërbimi sekret Sigurimi nuk ndalej së zbuluari armiqtë klasorë, më 17 dhjetor 1981 kryeministri Mehmet Shehu u gjet i vdekur në shtratin e tij. «Kur vdiq Enver Hoxha më 1985, ai la pas vetes një vend invalid, krejtësisht të izoluar. Pas autokratit pushtetin e mori zëvendësi i tij Ramiz Alia, pas diktaturës personale erdhi oligarkia partiake», shkruan Dieckmann. Pushkatimi i Nikolai Çausheskut dhe gruas së tij në Rumani më 1989 i frikësoi komunistët shqiptarë, të cilët lejuan themelimin e partive politike. Më 1990 u themelua Partia Demokratike. Dieckmann shkruan: «Demokratët e rinj nuk kishin një Havel apo një Valensë. Ata nuk rridhnin nga skena e disidentëve, as nga lëvizja sindikale, as nga kisha e distancuar nga regjimi, as nga grupi i kuadrove të ekzilit. Të gjithë vinin nga sistemi i mbyllur, të gjithë ishin edukuar në frymën komuniste. Ky është totalitarizëm. Sot të dy partitë funksionojnë si sisteme klanore dhe klienteliste. Në Shqipëri qarkullon një maksimë: të majtit janë më të djathtë se të djathtit dhe e kundërta».


Historiani gjerman Christoph Dieckmann tregon hollësisht vrasjen e murgeshës Marije Tuci. Ajo vdiq më 1950, ishte 22-vjeçare – vdiq për shkak se refuzoi të shtrihet në shtrat me shefin lokal të Sigurimit. Marije Tucin e futën në një thes, bashkë me një mace të egër, dhe e mbytën duke e goditur me shufra. Ajo sot është martire e kishës, martirë janë edhe 36 priftërinj dhe një imam. Vetëm në Shkodër regjimi burgosi 2890 njerëz, 601 i vrau, 136 vdiqën nga torturat. Në Shqipërinë diktatoriale u vranë 6000 njerëz. Pjerin Mirdita, i cili drejton një qendër memoriale në Shkodër, thotë se vrasësit e kohës së diktaturës as nuk përmenden, as nuk ndiqen penalisht. Nga vullneti i arsimtarëve varet nëse ata e tematizojnë diktaturën e Hoxhës në shkolla. Sipas Pjerin Mirditës shumë njerëz në Shqipëri kanë qejf të flasin për të arriturat e vendit në periudhën e Luftës së ftohtë. Pleqtë duan të harrojnë. Rrugës për në Tepelenë, shkruan Dieckmann, shihen gra me shami të bardha duke punuar arat, burra me gomarë duke medituar, djem mbi mure duke përshëndetur me dorë, minare dhe një pikë karburanti, ku mes pastës së dhëmbëve dhe marmelatës së fikut gjenden CD me këngë që e lavdërojnë Enver Hoxhën. Tepelena, sipas historianit gjerman: para muzeut një përmendore e Ali Pashë Tepelenës, në muze kiç partizan, përfshirë një dhomë në kujtim të diktatorit Hoxha. Një pikturë revolucionare e paraqet atë duke e edukuar popullin, lart mbi luginë dhe lumë. Në Tepelenë Simon Mirakaj tregon historinë e tij: si u internua si fëmijë në kampin e Tepelenës, si pa dhe përjetoi vuajtje, vaj e vdekje – dhe Ilda Themeli, përkthyesja e shkencëtarëve gjermanë, kërkon një pauzë, sepse duhet të qajë. Shumica e të internuarve në Tepelenë nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim, nuk ka dokumente për kampin e Tepelenës, s’ka as fotografi, ekzistojnë vetëm disa vizatime dhe tregime të të burgosurve. «Arkivi i diktaturës së Shqipërisë janë kujtimet e familjeve. Organizatat e viktimave punojnë të ndara në rajone, janë të fragmentuara, nuk janë të lidhura me njëratjetrën. Nuk ka diskurs kombëtar mbi diktaturën ose konsenzus mbi historinë», shkruan Dieckmann. Në fund të vizitës Dieckmann flet edhe në emër të kolegëve të tij gjermanë, kur thotë: jemi të tronditur kur shohim se deri më sot në Shqipëri autoriteti i dosjeve të Sigurimit ka përpunuar dhe miratuar vetëm 1500 kërkesa për zbardhjen e dosjeve. Ligjin përkatës e ka miratuar qeveria socialiste e Edi Ramës, opozita demokrate nuk ka votuar, shoqatat e viktimave e quajnë ligjin «demagogji». Shqipëria, shkruan Dieckmann, është planet tjetër, s’mund të krahasohet me Gjermaninë e cila pas bashkimit është ballafaquar me të kaluarën komuniste të Gjermanisë Lindore.

Nga Fritz RADOVANI:

RECETA PER “DEMOKRACI” NGA JUDA

PRESIDENTI “DEMOKRAT” “HERO I VRASJEVE TË RINISË NDER KUFINJ...” 1989: RAMIZ ALIA: POROSI NË BYRONË POLITIKE PËR “RILINDJEN”: “Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e Pushtetit politik të armiqve tanë! Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji. 1. Në respektimin e të drejtave të njeriut. 2.Në krijimin e pluaralizmit politik.. Kundërshtarët tanë do t’i nxisim që të krijojnë parti sa të duan të majta e të djathta dhe të qendrës, por gjithësesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga Ne. Në krye të këtyre partive, duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do të shajë komunizmin në themel e në çati. Në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të Disidencës antikomuniste. Ne na intereson karta morale e tyre. Këta do t’i afrojmë dhe do t’u japim punë të parendësishme; por kurrë nuk do t’i lëmë të na marrin pushtetin…Të sekuestruarve dhe të shpronsuarëve do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’u japim pronën e tyre dhe në forma të ndryshme do t’i ngatërrojmë me njeri-tjetrin… Të burgosurit dhe të persekutuarit janë të moshuar, nuk kanë fuqi dhe janë të parrezikshëm. Por këta duke iu dhënë nga një pashaportë dhe duke iu bërë presion, do t’i largojmë nga Shqipëria. Pasuria e tyre na përket neve sepse ne e bëmë. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore... Ne komunistët


reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist, të jemi Ne dhe njerëzit tanë. Me këtë strategji, brenda dy-tre legjisaturash, do të arrjmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësoi në pushtetin politik të së ardhmës, që e kemi planifikuar dhe po e përgatisim vetë. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë e jona... Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe fëmijët tanë. Prandaj gjithmonë të jemi të përgatitur për të dyja rruget e mbajtjes së pushtetit: Rrugen paqsore dhe rrugen e luftës së armatosur. Për këtë kemi organet tona të dhunës dhe njerëzit tepër të vendosur që i kemi përgatitur gjithë këto vite me mund e sakrifica. Mjerë ata që do të guxojnë të na dalin përpara e të na kundërvihen. Nëse lind nevoja do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjk në pushtet, të cilët nuk është nevoja t’ua përmend. Përveç alealëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Shoku Enver dhe unë, i kemi ruajtur këto lidhje të domosdoshme dhe jetike, që në fund të fundit, garantonin pushtetin tonë popullor, të cilin do ta mbajmë si sytë e ballit edhe tani edhe në të ardhmen dhe përgjithmonë, pavaresisht nga rrethanat e vështira aktuale, ndaj sido që të rrokullisen punët, ujët do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këte jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!..” *** 30 VJET Asht mirë me ua rikujtue Rinisë Shqiptare disa nga porostë e Ramiz Alisë: Ky pra, ishte presidenti i parë terrorist i “demokracisë” në Shqipni, një vrasës tinzar në 1945 në Masakren e Tivarit, dhe prap në “Revolucionin Kultural 1967” në Shkoder... 1989: Ma në fund edhe surrati i vertetë i Judës së “Demokracisë vrastare Ramizjane!”: Fraza ma aktuale per rrezikun e Trojeve Shqiptare dhe të Dardanisë së Lirë, sot asht kjo: “Përveç aleatëve ideologjikë, nëse do të jetë nevoja, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të Perëndimit,

me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha.” Gjithshka në perputhje sot me “Veprat e qeveritarve të shartuem!” Kjo asht “Rilindja” e tiranve e thanun me gojen e Judës plot gjak, helm e vnerë e pabesi. Gjithshka asht perpjekje per me skllavnue deri në zhdukje të mjerin Popull Shqiptar!.. Shqiptarë! Trokitni tek Ambasadorja e Re Amerikane zj. KIM... E vetmja Derë Shpetimi asht Ajo në SHBA, me Emnin e Presidentit D. TRUMP ! Melbourne, 30 Gusht 2019.

EDHE SHQIPET PO IKIN NGA ÇERDHET SHEKULLORE…

Duhet theksue se Shqipnia nuk ishte shtet i angazhuem në Luftën Botnore, në asnjë bllok, prandej edhe nuk u zharit e shkatrrue nga bombardimet e asnjënës palë; madje mbas Luftës II Botnore Shqipnia dhe Shqiptarët dolën edhe ma mirë se ishin para saj. Shqipnia që në vitin 1942 ishte ma mirë ekonomikisht se Italia, Jugosllavia dhe Greqia... Mbas vitit 1943, janë partizanët tanë, që nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, i vunë flakën Jugut dhe e shkatrruen për me i tregue Popullit Shqiptar se çka sjell komunizmi. Parimi i “barazisë për të gjithë asht vorfnimi i tejskajshëm i Popullit” dhe pasunimi i tyne! Me zhdukjen e “aparatit të vjetër tradhëtar”, intelektualёve dhe lidhjeve shumё tё vjetra me Europën, fillon edhe shpronsimi dhe shtetizimi i pronave dhe pasunive private, tatimet dhe konfiskimet, të cilat marrin me veti edhe mija kilogram ar e monedha të shqiptarëve, të ruejtuna për me i shpenzue kur të vinte dita që populli ka me hangër bar ... “me lugë ari...” Enver Hoxha, mbasi shiti Trojet Shqiptare dhe u pajtue me robnimin sllavokomunist të Shqipnisë, punoi për ruejtjen e


kolltukut të vet dhe pasunimin personal. Këte e arrijti me një terror të pashembullt, siç e shpjegon edhe Brajan Capmen nё librin e tij që: “Thesari ma i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbillet përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni edhe njëherë këte citat keni me kuptue se cila kjé arësyeja që Enver Hoxha me të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës vorfnoi popullin, e shpërftyroi njeriun, e mbajti 47 vjet nën diktaturë komuniste, tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”, tue privilegjue dhunuesit e torturuesit apo organet e korruptueme të hetuesisё e “drejtësisë”, që shtonin numurin e këtyne spijunëve, të gjithë të lindun, të rritun dhe të edukuem në kurset e analfabetizmit dhe nga “shkolla e re socialiste e partisë” e kudondodhun... Reforma e parë mbas fillimit të pushkatimeve e interrnimeve, me të cilën krenohen “shokët” e Partisë komuniste e agjentёt e saj edhe sot, ishte: “Arsimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat ku Shqiptari humbi tiparet e Tij shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku u shemb Ideali “Atdhé e Fé”,ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili dikur zogjët e vet: Malësia, tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon e traditë mijavjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohun në Evropë e në gjithë Botën me Dy nga Simbolet e Paqës, Drejtësisë dhe të Lirisë së të Drejtave njerëzore : Të Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”... por, jashtë Saj!.. Komunizmi asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shekullit XX. Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë për të sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore dhe garancinë e sotme nga ata kapitale qё janё ndër të gjitha bankat dhe shtetet Perëndimore e deri në Arabi! Terrorizmi dhe krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijnë me kthye të gjithë njerëzit në një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë, që vetëm shohin një dorë nalt, të gjakosun, me thikë të shtërngueme fort, e që asht dora e diktatorit që mbjell frikë, terror,

pasiguri, dhe kërcënim tue shpërba edhe pamjen e tyne si njerëz... Perkufizimin e saktë të sistemit komunist e ka lanë i masakruemi mendsisht Bep Shantoja nga Shkodra: “Vetëm të marrët nuk çmendën nga sistemi komunist!”... Sinteza e krimeve të bame në Shqipninë “sociliste” mund të permblidhet me pak shifra me faktin që ka tregue ish shefi i zyres sekrete të ministrisë së mbrendshme në Tiranë kur ishte në burgun e Spaçit: “...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarëve, të vrarëve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj e reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre që Sigurimi i shtetit ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur: 45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre shqiptare..! Ndërsa mbas vitit 1991 Shqipnia nuk mund të rreshtohet as me vëndet e Botës së katërt. Sot Populli asht ma i vorfën në të gjithë shtetet e Europës Lindore e Perёndimore. Kush e solli Ate këtu, përveç ditës së kobëshme të 29 nandorit 1944 ? Po kush po e mban edhe sot prap Shqipninё nder vendet ma të mbrapambetuna? – Sigurisht vetem klasa e saj politike, që ka ndrrue masken e djeshme të diktaturës me konvertimin “demokratik”, tue pasue shtetin tek trashigimtarët e vet hajdutë e agjentё, me pikpamje orientale anadollake, veç me mbajtë kolltukët e shtetit. Sot ata me cilin nga pushtuesit e Atdheut nuk po bajnë marrveshje e tradhëti veç me mbushë xhepat!? Sot Shqiptarët janë një Popull shumë i vorfën, me një “kllasë” politike jo vetem të pasun, por nder ma të pasunat e Europës, që kanë nxjerrë në treg të turpit dhe tradhëtisë së tyne Atdheun dhe Lirinë, të cilat as nuk duen me dijtë se të kujt janë dhe i perkasin. Ka shumë nga “ata” që bajnë sikur nuk kuptojnë... ka edhe nga “ata” që kuptojnë e bajnë sikur nuk shohin... Ndryshimi nuk asht aq i madh sa i duket ndokujt... “Yllit” partizan me të cilin ata zhigatën Flamurin Kombtar... me 29 nandor 1944, tashti po mendojnë në vendin e Shqipes Dykrenare pranё tij me i vue “hanën” ! “Gati...gati si e kemi pasë para 100 vjetësh!..” Tash po ju kujtohet!!


Jusuf Zenunaj

TREGONI DINJITET PËRBALL TOTALITARIZMIT! Nga Frank Shkreli

NË " IKJE " Rrugët e qytetit s'janë më si dikur, të rinj e pleq tashmë kanë marrë udhë. Në katër anët e globit sikur zogjtë të shpërndarë, kjo farë e lashtë e paktë në qytet; e lodhur në arë !? Mëuesit në hall për vitn e ri shkollor, nxënsit s'do t'u gumëzhijnë si dikur në oborr ! Dy pleq në bisedë thonë : .. na gjeti zezëdita, rininë e shkolluar jashtë na e nxori politika" !!! GRUAJA SI "PRINCESHË"

Gruaja me stoli, me gjerdan prej ari, me burrin këpucëgrrisur bashkë shkojnë te flokëtari. Me grim e frizurë bëhet si " princeshë ", nuk ndahet nga shoqet , bota s' do ta qeshë. Në dasma , as n' ahenxhe nuk shkon dosido, sa për Lulmadhin as që rëndon kokën, kur ta shohin dasmorët, ai mund ta ul kokën ... J.Z. , fundgusht 2019

23 Gushti shënon Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të stalinizmit, komunizmit dhe nazizmit. Anë e mbanë Evropës, 23 gushti kujtohet si një ditë simbolike kundër ekstremizmit, mos tolerancës dhe shtypjeve -- një ditë ndërkombëtare e përcaktuar si e tillë nga Parlamenti Evropian, më 2008/2009, me qëllim që në atë ditë të kujtohen viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, “me dinjitet dhe pa dallime”. Siç dihet, kjo datë është zgjedhur për arsye historike pasi përkon me datën e nënshkrimit të Paktit të mos-agresionit – të quajtur Molotov-Ribbentrop, i vitit 1939 – midis Bashkimit Sovjetik komunist dhe Gjermanisë naziste, marrveshje kjo e cila përmbante edhe një protokoll për ndarjen, në sfera influence midis --Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë, të disa vendeve evropiane, Rumanisë, Polonisë, Lithuanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës. Ky traktat famëkeq midis dy ideologjive komuniste dhe nazizte të shekullit të kaluar, është cilësuar nga ish-presidenti i Paralamentit Evropian, Jerzy Buzek si “bashkpunimi midis dy formave më të këqia të totalitarizmit, që ka njohur historia e njerëzimit.” Dita Evropiane për Kujtimin e Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, e njohur gjithashtu në disa vende edhe si “Dita e Shiritit të zi”, shënohet nga të gjitha entet e Bashkimit Evropian anë e mbanë Evropës, përfshirë vendet ish-komuniste, me përjashtim të Shqipërisë. Këtë ditë e nderojnë dhe e kujtojnë edhe disa vende që nuk kanë përjetuar as komunizmin as nazizmin, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.


Më 21 maj, 2014, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar rezolutën në mbështetje të ditës kushtuar viktimave të regjimeve komuniste dhe naziste, “Për të kujtuar dhe për të mos harruar kurrë terrorin e ushtruar ndaj miliona qytetarëve të Evropës Lindore dhe Qendrore, për më shumë se 40-vjet, nepërmjet shtypjeve ushtarake, ekonomike dhe politike, duke përdorur ekzekutimet arbitrare, arrestimet në masë, deportimet, shtypjen e fjalës së lirë, konfiskimin e pronës private, si dhe shkatërrimin e identitetit kulturor dhe moral të kombeve…”, forma shtypëse këto që gjatë dekadave kanë “çuar në krime jashtzakonisht të mëdha të bëra me paramendim kundër miliona njerëzve duke shtypur në mënyrën më flagrante të drejtat e tyre bazë të njeriut, duke I ndarë ata nga bota demokrataike me një perde të hekurt dhe meMurin e Berlinit”, thuhet, ndër të tjera, në rezolutën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, kushtuar Ditës Evropiane të Viktimave të Totalitarizmit. Vitet e fundit, është bërë zakon që në këtë ditë, Shtëpia e Bardhë të lëshojë një deklaratë të veçantë në kujtim të Ditës Ndërkombëtare, kushtuar viktimave të komunizmit dhe nazizmit. Shënimi Ditës së Kujtesës ka për qëllim që, brez pas brezi, të ruhet kujtimi i miliona viktimave të komunizmit dhe nazizmit, si rrjedhim i deportimeve në masë, vrasjeve dhe zhdukjeve pa shenjë, viktimave të kampeve të punës dhe kampeve përqendrimit të këtyre regjimeve – ndërkohë që të njëjtën ditë të promovohen gjithashtu edhe vlerat demokratike, në shërbim të paqës dhe stabilitetit në kontinentin evropian por edhe në vendet individuale të kontinentit të vjetër. Fatkeqësisht, Shqipëria jonë, zyrtarisht, nuk e ka gjetur ende vullnetin politik, forcën morale as dinjitetin kombëtar për tu bërë pjesë e Evropës, në këtë ditë të kujtimit të viktimave të komunizmit -dhe për të treguar dinjitetin e saj përball totalitarizmit në përgjithsi, megjithse politikanët e të gjitha ngjyrave dhe të partive kryesore politike shqiptare të këtyre 30-viteve post-komunizëm – bërtasin me të madhe, në përpjekje për të na bindur se ata i ndajnë vlerat me botën perëndimore. Por siç duket Shqipëria zyrtare, në këtë ditë, nuk dëshiron të jetë pjesë e Evropës -pasi nuk ka asgjë të bëj me pjesën tjetër të Evropës, e cila çdo vit, me 23 gusht kujton dhe nderon viktimat e komunizmit dhe të nazizmit -- ata burra

dhe ato gra të guximshme të cilat me qëndrimet e tyre mbrojtën vlerat e përbashkëta njerëzimit, në mbështetje të lirisë, demokracisë dhe dinjitetit të tyre njerëzor. Por, fatbardhësisht, dita e 23 gushtit nuk do të kalojë krejtsisht në heshtje as në Shqipëri, falë punës së palodhëshme të Autoritetit për Hapjen e Dosjeve. Ashtu si në të kaluarën edhe sivjet, do të vazhdojë bojkotimi i kësaj dite nga autoritetet dhe entet më të larta të qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Por, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit 1944÷1991, (AIDSSH), njofton në faqen e saj të internetit se ky ent – i cili në mendimin tim po bën një punë të mrekullueshme megjithë kufizimet politike dhe financiare që i imponon legjislacioni shqiptar –njofton se në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, në disa qytete shqiptare po zhvillohen aktivitete përkujtimore të organizuara nga AIDSSH, në bashkëpunim me institucionet partnere, pushtetin lokal dhe komunitetin e të përndjekurve. Njoftohet se ceremoni përkujtimore do të zhvillohen në ishkampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, Belsh, Tepelenë dhe Tiranë, duke dokumentuar historinë individuale dhe familjare të të internuarve në Tepelenë e po ashtu, vijimësinë e dënimeve shumëvjeçare në kampe apo vende të punës në Lushnjë e Belsh, thuhet në njoftimin e AIDSSH. 2019 shënon 80-vjetorin e Paktit famëkeq HitlerStalin, nënshkruar më 23 gusht, 1939 -- një aleancë tiranike kjo që shkaktoi Luftën e dytë Botërore si dhe vujatjet dhe vdekjen e miliona njerëzve, anë e mbanë Evropës dhe botës. Ishte ky një pakt djallëzor midis dy diktaturave më të egra në histori, të cilat, si pjesë të ideologjisë së tyre -- siç provoi edhe historia e shekullit të kaluar -- komunizmi dhe nazizmi kishin një kauzë të përbashkët krimesh kundër njerëzimit, duke ushtruar një terror të paparë mbi njerëzimin si dhe shkatërrimin e shumë kombeve, anë e mbanë botës. Por qëllimi përfundimtar pan-evropian për shënimin e kësaj dite të Kujtesës një herë në vit, është që këto krime të mos qiten në harresë, ashtu që të mos përsëriten më në historinë e njeërzimit. Në deklaratën e Parlamentit Evropian të miratuar në shtator të vitit 2008, në kujtim të viktimave të komunizmit dhe nazizmit, thuhet se,


“në bazë të ligjit ndërkombëtar, nuk skadon kurrë afati për dënimin e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit.” Edhe Shqipëria duhet domosdoshmërisht të shënojë këtë ditë zyrtarisht, me akt të Kuvendit të Shqipërisë. Jo vetëm për të nderuar dhe kujtuar viktimat e totalitarizmit, por edhe për të nderuar të mbijetuarit e komunizmit, ish-të përndjekurit e sotëm të atij të regjimi, të cilët me frymë i shpëtuan atij sistemi, por që edhe 30 vjet pas shembjes së komunizmit, vazhdojnë të vuajnë pasojat e asaj tiranie, shpirtërisht, psikologjiisht dhe materialisht. Një përkujtim i tillë i viktimave të komunizmit është i nevojshëm gjithashtu për të treguar se vërtetë shqiptarët duan të ndajnë me të tjerët popuj vlerat e tyre në mbrojtje të jetës dhe të drejtave universale të njeriut, duke shënuar këtë ditë me pjesën tjetër të Evropës dhe botës. Fatkeqësisht, shënjat nuk janë inkurajuese se Shqipëria ka në mend ti bashkohet Evropës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadës për të kujtuar viktimat e totalitarizmit duke i kushtuar atyre një ditë në kalendarin e saj. Klasa politike shqiptare, fatkeqsisht, refuzon të shkëputet krejtësisht dhe as nuk është përballur me të kaluarën e saj totalitare dhe komuniste. Përkundrazi, ajo po përpiqet me fjalë dhe me vepra të ruaj e të mbrojë atë të trashëgimi të hidhur kriminale për qëllime të veta të ngushta politike dhe ekonomike, në kurriz të një populli shumë të vuajtur, i cili vazhdon të vuaj gjithnjë pasojat e atij regjimi. Fati i keq për shqiptarët është se duket se kjo klasë politike, 30vjetë pas shembjes së Murit të Berlinit – me fjalë dhe me veprat e saja pa bujë të madhe – është përcaktuar se cilën rrugë do të ndjekë. Por gjithsesi, po e mbyll këtë shkrim modest me pyetjen që kam shpesh në të kaluarën post-komuniste në Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare: Cilën rrugë do të ndjekë Kombi shqiptar sot dhe në të ardhmen? Rrugën e vlerave dhe të drejtave bazë universale të njeriut, të lirisë dhe demokracisë perëndimore, apo rrugën e një regjimi autoritar, përcaktuar gjysmë shekulli më parë nga një ishdiktatori, pasojat e rënda të të cilit shihen ende anë e mbanë vendit? Ka ardhur koha që të tregoni dinjitet kombëtar përball totalitarizmit!

SA PËR INFORMACION –REZOLUTA E KONGRESIT AMERIKAN E CILA KA CAKTUAR 23 GUSHTIN, SI Ditën Ndërkombëtare të Vikitmave të Komunizmit dhe Nazizmit – miratuar me 21 maj, 2014 113th CONGRESS 1st Session H. RES. 302 IN THE HOUSE OF REPRESENTATIVES -Mr. Shimkus submitted the following resolution; which was referred to the Committee on Oversight and Government Reform RESOLUTION Expressing support for designation of August 23 as Black Ribbon Day to recognize the victims of Soviet Communist and Nazi regimes. Whereas, on August 13, 1941, President Franklin D. Roosevelt and Prime Minister Winston Churchill issued a joint declation of certain common principles in the national policies of their respective countries on which they based their hopes for a better future for the world and the right of all peoples to choose the form of government under which they will live and self -government restored to those who have been forcibly deprived of them and that the people of countries may live in freedom; Whereas the United States Government has actively advocated for and continues to support the principles by the United Nations Universal Declaration of Human Rights and the United Nations General Assembly resolution 260 (III) of December 9, 1948; Whereas Captive Nations Week, signed into law by President Dwight D. Eisenhower in 1959, raised public awareness of the oppression of nations under the control of Communist and other nondemocratic governments; Whereas the European Parliament resolution on European conscience and totalitarianism of April 2, 2009, and the Black Ribbon Day resolution adopted by the Parliament of Canada on November 30, 2009, establish a day of remembrance for victims of Communist and Nazi regimes to remember and commemorate their victims; Whereas the extreme forms of totalitarian rule practiced by the Soviet Communist and Nazi regimes led to premeditated and vast crimes committed against millions of human beings and


their basic and inalienable rights on a scale unseen before in history; Whereas fleeing the Nazi and Soviet Communist crimes, hundreds of thousands of people sought and found refuge in the United States; Whereas August 23 would be an appropriate date to designate as Black Ribbon Day to remember and never forget the terror millions of citizens in Central and Eastern Europe experienced for more than 40 years by ruthless military, economic, and political repression of the people through arbitrary executions, mass arrests, deportations, the suppression of free speech, confiscation of private property, and the destruction of cultural and moral identity and civil society, all of which deprived the vast majority of the peoples of Central and Eastern Europe of their basic human rights and dignity, separating them from the democratic world by means of the Iron Curtain and the Berlin Wall; and Whereas the memories of Europe’s tragic past cannot be forgotten in order to honor the victims, condemn the perpetrators, and lay the foundation for reconciliation based on truth and remembrance: Now, therefore, be it That the House of Representatives supports the designation of Black Ribbon Day to recognize the victims of Soviet Communist and Nazi regimes.

më 10 dhjetor, 1979. Don Lush Gjergji, pranon se megjithëse gjatë viteve kur ishte gjallë Nënë Tereza, ai ka kaluar aq shume kohë me të duke përcjellur pothuaj çdo aktivitet të Nën Terezës, anë e mbanë botës, dhe ndonëse me të drejtë konsiderohet si eksperti numër një i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezes -- madje shumë e cilësojnë edhe si biografi zyrtar i kësaj bije të Kombit shqiptar -- ai shprehet se nuk është as ai vet i sigurt nëse e njeh mirë Nënë Terezen. “Madje edhe pas gjithë këtyre vjetësh, unë nuk jam i sigurt se e njoh mirë, se e kuptoj dhe mbi të gjitha se mund të jem në gjëndje t’ua përcjell atë të tjerëve me shkrime dhe me dëshmi”. Por ama për një gjë jemi të sigurt të gjithë: Në një intervistë në Oslo të Norvegjisë, në vitin 1979, Nënë Tereza është shprehur qartë se kush është ajo: “Origjina ime është shqiptare. S htetësia ime është indiane. Unë jam katolike, murgeshë e kushtuar. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës.” Don Lush Gjergji ka shkruar shumë për jetën e Nënë Terezes, ndërkohë që disa prej këtyre veprave janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja, por librin e fundit kushtuar Nënë Terezes, me titull të titulluar: “E Kam në Zemër Popullin Tem Shqiptar – Bisedime me Shën Nënën Tereze” – ia paraqet lexuesit me shpresën që – duke u mbështetur në përmbajtjen e librit që pasqyron fjalët dhe deklaratat e Nënës Tereze, përfshir intervistat -- vet lexuesi mund ta kuptojë më mirë Nënë Terezen, jetën dhe veprimtarinë e saj si shërbëtore e botës, por edhe si shqiptare.

NËNË TEREZA: “E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR” Me rastin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezes Nga Frank Shkreli Shën Nëna Tereze, ose siç e njeh e mbarë bota thjesht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht, 1910. Po e kujtoj këtë datë me një shënim për një libër, që më dërgoi para disa ditësh Don Lush Gjergji, autorë i shumë librave dhe artikujve mbi Nënë Terezen, të cilën ai e ka njohur, siç thotë edhe vet, qysh prej vitit 1969. Librin, që më erdhi me postë elektronike, autori Don Lush Gjergji e ka përgatitur për botim me rastin e 40-vjetorit të Shpërblimit Nobel për Paqë, dhënë Nënë Terezes

Në veprën e tij më të fundit për Nënë Terezen, Don Lush Gjergji sjell për lexuesin intervista ekskluzive me Nënë Terezen, në


vende dhe rrethana të ndryshme, përfshir edhe vizitat e saja në Kosovë dhe në Evropë. Aty mund të gjejmë edhe fotografi të rralla të Nënë Terezes e të lexojmë intervista, fjalime dhe porosi të saja ku pasqyrohen, “vizione largëpamse dhe profetike që përbëjnë një lloj testamenti shpirtëror për të gjithë ne”, shprehet autori në parathenien e librit. Në një prej këtyre intervistave të vitit 1978, botuar në këtë libër, Nënë Tereza shpreh, “dëshirën e saj për tu këthyer te populli im shqiptar”. E pyetur se si ndihej në vendlindjen e saj në Shkup pas aq shumë vitesh mungesë, Nënë Tereza me mallëngjim dhe deshpërim përgjigjet: “Mendoj në veçanti për familjen time, për babain tim të ndjerë Kolën dhe nënën time Drane, që tani jeton me motrën time Age në Tiranë si dhe vëllain tim Lazrin, i cili jeton në Palermo. Jam takuar shpesh me vëllain tim, ose në Romë ose në Palermo, nga që atje kemi një shtëpi për të moshuarit dhe për të varfërit. Nuk e kam parë nënën dhe motrën time që nga viti 1928, që nga nisja ime për në misione në Zagreb…”. Intervistuesi dhe autori i librit, të lartëpërmendur, “E kam në Zemër popullin tem Shqiptar”, Don Lush Gjergji shënon në librin tij reagimin e Nën Terezes kur fliste për familjen esaj të ngusht. Duke folur për familjen e vet, “fytyra e saj u bë hijerëndë madje edhe paksa e pikëlluar nga që siç më tha ajo, ishte përpjekur sa e sa herë përmes autoriteteve politike të merrte leje për të hyrë në Shqipëri, për të vizituar nënën dhe motrën, por më kot”. E pyetur gjatë një interviste në vitin 1979 nga Lush Gergji mbi gjëndjen në Shqipëri, Nënë Tereza pranon se nuk dinte shumë për Shqipërinë. “Nuk di se çfarë të them, nga që nuk di se çfarë, në të vërtetë, po ndodhë atje. Nganjëherë kam marrë ndonjë letër nga nëna dhe motra ime, nga Tirana. Ato shkruajnë vetëm disa fjalë. Ato kanë aq dëshirë të madhe për t’u takuar me mua dhe me vëllain tim, Lazrin.

Atë që unë mund të thosha është se unë lutem shumë për Shqipërinë, që Zoti t’i ndriçojë që të mund të kuptojnë këtë: nëse duan të jetojnë në paqe, ata duhet të ta duan njëri tjetrin…” Dihet se regjimi i Enver Hoxhës nuk e lejoi Nënë Terezen të vizitonte nënën e motrën në Tiranë. Pasi ato kishin vdekur, siç dihet Nënë Tereza u lejua, më në fund, të vizitonte Shqipërinë në vitin 1989.

E pyetur nga Don Lush Gjergji gjatë një interviste në Budapest të Hungarisë në vitin 1989, nëse ajo kishte ndonjë mesazh për popullin tonë shqiptar, i cili po kalonte çaste të rënda në atë kohë, Nënë Tereza i përgjigjet duke u shprehur: “Po, unë gjithmonë bartë në zemrën time popullin tim shqiptar dhe i lutem Zotit për paqe dhe prosperitet, për një të ardhme më të mirë për të. Lutem që lutja t’ju bashkojë me Zotin dhe me njëri tjetri, me tërë botën.”, është shprehur ajo. Libri prej 100 faqesh sjellë edhe disa mesazhe të Nënë Terezës shkruar shqip me dorën e vet, si më poshtë, në të cilat ajo shpreh jo vetëm krenarinë për identitetin e saj, por edhe dashurinë e vet për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë, dhe sidomos për qytetin e saj të lindjes Shkupin shqiptar, në të cilin shprehet se do të dëshironte të këthej: “Kjo ka qenë dëshira


ime gjithmonë, për t’u këthyer tek populli im shqiptar, në qytetin tim të lindjes, në Ipeshkvinë tone Shkup-Prizren, në mesin e popullit tim dhe të motrave të mia”, ka deklarauar Nënë Tereza në një intervistë eksklusive me Don Lush Gjergjin në vitin 1978. Ajo kishte mirëpritur edhe lëvizjet në atë kohë për pajtim të gjaqeve, gjë që le të kuptohet se ajo e ndiqte deri diku edhe situatën në atdheun e të parëve të saj. “Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tem shqiptar”, ka thënë ajo në një mesazh drejtuar ish-ipeshkvit të Kosovës, Mons. Nikë Prela, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që ajo të vizitonte Kosovën, gjë që ajo pranoi të vinte në Kosovë. Dhe nga një tjetër shkresë mësojmë se Nënë Tereza nuk e kishte harruar Kombin e vet – dhe kurrë nuk e kishte mohuar identitetin e saj dhe origjinën e saj si shqiptare, siç pretedonin atëherë dhe siç e akuzojnë edhe sot disa kritikë të saj, fatkeqësisht edhe shqiptarë e quajnë veten, por dhe të huaj, të indoktrinuar nga ideologjia komuniste anti-fetare dhe antishqiptare. “Gjithmonë, shpirtënisht, jam e lidhur me uratë dhe dashni me popullin tem Shqiptar, sidomos në kohë të vështira…”, është shprehur Nënë Tereza siç sugjeron edhe titulli i librit, “E kam në zemër popullin tem Shqiptar” “Shumë luti Zotin që paqëja e Tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona dhe në të gjithë botën”, ka shkruar me një rast, Nënë Tereza, sipas librit të posa botuar të Don Lush Gjergjit. Në këtë ditëlindje të Nënë Terezës, uroj që ajo të jetë me ne sot dhe të lutet për ne, sidomos në këto kohë të vështira për shqiptarët. Autori Don Lush Gjergji shkruan se është në rregull admirimi dhe nderimi për Nënë Terezen. Por ai bënë gjithashtu thirrje që, “Nga mendja e saj e ndritur dhe ngritur, nga zemra e saj e madhe—shprehje feje dhe dashurie për Zotin dhe për Njeriun vëlla e motër – fara që ajo e mbolli në mendjet dhe

zemrat tona -- ta mbajmë të gjallë jetën dhe vepren e saj mahnitëse për mbarë njerëzmin, si kujtim dhe frymëzim në

vazhdimësi…Të mos ndalemi vetëm në nderim dhe admirim (të saj) por të kalojmë në imitim dhe dëshmi duke ushqyer


përditshmërinë tonë me vlera dhe virtyte”. Sidomos, do të porosiste Nënë Tereza, të jetojmë në dashuri dhe pajtim vëllazëror me njëri tjetrin, në këtë kohë të vështirë mospajtimesh dhe konfliktesh aktuale politike në radhët e shqiptarëve. Nëqoftse thirrja e Nënë Terezes për dashuri me njëri tjetrin mund të duket tepër idealiste dhe jo reale për mëkatarët e kësaj bote, atëherë të pakën të mësojmë diçka nga jeta dhe veprimtaria e saj për tolerancë dhe bashkjetesë me njëri tjetrin, pa dallim, si bijë dhe bija të një kombi e të një gjuhe— një kërkesë kjo minimale për një shoqëri të përparuar të shekullit XXI, që e quan veten demokraci. Frank Shkreli

Intervistë me gruan e hekurt rreth “Sagës së dhimbjes”

Leonora Laçi Intervistë me Fatbardha Mulleti Saraçin “E kaluara është mësues i së tashmes dhe udhëzues i së ardhmes” Si lindi libri “Saga e dhimbjes” botuar nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në vitin 2018, a mund të na e përmblidhni në pak rreshta? Çdo gjë, një takim, ecja në rrugë apo në jetë, një epokë, një libër... e ka një fillim. Do të tregoj diçka personale, por jo vetëm për mua, por për më shumë, për njerëzit dhe kohën. Janë përjetimet e mia, të vërteta, përvojë që i ngjanë hapjes së një testamenti nga vitet e kaluara, si një zbatim i ri, në mos një denoncim, për qëndresë e shpresë. Subjekti i librit është kujtesa, kthehet në kujtesë. Është brengosëse vdekja në kujtesë. Prova e vërtetë e njeriut është kujtesa e tij, që është pasuria më e çmuar në jetë. Subjekti i librit shëndrrohet në kujtesë, për lexuesin. Shpallja ose marrëdhëniet me të vërtetën si autore, si personazh përshkon të gjithë librin. Në shkrim jam vetevetja. Fjala është për histori reale, zbulon thelbin e saj të padukshëm, e bën këtë histori të jetueshme nga njerëz. Në marrëdhënie me njeri-tjetrin kanë cilësi të përbashkëta: dashurinë e pashterrshme për jetën. Është një dashuri që kërkon një fuqi të madhe shpirtërore për t’u afirmuar. Personazhet synojnë vetëm të ruajnë sjelljen e tyre njerëzore brenda dramës, një sjellje që u mundëson t’i marrin sa më shumë jetës që u është dhënë. Libri përmban kujtesën e jetës sime që nga shtatori i viti 1944 kur ende s’isha bërë pesë vjeçe. Në atë periudhë jetoja me familjen në Tiranë, që ishim etnikë në atë qytet. Vazhdoj me përjetimin e dëbimit nga Tirana, shkollimi, vazhdimi i gjimnazit në qytetin e Shkodrës, periudha e rinisë që tregoj sa e vështirë ishte të siguroja një punë. Periudha më e rëndësishme është kur u pranova të punoja në Rrethin e Lezhës, si arsimtare, që në atë periudhë kishin nevojë për mësues. E rëndësishme për mua ishte të arrija të studjoja në Institut dhe Universitetin e Tiranës, që e realizova në mënyrë autodidakte. Tregoj jetën e një vajze nga shtresa “e deklasuar”, “armik”, “pronare” dhe shumë epitete të


tjera fyese. Tregoj se si më ndoqi lufta e klasës, gjatë gjithë jetës sime dmth provova racizmin komunist shqiptar, që e kishte ndarë shoqërinë shqiptare në dy kasta: “të mirët, të mrekullueshmit ishin pushtetarë

Një nga shenjat e një shoqërie të fortë është zelli me të cilën kalon kultura nga një brez në tjetrin. Të shkruash për të kaluarën ka rëndësi për kujtesën, dhe kujtesa është çështje kulture... Kur kujtojmë të kaluarën besojmë se na shërben për të kujtuar çka ndodhur në histori. Qëllimi thelbësor ishte që nga e kaluara të nxjerrim mësime, të cilat garantojnë të ardhmen. Njerëzit pa trashëgimi janë lehtësisht të bindur. Të ecësh në jetë, është si një lumë i madh që ka ndjekur rrjedhën e vet, që mbi gjithçka i ka shërbyer moralit, për të rrëfyer histori jete pa bujë, pa përulje. Rrëfime për ngjarje e vende diku rreth nesh, por të ndarë nga pjesa tjetër e vendit, por në të njejtën gjuhë, me gjuhën hyjnore shqipe. Kur flasim për krimet e diktaturës, për humbjen e lirisë, nuk bëjmë thjesht një apologji por i kujtojmë se sa kollaj mund të humbasësh lirinë, sa kollaj është ngritja e një diktature dhe sa fort duhet të punojmë që kjo të mos ndodhë. Pse “Saga e dhimbjes”?!

Fatbardha Mulleti Saraçi

dhe ajo pjesë e shoqërisë që i duartrokiste, që i ndiqte dhe zbatonte luftën klasore dhe ishin vetëm ata që kishin bërë çdo gjë të mirë, ndërsa shtresa tjetër ishim ne, fëmijët e prindërve që u cilësuan reaksionarë, tradhëtarë, kolaboracionistë, pronarë..., ne s’ishim të barabartë me të tjerët, ne na ndiqte kudo biografia e keqe. Në zyrat partiake të bënin jetëshkrimin. Nuk ishte nevoja të lexohej e gjithë autobiografia, mjaft të gjenin çfarë lidhëzash përdorte autobiografishkruesi si dhe gjithçka bëhej e kuptueshme. Kur përdorej lidhëza bashkërenditëse shtesa ishte “yni” dmth ishte i kastës së kuqe, kur përdorte lidhëza kundërshtuese ishte kundërshtar i regjimit totalitar dmth nuk ishte i barabartë me të tjerët. Për të ilustruar këtë genocid shqiptar nga brezi në brez, nëpërmjet kujtesës historike, unë përdora artin e të shkruarit, për të mos lënë që historia të harrohet. Për mua e rëndësishme ka qenë gjurma historike e të shkuarës. Librat ruajnë kujtesën e fateve individuale, ruajnë të shkuarën, kujtimin e jetëve njerëzore, gëzimet, tragjeditë dhe fatkeqësitë të shkaktuara nga regjimet totalitare dhe politika, nga lakmia, urrejtja, mizoria dhe budallalleku i njeriut. Dhunimi i të drejtave të njeriut. Në vendin tonë dmth në diktaturën komuniste regjimi u bë kriminal, se mbrojtën me vendosmëri ideologjinë marksiste-leniniste-staliniste dhe vrisnin shumë njerëz për t’ia arritur qëllimit vranë inteligjencën shqiptare, burgosën e internuan dhe nuk arritën të bënin jetën tonë më të bukur dmth ishin vetëm vrasës...

Sagë do të thotë të rrëfesh një histori të gjatë, në këtë rast i jetës në vazhdimësi, në formë narrative, ku rrëfehen ngjarje që më kanë ndodhur mua gjatë shtegëtimeve të mia në jetë apo tregime nga njerëzit më të cilët jetova apo takova gjatë viteve të jetës sime. Janë një sëri eventesh që përshkojnë një periudhë të gjatë, që e tejkalon pesëdhjetë vjeçarin. Libri “Saga e dhimbjes” është simbiozë e kujtesës dhe përjetimit. Përjetimi vetjak është më real se realja, sepse është e vërteta e të jetuarit sa në përmasa fizike po aq dhe në atë shpirtëroren, duke mos pasur nevojë për trillime. Si ishte për ju t’i riktheheni së kaluarës, të gjenit kalendarin e viti 1957 dhe ditarin e viteve 1958-1959 ? T’i rikthehesh të kaluarës dmth të tregosh, të rrëfesh ngjarjet që ndodhën gjatë ecjesh në jetë, me një fjalë të tregosh përjetimet e tua. Është kujtesa autobiografike që e risjell në vemendjen e lexuesit dhe tregon rrënjët e dramës në botën shqiptare të diktaturës, zgjatim i saj stalinist dmth jeta në totalitarizëm. Përjetimet e mia kanë jetuar me mua gjatë gjithë ekzistencës sime. Pasi botova librat “Dhimbje” I-II-III që u ribotuan nga ISKK nën titullin “Kalvari i grave në burgjet komuniste”, ku tregohej kalvari i femrës së përsekutuar në Shqipërinë që quhej R.P.S e Shqipërisë dhe që drejtohej nga Partia e Punës, udhëheqësi E.Hoxha dhe të gjithë udhëheqësit e tij që e shoqëronin, me përhapjen dhe zbatimin e ideologjisë Marksiste-Leniniste-StalinisteEnveriste dhe më vonë dhe atë Maoiste, e pashë të arsyeshme të tregoja përipecitë e jetës së një vajze nga


mosha pesë vjeçare e në vazhdim, dmth një letersi biografike, si përballja dhe zgjidhja e problemeve të personazhet dhe në nivel kolektiv. Rastësia solli që të gjeja kalendarin e viti 1957 që ishte viti i marrjes së maturës, deri në qershor dhe pastaj largimi nga Shkodra për në Kavajë (ku më jetonte

Fatbardha i kushtoi shkrime dhe kampit te Tepelenës ku ishte internuar familja e Qazim Mulletit, Zonja Hajrie me të birin Reshitin, që u be zebep te dilnin keto vizatime te Lek Pervizi, treguar kushëririt Tanush Mulleti , i cili i beri te njohur, sa që u botuan ne Albumin « Në Rrathët e Ferrit » nga ISKK dhe Fondacioni Konrad Adeneauer. Pikërisht në këtë b arake ishte mbyllur familja Mulleti.

familja, pasi ishim dëbuar nga Tirana)...Po kështu brenda në dispensë të lëndës së biologjisë, që e kisha përdorur gjatë studimeve të larta, gjeta ditarin e parë të mbajtur në vitin e parë të punës sime në arsim (viti 1958-59). Ky ditar u gjet pas pesëdhjetë vitesh. Kështu që vendosa që t’i tregoj lexuesit dhe vetëm lexuesit (dmth atyre që dëshirojnë t’i lexojnë), jo vetëm për t’i tronditur, por për t’i ndihmuar në jetën personale, për t’i dhënë një model për këtë. Është madhështia e të shkruarit, por edhe thellësia e hapjes së vetes dhe e përballjes me botën...Një jetë që është vertetë interesante. Njeriu është kujtesë. Dhe sa më shumë kalon koha, në kuptimin e moshimit, aq më shumë njeriu është kujtesë. Sepse shumë të shkuar kam pas, e aq më pak të ardhme përpara.

A patët vështirësi në rrugëtimin për tu arsimuar ? Jeta nuk është fushë me lule. Rrugëtimi në arsim kishte vështirësi se emrimi ishte në fshatra larg rrugës automobilistike, duhej të zgjohesha pa zbardhur drita dmth në orën katër ose pesë të mëngjesit, të siguroja makinë të rastit, të ndaloja në rrugë dhe pastaj do të ecja me orë për të shkuar në fshat. Gjatë ecjes më takonte të kaloja lumin Drin dhe Gjadër, që sipas rastit do të kaloheshin më këmbë, ose me ura të improvizuar me dërrasa, që shpesh uji i merrte me vete.

Do të ecja në të ftohtin e dimrit, në ngricë, të shoqëronte era e fortë që vinte nga gryka e Vaut të Dejës dmth era në Rrethin e Lezhës ishte e veçantë. Shpesh rruga shoqërohej me shiun që binte (siç i thotë Shkodra me rrëshekë), që të lagte deri në palcë, të ecje nëpër dëborë, të kaloje lumin Drin nëpër dy dërrasa, sikur po ecje në tra ekulibri, kur mbi te kishte dhe dëborë...Të ecje në muajin janar në Zadrimën e përmbytur nga uji, të kaloje Drinin duke u futur në kanalin vaditës prej betoni... Do provoje ecjen nëpër diell që të percëllonte si një saç... Rrugëtimi për në punë kishte vështirësi të ndryshme, se duhej të ngarkoheshe me trasta që merrje bukën, ushqimet, ndërresat kuptohet edhe librat... udhëtimin e bëja një herë në javë ose një herë në muej, sipas mundësive. Por me gjithë vështirësitë në ecje të shoqëronte një gëzim i brëndshëm që po shkoje në punë, tek nxënësit që të pritnin me aq dashuri, që vraponin në drejtim tënd, të zgjatnin duart dhe të pushtonte hareja e tyre, hareja që të gëzon shpirtin e zemrën. Të mbushet zemra me gëzim kur ecën drejt fluturave të jetës. Vështirësitë përballohen dhe qëllimi që i ke vendosur vetës të ndihmosh në shkollimin e tyre, t’i bësh qytetar që t’a duan dijen. Arsimi është profesion i lartë se motivi kryesor është formimi i Njeriut... Punën si mësuese e bëra mision të jetës sime.

Çfarë do të thoshte për ju të punonit një vajzë e re me tetë djem? Ju brezi i ri duhet të kuptoni që në shtetin shqiptar që udhëhiqej nga Partia e Punës, çdo gjë drejtohej nga shteti. Ai të caktonte ku do të jetoje, në qytetin tënd të lindjes apo e dëbuar, ai të niste nëpër kampet e punës së detyruar siç ishte psh Kampi çfarosës i Tepelenës, ai të burgoste, të dënonte, të shfrytëzonte me punë skllavëruese, që të burgosurit politikë punonin në miniera si në Spaç e Qafë-Bari, si me qënë në periudhën e skllavërisë. Çdo gjë ishte në dorë të shtetarëve, ata të caktonin çfarë shkolle do të vazhdoje, të dërgonin në degët që ata dëshironin, po ata të caktonin dhe punën. Prandaj për të gjetur punë duhej t’i drejtohej vetëm institucioneve shtetërore. Për mua ndodhi një mrekulli që Rrethi i Lezhës kishte nevojë për mësues dhe më pranuan. Isha nëntëmbëdhjetë vjeçare dhe isha kryefamiljare pasi babai im nderroi jetë në shtator 1958. Më caktuan në Kallmet me tetë kolegë, djem shkodranë. Unë punova me ato mësues të mrekullueshëm që më trajtuan si një motër. Këtu filloi rrugëtimi im në jetë me këta kolegë. E vërtetë është që e kisha të vështirë për kohën që kam jetuar unë, mentaliteti se isha vajzë e vetme me


tetë djem, por çdo gjë kalon. Me punë e tregon veten njeriu dhe është nder të afirmohesh në jetë duke punuar me kolegë seriozë, të talentuar, të sjellshëm, të rregullt dhe shumë të edukuar. Të jetosh me miq që mund të mbështetesh. Përherë i kam respektuar dhe nderuar kolegët e mi të mrekullueshëm

për të komunikuar me nxënësit dhe për t’i bërë ata të të ndjekin me vemendje, duke i dhënë zërit intonacionin e duhur. Aftësitë e mira shprehëse gjithmonë ndërtoheshin prej leximit dhe ndihmojnë në aftësitë shkruese. Duke lexuar informacioni është më i rrenjosur në memorie dhe më i përdorshëm. Kështu kalitet durimi dhe forcohet përqendrimi. Është dije e pafundme dhe në të gjenë lirinë, të jep liri. Mësova të punoj me përgjegjësi, duke respektuar njerëzit e çdo shtrese, ky është mësimi i jetës. Të punosh është përgjegjësi.

Çfarë është lufta e klasës për ju?

Reshit Mulleti, kushëri i Ftabardhës, në një vizatim te mikut te pandare Lek Pervizit, Përherë në udhëtim me shoqëronin dy kolegë, që gjenin makinën... isha një motër e lumtur me tetë vëllezër. Këtë mrekulli më dhuroi viti i parë i punës në arsim. (Po të keshë parasysh që shefi i arsimit kur më dha emërimin më tha:- Ti e din kush je (dmth që isha me biografi të keqe), të kemi emëruar mësuese provizore, për gjashtë muaj, në fshatin Kallmet dhe atje je me tetë djem. Do të shohim si do të sillesh! A patët ndonjë moment hezitimi teksa shkruanit përjetimet tuaja? Sa ka ndikuar e kaluara në formimin tuaj?! Pasi punova librat Dhimbje I-II-III ku përshkruaj vuajtjet e grave të shtresës së përndjekur politike, ku pena u shoqërua me pikën e lotit të dhimbjes së njeriut të persekutuar, të varfër, të ndershëm, atëherë e pashë të arsyeshme të tregoja përjetimet e mia që nga mosha e fëmijërisë e në vazhdim. Janë punë me shkrime, rrefime, nga ato të shpirtit, që çmohen nga njerëz që janë të pastër Është jeta e një vajze e shtresës së cilësuar “armiq”... Kush e lexon mëson se si jetohej në Shqipërinë socialiste, që zbatohej lufta e klasës. Njeriu gjatë jetës studion e punon dmth punon për formimin e tij. Dijet asnjëherë nuk janë të tepërta. Kam punuar e studiuar shumë, në veçanti me librin, që funksion të parë ka informimin, të përmbush kuriozitetin, sjell në mendje të shkuarën, adoloshencën, rininë, mbase projekton të ardhemen. Me lexim përfitoja dije, përfeksionova stilin e të folurit, që në veçanti për mësuesit është mjeti kryesor

Ishim cilësuar shtresë e deklasuar dmth armiq të popullit, është një nga shtyllat e të menduarit totalitar. Përdorimi i termit ishte për të frikësuar, izoluar dhe përdorur mjete represive kundër atyre që mendojnë ndryshe. Të tremben njerëzit, t’i bësh të kenë frikë. Na kishin cilësuar shtresë e deklasuar dhe ne fëmijët ishim fëmijë: “reaksionarësh, kulakësh, borgjezë, shfrytëzues, pronarë” dhe epitetet shtoheshin kur devijonin edhe njerëzit e kastës së kuqe, e vazhonte dhe me fëmijë revizionistësh, një pafundësi epitetesh dhe fëmijët u rritën e u plakën me këto etiketime, të tillë mbeten deri në vdekje. Dëgjonin fjalimet e “Njeshit”, “Unit” të kastës së kuqe që u mbushte mendjen pasuesve të tij, që fëmijëve të reaksionarëve nuk duhej t’u afroheshe, t’u flisje e jo më t’i doje. Një pjesë e mirë e popullatës u mësua të pranonte gjërat që s’ishin të vetat, t’i fusnin nëpër shtëpiat e atyre që shteti i dëbonte, që i nxirrte jashtë nënat me fëmijët e saj. Lufta e klasës shoqërohej me kamionë që merrnin familje të tëra, i ngarkonin pa pikën e mëshirës dhe i degdisnin aty ku të vuanin më shumë. Lufta e klasës ishte një akt i ndyrë nga njerëz shpirtvegjël. Ajo luftë klase ishte një akt që vazhdonte në çdo minutë e orë, natë e ditë, muej e vite të pafund, se bëhej mbi njerëz të paarmatosur, përmbi fëmijë të pambrojtur, në foshnja të sapolindura, qenie të brishta e të pafuqishme. Shtresa e kuqe e të privilegjuarve mburrej kapërdisej, arroganca i shoqëronte në çdo hap të jetës, fjalori i tyre ishte i mbushur me sharje, fyerje, dinin vetëm të të tallnin, të të përçmonin. Arti i shërbente gënjeshtrës, vijës së Partisë. Jo vetëm arti... Ata dhe familjet e tyre kishin të drejtën e çdo gjëje, të përvetësonin pronat e të tjerëve që ishin cilësuar armiq. Fëmijët e tyre studionin në Universitete në degët që dëshironin në veçanti juridik e filozofi.


Nuk kishte drejtësi dhe as mbrojtës të të drejtave të njeriut që nepërkembëshin. Kudo drejtonin njerëzit e partisë. Në këshillat e Lagjeve bëheshin relacionet, caktonin shtresën e prejardhjen e njeriut, qëndisnin biografitë, këtu damkosej me vulën e klasës së deklasuar, këtu merrej goditja e parë dhe kështu vazhdonte në hallkat më të larta. Këtu përcaktohej biografia që fillonte me gjyshin, babain, të afërmit, në pafundësi, mjaftonte që t’a kishe në fis, caktonin dhe më kë shoqërohej, me cilën familje po formon krushqi, një pafundësi shënimesh. Kudo përçmim, kudo urrejtje, kudo përbuzje. E ndanë shoqërinë në të mirët që ishin ata që sundonin dhe pasuesit e tyre dhe të këqinjtë ishim të gjithë ne të cilësuar “armiq” dmth u përdor lufta e klasës për të përçarë popullin, ky quhet racizëm komunist shqiptar...dmth përçaj e sundo. A ka gjëra që ju nuk i keni futur me dashje në libër? Heqja nga arsimi a ju demoralizoi? A ju nënshtruat sistemit totalitar shqiptar?! Në libër kam treguar gjërat kryesore, që nuk është e mundur të tregosh çdo gjë. Heqja nga arsimi më vrau shpirtërisht,ndodhi pas afro shtatmbëdhjetë vitesh punë dhe tetëmbëdhjetë vite studime, ishte një goditje që më hodhi poshtë gjithë veprimtarinë e jetës sime... Largimi nga puna u bë për arsye biografie, dmth isha nga shtresa e cilësuar “armiq të popullit”, dmth u zbatua lufta e klasës. Por jeta vazhdon dhe unë jetova si gjithë pjesëtarët e tjerë të shtresës që i takoja, ishim të padëshiruar nga partia-shtet. Çfarë ndjësish patët të merrnit në dorë dosjen e arsimit pas kaq vitesh? Dosja e punës sime më ra në dorë pas gjashtëdhjetë vitesh. Në fillim pata emocione, por kur shfletova dosjen e punës pashe se puna që bëhej në sistemin komunist nuk vlerësohej nga specialistët e arsimit, ajo plotësohej nga sekretari i partisë, i fshatit dhe i qytetit. Në vitin 1974 org.bazë e partisë e fshatit Dajç në relacionin për punën time si mësues e kishte plotësuar në mënyrë të shkelqyer dhe vlerësuar pozitivisht, ndërsa më 26.04.1975 Organizata bazë e Partisë Lezhë, duke parë problemin e kuadrit të arsimit në frymën e materialeve të fundit të Partisë dhe fjalimit të sh.Enver të datës 31 mars 1975, propozon që Fatbardha Mileti të largohet nga rradhët e arsimit mbasi nuk i ka kushtet politike për të qëndruar në këte detyrë dhe pra nuk është e denjë për të edukuar brezin tonë të ri. Propozohet që Fatbardha Mileti të largohet nga radhët e arsimit, mbasi i mungojnë kushtet politike, si e padenjë për edukimin e brezit tonë të ri dhe të kalojë direkt në prodhim. Shef i seksionit kuadrit P/Komitetin Ekzekutiv K.P.Rrethit

Aleksandër Llusha Firma Lezhë më 26 .IV.1975 Mbasi lexon këtë raport partiak nuk është nevoja ta diskutosh sepse çdo gjë vendosej nga Partia. Cila është figura më frymëzuese për ju? Frymëzimi është i shumëllojshëm. Gjatë jetës mëson për shumë figura të larta që i kanë shërbyer kombit dhe botës dhe të zgjojnë dëshiren për studim e punë që të bëhesh e vlefshme në drejtim të shoqërisë. Jeta e nënave shqiptare është shumë frymëzuese. Mënyra se si ajo sakrifikon jetën e saj për mirërritjen e fëmijëve, është ndjenja më e lartë në jetë. Frymëzim nga autorë që tregonin për diskriminimin , që shtronin problemin e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, me histori, duke shfletuar e parë shpirtin njerëzor, plagët e gëzimet e tyre. Brenda punës gjenë kënaqësinë, kjo arrihet me këmbëngulje, përvojën e reflekton me atë që i përçon publikut. Kam përjetur lodhjen duke u kënaqur. Por në jetë ka frymëzime pafund... A keni menduar ndonjëherë se do të shkruanit një libër të tillë, për veten tuaj e për njerëzit që takuat në jetë? Ato që përjetova, kujtimet janë ende të freskëta, po ashtu edhe pasojat. Nuk është vetem rrëfimi im personal. Vjen një moment dhe do t’a tregosh jo vetëm të tjerëve, por edhe vetes se çfarë ke bërë me jetën tënde dhe me vjen mirë që arrita në përfundimin që kanë qenë vite të mundimshme, por dhe të mbushura me kënaqësi, me suksese në punë, në veçanti dashuria për nxënësit dhe dashuria e pakufi për familjen. Janë vite përpjekjesh dhe arritje të merituara. Njerëzit e parë që takon njeriu në jetë janë prindërit, që janë nektari i jetës, na rritën me dashuri, ditën të na mësonin, të na mbronin nga bota e ashpër e diktaturës, duke krijuar mundësinë e një ndjeshmërie të lartë për t’u mbrojtur. Lumturi kur u bëra nënë, të marrësh në duar fëmijën që të mbush jetën me gëzim, me diell pranvere atëherë kur isha e mërzitur... A do të ketë një libër tjetër pas ktij? Të shohim ç’më premton mosha. Kanë kaluar shumë dhjetëvjeçarë të jetës dhe kanë mbetur më pak kohë, të shohim...!

A keni një mesazh që doni të përcillni me anë të këtij libri? Mesazhi im është: Çmojeni jetën dhe shëndetin shumë, studioni e punoni gjatë gjithë jetës dhe mbroni


me forcë të drejtat dhe liritë e juaja. Duhet me dashtë njeriun, sidomos kur atë e kanë lënë pas dore, kur akanë harruar, braktisur, kur e kanë dëbuar, dënuar pa të drejtë. Mos u dorëzoni përpara vështirësive. Sa herë që do të rrezoheshin në jetë aq herë duhet të ngriheni, të ngriheni edhe më lart se më parë, që të vazhdosh e të përparosh. Mësoni të ruani lirinë tuaj, pa dëmtuar lirinë e të tjerëve. Dhe jetën e kam kthyer në mision, për të treguar të vërtetën se si jetohej në Shqipërinë totalitare, në këtë mision nuk jam e vetme, jam me të gjithë ato që vuajtën dhe më ato zëra që nuk mund të dëgjohen. Jam zëdhënëse e tyre...

Dëshmia/ Jozef Radi: Kur fëmijët e barakave u hapën “luftë” të lirëve

Jozef Radi, shkrimtar e përkthyes, që ndoqi gjurmët e të atit, Lazër Radi, një ndër intelektualët e arrestuar e dënuar nga komunizmi që në vitet e para të instalimit të diktaturës, dëshmon jetën e tij në internim. Dëshmi për kujto.al – Bisedoi: Blerina Gjoka Jozef, ju jeni një fëmijë i lindur në kampet e internimit të diktaturës, pasi familja juaj ishte dënuar dhe persekutuar. Çfarë do të thotë për ju ky fakt? Si është të jesh një fëmijë i lindur në internim? Të lindësh në një kamp internimi, më parë se të jetë diçka e tmerrshme për atë që lind aty, duhet të ketë qenë një dhimbje tejet e madhe për gjithë ata prindër që u detyruan t’i lindin fëmijët e tyre në të tilla kushte çnjerëzore. Dhe nuk kanë qenë pak po me mijëra. Në gjitha familjet që u persekutuan prej vitit 1944 deri në vitin 1954, lindshmëria e tyre ka qenë pothuajse zero. Ky është një tjetër krim ende i patrajtuar e i pastudiuar, pa harruar se personalisht kam njohur me qindra gra e burra që diktatura nuk u krijoi kushte, as besim për martesë, e nëse u martuan në moshë të shtyrë nuk patën fatin të kishin fëmijë… Prindët e mi në tragjedinë e jetës së tyre patën fatin të kenë njëri-tjetrin po edhe tre fëmijë edhe në kushtet e internimeve. Mund të them se në moshën e koshiencës, e konsideroja veten të kem qenë fat i madh i dy prindërve të mi, dhe ai gëzimi për të cilin ata kishin pasur dyshime se mund të ekzistonte! Lazër dhe Vitore Radi, të dy të dalë nga burgjet dhe nga hetuesitë makabre të bishave me fytyrë njeriu, i kishin degdisur në humbëtirat e braktisura nga dhiarët, kështu që ardhja e një fëmije, me gjithë trishtimet e tyre duhet të ketë qenë si dritë në fund të Tunelit të San Gotardit! Ajo çka mund të them duket si thikë me dy presa. Kur fillon ta kuptosh se je i përjashtuar nga çdo e drejtë njerëzore dhe nga çdo mundësi për të jetuar si njeri normal, të pushton pak nga pak si një trishtim i pakufi; më pas po pak nga pak e keqja të bëhet pjesë e lëkurës dhe inercisë së jetës, dhe pse ti beson se e keqja ka një fund. Ajo që mund ta përmbledhë me një frazë është: Në tragjedinë e një familjeje intelektuale pjesë e së cilës u bëmë tre fëmijë dhe katër nipa, e konsideroja fat që isha në pjesën e të vrarëve dhe jo vrasësve të jetës; të njerëzve që përfaqësonin diçka dhe jo atyre që nuk përfaqësonin asgjë! Por ajo çka unë këmbëngul ta theksoj gjatë gjithë kësaj përpjekjes sime është pyetja: Me çfarë të drejte është bërë ky abuzim i skajmë në disa breza ndaj fëmijëve që u lindën dhe u rritën nëpër kampe?! A u ka shlyer kjo shoqëri ndonjë dëm atyre?! A është përpjekur kjo shoqëri për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me këta breza fëmijësh?! A ka pasë ndonjë lehtësi integruese për këto gjenerata të pafajshmish të ndëshkuar rëndë, në integrimin moral dhe profesional?! Prandaj, më duhet ta theksoj se krimi më i madh që është bërë nën diktaturë është ai ndaj të pafajshmëve

|

Jozefi foshnje me nënën, Vitore ose Vitka Radi, në Ḉermë, 1958. Gjatë 33 viteve të para të jetës së tij Jozef Radi njohu vetëm jetën e internimit komunist. Ai është një fëmijë i kampeve famëkeqe të internimit që diktatura kishte ngritur për qindra e mijëra familje intelektuale që i konsideronte “armiq”. I dënuar që në lindje me mungesën e lirisë, në vitin 1957, Jozefi ishte i vetmi fëmijë në kampin e quajtur “kampi i 100 intelektualëve” në Kuç të Kurveleshit. Pasi ndoqi fatin e prindërve të tij në kampet e Gradishtës dhe Çermës, gjeti shokë si veten në kampin e Savrës, ku krijoi kujtimet e fëmijërisë dhe ku jetoi 31 vite të jetës deri kur ra “muri i frikës”. se bota i kishte izoluar pa të drejtë. Kështu, fëmijët e barakave nisën “luftën” si në romanet e tyre të parapëlqyer të Zhyl Vernit duke krijuar “armët” për të sulmuar “të lirët”, fëmijët që jetonin në shtëpitë prej guri. Kjo lojë fëmijësh zemëroi sigurimin e shtetit dhe u mor shumë seriozisht nga të rriturit. Ky ishte momenti kur ai kuptoi sa e egër ishte diktatura komuniste dhe pse prindërit e kishin ruajtur rrëfimi i vuajtjeve të tyre.

Lazër Radi me të birin Jozefin qe ne thërrisnim Nini.


dhe inkoshientëve, (më vijnë ndërmend 300 fëmijët e kampit të Tepelenës) që nuk arritën as dje e as sot ta kuptojnë pse e gjithë kjo armiqësi ndaj krijesave të pambrojtura e të pafajshme?! Vetëm kur t’i lexojë si duhet problemet e saj do të nisë emancipimi i një shoqërie. Anashkalimi, mospranimi apo shpërfillja e problemit ia lë nëpër këmbë problemin asaj shoqërie, dhe sigurisht rrezikon ta rrëzojë atë… Në çfarë kampesh keni jetuar? Çfarë kujtimesh ke nga fëmijëria në kamp? Si ishte jeta aty? Faktikisht kam jetuar në disa kampe si ai i Kuçit të Kurveleshit, Gradishtës, Çermës dhe Savrës, por kujtesës sime i shfaqet vakët Kampi i Çermës, ku kam jetuar 2 vjet e gjysmë dhe 31 vitet në Kampin e Savrës. Kujtimet e fëmijërisë sime janë shumë të bukura, sepse vetë fëminia nuk të lejon të merresh me të keqen e madhe. Duke qenë një kamp i madh e i ndarë përgjysmë, edhe e keqja e përbashkët zvogëlohej. Savra ishte një kamp me njerëz të kulturuar e të shkolluar, ku flitej e diskutohej për gjithçka, për muzikë, libra, kulturë, politikë, sport; kishte shkodranë të humorit e të batutës, kishte gra të bukura që i mbushnin me dritë rrugicat prej balte, po kishte edhe kryetar këshilli, edhe operativë sigurimi, që ishin të frikshëm, dhe hera-herë ajo egërsia e tyre përkthehej në arrestime dhe terror, kishte edhe spiunë, kishte mjaft spiunë, që sot kur kujtoj fytyrat e tyre dhe lexoj dosjen e babait me kap trishtimi pse i kam dashur dhe respektuar atë mjerimin e tyre në shërbim të së keqes… Savra në atë tragjiken e saj të vuajtjeve ka qenë magjia e fëminisë sonë dhe unë kam pasur shokë e miq me të cilët kemi ndarë ëndrra dhe kujtime të papërsëritëshme… Kjo me siguri vjen nga vlerat dhe edukata e familjeve që ata përfaqësonin, në atë kap interrnimi ku “ua kishte zënë rrota bishtin!” Kur e mësuat se ishit një fëmijë “i dënuar” që në lindje? Çfarë ju thanë prindërit për komunizmin dhe internimin? Prindët e mi sot i gjykoj si pedagogë të shkëlqyer! Ata janë përpjekur mos të na fusnin në armiqësi me komunizmin! Sepse edhe ajo do të ishte një traumë, sidomos në fazën e parë të adoleshencës. Po mund të them se pak nga pak u bëra koshient ndaj asaj ndarje dhe luftës klasore. Sa më shumë rritesha e kuptoja realitetin, po nuk duhet ta mohoj, se shiu ideologjik na lagte edhe ne. Vlen ta ilustroj këtë që them me një ndodhi. Duhet të kem qenë më pak se dhjetë vjeç, në verën të vitit 1965 ose 1966, kur si fëmijë reaguam “me luftë” ndaj kësaj ndarje. Si fëmijë të lexuar që ishim ne “të interrnuarit” po edhe të ndikuar nga filmat, vendosëm të reagojmë ndaj padrejtësive. Si model patëm “Djemtë e Rrugës Pal” të Molnar-it si dhe ca filma francezë si; “Tre Musketierët”, “Fan-Fan Tulipan” apo “Til Ulenshpigel”. Të cënuar në dinjitet, dhe duke mos u pajtuar me atë “Mur Berlini”, ne përgatitëm shpata, mburoja, llastiqe, bile shfrytëzuam edhe fantazinë e Zhyl Vernit, duke përgatitur edhe një “Top” me një pjesë e vjedhur nga një plug traktori, u shpallëm luftë “të lirëve”. Ne bëmë një grup me komandantin tonë, ata një grup me komandantin e tyre. Meqë lagjet ishin të ndara beteja bëhesh midis “shtëpive prej guri”, dhe “barakave prej pupuliti”. Sheshbeteja për ne bëhej më e lehtë, se kishim mburoje edhe kasollet e lopëve, po edhe arat e punuara, plisat e të cilave i kishim strukturuar si “kështjella”! Për gati një javë, herë paradite dhe herë mbasdite zhvillohej një betejë e vërtetë. U kapën edhe robër, u bënë edhe rrahje nga të dyja palët. Për të blerë bukën dilnim grup dhe ktheheshim grup! Si fëmijë, fituam ne “të interrnuarit”. Më pas, “të lirët” në krahun tjetër, e morën shumë seriozisht, dhe në këtë betejë për ta hynë edhe të rriturit, edhe këshilli popullor, edhe operativi i sigurimit dhe kështu u shprish kjo “luftë e drejtë”, e cila i ka mbetur e gjallë kujtesës sime, si të kishte ndodhur dje… Ky ishte ai ndërgjegjsimi fëminor i kësaj ndarje politike të egër, dhe i asaj lufte klasore që e mbushte vendin me viktima… Si nisi persekutimi komunist ndaj familjes tuaj? Pse u arrestua dhe u dënua babai juaj? Persekutimi i babait nisi si një projekt i qartë i luftës ndaj intelektualëve shqiptarë, projektuar që gjatë luftës ndaj okupatorit.

Babai kishte mbaruar për Jurisprudencë në Romë, dhe punonte si nëpunës dhe këshilltar juridik.

Në një barake te tille jetointe familja e Lazër Radit, ku u rrit Jozefi , në kampin e Savrë, 1960-1990. Pasioni i tij për letërsinë e gazetarinë, e kishte shtyrë të kontribuonte në disa gazeta si të periudhës mbretërore, asaj të pushtimit fashist, edhe pas kapitullimi të tij, në shtypin nacionalist. U dënua vetëm për shkrimet e botuara në gazeta. U akuzua së bashku me 61 personalitete në farsën e madhe të Gjyqit Special, prej një teneqexhiu si Koçi Xoxe, dhe një intriganti e aventurieri kriminel si Bedri Spahiu, me 30 vite burg. Familja e Lazër Radit, me tre fëmijë, dhe katër nipa, të 46 vitet e komunizmit, i ka kaluar nëpër burgje dhe kampe internimi, pa asnjë ditë të vetme jashtë këtij ndëshkimi të ashpër e të pajustifikueshëm shtetëror! Po me nënën tuaj çfarë ndodhi? Mbas arrestimit të tim eti, më 23 nëntor 1944, familja e tij e madhe me të vëllanë, gruan dhe dy fëmijë të mitur; nëna e tij së bashku me motrën, si dhe gruaja tij me dy fëmijë, një i mitur dhe një i porsalindur, u nxorrën nga shtëpia, iu sekuestrua gjithçka kishin, e u hodhën mes katër rrugëve… U vendosën në Durrës, në të afërm ku mund të mbijetonte me një mijë sakrifica. Sqaroj se mbas bombës në konsullatën sovjetike (shkurt 1952), edhe në qytetin e Durrësit u bë një fushatë arrestimesh masive. Shtatë persona, një prej të cilëve ishte edhe nëna ime 25 vjeçe, e vetmja grua mes tyre. U dënua si gruaja e “Armikut të popullit” Lazër Radi, dhe agjente jugosllave. Ishte shtator i vitit 1951. U dënua me dhjetë vite burg, gjatë hetuesisë ishte bërë tuberkuloze! Çfarë kujtimesh keni nga nëna dhe babai për vuajtjet e tyre, hetuesinë, dënimin dhe jetën në internim? Sa e vështirë ka qenë për ta? Siç e theksova edhe më sipër, prindët janë treguar tejet të kujdesshëm në rrëfimet e dramave të tyre tek ne fëmijët. Për fat ata ishin edhe njohës të disa gjuhëve të huaja, kështu që komunikimi mes tyre na përjashtonte ne fëmijëve. Besoj që kjo ka qenë mjaft pozitive. Me kohë ne e kuptuam pjesë-pjesë atë çka kishte ndodhur dhe cila ishte drama e tyre. Po ne kuptuam sakrificën e tyre, vlerat e tyre humane, stoicizmin e tyre të paepur, dinjiteti sipëror për mos t’iu nënshtruar së keqes. Nëna kishte pësuar gjatë hetuesisë tortura të paimagjinueshme. Sa herë arrestohesh dikush në lagje… (gjatë qëndrimit tonë në Savër u arrestuan rreth dhjetë persona) për disa ditë ajo ishte thellësisht e tronditur. Kurse babai ishte më gjakftohtë, i kujdesshëm po edhe i gatshëm për të përballuar çdo të keqe të pritshme…! Nëse babai ishte i paqëm dhe filozof, nëna ishte grua e thjeshtë, por në udhëkryqe të jetës, kurajo dhe fjala e saj e kapërcenin filozofinë e tim eti… Kam pasur fatin ta përcjell herë mbas here të vërtetën e tyre…


Në aq shumë dhimbje e vuajtje që përjetuan qindra-mijë shqiptarë dhe familja juaj nën regjimin komunist, duket se ka mbetur një gjë e paprekur, dinjiteti njerëzor. Pse, sipas jush, nuk pati hakmarrjeje nga të persekutuarit ndaj persekutorëve? Persekutimi i regjimit mbetet një tragjedi e madhe e kombit shqiptar, gjurmët e të cilit nisën para 1944, dhe vazhdojnë edhe sot. Ka një fakt të pamohueshëm. Pjesa më e shkolluar, më qytetare, më e kulturuar, më tradicionale, ishte pësuesja e madhe e kësaj drame, dje dhe sot. Pjesa më e vakët dhe më kriminale e shoqërisë shqiptare, e shpërdoroi Luftën çlirimtare dhe Pushtetin, për një qëllim jashtëkombëtar, atë të masakrimit të elitave, historisë dhe kulturës, duke u përpjekur të mbivendosë një kulturë efimere pa rrënjë… pjesa më e madhe e së cilës, ka përfunduar në kosh të historisë! Për ta mbajtur këtë stafetë, edhe sot ndjehet qartë se është “ruajtur me korrektesë” linja e diktaturës. Ju pyesni pse nuk pati hakmarrje. Unë mendoj se ka pasur hakmarrje, por do ta quaj hakmarrje morale! Është pikërisht kjo hakmarrja morale, që dita-ditës po u dëshmon fytyrën e vërtetë krimit dhe kriminelëve, të diktaturës dhe udhëheqësve të saj, fytyrën e vërtetë të abuzuesve të djeshëm dhe të sotëm si me pasurinë publike, me pushtetin apo me qytetarin… Nëse do të kishte një sistem drejtësie sado mediokër… Shqipëria do të ishte një hapsanë e pashembullt e ndëshkimit e krimeve të djeshme e të sotme, dhe abuzimi i skajmë i këtij pushteti dora-dorës po shfaqet si hallkë e diktaturës së djeshme. Hakmarrja sado e vyer që të ishte, do të hapte një zinxhir të pafund krimi. Në fund të fundit njeriu i emancipuar beson në ligjet, në moralin dhe drejtësinë hyjnore… Kurrsesi, një krim nuk sjell paqe përmes një tjetër krimi! Një shoqëri, për të cilën flitet rëndom ndër ne, jeton mbi ligje, dhe moral qytetar! Edhe pse kemi 30 vite demokraci a mendon se plaga e komunizmit vijon të pikojë gjak dhe se sistemi i ri nuk duhej të ngrihej pa i larë hesapet me të shkuarën? Çfarë duhet bërë për të krijuar memorien kolektive, që ajo që ka ndodhur me secilin prej të persekutuarve të mos harrohet? Asnjëherë s’kam besuar se mbas diktaturës do të vinte demokracia. Gjithçka kam shprehur ndaj kësaj kohe, e kam quajtur postdiktaturë. Demokracia është një luks i madh për vendet që dalin nga diktatura. Demokraci do të thotë emancipim. Një shoqëri trushpërlarë për 46 vite, dhe e zhveshur nga kulti i besimit, i ligjit dhe i pronës kërkon mjaft kohë për t’u quajtur demokraci. Ajo çka nuk e kisha besuar, ishte se mbas 30 vitesh nuk do të ishim këtu ku jemi sot! Kjo është tragjike. Qytetari shqiptar jeton jo vetëm nën ndëshkimin e shtetit, po edhe nën rrugaçërinë e njerzve të pushtetit, nën rrënimin institucional dhe abuzimin e skajmë të gjitha pushteteve: si atij legjislativ, atij ekzekutiv, pushtetit gjyqsor dhe atij mediatik. Pikërisht ky kthimit mbrapsht i kohës, po sjell edhe njëherë në skenë komunizmin, jo si ideollogji, po komunistët si forma të squllta, që në metamorfozën degraduese janë të gatshëm të marrin formën e çdo ene në të cilën futen. Ky pragmatizëm ordiner dhe bajat, me pasoja katastrofike, ka bërë të shfaqet figura e diktatorit, edhe atavizmat e diktaturës, të malcohen plagët e vjetra, e të rivriten sërish ata që dikur i vrau diktatura… Besoj se qytetari shqiptar po dëshmon një rezistencë të admirueshme ndaj një establishmenti abuziv e kriminal, besoj se beteja e “njeriut të vogël” me pushtetin e pakufi sot është në krahun e “njeriut të vogël”, të qytetarit që përpiqet të mbijetojë, që përpiqet të shkollohet, që lufton me shpirt nëpër dhëmbë të mbrojë pronën e vet, të mbrojë Teatrin, si shenjë e kujtesës dhe kulturës së tij, që merr rrugët e mërgimit për të mos u nënshtruar e për t’u dhënë një të ardhme fëmijëve, që proteston përditë, që bën art e dëshmon qytetari, që s’resht së demaskuari fasadat, korrupsionin e të korruptuarit, mjerimin e varfërinë, paftyrësinë e babëzinë… Janë të shumë ata që e kanë njohur vuajtjen dhe persekutimin dhe janë në këtë beteje të përditshme. Pse atyre ua kanë thyer rininë dhe ëndrrat ata janë në këtë betejë me qytetarinë e tyre të lartë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri që e ka bekuar Zoti, e që po e rrënojnë barbarët e pushtetit, ata që ndrrojnë maskat njëra mbas tjetrës, për të realizuar tragjedinë e rradhës thjesht për hijen e lavdisë së rreme…

Thanas L. GJIKA PËR KONFERENCËN SHKENCORE QË DO T”I KUSHTOHET 75-VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË SHQIPËRISË. Akademia e Shkencave e RSH shpalli disa javë më parë se do të mbajë një konferencë shkencore kushtuar 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi me synim për të vënë në dukje antifashizmin popullor. Luftën Antifashiste e mbështeti populli, madje ai pësoi dëmet e saj, por këtë luftë e organizuan dhe e drejtuan forcat politike: forcat mbretërore, nacionalistët, Partia Komuniste Shqiptare dhe Balli Kombëtar. Mirëpo deri sot historia jonë zyrtare ka qenë e shtrembëruar prej diktatorit Enver Hoxha dhe studiuesve që shkruanin e shkruajnë sipas dëshirave, synimeve dhe diktimeve të tij dhe klanit të tij. Duke menduar se mund të sjell një farë ndihme që kjo konferencë të arrijë rezultate sa më të vlefshme me referatet dhe kumtesat që do të mbahen, po jap disa mendime.* * * Çlirimi i Shqipërisë nga nazi-fashizmi është një nga pesë ngjarjet më të rëndësishme që përjetoi populli ynë gjatë shekullit të XX-të: 1. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Kjo ngjarje solli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar në gjysmën e territoreve të banuar nga populli ynë, për shkak të imponimit të politikës antishqiptare të Perandorisë Ruse ndaj Fuqive të Mëdha të asaj kohe. Gjysma tjetër e territoreve shqiptare iu dha më 1913 shteteve fqinjë: Sebisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kështu u krijua një Shqipëri e vogël dhe një Serbi e madhe që përfshiu shumë territore jo serbe të banuar nga shqiptarë, bullgaro-maqedonë dhe hungarezë (këta iu dhanë më 1919). 2. Në gusht të vitit 1941 Gjermania Naziste pasi pushtoi shtetin Serbo-Kroato-Slloven ia ktheu Shqipërisë pjesën më të madhe të territoreve që i ishin dhënë padrejtësisht Serbisë e Malit të Zi. Kështu u krijua Shqipëria e bashkuar, e cila ishte një arritje e madhe kombëtare edhe pse Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia Fashiste. Në të vërtetë ky shtet i bashkuar shqiptar nuk mund të quhej Shqipëri etnike, sepse në të nuk u përfshinë gjithë territoret ku banonte populli shqiptar. 3. Më 28 nëntor 1944 u shpall çlirimi nga zgjedha nazi-fashiste (një vit më vonë si datë e çlirimit u quajt 29 nëntori 1944, datë e cila festohet dhe sot). Shqipëria pas kësaj date u rizvogëlua në kufijtë e Shqipërisë londineze. 4. Më 12 dhjetor 1990 Partia e Punës së Shqipërisë, vijuesja e PKSH-së, u detyrua të shpallte pluralizmin në Shqipëri, pra kapitullimin e regjimit diktatorial komunist njëpartiak me ekonomi të centralizuar.


5. Më 11 qershor 1999 u shpall çlirimi i Kosovës mbas bombardimeve të suksesëshme të forcave të NATO-s dhe të luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Këto pesë ngjarje kanë qenë fitore të mëdha për popullin shqiptar, por ato nuk u përjetuan dhe nuk u shfrytëzuan si duhej prej klasës politike shqiptare, prandaj ato dhanë frute më të pakta sesa duhej të

17 Nëntor 1944, lufta e paqenë e Tiranës,. Gjermanët këputën veç minarën e xhamisë, që do ta kishin rrafshuar fare, po të kishin dashur. Këputja e minarës ishte një akt simbolik. Luftën e Tiranë Akademia e Shkenca me historianët e saj e ngritën në epope fantastike,. Partizanët paskëshin luftura kundër 10.000 gjermanëve, dy divizione, ku paskëshin qene vra 3000 gjermanë, një piramaidë të tërë, që kokërr gjermani s’ishte vra. Ku forcat gjermane e kishin lenë Tiranën paqësisht qyshë me 27 tetor, 20 ditë më përpara <Ja me këtë rrena është shkruar luifta NḈL (redaksia). jepnin. Këto mosrealizime nuk kanë ndodhur vetë m për shkak të pengesave që na kanë krijuar shtetet që nuk na kanë dashur të mirën, as për shkak se aleatët tanë nuk na ndihmuan sa duhej, por dhe për fajin tonë. Ne duhet të pranojmë se kemi qenë dhe vijojmë të jemi ende një popull kombëtarisht i përçarë dhe moralisht i dëmtuar rëndë, për shkak të pushtimit të gjatë turk, politikës antishqiptare të Rusisë Cariste dhe diktaturës së egër komuniste. Dëmin përçarës brenda kombit me anë të imponimit të fesë islame dhe atë të shkëputjes nga kontinenti mëmë europian, që i shkaktoi popullit tonë sundimi turk e ka vënë bukur në dukje më 1989 Prof. Rexhep Qosja: “Perandoria Osmane ka ngritur mur mes shqiptarëve dhe Evropës, në radhë të parë me ideologjinë fetare islame si ideologji e saj shtetërore, por jo vetëm me të. Robëria turke ka cënuar rëndë zhvillimin e popullit shqiptar: ia ka këputur lidhjet që deri atëherë ka vënë me Evropën; ia ka ndërruar drejtimin që deri atëherë ka përvijuar; ia ka çrregulluar ritmin jetësor që deri atëherë ka krijuar. Duke e shkëputur prej Evropës, pothuaj, në të gjitha pikpamjet, robëria turke do ta vonojë zhvillimin e popullit shqiptar, mandje në të gjitha fushat: materiale, ekonomike, kulturore, qytetëruese urbane.”

Kurse sistemi i diktaturës së egër komuniste, përmes terrorit dhe luftës së egër të klasave, varfërimit të skajshëm dhe izolimit na e shkatërroi moralin e lashtë të krijuar gjatë mijëvjeçarëve mbështetur mbi normën e besës, trimërisë, liridashjes, mikpritjes, mirënjohjes, përkrahjes së të dobëtit, etj. Zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe i Vetingut, dy procese, që janë ndërmarrë prej aleatëve tanë, SHBA-ve dhe BE-së, do të sjellin krijimin e shtetit ligjor, pra ndërprerjen e korrupsionit dhe pastrimin e pushtetit politik nga oligarkët që kanë pushtuar dhe kanë komanduar qeverinë shqiptare gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Ndërprerja e korrupsionit, mënjanimi i oligarkëve nga pushteti dhe dënimi i tyre, do të përbëjnë bazën për arritjen e sukseseve më të rëndësishëm të Shqipërisë paskomuniste. Do të fillojnë investimet e huaj, do të hapen shumë vende pune, njerëzit do të punësohen dhe emërohen sipas meritave e kualifikimit. Emigracioni do të pakësohet, madje do të kërkohen krahë pune dhe kuadro të kualifikuar edhe nga jashtë. Mirëpo që rezultatet e këtij procesi jetëdhënës në aspektin ligjor të japin rezultate sa më të mëdha duhet që ato të shoqërohen me arritje në aspektin moral, politik dhe shoqëror. Për të arritur zhdukjen e të metave kryesore që sundojnë sot në shoqërinë tonë, si konfliktet shoqërore e klanore, urrejtja midis shqiptarëve, shkelja e lirive të medias, vlerësimi i njerëzve jo sipas aftësive por sipas partishmërisë, mungesa e atdhetarizmit, etj, duhet që individët, grupet shoqërore dhe partitë politike të ndërmarrin një proces të sinqertë pastrimi (katarse) ndaj mendësive që kemi trashëguar prej ideologjisë komuniste dhe pasojave të saj shkatërruese. Dobësitë tona janë njerëzore vijnë ngamungesa e kulturës morale. Eshtë shumë e nevojshme të ndërtohet shqiptari si njeri larg mendësisë së urrejtjes, mendësisë së populizmi, ksenofobisë, racizmit të ri, përndryshe populli ynë nuk mund t'i përkasë njerëzimit modern që në çdo fushë shoqërore, politike, ekonomike, kulturore dhe sociale dallohet për dinjitetin e tij, përvlerat e tij të çmueshme morale. Të tillë njerëz bashkohen jo vetëm brenda shoqërisë kombëtare, por edhe në planin botëror për mbarëvajtjen e shoqërisë njërëzore. Dhe kjo fillon së pari nga shkolla, e cila gjatë diktaturës ishte e politizuar, kurse mbas ndërrimit të regjimit u dobësua shumë për shkak të një liberalizmi të shfrenuar, korrupsionit dhe rënies së kërkesave. Pra, krahas forcimit të anës shkencore, luftës kundër korrupsionit na duhet që tekstet mësimore të mbarë botës shqiptare të kenë vlerësime të njëjtë ose të afërt për dukuritë, personalitetet historike, grupet ose partitëpolitike dhe për ngjarjet historike. Vetëm kështu do të arrijmë që të realizohet evoluimi edhe i ish-komunistëve kokëfortë dhe i mbështetësve të tyre, që vijojnë t'i i quajnë armiq, tradhëtarë e neofashistë të gjithë bijtë e pasardhësve të nacionalistëve, ballistëve, legalistëve dhe intelektualëve të formuar në Perëndim, baballarët e të cilëve PKSH-ja, për të realizuar marrjen dhe mbajtjen e pushtetit politik dhe ekonomik si forcë e vetme, i shpalli armiq e


ndikojë në rritjen morale të popullit dhe ecjen drejt pajtimit kombëtar. Disa prej krimeve kryesore që ka kryer PKSH/PPSH-ja dhe shteti diktatorial ndaj popullit shqiptar i kemi shtjelluar në artikujt tanë Thembra e Akilit e studiuesit Pëllumb Xhufi, Politizimi i historisë – krim kombëtar dhe Lufta e klasave – kanceri i politikës dhe shoqërisë shqiptare. Këtu sa për t'ua kujtuar organizatorëve të konferencës shkencore po riprodhoj shkurt disa nga krimet kryesore të diktatorit Hoxha, të PKSH/PPSH-së dhe të shtetit diktatorial, krime të cilat në referatet dhe kumtesat e kësaj konference duhet të analizohen dhe dënohen me kurajo dhe pa hezitim.

I vrari në rrugë s’është gjerman por një qytetar tirana I pushkatuar nga partizanë, që me atë 17 Nëntor 1944 I lanë sokaqet e qytetin me gjak intelektualësh e patriotësh, ky ishte “çlirimi” I tribëtuar. Kokërr gjermani s’u vra në ato ditë. Komunuistët gjetën shka të ndërtojnë histori të rreme e heroj të rremë, duke I paraqitur ne filma, si luftë e tmerrshjme dhe herozma të paqenë. (redaksia). tradhëtarë pa fakte e pa gjyqe, ose me gjyqe fallco . Pasi e mori pushtetin kjo parti e mbajti atë 47 vjet duke zbatuar politikën e luftës së klasave, për të trembur popullin. Propaganda e fuqishme pro partisë dhe udhëheqjes së saj, arrestimet, internimet dhe shpallja e njerëzve “agjentë e armiq të partisë e të popullit” kryheshin sipas një plani të caktuar. Përmes kësaj politike PKSH / PPSH-ja arriti të siguronte nënshtrimin dhe respektin e detyruar të shumicës së popullit. Mirëpo ky nënshtrim e ky respekt, që shpreheshin me votimet 99.99 %, ishin dukuri fiktive dhe jo reale. Ato e kishin burimin te frika. Ky fallsitet u zbulua mbas shpalljes së pluralizmit në zgjedhjet e marsit 1992, kur populli votoi mbi 75 % për Partinë Demokratike. Ndërkohë, mosqeverisja e mirë e Partisë Demokratike gjatë dy radhëve që iu dha pushteti (1992-1997 dhe 1999-2013) bëri që populli në zgjedhjet e vitit 2013 t'ia jepte shumicën e votave Partisë Socialiste, bijës së PPSH-së, kësaj partie që e kishte lënë të uritur. Edhe sot, me metoda të ndryshme, kryeministri Edi Rama ka arritur që shumica e popullit shqiptar brenda Shqipërisë të jetë me Partinë Socialiste, ndonëse kjo parti duke iu bindur oligarkëve nuk ndjek një politikë sociale edhe pse quhet parti e së majtës. Me pak fjalë, që festa e 75-vjetorit të çlirimit të na gjejë në rrugë të mbarë për të arritur suksese që nuk i kemi arritur dot më parë është e mira që forca më e madhe politike, Partia Socialiste në konferencën shkencore kushtuar këtij përvjetori të udhëzojë kumtuesit, që të dëshmojnë e të kërkojnë dënimin e shumë gabimeve e krimeve që u kryen gjatë sundimit diktatorial të PKSH/PPSH-së, si dhe gjatë këtyre 27 vjetëve qeverisje pluraliste me gabime nga të dy forcat kryesore politike të majta e të djathta. Një analizë objektive e gabimeve të kryera deri sot dhe një e kërkuar më fal nga ana e drejtuesve të PS-së do t'i detyrojë edhe drejtuesit e partive të tjera politike si Balli Kombëtar, Legaliteti, Partia Demokratike, Partia Republikane, etj të bëjnë dhe ato shpëlarjen e tyre nga gabimet e krimet që kanë kryer deri sot. Ky proces do të

1. Roli i emisarëve jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha për vënien e Enver Hoxhës në krye të PKSH-së dhe orientimet që ata dhanë për politikën e kësaj partie, kanë qenë të dëmshme. Enver Hoxha nuk meritonte të zgjidhej sekretar i përkohshëm i PKSH-së e më tej sekretar i përgjithshëm i asaj partie, sepse ai nuk ishte anëtar i asnjë grupi komunist dhe nuk e njihte teorinë Marksiste-Leniniste. Komunistë që e njihnin këtë teori ishin Zef Mala, Sejfulla Malëshova, Llazar (Zai) Fundo, Koço Tashko, Anastas Lulo, Sadik Premtja, Aristidh Qendro, etj, por Miladini dhe Enveri i luftuan këta dhe i asgjësuan sepse po të merrnin ata drejtimin e PKSH-së, kjo parti nuk do të ishte e nënshtruar ndaj urdhërave të PKJ-së. 2. Emisarët jugosllavë i detyruan komunistët shqiptarë që në ditën e themelimit të PKSH-së të mos e përmendnin ekzistencën e Shqipërisë së bashkuar dhe aq më pak nevojën e krijimit të Shqipërisë etnike në fund të L2B sipas të drejtave të Kartës së Atlantikut. Ata i detyruan udhëheqësin e PKSH-së dhe anëtarët e saj që ta shtrinin veprimtarinë e tyre organizative, politike e ushtarake vetëm brenda kufijve të Shqipërisë londineze. Kjo tregonte se territoret shqiptare që i ishin dhënë padrejtësisht Serbisë e Malit të Zi më 1913, shumicën e të cilave Gjermania Naziste ia kishte kthyer Shqipërisë në verë të vitit 1941, duhej t'i ktheheshin përsëri Jugosllavisë që do të formohej në fund të L2B. Nënshtrimi pa kushte i udhëheqjes së PKSH-së ndaj vijës politike të PKJsë ishte tradhëti kombëtare, e cila që nuk ka pse të lihet pa u dënuar, si është lënë deri sot. 3. PKSH-ja gjatë L2B dhe mbas saj, punoi me rrugë të ndryshme, me propagandë dhe dhunë, që t'ua mbushte mendjen anëtarëve të saj dhe mbarë popullit shqiptar, se nuk duhej të mendonin për pjesën e popullit që kishte mbetur jashtë kufijve të vitit 1913. 4. Në dhjetor të vitit 1947 Enver Hoxha kërkoi bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë si republikë e saj. Analisti Mërgim Korça në bazë të dokumenteve të gjetur në Arkivin Qendror të Shtetit, ka vënë në dukje se në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKSH më 15 dhjetor 1947, në praninë e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiç, Enver Hoxha deklaroi: “…tani që e likuiduam këtë pengesë (Nako Spirun – shënim sqarues i Mërgim Korçës), duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.) se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si


shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” Për këtë deklaratë Enver Hoxha nuk bëri kurrë autokritikë. Deri sa vdiq, ai nuk pranoi kurrë të kritikonte dhe dënonte gabimet dhe krimet që kreu ai e bashkëpunëtorët e tij gjatë Luftës Antifashiste dhe mbas saj. Historianët shqiptarë në këtë konferencë nuk ka pse të vijojnë fshehjen dhe mosdënimin e krimeve që kreu Enver Hoxha, herë i detyruar prej emisarëve jugosllavë dhe udhëheqësit të PKJ-së Josif Broz Titos, ose prej J.V. Stalinit e Mao Ce Dunit dhe herë prej interesave të tij pushtetore. 5. Një tjetër tradhëti kombëtare e kryer prej PKSH-së është dhe mohimi i rezistencës që iu bë ushtrisë fashiste italiane më 7 prill 1939 dhe i dëshmorëve që ranë gjatë atyre luftimeve. Edhe pse pjesëmarrja ishte e pakët, forcat shqiptare të përbëra nga një pjesë e ushtrisë mbretërore, e xhandarmarisë dhe nga disa qytetarë vullnetarë, kryen një rezistencë të denjë në Durrës. Ata e detyruan pjesën e ushtrinë italiane që zbarkoi të rikthehej në anijet dhe i shkaktuan asaj 124 viktima (shtypi anglez i atyre ditëve përmendi 300-400 italianë të vrarë). Kurse nga radhët e forcave shqiptare atë ditë në Durrës ranë nëntë dëshmorë, të cilëve gjatë mbasdites iu shtua dhe një qytetar ortodoks, i cili kundërshtoi pushtimin duke e lyer dhe djegur veten me benzinë te sheshi i qytetit para ushtrisë italiane që ishte renditur për të festuar fitoren. Emrat e këtyre dëshmorëve janë: Mujo Ulqinaku, Hamid Dollani, Haxhi Tabaku, Hysen Koçi (Kallço), Ibrahim Osmani, Isak Metalija, Ismail Reçi, Ramazan Velia (Lezha), Hamit Vesho, si dhe qytetari orthodoks që dogji veten, emri i të cilitderi sot nuk është verifikuar ende. Kjo konferencë do të bëjë një akt atdhetarie po ta vlerësojë rezistencën e 7 prillit 1939 që u zhvillua në Durrës dhe në qytete të tjerë ku ranë dhe këta dëshmorë: në Sarandë Mitro Dhimërtika, në Shkodër Tonç Toma; në Berat Zenel Blana dhe në Vlorë dy dëshmorë. Emrat e dëshmorëve të Vlorës janë ende të paverifikuar. Dëshminë për dy dëshmorët e rënë në Vlorë na e ka dhënë Prof. Sami Repishti, i cili e pati dëgjuar këtë fakt prej dy malësorëve bashkëvuajtës në Burgun e Shkodrës, ish-pjesëmarrës në luftimet e Vlorës. 6. A nuk duhet dënuar fakti që anëtarët e grupeve komuniste shqiptare nuk morën pjesë në asnjë nga luftimet e 7 prillit, si dhe fakti tjetër se asnjë prej këtyre 15 të rënëve për liri nuk është vendosur në ndonjë prej Vorrezave të Dëshmorëve në Tiranë, ose qytete të tjerë të Shqipërisë? Ata nuk janë përmendur në asnjë tekts historie dhe as te “Fjalori Enciklopedik Shqiptar”. Mohimi i dëshmorëve të 7 prillit 1939 nuk ka pse të lihet pa u dënuar, sepse e ka emrin tradhëti kombëtare. Tradhëti kombëtare edhe më e rëndë ka qenë dhe mohimi i Proklamatës / Marrëveshjes së Mukjes që u realizua më 1-3 gusht 1943 midis delegatëve të forcave balliste, nacionaliste e komuniste, të cilët u ulën si të barabartë në tavolinë dhe zgjodhën Komitetin për Shpëtimin e Shqipërisë. Ky komitet formuloi Marrëveshjen (Proklamatën) e përbashkët për vijimin e luftës kundër pushtuesit italian dhe çdo pushtuesi tjetër që mund të vinte. Aty u kërkua që në mbarim të L2B të krijohej

Shqipëria etnike sipas të drejtave të Kartës së Atlantikut, kurse çeshtjen e pushtetit u la të vendosej prej popullit në zgjedhjet e lira që do të organizoheshin mbas luftës. Përgjegjësinë kryesorë për këtë akt e ka Miladin Popoviçi, i cili mbasi e lexoi e grisi Marrëveshjen dhe copat e letrvs ia hodhi Enver Hoxhës në fytyrë duke e urdhëruar qëta mohonte sa më parë. Po ashtu dhe Enver Hoxha, si zbatues i këtij urdhëri ka përgjegjësinë e vet dhe duhet dënuar. Këtë skenë që ndodhi në Vithkuq të Korçës e ka shkruar pjesëtari i delegacionit të PKSH-së, Doktor Ymer Dishnica në një intervistë botuar te gazeta Rilindja Demokratike më 1994. 7. Më 10 shtator 1943, Enver Hoxha e thelloi më tej veprimtarinë e tij antikombëtare. Ai shkroi me pseudonimin Shpati, një shkresë sekrete me të cilën i urdhëronte organizatat bazë të PKSH-së që ta shpallnin Ballin Kombëtar tradhëtar dhe bashkëpunëtor të pushtuesit dhe ta luftonin me armë. Kjo shkresë ishte një hap tjetër drejt tradhëtisë kombëtare. Ajo shkresë jo vetëm e asgjësonte Marrëveshjen e Mukjes, por e shpallte Ballin Kombëtar “tradhëtar e bashkëpunëtor të pushtuesit”, kur në fakt forcat balliste deri në atë datë kishin luftuar së bashku me forcat partizane kundër pushtuesve italianë. 8. Ndërkohë nuk mund të lihet pa u kritikuar dhe pa u cilësuar tradhëti edhe braktisja e atdheut prej Mbretit Zogu i I pa shkrepur asnjë pushkë, si dhe çoroditja e shumëforcave të Ballit Kombëtar, të cilat pas 10 shtatorit 1943, të ndodhura përballë pushtuesve të rinj gjermanë nga njëra anë dhe forcave partizane nga ana tjetër, gjetën si zgjidhje bashkëpunimin me forcat gjermane. Braktisja e atdheut prej Mbretit pa ia bërë bamp dhe transformimi i shumicës së forcave balliste nga forca patriotike antifashiste në bashkëpunëtore të pushtuesve të rinj gjermanë, e ka gjithashtu emrin tradhëti kombëtare, prandaj është dënuar deri sot dhe nuk mund të falet. Mendoj të ketë disa kumtesa kritike ndaj potitikës së PPSH-së për izolimin e Shqipërisë, për varfërimin e popullit dhe ushtrimin e luftës së klasave ndaj pasardhësve të Ballit Kombëtar, Legalitetit e nacionalistëve në vitet 1944-1991. Në po këtë plan vlen të kritikohet dhe fryma e luftës midis partive politike dhe simpatizantëve të tyre në vitet 1992-2019, si variant i ri i luftës së klasave, gjë që ka mbajtur gjallë urrejtjen dhe përçarjen midis bashkëqytetarëve të Shqipërisë. Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare ka qenë një ngjarje e rëndësishme e popullit shqiptar dhe nuk mund ta nënvlerësojë askush. Por vlerat e saj nuk pakësohen po të thuhet e vërteta për sasinë e partizanëve dhe të dëshmorëve të saj. Mbivlerësimet e bëmave dhe shumëfishimi i numërit të partizanëve dhe dëshmorëve që ka bërë deri sot propaganda dhe kalemxhinjtë e PKSH/PPSH-së dhe vijueses së tyre PS-së, në fakt pvrbëjnë një poshtërim të asaj lufte dhe pjesëtarëve të saj. Dihet se ushtria partizane nuk e mundi dhe nuk e hodhi ushtrinë italiane në det si e mundi dhe e hodhi ushtria vullnetare shqiptare në vitin 1920. Ushtria partizane nuk çliroi asnjë qytet të pushtuar prej ushtrisë fashiste italiane, ajo nuk organizoi asnjë betejë për mbrojtjen e qyteteve nga pushtuesit e rinj gjermanë. Të cilët e zëvendësuan ushtrinë


italiane paqësisht. Madje, vlen të thuhet se ushtria partizane u shpartallua gjatë operacionit ushtarak që kreu ushtria gjermane në dimrin e viteve 1943-1944. Numëri i ushtrisë partizane nuk arriti kurrë në 70.000, si është shkruar nëpër tekste mësimore dhe fjalime udhëheqësish. Sipas statistikave të botuara te Fjalori Enciklopedik Shqiptar vëll. II, 2008 në zërat Brigadat e Ushtrisë Na-Çl, del se deri më 24 prill 1944 kishte 5.075 partizanë, kurse deri në fund të luftës, më 28 nëntor 1944, ky numër arriti gjithsej në 26.877 partizanë. Edhe numëri i dëshmorëve nuk ka qenë 28.000 si ka deklaruar Enver Hoxha dhe është thënë nëpër tekste, fjalime e festa. Pas një pune shumëvjeçare një grup studiuesish hartuan serinë “Yje të pashuar” me 20 vëllime, ku arritën të shkruajnë biografinë e 2.800 dëshmorëve, sepse ata nuk gjetën as emra as biografi për dëshmorë të tjerë. Kurse studiuesi Teodor Kareco në librin e tij “Jo 28.000 dëshmorë, vetëm 3.500” mbështetur në të dhëna të arkivave të disa ministrive, ka nxjerrë se në vitin 1946 merrnin përkrahje ekonomike vetëm 2.396 familje dëshmori. Kurse numëri i përgjithshëm i dëshmorëve, shkruan ai, mund të jetë jo më shumë se 3.500. Që kjo konferencë shkencore të ndihmojë për realizimin e pajtimit kombëtar, për të cilin ka aq shumë nevojë shoqëria shqiptare, është e nevojshme që të trajtojë dhe nevojën e heqjes së yllit partizan nga Vorrezat e Dëshmorëve në Tiranë dhe qytetet e tjerë ku ka të tilla vorreza. Në këto vorreza është mirë të vendosen eshtrat e gjithë dëshmorëve që kanë rënë për lirinë e atdheut që nga viti 1878 e deri më 29 nëntor 1944, pra edhe dëshmorët e Rilindjes e pas saj, si dhe nacionalistët, ballistët, legalistët etj që dhanë jetën për lirinë e atdheut. Mendoj se numëri i tyre është më shumë se 7.000. E në këtë numër dëshmorësh, partizanët që ishin anëtarë të PKSH-së (ata që i besonin yllit komunist, ishin vetëm 1.057 sipas të dhënave të vetë Komitetit Qendror të PKSH të vitit 1946); përbëjnë një pakicë. Pajtimi kombëtar dhe uniteti kombëtar nuk vjen duke vijuar shtrembërimet dhe gënjeshtrat, duke zmadhuar vlerat e njërës palë e duke nënvlerësuar e asgjësuar vlerat e palëve të tjera. Pajtimi kombëtar vjen po të mbajmë qëndrim të moralshëm, qëndrim objektiv shkencor ndaj të gjitha dukurive politike e shoqërore, kombëtare e krahinore, ndaj ngjarjeve, personaliteteve, organizatave dhe partive dhe sidomos, po të vlerësojmë si duhet viktimat e diktaturave komuniste dhe nazifashiste. Data 23 gusht është shpallur Dita e Kujtesës së miliona viktimave të komunizmit dhe nazizmit, që u shkaktuan si rrjedhim i deportimeve në masë, i vrasjeve dhe zhdukjeve pa shenjë, i viktimave të kampeve të punës dhe kampeve të përqendrimit të këtyre regjimeve. Qeveria e sotme shqitare nuk e ka njohur këtë ditë, gjë që, si shkruan analisti Frank Shkreli, do të thotë se “Shqipëria jonë, zyrtarisht, nuk e ka gjetur ende vullnetin politik, forcën morale as dinjitetin kombëtar për tu bërë pjesë e Evropës, në këtë ditë të kujtimit të viktimave të komunizmit -- dhe për të treguar dinjitetin e saj përball totalitarizmit në përgjithsi, megjithse politikanët e të gjitha ngjyrave dhe të partive kryesore politike shqiptare të këtyre 30-viteve post-komunizëm – bërtasin me të madhe,

në përpjekje për të na bindur se ata i ndajnë vlerat me botën perëndimore.” Pa moral, pa objektivitetit shkencor dhe pa art realist nuk ka përparim. Për fat të keq shumica e studiuesve me mendësi komuniste ose socialiste nuk i lexojnë, ose i hedhin poshtë studimet dhe rezultaret e studiuesve dhe analistëve që vijnë nga radhët e të përndjekurve, ose të studiuesve të paanshëm si Uran Butka, Pjetër Pepa, Agim Musta, Tomor Aliko, Agron Tufa, Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, Kastriot Dervishi, Çelo Hoxha, Lek Pervizi, Eugjen Merlika, Mërgim Korça, Jozef Radi, Muharrem Dezhgiu, Beqir Meta, Enver Memisha, Teodor Kareco, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Idriz Lamaj, Frank Shkreli, Ardian Ndreca, Fritz Radovani, Fatmir Terziu e mjaft të tjerë, shkrimet e të cilëve unë nuk kam mundur t'i gjej. Studiuesit dhe anvtarët e PS-së me mendësi komuniste nuk i lexojnë ose i përçmojnë veprat letrare që riprodhojnë me realizëm jetën e të përvuajturve nën diktaturën komuniste si Atë Zef Pëllumbi, Sami Repishti, Visar Zhiti, Frederik Reshpja, Astrit Lulushi, Faruk Myrtaj, etj. Që kjo konferencë shkencore të sjellë dritën e duhur, është e nevojshme të nxisë kurajon qytetare për nxjerrjen e së vërtetës, e cila është shtrembëruar për 75 vjet me radhë. Këtë punë duhej ta kishte bërë Partia Socialiste që në vitet e para të formimit të saj dhe nuk kishte pse të ishte manipuluar shkenca dhe shoqëria jonë me gënjeshtra këto 28 vjet...

Thanas L. Gjika

SHENIM Duke lexuar disa gazeta që botohen në Shqipëri dhe komentet që u shtohen shumëartikujve, nuk ka si të mos mendojë njeriu se shumë ish-komunistë, ish-sigurimsa dhe bij të tyre nuk duan të kuptojnë se gjatë kohës së diktaturës u kryen shumë krime të panevojshe që duhen dënuar. Ata nuk e kuptojnë se nuk është krim vetëm kur vritet padrejtësisht një njeri, por edhe kur njeriut i vritet liria, kur i merret prona që e ka vënë me punën e djersën e disa brezave, kur i mohohet e drejta dhe e vërteta. Kur njeriut i vritet liria, prona, e drejta dhe e vërteta, ai përjeton vdekjen shpirtërore që është e barabartë me vdekjen fizike. Diktatura komuniste ua vrau shumicës së shqiptarëve liritë dhe të drejtat njerëzore (lirinë e besimit, lirinë e fjalës, lirinë e lëvizjes, lirinë e organizimit të partive politike, lirinë e tubimit, të grevës, etj). Me të tilla krime diktatura komuniste vrau moralin dhe shkatërroi sistemin e vlerave njerëzore në ndërgjegjen e shqiptarit. Prandaj "njeriu i ri i socializmit", që përbën pjesën dërmuese të klasës së sotme politike, që sundon Shqipërinë me metoda neokomuniste, është një qenie pa moral, që nuk përiqet për të dënuar krimin komunist, por lufton kryesisht për interesat e veta, interesa që janë të lidhura me klanin Hoxha që e krijoi dhe e ndërdor (manipulon). Në një të ardhme të afërt të gjithë këta shqiptarë që nuk duan t'i njohin e t'i dënojnë krimet e komunizmit, do të ngjallin neveri tek pasardhësit e popullit tonë, madje dhe te pasardhësit e tyre, sepse Shqipëria do t'i bashkohet Europës dhe shqiptari do të ketë një mentalitet europiano-perëndimor, që është i kundërt me mentalitetin komunist e neokomunist...


Ambasadori rus dhuroi xhamadanin e tij të artë (In Memoriam: Kisha e Madhe ose Kathedralja e shën Shtjefnit në Shkodër në 161-vjetorin e ndërtimit të saj)

Klajd Kapinova Shtatë prill 1858 dhe viti 2000... “Së këndejmi, shikuar nga aspekti politiko-juridik, Kisha e krishterë është bartëse e institucioneve dhe normave shtetërore romake, zbatimi i të cilave nënkuptohet në sintagmën - unitas et libertas, gjegjësisht uniteti dhe liria - në të cilën shprehet funksionimi i pragmatizmit politik të Perandorisë Romake ndaj popujve të nënshtruar dhe kulturave të ndryshme. Sepse ky unitet dhe liria në të, janë korelativ i fuqisë shpirtërore përmes së cilës ruhet identiteti dhe entiteti i bartësve të një kulture. Kjo është dëshmuar me plotëkuptimin e fjalës në krijimtarinë intelektuale, politike e kulturore, filozofike e shkencore, në art, letërsi, muzikë dhe veprimtaritë tjera shpirtërore të njeriut të botës së krishterë.” – Akademik Zef Mirdita, Kroaci Dihet mirëfillti, se Krishtërimi depërtoi në vendin tonë, që në shekullin e parë të përhapjes së tij. Për këtë, historiani e albanologu i shquar i mesjetës së Ballkanit, kroati dr. Milan Shuflaj, shkruan: "Fillimi i krishterimit ndër këto vise (të Shqipërisë, shënim i K.K.) bën pjesë në historinë e shek. I të këtij besimi" (M. Sufflay, "Serbët dhe shqiptarët", 1926, f.121). Nga vetë përhapja e hershme e kësaj feje në Shqipëri, kuptohet, që kjo ka lënë gjurmët e veta të pashlyeshme në gjuhën dhe historinë e këtij vendi dhe populli stoic e martir. Midis të tjerave, kjo mund të vëhet edhe në rrafshin e terminologjisë kishtare, që rezulton mjaft i pasur dhe përbën një nga shtresat më të vjetra të leksikut të gjuhës shqipe, sidomos ajo pjesë e pasur e terminologjisë, që rrjedh prej greqishtes së vjetër e të latinishtës... Për qytetarët shkodranë dita e 7 prillit e vitit 1858, është një nga ditët, që ka mbetur e gdhendur thellë e ngulitur në kujtesën e Historisë së Lavdishme të Shkodrës Martire dhe për shumë besimtarë të rrethinave e krahinave të ndryshme të vendit tonë. Brezat, kujtimet, dorëshkrimet dhe hulumtimet e herë pas hershme, shpesh kanë shprehur me mall mendimin sinjifikativ: "Eh sa ka parë e shikon kjo kisha jonë Kathedrale e shën Shtjefnit!?".

Dhe ky realitet, është i njohur edhe sot mbas 14 dekadave, kur famulitarët pasardhës të katedralës së Shkodrës shtojnë me pasion mundin dhe djersën e tyre me përkushtimi të veçantë për realizimin me sukses të ruatjes së madhështisë dhe krenarisë së kësaj Kathedrale të mirënjohur në botën kristiane në Ballkan. Rreziqet e mbarsura me ngjarje dramatike deri në ditët tona e kanë mbajtur krenarë e të papërkulur krenarinë e kishës së madhe të Shkodrës… Po cila është historia e ndërtimit të kishës kathedrale të Shkodrës?

Historia e ndërtimit të kësaj kishe historike të rëndësishme për banorët e devotshëm shkodranë, ka një të veçantë të saj, mbasi kjo dëshirë e ekzistencës së këtij objekti të kultit në fillim me të njëjtin emër kishte qënë ngritur nga banorët e hershëm në brendësitë Kështjellës së njohur legjendare "Rozafa" e cila, më pas u kthye nga okupuesit islam turq me dhunë për dy javë ne xhami… Vetë fjala aq e njohur në "Kisha e Madhe", siç e thërrasin ende sot të gjithë, kishte si synim të rëndësishëm që në gjirin e saj të jenë të pranishëm sa më shumë besimtarë të përkushtuar me lutje të përshpirtme. Këtu mendoj, se duhet shpjeguar edhe shkaku i vonesës së ndërtimit objektit të kultit kristian, mbasi thuhej se piketat e vendosura gjatë ditës prisheshin natën, mbasi popullit i dukej e vogël. Prandaj mbasi zunë vend këto piketa, atëherë mund të themi se filloi ndërtimi i rregullt i saj. Nga arkitektët ndërtues ishte menduar që kisha të kishte mbi 7500 vende për besimtarët qytetarë etj. Nga burimet arkivore të Arqipeshkëvisë së Shkodrës dhe nga studimi serioz i përpiluar me kujdes nga studiuesi i shquar shkodran, mësuesi Gjush Sheldija mësohet se Dita e vendosjes së gurit të parë u kthye në një ditë feste, veçanërisht për popullin e Shkodrës. Kuadri ka qenë i vendosur tek lteri, shkruan studiuesi Lec Zadeja ("Kultura dhe Jeta", Nr.1, 1993, Shkodër, f.20) i madh dhe që u ripunua me rastin e 100-


vjetorit të Kishës së Madhe Kathedrale të shën Shtjefnit nga mjeshtërit e pikturës prof. Simon Rrota, pater Leon Kabashi, dom Injac Dema, dom Ndoc Nogaj, etj. Ajo kishte këto dimensione 8 metër gjatësi dhe i lartë 3.5 m. Pas një lodhje të mundimshme bashkautorët mundën të realizojnë me sukses objeksionin e tyre kryesor të kultit kristian. Sikurse mësohet nga burimet e kohës, del se leja për ndërtimin e kishës në fjalë, ishte kërkuar më parë prej Qeverisë turke, që daton kërkesën e bërë në vitin 1834, kur në Stamboll u dërgua një lutje për ndërtimin e nevojshëm të kishës për besimtarët e krishterë. Gjithashtu, duke parë indiferentizmin dhe vonesën e qëllimshme të Qeverisë Islame të Turqisë, mësohet se kërkesat me shkrim u përsëritën edhe në vitet 1842 për të arritë në vitin 1849, kur më në fund u dha leja për fillimin e ndërtimit të saj. Më të vjetrit e qytetit të lashtë të Shkodrës, kanë ruajtur në shenimet e tyre kujtime për këtë evenimet të qytetit. Kështu, si u vendos kryqi (ku sot është ndërtuar Lteri nga dom Ndoc Nogaj mjeshtër duarartë shkodranë)dhe u ngulën piketat, Avdi Pasha, Valiu i Shkodrës, lexoi formanin (dekretin) e Sulltanit. Më pas e bekua me një ceremoni fetare guri i parë dhe u hodhën themelet, që ngritën më pas objektin madhështor, më të rëndësishëm kristian. Gurin e bekoi imzot Topich. Në ceremoninë fetare të rastit morën pjesë famullitari i qytetit, me ndihmësat e tij: të ftuar ishin dhe hafiz Daut Efendi Boriqi, Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, me përfaqësitë e konsullatave që kishte në qytetin e Shkodrës asokohe, ipeshkëvi të dioqezëve të ndryshme, klerikë, seminaritë, autoritete të tjera të vendit dhe shumë besimtarë e qytetarë jo të krishterë të pranishëm. Si detaj i rëndësishëm është se arkëtari i financës së qarkut shprazi në themel 700 lira turke florini, të cilat ishin të vendosura në një pjesë të mbuluar me shami mëndafshi, dhuratë kjo e Sulltanit asokohe të Turqisë. Nëpërmes ipeshkvit të vendit, papa Piu i IX, dërgoi për ndihmë me rastin e fillimit të punimeve për kishën e Shkodrës mbi 1000 skuda. Ambasadori rus dhuroi xhamadanin e tij të artë Duke njohur shumë mire historinë e mbijetesës martire të popullit shqiptar dhe rezistencën e tij antiosmane dhe për të ruajtur fenë e të parëve të krishterë, Ambasadori rus, duke shprehur dëshirën për praninë e tij, shprehu gatitshmërinë për ta marrë në mbrojtje nga ana e tij kishën kathedrale, si dhe në shenjë bujarie hodhi në themel xhamadanin e stolisur me ar.

Sipas zakonit të stërlashtë, në themel u bë prerja e dashit, ndërsa për punëtorë dhe gostinë e tyre u prenë 30 pendë qe.

Dhe menjëherë puna filloi me vrull dhe dashuri të veçantë. Falë bujarisë si gjest fisnik, nuk u kursye asgjë nga populli zemërgjërë i qytetit ashtu dhe nga rrethinat e tij. Kështu, sipas mundësisë dhe zemrës bujare, kush me të holla apo stolina të ndryshme (kryesisht gratë), materiale ndërtimi falas, si gurë gëlqere, zhavor, etj., që nga Taraboshi e deri tek Zalli i Kirit, bënë që jovetëm punimet të mos ndërpriten, por ato të vijojnë më me intensitet. Për ndekjen e punimeve ishte caktuar një komision miks të kryesuar nga specialistë të kohës dhe përfaqësues të banorëve të Shkodrës. Inxhinieri që i realizoi punimet ishte austriaku, po ashtu nga Austria erdhën të gjithë elementët e konstrukcionit metalik i kapriateve të tavanit. Tregohet, gjatë punimeve se dy herë rresht ishte shembur trajta e formës së gungës. Edhe për ndërtimin e tavanit prej dërrase, sikurse shihet edhe sot është dora e mendja e mjeshtrit të njohur shqiptar shkodranit të njohur Kolë Idromeno. Mirëpo fatkeqësitë natyrore, siç ishte termeti i 1 qershorit të vitit 1905, shkaktoi shumë dëmtime serioze. Po të hysh brenda dhe të shikosh me kujdes do të përshkosh këto dimensione hapsinore të Kishës së Madhe që janë gjatësia 75.5 metra, gjërësia 40 m. dhe lartësia deri në tavan 23.3 metra. Për të rujuar normalisht punimet janë derdhur shumë të ndryshme të hollash. Kështu kur këto të ardhura financiare po mbaronin, një komision i ngritur dhe i përbërë nga qytetarë të njohur të qytetit të


Shkodrës (gjithsej 35 vetë) mundi të mbledhë prej popullit shumën prej 1750 napolona floriri. Për më tepër përmes një kërkese, iu kërkue ndihmë edhe oborrit perandorrak austro – hungarez Franc Jozefit, për mbështetjen e punimeve të ndërtimit të obektit dhe si moment i përshtatshëm asokohe u gjet ceremonia e ditës së martesës së tij. Dhe bujaria e gjestit të tij fisnik nuk mungoi, duke dhuruar në këtë ditë të rëndësishme të jetës së tij shumën prej 150 napolona floriri… Kurse gjatë vitit 1998 atdhetari dhe bamirësi i njohur shqiptaro - amerikan Z. Kolë Preka Cacaj dhuroi për ndërtimin e kampanjilit të njohur të kishës kathedrale të shën Shtjefnit me lartësi 48 metra shumën me vlerë 110.000 dollarë amerikanë, duke qënë kësisoj kontributi më i madh i dhënë nga një individ me mallin e zhuritur për atdheun... Shuma totale, që ka dhuruar ky bujar nga Triepshi i Malësisë është 160 mijë dollarë amerikanë, pa përfshirë këtu drekën në një restorant luksoz “Argenti”, në hyrje të Shkodrës më ditën e fillimit të punimeve të Simpoziumit Ndërkombëtar "Krishtërimi ndër shqiptarë" që u mbajt në Tiranë më 1999. Duke u kthyer edhe një herë në momentet historike të kohës kur ndërtohej objekti i kultit kristijan për besimtarët katolik, është me rëndësi të evidentohet se punimet deri në përfundimin e saj zgjatën 9 vjet deri më 15 prill 1858 por pa kumbanare. Për realizimin e saj u hap përsëri një fushatë financiare, duke trokitur tek zemra bujare shkodrane, ku edhe kësaj here popullsia i nda në tre kategori: ku secili mund të kontribonte sipas pasurisë që kishin. Pjesa e sipërme e kishës e cila ishte e mbuluar me plumb, ishte sjellë prej Venedikut dhe paguar prej familjes Parruca dhe vëllezërit Mark e Pjetër Pema, të cilët shpenzuan 750 napolona floriri. Edhe për ndërtimin e kumbanares punoi inxhinieri i talentuar e i palodhur Arsen Idromeno, që ishte I biri I piktorit te shquar shkodran Kolë Idromeno... Punimet inxhinierike të konstruksionit zgjatën 5 vjet. Në vitin 1890, u vendosën tri kumbonet e para, kurse më vonë dy të tjerat. Përurimi dhe riti i bekimit është bërë me ceremoni festive nga imzot Pjetër Gjura, që daton me 19 mars të vitit 1923. Për herë të pare, tingëllimi kumbues i kumonëve u dëgjua me 19 mars, kurse tingëllimi i fundit i tyre po me datën 19 mars, por tashmë në një epokë të errët siç ishte e mbeti ajo e sistemit ateist antifetar të rregjimit komunisto – otoman të Enver Hoxhës.

Nipi i hoxhës, Dulla i Gjirokatrës: “Të djegim me zjarr kishat… Kështu, në analet e errëta të histories, ka mbetur 19 marsi i vitit 1967… Një muaj pas "fjalimit" të 6 shkurtit 1967, të diktatorit ateisto – komunist – otoman Enver Hoxha, u shpreh hapur dhe qartë: "Të djegim me zjarr kishat…". Dhe me të vërtetë, vetëm kështu mund të realizohej ai qëllim i diktatorit, që do të quhej "Revolucion kultural", përmes së cilës do të kryente veprën më të shëmtuaren dhe më të ndyrën ndaj popullit të vet dhe kulturës shqiptare. Kështu në Shqipërinë e Gjergj Kastriotit, apo të shenjtërve të Krishterimit, që nga Iliria, Kastriotit legjendar si mbrojtës i krishtërimit e popujve europianë, Atdheu i shën Nënë Terezës, do të shpallej me Kushtetutë (1974) si "Shtet pa Fe"… Gjatë asaj kohe të zymtë në shtetin e madh burg, do të shkatërrohen njeri mbas tjetrit veprat e artit të shekullit XIII, ku mendohet se është kurorëzuar Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti, në Vau të Dejës, kësaj kishe plot vlera iu vu dinamiti dhe së bashku me afreskët e saj u holl në erë, duke e kthyer në pluhur e gërmallë... Dhe historia do të flasë, sepse është regjistruese e mirë... Të gjitha kumbonat u punuan me kujdes të veçantë në Itali nga Francesco de Poli dhe kushtuan 28609 napolona floriri për të realizuar punimin dhe shkrirjen. E para peshonte 608,300 kg., e dyta 436,500 kg., e treta 307 kg., e katërta 245 kg., dhe e pesta 175 kg. Secila kumbonë kishte nga një emër të veçantë. Pas djegies së kumbanarës, që ndodhi aty rreth vitit 1912, me kujdesin e veçantë të imzot Pjetër Gjurës u bë e mundur që të vendosën përsëri kumbonat e reja (mbasi tre të parat pësuan dëmtim). Dhe bujaria shkodrane u shpreh me madhështinë e saj karakteristike. Kështu për të parën kumbonë ndihmuan familja Kolë Kakarriqi me 1400 lira, për të dytën familja e Pashko Ashikut dhe Balto Çoba me kontribut prej 500 lira, për të tretën dhuruan Lazer Ristulli e Nush Topalli, për të katërten Dr. Gjon Saraçi dhe e Kel Palit, kurse për të pestën Lin Luka (i vogli) e Rrok Daberdaku, që dhuruan nga 5 napolona flori. Po kështu - shkruan studiuesi i njohur Lec Zadeja, kanë kontribuar edhe Cina e Ejell Çobës dhuroi 37 napolona flori, ndërsa nga besimtarët të ndryshëm katolikë u grumbulluan mbi 1200 lireta e 750 korona. Sahatet i dhuruan me fisnikëri familja Kaculini, duke i sjellur nga Austria.


Disa detaje të veçanta Kështu mund të përmendim edhe faktin se deri në vitin 1922, Kisha ka qënë shtruar me dërrasa, ndërsa më vonë filloi shtrimi me pëllaka. Bankat e para u sollën në vitin 1923 nga Italia prej z. Simon Kromiqi. Siç dihet, vepra më e madhe e kultit kristian në qytetin më veriperëndimor të Shqipërisë, përveç Lterit të madh që ka mbetur i pandryshuar edhe (nga viti 1858) në vitin 1953, ka pasur edhe Lterë të tjera, ku, priftërinjtë celebronin meshen shenjte. Kështu Lteri i Shejtes Trini, ka qënë paguar prej Nush Gjon Kovaçi, ai i Konakut të Shenjtë u dhurua nga Gaspër Markiçi, të shën Marisë Madalenë e dhuroi Ejëll Çoba, të shën Lorencit e fali si dhuratë Gjon Muzhani, të shna Ndout Kolë Çoba, të shën Kollit, Kolë Serreçi, ndërsa Lterin e Zemrës së Krishtit u ndërtua me ndihmat e mbledhura në popull si dhe me stolitë e ndryshme që dhanë gratë shkodrane. Dy ujëbekoret, me material mermeri i dhuroi familja Pema. Në të gjithë Lteret, ishin vendosur trupore të Shenjtorëve të ndryshëm, dhuratë këto të qytetarëve të familjeve fisnike bujare shkodrane... Gjatë Luftës Ballkanike, në kishën kathedrale u strehuan shumë familje shkodrane, e asokohe për shumë kohë nuk u krye asnjë ceremoni fetare. Ata u zhvilluan në Kappelë e në oborr të zyrës së famullisë. Qendra e Arqipeshkëvisë (Rezidenca Ipeshkvore e Arkidioqezit të Shkodrës, shenimi im K.K.) u vendos me 6 maj 1871 dhe është vepër e arkitektit Pjetër Marubi. Ajo më përpara ka funksionuar në rrugën Sakak-Nemce, pastaj në Shtëpinë e Misionit Shetitës (në afërsi të Gjukatës së rrethit të Shkodrës sot). Kthimi i kishës kathedrale në pallat sporti... Është e vështirë të përshkruash ato vite që si kam jetuar, por që më vonë deri më sot i kam mësuar nga të moshuarit e qytetit.

Sikurse flasin edhe burimet historike, kundër Klerit Katolik Shqiptar të shkolluar në universitetet më të famshme të Europës, nisi kalvari i anatemimeve dhe eleminimit fizik, burgje, litar, plumb, për të vetmin "faj", se ishin të krishterë, që me stoicizëm kundërshtonin rregjimin ateist të komunistëve. Dhe kështu filloi njëluftë e hapur dhe e ashpër ndaj çdo gjëje që kishte simbolin e Kryqit dhe kulturës Perëndimore... Pas mbylljes së kishave, për më tepër mësohet se një pjesë e tyre iu nënshtruan dinamitit, tritolit, dhe kthimin në "vatra" kulture dhe "monomente" sporti. Studiuesi Lec Zadeja shkruan: "Por pa shkue pak muej, gjoja me kërkesën e nji grupi sportistesh të rrethit, filluen punimet për kthimin e kishës në pallat sporti. Kështu në vitin 1968, krahas rrëzimit të kumbanarës, filluen në stil të gjanë punimet brenda kishës. E këto vazhduen me ritme të shpejta për të ardhë tek vitit 1969, kur do të bahej përutimi i pallatit të sportit, me sallë të lojnave me dorë, të ngritjes së peshave, të mundjes, tue u shfrytëzue edhe për koncerte, takime të zgjedhësve me deputetë gjatë fushave elektorale, etj." Një fat fatal të tillë do të kishin edhe kishat dhe kuvendet e tjera në Shkodër e në të gjithë Shqipërinë, ku ekzistonin qendrat e kultit kristian. Ndërsa të gjithë materialet e tjera të kishave u grumbulluan në "Muzeun ateist", për t’u parë në formë të detyruar nga nxënësit e shkollave dhe populli. Ajo qëndroi e hapur 5 vjet, shëtiti e bredhi në fshatra, malësi, zona industriale. Të gjitë këto shërbyen për ngritjen e një muzeu lokal ateist (ku, sot është restorant Chicago, shënimi im K.K.), ku ishin të vendosur dokumenta, foto, materiale të ndryshme, të ekspozueme, kryesisht nga Shkodra, dhe u përurue me 9 qershor 1973. Muzeu përmbante 6 sektorë dhe secili kishte pamje dhe pikësynimet e veçanta. Në hyrje të tij kushdo të vizitonte këtë, lexonte citatin e gjermanit Karl Marks: "Feja është Opium për Popullin". Është me interes të theksohet, se "Muzeu Ateist" qëndroi i hapur, për aq kohë sa qëndruan të mbyllura kishat në Shqipëri. Në te u zhvilluan me dhjetra sesione "shkencore", ku shumë servillë dhe "ndihmës besnik të PPSH, (punonin me histerizëm), për edukimin komunist të punonjësve dhe nxënësve të cikleve të ndryshme të shkollave…", derdhen me afsh të zjarrtë dhumin e madh të urrejtjes ndaj Krishtërimit dhe prelatëve martirë të saj, të cilët njëri pas tjetrit nisin burgosen me dhe pa gjyq, të varen, pushkatohen dhe kalben në burgjet e hatashme komuniste dhe antiklerikale në Shqipëri.


Asokohe barra më e rëndë e Gjenocidit Komunist 1944-1990, ra në veçanti mbi ajkën e ndritur të Klerit Katolik Shqiptar, që ishte më i konsoliduari në kulturë organizim hierarkik kishtar dhe më atdhetari në vepra konkrete qysh me agimin e Krishterimit në Shqipëri. U shkruan libra, artikuj të ndryshëm perves, në gazetat antishqiptare si Ze(h)ri i Popullit, Bashkimi, Puna, revista Hosteni, Shqipëria e Re, etj., libra si: "Veprimtaria reaksionare e Klerit Katolik Shqiptar" 1944-1967, shkruar nga Ragip Beqaj në tre vëllimdhe shoqëruar me "vlerësime" fyese, përmes një parathënie që mban nënshkrimin e prof.dr. Jup Kastratit dhe të shumë komunistë dhe antikatolikë të tjerë të tërbuar manjak, ku, arritën që të mbrojnë "Doktoratura" dhe nivelin e lartë të "shkencës" titullin bastardh për ta "Profesor", kundër vëllezërve të gjakut të tyre. Për shumë dekada vazhdoi propaganda antikatolike, ku, u mbushën me qindra e mijëra fletë rrufe, u shkruan artikuj, libra dhe broshura pervese, të cilat sot janë si njolla me e zezë e turpit të paskrupullt të tyre. Dhe nuk janë pak, por një mal i tërë me gënjeshtra dhe mashtrime mediatike, që për brezat që do të vijnë do të ketë shumë mund e punë për t’i dlirë dhe për të nxjerrë në pah dufin patetik të urrejtjes, që kishin e kanë edhe sot shumë syresh, që pa të drejtë morale mbajnë dhe mburren me titujt bastardh të tyre. Mbas dimnit vjen pranvera Dielli mbas shiut agon 7 mars 1991. Mbi ndërtesën e pallatit të sportit rreth orës 10 paradreke, disa qytetarë shkodranë vendosën me dashuni kryqin. Klerikët e qytetit të Shkodrës, kanë marrë në dorë çelësat e Kishës së Madhe, që pas 50 vjetëve tashmë shkëmoi gjumin e gjatë letargjik, ku e pllakosi ateizmi këtë tempull lutjesh të shenjtë për besimtarët katolikë. Po në këtë ditë festive të rihapjes së kishës kathedrale, përmes një ceremonie të thjeshtë, kleriku i nderuar pader Aleks Baqli, në prani të një numëri të madh besimtarësh shkodranë dhe nga rrethinat bëri bekimin e kishës, të dhunuar egërsisht nga sistemi komunist, duke e kthyer se forcë në sallë sportive shumësportësh. Dhe gëzime të tjera do të shoqërojnë kishës kathedrale, siç ishte dita e paharruar e 25 prillit të vitit 1993, kur Ati i Shenjtë polaku papa Gjon Pali II (sot Shën Papa Pali II – Carol Woytila), në prani të shumë përsonaliteteve shqiptare dhe nga bota shuguroi katër ipeshkëvinjë të rinjë shqiptarë: Imzot Frano Illinë (1918-1997), imzot Zef Simonin (1928-2009), Imzot Robert Ashtën (1918-1998) imzot Rrok Mirditën (19392015).

Ish i burgosuri politik në Shqipëri, për shumë kohë, Shkëlqësia e Tij imzot Zef Simoni, drejtuesi i revistës popullore shkodrane: “Kumbona e së Diellës” (themeluar nga Eminenca e Tij Kardinal Mikel Koliqi, 1942), ku, unë kam qenë redaktor i saj, në librin e tij autobiografik: "Ngjarje në Tokë" (1998), e përshkruan kështu këtë epizodë të rëndësishme të kishës martire katolike shqiptare, që po i buzëqeshte ringjallja pas serisë së madhe të kalvareve të përgjakshme: "Me këtë rast ishte lajmërue kleri, 31 persona, me asistue në meshën që do të celebrohej, në Kishën Kathedrale prej këtyne dy meshtarëve. Në homelinë Mons. Celli, tha fjalë shumë të bukura tue e lidhë ditën e parë të pranverës me pranverën e re të Ringjalljes së fesë. Para e mbas bani një mbledhje me tanë klerin në një dhomë në Pallatin e Arqipeshkëvisë, që ende nuk kishte nisë rindërtimin e tij." (Zef Simoni Ipeshkëv, "Ngjarje në Tokë:, Shkodër, 1998, f. 246). Së fundi, Kurja Arqipeshkvnore Metropolitane e Shkodrës në përgjigjen e kërkesës së dy klerikëve të meshtarëve dom Ndoc Nogaj dhe dom Nikollë Mazreku njofton se miraton ndërtimin edhe një herë të Lterit të ri në kishën Kathedrale, kushtuar "Zojës së Shkodrës" (Nana e Këshillit t’Mirë), sipas idesë së arkitektit të ndjerit mjeshtër Kolë Idromeno. Dhe punimet filluan dhe pas disa viteve përfunduan me sukses, duke dhuruar për Kishën Kathedrale këtë dhuratë të Nanes Hyjnore dhe të popullit të Shkodrës që gëzon sot të gjithë. E historia e Kishës Kathedrale është e hapur dhe do të pasurohet me ngjarjet që do ta pasojnë qytetin dëshmitare e së cilës do të jetë edhe ajo... Një mesazh nga profesori shqiptaro amerikan Prifti I ndruari zoti Klajd Kapinova! Ky është një shkrim/studim, që vë në dukje të vërteta të krishterimit, që duhet t'i dijë çdo shqiptar. Studimi deshmon për një punë kërkimore serioze, por që ia vleu mundimit, sepse dha fruta. Studimi shquan dhe për një sërë shprehjesh të goditura, si nga ana gjuhësore, ashtu dhe për të vërtetat shkencore, që pasqyrojnë. Me pak fjalë, është një studim, që ka zgjeruar njohuritë e mia për historinë e krishterimit në botën shqiptare. Mendoj, se ai meriton përhapje të gjerë, në forumet e publicitetit të diasporës sonë, që të përfitojnë edhe të tjerë, ashtu siç përfitova unë. Prof. Peter Prifti San Diego, California


Publikohet letra e fshehtë e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën: Dy herë e vura koburen në kokë Nga: Dashnor Kaloçi Letra e Mehmetit: “Në Përmet, në vend që shokët të më ndihmonin për t’u shprehur lirisht e pa kërcënime, për të thënë atë që mund ta quaja si të vërtetë, ata, në të kundërtën, më morën, më torturuan shpirtërisht, ma mbyllën gojën e më flakën prapë atje ku isha në ferrin prej nga vija”. Dokumenti që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim është një dokument arkivor, i cili i përket datës 10 dhjetor të vitit 1944 dhe aty bëhet fjalë për një letër autokritike të ish-Komandantit të Brigadës së Parë Sulmuese dhe njëkohësisht një prej udhëheqësve kryesorë të Divizionit të I-rë Sulmues të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe drejtuesit të luftimeve për çlirimin e Tiranës, Mehmet Shehut, drejtuar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare rreth gabimeve të tij, apo më saktë, ajo letër i drejtohej direkt Enver Hoxhës. Në këtë letër autokritike të thellë, që gjeneral-major Mehmet Shehu i bën vetvetes, përpiqet të shpjegojë me pak fjalë të gjitha gabimet dhe fajet e tij të bëra gjatë periudhës së zhvillimit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri, ku ai komandonte njësitë kryesore ushtarake partizane, siç ishte Brigada e Parë Sulmuese apo Divizioni i Parë Sulmues, i komanduar nga gjeneral-major Dali Ndreu, ku Mehmeti ishte zv./komandant. Nga vetë përmbajtja e letrës së shkruar nga Mehmet Shehu, duket qartë dëshpërimi i tij në lidhje me disa episode të ndodhura gjatë kohës së luftës, kur ai ishte Komandant i Brigadës së Parë Sulmuese, si p.sh, disa ekzekutime masive të bëra në Dumre, Orenjë, Martanesh, Divjakë etj. Por më shumë, bie në sy ndjesa e thellë që ai i kërkon Enver Hoxhës, në lidhje me çështjen e “Shpartallimit të Fraksionit Antiparti të Sadik Premtes dhe Anastas Lulës”, në vitin 1943. Dhe kjo, pasi vetë Mehmet, Shehu që gjatë asaj kohe drejtonte Çetën e Mallakastrës, e cila në bashkëpunim me atë të Tepelenës, Skraparit dhe Vlorës, do të kishin nën përgjegjësi vëzhgimin dhe eliminimit e të gjithë pjesëtarëve të këtij fraksioni. Pikërisht për këtë arsye, Mehmet Shehu kërkon falje pasi edhe pse me ekzekutimin e Anastas Lulos, Xhemil Çakërrit, Neki Ymerit dhe Pali Terovës në vitet 1943-1944, nuk kishin mundur dot që të kapnin udhëheqësin kryesor të këtij grupi, Sadik Premten, i cili ishte arratisur në

drejtim të Jugosllavisë. Nga të gjitha sa shkruhen në këtë letër, ajo që dallohet në mes rreshtave është egoja e Mehmetit lidhur me qëndrimin që është mbajtur ndaj tij gjatë periudhës së Luftës Nacional-Çlirimtare, ku ai duket se e ka ndjerë veten të anashkaluar dhe mosvlerësuar nga udhëheqja e lartë, apo më saktë Enver Hoxha. Dhe siç e thotë edhe vetë, nga sedra e sëmurë, ai ka tentuar të vrasë dy herë veten duke vënë koburen në kokë, apo në të kundërtën, të tradhtonte duke u bashkuar me Harry Fultz-in…?! Nuk dihet me saktësi se sa të vërteta ka brenda kësaj që shkruan ai, por po të kemi parasysh ngjarjen e 17-18 dhjetorit të vitit 1981, duket qartë se ajo çka ka shkruar në atë letër të dhjetorit të vitit 1944, nuk ka qenë thjesht një sajesë prej tij, por një e vërtetë e hidhur për të personalisht. Letra në fjalë, që po publikojmë në këtë shkrim, nuk është ajo origjinalja që ka shkruar Mehmet Shehu, por ajo është një përmbledhje e asaj letre, e bërë nga dikush pranë kabinetit të Enver Hoxhës apo Komitetit Qendror, ndërsa letra e Mehmet Shehut mungon në dosjen përkatëse nga është nxjerrë ky dokument. Në pamje të parë, po të shikojmë me kujdes germat e makinës së shkrimit me të cilën është shkruar ajo letër, nxjerrim konkluzionin se ajo nuk është shkruar më pas, pra, nuk është e sajuar më pas për të rënduar pozitën e Mehmetit, por i përket dokumenteve të asaj periudhe. Por edhe nga sa më sipër, përsëri kjo duhet marrë me rezerva, pasi po të kemi parasysh lidhur me atë që shkruan Mehmeti: “…do të tregoja shenjat e para të tradhtisë duke u bashkuar me Fultz-in”, lë shumë hije dyshimi. Kjo për faktin e thjeshtë se, në dhjetorin e vitit 1944, ende Harry Fultz nuk shihej plotësisht si armik e tradhtar


nga ana e Enverit, ashtu siç edhe e shkruan Mehmeti në letrën në fjalë?! Gjë, e cila, pra letra e Mehmetit, duket se është e kurdisur apo më saktë e sajuar pas vdekjes së tij, (nga organet kompetente) për ta pasur si dokument origjinal të fajësisë së tij. Kjo dhe për faktin, se një nga akuzat kryesore që i bëri atij Enver Hoxha, ishte ajo si “agjent i Fultz-it”. Gjithsesi, po ta marrim të mirëqenë këtë dokument, ajo nuk do të ishte hera e fundit që Mehmet Shehu do të shkruante letra të tilla apologjie. Një e njëjtë për të gjithë veprimtarinë dhe jetën e tij, do të shkruhej tri dekada e gjysmë më vonë, në 17-18 dhjetor 1981, natën e vrasjes misterioze të tij, e cila do të ishte letra e fundit dhe e lamtumirës së tij. LETRA E MEHMET SHEHUT, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PKSH, MË 10 DHJETOR 1944. Në letrën që Mehmet Shehu i drejton KQ të PKSH, më 10 dhjetor 1944, midis të tjerave shkruan: “Kam dëgjuar andejkëndej, por pa asnjë hollësi, se Partia jonë në këto kohët e fundit është duke bërë një kthesë me shumë rëndësi… Që nga Kongresi i Përmetit e deri më sot, një luftë e tmerrshme më ka brejtur brendësinë time. Kjo luftë ka pas qenë në mua edhe më parë, qysh kur isha në Brigadën e I, madje edhe më parë se të formohej Brigada, porse gjatë kohës në Divizion u gjenda në pozita shumë të vështira. Letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën, 1944 Letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën, 1944 Gjendja ime u bë kritike dhe tragjike, dy herë kam vënë koburen përpara për të përfunduar njëherë e mirë në mënyrën më të turpshme për një komunist, të zhdukja veten time. Të vajtuarit si foshnjë, ishte bërë një zakon dhe i vetmi mjet shfryrjeje ngushëlluese për mua… Kushdo që reflekton pak mbi këtë gjendjen time tragjike, mund të pyesë dhe duhet të pyesë se si është e mundur që unë të kem mbërritur në një gjendje të këtillë, cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje. Në Përmet, në vend që shokët e Komitetit Qendror ta bënin këtë pyetje seriozisht, në vend që të më ndihmonin për t’u shprehur lirisht e pa kërcënime, për të thënë atë që mund ta quaja si të vërtetë, ata, në të kundërtën, më morën, më torturuan shpirtërisht, ma mbyllën gojën e më flakën prapë atje ku isha në ferrin prej nga vija. E kur shoqja ime, Fiqreti, që ishte më afër se kushdo tjetër tek unë, më shihte duke vuajtur si ndonjë foshnjë. Atëherë cilat janë shkaqet?”. Pastaj Mehmet Shehu thotë: “1-Qysh përpara Konferencës së vendit, që u mbajt në Labinot, unë isha sekretar organizativ i Qarkorit të Vlorës. Në Labinot mora direktiva për të asgjësuar Xhepin, që kishte kurdisur komplotin kundër Partisë. Por meqenëse në atë kohë Xhepi punonte në Mallakastër, dhe largimi i tij nga Vlora e pati vënë në dyshim familjen, ky përfitoi nga rasti dhe më kërkoi leje për të shkuar për disa ditë në shtëpi. Unë i dhashë leje për pesë ditë që të qetësohej familja e tij. Ky, gabimi im, thotë M. Shehu, shkaktoi që Xhepi të na shpëtojë nga duart aty për aty”.

Pastaj ai thotë se, pas gjyqit që u zhvillua kundër fraksionistëve, “unë u hoqa nga përgjegjësia si organizativ pa asnjë shpjegim, pa asnjë sqarim. Jo vetëm kjo, porse aty-këtu ndiheshin fjalë se unë nuk kisha ditur si ta mbroja Partinë… Heqja e përgjegjësisë që kisha, për mua konsiderohet si masë e Partisë karshi meje, dhe mosdhënia shpjegim mbi këtë masë, më ka lënë të pakënaqur”. “2- Kur isha komandant i Brigadës së I-rë, thotë ai, kam bërë faje të rënda, duke ekzekutuar elementë përgjegjës për faje dhe krime në Dumre, Orenjë, Martanesh, etj.”. Pastaj vazhdon, “faktet e njëpasnjëshme ma shtojnë pakënaqësinë dhe bindjen se Partia nuk më do dhe më shikon me sy të keq. “3- Mbas luftës në Tendën e Qypit dhe forcat armike u dëbuan edhe nga Këlcyra, Brigada I, IV, dhe VI, u vunë

nën urdhrat e një Shtabi Operativ, i cili do të koordinonte veprimet e të tri brigadave në sektorët Gjirokastër-Berat-Korçë. Në këtë kohë i shkrova një letër konspirative Dushanit, duke i shpjeguar se mendimi im ishte në kundërshtim me vendimin që ishte marrë mbi përbërjen e këtij shtabi”. “4- Gjatë kohës në Brigadën e I-rë, m’u la përshtypja se Partia mund të kishte marrë ndonjë masë kundër meje, duke më përjashtuar pa më vënë në dijeni. M’u shtua akoma më tepër dyshimi kur pashë se në mbledhjen që u bë në Skrapar, me pjesëmarrjen e Tukut (anëtar i KQ), Fiqretit (përgjegjëse e Seksionit Politik) dhe timen (kandidat për në KQ) e Sadik Bocajt, mbledhja kryesohej nga Sadiku dhe si përgjegjëse e asaj celule u caktua Fiqreti. Në Seksionin Politik shikohej konspiracion aq i madh e aq i kalbët, sa të linte të kuptoje se Partia s’kishte besim te mua, sa ai refuzonte t’i thoshte komandantit të Brigadës se cili partizan ishte anëtar partie. Pra, thotë ai, persekutim armiku, persekutim nga miqtë, persekutim nga shokët e Partisë. Po izolohem, po mbetem vetëm, njeri pa njeri si qyqar i përbuzur, i hedhur poshtë, i persekutuar”. “5- Kur ishim në Verçë, thotë Mehmet Shehu, na vjen një urdhër operacioni nga Shtabi i Përgjithshëm, me anën e së cilit i caktohen detyrat Brigadës së I-rë, i caktohen objektivat si Polisi, Shkumbini, dhe Dumreja, të cilët duhet të mbërrinin në një datë të fiksuar rreth një muaji pas urdhrit të operacionit. Mbasi e mora dhe e shqyrtova këtë urdhër operacioni, konstatova se përcaktimi i objektivave në një mënyrë të tillë skematike, një muaj më parë se të mbërrinin, ishte i paarsyeshëm dhe se kjo gjë nuk mund të caktohej në një mënyrë të atillë. Për këtë, thotë ai, i shkrova një letër shokut Enver se do të shkoja vetë në


Shtabin e Përgjithshëm, por kur mbërrita në Shtabin e Përgjithshëm, gjendjen e gjeta të përgatitur kundër meje. Aty, pashë hapur se diçka po kurdise mbi mua në mënyrë përfundimtare. 6- Kur u formua Divizioni i I dhe u caktuan Dali Ndreu si komandant dhe Mehmet Shehu si zëvendëskomandant, Mehmet Shehu shkruan: “Unë isha i bindur, jo për mburrje ose për mbivlerësim të vetes, por në bazë të eksperiencës dhe të fakteve të luftës, se Daliu nuk ishte kurrë më i aftë se unë ushtarakisht. Për këtë gjë i ka kërkuar sqarime shokut Enver dhe pasi është thirrur, thotë se në atë mbledhje nuk u përfundua asgjë konkretisht. Por u mora, u torturova, m’u mbyll goja e u flaka prapë në kazanin e ferrit”. “7- Kur po niseshim për në Veri, fillova të mbaj një ditar me shënime të përditshme. Në faqen e parë të ditarit dhe në shumë faqe njëra pas tjetrës, bëra një autokritikë, një rishikim të vetvetes dhe konstatova se ato që kisha thënë më parë nga gjaknxehtësia e kritika pa vend, herë-herë nënvlerësimi i mendimit të të tjerëve, të shpejtuarit në mendime etj. Pastaj thotë se këtë ditar me shënime e dogja më vonë. Nga të gjitha këto shënime, askush nuk di gjë, përveç Fiqretit. 8- Gjatë kohës në Divizion, kam qenë herë në një Brigadë e herë në një tjetër. Kjo ka qenë me të vërtetë një marrje nëpër këmbë, gjë e cila më ka dëshpëruar pa masë dhe më ka katandisur në gjendjen që parashtrova në fillim. Kur pashë se pranë meje u dërgua edhe misioni amerikan, atëherë m’u mbush mendja se dikush interesohej që unë të bija në grackë, të gjejë shkak që unë të tregoj shenjat e para të tradhtisë (të lidhem me Fultzin)” Vetë gazetari i njohur Dashnor Kaloçi e pranon se ky tekst është nxierrë nga ajo letra origjinale e Mehmetit, që nuk gjendet. Ose e sajuar, për ta paraqitur Mehmetin, pavarësish se komunist i bindur, si person që ishte i survejuar për të cilin dyshohej, mos i shmagej vijës së partisë, deri te dyshimi qesharak mos arrinte të bashkëpunonte me Harry Fulcin pra me Amerikanet . Sidoqoftë nga ky lloj dokumenti edhe ne qoftë i fallsifikuar, kuptohet lufta e bredshme e partisë. Ndërsa nga vetë zhvillimi i faktëve që tashmë edhe kalamajt i dijnë, dihet se Mehmet Shehu ka qene ushtaraku më i pregatitur ndër komunistët e rtjerë, e me përvojë luftarake nga lufta e Spanjës. Pastaj ajo që Mehmeti paskej menduar të vrasë veten dy herë nga dëshpërimi që po e luftonin brenda pârtisën kjo më, është për të qeshur dhe gomari. Por e gjitha me nenkuptim të qartë për të krjuar prallën se ai vrau veten. Diçka është e çuditëhsme e nuk thonë kot prej shekujsh « Vox populi, vox Dei » (zeri i popullit është zeri i Zotit). Dhe faktikisht, edhe ne që e kemi përjetuar atë përiudhë të luftës së nëndheshme brenda partisë, që jo vetëm Mehmet Shehu u vra nga dora e partisë, por sa të tjerë, si Nako Spiro, Ramadan Ḉollaku, Abedin Shehu etjerë të paraqitur si vetvrasës, pa qenë të tillë. Për të vërtetura genjeshrën e mashtrimin e tyre, Enveri me shokë, nuk i e varrosën me cerimoni, sepmse vetgvrasja quhej si një akt dobësie. Për këtë e kishin mirë, sepse donin t’i vrisnin vetë,

po rua donte puna, që disqa koka të tyre t’i degradoninn ulnin e çburrnonin. Kjo fjalë e fundit ùme soli në mendje anën negative e mohuese që ka shkronja (Ḉ)., ssi në këtë rast, nga burrinm në të kundërten çburrnim, pra heqjne e burrnisë. A nuk i përshtate kjo fjalë se shpikur nga komunistë ‘Ḉlirim ? Pra, ku (Ḉ) jep kuptimin heqje e lirisë. Fjala vjen, një të burgosuri i erdhi lirimi, e jo çlirimi, që do të kuptojej se iu hoq liria. Kaluem pak tutje, po ria vlen se jemi në prakun e 75 vjetorit të « Ḉlirimit », pra me të drejtë, të heqjës së lirisë. Siduket kljo fjalë ka ardhur nga një mësues kimie, per reaksionet kimike, të përftimit te gazrave, ku për lirim të tyre, m mesusi jo gjuhëtar ka shpikur fjalën çlirim për lirim. Por a don ti, se metoda e ndjekur nga komunstet ne gjithe aspeketet, eshte ajo e metodës së fallsifikimt e të genjeshtrave, ku nga vete diktatori Enver Hoxha është dhenë udhëzimi i genjeshtrës në historinë e partisë dhe te luftës NḈL, me porosinë se genjshtra e përsëritur behët r e vërtetë. Pra rroftë partia largpamëse, që historinë e saj e ka mbush me rrena, që me kohëzgjatje merren për të vërteta. Metodë e bukur, apo jo ? Sepse pas 100 vjet të sundimit të partisë (siç mendonte Enveri) do të merrej vesh e besohej se në luftën e Tiranës eshte bere kjameti, dhe partizanët trima duke luftuar (si luanë) kundër 10.000 gjermanëve (karkaleca), kanë arritë të vrasin 3000 prej tyre , një kodër të terë me kufoma (qe nuk eshtë gjetur asnjë se thuhet fluturan ne Henë ose Mars). Ku paskan zenë gjithë potecialin ushtarak, me dhjetra tankse, autoblinda, kamionë, topa, mortaja e mitroloza, deri dhe kuaj, mushka e gomarë. E si mos të besohet gjithë kjo baterdi e madhe, thuaj si lufta e Stalingradit (në miniuaturë). Gënjeni sa të mundëni akademikë e historianë komunistë, sepse një ditë të largët në kohë genjeshtrat e juaja do të besohen ! Këtë s’ themi ne, e ka thenë i Madhi !

Komente : I “Madhi” thoshte shumë fjalë, urdhna, dhe ec e mos i zbato. Të pushkatohen, dhe pushkatohëshin. Të varën, e varëshin. Të burgosen, e burgosëshin. Të, internohen, dhe internohëshin. Po fëmijët ? Edhe ata, klyshët e armiqve të popullit. Zjarr e hekur me shtëpi e katandi, dhe o burra zjarr e hekur ne fushë e në mal. Të konfiskohen pronat, ne vend konfiskimi. Të mblidhet floriri tregtarëve, dhe floriri u mblodh, e ku shkoj ? Atë e di unë ! Të hapet Gjyqi Special, Nurembergu shqiptar, dhe gjyqi u hap. Po ku? Urdhër: në kinema Savoia. Gjyqi dënoi 60 intelektuale e burra shteti, me 17 të pushkatuar. Po kunati ? Atje me të tjerët, plumbin. Kinemaja na u kthye ne teatër kombëtar, ajo karakatinë me pllaka tallashi. Dikush qenka ngritur e çirret që te mos shembet. Monument kombëtar! Jo more, e kur na qenka berë monument kombëtar, kjo barake e fashizmit e selia e gjyqit special ? Monument kombëtar na ishte pallati madhështor i Bashkisë së Tiranës. Të shembët, dhe u shemb. Urdhër I të “Madhit” .Askush s’guxoi të ngrejë zerin. Sus! Cing ping ! Tani jo. Tani thirr e bertit sa të ëlcasë i gërmazi. Ngrehu peshë, protesto, kërcëno, bej mur njerëzor. Për një kasolle ku a mblodhe. Hajdede, po të ishte kasollja e xha Tomit, apo ajo ku kishte lindur Jezus Krishti. Që thonë ishte një shpellë e nuk po gjendet. Hej more hej , me shumë lakra se kërcej !


Bashkia e Tiranës, pallat monumental

Vepër e arlkitektit italian nga Roma, Armando Brasili, ndërtau më 1934. Pallati monumental I Bashkisë së Tiranës nndërtuar ne kohën e Zogut, 1934, vepër arkitekture e stilir rinashimental, nga arkitekti Armancdo Brasili, që ishte dhe qendër e zhvillimëve politike,ndër të tjera, ku nga ballkoni I saj kanë mbajtur fjalime personaliete te larta shqqiptare, si mbreti Zog, kryeminbstra të kohës, dhe figura të njohura ndër kombëtare, si Konti Ciano, Mëkembisat italianë , gjenralët Pariani e Jakomoni etj. Por më e bukura është se vetë i « Madhi ose « Idhulli » Enver Hoxha, lëshonte prej atij balkoni fjalime bombastike, për krah vëllezërve jugosllavë, me portetretet e Titos dhe Stalinit. Prej atij ballkoni foli miku i madh (pastaj armik i urryer) Nikita Hrushovi. Admirali sovjetik Nakimov, dhe gjenerali i shquar Zhukov. Foli dhe poeti i madh Pablo Neruda, dhe përshndetën prej aty, kryetarët e partive simotra komuniste të Europsë dhe Amerikës. Përshendeti dhe princi i njohur Sihanuk me të shoqen, e plot figura të tjera të shquara. Prej atij ballkoni Enveri i pikëlluar e me lot në sy, dha lajmin e trishtë të vdelkjes së gjeneralisimit Josif Visarionoviç Stalinit, ku në sheshin e madh u gjunjëzua gjithë pôpulli i Tiranës, duke derdhur lot (nga halli) për humbjën e madhe që pësonte komunizmi botëror, dhe aq më tepër Shqipëria socialiste alias komuniste. Por Enveri, s’desh të ia dinte as për histori as për pallat monumental dhe urdhëroi shembjën e tij, ku u ngrit Muzeu kombëtar, që nga ana arkitekturale s’ka krahasim me Bashkinë. Askush nuk pipëtiu për ta mbrojtur atë monument, ndërsa tani ngrihen peshe disa shembylltyra për karakltinën e teatrit të ashtuquajtur “kombëtar. Prandaj e mbyllem këtë numër të revistës, me ketë foto të Bashkisë së Tiranës, që bente pjesë në kompleksin e Ministrive, punë arkitekturale e lartë, dhe historike, që lexuesit të marrin vesh se si u demtuan gjate regjimit komunist, objekte vërtet historike (kujtojmë kishën e Vaut të Dejes, etj), për të cilët s’guxonte kush të ankohej. Nuk arrihet të kuptohet se si pallati i Bashkisë, u zhduk se ashtu desh diktatori, që në këtë rast tregoj edhe nje mosnjohje të artit ndërtues, megjihese kishte jetuar disa vjet midis pallatëve madhështorë të Parisit, por me sa duket pa marrë asnjë mësim prej tyre.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.