Kuq e Zi: Revistë Kulturore Euro- Shqiptare, Nr 153

Page 1


Editorial 153 Në pranverën e vitit 1945 ose, më saktë, në muajt mars, prill e maj në Shqipni kanë ndodhë ngjarje të hidhura e tragjike. Sivjet ishte 75-vjetori dhe për arsye të pashpjegueshme këto ngjarje u lanë krejt në heshtje. Po a hyn minarja në thes? Ky përvjetor është një thirrje për të mos harrue, për të reflektue. Po përse flitet, në fakt, çfarë ka ndodhur para 75 vjetësh? Mund të thonë disa mendjelehtë se që nga ata tre muaj ka kalue tashmë treçerek shekulli. Të shkuara e të harruara! Pse t’i rikujtojmë? Atë do të dëshironim edhe ne, por ja që një kushtrim brenda nesh nuk na le të qetë e na trazon. Ai sikur na thotë: po si, o ju motra e vëllezër, na paskeni harrue? Vërtet ne s’jemi ma të gjallë që të na shihni, por mos harroni fatin tonë, që e keqja të mos kthehet ma. Por që dikujt kjo s’i pëlqente fare. Pse te na kaperdisen këto burra që i përkasin botës së vjetër, e mos t’ua zemë vendin ne, njerëzit e botës së re? Të fshihen fësht, të zhduken, se s’kemi nevojë për ta. T’i dënojmë e t’i shpallim armiq e tradhtarë e t’i pushkatojmë e t’i varim në litar. Jo që po na del se s’kanë bërë asgjë, as mizë s’kanë shtypur me dorë, e po thuhet. Eh! Po ata na zenë vendin, ore derdimenë, apo s’janë të shkolluar e me alamet diplomash ne xhep. Ata i përkasin botës së vjetër, të zhduken! Shpejt t’i nxjerrim para një Gjyqi Special, që ta marrë vesh bota se s’bëjmë shaka. Pse vetëm Nurembergu të përmendet, po ne çfarë jemi? Bota le të dridhet prej nesh, prej Partisë sonë Komuniste, që do të përmbysë botën e vjetër. Në vend të saj do të jetë një botë e re e njeriu i ri ! S’kemi gjykatës të shkolluar thoni? Pune e madhe! Është populli që ka marrë pushtetin në dorë, me shkollë e pa shkollë, gjyqi do të behet se s’bën! Ku? Atje në atë kinema e teatër të ndërtuar nga fashistët italianë. Në atë teatër që e quajtën “popullor” dhe “kombëtar”. Diktatori në atë tërbim s’u përmbajt e tha: Sot është klasa puntore që e ka marrë pushtetin në dorë me grykë të pushkës, e me grykë të pushkës do ta mbajë. Diktaturë? Po, diktaturë? Po! Diktaturë e proletariatit, e cila do të bjeri si grush çeliku mbi armiqtë e popullit e të Partisë! Kështu foli general- kolonel Enver Hoxha, i brohoritur nga dhjetra gjeneralë të tjerë pa asnjë klasë shkolle ushtrie. Dhe Gjyqi Special u hap. Në skenë rolet kryesore do t’i luanin shokët e partisë e partizanët e malit, me kryetar gjyqi generalkolonel, Koçi Xoxen, teneqexhiun e prokuror nëntogerucin llafazan, general-major Bedri Spahiun. Lum si na e lumë Shqipëria! E si mos të lumturohet vendi kur i bëhen fli 60 therorë të zgjedhur me gisht, të cilët,

Lek Pervizi me gjakun dhe eshtrat e tyre do të forcohen themelet e partisë e të diktaturës së saj mizore?! Theroria me kurbanë, si në kohët parahistorike, ishte e vënë në urdhër dite. Kështu ndodhi që në skenën e atij teatri të luhej tragjedia shekspiriane, e një Makbethi shqiptar komunist, ku Makbethi i Shekspirit në krahasim me këtë në Tiranë duket si një xhuxh. Ç’ne ky krahasim ? - do të thotë dikush. Po a nuk e vrau ky Makbethi ynë kunatin ? Pse ? Për të vrarë edhe shokët e tij, që ta përcillnin në botën tjetër. Eshtë për të qarë ! Por ja, gomarit i vjen për të qeshur. S’kam parë të tillë gomar kaq budalla ! E populli i ve vulën : budallait liroji rrugën ! Këtu populli gaboi. Jo vetëm që iu lirue rruga, por iu hap bulevard që të bridhte pa teklif. Në po bejmë shaka, por shakaja thonë se është gjysma e së vërtetës. Por duke qenë se përjashtimi forcon rregullin, dhe në rastin tonë specifik, shakaja jo gjysmë, por del dyfish e vërtetë. Budallai, që s’ishte budalla por kriminel, kapi shpatën « edhe një herë për situatën » dhe ia flakëroi Shqipërisë anembanë, duke mos lenë burrë të mirë në kambë, por iu duk pak, dhe kaloi te gratë e fëmijët, duke i kositë pa iu dridhë mustaku, megjithëse nuk mbante mustaqe. Ç’hyn kjo kët ? - do të thotë përsëri dikushi ? More, ti dikushi, po mos, vallë, je qorr nga sytë e shurdh nga veshët, që s’i sheh ato pleq, gra e fëmijë mjeranë, të mbyllur në qark telash me ferra, më keq se bagëtia? A nuk i sheh fëmijët që vdesin si miza në prehrin e nënave të shkreta që kuja e tyre ther dhe qiellin ? Ku shkuan e nga u zhdukën pa lenë gjurmë varri gjëkundi, mijërat e shqiptarve, që u kositën nga ajo shpatë vrastare ? Nuk po shtyhemi më gjatë, e lemë me kaq, kush don të kuptojë le të kuptojë. Për ata që s’kuptojnë ose s’duan të kuptojnë, le të mbeten ashtu siç janë.


Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist. Redaktor përgjegjës: Azem Qazimi; redaksia: Agron Tufa, Davjola Ndoja, Çelo Hoxha, Daniela Runa, Brunilda Doçi, Ada Sinani, Juliana Kurti. Bordi konsultativ: Kolec Topalli, Alfred Luka, Uran Butka, Gëzim Peshkëpia, Pjetër Pepa, Romeo Gurakuqi, Nebil Çika, Agim Musta, Visar Zhiti, Virion Graçi, Kolec Çefa, Dhurata Shehri, Gjovalin Çuni. © ISKK, 2012 Design & Layout: Grafika Elzana. Shtypur në shtypshkronjën: ISBN: 978-9928-168-02-03. Ky botim shpërndahet falas West Print.

Ky botim u mundësua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” Shpërndahet falas

NË MUNGESË TË NJË TRIBUNALI Kam me ju kallë mnerën në nji grusht pluhuni.

njëkohësisht, krijimin e një databaze kombëtare me të dhënat më të plota për numrin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë të persekutuar politikisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë. Në të gjitha traditat e lashta dhe të reja të njerëzimit, puna e parë që është bërë fill pas një lufte apo beteje, ka qenë hartimi i listave të sakta zyrtare të humbjeve në njerëz. Të gjithë e dimë se kohëzgjatja gjysmëshekullore e diktaturës komuniste në Shqipëri, e kalon disa herë përmasën e thjeshtë të një lufte a beteje; për popullin shqiptar, kohëzgjatja e diktaturës komuniste ishte një plojë rrënuese, shkatërrimtare, që e cfiliti dhe e shfytyroi shoqërinë tonë deri në mosnjohje. Një pjesë e pakthyeshme, e pazëvendësueshme dhe e pandreqshme e kësaj “lufte të gjatë” drobitëse ishin qytetarët shqiptarë, viktima të përshkallëzimit të dhunës, të cilët, siç do të paraqiten në “Fjalor...”, janë mijëra të pushkatuar, dhjetëra mijëra të dënuar politikë dhe mbi njëqind mijë të tjerë të internuar në kampet shfarosëse të punës së detyruar. Deri më sot nuk është bërë një përpjekje gjithëpërfshirëse e sistematizuese e numrit të plotë të viktimave, prandaj, edhe rezultatet që kanë dhënë disa statistika të vitit 1993 e në vijim, janë të pjesshme, duke u bazuar në dokumentacionin zyrtar të shtetit komunist. Mbledhja dhe hartimi i të dhënave të sakta të numrit të qytetarëve të persekutuar politikisht, i tejkalon ndjeshëm shifrat e deritanishme, duke përfshirë, si ndërmjetësim konfirmues për çdo zë në aktet ligjore të dënimit, edhe dëshmitë e penalitetit. 1 T.S.Eliot. Varg i poemës “Toka e shkretë”, sipas përkthimit tim (A.T).

” (T.S. Eliot)

Një inventar për viktimat e terrorit komunist “Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist” është një projekt i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK). Fill pas botimit të këtij vëllimi të parë, Instituti ynë do të vijojë punën evidentuese për realizimin e plotë të projektit, i cili, në përputhje me rendin alfabetik, mendohet ta “shterrojë” lëndën e tij në 8 vëllime. Në faqet e këtij Fjalori, ne synojmë t’i bëjmë me dije gjithkujt që interesohet për përmasat e krimit, dhunës, terrorit, shtypjes, sikundërse dhe format e përndjekjes që shteti komunist njëpartiak (ose Partia-Shtet), ka ushtruar mbi qytetarët shqiptarë gjatë gjithë ekzistencës së tij, para dhe gjatë ushtrimit të pushtetit. Përveç përmbushjes së kësaj detyre të dëshmisë dhe kujtesës, si detyrim moral ndaj të vdekurve, sidomos kur ata janë viktima të pafajshme e të pambrojtura, Instituti ynë synon,

Dalip Greca Revolta e Spaçit përkujtohet e nderohet në New York Të dielën me 17 Maj 2015 në Kolegjin Monroe të Nju Jorkut është organizuar një veprimtari nderuese dhe përkujtimore për heronjtë, martirët dhe qendresatrët e Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit. Në përvjetorin e 42 -të Revoltës së Spaçit, Asambleja e Nju Jorkut me sponsorizim të z. Mark Gjonaj, ansambleisti i Distriktit 80-të, si dhe nga Këshilli i Bashkisë të qytetit të Nju Jork-ut-sponsorizuar nga anëtari i këshillit të Bashkisë për distriktin 15, Ritchie Torres, nderuan me proklamatë qendrestarin e burgjeve të diktaturës komuniste Pëllumb Lamaj. Proklamatën e ka lexuar dhe më pas dorëzuar ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj. Në Proklamatën nderuese, vlerësohet qëndresa e antikomunistëve shqiptarë, ish të burgosurve politikë si dhe


familjeve të internuara në kampet e vuajtjes. Në të shkruhet se Shqipëria u qeveris për 45 vite nga diktatori i pamëshirshëm Enver Hoxha, në regjimin e të cilit mbi 100 mijë shqiptarë u arrestuan, u burgosën, u torturuan, ndërsa familjet e tyre u internuan ose u burgosën në mënyrë të padrejtë, vetëm pse ata mbështetën të dashurit e tyre në luftën për liri. Në proklamatë evidentohen fakte të tilla si: 5500 burra dhe gra u ekzekutuan, ndërsa 100 mijë u burgosën e u internuan. Në mënyrë specifike, veçohet Spaçi, si burgu më i tmerrshëm në Shqipëri, i ndërtuar në vitin 1968, ku të burgosurit punonin deri në vdekje në minierat e bakrit dhe piritit. Në proklamatë vlerësohet qëndresa e familjeve të ish të burgosurve politikë, që u keqtrajtuan kampeve të internimit ose u burgosën. Në përfundim të proklamatës shkruhet: Përfundimisht regjimi komunist u rrëzua dhe ata që i mbijetuan burgjeve u liruan dhe mundën të ribashkoheshin me familjet e tyre. Edhe pse shenjat fizike mund të jenë shëruar, plagët mendore dhe kujtimet e zymta, janë ende gjallë sot, prandaj sponsorizuesit e kësaj proklamate, nderojnë të burgosurit Politikë të Shqipërisë dhe familjet e tyre. Pëllumb Lamaj, i nderuar me Proklamatë, ndjehet i vlerësuar, jo vetëm si individ, por u është mirënjohës sponsorizuesëve për të gjithë bashkëvuajtësit dhe martirët e qëndresës antikomuniste. Në vlerësimin që i bëhet atij si individ, theksohet fakti se jeta e tij ka kaluar mes vuajtjeve. Lamaj që në moshën 8 vjeçare përjetoi arrestimin e të atit dhe kalvarin e vuajtjeve në internim. Në vend të shkollës, lodrave e ëndrrave, Pëllumbi u përball me terrorin komunist. Nënës së tij i duhej të rropatej në punë të rënda për të ushqyer pesë fëmijët me babanë në burg. Në shkollë përbuzej me nofkën”Kulak”, kuptimin e së cilës, nëna do t’ia shpjegonte si ekuivalente me togfjalëshin “Armik i Popullit”! Kjo do të thoshte izolim dhe se për të nuk kishte vend as në organizatën e rinisë dhe as që mund të vazhdonte shkollën e mesme. Sigurimi u orvat ta provokonte që të bëhej bashkëpunëtor, por ai e refuzoi me neveri. E dinte se pas refuzimit do të vinte arrestimi, dhe nuk vonoi. Liria e kufizuar do të burgosej, kur ai ende nuk i kishte mbushur të 20-tat. Me 1 Mars 1979, Sigurimi i vuri prangat në emër të Popullit, duke e akuzuar si Armik të Popullit! U dënua me 15 vjet në burgun famëkeq të Spaçit. Ishte ndër më të rinjtë e atij burgu, i cilësuar si më i egri ndër burgjet e diktaturës, që vetë Pëllumbi e krahason me ferrin e Dantes. Bashkëvuajtësit, që ishin bashkë me të në veprimtarinë e përkujtimit të 42 vjetorit të Revoltës së Spaçit, e karakterizojnë Pëllumbin si një nga qendrestarët me kuarajo dhe trim për kohën e burgimit. Pëllumbi përjetoi revoltën e Majit të vitit 1984 në Qafë-Bari, ku regjimi nuk i kurseu ekzekutimet dhe riburgimet. Një pjesë prej të dënuarve i çuan në Spaç. Pëllumbi guxoi dhe i ndihmoi disa prej tyre me ushqime. Spiunët njoftuan komandën dhe Pëllumbi e pësoi me tortura çnjerëzore, por nuk u thye. I pyetur nga Gazeta Dielli se çfarë përbënte takimi që po organizohej me 17 Maj 2015 në një nga Universitetet amerikane në Nju Jork, Pëllumb Lamaj, ndër kritikuesit e rreptë të klasës politike shqiptare, tha: Duam të nderojmë heronjtë antikomunistë të Spaçit dhe Qafë Barit. Ky është një homazh për martirët dhe qendrestarët e Spaçit, ky është edhe një mesazh për klasën politike shqiptare, që për turp nuk ka arrit të dërgojë qoftë dhe një Kryeministër në Spaç! Premtimet e pambajtura ndaj ish të përndjekurve s’janë gjë tjetër, veçse demagogji e tranzicionit antidemokratik me një klasë politike të

korruptuar dhe komuniste në krye! Hasan Baja, qendrestar i burgjeve, një ndër të zhgënjyerit e demokracisë shqiptare, që pat dhënë dorëheqjen për kod moral që më 1995, për moskompromentim me të korruptuarit (ish Komisar i Policisë në Sarandë), shprehet se ndjehet i zemëruar me klasën politike shqiptare, që nuk arriti të integroi kundërshtarët e regjimit komunist, ç’ ka përbën dështimin e vetë demokracisë së shartuar shqiptare. Lekë Mirakaj, Zija Lepenica, Fatmir Muja, që ndodheshin në auditorin e Monroe College, ku zhvillohej veprimtaria nderuese dhe përkujtimore e Revoltës së Spaçit, ndjehen të nderuar që ata vetë, ish bashkëvuajtësi i tyre, Pëllumb Lamaj, nderohen nga institucionet Amerikane, dhe e gjithë kauza e tyre kundër komunizmit, vlerësohet e çmohet në vendin e demokracisë, por jo në Shqipëri. Veprimtaria u organizuar nga “Albanian- American Society Foundation and The Sons and Daughters of Albania in America” dhe është mbështetur nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, The Women’s Organization “Hope & Peace”,”Clasmsmates Forever”, Albanian American Open Hand Association, Akademia e Nju Jork-ut e të tjera. Moderator i veprimtarisë përkujtimore kushtuar Revoltës së Spaçit ishte Fredi Tollja, pronar “The Producers Club New York. Në fjalën e hapjes moderatori vlerësoi kundërshtarët e diktaturës komuniste të Shqipërisë, ish të burgosurit politik të regjimit diktatorial, që me sakrificat e tyre, me qëndresën e tyre, sfiduan diktaturën. Tollja, tha se me këtë veprimtari, përkujtojmë dhe nderojmë jetët e ndërprera, nderojmë heroizmin e atyre që guxuan të sfidojnë shtetin komunist në emër të ëndrrës për liri e demokraci. Esad Rizaj, president i Fondacionit Shoqëria ShqiptaroAmerikane dhe Bijtë e Bijat e Shqiptarëve në Amerikë, tha se ndjehet i privilegjuar që nderon ish të burgosurin Pëllumb Lamaj dhe të gjithë ish të burgosurit politik të Shqipërisë. Ky, tha ai, është një vlerësim për të gjithë ata që u burgosën,u pushkatuan, u internuan pse luftonin për liri dhe Shqipëri Etnike. Miqtë e shqiptarëve, amerikanët Stive Kaufmanavokat i njohur dhe profesori Paulo Palombo, në përshëndetjet e tyre kanë vlerësuar qëndresën e antikomunistëve shqiptarë, dhe kanë nderuar ata që dhanë jetën për liri, përballuan torturat, vuajtjet në burgje dhe kampet e internimit. Një përshëndetje të veçantë ka bërë edhe themeluesja e Shoqatës”Shokët e Klasës përgjithmonë”, Lindita Hoxha. Lek Mirakaj, një ndër ish të burgosurit politik, e cilësoi nderimin e ish bashkëvuajtësit Pëllumb Lamaj dhe gjithë të burgosurve politikë shqiptar, si një nderim të jashtëzakonshëm. Kjo Proklamatë, tha ai, është dekorata më e lartë që i jepet një ish të përndjekuri politik. Më pas ai vlerësoi qëndresën e ish të burgosurve politik dhe në mënyrë të veçantë martirët dhe qendrestarët e Revoltës antikomuniste Skënder Daja, Dervish Bejko,Sokol Sokoli, Pal Zefi, Tom Ndoja, Hajri Pashaj dhe shumë të tjerë që pas revoltës u ridënuan. Mimoza Dajçi, presidente e The Women’s Organization “Hope & Peace”, kërkoi që të pranishmit të çoheshin në këmbë dhe me një minutë heshtje të nderonin kujtimin e heronjve të revoltës. Më pas ajo ka përshkruar revoltën e Spaçit, ndërkohë që ka treguar gjendjen e sotme të ish burgosurve politikë. Dajçi tha se ka kaluar afro çerek shekulli, e akoma të dënuarit politik nuk janë rehabilituar duke filluar me dëmshpërblimet, strehimin, shëndetin etj. Edhe pse disa individëve u ka dalë emri në gazetë për të marrë dëmshpërblimet e burgut politik akoma nuk po del fondi nëpër banka për tërheqjen e tyre, apo


edhe fondet e kësaj shtrese i përdorin për fushatat e tyre partitë politike. Ka zvarritje dhe burokraci pa fund. Strehimi i ish të përndjekurve është i mjerueshëm, u ndanë vite më parë gjatë qeverisjes demokratike disa hyrje tek Kafodi e Vasil Shanto dhe kaq, po pjesa dërmuese? Më pas ajo ka trajtuar dhe hapjen e dosjeve të sigurimit dhe ligjin e munguar të lustracionit. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv/kryetari Asllan Bushati, anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj,Lek Mirakaj, Zef Përndocaj e të tjerë.

REVOLTA E SPAÇIT Nga Marenglen Kasmi Revolta e Spaçit u organizua nga të burgosurit e këtij burgu në datat 21-23 maj 1973. Kjo revoltë është një nga simbolet më të forta të qëndresës kundër regjimit komunist. Kjo ngjarje është trajtuar gjerësisht pas rënies së sistemit komunist. Po ashtu, edhe dëshmitë e ish të burgosurve janë të shumta. Gjithsesi, trajtimi asnjëherë nuk është shterues dhe i plotë, pa u ballafaquar me një dokumentacion të gjerë arkivor. Dhe arkivat suprizojnë hera-herës. Në këtë kontekst, për hartimin e këtij shkrimi janë përdorur dokumente arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit që administrohen nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat kanë qenë pak ose aspak të njohura deri tani. Në këtë dosje “Të objektit të rëndësisë së veçantë – Reparti 303 Spaç”, ndër të tjera hidhet dritë mbi historikun e burgut qysh prej krijimit e deri në mbylljen tij, revoltën, organizimin, protagonistët kryesorë të saj, numri i të burgosurve ndër vite, puna që ata kryenin si dhe mbi rolin e Sigurimit të Shtetit në burg etj. Trajtimi i mëposhtëm do të rrokë gjithë këto fusha, duke tentuar të japë një tablo sa më të qartë historike si mbi ngjarjen në veçanti, ashtu edhe mbi burgun e Spaçit në përgjithësi. Historiku i Repartit 303 Reparti i Riedukimit Nr. 303 u vendos në Spaç të Mirditës në vitin 1968. Por, historia e këtij reparti riedukimi zë fill qysh më 25 maj 1951, kur me urdhër të Ministrit të Punëve të Brendshme u krijua Kampi Nr. 2, i cili më pas do të quhej Reparti 303. Në vitet 1951-1968, ky repart riedukimi shërbeu si një repart pune “lëvizës”. Ai e filloi punën në Peqin, ku të dënuarit punuan në hapjen e kanalit Peqin-Kavajë. Pasi mbaruan punimet në sektorin e Peqinit, kampi u zhvendos në Rrogozhinë dhe më pas në Harizaj, Lekaj, Gosë, Kavajë dhe në fund në fshatin Çengelaj të Peqinit, ku po ndërtohej diga që do të kthente ujin e Shkumbinit në kanalin vaditës. Punimet e kanalit vaditës Peqin-Kavajë filluan më 27 maj 1951 dhe përfunduan në nëntor 1952. Më pas, deri në mars

1953 reparti mori pjesë në ndërtimin e fushës së aviacionit në Urën Vajgurore, duke i ardhur në ndihmë Kampit Nr. 1. Pastaj reparti transferohet në Vlashuk, pranë Kuçovës, për të marrë pjesë në punimet e kanalit vaditës Devoll-Thanë, duke hapur rreth 8 km nga ky kanal. Në vazhdim, kampi i transferua në Shtyllas të Fierit, për të punuar në ndërtimin e kanalit vaditës Vjosë-Levan-Fier, ku punuan deri maj 1955, kur përfunduan edhe punimet. Në qershor 1953, kampi transferohet në Rinas, ku punoi për katër vjet në ndërtimin e aeroportit. Pasi mbaruan punimet e aeroportit të Rinasit, më 8 shkurt 1959 kampi u transferua në Tiranë dhe mori pjesë në ndërtimin e Sanatoriumit, ndërtimin e kombinatit të mishit, peliçerinë, në ndërtimin e disa ndërtesave në fermën Gjergj Dimitrov dhe në një pjesë të punimeve në Uzinën e Traktorëve. Për kryerjen e këtyre punimeve, kampi qëndroi në Tiranë deri në vitin 1963.

Më pas, kampi u transferua në Vlorë, ku mori pjesë në ndërtimin e Uzinës së Sodës Kaustike. Në vitin 1965 kampi u dërgua në Elbasan, ku mori pjesë në ndërtimin e fabrikës së çimentos. Në fund, pas një kalvari të gjatë punimesh në gjithë këto fronte të vështira pune, në vitin 1968 kampi u dërgua pranë minierës së piriteve në Spaç, ku u krijua Reparti i Riedukimit 303. Revolta Dita e parë e revoltës filloi si një ditë e zaknoshme. Sipas rregullores, në mëngjesin e 21 majit 1973, nënoficeri i shërbimit shkoi për t’u hequr batanijet të burgosurve që ishin në dhomat e izolimit, të cilët ishin ndëshkuar nga komanda e burgut. I tillë ishte edhe Pal Gjergj Zefi, i datëlindjes 1940, nga Rrushkulli i Durrësit, dënuar me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. Sipas relacionit Nr. 205 “Mbi një ngjarje të rëndë të jashtëzakonshme shkaktuar nga të dënuarit Repartit 303”, datë 26.V.1973, i komandës së burgut të Spaçit, Pali ishte “ndëshkuar nga komanda me një muaj vuajtje dinimi në dhomat e izolimit për arsye se kishte shkelur rëndë rregullat e vendosura në repart”. Në orën 05.00 të datës 21 maj, nënoficeri i rojës hapi derën dhe tentoi të marrë batanijen. Pali doli nga dhoma dhe u bashkua me turmën e të burgosurve të tjerë që ishin në oborr dhe refuzoi të kthehet në izolim. Pali kishte hipur në


tarracë, mbante një shufër hekuri rreth 2 metër në dorë dhe nuk lejonte njeri t’i afrohej. Në orën 06.30, rojet i bënë atij thirrje të kthehet në dhomën e izolimit, por Pali vazhdonte të refuzonte. Në kohën që rojet ju hodhën Pal Zefit për ta arrestuar, ai qëlloi me hekur të dënuarin M.N, i cili ndërhyri për të ndihmuar policët dhe oficerin. Policët arritën të arrestojnë Palin, por atij i shkuan në ndihmë bashkëvuajtësit Jorgo Papa, Dashnor Kazazi, Pavllo Pope, Hasan Iba, Pandi Sterjo, Muharrem Dyli, Rexhep Lazeri, Fadil Dushku, Sulë Veshi etj. dhe u përleshen me policët për rreth pesë minuta. Të dënuarit e tjerë të acaruar, filluan të mblidhen në vendngjarje dhe policët të trembur nga përmasat që mori ngjarja u tërhoqën duke dalë jashtë kampit. Komanda tentoi të marrë kontakt me të burgosurit e rebeluar, për të qetësuar situatën, por nuk pati rezultat. Në orën 15.30 mbërriti në vendngjarje grupi operativhetimor dhe, nën drejtimin e tyre u bë arrestimi i Pal Zefit. Mbas tij u arrestua edhe Syrja Lame, i cili u dërgua në dhomën e izolimit. Kur grupi operativ kërkoi të arrestojë Pavllo Popen dhe po e shoqëronin për në dhomën e izolimit, Pavllo u iku policëve dhe u fut mes turmës së të dënuarve, të cilët e morën menjëherë në mbrojtje, duke hedhur parrulla si “ja vdekje ja liri”, “nuk punojmë në galeri”, “ju jeni katila” etj. Rreth orës 21.00 të burgosurit thyen birucat dhe nxorën jashtë të izoluarit. Ndonëse rojet hapën zjarr paralajmërues në ajër, të burgosurit nuk u tërhoqën dhe e përfunduan aksionin. Më tej, të burgosurit tentuan të shkelnin zonën e ndaluar dhe të thyenin zyrat teknike që ishin në kamp. Po ashtu, ata “bënin thirrje për vrasjen e disa të dënuarve që mbajtën qëndrim pozitiv dhe që u erdhën në ndihmë personelit të shërbimit nga të cilët ishin edhe bashkëpunëtor të organeve tona, sa që u ndeshën me agresorët”, shkruhet në një dokument të Degës së Punëve të Brendshme Mirditë, hartuar për ngjarjen më 23 maj 1973. Të burgosurit u grumbulluan në tarracë e në sheshin para pallatit, ku disa prej tyre, si Skënder Dajo, Dervish Bejko dhe Bashkim Fishta mbanin fjalime dhe recitonin poezi me përmbajtje antikomuniste. Të ndodhur para këtyre rrethanave, komanda e kampit mori masa ta rrepta, me qëllim që të burgosurit të mos shpërthenin kampin. Rreth orës 03.00 të mëngjesit të datës 22 maj, në kamp mbërriti zv/Ministri i Brendshëm Feçorr Shehu. Pasi zbardhi dita, rojet vunë re se, në katin e tretë të pallatit të burgosurit kishin ngritur një flamur të kuq, me shqiponjën në mes dhe pa yllin e kuq. Sipas të dhënave që u mblodhën më pas, shqiponjën mbi flamur e kishte bërë Mersin Vlashi. Flamurin e kishte ngritur Gjet Kadeli, Rexhep Lazri dhe Murat Marta. Ndrec Çoku bënte roje të flamuri. Në orën 08.00 Feçorr Shehu ju bën thirrje të burgosurve t’i rikthehen normalitetit, por pa rezultat. Organizimin e të burgosurve brenda kampit e dëshmon një raport i hartuar nga bashkëpunëtori “Zjarri”. Ai raportonte se në datën 22 maj, rreth orës 12.00 në mensën e burgut ishte mbajtur një mbledhje, e cila quhej “Mbledhja e Këshillave Krahinorë”. Në këtë mbledhje merrnin pjesë të

dënuar nga thuajse nga gjithë krahinat që vinin të burgosurit. Më mbledhje u vendos: “1) Të këshillohen personat që nuk marrin pjesë në mbledhje që të qëndrojnë të vendosur në revoltën që filluam. 2) Të thuhet që revolta lindi e rastit, shkaktar ishin operativi me nënoficerët që lidhën Palin. 3) Të mos pranonte asnjë i dënuar të futej në galeri. 4) të dërmonin personelin e mbrapavijës. 5) në kohën kur pranuan të takoheshin me komisarin e repartit 303, të thoshte Pavlini (Vata – shën. im) me Koçon(?) se ne na kanë dërguar të dënuarit që të transmetojmë fjalët tuaja me të dënuarit dhe jo të përzihemi me politikë”. Ndonëse revolta kishte filluar spontanisht, nga ky raport, por edhe nga intensiteti i veprimeve gjatë ditës, u pa qartë që ajo kishte kaluar në një fazë tjetër, më të organizuar dhe me një karakter më të theksuar politik. Një përfaqësi e përbërë nga tre të burgosur u takua me Feçorr Shehun. Ata kërkuan të mos dënohej asnjë fajtor, të mos punohej më në minierë, por në ndërtim dhe të bëhej një amnisti: “Që kur u prishët me B.S. nuk keni bërë (asnjë amnistishën. im), sepse jemi dënuar padrejtëisisht”, i thanë ata Feçorr Shehut. Madje, Hajri Pashaj u shpreh me fjalë fyese kundër Partisë dhe pushtetit si edhe kundër vetë Feçorr Shehut, duke i thënë: “ju është ngushtuar rrethi së shpejti do të vijnë në vendin tonë për të dhënë llogari”. Si

rezultat i masave të marra, duke e rrethuar kampin me forca të mëdha policie dhe ushtrie, duke ushtruar një presion të madh psikologjik te të burgosurit, por pa përdorur armët e zjarrit drejtpërdrejt mbi ta, në orën 09.00 të datës 23 maj, pas afro 52 orësh, të dënuarit pranuan kushtet e vëna nga komanda dhe nuk kundërshtuan kur forcat policore dhe ato të gardës hynë brenda kampit. Sigurisht që përballë kësaj force, të burgosurit nuk kishin asnjë shans të vetëm. Qëndresë organizuan vetëm Dashnor Kazazi, Skënder Dajo, Jorgo Papa dhe Dervish Bejko, të cilët me hekura e hunj në dorë ju kundërvunë rojeve të armatosur. “Rezistenca e tyre u mposht me dhunë”, shkruhet në raportin e komandës së kampit për ngjarjen. Revolta e Spaçit e organizuar nga të burgosurit politikë ishte e orientuar qartë kundër regjimit komunist. Nëse forcat e policisë dhe të ushtrisë që ruanin kampin do të lëkundeshin, sipas planit, të burgosurit do të tentonin të thyenin kampin dhe të arratiseshin. Nëse kjo nuk arrihej, atëherë revolta synonte që, me anë të presionit, të realizonte disa


kërkesa që kishin të burgosurit. Në këndvështrimin e Sigurimit të Shtetit, revolta ishte spontane, por mendimi për të ngritur krye ishte kultivuar me kalimin e kohës te të burgosurit. Kjo gjë ishte favorizuar edhe nga njëfarë tendence liberale të togave policore dhe ushtarake që ruanin kampin. Ky qëndrim u kritikua shumë pas revoltës, sepse pavarësisht se këta “armiq” ishin të izoluar në burg dhe nuk mund të ndikonin me veprimtarinë e tyre qytetarët e tjerë, “sjellja dhe veprimtaria armiqësore duhej të luftohej njësoj kudo dhe kurdoherë”, sepse për ta ligji nuk bënte dallime për vendin se ku bwhej shkelja ligjore. Këtë frymë e ilustron më së miri një informacion i kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Mirditë, i cili më 23 maj 1973 informonte komandën e Burgut për ekzistencën e disa partive politike në burgun e Spaçit. Kësisoj, ai njoftonte se në burg ekzistonte Organizata e Ballit Kombëtar, Partia Revizioniste, Partia Socialdemokrate dhe Partia Zogiste. Nëse shikojmë përbërjen e tyre, vërehet se aktiviteti i tyre ishte nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit ose të paktën, Sigurimi kishte dijeni për ekzistencën, anëtarët dhe veprimtarinë e tyre. Pas revoltës, Sigurimi mori masa që numri i bashkëpunëtorëve brenda radhëve të këtyre Partive të rritej. Më tej, Zv/kryetari i Degës së Punëve të Brendshme informonte eprorin e tij “për tu orientuar më mirë gjatë procesit hetimor” se, në vitin 1972, sipas të dhënave të bashkëpunëtorit “Osumi”, në burg ishte krijuar edhe një organizatë me emrin “Rezistenca Ushtarake” me në krye Osman Kazazin, si komandant i forcave, me gradën Gjeneral. Vlerësuar në këtë kontekst, një nga arsyet që efektivat e ruajtjes së kampit nuk përdorën dhunën dhe armët për shuarjen e revoltës ishte edhe kontrollimi i situatës,si pasojë e raportimeve nga brenda. Më tej, sistemi ishte i interesuar në krahun e tyre të punës dhe nuk kishte interes të vriste në masë të burgosurit. Është logjike të mendosh se, regjimi u mundua ta mbyllte këtë ngjarje pa shumë bujë, sepse nuk i interesonte kjo gjë. Sigurisht që për të ishte e mundur ta shtypte shumë lehtë me forcën e armëve revoltën. Këtë gjë e dinin edhe të burgosurit. Vazhdon

Pas 45-vjetorit të burgut të Spaçit dhe atij të Qafë-Barit, që u përkujtuan nga Shoqata Vatra në New York, kujtojmë

75-VJETORIN E GJYQIT SPECIAL 1 mars- 1 prill 1945

Një ngjarje rrëqethëse me të cilën regjimi komunist vendosi dhe ligjëroi krimin në Shqipni, me një proces gjyqsor të emërtuar Gjyqi Special, me të cilin e kishte shëndrruar teatrin që u quajt më vonë kombëtar, në një një gjykatë, për të dënuar ata që i quenin armiq të popullit e të partisë, me dënigrime e akuza të tjera të turpshme. Ky Gjyq Special vazhdoi një muaj të tërë, duke e mbajtur në ankth kryeqytetin dhe gjithë vendin. Kush ishin këto gjykatës që merrnin përsipër të gjykonin ajkën intelektuale e patriotike shqiptare ? Po pse, si kujtoni, se do të varroset kjo histori, e të mbulohet me turp, e të mos përmendet, sepse fyhet e ulët dinjiteti i komunistëve, që akoma livadhisin në këtë demokraci të tanishme? Mos vallë një trup gjykues me pesë klasë fillore ose hiç, që s’dinin nga binte drejësia, ishte në gjendje të gjykonte 60 shqiptarë të dilomuar në universitetet europiane, ku mes tyre kishte dhe juristë të lartë ? Për hir të së vërtetës, japim përbërjen e asaj gjykate specilale, dhe felenderojme Wikipedian, që e ka fiksuar atë gjyq special dhe na e jep trupën gjykuese si më poshtë. Trupi gjykues përbehej nga 9 veta, kryetar i saj u emërua Koçi Xoxe, dhe anëtarë: Hysni Kapo, Beqir Balluku, Hajdar Aranitasi, Gaqo Bobo, Medar Shtylla, Faik Shehu, Halim Budo, Gaqo Floqi. Prokuror i Gjyqit ishte Bedri Spahiu. Më 10 mars 1945, u emëruan si ndihmësgjyqtarë të Gjyqit Special, Bilbil Klosi, Gjon Banushi dhe Haki Toska.[5] Ndërsa kujtohën ngjarje të tjera si e Spaçit e Qafë Barit, apo Tepelenes, mos vallë Gjyqi Special ishte më i pakët si krim ? Gjyqi Special shënon institucionalizimin, zyrtarizimin e ligjërimin e krimit, që u hapën gjyqet speciale ne çdo qytet, që çuan ne pushkatim mbi 6000 shqiptarë, viktima te pafajshme, dhe me mija të tjerë të vdekur në burgje e kampe internimi ku s’u kursyen as fëmijët. Ḉudi e madhe është se këto gjyqe speciale u zhvilluan ne salla kinemaje, si Rozafati i famshëm i Shkodrës, ku ato gjyqe vazhduan dy vjet, duke korrur ajkën e qytetarëve të atij qyteti, ku për çdo javë, në fund gjyqi, pushkatoheshin 6 vetë e dhjetra të tjerë të burgosur. Sipas Bedri Spahiut, Enver Hoxha ishte udhëheqësi, gjykatësi e prokurori. Zhvillimi i Gjyqit Special në atë teatër ishte vetëm një shfaqje e autoritetit dhe forcës së regjimit komunist. Enver Hoxh e përsëriste vazhdimisht : Grushit i diktaturës së proletaritit do bjerë pa mëshirë si grusht çeliku, mbi armiqt e popullit e të partisë. Vendimet ishin marrë më përpara, dhe gjyqi ishte vetëm një shfaqje teatrale, dhe prandaj u zgjodh dhe ai teatër që të luhej në skenën e tij, me një publik që mbushte krejt sallën, partizanë e komunistë, të gatshem të duartrokisnin e brohorisnin për çdo vendim, e te rrihnin kembët mbi dysheme thua po binte tërmet.


Ndërojmë kujtimin e këtyre viktimave të komunizmi, dhe me këtë rast i përmendim emrat e tyre, i rikujtojmë që të mos harrohen. Të pushkatuar                 

Aqif Përmeti Bahri Omari Beqir Valteri Daut Çarçani Dik Cami ( Fejzi Alizoti Gustav Mirdash Hilmi Leka Ismail Golemi Javer Hurshiti Kolë Tromara Kostandin Kote Reshit Merlika Shyqyri Borshi Tahsim Bishqemi Terenc Toçi Zef Kadarja

 Sokrat Dodbiba  Sylejman Vuçitërna  Tefik Mborja  Vangjel Goxhomani  Xhavit Leskoviku  Xhevat Korça  Zef Benusi  Zef Shiroka  Zenel Prodani  Zija Bejleri  Vazhdon ne numerin e ardshem. Revista Kuq e Zi patjetër s’mund të linte te kalohej në heshtje kjo ngjarje, që dikush mundohet ta mbulojë. Aq dhe më keq se ndër të pushkatuarit e të burgurit e atij gjyqi, disa pasardhës të tyre, bij dhe nipa, mbajnë avazin e teatrit kombetar, ku njerezit e tyre u denuan. Nga të dënuarit që kemi njohur personalisht janë: Aqif Permeti e Gustav Mirdashi (të pushktuar), kolegë të babës e miq të familjës. Ndërsa me te tjerët jemi njohur në kampin e Kuçit të Vlorës: Mihal Sherko, Dedë Jakova, Fiqri Llagami, Jakov Milaj, Lazër Radi, Nedim Kokona, Zef Benusi, Zef Shiroka.

Të burgosur                                 

Abdurrahman Abedin Xhiku Akile Tasi Anton Kosmaçi Bajram Pustina Bilal Nivica Dedë Jakova Emin Toro Et'hem Cara) Fiqri Llagami Gjergj Bubani Ibrahim Biçakçiu Ihsan Libohova Ismet Kryeziu

Skena e teatrit e kthyer në gjykatë - aktorët në role pozitive: trupi gjykues i komunistëve me kryetar një ish-teneqexhi, Koçi Xoxe me shokë

Jakov Milaj Koço Tasi Kostaq Kotta Lazër Radi Luigj Filaj Mahmut Golemi Manush Peshkëpia Mihal Sherko Mihal Zallari Ndoc Naraçi Nedin Kokona Qemal Vrioni Rifat Begolli Rifat Tartari Rrok Gera Rrok Kolaj Sami Koka Sami Visoka Shuk Gurakuqi

Të pandehurit në role negative si armiq të popullit e të partisë


TË KOMUNIZMIT QË NË FILLIMIN E TYRE (Me rastin e 75-vjetorit të Gjyqit Special mars-prill 1945)

Nga Prof. Tahnas Gjika

Janë aq të shëmtuar, rrëqethës e të panumërt krimet e komunizmit sa që të tmerrojnë veç kur i dëgjon, kujton e i përmend. Të kushtuar të japim dëshmi e t’i fiksojmë diku në gazeta, revista, libra, programe televizive, konferenc e simpoziume, e kryejm këtë detyrë për hir të historisë, që të merret vesh e të tramsmetohet brez pas brezi, që të njihet e vërteta e llahtarshme të sistemit antinjerëzor që sundoj mbi Shqqipërinë e shqiptarët një gjysmë shekulli tepër të gjatë e tepër të ngarkuar me krime barbare. Edhe vetë komunistët, po paten një grimë ndërgjegje, ta marrin vesh se si sistemi i tyre i solli Shqipnisë e shqiptarve dëme të mëdha njerëzore, materiale, kulturore e shpirtërore. Punojmë për historinë, dhe historia kërkon të njohë të vërtetën, që ne patjetër e japim.

KATARSA KOMBËTARE KËRKON DËNIMIN E KRIMEVE

Gjatë këtij mars-prilli u mbushën 75 vjet nga koha kur u organizua Gjyqi Special i 60 intelektualëve shqiptarë prej komunistëve që sapo kishte ardhur në pushtet. Ky përvjetor kaloi me dy shkrime te websitet kujto.al dhe radiandradi.com. Miku im, i palodhshmi 91-vjeçar, Lek Pervizi - botuesi i revistës internetike Kuq e Zi, - më dërgoi për lexim kryeartikullin e tij të numërit që do të nxjerrë tani në qershor, ku përkujton disa ngjarje të Gjyqit Special dhe të internimeve. Ai më shprehu mërzinë e tij pse sivjet u shkrua shumë pak për këtë ngjarje shumë domethënëse për karakterin e diktaturës që u instalua në Shqipëri pas mbarimit të L2B. U ndjeva i turpëruar, sepse këtij gjyqi nuk i kisha kushtuar ndonjë shkrim. Hyra në Google ku gjeta shkrime e kujtime interesante të publikuar prej të dënuarve si Lazër Radi, prej vetë Lekës vëllai i të dënuarit Valentin Pervizi, prej studiuesve Çelo Hoxha e Kastriot Dervishi, prej gazetarit Kliton Nesturi, prej zonjës Rita Koka, vajza e kolonelit Sami Koka dhe prej Bedri Spahiut, Prokurorit të këtij gjyqi. Pasi lexova dhe dy faqe të gazetës Bashkimi të datës 14 prill 1945 vendosa të shkruaj këtë artikull të shkurtër. Qëllimi im është që ta vlerësoj këtë ngjarje si një nga krimet e hershme të diktaturës komuniste shqiptare ndryshe nga historianët zyrtarë të derisotëm dhe të ftoj gjithë bijtë e ndershëm të popullit shqiptar që ta marrin si mision dënimin e krimeve të komunizmit. *** Një qytetar që do të jetë i ndershëm me veten dhe shoqërinë, pasi ka lexuar e dëgjuar për shumë nga krimet e kohës së diktaturës komuniste, nuk ka si të mos i dënojë ato krime dhe vetë sistemin që i krijoi edhe pse në atë kohë mund të ketë qenë i manipuluar, gojëmbyllur dhe i pajtuar me sistemin, si kisha qenë dhe unë. Puna është se deri ku shkojmë në këtë qëndrim të ri kritik.


Qëndrimi që mbajmë ndaj krimeve të komunizmit është treguesi kryesor që dëshmon nëse mendësia jonë është vërtet demokratike, kur i dënojmë të gjitha krimet që në fillimet e tyre; apo është një mendësi gjysëm demokratike, kur dënojmë vetëm një pjesë të tyre. Shumë prej intelektualëve, që morën formim në shkollat e kohës së diktaturës komuniste kanë evoluar lidhur me dënimin e sistemit diktatorial komunist, por për fat të keq shumica e tyre kanë mbetur në mes të rrugës. Them, kanë mbetur në mes të rrugës, sepse ata kanë pranuar dhe i dënojnë si krime të atij regjimi vetëm krimet që kreu diktatori Hoxha mbas shkëputjes nga miqësia me Bashkimin Sovjetik, kur ai për të mbajtur pushtetin dha dënime të rinj duke shpallur “tradhëtarë dhe armiq të partisë e të popullit” edhe bashkëpunëtorë të tij si: Koço Tashkon, Liri Belishovën, Teme Sejkon, etj. Mirëpo shumë intelektualë nuk e kuptojnë se vendimi sekret i dënimit të njerëzve që rrezikonin pushtetin e udhëheqësit të partisë u formulua e u zbatua menjëherë pas formimit të Partisë Komuniste Shqiptare. Në zbatim të këtij vendimi kanë qenë spiunimi i Qemal Stafës (5 maj 1942); vrasjet mbas shpine të partizanëve si Memo Meto, Xhemil Çakërri, Hydajet Micolli, Mynyr Xhindi, Raqi Qirinxhi, etj, që nuk u bindeshin qorrazi urdhrave të eprorëve. Ky vendim vijoi të zbatohej deri te vrasja e Kryeministrit Mehmet Shehu, Ministrave Beqir Balluku, Abdyl Këllezi, Kadri Hazbiu, etj. Krimet e PKSh /PPSh-së janë një zinxhir i pashkëputur që nga krijimi i saj e deri te kapitullimi i regjimit komunist, kur u pushkatuan poetët Vilson Blloshmi e Genc Leka; kur u var poeti Havzi Nelaj; kur u vranë në kufi djemtë që donin të kalonin kufirin pasi ky veprim ishte shpallur prej Kuvendit Popullor si veprim që s’përbënte krim dhe nuk duhej dënuar; kur u dënuan të rinjtë që rrëzuan bustet e Stalinit e të Enverit, dhe së fundi u vranë demokratët e parë më 2 prill 1991 në Shkodër. Për të gjykuar karakterin terrorist të PKSh-së nuk duhet të na ngatërrojë fakti se djemtë e rinj që “dolën malit” ishin djem e vajza idealistë shumë prej të cilëve dhanë jetën për lirinë e atdheut. Karakteri terrorist i PKSh-së ka ekzistuar që gjatë luftës në udhëheqjen e lartë të kësaj partie dhe jo në anëtarët e thjeshtë të saj, të cilët ishin idealistë romantikë e naivë politikë. Askush nuk e mohon Luftën Antifashiste që kreu populli ynë kundër pushtuesve të huaj fashistë e nazistë si një luftë të drejtë që ka qenë e është një veprim që e nderon popullin shqiptar. Po ashtu gjaku i dëshmorëve që ranë për liri është i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Mirëpo vlerësimi i këtyre dukurive ka qenë i politizuar gjatë viteve të diktaturës komuniste dhe gjatë tranzicionit. Them, edhe gjatë kohës së tranzicionit, sepse historianët që hartuan “Historinë e Shqipërisë” të vitit 2009, dhe “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” (2008-2009) botime të Akademisë së Shkencave të RSh, nuk kanë bërë si duhet rishikimin e shumë nocioneve dhe vlerësimin e ngjarjeve që kanë marrë në analizë. Në këto botime Lufta Antifashiste e popullit tonë vijon të paraqitet si vepër e PKSh-së dhe nuk përmendet fakti se përveç Mujo Ulqinakut u vranë më 7 prill 1939 dhe 14 dëshmorë të tjerë (9 në Durrës, 1 në Sarandë, 1 në Shkodër, 1 në Vlorë dhe 1 në

Maskrat e gjyqëve soeciale Berat). Po ashtu mohoen luftimet e para kundër pushtuesve italianë që i kryen forcat e ushtrisë mbretërore dhe i vijuan nacionalistët para formimit të PKSh-së. Më tej këto forca e vijuan luftën antifashiste bashkë me forcat partizane komuniste, me të cilat shkuan bashkë në Konferencën e Pezës (16 shtator 1942) dhe në Mbledhjen e Mukjes (2-3 gusht 1943). Për ta kuptuar faktin se pse udhëheqja e PKSh / PPSh-së kreu më shumë krime se partitë e tjera komuniste të Europës Lindore duhet të kemi parasysh faktin se partia komuniste shqiptare nuk u krijua si pasojë e zhvillimit të brendshëm të lëvizjes komuniste shqiptare, si ishin krijuar partitë e popujve të tjerë të Europës Lindore. PKSh-ja u formua prej të dërguarve të Partisë Komuniste Jugosllave, të cilët i imponuan partisë sonë një strategji politike që t'i shërbente së pari interesave dhe synimeve të PKJ-së dhe pastaj interesave të popullit shqiptar. Kjo strategji u mbajt e fshehtë dhe u punua heshturazi për t'i kthyer Jugosllavisë territoret që ia kishte dhënë Shqipërisë Gjermania dhe Italia në korrik-gusht 1941, pasi ushtria gjermane theu armatën jugosllave dhe e shpërbëri atë shtet. Krahas këtij fakti vlen të përmendim dhe karakterin e dobët njerëzor të Enver Hoxhës dhe atyre që mbante rrotull për zbatimin e urdhërave vrastarë. Po përmend këtu disa nga krimet e para të PKSh-së si: Mosmbajtja zi për dëshmorët e rënë në Luftën Antifashiste që nga 7 prilli deri më 7 nëntor 1941. Fakt që tregon se kjo parti e mohoi gjakun e dëshmorëve të rënë për liri para themelimit të saj.


Mospërmendja e fjalëve “Shqipëri etnike” dhe “Kosovë” në procesverbalin e mbledhjes së themelimit të PKSh-së. Fakt që zbulon se PKSh-ja ishte parti vasale e PKJ-së dhe nuk do ta njihte Shqipërinë etnike, prandaj ajo nuk deshi dhe nuk e shtriu veprimtarinë e vet organizative, politike dhe ushtarake jashtë territorit të Shqipërisë Londineze.

jashtëzakonshëm Gjeneral Leitenant Koçi Xoxe dhe si Prokuror Bedri Spahiu. Me përjashtim të Halim Budos dhe Gaqo Floqit, që ishin gjyqtarë, të shtatë anëtarët e tjetë të së quajturës “Gjykata Speciale e Tiranës” që zhvilloi Gjyqin Special, bashkë me kryetarin dhe prokurorin, nuk kishin diploma të larta dhe as njohuri juridike.

Mospërmendja në atë procesverbal e fatit të territoreve shqiptare dhe të popullsisë shqiptare që i ishin bashkuar Shqipërisë mbas korrikut 1941 zbulon, po ashtu, faktin se PKSh-ja ishte një parti vasale e PKJ-së dhe se do t'i shërbente interesave të Jugosllavisë.

Prokurori i akuzoi të arrestuarit “Kuislingë” pa ditur se të arrestuarit nuk kishin kryer asnjë veprim të ngjashëm me veprimin e Kuislingut të Norvegjisë. Ai i shpalli të 60 intelektualët e arrestuar “tradhëtarë të kombit” kur për asnjërin prej tyre nuk u paraqit ndonjë dëshmi krimi. Kështu u dënuan me pushkatim 17 vetë; me burgim të përjetshëm 8 vetë; me 30 vjet burgim 10 vetë; me 20 vjet burgim 3 vetë; me 15 vjet burgim 5 vetë; me10 vjet burgim 5 vetë; me 3 vjet burgim 2 vetë; me 2 vjet burgim 3 vetë dhe vetëm 2 persona u shpallën të pafajshëm e u liruan nga salla e gjyqit, sa për të treguar se gjyqi ishte i drejtë.

Mohimi i Marrëveshjes së Mukjes (2-3 gusht 1943) u krye me ndërhyrjen e Miladin Popoviçit sepse aty ishte formuluar kërkesa për luftë të armatosur kundër pushtuesve të huaj dhe për ruajtjen e Shqipërisë etnike. Edhe ky fakt zbulon karakterin e varur të PKSh-së nga PKJ-ja. Krimet e komunizmit duhet të kapen e të dënohen që në fillimet e tyre. Krime terroriste meritojnë të quhen të gjithë aksionet e atentatorëve të forcave guerile që vrisnin pa gjyq nëpunës ose intelektualë sipas urdhrave që u jepte qarkori i PKSh-së. Një krim tjetër i PKSh/ PPSh-së ka qenë dhe propaganda trushpëlarëse, që u përdor si pjesë e terrorit për ta trembur popullin dhe për ta mbajtur të nënshtruar, me synimin që të krijonte “njeriun e ri”, “çnjeriun” si e quajti Ismail Kadareja, që banorët e Shqipërisë të mos mendonin me kokën e vet, por të vepronin si robotë të bindur ndaj urdhërave të partisë. Në serinë e krimeve të PKSh-së, nuk ka pse të mos cilësohet si i tillë dhe Gjyqi Special i mars-prillit 1945, i cili u sajua për të krijuar idenë se PKSh-ja pasi erdhi në pushtet u dha fund vrasjeve pa gjyq. Mirëpo ky gjyq dhe gjyqet e tjerë që u zhvilluan me urdhër të udhëheqjes së PKSh/ PPSh-së për kundërshtarët e regjimit, ose ata që mendoheshin si kundërshtarë të tij, ishin gjyqe me dëshmitarë të rremë. Në këto gjyqe, si ka thënë pas lirimit nga internimi Bedri Spahiu, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, rolin e gjykatësit dhe atë të prokurorit, i kryente udhëheqësi i partisë shtet. Studiuesi Çelo Hoxha ka vënë në dukje se pasi u arrestuan në dhjetor 1944, 60 intelektualë shqiptarë pa asnjë fletë arresti a vendim gjykate, në gazetën “Bashkimi” filloi fushata propagandistike e partisë me parullat “Armiqtë e popullit i pret plumbi”, “Tradhëtarët në litar”, etj. Pra partia në pushtet nxiste përmes propagandës një frymë hakmarrëse ndaj të arrestuarve para se të krijonte seancat gjyqësore. Kjo fushatë të kujton vitet fushatat pasardhëse të viteve ’70 të shek. XX, kur Enver Hoxha pasi i arrestonte të quajturit “grupe armiqësorë” në kulturë, ushtri dhe ekonomi, kërkonte që gjithë punonjësit e Shqipërisë t'i dënonin pjesëtarët e këtyre grupeve nëpër mbledhje pa treguar prova e fakte (se prova e fakte nuk ekzistonin) dhe para se të jepeshin dënimet prej gjyqeve përkatës. Në vitin 1945, në Shqipëri, sqaron Çelo Hoxha, nuk kishte as Gjykatë e as Prokurori, por me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor u ngarkua si kryetar i procesit gjyqësor të

U shpall tradhëtar e u pushkatua Bahri Omari, kunati i Enver Hoxhës, njeriu që ishte kujdesur për rritjen dhe edukimin e këtij kunati dhe e kishte strehuar gjatë luftës. Po ashtu u pushkatua “tradhëtari”Aqif Përmeti mik e bashkëpunëtor i Kol Tromarës dhe Bahri Omarit që në vitet 1915-1920 në mërgim. Aqif Përmeti kishte qenë komandanti i trupave vullnetare që dërgoi në Vlorë Federata PanShqiptare Vatra për të luftuar kundër pushtuesve italianë. E si mund të quhej “tradhëtar e kuisling” Valentin Pervizi, njeriu që kishte mbaruar Akademinë Ushtarak në Itali dhe ishte kthyer në fund të vitit 1944 gjithë ëndrra për t’i shërbyer atdheut, por që ende nuk kishte filluar asnjë aktivitet. Po kështu nuk mund të pranohet ky epitet për gazetarin e talentuar Gjergj Bubani, që kishte rrezikuar aq shumë me shkrimet e tij për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Kurse si drejtor i Radio Tiranës më 7 prill ai i kishte bërë thirrje popullit për luftë kundër pushtimit italian. Ishkomunistja Kaliopi Prifti, që kishte punuar në Radio Tirana, gjatë vitit 1943, doli në gjyq si dëshmitare dhe tha se drejtori Gjergj Bubani e dinte ekzistencën e celulës së PKSh-në në institucionin e Radios dhe nuk e denoncoi. Por, si tregon gazetari Kliton Nesturi, deponimi i kësaj komunisteje nuk u mor parasysh. Ky intelektual u dënua jo se kishte bërë ndonjë krim a tradhëti ndaj popullit shqiptar, por sepse kishte mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës ndaj shtypjes jugosllave dhe dënimin e tij e kërkuan emisarët e Titos. Mirëpo antijugosllavi Gjergj Bubani nuk u lirua nga burgu as kur Enver Hoxha u prish me Titon dhe u lidh me Stalinin, sepse diktatori Hoxha nuk mund të pranonte se kishte gabuar në dënimet që dha me anë të Gjyqit Special më 1945, ashtu si nuk pranoi kurrë se bëri ndonjë gabim si drejtues i partisë.


A mund të quhej tradhëtar e kuisling Xhevat Korça, strudiuesi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ish-ministri i Arsimit i Qeverisë Merlika, i cili punoi aq fort për hapjen e shkollave shqipe në trojet shqiptare të Kosovës e Maqedonisë që i ishin bashkuar Shqipërisë ? Edhe ky atdhetar u shpall tradhëtar sepse ashtu donin miqtë jugosllavë. Prokurori në pretencën e tij kërkoi dënimin me pushkatim të Xhevat Korçës si fashist. Në fjalën e tij të fundit Xhevat Korça, duke iu drejtuar kryetarit të trupit gjykues, tha : Zoti kryetar mos dëgjoni se ç' thotë prokurori. Unë ju them: Gjemani një fjalë të thënë publikisht në favorin e fashizmit, ose një fjalí të shkruar kësisoji dhe pushkatomëni ! Kjo mbrojtje burrërore që Xhevat Korça i bëri vetes, e detyroi trupin gjykues ta ndërronte dënimin nga dënim me pushkatim ne burgim të përjetshëm.

(pranë burgut të ri) drejt qendrës, duke thirrur: “Burrat tanë janë të pafajshëm”!, “Lironi burrat tanë”!. Turmën e tyre e sulmoi një togë partizanësh, e cila arrestoi dy prej tyre, kurse të tjerat u larguan duke u fshehur nëpër shtëpitë tiranase. Midis këtyr grave demostruese ishin dhe Gjyslyme Leka dhe Vitore Radi, dy ish-nxënëse të Institutit Nëna Mbretëreshë, bashkënxënëse me Nexhmie Hoxhën (Xhunglini) dhe Fiqiret Shehun (Sanxhaktari). Disa vjet pas dënimit të bashkëshortëve të tyre, Gjyslyme Leka dhe Vitore Lazri u arrestuan dhe u dënuan me disa vjet burgim, jo se kishin bërë ndonjë shkelje ligjore, por se ashtu donte udhëheqja e partisë. Në aktakuzën e secilës u shkrua: “Grua e tradhëtarit”.

Koloneli Sami Koka, komandanti i Xhandarmërisë Shqiptare gjatë pushtimit italian, detyroi qeverinë shqiptare në shtator 1943 (pas kapitullimit të Italisë Fashiste) t'u lidhte pension patriotik 13 dëshmorëve të rënë më 7 prill 1939, për të cilët ai shkroi listën e emrave dhe adresat përkatëse. Për këtë veprim ky person meritonte vlerësim prej qeverisë komuniste që pretendonte se po vinte në vend drejtësinë, por Gjyqi Special e dënoi atë si tradhëtar e kuisling. Kurse dëshmorëve të 7 prilli qeveria e Enver Hoxhës ua kishte prerë pensionin patriotik që në dhjetor 1944.

Të quajturit Gjyq Special të mars-prillit 1945 ia ka bërë vlerësimin vetë prokurori i tij, Bedri Spahiu. Ky pas lirimit nga internimi shkroi në gazetën “Republika” në qershor 1991: “Duke kujtuar këto 46 vjet terrori, mizorie dhe mjerimi që ka kaluar populli im, mua më vjen turp që kam qenë prokuror i atij Gjyqi Special”. Pra ky ushtar i partisë ka pranuar se gjyqi ishte një farsë e turpshme, një krim i shëmtuar, një turp.

Zonja Rita Koka, vajza e kolonel Samiut mundi të hynte në sallën e gjyqit ditën e dënimit të babait dhe i ka riprodhuar fjalët e prokurorit, pra akuzën e dënimit: “E dimë që ke qenë i ndershëm e ke punuar drejt, por nuk ta falim kurrë pse nuk erdhe me ne”! Pra Sami Koka u dënua pa bërë ndonjë krim, por sepse nuk kishte shkuar të luftonte krahas forcave partizane. Ky dënim kriminal i vitit 1945 të kujton krimin monstruoz pararendës të Mehmet Shehu të vitit 1943 kur ky kriminel pushkatoi pa gjyq 65 ballistë lushnjarë të kapur rob. I pushkatoi sepse ata kërkuan të shkonin në shtëpitë e tyre dhe nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën e Parë... Se çfare tradhetarë ishin këta të dënuar e tha Kol Tromara në fjalën e tij lapidare drejtuar prokurorit: “Ju keni plan të na vrisni. Por ta dini se po vrisni patriotë, dhe patriotë si ne do t’i duhen Shqipërisë, por nuk do t’i gjeni më”. Në kuadrin e 75-vjetorit të Gjyqit Special, shkrimtari dhe gazetari Jozef Radi e pasuroi këtë ngjarje në

website-in e tij radiandradi.com duke shkruar për demostratën e parë antikomuniste të janarit 1945 organizuar prej 30 bashkëshorteve të atyre që ishin arrestuar pa vendim gjyqi. Këto gra të kapura dorë për dore ecën nga fundi i bulevardit të Tiranës

Pas këtij denoncimi të Bedri Spahiut të vjen çudi se si qeveritë e tranzicionit dhe autorët e Historisë së Shqipërisë dhe të FESh-it të pas vitit 2000, nuk e kanë cilësuar dhe dënuar këtë gjyq si një ndër krimet e diktaturës komuniste. Thelbësore në procesin e zhvillimit moral e shpirtëror të popullit tonë është të kuptojmë se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ecet përpara. Nuk ka ecje përpara sepse ndërgjegja e popullit tonë nuk gjen qetësi pa u dënuar ato krime. Dënimi i krimeve të komunizmit është një proces që ndihmon në pastrimin tonë. Dhe këtë pastrim shpirtëror e moral, që sjell forcimin e unitetit tonë kombëtar, duhet ta krijojnë vetë bijtë e ndershëm të popullit shqiptar. Vetëm bijtë e familjeve që nuk i lyen duart me gjak të pafajshëm shqiptari të bashkuar me të dënuarit e ndërgjegjes dhe bijtë e tyre mund dhe duhet t'i dënojnë krimet e komunizmit. Për të kryer këtë katarsë nuk duhet pritur ndihmë nga miqtë e huaj, dhe as nga klasa e sotme politike e Shqipërisë. Të huajt kanë hallet e vendeve të tyre, kurse klasa jonë politike është e korruptuar dhe e bërë palë me vetveten pavarësisht se cilës parti i përket...


Maj 1945, 75-vjetori ikampëve të internimit

Kampi i Tepelenës, montazh vizatimesh që tregon si trajtoheshin të internuarit

Heshtje i pashpjegueshme Si mund te kalonte në heshtje ngjarja tjetër një muaj pas Gjyqit Special, 75vjetori i krijimit të kampeve të internimit ? Kjo ndodhi fill një muaj pas, në maj 1945, kur qytetet e Beratit dhe Krujës u caktuan si qendra internimi, që do të kalonte në krijimin e kampit famëkeq të Tepelenës e të tjerë kampe në vazhdim. Pra nga muaj mars deri në maj 1945 u themelua zyrtarisht e ligjërisht terrori bolshevik në Shqipëri.

Lek Pervizi

Si torturoheshin gratë në punë të rënda si kafshë

Kampi i Tepelenës

dhe Ferri i Dantes nga piktori Avni Delvina

Në muajt mars e maj 2020 binin dy 75-vjetorë që u kaluen e po kalohën në heshtje, jo vetëm nga shtypi e televizioni zyrtar dhe mediat e tjera, si brenda ashtu edhe jashtë vendit : 75vjetori i Gjyqit Special, 1 mars – 1 prill 1945, dhe krijimi i kampeve të internimit në Berat e Krujë, maj 1945, me një muaj ndryshim. Kjo s’ishte punë rastësie, por e programuar mirë. Mbas zyrtarizimit të Gjyqeve Speciale, patjetër duhet të zyrtarizoheshin dhe kampet e internimit specialë. Për Gjyqin Special kemi folur e shkruar, ndërsa për kampet po tregojmë një historik të shkurt. Pasi morën pushtetin përfundimisht në nëntor 1944, menjeherë nisi ushtrimi i terorit, qysh me pushtimin e Tiranës, ku me dhjetra qytetarë të ndershëm, krejtësisht të pafajshëm, u pushkatuan rrugicave të kryeqytetit. Ky veprim u përgjithësua në qytetet e tjerë që kryen pushkatimet e qytetarëve pa gjyqe, veç merr e ço në breg të lumit ku togat e pushkatimit kryenin punën e tyre kriminale. Por regjimi dhe kryesisht kreu i tij, Enver Hoxha me shokë të partisë, vendosën t’i legalizojnë ekzekutimet, mos u tërhiqnin vrejtje të jashtmit (që s’e çanini kokën fare), dhe vendosën të krijohej një Gjyq Special, dhe zgjodhën si vend, teatrin i ashtu quajtur më vonë kombëtar, (ishkinema Savoja e Kosova). Kjo ngjarje e kobshme, nuk gjeti asnjë përmendje sa me la gojën e kaloi në heshtje, i mbuluar nga protestat që bëheshin për teatrin, se aty ia shtroni me


valle e kengë, e luajtur pjesë teatrale për glorifikimin e partisë e te Shqipnisë socialiste të lulëzuar, dhe pse jo, dhe lufta e klasave. Mbi atë skenë ku ishte luajtur tragjedia gjakatare e eliminimit të 60 intelektualëve shqiptarë, në gjendje të drejtonin shtet, akademi e universitete, por jo, ata duhet të denoheshin nga një trup gjykues, me kryetar një ish-teneqexhi. Ky gjyq ishte themelimi i zyrtarizimit të gjyqeve speciale në qytete e tjerë, që benë kërdinë në ekzekutimin e mija shiqptarve të pafajshëm. Ky Gjyq Special që u anashkalua sot midis demokracisë, saqë edhe bij e nipa të atyre që u masakruan aty nuk e permendën, hapi rrugën e ligjërimit të masave të tjera shtypëse. Menjëherë që në dhjetor 1944, u arrestuan e u mbyllen ne burgjet e çdo qyteti familjet e kundërshtarëve politikë të arratisur në mal ose jashtë shtetit. Ato u mbajtën aty deri në muajin maj 1945. Kjo ishte e planifikuar mirë, kështu u krijua kampi Beratit, për familjet veriore, dhe ai i Krujës për ato jugore. Pra 75 vjet me parë nisi historia e kampeve të internimit. A e ngrejti kush këtë problem? A po i kujton kush këto përvjetorë ? Të vjen keq për bashkëvuejtësit tanë, si në Shqipni e në diasporë, që për këto data as që u ka shkuar mendja t’i kujtojnë. Pse u kujtua 45-vjetori i Spaçit e Qafë- Barit? Po ishin vetë të burgoqurit që e ngritën, dhe na erdhi mirë që e kishte kujtuar dhe Vatra. Po pse nuk u kujtuan per 75vjetorin e Gjyqit Special, ku u pushkatuan edhe dy vatranë të shquar? Apo mos vallë prekeshin nostalgjikët e së kaluarës komuniste? Ndërsa Berati e Kruja janë pikënisja e kampeve të internimit, e atij kalvari të gjatë e plot mundime, sakrifica dhe viktima të pafajshme, ku u përfshinë edhe fëmijët që humbën jetën aty prej shpirtit kriminel të Enver Hoxhës me gjithë Lady Makbethin e tij, shpirtkatrane, aq ma keq kriminele duke qenë se ishte vetë nanë fëmijësh. Kështu Berati u mbush me familjet më të nderuara të Shqipërisë, historikisht të njohura, dhe që kishin dhëne kontributin e tyre të çmuar në historinë e kombit shqiptar. I përmendim disa për të nderuar kujtimn e sakrificat e tyre, si: familja e Gjon Markagjonit, kapidani të Mirditës, e gjeneral Prenk Pervizit, nga fisi i pemendur i Skurajve, Muharrem Bajraktarit, zot i Lumës. Të dibranëve të shquar: Fiqri Dinës, Hysni Demës, Cen Elez Ndreut, Murat Kaloshit, Pervizit të Zerqanit, Sina, Golja, Agolli, Cami, Sokoli, Mirakaj, Merlika, Kupi, Llesh Mirashi, Deshtanica, Pirolët, Lala,

Leka, Uksani të Kurbinit, Ndue Bajraktarit të Mirditës, të Preng Jakut të Lezhës, e të tjera familje në za të Veriut. Fakti është se Berati u mbush plot me të internuar të shtresave të larta dhe më të thjeshta. Qysh në Berat filluan vdekjet e të internuarve, pleq e fëmijë, gra dhe burra. Edhe në Krujë e njejta gjë, me familje jugore, për t’u përmendur, familjet e Kullajve e Zemblakut, të Abaz Ermenit, Matjanit, Argjendarit etj. Por peshën më të rendë e kishte Berati, që pastaj me prishjen me Jugosllavinë u benë më shumë të internuar se beratas. Kështu shteti katil krijoi si vend internimi Tepelenën, dhe i grumbulloi të internuarit, i mbylli aty dhe i stivosi ne kapanone vigane. Kulmin Tepelena e arriti me 5000 të internuar, ku ne një ditë të vetme u internuan 2500 mirditorë, pleq, gra e fëmijë. Nuk po përmendim krimet që u bene, se nënkuptohën, por ngrejmë çeshtjen, pse kjo datë 75-vjetorit të krijimit të kampëve të internimi nuk përmendet. Kujt i shërben kjo heshtje kaq dashakeqe, ku kampet e internimit u bene tmerri i Shqipnisë, sepse përveç kampëve që përmendëm, ato u përhapen në gjithë vendin, saqë çdo rreth e kishte nje kamp të tillë izolimi për të internuar e dëbuar. Si përfundim 75vjetori i krijimit të kampëve të internimit eshte nje datë historike, qe nuk mund të kapërcehet. Ata që nuk i përmendin këto data, të krimeve të komunizmit, bëhen si të thuash bashkëfajtorë me ata që duan t’i mbulojnë krimet e komunizmit. Revista Kuq e Zi, nuk mund të rrinte në heshtje dhe të bashkohej me të tjerë që të bente sehir si ata. U takon shoqatave qe e quejne veten patriotike, që të ngrejnë problemin e këtyre përvjetorëve, që shënojnë ngjarjet më tragjike që ka kaluar Shqipnia dhe populli shqiptar.

Në maj 1945 u krijuen kampet e internimit në Berat e Krujë. Të internuarit e Beratit, pas tre vjetësh, u transferuan në kampin e Tepelenës, më 1948


, Ku më 1953, përveç familjëve veriore u bashkuan edhe ato jugore. Kjo ishte një çudi, sepse shënonte se kampi do të vazhdonte. Por me ngritjën e çeshtjës së kampit të Tepelnës ne OKB, kampi u mbyll. Gjithashtu ndikoi edhe vdekja e Stalinit

Kruja u bë kamp internimi për familjet jugore, në maj 1945, pas tre vjet u transferuan ne Valias e Kamëz, më 1948, e më 1953 në kampin e Tepelenës. Këto ishin dy qytete që në atë maj 1945 u caktuan si qendra internimi, Berati për veriorët e Kruja për jugorët

PROLOG I DRAMËS “DALLANDYSHET E LOTËVE TË PASTREHË”

të Arshi Pipës 100 vjet ma parë do të shifte dritën e jetës në Shkodrën e saporingjallun, poeti Arshi Pipa. Shkodra, në nji referendum të pashoq popullor ne vjetin 1919 kishte kërkue me ju bashkue Shqipnisë, sepse ajo kishte qenë që në kohët e lashta zemra e saj. Sikur me dashtë me kremtue kët akt të bashkimit të madh kombtar, në kët vjet të jashtzakonshëm 1920 lindi edhe Arshiu, poeti, intelektuali, njeriu me karakter të mrekullueshëm e të papërkulun, simboli i brezave të ardhshëm. Çdo derë e nji kështjelle e ka nji çilës për me hi mrendë e nëse kërkojmë me pa, historinë e kështjellës shqiptare, Arshi Pipa, poeti asht nji nga ata që e hapë e na kallxon se çka ka aty të mshefun. Drama e jetës së Arshiut bahet kështu vetë drama e kombit shqiptar. Kjo dramë si vetë historia e shtetit ma te ri në Europë, shtetit shqiptar, ka në këto 100 vjet egzistencë, nji principatë, nji republikë, nji monarki, nji diktaturë e së fundmi ndodhet në përleshjen e vazhdueshme prej Sizifi, me ndërtue nji demokraci… Arshi Pipa ndërsa takon të vëllanë Myzaferin të torturuem e të masakruem nga komunistat e tipit aranitçela i thotë:

E kaluara e dhimbshme dhe e vuajtur e popullit shqiptar nën diktaturën komuniste nuk duhet harruar. Përkundrazi ajo duhet të kujtohet e dënohet, që të mos përsëritet më, për t’i hapur rrugën drejt lirisë e demokracisë, dhe rimëkëmbjes drejt nje t’ardhme me te ndritur e të lumtur. Kjo të jetë detyrë e çdo shqiptari me shpirt patriotizmi.

„Vëlla i dashtun! Ne na mban gjallë e vërteta e madhe, se të gjithë ata që kanë hi me dhunë në kombin tonë, romakët, sllavët, osmanët e tash komunistat nuk arritën me mbijetue. Truellin arbnor e kanë përdhunue pushtuesit, porse aty asnji nuk ja ka dalë me lëshue rranjë. Në kët truell rriten vetëm lulet e dashunisë e të bukurës e kurrë ata të dhunës…Ban shpresë vëlla! Kombi shqiptar në përgjithsi dhe Shkodra në veçanti i detyrohet familjes Pipa dhe emblemës së saj, Arshiut në kët 100 vjetor, me nji momument artit e kulturet e unë si autor jam i lumtun që kjo dramë i rikthen ata në jetë, kjoftë edhe për 2-3 orë, për me i lanë përjetsisht në mes nesh. 100 vjetori i lindjes së Arshi Pipës asht njiherësh nji refleksion për 100 vjetorin e shtetit shqiptar, të cilin Arshiu e zbërthen në kët dramë, me anë të dramës së jetës së tij. Kjo dramë asht e mbushun me elemente të krimit, vrasjeve, përdhunimit ndaj nji kombi fisnik e paqedashës siç asht ai Arbnor-shqiptar e njiherësh edhe me ngadhnjimin e shpirtave të bukur, siç asht ai i Arshiut. Që nga vjeti 1478 kur Keshtjella ju dorezue osmaneve prej shkodranëve Barletianë, e deri me 1912 kur u naltue flamuri i kuq me shqipen dykrenore të Gjergj Kastriotit, historia e Shkodrës ka qenë nji histori e vazhdueshme e marrjes peng, e


vrasjeve, përdhunimit, salvimit të vazhdueshëm të zonjave e zojusheve arbnore. Për rreth 30 vjet nga 1912 -1944, Shkodra IliroArbnore gjeti qetësine dhe prosperitetin e në vetëm 3 dekata të pamvarësisë si shqiptarë, arriti me shpërthye në tana fushat e jetës, tue katapultue Shqipninë në shekullin e XX, kjo edhe falë dy kolegjeve, të françeskanëve e jezuitëve, në të cilat studjuen edhe vllaznit Pipa. Me ardhjen e diktaturës osmano-komuniste, vazhdoi përsëri për 45 vjet kalvari 450 vjeçar i nisun nga osmanët, kësaj rradhe kalvari komunist. Nisën përdhunimet, vrasjet, grabitjet ndaj zojave e zojusheve shqipare shkodrane për me vazhdue deri në vjetin 1992. Marije Tucet, Marije Krajat, Laura Keçet, e plot të tjera u masakruen vetem se ishin shqiptare dhe ishin marre peng nga diktatura. Prandaj kjo dramë për Arshi Pipën nuk mund të ishte ndryshe vetëm se përpjekja e poetit për me librue Shkodrën e tij nga „marrja peng“ prej osmano-komunistëve. „Osmano-komunizmi nuk ka vdekë, porse si nji cerberus me krenat e premë zhgrrahet andej këndej e ban dame të pallogaritshme kundra fatit të kombit shqiptar.“, thotë heroi i dramës. Prej matanë telave me ferra, kur kapërcen kufinin e diktatures komuniste për me dalë në botën e lirë të demokracisë, bashkë me të motrën, shkrimtaren e talentueme Fehime Pipa, ai e shef Shkodrën, ndoshta për herë të mrame, e ju thërret motrave që ka lanë aty nën thundrën komuniste, në nji lamtumirë prej Filip Shiroket: Me shaminë fshini sysh lotët tuej te votra hidhnje n´erë, nji dallandyshe ka me u ba moj motra.

Kush do me e dijtë se çka ka qenë Shqipnia, çka asht sot e çka ka me kenë, mundet me e pa kët dilemë, në dramën e jetës së Arshi Pipës: Shqipnia asht nji akt përdhunimit e salvimit e ky akt vazhdon ende sot e luhet përdite ne truellin tonë. Porse pyetja egzistenciale mbetet e hapun: „Edhe sa fli përdhunimesh duhen në altarin e historisë që me pasë përfundimisht nji Shqipni të shqiptarëve, si e deshtën rilindasit e vërtetë, autentikë?“ Shembja e Teatrit kombetar ne nji aksion ne „ Nacht und Nebel“ pa asnji Referendum sic bahet

zakonisht ne demokracite perendimore, kallxon se sa lerg normalitetit e sa afer dhunes institucionale te establishmentit jena. Sepse përdite vazhdohet të përdhunohet ajo e bukura e mira e shejta e marruna peng „Zoja Shqipni“, prej fjalëve vrastare në media sociale, prej mungesës së shtetit ligjore në vend, prej korruspionit e tallavase në institucione. Ai shtet që rreh qytetarët që dalin për bukën e gojës në rrugë e nuk dënon, ata që kanë vjedhë e grabitë pasunitë e kombit, asht Cerberusi pa krye që ka marrë peng Zojën Shqipni. Ky Cerberus nuk e le me nxan vend në folene e saj, Shqipnine, prandaj asaj lotët i bahen dallandyshe e kjo metaforë gjigande asht edhe shpjegimi gjenial i kombit shqiptar. Mjafton me pa sot, ku mungesa e shtetit ligjor, korrupsioni shtetnor, proselitizmi, tallavaja e kulturës e kanë kthye kombin shqiptar në nji krim të përditshëm përdhunimit institucional, pikërisht ndaj kësaj luftoi Arshi Pipa gjatë gjithë jetës së tij. Në nji vend ku ministri i mrendshëm „kapet me drogë“ e dënohet vetëm me „punë sociale“, përdhunimi i institucioneve ka përmasa apokalipsi dhe demokracia asht e marrë peng. Kur u kthye në Shkodrën e librueme nga diktatura komuniste, në vjetin 1993 Arshi Pipa, si poet me shpirt gjenial e paralajmëroi demokracinë, kët virgjeneshe të sapolindun nga brinjtë e historisë, kët zanë të sapozbritun nga bjeshket e burimeve të kristalta, ja kallxoi me gisht përdhunuesat që po i afroheshin si hijenat për me ju hjedhë prep mbi shpindë... Këto përdhunues të ligjit e shtetit të së drejtës do e lidhshin prep motrën shqiptare, do e merrshin peng dhe asaj nuk i mbetet gja tjetër vetëm shamija me fshi lotët dhe me i shndërrue në dallandyshe… Për kët akt të naltë qytetnimit, Shkodra dhe mbarë Shqipnia do ti jetë Arshi Pipës përjetë mirnjoftëse. Sot Shkodra asht ne dore te „mungeses se ligjit dhe te paaftesise“, si nji malecore me xhublete te shkyeme qe shet qymyr ne rruge me mbijetue e kujton legjenden kur ishte princeshe fisnike me diamante mbi gjoks. I kalojne afer ja marrin qymyrin qe e kujton diamand e ja shkarravisin ne fytyre e nuk po ka uje lumejsh e liqenit me ja pastrue, tash 30 vjet… Ndersa Shqipnia vete sot asht ne dore te se ashtuquejtunes nga komunistet „zone e pare operative“ nji bajloz i zi anadollako-stalinist. Ky bajloz e ka marre peng dhe e per-dhunon sa here e si te duen, i shkaterron shkollen, kulturen autentike, artin e shkyen cope cope e ja shet rrobat, i injekton drogen ne lekuren e bardhe per


eksperiment e per shtet ligjor si ne perendim as qe bahet fjale. E keqja ka hi thelle, shume thelle dhe kete e kallxoi edhe shembja e teatrit kombetar, prandaj vetem nji bisturi e historise mundet me e pre metastazen qe ka mberthye trupin ose me fole me gjuhen e pandemise, me zhduke virusin qe po ja merr frymen perdite e ma shume. Mesazhi i drames asht i kjarte: demokracine shqiptare e kane marre peng dhe po e perdhunojne postkomunistat, e perdhunojne me korruspion, droge dhe proselitizem, me kyt Cerberus te shekullit 21. Nese ne 1919 ishte referendumi popullor qe bashkoi Shkodren me Shqipnine duhej edhe per probleme te tjera madhore, referendume, si akti ma i nalte i demokracise. Arshi Pipa asht poeti i parë i madh që mori pendën e vrau osmano-komunistët që po ja përdhunonin motrën e tij shqiptare : Marijen, në poemën e famshme të Kupe Danes. Unë jam i lumtun që në altarin e kombit shqiptar vendosa flinë teme, ate te poetit e bashkqytetarit Arshi Pipa me dramën „Dallandyshet e lotëve“ ne 100 vjetorin e lindjes së tij. Bashkë me Arshiun, të cilin kam pasë fatin me e njoftë personalisht në Shkodrën e viteve 90, drama prezanton edhe shpirtat e bukur të martirëve të kombit shqiptar, të martirit 30 vjeçar Myzafer Pipa, të dy martirëve 25 vjeçare Qemal Draçini e Bedi Pipa, që i vrau diktatura gjakatare antishqiptare. Gjithashtu drama jep edhe legjendën e gjallë të kombit shqiptar, Prof. Sami Rrepishtin, nji vazhdues i denjë i veprës së vet e asaj të Arshi Pipës: demokracisë shqiptare. Kjo dramë ka me u paraqitë në kryeqytetin e muzikës botnore e njiherësh edhe kryeqyteti shpirtnor i shqiptarëve, kryeqyteti ku mësohej arbnishtja në shkrim e lexim, në nji kohë që në kombin Arbnor ishte e ndalueme prej osmanëve. Angazhimi i regjizorit austriak me eksperience Hollywoodiane Erwin Leder i jep kësaj premiere edhe dimensionin e saj ndërkombëtar. 2. Mirnjohja jeme i shkon bashkisë së Vjenes që ju pergjigjë me krahë hapte këtij projekti, të paqes dhe ballafaqjes me të kaluemen, Kryetares së qarkut të Shkodrës Zonjës Greta Bardeli Gjoni për mbështetjen mediatike, Muzeumit Marubi ne Shkoder per gadishmenine per bashkpunim si dhe nipit te martirit Qemal Draçini Z. Arben Borshi per dokumentacionet origjinale qe më afroi. Uroj që VATRA e USA-së ku Arshi Pipa ishte edhe kryetar, si dhe mbarë komuniteti shqiptar i USA-së

ku poeti kaloi edhe pjesën ma të madhe të jetës, të përkujdeset që në kët 100 vjetor të përkujtojë me dinjitet poetin e profesorin Arshi Pipa. Unë si autor jam i hapun që dramën me e ofrue për premierë. Në faqen teme www.gjejokola.com mundeni me lexue nji nga 4 aktet e kësaj drame. PS Refuzimi i ministrisë së kulturës së rilindjes apo bashkisë së Shkodrës për bashkpunim në Premierën e 100 vjetorit të poetit shqiptar, Arshi Pipa, vetëm se përforcon bindjen se pengmarrja e demokracisë shqiptare vazhdon, herë direkt e herë me kompleksin e Stokholmit, ashtu siç e kishte paralajmërue vetë poeti në fillim të demokracisë shqiptare. Dërgue nga Gjergj Jozef Kola Vjenë, maj 2020


vjet, Papa Piu IX me 31 vjet, Papa Gjon Pali II me 26 vjet. Në vitin 1660, pas kryerjes së shkollës fillore, shkoi në Romë për të ndjekur kolegjin romak. Studioi gjuhë të vjetra dhe drejtësi. Në vitin 1668 diplomohet në drejtësi. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Nga Papa Inoçenti XI u emërua sekretar i Brevave (dekreteve papnore). Me 13 shkurt 1690, emërohet kardinal. Me 9 tetor 1700 zgjidhet Papë i kishës katolike

Familja Albani Vështrim historik

Papa Klementi XI Gjon Fraçesk Albani, 1649-1721

Familja Albani[2] e ka prejardhjen nga familja fisnike e Mikel Laçit, nga Laçi i Kurbinit. Mikel Laçi pati dy djem,(Gjergjin e Filipin, ish luftëtarë nën urdhrat e Skënderbeut të cilëtu larguaan më 1464 dhe u vendosën në Urbino, ku Federico dhe Guidobaldo di Montefeltro i emëruan njerëz të besuar për çështje diplomatike dhe luftarake. Gjergji pati dy djem, Altobelin dhe Hanibalin, edhe Altobeli pati dy djem, Oracion dhe Karlin. Karli është babai i Gjon Franceskut, papës se ardhshëm. Morën mbiemrin Albanesi që jetëgjati Altobello (14451564), e ndryshoi në Albani. Nga kjo familje rrodhën, përveç Klementit XI, kardinalë të shquar, diplomatë të mëdhenj dhe burra shteti të shtresës të lartë: - Giovanni Girolamo (1509-1591): kardinal dhe kont, zvkomandant i forcave të armatosura të Republikës së Venecias, kandidat për papë në dy konklave, historiograf, këshilltar juridik vetjak i papës Gregori XIII (1572-1584) dhe papës Sisto V (1585-90). - Oracio (1576-1653): diplomat, emëruar senator i Romës nga Papa Urbani VIII (1623-44).

Stema e papës Klementi XI

Viti i 320-vjetorit të hypjes në fronin e Selisë së Shenjtë në Vatikan të papës Klementi XI, Gjon Françesk Albani, me orgjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit Papa Klementi XI (Gjon Françesk Albani l. 23 korrik 1649, Urbino - v. 19 mars 1721, Roma) ishte papa i 243 i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 9 tetor 1700 dhe deri më 19 mars 1721. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti XII, ndërsa pasardhësi papa Inoçenti XIII. Papa Klementi XI - Albani vdiq me 19 mars 1721 mbasi e udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rrjesht dhe rreshtohet i katërti për nga vitet ne krye të Kishës Katolike mbas Shën Pjetrit me 35

- Annibale (1682-1751): kanunor i Shën Pjetrit, president i Dhomës Apostolike, sekretar i Memorialëve, kardinal (1711) dhe nunc i jashtëzakonshëm papnor në Vjenë ku punoi për të ratifikuar zgjedhjen e perandorit Karli VI (1711-1740), kamerleng i Kishës Së Shenjte të Romës, kryekancelier i Dijes, kryeprift i Bazilikës së Vatikanit, peshkop i Sabinës e më tej i Porto e Santa Rufina, nëndhjak i Kolegjit të Shenjtë. - Alkssandri (1692-1779): që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare u bë kolonel i ushtrisë së papës por shpejt e braktisi karrierën ushtarake, sekretar i Memorialëve, i dërguar në Vjenë, kardinal (1721), bibliotekar i Kishës Së Shenjtë të Romës, ambasador i Austrisë në Romë, mbrojtës i Mbretërisë së Sardenjës, mbrojtës dhe mik i Winckelmannit, ndërtues i Villa Albanit dhe përkrahës i shkëlqyer i arteve. - Gjon Françesku, (1720-1803)nip i Klementit XI: kardinal (1753), mbrojtës i Çështjeve të Polonisë, mori pjesë në bisedimet me Katerinën II (1762-93) për të vënë në vend gjendjen e të krishterëve në Rusi, peshkop i Sabinës e më pas i Porto e Santa Rufinas derisa më 1775 si dhjak i Kolegjit të Shenjtë u bë peshkop


i Ostias dhe Velletrit, mbrojtës i Shtetit Papnor kundër Francës revolucionare dhe luftëtar i zjarrtë për zgjedhjen e papëve Klementi XVII (1758-1769) dhe Pio VII (1800-23). - Giuseppe (1750-1834): klerik i dhomës së papës Pio VI (1755-99), i dërguar i posaçëm në Vjenë për të çuar shiritin e bekuar në pagëzimin e kryedukës Ferdinand, që më pas u bë perandor (1835-48), kardinal (1801) mbrojtës i perandorisë së Austrisë, bashkësekretar i Letrave Papnore dhe legat në Bolonjë, sekretar shteti i papës Pio VIII (1829-30), dhe komisar i jashtëzakonshëm i papës Gregori XVI (1831-46) i ngarkuar për të kthyer rendin nëpër Dërgata pas lëvizjeve revolucionare (1831-46), bibliotekar i Kishës së Shenjtë të Romës, peshkop i Urbinos dhe legat i Dërgatës së Pezaros dhe Urbinos. Pas vdekjes së Filipit, më 1852 familja u shua. Bemë këtë paraqitje të papa Klementit XI, si papë me origjinë shqiptare, që kishte kaluar ne harresë të plotë në Shqipëri, prej diktaturës komniste, por dhe ma përpara nuk njihej nga shqiptarët. Ai njihej si papë italian, dhe kur studioja në Romë, ndonse i ri, e kisha parë emrin e tij të skalitur ndër pallate. Monumentin prej mermeri. Dhe ne sheshin e Shen Xhovanit, obeliskun e madh të sjellur nga Egjipti që profesori qe na shoqëronte na tregonte se ishte sjellë nga Papa Klemnti XI. Pra italianët e konisderonin dhe e parqisnin së një papë të tyre nga më të réndësishmit, edhe nga fakti që kishte sunduar mbi fronin e Selisë se Shenjtë, 21 vjet, i katerti pas dy papëve për kohëzgjatje dhe pas papës Gjon Pali II, Vojtila, me 26 vjet. Tashti na del si mburrje e shitje mendësh, por e vërteta është se u bëra shkak unë vetë, që me anë të enciklopedisë italiane Trekani (Treccani) kisha ra në gjurmë të tij, gjë që unë e ndoqa dhe nxora përfundimet e sakta të origjinës së tij shqiptare dhe nga Laçi. Kjo kryesiht nga një hartë e vjetër e 1668, kur ai ishte akoma peshkop. Hartë e gjeografit të njohur italian Cantelli, ku në krye ishte një shënim që tregon se Gjon Fraaçesk Albani, të cilit i kushtohej harta, e kishte origjinën nga Mikeli nga Laçi me dy djemt e tij, Gjergji e Filipi, të larguar në Urbino të Italis, që e vulosi këtë njohje të origjinës shqiptare nga Laçi të papës Klementi XI. Kryetari i Bashkisë, Bardhok Rica, të cilit ia kisha paraqitur çeshtjën, e përvetësoi këtë zbulim, dhe e ndoqi me Mons. Rrok Mirditën, dhe me një si simpozium të organizuar në Laç (që s’u njoftova) u konfirmua, se papa Klenmeti XI, ishte me origjinë shqiptare nga Laçi. Me këtë rast emri i tij iu vu rrugës që çon drejt te kisha e Shna Ndout. Këtë shkrim e mbyllim me kaq, sepse në vitin e ardhshëm 2021, bie 300 vjetori i vdekjës, që patjetër i duhet kushtuar rendësia që i takon. Sepse figura e tij, përmban një faqe të rendësishme të historisë shqiptare që nuk mund të nënvleftësohet, ose aq më keq, të anashkalohet.

VEPRA E VISAR ZHITIT KUFIRI QË NDAN REALIZMIN SOCIALIST SI PROPAGANDË, NGA LETËRSIA E MIRËFILLTË ARTISTIKE E TË VËRTETAVE HISTORIKE Mërgim Korça NË VËND TË HYRJES Duke filluar që nga dit’e par’e vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri e në vazhdim, si çdo çfaqje tjetër e jetës shoqërore që u vu nën një kontroll i cili dora dorës erdhi edhe u bë gjithënjë e më i rreptë, kështu edhe letërsia si edhe të gjitha botimet e ardhëshme erdhën dhe iu nënështruan një site politike partiake nga më të imëtat ! Nga që pikësynimi i këtij shkrimi nuk është t’i analizoj fazat nëpër të cilat u shtri kjo metodë që u tregua tamam policore ku, për një poezí apo tregim autori u persekutua apo u dënua nga burgim e deri në pushkatim ose varje, por një kënvështrimi, nuk ia ndaloj dot përparësín’e të paraqiturit : është fjala lidhur me dy qëndrime që mbaheshin ndaj autorëve të gabimeve, ku njerit as i zihej në gojë gabimi, kurse tjetri … dënohej skajshëm si fajtor ! Konkretisht, veprat e Enver Hoxhës që filluan e ndiqnin njera tjetrën, sa vinin e bëheshin kundrathënëse ndërmjet tyre, (duke filluar nga qëndrimet ndaj aleatëve tanë më të ngusht’e të dashur fillimisht e në vazhdim po ata të kthyer në armiq të betuar kundra vëndit tonë), aq sa erdhi puna dhe në mbledhje kolektivash na thuhej : Sapo të shkoni në shtëpi do t’i nxini me stilolaps emrat e Beqir Ballukut, Petrit Dumes, Hito Çakos si edhe gjithë tradhëtarëve në udhëheqjen e ushtrisë sonë në çdo faqe që të gjënden dhe do të blini botimin e ardhshëm të korrigjuar të kësaj vepre … . Pra heronjt’e popullit të faqeve t’asaj vepre ktheheshin në tradhëtarë sa hap e mbyll sytë kurse autori i veprës, Enver Hoxha, jo që nuk guxohej të përgojohej lidhur me pohimet diametralisht të kundërta të tija por, përkundrazi … falënderohej se si i zbulonte dhe i dënonte tradhëtarët derisa thuajse të gjith’ata q’e patën rastin t’a ndihmonin, t’a mbështesnin edhe me rrezikimin e jetës së tyre, i zhduku herë me kurthe, (gjatë periudhës luftës), e herë me gjyqe-farsa në vazhdim ! Nuk ndodhte kjo me Visar Zhitin si edhe me gjithë vargun e shkrimtarëve dhe artistëve të cilët dënoheshin pa mëshirë vetëm se ekspertët letrarë supozohej se gjenin pozicionime kundrare-volucionare në shkrimet e tyre (?) e në 299 vazhdim hetuesit, mbështetur në ato pohime … hartonin akt – akuzat ndaj të vendosurve në shënjestër ! Po … i marrim me radhë krahasimet. VLERËSIME TË HUAJSH SI DHE VENDASISH – Për të gjith’ata q’e dijnë se si qé vlerësuar Visar Zhiti në agun e Shekullit të Ri, pa dyshim që vlerësimi i tij ka përbërë për né krenarí të themeltë. Por edhe për ata q’e mësojnë vetëm sot, prap se prap edhe ata mbushen me krenarí të ligjëshme kur mësojnë se me ardhjen e Shekullit të Ri në Romë, pikërisht në qytetin–djep të Kulturës Klasike Latine, në sheshin e famshëm Navona i cili pa as më të voglën mëdyshje është krenaría e Romës Baroke ku i derdhën talentet e tyre skulptorët si edhe arkitektët nga më të famëshmit e të gjitha kohëve si Gian Lorenzo Bernini, (me shatërvanin e katër lumenjëve Danubi, Gange-i, Nili si edhe Rio della Plata, lumenjt’e katër këndeve të botës), e gjithashtu Francesco Borromini dhe Girolamo Rainaldi, (vepër e të cilëve është


VISAR ZHITI kisha e Sant’Agnese in Agone e vendosur përballë shatërvanit të famshëm), qé vendosur një pllakatë madhështore me vargjet e kujt ? Me vargjet e poetit shqiptar Visar Zhitit ! Vetëm ky fakt padyshim që na bën krenarë. Po duke e zgjeruar këndvështrimin e duke pohuar që me atë rast në Piazza Termini të Romës ishte vendosur po një pllakatë madhështore me vargjet e kujt ? E atij mendimtari që ka qenë themeluesi i konceptit Weltliteratur, (letërsí botërore), dhe nga ana tjetër pati një ndikim themelor edhe me mendimin e tij filozofik rreth spekullimeve të Hegel-it, e që rrezaton me emrin Johann Wolfgang Göethe ! I njajti nderim si Göethe-s e gjithashtu Visar Zhitit ! Natyrshëm lind pyetja : Ky nderim që iu bë këtij poeti shqiptar, a pati ndonjë vazhdim ? Fakti që u paraqit më lart i ngjarë në kapërcyellin e shekullit të kaluar me atë që përjetojmë është vetëm “A-ja” e një vazhde. Pa u zgjatur, nuk ka se si mos të vihet në dukje se në njerën nga të përditëshmet italiane nga më me emër, e pikërisht në Corriere della Sera, me datën 21 Dhjetor 2012, kritiku letrar Sebastiano Grasso i kushton poetit dhe shkrimtarit Visar Zhiti analizën me titull “Poeti gladiator në luftë me Tiranën” duke i dhënë cilësorët muzikant, (në fushën e letërsisë – shënim M.K.), Kalorës i Varrit të Shënjtë, artist, ushtar, 300 zemër parandijuese, Poeti Engjëll edhe pohimin … pa dyshim, Visar Zhiti është absolutisht ndër poetët më të mëdhenj europianë !” Kurse kolegu i tij, Davide Brullo, në mes tjerave në artikullin e tij në revistën “La Voce” shprehet për Visarin më 29 Janar 2013 si vijon : “… Visar Zhiti nxjerr përshkëndijime drite që nga errësira … artisti që i hedh dritë çnjerëzimit njerëzor e pra roje në pragun e natës së njerëzimit … artist i kalibrit të Varlam Shallamovit !” Përgjatë kësaj vazhde natyrshëm lind pyetja : Ç’nuk do të jepnin shkrimtarët e rrymës realizmit socialist e gjithashtu edhe historianët e periudhës së diktaturës që veprat e tyre, të shkruara sipas mësimeve të nënës partí, të mund t’i zhduknin, (gjë q’e kanë bërë me të gjitha mundësit’e tyre e për këtë kemi prova konkrete), e t’i rishkruanin sipas kamuflazhit demokratik, gjë që deri në një farë mase vazhdimisht po e realizojnë. Nisur nga sa u radhit më sipër vërtet që është një kënaqësí e posaçme të mund të shprehemi lirshëm, e zezë mbi të bardhë, se sa m’e njohur që të bëhet vepra e Visar Zhitit në Perëndim, aq m’i fuqishëm do të bëhet vlerësimi i saj për vetë vlerat që mbart si edhe horizontet krejtë të panjohur që u hap lexuesve perëndimorë duke e lexuar veprën e madhe të një shkrimtari vëndi të vogël ! T’ua rikujtojmë tashti lexuesve të nderuar se ç’ngjiste në Atdhé përgjatë viteve të asaj

s’ashtuquajtur demokrací popullore ! Ishin përzgjedhur nga partia dy anëtarë të Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve, Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koçi, të cilët hartuan një akt ekspertimi çvlerësues si edhe akuzues njëkohësisht ndaj veprës Visar Zhitit, të prirur ata nga njera anë nga cmira e tyre për një koleg, e kamufluar kjo cmirë nga servilizmi i tyre ndaj partisë ! Kësisoji, pa u zgjatur fare me hollësira por pa e lënë kuadrin pa e ndriçuar, në dosjen me nr.12102 të Arkivit të Ministrisë Punëve të Brëndëshme, akt ekspertimi ndaj Visar Zhitit formulohet si vijon: “Edhe pas Plenumit të IV-të të K.Q. ai është bartës ideshë të gabuara politike si edhe konceptesh dekadente … ky pseudo-poet mbjell barëra helmues në kopështin e pastër letrar si element armik që është !” Data 24 Tetor 1979. Pikërisht ky akt ekspertize me frymë skajshëm lufte klasash, i mbështetur në cmirë si edhe një 301 dashakeqësí rivaliteti skajor, tipik i të paaftëve, (mbase edhe rezultat i mungesës personalitetit të tyre, për të mos pranuar t’a bënin një akt-akuze të kësaj natyre, duke u bërë vegla të së tjerëve), i paraprin zyrtarisht veprimit të organeve të sigurimit ! Sa për t’i sqaruar lexuesit rreth kushteve të kampeveburgje ku pregatiteshin t’a degdisnin Visar Zhitin ekspertët letrarë, kolegë të tij, mjafton t’a citojmë letrën që i dërgon qeverisë drejtori i minierës së Qafë Barit ku ai shpreh kërkesën ndaj qeverisë që të instalohet një kamp të burgosurish atje sepse minatorët civilë, me gjithë shpirtin e tyre revolucionar, në kushtet e asaj miniere, nuk arrinin t’a shfrytëzonin atë ! E nëpër ata kampeburgje-pune të detyruar si Spaçi dhe Qafë Bari e kaloi një pjesë të rinisë tij edhe Visar Zhiti me shokët e tij sepse njëra prej akuzave të akt-ekspertimit për Visar Zhitin ishte edhe : “… Visar Zhiti e konsideron vëndin tonë një dhomë të errët vetmíje që duhet braktisur me forcë … e pra ky bën aluzion të drejtpërdrejtë për veprime kundrarevolucionare !” KRAHASIME MENDËSÍSHË – Jam i detyruar t’a përsëris edhe një herë se sa e madhe është kënaqësía e ime që sot, mbas shkërmoqjes së diktaturës, (tek ne fatkeqësisht diktatura nuk u përmbys por së paku u shkërmoq), dhe pa hyrë fare në konsiderata karakteri politik, ia kam arritur ditës që të shpreh mendimet e mija krejtë lirshëm dhe jo vetëm kaq por … t’a kërkoj edhe miratimin e lexuesit i cili, duke miratuar pikëpamjet e mija, jo vetëm ai por as unë, (qoft’edhe në mungesë), nuk dënohemi për agjitacion e propagandë ! Kjo themelorja. Por edhe jo më pak i rëndësíshëm është fakti që në një terren praktik jo vetëm që e kemi mundësinë, nga njera anë t’i qëmtojmë të vërtetat, (pikërisht ato të vërteta që si shkrimtarët e realizmit socialist e gjithashtu edhe historianët e asaj plejade i dinin, nga arkivat ku e kishin autorizimin të futeshin, por nuk i zinin në gojë), dhe duke i shfrytëzuar ato dokumenta ne sot, nga ana tjetër, me zë të lartë të nxjerrim përfundime duke i krahasuar dy mendësi, atë të periudhës së diktaturës si edhe atë të sotmen : e para, letërsia e rrymës së Realizmit Socialist, e ndrydhur dhe e pasinqertë, kurse kjo e sotmja e çiltër dhe e ndíer ! Ky pikërisht edhe muri q’e ndan veprën e Visar Zhitit nga ato të Realizmit Socialist ! 302 Pikërisht tashti i erdhi radha një sqarimi. Simpoziumi që do të zhvillohet në New York, organizuar dhe drejtuar nga Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerikane me 18 Shkurt të këtij viti, si emërtim të punimeve të tij do t’a mbajë titullin “GJYQI I NEW-YORK-ut”. Atje nuk është se do të zhvillohet një gjyq karakteri juridik, jo, në asnjë mënyrë, por ai simpozium e ka si pikësynim të hidhet dritë rreth shkaqeve, si edhe akuzave që iu drejtuan ndonjë vargu tek, tuk, të shkruar nga poeti dhe shkrimtari Visar Zhiti përgjatë diktaturës e të përdorur nga hetuesit e sigurimit famëkeq për t’a dënuar me 10 vite burg autorin e atyre vargjeve. Kjo nga njera anë. Nga ana tjetër, në vazhdim të hidhet dritë se si ky poet edhe shkrimtar i madh me po ato ndjenja që ushqente edhe kur ishte i burgosur, me një


shpirt artisti të rrallë si edhe me një humanizëm të skajshëm shkruan edhe sot, mbas daljes nga burgu, për atë periudhë që krejtësisht padrejtësisht ia nxiu një pjesë të viteve të rinisë tij ! Artisti nuk del dot nga vetja dhe mbasi del nga burgu e mbasi shkërmoqet edhe diktatura, duke i kujtuar rrethimet me tela me gjëmba ai shkruan : “… S’po ngopesha duke parë telat me gjëmba të rrethimit, ishin si një solemnitet memec me tejdukshmërí të pabesueshme …” ! E në vazhdim, ky artist i fjalës si edhe i ndjenjave, shprehet së rishmi lidhur me telat me gjëmba se si i dukeshin ata gjatë dimrit me dëborë : “ Edhe telat me gjëmba guxonin të zbukuroheshin, lule të bardha bajamesh, dhe nuk kishe se si mos të ndjeheshe i fismë ashtu rob mes tyre !” Këtij shpirti poetik si edhe skajshëm njerëzor, nuk kam se si mos t’ia ve në dukje edhe një këndvështrim të denjë vetëm për një Baba Rexheb të vogël i cili vetëm di të dashurojë edhe të falë ! Visar Zhiti, edhe mbas vitesh të gjatë pune dërrmuese në ato miniera që, mes gurësh bloje gjigandë e të ashpër ia bluan kockat si edhe ndjenjat por nuk ia mposhtën dot shpirtin prej artisti, tek i shikon hekurat e frëngjisë burgut shkruan sot: “ … Kaq bukur këndoi bilbili / Tek hekurat e frëngjisë sime / /Sa edhe hekurat m’u bënë / Degë të gjelbra qershije /… Duke i kundruar tashti dy tiparet diametralisht të kundërt me Visar Zhitin, të atyre dy anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që, me indoktrinimin e tyre 303 komunist, këtë njeri me shpirt artisti dhe me ndjenja skajshëm njerëzore e emërtojnë pseudo-poet si edhe e akuzojnë veprën e tij si reaksjonare, krejt natyrshëm më vijnë në mëndje dy përkufizime personalitetesh të mëdhenj si Baba Rexhebi e gjithashtu Presidenti Ronald Reagan, të cilët respektivisht kanë pohuar, i pari lidhur me çfytyrimin e njerëzimit : “Egoizmi, i cili në shekuj i ka mbruajtur si edhe u ka dhënë shtat tiranëve si edhe diktatorëve e më pas gjithë fatkëqinjëve që nuk duan njeri veç vetes së tyre, po nuk u zhduk, nuk sundon dot dashurija si edhe mirësija e ndërsjellë!” Ndërsa kur u pyet Presidenti Reagan cila shtysa për në komunizëm, ai u përgjigj me gjashtë fjalë, vërtet vetëm gjashtë por … monumentale : “Cmira e turmave të të paaftëve!” Një logjik’e shëndoshë, mbi hullín’ e një koherence po të tillë, na shtyn të shtrohet pyetja : Ç’e dallon Visar Zhitin nga Ramazan Vozga si edhe Pandeli Koçi ?! Paaftësia si edhe egoizmi i të patalentuarve anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të ballafaquar me të talentuarin si edhe të paisur edhe me shpirt poetik, Visar Zhitin. Po nga ana tjetër terrenin e veprimit kush ua shtronte akuzuesve ? Politika e partisë e mbështetur mbi luftën e klasave. Mbështetur tashti nga sa pamë qartë në vazhdim se si Visar Zhiti nuk del dot nga vetja e tij dhe mendësía e tij e paraburgosjes, e periudhës burgut si edhe kur i krijohen kushtet të hedhë në letër, mbas shkërmoqjes së diktaturës, kujtimet e tija, ndjek një drejtëz horizontale paralele me boshtin e abshisave dhe me kahje gjithmonë pozitive ! E krahasojmë tashti këtë engjëll poet,(siç e cilëson kritiku italian Sebastiano Grasso), i cili nuk del dot nga vetvetja, me ish Presidentin Ramiz Alia i cili jo që del nga vetvetja por në librin e tij me titull Jeta e ime, botim i vitit 2010, në faqe 133 shkruan : “Tashmë që ka kaluar ½ shekulli mund të shtrohet pyetja : A mund të ecej në një rrugë tjetër më frytdhënëse ? A mund ndiqej një politikë e jashtme që t’i siguronte vëndit aleatë të qëndrueshëm që do t’ia hapnin Shqipërisë rrugën drejtë PERËNDIMIT ? ” Dhe mua më mundon e vazhdon të më mundojë krahasimi i mendësive mes dy botëve : asaj të Visar Zhitit, nga njera anë dhe asaj të Ramiz Alisë ! I pari, shrimtari me karakter dhe realisti, edhe kur ka dalë nga trysnía e burgut, mbas torturash çnjerëzore ku njeri hetues e 304 torturonte dhe i thoshte “… unë nuk të lé të na përmbysësh”, ndërsa hetuesi tjetër i çirrej “… ne nuk presim t’a bësh fajin, por do të të dënojmë që të mos e bësh atë …!” E këta hetues ku

mbështeteshin ? Në fjalën integrale të SEKRETARIT përgjegjës për KULTURËN, IDEOLOGJINË DHE PROPAGANDËN pranë K.Q. të Partisë Ramiz Alia, i cili, kur u dënuan si armiq Todi Lubonja si edhe Fadil Paçrami, qe shprehur në paradreken e 27 Qershorit të viti 1973 : “ … Unë e siguroj Plenumin e K.Q. se do të jemi më vigjilentë e do të luftojmë më mirë të zbatohen direktivat e shokut Enver si edhe të Partisë kundër ndikimeve borgjezorevizioniste, sepse ato përbëjnë një rrezik për fatet e revolucionit dhe diktaturës së proletariatit !” Ja, këta qëndrimet e Ramiz Alisë në vitin 1973 e si pasojë edhe dënimi i Visar Zhitit më 1979- ën e si pasojë ju, të nderuar lexues, bëni bilancin si edhe nxirrini përfundimet e duhura duke krahasuar respektivisht se si shprehen Ramiz Alia si edhe Visar Zhiti mbas shkërmoqjes së diktaturës ! Që lexuesve potencialë të veprave të Visar Zhitit mos t’ua shuaj kërshërinë e leximit të veprave madhore të tijat, nuk do të ndalem e të komentoj situata ose ndodhí konkrete, (veç ndonjë rrethane apo situate të posaçme), por do t’a vazhdoj ecjen përgjatë hullísë të shtruar prej shkrimtarit artist ku autori na udhëheq nëpër shtigje të ngatërruar të mbidhéshëm si edhe të nënëdhéshëm ! Dëshmit’e Visar Zhitit hedhin dritë mbi një mendësí të tërë e cila u kishte shplarë trutë nga njera anë injorantëve, (pavarësisht se ndërmjet tyre edhe me diploma universitare), falë paditurisë tyre, kurse një kategorie të madhe të shkolluarish falë … servilizmit të tyre të skajshëm ! Sa i takon kategorisë parë, nuk mundem t’a anashkaloj thënjen tamam lapidare të atij që konsiderohet filozofi kinez më i madh i të gjitha kohëve, (551- 479 p.K.), KONFUC-it i cili në veprën e tij ku trajton tri tematika themelore “Refleksione mbi jetën e mirë, rreth qeverisjes së mirë si edhe vetes tënde”, ka një kalim tamam monumental të cilin ai e shpreh si vijon: NË NATYRË ÇDO GJË ËSHTË DIÇKA, KURSE INJORANTI NUK ËSHTË ASGJË! Sa i takon kategorisë tjetër, intelektualëve të mirëfilltë, do t’i hedhim dritë një figure syresh, atë që Visar Zhiti e quan Dr.Fausti i burg-ut ose më saktë : Inxhenier Ismail Farka si edhe 305 paradoksi i policëve ! Ky inxhenier kishte në një fare mase “personalitet” ndaj policëve sepse e kishte të drejtën të mbante një farë qëndrimi mospërfillës ndaj tyre. Kjo për faktin se ai ishte i vetmi person i burgut që kur ndonjera nga makineritë suedeze të hapjes tuneleve pësonin difekt, sapo njoftohej inxhenier Farka, shkonte në vënd dhe mbas njëfarë kohe … makineria e riparuar prej tij rifillonte punën. Nga që nuk ngjiste kështu në minierat e shfrytëzuara nga minatorë të lirë, (jo të burgosur), filluan të vinin dëndur e më dëndur inxhenierë minierash të ndryshëme, së bashku me mekanikët e tyre, të konsultoheshin me inxhenierin e burgosur. Mirëpo bënte vakí që ata mbas konsultimit me “Dr. Faustin e Qafë Barit”, prap nuk arrinin t’a vinin në punë makinerinë e hapjes tuneleve në minierën e tyre dhe … ktheheshin në Qafë Bari të konsultoheshin së rishmi me inxhenier Farkën. E pikërisht këtu edhe paradoksi i policëve të Qafë Bar-it që e bënin përgjegjës inxhenierin e “burgosur” … pse “ata civilë” ishin aq të paaftë !(?) Dhe nuk ka se si të mos shtrohet pyetja, hiç retorike, a ka se si t’a kuptojnë lexuesit perëndimorë këtë mendësí paradoksale ?! Për të mos e lënë pa i hedhur dritë akoma më bindëse edhe kategorisë së dytë të trú-shplarëve, pra të shkolluarve dhe qëndrimeve të tyre sa servile dje si edhe po aq neveritëse sot, mbasi e trajtuam qëndrimin e Ramiz Alísë përgjatë punimeve të Plenumit të IV-të të K.Q. të Partisë në 1973-shin, si edhe si shprehet ai në 2010-ën, marrim si shëmbull edhe momentin shumë kuptimplotë të trajtuar nga Visar Zhiti kur mbas arrestimit të tij vajti e ëma tek i kushëriri i saj Dritëro Agolli, (Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve si edhe anëtar i K.Q.të P.P.Sh.-së), që të kërkonte t’a ndihmonte Visarin, ai i tha : “… Nuk fusin kot njeri në burg, ai nuk i kishte të mirë shokët … vjershat ia kam lexuar po ato


janë si t’i duash, janë të mira, të këqija …”. Me pak fjalë ai desh të thoshte : “… mos na shtyj t’i humbasim takëmet, rahatllëqet si edhe privilegjet që kemi …!” Nuk kishte zatén si të shprehej ndryshe ai i cili në Plenumin e IV-të të K.Q. e kishte cilësuar shokun e tij Fadil Paçramin : “… deviator i djathtë dhe element antipartí”, dhe në vazhdim shtonte ndaj tij … “duke iu shmangur edukimit komunist të masave …” (shënim-M.K.). 306 Nuk do të merresha fare as me Ramiz Alinë ose gjithashtu as me Dritëro Agollin por, nga që njeri kur boton në 2010-ën librin rreth jetës së tij na treguaka se mund të kishim zgjedhur një rrugë e cila të na afronte me Perëndimin, e tjetri në intervistat sot në 2013-ën na tregon se kish edhe vepra të tijat që hiqeshin nga libraritë, (si vepra në kundërshtim me vijën e mëmës parti), pikësynimi im është t’ia bëj të qartë lexuesit, i cili nuk i ka ditur këta fakte, t’a bëjë vetë krahasimin mes ç’ka shkruar Visar Zhiti dje e që i kushtuan emërtimet pseudo-shkrimtar si edhe element armik duke ia hapur dyert’ e burgjeve si edhe vuajtjet e ferrit, e çfarë shkruan ai sot e doemos si e sa shkruajnë sot dy elementët tipikë që drejtonin letërsin’edhe artin … dje, kur direktivat e tyre gjatë Plenumit të IV-të ishin pashaporta e Visarit për në FERR ! Prandaj nuk kam si mos t’a them me zë të lartë sot se si kategoria e ish zëdhënësave të partisë dikur, sot po bëjnë ç’mos e po i mbledhin veprat e tyre të dikurëshme dhe po i ribotojnë duke pas shtuar në to retushime demokratike, ndërsa Visar Zhiti në veprën e tij, e zezë mbi të bardhë, SOT boton lista emërore shkrimtarësh si Fadil Paçrami, Mehmet Myftiu e Todi Lubonja me shokë, (të cilët në vazhdim jo vetëm u arrestuan por dhe u dënuan si armiq të popullit dhe partisë-shënim M.K.), dhe i trajton me një humanizëm i cili i shkon për shtat tamam një Baba Rexhebi të vogël ! Ja pra, ky ndryshimi themelor q’e shquan Visarin si artist prej tyre, pa lé si njeri ! Diametralisht i kundërt me Visarin paraqitet Dritëro Agolli i cili në Plenumin e IV-të shprehet : “… Shkrimtarët dhe artistët duhet të krijojnë vepra të frymëzuara nga jeta, puna dhe lufta e popullit tonë për ndërtimin e socializmit”, ndërsa sot në intervistat e tija thotë qart’edhe shquar tamam me një ton ex catedra: “… Historia e letërsisë sonë nuk duhet rishkruar por, të futen në të edhe veprat e atyre që qenë lënë jashtë …”. Pra, ai pranon tashti që të futen mes veprave të tija si edhe të shokëve të tij veprat e Patër Gjergjit, të Mjedës, të Koliqit, të Astrit Delvinës, etj. etj., d.m.th. të bashkohen veprat e djegura dikur prej Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në turrën e druve të inkuizicionit komunist, me veprat e Realizmit Socialist !(???) E pranojmë për një çast një kompromis të kësaj natyre. Mirëpo si do t’i vinte halli faktit që në veprat e shquara të Realizmit Socialist njeri zëdhënës i 307 partisë e ka bërë Patër Gjergjin fashist si edhe tradhëtar, (në një kohë që dekoratën më të lartë që i akordoi shteti fashist italian, Patër Gjergji nuk e pranoi, duke u shprehur : KJO DEKORATË NUK ÂSHT PËR MUE ! Kurse tjetri zëdhënës po i partisë, përrallis e fantazon se veprat e Patër Gjergjit nuk kanë asgjë të përbashkët me vepra artistike por … s’janë gjë tjetër veçse bejte !(?) Edhe unë shtoj se si sot pikërisht spekullohet mbi një nyje shumë delikate lidhur me ata që ishin nga njera anë shkrimtarë por edhe drejtues të Letërsisë së Realizmit Socialist ku, në njerin aspekt as hidhet dritë mbi servilizmin e tyre ndaj “partisë dhe shokut Enver”, si shkrimtarë, pa lé t’u hidhet dritë fjalimeve si edhe diskutimeve të tyre në forumet madhore ku ata drejtonin pa lé edhe në plenumet e K.Q.të P.P.Sh.-së ! Dhe për t’a ballafaquar së rishmi realizmin me këmbë në tokë si edhe humanizmin e Visar Zhitit me pohimet e Dritëro Agollit në intervistën e fundit të tijë, ku ky pohon se kishte vepra të tijat që me urdhër nga lart ishin hequr nga libraritë, lexuesi të bëjë vetë krahasimet mes … dy të persekutuarve nga pushteti diktatorial ! Prandaj nuk shmangem dot së pohuari se si Vepra e Visar

Zhitit ndan tamam si me thikë atë letërsi të Realizmit Socialist që nuk ishte tjetër gjë veçse LEKSJONE E PROPAGAND’E KUQE, nga letërsija artistike e mbas shkërmoqjes së diktaturës ku në mënyrë të mirëfilltë dy veprat e Visar Zhitit zenë vënd kyç si romane historike me personazhe edhe ngjarje të mirëfillta ! Prandaj, në ndarjen nga ai Realizëm Socialist letërsia e të cilit në masë mbisunduese nuk ishte gjë tjetër veçse EDUKIM KOMUNIST I MASAVE, si edhe busulla e letërsisë dhe arteve, do të nënvizoj tre pohime madhore të Visar Zhitit : I- Letërsia e kohës së diktaturës hymnizonte diktatorin si edhe partinë me gjithë bëmat e tyre që “… arritën të krijonin një Atdhé me disiplinë burgu dhe qetësí varrezash … shtet që nuk fliste kurrë për mirëqenjen bashkëkohore por për të ardhmen e cila nuk vinte kurrë, si edhe për ideale të zbrazëta …” në një kohë që realiteti ishin tallonat ! II- Ç’ishte letërsia e Realizmit Socialist ? “… Ishte si një fuçí me ujë të turbulltë, ka aty një dorë sheqer të tretur, janë ca vlera por, që t’i përfitoje ato, duhej t’a pije gjithë atë fuçí neveritëse të Realizmit Socialist … donte stomak të fortë ...!” 308 Këtu nuk mund të mos ndalem e t’i dal përpara një pjese të lexuesve të cilët mund të nxitohen edhe të shprehen … “po ky Visar Zhiti me 2 e ½ radhe, ose me 37 fjalë, e jepka përcaktimin se ç’na paska qenë një rrym’e tërë letrare që veproi për 47 vite me radhë në Shqipëri !?” Pikërisht këtij pohimi pyetës do t’i përgjigjem nëpërmjet gojës së Andrey Sinyavski-t, i cili në veprën e tij “GJYQI FILLON” shprehet lidhur me Realizmin Socialist në Bashkimin Sovjetik : “Realizmi Socialist është : GJYSËM ART, JO SHUMË SOCIALIST DHE ASPAK REALIST ! - Pra ky disident rus, (ku diskutohet në se është ky m’i madhi disident rus apo Solzhenicin-i), e ka përcaktuar jo aq gjatë sa Visari por me gjysëm radhe dhe me jo më shumë se 8 (tetë) fjalë, se ç’ka qenë ai Realizëm Socialist i cili veproi për më shumë se 80 vite në B.S. ! III- Pyetjes më se të rëndomtë e cila qarkullonte mes të burgosurve: DO TË KETË FALJE KËTË VIT ? Ja se me ç’logjikë dhe livel filozofik i përgjigjet Visar Zhiti : “Kurrë ! Mund të falen hajdutët, vrasësit e kriminelët, por nuk falen dot të pafajëshmit. Ne, si të tillë, duhet të zhdukemi sepse … e provojmë fajësín’e tyre …!” Unë personalisht veprën e Visar Zhitit do t’a konsideroja, në dallim nga të tjerat të së njajtës gjiní, një akt akuze mbështetur i gjithi në fakte, personazhe realë si edhe përfundime logjike, paraqitur këto edhe me një livel skajshëm artistik të denjë për secilin prej çmimeve nga më madhorët që jepen për letërsinë dhe artet në botë ! Prandaj të nderuar lexues, në këtë paraqitje krejtë fluturimthi, jam munduar t’ua ngjall kureshtjen duke bërë krahasime me si udhëhiqej gjatë diktaturës dhe ç’qëndrim mbahet sot nga ish drejtuesit e Realizmit Socialist, por pa ju a shuar në asnjë mënyrë kërshërin’e leximit të vetë veprave të Visar Zhitit të cilat un’i quaj : KUFIRI NDARËS MES PROPAGANDËS SË REALIZMIT SOCIALIST ME LETËRSÍN’E VËRTETË ARTISTIKE !


Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, akademiku dhe shkrimtari MOJKOM ZEQO -

Në vitet 1979-1987, Zeqo punoi pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Më 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 u zgjodh deputet i PS dhe shërbeu deri më 1996. Më pas, do të shkëputej nga politika dhe do të zgjidhej drejtor në Muzeun Historik Kombëtar. Moikom Zeqo ka lënë pas rreth 100 tituj librash në poezi, prozë, eseistikë, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe një numër skenaresh për filma kinematografikë e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor.

TIRANE, 15 qershor/ATSH/ Akademiku, studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo është ndarë sot nga jeta në moshën 71-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Komisioni i përhershëm i arteve dhe trashëgimisë kulturore i Akademisë së Shkencave mësoi me dhimbje të thellë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të shkrimtarit, historianit, publicistit, studiuesit të njohur të trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të popullit shqiptar, njeriut erudit dhe veprimtarit politik, Moikom Zeqo. “Ky lajm i trishtuar ka lënë në pikëllim familjen e tij; bashkësinë e studiuesve shqiptarë të arkeologjisë, qytetërimeve, letërsisë, besimeve dhe të shumë fushave të tjera; lexuesit e tij të shumtë në Shqipëri e në gjithë hapësirën historike kombëtare; të cilëve Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta. Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Pasi mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi, do të niste punën si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”.

Veprimtaria krijuese e Moikom Zeqos u zhvillua para së gjithash në fushën e poezisë. Njihet si një prej përfaqësuesve më të shenjuar të brezit letrar pas-Kadare. Hyri në jetën letrare dhe kulturore të vendit si poet me figuracion të guximshëm, me ndikime nga De Rada e Migjeni, me një frymëzim të dukshëm qytetar dhe intelektual. E njohur si poezi e mendimit dhe e refleksionit të brendshëm, në tri dekadat e fundme ajo u shfaq me një figurshmëri edhe më moderne, duke u bërë e njohur si poezi e mendjes, zemrës dhe shpirtit, por para së gjithash si poezi ezoterike. Poezia e Moikom Zeqos më së shumti është poezi e kërkimit dhe e enciklopedizmit se e frymëzimit rastësor. Kjo është arsyeja që poezia e shoqëroi atë gjatë gjithë jetës, prej viteve të rinisë deri në çastet e fundme të jetës. Moikom Zeqo shkroi shumë vepra studimore për autorët më të rëndësishëm të saj prej fillimeve deri në kohët moderne. Në mënyrë të veçantë në vëmendjen e tij qenë shekujt e humanizmit europian në Shqipëri, me Barletin, Buzukun e Bogdanin; letërsia arbëreshe me De Radën; letërsia midis dy luftërave me Migjenin dhe letërsia popullore shqiptare. Moikom Zeqo shkroi gjithashtu artikuj e studime me karakter njohës e interpretues edhe për ritet dhe mitet e popullit shqiptar, dukuritë specifike


etnografike të tij, folklorin, kujtesën gojore në përgjithësi. Për një kohë të gjatë ai ndoqi për së afërmi procesin krijues në tërësinë e vet me syrin e kritikut dhe të gazetarit: letërsinë, artet figurative, jetën e skenës dhe të kinemasë shqiptare. Me gjithë karakterin shumëpërmasësh të veprimtarisë së tij poetike dhe kërkimore, Moikom Zeqo gradën shkencore “doktor” e mbrojti në fushën e arkeologjisë, që përbën drejtimin e dytë shumë të rëndësishëm të ndihmesave të tij. Më shumë se kërkues i terrenit, Moikom Zeqo shkroi për shumë çështje të lashtësisë së qytetërimit iliroshqiptar dhe për vazhdimësinë midis tyre mbështetur në një bibliotekë shumë të pasur dhe në njohuritë e tij të gjera për qytetërimet antike, sidomos për qytetërimin grek dhe romak. Në mënyrë të veçantë interesim shkencor në këtë fushë pati për praninë e romanitetit në trashëgiminë shqiptare. Publicistika, me shkrimet kritike për zhvillimet bashkëkohore dhe me karakterin e saj polemik, është një tjetër bashkudhëtare krijuese e Moikom Zeqos. Bashkë me ushtrimin e suksesshëm të detyrave të larta shtetërore dhe përfaqësuese, si ministër dhe deputet, publicistika përbën një prej formave të pjesëmarrjes së tij qytetare në jetën publike si mendimtar e nismëtar. Në dekadën e fundme të shekullit XX ai ishte një prej bashkëpunëtorëve më të vendosur të shtypit të lëvizjes çlirimtare të Kosovës dhe për këtë kontribut ai është nderuar me dekoratën e lartë të Urdhrit të Pavarësisë. Akademia e Shkencave shprehet se “ndarja nga jeta e Moikom Zeqos është një humbje e madhe për kulturën dhe botën e letrave shqipe, Ai do të mbetet një zë i veçantë dhe me vlera në fondin, identitetin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare”. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.

Historiani Moikom Zeqo është vlerësuar me Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe atë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Nga TVSH.

Ngushullimet tona më të thëlla, familjës së të ndjerit njeriut me të dashur të tyre, Mojkom Zeqo. Pushoftë në paqë ! Lajmi i zi ishte tronditës,duke shikuar dhe moshën, më të mirë për një intelktual të lartë, erudit, akademik, studiues e autor veprash të karakterit kulturor, historik e shkencor, ndër të tjera drejtot i nderuar i Muezut Kombëtar, të cilit i kushtoi një punë të kujdesur e të rendësishme. Ne kemi pas fatin e rastin të njihemi me të ndjerin, me rastin e veprës mbi Skënderbeun të përkthyer prej nesh e botuar në Shqipëri më 2005, në 600-vjetorin e lindjës së Heroit, ku ai ndërhyri me fjalën e tij, duke e vlerësuar veprën si një kontribut i madh për historinë e Gjergj Kastriotit. Kemi botuar prej tij në revistën Kuq e Zi, shkrime të karakterit historik. Njeri jo vetëm inteleketual, por me shpirt të gjerë njerëzor, i afrueshëm e i dashur me shoqërinë, dhe i dispozuar të ndihmojë çdokend përsa i përket veprimtarisë kulturore, historike e shkencore ku në fushën e tij ishte i formuar e kompetent. Ruajmë për të ndjerin mikun tonë Mojkom Zeqo, kujtimin me të mirë, si nintelektual i lartë, erudit e shkencëtar, njeri i dashur i meritueshëm për nderimin e respektin e shoqërisë shqiptare, së cilës i kushtoi jetën dhe veprimtarinë e tij të lavdërueshme.


“NUK KAM FORCË TË HAKMERREM, POR KAM FORCË TË KUJTOJ” LAURA KEQI MEMORIE PËR ZNJ. LAURA KEQI (1957-2020) FATBARDHA MULLETI SARAÇI

Në Amerikë ndërroi jetë me 8 maj 2020 e nderuara znj. Laura Keqi Ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur e arrestuan dhe e dënuan. Hija e babait të përsekutuar e ndoqi kudo, ishte me një fjalë vajzë “e prekur”. Kjo ishte arsyeja që ajo mbikqyrej nga sigurimi. Ajo e urrente sistemin komunist dhe me raste fliste hapur. Në shkollën e mesme ku ajo studionte zhvillohej luftë klasore. I kuptonte në mënyrë të vetëdijshme gënjeshtrat që trumbetoheshin si suksese. Në vitin 1973, periudhë që i përkiste të ashtuquajturit revolucion kulturor, arriti të shpërndajë trakte, kundër regjimit, që i kishte formuluar vetë. E ndiqnin... Fill pasi bëri kryqin para kishës, shoqet e saj e denoncuan në zyrat e Sigurimit të Shtetit. Fotografinë e saj e vendosën në Muzeun Ateist. E arrestuan. Provoi hetuesi nga besnikët e Partisë së Punës, ushtruan dhunë psikologjike, vështrime të lemeritshme për ta gjunjëzuar. Bëri grevë urie. Në birucë i futën një grua provokatore, spiune (e kuptoi që ishte kurth). Më pas i sollën një mjek psikiatër dhe iu lut të mos shënonte asgjë që nuk konstatonte. Ajo donte të tregonte se ishte e shëndetshme dhe çdo gjë e bënte me vetëdije. Sjellja e policëve ishte e tmerrshme. Gjyqi i saj u bë me dëshmitarë që ishin drejtori i shkollës, mësuesit, shoqet e saja. Në përgjigjet që i dha gjykatësit për partinë e udhëheqësinë, ai i tha:- “Vetëm këto fjalë janë të mjaftueshme për të vuajtur dyfishin e dënimit. Do t’ju shtypim si krimbat.

Pretenca e dhënë nga prokurorë ishte tetë vite burg, për arsye moshe dmth ishte minorene, e dënuan katër vite. Provoi çdo të thoshte të bësh burg komunist. Periudha pas burgut ishte e vështirë, kudo ndjehej e përndjekur, e terrorizuar. Ajo thoshte:“Kujtoj aktorët e djeshëm që luajtën dramën teme, të një vajze gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Disa prej tyre gëzojnë të mirat, janë në punëra të rëndësishme, me shtëpi të rehatëshme, janë të gëzuar, të pasur, jetojnë pa e vrarë mendjen, pa përfillur ndërgjegjen. Pak më tej unë, viktima e tyre, me endrra të thërrmuara, e lodhur, e vuajtur... Nuk kam forcë të hakmerrem, por kam forcë të KUJTOJ. Kujtesa ime do të jetë pengu i fundit të tyre. Brenga e ime, nuk është vetëm e imja, e një vajze minorene e keqtrajtuar, por është edhe e njerëzve të qytetit tim, Shkodrës... Ajo emigroi, u largua nga Shqipëria. Jetoi, rriti dhe edukoi fëmijët e saj në Amerikë. Kujtesa e saj tregon për ngjarje të ndodhura në Shqipërinë socialiste-komuniste nga vitet 19451991, që drejtohej nga Partia e Punës dhe ideologjia marksiste-leniniste. Ato që tregojnë historitë e tyre, të Shqipërisë nën totalitarizëm, që dhunoheshin të drejtat e liritë e njeriut, mbetën në librat e kujtesës, mbesin të pavdekshëm.

Revista Kuq e Zi i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së zonjës së nderuar, Laura Keqi !

Me librin Albanie – pays à connaître, autori ka synimin qe të huajt të njihen me historinë e Shqipërisë e të shqiptarve. Sepse ndihet boshlleku i madh e mungese informacioni për popuulin e vendin tonë. Nga ana tjetër Autori paraqet nje teori të re vetën të mbeshtetur mbi të dhena që vijnë nga antikiteti, me anë të historianëve dhe shkrimtarëve të lashtësisë, përforcuar nga monumentët ciklopike që kanë lenë popujt parahistorikë, të identifikuar botërisht me Pellazgët. Popull i madh dominues i lashtësisë të Europës sonë. Kështu autori nxierr teorinë e re se ishin Pellazgët populli më i vjetër e i parë që i hapi rrugën qytetërimi njerëzor. Pellazgët vetë nuk lanë shkrime por shpikën alfabetin, për të cilin fakt provat janë më se të bindshme, pranuar prej të gjithë studiuesve, historianë ose gjuhëtarë. Këtë teori Autori e ka hedhur për të nxitur e provokuar historianët e studiuesit e huaj që ta vështrojnë historinë e lashtësisë se populli e kombit shqiptar, në një aspekt të ri, ku gjuha mbetët fakt unikal e dokument themelor i pazgjidhur akoma. Studiuesit e huaj ne ketë drejtim, shkojnë sipas thenjës shqipe, njeri thumbit e tjetri patkojt. Për Autorin, është reduktimi i shqiptarve në një popull e vend të vogël, të cilit s’i kushtohet vemendje. Më këtë rast një konfirmim vjen nga një historian francez, që ka thenë se popujt europianë jan të gjith vëllezër e kushërij, pra me një origjinë, për Autorin, Pellazgët e motit siç thotë Fishta.


Lek Pervizi Shqipëria nga origjina në ditët tona (Vijon nga numri i kaluar)

Kapitulli II

H I S T O RIA Nga pellazgët te shqiptarët Tashmë kemi bërë një prezantim të ilirëve, të cilët me thrakët dhe pellazgët, ishin pjesë e të njëjtit popull, pra të të njëjtit origjinë proto-evropiane, parahistorike dhe para-helenike, si popull autokton të Europës dhe me një gjuhe specifike të folur prej tyre. pellazgët. Ilirët të ebritur nga Veriu kishin pushtuar griualisht Gadishullin Ballkanik nga Hungaria (Pannonia)derir në Shqipëri dhe nga Danubi në Detin Adriatik dhe në anën tjetër të këtij deti në Itali. Thrakët kishin pushtuar pjesën perëndimore të Maqedonisë deri në Dakia (Rumani), nga brigjet e Detit të Zi deri në Kaukaz, ndërsa pellazgët e tjerë ishin vendosur në Greqi, në ishujt e Arkipelagut ose të Detit Egje, .në Azinë e Vogël dhe Itali, ku ata kishin qenë tashmë të pranishëm për një kohë të gjatë, por ku tani ata erdhën të zëvendësohen nga vëllezërit ose kushërinjtë e tyre, popujt ilirë dhe thrakë, etruskët, keltët, gaulët, iberët, etj. Venetët, popull ilir detar, ishin shtri nëÉ gjithë Italinë veriore, gjatë Valle Padana të lumit Po, e kishin arritur der ne Bretanjë të Francës.

Helenët dolën vetëm rreth vitit 1000 para Krishtit, pas Luftës së Trojës, dhe vërtetan qenjën e tyre në periudhën e luftërave Persiane me Pisistratin dhe Perikliun. Gjuha Greke nuk kishte ekzistuar kurrë më parë. Alfabeti i adoptuar nga Grekët ishte një variant i Dorikut antik ose Ionik. Grekët kurrë nuk ishin në gjendje të interpretonin shkrimet që kanë ardhur deri tek ne përmes mbishkrimeve të ndryshme dorike ose joniike, kreteze e të ishujve, mbi objekte dhe monumente të kohës arkaike.. Shkrimet, megjithëse të përfaqësuara nga alfabeti i lashtë dorik dhe jonik (pellazgjik) pavarësish të lexueshme nga grekët sipas shkronjave , nuk kishin asnjë kuptim e nuk deshifrohëshin nga gjuha e tyre.. Ato mbetën të pakuptueshme në ato kohë dhe janë edhe sot të paarritshme jo vetëm nga gjuha greke por dhe nga ndonjë gjuhë tjetër e lashtë, përveç shqipes.Kjo doli diçka befasuese. Por, për gjuhëtarët e mëdhenj konservatorë, për të propozuar gjuhën shqipe si të vetmen, të përshtatur për të zgjidhur këtë mister lingustik, ishte si një blasfemi. Popujt ilirë ndoqën gjurmët e paraardhësve të tyre (Pellazgëve), dhe ato gjenden kudo: në Greqi, Arkipelag, Azinë e Vogël,,në Itali dhe arrijnë deri në Atllantik. Në Itali, Venetët, popull ilir, u vendosën në rajonet veriore (Venecia), madje, duke kalue luiginën e lumit Po dhe kapërcyer Alpet, arritën në Gai (Francë) l në Armorik (rajoni i Vannes në Bretanjë), dhe më tej, në Britani, për të cilin popull Venet, flet Jul Ḉésari, në veprën e tij "De bello gallico , që kishte ngrti krye kuindër tij.. C. Pauli, "Altitalischer Forschungen", 1879, II, f. 200: "... ekziston në Venedikun e lashtë një gjuhë ilire e ngjashme me shqipen dhe mesapikën. "Grupe të tjera u vendosën në Italinë qendrore dhe jugore, si Ligurëtt, Ausones, Iapigët, Messapët, Dauniëy, Lucanët etj. Ettore Paris, "Storia della Sicilia e della Magna Grecia", fq 60: "... popujt më të vjetër të brigjeve lindore të Italisë vinin nga Iliria. Iapigët Ilirianë kaluan Alpet Lindore, duke udhëtuar në të njëjtën rrugë me Venetët, të cilët ishin gjithashtu një popull me origjinë ilire. " Gaetano De Sanctis, "Storia dei Romani", vëll. Unë, f. 168: "Qytetët e Italisë së Jugut ia kanë borxh origjinën se tyre një pushtimi ilir ... populli ilir që u vendos në Puglie kishte përparuar edhe në zonat fqinje dhe një prej fiseve të tyre nga Italia veriore kishte pëërvetësuar nga italianët këtë territor kur ata ishin akoma në anën e majtë të lumit Po."

Kopërtina për botimin shqipPërkthyer nga origjinali Frë,gjisht

Pas kthimit në prezantimin tonë, prania shumë e lashtë e ilirëve në Ballkan është konfirmuar nga zbulimet më të fundit arkeologjike, në Kroaci dhe Kosovë mbi 6000 vjeç, dhe të tjerë në Shqipëri të moshës më të vjetër. Hulumtimet vazhdojnë nën patronazhin e amerikanëve, anglezëve, kanadezëve, francezëve, etj. Shqipëria e paraqet veten si një vend të pasur me arkeologji, i cili ende nuk është shfrytëzuar mirë, Nnn pushtime të huaja të vazhdueshme për 2000 vjet, veçanërisht 500 vjetët e fundit e Turqisë.


Shqiptarët po e pësonin keq ,nga uuzrpâtorët osmanlli, të cilët i kishin mbyllur në errësirën e injorancës, duke i bërë ata që të humbisnin të gjithë njohuritë kulturore dhe historike, duke i izoluar nga bota e jashtme, veçanërisht nga Europa e krishterë, duke u imponuar atyre Islamizmi me forcë dhe terror dhe me privilegje ekonomike dhe hierarkike. Qytetet antikë plot me monumente u shkatërruan. Sa vepra arti humbën! Shkatërrimi i plotë i vendit i cili u rikthye s përsëri në kohën primitive dhe iu desh të pësonte një stanjacion të përhershëm, të mbyllur në një situatë të mesjetës gjatë pesë shekujve, çdo lidhje me të kaluarën historike dhe kulturore ishte prerë. Sidoqoftë, ne jemi të detyruar të japim shpjegime për Etruskët dhe lidhjen e tyre me Pellazgët shqiptarë, mbi bazën e informacionit që autorët antikë, veçanërisht Hecateu, Herodoti dhe Tuçididi na japin në veprat e tyre historike, ku ata na tregojnë se populli i Péllazgëve – Tirrhénë kishte lëvizur shumë kohë më parë në Itali duke u vendosur në Toskanën e sotme, duke e quajtur atë "Tyrrenia". Më vonë, ky emër ndryshon në "Etruria" dhe banorët e saj quhen "Etruskë". Nuk ishte rastësisht që deti që lagte brigjet e këtij rajoni kishte marrë emrin e "Detit Tirren". Kështu që këta studiues na tregojnë se Ppellazgë- Tirrenë që ishin shpërngulur në Etruria (Toscana) kishin gjetur atje banorë Pellazgë dhe Ilirë, të cilët flisnin të njëjtën gjuhë. Kjo na sjell tek kjo formulë krahasuese: Pellazgë = Tirrenë = Etruskë = Ilirë = Shqiptarë, rrjedhimisht edhe gjuha pellazge = shqipe, sipas rregulles artmetikë. Gjuha shqipe rezulton se është e vetmja në mesin e gjuhëve të njohura, të afta për të përkthyer dhe interpretuar shkrimet misterioze etruske, pas 2500 vjet heshtje absolute. Prof. Spiro Konda, në "Shqiptarët dhe problemi pellazgjik", Tiranë, 1964, f. 237 na shpjegon: “Problemi etrusk nuk mund të zgjidhet jashtë problemit pellazgjik. Jemi të bindur që misteri etrusk mund të gjejë një zgjidhje përfundimtare vetëm nëse shkencëtarët do të mbështeten në gjuhën shqipe, e cila është një bazë shumë e sigurt për zgjidhjen e problemit etrusk. " Dëshmia është shumë e qartë, për ata që kërkojnë të njohin rrënjët e historisë, ashtu siç na është transmetuar nga shkrimtarët dhe historianët antikë. Studimet paleografike për këtë temë u kryen nga një simbol shkencor shqiptar, detudiesja e shquar, Nermin Vlora Falaschi, e cila arrin të përkthejë shumë mbishkrime etruske me gjuhën shqipe. dProf. Italian Ribezzo i cili përktheu 300 mbishkrime mesapike (mesapët ishin ilirë) duke përdorur gjuhën shqipe. Ribezzo kishte argumentuar gjithashtu se të gjitha toponimet në Greqi, të cilët nuk kishin asnjë kuptim në gjuhën greke, mund të gjenin etimologjinë e saktë, nëse do të krahasoheshin me shqipen. Në të njëjtin mendim ishte edhe historiani L. Benlöw, "Greqia para Grekëve", Paris, 1991: "Vetëm një gjuhë deri më tani ka arritur të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve (toponimet në Greqi) dhe ishte gjuha shqipe. " Tirrenasit quheshin nga Romakët "Truskë" ose "Tuskë": Etimologjia e "tru" (në shqip = tru, shpirt). Nga kjo Etruskët, popull i trurit, i mençur.

Ne kemi thënë tashmë se në këtë libër është paraqitur pjesa pothuajse e injoruar e historisë së një vendi të vogël si Shqipëria, por me një të kaluar të shkëlqyer, fatkeqësisht mbetur e harruar, përvetësuar dhe manipuluar pa asnjë skrupul, megjithë të vërtetën dhe të së drejtës që duhet t'i rezervohet dhe t'i atribuohet cilitdo populli ose vendi, pa paragjykuar. Ne kemi marrë vendimin e vështirë për të paraqitur historinë e shqiptarëve, nga një këndvështrim specifik, plotësisht i ri dhe duke filluar nga një supozim i cili mund të kthejë mbrapa tërë historinë e antikitetit. Sepse historia ka ndjekur një linjë zyrtare konservatore dhe konformiste, duke mos pranuar asnjë risi apo ide në favor të të vërtetave të pashprehura. Në mesin e historianëve mbizotëronte tendenca për të mos vlerësuar si duhet shumë fakte, të cilat edhe pse ekzistuese, u lanë në hije, duke mos u dhënë atyre asnjë rëndësi, deri në atë pikë sa t’i lënë pas dore sa që të hidhen në harresë dhe mospërfillje. Në këtë rast, çeshtja pellazgjike u nënvlerësua dhe u la për shqyrtim "ad calendas graecas", sepse mendimi evropian i shekujve të fundit ishte i drejtuar i gjithi drejt studimit dhe ekzaltimit të Greqisë dhe Romës. Megjithëse misteri që mbulon Pellazgët nga njëra anë është injoruar, nga ana tjetër ai tërheq, sepse paraqet mundësinë e një zgjidhjeje të papritur e cila mund të sjellë, në të njëjtën kohë, suksese dhe zhgënjime. Ne kemi ndjekur një linjë praktike e cila u jep lexuesve një vizion të qartë të situatave historike, të paraqitura në një aspekt të ri, nga i cili ata mund të nxjerrin përfundimet e tyre personale. Por në çdo rast ne mendojmë se ata do të kenë mundësinë të njohin të paktën njohuritë e një populli dhe një vendi, emrin e të cilit e njohim por jo historinë e tyre befasuese. Ne kemi pasuruar prezantimin me shumë citate nga autorë antikë dhe modernë, për ta bërë leximin më të arritshëm, nga pikëpamja e informacionit bazuar në dëshmitë specifike. Në lidhje me shkencëtarët në këtë çështje, ne u përpoqëm t'i bindim që ata të lëvizin nga ngurtësa i dhe obstruksionizmi i tyre drejt studimit dhe gjuhës shqipe, nëse duan të zbulojnë misteret mijëvjeçarë, të cilët kanë mbetur të pazgjidhur për një kohë të gjatë. Trashëgimtarët më të afërt të Pellazgëve, Ilirët, si një popull indigjen dhe një nga më të shumtë të Evropës antike, pas valëve të para migratore nga Veriu në Jug të Evropës Lindore, u vendosën në perëndimi i gadishullit Ballkanik. Territoret ku ata banuan kufizoheshin në veri me Sava dhe Danub; në jug, nga Gjiri i Ambracisë (Arta) dhe rajoneve veriore të Greqisë antike; në lindje nga lumenjtë Morava dhe Vardar që i ndau ata nga vëllezërit e tyre Thrakë;kurs në ë perëndim, nga detet Adriatik dhe Jon. Brenda këtyre kufijve, rajonet veriore ishin të populluara nga fise (popuj) të ndryshëm, nga më të rëndësishmit të cilët ishin Panonët, Venetët, Istrët, Bruces, Liburnët, Dalmatët, Iapodët, Ardianët, Docléatët etj. Ndërsa, në territoret e tanishme të Shqipërisë, u vendosën Labët, Dardanët (Kosova), Peonët, Byllinët, Thesprotët, Kaonët, Taulantët, Mmlosët etj. Si fizikë, ata kishin trupa të zdërvjelltë e dhe muskolozë. Në pamje truplartë, shumë tërheqëse, me flokë bjonde, sy blu, sjellje krenare dhe gjykim të ekuilibruar. Shumë bujare dhe mikpritëse. Hakmarrja ndaj atyre që guxonin të fyenin ose dhe më keq nëse u vritej një anëtar të familjes dhe nëse i prekte në nder. t. "Besa" (fjala e nderit) ishte parimi themelor i shoqërisë ilire dhe për të burrat sakrifikonin gjithçka, po ta thente kushj besën e dhenë. Betimi mbi "besën" (në kuptimin latin të fides) ishte më i rëndësishmi dhe i jepte fund shumë situatave të këqija midis njerëzve dhe fiseve. Ligji suprem i ilirëve ishte "Kanun", një kodik oral që transmetohej djalë pas djali, dhe që përdorei deri vonë në ezonë e malëve veriore.. Popuj barinj dhe


fermerë ata jetonin në tufat e shumta të dhive, deleve, si dhe bagëtive të mëdha, derrave etj. Ilirët shquhëshin për vreshtari, verërat dhe mbarështuesit e famshëm të bletëve. Ata prodhonin me mjaltin, një si verë ose pije e veçantë që ishte në qendër të festave të perandorëve Romakë. Ata ishin mjeshtër në përpunimin e metaleve, si bakri, bronzi, hekuri, ari dhe argjendi. Ndërtues dhe arkitektë të shkëlqyeshëm. Navigatorë shumë ekspertë. Me anijet e tyre shumë të shpejta, "limbët" ishte bërë mbizotëruese e deteve të botës antike. Por ajo që i karakterizont më së shumti ilirët ishte shpirti i tyre luftarak. Shumë guximtarë, shumë të fortë dhe të shkathët në trup, ata ishin luftëtarë të shkëlqyer, por edhe kapedanë të guximshëm dhe gjeneralë që dilnin fitimtarë të uftat e ndryshme që zhvillohëshin midis popujve ilirë, për të siguruar epërsi dhe fuqi, dhe kundër armiqve pushtues, siç u ishin Romakët. Ata kishin disa mbretër, të cilët arritën të krijojnë konfederata shumë të rëndësishme ilire, si hapat e parë drejt një shteti të vetëm si Romakët. Ata ishin gjithashtu navigatorë ekspertë, të cilët dominuan në detet Adriatik dhe Jon, dhe guxuan të vinin në ndihmë të kolonive të tyre në Siçili dhe Etruria, duke kundërshtuar romakët kudo, gjë që provokoi konfrontimin përfundimtar dhe vendimtar midis dy fuqive më të frikshme të epokë, një konfrontim që provokoi një luftë që zgjati 200 vjet, për fat të keq në kurriz të ilirëve. Por ne do të kthehemi tek ato ngjarje..

bnrez pas brezi për mijëvjeçarë, duke i veshur me legjendat mitologjike, si mënyra e vetme primitive e përjetësimit të historisë. Kur ajo do të hskruhej në nivelin e shprehjes letrare, bga shkrimtarët e ndryshëm të antikitetit. Ffillimisht shkrushin vepra poetike, trahsheguar nga aedët e rapsodët. Pastaj nisi proza narrative, në të cilat historia zinte një vend të rëndësishëm. Njëri nga këta autorë ishte edhe Pausanias, i cili na prezantoi versionin mitik të Péllsgëve, njeriu i parë që do të vinte këmbë në Arcadian (Greqi). Ky personazh legjendar do t’i mësonte njerëzit të ndërtojnë shtëpi, të veshin lëkurat e kafshëve. Do ti mësonte çfar të hanin, si të punonin. Eshtë e lehtë të merret vesh t se kjo nënkupton që nën emrin e Pellasgut identifikohet faza fillestare e shkëputjes së njeriut nga jeta primitive, për t’u marrë në ndërtime me blloqe të mëdha shkëmbore, të ngjashme me shpellat ku fshihej dikur. Me këto blloqe u bënë banesa, fshatra, qytete, të rrethuara nga mure në gurë të stëmëdhej, të quajtura mure "pellazgjike " ose "ciklopiane". Ky arsyetim na bën të konkludojmë se një popull autokton proto-Evropian, ishte formuar një kohë të gjatë nën emrin e "Pellazgëve", duke filluar rreth 10 000 vjet para erës sonë. Ky popull kishte dalë nga i njëjti mjedis njerëzor në zonat e Evropës Perëndimore ku u formuan civilizimet e para primitive nga Neanderthal në Cro - Magnon, Lascaux, Altamira etj. në Francë, Spanjë, Hollandë, Gjermani, Angli, Itali, etj. Nën shtytjen e akullnajave (epoka e akullit) ata lëvizën drejt zonave më të ngrohta në Jug, Itali dhe Pellgun e Mesdheut, Gadishullin Ballkanik, Arkipelagun, Kretën, Azinë e Vogël, Mesopotaminë, Egjipitin, etj. Në këtë emigracion masiv këta popuj pellazgë fituan emra të ndryshëm: Kretas, Tirrenë, Lidianë, Fenikas, Filistë, Kalaja e Beratit, (Antpatrea e vj etër ilire). Të shikohen Asirë, Babilonë, Medë, Hitite, etj. blloqet e mëdha pellazgjikë (3000-2000 vjet pr. K. në Si rezultat, shumë historianë kanë rënë në gabim themel të murëve të mavonshëm të romakëv dhe të duke mos i konsideruar si Pellazgë popujt që mesjetes mbanin emra e tyre. Por monumentet imponuese që ata ndërtuan në të gjithë botën antike mbajnë shenjën e pashlyeshme të tjerë, por të dalu si degët e një pemë nga i njjti trung. Të gjithë autorët antikë pa përjashtim ishin të Pauzë e vogël vetëdijshëm për procesin evolucionar nga njeriu në civilizim, dhe e interpretuan atë me tregimin mitik të Në pyetjen e Pellazgëve, të lashtët të gjithë ranë njeriut të parë, të këtij Pellazgu, i cili do të vinte dakord dhe ishin shumë të bindur se do të kishin këmbë në tokën Arcade (Greqi), në një kohë të qenë në origjinën e formimit dhe zhvillimit të hershme të papërcaktuar e kufizuar. Në fakt legjnda duhet të shoqërisë njerëzore, që nga faza e tij primitive nga e këtij neriut të parë Pellazgu, shpellat dhe pallatet deri në një habitat dhe konsiderohet një alegori për të shpjeguar praninë e strehimim më të përshtatshme për një jetë më të pellazgëve që në nillim të shfaqjës së njeriut mbi gjerë: familje të mëdha patriarkale ose matriarkale, tokë, dhe kontributin e tyre në civilizimin e parë klane, fise dhe popuj. Këtë besim, ata e kishin njerëzor. rrënjosur fort në traditat e tyre gojore, të kaluara


Autorët e ndryshëm modernë (pa pasur njohuri në gjuhën shqipe) kanë hamendësuar për kuptimet e fjalës "Pellazgë" pas Pellg = pellg (pellg, det) i shqiptarëve, në Greqishten Pelagos (pellg, det ). Ky emër, nga ana tjetër, ka një kuptim krejt tjetër, nëse do të interpretohej nga shqipja. Mjafton të ngrihet fundi "os" i greqishtes nga ku "Pélasg" dhe "Pélarg", në krahasim me shqipen "prej larg" ose "pe 'larg". Që përshtatet një "populi i ardhur nga largnga larg ose nga një kohë e largët. Për më tepër, fjala "pellg" nënkupton edhe në shqip, , pellg-uji, pra det, nga dhe emri emri "popujt e detit", që kuton për popujt detarë misteriozë, por që cakton me të drejtë Pellazgët qëtë gjithë historianët modernë përmendin pa ditur se cilit popull i përkisnin. "Pelago" në italisht do të thotë "det ose pellg uji", por ne kemi shpjeguar se fjala ka një origjinë pellazge- (shqipe). Në kohërat e Homerit Deti Mesdhe quhej "Pont Pelagos", pra lidhja me Pellazgët, Deti i Pellazgëve. Hendeku i njohurive për gjuhën shqipe është i dukshëm. Këto që thamë mun d të duken pralla, ashtu siç na duken edhe ne pralla disa dalje pa vend të historianëve të ndryshëm, të cilëve ne ua dimë gjuhën e tyre dhe gjuhët që ata zotërojnë apo kanë studiuar, por që s’kanë haber nga gjuha shqipe, i së cilës jemë ne zotërues. <E këtu qendron ndryshimi, se ne shqiptarët kemi një njohuri më tepër se ç’e kan të tjerët. Një porofesor i shquar Belg, a. Wilkelmans, linguist u i madh, i thelluar në gjuhët baltike, (pa njohur shqipen), arrin në përfundimin se pellasgjishtja ishte një gjuhë proto-europiane, e aspak ido-eurpoiane, pra një gjuhë e një populli autokton auropian, siç ishin Pellazgët. Pra i hidhte poshtë tezën indo-europian të gjuhëve, që s’merret vesh se kush e hodhi, si ai që hedh gurin në lumë. V Wildenkensi s’njo hte shqipen, e ne erdhem vone kendej, që ai kishte vdekur, sepse me këto ùend qe kemi, do të kishim ndërhyrë tek ai, për kët shipën tonë të bekuar. Rezultati i kësaj pauze të shkurtër informuese na bën të konsiderojmë fjalët "Pelasgias, Pelarges dhe Pelagias" si fjalë që përcaktojnë një popull të vetëm, Pellazgët, të parët që do të kishin banuar territoret e një bote parahistorike dhe parahelenike (10 000 – 1000 para erës së re), në zonën jugore të Ballkanit, Arkipelagun, Azinë e Vogël, Italinë dhe Pellgun Mesdhetar. Ndërsa në Veri ata u identifikuan me Keltët, Galët, Iberët, Borealët, Skithët, etj. Pas Luftës së Trojës, Pellazgët patën një periudhë amnezie historike, sepse ato u shfaqën nën emrat e popujve të tjerë, Ilirët, Thrakët, Kretezët, Iberët, Etruskët, Tirrenët, Keltët, Akejtë, Dorët, Jonët etj. Historianët modernë i konsideruan të tillë, pa dashur ose pa ditur se ata lidhin origjinën e tyre me

Pellazgët, paraardhësit e tyre. Në lidhje me Keltët, përshembëll, kuptimi i emrit jepet nga gjuha shqipe. Shqiptarët i quajnë Keltet = të Ḉelte, bjondë, pra njerëzit me lëkurë të çelët dhe me flokë të verdhë të Evropës veriore, Hyperboreals (Boréals) emër i fjalës shqipe bore = dëborë, prej nga popujlt e borës, nordikët. Suedezët, nuk e dijnë se nga vjen fjala borë, se ata gjithashtu kanë një qytet të quajtur Borea (qyteti i dëborës). E njëjta gjë vlen edhe për qytetin e Triestës në Itali, ku fryn një erë shumë e fortë dhe e ftohtë, që e quajnë La Bora, pra era e borës, paditur se çdo të thotë ajo fjalë bora. Këtë e kupton dhe një fëmi shqiptar, por ja që s’e kuptojnë historianë e gjuhëtar të shquar. Zgjidhja gjuhësore nga gjuha shqipe, rezulton e qartë dhe e lehtë, nga e cila pse të mos merret në konsideratë dhe të mos studiohet seriozisht, për të zgjidhur problemet gjuhësore mbetui e pazgjidhur? Mbi këtë temë, ne pamë dhe lexuam një interpretim krejtësisht të rremë nga një shkrimtar, për emrin e Hyperboreans, të cilët Herodoti u kishte dhënë popujve nordikë popujve të dëborës, ndërsa ky zotëri e kishte lidhur këtë emër me një popull legjendar indian, d.m.th. ku dielli të djeg si furrë. Pakujdesi brutale e pajustifikueshme për një shkrimtar, i cili merret me fakte historike ose letrare, por që sipas shqipes nuk di se ku lidhet gomari. Përfundim: është e domosdoshme nëse nuk është thelbësore dhe urgjente, të studiohet në thellësi gjuha shqipe, nëse dikush dëshiron të japë përgjigje të kënaqshme për mbishkrimet e ndryshme të civilizimeve të vjetra, mbetur i pazgjidhje dhe memece, të gdhendur në argjilë, gurë, mermere dhe metale, ose papirus dhe pergamenë për mijëvjeçarë. Ne insistojmë që vetëm një gjuhë është në gjendje të zgjidhë rrëmujën gjuhësore të paleografive që kanë zbritur në ditët tona, dhe është gjuha shqipe, e cila e jep veten si një interpretuese pazëvendësueshëm. Disa gjëra të vogla çojnë në të kuptuarit dhe zgjidhjen e çeshtjëve të mëdha. Në këtë aspekt, megjithëse nuk i kushtojmë asnjë rëndësi gjuhës së një vendi të vogël si Shqipëria, një pikë në globin tokësor, nëse i kushtojmë vëmendje zbulojmë se ky vend, i parëndësishëm në shikim të parë, arrin të mbajë gjallë gjuhën e pellazgëve antikë, e konsideruar e vdekur, a priori, pa i dhenë asaj rëndësi e pa e studiuar.


Ngjashmëri të çuditshme të mureve ciklopike të Perusë me ato të Maltës

Peru, Mure megalitike (ciclopike)

Peru, mure megalitike(ciklopike)

Maltë, mure megalitike (ciklopike) (500-3000 vjet pr.K.

Maltë, mure megalitike (ciklopike) , 5000-3000 vjet pr.K.

Ḉeshtja e këtyre murëve të madhësisë ciklopike që shkecorisht i quejnë megalitike, vazhdon të mbajë në pikëpyekje zhvillimin e këtij lloj qytetërimi y të parahistorisë, që nga një anë tjetër ua kalon (deri tashti) edhe piramidave të Egjiptit si lashtësi. A Këto ndërtime kaq të çuditshme, për blloqe të tilla, të ngritur kur buk ekzistonte as një mjet mikanik, apo deri dhe te litari i thjeshtë, që të transportohësin e lartësoàhëshin në mure. Pasatj, ç’ne ky ngjasim mes mureve ciklopike të Perus, përtj oceanit, dhe atyre të Maltës, në disa ishuj të Detit Mesdhé. Jo që të tilla mure gjen dn edhe në Itali, e b zonën që përfshinë Greqiqnë, Arkipelagun, Kretën, Azinë e vogël dhe diku dhe ne Balkkan, ku diçka ka mbetur dhe ne Shqipëri por që nuk janë studiuar as evidencuar ashtu siç duhet. Tashti vijmë te pellzgët tanë, të cilëve, në mbar botën perëndimore e kryesisht ne Europë, atao mure giganteske u dedikohen Pellazgëve. Ndërsa shqiptarët tanë (arkeologët e historianë e ndonjë tjetët) tundin kokën, ç’janë këto marrëzira. Sa që, duke e parë këtë menefregizmë të shqiptarve tanë t shkecave historike, mlegjendën e Pelalzgëv kanë nisur të ia ,ngjeshin vetes. Kështu italianë me krenari i përmendin Pellaz gÉt që kanë ngritur këtumure, ku edhe ato më të vjetri e Romës, u dedikohën Pellazgëve. Mirë të na bëhet kur arrijmë të mohojmë vetvetgen.Dhe ata kanë dhe dëshim, posaçërisht të historianit të njohur Putarkut, i cili në histori,në e tij të Romës, e thotë troç, se Roma u themelua prej pelalzgëve të cilit ia vunë edhe emrin, ku ai përmend një fjalë të alshtë pellazgjike, ‘rhom”, që sipas tij do të thoshte “forcë”. Ai e argumenton këtë, se Pemllazgët ishin një popull i fort dhe detar e kishte fituar luftra e nështruar venbd, dhe arritën deri bë Kapitol të Romës, ku ben themelimn e qytetit. A e ka lxuar kush historian shqiptar kët histori të Romës së Plutarkut, ku përveç sa thamë ka dhe të tjera rrefime që lidhen me Pellazgët si përhapës së qyterimit parahistorik..Sigurisht se ne s’mbahemi se jemi historiane me de diploma e grda shkencore, por kemi aq pregatitje sa që të na lejohet të ndjekëm të tilla probleme, për të vetmen arësye, të ngritjës së historisë sonë , si një popull i lidhur me këta Pellazgë, që du dikur kanë dominuar botën parahistorike, e që gjurmët e tyre të pashlyeshme e kanë lenë ne ato murre që quhen ciklopike por që janë pellazgjike. Sepse ciklopët, ne kuptin e vërtëtë s’kanë ekzistuar, veçse në mitologjinë greke, paraqitëshin të tilla figura fantastike, për të përforcuar tregimet që krijohëshin. S’ka dyshim se populli i madh paraghsitorik i pellazgëve, ka ekzistuar e ka ndikuar në zhvillimin e qytetërimit europian. Një historiaan frances jo me kot ka thenë se popujt europianë janë të gjithë vëllezët e kushërij. Prej ku nanasjlelltas del, po kush ishte populli zanafillës i këtij vëllazërimi, po pajtër një popull i parë që u zhvillua, zmadhua, fuqizua, e përhapur në gjithë botën antike, .në një kontinent fare i pa banuar nga ndonjë specie tjetër njerëzish, përveç pyje e male e kafshë të egra të çdo lloji. Këto Pellzgë pra, që kishin banuar ne shpella gurore, i ndrtuan muret e tyre sipa atij shëmbëlli e madhësie. Dan dalëngadalë duke kaluar në mure me të rregullt. Kaq sa me mbush këtë faqe mbetur bosh.


Figura hyjneshash pellazgjike të Vincës, 6000 – 3000 vjet para erës sonë

Skulpturë ilire në Itali, Pulje, 2000 para erës së re

A

Hyjnesha të Vincës

Epokë e parë (6000 vjet)

Objekte karakteristike të njeriut të Cro-Magnon, zbuluar në Sovian, Korçë, që e çojnë praninë e njeriut në Shqipëëri në atë të përiudhës se Cro-Magnpn 30.000+10.000 pr. K.

Këto zbulime po bëhen pas diktaurës, nga arkeologë të huaj, që kanë nisur të bejnë kërkime, së Sqhipëria konsiderohet vend i pastudiuar, ndërsa i përket asaj zone gjeografike e dominuar nga Pellazgët, ku në vendet fqinje janë gjetur objekte e sende që dëshmojnë për krijimin e alfabetit. Arkelogjia në sistemin komunist mbeti e bllokuar duke ia mbeshtetur grekëve gjithçka, me qytete e monumente.

B

Epokë e mesme (3000 vjet)

Palafitet e Maliqit Shqipëria: Një zbulim i rëndësishëm ishte ai i Maliqit, Korçë, në korrik 1946. Palafitet lukustre të Maliqit, habitat parahistorik i së njëjtës periudhë të civilizimit Cro-Magnon në Francë. 12,000-6,000 para Krishtit. Ky zbulim ishte bërë rastësisht nga të burgosurit politikë të nënshtruar punës së detyruar të hapjës së kanalit faraonike në kënetën e Maliqit në 1946. Ishin të përdjekurit që e benë çeshtje, se për komandën, s’do kish mbetur gjurmë. Shumë objekte u humbën nga paaftësia e arkeologëve dhe nga pakujdesia e qeverisë. Nuk flas me hemendje, por ato pak objekte që u gjetën, shëmbëllenin me objkete të Cro-Magnon, ku unë kisha ra në veprën e njohur të shkëncëtarit frances, antropolog, J.L.A. de Quatrefage që trajtonte dukjen fillestare e qytenimit parahistorik të njeriut, me illustrimin e objekteve arkeologjike të gjetura. Nga pakujdësia e muzeut arkeologjik ato objekte janë zhdukur. Ose qellimisht, për reduktimin e vjetëve, rreth 6000 vjet pr.K. Ky reduktim ishte i përcaktuar edhe në zbulimet e qytetëve të vjetra ne Shqipëri, ne shekujt VII-VI, e jo më tepër. Kur historikisht Butrinti i përkiste 2000 vjeçarit pr. K.


Silueta femrore në formë violine Shembuj të ngjasimit me të njëjtin civilizim të botës antike parahistorike dhe parahelenike e mbizotëruar nga pellazgët, 8000 - 1500 vjet para Krishtit

Argjil i pjekur. 3000 pes Maliq,

Argjil cuite Shtoj, Shkodër, Albanie

Mermer 3200 vjet pes. Ishujt Cyclade (Louvre)

Argjil i pjekur Shtoj, Shkodër,

Gur 2500 vjet pes. Trojë

Gur 2000 vjet pes. Trojë

Të shikohet ngjasimi i figurës së Maliqit me atë të Cyklades, ku njera e ku tjetra. Maliqi në tokën shqiptar, ishujt Cyclade mes detit Egje. Një ngjasim i çuditshëm. Në ishujt Cyclade, janë gjetur një seri e terë të tilla figura në formë violine. Në përgjithësi thuhet se ishte orvatja e njeriut akoma në një gjedje primitive për t’i dhenë një formë skematike trupit të femrës. Dikush thotënë konceptin e një idhulli të supozuar ashtu.


Lek Pervizi

Miqësia pa mirëkuptim nuk ka vlerë dhe përfundon në prishje. Zemërgjanësia nuk mund të merret për dobësi.

Mendime nga eksperienca e një jete mjaft të gjatë

Injoranca asht nana e të gjithë të këqijave. Ka njorancë të thjeshtë naturore, por ka dhe injorancë të madhe kulturore. Injorancë nuk asht se nuk di të lëxojsh e shkruejsh, po asht kur nuk di të mëndosh e të flasish.

Ndodh që, njerëz me aftësi dhe cilësi të nalta të humbasin në mjedisn e njerëzve të paaftë dhe injorantë, të cilët, për ironi të fatit, drejtojnë e qeverisin popuj e kombe.

Filosofët e Greqisë së lashtë ishin njerëz të thjeshtë, por me mendje të ndritun.

Liria e demokracia vlerësohën e çmohën vetëm nga ata që vuejtën dhe u sakrifikuan për to.

Diogjeni që jetonte në një vozë, ishte filosof i njohun si bashkolegët e tij të akademive. Nuk shkruejti traktate, por na la kandilin e tij të pavdekshëm, me të cilin sillej rrugëve të Athinës me thanjën; “Kërkoj njeriun”!

Liria e demokracia e kanë themelin mbi drejtësinë. Në ligjëshsmërinë e diktaturave nocioni i drejtësisë nuk ekziston. Shteti komunist e quente veten shtet ligjor, ku krimi ishte i ligjëruar në shërbim të sistemit. Në sistemin komunist concepi i lirisë është i kufizuar në mos qenjën i burgosur e internuar,vetëm kaq. Liria e fjalës dhe mendimit, nën diktaturën komuniste, janë akte akuze që të çonjnë drejt e në burg, mos më keq. Drejtësia në sistemin diktatorial komunist vihet totalisht në shërbim të atij sistemi, e shërben si force përkrahës e mbrojtëse e tij. Drejtësia është armikja me e madhe e sistemëve diktatoriale, prandaj ajo, në ato sisteme, njihet vetëm si emërtim, pa asnjë lloj ndikimi, amorfe. Ata që jetojnë në liri e demokraci nuk mundën kurrë të kuptojnë e conceptojnë si nëpërkëmbën liria e demokracia në sistemet diktatoriale. Ai që nuk e ka provuar të keqen nuk ia din kurrë së mirës. Atje ku sundon heshtja s’ka vend fjala. Liria e fjalës u jep mundësi njërëzve që të llomotisin sa të duan e si të duan, mbarë e mbrapsh si t’u vijë për mbarë. Në marrëdahanjet shoqonore asht mire me leshue pe e jo me lidh nyje dhe me e këput. Mirëkuptimi

asht themeli i mirëvajtjës në shoqni.

Dituria asht e ngulitun diku në truinin e njeriut, por varet sa ajo aktivizohet. Një shembëll i jashtzakonshëm i aktivizimit të trurit, asht rasti i Leonardo Da Vincit, që kapërceu kohët jetesore duke kalua ne ë ato të gjenialitetit universal të paarritshëm. Nuk ka hidhërimm ma të madh se mosmirënjohja, na e ka lane të shkrueme Shekspiri në tragjeditë e ti.. Kur isha fëmi e kisha formue filosofinë time, ku e konsideroja jetën, si një andërr të Zotit. Kur u rrita e çatrifilova mendjen në dhjetra filosofi, pa gjet një rrugëdalje të pranueshme. Sillu kah të sillesh, lexo filosofi sa të dalin mendt e kresë, por filosofia e vërtetë asht ajo e jetës. Jeta ash shkolla ma e madhe, në veçanti ajo e një jete e vuejtun, për ata që Zoti i ka lejue të jetojnë gjatë e me mendje esull. Të jeshë filosof, nuk do të thotë të humbësh pas librave të filosofisë, por të gjykosh jetën sipas këndveshtrimit tand. Mund të lexosh 100 vepra filosofike pa nxierrë asnjë përfundim, dhe mund të kuptosh ma shumë filosofi duke bisedue me nje njeri të thjeshtë me eksperience jete të gjatë. Ka njerëz të heshtun e gojëmbyllun, e kur e hapin gojën me thanë një fjalë dalin budallej. Heshtja asht e artë, vlen për njerëz të mençur, dhe fjala e argentë, për njerëz të zakonshëm.


Ciceroni në Senatin Romak iu drejtue Katilinës, kundështar politik: Usque tandem abutere Catilina patientia nostra? Deri kur do të abuzosh Katilina me durimin tone ? Dhe Katilina e tejkaloi abuzimin, se Ciceroni e pagoi me kokë. A thue do t’i kishte vlejtë Ciceronit të mbante heshtjën? Kur e pyetën një romak për ndërhymjen e Ciceronit Magnus orator. Sed melius est ut tacere. Reddere in capite eius. Orator i madh. Por më mire të kishte heshtë. Do ta pagueje me kokën e tij. Ec e thuej se heshtja s’asht e artë. Aleksandri i madh shkon me pa Diogjenin e qendron para vozës ku aI rrinte. Diogjenit i tregojnë për ardhjen e Aleksandrit, i cili me dashamirësi e pyet e flet me të, dhe i thotë, fol ç’nevoje kiishte që ai të ia plotësonte. -Te më lirosh diellin që ma ke zanë. E po kjo? Thuhet se Aleksandri desh t’i jepte shtëpi e katandi, por filosofi s’kishte pranue. Jam mire këtu në vozën time. Tjetra ma e bukur, ecte rrugëve të Athinës me nje kandil të ndezun në dorë. Njerëzve që e vështronin të çuditun, u thoshte : Kërkoj njeriun ! Diogjeni s’ishte një njeri dosisdo, por hynte ne radhët e filosofëve cinikë e shumë i mprefet nga goja. Nuk ka lane vepra të shkrueme, por filosofia e tij asht trajtue nga filosofet bashkohes të tij, ku dhe Platoni të cilin e kritikonte e kundërvihej. Ashtu Aristotelin , që ishte dhe mësuesi i Alekasandrit të madh. Të mos harrojmë se Aristoteli ishte thrakas, e fliste thrakisht ilre Aleksandrin, të cilit i mësonte greqishtën, që s’dinte asnjë fjalë, veç gjuhës së nanës, thrakoilirishtën.

Diogeni, nga Jean-Léon Gérôme, 1860, Walters Art Museum (Baltimore)

Aleksandri vetë do të ishte shprehur një ditë : Po mos t’isha Aleksandri do të doja t’isha Diogjeni. (Ky citat është marrë nga vepra Jetët Paralele të njerëzve të shquar. të Plutarkut)

Aleksandri e Diogjeni

Aleksandri e Aristoteli

Kjo histori fymëzoi piktorë të ndryshëm t’i kushtojn veprat e tyre. Ne i paraqeim zakonisht e vazhdimisht, këto vepra figurative të ndryshme për t’i dhenë pak zbukurim revistes, sipas rastëve, dhe jo për nonjë qëllim të caktuar, por vetëm për kënaqësi. Lexuesi të na fali, por në moshën time e quej edhe si argëtim mendor, duke qenë se me argëtime fizike s’kam më fuqi të merrem, por edhe ne jetën time nuk kam pasë qejfë me u marrë. Ndoshta nga fiziku i im, përveç se i impnuar nga rrethana qe tashmë edhe ju i dini, të punës së detyruar, që nën diktaturën komuniste ishte e ligjëruar në urdhër të ditës, jo vetëm për ata që vuenin burgjëve dhe kampëve të internimit, por për gjithë popullatën shqiptare. Ku as vetë komunistët nuk kursehëshin përveç atyre që zinin kolltuqet e adminstratës dhe institucionëve shtetërore. Por edhe këta (kjo është qeshrake), si burokratë i çonin (ec e mos shko) për të kryer punën fizike një mujore. E pastaj edhe puntorët e fabrikave, ofiçinaave, uzinave dhe komnunatëve, studentë, shkrimtarë e artistë, edhe këta duhet patjetër të benni një muaj ose dy jave punë fizike ,në ndërmarrje e kooperativa bujqësore Puna është ndër e lavdi ! Kush punon ha !. T’i kthejmë malet në fusha (e fushat në male), Ffahstrat në qytete (e qytetet në fshatra), me këngë e valle : Shokë edhe shoqe – kjo ështërruga jonë Eja të punojmë- djersët të kullojnë – Ne të rinndërtohmë – Shqipërinë e re !


Revista Kuq e Zi merr pjesë në këtë ngjarje përgëzimi të bashkëpuntorit të saj të shquar e të respektuar I nderuar Z. Frank Shkreli, Gëzuar 70-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë e mirësi, si dhe me plot suksese në punën tuej letrare, kulturore e patriotike. Me plotësimin e dëshirave personale e te familjes, se dhe të së ardhmes se Atdheut e të Kombit Shqiptar. Gëzuar

!

gjithë atyre që nuk pajtohen me ne” (Vladimir Iliç Lenini) Javët e fundit në pjesën më të madhe të shtypit shqiptar po u jepet hapësirë e madhe fragmenteve të librit të fundit të kujtimeve të Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së diktatorit, një e drejtë kjo e saj që dikur nuk ua lejonte kundërshtarëve të saj. Këto media, në fakt, ashtu si atëherë në diktaturën komuniste, po luajnë rolin e propagandës kolektive në shërbim të një agjitatori dhe organizatori të masave, por kësaj radhe në një sistem post-komunist që quhet demokraci, madje edhe në emër të lirisë së shtypit dhe të fjalës së lirë. Një mik i imi nga Tirana më tha se shkrimet e tilla lexohen shumë nga shqiptarët. Pra, qëllimi i botuesve është shitja e gazetave, pa marrë parasysh përmbajtjen e botimeve të tilla, si “kujtimet” e Nexhmijes Hoxhës dhe libri i mjekut personal të diktatorit, Z. Isuf Kalo, një rrëfim i rrallë i jetës në Bllok, ku i thuren lëvdata jo vetëm Enver Hoxhës, por edhe bashkëshortes së tij dhe ish-udhëheqësve të tjerë komunistë. Botimi i këtyre dy librave u pasqyrua dhe u diskutua gjerësisht me javë të tëra në programet televizive “prime time” dhe në shtypin e vendit. Një reflektim ky i falimentimit moral politik dhe i korrupsionit material, jo vetëm i politikës së ditës, por edhe i medias shqiptare.

Frank Shkreli

Shqipëria postkomuniste lëngon ende nga nostalgjia për komunizmin | Illyria, 16 shkurt 2020 “Ne duhet të shkruajmë me një gjuhë që përhap në masat e popullit urrejtje klasore, neveritje dhe përbuzje ndaj të

Mund të ishte një kohë dikur, dekada më parë, që ndoshta përkushtimi ndaj komunizmit dhe diktatorëve si Enver Hoxha të konsiderohej si një idealizëm i gabuar ose naiv, por sot jemi në një botë dhe në një shekull tjetër. Për pjesën më të madhe të botës ish-komuniste dhe për njerëzit normalë, periudha e komunizmit ka kaluar, është mbyllur me shembjen e Murit të Berlinit. Por, kjo magjepsje me të kaluarën komuniste në Shqipëri, siç dëshmon edhe vëmendja që po i kushtohet në ditët dhe javët e fundit “kujtimeve” të Nexhmije Hoxhës dhe të mjekut të Enver Hoxhës, Z. Isuf Kalo në medien shqiptare dhe nga opinionistë të ndryshëm, është absolutisht e pabesueshme, kur të konsiderohen krimet e atij regjimi, tani një pjesë e madhe e të cilave janë dokumentuar nga institucionet, historianët dhe dëshmitë e shumë të vuajturve dhe të persekutuarve nga regjimi enverist. Vetëm ata që janë moralisht të falimentuare anashkalojnë faktin se terrori dhe krimet anti-njerëzore ishin një prej mjeteve bazë që komunizmi i ka përdorur për të qëndruar në pushtet, duke zhdukur pa mëshirë kundërshtarët e vet. Në vend që të kërkojnë ndëshkimin e krimeve të komunizmit ose, të pakën, përballimin zyrtar me të kaluarën komuniste, media dhe nostalgjikët e komunizmit, për interesa të momentit, promovojnë figurat më të shëmtuara të regjimit komunist shqiptar. Një përjashtim nga ky grup është analisti i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili në një artikull të ditëve të fundit, ndër të tjera, e komentoi pikërisht rolin e medias në këtë mes. “Në shumë media ka një rendje, një dihamë, një garë, një lëbyrje për të botuar e ribotuar kujtimet e Nexhmije Hoxhës. Po të pyesësh pse ndodh kjo, të përgjigjen: ‘Po


ja, këto klikohen, lexohen, i kërkon publiku’. Në këtë rast, të dyja palët po bashkëpunojnë në revizionimin dhe modifikimin e një epoke kriminale”, shkruan Gjekmarkaj. “Ata po masturbohen me mashtrimin hakmarrës që u ofron zonja plakë. Ajo po e përqesh iluzionin tonë për liri e demokraci. Mbi plagët e shqiptarëve-viktima të saj, gjuan gëlbazë e cinizëm të ftohtë. Nexhmija po sillet si fitimtare”, thekson Agron Gjekmarkaj. Krahasoni, ju lutem, vëmendjen që media dhe një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare u ka kushtuar këtyre dy botimeve të kohëve të fundit të Nexhmije Hoxhës dhe të Isuf Kalo, me mungesën pothuaj totale të pasqyrimit në media të hapjes më 13 shkurt 2020 të edicionit të pestë i “Ditëve të Kujtesës” nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) që synon të ndërgjegjësojë dhe të forcojë dialogun rreth krimeve dhe pasojave të së shkuarës diktatoriale. Sipas portalit (IDMC) aktivitetet nisën me ekspozitën ndërkombëtare “Totalitarizmi në Evropë” dhe me një diskutim të ekspertëve vendës dhe të huaj për represionin stalinist, duke vënë në analizë diktaturën që e përjetoi Shqipëria në krahasim me shtetet tjera ish-komuniste. Në ceremoninë që u mbajt në hotel “Tirana”, të enjten, drejtoresha e këtij instituti, Dr. Jonila Godole, kujtoi synimet që kanë pasur “Ditët e Kujtesës” në vitin 2015, kur u organizua aktiviteti i parë. “Situata nuk ka ndryshuar shumë, pasi ish-të përndjekurit nuk kanë ende një memorial. E shkuara vazhdon të jetë e trajtuar me mangësi në tekstet shkollore, ndërsa shoqëria mbetet pak e ndërgjegjësuar”, theksoi ajo. Pikërisht ky është problemi kryesor: ndërgjegjësimi dhe përgjegjësia e shoqërisë shqiptare për të kaluarën komuniste, një përgjegjësi dhe një rol që duhet të luajë edhe media shqiptare, si një përgjegjësi morale dhe qytetare. “Jetojmë në demokraci, e mbajmë veten për ithtarë të saj, por pranojmë të heshtim për krimet e djeshme dhe gjithashtu i mbyllim sytë për krimet që pasuan, sepse mentaliteti dhe kultura politike e ngritur mbi frikën nuk e lë një popull të ecë përpara, por ia vret zërin. Ai preferon të mos përzihet dhe të rrijë mënjanë, duke pranuar me heshtjen e tij të gjitha regjimet dhe duke mos marrë një pozicion të qartë për t’i ndryshuar ato”, u shpreh Dr. Jonila Godole, në fjalën e hapjes së manifestimit “Ditët e Kujtesës”. E botoi kush njoftimin për media për veprimtaritë e “Ditët e Kujtesës” të organizuar nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë, me mbështetje të fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS). E falënderojmë Zotin për ndihmën e Fondacionit gjerman, pa të cilën nuk do të zhvillohej as y aktivitet. 30 vjet më parë, kur dëgjonim thirrjet se e donim Shqipërinë siç ishte Evropa, ishim të bindur se së shpejti

do të fillonte një epokë e re e lirisë dhe demokracisë. Shpresonim dhe besonim se epoka e lirisë dhe demokracisë nuk do të merrte kurrë fund, sepse komunizmi ishte shembur njëherë e mirë. Por, siç po shihet, nostalgjia për komunizmin në Shqipëri është e rrënjosur thellë në psikozën e shqiptarëve dhe tani shprehet haptas , në media dhe në studio televizive, nga trashëgimtarët dhe apologjetët e atij regjimi, të cilët mbajnë ende pozita të larta qeveritare dhe akademike. Ata janë shkaktarë që demokracia, liria e vërtetë dhe drejtësia, po tkurren dita ditës në Shqipëri. Është gjithashtu provë se një shumicë e shqiptarëve janë me prirje të majta dhe nuk ia dinë vlerën lirisë së vërtetë dhe demokracisë , një situatë kjo që, rrjedhimisht, e ka krijuar një boshllëk dhe një mungesë të moralit dhe të përgjegjësisë në udhëheqjen e vendit. Për botën e lirë, sidomos për Shtetet e Bashkuara dhe për shumicën e vendeve ish-komuniste, gjatë fundshekullit të kaluar ishte e qartë se komunizmi kishte falimentuar moralisht dhe materialisht, gjë që i frymëzoi kundërshtarët e komunizmit dhe, njëkohësisht, i turpëroi despotët komunistë. Por, siç duket, kjo nuk ka ndodhur me nostalgjikët e komunizmit në Shqipëri, të cilët e mbrojnë ende, madje edhe me mburrje, të kaluarën komuniste në këtë vend të vogël. Unë nuk habitem me individë apo me grupe të vogla të njerëzve që ende kanë nostalgji për Enver Hoxhën dhe për regjimin e tij, për “kujtimet” e Nexhmije Hoxhës ose për ato të mjekut personal të Enver Hoxhës, sepse gjithmonë ka pasur dhe do të ketë mbështetës fanatikë të ideologjisë dhe doktrinës së regjimit , të cilët edhe mund të mos jenë të informuar për të këqijat që ia ka shkaktuar regjimi komunist shqiptar popullit të vet. Kjo ndodh edhe në vende të tjera, përfshirë edhe vendet demokratike perëndimore, por jo në përmasat që e shohim në Shqipëri. Në fund të fundit, këto i ka demokracia. Por, unë nuk e kam të qartë se cila është agjenda e personave dhe grupeve të caktuara në Shqipëri. Nuk e kuptoj as forcën motivuese të tyre për zbatimin e agjendës së tyre – ringjalljen e enverizmit në Shqipër. A është kjo një përpjekje për të mbuluar mizoritë e regjimit enverist apo po përpjekje për të krijuar një histori të gënjeshtërt me pasoja afatgjata për kombin shqiptar? Por, gjëja që më çudit pa masë dhe më dëshpëron njëkohësisht është mungesa e reagimit serioz ndaj këtij fenomeni nga media, nga intelektualët, nga historianët e dëshmitarët , nga shoqëria civile, madje as nga organizatat e viktimave të komunizmit. Si është e mundur që njëri prej “stalinëve të vegjël” të Evropës dhe njëri prej kasapëve më të egër të shekullit të kaluar të konsiderohet si udhëheqës me merita për kombin? Analisti Agron Gjekmarkaj, në artikullin “Ne i meritojmë kujtimet e Nexhmije Hoxhës”, të cituar më lart, shkruan se klasa politike shqiptare gjatë periudhës 30-vjeçare në postkomunizëm nuk ka bërë përpjekje serioze për dekomunistizimin e vendit.


“Jo vetëm kaq, por nuk e patën kurrë seriozisht atë, as e djathta, për të cilën pritshmëritë ishin më të larta, e as e majta, e cila nuk u nda kurrë prej së vërteti me partinë e Enverit, për të ruajtur bazën elektorale. Vend i vogël ky i yni me krime kaq të mëdha e të kobshme, sa që s’ka ndërgjegje e kujtesë që i mban. Të pazotë e të pandershëm, si elita, si shoqëri, si parti politike dhe si shtet për t’u përballur me to, zgjodhëm një rrugë, atë më të pështirën, por të lehtën ama: harresën, tjetërsimin, anashkalimin”, shkruan Gjekmarkaj. Aktivisti i të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara, Martin Luther King, ka thënë: “Jeta jonë fillon të marrë fund në ditën që ne heshtim për gjërat më rëndësi”. Unë jam munduar shpeshherë ta them se derisa kombi shqiptar nuk përballet në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë me krimet e komunizmit dhe me trashëgiminë e vërtetë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ashtu siç bëri Gjermania me të kaluarën e saj naziste dhe me atë komuniste, përpjekjet e kombit shqiptar për dinjitet, liri e demokraci dhe për bashkim kombëtar do të mbeten gjithnjë ëndërr e parealizueshme. Propaganda që u bën media botimeve të fundit në Shqipëri të protagonistëve kryesorë të komunizmit dëshmon se në Shqipëri është ende e gjallë fryma e urrejtjes ndaj kundërshtarëve. Motivi i mbështetësve të amaneti t të Leninit (“Ne duhet të shkruajmë me një gjuhë që përhap në masat e popullit urrejtje klasore, neveritje dhe përbuzje ndaj të gjithë atyre që nuk pajtohen me ne”) sot në Shqipëri duket më i fuqishëm se sa motivi i njerëzve të lirë për t’u ballafaquar me të kaluarën komuniste.Prandaj, i dashur lexues, shkrimtar, gazetar, opinionist, intelektual, politikan i të gjitha ngjyrave dhe ti qytetar i lirë, në qoftë se ia do të mirën vetes, familjeve tuaja dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi, përgjigjju thirrjes së atyre që vuajtën nga regjimi hoxhist, atyre që iu mor jeta në mënyrën më brutale nëpër kampet e përqendrimit e nëpër burgjet komuniste! Përgjigjiu thirrjes së viktimave të Masakrës së Tivarit, përgjigjju thirrjes së kombit të vuajtur dhe të ndarë pesë copash si edhe të dëshmorëve që dhanë jetën për liri, demokraci e dinjitet dhe për të vërtetën historike.

Tivari i vjetër

Gjyqi Special i Tiranë i hapi rriugë kriimit të legalizuar të gjyqëve speciale në qytetët e tjerë, që

për çudi zvhvillohëshin në sallat e kinemave. Gjyqi special i Shkdës vazhdoi dy vjet duke mjell temerr e vdekje. Japim në dëshmi të një nga gjyqet speciale me të n rendësishëm, marrë nga libri im « Odiseja e Pafajsisë »,

Një gjyq vërtet special

Siç e kemi thanë, Valentini do t’ishte një shoqnues i gjithë ngjarjeve që ndodhën në burgjet e Shkodrës nga 1944 deri në fund tё 1946, ku qendroi dy vjet i padenuem, tue prit e përciell me dhjetra e qindra qytetarë e malësorë të ndërshëm e të pafajshëm që torturoheshin, pushkatoheshin ose denohëshin me burg sipas vendimeve të gjyqeve speciale ose gjyqeve të popullit. Në ato ditë u mor vesh se kishin arrestue shumë njerëz, ma të shumtit klerikë katolikë, që gjoja paskëshin krijue një organizatë subversive kundërevolucionare. E hapën lajmin se u ishte gjet një sasi e madhe armësh e municionësh të fshehun nën lterët e Kishës së Madhe, fakt që do të kishte randue gjendjen e të arrestuemve. Sigurisht se për të burgosunit që ma tepër se kushdo tjetër, i njihnin metodat e veprimet e komunistëve, këto lajme që vinin nga jashtë ishin krejtësish të pabesueshme. Por « masa » i besonte, pra nji pjesë e mirë e popullit e mashtrueme dhe e dehun nga propaganda komuniste. Këto ngjarje të reja u shërbenin për të gjallnue bisedat e tyne. Nuk kaloi shumë kohë dhe u muer vesh se i ashtuquejtuni gjyq special do t’i hapte përsëri dyert në kinemanë Rozafat. Kësaj radhe ishte fjala për klerin katolik dhe të tjerë që do të implikohëshin në atë proces. Filluen seancat ku do të gjykohëshin nja njëzet vetë, ndër ta dy misionarë italianë, At Gjon Fausti e At Jak Gardini, dhe shqiptarët At Gjon Shllaku, At Daniel Dajani, etje. Dy italianët jetonin në Shqipni prej shumë vjetësh, dhe jepnin mësim në liceun e jesuitëve të Shkodrës. Të tjerët i përkisnin klerit katolik shqiptar, ma e shumta e tyne gjakoj e ndonjë laik.


Si zhvillohej procesi gjyqsor tashma e dinin të gjithë. Po e njejta histori : Akuza të shpikuna kambë e krye të cilave u shtoheshin deklaratat false te dëshmitarëve të rremë. Në fund të javës përfundonte gjithçka me ma tepër se gjashtë denime me vdekje dhe të tjerë me denime te randa me burg . Te dy misionarët që ishin më të vërtetë njerëz të shejtë, u denuen me vdekje bashkë me dy prifta shqiptarë. Nuk kaloi shumë dhe i çuen e i pushkatuen me gëzimin e madhe të “masës popullore” siç e quenin atë grup njerëzish de dehun nga propaganda komuniste që i konsideronte ato te denuem te shkreti si prototipët e kriminalitetit. Deri në atë gjëndje e kishte katandisë popullin! Por merita kryesore për atë arritje fatzeze i takonte udhëheqësit të regjimit, dhe pikërisht djallit vetë, Enver Hoxhës, i cili deri në thellësi të mendjës së tij përverse ushqehej me urrejtje të tillë sa që tue mos pasë mundësi me i shfarosë të gjithë katolikët, ai do të shpallte ateizmin shtetnor, megjithëse ai vetë ishte bir i një hoxhe, siç ishte Stalini bir i nji prifti. Babë Stalini me të birin Enver, nuk mund të mos ushqehëshin nga të njejtat ndjenja kriminale e sadizëm gjakatar. Si me veprue ndryshe ? Shum thjeshtë : për me eliminue për gjithmonë fenë katolike, i duhej te sakrifikonte fenë e tij dhe atë orthodokse, një far shëmbëllimi me Sansonin me Filistejtë. Por për një vendim të tillë nuk ishte koha e përshtatshme, atë vendim djallëzor do ta linte për ma vonë. Menjëherë pas të ashtuquejtunit zhdukje të asaj organizate subversive të “armatosun” që paskej qenë e udhëhequn nga ato të dy misionarët italianë tetëdhjetëvjeçar, i erdhi radha një grupi tjetër të burgosunish politikë ndër të cilët ishte dhe një ish agjent famëkeq i sigurimit që quhej Pierin Kçira. Salla e kinemasë ishte mbush plot e përplot me popull, që dallohej për zhurmën e madhe, i gathsëm me himnizue “idhullin” e tyne , të cilit tue bërtitë si të marrë i falnin vjet nga jeta e tyne. Një masë e egërsueme që nuk pritonte me përplas kambët mbi dyshemenë tue kërkue me thirrje ritmike denimin me vdekje të të gjithë të pandehunve. Por kësaj radhe të pranishmit

nuk mund te përfytyronin se çfar do të ndodhte me grupin e të pandehunve të rij. Kur erdhi radha e Pierin Kçirës, ky ishte çue dhe ishte afrue befasisht te mikrofoni, ku me një za bumbullues e te qartë deklaroi, pa qenë i lejuem të flasë, pra shpejt e shpejt, që mos vallë e pengonin dhe ia hiqnin mikrofonin. - Popull i Shkodrës, kleri katolik nuk asht aspak fajtor për veprime kundër shtetit, prandaj procesi i tyne ka qene vetëm një kurdisje. Ata janë krejtësisht të pafajshëm. Armët që u gjetën nën lter i kam vendos unë vetë me duert e mija me urdhën të krenëve të partisë dhe të Sigurimit. Pjerini përfundoi tue deklarue se e gjithë kjo ishte kurdisë për të eliminue klerin katolik dhe botën katolike shqiptare. Pierini arriti të flasë aq shpejt sa qe kur policët mbrritën aty pët të hjek mikrofonin ai e kishte mbarue fjalimin. U ul krej i kënaqun mbi stolin e tij, sepse tashma e ndiente veten të liruem nga ajo peshë e randë që shpirti i tij ishte dashtë të duronte deri në ato çaste. Prandaj e ndjente veten të gatshëm me u paraqitë para Zotit, me ndërgjegje të pastër. Ai e dinte shum mirë se së shpejt ai do te nisej për në botën tjetër. E pushkatuen menjëherë bashkë me disa të tjerë. Epizodi i Pierinit ra si një bombë e vërtetë e papritun që e tërboi së tepermi kreun e regjimit. Ai incident duhej te mos kishte ndodhun. Disa njerëz të sigurimit e hangrën për ket pakujdesi të madhe, që demaskonte vetë sistemin bolshevik që kishte mbërthye Shqipnin në kthetrat e terrorit. Pas fjalës së Pierin Kçirës, në gjithë sallën kishte ra nji heshtje e madhe, sa nuk ndihëj fluturimi i mizës. Por pastaj filloi përsëri poterja me britma shurdhuese, të drejuem kundër atij njeriu që kishte pasë atë guxim të madh për të ia përplasë e demaskue publikisht poshtërësitë e sigurimit e të gjykatave që ishi prova ma e gjallë e padrejtësive, mashtrimëve e fallsifikimëve ma të dënueshme që mund të përfytyrohëshin dhe që e karakterizonin sistemin komunist që bota perendimore nuk arrinte të njihte e të kuptonte.


Mjerisht kështu funksionoi gjatë 47 vjetëve, drejtësia e padrejtë dhe false e atij regjimi. Edhe të pandehunit e kësaj seance gjyqsore morën denime të randa. Kur grupi i të denuemve doli jashtë i përciellun nga policia, mbi to u lëshue masa për me i mbyt me duert e saj, veçanërisht kundër Pierinit, por policia nuk i lejoi. Pra ato njerëz ishin të bindun se Pierini kishte ba deklarata false, aq ishin të dehun nga propaganda partisë komuniste që gjente në to tokën pjellore për të hedh farën e keqe të saj. Edhe ky grup e pagoi me gjasht të pushkatuem ndër ta Pierin Kçira që e tregoi veten se ishte burrë trim e i vendosun si një shqiptar i vërtetë. I gënjyem dhe i lidhun me partinë e Sigurimin, këta e kishin përdor për të kurdisë planin e armëve të fshehuna në kishë. Por pas gjyqit të misonarëve italianë e priftave shqiptar qe pastaj u pushkatuen, Pierini e kuptoi se kishte hy në rrugë të gabueme, duke u ba shërbëtor i djallit. Kështu tue mos e tregue veten për asnjë çast karshi sigurimit, se ishte i aftë për gjeste trimie e vetmohimi, priti daljen në gjyq për të shfajsue veten tue thanë të vërteten para popullit Shkodran e për të demaskue kurdisjet e poshtërsitë e një regjimi që e mbante pushtetin për të ba krime mbi krime të ligjerueme gjoja me gjykata e prokurori, të gjithë në shërbim të terrorit e të kriminalitetit të një udhëheqësi psikopat e pervers. Mjer Shqipnia e mjer shqiptarët !

Lady Macbeth del nga skena

Nga Sami Repishti Titulli i sipërm më erdhi në mend kur lexova në shtypin shqiptar lajmin e vdekjes së zonjës Nexhmije Hoxha, bashkëshorte e satrapit aziatik Enver Hoxha dhe figurë kryesore e terrorit 46-vjeçar komunist në Shqipëri. Vdekja e çdo qenieje njerëzore ashtë nji humbje për njerëzimin dhe nuk duhet mirëpritë, as duertrokitë. Shprehja e zakonshme në raste të këtilla ashtë: “Pushoftë në paqe!”. Për klerikun, “Fale, o Zot!” Por, e vdekuna Nexhmije edhe mbas vdekjes nuk na lejon nji qëndrim të këtillë me testamentin e saj, “Të dashur bijtë e mi, Ilir e Teuta”, nji “stream of consciousness”, që duket se e ka torturue ate për së gjalli e që u ba publike në ditët e fundit të jetës saj. “Letra” ashtë nji pasqyrë besnike e personalitetit të saj, e shpirtit të saj hakmarrës, e frymës së saj antinjerëzore, e qëndrimit të saj antinatyrë, antiprind ndaj fëmijëve të vet, dhe e paaftësisë saj me kerkue falje për krimet e shumta, me ose pa qëllim e që karakterizojnë natyrën e saj jo të natyrshme. Mëkat! “Letra-testament” fillon me shprehjen “Qofshi të gëzuar e paçi bekimin tim për gjithë jetën!” dhe menjiherë ndan veten nga Zoti; “Unë nuk njoh Zot. Perëndia e ime është ndërgjegjja, mirësia, dashuria, ndershmëria, e vërteta, bukuria te njeriu, shoqëria dhe natyra…”, nji përcaktim që të kujton Shën Françeskun e Assizit!! (më falni për krahasimin).

Lady Makbeth s’desh t‘ia dinte as si nanë për holokaustin që kryhej mbi fëmjët në kampin e Tepelenës

Tue numërue cilësitë fisnike që pajisin njerëzit me ndërgjegje të pastër, ajo nuk gjen fjalë të tjera, shprehje të përdoruna gjatë jetës saj të stërgjatun dhe promotore e diktaturës konuniste. Pa dashje ose pa dituni, ajo i


referohet diskursit fetar. Nuk njeh Zotin, por “Perëndia” e saj ashtë “dashuria”. Pranon kjo “nanë” dhe ushqen diktaturën, përçmon “ndërgjegjen dhe mirësinë”, por ndihmon e zbaton ekzekutimet e ma shumë se 7.000 shqiptarëve që kundërshtuen diktaturën, tue përfshi 450 gra e nana, tue burgosë 7.367 gra, tue lejue vdekjen e grave në burgje, tue çmendë në tortura 308 të burgosun burra e gra, tue internue 10.712 gra me fëmijë të vegjël, si dhe tue dëshmue pa i lëvizë qerpiku i synit vdekjen e 7.022 të internuemëve, disa prej tyne të ndrymë në kampe që nga vitit 1945. Të gjitha këto krime, në emën të “dashurisë”. Këtu më erdhi në mend shprehja e Shakespeare-it: “I laid the daggers ready; He could not miss ‘em!”, (I rreshtova thikat që mpreha; Ai nuk mund të kalojë pa i parë…”. (Macbeth, Akti II, Skena 2) “E vërteta, ndërgjegjja dhe mirësia” e kësaj grueje aprovuen vuejtet e mijëra familjeve shqiptare të pafaj, arrestimin, torturën dhe dënimin me vite të gjata jo vetëm të personave të mendimit të lirë, si heroinat Musine Kokalari e Sabiha Kasimati, por edhe “shoqet” e saj të Luftës kundër pushtuesit, si Liri Belishova, dhe ekzekutimi i shoqes Liri Gega-Ndreu, me shtatzëni pesëmujore – e papame në botën e qytenueme – vetëm sepse mendonin ndryshe, mbasi u dekurajuen dhe kuptuen gabimin e madh të rrugës që kishin ndjekë dekada ma radhë. Ose me moralizim: “Të kesh bekimin e nanës, të bën të jetosh i qetë në paqë me ndërgjegjen tënde, i dashur, i lumtur në familje, sidomos në shoqëri…”. “Fjalë, fjalë, fjalë, Imzot, vetëm fjalë…!” (Shakespeare) e paturpësi! Në rastin tim dhe nanën time 60-vjeçare, të internueme në Berat dhe Tepelenë, me dy fëmijë akoma të parritun, shprehjet e Lady Macbeth më irritojnë për hipokrizinë e saj të pafund. Atëherë shkrova: “…E mjera nana e ime e kuptonte se gjendja ime mbas lirimit nga burgu ishte keqësue për mue përtej çdo ndihme që ajo mund të jepte…. Mbas nji heshtjeje të gjatë, ajo m’u drejtue me nji za të nderpremë nga vaji e lotët, që më frikësoi e më këputi shpirtin njikohësisht. “Atje e ke mendjen”, më tha, tue iu referue Botës së Lirë. “Unë e kuptoj se për sa kohë që rrin me mue …mysafir të ka nana në shtëpi….”. Nuk ia doli me mbarue fjalën si duhet e u shkreh në vajtim të pandalshëm. Lot e dënesë nuk pritshin njeni-tjetrin, e tue mbulue fëtyrën me duer të thame nga vuejtja e puna e randë, plaka e krrusun mbështeti kokën mbi jastëkun e qoshës së dhomës. U ngrita menjiherë. E mora në krahët e mi. Pa e zbulue fëtyrën e pa e ndalue vajin e dënesen, ajo vuni kokën mbi supin tim e u lëshue krejtësisht si foshnja e pafuqi mbi parzmin tim. E mbajta afër meje, e me nji afsh që kurrë nuk e përjetova përsëri e shtrëngova në gji krijesën ma të dashtun për mue, që pak ma vonë do ta braktisshe për jetë….!”. (“Pika Loti”, 1997)

Si mund të jetosh në paqe, o Lady Macbeth? Lady Macbeth! Kjo përfaqësuese e denjë e krimit komunist në Shqipëri u akuzue dhe u dënue pa nxjerrë në shesh aktet e saj antinjerëzore në fushatën e Partisë Komuniste, tue krijue nji atmosferë terrori ma parë dhe tue zhvillue fushatën e rekrutimit të elementit të përshtatshëm, idealistë të verbuem ose kriminelë të etshëm për gjakderdhje. Në këtë atmosferë mbytëse nga krimi i përditshëm më kujton tregimin e “partizanëve” të penduem e të burgosun mbi gjestin makabër të Lady Macbeth gjatë qëndrimit të saj në çetën e Pezës, me komandant Kajo Karafilin, atentatorin kriminel në Tiranë. Në vitin 1942, gjatë nji aksioni ushtarak u zu rob nji ushtar italian. E sollën në Pezë dhe kerkuen dënimin e tij. Lady Macbeth sugjeroi t’i pritet koka robit dhe të jepet shembull për fatin e kundërshtarëve. Ashtu u ba! Lady Macbeth mori kokën e përgjakun, e ngriti nalt dhe thirri: “Kështu e pësojnë armiqtë tanë!”. Ashtë kjo monstër që fati e vendosi në pozita vendimmarrëse me mprehë thika, ma vonë objekt kryesor i urrejtjes popullore. E sëmurë nga vesi i gënjeshtrës patologjike, në “Letrën” e saj të fundit, ajo i referohet “…luftës së egër, hakmarrëse, e përndjekjeve të paimagjinueshme, akteve barbare si ai i zhvarrimit të babës tënd, shpërnguljes me dhunë dhe degdisjes së familjes tënde në një skaj të Tiranës, në një banesë gjysmë të shkatërruar, pa drita, pa ujë….”. E sëmurë pa shërim! E pabesueshme për të gjithë ne që përjetuem 46 vite të njajtat të zeza të shkaktueme nga “çifti Hoxha” për miliona shqiptarë, por që djali Ilir i pranoi si bir i denjë i diktatorit, “…në luftën e pamëshirshme kundër forcave reaksionare, revanshiste, antikomuniste dhe antikombëtare…!”. Vuejtja e saj në burg kaq e trumbetueme nuk duhet të ketë qenë si ajo e të burgosunve politikë për 46 vite me radhë: burgimi me tortura çnjerëzore, poshtënim sistematik, kondita sanitare jo ma të mira se ato të kampeve naziste. Gjatë nji vizite në burg, tregonte e ndjera Zonja Nexhmije Zaimi, shqiptaro-amerikane – ishshoqe e shkollës me Lady Macbeth, – e pyeta nëse dëshironte diçka: “Nji ‘hairblower’ për flokët”, u përgjegj e burgosuna. Kjo përgjigje tregon ma shumë se nji volum, sidomos kur dihet se nuk ka pasë banjo për pastrim në asnji nga burgjet dhe kampet që kalova unë…! Dhe kur flitet për takimet njiminutëshe mujore, ajo nuk u trajtue si e mjera nana e ime…! “Nji ditë u transferova nga nji burg në tjetrin. Gjatë rrugës pashë nji grumull prindësh të rreshtuem pranë murit, që të hapej rruga për kalimin e kolonës së të


burgosunëve. Pa prit më doli fëtyra e nanës…. Me nji lëvizje të hovshme, ajo u lëshue drejt meje, por nuk ia doli qëllimit. Me krahë të shtrimë dukej sikur do të më përqafonte. Në atë çast roja më shtyu me forcë e kur ktheva kokën me pa nanën edhe nji herë, ato krahë të shtrimë, që m’u duken sikur më dhanë jetë, pashë vetëm trupin e palosun të nanës plakë e dy duert e saj që mbanin barkun, siç duket, nga dhimbja e shkaktueme prej shkelmit të këpucës së flliqun ushtarake që e hodhi përmbys. Mandej pashë pështymën e ndytë të policit që u ngjit në rrobet e nanës sime”. (“Pika Loti”, 1997). “Dashuria, mirësia, ndërgjegjja” e saj, nuk e lejojnë mëshirën (shprehja që nuk shihet në “Letrën” e saj!) për gruen e djalit “nji e smurë nga nervat”, siç ban çdo qenie njerëzore për nji tjetër që vuen. Ajo ka nji preokupim për fëmijt e fëmijt e fëmijve”. …Mbrojtjen, brez pas brez, të emrit, rolit e veprës së (gjyshit të tyne) Enver Hoxha! Shprehja fisnike romake, “Për të vdekunit vetëm fjalë të mira!”, më vjen e huej sot. Nuk mund të gjej “fjalë të mira” për këtë monstër mishngranëse. Më fal, o Zot! Jam dëshmitar i jetës në ferrin e pushtimit fashist e nazist, e terrorit komunist në Shqipëri, jo si “politikan”, “personalitet” i politikës shqiptare, por si student, si nji i ri që u ndërgjegjësova për rolin tim, në atë kohë dhe në atë vend, nga dashunia për atdhe dhe etja e madhe për liri; thjesht si nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i jetës me dinjitet…! Për këtë kalova dhjetë vjet të gjata në burgjet enveriste, dhjetë vjet të rinisë sime. Në nji ambient të këtill u brumosën shpirtnat e rinisë shqiptare dhe këtu qëndronte edhe sfida jonë e madhe. A do të kishim na ende vullnetin për nji ringjallje morale të vërtetë? Me shenjtënue jetën e çdo njeriu, me forcue bindjen tonë në liri dhe dinjitet e të drejtat e të gjithëve, edhe për ata që mendojnë ‘ndryshe’ nga ne? Vetë ideja që kujdesi ynë përqendrohej në mendime të tilla na mbante gjallë, kryenaltë e të vendosun. Në burgjet e fashizmit e të komunizmit, rinia shqiptare e atyne ditëve heroike hidhte bazat e nji bashkësie vëllaznore të lirë, e të çlirueme nga mentaliteti i persekutimit nga nji “shtet monster”, që na përpiu në gabzherrin e tij mishngranës. Ashtë pikërisht ky “shtet monstër” i Lady Macbeth, bashkëpunëtore kryesore e satrapit aziatik që ndërtoi nji Shqipëri për 46 vjet të gjata, ku qytetarët u detyruen me u transformue në “qen të stërvitur” në shërbim të padronit maniak. Kjo tragjedi kombëtare solli gjendjen e sotme, ku disa janë mbushë me helm, disa me pasuni përrallore e të tjerët largohen nga votrat stërgjyshore si popull i mallkuem. “Shqiptarët”, ky trashëgim shumëshekullor, nuk e morën veten përsëri. Zemrat e djeguna nuk gjejnë ngushëllim…e krimineli i padënuem jeton jetën e rehatshme, që nuk e meriton…!

Vetëm ai/ajo që vajton për viktimën e pafajshme, që mallkon kriminelin dhe që pranon me pague çmimin e randë që kërkohet, “…realitetin dantesk të qelive të egërsisë kafshërore të dhunës së hetuesisë komuniste për të zhbërë njeriun në një ‘masë të qullët’, pa identitet njerëzor, të asfiksuem nga frika…”, (Agron Tufa) frika e qenies i lirë, i ndryshëm nga të tjerët, frika nga kritika e “tjetrit”, anmiku sartrian, frika e ndëshkimit për përqafimin e ‘njeriut që mendon’…. Për vite të gjata, sidomos gjatë viteve të burgimit tim, kam ngushëllue veten tue refuzue urrejtjen që më kërkonte ana landore e qenies sime dhe tue ruejtë me pasion dashuninë për vete e për të tjerët që vuejshin si unë, ma shumë se unë, dhe i thashë jo së keqes së pakufishme, tue shpëtue kështu “njeriun” tek unë. Kurajo civile kjo, “akoma më e fortë se kuraja ushtarake” (F.S.Noli) Raca që mendojshim e që unë përqafova me nji besim që mbrenda guaskës së trupit gjindet diçka e gjallë (jo “e qullët”), nji ndjenjë dhe aftësi me përballue situatën që imponohej, nji kundërshtar që kërcënonte, nji peshë monstruoze që asgjasonte…e me ndertue nji Shqipëri të re ku njeriu të ishte nji qenie njerëzore si unë, dhe vëlla me mue. Në këtë atmosferë shprese u ngrit fryma e vëllaznimit, solidariteti i të përjashtuemëve, i vuejtësve të pafaj dhe bashkoi familjet e tyne në luftën për mbijetesë. Solidariteti i qenieve të lira! “Lulëzimi” i tiranisë komuniste u sigurue dhe u ushqye (simbas Berndt Fische), nga shtypja e plotë e “disidencës”, sidomos asaj intelektuale, e akuzueme zyrtarisht si përgjegjëse e plotë e të gjitha dështimeve e të metave të sistemit socialist dhe udhëheqjes tij të paarsimueme e të dalun nga indoktrinimi stalinist, sepse intelektualët janë qenie njerëzore që mendojnë! Kështu, përfunduem në nji sistem “survejimi global” me të gjitha metodat ma violente: luftë klasash të pamëshirshme, zhdukjen e pronës private, bazë e domosdoshme për ruejtjen e pavarësisë ekonomike të qytetarëve nga monstri-shtet, e nga pasioni i pushtetarëve. Asht ky pasion konstant për 46 vjet me radhë që solli nënshtrimin masiv, që pruni “skllavërinë e vullnetshme”, rreth së cilës zhvillohen temat kryesore të mendimit politik sot në Shqipëri. Krimineli komunist shqiptar, i veshun me rrobën staliniane, fitoi betejën, por jo luftën finale për njeriun e lirë. Ai përvetësoi mendësinë e muzhikut “sovjetik” pa traditën europiane të Renaissance-ës, e Humanizmit, tue mbetë kështu rob i errësirës mesjetare në zemër të Europës, që zhvillohet vazhdimisht. Përqendrimi i rezistuesve demokratë krijoi shpresa për të gjithë se do të vijë kthesa jonë në vlagun e kulturës europiane, dhe për këtë ata duhet të respektohen.


Kjo ashtë vlera historike për këto legjione të etshme për liri, demokraci dhe përparim. Kjo ashtë merita historike e punës së tyne dhe mirënjohja e nji populli mbarë. Nji shënim personal mbi vuejtjen. Ditën e parë mbas lirimit nga burgu, u ktheva në shtëpinë atnore, të shkretueme nga moskujdesja dhe të damtueme nga qiraxhinjtë komunistë që e banonin. “Pa kalue shumë kohë, diktova në gjestet e tyne, nanë e motër, se diçka serioze i trazonte. E mora nanën pranë vetes, i hodha krahun mbi shpatulla, e me za të ulët e pyeta: “Më thuej nanë, ke ndonji lajm të keq me dhanë? Më fol haptas, të lutem më thuej çka të mundon përmbrenda…”. Ajo u mendue pak. Edhe motra uli sytë. Mandej, me nji za që dridhej, nana më tha: “Nuk kemi bukë…nuk kemi triska…e motra nuk gjen punë…!”. I tronditun, ula kokën e heshta! Siç tranzit gloria mundi Lady Macbeth! “Ajo varroset në krah të Enverit; mungojnë i biri Sokoli me të shoqen, Liljanën, dhe po ashtu dhe mikeshat e ngushta të Nexhmijes, me të cilat ndau pushtetin për dekada, si dhe ish-zyrtarët e lartë të nomenklaturës komuniste… E vërteta është se në ceremoninë mortore të së vesë së diktatorit nuk u shfaq asnjë nga ish-zyrtarët e lartë të kupolës së dikurshme”. (“Panorama”, 28.2.2020). Mallkim i së kaluemes dhe prognozë e së ardhmes saj: harresa e përhershme…!

Kështu mundohëshin nënat në kampin e Tepelenës, ndërsa nena Nexhmie, bente jetë lukzoze, me fëmijët e saj, e s’donte të ia dinte për këto nëna që fëmijët u kishin vdekur në atë kamp të mbetur dhe pa varr. Mirë e paska marrë shpërblimin që as djali s’i ka shkuar në varrim.

Poetikë jo stilistike Osian Vinkaj Turullosje U zgjova nga një gjumë i rendë, i gjatë Thua të kisha ra në letargij ? Një rreze dielli depërton nga dritarja E sikur përshkon trupin tim, E binte në fotografinë e saj Ajo më buzeqeshte Miremengjes! E burur je e bukur Ku ke shkuar Kaq larg ku je tretur ? Dhe un rri në pritje Mos bie nje telefoni Mos troket dera Mos dukesh aty përpara Si engjëll zbritur nga qielli Mrekullisht. Dëgjoj zërin e saj E dëgjoj Akoma në gjumë je ? Ajo më përqafonte E ndjeva puthjën e saj. More tutkun Po pse ku kisha shkuar unë r unë Në Henë apo nëMars Apo në krevat me ty ? A jam çuet apo është kllapi, Mbeta gojëhapur haru Ajo qeshte Qenke torullosur fare ! Atëherë e mora vesh Se kisha humbur në gjume E sillesh si sonambul Dhe s’më mbeti gjë tjetër Veç ta marr me të qeshur Ta përqafoj bukuroshën time Ḉapkenën që më bente qesëndi.

Fundi i botës Sikur toka ta ndalte rrotullimim për një çast Ḉ’do të ndodhte vallë ? Do të hidhëshim në hapsirë si shigjeta Kembë njeriu dhe krijesë e gjallë S’do mbeste ne tokë,


Dhe detrat fluririmthi në kosmos, Mos vallë përfitonte Marsi shkretirë Të mbushej me ujrat toksore ? Toka jonë e shkretuar Me zgavra e humnera malësh Të boshatisur nga zdukja e oceanëve Ne të humbur fare, Të zhdukur sikur s’kemi qenë. Ky mëndim më dëshpëroj aq shumë Sa që ditë të tëra mbeta i shastisur, Mos vallë vërtet të ndodhte Kjo katastrofë e madhe Një zgënjim i madh për njerëzimin, Ku shkoniin gjithë ato qyteterime, Të krijuar në shekuj e mijavjeçarë ? Isha i dëshpëruar. Një çun i vogël më ishte afruar, Te stoli ku po rrija i nxirë në fytyrë Nga tmerri që më përfytyrohej Të fundit të botës. Ḉ’ke xhaxho qe rri kaq i mërzitur? Koha është aq e bukur, Plot diell e cicirime zogjgjësh Plot parfum lulësh ngyra ngjyra. N e kalamjt bejmë qejf e lodrojmë, Pse të rrish i ngrysur aq shumë, Mos je i sëmurë të thërrasim doktor ? Vogëlushi më ktheu mendjën në vend. Jo vogëllush, nuk jam i sëmurë, Por se si u mërzita ashtu kot E me kishte zenë gjumi Pashë një endërr të keqe, u trishtova Vogëllushi qeshi, Po pse xhaxhi nga endrrat ke frikë ? Edhe unë shoh endrra e babi me ka thenë Mos u merr me endrrat se s’janë gjë, Janë të padobishme p more bir. Kurse nëna seç flet me shoqet, Pashë këtë endërr e atë endërr, A do me dalin për mirë apo për keq. Falemnderit ogëlush mre ke kënaqur, Dhe ja që edhe unë s’jam më i ngrysur. Ḉunaku qeshi e vrapoi te shokët. Unë dola budalla e i marrë, S’është për qeshur por për të qarë.

Bukuria e jetës Bukuria e jetës s’ka të vlerësuar, Gjëja më e çmuar përnjeriun. Sido që t’i shkojë fati, A për mirë a për keq. Për mirë, është një lumturi e madhe,

E pa përshkrueshme me fjalë, Por e jetuar midis miradonave. Po ata që vuajnë në varfëri e që përpiqën për bukën e gojës? E ata që torturohen nën një dikttaurë Që mizorisht u shkurton jetën, Me burgje e kampe e punë lodhëse Pa buk e ushqim, skllevër të roberuar ? E fëmijët që rriten pa nenan rrugëve Ose edhe ata të mbyllur në kampe Pa njohur se ç’ësht bota ? Një gjë është më së e vërtetë, Vuaj sa s’ka ku shkon më keq Pësoi të zezat e ullirit e mizoritë, Pardrejtësitë që të bëhen e tortuta, Të gjithë të këqijat e kësaj bote, Jeta mbetët bukuria ma e madhe, Mjafto të jeshë i gjallë e të jetosh, E vërtet ashtu është, Bukuria e jetës nuk vdes kurrë. Prandaj lindin njerëzit, për të jetuar Si shpjegohet që fëmijët vogëlushë Të trajohen si t’ishin kafshë, Të mbyllen në kampe rrethuar me gjemba E të vdesin aty, pa ditur ç’eshtë jeta ? Dhe për ato pak çste që ata jetojnë, jeta u dukej aq e bukur Oh, sa e bukur eshtë jeta, pse na e grabisin ?

Shtegtar Ne këtë botë, ne këtë rruzull tokësor endëm poshtë e lart si shtegtar i vetmuar Jo turist aspak, por endacak që s’me zë këmba vend e sikur një forcë me shtyn e paduhkshme. Bredh e bredh mes qytetësh mes gratacielësh që duken sikur po të bien mbi kokë Më merren mendt kah e hedh shikimin lart të shoh deri ku arrije a vertet e gërryjne qiellin. E ku gëërryhet qieli more njeri, këto janë marrëzirat ona si kulla e Babelit. Ka apo e s’ka budallej kjo botë, por ma budallej se ata që ngritën kullën e Babelit, s’ka. Eh jo, po paska keq e më keq. Paska nga ata që gërryjnë e shpojnë malet tejmatanë. Bukur është të shetësih botën, se ç’nuk sheh e ç’nuk dëgjon. Por shtegtimi im po ndeshte në të papritura të mynxyrta e s’kisha si tia beja pët t’u ikur. Nga kush do të thoni ju, po sikur e dija, ishte sikur të merr e shtyn era ndonjë herë. Kaloja aty ku mbretëronte miserja e e jetës njerëzore.


Mu kujtua Dante, e thashë me vete, or poet i madh, ç’tu desh ty me sajue Ferrin ? Jo ia thashe por ulurita si i çmendur Dante, Dante, këtu eja të shohësh baterdi, ku tirturone pleq e gra e fëmijë. Ku njerëzit lëngojnë për një kothere bukë., të kthyer në skllëvër ose mëkeq, në kafshë pune. Ku fëmijët vdesin në prehrin e nënave e varrosën diku ndër gëmushe ferrash brigjëve të përrejve, e s’mbetët gjurmë varri i tyre. A ka më keq ? Po ka dhe më keq. Shtegtimi më çoj në do vise ranore çmenduria njerëzore kishte arritë kulmin e saj. Qytette të terë tëkthyer në gërmadha nga lufta që aty ndizej e përfrikshe. Vinin avionët silugetër të tërbuar duke vjellur bomba mbi qytete e fshatra, mbi pallate e kasolle. Lëmëria e njërëzve ngrihej në qiell. Të ndekurit kush t’i varroste. Fëmijë të mbetur rrugëve jetima, që s’dinin kah të shkonin. Qanin vocrrakët e shkretë mes murëëve të hskretuara. Lotë e tyre trondisbin botën mbarë. E bota bente gjoja se dhembshirohej. Organizonte konferenca e manifesime, Kjo ishte ndihma e madhe, e ngarkua me shumë fjalë e dokrra. Gra duke kërkura fëmijët, ndoshta nën gërmadha. Me mijera e mijera duke braktisur qytetet, ku s’dinin ga të vinin. Prandaj isha bërë shtegtar, që të njihësha me mjerime e kësaj bote ? Nga një anë gratacielët, luksi e qejf e qejf, veturat luksoze ndër bulevarde madhështore. Natën thue qielli i yllëzuar nga zbrit mbi tokë për t’i dhenë ndriçim metropolëve, t thua jemi në parajzën qiellor.. Parajzë e Ferr në këtë tokë na qenkan e Dante ishte lodhur kot që t’i sajonte me fantazi. Këtu sikur të vinte, sikur Zoti të ia jepte atë privilegj të ringjallej për të pa mjerimet e kësaj bote njerzore kaq të mbrapshtuar, atëherë ta hskruente nje Komedi të dytë, jo hyjnore, por toksore, të mbetej një kryevepër s si ajo para !

Krishti Krisht, mendje supreme e qytetërimit njerëzor, zbrite nga qielli me vullnet të Perëëndisë, Erdhe në këtë tokë të mjeruar lotësh e vajtmësh. Hodhe mesazhin e madh të dashurisë e vëllazërimit njerëzor, Por njerëzit kishtn fituar pavarësinë e jetës e sjelljëve të tyre Zoti le të rrinte në fronin e tij si spektator, derisa sa ta hiqnin prej andej Rri e rri , Zoti ose Perëndia, u mërzit, ç’është kjo punë ? Paska dalur mlenë njëriza. E krijova njeriun në shembëlltyrën time pra gjithë rracën njerëzore E ndava nga krijesat etjera të privilegjuar që të gëzonte jetën midis miradinave që e kam pajisu tokën Edenin s’ e deshën që të jetonin si në Parajzë, tani le të punonin e ta krijonin vetë Parajzën e tyre, për këtë jam dakord. E po jo, s’ishin dakord njerëzit. U kishte hy grindja e s‘sgjenin dërman gjëkundi. Lëre pastaj që ishin dhen pas zotrave të rremë e të paqenë. U besonin çdo profetëve fallso që mbinin si këpurdha As donin te rspekton ligjet që dhashë me Moisiun, të skalitur në pllaka mermeri? Apo të iu ve fshesën e ta kthje tokën në gjëndjën natyrale e saj pa ju nëpëkembë ? Perëndia e thirri Krishtin, or bir, pa shko e shiko se ç’bëhet atje poshtë në tokë, e bjerua mendjën në vend njerëzve, qe si duket u ka ikur. E Krishti erdhi si fëmijë, u rrit, u bë burrë dhe nisi misionin e tij mes njerëzve. nga doli ky bir i një zdrukthtari ,n te na lasë nemër të Zotit ? Që i shkojnë njerëzt prapa is berre të marra. Mos vallë mbret do që të bëhet që t’i përulemi kembë e kokë ? Po ne, ç’kujton ai që s’i njohim ligjet e Perëndisë ? A s’jemi ne që kemi radhitë në Biblën e Shenjtë histoinë e njerëzimit ? Vërtet në e preism Mësinë, që Ai na ka premtuar mos vallë ky pretendon të shfaqet si Mesia që presim ? E mirë pra ne do të pranojmë të flasim me të Ti po na thua se je biri i Zotit, apo jo ? Ju po e thoni . Ashtu ! E ç’duhet të bejmë ne sipas teje ? Të jeni të vëllazëruar e ta doni tjetrin si vetveten. Ashtu ? E po kur ai tjetri të bie shpullë faqes? Kthejani faqen tjetër ! Pse, kot i mbajm shpatat në brez ? Fesht kokën ! Kush vret me shpatë, nga shpata vdes !


Ḉ’thua ? Pse ç’u bemë në lapanjoza, të tallet bota me në ? Qenke i mprefet me fjalë. Po as na thua ç’të bejmë me këtë femër, që ka tradhëtuar, aq ta lapidojmë ? Ta hedhi gurine e parë ai që e mban vete të pa faj ! Askush s’luejti vendit, mbetur gojhapur, haru. Gruaja e shkretë hskoi t’i përqafojë kembët duke qarë. Askush s’guxoj më, të lapidojë më femratOré ! Po ky e paska gjuhën e mbreftë. Prandaj i shkojnë njerëzi pas, mos vallë pretendon për Mbret, siç po flitet ? Ta shohim deri ku rreh qëllimi i tij. Po si thua ti, të bejmë ne si popull i Zotit, e ti paguejmëtaksa Romës, apo Sinagogës. Jepni Ḉezarit atë që takon Ḉezarit e Zortit atë që i takon Zotit ! Po mirë, si mendon ti se duhet rregullue bota. Quod fiat unum c ovile et unum pastor ! Le të jëtë vath i vetëm me një bari të vetëm ! Ashtu ? Ky njeri duhet jequr nga qarkullimi, është shumë i rrezikshëm për ne, dhe për Romën. Dhe Kristi gjëndet para Pilarit, guvernatpori të fuqishëm romak. Thonë që mbahëësh si bir i Zotit, ose mbtre i Izraelit, si thua ? Ashtu thonë ata. Pilati i zenë ngusht, del duke larë duart:nuk shoh gjë të keq te ky njeri. Poi japim një mësim. Ecce homo ! thirri para popullit. Krishti aty i gjakosur, berë copë e grimë. Një kurorë gjembash ngulur mbi kokë. Ja mbreti juajj. Zgjidhi, Ja Krishti ja Barabba ! Baraba, Baraba ! Ḉmenduria njerëzore kishte arrit kulmon, dënohej pafajsia hyjnore. Kryqëzim ! sipër shkrimi : Jezus Nasarenus Rex Judeorum. Romaku ua la peshqesh, atyre që e çuan në kryqëzim : vetë e deshët ! Gabimi fatal i kundërshtarëve dhe armiqve të kujt? Armiqve të birit të Zotit, të Perëndisë! Kryqi u ngrit mbi botë e sundon fitimtar. Trinia e Shenjtë, i Ati, i biri e Shpirti Shejt!

Jo për qëllim fetar ky shkrim, por i koncepëtëve vërtet revolucionare të Jezus Krishtit, i shikuar si njeri, konceopte të përvetesuara, kryesiht nga komunistët, ose marksistët-leninistët, e të zbatuara për së mbrashpti në kundërshtim të plotë me mësimet e tij, gur themelor i lirisë e demokracisë së vertëtë njerëzore ! Koncepte që e ndryshuan botën, nga një gjebndje kaotike, ideshë e medimesh, dhe nga strukturat arkaike të adminstrimit të shtetëve, me ligje të lokalizuara në dobi itë sunduesve dhe jo të popujve mbit ë cilët ata sundonin. Por një nga koncepte themelorë, ishte ndarja e shtetit nga feja. Me një shprehje të vetme sa për tonelata librash, siç ishte ajo që y t’ japsh Ḉezarit ç’i takon Ḉezarit e Zotit ç’i takon Zotit.

Anonim Jemi ndry si Karagega Na ka dalë bidat i ri ; Me u mbyll njerzit në shtëpi. Thonë se bota asht pushtue, Nga një virus i mallkue, Që korona po na quhet, E kërkund besa nuk duket. E na vinka nëpër ajri, Si e padukëshme ushtri, Që mbjell vdekje kudo shkon, E s’ka burrë që e kundërshton. Jemi ndry si Karagega, Tuj ngran molla edhe shega, Tuj kendue e hedhun valle, Me i harrue këto halle, Që keq besa na kanë zanë, Me qit hundën jashtë s’na lanë. Njeri gjallë nuk shef n’qytet, Rrugët boshe veç kan mbet. Nuk ka ma manifestime, Demostrata e tubime. Dhe gjthë bota po çuditet, Se për lufta ma nuk flitet. Krisma armës nuk dëgjon, S’kërset pushk as top gjimon, Me ndez luftën kujt s’ia mban, Tetëme dy virusi ua ban. Dhe argtimet kan mbarue, Sporti hesht e ka pushue, Bosh stadiumet veç kan ngel, Me luejt top kërkuhs nuk del. More ti Kina e Azisë, Ia punove keq njerëzisë, At virus që ke peëftue, Vallë njerëzimin me farue ? Janë viktimat qindra mija, Lemëritët gjithë njerëzia, Zot imadh me na ndihume, Prej ktij virusi me shspëtue, Qe ngusht botën e ka zanë, Njeri t’gjall s’po don me lanë. Amoo s’dalim hukubeta, Të maskuem me facoleta, Që po dukemi si majmunë, Mbyllun gojë edhe hundë. Ḉ’ka s’po shohim na me sy, Si ne burgje me u ndry. Njëkjo punë s’ka ba vaki, I gjithë bota me u përfshi. Frika njerzit i ka kapë, Se po vdesin pa hesapë. Mbushun plot po janë sspitalet, Se sëmu,dja nuk po ndalet. Mrekummi ban miekësia,


Që t’shpëtoje njerëzia. Punë e yne vetmohuese, Dhe për ta shum rrezikuese. Bota mbar në kambë ash çuie, Kët virus për me luftue, Me e luftue që të zhduket, Ma n’kët tokë mos ë duket. Or virus ti merre vesht, Se po t’shtypm si një plesht. Shkenbcëtar po kem plot, T’pregatitun e të zot, Që mjekimin kan me gjet, Me të zdukun ty perjetë. Mos me u duk në tokë i gjallë, Se t’i shkulim dhambë e tmallë, Të shkatrrojm të qesim fare, Përnjëmend dhe jo hajgare. Mor virus, virus kopuku, Prej ksaj bote ik e zhduku! Moj korona virusale Theje qafën nga ke dalë ! Poeti popullor shqiptar, që preferon të mbetet anonim, nga ana tjeter tregon se si ai i ndjek ngjarjet te mira apo të këqia që ndodhin, patjetër brenda vendit, por edhe jashtë saj në botë. E kemi theksuar disa herë se populli është përcjellësi më i mirë i historisë, ku ai vetë ka qenë i përfshirë, e mbetet si dëshmitar me i besueshëme, se sa historiani i ngjeshur pas kolltukut e tryezës së punës, që prêt t’i vijnë dokumentat e provat e shkruara, se ndryshe s’e ben një hap përpara, ose më mirë me thenë (ja sa bukur hyn infinitivi) nuk e shkruan një fjalë. Mos po flasim kot ? Jo kemi prova të gjalla, shkëmb graniti. Siç është kenga e Nikollë Gjokës që u vra vetë i pesti, andej rreth 1932-34. Që populli i ka ngrit këngë. Një fakt historik shembëllor, që nxjerr në pah veprime kriminale të shtetit, dhe figurën kriminale të një njeriu që duan ta ngrejnë si hero, ndërsa është një xhhelat. Pastaj kenga e famshme e dy kapidanave të Mirditës, ngjarje tragjike, ndodhur mes ministrive, rreth vitit 1934, që ne dukje gjest personal, ndërsa ishte politik e me pasoja. Jo që këngët kushtuar 7 prillit 1939, ku i vetmi hero del me te drejte e historikisht, Mujo Ulqinaku, saqë vetë italianët e përmendin në komunikatat e tyre e jo tjetërkend. Por jo, duhej të caktohej një tjetër hero i paqenë, në vend të tij. Po historiani në këtë mes mos vallë ha bar, e s’është zoti ta zgjidhë atë problem? S’po përmendim të tjera raste, por po shtojmë ç’thotë miku i madh i shqiptarëve Robert Elsie: Është gabim i madh i historianëve shqiptarë që nuk mbështetën mbi tregimet e dëshmitë e popullit, që ngjarjet i kanë të freskëta, sepse janë të përjetuara e të përfshira vetë në to.

Si dukeshin disa qytete gjatë izolimit nga koronavirusi

Milano sheshi i Katedrales

Sheshet e Madridit, bosh, si ky

Rrugët bosh të Parisit

Sheshet e zbrazët rreth Kullës Eifel


Vizatime të një piktori të ri i ndaluar, ne punÉ të detyruar ne buhqësi, në Pluk të Lushnjës, 1980-1990, Botohën për herë të parë. .

Kisha e vogëj e Shën Premtës, Gradishtë, dokument unik, Sepse ajo u shemb e rrënua nga rinia e kooperativës Këmishtaj,

Monastiri i a Ardenicës, kthyer në repart ushtarak, ku ushtarët beni qitje mbi mozaikët, 1989..


Puntorë të internuar për grumbullimin e barit për silazh, Pluk, 1985.

Lushnja

Lushnje, sheshi para pallatit të kulturës, 1986. Në këto vizatime dallohet mjeshtria e zotërimi i vizatimit në mënyrë të përkryer.


Mbledhja e misrit, punë që kryenin kryesiht të internuarit., Pluk,1986.

Të internuarit në hapje vijaszh e kanalësh, Pluk, 1986

E kemil lenë pas dore ketë punë të paraqitjës se këtyre vizatimëve që vijnë nga dora e një piktori të ri i formuar ne Shkollën e Lartë të Artëve të një kasollëje me kallama e baltë të Plukut të Lushnjës, i ndaluar dhe i çuar në bujqësi, për të hapur kanale. Ky nënvlerësim na u duk i tepërt, e ndonse me vonesë, më mirë së kurrë, le të mbesin dokument në revistën Kuq e Zi.


Arti Populolor në Sqipëri-Sexhade muri. Lumë.


Arti popullor në Shqipëri- Qylym dhe enë Kavajë



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.