1 minute read

HYRJE

Njerëzit janë të lidhur, tërhiqen dhe “rrënjosen” për vende dhe hapësira të caktuara, jo thjesht për paraqitjen e tyre formale apo estetike, por për domethënien që ato mbajnë dhe përçojnë tek ata, domethënie këto që krijojnë një komunikim dhe varësi të ndërsjellë në mes të njeriut dhe ambientit të ndërtuar apo atij natyror.

Memoria, Mnemonika dhe Muzeu

Advertisement

Ngjarjet të cilat lënë gjurmë në jetën e individit, shoqërisë dhe kombit, janë ato të cilat më së shumti e rrënjosin njeriun për një vend dhe tiparet e tija. Lufta e fundit në Kosovë, 1998-1999, la shumë gjurmë të pashlyeshme në vet jetën e njerëzve dhe në ambientin ku u zhvillua ajo. Andaj është obligim i gjeneratave të reja dhe institucioneve, konservimi dhe përçimi i këtyre memorieve individuale dhe kolektive si narrativa / tregime që thurin kontekstin domethënës si dhe zhvillimin e ndërthurjen e strukturave, memorialëve, instilacioneve dhe hapësirave të reja për ta konservuar, fuqizuar dhe përçuar këtë memorie tek gjeneratat e ardhshme, e po ashtu për t'i dhënë një shtytës socio-ekonomik vendeve të caktuara përmes promovimit të aktiviteteve socio-kulturore, edukative dhe vet turizmit.

1

This article is from: