1 minute read

Poeka

POETIKA

Ashtu si çdo gjë në kulturën tonë materiale, çdo akt i arkitekturës ka poetikën e vet, domethënë një "lexim" specifik për konceptimin dhe realizimin e tij. Çfarë është poetika? Duke folur rigorozisht, poetika është teoria e letërsisë dhe ka të bëjë me atë se si poezia dhe shkrimet e tjera krijuese duhet 'lexohen' - domethënë, kuptohen dhe vlerësohen.

Advertisement

Termi Poetikë, në aspektin etimologjik buron nga termi grek ποιεΐν [poiein 'bëj']. Poiesis prandaj është e lidhur ngushtë me bërjen, fabrikimin, prodhimin (siç përshkruhet nga Aristoteli në metafizikën e tij si akt prodhimi pas mendimit, noesis). Në arkitekturë, poetika ka ardhur për të përmbushur një rol të ngjashëm, atë të "bërjes" dhe "leximit". Poetika hyri në përdorim në arkitekturë kur u botua libri “Poetika e Hapësirës” nga Gaston Bachelard në vitin1958. Bachelard bëri një lidhje mes shkrimit dhe arkitekturës, sepse ai nuk kishte ndonjë gjuhë tjetër përveç poezisë ekzistuese për të kapur përvojën e tij hapësinore në pasurinë e plotë kulturore. Për shumë dekada, qasja e tij i ka frymëzuar studentët dhe arkitektët, duke u dhënë atyre kurajë të përdorin informacione komplekse kulturore gjatë procesit të Dizajnit.

11

This article is from: