2 minute read

Biofilia & Rroli Kurav i Arkitekturës - Dizajni Terapeuk & Arkitektura si Art i Shërimit

Next Article
Mnemonika

Mnemonika

Biofilia & Rroli Kurativ i Arkitekturës - Dizajni Terapeutik & Arkitektura si Art i Shërimit Pse njerëzit ndjejnë qetësi fizike dhe shpirtërore në ambientet natyrore? Ngaqë truri dhe qenia njerëzore është e lidhur në mënyrë të natyrshme me tiparet, mostrat dhe sistemet natyrore nga ato që shihen, preken, nuhaten, dëgjohen dhe ndjehen në aspektin multisenzorial. Natyra shëron. Kontakti me tiparet, elementet dhe sistemet natyrore, ndërveprimi me to si dhe integrimi i tyre në Zhvillimet e Kompleksit të Muzeut dhe Memorialit të Luftës do të shërbenin si ambiente meditimi, reflektimi dhe shërimi nga rezonanca e madhe e traumave të luftës dhe pas luftës. Si rrjedhojë, natyra së bashku me arkitekturën në simbiozë do të 'përthithnin' vuajtjet duke i shndërruar ato në energji pozitive për të ardhmen. Vendet ku njerëzit ndjejnë stres të shkalles së larte, janë mu ato ku shkojnë për t'u shëruar – spitalet dhe ndërtesat tjera shëndetësore. Ndërkaq, ne jemi të ekspozuar ndaj stresorëve çdo ditë në ambientin ku jetojmë, udhëtojmë, punojmë dhe veprojmë, sidomos në ambientet e dendura urbane me shumë pak tipare dhe përmbajtje natyrore sikurse gjelbërimi dhe parqet e ndryshme. Biofilia përkufizohet një tendencë hipotetike njerëzore për të bashkëvepruar ose për t'u lidhur ngushtë me forma të tjera të jetës në natyrë: një dëshirë ose një tendencë për të komunikuar me natyrën. Biofilia është termi i shpikur nga natyralisti i Harvardit Dr. Edward O. Wilson për të përshkruar atë që ai e pa si "prirjen e lindur të njerëzimit për t'u përqëndruar në jetën dhe proceset e gjalla", dhe për t'u tërhequr drejt natyrës, për të ndjerë një afinitet për të, një dashuri , një mall. Biofilia rrjedh nga latinishtja e re, që fjalë për fjalë nënkupton, "dashuria për jetën" nga bio+ philia.

6

Advertisement

Studimet ofrojnë mbështetje shkencore për supozimin e lashtë se kontakti me natyrën është thelbësor për funksionimin, shëndeti dhe mirëqenien njerëzore: - Kontakti me natyrën është vërtetuar se rrit shërimin dhe rikuperimin nga sëmundja dhe procedurat kryesore kirurgjikale, duke përfshirë kontaktin e drejtpërdrejtë (p.sh., ndriçimin natyror, bimësinë), si dhe përshkrimet përfaqësuese dhe simbolike të natyrës (p.sh., fotografitë). - Njerëzit që jetojnë në afërsi të hapësirave të hapura raportojnë më pak probleme shëndetësore dhe sociale, dhe kjo është identifikuar e pavarur nga vendbanimi rural dhe urban, niveli i arsimit dhe të ardhurat. Edhe prania e sasive të kufizuara të bimësisë si bari dhe disa pemë ka qenë e ndërlidhur me përballimin e shtuar dhe sjelljen adaptive. - Kontakti me natyrën ka qenë i lidhur me funksionimin konjitiv të detyrave që kërkojnë përqendrim dhe Kujtesë. - Maturimi dhe zhvillimi i fëmijërisë së shëndetshme ka qenë i ndërlidhur me kontaktin me veçoritë dhe mjediset natyrore. - Truri i njeriut përgjigjet në mënyrë funksionale ndaj modeleve shqisore dhe shenjave që burojnë nga mjedisi natyror.

7

This article is from: