The Narrative Architecture of Collective Memory - PORTFOLIO_Design Studio 2b_2022

Page 17

Biofilia & Rroli Kurativ i Arkitekturës - Dizajni Terapeutik & Arkitektura si Art i Shërimit Pse njerëzit ndjejnë qetësi fizike dhe shpirtërore në ambientet natyrore? Ngaqë truri dhe qenia njerëzore është e lidhur në mënyrë të natyrshme me tiparet, mostrat dhe sistemet natyrore nga ato që shihen, preken, nuhaten, dëgjohen dhe ndjehen në aspektin multisenzorial. Natyra shëron. Kontakti me tiparet, elementet dhe sistemet natyrore, ndërveprimi me to si dhe integrimi i tyre në Zhvillimet e Kompleksit të Muzeut dhe Memorialit të Luftës do të shërbenin si ambiente meditimi, reflektimi dhe shërimi nga rezonanca e madhe e traumave të luftës dhe pas luftës. Si rrjedhojë, natyra së bashku me arkitekturën në simbiozë do të 'përthithnin' vuajtjet duke i shndërruar ato në energji pozitive për të ardhmen. Vendet ku njerëzit ndjejnë stres të shkalles së larte, janë mu ato ku shkojnë për t'u shëruar – spitalet dhe ndërtesat tjera shëndetësore. Ndërkaq, ne jemi të ekspozuar ndaj stresorëve çdo ditë në ambientin ku jetojmë, udhëtojmë, punojmë dhe veprojmë, sidomos në ambientet e dendura urbane me shumë pak tipare dhe përmbajtje natyrore sikurse gjelbërimi dhe parqet e ndryshme. Biofilia përkufizohet një tendencë hipotetike njerëzore për të bashkëvepruar ose për t'u lidhur ngushtë me forma të tjera të jetës në natyrë: një dëshirë ose një tendencë për të komunikuar me natyrën. Biofilia është termi i shpikur nga natyralisti i Harvardit Dr. Edward O. Wilson për të përshkruar atë që ai e pa si "prirjen e lindur të njerëzimit për t'u përqëndruar në jetën dhe proceset e gjalla", dhe për t'u tërhequr drejt natyrës, për të ndjerë një afinitet për të, një dashuri , një mall. Biofilia rrjedh nga latinishtja e re, që fjalë për fjalë nënkupton, "dashuria për jetën" nga bio+ philia. 6


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.