Guida Turistike e Korçës - versioni shqip

Page 1





GUIDA E KORÇËS PËRMBAJTJA:

04

Informacion i përgjithshëm për Korçën

11

Historik i shkurtër për korçën

13

Muzeumet

20

Vizito Korçën

35

Festa dhe Panaire

43

Art & Kulture

47

Aventura në natyrë

54

Korça me biçikletë

60

Zbulo Voskopojën

69

Zbulo Vithkuqin

75

Zbulo Dardhën

80

Zbulo Boboshticën


P O Z ITA G J E O G R A F I K E Rrethi i Korçës shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, në Krahinën Malore Qëndrore. Përfshin tre qytete: Korça, Bilishti, Maliqi dhe 27 komuna. Qyteti i Korçës është një nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Shtrihet në pjesën juglindore të vendit, në rrëzë të malit të Moravës, në lartësinë 869 metra mbi nivelin e detit. Relievi është kryesisht malor e kodrinor. Lartësia mesatare është 1145 metra. Korça, si rajon, është e rrethuar nga një numër i konsiderueshëm kodrash e malesh, në lindje qyteti kufizohet me malin e Moravës dhe në perëndim me zonën e Gorës, Voskopojës dhe Vithkuqit, të cilat janë zonat më malore. Në jug ndodhet Mali i Qarrit dhe në pjesën veriore është Mali i Thatë. Zona e ulët përfshin fushën e Korçës, një ndër më të mëdhatë e Shqipërisë dhe fushën e Devollit të Sipërm. Zona e Korçës është e pasur me burime nënujore, lumenj, ku më i rëndësishmi është lumi i Devollit me degën Dunavec dhe Osumi i sipërm. Në këtë zonë gjenden burimet e tre lumenjve të Shqipërisë (Devoll, Shkumbin dhe Osum). Liqenet janë Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Korça kufizohet në veri me qytetin e Pogradecit i cili ndodhet 41 kilometra larg, në jug me qytetin e Ersekës, 45 kilometra, në lindje me Bilishtin, 27 kilometra, dhe në perëndim me Skraparin. Qyteti i Korçës ndodhet 181 kilometra larg kryeqytetit të vendit, Tiranës.

KOHA M Ë E P Ë R S H T A T S H M E P Ë R T Ë A R D H U R Të katër stinët kanë bukurinë e vet për një udhëtim në Korçë. Korça në dimër ofron një panoramë të mrekullueshme të qytetit nën petkun e bardhë të borës. Interesante do të ishte Korça edhe në stinën e vjeshtës ku përveçse do të shijoni bukuritë e qytetit, do të keni mundësinë të provoni frutat e mrekullueshme të zonës. Për të gjithë ata që preferojnë klimën malore, në verën e nxehtë, Korça dhe rrethinat e saj do t’ju ofrojnë freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë të mrekullueshme. Për më tepër Korça, gjatë gjithë vitit ofron aktivitete të shumta kulturore, festa e panaire që do ta bënin akoma më të këndshëm qëndrimin tuaj në këtë qytet. Shumë interesante janë edhe ditët e festave si Pashkët, Krishtlindjet, Karnavalet apo Festa e Birrës, që shënojnë dhe numrin më të madh të vizitorëve në qytet.

6


K L I MA Korça karakterizohet nga një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 10.6ºC. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me rreshje shiu mesatarisht 104 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e rreshjeve arrin në 720 milimetra. Karakterizohet nga disa erëra lokale si Voskopojarja, erë jug-perëndimore, Morava, Devollka etj.

P OPU L L S IA

Popullsia e qytetit të Korçës numëron 130 531 banorë. Pas viteve ’90 qyteti pati një lëvizje të ndjeshme të popullsisë prej migrimit brenda vendit si edhe emigrimit jashtë shtetit. Përveç kombësisë shqiptare popullsia në qytet dhe rreth tij është e përzier me vllehë, sllavë dhe rumunë.

BE S I MI Në Korçë bashkëjetojnë në harmoni dy besime fetare: besimi ortodoks dhe besimi mysliman. Gjithashtu në Korçë ekzistojnë dhe besime të tjera fetare. Korça konsiderohet simbol i mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare.

TRA N S PO RT I Korça është nyje e rëndësishme transporti që lidh me rrugë automobilistike Shqipërinë e Mesme me rrethet Devoll, Kolonjë e Përmet nëpërmjet Pogradecit. Në Korçë kalon rruga kombëtare që lidh Shqipërinë Juglindore me Greqinë, qytetet Selanik, Larisa etj. Rrugët kryesore automobilistike janë: Korçë-Elbasan-Tiranë, Korçë-Ersekë, Korçë-Bilisht-Kapshticë.

7


TRA D I T A D H E Z A K O NE Krahinat etnografike të Korçës janë: Gora, Opari, Devolli dhe Prespa. Traditat zejtare të rrethit kanë qenë: punimi i leshit (shajaku, guna, cibuni, qilimat), prodhimi i lëkurave të trasha prej pambuku, apo punimi i drurit. Voskopoja dallohej për prodhimin e shajakut për eksport, Dardha për punimin e drurit, Bradvica për punimin e enëve prej balte, Progri për ndërtimin e banesave dhe Opari për punimin e drurit e për shtrimin me kalldrëm. Punimi i argjilës është një prej mjeshtërive më të lashta dhe është elementi i parë bën prodhimin e enëve dhe orendive. Punimi i argjilës përbën artin e qeramikës, që merr format dhe përmasat e autorit, arti më i vjetër, embrioni i të cilit gjendet 8.000 vite në thellësinë e kohëve. Një art që me dheun dhe argjilën, ujin dhe zjarrin, përbën një nga fondamentet e civilizimt, qytetërimit në botë, që ka bashkërenduar me zhvillimin e vetë egzistencës njerëzore. Arti i qeramikës i mishëruar në veprat e një artisti, prurje nga antikiteti, sot, në linja dhe forma moderne, që mund të veshin ambjentin e banesës tuaj, mjedisn ku punoni, për ta berë atë më të ngrohtë, mes energjisë që mbartin prej tokës, nga ku u morën për t'u kthyer, mes mjeshtërisë, në objekt, në vepër arti. "Vasi Kolevica Art" është një hapësirë arti, një galeri në zemër të Korçës, që mbart në ambjentet e saj ngrohtësinë e artit të qeramikës. Galeria sjell aromat mijëvjeçare të argjilës artistikisht të punuar në mileniumin e ri, pa i tjetërsuar ato, me të njëjtën aromë, por si prurje të kohëve, blatuar me dashuri për artin, mes duarve të talentit, ujitur mes frymëzimit dhe pjekur mes zjarrit të kreativitetit.

8


TIP I I BA N E S Ë S Tipi i banesës popullore korçare ka qenë ai me çardhak, por në fshatra janë përhapur mjaft edhe banesat e tipit qytetar. Kangjellat dhe dekoracionet me skulptura guri janë një element tradicional i arkitekturës së shtëpive korçare. Gjithashtu qyteti i Korçës spikat për zbukurimin e oborrit me lule (trëndafila, tulipanë, jargavanë, ortanca etj) dhe ekzistencën e puseve apo çezmave shumëvjeçare. Kalldrëmet e lagjeve të vjetra të qytetit janë gjithashtu një karakteristikë dalluese e qytetit të Korçës.

V E S H JE T P O P U L L O RE Në veshjet për burra, tipi më i përhapur deri në fund të shekullit XIX ka qenë veshja me fustanellë e cila më vonë u zëvendësua me poture. Në veshjet për gra tipi më i përhapur ishte me këmishë të gjatë e një përparëse. Karakteristike për veshjen e grave korçare janë brezat e paftat metalike me dekoracione të larmishme. Shumë të bukura dhe të rehatshme kanë qenë këpucët e grave korçare si dhe ato për burra me xhufka që u përhapën jo vetëm në krahina të tjera të Shqipërisë, por edhe në vendet fqinje si Greqia.

K U ZHI N A D H E P IJ E T Korça shquhet për gatime tradicionale e gjellë të shijshme. Është për t’u përmendur byreku ose lakrori me dy petë i pjekur në saç, gatimi i peshkut krap i cili gjendet në liqenin e Prespës, cironkat e famshme si dhe gatimi i kafshëve të egra dhe shpendëve. Gjellët karakteristike korçare janë: petanik me fasule, lakror, përvëlak i ardhur, lakror me qumësht, kërnacka etj. Vithkuqi përmendet për arrat dhe çajin me nam, për mishin e pjekur dhe bulmetin. Në Dardhë nuk duhet të ikni pa provuar të famshmin lakror me dy petë të pjekur në saç. Shumë të veçanta dhe të shijshme janë ligavecët e Dardhës, kërpudhat e vendit dhe baçori ose lakrori me miell misri. Nuk mund të lini pa provuar dhe birrën e famshme të Korçës, të parën birrë në Shqipëri.

9


SERENATAT Serenatat korçare janë këngë lirike karakteristike që këndohen të shoqëruara me kitarë. Me to Korça është bërë e famshme në të gjithë Shqipërinë. Serenatat shquhen për ëmbëlsinë e ndjenjave të holla dhe mënyrën orgjinale se si i këndojnë dashurisë. Ato janë kënduar poshtë dritareve të vajzave çapkëne korçare, pranë kangjellave të oborreve me lule, dhe rreth e rrotull tavolinave mbushur me ushqime dhe pije tradicionale. Serenatat, lulëzimin e tyre e patën në vitet ’30, megjithatë ato vazhdojnë të këndohen edhe sot në çdo familje korçare apo baret dhe restorantet me muzikë live.

10


H I S TO R I K I S H K U R T Ë R PË R K O RÇ Ë N Korça është qendra më e madhe administrative e Shqipërisë juglindore, qyteti më i madh i rajonit i themeluar në shekullin 15-të. Megjithëse jeta qytetare lindi në mesjetën e vonë, terreni ka qenë i banuar shumë shekuj më parë .Rajoni i Korçës, është një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë.Vendlindja e muzikës qytetare , vend i bukurisë natyrore me liqenet, zonat malore dhe parqet kombëtare. Studiuesit kanë vërtetuar se zona ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Gjatë epokave të antikitetit ka pasur një lulëzim jete, ky i përqëndruar më tepër në rreze të kodrave të Korçës. Pas ardhjes të Iliaz Bej Panaritit në fshatin e Peshkëpisë që ndodhet afër qytetit , Korca pësoi shumë ndryshime. Ai ndërtoi një xhami të madhe në vitin 1496 si dhe Pazarin e Korçës. Në shekullin XVII- XVIII qyteti u zgjerua , sidomos pas djegies të Voskopojës . Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX , Korça u bë një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike, tregëtare dhe kulturore të vendit, me një pazar të madh dhe karakteristik, i cili ze një vend të veçantë midis monumenteve të kulturës të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Gjatë viteve të Rilindjes Kombëtare në Korçë u zhvillua një veprimtari e gjerë patriotike e mbështetur nga shumë atdhetarë ku fryt i punës të tyre ishte dhe hapja e Shkollës të Parë Shqipe. Më 10 dhjetor 1916, si rezultat i përpjekjeve të patrioteve korçarë me në krye Themistokli Germenjin, u shpall Krahina Autonome e Korçës. Në vitet e formimit të shtetit shqiptar, Korça dallohej nga qytetet e tjera për nga pikpamja e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe urban. Në dekadat e para të shekullit të XX, Korca u bë një nga qytetet me aktivitet më të dendur kulturor , arsimor dhe publicistik dhe në tetor të vitit 1917 u cel Liceu i Korçës i cili pergatiti breza intelektualësh që lanë gjurmë në historinë dhe kulturën kombëtare. Periudha e regjimit komunist , si kudo në Shqipëri ndikoi negativisht, duke luftuar ashpër shtresa intelektuale dhe tregëtare të qytetit. Sot Korça, në aspektin kulturor dhe arsimor vazhdon t’i ruaje dukshëm traditat e saj, duke u renditur ndër qytetet e para në Shqipëri.

11


12


MU ZEUMET


M U ZE U K OM BËT AR I ARTIT MESJ ETAR Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është çelur në vitin 1980. Eksponatet dhe fondet e pasura të tij përbëhen nga objekte historike, kulturore e artistike të periudhës mesjetare që lidhen kryesisht me trashëgiminë e krishterë bizantine dhe pas bizantine. Ikonat, objektet prej guri, koleksioni prej metalesh të çmuara, druri të gdhendur, tekstili, letre etj, janë shembuj të një larmie vlerash të paçmuara. Muzeu ka në sallën e ekspozitës kryesore rreth 200 objekte arti. Në muze ndodhen disa laboratorë ekzaminimi e konservimi, mjediset e fondeve si dhe një infrastrukturë moderne mikroklimaterike. Në ekspozitë paraqiten një pjesë e veprave më të mira mesjetare nga periudha e autorë anonimë, apo të paidentifikuar. Midis tyre dallohen ikonat e shek.XIII-XIV, duke vijuar më pas me kryeveprat e kryemjeshtrave si Onufri, Nikolla, vëllezërit Zografi e bijtë e tyre, mësues Kostandini, Onufër Qiprioti, Simoni i Adrenicës si dhe të tjera vepra e autorë që kanë punuar në viset shqiptare e jashtë tyre. Në mes të këtij koleksioni janë rreth 150 autorë ikonografë shqiptarë dhe të huaj të zbuluar deri sot.Vepra më e njohur është një ikonë e periudhës bizantine e Kryeëngjëllit Mikail e njohur si “Monaliza e Ballkanit”. Drejtimet kryesore të aktivitetit të muzeut janë ekspozimi dhe promovimi publik, mbrojtja, konservimi dhe restaurimi i objekteve, studimi e puna shkencore si dhe aktiviteti ndërkombëtar. Koleksioni ikonografik mesjetar sot është i ekspozuar në një godinë të re, ndërtuar në vitin 2016 në Korçë , i cili ofron ambjente shumë të përshtatshme brenda parametrave bashkëkohore.

14


M U Z E U KOM BËT AR I ARS IMIT Ky muze është ngritur në godinën ku më 7 mars 1887 u hap e para shkollë shqipe ose siç njihet nga të gjithë “Mësonjëtorja”. Godina ishte dhuruar për shkollë nga patrioti korçar Diamanti Tërpo. Në stendat e muzeut egziston fotokopja e abetares së parë shqipe e shkruar nga patrioti Naum Veqilarxhi, si dhe abetarja e dytë e patriotit Kostandin Kristoforidhi. Fotot e atdhetarëve të shquar që dhanë kontributin e tyre në çeljen e kësaj shkolle si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, apo figura të shquara të arsimit si motrat Qiriazi etj janë gjithashtu të ekspozuara në këtë muze.

15


M U ZE U ARK EOLOGJI K Muzeu u krijua në vitin 1985 dhe mori formë më të gjërë e më të plotë pas riorganizimit të tij në vitin 1990. Ky muze është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të fillimit të shekullit të XIX, të cilat për vlerat arkitektonike të tyre janë shpallur monumente kulture. Muzeu Arkeologjik Kombëtar është i veçantë në llojin e vet ai është përqëndruar në prehistorinë e zonës juglindore, e fillon nga periudha neolitike dhe deri në fazën e zhvilluar të epokës së hekurit. Në këtë muze janë përfaqësuar disa vendbanime të rëndësishme prehistorike si Maliqi, Potgoria, Dunaveci, Trajani e përmbyllet me një sezon të vogël të periudhave pas prehistorike. Tek Muzeu Arkeologjik Kombëtar ka rreth 1.200 objekte të ekspozuara, shumica me përkatësi nga epokat e neo-eneolitike, bronzit dhe epokës së hekurit.

16


M U ZE U ORI ENT AL “ BRATKO” Muzeu i Artit Oriental “Bratko” u çel në qershor të vitit 2003 duke përmbushur ëndrrën e Dhimitër Mborjes (1903-1990), artist, fotograf dhe koleksionist artit aziatik dhe antikuareve. Mborja ka lindur në Korçë, ndonëse ai udhëtoi shumë nëpër botë dhe u vendos në Amerikë gjatë pjesës më të madhe të jetës së tij. Në këtë muze ekspozohen 432 objekte si: piano, altar kinez, veshje për gra japoneze, funde e rripa kineze, shpatë indoneziane, medalje europiane, piktura japoneze, fotografi të ndryshme, të cilat Mborja i ka realizuar kur shërbente në Ballkan me mision të OKB-së. Pamjet fotografike janë krejt të veçanta.Ato tregojnë historinë shoqërore e kulturore menjëherë pas luftës si dhe rolin e rëndësishëm që luajti gjeneral Macarthuri në rindërtimin ekonomik dhe institucional të Japonisë. Arkivisti Zobel për Mborian thotë: “Ai ishte një gjeni. Ai erdhi në këtë vend pa asgjë dhe me punën e tij arriti të bëhej i famshëm. Kjo mjafton për të treguar karakterin e tij të fortë”.

17


M U Z E U “GJON M I LI ” Fotografi amerikan me origjinë shqiptare Gjon Mili, tani ka një kënd muzeal në qytetin e origjinës së tij Korçë. 15 foto të realizuara nga fotografi me famë botërore, janë ekspozuar në ambientet e brendshme të Qendrës Kulturore “Vangjush Mio” në një sallë të veçantë. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Gjon Mili u lind më 24 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5 vjeçare familja e tij emigroi në Rumani. Atje Mili ku kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19 vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

18


T U M A E KAM ENI C ËS Tuma ilire e Kamenicës, në qytetin e Korçës rezulton të jetë një nga vendvarrimet më interesante të zonës së Ballkanit. Gjetja e rrallë e skeletit të një gruaje ilire me skeletin e një fëmije në barkun e saj (3 mijë vjet p.e.s) dhe skeleti i një burri në moshë të pjekur, ja shton edhe më shumë vlerat kësaj qendre arkeologjike. Tuma me diametër 74 metra x 40 metra është zbuluar në rreze të një kodre, rreth 3 km, larg Korçës dhe gjate tre viteve te gërmimit në të janë gjetur rreth 210 varre. Ka mjaft të dhëna interesante në këtë monument arkeologjik sepse zbulohet një pjesë e jetës shpirtërore, materiale, zakonet dhe ritualet e banoreve ilirë që nga shekulli X deri ne shekullin e VI para erës së re.

19


» VIZITO

K O R ÇËN

» Zbulo Korçën | Guida Udhëzuese

6


P A Z A R I I V J E T Ë R I K O RÇ ËS Pazari është objekt me vlera të hershme historike, kulturore e artistike. Karakterizohet nga ndërtesa një dhe dy katëshe, rrugica të ngushta e një stil ndërtimi që tërheq vëmendjen e vizitorëve. Në shekujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Ai ka qenë i shquar për hanet e vendosur njëri pas tjetrit ku ia vlen të veçohet Hani i Elbasanit dhe Hani i Manastirit, të cilët shërbenin si fjetore për njerëzit që vinin nga jashtë qytetit. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi, lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti e kalonte lumin mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngriheshin dyqane. Pazari është djegur tri here, por është ndërtuar sërish. Pazari i Vjetër iu nënshtrua rikonstruksionit të plotë në vitin 2015, duke u shndërruar në një qendër të rëndësishme historike, ekonomike dhe turistike të qytetit dhe gjithë rajonit, një investim i cili tjetersoi imazhin e këtij pazari dhe i riktheu atij vlerat historike.

21


PA R KU R INIA Parku “Rinia” është parku urban më i madh i qytetit, me një sipërfaqe afërsisht 9 ha. Në këtë park mund të shijosh galerinë e hapur të skulpturave të artit modern në gur. Rikonstruksioni dhe rimodelimi i plotë i shesheve urbane përgjatë parkut, e ka shdërruar këtë park në ambientin çlodhës më të frekuentuar për të gjitha grupmoshat. Krijimi i një amfiteatri të hapur në park, ndikon edhe në rigjallërimin e jetës artistike në qytet dhe tërheqjen e rreth 50.000 turistëve çdo vit.

22


K A T E D R A LJ A “RINGJ A LLJA E KRI SHTI T” Katedralja është ndërtuar në vitin 1994, dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë dhe më e madhja në Shqipëri. Katedralja “Ringjallja e Krishtit” karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, ka tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.

23


X H A M I A E I LI AZ BEJ M I R AH ORIT K U L L A E S AHAT I T , K OP SH TI I PARAJ SËS Eshtë xhamia më e vjetër në Shqipëri është njëkohësisht edhe monumenti më i vjetër i qytetit. Daton në vitin 1496, atëhere kur qyteti filloi të funksiononte si njësi administrative dhe mban emrin e Iliaz Bej Mirahorit (Ilia Panariti). Xhamia mbart vlera historike, kulturore, fetare dhe arkitektonike. Është xhamia e parë me kube e ndërtuar në Shqipëri. Në brendësi është e lyer me të bardhë dhe ka disa piktura të Mekës dhe Medinës në mur. Kulla e Sahatit e rindërtuar në vitin 2015 së bashku me rikonstruksionin e Sheshit para Xhamisë “Kopshti i Parajsës” përbën një vlerë të shtuar për Korçën, duke nxjerrë në pah trashëgiminë kulturore dhe arkitekturore të saj. Rikonstruksioni i kullës historike të Sahatit dhe Sheshit para Xhamisë krijon një ansambël harmonik midis Pazarit të Vjetër të qytetit dhe kësaj zone.

24


S H T Ë P I A R U M U NE Shtëpia Rumune, e pozicionuar në Zonën Këmbësore të qytetit të Korçës, përfaqëson një nga ndërtesat më të rralla nga pikpamja arkitekturore, e cila e ka marrë emërtimin e saj të veçantë nga një familje rumune që jetoi aty në fillimet e saj, ndonëse arkitektura nuk e lidh aspak me Rumaninë.

25


K U L L A P ANORAM I K E S H E S H I P ARA T EAT RI T “ A N DON Z . ÇAJ UPI” Kulla Panoramike është një vepër arkitekturore e pozicionuar në Sheshin para Teatrit “ Andon Z. Çajupi”, e cila iu jep mundësinë qytetarëve, por edhe vizitorëve të shohin nga lart lagjet tradicionale, Pazarin e Vjetër të Korçës,Varrezat e Dëshmorëve etj. Sheshi para teatrit dhe Teatri “Andon Z. Çajupi”, si rezultat i rikonstruksionit të plotë ofron një teatër modern, si edhe një hapesirë të re funksionale dhe publike për të gjithë qytetarët e Korçës.

26


Z O N A KË MBËSORE Kthimi i Bulevardit “Shën Gjergji” në Zonë Këmbësore, si edhe zgjerimi dhe rikonstruksioni i Sheshit para Katedrales, e ka shndërruar Korçën në një qytet me një stil tërësisht të veçantë dhe plot hapësirë për ata që duan ta jetojnë në këtë qytet. Ky projekt gjithashtu ka krijuar infrastrukturën e përshtatshme për ta kthyer qendrën e qytetit në një qendër tregtare dhe biznesi, ku ndodhen edhe pjesa më e madhe e institucioneve publike në qytet si Muzeu “Gjon Mili”, Muzeu i Arsimit, Shtëpia e Themistokli Gërmenjit etj. Në këtë zonë ndodhet edhe hija në mozaik e Katedrales së Shën Gjergjit, ndërtesë me rëndësi historike, e cila u shkatërrua totalisht së ekzistuari gjatë fushatave antifetare të vitit 1968.

27


L Ë N D I N A E LOT ËVE Njihet si vendi i përcjelljes së mërgimtarëve në shek. XIX. Korça është qyteti i vetëm që ka një vend të tillë që ruhet, dedikuar zanafillës së mërgimit, kur “aty ku mbaronte qyteti” mes qirinjve dhe lotëve, gratë prisnin burrat e ikur, ose lajmin se janë gjallë dhe mirë. Gjatë shek. XIX, kjo lëndinë u kthye në tempullin e mërgimtarëve. Kur Korça kishte jo më shumë se 12 mijë banorë, "Lëndina e Lotëve" ishte vendi ku ndaheshin rrugët. Një shekull më parë, kjo lëndinë ndodhej buzë rrugës për në Manastir dhe Selanik, prej nga ku shqiptarët nisën mërgimin drejt Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Amerikës. Mërgimi do të mbante gjallë jo vetëm ekonominë e qytetit, por edhe do të ndikonte në kulturën e vendit duke sjellë në vend atë që sot ka mbetur si trashëgimi nga e shkuara. Lëndina e Lotëve që edhe sot mban të njëjtin emër, lëndinë ku dikur qahej, sot është një hapësirë rekreative për qytetarët.

»

28


B A S H T A “T HEM I ST OK LI GËR MEN J I” Njihet edhe si “Bashta Themistokli”. Në këtë park ndodhen monumenti i Themistokli Germenjit, vendqëndrimi i Bandës së Qytetit si dhe Biblioteka e Fëmijëve dhuruar nga filantropi Thoma Turtulli. Themistokli Gërmenji është patriot i njohur, pjesëtar i lëvizjeve për liri e demokraci që ka ndihmuar qeverinë e Ismail Qemalit. Pas emigrimit u kthye në atdhe e luftoi me forca të armatosura kundër synimeve aneksuese të trojeve shqiptare. Ka qenë kryetar i Këshillit Administrativ të Republikës Autonome të Korçës (1916). U dënua me pushkatim në Selanik (Greqi) nga një gjyq i forcave ushtarake franceze.

29


B U L E V A RD I RE P U B L IK A Ky bulevard konsiderohet si monument kulture për shtëpitë karakteristike me kangjella, pemët e lulet e sezonit. Ndryshe njihet si “bulevardi i xhiros”, sepse është vendi kryesor i shëtitjeve në mbrëmje. Në këtë bulevard gjenden shumica e bareve të qytetit.

30


LA GJE T M E K A L L D RË M Historia e Korces është shkruar për rrugicat me kalldrëm mbi gurët mbi të cilat qëndron dhe zanafilla e qytetërimit. Atje ky shtëpitë karakteristike, sipas stilit Italian vazhdojnë ti qëndrojne kohës por në të njëjtën kohë kanë ndjerë dhe dorën e investimeve. Nje nga zonat me te bukura qe korcaret krenohen jane lagjet e vjetra te korces ( Lagjia 1,2 dhe 3), me rrugicat me kalldrem me shtepite e bukura te rrethuara me kangjella. Lagjet e vjetra të Korçës gjenden në lindje të qytetit, mbrapa Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, në hyrje të bulevardit “Republika” dhe atij “Shën Gjergji”. Në përgjithësi shtëpitë e vjetra janë të mirëmbajtura dhe e meritojnë të vizitohen. Në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të XX me pasurimin e borgjezisë, kontrasti në mes të zonës së vjetër të qytetit, që shtrihej në lagjet Penço e Manço (zonat mbi monumentin e Luftëtarit Kombëtar) u bë mjaft i dukshëm. Ndërsa, në anën e vjetër të qytetit binte në sy urbanistika tipike e qendrave mesjetare ballkanike me rrugica të ngushta me dredha dhe me banesa të ulëta, të pasistemuara, në lagjet e pjesës së re rrugët ishin të drejta dhe formonin parcela ndërtimi.

31


S H E S H I I M IT RO P O L IS Ë Sheshi i Mitropolisë, i ndodhur ne Lagjen 3, një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, një zonë e mbrojtur nga instituti i monumenteve të kulturës “Ansambel Arkitektonik”, jo vetëm per shkak te stilit unik arkitekturor qe daton ne shekujt me perpara deri ne fillim të shek të XIX, por dhe për rregullsinë e ndërtimeve , çative me tjegulla, shtëpi jo më të larta se tre kate. Kjo zonë është një zonë e rëndësishme pasi atje ndodhet dhe një objekt kulti shumë i rëndësishëm që shpalos vlerat fetare ndër shekuj të qytetit të Korçës. Për shkak të shtrirjes së saj kjo zonë ofron hapësira për të organizuar evente dhe aktivitete kulturore me në qendër traditen, duke pasur parasysh që atje jetojnë familje korçare me tradita dhe zakone të trashëguara brez pas brezi. Rivitalizimi i zonës do të ndihmojë dhe te zhvillimin dhe mbrojtjen e traditave korçare qytetare.

32


ÇE ZMA E A M Z O S Sheshi i Çezmës së Amzos dhe ansambli i fasadave rreth tij ndodhen në zemër të lagjeve 11 dhe 12 të qytetit të Korçës të cilat kufizohen nga Bulevardi "Republika" dhe Bulevardi "Gjergj Kastrioti". Lagjet janë relativisht të reja të krijuara në fund të shek XVIII, dhe fillim të shek XIX. Kanë rrjet kuadratik të rregullt,rrugica të shtruara me kalldrëm dhe përbehen nga banesa karakteristike korçare. Arktitektura e tyre ka ndikim otoman.

»

33


F ABRIKA E B I R R A K O R ÇËS Fabrika e Birra Korçës u ndërtua në 1929-ën sipas projektit të sjellë nga investitori Italian Umberto Umberti në vitin 1928 së bashku me Selim Mborjen nga Mborja e Korcës. “SHA Birra Korça” u krijua kështu me një kapital prej 950 000 franga ari. Fabrika e Birrës përfundoi në vitin 1943. Pas Luftës së Dytë Botërore e me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, kjo fabrikë u shtetëzua sipas ligjeve të kohës. Fabrika prodhonte birrë bjonde, të zezë, ujin “Kristal” dhe akull. Proçesi teknologjik i prodhimit të birrës u realizua për herë të parë nga inxhinieri teknolog gjerman Herbard Xheralding dhe vazhdon të ruhet edhe sot. Nga pikëpamja ndërtimore është ruajtur koncepti arkitektural fillesar duke u pasuruar me elemente të të njëjtit stil. Linja teknologjike është bashkëkohore e vitit 2005, importuar nga Çekia.

34


» FE S TA D HE

P ANAIRE


FES TA E B IRRË S Aktivitetet e shumta të verës kulmojnë në muajin gusht, me festën më të madhe në qytet, Festën e Birrës, e cila organizohet që nga viti 2007. Mijëra vizitorë vendas dhe të ardhur nga jashtë Shqipërisë, kanë mundësi të shijojnë për 5 netë birrën e ftohtë, produktet tradicionale të Korçës dhe muzikën më të mirë. Argëtim, show, ritëm deri në orët e para të mëngjesit. www.festaebirres.com www.korcabeerfest.com

36


K A R N A V AL E T E K O RÇ Ë S Korça e njohur për karnavalet e famshme, e ka rikthyer këtë traditë duke e shndërruar në një nga festat më popullore të qytetit. Kjo festë organizohet në fillim të muajit qershor duke celur dhe sezonin turistik të Korçës. Trupa karnavalesh vendase dhe të huaja parakalojnë me madhështi para mijëra qytetarëve dhe vizitorëve, që bëhen pjesë e kësaj feste të paharrueshme. Nuk ka karnavale pa Karnavalet e Korçës.

37


PA N A I R I I P RA NV E RË S Në çelje të sezonit pranveror, Bashkia Korçë organizon Panairin e Pranverës, i cili shoqërohet nga një sërë aktivitetesh të ndryshme artistike e kulturore. Në Zonën Këmbësore të qytetit, nuk mungojnë aktivitetet për fëmijë, ekspozitat, grupet e muzikës dhe të kërcimit, për të vazhduar me koncerte të ndryshme. Pjesë e aktiviteteve të larmishme që zhvillohen përgjatë dy javëve, është edhe Panairi i Poçerisë, që zhvillohet tek sheshi përpara Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, gjatë të cilit ekspozohen dhe tregëtohen punime interesante të poçerisë tradicionale.

38


FES TA E L A K RO RIT Festa e Lakrorit organizohet çdo vit, ne muajin korrik, nga Bashkia Korçë me qëllim gjallërimin e jetës turistike si edhe ruajtjen e traditës së gatimit tradicional edhe në atraksionet turistike që i bashkohen qytetit të Korçës. Gjatë festës, amvisat demonstrojnë përgatitjen e lakrorit para syve kureshtarë të vizitorëve që mezi presin të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç. Gjatë gjithë aktivitetit, nuk mungojnë edhe tingujt e serenatave korçare, duke gjallëruar akoma më shumë atmosferën festive.

39


F E S T A E MOLLËS P A N A I R I I U SHQI M EVE TR ADICION ALE Festa e Mollës, ka si qëllim promovimin e produktit vendas, mollës dhe nënprodukteve të saj. Mbledhja e mollëve nëpër ferma të ndryshme në zonat që dallohen për prodhimtarinë e mollës, krijon një mundësi argëtimi për turistët vendas dhe të huaj. Me pjesëmarrjen e fermerëve të rajonit, realizohet një panair, ku të gjithë pjesëmarrësit reklamojnë mollët si edhe produkte të tjera kulinarie si verë, reçel, liko, prevede, ëmbëlsira me mollë etj.

40


PA N A I R I I F U ND V IT IT Me sloganin “Festojmë edhe në dimër!”, dhe nën dekorin e mrekullueshëm që vesh qytetin në muajin dhjetor, Korça organizon Panairin e Fundvitit, të vetmin e këtij lloji në Shqipëri. Atmosferës festive, i shtohen shtëpitë e drurit, lodrat, ëmbëlsirat, pijet tradicionale (vera e nxehtë), mollët e pjekura, gështenjat, muzika në shesh, ekspozita të hapura e të tjera. Në qendër të qytetit, Shtëpia e Babagjyshit mirëpret të gjithë fëmijët ta vizitojnë e të bëjnë foto me babagjyshin. Pista e Patinazhit është një tjetër mënyrë argëtimi për të gjithë ata që zgjedhin t’i festojnë në Korçë festat e fundvitit.

41


FE S T I V AL I I DI M RI T Eventi që çdo fillim dhjetori çel sezonin dimëror në Korçë, organizuar nga BID KORÇA me mbështetjen e Bashkisë Korçë dhe Fondacionit ShqiptaroAmerikan për Zhvillim (AADF). Me një dekor të pasur festiv, koncerte dhe shumëllojshmeri aktivitetesh të organizuara në Zonën BID dhe tek Pazari i Vjetër, Korça mirëpret një numër të konsiderueshëm vizitorësh gjatë stinës së dimrit dhe i ofron qytetarëve atmosferën festive të fundvitit.

42


» ART & KULTU R Ë


S I M P O ZI UM I NDËRK OM B ËTAR “ SK U L P T URA E P ARK U T ” Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar realizohet përgjatë dy javëve të muajve të verës në Korçë. Skulptorë nga vende të ndryshme të botës vijnë në qytetin e Korçës dhe skalitin veprat e tyre në gur. Të gjitha skulpturat e tyre i dhurohen qytetit. Organizimi i përvitshëm i këtij simpoziumi, synon ta kthejë Parkun Rinia të qytetit në një muze të hapur të artit bashkëkohor.

44


K O L O N I A NDËRK OM BËT A R E E P I K T O R Ë VE “ DI T ËT E M IOS” Kolonia e piktorëve, që zhvillohet në Korçë gjate muajit tetor mban emrin e piktorit të famshëm korçar, Vangjush Mio. Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasurinë që mbart, e cila është mjaft frymëzuese për të ushtruar talentin e tyre. Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit. Piktorë nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj kolonie, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetet kulturore në qytet dhe jo vetëm.

45


K O KO F E ST Edicioni i tretë i Koko Fest ka erdhur si një maratonë artistike në qytetin e Korcës. Festivali i Komedisë i cili ngjit në skenë interpretime të larmishme nga trupat e aktorëve të gjithë vendit prej mbrëmjes së parë ka nisur me sukses. Trupat pjesëmarrëse në këtë edicion përvec interpretimeve kanë gjallëruar me performancen e tyre disa nga ambjentet e qytetit duke krijuar një kornizë më të gjerë artistike në qytetin e Korcës.

46


K O R ÇA KU LT Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Me rastin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Korçë organizon gjatë muajit shtator Festivalin Multikulturor Korça Kult, i cili ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Korçës. Programi përfshin një larmi aktivitetesh artistike, kulturore, sportive, për të gjitha grupmoshat si vizita falas në muzeumet e qytetit, ekspozita nga piktorë të rinj të talentuar, ekspozita fotografike, nata e poezisë, aktivitete argëtuese për fëmijët, lojra sportive etj.

»

47


FE S T I VALI I K ABASË Festivali Kaba 2.0 sjell në qytetin e Korcës një atmosferë unike përmes muzikës folklorike të përshtatur në zhanre bashkëkohore. Teksa është zhvilluar në Pazarin e Vjetër të Korcës, muzika dhe trashëgimia kulturore janë bërë bashkë në një takim të vecantë duke sjellë për të performuar emra artistësh të famshëm në Shqipëri. Gjatë edicionit të parë të festivalit Kaba 2.0. ka marrë pjesë për herë të parë kantautori Italian, Vinicio Capossela, kompozitori dhe pianisti Robert Bisha etj. Në ambjentet e "Hanit të Elbasanit" festivali i cili në thelb gjallëron trashëgiminë tonë kulturore, për mëse një orë ka sjellë një repertor të përzgjedhur i cili nxjerr më pah elementët më të vyer të muzikës sonë. Dita përmbyllëse e festivalit është ndjekur me interes nga të gjithë të apasionuarit e kësaj muzike të vecantë duke ngjallur emocione dhe përjetime si rrallëherë.

48


» AVENTU R A NË

N AT YR Ë


M AL I I M ORAVËS Ndodhet në lindje të Korçës me lartësinë më të madhe 2042 m (maja e Badaroshit), me gjatësi 30 km e gjerësi 10 km. Shtrihet midis fushës së Devollit në lindje, fushës së Korçës në perëndim, grykës së Cangonjit në veri dhe Qafës së Kazanit në jug, e cila e ndan nga Gramozi. Lartësitë mbizotëruese janë 1000-1500 m, me disa maja më të larta si Maja e Lartë (1878 m), Guri i Capit (1573 m) etj. Pjesa veriore ka dy kurrize që ndahen nga disa zgjerime, ndërsa pjesa jugore ka karakterin e një malësie, me forma të relievit akullnajor. Nga Morava burojnë disa përrenj që derdhen në Devoll dhe Osum.

50


P AR KU KOM BËT AR B RE D H I I DRENOVËS Ndodhet në Qarkun e Korçës. Sipëfaqja aktuale është 1,380.00 ha. Park me rëndësi të veçantë për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vëndit tonë me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazoret e mëdhenj, si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike.Zonë e peizazheve tërheqes me potenciale të mëdha për turizëm natyror e kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjendja aktuale është teper e rëndë për shkak të dëmtimeve nga zjarret.

51


K O D R A T E QYT ET I T Rrëze maleve të Moravës shtrihen kodrat e qytetit që përbëjnë kurorën e tij. Afërsia që kanë me qytetin u jep atyre pamjen e nje ballkoni me pika mjaft tërheqëse. Gjatë periudhes së dimrit këto kodra mbulohen nga bora dhe përbëjnë një avantazh për zhvillimin e turizmit alpin dhe gjatë verës për zhvillimin e turizmit malor dhe atij të ekskursioneve.

52


G U R I I C J A P IT Guri i Cjapit ndodhet në brendësi të Parkut të Bozdovecit, në fshatin Drenovë të Korçës. Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë; ngjan me një deve të ulur në tokë. Emrin e ka marrë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb.Gjatësia e këtij guri është 20-25 metra, gjerësia është 5-10 metra, dhe gati po kaq është lartësia.Përbëhet nga shkëmbinj konglomerat të modeluar nga erozioni dhe era. Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Korçës-Drenovë-Bozdovec.

53


» KO R ÇA ME

B IÇIKLETË


K O R ÇA M E B IÇ IK L E T Ë Pedalimi është një prej alternativave më joshëse, që të ofron Korca. Është koha ta zbuloni magjinë e saj nëpërmjet 19 itineraresh, 864 kilometrashpedalim në qytet e përmes fushash pjellore bujqësore, breg liqenesh mahnitës, majash që të ndalin frymën dhe peisazhe piktoreske që të ngelen në kujtesë.

55


PE D A L I M I I V O S K O P O J ËS

» DISTAN CE 18 KM

Pedalimi i Voskopojës ka gjatësi 18 km. Niveli i vështirësisë është mesatar dhe i lartë, lartësitë variojnë nga 832.1 m në 1253.5 m mbi nivelin e detit. Rruga është e asfaltuar. Përgjatë segmentit Korçë – Voskop do të pedaloni ne një terren fshor ku pjesën më të madhe e zënë parcelat e kultivuara me pemëtarinë e larmishme të kësaj zone. Nga Voskopi fillon ngjitja drejt Voskopojes. Në fund të rafshnaltës ku te sjell ngjitja, rrethuar mes malesh, strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendur e të përjetshëm do të gjeni Voskopojën. Vendbanimi mesjetar i famshëm për akademinë, biblotekën dhe shtypshkronjën, që datojnë që nga vitet 1700. Në këtë fshat do të keni mundësi të vizitoni edhe numrin e madh të kishave dhe manastirëve si dhe natyrën çlodhëse dhe shërbimet turistike.Voskopoja ka shërbyer si muzë për shkrimtarët, studiuesit, historianët dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës dhe nxitjes së turistëve. Një ndalesë që mbetet në kujtesë.Rruga e kthimit është një zbritje e qetë në sfond të së cilës qëndron vazhdimisht Morava dhe poshtë saj, Fusha dhe qyteti i Korçës.Itinerari është i përshkueshëm nga çdo lloj biçiklete.

56


P E D A L I M I I P A S D IT E S

» DIS TAN CE 15 KM Pedalimi i Pasdites përbën një itinerar të vështirësisë së mesme gjatësia e të cilit është 15 km, i gjithi i shtrirë në rrugë të asfaltuara.Nisja fillon nga qyteti i Korçës dhe arrin lartësinë maksimale 1305 m gjatë ngjitjes së Malit të Moravës.Nisesh drejt Ersekës dhe pas 3 kilometrash kthehesh majtas në rrugën e Drenovës. Rruga të merr mes për mes Drenovës simpatike dhe të ngjit më pas drejt lagjeve fundore të Mborjes, për të dalë tek Kisha e Ristozit, monumenti më i vjeter i kultit në Qarkun e Korçës, dhe për të vazhduar më pas me një ngjitje jo dhe aq të lehtë drejt Kodrave të Kenedit. Në atë nivel pedaluesi ka dy alternativa: të ngjisë djathtas deri në majë të Moravës në Shën’Dëllinë e Mborjes apo të zbresë drejt Korçës. E para është shumë interesante sepse të ofron ndoshta pamjen më të mirë të qytetit dhe Fushës së Korçës. Do gjunjë të fortë gjithsesi. E dyta, të jep mundësinë të shijosh perëndimin me puls të qetësuar e më pas të zbret brenda 5 minutash në shtëpi.

57


PEDALIMI MOLLËVE

» DISTAN CE 22 KM Pedalimi i mollëve ka gjatësi prej 22 km dhe lartësi që varion nga 832 m deri në 903 m. Relievi është fushor dhe i pasur me toka bujqësore ku spikat pemëtaria dhe në veçanti molla nga e cila ky pedalim ka marrë edhe emrin. Nisja fillon nga qyteti i Korçës, ndjek për pak kilometra askin nacional që lidh me Ersekën, pastaj devijon djathtas dhe kalon përmes tokave bujqësore në perëndim të qytetit. Rrugëtimi vijon përmes fshatrave Qatrom, Polenë, Voskop, Goskovë, Turan dhe Ravonik. Ky pedalim ka vështirësi të ulët referuar relievit përgjithësisht fushor, dhe rrugës së asfaltuar. Kjo e fundit bëhet gjithmonë e me piktoreske ndërsa i afrohesh Polenës, të cilën e dallon nga larg. Është një itinerar i cili i përshtatet grupmoshave të ndryshme pa ndonjë përgatitje specifike atletike aq sa mund ta quajmë një rrugëtim për gjithë familjen. Gjatë rrugës, në pranvere mund të shijosh lulëzimin e mollëve dhe qershive, në verë freskinë e hijeve dhe të mëngjeseve, ndërsa në vjeshtë vjeljen e frutave dhe ngjyrat e pragdimrit. Gjithashtu mund të ndalosh në Polenë ose në ndonjë nga lokalet e Voskopit për të shijuar pushimin e pedalimit, këmbyer ndonjë .alë me vendasit dhe vazhduar më pas drejt Korçës.

»

58


C F AR Ë MU ND T Ë BËSH N Ë KOR ÇË?

Vizito Zonën Këmbësore dhe Kullën Panoramike Vizito Muzeumet e Qytetit Shijo trashëgiminë kulturore të Pazarit të Vjetër Clodhu dhe pedalo në Parkun Rinia Vizito lagjet me kalldrëm dhe shtëpi karakteristike Shijo ushqimin tradicional në restorantet e qytetit Kalo një mbrëmje në fundjavë nën tingujt e serenatave Mos humb jetën e natës në baret e qytetit Shëtit në kodrat panoramike të qytetit Ndalo dhe shiko një film tek Kinema Majestik Imperial Vizito Fermën e Bletëve “Morava”

59


» ZB U LO

VO SKO PO JËN



P O ZI T A G JEOGRAF I K E Voskopoja ndodhet midis Gorës dhe Oparit (20km). Fshati është i rrethuar nga kodra të larta dhe nga pyje me fiere. Klima në këtë fshat është me verë të freskët dhe dimër të ftohtë e me reshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine. Këtu ndodhen edhe disa pista natyrale për ski. Ky fshat njihet për ajrin e pastër dhe forcën kuruese të sëmundjeve të frymëmarrjes. Ky fshat mund të quhet një perlë e peizazhit shqiptar. Historia e Voskopojës fillon të shkruhet në shekullin e XIV, por ky fshat nuk kishte fituar famë deri në shekullin e XVII kur progresi në kulturë e edukim u bë i njohur. Voskopoja ka pasur 24 kisha me afreske nga më të bukurat sot ekzistojnë, mbijetojnë vetëm 7 prej tyre.

62


HI S T O R I KU Voskopoja, dikur një qëndër e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe artit, njohu ritmin e tregëtisë së kohës me qendra të tjera të rëndësishme të Shqipërisë, Ballkanit dhe më tej. Tregëtia me perëndimin dhe lindjen, si një udhëkryq ku takoheshin kulturat e kohës, i dha zhvillim të gjithanshëm qytetit. Themelimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1330, nga një komunitet vllah, duke u banuar edhe nga shqiptarë, ndërsa Kisha e Shën e Premtes, e ndërtuar në një kodër, ishte kisha më e vjetër (sot e rindërtuar mbi rrënojat e kishës së djegur), rreth së cilës u ndërtuan edhe shtëpitë e para. Arkitektura e kishave, mjeshtrat e ikonave dhe afreskeve si David Selenica, vëllezërit Zografi nga Korça, Konstandin Ieromonaku, mjeshtër për ikonostaset është ende kjo pasuri, që i ka rezistuar kohës, luftrave, dëmtimit nga dora e njeriut, si dëshmimtare unike e atij qytetërimi, janë ato të cilat tregojnë vlerat e saj të papërsëritshme. Voskopoja tregoi interes të veçantë për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit bizantin të kohës. Duke patur një status të veçantë për kohën nën Perandorinë Otomane, voskopojarët mundën të ndërtonin dhe të zhvillonin strukturat jetike për një qytet. Prandaj ndërtimi i kishave të stilit bizantin, të vizitueshme edhe sot për afresket origjinale, për arkitekturën e tyre dhe harqet apo kupolat e pikturuara (24 kisha gjithsej dhe manastiri i Shën-Prodhromit), ende mahnisin vizitorët e shumtë. Themelimi i “Akademisë së Re”-shkolla, që edukoi mijëra studentë dhe i strehoi në konviktin e saj, shtypshkronja e parë në rajon, pas asaj të Kostandinopojës si një gur themeli për qytetin, që nxori në dritë botime të shumta, duke ndihmuar zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe artit, bibliotekë të pasur me libra filozofësh, dijetarësh të mëdhenj evropianë, me jetimore, shtëpi karakteristike me gurë, ura, rrugë me kalldrëme, etj. Duke qenë një qendër e rëndësishme kulturore në rajon, gjuhët e folura në Voskopojë janë disa, si arumanishtja, shqipja dhe greqishtja, kjo e fundit si gjuha e kulturës së kohës.

63


Z A K O N E D HE T RADI T A Voskopoja në vite u zhvillua dhe vazhdoi të ruajë zakonet, historinë dhe traditat e krijuara prej kohësh.Njëzetë e katër kishat e saj u kthyen në qëndra të rëndësishme edukimi liturgjik, të ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe, të ruajtjes së trashgimisë kulturore, të dokeve dhe zakoneve. Voskopoja dallohet për përgatitjen e punimeve të dorës bazuar në mjeshtërinë lokale dhe burimet natyrore, veçanërisht për punimin e drurit, thurrjen e veshjeve te leshta e shumë punime të tjera me vlerë. Me bibliotekë, akademi, me trotuare me kalldrëm, me shumë piktorë të shquar të kohës si David Selenica, Kavalioti, Grigori etj, me traditë të pasur popullore e me zejtari, Voskopoja, tashmë është një kryeqëndër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore.

F E S T A T T R ADI C I ONALE Sezoni turistik në Voskopojë hapet me festën dhe panairin që organizohet në datën 24 Qershor të çdo viti në Manastirin e Shën Prodhromit, në Voskopojë. Evente të tjera festive janë edhe Dita e Verës, Krishtlindja, etj.

G AT I M E T RADI C I ONALE Sezoni i verës në Voskopojë është gjithmonë e më atraktiv për turistët e shumtë. Mjafton të dalësh shëtitje mëngjeseve apo mbrëmjeve, për të thithur ajrin e freskët, për të shijuar ujin e burimeve apo çezmave të shumta nëpër fshat, për të bërë kamping apo ekskursione. Larg zhurmës, larg vapës, pluhurit apo angazhimeve në punë, në Voskopojë gjen edhe gatimet tradicionale të zonës. Nuk mund të largohesh pa shijuar lakrorin në saç, qengjin në hell, rakinë e kumbullës, petullat e fshira, petkat, petanikun, kulaçin, etj.

64


K I S H A T E VOSK OP OJËS Nga 22 kishat e dikurshme kanë mbetur në këmbë në Voskopojë ende pesë kisha dhe një manastir jo shumë larg fshatit të sotëm. Kishat, të gjitha të tipit bazilikë, janë dëmtuar shumë jo vetëm nga plaçkitjet dhe vandalët, por edhe nga dy luftëra botërore, gjatë të cilave u shndërruan deri në depo municioni. Një tërmet i fuqishëm që goditi zonën në vitin 1960 i shtoi edhe më shumë dëmet.Vitet e fundit kishat dhe manastiri i Voskopojës janë restauruar.Vizitën e tyre mund ta nisni që në qendër të fshatit, ku do të shihni kishat e para të saj. Bëni kujdes! Për t’i vizituar ato duhet më parë të takoni kujdestarin e tyre që banon diku në qendër ose, akoma më mirë, priftin e fshatit.Përgjithësisht të gjithë banorët janë njerëz mikpritës dhe të qeshur.Të gatshëm t’ju ndihmojnë për çdo gjë. Një këshillë: kudo nëpër Voskopojë mund të udhëtoni me makinë, porse do ta ndjeni veten më mirë sikur vizitën e kishave ta kryeni në këmbë. Do të kini rastin jo vetëm të shijoni historitë e vjetra kishtare, por edhe të shijoni jetën e vërtetë dhe natyrën voskopojare. Kishat e sotme të Voskopojës janë:

K I S H A E SHËN AT HANAS IT Kisha e Shën Athanasit është ndërtuar mbi kodrën me të njëjtin emër, e cila ka shërbyer edhe si varrezë e qytetit të Voskopojës. Kisha e Shën Athanasit është kisha e katërt e të njejtit tip, bazilikë me mbulesa të kurbëzuara, e ndërtuar në Voskopojë. Kisha është ndërtuar gjatë viteve 1721-24, ku më 1721 ka përfunduar naosi dhe më 1724 ka përfunduar arkada. Narteksi është rrënuar nga tërmeti i vitit 1960. Pikturimi i naosit dhe arkadës ka përfunduar në qershor të vitit 1745 nga vëllezërit Konstantin dhe Athanas nga Korça.Pikturat e naosit dallohen për programin ikonografik tepër të vaçantë, ku prezantohet një cikël tepër i zgjeruar me skena të shumta të martirizimit të shenjtorëve dhe ku trajtimi i hollësishëm deri diku makabër i torturimit të tyre tejkalojnë fantazitë e shikuesit. Në pikturat e arkadës vëllezërit Konstantin dhe Athanas kanë prezantuar me mjeshtëri një cikël të zgjeruar të Apokalipsit, i cili konsiderohet si cikli më i plotë i prezantuar në afreske deri në atë periudhë.

65


M A N A S T I RI I SHËN P RODH ROMIT Manastiri i Shën Joan Pararendësit (Prodromios) është themeluar në shekullin 14-të dhe gjatë periudhës së lulëzimit të Voskopojës, në shekujt 17-të e 18-të, u bë një nga mbështetjet më të fuqishme ekonomike dhe eklesiastike të Arkipeshkopatës së Ohrit. Kisha e këtij manastiri është ndërtuar më 1632 sipas tipit Athonit, trekonkësh, me plan në formë kryqi mbuluar me një kupolë të vendosur mbi një tambur të lartë. Interieri i kishës u dekorua me piktura në vitin 1659.Narteksi i kishës është ndërtuar dhe pikturuar nga fundi i shek. XVII, ose fillimi i shek.XIII. Konakët e manastirit dhe vetë kisha u dëmtuan rëndë nga bombardimet e nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

K I S H A KAT EDRALE

“ F JE TJ A E S H ËN MARISË”

Kjo është kisha më e madhe në Voskopojë dhe ka shërbyer si katedrale e qytetit të dikurshëm.Është ndërtuar rreth vitit 1699 duke servirur një kombinim të përkryer të planit bazilikal me mbulesat e kurbëzuara, me harqe dhe kupola.Kisha është pikturuar më 1712 nga tre piktorë nga krahina e Agrafas në Greqi, Theodhori, Anagnosti dhe Steriani.Pjesë e kishë së Shën Marisë ishte edhe kishëza e Shën Marenës, sot e shkatërruar.Ndërkohë, nga tërësia e ndërtimit të dikurshëm, naosi dhe kambaneria janë ende në këmbë. Në programin ikonografik, vëndin kryesor e zë “Hymni Akathist” dedikuar Shën Marisë, , nga 24 skena, po aq strofa sa edhe hymni.

K I S H A E KRYEËNGJËJVE GAB RIEL DH E MIH AEL Kisha e Kryeëngjëjve, Gabriel dhe Mihael, e njohur shkurt si kisha e “Shën-Mëhillit”, është e tipit bazilikal, me mbulesë të kurbëzuar, me afreske, paraqet një interest të vazhdueshëm për arkitekturën e saj. E ndërtuar në fund të shek. XVII, rreth vitit 1696, dhe e pikturuar në fillim të shek. XVIII, rreth 1722 nga një piktor i panjohur, vlerat e afreskeve të kësaj kishe janë të shkëlqyera dhe me vlera. Pjesë përbërëse e Kishës së Kryeëngjëjve, ishin edhe kishëzat e Shën-Spiridonit dhe Shën-Varvarës, të cilat nuk i rezistuan kohës apo shkatërimeve që pësoi Voskopoja në shekuj. Ndërkohë, pjesa e hajatit të kesaj kishe u shkatërrua nga tërmeti i vitit 1960, mund të vizitojmë ende naosin dhe pjesën e narteksit, si një nga kishat më të rëndësishme.

66


K I S H A E SHËN-K OLLI T Kisha e Shën-Kollit ndodhet në qëndër të Voskopojës dhe është kisha më e rëndësishme për arkitekturën e saj me të gjitha elementët e tipit bazilikal post-bizantin, që ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Kjo kishë i ka të gjitha: naosi, narteksti, arkada dhe kambaneria. Është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa kambaneria mendohet të jetë ndërtuar më vonë.Rindërtimi i fundit të saj është bërë rreth vitit 1936. Pjesë e Kishës së Shën-Kollit ka qënë edhe Kishëza e Shën-Efthimiut, në pjesën jugorë të saj, tashmë e shkatërruar plotësisht. Naosi është pikturuar rreth vitit 1726 nga David Selenica, një prej mjeshtrave më të mirë të shek. të 18-të. Stili i tij i përket shkollës tradicionale të artit të Paleologëve, e njohur edhe si shkolla Maqedonase. Ndërsa arkada është pikturuar rreth vitit 1750 nga vëllezërit Athanas dhe Kostandin nga Korça, të mbiquajtur Zografi. Ata kanë pikturuar skena të shumta nga cikli i Apokalipsit, për të dytën herë pas asaj të pasqyruar në kishën e Shën Thanasit (të dy ciklet nuk janë kopje të njëra-tjetrës, por secila paraqet veçori krijuese). Më 1960, pjesa e arkadës pësoi një dëmtim serioz për shkak të një tërmeti të fuqishëm, duke u shkëputur rreth 28 cm nga naosi. Ndërsa një ekspeditë restaurimi, e ndërmarrë në vitin 1962 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, për rikthimin në vënd dhe konsolidimin e saj bëri një punë të shkëlqyer dhe profesionale. Ikonostasi i kësaj kishe u punua mjeshtërisht nga Kostandin Ieromonaku rreth vitit 1722-1726, një nga mjeshtrat më të mëdhenj të punimit të ikonës në fillim shek. XVIII. Sot një pjesë të ikonave origjinale janë pjesë përbërëse e Muzeut të Artit Mesjetar, në Korçë.

67


CF A R Ë M UND T Ë BËSH N Ë VOSKOPOJ Ë? Vizito kishat dhe bazilikat e stilit post-biznatin në Voskopojë Eksploro shtigjet natyrore Shëtit nëpër rrugët karakteristike me gur të Voskopojës Mos humb një shëtitje me kalë Mos u largo pa shijuar ushqimet bio tradicionale të zonës dhe pijet karakteristike Kamping

68


» ZB U LO

VITHKU QIN


P O ZI T A G JEOGRAF I K E Vithkuqi ndodhet nëjugperëndim të qytetit të Korçës (26 km). Klima malore e këtij atraksioni turistik, e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë, është një klimë mjaft e shëndetshme.Popullsia përbëhet nga 965 banorë dhe 230 familje. Sipërfaqja e zonës është 195 km2 kuse lartësia mesatare 1230m. Pika më e lartë është Rrungaja 1750m. Relievi është i përthyer dhe i shumëllojshëm.Vithkuqi rrethohet nga male dhe kodra tërësisht të veshura me drurë dhe shkurre. Këtu e ka burimin lumi Osum, i cili përshkon gjithë relievin dhe formon një basen që përmbledh të gjitha ujërat e burimeve të shumta në këtë vend. Pranë fshatit ndodhet liqeni artificial i Gjançit, ku ka lloje të ndryshme peshqish. Vend të veçantë zenë kafshët e egra, si: ariu, ujku, dhelpra, drenusha, lepuri, macja e egër, etj; shpendët e egra dhe pyjet me ah, lis, pishë, etj. Në pyjet e zonës rriten shumë bimë medicinale si: dëllinja, trëndafili i egër, çaji i malit, lulebliri, zhumblica, mëllaga, lule basani, lule shtogu etj. Aty ka edhe një shkollë të mesme të përgjithshme, e cila mban emrin e vithkuqarit të shquar Naum Veqilharxhi.

70


HI S T O R I KU Vithkuqi është një vendbanim i lashtë ilir. Ndonëse pak i eksploruar ai daton si qendër e banuar nga periudha e parë e hekurit deri në shek.II p.e.s. Dëshmi për këtë janë kalatë që janë vendosur për të ruajtur trevën, si ajo e Boshanjit, Bellovodës dhe e Leshnjës, si dhe tumat në lagjet e vjetra të Vithkuqit: Qyran dhe Qyrshas. Në dokumenta ai përmendet si vendbanim në Principatën e Muzakajve, qysh në shek XV, por dokumenti më i rëndësishëm është që Vithkuqi ka qënë vendbanim qysh në shek XII-të, sepse në këtë kohë është ndërtuar dhe e para kishë në Vithkuq, ajo e Shën Thanasit, e cila daton në 1162-shin. Në regjimin osman Vithkuqi është regjistruar si pronësi myrk dhe më vonë vakëf i Mirahor Iljaz Beut (1484-1504). Regjistrimi i parë kadastral i 1568-1570 jep të dhëna se Vithkuqi ka pasur popullsinë më të dendur dhe janë të regjistruara 343 familje të krishtera. Në shek XVII-XVIII njihet si qytet i zhvilluar dhe në kulmin e lulëzimit të tij ka patur 24 lagje me një popullsi që luhatet nga 12000-15000 banorë. Përveç kishës së parë (Kisha e Shën Thanasit) aty ndodhen edhe 17 kisha të tjera, 3 manastire dhe një qendër Mitropolie. Ka ekzistuar një shkollë, sipas të dhënave, e barazvlefshme me atë të Voskopojës. Në vitet 1781, 1819, 1823 qyteti i Vithkuqit pësoi tre prishje të mëdha, të cilat e katandisën atë në një fshat të vogël me vetëm 13 familje. Rreth 1856-ës Vithkuqi e mori veten dhe u shfaq si një fshat me 150 shtëpi dhe me tri lagjet e sotme. Popullsia e Vithkuqit migroi e gjitha brenda dhe jashtë vendit, duke formuar dhe fshatra të shumtë me popullsi krejt vithkuqare (Mandrica në Bullgari, Lehova në Greqi, etj).

71


Z A K O N E D HE T RADI T A Vithkuqarët janë njerëz të dashur, të sjellshëm, me kulturë të trashëguar, por edhe të importuar nga Evropa, sidomos nga Amerika. Në familjet vithkuqare jetohet shumë mirë, sepse ambienti familjar është i ngrohtë, i pastër, i rregulluar bukur dhe gatuhet shumë mirë. Veshja karakteristike e burrave dhe e grave ka qenë shumë e bukur. Gratë vithkuqare punojnë shumë bukur e me finesë leshin, i cili përveç veshjeve shërben për të bërë qilima, levenca etj. Mikpritja, bujaria dhe ngrohtësia janë atmosfera që krijojnë vithkuqarët për mysafirët.

F E S T A T T RADI C I ONALE Në Vithkuq organizohen shumë bukur festat familjare dhe ato tradicionale që kanë më shumë karakter fetar, si p.sh. Panairi i Shën Pjetrit më 29 qershor dhe Shën Nikodhimi, që është dhe festa e Shoqatës Vëllazëria Vithkuqare më 10 korrik.

GA T I M E TRADI C I ONALE Është kënaqësi të kesh në tavolinë mishin e pjekur të Vithkuqit dhe bulmetin, që kanë shije të veçantë dhe që shkojnë shumë mirë të shoqëruara me pijen karakteristike vendase, rakinë e kumbullës. Në këto raste është shumë mirë të dëgjosh këngën popullore vithkuqare që është ruajtur pavarësisht ndikimeve të huaja, ose të shikosh djemtë dhe vajzat e Vithkuqit duke kërcyer vallen e Dados, e cila kërcehet vetëm në Vithkuq. Të gjithë kemi provuar ose kemi dëgjuar të thërritet në pazar: “arra, çaj Vithkuqi”, që janë me nam në të gjithë trevën e Korçës.

72


MO N U M E N T ET K U LT U RORE- H IS TORIKE TË VITH KUQ IT Monumentet kryesore të fshatit janë kishat. Kisha e parë u ndërtua në Vithkuq në 1162. Bëhet fjalë për atë të Shën Thanasit. Pas kësaj u ndërtuan edhe shumë kisha të tjera (18 kisha). Të gjitha kanë vlerat e tyre, por më madhështoret janë: Manastiri i Shën Pjetrit, Manastiri i Shën Kollit, i Shën Minait dhe Mitropolia e Shën Millit. Nga këto kisha janë sot të mirëmbajtura ose të ringritura që nga themelet 8 kisha: Shën Pjetri, Kozma Damianov ose Qimitiri, Shën Kostandini, Vangjelizmoi, Shën Milli, Shën Gjergji, Shën Dëllia, Shën Mëria. E ngritur si kishë e re është dhe Shën Nikodhimi. Një rëndësi të veçantë si vepër monumentale, historike dhe fetare paraqet kisha e Shën Pjetrit, e cila u ndërtua në shek.XVIII, rreth 1764-1773. Ajo përbëhet nga afreske të mrekullueshme me rreth 2000 piktura, e punuar e gjitha me kontributin e vetë vithkuqarëve dhe e ndërtuar nga mjeshtërit vithkuqarë që kishin punuar në Venecia, si: Dhima Dukasi, Hari Venetiku, Dine Krekasi, Vaso Sumbulla, Kule Deti, etj. Projektuesi i kishës ishte vithkuqari Than Lena bashkë me të birin e tij Gjikë Lena. Duhet përmendur që në këtë manastir ka ekzistuar një bibliotekë e famshme në të cilën ruheshin libra që ishin shtypur në Shtypshkronjën e Voskopojës, midis tyre dhe “Traktati logjik i Kavaliotit”. Në krah të Shën Pjetrit është një kishë e një natyre të veçantë, ajo e Kozma Damianoit, në të cilën ruheshin eshtrat e të vdekurve. Po ashtu, për t’u përmendur është kisha e Shën Millit të Vithkuqit që përveç bukurisë të rrallë, ruan në brendësi thesare të afreskut pikturuar nga Zografët dhe Shpatarakët, të cilët kanë pikturuar dhe shumicën e kishave. Monumente të rëndësishme në Vithkuq janë edhe urat, të cilat ishin me shumicë në të gjitha rrugët e Vithkuqit, por më të veçantat janë: Ura e Liasit (e lagjes Lias) dhe ajo në hyrje të Vithkuqit, Ura e Zotos. Në Vithkuq ka shumë çezma, disa prej të cilave të ndërtuara me një mjeshtëri të rallë, si p.sh.: ajo e Nasto Kroit, e Miçuçit, e Kurtiqit, e Arrës së Thatë etj. Vithkuqi përmendet dhe për monumente natyrore si: Bliri i Shën Pjetrit dhe Plepi i Shën Millit.

73


CF A R Ë M UND T Ë BËSH NË VITH KUQ

Vizito kishat e Vithkuqit Eksploro shtigjet natyrore Shëtit në fshat Mos u largo pa shijuar ushqimet bio tradicionale të zonës dhe rrakinë Ngjitje në mal

74


» ZB U LO

DAR DHËN



POZI TA G J E O G RA F IK E Dardha ndodhet në juglindje të Korçës (20 km). Eshtë një fshat malor i vendosur në një gropë ndërmjet kodrave të Shën Pjetrit, shkëmbit të vjeshtës dhe disa kodrave të tjera. Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen gjë që e ben të preferuar gjatë gjithë vitit. Rreshjet e shumta të dëbores dhe pistat natyrore të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive. Nuk mund të lëmë pa përmendur “Ujin e Qelbur” të Dardhës, burim me vlera kurative për stomakun dhe veshkat.

H I S TOR I K U Dardha e ka marrë emrin nga shprehja “nën dardhë” dhe është krijuar rreth viteve 1600. Në vitin 1768 u çel shkolla e parë duke sjellë dhe civilizimin e saj. Kulmin e zhvillimit e arrin në vitet 1913-1936 kur numëroheshin rreth 500 shtëpi. Që nga viti 1800 Dardha është përmendur për punimin e drurit, shajakut, kostumeve te bukura. Fshati është njohur për sëpatën e tyre si “Sëpata e dardharit”. Dardha ka patur tri kisha si atë të Shën Thanasit, Shën Gjergjit dhe Shën Pjetrit. Tashmë zhvillimi i Dardhës varet nga turizmi.

Z A KON E D H E T RA D IT A Dardha dallohet për tradita të hershme, kostumet karakeristike dhe punimin e drurit.

F E S TA T TRA D IC IO NA L E Festat më tradicionale të Dardhës janë ajo e Shën Marisë, dhe ajo e Shën Pjetrit, ku marrin pjesë vizitorë nga gjithë bota. Festa e Shën Marisë festohet në 16 gusht. Festa e Shën Pjetrit organizohet cdo vit në pyllin e bukur dhe kishën me të njëjtin emër të ndërtuar mbi një shkëmb. Gjatë ceremonive luhet vallja tradicionale dardhare, interpretuar me kostumin karakteristik me ngjyrat kuq e zi dhe brez argjendi.

77


G A T I M E TRADI C I ONALE Dardha njihet për konservimin e ushqimeve si turshitë dhe pastërmaja si specialitet i vendit. Gjithashtu fshati është shumë i njohur për lakrorin e famshëm të pjekur në saç dhe rakinë e kumbullës së egër të zier dy here, e cila ka një shije krejt të veçantë.Në Dardhë ushqimet janë bio, të freskëta dhe të prodhuara nga vetë banorët.

A T R AK S I ONET Dardha është e ndërtuar me shtëpi karakteristike përdhese të mbuluar me plloça të hirta. Krahas tyre atje gjenden dhe ndërtesa të reja dhe hotele bashkëkohore.Karakteristikë tjetër janë rrugët e shtruara me kalldrëm. Në Dardhë është ngritur dhe funksionon muzeu, që ekspozon historikun dhe trashëgiminë e fshatit. Gjithashtu atraksioni turistik preferohet edhe për veçoritë e tij natyrore. Rreshjet e dëborës dhe pistat natyrore janë mjaft të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, sidomos të skive. Uji i Dardhës është përdorur që herët për vlerat e tij kurative dhe mjafton të përmendim këtu atë që njihet si Uji i Qelbur. Ky burim quhet kështu për shkak të aromës dhe shijes së rëndë si pasojë e përmbajtjes së lartë të squfurit. Uji i Qelbur dhe burime të tjera njihen për vetitë kurative ndaj anemisë, stomakut, mëlçisë së zezë, veshkave e shumë të tjera. Monument i rrallë i natyrës është dhe Bredhi i Vishnjës , 120 vjeçar.

78


C F A R Ë MU ND T Ë BËSH NË DARDH Ë?

Vizito kishat e Dardhës Eksploro shtigjet natyrore Shëtit në fshat Mos harro të vizitosh “Ujin e qelbur” Mos u largo pa shijuar ushqimet bio tradicionale të zonës dhe rrakinë e kumbllës Ski në stinën e dimrit Ngjitje në mal

79


» ZBU LO

B O BOSHTICËN


P O ZI T A G JEOGRAF I K E Boboshtica është një destinacion i rëndësishëm turistik i Korçës, me një pozicion kodrinor-malor. Dallohet për një natyrë të mrekullueshme me ajër dhe ujëra të pastra, bimësi të larmishme me shkurre, drurë shumëshekullore frutorë, dushk dhe halorë, si edhe shumë bimë medicinal. Terreni i pasur të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative dhe sportive si ecje sportive, vrap, çiklizëm, alpinizëm, ski, hedhje me parashute, etj.

H I S T O R I KU Shtëpitë e vogla prej guri me arkitekturë të veçantë, kishat, urat, çezmat, rrugët me kalldrëm, sheshet ofrojnë mundësi të shkëlqyera të turizmit kulturor dhe historik.

Z AK O N E D HE T RADI T A Dy janë elementët që e bëjnë këtë fshat të veçantë nga të tjerët. Gjuha që flasin ende banorët e vjetër dhe manat shekullorë, nga të cilat prodhohet edhe rakia e famshme e manit me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Në Boboshticë kanë mbetur ende shtëpi të vjetra, ku thurren qilima sipas mënyrës tradicionale me tezgjah.

F E S T A T RADI C I ONALE Festat më të mëdha të Boboshticës janë festa e Shën Marisë në 15 Gusht dhe Rosicat, një festë tradicionale me pjesëmarrje masive te grave boboshtare të veshura me kostume tradicionale.

G AT I M E KARAK T ERI ST I K E Boboshtica është e pasur edhe me shumë taverna ku serviren ushqime tradicionale si lakror në saç, petulla tëfshira, petanik, lloje të ndryshme mishi, etj.

81


A T R AK S I ONE Vizitorët mund të vizitojnë monumentet kulturore si muzeun, kishat 1000vjeçare, Manastirin e Shën Marisë etj. Në të dalë të fshatit mbi një kodër, në krahun lindor jo edhe aq të lartë ndodhet manastiri i Shën Kollit. Në drejtim të veriperëndimit, ndodhet Kisha e vjetër e Shën Gjonit, e ndërtuar në shekullin e XII dhe e rindërtuar në shekullin e XV. Edhe më afër manave ndodhet kisha e Shën Dhimitrit, e cila i përket shekullit të XVII.

F E R M A “M ORAVA” Ferma Morava, është pjesë e guidave të ndryshme turistike dhe vizitohet gjatë gjithë vitit, sidomos në verë nga grupe turistësh të huaj nga Europa dhe vende të tjera. Ata vizitojnë ambientet e fermës, parkun e bletëve, historikun, prodhimin, vjeljen e mjaltit, si dhe shijojnë llojet e shumta të mjaltit, ndonjëherë të shoqeruar me raki prej mjalti. Prej 15 vitesh, Ferma Morava është pjesë e praktikës mësimore për apikulturën, që zhvillojnë studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë, të cilët shkojnë disa herë në vit për të mësuar nga afër zhvillimin dhe punën me bletët. Adresa: Rruga Nacionale Korçe- Kapshticë, Km 6, Plasë Tel: +355 692099013 E-mail:mjalte.morava@yahoo.com info@mjalte-morava.com Web: mjalte-morava.com

82



Bashkia Korçë

Realizoi: Drejtoria e Hartimit dhe Implementimit të Projekteve dhe Turizmit Njësia Kreative, Bashkia Korçë Tel: +355 82243353 e-mail: bashkiakorce@gmail.com

Bashkia Korçë

bashkiakorce


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.