Korrik ekonomia

Page 1

revista

Kosovë 2€ • Shqipëri 300 lekë • Maqedoni 120 den

revistë mujore për ekonomi dhe biznes • nr. 4 korrik 2013

eKonomia korrik 2013 3 909248 890015

1


2 O

Sllatinë e Madhe 12 000, Fushë Kosovë Tel & Fax: +381 (0) 38 549 222 eKonomia korrik 2013 Mob: +377 (0) 44 800 901 www.trepharm.com

è É ê ë Ü ç ê = O MN P


Editorial

S’ka arsyetim

Ë Ibrahim Rexhepi

shtë një fakt mjaft karakteristik për sa u përket zhvillimeve ekonomike në Kosovë. Rritja e investimeve publike është shumë e fuqishme, mirëpo nuk po ndodh zhvillimi ekonomik, e as ndryshimi pozitiv i hartës sociale të vendit. Ndërkaq, qeveria aktuale, e cila zëvendësoi atë “Thaçi 1”, kishte premtuar që, përderisa nuk forcohet sektori privat që merr përgjegjësinë zhvillimore, kjo do të bëhet me paratë publike. Ndodhi që nga norma vjetore e rritjes ekonomike 7,2 për qind, sa ishte në vitin 2008, katër vjet më vonë, të bjerë në 2,4 për qind, ndërsa sivjet pritet një ngritje e lehtë, por jo edhe aq domethënëse. Krejt problemet janë të ndërlidhura me politikat e gabuara të Qeverisë së Kosovës. Shumë më e madhe e parasë publike është orientuar në infrastrukturë. Duke ditur nevojën për rrugë, si dhe për lidhje më të mirë me tregun ndërkombëtarë, nuk mund të mohohet tërësisht kjo qasje. Të rikujtojmë se infrastruktura rrugore në Kosovë historikisht ka qenë ndër më të dobëtat në Ballkan (hiq Shqipërinë), plus shkatërrimi ndodhi edhe nga lufta. Po ashtu, vendi nuk kishte asnjë metër rrugë të nivelit të magjistrales,apo të autostradës. Po ashtu, si thoshte dikur ish-ministri i transportit - Fatmir Limaj, 30 vjet në Kosovë nuk është ndërtuara asnjë urë. Por, nuk është dashur që krejt paratë të orientohen nga asfalti dhe betoni, meqenëse kjo aktualisht nuk gjeneroi zhvillim, ndërsa, sipas Bankës Botërore, ndikoi edhe në rritjen e deficitit tregtar. Paralelisht me këtë u margjinalizuan sektorët e tjerë dhe bënë që të mos përmbushej asnjë premtim që kishte dhënë qeveria “Thaçi 2” - zhvillimi ekonomik nuk u rrit me normën 7-8 për qind, e as punësimi - 10 për qind; ndonëse mungesa e energjisë elektrike është më e vogël, nuk ndodhi formula “24:0”; sado që ngarkesa fiskale e bizneseve dhe e qytetarëve nuk është ndër më të mëdhatë në rajon, nuk ndodhi asnjë ndryshime esencial në politikat fiskale dhe në ngritjen e sigurisë për bërje biznes; investimet e huaja direkte shënuan nivelin më të ulët që nga viti 2007; deficiti tregtar u rrit edhe për 500 milionë euro dhe tash ai merr 45 për qind të BPV-së; është përkeqësuar indeksi i cilësisë së shërbimeve publike, i matur nga USAID-i; raportet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare tregojnë për rritjen e nivelit të korrupsionit dhe forcimin e pushtetit (gjysmë)autoritar. Në këtë pamje krejtësisht të zymtë, mund të gjendet edhe ndonjë pikë e bardhë, por ajo duhet kërkuar me thjerrë, së paku kur bëhet fjalë për zhvillimet e brendshme. Është investuar në ndërtimin e objekteve shkollore, por nuk ndodhi ngritja e cilësisë së arsimimit, që dëshmohet nga një hulumtim që bënë bizneset gjermane, të cilat nuk e kanë hallin për “fuqinë punëtorë të krahut”, por për profile kreative; u bë rritja e pagave, të cilat nuk nxitën prodhimin e brendshëm, por stimuluan importin; me vendime të dyshimta nga aspekti ligjor, u bë shitja e aseteve publike, të cilat nuk i sollën përfitim buxhetit dhe ende nuk po vërehet ndonjë përmirësim në sektorët e privatizuar (mbase, ende është herët); ndodhi anëtarësimi i Kosovës në BB, në FMN dhe në BERZH por nga atje na erdhën vërejtje se duhet të kemi kujdes për qëndrueshmërinë e buxhetit, që të mos fillojmë me autostrada të reja pa pasur para në rezervë; u bë një përparim në listën e Bankës Botërore për bërje të biznesit, e cila nuk reflektoi me ndonjë tregues më të prekshëm për qytetarin e Kosovës; dhe, nga norma edhe ashtu e vogël e zhvillimit, nuk pati përftime të gjera, por ajo shkoi te një kategori e caktuar e qytetarëve (të lidhur me pushtetin), të cilët u bënë edhe më të pasur sesa ishin para 3-4 vjetësh (shih deklarimin pasurisë). Dhe, në fund, bilanci i përgjithshëm i Qeverisë së Kosovës del negativ - jo vetëm pse nuk përmbushi premtimet që ua kishte dhënë bizneseve, por nuk solli asnjë ndryshim pozitiv për jetën e qytetarëve. Është fakt se ekzekutivi më shumë është zënë me problemet e natyrës politike (veriu i vendit) e ndërkombëtare (dialogu dhe njohjet), pro kjo nuk e arsyeton këtë bilanc për faktin se kishte premtuar zhvillim dhe mirëqenie.

eKonomia korrik 2013

3


Botues: TreMedia Drejtor: Ismail KASTRATI Kryeredaktor: Ibrahim REXHEPI KOLUMNISTË Alban HASHANI/ Kosovë Alban ZOGAJ/ Kosovë Ardian HAÇKAJ/ Shqipëri Besnik PULA/ SHBA Bardhyl METAJ/ Kosovë Berat RUKIQI/ Kosovë Dardan SEJDIU/ Kosovë Driton TALI/Britani e Madhe Flamur KEQA/ Kosovë Naim GASHI/ Kosovë Pranvera DOBRUNA/ Kosovë Seb BYTYÇI/ Kosovë Visar ADEMI/ Maqedoni BASHKËPUNËTORË Agon SINANAJ/ Kosovë Altin SOPI/ Kosovë Luljeta KRASNIQI-VESELI/Kosovë Nadie AHMETI/ Kosovë Lulzim AHMETI/ Kosovë Afërdita SELIMI/ Shqipëri/ Shpëtim LUKU/ Shqipëri Luiza ISMAILI/ Maqedoni Virtyt GACAFERI/ Kosovë Doruntina DABISHEVCI/ Kosovë Redaktor gjuhësorë: Sulejman DËRMAKU Fotografia: Ridvan SLIVOVA Prishtinë,Lagjja Arbëria C2/11 info@revistaekonomia.com marketingu@revistaekonomia.com Tel: +377 (0)45 723 088 www.revistaekonomia.com Design/Layout: info@departstudio.com Shtypshkronja: “EuroPrinty”, Prishtinë

4

eKonomia korrik 2013


eKonomia korrik 2013

5


Prej 1 deri 1

Ratifikohet marrëveshja Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ratifikimi u arrit me gjithë përpjekjet e lëvizjes “Vetëvendosje”, si brenda dhe jashtë Kuvendit, për ta ndalur këtë marrëveshje. Ndërkohë, në Bruksel ende po vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e problemeve në fushën e telekomunikacionit dhe të energjetikës. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që në fillim ka kërkuar nga deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje dhe të fillojë një

kaptinë e re për funksionimin e shtetit të Kosovës dhe të raporteve me Serbinë. Ai ka shtuar se kjo Marrëveshje 15-pikëshe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Ratifikimin e këtij dokumenti e ka kundërshtuar ashpër lëvizja Vetvendosje, si para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ashtu edhe brenda saj. Pas demonstratës së këtij subjekti politik parlamentar, Policia e Kosovës kishte raportuar se janë arrestuar 68 demonstrues dhe ishin lënduar 17 policë. Sipas lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar se në mesin e të lënduarve ka pasur edhe protestues. Që të hyjë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, për të

marrë pjesë në seancë, ishte penguar edhe ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson. “Vetëvendosje tentoi të na pengonte, por ne hymë në tentimin e dytë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kosova ende pa kod telefonik Vazhdimi i negociatave nuk ka dhënë rezultate konkrete për sa i përket zgjidhjeve në sektorin telekomunikacionit dhe të energjetikës. Ndonëse kishte disa sinjale se negociatorët nga Kosova dhe ata nga Serbia janë pajtuar rreth kodit të telefonisë, që ai të jetë +383, ose +384, megjithatë gjërat dolën të jenë të komplikuara. Pala kosovare nuk pranon që Serbia në emër të Kosovës nga ITU-ja të huazojë një kod telefonik, por insiston që këtë ta bëjë BE-ja, ndonjë anëtare e saj, apo Shqipëria. Aktualisht telefonia mobile funksionon me kode të huazuar.

“Vala” shfrytëzon kodin e Monakos, +377 dhe IPKO atë të Sllovenisë +386. Telefonia fikse operon me kodin e Serbisë +381. Adnan Merovci, ish-drejtor i PTK-së, konsideron se pajtimi i palëve në Bruksel për kodin e telefonisë do të bëhet përmes një kompromisi të pranueshëm. “Kodi i telefonisë do t’i sjellë benefite

Kosovës, sado që baza e tij do të jetë në kompromisin politik. Por, ky do të jetë një kompromis i pranueshme për Kosovën”, thotë Merovci. Ndërkaq, në mënyrë që Kosova të ketë kodin e vet telefonik, së pari duhet të anëtarësohet në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Po kështu, për sa i përket sektorit të energjetikës ende nuk ka informacione për rrjedhën e negociatave. Por, as ky nuk do të jetë problem i lehtë. Këtu më shumë pritet të ketë përplasje për subjektivizmin e Kosovës në rrjetin rajonal dhe evropian të transmisionit.

Kosova dhe Maqedonia, marrëveshje për turizëm Kosova dhe Maqedonia kanë arritur marrëveshje për turizëm, e cila ka për qëllim promovimin e turizmit në të dyja vendet, duke i përkrahur agjencitë turistike dhe strukturat e tjera të cilat kryejnë aktivitete në këtë fushë. Marrëveshja e arritur në Shkup, është nënshkruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila dhe Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraqini. “Kosova ka potencial për turizëm, posaçërisht për turizëm malor. Ne jemi në përgatitje të projektit kapital të Brezovicës, ku Maqedonia do të mund të na ndihmonte në promovimin e këtij resori turistik”, ka thënë Kusari

6

Lila. Ndërsa, sipas ministrit Saraqini kjo marrëveshje vuri vulën në aspektin e legjislacionit që të intensifikojë edhe më tutje marrëdhëniet midis të dyja vendeve. Me anë të kësaj marrëveshjeje palët kontraktuese do të promovojnë të gjitha llojet e turizmit, ashtu siç është pranuar me përvojën ndërkombëtare. Gjithashtu, të dy shtetet do të këmbejnë informata, duke përfshirë edhe të dhënat statistikore dhe do të inkurajojnë pjesëmarrjen e përbashkët në ekspozitat turistike. Sipas disa orientimeve strategjike, ka synime që Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi të jenë pjesë e një projekti

rajonal, i cili ato i trajton si një zonë turistike, që do të kompletonte ofertën, për shkak të mundësive për turizëm detar kontinental, si edhe nga fakti se rajoni është i pasur me monumente me vlerë të rëndësishme historike e kulturore.

eKonomia korrik 2013


Çmimet -24.8 % më të larta Për dhjetë vjet të pasluftës, çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 24.8 për qind. Kaq ka arritur norma e inflacionit në vitin 2012, krahasuar me vitin 2002, tregojnë të dhënat e Agjencisë se Statistikave të Kosovës. Rritja më e madhe e çmimeve gjatë kësaj periudhe ka ndodhur te produktet themelore, siç janë buka, vaji dhe qumështi. Kështu, çmimi i bukës dhe i drithërave për këtë periudhë është rritur 4.8 për qind, i mishit – 33 për qind, i qumështit – 25 për qind, i duhanit – 64 për qind, i vajit – 33 për qind etj. Ndërkaq, sipas viteve, shkalla

mesatare vjetore e inflacionit ka qenë: në 2003 – 1,3 për qind, 2006 – 0,6 për qind, 2007 – 4,4 për qind, 2008 – 9,4 për qind, 2010 – 3,5 për qind, 2011 – 7,3 për qind, 2012 – 2,5 për qind. Deflacion kishte në vitin 2004 – 1,1 për qind, 2005 – 1,4 për qind dhe në 2009 – 2,4 për qind. Sipas publikimit të fundit të ASK-së, në muajin maj çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 2,2 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shtrenjtimi më i madh ka ndodhur te perimet - 14,3%, vajrat e yndyrat - 11,3%, duhani - 8,6%, mishi

- 3,4% etj. Më të lira ishin nafta dhe benzina -6,2%, qumështi, djathi dhe vezët -1,0%, sheqeri dhe ëmbëlsirat -2,2%, me një ndikim të përbashkët prej -0,7 për qind në IÇK.

Negociohet me EUROCHAMBERS-in Amëtarësimi i Odës Ekonomikë të Kosovës në Eurochembers është një element i rëndësishëm i strategjisë evropiane për zhvillim ekonomik, si edhe një kontribut dhënë proceseve integruese”, theksoi kryetari i OEK-ut. Z. Abruzini në emër të Eurochambres theksoi se mbështet procesin e anëtarësimit të OEK-ut dhe shtoi se janë në dijeni për proceset pozitive në Kosovë dhe OEK, prandaj e tërë kjo sjell një moment kur nuk është më diskutabile çështja e anëtarësimit , por zhvillimi i një procesi konform procedurave. Delegacioni i OEK-ut informoi z. Abru-

zini mbi plotësimin e kritereve formale për anëtarësim dhe përshpejtim të procesit, duke u bazuar në rezultatet konkrete, siç janë: Akreditimi i vazhdueshëm me ISO, anëtarësimi në IRU, angazhimi në projektin e OdësTregtare Gjermane për CEFTA, si dhe kontekstin

e ri politik si rrjedhojë e marrëveshjes politike midis Kosovës dhe Serbisë. Ka zotim të dyanshëm, që të dyja vendet nuk do t`i pengojnë njëra- tjetrës në procesin e integrimeve evropiane , ndërsa anëtarësimi në Eurochambres është pjesë substanciale. Eurochambers është organizatë ombrellë për odat ekonomike nacionale (147 sosh), nga vendet e ndryshme evropiane. Përfitimet nga anëtarësimi janë të lidhura ngushtë me projektet që implementohen në dobi të politikave evropiane për ndërmarrësi , punësim dhe rritje ekonomike.

Vërejtjet e bizneseve gjermane Kosova në një anketim të bërë nga Odat Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindore është cilësuar se një vend me shkallë të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politika jo të mira ekonomike si dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional. Këto vlerësime janë dhënë nga 1,623 biznese gjermane, anëtare të Odave Ekonomike Gjermane në 16 vende. Problemet strukturore të burokracisë, mungesa e politikave dhe strategjive ekonomike si dhe mungesa e dukshme e shtetit ligjor nga këto kompani janë cilësuar si dobësi për Kosovën.

eKonomia korrik 2013

Derisa përparësi në këtë anketim është theksuar konkurrenca e mangët për bizneset ndërkombëtare, kostoja e punës, barra e ulët tatimore, punëtorët e motivuar, fleksibiliteti i së drejtës së punës dhe elemente të tjera. Në këtë anketim Kosova është radhitur e 18-ta në mesin e 20

shteteve, për sa i përket atraktivitetit si vend për të investuar. Megjithatë, pavarësisht këtyre dukurive negative në aspektin ekonomik, 82 për qind e kompanive të anketuara, të cilat kanë investuar në Kosovë, janë shprehur se do të investonin sërish në këtë shtet. Drejtori i Odës Ekonomike GjermanoKosovare, Bardhyl Meta, tha se arsyeja se pse këto kompani janë deklaruar se do të investonin në Kosovë, mund të jetë për shkak të mangësisë së konkurrencës si dhe investimit paraprak që ata e kanë bërë dhe nuk mund ta lënë. Kosova në këtë anketim merr pjesë për herë të parë.

7



eKonomia korrik 2013

9


Editorial

Premtimet e papërmbushura Revista “Ekonomia” ka bërë një rishikim të programit qeveritar të prezantuar në fillim të mandatit të saj, si dhe të premtimeve që partitë e koalicionit kanë dhënë gjatë fushatës parazgjedhore. Rezultati është alarmues - nuk është përmbushur asnjëri nga dhjetë prioritetet 10

eKonomia korrik 2013


eKonomia korrik 2013

11


Editorial Luljeta Krasniqi – Veseli

Q

everia e Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e vitit 2010, kishte premtuar që synim kryesor ka rritjen e zhvillimit ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies sociale, e cila mund të arrihet duke përkrahur sektorin privat. Për këtë arsye kishte paralajmëruar masa të posaçme, të cilat tash, pas dy vjet e gjysmë, duket se mbetën vetëm premtime. Për t’i realizuar ato ka mbetur shumë pak kohë, madje edhe me kushtin që gjithçka të zhvillohet në mënyrë normale, domethënë që kjo qeveri ta ketë mandatin të plotë. Revista “Ekonomia” ka bërë një rishikim të programit parazgjedhor të PDK-së dhe të premtimeve që kjo parti i kishte bërë në atë kohë për bizneset, të cilat më vonë ishin inkorporuar në programin qeveritar. • Nuk u përmbush asnjë parametër nga prioritetet e zhvillimit ekonomik për periudhën 2011-2014 Plani strategjik i ashtuquajtur “Plani Banjsko”, ishte mjaft ambicioz dhe kishte për synim dinamizmin e rritjes ekonomike dhe uljen e varfërisë e të papunësisë. Sipas tij, ekonomia do të rritet 7-8 për qind në vit dhe papunësia do të ulet me normën vjetore 8-10 për qind. Mirëpo, shumëçka nga ky plan mbeti vetëm dëshirë. Në vend të rritjes, filloi rënia ekonomike. Në vitin 2008 norma e zhvillimit ekonomik ishte 7,2 për qind, 2009 - 3,5 për qind, 2010 - 3,2 për qind, 2011 - 4,5 për qind, 2012 2,4 për qind, ndërsa në vitin 2013 12

parashihet që ekonomia të rritet me normë 3,7 për qind. Njëkohësisht gjatë këtyre viteve ka rritje të numrit të të papunëve. Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, norma e papunësisë në vend është 44,8 për qind. Mirëpo, muaj më parë Agjencia e Statistikave nxori një shifër tjetër, sipas së cilës norma e papunësisë është 35,1 për qind, por pa dhënë sqarime se ku u rrit punësimi. • P remtimi për pushime fiskale dhe për lehtësi të tjera tatimore Në vitet e para të afarizmit lirohen nga pagesa e tatimit në fitim; Ndërmarrjet që investojnë deri në 3 milionë euro dhe punësojnë mbi 50 punëtorë do të lirohen në 3 vjetët e parë të afarizmit nga pagesa e tatimit në fitim; Ndërmarrjet që investojnë mbi 1 milion euro dhe hapin 20 vende të reja pune do të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim për 2 vjetët e

parë të afarizmit. Asnjëra nga këto premtime të dhëna para 3 vjetëve nuk janë realizuar deri më tani. Madje, as që ka ndonjë propozim, i cili jep shpresë se ky premtim mund të përmbushet deri në përfundim të mandatit. • Premtimi për përshkallëzimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar Me qëllim të ruajtjes së standardit të qytetarëve të Kosovës, sidomos të kategorive më të rrezikuara dhe përshtatjes së normave të TVSH-së me vendet e regjionit, do të aplikohet TVSH-ja me norma të diferencuara. Për produktet, siç janë: buka, mielli, qumështi, sheqeri, vaji, uji i pijshëm, energjia elektrike, do të zvogëlohet norma e këtij tatimi në 9 për qind dhe për produktet e tjera norma standarde. Të rikujtojmë se në mandatin e parë të “Kabinetit Thaçi” ndodhi rritja e normës së TVSH-së, nga

eKonomia korrik 2013


Shpenzimet buxhetore krahas BPB -2012

15 në 16 për qind. Ndërkaq, deri më tani nuk ka pasur ulje të TVSHsë për artikujt e shportës, e as për energjinë elektrike. Ka pasur vetëm deklarime të zyrtarëve të Ministrisë së Financave se janë duke shqyrtuar mundësitë për uljen e normës së këtij tatimi. I vetmi ndryshim ndodhi në muajin korrik të vitit 2012, kur nga TVSH-ja janë liruar sektori i shëndetësisë, arsimit, si dhe i medieve. Po ashtu, bizneset së fundmi janë ndihmuar me miratimin e një pakoje të re fiskale. Qeveria kishte bërë lirimin nga taksa doganore për lëndë të parë, ambalazh dhe makineritë që përdoren për prodhim. Mirëpo, edhe rreth kësaj pakoje ka pasur mjaft përplasje, meqenëse nuk janë përmbushur kërkesat kryesore që ka pasur komuniteti i biznesit. Në rajon, të gjitha vendet, pos Shqipërisë, kanë TVSH-në të përshkallëzuar. Për ilustrim, po

eKonomia korrik 2013

1. BeH

51%

2. Greqia

50%

3. Sllovenia

50%

4. Moldavia

39%

5. Kroacia

37%

6. Mali i Zi

36%

7. Bullgaria

35%

8. Rumania

35%

9. Kosova

31%

10. Shqipëria

30%

11. Turqia

26%

përmendim Maqedoninë, ku norma e këtij tatimi është 18 për qind, ndërsa për shitjen dhe importin e produkteve ushqimore, furnizimin me ujë të pijshëm nga furnizuesit publikë, publikimet e librave, broshurave, gazetave etj., farërat për mbjellje, plehrat, produktet për mbrojtje në bujqësi, makineri për bujqësi etj.,aplikohet norma 5%. • Ishte premtuar se gjatë mandatit katërvjeçar do të bëhen subvencione për bizneset më qëllim që të përmirësohet bilanci negative tregtar Përmbushja e këtij premtimi është minimale, qoftë për ofrimin e subvencionimeve direkte, apo të atyre indirekte. Ka ndodhur subvencionimi i kamatave për sektorin e agrobiznesit me qëllim të zvogëlimit të normës së interesit për kreditë e shfrytëzuara nga bankat komerciale. Normat

e interesit, sipas të dhënave preliminare të USAID-it, kanë filluar të ulen mesatarisht për 3 për qind nga ato standardet dhe një shembull i një norme interesi standard të rënë nga 13.8 për qind në 10.8 për qind, është tek ProCredit Bank. Dy banka të tjera, NLB dhe BEK, kanë ulur normën e interesit për kapital punues nga 12 për qind në 10 për qind. Banka TEB ka themeluar Departamentin e Bujqësisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë Adil Behramaj i ka thënë revistës “Ekonomia” se ka indikatorë shpresëdhënës që bankat kanë filluar të ndryshojnë qasje ndaj sektorit të bujqësisë. “Sipas të dhënave preliminare, në dy muajt e parë të këtij viti janë disbursuar rreth 4 milionë dollarë kredi bujqësore”, thotë Behramaj. Si grante investive prej vitit 20082012 për projekte të zhvillimit rural janë dhënë 21,786,493 euro, ndërkaq si subvencione 13


Editorial 23,300,281 euro. Sivjet si grante do të jepen 14,850,000 euro, si subvencione 11,700,000, ndërsa 600,000 euro janë planifikuar si mjete rezervë. Premtimi për përkrahje të bujqësisë është përmbushur pjesërisht vetëm falë donatorëve, meqenëse ky sektor ende nuk figuron në prioritet e ndarjeve buxhetore. Në shpenzimet kapitale, bujqësia në vitin 2008 ka marrë pjesë 0,8 për qind, ndërsa në vitin 2012 – 1,8 për qind. Buxheti i vitit 2013 për investime kapitale në bujqësi parasheh 8.8 milion euro dhe subvencione 9.4 milionë euro, që në buxhetin e përgjithshëm marrin pjesë 1.4 për qind.

• Energji elektrike 24:0 Ky premtim mbeti vetëm dëshirë. Kosova edhe më tej ballafaqohet me mungesë të energjisë elektrike, ndërsa bizneset kanë shpenzime shtesë nëse dëshirojnë të kenë furnizim pa ndërprerje. Vëllimi i prodhimit të energjisë elektrike në vend kryesisht varet nga gjendja e termocentraleve ekzistuese, ndërsa asnjë kilovat nuk është produkt i investimeve të reja në këtë sektor. Në vitin 2010 ishin prodhuar 5.037 gigavatë orë, më 2011 - 5.167 gigavatë orë, kurse në vitin 2012 – 5.314 gigavatë orë. Kjo sasi e prodhimit nuk ka mbuluar konsumin: Në vitin 2010 janë konsumuar 5.506 gigavatë orë, në vitin 2011- 5.584 gigavatë

orë, kurse vjet – 5.467 gigavatë. Mungesa është plotësuar nga importi, i cili paguhet me paratë e taksapaguesve. Për përmirësim të gjendjes energjetike ishin dhënë premtime për ndërtimin e kapaciteteve të reja, siç është termocentrali “Kosova e re”. As kjo nuk ka ndodhur, për më shumë sipas deklaratës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Fadil Ismajli, i emëruar kohë më parë në këtë post, parashihet që ky termocentral nuk mund të fillojë të ndërtohet më herët se në vitin 2015. • Përmirësimi i bilancit tregtar Për shkak të politikave të gabueshme, si edhe për mungesë të ambientit që favorizon bizneset

S’ka më kohë

P

ërfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, thonë se premtimet e dhëna nga partitë të cilat qeverisin vendin nuk janë përmbushur, pa marrë parasysh se programi zgjedhor në njëfarë mënyre është kontratë ndërmjet zgjedhësit dhe të zgjedhurit. Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtime të Avancuar Agron Demi në një prononcim për revistën “Ekonomia” thotë se tani Qeveria është në përfundim të mandatit, ndërsa partitë e koalicionit nuk e kanë mbajtur asnjë premtimi që u kanë dhënë qytetarëve. “Tani, kur jemi në përfundim të mandatit qeverisës dhe priten zgjedhjet e reja parlamentare, këto dy parti të koalicionit nuk kanë arritur ta mbajnë premtimin dhënë qytetarëve para 3 vjetësh.

14

Nëse shikohen premtimet e PDK-së, të dhëna në programin zgjedhor dhe objektivat që synohen të arrihen, asnjë nga to nuk ka treguar rezultatet e premtuara”, vlerëson Demi, duke shtuar se, kur shikohet sot plani zgjedhor i PDK-së, krijohet përshtypja se ai plan nuk është shikuar asnjëherë pas përfundimit të zgjidhjeve në fund të 2010-tës. Premtimet e vëna në atë plan,

thekson Demi, nuk mund të gjenden askund në politikat publike, siç janë Strategjia Legjislative për tre vjetët e fundit, planet e punës së ministrive përgjegjëse për zhvillim ekonomik e të tjera. Se premtimet ishin të shumta dhe që nuk po arrihen të realizohen nga Qeveria e Kosovës, e potencon edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

eKonomia korrik 2013


prodhuese, bilanci tregtar i vendit vazhdoi duke u përkeqësuar. Në vitin 2008 deficiti tregtar ishte mbi 1,7 miliardë euro, sa edhe një vit më vonë, ndërsa në vitin 2010 - 1,9 miliardë euro, në vitin 2011 - 2,1 miliardë euro, kurse në vitin 2012 - 2,2 miliardë euro. Rritja e deficitit tregtar vazhdon ende. • Rritja e investimeve të huaja direkte Sektori ku në vazhdimësi ka pasur dështime është ai investimeve. Përderisa investimet publike kanë shënuar rritje të vazhdueshme, madje duke u fokusuar kryesisht në infrastrukturë, Kosova nuk ka qenë vend atraktiv për investime të huaja. Në vitin 2007 si investime të

Në një deklaratë për revistën “Ekonomia”, Gerxhaliu numëron 10 premtime që Qeveria i ka dhënë komunitetit të biznesit, por që asnjë nuk është përmbushur: Përmirësimi i ambientit biznesor; lufta kundër korrupsionit; lufta kundër informalitetit; sundimi i rendit dhe ligjit; përmirësimet në prokurimi publik; stimulimi i investitorëve të huaj; kompletimi i pakos fiskale; mbështetja për prodhuesit vendorë; pjesëmarrja e komunitetit të biznesit në hartimin e legjislacionit që ka të bëjë me çështje ekonomike dhe lufta kundër nepotizmit dhe burokracisë. “Të gjitha këto premtime nuk zbatohen dhe me keqardhje më duhet të them se këto janë forma e diagnostikimit të realitetit ekonomik të Kosovës, i cili është mjaft i brishtë. Po të ishin

eKonomia korrik 2013

huaja direkte në Kosovë erdhën 440,7 milionë euro, dhe që prej atëherë, kjo shifër asnjëherë nuk është arritur. Një vit më vonë IHDtë ishin 366,5 milionë euro, 2009 - 387,4 milionë euro, 2010 - 365,8 milionë euro, 2011 - 394,6 milionë euro dhe më 2012 - 228,7 milionë euro. Krahasuar me vitin 2007 IHD vjet kishin rënë – 52 për qind. • Mospërmbushja e premtimit “zero tolerancë” për korrupsionin Për luftimin e korrupsionit në Kosovë janë formuar edhe këshilla që kanë pasur për qëllim zbutjen e kësaj dukurie, por megjithatë rezultatet kanë qenë jo të kënaqshme. Agjencia e Kosovës

përmbushur këto premtime, vendi do të kishte një situatë shumë më të mirë ekonomike”, thotë Gërxhaliut. Mospërmbushja e premtimeve të dhëna, shton Gërxhalliu, bëri që Kosova sot të ketë indikatorë jo të mirë ekonomikë, siç është rritja e papunësisë dhe varfërisë, rënia e investimeve, demotivimi i investitorëve të huaj dhe i diasporës kosovare dhe nuk ka prodhim vendor. “Kosova eksporton vetëm para të gatshme”, thotë Gërxhaliu. Tek përmirësimi i ambientit biznesor janë bërë ndryshime të cilat kanë mundësuar lehtësira tek bizneset, ndërkaq me miratimin e i ligjit për leje dhe licenca, do të shkurtoheshin mbi 40 për qind të lejeve dhe licencave aktuale në Kosovë. Por, sidoqoftë problemi kryesor në

Kundër Korrupsionit gjatë vitit 2012 ka hetuar 244 lëndë, kurse prej tyre kanë rezultuar 52 kallëzime penale kundër më shumë se 150 zyrtarëve. Nga 52 kallëzimet penale që AKK ka dërguar tek organet ndjekëse, del se në 21 raste të korrupsionit janë të përfshirë zyrtarë të qeverisë qendrore, në 18 raste zyrtarë të pushtetit lokal, dhe në 13 raste janë zyrtarë të institucioneve të pavarura. Sipas raporteve të agjencive dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, nuk ka pasur përparime as në: • Luftën kundër informalitetit; • Luftën kundër nepotizmit dhe burokracisë;

përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë mbetet bashkëpunimi i dobët ndërmjet nivelit qendrorë dhe atij lokal. Megjithatë, Agron Demi, nga Instituti GAP, konsideron se ka përparime për sa i përket regjistrimit të bizneseve me implementimin e modelit “One Click”, apo regjistrimit online. Por, bizneset edhe më tutje ballafaqohen me probleme të shumta në hapjen e bizneseve, sidomos ato që dëshirojnë të merren me prodhim të energjisë, të cilave u duhet të kalojnë 22 procedura dhe së paku 5 institucione. Demi shton se Qeveria kishte premtuar po ashtu se do të krijoheshin mundësi që bizneset të zgjidhin më shpejt kontestet afariste në gjykata, por edhe ato i kanë të njëjtat probleme sikurse qytetarët.

15


Editorial

BPV-ja më e ulët në rajon

Ndonëse Kosova ka, në vlerë absolute, bruto produktin vendor më të ulët në rajon, rritja reale e tij ka qenë më e shpejta në rajon përgjatë 10 vjetëve të fundit Luljeta Krasniqi Veseli

T

reguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në sistemin e llogarive kombëtare është bruto produkti vendor (BPV), i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente. Kosova radhitet e fundit në rajon dhe në Evropë për sa i përket bruto produktit vendor për kokë banori. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ai ishte 2.701 euro, derisa për vitin 2013 është projektuar të jetë për

16

2.2 për qind me i lartë, apo 2.821 euro. Bruto Produkti Vendor nga Qeveria e Kosovës, është parashikuar të udhëhiqet nga rritja e konsumit, eksporteve dhe investimeve. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se rritja reale e BPV-së vjet ka qenë 2.4 për qind, ndërsa në vitin 2013 është parashikuar të jetë 3.4 për qind. BPV për kokë banori në vitin 2012 është vlerësuar 0.8 për qind, ndërsa në vitin 2013 është projektuar 2.2 për qind. Ngritja reale e BPV-së në konsum vjet vlerësohet të ketë qenë 1.6

për qind, ndërsa në vitin 2013 është projektuar 2.2 për qind. Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë investimet, të cilat vjet kishin rritje 8.5 për qind, ndërsa sivjet pritet rritje më e vogël - 5.6 për qind. Eksporti kishte rritje dy për qind, kurse vlerësohet të jetë 3.4 për qind. Ndërkaq, importi nga 3,1 për qind, sivjet pritet të ketë rritje më të lehtë – 1,8 për qind. Nisur nga këto të dhëna, Banka Botërore, në vlerësimet e saj të fundit për ekonominë e gjashtë vendeve të Evropës Juglindore në të cilën përfshihet edhe Kosovë, thotë se të gjitha vendet kanë

eKonomia korrik 2013


Ky nivel është shumë i ulët dhe, nëse nuk ndryshojnë masat që zhvillimi ekonomik të arrijë normën vjetore së paku 7 për qind, ne do të ngecim shumë në krahasim me vendet e rajonit Haki Shatri, AAK nevojë për sa më shumë “feedback” në përpilimin e politikave për rritjen e BPV-së dhe në rritje punësimi, duke theksuar nevojat për reforma strukturore brenda ekonomisë. Ekonomistët e MF-së, në një përgjigje dërguar Revistës “Ekonomia” përmes postës elektronike, raportin e Bankës Botërore e konsiderojnë të vlefshëm. “Në raportin e 4-t për vendet e EJL-së, vlerësimet makroekonomike janë shumë të përafërta me ato të ekonomistëve tanë në Ministri. Në anën tjetër, Ministria është vetëm shfrytëzuese e të dhënave, prandaj ne nuk kemi qenë në gjendje të bëjmë krahasime me vlerësimet e tyre mikroekonomike”, thuhet në përgjigjen e tyre. Megjithatë, ata janë shprehur se kanë qenë të shqetësuar me vlerësimet e distribuimit të të hyrave si indikator i varfërisë në këtë raport, dhe për këtë ata kanë kontaktuar ekonomistët e BB-së, duke vërejtur se një vlerësim i tillë nuk është aspak i qëndrueshëm me vlerësimin e varfërisë në konsum, që bëhet nga Anketa e Buxhetit të Ekonomive Shtëpiake.

eKonomia korrik 2013

“Jemi siguruar nga ekonomisti përgjegjës për raportin se të dhënat e prezantuara janë rezultat vetëm i kalkulimeve të brendshme, pa të dhëna primare, dhe se fuqia shpjeguese e një kalkulimi të tillë është shumë e kufizuar”, janë shprehur ekonomistët e Ministrisë së Financave. Ndërkaq, për sa i përket normës së rritjes reale të BPV-së, ata kanë shtuar se, ndonëse Kosova në vlerë absolute ka BPV-në më të ulët në rajon, rritja reale ka qenë më e shpejta në rajon përgjatë 10 vjetëve të fundit. Në anën tjetër, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, mendon se bruto produkti vendor për kokë banori i paraqitur në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave nuk është real. Sipas tij, ai është më i ulët se 2.701 euro. “Shifra prej 2.701 euro duket se është e rritur. Nuk besoj se kaq është BPV-ja për kokë banori. Ata janë shërbyer me rezultatin e regjistrimit të popullsisë që ka qenë në vitin 2011,që kanë treguar numër më të vogël të banorëve”, thekson ai. Nëse e marrim numrin real të popullsisë në vend, që gjithsesi

del më shume se 1.8 milionë banorë, shton Shatri, BPV-ja do të jetë më e ulët dhe kjo rreth 2.500 euro për kokë banori. Sidoqoftë, nëse krahasohet Kosova me vendet e tjera, ka një zhvillim aq të ulët sa është përgjysmë, krahasuar me Shqipërinë, i cili është vendi më i pazhvilluar në rajon, pas Kosovës. “Ky nivel është shumë i ulët dhe, nëse nuk ndryshojnë masat që zhvillimi ekonomik të arrijë normën vjetore së paku 7 për qind, ne do të ngecim shumë në krahasim me vendet e rajonit. Një normë e zhvillimit prej 3 për qind, sa është dhe me shtimin e popullatës 1,5 për qind, nuk paraqet zhvillim ekonomik dhe rritje të mirëqenies sociale”, pohon Shatri. Dinamika e zhvillimit ekonomik të Kosovës, nënvizon Shatri, nuk i mundëson vendit që brenda një shekulli të arrijë nivelin e BPV-së për kokë banori që ka Evropa sot.

PB për kohë banori -2012 ($)

01.Greqia

1 8,419.32

02.Sllovenia

17,693.50

03.Kroacia

9,980.94

04.Turqia

7,637.49

05.Rumania

6,101.69

06.Bullgaria

5,615.20

07.Mali i Zi

5,125.36

08.Serbia

,976.27

09.Maqedonia

3,921.87

10.BeH

3,318.23

11.Shqipëria

3,209.21

12.Kosova

2,668.11

13.Moldavia

1,582.87

17


Top 10

Makroekonomi Editorial

Korrupsioni largon investitorët

Investimet e huaja të drejtpërdrejta për vitin 2012 ishin për 160 milionë euro më pak se vitin paraprak. Rënie kryesisht pati nga shtetet evropiane, derisa Turqia prin me më së shumti investime. Qeveria shkakun sërish e gjen te kriza financiare, por investitorët thonë se arsye është korrupsioni i lartë Agon Sinanaj

I

nvestimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë kanë rënë në pikën me të ulët që nga paslufta. Prej 431 milionë eurove, sa ishin në vitin 2007, kanë rënë në 213 milionë euro në 2012. Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës, trendi i rënies së investimeve u përkeqësua sidomos gjatë vitit 2012, duke arritur në rreth 5 për qind të PBB-së. Ndërkohë, gjatë periudhës 20082011, investimet e huaja përbënin mesatarisht 8.3 për qind të PBB-së. “Ky përkeqësim i trendit dëshmon për ndjeshmërinë që kanë IHD-të ndaj zhvillimeve në ekonomitë e vendeve të Eurozonës, të cilat njëkohësisht paraqesin burimin kryesor të IHD-ve në Kosovë. Ndjeshmëria e IHD-ve ndaj zhvillimeve në Eurozonë ilustrohet edhe me faktin se investimet e tjera kanë shënuar rënie më të theksuar prej 46.6 për qind, krahasuar me kapitalin aksionar prej 45.3 për qind rënie”, thuhet në raportin e BQK-së. Kjo rënie kaq e madhe e

18

investimeve nga Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në “Riinvest”, shpjegohet edhe me faktin se investimet kanë qenë të lidhura me procesin e privatizimit. Sipas tij, gjatë kohës kur ky proces është zhvilluar me një dinamikë më të përshpejtuar edhe niveli i investime të huaja ka qenë më i lartë. “Fakti që kohët e fundit ky proces është futur në fazën finale dhe se kanë mbetur edhe pak ndërmarrje për t’u privatizuar, niveli i investimeve të huaja të lidhura me këtë proces nuk pritet të rritet”, thotë Hashani.

Ndërsa Valdrin Lluka, kryeshef i Agjencisë për Promovimin e Investimeve, thotë se pavarësisht nga kriza financiare, Kosova ka shënuar rritje të investimeve në vitin 2010 dhe 2011. Kjo si rezultat i diasporës kosovare që jeton kryesisht në dy shtete shumë të fuqishme ekonomikisht, Gjermani dhe Zvicër. “Në vitin 2010 kemi pasur rritje të investimeve për 28 për qind, kurse në vitin 2011 një rritje për 8 për qind. Për fat të keq, ekonomia evropiane vazhdoi të stagnojë në vitin 2012, duke shkaktuar rënie të investimeve në tërë Evropën,

Në vitin 2010 kemi pasur rritje të investimeve për 28 për qind, kurse në vitin 2011 një rritje për 8 për qind Valdrin Lluka, APIK eKonomia korrik 2013


përfshirë rajonin e Evropës Juglindore”, thotë Lluka. Nëse shikohet struktura e IHD-ve, shihet se ato janë përqendruar në sektorin e patundshmërive, me 31.7 për qind, ndërtimtaria - me 20.8 për qind, prodhimtaria - me 12.1 për qind, sektori financiar - me 10.4 për qind, pasuar nga sektori i transportit dhe telekomunikacionit, me një pjesëmarrje prej 7.9 për qind. Ndryshe nga viti i kaluar, kur pjesa më e madhe e IHD-ve ishte nga Britania e Madhe, me 20.3 për qind, në vitin 2012 Turqia paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD në Kosovë, me 28.3 për qind të tyre. Faktorët demotivues Nga ana tjetër, investitorët korrupsionin e shohin si arsyen kryesore pse nuk investojnë në Kosovë. Në një anketim të bërë nga Odave Ekonomike Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Kosova është cilësuar si një vend me shkallë të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politika jo të mira ekonomike si dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional. Si pasojë, anketa e radhit Kosovën në vendin e 18-të, në mesin e 20 shteteve, për sa i përket atraktivitetit si vend për të investuar. Këto vlerësime janë dhënë nga 1,623 biznese gjermane, anëtare të Odave Ekonomike Gjermane në 16 vende. “Problemet strukturore të burokracisë, mungesa e politikave dhe strategjive ekonomike si dhe mungesë e dukshme e shtetit ligjor”, janë disa nga vlerësimet që i kanë dhënë për Kosovën investitorët. Megjithatë, pavarësisht nga këto dukuri negative në aspektin ekonomik, 82 për qind e kompanive

eKonomia korrik 2013

19


Editorial Makroekonomia

të anketuara, të cilat kanë investuar në Kosovë, janë shprehur se do të investonin sërish në këtë shtet. Drejtori i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Bardhyl Meta, shpjegon se arsyeja pse këto kompani janë deklaruar se do të investonin në Kosovë, mund të jetë për shkak të mangësisë së konkurrencës si dhe investimit paraprak që ata e kanë bërë dhe nuk mund ta lënë. “Përgjithësisht, kompanitë e huaja nuk kanë një konkurrencë të madhe në Kosovë dhe kjo mund të jetë arsyeja, përveç faktorëve të tjerë, si taksat e ulëta, fuqia e lirë e punës, ligjet fleksibile për të drejtën e punës etj. Por, të gjithë faktorët e tjerë, që përfshijnë institucionet kosovare, janë pengues, demotivues dhe e rëndojnë ekonominë”, ka thënë Metaj. Edhe Alban Hashani mendon se Kosova nuk ka arritur të krijojë kushte të favorshme për investitorët. “Kosova nuk ka arritur të krijojë një mjedis miqësor për tërheqjen e investimeve, shoqëruar kjo edhe me krizën financiare në Evropë, ku firmat ndjekin një kurs më konservator për sa i përket shtrirjes në tregje të reja”, tha ai. Valdrin Lluka, nga Agjencia për Promovimin e Investimeve, pohon se Qeveria e Kosovës vazhdon të ndërmarrë hapa në përmirësimin e klimës për investime, gjë që edhe është reflektuar në raporte të ndryshme, siç është ai i Bankës Botërore “Të bërit biznes”. Në këtë raport Kosova ka përmirësuar rangimin për 18 vende dhe tani radhitet e 98-ta, prej 185 vendeve të anketuara. “Raportet e tilla janë shumë 20

“Probleme strukturore të burokracisë, mungesë e politikave dhe strategjive ekonomike si dhe mungesë e dukshme e shtetit ligjor” KDWV pozitive për Kosovën, kur dihet disbalanca tregtare që Kosova ka që Kosova nuk ka imazh të mirë aktualisht”, ka shtuar Lluka. në sytë e investitorëve të huaj. Bazuar në të dhënat e Agjencisë për Gjithashtu pritet që sivjet të kemi Promovimin e Investimeve, që nga një përmirësim edhe më të madh fillimi i këtij viti e deri më sot, këtë në raportin e lartpërmendur”, agjenci e kanë kontaktuar rreth 249 kompani të huaja, të cilave u është pohon ai. Si sukses ai ka përmendur edhe ofruar ndihmë në grumbullimin bashkëpunimin që kjo agjenci ka e informatave lidhur me fushën e me Agjencinë MIGA, që është pjesë investimeve ku ata synojnë për të e Bankës Botërore dhe që garanton investuar në Kosovë. Gjatë këtij investimet e huaja në Kosovë, duke viti interesim për të investuar në mohuar çdo rrezik të mundshëm, Kosovë kanë shprehur investitorët përfshirë edhe atë politik. Po ashtu, nga Gjermania, Turqia, Austria, edhe Ligji për investimet e huaja Franca, Holanda dhe Zvicra në sektorët e agrobiznesit, prodhimit, ofron garanci për investitorët. “Kosova sivjet ka kaluar ligjin teknologjisë informative, reciklimit për zonat ekonomike dhe është dhe energjisë së ripërtëritshme. themeluar K ë s h i l l i IHD (milionë euro) Kombëtar për 500 Zona Ekonomike. Qëllim i tyre është krijimi i 400 kushteve më të mira të biznesit 300 për ato kompani që investojnë në Kosovë, por 200 që prodhojnë për eksport. Në këtë formë, jo 100 vetëm që rritet punësimi, por 0 2007 2008 2009 2010 2011 2012 edhe zvogëlohet

eKonomia korrik 2013


Top 10 Privatizimi i NP-ve

Pa ndikim në zhvillim

Ka qenë e papritshme që pikërisht me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdar nisë edhe rënia ekonomike. Nga 5,5 për qind, sa ishte, mezi po mbahet në 3 për qind. Pra, privatizimi i NP-ve dhe struktura e shpenzimit të parasë publike nuk po gjenerojnë zhvillim Lulëzim Ahmeti Nga shitja e ndërmarrjeve publike buxheti i Kosovës do të përfitojë pak më shumë se 250 milionë euro. Me këto para, Qeveria e Kosovës investitorëve privatë ua ka dorëzuar krejt pronësinë e Shpërndarjes dhe të Distribucionit të KEK-ut, si edhe 75 për qind të aksioneve të Postës dhe të Telekomit. Kjo shumë e parave është e barabartë me investimet vjetore për “Autostradën e Kombit”, apo

eKonomia korrik 2013

i afrohet gjysmës së shumës së nevojshme për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit. Nuk janë vetëm sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar se investimet kapitale në infrastrukturë janë të papërballueshme pa shitjen e ndërmarrjeve publike, por këtë e dëshmon edhe bilanci bankar i buxhetit të Kosovës. Ai është duke u zvogëluar, ndërsa që nga viti 2011 ky bilanc matematikisht fryhet duke kalkuluar edhe 300 milionë si “të hyra të

njëhershme”, që në fakt janë para që vijnë nga privatizimi i NP-ve. Nga ana tjetër, investimet kaq të mëdha në një sektor nuk po sjellin rritje ekonomike. Ka qenë e papritshme që pikërisht me fillimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë - Merdar të nisë edhe rënia ekonomike. Nga norma 5,5 për qind, sa ishte, ajo mezi po mbahet në 3 për qind. Pra, privatizimi i NP-ve dhe struktura e shpenzimit të parasë publike nuk po gjenerojnë zhvillim. Kjo edhe vë në dyshim arsyen për 21


Top 10 PrivatizimiEditorial i NP-ve

shitje kaq të shpejtë të aseteve kombëtare, të cilat aktualisht janë përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës. Mst: Bartja e monopolit Bartja e monopolit NP-ve, të cilat janë monopol shtetëror, nga njohës të fushës së ekonomisë konsiderohet e gabuar. Ky proces sjell vetëm një ndryshim - monopoli shtetëror po bartet në sektorin privat. Ata në parim mbështesin privatizimin e ndërmarrjeve publike, por thonë se ky proces nuk duhet të ndodhë me çdo kusht. Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, i cili, sipas ligjit, është edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për Privatizim (KQP), ka thënë për Revistën “Ekonomia”, se përfshirja e sektorit privat në ndërmarrje publike, do të sigurojë përfitime të përgjithshme. “Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, ekonomia e Kosovës është e mbështetur në tregun e konkurrencës së lirë dhe ajo inkurajon përfshirjen e sektorit privat në mënyrë aktive në ndërmarrje publike, dhe një përfshirje e tillë do të sigurojë përfitim të përgjithshëm për popullin e Kosovës”, tha ministri Ismajli. Gjatë përfshirjes së sektorit privat, ai thotë se duhet të kihen parasysh efikasiteti dhe cilësia e shërbimeve, e po ashtu edhe ndikimet e përgjithshme në ekonomi. Ai tregon se privatizimi dhe futja e kapitalit privat në ndërmarrjet publike është i rregulluar edhe me ligj. “Ristrukturimi i ndërmarrjeve publike, si implementim i 22

politikave pronësore ndaj tyre, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve të Kosovës, është proces që ka filluar dhe është në vazhdim”, thotë Ismajli. Ministri Ismajli, i cili para pak kohësh është emëruar në këtë post, thotë se përqindja e mbajtjes së aksioneve nga Qeveria në ndërmarrjet publike, varet prej rekomandimeve të Këshilltarit të Transaksionit.

Gërxhaliu vlerëson se në privatizimet e deritanishme më shumë janë mbrojtur interesat e blerësve sesa interesat e qytetarëve të Kosovës. “Në këtë drejtim, si duket, shumë më tepër mbrohen interesat e blerësve, se interesat e vetë shtetit të Kosovës. Në qoftë se kjo është formula e cila mund të garantojë sukses, atëherë po them me përgjegjësi se është një formulë e dështimit, pasi me

Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike ka dështuar, me ndonjë përjashtim. Privatizimi i KEDS-it dhe i PTK-së janë humbje e pasurisë publike për shkak të çmimit shumë të ulët të shitjes dhe krijimit të monopoleve private Avdullah Hoti, UP Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë për Revistën “Ekonomia” se nga procesi i privatizimit është pritur më shumë sesa është arritur. Ai thotë se Oda Ekonomike është për privatizimin e ndërmarrjeve publike, por jo që ky proces të ndodhë me çdo kusht. “Është koha kur duhet të rritet performanca, të shtohet përgjegjësia dhe nëse diçka duhet të privatizohet, atëherë shumica e aseteve duhet të mbeten në pronësi të institucioneve vendore, e jo me çdo kusht ato të privatizohen në tërësi”, tha ai.

të do të ngulfatet e ardhmja e shtetit tonë”, ka thënë ai. Kryetari i OEK-ut, thotë se, nëse ndodh privatizimi i ndërmarrjeve publike, procesi duhet të bëhet me një transparencë dhe përgjegjësi më të madhe, sesa është bërë deri më tash me ndërmarrjet e privatizuara. Mst: Përfitimet e padukshme E Alban Hashani, hulumtues në Institutin “RIINVEST”, ka thënë se është e vështirë të thuhet se a duhet të privatizohen sektorët me karakteristika të monopolit natyror, siç është rasti i rrjetit të distribuimit dhe shpërndarjes

eKonomia korrik 2013


së rrymës. Privatizimet e tilla, sipas tij, duhet të jenë pjesë e strategjive më të mëdha, e të cilat do të shërbenin si mjet për të arritur një qëllim më të lartë, e jo të mbetet privatizimi qëllim në vete. “Ekziston dilema që, nëse shiten pak aksione, mund të mos ketë interes nga sektori privat që të futet në atë sektor, për shkak se nuk mund të qeverisë në mënyrë aktive dhe të pavarur ndërmarrjen. Në anën tjetër, nëse shiten pjesa dominuese dhe mbahet një pjesë e vogël, përfitimet mund të mos jenë shumë të mëdha në pikëpamje të ushtrimit të kontrollit apo ruajtjes së interesave strategjike. Kjo për shkak se fillimisht investitori ka shumicën kontrolluese në ndërmarrje dhe për më tepër në rast se investitori i ri e rrit kapitalin aksionar, pjesëmarrja proporcionale e sektorit publik zvogëlohet e me të edhe fuqia ndikuese në vendimmarrje”, tha ai. Megjithatë, Hashani thotë se në sektorë strategjikë, siç është ai i energjisë, për shkak natyrës specifike të tij, si “RIINVEST” kanë propozuar që Qeveria të mbajë një pjesëmarrje në formë të aksionit të artë. “Me mbajtjen e këtyre aksioneve do të siguronte që në rrethana të caktuara Qeveria të mund të luajë rrolin e gardianit të interesit publik, nëse konsiderohet se ai cenohet”, ka thënë për revistën “Ekonomia” Alban Hashani. Kurse profesori i makroekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Avdullah Hoti, thotë se, për shkak të specifikave që kanë

eKonomia korrik 2013

ndërmarrjet publike, gjatë privatizimit duhet të sqarohen forma dhe kushtet e privatizimit, e po ashtu edhe përqindja e aksioneve që shiten. “Qëllim mund të jetë edhe mundësia që sektori në të cilin operon ndërmarrja publike avancon më shumë nëse mbizotërojnë aksionet në pronësi private”, tha ai. Sipas tij, privatizimi i rrjetit të shpërndarjes dhe distribuimit të KEK-ut, është bërë pa koncept për rëndësinë strategjike të saj. “Një investitor ka blerë furnizimin dhe distribucionin. Kjo në të ardhmen pritet të shkaktojë probleme për konsumatorët, pasi është krijuar një monopol privat nga një monopol shtetëror”, tha Hoti. Ai tregon se nga praktikat ndërkombëtare, për konsumatorët më mirë është të mbahet monopoli shtetëror, sesa të krijohet ai privat. “Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike ka dështuar, me ndonjë përjashtim. Privatizimi i KEDS-it dhe i PTK-së janë humbje e pasurisë publike për shkak të çmimit shumë të ulët të shitjes dhe krijimit

të monopoleve private”, ka thënë për Revistën “Ekonomia” Avdullah Hoti. Por, Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se kompanitë publike janë pronë e publikut, pasi, sipas tij, këto kompani janë strategjike e të domosdoshme për zhvillimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. “Kontrolli mbi ndërmarrjet publike, nënkupton kontroll mbi shtetin dhe mbi të drejtat tona që burojnë prej shtetit sovran. Kompanitë publike kanë potencial të gjenerimit të të hyrave të mëdha të domosdoshme për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë”, ka thënë Ymeri. Ai ka shtuar se kontrolli demokratik i publikut mbi këto kompani është i domosdoshëm. “Në rastin e Kosovës, sikur të shumë shteteve tjera, këto kompani sjellin përfitime të mëdha materiale të domosdoshme për zhvillimin e vendit. Nëse në ndonjë fazë të zhvillimit të këtyre kompanive kemi nevojë për ekspertizë shtesë, atëherë mund ta kontraktojmë këtë ekspertizë nga jashtë e jo ta shesim kompaninë”, thotë Ymeri. 23


Top 10 Editorial Energjia alternative

Mundësi që po humbet Kosova ka potencial që nga energjia e ripërtëritshme t’i plotësojë 38 për qind të nevojave të saj për energji elektrike. Matjet e ndryshme tregojnë se vetëm nga hidrocentralet e vogla kapaciteti është 140 megavatë apo 17 për qind nga totali dhe 11 për qind prej energjisë diellore, nga era dhe biomasa. Agon Sinanaj

S

ikur të gjitha burimet e ripërtërishme të energjisë të shfrytëzoheshin, tregu energjetik i Kosovës nuk do të varej vetëm nga qymyri. Në total, diku rreth 38 për qind e kërkesës për energji do të mbulohej duke shfrytëzuar potencialet ujore, të erës, të diellit dhe të biomasës. Së paku kështu tregojnë matjet e kryera nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat e huaja ndërkombëtare. Vetëm nga hidrocentralet e vogla mundësitë e gjenerimit janë deri në 140 megavatë, apo 17 për qind e totalit të kërkesës për energji, dhe 11 për qind mund të mbulohet prej energjisë diellore, biomasës dhe asaj nga era. Pa e përfshirë këtu hidrocentralin e Zhurit, që ka kapacitet prej 305 megavatësh, por që ekonomikisht duket se është projekt për një kohë tjetër, për shkak të kotos së lartë dhe

24

numrit të vogël të ditëve për prodhim gjatë vitit. “Në këtë skenar, deri në vitin 2020 energjia totale, e gjeneruar nga burimet e ripërtëritshme, është 2881 GWh, që është e barabartë me 38 për qind të gjenerimit total neto. Gjenerimi nga hidrocentralet përbën 17 për qind, ndërsa bio, era dhe energjia diellore tani kontribuojnë me 11 për qind”, thuhet në raportin e profesorit amerikan Daniel Kammen “Opsionet për Energji të Qëndrueshme për Kosovën”. Të njëjtat statistika dalin edhe nga Strategjia për energji 2009 – 2018, dhe matjet e kryera asokohe nga Ministria e Energjisë dhe e Minierave. Sipas MZHE-së, vlerësimi i potencialëve energjetike është bërë për lloje të caktuara të burimeve të ripërtëritshme. Kështu, potenciali i vlerësuar i energjisë ujore arrin kapacitetin e instaluar rreth 130 MW, ndërsa fuqia e erës rreth 250 MW. Për sa i përket energjisë diellore,

sipas matjeve, vlerësohet të jetë ndërmjet 1500 dhe 1650 KWh/ m2 në vit, që jep të kuptohet se kushtet klimatike mundësojnë shfrytëzim solid të këtij burimi energjetik. Krejt nga qymyri Por, pavarësisht nga potencialet alternative, rreth 98 për qind e energjisë së prodhuar vazhdon të jetë nga qymyri. Edhe sipas strategjisë për energji, në planin afatgjatë, linjiti do të mbetet mbështetja kryesore për prodhimin e energjisë elektrike në Kosovë. Rezervat gjeologjike të linjitit janë vlerësuar të jenë rreth 12.5 miliardë tonë. Nga ana tjetër, në bazë të standardeve të BE-së, Kosova duhet që deri në vitin 2020 të këtë 20 për qind të energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme dhe po aq ta ulë ndotjen nga dyoksidi i karbonit. Visar Azemi, nga Konsorciumi

eKonomia korrik 2013


Strategjia e energjisë është e bazuar kryekëput në prodhimin e energjisë nga qymyri dhe anashkalon përdorimin e energjisë prej burimeve alternative Visar Azemi, KOSID Kosovar i Shoqërisë Civile (KOSID), thotë se Kosova është larg arritjes së këtyre standardeve. Qeveria ende nuk ka një plan për efiçiencë të energjisë. “Strategjia është e bazuar në prodhimin e energjisë nga qymyri dhe anashkalon përdorimin e energjisë prej burimeve alternative”, thotë Azemi Sipas tij, problemi që Kosova

eKonomia korrik 2013

nuk ka energji të mjaftueshme, nuk është mungesa e një termocentrali të ri, por humbjet shkojnë deri në 38 për qind. “Vlerësohet se së paku 30 për qind e energjisë shfrytëzohet artificialisht, në mungesë të efiçiencës së energjisë”, shton ai. Edhe Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv në Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, mendon se, nëse do të shfrytëzoheshin këto potenciale,

atëherë deri në vitin 2020, energjia e prodhuar nga qymyri mund të reduktohet në 70 për qind, ndërkaq pjesa tjetër prej 30 për qind nga energjia alternative. “Dhe, mbi të gjitha, të synojmë që në vitin 2040 thëngjilli si karburant të përdoret jo më shumë se 40 për qind nga e tërë fuqia e gjeneruar”, ka thënë Shllaku. Kjo, sipas tij, do të arrihej më një plan të qartë për ngritje të efiçiencës dhe minimizimit të humbjeve. Veç mungesës se programeve për efiçiencë, probleme janë shfaqur edhe në marrjen e lejeve të punës. Aktualisht, 14 investitorë potencialë janë duke pritur lejen e punës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për të investuar në burime të ripërtëritshme të energjisë elektrike, me një kapacitet prej 175 MW. Nga ana tjetër, Nezir Myrtaj, udhëheqës i Divizionit të Efiçiencës dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë në MZHE, si sukses numëron anëtarësimin e Kosovës në Komunitetin e Energjisë dhe nxjerrjen e legjislacionit në këtë sektor. “Kosova ka draftuar Planin Kombëtar të Veprimit për burimet e ripertërishme të energjisë për periudhën 20112020, i cili përmban masat e domosdoshme për arritjen e cakut të energjisë nga BRE. Njëra prej masave kryesore është tarifa feed, e cila ekziston për energjinë ujore, të erës dhe biomasën”, thotë Myrtaj. Mst: Heshtet hidrocentrali i Zhurit Në bazë të strategjisë për 25


Top 10 Editorial Energjia alternative

energji, vetëm nga uji Kosova ka kapacitet për zhvillimin e 20 hidrocentraleve të vogla, të cilat deri në vitin 2020 do të arrinin kapacitete prej 140 megavatësh. Megjithatë, prej këtyre aktualisht funksionojnë vetëm 5 hidrocentrale të vogla. “Prodhimi hidrik sigurohet kryesisht nga hidrocentrali i Ujmanit me kapacitet 35 MW dhe HC Lumëbardhi me kapacitet 8.3 megavatë”, thuhet në strategjinë për energji 20092018. Tri hidrocentralet e tjera janë HCV Dikanci, me kapacitet 1 MW, HCV, Radavci - 0.9 MW dhe HCV Burimi - 0.86 MW. Ndërsa, për sa i përket hidrocentralit të Zhurit, nuk ka asnjë veprim konkret rreth fillimit të punëve për ndërtim, ndonëse, sipas strategjisë, ka qenë e paraparë që të nisë së prodhuari më 2016. Hidrocentrali i Zhurit parashihet të ketë kapacitet 305 megavatë dhe është menduar të jetë i shfrytëzueshëm në kohën e pikut, atëherë kur kërkesa për

energji është në maksimum. Nezir Myrtaj nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik thotë se rreth këtij projekti nuk ka ndonjë zhvillim konkret dhe as informacion rreth arsyeve për ngecje. Por, për Visar Azemin nga KOSID ky projekt ka ngecur për shkaqe politike. Ai thotë se Shqipëria dhe Kosova, duhet të bëjnë marrëveshje për ujëra, në mënyrë që të zgjidhet ky problem. Edhe Luan Shllaku problemin e sheh më shumë te klasa politike e të dyjave vendeve. Këtë duke u bazuar në dështimet e

projekteve shumë më të vogla që patën Kosova dhe Shqipëria deri tash, siç është linja 400 KV dhe problemi i Zhurit. “Të dy palët kanë “gjynahe” në këtë drejtim, por Shqipërinë e shoh pak më problematike këtu. Thjesht, ky sektor në Shqipëri është tërësisht i preokupuar me projektet rajonale të gazit, që do t’u sillte më shumë përfitime, sigurisht edhe shtetit edhe oligarkëve, dhe oferta e bashkëpunimit energjetik me Kosovën nuk e ka atraksionin e projekteve të tjera rajonale”, ka vlerësuar Shllaku.

Skenari për BRE • Skenari bazë i MEMit parashikon zhvillimin e projekti të njohur të hidrocentralit akumulues, HC “Zhur”, me një kapacitet të instaluar prej 305 MW. Ky projekt pritej të jetë operacional deri në vitin 2016. Është vlerësuar se Hidrocentrali Zhur mund të prodhojë 398 GWh në vit. • Zhvillimi i 20 hidrocentraleve të tjera “të vogla” pritet të kontribuojë me 140.3 MW deri

26

në vitin 2020. • Tre operatorë privatë të energjisë elektrike me erë kanë paraqitur kërkesat e projektit në KOSTT me një kapacitet total të kombinuar prej 157 MW. MEM vlerëson se nga këto projekte, 141 MW e kapacitetit të energjisë së erës do të instalohen në rrjetin e Kosovës deri në vitin 2020. • Zhvillimi i centraleve elektrike me biomasë dhe me mbeturina urbane është

parashikuar të fillojë në vitin 2012, me zhvillimin progresiv të kapacitetit që arrin 16.5 MW deri në vitin 2020. • Vlerësimet e potencialit për kapacitetin e instaluar të energjisë diellore janë të ulëta, kryesisht për shkak të një perceptimi të shpenzimeve shumë të larta - kapitale. Skenari bazë i MEM-it parasheh vetëm 0.8 MËW të kapacitetit diellor në rrjetin e Kosovës deri në vitin 2020.

eKonomia korrik 2013


Kolumne

Dështimet e vazhdueshme ekonomike

Qeveria, duke mos luajtur mirë rolin e “arbitrit” të paanshëm, do të bëjë të krijohet ekonomia informale, e cila nuk paguan taksa dhe “luan” jashtë rregullave të lojës, dëmton buxhetin e shtetit dhe konkurrencën në ekonomi

Alban Zogaj

P

yetjet kryesore që ne bëjmë, vazhdimisht, janë të lidhura me idenë se cili duhet të jetë roli i Qeverisë në ekonomi, në një shoqëri e cila dëshiron të funksionojë me konceptet e ekonomisë së tregut? Dhe, e dyta, sa po arrin Qeveria jonë të kryejë detyrat “ekonomike” të saj? Përgjigjet, nuk janë aspak të lehta për t’u dhënë. Dhe, thënë të drejtën, me këtë problem po ballafaqohen edhe shumë shoqëri më të zhvilluara se kjo jona, dhe nuk po japin ndonjë përgjigje përfundimtare. Por, sidoqoftë, nëse i kemi me gjithë mend deklaratat se (në Kosovë) po zhvillojmë një ekonomi të tregut, dhe nëse e kuptojmë mirë se çka do të thotë kjo, atëherë roli i Qeverisë në ekonomi duhet të jetë sa më i kufizuar që të jetë e mundur. Çka do të thotë kjo? Cili

eKonomia korrik 2013

është ky rol i kufizuar i Qeverisë? Në fakt, pothuajse ekziston një konsensus i gjerë në literaturën ekonomike lidhur me rolin e Qeverisë në ekonominë e tregut, dhe ai mund të përkufizohet në pesë funksione kryesore. Pra, Qeveria duhet: 1. Të ofrojë strukturë ligjore dhe të sigurojë zbatimin e saj; 2. Të krijojë kushte për konkurrencë fer në ekonomi/ treg; 3. Të bëjë shpërndarjen e të ardhurave (përmes taksave dhe shpenzimeve qeveritare); 4. Të furnizojë shoqërinë me shërbimet publike dhe 5. Të mbështesë rritjen ekonomike dhe stabilitetin ekonomik. Në këtë diskutim nuk do të ndalemi tek të gjitha këto funksione me radhë, por do të fokusohemi më shumë në funksionin e parë dhe të dytë, në ofrimin e strukturës ligjore/ zbatimin e saj dhe krijimin e konkurrencës fer në ekonomi. Gjithashtu do të theksojmë rëndësinë që ato paraqesin në funksionimin e ekonomisë së tregut, sepse konsiderojmë se në këto drejtime kemi dështimet më të mëdha. Në fakt, zbatimi i ligjit/ kontratave është parakushti themelor që një ekonomi e tregut të funksionojë. Ky funksion kërkon nga Qeveria të sigurojë

të drejtat pronësore, zbatimin e kontratave dhe të luajë rolin e arbitrit të drejtë në “lojë”, i cili dënon çdo veprim “jashtë rregullave”. Arbitri i “ndeshjes” asnjëherë nuk duhet të bëhet pjesë e lojës. Ai, edhe në rastet kur pa qëllim bëhet pjesë e një devijimi të “topit”, mund të ndryshojë rrjedhën e lojës, e lëre më kur ndërhyn në mënyrë të qëllimshme. Dhe, çfarë ndodh kur arbitri ndërhyn (me apo pa qëllim) në lojë dhe krijon një përparësi të padrejtë për njërin ekip apo tjetrin? Shpesh ndodh që ajo ndërhyrje të ndikojë që ekipi më i mirë të humbasë ndeshjen, duke rezultuar me demotivim të lojtarëve dhe duke e prishur garën. Prishja e garës, pastaj, mund të dekurajojë edhe shikuesit për të vazhduar ndjekjen e ndeshjeve, që eventualisht mund të çojë në probleme financiare për ekipet dhe sponsorët e lojës. Pra, një ndërhyrje e arbitrit në lojë, që fillimisht mund të duket “e vogël” dhe “pa rëndësi”, ka potencial të madh të prishë gjithë reputacionin e garës. Po kjo vlen edhe për ndërhyrjen e Qeverisë në ekonomi/treg. Pra, moszbatimi i ligjit, apo, edhe më keq, zbatimi i anshëm 27


Editorial i ligjit (për shkak të interesave të ndryshme apo aferave korruptive), përveç që shkatërron konkurrueshmërinë e brendshme (nëpërmjet konkurrencës jo të drejtë), jep gjithashtu sinjale fatale drejt investitorëve të jashtëm. Nëse Qeveria/ligji nuk është e “barabartë” në rolin e saj të “arbitrit”, rezultati do të jetë ulje e investimeve, si vendore ashtu edhe të jashtme, norma të larta të interesit, evazion fiskal, ulje ekonomike dhe dështim i funksionimit të tregut. Ekonomia jonë, sot, është në po këtë situatë. Kjo, për shkak se Qeverisja jonë ekonomike ende nuk e ka kuptuar mirë rolin e saj në ekonominë e tregut, ose me qëllim nuk dëshiron ta kuptojë. Në të vërtetë, tek ne më shumë është preferuar të luhet roli i “ndarësit të pasurisë” ose “shpenzuesit të buxhetit”, sesa të luhet roli i “arbitrit” që siguron lojë fer në ekonomi/treg. Kjo është arsyeja kryesore pse ekonomia jonë ka zhvilluar një varësi kaq të lartë ndaj shpenzimeve qeveritare dhe pse ekonomia jonë nuk po është në gjendje të arrijë pritjet

28

e shoqërisë. Kjo situatë do të përmirësohet vetëm duke e lejuar sektorin privat të marrë rolin e lokomotivës në zhvillimin ekonomik. Nëse Qeveria nuk kryen mirë funksionin e saj të parë, pra zbatimin e ligjit në ekonomi (normalisht përmes sistemit gjyqësor), atëherë edhe funksionet e tjera do të jenë vështirë të realizueshme. Kështu, duke mos luajtur mirë rolin e “arbitrit”, do të krijohet ekonomia informale, e cila nuk paguan taksa dhe “luan” jashtë rregullave të lojës, e cila dëmton buxhetin e shtetit, në njërën anë, dhe dëmton edhe konkurrencën në ekonomi, në anën tjetër. Ato firma që “fshehin” aktivitetet e tyre ekonomike, do të kenë mundësinë e shitjes së produkteve me çmime më të ulëta, dhe si rezultat do të jenë më konkurruese sesa firmat e tjera të cilat zbatojnë ligjin. Kjo dëmton direkt funksionin e dytë të Qeverisë në ekonomi, pra krijimin e kushteve për konkurrencë fer. Në ekonomi, siç theksuam më herët, është thelbësore zbatimi i kontratave.

Nëse ato nuk zbatohen nga palët në treg, atëherë nevojitet një organ i pavarur, i cili ndërhyn në këtë mes. Nëse ky organ nuk krijon besim tek palët, atëherë ato nuk do t’i drejtohen atij dhe do të mundohen t’i rregullojnë problemet e veta në forma jashtëligjore, siç edhe po ndodh sot në ekonominë tonë. Në këtë pikë, në mënyrë të vazhdueshme po dështon qeverisja jonë ekonomike. Kohët e fundit, nga të gjitha sondazhet me bizneset, konkurrenca jofer del të jetë një ndër pengesat kryesore të të bërit biznes në Kosovë. Konkurrenca fer arrihet vetëm me “arbitrim” korrekt dhe me gjyqësor efikas. Duke parë të gjitha këto funksione dhe duke analizuar situatën aktuale në ekonominë tonë, lexuesi mund të ketë një ide të qartë se në cilat funksione ka dështuar qeverisja jonë ekonomike, në vazhdimësi. Gjithashtu, lexuesi mund të krijojë ide se në cilat raste Qeveria ka tejkaluar kompetencat e veta, që çojnë pastaj në konflikte të shumta në sistemin e ekonomisë së tregut.

eKonomia korrik 2013


Bedri HAMZA, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Sistem ende është i ndjeshëm

Kriza e fundit financiare ka dëshmuar që sektori bankar është mjaft i ndjeshëm dhe se rreziqet nuk janë lehtësisht të matshme Ibrahim REXHEPI

N

donëse ende është duke i numëruar muajt e parë të punës së tij si guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza me plot optimizëm e vlerëson të sotmen dhe të ardhmen e sistemit bankar në vend. Këtë nuk e bën nga arsyeja se për çdo situatë të pakëndshme përgjegjësinë e bart edhe vetë, por pse shifrat dhe kalkulimet që bën, atij i rezultojnë me një nivel të kënaqshëm. Pa marrë parasysh rëniet dhe ngritjet që shënohen, megjithatë, vlerëson se nuk ka asnjë indikator që mund të ngre brengat për stabilitetin e sistemit, apo që depozituesit të shqetësohen për paratë e tyre. Në një intervistë për revistën “Ekonomia”, guvernatori Hamza, tregon edhe për vigjilencën e domosdoshme për mbikëqyrjen e tregut dhe perceptimin me kohë të rreziqeve, sado që ato mund të jenë të padukshme. Rritje më e ngadalësuar EKONOMIA: Duke pasur parasysh raportin e vitit të kaluar, por edhe të tremujorit të parë të këtij viti, krijohet përshtypja se bankat janë duke u munduar për

eKonomia korrik 2013

ruajtjen e “status quo-së”. Rritjet, si të depozitave, ashtu edhe të kredive janë minimale. A thua u shtorën kapacitetet financiare të tregut? Hamza: Kriza e fundit financiare ka dëshmuar që sektori bankar është mjaft i ndjeshëm dhe se rreziqet nuk janë lehtësisht të matshme. Sektori bankar në Kosovë ka pasur rritje mjaft të shpejtë, krahasuar me pikënisjen e tij, dhe rritja vazhdon të jetë pozitive, megjithëse me ritëm më të ngadalësuar konform me zhvillimet e fundit në sektorin real në vend dhe Eurozonë. Rritja më e ngadalësuar kryesisht vjen si masë mbrojtëse ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga zhvillimet negative në sektorin real, të cilat mund të shpien në rënie të kualitetit të aseteve të sektorit. Pastaj, krahas shtrëngimit të lehtë të kushteve për kredidhënie, edhe kërkesa për kredi ka shënuar rënie të lehtë. EKONOMIA: Kur kemi parasysh trendët makroekonomikë, në tregun bankar nuk duhet pritur norma të mëdha të rritjes. Mirëpo, a pritni ndonjë situatë që mund ta luhatë stabilitetin sistemit financiar, e veçanërisht të atij bankar në Kosovë?

Hamza: Rreziqet kryesore ndaj të cilave ekspozohet sistemi bankar i Kosovës, marrë parasysh specifikat e tij, janë rreziku kreditor dhe ai i likuiditetit. Aftësia e sistemit për t’u përballur këto rreziqe ka dëshmuar të jetë e kënaqshme. Me gjithë rënien e treguesve të performancës në vitin 2012, sektori vazhdon të ketë performancë pozitive, që kontribuon në stabilitetin e sektorit. Niveli i mjeteve likuide është i lartë dhe rezervat e likuiditetit janë dukshëm më të larta se minimumi rregullativ i kërkuar. Aftësia e sistemit për të përballuar humbjet, si ato të parapara ashtu edhe ato të cilat nuk parashihen, është gjithashtu në nivel të kënaqshëm. Provizionet për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë qëndrojnë në nivele të kënaqshme, ndërsa niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit qëndron, në përgjithësi, mbi minimumin e kërkuar me rregullore. Sektori bankar, në përgjithësi, mbetet i aftë për të përballuar rreziqet. Likuiditet i kënaqshëm EKONOMIA: Cilat janë arsyet pse klientët (depozituesit) duhet 29


Intervistë

të jenë të qetë për sa u përket parave që kanë në sistemin bankar? Hamza: Pozita e favorshme e likuiditetit të bankave, e dëshmuar nga raporti i kredive ndaj depozitave të sistemit, që është nën 80%, si dhe nga raporti i aseteve likuide ndaj gjithsej aseteve, që në mars 2013 qëndroi në 31.3 për qind, tregon për aftësinë e sistemit që të përballojë kërkesat afatshkurtra të klientëve për likuiditet. Ndërsa për sa i përket sigurisë së përgjithshme të depozitave, treguesit e lartcekur, të cilët dëshmojnë për stabilitetin e përgjithshëm të sistemit bankar, përfshirë këtu mbikëqyrjen e vazhdueshme nga ana e Bankës Qendrore, janë një indikator i mirë për sigurinë e depozitave të klientëve. EKONOMIA: Me gjithë këtë siguri dhe gjendjen e mirë për të cilën flisni, bankat nuk po e marrin përgjegjësinë për financimin e zhvillimit ekonomik. Kjo bindje krijohet kur kemi parasysh strukturën e kredive – bankat investojnë vetëm aty ku kanë të garantuar kthim të shpejtë dhe përfitime të larta? 30

Hamza: Zhvillimi ekonomik dhe sistemi financiar kanë lidhshmëri midis vete. Sa më i shëndoshë është sistemi financiar, aq më i shpejtë është procesi i zhvillimit ekonomik. Këtë e kemi vënë re sidomos në vitet e fundit, kur ngadalësimi i rritjes së kreditimit nga sektori bankar u reflektua në ngadalësim ekonomik. Kur kemi parasysh që sektori bankar në Kosovë ka tregues të shëndoshë dhe të kënaqshëm të stabilitetit financiar, shkallën e likuiditetit dhe të kapitalizimit, si dhe cilësinë e portofolit kreditor, ndikimi i tij në zhvillimin ekonomik të vendit do të vazhdojë të mbetet pozitiv. Sektori bankar në Kosovë ka financuar dhe vazhdon të financojë projekte dhe sektorë të ndryshëm të ekonomisë së Kosovës, duke kredituar tregtinë, shërbimet, industrinë, bujqësinë etj. Financimi i zhvillimit ekonomik nga bankat komerciale gjithashtu lidhet edhe me procesin e privatizimit, në të cilin bankat komerciale kontribuan përmes financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të rritur pasurinë e tyre.

EKONOMIA: Por, nuk janë të gjithë sektorët “të preferuarit e bankave”. Madje, bizneset kryesisht ankohen se kostoja e parasë (norma e interesit në kredi) e bën të pamundur që disa sektorë të marrin hua nga bankat? Hamza: Niveli i raportimit financiar dhe transparencës ende nuk është i kënaqshëm te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, gjë që, midis të tjerash, bën që bankat të perceptojnë këtë sektor të ekonomisë si bartës më të lartë të rrezikut dhe natyrisht se kjo ndikon edhe në nivelin e normës së kamatës. Në anën tjetër, korporatat, për shkak të raportimit financiar më të mirë, sigurisht edhe për shkak të pozitës së tyre në treg si dhe aseteve që posedojnë, kanë zakonisht norma më të volitshme të kredisë. Përmirësimi i mjedisit të përgjithshëm të ekonomisë është reflektuar në rritjen e bizneseve si klientë të bankave komerciale, duke reflektuar kështu formalizmin e bizneseve dhe lehtësimin e qasjes së tyre në financim.

eKonomia korrik 2013


Intervistë Kanë para edhe për tregun jashtëm EKONOMIA: A ka shans që oferta bankare të ketë kosto më të lirë? Sa janë të qëndrueshme pohimet nga sektori bankar se rreziku është i lartë, për shkak se nuk funksionojnë institucionet e ligji, posaçërisht kur vjen puna te realizimi i hipotekës? Hamza: Natyrisht, trendi i kostos së ndërmjetësimit financiar ka marrë drejtimin e zvogëlimit dhe kjo do të vazhdojë pa dyshim edhe falë përmirësimeve që janë bërë dhe do të bëhen në fushën e realizimit me efikas të hipotekës. EKONOMIA: Nëse për vlerësimin e rrezikut kemi parasysh nivelin e kredive me probleme, atëherë ai nuk është shqetësues, ndonëse nuk duhet minimizuar fakti se ato brenda një kohe të shkurtër kanë pasur rritje të shpejtë. A do të thotë se ambienti i përgjithshëm ende është përplot rreziqe të padukshme – komerciale e jokomerciale? Hamza: Në përgjithësi, ecuria e kredive joperformuese përcaktohet nga faktorë të ndryshëm të jashtëm dhe në nivel të vetë bankave. Ne kemi një rritje të vazhdueshme të PBB-së, gjë që është pozitive për ngadalësimin e rritjes së nivelit të kredive joperformuese. Në anën tjetër, edhe rritja e mëtejme e efiçencës së afarizmit të sistemit bankar është e nevojshme për ngadalësimin e këtij trendi. Pa dyshim edhe përmirësimi i vazhdueshëm i ambientit për biznes kontribuon në ngadalësimin e rritjes së nivelit të kredive joperformuese. EKONOMIA: Nga raportet, duket

eKonomia korrik 2013

se ende janë të larta kërkesat e bankave vendore ndaj bankave të jashtme, po ashtu edhe investimet në letra me vlerë. A do të thotë kjo se bankat komerciale janë shndërruar në mekanizëm për tërheqjen e parasë nga tregu dhe plasimin e tyre në tregjet e jashtme? A po e dëmton kjo likuiditetin në ekonomi? Hamza: Bankat komerciale në vazhdimësi kanë manifestuar nivel të kënaqshëm të likuiditetit, madje mbi kërkesat e rregullatorit. Përballë mundësisë së shfrytëzimit të të gjitha fondeve të mbetura në investime fitimprurëse, siç janë kreditë, bankat vazhdojnë të plasojnë një pjesë të mjeteve të mbetura në bankat jashtë vendit dhe në investime në letra me vlerë. Në anën tjetër, bankat komerciale në Kosovë në masë të madhe financohen nga depozitat e qytetarëve në vend, që paraqet burim relativisht stabil dhe mundëson mosekspozimin ndaj risqeve të jashtme, por që si i tillë paraqet edhe burim financimi të kushtueshëm për bankat. Nëse shtojmë këtu edhe raportimin e bankave për rënie të kërkesës për kredi gjatë vitit të kaluar, investimi në banka jashtë vendit në kohë kur ka likuiditet të tepërt mund të konsiderohet pozitiv, pasi që ul kostot e financimit për bankat. Natyrisht, këtu nuk duhet harruar as pjesëmarrja aktive e bankave në blerjen e letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. EKONOMIA: Sado që afati i shkurtër i maturitetit të letrave me vlerë të emetuara nga Qeveria e Kosovës nuk ka pasur ndonjë efekt të madh në buxhetin vendit, megjithatë ato

janë dëshmuar si mekanizëm i mirë për investime. Si e vlerësoni efektin e tyre dhe a janë letrat mundësi më e lehtë për tërheqjen e parasë nga tregjet e jashtme? Hamza: Investimet në letra me vlerë konsiderohen si një instrument mjaft atraktiv për bankat komerciale, si aktorë primarë në tregun e letrave me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Kjo është reflektuar përmes kërkesave gjithmonë e më të larta të aktorëve primarë për të investuar aty, por edhe nga rënia e vazhdueshme e normës së interesit në këtë instrument, të cilat caktohen nga konkurrenca e plotë midis bankave komerciale në vend. Gjithashtu, kërkesa për investime në bono thesari ndërlidhet edhe me nivelin e kënaqshëm të likuditetit në banka vendore dhe kapacitetet e tyre për të investuar në këto instrumente që konsiderohen me nivel zero të rrezikut. Pavarësisht nga maturimi afatshkurtër i letrave me vlerë të Qeverisë dhe frekuncës pothuajse dyjavore të shpalljes së ankandeve, sektori fiskal është treguar i rregullt në servisimin e borxhit të brendshëm. Në mungesë të një rangimi shtetëror për nivelin e sigurisë së investimeve në vend, stabiliteti fiskal, bashkë me normat e ulëta të interesit në bono thesari, rritin sigurinë e bankave për investime të mëtejme në to, si dhe reflektojnë siguri edhe tek investitorët e huaj. Në anën tjetër, kapaciteti i ekonomisë vendore, si në kontekst fiskal ashtu edhe financiar, pritet të tregojë prospekte të mira edhe për shumë vjet të ardhshëm, duke marrë parasysh nivelin e ulët të deficitit buxhetor dhe borxhit të akumuluar. 31


Politika monetare Editorial

pa biznesin kryesor – valutën Përveç avantazheve që sjell në teori përdorimi i euros, si reduktimi i kostove të transaksioneve, ulja e normave të interesit dhe luhatjet e kursit të këmbimit, përdorimi i njëanshëm i saj dhe mungesa e një monedhe vendëse ka dhe disavantazhe të mëdha; eliminimi i Bankës Qendrore dhe rolit të saj, humbja e rolit të bankës si huadhënës i fundit dhe më e rëndësishmja, humbja e së drejtës së seigniorage-it (sinjorazhit)

32

eKonomia korrik 2013


Altin Sopi

P

ërdorimi i njëanshëm i monedhës euro nga Kosova, pa qenë anëtare e Eurozonës dhe e Bankës Qendrore Evropiane, rrjedhimisht dhe e përfitimeve që sjell ky anëtarësim, ka kthyer Kosovën në një vend me model të çuditshëm për politikat monetare. Kosova nuk përfiton sikurse vendet që themeluan dhe janë anëtare të euros, por ka hequr dorë edhe nga përfitimet që kanë shtetet e pavarura me biznesin kryesor që ka një shtet - monedhën vendëse. Teoricienët që mbështesin të mirat që sjell përdorimi i euros radhitin si avantazh të madh reduktimin e kostove të transaksioneve, uljen e normave të interesit dhe luhatjet e kursit të këmbimit, gjëra nga të cilat Kosova ka përfituar vetëm pjesërisht. Normat e interesit janë më të larta se në çdo vend në regjion që përdor monedhën vendëse, transaksionet llogariten po ashtu më të shtrenjtat dhe na mbetet të kënaqemi vetëm nga mungesa e luhatjeve në kurset e këmbimit, nëse do të kishim monedhën vendëse. Edhe trumbetimi shumëvjeçar se nga përdorimi i euros do të kemi investime më të shumta për shkak se investitorët nuk janë të detyruar të humbasin një pjesë të fitimeve nga konvertimi i monedhës, apo luhatjet e kursit të këmbimit, ngjajnë joserioze, duke u krahasuar me vendet fqinje.

eKonomia korrik 2013

Përparësitë dhe mangësitë e valutës vendore Të gjitha shtetet në regjion kanë monedhë vendëse stabile dhe investime shumëfish më të mëdha se në Kosovë. “Valuta kombëtare sigurisht që ka përparësitë, por edhe rreziqet e veta. Përparësitë konsistojnë në faktin se autoritetet vendore mund të udhëheqin politika monetare në përputhje me synimet zhvillimore; mund të favorizojnë degë të caktuara, të cilat janë shtylla të zhvillimit; mund të stimulojnë ose destimulojë (me anë të kursit të valutës) importin ose eksportin sipas nevojave; mund të nxisin investime në degë të caktuara të ekonomisë, duke shfrytëzuar normën bazë të interesit (eskontit) për kredi të caktuara etj. Përdorimi i euros, nga ana tjetër, ka të mirat e veta për shkak se është valutë konvertibile dhe jep siguri për investitorët e huaj, por edhe për bizneset vendore; pagesat me botën i bën më të shpejta, importi dhe eksporti është më i lirë”, thotë për revistën Ekonomia, Ajri Begu, ish-kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tij, nëse do të kishim valutë kombëtare si mjet pagese në tregun e brendshëm, sigurisht që do të kishte hezitim nga investitorët e huaj për të investuar në Kosovë për shkak të frikës nga luhatjet ose zhvlerësimet e valutës vendore, të cilat, do ta amortizonin një pjesë të fitimeve të tyre. “Pagesat me botën do të merrnin më shumë kohë dhe do të ishin më të shtrenjta për shkak të konvertimit

(provizionit) të valutës vendore. Në situatë krize, sigurisht që ky debat është aktual dhe mund të gjenden argumente për dhe kundër valutës kombëtare. Unë jam i mendimit se, në planin e brendshëm, duke pasur valutë kombëtare, pasojat e krizës mund të menaxhohen më mirë, mund të amortizohen me pak pasoja politike dhe sociale. Të marrim shembull Greqinë, me shkurtime buxhetore, ulje pagash e pensionesh. Mirëpo, nëse zhvlerësimi do të ishte me kosto më të ulët politike e sociale në planin e brendshëm,në planin e jashtëm dhe për zhvillimin afatgjatë të vendit do të linte pasoja të rënda. Investitorët e huaj, por edhe vendorë, do të shtegtonin në tregje më të sigurta”, thekson Begu. Në realitet, humbja më e madhe nga mungesa e monedhës vendëse, apo nga të qenit anëtar i Eurogrup dhe Bankës Qendrore Evropiane, është fakti se shtetet si Gjermania, Greqia etj., kanë kuotat e përvitshme të monedhës që u ndahen atyre nga Banka Qendrore Evropiane, e cila ka zëvendësuar bankat qendrore të shteteve të tyre. Në proporcion me rritjen e tyre ekonomike, furnizohen me para vendet anëtare të euros, e kjo me Kosovën nuk ndodh. Pse e morëm euron Rasti i Kosovës në adoptimin e euros është i veçantë. E para, nuk e deshëm dinarin jugosllav për shkak të simbolikës dhe, e dyta, ne administroheshim nga UNMIK-u dhe, edhe po të donim, ata nuk ishin të vullnetshëm të na lejonin valutë kombëtare, 33


Politika monetare

Me rastin aplikimit të euros në Eurozone, ne hipëm në trenin EURO pa biletë. Ajo që na ndodh në këtë tren është se nuk kemi vend për t’u ulur, por konduktori nuk mund të na flakë jashtë se do të thyenim qafën Ajri Begu, ekonomist këtë herë për shkak të një simbolike tjetër. Ata deshën të ishin neutralë. “Me rastin aplikimit të euros në Eurozonë, ne hipëm në trenin EURO pa biletë. Ajo që na ndodh në këtë tren është se nuk kemi vend për t’u ulur, por konduktori nuk mund të na flakë jashtë, se do të thyenim qafën! Larg këtij digresioni që bëra, ne, si vend që njëanshëm përdorim euron, nuk jemi anëtar i BQE-së dhe nuk jemi aktor në politikat monetare që bën BQE-ja. Jemi aktor pasiv, pa asnjë ndikim apo rol. Nuk mund të emetojmë euron dhe 34

nuk mund të financohemi nga BQE-ja, pra nuk mund të ndikojmë në masën monetare të vendit dhe nuk mund t’i përdorim instrumentet e politikës monetare që ushtrojnë bankat qendrore të Eurozonës. Natyrisht, kjo na sjell humbjen edhe të sinjorazhit”, thotë tutje Begu. Debati për përdorimin ose jo të euros nga shtetet e varfra u bë më aktual pasi shumë shtete, në krye me Greqinë, u zhytën në krizë nga borxhet, në atë që u quajt Kriza e Euros dhe fillesat e veta i ka nga viti 2007.

Shtetet e zhytura në borxhe nga kreditë e lira, kanë humbur konkurrueshmërinë dhe nuk mund të përdorin zhvlerësimin e monedhës për të rritur eksportet dhe për të rritur ekonominë sikurse ndodhi me Argjentinën, modeli i së cilës vlerësohet si sukses. Ky shtet hoqi dorë nga pariteti me dollarin dhe vendosi për një zhvlerësim masiv të monedhës vendëse dhe brenda disa vjetëve u kthye fuqishëm në ekonominë botërore. Gjithashtu, janë shpeshtuar zërat në Komisionin Evropian të cilët thonë se Mali i Zi, që ndodhet në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duhet të heqë dorë nga monedha euro, të cilën e ka adaptuar në mënyrë të njëanshme. Arsyetimi është shumë i qartë. Disa shtete prej vitesh janë anëtare të BE-së dhe nuk po mund të hyjnë në euro. Në këtë segment do të ishte e pandershme prej shteteve që po presin prej vitesh, të lejohet hyrja e Malit të Zi në BE së bashku me monedhën euro. Prandaj, ky shtet, para se të anëtarësohet, duhet të emetojë monedhën vendëse. Por, ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar se si do të veprohet tutje. E njëjta gjë mund t’i kërkohet edhe Kosovës. “Unë nuk besoj se Kosovës do t’i kërkohet që të heqë dorë nga euro-ja kur të arrijë në fazën e paraanëtarsimit në BE. Këtë e them për shkak se Kosova është një ekonomi e vogël, e cila në asnjë mënyrë nuk e afekton Eurozonën. Sidoqoftë,nëse kjo ndodh për çështje parimesh, patjetër se duhet bërë përgatitje serioze për shkak se

eKonomia korrik 2013


adoptimi i valutës kombëtare është një ndërmarrje serioze, gjithëpërfshirëse dhe jo e lehtë. Unë njoh shumë pak monetaristë në Kosovë. Nëse ka sinjale të sigurta se detyrimisht duhet të ndodhë kjo që thoni, patjetër se duhet filluar që tani të aftësohen kuadro për funksionet e reja që e presin Bankën Qendrore në situatë kur do të kemi valutë

kombëtare”, pohon Begu. Nëse ndodh kjo, Begu do të sugjeronte një parim që duhet ndjekur me valutën kombëtare. Dhe kjo ka të bëjë në raport me euron. “Për shkak se një kohë të gjatë qytetarët dhe ekonomia e Kosovës është ambientuar me këtë valutë dhe për të mos pasur çrregullime me çmimet, do të

jetë më mirë të ndiqet shembulli i Bosnjës e Hercegovinës me markën konvertibile. Në rastin tonë më mirë do të ishte të kishim një EURO-K, ku K-ja do të ishte Kosova dhe të fiksohej në raport 1:1 me euron. Kështu do të ruhej stabiliteti i çmimeve dhe nuk do të kishim atë goditjen inflatore, kur kapërcyem nga DM ne Euro”, përfundon Begu.

“Sinjorazhi” Që nga kohët antike, ishte e drejta e sundimtarit të një vendi (seigneur) të nxirrte monedhat në qarkullim. Ai mund të vendoste një vlerë të parasë më të lartë se vlera e metalit të shkrirë, ose të stamponte më pak metal me të njëjtën vlerë. Në këtë rast kostoja e prodhimit të monedhave ishte më e vogël se vlera nominale e stampuar, ndaj dhe diferenca quhej “seigniorage”. Pra, sinjorazhi është diferenca e vlerës midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht për të shtypur e për të vendosur në qarkullim kartëmonedhat, dhe vlerës së pjesës së jashtme, pra asaj

eKonomia korrik 2013

numerike të shkruar mbi vetë kartëmonedhat. Ai është pushteti i vënies në qarkullim të kartëmonedhave me një vlerë nominale shumë herë më të lartë sesa vlera vetjake që kanë, e si rrjedhoje përfitohet një fitim nga sovraniteti i monedhës. Në momentin kur Banka Qendrore Evropiane, që shtyp monedhat, blen të mira duke përdorur këtë monedhë që asaj i ka kushtuar shumë pak, ajo fiton një fuqi blerëse unike. Jo vetëm kaq, banka qendrore që shtyp zyrtarisht monedha me një çmim shumë të ulët, vendos në bilancin pasiv, jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por

vlerën numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartëmonedhat. Sinjorazhi ne ketë mënyre kthehet në PASIV për Bankën, prandaj nuk është i tatueshëm dhe i shmanget pagimit të taksave. Në këtë mënyrë heqja dorë nga monedha vendëse sjell humbjen nga e drejta e përfitimit të këtij burimi. Sipas ekspertëve të ekonomisë në vendet me normë të ulët inflacioni sinjorazhi kap vlerën nga 0.5 deri në 1 për qind të PBBsë, ndërsa në vendet me normë të lartë inflacioni kjo e ardhur shkon deri në 5 për qind të PBBsë, ndaj për rrjedhojë humbja është e madhe.

35


Editorial Bankat

Më shumë kredi dhe fitim “Deri më tani sistemi bankar në Kosovë ka ofruar informacion tejet të kufizuar për sa i përket kostos dhe përfitimit nga produktet dhe shërbimet bankare”, thotë Agron Demi nga GAP

E

Ismail Shabani

dhe pse normat e interesit mbeten më të lartat në rajon, bankat më të mëdha kanë shënuar ngritje të kredive gjatë tre muajve të parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa kanë shënuar rënie të depozitave. Gjithashtu, shënojnë rënie të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe të kredive të këqija. Kurse, kohët e fundit fitimet nga tarifat dhe komisionet kanë shënuar ngritje. Njohës të çështjeve ekonomike thonë se deri më tani sistemi bankar në Kosovë ka ofruar informacion tejet të kufizuar për sa i përket kostos dhe përfitimit nga produktet dhe shërbimet bankare. Agron Demi, nga Instituti GAP, për “Ekonomia” thotë se të gjeturat e periudhës së parë të këtij viti në sektorin bankar lënë hapësirë për studim të mëtutjeshëm lidhur me arsyeshmërinë e tyre. Sipas tij, deri më tani sistemi bankar në Kosovë ka ofruar informacion tejet të kufizuar për sa i përket kostos dhe përfitimit nga produktet dhe shërbimet bankare. Për më tepër, bankat kanë raportuar të ndara normat e interesit, kostot administrative dhe çfarëdo kosto tjetër, gjë që ka bërë të vështirë

36

që klientët të kenë një pasqyrë të kostos reale të kredisë apo kthimit real në depozita. E gjithë kjo ka pamundësuar për të marrë një informacion të thjeshtë, si çmimi real i një kredie, por është dashur që të shpenzohet kohë dhe nuk ka qenë e lehtë për t’u kuptuar. Së dyti, ka dëmtuar konkurrencën në sistemin bankar, sepse pamundësia për të krahasuar lehtë normën efektive të interesit, si çmimi real i kredisë, e ka bërë të vështirë që qytetarët të zgjedhin bankat të cilat ofrojnë çmimet më të lira. “Nga trendët e interesit në depozita kemi vërejtur se ka një rënie të interesit në depozita dhe ky trend kryesisht vjen nga rënia e interesit në PCB. Në vitin 2013, BPB ka normën më të lartë të interesit në depozita me 5.2%”, thotë Demi. Ai, ndër të tjera, ka thënë se, ndryshe nga viti 2009, kur ishin 8 banka komerciale në sistemin bankar, tani numri i bankave është shtuar për një me licencimin e bankës turke. Ashtu siç është raportuar në të kaluarën, normat e interesit në depozita dhe kredi mbeten më të larta se ato mesatare të Bashkimit Evropian, në të njëjtën kohë kur Kosova gjithashtu ka margjinën më të lartë të interesit në kredi - normat në depozita në rajon. Normat e interesit të kredive

në vitin 2010 kanë qenë nga 10%24%, ndërsa ato kanë mbetur pothuajse të njëjta nga 9%-24% edhe në vitin 2013. Bankat kanë shënuar ngritje të fitimit Në anën tjetër, në bazë të statistikave të BQK-së, Demi thotë se periudhën e fundit, fitimet nga tarifat dhe komisionet tek bankat komerciale kanë shënuar ngritje për 9% (3.2 milionë euro), apo 36.4 milionë në total, gjë që tregon se përfitimet nga tarifat dhe komisionet janë shumë më të larta se kostoja e ofrimit të tyre. “Në vazhdim ne kemi vërejtur se jo të gjitha bankat kanë aplikuar tarifa për të njëjtat produkte, si te ndalesat për tërheqjen e të hollave në sportel, deponim në llogari nga palët e treta, transferet kombëtare mes degëve të bankës, pagesat e studentëve në degë”, thotë ai. Në bazë të këtyre indikacioneve, Demi vlerëson se mund të ketë hapësirë për çmime më të favorshme në tarifat dhe komisionet e ofruara nga bankat komerciale. Lumir Abdixhiku, nga Instituti Riinvest, thekson se metoda konservatore e bankave që mbajnë rezerva të mjaftueshme për hua, ka kontribuar në stabilitetin e sistemit bankar. Sipas tij, lëvizjet

eKonomia korrik 2013


Norma e kredive të këqija në Kosovë është shumë herë më e ulët sesa në vendet fqinje, për këtë sektori bankar mbetet ndër sektorët më fitimprurës në vend Lumir Abdixhiku, Riinvest në normat e fitimit janë luhatje normale dhe nuk japin ndonjë bazë për shqetësim. Abdixhiku thotë se norma e kredive të këqija në Kosovë është shumë herë më e ulët sesa në vendet fqinje. Ai, ndër të tjera, thekson se sektori bankar mbetet ndër sektorët më fitimprurës. Nga të dhënat statistikore që zotëron BQK-ja, mund të konstatohet për rritjen e vazhdueshme të numrit të transaksioneve ndërbankare për secilin lloj të pagesave. Pagesat e rregullta individuale kanë pasur një tendencë të qëndrueshme rritjeje nga viti në vit, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e përgjithshme të transaksioneve ndërbankare. Pagesat prioritare individuale, të cilat kryesisht janë pagesa në vlera më të mëdha dhe të cilat kryhen për një kohë relativisht të shpejtë,

eKonomia korrik 2013

gjithashtu kanë shënuar rritje të vazhdueshme nga periudha në periudhë. Numri i përgjithshëm i transaksioneve ndërbankare gjatë tremujorit të parë të vitit 2013 arriti në rreth 1.17 milionë transaksione. Raportet e bankave për tremujorin e parë Të gjitha bankat, përveç BKT-së, kanë publikuar raportet e tyre për tremujorin e parë. NLB, në bazë të raporti të saj, paraja e gatshme në BQK është zvogëluar dukshëm. Ndërsa, në bazë të raportit të TEB bankës për periudhën tremujore të këtij viti, thuhet se raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit (gjithsej kapitali ndaj mjeteve të peshuara me rrezik) është 12.33%, kurse treguesi i kthimit në mjetet mesatare (të hyrat neto ndaj mjeteve mesatare) 1.41%. Ndërkaq,

treguesi i kthimit në ekuitetin mesatar (të hyrat neto ndaj ekuitetit mesatar) është 18.83%, margjina neto e interesit (të hyrat neto nga interesi ndaj mjeteve mesatare fitimprurëse) 7.20%. Ndërsa, sipas raportit të Raiffeisen Bankës, të hyrat nga interesi në këtë tremujor janë 11.202, sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2012 - 47,459. Ndërsa, paraja e gatshme dhe gjendja me BQK-në e kësaj banke në këtë vit është më e lartë se në vitin e kaluar. Kurse, Banka për Biznes, në raportin e saj tregon se paraja e gatshme dhe gjendja me BQK-në është më e ulët sesa ishte në vitin paraprak. Fitimi i mbajtur nga vitet paraprake është më i lartë (3,740) sa ishte vjet (1,109). Ndërsa, në bazë të raportit të Bankës Ekonomike, thuhet se raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është 10.23 për qind, kthimi nga mjetet e mesatare 0.75 për qind, kthimi nga ekuiteti mesatar 9.39 për qind, margjina neto e interesit 5.70 për qind, dhe të hyrat neto nga interesi ndaj mjeteve mesatare 4 për qind. Në raportin e ProCredit Bankës thuhet se paraja e gatshme dhe gjendja në BQK është më e ulët, kreditë dhe paradhëniet ndaj klientëve janë ulur. Të hyrat nga interesi janë 15. 779.000 euro, nga 68.271.000, sa ishin në fund të vitit të kaluar. Ndërkaq, vetëm Banka Kombëtare Tregtare (BKT) nuk ka publikuar raportin për tremujorin e parë të këtij viti. Kurse ato banka që shënuan ngritje për dhënie të kredive shënuan rënie të depozitave. Depozitat vitin e kaluar ishin 2 miliardë e 229 mijë e 219, kurse gjatë kësaj periudhe 2 miliardë e 215 mijë e 877 euro (tremujori). 37


Editorial Kartelat

Jeta me borxhe Për kartelat e kreditit, bankat përfitojnë interes të caktuar dhe, nëse faturat nuk paguhen në kohën e paracaktuar, atëherë poseduesit e tyre mund të ndëshkohen, pasi interesi mund të jetë mjaft i lartë Ismail Shabani

N

umri i kartelave të kreditit në Kosovë ka shënuar rritje, e cila arsyetohet me faktin se bankat komerciale i kanë kushtuar më shumë rëndësi këtij produkti dhe kanë qenë më agresive në sensibilizimin e klientëve për shfrytëzimin e kartelave të kreditit, si instrument i pagesës. Sikurse edhe për çdo kredi tjetër, edhe në këtë produkt, banka përfiton interes të caktuar dhe, nëse

38

faturat nuk paguhen në kohën e paracaktuar, atëherë këto interesa mund të jenë mjaft të larta. Vlerësohet se brenda një viti numri i kartelave u rrit nga 83.418 në 97.000, kurse në funksion janë 63 për qind të tyre. Kështu, transferet me anë të këtyre kartelave në periudhën tremujore të këtij viti janë rreth 219 mijë euro. Njohësit e çështjeve bankare thonë se ky produkt krijon lehtësi si për qytetarët ashtu edhe për bankat. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave mbeten

mjaft të rezervuar, pasi ata zyrtarisht nuk kanë dashur të flasin se sa mjete janë lëshuar për kredi me anë të këtyre kartelave të kreditit. Milazim Abazi, njohës i çështjeve bankare, thotë për revistën “Ekonomia” se përdorimi i kartelave bankare është si mjet pagese dhe mundësi e shpejtë për të marrë kredi. Nga ky kënd, ato kanë vetëm ndikime pozitive. Ai ka përmendur disa lehtësi, si për qytetarët ashtu edhe për bankat, me anë të shfrytëzimit të kartelave -

eKonomia korrik 2013


Kartelat lehtësohet kryerja e pagesave; nuk ka nevojë për të mbajtur para në xhep, mbron nga paraja false, lufton informalitetin dhe stimulon kursimin në bankë. Abazi vlerëson se vëllimi i pagesave është më i shpejtë dhe se kjo kredi në kartelë mund të shpenzohet më shpejt, pasi mundësi pagese me kartelë ofrojnë gati të gjitha dyqanet e mëdha. Ndërsa, Flamur Keqa, drejtor menaxhues i Institutit Financiar të Kosovës, thotë se kartelat kreditore janë paraqitur si një inovacion bankar rreth viteve 1950. Vetë emërtimi tregon se në esencë shfrytëzimi i këtyre kartelave është një lloj kreditimi nga ana e bankës për përdoruesit e tyre. “Në vend se të bartni kesh, ju paguani mallra, apo shërbime të tjera, edhe nëse gjendja në llogarinë tuaj nuk e mbështet këtë blerje. Banka të shoqëron, domethënë të krediton dhe përfiton interes të caktuar. Ai është edhe më i lartë nëse faturat nuk paguhen brenda kohës së kontraktuar me bankën. Mirëpo, nëse klienti e mbulon llogarinë brenda periudhës së faturimit zakonisht 15 deri në 45 ditë, mund t’i shmanget pagimit të ndonjë kamate për të”, thotë Keqa. A mund të ketë mashtrime Megjithatë, sipas Keqës, poseduesit e kartelave kreditore duhet të jenë shumë të kujdesshëm në përdorimin e tyre, sepse mund të vetëmashtrohen me psikologjinë nxitëse nga mospagesa me kesh aty për aty. Ai mendon se bankat klientëve të tyre nuk duhet t’ua imponojnë këtë produkt.

eKonomia korrik 2013

Fakte Brenda një viti numri i kartelave të kreditit u rrit nga 83.418 në 97.000, kurse në funksion janë 63 për qind të tyre. Kështu, transferet me anë të këtyre kartelave në periudhën tremujore të këtij viti janë rreth 219 mijë euro

Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se rritja e numrit të kartelave 16,7 për qind ka ndodhur për shkak të lehtësive për pagesë që ofron ky produkt. “Rritja relativisht e shpejtë mund të arsyetohet me faktin se bankat komerciale i kanë kushtuar më shumë rëndësi këtij produkti dhe sensibilizimit për shfrytëzimit e kartelave, si dhe me mundësitë e reja për pagesa më këste. Numri i përgjithshëm i kartelave nga tremujori i parë 2012 deri në periudhën e njëjtë të vitit 2013 u rrit për 3.33%”, thuhet në analizën e BQK-së. Kartelat e debitit vazhdojnë edhe më tutje të mbeten në numër më të madh krahasuar me llojet e tjera të kartelave. Kështu, në tremujorin e parë të këtij viti 2013 kartelat e debitit përbënin rreth 84.01% të numrit të përgjithshëm të kartelave, kartelat e kreditit merrnin pjesë me 14.06%, ndërsa kartelat me funksion paranë elektronike përbënin rreth 1.93% të numrit të përgjithshëm të kartelave. Nga numri i përgjithshëm i kartelave në qarkullim, kartelat e markës VISA vazhdojnë të dominojnë tregun, në krahasim me përdorimin e kartelave të tjera, të cilat pasohen nga

kartelat e markës MasterCard. Shfrytëzimi dhe kthimi i mjeteve Klienti ka në dispozicion limitin e aprovuar nga banka, i cili mund të shfrytëzohet nga ana e tij dhe në përfundim të çdo muaji banka do të njoftojë për të gjitha transaksionet e kryera gjatë muajit përkatës, obligimet, interesin e kalkuluar, si dhe për pagesën minimale të kërkuar. Duke u bazuar në mundësitë financiare, klienti mund të zgjedhë mënyrën më fleksibile për të përmbushur obligimet. Mirëpo, ai duhet të kthejnë së paku vlerën minimale të kërkuar brenda periudhës prej 15 ditësh, ndërsa pjesa tjetër mund të kthehet gradualisht. Për ndërtimin e këtyre raporteve bankat kërkojnë njëfarë garancie, ose pranojnë një rrezik të kontrolluar, i cili varet nga numri i kartelave dhe shuma e kreditimit përmes tyre. Disa banka kërkojnë që, për t’u pajisur me kartelë krediti, klienti duhet të marrë pagën përmes bankës, ose të jetë pronar i ndonjë biznesi si dhe të plotësojë aplikacionin. Me aprovimin e poseduesit, kartela shtesë mund t’i lëshohet edhe personit të autorizuar, i cili do të ketë qasje deri në nivelin që e cakton. Por, disa banka, siç është TEB banka ka pajisur të gjithë klientët e saj me kartela krediti pa aplikuar fare ata. Kjo mënyrë e pajisjes ishte kritikuar nga njohësit e çështjeve bankare, sepse vetëm nga mirëmbajtja e kartelave të kreditit, banka përfitonte nga 20 euro në vit vetëm për një klient. 39


Editorial Kartelat

SA DUHET PAGUAR? Banka Kombëtare Tregtare: Mirëmbajtja e kartelës së kreditit kushton 20 euro në vit, ofron një periudhë shlyerjeje të detyrimit prej 40 ditësh, pa pasur nevojë të shlyhet i gjithë detyrimi, por vetëm një pjesë e tij. Ka komision 0% për blerjet në POS, brenda vendit, jashtë vendit dhe në Internet. Banka për Biznes (BpB): Për herë të parë kartelën e jep falas, mirëmbajtjen vjetore falas, si dhe tërheqjet në ATM-të e BPB-së brenda lokaleve të saj, për tërheqje në ATM-të e bankave të tjera brenda dhe jashtë vendit deri në 150 euro – provizioni 3 euro, mbi këtë shumë - 2 për qind, ose maksimumi 10 euro. Tërheqja në ATM-të e BpB-së jashtë lokaleve të bankës është 0.15 për qind. Kurse, kjo bankë nuk ka sqaruar normën ndëshkuese. ProCredit Banka(PCB): Lëshon kartelën e parë - 5 euro, mirëmbajtje vjetore pa pagesë, si dhe tërheqje të parave të gatshme në bankomatët brenda ndërtesave të bankës, jashtë ndërtesës - 0.15 për qind, tërheqja nga bankomatët e bankave të tjera dhe jashtë Kosovës - 2.25 për qind (min. 3 euro), tarifa për blerjet në POS terminalet e bankës - pa pagesë. Ndëshkimi - 0.5 për qind për çdo ditë në shumën derisa kredia është në vonesë. NLB Prishtina: Mirëmbajtja e kartelave të kreditit në vitin e parë është pa pagesë, kurse në vitin e dytë aplikohet 1,50 cent në muaj dhe 24 për qind interesi vjetor. Raiffesien Bank: Tarifa e mirëmbajtjes vjetore është 20 euro, ndërsa 5 euro për lëshim të kartelës. Aplikon shkallën e interesit të rregullt vjetor 24.9 për qind, ndërsa shkallën e ndëshkues vjetore 36 për qind, pagesa minimale 5 për qind dhe tërheqja vjetore në para të gatshme 50 për qind. TEB Bank aplikon 20 euro për mirëmbajtjen e kartelave të kreditit, kurse për pagesat për ushqim, karburante ose pajisje elektronike kanë 0% komision. Ndërsa, kjo bankë nuk e bën publike se çfarë shkalle të normës ndëshkuese aplikon për klientët e saj. Banka Ekonomike: Për mirëmbajtjen vjetore merr 18 euro, kurse për shumën e shfrytëzuar aplikon interes 2 për qind në muaj, ndërsa kamata ndëshkuese është 5 për qind nga borxhi i mbetur pa paguar.

40

eKonomia korrik 2013


Analizë

Strategjia e zhvillimit dhe monedha në Kosovë Në zgjedhjen midis ruajtjes së një lidhjeje simbolike me BE-në (euron) dhe zhvillimit ekonomik (që do të duhej të ishte synimi kryesor i monedhës vendore), mendoj se shumica e kosovarëve do të përcaktoheshin për të dytën

Dr. Besnik Pula

P

ara një viti e gjysmë pata botuar një shkrim ku argumentoja nevojën për një debat rreth monedhës në Kosovë. Propozoja nevojën që të shqyrtohej mundësia që Kosova, në një plan afatmesëm, të heqë dorë nga euroja dhe të nxjerrë monedhën e vet. Shkas për një debat të tillë pat qenë kriza e Eurozonës dhe rreziku i shkatërrimit të unionit monetar, që asokohe ishte në pikë kritike. Ndonëse kriza politike e monedhës së përbashkët është zbutur paksa, kriza ekonomike e Eurozonës vazhdon, duke marrë parasysh se tash e tre vjet ajo, si e tillë, është në recesion. Asokohe pata theksuar se nevoja për një debat rreth monedhës duhet të zhvillohet pavarësisht nga zhvillimet në Eurozonë dhe si pjesë e strategjisë më të gjerë për zhvillim ekonomik. Ajo që qartazi nuk ka ndryshuar,

eKonomia korrik 2013

që nga botimi i shkrimit të parë, është orientimi i politikave ekonomike në Kosovë. Nëse asgjë tjetër, orientimet programore të kësaj politike që nga ajo kohë veç sa janë thelluar (me privatizimet e KEDS-së dhe PTK-së), ndërsa gjendja reale ekonomike veç sa ka shkuar drejt përkeqësimit. Kjo vlen veçanërisht për indikatorët industrialë, ku shihen pak shenja për një kthim në fushën e rritjes së bazës prodhuese dhe eksportuese të vendit, pa të cilën Kosova nuk ka asnjë shans për një rimëkëmbje ekonomike. Kjo e bën çështjen e monedhës edhe më kritike. Më shumë sesa çështje e monedhës në vetvete, si simbol nacional ose i ekonomisë shtetërore, debati rreth saj na nxjerr në terrenin e politikës monetare dhe asaj financiare, e që të dyja këto janë thelbësore për çfarëdo strategjie të zhvillimit ekonomik. Pikërisht këtu qëndron dhe rëndësia kruciale e monedhës, përtej simbolizmave dhe relevancës eventuale kulturore të monedhës si pjesë e identitetit shtetëror. Me fjalë të tjera, si njohës i ekonomisë politike dhe i problemeve të zhvillimit (dhe jo si ekspert i teorive monetare), nevojën për monedhë do ta shtroja në rrafshin e një nevoje për rikthim të sovranitetit ekonomik dhe me këtë edhe të levave dhe

instrumenteve ekonomike që do të mundësonin një riindustrializim sa më të shpejtë të vendit, e jo në baza simbolike ose nacionaliste dhe/ose patriotike. Në propozimin origjinal, përveç rrezikut të mbijetesës afatgjatë të euros (që assesi, as sot nuk mund të konsiderohet çështje e zgjidhur), kam shtjelluar tri arsye pse Kosova duhet ta mendojë emetimin e monedhës së vet. E para dhe kryesorja, është krijimi i kushteve për sigurimin e instrumenteve të politikës monetare. Siç dihet, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) aktualisht nuk mund të zbatojë politika monetare, për shkak se nuk është e autorizuar me ligj që të emetojë monedhë. Në kushtet aktuale, BQK-ja nuk ka mundësi të luftojë dy nga problemet kryesore në plan makroekonomik, që janë ngulfatëse për afarizmin dhe standardin e qytetarëve: inflacionin (ndër më të lartin në Evropë) dhe kamatat bankare (gjithashtu ndër më të lartat në Evropë). Politika monetare, që përfshin mundësinë e BQK-së që të përcaktojë normën e interesit për kreditë bankare të dhëna nga ajo (e ashtuquajtur “overnight lending rate”), do të ndikonte drejtpërdrejt në nxitjen e tregut ndërbankar të kredive, që do të reflektohej, ndër të tjera, në përhapjen më të gjerë 41


Editorial Analizë

të riskut në ekonomi, që do të përkthehej në zbritjen e çmimit të kapitalit në Kosovë. Kombinuar me një politikë të qartë zhvillimore, që favorizon industrinë dhe shërbimet e avancuara, ulja e çmimit të kredive do të nxiste një cikël investimesh që do të përkthehej në rritje të shpejtë ekonomike, hapje të vendeve të punës dhe integrimin e vendit me trendët ekonomikë rajonalë dhe globalë. Pa mundësinë për një politikë të tillë, dhe përderisa Kosova përdor euron, arritja e një trendi të tillë bëhet pothuajse e pamundur. Arsyeja e dytë është se monedha vendore – me kusht të menaxhimit me përgjegjësi nga BQK-ja – do t’i jepte një “lluft” ekonomisë së vendit kundrejt trendëve të ekonomisë globale. Kuptohet se, sikur shumica e shteteve fqinje, Kosova do të duhej që vlerën e monedhës së vet kundrejt monedhave botërore ta përcaktonte përmes të ashtuquajturit “currency board”, që e stabilizon vlerën e monedhës vendore me një vlerë të caktuar të një monedhe rezervë botërore, qoftë përmes një vlere fikse (p.sh., një euro = 120 lekë Kosove), qoftë përmes një game të kufizuar vlerash (“band”). Kjo e kufizon mundësinë e manipulimeve të skajshme politike me vlerën e monedhës si dhe stabilizon shkëmbimet në tregtinë e jashtme. Mirëpo, në çdo rast, devalvimi eventual i monedhës do të ndihmonte si në nxitjen e eksporteve (që do të bëheshin më të lira në tregun ndërkombëtar), si në lirimin e kostos së jetesës, sidomos duke ulur çmimin e prodhimeve themelore të prodhuara në vend. 42

Sfidë për këtë do të ishte ndërtimi dhe ruajtja e rezervave monetare, pasi në kushtet aktuale, bilanci i pagesave i ekonomisë kosovare (përa shkak të importeve të larta) është tmerrësisht negativ. Monedha kështu do të ishte stimulim kundër nxitjes pa fund të importeve dhe konsumimit të shtuar të prodhimeve të vendit. Shkrimi në fjalë pati nxitur një sërë reagimesh dhe kritikash. Po i përmend dy nga këto. E para, është se heqja dorë nga euroja na largon (qoftë edhe simbolikisht) nga projekti i BE-së. Problemi me këtë kritikë është se euroja nuk e bën, realisht, Kosovën as më afër, as më larg Evropës. Përdorimi unilateral i euros në Kosovë ndihmon stabilitetin ekonomik dhe financiar (që mund të vlerësohet pozitivisht nga Brukseli), por, nga ana tjetër, euroja është barrë për zhvillim ekonomik. Në zgjedhjen midis ruajtjes së një lidhjeje simbolike me BE-në (euron) dhe zhvillimit ekonomik (që do duhej të ishte synimi kryesor i monedhës vendore), mendoj se shumica e kosovarëve do të përcaktoheshin për të dytën. Tjetra është se, realisht, anëtarësimi i Kosovës në BE do të kërkojë të paktën edhe një dekadë, kurse anëtarësimi formal në Eurozonë të paktën edhe dy dekada të tjera. Periudha e ndërmjetme duhet të shfrytëzohet për të maksimalizuar mundësitë për zhvillim ekonomik sa më të shpejtë. Argumenti i dytë është se monedha do të keqmenaxhohej dhe keqpërdorej nga cilado qeveri në pushtet, që do të rrezikonte stabilitetin financiar dhe ekonomik të vendit – p.sh., duke shtypur para për të mbuluar pagesat e prapambetura ose për rritje

rrogash në prag të zgjedhjeve. Ndonëse një rrezik i tillë është real (pamë se si një mënyrë pothuajse të paprecendent, një militant partiak dhe ish-ministër i qeverisë u emërua guvernator i BQK-së), ai do të pengohej deri diku edhe nga mbikëqyrja e vazhdueshme e FMN-së. Tjetra është se qeveri të brishta dhe të korruptuara kemi gjithandej Ballkanit, dhe për të paktën një dekadë e më tepër nuk kemi parë askund keqpërdorime të skajshme të monedhës vendore për qëllime politike. Kosova nuk mund të devijojë tepër nga shtetet fqinje, si: Shqipëria, Maqedonia, ose Serbia dhe mënyrat e tyre relativisht solide të menaxhimit të valutës vendore. Duhet theksuar se qëndrimi im është që emetimi i një valute vendore për të zëvendësuar euron është një propozim që vlen të shqyrtohet me seriozitet. Dhe, nxjerrja e valutës do të duhej të mendohej jo si çështje e izoluar, por brenda një kornize më të gjerë të zhvillimit ekonomik. Me shqyrtim, mendoj jo vetëm në debate parimore, por edhe në studime sociologjike dhe ekonometrike, që do të përpiqeshin të nxirrnin përfundime për skenarët e mundshëm kulturorë (p.sh., pranueshmërinë e valutës vendore nga qytetarët dhe bizneset kundrejt euros dhe monedhave të tjera) dhe ekonomikë (për efektet e mundshme të valutës në çmime, në kamata, në bilancin e pagesave dhe në rritje ekonomike). Një punë e tillë do të duhej t’i paraprinte çfarëdo lëvizjeje drejt nxjerrjes eventuale të një monedhe vendore, ndërsa çdo hap do të duhej të prihej nga imperativi i zhvillimit ekonomik.

eKonomia korrik 2013


Remitancat

Diaspora financon fukarallëkun Diaspora kosovare brenda vitit në Kosovë mesatarisht dërgon afër 500 milionë euro, por vetëm 3 për qind e tyre shkojnë në investime, kurse gjithë pjesa tjetër në konsum. Bizneset nga diaspora thonë se Qeveria e Kosovës nuk u ka krijuar kushte të favorshme për investime Agon Sinanaj

D

iaspora po e financon “fukarallëkun” në Kosovë. Mbi 90 për qind e parave që vijnë nga emigrantët kosovarë shkojnë në konsum. Kryesisht për mbulimin e nevojave themelore, si: ushqimi, veshmbathja, banimi, mallrat, shëndetësia dhe arsimi. Ndërkaq, vetëm 3 për qind e këtyre mjeteve përfundojnë në formë investimesh. Kjo ka bërë që për shumë familje kosovare remitancat të shërbejnë edhe si formë mbijetese. Sipas

eKonomia korrik 2013

raportit të fundit të UNDP-së, çereku i amvisërive të Kosovës janë në këtë situatë. Për këto familje dërgesat nga të afërmit janë burimi i dytë më i madh i të ardhurave që kanë. “Është me rëndësi të ceket se është dëshmuar që, për sa i përket punësimit, remitancat ndikojnë negativisht tek pranuesit. Vullneti i pranuesve për të punuar është më i ulët, sidomos për gratë kryefamiljare. Numri i emigrantëve që raportojnë se remitancat e tyre kthehen në të ardhura, apo aktivitete që gjenerojnë punësim

është shumë i vogël”, thuhet në studimin e UNDP-së. Pak a shumë, njësoj situatën e paraqet edhe raporti “Ndikimi ekonomik i diasporës kosovare”, nga instituti “Riinvest” dhe Ministria e Diasporës. Sipas tij, gjysma e remitancave në para të gatshme janë përdorur për konsum, 18 për qind për ndërtimin e shtëpive dhe riparime, 17 për qind për qëllime shëndetësore, 15 për qind për arsim dhe vetëm një pjesë modeste prej 3 për qind përdoren për investime. Alban Hashani, nga instituti 43


Remitancat Editorial

“Riinvest”, thotë se, duke qenë se Kosova ka një nivel shumë të lartë të varfërisë, remitancat e diasporës kosovare përfaqësojnë një rrjet të fortë sigurie për të mbajtur një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve mbi nivelin e varfërisë. “Pra, për shkak të profilit socioekonomik të Kosovës, është pritje reale që pjesa më e madhe e dërgesave të shfrytëzohen për konsum. Për më tepër, në mungesë të një mjedisi të përshtatshëm për investime, mungon edhe inkurajimi i diasporës kosovare që të investojë në Kosovë”, ka thënë Hashani. Ndërkaq, Arian Zeka, drejtor në Odën Amerikane në Kosovë, mendon së mungon ndërgjegjësimi i njerëzve për rëndësinë e investimit të këtyre mjeteve në projekte afariste, të cilat ndihmojnë në rigjenerim të mëtutjeshëm të atyre mjeteve. Po ashtu, thekson se këto mjete që shpenzohen për konsum rrjedhimisht eksportohen jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e mallrave që konsumohen në Kosovë importohen. “Është e rëndësishmen që urgjentisht 44

të niset me programe për vetëdijesimin e popullsisë për ndërmarrësinë përmes futjes së lëndës së ndërmarrësisë nëpër shkolla. Gjithashtu, nëpër komunat e Kosovës të hapen zyra këshillimore, përmes të cilave njerëzve do t’u jepeshin këshilla pa pagesë për riinvestimin e dërgesave që marrin nga diaspora”, vlerëson Zeka. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, dërgesat e emigrantëve në vitin 2012 kanë qenë 605.1 milionë euro, në vitin 2011 – 584.8 milionë euro, 2010 – 584.3 milionë euro, 2009 – 585.7 milionë euro, 2008 – 608.7 milionë euro dhe 2007 – 588.5 milionë euro. Diaspora e dëshpëruar me institucionet Sipas të dhënave nga Ministria e Diasporës, në Kosovë kanë investuar deri tani mbi 400 biznese nga diaspora, ndonëse nuk ka shifra zyrtare. Sido që të jetë, edhe këto biznese, por edhe ato që duan të investojnë, po hasin në shumë pengesa me të arritur në Kosovë. Duke filluar nga marrja e lejeve për ndërtim, tatimet e larta, vonesa në kthimin e përgjigjeve, problemet me rrymën e deri te korrupsioni.

2012

2011

2010

2009

2008

Dërgesat e emigrantëve

2007

800 700 600 500 400 300 200 100 0

Shembull për këtë është kompania “Abazi Malereibetrieb GMBH” nga Gjermania me pronarë kosovarë, e cila synon t’i investojë në fshatin Sollobaj të Podujevës rreth 25 milionë euro. Ky fshat, që është i njohur me ujë termal dhe mineral, ka mundësi të bëhet qendër rehabilituese. Megjithatë, përfaqësuesit e kompanisë sapo kanë ardhur në Kosovë, janë ndeshur me probleme. Atyre, për ta kryer këtë investim, u duhen kreditë bankare, ndërkaq për shkak të kamatave të larta që janë në Kosovë, po kërkojnë zgjidhje jashtë vendit. “Për shkak të normave të larta të kamatave në Kosovë, nuk do t’i shfrytëzojmë burimet tona bankare. I bëjmë apel Ministrisë se Diasporës të na ndihmojë me BERZH-in. Po ashtu, mendojmë të marrim kredi edhe në bankat komerciale jashtë vendit, por kurrsesi në Kosovë, pasi kamatat janë shumë të pafavorshme”, ka thënë Tefik Halili, përfaqësues i kësaj kompanie. Pengesë tjetër serioze, sipas Mustafë Jasharit, njërit nga përfaqësuesit e diasporës, është mungesa e sigurisë dhe korrupsioni i lartë. Këto para

eKonomia korrik 2013


që po dërgohen, sipas tij, janë vetëm sa për t’i mbajtur familjet. “Nga bisedat që kam pasur, shumë kosovarë nga diaspora thonë se shteti i tyre amë nuk po i trajton mirë. Duke filluar nga sigurimi kufitar, që sa herë hyjnë në Kosovë duhet të paguajnë, dhe procedura të tjera. Ata që në kufij marrin dëshpërimin e parë me Kosovën”, thotë Jashari. Në Ministrinë e Diasporës pranojnë se nga takimet që kanë pasur me diasporën ka pasur ankesa nga me të ndryshmet. Madje Naim Dedushaj, Drejtor për Investime dhe Hulumtime

një projekt tjetër. “Jemi duke e menduar një projekt që ka për qëllim hulumtimin dhe evidentimin e të gjitha bizneseve kosovare nëpër botë. Po mendojmë ta krijojmë një bazë të të dhënave për të gjitha bizneset”, tha ai. Sipas tij, ka vazhdimisht biznese të interesuara nga diaspora për të investuar në Kosovë. Kryesisht në ndërtimtari, turizëm dhe privatizim. Nga ana tjetër, Valdrin Lluka, nga Agjencia per Promovimin e Investimeve, thotë se diaspora do të mbrohet me Ligjin për

Bizneset nga diaspora janë ankuar kryesisht për vonesat në marrjen e lejeve për ndërtim, tatimet e larta, problemet me rrymën dhe korrupsionin Naim Dedushaj

të Diasporës, pranon se ka pasur edhe ankesa për korrupsion. “Bizneset nga diaspora janë ankuar kryesisht për vonesat në marrjen e lejeve për ndërtim, tatimet e larta, problemet me rrymën dhe korrupsionin”, ka thënë Dedushaj. Kërkesë e veçantë e bizneseve ka qenë që të krijohen lehtësira për diasporën në formë të një pakoje, ku përfshihen ulja e tatimeve dhe lehtësira të tjera. Dedushaj thotë se një kërkesë e tillë se shpejti do t’u dërgohet ministrive përkatëse. Ai ka treguar se po punohet edhe në

eKonomia korrik 2013

investimet e huaja, sikurse të gjithë investitorët e tjerë. Në këtë ligj janë futur në definicionin e investitorit të huaj të gjithë shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit. Megjithatë, Lluka thotë se aktualisht Kosova nuk ofron lehtësira fiskale për asnjë biznes, porse në të ardhmen parashihen dhe kjo vlen për të gjithë investitorët. “Në fund, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migrimit dhe USAID, MTI është duke punuar në drejtim të krijimit të një fondi garantues për kredi që

mund të merren nga Diaspora Kosovare në banka të ndryshme ndërkombëtare dhe që kanë qëllim hapjen e biznesit në Kosovë”, ka shtuar ai. Të krijohen kushte për diasporën Përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë thonë se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë kushte për të tërhequr investitorët, e rrjedhimisht edhe ata nga diaspora. Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, thotë se bizneset e diasporës ballafaqohen me po të njëjtat probleme me të cilat ballafaqohen edhe bizneset vendore, por edhe bizneset e tjera ndërkombëtare. “Është shumë e rëndësishme që të shtojmë përpjekjet në përmirësimin e sundimit të ligjit si parakusht për luftimin e korrupsionit dhe krijimin e një terreni të barabartë për të gjitha bizneset”, tha ai. Ndërkaq, Alban Hashani nga “Riinvest” vlerëson se, nëse Qeveria e Kosovës ka për synim t’i tërheqë investimet nga diaspora, duhet ta këtë të qartë se investitorët nuk vijnë në Kosovë vetëm për faktin se kanë prejardhje nga këtu. Sipas tij, Kosova duhet të krijojë kushte për të tërhequr investitorët të cilët do të mund të operonin në një treg të barabartë. “Duhet eliminuar barrierat që lidhen, mes të tjerash, me ushtrimin e së drejtës pronësore, funksionimin e gjykatave, rregullimin e infrastrukturës, uljen e korrupsionit dhe informalitetit, përmirësimin e cilësisë së shkollimit”, thotë Hashani. 45


Editorial

Stabilizator për shtetin

Kapitali i mërgatës në masë të madhe ndikon në ekonominë e Maqedonisë dhe, midis të tjerash, është edhe stabilizator kryesor i rezervave devizore të vendit. Të ardhurat e tyre janë disa herë më të larta se investimet e shumëkërkuara të jashtme Luiza Ismaili/Shkup

P

rurjet e remitancave kanë një domethënie jetike për Maqedoninë. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, vjet, në emër të remitancave, janë derdhur rreth 2 miliardë euro, apo çdo i pesti qytetar i Maqedonisë, merr nga 2.000 euro në vit nga të afërmit e tij që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Pikërisht këto të holla, këtyre familjeve u kanë ndihmuar t’i përballojnë pasojat e krizës, kanë zvogëluar dallimet sociale dhe kanë amortizuar thellimin e varfërisë. Hulumtimi i realizuar nga Universiteti “American College”, në bashkëpunim me ekspertë nga vendi dhe jashtë, tregon se numri i familjeve që marrin të holla nga familjarët e tyre nga jashtë, në vitet e krizës ekonomike është rritur nga 16 në 21%, ndërsa është rritur edhe vlera mesatare e transfereve private nga 1.990 në 2.070 euro në vit. Më të përfshira janë familjet nga vendet rurale, ndërsa nga aspekti etnik, familjet shqiptare. “Analiza ka treguar se transferet private me të vërtetë zvogëlojnë dallimet sociale. Ato e zvogëlojnë varfërinë - familjet që marrin 2.000 euro në vit nga këto transfere

46

kanë 5% më pak gjasa të hyjnë në grupin e të varfërve dhe 1% gjasa për të krijuar biznese të veta”, thotë Marjan Petreski, profesor në American College. Nëse analizohet struktura e shpenzimeve të remitancave, mbi 70% shfrytëzohen për konsum privat, për mbulimin e obligimeve të përditshme, për ndërtim të shtëpive, ose për ahengje familjare. “Brengos fakti se vetëm 2.6 % e këtyre fondeve përdoren për veprimtari afariste, domethënë për themelimin e bizneseve të reja”, vlerëson Veland Ramadani, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, duke shtuar se Qeveria duhet të gjejë mekanizma që këto të holla të përdoren për vetëpunësim dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Për 6 vjet – 8,2 mrd. $ Remitancat dukshëm kontribuojnë në stabilitetin makroekonomik. Pothuajse çdo vit, deficiti buxhetor, ai i llogarisë rrjedhëse të bilancit të pagesave dhe shumë boshllëqe të tjera, mbulohen prej tyre. “Kapitali i mërgatës në masë të madhe ndikon në ekonominë e Maqedonisë dhe, midis të tjerash, është edhe stabilizator kryesor i rezervave devizore të vendit. Të ardhurat e tyre janë disa herë më të larta se investimet e shumëkërkuara të jashtme”, thotë Veland Ramadani. Profesori në Universitetin Ballkanik, Bilal Kasami, vlerëson se remitancat kanë një peshë jetike për Maqedoninë. Nga të dhënat e Bankës Qendrore, mund të konkludohet se në 6 vjetët e kaluar remitancat kanë gjithnjë

eKonomia korrik 2013


e më shumë tendencë rritjeje. “Kur analizojmë këto të dhëna, vërehet se prej vitit 2006 kemi një rritje të vazhdueshme të remitancave, edhe pse shtetet ku janë përkohësisht të vendosur mërgimtarët tanë ballafaqohen me kriza të thella ekonomike. Kulmin remitancat në Maqedoni e arrijnë në vitin 2011, me një vlerë gati 2 miliardë dollarë. Edhe indikatori, remitanca për kokë banori, që në vitin 2010 ishte 974 dollarë, Maqedoninë e vendos në krye të listës së vendeve ballkanike dhe paraqet gati dyfishin e mesatares së këtyre vendeve. Nëse e llogarisim totalin e prurjeve nga remitancat për këta 6 vjet të fundit, del një shifër prej 8.2 miliardë dollarë, që është më shumë se prodhimi bruto vendor i Maqedonisë për vitin 2007, që ishte 7.85 miliardë dollarë”, analizon eksperti i çështjes së remitancave, profesori Bilal Kasami. Shqiptarët shpëtojnë Maqedoninë Rreth 90% të remitancave vijnë nga mërgimtarët shqiptarë dhe, duke iu referuar kësaj përqindjeje, mund të thuhet se ata janë shpëtimtarë të këtij

shteti në çdo aspekt. Por shteti, si zakonisht kur bëhet fjalë për shqiptarët, këtë fakt as që e përmend, duke dashur që të gjitha sukseset t’ia përshkruajë vetes. As kapitali të cilin mërgimtarët do të kishin dashur ta investonin në vendlindje, shtetit nuk i duket i rëndësishëm. “Qasje e mbrapshtë e këtij shteti ndaj mërgatës shqiptare fillon nga kufiri, nga ana e doganës dhe e policisë, deri te trajtimi jo i barabartë i investimeve të mundshme nga ana e tyre. Shteti deri më sot ka pasur rolin e penguesit, e jo të stimuluesit të investimeve produktive të remitancave. Kjo duhet të ndryshojë, pushteti duhet ta ndryshojë qasjen ndaj mërgatës, të vendosë një qasje sistemore, një strategji, ku kapitalit të tyre do t’i kushtohet rëndësi më e madhe dhe i cili do të jetë në funksion të mirëqenies së qytetarëve të Maqedonisë”, thotë Bilal Kasami. Kasami propozon themelimin e të ashtuquajturit “inkubator ekonomik” , i cili në një periudhë jo më të gjatë se 5 vjet do t’i përkrahte bizneset e mërgimtarëve që nga fillimi e deri në momentin kur bizneset e tyre do të jenë të gatshme

Remitancat në rajon Viti 2010 Maqedonia Sërbia BeH Shqipëria Kosova Kroacia Bullgaria Totali

Popullsia (milionë) 2,0 7,3 3,8 3,2 1,8 4,4 7,6 30,1

eKonomia korrik 2013

Remittencat (miliardë $) 1,949 5,406 2,228 1,285 0,700 1,545 1,602 14,015

Remitancat për kokë banori në $ 741 586 402 389 351 211 741 466

të ballafaqohen me realitetin ekonomik të Maqedonisë. Mërgimtarët tanë, thotë Kasami, kanë ide, kanë kapital të mjaftueshëm për të filluar biznesin, dinë t’i implementojnë idetë e tyre, por ballafaqimi me politikat diskriminuese të shtetit, me administratë joefikase dhe me procedura të shumta burokratike, ata i dëshpëron dhe kështu thyhet dëshira e tyre për t’u kthyer në vendlindje. Qasja e shtetit ndaj mërgatës dhe kapitalit të tyre potencial duhet të ndryshojë, por edhe mentaliteti i kurbetçarëve, që ardhja e tyre në vendlindje të mos jetë vetëm për të ndërtuar shtëpi dhe për të bërë ahengje familjare.

Remitancat në botë Remitancat, që paraqesin totalin e dërgesave në para nga punëtorët të cilët janë të angazhuar me punë të përkohshme apo të përhershme jashtë vendit, janë të një rëndësie jetike për zhvillim të qëndrueshëm të pothuajse të gjitha ekonomive në zhvillim, e në veçanti për ruajtjen e stabilitetit social të vendeve që kanë të ardhura nga remitancat. Rëndësia e remitancave ka peshën e vet, si në nivel vendor, rajonal ashtu edhe në nivel global. Sipas statistikave të Bankës Botërore, në nivel global të ardhurat nga remitancat kanë arritur vlerën rreth 400 miliardë dollarë amerikan, ndërsa në nivel rajonal, konkretisht në Ballkanin Perëndimor, në vite të kaluara, shifra e remitancave ka arritur në 14 miliardë dollarë amerikan.

47


Remitancat Editorial

Mërgata ka nisur të lodhet Në vlerë absolute, remitancat në Shqipëri kanë pasur rritje deri në vitin 2007. Më pas, kjo tendencë ka ndërruar kahun, duke vijuar rënien sidomos në vitet 2008-2009. Në vitin 2000 ka ndodhur rënia më e madhe e remitancave, kur ato u zvogëluan 143 për qind Afërdita Selimi/Tiranë

V

jen koha që ndodh edhe lodhja. Kështu po ndodh dhe me dërgesat valutore të emigrantëve shqiptarë. Pakësimit të tyre aktualisht i vihet si argument më së shumti kriza në vendet nga realizohen këto dërgesa drejt Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, dërgesat valutore të shqiptarëve jashtë vendit kanë shënuar një ulje me 30% krahasuar me një vit më parë. Pra, në tremujorin e parë të këtij viti, prurjet arritën në 116 milionë euro, nga 167 milionë. Kryesisht pakësimi i remitancave ka si arsye thellimin e krizës ekonomike në Greqi e Itali, ku shqiptarët, që jetojnë dhe punojnë, janë më të shumtë në numër. Po emigrantët prej vitesh vazhdojnë të ulin dërgesat e tyre, gjë që te këta të fundit ndihet në pakësimin e shpenzimeve për konsum dhe për të folur për herë e më pak për kursime. Kjo rënie, sipas Bankës së Shqipërisë, shënon nivelin më të ulët në 10 vjetët e fundit. Mërgata e përfshirë në krizën greke e italiane 48

Gjithashtu, vihet në dukje se zonat ku remitancat kanë rënë më shumë janë ato, qytetarët e të cilave kanë emigruar në vendet që sot vuajnë krizën ekonomike. Ndaj, krahinat e Shqipërisë së mesme dhe të jugut, ku mbizotëron emigracioni drejt Italisë dhe Greqisë, po vuajnë më shumë rënien e remitancave. Ndërkohë, duket se krejt ndryshe po ndodh me ato zona të Shqipërisë, sikurse është Qarku i Kukësit, ku përfshihen Hasi dhe Tropoja, që shënojnë nivel të lartë emigracioni në Britani, vend me ekonomi më të shëndetshme se Italia dhe Greqia. Natyrisht, kur flasim për rënien e remitancave, kemi një vijueshmëri edhe të muajve shumë e shumë më parë, gjë që vë në dukje gjithashtu se ekziston edhe një faktor tjetër, i cili justifikon këtë rënie. Po t’i kthehemi vitit të kaluar, pas një rritjeje në muajt e parë, trendi i remitancave u kthye sërish në rënie, gjithnjë ngase Greqia dhe Italia nuk po arrinin të dilnin nga recesioni. Por, kjo është njëra anë, duke mos mohuar se dhe lidhjet e emigrantëve me vendin e tyre

po shkëputen pas mbi 20 vjet emigracion, përgjithësisht një tendencë e pritshme ciklike. Dërgesat valutore të emigrantëve në vitet e para pas ’90-ës të shekullit XX shërbyen për familjet e tyre dhe thjesht për t’u ushqyer, më pas edhe në një investim jo të paktë, kryesisht në rikonstruktimin e banesave, e në destinime të tjera. Ndërkohë, nga vendet e kapluara nga kriza, si Greqia e Italia, po ndodh rikthimi i individëve, apo familjeve së bashku, në atdhe. Një dukuri e tillë ndodhi edhe nga viti i kaluar. Më shumë flitet për të zhvendosurit e emigruar në Greqi, ku ende vendi nuk prek një situatë të mirë ekonomike. Pra, të ardhurit nga emigracioni, janë vendosur sërish në Shqipëri, duke sjellë me vete edhe një pjesë të kursimeve të tyre. Ata që kanë dashur të hapin një biznes, më tepër kanë mundur të operojnë në shërbimin tregtar, apo bar kafe, dhe, pse jo, shumë pak i janë rikthyer dhe punës së tokës në fshatin nga dhe janë larguar më parë. Për një numër të saktë zyrtar të të kthyerve nga emigracioni nuk flitet. Po ata janë vërtet aq të shumtë në numër, saqë ndikojnë

eKonomia korrik 2013


ekonomikisht dhe i qytetëruar në vendet në zhvillim.

Fakte 2002 2003 2004 2007 2008 2009 2010 2011 2012

693 milionë euro 774 milionë euro 774 milionë euro 952 milionë euro 833 milionë euro 781 milionë euro 690 milionë euro 665 milionë euro 575 milionë euro

së tepërmi në rënien e prurjeve në valutë nga emigracioni shqiptar. Por, njëherësh, e parë nga emigracioni, rënia e remitacave mund të shihet pjesërisht edhe si pasojë e qëndrimit të emigrantëve në vendet ku kanë shkuar pas ’90-s, nga ku kanë tërhequr dhe familjarët e tyre apo kanë ndërtuar aty familje dhe dërgojnë gjithnjë e më pak në atdhe. Natyrisht, ky tashmë është dhe procesi i integrimit të tyre, pas asaj kohe mbi 20-vjeçare, kur u larguan si refugjatë për një jetë më të mirë dhe sot shumica e tyre janë zëri dhe emri i mirë

eKonomia korrik 2013

Ndikim edhe në konsum Rënia e remitancave vitet e fundit ka ardhur për shkak të krizës financiare në Greqi dhe Itali, dy vende ku llogaritet se janë rreth 800 mijë emigrantë. Të ardhurat nga remitancat janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit dhe konsumatorët shqiptarë. Në vitin 2012 ato përfaqësonin rreth 9% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Shqipërisë. Vendet kryesore nga ku e kanë origjinën dërgesat e emigrantëve shqiptarë janë: Greqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Maqedonia, Gjermania dhe Kanadaja. Këto gjashtë vende kanë peshën kryesore të remitancave me Shqipërinë, duke qenë se përbejnë 98 për qind të totalit. Vendet e tjera përbëjnë një përqindje shumë të ulët, vetëm 2% të totalit, megjithatë është interesante të shohësh vendet e huaja prej nga shtetasit tanë dërgojnë të ardhurat e tyre. Greqia dhe Italia janë dy vende

kryesore, ku shtetas shqiptarë kanë emigruar dhe punojnë e jetojnë. Greqia është vendi me vlerat më të larta të remitancave hyrëse. Vlera e dërgesave shënon 310 243 000 euro dhe përbën 47 për qind të totalit. Pas Greqisë, vlerën më të lartë të dërgesave të emigrantëve drejt Shqipërisë e shënon Italia me 248 710 000 euro dërgesa. Në vlerë absolute treguesit e remitancave kanë ardhur në rritje deri në vitin 2007. Më pas, kjo tendencë rritjeje ka ndërruar kahun, duke vijuar rënien sidomos në vitet 2008-2009. Viti me rritjen më të madhe të remitancave është viti 2000 me 143 për qind, krahasuar me vitin pararendës. Ndërkaq, në tremujorin e parë të vitit, të ardhurat nga emigrantët kanë pësuar rënien më të madhe që nga kriza e vitit 2008. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet valutore nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit arritën në 116 milionë euro, nga 167 milionë, që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 30% më pak. 49


Bursa e metaleve

Nikeli 15.500 13.500 -2.000 (-13,01)

Zinku 1.920 -80

Gjatë tërë muajit qershor në Bursën e Metaleve në Londër çmimet e metaleve kanë shënuar rënie. Një tonelatë nikel në fillim të qershorit kushtonte rreth h 15.500 dollarë, ndërsa në fund të javës së parë të korrikut 13.500 dollarë, ose 13,01 për qind më lirë. Rënia ka nisë në fillim të qershorit dhe ende është duke vazhduar.

Sado që në dhjetë ditët e para të korrikut çmimi i zinkut kishte një rritje, megjithatë, krahasuar me fillimin e qershorit ai kishte rënie 6,3 për qind. Në fund të javës së parë të korrikut një tonelatë e këtij metali kushtonte- afër 1.800 dollarë , ndërsa pesë javë më parë ishte 1.920 dollarë. Në këtë interval kohor, çmimi më i ulët është shënuar në javën e tretë të qershorit - 1.780 dollarë

1.800 (-6,3 %)

Plumbi 2.250 2.050 -200 (-8,9%) Lakorja e çmimit të plumbit ishte gati se e njëjtë me atë të metaleve të tjera. Pas një rënie të madhe të shënuar në pjesën fundit të qershorit, kur çmimi ishte 2.000 dollarë, gjatë dhjetë ditëve të para të korrikut fitoj edhe 50 dollarë. Në fillim të qershorit një tonelatë e këtij metali kushtonte 2.250 dollarë, ose 8,9 për qind më shumë se në korrik.

Bakri

7.400 6.850 - 550 (-7,5 %)

Në dhjetë ditët e para të korrikut në Bursën e Londrës bakri kishte çmim stabil rreth 6.850 dollarë. Ky çmim ishte për 550 dollarë më i ulët se ai i arritur në fillim të qershorit,kur ishte 7.400 dollarë. Çmimi më i ulët u shënuan në javën e tretë të qershorit - 6.600 dollarë, ose 8,9 për qind më i ulët se në fillim të muajit.

50

eKonomia korrik 2013


Alumini 1950 1750 -200 (-8,3 %)

Nafta 102,64 + 4,96

Në fillim të qershorit një tonelatë e aluminit shitej afër 1.950 dollarë. Ndërkaq, pesë javë më vonë ai ishte 1.750 dollarë, ose 8,3 për qind më i ulët. Niveli më i ulët është shënuar në javën e tretë të qershorit - afër 1.700 dollarë.

Nafta e llojit brent në fillim të qershorit është tregtuar me 102,64 dollarë për barelë (158,9 litra). Ndonëse çmimi i saj gjatë tërë muajit ka pasur oscilime, megjithatë nuk arriti të ngritët më shumë se 4,8 për qind. Kështu, në javën e dytë të korrikut ajo kushtonte 107,60 dollarë. Çmimi i naftës nuk është stabil dhe është i diktuar nga zhvillimet e ndryshme në botë. Në dy vitet e fundit çmimin më të lartë e ka arritur kah mesi i shkurtit të sivjetmë – 114,90 dollarë.

Ari tepër i lirë

ka shkaktuar edhe Kina, e cila bashkë me Indinë janë blerësit më të madhej të arit në botë. Për këtë arsye kërkesa e dobët për ari dhe vendimi i bankës qendrore që të frenoj eksportin e arit ka përkeqësuar gjendjen në treg. Nobelisti Nouriel Roubini kaherë kishte tërhequr vërejtjen se shtetet me borxhe të mëdha, por edhe me rezerva të shumta të arit, kur do të ofrojnë shitjen e tij me qëllim

Çmimet e lëndës së parë dhe të metaleve janë nën presionin se për shkak të rënies së zhvillimit ekonomik të Kinës kërkesa do të jetë më e vogël. Çmimi i një unze ari ka rënë në nivelin më të ulët që nga korriku i vitit 2010. Pos ndikimit të politikës së Fed-it te investitorët, me këtë edhe te çmimi i arit, probleme

eKonomia korrik 2013

107,60 (+4,8)

Ari : 1.377,80 $ - 177,80

1.200 $ (-13 %)

Çmimi i arit është duke përjetuar rënien më të madhe në tri vjetët e fundit. Në fillim të javës së dytë të korrikut një uncë ari (32,3 gramë) kushtonte 1.200 dollarë, ndërsa në fillim të qershorit ishte 1.377,80 dollarë. Rënia e çmimit ka filluar që moti, meqenëse në tetor të vitit të kaluar një uncë ari kushtonte 1.800,70 dollarë, pastaj në janar të sivjetmë – 1.692 dollarë, kurse nga mesi i prillit - 1.352,30 dollarë. Që nga tetori i vitit të kaluar çmimi i arit ka rënë 34 për qind.

të zvogëlimit të borxhit publik, edhe më shumë do të ndikojnë në rënien e çmimit, i cili tash është 30 për qind më i ulët se maksimumi që kishte shënuar në vitin 2011. Ngritja e çmimit të arit në vitet e fundit, nga 800 dollarë, sa ishte në fillim të vitit 2009, në mbi 1.900 dollarë në vjeshtën e vitit 2011 , sipas Roubinit, ishte karakteristikë e “tullumbaces së fryrë”. 51


Editorial

MSA-ja dhe ambienti biznesor në Kosovë MSA Kosovës do t’i sjellë sfida të reja në rrafshin ekonomik. Ato mund të jenë të përballueshme, madje edhe mund të kthehen në përfitime ekonomike në qoftë se i përcaktojmë me seriozitet problemet dhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset kosovare

Visar Vokrri

P

ara disa ditësh ministrat e jashtëm të BE-së dhanë dritën jeshile për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën. Pa dyshim se ky është një lajm i mirë dhe një hap tutje drejt përafrimit të Kosovës me BE-në. Obligimet që dalin nga kjo marrëveshje janë kryesisht tregtare dhe rrjedhimisht efektet e saj pritet të ndihen më së shumti në këtë sferë. Në periudhën afatshkurtër efektet e marrëveshjes mund të jenë të shumta, sepse industria vendore nuk është konkurruese sa duhet dhe eliminimi apo edhe zovgëlimi i taksave doganore me BE-në mund të rezultojë në një rritje të importeve, ndërsa eksportet nuk do të zhvillohen me këtë ritëm. Pra, marrëveshja bart me vete edhe kosto me të cilat duhet të ballafaqohet vendi që aspiron integrimin. Duke pasur 52

parasysh strukturën ekonomike të Kosovës, gjëja e parë që mund të të shkojë në mendje janë implikimet buxhetore që mund të sjellë marrëveshja, me ç’rast, si pasojë e heqjes së taksës doganore, buxhetit të Kosovës do t’i tkurren dhjetëra apo qindra miliona euro. Mirëpo, kjo nuk do të jetë shqetësim për qeverinë, ngase ato humbje do të kompensohen nga BE-ja përmes fondeve të ndryshme. Efektet kryesisht do të vërehen në industrinë përpunuese, sepse produktet që vijnë nga BE-ja do të jenë deri në 10% më të lira, e kjo mund të rëndojë edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të rënduar të prodhuesit kosovar. Niveli i varfërisë në Kosovë deri më sot ka diktuar preferencat e konsumatorit, i cili është detyruar të zgjedhë produktin më të lirë, pavarësisht nga prejardhja apo cilësia e tij. Pra, konsumatori do të vazhdojë edhe për një kohë të jetë i orientuar drejt importeve e aq më shumë kur do të kemi të bëjmë me produkte më të lira dhe me cilësi e standarde të larta, që do të vijnë nga shtetet e BE-së. Në anën tjetër, tregjet evropiane nuk pritet të kenë një interes të shtuar për produkte “Made in Kosova” për sa kohë që ato vazhdojnë të kenë përkrahje minimale institucionale dhe gjithashtu

të mos i plotësojnë kërkesat lidhur me cilësinë, teknologjinë e prodhimit dhe standardet e tjera. Për t’u bërë konkurrues, është e nevojshme të modernizohen proceset e prodhimit dhe të përmirësohen potencialet industriale, e të gjitha këto pa dyshim që kërkojnë kosto të mëdha. Përjashtim mund të bëjnë disa kompani kosovare, që tashmë janë konsoliduar dhe pavarësisht nga ambienti biznesor, jo edhe aq miqësor në Kosovë, kanë arritur që të plotësojnë këto kërkesa dhe të eksportojnë produkte finale në disa shtete të BE-së. Bujqësia është një nga sektorët që gjithashtu pritet t’i ndiejë efektet e marrëveshjes. Subvencionet në sektorin e bujqësisë në Kosovë janë shumë të vogla në krahasim me vendet e tjera të rajonit e të mos flasim për shtetet e BE-së. Më pak se 30 milionë euro ka qenë buxheti i Ministrisë së Bujqësisë i dedikuar për subvencione. Pa dyshim që më shumë financim do të jetë i nevojshëm në mënyrë që ky sektor të mund t’i bëjë ballë konkurrencës nga importi tashmë edhe më i lirë dhe gjithashtu i subvencionuar nga vendet prej nga vijnë. Sot prodhuesi vendor në Kosovë është duke u ballafaquar me sfida dhe probleme të panumërta, të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në

eKonomia korrik 2013


nivelin e konkurrueshmërisë së prodhuesit vendor karshi importeve dhe bizneseve informale, në njërën anë, dhe në raport me konkurencën e ashpër në tregjet e eksportit, në anën tjetër. Të dhënat flasin për një mori faktorësh të cilët paraqesin pengesë për zhvillimin e mirëfilltë të afarizmit tek bizneset kosovare. Raporti i fundit i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara liston një mori faktorësh të cilët janë përceptuar

njoftim që më rastisi ta shihja në njërën nga gazetat ditore, ku ATK-ja u bënte ftesë bizneseve joformale për t’u fiskalizuar dhe në këtë mënyrë t’u bashkohen bizneseve transparente dhe të ndershme. Kjo ftesë më shumë tingëllonte si një alternativë që u ofrohej bizneseve me qëllim të “senzibilizimit” të tyre sesa një mjet për të luftuar informalitetin. Ndoshta kjo ftesë u është bërë me të vetmen arsye, sepse ky insituticion nuk ka më shumë se rreth 300 inspektorësh tatimorë

Bujqësia është një nga sektorët që gjithashtu pritet t’i ndiejë efektet e marrëveshjes

si barriera nga vetë bizneset. Këtu vlen të përmenden konkurrenca e padrejtë dhe praktikat jo të drejta të biznesit, korrupsioni, zbatimi jo i kënaqshëm i kontratave dhe krimi. Gjithnjë sipas këtij raporti, informaliteti është konsideruar si barriera me intensitetin më të lartë që afekton punën e bizneseve në Kosovë. Supozohet që rreth 40% e të hyrave tatimore humbin si pasojë e ekonomisë së zezë. Me një përqindje kaq të lartë të informalitetit, vështirë se mund të kemi një industri përpunuese solide e cila do të gjeneronte punësim dhe zbutje të varfërisë e aq më pak do t’i bëjë ballë hapjes së tregut me shtetet e zhvilluara të BE-së. Se sa është luftuar informaliteti në Kosovë deri më sot më së miri flet një

eKonomia korrik 2013

në terren dhe në pamundësi për t’i ndjekur bizneset e paligjshme, kishte zgjedhur t’i ftonte ato që të “dorëzoheshin”. Një ambient i tillë, me gjithë këto probleme, po ua imponon bizneseve që të orientohen më shumë në industri jopërpunuese. Duke pasur parasysh këto që u thanë më lart, marrëveshja për stabilizim dhe asociim Kosovës do t’i sjellë sfida të reja në rrafshin ekonomik. Ato mund të jenë të përballueshme, madje edhe mund të kthehen në përfitime ekonomike, në qoftë se i përcaktojmë me seriozitet problemet dhe barrierat me të cilat ballafaqohen bizneset kosovare. Përtej retorikave boshe për luftim të korrupsionit dhe informalitetit nga kolltuqet e zyrave, më shumë

se kurrë nevojitet një mobilizim institucional për luftimin e këtyre dukurive degraduese të ekonomisë sonë, dhe për krijimin e një klime të mirëfilltë biznesore në vend. Mendoj që ky është momenti i fundit për një gjë të tillë, duke pasur parasysh marrëveshjet tregtare në të cilat synon të futet vendi ynë. Për më tepër, pjesa tregtare e marrëveshjes për stabilizim dhe asocim duhet të negociohet me kujdes, sidomos për sektorët dhe produktet që pritet të afektohen më shumë nga marrëveshja dhe duhet të insitohet që periudha transitore të jetë sa më e gjatë (në rastin e Maqedonisë zgjati plot dhjetë vjet). Tarifa doganore duhet të mbahet për importet që do t’u bëjnë konkurrencë sektorëve më të ndjeshëm deri në konsolidimin e plotë të këtyre sektorëve. Gjithashtu, duhet të organizohen fushata me qëllim të informimit të bizneseve kosovare rreth mundësive të shumta të projekteve nga fondet e BE-së. Kosova, si një vend i vogël dhe me perspektivë të qartë evropiane, përfundimisht duhet të zhvillojë një ekonomi të orientuar drejt prodhimit dhe eksportit me qëllim që aktivisht të konkurrojë në tregjet e BE-së dhe tregjet e tjera ndërkombëtare. Pra, duhet një ristrukturim sa më i shpejtë i ekonomisë së vendit, nga një ekonomi konsumi në ekonomi të orientuar drejt prodhimit, i cili do të shpinte në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Mirëpo, kjo do të jetë e pamundur pa një fuqizim të sundimit të ligjit dhe pa një lufte të hapur ndaj dukurive negative të cilat e kanë dëmtuar tregun dhe konkurrencën e mirëfilltë në Kosovë. 53


Editorial

E lë keq tregun e energjisë

Bashkimi Evropian nuk ka në plan të tërhiqet nga ideja për mbylljen e termocentralit “Kosova A”, që do t’i kushtojë Kosovës së paku 200 milionë euro importe të energjisë në vit. BE-ja ka bërë gati rreth 60 milionë euro për çmontimin e termocentralit dhe kjo punë duhet të fillojë para vitit 2015. Në të kundërtën, mund të humbet edhe mbështetja e Bankës Botërore për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”

54

eKonomia korrik 2013


ALTIN SOPI

Z

varritjet e pafundme për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, ide që nga viti 2006, pritet t’i kushtojnë vendit me qindra miliona euro importe të energjisë elektrike në vit, pasi Bashkimi Evropian, donatori kryesor i vendit, është kategorik për të realizuar mbylljen e termocentralit “Kosova A” në vitin 2017. Përfaqësuesit e këtij institucioni në Kosovë, thonë se mbyllja definitive duhet të bëhet në 2017, por çmontimi i Kosova A, shpesh

Mst: Agjenda kundër deficitit “Zgjidhja për Qeverinë e Kosovës, për të shmangur mungesën e energjisë qëndron në respektimin e afatit kohor për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, rehabilitimin e ‘Kosovës B’ (deri në më 31 dhjetor 2017) dhe të fokusohet më shumë në efikasitetin dhe energjinë regjeneruese. Shpenzimet e parashikuara për çmontimin janë rreth 60 milionë euro dhe Komisioni Evropian ka shprehur vullnetin për të financuar. Çmontimi duhet të jetë gradual, me veprime te caktuara, duke filluar para vitit 2015”, theksojnë zyrtarët

Është paradoksale të mendohet që unë jam në favor të vazhdimit të “dinozaurëve”, si ‘Kosova A’, mendoj se vazhdimi i punës së saj do të siguronte kontinuitet në furnizimin me energji, që është parametër themelor për ekonomitë familjare si dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik Fadil Ismajli, MZHE i quajtur edhe dinozaur, duhet të fillojë më së voni më 2015. Për donatorin kryesor të Kosovës, Bashkimin Evropian, nuk paraqet problem mungesa e energjisë elektrike që do të vijë si pasojë e mbylljes së termocentralit dhe importet prej qindra miliona eurove që do të duhet të kryhen për të furnizuar tregun me energji, pasi, sipas tyre, Qeveria e Kosovës është ajo që përcakton dinamikën e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”.

eKonomia korrik 2013

e BE-së për revistën Ekonomia Qeveria e Kosovës kohë më parë u zotua para donatorëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore etj., se do ta mbyllë termocentralin e vjetër, sipas marrëveshjes së arritur, më 2017, por duket se nuk ka menduar seriozisht për mungesën e energjisë elektrike që do të vijë si rrjedhojë e kësaj. Termocentrali i ri, e ka të pamundur të ndërtohet brenda kësaj hapësire kohore, edhe sikur të fillonte të ndërtohej që nga dita

e sotme. “Duhen së paku 4 vjet për të ndërtuar një termocentral 300-400 megavatë. Këtë kohë po e llogaris sikur çdo gjë të shkonte mirë gjatë punës së ndërtimit dhe të mos dalë asnjë problem. Ndryshe, merr edhe më shumë kohë”, thotë për revistën Ekonomia, Luan Dobroshi, inxhinier i energjetikës, me përvojë të gjatë të punës në termocentrale dhe në institutin INKOS, institucion që është marrë kohë të gjatë me studime dhe projekte energjetike. Njësoj duket janë edhe planet e ministrit të Energjetikës dhe Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli. Termocentrali planifikohet të fillojë të ndërtohet nga vitit 2015, ndërsa të përfundojë nga vitit 2019, nëse gjithçka shkon sipas planeve. “Kosova, që në vitin 2010 duhej të kishte kapacitete të reja në prodhim, për shkak se studimet dhe projektet për ndërtimin e termocentralit të ri kanë filluar që në vitin 2004. Një 300 megavatësh do të duhej të ishte në prodhim. Çdo ditë që kalon dhe ne nuk ndërtojmë termocentralin e ri, jemi tepër vonë. Qeveria urgjentisht duhet ta shpallë ditën se kur duhet të fillojë ndërtimi”, thotë tutje eksperti i energjetikës Dobroshi, duke shtuar se çështja e mbylljes së TC “Kosova A” është vendim politik dhe në asnjë mënyrë teknik. Termocentrali i vjetër, sipas tij, ka kaluar çdo parashikim të mundshëm të funksionimit dhe është dashur të mbyllet qëkur, ndaj dhe ky vendim tani është politik dhe s’ka të bëjë me efiçencën apo ambientin. Kushtëzimi me përkrahje Mbyllja e termocentralit të diskutueshëm, deri para disa muajsh konsiderohej si çështje e përfunduar, por, me ardhjen e 55


TC “Kosova Editorial A”

Fadil Ismajlit në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik , ndryshoi dhe qëndrimi. Ai adoptoi një qëndrim praktik: Termocentrali “Kosova A” nuk ka asnjë arsye të mbyllet më 2017, për shkak se Kosova do të ballafaqohet me mungesë të madhe të energjisë deri në ndërtimin e termocentralit të ri, ndërkohë që nuk ka para për importe masive të energjisë. “Është paradoksale të mendohet që unë jam në favor të vazhdimit të “dinozaurëve”, si ‘Kosova A’, por mendoj se vazhdimi i punës së saj do të siguronte kontinuitet në furnizimin me energji, që është parametër themelor për ekonomitë familjare si dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit”, thotë për revistën “Ekonomia”, ministri Ismajli. Sipas tij, mbyllja e termocentralit pa funksionalizimin e njësive të reja tingëllon e palogjikshme. “Mendoj se kjo do te ishte shumë pak e logjikshme, nëse jo krejt e palogjikshme. Ndërtimi i kapaciteteve te reja gjeneruese të energjisë është proces i ndërlikuar dhe i gjatë. Ai mund të ballafaqohet edhe me pengesa të paparashikuara. Importi i energjisë në këtë periudhë kohore do të kishte kosto tepër të lartë, me te cilën normalisht do të ngarkohej qytetari ynë dhe kjo është fundamentalisht e papranueshme për mua”, thotë Ismajli. Mirëpo, Zyra e Bashkimit Evropian, pohon se nga mbyllja e Kosova A do të varet edhe ndihma e Bankës Botërore për termocentralin Kosova e Re. “Ne nuk e kemi kuptuar deklaratën në mënyrën se ministri Ismajli ka sugjeruar që t’i zgjatet jeta termocentralit ‘Kosova A’ dhe mbyllja e tij bëhet kur termocentrali ‘Kosova e Re’ të hyjë në prodhim. 56

Kosova ka bërë një zotim të qartë ndërkombëtar për te mbyllur termocentralin deri më 31 dhjetor 2017. Kjo po ashtu është parakusht për të marrë përkrahje nga Banka Botërore në lidhje me ndërtimin e termocentralit të ri. Kosova po ashtu ka pasur kohë më shumë sesa është dashur për të planifikuar ndërtimin e termocentralit, në mënyrë që do të përputhej me zotimet ndërkombëtare të saj në lidhje me termocentralin vjetër. Është shumë herët që të spekulohet se çka do të ndodhë më 2017”, potencohet prerazi në përgjigjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Sa më pak rrezik Në fakt, nëse ndodh mbyllja e termocentralit dhe importimi masiv i energjisë, atëherë qytetarët e Kosovës janë ata që do të duhej t’i paguanin faturat e trefishuara për çmimet e energjisë. Nga ana tjetër, mbyllja e termocentralit do të thotë heqje dorë nga gati 40 për qind e energjisë totale të prodhuar në Kosovë. Kosova A vitin e kaluar ka prodhuar rreth 36% të prodhimit vendor apo rreth 2,000 gigavatë. Nëse bëhet një kalkulim i thjeshtë, ku çmimi për MWh nga importi është rreth 70 euro, atëherë do të rezultonte se kostoja vjetore për import do të ishte rreth 140 milionë euro. Çmimi me të cilin KEK-u e shet energjinë elektrike për konsumin vendor është rreth 29 euro për MWh. Çmimi i importit është gjithmonë në rritje dhe i ndryshueshëm, ndërsa çmimi përmes të cilit KEK-u e shet energjinë është i rregulluar dhe stabil. Por, edhe sikur të supozohet se Kosova i ka mjetet financiare,

problemi tjetër që duhet të kihet parasysh është çështja e disponueshmërisë së energjisë. I gjithë rajoni karakterizohet se ka mungesë të saj. “Edhe nëse buxheti ynë do të ishte në gjendje ta përballonte koston e importit, unë jam i interesuar që të bartim mbi supe rrezikun më të vogël, që do të thotë, vazhdimin e punës së ‘Kosovës A’ deri në ndërtimin e kapaciteteve të reja dhe në të njëjtën kohë orientimin e buxhetit që do të shpenzohej për importin e energjisë, në aspekte të tjera të zhvillimit ekonomik të vendit”, thotë Ismajli. Problem tjetër do të ishte mungesa e alternativave dhe lënia e vendit në dorë të importuesve të energjisë, kryesisht kompanive serbe, që zotërojnë monopolin në këtë treg. Mbetja pa alternativë nga importi do ta vendoste çdo shitës të energjisë në pozicion shumë të favorshëm ndaj nesh si blerës dhe çmimi do të vendosej pa asnjë lloj kalkulimi, d.m.th. sipas tarifave që njëanshëm do të caktoheshin nga shitësi. Kjo do të tingëllonte e tmerrshme dhe hap shumë i rrezikshëm. “Njëkohësisht, një nga aspektet kryesore të strategjisë së energjisë është që të sigurohet pavarësia e sistemit, që do të thotë se furnizimi me energji elektrike i qytetarëve të mos jetë i varur nga disponueshmëria e shteteve të tjera që të shesin energji. Kjo strategji është shumë ngushtë e ndërlidhur me aspektin e sigurisë së furnizimit dhe interesit kombëtar. Këto pohime do t’i gjeni edhe në studimet e mëhershme të BB (ESTAP I dhe II) dhe së fundi në studimin “Siguria e furnizimit me energji elektrike” përmes KfW”, përfundon ministri Ismajli.

eKonomia korrik 2013


aerocom Rexhep Mala nr.2, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 224 718, 038 225 141, Fax: 038 224 718. mob: 044 202 568, 044 433 574. e-mail: aerocom_2003@hotmail.com www.aero-pr.com

duaje produktin kosovarë

eKonomia korrik 2013

57


Editorial

Testi me TC “Kosova A” Presionet për mbylljen e termocentralit “Kosova A” imponojnë fillimisht politika të panikut, e më tutje do të ketë qasje defansive të përcaktimit të fajit për vonesat

Pranvera Dobruna Kryeziu

T

ermocentrali “Kosova A” pritet të mbyllet para fundit të vitit 2017, e të zëvendësohet me kapacitete të reja, sepse ky është njëri prej detyrimeve që është marrë. Ne vitin 2004, derisa po negociohej Traktati për Komunitetin e Energjisë, dukej shumë i arritshëm ky afat. Ne atë kohë, Kosova ka qenë e sigurt se të gjitha obligimet do të përmbushen dhe afatet do të respektohen. Edhe sot, besoj se ato kanë qenë të arritshme. Në atë kohë ishte prioritare përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në iniciativat rajonale, si dhe integrimi gradual i Kosovës dhe i palëve nënshkruese në tregjet evropiane të energjisë. Për Kosovën, kjo vlerësohej si mundësi e integrimit të hershëm në rrjedhat e përgjithshme politike dhe ekonomike të Evropës.

58

Procesi i negocimit të Traktatit të Energjisë, i lehtësuar nga Komisioni Evropian, perceptohej si dialog politik midis palëve, sepse, përmes përcaktimit të parimeve për politikat energjetike rajonale, medoemos arrihej njohja reciproke. Ishte edhe dialog ekonomik, sepse bëhej ekonomizimi i investimeve të nevojshme në infrastrukturën energjetike, si edhe dialog teknik, sepse përcaktoheshin standardet teknike dhe direktivat që detyrimisht duhej të respektoheshin nga palët nënshkruese. Kur në vitin 2004-2005 bëhej finalizimi i Traktatit dhe bisedohej për datat kur duhet të përmbushen detyrimet për mbylljen e termocentraleve që nuk plotësojnë kushtet ambientale, fundi i vitit 2017 dukej sa i largët, aq edhe lehtë i realizueshëm. Besohej se 13 vjet do të jenë të mjaftueshme për ndërtimin e termocentraleve të reja. Nuk duhet harruar se detyrimet ndaj ambientit janë fillimisht ndaj popullatës së Kosovës, e pastaj ndaj BE-së. Në vitin 2006, kur Traktati hyri në fuqi, në sytë e politikëbërjes në Bruksel Kosova ishte “një potencial që premtonte“, sepse me formimin e institucioneve për zbatimin e tij dhe me aprovimin e ligjeve bazë për energji, para palëve të tjera nënshkruese, u

konfirmua përkushtim. Edhe studimet për investime në Evropën Juglindore konstatuan se Kosova, me resurset që ka, është vendi që ofron gjenerim të energjisë dhe investime me koston më të ulët. Por, në fazat e mëtutjeshme, u zbeh përkushtimi, deri në masën sa sot Kosova duhet të ballafaqohet me vonesat në ndërtimin e kapaciteteve të reja, nënvlerësimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, implikimet financiare si rezultat i rritjes së nevojës për import, humbjen e investitorëve dhe rritjen e shqetësimeve të BE-së për mospërmbushjen e zotimeve për perspektivën evropiane. Mbyllja, mosmbyllja e termocentralit “Kosova A” me kohë, është test i maturitetit për Kosovën. Në shikim të parë, si çështje, duket e vogël, por ka peshë shumëdimensionale. Prandaj, edhe trajtimi i drejtë dhe me kohë kërkon politika të matura dhe vendime të guximshme. Nëse llogaritet që rritja e kërkesës për energji do të mbulohet me zvogëlimin e humbjeve, që nuk është lehtë të arrihet, Kosova do të duhet të importojë 200300 milionë euro energji gjatë viteve sa pritet të zëvendësohen kapacitetet e vjetra me ato të reja. Pra, duke e pranuar faktin që

eKonomia korrik 2013


koha e nevojshme për kryerjen e transaksionit, ndërtimit e deri te komisionimi i kapaciteteve të reja energjetike është rreth 5-6 vjet, e gjithashtu duke pritur që mund të dështojë, procesi i përsëritur për zgjedhjen e investitorit privat, rrjedhimisht, Kosova, nuk do të mund ta përballojë transicionin e mbylljes së TC “Kosova A”, andaj nuk do të mund të plotësojë obligimet ligjore ndaj BE-së. Në një situatë të tillë, kur presionet për mbylljen e Termocentralit “Kosova A” po rriten, medoemos do të imponohen, fillimisht politika e panikut, e pastaj do të ketë qasje defansive për përcaktimin e fajit për vonesat. Gjithashtu, mund të ofrohen zgjidhje afatmesme arnuese për rindërtimin e njësive A1 dhe A2, si dhe rehabilitimin e njësive A3 - A5. Në vazhdim do të kërkohet rrugëdalje, që ka gjasa të jetë burim i mospajtimeve midis palëve të interesit, ose do të shkohet sipas linjës së blerjes së kohës, duke mos dashur të merret barra e dështimeve të deritashme. Të gjitha këto vonesa e kane faturën e vet, e atë do ta paguajnë konsumatorët, që janë edhe votues. Nuk ka më kohë për strategji, politika të matura, rifuqizim të pozitës së Kosovës në kuadër të Traktatit, por vetëm politika të panikut, që do të vazhdojnë të jenë të kushtueshme. Nuk mund të thuhet që Kosova do të ketë krizë energjetike, sepse deri atëherë do të ketë energji të mjaftueshme, por jo që prodhohet në Kosovë, po energji të kushtueshme që do të jetë pasqyrë e politikave të mbrapshta.

eKonomia korrik 2013

Zhvillimi dhe demokracia Si në Turqi, ashtu edhe në Brazil, por edhe në Bullgari e Shqipëri, po ndodh ngjallja e shtresës së mesme

Seb Bytyqi

N

jë nga debatet më të rëndësishme në lidhje me demokracinë është rreth marrëdhënies së demokracisë me ekonominë. Një argument thotë se demokracia është e lidhur me ekonominë dhe demokracia funksionon vetëm në vendet e pasura. Kurse argumenti i kundërt është se demokracia nuk është e varur prej ekonomisë dhe mund të ketë demokraci edhe në vende të varfra. Ka disa vende të varfra që janë demokraci, duke përfshirë edhe Indinë, si demokracia më e populluar në botë. Mirëpo, sa në të vërtetë janë demokratike vendet e varfra? Të gjitha këto janë demokraci disfunksionale. Aty mbizotëron klientelizmi dhe nuk mund të flitet për demokraci të mirëfilltë, kur një numër i madh i popullsisë janë të përjashtuar nga procesi politik. Pasja e institucioneve formaale është e domosdoshme për

demokraci, por nuk është e mjaftueshme. Kjo po vërtetohet edhe me disa zhvillime të kohëve të fundit në vende të ndryshme të botës. Protestat në Turqi dhe Brazil, janë një argument i fortë se demokracia formale është e nevojshme, por e pamjaftueshme. Gjithashtu, zhvillimet e disa dekadave të fundit në këto dy vende dëshmojnë se demokracia është e lidhur me ekonominë dhe zhvillimin. Ajo çfarë po ndodh në Turqi dhe në Brazil, por edhe në disa vende të tjera, si në Bullgari, është aktivizimi i shtresës së mesme për të kërkuar qeverisje më të mirë. Kjo shtresë e mesme është krijuar gjatë disa dekadave të fundit, dhe kjo ka koinciduar më demokratizimin e këtyre vendeve. Demokratizimi formal ka ndodhur tri apo katër dekada më herët, mirëpo ajo nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndërtuar demokraci të mirëfilltë. Kjo bëhet përmes krijimit të shtresës së mesme e cila institucionet formale të demokracisë i përdor për të përmirësuar qeverisjen dhe shërbimet publike. Zhvillimi i vazhdueshëm ekonomik ka ndikuar që të rritet shtresa e mesme dhe tash ky grup i popullsisë kërkon t’i dëgjohet zëri. Shtresa e mesme është e pazëvendësueshme për demokracinë. Kjo pjesë e 59


Editorial popullsisë e mban qeverinë dhe institucionet përgjegjëse, sepse ka më së shumti për të humbur nga keqqeverisja. Shtresa e varfër dhe ajo e pasur nuk kanë shumë për të humbur dhe pjesëmarrja e tyre në procesi politik është ose inekzistente ose me tendenca klienteliste e oligarkike. Një thënie për revolucionin francez pohon se revolucioni nuk u bë nga populli i uritur, por nga avokatët e uritur, duke rikujtuar rolin e shtresës së mesme edhe në revolucionin më të famshëm në histori. Edhe rezultati i zgjedhjeve të fundit në Shqipëri mund të shihet në këtë aspekt. Pas stabilizimit të Shqipërisë pas trazirave të vitit 1997, kemi një rritje të shtresës së mesme aty. Regjistrimi i fundit i popullsisë tregoi se për herë të parë në histori të Shqipërisë, më shumë veta jetojnë në qytet se në fshat. Kjo tregon për rritjen e rëndësisë

60

së aktiviteteve ekonomike nëpër qytete, që kanë ndikuar në rritjen e shtresës së mesme. Gjithashtu, dihet se në dekadën e mëhershme Shqipëria arriti t’i nxjerrë nga varfëria nga 200.000 deri 300.000 veta. Shqipëria ka përfituar nga afërsia me Italinë për të krijuar një bazë të manifakturës, duke rritur prodhimin vendor. Kjo është shumë me rëndësi, sepse punësimi në manifakturë rrit numrin e njerëzve me të ardhura personale, që mund të tatohen direkt nga qeveria. Rritja e tatimit direkt pastaj çon drejt kërkesave të qytetarëve që tatohen për shërbime më të mira. Zhvillimi i një baze prodhuese vendore, që ka për pasojë rritjen e tatimit direkt në të ardhura është i domosdoshëm për demokraci. Në Kosovë, protestat që u organizuan në lidhje me rritjen e çmimeve të rrymës elektrike

janë një shembull tjetër i këtij fenomeni. Problemi në Kosovë është se shtresa e mesme është shumë e vogël dhe e dobët ne krahasim me vendet e tjera për shkak të politikave ekonomike. Kosova shpesh përdoret si shembull se si një popull mund të kontrollohet më lehtë duke u mbajtur në varfëri. Si në Turqi, ashtu edhe në Brazil, por edhe në Bullgari e Shqipëri, kemi ngjalljen e shtresës së mesme, pas një krize ekonomike dhe një periudhe të shpenzimeve të qeverisë në projekte të mëdha. Kriza financiare që i dha fund periudhës së rritjes ekonomike në këto vende ndikoi që të aktivizohej shtresa e mesme, e cila, natyrisht, ka çka të humbë nga kriza më së shumti. Ose përmes protestave, ose përmes zgjedhjeve, ky grup i shoqërisë po i vë themelet e demokracisë së mirëfilltë në vendet në transicion.

eKonomia korrik 2013


Zonat ekonomike

Pa vizion dhe jofunksionale

Në Kosovë janë gjithsej 10 zona ekonomike, por vetëm dy prej tyre janë të legalizuara nga Qeveria e Kosovës. Veç kësaj, legjislacioni aktual nuk ofron as lehtësira fiskale për bizneset që vendosen në këto zona Agon Sinanaj

Z

onat ekonomike në Kosovë, apo siç njihen “zonat industriale”, po funksionojnë shkel e shko në mungesë të legjislacionit adekuat dhe kontrollit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Pavarësisht se Ligji për Zonat Ekonomike ekziston që nga viti 2009, deri tani vetëm dy zona ekonomike kanë arritur të legalizohen nga ana e shtetit - Parku i Biznesit në Drenas dhe Parku Teknologjik në Skenderaj. Në bazë të Ligjit, krijimi i zonave ekonomike ka për qëllim ofrimin e kushteve për biznese, për qasje më të lehtë në transport, furnizim me energji, ujë dhe shërbime në mbështetje të biznesit. Po ashtu, edhe në lehtësira të tjera fiskale. Por, Kosova ngec në ketë drejtim, krahasuar me vendet e rajonit. Ndonëse qëllimi i themelimit të këtyre zonave është ulja e tatimeve për bizneset dhe lehtësira të tjera fiskale, Ligji për Zonat Ekonomike në Kosovë, për sa i përket kësaj çështjeje, flet vetëm me terma përgjithësues. “Qeveria, me akt nënligjor i përcakton kushtet dhe lehtësirat

eKonomia korrik 2013

për bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në kuadër të zonave ekonomike. Lehtësirat zbatohen për të përmbushur dispozitat e parapara me këtë ligj, me qellim të tërheqjes së investimeve të reja në kuadër të zonave ekonomike”, thuhet në ligj. Zona për lehtësi Ndërkaq, në vendet e rajonit, që e kanë të rregulluar mirë këtë fushë, bizneset që vendosen brenda këtyre zonave në disa raste janë të liruara krejtësisht nga tatimet. Shembulli më i mirë për ketë është Maqedonia. Sipas një hulumtimi të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, të gjitha bizneset që vendosen brenda këtyre zonave, në disa raste nuk paguajnë tatim fare. “Tatimi i korporatave nga 10 për qind, në zonat ekonomike është 0 për qind për 10 vjetët e parë. Tatimi personal për bizneset brenda zonës ekonomike është 0 për qind për 10 vjetët e parë, ndërkaq jashtë zonës 10 për qind. Njëjtë është edhe me TVSH-në”. Në Kosovë asnjë nga këto lehtësira nuk ofrohet për

bizneset, në mungesë të legjislacionit adekuat. Zyrtarja për informim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi, thotë se për implementimin e Ligjit për Zonat Ekonomike dhe krijimin e shpejtë të zonave të reja, po përgatitet legjislacioni sekondar. “Tashmë kemi filluar përgatitjen e Planit kombëtar për zonat ekonomike. Është themeluar Këshillit Kombëtar për Zonat Ekonomike, si dhe është duke u punuar në përgatitjen e akteve nënligjore, të cilat përcaktojnë kushtet dhe lehtësirat për bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në kuadër të zonave ekonomike dhe përmbajtjen e studimit të fizibilitetit që duhet të bëhet për çdo zonë të lirë ekonomike të propozuar”, ka thënë Istrefi. Zonat e para ekonomike do të jenë në Mitrovicë dhe në Gjakovë, si dy rajone ku në të kaluarën ka pasur zhvillim të hovshëm industrial. Sipas Istrefit, ministrja Mimoza KusariLila më herët është takuar me kryetarët e këtyre dy komunave, dhe që të dy kanë ndarë tashmë një pjesë potenciale të tokave ku do të mund të jenë zonat e para

61


Editorial

ekonomike. Në Kosovë deri më tani janë marrë gjithsej 10 iniciativa për krijimin e zonave ekonomike në 8 komuna të ndryshme të Kosovës. Prej tyre, 5 janë të llojit “parku i biznesit”, 4 janë të llojit “inkubator biznesi” dhe 1 është i llojit “parku industrial”. Sipas një broshure promovuese të nxjerrë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Zonat Ekonomike në Kosovë përfshijnë këto parqe të biznesit: Parku i Biznesit dhe Inkubatori i Biznesit - Drenas, Parku i Biznesit Holandez – Prizren, Parku i Biznesit – Suharekë, Parku i Biznesit – Mitrovicë, Parku Industrial dhe Inkubatori i Biznesit – Shtime, Inkubatori i Biznesit – Deçan, Inkubatori i Biznesit – Gjilan. Visar Hapçiu, menaxher në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se në Kosovë nuk po ndodh që përmes zonave ekonomike të promovohen dhe të nxiten aktivitetet prodhues. Aty po vendoset një numër i madh i kompanive që nuk kanë aktivitet kryesor prodhimin. “Do të dëshironim që këtu të ketë më shumë kompani prodhuese, në mënyrë që të ndihmoheshin ato për përmirësimin e pozitës që kanë në treg”, vlerëson Hapçiu. Disa nga lehtësirat që duhet të ofrohen në zonat ekonomike janë lirimi nga tatimi në korporata për një periudhë të konsiderueshme, investimet e përbashkëta në ndërtimin e objekteve, dhënia e tokës në shfrytëzim për periudha të gjata. Ende në fazën fillestare Sipas hulumtimit të Institutit

62

Në Drenas 11 biznese janë duke punuar në prodhim, 9 janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e objekteve, kurse me 4 nuk jemi të kënaqur me vazhdimin e punimeve. Gjithsej 5 biznese i kemi në procedurë të shkëputjes së kontratave Arta Istrefi, MTI GAP, “Ligji për Zonat Ekonomike: ndikimi i tij në zhvillimin e parqeve të biznesit”, pothuajse asnjë nga zonat ekonomike nuk është funksionale. “Përveç që nuk janë të legalizuara nga ana e Qeverisë, në parqet e biznesit vërehen një varg problemesh: disa janë larg kompletimit të infrastrukturës, nëpër parqe janë vendosur biznese të ndryshme, që për nga natyra e veprimtarisë mund të konsiderohen të rrezikshme për

njëri-tjetrin, nëpër inkubatorë të biznesit janë vendosur organizata dhe shoqata të ndryshme në vend të bizneseve etj”, thuhet në hulumtimin e GAP-it. Aty thuhet se, në përgjithësi, punimet në ndërtimin e infrastrukturës në parqet e bizneseve kanë shkuar ngadalë. Kjo ka dekurajuar shumë firma përfituese të parcelave të cilat edhe kanë bërë shkëputje të kontratës. Në disa parqe

eKonomia korrik 2013


Zonat ekonomike

punimet kanë ngecur në gjysmë dhe projekti mund të dështojë tërësisht. Gjithashtu, mosndarja e zonave ekonomike në bazë të veprimtarive specifike, ka bërë që brenda një zone të operojnë biznese të ndryshme, që për nga natyra e veprimtarisë nuk do të duhej të ishin pranë njëritjetrit. “Kështu, brenda një parku ka deponues të gazit dhe çerdhe fëmijësh, ka kultivues të perimeve dhe përpunues të metaleve”, konstaton GAP. Në disa inkubatorë të biznesit nuk operon asnjë biznes i vetëm, kurse hapësirat e objektit u janë dhënë organizatave të ndryshme joqeveritare. Shumica janë të liruara nga qiraja. Dështim konsiderohet sidomos Parku i Biznesit në Drenas. Megjithëse punimet për ndërtimin e këtij parku kanë

nisur që nga viti 2005, sot në të kanë filluar punën jo më shumë se 12 firma, disa janë në ndërtim të objekteve dhe disa ende nuk kanë vënë themelet. Ky park ka gjithsej 57 parcela dhe që të gjitha janë të zëna. Hulumtimi i GAP-it ka gjetur se shumë nga firmat përfituese jo vetëm që nuk kanë nisur të operojnë, por as nuk i kanë ndërtuar objektet biznesore. “Me qëllim që parku të bëhet sa më parë funksional, MTIja në kontratën e lëshuar për dhënien e parcelës është dashur të specifikojë edhe afatin kohor kur një biznes do të duhej të fillonte së operuari. Inkubatori i biznesit që ndodhet brenda parkut, përveç që është ndërtuar si objekt, ende nuk është funksional. Problem mbetet edhe ndërprerja e rrymës dhe

ujit, sikurse në pjesët tjera të vendit”. Por, Istrefi thotë se, me gjithë problemet, po punohet që Parku i Biznesit në Drenas të funksionalizohet në tërësi. Sipas saj, nëse krahasohet me vitin e kaluar, tani në park është një dinamikë e punëve shumë më e madhe, pasi janë rritur kapacitetet e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë aty. “11 biznese janë duke punuar në vijën e prodhimit, 9 biznese janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e objekteve, kurse me 4 biznese nuk jemi të kënaqur me vazhdimin e punimeve. Gjithsej 5 biznese i kemi në procedurë të shkëputjes së kontratave për shkak të mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale rreth afateve kohore për ndërtimin e objekteve të tyre”, ka shpjeguar Istrefi.

Modelet e suksesshme Maqedonia

Turqia

Kina

Maqedonia është treguar tejet e suksesshme, sidomos në zonat përreth Shkupit, Tetovës dhe Shtipit. Qeveria maqedonase, përpos dhënies së tokave në shfrytëzim me çmim shumë atraktiv, ka ofruar edhe lirime nga taksat për 3-10 vjetët e parë të operimit të biznesit si dhe lirime nga tatimi në fitim 50 për qind në 5 vjetët e parë për punonjësit që punëson firma.

Turqia ka një model shumë të suksesshëm të zonave ekonomike, i cili është i njohur, sidomos me ndarjen e zonave në bazë të veprimtarive, siç janë ajo për përpunimin e arit, për bujqësi, si dhe për tekstil. Në zonat ekonomike ka arritur t’i mbledhë prodhuesit duke u ofruar stimulime shtesë, siç janë lirimet nga taksat, përfitime qeveritare sipas sasisë së eksportit etj. Kompanitë investuese janë të liruara nga taksat 3-5 vjetët e parë.

Kina njihet si ndër vendet me zona më të suksesshme ekonomike. Ato janë ndër faktorët kryesorë që Kina sot të njihet si shteti me kapacitetin më të madh tregtar dhe eksportues në botë. Ajo investitorëve u ofron sektorizimin e zonave në bazë të profesioneve të caktuara, duke u ofruar njëherazi edhe kushte më të volitshme për atë lloj prodhimi, si dhe fuqinë e lirë dhe të specializuar punëtore. Duke i njohur kapacitetet e veta, ajo vendosi të specializohej më shumë në prodhimin e teknikës dhe tekstilit, prandaj edhe ndarja e zonave ekonomike është bërë në bazë të këtyre dy profesioneve.

eKonomia korrik 2013

63


Agrobiznes Editorial

Përsëri në fshat Biznesi në bujqësi, blegtori dhe agroindustri, ka filluar të kthehet dhe po perceptohet si fitimprurës. Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli thotë se agroindustria është e ardhmja e vendit. “Për industritë e tjera jemi të vonuar”, thekson Pacolli, duke shtuar se ka sjellë në Kosovë dy investitorë, një japonezë dhe një korean, të cilët në Dardanë do të hapin ferma për prodhimin e kërpudhave japoneze, ku do të punësojnë rreth 500 njerëz

64

eKonomia korrik 2013


Agrobiznes

Altin Sopi

F

ermat bujqësore, blegtorale dhe agroindustria, kanë filluar të bëhen një atraksion i veçantë për të gjithë njerëzit që duan të bëjnë një biznes në Kosovë. Me këtë po rregullohet imazhi i keq që ka pasur ky sektor. Biznesi dhe qytetarët kanë filluar të shohin përtej sloganeve shumëvjeçare se “nuk mund të jetohet nga bujqësia, pasi importet janë më të lira dhe shkatërrojnë prodhimin vendës”. “Bujqësia dhe agroindustria janë sektorët më fitimprurës dhe e ardhmja e vendit. Mjafton të studiohet mirë para se të investohet dhe suksesi është i arritshëm. Duhet të orientohemi nga kjo industri, meqenëse me të mund të jemi konkurrues në regjion dhe më larg. Për industritë e tjera jemi të vonuar”, thotë për revistën “Ekonomia”, zëvendëskryeministri dhe biznesmeni më i madh në vend, Behgjet Pacolli. Ai tregon se ka sjellë në Kosovë dy investitorë, një japonez dhe një korean, të cilët do të hapin dy ferma për prodhimin e kërpudhave japoneze në Dardanë dhe i gjithë prodhimi do të eksportohet në vendet evropiane. “Kërpudhat japoneze janë më të kërkuarat në botë. Nuk prodhohen në asnjë vend tjetër në Evropë. Kosova do të jetë e para”, thotë Pacolli. Interesim për trajnime Në Kosovë tanimë nuk janë të rralla rastet kur fermerët po ia dalin mirë me punën në bu-

eKonomia korrik 2013

jqësi dhe agroindustri, madje edhe duke eksportuar produkte bio. Interesimi për të investuar në këtë sektor është rritur veçmas pas fillimit të dhënies së granteve dhe donacioneve nga ana e Qeverisë së Kosovës, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, USAID-it dhe organizatave të tjera.

tuar në fshat dhe nuk janë marrë ndonjëherë më bujqësi, apo blegtori. Vijnë të mësojnë për kërkime tregu në këtë fushë dhe shprehin interes për të investuar. Një numër i tyre ka dëgjuar për sukseset që kanë kompanitë nga kjo degë, ndërsa për një pjesë tjetër janë tërheqëse subvencionet dhe prioriteti që po fiton ky

Duhet të orientohemi nga bujqësia dhe agroindustria, meqenëse me to mund të jemi konkurrues në regjion dhe më larg. Për industritë e tjera jemi të vonuar Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministër “Ask Food” dhe “Frutomania”, janë biznese që lindën nga njerëz të pasionuar dhe që nuk kishin të bënin me fshatin. Për pak kohë u bënë liderë të tregut vendës për prodhimet ushqimore dhe lëngjet e frutave. Por, ka edhe individë të tjerë që po ikin nga kafenetë e qytetit dhe po gjejnë perspektivë në fshat - në bujqësi, në kopshtari, në vreshtari dhe në agroindustri. Besim Ejupi, trajnues në projekte për hulumtime dhe kërkime tregu në Kosovë, thotë për revistën “Ekonomia” se është një trend i paparë deri më tani prej njerëzve, fermerëve, nga anë të ndryshme të Kosovës, të cilët trajnohen me mision për të investuar në bujqësi. “Habit fakti se në trajnime vijnë qytetarë që kurrë nuk kanë je-

sektor”, thotë Ejupi. Vetë njerëzit që merren me këto punë bëjnë thirrje për të investuar sa më shumë, sepse nuk do të dalin humbës, pavarësisht nga vështirësitë e fillimit. “Bujqësia në Kosovë sjell fitime. Ia vlen të merresh me të. Mjafton të jesh i përkushtuar në punë dhe të studiohet tregu dhe fitimi është i garantuar”, thotë Selim Daci, pronar i një ferme bujqësore prej 10 hektarësh në Nebërgjan të Pejës. Ai, pasi ka punuar një kohë të gjatë jashtë vendit, është kthyer në Kosovë dhe këtu ka investuar kapitalin. Ai tregon se ferma Daci, një pjesë e ka dedikuar për kultivimin fidanëve, të cilët i shet në vendet e Evropës Perëndimore. “I gjithë prodhimi ynë në dy serra në fidanishte shkon për 65


Agrobiznes Editorial

eksport në vendet e Perëndimit, apo në Austri, ku jemi marrë më herët me këtë punë. Kemi të punësuar shtatë veta, ndërsa herë pas here e rrisim numrin e të punësuarve sezonalë. Ka fitime të mira ky sektor dhe njerëzit të cilët kanë njohuri nuk duhet të ngurrojnë për të investuar”, thotë Daci. Larg nga kafeteritë e asfalti Një tjetër qytetar nga Prishtina, ka lënë qendrën dhe ka dalë në periferi të kryeqytetit ku zhvillon veprimtari blegtorale. “Kam jetuar më herët në lagjen e Muhaxherëve dhe tani kam dalë në periferi të Prishtinës, ku po merrem me majmërinë e viçave. Kam pasur 6 hektarë tokë dhe 10 hektarë të tjerë i kam marrë me qira nga njerëzit që nuk e punojnë atë. Kemi filluar biznesin me 20 krerë dhe tani kemi arritur në 50 -100 krerë viça”, thotë Driton Qyqalla nga Prishtina. Sipas tij, viçat merren të vegjël dhe, kur arrijnë deri në 500-600 kilogramë nxirren në treg. Për të pajisur fermën për majmëri të viçave, Qyqalla tregon se ka investuar më shumë se 50 mijë euro. “Është një punë fitimprurëse, pavarësisht nga dëmet që na i shkakton kontrabanda e kafshëve nga Serbia, që po destabilizon çmimet dhe po rrit tregun e zi. Subvencione nuk kemi pasur, për shkak se ende nuk është përfshirë majmëria e viçave. Po të kishim, do ta rritnim numrin e viçave dhe tregu do të furnizohej me mish të freskët, të kontrolluar dhe që i dihet prejardhja”, thotë Qyqalla. 66

Me fillimin e dhënies së granteve dhe subvencioneve dhe me nxjerrjen e këtij sektori në prioritet edhe për zhvillimin e vendit, ka filluar të përmirësohet dhe imazhi i këtij sektori fitimprurës. Sipas shifrave nga Ministria e Bujqësisë, buxheti i saj për financimin e këtij sektori sivjet është 31.3 milionë euro, nga të cilat 7 milionë euro janë grante nga kredia me interesa të ulëta nga Banka Botërore dhe projekti plotësues i Danidës. Si grante investuese prej vitit 2008-2012 për projekte të zhvillimit rural janë dhënë mbi 21,7 milionë euro, ndërkaq si subvencione 23,3 milionë euro. Në vitin 2013 do të jepen 14,8 milionë euro në formë grantesh, 11,7 milionë euro subvencione dhe 600,000 euro janë planifikuar si rezervë. “Kemi përkrahur tre sektorë strategjikë që kanë përparësi krahasuese dhe rëndësi më të madhe ekonomike. Hortikulturën, në kuadër të së cilës hyjnë pemëtaria, perimtaria dhe vreshtaria, sektorin e blegtorisë, me nënsektorin e qumështit, të vezëve dhe mishit, si dhe sektorin e drithërave, në shumicën e kulturave bujqësore që mbillen në vendin tonë. Për secilin sektor, që është mbështetur me grante investuese, kusht kryesor ka qenë mosndryshimi i investimit për tre vjet”, thotë zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj. Sipas tij, deri në vitin 2012, burimi i parasë për grante dhe subvencione ka qenë buxheti shtetëror, ndërsa në këtë vit rreth 7 milionë euro janë nga Banka Botërore dhe Danida.

“Habit fakti se në trajnime vijnë qytetarë që kurrë nuk kanë jetuar në fshat dhe nuk janë marrë ndonjëherë më bujqësi, apo blegtori. Vijnë të mësojnë për kërkime tregu në këtë fushë dhe shprehin interes për të investuar” Besim Ejupi, trajnues

eKonomia korrik 2013


Pasojat e mungesës së ekuilibrit sektorial Ekonomia e Kosovës, dy të tretat e së cilës përbëhen nga sektori i shërbimeve dhe me një pjesëmarrje më të vogël të bujqësisë dhe industrisë, në pikëpamje strukturore, është e krahasueshme me vendet e zhvilluara. Megjithatë, problemi qëndron në shkallën e zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe në faktin se këtij dominimi të sektorit të shërbimeve nuk i ka paraprirë një industrializim i mirëfilltë.

Alban Hashani

Z

hvillimi ekonomik historikisht është lidhur me ndryshimet strukturore të ekonomisë së një vendi. Ato edhe janë të domosdoshme për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimi më i zakonshëm strukturor i ekonomive ka lëvizur në drejtim të kalimit nga bujqësia drejt industrisë e më pas drejt shërbimeve. Me fjalë të tjera, një vend në fillimet e zhvillimit të tij pritet të karakterizohet me dominim të sektorit bujqësor. Krahas zhvillimit ekonomik, dominimi pritet të kalojë tek sektori industrial dhe, së fundi, kur vendi të ketë arritur një nivel të caktuar zhvillimi, rëndësia e sektorit të shërbimeve rritet duke u

eKonomia korrik 2013

shndërruar në kontribuues të rëndësishëm në ekonomi. Kjo renditje e ndryshimit të strukturës së ekonomisë është hasur në shumë vende të botës, madje me nivele të ndryshme zhvillimi. Ekonomia e Kosovës në pikëpamje strukturore është kryesisht e përqendruar në sektorin e shërbimeve. Bujqësia, e cila ka përfaqësuar afërsisht një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit gjatë viteve ‘80 dhe ’90 të shekullit XX, tani ka përgjysmuar përpjesën e saj. Pjesëmarrja e sektorit industrial gjithashtu ka rënë (në diku rreth 7 përqind të PBBsë) si pasojë e deindustrializimit të madh gjatë viteve ‘90, si dhe për shkak të rritjes më të përshpejtuar të sektorëve të tjerë. Përderisa kjo strukturë e ekonomisë ka qenë e pranishme në shumicën e vendeve të zhvilluara që nga mesi i shekullit XX, shtrohet pyetja nëse Kosova tashmë është në këtë niveli zhvillimi që të mbajë këtë strukturë ekonomie dhe këto burime rritjeje? Përderisa vendet e zhvilluara u futën në fazën e dominimit të sektorit

të shërbimeve në ekonomi vetëm pasi kishin kaluar nëpër fazën e industrializimit, Kosova gjendet në një fazë të tillë pa pasur fillimisht një industrializim të mirëfilltë (për më tepër ka pësuar një deindustrializim të dhunshëm). Kjo ngre shumë pyetje lidhur me qëndrueshmërinë e këtij modeli dhe sjell implikime të tjera për stabilitetin makroekonomik dhe barazinë në vend. Duke analizuar strukturën (shportën) e konsumit të qytetarëve të Kosovës, vërejmë se e njëjta përbëhet kryesisht nga mallrat dhe se shërbimet përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël. Duke analizuar vetëm këtë element, vërejmë se struktura e ekonomisë së Kosovës nuk përputhet me strukturën e kërkesës së konsumatorëve (e cila kryesisht dominohet nga mallrat). Mund të argumentohet se në një treg global, baraspesha makroekonomike jo detyrimisht duhet të mbahet në bazë të prodhimit dhe konsumit brenda një vendi, kjo për faktin se tregtia mund të rritet për të siguruar një baraspeshë të tillë. Nëse supozojmë se në një 67


Kolumne Editorial

ekonomi, sektori i shërbimeve është dominues, atëherë ajo do të duhej të eksportonte shërbime e të importonte mallra, për të mbajtur baraspeshën makroekonomike. Megjithatë, në rastin e Kosovës, problemi qëndron në faktin se shërbimet që prodhohen në vend, në masën më të madhe, nuk janë të tregtueshme (janë kryesisht shërbime me vlerë të ulët të shtuar). Për më tepër, kapaciteti që të prodhohen shërbime të tregtueshme varet nga mundësia e identifikimit të përparësive krahasuese dhe në ndërmarrjen e hapave

Implikime të tjera të rëndësishme të kësaj strukture të ekonomisë lidhen me punësimin, dallimet në të ardhura dhe dallimet në zhvillim. Përvoja të ndryshme tregojnë se sektori i shërbimeve krijon punësim më të ulët në pikëpamje proporcionale me rritjen e rendimentit. Në anën tjetër, sektori industrial ka rritje proporcionalisht më të madhe të punësimit sesa rritja proporcionale e prodhimit në nivel sektori. Pra, sektori terciar (shërbimet) është më pak intensiv në pikëpamje të faktorit punë sesa sektorët

Bujqësia, e cila ka përfaqësuar afërsisht një të katërtën e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) të vendit gjatë viteve ‘80 dhe ’90 të shekullit XX, tani ka përgjysmuar përpjesën e saj Alban Zogaj për shfrytëzimin e këtyre përparësive, të cilat hëpërhë Kosova nuk i ka bërë. Aktualisht Kosova ka një hendek të madh për mallrat; pra konsumon shumë më tepër sesa prodhon dhe si rezultat importon mallra që të mbulojë kërkesën. Edhe sikur ky hendek të ulej si rezultat i rritjes së pjesës së shërbimeve në konsumin e përgjithshëm, eksporti i shërbimeve do të duhej të rritej në mënyrë të përshpejtuar që të përmirësojë bilancin tregtar. 68

primarë dhe sekondarë (bujqësia dhe industria). Si rrjedhojë, pjesëmarrja proporcionale e sektorit të shërbimeve në punësim është më e ulët se pjesëmarrja e tij në PBB. Në prani të një sektori dominues shërbimesh, i cili është në rritje, hendeku në punësim veç sa shënon rritje. Po kjo më pas shoqërohet me pabarazi në të ardhura ndërmjet punëtorëve të sektorëve të ndryshëm, por edhe brendapërbrenda sektorit të shërbimeve, i cili

karakterizohet me dallime të mëdha në nivelin e të ardhurave. Për më tepër, sipas përkufizimit, disa sektorë kanë edhe veçori rajonale (për ilustrim, bujqësia kryesisht zhvillohet në zonat rurale, ndërsa shërbimet në zona urbane), duke thelluar hendekun ndërrajonal të zhvillimit. Ky shkrim nuk ka për qëllim që të rekomandojë se sektori i shërbimeve nuk duhet përkrahur. Ky veç sa nxjerr në pah disa nga pasojat e zhvillimit të ulët të sektorëve të tjerë në pikëpamje relative. Rritja e pjesëmarrjes së bujqësisë është e rëndësishme para se gjithash që të rrisë punësimin dhe të zvogëlojë hendekun në të hyra ndërmjet punëtorëve të punësuar në sektorë të caktuar. Industria, në anën tjetër, posaçërisht prodhimtaria, duhet të rritet në mënyrë të përshpejtuar që, krahas krijimit të vendeve të punës, të sigurojë edhe ekuilibër makroekonomik. Pra, në mënyrë të arsyeshme mund të argumentohet se, ndryshe nga deri tani, struktura e rritjes ekonomike e Kosovës duhet të jetë më e balancuar në pikëpamje sektoriale. Përparësitë potenciale krahasuese që Kosova ka në sektorët e saj prodhues (posaçërisht ata që absorbojnë fuqi më të madhe punëtore dhe mund të eksportohen) duhet të shfrytëzohen maksimalisht që të përmirësojnë bilancin tregtar dhe të rrisin punësimin. Në këtë mënyrë, struktura ekonomike e balancuar mund të sigurojë një rritje ekonomike harmonike dhe të qëndrueshme.

eKonomia korrik 2013


eKonomia korrik 2013

Lagjia Marigona,Prishtine 045 50 70 99 038 60 26 67 www.kerasan.net

69


Editorial CEFTA

E mirë - për Serbinë e Kroacinë Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, Serbisë e Kroacisë u ka krijuar mundësi që të zgjerojnë tregun dhe të përmirësojnë bilancin tregtar të tyre. Vendet e tjera, të gjitha janë me minus. Kosova vjet me vendet e CEFTA-s kishte deficit gati 322 milionë euro Arsim Rashiti

M

arrëveshja e tregtisë së lirë, CEFTA, nuk ndihmoi forcimin e pozitës tregtare të Kosovës me vendet anëtare të saj. Madje, prodhuesit vendorë këtë marrëveshje e quajnë të panevojshme, pasi, sipas tyre, vetëm sa u solli bllokada në eksporte. Bashkim Osmani, pronar i fabrikës “Laberion” nga Podujeva, i cili merret me prodhimin e lëngjeve “Dona”, thotë se CEFTA i ka dëmtuar shumë prodhuesit vendorë. “S’kemi pasur nevojë për këtë marrëveshje, duke marrë parasysh që ajo vetëm na ka dëmtuar, pasi nuk kemi pasur çka të eksportojmë, ndërsa mallrat e vendeve anëtare të saj kanë hyrë në tregun e Kosovës pa u penguar”, thotë Osmani. Si shembull ai ka marrë 70

Maqedoninë, e cila nuk po ua lejon eksportin e lëngjeve që përmbajnë fruta bregdetare, kurse maqedonasit, sipas tij, prodhime të tilla futin pa problem në Kosovë. “Banania, portokalli, ananasi nuk kultivohen në Maqedoni, por lëngjet e prodhuara prej tyre vijnë në tregun e vendit nën regjimin e lirë doganor. Neve nuk na lejohet që të eksportojmë lëngje që kanë fruta bregdetare, ose duhet të paguajmë akcizë. Për ne kjo është e papërballueshme, prodhimet tona janë jokonkurrente për shkak të çmimit me të cilin dalin në treg”, thotë Osmani Ai ka theksuar se është dashur të mbrohen prodhimet vendore, por shumë pak kanë punuar edhe institucionet në atë drejtim. Sipas tij, debalanca është shumë e madhe mes eksportit dhe importit me vendet e CEFTA-s. “Neve na duhet të konsolidohemi dhe të kemi prodhues më shumë edhe në prodhime të tjera”, ka

thënë ai. Sipas tij, në vitin 2012 prodhimi i tyre i gjithëmbarshëm për eksport në vendet e CEFTA-s ka qenë 27.8%. Kosova e pambrojtur Arta Istrefi, zëdhënëse në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA, për faktin se të gjitha produktet mund të eksportohen pa taksë doganore në vendet që janë anëtarë të saj. Kosova është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje në periudhën e UNMIK-ut dhe, në atë kohë kur është nënshkruar, Kosova nuk ka nënshkruar mbrojtje të ndonjë produkti të veçantë. Kjo ka ndikuar që rruga e mbrojtjes së prodhuesve vendorë të jetë më e vështirë, por ka sjellë rezultate të shumta pozitive. Sipas saj, qarkullimi tregtar me vendet e CEFTA-s në tremujorin e parë të këtij viti është prej 166

eKonomia korrik 2013


CEFTA

milionë euro, vlera e importit është mbi 142.5 milionë euro ose 29% nga vlera e përgjithshme e importit. Ndërsa eksportet me vendet anëtare të CEFTA-s, sipas saj, kanë shënuar vlerën mbi 23.4 milionë euro ose 34.8% nga vlera totale e eksporteve, apo më e lartë për 38.6% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2012. Ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për tregtinë e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin prill të vitit 2013 prej 177,9 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194,4 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2012. Sipas ASK-së, në këtë periudhë eksporti mbulon importin vetëm 13.5%. Vlera e eksportit në muajin prill 2013 ishte 27,8 milionë euro, ndërsa importi 205,8 milionë euro, apo një rritje prej 34.1% për eksport si dhe një rënie prej -4.3% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Qarkullimi: 6.5 miliardë euro

eKonomia korrik 2013

Sipas raportit të CEFTA-s për vitin 2012, eksportet brenda vendeve të saj kanë qenë 3 miliardë e 353 milionë euro, kurse importet 3 miliardë 177 milionë euro. Duke u bazuar në këtë raport, Bosnja, Serbia dhe Kroacia i kanë punët më së miri për sa i përket qarkullimit të mallrave brenda vendeve të rajonit. Marrëveshjet për tregti të lirë, sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, kanë treguar se mund të ofrojnë zhvillim dhe tregje më të mëdha për prodhuesit. Ai ka shtuar se edhe gjatë vitit 2012 është vërejtur rritje e eksportit të produkteve kosovare në vendet anëtare të CEFTA-s, duke pasur mundësitë për eksport pa taksa. “Marrëveshja u mundëson eksportuesve kosovarë benificione, sepse në vend se të kenë një treg prej 2 milionë konsumatorësh, me CEFTA-n tregu shndërrohet në një treg prej 20 milionë banorëve”, vlerëson Stavileci. Ndërsa Dren Pozhegu, hulumtues në Institutin “GAP”, thotë se, ndonëse ideja e hyrjes në CEFTA ka qenë liberalizimi i tregut,

ngushtimi i deficitit tregtar dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur. “Gjithashtu, nuk shihet që ka shumë dallim edhe pas pranimit të vulave të Kosovës nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Deficiti tregtar vazhdon të jetë tejet i lartë dhe mbulueshmëria e importeve shumë e ulët”, thotë Pozhegu. Megjithatë, ai thotë se Kosova nuk bën të izolohet, pasi tregu i lirë dhe i përbashkët me vendet e rajonit dhe me vendet e Bashkimit Evropian është e ardhmja e vendit. Ndërkaq, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se Kosova me këtë marrëveshje më tepër është dëmtuar, sesa është faktorizuar dhe fuqizuar. Këtë e dëshmon bilanci tregtar i Kosovës dhe i këtyre vendeve. Kosova është e atakuar në mënyrë permanente nga jashtë, sidomos nga Serbia për të plasuar produktet e tyre. “Këtë e bëjnë serbët shumë mirë. Kanë themeluar biznese në Serbi e Kosovë dhe atyre u rimbursohet TVSH-ja dhe që në start produktet e tyre janë 20% më të lira se ato vendore”, thotë ai. Sipas tij, është koha që në aspektin institucional agjenda politike të ndahet nga ajo ekonomike, dhe të monitorohet mirë se si është e mundur që të jetë ky fluks i produkteve nga jashtë dhe se a ka më tepër informalitet dhe kontrabandë, apo transparencë. “Biznesmenët, apo prodhuesit janë duke ecur më shpejt sesa ndihmat institucionale, por e tëra nuk mjafton në qoftë se Kosova bëhet një hapësirë ku gjithkush mund të sjellë mallra, kurse produktet kosovare të viktimizohen”, vlerëson Gërxhaliu.

71


Editorial CEFTA

Raportet brenda CEFTA-s Kosova

Shqipëria

Kroacia

Serbia

Eksporti: S hqipëri - 39%, Maqedoni - 26%, Mal të Zi - 17%, Serbi - 14%, Kroaci - 2% BeH - 2%. Importi: M aqedonia - 37%, Serbia - 32%, Shqipëria - 11%, BeH - 10% Kroacia - 9%.

Eksporti: B eH 59%, Serbi - 20%, Mal të Zi - 9%, Maqedoni - 5%, Kosovë - 4% Shqipëri - 3%. Importi: B eH 55%, Serbisë - 27%, Malit të Zi - 9% Maqedonisë - 9%.

Mali i Zi

Eksporti: Kroaci - 43%, Serbi - 34%, BeH - 12%, Kosovë - 8%, Shqipëri - 2% Maqedoni - 1%. Importi: Serbia - 65%, Bosnja - 16%, Kroacia - 14%, Maqedonia - 3% Shqipëria - 2%.

72

Eksporti: Kosova - 67%, Maqedonia - 15%, Mali i Zi - 8%, Serbia - 7%, Kroacia - 2% BeH - 1%. Importi: Serbia - 50%, Maqedonia - 16%, Kroacia - 15%, Kosova - 9%, BeH - 8% Mali i Zi - 2%.

Bosnja e Hercegovina Eksporti: Kroaci - 48%, Serbi - 30%, Mal të Zi - 10%, Kosovë - 6%, Maqedoni - 5% Shqipëri - 2%. Importi: Kroaci - 57%, Serbi - 38%, Maqedoni - 4% Mali të Zi - 1%.

Eksporti: BeH - 34%, Mal të Zi - 24%, Maqedoni - 15%, Kosovë - 12%, Kroaci - 12%. Importi: Kroacia - 33%, BeH - 32%, Maqedonia - 19%, Mali i Zi - 8%, Moldova - 5%, Shqipëria- 1% Kosova - 1%.

Moldova

Eksporti: Serbi - 59%, Bosnjë - 25%, Kroaci - 4% Shqipëri - 2%. Importi: Serbi - 72%, Kroaci - 13%, BeH- 9% Maqedoni - 6%.

Maqedonia

Eksporti: Kosova - 42%, Serbia - 29%, Kroacia - 10%, BeH - 8%, Shqipëria - 7% dhe Mal i Zi - 3%. Importi: Serbia - 69%, Kroacia - 16%, BeH - 8%, Shqipëria - 4%, Kosova - 4%.

eKonomia korrik 2013


CEFTA

Vëllimi i qarkullimi

eKonomia korrik 2013

Bosnja: Eksport - 626.1 milionë €; Import - 915.2 milionë €. DEFICITI –289,1 milionë €. Kroacia: Eksport - 929.7 milionë €; Import - 481.8 milionë €. SUFICITI: 447,9 milionë €. Serbia: Eksport - 1 miliard e 193 milionë €; Import - 581.7 milionë euro. SUFICITI: 611,3 milionë €. Kosova: Eksport - 48.8 milionë euro; Import - 370.5 milionë euro. DEFICITI: 321,7 milionë euro. Shqipëria: Eksport - 76.4 milionë €; Import - 163.8 milionë €. DEFICITI: 87,4 milionë €. Maqedonia : Eksport - 369 milionë €; Import - 273.7 milionë €. SUFICITI - 95,3 milionë €. Mali i Zi: Eksport - 109.1 milionë €; Import - 384 milionë €. DEFICITI - 274,9 milionë € Moldova: Eksporti - 1.1 milion euro; Importi - 6.1 milionë euro. DEFICITI - 5,0 milionë euro.

73


Editorial

Kartelat e K artelat e kreditit janë një lloj i kredisë. Janë të thjeshta dhe përdoren lehtë, por kjo thjeshtësi ka çmim të lartë. Interesi që llogaritet në borxhin e papaguar deri në datën e arritjes ndodh të jetë më i lartë se në kreditë e tjera. Pos kësaj, shpesh janë edhe disa shpenzime të fshehura, të cilat dukshëm e ngrenë koston e shfrytëzimit të tyre. Për këtë arsye, është ideale që kartela të shfrytëzohet vetëm në momentet kur jemi të gatshëm që shpejt ta paguajmë borxhin. Në të kundërtën, më shumë kemi llogari që të marrim ndonjë kredi tjetër. Nëse vendosni të shfrytëzoni kartelën e kreditit, po japim

74

disa këshilla se si ta përdorni atë në mënyrën më të mirë: • Gjeni kartelë me normën më të ulët të interesit: kijeni parasysh se norma e interesit për kartelat ndryshon dukshëm, varësisht nga banka. Nëse ajo është 1,4, apo 5 për qind, kjo do të thotë se norma vjetore është 16-36 për qind; • Gjeni kartelë me shpenzime sa më të vogla: Bankat paguajnë një shumë të caktuar vjetore për përdorimin e kartelës dhe ajo ka ndryshime të mëdha; • Sigurohuni se mund ta përballoni limitin e lejuar: Kurrë mos e rritni limitin

vetëm pse banka jua mundëson këtë, ose pse dini ta shpenzoni atë; • Secilin muaj paguani tërë borxhin që keni, në mënyrë që të mos u nënshtroheni kamatave të larta. Kurrë mos paguani vetëm shumën minimale - nëse keni mundësi ta paguani tërë borxhin, mos ngurroni. Por, kur paguani vetëm minimumin e detyruar, do t’ju duhen vite të tëra që ta mbyllni këtë borxh, me supozimin se më nuk do ta përdorni kartelën; • Mos e përdorni kartelën për të tërhequr para: Për këtë shërbim bankat marrin kompensim të lartë,

eKonomia korrik 2013


kreditit por në të njëjtën kohë ju llogaritet edhe kamatë e lartë në shumën e parave prej momentit që i keni tërhequr; • Mos shfrytëzoni më shumë se një kartelë. Edhe nëse nuk i shfrytëzoni të gjitha kartelat që keni, ju paguani një kompensim vjetor; • Mos përdorni kartela krediti – ndonjëherë më lehtë e keni që kartelën ta lini në shtëpi, sesa të përmbaheni nga shfrytëzimi i saj; • Njihuni me përgjegjësitë në rast se humbni kartelën e kreditit - Duhet ta keni të qartë se shumica e kartelave nuk kanë

eKonomia korrik 2013

asnjë lloj sigurimi nëse e humbni atë. Kjo do të thotë se nëse dikush e keqpërdor kartelën tuaj, ju merrni përgjegjësinë për shpenzimet e krijuara. Rreziku nga pagesa minimale Ju duket tërheqëse kur ju thuhet se detyrimi për pagesë është vetëm 5 për qind, por ky është një variant i rrezikshëm. Për këtë me vite mund të jeni në borxhe. Pagesa minimale e borxhit nga kartela e kreditit është e dizajnuar në mënyrën që ai të qëndrojë sa më gjatë. Arsyeja është e thjeshtë - ju gjithmonë paguani 5 për qind të borxhit, ndërsa bankat vazhdojnë të fitojnë nga ju.

Pagesa e borxhit mund t’ju hutojë për arsye se kësti nuk varet vetëm nga kamata. Krejt kurthi i “pagesës minimale” qëndron në faktin se pagesa e detyrueshme është vetëm një pjesë e borxhit të tërësishëm. Ndryshe nga kreditë klasike, te kartela e kreditit kamata llogaritet secilin muaj dhe ajo i shtohet borxhit, kështu që llogaritet kamata mbi kamatën. Për këtë arsye lehtë mund të ndodhë që në një moment i tërë borxhi juaj të jetë vetëm nga kamata. Prandaj, gjithmonë paguani më shumë se minimumi i detyrueshëm nga borxhi i krijuar përmes kartelës së kreditit. 75


Editorial

Garë për inkurajim të investimeve

Arka e shtetit të Kosovës ka nevojë për më shumë para për investime publike, po kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet rritjes së tatimeve, por nëpërmjet zgjerimit të bazës tatimore.

Naim Gashi

P

olitika fiskale si pjesë e rëndësishme e politikës ekonomike është një nga instrumentet kryesore për inkurajimin e investimeve të brendshme dhe të jashtme në një ekonomi nacionale. Politika fiskale ka dy anë të medaljes; në njërën anë ajo është obligim financiar për bizneset dhe qytetarët, në anën tjetër është burim i të hyrave për arkën e shtetit. Reduktimi i tatimeve dhe taksave për bizneset dhe qytetarët do të thotë më pak të hyra për buxhetin e shtetit dhe më pak investime publike, por jo domosdoshmërish rritja e taksave do të thotë edhe rritje e të hyrave për buxhetin, pasi aty ndikojnë edhe shumë faktorë. Vendet e rajonit të Ballkanit bëjnë gara ndërmjet vete se si nëpërmjet politikës favorizuese 76

fiskale t’i inkurajojnë më tepër investimet e huaja. Për këtë arsye shumica e tatimeve që obligohen janë përafërsisht të njëjta, këtu përjashtime bëjnë nga një shtet i cili ka një tatim më të ulët, ndërsa një tatim tjetër e ka më të lartë, por, marrë në konsideratë barrën e përgjithshme fiskale në Ballkan, ajo është shumë e ngjashme. Struktura e barrës fiskale Struktura e barrës fiskale dallon shumë nga një shtet në tjetrin. Ta zëmë, një politikë fiskale i ngarkon me tatime më shumë qytetarët dhe bizneset e vogla, ndërsa politika tjetër fiskale i ngarkon më shumë bizneset e mëdha. Vitet e fundit në Kosovë barra fiskale është bartur nga korporatat e mëdha, tek bizneset e vogla dhe ekonomitë familjare, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe është zvogëluar barra tatimore e bizneseve të mëdha, siç janë bankat, kompanitë e sigurimeve, korporatat e mëdha etj. Tatimi në të hyrat nga veprimtaritë profesionale, ku bëjnë pjesë shumica e ndërmarrjeve të vogla në Kosovë, të cilat kanë qarkullim nën 50,000 euro dhe që zgjedhin formën paushalle

(të paragjykuar) të deklarimit, deri në korrik 2012, janë tatuar me 5%, ndërsa pas kësaj periudhe tatimore ato paguajnë 9% nga vlera e përgjithshme e të hyrave që gjenerojnë. Kjo është barra më e madhe që u është bërë ndërmarrjeve të vogla në Kosovë. Kjo i bie se bizneset që kanë qarkullim deri 50 mijë euro, nga korriku 2012 paguajnë 80 për qind më tepër tatime për arkën e shtetit. Ulja e tatimit në të ardhura personale, sërish nuk u shkon për shtati ndërmarrjeve të vogla, sepse dallimi kryesor është tek pjesa e pagës mbi 450 euro, të cilat në vend të 20%, tani paguajnë 10%. Duke marrë parasysh pagat në sektorin privat, mesatarja e pagave është nga 300 deri në 400 euro në muaj, atëherë ulja e shkallës së tatimit në të ardhura personale ka efekte të vogla. Tatimet favorizuese Nëpërmjet strukturës aktuale të politikës fiskale, bizneset e mëdha dhe korporatat janë të favorizuara, sepse është bërë ulja e tatimit në fitim, nga 20%, sa ka qenë më parë, në 10%, sa është aktualisht. Tatimi në të Ardhurat e Korporatave nga viti 2002 deri më 2008 ka qenë

eKonomia korrik 2013


20%, ndërsa nga 1 janari 2009 ky tatim është 10%. Bartja e barrës fiskale nga bizneset e mëdha tek ato të vogla ka përparësitë dhe të metat e veta. Politika aktuale fiskale e vështirëson të bërit biznes për ndërmarrjet e vogla që kanë qarkullim deri 50 mijë euro, sepse është rritur shkalla tatimore për ta, por favorizon korporatat e mëdha. Në këtë mënyrë politika aktuale fiskale është inkurajuese për investime nga jashtë të ndërmarrjeve të mëdha, për faktin se baza tatimore që i ngarkon ata tani është përgjysmë më e vogël. Politika fiskale është gati instrumenti kryesor i cili inkurajon ose dekurajon investimet e jashtme, krahas shumë faktorëve të tjerë, të cilët nuk janë temë e trajtimit. Tatimi në pronë ka pësuar ndryshimet më të mëdha. Nga 0.05%, sa ka qenë më parë, kjo normë tatimore është ngritur në 0,15, që i bie 200% më e lartë. Pronarë të shtëpive dhe objekteve të tjera ndihmëse zakonisht janë qytetarët dhe barra tatimore rëndom bie mbi ta. Modelet e mira të politikës fiskale Margaret Thatcher, ishkryeministrja e Britanisë së Madhe në vitet 1979-1990, përveç që njihet si kryeministre që më së gjati ka qeverisur në Britani në shekullin e 20-të, ajo njihet edhe për politikën e saj fiskale, e cila u kurorëzua me një lulëzim ekonomik dhe rritje të madhe të të hyrave për shtetin. Kur e mori pushtetin

eKonomia korrik 2013

në Britani, Thatcher e gjeti një ekonomi të zhytur në inflacion dhe me një deficit të thellë buxhetor. Paradoksi ishte se kryeministrja britanike, në vend se t’i rriste taksat për bizneset dhe qytetarët, për ta mbushur hendekun buxhetor, ajo e bëri të kundërtën, uli shumicën taksave për bizneset dhe qytetarët dhe ashpërsoi dënimet për ata që u shmangen taksave. Me uljen e tatimeve, Thatcher inkurajoi taksapaguesit që të paguajnë më me dëshirë taksat e tyre dhe kështu u bë zgjerimi i bazës tatimore. Edhe pse u ulën taksat, me zgjerimin e bazës tatimore, u rritën të hyrat për shtetin. Këtu kishin fitim të dy palët, britanikët paguanin më pak taksa, ndërsa edhe shteti i tyre kishte më shumë të hyra në arkë. Cilat mund të jenë mësimet e nxjerra nga rasti Thatcher. Fokus i politikës fiskale duhet të jetë zgjerimi i bazës tatimore dhe në këtë mënyrë krijohet komoditeti për uljen e taksave për kategoritë që ndikojnë drejtpërdrejt në standardin jetësor të qytetarëve, por edhe uljen e atyre taksave që ndikojnë në rritjen e prodhimit të brendshëm dhe në punësim. Sa më tepër taksa që paguajnë bizneset për shtetin, ato do të rritin koston e produkteve dhe shërbimeve dhe do të jenë më pak konkurrente në treg. Paaftësia konkurruese e bizneseve ndikon në shkurtimin e vendeve të punës, që ka për pasojë direkt popullatën. Në Kosovë ka vend shumë për zgjerimin e bazës tatimore tek bizneset që kanë krijuar fitime milionëshe dhe nuk i kanë

paguar asnjë qindarkë arkës së shtetit. Evazioni fiskal në Kosovë është i përqendruar në sektorin e ndërtimit, tek lojërat e fatit, në tregtinë me mallra luksoze, por edhe kontrabanda në kufij, me një përqendrim tek kufiri verior. Ekzistojnë ndërtesa në qytetet e Kosovës të cilat janë shitur për miliona euro, ndërsa në evidencat e Administratës Tatimore të Kosovës ata figurojnë si taksapagues të vegjël, me 2 apo tre punëtorë. Luftimi i këtyre ‘paradokseve fiskale’, përveç rritjes së të ardhurave për shtetin, ndikon në krijimin e një ekonomie të lirë, pa favorizime ndërmjet atyre që paguajnë dhe atyre që nuk paguajnë. Shmangia nga pagesa e taksave, përveç buxhetit të shtetit, po i shkakton dëme edhe ekonomisë, sepse nuk po lejon krijimin e një ekonomie fer, ku dominon ai që është më konkurrent në treg. Nëse krahasojmë produktet dhe shërbimet e atyre që paguajnë dhe atyre që nuk paguajnë taksa, do të vërejmë se ekziston një dallim domethënës në çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Mungesa e barazisë në tregu dekurajon investimet në avancimin e produkteve dhe shërbimeve, nuk motivon konkurrencën e drejtë dhe as investimet në teknikë dhe teknologji. Arka e shtetit të Kosovës ka nevojë për më shumë para për investime publike, po kjo nuk mund të arrihet nëpërmjet rritjes së tatimeve, por nëpërmjet zgjerimit të bazës tatimore. 77



eKonomia korrik 2013 qershor 2013

79


Editorial

Çmimet sipas konkurrencës

Për kalkulimin e çmimit të karburanteve ndikojnë katër faktorë: çmimi në bursat ndërkombëtare, çmimi i përpunimit në rafineri, taksat që aplikon shteti dhe kursi i dollarit Nadie Ahmeti

N

ë tregun e derivateve të naftës në Kosovë ka laramani çmimesh, varësisht nga pikat e shitjes, lokacioni apo edhe qyteti. Thuhet se çmimet përcaktohen nga bursat ndërkombëtare, por kur atje ka rënie të çmimit të karburanteve, kjo në Kosovë nuk vërehet. Ka edhe dyshime, ndonëse të paverifikuara, se pronarët bëjnë marrëveshje të pashkruar për të mbajtur nivelin e çmimit të lartë të derivateve të naftës. Aktualisht në Kosovë një litër naftë kushton 1.20 euro, kurse benzina 1.19 euro. Por, ky nuk është çmim që vlen për të gjitha pikat e shitjes. Në Shqipëri një litër benzinë kushton 1.30 euro, kurse nafta 1.20 euro. Ndërkaq, në Maqedoni, nafta eurodisel 1.08, euro-biodisel - 1.09 euro. Benzina eurosuper - 1.30 euro, eurosuper 1.28 euro. Ndikimi nga bursat Vetë pronarë të disa operatorëve më të mëdhenj në vend, tregojnë se çmimet me shumicë varen nga lëvizja në bursën botërore, ndërsa ato më pakicë përcaktohen në mënyrë 80

individuale, pasi nuk ka organ që përcakton çmimet, thotë Kujtim Bucaliu, drejtor gjeneral i kompanisë më të madhe për tregti me karburante “HIB PETROL”. Ai madje tregon se ka pasur ulje të çmimit të derivateve të naftës, kur kjo ka ndodhur në bursë, ndërsa nuk pranon se ndonjëherë ka pasur marrëveshje më kompanitë e tjera që të mbajnë çmimet në nivel të lartë. Është e kundërta e ndonjë marrëveshjeje midis kompanive të naftës, thotë edhe Remzi Muharremi, nga kompania “EXFIS” . Ai, ndërkaq, thotë se në sektorin e naftës ekziston një konkurrencë jo e drejtë, ngaqë kompanitë shtyhen në uljen e çmimeve, që nganjëherë bien më tepër sesa është normale. “Por, nga kjo përfitojnë blerësit”, thotë Muharremi Në anën tjetër, qytetarët ankohen për çmime shumë të larta. Brahim Tafili, punon si taksist në kryeqytet. Ai i nervozuar shprehet se pompat e mëdha, të cilat kanë bërë emër në tregun e karburanteve të naftës, sidomos ato që gjenden në zonat industriale Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Shkup, “janë ngopur me para”, ata kanë

çmime shumë të larta. Tafili me karburante thotë se furnizohet në pikat e shitjes të cilat nuk janë shumë të mëdha, por, sipas tij, kanë edhe çmime më të arsyeshme. Se në Kosovë nuk ka marrëveshje të pashkruar për të mbajtur “të ngrira” çmimet shprehet edhe Nazmi Bytyqi, nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës. Sipas tij, sektori i naftës është liberal. Faktorë për kalkulimin e çmimit janë tri elemente: bursa ndërkombëtare, taksat që aplikon shteti dhe kursi i dollarit. “Fiksim çmimesh nuk ka. Vetëm të shikohet, tregu i naftës është i larmishëm, varet nga vendi, prej pompave sa kanë qarkullim ditor, e prej faktorëve të tjerë”, thotë Bytyqi. Vetëm dyshime Megjithatë, ka të atillë që konsiderojnë se ka “fiksim” çmimesh nga operatorët. Osman Ejupi, profesor në Universitetin “Victory”, një mandat edhe kryetar i Bordit të Konkurrencës, konsideron se ka një praktikë të bashkërenduar ndërmjet operatorëve të mëdhenj (importuesve), duke i vënë sipas tij, para aktit të kryer të gjithë “tregtarët e vegjël” të naftës, duke ua imponuar çmimet e tyre.

eKonomia korrik 2013


Dhe, kjo ndodh për shkak se nuk ka ndonjë monitorim apo hetim të nevojshëm nga Agjencia Kosovare e Konkurrencës dhe nga institucionet e tjera relevante të tregut. Agjencia Kosovare e Konkurrencës (AKK) në vitin 2011 ka hulumtuar kompanitë e mëdha të naftës, për ndonjë marrëveshje eventuale, por nuk ka rezultuar pozitive, thotë Ahmet Krasniqi shef i kësaj agjencie, duke bërë thirrje se çdo informatë e mundshme është e mirëseardhur. Por, në vitin 2010 ishte vërtetuar se ka fiksim të “çmimeve” nga importuesit e mëdhenj të naftës. Në atë periudhë shef i AKK-së ka qenë Osman Ejupi, i cili tregon se nga monitorimi kishte rezultuar se ekziston një bashkërendim midis kompanive. “Nga hetimi paraprak doli që kemi praktika të bashkërenduara në tregun e naftës në rajonin

eKonomia korrik 2013

Fiksim çmimesh nuk ka. Vetëm të shikohet, tregu i naftës është i larmishëm, varet nga vendi, prej pompave sa kanë qarkullim ditor, e prej faktorëve të tjerë Nazmi Bytyqi, Shoqata e Naftëtarëve e Gjilanit, të Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, por ishte korrigjuar tregu, pas rekomandimeve për përcaktimin e çmimeve” Tregu i derivateve të naftës në vend është i çrregulluar, për shkak të neglizhencës se institucioneve përkatëse. Ka çmime të larta, më cilësi të dobët, mungesa e kontrollit të importuesve të mëdhenj ka krijuar hapësirë që në Kosovë të kemi çmime të ndryshme.

Megjithatë, ekzekutivi i vendit nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli. Pasi, sipas tyre, oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara. Sidoqoftë, rreth 400 milionë litra naftë hyjnë në tregun e Kosovës për një vit, që kryesisht importohet nga Maqedonia, Italia, Greqia, Spanja dhe Shqipëria. 81


Editorial

Midis tjegullave dhe specave ALTIN SOPI

Ë

shtë koha e vjeljes së perimeve. Mirëpo, për banorët e fshatit Fortesë të Rahovecit, sikurse edhe të shumicës së atyre në Anadrini, ende nuk ka filluar sezoni i vjeljes. Porse, kanë mjaft punë në ara e kopshte. Perimet janë në fazën e fundit dhe angazhimi i familjeve për trajtimin final është më i madh se zakonisht. Ato do të duhej të ishin tashmë gati për treg, por shiu i shumtë që ra gjatë gjithë pranverës, ka shtyrë për pak kohën pjekjes. “Ende nuk jemi gati për vjelje. Vera është shtyrë pak. Pas shiut, filloi një i nxehtë i madh dhe kjo nuk është e mirë për perimet. Është vonuar pjekja e tyre”, thotë Valdet Popaj nga Fortesa, duke shtuar se me gjithë kushtet atmosferike, do të kenë prodhim të mirë të perimeve edhe këtë vit. Valdeti, së bashku me familjen e tij, mbjellin çdo vit tre hektarë tokë kryesisht me speca dhe më pak me perime të tjera dhe janë të kënaqur me fitimet që marrin. Ai dhe shumica e familjeve që merren me kopshtari përgënjeshtrojnë tezën se bujqësia është pa fitime dhe se nga produktet e saj nuk mund të jetohet. Nuk duan ndotës Por, vullneti për punë dhe mënyra idilike e jetës në fshat sikur u trazua, pasi një investitor turk erdhi në Fortesë për të ndërtuar një fabrikë

82

tjegullash në pronën e komunës, të cilën e ka marrë me koncesion. Banorët penguan investitorin dhe bllokuan mjetet që kishin filluar të gërmonin. Më pas erdhi policia dhe pati disa të arrestuar. Fabrika e tjegullave, që mendohet të ndërtohet në një rrafshnaltë buzë arave, kopshteve dhe vreshtave të fshatit, është një investim prej 12 milionë eurove dhe, sipas bashkinvestitorit Xhemil Luma, për shkak të teknologjisë që do të përdorë, nuk do të këtë ndotje. Por, kësaj nuk i besojnë banorët e fshatit, të cilët bllokuan fillimin e punimeve. Puna nuk ka filluar ende, meqenëse pronari nuk dëshiron të punojë nën ruajtjen e policisë. “Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë nga shteti sesa të na lërë rehat në punën tonë. Nuk duam që në

mes të arave tona të vendoset një fabrikë tjegullash, që do të ndotë tokën dhe produktet bujqësore. Nuk besoj se nuk do të ketë ndotje, pasi, përveç fabrikës, ndotje do të shkaktohet nga kamionët që vijnë të ngarkohen, apo edhe gjatë nxjerrjes së lëndës së parë. Do të ketë gërryerje të madhe të dheut, pasi pronarët kanë thënë se fabrika do të prodhojë 20 milionë copë tjegulla në vit. Nuk do të pranojmë të shkatërrohet e ardhmja bujqësore e fshatit”, thotë Popaj, fjalët e të cilit miratohen nga një grup bashkëfshatarësh. Sipas tyre, që në start puna ka nisur me dyshime. Është falsifikuar dokumenti se gjoja fshati ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e fabrikës së tjegullave, i cili më vonë i është paraqitur institucioneve që kanë

eKonomia korrik 2013


dhënë lejet e nevojshme. Në takim kanë qenë vetëm 16 veta dhe pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë dakord. Por, dokumenti, sipas këtyre banorëve, është ndryshuar. “Ka pasur tentime që fillimisht kjo fabrikë të ndërtohet në Krushë. Kur banorët e këtij fshati nuk pranuan, erdhën në Fortesë. Bënë një mbledhje, ku falsifikuan qëndrimet e fshatarëve dhe thonë se kanë marrë pëlqimin”, thotë Popaj. Por, bashkinvestitori për fabrikë, Xhemil Luma, thotë për “Ekonomia” se i kanë të gjitha studimet në pajtim me rregullat dhe standardet. “Ne i kemi marrë të gjitha lejet e nevojshme. Kemi pëlqimin e banorëve, të komunës dhe të Ministrisë së Ambientit. Janë bërë të gjitha matjet për ndotjen dhe për prodhimin e tjegullave si lëndë

i këtij produkti. Vjet nga ky shtet u importuan materiale prej argjile në një vlerë afër 22 milionë euro. Sipas Lumës, është rënë dakord që 80 për qind e të punësuarve të jenë nga komuniteti lokal, gjë që do t’i ndihmojë edhe më shumë banorët e Fortesës për të siguruar ekzistencën e tyre. Oferta për punësim duket se nuk i josh banorët e Fortesës. “Ne kemi punë. Punojmë arat tona dhe nxjerrim fitime të mira. Fitojmë së paku nga 10 mijë euro në vit. Nuk është logjike të shkatërrojmë arat dhe të hyjmë të punojmë në fabrikë për një pagë prej 200 eurove. Do të shtyhemi deri në fund për të mos e lejuar fabrikën”, thotë Popaj, duke shtuar se nuk janë kundër industrisë, por ajo duhet të përshtatet me veprimtarinë e

Nëse nuk duan zgjidhje tjetër, atëherë mënyra më demokratike për të kapërcyer këtë problem është referendumi. Të deklarohen fshatarët se a e duan fabrikën, apo jo Valdet Popaj, Fortesë djegëse përdoret gazi. Nuk është aspak ndotës. Me fillimin e punës, do të punësohen së paku 50 veta, ndërsa numri i tyre do të rritet më vonë”, thotë bashkinvestitori Luma. Fortesës i duhet një fabrikë Ai ka treguar se fabrika është me interes për Kosovën, pastaj edhe për rajonin, pasi në asnjë vend, pos në Serbi, nuk prodhohen tjegulla. Kjo do ta lirojë Kosovën nga importi

eKonomia korrik 2013

fshatit dhe zonës. Sipas tij, janë të mirëpritura fabrikat që merren me përpunimin e perimeve, apo të produkteve të tjera bujqësore, por jo ato ndotëse. Si shembull, thonë banorët, mund të shihet një fabrikë tullash që gjendet disa kilometra më tutje, në Krushë. Atje, sipas tyre, ka shumë ndotje e pluhur dhe janë shkatërruar të gjitha produktet bujqësore.

Bashkinvestitori në fabrikë, Xhemil Luma, i cili këtë projekt e ka filluar që para katër vjetësh thotë se deri tani janë harxhuar mbi një milion euro, për t’i kryer studimet e mundshme, por kompania do të tërhiqet, nëse nuk ka kompromis. “I kemi të gjitha faturat për mbi një milion euro të harxhuara. Ne nuk kemi në plan të punojmë me policinë mbi kokë dhe, nëse shpejt nuk gjendet zgjidhja, ne do të tërhiqemi. Harxhimet për investimet, normalisht sipas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare, do të kërkojmë të kompensohen. Ka shumë kohë që po presim. Durimit i ka ardhur fundi”, thotë Luma. Ndërkaq, banorët e Fortesës tregojnë se nuk është kjo hera e parë që tentohet ndërtimi i fabrikës për prodhimin e materialit ndërtimor, madje në kohët kur pushteti nuk pyeste fare banorët. Mirëpo, përherë kundërshtuan dhe patën sukses. “Nëse nuk duan zgjidhje tjetër, atëherë mënyra më demokratike për të kapërcyer këtë problem është referendumi. Të deklarohen fshatarët se a e duan fabrikën, apo jo”, propozon Valdet Popaj. Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, për “Ekonomia” thotë se mbështet investitorin, pasi ai ka marrë tokën me koncesion dhe të gjitha lejet e mundshme. “Një fabrikë e tillë i duhet Fortesës, Rahovecit dhe Kosovës. Askund në regjion, pos në Serbi, nuk prodhohen tjegulla. Fabrika nuk do të ndotë, pasi do të bëhet me teknologjinë më të re. Personalisht kam parë të gjitha studimet për ndotjen që janë bërë dhe kjo ndotje do të jetë zero. Do të mundohemi që investimi të realizohet”, thotë kryetari Latifi. 83


Editorial

Shpejt edhe me post-bank Posta e Kosovës, pas ndarjes nga Telekomi, ka trashëguar 125 zyra postare dhe rreth një mijë punëtorë, që dikur ishin të PTKsë. Problemet e para pas ndarjes nga PTK-ja: qëndrueshmëria financiare dhe shtrirja në tërë territorin e vendit

N

Agon Sinanaj

darja e Postës, si ndërmarrje e pavarur, pas privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ishte mjaft e rëndë për subjektin e ri. Ky proces shkaktoi humbje mujore prej 500 mijë eurove në emër të shpenzimeve. Asaj iu bartën edhe rreth një mijë punëtorë me paga shumë të larta. Nga kjo situatë menaxhmenti i ri doli vetëm pasi vendosi t’i reduktojë pagat dhe të shkëpusë kontratën për sigurime shëndetësore të punëtorëve. Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv në Postën e Kosovës, për revistën “Ekonomia” ka shpjeguar vështirësitë e ndërmarrjes që nga gushti i vitit të kaluar, kur edhe u mor vendim që asetet e kësaj kompanie të mbeten në pronësi publike, pra të shtetit. Treg që duhet të pasurohet “Fillimisht morëm vendim për reduktim të pagave të menaxhmentit të lartë. Duke filluar nga kryeshefi ekzekutiv e deri në nivelin e menaxherëve. Gjithashtu, shpenzimet operative i kemi 84

reduktuar diku 24 për qind. Me vendim të Bordit të Drejtorëve e kemi shkëputur edhe kontratën e sigurimit shëndetësor, e cila në vit na ka kushtuar mbi 500 mijë euro. Me këto vendime arritëm që, prej gushtit, e deri në fund të vitit të kaluar, humbjet t’i zvogëlojmë 52 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, ka thënë Hoxha. Ai edhe një herë e ka bërë të qartë se çka ka mbetur në pronësi të shtetit nga shitja e aksioneve të PTK-së. “Të gjitha sportelet, të gjitha zyrat postare, të gjitha shërbimet që kryhen aty janë pjesë e Postës së Kosovës. Është privatizuar vetëm pjesa e operatorit mobil Vala dhe infrastruktura teknike, që i përket Telekomit. Ndërsa asetet e paluajtshme kanë mbetur në pronësi publike”, ka shpjeguar Hoxha. Nga regjistrimi kontabël i kompanisë ka dalë se Posta ka gjithsej 125 zyra postare, kurse numri prej një mijë punëtorëve nuk është i tepërt. “Duke pasur parasysh shtrirjen që kemi me 125 zyra postare, ky numër i punëtorëve nuk është

mbingarkesë. Por, ende problem e kemi nivelin e lartë të pagave që e kemi trashëguar nga PTKja”, ka treguar ai Sipas raportit të ARKEP-it , vjet të hyrat e sektorit postar në Kosovë kanë qenë afër 3.5 milionë euro. Prej kësaj vetëm Posta e Kosovës kontrollon 70 për qind të tregut. Pjesa tjetër mbulohet nga 8 operatorë privatë. Kjo mbulueshmëri e lartë, sipas Hoxhës, ka ardhur falë rritjes se vëllimit të shërbimeve. Përveç dërgesave postare, ofrohen edhe shërbime të pagesave të Valës, Telekomit, Lotarisë se Kosovës, revistave dhe magazinave të ndryshme. “Ju e dini që misioni ynë primar është ofrimi i shërbimeve postare për institucionet. Brenda një periudhe gjashtëmujore kemi arritur edhe 50 kontrata të reja, pa përfshirë ato të shitjes dhe të qiradhënies”, tha ai. Përparësitë në raport me bankat Shërbimi më i ri, që pritet t’i sjellë qindra mijëra euro të hyra, është ai për kryerjen e të gjitha punëve financiare jo-bankare

eKonomia korrik 2013


Të gjitha sportelet, të gjitha zyrat postare, të gjitha shërbimet që kryhen aty, janë pjesë e Postës së Kosovës. Është privatizuar vetëm pjesa e operatorit mobil Vala dhe infrastruktura teknike që i përket Telekomit. Asetet e paluajtshme kanë mbetur në pronësi publike Sejdi Hoxha, Posta e Kosovës përmes Postës. Tashme menaxhmenti ka aplikuar për licencë në BQK dhe pret përgjigje. Kryeshefi shton se ky projekt do të jetë një avantazh për kompaninë dhe për qytetarët. Kjo për faktin se ajo ka shtrirje në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe vendet më rurale, në të cilat nuk kanë qasje fare bankat komerciale. “Avantazhi i dytë është që të gjitha zyrat janë të hapura deri në orën 21:00. Ndërkaq, të gjitha bankat, apo institucionet e tjera ku mund të kryhen pagesat punojnë deri në orën 16:00. Ky është një model që aplikohet në të gjitha vendet evropiane”, ka

eKonomia korrik 2013

thënë Hoxha. Të hyrat e kompanisë do të sigurohen kryesisht nga shërbimet postare vendore dhe ndërkombëtare. Pastaj, të hyrat nga “posta hibride”, ato nga marrëveshjet për shitjen e produkteve dhe të hyrat nga qiraja për objektet që do t’i shfrytëzojë investitori i ri. “Posta e Kosovës për tre vjet nga qiraja përfiton afërsisht 10 milionë euro”, vazhdoi ai. Sipas tij, Posta gjithashtu është afër arritjes së një marrëveshjeje me KEDS-in për kryerjen e shërbimeve postare, ndërkaq një kontratë e tillë tashme është nënshkruar me Ujësjellësin Ra-

jonal “Prishtina”. Me të gjitha këto punë, sipas tij, ndërmarrje i është afruar likuiditetit dhe qëndrueshmërisë financiare. Ai ka thënë se në vitet e ardhshme Posta do të ndajë edhe dividendë për Qeverinë e Kosovës. Megjithëse ka objekte të vetat, kjo ndërmarrje ende nuk ka arritur të shtrihet në tërë territorin vendit. Sipas Hoxhës, Posta nuk ka fare qasje në veri të vendit, ndërkaq nëpër enklavat serbe gjendja është më e mirë. “Të gjitha zyrat tona postare në veri menaxhohen nga strukturat paralele. Por, këto janë edhe çështje e bisedimeve që janë duke ndodhur Kosovë-Serbi”, tha Hoxha. Një problem tjetër i sektori postar është liberalizimi i tregut. Por, Hoxha thotë se këtu më shumë bëhet fjalë vetëm për liberalizim me tregun ndërkombëtar. Në tregun vendor funksionojnë tetë operatorë. Së fundi, ARKEP-i ka rritur tarifat e disa shërbimeve postare. Kjo ka ardhur me kërkesë të menaxhmentit të Postës së Kosovës. “Kemi kërkuar që të rriten tarifat e shërbimeve postare, sepse nga viti 2007 nuk ka pasur asnjë lëvizje të tyre. Kjo ka ndodhur pasi e kemi arsyetuar me dokumente. Ne përfitojmë rreth 500 mijë euro më shumë të hyra nga ky vendim”, tha Hoxha. Sipas tij, Kosova ende ka çmimet me të lira të shërbimeve postare, krahasuar me vendet e rajonit, si Shqipërinë e Maqedoninë. Synim tjetër i menaxhmentit është edhe anëtarësimi i Postës në Unionin e Postave Ndërkombëtare. 85


Ibër Lepenci

300 milionë € për bashkim

Sistemi Lepenc mundëson furnizim me ujë të pijes për 500 mijë banorë, ujitjen e 40.000 hektarë të tokës bujqësore, ujë për industri, prodhimin e rreth 20 megavatëve të energjisë elektrike dhe hapjen e vendeve të reja të punës

P

Lulzim Ahmeti

rojekti për lidhjen e lumit Ibër dhe Lepenc, kishte filluar qysh para 53 vjetëve, në vitin 1960, kur kompania “Energoprojekt” nga Beogradi e kishte bërë projektin. Punimet filluan më 1970, më 1980 u ndërtua pjesa e Ibrit, ndërsa ajo e Lepencit ende vazhdon të jetë projekt ideor. Për projektin “Ibër-Lepenc”, me një kosto prej rreth 300 milionë eurosh, Banka Botërore (BB), ka bërë një studim më 2009, ku ka vlerësuar se përmes tij, mundësohet një menaxhim i mirë i ujërave e po ashtu mundësohet hapja e vendeve të punës, ujitja e rreth 40 mijë hektarë të tokës bujqësore si dhe mund të ndërtohen hidrocentrale për prodhim të rrymës. “Kostoja totale e ndërtimit prej 298.5 milionë euro nuk përfshin shpenzimet financuese ose koston e hetimit, mbikëqyrjen e dizajnit të ndërtimit dhe kostot e menaxhimit”, thuhet në studim. Gatishmërinë për përkrahje për revistën “Ekonomia”e ka

86

konfirmuar edhe z. Jan-Peter Olters, menaxher i Bankës Botërore në Kosovë. “Banka Botërore do të japë një vlerësim preliminar të investimeve të propozuara në përkrahjen e sistemit IbërLepenc. Me financim nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, një ekip ekspertësh nga Banka Botërore do të bëjë një studim fizibiliteti me qëllim që të skicohen aktivitetet që do të ishin të nevojshme për zbatimin e projektit të propozuar, të jepet një vlerësim i kostos për aktivitetet përgatitore edhe për investimet përfundimtare në sistemin Ibër-Lepenc”, ka thënë Olters. Pavarësisht nga kostoja e lartë e projektit, Banka Botërore vlerëson se projekti është i arsyeshëm ekonomikisht, pasi mund të sigurojë ujë të pijes për gjysmë milioni banorë, të shtatë komunave. “Me realizimin e këtij projekti do të mundësohej furnizim i mjaftueshëm me ujë të pijes për 500 mijë banorë, për kohë afatgjatë, për ujitjen e 40.000

hektarë të tokës bujqësore, hapjen e vendeve të reja të punës në sektorët e bujqësisë dhe mundësohet zhvillimi i industrisë për përpunimin e produkteve bujqësore”, thotë Banka Botërore. Me realizimin e projektit, uji për pije sigurohet për banorët e Ferizajt, Shtimes, Lipjanit, Graçanicës, Obiliqit, FushëKosovës, ndërsa banorët e Prishtinës këtë rrjet të ujësjellësit do ta kishin si mundësi rezervë. Projekti, përveç uljes së ndotjeve mjedisore, do të mundësonte ndërtimin e një hidrocentralit në Neredime me fuqi prej 10 megavatësh, si dhe menaxhimin e prurjeve të lumenjve Lepenci, Neredimja dhe Shtimjanka. “Penda e Firajës me kapacitet mesatar të prurjes vjetore 167 milionë metra kub, tuneli FirajëGaçkë me gjatësi 4.5 kilometra, Hidrocentrali në Gaçkë me kapacitet 7 megavatësh, kanali Shtime-Graçankë 46 kilometra, kanali Shtime–Obiliqi 32 kilometra dhe kanali Shtime– Ferizaj–Bibaj 12 kilometra”,

eKonomia korrik 2013


Projekti për Lepencin është diskutuar edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe është prezantuar në konferencën e donatorëve, mirëpo, përpos interesimit të tyre, ende nuk kemi asgjë konkrete Adil Behramaj, Ministria e Bujqësisë tregon studimi i Bankës Botërore për kapacitetet e pendave të cilat duhet të ndërtohen. Lepenci i pakapërcyeshëm Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër–Lepenc”, Hajdar Beqa, për revistën “Ekonomia” thotë se rrjeti duhet të zgjerohet për shkak të nevojave të mëdha për ujitjen

eKonomia korrik 2013

e tokave, si dhe nevojave për ujë për pije dhe për industri. Ai thotë se projekti i fazës së dytë i “Ibër-Lepencit”, duhet të ndodhë pasi ka rëndësi të madhe ekonomike e strategjike. Aktualisht në sistemin e ujitjes të “Ibër–Lepencit” janë rreth 12 mijë hektarë tokë bujqësore. “Faza e parë ka qenë rehabilitimi i sistemit. Tash jemi në fazën

e modernizimit, ku përfshihet komanda dhe monitorimi nga distanca, digjitalizimi i sistemi dhe i të gjitha aseteve të ‘Ibër– Lepencit’”, thotë Beqa. Projekti i Lepencit, sipas kryeshefit Beqa, ka mbetur projekt vetëm në letër, si pasojë e ndërprerjes së investimeve nga ish-Jugosllavia për shkak të problemeve politike në atë kohë. “Ky është projekt me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe i pakapërcyeshëm për vendin tonë”, ka thënë ai. Beqa ka treguar se në vendin ku është planifikuar të ndërtohet penda ka disa objekte, ndër to edhe varrezat e martirëve nga lufta e fundit. “Rrethanat kanë ndryshuar me kohë. Kur është bërë projekti, nuk ka pasur objekte. Tash janë ndërtuar shumë shtëpi, shkolla dhe objekte të tjera. Po ashtu, në vendin ku është dashur të jetë penda, tani janë varrezat e Reçakut të Shtimes”, thotë ai. Projekti i Lepencit është i 87


Ibër Editorial Lepenci

rëndësishëm, vlerëson Beqa, për pjesën e banorëve të komunave ku do të përfshihen, sikurse ka qenë projekti i fazës së parë, Ibri. “Pos industrisë, ai siguron ujë edhe për 500 mijë banorë dhe mundëson ujitjen e rreth 40 mijë hektarëve. Pra, në çfarëdo rrethane, është i rëndësishëm për gjenerimin e energjisë nga hidro, ndërsa Shtërpca mund ta ngrejë edhe nivelin e turizmit”, tha Hajdar Beqa. Për realizimin e këtij projekti, problem, sipas tij, mund

financiare, duhet të kërkohet mbështetja nga organizatat ndërkombëtare. “Ky projekt ka qenë dhe është me rëndësi jetike për bujqësinë në përgjithësi dhe për sektorë të tjerë, por, siç dihet, kostoja e tij ka qenë milionëshe. Për ta bërë të mundur realizimin e tij, nevojiten donatorë të fuqishëm. Kjo, si çështje është ngritur nga Divizioni i Ujitjes dhe Kullimit, që funksionin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, në

Furnizimi me ujë është një problem i madh. Brenda strategjisë sonë për Kosovën, e kemi definuar që ujësjellësi është prioritet. Kur kemi studime fizibiliteti, apo edhe gatishmëri nga administrata e Kosovës për sistemin e Lepencit, atëherë ne do ta mbështesim Antoni Kobakov, BERZH të jetë kostoja e lartë. Një ndër format e financimit mund të jetë ajo nëpërmjet Partneritetit Publiko Privat, por edhe përmes kredive të buta, apo ndonjë formë tjetër,e cila i mbetet Qeverisë ta hulumtojë. BERZH pret institucionet vendore Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), kanë thënë se projekti i Lepencit tejkalon kapacitetet financiare dhe implementuese të kësaj ministrie. Ai ka rëndësi të madhe për sektorin e bujqësisë, por, për shkak të kostos së lartë 88

takime të ndryshme me të gjithë faktorët relevantë të ujërave, vendorë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu, është diskutuar në veçanti edhe me përfaqësuesit e Bankës Botërore, përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe është prezantuar edhe në konferencën e donatorëve, mirëpo, përpos interesimit të tyre për projektin, ende nuk kemi asgjë konkrete”, ka thënë për Revistën “Ekonomia” zëdhënësi i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është duke pritur

iniciativën e institucioneve vendore dhe atëherë të vendosë për financim. “Furnizimi me ujë është një problem i madh. Brenda strategjisë sonë për Kosovën e kemi definuar që ujësjellësi është prioritet. Kur kemi studime fizibiliteti, apo edhe gatishmëri nga administrata e Kosovës për sistemin e Lepencit, atëherë ne do ta mbështesim”, ka deklaruar për revistën “Ekonomia” udhëheqësi i BERZH-it për Kosovë, Antoni Kobakov. Njohësit e fushës së bujqësisë thonë se kapacitetet e ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” duhet të rehabilitohen pasi është projekt në të cilin ia vlen të investohet. Profesori Shukri Sh. Fetahu, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në UP, thotë se ujitja dhe sistemi i ujitjes është jetik në prodhimtarinë bujqësore. Me sistemin e ujitjes mund të vilen dy kultura gjatë vitit. “Me menaxhim të mirëfilltë bujqësor, mund të merren edhe dy kultura nga e njëjta sipërfaqe për një vit kalendarik. Drithëra dhe perime, apo drithëra dhe misër foragjer për silazh”, tha ai. Fetahu ka thënë se rehabilitimi i sistemit të “Ibër-Lepencit”, është tepër i rëndësishëm, pasi dikur ka ujitur sipërfaqe të mëdha toke. “Nëse Ministria e Bujqësisë bën përpjekje që të rehabilitojë sistemin ‘Ibër-Lepec’, do të ishte një ndërmarrje e dobishme dhe shumë e arsyeshme, me shumë interes për bujqësinë në tërësi”, thekson ai. Profesori Shukri Sh. Fetahu thotë se me ujitje normale, rendimentet te kulturat e ndryshme bujqësore mund të rriten deri në tri herë.

eKonomia korrik 2013


Profil

Mozarella nga Bellovishta Kur kompania “Caseificio Cesarina” u ballafaqua me probleme, Nagip Fejzi, i cili punonte në këtë fabrikë, bleu tërë linjën prodhuese dhe e vendosi në Bellovishtë të Gostivarit. Tash, ai është njëri ndër prodhuesit më të madhej të djathit “mozarella” në Maqedoni

R

Luiza Ismaili

reth 400 mijë shqiptarë të Maqedonisë jetojnë në diasporë. Pavarësisht nga shumë vështirësi me të cilat Maqedonia është ballafaquar gjatë viteve të tranzicionit, një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare janë kthyer në vendlindje për të filluar një biznes të ri, kryesisht familjar. Një nga këto familje është ajo e Nagip Fejziut nga Gostivari, i cili tanimë 10 vjet, me tërë familjen, me sukses udhëheq fabrikën për prodhime të qumështit “Caseieficio Cesarina”, e njohur më shumë si qumështorja Fejzi, që gjendet në fshatin Bellovishtë të Gostivarit. Nagipi, i cili në Itali ka punuar rreth 22 vjet, një periudhë ka qenë edhe familja e tij, bashkëshortja dhe dy fëmijët, fillimisht u punësua në fabrikën e qumështit “Caseificio Cesarina” në afërsi të Romës. Shumë shpejt përparoi dhe nga punëtori i thjeshtë arriti të bëhej udhëheqës i fabrikës. Ndërkohë, fabrika u ballafaqua me probleme financiare dhe Nagipi hyri në një rrezik të ri investoi kapitalin e tij, duke e blerë tërë pakon udhëheqëse.

eKonomia korrik 2013

Vendimin për të investuar në vendlindje, Nagipi e merr vitin 2000, kur Maqedonia u ballafaqua me luftë, kur mbretëronte kaosi dhe kur njerëzit mendonin të largoheshin nga vendi. Por, kjo situatë, ndoshta Nagipin edhe më shumë e nxiti për të marrë një vendim të këtillë. “Ishte një vendim pa ndonjë kalkulim të thellë. Menduam se çfarëdo që do të mund të ndodhte, së paku do të jemi në vendin tonë. Ja, që ky vendim doli i mirë. Edhe pse ky vit ishte shumë i vështirë për të filluar një biznes të ri, kur e tërë bota ballafaqohet me krizë ekonomike, mendoj se atëherë e kisha shumë më lehtë. Për habi, në atë kohë të gjitha lejet për

fillim të punës i morëm në një afat shumë të shkurtër, ndoshta edhe më të shkurtër sesa sot”, thotë Nagipi. “Mozarella” edhe në Maqedoni Për prodhimin e djathërave, familja Fejzi furnizohet me qumësht nga Gostivari dhe nga fshatrat përreth. Ai është në komunikim të përhershëm me fermerët, duke kërkuar nga ata prodhim, cilësi dhe transport sipas standardeve të duhura. Prodhimi kryesor është djathi mozarella, i cili bëhet nga qumështi i lopës. Procesi i prodhimit të tij është i shkurtër dhe kjo mundësohet nga teknologjia të cilën Nagipi e ka siguruar nga Italia. Në 89


Editorial Profil

qumështore janë të punësuar 8 veta dhe, nëse rritet prodhimi, mund të mendojmë për punësime të reja, thotë Nagipi. Familja Fejzi aktualisht furnizon vetëm tregun e brendshëm, që nuk do të thotë se në të ardhmen nuk do të zgjerohet edhe jashtë Maqedonisë, por para së gjithash duhet punuar në plotësimin e standardeve evropiane. “Nuk mund të flasim për eksport në tregjet evropiane, as ato rajonale, meqë që në start prodhimet tona, edhe pse ndoshta me cilësi të duhur, janë të shtrenjta për tregjet e jashtme për shkak të çmimit të lartë të lëndës së parë dhe standardeve jopërkatëse.

vështirë akceptohet përfshirja e një gruaje në biznes. Por, falë këmbëngulësisë dhe dëshirës për ta ushtruar këtë profesion, Gëzimja thotë se doli fitimtare, meqë, pas një periudhe të shkurtër, fermerët fituan besimin tek ajo si një partnere e barabartë. “Çdo fillim është i vështirë, por gratë në biznes duhet të jenë ambicioze, me vetiniciativë dhe këmbëngulëse, kuptohet duhet ta kenë përkrahjen e familjes e të shoqërisë dhe atëherë suksesi do të jetë i pashmangshëm.” Përfshirja e tërë familjes garanton sukses; ne e filluam, ndërsa fëmijët tanë, kuptohet me ndihmën tonë, do ta vazhdojnë

Maqedonia i sheh mërgimtarët si euro, e jo si mërgimtarë. Pse kapitali i një kompanie të Katarit, që do të punësonte ndoshta 20-30 veta, për shtetin është më i vlefshëm se i një mërgimtari? Nagip Fejzi Me këtë, automatikisht nuk je konkurrent. Është një hendikep i madh se asnjë qumështore e vendit nuk eksporton, sepse nuk kemi standarde të duhura të lëndës së parë. Jam i kënaqur me tregun e vendit, mbulojmë gati pjesën më të madhe të Maqedonisë”. Bashkëshortja e Nagipit, Gëzimja, është ndër gratë e rralla shqiptare të inkuadruara në një biznes familjar. Fillimisht, ajo u ballafaqua me mentalitetin konservator, meqë 90

këtë biznes, thonë Nagipi dhe Gëzimja, djali dhe nusja e të cilëve po ashtu japin kontributin e tyre në biznesin familjar. “Nuk lakmoj të kthehem në Itali”, thotë djali, Fatoni. Bashkëshortja e Fatonit, Shqipja, e cila ka kryer studimet e gjuhës angleze, për shkak të nevojave të biznesit familjar, aktualisht është në master për financa bankare. Shqipja vlerëson se një biznes familjar është shumë më i suksesshëm sesa ai individual,

meqë, me ndihmën e tërë familjes, më lehtë përballohen të gjitha problemet, me të vetmin qëllim për të arritur një sukses më të mirë. Duhet edhe përkrahje Nagipi nuk është i kënaqur nga trajtimi i shtetit që e ka ndaj mërgimtarëve, por njëkohësisht vlerëson se edhe mërgimtarët duhet të mendojnë paksa më ndryshe, të ndërrojnë mentalitetin e tyre, të mos derdhin shuma të mëdha të hollash për ahengje, por të kuptojnë se edhe këtu, në vendlindje, mund të jetojnë mirë. “Maqedonia i sheh mërgimtarët si euro, e jo si mërgimtarë. Pse kapitali i një kompanie të Katarit, që do të punësonte ndoshta 20-30 veta, për shtetin është më i vlefshëm se i një mërgimtari? Shteti duhet të ketë një qasje më fleksibile dhe më të sinqertë ndaj tyre, meqë bizneset e tyre janë treguar shumë të suksesshme dhe nga të cilat benefit kanë edhe vetë ata, por edhe shteti”, thotë Nagipi. Nagipi është edhe kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve Italoshqiptarë në Maqedoni, si dhe nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Së bashku me bashkëshorten e tij,Gëzimen, janë shpërblyer me mirënjohje të shumta, si nga institucionet vendore ashtu edhe nga ato të jashtme. “Kërkesat tona, problemet dhe sfidat nuk mund t’i artikulojmë pa ndihmën e shtetit, andaj, të grumbulluar nëpër shoqata të ndryshme, e kemi më lehtë të depërtojmë deri tek institucionet shtetërore”, thotë Nagipi.

eKonomia korrik 2013


Profil

Belle Air, lideri i qiejve shqiptarë Udhëheq tregun e fluturimeve në Shqipëri dhe në Kosovë. Cili është sekreti i suksesit të kompanisë Belle Air, që tashmë ka mbushur 7 vjet, shpjegon drejtori i përgjithshëm i saj, Arbi Xhelo Shpëtim Luku

Kompania “BELLE Air” konfirmohet edhe për vitin 2012 lider i padiskutueshëm në sektorin e transportit ajror shqiptar. Të dhënat tregojnë se ka rritur edhe më shumë diferencën me operatorët e tjerë të këtij tregu, duke arritur të dominojë rreth 50.7 për qind të tij, ndërkohë që një vit më parë zinte 47 për qind të tregut. Në fakt, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nga aeroporti “Nënë Tereza” ka shënuar ulje, në raport me një vit më parë, ndërkohë që Belle Air ka pasur thuajse numër të njëjtë pasagjerësh të transportuar dhe kjo është edhe arsyeja kryesore pse kompanisë i është rritur pesha specifike në raport me totalin. Kështu, ndërsa në vitin 2011, nëpërmjet Rinasit udhëtonin 1 milion e 797 mijë pasagjerë, në 2012, - 1 milion e 648 mijë. Ndërsa numri i pasagjerëve që kanë preferuar Belle Air-in për udhëtim ka qenë i njëjtë në dy vjetët e fundit:2011- 838 mijë, 2012 -

eKonomia korrik 2013

833 mijë. Nga kjo del se çdo i dyti udhëtar zgjedh kompaninë “BELLE AIR” dhe kjo tregon qartë se kemi të bëjmë me një histori suksesi. Që nga momenti kur hyri në tregun shqiptar, rreth 7 vjet më parë, ajo ka dëshmuar se është projektuar për të qenë një biznes i suksesshëm në terma afatgjatë. Përpos ecurisë shumëvjeçare të saj, i shtohet edhe investimi që “Belle Air Albania” ka bërë tek “Belle Air EU”, e cila kryen fluturime nga Gjermania e Italia në Kosovë dhe anasjelltas. Sipas të

dhënave më të fundit, rezulton se edhe në tregun kosovar, kjo kompani është operatori i parë me rreth 33 për qind të tregut dhe me rreth 220 mijë pasagjerë të transportuar. Ecuria e përvitshme e “Belle Air” në Shqipëri, si dhe përballimi i sfidave të reja, tregon se kompania ka krijuar raporte të besueshme dhe afatgjata me klientin. Që nga momenti kur Belle Air është bërë pjesë e tregut të transportit ajror, udhëtimi me aeroplan e ka humbur statusin e një luksi për shqiptarët, pasi, në saje të konceptimit të kompanisë 91


Editorial si “Low Cost”, është zgjeruar së tepërmi shtresa e njerëzve që kanë mundësi të përdorin avionin. Faktorët e suksesit Pa dyshim një nga faktorët kryesorë ishte impakti i liberalizimit të vizave me BEnë për pasagjerët shqiptarë. Ndonëse edhe pse vitet e mëparshme kanë treguar rritje pozitive në aktivitetin e transportit ajror në Shqipëri, rritja e numrit të pasagjerëve është nxitur kryesisht nga liria e lëvizjes, por edhe nga rritja e mobilitetit të shoqërisë favorizuar nga aktivitetet tregtare, kulturore dhe shoqërore. Në arritjen e këtyre treguesve kontributi i Belle Air-it nuk mund të anashkalohet. “Nuk është e mjaftueshme të jesh thjesht një furnitor shërbimi dhe t’u shërbesh klientëve të tu nisur nga një kërkesë e përkohshme apo e nxitur thjesht nga një nevojë e momentit, siç ishte impakti i liberalizimit të vizave”,shprehet z. Arbi Xhelo, drejtor i përgjithshëm i kompanisë. “E rëndësishme është të ndjekësh me përpikëri misionin dhe filozofinë që bazohen në krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë me klientët. Këto janë parimet dhe udhëzuesit e punës së përditshme të secilit në kompani, zbatimi i duhur i të cilave përcakton më pas shkallën e suksesit”. Destinacionet e Belle Air-it janë të përqendruara kryesisht në qytetet e Italisë dhe të Greqisë, në të cilat jetojnë dhe punojnë një numër i konsiderueshëm i emigrantëve shqiptarë. Kriza e vazhdueshme e borxhit grek dhe rënia ekonomike e Greqisë, e cila u thellua më shumë gjatë vitit 92

2011, dhe më vonë gjatë vitit 2012, kontraktimi i ekonomisë Italiane, patën ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik të shumë bizneseve dhe individëve shqiptarë. Por, pavarësisht nga ky fakt, pasagjerët që fluturuan drejt këtyre vendeve shënuan një rritje të ndjeshme, krahasuar me vitet e mëparshme. Kjo është një nga sfidat kryesore me të cilat Belle Air është ndeshur gjatë dy vjetëve të fundit dhe në vazhdim, por dhe një tregues tjetër i ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm biznesi, i cili ka në qendër të tij nevojat e individit dhe krijimin e një marrëdhënieje afatgjatë me të – shton më tej Z. Xhelo. Kostot nën kontroll Në terma të aktivitetit financiar të kompanisë, kjo përkthehet në ruajtjen e stabilitetit të tarifave të udhëtimit, mbajtjen nën kontroll të kostove dhe përdorimin sa më efiçient të resurseve dhe aseteve. Struktura e kostove dhe shpenzimeve të një kompanie ajrore është shumë komplekse dhe vulnerabël ndaj ndikimeve të faktorëve të jashtëm makroekonomikë, gjë që jo gjithmonë është nën kontrollin e drejtimit të kompanisë. Kështu, karburanti në bursat ndërkombëtare pati një rritje prej 15-20% gjatë vitit 2012. Si një nga zërat kryesorë të strukturës së kostove, kjo rritje pati ndikim negativ në shpenzimet operacionale. Por, nëse do të bënim një vrojtim të çmimeve, Belle Air ka pasur qëndrueshmëri, duke forcuar kështu marrëdhënien me klientët e saj. Kjo gjithashtu

sepse stafi i kompanisë, menaxhmenti i saj, beson se zhvillimi dhe modernizimi i transportit ajror, rritja e mobilitetit të shoqërisë dhe rritja e aksesit në këto shërbime nga të gjithë grupmoshat dhe shtresat e shoqërisë janë një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Shqipërisë. Dhe për këtë Belle Air ka detyrimin e misionit të saj për të përmbushur. Sfidat e mësipërme nuk janë të vetmet, me të cilat Belle Air është ballafaquar dhe vazhdon të ndeshet në aktivitetin e saj. Një ecuri e mirë dhe një rritje e qëndrueshme kërkojnë gjithashtu një vizion zhvillimi dhe konsolidimi të kompanisë. Për të arritur këtë drejtuesit e kompanisë mendojnë që një nga faktorët kyç të zhvillimit të kompanisë është stafi. Gjatë vitit të kaluar, numri i punonjësve të kompanisë pati një rritje të ndjeshme, duke arritur në 321. Belle Air ka zhvilluar dhe ka forcuar sistemet e saj të trajnimeve, në të cilat janë përfshirë pjesa më e madhe e stafit, në nivelet drejtuese dhe jodrejtuese, operacionale dhe administrative. Kjo, jo vetëm për të mundësuar integrimin sa më të mirë të stafit me misionin, politikat dhe operacionet e kompanisë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit, por edhe për të përmbushur standardet e rregullatorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë si dhe të organizmave ndërkombëtare, si IATA, anëtar i së cilës Belle Air është që nga viti 2010.

eKonomia korrik 2013


Bota

Revolta e klasës së mesme globale

A

lper, një avokat 26 vjeç në Turqi, ka përfituar në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë pushtetit të kryeministrit Rexhep Tajib Erdoan. Ai është një prej një milion turqve të rinj, të cilët shfrytëzuan bumin ekonomik në Turqi, për të krijuar një stil të jetës, të cilin gjyshërit e tyre vetëm kanë mundur ta ëndërronin. Por tani ai kritikon Erdoanin, ka marrë pjesë në protestat në sheshin Taksim dhe po merr pjesë edhe në protestat e heshtura në Stamboll. “Kryeministri po vazhdon të gënjejë në lidhje me protestat”, thotë Alper, i cili kërkoi që të mos i bëhet publik mbiemri, nga frika se do të arrestohet. “Njerëzit në të vërtetë frikësohen se nëse ndalet fushata aktuale, atëherë qeveria do të ndiejë veten të lirë të përdorë edhe më shumë forcë”. Nga Turqia, në Brazil, e deri në Iran, klasa e mesme globale po zgjohet politikisht. Qytetarët po kërkojnë të drejta elementare politike, qeveri të përgjegjshme dhe ndarje më korrekte të burimeve. Por, lëvizjet mund të humbasin rrugën. Protestat do të kenë ndikim të kufizuar afatgjatë, nëse dështojnë në përpjekjet për t’u shndërruar në lëvizje të organizuara politike.

eKonomia korrik 2013

Dhe dhuna e kriminaliteti, të cilat shpërthyen gjatë disa protestave në Brazil, nuk janë mirëpritur nga popullata. Protestuesit po e luajnë të njëjtin rol, të cilin e kanë klasat e mesme në shtetet e zhvilluara. Me rritjen e standardit të tyre jetësor, rriten edhe pritjet nga qeveritë përkatëse. Natyrisht, dinamika politike dallon në secilin shtet. Në Turqi, protestat nuk mund të krahasohen me Pranverën Arabe, të cilat përmbysën qeveri anembanë Lindjes së Mesme. Në vend të kësaj, ato janë kryesisht turke dhe kjo ka një rëndësi të veçantë. Pas dekadave të tëra të kontrollit nga ana e shtetit, turqit e rinj po kërkojnë pluralizëm dhe të drejta themelore individuale. Shteti turk duhet t’u japë përgjegjësi njerëzve, argumentojnë ata, e jo që njerëzit t’i japin përgjegjësi shtetit. “Liritë themelore, siç janë e drejta për tubime paqësore, po minohen nga policia dhe qeveria. Nuk ka pasur kërkim përgjegjësie nga policët dhe udhëheqësit e tyre”, thotë Alper. Për vite me radhë, Soli Ozel, profesor për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike në Universitetin Bilgi, në Stamboll, ka kritikuar perëndimorët, të cilët Turqinë e kanë parë si një model për Lindjen e

Mesme. Por, protestat e fundit kanë bërë që ai të ndryshojë mendimin. “Pas këtij mobilizimi të paparë, ne tani kemi një shoqëri tejet të gjallë”, theksoi ai. Në Brazil ekziston një dinamikë tjetër. Partia e Punëtorëve në pushtet është e majtë dhe reformat ekonomike, të ndërmarra nga ajo, kanë ndihmuar të varfrit dhe klasën e mesme. Por, tani, ekonomia që ka ngecur, skandalet e korrupsionit dhe 12 miliardë euro, të cilat qeveria po i shpenzon për të organizuar Kampionatin Botëror të futbollit vitin e ardhshëm, kanë nxitur 1 milion njerëz që të dalin në rrugë. Analizimi i ngjarjeve të fundit në Iran është më i vështirë. Përderisa sistemet politike në Brazil dhe Turqi janë relativisht të hapura, ai në Iran kontrollohet me kujdes. Kleriku i moderuar, Hasan Rohani, shënoi fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale. Iranianët proreformatorë dhe urbanë, të frustruar për shkak të ekonomisë së dobët, izolimi dhe monopoli i konservatorëve, me gjasë ia dhanë fitoren Rohanit. Rohani mund të dëshmohet më konservator sesa që mendohet, por fitorja e tij nxori me mijëra iranianë në rrugë për të kremtuar.

93


Editorial Bota

Drama e

buxhetit të BE-së “Ky është një hap i rëndësishëm për planifikueshmërinë e shpenzimeve tona, për të bërë më shumë për rritjen ekonomike dhe punësimin”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel në Bruksel pas më shumë se tetë orë diskutimesh në rrethin e liderëve europianë. Kryetari i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy bëri të qartë në orët e para të së premtes: “Në çështjen e buxhetit të BE-së ekziston një ujdi e plotë në Këshillin e BE-së.” Por fillimisht ujdia dukej shumë larg në horizont. Kryeministri britanik, David Cameron ngrinte zërin për rezervat e Britanisë së Madhe. Ai donte të pengonte me çdo kusht që vendi i tij të transferonte një shumë më të madhe drejt BE-së. Sipas kreut të qeverisë së Luksemburgut, rrugëzgjidhja u gjend pas një kompromisi që u arrit me Londrën. Sfondi: Britania e Madhe nga viti 1984 ka rabat për pagesat e saj në BE, sepse krahasimisht përfiton pak nga subvencionet agrare. Së fundmi rabati britanik kapte shifrën e 3,6 miliardë eurove në vit. Tanimë u arrit që britanikët të marrin 200milionë euro më shumë rabat se sa deri më tani, tha Juncker.

Ujdi në minutën e fundit Edhe para një jave planet buxhetore të BE-së ndodheshin në zgrip. Në Parlamentin Evropian dështuan negociatat e gjata për buxhetin e viteve 2014-2020. Pas orvatjesh të mëdha mes shteteve anëtare dhe PE-së të enjten herët u arrit një kompromis. Deri në vitin 94

2020 BE do të ketë në dispozicon një buxhet prej 908 miliardë eurosh, kufiri maksimal nuk duhet të kalojë 960 miliardët. Derdhësi më i madh neto i parave në arkën e Brukseli është Gjermania me rreth 9 miliardë euro në vit, përfituesja më e madhe është Polonia që merr 11 miliardë euro neto në vit.

Iniciativa për më shumë punësim të të rinjve Për ditë me radhë shtetet anëtare kërkonin të gjenin gjuhën e përbashkët me Parlamentin Evropian. Kjo sepse pa një plan financiar shtetet anëtare praktikisht do të ndodheshin në një vakum që do të pengonte luftimin e papunësisë në BE. “Pakti për rritje ekonomike nuk mund të funksionojë pa një fond përkatës, pra pa para”, tha presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. “Pa buxhetin nuk mund të

t’i përmbushnim detyrimet tona”. Gati 46% e më shumë se 908 miliardë eurove do të investohen në rajonet problematike të BE-së. Subvencionet e BE-së synojnë të tërhqein investme të nivelit lokal. Gati 40% e buxhetit do të shkojnë si edhe maprë për investime në ekonominë bujqësore. Për masat kundër papunësisë së të rinjve janë planifikuar 6 milardë euro që do të ofrohen madje në dy vitet e para, bëri të diutr kreu i Këshillit të BEsë, Herman Van Rompuy.

Buxheti jo më i ngurtë Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz shprehu gëzimin që më në fund është siguruar që të 908 miliardë eurot do të përdoren realisht. Deri më tani fondet e papërdorura i riktheheshin vendit pagues. Në shtatë vitet e fundit vendeve anëtare iu kthyen 55 miliardë euro. Me buxhetin e ri

eKonomia korrik 2013


do të veprohet ndryshe. Nga viti 2014 fondet e papërdorura do të zhvendosen në projekte të tjera. Sipas Schulz me këtë plani buxhetor më fleksibël. “Do të sanksionohet në ligj, që Parlamentin dhe Komisioni Evropian kanë të drejtë të verifikojnë dhe ndryshojnë buxhetin 7 vjeçar. Ky është një ndër sukseset më të mëdha që kemi arritur.” Në fund të vitit 2014 pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe zgjedhjes së një presidenti të ri të Komisionit Europian, buxheti do të duhet të kalojë një test tjetër.

Parlamenti bën presion Negociatat këtë herë ishin veçanërisht të vështira, sepse Parlamenti Evropian për herë të parë ishte gati me të drejtë të barabartë vote. Para futjes në fuqi të marrëveshjes së Lisbonës, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së vendosnin vetë për buxhetin. Tani javën e ardhshme është plenumi i Parlamentit Europian, i cili do të miratojë buxhetin. “Unë do të luftoj për të pasur shumicën”, paralajmëroi Martin Schulz. Sikur kryeministri britanik, David Cameron të kishte vazhduar të qëndronte kokëfortë dhe të kishte shtyre ujdinë për më vonë, atëherë shtetet anëtare kishin për të pasur një faturë të shtrenjtë. Sepse pa një kornizë buxhetore, sipas marrëveshjeve të BE-së, vazhdon buxheti aktual të ejtë në fuqi. Për vitin 2013 shpenzimet e e buxhetit të BE-së kapin shifrën e 143 miliardë eurove në vit. Po të llogarisësh këto 43 milionë për shtatë vjet, në vitin 2020 do të arrihej një shumë prej 1001 miliardë euro. Për këtë shumë kaq gjigande nuk donte të ishte përgjegjës as një shtet pagues i BE-së.

eKonomia korrik 2013

BE: 6 miliardë euro kundër papunësisë

R

reth 6 milionë të rinj janë të papunë në Bashkimin Evropian, si pasojë e krizës disa vjeçare, recensionit dhe shkurtimeve ne buxhete. Qeveritë e vendeve të BE nuk shohin thjesht disa të rinj që kanë nevojë për punë, por edhe një fuçi me barut gati për të shpërthyer. “Ne nuk mund të mbyllim sytë kur një gjeneratë e tërë është e bllokuar që në nisje”,tha Para ardhjes së tij në Bruksel, Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker. Kryetari i qeverisë greke Antonis Samaras ka kërkuar sërish “masa drastike shkurtimi”.

një përqindje të lartë papunësie, nuk e kanë qejf shprehjen se janë ato që duhet të mbajnë këtë barrë. Për masat e shkurtimeve në buxhet ata thonë se i kanë bërë pas rekomandimeve të BE, prandaj kërkojnë më shumë ndihmë financiare nga vendet e Europës Veriore. Por,kancelarja gjermane Angela Merkel ka të tjera synime. Ajo vazhdon të jetë e përqendruar tek shkaqet e frenimit të rritjes ekonomike: “Mbi të gjithë ne duhet të përmirësojmë konkurrencën dhe jo thjesht të krijojmë disa burime të tjera financimi.”

Irritimi i Francës Trajnime të garantuara për të Kjo marrëveshje mes Merkel dhe gjithë të rinjtë euroskeptikut Cameron qëndron Ndihma duket se është afër, edhe në kontrast të fortë me tensionet pse jo menjëherë siç shpreson në rritje me presidentin francez Samars apo drejtues të tjerë Francois Hollande. Ai jo vetëm shtetesh me probleme. Drejtuesit që nuk është duke shkuar mirë e qeverive të vendeve të BE do të me vendet e Europës Veriore, alokojnë 6 miliardë euro për vitet por ka nisur një zënkë edhe më 2014 dhe 2015. Komisionin Europian. Hollande Me një buxhet të tillë, të e quajti si “diktat”sugjerimin gjithë të rinjtë, katër muaj pas e Komisionit për Francën që të përfundimit të edukimit bazë, do reformojë sistemin e pensioneve, tu ofrohet një trajnim, praktikë edhe pse roli i Komisionit është pune ose vend pune. Bashkimi t’u sugjerojë vendeve antare Europian e quan këtë si një reforma ekonomike. trajnim të garantuar, ndërkohë Ministri i Industrisë së Francës, disa kryetarë qeverish thonë se Arnaud Montebourg, së fundmi 6 miliardë euro janë thjesht një ka deklaruar se Presidenti i pikë uji në oqean. Kryeministri Komisionit Europian José Manuel finlandez Jyrki Katainen mendon Barroso është përgjegjës për se “përgjegjësia kryesore është e rritjen e ekstremistëve të djathtë qeverive të çdo vendi”. Fronti Nacional në Francë, deklaratë që u mbështet edhe Synimet e Merkelit nga Hollande. Vendet e Evropës Jugore, që kanë 95


Editorial

Greqia e vendosur për reforma

B

logerët grekë janë duke debatuar apelin e Drejtores Administrative të FMN-së, Christine Lagarde, për vazhdimin e reformave fiskale në Greqi dhe nëse udhëzimi i saj do të forcojë ekonominë e vendit për ta ndihmuar atë të bëhet një anëtare më produktive e BE-së. “Ka me të vërtetë disa zhvillime pozitive, por ka nevojë për të bërë natyrisht më shumë në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, në aspektin e ecjes përpara të pavarësisë së administratës tatimore, në aspektin e reformave të tregut të prodhimeve dhe shërbimeve”, ka thënë Lagarde për televizionin shtetëror grek ERT, pak para se qeveria të mbyllte stacionin televiziv dhe të pushonte nga puna 2700 punonjës. “Tani nuk është koha për të ndalur përpjekjet”, tha ajo. “Hapja e tregut të prodhimeve dhe shërbimeve, mendoj se do të ketë rrugë të gjatë në tërheqjen e investitorëve dhe duke e bërë të sigurt rritjen e ekonomisë greke”. Lagarde i drejtohet Greqisë që të krijojë një ekonomi të qëndrueshme dhe të forcojë anëtarësimin në BE, sipas Antonis Klapsis, kreu për hulumtime në Institutin për Demokraci Konstandinos Karamanlis në Athinë. “Gjëja më e rëndësishme është

96

që Greqia të kthehet përsëri drejt zhvillimit, sepse nuk mund vetëm të mblidhni më shumë tatime nga njerëzit që nuk kanë para për t’i paguar ato”, tha Klapsis. Klapsis tha se shpresa më e mirë e Greqisë qëndron në arritjen e një rritjeje primare vitin e ardhshëm, për të fituar lehtësime shtesë të borxhit nga kreditorët e saj evropianë. Por, vendi mund të ketë një rrugë të gjatë për t’u kthyer në tregje, sidomos pas djegies së investitorëve me 74 për qind humbje në një përpjekje për të blerë borxhin e saj 98 miliardë euro vitin e kaluar. Lagarde tha se objektivat e borxhit të Greqisë për vitin 2020 dhe 2022 duhet të respektohen pa përdorur një tjetër “masë shkurtuese të reduktimit të borxhit”. “Lagarde ka frikë se zbutja disi e trysnisë do të çojë në një ritëm më të ngadalësuar të zbatimit të reformave. Ajo ka të drejtë në lidhje me këtë”, tha Agelos Tsakanikas, kreu i hulumtimit të Fondacionit për Kërkime Ekonomike dhe

Industriale në Athinë. Tsakanikas tha se qeveria nuk mund të devijojë nga pranimi nga ana e FMN-së se ajo llogariti keq efektet e masave shtrënguese. “E gjithë kjo atmosferë e programit të gabuar mund të çojë në përfundimin se reformat nuk janë të nevojshme”, tha ai. Por blogerët janë të ndarë për atë që duhet të bëjë shoqëria greke. Grekët janë të shqetësuar dhe shoqëria nuk po reagon më, tha blogeri Strati Mazidis . “Populli grek ka pranuar në heshtje për të ulur standardin e tij të jetesës me 60 - 100 për qind në mënyrë që ekonomia greke të kthehet në nivelet e saj të vitit 2009”, shtoi ai. Kryeministri grek, Antonis Samaras, tha se ai do të vazhdojë me recetën e reformave dhe nuk do të largohet nga kërkesat e BEFMN-BQE. Ai tha se reformat do të ndihmojnë Greqinë të shërohet nga ashpërsia e krizës ekonomike që vitin e ardhshëm dhe tha se vendi është në rrugë për t’u bërë një histori suksesi.

eKonomia korrik 2013


Bota

Fundi i bumit ekonomik në Brazil Klasa e mesme në Brazil është e hidhëruar për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit. Me ekonominë që po stagnon, vendi ka urgjentisht nevojë për reforma.

H

oteli Gloria dikur ishte një prej objekteve më të njohura dhe më luksoze në Brazil. Burrështetasit botërorë vendoseshin në këtë hotel, në kohën kur Rio-de-Zhanejro ishte ende kryeqytet i Brazilit. Para pesë vjetëve, një multimiliarder bleu hotelin dhe premtoi se do t’ia kthente atij namin e vjetër.

eKonomia korrik 2013

Eika Batista, i cili atëbotë ishte njeriu më i pasur në Brazil, kishte plane të mëdha: ai deshi të ndërtonte një kompleks luksoz. Angazhoi arkitektë të njohur dhe ndërtesa u zhvesh deri në muret e saj. Ideja ishte që hoteli të hapej para fillimit të Kampionatit Botëror në futboll vitin e ardhshëm. Por, tani pajisjet po qëndrojnë

të heshtura dhe puna është ndalur. Hoteli është vënë në shitje. Multimiliarderi Batista ka mbetur pa para. Rënia e Batistas simbolizon përfundimin e bumit ekonomik në Brazil dhe ai mishëron çdo gjë, që po kundërshtohet nga klasa e mesme në Brazil: nepotizmin dhe mirëqenien e një numri të vogël të njerëzve. 97


Editorial Bota Çdo gjë filloi me protestat kundër ngritjes së çmimeve në transportin publik, por shumë shpejt protesta u shndërrua në një pakënaqësi të përgjithshme në lidhje me atë se kush duhet të përfitojë nga pasuritë e Brazilit. Batista ka pasur lidhje të ngushta me tashmë ishpresidentin e Brazilit, Lula Da Silva, i cili e paraqiti atë si një model të Brazilit të ri. Ai mori kredi masive nga shteti dhe, kur i biri i tij qëlloi për vdekje një biçiklist me automjet, avokatët tejet të shtrenjtë arritën që ta mbajnë atë jashtë burgut. Batista në vitin 2012 u bë njeriu i shtatë më i pasur në botë. Më pas, çdo gjë u rrënua: çmimet e aksioneve ndikuan në shembjen e perandorisë së tij të naftës, të minierave dhe kompanive energjetike. Pasuria e tij u shkri me shpejtësi. Brazili gjithmonë ka qenë një shoqëri, në të cilën të pasurit rrallëherë kanë dhënë përgjegjësi për krime. Dhe ky mentalitet ka ushqyer valën e protestave të fundit në vend. Por qeveria ka dështuar sërish që të përballë këtë zhvillim të ri. Ajo reagoi si zakonisht: Fillimisht u përpoq të shtypte protestat me dhunë, e më pas tentoi të bashkëpunonte me protestuesit. Presidentja Dilma Rouseff lavdëroi protestuesit, ndërsa autoritetet e Rios dhe San Paolos sërish zbritën çmimet e biletave të transportit publik. A do të pasohen tani vitet e bumit në Brazil me një rënie të sërishme në humnerë? “Optimizmi ka qenë i tepruar, siç është tani i tepruar edhe pesimizmi”, thotë Ilajn Goldfajn, ekonomisti kryesor në bankën më të madhe në Brazil, Itau 98

Unibanko. Presidentja Ruoseff po tenton të nxisë konsumin, për të ringjallur sërish ekonominë. Ajo ka ulur shkallën e interesit të kredive, por kjo qasje nuk u tregua e suksesshme. Shumë brazilianë janë zhytur në borxhe të mëdha. Ata kanë blerë shtëpi dhe automjete me ndihmën e kredive dhe tani po janë të detyruar që të kursejnë para. Aq më tepër, ulja e nivelit të interesit ka rezultuar me ngritje të inflacionit, me ngritje të mëdha të çmimeve, kryesisht të ushqimit dhe në fushën e shërbimeve. Ngritja e çmimeve zgjon kujtimet për dekadat, gjatë të cilave Brazili ka vuajtur nga inflacioni i lartë. Sot, krahas studentëve dhe të varfërve, në rrugë kanë dalë edhe një numër i madh i biznesmenëve. “Ekziston një sasi e madhe e parave, ne paguajmë tatime të shumta”, thotë Raoni Neri, i cili u është bashkuar protestave në Rio. “Por, ne nuk po marrim asgjë në shkëmbim”. Ky ekspert i kompjuterëve udhëheq një kompani të vogël dhe më dëshirë do të angazhonte punëtorë për t’i ndihmuar. “Por, nuk mund të angazhoj askënd, ngase kontributet për sigurim social janë tejet të larta”, thotë ai. Duke pasur parasysh zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, qeveria sërish ka filluar të hapë valixhet e veta. Së fundi, presidentja Rouseff njoftoi për një dhuratë speciale zgjedhore: të gjithë ata, të cilët kanë marrë kredi për të blerë shtëpi, mund të aplikojnë për një kredi shtesë, me qëllim që të blejnë mobilie për të pajisur shtëpinë.

Edhe menaxherët e bankave në “krizë” Skandalet e shumta, kritikat masive të aksionarëve dhe trysnia e vazhdueshme nga autoritetet rregullatore kanë lënë gjurmë në të ardhurat e menaxherëve të bankave më të mëdha në botë. Mesatarisht, kryesuesit e 15 bankave më të mëdha në Evropë dhe SHBA së bashku në vitin 2012 kanë pasur të ardhura në vlerë prej 11.5 miliardë dollarë, për dhjetë për qind më pak se në vitin 2011, ka zbuluar një studim i bërë nga gazeta Financial Times. Është kjo hera e parë në tre vjetët e fundit që të ardhurat e menaxherëve kryesorë kanë shënuar rënie. Në anën tjetër, pronarët e bankave mund të jenë të kënaqur: aksionet e bankave në bursa gjatë vitit të kaluar shënuan një rritje të konsiderueshme, por qarkullimi shënoi rënie në pjesën më të madhe të bankave. Jamie Dimon, nga JP Morgan, vitin e kaluar nuk ishte më menaxheri më i paguar në mesin e bankierëve. Atë nga vendi i parë e rrëzoi Jon Strumpf, shef i bankës amerikane Wells Fargo. Të ardhurat e Strumpfit në vitin 2012 shënuan rritje prej 7.8 për qind dhe arritën vlerën 19.3 milionë dollarë. Ai e shndërroi bankën Wells Fargo në një fituese të krizës financiare. Shefi i bankës Goldman Sachs, Lloyd Blankfein, fitoi 17.7 për qind më pak në vitin 2012, në krahasim me vitin 2011 dhe u rreshtua në vendin e tretë, me 13.3 milionë dollarë. Bankieri më i paguar evropian është Stuart Gulliver, nga HSBC, me pagë vjetore prej 12.9 milionë dollarë, një pagë për gati një të katërtën më e lartë se në vitin 2011.

eKonomia korrik 2013


Bota

Pijet energjike, rrezik për adoleshentët

S

humë pije energjike kanë përbërës, të cilët mund të japin një efekt të dëmshëm mbi shëndetin e adoleshentëve, sidomos kur përzihen me alkoolin. Është bërë një trend i adoleshentëve të konsumojnë pije energjike teksa janë ulur duke shijuar bisedën me miqtë, e shpeshherë në mbrëmjet e festave i shoqërojnë ato edhe me alkool, duke e rritur edhe më shumë rrezikun. Ato reklamohen si pije që rrisin kënaqësinë në tru, forcojnë sistemin e imunitetit e për më tepër “të bëjnë me krahë”. Pijet energjike përmbajnë edhe kafeinë. Shumica e pijeve më të njohura energjike, në brendësi kanë sasi të pazakonshme kafeine dhe simulantësh të tjerë që e rrisin më tepër rrezikun. Kafeina është një përbërës i njohur për problemet që shkakton tek adoleshentët, si, për shembull: dehidratim, obezitet, ankth, takikardi dhe probleme në tretje. Disa pije energjike përmbajnë edhe alkool. Kur pijet energjike përzihen me alkool, potenciali i rrezikut për adoleshentët rritet, ka madje edhe rrezik për abuzim. Kur ne e përziejmë pijen energjike me alkoolin, efekti i tyre është i barabartë me konsumin e një shisheje verë apo me pirjen e disa filxhanëve kafe. Sasia e zakonshme e kafesë që konsumojmë ka rreth 100 miligramë kafeinë brenda, ndërsa pijet energjike rreth 160 miligramë, pra 60 për qind më shumë. Sipas statistikave, rreth

eKonomia korrik 2013

66 për qind e konsumatorëve të pijeve energjike janë nga mosha 13-35 vjeç. Doktorët shpjegojnë se këto lloj pijesh nuk janë shumë të sigurta për shëndetin dhe krijojnë varësi. Ata shtojnë se, nëse dikush kërkon të marrë energji, duhet të ushqehet shëndetshëm, të bëjë ushtrime dhe të flejë mjaftueshëm. Sipas raportit të vitit 2013 për shëndetin në SHBA, rreth dyfishi i njerëzve që kishin konsumuar pije energjike, u shtruan në spital gjatë vitit 2012 krahasuar me vitin 2007. Në këto vizita, rastet më shqetësuese ishin ato kur pijet energjike ishin përzier me substanca mjekësore si “Ritalinë” dhe “Adderall”. Një studim i Universitetit të Kentakit, zbuloi se kombinimi i pijeve energjike me alkoolin, largon aftësinë e trupit tonë për të kundërshtuar dëshirën për t’u dehur, duke rritur kështu mundësinë e abuzimit. Nëntë vjet më parë, qeveria franceze e ndaloi shitjen e një pijeje energjike shumë të njohur. Komiteti Francez i Shkencës së Ushqimit zbuloi se kjo pije kishte sasi të tepruar të kafeinës. U ngritën gjithashtu shqetësime rreth përbërësve të tjerë të pijes, taurinë, një aminoacid që shkaktonte një problem për metabolizmin. Kështu, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane, u mbështet ndalimi

që i bëri qeveria franceze pijes energjike më të njohur. Në fund të studimit, shkencëtarët nënvizuan se ata dëshironin që njerëzit të ishin në dijeni për tregun e gjerë të pijeve energjike dhe sasisë së madhe të fitimeve që këto pije kishin dhe mënyrave që përdornin për t’i rritur ato. Duhet mbajtur gjithashtu parasysh që konsumuesit më të mëdhenj të pijeve energjike janë adoleshentët, trupi i të cilëve është në ndryshim e sipër dhe që ndikohet shumë lehtë nga rreziqet që i kanosen nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Përmbajtja e këtyre pijeve energjike nuk është shumë e qartë për njerëzit dhe nuk dihet me siguri se çfarë përbërësish përdoren për të rritur kënaqësinë në tru. Adoleshentët duhet të kuptojnë se pijet energjike mund të shkaktojnë obezitet, presion të lartë të gjakut, takikardi dhe probleme të tjera shëndetësore. Rreziku dyfishohet nga përzierja e pijeve me alkoolin, ku trupit tonë mund t’i çaktivizohen sensorët që na ndalojnë ta teprojmë me pijen. Pra, sipas këtij studimi, duket se çmimi i krahëve që këto pije të japin, është i papërballueshëm nga trupi i adoleshentëve. Të rinjtë nuk kanë përse rrezikojnë kaq shumë, për të ndier emocione të forta që u përshkojnë trupin, pasi mosha e tyre ua bën të mundur këtë pa asnjë përbërës të jashtëm. 99


Këshilla

Si të sillemi në një mbledhje pune

N

ëse kemi vetëm pak që kemi filluar të punojmë ose jemi të ndrojtur dhe që nuk pëlqejmë të folurit publik, takimi i punës është pa dyshim një nga momentet më të vështira për ta përballuar në zyrë. Sidomos kur është fjala për të diskutuar diçka të rëndësishme apo – më keq – nëse gjërat nuk shkojnë aq mirë në kompani dhe ne duhet të mbrojmë veten dhe punën tonë. Këtu ka një seri këshillash praktike se si të sillemi në një takim biznesi, jo vetëm që të dalim ‘të padëmtuar’, por edhe, dhe mbi të gjitha, të bëjmë përshtypje të mirë. Në mbledhje pune: përgatitja është gjithçka Përveç nëse është një takim i improvizuar dhe me efekt të menjëhershëm, mbledhjet e punës zakonisht planifikohen më parë. Së pari, informohemi mbi rendin e ditës. Pasi ta kemi siguruar këtë informacion, ose nëse jemi në dijeni të ‘mekanizmave’ të zyrës, hapi tjetër është të përgatisim një dosje tonën të saktë, të plotë dhe të rregullt, e cila na

‘kundërpadisim’ dhe nuk i mohojmë provat, por theksojmë se si tashmë e kemi zgjidhur problemin ose se si mendojmë ta zgjidhim. Të gabosh është njerëzore, të tregojmë se kemi gati zgjidhjen është hyjnore. Dhe shefi e di këtë gjë.

lejon të ndjekim diskutimin dhe nëse është e nevojshme të ndërhyjmë me vëzhgimet dhe sugjerimet tona. Të kontrollosh emocionin, ‘çelësi i fitores’ Një rregull që kurrë nuk duhet të harrohet se si të sillemi në një mbledhje biznesi është të kontrollojmë emocionet dhe të mos biem pre e provokimeve. Kështu që: Nëse sulmohemi verbalisht – nuk përgjigjemi me të njëjtin agresivitet, apo më keq, nuk shpërthejmë në lot. Nëse jemi tepër të frikësuar – pimë një grimë ujë dhe përqendrohemi në atë që jemi duke thënë. Nëse jemi qortuar publikisht për gabimin tonë dhe / ose mungesën – nuk

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: rregulla të mirësjelljes Duhet të mbajmë një sjellje tepër profesionale. Pra, kur mbledhja është planifikuar, vishemi bukur dhe / apo elegante (sidomos nëse do të takohemi me supermenaxherë, klientë dhe / ose furnizues të rëndësishëm), kur hyjmë në dhomë përshëndesim të gjithë dhe prezantojmë veten për ata që nuk na njohin; dëgjojmë me kujdes (ose të paktën bëjmë sikur), nuk i ndërpresim fjalën dikujt që po flet dhe pyesim për të ndërhyrë, kur personi të mbarojë diskutimin, nuk vazhdojmë të pimë, të hamë karamele dhe çamçakëz dhe nuk harrojmë të fikim telefonin tonë celular.

Si të krijoni ambient pune pa stres Vendosni gjëra personale në zyrë Nëse zyra juaj ju streson, vendosni gjëra personale në tavolinën tuaj, sidomos ato që kanë rëndësi të veçantë për ju. Ato mund të jenë korniza me fotografi, punë dore, libra, llamba speciale, ose aksesorë dekorativë. Mbajeni zyrën të pastër dhe të organizuar Për shumicën e njerëzve, i vështirë është përqendrimi në punë, kur tavolina është e mbushur me letra, mesazhe telefonike, kartëvizita, revista, gazeta, sidomos kur ato janë në rende të gjata. Ekspertët sugjerojnë që të krijoni shprehi organizuese në punë. Një kabinet me rafte të mjaftueshme do t’ju ndihmojë të palosni gjërat në mënyrë të duhur dhe në moment të

100

caktuar të gjeni atë që ju duhet. Mësoni të injoroni pengesat Ndoshta keni një koleg i cili vazhdimisht ju ndërpret përderisa punoni dhe flet pandërprerë. Ose ju keni zyrën ngjitur me ashensorin. Ose zyra juaj ka dritare të mëdha dhe dëgjohet zhurma e automjeteve dhe e kalimtarëve. Nëse mësoni si t’i injoroni pengesat e tilla, ju mund të zvogëloni dukshëm nivelin e stresit në punë. Përshtatuni ndryshimeve A ju bëjnë nervoz ndryshimet fizike në zyrë , softweri i ri, apo teknologjia e re (printerët, kompjuterët)? Bëjeni të pamundurën që të përshtateni sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të evitoni problemet. Vendosni lule në tavolinën tuaj Vendosja e luleve në zyrë, jo vetëm

që zbukuron ambientin, por është dëshmuar që redukton ndjenjën e vetmisë, stresin, presionin e ulët të gjakut, rrit ndjenjat pozitive, zvogëlon nivelin e zhurmave, ul temperaturën dhe zvogëlon lagështinë. Bëni ushtrime relaksuese Nëse e keni të lejuar dhe nuk pengoni njerëzit e tjerë, lëshoni muzikë të lehtë, bëni zgjatje të herëpashershme të muskujve dhe dilni për të ecur. Ndryshojeni renditjen në zyrë Përdorni artin kinez të mobilimit, duke vendosur tavolinën e punës në pozitë komanduese për të parë hyrje-daljet. Nëse nuk mund ta bëni këtë,vendoseni një pasqyrë të vogël për të kontrolluar hyrjen prapa shpinës suaj. Nëse keni shumë detyra, tavolina në formë L-je është zgjedhja e duhur.

eKonomia korrik 2013


Si të ngjyrosni zyrët tuaja? Para se të merrni një vendim për ngjyrën e zyrës, mendoni cila ka ndikim pozitiv tek ju. Nëse jeni përgjegjës për zgjedhjen e ngjyrës së zyrës, ju duhet të keni njohuri lidhur me efektin e secilës ngjyrë në sjelljen dhe humorin e njerëzve. Cilat ngjyra rrisin përqendrimin dhe produktivitetin? Në anën tjetër, cilat ngjyra ndikojnë në humorin e keq? Ngjyrat e ngrohta janë ideale nëse dëshironi një ambient me energji dhe buzëqeshje. Mirëpo, këto ngjyra gjithashtu stimulojnë zemërimin dhe armiqësinë. Për shembull, veshja me ngjyrë të kuqe nuk ndihmon në negociata dhe konfrontime. Gjithashtu, është dëshmuar, që njerëzit më pak kanë dëshirë të rrinë në enterier të kaltër sesa të kuq. Ngjyrat e ngrohta zakonisht aplikohen në zona joprodhuese, si hyrjet dhe korridoret e ndërtesave. Ngjyrat me bazë të së kaltrës janë të njohura si ngjyra të freskëta, duke përfshirë ngjyrën blu, të

purpurt dhe të gjelbër. Ato krijojnë qetësi psikologjike dhe rrisin përqendrimin. Kjo është arsyeja pse këto ngjyra aplikohen në ambientet e prodhimit, dhoma të servisit dhe gjithashtu një recepsion me këto ngjyra mund të duket më i gjerë dhe më mikpritës. Ngjyra e kaltër – njerëzit janë më produktivë në enterier të kaltër. Kjo ngjyrë stimulon performancë dhe gjithashtu veshja me këtë ngjyrë rekomandohet në intervista pune, sepse simbolizon lojalitetin. Ngjyra e gjelbër – simbolizon natyrën dhe ndihmon në relaksin shpirtëror. Aktualisht është ngjyra

më e popullarizuar në ambientet e zyrës. Dhomat e prapaskenës ku aktorët presin për të performuar, gjithnjë janë të gjelbra pasi ajo qetëson nervat dhe njerëzit ndihen më të relaksuar në ambiente të tilla. Ngjyra e bardhë – është shumë e popullarizuar pasi është e çelët, neutrale dhe përshtatet me çdo gjë. E bardha dhe ngjyrat e tjera të çelëta aplikohen në ambientet prodhuese, zyra të vogla dhe korridore të ndërtesave dhe simbolizojnë pastërtinë dhe rregullin, për këtë shkak e bardha përdoret në spitale dhe qendra të ndryshme mjekësore. Ngjyra e kuqe – është më emotive që stimulon të rrahurat e shpejta të zemrës dhe frymëmarrjen. Ajo rekomandohet nga dekoruesit si ngjyrë ideale, meqë tërheq vëmendjen. Ngjyra e verdhë – konsiderohet si ngjyrë optimiste që rrit përqendrimin, por ajo është pak e çelët për t’u pranuar. Mirëpo, shpeshherë kjo ngjyrë ndikon në humbjen e humorit.

Kur ta riktheni CEO–në tuaj të vjetër?

N

jë gjë që ne e dimë me siguri është se kompanitë preferojnë ‘të brendshmit’ – njerëz që tashmë punojnë për organizatën – kur ata të punësojnë CEO-në(shefin ekzekutiv). Kjo bën sens. Një i brendshëm e njeh mirë kompaninë e tij, përfshirë këtu si kapacitetet e saj ashtu edhe dobësitë e mundshme, dhe kështu është më mirë i përgatitur për të udhëhequr në mënyrë efektive. Nuk është çudi që zakonisht kanë qenë ‘të brendshmit’ ata që kanë gjeneruar të ardhura më të larta për aksionarët. Ne gjithashtu dimë se askush nuk mund t’i kuptojë sfidat e të qenit një CEO deri në momentin që ka pasur një përvojë të tillë. Ju kurrë nuk

eKonomia korrik 2013

mund të jeni plotësisht i përgatitur për të përballuar intensitetin, qëllimin dhe përgjegjësinë përfundimtare të punës – ju duhet ta përjetoni atë vetë. Sidoqoftë, të paktën, CEO-të kanë dy karakteristika që bordet duhet t’i kenë shumë për zemër: statusin e brendshëm në kompanitë me të cilat ata po ribashkohen dhe, me sa duket, ‘gjurmët’ që kanë lënë në drejtimin e mirë të kompanive. Edhe në qoftë se ata kanë qenë zyrtarisht të larguar nga puna, ata janë shpesh të afërt me organizatat e tyre të mëparshme. Për sa kohë që kushtet e tregut nuk janë rrënjësisht të ndryshme nga periudha e mandatit të mëparshëm të CEO-së së kthyer në detyrë, ai

është më ‘premtues’ se kushdo tjetër për të kuptuar sfidat e vërteta të kompanisë dhe se si duhet të përgjigjet. Këta CEO do të jenë të njohur me shumë nga lojtarët dhe të aftë për të marrë vendime personale me shpejtësi. Me fjalë të tjera, CEO-të e kthyer në detyrë njohin mjaftueshëm tregjet, talentin dhe mundësitë në dispozicion për të vepruar shpejt – dhe ata mund të jenë komandantë të efektshëm gjatë ‘trazirave’. Dhe duke qenë larg nga firmat e tyre për një kohë, nuk do të jenë të lidhur drejtpërdrejt me gjendjen e tanishme (zakonisht, për të ardhur keq) të punëve. Pas së gjithash, vendimi i CEO-së është më i rëndësishmi që një bord ka për të marrë ndonjëherë.

101


Editorial

102

eKonomia korrik 2013


revista

Bleni revistën “Ekonomia” përmes abonimit Çmimi i revistës është

2€ për një ekzemplar.

Abonimi për dhjetë numra është Dërgesa - falas

20€.

Çmimet e faqeve të reklamës së revistës “EKONOMIA” për vitin 2013 Faqja

imen ionet e faqe Zbritje %

1/1 Faqja e fundit - një botim 1/1 Faqja e fundit - tri botime 1/1 Faqja e fundit - ja të botime 1/1 Faqja e fundit - d jet botime Faqja Faqja e d Faqja e d Faqja e d Faqja e d

të d të d të d të d

Faqja Faqja e brend Faqja e brend Faqja e brend Faqja e brend

ee ee ee ee

arafundit- një botim arafundit tri botime arafundit ja të botime arafundit d jetë botime

me një b otim botim me tri b otime botime me ja ttëë b botime otime me d jeett b otime botime

Faqja faqe të brend faqe të brend faqe të brend faqe të brend

me një b botim otim me trrii b botime otime me ja ttëë b botime otime me d jeett b botime otime

20 m

26

m

0 10 1 20

Çmim€ 800 2,160 ,080 6, 00

imen ionet e faqe Zbritje % 0 10 20 m 26 m 1 20

Çmimi 0 1, 80 2,800 , 00

imen ionet efaqe faqe Z brritj itje % Zb 0 1 0 10 20 m 26 m 1 2 0 20

Çmimi Çmimi 0 0 00 1 , 080 1,080 2 2,,0 0 ,2 00 200

imen ionet efaqe faqe Z brritj itja % Zb 0 1 10 0 20 m 26 m 1 2 20 0

Çmimi Çmimi 0 00 0 1 1,, 0 00 0 , 0 ,6 600 00

qes, është proporcion ½ e vlerës së fasëqes së plotë. Reklamimi në ½ e faqes, është proporcion me me ½ e vlerës së faqes plotë. P agesa duhet bëhet ditë nga dita e dorëzimit urë s. Kushtet e pagesës: Pagesa duhet të të bëhet 1515 ditë nga dita e dorëzimit të të faturës.fatu etingut: Shërbimi i marketingut: gu@revistaekonomia.co m E-mail: marketingu@revistaekonomia.com Tel: 044/689 820 0 qershor 2013

stë në i v re S në FALA m mi ë a l rek eklam e r m 89


Editorial

104

eKonomia korrik 2013


eKonomia korrik 2013

105


Ndalon dhembjen menjëherë

qershor 2013

77


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.