Kosovo Mosaic 2012

Page 1



MOZAIKU

I KOSOVËS 2012 Perceptimi i shërbimeve publike dhe autoriteteve lokale

DHJETOR 2012



Parathënie Kemi nderin të prezantojmë Mozaikun e Kosovës 2012, të katërtin me radhë në vargun e raporteve që vlerësojnë perceptimin e qytetarëve lidhur me problemet dhe sfidat në komunat e tyre si dhe kënaqësinë e tyre me autoritetet lokale dhe shërbimet publike. Raporti ndan mendimet e 6,704 kosovarëve nga 37 komuna, duke shprehur opinionin e tyre mbi aspektet vitale të jetës së tyre, si për shembull: Sa janë të kënaqur me shërbimet e furnizimit me ujë, energjinë elektrike, shërbimet emergjente, kujdesin shëndetësor, arsimin, infrastrukturën rrugore, sigurinë, mbrojtjen e mjedisit, dhe aktivitetet kulturore? A kanë qasje adekuate në ujë të pijshëm, shërbime shëndetësore dhe arsim? A mendojnë se Administrata Publike është efikase në performancën e vet? Sa janë të kënaqur me punën e autoriteteve dhe institucioneve lokale dhe a mendojnë se të lartëpërmendurat kanë kapacitet dhe kompetenca për të zgjidhur problemet në komunat e tyre? A gëzojnë standard minimal të jetesës? Mozaiku i Kosovës u dizajnua për të dhënë kontribut në debatin e rëndësishëm mbi rolin dhe funksionimin e pushtetit lokal. Ngaqë pyetësori është në përputhje me Sondazhet paraprake të Mozaikut, raporti lejon një analizë krahasuese me vitet 2003, 2006, dhe 2009 dhe mundëson të kuptuarit e trendeve. Kapitulli i parë paraqet një analizë të kënaqësisë së përgjithshme të kosovarëve me shërbimet publike dhe autoritetet lokale duke krahasuar rezultatet e sondazhit aktual me Sondazhet paraprake të Mozaikut të Kosovës. Rezultatet janë analizuar edhe sipas komunave, duke mundësuar kështu identifikimin e komunave me performancën më të mirë në sektorë të ndryshëm. Kapitulli nxjerr në pah nivelin e kënaqësisë së qytetarëve me punën e pushtetit të tyre lokal dhe kënaqësinë me shërbimet publike, besimin në kompetencat e autoriteteve lokale, qasjen në shërbimet vitale siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi, dhe karakteristikat e tyre demografike. Pjesa tjetër e raportit paraqet Profilet Komunale për 37 komuna në Kosovë. Çdo Profil përmban shifrat për ujë dhe kanalizim, shërbime shëndetësore, arsim, mbrojtje të mjedisit, administratë publike, kënaqësi me autoritetet lokale, dhe mirëqenie të banorëve të komunës. Rezultatet gjithashtu krahasohen me mesataret e Kosovës për të identifikuar problemet dhe sfidat më të mëdha, si dhe sukseset në çdo komunë. Besojmë se të dhënat e pronësisë dhe analizën që e sjell Mozaiku i Kosovës 2012 do të nxisin diskutime kuptimplota dhe me pjesëmarrje, dhe do t’i ndihmojnë pushtetit lokal të caktojë prioritete dhe të zbatojë veprimet për përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve publike në komunat e tyre, duke dhënë kontribut për një jetë më të mirë për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Steliana Nedera

Zëvendës Përfaqësueses e Përhershme e UNDP-së



Mirënjohje Autorë: Erëblina Elezaj, Konsulente, UNDP Kosovë Iris Duri, Statisticiene, UNDP Kosovë Mytaher Haskuka, Udhëheqës i Ekipit për Politika, Hulumtim, Barazi Gjinore dhe Komunikim, UNDP Kosovë Anëtarët e Grupit Punues të Mozaikut të Kosovës: Arta Pllana, ish Eksperte e UNDP-së për Decentralizim, UNDP Kosovë Krenar Loshi, Udhëheqës i Sektorit për Qeverisje Lokale, Misioni i OSBE-së në Kosovë Rozafa Ukimeraj, Drejtoreshë e Departamentit për Vetqeverisje Lokale, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Ginka Kapitanova, Drejtoreshë e Programit, USAID DEMI Bujar Hoxha, Zëvendës Drejtor i Programit, USAID DEMI Agim Salihu, Udhëheqës i Njësisë /Ofrimi i Shërbimeve, USAID DEMI Vjollca Behluli, Menaxhere e Fondeve Ndihmëse/Stimuluese, USAID DEMI Melihate Limani, Udhëheqëse e Njësisë për Pjesëmarrjen e Qytetarëve, USAID DEMI Blerim Çerkini, Koordinator për Monitorim dhe Vlerësim, USAID DEMI Grupi i shqyrtimit: Atdhe Hetemi, Zyrtar i Projektit, Raportet Pulsi Publik, UNDP Kosovë Brikena Sylejmani, Zyrtare e Programit për Barazi Gjinore, UNDP Kosovë Burbuqe Dobranja, Zyrtare për Komunikim, UNDP Kosovë Dana Landau, Analiste e Programit, Programi i Qeverisjes Demokratike, UNDP Kosovë Danijela Mitić, Analiste e Komunikimit, UNDP Kosovë Denis Nushi, Menaxher i Projektit, Raportet e Zhvillimit Njerëzor, UNDP Kosovë Mbështetje e Projektit: Dian Dulaj, Bashkëpunëtor i Projektit, UNDP Kosovë Rreze Duli, Specialiste për Zhvillimin e Kapaciteteve Institucionale, UNDP Kosovë Grumbullimi i të dhënave: INDEX Kosova Korrigjimi dhe redaktimi: Jonathan Sedgwick Përkthyese në shqip: Ariana Kica Përkthyese në serbisht: Mirela Savić Sondazhi i Mozaikut të Kosovës (SMK) 2012 pjesërisht u financua nga USAID DEMI (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Iniciativa për Komuna Efektive Demokratike)

Analiza dhe konkluzat e këtij Raporti pasqyrojnë mendimet dhe perceptimet e të anketuarve në Sondazhin e Mozaikut të Kosovës dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara ose qëndrimet e Agjencisë të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, Iniciativa për Komuna Efektive Demkratike.


Përmbajtja Mozaiku i Kosovës: Perceptimi i shërbimeve publike dhe autoriteteve lokale Hyrje Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet publike Trendet e kënaqshmërisë me shërbimet publike Uji dhe kanalizimi Shërbimet shëndetësore Arsimi Mbrojtja e mjedisit Pastërtia dhe problemet me ndotjen Infrastruktura rrugore komunale Rrugët e qytetit dhe të lagjeve Parkimi publik Ndriçimi publik Administrata Publike Performanca e Administratës Publike Perceptimi i efikasitetit të Administratës Publike Perceptimi i autoriteteve lokale Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Trendet e kënaqshmërisë me pushtetin lokal Perceptimi i nivelit të tatimeve komunale Dijenija e kosovarëve për autoritetet lokale dhe aktivitetet komunale Problemet dhe prioritetet e komunave Mirëqenia e familjeve kosovare Gjendja financiare dhe pritjet e familjeve kosovare Pronësia në familjet kosovare Punësimi, pronësia e tokës dhe ndërmarrësia Punësimi Pronësia e biznesit Pronësia e tokës dhe bujqësia Përcaktuesit e kënaqshmërisë me autoritetet lokale Analizë e Komunës së Deçanit Analizë e Komunës së Dragashit Analizë e Komunës së Ferizajt Analizë e Komunës së Fushë Kosovës Analizë e Komunës së Gjakovës Analizë e Komunës së Gjilanit Analizë e Komunës së Gllogocit Analizë e Komunës së Graçanicës Analizë e Komunës së Hanit të Elezit Analizë e Komunës së Istogut Analizë e Komunës së Junikut Analizë e Komunës së Kaçanikut Analizë e Komunës së Kamenicës Analizë e Komunës së Klinës Analizë e Komunës së Kllokotit Analizë e Komunës së Leposaviqit Analizë e Komunës së Lipjanit Analizë e Komunës së Malishevës Analizë e Komunës së Mamushës Analizë e Komunës së Mitrovicës Analizë e Komunës së Novobërdës Analizë e Komunës së Obiliqit Analizë e Komunës së Parteshit Analizë e Komunës së Pejës Analizë e Komunës së Podujevës Analizë e Komunës së Prishtinës Analizë e Komunës së Prizrenit Analizë e Komunës së Rahovecit Analizë e Komunës së Ranillugut Analizë e Komunës së Shtërpcës Analizë e Komunës së Shtimes Analizë e Komunës Skënderaj Analizë e Komunës së Suharekës Analizë e Komunës së Vitisë Analizë e Komunës së Vushtrrisë Analizë e Komunës së Zubin Potokut Analizë e Komunës së Zveçanit

2 2 3 4 5 6 7 8 8 9 9 9 9 10 10 11 11 11 12 14 14 16 17 17 19 20 20 20 21 21 23 27 31 35 39 43 47 51 55 59 63 67 71 75 79 83 87 91 95 99 103 107 111 115 119 123 127 131 135 139 143 147 151 155 159 163 167


Lista e Tabelave Tabela 1. Indeksi i kënaqshmërisë me shërbimet publike Tabela 2. Burimet kryesore të ujit të pijshëm Tabela 3. Besimi në autoritetet lokale Tabela 4. Trendet e nivelit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, sipas komunave Tabela 5. Perceptimet e nivelit të mjaftueshmërisë së tatimeve komunale, sipas komunave Tabela 6. Perceptimi i problemeve më të rëndësishme me të cilat përballen komunat (2009-2012) Tabela 7. Preferencat e kosovarëve për investimet e fondeve komunale Tabela 8. Vlerësimi i gjendjes së tanishme dhe të ardhshme financiare të familjeve, sipas komunave Tabela 9. Trendet e pronësisë së familjeve (2003-2012) Tabela 10. Treguesit e tregut të punës, sipas grupeve demografike

3 5 11 13 14 16 17 18 20 20

Lista e Figurave Figura 1. Indeksi i kënaqshmërisë për shërbimet publike dhe autoritetet lokale, sipas gjinisë 4 Figura 2. Niveli i kënaqshmërisë me institucionet shëndetësore 6 Figura 3. Faktorët që pengojnë qasjen në shërbimet shëndetësore 7 Figura 4. Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit 7 Figura 5. Përpjestimi i kërkesave të përmbushura për informata, dokumente, ose shërbime, sipas komunave 10 Figura 6. Kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale 12 Figura 7.Trendet në nivelin e kënaqshmërisë me pushtetin local 12 Figura 8. Dijenija e emrit të Kryetarit të Komunës 15 Figura 9. Përqindja e të anketuarve të informuar për mbledhjet e Këshillit në komunën e tyre gjatë 12 muajve të fundit, sipas komunave 15 Figura 10. Informatat e të anketuarve për punën e komunës së tyre 16 Figura 11. Vlerat e përafërta të mirëqenies ekonomike të familjeve 19

Lista e Figurave të Profileve Komunale Figura M1 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Deçan dhe mesatarja e Kosovës Figura M2 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Dragash dhe mesatarja e Kosovës Figura M3 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Ferizaj dhe mesatarja e Kosovës Figura M4 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Fushë Kosovë dhe mesatarja e Kosovës Figura M5 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gjakovë dhe mesatarja e Kosovës Figura M6 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gjilan dhe mesatarja e Kosovës Figura M7 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gllogoc dhe mesatarja e Kosovës Figura M8 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Graçanicë dhe mesatarja e Kosovës Figura M9 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Hani i Elezit dhe mesatarja e Kosovës Figura M10 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Istog dhe mesatarja e Kosovës Figura M11 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Junik dhe mesatarja e Kosovës Figura M12 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kaçanik dhe mesatarja e Kosovës Figura M13 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kamenicë dhe mesatarja e Kosovës Figura M14 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Klinë dhe mesatarja e Kosovës Figura M15 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kllokot dhe mesatarja e Kosovës Figura M16 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Leposaviq dhe mesatarja e Kosovës Figura M17 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Lipjan dhe mesatarja e Kosovës Figura M18 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Malishevë dhe mesatarja e Kosovës Figura M19 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Mamushë dhe mesatarja e Kosovës Figura M20 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Mitrovicë dhe mesatarja e Kosovës Figura M21 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Novobërdë dhe mesatarja e Kosovës Figura M22 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Obiliq dhe mesatarja e Kosovës Figura M23 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Partesh dhe mesatarja e Kosovës Figura M24 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Pejë dhe mesatarja e Kosovës Figura M25 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Podujevë dhe mesatarja e Kosovës Figura M26 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Prishtinë dhe mesatarja e Kosovës Figura M27 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Prizren dhe mesatarja e Kosovës Figura M28 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Rahovec dhe mesatarja e Kosovës Figura M29 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Ranillug dhe mesatarja e Kosovës Figura M30 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Shtërpcë dhe mesatarja e Kosovës Figura M31 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Shtime dhe mesatarja e Kosovës Figura M32 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Skënderaj dhe mesatarja e Kosovës Figura M33 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Suharekë dhe mesatarja e Kosovës Figura M34 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Viti dhe mesatarja e Kosovës Figura M35 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Vushtrri dhe mesatarja e Kosovës Figura M36 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Zubin Potok dhe mesatarja e Kosovës Figura M37 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Zveçan dhe mesatarja e Kosovës

24 28 32 36 40 44 48 52 56 60 64 68 72 76 80 84 88 92 96 100 104 108 112 116 120 124 128 132 136 140 144 148 152 156 160 166 170



MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Mozaiku i Kosovës: Perceptimi i shërbimeve publike dhe autoriteteve lokale Hyrje Anketa Mozaik ka vlerësuar pikëpamjet e qytetarëve ndaj shërbimeve publike dhe autoriteteve lokale çdo tre vjet, duke filluar nga viti 2003. Ajo është bazuar në një model përfaqësues të popullsisë kosovare dhe në intervistat e individëve të moshës 18 vjeç dhe më të vjetër. Sondazhi aktual u realizua në shkurt 2012 dhe analiza e tendencave do të sigurojë vlerat krahasuese të nivelit të kënaqshmërisë me vlerat e viteve 2009, 2006, dhe 2003. Një nga çështjet më të debatuara në Kosovë është cilësia e shërbimeve publike, si dhe performanca e autoriteteve lokale në dhënien e shërbimeve. Sondazhet e Mozaikut të Kosovës (KMS) kanë grumbulluar informata mbi të dyja këto tema. Niveli i kënaqshmërisë me cilësinë e shërbimeve publike është vlerësuar duke pyetur të anketuarit për 26 lloje të ndryshme të shërbimeve. Nga ana tjetër, niveli i kënaqshmërisë me performancën e autoriteteve lokale është vlerësuar duke i pyetur të anketuarit për nivelin e tyre të kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale. Ky kapitull mundëson analizën e trendeve të nivelit të përgjithshëm të kënaqshmërisë së kosovarëve me shërbimet publike dhe me autoritetet e tyre lokale duke krahasuar rezultatet aktuale me ato të KMS-ve të viteve 2009, 2006, dhe 2003. Kapitulli gjithashtu do të analizojë edhe marrëdhëniet mes kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e pushtetit lokal dhe kënaqshmërisë me shërbimet publike, besimin në kompetencat e autoriteteve lokale, qasjen në shërbimet elementare (furnizimi me ujë, shërbimet e kujdesit shëndetësor, arsimi dhe kështu me radhë), informatat dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e pushtetit lokal, gjininë, dhe rajonin e banimit.

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

2


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet publike Mesatarja e nivelit të kënaqshmërisë me shërbimet publike në Kosovë është llogaritur duke përdorur të dhënat e nivelit të raportuar të kënaqshmërisë nga të anketuarit, me 26 shërbime të ndryshme. Siç tregojnë rezultatet në Tabelën 1 , në krahasim me 2009, mesatarja e nivelit të kënaqshmërisë me shërbimet publike ka shënuar rënie të vogël. Në vitin 2009, mesatarja e Indeksit të kënaqshmërisë së kosovarëve (SI) me shërbimet publike ishte 3.5, kurse për vitin 2012 kjo shifër është 0.1 pikë më e ulët. Ky rezultat tregon se kosovarët kanë vlerësim neutral për shërbimet publike pasi që janë deklaruar si “disi të kënaqur”dhe “disi të pakënaqur” nga këto. Tabela 1. Indeksi i kënaqshmërisë me shërbimet publike Qendrat e mjekësisë familjare (QMF) Spitalet Shëndetësia publike Menaxhimi i arsimit fillor dhe të mesëm Grumbullimi dhe hedhja e mbeturinave të ngurta Furnizimi me ujë Ujërat e zeza dhe kanalizimi Mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve lokale Mirëmbajtja e rrugëve mes qyteteve Rregullimi i trafikut dhe parkimit Furnizimi me energji elektrike Shërbimet e postës dhe telefonisë Mbrojtja e mjedisit Mbrojtja e tokës, fshatit dhe natyrës (Ruajtja e natyrës dhe specieve) Aktivitetet kulturore Aktivitetet sportive Zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente Planifikimi rural dhe urban Shërbimet sociale Pensionet Procedurat e pagesës së tatimit Transporti publik Mbrojtja e trashëgimisë kulturore Tenderët dhe prokurimi Punësimi i nëpunësve civilë Menaxhimi i fondeve komunale Ndriçimi publik Trotuaret Mesatarja e të gjitha shërbimeve

2006 27.0 16.0 21.0 21.0 -2.0 16.0 0.0 -20.0 -7.0 -11.0 -3.0 24.0 -5.0 -5.0

2009 25.5 15.1 15.7 20.6 4.6 10.2 2.9 3.3 5.4 -2.5 -11.4 14.5 -2.4 -2.6

2012 -5.4 -14.1 NA 46.7 -2.1 10.4 13.4 13.7 14.8 -26.0 -5.2 35.8 -7.9 0.7

Trendi -

Diferenca (2009-2012) -30.9 -29.2

+ = + + + + + -

26.1 -6.7 0.2 10.5 10.4 9.4 -23.5 6.2 21.3 -5.5 3.3

9.0 15.0 42.0 -3.0 -23.0 -36.0 -1.0 23.0 10.0 -22.0 -2.0 NA NA NA 3.4

11.3 12.8 15.5 1.1 -16.5 -20.0 1.1 4.7 -0.4 -6.7 -4.2 -3.3 4.6 0.0 3.5

-20.9 -17.5 35.5 -6.1 -11.9 NA -0.2 24.7 -3.9 -31.9 -17.5 -16.5 5.0 -11.2 0.1

+ +

-32.2 -30.3 20.0 -7.2 4.6

= + = -

-1.3 20.0 -3.5 -25.2 -13.3 -13.2 0.4 -11.2 -3.4

Indeksi i kënaqshmërisë për 16 shërbime publike është negativ; domethënë, numri i njerëzve të pakënaqur me ato është më i lartë në krahasim me ata që janë të kënaqur. Indeksi i kënaqshmërisë është pozitiv për 9 shërbime publike, duke theksuar se më shumë njerëz janë të kënaqur me këto shërbime. Së fundi, për një shërbim publik, mbrojtjen e tokës, natyrës dhe mjedisit, vlerësimi është neutral. Me fjalë të tjera, numri i të anketuarve që kanë thënë se janë të kënaqur ose të pakënaqur me shërbimet e lartëpërmendura është pothuajse i njëjtë. Nëse analizojmë vlerat ekstreme, indeksi më negativ është regjistruar për “tenderët dhe prokurimin” (-32), pastaj “trafikun dhe rregullimin e parkimit” (-26), dhe për “aktivitetet kulturore” (-21), gjë që thekson se shumica e të anketuarve janë të pakënaqur me këto shërbime. Në anën tjetër, indeksi më i lartë (ku shumica e të anketuarve janë të kënaqur me shërbimin) u regjistrua për “menaxhimin e arsimit fillor dhe të mesëm” (47), “shërbimet e postës dhe telefonisë” (36), “zjarrëfikësin dhe shërbimet mjekësore emergjente” (36), dhe “transportin publik” (25). Analiza e Indekseve të kënaqshmërisë sipas gjinisë tregon se femrat janë më të kënaqura me shumicën e mallërave dhe shërbimeve publike në krahasim me meshkujt. Dallimet më të mëdha të kënaqshmërisë mes dy grupeve janë regjistruar për shërbimet në vijim: planifikimi urban dhe rural (12 pikë më e lartë për femrat), prokurimi publik dhe tenderët (11 pikë më e lartë për femrat), dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore (10 pikë më 3

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

e lartë për femrat). Dallimi më i vogël u regjistrua për kënaqshmërinë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi), për të cilin Indeksi i kënaqshmërisë te femrat është vetëm 3 pikë më i lartë se te meshkujt. Nga ana tjetër, nuk ekzistojnë dallime të rëndësishme të kënaqshmërisë te meshkujt dhe femrat për barnat dhe mjetet në spitale dhe në qendrat e mjekësisë familjare (për të cilat Indeksi i kënaqshmërisë te femrat është vetëm 0.5 pika më i lartë) dhe procedurat e pagesës së tatimit (Indeksi i kënaqësisë më i lartë te femrat për 1.5 pikë). Figura 1. Indeksi i kënaqshmërisë për shërbimet publike dhe autoritetet lokale, sipas gjinisë -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërisë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollimin fillor dhe të mesëm) Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitale dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me ujin dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - femra; E kaltër - meshkuj

Trendet e kënaqshmërisë me shërbimet publike Nga 26 shërbime publike të vlerësuara në vitin 2009 dhe 2012, niveli i kënaqshmërisë ka shënuar rënie për 14 prej tyre, asnjë ndryshim nuk është vërejtur për 3 shërbime publike, kurse niveli i kënaqshmërisë për 9 shërbime publike ka shënuar rritje prej vitit 2009 deri në 2012. Krahasuar me vitin 2009, rënia më e madhe e kënaqshmërisë nga shërbimet publike është regjistruar për shërbimet në vijim: “aktivitetet kulturore” (rënie për 32 pikë), “qendrat e mjekësisë familjare (QMF)” (-31), “aktivitetet e sportit” (-30), “spitalet” (-29), “prokurimi apo tenderët” (-25), “trafiku dhe rregullimi i parkimit”(-24), “punësimi i personelit komunal” (-13), dhe “menaxhimi i fondeve komunale” (-13). Nga ana tjetër, rritje në nivelin e kënaqshmërisë është shënuar për shërbimet publike në vijim: “menaxhimi i arsimit fillor dhe të mesëm” (rritje për 26 pikë), “shërbimet e postës dhe telefonisë” (21), “zjarrëfikësi dhe shërbimet e mjekësisë familjare” (20), “transporti publik” (20), “ujërat e zeza dhe kanalizimi” (10), dhe MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

4


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

“mirëmbajtja e rrjetit të rrugëve lokale” (10). Shkurtimisht, në krahasim me 2009, kosovarët janë më pak të kënaqur nga shërbimet kulturore dhe sportive, shërbimet shëndetësore, rregullimin e trafikut, dhe aktivitetet menaxhuese në suaza të pushtetit komunal, siç janë punësimi dhe prokurimi. Nga ana tjetër, shërbimet e ofruara nga ndërmarrjet publike siç janë shërbimet e postës dhe telefonisë, transporti publik, ujërat e zeza dhe kanalizimi, së bashku me disa shërbime që ofrohen drejtpërsëdrejti nga pushteti lokal siç është arsimi fillor dhe i mesëm dhe zjarrëfikësi dhe shërbimet mjekësore emergjente, tregojnë trend pozitive.

Uji dhe kanalizimi Në krahasim me vitin 2009, kënaqësia me furnizimin e ujit ka mbetur e njëjtë. Me Indeksin e kënaqshmërisë prej 10 pikësh, mund të vijmë në përfundim se njerëzit janë disi të kënaqur me furnizimin e ujit në Kosovë (shih: Tabela 1). Figura 1 tregon se me 6-pika Indeks më të lartë të kënaqshmërisë, femrat janë përgjithësisht më të kënaqura me ujin dhe kanalizimin për dallim nga meshkujt. Sipas të dhënave KMS 2012, 60% e familjeve të Kosovës kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që janë të lidhura me ujësjellësin publik të ujit, ose përmes gypsjellësit në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre. Rreth 4% e familjeve kanë qasje në ujë të sigurtë nga shishet. Rreth 26% e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt përmes burimeve të mbrojtura (8%), puseve të mbrojtura (17%), dhe çezmave publike (2%). Nga ana tjetër, rreth 9% e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp, puset e pambrojtura, puset e mbrojtura ose nga grumbullimi i ujit të shirave. Tabela 2. Burimet kryesore të ujit të pijshëm Të lidhur me bartësin/furnizuesin publik

Të lidhur me burim të mbrojtur të ujit të pijshëm

Të lidhur me burim të pambrojtur të ujit të pijshëm

përçohet me gypsjellës në vendbanim përçohet me gypsjellës në kompleksin e shtëpive, oborr ose copë toke përçohet me gypsjellës te fqinjët Çezmë publike / gyp vertikal Pus i mbrojtur Burim i mbrojtur Pus me gyp Pus i pambrojtur Burim i pambrojtur Grumbullim i ujit të shirave

Ujë në shishe

58.3% 1.5%

59.8%

0.2% 1.5% 16.8%

26.4% 8.0%

7.0% 0.9% 1.2% 0.0% 4.3%

9.1%

4.3%

Komunat me proporcionin më të lartë të familjeve që kanë qasje në ujë të përçuar me gypsjellës nga ujësjellësi publik, janë si vijon: Rahoveci, Peja, Juniku, dhe Istogu, ku më se 95% e familjeve janë të lidhura me ujësjellësin publik (shih: Tabela A1 në Shtojcën 1). Komunat me proporcionin më të madh të familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm janë: Mamusha me 95% të familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm; Malisheva me 42%; pasuar nga Suhareka 25%; dhe Novobërda dhe Kaçaniku me nga 17% të familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm (shih: Tabela A1 në Shtojcën 1). Prej atyre që janë të lidhura me ujësjellësin publik, 42% e familjeve kanë deklaruar se nuk kanë pasur përvojë me shkyçje ditore gjatë vitit të kaluar; rreth 14% e familjeve kanë deklaruar se kanë pasur shkyçje prej një deri në katër orë në ditë; 15% kanë deklaruar mungesë të furnizimit me ujë mesatarisht prej pesë deri në dhjetë orë në ditë; kurse rreth 17% kanë pasur mungesë të furnizimit me ujë për më shumë se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 në Shtojcën 1). Komunat me proporcionin më të lartë të familjeve me furnizim të pakufizuar me ujë nga ujësjellësi publik, janë si vijon: Partesh 100% e familjeve, Junik 97% e familjeve, Deçan 79%, Istog 71%, Gjakovë 68%, dhe Podujevë 68%. Nga ana tjetër, në Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Gllogovc, dhe në Graçanicë janë regjistruar problemet më të mëdha me furnizimin e ujit nga ujësjellësi publik. Vetëm 4% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në Fushë Kosovë kanë furnizim të pakufizuar me ujë, ndërsa kjo përqindje është 5% për Novobërdë, 7% për Vushtrri, 10% Gllogovc, dhe 11% për Graçanicë (shih: Tabela A2 në Shtojcën 1). Sa i përket cilësisë së ujit të pijshëm, të anketuarit gjithashtu janë pyetur të vlerësojnë disa tipare, të tilla si kth5

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

jelltësia, shtypja, shija, dhe era. Rreth 17% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt dhe me ngjyrë nga papastërtia. Shtypja e ulët është identifikuar si problem nga 28% e familjeve, kurse shija e keqe dhe era e keqe janë identifikuar si problem i ujit të pijshëm me nga 14% të kosovarëve (shih: Tabela A3 në Shtojcën 1). Ngjashëm me përqindjen e atyre që kanë qasje në ujin e përçuar me gypsjellës nga ujësjellësi publik, përqindja e kosovarëve që kanë deklaruar se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin me ujë në komunën e tyre është rreth 57% (shih: Tabela A4 në Shtojcë 1). Përqindja e kosovarëve që janë të kënaqur me menaxhimin e kanalizimit dhe ujërave të zeza në komunën e tyre është pak më e madhe, 59% (shih: Tabela A5 në Shtojcën 1).

Shërbimet shëndetësore Indeksi i kënaqshmërisë me shërbimet e kujdesit shëndetësor në nivel të përgjithshëm tregon rënie nga viti 2009. Sipas KMS 2009 dhe 2012, kënaqshmëria me qendrat e mjekësisë familjare ka shënuar rënie për 31 pikë, nga 26 në vitin 2009 në -5 pikë në vitin 2012. Ngjashëm, niveli i kënaqshmërisë me spitalet ka shënuar rënie nga 15 pikë në vitin 2009 në -14 pikë në vitin 2012. Këto dy shifra tregojnë se numri i njerëzve që janë të pakënaqur me punën e këtyre institucioneve është më i madh për dallim nga numri i atyre që janë të kënaqur me to. Nëse Indeksi i kënaqshmërisë ndahet sipas gjinisë, Figura 1 tregon se femrat janë më të kënaqura me shërbimet e kujdesit shëndetësor për dallim nga meshkujt. Kur u analizua Indeksi i kënaqshmërisë për spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare sipas komponenteve, niveli më i lartë i kënaqësisë u regjistrua për profesionalizmin e personelit mjekësor, pasuar nga trajtimi i barabartë i pacientëve, dhe pastaj nga furnizimi me barna. Megjithatë, të dhënat tregojnë se kosovarët janë më të kënaqur me qendrat e mjekësisë familjare se sa me spitalet, për 2 deri ne 10 pikë përqindjeje më shumë për secilën prej komponenteve të përmendura më lartë. Figura 2. Niveli i kënaqshmërisë me institucionet shëndetësore

80% 70% 60% 50% 40% 30%

66.7%

64.0% 53.3%

Furnizimi me barna dhe mjete

43.0% 29.2%

31.0%

Trajtimi i njëjtë i pacientëve Profesionalizmi i personelit mjekësor

20% 10% 0% Spitalet

Qendrat e Mjekësisë Familjare

* Përqindja e të anketuarve që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur

Të dhënat KMS 2012 tregojnë se problemi më i madh me qasjen në kujdesin shëndetësor është kostoja e blerjes së barnave dhe vizitave mjekësore. Rreth 85% e të anketuarve kanë pohuar se kanë probleme për të qasur institucionet shëndetësore për shkak të kostos së blerjes së barnave, kurse më shumë se 58% kanë raportuar se kostoja e vizitës mjekësore është shumë e lartë. Koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar është thënë se pengon qasjen në kujdesin shëndetësor nga 39% e të anketuarve, kurse distanca deri në qendrën mjekësore dhe koha për të caktuar takim nga 27% e të anketuarve.

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

6


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura 3. Faktorët që pengojnë qasjen në shërbimet shëndetësore

Kostoja e blerjes së barnave

84.6%

Kostoja e vizitës mjekësore

58.1%

Koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar

39.2%

Largësia e ordinancës së mjekut/ spitalit/ qendrës mjekësore

27.2%

Koha për të caktuar takim

26.7% 0%

20%

40%

60%

80%

100%

Arsimi Një nga trendet pozitive në nivelin e kënaqshmërisë me shërbimet publike është vërejtur në lidhje me menaxhimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Sipas Tabelës 1, Indeksi i kënaqshmërisë me arsimin fillor dhe të mesëm ka shënuar rritje nga 21 pikë në vitin 2009 në 47 pikë në vitin 2012. Indeksi i kënaqshmërisë për qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme është më i lartë te femrat (52 pikë) në krahasim me meshkujt (43 pikë) (shih: Figura 1). Një analizë më e hollësishme e kënaqshmërisë me nivelet e ndryshme të arsimit tregon se kosovarët janë kryesisht të kënaqur me arsimin fillor në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit, si në aspekt të qasjes (78%) ashtu edhe në atë të cilësisë së arsimit (75%). Rreth 72% e kosovarëve janë të kënaqur me qasjen në institucionet e arsimit parashkollor dhe 69% janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në këto institucione. Së fundi, arsimi i mesëm është renditur i fundit sipas qasjes dhe cilësisë, me 71% të të anketuarve, dhe cilësia e arsimit, me 65% të të anketuarve që kanë pohuar se janë të kënaqur me atë. Figura 4. Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit 80%

77.6%

78%

75.3%

76% 74% 72% 70%

71.9%

70.8% 68.9%

Qasja

68%

65.5%

66%

Cilësia

64% 62% 60% 58% Arsimi parashkollor

Arsimi fillor

Arsimi i mesëm

* Përqindja e të anketuarve që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur

Një vlerësim i kënaqshmërisë me qasjen në arsimin fillor në nivel komunal tregon se niveli më i lartë është shënuar për Graçanicën (95%), pasuar nga Ferizaj, Rahoveci, dhe Shtërpca me 90% të të anketuarve të kënaqur me qasjen në arsimin fillor në secilën prej këtyre komunave, dhe Skënderaj, Suhareka, dhe Shtimja me 89% të të 7

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

anketuarve të kënaqur (shih: Tabela A6 në Shtojcën 1). Komuna të ngjashme ishin poashtu të kënaqur me cilësinë e arsimit fillor. Shumica e të anketuarve që banojnë në Rahovec dhe në Han të Elezit (91%) kanë deklaruar se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit fillor në komunat e tyre, pasuar nga të anketuarit e Ferizajt (90%), Shtërpcës dhe Gjilanit (me nga 89% për secilën prej tyre) (shih: Tabela A6 në Shtojcën 1).

Mbrojtja e mjedisit Siç është pasqyruar në Tabelën 1, kënaqshmëria me mbrojtjen e mjedisit ka shënuar rënie në krahasim me vitin 2009. Indeksi aktual i kënaqshmërisë për mbrojtjen e mjedisit qëndron në -8 pikë, që do të thotë se numri i kosovarëve që janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit është i ngjashëm me numrin e atyre që janë të pakënaqur me atë. Kënaqshmëria me mbrojtjen e tokës, fshatit dhe natyrës është shënuar si lëvizje pozitive, duke shënuar rritje për 1 pikë nga vlera -3 pikë në vitin 2009. Figura 1 tregon se femrat janë më të kënaqura se meshkujt me mbrojtjen e mjedisit, disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve, dhe me ruajtjen e natyrës dhe specieve. Indeksi i tyre i kënaqshmërisë për mbrojtje të mjedisit dhe menaxhim të zonave të gjelbëruara është 7 pikë për dallim nga indeksi negativ -2 pikë te meshkujt, kurse Indeksi i kënaqshmërisë për ruajtjen e natyrës dhe specieve është 6 pikë për dallim nga -4 pikë te meshkujt. Përveç mbrojtjes së mjedisit, të anketuarit u pyetën edhe për nivelin e tyre të kënaqshmërisë me planifikimin urban dhe rural në komunën e tyre, implementimin e rregullave të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit, si dhe me dhënien e lejeve të ndërtimit. Sipas të dhënave KMS 2012, rreth 42% e kosovarëve janë të kënaqur me planifikimin urban dhe rural, 33% janë të kënaqur me implementimin e rregulloreve të ndërtimit dhe standardeve të kontrollit, dhe 29% me dhënien e lejeve të ndërtimit (shih: Tabela A7 në Shtojcën 1). Kosovarët janë përgjithësisht të kënaqur me zonat e gjelbëruara dhe me mirëmbajtjen e tyre në zonën e tyre të banimit. Sipas KMS 2012, rreth 56% e tyre janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve, kurse 54% me përdorshmërinë e tyre (shih: Tabela A7 në Shtojcën 1).

Pastërtia dhe problemet me ndotjen Në kundërshtim me pritjet, shumica e kosovarëve konsiderojnë lagjen dhe qytetin e tyre të pastër ose shumë të pastër. Rreth 70% e të anketuarve konsiderojnë qytetin e tyre të pastër ose shumë të pastër, kurse 72% konsiderojnë lagjen e tyre të pastër ose shumë të pastër (shih: Tabela A8 në Shtojcën 1). Banorët e Prizrenit, Kaçanikut, Suharekës, dhe Hanit të Elezit janë më të kënaqurit me nivelin e pastërtisë në qytetet e tyre me pothuajse 90% e të anketuarve që konsiderojnë qytetin e tyre të pastër ose shumë të pastër. Rasti i kundërt është me banorët e Obiliqit (27% e të anketuarve), Mitrovicës (41% e të anketuarve), dhe Prishtinës (42% e të anketuarve), ku më pak se gjysma e të anketuarve janë të kënaqur me nivelin e pastërtisë në komunën e tyre (shih: Tabela A8 në Shtojcën 1). Një numër dukshëm i ulët i kosovarëve janë të kënaqur me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta në komunat e tyre. Në veçanti, 61% e tyre janë disi të kënaqur ose shumë të kënaqur me grumbullimin e mbeturinave të ngurta në ditën e caktuar; 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta; 37% janë të kënaqur me klasifikimin e mbeturinave të ngurta; kurse vetëm 35% e të anketuarve kanë pohuar se janë të kënaqur me menaxhimin e deponive (shih: Tabela A9 në Shtojcën 1). Ashtu si me shërbimet e tjera, niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta është më i ulët te meshkujt në krahasim me femrat. Të dhënat KMSS 2012 tregojnë se banorët e Suharekës janë më të kënaqurit (90%) edhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta edhe me grumbullimin e mbeturinave në ditën e caktuar, në krahasim me komunat e tjera. Banorët e Zveçanit nga ana tjetër, janë më së shumti të kënaqur me klasifikimin e mbeturinave të ngurta, në krahasim me komunat e tjera (86% e të anketuarve), kurse Ranillugu radhitet më së larti kur bëhet fjalë për menaxhimin e deponive, me 64% të banorëve të kënaqur me këtë shërbim. Në anën tjetër, Juniku është komuna me numrin më të vogël të banorëve që kanë deklaruar se janë të kënaqur me komponentet e ndryshme të shërbimit për grumbullim dhe hedhje të mbeturinave të ngurta. Vetëm 8% e banorëve të Junikut janë të kënaqur nga shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta; 7% janë të kënaqur me menaxhimin e deponive, kurse vetëm 4% janë të kënaqur me klasifikimin e mbeturinave të ngurta. MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

8


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Ngjashëm, një përqindje shumë e vogël e banorëve të Klinës (19%) janë të kënaqur me frekuencën e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre (shih: Tabela A9 në Shtojcën 1). Rreth 18% e kosovarëve kanë deklaruar se kanë probleme me cilësinë e ajrit në komunën e tyre. Natyrisht, cilësia e ajrit është problem i rëndë për banorët e Obiliqit (për shkak të pranisë së gjenerueseve të rrymës elektrike Kosova A dhe B në këtë komunë), 85% e të cilëve kanë deklaruar se ndotja e ajrit është problem në komunën e tyre, pasuar nga Fushë Kosova (64% e të anketuarve), Kllokoti 39%, dhe Gllogovci nga 37% e të anketuarve (shih: Tabela A10 në Shtojcën 1). Është me rëndësi të theksohet se pavarësisht që banojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë (ku niveli i zhurmës pritet të jetë më i larti), vetëm 19% e banorëve të kësaj komune kanë deklaruar se zhurma është problem në zonën e tyre të banimit. Numri më i madh i ankesave është regjistruar për banorët e Vitisë (40%), pastaj të Kllokotit (40%), dhe Obiliqit (36%) (shih: Tabela A10 në Shtojcën 1).

Infrastruktura rrugore komunale Rrugët e qytetit dhe të lagjeve Një përqindje mjaft e lartë e kosovarëve kanë deklaruar se janë të kënaqur me gjendjen e rrugëve në qytetin dhe lagjen e tyre. Të pyetur për gjendjen e rrugëve në qytetin e tyre, 79% e vlerësojnë atë si të mirë ose shumë të mirë, kurse 72% e tyre kanë qënë ngjashëm pozitivë për gjendjen e rrugëve në lagjen e tyre (shih: Tabela A11 në Shtojcën 1). Megjithatë, tabelat e rrugëve duket se paraqesin problem më të madh në shumë komuna në Kosovë pasi që vetëm 49% e kosovarëve janë të kënaqura me to (shih: Tabela A12 në Shtojcën 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 97% e banorëve të Skënderajt, 94% e banorëve në Han të Elezit dhe 93% e banorëve të Prizrenit, Gjakovës, dhe Suharekës perceptojnë gjendjen e rrugëve në qytetin e tyre si të mirë ose shumë të mirë. Një përqindje e lartë e banorëve nga Prizreni (85%) janë gjithashtu të kënaqur me gjendjen e rrugëve në lagjen e tyre, kurse 90% e banorëve të Mamushës dhe 83% e banorëve të Podujevës dhe Kaçanikut gjithashtu mendojnë se gjendja e rrugëve në lagjen e tyre është e mirë ose shumë e mirë. Nga ana tjetër, një numër shumë i vogël i banorëve të Zubin Potokut dhe Parteshit janë të kënaqur me gjendjen e rrugëve në qytetin dhe komunën e tyre (shih: Tabela A11 në Shtojcën 1). Shenjëzimi i rrugëve me tabela raportohet të jetë problem shqetësues për banorë e Ranillugut, Kllokotit, Parteshit, dhe Zveçanit. Më pak se 25% e tyre janë të kënaqur me shenjëzimin horizontal dhe vertikal të rrugëve në komunën e tyre (shih: Tabela A12 në Shtojcën 1). Më pak se gjysma e kosovarëve janë të kënaqur me trotuaret në komunat e tyre: 47% janë të kënaqur me disponueshmërinë e trotuareve, 42% janë të kënaqur me përdorshmërinë e tyre, kurse 48% janë të kënaqur me gjendjen e tyre. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se shumica (mes 75 dhe 87%) e banorëve të Skënderajt, Mamushës, dhe Hanit të Elezit janë të kënaqur me disponueshmërinë, përdorshmërinë dhe gjendjen e trotuareve në komunën e tyre. Përqindja më e ulët e banorëve që janë të kënaqur me trotuaret në komunën e tyre është regjistruar në Gjilan dhe Zveçan (shih: Tabela A13 në Shtojcë).

Parkimi publik Siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi i pikave të parkimit gjithashtu duket se janë mjaft problematike në disa komuna në Kosovë. Rreth 36% e kosovarëve janë të kënaqur me sigurinë e pikave të parkimit në komunën e tyre, numër më i vogël i tyre (32%) janë të kënaqur me disponueshmërinë e pikave të parkimit, 33% janë të kënaqur me tabelat e parkimit (d.m.th. shenjat që tregojnë pikat e lira të parkimit), kurse 31% e kosovarëve janë të kënaqur me vendin e pikave të parkimit në komunën e tyre (shih: Tabela A14 në Shtojcën 1). Ngjashëm me mallërat dhe shërbimet tjera publike, diskrepancat në nivelin e kënaqshmërisë me parkimin publik janë dukshëm të mëdha mes komunave. Komunat e Pejë, Shtërpces, Vitisë dhe Ferizajt radhiten me nivelin më të lartë të kënaqshmërisë së qytetarëve të tyre për parkimin publik, kurse vetëm rreth 10% e banorëve të Junikut dhe rreth 11% e banorëve të Mamushës janë të kënaqur me sigurinë, disponueshmërinë, tabelat dhe vendin e pikave të parkimit në komunën e tyre (shih: Tabela A14 në Shtojcën 1).

Ndriçimi publik Ndriçimi publik i rrugëve duket të jetë mjaft i kënaqshëm në shumë komuna të Kosovës pasi që 56% të qytetarëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me të. Një përqindje shumë e lartë e qytetarëve të Podujevës (85%), Ferizajt dhe Junikut (82% nga secila prej tyre), dhe Hanit të Elezit (81%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me ndriçimin publik të rrugëve në komunën e tyre. Nga ana tjetër, ndriçimi publik duket të jetë problem 9

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

në Novobërdë, Ranillug dhe Zubin Potok pasi që vetëm 4%, 12%, 15% e banorëve të tyre respektivisht janë të kënaqur me këtë ndriçim (shih: Tabela A15 në Shtojcën 1).

Administrata Publike Performanca e Administratës Publike Njëzet përqind e të anketuarve kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të kaluar për të kërkuar një dokument (p.sh.leje ndërtimi) për të zgjidhur interesat ose obligimet personale (shih: Tabela A16 në Shtojcën 1). Një përqindje shumë e lartë (82%) e atyre që kanë vizituar zyrën komunale kanë thënë se kërkesa e tyre është përmbushur dhe ata kanë marrë dokumentin e kërkuar; rreth 8% kanë deklaruar se kërkesa e tyre është përmbushur ndonjëherë; dhe 9% kanë deklaruar se kërkesa e tyre nuk është përmbushur, domethënë, nuk u është dhënë informata, dokumenti ose shërbimi i kërkuar. Kur analiza ndahet sipas komunave, të dhënat tregojnë se numri më i madh i i kërkesave të papërmbushura është regjistruar në Pejë, ku 50% e të anketuarve kanë deklaruar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga administrata komunale, pasuar nga Prizreni (35% e të anketuarve), dhe Rahoveci dhe Dragashi me nga 29% e të anketuarve në secilën komunë të cilët kanë deklaruar kërkesa të papërmbushura. Figura 5. Përpjestimi i kërkesave të përmbushura për informata, dokumente, ose shërbime, sipas komunave Kosovë Zveçan Zubin Potok Vushtrri Viti Suharekë Skënderaj Shtime Shtërpce Ranillug Rahovec Prizren Prishtinë Podujevë Pejë Partesh Obiliq Novobërdë Mitrovicë Mamushë Malishevë Lipjan Leposaviq Kllokot Klinë Kamenicë Kaçanik Istog Hani i Elezit Graçanica Gllogovc Gjilan Gjakovë Fushë Kosovë Ferizaj Dragash Deçan

81.7% 73.2% 83.7% 84.1% 86.1% 78.6% 89.5% 81.8% 70.4% 92.6% 28.6% 54.2% 89.4% 73.1% 50.0% 97.1% 82.3% 93.3% 77.7% 75.0%

Kërkesa e përmbushur

30.8% 68.8% 82.4% 100.0% 85.7% 90.3% 60.0% 40.0% 60.0% 96.0% 79.8% 83.3% 83.3% 60.7% 84.6% 71.4% 77.8% 0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

10


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Perceptimi i efikasitetit të Administratës Publike Në mënyrë që të merren më shumë informata mbi punën e Administratës Publike, të anketuarit u pyetën në lidhje me perceptimet e tyre mbi efikasitetin e institucioneve që lëshojnë dokumentet në vijim: pasaporta, letër njoftime, dokumente të regjistrimit të veturave, patenta të shoferit, leje të ndërtimit, liçenca të biznesit, çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, dhe kartela për Ndihmë Sociale. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se shumica e kosovarëve janë shumë pozitivë ose disi pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftime, pasaporta, çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, dokumente të regjistrimit të veturave, dhe patenta të shoferit. Në veçanti, 86% e kosovarëve vlerësojnë si pozitiv efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftime, pasuar nga 78% të cilët kanë vlerësimin e njëjtë për institucionet që japin pasaporta, dhe 77% për ato që japin çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, kurse 66% besojnë e institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturave dhe patentat e shoferit, janë efikase ose disi efikase. Pastaj, gjysma e kosovarëve, 50% besojnë se dhënia e kartelave për Ndihmë Sociale është efikase, kurse dhënia e lejeve të ndërtimit dhe liçencave të biznesit janë konsideruar si efikase nga vetëm 41% e kosovarëve (shih: Tabela A17 në Shtojcën 1). Ndarja e këtyre të dhënave sipas komunave tregon se shumica dërmuese e banorëve të Skënderajt (me se 95%) kanë vlerësim pozitiv për efikasitetin e institucioneve që japin të gjitha dokumentet e lartëpërmendura, madje edhe ato që japin lejet e ndërtimit, liçencat e biznesit dhe kartelat e Ndihmës Sociale, të cilat kanë rezultate të ulëta për efikasitet në shumicën e komunave. Një numër mjaft i madh i banorëve të Gjilanit gjithashtu mendojnë se dhënia e pasaportave dhe letër njoftimeve në komunën e tyre është efikase, kurse banorët e Hanit të Elezit i vlerësojnë si të tilla institucionet që japin pasaporta, dokumente për regjistrim të veturave, patenta të shoferit, leje të ndërtimit dhe kartela të Ndihmës Sociale. Nga ana tjetër, ndërsa komuna e Zveçanit ka rezultatet më të ulëta të efikasitetit në dhënien e të gjitha dokumenteve të lartëpërmendura, një numër shumë i vogël i banorëve të Zubin Potokut (20-32%) dhe Leposaviqit (23 - 34%) mendojnë se institucionet që japin pasaporta, letër njoftime, dokumente të regjistrimit të veturave, dhe patenta të shoferit, janë efikase në aktivitetet e tyre. Komuna e Kllokotit regjistron shkallën më të ulët për sa i përket përqindjes së qytetarëve që janë të kënaqur me lëshimin e liçencave të biznesit (6%) dhe lejeve të ndërtimit (10%) (shih: Tabela A18 në Shtojcën 1).

Perceptimi i autoriteteve lokale Kosovarët në përgjithësi mendojnë se autoritetet e pushtetit lokal kanë kapacitet të mjaftueshëm për të trajtuar problemet me të cilat përballet komuna e tyre. Kur janë pyetur për mendimin e tyre, nëse problemet me të cilat përballet komuna mund të zgjidhen nga autoritetet lokale, një përqindje e lartë e të anketuarve kanë deklaruar se të lartëpërmendurat mund të zgjidhin këto probleme (65%), 15% kanë thënë se asnjë problem nuk mund të zgjidhet nga komuna e tyre, dhe çdo 13% kanë thënë se disa probleme në komunën e tyre mund të zgjidhen nga autoritetet lokale e disa të tjera nga autoritetet e pushtetit qendror. Tabela 3. Besimi në autoritetet lokale Po, autoritetet lokale mund të zgjidhin problemet e komunës Jo, problemet e komunës mund të zgjidhen vetëm nga autoritetet qendrore Disa nga problemet mund të zgjidhen nga autoritetet lokale dhe disa nga autoritetet qendrore Refuzon të përgjigjet Nuk e di Gjithsej

Gjithsej 64.8% 15.4% 12.5% .2% 7.1% 100.0%

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Në mënyrë që të matet niveli i kënaqshmërisë me punën e autoriteteve lokale, të anketuarit u pyetën sa janë të kënaqur me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale prej zgjedhjeve të kaluara komunale në vitin 2009. Shumica e të anketuarve (69%) deklaruan se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës së tyre. Një përqindje pak më e vogël (64%) pohuan se janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale, kurse 63% u përgjigjën se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal.

11

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura 6. Kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale 100% 90%

2.7%

5.5%

6.4%

18.8%

12.8%

15.0%

80% 70% 60% 50%

Refuzon të përgjigjet dhe Nuk e di

49.7%

49.9%

49.4%

Të kënaqur

40%

Të pakënaqur

30% 20% 10%

Shumë të kënaqur

Shumë të pakënaqur

13.2%

16.4%

15.3%

15.5%

15.5%

13.9%

Kryetari i Komunës

Këshilli Komunal

Administrata Komunale

0%

Trendet e kënaqshmërisë me pushtetin lokal Në mënyrë që të krahasohen trendet me KMS-të paraprake, është llogaritur një Indeks i përgjithshëm i kënaqshmërisë për pushtetin lokal, për të gjitha komunat në Kosovë. Të dhënat tregojnë se vërehet një rritje e vogël e kënaqshmërisë me punën e pushtetit lokal në krahasim me vitin 2009, mirëpo Indeksi i kënaqshmërisë mbetet nën nivelin e vitit 2003. Analizuar sipas gjinisë, nuk janë vërejtur dalllime të rëndësishme mes meshkujve dhe femrave në nivelin e kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale. Nëse rezultatet krahasohen me vitin 2009 për çdo komunë, analiza e trendeve tregon se Indeksi i kënaqshmërisë me pushtetin lokal ka shënuar rënie në dhjetë komuna; ka mbetur i njëjtë në dy komuna; dhe ka shënuar rritje në 21 nga to. Analiza e trendit nuk mundi të realizohet për komunat e Graçanicës, Kllokotit, Parteshit dhe Ranillugut, pasi që këto komuna janë themeluar pak kohë më parë si pjesë e procesit të decentralizimit. Figura 7.Trendet në nivelin e kënaqshmërisë me pushtetin lokal 20 18 16 14 12 10

Niveli i kënaqësisë me pushtetin lokal

8 6 4 2 0 2003

2006

2009

2012

* -100= Shumë të pakënaqur, -50=Të pakënaqur, 50=Të kënaqur, 100=Shumë të kënaqur MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

12


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Tabela 4.Trendet e nivelit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, sipas komunave Komunat Deçan Dragash Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Gllogovc Graçanica Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpce Shtime Skënderaj Suharekë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Kosovë

2003 42 14 27 35 27 26 21 N/A N/A 30 N/A 14 16 27 N/A -23 -25 13 N/A 21 -6 1 N/A 16 29 5 12 6 N/A -4 66 16 53 25 31 7 -34 19

2006 22 33 15 23 -26 -18 -2 N/A N/A 26 38 -27 6 11 N/A -13 -29 40 N/A 12 -16 16 N/A -2 8 -15 36 -23 N/A -14 45 15 40 21 -15 14 7 7

2009 16 25 39 27 14 -17 51 N/A 31 -5 N/A 43 30 4 N/A 52 33 13 4 -6 5 7 N/A 8 6 36 -33 -43 N/A -33 -30 94 16 30 14 -16 8 14

2012 17.3 27.6 40.4 28.5 24.0 -6.6 3.5 12.2 59.8 17.1 68.0 57.7 9.1 18.8 -39.9 -4.9 33.7 11.8 56.5 -6.0 16.5 3.2 -22.0 28.4 28.5 2.4 16.6 22.1 -23.2 31.7 27.4 29.5 34.1 8.1 -11.0 11.3 5.5 17.0

Trend + + + + + + N/A + + + + + N/A = + = + N/A + + + + N/A + + + + +

Nga 37 komuna në Kosovë, Indeksi i kënaqshmërisë me pushtetin lokal është negativ për 7 komuna, kurse në 27 komuna një numër më i madh i të anketuarve kanë deklaruar se janë të kënaqur me pushtetin e tyre komunal. Në 4 komuna, vlerësimi i përgjithshëm ishte neutral pasi që numri i të anketuarve që janë të kënaqur është i njëjtë me numrin e atyre që janë të pakënaqur. Duhet theksuar se nga 37 komuna, vetëm në katër prej tyre, të anketuarit janë shumë të kënaqur me pushtetin e tyre lokal. Këto komuna dhe Indekset e tyre të kënaqësisë janë si vijon: Juniku (68), Hani i Elezit (60), Kaçaniku (58), dhe Mamusha (56). Duhet të theksohet se të gjitha këto komuna janë të vogla për sa i përket numrit të popullsisë dhe tre prej tyre janë formuar në valën e parë të decentralizimit si komuna eksperimentale gjatë procesit të decentralizimit. Në mesin e komunave me numër më të madh të popullsisë, pushtetet lokale që gëzojnë nivelin më të lartë të kënaqësisë janë Ferizaji (40), pasuar nga Peja (28), Gjakova (24), dhe Prizreni (17), të cilat janë në shtrirjen pozitive të Indeksit të kënaqshmërisë. Indeksi i kënaqshmërisë për pushtetin lokal të Prishtinës është neutral (2), kurse banorët e Mitrovicës dhe Gjilanit janë mjaft të pakënaqur me pushtetin lokal pasi që Inekset e tyre të kënaqësisë janë negative, -6 respektivisht -7.

13

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Perceptimi i nivelit të tatimeve komunale Të anketuarit gjithashtu u pyetën për mendimin e tyre lidhur me shkallën aktuale të tatimeve komunale. Shumica e të anketuarve mendojnë se tatimet komunale janë shumë të larta (70%); 20% e tyre mendojnë se janë “adekuate”, kurse më pak se 2% e kosovarëve mendojnë se tatimet komunale janë të ulëta. Nëse këto rezultate i ndajmë sipas komunave mund të shohim se komunat Gjilan (89%), Suharekë (87%), dhe Rahovec (86%) kanë përqindjen më të lartë të të anketuarve që mendojnë se tatimet komunale janë të larta. Rasti i kundërt është me komunat Zveçan (8%), Zubin Potok (3%), dhe Leposaviq (3%), ku vetëm një pjesë e vogël e të anketuarve mendojnë se shkalla e taksave komunale është e lartë. Tabela 5. Perceptimet e nivelit të mjaftueshmërisë së tatimeve komunale, sipas komunave

Deçan Dragash Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Gllogovc Graçanica Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpce Shtime Skënderaj Suharekë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Kosovë

I lartë

I mjaftueshëm

I ulët

79.5% 75.5% 76.5% 69.0% 78.5% 89.0% 73.5% 79.5% 62.5% 74.0% 60.6% 60.0% 66.0% 72.5% 15.4% 8.0% 74.5% 77.0% 49.0% 51.3% 58.3% 70.0% 43.3% 68.5% 73.0% 76.1% 75.8% 85.5% 75.0% 29.4% 70.0% 75.0% 86.5% 72.0% 71.0% 2.9% 2.7% 70.0%

12.0% 14.5% 20.0% 25.5% 15.0% 8.5% 20.0% 11.0% 27.9% 20.0% 26.9% 25.5% 18.5% 16.5% 48.1% 17.5% 15.5% 18.5% 28.8% 19.7% 37.5% 17.0% 41.3% 26.0% 21.0% 16.3% 19.6% 13.0% 15.4% 49.4% 24.5% 16.5% 11.5% 21.5% 16.0% 57.7% 31.3% 19.9%

0% 1.0% .5% .5% 4.0% .5% 1.0% 1.5% 0% 1.0% 1.9% .5% 0% 5.0% 32.7% 1.0% 3.0% 1.5% 2.9% 2.0% 1.0% 2.0% 8.7% 1.5% .5% .8% 1.7% 0% 1.0% 13.1% .5% .5% 1.0% .5% 1.0% 1.0% 2.7% 1.5%

Refuzon të përgjigiet 0% 1.5% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 2.0% 0% 0% 5.0% .5% 0% 0% .3% 0% .5% 1.0% 1.0% .5% 0% 0% 0% 1.0% .6% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 1.8% .3%

Nuk e di

Gjithsej

8.5% 7.5% 3.0% 5.0% 2.5% 2.0% 5.5% 8.0% 9.6% 5.0% 10.6% 14.0% 13.5% 6.0% 3.8% 68.5% 6.5% 3.0% 19.2% 26.6% 3.1% 10.5% 5.8% 3.0% 5.0% 6.8% 2.9% 1.5% 7.7% 7.5% 5.0% 8.0% 1.0% 6.0% 12.0% 38.5% 61.6% 8.3%

100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

Dijenija e kosovarëve për autoritetet lokale dhe aktivitetet komunale Shumica e kosovarëve e dijnë kush është Kryetari i Komunës së tyre. Kur janë pyetur të tregojnë emrin e Kryetarit aktual të Komunës së tyre, 83% e të anketuarve kanë dhënë emrin e saktë, 9% kanë dhënë përgjigje të gabuar, kurse 8% nuk e kanë ditur ose nuk janë përgjigjur.

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

14


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura 8. Dijenija e emrit të Kryetarit të Komunës .7% 6.5% 9.3% Emri i saktë Emri i gabuar Refuzon të përgjigjet Nuk e di 83.5%

Rezultatet tregojnë se banorët e Skënderajt janë më të informuarit për emrin e Kryetarit të Komunës së tyre pasi që pothuajsë të gjithë të anketuarit e kësaj komune kanë dhënë emrin e saktë. Nga ana tjetër, banorët e komunës së Vitisë duket se janë më së paku të informuar për udhëheqësin e komunës së tyre pasi që pak më shumë se një e treta e tyre (38%) e ka ditur emrin e Kryetarit të Komunës (shih: Tabela A18 në Shtojcën 1). Një e treta e kosovarëve (33%) kanë deklaruar se kanë dëgjuar për mbledhjen e Këshillit Komunal të organizuar në 12 muajt e fundit. Analizuar sipas komunave, të dhënat tregojnë se informatat mbi aktivitetet e Këshillit Komunal shtohen me rënien e numrit të popullsisë të komunave. Si trend i përgjithshëm, komunat me numër më të vogël të popullsisë shfaqin përqindje më të lartë të të anketuarve që janë të informuar për mbledhjet e këshillit. Megjithatë, ky trend ka edhe disa përjashtime. Një përjashtim i këtillë është komuna e Prishtinës (kryeqyteti i Kosovës dhe komuna më e madhe sipas numrit të banorëve), ku 38% e të anketuarve kanë dëgjuar për mbledhjet e këshillit të komunës së tyre. Kjo dukuri mund të jetë rezultat i përfshirjes më të gjerë mediatike lidhur me punën e këtij institucioni. Nga ana tjetër, ka edhe disa komuna me numër të vogël të banorëve si komuna e Junikut, Mamushës dhe Kllokotit, ku numër relativisht i vogël i banorëve janë të informuar për mbledhjet e këshillit komunal, me përqindje 31%, 20%, dhe respektivisht 21%. Figura 9. Përqindja e të anketuarve të informuar për mbledhjet e Këshillit në komunën e tyre gjatë 12 muajve të fundit, sipas komunave 80% 72.3%

70% 60.6%

58.7%

60%

55.6%

55.5% 53.0%

50% 44.5%

43.3%

41.0%

40%

38.5%

38.3% 35.5%

33.9%

30%

29.0%

40.0%

38.5%

37.5%

36.5%

36.5%

33.5%

32.7%

32.8%

31.7%

29.0%

28.8% 24.5% 20.5% 21.0%

19.0%

20% 13.5%

15.5%

19.0%

20.0% 20.5%

19.5%

20.2%

21.2%

16.5%

10% 0%

Të anketuarit janë të ndarë për sa i përket informimit për punën e komunës së tyre. Rreth 6% mendojnë se janë shumë të informuar dhe 43% disi të informuar, kurse 28% mendojnë se nuk janë shumë të informuar dhe 20% mendojnë se nuk janë aspak të informuar për punën e komunës së tyre (shih: Tabela A19 në Shtojcën 1).

15

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura 10. Informatat e të anketuarve për punën e komunës së tyre .1%

2.6% Shumë të informuar

6.0%

Disi të informuar

20.3%

42.8%

Jo shumë të informuar Krejtësisht të painformuar Refuzon të përgjigjet

28.2%

Një pyetje tjetër për këtë pjesë pyet të anketuarit nëse përfaqësuesit e komunave marrin parasysh qëndrimet dhe mendimet e tyre kur vendosin për çështje që kanë të bëjnë me komunën. Mesatarisht çdo i dyti kosovar mendon se përfaqësuesit e komunës marrin parasysh mendimet e tyre deri në njëfarë mase, 6% mendojnë se autoritetet komunale u kushtojnë vëmendje të veçantë qëndrimeve dhe opinioneve të banorëve të tyre, kurse 38% kanë përshtypjen se autoritetet komunale nuk i marrin parasysh fare opinionet dhe qëndrimet e qytetarëve të tyre (shih: Tabela A20 në Shtojcën 1).

Problemet dhe prioritetet e komunave Papunësia perceptohet si problemi më i madh për kosovarët. Të pyetur për problemin më të rëndësishëm me të cilin përballet komuna e tyre, 58% e të anketuarve zgjodhën papunësinë; furnizimi i dobët me energji elektrike u zgjodh nga 7% e të anketuarve; pasuar nga furnizimi i dobët me ujë i cili u zgjodh si problemi më i madh nga 6% e të anketuarve; dhe varfëria dhe standardi i ulët i jetesës, i cili është perceptuar si problemi më i madh në komunën e tyre nga 5% e kosovarëve. Pas këtyre problemeve pasojnë mungesa e zhvillimit ekonomik, infrastruktura e dobët rrugore dhe korrupsioni – secili nga këto probleme është perceptuar si problematik nga 4% e të anketuarve. Në krahasim me KMS 2009, numri i kosovarëve që besojnë se papunësia është problemi më i madh në komunën e tyre, është rritur - përkatësisht, ka rëndësi më të madhe. Nga ana tjetër, mungesa e zhvillimit ekonomik, që perceptohej si problemi i dytë më i madh në vitin 2009, aktualisht renditet si problemi i katërt me radhë sipas madhësisë në vitin 2012. Tabela 6. Perceptimi i problemeve më të rëndësishme me të cilat përballen komunat (2009-2012) 2009 2012 Papunësia 43.6 57.7% Furnizimi i dobët me energji elektrike 6.5 7.0% Furnizimi i dobët me ujë .6 6.4% Varfëria/Standardi i ulët i jetesës 6.6 5.4% Infrastruktura rrugore 2.3 4.4% Mungesa e zhvillimit ekonomik 21.7 4.3% Korrupsioni 7.0 3.9% Ndotja e mjedisit 1.4 2.1% Krimi 2.5 .9% Mungesa e sigurisë së përgjithshme dhe personale 2.0 .8% Liria e kufizuar e lëvizjes 2.7 .4% Furnizimi i dobët me ngrohje .1 .2% Marrëdhëniet ndëretnike .7 .1% * Opcionet në vijim: mungesa e investimit në bujqësi, mungesa e një shkolle, sistemi i administrimit tatimor, trafiku/taksistët, ndriçimi i dobët, çështjet e pronësisë/të privatizimit, ndërtimet ilegale, rikonfigurimi territorial/kufijtë e rinj komunalë, qentë endacakë, kafenetë në afërsi të shkollave, dhe mungesa e ngjarjeve kulturore nuk janë të përfshira në tabelë pasiqë secili nga këto është raportuar si problem nga më pak se 0.1% e të anketuarve

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

16


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Edhe pse papunësia perceptohet si problemi më i madh në nivel komunal, në pyetjen që iu parashtrua të anketuarve se ku do t’i investonin fondet komunale nëse do të zgjidhnin vetë, kujdesi shëndetësor u zgjodh si prioriteti i tyre i parë nga 45% e të anketuarve, pastaj furnizimi me ujë (11% e të anketuarve), dhe arsimi (9% e të anketuarve). Hapja e vendeve të reja të punës dhe ekonomia u zgjodhën nga gjithsej 2% e kosovarëve. Këto shifra, në krahasim me numrin e të anketuarve të cilët e zgjodhën papunësinë si problemin më të madh në Kosovë, nënkupton se ka gjasa që kosovarët t’i konsiderojnë zhvillimin ekonomik dhe politikat e punësimit si përgjegjësi të institucioneve të ndryshme nga ato lokale. Tabela 7. Preferencat e kosovarëve për investimet e fondeve komunale Kujdesi shëndetësor Furnizimi me ujë Arsimi Beneficionet e mbrojtjes sociale (pensionet dhe ndihma sociale) Strehimi social Ujërat e zeza dhe kanalizimi Grumbullimi i mbeturinave të ngurta Mirëmbajtja e rrugëve Mbrojtja e mjedisit Nuk e di Hapja/krijimi i vendeve të reja të punës Tjetër Bujqësia Ekonomia Energjia elektrike (të blehet më shumë, të përmirësohet) Refuzon të përgjigjet Infrastruktura Ndërtimi i kopshteve të reja Ndërtimi i shkollave të reja Gjithsej

Zgjedhja e parë 45.2% 10.9% 9.1% 7.5% 6.4% 4.5% 4.0% 3.3% 2.9% 2.6% 1.0% .7% .7% .5% .3% .2% .1% 0.0% 0.0% 100.0%

Zgjedhja e dytë 17.8% 9.4% 19.1% 13.4% 11.1% 6.1% 4.5% 5.6% 6.4% 3.7% 0% 2.8% 0% 0% 0% .2% 0% 0% 0% 100.0%

Mirëqenia e familjeve kosovare Gjendja financiare dhe pritjet e familjeve kosovare Në mënyrë që të merren sa më shumë informata mbi gjendjen socio-ekonomike të kosovarëve, një nga pyetjet e anketës ka pyetur të anketuarit në lidhje me perceptimin e gjendjes së tyre aktuale dhe të ardhmen e tyre financiare. Indeksi mesatar i gjendjes aktuale financiare të familjeve në Kosovë është -0.059, gjë që tregon se një numër i madh i tyre e shohin gjendjen e tyre financiare si negative. Nëse këto rezultate krahasohen me ato të anketave të mëparshme, mund të vërehen disa trende. Një numër më i vogël i familjeve janë të kënaqur me gjendjen e tyre aktuale financiare në krahasim me vitin 2009; megjithatë, niveli aktual i kënaqshmërisë është më i lartë në krahasim me vitet 2003 ose 2006. Kur gjendja aktuale financiare e familjeve është analizuar sipas komunave, rezultatet kanë treguar se vetëm banorët e 9 komunave konsiderojnë gjendjen e tyre financiare si pozitive. Kjo është një rënie e madhe në krahasim me rezultatet e vitit 2009 kur banorët e 21 komunave (nga gjithsej 33 komuna të anketuara) kanë pasur vlerësim mesatarisht pozitiv për gjendjen e tyre financiare. Nga ana tjetër, ngjashëm me vitin 2003, më shumë familje janë optimistë në lidhje me gjendjen e tyre financiare në të ardhmen, në krahasim me vitet 2009 dhe 2006. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se familjet në 30 komuna kanë shpresa optimiste për gjendjen e tyre financiare, një shifër që është dukshëm më e lartë në krahasim me 21 komunat në vitin 2009.

17

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Tabela 8. Vlerësimi i gjendjes së tanishme dhe të ardhshme financiare të familjeve, sipas komunave

Deçan Dragash Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Gllogovc Graçanica Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë Prizren Rahovec Ranillug Shtërpce Shtime Skënderaj Suharekë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan Kosovë

2003 0.03 -0.32 -0.24 -0.05 -0.08 -0.28 -0.23 NA NA -0.10 NA -0.16 -0.21 -0.13 NA -0.26 -0.19 -0.16 NA -0.27 -0.34 -0.10 NA -0.23 -0.26 -0.23 -0.31 -0.20 NA 0.16 -0.21 -0.09 -0.04 -0.06 -0.11 -0.18 -0.28 -0.19

2006 -0.24 -0.19 -0.25 -0.10 -0.39 -0.26 -0.06 NA NA 0.10 NA -0.16 -0.25 -0.23 NA -0.33 -0.15 0.09 NA -0.32 -0.40 -0.11 NA -0.26 -0.22 -0.21 -0.30 -0.23 NA -0.12 -0.24 0.05 -0.04 -0.16 -0.22 -0.30 -0.34 -0.19

Gjendja aktuale 2009 0.44 -0.30 0.34 -0.82 -0.10 -0.35 0.33 NA 0.20 0.26 -0.08 0.32 0.35 0.36 NA 0.19 0.41 0.27 0.21 -0.04 -0.20 0.19 NA 0.33 -0.16 0.16 0.08 -0.06 NA -0.52 0.05 0.70 0.18 0.11 0.26 -0.19 -0.46 0.10

2012 -0.14 -0.29 0.09 0.15 -0.25 -0.11 0.04 -0.47 -0.20 -0.17 0.01 -0.14 -0.02 -0.02 -0.10 -0.28 -0.01 0.28 -0.59 0.06 -0.11 -0.22 -0.10 -0.12 0.14 -0.02 -0.18 -0.14 -0.25 -0.13 -0.08 0.25 -0.03 0.02 0.08 -0.37 -0.20 -0.06

2003 0.58 0.24 0.44 0.48 0.37 0.05 0.37 NA NA 0.32 NA 0.61 0.20 0.15 NA -0.02 0.43 0.10 NA 0.53 -0.03 0.46 NA 0.66 0.44 0.25 0.28 0.16 NA 0.37 0.32 0.31 0.67 0.34 0.46 0.04 0.12 0.35

Gjendja në të ardhmen 2006 2009 0.45 0.63 0.29 0.23 0.47 0.43 0.48 -0.78 0.37 0.30 0.31 -0.15 0.47 0.76 NA NA NA 0.61 0.42 -0.02 NA 0.23 0.43 0.31 0.15 0.28 0.39 0.13 NA NA -0.17 0.28 0.15 0.42 0.40 0.53 NA 0.19 0.23 0.03 -0.24 0.19 0.42 0.28 NA NA 0.54 0.35 0.29 0.06 0.13 0.54 0.40 0.47 0.03 0.34 NA NA 0.13 -0.57 0.44 0.81 0.43 0.86 0.67 0.26 0.18 0.33 0.44 0.51 -0.14 -0.13 -0.12 -0.46 0.32 0.29

2012 0.40 0.29 0.50 0.61 0.08 -0.19 0.49 -0.43 0.25 0.43 0.58 0.23 0.09 0.33 -0.29 -0.16 0.57 0.60 0.35 0.44 0.11 0.34 0.02 0.54 0.59 0.43 0.41 0.31 -0.33 -0.04 0.41 0.67 0.49 0.01 0.66 0.02 -0.08 0.35

Për të matur mirëqenien ekonomike të familjeve më hollësisht, në pyetësorin KMS 2012 janë përfshirë edhe treguesit e përafërt, duke kërkuar nga të anketuarit të identifikojnë nëse mund të përballojnë shpenzimet e produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve elementare. Sipas të dhënave, shumica e familjeve (80%) në Kosovë nuk kanë problem për të përballuar një vakt me mish një herë në javë. Pas kësaj pasojnë 66% të familjeve që mund të përballojnë kostot e trajtimit të gripit ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël të ndonjë anëtari të familjes, dhe rreth 62% të cilët kanë deklaruar se nuk do të kishin problem të ftojnë për darkë miqtë ose familjen së paku një herë në muaj. Pesëdhjetë e shtatë përqind e famijeve kanë deklaruar se mund të paguajnë për shërbimet komunale siç janë rryma elektrike, uji, dhe telefoni dhe shërbimet postare. Nga ana tjetër, shumica e familjeve kosovare (76%) nuk mund të paguajnë shpenzimet e një pushimi një javësh larg shtëpisë së bashku me familjen e tyre. Ngjashëm, vetëm 27% e familjeve mund të shkojnë në restorant me familjen një herë në muaj, kurse më pak se gjysma, 49% e familjeve në Kosovë, mund të blejnë veshëmbathje sa here u nevojiten.

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

18


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura 11. Vlerat e përafërta të mirëqenies ekonomike të familjeve Përballueshëm

Papërballueshëm

100% 90%

20.0%

80%

42.1%

33.6%

36.7% 48.9%

70%

71.2%

60%

76.3%

50% 40%

79.5%

30%

57.2%

20%

65.6%

61.6% 49.4% 27.0%

10%

21.1%

0% Një vakt me mish një herë në javë

Të ftosh miqtë se Pagesa e shërbimeve Shpenzimet e trajtimit Blerja e veshmbathjeve Të shkosh në restorant publike (energji të gripit ose ndonjë kur janë të nevojshme me familjen një herë në familjen për darkë së elektrike, llogari sëmundje tjetër të muaj paku një herë në muaj telefoni, furnizim me vogël të ndonjë anëtari ujë) për familjen tuaj të familjes

Pagesa e pushimit vjetor një javësh me familjen larg nga shtëpia

Për sa i përket vlerave të përafërta të varfërisë në Kosovë, të mos jesh në gjendje të përballosh pagesën e një vakti me mish një herë në javë dhe të mos jesh në gjendje të paguash shpenzimet e trajtimit të gripit apo ndonjë sëmundjeje tjetër të vogël, janë dy tregues të mirë të përjashtimit socio-ekonomik. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 20% e familjeve kosovare nuk mund të përballojnë shpenzimet e një vakti me mish një herë në javë, kurse rreth 34% e familjeve nuk mund t’i mbulojnë shpenzimet e trajtimit të gripit ose ndonjë sëmundjeje tjetër të vogël. Për sa u përket komunave, përqindja më e lartë e atyre që nuk mund të paguajnë një vakt me mish një herë në javë është regjistruar në Obiliq (41% e familjeve), pasuar nga Istogu (37% e familjeve), dhe Lipjani (36% e familjeve). Përqindja e familjeve që nuk mund të përballojnë shpenzimet e trajtimit të gripit apo ndonjë sëmundje tjetër të vogël është më e larta në Deçan (62%), pasuar nga Lipjani (55%), dhe Rahoveci (më pak 55%) (shih: Tabela A21 në Shtojcë).

Pronësia në familjet kosovare Pronësia e pasurisë familjare në Kosovë është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 9 viteve të fundit. Ky trend pozitiv është vërejtur për pothuajse të gjitha pajisjet shtëpiake. Aktualisht, pothuajse të gjitha familjet në Kosovë kanë televizor (99%), lavatriçe (95%) dhe frigorifer (96%). Trende të ngjashme janë vënë re për pronësinë e veturave, e cila ka shënuar rritje nga 59% në vitin 2009 në 64% në vitin 2012, si dhe për pronësinë e traktorëve, e cila ka shënuar rritje prej 23% në 24% gjatë po kësaj periudhe. Rritja më e madhe është vërejtur në numrin e atyre që posedojnë telefonit celular, nga 54% në vitin 2003 në 94% në vitin 2012. Është me rëndësi të theksohet se posedimi i kompjuterit dhe lidhja me Internet, kanë vazhduar të rriten dukshëm në mënyrë të vazhdueshme. Aktualisht, 69% e familjeve në Kosovë posedojnë kompjuter dhe rreth 62% kanë lidhje Interneti. Nga ana tjetër, pronësia e pajisjeve të tilla si antena satelitore, linja fikse e telefonit, gjeneratori i rrymës elektrike, dhe kondicioneri është zvogëluar. Rënia e numrit të familjeve që posedojnë antenë satelitore dhe linjë fikse të telefonit mund të sqarohet me përparimin teknologjik, duke zëvendësuar linjat fikse të telefonisë me telefonë celularë kurse antenat satelitore me rrjetet kabllovike. Kurse rënia e përqindjes së familjeve që posedojnë gjeneratorë për furnizimin me energji elektrike mund të jetë tregues i përmirësimit të furnizimit me energji elektrike.

19

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Tabela 9. Trendet e pronësisë së familjeve (2003-2012) Pronësia e deklaruar e familjes Radio TV DVD player Antenë satelitore Lavatriçe Frigorifer Kompjuter Internet Fotoaparat Telefon celular Linjë fikse e telefonisë Veturë Traktor Gjenerator për energji elektrike Kondicioner

2003 87% 96% 58% 67% 77% 85% 12% 2% 31% 55% 36% 57% 23% 14% NA

2006 90% 98% 61% 63% 88% 91% 28% 9% 42% 84% 38% 63% 23% 34% NA

2009 91% 98% 63% 64% 94% 94% 59% 45% 45% 82% 40% 59% 23% 30% 12%

2012

Trend

99% 67% 39% 95% 96% 69% 62% 38% 94% 25% 64% 24% 22% 5%

+ + + + + + + + + -

Punësimi, pronësia e tokës dhe ndërmarrësia Punësimi Papunësia vazhdon të jetë e përhapur në Kosovë. Sipas sondazhit aktual, 47% e të rriturve të moshës mes 18 dhe 64 vjeç janë të papunë. Kjo shkallë është shumë më e lartë për femrat (59%), për dallim nga meshkujt (43%). Dallime të dukshme mund të vërehen pas ndarjes së të dhënave sipas përkatësisë etnike dhe zonës së banimit. Sipas të dhënave KMS 2012, shkalla e papunësisë është më e lartë te pjesëtarët e etnive që nuk janë shqiptarë apo serbë të Kosovës, 54%. Shkalla e papunësisë te shqiptarët e Kosovës është 48%, kurse te serbët e Kosovës 37%. Së fundi, shkalla e papunësisë është dukshëm më e ulët në zonat urbane 40%, në krahasim me ato rurale 53%. Tabela 10. Treguesit e tregut të punës, sipas grupeve demografike

Të punësuar Të papunë (që kërkojnë punë) Të papunë (që nuk kërkojnë punë) Të tjerë (studentë, amvise, pensionistë, persona me aftësi të kufizuara) Gjithsej

Fuqia punëtore Shkalla e papunësisë

Të gjithë të anketuarit 28.7% 25.6% 7.4% 38.3%

Shqiptarë-K 28.3% 25.7% 7.6% 38.5%

Serbë-K 42.8% 25.4% 4.3% 27.5%

Etnitete të tjera-K 20.8% 24.7% 8.2% 46.3%

Meshkuj 41.2% 30.5% 4.6% 23.6%

Femra 11.1% 15.9% 9.2% 63.8%

Rural 22.3% 25.0% 7.7% 45.1%

Urban 31.7% 20.7% 5.8% 41.9%

100.0%

100.0%

100.0%

100.0%

100.0%

100.0%

100.0%

100.0%

Të gjithë të anketuarit 54.0% 47.1%

Shqiptarë-K 54.0% 47.5%

Serbë-K 68.2% 37.3%

Etnitete të tjera-K 45.5% 54.2%

Meshkuj 71.8% 42.5%

Femra 27.0% 58.8%

Rural 47.2% 52.9%

Urban 52.4% 39.5%

Pronësia e biznesit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se 14% e familjeve në Kosovë kanë deklaruar se posedojnë biznesin e vet, shifër kjo që është më e ulët se niveli i deklaruar në vitin 2009 (19% e të anketuarve) dhe e ngjashme me nivelin e vitit 2006 (15% e të anketuarve) (shih: Tabela A22 në Shtojcën 1). Të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve që posedojnë një biznes është madje edhe më i vogël kur të dhënat ndahen sipas komunave. Për shembull, në Graçanicë, Junik, Zubin Potok, dhe Novobërdë, përqindja e familjeve që posedojnë biznes është në mes 2 dhe 7%. Banorët e komunave Klinë, Mamushë, Zveçan, Kllokot, Rahovec, dhe Mitrovicë, kanë më shumë gjasa të jenë të vetë-punësuar në krahasim me komunat e tjera, pasi që ata deklarojnë përqindjet më të larta të posedimit të biznesit. Njëzet e dy përqind e të anketuarve nga Klina kanë deklaruar se posedojnë biznes, pasuar nga Mamusha 19%, Zveçani 19%, Kllokoti 18%, Mitrovica 18%, dhe Rahoveci 18% (shih: Tabela A22 në Shtojcën 1). Ajo që është interesante është se komunat e njohura për traditën e tyre të bizneseve të vogla kanë shënuar rënie në posedimin e biznesit në krahasim me vitin 2009. Vetëm 12% e të anketuarve në Pejë kanë deklaruar se posedojnë biznes, pasuar nga 16% e të anketuarve në Prizren dhe 15% në Gjakovë (shih: Tabela A22 në Shtojcën 1). MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

20


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Pronësia e tokës dhe bujqësia Një faktor tjetër që mund të ndikojë në të ardhurat e familjes, e kështu edhe në mirëqenien ekonomike, është posedimi i tokës produktive bujqësore. Edhepse bujqësia ka qënë traditë në zonat rurale dhe gjysmë-rurale të Kosovës, ajo është duke u braktisur në masë të madhe në dekadën e fundit. Kostot e larta dhe mospasja e makinave bujqësore, farave dhe plehrave, si dhe mungesa e mundësive të financimit, janë disa nga pengesat e shumta të zhvillimit bujqësor. Pronësia e tokës është shumë e përhapur në Kosovë. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 29% e familjeve nuk posedojnë tokë. Rreth 43% e familjeve kanë deklaruar se posedojnë më pak se 1 hektar tokë, 18% se posedojnë në mes 1 dhe 3 hektarë tokë, dhe 6% kanë deklaruar se posedojnë mbi 3 hektarë tokë. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje dukshëm më e ulët e banorëve në Gjilan, Mitrovicë, Prizren, dhe Prishtinë, posedojnë tokë në krahasim me komunat e tjera. Në veçanti, 68% a banorëve të Gjilanit nuk posedojnë tokë, pasuar nga 63% e banorëve të Mitrovicës, 54% e banorëve të Prizrenit, dhe 52% e banorëve të Prishtinës (shih:Tabela A22 në Shtojcën 1).

Përcaktuesit e kënaqshmërisë me autoritetet lokale Për të përcaktuar faktorët që ndikojnë në nivelin e kënaqshmërisë me autoritetet lokale, niveli mesatar i kënaqshmërisë me autoritetet lokale u llogarit duke përdorur nivelin e kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale. Një analizë e korelacionit të kënaqshmërisë me autoritetet lokale u realizua me faktorët në vijim: gjinia, besimi në kapacitetin apo kompetencën e autoriteteve lokale për të zgjidhur problemet në komunë; frekuenca e vizitave në zyrat e pushtetit komunal dhe institucionet shëndetësore; largësia e familjeve nga shërbimet elementare (p.sh. mjek, shkollë, postë); qasja në burimet e sigurta të ujit të pijshëm; niveli i kënaqshmërisë me të gjitha shërbimet publike të përfshira në anketë; problemet e qasjes në kujdesin shëndetësor; vetëdijësimi dhe njohuria e të anketuarve lidhur me pushtetin lokal dhe aktivitetet e tij; pjesëmarrja e të anketuarve në aktivitetet e pushtetit lokal gjatë vitit të kaluar; dhe rajoni i banimit i të anketuarve. Rezultatet në Tabelën A23 në Shtojcën 1 tregojnë se:

uk ekziston asnjë korrelacion statistikisht i rëndësishëm mes gjinisë dhe nivelit të kënaqshmërisë me N autoritetet lokale;

Ekziston një korelacion pozitiv dhe statistikisht i rëndësishëm në mes të kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe besimit në autoritetet lokale për të zgjidhur problemet në komunë. Me fjalë të tjera, sa më i lartë të jetë besimi në kompetencat e autoriteteve lokale për zgjidhjen e problemeve në komunë, aq më i lartë është niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale; Kënaqshmëria me secilin prej shërbimeve publike në vijim, duke përfshirë: shëndetësinë dhe nivelet e ndryshme të arsimit; pastërtinë e lagjeve dhe qyteteve; furnizimin e shërbimeve; aktivitetet komunale (duke përfshirë tenderët, prokurimin, punësimin e personelit komunal); transportin publik; Qendrat për Punë Sociale; aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive, dhe shumë të tjera, është gjithashtu në korelacion pozitiv me kënaqshmërinë me autoritetet lokale. Me fjalë të tjera, sa më i lartë të jetë niveli i kënaqshmërisë me secilin shërbim, aq më i lartë është niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale; Nga të gjitha shërbimet publike të cilat janë në korelacion pozitiv me kënaqshmërinë me autoritetet lokale, korelacioni më i lartë është regjistruar për kënaqshmërinë me aktivitetet komunale, prokurimin publik, tenderët, punësimin e personelit komunal, menaxhimin e fondeve komunale; Në anën tjetër, korelacioni më i ulët pozitiv u regjistrua për kënaqshmërinë me spitalet dhe qendrat mjekësore; Të qënit i informuar për komunën dhe aktivitetet e saj, si dhe pjesëmarrja në këto aktivitete është gjithashtu në korelacion pozitiv me kënaqshmërinë me autoritetet lokale; Ekziston një korelacion statistikor i rëndësishëm negativ në mes të kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe frekuencës së vizitave në institucionet shëndetësore dhe në zyrat komunale dhe lokale. Domethënë, sa më e madhe është frekuenca e ndërveprimit me këto institucione, aq më e vogël është kënaqshmëria 21

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

me punën e autoriteteve lokale; Distanca nga shërbimet “elementare” siç janë mjeku, spitali, barnatorja, kopshti, shkolla fillore, shkolla e mesme, qendra sportive, teatri, biblioteka, kinemaja, banka, dhe posta gjithashtu është në korelacion negativ me kënaqshmërinë me autoritetet lokale. Me fjalë të tjera, sa më e madhe është distanca (mesatare) e familjeve nga këto shërbime, aq më i vogël është niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale; Nga të gjitha këto variabla, korelacioni më i madh negativ u regjistrua për problemet e qasjes në shëndetësi, në veçanti problemet që kanë të bëjnë me largësinë, kohën për të caktuar takim, dhe kohën e pritjes për vizitën mjekësore. Ekziston korelacion negativ edhe në mes të kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe mungesës së ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik. Në veçanti, është shënuar rënie e kënaqshmërisë me autoritetet lokale me rritjen e problemeve të cilësisë së ujit të pijshëm. Së fundi, korelacioni mes kënaqshmërisë me pushtetin lokal dhe rajonin e banimit, tregon rezultatet në vijim: Në krahasim me të gjitha rajonet e tjera, banimi në rajonet e Prizrenit, Gjakovës, Pejës ose Ferizajt është në korelacion pozitiv me kënaqshmërinë me autoritetet lokale. Në veçanti, ka më shumë gjasa që banorët e këtyre rajoneve të jenë më të kënaqur me punën e komunës së tyre në krahasim me banorët e komunave tjera; dhe Banimi në rajonin e Prishtinës, Mitrovicës, ose Gjilanit, në krahasim me të gjitha rajonet e tjera ka korelacion negativ me kënaqshmërinë me autoritetet lokale. Në veçanti, ka gjasa që banorët e këtyre rajoneve të jenë më pak të kënaqur me punën e autoriteteve të tyre lokale në krahasim me të tjerët. Duke marrë parasysh se rezultatet e KMS 2012 vlejnë për tërë Kosovën, dhe duke i marrë parasysh trendet në nivelin e kënaqshmërisë së kosovarëve në krahasim me anketat e viteve të kaluara si dhe rezultatet e analizave së faktorëve socio-ekonomik dhe rajonal që kanë ndikim në të lartpërmendurin, pjesa tjetër e këtij raporti do të fokusohet në secilën prej 37 komunave. Secila prej këtyre komunave ndryshon nga tjetra - disa prej tyre janë urbane kurse të tjerat rurale, disa varen nga industritë siç janë minierat, kurse të tjerat nga bujqësia, dhe përbërja etnike në secilën prej tyre është poashtu e shumëllojshme dhe e ndryshme nga tjerat. Për këtë arsye, secila prej këtyre komunave meriton analizë të thuktë individuale, që do të prezentohet në kapitujt në vijim - një për secilën nga 37 komunat e Kosovës:

Deçan Dragash Ferizaj Fushë Kosovë Gjakovë Gjilan Gllogovc Graçanica Hani i Elezit Istog Junik Kaçanik Kamenicë

Klinë Kllokot Leposaviq Lipjan Malishevë Mamushë Mitrovicë Novobërdë Obiliq Partesh Pejë Podujevë Prishtinë

Prizren Rahovec Ranillug Shtërpce Shtime Skënderaj Suharekë Viti Vushtrri Zubin Potok Zveçan

MOZAIKU I KOSOVËS: PERCEPTIMI I SHËRBIMEVE PUBLIKE DHE AUTORITETEVE LOKALE

22


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Deçanit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Deçanit ndodhet në perëndim të Kosovës, përbrenda rajonit të Pejës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 180 km2 dhe përfshin qytetin e Deçanit dhe 36 fshatra.1 Deçani ka 40,019 banorë dhe gjithsej 6,262 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Deçanit kanë nivel të ngjashëm arsimor me mesataren e Kosovës. Katër përqind nuk kanë arsimim formal, 8% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 30% kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar shkollën e mesme, 4% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 8% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Deçan kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Shtatë përqind nga ato nuk kanë arsimim formal në krahasim me 1% të meshkujve. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 41% të femrave në krahasim me 18% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 33% në krahasim me 63% meshkuj kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 5% në krahasim me 11% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Deçan (18%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës prej 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 37%, numri i atyre që janë jashtë tregut të punës është (45%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (1%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose kanë dalë në pension, dhe kjo përqindje është e barabartë me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (78%) është jashtëzakonisht e lartë në krahasim me meshkujt (23%). Një numër shumë i vogël i femrave në Deçan (6%) janë të punësuara në krahasim me përqindjen e meshkujve 27% dhe në krahasim me përqindjen mesatare të femrave të punësuara në Kosovë 12% (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Deçan, që përfshin 58% të banorëve të kësaj komune. Mungesa e zhvillimit ekonomik është radhitur si problem më i madh nga 11%, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 9% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë të banorëve të Deçanit me autoritetet lokale është pak më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë është më i ulët nga mesatarja e Kosovës për të gjitha mallërat dhe shërbimet publike, banorët e kësaj komune janë pak më të kënaqur me shërbimet e Policës së Kosovës dhe kanë nivelin e njëjtë të kënaqshmërisë për mirëmbajtjen e varrezave. Banorët e Deçanit janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 54), shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 23), si dhe me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 20). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar në furnizimin me energji elektrike (SI -55), furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare (SI -52), si dhe në planifikimin urban dhe rural (SI -46).

Uji dhe kanalizimi Rreth 67% të familjeve në Deçan janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Familjet e tjera kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (17%), krojet e mbrojtura (14%), dhe çezmat publike (1%). Në përgjithësi, vetëm 2% e familjeve të Deçanit (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurtë – qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (1% e të gjitha familjeve) dhe burimet e pambrojtura (1% e të githa familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit është problem më i vogël në komunën e Deçanit, në krahasim me pjesën tjetër të Kosovës. Një pjesë shumë e madhe (80%) e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Pesë përqind raportuan se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 7% për 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 4% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). 1 2

23

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Deçanit: http://www.osce.org/kosovo/13110 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf DEÇAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M1 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Deçan dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Cilësia e ujit të pijshëm në Deçan është më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës. Trembëdhjetë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik, kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt dhe 10% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak. Asnjë nga këto familje nuk kanë raportuar që uji i çezmës ka shije dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Pjesa më e madhe e familjeve të Deçanit (80%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një pjesë jashtëzakonisht e ulët, 23% janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Deçanit gëzojnë qasje më të mirë në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minutash), spitali më i afërt arrihet për 34 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Numri dërmues i banorëve të Deçanit (96%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar gjithashtu si problem nga një përqindje shumë e madhe (84%) në krahasim me mesataren e Kosovës prej 58%. Një numër i madh i banorëve të Deçanit, në krahasim me mesataret e Kosovës pohuan se herën e fundit kur kishin nevojë për të vizituar mjekun, u ballafaquan me vështirësi për shkak të largësisë nga ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe për shkak të kohës që duhej për të caktuar takim (37% nga të anketuarit), ndërsa koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore ka penguar qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor për 55% nga ata (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Deçanit janë më pak të kënaqur me të gjitha komponentet e sigurimit të kujdesit shëndetësor, në krahasim me mesataren e Kosovës. Ashtu si edhe për pjesën tjetër të Kosovës, furnizimi me barna dhe furnizime DEÇAN

24


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

mjekësore nëpër spitale dhe në qendrat mjekësore familjare konsiderohet i kënaqshëm nga përqindje të vogla të banorëve të Deçanit, 24% respektivisht 19%. Megjithatë, trajtimi i barabartë i pacientëve në të dyja institucionet duket të jetë më pak i kënaqshëm në Deçan, në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 25% të banorëve të vet (në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale, kurse 26% (në krahasim me mesataren e Kosovës 52%) janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Deçanit kanë qasje të ngjajshme në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataren e Kosovës kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 26 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Deçanit janë shumë më pak të kënaqur nga qasja në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës. Edhepse shkollimi fillor është më i kënaqshëm në krahasim me atë parashkollor dhe shkollat e mesme, 55% të banorëve të Deçanit (në krahasim me mesatarisht 78% të kosovarëve) janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor, ndërsa 53% (në krahasim me mesataren 75% të kosovarëve) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore. Në mënyrë të ngjashme, numër shumë i vogël i banorëve të Deçanit (44%) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, në krahasim me mesataren 69% të kosovarëve (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se edhepse ndotja e mjedisit nuk shihet si problem i madh në komunën e Deçanit krahasuar me mesataren e Kosovës, shumë pak banorë të kësaj komune janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Rreth 30% prej tyre konsiderojnë qytezën e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 29% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit perceptohet si problem nga 5%, kurse zhurma nga 12% e banorëve të Deçanit (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër shumë i vogël i banorëve të Deçanit (33%) mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%. Përqindje të ulëta të tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës, janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me: mbrojtjen e mjedisit (39% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (36% në krahasim me 49%), disponueshmëria e parqeve dhe shesheve (39% në krahasim me 56%), përdorshmëria e parqeve dhe shesheve (36% në krahasim me 54%), dhe shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (34% në krahasim me 45%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Pesë përqind e banorëve të Deçanit raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e vogël se mesatarja e Kosovës, 78% në krahasim me 82%, thanë se kërkesa e tyre ishte përmbushur (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindje të ulëta, 23% dhe respektivisht 19% të banorëve të Deçanit. Një pjesë e madhe e tyre (gjithashtu në krahasim me mesataren e Kosovës) janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftimet (95%) dhe pasaportat (80%). Dhënia e dokumenteve për regjistrim të veturave, patentat e shoferit, dhe çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes konsiderohen si efikase nga një përqindje e vogël, 59%, 62%, respektivisht 67% të banorëve të Deçanit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Një përqindje shumë e vogël e banorëve të kësaj komune (37% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%) konsiderojnë efikase ose shumë efikase institucionet që lëshojnë kartelat për Ndihmë Sociale (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

25

DEÇAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Deçanit që janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës dhe Këshillit Komunal, është më e lartë se mesatarja e Kosovës, kurse përqindja e atyre që janë të kënaqur me Administratën e Komunës është më e vogël. Tetëdhjetë e gjashtë përqind e banorëve të Deçanit janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës (në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%), 66% janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal (në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%), dhe 59% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%) (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje relativisht e lartë (71%) e banorëve të Deçanit beson se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (14%) është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës 15% (shih: Tabela B11 Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Deçan, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e lartë se mesatarja e Kosovës, gjë që lë të kuptohet se ata kanë standard më të varfër jetese. Tridhjetë e dy përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 62% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike (në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) ose të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (në krahasim me mesataren e Kosovës 34%), 65% në krahasim me mesataren e Kosovës 49%, nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 37%, nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, 80% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, kurse 85% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vit (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 96% të familjeve në Deçan kanë frigorifer dhe lavatriçe, ndërsa 94% posedojnë telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (65%) dhe e atyre që janë të lidhur në Internet (61%) është më e ulët se mesataret e Kosovës prej 70%, respektivisht 62%. Përqindja e familjeve të Deçanit që kanë linjë telefonike fikse (21%) dhe veturë (57%) është më e vogël se mesataret e Kosovës për linjë fikse të telefonisë (25%) dhe për pronësi të veturës (64%). Ndërsa përqindja e atyre që posedojnë gjenerator është e njëjta me mesataren e Kosovës (22%), përqindje më e madhe e familjeve të Deçanit (27%) posedojnë traktor, në krahasim me mesataren e Kosovës 24% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 6% të familjeve që banojnë në Deçan, deklaruan se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Gjashtëdhjetë e shtatë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës prej 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 2% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve të Deçanit që posedojnë një biznes është e barabartë me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

DEÇAN

27


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Dragashit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Dragashit ndodhet në jug të Kosovës, përbrenda rajonit të Prizrenit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 435 km2 dhe përfshin qytetin e Dragashit dhe 35 fshatra.1 Dragashi ka 33,997 banorë dhe gjithsej 7,137 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Dragashit kanë nivel më të ulët arsimor krahasuar me mesataren e Kosovës. Tre përqind nuk kanë arsimim formal, 9% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 44% kanë përfunduar arsimin fillor, 36% kanë përfunduar shkollën e mesme, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 6% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në këtë komunë kanë nivel shumë më të ulët arsimor se sa meshkujt. Katër përqind nga ato nuk kanë arsimim formal në krahasim me 1% të meshkujve. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 64% të femrave në krahasim me 23% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, vetëm 15% në krahasim me 58% meshkuj kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 2% e femrave në krahasim me 10% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Dragash (27%) është pak më e ulët se mesatarja e Kosovës prej 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 17%, numri i atyre që janë jashtë tregut të punës është (56%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (8%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose kanë dalë në pension, dhe kjo përqindje është dukshëm më e lartë nga mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e femrave (90%) në krahasim me meshkujt (31%) janë jashtë tregut të punës. Veç kësaj, një përqindje shumë e vogël e femrave në Dragash (5%) janë të punësuara në krahasim me 45% të meshkujve dhe në krahasim me mesataren e femrave të punësuara në Kosovë 12% (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Dragash, nga 60% të banorëve të vet. Furnizimi i dobët i ujit është radhitur si problemi më i madh me 12%, kurse infrastruktura e dobët rrugore është radhitur e para nga 8% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë të banorëve të Dragashit me autoritetet lokale është pak më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Ndonëse ata nuk tregojnë ndonjë prirje të përbashkët pozitive ose negative për kënaqshmërinë me mallërat dhe shërbimet publike, banorët e kësaj komune janë dukshëm më pak të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore nëpër spitale dhe në qendrat mjekësore familjare, me aktivitetet kulturore, rinore dhe aktivitetet e sportit, parkimin publik (sigurinë, disponueshmërinë, tabelat, vendi), trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria, gjendja), dhe me prokurimin publik dhe tenderët, në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Dragashit janë më së shumti të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 73), shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 56), si dhe me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe arsimit në shkollat e mesme (SI 56). Ata janë më së pakti të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore nëpër spitale dhe në qendrat mjekësore familjare (SI -75), parkimin publik (sigurinë, disponueshmërinë, tabelat, vendi) (SI -68), dhe me aktivitetet kulturore, rinore dhe të sportit (SI -62).

Uji dhe kanalizimi Rreth 42% të familjeve në Dragash janë të lidhura me ujësjellësin pubik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pothuajse gjysma e tyre (49%) kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurtë nga krojet e mbrojtura, 3% nga çezmat publike, 1% nga puset e mbrojtura, kurse 1% përdorin ujë në shishe. Gjashtë përqind e familjeve në Dragash (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurtë – qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (1% e të gjitha familjeve) dhe burimet e pambrojtura (5% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). 1 2

27

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Dragashit: http://www.osce.org/kosovo/13114 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf DRAGASH


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M2 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Dragash dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit është problem goxha i madh në Dragash. Ngjashëm me mesataren e Kosovës, 43% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Pesë përqind raportuan se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 15% kanë mungesë të ujit për 5 deri në 10 orë në ditë, 29% kanë ndërprerje të furnizimit të ujit më të gjata se 11 orë në ditë, kurse 7% të ndërprerjeve zgjasin më shumë se 3 orë gjatë çdo ndërprerjeje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm në Dragash është më e dobët në krahasim me mesataren e Kosovës. Njëzet e tetë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik, kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, 36% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 10% kanë thënë që ka shije të keqe, kurse 13% kanë thënë se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Pak më shumë se gjysma (53%) e familjeve të Dragashit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e tyre, 83%, janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Dragashit gëzojnë qasje më të mirë në ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 35 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 17 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Pjesa më e madhe e banorëve të Dragashit (93%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar gjithashtu si problem nga më se gjysma (52%) e banorëve të kësaj komune. Megjithëse largësia e ofruesit të kujdesit shëndetësor është pengesë për një përqindje të madhe të banorëve të Dragashit (36%) në krahasim me mesataren e Kosovës (27%), koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore janë më pak problematike. Gjashtëmbëdhjetë përqind të banorëve të Dragashit kanë deklaruar se DRAGASH

28


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

kanë pasur problem për të qasur shërbimet shëndetësore për shkak të kohës që është dashur për të caktuar takim, ndërsa 17% për shkak të kohës së pritjes për vizitën e mjekut në ditën e takimit të caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përqindje shumë e vogël e banorëve të Dragashit janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale (12% në krahasim me mesataren kosovare 26%) dhe në qendrat mjekësore familjare (11% në krahasim me mesataren kosovare 31%). Nga ana tjetër, një përqindje shumë e madhe e tyre, 74% në krahasim me mesataren kosovare 52%, janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare, ndërsa 76% në krahasim me mesataren kosovare 63% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor nëpër spitale (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 gjithashtu tregojnë se banorët e Dragashit kanë qasje më të mirë në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në krahasim me mesataren e Kosovës, kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 10 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 29 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Dragashit janë dukshëm më pak të kënaqur me arsimin parashkollor në krahasim me mesataren e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind të të anketuarve nga Dragashi (në krahasim me mesataren e Kosovës 72%) kanë pohuar se janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me arsimin parashkollor dhe 57% (në krahasim me mesataren e Kosovës 69%) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në këto institucione. Ashtu si në mbarë Kosovën, arsimi fillor është në përqindje më i kënaqshëm në krahasim me nivelet e tjera arsimore, me 84% të banorëve të Dragashit që janë të kënaqur me qasjen dhe 78% me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk shihet si problem i madh në komunën e Dragashit. Rreth 28% të banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 18% konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit dhe zhurma shihen si probleme në afërsi nga 1% e banorëve të Dragashit (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër shumë i vogël i banorëve të Dragashit, 71% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve, mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (49%) janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, më shumë se gjysma (57% në krahasim me mesataren e Kosovës 49%) janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe të specieve, dhe 67% në krahasim me mesataren e Kosovës 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta. Një përqindje dukshëm e ulët e banorëve të Dragashit janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (22% në krahasim me mesatarisht 56% të kosovarëve) dhe përdorshmëria e tyre (18% në krahasim me mesatarisht 54% të kosovarëve) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Shtatë përqind e banorëve të Dragashit raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e vogël se mesatarja e Kosovës, 71% në krahasim me 82%, thanë se kërkesa e tyre ishte përmbushur (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindje të ulëta të banorëve të Dragashit, 39%, respektivisht 37%. Një pjesë e madhe e tyre (gjithashtu në krahasim me mesataren e Kosovës) janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftimet (96%), çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (93%), dhe pasaportat (82%). Dhënia e dokumenteve për regjistrim të veturave dhe patentat e shoferit konsiderohen efikase nga një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 66%, respektivisht 67% e të anketuarve të Dragashit. Së fundi, 42% e banorëve të kësaj komune, në krahasim me gjysmën e kosovarëve, besojnë se institucionet që japin kartelat për Ndihmë Sociale janë efikase (shih: Tabela A17 - Shtojca 1). 29

DRAGASH


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Dragashit, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës dhe Këshillit Komunal, është e ngjashme me mesataren e Kosovës, kurse përqindja e atyre që janë të kënaqur me Administratën e Komunës është më e lartë. Gjashtëdhjetë e shtatë përqind e banorëve të Dragashit (në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 62% (në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%) janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, kurse 70% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje relativisht e lartë (65%) e banorëve të Dragashit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (22%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 15% (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Dragashit, të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Njëzet e katër përqind në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 89% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe shumica dërmuese (90% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 76%) nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Nga ana tjetër, përqindja e atyre që nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike (38%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës 42%, ashtu siç është edhe përqindja e atyre që nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (25%) në krahasim me mesataren e Kosovës prej 34%) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e pesë përqind e familjeve të Dragashit kanë frigorifer, lavatriçe dhe telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (65%) dhe atyre që janë të lidhur me Internet (57%) është më e vogël se mesataret e Kosovës 70%, respektivisht 62%. Përqindjet e familjeve të Dragashit që kanë linjë telefonike fikse (17%) dhe veturë (56%) janë nga 8 përqind më të vogla se mesataret e Kosovës, ndërsa përqindja e atyre që posedojnë traktor (23%) dhe gjenerator (21%) është pothuajse e barabartë me mesataret e Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Njëzet e katër përqind e familjeve që banojnë në Dragash, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Tridhjetë e tre përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje e ngjashme me mesataren e familjeve të Kosovës (13%), është përqindja e familjeve të Dragashit që posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

DRAGASH

30


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Ferizajt Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Ferizajt ndodhet në juglindje të Kosovës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 345 km2 dhe përfshin qytetin Ferizaj dhe 43 fshatra.1 Ferizaji ka 108,610 banorë dhe gjithsej 18,456 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Ferizajt kanë nivel të ngjashëm arsimor me mesataren e Kosovës. Shtatë përqind nuk kanë arsimim formal, 12% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 27% e kanë përfunduar arsimin fillor, 44% kanë përfunduar shkollën e mesme, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Ferizaj kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Njëmbëdhjetë përqind e tyre në krahasim me meshkujt 3%, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të përqindjes më të lartë të arritur të arsimit, 32% të femrave në krahasim me 22% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 32% të femrave në krahasim me 57% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 6% në krahasim me 9% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Ferizaj është e barabartë me mesataren e Kosovës, 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 27%, numri i atyre që janë jashtë tregut të punës është (44%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (11%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose kanë dalë në pension, dhe është pothuajse i ngjashëm me mesataren e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Kjo përqindje e femrave jashtë tregut të punës është jashtëzakonisht e lartë në mesin e femrave (74%) në krahasim me meshkujt (25%). Përqindje drastikisht e ulët e femrave në Ferizaj (11%) janë të punësuara, në krahasim me meshkujt 42% (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Ferizaj, nga 70% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 10%, kurse infrastruktura e dobët rrugore nga 6% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë i banorëve të Ferizajt me autoritetet lokale është dukshëm më i lartë nga mesatarja e Kosovës. I njëjtë është rasti edhe me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç për mirëmbajtjen e varrezave, furnizimin me energji elektrike, personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare, dhe trotuare (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja). Banorët e Ferizajt janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 58), ujin dhe kanalizimin (SI 50), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 49). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore në spitale dhe qendra mjeksore familjare (SI -41), trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja) (SI -20), dhe furnizimin me energji elektrike (SI -17).

Uji dhe kanalizimi Rreth 83% e familjeve që banojnë në Ferizaj kanë thënë se janë të lidhura me ujësjellësin publik të ujit – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Rreth 12% kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura, 4% përmes krojeve të mbrojtura, dhe 1% me anë të çezmave publike. Ndërsa përqindja e familjeve që përdorin ujë në shishe është 1%, asnjë nga familjet e Ferizajt nuk kanë raportuar se kanë qasje në burime të pasigurta të ujit të pijshëm (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit është mjaft problematik në Ferizaj, edhe krahas përfshirjes së gjerë. Rreth 40% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Tre përqind e familjeve të Ferizajt raportuan se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 8% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 47% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). 1 2

31

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Ferizajt: http://www.osce.org/kosovo/13132 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf FERIZAJ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M3 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Ferizaj dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Zadovoljstvo gradonačelnikom, opštinskom skupštinom i opštinskom administracijom Zadovoljstvo održavanjem groblja Zadovoljstvo telefonskim i poštanskim uslugama Zadovoljstvo snabdevanjem električnom energijom Zadovoljstvo Policijom Kosova Zadovoljstvo procedurama za plaćanje poreza Zadovoljstvo upravljanjem opštinskim fondovima Zadovoljstvo pristupačnošću i održavanjem međuopštinskih puteva i autoputeva Zadovoljstvo generalnim nivoom čistoće opštine Zadovoljstvo regrutovanjem opštinskog osoblja Zadovoljstvo javnim nabavkama i tenderima Zadovoljstvo zaštitom kulturnog nasleđa Zadovoljstvo očuvanjem prirode i vrsta Zadovoljstvo pristupom i kvalitetom obrazovanja (predškolske ustanove, osnovne i… Zadovoljstvo medicinskim osobljem (bolnice i centri porodične medicine) Zadovoljstvo snabdevanjem lekovima i medicinskim zalihama (bolnice i centri… Zadovoljstvo javnim prevozom Zadovoljstvo radom centara za socijalni rad Zadovoljstvo ruralnim i urbanim planiranjem Zadovoljstvo kulturnim, omladinskim i sportskim aktivnostima Zadovoljstvo parkovima, trgovima, javnom rasvetom i zaštitom životne sredine Zadovoljstvo javnim parkingom (bezbednost, dostupnost, signalizacija, lokacija) Zadovoljstvo trotoarima Zadovoljstvo ulicama (stanje, označenost i čistoća) Zadovoljstvo vodom i sanitacijom Zadovoljstvo prikupljanjem i odlaganjem čvrstog otpada Zadovoljstvo hitnim službama (vatrogasne i medicinske hitne službe)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik i ujit në Ferizaj është më e mirë se mesatarja e Kosovës. Gjashtë përqind e familjeve të kësaj komune kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt, 8% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 5% kanë thënë se uji ka shije të keqe, kurse vetëm 4% kanë thënë se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1) Pjesa më e madhe e familjeve të Ferizajt (80%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje poashtu e lartë, 82%, janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Ferizajt gëzojnë qasje më të mirë në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 39 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e madhe e banorëve të Ferizajt (89%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar gjithashtu si problem nga një përqindje pak më e madhe se gjysma (51%) e banorëve të kësaj komune. Largësia e ofruesve të kujdesit shëndetësor, koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore janë pengesa më të vogla në qasjen e kujdesit shëndetësor për banorët e Ferizajt, në krahasim me mesataren e Kosovës. Njëmbëdhjetë përqind e tyre kanë pohuar se kanë pasur vështirësi në qasjen e kujdesit shëndetësor, për shkak të largësisë së ofruesit të kujdesit shëndetësor, 9% për shkak të kohës që duhej për të caktuar takim, dhe 20% për shkak të kohës së pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Megjithëse niveli i kënaqshmërisë me komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në qendrat mjekësore FERIZAJ

32


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

familjare është pak më i lartë se mesatarja e Kosovës - 39% në krahasim me mesataren e Kosovës 31%, janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore, 56% në krahasim me mesataren e Kosovës 52% janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve, dhe 68% në krahasim me mesataren e Kosovës 66% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor – banorët e Ferizajt janë më pak të kënaqur me ofrimin e kujdesit shëndetësor nëpër spitale. Dallimi më i madh i kënaqshmërisë, në krahasim me mesataren e Kosovës është regjistruar në trajtimin e barabartë të pacientëve (30% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%) dhe profesionalizmin e personelit mjekësor (58% në krahasim me mesatarisht 63% të kosovarëve) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorëve të Ferizajt u duhet më pak kohë mesatarisht, për të arritur në institucionin më të afërt parashkollor, në shkollën fillore apo në shkollën e mesme më të afërt, në krahasim me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 12 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Ferizajt janë më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë në të gjitha institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës. Ashtu si në mbarë Kosovën, një përqindje e madhe e tyre (90%) janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore në krahasim me nivelet e tjera të arsimit. Në krahasim me mesataret e Kosovës, banorët e Ferizajt janë më të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore dhe në shkollat e mesme. Më saktë, 86% e tyre, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me cilësinë në arsimin parashkollor dhe 82% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%, janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk shihet si problem i madh në komunën e Ferizajt në krahasim me komunat e tjera më të mëdha. Rreth 23% e banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur dhe 24% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit perceptohet si problem nga 14%, kurse zhurma nga 5% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër shumë i madh i banorëve të Ferizajt (75%) mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%, kurse 68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%, janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit në komunën e tyre. Banorët e Ferizajt janë gjithashtu dukshëm të kënaqur në krahasim me mesataren e kosovarëve për këto gjëra: disponueshmëria e parqeve dhe shesheve (79% në krahasim me 56%), përdorshmëria e tyre (84% në krahasim me 54%), ruajtja e natyrës dhe specieve (73% në krahasim me 49%), shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (56% në krahasim me 45%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Komunale Shtatë përqind e banorëve të Ferizajt raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 85% në krahasim me 82%, kanë deklaruar se kërkesa e tyre ishte përmbushur (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindje e ulët (44%) e banorëve të Ferizajt. Një pjesë poashtu e ulët e tyre, 42% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%, janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin kartelat e Ndihmës Sociale. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e banorëve të kësaj komune janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftimet (85% e të anketuarve) dhe pasaportat (83% e të anketuarve). Ndërsa institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturave, patentat e shoferit, dhe çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes konsiderohen efikase nga një përqindje më e ulët 69-70% e banorëve të Ferizajt (shih: Tabela A17 - Shtojca 1). 33

FERIZAJ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje e lartë e banorëve të Ferizajt janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataren e kosovarëve. Nëntëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre të Komunës, 85% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 81% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e lartë (87%) e familjeve në Ferizaj beson se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Vetëm 5% e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%, mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Ferizaj, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Njëzet e shtatë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike, 49% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, kurse 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme. Nga ana tjetër, përqindja e atyre familjeve që nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj është (71%), atyre që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj është (33%), dhe e familjeve që nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet është (75%), dhe të gjitha këto përqindje janë të ngjashme me mesataret e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e katër përqind e familjeve në Ferizaj posedojnë lavatriçe, 97% kanë frigorifer dhe 100% kanë deklaruar se kanë telefona celularë. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (72%) dhe e atyre që janë të lidhur në Internet (66%) është pak më e lartë se mesataret e Kosovës 70%, respektivisht 62%. Përqindja e familjeve në Ferizaj, të cilët kanë linjë telefonike fikse (21%) dhe veturë (65%) është vetëm 1 përqind më e lartë se mesatarja e Kosovës. Nga ana tjetër, një përqindje relativisht e lartë, 30% në krahasim me mesataren e Kosovës 22% kanë gjenerator në shtëpi, kurse 11% në krahasim me mesataren e Kosovës 24% posedojnë traktor (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Pothuajse gjysma (48%) e familjeve që banojnë në Ferizaj, në krahasim me mesataren e Kosovës 29% nuk posedojnë tokë. Njëzet e gjashtë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 8% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje pak më e madhe e familjeve në Ferizaj (17%) në krahasim me mesataren e Kosovës (14%) posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

FERIZAJ

34


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Fushë Kosovës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Fushë Kosovës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 83 km2 dhe përfshin qytezën e Fushë Kosovës dhe 15 fshatra.1 Fushë Kosova ka 34,827 banorë dhe gjithsej 6,727 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Fushë Kosovë është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Gjashtë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 4% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 20% e kanë përfunduar arsimin fillor, 54% kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 13% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Fushë Kosovë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Nëntë përqind e tyre në krahasim me meshkujt 4%, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arritur të arsimit, 31% të femrave në krahasim me 10% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 42% në krahasim me 66% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 12% në krahasim me 14% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Fushë Kosovë është 38% në krahasim me mesataren e kosovarëve 29%, përqindja e të papunëve është 21%, ndërsa rreth 45% janë jashtë tregut të punës, pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (3%), ose mësojnë, janë me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e femrave (70%) në krahasim me meshkuj (23%) janë jashtë tregut të punës. Veç kësaj, përqindja e femrave të punësuara në Fushë Kosovë (15%) është dukshëm më e ulët se përqindja e meshkujve të punësuar (55%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Fushë Kosovë nga më shumë se gjysma (52%) e banorëve të saj. Niveli i ulët i furnizimit me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 23%, ndërsa ndotja e mjedisit nga 6% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Fushë Kosovës me autoritetet lokale është më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Kurse niveli i kënaqshmërisë me të gjitha mallërat dhe shërbimet publike është në nivel ose pak më i ulët nga mesatarja e Kosovës. Banorët e Fushë Kosovës janë më të kënaqur me Policinë e Kosovës, ruajtjen e natyrës dhe specieve, furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare, transportin publik dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta. Banorët e Fushë Kosovës janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 57), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 41), dhe me transportin publik (SI 38). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për prokurimin publik dhe tenderët (SI -33), furnizimin me barna dhe furnizime mjeksore në spitale dhe qendra mjeksore familjare (SI -29), dhe parkimin publik (disponueshmëria, përdorshmëria, tabelat, vendi) (SI -25).

Uji dhe kanalizimi Rreth 43% e familjeve që banojnë në Fushë Kosovë kanë thënë se janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (14%) ose krojet e mbrojtura (8%). Një përqindje më e lartë se mesatarja e Kosovës (22% në krahasim me 4%) përdorin ujë në shishe. Përqindja e familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm (11%) - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (9% e të gjitha familjeve), puset e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve), dhe burimet e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve) – është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 9% (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Banorët e Fushë Kosovës thonë se furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është mjaft problematik. Vetëm 5% e familjeve (në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Rreth 47% e familjeve kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 38% 1 2

35

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Fushë Kosovës: http://www.osce.org/kosovo/13118 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf FUSHË KOSOVA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M4 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Fushë Kosovë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 2% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik është gjithashtu më e dobët se mesatarja e Kosovës. Pesëdhjetë e shtatë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 52% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 57% kanë thënë se uji ka shije të keqe, kurse 51% kanë thënë se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Dyzet e tre përqind e familjeve të Fushë Kosovës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje më e lartë e tyre, (65%) janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Fushë Kosovës kanë qasje të ngjashme në ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 39 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, kostoja e blerjes së barnave dhe vizita mjekësore janë faktorët kryesorë që paraqesin pengesë në qasjen në kujdesin shëndetësor për 86%, respektivisht 72% të banorëve të Fushë Kosovës. Koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar konsiderohet si problem nga 54% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 39%), kurse largësia deri te ofruesit e kujdesit shëndetësor konsiderohet problematike nga 48% (në krahasim me mesataren e Kosovës 27%). Edhepse më e lartë se mesatarja e Kosovës, koha për të caktuar takim konsiderohet problematike nga një përqindje e ulët e banorëve të Fushë Kosovës, 42% në krahasim me 27% (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). FUSHË KOSOVA

36


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Banorët e Fushë Kosovës janë më të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në krahasim me qytetarët e Kosovës në përgjithësi. Furnizimi me barna dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale dhe qendra mjeksore familjare është dukshëm më i kënaqshëm krahasuar me mesataret e Kosovës. Veçanërisht, 36% e banorëve të Fushë Kosovës në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore në spitale, kurse 39% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore në qendrat mjekësore familjare. Duhet thënë se profesionalizmi i personelit mjeksor në qendrat mjekësore familjare dhe nëpër spitale është komponenti më i kënaqshëm i ofrimit të kujdesit shëndetësor në Fushë Kosovë, pasi që më se 63% e banorëve të kësaj komune e perceptojnë në këtë mënyrë (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Fushë Kosovës kanë qasje të ngjashme në shkollat fillore, qasje pak më të vogël në institucionet parashkollore dhe qasje më të mirë në shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 13 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), shkolla më e afërt e mesme 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Fushë Kosovës janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Edhepse arsimi fillor është më i kënaqshëm në krahasim me nivelet e tjera të arsimit, dallimi më i madh me mesataren e Kosovës, është te shifrat e atyre që janë të kënaqur me këtë nivel të arsimit. Shtatëdhjetë e dy përqind e banorëve të Fushë Kosovës, në krahasim me mesatarisht 78% të kosovarëve janë të kënaqur me qasjen e arsimit në shkollat fillore, kurse 70% në krahasim me mesataren 75% të kosovarëve, janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit është problem kryesor shqetësues i banorëve të Fushë Kosovës. Pothuajse gjysma (46%) konsiderojnë qytezën e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur dhe 29% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Krahas kësaj, cilësia e ajrit perceptohet si problem madhor në afërsinë imediate nga 64% e banorëve të Fushë Kosovës, kurse zhurma konsiderohet shumë problematike nga 22% (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Rreth 49% e banorëve të Fushë Kosovës, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, kurse 41% në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Megjithëse përqindja e atyre që janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (36% e të anketuarve) dhe përdorshmërinë e tyre (34% e të anketuarve), është dukshëm më e vogël se mesataret e Kosovës, rreth 64% e banorëve të Fushë Kosovës (në krahasim me mesataren e kosovarëve 45%) janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre. Përqindja e banorëve të kësaj komune, të cilët janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve (49%) është pothuajse e njëjtë me mesataren e Kosovës (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Katërmbëdhjetë përqind e banorëve të Fushë Kosovës kanë deklaruar se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre, të cilëve u është përmbushur kërkesa për dokumentin ose shërbimin e kërkuar (61%) është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës prej 82%. Katërmbëdhjetë përqind e banorëve të Fushë Kosovës kanë deklaruar se kërkesa e tyre është plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Në mënyrë të ngjashme me kosovarët e tjerë, banorët e Fushë Kosovës janë më së paku pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin liçencat e bizneseve dhe lejet e ndërtimit. Vetëm 35% e tyre konsiderojnë këto institucione si efikase ose shumë efikase në performancën e tyre. Institucionet që lëshojnë kartelat për Ndihmë Sociale konsiderohen si efikase nga 43% (në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%), kurse ato që japin çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes nga 57% e banorëve të Fushë Kosovës (në krahasim me mesataren e kosovarëve 37

FUSHË KOSOVA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

77%). Nga ana tjetër, një përqindje e madhe e tyre e krahasuar me mesataret e Kosovës konsiderojnë si efikase institucionet e dhënies së pasaportave (85% në krahasim me 78%), dokumenteve për regjistrim të veturës (69% në krahasim me 66%), dhe patentave të shoferit (72% në krahasim me 66%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale

Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër më i madh i banorëve të Fushë Kosovës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataren e kosovarëve. Tetëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre të Komunës, 68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pjesa më e madhe (73%) e banorëve të Fushë Kosovës beson se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 12% besojnë se këto probleme mund t´i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Përveç përqindjes më të lartë të familjeve (25% në krahasim me 20% të kosovarëve në përgjithësi) të cilat nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, familjet e Fushë Kosovës kanë standard më të lartë të jetës në krahasim me mesataren e Kosovës. Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 36% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike, 30% krahasuar me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 39% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 53% në krahasim me mesataren e kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 31% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e shtatë përqind e familjeve në Fushë Kosovë posedojnë lavatriçe, kurse 95% kanë frigorifer. Një përqindje pak më e madhe se mesatarja e Kosovës, 98% krahas 94%, kanë telefona celularë. Përqindje edhe më të larta në krahasim me mesataret e Kosovës posedojnë linja fikse të telefonisë (40% krahas 25%), kompjuter (83% në krahasim me 70%), dhe janë të lidhur me Internet (73% në krahasim me 62%). Përqindja e atyre që posedojnë veturë nuk është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës (68% krahas 64%), një numër i vogël i familjeve të Fushë Kosovës posedojnë traktor (14% në krahasim me 24%) dhe gjenerator (12% në krahasim me 22%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tridhjetë e pesë përqind e familjeve që banojnë në Fushë Kosovë, në krahasim me 29% të familjeve kosovare mesatarisht, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Njëzet e tetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve që kanë një biznes (12%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

FUSHË KOSOVA

38


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Gjakovës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Gjakovës ndodhet në jug-perëndim të Kosovës, në rajonin e Pejës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 586km2 dhe përfshin qytetin e Gjakovës dhe 91 fshatra.1 Gjakova ka 94,556 banorë dhe gjithsej 17,283 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Gjakovë është më e vogël se mesatarja e Kosovës. Rreth 5% nuk kanë arsimim formal, 43% kanë përfunduar arsimin fillor, 33% kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 9% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Gjakovë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt, mirëpo ky dallim është më i vogël se mesatarja e Kosovës. Tetë përqind e femrave, në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 45% të femrave në krahasim me 41% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 29% në krahasim me 37% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 7% të femrave në krahasim me 11% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Gjakovë është 22% në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 33%, kurse 45% (barabartë me mesataren e Kosovës) janë jashtë tregut të punës pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (6%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose janë pensionuar (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e femrave në këtë komunë (70%) në krahasim me meshkujt (27%) janë jashtë tregut të punës. Veç kësaj, një përqindje dukshëm e ulët e femrave (10%) që banojnë në Gjakovë janë të punësuara, në krahasim me meshkujt (31%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Të dhënat KMS 2012 tregojnë se mungesa e zhvillimit ekonomik dhe faktorët që shkaktojnë përjashtimet socio-ekonomike të individëve janë shqetësime që brengosin banorët e Gjakovës. Shumica e tyre, 71%, konsiderojnë papunësinë problemin më të madh në komunën e tyre, 9% besojnë se problem më i madh është varfëria ose standardi i ulët i jetesës, kurse 7% etiketojnë si problematike mungesën e zhvillimit ekonomik (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Gjakovës me autoritetet lokale është pak më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Ata gjithashtu deklarojnë se janë të kënaqur njëlloj ose pak më tepër me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç me mirëmbajtjen e varrezave, Policinë e Kosovës, punësimin e personelit në komunë, qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet arsimore, furnizimin me barna dhe furnizime mjeksore në spitale dhe qendra mjekësore familjare, dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, me të cilat banorët e Gjakovës janë më pak të kënaqur se qytetarët e tjerë kosovarë në përgjithësi. Banorët e Gjakovës janë kryesisht të kënaqur me transportin publik (SI 56), shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 46), ujin dhe kanalizimin (SI 46), dhe me Policinë e Kosovës (SI 45). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe furnizimet mjeksore në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI -61), prokurimin publik dhe tenderët (SI -26), dhe punësimin e personelit komunal (SI -23).

Uji dhe kanalizimi Shumica e familjeve në Gjakovë, 81%, kanë thënë se janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Për pjesën tjetër të familjeve, burimet kryesore të ujit të pijshëm janë krojet e mbrojtura (13%), puset e mbrojtura (2%), dhe çezmat publike (3%). Vetëm 2% e familjeve që banojnë në Gjakovë (në krahasim me mesataren 9% për Kosovën në përgjithësi) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë burimet e pambrojtura (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Përveç përfshirjes së gjerë nga ujësjellësi publik, një përqindje e madhe e familjeve në Gjakovë gjithashtu 1 2

39

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Gjakovës: http://www.osce.org/kosovo/13111 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf GJAKOVA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M5 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gjakovë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

përdorin burime të sigurta të ujit. Një përqindje shumë e lartë, 68%, e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik,deklarojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42%. Rreth 12% kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 6% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 3% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë. Njëmbëdhjetë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se ndërprerjet e furnizimit me ujë në vendbanimet e tyre zgjasin më shumë se 3 orë gjatë çdo ndërprerjeje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Gjakovë poashtu është problem më i vogël në krahasim me komunat e tjera në Kosovë. Njëmbëdhjetë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 24% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 13% se ka shije të keqe, dhe 15% kanë deklaruar se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Pjesa më e madhe e familjeve të Gjakovës (79%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje poashtu e lartë (71%) e tyre janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Gjakovës kanë qasje pak më të mirë në institucionet shëndetësore dhe barnatoret, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike të këtyre objekteve. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 28 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Largësia e mjekut ose institucioneve shëndetësore është pengesa më e vogël për banorët e Gjakovës për të qasur institucionin shëndetësor, në krahasim me faktorët e tjerë. Veçanërisht, 28% e tyre kanë deklaruar se largësia deri te mjeku ose institucioni shëndetësor dhe koha për caktuar takim janë pengesa në qasjen e kujdesit GJAKOVA

40


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

shëndetësor, ndërsa 53% kanë problem në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të kohës së nevojshme për vizitën mjekësore në ditën e caktuar. Kostoja e blerjes së barnave është problematike për një përqindje të ngjashme me mesataren e Kosovës (86%), kurse kostoja e vizitës së mjekut është problematike për një përqindje më të madhe se ajo e mesatares kosovare, 78% në krahasim me 58% (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Gjakovës janë më pak të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjeksor dhe sidomos me furnizimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore në spitale dhe nëpër qendrat mjekësore familjare, në krahasim me kosovarët në përgjithësi. Tetëmbëdhjetë përqind e banorëve të Gjakovës (në krahasim 26% të mesatares të kosovarëve) janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore në spitale dhe kjo shifër është akoma më e vogël për qendrat mjekësore familjare, 15% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve. Nga ana tjetër, trajtimi i barabartë i pacientëve, sidomos nëpër spitale, është më i kënaqshëm në krahasim me mesataren e Kosovës; 58% e banorëve të Gjakovës janë të kënaqur në krahasim me mesataren e kosovarëve 41% (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Gjakovës kanë qasje më të mirë në arsim, në krahasim me mesataren e Kosovës. Për sa i përket afërsisë gjeografike të shkollave. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 10 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Gjakovës janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë në të gjitha nivelet e arsimit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë shënuar për qasjen në shkollat fillore, 71% e banorëve të Gjakovës, në krahasim me mesatarisht 78% kosovarë, dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (nga 64% e banorëve të Gjakovës krahasuar me mesataren e kosovarëve të kënaqur 75%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Më shumë se një e katërta e banorëve të Gjakovës e perceptojnë ndotjen e mjedisit si problem të madh në komunën e tyre. Rreth 24% e banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 28% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Nga ana tjetër, 23% e banorëve të Gjakovës deklarojnë se kanë problem me cilësinë e ajrit, kurse 19% nga ata kanë problem me zhurmën e lartë në afërsi imediate (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje e madhe e banorëve të Gjakovës, janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe komponentet e tij, në krahasim me kosovarët në përgjithësi. Gjashtëdhjetë e dy përqind e tyre (në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve) janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme në komunën e tyre, kurse 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Përqindja e atyre qe janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, si dhe me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve në Gjakovë, është poashtu më e lartë se të dhënat mesatare për Kosovën, 51%, 68%, respektivisht 64% të të anketuarve janë të kënaqur. Në anën tjetër, një pjesë shumë e vogël e tyre janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta, në krahasim me mesataren e Kosovës, 33% në krahasim me 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Nëntë përqind e banorëve të Gjakovës raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pothuajse e ngjashme me mesataren e Kosovës, 83% në krahasim me 82%, kanë deklaruar se u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar, kurse 6% kanë deklaruar se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Gjakovës janë më së paku të kënaqur me efikasitetin e institucioneve që japin liçencat për regjistrimin e bizneseve dhe lejet e ndërtimit. Veçanërisht, 31% e tyre mendojnë se institucionet që japin leje ndërtimi janë efikase, kurse 37% konsiderojnë si të tilla institucionet që japin lejet e bizneseve. Nga ana tjetër, 91% e të anketuarve nga Gjakova pohojnë se institucionet që japin letër njoftimet janë efikase, 82% vlerësojnë si efikase institucionet që lëshojnë çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes, 41

GJAKOVA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

kurse 81% kanë mendim pozitiv lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin pasaportat. Një përqindje e ngjashme e banorëve të Gjakovës, në krahasim me mesataren e Kosovës janë pozitivë për efiksitetin e institucioneve që japin këto dokumente: kartelat e Ndihmës Sociale (49% e të anketuarve), patentat e shoferit (65% e të anketuarve), dhe dokumentet e regjistrimit të veturave (68% e të anketuarve) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më shumë banorë të Gjakovës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataren e kosovarëve. Shumica e tyre, 75% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre të Komunës, 71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 69% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pesëdhjetë e nëntë përqind e banorëve të Gjakovës beson se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 19% e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%, mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje e lartë e familjeve që banojnë në komunën e Gjakovës nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve elementare, në krahasim me mesataren e Kosovës. Tridhjetë e tre përqind e familjeve në këtë komunë në krahasim me mesataren e Kosovës 20%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 61% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike,, 48% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 67% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 59% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, 79% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 86% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më shumë se 98% e familjeve të Gjakovës posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Nëntëdhjetë e pesë kanë telefon celular. Përqindjet e familjeve që kanë kompjuter (63%) dhe e atyre që janë të lidhur me Internet (60%), janë më të vogla se mesataret e Kosovës 70%, respektivisht 62%. Ndonëse një përqindje pak më e lartë e tyre kanë linjë fikse të telefonisë (28% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), një numër më i vogël i familjeve në Gjakovë posedojnë veturë (54% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%) dhe traktor (16% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%). Përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (22%) posedojnë gjenerator (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Më shumë se gjysma (52%) e familjeve që banojnë në Gjakovë kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Njëzet e shtatë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve që posedojnë një biznes (16%) është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

GJAKOVA

42


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Gjilanit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Gjilanit ndodhet në juglindje të Kosovës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 385 km2 dhe përfshin qytetin e Gjilanit dhe 42 fshatra.1 Gjilani ka 90,178 banorë dhe gjithsej 18,314 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Gjilanit kanë nivel më të lartë arsimor me mesataren e Kosovës. Katër përqind nuk kanë arsimim formal, 28% kanë përfunduar arsimin fillor, 52% kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Gjilan kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Gjashtë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Në aspekt të përqindjes më të lartë të arritur të arsimit, tridhjetë e gjashtë përqind e femrave në krahasim me 20% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 44% në krahasim me 61% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse vetëm 4% në krahasim me 10% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Gjilan (27%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 40%, numri i atyre që janë jashtë tregut të punës (33%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (7%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose që kanë dalë në pension, dhe kjo përqindje është më i ulët se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Më shumë se gjysma e femrave që banojnë në këtë komunë (54%) janë jashtë tregut të punës, në krahasim me 22% të meshkujve. Veç kësaj, vetëm 15% e tyre në krahasim me 36% të meshkujve janë të punësuar (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Gjilan, nga më shumë se gjysma e banorëve të tij 57%. Korrupcioni është radhitur si problemi më i madh nga 11%, varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 10%, kurse mungesa e zhvillimit ekonomik nga 9% e banorëve të tij (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Banorët e Gjilanit kanë nivele të ngjashme të kënaqshmërisë me mesataret e Kosovës për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike. Ndonëse niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale është më i ulët se mesatarja e Kosovës, banorët e Gjilanit janë dukshëm më të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, furnizimin me energji elektrike, ruajtjen e natyrës dhe specieve, qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Nga ana tjetër, niveli i tyre i kënaqshmërisë lidhur me menaxhimin e fondeve komunale, furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore në spitale dhe qendra mjekësore familjare, dhe trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja), është dukshëm më i ulët se mesatarja e Kosovës. Banorët e Gjilanit janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 66), Policinë e Kosovës (SI 46), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 42). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI -69), trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja) (SI -58), dhe menaxhimin e fondeve komunale (SI -41).

Uji dhe kanalizimi Gjashtëdhjetë e një përqind e banorëve të Gjilanit kanë thënë se janë të lidhur me ujësjellësin public – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (22%), burimet e mbrojtura (13%), dhe çezmat publike (1%). Vetëm 4% e familjeve në Gjilan në krahasim me mesataren e Kosovës 9% nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit është më pak problematik në komunën e Gjilanit. Më shumë se 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Gjilanit: http://www.osce.org/kosovo/13113

2

43

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf GJILAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M6 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gjilan dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

gjysma e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (55%) kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Tre përqind e familjeve kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë, 1% kanë pasur ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 2% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë. Tridhjetë e katër përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë thënë se ndërprerjet e ujit në amvisëritë e tyre zgjasin më shumë se 3 në çdo kohë të ndërprerjes (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Gjilan është e ngjashme me mesataren e Kosovës. Pesëmbëdhjetë përqind e të anketuarve të lidhur me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt, 6% se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 14% se uji ka shije të keqe, dhe 12% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Gjashtëdhjetë përqind e banorëve të Gjilanit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje e lartë e tyre (68%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1) .

Shërbimet e shëndetësisë Bananorët e Gjilanit kanë qasje të ngjashme te mjekët dhe barnatoret, dhe qasje më të mirë nëpër spitale në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës), spitali më i afërt arrihet për 28 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 19 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e madhe e banorëve të Gjilanit (93%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar gjithashtu si problem nga një përqindje më e madhe, 66%, në krahasim me mesataren e Kosovës 58%. Ndonëse largësia e ofruesve të kujdesit shëndetësor është problematike për një përqindje të ulët të banorëve GJILAN

44


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të Gjilanit (14%) në krahasim me mesataren e Kosovës (27%), koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore janë probleme më të mëdha në këtë komunë. Dyzet e katër përqind e banorëve të Gjilanit (në krahasim me mesataren e Kosovës 27%) konsiderojnë kohën për të caktuar takim si problem të madh ose shumë të madh, kurse 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 39% konsiderojnë problematike kohën e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Gjilanit janë më pak të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore në spitale dhe në qendrat mjekësore familjare, në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 12% e tyre, në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore në spitale, kurse 9% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore në qendrat mjekësore familjare. Banorët e Gjilanit janë pak më të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve nëpër spitale (44% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) qendrat mjekësore familjare (56% në krahasim me mesataren e Kosovës 52%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorëve të Gjilanit u duhet më shumë kohë mesatarisht, për të arritur në institucionin më të afërt parashkollor, në shkollën fillore apo në shkollën e mesme më të afërt, në krahasim me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 34 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Gjilanit janë më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë në të gjitha nivelet e shkollimit si institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataren e Kosovës janë regjistruar lidhur me qasjen në institucionet parashkollore (87% të banorëve të tij të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 72%) dhe cilësinë e arsimit në këto institucione (me 88% të banorëve të vet të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës 69%). Ashtu si edhe të gjithë kosovarët e tjerë, arsimi fillor është më i kënaqshëm në krahasim me nivelet e tjera të arsimit në Gjilan. Tetëdhjetë përqind e banorëve të vet janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor, kurse 89% janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (shih: Tabela A6 – Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit shihet si problem nga një përqindje e ulët e banorëve në komunën e Gjilanit, në krahasim me komunat e tjera më të mëdha. Njëzet e gjashtë përqind e banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 24% e konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Veç kësaj, cilësia e ajrit dhe zhurma perceptohet si problem në afërsi imediate, nga 18% e banorëve të Gjilanit (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e banorëve të Gjilanit (67%) mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%. Pak më pak se gjysma, 46% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%. Megjithëse një përqindje e vogël janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (43% në krahasim me mesatarisht 56% të kosovarëve), dhe përdorshmërinë e tyre (47% në krahasim me mesatarisht 54% të kosovarëve), një përqindje e lartë e banorëve të Gjilanit (56% në krahasim me mesatarisht 49% të kosovarëve) janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve në komunën e tyre. Përqindja e atyre që janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (36%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës 45%) (shih: Tabela A7 Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e gjashtë përqind e banorëve të Gjilanit raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 83% në krahasim me 82%, kanë deklaruar se kërkesa ose shërbimi që e kanë kërkuar është përmbushur (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen 45

GJILAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

efikase nga përqindje e ulët e banorëve të Gjilanit, 46%, respektivisht 43%. Me përjashtim të institucioneve që japin çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes, banorët e Gjilanit janë më pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Përqindja dërmuese 97-98% besojnë se institucionet që i japin pasaportat dhe letër njoftimet janë efikase ose shumë efikase, kurse 77-79% e tyre konsiderojnë si efikase institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturave dhe patentat e shoferit. Një përqindje më e madhe e banorëve të Gjilanit, në krahasim me mesataren e Kosovës gjithashtu konsideron si efikas institucionin që lëshon kartelat e Ndihmës Sociale, 64% në krahasim me 50% (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Gjilanit, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, është më e ulët në krahasim me mesataren e kosovarëve. Gjashtëdhjetë e dy përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës së tyre, 49% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 48% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Vetëm 40% e banorëve të Gjilanit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Katërmbëdhjetë përqind (në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%), mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numri i familjeve në Gjilan, të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve elementare është i ngjashëm me mesataren e Kosovës. Pesëmbëdhjetë përqind, krahasuar me mesataren e Kosovës prej 20% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 41% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike, 30% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 50% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 67% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 40% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 78% krahasuar me mesataren e Kosovës prej 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më shumë se 95% e familjeve të Gjilanit posedojnë një frigorifer, një lavatriçe dhe një telefon celular. Përqindjet e atyre që kanë kompjuter (77%) dhe e atyre që janë të lidhur me Internet (71%) janë më të larta se mesataret e Kosovës 70%, respektivisht 62%. Përqindjet e familjeve të Gjilanit që posedojnë linjë telefonike fikse (17%), veturë (61%), traktor (9%), dhe gjenerator (10%), janë më të vogla se mesataret e Kosovës prej 25%, 64%, 24%, respektivisht 22% për linjat e telefonisë fikse, posedim të veturës, traktorit, respektivisht të gjeneratorit (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindje shumë e lartë (68%) e familjeve të Gjilanit, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Gjashtëmbëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje e ngjashme e familjeve të Gjilanit me mesataren e Kosovës, 12% në krahasim (14%) posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

GJILAN

46


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Gllogocit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Gllogocit ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 290 km2 dhe përfshin qytezën e Gllogocit dhe 37 fshatra.1 Gllogoci ka 58,531 banorë dhe gjithsej 9,030 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Gllogoc, është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Katër përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 27% kanë përfunduar arsimin fillor, 53% kanë përfunduar shkollën e mesme, 4% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Gllogoc, kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Gjashtë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal në krahasim me 1% të meshkujve. Në aspekt të përqindjes më të lartë të arritur të arsimit, 40% e femrave në krahasim me 14% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 38% në krahasim me 68% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse 6% në krahasim me 8% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Gllogoc është 32%, pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%. përqindja e të papunëve është 21%, kurse rreth 46% janë jashtë tregut të punës të cilët janë ose të papunë që nuk kërkojnë punë (1%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose janë pensionuar, në krahasim me mesataren e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e madhe e femrave në Gllogoc (75%) në krahasim me meshkujt (26%) janë jashtë tregut të punës. Veç kësaj, edhepse njëlloj si mesatarja e Kosovës (12%), përqindja e femrave të punësuara është dukshëm më e ulët se ajo e meshkujve (48%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Gllogoc, nga më shumë se gjysma e banorëve të tij, 52%. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problem më i madh nga 13%, kurse infrastruktura e dobët rrugore nga 12% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Gllogocit me autoritetet lokale është më i ulët nga mesatarja e Kosovës. Megjithëse nuk kanë prirje të përbashkët (pozitive ose negative) lidhur me kënaqshmërinë me mallërat dhe shërbimet publike në krahasim me pjesën tjetër të Kosovës, banorët e lartëpërmendur janë dukshëm më pak të kënaqur me furnizimin me energji elektrike, menaxhimin e fondeve komunale dhe me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjeksore të emergjencës). Nga ana tjetër, niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Gllogocit me trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi), dhe menaxhimin e hapsirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor, mbrojtja e mjedisit) është dukshëm më i lartë nga mesatrja e Kosovës. Banorët e Gllogocit janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 63), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 49), dhe me shërbimet e emergjencës (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjeksore të emergjencës) (SI 43). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me energji elektrike (SI -49), prokurim publik dhe tenderë (SI -42), dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta (-34).

Uji dhe kanalizimi Rreth 44% e banorëve të Gllogocit kanë thënë se janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (41%), çezmat publike (1%), krojet e mbrojtura (5%), kurse 3% përdorin ujë nga shishet. Pesë përqind e familjeve në Gllogoc (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm – duke pasur si burim kryesor puset me gyp (1% e të gjitha familjeve), puset e pambrojtura (2% e të gjitha familjeve), dhe 1 2

47

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Gllogocit: http://www.osce.org/kosovo/13112 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf GLLOGOC


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M7 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Gllogoc dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

burimet e pambrojtura (2% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Gllogocit. Vetëm 10% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Njëzet e dy përqind e tyre kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 40% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 13% ndërprerjet e furnizimit me ujë janë më të gjata se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm në komunën e Gllogocit është relativisht e keqe. Tetëmbëdhjetë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë deklaruar se uji i çezmës është i turbullt, 21% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, dhe 24% kanë thënë se uji ka shije dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1) Gjashtëdhjetë e dy përqind e familjeve të Gllogocit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e tyre (47%) janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Gllogocit kanë qasje më të dobët në insitucionet shëndetësore dhe barnatoret, nëse merret parasysh afërsia gjeografike e këtyre institucioneve në krahasim me mesataret e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 26 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 57 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 28 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e blerjes së barnave është faktor që pengon qasjen në kujdesin shëndetësor për një përqindje shumë të lartë (89%) të banorëve të Gllogocit. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar gjithashtu si problem nga një përqindje e madhe (71% në krahasim me mesataren e Kosovës 58%) e tyre. Një përqindje e madhe e banorëve GLLOGOC

48


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të Gllogocit, në krahasim me mesataren e Kosovës kanë deklaruar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia e institucionit shëndetësor ka vështirësuar atë (45% në krahasim me 27%); për 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 27%, problematike ka qënë koha për të caktuar takim; kurse për 62% në krahasim me mesataren e Kosovës 39%, koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore ka paraqitur problem në qasjen e kujdesit shëndetësor (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Gllogocit janë më të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor në krahasim me mesataret e Kosovës. Kjo vlen sidomos për komponentet e qendrave mjekësore familjare: 40% e banorëve të Gllogocit në krahasim me mesataren e kosovarëve 31% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore në këto institucione, 68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 52% janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve, kurse 82% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%, janë të kënaqur ose shumë të kënaqur profesionalizmin e personelit mjekësor. Një përqindje e konsiderueshme e banorëve të kësaj komune janë gjithashtu të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve nëpër spitale (56%) në krahasim me mesataren e Kosovës 41% (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Gllogocit gjithashtu kanë qasje më të keqe në të gjitha nivelet e shkollimit, për sa i përket afërsisë gjeografike të institucioneve arsimore, në krahasim me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 33 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Gllogocit, të cilët janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë në institucionet parashkollore (74%), shkollat fillore (78%), dhe shkollat e mesme (70%) janë të ngjashme me mesataren e Kosovës. Ndonëse një përqindje e madhe e tyre (74% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, një përqindje e vogël e banorëve të Gllogocit (59% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit shihet si problem kryesor në mesin e banorëve të Gllogocit. Tridhjetë e dy përqind e tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur dhe, kurse 42% e tyre e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet problem në afërsinë imediate nga 37% e banorëve të Gllogocit (në krahasim me 18% të mesatares së kosovarëve), zhurma konsiderohet si e tillë nga 19% e tyre (në krahasim me 13% të mesatares së kosovarëve) (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje e ulët e banorëve të Gllogocit, në krahasim me mesataret e Kosovës, janë të kënaqur me: pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (37% në krahasim me 58%), shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (33% në krahasim me 45%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (42% në krahasim me 49%) në komunën e tyre. Përqindja e atyre që janë të kënaqur me mbrojtjen e natyrës është e ngjashme me mesataren e Kosovës, 47%. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e banorëve të Gllogocit, janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (82% në krahasim me 56% të mesatares së kosovarëve) dhe përdorshmërinë e tyre (79% në krahasim me 54% të mesatares së kosovarëve) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Dyzet e dy përqind e banorëve të Gllogocit raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që u është siguruar dokumenti ose shërbimi i kërkuar (80%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës 82%, ndërsa 1% kanë deklaruar se kërkesa e tyre është përmbushur vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 Shtojca 1). Ngjashëm si edhe kosovarët e tjerë, një përqindje e ulët e banorëve të Gllogocit janë pozitivë ndaj efikasitetit të institucioneve që japin lejet e ndërtimit (32% e të anketuarve) dhe lejet e bizneseve (28% e të anketuarve). Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e tyre i konsiderojnë si efikase institucionet që japin letër njoftime (90% e të anketuarve), çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes (89% e të anketuarve), dhe pasaporta (80% e të anketuarve). Megjithëse një përqindje e lartë e banorëve të Gllogocit, në krahasim me mesataren e Kosovës (58% në krahasim me 50%) 49

GLLOGOC


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin kartelat e Ndihmës Sociale, një përqindje e vogël e tyre mendojnë se institucionet që japin patentat e shoferit janë efikase (61% në krahasim me 66% të mesatares së kosovarëve). Një numër i ngjashëm me atë të mesatares së Kosovës, 65%, e banorëve të kësaj komune konsiderojnë si efikase institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturave (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më pak banorë të Gllogoc janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataren e kosovarëve. Pesëdhjetë e një përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit e Komunës së tyre, 54% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 58% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë (68%) e banorëve të Gllogocit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 23% e tyre mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Një përqindje e lartë e familjeve të Gllogocit në krahasim me mesataret e Kosovës nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë (30% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 20%), nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme (56% ë krahasim me mesataren e familjeve kosovare 49%), nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (82% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 76%). Përqindja e atyre që nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj është e ngjashme me mesataren e Kosovës (70% e familjeve), kurse përqindje më e vogël nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike (39% në krahasim me mesataren e Kosovës 42%), nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (31% në krahasim me mesataren e Kosovës 34%), nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen së paku një herë në muaj është (28% në krahasim me mesataren e Kosovës 37%) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 97% e familjeve që banojnë në Gllogoc posedojnë një lavatriçe, një frigorifer dhe një telefon celular. Ndonëse një përqindje më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës, 73% në krahasim me 70%, posedojnë kompjuter, numri i atyre që janë të lidhur në internet është i ngjashëm me mesataren e Kosovës, 61%. Megjithëse një përqindje e ulët e familjeve në Gllogoc posedojnë linjë fikse të telefonisë (11% në krahasim me 25% të mestares së kosovarëve) dhe një gjenerator (17% në krahasim me 22% të mestares së kosovarëve), një përqindje më e lartë e tyre posedojnë veturë, 70% në krahasim me mestaren e Kosovës 64%. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 26% në krahasim me 24%, posedojnë traktor (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Një përqind e familjeve që banojnë në Gllogoc kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Gjashtëdhjetë e dy përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 15% e familjeve që banojnë në Gllogoc, posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

GLLOGOC

50


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Graçanicës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Graçanicës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 131 km2 dhe përfshin qytezën Graçanicë dhe 16 fshatra. 1 Graçanica ka 10,675 banorë dhe gjithsej 2,415 vendbanime konvencionale. 2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Graçanicës kanë nivel më të lartë arsimor krahasuar me mesataren e Kosovës. Vetëm dy përqind nuk kanë arsimim formal, 5% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 13% kanë përfunduar arsimin fillor, 74% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 4% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Graçanicë, kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetë përqind e tyre, në krahasim me 2% të meshkujve nuk e kanë përfunduar arsimin fillor. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 17% e femrave në krahasim me 9% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 67% në krahasim me 82% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 4% të femrave dhe meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Graçanicë (48%) është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës prej 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 29%, numri i atyre që janë jashtë tregut të punës është (22%) të cilët janë të papunë që nuk kërkojnë punë (2%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose pensionistë, dhe kjo përqindje është dukshëm më e ulët se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave që janë jashtë tregut të punës (37%) është më e lartë se ajo e meshkujve (23%).Edhepse më e lartë se mesatarja e Koosvës 12%, një përqindje më e ulët e femrave në Graçanicë janë deklaruar se janë të punësuara, në krahasim me meshkujt, 32% në krahasim me 55% (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Graçanicë nga 39% e banorëve të vet. Ndërsa furnizimi i dobët i energjisë elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 11%, varfëria ose standardi i ulët jetësor dhe liria e kufizuar e lëvizjes konsiderohen si problemi më i madh nga 10% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Graçanicës me autoritetet lokale është më i ulët nga mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë është drastikisht më i ulët për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Graçanicës janë më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme, me personelin mjekësor dhe me furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore nëpër spitale dhe në qendrat mjekësore familjare, si dhe me shërbimet emergjente (zjarrëfikësi dhe shërbimet mjekësore emergjente), në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Graçanicës janë më së shumti të kënaqur me shërbimet emergjente (zjarrëfikësin dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 62), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 60), dhe me personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI 45). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për transportin publik (SI -83), aktivitetet kulturore, rinore dhe të sportit (SI -72), dhe punësimin e personelit komunal (SI -59). Shtatëdhjetë përqind e familjeve të Graçanicës janë të lidhua me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Ndërsa 7% përdorin ujë nga shishet, 1% kanë qasje në burime të ujit të pijshëm përmes puseve të mbrojtura. Një përqindje e lartë e familjeve në Graçanicë (24% në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (21% e të gjitha familjeve) dhe burimet e pambrojtura (3% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është problem goxha i madh në komunën e Graçanicës. Një përqindje shumë e vogël (11%) e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Njëzet e katër përqind raportuan 1 2

51

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Graçanicës: http://www.osce.org/kosovo/88762 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf GRAÇANICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M8 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Graçanicë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 36% kanë mungesë të ujit për 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 29% kanë ndërprerje të furnizimit të ujit më të gjata se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Graçanicë është poashtu relativisht e keqe. Njëzet e shtatë përqind e familjeve të kësaj komune kanë thënë se uji nga çezma është i turbullt, 30% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 10% që ka shije të keqe, dhe 7% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje shumë e lartë (73%) e familjeve të Graçanicës, është e kënaqur ose shumë e kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Pak më shumë se gjysma e tyre, 55%, janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1)

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Graçanicës kanë qasje të ngjashme te mjekët dhe qasje më të dobët në barnatoret dhe spitalet, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 47 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 33 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ashtu si pjesa më e madhe e kosovarëve, 85% e banorëve të Graçanicës e kanë pasur të vështirë të bëjnë vizitën mjekësore për shkak të kostos së blerjes së barnave. Një përqindje dukshëm e ulët (18% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%) kanë pasur probleme në qasjen e institucioneve shëndetësore për shkak të kostos së vizitës mjekësore. Ndonëse koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore janë konsideruar si problematike nga një përqindje e ulët e banorëve të Graçanicës në krahasim me mesataren e Kosovës - 21%, respektivisht 33%, - një numër më i madh i tyre (32% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve) kanë pasur vështirësi të realizojnë vizitën mjekësore për shkak të largësisë së institucioneve shëndetësore (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). GRAÇANICË

52


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Me përjashtim të furnizimit me barna dhe furnizimeve mjekësore nëpër qendra mjekësore familjare, banorët e Graçanicës janë më të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor nëpër spitale dhe qendra mjekësore familjare, në krahasim me mesataret e Kosovës. Një pjesë shumë e madhe e tyre (93% në krahasim me mesataren kosovare 66%) janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor nëpër qendra mjekësore familjare, kurse 88% në krahasim me mesataren kosovare 63% janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor nëpër spitale. Trajtimi i barabartë i pacientëve është gjithashtu shumë i kënaqshëm në Graçanicë: 67% e banorëve të kësaj komune (në krahasim me mesataren kosovare 41%) janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale, kurse 77% (në krahasim me mesataren kosovare 52%) janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Graçanicës kanë qasje të ngjashme në institucione parashkollore dhe shkolla të mesme, dhe qasje pak më të dobët në shkollat fillore, në krahasim me mesataren e Kosovës, kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (njëlloj sa mesatarja e Kosovës), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 25 minuta (barabartë me mesataren e Kosovës) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Graçanicës, të cilët janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimimit në të gjitha nivelet, janë më të larta se mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë regjistruar për përqindjet e atyre që janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (88% në krahasim me 72% të mesatares së kosovarëve), qasjen në shkollat fillore (95% në krahasim me mesataren 78% e kosovarëve), qasjen në arsimin e mesëm (91% në krahasim me mesatarisht 71% të kosovarëve), dhe me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (82% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve). Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, banorët e Graçanicës janë më të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (95% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (86% e të anketuarve) në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit konsiderohet si problem kryesor në mesin e banorëve të Graçanicës. Më shumë se gjysma e tyre (52%) konsiderojnë qytezën e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 47% e shohin si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem nga 25% e të anketuarve të Graçanicës (në krahasim me mesataren e Kosovës 18%), kurse zhurma nga 12% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 13%) (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Banorët e Graçanicës janë më pak të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e hapsirave publike, në krahasim me mesataret e Kosovës. Tridhjetë e nëntë përqind, në krahasim me 58% të mesatares së kosovarëve, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, kurse vetëm 28% në krahasim me 48% të mesatares së kosovarëve, janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Një përqindje akoma më e ulët, 20% e banorëve të Graçanicës, janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve në komunën e tyre, në krahasim me mesataren e kosovarëve 49%. Disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve konsiderohet si e kënaqshme nga 43% e banorëve të kësaj komune, në krahasim me 56%, respektivisht 54% të kosovarëve, të cilët janë të kënaqur me çështjet e lartëpërmendura. Së fundi, një përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (45%), e banorëve të Graçanicës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Gjashtëdhjetë e tre përqind e të anketuarve të Graçanicës kanë deklaruar se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje jashtëzakonisht e madhe e tyre (96% në krahasim me mesataren e Kosovës 82%) kanë thënë se kërkesa e tyre është përmbushur, kurse 2% se vetëm ndonjëherë kanë arritur të marrin dokumentin ose shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Graçanicës janë më pak pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Ashtu si në mbarë Kosovën, përqindja më e vogël e tyre (midis 32% dhe 33%) janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin lejet e ndërtimit 53

GRAÇANICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

dhe liçencat e bizneseve. Përqindje shumë më të ulëta të banorëve të Graçanicës, në krahasim me përqindjet e Kosovës i konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që lëshojnë pasaportat (45% në krahasim me 78%), patentat e shoferit (48% në krahasim me 66%), dhe kartelat e Ndihmës Sociale (38% në krahasim me 50%). Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e tyre i konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin letër njoftime (83% e të anketuarve), dokumentet për regjistrim të veturave (76% e të anketuarve), çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (79% e të anketuarve) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1)

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindjet e banorëve të Graçanicës, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, me Administratën e Komunës dhe sidomos me punën e Këshillit Komunal, janë më të ulëta se mesataret e Kosovës. Pesëdhjetë e pesë përqind e banorëve të Graçanicës, në krahasim me 69% të mesatares së kosovarëve janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 39% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 58% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje relativisht e lartë (63%) e banorëve të Graçanicës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 12% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 15%) besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Graçanicës të cilët nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është dukshëm më e ulët se mesatarja e Kosovës. Vetëm 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 20% kanë deklaruar se nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 17% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, dhe 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. Përveç përqindjes më të lartë të familjeve (43% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 73%) që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, përqindjet e familjeve të Graçanicës që nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme (50%), nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj (73%), ose ata që nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (79%), janë të ngjashme me mesataret e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 97% e familjeve të Graçanicës posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Një përqindje më e vogël e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë telefon celular (84% në krahasim me 94%), një kompjuter (60% në krahasim me 70%), dhe ata që kanë lidhje Interneti (56% compared to 62%). Një përqindje dukshëm e lartë e familjeve në Graçanicë (71%) kanë linjë telefonike fikse në krahasim me mesataren e kosovarëve 25%. Ndërsa një përqindje e lartë posedojnë veturë (71% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%), një përqindje më e vogël (17% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%) posedojnë gjenerator. Përqindja e familjeve të Graçanicës që posedojnë traktor (25%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tridhjetë e shtatë përqind e familjeve që banojnë në Graçanicë, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Dyzet e dy përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Vetëm 2% e familjeve të Graçanicës kanë një biznes në krahasim me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

GRAÇANICË

54


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Hanit të Elezit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Hanit të Elezit ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Ferizajt. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 83 km2 dhe përfshin qytezën e Hanit të Elezit dhe rrethinën me 10 fshatra.1 Hani i Elezit ka 9,403 banorë dhe gjithsej 1,473 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) nga Hani i Elezit kanë nivel më të ulët arsimor me mesataren e Kosovës. Tre përqind nuk kanë arsimim formal, 13% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 33% kanë përfunduar arsimin fillor, 44% kanë përfunduar shkollën e mesme, 1% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 5% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Han të Elezit kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Gjashtë përqind e tyre në krahasim me meshkujt 1%, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të përqindjes më të lartë të arritur të arsimit, 47% të femrave në krahasim me 19% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 25% në krahasim me 63% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 2% në krahasim me 8% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Han të Elezit (26%) është pak më e ulët se mesatarja e Kosovës, 29%. Përqindja e të papunëve është 23%, kurse një përqindje e madhe e (50%) banorëve të kësaj komune janë jashtë tregut të punës është si të papunë që nuk kërkojnë punë (2%), ose studiojnë, janë me aftësi të kufizuara, amvise ose pensionistë, në krahasim me mesataren e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje drastikisht e lartë (88%) e femrave që banojnë në Han të Elezit janë jashtë tregut të punës në krahasim me mesataren e meshkujtve 21%. Edhepse përqindje më lartë se mesatarja e Kosovës, përqindja e femrave të punësuara në Han të Elezit (20%) është më e vogël se gjysma e përqindjes së meshkujve të punësuar (44%) në këtë komunë (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Han të Elezit nga 60% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 22%, kurse infrastruktura e dobët rrugore nga 5% e banorëve të tij (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve në Han të Elezit me autoritetet lokale edhe me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike është më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Ata janë pak më pak të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës, vetëm me shërbimet emergjente (zjarrëfikësi dhe shërbimet mjekësore emergjente), kurse niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe ato të sportit, është i barabartë me mesataren e Kosovës. Banorët e Hanit të Elezit janë kryesisht të kënaqur me furnizimin me energji elektrike (SI 77), me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 72), dhe me Policinë e Kosovës (SI 71). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe furnizimet mjeksore në spitale dhe qendra mjeksore familjare (SI -30), prokurimin publik dhe tenderët (SI -27), dhe parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) (SI -21).

Uji dhe kanalizimi Vetëm 37% e familjeve në Han të Elezit, kanë deklaruar se janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të ujit të pijshëm përmes puseve të mbrojtura (16%), burimeve të mbrojtura (35%), dhe çezmave publike (3%). Një përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (4%) përdorin ujë në shishe. Një përqindje më e ulët e familjeve të kësaj komune në krahasim me mesataren e Kosovës (4% në krahasim me 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset e pambrojtura (3% e të gjitha familjeve) dhe burimet e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik në Han të Elezit është mjaft problematik. Rreth 32% e familjeve të lidhura 1 2

55

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Hanit të Elezit: http://www.osce.org/kosovo/31420 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf HANI I ELEZIT


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M9 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Hani i Elezit dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

me ujësjellësin publik pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 42%. Njëzet e gjashtë përqind e familjeve kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 21% prej 5 deri në 10 orë në ditë, 8% kanë përvojë me ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë, kurse 13% e këtyre familjeve kanë raportuar se çdo ndërprerje e ujit zgjat më shumë se 3 orë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Han të Elezit është shumë më e keqe në krahasim me mesataren e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind e familjeve të kësaj komune kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 50% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 43% se uji ka shije të keqe, kurse 45% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma (59%) e familjeve që banojnë në Han të Elezit, janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje edhe më e lartë, 72%, janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Banorët e Hanit të Elezit kanë qasje dukshëm të keqe në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, kurse qasja në mjek dhe barnatore është e ngjashme me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 70 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 18-minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e madhe e banorëve të Hanit të Elezit (85%) kanë deklaruar se herën e fundit që është dashur të shkojnë në institucion shëndetësor, kostoja e blerjes së barnave e ka vështirësuar këtë. Katërmbëdhjetë përqind e tyre kanë pohuar se koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore, në krahasim me mesataret e Kosovës 27%, respektivisht 39%, kanë penguar qasjen e tyre në institucion shënHANI I ELEZIT

56


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

detësor. Tridhjetë e katër përqind e banorëve të Hanit të Elezit (në krahasim me mesataren e Kosovës 58%) kanë thënë se kanë pasur problem me pagesën e shpenzimeve të vizitës mjekësore, kurse 20% përqind (në krahasim me mesataren e Kosovës 27%) kanë deklaruar se pengesë në qasjen e institucionit shëndetësor ka qënë largësisa e ofruesit të kujdesit shëndetësor (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje e madhe e banorëve të Hanit të Elezit janë të kënaqur me të gjitha komponenetet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në qendrat mjekësore familjare, në krahasim me mesataret e Kosovës: furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore (51% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve), me trajtimin e barabartë të pacientëve (72% në krahasim me mesatarisht 52% të kosovarëve), dhe (69% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve nëpër spitale (32%) është dukshëm më e ulët se mesatarja e Kosovës (41%), ashtu si edhe përqindja e atyre që janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizimet mjekësore në këto institucione (21% në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se për sa i përket afërsisë gjeografike, banorët e Hanit të Elezit kanë qasje pak më të ulët në shkollat fillore, qasje më të mirë në shkollat e mesme, dhe qasje të njëjtë me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (njëjtë me mesataren e Kosovës), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Ashtu si edhe për të gjithë kosovarët e tjerë, qasja në shkollat fillore dhe cilësia e arsimit në këto institucione është e kënaqshme për një përqindje të lartë të banorëve të Hanit të Elezit 87%, respektivisht 90%, në krahasim me nivelet e tjera të arsimit. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataret e Kosovës janë regjistruar për qasjen në shkollat e mesme (89% e banorëve të Hanit të Elezit, në krahasim me mesataren e Kosovës 71%) dhe cilësinë e arsimit në këto institucione (84% e banorëve të Hanit të Elezit, në krahasim me mesataren e Kosovës 66%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se edhepse një përqindje e vogël e shohin qytezën dhe lagjen e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, 10% respektivisht 16%, pothuajse një e katërta (25%) e banorëve të Hanit të Elezit besojnë se kanë probleme me cilësinë e ajrit në afërsinë imediate. Dhjetë përqind e tyre pohojnë se kanë probleme me zhurmën në afërsi të tyre (shih: Tabela A8 dhe Tabela A10 - Shtojca 1). Në krahasim me mesataret e Kosovës, një përqindje e lartë e banorëve të Hanit të Elezit janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e hapsirave publike në komunën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre (91% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve) janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 58% në krahasim me mesatarisht 48% të kosovarëve, janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 59% në krahasim me 49% të mesatares së kosovarëve janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, kurse 57-59% janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre, në krahasim me 54-56% të mesatares së kosovarëve. Përqindja e banorëve të Hanit të Elezit që janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, 35%, është më e ulët se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Pesë përqind e banorëve të Hanit të Elezit kanë deklaruar se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre, kërkesa e të cilëve është plotësuar është shumë më e ulët se mesatarja e Kosovës (60% në krahasim me 82%). Një përqindje plotësuese 20% kanë pohuar se kërkesa ose shërbimi i kërkuar është përmbushur vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje më e lartë e banorëve të Hanit të Elezit, në krahasim me mesataren e Kosovës, janë pozitivë në lidhje me efikasitetin e të gjitha institucioneve që japin dokumente të ndryshme. Për dallim nga pjesa tjetër e Kosovës, një përqindje shumë e madhe e tyre mendojnë se institucionet që japin lejet e ndërtimit (71% e të anketuarve) dhe liçencat e bizneseve (53% e të anketuarve) janë efikase. Nëntëdhjetë e një përqind e banorëve 57

HANI I ELEZIT


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të Hanit të Elezit konsiderojnë institucionet për dhënien e pasaportave dhe letër njoftimeve si efikase ose shumë efikase, 90% konsiderojnë si të tilla institucionet që japin çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes, ndërsa institucionet që dokumentet për regjistrim të veturave, patentat e shoferit, dhe kartelat e Ndihmës Sociale, konsiderohen si efikase nga 87%, 80%, respektivisht 74% e banorëve të Hanit të Elezit (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje e lartë e banorëve të Hanit të Elezit janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataren e kosovarëve. Nëntëdhjetë e dy përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre të Komunës, 86% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 82% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e lartë 83%, e banorëve të Hanit të Elezit mendojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohet komuna e tyre. Vetëm 4% e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%, mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje e lartë e familjeve që banojnë në Han të Elezit, në krahasim me mesataren e Kosovës nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve, gjë që tregon se të parët kanë nivel më të ulët të standardit jetësor. Njëzet e gjashtë përqind e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike, 69% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 82% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 87% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Nga ana tjetër, përqindjet e familjeve të Hanit të Elezit nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (31%) apo të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj (22%) janë më të ulëta se mesataret e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më shumë se 97% të familjeve që banojnë në Han të Elezit posedojnë lavatriçe, frigorifer dhe telefon celular. Megjithatë, përqindje më e vogël e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës kanë linjë fikse të telefonisë (6% në krahasim me 25%), kompjuter (56% në krahasim me 70%), veturë (59% në krahasim me 64%), traktor (13% në krahasim me 25%), dhe gjenerator (9% në krahasim me 22%). Përqindja e familjeve që kanë lidhje Interneti, 50%, është gjithashtu më e ulët se mesatarja e Kosovës 62% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tridhjetë e pesë përqind e familjeve në Han të Elezit kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Njëzet e pesë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 2% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (13%) posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

HANI I ELEZIT

58


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Istogut Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Istogut ndodhet në veriperëndim të Kosovës, në rajonin e Pejës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 454 km2 dhe përfshin qytezën e Istogut dhe 50 fshatra.1 Istogu ka 39,289 banorë dhe gjithsej 7,359 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Istogut kanë nivel pak më të lartë arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Pesë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 8% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 29% kanë përfunduar arsimin fillor, 46% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 2% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 10% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Istog kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetë përqind nga ato nuk kanë arsimim formal në krahasim me 3% të meshkujve. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 37% të femrave në krahasim me 19% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 37% në krahasim me 56% të meshkujve kanë përfunduar shkollimin e mesëm, dhe 8% në krahasim me 13% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Istog (23%) është më e ulët në krahasim me mesataren e Kosovës (29%). Ndërsa përqindja e të papunëve është 33%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës është (44%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (2%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose kanë dalë në pension, është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (71%) është dukshëm më e lartë në krahasim me atë të meshkujve (23%). Përqindja e femrave të punësuara në Istog (12%) është e barabartë me mesataren e Kosovës, mirëpo është më pak se gjysma e përqindjes së meshkujve në këtë komunë (31%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problem më i madh në Istog nga 71% e banorëve të vet. Furnizimi i dobët me energji elektrike është renditur si problem më i madh nga 8%, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 6% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë i banorëve të Istogut me autoritetet lokale është pak më i lartë se mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë së tyre me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike është i ngjashëm më mesataren e Kosovës, banorët e kësaj komune janë dukshëm më pak të kënaqur me shërbimet e postës dhe telefonisë, furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare, punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale, dhe grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta. Banorët e Istogut janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 55), mirëmbajtjen e varrezave (SI 44), dhe shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet emergjente mjekësore) (SI 27). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për fushën e furnizimit të barnave dhe furnizimeve mjekësore nëpër spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI -68), grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta (SI -43), dhe punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale (SI -38).

Uji dhe kanalizimi Pjesa dërmuese e familjeve që banojnë në Istog 94%, janë të lidhura me ujësjellësin publik të ujit - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm përmes çezmave publike (3%) dhe puseve të mbrojtura (3%) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik është problem më i vogël në komunën e Istogut, në krahasim me pjesën tjetër të Kosovës. Një përqindje shumë e lartë (71%) e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 42%) raportuan se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Gjashtë përqind kanë thënë se kanë ndërprerje me kohëzgjatje nga 1 deri në 4 orë në ditë, 6% kanë ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë, dhe 6%. Veç kësaj, 11% e familjeve të lidhura me ujësjellësin 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Istogut: http://www.osce.org/kosovo/13115

2

59

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf ISTOG


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M10 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Istog dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

publik, kanë thënë se çdo ndërprerje e furnizimit me ujë në vendbanimin e tyre zgjat më shumë se 3 orë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Familjet e lidhura me ujësjellësin publik në Istog nuk kanë probleme as me cilësinë e ujit të pijshëm. Vetëm 1% e tyre kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, kurse 22% se shtypja e ujit është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje e lartë, 71%, e familjeve të Istogut janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit është drastikisht më e ulët, 40% (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Istogut kanë qasje më të mirë vetëm në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 26 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e madhe e banorëve të Istogut (81%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar si problem nga një përqindje e lartë (64%) në krahasim me mesataren e Kosovës 58%. Një përqindje më e vogël e banorëve të Istogut, në krahasim me mesataret e Kosovës kanë pohuar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia e institucionit shëndetësor e ka vështirësuar vizitën mjekësore (24% në krahasim me 27%) koha për të caktuar takim ishte problem (19% në krahasim me 27%), kurse koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar, ka shkaktuar pengesa në qasjen e kujdesit shëndetësor për 30% të tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 39%) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2).

ISTOG

60


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Banorët e Istogut janë më pak të kënaqur me pothuajse të gjitha komponenetet e kujdesit shëndetësor, sidomos në qendrat mjekësore familjare, në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 8% e tyre (në krahasim me mesatarisht 31% kosovarë) janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër në qendrat mjekësore familjare, 40% në krahasim me 52% të kosovarëve në përgjithësi janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve, dhe 51% në krahasim me 66% të mesatares së kosovarëve janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione. Ndërsa përqindja e banorëve të Istogut që janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës (42%), një përqindje e vogël e tyre, 53% në krahasim me mesatarisht 63% të kosovarëve, janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Istogut kanë qasje më të mirë në institucionet parashkollore dhe shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Istogut janë më pak të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe atë të shkollave të mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës. Edhepse arsimi fillor është më i kënaqshëm në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit, 58% e banorëve të Istogut (në krahasim me mesatarisht 78% të kosovarëve) janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor, kurse 49% (në krahasim me mesatarisht 75% të kosovarëve) janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore. Krahasuar me mesataren e Kosovës, dukshëm më pak banorë të Istogut janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (45% në krahasim me 69%) dhe shkollat e mesme (45% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk konsiderohet si problem në mesin e shumicës së banorëve të Istogut. Katërmbëdhjetë përqind e tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 31% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem vetëm nga 5%, kurse zhurma nga 11% e banorëve të Istogut (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e banorëve të Istogut (43% në krahasim me mesataren e Kosovës 58%) mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme. Përqindje më të ulëta të tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës, janë të kënaqur me: mbrojtjen e mjedisit (42% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (45% në krahasim me 49%), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (52% në krahasim me 56%), dhe përdorshmërinë e tyre (45% në krahasim me 54%). Përqindja e banorëve të Istogut, të cilët janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës, 20% në krahasim me 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tre përqind e banorëve të Istogut thanë se ata kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje shumë më e vogël, 40% në krahasim me mesataren e Kosovës 82%, deklaruan se kërkesa e tyre është plotësuar. Njëzet përqind kanë deklaruar se kërkesa e dokumentit apo shërbimit u është plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindja të vogla - 24%, respektivisht 30% e banorëve të Istogut. Një përqindje më e madhe e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës, janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftime (92% në krahasim me 86%) dhe patenta të shoferit (74% në krahasim me 66%), kurse përqindja e njëjtë me mesataren e Kosovës (66%) mendojnë se institucionet që japin dokumente për regjistrim të veturave, janë efikase ose shumë efikase. Përqindja e atyre që mendojnë se janë efikase institucionet që lëshojnë çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, dhe pasaporta, 76% respektivisht 73%, janë më të vogla se mesataret e Kosovës. Përqindja e banorëve të Istogut, të cilët mendojnë se institucionet që japin kartela të Ndihmës Sociale, janë efikase, është 61

ISTOG


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

gjysma e mesatares së Kosovës, 25% në krahasim me 50% (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Istogut, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Shtatëdhjetë e nëntë përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 71% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 67% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje mjaft e lartë (74%) e banorëve të Istogut besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 11% (në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%) besojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Istog, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve, është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Tridhjetë e shtatë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 55% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, dhe 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj. Ndonëse përqindja e familjeve të Istogut që nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet, është e barabartë me mesataren e Kosovës (76%), përqindja e atyre nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 66%, është më e vogël se mesatarja e Kosovës 71% (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 92% e familjeve të Istogut posedojnë frigorifer dhe lavatriçe. Në krahasim me mesataren e Kosovës, një përqindje më e vogël e tyre kanë telefon celular (90% në krahasim me 94%), posedojnë linjë të telefonisë fikse (17% në krahasim me 25%), kompjuter (63% në krahasim me 70%), dhe ata që janë të lidhur me Internet (53% në krahasim me 62%). Nga ana tjetër, një përqindje më e lartë e banorëve të Istogut, në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë një veturë (68% në krahasim me 64%), një traktor (32% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%), dhe gjenerator (24% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 10% e familjeve që banojnë në Istog, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Dyzet e gjashtë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 8% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (13% në krahasim me 14%) posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

ISTOG

62


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Junikut Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Junikut ndodhet në perëndim të Kosovës, në rajonin e Pejës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 77 km2 dhe përfshin qytezën e Junikut dhe dy fshatra, Jasiq dhe Gjocaj.1 Juniku ka 6,084 banorë dhe gjithsej 765 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor e të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Junik, është jashtëzakonisht më e ulët se mesatarja e Kosovës. Rreth 7% e tyre nuk kanë arsimim formal, 7% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 48% kanë përfunduar arsimin fillor, 30% kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 6% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat kanë nivel dukshëm më të ulët arsimor se sa meshkujt. Përafërsisht 11% e femrave nuk kanë arsimim formal në krahasim me 2% të meshkujve. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 61% të femrave në krahasim me 32% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 17% në krahasim me 47% të meshkujve kanë përfunduar shkollimin e mesëm, dhe vetëm 2% në krahasim me 11% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Junik është 17% në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 41%, kurse rreth 42% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (16%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose janë pensionuar (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (67%) është dukshëm më e lartë në krahasim me meshkujt (24%). Veç kësaj, një përqindje jashtëzakonisht e ulët e femrave (5%) që banojnë në Junik janë të punësuara, në krahasim me meshkujt (28%) dhe në krahasim me përqindjen e femrave të punësuara në Kosovë (12%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Junik, nga shumica e banorëve të tij, 77%. Funksionimi i keq i shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave të ngurta është renditur si problemi më i madh nga 4%, ndërsa mungesa e zhvillimit ekonomik dhe infrastruktura rrugore nga 3% e banorëve të tij (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Junikut me autoritetet lokale është dukshëm më i lartë se mesatarja e Kosovës. E njëjta vlen edhe për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç për mirëmbajtjen e varrezave, planifikimin rural dhe urban, parkimin publik, shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta dhe furnizimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare. Banorët e Junikut janë kryesisht të kënaqur me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet emergjente mjekësore) (SI 75), Policinë e Kosovës (SI 72), dhe me ujin dhe kanalizimin (SI 66). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për fushën e furnizimit të barnave dhe furnizimeve mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare (SI -65), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -61), dhe me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI -37).

Uji dhe kanalizimi Më se 97% e banorëve të Junikut kanë deklaruar janë të lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve përdorin ujin nga çezmat publike (2%) dhe puset e mbrojtura (1%) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Shumica dërmuese e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (97% në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) kanë thënë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Një përqindje shumë e ulët e tyre kanë ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë (2%), kurse vetëm 1% kanë ndërprerje të furnizimit me ujë për më gjatë se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm në Junik, thuhet të jetë shumë më e lartë se mesatarja e Kosovës. Vetëm 6% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se uji i çezmës është i turbullt, 2% kanë thënë se shtypja e ujit është 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Junikut: http://www.osce.org/kosovo/37869

2

63

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf JUNIK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M11 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Junik dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 8% se ka shije të keqe, dhe 6% të tjerë që ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje jashtëzakonisht e madhe e banorëve të Junikut (96%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit është më e ulët, 64% (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Megjithëse qasja e tyre në mjek dhe në barnatore është më e mirë, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike, banorët e Junikut kanë qasje më të keqe në spitale. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 14 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 76 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 12 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e blerjes së barnave dhe kostoja e vizitës mjekësore janë faktorët kryesorë që pengojnë qasjen në kujdesin shëndetësor për 83%, respektivisht 51% e banorëve të Junikut. Largësia e kujdesit profesional mjekësor ose institucionit shëndetësor është problematike për një përqindje të lartë të banorëve, 35% në krahasim me mesataren e Kosovës 27%, kurse koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar është problematike për 29% dhe koha e caktimit të vizitës nga 26% e tyre (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Junikut janë më pak të kënaqur me të gjitha komponenetet e kujdesit shëndetësor në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 6% e tyre janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore në spitale, 24% janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve, dhe 49% me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione. Megjithëse furnizimi i barnave dhe furnizimeve mjekësore në qendrat mjekësore familjare është gjithashtu më pak i kënaqshëm, në krahasim me mesataren e Kosovës (16% në krahasim me 31%), përqindje më e madhe e banorëve të Junikut janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve (74% në krahasim me 52%) dhe profesionalizmin e personelit mjekësor (84% në krahasim me 66%) në këto institucione (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

JUNIK

64


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Junikut kanë qasje më të mirë në të gjitha institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme në aspekt të afërsisë gjeografike, në krahasim me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 10 minuta në këmbë ose me transport publik (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 12 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Junikut janë më pak të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataren e Kosovës. Dallimet më të mëdha në përqindje, të atyre që janë të kënaqur me të lartëpërmendurat, janë regjistruar për institucionet parashkollore dhe shkollat e mesme. Vetëm 43% e banorëve të Junikut në krahasim me mesataren e kosovarëve 72% janë të kënaqur me qasjen në institucione parashkollore, ndërsa 44% në krahasim me mesatarisht 69% të kosovarëve janë të kënaqur me cilësinë e arsimit parashkollor. Dyzet e pesë përqind e tyre janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (në krahasim me mesataren e Kosovës 71%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (në krahasim me mesataren e Kosovës 66%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk konsiderohet si problem madhor në komunën e Junikut. Njëzet përqind e banorëve të kësaj komune konsiderojnë lagjet e tyre të fëlliqura ose shumë të fëlliqura, kurse vetëm 13% konsiderojnë si të tillë qytetin e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Veç kësaj, si cilësia e ajrit ashtu edhe zhurma, konsiderohen si probleme në afërsinë imediate vetëm nga 5% e banorëve të Junikut (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Shumica (85%) e banorëve të Junikut mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me 58% të kosovarëve në përgjithësi. Pastaj, 63% në krahasim me 48% të kosovarëve në përgjithësi janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Nga ana tjetër, disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve janë më pak të kënaqshme, pasi që vetëm 18%, respektivisht 14% e banorëve të Junikut janë të kënaqur me ato, në krahasim me 56%, respektivisht 54% të kosovarëve. Ndërsa një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (48%) janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, vetëm 9% e banorëve të Junikut në krahasim me 45% të kosovarëve mesatarisht, janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Përveç institucioneve që japin kartela të Ndihmës Sociale dhe lejet e ndërtimit, përqindje më e vogël e banorëve të Junikut konsideron si efikase institucionet e lëshimit të dokumenteve të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Pothuajse 56% e tyre janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin kartela të Ndihmës Sociale në krahasim me mesataren e të anketuarve të Kosovës 50%. Përqindja më e lartë 75% e banorëve të Junikut konsiderojnë si efikase institucionet që lëshojnë çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, 73% i vlerësojnë si të tilla institucionet që lëshojnë letër njoftimet, ndërsa 70% janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin pasaporta. Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindjet më të vogla të banorëve të Junikut, 33% respektivisht 42% (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më shumë banorë të Junikut janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Shumica e tyre, 85% në krahasim me mesataren e Kosovës 69%, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 82% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 81% në krahasim me mesataren e Kosovës 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje më e lartë e banorëve të Junikut (75%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Duhet përmendur se një përqindje shumë e vogël e tyre (2% në krahasim me 15% të kosovarëve në përgjithësi) besojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (shih: Tabela B11 - Shtojca 2). 65

JUNIK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve që banojnë në Junik, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve gjatë muajit, është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Njëzet e pesë përqind e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës 20%, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 46% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 83% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 49% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 83% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindja e familjeve të Junikut, që nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 35%, është e ngjashme me mesataren e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, shumica e familjeve në Junik (97%) posedojnë pajisje themelore të amvisërisë si lavatriçe, frigorifer dhe telefon celular. Ndonëse përqindja e atyre që kanë kompjuter është pothuajse e njëjtë me mesataren e Kosovës (69% në krahasim me 70%), një përqindje pak më e lartë e familjeve në Junik, janë të lidhura me rrjetin e Internetit (64% në krahasim me 62%). Një përqindje dukshëm e lartë e të lartëpërmendurave poashtu posedojnë linjë të telefonisë fikse (49% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 25%) dhe gjenerator (36% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 22%). Ndërsa një përqindje më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës (31% në krahasim me 24%) posedojnë traktor, numër më i vogël familjesh në Junik, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%, posedojnë veturë (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 2% e familjeve që banojnë në Junik (në krahasim me mesataren e Kosovës 29%), kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Gjysma e tyre, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse një përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (6%), kanë deklaruar se posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje shumë e ulët e familjeve të Junikut, 6% në krahasim me mesataren e Kosovës 14%, kanë deklaruar se posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

JUNIK

66


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Kaçanikut Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Kaçanikut ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Ferizajt. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 210 km2 dhe përfshin qytezën e Kaçanikut dhe 31 fshatra.1 Kaçaniku ka popullsi me 33,409 banorë dhe gjithsej 5,731 vendbanime konvencionale.2 Niveli arsimor në Kaçanik është i ngjashëm me mesataren e Kosovës. Katër përqind e të rriturve nuk kanë arsimim formal, 8% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 31% kanë përfunduar arsimin fillor, 48% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 2% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Kaçanik kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Shtatë përqind, në krahasim me 1% nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 46% e femrave në krahasim me 16% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 32% në krahasim me 63% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 3% në krahasim me 12% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Kaçanik (26%) është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%. Përqindja e të papunësuarve është 30%, kurse një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (44%), janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (5%), në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose pensionistë (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje veçanërisht e lartë e femrave (79%) në krahasim me (20%) janë jashtë tregut të punës. Përqindja e femrave të punësuara në Kaçanik (8%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës 12% dhe drastikisht më e ulët se përqindja e meshkujve të punësuar (40%) në këtë komunë (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Kaçanik nga 72% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 12%, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike nga 9% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Kaçanikut me autoritetet lokale dhe shumicën e mallërave dhe shërbimeve publike është dukshëm më i lartë se mesatarja e Kosovës, përveç për furnizimin me energji elektrike, furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore në spitale dhe në qendra mjekësore familjare, dhe për aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive. Banorët e Kaçanikut janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 67), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe të mesëm (SI 58), dhe me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (SI 56). Ata janë më pak të kënaqur me furnizimin me barna dhe furnizime mjekësore në spitale dhe në qendra mjekësore familjare (SI -62), aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI -40), dhe me prokurimin publik dhe tenderët (SI -35).

Uji dhe kanalizimi Pak më tepër se gjysma, 54%, e familjeve të Kaçanikut janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (14%), burimet e mbrojtura (13%), dhe çezmat publike (2%). Përqindje më e lartë se sa mesatarja e Kosovës (17% në krahasim me 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë burimet e pambrojtura (16% e të gjitha familjeve) dhe puset e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit është problem më i vogël në komunën e Kaçanikut në krahasim me mesataren e Kosovës. Rreth 66% e familjeve të lidhura me ujësjellësin public kanë furnizim të pakufizuar me ujë në krahasim me mesataren e Kosovës 42%. Dhjetë përqind raportuan se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 10% prej 5 deri në 10 orë në ditë, 5% kanë ndërprerje të furnizimit të ujit më të gjata se 11 orë në ditë, kurse për 6% ndërprerjet e ujit zgjasin më shumë se 3 në ditë, në çdo shkyçje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Problemi më i madh me cilësinë e ujit të pijshëm për familjet e lidhura me ujësjellësin publik në Kaçanik është shtypja e pamjaftueshme për shfrytëzim shtëpiak, të cilën e kanë deklaruar 40% e të anketuarve. Njëzet e nëntë 1 2

67

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Kaçanikut: http://www.osce.org/kosovo/13116 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf KAÇANIK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M12 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kaçanik dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

përqind e tyre kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, 3% se ka shije të keqe, kurse 4% kanë thënë se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma (47%) e banorëve të Kaçanikut, janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit, kurse 64% janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela 4 dhe Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Kaçanikut kanë qasje dukshëm më të keqe në spitale në krahasim me mesataren e Kosovës, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, kurse qasja e tyre te mjeku dhe në barnatore është e njëjtë. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 64 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 18 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e lartë e banorëve të Kaçanikut (91%) kanë pohuar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për qasje në kujdesin shëndetësor, kostoja e blerjes së barnave ua ka vështirësuar këtë qasje. Përqindje më të ulëta të tyre në krahasim me mesataren e Kosovës përballen me pengesa në qasjen e kujdesit shëndetësor: 45% në krahasim me mesataren e qytetarëve të Kosovës 58%, kanë thënë se e konsiderojnë problematike koston e vizitës mjekësore, 14% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve, kanë pasur problem në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor, 11% në krahasim me mesataren e kosovarëve 39%, kanë deklaruar si problematike kohën e pritjes në takimin e caktuar të vizitës mjekësore, kurse 8% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë raportuar problematike kohën për të caktuar vizitë mjekësore (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Kaçanikut janë më pak të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, kurse një përqindje e ulët e tyre janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore në qendrat mjekësore familjare. Rreth 15% e banorëve të Kaçanikut (në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve) janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale, KAÇANIK

68


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

24% në krahasim me mesatarisht 41% të kosovarëve janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve, kurse 56% në krahasim me 63% të kosovarëve, janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione. Ndonëse ata janë njëlloj të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në krahasim me kosovarët e tjerë (67% e të anketuarve), një përqindje e madhe e banorëve të Kaçanikut, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 52%, janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Kaçanikut kanë qasje pak më të mirë në institucionet parashkollore dhe në shkollat fillore, kurse qasja në shkollat e mesme është e barabartë me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta, në këmbë ose me transport publik (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 13 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 25 minuta (e barabartë me mesataren e Kosovës) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Një pjesë më e madhe e banorëve të Kaçanikut janë të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe atë të shkollave të mesme në krahasim me mesataren kosovare. Dallimet e dukshme janë regjistruar në përqindjet e atyre që janë të kënaqur me cilësinë e arsimit parashkollor (83% në krahasim me mesatarisht 69% të kosovarëve), shkollave fillore (85% në krahasim me mesatarisht 75% të kosovarëve), dhe shkollave të mesme (81% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se banorët e Kaçanikut nuk janë shumë të brengosur me ndotjen e mjedisit në komunën e tyre. Ndërsa 15% konsiderojnë lagjen e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, vetëm 8% e tyre e shohin si të tillë qytetin e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Njëkohësisht, vetëm 10% e tyre kanë deklaruar se kanë probleme me cilësinë e ajrit dhe zhurmën në afërsi (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Shumica e banorëve të Kaçanikut (93% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve) janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre. Një përqindje e madhe e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës janë poashtu të kënaqur me: mbrojtjen e mjedisit (65% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (58% në krahasim me 49%), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (60% në krahasim me 56%), dhe përdorueshmërinë e tyre (64% në krahasim 54%). Nga ana tjetër, përqindja e atyre që janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre (36%) është më e ulët se mesatarja e qytetarëve të Kosovës 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Pesë përqind e banorëve të Kaçanikut kanë thënë se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që kanë arritur të marrin dokumentin apo shërbimin e kërkuar është dukshëm më e ulët se mesatarja e Kosovës (60% në krahasim me 82%), kurse 30% të tjerë deklaruan se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje më e madhe e banorëve të Kaçanikut janë konstruktivë për efikasitetin e të gjitha institucioneve që lëshojnë dokumente të ndryshme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Ndryshe nga pjesa tjetër e Kosovës, një përqindje shumë e lartë e tyre mendojnë se institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve janë efikase, 60% dhe 46% respektivisht. Nëntëdhjetë e një përqind e banorëve të Kaçanikut konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin letër njoftime, 89% konsiderojnë si të tilla institucionet që japin pasaporta, dhe 85% mendojnë se institucionet që japin çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes janë efikase. Veç kësaj, përqindje më të mëdha të banorëve të Kaçanikut, në krahasim me mesataret e Kosovës, konsiderojnë si efikase institucionet që lëshojnë dokumentet në vijim: dokumentet për regjistrim të veturave (72% në krahasim me 66%), patentat e shoferit (69% në krahasim me 66%), dhe kartelat për Ndihmë Sociale (61% në krahasim me 50%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

69

KAÇANIK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se mazhoranca e banorëve të Kaçanikut janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Tetëdhjetë e shtatë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 80% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 84% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje gjithashtu e lartë, 83% e banorëve të Kaçanikut besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 8% në krahasim me mesataren e Kosovës 15% mendojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Kaçanikut kanë nivel më të ulët jetësor krahasuar me mesataren e Kosovës. Një përqindje më e lartë e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve. Njëzet e shtatë përqind e mesatares së Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 62% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 44% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 81% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 82% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindja e familjeve që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj është më e vogël se mesatarja e Kosovës, 29% në krahasim me 37% (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se mbi 96% e familjeve që banojnë në Kaçanik posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Mirëpo, përqindje të vogla të tyre në krahasim me mesataret e Kosovës posedojnë nga një: kompjuter (64% në krahasim me 70%), telefon celular (92% në krahasim me 94%), linjë fikse të telefonisë (13% në krahasim me 25%), veturë (57% në krahasim me 64%), traktor (16% në krahasim me 24%), dhe gjenerator (11% në krahasim me 22%). Përqindja e familjeve në Kaçanik që kanë lidhje Interneti është gjithashtu më e ulët se mesatarja e Kosovës, 55% në krahasim me 62% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tridhjetë e nëntë përqind e familjeve në Kaçanik nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Rreth 24% në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve që posedojnë një biznes është e njëjtë me përqindjen e mesatares kosovare 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

KAÇANIK

70


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Kamenicës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Kamenicës ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 423 km2 dhe përfshin qytetin e Kamenicës dhe 56 fshatra.1 Kamenica ka popullsi me 36,085 banorë dhe gjithsej 6,336 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Kamenicës kanë nivel më të ulët arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Dhjetë përqind nuk kanë arsimim formal, 6% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 28% kanë përfunduar arsimin fillor, 44% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 4% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 9% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Trembëdhjetë përqind e tyre në krahasim me 8% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 35% të femrave në krahasim me 20% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 35% në krahasim me 53% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 5% në krahasim me 12% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Kamenicë (28%) është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 30%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (42%) si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (21%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, është pak më e vogël se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje dukshëm më e lartë e femrave (68%) në krahasim me meshkujt (27%) janë jashtë tregut të punës. Një përqindje e vogël (9%) e femrave në Kamenicë janë të punësuara, në krahasim me 42% të meshkujve të punësuar (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Kamenicë nga shumica e banorëve të saj, 73%. Korrupsioni është radhitur si problemi më i madh nga 10%, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 9% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Banorët e Kamenicës janë më pak të kënaqur me autoritetet dhe institucionet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Nga ana tjetër, niveli i kënaqshmërisë së tyre është më i lartë për të gjitha mallërat dhe shërbimet publike, sidomos për furnizimin me energji elektrike, prokurimin publik dhe tenderët, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, planifikimin rural dhe urban dhe parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi), në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Kamenicës janë më së shumti të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 73), furnizimin me energji elektrike (SI 64), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 60). Ata janë më pak të kënaqur me menaxhimin e fondeve komunale (SI 1), grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta (SI 6), dhe me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI 7).

Uji dhe kanalizimi Më pak se gjysma (45%) e familjeve të Kamenicës pohojnë janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër prej 54% kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (41%), burimet e mbrojtura (12%), dhe çezmat publike (1%). Vetëm 1% e familjeve të Kamenicës (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi me ujë është relativisht problematik në Kamenicë. Pothuajse gjysma, 49% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar me ujë në krahasim me mesataren e Kosovës 42%. Ndërsa 3% kanë deklaruar se kanë pasur ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 9% prej 5 deri në 10 orë në ditë, 3% më gjatë se 11 orë në ditë, ndërprerjet e furnizimit me ujë që zgjasin 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Kamenicës: http://www.osce.org/kosovo/13119

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

71

KAMENICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M13 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kamenicë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

më shumë se 3 orë në çdo ndërprerje janë deklaruar nga 10% e familjeve të Kamenicës. Duhet theksuar se një përqindje shumë e madhe, 26% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në këtë komunë nuk e kanë ditur kohëzgjatjen e ndërprerjeve të ujit (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit nuk është problem kryesor për familjet që janë të lidhura me ujësjellësin publik në Kamenicë, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dhjetë përqind e tyre kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt, 3% se shtypja shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, dhe nga 7% se ka shije të keqe dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma (56%) e familjeve të Kamenicës janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela 4 - Shtojca 1). Një përqindje më e madhe (61%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me ujin dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Ndonëse qasja e tyre në mjek dhe barnatore është shumë më e dobët se mesatarja e Kosovës, banorët e Kamenicës kanë qasje më të mirë në spitale, duke marrë parasysh afërsinë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (barabartë me mesataren e Kosovës), spitali më i afërt për mesatarisht 33 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 23 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Komponentet financiare, administrative dhe logjistike të kujdesit shëndetësor janë më pak problematike për qasjen e kujdesit shëndetësor për banorët e Kamenicës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Shpenzimet e vizitave mjekësore janë problematike për 50% të tyre, kurse kostoja e blerjes së barnave është problematike për një përqindje më të madhe, 71%. Ndërsa largësia në ofruesin e kujdesit shëndetësor është faktor që pengon qasjen në kujdesin shëndetësor për 8% të banorëve të Kamenicës, në krahasim me mesataren e Kosovës 27%), koha që duhet për të caktuar takim është deklaruar si problematike nga 15% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 27%), kurse koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar nga 18% (në krahasim me mesatarisht 39% të kosovarëve) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). KAMENICË

72


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Banorët e Kamenicës janë dukshëm më të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore në qendrat mjekësore familjare (60% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve), trajtimin e barabartë të pacientëve në këto institucione (69% në krahasim me mesatarisht 52% të kosovarëve), dhe furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore në spitale (41% në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve). Kurse përqindja e atyre që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat mjekësore familjare është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës (68%). Kjo nuk vlen për spitalet pasi që 55% e banorëve të Kamenicës janë të kënaqur, në krahasim me mesatarisht 63% të kosovarëve (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorëve të Kamenicës u duhet më shumë kohë, mesatarisht, për të arritur në të gjitha institucionet arsimore, sidomos në shkollat fillore, në krahasim me mesataret e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 28 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Kamenicës janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Dallimet kryesore në krahasim me mesataren e Kosovës janë shënuar në përqindjen e atyre që janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (57% në krahasim me 72%), qasjen në arsimin fillor (63% në krahasim me 78%), cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (56% në krahasim me 69%), dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (62% në krahasim me 75%). Edhepse më e vogël se mesataret e Kosovës, një përqindje më e lartë e banorëve të Kamenicës janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore, në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk perceptohet si problem i madh në komunën e Kamenicës. Njëzet e katër përqind e tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 20% e tyre e shohin si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit në afërsi është konsideruar si problem vetëm nga 2% e banorëve të Kamenicës (në krahasim me mesatarisht 18% të kosovarëve), kurse zhurma nga 4% e tyre (në krahasim me mesatarisht 13% të kosovarëve) (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e banorëve të Kamenicës, 60% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, kurse 53% në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Një përqindje e lartë e banorëve të Kamenicës, në krahasim me mesataren e Kosovës janë poashtu të kënaqur me: disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (66% në krahasim me 56%), përdorueshmërinë e parqeve dhe shesheve (73% në krahasim me 54%), me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (51% në krahasim me 45%). Nga ana tjetër, një numër më i vogël i banorëve të Kamenicës janë më pak të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve në komunën e tyre, 38% në krahasim me mesatarisht 49% të kosovarëve (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Dyzet e shtatë përqind e banorëve të Kamenicës kanë thënë se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Pjesa dërmuese e tyre, 90% në krahasim me mesataren e Kosovës 82% kanë deklaruar se kanë arritur të marrin dokumentin apo shërbimin e kërkuar, kurse 7% deklaruan se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ashtu si edhe në krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen si efikase nga një përqindje e vogël e banorëve të Kamenicës 54%, respektvisht 49%. Përveç për institucionet që japin kartelat për Ndihmë Sociale – të cilat konsiderohen efikase nga 55% e këtyre banorëve, në krahasim me mesatarsiht 50% të kosovarëve – numër më i vogël i banorëve të Kamenicës janë konstruktivë për efikasitetin e dhënies të dokumenteve të ndryshme në komunën e tyre. Në mënyrë specifike, 60% mendojnë se institucionet që japin çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes janë efikase, 62% konsiderojnë si efikase institucionet që lëshojnë patentat e shoferit dhe dokumentet për regjistrim të biznesit, kurse 75-76% mendojnë se institucionet që japin pasaporta dhe letër njoftime janë efikase ose shumë efikase (shih: Tabela A17 – Shtojca 1). 73

KAMENICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një pjesë e vogël e banorëve të Kamenicës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Pesëdhjetë e katër përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 50% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 53% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Vetëm 23% e banorëve të Kamenicës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 15% në krahasim me mesataren e Kosovës 15% mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror. Duhet të theksohet se një përqindje e madhe e banorëve të kësaj komune (35%) nuk kanë ditur ose kanë refuzuar të përgjigjen lidhur me kompetencën e niveleve të ndryshme të pushtetit për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohet komuna e tyre (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve që banojnë në Kamenicë, të cilët nuk mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare, është më e vogël se mesatarja kosovare, gjë që nënkupton se ata kanë standard më të lartë të jetës. Njëmbëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 38% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike (energjinë elektrike, furnizimin e ujit, dhe llogaritë e telefonit), 38% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 30% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 56% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Nga ana tjetër, përqindja e familjeve që banojnë në Kamenicë, nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (37%) është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 34% (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më shumë se 93% e familjeve të Kamenicës posedojnë frigorifer dhe lavatriçe. Më shumë prej tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë linjë fikse të telefonisë (28% në krahasim me 25%), një telefon celular (96% në krahasim me 94%), një kompjuter (77% në krahasim me 70%), dhe kanë lidhje Interneti (68% në krahasim me 62%). Ndërsa përqindje e vogël në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë veturë (62% në krahasim me 64%) dhe një gjenerator (13% në krahasim me 22%), pak më shumë familje në Kamenicë kanë traktor (28% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 24%)(shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Një përqindje më e madhe (34%) e familjeve që banojnë në Kamenicë kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%. Tridhjetë e dy përqind e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve të Kamenicës që posedojnë një biznes (10%) është poashtu më e vogël se mesatarja kosovare 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

KAMENICË

74


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Klinës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Klinës ndodhet në perëndim të Kosovës, në rajonin e Pejës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 308km2 dhe përfshin qytetin Klinë dhe 54 fshatra.1 Klina ka popullsi me 38,496 banorë dhe gjithsej 6,369 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor e banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Klinë, është e ngjashme me mesataren e Kosovës: 9% nuk kanë arsimim formal, 30% kanë përfunduar arsimin fillor, 43% kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Trembëdhjetë përqind e femrave në Klinë në krahasim me 4% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 35% të femrave në krahasim me 26% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 34% në krahasim me 51% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 5% në krahasim me 7% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve të rritur (të moshës 18-64) në Klinë është 25% në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 24%, kurse më shumë se gjysma e tyre (51% në krahasim me mesataren e Kosovës 45%) janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (6%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave që janë jashtë tregut të punës (77%) është dukshëm më e lartë se ajo e meshkujve (34%). Veç kësaj, një përqindje jashtëzakonisht e ulët e femrave që banojnë në Klinë (12%) janë të punësuara, në krahasim me 34% të meshkujve të punësuar (shih Tabela B4 - Shtojca 2)

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Klinë nga më shumë se gjysma e banorëve të saj, 55%. Furnizimi i dobët me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 15%, kurse korrupsioni dhe varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 8% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Klinës me autoritetet lokale është i ngjashëm me mesataren e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë është më i ulët për të gjitha mallërat dhe shërbimet publike në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e Klinës janë më të kënaqur me menaxhimin e hapsirave publike (parqet, sheshet, ndriçimi rrugor dhe mbrojtja e mjedisit), procedurat e pagesës së tatimeve, policinë e Kosovës, mirëmbajtjen e varrezave, ruajtjen e natyrës dhe specieve, dhe sidomos trotuaret. Banorët e Klinës janë më së tepërmi të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 51), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 35), dhe shërbimet emergjente (zjarrëfiksi dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 24). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta (SI -51), parkimin publik (siguria, përdorshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -48), dhe ujin dhe kanalizimin (SI -47).

Uji dhe kanalizimi Një përqindje shumë e vogël e familjeve në Klinë, 23%, kanë deklaruar se janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Për pjesën më të madhe të banorëve të Klinës (43%), puset e mbrojtura janë burimi kryesor i ujit të pijshëm, kurse 13% përdorin ujë në shishe dhe 7% ujë nga burimet e mbrojtura. Trembëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Klinë (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) kanë pohuar se nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (4% e të gjitha familjeve), puset e pambrojtura (7% e të gjitha familjeve), burimet e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve), dhe grumbullimi i ujit të shirave (1% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Përveç përfshirjes së kufizuar nga ujësjellësi publik, familjet e lidhura me të lartpërmendurin kanë probleme me 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Klinës: http://www.osce.org/kosovo/13119

2

75

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf KLINË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M14 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Klinë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

furnizimin me ujë. Vetëm 27% e familjeve që janë të lidhura me ujësjellësin publik, në krahasim me mesataren e Kosovës 42% kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Përqindja e familjeve që kanë ndërprejre të furnizimit me ujë në këtë komunë është shumë e lartë për ndërprerjet që zgjasin më shumë se 11 orë në ditë (38%) dhe për ato prej 5 deri në 10 orë në ditë (18%) (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Klinë është shumë e keqe. Rreth 71% e familjeve që janë të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 49% kanë thënë se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, dhe shumica dërmuese, 78%, kanë deklaruar se uji i çezmës ka edhe shije edhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje jashtëzakonisht e vogël (15%) e familjeve të Klinës janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje e ngjashme (27%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me kanalizimin dhe ujërat e zeza (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Klinës kanë qasje më të mirë në spitale dhe qasje më të dobët në mjek dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 30 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Largësia nga ofruesit e kujdesit shëndetësor ose mjekut të përgjithshëm është pengesa më e vogël e qasjes në kujdesin shëndetësor për banorët e Klinës, në krahasim me faktorët e tjerë. Posaçërisht, 30% e tyre kanë thënë se distanca e ordinancës mjekësore ose mjekut të përgjithshëm është pengesë për qasjen në kujdesin shëndetësor, 38% kanë probleme me kohën e nevojshme për të caktuar vizitë, kurse 56% e të anketuarve nga Klina kanë problem në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të kohës së pritjes për vizitën mjekësore. Kostoja KLINË

76


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

e vizitës mjekësore dhe e blerjes së barnave duket se është më problematike për banorët e kësaj komune: 69% e tyre në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve kanë deklaruar se kanë probleme në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të kostos së vizitës mjekësore, ndërsa 86% për shkak të shpenzimeve për barna (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Klinës janë më pak të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor për dallim nga mesatarja e Kosovës, përveç për furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë në spitale. Pothuajse njëlloj me mesataren e Kosovës, 27% e tyre janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë në spitale. Në krahasim me mesataren e Kosovës, një numër shumë i vogël i banorëve të Klinës janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare (31% në krahasim me 52%) dhe profesionalizmin e personelit të tyre mjekësor (48% në krahasim me 66%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Klinës kanë qasje pak më të mirë në institucionet parashkollore, në krahasim me mesataren e Kosovës, në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 25 minuta (e barabartë me mesataren e Kosovës) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Ngjashëm me mesataren kosovare, përqindje e lartë e banorëve të Klinës (73%) janë të kënaqur si me qasjen ashtu dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit. Megjithatë, në krahasim me mesataret e kosovës, një pjesë më e vogël e tyre janë të kënaqur me të gjitha nivelet e arsimit. Dallimet më të mëdha janë registruar në institucionet parashkollore (62% në krahasim me mesatarisht 72% të kosovarëve) dhe cilësinë arsimore në këto shkolla (62% në krahasim me mesatarisht 69% të kosovarëve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se banorët e komunës së Klinës janë mjaft të vetëdijshëm dhe të shqetësuar me problemet e mjedisit në komunën e tyre. Thuajse gjysma (46%) e tyre konsiderojnë lagjen e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 48% deklarojnë se qyteti i tyre është i fëlliqur ose shumë i fëlliqur (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Ngjashëm, 20% e banorëve të Klinës pohojnë se kanë probleme me cilësinë e ajrit në afërsinë e tyre imediate, kurse 25% deklarojnë se kanë probleme me zhurmën (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Përqindje mjaft të vogla të banorëve të Klinës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe komponentet përbërëse në komunën e tyre. Rreth 51% e banorëve të Klinës në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme. Më tej, 42% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Ndonëse ruajtja e natyrës dhe specieve dhe disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve publike janë po aq të kënaqshme sa edhe pjesa tjetër e Kosovës, një përqindje shumë e ulët e banorëve të Klinës janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta, në krahasim me mesataren e Kosovës, 16% në krahasim me 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Katër përqind e banorëve të Klinës kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e madhe se mesatarja e Kosovës (86% në krahasim me 82%) thanë se ishin pajisur me dokumentin e kërkuar, kurse 14% deklaruan se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Klinës janë më së paku të kënaqur me efikasitetin e institucioneve që japin liçencat e bizneseve (22% e të anketuarve) dhe lejet e ndërtimit (23% e të anketuarve). Nga ana tjetër, 78% e të anketuarve nga Klina pohojnë se administrata publike është efikase ose deri diku efikase në dhënien e letër njoftimeve, kurse 72% se është efikase në dhënien e pasaportave. Në krahasim me mesataret e Kosovës, banorët e Klinës janë më pak pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin dokumentet në vijim: dokumentet për regjistrim të veturave (50% në krahasim me 66%), patentat e shoferit (50% në krahasim me 66%), çertifikatat e lindjes, vdekjes dhe të martesës, (63% në krahasim me 77%), kartelat për Ndihmë Sociale (33% në krahasim me 77

KLINË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

50%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër pak më i vogël i banorëve të Klinës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Gjashtëdhjetë e katër përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, kurse 61% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal. Përqindje e barabartë e banorëve të Klinës me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Vetëm 36% e banorëve të Klinës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kompetencat e zgjidhjes së problemeve me të cilat përballet komuna e tyre, kurse 26% besojnë se këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve që banojnë në Klinë, kanë standard më të ulët të jetesës në krahasim me mesataren e Kosovës, pasi që një përqindje e lartë e tyre nuk mund të përballojnë pagesën e disa mallërave ose shërbimeve elementare. Pesëdhjetë e nëntë përqind e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 53% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 79% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 59%në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 81% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Nga ana tjetër, një numër shumë i vogël i familjeve që banojnë në Klinë, 17% në krahasim me mesataren e Kosovës 20%, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e dy përqind e familjeve që banojnë në Klinë posedojnë lavatriçe. Përqindje dukshëm më të ulëta të tyre në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë frigorifer (85% në krahasim me 96%) dhe telefon celular (82% në krahasim me 94%). Ndonëse një përqindje e vogël e tyre posedojnë linjë të telefonisë fikse (20% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25%), kompjuter (67% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 70%), numër më i madh i familjeve të Klinës në krahasim me mesataren e Kosovës, janë të lidhur në Internet (65% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 62%) dhe kanë traktor (29% në krahasim me 24%). Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës posedon veturë (65% e familjeve) dhe gjenerator (22% e familjeve) (shih: Tabela B12 - Shtojca) Njëzet e dy përqind e familjeve që banojnë në Klinë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 29%, deklaruan se nuk posedojnë tokë. Dyzet e tetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39%, raportuan se posedojnë midis 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 16% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje më e madhe (22%) e familjeve që banojnë në Klinë në krahasim me mesataren e Kosovës 14% posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

KLINË

78


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Kllokotit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Kllokotit ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kjo mbulon një sipërfaqe prej 24 km2 dhe përfshin qytezën e Kllokotit dhe katër fshatra.1 Kllokoti ka popullsi me 2,556 banorë dhe gjithsej 506 vendbanime konvencionale.2 Mestarja e nivelit arsimor e të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) që banojnë në Kllokot është pak më e ulët se mesatarja e Kosovës. Pesëmbëdhjetë përqend e të rriturve nuk kanë arsimim formal, 24% kanë përfunduar arsimin fillor, 45% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 11% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 2% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në Kllokot kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetëmbëdhjetë përqind e tyre në krahasim me 13% të meshkujve nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 28% e femrave në krahasim me 20% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 37% në krahasim me 52% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 2% e femrave dhe të meshkujve kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Kllokot është 19% (në krahasim me mesataren e Kosovës 29%), përqindja e të papunëve është 57%, kurse rreth 24% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (1%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose janë pensionuar (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës është më e lartë te femrat (42%) në krahasim me meshkujt (20%). Duhet theksuar gjithashtu se përqindja e femrave të punësuara në Kllokot (9%) është dukshëm më e ulët se përqindja e meshkujve të punësuar (27%) dhe nën mesataren e Kosovës (12%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Edhepse më e vogël se në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Kllokot nga 28% e banorëve të tij. Varfëria ose standardi i ulët jetësor është renditur si problemi më i madh nga 11%, kurse mungesa e sigurisë së përgjithshme dhe personale dhe korrupsioni konsiderohen si problemi më i madh nga 6% e të anketuarve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Banorët e Kllokotit janë dukshëm më pak të kënaqur me autoritetet lokale dhe pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, në krahasim me mesataren e Kosovës. Niveli i kënaqshmërisë së tyre është i përafërt me mesataren e Kosovës për furnizimin me energji elektrike, personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare, parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi), trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria, gjendja), kurse është më i lartë për prokurimin publik dhe tenderët dhe furnizimin me barna dhe artikuj mjekësorë nëpër spitale dhe qendra mjekësore familjare. Banorët e Kllokotit janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 2), personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI -4), dhe me ujin dhe kanalizimin (SI -7). Më së paku janë të kënaqur me planifikimin rural dhe urban (SI -56), punën e Qendrave për Punë Sociale (SI -48), dhe menaxhimin e fondeve komunale (SI -42).

Uji dhe kanalizimi Vetëm 4% të familjeve që banojnë në Kllokot janë të lidhura me ujësjellësin publik, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Tridhjetë e nëntë përqind e familjeve në këtë komunë kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura dhe 14% nga çezmat publike. Një përqindje dukshëm e lartë e familjeve në Kllokot nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm, 43% në krahasim me mesataren e Kosovës 9%, duke pasur puset me gyp si burim kryesor të ujit të pijshëm (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Pothuajse gjysma (49%) e familjeve të Kllokotit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin me ujë në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me kanalizimin dhe ujërat e zeza është pak më e ulët, 47% (shih: Tabela A5 - Shtojca 1). 1 2

79

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Kllokotit: http://www.osce.org/kosovo/37869 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf KLLOKOT


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M15 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Kllokot dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Shërbimet shëndetësore Ndonëse qasja në mjek dhe barnatore në Kllokot është shumë e ngjashme me mesataret e Kosovës, banorët e kësaj komune kanë shumë qasje të vështirë në spitale, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 57 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostot e blerjes së barnave dhe vizitës mjekësore janë më pak problematike për qasjen e banorëve të Kllokotit në kujdesin shëndetësor, në krahasim me mesataren e Kosovës, pasi që këtë e kanë deklaruar rreth 52-53% e banorëve të tij. Koha për të caktuar takim, koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar, dhe sidomos largësia deri te ofruesi i kujdesit shëndetësor janë raportuar si pengesa në qasjen e kujdesit shëndetësor për një përqindje të lartë të banorëve të Kllokotit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjysma e banorëve të Kllokotit (në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve) kanë thënë se herën e fundit që kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia deri te ofruesi i kujdesit shëndetësor e ka vështirësuar këtë vizitë, 41% (në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve) kanë pasur probleme me kohën e nevojshme për të caktuar takim, kurse 43% (në krahasim me mesatarisht 39% të kosovarëve) kanë pasur problem me kohën e pritjes për vizitë mjekësore në ditën e caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje më e lartë e banorëve të Kllokotit në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë nëpër spitale (51% në krahasim me 26%) dhe qendrat mjekësore familjare (41% në krahasim me 31%), dhe me trajtimin e barabartë të pacientëve nëpër spitale (50% në krahasim me 41%). Profesionalizmi i personelit mjekësor, si në spitale ashtu edhe në qendrat mjekësore familjare, konsiderohet i kënaqshëm nga një përqindje e ulët e banorëve të Kllokotit, në krahasim me mesataret e Kosovës, 55% respektivisht 54% (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

KLLOKOT

80


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Kllokotit kanë qasje më të keqe në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në krahasim me mesataren e Kosovës në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucionet më të afërta parashkollore mund të arrihen mesatarisht për 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Kllokotit janë më pak të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e arsimit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha në përqindje të atyre që janë të kënaqur, janë të shënuara për qasjen në arsimin parashkollor (53% në krahasim me 72% të kosovarëve mesatarisht), qasjen në arsimin fillor (59% në krahasim me 78% të kosovarëve mesatarisht), cilësin e shkollimit në shkollat fillore (59% në krahasim me 75% të kosovarëve mesatarisht), dhe qasjen në shkollat e mesme (57% në krahasim me 71% të kosovarëve mesatarisht (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit është një çështje shumë shqetësuese në komunën e Kllokotit. Dyzet e katër përqind e banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 46% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Pastaj, 39% kanë deklaruar se kanë probleme me cilësinë e ajrit dhe me zhurmën në afërsi të tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Vetëm 41% e familjeve në Kllokot, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre. Një përqindje më e vogël e tyre (31% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%) është e kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, kurse 35% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve. Ngjashëm, një numër i vogël i banorëve të Kllokotit janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (31%), dhe me përdorueshmërinë e tyre (24%) në krahasim me mesataret e Kosovës 56%, respektivisht 54%. Së fundi, një numër i vogël i tyre (39%), janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Gjashtëdhjetë e tre përqind e të anketuarve të Kllokotit thanë se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Të gjithë ata pohojnë se thanë se kërkesa e tyre është plotësuar, në krahasim me mesataren e Kosovës 82% (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet më pak të popullarizuara për efikasitetin në performancën e tyre janë ato që japin lejet e ndërtimit, me 10% të banorëve të Kllokotit që i konsiderojnë si të tilla, dhe ato që japin liçencat e bizneseve, të cilat konsiderohen efikase vetëm nga 6% e banorëve të lartëpërmendur. Përveç një numri të vogël të të anketuarve që konsiderojnë dhënien e pasaportave si efikase (64% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), banorët e Kllokotit janë më pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin dokumentet në vijim, në krahasim me mesataret e Kosovës: letër njoftimet (89% në krahasim me 86%), çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (81% në krahasim me 77%), dokumentet për regjistrim të veturave (74% në krahasim me 66%), patentat e shoferit (68% në krahasim me 66%), dhe kartelat për Ndihmë Sociale (54% në krahasim me 50%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër dukshëm i vogël i banorëve të Kllokotit janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataret e Kosovës. Tridhjetë e tetë përqind në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 30% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 28% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë, 68% e banorëve të Kllokotit, besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të 81

KLLOKOT


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 15% (njëlloj me mesataren e Kosovës besojnë se problemet e përmendura mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Kllokot të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e ulët se mesatarja e Kosovës. Dymbëdhjetë përqind e tyre në krahasim me 20% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 15% në krahasim me 42% të familjeve kosovare mesatarisht, nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 20% në krahasim me 34% të familjeve kosovare nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 35% në krahasim me 49% të familjeve kosovare nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, dhe 55% në krahasim me 71% të familjeve kosovare nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj. Nga ana tjetër, përqindja e familjeve të Kllokotit që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj (68%) është më e lartë se mesatarja e familjeve të Kosovës 37%, ashtu siç është edhe përqindja e atyre që nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet, 83% në krahasim me 76% të familjeve kosovare (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Përqindje relativisht e lartë e familjeve të Kllokotit nuk kanë pajisjet elementare shtëpiake, në krahasim me mesataret e Kosovës. Vetëm 83% e tyre (krahasuar me mesataren 96% e familjeve kosovare) posedojnë lavatriçe dhe 91% (krahasuar me mesataren 96% e familjeve kosovare) posedojnë frigorifer. Përqindja e familjeve të Kllokotit, të cilët posedojnë një telefon celular (53%), kompjuter (48%), dhe që kanë lidhje Interneti (35%), janë drastikisht më të ulëta se sa mesatarja e familjeve kosovare: 94% për posedim të telefonit celular, 70%, për posedim të kompjuterit, dhe 62% e familjeve të lidhura në rrjetin Internet. Familjet e Kllokotit janë gjithashtu nën mesataren e Kosovës për posedim të linjës së telefonisë fikse (20% në krahasim me 25%), veturës (57% në krahasim me 64%), dhe një gjeneratori (3% në krahasim me 22%). Përqindja e familjeve të Kllokotit që posedojnë traktor (39%) është më e lartë se mesatarja e familjeve të Kosovës 24% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Gjashtëdhjetë e katër përqind e familjeve që banojnë në Kllokot, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 13% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve që banojnë në Kllokot dhe kanë një biznes të vetin është poashtu më e lartë se mesatarja e Kosovës, 18% në krahasim me 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

KLLOKOT

82


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Leposaviqit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Leposaviqit ndodhet në veri të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 750 km2 dhe përfshin qytetin Leposaviq dhe 72 fshatra. Popullata e përgjithshme e Leposaviqit është 18,890.1 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Leposaviqit kanë nivel më të lartë arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Një përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 5% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 15% kanë përfunduar arsimin fillor, 58% kanë përfunduar shkollën e mesme, 11% kanë përfunduar arsimin profesional dhe 11% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Gjashtë përqind nga ato, në krahasim me 1% të meshkujve, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 19% të femrave në krahasim me 10% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 51% në krahasim me 64% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe nga 11% të femrave dhe meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Leposaviq (51%) është dukshëm më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës (29%). Ndërsa përqindja e të papunëve është 14%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës është (34%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (3%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, që paraqet përqindje shumë më të ulët nga mesatarja e Kosovës prej 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (47%) është më e lartë se përqindja e meshkujve (39%). Përqindja e femrave të punësuara që banojnë në Leposaviq (38%) është më e ulët se ajo e meshkujve (51%). Megjithatë, duhet theksuar se ky dallim është më i vogël, në krahasim me komunat e tjera në Kosovë. Veç kësaj, përqindja e femrave të punësuara në Leposaviq është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës 12% (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ndryshe nga komunat e tjera të Kosovës, furnizimi me energji elektrike konsiderohet si problemi më i madh në komunën e Leposaviqit, nga një përqindje e madhe e popullatës së tij 37%. Papunësia është renditur si problem më i madh nga 22%, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 9% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Leposaviqit me autoritetet lokale është shumë më i ulët se mesatarja e Kosovës. Të lartëpërmendurit janë gjithashtu shumë më pak të kënaqur me planifikimin rural dhe urban, punësimin e personelit komunal, qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale ndër-komunale dhe autostradave, menaxhimin e fondeve komunale, Policinë e Kosovës, dhe furnizimin me energji elektrike, në krahasim me mesataret e Kosovës. Banorët e Leposaviqit janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, fillor dhe atij të mesëm (SI 70), shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet emergjente mjekësore) (SI 65), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 64). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar në fushën e furnizimit me energji elektrike (SI -62), planifikimin rural dhe urban (SI -58) dhe menaxhimin e fondeve komunale (SI -57).

Uji dhe kanalizimi Rreth 61% të familjeve që banojnë në Leposaviq, janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një pjesë tjetër prej 19% kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga burimet e mbrojtura (16%), puset e mbrojtura (2%) dhe nga çezmat publike (1%). Pesëmbëdhjetë përqind e familjeve në Leposaviq përdorin ujë në shishe, në krahasim me mesataren 4% të familjeve kosovare. Pesë përqind e familjeve në këtë kounë (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Leposaviqit. Vetëm 25% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 42%) raportuan se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Shtatë përqind kanë ndërprerje me kohëzgjatje 1

83

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf LEPOSAVIQ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M16 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Leposaviq dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

nga 1 deri në katër orë, 23% kanë ndërprerje të furnizimit nga 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 37% kanë mungesë të ujit më të gjatë se 11 orë në ditë. Për një përqindje 7% mungesa e ujit zgjat më shumë se 3 orë në çdo ndërprerje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi public në Leposaviq është shumë më e dobët në krahasim me mesataren kosovare. Dyzet e nëntë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik, kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, 50% kanë pohuar se shtypja e ujit është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 35% kanë thënë se ka shije të keqe, dhe 36% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e familjeve të Leposaviqit (44%) janë të kënaqur me furnizimin me ujë në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit është më e lartë, 64% (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Leposaviqit kanë qasje të ngjashme te mjekët dhe barnatoret, dhe qasje më të dobët nëpër spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 53 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 19 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Numër dukshëm më i madh i banorëve të Leposaviqit, në krahasim me mesataren e qytetarëve të Kosovës, kanë probleme me qasjen në kujdesin shëndetësor për shkak të faktorëve logjistikë dhe administrativë. Katërmbëdhjetë përqind (në krahasim me mesataren e Kosovës 27%) kanë thënë se herën e fundit kur është dashur të vizitojnë mjekun, koha për të caktuar takim e ka vështirësuar këtë, 31% (në krahasim me mesataren e kosovarëve prej 39%) kanë konsideruar problematike kohën e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësor; 16% (në krahasim me mesataren e qytetarëve të Kosovës prej 58%) kanë pasur vështirësi në qasjen e kujdesit LEPOSAVIQ

84


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

shëndetësor për shkak të kostos së vizitës mjekësore, kurse për 50% (në krahasim me mesataren e Kosovës 85%) problem paraqet kostoja e blerjes së barnave. Largësia deri te ofruesit e kujdesit mjekësor është konsideruar si problem pothuajse nga një përqindje e barabartë me mesataren e kosovarëve, 28% (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Leposaviqit janë dukshëm më të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor. Shumica e tyre, 79-80% janë të kënaqur me profesionalizimin e personelit mjekësor në spitale dhe në qendrat mjekësore familjare. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataren e Kosovës, janë shënuar me përqindjet e atyre që janë të kënaqur me: furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale (65% në krahasim me 26%), furnizimet e barnave dhe furnizimet mjekësore në qendrat mjekësore familjare (64% në krahasim me 31%) dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale, (64% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Leposaviqit kanë qasje më të dobët në shkollat fillore dhe qasje të ngjashme në arsimin parashkollor dhe shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës, në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Leposaviqit që janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit janë më të larta nga ato të mesatares kosovare. Nëse krahasohen tre nivelet e shkollimit, të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje e madhe e banorëve të Leposaviqit janë të kënaqur me qasjen në shkollat fillore (80% e të anketuarve) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (78% nga të anketuarit). Në krahasim me mesataret kosovare, dallimet më të mëdha të atyre që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur janë evidente për cilësinë e arsimit parashkollor (75% në krahasim me mesatarisht 69% të kosovarëve) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat në shkollat e mesme (73% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se banorët e Leposaviqit janë mjaft të shqetësuar me ndotjen e mjedisit në komunën e tyre. Rreth 30% të tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 33% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit është perceptuar si problem nga 13% e të anketuarve të Leposaviqit (në krahasim me mesataren e Kosovës 18%), kurse zhurma nga 10% prej tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 13%) (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Përqindje më të vogla të banorëve të Leposaviqit në krahasim me mesataret e kosovarëve, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (52% në krahasim me 58%) dhe me ruajtjen e natyrës dhe specieve (37% në krahasim me 49%). Përqindjet e atyre që janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit (47% e të anketuarve), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (55%) dhe përdorueshmërinë e tyre (53%) e të anketuarve, janë të ngjashme me mesataret e Kosovës. Më shumë se gjysma e banorëve të Leposaviqit (52%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre në krahasim me mesatarisht 45% të kosovarëve (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e shtatë përqind e banorëve të Leposaviqit thanë se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje e njëjtë me mesataren e Kosovës (82%) thanë se kërkesa e tyre ishte plotësuar, kurse 8% deklaruan se vetëm ndonjëherë janë pajisur me dokumentin ose shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Leposaviqit janë dukshëm më pak të kënaqur me të gjitha institucionet që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovoës. Ngjashëm me krejt Kosovën, përqindjet më të vogla të tyre mendojnë se institucionet që japin lejet e ndërtimit (18% e të anketuarve) dhe liçencat e bizneseve (15% e të anketuarve) janë efikase. Dyzet përqind e banorëve të Leposaviqit (në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%) janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes; 30 në krahasim me mesataren e kosovarëve 86 janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin letër njoftime; 27% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66% janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin patentat e shoferit; dhe 26% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66 janë pozitivë për efikasitetin 85

LEPOSAVIQ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

e institucioneve që japin dokumentet e regjistrimit të veturës. Së fundi, vetëm 23% e banorëve të Leposaviqit mendojnë se institucionet që japin pasaportat dhe kartelat për Ndihmë Sociale janë efikase ose shumë efikase, në krahasim me 78%, respektivisht 50% të kosovarëve mesatarisht, të cilët i konsiderojnë këto institucione si efikase (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Leposviqit që janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, është më e vogël se mesatarja e Kosovës. Dyzet e gjashtë përqind të banorëve të Leposaviqit, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 43% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 44% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Më shumë se gjysma (55%) e banorëve të Leposaviqit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Një përqindje relativisht e lartë 22% (në krahasim me mesataren e Kosovës 15%) besojnë se këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Leposaviq, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e ulët se mesatarja e Kosovës, gjë që nënkupton se ata kanë standard pak më të mirë të jetesës. Vetëm dy përqind e banorëve të Leposaviqit, në krahasim me 20% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 12% në krahasim me 42% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 40% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 25% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 72% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vit (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 97% të familjeve në Leposaviq kanë frigorifer dhe lavatriçe. Përqindja e atyre që kanë telefon celular (89%), kompjuter (68%) dhe që janë të lidhur në Internet (59%) është pak më e vogël në krahasim me mesataret e Kosovës: 94% për posedim të telefonit celular, 70% për posedim të kompjuterit, dhe 62% për lidhje në Internet. Shumica dërmuese e familjeve në Leposaviq (95%) posedojnë linjë të telefonisë fikse në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës prej 25%. Ndërsa përqindja e atyre që posedojnë traktor është e barabartë me mesataren e Kosovës (24%) një përqidje pak më e madhe e familjeve në Leposaviq posedojnë veturë (69% në krahasim me 64%) kurse një përqindje dukshëm e ulët (6% në krahasim me mesataren e Kosovës (22%) posedojnë gjenerator (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Dyzet e katër përqind e familjeve që banojnë në Leposaviq, deklaruan se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 29%. Njëzet e gjashtë përqind, në krahasim me mesataren e kosovës 39%, raportuan se posedojnë midis 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 13% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje e familjeve të Leposaviqit që posedojnë biznes (9%), është më e vogël se sa mesatarja e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

LEPOSAVIQ

86


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Lipjanit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Lipjanit ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 422 km2 dhe përfshin qytetin Lipjan dhe 62 fshatra.1 Lipjani ka popullsi me 57,605 banorë dhe gjithsej 10,166 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Lipjan është e ngjashme me mesataren e Kosovës: 6% të tyre nuk kanë arsimim formal, 9% nuk e kanë përfunduar arsimin fillor, 26% kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar shkollën e mesme, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 9% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Lipjan kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Njëmbëdhjetë përqind nga ato, në krahasim me 2% të meshkujve, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 38% të femrave në krahasim me 13% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 32% në krahasim me 62% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse 6% në krahasim me 12% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Lipjan është e njëjtë me mesataren e Kosovës (29%). Përqindja e të papunëve është 27%, kurse rreth 44% janë jashtë tregut të punës, si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (10%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (69%) është shumë më e lartë se përqindja e meshkujve (26%). Edhe krahas ngjashmërisë me mesataren e Kosovës, përqindja e femrave të punësuara në Lipjan (11%) është dukshëm më e ulët në krahasim me meshkujt e punësuar (43%) në këtë komunë (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Lipjan nga 54% e popullatës të kësaj komune. Furnizimi i dobët me ujë dhe infrastruktura e dobët rrugore janë renditur si problemet më të mëdha nga 10% për secilën prej tyre, kurse furnzimi i dobët me energji elektrike nga 6% e banorëve të tij (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Lipjanit me autoritetet dhe institucionet lokale është i barabartë me mesataren e Kosovës. Ndonëse nuk tregojnë ndonjë tendecë të përbashkët pozitive apo negative në kënaqshmërinë me mallërat dhe shërbimet publike, në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e Lipjanit janë dukshëm më të kënaqur me furnizimin me energji elektrike dhe me transportin publik, dhe dukshëm më të pakënaqur me punësimin e personelit komunal, prokurimin publik dhe tenderët, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe trotuaret (disponueshmëria, përdorimi, gjendja). Banorët e Lipjanit janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 56), me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 48), dhe transportin publik (SI 44). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për prokurimin publik dhe tenderët (SI -63), furnizimin me barna dhe artikuj mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore (SI -48), dhe punësimin e personelit mjekësor (SI -40).

Uji dhe kanalizimi Dyzet përqind e familjeve të Lipjanit janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Familjet e tjera kanë qasje në ujë të pijshëm përmes puseve të mbrojtura (45%), burimeve të mbrojtura (2%), dhe çezmave publike (5%). Tetë përqind e familjeve në Lipjan përdorin ujë në shishe, në krahasim me 4% të familjeve kosovare mesatarisht. Përqindja e familjeve me qasje në ujë të pijshëm të pasigurtë (2%), përmes puseve të pambrojtura (1%) dhe burimeve të pambrojtura (1%), është më e vogël se mesatarja e Kosovës 9% (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi me ujë është mjaft problematik në komunën e Lipjanit. Dyzet përqind e familjeve të lidhura me ujës1 2

87

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Lipjanit: http://www.osce.org/kosovo/13121 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf LIPJAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M17 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Lipjan dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

jellësin publik (në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 42%) reportuan se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Njëzet e katër përqind kanë ndërprerje me kohëzgjatje nga 1 deri në 4 orë në ditë, 15% kanë ndërprerje të furnizimit nga 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 20% të tyre mungesa e furnizimit me ujë zgjat më shumë se 11 orë në ditë. (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Lipjan është raportuar si më e mirë se mesatarja e Kosovës. Njëmbëdhjetë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, 18% kanë pohuar se shtypja e ujit është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 11% kanë thënë se ka shije të keqe dhe 8% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e banorëve të Lipjanit (46%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje pak më e madhe (55%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Lipjanit kanë qasje më të mirë në mjek dhe barnatore, dhe qasje pak më të keqe në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike e këtyre objekteve. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 42 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ngjashëm si në pjesën tjetër të Kosovës, kostoja e blerjes së barnave është pengesa më e madhe për qasjen e kujdesit shëndetësor në mesin e banorëve të Lipjanit, gjë që e kanë deklaruar 94% e tyre. Kostoja e vizitës mjekësore është deklaruar si problematike nga një përqindje pak më e lartë e banorëve të Lipjanit 56% (në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve). Çështjet administrative dhe logjistike në ofrimin e kujdesit shëndetësor janë raportuar si problematike nga një numër më i vogël i banorëve të kësaj komune, në krahasim LIPJAN

88


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

me mesataren e Kosovës. Njëzet e një përqind në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë deklaruar se herën e fundit që kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, kanë pasur vështirësi ta bëjnë këtë për shkak të largësisë së ofruesit të kujdesit shëndetësor, 15% në krahasim me 27% të kosovarëve mesatarisht, kanë pasur problem me kohën e nevojshme për të caktuar vizitë mjekësore, kurse 40% në krahasim me 39% të kosovarëve kanë deklaruar se problematike ka qënë koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përqindje e lartë e banorëve të Lipjanit janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat mjekësore familjare (80% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve) dhe në spitale (77% në krahasim me mesatarisht 63% të kosovarëve). Ndonëse një përqindje e vogël e tyre janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (31% në krahasim me mesatarisht 41% të kosovarëve), banorët e kësaj komune janë pothuajse njëlloj të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare dhe me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë në të dyja institucionet e lartëpërmendura shëndetësore (shih Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Lipjanit kanë qasje të ngjashme në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore, kurse qasje pak më të dobët në shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucionet më të afërta parashkollore mund të arrihen mesatarisht për 19 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 13 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 27 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindje më e madhe e banorëve të Lipjanit janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (75% në krahasim me 72%) dhe cilësinë e arsimit parashkollor (75% në krahasim me 69%), krahasuar me mesataret e Kosovës. Ndryshe nga këto, përqindjet e atyre që janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (52%) janë dukshëm më të vogla se mesatarja e Kosovës 71% dhe, respektivisht 66% për qasjen dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme. Përqindje e ngjashme e banorëve të Lipjanit me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me qasjen në shkolla fillore (78% e të anketuarve) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (73% nga të anketuarit) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje relativisht e lartë e banorëve të Lipjanit janë të shqetësuar me ndotjen e mjedisit në komunën e tyre. Tridhjetë e pesë përqind e tyre, konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 34% pohojnë se lagjeja e tyre është e filliqur ose shumë e fëlliqur (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem në afërsinë imediate nga 16% e të anketuarve që banojnë në Lipjan, kurse zhurma nga 5% prej tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër i madh i banorëve të Lipjanit, 61% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre. Një përqindje pak më e vogël e tyre janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, (47% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%) dhe me ruajtjen e natyrës dhe specieve (40% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 49%). Ndërsa 51% e banorëve të Lipjanit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre; 39% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 45% e tyre janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e administratës komunale Tetë përqind e banorëve të Lipjanit kanë deklaruar se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindje e atyre që ishin pajisur me dokumentin apo shërbimin e kërkuar (69%) është më e vogël se mesatarja e Kosovës 82%. Një përqindje prej 6% e banorëve të Lipjanit deklaruan se kërkesa e tyre është plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Lipjanit gjithashtu vlerësojnë institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve si institucionet më pak efikase. Dyzet përqind e tyre i konsiderojnë efikase institucionet që japin lejet e ndërtimit, 89

LIPJAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

kurse 38% konsiderojnë si të tilla institucionet që japin liçencat e bizneseve. Përqindje më e lartë e banorëve të Lipjanit në krahasim me mesataren e Kosovës konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin pasaportat (86% në krahasim me 78%) dhe letër njoftimet (90% në krahasim me 86%). Përqindja e atyre që konsiderojnë si efikase institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturës (67% e të anketuarve), patentat e shoferit (64% e të anketuarve), çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (75% e të anketuarve), dhe kartelat për Ndihmë Sociale (51% e të anketuarve), janë shumë të ngjashme me mesataret e Kosovës (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër i vogël i banorëve të Lipjanit janë dukshëm më të kënaqur me vetëm me punën e Administratës së Komunës, në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 65% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 77% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë (75%) e banorëve të Lipjanit besojnë se autoritetet e tyre lokale janë kompetente për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Kurse 10% e tyre besojnë se këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e madhe e familjeve në Lipjan, në krahasim me mesataret e Kosovës nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve elementare. Tridhjetë e gjashtë përqind e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 20%) nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 62% (në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 55% (në krahasim me mesataren e Kosovës 34%) nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 86% (në krahasim me mesataren e Kosovës 71%) nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 83% (në krahasim me mesataren e Kosovës 76%) nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindja e familjeve të Lipjanit që nuk nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme është e ngjashme me mesataren kosovare (48%), kurse përqindja e atyre që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, është më e vogël se mesatarja e Kosovës (32% në krahasim me 37%) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më shumë se 94% e familjeve që banojnë në Lipjan posedojnë lavatriçe, frigorifer dhe telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (70%) është e barabartë me mesataren e Kosovës, kurse një përqindje pak më e ulët, 60% në krahasim me 62%, janë të lidhur me Internet. Një përqindje më e lartë e familjeve të Lipjanit posedojnë linjë fikse të telefonisë (27% në krahasim me 25%), një gjenerator (25% në krahasim me 22%), dhe një traktor (29% në krahasim me 24%) në krahasim me mesataret e Kosovës. Përqindja e atyre që posedojnë veturë (63%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tetëmbëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Lipjan, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 29%, deklaruan se nuk posedojnë tokë. Dyzet e një përqind, në krahasim me mesataren e kosovës 39%, raportuan se posedojnë midis 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 7% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve të Lipjanit, të cilët posedojnë biznes (11%), është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

LIPJAN

90


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Malishevës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Malishevës ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Prizrenit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 306 km2 dhe përfshin qytetin e Malishevës dhe 43 fshatra.1 Malisheva ka popullsi me 54,613 banorë dhe gjithsej 7,291 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit të arritur arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Malishevë, është më e vogël se mesatarja e Kosovës: 4% e të rriturve nuk kanë asnjë lloj arsimimi formal, 6% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar arsimin fillor, 36 kanë përfunduar arsimin e mesëm, 2% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 5% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në komunën e Malishevës kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Pesë përqind nga ato, në krahasim me 2% të meshkujve, nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 56% të femrave në krahasim me 40% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 27% në krahasim me 43% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse 3% në krahasim me 7% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Malishevë (19%) është më e ulët se sa mesatarja e Kosovës (29%), përqindja e të papunëve është 26%, ndërsa rreth 55% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 45% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (10%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (84%) është dukshëm më e lartë se përqindja e meshkujve (34%). Përqindja e femrave të punësuara në Malishevë (7%) është më e ulët edhe se mesatarja e Kosovës (12% edhe se përqindja e meshkujve të punësuar në këtë komunë (29%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Malishevë nga 61% e banorëve të kësaj komune. Korrupsioni është renditur si problemi më i madh nga 9% e tyre, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike dhe infrastruktura e dobët rrugore nga 5% për secilën prej tyre (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Malishevës me autoritetet dhe institucionet lokale është më i ulët se mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i tyre i kënaqshmërisë është shumë i përafërt me mesataren e Kosovës për pothuajse të gjitha mallërat dhe shërbimet publike, banorët e Malishevës janë dukshëm më pak të kënaqur me furnizimin e energjisë elektrike, punësimin e personelit të komunës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e natyrës dhe specieve, ujin dhe kanalizimin, dhe me shërbimet e grumbullimit dhe hedhjes së mbeturinave të ngurta, në krahasim me mesataren e Kosovës. Nga ana tjetër, niveli i tyre i kënaqshmërisë është më i lartë për furnizimin me barna dhe artikuj mjeksorë në spitale dhe qendra mjekësore familjare dhe për menaxhimin e hapsirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor, dhe mbrojtja e mjedisit). Banorët e Malishevës janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 54), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 45), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 38). Ata janë më së paku të kënaqur me prokurimin publik dhe tenderët (SI -39), punësimin e personelit të komunës (SI -30), dhe me menaxhimin e fondeve komunale (SI -25).

Uji dhe kanalizimi Njëzet e gjashtë përqind e familjeve të Malishevës janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër prej 32% kanë qasje në ujë të pijshëm me anë të puseve të mbrojtura (29%), burimeve të mbrojtura (2%) dhe nga çezmat publike (1%). Një përqindje shumë e lartë e familjeve të Malishevës, 43% në krahasim me 9% të familjeve të Kosovës mesatarisht, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (41% e të gjitha familjeve) dhe puset e pambrojtura (2% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). 1 2

91

OSBE Kosovo. Profili i Komunës së Malishevës: http://ëëë.osce.org/kosovo/13137 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf MALISHEVË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M18 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Malishevë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Furnizimi me ujë është mjaft problematik në komunën e Malishevës. Tridhjetë e nëntë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 42%) pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Njëzet e tetë përqind kanë ndërprerje me kohëzgjatje nga 1 deri në 4 orë në ditë, 4% kanë ndërprerje të furnizimit nga 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 22% të tyre, ndërprerjet ditore të furnizimit me ujë zgjasin më shumë se 11 orë. Një pjesë tjetër 8% e familjeve të Malishevës kanë raportuar se mungesa e ujit në vendbanimin e tyre zgjat më shumë se 3 orë gjatë çdo ndërprerjeje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Malishevë është mjaft e dobët. Njëzet e katër përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt, 29% se shtypja e ujit është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 5% kanë thënë se ka shije të keqe dhe 12% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e banorëve të Malishevës (49%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje akoma më e vogël (45%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me gjendjen e kanalizimit dhe ujërave të zeza (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Malishevës kanë qasje të ngjashme në mjek dhe në barnatore, kurse qasje më të dobët nëpër spitale në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike e këtyre objekteve. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 50 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 21 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ashtu si edhe pjesa tjetër e Kosovës, kostoja e blerjes së barnave është pengesa më e madhe për qasjen në kujdesin shëndetësor, në mesin e banorëve të Malishevës, gjë që e kanë deklaruar 75% e tyre. Edhepse më e ulët se mesatarja e Kosovës (54% në krahasim me 58%), kostoja e vizitës mjekësore është deklaruar gjithashtu MALISHEVË

92


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

si problematike nga një përqindje e madhe e banorëve të kësaj komune. Çështjet administrative dhe logjistike për ofrimin e kujdesit shëndetësor janë deklaruar si problematike nga numër më i madh i banorëve të kësaj komunë në krahasim me mesataren e Kosovës. Tridhjetë e dy përqind në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë raportuar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, e kanë pasur të vështirë ta realizojnë këtë për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor, 31% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë pasur problem me kohën e nevojshme për të caktuar takim, kurse 45% në krahasim me 39% te kosovarëve kanë thënë se kanë problem me kohën e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar(shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje më e madhe e banorëve të Malishevës, në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimeve mjekësore (47% në krahasim me 26%) dhe qendrat mjekësore familjare (36% në krahasim me 31%) si dhe me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (56% në krahasim me 41%). Nga ana tjetër, një përqindje dukshëm e ulët e atyre, në krahasim me mesataren e Kosovës, 57% në krahasim me 66%, janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat mjekësore familjare (shih: Tabala B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Malishevës kanë qasje më të mirë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, kurse qasjen në arsimin parashkollor e kanë më të dobët në krahasim me mesataren e Kosovës, në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 10 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Një përqindje më e lartë e banorëve të Malishevës janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor dhe arsimit fillor, kurse kënaqshmëria e tyre me shkollat e mesme është e ngjashme me mesataren e Kosovës. Përqindje dukshëm më e lartë, krahasuar me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (84% në krahasim me 72%) dhe cilësinë e arsimit në këto institucione (80% në krahasim me 69%). Nga ana tjetër, 72% e të anketuarve që banojnë në Malishevë, janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme, kurse 66% janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk perceptohet si problem shqetësues në komunën e Malishevës. Tridhjet e katër përqind e banorëve të saj konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 22% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet problem në afërsi imediate vetëm nga 3% e të anketuarve në Malishevë, kurse zhurma nga 1% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Pjesa më e madhe e banorëve të Malishevës janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (84% në krahasim me mesataren e kosovarëve 56%) dhe përdorueshmërinë e tyre (80% në krahasim me mesataren e kosovarëve 54%). Nga ana tjetër, përqindje të ngjashme ose më të vogla në krahasim me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me: pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (57% në krahasim me 58%), mbrojtjen e mjedisit (47% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (40% në krahasim me 49%), shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (40% në krahasim me 45%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Shtatë përqind e banorëve të Malishevë kanë deklaruar se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje jashtëzakonisht e ulët e tyre (31%) krahasuar me mesataren e Kosovës (82%) thanë se ishin kërkesa e tyre ishte plotësuar. 39% të tjerë deklaruan se vetëm ndonjëherë kanë marrë dokumentin ose shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Malishevës poashtu vlerësojnë institucionet e dhënies së lejeve të ndërtimit dhe liçencave të biznesit si më pak efikase. Tridhjetë e dy përqind e tyre si efikase institucionet që japin lejet e ndërtimit, kurse 37% konsiderojnë si të tilla institucionet që japin liçencat e biznesit. Një përqindje më e lartë e banorëve të Malishe93

MALISHEVË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

vës në krahasim me mesataren e Kosovës, konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që lëshojnë: pasportat (88% në krahasim me 78%), letër njoftimet (90% në krahasim me 86%), dokumentet e regjistrimit të veturës (83% në krahasim me 66%), dhe patentat e shoferit (76% në krahasim me 66%). Ndërsa përqindja e atyre që mendojnë se janë efikase institucionet që japin çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (76%) është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës, një përqindje dukshëm më e vogël e banorëve të Malishevës (34% në krahasim me mesatarisht 50% të kosovarëve) janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin kartelat e Ndihmës Sociale (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Malishevës janë më pak të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Dyzet e nëntë përqind (në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 61% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 62% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë (63%) e banorëve të Malishevës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kompetencat e duhura për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 24% përqind besojnë se këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindje më e vogël e familjeve në Malishevë, në krahasim me mesataren e Kosovës, nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve, gjë që lë të kuptohet se ato kanë standard më të mirë të jetesës në krahasim me mesataren e Kosovës. Shtatë përqind prej tyre, në krahasim me 20% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 38% në krahasim me 42% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 43% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 56% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 18% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 63% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vit (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Përqindja e familjeve të Malishevës që nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, është e barabartë me mesataren e familjeve të Kosovës 34% (shih Tabela A21 – Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se 96% të familjeve në Malishevë kanë lavatriçe, frigorifer dhe një telefon celular. Përqindjet e atyre që kanë kompjuter (67%) dhe janë të lidhur në Internet (62%) janë të ngjashme me mesataret e Kosovës prej 70%, respektivisht 62% për secilën nga të lartëpërmendurat. Ndërsa numri i familjeve të Malishevës posedojnë linjë të telefonisë fikse është më i vogël se mesatarja e Kosovës (11% në krahasim me 25%), përqindje shumë më të mëdha të tyre posedojnë veturë (82% në krahasim me 64%) dhe traktor (52 në krahasim me 24%) dhe gjenerator (63% në krahasim me 22%) në krahasim me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Gjashtëdhjetë e një përqind e familjeve që banojnë në Malishevë, në krahasim me mesataren e Kosovës 39%, raportuan se posedojnë midis 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 16% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve të Malishevës që posedojnë biznes (16%) është pak më e lartë nga mesatarja e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

MALISHEVË

94


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Mamushës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Mamushës ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Prizrenit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 11 km2. 1 Mamusha ka 5,507 banorë dhe gjithsej 518 vendbanime konvencionale.2 Niveli mesatar i arsimit të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Mamushë është më i vogël se mesatarja e Kosovës: 6% nuk kanë arsim formal, 61% kanë përfunduar arsimin fillor, 15% kanë përfunduar arsimin fillor, dhe vetëm 2% kanë diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Mamushë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetë përqind e tyre në krahasim me 4% të meshkujve nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 61% e femrave në krahasim me 61% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 8% në krahasim me 21% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, kurse më pak se 1% në krahasim me 4% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Mamushë është 22% (në krahasim me mesataren e Kosovës 29%), përqindja e të papunëve 13%, kurse rreth 66% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (14%), ose janë në studime, janë me aftësi të kufizuara, amvise ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (95%) është drastikisht më e lartë se ajo e meshkujve (42%). Duhet thënë gjithashtu se përqindja e femrave të punësuara në Mamushë (2%) është veçanërisht e ulët në krahasim me përqindjen e meshkujve të punësuar (38%) dhe në krahasim me mesataren e femrave të punësuara në Kosovë (12%) (Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problem më i madh në Mamushë, nga një përqindje e madhe, 46% e banorëve të saj. Furnizimi i dobët me ujë është renditur si problem më i madh nga 20%, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike nga 10% e banorëve të kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Banorët e Mamushës janë dukshëm më të kënaqur me autoritetet lokale dhe pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve, në krahasim me mesataren e Kosovës. Niveli i tyre i kënaqshmërisë është më i vogël se mesatarja e Kosovës vetëm për ujin dhe kanalizimin, parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi), dhe me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë nëpër spitale dhe në qendra mjekësore familjare. Banorët e Mamushës janë kryesisht të kënaqur me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 79), Policinë e Kosovës (SI 77), qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 77), dhe me transportin publik (SI 74). Ata janë më pak të kënaqur me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -59), furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë nëpër spitale dhe në qendra mjekësore familjare (SI -56), dhe me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI -25).

Uji dhe kanalizimi Shumica dërmuese e familjeve në Mamushë, 94% në krahasim me mesataren e Kosovës 9%, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp. Vetëm 2% e tyre janë të lidhur me ujësjellësin publik në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një numë i vogël prej 3% kanë qasje në burim të sigurtë të ujit përmes puseve të mbrojtura (2%) dhe krojeve të mbrojtura (1%) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1).3 Dhjetë përqind e familjeve në Mamushë janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 – Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të kënaqur me kanalizimin dhe ujërat e zeza është 89% (shih: Tabela A6 - Shtojca 1). 1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Mamushës: http://www.osce.org/kosovo/36481

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

3

95

Mostra e familjeve të Mamushës 2%, të lidhura me ujësjellësin publik është statistikisht e parëndësishme për të bërë analizë lidhur me ndërprerjet e ujit dhe cilësinë e ujit. MAMUSHA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M19 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Mamushë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Shërbimet shëndetësore Banorët e Mamushës kanë qasje dukshëm më të mirë në mjek dhe barnatore, dhe qasje pak më të dobët në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës, për sa i përket afërsisë gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 9 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 44 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 9 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e blerjes së barnave u deklarua si faktori më problematik në qasjen e kujdesit shëndetësor nga shumica (90%) e banorëve të Mamushës. Në krahasim me kosovarët e tjerë, një përqindje më e vogël e banorëve të lartëpërmendur pohojnë se: largësia deri te ofruesi i kujdesit shëndetësor (17% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve), koha për të caktuar takim (19% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve), koha e pritjes të vizitës mjekësore (28% në krahasim me mesatarishtë 39% të kosovarëve), dhe kostoja e vizitës mjekësore (39% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve), ka penguar qasjen e tyre në kujdesin shëndetësor herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë te mjeku (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përqindja e banorëve të Mamushës, të cilët janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve (41%) dhe profesionalizimi i personelit mjekësor në spitale (66%) janë të ngjashme me mesataret e Kosovës. Mirëpo, një numër shumë më i vogël i tyre (5%) janë të kënaqur me furnizimin e artikujve mjekësorë në spitale, në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve. Banorët e Mamushës janë më të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, në krahasim me kosovarët në përgjithësi: 36% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë, 85% në krahasim me mesatarisht 52% të kosovarëve, janë të kënaur me trajtimin e barabartë të pacientëve, dhe 84% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

MAMUSHA

96


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Mamushës kanë qasje më të mirë në institucionet fillore dhe shkollat e mesme, në krahasim me mesataren e përgjithshme të Kosovës në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucionet më të afërta parashkollore mund të arrihen mesatarisht për 15 minuta, në këmbë ose transport publik (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 14 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Një përqindje më e vogël e banorëve të Mamushës në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (66% në krahasim me 72%) dhe cilësinë e arsimit parashkollor (58% në krahasim me 69%). Ndonëse janë njëlloj të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (72%) dhe pak më pak të kënaqur me cilësinë e arsimit në këto institucione (62% në krahasim me 66%), banorët e Mamushës janë më të kënaur me arsimin fillor, në krahasim me mesataret e Kosovës dhe nivelet e tjera të shkollimit. Tetëdhjetë e gjashtë përqind, në krahasim me 78% të kosovarëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me arsimin arsimin fillor, ndërsa 79% në krahasim me mesatarisht 75% të kosovarëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit fillor (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se përveç zhurmës (që është raportuar si problem nga 11% e banorëve të Mamushës), ndotja e mjedisit është problem i vogël shqetësues në këtë komunë. Vetëm 15% e banorëve të saj konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 12% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre. Vetëm 5% e banorëve të Mamushës (në krahasim me mesataren e Kosovës 18%) pohojnë se kanë probleme me cilësinë e ajrit në afërsinë e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje e madhe e familjeve të Mamushës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e hapsirave të gjelbra në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Tetëdhjetë e shtatë përqind (në krahasim me mesataren e Kosovës 58%) janë të kënaur me pastërtinë e përgjithshme e komunës së tyre, 67% (në krahasim me 48%) janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, kurse 55% % (në krahasim me 49%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve. Pjesa më e madhe e banorëve të Mamushës janë gjithashtu të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (91% e të anketuarve), dhe përdorshmërinë e tyre (86% e të anketuarve). Përqindja e atyre, të cilët janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, 64%, është poashtu më e lartë se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Katër përqind e të anketuarve të Mamushës thanë se ata kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e vogël, 75% në krahasim me mesataren e Kosovës 82%, deklaruan se kërkesa e tyre është plotësuar. Pjesa tjetër 25% kanë deklaruar se kërkesa e dokumentit apo shërbimit u është plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, institucionet me popullaritet më të ulët për efikasitetin e performancës së tyre janë ato që japin lejet e ndërtimit, me 23% të banorëve të Mamushës që i konsiderojnë si të tilla, dhe ato që japin liçencat e bizneseve, të konsideruara si efikase vetëm nga 16% e të lartëpërmendurve. Përqindjet e krahasueshme me mesataren e Kosovës janë pozitive për efikasitetin e institucioneve që japin pasporta (76% e të anketuarve), letër njoftime (88% e të anketuarve), dhe çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (81% e të anketuarve). Nga ana tjetër, një përqindje dukshëm e ulët e banorëve të Mamushës konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin dokumente për regjistrim të veturave (41% në krahasim me 66% të kosovarëve mesatarisht), patentat e shoferit (34% në krahasim me 66% të kosovarëve mesatarisht), dhe kartelat e Ndihmës Sociale (21% në krahasim me 50% të kosovarëve mesatarisht) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindje më e lartë e banorëve të Mamushës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. 97

MAMUSHA


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Tetëdhjetë e dy përqind (në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 77% (në krahasim me 63%) të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 76% (në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%) janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pak më shumë se gjysma 55% e banorëve të Mamushës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet me të cilat përballet komuna e tyre, kurse 17% (në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%) besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e lartë familjeve në Mamushë mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve elementare në krahasim me mesataren e Kosovës. Trembëdhjetë përqind (në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 20%) nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 26% (në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42%) nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 18% (në krahasim me mesataren e Kosovës 34%) nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, dhe 35% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj. Përqindja e familjeve që jetojnë në Mamushë dhe të cilët nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, është pak më e lartë nga mesatarja kosovare, 52% 49%. Pastaj, një përqindje relativisht e madhe e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës, nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj (86% në krahasim me 71%) ose të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet, (91% në krahasim me 76%) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 97% e familjeve që banojnë në Mamushë posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës 94 % kanë telefon celular. Përqindjet e familjeve që kanë kompjuter (53%) dhe ata që janë të lidhur me Internet (48%) janë më të vogla se përqindjet e Kosovës, 70% dhe 62% për pronësi kompjuteri, respektivisht për lidhje Interneti. Ndërsa një përqindje më e vogël e familjeve që banojnë në Mamushë posedojnë linjë të telefonisë fikse (15% në krahasim me 25%), përqindje më e madhe e tyre posedojnë një veturë (71% në krahasim me 64% të familjeve kosovare), një traktor (57% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 24%), dhe gjenerator (39% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Tetëmbëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Mamushë kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%. Dyzet përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 10% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje më e madhe e familjeve që banojnë në Mamushë (18%) posedojnë një biznes, në krahasim me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

MAMUSHA

98


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Mitrovicës Vështrim i shkurtër i komunës1 Komuna e Mitrovicës ndodhet në veri të Kosovës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 350 km2 dhe përfshin qytetin e Mitrovicës dhe 45 fshatra.2 Mitrovica ka 71,909 banorë dhe gjithsej 13,618 vendbanime konvencionale.3 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Mitrovicës kanë nivel më të lartë arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 3% të tyre nuk kanë arsimim formal, 23% kanë përfunduar arsimin fillor, 55% kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 10% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Mitrovicë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Katër përqind nga ato nuk kanë arsimim formal në krahasim me 1% të meshkujve. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 30% të femrave në krahasim me 17% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 48% në krahasim me 63% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 10% në krahasim me 11% të meshkujve kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Mitrovicë (38%) është më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës (29%). Ndërsa përqindja e të papunëve është 28%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës është (34%) pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (8%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, që paraqet përqindje më të ulët me mesataren e Kosovës prej 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (50%) është më e lartë se përqindja e meshkujve (28%). Femrat që banojnë në Mitrovicë kanë përqindje më të ulët të punësimit (24%) në krahasim me meshkujt (46%) (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problem më i madh në Mitrovicë, që përfshin më se gjysmën e popullatës të kësaj komune, 56%. Furnizimi i dobët me energji elektrike është renditur si problem më i madh nga 12%, varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 8%, ndërsa mungesa e sigurisë personale me 5% nga të anketuarit e kësaj komune (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Përveç nivelit pak më të lartë të kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe të telefonisë, aktivitetet kulturore, sportive dhe rinore, shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet emergjente mjekësore), furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër spitale dhe qendrat mjekësore familjare, banorët e Mitrovicës janë më pak të kënaqur me autoritetet lokale dhe të gjitha mallërat dhe shërbimet e tjera publike, në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Mitrovicës janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe në shkollat e mesme (SI 43), shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet emergjente mjekësore) (SI 39), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 38). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për fushën e prokurimit publik dhe tenderëve (SI -55), menaxhimin e fondeve komunale (SI -48), dhe parkimin publik (siguria, përdorshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -48).

Uji dhe kanalizimi Rreth 85% të familjeve në Mitrovicë janë të lidhura me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër prej 13% përdorin ujë në shishe, kurse më pak se 1% kanë qasje në ujë të pijshëm nga çezmat publike. Vetëm 2% e familjeve në Mitrovicë (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Mitrovicës. Vetëm 16% të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 42%) reportuan se kanë furnizim të pakufizuar me ujë, 30% kanë ndërprerje me kohëzgjatje nga 1 deri në 4 orë, 11% kanë ndërprerje të 1

Anketa Mozaik u realizua në veri dhe në jug të Mitrovicës. Regjistrimi i popullatës përfshin vetëm pjesën jugore.

2

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Mitrovicës: http://www.osce.org/kosovo/38678

3

99

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf MITROVICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M20 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Mitrovicë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

furnizimit nga 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 27% kanë mungesë të ujit më të gjatë se 11 orë në ditë. Një pjesë tjetër 16% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë raportuar se mungesa e ujit zgjat më shumë se 3 orë në një kohë të caktuar të ditës (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Mitrovicë është mjaft e dobët. Shtatëmbëdhjetë përqind të familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji nga çezma është i turbullt nga papastërtia, 30% kanë pohuar se shtypja e ujit është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, kurse 20% kanë thënë se ka shije dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e banorëve të Mitrovicës (57%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje akoma më e madhe nga ata (65%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Mitrovicës kanë qasje të ngjashme te mjekët, qasje më të mirë nëpër spitale dhe qasje më të dobët nëpër barnatore në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (barabartë me mesataren e Kosovës), spitali më i afërt arrihet mesatarisht për 30 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), barnatorja më e afërt përafërsisht rreth 25 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Numri më i madh i banorëve të Mitrovicës (70%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në aspekt të qasjes në kujdesin shëndetësor. Ndërkaq, kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar si problem vetëm nga një përqindje e ulët prej tyre (36%) në krahasim me mesataren e qytetarëve të Kosovës prej 58%. Largësia nga ofruesit e kujdesit mjekësor, koha për të caktuar takim dhe koha e pritjes për vizitën mjekësore në takimin e caktuar janë gjithashtu më pak problematike në krahasim me mesataren e MITROVICË

100


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kosovës. Dhjetë përqind të banorëve të Mitrovicës konsiderojnë se largësia nga ofruesit e kujdesit shëndetësor paraqet problem në qasjen e kujdesit shëndetësor (në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve), 16% konsiderojnë problem kohën për të caktuar takim (në krahasim me 27% të mesatares së kosovarëve), kurse 29% konsiderojnë problematike kohën e pritjes për takimin e caktuar të vizitës mjekësore (në krahasim me mesataren e kosovarëve prej 39%) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Mitrovicës janë më të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizimet mjekësore nëpër në qendrat mjekësore familjare dhe në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës. Tridhjetë e tre përqind janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe furnizime mjekësore nëpër spitale dhe 34% janë të kënaqur me furnizimet e lartëpërmendura nëpër qendrat mjekësore familjare. Ndërkaq, trajtimi i barabartë i pacientëve është më pak i kënaqshëm në krahasim me mesataren e Kosovës, sidomos në qendrat mjekësore familjare. Tridhjetë e pesë përqind të banorëve të Mitrovicës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës 41%, ndërsa 40% nga ata janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare, në krahasim me mesataren e Kosovës 52% (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Mitrovicës kanë qasje të ngjashme në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, kurse qasje më të dobët në arsimin parashkollor, në krahasim me mesataren e Kosovës në aspekt të afërsisë gjeografike. Institucionet më të afërta parashkollore mund të arrihen mesatarisht për 30 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme, mesatarisht për 25 minuta (e barabartë me mesataren e Kosovës) me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindje e ngjashme e banorëve të Mitrovicës me atë të mesatares kosovare, janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit parashkollor, arsimit fillor dhe atë të shkollave të mesme në komunën e tyre. Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, numri më i madh i tyre janë të kënaqur me qasjen në shkolla fillore (78% të të anketuarve) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (75% nga të anketuarit) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit është një çështje mjaft shqetësuese në komunën e Mitrovicës. Më shumë se gjysma (59%) e banorëve të kësaj komune konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, ndërsa 48% e konsiderojnë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Krahas kësaj, cilësia e ajrit është perceptuar si e dobët nga 25% e banorëve të Mitrovicës, kurse zhurma është perceptuar nga 18% prej tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër shumë i vogël i banorëve të Mitrovicës (27%) mendojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%. Përqindje e ngjashme, 28% është e kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%. Ruajtja e natyrës dhe specieve konsiderohet e kënaqshme vetëm nga 33% e banorëve të Mitrovicës, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 48%. Së fundi, ndërsa 41% janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre, një përqindje më e vogël (34%) e tyre janë të kënaqur me përdorueshmërinë e parqeve dhe shesheve. Numri i banorëve të Mitrovicës, të cilët janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta, është i barabartë me mesataren e Kosovës prej 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e një përqind e banorëve të Mitrovicës thanë se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e vogël se mesatarja e Kosovës (78% në krahasim me 82%) thanë se ishin pajisur me dokumentin e kërkuar, kurse 19% deklaruan se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me krejt Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve konsiderohen efikase nga përqindja më e ulët e banorëve të Mitrovicës, 31% dhe respektivisht 33%. Kjo përqindje është gjithashtu më pak pozitive lidhur me efikasitetin e të gjitha institucioneve që japin dokumente në krahasim me 101

MITROVICË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

mesataret e Kosovës, me dallime të mëdha të regjistruara për dhënien e dokumenteve për regjistrim të veturave (43% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), pasportave (63% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), patentat e shoferit (51% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%). Ndërsa një përqindje e lartë (74%) konsiderojnë efikase institucionet që japin letër njoftime, çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes, një përqindje shumë e vogël (41% krahasuar me mesataren e Kosovës 50%) konsiderojnë efikase institucionet që lëshojnë kartelat për Ndihmë Sociale (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër i vogël i banorëve të Mitrovicës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës, në krahasim me mesataren e Kosovës. Pak më tepër se gjysma (56% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 45% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit të tyre Komunal, dhe 48% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Mitrovicës (65%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund të zgjidhë këto probleme (14%) është i ngjashëm me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Mitrovicë, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve është më e ulët se mesatarja e Kosovës, gjë që nënkupton se ata kanë standard më të mirë të jetesës. Nëntë përqind prej tyre, në krahasim me 20% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 28% në krahasim me 42% të kosovarëve mesatarisht, nuk kanë mundësi të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 17% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 35% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 63% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 22% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, kurse 72% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vit (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 95% të familjeve në Mitrovicë kanë frigorifer, lavatriçe dhe një telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (83%) dhe janë të lidhur në Internet (76%) është më e lartë në krahasim me mesataret e Kosovës prej 70%, respektivisht 62%. Ndërsa një përqindje e madhe e familjeve në Mitrovicë posedojnë linjë të telefonisë fikse (50% në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25%), një përqindje më e vogël posedon veturë (55% në krahasim me 64%) dhe traktor (8% në krahasim me 24%) të mesatareve të Kosovës. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (21%) posedojnë gjenerator (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë (68%) e familjeve që banojnë në Mitrovicë, në krahasim me mesataren e Kosovës prej 29%, deklaruan se nuk posedojnë tokë. Nëntë përqind në krahasim me mesataren e kosovës 39%, raportuan se posedojnë midis 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 2% në krahasim me mesataren e Kosovës 6%, posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje pak më e madhe e familjeve të Mitrovicës (18%) posedojnë biznes, në krahasim me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

MITROVICË

102


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Novobërdës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Novobërdës ndodhet në lindje të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 204 km2 dhe përfshin qytetin Novobërdë dhe 31 fshatra.1 Novobërda ka popullsi me 6,729 banorë dhe gjithsej 1,457 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Novobërdë është pak më e madhe se mesatarja e Kosovës. Tre përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 7% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 26% kanë përfunduar arsimin fillor, 52% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 9% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 3% kanë një diplomë universiteti (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e moshës së rritur që banojnë në Novobërdë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Shtatë përqind në krahasim me 1% të meshkujve nuk kanë arsimim formal. Në aspekt të nivelit më të lartë të arsimit, 30% të femrave në krahasim me 23% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 43% në krahasim me 59% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 2% në krahasim me 5% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Novobërdë (34%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 16%, kurse 50% janë jashtë tregut të punës pasi që ata janë ose të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (6%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise ose janë pensionuar (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e femrave që banojnë Novobërdë (74%) në krahasim me meshkujt (34%) janë jashtë tregut të punës. Edhepse më e lartë se mesatarja e Kosovës, përqindja e femrave të punësuara në Novobërdë (14%) është shumë më e ulët se përqindja e meshkujve të punësuar (48%) në këtë komunë (shih: Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Novobërdë nga më shumë se gjysma e banorëve të kësaj komune, 47%. Varfëria ose standardi i ulët i jetesës janë renditur si problemi më i madh nga 15%, kurse furnizimi i dobët me ujë nga 14% e banorëve të saj (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Novobërdës me autoritetet lokale është i barabartë me mesataren e Kosovës. Ndonëse janë më pak të kënaqur me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Novobërdës janë më të kënaqur me furnizimin me energji elektrike, pastërtinë e përgjithshme, personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare, dhe me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Novobërdës janë më së shumti të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 37), furnizimin me energji elektrike (SI 34), dhe personelin mjekësor në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI 28). Ata janë më së paku të kënaqur me disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e hapsirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor, mbrojtja e mjedisit) (SI -56), punën e Qendrave për Punë Sociale (SI -46), dhe furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra mjekësore familjare (SI -43).

Uji dhe kanalizimi Vetëm 15% e familjeve të Novobërdës kanë deklaruar se janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve (68%), kanë qasje në ujë të pijshëm përmes puseve të mbrojtura (19%), burimeve të mbrojtura (46%), dhe çezmave publike (3%). Një përqind e familjeve të Novobërdës përdorin ujë në shishe në krahasim me 4% të familjeve kosovare në mesatare. Nga ana tjetër, 17% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 9% nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Vetëm 7% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar të ujit në krahasim me me1

OSBE Kosovë. Profili i Komunës së Novobërdës: http://www.osce.org/kosovo/13122

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

103

NOVOBËRDË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M21 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Novobërdë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

satarisht 42% të familjeve kosovare, 50% kanë përvojë të shkyçjes së ujit prej 5 deri në 10 orë në ditë, 7% kanë ndërprerje të ujit më të gjata se 11 orë në ditë, kurse për 36% të tyre, shkyçjet e furnizimit me ujë zgjasin më shumë se 3 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Banorët e Novobërdës nuk raportojnë probleme lidhur me cilësinë e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në komunën e tyre, përveç asaj se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak (36% e familjeve) (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Vetëm 24% e banorëve të Novobërdës janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre, kurse 27% janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A4 dhe Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet e shëndetësisë Qasja e banorëve të Novobërdës në institucionet shëndetësore dhe barnatoret, është më e dobët në krahasim me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet në këmbë ose me transport publik, mesatarisht për 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt arrihet për 50 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt përafërsisht për 33 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e blerjes së barnave është faktori kryesor që pengon qasjen në kujdesin shëndetësor për 87% të banorëve të Novobërdës. Një përqindje më e vogël e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës, kanë deklaruar se herën e fundit kur duhej të vizitonin mjekun, kjo ishte problematike për shkak të kostos së vizitës mjekësore (43% në krahasim me 58% të kosovarëve) dhe kohës së pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar (33% në krahasim me mesatarisht 39% të kosovarëve). Ndërsa koha e nevojshme për të caktuar takim konsiderohet si problematike nga 29% të banorëve të Novobërdës, largësia e institucioneve shëndetësore është deklaruar si pengesë për qasjen e kujdesit shëndetësor për një përqindje të madhe të tyre, 43% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). NOVOBËRDË

104


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Një përqindje më e vogël e banorëve të Novobërdës, në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (16% në krahasim me 26%) dhe në qendrat mjekësore familjare (23% në krahasim me 31%). Nga ana tjetër, shumica e tyre janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare (77% në krahasim me mesataren e Kosovës 52%) dhe profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione (84% në krahasim me 66%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi

Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Novobërdës kanë qasje më të dobët në të gjitha institucionet shkollore, në krahasim me mesataren e Kosovës kur merret parasysh afërsia gjeografike e këtyre objekteve. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla e mesme më e afërt arrihet mesatarisht për 32 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përveç qasjes në shkollat e mesme, banorët e Novobërdës janë përgjithësisht më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit të ofruar në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataren e Kosovës. Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, një përqindje më e lartë e banorëve të kësaj komune janë të kënaqur me qasjen në shkollat fillore (81% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (82% e të anketuarve) në krahasim me nivelet e tjera të arsimit. Në krahasim me mesataren e Kosovës, përqindje më e madhe e banorëve të Novobërdës janë të kënaqur me cilësinë e arsimit parashkollor (77% në krahasim me mestarisht 69% të kosovarëve) dhe në shkollat e mesme (74% në krahasim me mestarisht 66% të kosovarëve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk perceptohet si problem i madh në mesin e banorëve të Novobërdës. Trembëdhjetë përqind e tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 16% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Gjithashtu, një përqindje shumë e ulët e tyre (3%) pohojnë se kanë probleme me cilësinë e ajrit në afërsi, kurse 5% thonë se kanë probleme me zhurmën (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje e madhe e banorëve të Novobërdës, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme (73% në krahasim me mesataren e Kosovës 58%) në komunën e tyre. Ndonëse janë njëlloj të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit (46% në krahasim me mesatarisht 48% të kosovarëve) dhe me ruajtjen e natyrës dhe specieve (46% në krahasim me mesatarisht 48% të kosovarëve), vetëm 17-18% e banorëve të Novobërdës janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre, në krahasim me më shumë se gjysmën e mesatares së kosovarëve (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e një përqind e banorëve të Novobërdës raportuan se kishin vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e lartë se mesatarja e Kosovës, 93% në krahasim me 82%, kanë deklaruar se kërkesa e tyre është plotësuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Më pak banorë të Novobërdës janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre në krahasim me mesataret e Kosovës. Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, institucionet që japin liçencat për regjistrimin e bizneseve dhe lejet e ndërtimit janë më pak të popullarizuara për efikasitetin e tyre, me vetëm 31% dhe, respektivisht 23% të të anketuarve që i shohin si të tilla. Një përqindje shumë e ulët e banorëve të Novobërdës, 34% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%, mendojnë se institucionet që japin kartela të Ndihmës Sociale janë efikase ose shumë efikase. Një përqindje më e vogël e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës poashtu i konsiderojnë si efikase institucionet që japin çertifikatat e martesës, lindjes dhe të vdekjes (73% në krahasim me 77%) dhe patentat e shoferit (58% në krahasim me 66%). Pjesa më e madhe e banorëve të Novobërdës janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin pasaporta (81% e të anketuarve) dhe letër njoftime (89% e të anketuarve) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndonëse janë njëlloj të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, numër më i vogël i banorëve të Novobërdës janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në 105

NOVOBËRDË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

krahasim me mesataren e kosovarëve. Shtatëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të tyre të Komunës, 49% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 53% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pak më shumë se gjysma (52%) e banorëve të Novobërdës beson se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 21% mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e madhe e familjeve të Novobërdës, në krahasim me mesataren e Kosovës, mund të pagojnë mallërat ose shërbimet elementare. Nëntë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20%, nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 25% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar llogaritë e shërbimeve publike, dhe 30% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. Përqindja e atyre që nuk mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet e tjera është më e lartë se mesatarja kosovare. Pesëdhjetë e tetë përqind e familjeve të Novobërdës në krahasim me 49%, nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 82% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke për miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, kurse 85% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Ndërsa shumica e familjeve të Novobërdës (98%) posedojnë frigorifer, një përqindje më e vogël e tyre nga mesatarja e Kosovës, 84-85%, posedojnë lavatriçe dhe telefon celular. Përqindja e familjeve që kanë kompjuter (49%) dhe e atyre që janë të lidhur me Internet (35%) janë dukshëm më të vogla nga mesataret e Kosovës 70% për posedim të kompjuterit dhe 62% për lidhje Interneti. Ngjashëm me këtë, numër më i vogël i familjeve të Novobërdës kanë linjë fikse të telefonisë (10% në krahasim me mesatarisht 25% të kosovarëve) dhe gjenerator (13% në krahasim me mesatarisht 22% të kosovarëve), kurse përqindje më e lartë posedojnë veturë (74% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%) dhe traktor (27% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 6% e familjeve që banojnë në Novobërdë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Më shumë se gjysma e tyre (52%), në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 19% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Vetëm 7% e familjeve të Novobërdës, në krahasim me mesataren e Kosovës 14% posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

NOVOBËRDË

106


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Obiliqit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Obiliqit ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 105 km2 dhe përfshin qytetin e Obiliqit dhe 19 fshatra.1 Obiliqi ka popullsi me 21,549 banorë dhe gjithsej 3,906 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Obiliq është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Pesë përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 22% kanë përfunduar arsimin fillor, 56% kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 5% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Nëntë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 31% e femrave në krahasim me 14% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 40% në krahasim me 70% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, kurse 3% në krahasim me 8% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Obiliq është 32% në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve 13%, kurse rreth 56% janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (3%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Shumica e femrave (90%) në këtë komunë, në krahasim me 32% të meshkujve janë jashtë tregut të punës. Përqindja e femrave të punësuara në Obiliq (8%) është dukshëm më e ulët në krahasim me meshkujt (48%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Obiliq nga 38% e banorëve të tij. Ndotja e mjedisit është radhitur si problemi më i madh nga 19%, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike nga 9% e banorëve të tij (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Obiliqit me autoritetet lokale është më i ulët se mesatarja e Kosovës. Kjo vlen edhe për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç për mirëmbajtjen e varrezave, ndërsa të lartëpërmendurit raportojnë kënaqshmëri të ngjashme me kosovarët e tjerë për shërbimet e postës dhe të telefonisë dhe për trotuaret. Banorët e Obiliqit janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 45), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme (SI 41), dhe shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 37). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -56), disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike (parqet, sheshet, ndriçimi rrugor, mbrojtja e mjedisit) (SI -55), dhe prokurimin publik dhe tenderët (SI -39).

Uji dhe kanalizimi Rreth 64% e familjeve që banojnë në Obiliq deklarojnë se janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Familjet e tjera kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm me anë të çezmave publike (2%), puseve të mbrojtura (26%), dhe burimeve të mbrojtura (8%). Vetëm 1% e familjeve që banojnë në këtë komunë (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm - qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik në Obiliq është mjaft problematik. Tridhjetë e shtatë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e Kosovës 42%. Njëmbëdhjetë përqind e këtyre familjeve kanë restrikcione të ujit që zgjasin prej 1 deri në 4 orë në ditë, 17% prej 5 deri në 10 orë në ditë, 8% më shumë se 11 orë në ditë, kurse për 25% ndërprerjet e furnizimit me ujë zgjasin më shumë se 3 orë në çdo ndërprerje gjatë ditës (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). 1

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Obiliqit: http://www.osce.org/kosovo/13123

2

107

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf OBILIQ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M22 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Obiliq dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Obiliq është shumë më e dobët në krahasim me mesataren e Kosovës. Njëzet e shtatë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik pohojnë se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 38% se shtypja e tij është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 19% se ka shije të keqe, kurse 17% thonë se uji i çezmës ka erë të keqe (shih: Tabela A3 – Shtojca 1). Më se gjysma (57%) e banorëve të Obiliqit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 – Shtojca 1). Përqindje pak më e ulët (54%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me kanalizimin dhe ujërat e zeza (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Obiliqit kanë qasje më të dobët në barnatore dhe institucione shëndetësore në krahasim me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 41 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 26 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Faktorët financiarë dhe administrativë kanë qënë pengesë për qasjen në kujdesin shëndetësor në mesin e banorëve të Obiliqit. Një përqindje më e lartë e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës kanë thënë se herën e fundit kur është dashur të vizitojnë mjekun, faktorët në vijim e kanë vështirrësuar realizimin e kësaj vizite: kostoja e blerjes së barnave (95% në krahasim me mesataren kosovare 85%), kostoja e vizitës mjekësore (63% në krahasim me mesataren kosovare 58%), koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar (60% në krahasim me mesataren kosovare 39%), koha e nevojshme për të caktuar takim (45% në krahasim me mesataren kosovare 27%), dhe largësia e institucionit shëndetësor (51% në krahasim me mesataren kosovare %) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Me përjashtim të trajtimit të barabartë të pacientëve në qendrat mjekësore familjare, banorët e Obiliqit janë më OBILIQ

108


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

pak të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në këto institucione dhe në spitale. Në krahasim me mesataren e Kosovës, një përqindje e madhe e tyre janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe artikujve mjekësorë në spitale (18% në krahasim me 26%) dhe qendrat mjekësore familjare (22% në krahasim me 31%). Më pak banorë të Obiliqit gjithashtu janë më pak të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale (56% në krahasim me mesataren e Kosovës 63%) dhe qendrat mjekësore familjare (61% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se, kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike, banorët e Obiliqit kanë qasje të ngjashme në institucione parashkollore, qasje pak më të mirë në shkollat fillore dhe qasje pak më të dobët në shkollat e mesme në krahasim me mesataren e Kosovës (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (njëlloj sa mesatarja e Kosovës), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 11 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 28 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Ndonëse janë njëlloj të kënaqur me qasjen në shkollat fillore (75% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (74% e të anketuarve), më shumë banorë të Obiliqit në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me arsimin parashkollor, kurse më pak janë të kënaqur me arsimin e mesëm (shih: Tabela A6 - Shtojca 1). Shtatëdhjetë e gjashtë përqind e banorëve të Obiliqit, në krahasim me mesatarisht 72% të kosovarëve janë të kënaqur me qasjen në institucionet parashkollore, kurse 74% në krahasim me mesatarisht 69% të kosovarëve janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore. Nga ana tjetër, 64% e tyre, në krahasim me mesatarisht 71% të kosovarëve, janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme, kurse 58% në krahasim me mesatarisht 66% të kosovarëve janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme.

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Obiliqit janë shumë të alarmuar nga problemet e mjedisit në komunën e tyre. Më shumë se gjysma e tyre (52%) konsiderojnë lagjen e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse një nivel akoma më i lartë (73%) e shohin të fëlliqur ose shumë të fëlliqur qytetin e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Përveç kësaj, cilësia e ajrit konsiderohet si problem kryesor në afërsinë imediate nga një pjesë jashtëzakonisht e madhe 85% e banorëve të Obiliqit, kurse zhurma nga 36% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Rreth 33% e banorëve të Obiliqit në krahasim me mesataren e kosovarëve 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, kurse vetëm 11% në krahasim me 48% të mesatares së kosovarëve, janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Përqindja e banorëve të Obiliqit që janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (29%) dhe përdorshmërinë e tyre (27%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (32%), dhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (38%), janë më të ulëta se mesataret e Kosovës (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e një përqind e banorëve të Obiliqit kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që kanë thënë se kanë arritur të marrin dokumentin ose shërbimin e kërkuar (82%) është e barabartë me mesataren e Kosovës. 3% të tjerë të banorëve të Obiliqit kanë pohuar se vetëm ndonjëherë kanë marrë dokumentin ose shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, banorët e Obiliqit janë më së paku pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve. Vetëm 35% e tyre vlerësojnë si të tilla institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e bizneseve. Ngjashëm me mesataren e Kosovës, vetëm gjysma e banorëve të Obiliqit mendojnë se janë efikase institucionet që i japin kartelat e Ndihmës Sociale. Përqindje të ngjashme me kosovarët e tjerë, konsiderojnë si efikase institucionet që lëshojnë: dokumentet për regjistrim të veturave (68% e të anketuarve), patentat e shoferit (68% e të anketuarve), dhe çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (79% e të anketuarve). Së fundi, ndërsa 91% e banorëve të Obiliqit në krahasim me mesatarisht 86% të kosovarëve konsiderojnë si efikase institucionet që japin letër njoftimet, 74% në krahasim me 78% të kosovarëve mesatarisht mendojnë se janë efikase institucionet që lëshojnë pasaportat (shih: Tabela A17 - Shtojca 1)

109

OBILIQ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më pak banorë të Obiliqit janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, punën e Administratës Komunale dhe sidomos me Këshillin Komunal në krahasim me mesataret e Kosovës. Më pak se gjysma e tyre (45% në krahasim me 69% të mesatares së kosovarëve janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 54% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64%, janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale, dhe 39% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë (67%) e banorëve të Obiliqit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 23% e tyre, në krahasim me mesataren e kosovarëve 15%, besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Përveç përqindjes më të vogël të familjeve që nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj (33% në krahasim me 37%), të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e madhe e familjeve që banojnë në Obiliq nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave ose shërbimeve elementare. Dyzet e një përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 20% kanë deklaruar se nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 44% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 41% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 54% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 86% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj (73%), dhe 87% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Shumica e familjeve që banojnë në Obiliq posedojnë një lavatriçe (99%), frigorifer (97%), dhe një telefon celular (94%). Ndonëse një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (27%) posedojnë linjë fikse të telefonisë dhe traktor (25%), një numër më i vogël i tyre (67% në krahasim me 70%) posedojnë kompjuter, janë të lidhur me Internet (54% në krahasim me 62%), dhe posedojnë gjenerator (17% në krahasim me 22%). Nga ana tjetër, një përqindje më e madhe e familjeve në Obiliq posedojnë veturë (73%) në krahasim me mesataren e Kosovës 64% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve që banojnë në Obiliq të cilët kanë një biznes (8%) është pak më e vogël se mesatarja e familjeve të Kosovës 14%. Njëzet e katër përqind e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Pesëdhjetë e dy përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

OBILIQ

110


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Parteshit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Parteshit ndodhet në pjesën lindore të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 18 km2 dhe përfshin qytezën Partesh dhe dy fshatra.1 Parteshi ka popullsi me 1,787 banorë dhe gjithsej 433 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të të rriturve (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Partesh është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës. Tetë përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 25% kanë përfunduar arsimin fillor, 52% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 8% kanë përfunduar arsimin profesional dhe 2% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Niveli arsimor i femrave që banojnë në këtë komunë është më i ulët se sa i meshkujve. Trembëdhjetë përqind në krahasim me 4% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 28% e femrave në krahasim me 23% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 45% në krahasim me 58% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, kurse asnjë femër në krahasim 4% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Partesh është 25% (në krahasim me mesataren e Kosovës 29%), përqindja e të papunëve 38%, kurse rreth 37% janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (9%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (60%) është më shumë se dyfishi i përqindjes së meshkujve (27%). Duhet theksuar gjithashtu se përqindja e femrave të punësuara në Partesh është dukshëm më e ulët se ajo e meshkujve (9% në krahasim me 48%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Partesh nga 35% e banorëve të tij. Varfëria ose standardi i ulët jetësor dhe mungesa e sigurisë së përgjithshme ose personale janë radhitur si problemi më i madh nga 13% e tyre, kurse krimi nga 8% e banorëve të tij (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Banorët e Parteshit janë dukshëm më pak të kënaqur me autoritetet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Kjo vlen edhe për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç furnizimit me energji elektrike, mirëmbajtjes së varrezave, prokurimit publik dhe tenderëve, dhe furnizimit me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare. Banorët e Parteshit janë kryesisht të kënaqur me furnizimin me energji elektrike (SI 47), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme (SI 21), dhe me shërbimet emergjente (zjarrëfikës dhe shërbimet mjekësore emergjente (SI 37). Ata janë më së paku të kënaqur me planifikimin rural dhe urban (SI -47), menaxhimin e fondeve komunale (SI -39), dhe me trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria, dhe gjendja) (SI -38).

Uji dhe kanalizimi Përfshirja e familjeve të Parteshit në rrjetin publik të furnizimit me ujë pothuajse nuk ekziston. Vetëm 1% e familjeve deklarojnë se janë të lidhur me ujësjellësin publik në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa më e madhe e familjeve në këtë komunë kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm me anë të puseve të mbrojtura (62%). Një përqind e banorëve të Parteshit kanë qasje në burim të sigurtë të ujit të pijshëm përmes çezmave publike, kurse 2% të tjerë, nga burime tjera të paspecifikuara. Përqindje e lartë e familjeve në Partesh, 35% në krahasim me mesataren e Kosovës 9%, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm qasja e tyre e vetme në ujë të pijshëm janë puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1).3 Më shumë se gjysma (53%) e familjeve të Parteshit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në 1

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Parteshit: http://www.osce.org/kosovo/13123

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

3 Mostra prej 1% të familjeve të Parteshit të lidhura me ujësjellësin publik është statistikisht e parëndësishme për të bërë analizë të restrikcioneve të furnizimit të ujit dhe cilësisë së ujit.

111

PARTESH


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M23 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Partesh dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

komunën e tyre (shih: Tabela A4 – Shtojca 1). Pesëdhjetë e pesë përqind e tyre janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 – Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, qasja e banorëve të Parteshit në mjek dhe barnatore është e ngjashme me mesataren e Kosovës, kurse qasja në spitale është më e dobët se mesatarja e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet në këmbë ose me transport publik mesatarisht për 17 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 51 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 21 minuta (barabartë me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, kostoja e vizitës mjekësore dhe kostoja e blerjes së barnave janë pengesë për qasjen në kujdesin shëndetësor nga një numër i madh (65% respektivisht 60%) i banorëve të Parteshit, në krahasim me faktorët e tjerë. Mirëpo, largësia nga institucionet shëndetësore, koha për të caktuar takim, dhe koha për të realizuar vizitën mjekësore në ditën e caktuar janë pothuajse po aq problematike në këtë komunë (sa mesatarja e Kosovës). Pesëdhjetë e nëntë përqind e banorëve të tij, në krahasim me mesataren e Kosovës 27% kanë deklaruar se problematike ka qënë largësia e institucionit shëndetësor, 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 52% kanë deklaruar se koha për të caktuar takim është problematike, kurse 53% në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se koha për vizitën mjekësore në ditën e caktuar ka penguar qasjen në shërbimet e kujdesit mjekësor herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore (shih Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Parteshit janë të kënaqur nga furnizimi me barna dhe mjete në spitale (44% në krahasim me mesataren e kosovarëve 26%) dhe qendrat e mjekësisë familjare (37% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31%). Ndërsa shumica e tyre janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve në spitale (49% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%), kjo nuk vlen për qendrat e mjekësisë familjare, pasi që 41% e banorëve të Parteshit në krahas 52% të kosovarëve janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve në këto PARTESH

112


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

qendra. Profesionalizmi i personelit mjekësor në spitale dhe në qendrat e mjekësisë familjare është komponenti më pak i kënaqshëm i ofrimit të kujdesit shëndetësor në Partesh, në krahasim me pjesën tjetër të Kosovës. Dyzet e katër përqind e tyre, në krahsim me mestaren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale, kurse 42% në krahasim me mesataren e koosvarëve 66% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat e mjekësisë familjare (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Parteshit kanë qasje më të dobët në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore, në krahasim me mesataren e Kosovës kur bëhet fjalë për afërsi gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 27 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 25 minuta (njëlloj si mesatarja e Kosovës 25) (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Parteshit janë më pak të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataren e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë regjistruar në numrin e atyre që janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (54% në krahasim me mesataren e Kosovës 75%), cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (53% në krahasim me mesataren e Kosovës 69%), qasjen në arsimin fillor (66% në krahasim me mesataren e Kosovës 78%), dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%). Ndryshe nga mesatarja e kosovarëve, banorët e Parteshit janë më të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (69% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (55% e të anketuarve) në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje e lartë e banorëve të Parteshit konsiderojnë ndotjen e mjedisit si problemet në komunën e tyre. Dyzet e tre përqind konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 49% e shohin të fëlliqur ose shumë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Përveç kësaj, 11% pohojnë se kanë problem me cilësinë e ajrit në afërsinë imediate, kurse 9% e tyre kanë problem me zhurmën (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Vetëm 35% e familjeve në Partesh, në krahasim me mesataren e Kosovës 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre. Një përqindje e vogël e tyre, 39% në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Ngjashëm, një përqindje dukshëm e ulët e banorëve të Parteshit janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (32% në krahasim me mesataren e Kosovës 56%) dhe përdorshmërinë e tyre (29% në krahasim me mesataren e Kosovës 54%). Ndërsa një numër pak më i vogël i tyre janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve (45% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%), një përqindje e lartë e banorëve të Parteshit janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, 49% në krahasim me mesataren e kosovarëve 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Gjashtëdhjetë e gjashtë përqind e banorëve të Parteshit kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja jashtëzakonisht e madhe e të anketuarve (97% në krahasim me mesataren e Kosovës 82%) kanë thënë se kanë arritur të marrin dokumentin ose shërbimin e kërkuar, kurse 1% kanë pohuar se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje jashtëzakonisht e ulët e banorëve të Parteshit janë pozitivë lidhur me efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës. Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, institucionet që japin liçencat e bizneseve dhe lejet e ndërtimit kanë reputacionin më të ulët për efikasitetin e tyre për shkak se 14% dhe 18% e banorëve të Parteshit i vlerësojnë si të tilla. Një përqindje shumë e vogël e tyre (34% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%) mendojnë se janë efikase institucionet që i japin kartelat e Ndihmës Sociale. Veç kësaj, vetëm 50% e tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës 66% mendojnë se janë efikase institucionet që lëshojnë dokumentet për regjistrim të veturave dhe patentat e shoferit. Megjithëse një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (89% e të anketuarve) mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e letër njoftimeve, vetëm 50% e banorëve të Parteshit, në krahasim me mesataren e 113

PARTESH


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kosovës 78% mendojnë se dhënia e pasaportave është efikase ose shumë efikase (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër dukshëm i vogël i banorëve të Parteshit janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale në krahasim me mesataret e Kosovës. Dyzet përqind në krahasim me 69% të mesatares së kosovarëve, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 34% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe 36% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Thuajse gjysma, 48% e banorëve të Parteshit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 16% e tyre besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se pjesa më e madhe e familjeve në Partesh mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare. Vetëm 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 20% kanë deklaruar se nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një vakt me mish një herë në javë, 23% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 28% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk kanë mundësi të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. Megjithatë, përqindja e familjeve që nuk mund të përballojnë mallërat dhe shërbimet tjera është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Pesëdhjetë e dy përqind e familjeve në Partesh në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 91% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 66% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë një darkë për miqtë dhe familjen një herë në muaj, dhe një përqindje jashtëzakonisht e madhe, (94% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%) nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Një numri relativisht të madh të familjeve të Parteshit u mungojnë pajimet elementare shtëpiake, në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 70% e tyre, në krahasim me 96% të familjeve të Kosovës posedojnë lavatriçe, kurse 85% në krahasim me mesataren e Kosovës 96% posedojnë frigorifer. Ndërsa një përqindje e lartë e familjeve të Parteshit, në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë linjë të telefonisë fikse (46% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%) dhe traktor (32% në krahasim me mesataren e Kosovës of 24%), numër më i vogël i tyre posedojnë: një kompjuter (39% në krahasim me 70%), një telefon celular (44% në krahasim me 94%), një veturë (52% në krahasim me 64%), dhe një gjenerator (4% në krahasim me 22%). Përqindje dukshëm e ulët e familjeve të Parteshit (22%) në krahasim me mesataren e Kosovës 62% kanë lidhje Interneti (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 2% e familjeve të Parteshit kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Gjashtëdhjetë e dy përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 13% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e atyre që kanë një biznes (12%) është shumë e përafërt me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

PARTESH

114


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Pejës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Pejës ndodhet në perëndim të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 603 km2 dhe përfshin qytetin e Pejës dhe 46 fshatra.1 Peja ka popullsi me 96,450 banorë dhe gjithsej 17,936 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Pejë kanë nivel të ngjashëm arsimor me mesataren e Kosovës. Tre përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 29% kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 4% kanë përfunduar arsimin profesional dhe 9% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në këtë komunë kanë nivel arsimor më të ulët se sa meshkujt. Gjashtë përqind në krahasim me më pak se 1% të meshkujve nuk kanë arsimim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 36% e femrave në krahasim me 20% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 35% në krahasim me 60% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 7% në krahasim me 10% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Pejë (27%) është i ngjashëm me mesataren e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 25%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (48%) si të papunë që nuk kërkojnë punë (2%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar, është e ngjashme me mesataren e Kosovës 45% (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës është dukshëm më e lartë se ajo e meshkujve 75% në krahasim me 29%. Numër dukshëm më i vogël i femrave që banojnë në Pejë (12%) janë të punësuara, në krahasim me numrin e meshkujve (38%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Pejë nga 61% e banorëve të tij. Mungesa e zhvillimit ekonomik është radhitur si problemi më i madh nga 14% e tyre, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor nga 8% e banorëve të tij (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Banorët e Pejës janë dukshëm më të kënaqur me autoritetet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Niveli i tyre i kënaqshmërisë është më i madh edhe për: Policinë e Kosovës, mirëmbajtjen e varrezave, prokurimin publik dhe tenderët, menaxhimin e hapësirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor dhe mbrojtja e mjedisit), parkimin rrugor (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi), ujin dhe kanalizimin, shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente), dhe furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, në krahasim me mesataren e Kosovës. Banorët e Pejës janë kryesisht më të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 57), shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 48), dhe me ujin dhe kanalizimin (SI 33). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për prokurimin publik dhe tenderët (SI -19), menaxhimin e fondeve komunale (SI -18), dhe procedurat e pagesës së tatimeve (SI -15).

Uji dhe kanalizimi Numri më i madh i familjeve të Pejës (98%) raportojnë se janë të lidhur në rrjetin e ujësjellësit publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një përqindje 2% kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurtë nga çezmat publike. Vetëm 1% e familjeve në Pejë në krahasim me mesataren e Kosovës 9% nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga burimet e pambrojtura (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Krahas përfshirjes së mirë nga ujësjellsi publik, banorët e Pejës kanë probleme me furnizimin me ujë. Dyzet e nëntë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik, në krahasim me mesataren e Kosovës 42%, kanë furnizim të pakufizuar të ujit. Nëntë përqind kanë ndërprejre të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 13% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 26% kanë thënë se ndërprerjet e ujit në vendbanimin e tyre zgjasin më shumë 1

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Pejës: http://www.osce.org/kosovo/13123

2

115

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf PEJË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M24 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Pejë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në komunën e Pejës, thuhet se është shumë më e lartë se mesatarja e Kosovës. Vetëm 5% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, kurse 20% se shtypja e ujit është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak. Asnjë nga këto familje nuk ka thënë se uji i çezmës ka shije apo erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Shumica e banorëve (89%) të Pejës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Nga ana tjetër, pak më shumë se gjysma e tyre (55%) janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Pejës kanë qasje të ngjashme në spitale, dhe qasje më të dobët në mjek dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 36 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Pejës (82%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh në qasjen e kujdesit shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore është identifikuar si problem nga një përqindje e lartë e banorëve të kësaj komune (73%) në krahasim me mesataren e Kosovës 58%. Faktorët jofinanciarë kanë paraqitur pengesë në qasjen e kujdesit shëndetësor për një përqindje të ngjashme të mesatares së Kosovës. Njëzet e katër përqind e banorëve të Pejës kanë thënë se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, largësia deri në institucionin shëndetësor e ka vështirësuar vizitën, 28% kanë pohuar se koha e nevojshme për të caktuar takim ka qënë problematike, kurse 38% kanë konsideruar si problematike kohën e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Pejës janë më të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor në spitale dhe qendra PEJË

116


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të mjekësisë familjare, në krahasim me mesataret e Kosovës. Ndonëse profesionalizmi i personelit mjekësor në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare është kryesisht i kënaqshëm nga 70%, respektivisht 72% të banorëve të Pejës, dallimet më të mëdha në krahasim me mesataren e Kosovës janë regjistruar për furnizimin me barna dhe mjete. Pesëdhjetë e pesë përqind e banorëve të Pejës në krahasim me mesataren e kosovarëve 26% janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe mjeteve në spitale, kurse 49% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare (shih: Tabela B8 Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 gjithashtu tregojnë se banorëve të Pejës u duhet më shumë kohë për të arritur në institucionin më të afërt parashkollor, shkollë fillore dhe shkollë të mesme, në krahasim me mesataren e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 20 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 34 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Pejës janë më pak të kënaqur me qasjen dhe me cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe shkolla të mesme. Dallimet më të mëdha në numrin e atyre që janë të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës, janë regjistruar për cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (52% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (65% në krahasim me mesataren e Kosovës 75%). Për sa u përket kosovarëve (mesatarisht), arsimi në shkollat fillore është i kënaqshëm për një përqindje më të madhe të banorëve të Pejës. Gjashtëdhjetë e tetë përqind e tyre janë të kënaqur me qasjen në shkollimin fillor, kurse 65% janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk konsiderohet si problem i madh në komunën e Pejës, në krahasim me komunat e tjera të mëdha. Njëzet e nëntë përqind të banorëve konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 39% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Përveç kësaj, cilësia e ajrit dhe zhurma konsiderohen si probleme në afërsinë imediate nga një përqindje e vogël, 6%, respektivisht 9% e banorëve të Pejës në krahasim me mesataren e Kosovës (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e banorëve të Pejës (47%), besojnë se pastërtia e përgjithshme e komunës së tyre është e kënaqshme, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%. Nga ana tjetër, më shumë se gjysma (58% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%) janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe me ruajtjen e natyrës dhe specieve (53% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%). Përqindje dukshëm më e madhe e banorëve të Pejës në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (72% në krahasim me mesataren e Kosovës 56%) dhe përdorshmërinë e tyre (61% në krahasim me mesataren e Kosovës 54%). Nga ana tjetër një përqindje më e vogël e tyre (39%) në krahasim me mesataren e kosovarëve 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (shih: Tabela A7 Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Dy përqind e banorëve të Pejës kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Vetëm gjysma e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 82%) kanë thënë se kërkesa e tyre është plotësuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e biznesit konsiderohen efikase nga një përqindje e vogël e banorëve të Pejës, 37%, respektivisht 43%. Përveç institucioneve që japin çerifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (77% e të anketuarve) dhe lejet e ndërtimit, më shumë banorë të Pejës në krahasim me mesataret e Kosovës janë pozitivë për performancën e Administratës Publike. Veçanërisht, 89% në krahasim me mesataren e kosovës 78% mendojnë se dhënia e pasaportave është efikase, 57% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50% mendojnë se dhënia e kartelave të Ndihmës Sociale është efikase, 92% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86% konsiderojnë si efikase ose shumë efikase dhënien e letër njoftimeve, kurse 70-71% në krahasim me 66% të kosovarëve konsiderojnë si efikase institucionet që japin 117

PEJË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

patentat e shoferit dhe dokumentet për regjistrimin e veturave (shih: Tabela A17 - Shtojca 1)

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numri i banorëve të Pejës, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale është më i lartë se mesatarja e Kosovës. Tetëdhjetë e dy përqind e tyre, në krahasim me 69% të mesatares së kosovarëve, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 78% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe 76% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Vetëm pak më shumë se gjysma e banorëve të Pejës (52%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Katërmbëdhjetë përqind mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se familjet e Pejës në disa aspekte janë në gjendje më të mirë e në disa aspekte të tjera në gjendje më të keqe se mesatarja e Kosovës, kur bëhet fjalë për mirëqenien ekonomike. Një përqindje më e vogël e tyre kanë probleme me pagesën një vakti me mish një herë në javë (15% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 20%), nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj (65% në krahasim me mesataren e Kosovës 71%), nuk mund të përballojnë një darkë për miqtë dhe familjen një herë në muaj (35% në krahasim me mesataren e Kosovës 37%). Nga ana tjetër, një përqindje e madhe e familjeve të Pejës, në krahasim me mesataren e Kosovës, nuk mund të: pagojnë llogaritë e shërbimeve publike (47% në krahasim me 42%) të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (45% në krahasim me 34%), nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme (51% në krahasim me 49%), nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (87% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 94% e familjeve të Pejës posedojnë frigorifer, një lavatriçe dhe një telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (71% e familjeve) dhe që janë të lidhur në rrjetin e Internetit (65% e familjeve) nuk dallon shumë nga mesataret e Kosovës. Në krahasim me mesataret e Kosovës, numër më i vogël i familjeve të Pejës kanë linjë fikse të telefonisë (15% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), një veturë (52% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%), një traktor (15% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%), dhe një gjenerator (11% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Pothuajse gjysma (48%) e familjeve që banojnë në Pejë në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Tridhjetë e gjashtë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje shumë e vogël e familjeve të Pejës (12%) në krahasim me mesataren e Kosovës (14%) posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

PEJË

118


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Podujevës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Podujevës gjendet në verilindje të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 663 km2 dhe përfshin qytetin e Podujevës dhe 76 fshatra.1 Podujeva ka popullsi me 88,499 banorë dhe gjithsej 14,194 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Podujevë kanë nivel pak më të lartë arsimor se mesatarja e Kosovës: 5% e tyre nuk kanë arsim formal, 25% kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 11% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në Podujevë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetë përqind e tyre në krahasim me 3% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 35% e femrave në krahasim me 16% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 33% në krahasim me 59% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 10% në krahasim me 13% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Podujevë është e ngjashme me mesataren e Kosovës, (28%), përqindja e të papunëve është 22%, kurse rreth 51% që janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (6%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e femrave që banojnë në këtë komunë (83%) janë jashtë tregut të punës në krahasim me meshkujt (10%). Njëkohësisht, përqindja e femrave të punësuara në Podujevë (10%) është shumë më e vogël se ajo e meshkujve (41%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Podujevë nga 70% e banorëve të saj. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 11% e tyre, kurse korrupsioni nga 4% e banorëve të saj (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Podujevës me autoritetet lokale është i ngjashëm ose më i lartë se mesatarja e Kosovës. Megjithëse niveli i tyre i kënaqshmërisë është i ngjashëm ose më i lartë se mesatarja e Kosovës për disa mallëra dhe shërbime publike, banorët e lartëpërmendur janë më pak të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, furnizimin me energji elektrike dhe Policinë e Kosovës. Banorët e Podujevës janë më së shumti të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 52), mirëmbajtjen e hapësirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor, dhe mbrojtja e mjedisit) (SI 51), dhe me pastërtinë e përgjithshme në komunën e tyre (SI 41). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me energji elektrike (SI -32), furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -18), dhe mirëmbajtjen e varrezave (SI -17).

Uji dhe kanalizimi Rreth 77% e familjeve që banojnë në Podujevë raportojnë se janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në ujë të pijshëm nga puset e mbrojtura (20%), burimet e mbrojtura (1%) dhe nga çezmat publike (1%). Një përqind e familjeve që banojnë në Podujevë përdorin ujë në shishe dhe vetëm 2% në krahasim me mesataren e Kosovës 9% nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset e pambrojtura (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Familjet e lidhura me ujësjellësin publik në Podujevë kanë furnizim mjaft adekuat të ujit. Rreth 68% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në krahasim me mesataren e Kosovës 42%, kanë furnizim të pakufizuar të ujit. Tre përqind kanë ndërprejre të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 2% prej 5 deri në 10 orë në ditë, dhe 5% kanë ndërprerje më shumë se 11 orë në ditë. Një përqindje plotësuese 20%, kanë thënë se mungesa e furnizimit me ujë në vendbanimet e tyre zgjat nga 3 orë gjatë çdo ndërprerjeje (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). 1 2

119

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Podujevës: http://www.osce.org/kosovo/13123 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf PODUJEVË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M25 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Podujevë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Familjet e lidhura me ujësjellësin publik në Podujevë kanë raportuar disa çështje që kanë të bëjnë me cilësinë e ujit të pijshëm. Dymbëdhjetë përqind e tyre kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 21% se shtypja e ujit është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak, 13% kanë thënë se ka shije të keqe dhe 11% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Shumica e banorëve të Podujevës (76%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje pak më e vogël e tyre (66%) janë të kënaqur ose shumë të kënqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Podujevës kanë qasje të ngjashme në mjek dhe barnatore, dhe qasje më të mirë në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 25 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, kostoja e blerjes së barnave është deklaruar si pengesë në qasjen e kujdesit shëndetësor, nga një përqindje e lartë e banorëve të Podujevës (81%) në krahasim me faktorë të tjerë. Ndërsa kostoja e vizitës mjekësore është problematike nga një përqindje e njëjtë me mesataren e Kosovës (57% e banorëve të Podujevës), një numër më i vogël i tyre thuhet të kenë pasur probleme me qasjen në kujdesin shëndetësor për shkak të largësisë deri në institucionin shëndetësor (24%) në krahasim me mesatare e kosovarëve 27%. Nga ana tjetër, koha e pritjes për vizitën mjekësore është konsideruar si problematike nga 48% e banorëve të Podujevës në krahasim me mesataren e kosovarëve 39% (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Në krahasim me mesataret e Kosovës, banorët e Podujevës janë më të kënaqur pothuajse me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor, përveç për trajtimin e njëjtë të pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare. Dallimet më të mëdha janë regjistruar për numrin e atyre që janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete PODUJEVË

120


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

në spitale (42% në krahasim me mesatarisht 26% të kosovarëve) dhe qendrave të mjekësisë familjare (42% në krahasim me mesatarisht 31% të kosovarëve) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi

Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se, në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e Podujevës kanë qasje pak më të mirë në institucionet parashkollore dhe qasje të ngjashme në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, për sa i përket afërsisë gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 17 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 14 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Krahasuar me mesataren e Kosovës, më shumë banorë të Podujevës janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (84% në krahasim me mesataren e Kosovës 69%) dhe shkollat e mesme (77% në krahasim me 66%). Krahasuar në mes të niveleve të ndryshme të shkollimit, ata janë më shumë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor, (84% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (84% e të anketuarve) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk konsiderohet si problem i madh shqetësues për banorët e Podujevës. Vetëm 14% e banorëve të saj konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 16% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Cilësia e ajrit shihet si problem në afërsinë imediate nga 12% e banorëve të Podujevës kurse zhurma nga vetëm 8% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Përqindje më e lartë e banorëve të Podujevës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e hapësirës së gjelbër në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Në veçanti, 78% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme në komunën e tyre, 65% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e natyrës dhe specieve, 92-93% në krahasim me mesataren e kosovarëve 54-56% janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve, dhe 53% në krahasim me mesataren e kosovarëve 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Njëzet e gjashtë përqind e banorëve të Podujevës kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që kanë marrë dokumentin e kërkuar (73%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës 82%. Një përqindje plotësuese 10% e banorëve të Podujevës kanë pohuar se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me kosovarët e tjerë, një përqindje e vogël e banorëve të Podujevës mendojnë se institucionet që japin liçencat për regjistrimin e bizneseve (55% e të anketuarve) dhe lejet e ndërtimit (53% e të anketuarve) janë efikase. Në krahasim me mesataret e Kosovës, një përqindje më e madhe e tyre konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin dokumentet në vijim: çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (82% në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%), kartelat e Ndihmës Sociale (56% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%), letër njoftimet (88% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86%), dokumentet e regjistrimit të veturës (71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), dhe patentat e shoferit (71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%). Nga ana tjetër, një numër më i vogël i banorëve të Podujevës (69%) në krahasim me mesataren e kosovarëve 78% mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e pasaportave (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër më i madh i banorëve të Podujevës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale në krahasim me mesataret e Kosovës. Numri më i madh i tyre (81% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%) janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%, janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe 74% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). 121

PODUJEVË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Përqindje më e lartë e banorëve të Podujevës (70%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 10% e tyre mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Edhepse të dhënat tregojnë se familjet që banojnë në Podujevë kanë gjendje më të mirë financiare, një përqindje më e madhe e tyre (32% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 20%) nuk mund të pagojnë një vakt me mish një herë në javë, dhe 47% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike. Ndërsa përqindjet e familjeve që nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (33%) dhe për të shkuar në restorant një herë në muaj (71%) janë të ngjashme me mesataret e Kosovës, përqindja e atyre që nuk mund të përballojnë pagesën e mallërave dhe shërbimeve të tjera është më e vogël. Tridhjetë e nëntë përqind e familjeve të Podujevës, në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, (25% në krahasim me mesataren e Kosovës 37%) nuk mund të përballojnë një darkë për miqtë dhe familjen një herë në muaj, dhe 69% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 92% e familjeve që banojnë në Podujevë posedojnë lavatriçe, frigorifer dhe një telefon celular. Përqindjet e atyre që posedojnë kompjuter (72%), traktor (26%), dhe gjenerator (23%) janë shumë të ngjashme me mesataret e Kosovës. Ndonëse kjo vlen edhe për familjet që janë të lidhura në Internet (62%), një numër më i vogël i familjeve në Podujevë posedojnë linjë të telefonisë fikse (22% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%) dhe një veturë (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve të Podujevës që posedojnë një biznes (16%) është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 14%. Njëzet e tre përqind e familjeve të kësaj komune, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Dyzet e katër përqind në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 2% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

PODUJEVË

122


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Prishtinës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Prishtinës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 854 km2 dhe përfshin qytetin e Prishtinës dhe 40 fshatra.1 Prishtina ka 198,897 banorë dhe gjithsej 43,943 vendbanime konvencionale.2 Prishtina është qendra politike, ekonomike, kulturore dhe administrative e Kosovës. Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Prishtinës kanë nivel më të lartë arsimor se komunat e tjera në Kosovës. Vetëm 2% e tyre nuk kanë arsim formal, 15% kanë përfunduar arsimin fillor, 47% kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 25% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Dallimet e nivelit arsimor midis meshkujve dhe femrave janë më të vogla se në rajonet e tjera por përsëri, meshkujt kanë nivel më të lartë arsimor. Katër përqind e femrave që banojnë në Prishtinë nuk kanë arsimim formal në krahasim me 1% të meshkujve. Për sa i përket nivelit më të lartë të arritur arsimor, 22% e femrave në krahasim me 9% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 40% në krahasim me 55% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 23% në krahasim me 27% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Prishtinë është gjithashtu dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës (29%). Megjithëse përqindja e të papunëve është 18%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (36%) si të papunë që nuk kërkojnë punë (4%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar, është poashtu dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës 45% (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Ashtu si edhe në komunat e tjera të Kosovës, një përqindje më e madhe e femrave që banojnë në Prishtinë (55%) janë jashtë tregut të punës në krahasim me meshkujt (26%). Veç kësaj, edhe përkundër dallimeve të vogla të nivelit të arritur arsimor, përqindja e femrave të punësuara në Prishtinë (29%) është më e vogël se ajo e meshkujve (57%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Prishtinë nga pothuajse gjysma e banorëve të saj 47%. Infrastruktura e dobët rrugore është radhitur si problemi më i madh nga 13% e tyre, kurse ndotja e mjedisit nga 9% e banorëve të saj (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Banorët e Prishtinës janë më pak të kënaqur me autoritetet dhe institucionet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Përveç furnizimit me energji elektrike, ata janë njëlloj ose më pak të kënaqur me të gjitha mallërat dhe shërbimet publike, në krahasim me mesataren e Kosovës. Dallimi më i madh është regjistruar për nivelin e kënaqësisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës dhe për trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja), dallim i cili është dukshëm më i vogël. Banorët e Prishtinës janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 44), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 40), dhe me shërbimet e postës dhe të telefonisë (SI 31). Ata janë më së paku të kënaqur me prokurimin publik dhe tenderët (SI -62), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -57), dhe furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -53).

Uji dhe kanalizimi Rreth 83% e familjeve që banojnë në Prishtinë deklarojnë se janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një numër 11% përdorin ujë nga shishet (në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 4%) dhe 4% përdorin ujin nga puset e mbrojtura. Vetëm 2% e familjeve të Prishtinës, në krahasim me mesataren e Kosovës 9% nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Familjet që janë lidhur me ujësjellësin publik në Prishtinë kanë deklaruar se kanë probleme me furnizimin e ujit në komunën e tyre. Vetëm 24% e tyre në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42%, kanë furnizim të pakufizuar të ujit. Gjashtëmbëdhjetë përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 38% kanë ndërprerje të ujit për 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 20% të tyre, ndërprerjet e furnizimit me ujë zgjasin më shumë se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). 1 2

123

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Prishtinës: http://www.osce.org/kosovo/13127 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf PRISHTINË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M26 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Prishtinë dhe mesatarja e Kosovës -100

-50

0

50

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën… Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Përqindje e madhe e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në Prishtinë kanë raportuar se cilësia e ujit të pijshëm është e dobët. Njëzet e tre përqind e tyre kanë deklaruar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 27% se shtypja e ujit është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak, dhe nga 18% kanë thënë se ka shije dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e banorëve të Prishtinës (65%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje pak më e vogël e tyre (53%) janë të kënaqur ose shumë të kënqur me gjendjen e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Prishtinës kanë qasje më të mirë në institucionet shëndetësore dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës. Ata mund të mbërrijnë te mjeku më i afërt mesatarisht për 14 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), në spitalin më të afërt për 26 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe në barnatoren më të afërt për mesatarisht 12 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ngjashëm me kosovarët e tjerë, përqindje më e madhe e banorëve të Prishtinës kanë identifikuar koston e blerjes së barnave (84% e të anketuarve) dhe koston e vizitës mjekësore (67% e të anketuarve) si çështje problematike për qasjen në kujdesin shëndetësor. Koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar është konsideruar si problematike nga 57% e tyre (në krahasim me mesatare e kosovarëve 40%), largësia deri në institucionin shëndetësor nga 40% (në krahasim me mesatare e kosovarëve 27%) kurse koha për të caktuar takim nga 35% (në krahasim me mesatare e kosovarëve 27%) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përveç për profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale, një numër më i vogël i banorëve të Prishtinës, janë të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataret e Kosovës, janë regjistruar për furnizimin me barna dhe mjete në spitale (me 19% të tyre të kënaqur në krahasim me mesataren e kosovarëve 26%) dhe trajtimin e barabartë PRISHTINË

124


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare (me 42% të banorëve të Prishtinës të kënaqur në krahasim me mesataren e kosovarëve 52%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 poashtu tregojnë se, për sa i përket afërsisë gjeografike, banorët e Prishtinës kanë qasje më të mirë në institucionet parashkollore dhe në shkollat fillore, kurse qasje të ngjashme në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 10 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 25 minuta (e barabartë me mesataren e Kosovës) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Pishtinës janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, krahasuar me mesataren e Kosovës. Edhepse më e ulët se mesataret e Kosovës, përqindja e banorëve të Prishtinës që janë të kënaqur me qasjen në shkollat fillore (72% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%) dhe cilësinë e arsimit në këto shkolla (73% në krahasim me mesataren e kosovarëve 75%) është më e lartë, në krahasim me ata që janë të kënaqur me nivele të tjera të shkollimit. Një dallim tjetër i dukshëm me mesataren e Kosovës mund të vërehet në përqindjen e atyre që janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore 64% e banorëve të Prishtinës në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit është mjaft problem i madh dhe shqetësues në komunën e Prishtinës. Më shumë se gjysma (58%) e banorëve të saj konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 44% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Përveç kësaj, cilësia e ajrit në afërsi konsiderohet si problem nga 31% e banorëve të Prishtinës, kurse zhurma nga 19% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje shumë e vogël e banorëve të Prishtinës (36%) janë të kënaqur me nivelin e pastërtisë së përgjithshme të komunës së tyre, në krahasim me 58% të kosovarëve në përgjithësi. Një përqindje akoma më e vogël (30% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%) janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit. Ruajtja e natyrës dhe specieve është e kënaqshme vetëm për 29% të banorëve të Prishtinës në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%. Përqindjet e atyre që janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (60% e të anketuarve), përdorshmërinë e tyre (52% e të anketuarve), dhe shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (48% e të anketuarve) janë vetëm pak më të larta se mesataret e Kosovës (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Njëzet e pesë përqind e banorëve të Prishtinës kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja më e lartë e të anketuarve se sa mesatarja e Kosovës (89% në krahasim me 82%) kanë thënë se kanë marrë dokumentin apo shërbimin e kërkuar, kurse 2% kanë deklaruar se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat për regjistrimin e bizneseve konsiderohen si efikase nga një përqindje e vogël e banorëve të Prishtinës, 31%, respektivisht 40%. Ndërsa një përqindje më e madhe e tyre janë pozitivë për efikasitetin e dhënies së kartelave për Ndihmë Sociale (58% në krahasim me 50% të kosovarëve në përgjithësi) dhe pasaportave (84% në krahasim me mesataren 78% të kosovarëve në përgjithësi), institucionet që japin dokumentet e tjera konsiderohen si më pak efikase në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind e banorëve të Prishtinës në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), i konsiderojnë efikase institucionet që japin patentat e shoferit, kurse 72% (në krahasim me mesataren e Kosovës 77%) vlerësojnë si të tilla institucionet që japin çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

125

PRISHTINË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër më i vogël i banorëve të Prishtinës janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Pesëdhjetë e tre përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, kurse 55% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës 68% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Përqindje e lartë e banorëve të Prishtinë (69%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Duhet theksuar se një përqindje e lartë e tyre (23% në krahasim me 15% të kosovarëve) mendojnë se vetëm pushteti qendror mund t’i zgjidhë këto probleme (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Prishtinës që nuk mund të blejnë mallërat dhe shërbimet elementare, është më e ulët se mesatarja e Kosovës, gjë që nënkupton se kanë standard më të lartë jetese. Katërmbëdhjetë përqind e tyre në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 20% nuk mund të pagojnë një vakt me mish një herë në javë, dhe 32% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 21% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 31% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 57% në krahasim me 71% nuk mund të shkojnë në restorant një herë në muaj, 34% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë një darkë për miqtë dhe familjen një herë në muaj, dhe 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Pothuajse të gjitha familjet në Prishtinë posedojnë frigorifer, një lavatriçe dhe një telefon celular. Përqindjet e atyre që posedojnë kompjuter (88%) dhe janë të lidhur në Internet (82%) janë më të larta se mesataret e Kosovës prej 70% për pronësi kompjuteri dhe 62% për lidhje Interneti. Ndonëse një përqindje e lartë e familjeve të Prishtinës kanë linjë fikse të telefonisë (33% në krahasim me mesataren e Kosovës 2%) dhe një veturë (71% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%), numër më i vogël i tyre posedojnë traktor (9% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%) dhe gjenerator (12% në krahasim me mesataren e Kosovës 22% (shih: Tabela B12 - Shtojca). Një përqindje e lartë (52%) e familjeve që banojnë në Prishtinë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Tetëmbëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 39% posedojnë mes 0.5 dhe 3 hektarë tokë, kurse 15% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje pak më e lartë e familjeve të Prishtinës(16%), në krahasim me 14% të familjeve kosovare, posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

PRISHTINË

126


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Prizrenit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Prizren ndodhet në juglindje të Kosovës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 640 km2 dhe përfshin qytetin Prizren dhe 74 fshatra.1 Prizreni ka 177,781 banorë dhe gjithsej 30,502 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Prizrenit kanë nivel më të ulët arsimor se mesatarja e Kosovës. Tre përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 44% kanë përfunduar arsimin fillor, 36% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 2% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 6% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në Prizren kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Pesë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 53% e femrave në krahasim me 34% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 24% në krahasim me 48% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 4% e femrave në krahasim me 9% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Prizren (28%) është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 22%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (50%) si të papunë që nuk kërkojnë punë (7%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar është më e lartë se mesatarja e Kosovës 45% (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Një përqindje jashtëzakonisht më e lartë e femrave që banojnë në Prizren (78%) janë jashtë tregut të punës në krahasim me meshkujt (29%). Përveç kësaj, përqindja e femrave të punësuara (9%) është dukshëm më e vogël se ajo e meshkujve (44%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Prizren nga 55% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 16% e tyre, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike nga 10% e banorëve të tij (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Prizrenit me autoritetet lokale është pothuajse i njëjtë me mesataren e Kosovës. Ndërsa ata janë dukshëm më të kënaqur me pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e Prizrenit janë shumë më pak të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, menaxhimin e fondeve komunale, prokurimin publik dhe tenderët, personelin mjekësor dhe furnizimin e barnave dhe mjeteve në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare. Banorët e Prizrenit janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 64), shërbimet e postës dhe të telefonisë (SI 63), dhe qasjen dhe mirëmbajtjen e magjistraleve ndër-komunale dhe të autostradave (SI 61). Niveli më i ulët i kënaqësisë është regjistruar për furnizimin e barnave dhe mjeteve në spitale dhe në qendra të mjekësisë familjare (SI -78), prokurimin publik dhe tenderët (SI -52), dhe parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -34).

Uji dhe kanalizimi Rreth 79% e familjeve që banojnë në Prizren raportojnë se janë të lidhura në rrjetin e ujësjellësit publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një numër 2% kanë qasje në ujë të pijshëm nga çezmat publike, 6% nga puset e mbrojtura, 1% nga burimet e mbrojtura, kurse 1% përdorin ujë nga shishet. Një përqindje pak më e madhe se mesatarja e Kosovës, 11% në krahasim me 9%, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm – duke pasur si burim kryesor të ujit të pijshëm puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në Prizren. Vetëm 33% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar të ujit, në krahasim me mesataren e Kosovës 42%. Njëzet e një përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 22% prej 1

OSBE Kosovë. Prifili Komunal i Prizrenit: http://www.osce.org/kosovo/13128

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

127

PRIZREN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M27 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Prizren dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 16% të tyre ndërprerjet zgjasin më shumë se 11 orë në ditë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik është thënë se është e dobët nga një përqindje e madhe e banorëve të Prizrenit. Tridhjetë e pesë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 67% se shtypja e ujit është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak, 24% kanë thënë se ka shije të keqe dhe 25% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma e banorëve të Prizrenit (48%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Nga ana tjetër, shumica e tyre (85%) janë të kënaqur ose shumë të kënqur me sistemin e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Prizrenit kanë qasje më të mirë në shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe barnatoret, në krahasim me mesataren e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 34 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 14 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Prizrenit (88%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problematike për qasjen në kujdesin shëndetësor. Kostoja e vizitës mjekësore u identifikua gjithashtu si problematike nga një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 60%. Largësia deri në institucionin shëndetësor, koha për të caktuar takim, dhe koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar janë pengesë më e vogël për qasjen në kujdesin shëndetësor për banorët e Prizrenit, në krahasim me mesataren e Kosovës. Njëzet e katër përqind e tyre kanë pasur probleme në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor, 22% për shkak të kohës së nevojshme për të caktuar takim, dhe 35% për shkak të kohës së pritjes PRIZREN

128


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje dukshëm e vogël e të anketuarve nga Prizreni janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (4% në krahasim me mesataren e kosovarëve 26%) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (14% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31%). Gjithashtu, një numër i vogël i tyre, në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (23% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (45% në krahasim me 52%). Një përqindje e ngjashme e banorëve të Prizrenit në krahasim me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale (66% e të anketuarve) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (67% e të anketuarve (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se, për sa i përket afërsisë gjeografike, banorët e Prizrenit kanë qasje të ngjashme në institucionet parashkollore dhe në shkollat fillore me mesataren e Kosovës, kurse qasja e tyre në shkollat e mesme është më e dobët. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 13 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 32 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Prizrenit janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha, në krahasim me mesataret e Kosovës janë regjistruar për qasjen në arsimin parashkollor (me 55% e banorëve të tij të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës 72%) dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (me 50% të banorëve të tij të kënaqur, në krahasim me mesataren e Kosovës 69%). Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, banorët e Prizrenit janë më të kënaqur me arsimin fillor në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit. Shtatëdhjetë e katër përqind e tyre, janë të kënaqur me qasjen në shkollat fillore, kurse 70% janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me cilësinë e shkollimit në shkollat fillore (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit konsiderohet si problem i vogël në komunën e Prizrenit, në krahasim me komunat e tjera. Vetëm 10% e banorëve të tij konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 12% e konsiderojnë të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Cilësia e ajrit në afërsinë imediate shihet si problem nga 12% e banorëve të tij, kurse zhurma nga 6% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Në krahasim me mesataren e Kosovës, një përqindje e madhe e banorëve të Prizrenit janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e sipërfaqes së gjelbër në komunën e tyre. Në veçanti, 86% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 64% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 66-67% në krahasim me mesataren e kosovarëve 54-56% janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve, dhe 56% në krahasim me mesataren e kosovarëve 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta. Një përqindje e ngjashme e banorëve të Prizrenit (47%) në krahasim me mesatern e Kosovës janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve në komunën e tyre (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Dhjetë përqind e banorëve të Prizrenit kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Pak më shumë se gjysma e tyre (54% në krahasim me mesataren e Kosovës 82% kanë pohuar se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 4% kanë deklaruar se vetëm ndonjëherë kanë marrë dokumentin ose shërbimin e caktuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Për sa i përket efikasitetit të Administratës Publike për dhënien e dokumenteve dhe lejeve, ngjashëm si në mbarë Kosovën, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e regjistrimit të bizneseve janë konsideruar si më pak efikase. Vetëm 32% e banorëve të Prizrenit konsiderojnë si efikase dhënien e lejeve të ndërtimit, kurse 26% konsiderojnë si të tillë dhënien e liçencave të biznesit. Një përqindje e lartë e banorëve të Prizrenit, në krahasim me mesataren e Kosovës, janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin këto dokumente: letër njoftimet (93% në krahasim me mesataren e Kosovës 86%), çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (92% në krahasim 129

PRIZREN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

me mesataren e Kosovës 77%), dhe pasaportat (83% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%). Nga ana tjetër, përqindje më të vogla të banorëve të Prizrenit konsiderojnë si efikase institucionet që japin dokumentet për regjistrim të veturave (59% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%) dhe kartelat për Ndihmë Sociale (41% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%) (see Table A17 in Annex 1).

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Prizrenit, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratës Komunale, është e barabartë me mesataren e Kosovës. Gjashtëdhjetë e nëntë përqind e tyre janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 61% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Përqindje e lartë (68%) e banorëve të Prizrenit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund t’i zgjidhë këto probleme, është më e lartë se mesatarja e Kosovës, 25% në krahasim me 15% (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Shumica e familjeve të Prizrenit mund të përballojnë pagesën e mallërave dhe shërbimeve elementare publike. Katërmbëdhjetë përqind (në krahasim me mesataren e Kosovës 20%) nuk mund të pagojnë një vakt me mish një herë në javë, 36% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, dhe 24% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. Nga ana tjetër, përqindjet e atyre familjeve që nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 49%), nuk mund të përballojnë të ftojnë në darkë miqtë dhe familjen një herë në muaj (50% në krahasim me mesataren e Kosovës 37%), nuk mund të shkojnë në restorant një herë në muaj (79% në krahasim me mesataren e Kosovës 71%), ose ato që nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (85% në krahasim me mesataren e Kosovës 76%) janë më të larta se mesataret e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më se 95% e familjeve në Prizren posedojnë frigorifer, lavatriçe dhe një telefon celular. Përqindjet e atyre që posedojnë kompjuter (68%), dhe që kanë lidhje Interneti (63%) janë shumë të ngjashme me mestaret e Kosovës. Përqindje më e vogël e familjeve të Prizrenit, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës, posedojnë linjë të telefonisë fikse (22% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), një veturë (58% në krahasim me 64%) dhe traktor (15% në krahasim me 24%). Nga ana tjetër, një numër pak më i madh tyre (25%) në krahasim me mesataren e Kosovës 22% posedojnë gjenerator (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Më shumë se gjysma (54%) e familjeve të Prizrenit kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e Kosovës 29%. Njëzet e gjashtë përqind e tyre, në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve që posedojnë një biznes (15%) është e ngjashme me mesataren e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

PRIZREN

130


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Rahovecit Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Rahovecit ndodhet në jugperëndim të Kosovës, në rajonin e Prizrenit. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 275 km2 dhe përfshin qytetin e Rahovecit dhe 35 fshatra.1 Rahoveci ka 56,208 banorë dhe gjithsej 8,799 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Rahovecit është më e vogël se mesatarja e Kosovës. Pesë përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 12% nuk kanë përfunduar shkollën fillore, 42% kanë përfunduar arsimin fillor, 30% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 7% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në komunën e Rahovecit kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Tetë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 49% e femrave në krahasim me 36% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 21% në krahasim me 40% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 5% e femrave në krahasim me 9% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Rahovec (24%) është më e vogël se mesatarja e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 20%, kurse rreth 56% janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (4%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar, në krahasim me mesataren e Kosovës (45%) (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Shumica e femrave që banojnë në Rahovec (89%) në krahasim me meshkujt 29% janë jashtë tregut të punës. Përqindja e femrave të punësuara në Rahovec (6%) është gjysma e mesatares së Kosovës 12% dhe dukshëm më e vogël se përqindja e meshkujve të punësuar në këtë komunë (40%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Rahovec nga 57% e banorëve të tij. Korrupsioni është radhitur si problemi më i madh nga 10% e tyre, kurse varfëria ose standardi i ulët jetësor dhe infrastruktura e dobët rrugore nga 8% për secilën prej tyre (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Rahovecit me autoritetet dhe institucionet lokale është vetëm pak më i lartë nga mesatarja e Kosovës. Të lartëpërmendurit janë gjithashtu më të kënaqur me Policinë e Kosovës, qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, personelin mjekësor dhe furnizimin e barnave dhe mjeteve në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, transportin publik, aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive dhe me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta. Banorët e Rahovecit janë më së shumti të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 61), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 59), dhe me transportin publik (SI 32). Ata janë më së paku të kënaqur me furnizimin me energji elektrike (SI -43), prokurimin publik dhe tenderët (SI -38), dhe parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, dhe vendi) (SI -33).

Uji dhe kanalizimi Pothuajse të gjitha familjet në Rahovec (99%) janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër prej 1% ka qasje në ujë të pijshëm nga çezmat publike (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Rahovecit. Përqindja e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik, të cilat kanë furnizim të pakufizuar me ujë, është e ngjashme me mesataren e Kosovës, 41%. Njëzet e tre përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 30% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 6% të tyre ndërprerjet zgjasin më shumë se 11 orë në ditë. (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Problemi më i madh në komunën e Rahovecit është cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik është shtypja e ujit e cila thuhet se është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak nga më shumë se gjysma (52%) e familjeve 1 2

131

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Rahovecit: http://www.osce.org/kosovo/13124 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf RAHOVEC


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M28 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Rahovec dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

të lidhura me bartësin publik. Vetëm 1% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 9% kanë thënë se ka shije të keqe, dhe 7% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 Shtojca 1). Gjashtëdhjetë e dy përqind e familjeve që banojnë në Rahovec janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje pak më e vogël e tyre (59%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me sistemin e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Në aspekt të afërsisë gjeografike, banorët e Rahovecit kanë qasje më të mirë në spitale dhe qasje të ngjashme në mjek dhe barnatore, në krahasim me mesataret e Kosovës. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 20 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 19 minuta), spitali më i afërt për 29 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), kurse barnatorja më e afërt për mesatarisht 21 minuta (njëlloj si mesatarja e Kosovës) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Rahovecit në krahasim me mesataren e Kosovës kanë thënë se faktorët financiarë dhe administrativë kanë penguar qasjen e tyre në shërbimet e kujdesit shëndetësor. Për shumicën prej tyre, kostoja e blerjes së barnave (92% e të anketuarve) dhe kostoja e vizitës mjekësore (85%) e të anketuarve janë problematike. Largësia deri në institucionin shëndetësor është thënë se ka penguar qasjen në kujdesin shëndetësor për 42% të banorëve të Rahovecit (në krahasim me mesataren e kosovarëve 27%), koha për të caktuar takim konsiderohet si problem për 40% të tyre (në krahasim me mesataren e kosovarëve 27%), kurse koha e pritjes për vizitën mjekësore nga 50% Rahovecit (në krahasim me mesataren e kosovarëve 39%) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përkundër problemeve të përmendura më lartë, një përqindje më e lartë e banorëve të Rahovecit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, sidomos me spitaRAHOVEC

132


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

let, në krahasim me mesataren e Kosovës. Në veçanti, 47% në krahasim me mesataren e kosovarëve 26% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale, 60% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41% janë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në këto institucione, kurse 75% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor. Një dallim i madh në krahasim me mesataren e Kosovës është regjistruar edhe në përqindjen e atyre që janë të kënaqur me furnizimin e barnave dhe mjeteve në qendrat e mjekësisë familjare (46% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se, për sa i përket afërsisë gjeografike, banorët e Rahovecit kanë qasje pak më të mirë në shkollat e mesme dhe qasje të ngjashme në institucionet parashkollore dhe në shkollat fillore, në krahasim me mesataren e Kosovës. Objekti më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 14 minuta (njëjtë me mesataren e Kosovës), kurse shkolla më e afërt e mesme arrihet për mesatarisht 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindje më e lartë e banorëve të Rahovecit janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, një përqindje më e lartë e tyre janë të kënaqur me qasjen në shkollat fillore (90% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (91% e të anketuarve) në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit. Krahasuar me mesataren e Kosovës, banorët e Rahovecit janë më të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (85% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%), shkollat fillore (91% në krahasim me mesataren e Kosovës 75%) dhe me institucionet parashkollore (84% në krahasim me mesataren e Kosovës 69%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat KMS 2012 tregojnë se ndotja e mjedisit nuk konsiderohet si problem kryesor në komunën e Rahovecit. Rreth 15% e banorëve të tij konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 21% e konsiderojnë si të fëlliqur ose shumë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 – Shtojca 1). Cilësia e ajrit shihet si problem në afërsinë imediate nga vetëm 5% e të anketuarve që banojnë në Rahovec, kurse zhurma nga 8% e tyre (shih: Tabela A10 – Shtojca 1). Një përqindje më e vogël e banorëve të Rahovecit, në krahasim me mesataret e Kosovës janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (43% në krahasim me 58%), mbrojtjen e mjedisit (43% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (38% në krahasim me 48%), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (44% në krahasim me 56%) dhe përdorshmërinë e tyre (41% në krahasim me 54%). Nga ana tjetër, një përqindje mjaft e madhe e tyre (59% në krahasim me mesataren e kosovarëve 45%) janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Katër përqind e banorëve të Rahovecit kanë deklaruar se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e vogël e tyre (29%) në krahasim me mesataren e Kosovës 82% kanë pohuar se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 43% kanë deklaruar se vetëm ndonjëherë kanë marrë dokumentin ose shërbimin e caktuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Edhepse numri më i vogël i tyre janë pozitivë ndaj institucioneve që japin liçencat e biznesit dhe lejet e ndërtimit, të dyja përqindjet janë dukshëm më të larta në krahasim me mesataren e Kosovës. Rreth 60% të banorëve të Rahovecit (në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%) konsiderojnë si efikase ose shumë efikase institucionet që japin liçencat e bizneseve, kurse 64% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) konsiderojnë si të tilla institucionet që japin lejet e ndërtimit. Një përqindje shumë e lartë e banorëve të kësaj komune, 72% në krahasim me mesataren e kosovarëve, mendojnë se janë efikase institucionet që japin kartelat e Ndihmës Sociale. Përqindje më të larta në krahasim me mesataret e Kosovës janë gjithashtu pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin pasaportat (81% e të anketuarve), dokumentet e regjistrimit të veturave (73% e të anketuarve), patentat e shoferit (75% e të anketuarve), dhe çertifikatat e martesës, lindjes, dhe vdekjes (82% e të anketuarve). Ndryshe nga këto, një përqindje pak më e ulët e banorëve të Rahovecit (83% në krahasim me 133

RAHOVEC


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

mesataren e kosovarëve 86%) konsiderojnë si efikase institucionet e dhënies së letër njoftimeve (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Niveli i kënaqshmërisë me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Rahovecit janë më të kënaqur me punën e Administratës Komunale, dhe sidomos me punën e Këshillit Komunal, në krahasim me mesataren e Kosovës. Shtatëdhjetë përqind në krahasim me mestaren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Rahovecit (73%) besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 12% besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Rahovecit, të cilët nuk mund të pagojnë një vakt me mish një herë në javë është gjysma e mesatares së Kosovës, 10% në krahasim me 20%. Një përqindje pak më e vogël e tyre, 34% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 37% nuk mund të përballojnë të ftojnë në darkë miqtë dhe familjen një herë në muaj. Nga ana tjetër, përqindjet e atyre që nuk mund të përballojnë mallërat dhe shërbimet elementare publike janë më të larta se mesatarja e Kosovës. Në veçanti, 62% në krahasim me mesataren e kosovarëve 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 55% në krahasim me mesataren e kosovarëve 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 62% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 78% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71% nuk mund të shkojnë në restorant një herë në muaj, and 80% në krahasim me mesataren e kosovarëve 76% nuk kanë të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Shumica e familjeve që banojnë në Rahovec (98%) posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Përqindja e atyre që kanë telefon celular është më e lartë se mesatarja e Kosovës, 99% në krahasim me 94%. Nga ana tjetër, numër më i vogël i familjeve në këtë komunë, në krahasim me mesataren e Kosovës kanë linjë të telefonisë fikse (8% në krahasim me 25%), kompjuter (56% në krahasim me 70%), dhe që kanë lidhje Interneti (49% në krahasim me 62%). Përqindja e familjeve që kanë veturë (63%) dhe gjenerator (22%) janë të ngjashme me mesateret e Kosovës, kurse një përqindje më e lartë (36% në krahasim me mesataren e kosovarëve 24%) posedojnë traktor (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve të Rahovecit që posedojnë biznes (18%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 14%. Shtatëmbëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Rahovec në krahasim me mesataren e Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Dyzet e pesë përqind, në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 39% posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% kanë deklaruar se posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

RAHOVEC

134


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Ranillugut Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Ranillugut ndodhet në lindje të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 100 km2 dhe përfshin qytezën Ranillug dhe 12 fshatra.1 Ranillugu ka 3,866 banorë dhe gjithsej 941 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) që banojnë në Ranillug është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Katër përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 23% kanë përfunduar arsimin fillor, 56% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 11% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 3% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në Ranillug kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Gjashtë përqind e tyre në krahasim me 1% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 30% e femrave në krahasim me 16% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 49% në krahasim me 63% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 3% në krahasim me 4% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Ranillug është e ngjashme me mesataren e Kosovës, 28%, përqindja e të papunëve është 34%, kurse 38% janë jashtë tregut të punës si të papunë që nuk kërkojnë punë (12%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Përqindja e femrave që janë jashtë tregut të punës (56%) është më e lartë se ajo e meshkujve (34%), kurse përqindja e femrave të punësuara (15%) është më pak se gjysma e përqindjes së meshkujve të punësuar (35%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Ranillug nga pothuajse gjysma e banorëve të tij, 47%. Varfëria ose standardi i ulët jetësor është radhitur si problemi më i madh nga 10% e tyre, kurse korrupsioni dhe liria e kufizuar e lëvizjes nga 7% e banorëve të tij për secilën prej tyre (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Banorët e Ranillugut janë dukshëm më pak të kënaqur me autoritetet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Niveli i tyre i kënaqshmërisë është gjithashtu jashtëzakonisht i ulët për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, përveç për furnizimin me energji elektrike, qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, ujin dhe kanalizimin, grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, furnizimin me barna dhe mjete dhe profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale dhe në qendra të mjekësisë familjare. Banorët e Ranillugut janë më së tepërmi të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore, dhe shkollat e mesme (SI 52), furnizimin me energji elektrike (SI 52), dhe furnizimin me ujë dhe menaxhimin e kanalizimit (SI 33). Ata janë më së paku të kënaqur me transportin publik (SI -96), planifikimin rural dhe urban (SI -84), dhe disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e hapsirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor, mbrojtja e mjedisit) (SI -81).

Uji dhe kanalizimi Vetëm 26% e familjeve që banojnë në Ranillug janë të mbuluara nga ujësjellësi publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin e tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga çezmat publike (1%), puset e mbrojtura (18%), dhe burimet e mbrojtura (12%). Përqindja e familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm është më e lartë se mesatarja e Kosovës 9%. Dyzet përqind e familjeve në Ranillug përdorin ujin nga puset me gyp, 1% përdorin ujin nga puset e pambrojtura, dhe 1% nga burimet e pambrojtura (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në Ranillug (52%) kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42%. Njëzet e dy përqind e familjeve të tjera të lidhura me ujësjellësin publik kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 15% prej 5 dhe 10 orë në ditë, kurse 7% e tyre kanë ndërprerje të furnizimit me ujë më të gjata se 11 orë (shih: Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Ranillug është relativisht e dobët. Nëntëmbëdhjetë përqind e 1 2

135

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Ranillugut: http://www.osce.org/kosovo/88760 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf RANILLUG


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M29 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Ranillug dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë deklaruar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 19% se shtypja e ujit është shumë e vogël për shfrytëzim shtëpiak, 25% se ka shije të keqe, kurse 15% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Shumica e banorëve të Ranillugut (79%) janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 – Shtojca 1). Shtatëdhjetë përqind e tyre janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih Tabela A5 – Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Ranillugut kanë qasje më të dobët në institucionet shëndetësore dhe barnatore në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 26 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 47 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 33 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e vizitës mjekësore dhe kostoja e blerjes së barnave pengojnë qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor për një përqindje të lartë të banorëve të Ranillugut, 52%, respektivisht 73%. Faktorët administrativë janë problematikë pë rnjë përqindje të lartë të tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dyzet e shtatë përqind të banorëve të Ranillugut në krahasim me mesataren e kosovarëve 27% kanë pohuar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia deri në institucionin shëndetësor e ka vështirësuar atë, 41% në krahasim me mesataren e kosovarëve 27% kanë deklaruar se koha e nevojshme për të caktuar takim ka qënë problematike, kurse 43% në krahasim me mesataren e kosovarëve 39% kanë deklaruar se koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar ka qënë problematike (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Në krahasim me mesataret e Kosovës, një përqindje më e madhe e banorëve të Ranillugut janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (41% në krahasim me mesataren e kosovarëve 26%), trajtimin e barabartë të pacientëve në këto institucione (52% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%), dhe furnizimin RANILLUG

136


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare (39% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31%). Nga ana tjetër, një përqindje më e vogël e tyre, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%, janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat e mjekësisë familjare (shih Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Ranillugut kanë qasje shumë më të dobët në të gjitha institucionet arsimore në krahasim me mesataret e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 25 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 29 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Ranillugut janë më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataret e Kosovës janë regjistruar në përqindjet e të anketuarve që janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (85% në krahasim me mesataren e Kosovës 71%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (78% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%). Ndryshe nga mesataret e Kosovës, banorët e Ranillugut janë njëlloj të kënaqur me arsimin fillor dhe të mesëm. Tetëdhjetë e pesë përqind e banorëve të tij janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor dhe të mesëm, kurse 78% janë të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat fillore dhe të mesme (shih Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit

Të dhënat e KMS2012 tregojnë se ndotja e mjedisit konsiderohet si problem brengosës nga një numër imadh i banorëve të Ranillugut. Njëzet e tetë përqind e konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 36% e shohin si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Pastaj, 18% kanë pohuar se kanë probleme me zhurmën në afërsinë imediate, kurse 5% kanë deklaruar se kanë problem me cilësinë e ajrit (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje më e vogël e banorëve të Ranillugut në krahasim me mesataret e Kosovës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit (18% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%) dhe ruajtjen e natyrës dhe specieve (28% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%). Ndërsa një përgjindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (57%) janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, vetëm 5-6% e banorëve të Ranillugut janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve në krahasim me mesataren e kosovarëve 54-56%. Nga ana tjetër, një përqindje dukshëm më e lartë e tyre, 70% në krahasim me mesataren e Kosovës 45%, janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (shih: Tabela A7 – Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Pesëdhjetë e dy përqind e banorëve të Ranillugut kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Shumica e tyre, 93% në krahasim me mesataren e Kosovës 82% kanë deklaruar se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 4% deklaruan se vetëm ndonjëherë kanë arritur të marrin dokumentin apo shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje dukshëm më e vogël e banorëve të Ranillugut, në krahasim me mesataret e Kosovës, janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre. Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, institucionet që japin liçencat e biznesit dhe lejet e ndërtimit kanë rejtingun më të ulët për efikasitetin e vet, me vetëm 26% dhe respektivisht 28% e të anketuarve që i konsiderojnë si të tilla. Një përqindje shumë e ulët e banorëv të Ranillugut (37%) mendojnë se institucionet që japin kartelat e Ndihmës Socialejanë efikase në krahasim me gjysmën e kosovarëve. Ndërsa institucionet që japin dokumentet e regjistrimit të veturave dhe patentat e shoferit konsiderohen si efikase nga 52% e banorëve të kësaj komune në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%, një përqindje dukshëm e ulët e tyre (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 78%) vlerësojnë si efikase institucionet që japin pasaporta. Ngjashëm, 72% e banorëve të Ranillugut në krahasim me mesataren e kosovarëve 86% mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e letër njoftimeve, kurse 66% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 77% mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e çertifikatave të martesës, lindjes dhe vdekjes (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

137

RANILLUG


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se numër dukshëm më i ulët i banorëve të Ranillugut janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe Administratën e Komunës në krahasim me mesataren e Kosovës. Tridhjetë e nëntë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 26% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 35% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pak më shumë se gjysma, 54% e banorëve të Ranillugut besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet me të cilat përballet komuna e tyre, kurse 17% besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se shumica e familjeve në Ranillug mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare. Dymbëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 21% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, dhe 17% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël. Megjithatë, përqindjet e familjeve që nuk mund të pagojnë mallërat ose shërbimet e tjera janë më të larta se mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind e familjeve në Ranillug në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 75% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 53% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 85% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e një përqind e familjeve që banojnë në Ranillug posedojnë frigorifer, kurse 79% kanë një lavatriçe. Një përqindje dukshëm më e ulët e tyre tage of them në krahasim me mesataren e Kosovës kanë telefon celular (67% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 94%), kompjuter (50% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 70%), një gjenerator (8% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 22%), dhe janë të lidhur në Internet (45% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 62%). Ndërsa përqindja e atyre që posedojnë veturë është e ngjashme me mesataren e Kosovës (62% e familjeve), një përqindje më e madhe e familjeve në këtë komunë posedojnë linjë fikse të telefonisë (56% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 25%) dhe traktor (40% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Vetëm 14% e familjeve që banojnë në Ranillug, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29% kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Pesëdhjetë e pesë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Dhjetë përqind e familjeve në këtë komunë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 14% kanë thënë se kanë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

RANILLUG

138


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Shtërpcës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Shtërpcës ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Ferizajt. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 247 km2 dhe përfshin qytezën Shtërpcë dhe 16 fshatra.1 Shtërpca ka 6,949 banorë dhe gjithsej 1,603 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) të Shtërpcë kanë nivel më të lartë arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Vetëm 1% e tyre nuk kanë arsimim formal, 7% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 18% kanë përfunduar arsimin fillor, 58% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 10% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 6% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Niveli arsimor i meshkujve që banojnë në Shtërpcë është pak më i lartë se i femrave. Dy përqind të femrave që banojnë në këtë komunë nuk kanë arsim formal, në krahasim me 1% të meshkujve. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 23% të femrave në krahasim me 13% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 54% në krahasim me 62% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, 7% në krahasim me 14% të meshkujve kanë përfunduar shkollimin profesional, dhe 4% në krahasim me 8% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Shtërpcë (38%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 27%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (36%) si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (6%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, është poashtu më e vogël se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (68%) është më e lartë në krahasim me meshkujt (27%). Edhepse më e lartë se mesatarja e Kosovës, përqindja e femrave të punësuara në Shtërpcë (21%) është më e vogël se gjysma e përqindjes së meshkujve të punësuar(46%) (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ashtu si edhe në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Shtërpcë nga 41% e banorëve të saj. Ndërsa varfëria ose standardi i ulët jetësor konsiderohet si problemi më i madh nga 16%, krimi, korrupsioni dhe marrëdhëniet ndëretinke janë radhitur secila veçmas si problemi më i madh në Shtërpcë nga 6% e banorëve të saj (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Shtërpcës me autoritetet dhe institucionet lokale është më i lartë në krahasim me mesataren e Kosovës. Ndonëse nuk tregojnë asnjë tendencë të përbashkët pozitive apo negative të kënaqshmërisë me mallërat dhe shërbimet publike në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e Shtërpcës janë jashtëzakonisht shumë pak të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e natyrës dhe specieve, transportin publik, dhe me aktivitetet rinore, kulturore dhe sportive. Banorët e Shtërpcës janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 46), shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 42), dhe furnizimin me energji elektrike (SI 39). Ata janë më së paku të kënaqur me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI -83), transportin publik (SI -55), dhe furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe në qendra të mjekësisë familjare (SI -44).

Uji dhe kanalizimi Përqindje e lartë e familjeve të Shtërpcës (83%) janë të mbuluar nga ujësjellësi publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër prej 12% kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga çezmat publike (4%), puset e mbrojtura (1%), dhe burimet e mbrojtura (7%). Përqindje më e vogël e familjeve në Shtërpcë, 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 9%, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga burimet e pambrojtura (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik nuk është problem i madh në komunën e Shtërpcës në krahasim me mesataren e Kosovës. Më shumë se gjysma (58%) e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë furnizim të pakufizuar me ujë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 42%. Tre 1 2

139

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Shtërpcës: http://www.osce.org/kosovo/13130 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf SHTËRPCË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M30 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Shtërpcë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

përqind kanë deklaruar se kanë ndërprerje të furnizimit me ujë për 1 deri në 4 orë në ditë, 2% prej 5 deri në 10 orë në ditë, 26% kanë ndërprerje më të gjata se 11 orë në ditë, kurse për 11% ndërprerja e furnizimit me ujë zgjat më shumë se 3 orë gjatë çdo shkyçjeje (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit nga ujësjellësi publik në Shtërpcë është poashtu e lartë, në krahasim me mesataret e Kosovës. Vetëm 6% e familjeve të tyre kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 14% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, kurse vetëm 1% kanë deklaruar se uji i çezmës ka shije dhe erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje e lartë (70%) e familjeve të Shtërpcës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela 4 - Shtojca 1). Një përqindje pak më e vogël (63%) janë të kënaqur me sistemin e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Shtërpcës kanë qasja shumë të dobët në barnatore dhe në institucionet shëndetësore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 26 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 61 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 32 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ashtu si shumica e kosovarëve, 80% e banorëve të Shtërpcës kanë deklaruar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, kostoja e blerjes së barnave e ka vështirësuar këtë. Një përqindje më e vogël e tyre kanë pasur probleme me qasjen në kujdesin shëndetësor për shkak të kostos së vizitës mjekësore (40% në krahasim me mesatarisht 58% të kosovarëve) ose për shkak të kohës së pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar (33% në krahasim me mesatarisht 39% të kosovarëve). Ndërsa një përqindje pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës (28%) kanë pohuar se koha e nevojshme për të caktuar takim ka penguar qasjen e tyre në kujdesin shëndetësor, 41% e banorëve të Shtërpcës (në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve) kanë probleme me qasjen në kujdesin shëndetësor për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). SHTËRPCË

140


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Me përjashtim të furnizimit me barna dhe mjete në spitale, banorët e Shtërpcës janë më pak të kënaqur me të gjitha komponentet e kujdesit shëndetësor, sidomos në qendrat e mjekësisë familjare. Njëzet e tre përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 31% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare, 42% në krahasim me mesataren e Kosovës 52% janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve, kurse 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 66% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Shtërpcës kanë qasje shumë më të dobët në të gjitha institucionet arsimore – parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat fillore, në krahasim me mesataret e Kosovës nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 30 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 32 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindje më e lartë e banorëve të Shtërpcës janë të kënaqur si me qasjen ashtu edhe me cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë regjistruar në përqindjet e atyre që janë të kënaqur me cilësinë e shkollimit në institucionet parashkollore (83% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69%), qasjen në arsimin fillor (91% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (89% në krahasim me mesataren e kosovarëve 75%). Ashtu si edhe në mbarë Kosovën, mesatarisht, një përqindje më e lartë e banorëve të Shtërpcës janë të kënaqur me shkollimin fillor, në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit (shih: Tabela A6 – Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit

Të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje mjaft e madhe e banorëve të Shtërpcës janë të shqetësuar për ndotja e mjedisit në komunën e tyre. Pothuajse gjysma e tyre (45%) konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 39% e shohin si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Ndërsa zhurma është konsideruar si problem vetëm nga 1% e banorëve të Shtërpcës, asnjë nga ata nuk e konsiderojnë si problem cilësinë e ajrit në afërsi të tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Numër më i vogël i banorëve të Shtërpcës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e hapsirave publike, në krahasim me mesataret e Kosovës. Në veçanti, 48% e tyre, në krahasim me mesataren e kosovarëve 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 33% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 31% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, kurse 43% në krahasim me mesatarisht 54%-56% të kosovarëve janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve. Nga ana tjetër, 54% e banorëve të Shtërpcës janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre, në krahasim me mesatarisht 45% të kosovarëve (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjet e katër përqind e banorëve të Shtërpcës kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e vogël se mesatarja e Kosovës, 70% në krahasim me 82% kanë deklaruar se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 22% deklaruan se vetëm ndonjëherë kanë arritur të marrin dokumentin apo shërbimin e kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Shtërpcës janë në përgjithësi më pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin dokumente të ndryshme në komunën e tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës. Një përqindje e madhe e tyre janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin dokumentet në vijim: liçencat e biznesit (57% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%), lejet e ndërtimit (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%), kartelat e Ndihmës Sociale (56% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%), dokumentet për regjistrimin e veturave (71% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%), dhe pasaportat (82% në krahasim me mesataren e Kosovës 78%). Përqindjet e banorëve të Shtërpcës, të cilët mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e letër njoftimeve (84%) dhe çertifikatave të martesës, lindjes dhe vdekjes (75%) janë të ngjashme me mesataret e Kosovës (shih: Tabela A17 - Shtojca 1). 141

SHTËRPCË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Përqindja e banorëve të Shtërpcës, të cilët janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Administratën e Komunës, dhe sidomos punën e Këshillit Komunal është më e lartë se mesatarja e Kosovës. Shtatëdhjetë e nëntë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 69% në krahasim me 63% të kosovarëve janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 74% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje relativisht e lartë (66%) e banorëve të Shtërpcës besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 11% (në krahasim me mesataren e Kosovës 15%) mendojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Shtërpcës, të cilët nuk mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare, është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës. Njëmbëdhjetë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 22% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 16% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 40% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 61% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 33% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 66% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e gjashtë përqind e familjeve në Shtërpcë posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Një përqindje pak më e vogël e tyre, krahasuar me mesataret e Kosovës kanë telefon celular (88% në krahasim me 94%), një kompjuter (68% në krahasim me 70%), dhe kanë lidhje Interneti (56% në krahasim me 62%). Një përqindje dukshëm e madhe e familjeve në Shtërpcë (61%) kanë linjë fikse të telefonisë në krahasim me mesatarisht 25% të kosovarëve. Përqindje më e madhe e tyre, gjithashtu në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë veturë (70% në krahasim me 64%), një traktor (36% në krahasim me 24%), dhe gjenerator (29% në krahasim me 22%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Nëntëmbëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Shtërpcë kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%. Dyzet e tre përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 11% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje pak më e vogël e familjeve të Shtërpcës (11%) në krahasim me mesataren e Kosovës 14% kanë thënë se kanë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

SHTËRPCË

142


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Shtimes Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Shtimes ndodhet në jug të Kosovës, në rajonin e Ferizajt. Kjo komunë mbulon 134 km2 dhe përfshin qytetin Shtime dhe 22 fshatra.1 Shtimja ka 27,324 banorë dhe gjithsej 4,383 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Shtime është pak më e vogël se mesatarja e Kosovës. Gjashtë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 9% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 33% kanë përfunduar arsimin fillor, 46% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 1% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 4% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se meshkujt. Dhjetë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 45% të femrave në krahasim me 22% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 29% në krahasim me 63% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse 2% në krahasim me 6% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Shtime, 22%, është më e vogël se mesatarja e Kosovës 29%, përqindja e të papunëve është 39%, kurse rreth 39% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (10%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (66%) është më shumë se dyfishi i përqindjes së meshkujve jashtë tregut të punës (24%). Përveç kësaj, vetëm 7% e femrave që banojnë në këtë komunë thuhet të jenë të punësuara në krahasim me 33% të meshkujve (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Shtime nga 69% e banorëve të saj. Infrastruktura e dobët rrugore është radhitur ndër problemet më të mëdha nga 13%, kurse furnizimi i dobët me ujë nga 6% e banorëve të saj (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Shtimes me autoritetet dhe institucionet lokale është pak më i vogël se mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike është i ngjashëm ose pak më i lartë se mesatarja e Kosovës, banorët e Shtimes janë më pak të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, ujin dhe kanalizimin, dhe gjendjen e rrugëve (përfshirë këtu pastërtinë dhe tabelat). Banorët e Shtimes janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 61), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 57), dhe me shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 50). Ata janë më së paku të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -73), me aktivitetet kulturore, rinore dhe të sportit (SI -31), dhe me prokurimin publik dhe tenderët (SI -30).

Uji dhe kanalizimi Gjashtëdhjetë e tre përqind e familjeve të Shtimes kanë deklaruar se janë lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (25%), burimet e mbrojtura (7%), dhe çezmat publike (1%). Vetëm 1% e familjeve të Shtimes përdorin ujë në shishe në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 4%. Përqindja e familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm – duke pasur si burime kryesore të ujit të pijshëm puset e pambrojtura (2% e familjeve) dhe burimet e pambrojtura (2%) – është më e vogël se mesataret e familjeve të Kosovës 9% (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Shtimes. Dyzet e dy përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (njëjtë me mesataren e Kosovës) pohojnë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Dhjetë përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 15% prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 29% të tyre ndërprerjet zgjasin më shumë se 11 orë në ditë, (shih Tabela A2 - Shtojca 1). 1 2

143

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Shtimes: http://www.osce.org/kosovo/13129 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf SHTIMJE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M31 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Shtime dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Cilësia e ujit nga ujësjellësi publik në Shtime është më e lartë, në krahasim me mesataret e Kosovës. Vetëm 2% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 11% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 3% se ka shije të keqe, dhe 5% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më se gjysma (58%) e familjeve të Shtimes janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre, kurse 48% janë të kënaqur me sistemin e ujërave të zeza dhe kanalizimit (shih: Tabela A4 dhe Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Shtimes kanë qasje të ngjashme në institucionet shëndetësore dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (njëjtë me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 41 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 20 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, kostoja e blerjes së barnave është pengesa më e madhe për qasjen e kujdesit shëndetësor nga banorët e Shtimes, deklaruar si e tillë nga 92% e tyre. Kostoja e vizitës mjekësore është pengesa e dytë më e madhe e cila vështirëson qasjen në kujdesin shëndetësor, pasi që është deklaruar si problematike nga 44% e banorëve të kësaj komune. Nga ana tjetër, çështjet administrative dhe logjistike për ofrimin e kujdesit shëndetësor janë deklaruar si problematike nga një numër më i vogël i banorëve të Shtimes, në krahasim me mesataren e Kosovës. Nëntëmbëdhjetë përqind në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë deklaruar se në kohën kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, kanë pasur vështirësi për shkak të largësisë së ofruesit të kujdesit shëndetësor, 17% në krahasim me mesatarisht 27% të kosovarëve kanë pasur problem me kohën e caktimit të një vizite, kurse 27% në krahasim me mesataren e kosovarëve 39% kanë deklaruar koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e caktuar ka qënë problematike (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përveç për profesionalizmin e personelit mjekësor në qendrat e mjekësisë familjare, një numër i vogël i banorëve SHTIMJE

144


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

të Shtimes janë të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, në krahasim me mesataren e Kosovës. Një përqindje dukshëm më e vogël e tyre, 12% në krahasim me mesataren e kosovarëve 31%, janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare, kurse 11% në krahasim me 26% të kosovarëve janë të kënaqur me furnizimin e të lartëpërmendurave nëpër spitale. Trajtimi i barabartë i pacientëve në spitale konsiderohet i arsyeshëm nga 32% e banorëve të Shtimes, në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%, kurse 42% e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 52%) janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se banorët e Shtimes kanë qasje të ngjashme në shkollat fillore dhe shkollat e mesme, dhe qasje pak më të dobët në institucionet parashkollore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 14 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Shtimes janë më të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme në krahasim me mesataren e kosovarëve të tjerë. Siç është rasti me kosovarët e tjerë, më shumë banorë të Shtimes janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (89%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (87%), në krahasim me nivelet e tjera të arsimit. Në krahasim me mesataren e Kosovës, banorët e kësaj komune janë më të kënaqur me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (79% në krahasim me 66%) dhe institucionet parashkollore (82% në krahasim me 69%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit

Të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje mjaft e madhe e banorëve të Shtimes janë të shqetësuar për çështjet e mjedisit në komunën e tyre. Njëzet e nëntë përqind e tyre konsiderojnë qytetin e tyre të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 21% pohojnë se e konsiderojnë të fëlliqur ose shumë të fëlliqur lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit dhe zhurma konsiderohen si probleme për 8% të banorëve të Shtimes (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Numër më i madh i banorëve të Shtimes, 65% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 56% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, kurse 58% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve. Nga ana tjetër, më pak banorë të kësaj komune janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (49% e të anketuarve), përdorshmërinë e tyre (52% e të anketuarve) dhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (40%) në krahasim me mesataret e Kosovës (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Njëmbëdhjetë përqind e banorëve të Shtimes kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që kanë deklaruar se kanë arritur të marrin dokumentin apo shërbimin e kërkuar është e barabartë me mesataren e Kosovës 82% (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Shtimes gjithashtu vlerësojnë si më pak efikase institucionet që japin liçencat e biznesit dhe lejet e ndërtimit. Dyzet e shtatë përqind e tyre konsiderojnë si efikase institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e biznesit. Një përqindje më e madhe e banorëve të Shtimes në krahasim me mesataren e Kosovës mendojnë se institucionet që japin pasaportat (82% në krahasim me 78%), dokumentet për regjistrimin e veturave (73% në krahasim me 66%), dhe çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes (80% në krahasim me 77%), janë efikase ose shumë efikase. Nga ana tjetër, numër më i vogël i banorëve të Shtimes janë pozitivë për efikasietin e Administratës Publike në dhënien e letër njoftimeve (83% në krahasim me mesataren e Kosovës 86%) dhe kartelat e Ndihmës Sociale (43% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një numër i vogël i banorëve të Shtimes janë më pak të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, njëlloj të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe më shumë të kënaqur me punën e 145

SHTIMJE


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Administratës Komunale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e një përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, kurse 71% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje shumë e lartë (78%) e banorëve të Shtimes besojnë se autoritetet e tyre lokale janë kompetente për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 8% besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve të Shtimes, në krahasim me mesataret e Kosovës, nuk mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare. Tridhjetë e pesë përqind, në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 49% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 60% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 77% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 39% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj. Përqindja e familjeve të Shtimes (76%), të cilët nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet është i njëjtë me mesataren e Kosovës (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se më shumë se 95% e familjeve që banojnë në Shtime posedojnë lavatriçe, frigorifer dhe telefon celular. Përqindja e atyre që kanë kompjuter (62%) dhe e atyre që kanë lidhje Interneti (52%) janë më të vogla se mesataret e Kosovës 70% dhe 62% për pronësi të kompjuterit, respektivisht për lidhje Interneti. Ndërsa një përqindje e vogël e familjeve të Shtimes, në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë linjë fikse të telefonisë (19% në krahasim me 25%), një përqindje më e lartë e tyre posedon veturë (71 në krahasim me 64%) dhe traktor (34% në krahasim me 24%). Një përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (23%) posedojnë gjenerator (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve të Shtimes të cilët kanë një biznes (9%) është më e vogël se mesatarja e Kosovës 14%. Nga ana tjetër, përqindja e familjeve që posedojnë tokë është më e lartë se ajo e Kosovës. Njëzet përqind e familjeve që banojnë në Shtime në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29% kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Dyzet e katër përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

SHTIMJE

146


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës Skënderaj Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Skënderajt ndodhet në veriperëndim të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 378 km2 dhe përfshin qytetin Skënderaj dhe 52 fshatra.1 Skënderaj ka popullsi me 50,858 banorë dhe gjithsej 7,708 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Skënderaj është e ngjashme me mesataren e Kosovës. Gjashtë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 25% kanë përfunduar arsimin fillor, 54% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 4% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 4% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat kanë nivel më të ulët arsimor se meshkujt. Dhjetë përqind e tyre në krahasim me 2% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 34% e femrave në krahasim me 16% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 41% në krahasim me 68% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 3% në krahasim me 6% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Skënderaj është 24% (në krahasim me mesataren e Kosovës 29%), përqindja e të papunëve është 24%, kurse rreth 52% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (15%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Shumica e femrave që banojnë në Skënderaj (80%) janë jashtë tregut të punës në krahasim me 34% të meshkujve. Përqindja e femrave të punësuara në Skënderaj (4%) është shumë më e ulët se mesatarja e Kosovës 12% dhe pothuajse dhjetë herë më e ulët se përqindja e meshkujve të punësuar (38%) (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm me shumicën e komunave tw tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Skënderaj nga 64% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 9%, kurse mungesa e zhvillimit ekonomik nga 7% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Skënderajt me autoritetet lokale është dukshëm më i lartë se mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë është gjithashtu dukshëm më i lartë për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e lartëpërmendur janë më pak të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, shërbimet e postës dhe telefonisë, furnizimin me energji elektrike, ujë dhe menaxhimin e kanalizimit, grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, dhe furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe në qendra të mjekësisë familjare. Banorët e Skënderajt janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 65), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 49), dhe me disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve dhe shesheve, ndriçimi rrugor dhe mbrojtja e mjedisit) (SI 39). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe në qendra të mjekësisë familjare (SI -66), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -31), dhe për grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta (SI -26).

Uji dhe kanalizimi Pesëdhjetë e një përqind e familjeve që banojnë në Skënderaj kanë deklaruar se janë lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (32%), burimet e mbrojtura (1%), dhe çezmat publike (1%). Vetëm 1% e familjeve që banojnë në këtë komunë përdorin ujë në shishe. Përqindja e familjeve që nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm (16%) – duke pasur si burime kryesore të ujit të pijshëm puset me gyp (13% e familjeve) dhe puset e pambrojtura (3% e familjeve) – është më e lartë se mesatarja e Kosovës 9% (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Skënderajt. Tridhjetë e shtatë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik në krahasim me mesataren e Kosovës 42% kanë furnizim të 1 2

147

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Skënderajt: http://www.osce.org/kosovo/13273 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf SKËNDERAJ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M32 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Skënderaj dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

pakufizuar me ujë. Ndërsa nga 6% të familjeve kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, dhe prej 5 deri në 10 orë në ditë, 40% kanë ndërprerje të furnizimit nga ujësjellësi publik që zgjasin më shumë se 11 orë në ditë, (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit nga ujësjellësi publik në Skënderaj është shumë më e lartë se mesatarja e Kosovës. Vetëm 1% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, kurse 8% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak. Asnjë nga të anketuarit nga Skënderaj nuk ka deklaruar se uji nga çezma ka shije të keqe apo erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më pak se gjysma (45%) e banorëve të Skënderajt janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje ende më e vogël (38%) e tyre janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me kanalizimin dhe ujërat e zeza (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Skënderajt kanë qasje të ngjashme në mjek, kurse qasje më të dobët në spitale dhe barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës kur merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 43 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 26 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Kostoja e blerjes së barnave është faktor që pengon qasjen në kujdesin shëndetësor për shumicën dërmuese 98% të banorëve të Skënderajt. Kostoja e vizitës mjekësore është gjithashtu problematike për një përqindje të madhe të tyre, 84%, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 58%. Ndërsa një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës konsiderojnë si problematike largësinë në kujdesin shëndetësor (25% e të anketuarve) dhe kohën e nevojshme për të caktuar takim (27% e të anketuarve), përqindje pak më e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës, 43%në krahasim me 39% kanë thënë se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë SKËNDERAJ

148


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

mjekësore, koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar ka qënë shumë e gjatë (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Skënderajt janë më pak të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në krahasim me mesataren e Kosovës. Trembëdhjetë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 31% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare, 23% në krahasim me mesataren e kosovarëve 52% janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve, kurse 50% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione. Gjithashtu, një përqindje dukshëm më e vogël e banorëve të Skënderajt janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (13%) dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në këto institucione (29%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, banorët e Skënderajt kanë qasje të ngjashme në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore, dhe qasje pak më të dobët në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 14 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 32 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Skënderajt janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, në krahasim me mesataren e Kosovës. Dallimet më të mëdha në lidhje me këtë janë regjistruar në përqindjet e atyre që janë të kënaqur me qasjen në shkollimin e mesëm (88% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71%), cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (82% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), dhe qasjen në arsimin parashkollor (87% në krahasim me mesataren e kosovarëve 72%). Ngjashëm me shumicën e komunave të tjera në Kosovë, banorët e Skënderajt janë më të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (89% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (84% e të anketuarve), në krahasim me nivelet e tjera të shkollimti (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Skënderajt të cilët shohin probleme lidhur me ndotjen e mjedisit në qytetin apo lagjen e tyre është shumë e vogël. Vetëm 13% e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 27% konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Ndërsa cilësia e ajrit konsiderohet si problem në afërsinë imediate nga 14% e banorëve të Skënderajt, zhurma perceptohet si problem nga 15% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Në krahasim me mesataret e Kosovës përqindje më e madhe e banorëve të Skënderajt janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe komponentet përcjellëse në komunën e tyre. Në veçanti, 63% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 65% në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 71% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, 84% në krahasim me mesataren e Kosovës 5456% janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre. Nga ana tjetër, përqindja e banorëve të Skënderajt të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre është më e vogël se mesatarja e Kosovës, 31% në krahasim me mesatarisht 45% kosovarë (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Nëntëmbëdhjetë përqind e banorëve të Skënderajt kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Përqindja e atyre që kanë thënë se u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar (90%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 82% (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ndryshe nga kosovarët e tjerë, shumica dërmuese e banorëve të Skënderajt janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin liçencat e biznesit (96% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) dhe lejet e ndërtimit (95% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%). Përveç kësaj, të gjithë ata i konsiderojnë si efikase institucionet që japin letër njoftimet (në krahasim me mesa149

SKËNDERAJ


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

taren e Kosovës 86%), dhe 99% mendojnë se institucionet që japin kartelat e Ndihmës Sociale dhe çertifikatat e martesës, lindjes dhe vdekjes, janë efikase ose shumë efikase. Veç kësaj, 97-98% e banorëve të Skënderajt në krahasim me mesataren e kosovarëve konsiderojnë si efikase dhënien e dokumenteve për regjistrim të veturës dhe patentave të shoferit (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një numër më i madh i banorëve të Skënderajt janë më pak të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, Administratës Komunale dhe sidomos me Kryetarin e Komunës në krahasim me mesataret e Kosovës. Shumica e tyre, 90% në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 71% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Shumica e banorëve të Skënderajt (72%) besojnë se autoritetet e tyre lokale janë kompetente për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 21% besojnë se vetëm pushteti qendror mund t’i zgjidhë këto probleme (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindje më e lartë e familjeve që banojnë në Skënderaj, në krahasim me mesataren e Kosovës, nuk mund të pagojnë mallërat dhe shërbimet elementare. Në veçanti, 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 11% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 10% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 13% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 57% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 64% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet është i njëjtë me mesataren e Kosovës. Nga ana tjetër, një përqindje pak më e lartë e familjeve që banojnë në Skënderaj, 41% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e gjashtë përqind e familjeve që banojnë në Skënderaj posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Një përqindje akoma më e madhe, 99% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 94%, posedojnë një telefon celular. Ndërsa përqindja e atyre që kanë kompjuter është e barabartë me mesataren e Kosovës (70% e familjeve), përqindje më të mëdha të familjeve që banojnë në Skënderaj, në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë veturë (71% në krahasim me mesataren e Kosovës of 64%), një traktor (36% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%), dhe gjenerator (36% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%). Përqindja e atyre që janë të lidhur me Internet, 70%, është poashtu më e madhe nga mesatarja e familjeve të Kosovës 62%. Nga ana tjetër, një përqindje më e vogël e familjeve të Skënderajt posedojnë linjë fikse të telefonisë, 15% në krahasim me mesataren e Kosovës 25% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Njëmbëdhjetë përqind e familjeve që banojnë në Skënderaj në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29% kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Gjashtëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 14% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje pak më e vogël e familjeve që banojnë në këtë komunë kanë një biznes në krahasim me mesataren e Kosovës, 16% në krahasim me 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

SKËNDERAJ

150


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Suharekës Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Suharekës ndodhet në jug të Kosovës, në rajonin e Prizrenit. Kjo mbulon një sipërfaqe prej 361 km2 dhe përfshin qytetin Suharekë dhe 42 fshatra.1 Suhareka ka popullsi me 59,722 banorë dhe gjithsej 10,674 vendbanime konvencionale.2 Mesatarja e nivelit arsimor të banorëve të rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Suharekë është më e vogël se mesatarja e Kosovës. Shtatë përqind e tyre nuk kanë arsimim formal, 9% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 36% kanë përfunduar arsimin fillor, 37% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, kurse 9% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e komunës së Suharekës kanë nivel më të ulët arsimor se meshkujt. Dhjetë përqind e tyre në krahasim me 4% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 46% e femrave në krahasim me 23% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 25% në krahasim me 51% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, kurse 6% në krahasim me 13% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Suharekë është e barabartë me mesataren e Kosovës (29%), përqindja e të papunëve është 20%, kurse rreth 52% janë jashtë tregut të punës si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (16%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Kjo përqindje e femrave jashtë tregut të punës (78%) është dukshëm më e lartë se përqindja e meshkujve (33%). Përqindja e femrave të punësuara në Suharekë (9%) është më e ulët se mesatarja e Kosovës (12%) dhe përqindja e meshkujve të punësuar (44%) (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ashtu si në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Suharekë nga 61% e banorëve të saj. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 10%, kurse furnizimi i dobët me ujë nga 9% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Suharekës me autoritetet dhe institucionet lokale është i barabartë me mesataren e Kosovës. Ndërsa niveli i tyre i kënaqshmërisë është dukshëm më i lartë nga mesatarja kosovare për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, ata janë më pak të kënaqur me prokurimin publik dhe tenderët, furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, menaxhimin e hapësirave publike (disponueshmëria dhe përdorshmëria e parqeve, ndriçimi publik, mbrojtja e mjedisit) dhe me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi). Banorët e Suharekës janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 69), me Policinë e Kosovës (SI 63) dhe me transportin publik (SI 61). Ata janë më së paku të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -79), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat dhe vendi) (SI -51), dhe me prokurimin publik dhe tenderët (SI -49).

Uji dhe kanalizimi Dyzet e dy përqind e familjeve të Suharekës kanë deklaruar se janë lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër 31% e familjeve të saj kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (26%), burimet e mbrojtura (4%), dhe çezmat publike (1%). Tre përqind e familjeve të Suharekës përdorin ujë në shishe. Një përqindje më e madhe e familjeve të saj, 25% në krahasim me 9% të mesatares së familjeve të Kosovës nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm – duke pasur si burime kryesore të ujit të pijshëm puset me gyp (18% e të gjitha familjeve), puset e pambrojtura (6% e të gjitha familjeve), dhe burimet e pambrojtura (1% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është mjaft problematik në komunën e Suharekës. Vetëm 18% e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik (në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) pohojnë se kanë furnizim të paku1 2

151

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Suharekës: http://www.osce.org/kosovo/13131 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf SUHAREKË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M33 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Suharekë dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

fizuar me ujë. Njëzet e gjashtë përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 7% kanë ndërprerje të furnizimit prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse për 32% ndërprerjet ditore të furnizimit me ujë zgjasin më shumë se 11 orë. Një numër prej 16% e familjeve të Suharekës të lidhura me ujësjellësin publik kanë thënë se ndërprerjet e ujit në vendbanimin e tyre zgjasin më shumë se 3 orë gjatë çdo shkyçjeje (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Përqindja e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik të cilat raportojnë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm është e ngjashme me mesataren e Kosovës. Shtatëmbëdhjetë përqind e tyre kanë thënë se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 35% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 14% kanë deklaruar se ka shije të keqe, dhe 13% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Rreth gjysma (51%) e familjeve të Suharekës janë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Shumica (86%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Suharekës kanë qasje më të mirë në mjek dhe barnatore, kurse qasje më të dobët në spitale, në krahasim me mesataren e Kosovës kur merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 45 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 18 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Ashtu si edhe për kosovarët e tjerë, kostoja e blerjes së barnave është pengesa kryesore në qasjen e kujdesit shëndetësor nga shumica e banorëve të Suharekës, 97% në krahasim me mesataren e Kosovës 85%. Edhepse më e vogël se mesatarja e Kosovës (48% në krahasim me 58%), kostoja e vizitës mjekësore është raportuar si problematike nga një përqindje e madhe e tyre. Ndërsa koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të SUHAREKË

152


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

caktuar u raportua si problematike nga një përqindje e barabartë me mesataren e Kosovës (39%), një përqindje më e lartë e banorëve të Suharekës (37% në krahasim me mesataren e kosovarëve 27%) kanë pohuar se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia e objektit të kujdesit shëndetësor ua ka vështirësuar këtë vizitë. Nga ana tjetër, koha e nevojshme për të caktuar takim është konsideruar si problematike nga një përqindje e vogël e këtyre të anketuarve në krahasim me mesataren e Kosovës, 23% në krahasim me 27% (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përqindje dukshëm më të vogla të banorëve të Suharekës, në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (5% në krahasim me 26%) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (13% në krahasim me 31%), si dhe me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (30% në krahasim me 41%). Nga ana tjetër, një përqindje dukshëm e lartë në krahasim me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale (78% në krahasim me 63%) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (85% në krahasim me 66%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Suharekës kanë qasje më të mirë në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 11 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Një përqindje e lartë e banorëve të Suharekës janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme. Ashtu si edhe kosovarët e tjerë, përqindje më të mëdha të të lartëpërmendurve janë të kënaqur me qasjen në shkollimin fillor (89% e të anketuarve) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (84% e të anketuarve) nëse krahasohet me nivelet e tjera të shkollimit. Në anën tjetër, në krahasim me mesataren e Kosovës, më shumë banorë të Suharekës janë të kënaqur me qasjen në arsimin e mesëm (83% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71%), cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (78% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%) dhe me qasjen në shkollat fillore (89% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se jo shumë banorë të Suharekës mendojnë se kanë probleme me ndotjen e mjedisit në komunën e tyre. Vetëm 10% e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem në afërsinë imediate nga 13% e banorëve të Suharekës, kurse zhurma nga 4% e tyre (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje më e vogël e banorëve të Suharekës, në krahasim me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve në komunën e tyre (50% në krahasim me 56%) dhe përdorshmërinë e tyre (44% në krahasim me 54%). Në anën tjetër, përqindje dukshëm më të larta të tyre, në krahasim me mesataret e Kosovës, janë të kënaqur me të gjitha në vijim: pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre (90% në krahasim me 58%), mbrojtjen e mjedisit (69% në krahasim me 48%), ruajtjen e natyrës dhe specieve (68% në krahasim me 48%), dhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (90% në krahasim me 45%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Katërmbëdhjetë përqind e banorëve të Suharekës kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e vogël (79%) se mesatarja e Kosovës 82% kanë thënë se kërkesa e tyre është përmbushur. Një numër shtesë prej 4% kanë thënë se vetëm ndonjëherë u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Banorët e Suharekës gjithashtu vlerësojnë institucionet që japin liçencat e biznesit dhe lejet e ndërtimit si më pak efikaset. Tridhjetë e pesë përqind e tyre konsiderojnë si efikase institucionet që japin lejet e ndërtimit, kurse 52% (në krahasim me mesataren e Kosovës 41%) konsiderojnë si të tilla institucionet që japin liçencat e bizneseve. Një përqindje më e lartë e banorëve të Suharekës, në krahasim me mesataren e Kosovës mendojnë se Adminis153

SUHAREKË


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

trata Publike është efikase në dhënien e këtyre dokumenteve: letër njoftime (94% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86%), patenta të shoferit (69% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (92% në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%), dhe kartelat e Ndihmës Sociale (55% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%). Ndërsa përqindja e atyre që mendojnë se institucionet që japin dokumentet e regjistrimit të veturave janë efikase është pothuajse e barabartë me mesataren e Kosovës (67%), një përqindje pak më e vogël e banorëve të Suharekës (75% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%) janë pozitivë për efikasitetin e institucioneve që japin pasaporta (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një numër më i vogël i banorëve të Suharekës janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, por më shumë prej tyre janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal dhe të Administratës Komunale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e gjashtë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 76% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 80% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje më e madhe e banorëve të Suharekës (69%) besojnë se autoritetet e tyre lokale janë kompetente për të zgjidhur problemet në komunën e tyre, kurse 17% besojnë se këto probleme mund të zgjidhen vetëm nga pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2). Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindje më të vogla të familjeve të Suharekës, në krahasim me mesataret e Kosovës, nuk mund të pagojnë: një vakt me mish një herë në javë (14% në krahasim me 20%), të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël (22% në krahasim me 34%), dhe të ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj për një darkë (23% në krahasim me 37%). Nga ana tjetër, një përqindje më e lartë e tyre në krahasim me mesataret e Kosovës nuk mund të: pagojnë llogaritë e shërbimeve publike (53% në krahasim me 42%), të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme (55% në krahasim me 49%), të shkojnë në restorant një herë në muaj (86% në krahasim me 71%), dhe të pagojnë një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (80% në krahasim me 76%), (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Shumica e familjeve që banojnë në Suharekë (98-99%) posedojnë lavatriçe dhe frigorifer. Ndërsa shumica e tyre kanë telefon celular, një përqindje më e madhe në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë kompjuter (79% në krahasim me 70%) dhe janë të lidhur me Internet (75% në krahasim me 62%). Ndërsa 10% e familjeve të Suharekës posedojnë një linjë fikse të telefonisë në krahasim me mesataren 25% e familjeve kosovare, përqindjet e atyre që posedojnë një veturë (79% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%), një traktor (29% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%), dhe një gjenerator (36% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%), janë më të mëdha nga mesataret e Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve të Suharekës që kanë një biznes është e barabartë me mesataren e Kosovës 14%. Nga ana tjetër, 23% e tyre në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29% kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Pesëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

SUHAREKË

154


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Vitisë Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Vitisë ndodhet në juglindje të Kosovës, në rajonin e Gjilanit. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 276 km2 dhe përfshin qytetin Viti dhe 38 fshatra.1 Vitia ka popullsi me 46,987 banorë dhe gjithsej 8,369 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Viti kanë nivel më të lartë arsimor se sa mesatarja e Kosovës. Katër përqind nuk kanë arsimim formal, 5% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 24% kanë përfunduar arsimin fillor, 52% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 6% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 10% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat e kësaj komune kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Shtatë përqind e tyre në krahasim me 1% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 31% e femrave në krahasim me 17% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 49% në krahasim me 54% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 5% në krahasim me 15% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Viti (35%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës (29%). Ndërsa përqindja e të papunëve është 22%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (42%) si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (12%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, është pak më e ulët se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Një përqindje dukshëm më e lartë e femrave të Vitisë janë jashtë tregut të punës (65%) në krahasim me përqindjen e meshkujve (31%). Gjithashtu një përqindje dukshëm e ulët e tyre janë të punësuara në krahasim me meshkujt, 10% në krahasim me 53% (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Viti nga pothuajse gjysma e banorëve të kësaj komune, 46%. Korrupsioni është radhitur si problemi më i madh nga 18%, varfëria ose standardi i ulët i jetesës nga 14%, kurse krimi nga 11% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Banorët e Vitisë janë pak më pak të kënaqur me autoritetet dhe institucionet lokale në krahasim me mesataren e Kosovës. Ndërsa niveli i tyre i kënaqshmërisë është i njëjtë ose më i lartë se mesatarja kosovare për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Vitisë janë më pak të kënaqur me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve komunale dhe autostradave, qasjen dhe cilësinë në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, dhe me personelin mjekësor në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare. Banorët e Vitisë janë kryesisht të kënaqur me Policinë e Kosovës (SI 48), qasjen dhe cilësinë në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 31), dhe shërbimet e postës dhe të telefonisë (SI 29). Ata janë më së paku të kënaqur me trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja) (SI -7), furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -4), dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore (SI -3).

Uji dhe kanalizimi Vetëm 9% e familjeve të Vitisë kanë deklaruar se janë të lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një pjesë tjetër prej 57% kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (33%), burimet e mbrojtura (20%), dhe çezmat publike (4%). Një përqindje jashtëzakonisht e madhe e familjeve të Vitisë (32%) përdorin ujë në shishe në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 4%. Katër përqind, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 – Shtojca 1).3 Më shumë se gjysma (54%) e familjeve të Vitisë janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje akoma më e madhe (63%) janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1). 1

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Vitisë: http://www.osce.org/kosovo/13133

2

Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf

3

Mostra prej 9% të familjeve të Vitisë të lidhura me ujësjellësin publik është statistikisht e parëndësishme për të bërë analizë të kufizimeve të furnizimit me ujë dhe të cilësisë së ujit.

155

VITI


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M34 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Viti dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Shërbimet shëndetësore Ndërsa qasja e tyre në mjek është e ngjashme me mesataren e Kosovës, banorët e Vitisë kanë qasje më të mirë në spitale dhe barnatore, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), spitali më i afërt për mesatarisht 23 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 18 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Komponentet financiare, administrative dhe logjistike të ofrimit të kujdesit shëndetësor janë më pak problematike për banorët e Vitisë në qasjen e kujdesit shëndetësor në krahasim me mesataren e kosovarëve. kostoja e blerjes së barnave është deklaruar si pengesë në qasjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor nga 53% e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës 85%, kostoja e vizitës mjekësore është raportuar si problematike nga 51% në krahasim me mesataren e Kosovës 58%, koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar nga 36% në krahasim me 39% të mesatares së kosovarëve, kurse vetëm 15% në krahasim me 27% të mesatares së kosovarëve kanë pasur probleme për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor. Një përqindje pak më e lartë e banorëve të Vitisë në krahasim me mesataren e Kosovës kanë pasur probleme në qasjen e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për shkak të kohës së nevojshme për të caktuar takim, 30% në krahasim me 27% të mesatares së kosovarëve (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Vitisë janë dukshëm më të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në spitale (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 26%) dhe në qendrat e mjekësisë familjare (50% në krahasim me 31%). Ndërsa përqindja e atyre që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale është gjithashtu më e lartë se mesatarja e Kosovës, 50% në krahasim 41%, banorët e Vitisë janë më pak të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor si në spitale (55% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%) ashtu edhe në qendrat e mjekësisë familjare (56% krahasim me mesataren e kosovarëve 66%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

VITI

156


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Arsimi Të dhënat KMS 2012 tregojnë se, nëse merret parasysh afërsia gjeografike, banorët e Vitisë kanë qasje të ngjashme në institucionet parashkollore, dhe qasje më të dobët në shkollat fillore dhe në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 18 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 21 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Banorët e Vitisë janë më pak të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe në shkollat e mesme. Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataren e Kosovës janë regjistruar për qasjen në shkollimin e mesëm (65% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71%) dhe me cilësinë e arsimit në shkollat e mesme fillore (60% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%). Ashtu si edhe në komunat e tjera në Kosovë, një përqindje më e lartë e banorëve të Vitisë janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (74% e të anketuarve dhe me cilësinë e arsimit në shkollat fillore (71% e të anketuarve) në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje relativisht e lartë e banorëve të Vitisë mendojnë se ndotja e mjedisit është problem në komunën e tyre. Njëzet e tre përqind e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 20% e konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit në afërsinë imediate konsiderohet si problem nga 34% e banorëve të Vitisë (në krahasim me 18% të mesatares së kosovarëve), kurse zhurma nga një përqindje akoma më e madhe e tyre 41% (në krahasim me 13% të mesatares së kosovarëve) (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një përqindje e ngjashme e banorëve të Vitisë, në krahasim me mesataren e Kosovës, janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre. Ndonëse një numër pak më i vogël i tyre janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit (45% në krahasim me 48% të mesatares së kosovarëve), më shumë banorë të kësaj komune janë të kënaqur me: ruajtjen e natyrës dhe specieve (51% në krahasim me mesataren e Kosovës 48%), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (63% në krahasim me mesataren e Kosovës 56%), përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve (60% në krahasim me mesataren e Kosovës 54%) dhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (60% në krahasim me 45%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Pesëdhjetë e tetë përqind e banorëve të Vitisë kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e madhe e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës (86% në krahasim me 82%) kanë thënë se u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar, kurse 11% kanë thënë se kërkesat e tyre janë plotësuar vetëm ndonjëherë (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Ngjashëm me pjesën tjetër të Kosovës, institucionet që japin lejet e ndërtimit dhe liçencat e biznesit konsiderohen efikase nga përqindjet më të vogla të banorëve të Vitisë, 46%, respektivisht 50%. Një numër më i vogël i banorëve të Vitisë, në krahasim me mesataret e Kosovës mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e dokumenteve në vijim: pasaporta (59% në krahasim me mesataren e Kosovës 78%), letër njoftime (55% në krahasim me mesataren e Kosovës 86%), dokumente të regjistrimit të veturave (64% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%), patenta të shoferit (59% në krahasim me mesataren e Kosovës 66%), dhe çertifikata të martesës, lindjes dhe të vdekjes (65% në krahasim me mesataren e Kosovës 77%). Nga ana tjetër, një përqindje pak më e lartë e tyre, 53% në krahasim me mesataren e Kosovës 50%, besojnë se institucionet që japin kartelat e Ndihmës Sociale janë efikase ose shumë efikase (see Table A17 in Annex 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një numër më i vogël e banorëve të Vitisë janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës dhe të Administratës Komunale, kurse një numër pak më i madh i tyre janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal në krahasim me mesataret e Kosovës. Gjashtëdhjetë e dy përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 65% në krahasim me mesataren 157

VITI


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 62% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pesëdhjetë e tetë përqind e banorëve të Vitisë besojnë se autoritetet e tyre lokale janë kompetente për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund t’i zgjidhë këto probleme është i barabartë me mesataren e Kosovës 15% (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindjet e familjeve që banojnë në Viti të cilat nuk mund t’i pagojnë mallërat dhe shërbimet publike janë më të vogla se mesataret e Kosovës, që lë të nënkuptohet se të lartëpërmendurit kanë standard më të lartë jetese. Dymbëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 35% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike (energji elektrike, furnizim të ujit, dhe llogaritë e telefonit), 16% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 34% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 23% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 71% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më shumë se 95% e familjeve që banojnë në Viti posedojnë frigorifer dhe lavatriçe. Ndërsa një numër pak më i vogël i tyre (92% në krahasim me mesatarisht 94% të familjeve kosovare) posedojnë telefon celular, përqindjet e atyre që kanë kompjuter (78%) dhe janë të lidhur me Internet (73%) janë më të larta se mesataret e Kosovës 70% për pronësi kompjuteri, respektivisht 62% për lidhje Interneti. Një përqindje më e lartë e familjeve të Vitisë në krahasim me mesataret e Kosovës kanë linjë fikse të telefonisë tyre (27% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), një veturë (78% në krahasim me mesataren e Kosovës 64%), dhe një traktor (30% në krahasim me mesataren e Kosovës 24%). Numër më i vogël i familjeve (17%) në këtë komunë kanë një gjenerator, në krahasim me mesataren 22% e familjeve të Kosovës (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Njëzet e një përqind e familjeve që banojnë në Viti në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29% kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Tridhjetë e gjashtë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (15%) kanë pohuar se kanë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

VITI

158


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e komunës së Vushtrrisë Vështrim i shkurtër i komunës Komuna e Vushtrrisë ndodhet në verilindje të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës. Kjo mbulon një sipërfaqe prej 344 km2 dhe përfshin qytetin Vushtrri dhe 66 fshatra.1 Vushtrria ka popullsi me 69,870 banorë dhe gjithsej 12,107 vendbanime konvencionale.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Vushtrri kanë nivel pak më të lartë arsimor se sa mesatarja e Kosovës. Tre përqind nuk kanë arsimim formal, 6% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 24% kanë përfunduar arsimin fillor, 57% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 3% kanë përfunduar arsimin profesional, dhe 7% kanë një diplomë universitare (shih: Tabela B1 - Shtojca 2). Femrat që banojnë në këtë komunë kanë nivel më të ulët arsimor se sa meshkujt. Pesë përqind e tyre në krahasim me 1% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë të arsimit, 32% e femrave në krahasim me 15% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 47% në krahasim me 67% të meshkujve kanë përfunduar shkollën e mesme, dhe 5% në krahasim me 9% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih: Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të punësuarve (të moshës 18-64) në Vushtrri (29%) është e njëjtë me mesataren e Kosovës. Ndërsa përqindja e të papunëve është 22%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (49%) si të papunë të cilët nuk kërkojnë punë (4%), ose janë në studime; me aftësi të kufizuara; amvise, ose kanë dalë në pension, është pak më e lartë se mesatarja e Kosovës 45% (shih: Tabela B3 - Shtojca 2). Shumica e femrave që banojnë në Vushtrri (77%) janë jashtë tregut të punës në krahasim me meshkujt (29%). Një përqindje dukshëm më e ulët e tyre janë të punësuara në krahasim me meshkujt, 11% në krahasim me 42% (shih Tabela B4 - Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ngjashëm si në komunat e tjera të Kosovës, papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Vushtrri nga 47% e banorëve të vet. Furnizimi i dobët me ujë është radhitur si problemi më i madh nga 17%, kurse furnizimi i dobët me energji elektrike nga 13% (shih: Tabela B5 - Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Vushtrrisë me autoritetet lokale është pak më i lartë se mesatarja e Kosovës. Ndërsa niveli i tyre i kënaqshmërisë është dukshëm më i vogël për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Vushtrrisë janë më të kënaqur me prokurimin publik dhe tenderët, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ruajtjen e natyrës dhe specieve, menaxhimin e hapësirave publike (disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve, ndriçimin rrugor dhe mbrojtjen e mjedisit), parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabela dhe vendi) dhe trotuaret (disponueshmëria, përdorshmëria dhe gjendja), në krahasim me mesataret e Kosovës. Banorët e Vushtrrisë janë më së shumti të kënaqur me qasjen dhe cilësinë në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 36), shërbimet emergjente (zjarrëfikësi dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 35), dhe me Policinë e Kosovës (SI 23). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me energji elektrike (SI -55), furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare (SI -52), dhe për aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive (SI -36).

Uji dhe kanalizimi Rreth 84% e familjeve që banojnë në Vushtrri kanë deklaruar se janë të lidhur me ujësjellësin publik - uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre - në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Pjesa tjetër e familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit nga çezmat publike (1%), puset e mbrojtura (1%), dhe burimet e mbrojtura (3%), kurse 4% përdorin ujë në shishe. Tetë përqind e familjeve të Vushtrrisë (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burim të sigurt të ujit pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 – Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi me ujë nga ujësjellësi publik në Vushtrri është mjaft problematik. Një përqindje jashtëzakonisht e vogël e familjeve të lidhura me të (5% në krahasim me mesataren e Kosovës 42%) kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Njëzet e pesë përqind kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 1 2

159

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Vushtrrisë: http://www.osce.org/kosovo/13134 Agjencia e Statistikave të Kosovës. Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave në Kosovë 2012: http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/Final%20Results_ENG.pdf VUSHTRRI


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M35 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Vushtrri dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

4 orë në ditë, 5% kanë ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë, 18% ndërprerje më shumë se 11 orë, kurse për 43% të familjeve të lidhura me bartësin publik, ndërprerjet e ujit zgjasin më shumë se 3 orë në çdo shkyçje (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Vushtrri poashtu thuhet të jetë e dobët. Tridhjetë përqind e familjeve të lidhura me ujësjellësin publik kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 50% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 28% kanë deklaruar se ka shije të keqe, dhe 29% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Një përqindje shumë e vogël (33%) e familjeve të Vushtrrisë janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma e tyre (54%) janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Vushtrrisë kanë qasje të ngjashme në mjek dhe barnatore dhe qasje më të mirë në spitale në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 19 minuta (njëlloj me mesataren e Kosovës), spitali më i afërt për mesatarisht 21 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 20 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Shumica dërmuese e banorëve të Vushtrrisë (91% në krahasim me mesataren e Kosovës 85%) kanë identifikuar koston e blerjes së barnave si problem të madh ose shumë të madh pë qasjen në kujdesin shëndetësor. Një përqindje më e madhe e tyre në krahasim me mesataret e Kosovës gjithashtu kanë thënë se kostoja e vizitës mjekësore (61% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58%) dhe koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar (46% në krahasim me mesataren e kosovarëve 39%) kanë penguar qasjen e tyre në kujdesin shëndetësor. Nga ana tjetër, numër më i vogël i banorëve të Vushtrrisë, në krahasim me mesataren e Kosovës kanë problem me qasjen në shërbimet e kujdesit shëndetësor për shkak të largësisë së institucionit shëndetësor VUSHTRRI

160


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

(15% në krahasim me mesataren e kosovarëve 27%) dhe kohës së nevojshme për të caktuar një takim (19% në krahasim me mesataren e kosovarëve 27%) (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Banorët e Vushtrrisë janë më pak të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor në qendrat e mjekësisë familjare dhe profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Njëzet e dy përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 31% janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare, 44% në krahasim me mesataren e Kosovës 52% janë të kënaqur me trajtimin e njëjtë të pacientëve, kurse 56% krahasim me mesataren e Kosovës 66% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione. Ndërsa një përqindje e njëjtë me mesataren e Kosovës janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete (26% e të anketuarve) dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (41% e të anketuarve), 54% e banorëve të Vushtrrisë në krahasim me mesataren e kosovarëve 63% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat KMS 2012 tregojnë se, nëse merret parasysh afërsia gjeografike, banorët e Vushtrisë kanë qasje të ngjashme në shkollat fillore, qasje pak më të dobët në institucionet parashkollore dhe qasje pak më të mirë në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës - 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 22 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Vushtrrisë që janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në nivele të ndryshme të shkollimit janë të ngjashme me mesataret e Kosovës. Ashtu si edhe në komunat e tjeranë Kosovë, një përqindje më e lartë e banorëve të Vushtrrisë janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (79%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillore (78%) në krahasim me nivelet e tjera të shkollimit. Në krahasim me mesataret e Kosovës, një përqindje pak më e vogël e të lartëpërmendurve janë të kënaqur me qasjen në arsimin parashkollor (69% në krahasim me mesataren e kosovarëve 72%) dhe me qasjen në arsimin e mesëm (68% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS 2012 tregojnë se një përqindje relativisht e lartë e banorëve të Vushtrrisë shohin ndotjen e mjedisit si problem kryesor në komunën e tyre. Tridhjetë e tetë përqind e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 29% e konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem nga 22% e banorëve të Vushtrrisë, kurse zhurma nga 12% (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Vetëm (50%) e banorëve të Vushtrrisë mendojnë se pastërtia e përgjithshme në komunën e tyre është e kënaqshme, në krahasim me mestaren e kosovarëve 58%. Ndërsa përqindjet e njëjta me ato të mesatares së Kosovës janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit (47% e të anketuarve) dhe me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (45% e të anketuarve), një përqindje më e lartë e banorëve janë të kënaqur me: ruajtjen e natyrës dhe specieve (56% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48%), disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve (67% në krahasim me mesataren e kosovarëve 56%), dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve (65% në krahasim me mesataren e kosovarëve 54%) (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e pesë përqind e të anketuarve të Vushtrrisë kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e madhe nga mesatarja e Kosovës, 84% në krahasim me 82%, kanë thënë se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 6% kanë thënë se vetëm ndonjëherë u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje më e lartë e banorëve të Vushtrrisë, në krahasim me mesataret e Kosovës mendojnë se Administrata Publike është efikase ose shumë efikase në dhënien e dokumenteve në vijim: pasaporta (87% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), letër njoftime (90% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86%), dokumente për regjistrim të veturave (79% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), patenta të shoferit (84% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (87% në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%), dhe kartela të Ndihmës Sociale (69% në krahasim me mesataren e kosovarëve 161

VUSHTRRI


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

50%). Duhet theksuar se ndryshe nga shumica e komunave në Kosovë, një përqindje e lartë e banorëve të Vushtrrisë mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e lejeve të ndërtimit (73% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%) dhe liçencave të biznesit (70% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e banorëve të Vushtrrisë që janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe të Administratës Komunale është më i vogël në krahasim me mesataren e Kosovës. Gjashtëdhjetë e shtatë përqind e banorëve të Vushtrrisë në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 49% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 45% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Një përqindje relativisht e lartë (65%) e banorëve të Vushtrrisë besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Përqindja e atyre që besojnë se vetëm pushteti qendror mund t’i zgjidhë këto probleme është i barabartë me mesataren e Kosovës 15% (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Vushtrri, të cilat nuk mund t’i pagojnë mallërat dhe shërbimet publike, është më e vogël se mesatarja e Kosovës, që nënkupton se të lartëpërmendurit gëzojnë standard më të lartë jetese. Pesëmbëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 20% nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 30% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 24% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 37% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 67% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, dhe 74% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (36% e familjeve) nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke nëse ftojnë miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Më shumë se 97% e familjeve në Vushtrri posedojnë frigorifer dhe një lavatriçe. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës, 95%, posedojnë një telefon celular. Ndërsa përqindje më e lartë nga mesatarja e Kosovës posedojnë kompjuter (75% në krahasim me 70%), linjë fikse të telefonisë (28% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), dhe një gjenerator (26% në krahasim me mesataren e Kosovës 22%), 62% e familjeve të Vushtrrisë (njëjtë me mesataren e Kosovës) janë të lidhur me Internet. Nga ana tjetër, një numër më i vogël i tyre në krahasim me mesataret e Kosovës posedojnë veturë (55% në krahasim me 64%) dhe traktor (18% në krahasim me 24%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Përqindja e familjeve të Vushtrrisë që posedojnë një biznes është e njëjtë me mesataren e Kosovës 14%. Tridhjetë e gjashtë përqind e tyre në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Dyzet e tre përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

VUSHTRRI

162


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Zubin Potokut Vështrim i shkurtër i komunës1 Komuna e Zubin Potokut ndodhet në veri të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 333 km2 dhe përfshin qytetin Zubin Potok dhe 63 fshatra. Popullsia e përgjithshme e Zubin Potokut numëron rreth 14,9002 banorë. Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Zubin Potok kanë nivel më të lartë arsimor në krahasim me mesataren e Kosovës. Katër përqind e tyre nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 9% kanë përfunduar arsimin fillor, 69% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 11% kanë përfunduar arsimin professional, dhe 6% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Edhepse meshkujt kanë nivel më të lartë arsimor se femrat, ky dallim është më i vogël në krahasim me numrin më të madh të komunave në Kosovë. Tetë përqind e femrave që banojnë në Zubin Potok nuk kanë përfunduar arsimin fillor në krahasim me 1% të meshkujve. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 11% e femrave në krahasim me 7% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 65% në krahasim me 73% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 8% në krahasim me 5% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Zubin Potok (56%) është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 11%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (34%) si të papunë që nuk kërkojnë punë (2%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar. është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës 45% (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës (54%) është dyfishi i përqindjes së meshkujve (27%). Përkundër nivelit të ngjashëm arsimor, një përqindje më e vogël e femrave në Zubin Potok (34%) janë të punësuara në krahasim me meshkujt (65%). Mirëpo duhet theksuar se kjo përqindje është dukshëm më e lartë për dallim nga përqindja e femrave të punësuara në Kosovë (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Papunësia konsiderohet si problemi më i madh në Zubin Potok nga 30% e banorëve të tij. Furnizimi i dobët me energji elektrike është radhitur si problemi më i madh nga 18%, kurse liria e kufizuar e lëvizjes nga 14% (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Zubin Potokut me autoritetet lokale është më i ulët se mesatarja e Kosovës. Ndonëse niveli i tyre i kënaqshmërisë është dukshëm më i ulët për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Zubin Potokut janë më të kënaqur me shërbimet e postës dhe telefonisë, qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, dhe shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente). Banorët e Zubin Potokut janë kryesisht të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 88), shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 71), dhe shërbimet e postës dhe telefonisë (SI 62). Niveli më i ulët i kënaqshmërisë është regjistruar për punësimin e personelit komunal (SI -81), planifikimin urban dhe rural (SI -79), dhe furnizimin me energji elektrike (SI -77).

Uji dhe kanalizimi Rreth 63% e familjeve që banojnë në Zubin Potok janë të lidhura me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Një numër prej 4% përdorin ujë në shishe, kurse numri tjetër i familjeve kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga puset e mbrojtura (12%) dhe burimet e mbrojtura (15%). Shtatë përqind e familjeve në Zubin Potok (në krahasim me mesataren e Kosovës 9%) nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm – duke i pasur si burime kryesore të ujit të pijshëm puset me gyp (5% e të gjitha familjeve) dhe burimet e pambrojtura (2% e të gjitha familjeve) (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). 1

Regjistrimi i popullatës nuk është realizuar në komunën e Zubin Potokut, prandaj, informatat e numrit të popullsisë bazohet në profiling komunal të OSBE-së.

2

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Zubin Potokut: http://www.osce.org/kosovo/13135

163

ZUBIN POTOK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M36 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Zubin Potok dhe mesatarja e Kosovës -100

-80

-60

-40

-20

0

20

40

60

80

100

Niveli i kënaqshmërisë me Kryetarin e Komunës, Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Niveli i kënaqshmërisë me mirëmbajtjen e varrezave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energji elektrike Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës Niveli i kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit Niveli i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Niveli i kënaqshmërisë me pastërtinë e përgjithshme të komunës Niveli i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Niveli i kënaqshmërisë me ruajtjen e natyrës dhe specieve Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore dhe të… Niveli i kënaqshmërisë me personelin mjekësor (spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjare) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me barna dhe mjete (spitale dhe qendra të mjekësisë… Niveli i kënaqshmërisë me transportin publik Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave për Mirëqenie Sociale Niveli i kënaqshmërisë me planifikimin rural dhe urban Niveli i kënaqshmërisë me aktivitetet kulturore, rinore dhe sportive Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor, mbrojtjen e mjedisit Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) Niveli i kënaqshmërisë me trotuaret Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelat dhe pastërtia) Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin Niveli i kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave Niveli i kënaqshmërisë me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është problem relativisht i madh në komunën e Zubin Potokut. Një përqindje shumë e vogël e familjeve të lidhura me të (11%) kanë thënë se kanë furnizim të pakufizuar me ujë në krahasim me mesataren e Kosovës 42%. Nëntëmbëdhjetë përqind kanë deklaruar se kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 9% kanë ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë, 32% kanë ndërprerje të ujit më të gjata se 11 orë në ditë, kurse për 26% ndërprerjet zgjasin më shumë se 3 orë gjatë çdo shkyçjeje (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga bartësi publik në Zubin Potok është relativisht e dobët sipas familjeve që janë të lidhura me ujësjellësin publik. Shtatëmbëdhjetë përqind e tyre kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 48% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 7% kanë deklaruar se ka shije të keqe, dhe 19% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Më shumë se gjysma (58%) e familjeve të Zubin Potokut janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Përqindja e atyre që janë të të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin është më e ulët, 43% (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Zubin Potokut kanë qasje më të dobët në barnatore dhe në institucionet shëndetësore në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 24 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 46 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 24 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Përqindje dukshëm më të ulëta të banorëve të Zubin Potokut kanë deklaruar se kanë pasur probleme në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të faktorëve financiarë ose logjistikë dhe faktorëve administrativë, në krahasim me mesataren e Kosovës. Nëntëmbëdhjetë përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 27% kanë thënë se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia deri te objekti i kujdesit shëndetësor e ka ZUBIN POTOK

164


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

vështirësuar këtë, 22% në krahasim me mesataren e Kosovës 27% kanë deklaruar se koha e nevojshme për të caktuar një takim ka qënë problematike, 26% në krahasim me mesataren e Kosovës of 39% kanë pohuar se koha e pritjes për vizitën mjekësore në ditën e takimit të caktuar ka qënë problematike, 28% në krahasim me mesataren e Kosovës 58% kanë pasur pengesë për të qasur kujdesin shëndetësor, kurse 52% në krahasim me mesataren e Kosovës 85% kanë thënë se kanë pasur vështirë të pagojnë koston e barnave (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Përqindje dukshëm më të larta të banorëve të Zubin Potokut janë të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, sidomos në spitale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Shumica e tyre janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në spitale (85% në krahasim me mesataren e kosovarëve 63%), dhe në qendrat e mjekësisë familjare (79% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%). Dallimet më të mëdha në krahasim me mesataren e Kosovës janë regjistruar për përqindjet e atyre që janë të kënaqur me: furnizimin me barna dhe mjete në spitale (77% në krahasim me 26%), furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare (78% në krahasim me 31%) dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (72% në krahasim me 41%) (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Zubin Potokut kanë qasje më të dobët në institucionet parashkollore dhe në shkollat e fillore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minuta), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 25 minuta (njëjtë me mesataren e Kosovës 25) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Zubin Potokut, të cilët janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në nivele të ndryshme të shkollimit janë më të mëdha se mesataret e Kosovës. Nëse krahasohen të gjitha nivelet e shkollimit, të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e madhe e banorëve të Zubin Potokut janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (86% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore (81% e të anketuave). Në krahasim me mesataret e Kosovës, dallimet më të mëdha janë regjistruar në numrin e atyre që janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me qasjen në arsimin e mesëm (86% në krahasim me mesataren e kosovarëve 71%) cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (78% në krahasim me 66 % të kosovarëve mesatarisht), dhe me qasjen në arsimin parashkollor (85% në krahasim me 72%) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se numri i banorëve të Zubin Potokut, të cilët ndiejnë probleme me ndotjen e mjedisit është relativisht i lartë. Rreth 35% e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 37% e shohin si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem nga 6% e banorëve të Zubin Potokut, kurse zhurma nga 17% (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Një numër më i vogël i banorëve të Zubin Potokut janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe disponueshmërinë dhe mirëmbajtjen e hapësirës së gjelbër në komunën e tyre. Në veçanti, 24% në krahasim me mesataren e kosovarëve 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme në komunën e tyre, 8% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 14% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, 4% në krahasim me mesataren e kosovarëve 54-56% janë të kënaqur me disponueshmërinë dhe përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve, dhe 32% në krahasim me mesataren e kosovarëve 45% janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Dyzetë e shtatë përqind e banorëve të Zubin Potokut kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje pak më e lartë nga mesatarja e Kosovës, 84% në krahasim me 82%, kanë thënë se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 2% kanë thënë se vetëm ndonjëherë u janë dhënë dokumentet ose shërbimet e kërkuara (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Pesëdhjetë e nëntë përqind e banorëve të Zubin Potokut, në krahasim me mesataren e kosovarëve 50% men165

ZUBIN POTOK


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

dojnë se institucionet që japin kartelat e Ndihmës Sociale janë efikase. Përveç për dhënien e këtij dokumenti, numër më i vogël i banorëve të kësaj komune mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e të gjitha dokumenteve në vijim: pasaporta (20% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), letër njoftime (34% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86%), dokumente për regjistrim të veturave (30% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), patenta shoferi (32% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66% ), leje ndërtimi (10% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%), liçenca të biznesit (9% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%), dhe çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (65% në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një numër më i vogël i banorëve të Zubin Potokut janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe të Administratës Komunale në krahasim me mesataret e Kosovës. Pesëdhjetë e gjashtë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 48% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 58% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Më pak se gjysma (49%) e banorëve të Zubin Potokut besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Një përqindje dukshëm e madhe 37% (në krahasim me mesataren e Kosovës 15%) besojnë se problemet e lartëpërmendura mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Zubin Potok, të cilat nuk mund t’i pagojnë mallërat dhe shërbimet publike elementare, është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës, gjë që tregon se të lartëpërmendurit kanë standard më të mirë jetese. Të gjitha familjet në Zubin Potok në krahasim me mesataren e Kosovës 80% kanë deklaruar se mund të përballojnë shpenzimet e një vakti me mish një herë në javë, 4% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 45% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 61% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 23% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke për miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (36% e familjeve) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Nëntëdhjetë e shtatë përqind e familjeve që jetojnë në Zubin Potok posedojnë një lavatriçe dhe 99% kanë një frigorifer. Një përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (95%) posedojnë telefon celular. Ndërsa një përqindje më e madhe e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës posedojnë linjë fikse të telefonisë (81% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 25%) dhe veturë (69% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 64%), numër më i vogël i familjeve në Zubin Potok posedojnë kompjuter (55% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 70%), një traktor (14% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 24%), gjenerator (2% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 22%), dhe janë të lidhura në Internet (43% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 62%) (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Njëzet e pesë përqind e familjeve që banojnë në Zubin Potok kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë, në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%. Dyzet e dy përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse vetëm 1% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Një përqindje dukshëm e vogël e familjeve të Zubin Potokut (6% në krahasim me mesataren e familjeve kosovare 14%) kanë deklaruar se posedojnë një biznes (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

ZUBIN POTOK

166


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Analizë e Komunës së Zveçanit Vështrim i shkurtër i komunës1 Komuna e Zveçanit ndodhet në veri të Kosovës, në rajonin e Mitrovicës. Kjo komunë mbulon një sipërfaqe prej 122 km2 dhe përfshin qytetin e Zveçanit dhe 35 fshatra. Popullata e Zveçanit është vlerësuar në gjithsej 16,650.2 Banorët e rritur (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Zveçan kanë nivel më të lartë arsimor se sa mesatarja e Kosovës. Dy përqind e tyre nuk kanë arsim formal, 3% nuk kanë përfunduar arsimin fillor, 9% kanë përfunduar arsimin fillor, 60% kanë përfunduar arsimin e mesëm, 16% kanë përfunduar arsimin profesional dhe 12% kanë diplomë universitare (shih Tabela B1 - Shtojca 2). Edhepse meshkujt kanë nivel më të lartë arsimor, ky dallim është shumë i vogël në krahasim me numrin më të madh të komunave në Kosovë. Dy përqind e femrave që banojnë në Zveçan në krahasim me 1% të meshkujve nuk kanë arsim formal. Për sa i përket nivelit më të lartë arsimor, 11% e femrave në krahasim me 7% të meshkujve kanë përfunduar arsimin fillor, 55% në krahasim me 64% të meshkujve kanë përfunduar arsimin e mesëm, dhe 13% në krahasim me 12% të meshkujve kanë diplomë universitare (shih Tabela B2 - Shtojca 2). Përqindja e të rriturve të punësuar (të moshës 18 vjeç ose më të vjetër) në Zveçan (51%) është dukshëm më e lartë se mesatarja e Kosovës 29%. Ndërsa përqindja e të papunëve është 15%, përqindja e atyre që janë jashtë tregut të punës (34%) si të papunë që nuk kërkojnë punë (3%), ose janë studentë, me aftësi të kufizuara, amvise ose të pensionuar. është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës 45% (shih Tabela B3 – Shtojca 2). Përqindja e femrave jashtë tregut të punës është e ngjashme me atë të meshkujve, 43%. Ndryshe nga shumica e komunave në Kosovë, përqindja e femrave të punësuara në Zveçan (42%) është pothuajse e njëjtë me përqindjen e meshkujve të punësuar (45%) (shih: Tabela B4 – Shtojca 2).

Kënaqshmëria me shërbimet publike Ndryshe nga shumica e komunave të Kosovës, furnizimi i dobët me energji elektrike konsiderohet si problemi më i madh në Zveçan nga 46% e banorëve të tij. Papunësia konsiderohet si problemi më i madh nga 20%, kurse furnizimi i dobët me ujë nga 9% e banorëve të tij (Shih: Tabela B5 – Shtojca 2). Niveli i kënaqshmërisë së banorëve të Zveçanit me autoritetet lokale është më i ulët se mesatarja e Kosovës. Ndonëse niveli i tyre i kënaqshmërisë është jashtëzakonisht më i ulët për pjesën më të madhe të mallërave dhe shërbimeve publike, banorët e Zveçanit janë më të kënaqur me mirëmbajtjen e varrezave, shërbimet e postës dhe të telefonisë, qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe shkollat e mesme, furnizimin me barna dhe mjete në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare, grumbullimin dhe hedhjen e mbeturinave të ngurta, dhe shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente). Banorët e Zveçanit janë kryesisht të kënaqur me shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe shërbimet mjekësore emergjente) (SI 77), qasjen dhe cilësinë e arsimit në institucionet parashkollore, në shkollat fillore dhe shkollat e mesme (SI 71), dhe me shërbimet e postës dhe të telefonisë (SI 64). Përqindja më e ulët e kënaqshmërisë është regjistruar për furnizimin me energji elektrike (SI -91), planifikimin urban dhe rural (SI -74), dhe prokurimin publik dhe tenderët (SI -73).

Uji dhe kanalizimi Dyzet e tetë përqind e familjeve të Zveçanit janë të lidhur me ujësjellësin publik – uji përcillet me gypsjellës në vendbanimin ose kompleksin e shtëpive të tyre – në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 60%. Ndërsa 15% të tjerë kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm nga burimet të mbrojtura, një përqindje e lartë (25%) përdorin ujë në shishe. Përqindje pak më e madhe e familjeve të Zveçanit në krahasim me mesataren e Kosovës, 12% në krahasim me 9%, nuk kanë qasje në burime të sigurta të ujit të pijshëm pasi që atë e marrin nga puset me gyp (shih: Tabela A1 - Shtojca 1). Të dhënat KMS 2012 tregojnë se furnizimi i ujit nga ujësjellësi publik është shumë problematik në komunën e Zveçanit. Një përqindje shumë e vogël e familjeve të lidhura me të (13% në krahasim me mesataren e Kosovës 1

Regjistrimi i popullatës nuk është realizuar në komunën e Zveçanit, prandaj, informatat e numrit të popullsisë bazohen në profilin komunal të OSBE-së.

2

OSBE Kosovë. Profili Komunal i Zveçanit: http://www.osce.org/kosovo/13136

167

ZVEÇAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

Figura M37 Indekset e kënaqshmërisë me autoritetet lokale dhe me mallërat dhe shërbimet publike, Zveçan dhe mesatarja e Kosovës -100 -100-80 -80 -60 -60 -40-40 -20-20

00

2020

40 40

60

80 80

100 100

gradonačelnikom, i opštinskom administracijom NiveliZadovoljstvo i kënaqshmërisë me Kryetarin opštinskom e Komunës, skupštinom Këshillin Komunal dhe Administratën Komunale Zadovoljstvo groblja Niveli i kënaqshmërisë meodržavanjem mirëmbajtjen e varrezave telefonskim i poštanskim uslugama Niveli Zadovoljstvo i kënaqshmërisë me shërbimet e postës dhe telefonisë Zadovoljstvo snabdevanjem električnom Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me energijom energji elektrike Zadovoljstvo Policijom Kosova Niveli i kënaqshmërisë me Policinë e Kosovës procedurama za plaćanje poreza Niveli iZadovoljstvo kënaqshmërisë me procedurat e pagesës së tatimit upravljanjem opštinskim fondovima NiveliZadovoljstvo i kënaqshmërisë me menaxhimin e fondeve komunale Zadovoljstvo pristupačnošću i održavanjememeđuopštinskih puteva i autoputeva Niveli i kënaqshmërisë me qasjen dhe mirëmbajtjen rrugëve ndër-komunale dhe autostradave Zadovoljstvo me generalnim nivoom čistoće opštine Niveli i kënaqshmërisë pastërtinë e përgjithshme të komunës regrutovanjem opštinskog osoblja NiveliZadovoljstvo i kënaqshmërisë me punësimin e personelit komunal Zadovoljstvo javnim nabavkama i tenderima Niveli i kënaqshmërisë me prokurimin publik dhe tenderët Zadovoljstvo zaštitom ekulturnog nasleđa Niveli i kënaqshmërise me mbrojtjen trashëgimisë kulturore Zadovoljstvo prirodedhe i vrsta Niveli i kënaqshmërisë meočuvanjem ruajtjen e natyrës specieve Zadovoljstvo pristupom kvalitetom obrazovanja (predškolske ustanove, osnovne Niveli i kënaqshmërisë me iqasjen dhe cilësinë e arsimit (parashkollor, shkollat fillore i… dhe të… Zadovoljstvo osobljem(spitalet (bolnice dhe i centri porodične medicine) Niveli i kënaqshmërisë memedicinskim personelin mjekësor qendrat e mjekësisë familjare) Zadovoljstvo snabdevanjem i medicinskim zalihama (bolnicedhe i centri porodične… Niveli i kënaqshmërisë melekovima furnizimin me barna dhe mjete (spitale qendra të mjekësisë… Zadovoljstvo javnim prevozom publik Niveli i kënaqshmërisë me transportin Zadovoljstvo radom centarapër za socijalni radSociale Niveli i kënaqshmërisë me punën e Qendrave Mirëqenie Zadovoljstvo ruralnim urbanim planiranjem Niveli i kënaqshmërisë meiplanifikimin rural dhe urban Zadovoljstvo kulturnim, me omladinskim Niveli i kënaqshmërisë aktiviteteti sportskim kulturore, aktivnostima rinore dhe sportive Zadovoljstvo parkovima, trgovima, javnom rasvetom i zaštitom sredine Niveli i kënaqshmërisë me parqet, sheshet, ndriçimin rrugor,životne mbrojtjen e mjedisit Zadovoljstvo javnim parkingom (bezbednost, dostupnost, signalizacija, lokacija) Niveli i kënaqshmërisë me parkimin publik (siguria, disponueshmëria, tabelat, vendi) trotoarima NiveliZadovoljstvo i kënaqshmërisë me trotuaret Zadovoljstvo ulicama (stanje, označenost čistoća) Niveli i kënaqshmërisë me rrugët (gjendja, tabelati dhe pastërtia) Zadovoljstvo vodom i sanitacijom Niveli i kënaqshmërisë me furnizimin me ujë dhe kanalizimin prikupljanjem i odlaganjem čvrstogeotpada Niveli iZadovoljstvo kënaqshmërisë me grumbullimin dhe hedhjen mbeturinave Zadovoljstvo službama (vatrogasne i medicinske hitne službe) Niveli i kënaqshmërisë mehitnim shërbimet emergjente (zjarrëfikësit dhe urgjenca mjekësore)

* E kuqe - Komuna; E kaltër - mesatarja e Kosovës; E gjelbër - Mesatarja e Kosovës +/- Gabimi standard

42%) kanë furnizim të pakufizuar me ujë. Shtatë përqind e tyre kanë deklaruar se kanë ndërprerje të furnizimit me ujë prej 1 deri në 4 orë në ditë, 11% kanë ndërprerje prej 5 deri në 10 orë në ditë, kurse 69% kanë ndërprerje të ujit më të gjata se 11 orë në ditë (shih Tabela A2 - Shtojca 1). Cilësia e ujit të pijshëm nga ujësjellësi publik në Zveçan thuhet të jetë e dobët nga një përqindje e lartë e familjeve të lidhura me atë. Tridhjetë përqind e tyre kanë pohuar se uji i çezmës është i turbullt nga papastërtia, 57% se shtypja është shumë e ulët për shfrytëzim shtëpiak, 33% kanë deklaruar se ka shije të keqe, dhe 32% se ka erë të keqe (shih: Tabela A3 - Shtojca 1). Vetëm 26% e familjeve të Zveçanit janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me furnizimin e ujit në komunën e tyre (shih: Tabela A4 - Shtojca 1). Një përqindje jashtëzakonisht e lartë e tyre (69%) janë të kënaqur me ujërat e zeza dhe kanalizimin (shih: Tabela A5 - Shtojca 1).

Shërbimet shëndetësore Banorët e Zveçanit kanë qasje më të mirë në institucionet shëndetësore dhe qasje të ngjashme në barnatore, në krahasim me mesataren e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Mjeku më i afërt mund të arrihet mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 19 minuta), spitali më i afërt për mesatarisht 31 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 38 minuta), dhe barnatorja më e afërt për mesatarisht 20 minuta (krahasuar me mesataren e Kosovës prej 21 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B6 - Shtojca 2). Përqindje dukshëm më të ulëta të banorëve të Zveçanit kanë deklaruar vështirësi në qasjen e kujdesit shëndetësor për shkak të faktorëve financiarë ose logjistikë dhe faktorëve administrativë, në krahasim me mesataren e Kosovës. Nëntë përqind në krahasim me mesataret e Kosovës 27% kanë thënë se herën e fundit kur kanë pasur nevojë për vizitë mjekësore, largësia deri te objekti i kujdesit shëndetësor e ka vështirësuar këtë, 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 27% kanë deklaruar se ka qënë problematike koha e nevojshme për të caktuar një takim, 21% në krahasim me mesataren e Kosovës of 39% kanë pohuar se koha e pritjes për vizitën mjekësore ZVEÇAN

168


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

në ditën e takimit të caktuar ka qënë problematike, 18% në krahasim me mesataren e Kosovës 58% kanë pasur probleme me koston e vizitës mjekësore, kurse 54% në krahasim me mesataren e Kosovës 85% kanë pasur problem për të qasur kujdesin shëndetësor për shkak të kostos së blerjes së barnave (shih: Tabela B7 - Shtojca 2). Një përqindje më e madhe e banorëve të Zveçanit janë të kënaqur me të gjitha komponentet e ofrimit të kujdesit shëndetësor, sidomos në spitale, në krahasim me mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë regjistruar për përqindjet e atyre që janë të kënaqur me: furnizimin me barna dhe mjete në spitale (70% në krahasim me mesataren e Kosovës 26%), furnizimin me barna dhe mjete në qendrat e mjekësisë familjare (74% në krahasim me mesataren e Kosovës 31%), dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në spitale (67% në krahasim me mesataren e Kosovës 41%). Shumica e banorëve të Zveçanit (74%) janë të kënaqur me furnizimin me barna dhe mjete dhe trajtimin e barabartë të pacientëve në qendrat e mjekësisë familjare, kurse 81% janë të kënaqur me profesionalizmin e personelit mjekësor në këto institucione (shih: Tabela B8 - Shtojca 2).

Arsimi Të dhënat KMS 2012 tregojnë se banorët e Zveçanit kanë qasje më të mirë në institucionet parashkollore dhe në shkollat e mesme, në krahasim me mesataret e Kosovës, nëse merret parasysh afërsia gjeografike. Institucioni më i afërt parashkollor mund të arrihet mesatarisht për 16 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës prej 20 minutash), shkolla më e afërt fillore mesatarisht për 15 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 14 minuta), dhe shkolla më e afërt e mesme arrihet mesatarisht për 23 minuta (në krahasim me mesataren e Kosovës 25 minuta) në këmbë ose me transport publik (shih: Tabela B9 - Shtojca 2). Përqindjet e banorëve të Zveçanit që janë të kënaqur me qasjen dhe cilësinë e arsimit në nivele të ndryshme të shkollimit janë pak më të vogla se mesataret e Kosovës. Dallimet më të mëdha janë regjistruar për përqindjet e atyre që janë të kënaqur me qasjen në arsimin fillor (71% në krahasim me mesataren e Kosovës 78%) dhe cilësinë e arsimit në shkollat fillores (68% në krahasim me mesataren e Kosovës 75%). Një krahasim i bërë në të gjitha nivelet e shkollimit tregon se një përqindje më e vogël e banorëve të Zveçanit janë të kënaqur me qasjen në shkollat e mesme (68% e të anketuarve) dhe cilësinë e arsimit në shkollat e mesme (59% e të anketuave) (shih: Tabela A6 - Shtojca 1).

Mbrojtja e mjedisit Të dhënat e KMS2012 tregojnë se një përqindje relativisht e lartë e banorëve të Zveçanit janë të brengosur lidhur me ndotjen e mjedisit në komunën e tyre. Rreth 20% e tyre e konsiderojnë qytetin e vet të fëlliqur ose shumë të fëlliqur, kurse 38% e konsiderojnë si të tillë lagjen e tyre (shih: Tabela A8 - Shtojca 1). Cilësia e ajrit konsiderohet si problem nga 10% e banorëve të Zveçanit, kurse zhurma nga 14% (shih: Tabela A10 - Shtojca 1). Numër më i vogël i banorëve të Zveçanit janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit dhe disponueshmërinë dhe menaxhimin e hapësirës së gjelbër në komunën e tyre, në krahasim me mestaret e Kosovës. Pesëdhjetë e katër përqind e tyre në krahasim me mestaren e Kosovës 58% janë të kënaqur me pastërtinë e përgjithshme të komunës së tyre, 30% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit, 28% në krahasim me mesataren e kosovarëve 48% janë të kënaqur me ruajtjen e natyrës dhe specieve, 30% në krahasim me mesataren e Kosovës 56% janë të kënaqur me disponueshmërinë e parqeve dhe shesheve, kurse 27% në krahasim me mesataren e Kosovës 54% janë të kënaqur me përdorshmërinë e parqeve dhe shesheve. Nga ana tjetër, në përqindje dukshëm e lartë e banorëve të Zveçanit janë të kënaqur me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave të ngurta në komunën e tyre në krahasim me mesataren e Kosovës, 79% në krahasim me 45% (shih: Tabela A7 - Shtojca 1).

Performanca e Administratës Publike Tridhjetë e shtatë përqind e të anketuarve të Zveçanit kanë thënë se kanë vizituar zyrën e komunës gjatë 12 muajve të fundit, për të kërkuar ndonjë dokument (p.sh. çertifikatë të lindjes, leje ndërtimi, dhe të ngjashme) ose ndonjë shërbim. Një përqindje më e vogël nga mesatarja e Kosovës, 73% në krahasim me 82%, kanë thënë se kërkesa e tyre është plotësuar, kurse 12% kanë thënë se vetëm ndonjëherë u është dhënë dokumenti ose shërbimi i kërkuar (shih: Tabela A16 - Shtojca 1). Një përqindje dukshëm më e vogël e banorëve të Zveçanit, në krahasim me mesataret e Kosovës mendojnë se Administrata Publike është efikase në dhënien e dokumenteve në vijim: pasaporta (14% në krahasim me mesataren e kosovarëve 78%), letër njoftime (17% në krahasim me mesataren e kosovarëve 86%), dokumente 169

ZVEÇAN


MOZAIKU I KOSOVËS 2012

për regjistrimin e veturave (16% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), patenta të shoferit (15% në krahasim me mesataren e kosovarëve 66%), leje ndërtimi (11% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%), liçenca të biznesit (10% në krahasim me mesataren e kosovarëve 41%), çertifikata të martesës, lindjes dhe vdekjes (26% në krahasim me mesataren e kosovarëve 77%), dhe kartela të Ndihmës Sociale (15% në krahasim me mesataren e kosovarëve 50%) (shih: Tabela A17 - Shtojca 1).

Kënaqshmëria me autoritetet lokale Të dhënat KMS 2012 tregojnë se një përqindje më e vogël e banorëve të Zveçanit në krahasim me mesataret e Kosovës, janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, Këshillit Komunal dhe të Administratës Komunale. Gjashtëdhjetë përqind e tyre në krahasim me mesataren e kosovarëve 69% janë të kënaqur me punën e Kryetarit të Komunës, 50% në krahasim me mesataren e Kosovës 63% janë të kënaqur me punën e Këshillit Komunal, dhe 52% në krahasim me mesataren e kosovarëve 64% janë të kënaqur me punën e Administratës Komunale (shih: Tabela B10 - Shtojca 2). Pak më shumë se gjysma (52%) e banorëve të Zveçanit besojnë se autoritetet e tyre lokale kanë kapacitet për të zgjidhur problemet në komunën e tyre. Trembëdhjetë përqind e tyre (në krahasim me mesataren e Kosovës 15%) besojnë se këto probleme mund t’i zgjidhë vetëm pushteti qendror (shih: Tabela B11 - Shtojca 2).

Mirëqenia e familjeve Të dhënat KMS 2012 tregojnë se përqindja e familjeve në Zveçan, të cilat nuk mund t’i pagojnë mallërat dhe shërbimet publike elementare, është dukshëm më e vogël se mesatarja e Kosovës, që nënkupton se të lartëpërmendurit gëzojnë standard pak më të lartë jetese. Vetëm 3% në krahasim me mesataren e Kosovës 20% kanë deklaruar se nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë një vakt me mish një herë në javë, 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 42% nuk mund të pagojnë llogaritë e shërbimeve publike, 5% në krahasim me mesataren e Kosovës 34% nuk mund të mbulojnë shpenzimet e trajtimit të një gripe ose ndonjë sëmundje tjetër të vogël, 38% në krahasim me mesataren e Kosovës 49% nuk mund të blejnë rroba dhe mbathje të reja atëherë kur janë të nevojshme, 55% në krahasim me mesataren e Kosovës 71% nuk kanë mjaftueshëm për të shkuar në restorant një herë në muaj, 22% në krahasim me mesataren e Kosovës 37% nuk mund të përballojnë shpenzimet e një darke për miqtë apo familjen të paktën një herë në muaj, dhe 58% në krahasim me mesataren e Kosovës 76% nuk kanë mjaftueshëm për të paguar një pushim një javësh larg nga shtëpia një herë në vjet. Përqindje e ngjashme me mesataren e Kosovës (36% e familjeve) (shih: Tabela A21 - Shtojca 1). Pothuajse të gjitha, 99% e familjeve të Zveçanit posedojnë frigorifer dhe lavatriçe. Shumica dërmuese e tyre, 96%, gjithashtu posedojnë një telefon celular. Ndërsa një përqindje pak më e vogël e tyre posedojnë traktor (9% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 24%) dhe një gjenerator (20% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 22%), një përqindje më e lartë e familjeve të Zveçanit posedojnë si vijon: një kompjuter (73% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 70%), një linjë fikse të telefonisë (88% në krahasim me mesataren e Kosovës 25%), dhe një veturë (69% në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 64%). Gjithashtu, një përqindje më e madhe e familjeve të kësaj komune (67%) janë të lidhur me Internet në krahasim me mesataren e Kosovës 62% (shih: Tabela B12 - Shtojca 2). Dyzet e katër përqind e familjeve që banojnë në Zveçan në krahasim me mesataren e familjeve të Kosovës 29%, kanë deklaruar se nuk posedojnë tokë. Njëzet e tre përqind në krahasim me mesataren e Kosovës 39% kanë deklaruar se posedojnë prej 0.5 deri në 3 hektarë tokë, kurse 9% në krahasim me mesataren e Kosovës 6% posedojnë më shumë se 3 hektarë tokë. Përqindja e familjeve të Zveçanit që posedojnë një biznes (20%) është më e lartë se mesatarja e Kosovës 14% (shih: Tabela A22 - Shtojca 1).

ZVEÇAN

170



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.