Manuali pĂŤr pĂŤrdorimin e aplikacionit nga administratori
facebook.com/shitjeb2b www.shitjeb2b.com
Si të kyqeni në platformën Shitjeb2b? Për tu futur në llogarinë tuaj si administrator, përdorini kredencialet e dërguara nga Shitjeb2b.
Kjo është faqja ku ju mund të kyqeni.
Krijimi i furnitorëve Në këtë faqe bëhet krijimi dhe aktivizimi i furnitorëve.
Aktivizimi i furnitorit
Pas aktivizimit furnitori mund të futet në profilin e vet dhe t’i plotësoje informatat tjera.
Pasi të keni krijuar furnitorin dërgoni linkun e faqes së log-init http://shitjeb2bapp.herokuapp.com/login, si dhe fjalëkalimin.
Historia e porosive te furnitorit Nëse klikoni në ndonjërin nga furnitorët, paraqitet pasqyra e të gjitha porosive të aprovuara nga furnitori. Në bazë të këtyre të dhënave, administratori përcakton pagesën që i detyrohet furnitori platformës.
Historia e porosive të furnitorit mund të sortohet sipas periudhës kohore, klientit ose/edhe produktit.
Pranimi i klientëve Në këte faqe gjindet lista e të gjithe klientëve (blerësve). Klientët e ri duhet të aprovohen dhe njoftohen.
Pasi të aprovoni profilin e klientit, i njoftoni me email duke përfshire linkun për kyqje http://shitjeb2bapp.herokuapp.com/login
Sponzorimet nga furnitoret Furnitorët mund të kërkojnë sponsorim për produktet e tyre në mënyrë që ato të paraqiten në ballinë. Në këtë faqe ju mund të aprovoni sponsorimet e kërkuara si dhe të kërkoni dhe shfletoni të gjitha produktet për sponsorime te mundshme.
Produkti i sponsoruar shfaqet në ballinën e platformës.
Shitjeb2b lidh blerësit dhe shitësit e mallrave me shumicë në një aplikacion efektiv, të lehtë për përdorim e cila thjeshton procesin e porositjes, mban shënime të porosive, ofron statistika të detajuara dhe informon në kohe reale për ecuritë e biznesit tuaj.
info@shitjeb2b.com