Gazeta e Shoqates se bashkive te Shqiperise nr 16

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre!

Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Nr. 16 Prill 2011

Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt. 33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 24 68 492. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDITORIAL

Për një qëndrim të ri ndaj qeverisjes së qytetarëve

S

iç dihet më 8 maj zhvillohen zgjedhjet për qever isjen e pushtetit vendor. Padyshim që këto zgjedhje janë një evenimet i rëndësishëm për qeverisjen vendore, që do të ndikojnë në përmirësimin e mëtejshëm në jetën social-ekonomike të vendit. Ato përbëjnë një ballafaqim të hapur mes zgjedhësve e të zgjedhurve, ballafaqim mes arritjeve e mosarritjeve, për mbajtje premtimesh. Zgjedhjet lokale janë sfida për prurje të elementëve të rinj me vizion të ri qeverisës, për eksperineca më të mira, për të kapur standatet e dëshiruara në qeverisje, janë jetike për përmirësimin e jetës së qytetarëve, jetike e vendimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ëndrrën më të madhe shekullore të shqiptarëve. Padyshim që qeverisja vendore, që përbën themelin e qeverisjes së një vendi, do të dijë që të hedhë hapa përpara, për të vendosur themele edhe më të forta e të qëndrueshme. Ajo që kërkohet nga njësitë e qeverisjes vendore sot, është që, shumëçka që varet prej tyre, këto zgjedhje të jënë të lira, demokratike, të ndershme, të pranueshme për t’i treguar botës një imazh të ri të vërtetë të një shoqërie vërtet demokratike. Janë të shumta sfidat e detyrat që kanë përpara organet e qeverisjes vendore për organizimin e përballimin me sukses të fushatës zgjedhore. Duke qenë jetike e vendimtare për komunitetin ShKSh shpreh bindjen e plotë se në këto zgjedhje do të tregohet pjekuri maksimale, lartësi e duhur në organizimin e tyre, gjatë gjithë procesit zgjedhor, që zgjedhjet të jenë jo nga më të mirat, por vërtet më të mirat. Shoqata jone shpreh bindjen se anëtarët e saj do të bëhen barrikadë kundër çdo lloj tentative sado të vogël për manipulim të zgjedhjeve. (Vijon në faqen 2)

PËRP ARËSITË VJET ORE TË VEPRIMT ARISË PËRPARËSITË VJETORE VEPRIMTARISË SË SHOQA TËS SË KOMUNA VE SHOQATËS KOMUNAVE Grupi i Punës për Planifikimin Strategjik në punën e tij u përqendrua dhe në identifikimin e disa prioriteteve vjetore për veprimtarinë e Shoqatës së Komunave. Këto përparësi do të miratohen nga Komiteti Drejtues në mbledhjen e rradhës. ARËSIA 1 PËRP PËRPARËSIA Konstituimi i organeve të reja të ShKSh. Në zbatim të Statutit, pas zgjedhjeve vendore ndërmerren një sërë aktivitetesh të parashikuara për organizimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe zgjedhjes së Kryesisë së Shoqatës dhe Komitetit të ri Drejtues. Aktivitetet kryesore 1. 12 forume rajonale 2. Takim me kryetarët e rinj të zgjedhur 3. Asambleja e Përgjithshme PËRP ARËSIA 2 PËRPARËSIA Diskutime dhe Vendim-marrja për ndryshime në Statut; Nisur nga gjendja aktuale në të cilën ndodhet ShKSh është shtruar pyetja nëse ajo do të jetë një Shoqatë për apo e Komunave, pyetje e lidhur kryesisht me politikëne ndjekur deri tani nga Komiteti Drejtues për përfshirjen në aktivitete dhe të komunave që nuk kanë paguar kuotën e anëtarësisë. Aktivitetet kryesore 1. Diskutimi dhe votimi në Komitet Drejtues 2. Diskutime gjatë 12 forumeve rajonale 3. Votimi në Asamblenë e Përgjithshme PËRP ARËSIA 3 PËRPARËSIA Rritja e numrit të komunave paguese të kuotës së anëtarësisë; Qëndrueshmëria e ShKSh ka qenë dhe mbetet një prioritet në veprimtarinë e përditshme. Dhe pse mjaft progres është bërë vitet e fundit, objektivat e vendosura nuk janë arritur prandaj këto objektiva janë afruar më shumë me mundësitë dhe kushtet reale të ShKSh. (Vijon në faqen 2)

FAZA PËRMBYLLËSE NDIHMON SHKSH NËPËRMJET ZHVILLIMIT TË MJETEVE TË REJA NË MBËSHTETJE TË ANËTARËVE TË SAJ

PLANI I RI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT TË SHKSH -Faza PërmbyllëseMë 15 mars 2011, u zhvillua në mjediset e ShKSh në një Takim Grupin e Punës së Planifikimit Strategjik të ShKSh. Në këtë takim u diskutua mbi rolin e Shoqatës së Komunave dhe të Grupit të Punës në procesin e përgatitjes së Planit të Ri Strategjik 2011-2015 të ShKSh. Procesi i hartimit të planit strategjik përfshin disa aktivitete si: a. Ngritja e Grupit të Punës të përbërë nga Kryetarë, staf të Komunave dhe stafi ekzekutiv i Shoqatës. Ky grup pune është përgjegjës për hartimin e planit të ri dhe për monitorimin e planit në të ardhmen. b. Plotësimi i pyetësorëve nga anëtarësia për drejtimet kryesore të veprimtarisë së Shoqatës për 5 vitet e ardhshme. c. Analizimi i Planit të vjetër Strategjik, cfarë është arritur dhe cfarë mund të vlejë për të ardhmen. d. Organizimi i tre takimeve rajonale me kryetarë dhe staf për të diskutuar mbi prioritetet kryesore të ShKSh për 5 vitet e ardhshme. e. Mbledhje të Grupit të Punës për straukturën e Planit Strategjik dhe të Planit Vjetor dhe përgatitja e Drafit. Struktura e Planit Strategjik dhe atij Vjetor është e thjeshtë dhe lehtësisht e menaxhueshme nga Shoqata. Arsyeja e përgjithshme e Fazës Përmbyllëse është për të forcuar më tej ShKSH-në në mënyrë që të mund të bëhet e vetëqëndrueshme dhe për ta ndihmuar atë në zbatimin e strategjive të saj bazë. Për më tepër, pasi procesi i integrimit të Shqipërisë në BE prezanton një seri sfidash e mundësish për ShKSh dhe anëtarët e saj. Faza Përmbyllëse ndihmon ShKSh-në për t’u përgatitur për integrimin në BE nëpërmjet zhvillimit të mjeteve/shërbimeve të reja në mbështetje të anëtarëve të ShKSh-së. Kontributi i Grupit të Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së duhet të konsiderohet si një kontribut afatgjatë, duke marrë parasysh edhe procesin e rishikimit vjetor të prioriteteve të ShKSh. Megjithatë, në lidhje me qëllimin kryesor të Grupit të Punës, përgatitjen e Planit të ri Strategjik, pjesa më e madhe e punës pritet të kryhet gjatë një periudhe prej 3 muajsh, nga shkurt-prill 2011. Ndërsa për rishikimin vjetor të prioriteteve të ShKSh-së, Grupi i Punës pritet të takohet të paktën një herë në vit. Grupi i Punës ka një sërë angazhimesh: në procesin e hartimit të Planit të ri Strategjik 2011-

2014 të ShKSh-s, në rishikimin e prioriteteve vjetore të ShKSh-së. Stafi ShKSh do të përgatisë raport-progresin vjetor të Planit Strategjik, që do të diskutohet me Grupin Punës në fund të vitit përkatës. Anëtarët do të ndjekin të gjitha mbledhjet e Grupit të Punës dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë proces, Anëtarët nga rajonet përkatëse, ku do të zhvillohen tre seminaret rajonale, do të kenë përgjegjësinë e organizimit të tyre. Ata do të japin mbështetje, sipas nevojës, për Komitetin Drejtues për çështjet e lidhura me Planin Strategjik të ShKSh-së. Të veprojnë si kampionë të bashkëpunimit ndërmjet ShKSh-ShBSh-ShQSh në rajonet përkatëse. Metodologjia e punës do të vendoset në bashkëpunim me ekspertin ndërkombëtar, por koncepti bazë i kësaj detyre është puna në ekip, kështu që do të vlerësohej angazhimi për këtë qasje nga anëtarët e Grupit të Punës. Duhet të jetë e qartë se anëtarët pritet të sjellin si kontribut një perspektivë strategjike që përfaqëson interesat e ShKSh-së, si një e tërë dhe jo interesat e komunave të tyre. Anëtarëtr do tëkenë këto profile: Kryetarë (niveli politik), të cilët do të jenë në gjendje që të angazhohen plotësisht në këtë proçes. Presupozohet që ata do të sjellin përvojën e komunave të tyre (dhe jo vetëm, do të jetë mirë në qoftë se ata mund të përfaqësojnë komunat fqinje apo rajonin). Stafi i komunës (nëpunës civilë), me gjasë ata që marrin pjesë në Forumet Profesionale apo Komisionet e Përhershme. Në këtë rast ata do të jenë në gjendje të sjellin në tryezë çështjet që lidhen me veprimtarinë e përditshme të komunës.Stafi Ekzekutiv i ShKSh-së që përveç kontributit të drejtpërdrejtë, ata do të kenë përgjegjësinë edhe për menaxhimin e procesit. Grupi i Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së do të punojë në bazë të një plani pune që do të përgatitet në bashkëpunim me Drejtorinë Ekzekutiv të ShKSh-së dhe ekspertin ndërkombëtar. Ai do të jetë subjekt i rishikimit, nëse është nevoja, për t’iu përshtatur nevojave të procesit përgjatë zbatimit të tij. Përveç Draftit të Planit Strategjik 2011-2014 të ShKSh-së, puna dhe kontributi i Grupit të Punës për Planin Strategjik të ShKSh-së do të dokumentohet në raporte të përgatitura nga Zyra Ekzekutive e ShKSh-së. Grupi i Punës për Planin Strategjik të ShKSH-së do të takohet sipas kërkesës së planit të punës, kryesisht në mjediset e ShKSh-së, përveç rasteve kur vendoset ndryshe nga menaxhimi i projektit.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.16. Prill

Skema e granteve të vogla për komunat S

kema e Grantit të Vogël ka për qëllim të ndihmojë bashkëpunimin ndërmjet Komunave të Shqipërisë dhe do të zbatohet nga projekti ZhShKSh, Faza Përmbyllëse, i mbështetur nga SIDA. Ajo konsiderohet si një “Thirrje pilot” që përfshin masa, që kanë për qëllim të mbështesin përmirësimet në ofrimin e shërbimeve në lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë e reja të caktuara rishtazi për Komunat Shqiptare. Përveç krijimit të kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve, ajo ka për qëllim të përgatisë komunat për bashkëpunimin në kuadrin e programeve të Komisionit Europian, si dhe për përgatitjen e projekteve të realizueshme e të qëndrueshme dhe forcimin e kapaciteteve administrative të përfituesve dhe institucioneve kombëtare për zbatimin dhe menaxhimin e projekteve. Autoriteti kontraktues është Shoqata e Komunave të Shqipërisë. Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për paraqitjen, përzgjedhjen dhe zbatimin e aktiviteteve të financuara nga kjo thirrje. OBJEKTIVAT DHE PËRPARËSITË Objektivi i përgjithshëm i skemës së grantit është të sigurojë që komunat kanë njohuritë dhe mjetet më të mira për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara rishtazi

- ZhShKSh Faza Përmbyllëse – (nëpërmjet bashkëpunimit ndërkomunal). Aktivitetet e përbashkëta të zbatuara brenda skemës së grantit duhet të kenë për qëllim ndikimin në situatën social-ekonomike të popullsisë, të përmirësojnë menaxhimin e përbashkët të burimeve njerëzore, natyrore dhe kulturore dhe të forcojë kohezionin në rajonin në fjalë. Objektivat e programit të arrihen nëpërmjet zbatimit të katër masave: Masa 1: Zhvillimi mjedisor i qëndrueshëm me theks mbrojtjen, promovimin dhe menaxhimin e zonave të pyllëzuara e burimeve të tjera natyrore dhe ekosistemeve. Shumë komuna shqiptare zotërojnë zona të mëdha pyjore dhe burime të tjera natyrore dhe ekosisteme. Prandaj kjo masë tenton të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të autoriteteve lokale dhe kombëtare në krijimin e politikave te përbashkëta mjedisore dhe programeve pilote, si dhe përfshirjen e shoqërisë civile në proces. Për këtë arsye do t’i jepet rëndësi menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore për zhvillimin ekonomik të një rajoni të dhënë. Masa 2: Menaxhimi i mbetjeve të ngurta. Politika e Bashkimit Evropian lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve natyrore ka ardhur duke u rritur për nga

rëndësia, qysh nga vitet 1980. Menaxhimi i mbeturinave, në mënyrë të veçantë, është bërë një çështje madhore, të cilës shumica e shteteve anëtare të BE i është përgjigjur me një sërë masash. Përveç adaptimit të një ligji për klasifikimin e mbeturinave në Shkurt 2005, Shqipërisë dhe autoriteteve të saj lokale, në veçanti, do t’ iu duhet edhe një farë kohe përpara se praktikat e menaxhimit të mbetjeve të arrijnë një nivel të kënaqshëm, jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për të përmbushur standardet e BE. Prandaj kjo masë tenton të mbështesë përcaktimin e veprimeve dhe strategjive në përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta në komuna. Masa 3: Menaxhimi i ujit. Sistemet e furnizimit me ujë në Shqipëri janë të vjetruara. Familjarët kanë ujë të rrjedhshëm, mesatarisht, vetëm për gjashtë orë në ditë në zonat rurale. Megjithëkëtë, janë ndërmarrë disa hapa pozitivë për të përmirësuar menaxhimin e burimeve të ujit, përfshirë kompjuterizimin e faturimit dhe sistemet e mbledhjes, krijimin e një Drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës-kanalizimeve për të mbuluar çështjet e ujit të pijshëm dhe ato sanitare në zonat rurale dhe transferimin e përgjegjësisë për përcaktimin

Nr. Aplikant

Titulli i Projektit

1

Bushat, Shkoder

2

Petrele, Tirane

3 4

Novosele, Vlore Papër, Elbasan

5 6

Kolonje, Lushnje Gjepale, Durres

7

Mollaj, Korce

8

Ostren, Diber

9

Lumas Berat

10 11 12

Gjinar, Elbasan Kthelle, Lezhe Qender-Fier, Fier

Ngritja e kapaciteteve Menaxhuese të mbetjeve të ngurta urbane në komunat Bushat, Dajc, Hajmel, Blinisht, Bashkia Vau i Dejës në bashkëpunim me Ndërkomunalen Zadrima Promovimi i vlerave trashëgimore natyrore dhe historike të komunës Petrelë dhe komunave përreth Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta Përmirësimi i menaxhimit të ujit për të rritur mirëqënien e komunitetit Ambient i Pastër-Mikpritja Jonë Shpim pusi dhe furnizim me ujë të pijshëm të fshatit Hardhishtë Kthimi në pyll-park të pyllit të dushkut në fshatin Dvoran Përmirësimi i cilësisë së jetesës duke rritur sigurinë e komunikimi Problematika e gërryerjeve të lumit Lapardhica dhe marrja e masave për zvogëlimin e erozionit nga të dyja anët Miqtë e Malit Përmirësimi i Kushteve për Zhvillimin e Turizmit Krijimi i Infrastrukturës së nevojshme dhe sensibilizimi i komunitetit, domosdoshmëri për një menaxhim më të mirë të mbetjeve urbane dhe zhvillim të qëndrueshëm mjedisor

Masa Shuma e kërkuar përfundimtare M2 1.156.000

4

1.296.000

2 3

1.100.000 971.332

1&4 3

903.000 649.000

1

780.000

4

817.928

1&3

630.013

4 4 2

651.260 1.266.267 710.000

e tarifës tek autoritetet lokale (që nga Marsi 2005). Ndërkohë që ekziston një Strategji Kombëtare për Ujin dhe Higjienën, duhen bërë përpjekje më të mëdha për rritjen e kapaciteteve lokale për të menaxhuar këto përgjegjësi të reja. Prandaj kjo masë ka për qëllim të mbështesë përcaktimin e veprimeve dhe strategjive të përbashkëta që do t’i ekspozonin komunat (dhe komunitetet) ndaj praktikave të reja të menaxhimit të ujit, veçanërisht zonat e baseneve të lumenjve dhe rezervuarve që ju përkasin një grupi të përbashkët të autoriteteve lokale. Masa 4: Zhvillimi ekonomik me theks turizmin: Sektori i turizmit për Shqipërinë përfaqëson një potencial ekonomik të pashfrytëzuar. Kjo masë ka për qëllim të mbështesë përcaktimin e veprimeve dhe strategjive të përbashkëta me objektiv përkrahjen e zhvillimit ekonomik te qëndrueshëm lokal dhe rajonal, nëpërmjet turizmit dhe shtrirjes së produkteve të ndryshme të turizmit në zonat rurale të Shqipërisë. Masa i jep përparësi llojeve alternative të turizmit (turizmit rural dhe familjar, ekoturizmit, etj.) të zhvillohen paralelisht me format më tradicionale. Masa tenton të fuqizojë të gjithë sektorët e ekonomisë që kontribuon në ndërtimin e një identiteti të fortë dhe të veçantë për një rajon të dhënë. Kjo përfshin promovimin dhe mbrojtjen (marka, hyrje më të mirë në treg) e prodhimeve artizanale tradicionale dhe produkteve të tjera (p.sh agro-ushqimore). LISTA E PROJEKTEVE FITUESE Komisioni i Vlerësimit për Skemën e Granteve të Vogla pas përgjigjeve të aplikantëve për rishikim të buxheteve të projektpropozimeve të tyre, miratoi listën përfundimtare të projekteve fitues të Skemës së Granteve të Vogla. Ky aktivitet, i cili synon nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal dhe përmirësimin e kapaciteteve të komunave në ushtrimin e kompetencave të reja, ka përparuar dhe janë shpallur 12 komunat fituese. Zbatimi i këtyre projekteve ka nisur gjatë muajit Mars 2011 me nënshkrimin e kontratave. Projektet zgjasin deri në Dhjetor 2011

PËRP ARËSITË VJET ORE TË VEPRIMT ARISË SË SHOQA TËS SË KOMUNA VE PËRPARËSITË VJETORE VEPRIMTARISË SHOQATËS KOMUNAVE (Vijon nga faqja 1) Aktivitetet kryesore 1. Paketë informuese për shërbimet dhe përfitimet nga anëtarësimi në ShKSh 1. Takim me kryetarët e rinj të zgjedhur 2. Iniciativa të tjera PËRP ARËSIA 4 PËRPARËSIA Rritja e kapaciteteve të komunave për një zhvillim organizativ të përmirësuar për të kryer më mirë funksionet në kuadër të decentralizmit dhe për të ofruar shërbime më të mira Aktivitetet kryesore 1. Bashkëpunimi me 12 komuna për përgatitjen e studimit mbi strukturën organizative 2. Botimi dhe shpërndarja e rekomandimeve në 308 komuna. PËRP ARËSIA 5 PËRPARËSIA Rritja e Rolit të Këshillave të Komunave në aktivitetin e Shoqatës; Në funksion të forcimit të Shoqatës së Komunave është vendosur që përparësi të kenë përfshirja e Këshilltarëve të Komunave pasi deri tani vëmendje i është kushtuar Kry-

etarëve dhe punonjësve të tyre. Këshillat e Komunave janë pjesë organike e qeversjes vendore vendim-marrëse, cka e bën mjaft të rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në Shoqatë. Aktivitetet kryesore 1. Organizimi i 12 takimeve rajonale me këshilltarë të komunave për të diskutuar me ta veprimtarinë e Shoqatës PËRP ARËSIA 6 PËRPARËSIA Mbështetja e Bashkëpunimit Ndërkomunal. Rritja e kapaciteteve të stafit të komunave përmes trajnimeve për kryerjen e funksioneve kyc për qeverisjen vendore, mbështetjes teknike dhe shpërndarjes së informacionit për cështjet aktuale dhe më rëndësi për qeverisjen vendore. Aktivitetet kryesore 1. Implementimi i 12 projekteve të Mekanizmit të Granteve të Vogla 2. Shpërndarja e Publikimit të ShKSh mbi Bashkëpunimin Ndërkomunal PËRP ARËSIA 7 PËRPARËSIA Intensifikimi i rolit lobues të Shoqatës

gjatë hartimit të politikave kombëtare; Përfaqësimi i interesave të komunave në hartimin e politikave qendrore dhe përfshirja e grupeve të anëtarësisë në aktivitete lidhur me advokimin dhe zhvillimin e politikave. Aktivitetet kryesore 1. Takime rajonale për diskutim mbi draft Strategjinë e Mbetjeve 2. Takime për Rekomandime për Draft Strategjinë e Furnizimit me Ujë 3. Mbledhje të Komiteteve të Ndryshme PËRP ARËSIA 8 PËRPARËSIA Përmirësimi i platformës së komunikimit përmes faqes së internetit të Shoqatës; Zhvillimi i mëtejshëm i komunikimit efektiv me anëtarët duke përdorur teknologjitë e reja dhe ato tradicionale është mjaft i rëndësishëm dhe për numrin e madh të komunave dhe teknologjisë së përdorur nga komunat. Aktivitetet kryesore 1. Ndërtimi i Faqes së re të Internetit 2. Mirëmbajtja dhe azhornimi i saj

2011

/2

Për një qëndrim të ri ndaj qeverisjes së qytetarëve (Vijon nga faqja 1) ShKSh ka besimin e patundur se këto zgjedhje do të venë në gjithë historinë e zgjedhjeve në vendin tonë vulën e ndershmërisë dhe pjekurisë së të një shoqërie demokratike dhe, se me to do të nisë një epokë e re e këtyre zgjedhjeve drejt standarteve evropianizuese, të cilat patjetër do të sjellin një qëndrim të ri ndaj qeverisjes së qytetarëve dhe një imazh të ri. ShKSh ka besim se në të 308 komunat e Shqipërisë janë propozuar kandidatët për drejtimin e qeverisjes vendore. Padyshim që janë njerëzit më të mirë, specialistët më të devotshëm, më të përkushtuar me horizont e vizion për qeverisjen vendore, që dinë të qeverisin më shumë me shpirt se sa me formula e angazhime. Prandaj ju do të votoni për specialistët më të mirë, për ata kandidatë vizionarë që të ardhmen e komunës së tyre e shikojnë nga e ardhja e Shqipërisë evropiane. Këta kandidatë që do të marrin në duar frenat e qeverisjes vendor janë mes jush, më mirë se kushdo ata i njihni Ju, do t’i votoni për potencialet e tyre intelektuale drejtuese, qeverisëse, manaxhuese, komunikuese për vizionet, idetë e mendimet që do të shfaqin për përmirësimin e jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet, por sidomos në betejën për zhdukjen e varfërisë, e për të ndërruar cilësisht jetën në komuna. Jemi dëshmitarë se qeverisja vendore e katër viteve që kaluan, solli risi të reja. U bë një përpjekjeje madhore për decentralizimin e plotë, për transferimin e pyjeve, kullotave, ujësjellësve, kanalizimeve, taksave, rentës në masën 25 përqind gjatë 4 vjetëve, janë 4-5 fishuar grantet konkurruese e plot reforma që kanë ndërruar cilësisht jetën në komuna. Por shmëkush është i vetëdijshme se ka edhe shume probleme për t’i zgjidhur, prandaj këto zgjedhje le të jenë një shans për risi e mundësi të reja, për shoqërinë tonë demokratike në përgjithësi e për çdo komunë e qytetar në vecanti. Me bindje të plotë se zgjedhjet e reja për pushtetin vendor do të shënojnë një etapë të rezhvillimi, do të jenë për të gjithë një shans i ri, do të të sjellin një frymë të re në qeverisjen vendore që do të shënojnë një epokë të re drejt progresit dhe evropianizimit tonë.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Rekomandimembi “Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve” Drejtuar: Z. Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit, pyjeve dhe Administrimi të Ujërave I nderuar Z. Ministër, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën e Komunave dhe me mbështetjen financiare dhe teknike të Programit të DLDP Swiss Cooperation, ka realizuar gjatë muajve Janar – Shkurt 2011, procesin e fushatës së Advokim Lobimit, për “Strategjinë Kombëtare të Mbetjeve”. Qëllimi i këtij aktiviteti të përbashkët ishte marrja e mendimeve dhe evidentimi i problematikave që kjo Strategji ka në fazën e saj të zbatimi për Njësitë e Qeverisjes Vendore. Shoqata e Bashkive dhe Shoqata e Komunave, me mbështjten e DLDP-së, organizoi disa tavolina të rrumbullakëta,si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Fier, Gjirokastër, pjesmarrës të së cilës ishin përfaqësues nga NJQV-të përkatëse. Gjatë këtij procesi SHBSH dhe SHKSH u asistuan nga dy ekspertë të jashtëm, specialist në fushën e mbetjve, përkatësisht, Z. Eduart Cani, eskpert i REC ( Qëndra Rajonale e Mjedist) dhe Z. Konals Gjoka, ekspert i Co-Plan (Insituti për Zhvillimin e Habitatit), të cilët, duke iu referuar diskutimeve dhe përfundimeve të dala në çdo takim të organizuar, hartuan një raport me të gjitha konkluzionet e takimeve, në referim të pikave më kyçe të Strategjisë. Duke sjellë në vëmendje objektivat specifikë për autoritet vendore, si dhe pasojat financiare, administrative dhe ligjore që “Strategjia Kombëtare e Mbetjeve” , ka për NJQV-të, në përfundim të këtij procesi, më poshtë gjeni të renditura, disa prej rekomandimeve të përbashkëta që SHBSH dhe SHKSH, kanë evidentuar si më kritike për tu analizuar dhe diskutuar në nivel qëndror. REK OMANDIMET E PËRB ASHKËT A: REKOMANDIMET PËRBASHKËT ASHKËTA: Harmonizimi i “ Strategjisë Kombëtare të Mbetjeve”,me strategjitë e tjera sektoriale dhe ndër-sektoriale si dhe integrimi i saj në strategjinë aktuale të proceseve të tjera reformuese, ku një rol të veçantë gjen strategjia e rajonalizimit të vendit, apo strategjitë për zbutjen e varfërisë, etj. Përafrimi më i shkallëzuar dhe në një masë më të zbutur i Strategjisë Kombëtare me direktivën kuadër të BE-së së Mbetjeve,duke konsideruar se kjo direktivë është e re për vetë Evropën. Pamundësia e buxheteve aktuale të NJQV-ve për t’iu përgjigjur kërkesave që adreson strategjia, jo vetëm për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por edhe ato të rrezikshme e të tjera. Përcaktimi i një roli më të qartë të secilit institucion qëndror apo lokal në zbatimin e Strategjisë. Të përcaktohet roli më i qartë i Këshillit të Qarkut, në koordinimin e NJQV-ve në sipërmarrjet për mbetjet, përcaktimin e fushave rajonale tranzitore, si dhe në lehtësimin e barrës njerëzore dhe teknike. Fuqëzimi i rolit të Këshillit të i Qarkut, i cili mund dhe duhet të luajë një rol më aktiv në ndihmë të pushtetit vendor, sidomos në organizimin, koordinimin dhe asistencën teknike. Ngritja e fondit të mjedisit si një mekanizëm efikas në lehtësimin e barrës fiskale për pushtetin vendor. Ky fond mund të adresojë në mënyrë imediate, çështjen e mbylljes së pikave jo sanitare të mbetjeve, pastrimin e trupave ujorë dhe hapësirave publike nga ngarkesa e madhe me mbetje. Ai mund të shërbejë edhe si një mundësi bashkërendimi me specialistët apo OJF-të në përgatitjen e planeve të menaxhimit dhe edukimit të qytetarëve. Sanksionimi shprehimisht me ligj, për të mundësuar një angazhim më të qartë për NJQV-të, në përcaktimin përfundimtar të fushave rajonale dhe lokale. Bërja e studimeve të fizibilitetit për përcaktimin e vend-depozitimeve brenda një rajoni të caktuar. Ngritja e forumeve kombëtare të diskutimit dhe bashkëpunimit si dhe e një rrjeti të shkëmbimit dhe rritjes së njohurive. Në këtë aspekt Shoqata e Bashkive dhe e Komunave, luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e një platforme diskutimi në lehtësimin e kësaj nisme shumë të rëndësishme.

MEN AXHIMI I PR ON AVE MENAXHIMI PRON ONA PUBLIKE Të menaxhosh mirë pronat publike do të thotë të qeverisësh mirë. Ky është një nga synimet e veprimtarisë së Shoqatës së Komunave të Shqipërisë e cila përmes veprimtarive të saj ndikon te anëtarët e saj në ushtrimin e funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara nga ligji edhe në këtë problem. Prej një periudhe 6 muajore Shoqata e Komunave të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive mbështetur financiarisht nga OSBE-, duke i vlerësuar pronat publike mjet shumë të rëndësishëm për ushtrimin e funksioneve qeverisjes vendore, ka zbatuar projektin: “Menaxhimi i pronave publike nga njësitë e qeverisjes vendore”. Zbatimi i këtij projekti ka si qëllim që të stimulojë përfundimin sa më parë të procesit të transferimit të pronave publike nga pushteti qendror në njësitë e qeverisjes vendore, si dhe të ndikojë në krijimin dhe organizimi e strukturave për menaxhimin e pronave publike vendore sipas kërkesave ligjore. Bazuar në praktikat më të mira të përdorura nga njësitë përzgjedhëse të qeverisjes vendore, në kuadër të këtij projekti ështe hartuar edhe një Guidë Praktike mbi transferimin të aseteve vendore për t’i njohur NJQV-të, me procesin e transferimit dhe regjistrimit të pronave, duke iu referuar të gjithë legjislacionit që vepron në bazë dhe për zbatim të këtij procesi. Në guidë evidentohen edhe problematikat e hasur në NJQV-të e vizituara nga grupi i ekspertëve.

Nr.16. Prill

2011

/3

Komente rreth Projekt - Strategjisë Sektoriale të Furnizimit me Ujë dhe Shërbimit të Kanalizimeve Shoqata e Komunave dhe ajo e Bashkive të Shqipërisë i ka dërguar një sërë rekomandimesh Z. Ylli Manjani, zv/ministër i MPPTT në lidhje me Projekt-strategjinë Sektoriale të Furnizimit me Ujë dhe Shërbimit të Kanalizimeve. Materiali është përgatitur duke marrë në konsideratë “funksionin e furnizmit me ujë dhe kanalizimeve” në kuptim të Ligjit nr. 8652. Në material theksohet se projekt-strategjia evidenton qartë dhe problematikën teknike dhe ekonomike që reflekton sot ofrimi i sherbimit të furnizmit me ujë dhe kanalizimeve në Shqipëri. Strategjia shpreh qartësisht objektivat dhe masat respektive për adresimin e këtyre problemeve, gjithashtu. Transferimi i aksioneve dhe aseteve të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve është realizuar (sipas draft strategjisë në masën 90% pa marrë në konsideratë faktin se kjo nuk ka ndodhur të paktën në Tiranë dhe në Durrës që bëjnë më shumë se 10 % të aksioneve pasi shërbejnë së bashku për rreth 30% të popullsisë). Pavarsisht transferimit, akoma decentralizimi mbetet një cështje e cila nuk është ezauruar për të bërë të mundur që njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) të ushtrojnë këtë funksion në përputhje me dispozitat e ligjit 8652, ligji i cili është bazë dhe e vetmja platformë ligjore për përcaktimin dhe shpërndarjen e përgjegjësive për funksionet e “veta” të njësive të QV. Shoqatat vërejnë se transferimi i pronesisë, në fakt, nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me vendimarrjen, e cila terësisht ndikohet nga institucionet që ushtrojnë “të drejtën” për shpërndarjen e fondeve, përfshi këtu Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve Publike, Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve dhe së fundmi Entin Rregullator, roli i të cilit rezulton të zëvendësojë në masë të konsiderueshme autoritetin e njësive vendore. Nëse këto cështje do të quhen të ezauruara, atëherë skema institucionale (gjithsesi e pa tonifikuar qartë) që ngre strategjia rrezikon të mos funksionojë pa qartësuar rolin e të zgjedhurve vendorë në procesin prioritizimit të objektivave dhe shpërndarjen e mjeteve financiare (shembull janë të gjitha vendet përfshi këtu Kosovën, Maqedoninë, Bullgarinë etj., të cilat kanë nxitur rajonalizimin pa përfunduar procesin e decentralizmit, dmth duke evituar ushtrimin e të drejtës së vendimmarrjes në nivel vendor). SHBSH dhe SHKSH arsyetojnë se aktualisht kalimi i funksionit në njësitë e QV (dmth decentralizimi) është i pjesshëm për tre arsye: a) Njësitë e Qeverisjes Vendore nuk kanë mandat të plotë per arsye sepse ato ushtrojnë “një mandat të pafinancuar); b)Vendimmarrja është e komplikuar, Ligji 9901 “Për shoqëritë tregtare” nuk është hartuar për shërbime publike edhe kur ato menaxhohen si njësi komerciale. Ky nuk përcakton përgjegjësitë për vendimmarrje në nivel vendor; skema nuk funksion dhe për rrjedhojë vendimmarrja është e kufizuar vetëm tek këshilli mbikqyrës duke mënjanuar plotësisht funksionimin e asamblesë dmth Këshillin vendor dhe vecanërisht kryetarin e bashkisë nga cdo vendimmarrje dhe c) Strategjia neglizhon totalisht VKM nr. 550, datë 07.02.2002, mbi Dokumentin e Poltikave për Decentralizimin e Sektorit dhe masat për zbatimin e këtyre poltikave. Dokumenti është një strategji për ndërmarrjet/kompanitë jo një strategji e cila harmonizon interesat e Pushtetit Vendor. Shërbimi i furnizimit me ujë dhe kanalizimeve është një shërbim publik, i vecantë në llojin e vet (gjë që njihet si i tillë në dokumente, por jo në Ligjin 9901) dhe jo një shërbim komercial, kështu që Ligji 9901 duhet të ndryshohet, që për rastet kur njësitë e QV zgjedhin te administrojnë shërbimin në kuadrin e një kompanie aksio-

nere, të përshtatet me vecoritë që ka sektori, vecanërisht për të siguruar përfaqësimin e perhershëm të kryetarit të bashkisë/komunës dhe sigurimin e rolit të tij ne forumet e asamblesë së përgjithshme dhe asaj të jashtëzakonshme të kompanisë. Shoqatat që përfaqssojnë Njësitë e Qeverisjes Vendore shprehin medimin se Dokumenti eviton të jape konsiderata për rolin dhe funksionet e Asamblese së Përgjithshme (dhe mbledhjeve të zakonshme ose të jashtëzakonshme) të Ortakëve duke lënë të kuptohet se e vetmja përgjegjësi e këtij forumi vendimmarrës është emërimi i Këshillit Mbikqyrës. Dokumenti eviton gjithashtu të japë konsiderata mbi skemën financiare, rritjen e transparencës për shpërndarjen e buxhetit për Njësitë e QV, etj. Shërbimi i furnizmit me ujë dhe kanalizimeve është një funksion i “vet” i komunave (ashtu si dhe bashkive ) të cilat vetqeverisin këtë shërbim në zonat jashtë juridiksioneve të ndërmarrjeve /kompanive. Strategjia e njeh këtë fakt, por nuk parashikon masa/objektiva apo veprime të cilat do të tentojnë të vendosin kontroll, të asistojnë, sigurojnë financimet e nevojshme dhe informacion mbi mbulimin me shërbim dhe parametra të tjerë në këto zona që nuk mbulohen nga ndërmarrjet aktuale. Projekt- Strategjia eviton të atakojë problemin më të rëndësishëm dhe pikërisht dokumentimin e pronësisë mbi asetet, në kundërshtim me cdo ligj që qeveris këtë aspekt, duke përjashtuar në këtë mënyrë cdo mundësi për njësitë e QV të zgjedhin një formë tjetër të ligjshme dhe duke shtyrë drejt rajonalizimit të detyrueshëm, pavarsisht të drejtës ligjore për të vendosur dhe zgjedhur formën më të përshtatshme për menaxhimin e shërbimit. Gjithashtu Strategjia anashkalon autoritetin dhe rolin e njësivë të QV duke e zëvendësuar atë me autoritetin e Entit Rregullator. Dokumenti eviton të japë hapsirat e nevojshme dhe të përcaktojë rolin e njësivë të QV dhe një mekanizëm të detajuar për monitorimin, vlerësimin, raportimin dhe përditësimin e arritjes së objektivave strategjikë duke bërë edhe një herë evidente se strategjia është ndërtuar tërësisht nga këndvështrimi i Qeverisë Qendrore. Projekt dokumenti përmban vlerësimë të kostove lidhur me nevojat kapitale dhe të asistencës teknike gjithsesi relativisht më të ulta krahasuar me vlerësime të ngjashme në dokumentat e mëparshëm strategjikë përfshi këtu edhe strategjinë aktuale për mbrojtjen e mjedisit në të cilën janë llogaritur mbi bazë vlerësimi, kostot për arritjen e po të njëjtave objektiva në shërbimin e kanalizimeve të cilat vlerësohet sa dyfishi i i kostove kapitale relevante në dokumentin e propozuar. Për arsye të kostove dhe mungesës së burimeve të financimit, zbatimi i strategjisë do të rezikojë të anashkalojë adresimin e problemeve kryesore të cilat lidhen me mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e kapitalit, reduktimin e ujit të prodhuar, për rrjedhojë uljen e ujit pa të ardhura, rritjen e mbulimit me shërbim dhe përmirësimin e tregueseve që lidhen me to, të cilat përbëjnë problemin kryesore, shkaktojne kostot më të mëdha, janë shkak për keqpërdorimin e burimeve ujore, etj., krahasuar me kostot administrative dhe duke i dhënë kësisoj përparësi rajonalizimit. Mbi bazën e observimeve më sipër grupi i punës shtroon një sërë pyetjesh të cilat kërkojnë përgjigje: -Kush është/duhet të jetë aksi qeverisës, institucional dhe ligjor për zhvillimin e sektorit: Një strategji e udhëhequr tërësisht nga parimi i ekonomive të shkallës? (sic paraqitet drafti aktual); Nje strategji e udhëhequr tërësisht nga parimi i subsidiaritetit (nuk ka një të tillë)? Apo një strategji që balancon këto dy parime mbi bazën e një analize rast pas rasti të kushteve konkrete të terrenit dhe vullnetin e të zgjedhurve vendor (nuk ka nje të tillë).


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.16. Prill

2011

/4

Panairi i Sarajevës - Një eksperiencë shumë e mirë Nga data 9-11 Mars në Sarajevë u mbajt Panairi Ndërkombëtar i organizuar nga NALAS (Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Vendore të Europës Juglindore). Në këtë event organizuar nga Nalas, “Panairi Nexpo”, i mbështetur nga dldp dhe me kontribut financiar të shoqatave shqiptare; të Komunave dh asaj të Bashkive (respektivisht mbuluan kostot për 9 komuna e 7 bashki, nga Qarqet Shkodër e Lezhë). Në panair u mblodhën se bashku njësi të qeverisjes vendore nga e gjithe Europa Juglindore dhe perfaqesues te institucioneve dhe bizneseve europiane. Shoqata e Komunave në bashkëpunim me dldp mbështeti 9 komuna të merrnin pjesë në panair. Komunat pjesëmarrëse ishin Milot, Orosh, Bushat, Gur I Zi, Blerim, Dajc Lezhe, Dajc Shkoder, Kallmet dhe Ana e Malit. Panairi kishte një program të ngjeshur dhe aktivitet të gjerë. Paralelisht me panairin u zhvilluan aktivitete interesante praktike e teorike. Panairi kishte një pjesëmarrje shumë të gjerë. Morën pjesë 100 Njwsi tw Qeverisjes Vendore nga Evropa Jug-Lindore; 40 Njwsi Vendore nga Evropa Perëndimore; 50 Agjenci Zhvillimi: Donatorë, Agjensi Qeveritare; 50 Investitorë: Banka, Biznese, Kompani energjetike etj. Me shumë rëndësi ishin sesionet interactive për “Integrimi europian” dhe “Binjakzimi midis NJQV - ve, etj. Me interes u ndoqën edhe seminare me temat për diskutim: Eficienca e energjisë, përfshirja sociale, turizmi kulturori, integrimi urban, ndërtimet jo formale etj. Pjesmarrja në këtë panair u krijoi hapësira NJQV të gjejnin mundesi financimi duke u takuar me investitorë e bisnesemen te ndryshëm, për të tërhequr investime dhe te shkëmbejnë praktiakt e mira me njeri-tjetrin. Aty u demnostruan rezulatatet e praktikave dhe metodat innovative të aplikuara per permiresimin e kushteve dhe te ardhmen e banoreve te NJQV-se. Në këtë panair pjesemarresit nga njësitë tona të qeverisjes vendore prezantuan 15 praktikat e prezantuara ne konkursin e praktikave me te mira të organizuar nga dldp ne kuader te programit per mbeshtetjen e Njesive te Qeverisjes Vendore ne Qarqet e Shkodres dhe te Lezhes. Panairi i Sarajevës ishte një aktivitet me shumë interes, një shkollë për këmbimin e eksperiencave e praktivave më të mira.

NEXPO – Panairi Ndërkombëtar, NALAS , Sarajevë, 10 Mars 2011 Deklaratë për Pushtetin Vendor në përballje me të ardhmen: QEVERISJE E MIRË, PËRFSHIRJE SOCIALE DHE INTEGRIMI EVROPIAN Ne, kryetarët e bashkive dhe përfaqësuesit e zgjedhur të pushtetit rajonal dhe lokal në Europën jug-lindore, në takimin e përbashkët në Sarajevë me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Bashkive NEXPO, organizuar nga NALAS, kemi rënë dakord për deklaratën e mëposhtme: Vendet dhe popujt e Europës jug-lindore duhet të zënë shume shpejt vendin që iu takon në Bashkimin Europian. Kjo gjë do shënojë një hap tjetër të madh drejt bashkimit të kontinentit tonë dhe si rezultat drejt përmirësimit të qëllimeve tona të përbashkëta, arritjes së paqes, stabilitetit dhe begatisë. Nëse e ardhmja për anëtarësinë në BE do të vazhdojë të mbetet e besueshme dhe tërheqëse për qytetarët, y BE-ja duhet të caktojë një afat të qartë e realist dhe rrugën që duhet të ndjekë çdo shtet, duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet, me kusht që hapat e nevojshëm të ndërmerren në mënyrën dhe kohën e duhur për të plotësuar kriteret për anëtarësim y Çdo vend duhet të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, ku secili nivel qeverisjeje të luajë rolin e tij. Nëse lejohet të vazhdojë kjo gjendje paqartësie, potencialisht do të jetë e dëmshme dhe e rrezikshme për vendet. Misioni ynë i përbashkët evropian na vë përgjegjësi të mëdha të gjithëve ne – Bashkimit Evropian dhe vendeve të tij anëtare, qeverive qendrore dhe lokale të rajonit tonë, dhe qytetarëve dhe partnerëve tonë. THIRRJA JONË PËR BASHKIMIN EVROPIAN – PËRFSHIRJA E PUSHTETIT VENDOR! Megjithatë, aktualisht duket se institucionet e BE-së po e nënvlerësojnë rolin thelbësor të pushtetit vendor të rajonit në përgatitjen për integrim në BE. Për shembull, Komunikata e fundit e Komisionit Evropian, “Strategjia për Zgjerim dhe Sfidat Kryesore 2010-2011”, pothuajse nuk e përmend pushtetin vendor, ndërsa me të drejtë thekson rolin e shoqërisë civile dhe të organizatave me bazë komunitetin lokal. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje institucioneve të BE-së: y Të përfshijë dimensionin e pushtetit vendor në planifikimin strategjik dhe operacional për zgjerim të BE-së y Të përfshijë pushtetin vendor, në veçanti nëpërmjet shoqatave tona kombëtare dhe rrjetit të tyre NALAS, duke bërë konsultime dhe dialog në lidhje me këto çështje y Të sigurojë që programet për financim që lidhen me aderimin në BE të jenë të vlefshme për të asistuar pushtetin vendor në përgatitjen për aderim dhe të arrijnë zhvillim të një cilësie të lartë (shihni më poshtë) Ne kërkojmë që Komiteti i Rajoneve, të përmirësojë koordinimin e punës me rajonin tonë, i cili aktualisht përbëhet nga 4 grupe pune të veçanta dhe të përfshijë NALAS-in si vëzhgues që të mund të ndihmojë në identifikimin e çështjeve të përbashkëta dhe të promovojë të mësuarin me shkëmbim.

ÇFARË KEMI NEVOJË PËR QEVERITË TONA KOMBËTARE? Në rajonet tona, procesi i decentralizimit nuk është përfunduar akoma dhe nuk është adekuat. Transferimi i kompetencave në nivel lokal shpeshherë nuk është shoqëruar me transferimin e burimeve të nevojshme për t’i vënë në zbatim këto kompetenca. Për më tepër, qeveritë vendore – nëpërmjet shoqatave tona të qeverisjes vendore – nuk janë konsultuar mjaftueshëm në lidhje me përgatitjet dhe planet për aderim në Bashkimin Evropian, përfshirë këtu dhe programet për financim për paraaderim. Për këtë arsye, i bëjmë thirrje qeverive tona qendrore: y Të përshpejtojnë procesin e decentralizimit, duke bërë transferimin e kompetencave të nevojshme, dhe të burimeve financiare dhe njerëzore y Të përfshijnë shoqatat e pushtetit vendor në të gjitha fazat e procesit të decentralizimit, vendimmarrjes financiare dhe përgatitjes për anëtarësi në BE y Të vazhdojnë konsultimet dhe bashkëpunimin me Këshillin e Evropës, ekspertiza e të cilit është thelbësore për përmbushjen e strandarteve evropiane PROPOZIMET TONA NË LIDHJE ME FINANCIMIN PARA-ADERIMIT Në lidhje me çështjen kyçe të instrumenteve dhe programeve financiare për para-aderim, në veçanti për periudhën pas vitit 2013, ne i kërkojmë BE-së dhe qeverive tona qendrore të vënë në zbatim pikat e mëposhtme: y Shoqatat e pushtetit vendor, përfshirë dhe NALAS-in, duhet të përfshihen që në fillim të negociatave, konsultimeve dhe vendosjes së prioriteteve y Instrumentet duhet të përfshijnë prioritete specifike të lidhura me qeverisjen vendore dhe duhet të sigurojnë që të identifikohet në mënyrë të qartë dimensioni i qeverisjes vendore për prioritete të tjera të gjera (p.sh. mundësitë e barabarta, përfshirja sociale etj.) y Një pjesë e rëndësishme e financimit për para-aderim duhet t’i kushtohet pushtetit vendor, duke u konsultuar me qeveritë qendrore, në mënyrë që pushteti vendor të jetë në gjendje të përgatitet në mënyrën e duhur për anëtarësim në BE-në. y Duhet të ketë programe specifike ose zëra në buxhet për qeveritë rajonale apo lokale, me procese që i përshtaten rolit të tyre dhe situatës në të cilën ndodhen, si institucione publike demokratike y Duhet t’u ofrohet financim njësive të asistencës teknike për pushtetin vendor, të menaxhuara nga shoqatat e pushtetit vendor, për të mbështetur autoritetet lokale në hartimin e projekt propozimeve me cilësi të mirë DREJT ADERIMIT NË BE – SFIDAT PËR PUSHTETIN VENDOR Për ne, çështjet e qeverisjes së mirë dhe integrimit në BE janë

të lidhura ngushtë me njëra tjetrën – këto janë dy anët e medaljesa. Ne përballemi me të paktën katër sfida kryesore në përgatitjen për anëtarësim në BE dhe më tej: y Një pjesë tepër e madhe e ligjeve dhe rregullave të BE-së duhet të vihen në zbatim nga pushteti vendor, ose kanë një ndikim të drejpërdrejtë te pushteti vendor y Duke qenë pushteti vendor ai që është më afër qytetarëve, duhet të ndërtojmë një “dimension evropian” në punën tonë, ta sjellim Evropën sa më afër qytetarëve tanë, duke i përfshirë ata në çështje të mëdha të BEsë dhe duhet t’iu ofrojmë informacionin e duhur y Cilësia e përgjithshme e administratave tona të qeverisjes vendore duhet përmirësuar, për të arritur standartet e një qeverisjeje të mirë, për të menaxhuar në mënyrë efektive burimet, për të ofruar shërbime publike të mira, dhe për të arritur rezultate pozitive për qytetarët dhe për të tërhequr investime y Strategjitë tona për zhvillim lokal duhet të planifikohen mirë, duke patur në fokus qytetarët dhe pjesëmarrjen e tyre, dhe duhet të jemi në gjendje të përdorim në mënyrën më të mirë të mundshme programet territoriale për financim (IPA, fondet strukturore etj.) Në mënyrë që të arrihen këto sfida, vetë pushteti vendor duhet të ndërmarrë shumë hapa, përfshirë hartimin dhe vënien në zbatim të Plan Veprimeve për integrim në BE. Në veçanti, duhet të sigurojmë që cilësia e pushtetit vendor të përmirësohet në të gjitha dimensionet e tij. NOVACION, PËRFSHIRJE DHE QEVERISJE E MIRË Qëllimi kryesor i një qeverisjeje vendore demokratike është të ofrojë zhvillim dhe shërbime në interest të të gjithë qytetarëve, pa diskriminim dhe të promovojë mirëqënien e tyre. Kjo gjë kërkon mësim të vazhdueshëm, novacion dhe përmirësim nga ana e pushtetit vendor. Theksojmë dhe njëherë rëndësinë e Kartës Evropiane të Vetë Qeverisjes Vendore, e cila parashtron principet thelbësore të vetë qeverisjes, madje dhe nëse shumë qeveri kombëtare akoma nuk arrijnë ta zbatojnë plotësisht atë. Në këtë kontekst, nënvizojmë rëndësinë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, dhe nevojën për të inkurajuar dhe për të mbajtur pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve. Kartës Evropiane po i shtohet dhe Strategjia e Këshillit të Evropës për Novacion dhe Qeverisje të Mirë, e cila parashtron 12 principe kryesore të qeverisjes së mirë dhe përfshin një vullnet të përbashkët të qeverisë qendrore dhe shoqatës kombëtare të pushtetit vendor për të arritur objektivat e tij. Shprehim mbështetjen tonë për Strategjinë dhe principet e saj, dhe inkurajojmë shoqatat e qeverisjes vendore të punojnë me anëtarët e tyre dhe qeveritë

qendrore për të vënë në zbatim Strategjinë. Gjithashtu rekomandojnë dhe sistemin e ri të shpërblimeve për autoritetet vendore të cilat e kanë vënë në zbatim Strategjinë – “Çmimi Evropian për Ekselencë në Qeverisje” e njohur me inicialet “ELOGE”. Këtu në Sarajevë, jemi fokusuar në vecanti në çështjen e përfshirjes sociale. Strategjia për Novacion dhe Qeverisje të Mirë përfshin principin e “të drejtave njerëzore, diversitetin kulturor dhe kohezionin social, për të siguruar që të gjithë qytetarët mbrohen dhe respektohen dhe se askush nuk diskriminohet ose përjashtohet.” Theksojmë nevojën për të promovuar në mënyrë strategjike barazinë gjinore, për të përfshirë shoqërinë civile dhe për të siguruar se të gjitha minoritetet dhe grupet në disavantazh, jo vetëm të mbrohen, por dhe të ndihmohen të marrin pjesë në çështjet vendore dhe në vendimmarrje. Çështja e përfshirjes shoqërore ka një rëndësi të veçantë në lidhje me komunitetin rom ose minoritete të tjera të ngjashme, të cilët kanë vuajtur praktikisht nga diskriminimi dhe përjashtimi për një kohë të gjatë. BINJAKËZIMI DHE PARTNERITETI PËR PAQE DHE ZHVILLIM Binjakëzimi i qeverive vendore për më shumë se 60 vjet ka qenë një mjet i fuqisëhm i afrimit të popujve përtej kufijve kombëtarë për të promovuar një Evropë të bashkuar bazuar në paqe, mirëkuptim të ndërsjellë, stabilitet dhe begati. Në dekadat e fundit, këtij binjakëzimi i është shtuar dhe një përqasje që e sheh binjakëzimin si një mjet për zhvillim vendor, që ndihmon progresin ekonomik, social dhe mjedisor, përmirëson shërbimet publike dhe qeverisjen dhe zhvillon kapacitetin e pushtetit vendor. Me anë të partneriteteve dhe qyteteve simotra, autoritetet lokale evropiane janë bashkuar me homologët e tyre në kontinente të tjera për të promovuar vlerat e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndër-kulturor, si dhe përfitimet praktike nga të mësuarit dhe shkëmbimet me kolegët. Ne i kërkojmë CEMR, NALAS-it dhe shoqatave tona kombëtare të inkurajojnë dhe të mbështesin pjesëmarrjen e pushtetit vendor të rajonit tonë në këto forma të ndryshme të binjakëzimeve dhe bashkëpunimit ndër-kombëtar në përputhje me prioritetet e tyre. Gjithashtu i kërkojmë Bashkimin Evropian të mbajë dhe të përmirësojë mbështetjen për modalitete të ndryshme të binjakëzimve dhe partneriteteve ndër-kombëtare të pushtetit vendor, të përshtatura me nevojat dhe rrethanat e kohës për periudhën pas vitit 2013. PËRFUNDIME Falenderojnë NALAS-in, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Sarajevës dhe qytetin e Sarajevës, Këshillin e Evropës dhe të gjithë partnerët e tjerë, për organizimin e kësaj konference të rëndësishme dhe në kohën e duhur. Ftojmë Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Komitetin e Rajoneve, Këshillin e Evropës, së bashku me organizata dhe shoqata të tjera ndërkombëtare, t’i japin konsiderata pozitive kësaj deklarate dhe të sigurojnë vazhdimësinë që duhet. Ftojmë NALAS-in, CEMR dhe shoqatat tona të qeverisjes lokale apo rajonale ta shpërndajnë këtë deklaratë sa më gjerësisht që të jetë e mundur dhe të mbështesin dhe të promovojnë përfundimet e saj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.