Buletini Informativ nr. 14 - Prill-Qershor 2018

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.

PËRMBAJTJA 1

Fushata “Të pastrojmë Shqipërinë!”: arritje dhe mësime

2 Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve – një rrugë e gjatë drejt fuqizimit të gruas

2 Arritje të vazhdueshme në fushën e menaxhimit të mbetjeve

3 Çfarë kam mësuar nga dldp?

EDICIONI XIV-të PRILL - QERSHOR 2018

Fushata “Të pastrojmë Shqipërinë!”: arritje dhe mësime Në kuadër të aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, nisur nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, më 24 nëntor 2017, dldp nxiti bashkitë partnere të programit t’i bashkohen kësaj iniciative. Programi mori përgjigje pozitive nga bashkitë, q o f të n ë a ks i o n e ko n k re te e d h e n ë gadishmërinë për të vijuar këtë iniciativë edhe në 2018. Në fillim të viti 2018, dldp mbështeti 6 bashki partnere (Shkodër, Lezhë, Malësi e Madhe, Pukë, Dibër dhe Shijak) me burime financiare dhe asistencë teknike në mënyrë që në secilën prej tyre të mund të organizohej një fushatë disa javore në vijim të aksionit “Ta pastrojmë Shqipërinë!”. Kjo fushatë kishte si qëllim jo vetëm angazhimin e stafeve të bashkive në ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e komunitetit për pastrimin e territorit dhe mjedise më të pastra, por edhe në aksione dhe ndërhyrje konkrete në pikat problematike. Rezultati i parë i rëndësishëm i kësaj fushate ishte forcimi i bashkëpunimit institucional mes pushtetit vendor dhe degëve territoriale (agjensive të dekoncentruara) të pushtetit qendror. Në sajë të koordinimit të programit dhe mbështetjes nga Ministria e Turizimit dhe Mjedisit, u arrrit që grupet e punës në secilën prej bashkive, të koordinonin ndërhyrjet e tyre dhe të kishin mbështetjen e Institucionit të Prefektit të Qarkut dhe të degëve territoriale (institucioneve), të mbështeteshin dhe të organizonin aksione të përbashkëta me forcat e Ministrisë së Mbrojtjes. Harmonizimi i këtyre veprimeve dhe ndërhyrjeve u realizua sidomos gjatë gjithë javës 16-22 prill, duke kulmuar me aksionin e përgjithshëm në secilën prej bashkive në ditën e tokës, më 22 prill. Bashkitë partnere të dldp e vazhduan këtë fushatë edhe pas kësaj date, duke mbuluar me aktivitete të gjithë periudhën përgatitore para fillimit të sezonit turistik deri në fund të muajit maj. Të 6 bashkitë e përfshira në këtë fushatë, u mbështetën intensivisht me asistencë teknike nga ofruesit e shërbimeve ( REC, URI dhe MIA)

për të përgatitur planet e punës, identifikuar sa më saktë pikat e nxehta për ndërhyrje në bashki si dhe grupet/aktorët të cilët do t’i bashkoheshin nismës. Në fund të muajit mars u organizuan takime me të gjithë aktorët vendorë për të përcaktuar kontributin e gjithsecilit actor, rezultatet, volumet e punës së pritshme që do t’i ndihmonin si në finalizimin e buxhetit, por edhe në marrjen e masave për gjetjen e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme. Në fillim të muajit prill bashkitë u përqendruan në dokumentimin e pikave problematike, sasive të mundshme për t’u larguar dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për prokurim dhe kontraktim (ku kishte nevojë). Ndërsa në peridhën 10 prill - 31 maj të gjitha bashkitë në bashkëpunim me strukturat e tjera lokale, rajonale dhe kombëtare organizuan disa aktivitete pastrimi të shtrira përgjatë zonave të ndryshme në të gjithë teritorin e tyre. Rezultate të tjera të rëndësishme ishin angazhimi i sektorit privat dhe vullnetarëve nga institucionet vendore, lokale dhe kombëtare, si dhe gërshetimi i aktiviteteve të pastrimit me mobilizim komuniteti. Si pasojë e këtij angazhimi gjatë fushatës nuk kishim vetëm aktivitete me shkollat dhe strukturat e varësisë së Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, por edhe angazhime dhe kontribute konkrete të sektorit privat në vënien në dispozicion pa pagesë të mjeteve dhe punëtorëve në grumbullim dhe transport të mbetjeve inerte dhe atyre të përziera, sistemime sheshesh dhe mbjellje pemësh. Në këtë fushatë roli i shkollave të angazhuara përveç ndërgjegjësimit, ishte edhe promotor i mobilizimit të burimeve njerëzore dhe financiare


shtesë nga sektori privat, institucionet dhe individët. Aksione sensibilizuese pastrimi me shkollat, konkurset me materiale të riciklueshme, shfaqjet dhe vizitat përveç rritjes dhe edukimit, pasuruan edhe jetën sociale dhe kulturore të qendrave të banuara në fshatra, njësi administrative dhe qytete në të 6 bashkitë. Angazhimi direkt i programit dldp, bashkive dhe institucioneve partnere pati rezultate konkrete në terren duke mundësuar grumbullimin dhe depozitimin në landfillin e Bushatit, apo në venddepozitimet e Pukës, Porto Romanos

dhe të Peshkopisë të një sasie prej më shumë se 500 ton mbetje urbane. Në kuadër të këtij aksioni janë pastruar nga pikat problematike (hot spot-e), anët e rrugëve dhe qendrat e banuara duke i transportuar drejt pikave të grumbullimit gati 2800 m3 mbetje inerte. Janë mbjellë 110 pemë dhe drurë dekorativë, janë angazhuar 1600 vullnetarë nga institucionet publike dhe private, 23 kompani private kanë dhënë ndihmesën e tyre me mjete dhe fuqi punëtore, 8600 nxënës dhe studentë kanë kontribuar dhe marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta. Një fushatë e tillë padyshim që ndikoi në

rritjen e komunikimit të strukturave të qeverisjes vendore me komunitetin, ballafaqimit të nevojave dhe pritshmërive me realitetin, krijimin e urave të bashkëpunimit mes institucioneve dhe identifikimit e pikave të dobëta në menaxhim. Pavarësisht rezulateve pozitive të arritura në një hark kohor kaq të shkurtër, secila prej bashkive tashmë ka nxjerrë edhe mësimet e saj për mënyrën e organizimit dhe cilat janë akvitetet e duhura në mbrojtje të mjedisit dhe menaxhimit të territorit në vijimësi. Përtej njerëzve më shumë të informuar, më shumë sasi mbetjesh të grumbulluara, ky ishte edhe rezultati kryesor i kësaj fushate.

Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve – një rrugë e gjatë drejt fuqizimit të gruas Në bashkëpunim me pro-gramin dldp, UN Women, OSCE dhe Bashki të Forta, më 9 qershor, u mblodh në Shkodër Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Këshilltareve për të zhvilluar një takim 2-ditor ku fokus kryesor ishte diskutimi i çështjet që duhen ndjekur për të avancuar barazinë gjinore në nivel vendor deri në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në takim, Rrjeti diskutoi gjithashtu për një paketë rekomandimesh për ndryshime në kodin zgjedhor në kuadër të Reformës Zgjedhore. UN Ëomen dhe dldp, por edhe partnerë të tjerë kanë mbështetur ngritjen e 18 Aleancave në mbarë vendin. Takimi u mirëprit nga

kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Ademi e cila njohu të prani-shmit me sfidat dhe arritjet e kësaj bashkie në lidhje me projektet me ndjeshmëri gjinore. Përfaqësuesit e OSCE të ftuar në takim njohën pjesëmarrëset me aspektet gjinore të Reformës zgjedhore si dhe ndryshimet e pritshme në Procesin e Reformës zgjedhore. Në seancën përfun-dimtare e ftuar ishte edhe znj. Gjermeni, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila foli mbi përfaqësimin gjinor në këshillat vendor si dhe dha rekomandime mbi përmirësimin e Reformës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme vendore. Rrjeti Kombëtar i Aleancave të Grave

Këshilltare, u themelua më 8 mars të këtij viti dhe synon të koordinojë punën e përbashkët në mbështetje të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në mbarë vendin.

Arritje të vazhdueshme në fushën e menaxhimit të mbetjeve Në takimin e radhës mbajtur më 7 qershor, në mbështetje të nismës “Për zbutjen e riskut në vend depozitime” udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, dldp ka kontribuar në mbulimin e aspekte metodologjike, ngritje kapacitetesh dhe lehtësim të proceseve organizative. Kjo nismë lindi si nevojë për të njohur në thellësi gjendjen ekzistuese të vend depozitimeve në rrafsh kombëtar dhe për të adresuar një grup zgjidhjesh të përshtatshme për zbutjen e risqeve që këto infrastruktura shfaqin. Kjo nismë përfshiu stafet e Prefekturave dhe Bashkive në të gjithë Shqipërinë. Procesi i nisur në fillim të muajit

Shkurt dhe i përmbyllur në një afat rekord 3 mujor, përfshin punën në terren të mbi 250 ekspertëve vendorë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme pasuruan platformën e të dhënave me gjithë të dhënat teknike të nevojshme. Për të mundësuar zbatimin e kësaj Metodologjie është amenduar VKM Nr. 452, dt. 11.07.2012 “Për lendfillet e mbetjeve”, me mbështetjen e GIZ Albania. Në këtë mënyrë bëhet e mundur që bashkitë sot të arrijnë disa standarde për vend depozitimin e mbetjeve të tyre për një periudhë tranzitore deri në ndërtimin e lendfilleve dhe inceneratorëve sipas masterplanit. Harmonizimi i kësaj Nisme me

instrumentet strategjike kombëtare, që janë në hartim e sipër, si dhe vlerësimi që ekspertiza akademike i jep procesit, metodologjisë dhe rezultateve të platformës së ngritur janë një bazë e sigurtë për kalimin në fazën e zbatimit të nismës “Për zbutjen e riskut në vend depozitime”. Në kuadër të punës së vazhdueshme që dldp ka bërë ndër vite dhe në bashkëpunim të ngushtë me aktorët vendorë dhe kombëtar u arrit që me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 319, datë 31 maj 2018, të botohet në Fletoren Zyrtare miratimi i masave për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve.


Çfarë kam mësuar nga dldp? “Dldlp ka kontribuar edhe me trajnime dhe kualifikime të vazhdueshme për mua si përgjegjëse sektori si dhe jam anëtare e Qendrës së Kompetencës prej mëse 3 vitesh. Jam shumë krenare së pari se ndjehem më e aftë dhe më e zhvilluar profesionalisht për veten time dhe për atë që unë ndjehem kur shkoj në institucionin tim. Më dëgjohet fjala dhe në vendimmarrjet në sektorin ku unë punoj. Mendoj që pjesa e rehabilitimit të venddepozitimit ishte shumë e rëndësishme si kontribut i dldp dhe patjetër që pjesa që dldp me ekspertët e vet ka ndikuar në vendimmarrjet në komunikimin me titullarët e institucionit duke qenë se ne vazhdimisht kemi patur ndryshime të titullarëve.”

“Kam punuar me dldp për një periudhë të gjatë si ofrues shërbimesh. Punoj për Fondacionin Shqiptar për Zhvillimin e Kapaciteteve Lokale dhe puna jonë është fokusuar kryesisht në bashkitë e Dibrës, kemi pnuar edhe në Mat dhe në Klos. Dua ta vlerësoj të gjithë punën e bërë nga dldpja për këto bashki në rritjen e kapaciteteve të stafit të bashkisë, por edhe në përgatitjen e dokumentave strategjikë, të cilat bashkitë po i përdorin sot me shumë sukses. Dldp sidomos në bashkinë e Dibrës ka mbështetur me ciklin e plotë duke filluar nga Strategjia e Territorit, që me Zonën Funksionale në fakt, dhe pastaj me Buxhetin Afatmesëm edhe me Menaxhimin e Mbetjeve. Kjo ka qenë një sukses, sepse i ka dhënë mundësi bashkisë për të kaluar në gjithë ciklin e rritjes së kapaciteteve të ofruara nga dldp gjithashtu për ta bërë pjesë edhe të Qendrës së Kompetencave edhe në ndarjen e njohurive dhe menaxhimin e njohurive. E njëjta gjë vlen edhe për bashkinë e Klosit për Zyrën me Një Ndalesë. Dua të vlerësoj profesionalizmin, por edhe qëndrueshmërinë në ndërhyrjen që ka ofruar stafi i dldp edhe nëpërmjet ofruesit të shërbimeve, por edhe direkt tek njësitë vendore.”

Antike Torba

Lindita Manga


“Si pjesë e konsulencës, asistencës teknike me dldp ne kemi një histori prej mëse 10 vitesh ku kemi filluar me evidentimin e qjendjes ekzistuese të njësive rreth 10 vite më parë të cilat u pasuan me hartimin e kurrikulave të trajnimit ku u trajnuan njësitë vendore dhe aktualisht sot ato janë kurrikula që ASPA, ne së bashku me ASPA, zhvillojmë trajnimin e gjithë specialistëve në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Gjithashtu ne kemi qenë pjesë edhe e shume punëve edhe në procesin e planifikimit ku kemi hartuar planet vendore, ku së fundi bashkë me kompaninë “Studio D” ne kemi hartuar Planin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Bashkinë Shkodër i cili u hartu mbi bazën e një sistemi monitorimi tashmë të ngritur në qytetin e Shkodrës dhe prespektiva ishte të shtriheshim në gjithë territorin administrativ të bashkisë së re. Gjithashtu, pjesë e instrumentave të cilat na kanë ndihmuar në punën tonë dhe janë hartuar nga dldp kanë qenë Modeli i Kostos që ne e përmirësuam dhe së bashku me ekspertët e SDC ne arritëm ta aktualizonim për rastin konkret të bashkisë Shkodër. gjithashtu ka qenë edhe sistemi i benchmarking dhe sistemi i monitorimit i cili pritet që të shtrihet në të gjitha njësitë administrative të bashkisë së madhe në Shkodër. Eskperienca, përveç trajnimeve me ASPA-s, eksperienca e fundit me planin e Shkodrës ishte një ndërveprim shumë frytdhënës midis stafit të bashkisë, kryetares së bashkisë dhe stafit të dldp-së dhe interesi i tyre ka qenë në çdo moment dhe kontributi i tyre në procesin e hartimit të planit ka qenë në një nivel shumë, shumë të lartë në krahasim me të gjitha eksperiencat e tjera.”

“Bashkia e Dibrës, një bashki e thellë dhe malore dhe me varfëri të madhe, besimi se Dibra mund të bëhet një zonë ku menaxhon dhe ofron shërbime të mira për qytetarët nuk ishte aq i lartë kur ne shkuam atje, por sot besoj me bindje të plotë që edhe qytetarët e Dibrës besojnë se menaxhimi i mbetjeve është një shërbim që mund të ofrohet, që mund të përballohet dhe mund të ofrojë një cilësi jete më të mirë në atë zonë jo vetëm për qytetin, por edhe për zona rurale, për zonat e thella me prioritet turistik. Veçantia tjetër, është që Dibra arriti të gjejë zgjidhje që i shërbejnë të gjithë vendit. Dhe sot që ne flasim Qeveria Shqiptare, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë nisma mbarëkombëtare që gjenerojnë nga idetë që lindin në dibër siç është përmirësimi i kushteve të venddepozitimit të mbetjeve për të ulur rrezikun që kanë në ato mjedise për shëndetin njerëzor. Për Dibrën mbështetja ka qenë në shumë dimensione, ka qenë në infrastrukturë, pra ne kemi përmirësuar gjithë shërbimin e mbetjeve nga ana infrastrukturore. Qyteti ka tashmë shërbim me mjete të reja dhe cilësi të mirë. Është zgjeruar një shërbim me infrastrukturë në disa zona të bashkisë atje ku rrugët automobilistike mbërrijnë. Nga ana tjetër është bërë planifikim i të gjithë njësisë, e cila nuk kishte ndodhur më përpara, pra e gjithë njësia Dibër me 15 zonat që ka brenda prej njësive administrative ka Plan të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe zgjidhje njësi për njësi. Më interesante ka qenë fushata që kemi bërë për ndërgjegjësimin e komunitetit, përfshirjen e tij në procesin e planifikimit që ka ndodhur me qytetarët, me kryepleqtë, me drejtuesit e njësive vendore, kryesisht me shkollat. Me shkollat ka qenë shumë intensive, atje kemi gjetur edhe zgjidhje brenda oborreve të shkollave dhe zonave me prioritet të veçantë në Bashkinë e Dibrës. Qytetarët e shohin me sy sesi mund të ndryshojë shërbimi me forma edhe të thjeshta por të mirëpranuara. Dibra, besoj që ka qenë një cikël i plotë menaxhimi ku gjithçka ka ndodhur.”

“Asistenca e dldp për Planin e Përgjithshëm Vendor dhe për Planin e Menaxhimin të Integruar të Mbetjeve ka patur një impakt të madh në zhvillimin e zonave turistike po ashtu edhe në qendrat e reja të Malësisë. Konkretisht në Razëm, Vermosh, Reç në Bogë është ofruar shumë mirë menaxhimi i mbetjeve, është mbuluar krejt zona turistike duke dhënë direkt impakt në zhvillimin e turizmit. Po ashtu Kopliku si qendër e rinovuar e Malësisë po ofrohet ky shërbim 100% në qytetin e Koplikut dhe në qytetin e Bajzës. Edhe në Gruemirë që nuk është ofruar asnjëherë shërbimi i pastrimit. Përveç se në qendrat kryesore të Gruemirës po fillohet të ofrohet edhe në zona të tjera pak më të thella. Shërbimi i pastrimit në Malësinë e madhe është rritur ndjeshëm me asistencën e dldp-së, konkretisht në 2 njësi administrative më përpara nuk ofrohej shërbimi i pastrimit kurse sot ofrohet ky shërbim në të gjitha njësitë administrative të Malësisë së Madhe dhe mbulohet rreth 80% e territorit dhe rreth 80% e popullsisë me këtë shërbim pastrimit.”

Teida Shehu

Eduart Cani

Alfred Gurraj


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.