Buletini informativ nr. 11

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1

Seminar ndërkombëtar për fuqizimin politik të grave

1 Profil i suksesshëm: Nga

angazhimet lokale në ato kombëtare - Senida Mesi

2 25 vjet ndihmë dhe

bashkëpunim me qeverinë e Zvicrës në Shqipëri

2 ZA Fest - Muzikë dhe histori nën hijen e malit

3 Udhëtim studimor në

Shqipëri i studentëve të Universitetit të Shkencave dhe Arteve të Aplikuara në Lucernë të Zvicrës

3 Ekspozita e Planit të

Përgjithshëm Vendor në Bashkinë Tropojë

4 Kurs i trajnimit të

praktikantëve Menaxhimi i Mbetjeve Bio në Austri

4 Platforma dixhitale në

ndihmë të administratës publike

EDICIONI XI-të KORRIK - SHTATOR 2017

Seminar ndërkombëtar për fuqizimin politik të grave Megjithëse shumica e grave në botë kanë të drejtë të votojnë dhe të konkurojnë për poste, ka mospërputhje të madhe mes numrit të grave dhe burrave që janë të përfshirë aktivisht në politikë dhe që kanë poste nga niveli vendor deri në atë kombëtar. Për më shumë, çështja shkon përtej shifrave, lidhet me ndikimin dhe impaktin e politikaneve gra si brenda partive të tyre ashtu edhe në trupin legjislativ ku mund të jenë, ose ku synojnë të bëhen pjesë. Në një përpjekje për të forcuar punën që po bën Helvetas në këtë fushë dhe për të ndërtuar mbi përvojat e tyre të mëparshme, ekipi GOP dhe koordinatori GSE bashkë-organizuan një seminar 5-ditor ndërkombëtar në Tiranë dhe Shkodër, mbajtur më 25-29 shtator 2017. Ekipi i Shqipërisë e organizoi aktivitetin dhe prezantoi përvojën e tij të pasur mbi këtë temë, bazuar, mes tjerash, edhe në përvojat e zbatimit të Programit për Zhvillimin dhe Decentralizimin Lokal (dldp). Seminari u ndoq nga ekipet e ardhura nga Shqipëria, Bangladeshi, Butani, Guatemala, Kosova, Kirgizstanu, Lao PDR, Nepali dhe Sri Lanka.

Seminari promovoi një qasje interaktive dhe praktike, përfshi një vizitë pune në Shkodër. Secila ditë u përqendrua në trajtimin e një dimensioni të veçantë të fuqizimit politik të grave. Mëngjeset kishin inpute më konceptuale nga moderatorët dhe pjesëmarrësit, ndërsa pasditeve u zhvillua punë grupore dhe shkëmbime. Dita e tretë e seminarit u zhvillua në Shkodër, qendra e dldp. Udhëtimi në Shkodër përfshinte një vizitë të shkurtë në kalanë e Rozafës dhe një ekspozitë interesante fotografike në muzeun Marubi, që tregonte ditët e hershme historike të fotografisë ku figura të ndryshme politike dhe fetare që ishin në fotot origjinale mungonin nga variantet e mëvonshme; kjo ishte bërë veçanërisht gjatë periudhave të trazirave dhe tranzicionit. Pas kësaj, grupi pati fatin e mirë të ishte në gjendje të vizitonte Zyrën me Një Ndalesë mbështetur nga dldp dhe patën një takim të vyer me kryebashkiaken e Shkodrës, znj. Voltana Ademi si dhe me ish-ministren e Zhvillimit Urban, znj. Gjermeni, si dhe me një antar të këshillit bashkiak, z. Galiqi. Shkëmbimi ngriti çështje rreth

balancimit të jetës personale dhe profesionale, kërkesat, sfidat dhe rastet e të qenit grua në politikë. Pati diskutime rreth strategjive për angazhimin e rinisë si brezi i ardhshëm i drejtuesve, si të angazhohen burrat, si dhe ndikimi i medias sociale në punën e tyre. Folësit dhanë rekomandime se si shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare si Helvetas mund të mbështesin më mirë gratë në politikë. U theksuan nevoja e trajnimit, por edhe monitorimi dhe drejtimi. Iu kushtua vëmendje marrëdhënieve publike, vizibilitetit përfshi praninë në mediat sociale, mes të tjerave. Shkëmbimi ishte shumë i sinqertë dhe i thellë, nganjëherë edhe personal, ndërsa politikanët tanë diskutonin hapur sfidat dhe rastet e një jete në politikë. Në ditën e fundit të seminarit morën pjesë edhe kolegët e SDC që nga ana e tyre kontribuan aktivisht në një shkëmbim gjithëpërfshirës mbi angazhimin e burrave për fuqizimin politik të grave.

Profil i suksesshëm: Nga angazhimet lokale në ato kombëtare - Senida Mesi Ju prezantojmë Zëvëndës Kryeministren tonë të re të Shqipërisë, znj. Senida Mesi. Pasi u zgjodh si anëtare e Kuvendit këtë verë, më 25 qershor 2017, ajo u emërua si numri dy i qeverisë shqiptare. Urime për ju znj. Senida Mesi, një nga anëtarët më aktive të Rrjetit të Grave në Politikë, një rrjet ky i mbështetur nga programi zviceran dldp. Më poshtë ju paraqesim një profil të përmbledhur, pjesë e katalogut të Rrjetit të Grave në Politikë, botuar nga dldp në Shtator 2017. Senida Mesi ka lindur në Shkodër, më 16 dhjetor 1977. Mbaroi studimet universitare në Universitetin e Tiranës në degën Administrim-Biznes. Në vitin 2009 diplomohet edhe në Frankfurt të Gjermanisë pranë Akademisë

“Procredit Banker's”, ndërsa në vitin 2013 merr titullin “Kontabël i miratuar” nga Autoriteti Çertifikues i Ministrisë së Financave. Aktualisht është konsulente e pavarur, profesionaliste e sistemit bankar, financës dhe ekonomisë, si dhe pedagoge me mbi 15 vite përvojë. Pa u shkëputur nga mësimdhënia universitare i është përkushtuar sistemit bankar, duke nisur punë në Procredit Bank. Më 2003 emërohet drejtore e bankës për degën e Shkodrës, ndërsa më 2011 merr rolin e drejtores rajonale për Veriun. Gjatë këtij aktiviteti ka marrë pjesë në shumë trajnime profesionale për menaxhimin, financën, komunikimin, etj. Senida Mesi: “Çfarë kemi arritur deri tani mund të duket e thjeshtë, për ju që po dëgjoni, por nuk është aspak e tillë. Ajo kërkon punë, lexim,

lobim, komunikim dhe mbi të gjitha të jesh i vëmendshëm ndaj hollësive dhe të këmbëngulësh për diçka. Vetëm këmbëngulja dhe përkushtimi bënë të mundur realizimin e tri projekteve të vogla, nëse mund t'i quaj të tilla. Nuk e di sa të tjera na presin, por përfundimisht besoj se me këmbëngulje dhe përkushtim mund të arrihet çdo gjë.”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
Buletini informativ nr. 11 by dldp albania - Issuu