Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.
PËRMBAJTJA 1
Dldp nënshkruan marrëveshjen për fazën përmbyllëse
2 Ministria e Financës dhe e Ekonomisë miraton Instrumentin e Planifikimit Financiar, si pjesë e Udhëzimeve për bashkitë e vendit
3 Çfarë kam mësuar nga dldp?
EDICIONI XIII-të JANAR - MARS 2018
Dldp nënshkruan marrëveshjen për fazën përmbyllëse Programet zvicerane, Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp) dhe Risi Albania, dy projekte këto që zbatohen nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe mbështeten financiarisht nga qeveria zvicerane nënshkruan më 23 mars marrëveshjet e bashkëpunimit me Qeverinë Shqiptare për qeverisjen vendore dhe zhvillimin ekonomik me vlerë rreth 8.2 milionë euro. Zëvendëskryeministrja Senida Mesi (njëkohësisht ish anëtare e Rrjetit të Grave në Politikë, mbështetur nga dldp) mirëpriti sot Ambasadoren Ruth Huber, Shefe e Departamentit për Bashkëpunimin me Evropën Lindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Zvicrës. Të dyja këto projekte janë vazhdim i fazave të mëparshme të mbështetjes zvicerane për Shqipërinë, ku programi dldp është në fazën e tij përmbyllëse. Pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, në fjalën e saj përshëndetëse, Mesi theksoi bashkëpunimin afatgjatë dhe më shumë se 25-vjeçar të Shqipërisë me qeverinë zvicerane. Ajo u ndal tek 2 projektet, duke i cilësuar ato si shumë të rëndësishme dhe duke nënvizuar faktin se në fazat e mëparshme kanë rezultuar shumë të suksesshme. Për sa i përket Programit për Decentralizim dhe Zhvillim Lokal (dldp), Mesi shprehu bindjen se ky projekt, edhe pse në fazën finale, do të kontribuojë më tej në forcimin e qeverisjes lokale. Ajo përshëndeti po ashtu fillimin e një projekti të ri në këtë drejtim – Bashkitë e Forta. Duke shprehur falënderim të veçantë për Strategjinë e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për vitet 2018 - 2021 që u prezantua p a ra p a k ko h ë s h , M e s i t h e ks o i s e
bashkëpunimi afatgjatë mes dy vendeve është një dëshmi e qartë se Qeveria Zvicerane është pikërisht aty për të ndihmuar dhe mbështetur Shqipërinë në të gjithë nismat e saj dhe kjo e fundit është e angazhuar plotësisht në përmbushjen e objektivave. N d ë rs a zy r ta r j a e l a r të zv i c e ra n e , Ambasadorja Ruth Huber përgëzoi reformat e Shqipërisë të ndërmarra deri më tani nëpërmjet mbështetjes zvicerane dhe ndërkombëtare si ajo e Reformës Territoriale dhe Administrative. “Në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ne jemi gjithmonë të lumtur të bashkojmë forcat dhe përpjekjet me qeveritë mike. Për më tepër, që Shqipëria është për ne një prej 4 shteteve prioritare”, tha ajo. Dy javë më parë është lançuar Strategjia e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për vitet 2018-2021, e cila parashikon mbështetje për vendin tonë në 4 fusha kryesore: qeverisja demokratike, zhvillimi ekonomik e punësimi, shëndetësia, si dhe infrastruktura dhe energjia. Marrëveshjet e nënshkruara janë shembujt e parë konkretë të projekteve që përfshihen në strategjinë e mbështetjes zvicerane.
Dldp shpreh mirënjohje Qeverisë Zvicerane për mbështetjen!
Ministria e Financës dhe e Ekonomisë miraton Instrumentin e Planifikimit Financiar, si pjesë e Udhëzimeve për bashkitë e vendit Dldp ka qenë veçanërisht aktive dhe mjaft e suksesshme në aktivitetet e politikave kombëtare në fushën e menaxhimit të financave publike gjatë vitit 2016. Përvoja e përfituar nga dldp përgjatë viteve është përkthyer në një kontribut të qenësishëm për projekt-ligjin mbi financat vendore. Ligji u hartuar bashkë me Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, dhe me kontributet nga PLGP / USAID (pjesa e të ardhurave) dhe dldp / SDC (pjesë e menaxhimit të financave publike). Pjesa e MFP mbart miratimin e aktorëve kyç ndërkombëtarë, si -BB, IMF, BE, si dhe të aktorëve vendorë. Ky është kulmi i gjithë mbështetjes së dldp dhe mësimet e mësuara përgjatë viteve. Dldp ka zhvilluar kurrikulën dhe instrumentet për ekspertët bashkiak të MFP dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financës është duke shpërndarë këto kurrikula dhe instrumente në mbarë vendin. Në mënyrë që t'i ofrojë mbështetje teknike e ks p e r tëve b a s h k i a kë të financave mbi përpunimin e IPF (Instrumenti i Planifikimit Financiar) ka krijuar një grup pune në bashkëpunim me ekspertë të Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë. Me përditësimin e IPF në bashkëpunim me MFE u reflektua edhe kuadri i ri ligjor për financat vendore. Për të vazhduar më tej, bazuar në përvojën ndërkombëtare një sistem i ri i
klasifikimit financiar në nivel vendor, sipas standardeve ndërkombëtare (COFOG), u harmonizua me atë të nivelit qendror. COFOG është shkurtesa për Klasifikimi i Funksioneve të Qeverisë, u zhvillua në variantin e tij aktual në 1999 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe u botua nga Departamenti i Statistikave të Kombeve të Bashkuara si një standard duke klasifikuar qëllimin e aktiviteteve të qeverisë. Sistemi i ri i klasifikimit mundëson krahasimin ndër vite dhe horizontalisht me bashkitë e tjera; për më shumë, lehtëson integrimin e informacionit të planifikimit financiar të bashkisë në Thesarin e Shtetit. G j i t h a s ht u , të g j i t h a zë rat e shpenzimeve në sistemin e klasifikimit përshkruhen detajisht dhe jepen udhëzime për të lidhur të dhënat e IPF me PBAM. Në shtesë, një udhëzues mbi PBAM (Programi i Buxhetit Afatmesëm) u përgatit nga programi d l d p . Ky u d h ë z u e s m b ë s h t e t përgatitjen e një dokumenti të plotë dhe konçiz të PBAM, i cili është i thjeshtë për t'u lexuar, dhe përkon me kërkesat e ligjit në Shqipëri. IPF, përfshi edhe klasifikimin e ri financiar si dhe udhëzimin e PBAM u miratuan nga MFE si pjesë e Udhëzuesve të MFE për bashkitë në zhvillim të Programit të Buxhetit Afatmesëm. Procesi u ndoq në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e MFE dhe Thesarit të Shtetit duke përfshirë edhe ekspertë vendornga bashkitë, si dhe ofrues shërbimi kombëtar dhe n d ë r ko m b ë ta r t ë a rd h u r n ga Universiteti i Lucernës.
Çfarë kam mësuar nga dldp? “Unë dldp, projektin, e njoh që në fazën e parë, përpara 9 vitesh, më shumë se 9 vitesh. Projekti ka pasur një zhvillim fantastik, sepse filloi si një projekt rajonal, që mbulonte disa bashkia në Veri. Edhe për ata që mbajnë mend projektin në ato vite mendojnë si ka arritur këtu. Pra nga një projekt rajonal është bërë një projekt me impakt në politika kombëtare. Pse? Sepse ka një staf shumë energjik, të mençur, bashkëpunues, të hapur dhe që mbi të gjitha përfaqësojnë problematikat e pushtetit vendor, e bashkive. Ata janë avokatët më të mëdhenj të bashkive në Shqipëri. Është një projekt me një staf që ka ditur të zhvillojë instrumenta për përmirësimin e shërbimeve vendore, kryesisht në menaxhimin e mbetjeve, menaxhimin e financave publike të cilat sot janë kthyer në instrumenta kombëtar.”
“Është kënaqësi të shpreh disa fjalë mirënjohje për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi patur me programin dldp. I referohem kohës së angazhimit në Ministrinë e Zhvillimit Urban, ku në fakt nuk kemi realizuar vetëm disa produkte konkrete siç janë Planet e Zhvillimeve Vendore për bashkitë e Veriut, por në fakt kemi ndërtuar edhe një frymë pune e cila, besoj në afatgjatë, do t'i shërbejë shumë institucioneve si atyre qendrore edhe atyre vendore. Natyrisht Ministria e Zhvillimit Urban ka qenë përfitues indirekt nga ndihma e programit duke qenë se fokusi i programit është krysisht asistenca që i ofrohet bashkive të vendit, por mendoj se, ajo që përmenda edhe gjatë takimit, është vlerë e shtuar që ky program ka sjellë në aspektin e një përqasje të integruar ku askush nuk ka qenë i përjashtuar nga roli për të dhënë një kontribut dhe ka qenë gjithashtu një kontributor i qenësishëm në tryezën e vendimmarrjes për të sjellë një kuadër më të përmirësuar të politikë bërjes dhe natyrisht edhe për ta finalizuar atë me aktivitete konkrete të cilat do të japin në afatgjatë një impakt konkret për komunitete dhe për bashkitë. Besoj se, duke qenë se nisma e Qeverisë dhe e Këshillimit të Ministrave për të hartuar dhe miratuar një metodologji për vlerësim dhe ndikim që shumë shpejt do të hyjë në fuqi, besoj se edhe roli i dldp mund t'i përqaset kësaj përpjekje për të përmirësuar akoma më mirë draftimin cilësor të akteve ligjore përpara se ato kalojnë për miratim në Këshillin e Ministrave gjë e cila do të ndihmojë jo vetëm në afatshkurtër, por edhe në periudhë afatmesëm dhe afatgjatë gjithë proceset e vlerësimit dhe përmirësimit rregullator, kështu që ka qenë kënaqësi dhe besoj që në të ardhmen do të kemi përsëri hapësirë dhe mënyra për të bashkëpunuar.”
Ornela Shapo
Nertil Jole
“Programi për Zhvillim Lokal dhe Decentralizim është një program i cili ka mbështetur Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e Menaxhimin të Mbetjeve. Ky program na ka mbështetur për hartimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave për përllogaritjen e kostos dhe tarifës e cila është një nga më të rëndësishmet në fushën e menaxhimit të mbetjeve për të ndihmuar pushtetin vendor në përcaktimin e saktë të kostos dhe tarifës. Gjtihashtu, së fundmi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndërmarrë një nisëm “Ta pastrojmë Shqipërinë që duam”, pjesë e së cilës është edhe identifikimi i venddepozitimeve legale dhe jolegale të mbetjeve. Në këtë kuadër Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të shohë modelin e sistemimit të venddepozimit ekzistues të bashkisë Dibër e cila është rehabilituar e sistemuar nga dldp. Në bazë të identifikimit të të gjithë venddepozitimeve dldp do të marrë përsipër rehabilitimin e një pjese të mirë të tyre. Në këtë mënyrë do të kemi një Shqipëri më të pastër dhe një turizëm më të zhvilluar.” “Eksperienca e bashkëpunimit 4 vjeçar me dldp ka qenë e kënaqshme. Ne, si Akademia e Studimeve Politike, kemi pasur mundësinë që të bashkëpunojmë për përfshirjen e grave këshilltareve në Këshillat Bashkiak të bashkive të ndryshme. Falë këtij bashkëpunimi u është dhënë mundësia këshilltareve gra që të jenë pjesë e programit të shkollës së studimeve politike, të kenë mundësinë të njihen me të tjerë të zgjedhur nga sektorë të ndryshëm të administratës qendrore, të biznesit, shoqërisë civile dhe medias. Sigurisht për të sjellë eksperiencat e tyre, por edhe për të marrë njohuri të reja që i ndihmojnë ato në veprimtarinë e tyre të përditshme. Kemi gjetur një partner të besueshëm, një partner i cili ka ditur shumë mirë të veprojë në terrenin shqiptar ku shpesh herë ka nevojë për qëndrueshmëri, ka nevojë edhe për paanshmëri politike. Dldp-ja ka ditur të bashkojë mirë profesionalizmin, seriozitetin dhe vazhdimësinë e ndërhyrjeve të saj, në ndërhyrje të qëndrueshme që ka ditur të zgjidhë problematikën e hasur në pushtetin vendor.”
“Bashkëpunimi me dldlp ka qenë shumë i suksesshëm. Jemi krenarë dhe shumë të kënaqur që kemi bashkëpunuar dhe ndihmesën që ka dhënë dldp-ja në lidhje me dy gjëra në lidhje me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. E para, rritje kapacitetesh të administratës publike në nivelin vendor, trajnime të sukseshme, të mirë organizuara dhe të pëlqyeshme nga pjesëmarrësit. Dhe e dyta, që unë e konsideroj si më të rëndësishme, ndihmesën që ka dhënë dldp në zhvillimin e menaxhimit të cilësisë në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike. Duke krijuar standardet e cilësisë së kurrikukalev, duke hyrë në kontrollin e cilësisë të shumë kurrikulave qoftë në nivelin vendor e qoftë në nivelin qendror. Krijimin sidomos të e-librarisë, të të vetmes, për momenti, librari dixhitale për kurrikulat e administratës publike, e cila është e hapur për të gjithë punonjësit e administratës publike, në nivelin vendor dhe qendror, dhe sigurisht do të vazhdojë të zgjerohet edhe më tej. Këto janë pak a shumë arritjet të cilat kanë zhvilluar më tej Shkollën Shqiptare të Administratës Publike duke e vënë në një nga institucionet më partnere dhe më të besueshme qoftë institucioneve kombëtare, por gjithashtu edhe ndërkombëtare.”
Lediana Karalliu
Erjon Tase
Fatmir Demneri