Buletin Informativ nr. XV-të

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet.

PËRMBAJTJA 1

Seminar mbi Advokimin Rajonal në Evropën Lindore, zhvilluar në Shqipëri

2 Angazhimi i dldp për zbatimin e modelit të llogaritjes së kostos dhe tarifës

3 Çfarë kam mësuar nga dldp?

EDICIONI XV-të KORRIK - SHTATOR 2018

Seminar mbi Advokimin Rajonal në Evropën Lindore, zhvilluar në Shqipëri Në kuadër të programit të Helvetas për 2017-2020, advokimi është përcaktuar si një çështje e tërthortë nga oganizata që nënkupton se advokimi po adresohet në të gjitha programet e vendeve, po ashtu edhe përmes projekteve specifike. Prandaj, Helvetas së bashku me partnerët dhe aleatët e saj advokon në shumë tema apo çështje të ndryshme, varësisht kontekstit kombëtar, rajonal apo lokal duke filluar nga të pestë fushat e veprimit. Në mënyrë që të ketë koherencë dhe koordinim në tërë organizatën, Helvetas siguron udhëzim konceptual dhe strategjik në lidhje me një sërë temash dhe çështjesh, dhe lehtëson shkëmbimin e njohurive dhe mësimeve midis njësive të ndryshme organizative. Në këtë kuadër, Departamenti i Evropës Lindore i Helvetas Swiss Intercooperation organizoi seminarin njëjavor mbi Advokimin Rajonal mbajtur në Durrës, Shqipëri përgjatë 17-22 shtator 2018. Ky seminar u mirëprit nga programi dldp dhe mblodhi të gjitha programet e Helvetas që veprojnë në Evropën Lindore. Ky seminar synonte diskutimin aktiv dhe të kuptuarit mbi gjithçka që lidhet me advokimin përmes ciklit të advokimit, analizave, strategjisë, monitorimit dhe vlerësimit. Seminari, bazuar në raste e zhvilluara nga pjesëmarrësit, përpunoi dhe zbatoi në praktikë konceptet dhe praktikat kryesore të advokimit. Seminari përdori përkufizimin e punës të avokimit si "proces i qëllimshëm i ndikimit të vendimeve brenda sistemeve dhe institucioneve politike, ekonomike dhe sociale me qëllim që politikat dhe proceset të bëhen më të drejta, gjithpërfshirëse dhe pro të varfërve". Pjesëmarrësit mund të kuptonin më mirë dhe të shkëmbenin gjatë

diskutimeve interaktive të temave të ndryshme në lidhje me çështjen e avokimit, si analizimi dhe të kuptuarit të ekosistemit të advokimit si një marrëdhënie komplekse dhe dinamike e funksioneve dhe rregullave. Përgjatë pak ditëve pjesëmarrësit mund të theksonin rolin shumë të rëndësishëm të aktorëve të tjerë në avokim, duke përfshirë agjencitë donatore, kështu që në seminar u ftuan katër përfaqësues nga OJF-të ndërkombëtare dhe partnerët e zhvillimit për të folur dhe diskutuar mbi rolin e tyre në avokim dhe dialogun politik . Diskutimet u përqëndruan në mbështetjen që palët e tjera të interesit u japin projekteve të tilla siç ka Helvetas dhe kufijtë brenda të cilave mund të ofrojnë një mbështetje e tillë, koordinimin dhe konkurrencën e aktorëve të ndryshëm në avokim dhe mekanizmat për menaxhimin e proceseve, sukseseve dhe rasteve të "dështuara" në avokim . Gjithashtu, duke iu referuar shembujve konkretë në ndërveprimet me programin dldp dhe përtej saj duke u bazuar në përvojën e tyre. Tema e ditës së tretë të seminarit ishte "Avokimi: Teori ndryshimi", për të cilën dldp mundësoi një takim me znj. Elgantina Gjermeni, e cila është anëtare e Parlamentit Shqiptar, ish Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe aktiviste e shoqërisë civile për të drejtat e grave dhe përfaqësimit. Znj.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.