Gazeta e Shoqates se Komunave te Shqiperise nr 2

Page 1

SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË Mundësia më e mirë për Komunat dhe drejtuesit e tyre! Nr.2. Prill 2007. Organ i Shoqatës së Komunave të Shqipërisë. Adresa: Rr. “Dervish Hima”, Kulla 2, Apt.33 (mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”), Tirana - Albania. P.O. Box. 2377. Tel&Fax: +355 4 259 318. E-mail.aac@abcom.al. Webpage:www.aac-al.org.

EDIT ORIAL EDITORIAL

Sfidat e bashkëpunimit lokal me institucionet qendrore Nga AGRON HAXHIMALI Drejtor Ekzekutiv i SHKSH-së

K

omunat mbajnë dhe luajnë një rol tepër të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendit. Të zgjedhurit vendorë në komuna janë të ndërgjegjshëm për misionin, rolin dhe përgjegjësitë që kanë nga mandati i të zgjedhurit, dhe në funksion të përmirsimit të shërbimeve ndaj komunitetit ku ato janë zgjedhur. Shoqata e Komunave ka qenë gjithmonë në mbështetje të reformave në fushën e decentralizimit dhe proçeseve të integrimit të vendit tonë si dhe në promovimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. Ne jemi përpjekur të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjithë faktorët dhe aktorët lokal, qendrorë dhe ndërkombëtarë për të institucionalizuar nevojat reale të komunave, për të prezantuar situatën faktike në komuna dhe për të qenë zëri juaj në ato tryeza dhe institucione ku debatohet dhe prodhohen politika dhe ligje që ndikojnë në zhvillimin e komunave. Pavarsisht nga vlerat dhe kontributet individuale të çdo të zgjedhuri që gjithsesi janë të domosdoshme, interesat e përgjithshme të komunave mbrohen dhe promovohen nëpërmjet bashkëpunimit, nëpërmjet dialogut dhe nëpërmjet të gjitha rrugëve demokratike të mundshme, të cilat për Shoqatën e Komunave përbëjnë sfidën e bashkëpunimit me institucionet qendrore . Vlerësimi dhe harmonizimi i kërkesave dhe interesave të komunave arrihen nëpërmjet: I. Domosdoshmërisë së institucionalizimit të bashkëpunimit. Vlerësim dhe vëmendje më e madhe për të ngritur në një shkallë më të madhe bashkëpunim reciprok nga të gjithë dhe me të gjitha institucionet qendore ekzekutive dhe legjislative me të gjitha institucionet qendrore dhe aktorë të tjerë në nivel rajonal. Vlerësim dhe vëmendje më e madhe si dhe bërje e politikave favorizuese nga qeveria dhe nga donatorët për komunat, zhvillimin rural dhe shoqatën e komunave. II. Domosdoshmëria për një përmirësim të vazhdueshëm dhe përshpejtim të reformave, në tërësi dhe sidomos reformave dhe kuadrit ligjor në funksion të qeverisë vendore dhe strategjisë së decentralizimit, në përputhje dhe duke respektuar Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale. SHKSH ka vlerësuar pozitivisht të gjithë përpjekjet e bëra deri tani në mbështetje të decentralizimit të pushtetit vendor, dhe masat për ta përshpejtuar dhe thelluar proçesin e decentralizimit, por shikon se përsëri ka mangësi në kuadrin ligjor dhe strategjinë e decentralizimit, gjë që nuk e ndihmon proçesin e reformave dhe të integrimit dhe kjo vihet re veçanërisht në komuna kur bëhet fjalë për gamën e shërbimeve që ato ofrojnë. III. Kërkesat e SHKSH-së dhe hapat që duhet të marrë qeveria për të rritur efektivitetin, efiçencën dhe për të siguruar forcimin e komunave dhe zhvillim të qëndrueshëm rural: 1. Pushteti Qendror me të gjithë instrumentat që posedon t’i kushtojë më shumë vëmendje komunave dhe zhvillimeve rurale sepse pa zhvillim rural nuk do të ketë zhvillim të qëndrueshëm urban 2. Pushteti Qendror me mjetet e veta dhe duke nxitur donatorët duhet të rrisë investimet, kryesisht në infrastrukturë në të gjitha komunat, por sidomos në komunat e varfëra dhe malore. 3. Për të pasur një autonomi dhe decentralizim real komunat kërkojnë marrjen direkt të kompetencave dhe përgjegjësive mbi arsimin parauniversitar, shërbimin parësor shëndetsor, shërbimet e kujdesit social-shoqëror, investimet në rrugë rurale, ujësjellësat, etj. 4. T’i kushtohet vëmendje e veçantë rritjes së kapaciteteve dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në zonat rurale nëpërmjet trajnimeve, kurseve afatshkurtra, etj. 5. Kryetarët e komunave të kenë status të njëjtë si dhe kryetarët e bashkive qoftë gjatë mandatit (lehtësirat e udhëtimit dhe shërbimit), por edhe në përfundim të mandatit (sigurimi i vendit të punës apo paga për një vit). 6. Punonjësit në administratën e komunave të përfshihen në statusin e nënpunësit civil. 7. Të rritet buxheti që qeveria jep për komunat dhe volumi i granteve konkurruese të jetë më i madh për komunat. Nga ana tjetër, në interes të sfidave të bashkëpunimit duhet që të angazhohemi e të punojmë me përkushtim për të përmirsuar dhe thelluar reformën dhe proçesin e decentralizimit dhe të integrimit të vendit, si aktorët më të rëndësishëm vendor. Kryetarët e komunave individualisht dhe nëpërmjet shoqatës së tyre duhet të intensifikojnë punën, bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e tyre më të lartë me të gjithë institucionet dhe organizmat vendase dhe të huaja, në funksion të përmirsimit e shërbimit ndaj komunitetit dhe rritjes së imazhit për komunat e tyre lidhur me përmirsimin e vazhdueshëm, progresin dhe zhvillimit të qëndrueshëm në klimën sociale, politike dhe ekonomike dhe për një cilësi më të mirë jetese për komunitetet e tyre.

SHKSH harton Planin Strategjik të shoqatës N

ë kuadër të aktiviteteve të programit DAAC u hartua Plani Strategjik i SHKSH-së. Ky plan u realizua nga anëtarësia e SHKSH-së me asistencën teknike të ekspertëve të konsorciumit. Për herë të parë anëtarësia e shoqatës u ftua të formulonte një Plan Strategjik dhe në të u përfshinë direkt apo indirekt shumë kryetarë komunash. Gjithashtu në hartimin e Planit Strategjik morën pjesë anëtarët e Komitetit Drejtues, stafi ekzekutiv i shoqatës si dhe ekspertët Jim Budds dhe Artan Rroji. Gjatë hartimit të Planit Strategjik u zhvillua një anketim, i cili për fat të keq nuk “tërhoqi vëmendjen” e shumicës së kryetarëve. Pyetsori u dërgua nga stafi tek 308 komuna dhe vetëm 11% prej tyre dërguan tek SHKSH pyetësorin e plotësuar. Të dhënat e mbledhura më pas u analizuan nga eksperti Iain Wilson dhe rezultatet ju vunë në dispozicion Komitetit të Planifikimit. Komiteti i Planifikimit u mblodh për herë të parë në

Korrik 2006 dhe diskutoi rezultatet e anketimit, zhvilloi Deklaratën e Misionit dhe u morr me shqyrtimin e disa çështjeve kritike me të cilat përballohet SHKSH-ja. Më pas gjatë muajve gusht dhe shtator u realizuan 4 workshope, të cilat u morrën me zhvillimin e qëllimeve dhe objektivave të shoqatës, zhvillimin e etapave për secilin objektiv, prezantimin teorik mbi planin e monitorimit, etj. Plani Strategjik ka përcaktu-

ar tashmë drejtimet strategjike që do të ndjekë SHKSH në përpjekjet për të realizuar Misionin në shërbim të anëtarësisë. Ky plan siguron një kornizë të qartë veprimi për SHKSH-në dhe do t’i shërbejë asaj si një udhërrëfyes për veprimtarinë e strukturave vendimmarrëse dhe ekzekutive gjatë viteve në vazhdim. Drafti i Planit Strategjik gjendet në faqen tonë të Internetit www.aac-al.org

Cilat janë privilegjet e tua në SHKSH? K

ryetarët e komunave që kanë aderuar prej vitesh në SHKSH por edhe kryetarët e rinj të sapozgjedhur kanë një sërë avantazhesh dhe privilegjesh që ju ofrohen nga anëtarësia. Në fund të fundit, Shoqata e Komunave të Shqipërisë kryen veprimtarinë e saj në interes të komunave bazuar në legjislacionin e Republikës së Shqipërisë. Qëllimet kryesore të shoqatës janë: 1. Të mbrojë interesat e përbashkëta të komunave shqiptare. 2. Të vendosë lidhje të drejtpërdrejta, të vazhdueshme dhe të institucionalizuara me Kuvendin dhe qeverinë për mbrojtjen e interesave të komunave të Shqipërisë, duke u bërë aktorë kryesorë në proçesin e hartimit të politikave decentralizuese dhe legjislacionit për qeverinë

vendore. 3. Të përfaqësojë interesat e përbashkëta të komunave të Shqipërisë në marrëdhëniet me organizmat e ndryshme shqiptare dhe të huaja, brenda dhe jashtë vendit. 4. Të mundësojë diskutimin e problemeve të përbashkëta në forumet e shoqatës, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve praktike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira midis komunave. 5. Të lehtësojë vendosjen e kontakteve midis komunave dhe partnerëve të tyre jashtë vendit, si p.sh. shoqata analoge, institucione ndërkombëtare, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta të bashkëpunimit. 6. Të realizojë shërbime të ndryshme ndaj anëtarëve të shoqatës, duke ofruar trajnime dhe

kualifikime për organet vendimarrëse dhe administratën vendore. Por përveç qëllimeve të sipërpërmendura stafi ekzekutiv i SHKSH-së është munduar vazhdimisht për të krijuar dhe fasilituar edhe aktivitete të ndryshme për kryetarët në funksion të përmirsimit të punës së tyre, si p.sh: y Lajmërim dhe pjesëmarrje e 308 komunave në aktivitete të ndryshme y Lehtësi teknike në organizimin e aktiviteteve të komunave si: projektor, laptop, kamera dixhitale, asistencë teknike, etj y Lehtësi në bashkëpunimim dhe komunikimim me donatorët, partnerët, etj (Lehtësira takimi, përkthimi, trajnime, seminare, etj). y Asistencë teknike në: shkrim projektesh, hartim strategjie, plane veprimi, zyra informacioni, profil komune, etj. y Përdorimi i “Resourse center” (pranë zyrave të SHKSHsë) y Internet, literaturë, PC, fotokopje, fax, sallë mbledhje, takime, etj. Të gjtha këto shërbime na bëjnë më të afërt me ju dhe nevojat tuaja dhe sigurisht që ju ftojmë të përfitoni sa më shumë prej tyre duke e bërë edhe punën tonë më të dobishme për ju dhe vlerat që ju përfaqësoni. Agron Haxhimali


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.2. Prill

2007

/2

4 PYETJE PËR DY KR YET ARË KRYET YETARË INTERVISTË: Viktor Çervanaku

INTERVISTË: Ylli Kupi

1. Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri? Debati më i madh bëhet në bazë sesa në qendër, por unë do ta nis nga komuna ime. Zgjedhjet ishin shumë të vështira si për të majtë dhe për të djathtë, sepse populli këtë rradhë i vlerësoi më shumë kandidaturat si majtas dhe djathtas. U vlerësuan ata që ishin kryetarë komunash për punën që kishin bërë në legjislaturën e kaluar dhe propozimet e reja që paraqiteshin nga partitë. Ata kryetarë komunash që kishin punuar mirë e morrën përgjigjen nga populli. Por do doja të thoja se kandidatët e zgjedhur nga e djathta ishin shumë të mirë në përgjithsi dhe të pakonsumuar, edhe pse unë jam një kryetar komune i zgjedhur nga e majta. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se pse e majta humbi në shumicën e zonave rurale. Sigurisht është populli ai që na zgjedh dhe jep mendimin më të drejtë. Të gjithë ata kryetarë komunash që kishin punuar mirë dhe kishin mbajtur premtimet e dhëna në 2003, u rizgjodhën. Të tjerët nuk u votuan.

1. Cili është mendimi juaj për zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri? Unë mendoj se zgjedhjet ishin të lira dhe demokratike duke pasur pak rezerva për plotësimin e standarteve sipas kërkesave të Bashkimit Europian pa dashur të anashkaloj edhe problemet dhe incidentet e veçuara në komuna dhe bashki. Por kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së një kodi të plotë zgjedhor dhe si pasojë e boshllëqeve që ka ligji. E sigurisht duke pasur të tilla hapësira do të ndodhin natyrshëm edhe incidente të veçuara.

është kompetencë e qeverisjes qendrore por me përmirsimin e kushteve të ambienteve dhe zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me të reja. Në bashkëpunim me pushtetin qendror do të përpiqemi që të kemi një shërbim mjekësor 24 orësh. Planet tona prekin edhe arsimin. Synojmë rregullimin dhe ristrukturimin e ambienteve shkollore, uljen e numrit të nxënësve nëpër klasa, ngrohjen qendrore dhe pse jo dhe pajisjen e sallave të veçanta me kompjutera dhe internet.

2. Cili është mendimi juaj për zgjedhjet në komunën tuaj dhe pushtetin vendor në përgjithsi? Zgjedhjet në komunën e Petrelës ishin shumë të lira dhe demokratike. Une mendoj se kjo nuk është komplet rastësi sepse për ne është një fat që ndodhemi shumë afër kryeqytetit Tiranës. Pozicioni gjeografik dhe integrimi i banorëve në jetën kryeqytetase sigurisht që është një bonus për komunën. Sigurisht që ka punë për të bërë, por zgjedhjet demokratike i atribuohen komunitetit por edhe konkurrentit që kandidonte nga e majta, i cili pati një frymë qytetare. Njerëzit shkuan të qetë në zgjedhje dhe për fat të mirë unë fitova.

4. Cili është mendimi juaj për SHKSH-në dhe ku konsiston ndihma që shoqata ju jep ju si anëtarë të saj? Unë mendoj se Shoqata e Komunave deri tani e ka kryer më së miri detyrën e saj funksionale. Ajo është një urë lidhëse mes komunave dhe lobuese e fortë e interesave tona. Ne aspirojmë që komunat të kenë pavarësi të plotë dhe ligji 8652 të realizojë qëllimin e vet për më shumë pavarësi financiare dhe në shërbime. Shoqata loboi shumë dhe ne arritëm fitoren me zgjatjen e mandatit nga 3 në 4 vjeçar. Kjo lloj mbështeteje nga ana e shoqatës bën që kryetarët e komunave të kenë më shumë hapësirë në realizmin e mandatit të vet. Do të doja personalisht që Shoqata e Komunave në të ardhmen ta çonte më përpara misionin e rëndësishëm që ka, që të këmbëngulë dhe lobojë vazhdimisht pranë pushtetit qendror për t’i kaluar pushtetit vendor ato kompetenca që i takojnë si buxhetet e pavarura, investimet, grantet, etj. Si dhe do të doja që ne si anëtarë të shoqatës së bashku me stafin ekzekutiv të lobojmë pranë pushtetit qendror në mënyrë që kryetarët e komunave të kenë të njëjtat hapësira, privilegje dhe detyrime si edhe kryetarët e bashkive. Në fund të fundit, drejtojmë njerëz dhe nuk ka rëndësi nëse këta janë në fshat apo në qytet si dhe i nënshtrohemi të njëjtit legjislacion që i takon pushtetit vendor. Intervistoi: Iris Luarasi

Zgjidhet për herë të tretë si Zgjidhet për herë të tretë në kryetar komune në Frakull komunën e Petrelës

2. Cili është mendimi juaj për zgjedhjet në komunën tuaj dhe pushtetin vendor në përgjithsi? Në komunën time të Frakullës dua të them se deputeti i zonës Z. Fatos Beja i së djathtës qëndroi aty për dy javë të tëra. Pamvarësisht nga kjo, në ditën e votimeve nuk pati asnjë problem apo incident. Përfundimisht dua të them se ai që ishte i zoti fitoi dhe këtë e vendosi populli. 3. Çfarë do të ndryshoj në komunën e Frakullës gjatë katër viteve në vazhdim? Shumë pak prej jush mund të kenë qenë në komunën tonë nga viti 2000 e tutje që unë drejtoj. Por kur e morra komunën e Frakullës për ta drejtuar, e them

me plot gojën se ajo ishte një shkretëtirë e vërtetë. Mund të them se s’kishte as zyra, as shtet që funksiononte. Që nga ajo kohë u ndërtuan zyrat që janë shembull dhe sapo hyn në komunë gjen një rrugë të asfaltuar me trotuare. Për 4 vjeçarin e ardhshëm ne kemi projekte që janë në vazhdim. Projekti ynë kryesor është rruga Levan – Kashiq sepse është një rrugë shumë e rrahur nga mjete motorrike të lehta e të rënda. Në ditë aty mesatarisht kalojnë rreth 1500 makina. Kishte 60 vjet që kjo rrugë nuk rregullohej. Gjatë dy mandateve të para ne ndërtuam vetëm gjysmën e kësaj rruge. Gjatë këtij mandati 4 vjeçar do ta përfundojmë të gjithën. Në planet tona janë edhe rregullimi i ujësjellësave në tre fshatra në mënyrë që e gjithë zona të ketë 24 orë ujë. Këta janë fshatrat Peshtan Bregas, Kashisht dhe fshati Sheq. Gjithashtu jemi e vetmja komunë që po ndërton një qendër kulture me 700 vende. 60% e kësaj pune ka përfunduar, gjatë këtij mandati do të përfundojë e gjitha. 4. Si nënkryetar i SHKSH-së, cili është mendimi juaj për punën që bën shoqata dhe si mund të bëhet puna e kësaj shoqate më e vlefshme për punën tuaj si kryetarë komunash? Gjatë tre vjetëve të kaluar jam marrë intensivisht me shoqatën pasi vlerësoj stafin dhe drejtorin ekzekutiv të shoqatës. Do të doja të ndaloja pak tek investimi që ne duhet të bëjmë tek Shoqata e Komunave. Nëse shoqata nuk bëhet me vetfinancim që domethënë se çdo kryetar komune duhet të paguajë kuotizacionin vjetor pranë shoqatës, atëherë shoqata nuk do të ecë dot përpara. Këtë vërejtje e filloj nga vetja se jam një prej atyre që nuk kam paguar por sigurisht që këtë gjë do e bëj sa më parë sepse mendoj se shoqata është shumë e rëndësishme për ne si kryetarë dhe do doja që ajo të financohej nga shqiptarët dhe jo nga të huajt. Intervistoi: Iris Luarasi

3. Kandiduat për herë të tretë dhe fituat. Çfarë do të bëni për komunitetin tuaj gjatë 4 viteve në vazhdim? Objektivat dhe prioritetet e mia për mandatin e ri 2007-2011 janë në disa fusha, si: ndërhyrja dhe përmirsimi i jetës së banorëve të Petrelës nëpërmjet investimeve në infrastrukturë, shëndetsi, arsim. Aktualisht Petrela ka 20 km rrugë të shtruara me asfalt dhe në projektet tona të mandatit që sapo morrëm janë edhe 30 km të tjera. 90 % e banorëve të komunës tonë furnizohen me ujë të pijshëm me investime të mandateve të kaluara. Gjatë 4 viteve të ardhshëm ne do çojmë jo vetëm ujin në të gjithë zonën, por besojmë se kjo do të jetë sipas standarteve europiane që do të thotë 24 orë ujë në ditë. Gjithashtu kemi plane për të ndërhyrë edhe në shëndetsi, jo me zëvendësim personeli, sepse kjo

Cili është vizioni im për koordinimin e donatorëve në mbështetje të decentralizimit të qeverisjes vendore! Nga FERDINAND PONI Zv. Ministër i Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit (vijon nga numri i kaluar) KONSULTIMI ME NJËSITË DHE TË ZGJEDHURIT VENDORË Meqenese ne kendveshtrimin e objektivit strategjik decentralizimi synon transferimin e me shume kompetencave dhe mundesive tek te zgjedhurit vendore dhe administratat e tyre, qeveria e konsideron si nje kusht konsultimin me te zgjedhurit vendore, si ne fazen e formulimeve ligjore ashtu edhe ne gjetjen e zgjidhjeve administrative per ushtrimin e kompetencave. Sanksionimi qe ne KND dhe GED ka nje pjesemarrje te detyrueshme te te zgjedhurve vendore, eshte domethenes. Shoqatat e te zgjedhurve vendore parashikohet te kene nga dy perfaqesues ne GED dhe keto te fundit duhet te respektojne te njejtat standarte si perfaqesimin ne Kon-

gresin Europian te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, per nje ballancim politik, gjeografik dhe Gender te perfaqesimit te tyre ne GED. GED do te funksionoje si nje panel kryesor me disa grupe pune qe kushtezohen edhe nga prioritet e paraqitura. Ne kuptim te dispozitave te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe te Kartes Europiane te Autonomise Lokale konsultimet me njesite vendore dhe komunitetet e tyre, jane te patjetersueshme

kur kerkohet organizim administrativ apo ndryshim i kufijve territoriale te njesive vendore. Prioritetet e Qeverise per gjetjen e modeleve te aplikueshme ne vendet e Bashkimit Europian do te harmonizohen me standarte e nje procesi demokratik konsultimi me njesite e qeverisjes vendore. Ne do te deshironim dhe do te mireprisnim qe pozicionet e nje lloj kriticizmi lidhur me aksionet qeveritare, te zevendesoheshin apo plotesoheshin me qendrim me aktiv te te zgjedhurve vendore edhe persa i perket inisiativave ligjore, konceptimit dhe pepunimit te legjislacionit qe ato vete mund ta identifikojne si dhe mund ti sjellin procesit pjesemarrjen e nevojshme te qytetareve. Se bashku ne do te duhet te permiresojme identifikimin e problematikes, perpunimin e zgjidhjeve te duhura ligjore si dhe garantimin e suksesit te procesit te decentralizimit. Donatoret nderkombetare mund te kene nje rol te rendesishem ne mbeshtjen e nje procesi efektiv konsultimi ne forume si keto qe permendem me lart por edhe te tjera

qe mund te vleresohen si zgjidhjet e duhura per procesin. DECENTRALIZIMI, STRATEGJITË RAJONALE DHE ZHVILLIMI EKONOMIK Proçesi i decentralizimit krijon kushte dhe mundësi që problemet e zhvillimeve vendore, rajonale dhe kombëtare të jenë komplementare të njëri-tjetrit dhe të zhvillohen në të njëjtin drejtim. Qeveria është angazhuar në thellimin e reformës së decentralizimit dhe autonomisë vendore, duke synuar një autonomi reale të organeve të qeverisjes vendore, si një pushtet që është më afër komunitetit, më afër biznesit me mundesi të mëdha për një bashkëpunim gjithepërfshirës, për zhvillimin ekonomik e social. Faktore favorizues te rritjes se peshes se njesive te qeverisjes vendore ne perpunimin dhe zbatimin e Strategjive te zhvillimit jane ata faktorë që krijojne impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik social dhe nxitjen e punësimit si decentralizimi fiskal, rritja e autonomisë


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.2. Prill

2007

/3

Aktivitete të SHKSH-së MBLEDHJA E PARË E FORUMIT TË JURISTËVE (8 Nëntor 2006)

N

ë datën 8 Nëntor u mblodh për herë të parë në Zyrat e SHKSH-së forumi i juristëve të Shoqatës. Në takim u diskutuan dhe u përcaktuan çështjet ligjore më të rëndësishme dhe që ndikojnë drejtpërsëdrejti punën e komunave si dhe u përcaktuan roli dhe funksionet e Forumit.

MBLEDHJA E PARË E KOMITETIT LIGJOR (16 Nëntor 2006)

K

omiteti Ligjor i SHKSH-së i përbërë nga kryetarë komunash me profil juristë, u mblodh në zyrat e SHKSHsë në datën 16 Nëntor 2006. Pasi përshëndeti dhe miratoi propozimet e Forumit, Komiteti përcaktoi rolin dhe funksionet e tij të cilat do të miratoheshin në Mbledhjen e Komitetit Drejtues.

Përpilohet rregullorja e funksionimit të organeve drejtuese dhe ekzekutivit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë

K

omiteti Drejtues i SHKSH-së në prill 2006, ngriti grupin e punës për hartimin e rregullores së funksionimit të organeve të Shoqatës. Ndrësa, stafi i shoqatës së bashku me specialistët e projektit (nga Shoqata e Bashkive Suedeze, Hollandeze dhe Fondacioni FLAG), pregatitën draftin e parë të rregullores, të cilin ia dhanë për shqyrtim grupit të punës. Drafti që reflekton rekomandimet e grupit të punës synon të përshkruajë proçesin dhe proçedurat e vendimmarrjes të Shoqatës dhe zbatimit të vendimeve nga ekzekutivi i SHKSH-së. Në kapitullin e parë të rregullores përshkruhen proçedurat dhe frekuenca e takimeve të organeve vendimmarrëse si Asambleja e Përgjithshme, Komiteti Drejtues, Forumet Rajonale, Komisionet e përhershme dhe komisionet e përkohshme. Në këtë kapitull trajtohet edhe strukturimi i marëdhënieve dhe raportimit midis ekzekutivit dhe kryetarit e kryesisë së Shoqatës. Forumet profesionale janë trajtuar në kapitullin e parë si burim bazë i informacionit për problematikat që ndeshin komunat gjatë zbatimit të funksioneve të tyre. Informacioni i mbledhur nga forumet profesionale shërben si informacion bazë për vendimmarrjen e forumeve politike-bërëse të Shoqatës. Në kapitullin e dytë të rregullores shtjellohen rregullat e administrimit të brendshëm të Shoqatës. Proçedurat përshkruajnë mënyrën e përfaqësimit të Shoqatës në forume të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, rregullat për përgatitjen dhe ruajtjen e dokumentacionit, marrëdhëniet me median, proçedurat financiare si dhe mënyrën e organizimit të punës së punonjësve të administratës së SHKSH-së dhe mënyrat e komunikimit midis stafit dhe anëtarësisë së Shoqatës. Drafti i shqyrtuar në mbledhjen e Komitetit Drejtues më 3 tetor 2006, u rregullua sipas sugjerimeve të Komitetit Drejtues nga Stafi i Shoqatës dhe ekspertët mbështetës të projektit ZhSHKSH si dhe u ridiskutua me Grupin e Punës. Ky i fundit i paraqiti Komitetit Drejtues në mbledhjen e rradhës variantin përfundimtar për shqyrtim dhe miratim. Tashmë rregullorja e funksionimit të organeve drejtuese dhe ekzekutivit të Shoqatës së Komunave të Shqipërisë ekziston si një mjet shumë i rëndësishëm në punën e përditshme të SHKSH-së dhe në dobi të anëtarëve të saj. financiare, rritja e të ardhurave nga vjelja e taksave vendore, pjesemarrja ne projekte te perbashketa me njesi homologe prane kufirit, ne rajon e me gjere. Në politikat e Qeverisë synohet që rritja ekonomike të jetë 6-8 % e cila padyshim duhet t’i mobilizojë edhe organet e qeverisjes vendore për plotësimin e këtij objektivi. Kështu që këtë vit zonat bregdetare dhe turistike do të kenë 24 orë energji elektrike, 24 orë furnizim me ujë, investime për përmiresimin e infrastrukturës, mbështetje dhe stimulime financiare për pastrimin dhe bërjen atraktive të plazheve për pushuesit vendas dhe të huaj. Këtyre masave dhe iniciativave duhet t’u përgjigjen dhe organet e njësive vendore me të njëjtën gadishmëri dhe kontribut sepse këto dhe të tjera masa janë në favor të zhvillimit të këtyre zonave dhe në favor të gjenerimit të të ardhurave që në fund të fundit shkojnë në favor të rritjes së buxheteve familjare, buxheteve të bashkive dhe komunave. Qarku, ka të drejtë, hartimin dhe zbatimin e programeve rajonale të zhvillimit. Në këtë kuadër me ndihmën e PNUD-it, Bankës Botërore, SIDA-s dhe SNV-së,

ËORKSHOP PËR PROÇEDURAT LIGJORE TË SHKSH-SË (5 deri 10 Nëntor 2006)

K

y seminar u zhvillua me qëllim pregatitjen e materialeve dhe axhendës për mbledhjen e parë të Forumit të Juristëve. Ky seminar u moderua nga një ekspert i huaj dhe një lokal ne bashkëpunim me stafin e SHKSH-së.

STRATEGJIA E RRITJES SË TË ARDHURAVE TË SHKSH- SË (4 deri 5 Tetor 2006) Një grup Kryetarë komunash, së bashku me stafin e SHKSH-së, një ekspert ndërkombëtar dhe një ekspert shqiptar, u mblodhën në tetor në një seminar dy ditor që startonte fillimin e proçesit të hartimit të Strategjisë se Rritjes së të Ardhurave të SHKSH-së. Gjatë seminarit u trajtuan çështje të tilla si Menaxhimi i Organizatës, Planifikimi Strategjik, Menaxhimi Financiar, Buxheti vjetor dhe disa vjeçar, zhvillimi i një plani aktivitetesh, etj. Një nga arritjet e seminarit sigurisht ishte zhvillimi i një plani aktivitetesh që përcaktonte burimet kryesore të të ardhurave të SHKSH-së, mënyrat se si mund të mblidhen ato, shoqëruar dhe me afatet e përafërta se kur mund të realizohen, duke patur parasysh objektivat dhe afatet e vendosura në Planin Strategjik të SHKSH-së. Deri më sot, SHKSH-ja në bashkëpunim me ekspertin lokal dhe ndërkombëtar ka hartuar një draft të parë të Strategjisë së Rritjes së të Ardhurave të SHKSH-së. Ky draft do të diskutohet së afërmi me Grupin e Punës. Ndryshimet dhe propozimet nga Grupi i Punës dhe nga eksperti ndërkombëtar dhe kombëtar do të azhornohen në Draftin Përfundimtar të Strategjisë të Rritjes të Ardhurave të SHKSH-së, i cili do t’i paraqitet Komitetit Drejtues në një nga mbledhjet e rradhës për shqyrtim dhe miratim.

PËRMIRËSIMI I KAPACITETEVE PËR PROKURIMIN PUBLIK NË DISA KOMUNA TË TIRANËS DHE DURRËSIT (25 Shtator 2006-24 Tetor 2006)

S

hoqata Shqiptare Amerikane për Tregti dhe Zhvillim në bashkëpunim me Shoqatën e Komunave të Sh qipërisë organizoi gjatë një muaji një trajnim për përmirësimin e kapaciteteve për prokurimin publik. Përfitues nga ky trajnim ishin anëtarët e SHKSH-së, komunat Dajt, Farkë dhe Kashar në Tiranë si dhe komunat Maminas dhe Rrashbull në Durrës. Projekti u përqëndrua në sigurimin e trainimit dhe asistencës teknike për stafet e njësive të prokurimit publik. Pjesë e trajnimit ishin: parimet bazë të proçesit të prokurimit publik, Ligji i Prokurimit Publik (Ligji 7971, dt. 26.07.1995) dhe përpjekjet për ndryshimin e legjislacionit mbi prokurimin publik, etapat e proçesit të prokurimit publik, si dhe diskutime të posaçme të rasteve nga praktikat e prokurimeve në komuna. Pregatiti: Monika Daci

janë hartuar dhe miratuar strategjitë rajonale të zhvillimit në të gjitha qarqet. Objektivat kryesore të këtyre strategjive janë hartimi i një kuadri për zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilesisë së jetës së komuniteve, si zbutja e varfërisë, përmirësimi i arsimit, përmirësimi i shërbimit shëndetësor, inkurajimi i zhvillimit të biznesit të vogël dhe të mesëm, mjedis i qëndrueshëm dhe qeverisje e mirë. Megjithëse këto strategji janë miratuar, zbatimi i tyre lë shumë për të dëshiruar. Akoma një pjesë e mirë e bashkive dhe komunave, pavarësisht se kanë qënë të përfshira në strategjite rajonale nuk kanë strategji të tyre për zhvillimin e qyteteve dhe zonave rurale apo aq më keq nuk i zbërthejnë këto strategji dhe programe në programe pune dhe në plane financiare. Në vijim të mbështetjes së procesit të Decentralizimit i cili si objektiv final ka rritjen e sasisë dhe cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e mirëqenies së njerëzve, Ministria e Brendshme në politikat e saj buxhetore dhe në bashkëpunim me donatorë të ndryshëm ka asistuar dhe mbështetur projekte të vogla dhe të mëdha në njesitë e qeverisjes vendore.

Ne jemi në momentin dhe kohën e duhur që ne (Qeveria) dhe të gjithë donatorët të harmonizojmë veprimet dhe të bashkojnë energjitë dhe kontributet së bashku për financimin dhe mbështetjen e këtyre programeve. Eksperienca e viteve të kaluara na ka treguar që jo në pak raste mbështetjet kanë qënë të mbivendosura mes donatorëve dhe midis donatorëve dhe qeverisë. Me e domosdoshme behet kjo kur flitet vetem per projekte te konsideruara ne nivel lokal, apo per bashkepunime mes njesive vendore te vendeve te ndryshme. Efektiviteti i Strategjive per Decentralizimin varet shume edhe nga sasia e informacionbit qe punohet, transparenca per te, dhe shperndarja e modeleve efektive, sic mund te numerohen nderhyrjet per permiresime ligjore dhe buxhetin te LGDA, te KFË per ujesjellesin, te UNDP, SNV dhe SIDA-s per zhvillim rajonal, etj. Ministria ka bashkepunuar ngushte me UNDP dhe ne kemi pergatitur gjithe informacionin qe disponojme ne nivel qeveritar lidhur me vendimarrjen dhe nevojat per investime ne disa sektore te rendesishem si infrastruktura urbane dhe rurale, ujesjellesat dhe sistemin e kanalizimeve, sistemi i arsimit

dhe ai i shendetsise. Një projekt i UNDP-së ka hartuar per aq sa informacion disponon një hartë të kontributeve të donatorëve që kanë dhënë dhe po japin në mbështetje të projekteve të zhvillimit lokal dhe rajonal. Kjo hartë është e pjesshme sepse disa donatorë ende nuk kanë dhënë informacionin e kërkuar. Në këto kushte, quaj me shume interes që donatorët, pavaresisht nga statusi i tyre, të cilët ende nuk kanë dhënë informacionin t’i bashkohen kësaj harte me qëllim që i gjithë kontributi Qeveri- Donatore të jetë i harmonizuar në interes të zhvillimit lokal, rajonal dhe kombëtar dhe të ketë impakte të prekshme në rritjen e mirëqenies së komuniteteve. Ne jemi të vetëdijshem që plotësimi i objektivave për decentralizimin do të kalojë në një proçes kompleks dhe të gjatë. Kjo lidhet me shumë aspekte, si për krijimin e koncepteve koherente, për ndryshime në mënyrën e qeverisjes, përafrimin e legjislacionit, ashtu edhe në zhvillimin dhe fuqizimin e aftësive vetvepruese të organeve e organizmave të qeverisjes vendore.


SHOQATA E KOMUNAVE TË SHQIPËRISË

Nr.2. Prill

2007

/4

Kandidatët fitues për Kryetarë Komunash sipas vendimeve të KQZV-ve KOMUNA KRYETARI QARKU: BERAT RRETHI:BERAT 1 KOMUNA CUKALAT JUSTI ABAS ZYKA 2 KOMUNA KUTALLI SHPETIM GANI VRAPI 3 KOMUNA LUMAS FADIL ALI AGO 4 KOMUNA OTLLAK LEFTER NOVRUS MALIQI 5 KOMUNA POSHNJE MELEQ RAPUSH LILA 6 KOMUNA ROSHNIK ADRIATIK QEMAL SERANI 7 KOMUNA SINJE PELIVAN ABEDIN SINAJ 8 KOMUNA TERPAN ENGJELL YLMI VELIAJ 9 KOMUNA VELABISHT BLEDAR QAZIM ÇILI 10 KOMUNA VERTOP FLAMUR NOVRUS BALLIU RRETHI: KUCOVE 11 KOMUNA KOZARE FATMIR HYSNI DOKSANI 12 KOMUNA PERONDI RAMIZ FAIK OBONI RRETHI: SKRAPAR 13 KOMUNA BOGOVE JONUS KASEM GOREZI 14 KOMUNA CEPAN BESNIK SALI OSMANI PD 15 KOMUNA GJERBES DILAVER DEMIR ZYKO 16 KOMUNA LESHNJE IRAKLI HASAN GJONI 17 KOMUNA POTOM EDMOND QANI OMERI 18 KOMUNA QENDER-SKRAPAR ASTRIT NURI MUSTAFARAJ 19 KOMUNA VENDRESHE SULEJMAN HATEM DERVISHI 20 KOMUNA ZHEPE SULEJMAN JAKUP SEITAJ QARKU DIBER RRETHI BULQIZE 21 KOMUNA FUSHE-BULQIZE ISUF HYSEN CURRI 22 KOMUNA GJORICE XHELAL SHAQIR MERA 23 KOMUNA MARTANESH GAZMEND SELMAN KENGA 24 KOMUNA OSTREN RAZI MUHAREM RAMA 25 KOMUNA TREBISHT FITIM NESIM BALLA 26 KOMUNA ZERQAN DEFRIM MUFIT FIKU RRETHI: DIBER 27 KOMUNA ARRAS SALI QAZIM TERSHALLA 28 KOMUNA FUSHE-CIDHEN ARANIT XHEMAL SKEPI 29 KOMUNA KALA DODES BAJRAM HALIM HIMA 30 KOMUNA KASTRIOT HAMZA SHAQIR LESHI 31 KOMUNA LUZNI HAXHI ASLLAN DAMZI 32 KOMUNA MAQELLARE BARDHYL NURI AGOLLI 33 KOMUNA MELAN NEKI IRFAN MEHMETI 34 KOMUNA MUHUR RAHIM MYRTEZAN LALA 35 KOMUNA QENDER-TOMIN SADIK MURAT CENA 36 KOMUNA SELISHTE XHEMAL MALIQ DELISHI 37 KOMUNA SLLOVE RAMAZAN ELEZ KAZA 38 KOMUNA ZALL- DARDHE NIAZI MEHMET CANI 39 KOMUNA ZALL-REC RUFAT MEHMET SHOTI RRETHI:MAT 40 KOMUNA BAZ FATMIR IBRAHIM KURTI 41 KOMUNA DERJAN KUJTIM XHAVIT KAZDEDA 42 KOMUNA GURE SALI SHABAN CELAMI 43 KOMUNA KOMSI PAJTIM ISLAM MOLLA 44 KOMUNA LIS AGIM SEFEDIN SELITA 45 KOMUNA MACUKULL SKENDER ABAZ GJUCI 46 KOMUNA RUKAJ MUHARREM FADIL KURTI 47 KOMUNA SUC YLLI HAJREDIN META 48 KOMUNA ULEZ PAL VLASH ÇOKU 49 KOMUNA XIBER PETRIT HAMIT HOXHA QARKU DURRES RRETHI: DURRES 50 KOMUNA MAMINAS DASHAMIR HASAN OSMANI 51 KOMUNA GJEPALAJ ALFRED QEMAL GRECA 52 KOMUNA ISHEM GEZIM XHAFERR YLLI 53 KOMUNA KATUNDI I RI HIL PAL PRISKA 54 KOMUNA RASHBULL HYSEN HARIZ GASHI 55 KOMUNA XHAFZOTAJ AGIM GANI HOXHA RRETHI: KRUJE 56 KOMUNA BUBQ SOKOL ALI KALLAKU 57 KOMUNA CUDHI MURAT HYSEN MURATI 58 KOMUNA KODER-THUMANE GEZIM HASAN KEQI 59 KOMUNA NIKEL RRAHMAN REXHEP RRAJA QARKU ELBASAN RRETHI: ELBASAN 60 KOMUNA BRADASHESH SABRI ADEM SALLAKU 61 KOMUNA FIERZE-ELBASAN BEDRI SKENDER QYPI 62 KOMUNA FUNARE QANI ALI SHERJA 63 KOMUNA GJERGJAN FAIK RAMAZAN GJOLENA 64 KOMUNA GJINAR GANI DEMIR HIDA 65 KOMUNA GOSTIME QAMIL FETA BOJA 66 KOMUNA GRACEN FADIL ISMAIL SALLA 67 KOMUNA GREKAN QEMAL PASHO RAMA 68 KOMUNA KAJAN LUMTURI FAIK FERHATI 69 KOMUNA KLOS-ELBASAN BEHAR BEHXHET HOXHA 70 KOMUNA LAB.FUSHE XHEMALI HYSEN QUKU 71 KOMUNA LAB.MAL QANI REXHEP XHAFA 72 KOMUNA MOLLASAGRON DYLBER SADE 73 KOMUNA PAPER SHEFQET GANI BULLARI 74 KOMUNA RRASE ISUF RAMAZAN FERHATI 75 KOMUNA SHALES VASFI SHABAN MËHILLI 76 KOMUNA SHIRGJAN MUSTAFA DIN SHEHU 77 KOMUNA SHUSHICELUTFI ABDULLA LALA 78 KOMUNA TREGAN DURIM ALI ÇEKREZI 79 KOMUNA ZAVALIN ARBEN VENEMIN DEMIRI RRETHI: GRAMSH 80 KOMUNA KODOVJAT MERSIN ISMAIL MUHA 81 KOMUNA KUKUR LUAN IBRAHIM KOKLA 82 KOMUNA KUSHOVE IDAET ZENEL ZYLI 83 KOMUNA LENIE ASTRIT ABEDIN BICI 84 KOMUNA PISHAJ HASIM XHELAL ÇEKREZI 85 KOMUNA POROCAN NEFAIL RAMO KLLOGJRI 86 KOMUNA SKENDERBEGAS HALIT TELE POLE 87 KOMUNA SULT KODHEL TEFIK ÇALA 88 KOMUNA TUNJE NEXHIP YMER HOXHA RRETHI: LIBRAZHD 89 KOMUNA HOTOLISHT HAJDAR QAMIL NOGU 90 KOMUNA LUNIK ASTRIT SHYQYRI XHAFA 91 KOMUNA ORENJE NDRIÇIM XHAFERR HIDA 92 KOMUNA POLIS VELI BEQIR TERZIU 93 KOMUNA QENDERFIRDUZ JONUZ KURTI 94 KOMUNA QUKES YMER ISLAM BLLOSHMI 95 KOMUNA RAJCE SELADIN MUSTAFA BOGDANI 96 KOMUNA STEBLEVE XHEVIT KASËM BORIÇI 97 KOMUNA STRAVAJ ARDIAN XHEVAHIR ZENELI RRETHI: PEQIN 98 KOMUNA GJOCAJ ISUF XHELAL TOLI

* Marrë nga faqja e internetit e KQZ, 10.03.2007

99 KOMUNA KARINE SELMAN FIQIRI KARINA 100KOMUNA PAJOVE ALBERT HAXHI KRECI 101KOMUNA PERPARIM AGIM RAMAZAN XHAJA 102KOMUNA SHEZE REFAT HAXHI BEQIRI QARKU FIER RRETHI: FIER 103KOMUNA CAKRAN VLADIMIR BAKI KORÇARI 104KOMUNA DERMENAS FADIL HALIM SELACI 105KOMUNA KUMAN RAJMOND BEHAR PLAKA 106KOMUNA KURJAN HAMZA DILAVER TORO 107KOMUNA LEVAN AGIM PELLUMB QEJVANI 108KOMUNA MBROSTAR VAID RIZA BAÇJA 109KOMUNA PORTEZ AZEM MYFTAR SHATERI 110 KOMUNA QENER(CLIRIM) HARILLA THEMI MILE 111 KOMUNA RUZHDIE PAJTIM NEIM GLLAVA 112 KOMUNA STRUM SAFET MUHAMET RUKO 113 KOMUNA TOPOJE SOTIR NASI ZARKA 114 KOMUNA ZHARREZ TAULANT ASQERI GRËMBI RRETHI: LUSHNJE 115 KOMUNA ALLKAJ PETRIT SHYQYRI MALIA 116 KOMUNA BALLAGAT FATOS RAMADAN SHARKA 117 KOMUNA BUBULLIME TODI JORGJI XHUNGA 118 KOMUNA DUSHK BASHKIM REFAT KADIU 119 KOMUNA FIER-SHEGAN BEDRI TEFIK HIDA 120KOMUNA GOLEM-LUSHNJE BEQIR RUSHIT SULOVARI 121KOMUNA GRABIAN ARDJAN MITI SHURDHAQI 122KOMUNA GRADISHE YLLI TODI STAMBOLLIU 123KOMUNA HYSGJOKAJ FERDINANT NEZIR SHARKA 124KOMUNA KARBUNARE NEKI SABRI ARAPI 125KOMUNA KOLONJE JAKUP HAQIF BEQIRI 126KOMUNA KRUTJE AGIM NASI SEMA 127KOMUNA REMAS AGIM SHAHIN RREDHI 128KOMUNA TERBUF ASTRIT AVDULLA DERVISHI RRETHI: MALLAKASTER 129KOMUNA ARANITAS VIKTOR FERRIK MAHMUTAJ 130KOMUNA FRATAR SABIRE YZEDIN HOXHAJ 131KOMUNA GRESHICE BAFTJAR ZINI BAKIU 132KOMUNA HEKAL NEXHMI GANI SULAJ 133KOMUNA KUTE QERIM ISMAIL ISMAILAJ 134KOMUNA NGRACAN NURI NAZIF KORAJ 135KOMUNA QENDER MALLAKASTER AGRON FASLLI KAPLLANAJ 136KOMUNA SELITE-MALLAKASTER ALTIN QAZIM BREGASI QARKU GJIROKASTER RRETHI: GJIROKASTER 137KOMUNA ANTIGONE YLLI SALI MUHO 138KOMUNA CEPO DRAGUSH HASENI LOGLI 139KOMUNA DROPULL I POSHTEM DHIMITER GRIGOR MALUQI 140KOMUNA DROPULL I SIPERM KOSTANDIN KRISTO KOSTA 141KOMUNA LAZARAT DASHNOR ET’HEM ALIKO 142KOMUNA LUNXHERI ILIA MANTHO KURO 143KOMUNA PICAR SHKELQIM DALIP GUÇE 144KOMUNA POGON MITE SPIRO MEJDI 145KOMUNA QENDER LIBOHOVE KRENAR ASLLAN KULLA 146KOMUNA ZAGORIE ANASTASIA ZAHO DUSHI RRETHI: PERMET 147KOMUNA BALLABAN AGIM RAMADAN DAMANI 148KOMUNA CARCOVE VELI IZET MEHMETI 149KOMUNA DESHNICE BUJAR ISA FEZGA 150KOMUNA FRASHER TOMOR KARAFIL KOTORRI 151KOMUNA PETRAN NIKO SPIRO SHUPULI 152KOMUNA QENDER (PISKOVE) THOMA JANAQ PURIQI 153KOMUNA SUKE ALI JEMIN DELILAJ RRETHI: TEPELENE 154KOMUNA BUZ BUJAR ABAS SKENDI 155KOMUNA FSHAT MEMALIAJ LAVDIE SYRJA HADERI 156KOMUNA KRAHES VLADIMIR SELMAN RESULI 157KOMUNA KURVELESH ASQERI FAUT HODAJ 158KOMUNA LOPES VAIT HATE SINAJ 159KOMUNA LUFTINJE GEZIM ISUF MALKA 160KOMUNA QENDER-TEPELENE ARJAN KAMBER JERA 161KOMUNA QESARAT ARJAN REIT ZEQAI QARKU KORCE RRETHI: DEVOLL 162KOMUNA HOCISHT YLLI ZENEL CENKOLLI 163KOMUNA MIRAS ARBEN ZYDI MUÇKA 164KOMUNA PROGER ARTUR YLBER AGOLLI 165KOMUNA QENDER (BILISHT) RAMADAN FIQRET HOXHA RRETHI: KOLONJE. 166KOMUNA BARMASH VASIL KOÇO RRUSHI 167KOMUNA CLIRIM ARJAN HYSEN DHIMO 168KOMUNA MOLLASFLAMUR FAIK BILO 169KOMUNA NOVOSELEADRIATIK MERSIN KAMBO 170KOMUNA Q.ERSEKE KRISTAQ PETRAQ ANDONI 171KOMUNA Q.LESKOVIK VLADIMIR SPIRO VEZULI RRETHI: KORCE 172KOMUNA DRENOVE FLAMUR MUHAREM SALA 173KOMUNA GORE BUJAR FAREDIN SALIANJI 174KOMUNA LEKAS NDERIM QANI KREKA 175KOMUNA LIBONIK PETRIT ZYLYF KUPE 176KOMUNA LIQENAS EDMOND VANGJEL THEMELKO 177KOMUNA MOGLICE AGRON DYLI MATRAKU 178KOMUNA MOLLAJ FREDI BEXHET XHEMO 179KOMUNA PIRG NAUM SOTIR MUJO 180KOMUNA POJAN VASILLAQ STAVRE ÇINOKU 181KOMUNA QENDER( ARTUR ADEM LISI 182KOMUNA VITHKUQ AZIS MUHAMET PANARITI 183KOMUNA VOSKOP KUJTIM RESMI SULO 184KOMUNA VOSKOPOJE NEXHIP NEIM BACELLI 185KOMUNA VRESHTAS FESTIM RAMADAN ADRI RRETHI: POGRADEC 186KOMUNA BUCIMAS ROSHI HYMET TOLLOZHINA 187KOMUNA CERRAVE VLADIMIR BAKI JAÇELLI 188KOMUNA DARDHAS RUSHAN HAZIS ÇELA 189KOMUNA HUDENISHT NEXHMI KODHEL DOKOLLARI 190KOMUNA PROPTISHT SHABAN HAXHI SULA 191KOMUNA TREBINJE GJERGJI STEFAN BUZO 192KOMUNA VELCAN ILIA ILMI MANI QARKU KUKES RRETHI: HAS 193KOMUNA FAJZA JAKUP XHEM SEFOLLI 194KOMUNA GJINAJ LIMAN ALUSH MORINA 195KOMUNA GOLAJ ADEM AHMET LALA RRETHI:KUKES 196KOMUNA BICAJ ARBEN SAFI KORBI 197KOMUNA BUSHTRICE KUJTIM MUSTAF GJOKA

198KOMUNA GRYKE-CAJE VESEL ISMAIL SHEHU 199KOMUNA KALIS AHMET RAMAZAN 200KOMUNA KOLSH-KUKES ABEDIN RASIM ORUÇI 201KOMUNA MALZI BAJRAM ISLAM ÇOTI 202KOMUNA SHISHTAVEC DILAMAN FERMI NELA 203KOMUNA SHTIQEN GZIM BEQIR SHEHU 204KOMUNA SURROJ HALIL KADRI ALIAJ 205KOMUNA TERTHORE REMZI AMET VESELI 206KOMUNA TOPOJAN SAFET REXHEP MYFTARI 207KOMUNA UJMISHT AHMET HYSEN DEDE 208KOMUNA ZAPOD DAN HASHIM KOLOSHI RRETHI: TROPOJE 209KOMUNA BUJAN HASAN MEHMET BUÇPAPAJ 210KOMUNA BYTYC FERIZ AHMET HOXHA 211 KOMUNA FIERZE-TROPOJE BESNIK XHAFER DUSHAJ 212KOMUNA LEKBIBAJ GJEVALIN PJETER 213KOMUNA LLUGAJ QAMIL ADEM HOXHAJ 214KOMUNA MARGEGAJ REXHË UKË BYBERI 215KOMUNA TROPOJE FSHAT SHPEND CEN HOXHAJ QARKU LEZHE RRETHI: KURBIN 216KOMUNA FUSHE-KUQE DED RROK KERAJ 217KOMUNA MILOT VLASH DOD GEGA RRETHI: LEZHE 218KOMUNA BALLDREN I RI GJEK KOL CALI 219KOMUNA BLINISHT JAK DOD ZHUBA 220KOMUNA DAJC-LEZHE RROK LIN RROKU 221KOMUNA KALLMET PETRIT PREND MARKU 222KOMUNA KOLSH-LEZHE ANDI LLESH MARKU 223KOMUNA SHENGJIN LUIGJ PASHKO PRELAJ 224KOMUNA SHENKOLL FRAN GJON FRROKAJ 225KOMUNA UNGREJ GJOVALIN FRROK GJONI 226KOMUNA ZEJMEN ARBEN NDUE DOÇI RRETHI: MIRDITE 227KOMUNA FAN GJERGJ NDUE PRENGA 228KOMUNA KACINAR KASTRIOT MARK NDOJI 229KOMUNA KTHELLE TOME NDUE LLESHI 230KOMUNA OROSH ALEKSANDER GJOKE LALA 231KOMUNA SELITE-MIRDITE NIKOLIN MARASH LLESHAJ QARKU SHKODER RRETHI: MALSI E MADHE 232KOMUNA GRUEMIRE LIRIM ÇEL NEHANAJ 233KOMUNA KASTRAT GJOVALIN GJEKE VESHTI 234KOMUNA KELMEND NDUE FRAN LELÇAJ 235KOMUNA QENDER-MALESI ISA HALIL RAMAJ 236KOMUNA SHKREL FERDI PAL STERKAJ RRETHI: PUKE 237KOMUNA BLERIM NDOC MARK PRENDI 238KOMUNA FIERZE-PUKE NIK DED NIKA 239KOMUNA GJEGJAN NDUE ZEF CARA 240KOMUNA QAFE-MAL ARTAN PRENG PALUSHI 241KOMUNA QELEZ MARASH SIMON KOLAJ 242KOMUNA QERRET RROK NDREC DODAJ 243KOMUNA RRAPE NDUE PJETER GJONI RRETHI: SHKODER 244KOMUNA ANA-MALIT ARBEN NUH CENI 245KOMUNA BERDICE QAMIL FADIL XHURRETA 246KOMUNA DAJC-SHKODER ARBEN ZEF GJURAJ 247KOMUNA GURI Zi BROZ LORO MARKU 248KOMUNA HAJMEL LEKE DODE BIBAJ 249KOMUNA POSTRIBE FAZ TAHIR SHABAJ 250KOMUNA RRETHINAT GEZIM ISA HARDOLLI 251KOMUNA SHLLAK HILE MARK KODRA 252KOMUNA TEMAL MARK LUIGJ ZHURI 253KOMUNA VELIPOJE NIKOLLË ZEF MARKU 254KOMUNA VIG-MNELE PJETER ZEF LLESHI QARKU TIRANE RRETHI: TIRANE 255KOMUNA GOLEMAGRON BRAHIM AGALLIU 256KOMUNA GOSE SINAN MUSTAF SHALA 257KOMUNA HELMES NAMIR RRAPUSH GJOCI 258KOMUNA KRYEVIDH ARBEN HAXHI AJDINI 259KOMUNA LEKAJ ZIJA HEKURAN MEMA 260KOMUNA LUZ I VOGEL HAJRULLA MUHARREM TAFA 261KOMUNA SINABALLAJ MEXHIT QAZIM SALIU 262KOMUNA SYNEJ PËRPARIM XHAVIT ÇAÇA 263KOMUNA BALDUSHK ELMI FADIL ALLMUÇA 264KOMUNA BERXULLE YMER GJERGIO MARKU 265KOMUNA BERZHITE GENC RAMAZAN DRITA 266KOMUNA DAJT KUJTIM MYSLYM QEFALIA 267KOMUNA FARKE FATBARDH MEHMET PLAKU 268KOMUNA KASHAR ALFRED JAKUP SULAJ 269KOMUNA KRRABE ARTAN KASEM SALIU 270KOMUNA NDROQ FATIME SULEJMAN GOGA 271KOMUNA PASKUQAN JASHAR REXHEP HOXHA 272KOMUNA PETRELE YLLI ZYBER KUPI 273KOMUNA PEZE ENVER ALI DORZI 274KOMUNA PREZE AHMET NUREDIN HALILI 275KOMUNA SHENGJERGJ DRITAN HYSEN DUKA 276KOMUNA VAQAR SKENDER ZYBER DRITA 277KOMUNA ZALL-BASTAR REXHEP HYSEN MOQI 278KOMUNA ZALL-HERR GANI HAJDAR ALLUSHI QARKU VLORE RRETHI: DELVINE 279KOMUNA FINIQ ZISO JANI LLUCI 280KOMUNA MESOPOTAN THEMISTOKLI HARALLAMB KAISHI 281KOMUNA VERGO FIQIRI SHEFQET KULLA RRETHI: SARANDE 282KOMUNA ALIKO ILIA JORGJI THANASI 283KOMUNA DHIVER SOKRAT STAVRO KALCUNI 284KOMUNA KSAMIL VESEL HALIT KOÇIU 285KOMUNA LIVADHJA IRODHI NASHO DALANI 286KOMUNA LUKOVE VLADIMIR ILLO KUMI 287KOMUNA MARKAT ISMAIL DURO MURTAJ 288KOMUNA XARE DHIMITER DHONAT KOTE RRETHI: VLORE 289KOMUNA ARMEN KLITON SHPERBLIM HAXHIRAJ 290KOMUNA BRATAJ PILO NOVRUS TOTO 291KOMUNA HORE VRANISHT FATBARDHA RIZA KAPO 292KOMUNA KOTE ENGJELL METLLI MEMAJ 293KOMUNA NOVOSELE-VLORE RAIT SHYQYRI LLANAJ 294KOMUNA QENDER-VLORE ARBEN XHEZO AVDULI 295KOMUNA SEVASTER PERPARIM NESHET SHAMETAJ 296KOMUNA SHUSHICE-VLORE LULI KUJTIM PETANI 297KOMUNA VLLAHINE SOKOL PETREF HODAJ


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.