Buletin Informativ – Prill 2013, Botimi nr. 69 Përpjekje e përbashkët e Departamentit të Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj dhe Sekretariatit Teknik të Donatorëve www.dsdc.gov.al
www.aidharmonisation.org.al
Foto: Prezantimi i Fondit Shumëpalësh të Besimit për Sistemin e Planifikimit të Integruar, faza 2 (nga e majta) Drejtoresha e DEBASKON-it, Valbona Kuko; Ministri i Inovacionit dhe TIK-ut, Genc Pollo; Ministri i Financave, Ridvan Bode; Drejtoresha e Bankës Botërore në Shqipëri, Kseniya Lvovski; Zv.Ministri i Financave, Nezir Haldeda; dhe Zv.Ministrja e Integrimit, Grida Duma
Prezantohet Fondi Shumëpalësh i Besimit për Sistemin e Planifikimit të Integruar, faza 2 Më 9 prill 2013 u prezantua Faza 2 e Sistemit të Planifikimit të Integruar (SPI) që është një fond shumëpalësh besimi i administruar nga Banka Botërore dhe i mundësuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Grantit me Qeverinë shqiptare. Ky projekt 4-vjeçar synon të përmirësojë sistemin e planifikimit të qeverisë, sistemin e menaxhimit të financave publike, koordinimin e politikave si edhe menaxhimin e ndihmës.
Fushat kryesore që do ët mbështeten nga ky fond besimi SPI 2 janë: monitorimi i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit dhe Integrimit (SKZhI) 2007-2013, hartimi i SKZhI të re 2013-2020, si edhe zhvillimi i Sistemit të Menaxhimit të Informacionit për SPI-në, menaxhimi i financave publike dhe menaxhimi i asistencës së jashtme. Ky është shembulli më i mirë me fonde nga donatorë të ndryshëm, që aktualisht financohet nga Austria, Zvi-
cra dhe Suedia, me një total prej 2.7 milion euro. Suedia është donatori kryesor me një kontribut prej 17 milion koronash suedeze, ose 2 milion euro. Bashkimi Evropian pritet të japë fonde shtesë për SPI 2 për vitin 2014. Në këtë eveniment merrnin pjesë Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, Ministri i Inovacionit dhe TIK-ut, z. Genc Pollo, zv.Ministri i Financave, z. Nezir Haldeda, zv.Ministrja e Integrimit, znj. Grida Duma, Drejtoresha e DEBAS-
Prill | 2
Në këtë numër: • • • • • • • • • • • • • • • • •
•
•
• • • • • • • • • • • •
Prezantohet Fondi Shumëpalësh i Besimit për Sistemin e Planifikimit të Integruar, faza 2 Prezantohet Master Plani për Sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri Takim i Partnerëve për Zhvillim dhe Integrim Intensifikohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë Projektet e miratuara të Programit Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes dypalëshe të Ripranimit Vizita e parë e Kryetares së Parlamentit Zviceran konfirmon mbështetjen e Zvicrës për progresin e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian Një javë festime për të promovuar vlerat rome dhe për të shtuar përfshirjen e tyre BE mbështet luftën kundër pastrimit të parave në Shqipëri Zgjerohet Sistemi Shtetëror i Informacionit Financiar BE ndihmon Shqipërinë për respektimin e Të drejtave të Pronësisë Industriale dhe për nxitjen e rritjes ekonomike Garantimi Shërbimeve të UjësjellësKanalizimeve efektive dhe të qëndrueshme Forcimi i ndërgjegjësimit dhe të të kuptuarit të procesit të Rajonalizimit/Ndarjes për Sektorin e Ujit në Shqipëri, 2012-2013 BE mbështet rehabilitimin e Kështjellës së Beratit dhe Pazarit të Korçës Përfundon restaurimi i Babameto, monument i kategorisë I në Gjirokastër Përurohet Qendra Komunitare në komunën e Paskuqanit në periferi të Tiranës Promovohen Praktikat më të Mira dhe Metodat e Reja në Qeverisjen Vendore përpara Autoriteteve Vendore, Përfaqësuesve të Qeverisë dhe Donatorëve Forcimi i kapaciteteve të pushtetit vendor dhe shtrirja e praktikave më të mira në planifikimin dhe zbatimin e masave ndërsektoriale me qëllim adresimin e kequshqyerjes dhe pasigurisë ushqimore Shqipëria prezanton “Komunikimin e Tretë Kombëtar për Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike” në përmbushje të detyrimit si palë e Konventës për ndryshimet Klimatike” Prezantohet Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale Korporative Konferenca “Biznesi drejt Arsimit Profesional” UNICEF dhe Trebeshina sh.p.k e Grupit Hari Lena bashkojnë forcat për fëmijërinë e hershme në Shqipëri Gjermania mbështet Bashkëpunimin Ndërkufitar Tryezë e rrumbullakët për gazetarinë hulumtuese Prezantohet projekti i monitorimit të medies me Universitetin e Tiranës Prezenca e OSBE-së trajnon policinë mbi rolin e tyre në zgjedhje Prezantohen konstatimet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjyqeve civile Nxitja e bashkëpunimit ndërpartiak përmes deputeteve TCJE.org jep mbulim të balancuar dhe dygjuhësh të zgjedhjeve në Shqipëri CEMSA – Projekti i financuar nga BE-ja për Monitorimin e Mjedisit Ftesë për Projekte – Financim Zviceran për Bashkëpunim në Kërkim Shkencor ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë
Foto: Prezantimi i Master Planit gjatë mbledhjes së Grupit Sektorial të Punës për Ujësjellës-Kanalizimet.
KON-it, znj. Valbona Kuko, ambasadorë dhe titullarë të agjencive ndërkombëtare dhe institucioneve qendrore shqiptare, të cilët morën fjalën me radhë. Në këtë aktivitetet foli edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, znj. Kseniya Lvovski.
Prezantohet Master Plani për Sektorin e UjësjellësKanalizimeve në Shqipëri Më 30 prill 2013, Grupi Sektorial i Punës për Ujin prezantoi Master Planin për Sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri, i financuar nga Bashkëpunimi Financiar Gjerman përmes KfW-së. Takimi drejtohej nga zv.Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Ernest Noka, i cili falënderoi komunitetin donator për mundësimin e këtij instrumenti të rëndësishëm për realizimin e parashikimeve, ndërkohë që theksoi se Master Plani do të shërbejë për planifikimin më të mirë të investimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri. Master Plani është një instrument unik që i krijua pas dy vjet vlerësimesh në lidhje me infrastrukturën ekzistuese të ujit, burimet ujore, kërkesën për ujë dhe prodhimin e ujërave të përdorur në të gjithë vendin. Master Plani përcakton planin kombëtar të investimeve deri në vitin 2040 dhe përmban 1 700 projekte si edhe një fond investimi të nevojshëm prej 5 miliard eurosh. Me një instrument të dhënash, Master Plani rendit projektet sipas prioriteteve bazuar në kritere teknike, financiare, socio-ekonomike dhe mjedisore që janë përgatitur pas një konsultimi tërësor me aktorët kryesorë të sektorin me qëllim që të arrihet në një koncept prioritizimi të pranuar gjerësisht. Master Plani mbush hendekun ndër-
mjet politikës dhe strategjisë për ujin nga njëra anë, si edhe përzgjedhjes dhe zbatimit të projekteve nga ana tjetër, me anë të një sistemi prioritizimi objektiv dhe transparent që vendos se ku duhen bërë investimet. Anëtarët e grupit sektorial të punës diskutuan mbi avantazhet, ndikimin dhe kufizimet e Planit të Veprimit dhe e vlerësuan gjerësisht si një mjet të shkëlqyer për planifikimin e investimeve që është i mishëruar dhe i integruar më së miri në strategjinë sektoriale të ujit. Ky grup pune doli në përfundimin se Master Plani nuk duhet të qëndrojë vetëm në nivelin e pushtetit qendror dhe komunitetit donator, por duhet të shtrihet edhe te pushteti vendor dhe sektori privat për të garantuar planifikim koherent dhe efikas të investimeve.
Takim i Partnerëve për Zhvillim dhe Integrim Më 10 prill 2013, DEBASKON dhe Sekretariati Teknik i Donatorëve zhvilluan takimin e Partnerëve për Zhvillim dhe Integrim. Ky takim i parë për 2013 u bashkëkryesua nga Kryetarja e Sekretariatit, Yesim Oruc (Drejtoreshë e PNUD-it në Shqipëri) dhe Drejtoresha e DEBASKON-it, Valbona Kuko. Në këtë takim u analiza ecuria e SKZhI 2013-2020 dhe kalendari i konsultimeve me aktorët kryesorë. SKZhI 2013-2020 bën lidhjen e ciklit të politikave me ciklin buxhetor (procesi PBA) dhe është në koherencë me kuadrin e planifikimit strategjik të BE-së, në linjë me periudhën e planifikimit të ri financiar të asistencës së BE-së (IPA 2014-2020) si edhe me Strategjinë e Lisbonës “BE 2020”. Procesi i konsultimeve kombëtare i SKZhI-së me aktorët kryesorë (Shoqëri-
Prill | 3 në Civile, Rrethin Akademik, Biznesin, Donatorët, Kuvendin) do të zhvillohet nga nëntori 2013 deri në janar 2014. Ky procesin përfshin 4 konsultime bazuar mbi 4 shtyllat e SKZhI-së si edhe 4 deri në 6 seminare rajonale. SKZhI 20132020 pritet të finalizohet në janar 2014. Në takimin e Partnerëve për Zhvillim dhe Integrim u diskutuan edhe çështje të tjera si Grupet Sektoriale të Punës (GSP) dhe konsultimi i strategjive sektoriale dhe ndërsektoriale përmes këtyre grupeve gjatë vitit 2013, siç parashikon kalendari i GSP-ve. Gjithashtu, u miratua Plani Vjetor i Punës 2013 i Sekretariatit. Gjatë vitit 2013, kryesinë e Sekretariatit Teknik të Donatorëve e mban OKB-ja (e përfaqësuar në Sekretariat nga PNUDi). Dy donatorë dypalësh kanë dalë vullnetarë për t’u bërë anëtarë të Sekretariatit për vitin 2013: Austria (përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim) dhe Gjermania. Anëtarët dypalësh të Sekretariatit përbëjnë “zërin” e donatorëve dypalësh. Më shumë informacion për takimin e Partnerëve për Zhvillim dhe Integrim mbajtur më 10 prill 2013, mund të gjendet këtu.
Intensifikohet bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë Më 9-10 Prill 2013 u zhvillua në Budapest takimi i parë i Komisioni të Përbashkët Ndërqeveritar Shqipëri-Hungari për Bashkëpunimin Ekonomik. Delegacioni shqiptar u kryesua nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Florjon Mima, në cilësinë e Kryetarit të palës shqiptare në Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe znj. Edith Harxhi, zv.Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni hungarez u kryesua nga Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë, z.Péter Szijjártó, në cilësinë e Kryetarit të palës hungareze në këtë Komisionin e Përbashkët. Delegacioni shqiptar përbëhej edhe nga përfaqësues të DEBASKON-it, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Turizmit, AIDA-s, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë etj. Gjatë vizitës më 10 prill 2013, delega-
Foto: Florjon Mima, Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe Peter Szijjártó, Ministër dhe Sekretar Shteti i Kryeministrit për Çështjet e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë të Hungarisë, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit të bashkëpunimit Shqipëri-Hungari
Foto: Delegacioni shqiptar që mori pjesë në punimet e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik Hungari-Shqipëri që u zhvillua në Budapest më 9-10 prill 2013
cioni shqiptar nënshkroi Protokollin e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Shqipëri-Hungari, një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë Hungareze të Investimeve dhe Tregtisë (HITA), si dhe një tjetër Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Hungarisë. Punimet e Komisionit të Përbashkët u përqendruan në fusha të ndryshme bashkëpunimi si ekonomia, tregtia, zhvillimi i biznesit dhe NVM-ve, energjetika, bujqësia, telekomunikacioni, transporti, mbrojtja e mjedisit dhe administrimi i ujërave, turizmi, bashkëpunimi juridik, mbrojtja e informacionit të klasifikuar, pastrimi i parasë, zhvillimi i administratës publike, etj. Marrëdhëniet shumë të mira politike ndërmjet dy vendeve janë të hershme. Hungaria mbështet aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së, por po aq i rëndësishëm është edhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike.
Në takimin e parë, të dy palët evidentuan fushën e menaxhimit të energjisë si një prioritet kyç në bashkëpunimin ekonomik dypalësh dhe nxitën përmirësimin e marrëdhënieve për menaxhimin e energjisë. Gjithashtu, bashkëpunimi në fushën e bujqësisë është me rëndësi jetike për të dy vendet dhe mund të zgjerohet më tej mbi baza përfitimi reciprok. Takimi i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët do të mbahet në vitin 2014, në Shqipëri.
Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA) Ftesa e parë për Projektpropozime: Projektet e miratuara Programi aktual i bashkëpunimit italoshqiptar për zhvillim përmban një instrument novator financimi, Programin e Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA), që synon të mbështetë zbati-
Korrik - Gusht Prill | 4
Foto: Ceremonia publike e zhvilluar në Ministrinë e Financave, më 24 prill 2013, për shpalljen e projekteve të para që do të përfitojnë nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA)
min e projekteve të sektorit social, që propozohen nga institucionet publike shqiptare përkatëse. IADSA shpalli ftesën e parë për projekt-propozime më 10 dhjetor 2012 dhe u dorëzuan plot aplikime nga e gjithë Shqipëria, me një financim të kërkuar prej gati 18 milion eurosh. Projektet synojnë forcimin e formimit profesional dhe arsimit primar në zonat në nevojë, shërbimeve bazë shëndetësore dhe mjekësisë parandaluese. Temat kryesore të projekt-propozimeve ishin përfshirja sociale e kategorive të cenueshme dhe zhvillimi i integruar rural në zonat e largëta dhe pa përkrahje. Në Ftesën e parë mori pjesë e gjithë Shqipëria: 15 projekt-propozime u dorëzuan nga disa Ministri, 16 nga Këshillat e Qarqeve dhe mbi 40 nga Bashkitë dhe Komunat, shumica nga zonat rurale në nevojë. Shoqëria civile shqiptare, autoritetet vendore italiane, organizatat ndërkombëtare dhe OJF-të që kanë bashkëpunim afatgjatë me autoritetet shqiptare, ndihmuan institucionet publike në përgatitjen e projektpropozimeve të tyre. Ky nivel i lartë interesimi ndaj Programit IADSA konfirmon kërkesën e lartë për zhvillim social në vend. Niveli i pjesëmarrjes, interesimi i institucioneve publike shqiptare dhe cilësia e projekteve të zgjedhur bashkërisht nga pala italian dhe shqiptare sipas kritereve të përcaktuara në Ftesë, dëshmojnë për efikasitetin e plotë të instrumentit të konvertimit të borxhit për zhvillim, që e shndërron borxhit që Shqipëria i detyrohet Italisë në projekte zhvillimi në dobi të popullsisë shqiptare. Më 24 prill 2013, Ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani dhe Ministri i Financave, Ridvan Bode, shpallën gjatë një ceremoni publike të zhvilluar në Ministrinë e Financave 13 projektet e suksesshme për një total investimi prej 4,5 milion eurosh. Nga projektet e përzgjedhura, 2 janë kombëtarë, 1 rajonal dhe 10 të nivelit vendor. Listën e projekteve të suksesshme dhe
informacionin përkatës mund ta gjeni në: www.iadsa.info. Ftesa e radhës pritet të shpallët në fund të vitit 2013.
Shqipëria dhe Franca nënshkruajnë Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes dypalëshe të Ripranimit Më 8 prill 2013, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Ambasadorja e Republikës së Francës në Tiranë, Christine Moro, nënshkruan Protokollin e Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit mes dy vendeve, në funksion të parandalimit dhe luftës kundër migracionit të paligjshëm. Në fjalën e tij, Ministri Noka u shpreh se nënshkrimi i Protokollit me Republikën e Francës do të lehtësojë punën e strukturave të migracionit në procesin e kthimeve, duke konsoliduar bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat. “Qeveria shqiptare e ka konsideruar nënshkrimin e Marrëveshjes së ripranimit dhe Protokolleve të zbatimit jo vetëm si angazhim në përmbushjen detyrimeve në kuadër të lëvizjes së lirë pa viza në hapë-
sirën Shengen, por edhe të ruajtjes së standardeve të kërkuara në kuadër të proceseve integruese në familjen e madhe europiane”, tha Ministri Noka. Ambasadorja franceze në Tiranë, znj. Christine Moro, theksoi se liberalizimi i vizave ka qenë një hap shumë i rëndësishëm, i cili është pritur me gëzim të justifikueshëm dhe të madh nga shqiptarët. “Franca e ka mbështetur këtë liri të fituar nga Shqiptarët, e cila i ka zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet franko-shqiptare në të gjitha fushat.”, tha ndër të tjera ambasadorja Moro. “Duke u mbështetur në bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston tashmë mes policive të dy vendeve, ky protokoll do të ndihmojë që procedurat e ripranimit të jenë më të sakta, më sistematike dhe më të shpejta”, pohoi znj. Moro në fund të fjalës së saj.
Vizita e parë e Kryetares së Parlamentit Zviceran konfirmon mbështetjen e Zvicrës për progresin e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian Një delegacion i Këshillit Kombëtar Zviceran zhvilloi një vizitë në Shqipëri
Foto: Ministri i Brendshëm, Flamur Noka dhe Ambasadorja e Republikës së Francës në Tiranë, Christine Moro, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Protokollit të Zbatimit të Marrëveshjes së Ripranimit mes dy vendeve
Korrik - Gusht Prill | 5 më 4-6 prill 2013. Ky Këshill i barasvlershëm me Kuvendin e një vendi, kryesohej nga Kryetarja e Këshillit, znj. Maya Graf dhe përbëhej nga përfaqësues të partive kryesore politike në Zvicër. Në kuadrin e kësaj vizita, delegacioni zhvilloi takime me Presidentin Nishani, Kryeministrin Berisha dhe Kryetaren e Kuvendit, znj. Topalli. “Nisur nga historia e dhimbshme që populli shqiptar ka lënë pas, ne shohim me kënaqësi të madhe se sa shumë arritje janë bërë brenda një kohë të shkurtër prej 20 vitesh”, deklaroi znj. Maya Graf në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar me Kryetaren e Kuvendit shqiptar, znj. Jozefina Topalli. Të dy Kryetaret shprehën vlerësimin për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik. Gjatë vizitës, delegacioni zviceran vizitoi disa vende ku janë zbatuar projektet e Bashkëpunimit Zviceran, përfshi një projekt të qeverisjes vendore në Lezhë dhe Kallmet, si edhe një projekt zhvillimi ekonomik në Tiranë. Qëllimi ishte të identifikohej dhe të vlerësohej efikasiteti i programeve zvicerane të zhvillimit në Shqipëri, si edhe të informohej Këshilli Kombëtar Zviceran siç duhet. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, pohoi se programi aktual i formimit profesional është një fushë me interes të veçantë për bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet dy vendeve. Ndërsa Kryeministri Berisha deklaroi gjatë takimit me delegacionin e huaj se bizneset zvicerane dhe investitorët potencialë do të gjejnë lehtësira fiskale dhe taksa të ulëta nëse investojnë në Shqipëri, p.sh. në sektorët e energjetikës dhe turizmit Znj. Graf deklaroi se Zvicra është e gatshme të ndihmojë dhe të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë në sektorët e lartpërmendur; ajo theksoi se në sektorin e arsimit profesional, Zvicra është pozicionuar mirë dhe synon të përcjellë përvojën e vet, falë sistemit të shkëlqyer të arsimit të dyfishtë që ka. “Është shumë e rëndësishme që të rinjtë, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të marrë shkollimin e duhur dhe të bëhen profesionistë të mirë”, tha znj. Graf. Delegacioni zviceran e filloi vizitën nga pika e kalimit kufitar me Kosovën dh udhëtoi përgjatë Rrugës së Kombit, me ndalesë të parë në Lezhë dhe në komunën Kallmet ku vizituan Programin për De-
Foto: Kryetarja e Parlamentit Zviceran gjatë takimit me Presidentin Bujar Nishani
Foto: Anëtarë të Këshillit Kombëtar Zviceran gjatë vizitës në qendrën e riciklimit në Lezhë.
centralizimin dhe Zhvillimin Vendor (një qendër riciklimi dhe one-stop-shop), dhe më pas u nisën për Tiranë ku u takuan me zyrtarë të lartë dhe vizituan fabrikën e vajit të ullirit “SHKALLA” e cila është mbështetur nga Bashkëpunimi Zviceran. Kjo është hera e parë që një Kryetar/e e Parlamentit Zviceran viziton Shqipërinë, si edhe hera e parë që një delegacion kaq i madh me deputetë zviceranë marrin pjesë në një vizitë në Shqipëri. Zvicra ka dhënë mbështetje aktive për programet dhe projektet për qeverisjen vendore dhe zh-
villimin ekonomik në Shqipëri që në vitin 1997.
BE mbështet luftën kundër pastrimit të parave në Shqipëri Më 19 prill 2013, përfundoi me sukses projekti 2-vjeçar i financuar nga Bashkimi Evropian me 1.5 milionë Euro, në mbështetje të luftës kundër pastrimit të parave në Shqipëri. vijon ne faqet 10-11>>>
Foto: Ceremonia përmbyllëse e projektit të financuar nga BE-ja që mbështeti Shqipërinë në luftën kundër pastrimit të parave, më 19 prill 2013
Korrik - Gusht Prill | 6
“Të barabartë në diversitet” Java e Promovimit të Vlerave Rom Një javë festime për të promovuar vlerat rome dhe për të shtuar përfshirjen e tyre Çdo prill, komuniteti Rom vihet në qendër të vëmendjes përmes aktiviteteve bëhet më i pranueshëm dhe më i dukshëm në sytë e publikut shqiptar. Kjo mund të ketë filluar me 8 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, por tani është zgjeruar në një javë të plotë evenimentesh dhe mbulimi mediatik që hedhin dritë pozitive në perceptimin e publikut në lidhje me këtë grup të margjinalizuar. Ky prill erdhi me një seri përpjekjesh dhe ngjarjesh të mirëkoordinuara gjatë Javës për Promovimin e Vlerave Rome midis data 8-12 prill 2013. Me mbështetjen e strukturave shtetërore qendrore dhe vendore, si edhe të organizatave ndërkombëtare si Bashkimi Evropian, OKB dhe Bashkëpunimi Zviceran, java solli një përzierje unike aktivitetesh si konferenca, panaire, marshim publik, muzikë, teatër, ekspozita, objekte antike si edhe shumë kontribute nga komuniteti rom. Gjithashtu, festimet ngritën debatin për kushtet sociale dhe ekonomike që kanë formësuar historitë, zhvillimin dhe situatën aktuale të komunitetit rom.
Organizohet Panairi Ndërkulturor i Artizanëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve Më 8 prill 2013, qytetarët e Tiranës festuan Ditën Ndërkombëtare të Romëve dhe iu bashkuan aktiviteteve të organizuara në kuadrin e Javës së Vlerave Rome. Aktivitetet e organizuara nga partnerët donatorë theksuan sfidat me të cilat përballen komuniteti rom dhe egjiptian, si edhe bënë thirrje për përfshirje më të madhe të tyre në zhvillimet e vendit. Evenimentet përcollën edhe një mesazh kyç: romët kanë vlera të mëdha që duhen promovuar.
studimet si edhe ata që kërkojnë punësim. “Bashkia e Tiranës do të ndërmarrë politika konkrete për t’i mbështetur bizneset e tyre edhe në vijim, politika të cilat ne do i zbatojmë përmes zyrës së Komisionerit për Antidiskriminimin në Bashkinë e Tiranës, që do të pasohen nga nisma të tjera si regjistrimi, arsimimi dhe strehimi i romëve.” Znj. Zineb Touimi-Benjelloun, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it, ndër të tjera theksoi: “Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve bëjmë thirrje për të forcuar klimën sociale dhe politike ku të drejtat dhe kultura rome respektohen gjithmonë. Gjithashtu dëshiro-
jmë t’u bëjmë thirrje komuniteteve rome dhe egjiptiane që të vazhdojnë përpjekjet për përfshirje efektive në rrjedhën e zhvillimit”. Një artizan rom që reklamonte punimet e tij artizanale, ndër të tjera tha: “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua. Falë panairit, shumë persona porositën produktet e mia. Në këtë mënyrë unë siguroj të ardhura për veten dhe familjen time që përballemi me kaq shumë vështirësi. Më preku respekti që njerëzit treguan ndaj punës time dhe tashmë jam plot shpresë”. Këto ndërhyrje janë pjesë e dy projekteve: Projekti “Mbështetje për Përf-
Një Panair Ndërkulturor Artizanësh i organizuar në rrugën “Murat Toptani” solli bashkë artistë romë nga mbarë vendi. Një koleksion i pasur punimesh me dorë të prezantuara nga artistë dhe artizanë Romë tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve. Në panair merrnin pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Jorida Tabaku, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, Zineb Touimi-Benjelloun, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të qeverisë. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Jorida Tabaku theksoi se Bashkia e Tiranës ka një plan madhor që të ndihmojë të rinjtë romë që duan të ndjekin
Foto: Koordinatorja e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it, Zineb TouimiBenjelloun, dhe zv.Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Jorida Tabaku, gjatë vizitës në panairin e artizanëve në Ditën Ndërkombëtare të Romëve në Tiranë
Korrik - Gusht Prill | 7 shirjen Sociale të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane” (SSIREC) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Projekti “Fuqizimi i Komuniteteve Vendore në Nevojë në Shqipëri” (EVLC) i financuar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Sigurinë Njerëzore. Të dy projektet zbatohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. PNUD po punon në shtatë qarqe të Shqipërisë (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Korçë, Berat) për të promovuar përfshirjen sociale dhe fuqizimin e komuniteteve rome dhe egjiptiane nëpërmjet inkurajimit të planifikimit pjesëmarrës për zhvillim infrastrukturor; forcimin e kapaciteteve për organizata të shoqërisë civile Rome dhe Egjiptiane; promovimin e punësimit dhe sipërmarrjes; asistencë në zbatimin dhe monitorimin e Planit të Veprimit për Dekadën e Përfshirjes së Romëve, si edhe promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor.
Ambasadorë të Vullnetit të Mirë bëjnë thirrje për përfshirje më të gjerë të komunitetit rom dhe respektim të vlerave të tyre dhe diversitetit kulturor Më 7 prill 2013, PNUD në Shqipëri shpalli nëntë personalitete të shquara nga bota e artit, letërsisë, akademikëve dhe medias si Ambasadorë të Vullnetit të Mirë për Diversitetin Kulturor. Personalitetet e përzgjedhura përmes popullaritetit dhe statusit të tyre do të influencojnë vendim-marrësit, liderët politikë dhe partnerët e zhvillimit për të mbështetur çështjen e përfshirjes sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Ambasadorët e Vullnetit të Mirë dhe modelet pozitive nga komuniteti rom përcollën në një mbrëmje festive mesazhin e fuqishëm: Respekt për vlerat rome, respekt për diversitetin kulturor dhe përfshirje më e gjerë në zhvillim. Ambasadorët e Vullnetit të Mirë u përzgjodhën midis një sëre personalitetesh bazuar në kontributin dhe angazhimet e tyre në përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane. Maestroja i mirënjohur Zhani Ciko, Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, i
Foto: Ceremonia e shpalljes së Ambasadorëve të Vullnetit të Mirë të PNUD-it për Diversitetin Kulturor në Shqipëri, më 7 prill 2013.
përzgjedhur si një ndër Ambasadorët e Vullnetit të Mirë ndër të tjera theksoi: “Ndihem i nderuar që jam përzgjedhur si një ndër Ambasadorët e Vullnetit të Mirë për t’i dhëne zë atyre që u mungon. Ky komunitet ka nevojë për mbështetjen, vëmendjen dhe inkurajimin tonë.... Shqipëria nuk mund të integrohet pa përfshirjen sociale të këtij minoriteti”. Ambasadorët e tjerë të Vullnetit të Mirë janë: Znj. Arbana Osmani, Moderatore e njohur televizive dhe radiofonike në Shqipëri, e cila ka promovuar vlerat rome gjatë punës së saj në televizionin Top Channel. Z. Ermal Hasimja, Profesor në Universitetin e New York-ut në Tiranë. Ka kontribuar në lehtësimin e aksesit të studentëve romë në arsimin e lartë. Z. Florian Kondi (Doktor Flori) - Kantautor. Ka kompozuar këngën e njohur “Jeta nuk është bardh e zi” të interpretuar bashkë me një grup rom. Z. Gazmend Paja - Aktor. Në rolet e tij, z. Paja është frymëzuar nga kultura dhe tradita rome. Z. Kujtim Çashku, Regjisor dhe themelues i Shkollës së Filmit “Marubi” e cila shfaq filma dhe dokumentarë romë në ditë të shënuara ndërkombëtare. Z. Marin Mema - Gazetar investigativ i mirënjohur,. Ka realizuar dokumentarë me tema çështje të përfshirjes sociale të minoritetit rom. Z. Mina Qirici, Shkrimtar – Autor i disa librave mbi kulturën rome. Z. Pandi Laço, Shkrimtar dhe Producent Televiziv – Producent i Netëve të Muzikës Rome në TV Klan. PNUD përzgjodhi 15 modele pozitive
dhe personazhe të suksesshme nga komuniteti rom, të cilët do të shërbejnë si modele që duhen ndjekur nga komuniteti dhe shoqëria në tërësi. Zineb Toumi-Benjelloun, Koordinatore e Përhershme e OKB-së dhe Përfaqësuese e Përhershme e PNUD-it theksoi: “Kemi kënaqësinë të prezantojmë një sërë personalitetesh të shquara nga të gjitha sferat e jetës në Shqipëri, të cilët pranuan ftesën tonë për t’u bërë Ambasadorë të Dëshirës së Mirë për Diversitetin Kulturor në Shqipëri. Ata patën mirësinë të pranojnë që përmes reputacionit dhe staturës së tyre të bëhen avokatë të përfshirjes sociale për komunitetet rome dhe egjiptiane, si edhe të rrisin sensibilizimin për vlerat e mëdha që zotërojnë”. Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri z. Ettore Sequi, tha se komuniteti rom jeton në kushte shumë të vështira dhe ky fakt kontribuon shpesh në përjashtimin e tyre nga jeta sociale. Ambasadori Sequi shtoi se komuniteti rom do ta fitojë këtë betejë vetëm kur institucionet shtetërore dhe shoqëria do të rrisin përpjekjet e tyre për respektimin e të drejtave të tyre. Ai theksoi se të drejtat e komunitetit rom janë një çështje primare në axhendën e Bashkimit Evropian dhe po mbështeten vazhdimisht me fonde për të lehtësuar integrimin në jetën sociale si dhe për të përmirësuar nivelin e tyre arsimor dhe mundësitë që i ofrohen. Ky aktivitet u organizua nga PNUD në kuadrin e Projektit “Mbështetje për Përfshirjen Sociale të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD.
vijon ne faqet 8-9>>>
Korrik - Gusht Prill | 8
“Të barabartë në diversitet” Java e Promovimit të Vlerave Rom Një javë festime për të promovuar vlerat rome dhe për të shtuar përfshirjen e tyre <<< vijon nga faqet 6-7
dhe cilësive të performimit.
Vlerat rome prezantohen nëpërmjet dramës së shquar “Të Mjerët”
Shfaqja shërbeu edhe si mjet promovimi për vlerat kulturore të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre si pjesë integrale e trashëgimisë kulturore kombëtare. Mbresëlënëse ishte mënyra në të cilën kultura dhe tradita rome u përcoll për audiencën. Regjisori kishte inkorporuar në mënyrë të shkëlqyer jo vetëm muzikën rome por edhe elementë të tjerë si kostumet tradicionale rome. Drama u drejtua nga z. Ram Hadroj, një student rom i diplomuar në Andrews University Michigan për Shkencat e Sjelljes (2010), nën drejtimin artistik të znj. Aneta Malaj, pedagoge e mirënjohur e Universitetit të Arteve. Në fjalën përshëndetëse z. Hadroj theksoi mesazhin e fuqishëm të dramës: “Nuk ka asgjë më të mirë se një ëndërr për të ndërtuar të ardhmen”. Ai theksoi faktin se duke vënë në skenë dramën në gjuhën shqipe, ai realizoi ëndrrën e tij.
Një tjetër eveniment në kuadrin e Javës së Promovimit të Vlerave Rome ishte përgatitja dhe interpretimi më 11 prill 2013 i dramës së Viktor Hygoit, “Të Mjerët”, nga një grup studentësh romë që e nisën këtë ide dhe realizuan një inskenim të suksesshëm në Universitetin e Arteve. Interpretimi mbresëlënës i të rinjve të talentuar romë dhe egjiptianë dhe studentëve të Universitetit të Arteve u duartrokit me ovacione nga mbi 300 pjesëmarrës, mes të cilëve kishte përfaqësues të organizatave vendase, komunitetit të donatorëve dhe komunitetit rom. Shfaqja shërbeu si një mënyrë për të reduktuar paragjykimet dhe për të përmirësuar imazhin e komunitetit rom dhe egjiptian në Shqipëri. Përbërja e larmishme e trupës interpretuese përcolli mesazhin se përtej diversitetit të gjithë janë të barabartë për sa i përket aftësive
Drama u vu në skenë me mbështetjen e Delegacionit të BE-së në Shqipërisë, PNUD-it në Shqipëri, Bashkëpunimit Zviceran dhe partnerëve të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë. PNUD e jep mbështetjen në kuadrin e projektit “Mbështetje për Përfshirjen Sociale të Komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD-i. Ndërsa Fondacioni “Ndihmoni Fëmijët”, një OJF shqiptare e mbështetur nga Bashkëpunimi Zviceran, koordinoi përgatitjen dhe vënien në skenë të dramës, si edhe dha mbështetje logjistike dhe financiare për grupin e studentëve. Kjo është hera e parë që vlerat rome promovohen në një eveniment të tillë të integruar dhe të koordinuar. E njëjta frymë shoqëroi festimet e javës së diversitetit edhe në qarqet e Korçës, Elbasanit dhe Beratit.
BE mbështet Përfshirjen Sociale të Romëve
Bashkimi Evropian në Shqipëri e konsideron përfshirjen sociale të romëve një prioritet madhor të agjendës së vet politike, dhe po e financon me fonde për të adresuar problematikat e shumta të problemeve të romëve. BE-ja kërkon përfshirje dhe mundësi të barabarta në çdo fushë: shkollim, kujdes shëndetësor dhe shërbime publike, qytetari e barabartë dhe mundësi të barabarta punësimi. Në Shqipëri, BE ka dhënë mbi 3 milion euro në mbështetje të përfshirjes së romëve dhe egjiptianëve. Përveç kësaj, ekziston një projekti rajonal “Praktikat më të mira për integrimin e romëve” i financuar nga BE me 3 milion euro dhe i zbatuar nga ODIHR në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, BE ka financuar dy projekte rajonale për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve në Ballkanin Perëndimor (përfshi Shqipërinë); ky projektet me vlerë totale 8,7 milion euro zbatohet nga Këshilli i Evropës. Me projektin e zbatuar nga ODIHR, BE synon të japë mbështetje për: (i) Kurse trajnimi për ndërmjetësit kulturorë dhe gjuhësorë romë, si edhe për mësuesit; (ii) Aksesin në shërbimet sociale dhe regjistrimin e lindjeve; (iii) Përmirësimin e rrugëve, sistemeve të ujësjellëskanalizimeve dhe kujdesit shëndetësor për komunitetet rome dhe egjiptiane; (iv) Nxitjen e punësimit për të rinjtë romë;
Korrik - Gusht Prill | 9 (v) Forcimin e autoriteteve qendrore dhe vendore që të kapërcejnë vullnetin politik dhe të marrin masa konkrete për përfshirjen sociale të romëve. Fondet e dhëna nga BE-ja për projekte të ndryshme kanë impakt te shumë romë dhe egjiptianë që jetojnë në Tiranë, Korçë, Vlorë, Berat, etj. Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, në kuadrin e nismës “Të barabartë në diversitet: Java e Promovimit të Vlerave Rome”, Shefi i Delegacionit të BEsë në Shqipëri, Ambasadori Sequi, iu bashkua festimeve në Qendrën komunitare “Romani Baxt”. Në fjalën e tij, Ambasadori Sequi theksoi: “Për të rritur ndërgjegjësimin për kulturën rome, duhet të themi të vërtetat e thjeshta të përjashtimit dhe diskriminimit. Duke sjellë në vëmendjen publike kontributet dhe përpjekjet tuaja për komunitetin tuaj, ne qëndrojmë kundër botëkuptimit bardh-e-zi të historisë dhe zhvillimit, ne denoncojmë botëkuptimin bardh-e-zi të situatës sot.” Në kuadrin e nismës “Të barabartë në diversitet: Java e Promovimit të Vlerave Rome”, më 8 prill 2013, Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e OKB-së, Zineb Touimi-Benjelloun, morën pjesë në konferencën “Me Romët për Romët”, bashkë me Ministrin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera; zv.Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata; Kryetarin e Bashkimit të Romëve të Shqipërisë “Amaro Drom”, Skënder Veliu; Avokatin e Popullit, Igli Totozani; dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe komunitetit të donatorëve. Në fjalën e rastit, Ambasadori Sequi tha: “Kemi punuar bashkë me qeverinë dhe shoqërinë civile për të përcaktuar prioritetet ku do të fokusohet puna e autoriteteve dhe puna e të gjithëve ne kundër përjashtimit. Këto prioritete përfshijnë regjistrimin civil, shkollimin, punësimin, kujdesin shëndetësor dhe strehimin e romëve dhe egjiptianëve. Por suksesi i të gjitha këtyre përpjekjeve dhe frytet e të gjithë këtyre fondeve, varet shumë nga aftësia jonë për të ndryshuar mendjet e të tjerëve. Çdo luftë për barazi e ka pikënisjen në mendjen tonë.”
Foto: Ekspozita në Qendrën “Rromani Baxt” në Tiranë
Foto: Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Sequi në Qendrën “Rromani Baxt”
Foto: Konferenca “Me Romët për Romët”. Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Ettore Sequi; Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera; zv.Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Halit Shamata; Kryetari i Bashkimit të Romëve të Shqipërisë “Amaro Drom”, Skënder Veliu; Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri; Zineb Touimi-Benjelloun; dhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.
Korrik - Gusht Prill | 10 <<<vijon nga faqet 4-5
Projekti solli ekspertizën e BE-së nga Instituti Spanjoll i Studimeve Fiskale dhe Departamenti Bullgar i Inteligjencës Financiare, që të ndihmojnë autoritetet shqiptare në imponimin e zbatimit të Ligjit Anti-Mafia dhe ligjeve të tjera përkatëse. Projekti ofroi ekspertizën e Shteteve Anëtare në lidhje me hetimin, zbulimin dhe ndjekjen penale të pastrimit të parave, në konfiskimin dhe administrimin e pasurive të krimit, si edhe koordinimin efektiv të organeve ligjzbatuese. Projekti është krijuar posaçërisht për nevojat e Shqipërisë, duke u fokusuar në forcimin e zbatimit të ligjit. Gjithashtu, u prezantua një manual për mënyrat e kryerjes së hetimeve kundër pastrimit të parasë. Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi tha se: “Shqipëria ka një kuadër ligjor të plotë e modern në përputhje me standardet evropiane, por ligjet shpesh nuk zbatohen siç duhet. Ligji anti-mafia duhet të amendohet dhe të zbatohet me korrektësi, në mënyrë që pasuritë jo vetëm të ngrihen, por edhe të konfiskohen duke rikuperuar kështu shuma të mëdha parash të gjeneruara nga aktivitete të paligjshme, që mund të përdoren nga qeveria për shërbime publike dhe t’iu kthehen shoqërisë civile. ” Ambasadori Sequi theksoi gjithashtu se: “Çdo përpjekje do të jetë e pakuptimtë në rast se autoritetet shqiptare nuk sigurojnë qëndrueshmërinë në vendin e punës dhe garantojnë që profesionistët të cilët punojnë për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve ekonomike dhe të pastrimit të parave të shpërblehen më mirë si ekonomikisht ashtu edhe profesionalisht.” Ai theksoi edhe nevojën për bashkëpunim mes të gjitha palëve. “Duke marrë në konsideratë faktin që pastrimi i parave mbështetet në mënyrë të vazhdueshme në teknika të reja, për t’i fshehur gjurmët e tyre, bashkëpunimi mes policisë dhe gjyqësorit duhet të thellohet“, përfundoi Ambasadori Sequi.
Zgjerohet Sistemi Shtetëror i Informacionit Financiar Ministria e Financave dhe Projekti IPA 2008 “Mbështetje dhe Zgjerim i Sistemit të Thesarit (SEPS)” kanë bashkëpunuar ngushtë që në prill 2011 për zgjerimin
Foto: (nga e majta): Shefi i Operacioneve II në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Francois Begeot; zv.Ministri i Financave, Nezir Hadeda; dhe Shefja e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Astrid Wein, në ceremoninë e dhënies së certifikatave për 21 nëpunës të Ministrisë së Financave që u kualifikuan si trajnerë të sistemit shtetëror të informacionit financiar, organizuar më 17 prill 2013.
Foto: Ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për 21 nëpunës të Ministrisë së Financave që u kualifikuan si trajnerë të sistemit shtetëror të informacionit financiar, organizuar më 17 prill 2013.
e sistemit të thesarit, me qëllim që t’iu mundësohet akses i drejtpërdrejtë ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera buxhetore. Që në nëntor 2012, pesë institucione pilot janë të lidhura drejtpërdrejtë me Sistemit e Thesarit, tashmë i quajtur “Sistemi Shtetëror i Informacionit Financiar”. Këto institucione kryejnë transaksione online në një sistem të vetëm, pa qenë nevoja të vizitojnë Zyrën e Thesarit të Rrethit Tiranë. Sistemi i Informacionit Financiar është plotësisht i integruar me Bankën e Shqipërisë dhe bankat tregtare. Sistemi i kompjuterizuar shtetëror i informacionit financiar është shumë i rëndësishëm për menaxhimin financiar publik të vendit, si monitorimi dhe menaxhimi i likuiditeteve të shtetit, kontabiliteti i saktë i të gjitha transaksioneve shtetërore dhe përgatitja e raporteve financiare të konsoliduara. Edhe publiku përfiton nga ky sistem, sepse garanton transparencë në të gjitha proceset e ekzekutimit të buxhetit shtetëror.
Ndikimi i projektit Më zbatimin e fazës pilot, projekti SETS ka ndihmuar në ekzekutimin e 26% të buxhetit shtetëror drejtpërdrejtë nga institucionet e lartpërmendura, ndërsa informacioni për situatën financiare të 373 zërave financiare merret dhe/ose jepet me efikasitet. Deri në prill 2014, në Sistemin Shtetëror të Informacionit Financiar do të shtohen edhe 10-15 ministri linje dhe institucione të tjera buxhetore, përfshi Bashkinë e Tiranës. Kjo do të kërkojë trajnimin e 60 deri 140 nëpunësve publikë për sistemin e informacionit financiar. Me këtë nismë, shumica e Buxhetit Shtetëror do të administrohet drejtpërdrejtë përmes Sistemit Shtetëror të Informacionit Financiar që përmirëson qeverisjen financiare dhe transparencën. Krijimi i ekspertizës së brendshme Më 17 prill 2013, Ministria e Financave dhe Projekti SETS, në bashkëpunim me Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, shpërndanë certifikata për
Korrik - Gusht Prill | 11
Foto: BE ndihmon Shqipërinë për respektimin e Të drejtave të Pronësisë Industriale dhe për nxitjen e rritjes ekonomike
21 nëpunës të Ministrisë së Financave që u kualifikuan si trajnues të sistemit shtetëror të informacionit financiar. Këta trajnerë janë tashmë plotësisht të aftë të përdorin sistemin e zgjeruar të thesarit, që tashmë quhet “Sistemi Shtetëror i Informacionit Financiar” dhe gati të ndajnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre mbi funksionet e sistemit dhe raportimin. Ministria e Financave është tashmë në gjendje të rritë gradualisht numrin e përdoruesve të sistemit të informacionit financiar në të ardhmen. Projekti “Mbështetje dhe Zgjerim i Sistemit të Thesarit SETS)” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim.
BE ndihmon Shqipërinë për respektimin e Të drejtave të Pronësisë Industriale dhe për nxitjen e rritjen ekonomike Më 18 prill 2013, përfundoi projekti prej 1 milion euro për forcimin e të Drejtave të Pronësisë Industriale dhe Intelektuale (DPI) në Shqipëri. Që nga maji i vitit 2011, Zyra Evropiane e Patentave ka mbështetur Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave (DPPM) për të zbatuar më mirë ligjet ekzistuese dhe ka rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e DPI-së, si për bizneset ashtu edhe për konsumatorët. Respektimi i punës së të tjerëve, qoftë një libër, një CD, program softuer, apo një emër marke, është çelësi për konkurrencën e drejtë, krijimtarinë dhe novacionin. Për të mbrojtur konkurrencën e drejtë, biznesin e ndershëm dhe krijimtarinë, BE-ja ka marrë masa për të mbrojtur DPI-në nëpërmjet legjislacionit dhe mekanizmave zbatuese. E njëjta gjë pritet prej vendeve aspirante për anëtarësim, si Shqipëria. Projekti IPA 2009 “Zhvillimi i Sistemit të të Drejtave
të Pronësisë Industriale në Shqipëri”, i zbatuar nga Zyra Evropiane e Patentave, fuqizoi kapacitetet administrative dhe operative në sektorin e DPI-së dhe zbatoi veprimet e përcaktuara nga Strategjia Kombëtare e Zbatimit të DPI 2010-2015. Projekti ka kontribuar në harmonizimin e kuadrit ligjor kombëtar të DPIsë me acquis të BE-së dhe në ndërtimin e kapaciteteve të DPPM-së dhe institucioneve kombëtare të zbatimit të DPI. Përveç kësaj, materialet mësimore mbi IP për shkollat e mesme dhe universitetet janë përgatitur në kuadër të projektit dhe gjithashtu progres i rëndësishëm është arritur në drejtim të krijimit të qendrës së parë të informacionit shkencor dhe teknik në Tiranë. Projekti gjithashtu ka rritur ndërgjegjësimin nëpërmjet një fushate të gjerë të marrëdhënieve me publikun duke theksuar rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe respektimin e tyre nga publiku i gjerë. Duke folur në konferencën e mbylljes, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, theksoi nevojën për të shtuar përpjekjet për të përmirësuar legjislacionin dhe mekaniz-
mat e zbatimit, duke veçuar qartësimin e inspektorateve që janë të ngarkuar me kryerjen e inspektimeve për DPI. “Efikasiteti dhe zbatimi i sistemit të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (DPI) luajnë një rol kyç në mbështetjen e novacionit, duke stimuluar investimet dhe rritjen ekonomike, dhe për këtë arsye duhet të forcohen në axhendën e brendshme të Shqipërisë”. Që në 2008, BE-ja ka dhënë rreth 7,7 milion euro për DPI dhe të drejtën e autorit, mbrojtjen e konsumatorit, metrologjinë dhe kalibrimin, si dhe për mbikëqyrjen e tregut - të gjitha çështjet që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe social.
Garantimi Shërbimeve të Ujësjellës-Kanalizimeve efektive dhe të qëndrueshme Qeveria shqiptare përfundon procesin e decentralizimit në sektorin e ujësjellëskanalizimeve. Me mbështetjen e BE-së dhe Austrisë, Shqipëria tashmë ka një program kombëtar për të garantuar efikasitet dhe qëndrueshmëri të shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve.
Foto: Prezantohet programi kombëtar “Asistencë teknike për Sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri”, më 17 prill 2013
Korrik - Gusht Prill | 12 Më 17 prill 2013, Ministria e Punëve Publike dhe Transportin si dhe Agjencia Austriake për Zhvillim prezantuan bashkërisht një program të madh kombëtar “Asistencë teknike për Sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve në Shqipëri” në Tiranë. Programi financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian, me një buxhet total prej 4,2 milion euro. Uji është jetë! Shqipëria është e bekuar me burime të bollshme ujore e megjithatë, furnizimi pa ndërprerje me ujë të sigurt ende nuk është i garantuar. Edhe pse aksesi në ujë është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit për shkak të financimeve ndërkombëtare dhe të brendshme, problemi kryesor mbetet uji pa të ardhura, zonat me mbulim të dobët me shërbime ujësjellëskanalizimesh, humbjet e mëdha të ujit, performanca e paqëndrueshme financiare dhe menaxhimi i përgjithshëm joefikas i ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Qeveria e Shqipërisë e përfundoi procesin e decentralizimit duke transferuar pronësinë e ndërmarrjeve dhe aktiveve fikse të tyre nga pushteti qendror te ai vendor. Megjithatë, shumica e këtyre ndërmarrjeve nuk arrijnë të garantojnë sigurinë e ujit të pijshëm dhe shërbime kanalizimesh bazë, për shkak të kapaciteteve të ulëta drejtuese, financiare dhe teknike. Forcimi i Kapaciteteve në Nivel Vendor dhe Qendror Prezantimi i Programit të UjësjellësKanalizimeve parashikon adresimin e këtyre dobësive duke forcuar kapacitetet në nivel vendor dhe qendror, si edhe duke mbështetur procesin e ndarjes/rajonalizimit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, që të garantohet efektiviteti dhe qëndrueshmëria e ofrimit të shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve. Sektori i ujësjellës-kanalizimeve është në fokusin kryesor të Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim në Shqipëri, jo vetëm sepse e njeh të drejtën njerëzore për ujë dhe kanalizime, por edhe sepse besojnë se ky sektor është jetik edhe për sektorë të tjerë sociale dhe ekonomikë, si shëndetësia, siguria ushqimore, zhvillimi rural, mjedisi dhe energjetika.
Foto: Takimi kombëtar nismat për forcimin e ndërgjegjësimit dhe të të kuptuarit të procesit të Rajonalizimit/Ndarjes për Sektorin e Ujit në Shqipëri, 2012-2013
Rritja e ndërgjegjësimit dhe të të kuptuarit të procesit të Rajonalizimit/Bashkimit për Sektorin e Ujit në Shqipëri, 2012-2013 Më 16 prill 2013 u zhvillua takimi kombëtar nismëtar për rritjen e ndërgjegjësimit dhe të të kuptuarit të procesit të Rajonalizimit/Bashkimit për Sektorin e Ujit në Shqipëri, me qëllim informimin e aktorëve kryesorë në lidhje me aktivitetet në terren. Evenimenti kryesohej nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministri i saj Fatmir Mediu që garantoi interesimin maksimal të strukturave shtetërore dhe aktorëve të tjerë kryesorë. Në këtë veprimtari morën pjesë shumë institucione si prefektët, Këshillat e Qarqeve, Këshillat dhe Agjencitë e Ujit, OJF, ekspertë, pushteti qendror dhe vendor, si edhe agjenci ndërkombëtare. Në fjalën e hapjes, Ministri Mediu nënvizoi rolin në rritje të ministrisë. Ai u fokusua në vështirësitë me të cilat përballet ky sektor, kapacitetet njerëzore, organizimin, problematikën financiare, etj., duke veçuar se zbatimi i Direktivës Kuadër të Ujit kap një kosto prej 5,4 milion euro në 5 vitet në vijim. Ministri Mediu e mbylli fjalën duke përshëndetur rolin e të gjithë aktorëve kryesorë në lehtësimin e zhvillimit ët këtij sektori. Nga donatorët, Shefja i Agjencisë Austriake për Zhvillim, Astrid Wein, theksoi rëndësinë që Agjencia Austriake i kushton ujit si vlerë natyrore dhe ekonomike. Ajo tha se kuadri i ri ligjor është mjaft premtues dhe nevoja për ushtrimin e qa-
rtë dhe rigoroz të kompetencave nga të gjithë aktorët kryesorë është thelbësor. Në këtë pikë, ajo theksoi rolin e shoqërisë civile si një aktor i rëndësishëm në ndihmë të institucioneve dhe konsumatorëve. Ajo tha se Bashkëpunimi Austriak ka ndihmuar procesin e reformave në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri në 20 vitet e fundit, me ekspertizë teknike dhe mbështetje financiare për institucionet përgjegjëse. Znj. Wein theksoi se furnizimi me ujë dhe kanalizime është në fokusin kryesor të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Shqipëri, jo vetëm sepse e njeh të drejtën njerëzore për ujë dhe kanalizime, por edhe sepse besojnë se ky sektor është jetik edhe për sektorë të tjerë sociale dhe ekonomikë, si shëndetësia, siguria ushqimore, zhvillimi rural, mjedisi dhe energjetika. Drejtori i Qendrës Rajonale të Mjedisit, z. Mihallaq Qijro, bëri një prezantim të hollësishëm të programit që do të mbështetë Këshillat e Baseneve Lumore në 6 basene të Shqipërisë, përmes takimeve intensive në basenet lumore të Drini - Buna, Mat, Ishëm - Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Ai tha se pritet pjesëmarrje e konsiderueshme në takime dhe që ky proces të sjellë qartësi në kuadrin ligjor dhe në rolin e secilit. Takimi u mbyll me diskutime me fokus: (i) sfidat multidimensionale të sektorit dhe rëndësia e qartësimit të rolit të secilit aktor dhe faktor; (ii) roli i shoqërisë civile dhe mungesa e koordinimit në menaxhimin e ujit, (iii) të gjithë folësit vlerësuan mbështetjen e këtij programi që ka evidentuar një nevojë mjaft
Korrik - Gusht Prill | 13
Foto: Përurimi i rrugëve të rehabilituara të Kështjellës së Beratit, me asistencën e BE-së, më 19 prill 2013
ndodh një herë, por një histori që vazhdon në rrugën drejt integrimit”, përfundoi z. Begeot.
praktike, pavarësisht burimeve financiare të kufizuara. Programi pritet të vazhdojë me aktivitete në terren. Takimi i parë do të mbahet në Shkodër, ku aktorët e ndryshëm do të diskutojnë bashkërisht mbi kuadrin teknik dhe koordinimin institucional.
BE është e përkushtuar ndaj ruajtjes dhe promovimit të zonave historike dhe trashëgimisë kulturore, si dhe do të mbështetë rehabilitimin e infrastrukturës së këtyre zonave edhe në të ardhmen. Asistenca e BE-së për qarkun e Beratit shkon në rreth 6,5 milion euro.
BE mbështet Rehabilitimin e Kështjellës së Beratit dhe Pazarit të Korçës
Në Korçë, Bashkimi Evropian ka mbështetur rehabilitimin e Pazarit të Korçës me 0,7 milion euro. Rehabilitimi i Pazarit me shtrimin me gurë të rrugëve dhe sheshit kryesor, përmirësimi i pothuaj të gjithë infrastrukturës (kanalizimet, linjat e energjisë dhe telefonisë) dhe instalimi i ndriçimit të ri është një vlerë e shtuar për këtë lagje që pritet të tërheqë më shumë turistë dhe të përmirësojë kushtet e biznesit.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri se bashku me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si edhe bashkitë përkatëse përuruan punimet rehabilituese të projektit që mbron trashëgiminë kulturore në Shqipëri, përkatësisht në Berat më 19 prill 2013 dhe në Korçë më 26 prill 2013. Në Berat, BE ka dhënë 2 milion euro për rehabilitimin e rrugëve të Kështjellës së Beratit. Rehabilitimi dhe ndriçimi i ri jo vetëm i ndryshon fytyrën Kështjellës, por i qëndron besnik vlerave të saj historike dhe pasuron jetën e banorëve të Beratit, si edhe nxit ardhjen e turistëve vendas dhe të huaj. Gjatë ceremonisë përuruese, Shefi i sektorit të Operacioneve II në Delegacionin e BE-së, z. Francois Bregeot, theksoi se: “Një nga pikat e forta të BEsë është aftësia jonë për të ruajtur të kaluarën si një mënyrë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Kujtesa është thelbësore, sepse nëse nuk e dimë ku kemi qenë, si mund të dimë ku po shkojmë? Autenticiteti është aspekti kryesor i trashëgimisë që tërheq turistët. Objektet e trashëgimisë kulturore nuk janë krijime moderne të Disneyland. Ruajtja dhe mbrojtja e këtij autenticiteti të Kështjellës së Beratit është përgjegjësi e të gjithëve ne. Për Shqipërinë nuk duhet të jetë një histori që
Foto: Përurohet Pazari i Korçës i rehabilituar me asistencën e BE-së, më 26 prill 2013
Gjatë ceremonisë përuruese, Shefi i Operacioneve në Delegacionin e BE-së në Shqipëri, Luigi Brusa, theksoi se forcimi i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, nënkupton edhe promovim të marrëdhënies me kulturën. Z. Brusa nënvizoi nevojën e autoriteteve shqiptare për të siguruar vazhdimësi të fryteve të kësaj asistence, duke vënë në dukje se “Bashkia, me mbështetjen e pushtetit qendror, duhet tashmë të gjejë fondet e nevojshme për të rehabilituar fasadat e Pazarit të Vjetër, me qëllim që të mbrohet më mirë trashëgimia kulturore dhe të rritet atraktiviteti i kësaj zone historike. Në BE kemi vërtetuar se turizmi i trashëgimisë kulturor krijon rritje ekonomike dhe prosperitet në rajonet dhe qytetet përkatëse. Korça me trashëgiminë natyrore dhe kulturore ende të pashfrytëzuar plotësisht për qëllime turizmi, mund të përfitojë nga këto investime në
Korrik - Gusht Prill | 14
para
PAS
Foto: Babameto – monument i kategorisë I në Gjirokastër, para dhe pas restaurimit
thesaret e veta kulturore dhe natyrore.” Ai përfundoi duke thënë se “respektimi i trashëgimisë është jetik për të zhvilluar jo vetëm një identitet evropian, por edhe për të përcjellë trashëgiminë kulturore, me qëllim që të kemi rritje ekonomike dhe prosperitet.” Gjithsej, BE ka dhënë për qarkun e Korçës një asistencë prej rreth 7,3 milion eurosh. BE e ka ndihmuar prej kohësh Shqipërinë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Projektet e financuara nga BE-ja për rehabilitimin e Kështjellës së Beratit dhe Pazarit të Vjetër në Korçë janë pjesë e një asistence më të madhe të BE-së prej 0 milion eurosh që i dedikohet trashëgimisë kulturore në Berat, Elbasan, Himarë, Korçë, Krujë, Shkodër dhe Tiranë. Në Shkodër, rehabilitimi i rrugës së Gjuhadolit do të përurohet më 8 maj 2013 nga Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi.
Gjirokastrës. Restaurimi u financua nga kryesisht nga qeveria suedeze. Procesi i mbikëqyrjes, dokumentimit dhe zhvillimit të projektit të restaurimit u realizua në periudhën 2009-2011 dhe u zbatua si proces trajnimi për shumë arkitektë të rinj restaurues nga Shqipëria. Punimet e restaurimit filluan në 2012 dhe përfunduan në 2013. Shtëpia Babameto është monument i kategorisë I, e ndërtuar në 1885-1887 nga një baba për dy djemtë e tij, ku secili do të kishte një krah 3-katësh me oborr dhe pus. Tipike për vitet kur u ndërtua dhe karakteristikat rajonale, muret e katit të parë janë bërë me gur, ndërsa kati i dytë është ndërtuar me material më të lehtë druri. Ndërtesa do të përdoret si bujtinë me hapësira gjysmëpublike që të jepet me qira për aktivitete kulturore. Në fjalën e tij, z. Svensson tha se shtë-
pia ka një pamje mbresëlënëse, si nga jashtë edhe brenda. Ai tha se kjo shtëpi është një pasuri e vyer për ringjalljen e të gjithë qytetit. Ai u shpreh krenar për punën që CHwB ka bërë Shqipëri, duke kontribuuar edhe në trajnimin e qindra arkitektëve të rinj nga Shqipëria dhe rajoni. Në ceremoni merrnin pjesë I ngarkuar me Punë i Ambasadës Suedeze, z. Patrik Svensson, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Visar Zhiti, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Spiro Ksera, Kryetarja e CHwB, Christine von Arbin dhe Kryetarja e CHwB në Shqipëri, Lejla Hadzic. Në fund të ceremonisë, z. Svensson i dorëzuan një pllakatë pronarëve të shtëpisë. Evenimenti pati interesim të gjerë mediatik.
Përfundon restaurimi i Babameto, monument i kategorisë I në Gjirokastër Më 6 prill 2013, I ngarkuari me Punë i Ambasadës Suedeze në Shqipëri, Patrik Svensson, mori pjesë në përurimin e Shtëpisë Babameto, monument i kategorisë I në Gjirokastër. Shtëpia Babameto u restaurua nga organizata suedeze “Trashëgimi Kulturore pa Kufij” (CHwB) dhe partnerët e saj në Shqipëri: Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Zyra për Administrimin e Koordinimin e Qytetit Muze të Gjirokastrës, si edhe Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e
Foto: I ngarkuari me Punë i Ambasadës Suedeze në Shqipëri, Patrik Svensson, gjatë pjesëmarrjes në përurimin e Shtëpisë Babameto, monument i kategorisë I në Gjirokastër.
Korrik - Gusht Prill | 15 Përurohet Qendra Komunitare në komunën e Paskuqanit në periferi të Tiranës Më 12 prill 2013, I ngarkuari me Punë, Patrik Svensson dhe kryetari i Komunës Paskuqan, z. Fatos Rexha, ishin të pranishëm në përurimin e qendrës komunitare në këtë komunë. Kjo qendër komunitare është hapur me bashkëpunimin ndërmjet Shoqatës për Integrimin e Zonave Informale dhe Komunës Paskuqan, me mbështetjen e Qendrës “Olof Palme” dhe financimin e Qeverisë suedeze. Ajo do t’i përgjigjet disa prej nevojave të komunitetit, duke ofruar hapësirë për një sërë aktivitetesh si: aktivitete që mundësojnë dialogun ndërmjet qytetarëve dhe drejtuesve vendorë mbi planifikimin dhe politikëbërjen vendore; aktivitete jashtëshkollore për të rinjtë; aktivitete për zbatimin e programeve të fuqizimit social dhe ekonomik për gratë; aktivitete sensibilizuese kundër dhunës në familje, si edhe aktivitete kulturore dhe shplodhëse për të moshuarit. Z. Svensson u shpreh në fjalën e tij: “Ngritja e kësaj qendre komunitare është një shembull shumë i mirë se si njësitë e qeverisjes vendore duhet të shohin me kujdes problemet e komunitetit, duke e dëgjuar zërin e tyre dhe duke iu ofruar këtë shërbim që është shumë i nevojshëm; kjo tregon se angazhimi nuk është thjesht retorikë që të përdoret kur leverdis. Gjithashtu, ky është shembull i shkëlqyer i funksionimit të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor”. Paskuqani është një nga komunat më të mëdha në vend me rreth 600 mijë banorë. Kjo zonë në periferi të Tiranës u krijua nga migrimi kaotik i popullsisë drejt qendrave urbane gjatë viteve ’90, në kërkim të një jete më të mirë. Paskuqani vazhdon të ketë infrastrukturë të dobët (probleme me rrugët, sistemin e ujësjellës-kanalizimeve, furnizimin me energji), shërbime sociale dhe shëndetësore të mangëta, si dhe nivel të ulët jete sociale dhe kulturore. Qeveria suedeze e mbështet këtë komunë që në vitin 2009 përmes Qendrës “Olof Palme” dhe është fokusuar në afrimin e qytetarit me drejtuesit vendor, me qëllim që të veprojnë së bashku në përmirësimin e jetës së banorëve.
Foto: Përurohet Qendra Komunitare në komunën e Paskuqanit në periferi të Tiranës
Promovohen Praktikat më të Mira dhe Metodat e Reja në Qeverisjen Vendore përpara Autoriteteve Vendore, Përfaqësuesve të Qeverisë dhe Donatorëve Më 8 prill 2013, përfaqësues nga pushteti vendor, ministritë e linjës dhe organizatat ndërkombëtare u mblodhën në një konferencë ku programi i Bashkëpunimit Zviceran për decentralizimin (DLDP) prezantoi praktikat më të mira dhe metodat e reja për të promovuar forcimin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Në konferencë ishin rreth 180 përfaqësues, përfshi Ambasadorin Zviceran, Alexander Wittwer, Ministrin e Brendshëm, Flamur Noka, Ministrin për Inovacionin dhe TIK-un, Genc Pollo, zv.Ministrin e Financave, Nezir Deda dhe zv.Ministrin e Mjedisit, Taulant Bino. “Organizatorët e kësaj konference kanë menduar një mënyrë unike për të bërë të dukshme praktikat më të mira: duke dhënë çmime për disa njësi të qeverisjes vendore të Shkodrës dhe Lezhës, me shpërblime dhe njohje”, tha Ambasadori Wittwer gjatë fjalës së tij. Ai përmendi arritjet e deritanishme të programit, përfshi përmirësimin e ofrimit të shërbimeve në disa komuna dhe bashki, forcimin e kapaciteteve për planifikimin strategjik dhe financiar, krijimin e modeleve novatore për menaxhimin e mbetjeve si dhe informimin dhe komunikimin me qytetarët.
Hapja e konferencës u përshëndet edhe nga z. Jens Engeli, Përfaqësues i lartë i “Helvetas Swiss Intercooperation”, organizatës që zbaton programin e decentralizimit. “Praktikat më të mira të krijuara nga Programi i Decentralizimit do të kontribuojnë në hartimin e strategjive të mëdha për decentralizimin dhe zhvillimin”, tha z. Engeli në fjalën e tij. Zv.Drejtorja e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran, Anne Savary, tha gjatë fjalës së saj se decentralizimi është një proces që duhet të vazhdojë. “Shoh progres dhe arritje, siç u shpreh nga disa projekte dhe praktikat e prezantuara në këtë konferencë“, tha ajo, duke shtuar se “për të çuar përpara procesin e decentralizimit, nevojitet mbështetje e integruar, në formën e integrimit vertikal, forcim i partneriteteve dhe dialogut, si edhe koordinim i përforcuar ndërmjet donatorëve.” Gjatë fjalës së tij, Ministri i Brendshëm Flamur Noka u përqendrua në reformat e ndërmarra nga qeveria e Shqipërisë, në aspektin e decentralizimit. ‘‘Sot, në këtë konferencë, është koha të konsiderojmë arritjet, gjetjet dhe sukseset e punës së këtij Programi, të cilat me të vërtetë e kanë bërë këtë program të suksesshëm“, tha z. Noka. Një aspekt interesant i kësaj konference ishte shpallja e fituesve të konkursit për Projektin më të Mirë dhe Praktikat e Mira të hapura për njësitë e qeverisjes vendore në Shkodër dhe Lezhë mbi temat si Informacioni dhe Komunikimi, Menaxhimin i Mbetjeve, Menaxhimi Financiar, Planifikimi Strategjik dhe Bashkëpunimi Ndërbashkiak. Të gjithë fituesit (komunat dhe bashkitë) morën
Korrik - Gusht Prill | 16 çmime në formë të kontributit financiar për buxhetet bashkiake dhe komunale si dhe një certifikatë njohjeje të cilat i janë dorëzuar atyre nga përfaqësuesit përkatës të qeverisë. Ceremonia e çmimeve u shoqërua nga një ekspozitë ku u paraqitën projektet më të mirë dhe praktikat më të mira përmes multimedias. Gjatë pjesës së dytë të ditës, pjesëmarrësit u ndanë në 4 dhoma ku u zhvilluan tryeza tematike me një fokus në e-qeverisje, akses në fonde, planifikim buxheti dhe menaxhim i mbetjeve. Në këto tryeza stafi i programit dhe përfaqësues të pushtetit vendor shpalosën metodologjitë dhe diskutuan mbi vlefshmërinë e tyre dhe fizibilitetin për përdorim të gjerë në nivel kombëtar. Rekomandimet përfundimtare nga këto sesione përbëjnë zgjidhje të mundshme te shumë sfidave me të cilat përballet pushteti vendor.
F orcimi i kapaciteteve të pushtetit vendor dhe shtrirja e praktikave më të mira në planifikimin dhe zbatimin e masave ndërsektoriale me qëllim adresimin e kequshqyerjes dhe pasigurisë ushqimore Programi i Përbashkët i Ushqyerjes ka ngritur struktura koordinimi në nivel kombëtar dhe nivel rrethi në zonat e piketuara, nisur nga rëndësia e masave ndërsektoriale në fushën e ushqyerjes. Qeveria shqiptare është zbatuese e këtij programi që mbështetet nga UNICEF, OBSH dhe FAO dhe financohet me fondet e Qeverisë spanjolle. Një studim i kapaciteteve pjesëmarrëse dhe nevojave të autoriteteve vendore në zonat e piketuara konstatoi se pushteti vendor nuk e ka prioritizuar siç duhet kequshqyerjen dhe pasigurinë ushqimore. Për ta mbushur këtë boshllëk, Fondacioni i Partnerëve për Zhvillim zhvilloi një përqasje fuqizuese hap pas hapi, duke ndërthurur teorinë dhe praktikën. Në seancat e trajnimit morën pjesë 230 nëpunës nga 15 komuna dhe sektorë si shëndetësia, bujqësia, asistenca sociale, si edhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile. Kjo ndihmoi që të kuptojnë më mirë kequshqyerjen dhe pasigurinë ushqimore në familje, dhe si të planifikojnë masa ndërsektoriale për zgjidhjen e këtyre problemeve. Programi ngriti struktura koordinimi në 15 njësi të qeverisjes vendore. Njësitë
Foto: Programi i Përbashkët i Ushqyerjes ka ngritur struktura koordinimi në nivel kombëtar dhe nivel rrethi në zonat e piketuara.
u mbështetën nga një ekip ekspertësh që të vlerësojnë nevojat vendore dhe të përgatisin Planet e Menaxhimit Vendor për Ushqyerjen dhe Sigurinë Ushqimore. Këto ndërhyrje kanë kontribuuar në forcimin e rolit drejtues të pushtetit vendor në koordinimin e masave që nxisin mirushqyerjen dhe sigurinë ushqimore, rritjen e përgjegjshmërisë dhe reagimin ndaj aktorëve të tjerë ndaj problematikave të ushqyerjes dhe sigurisë ushqimore, qartësimin e roleve dhe kompetencave ndërmjet aktorëve vendorë, futjen e praktikës së mbledhjeve periodike si edhe raportimin për këto dy çështje.
S hqipëria prezanton “Komunikimin e Tretë Kombëtar për Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike” në përmbushje të detyrimit si palë e Konventës për ndryshimet Klimatike Më 5 prill 2013, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në
bashkëpunim me Programin e PNUD-it për Ndryshimet Klimatike ndërmorën një nismë të re të quajtur “Përgatitja e Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike”. Shqipëria ka të drejtën e financimit të përshpejtuar për përgatitjen e Komunikimeve të saj Kombëtare me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, fokusi kryesor i të cilave janë (i) përgatitja e inventarit të shkarkimeve të gazeve serë, (ii) analiza e vulnerabilitetit dhe adaptimit e bazuar në skenarët e ndryshimeve të klimës (iii) analiza e zbutjes, d.m.th. formulimi i masave sektoriale për të reduktuar shkarkimet e gazeve serrë nga sektorët përkatës brenda një afati kohor të përcaktuar. Shqipëria ka përgatitur tashmë Komunikimin e saj të Parë dhe të Dytë përkatësisht me 2002 dhe 2009. Komunikimi i Dyte Kombëtar e zgjeroi inventarin e shkarkimeve të gazeve antropogjenë me efektin serrë për një periudhë kohore 1990 – 2000 me vit bazë vitin 2000, duke konsideruar gjashtë sektorë kryesorë të shkarkimeve
Foto: Shqipëria prezanton “Komunikimin e Tretë Kombëtar për Konventën Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike” në përmbushje të detyrimit si palë e Konventës për ndryshimet Klimatike
Korrik - Gusht Prill | 17 të gazeve serrë: (i) energjetika, (ii) proceset industriale, (iii) bujqësia, (iv) mbetjet, (v) ndryshimi i përdorimit të tokës dhe pyjet, dhe (vi) solventët dhe produktet e tjera të përdorura. Inventari ishte baza për analizën e zbutjes së gazeve serrë, e cila u shtri deri më 2025 dhe fokusi kryesor u përqendrua në sektorin e energjisë dhe transportit (sektorët kryesore të shkarkimeve). Nga ana tjetër, vlerësimi i vulnerabilitetit dhe opsioneve të përshtatjes u fokusuan mbi kaskadën e lumit Drin (zona nga Kukësi deri në Lezhë), duke konsideruar tre seri kohore: 2025, 2050 dhe 2100 dhe duke sjelle një listë të opsioneve për sektorët e bujqësisë, burimeve ujore, energjisë, etj., për përshtatje ndaj ndryshimeve të pritshme të klimës deri më 2025. Shqipëria ka filluar procesin për përgatitjen e Komunikimit të Tretë Kombëtar me Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike me ushtrimin e Vetëvlerësimit, finalizuar në tetor të 2011 dhe me dorëzimin e Projekt-Dokumentit të Komunikimit të Tretë Kombëtar në qershor të 2012. Objektivat kryesore janë përditësimi i inventarit të gazeve antropogjenë me efekt serrë për periudhën kohore 2000 – 2005, duke u fokusuar në sektorët që ndikojnë konsiderueshëm në shkarkimet e gazeve serrë, të tillë si sektori i transportit, industrisë së çimentos, etj. Do të zhvillohen modele botërore për të lokalizuar skenarët e ndryshimeve klimatike që të aplikohen në analizat e vlerësimit të vulnerabilitetit dhe adaptimit ndaj këtyre ndryshimeve për zonën bregdetare të vendit; modelet e avancuara për analizën e reduktimit të gazeve me efektin serrë do të përdoren për hartimin e një strategjie kombëtare zhvillimi me më pak karbon. Projekti do të përditësojë kapitullin e kushteve kombëtare, si edhe do të përshkruajë hapat e ndërmarra/të parashikuara për zbatimin e Konventës. Projekti do të punojë gjithashtu për forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e Konventës në Shqipëri dhe do të rrisë ndërgjegjësimin/edukimin e publikut për çështjet e ndryshimeve klimatike.
Prezantohet Rrjeti Shqiptar i Përgjegjësisë Sociale Korporative Si mund të frymëzojmë shoqëritë shqiptare të shikojnë përtej detyrimeve min-
Foto: Prezantimi i Rrjetit Shqiptar të Përgjegjësisë Sociale Korporative.
imale ligjore ndaj punonjësve të tyre, mjedisit dhe shoqërisë në përgjithësi? Si të gjenerojmë angazhim për Përgjegjësinë Sociale Korporative (PSK)? Si mund t’i bëjmë bizneset të përqafojnë parimet e PSK-së? Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për promovimin e PSK-së në Shqipëri, PNUD mbështet pjesëtarët e komunitetit shqiptar të biznesit që po hedhin themelet për Rrjetin PSK. Shoqëri si AMC, Antea Cement, Bankers Petroleum, BKT Bank, Intracom Telecom Albania, Kalo & Associates, ProCredit Bank dhe Vodafone Albania prezantuan më 11 prill 2013, Rrjetin Shqiptar PSK në një ceremoni të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar. Ky rrjet synon promovimin dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit privat në Shqipëri përmes promovimit të PSKsë. Kjo është një nismë e tetë shoqërive të cilat ndajnë të njëjtën ambicie për të shërbyer si bazë burimesh për PSK-në, në mbështetje të ndërmarrjeve konkurruese dhe të qëndrueshme në ekonominë e tregut. Thelbi i këtij rrjeti të hapur është partneriteti që kërkon pjesëmarrjen jo vetëm të shoqërive të mëdha themeluese, por edhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM). Aktivitetet e rrjetit të Përgjegjësisë Sociale Korporative do të përfshijnë: shpërndarjen e informacionit mbi PSKnë; krijimin e partneriteteve ndërsektoriale; rritjen e kapaciteteve të bizneseve dhe NVM-ve; mbështetjen e politikave të PSK-së; krijimin e Çmimeve vjetore për PSK-në. Z. Bashkim Sykja, Drejtor i Drejtorisë së Mbështetjes së Konkurrueshmërisë pranë Ministrisë së Ekono-
misë, Tregtisë dhe Energjetikës, theksoi se zbatimi i parimeve të PSK-së është i rëndësishëm për çdo ndërmarrje, sepse rrit konkurrencën e saj. Ky zbatim sjell përfitime nga perspektiva e menaxhimit të rrezikut, uljes së kostos, aksesit në kapital, marrëdhënieve me klientin, menaxhimit të burimeve njerëzore dhe zhvillimin e kapaciteteve novatore. Eno Ngjela, Analist Programi i PNUD-it, u shpreh se rritja e numrit të ndërmarrjeve të cilat integrojnë parimet e PSK-së është një objektiv i përbashkët i qeverisë, rrjetit të PSK-së, PNUD-it dhe shumë aktorëve të tjerë. Njëkohësisht, ndërgjegjësimi dhe forcimi i kapaciteteve të sektorit privat përbën një sfidë e përbashkët. Gjithashtu, ai shtoi: “Të gjithë e dimë se Përgjegjësia Sociale Korporative nuk mund të imponohet. Në Shqipëri, promovimi i PSK-së duhet ndërtuar mbi argumente të shëndosha ekonomike dhe sociale. Askush nuk mund ta promovojë këtë nismë më mirë se biznesi vetë”. Presidenti i Rrjetit të PSK-së, z. Adamantios Frantzis, Menaxher i Përgjithshëm i ANTEA Cement, shtoi: “Përpjekjet tona do të fokusohen në përhapjen e njohurive mbi PSK-në dhe përshtatjen e tyre sipas kompetencave të anëtarëve tanë, duke marrë parasysh shkallën e pjekurisë të secilit prej tyre. Prioriteti ynë i parë është ndërtimi i kapaciteteve, rritja e ndërgjegjësimit, angazhimi në aktivitete të cilat do ta bëjnë PSK-në një koncept të njohur nga shoqëria dhe njëkohësisht do të na ndihmojë të tërheqim anëtarë të rinj. Ne synojmë të mbështesim kompanitë dhe kryesisht partnerët tanë të biznesit përgjatë zinxhirit të prodhimit,
Korrik - Gusht Prill | 18 klientët dhe furnizuesit tanë, ndërmarrjet e mëdha apo NVM-ve, në mënyrë që të ndajnë të njëjtat vlera dhe t`i integrojnë ato në veprimtarinë e tyre”. Z. Frantzis përmbylli fjalën e tij duke theksuar edhe një herë se rrjeti do e koordinojë punën e tij me nismat ekzistuese në këtë fushë dhe synon të përqafojë iniciativa ndërkombëtare si Kompakti Global dhe Nisma Globale për Raportim.
Konferenca “Biznesi drejt Arsimit Profesional” Më 9 prill 2013, zyra përfaqësuese e KulturKontakt Austria në Tiranë, organizoi një konferencë kombëtare me titull “Biznesi drejt Arsimit Profesional”, në kuadrin e projektit “Albiz – Reforma e arsimit të mesëm ekonomik në Shqipëri, 2009 - 2013”, financuar nga Zyra Austriake për Bashkëpunim. Konferenca synoi të vinte theksin mbi rëndësinë e rolit të arsimit profesional jo vetëm për bizneset si punëdhënës të ardhshëm të nxënësve, por edhe për relevancën që arsimimi ka për të gjithë zhvillimin ekonomik të vendit. Konferenca gjysmëditore u organizua me dy sesione. Në sesionin e parë u mblodhën ministra, zv.ministra dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si edhe përfaqësues të Dhomës Austriake të Tregtisë dhe Shoqatës Evropiane për Formimin Profesional. Sesioni i dytë iu kushtua bizneseve që kishin ardhur nga të gjitha qarqet e vendit. U kërkua që opinionet dhe këndvështrimet e tyre të pasqyrohen në diskutime të hapura në lidhje me vetë bizneset dhe shkollat, si: stazhet e punës, punësimi i të rinjve, fuqia punëtore e kualifikuar në të ardhmen, etj. Gjatë sesionit të dytë, një kontribut i rëndësishëm ishte prezantimi i praktikave më të mira të bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe bizneseve. Raiffeisen Bank, Megatek dhe Sigal Uniqua Group Austria paraqitën përvojën e tyre të bashkëpunimit me shkollat e qarkut të tyre dhe nënvizuan avantazhet e punës me nxënësit e shkollave profesionale. ALBIZ mbështet Shkollat e Mesme
Foto: Konferenca “Biznesi drejt Arsimit Profesional” në kuadrin e projektit “Albiz - Reforma e arsimit të mesëm ekonomik në Shqipëri, 2009 – 2013”
Ekonomike që të bëhen më atraktive, të rrisin cilësinë dhe të forcojnë lidhjen e formimit profesional me tregun e punës Qëllimi i projektit është të forcojë cilësinë dhe atraktivitetin e këtij arsimi në Shqipëri. Pra, një aspekt i rëndësishëm është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe mjedisit rrethues. Kjo arrihet duke vendosur bashkëpunim dhe komunikim më të mirë dhe intensiv me përfaqësuesit e sektorit të biznesit.
UNICEF dhe Trebeshina sh.p.k e Grupit Hari Lena bashkojnë forcat për fëmijërinë e hershme në Shqipëri Më 30 prill 2013, firma Trebeshina sh.p.k. që është pjesë e Grupit “Hari Lena” dhe UNICEF prezantuan një nismë të përbashkët komunikimi për Fëmijët në Shqipëri. Fushata përqen-
Korrik - Gusht Prill | 19 drohet në zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe mirëqenien e fëmijëve të vegjël. Trebeshina sh.p.k. do të shpërndajë shishe uji që mbajnë mesazhe të rëndësishme për prindërit dhe publikun e gjerë, për arsimin dhe ndërgjegjësimin se vitet e para të fëmijërisë së fëmijës janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tij. Mesazhet do të vendosen në rreth sh.p.k. pritet të nxjerrë në treg në 12 muajt e ardhshëm. “Kjo është një nismë e rëndësishme për fëmijët në Shqipëri, pasi zhvillimi dhe mirëqenia në fëmijërinë e hershme nuk është vetëm çështje e shtetit. Të gjitha palët - qeveria, sektori privat, shoqëria civile, të gjithë duhet të kontribuojnë”, tha Detlef Palm, përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri. “Shoqëria Trebeshina beson fuqimisht se secili mund të kontribuojë që fëmijët ta nisin jetën më mirë”, u shpreh Harri Lena, përfaqësues i Trebeshina sh.p.k. Mesazhet do të ndihmojnë prindërit, familjet, kujdestarët dhe gjyshërit që t’i kushtojnë më vëmendje tre viteve të para të rritjes së fëmijës. Mesazhi i parë që do të vendoset në çdo shishe, është: Bisedo, Luaj dhe Lexoji Fëmijës Tënd! Lançimi i këtij mesazhi me financimin e Trebeshinës sh.p.k. do të pasohet nga një seri evenimentesh mediatike për ndryshimet e sjelljes. Bashkëpunimi i Trebeshina sh.p.k të Grupit Hari Lena dhe UNICEF synon edhe të nxitë përgjegjësinë sociale të bizneseve në dobi të fëmijëve dhe komunitetit.
Gjermania mbështet Bashkëpunimin Ndërkufitar Qeveria gjermane vijon mbështetjen përmes projektit të GIZ “Fondi i Hapur Rajonal i Evropës Juglindore – Reforma Ligjore (ORF LR) për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në Evropën Juglindore. Aktualisht, GIZ po mbështet nismën e Ministrive të Drejtësisë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët. Projekt-marrëveshja “Për Juridiksionin dhe Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatave të Huaja në Çështjet Civile dhe Tregtare” do të forcojë besimin reciprok dhe bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të organeve gjyqësore të vendeve të rajonit, si edhe do të rritë mundësitë e bashkëpunimit me Rrjetin Evropian Gjy-
Foto: Kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, në tryezën e rrumbullakët për gazetarinë hulumtuese, më 19 prill 2013
qësor në çështje civile dhe tregtare. Në Konferencën Ministrore të zhvilluar për këtë qëllim në Beograd më 12 prill 2013, të gjitha vendet pjesëmarrëse (Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) nënshkruan Letrën e Interesimit që i hap rrugën nënshkrimit të marrëveshjes në shtator 2013.
Tryezë e rrumbullakët për gazetarinë hulumtuese Gazetarë, botues dhe ekspertë të shquar të medias në Shqipëri u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri më 19 prill 2013 për të diskutuar mbi situatën aktuale dhe sfidat e ardhshme të gazetarisë hulumtuese në vend. Diskutimet u fokusuan në vështirësitë kryesore që pengojnë gazetarinë hulumtuese në Shqipëri, denoncimin e korrupsionit si
një mënyrë parandalimi, si edhe çështjet e etikës dhe dilemat që lidhen me denoncimin. Një nga temat ishte edhe përdorimi i medieve të reja dhe medieve sociale për promovimin e gazetarisë hulumtuese. Gazetarët diskutuan edhe mbi situatën në rajon dhe mundësinë për forcimin e kësaj gazetarie. Kjo tryezë e rrumbullakët u organizua në kuadrin e projektit “Forcimi i standardeve etike dhe profesionale” të zbatuar nga Prezenca e OSBEsë në Shqipëri.
Prezantohet projekti i monitorimit të medies me Universitetin e Tiranës Më 15 prill 2013, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Dekani i Fakultetit të Filologjisë, bashkë me Shefin e Departamentit të Gazetarisë pranë Universitetit të Tiranës, nënshkruam një
Foto: Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth dhe Dekani i Fakultetit të Histori-Filologjisë, Shezai Rokaj, firmosin marrëveshjen për monitorimin e medies, më 15 prill 2013
Korrik - Gusht Prill | 20 memorandum mirëkuptimi për prezantimin e projektit për monitorimin e medies gjatë zgjedhjeve parlamentare të radhës. Kryetari i Prezencës nënvizoi rolin e rëndësishëm që media duhet të luajë gjatë procesit zgjedhor për informimin e publikut: “Media mund ta luajë rolin e vet me programe të partive politike apo platforma të kandidatëve, për shembull. E rëndësishme është që me raportim objektiv dhe të balancuar, media të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri”, tha Ambasadori Wollfarth. Në kuadrin e projektit, Departamenti i Gazetarisë do të kryejë një analizë akademike për të realizuar një raport që tregon deri në ç’masë lajmet e medieve kryesore në Shqipëri formësohen nga grupe interesash politike dhe ekonomike. Qëllimi është që të evidentohen mangësitë dhe të rekomandohen masa korrigjuese.
Prezenca e OSBE-së trajnon policinë mbi rolin e tyre në zgjedhje Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Policia e Shtetit organizuan trajnime për mijëra policë, me qëllim që të përgatiten për rolin që do të luajnë gjatë procesit zgjedhor në qershor. Programi i trajnimit që vazhdoi deri në fund të prillit, filloi më 26 mars në nivelin strategjik, me sesione kushtuar oficerëve të lartë. Pas trajnimit të 150 efektivëve, sesionet u fokusuan te niveli operacional dhe taktik i të gjithë personelit policor që do të marrë detyra në lidhje me zgjedhjet. Lektorët e programit ishin nga Akademia e Policisë, Prezenca e OSBE-së, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjithshme. Prezenca po përgatit edhe një broshurë informuese në lidhje me rolin e veçantë të policisë gjatë procesit zgjedhor, e cila do t’iu shpërndahet rreth 7 000 policëve. Asistenca është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që OSBE-ja jep për institucionet shtetërore që të garantojnë administrim teknik të suksesshëm të procesit zgjedhor.
Prezantohen konstatimet dhe rekomandimet për përmirësimin e gjyqeve civile Më 27 mars 2013, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bashkë me Ministrin e Drejtë-
Foto: Prezenca e OSBE-së trajnon policinë mbi rolin e tyre në zgjedhje.
sisë dhe Zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, prezantuan një raport për sistemin e drejtësisë civile në Shqipëri. Raporti “Drejt Drejtësisë” që bazohet në vrojtimet e bëra në mbi 140 seanca gjyqësore, në katër gjykata rrethesh, vlerëson se sa i përmbush sistemi i drejtësisë civile standardet ndërkombëtare të procesit të drejtë gjyqësor, si dhe rekomandon masa për të rritur efektshmërinë, drejtësinë, transparencën dhe aksesin në sistemin e drejtësisë. Kryetari i Prezencës përshëndeti përparimin e bërë në funksionimin e gjyqësorit shqiptar në dy dekadat e fundit, por vuri në dukje se raporti tregon që ka ende vend për përmirësim, në mënyrë që gjyqësori të përmbushë plotësisht standardet ndërkombëtare. Pas prezantimit të raportit, Prezenca u angazhua në konsultime gjatë prillit me një numër të madh profesionistësh të drejtësisë, partnerë ndërkombëtarë dhe organizata të shoqërisë civile të përfshira në reformën e drejtësisë, me qëllim që këto rekoman-
dime të përgjithshme të evidentuara në raport të shndërrohen në nisma për ndryshime ligjore dhe praktike në procedurat civile. Është pozitiv fakti që Ministria e Drejtësisë i ka përpunuar këto rekomandime dhe i ka propozuar si ndryshime për Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile.
Nxitja e bashkëpunimit ndërpartiak përmes deputeteve Foto: Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade (majtas) dhe deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi diskutojnë gjatë drekës së punës të organizuar nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së, më 26 mars 2013 Më 26 mars 2013, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, organizoi një drekë pune
Korrik - Gusht Prill | 21 për deputetet e Kuvendit, për të vënë në dukje arritjet në promovimin e rolit të grave në jetën politike dhe për të nxitur rritjen e përfaqësimit të tyre në legjislaturën e re. Ai theksoi se Prezenca ka qenë një mbështetëse e fortë e rritjes së pjesëmarrjes së grave në jetën politike dhe publike, si dhe pret të ketë një numër të konsiderueshëm grash në pozicionet “e mira” të listave për deputetë, në përputhje me frymën e kuotës gjinore. Kjo jo vetëm do të dërgonte një sinjal të fortë për angazhimin e partive në përmbushje të kuotës gjinore, por do të shërbente edhe si një nxitje e mëtejshme për pjesëmarrjen e grupeve që nuk janë të përfaqësuara sa duhet në jetën politike shqiptare. Veprimtaritë e Prezencës për promovimin e grave në qeverisje mbështeten në përvojën rajonale të OSBE-së në përkrahjen e përpjekjeve të shtetit dhe organizatave joqeveritare për zbatimin e objektivave më ambicioze për barazinë gjinore.
TCJE.org jep mbulim të balancuar dhe dygjuhësh të zgjedhjeve në Shqipëri
Foto: Faqja e internetit e Qendrës së Tiranës për Ekselencë në Gazetari - TCJE.org
Demokracia e re shqiptare ka nevojë për media të pavarura që të lulëzojë përkrah avancimit të vendit drejt integrimit evropian. Shqipëria ka mjedis mediatik mjaft të gjerë për shkak të lirisë legjislative dhe rregullimit të kufizuar, por që shpesh i mungon balancimi dhe cilësia. Shumë media janë krijuar për të promovuar agjendën e aktorëve politikë dhe ekonomikë që qëndrojnë pas tyre, ndërsa media të tjera, për të mbijetuar, dorëzohen para presioneve politike dhe ekonomike.
Photo: Socialist Party Member of Parliament Arta Dade (l) and Democratic Party Member of Parliament Albana Vokshi interact during the working lunch hosted by the Head of the OSCE Presence, 26 March 2013. (OSCE/Joana Karapataqi)
Në një mjedis të tillë, vështirë të gjesh mbulim të pavarur mediatik. Për këtë arsye, një grup gazetarësh të rinj dhe ekspertësh të shoqërisë civile u bashkuan dhe krijuan Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari, ose TCJE. org. Duke vepruar si një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, TCJE.org synon të përmirësojë cilësinë e gazetarisë në Shqipëri, duke ofruar mbulim mediatik profesional dhe të pavarur. TCJE. org fokusohet në lajme në fusha kyçe për të ardhmen e Shqipërisë, si forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës. Prandaj, si projekt parësor ka mbulimin e pavarur dhe tërësor të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Me financimin e Zyrës Austriake për Zhvillim (ADC), TCJE.org ka krijuar një platformë online për transmetim lajmesh, analizash dhe informacioni në lidhje me zgjedhjet. Platforma dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, synon t’iu sigurojë të gjithë të interesuarve për zgjedhjet shqiptare atë mbulim të paanshëm dhe cilësor që e pretendojnë kryesisht nga agjencitë e huaja të lajmeve. “Ky projekt i lidhur me zgjedhjet është veçanërisht i rëndësishëm, sepse këto zgjedhje cilësohen si test kyç i progresit të Shqipërisë drejt ndërtimit të një demokracie të konsoliduar dhe avancimin e integrimit evropian. Ofrimi i informacionit të saktë dhe të paanshëm gjatë këtij procesi është thelbësor”, tha Andi Balla, drejtor i përgjithshëm i TCJE. “Projekti i shërben edhe misionit tonë kryesor në Shqipëri, që është përmirësimi i cilësisë së
mbulimit mediatik dhe forcimi i besimit të publikut te media. I jemi shumë mirënjohës Agjencisë Austriake për Zhvillim për asistencën e saj në këtë projekt për zgjedhjet”, shtoi ai. Përveç transmetimit të lajmeve për këto zgjedhje parlamentare, TCJE po punon edhe me projekte që kanë të bëjnë me shpjegimin më të mirë të procesit të integrimit evropian si edhe mbulim çështjesh të cilat mediat fitimprurëse zakonisht i anashkalojnë, siç janë të drejtat e komuniteteve vulnerabël. Për më shumë informacion, vizitoni: http://tcje.org/.
CEMSA – Projekti i financuar nga BE-ja për Monitorimin e Mjedisit Në datat 25-27 prill 2013, mbi 20 ekspertë shqiptarë të ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit morën pjesë në një ekspeditë të integruar mjedisore të organizuar nga projekti CEMSA me financimin e BE-së. Këta ekspertë janë anëtarë të institucioneve të ndryshme shqiptare (Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Instituti i Shëndetit Publik, Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Bujqësisë). Gjatë ekspeditës është përgatitur një dokumentar që do të transmetohet për të shpjeguar nevojën e një monitorimi mjedisor real dhe efikas në Shqipëri. Si rezultat paraprake, kjo është hera e
Korrik - Gusht Prill | 22
parë që mblidhen të dhëna mbi lakuriqët e natës në zonën e Orikumit. Gjithashtu, janë evidentuar edhe specie të rralla algash. Janë mbledhur kampionë dheu dhe uji brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës. Të gjitha të dhënat e grumbulluara do të hidhen në Databazën Kombëtare për Mjedisin nën administrimin e projektit CEMSA.
Ftesë për Projekte – Financim Zviceran për Bashkëpunim në Kërkim Shkencor ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Fondacioni Zviceran Kombëtar për Shkencën (SNSF) kanë shpallur një ftesë për projekt-propozime të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor ndërmjet Zvicrës dhe Evropës Lindore. Për këtë arsye, është vënë në dispozicion një fond prej 13 milion eurosh që do të financojë projekte që përfshijnë institucione nga Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore. Shqipëria bën pjesë në kategorinë e parë të vendeve përfituese. Financimi është pjesë e programit SCOPES që fokusohet te bashkëpunimi shkencor mes Evropës Lindore dhe Zvicrës, aktiv që në vitin 1990, si pjesë e përpjekjeve të Zvicrës për të rritur bashkëpunimin dhe të ndihmojë zhvillimin shkencor në këtë pjesë të Evropës dhe të ish Bashkimit Sovjetik. Programi synon të forcojë performancën dhe integrimin e institucioneve kërkimore dhe studiuesve në komunitetin shkencor ndërkombëtar dhe evropian. Krahasuar me ciklet e kaluara, SCOPES 2013-2016 ofron të njëjtat instrumente financuese që përfshijnë grante për konferenca, projekte kërki-
more të përbashkëta, si edhe grante përgatitore dhe valorizimi. Gjithashtu, fondet do të fokusohen edhe në zhvillimin e kapaciteteve, sidomos të studiuesve të rinj dhe femra. Mbulimi tematik është i hapur për të gjitha disiplinat shkencore që variojnë nga shkencat njerëzore dhe shoqërore deri te teknologjia, mjekësia dhe shkencat natyrore. Sidoqoftë, duhet të mbahen parasysh tre kritere bazë: 1. Relevanca për tranzicionin; 2. Forcimi i kapaciteteve; 3. Përqasja e Partneritetit. Një pjesë e filozofisë së programit është që kërkimi shkencor të përdoret për qëllime që përmirësojnë politikëbërjen dhe strategjitë zhvillimore në vend. Studiuesit që punojnë në institucione kërkimore në Zvicër dhe Shqipëri mund të financohen, me kusht që aplikanti
kryesor të jetë i punësuar në një institucion kërkimor zviceran. Institucionet kërkimore shqiptare që mund të përfitojnë nga programi janë: universitetet, institutet akademike, institucionet kërkimore publike dhe institucione të tjera kërkimore që nuk bëjnë kërkime për qëllime tregtare. Periudha e aplikimit ka filluar më 2 prill dhe mbaron më 20 shtator 2013. Aplikimet duhet të dorëzohen online nëpërmjet bashkaplikantit zviceran përmes adresës së SNSF-së: www.mysnf.ch. Informacione shtesë mund të gjeni në faqen e internetit të SNSF-së: http://www.snf.ch/E/funding/calls/ Pages/calls.
Nga 1 janari 2013 deri 31 dhjetor 2013, OKB (UNDP) mban kryesimin e Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Të gjitha komentet lidhur me Dialogun Qeveri-Donatorë janë më se të mirpëritura! Doni të kontribuoni? Nëse dëshironi të kontribuoni, dërgoni tekstin tuaj në zyrën e Sekretarit Teknik të Donatorëve (nevila.como@aidharmonisation.org.al) ose në Departamentin e Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj (koordinimi@km.gov.al) deri më datë 5 të çdo muaji. Teksti duhet të jetë mundësisht rreth 100 fjalë. Shpërndarja: Çdo botim do t’ju dërgohet më datë 15 të çdo muaji. Cilët janë donatorët në Shqipëri? Për të zbuluar cilët janë donatorët që operojnë në Shqipëri, klikoni këtu. Për t’u çregjistruar: Lutemi dërgoni e-mail tek Nevila Çomo (nevila.como@aidharmonisation.org.al)
Buletini Dialogu Qeveri Donatorë mbështetet nga OKB në Shqipëri