1. VENDNDODHJA GJEOGRAFIKE Shtrirja Bashkia e re Shijak shtrihet në një zonë fushore dhe kodrinore përgjatë lumit Erzen. Shijaku ka një shtrirje të favorshme gjeografike me një largësi prej 11 km nga qyteti i Durrësit 25 km nga aeroporti kryesor i vendit “Nënë Tereza” dhe 38 km nga qyteti I Tiranës. Në veri, perëndim dhe jug kufizohet nga Bashkia Durrës. Në lindje kufizohet nga bashkitë Vorë dhe Tiranë. Qendra e kësaj bashkie është qyteti I Shijakut. 2. POPULLSIA DHE FSHATRAT Popullsia e Bashkisë sipas Censusit të vitit 2011 numëron një popullsi prej 27,861 banorësh. Bashkia e re Shijak përbëhet nga katër njësi administrative të cilat janë Shijaku, Maminasi, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Bashkia Shijak ka një qytet dhe 25 fshatra. Të gjitha janë pjesë e Qarkut Durrës. Sipas Censusit ka densitet 302 banorë/km2 . Sipërfaqe prej 92.19 km2. 3. BURIMET NATYRORE DHE MENAXHIMI 1200 ha e mbjellë me kultura fushe apo pemë frutore (përpara vitit 1990). Sot vetëm 51% e tokës bujqësore është e mbjellë. Bujqësia është orientuar drejt kultivimit të perimeve dhe foragjereve, mbarështimit të bagëtive dhe pemëtarisë. 4. BUXHETI I BASHKISË 2016 Buxheti Transferuar nga qeveria Të ardhura të pritshme lokale
2,638,493 EUR 857,143 EUR
5. AKTIVITETI EKONOMIK Shijaku është një qytet i pasur me burime ujore, ekonomia në vend është e orientuar kryesisht te tregtia, industria fasone dhe ajo përpunuese e prodhuese. Firmat private janë 292 subjekte, nga të cilat 44 janë biznes i madh dhe 248 biznes I vogël. Këto biznese operojnë kryesisht në fushën e shërbimeve, tregtisë dhe me pak në fushën e prodhimit dhe ndërtimit. Në vitin 2014 numri total i fermave bujqësore dhe blegtorale ka qenë: Shijak me 150 ferma, Xhafzotaj me 2638 ferma, Maminas me 1280 ferma dhe Gjepalaj me 1101 ferma. Bashkia Shijak ka 52 punonjës administrate dhe respekton strukturën në staf prej 50% femra dhe 50% meshkuj. 6. TË ARDHURAT DHE SHKALLA E PAPUNËSISË Sipas statistikave të vitit 2014 janë 2517 të papunë Të ardhurat mesatare për frymë janë rreth 44 Eur. 7. SHËRBIMET KRYESORE PUBLIKE Ujësjellësi dhe kanalizimet Menaxhimi i mbeturinave dhe energjia elektrike Shërbimi sanitar, gjelbërimi Mirëmbajtja e rrugëve dhe transporti Gjelbërimi, kultura dhe sporti 2 çerdhe 3 shkolla 9 – vjeçare 1 shkollë e mesme e përgjithshme 1 spital dhe 1 poliklinikë 8. PËRFAQËSIMI POLITIK Këshilli Bashkiak 21 anëtarë këshilli / 9 parti politike (PS, PD, LSI, FRD, LZHK, BDK, AD, PSV91) 7 gra anëtare këshilli (4 gra këshilltare nga PS, 3 nga PD dhe 1 nga LSI) Përgatitja e materialit bazohet nga informacioni i marrë në “Programi i Zonës Funksionale Shijak”dhe nëlinkun http://pushtetivendor.reporter.al/profili-i-bashkise-shijak/
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org
Bashkia Shijak
Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Godina e “PLUS”, Kati i 2-të, nr. 3, | Tiranë | 1000 | Albania L. Kongresi Përmetit | Rruga Oso Kuka Nr.11 | Shkodër | 4000 | Albania www.dldp.al | www.helvetas.org | E-mail: dldp@helvetas.org