Buletin informativ nr. 10

Page 1

Buletin Informativ Dldp synon përmes këtij Buletini informativ të përcjellë tek lexuesi arritjet kryesore të çdo tremujori si dhe aktivitetet kryesore të planifikuara në tremujorin e ardhshëm. Ky format pasuron edhe më tej mënyrat e përcjelljes së informacionit përmes faqes sonë në internet. PËRMBAJTJA 1

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager në programin dldp

1 Dldp promovon Katalogun e Grave Këshilltare - Qarku Shkodër

2 Modele pozitive në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor

2 Dëgjesë publike mbi PPV dhe PBA në bashkinë Mat

3 “Arti i të folurit në publik”

- Trajnim me Rrjetin e Grave në Politikë

3 “Arti i të folurit në publik” -Trajnimi i dytë me Rrjetin e Grave në Politikë nga Qarqet Dibër, Kukës dhe Lezhë

4 Fushatë informuese mbi “Transparencën e buxhetit” - projekti më i ri në Bashkinë Shkodër

4 dldp vazhdon programin e trajnimeve kombëtare për qeverisjen vendore

EDICIONI X-të PRILL-QERSHOR 2017

Vizita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager në programin dldp Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager ishte në Shqipëri dhe ndër të tjera u njoh më nga afër edhe me projektet e financuar nga programi zbatues zviceran dldp. Gjatë vizitës treditore të delegacionit zviceran kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zv i c e ra n e p ë r Z hv i l l i m d h e Bashkëpunim (SDC), z. Manuel Sager, delegacioni u njoh nga afër me programin zbatues zviceran dldp përmes dy projekteve të financuar në Bashkinë Mat dhe Bashkinë Durrës.

Në ditën e parë të vizitës, më 25 prill, delegacioni u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Mat, z. Nezir Rizvani, i cili falenderoi mbështetjen zvicerane e cila bëri të mundur realizimin e dy projekteve shumë të rëndësishme për bashkinë Mat, hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor dhe ngritjen e Zyrës me Një N d a l e s ë , p ro j e kte këto të mbështetura nga programi zviceran dldp. Të mërkurën pasdite, më 26 prill, delegacioni u takua me Kryetarin e Bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako ku u inaugurua një ura e rinovuar e cila

lidh fshatrat Jubë dhe Rrushkull. Një rrugë hyrëse prej 500 metrash u shtrua midis qendrës Rushkull dhe urës. “Zvicra ka qenë një partner i besueshëm për Shqipërinë veçanërisht në qeverisjen vendore e cila është edhe më pranë njerëzve. Ura simbolizon miqësinë dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Zvicrës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager.

Dldp promovon Katalogun e Grave Këshilltare - Qarku Shkodër Programi zviceran dldp ka mbështetur prej vitit 2011 Rrjetin e Grave në Politikë, i themeluar fillimisht me gratë këshilltare të Qarkut Shkodër dhe Lezhë, për t'u zgjeruar në vitin 2014 me gratë këshilltare të Qarkut Kukës, Dibër dhe Durrës dhe sot numëron mbi 468 anëtare të rrjetit. Rrjeti duke qenë një grupim jozyrtar i grave që janë pjesë të strukturave partiake dhe përfaqësuese të tyre në trupa vendimmarrës në këshillat bashkiak, bashkon pa dallime politike gra që synim kryesor kanë shërbimin në të mirë të komunitetit duke u bërë promotore të ndryshimeve vendore dhe kombëtare në çështje me ndjeshmëri sociale e gjinore. Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që dldp jep prej vitesh përmes aktiviteteve të ndryshme të Rrjetit të Grave në Politikë, më 12 Maj 2017, në Këshillin Bashkiak të Bashkisë Shkodër u promovua edhe “Katalogu - Profilet e Grave Këshilltare të Këshillave Bashkiakë – Qarku Shkodër”, që përfshin gratë

këshilltare në zgjedhura për të ushtruar mandatin e tyre gjatë zgjedhjeve vendore 20152019. Në këtë aktivitet ishin ftuar edhe gratë këshilltare të Këshillit Bashkiak të Qarku Durrës, por edhe gra që kanë dhënë kontribut në rritjen e rolit të grave në nivel vendor, si Klodiana Spahiu, Voltana Ademi. Në promovim gratë këshilltare u përshëndetën edhe nga një Delegacion të parlamentarëve eurodeputet gjermanë të Unionit Kristiano Demokrat - CDU të cilët përgëzuan Rrjetin për rolin aktiv dhe pozitiv përmes modelit të krijuar prej vitesh. Menaxherja e programit dldp, Valbona Karakaçi gjatë fjalës së hapjes vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm dhe vullnetin pozitiv që kanë gratë këshilltare për të ofruar ndihmën e tyre në çështje me ndjeshmëri sociale. Parlamentarja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë që ka përvoja e krijuar në këshillat vendorë për gratë që kandidojnë në zgjedhjet

parlamentare në përçimin e problemeve dhe të kuptuarit gjithëpërfshirës të aspekteve gjinore në nivel vendor dhe kombëtar. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, nënvizoi sukseset e arritura nga gratë këshilltare të Këshillit Bashkiak Shkodër për t'u ardhur në ndihmë shtresave në n e vo j ë e ve ça n ë r i s ht g rave kryefamiljare përmes lehtësimeve të konsideruara edhe në paketën fiskale të buxhetit të bashkisë. Katalogu i Grave Këshilltare synon promovimin e profileve të këtyre grave vullneti dhe ambicia e të cilave lidhet ngushtë me respektimin e votbesimit nga komuniteti ku jetojnë dhe për të cilin punojnë.


Modele pozitive në hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor Në kuadër të punës që programi dldp po zhvillon për mbështetjen e 5 bashkive: Malësi e Madhe, Vau Dejës, Mat, Klos dhe Tropojë për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) u zhvillua në datat 18 - 19 maj 2017, një vizitë pune, në Bashkitë Lushnje dhe Kuçovë. Në këtë vizitë ishin të ftuar një grup ekspertësh nga bashkitë partnere që po asistohen për hartimin e PPV. Lushnja dhe Kuçova u përzgjodhën bazuar në karakteristikat dhe kontekstin e ngjashëm zhvillimor me 5 bashkitë që dldp po asiston për hartimin e PPV, por

duke konsideruar edhe faktin që ato tashmë e kanë miratuar PPV. Qëllimi kryesor i këtij udhëtim, ishte shkëmbimi i përvojave për: · Procesin e hartimit të PPV, kalimi i vështirësive (mungesa e të dhënave territoriale, etj.). · Afatet dhe vështirësitë e hasura në procesin e miratimit si dhe roli i aktorëve të ndryshëm të përfshirë në proces.

· Zbatimi i PPV dhe procesi i zhvillimit me PPV. Gjatë takimeve u paraqitën prezantime të ilustruara me raste të hasura gjatë zbatimit dhe Udhëzimi i Ministrisë së Zhvillimit Urban për zbatimin e PPV. Takimet e zhvilluara në bashkitë Lushnje dhe Kuçovë u mbështetën nga ekpertët e kompanisë konsulente Metropolis, të cilët kanë hartuar PPV për këto bashki.

Dëgjesë publike mbi PPV dhe PBA në bashkinë Mat Bashkia Mat, në përputhje me ligjin për informimin e publikut organizoi më datën 9 qershor dëgjesën publike mbi çështjen e Planit të Zhvillimit dhe Rregullores Vendore, si pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV) të kësaj bashkie. Aktiviteti u mbajt në ambientet e Pallatit të Kulturës në Burrel. Gjithashtu pjesë e prezantimit në dëgjesë ishte edhe dokumenti i Planit Buxhetor Afatmesëm 2017 - 2020 që po hartohet në përputhje me objektivat strategjike të përcaktuara në Strategjinë Territoriale të bashkisë.

Në fjalën e hapjes kryetari i bashkisë, z. Nezir Rizvani, pasi falenderoi mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes bashkëpunimit me programin dldp dhe stafit të saj si dhe kompaninë konsulente, shprehu vlerësimin e madh për interesin e vazhdueshem nga publiku në ndjekjen e degjesave të shumta të organizuara në kuadër të hartimit të PPV të bashkisë Mat. Pas prezantimeve të bëra nga ekpertët e bashkisë dhe kompanisë

konsulente, pati një seancë diskutimesh të hapura ku të pranishmit përveç njohjes me propozimet konkrete të PPV dhanë edhe sugjerime kryesisht në lidhje me infrastrukturat lokale dhe zonat urbane.


“Arti i të folurit në publik” - Trajnim me Rrjetin e Grave në Politikë Dldp ka mbështetur Rrjetin e Grave në Politikë përmes trajnimeve të shumta për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve dhe aftësive në fusha të tilla si qeverisja vendore, buxhetimi gjinor, përfshirja sociale në mënyrë që zëri i grave të ndihet më shumë gjatë takimeve të këshillit bashkiak ku merren vendime për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Si nevojë për trajnim nga vetë gratë u identifikua edhe pajisja me aftësi komunikuese dhe për këtë arsye në datat 13-14 maj 2017, në Budva të Malit të zi u organizua trajnimi “Arti i të folurit në publik” me pjesëmarrëse gratë këshilltare të Qarkut Shkodër dhe Durrës. Në dy ditët e trajnimit, ekspertja për komunikim dhe media, Valbona Sulçe Kolgeci, trajtoi tema me interes dhe shumë të dobishme për t'i ndihmuar gratë këshilltare për të formuluar një fjalim të mirë, të menaxhojnë të folurit në publik, të jenë profesionale në prezantime të ndryshme, etj. Në ditën e parë të trajnimit të ftuara ishin edhe dy anëtare të Parlamentit Malazes, znj. Jovanka Laliçiç dhe znj. Marta Scepanoviç, e cila ishte edhe anëtare e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. Znj. Jovanka Laliçiç foli mbi përvojën e saj si drejtuese në nivel vendor, sfidat dhe sukseset e

arritura si dhe kalimin në nivel kombëtar përmes Parlamentit ku përgjegjësia dhe detyrimi kundrejt komunitetit është më i madh. Znj. Marta Scepanoviç gjatë ndarjes së përvojës së saj me pjesëmarrëset u ndal më shumë në sfidat dhe vështirësitë me të cilat ndeshen gratë në fushën e politikëbërjes ku ia dilet vetëm në sajë të një angazhimi serioz dhe të përgjegjshëm për rolin që mbart. Ajo theksoi se çelës suksesi është edhe bashkëpunimi mes kolegesh pavarësisht profileve dhe përkatësive politike, të cilat kapërcehen kur çështjet janë të një rëndësie madhore. Gratë këshilltare kishin interest të shtuar rreth mënyrës sesi përfshihen gratë në listat zgjedhore, sesa konsiderohet fjala e tyre në vendimmarrje, sesa bashkëpunojnë me Parlamentin Shqiptar, etj. Në përfundim të ditës së parë të trajnimit diskutimet u fokusuan mbi identifikimin e disa çështjeve që lidhen me pushtetin vendor të cilat

mund të mbështeten edhe nga gratë kandidate gjatë fushatave të tyre për zgjedhjet parlamentare të këtij viti si dhe identifikimin e paketave ndihmëse për gratë këshilltare. Në përfundim të trajnimit gratë këshilltare u njohën edhe me Blogun e krijuar nga dldp kushtuar Rrjetit të Grave në Politikë i cili synon promovimin e këtij Rrjeti dhe informimin e publikut me punën dhe arritjet e Rrjetit. Trajnimi përfundoi me sukses duke forcuar më tej frymën bashkëpunuese mes grave këshilltare të Qarqeve Shkodër dhe Durrës.

“Arti i të folurit në publik” -Trajnimi i dytë me Rrjetin e Grave në Politikë nga Qarqet Dibër, Kukës dhe Lezhë Trajnimi i radhës i identifikua nga vetë gratë e Rrjetit mbi nevojën për të rritur aftësitë komunikuese u zhvillua në datat 20 21 maj 2017, në Prishtinë, Kosovë ku morën pjesë gratë këshilltare të Qarkut Dibër, Kukës dhe Lezhë. Në dy ditët e trajnimit, ekspertja për komunikim dhe media, Valbona Sulçe Kolgeci, trajtoi tema me interes dhe shumë të dobishme për t'i ndihmuar gratë këshilltare për të formuluar një fjalim të mirë, të menaxhojnë të folurit në publik, të jenë profesionale në prezantime të ndryshme, etj. Dita e parë e trajnimit u hap me një model të suksesshëm të figurës së gruas në politikë, dhe për këtë ishte e ftuar znj. Mimoza Kusari - Lila, Kryetare e Bashkisë Gjakovë, e cila foli mbi rolin e grave në jetën politike në nivel qendror dhe vendor në Kosovë. Ajo tregoi mbi rrugëtimin dhe përvojat e krijuara gjatë punës së saj në pozicione të ndryshme në politikë duke dhënë mesazhin

se politika kërkon karakter të fortë, njohuri të gjera dhe mbi të gjitha vullnet dhe b a s h kë p u n i m p ë r t ë tejkaluar sfidat që paraqiten në kontekste komplekse të rajonit ku jetojmë. Gratë këshilltare kishin interest të shtuar rreth mënyrës sesi përfshihen gratë në listat zgjedhore, sesa konsiderohet fjala e tyre në vendimmarrje, qëndrimi kritik ndaj liderit, etj. Në përfundim të ditës së parë të trajnimit diskutimet u fokusuan mbi identifikimin e disa çështjeve që lidhen me pushtetin vendor të cilat mund të mbështeten edhe nga gratë kandidate gjatë fushatave të tyre për zgjedhjet parlamentare të këtij viti si dhe identifikimin e paketave ndihmëse për gratë këshilltare. Në përfundim të trajnimit gratë

këshilltare u njohën edhe me Blogun e krijuar nga dldp kushtuar Rrjetit të Grave në Politikë i cili synon promovimin e këtij Rrjeti dhe informimin e publikut me punën dhe arritjet e Rrjetit. Trajnimi përfundoi me sukses duke forcuar më tej frymën bashkëpunuese mes grave këshilltare të Qarqeve Dibër, Kukës dhe Lezhë.


Fushatë informuese mbi “Transparencën e buxhetit” - projekti më i ri në Bashkinë Shkodër Dldp ka ndihmuar stafin e Bashkisë Shkodër në hartimin e një instrumenti për transparencën dhe monitorimin e buxhetit të bashkisë. Kjo asistencë e dhënë për Bashkinë Shkodër vjen pas një bashkëpunimi disavjeçar në fushën e menaxhimit të financave vendore. Gjatë vitit 2015, si vit i parë Bashkisë së madhe pas reformës territoriale, dldp mbështeti bashkinë në hartimin një buxheti sa më të mirë për vitin 2016. Ky buxhet u hartua nga ekspertët e dldp në bashkëpunim të ngushtë me ekspertët e bashkisë duke përfshirë të gjitha drejtoritë dhe pas përfundimit me anë të Ministrisë së Financave u shpërnda si model i mirë në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo praktikë e mirë dhe ky model i mirë i një buxheti të hartuar ishte një dokument i mirë për ekspertët e bashkisë, por kishte shumë faqe dhe nuk kuptohej lehtë nga qytetarët. Nga këtu lindi nevoja e hartimit të një instrumenti që bazohej në dokumentin e hartuar të buxhetit me programe, por që

duhej të lexohej dhe të kuptohej edhe nga qytetarët e thjeshtë që kishin vështirësi për të lexuar dokumente të tilla profesionale. Instrumenti i transparencës dhe monitorimit të buxhetit (SBT) vendos në hartë të gjitha projektet që bashkia ka në buxhet, duke treguar edhe statusin e tyre, nëse ka filluar apo ka përfunduar. Instrumenti SBT u jep qytetarëve informacione se cili është projekti, sa është vlera e investimit, cila është kompania që do të realizojë projektin dhe cilat janë afatet e realizimin të këtij projekti. Gjithashtu u jepet mundësi qytetarëve të shohin dhe të bëjnë krahasimin nëpërmjet fotografive të vendosura si ka qenë para dhe pas përfundimit të projektit. Të gjithë qytetarët mund të kërkojnë sipas programeve buxhetore të bashkisë se në cilën njësi administrative po realizohen projektet. Instrumenti SBT jep informacione jo vetëm për shpenzimet, por edhe mbi

ardhurat, se cili është niveli i të ardhurave të paguara nga secila njësi administrative gjatë periudhave të vitit dhe gjatë viteve të ndryshme. Dldp ka mundësuar edhe një fushatë promocionale me slloganin NE JEMI T R A N S PA R E N T p ë r të p reza nt u a r instrumentin tek qytetarët për këtë arsye janë hartuar materiale promocionale që janë shpërndarë gjatë takimeve të ndryshme të bëra me qytetarë dhe grupe të ndryshme të interesit. Në mediat lokale është transmetuar edhe një spot televiziv që jep informacion se si mund të përdoret instrumenti SBT nga faqja e Bashkisë Shkodër. Ky shembull i mirë i transparencës së buxhetit me mbështetjen e dldp po replikohet edhe në Bashkinë e Durrësit.

dldp vazhdon programin e trajnimeve kombëtare për qeverisjen vendore Dldp në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) filloi trajnimet kombëtare për vitin 2017 duke nisur nga marsi dhe në vazhdim gjatë muajve maj e qershor janë organizuar trajnime mbi ofrimin e shërbimeve administrative nga qeverisja qendore, mbi menaxhimin e financave publike vendore dhe mbi menaxhimin e mbetjeve urbane. Duke marrë në konsideratë reformat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore si dhe miratimin e Strategjisë së Decentralizimit, një nga objektivat kryesorë të saj është edhe ngritja e aftësive profesionale të punonjësve të Njësive të Qeverisjes Vendore. Në vitin 2016, dldp dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA), si autoriteti ligjor për dhënien e trajnimeve të certifikuara për punonjësit e qeverisjes vendore, përmbushën për herë të parë,

trajnime afatgjata, në Menaxhimin e Financave Publike dhe në Menaxhimin e Mbetjeve. Ky bashkëpunim u zgjerua edhe më tej gjatë vitit 2017 edhe me Programin e Shërbimeve Administrative Vendore. Në vazhdën e përvojës së mirë të bashkëpunimit me dldp janë identifikuar dhe kontraktuar Agjencitë e Zhvillimit Rajonal të vendit në rolin e lehtësuesit të a k t i v i te te ve të p a ra s h i ku a ra p ë r mbarëvajtjen e këtyre trajnimeve. Në bashkëpunim me AZHR 1, dldp dhe ASPA filluan trajnimin e parë për Qarqet Shkodër, Lezhë dhe Kukës për 'Ofrimin e shërbimeve administartive në nivel vendor”. Ky trajnim përmban 3 module dhe u zhvillua brenda muajit maj. Trajnimi i parë në Shkodër u organizua në datat 11-12 maj dhe morën pjesë 27 përfaqësues nga 10 bashkitë e Rajonit Shkodër. Ndërsa më 18-19 maj në bashkëpunim me AZHR 2, ky trajnim u mbajt për bashkitë e

qarqeve Tiranë, Durrës dhe Dibër. Ndërsa më 8 qershor, në bashkëpunim me AZHR 4 ky trajnim u mbajt me ekspertë nga qarqet Vlorë, Gjirokastër dhe Fier. Në kuadër të Programit të Trajnimit për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane në bashkëpunim me ASPA u mbajt më 25 maj trajnimi mbi modulin e II për Llogaritjen e Kostos dhe Tarifës, në bashkëpunim me katër Agjencitë e Zhvillimit Rajonal. Aftësimi i vazhduar i ekspertëve të 61 njesive të vetqeverisjes vendore në fushën e menaxhimit të financave publike vendore, si pjesë e Strategjisë kombëtare të Decentralizimit dhe Strategjisë ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike u konkretizua me zhvillimin e trajnimeve kombëtare mbi modulit e parë “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi i Financave Vendore” që u zhvilluan në muajin qershor me pjesëmarrje të gjerë nga ekspertë të fushës nga 12 qarqet e vendit.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.