Aksidentet

Page 1


DR.BESI

AKSIDENTET Shkaqet, faktoret, analiza, konkluzione, keshilla

DBMI

2


AKSIDENTET

3


DR.BESI

“Edukimi publik eshte vital ne uljen e numrit te aksidenteve, perfshire ato rrugore. Studimet tregojne se pjesa me e larte e tyre shkaktohen nga gabimi njerezor� dbmi 4


AKSIDENTET

Aksidente, Faktore dhe Shkaqe 

Rreth 1.250.000 njerez vdesin cdo vit nga aksidentet rrugore

Aksidentet rrugore jane shkaku no.1 I vdekjes per moshat 15-29 vjecare.

90% a fataliteteve ne rruge ndodhin ne vendet me te ardhura te ulta dhe mesatare, megjithese keto vende kane 54% te makinave ne bote

Gati gjysma e viktimave qe vdesin ne rruge futen ne kategorite si ‘perdorues vulnerable (sic) te rruges; kembesoret, ciklistet dhe motorciklistet.

Ne shumicen e vendeve, aksidentet rrugore u kushtojne atyre ~3% te GPS-se

Nese s’do kemi aksion te vazhdueshem, aksidentet rrugore parashioket te jene shkaku no. 7 i vdekshmerise ne 2030.

Pas 1.250.000 viktimave kemi dhe 20-50.000.000 njerez qe vuajne nga demtime jo-vdekjeprurese, ku shumica prej tyre perfundojne me handikape per gjithe jeten.

Aksidentet ne trafik sjellin deme te konsiderueshme ekonomike te individet, familjet e tyre dhe te kombet. Keto humbje te akumuluara ne kohe, vijne si pasoje kostos se trajtimit mjekesor, produktivitetit te ulur dhe lenies se punes nga viktimat qe vuajne ne afat-te-gjate ose atyre qe vdesin si pasoje e aksidenteve, si dhe pjestaret e familjes te cilet duhet te lene shkollen ose punen per ti ndihmuar ata ne vizitat mjekesore, spitale dhe manaxhimin e jetes se perditshme. Ne te gjitha kerkimet dhe studimet qe kam bere ne kete fushe, me rezulton se % me e larte e aksidenteve jane pasoje e gabimit njerezor, nen kete efekt do e filloj kete e-book me nje aspekt kryesor qe fajesohet shpesh; me pas do ndalemi te shkaqe e pasoja te tjera. 5


DR.BESI

SHPEJTESIA. Si

fillim, ka nje perceptim te njerezit, sidomos te shoferet meshkuj (30-40% te tyre) se nisja e mjetit me shpejtesi u shkurton shume kohe per te arritur ne destinacion. Studimet provojne te kunderten, qofte ne distanca relativisht te gjata, po te cesh me +5km me teper, koha e kursyer eshte e vogel. [me pas do shpjegoj pse shtesa prej 5km/h ka rendesine e saj]

P.sh. te udhetosh me 65km/h ne zone ku limiti eshte 60km/h, ne rruge te drejte prej 10km, i pandikuar nga makinat e tjera e trafiku, do fitoje vetem 46 sekonta kohe. Pra ne nje shpejtesi te tille, dhe per me pak se 1 minute, ja vlen te rrezikosh veten dhe te tjeret? Ku eshte ndryshimi mes 60 & 65km/h? Nese ju po ecni me 60km/h, ju duhen plot 45 metra te ndaloni ne nje situate frenimi urgjente. Ne te njejten situate, nese ju do ecnit me 65km/h, pasi keni konsumuar keto 45metra, makina juaj eshte akoma duket ecur me 32km/h. Grupi qe studion Aksidentet Rrugore ne Universitetin e Adelaide (Australi) veren: 

Me cdo 5km/h te rritura ne shpejtesine tuaj, rreziku per tu perfshire ne aksident dyfishohet, ne shpejtesite mbi 60km/h



Per cdo 5km/h qe ju reduktoni shpejtesine, perfshirja juaj ne aksidente ulet me 15% 6


AKSIDENTET

Ne raportin para Komisionit Europian, Aksidentet dhe Shpejtesia, serish theksohet: “shpejtesia e rritur, rri shancet per aksidente.” Dhe ata kuotojne keto dy studimet me poshte. 

Nilsson ne Suedi, ndryshimi ne shpejtesine mesatare qofte me 1km/h do rezultoje ne ndryshim te numrave te aksidenteve prej 2% ne 120km/h ne 4% ne 50km/h.

Taylor ne Britani, ndryshimet ne shpejtesine mesatare me 1km/h variojne nga 1-4% ne rruge urbane, me 2.5-5.5% ne zonat rurale. (vlera e ulet ne % reflektojne kualitetin e ulet te rrugeve)

Gjithsesi, raporti e njeh dhe thekson se; korrelacioni shpejtesi e rritur & me shume aksidente, ‘ne praktike eshte relacion me kompleks’ qe ndikohet nga shume faktore: rruga dhe gjendja e saj, kryqezimet dhe sinjalistika, mungesa ose prezenca e aklimatareve, ciklisteve dhe motrociklisteve, makina agrikulturore e kafsheve, etj Njihen tre forma te shpejtesise: 

Shpejtesia me e zakonshme, kur shoferi eshte 5-10km/h mbi limitin ne zone

Shpejtesia e shtuar, me vetedije thyen cdo norme e vazhdon sa mundet

Shpejtesia e papershtatshme ne kushte jo te mira rruge e klime 7


DR.BESI

Pasojat qe vijne nga shpejtesia: 

Keni me pak kohe te evitoni perplasjet

Keni me pak kontroll mbi makine

Rritet forca e perplasjeve

Rritet distanca e frenimit

Rritet shanci per aksidente, dhe

Ulet kontrolli juaj mbi mjetin

p.sh ne British Columbia (Kanada) kur u rrit limiti i shpejtesise u ulen aksidentet, kur u ulen limitet aksidentet u rriten. Duke kunderintuitive por eshte provuar ne disa raste te tjera. Nganjehere dhe akoma pa u gjetur shkaku, qe nga rruga apo dhe spitali; media e policia prononcohen duke thene: aksidenti erdhi nga shpejtesia. Ndaj theksoj: shpejtesia eshte nje nga faktoret me emotive, dhe ne varesi te anes se perfshire ne debat (policia, shoqatat e viktimave, motoristet etj) dalin studime dhe ide; ku secila ane fajeson (krejtesisht) ose shfajson (krejtesisht) faktorin-shpejtesi. Ne nje studim Britanik ne 1996 ne kohezgjatje >6 muaj, pergjate 8 forcave policore, ne nje sistem me dy kategori: (a) cfare ndodhi gabim, dhe (b) pse ndodhi gabimi, shpejtesia doli pergjegjese vetem per 6- 7.3% te aksidenteve, ndersa, 4 faktoret kryesore ishin: 

Mos-gjykimi i sakte i shpejtesise dhe drejtimit te personit tjeter

Sjellje e pakujdeshme dhe e pamenduar

Mungesa e vemendjes

Faktori, ‘sheh me sy por se ka mendjen’ individi i ka syte ne rruge, por nuk reagon ne kohe.

(ref: TRL Report 323 "A new system for recording contributary factors in road

8


AKSIDENTET

accidents" was a joint (Department of Environment, Transport and Regions, 1996.)

Problem tjeter qe kane motoristet eshte dhe ‘rritja e fondeve per qeverine.’ Nje nga argumentat e tyre eshte se: shpejtesite ne rruge jane vene qe nga vitet 1950—te, dhe per mbi 6 dekada nuk po ndryshojne. Si shembull, vihet shpejtesia limit 50km/h, ne nje zone qe fare mire mund te ishte 80km/h, dhe policia ve shume gjoba duke mbushur arken e shtetit. Pra, nuk u intereson te vihet shpejtesia e sakte. Nje argument tjeter per ta jane autobandat Gjermane, ku ne pjese te gjata rruge nuk ka fare kufizim shpejtesie, dhe numri i aksidenteve eshte shume me i ulet se ne vendet me kufizim shpejtesie [p.sh ne Kanada] Po ashtu, duhet kuptuar se jo te gjithe aksidentet ku kembesoret i perplas makina, jane per faj te shoferit. Ka studime ku deri ne >80% eshte vene re se fajin e ka kembsori. Hyjne ne autostrade ne vende qe nuk duhen, se kane mendjen ne rruge, nuk gjykojne mire shpejtesine e makines, jane te pire, ecin me pakudesi ne rruge etj. Ketu lind argumenti tjeter: ‘meqe kete nuk po e ulin dot, tani do prodhojme makina ‘me te sigurta’ qe kur te goditet nje kembesor’ te kete nje fare materiali te bute, ose kolaps te lehte te makies per te mbrojtur njeriun’ Faktoret qe influencojne Shoferin ne raport me Shpejtesine 

Demografike (mosha, gjinia, eksperienca)

Aftesite vizuale

Aftesia e ngarjes se makines (perceptimi, gjykimi, reagimi)

Faktoret psikologjike (toleranca aventures, pergjegjesia sociale)

Gjendja e perkoshme mendore & fizike (lodhja, pagjumesia, akoholi ilacet, semundjet) 9

per

rrezikun,

sensi


DR.BESI

Qellimi i udhetimit (kohe-gjatesia, urgjencat, vonesat)

Karakteristikat e makines (rehatia, gjendja teknike, niveli zhurmes)

Karakteristikat e rruges (tipi & ndertimi rruges, kufizimet e shpejtesise, mirembajtja) Faktoret ambjentale (pasengjeret, kalimtaret, koha e dites, sinjalistika, moti, njohuria e rruges – banor lokal a jo)

Te gjitha sa me siper, japin nje tablo me te plote qe nuk mund te gjykosh ne nje fjali: pse njerezit rrisin shpejtesine, dhe a jane kufizimet arbitrare apo jo.

Ne Parlamentin Britanik po gjykohet nje Memorandum nga Shoqata e Shofereve Britanike, te cilet e quajne ‘naiv dhe te nxituar’ slloganin: Shpejtesia Vret (speed kills) dhe ato kerkojne qe te ndryshohen udhezimet (1) per Policine dhe qe shteti te bazohet ne nje fushate e re, per 3 E-te (Education, Engineering and Enforcement) Edukim, inxhinierim dhe zbatim. [per origjinalin ne Anglisht, klik ketu]

10


AKSIDENTET

“Aksidente rrugore ne Janar 2017 Në muajin Janar 2017 numërohen 119 aksidente rrugore. Në krahasim me Janar 2016, nr. i aksidenteve rrugore u ul me 20,1 %. Numri i të aksidentuarve në Janar 2017 është 158 persona nga 202 ne 2016…” Burimi: Instituti i Statistikave http://www.instat.gov.al/al/themes/transporti/publications/books/2017/aksiden te-rrugore,-janar-2017.aspx

11


DR.BESI

“…në Shqipëri gjatë 2010 kanë ndodhur 1,564 aksidente rrugore, në të cilat janë dëmtuar 2,069 persona, nga të cilët kanë gjetur vdekjen 353 prej tyre. Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve. Historikisht, viti me numrin më të ulët të aksidenteve rezulton viti 2002 me 328 aksidente rrugore. Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim, viti 2010 mbetet viti me numrin më të madh të aksidenteve e personave të lënduar. Krahasuar me 2009, numri i aksidenteve është rritur me 7%, ndërsa numri i të lënduarve me 13%. Bazuar në të dhënat, rezulton se gjatë 2010 janë shkaktuar rreth 39 aksidente/ 10,000 mjete transporti rrugor.” Burimi: aksidentet rrugore ne Shqiperi, ODA http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/en/id/309/AksidentetRrugore-ne-Shqiperi

12


AKSIDENTET

13


DR.BESI

Dhurata Doko, nene me 2 femije humbi jeten. "Mami Adi - si e therriste djali i saj 2 vjecar - bazuar ne nje aksident nga koha kur isha student i mjekesise." Histori inspirimi per cdo lexues. Vogelushi sot do kete mbaruar fakultetin. 15.07.2016

14


AKSIDENTET

15


DR.BESI

16


AKSIDENTET

17


DR.BESI

18


AKSIDENTET

19


DR.BESI

Alkoholi. Shancet rritet me shume ne BAC =/> se 0.04g/dl (BAC-blood alcohol levels) Ngaqe ndikimi i alkoholit te shoferet dhe aksidentet qe rezultojne me pas ngelet nje faktor kryesor, e gjej me vend te sjell Alkoholin, te plote si substance, per te pare efektet e si ndikon njeriun. Nga librin im: Urgjencat, Drogat, Vitaminat dhe Mineralet –publikuar me 21.06. 2015 [klik ne titull, per ta pare librin ne ISSUU] ALKOHOLI

Emra te tjere: Pije (perfshire veren, birren, pijet me ose pa ngjyre) ne angl. booze / drink; gjithashtu njihet si alkoholi etilik ose etanol. Kategoria e droges: Depreson sistemin nervor qendror, sedative. Potenciali per adaptim/ Varesia: Meqenese pergjigja individuale ndaj alkoholit varion, eshte shume eshte e veshtire te masim potencialin e "kerkeses"- pra adoptimin. Sigurisht qe ekziston nje semundje e quajtur alkoholizem, e cila karakterizohet nga pa-aftesia e personit per te kontrolluar sasine e alkoholit qe merr. Pirja e alkoholit ne menyre te rregullt ose marrja e tij ne sasira eksesive nuk eshte shkaktar i alkoholizmit por nje indikacion qe ai mund te jete prezent. Ne alkoholizem perfshijme VARESINE fizike e psikologjike, te evidentuar nga pirje e rregullt ne sasi te medha ose ne menyre perodike. Menyra e marrjes: Nga goja si vere, birre, pijesh te tjera dhe likere. Perdorimi ligjor: S'ka kufizime ligjore ne perdorimin e tij, shitja e tij ndalohet (ose duhet) ndaj personave nen 18 vjec. Kur legjislacioni ekziston e zbatohet, prodhimi i alkoholit monitorizohet ne menyre konstante jo vetem se eshte burim taksash per shtetet, por dhe per ndalimin e pijeve alkoholike qe permbajne Metanol (alkoholin metilik), i cili eshte toksik mund te shkatoje verbim e pasoja te tjera.

20


AKSIDENTET

Ne Mjeksi: Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli) perdoret si antiseptik perpara injeksioneve per te parandaluar rrezikun e infeksioneve. Mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures. Efektet Afatshkurtra: Alkoholi eshte depresant i sistemit nervor duke ulur ankthin, tensionin a inhibicionet sociale. Marre ne sasi te moderuara, krijon nje ndjenje qetesie e vetebesimi; personi behet me shoqeror e me i cliret por s'ka rritje te aftesive mendore. Sasite e moderuara dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle skuqje ne lekure, e nje ndjenje ngrohtesie. Me rritje te sasise kemi ulje te perqendrimit e gjykim te kufizuar, dhe reagimi normal shkon drejt renies. Ka mundesi per aksidente, sidomos ato automobilistike dhe drejtuesit e makinerive te tjera. Me rritjen e metejshme e nivelit te alkoholit ne gjak, sjellja agresive apo e dhunshme eshte e mundur. Te folurit ndikohet dhe personi behet i paqendrueshem, i merren mendte e mund te kete double vision (sic) po ashtu ka te vjella e urinim pa vetedije. Humbja e vetedijes mund te vije nga rritja akoma e me e tepert e perqendrimit te alkoholit ne gjak. Rreziku i vdekjes eshte i pranishem, si rezultat i inhalimit te te vjellave ose ndalimit te frymemarrjes. Efektet Afatgjata dhe Rreziqet: Konsumatoret e rregullt te tij rrezikojne qe ne trupin e tyre te zhvillohen semundje te ndryshme te melcise; si hepatiti alkoholik, kanceri i melcise, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (melcia yndyrore) Rritje te tensionit te gjakut (presionit) qe rrit incidencen per hemorragjite cerebrale. Inflamacioni i stomakut, gastriti dhe ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkoholiket, te cilet kane risk me te madh qe te preken nga Dementia (deteriorim mendor i pakthyeshem). 21


DR.BESI

Pirja masive e per kohe te gjate e alkoholit, ne pergjithesi shoqerohet me varesine fizike. Nje alkoholist mund te mos duket i dehur e pas nje sezoni "maratone" me pijet, se ka tolerance ndaj tij, por ne te ardhmen shihet dukuria e Tolerances Reversible (sic) ku nje sasi relativisht e vogel alkoholi mund ta coje ne gjendje intoksimi. Alkoholizmi jo vetem ka probleme per shendetin por dhe nje spekter te problemeve personale e sociale. Alkoholiket vuajne nga ankthi dhe depresioni, e meqenese shpeshhere ata hane fare pak, jane ne rrezik nga semundje te ndryshme te deficences ushqimore-e vecanerisht deficience te Tiamies (Vit. B1 ). Marrja e tij gjate shtatezanise mund te sjelle abnormalitete tek fetusi e zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijet; sasite e moderuara mund te sjellin abort, femije nen-peshe a prapambetje mendore. Shenjat e abuzimit: Perdorimi i alkoholit mund te quhet jashte kontrollit, nese disa nga keto shenja jane te pranishme: pirja e tij heret ne mengjes, "kalimi" nga birra tek pijet e forta, kur individi pi vetem, dhe perpara cdo problemi a pune sociale etj. Shihen ndryshime te personalitetit, periudha ne rritje te intoksikimit te shoqeruara keto me humbje kujtese (blackouts) ndaj ngjarjeve qe ndodhin gjate kohes se pirjes. Simptomat fizike perfshijne: marrje mendesh, te vjella, te dridhura ne mengjes, dhimbje abdominale, krampe (ngerc), skuqje e rritje te eneve te gjakut ne fytyre; dobesi ne kembe e duar, paqendrueshmeri fizike, memorje te ulet dhe inkontinence (jashteqitje e pavetedijeshme). Nese ne kete stad ndalohet pija - por s'ka trajtim mjekesor kjo con ne Delirium Tremens, dridhje te forta, konfuzion, halucinacione, e nganjehere konvulsione fatale, qe fillojne nga nje 1- 4 dite pas lenies 22


AKSIDENTET

se alkoholit, e zgjasin ~3 dite. Keto simptoma mjekesia i kontrollon me ilace si klormetiazol, atenolol, ose benzodiazepina si valiumi, te cilat jepen per nje afat te shkurter nen mbikeqyrje mjekesore. Bashkeveprimi:Alkoholi bashkevepron me sasi te madhe barnash. Ne vecanti rrit rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka veti sedative ne sistemin nervor qendror. (sedativ - qetsues) Ketu perfshihen ilacet kunder ankthit, ilacet per gjume, anestetiket e pergjithshem, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antidepresantet triciklike, antihistaminat dhe disa ilace per hipertensionin (klonidine e metildopa). Marrja e alkoholit me substanca te tjera abuzuese, si opioidet, barbituratet apo solventet mund te sjelle koma, e ne disa raste eshte fatal. I marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem, rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku, vecanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut. Njerezit qe marrin disulfiram (Antabuse), ilac qe perdoret per te mbajtur alkoholiket larg pijes, kane reaksione teper te pakenaqeshme dhe me sasi te vogel alkoholi si: skuqje ne fytyre, dhimbje te forta ne koke, palpitacione, marrje mendesh e te vjella. Alkoholi ne ekses mund te ngadalesoje shperbashkimin e disa barnave (qe merren nga goja) ne diabetiket ose antikoagulantet (te marre nga goja), e sjell rritjen e efektit te tyre. Marre me inhibitoret e monoamine oksidazes (MAOI’s), disa pije alkoholike e vecanerisht vera; mund te sjellin nje rritje te rrezikshme ne tensionin e gjakut. Keshilla Praktike: Nese pini duhet te dini limitet tuaja, te cilat variojne nga nje person te tjetri, kapaciteti juaj varet nga pesha trupore, mosha, eksperienca po ashtu nga gjendja juaj mendore e emocinale. Megjithate ju mund te perdorni nje rregull te thjeshte per te percaktuar aftesine e trupit tuaj ne shperbashkimin e alkoholit.

23


DR.BESI

Ne pergjithesi trupi mund te shperbashkoje nje UNIT alkohol (p.sh.nje mase pijesh, nje gote vere ose 300 ml birre) per nje ore. Ne se ju pini me shpejt alkoholi ne gjak do rritet mbi "limitin ligjor" per nisjen e makines. Sasi te vogla te alkoholit ndikojne mbi gjykimin e alterojne kohen e reagimit, keshilla me e sigurte ne kete rast do ishte: mos pini fare alkohol, nese keni ne plan te ngisni makinen. Burrat nuk duhet te pijne me shume se 28 UNIT-e ne jave dhe grate jo me teper se 20 UNIT-e. Nese jeni grua shtatezene ose po provoni te beni femije, rruga me e sigurte eshte te mos konsumoni alkohol. Nese kuptoni se ju keni probleme per te kontrolluar pijen tuaj, kerkoni ndihme tek mjeku ose organizata te dedikuara per te ndihmuar njerezit me probleme te tilla. Edhe po s'patet probleme me kontrollin mos pini ne sasi te shumta, alkoholi ka efekte te demshme ne pjese te ndryshme te trupit, perfshire melcine e trurin.

Nga i njejti liber sjell nje punim tjeter nga 2015, ku kam dhene shpjegimet perkatese per motoristet ne raport me alkoholin gjate ngarjes se makines.

24


AKSIDENTET

Alkoholi, sa mund te pijme? Njohuria pa aplikim praktike ngelet ne nivel akademik; e ky s'eshte qellimi yne. Alkoholi ndikon jeten ne nivele qe i shohim ose per momentin si kemi menduar. Ketu ndalemi dhe te niveli i alkoholit ne: (1) organizmin tone (2) sasia " e lejuar" kur jeni ne kontroll te makines. te njohim disa parametra per alkoholin • Ne pijet qe marrim vete. • Riskun tek te rinjte ne potenciale e pasoja. Humbja orientimit, aksidentet, abuzimet seksuale, demet shendetesore, financiare e sociale. • Pergjegjesia individuale e ne raport me te tjeret. Nen ndikimin e alkoholit, ndryshohet ose shkaterrohet jeta e dikujt, ne menyre te pakthyeshme. • Bashkeveprimi i alkoholit me gati te gjitha barnat. Sa eshte Mjaft? 

Alkoholin e ndajme ne Unite.

Burrat ~ 21-28 Unite alkoholi ne Jave.

Grate ~ 14-21 Unite alkoholi ne jave

Sa eshte nje Unit? 

1 Unit Alkohol = 10 ml (1 centiliter-1cl) ne vellim

ose 8 grame ne peshe - alkohol i paster.

1 Unit - Birra ne 250-300 ml me perqendrim alkoli 3-4-5% Nje gote uji ose 0.5 pint.

1 Unit ~ 125 ml Vere | 10-14% alkohol | ~ gjysme gote.

1 Unit - 25 ml | pijet e forta Vodka, Konjaku | alkohol 40% | 25


DR.BESI

Pija ne funksione shoqerore e ne shtepi s' ben dem per sa kohe: (a) NUK keni semundje te meparshme. (b) NUK jeni nen mjekim. (c) NUK operoni makineri. Thjeshtezojme me shishe e gota 

Grate: 2-3 Unite / dite. Ose ~ 20 unite ne jave.

Burrat: 3-4 Unite/ dite. Ose ~ 25 unite me jave.

Grate 

Birre | 1-2 shishe ne dite.

Vere | 1 gote Vere ne dite (maksimumi lejuar) ~ 250 ml.

Vodka, Konjak, pije me 40% perqendrim alkoholi |jo me teper se 2-3 teke ne dite.

Burrat 

Birre || 2-3 shishe ne dite.

Vere || 1.5 gota vere ne dite || maksimumi 2-3 shishe ne jave.

Vodka, Konjak || Jo me teper se 2 dopjo (100ml) ne dite ||

Ose nje shishe ne jave. (750 ml vodka = 30 Unite alkoli)

Si duket nje unit alkoholi?

26


AKSIDENTET

Absorbimi i alkoholit ne gjak varet nga: pesha trupore, seksi, ushqimi, gjendja psikologjike, toleranca funksionale, shpejtesia ne te pire, intervalet, mjekimet, semundjet, lodhja, aktiviteti fizik, perqendrimi i alkoholit; pra ndryshon nga individi ne individ. Parametrat e lejuar ne nisjen e makines variojne sipas shteteve. Ideale do ishte qe nese keni pire "mire" te prisni 12h, gati nje nate. Matja behet ne, mg alkohol per 100 ml gjak. Ka shtete qe specifikojne parametrat per moshen, nen 21 vjec, nen 25 vj. Nje gote vere ose 1 birre mund te jeni nen nivelet ligjore. 

Ne Britani, Malte e disa shtete ne SHBA, niveli eshte 80mg of alkohol / 100ml gjak.

Austria, Gjermania, Italia, Franca Irlanda, Hollanda etj, ~ / = 50 mg/100ml

Hungaria, Sllovenia, Cekia e Sllovakia; niveli i alkoholit ne gjak eshte 0.

Ne SHBA, 50 shtete kane limitin standart 0.8% / [edit nga DBMI 2017]

27


DR.BESI

England & Wales Drink Driving Limit, shifra per maksimumin e BAC (blood alcohol content)

35 mikrograme alkohol ne 100 mililitra frymemarrje, OSE

80 miligrame alkohol ne 100 mililitra gjak, OSE

107 miligrame alkohol ne 100 mililitra urine

Sasite per cdo shtet mund ti gjeni ne kete website, klik ketu

Ndersa ne kjo website ka nje kalkulator te BAC, klik ketu

Mbani mend, niveli i alkoholit ne gjak eshte pergjegjesia juaj, dhe kalkulatori apo cdo llogari qe beni kudo, nuk eshte 100% e sigurte, keshlla ime do ishte: 

Mos pini fare alkohol para/gjate nisjes se nje automjeti

Nese keni pire dhe duhet te udhetoni, gjeni metoda alternative transporti.

Referenca: Urgjencat, Drogat, Vitaminat dhe Mineralet, 2.06.2015

28


AKSIDENTET

Disa mite urbane per Alkoholin - Femrat ndikohen nga alkoholi njesoj si meshkujt - Jo. Jane disa faktore qe luajne rol (hormonet, enzimat e % dhjamit ne trup) Zakonisht femrat peshojne me pak se meshkujt por kane me shume ind dhjamor (uji e hollon alkoholin, dhjami e mban alkoholin) Femrat kane nivel me te ulet te dy enzimave primare ne metabolizmin e alkoholit; alkohol dehidrogjenaze (ADH) e aldehid dehidrogjenaze (ALDH) qe shperbashkojne alkoholin ne stomak dhe melci. Keshtu qe, femrat absorbojne me shume alkohol ne gjak. - Alkoholi eshte stimulant. - Jo. Sic e kam sqaruar te DBMI-2015: Alkoholi - Kategoria e droges: depreson sistemin nervor qendror, sedative. Meqenese depreson inhibicionet, njeriu duket i gezuar dhe me shume energji por kjo sjell vonese ne kohe-reagim, ulje te reflekseve e kontrollit emocional. - Po te hash ushqim te bollshem me pas nuk dehesh. - Stomaku plot sjell vonese per alk. te kaloje ne gjak, jo parandalim. - Kur perzien pijet (birre, vere, raki etj) do dehesh me shume. - Jo. Dehja varet nga % e alkoholit ne gjak, cdo lloj pije alkoholike e rrit ate. - Ata qe jane mesuar e pijen, kane tolerance dhe e mbajne me shume. - Jo. Me shume te pish me teper e demton trupin dhe me shume rriten rreziqet. Realisht – sipas NHS Britanik – toleranca duhet pare si shenje qe trupi juaj ka filluar te ndikohet nga alkoholi. - Vera e bardhe, eshte zgjedhja me e mire se ka me pak alkohol. - Jo. Nje gote vere, e bardhe, e kuqe, nje shishe birre a gote e vogel me raki, kane sasi te ~ alkoholi (ne varesi te mases) e sjellin te njejtat % alkohol e gjak. 29


DR.BESI

30


AKSIDENTET

Tragjedia me e madhe e transportit ajror ne Shqiperi Ne kushte te veshtira moti, helikopteri i ndihmes se shpejte ishte nisur te merrte nje grua shtatzene per ta cuar ne spital. Nena lindi ne ajer dhe me pas ja vuri emrin djalit: Pilot. Sot, diku ne Shqiperi a ne bote eshte nje burre me kete emer, si deshmi e sakrificave te aviatoreve Shqiptare. Te pranishem kudo e te menjehershem ne cdo fatkeqesi, kane realizuar misione spektakulare ne cdo lloj terreni. Ne male kane shpetuar fshatare e alpiniste, ne lumenj gjate permbytjeve e ne dete (marinare te huaj) gjate termetit e me pas ne deboren e madhe ne veri (1985) Heronjte e ajrit, te gjithe me background (sic) ushtarak kane ndihmuar te semure, fillrojtes, ushtare, punetore e kedo ne rrezik per jeten; zhurma e helikopterit Mi-4 ish simbol i shpreses per viktimat, familjet e tyre dhe qytetaret.

Helikopteri Mi-4 DBMI

31


DR.BESI

Ndodhi te cilat do i mjaftonin kujtdo 1-2 here ne jete, per Shqiponjat e Ajrit ishin puna e perditshme. Nje nder ta ka qene dhe Vangjel Postoli jeten e sakrificen e te cilit po e percjell dhe te DBMI Ne kujtimet e shokeve jepet si njeri i qete dhe i balancuar, i mencur dhe i guximshem, shume i afte me 29 vite fluturime, dhe i mire-tranjuar si ne Bashkimi Sovjetik dhe ne Shqiperi.

Vangjel Postoli, pilot i klasit II-te Deshmor i Kombit. DBMI

22 Nentor 1989, nje autobuz me studente te Universitetit Bujqesor te Kamzes rrezohet pergjate bregdetit Shqiptar, prane fshatit Kudhes. 32


AKSIDENTET

Shoferi pasi humbi kontrollin e mjetit, alarmohet dhe u tregon pasagjereve por ishte vone. Ai vdes menjehere pas aksidentit e shume te tjere plagosen. Trupa ushtarake e banore te zones u vijne ne ndihme dhe me pas kerkohen helikopteret nga Tirana. Vangjeli qe mbante detyren e zv/komandatit te regjimentit, ate dite s’ishte ne planin e fluturimit. Meqenese po afrohej nata e si nder me te miret pilote te helikoptereve, niset me njerin prej tyre. Ne 18.17 cohet helikopteri i pare, 3 minuta me vone niset dhe i dyti. Pasi ngrihen mbi 2.000 metra lartesi, marrin drejtimin per ne Tirane.

Vangjel Postoli jeteshkrimi nga faqja e forcave te armatosura DBMI

Per nje fare kohe nuk kishin komunikim me bazen ndaj askush nuk e di shkakun e vertete te rrezimit. Plan-fluturimi ka qene te udhetonin nga deti duke pasur token/dritat ne kraun e majte. Thuhet se cdo drite ne zonen poshte tyre ka qene e fikur, ngaqe zhvilloheshin manovra ushtarake naten. Po ashtu, radaret kane regjistruar stuhi te eres bregdetare qe shkonte nga 160-180kmh. Gati ne te njejten kohe nje avion i Malevit Hungarez eshte ulur me veshtiresi ne Rinas. Sipas kujtimeve te piloteve me eksperience, atyre qe ishin ne detyre e prisnin shoket, dhe akteve te ekspertizes, mendohet se era ka perplasur te dy helikopteret pas malit. 33


DR.BESI

Pilotet paten humbur vizibilitetin e orientimin dhe pa e kuptuar jane afruar prane maleve. Ve re, ne ate kohe aparaturat ishin jo aq optimale si sot. Zhurma e shperthimit e flaka jane degjuar dhe pare nga banoret e zones. Me pas u deshen shume ore per te percaktuar vendin e sakte dhe te gjinden viktimat. Pervec piloteve dhe ekuipazhit, ne helikoptera ishte nje grup personeli mjekesor te ardhur nga Tirana, ata percaktuan ne Himare ke do merrnin me vete nga rradhet e studenteve te plagosur. Nga aksidentet s’pati asnje te mbijetuar. 21 persona humben jeten. Shoferi e nje student qe vdiqen menjehere pas rrezimit te autobuzit, e bejne numrin total te viktimave ne 23. Ngelet tragjedia me e madhe e transportit ajror, te te gjitha koherave ne Shqiperi.

emrat e viktimave qe humben jeten me 22 Nentor 1989. DBMI

Luan Baraj, pergjegjësi i Grupit të Drejtimit në Vendkomandën Qendrore të Aviacionit, tregon se vendimi per itenerarin ishte lene ne doren e piloteve pasi ata gjendeshin ne terren. Lajmin e pare per rrezimin e mori nga centralistja ne Vuno. Ai kujton: “era ishte aq e forte sa ka penguar dhe kamionet e rende ushtarake te nisur per ndihme, cikloni i ka perplasur helikopteret si gjethe ne mal’ Te gjithe ata qe kane njohur personat e kesaj ngjarje dhe opinioni publik i 34


AKSIDENTET

kohes jane tranditur jashte mase. Nga krijimi i armes se aviacionit kane rene 37 pilote e personel i aviacionit ne krye te detyres. DBMI·Saturday, 5 August 2017 534 reads

Aviacioni Shqiptar ka 37 individe te rene ne krye te detyres. DBMI

Referenca:

 

Vangjel Postoli, pilot helikopteri i klasit të dytë, Dëshmor i Atdheut 04/08/2016 Niazi Nelaj http://aviacionishqiptar.com Republika e Shqiperise, Forcat e Armatosura – Deshmoret http://www.aaf.mil.al/index.php/komanda-e-faj/376-deshmoret-forcaajrore/1746-deshmoret-forca-ajrore

http://floripress.blogspot.co.uk/2013/11/midis-nesh-agideba.html

Tragjedia e Llogarasë, dokumenti sekret, pse u rrëzuan helikopterët 11/23/2009 Panorama/

DBMI - Udhetimi dhe Pacienti, publikuar ne ISSUU 24. 06. 2015

35


DR.BESI

36


AKSIDENTET

37



AKSIDENTET

39


DR.BESI

40


AKSIDENTET

41


DR.BESI

42


AKSIDENTET

43


DR.BESI

44


AKSIDENTET

DBMI trajton tema te ndryshme, nje nder to kane qene dhe AKSIDENTET, klik linkun me poshte per postimin origjinal https://www.facebook.com/DoctorBesiMedicalinformation/photos/a.1526507540912146.1 073741828.1526498067579760/1690496274513271/?type=3&theater

45


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.