Dhune e Abuzim Ndaj Personelit Mjekesor

Page 1


Dhune e Abuzim Ndaj Personelit-Mjekesor 2 Precedente Shqiptaro - Britanike per Protestat & Entrapment (sic)

“Nje nga rregullat me bazike per personelin shendetesor ne cdo rrethane, perfshire konfliktet e armatosura, eshte mbrojtja dhe liria e ketij personeli per te punuar te lire dhe pa kufizime gjate kujdesit per shendetin e pacienteve� Konventat e Gjeneves

*** Dr. Besi


Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Maj 2015 Dr. Besi Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: “Dhune e Abuzim Ndaj Personelit-Mjekesor 2 Precedente Shqiptaro – Britanike per Protestat & Entrapment (sic)” Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Per informacion kontakto; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreter ore te Mjeksise, me interesa ne shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale e fushat humane. Ka shkruar artikuj studimore, libra, manule mjekesore, punime e materiale per problemet humanitare qe ndikojne shoqerine, nga vetmia, stresi, depresioni e suicidi; te ngacmimet seksuale, perdhunimet, dhuna ndaj femres e abuzimi domestik. DBMI

Copyright Notice ”© 2015 DBMI All rights reserved “Dhune e Abuzim Ndaj PersonelitMjekesor”(sic.) No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews Book & Cover design by Designer © May 2015 DBMI London, UK. For info contact; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk 1st ed:March 2015. 2nd ed 02.01.201.



Pj.1 Dhune e Akte Kriminale ndaj Personelit Mjeksor 25 Tetor 2013, Dr Wang Yunjie 46 vjec, shefi i ORL-se ne nje spital jo larg Shangait, (Wengling) vritet me thike nga nje pacient, dhe plagosen dy persona te tjere perpara se ta carmatosin. Pacienti, qe nuk i pelqente “hunda e re” kerkonte doktorin tjeter, se gjeti, dhe ju sul “bluzes se bardhe” qe pati me afer. Ky nuk eshte incident i izoluar. Nje mjek ne provincen Guangdong, rrihet gati per vdekje nga nje familje, te cilet si lejoi te hynin ne sallen e reanimacionit. Dhuna nuk eshte fenomen i panjohur por qe ne 2002 ka rritje me 25% cdo vit. Mjeket e kesaj zone po mesojne ne klasa vetembrojtje; nga ekspertet e arteve marciale; te perdorin mbajtese serumesh, karrike e dosjen me te dhenat e pacientit. Po flitet per “Kung Fu Doctors” (term, jo i imi) Ne vjeshten e kaluar ne Spitalin John Hopkins (SHBA) djali i nje pacienti vret kirurgun e te atit, me pas vret nenen e veten. Nje pacient ne New York (Long Island) rreh infermieren me kembe karrikeje, duke i shkaktuar demtime serioze. Muajin me pas, nje teknik spitali rrihet ne pune, me rezultat fatal. Keto shembuj nga bota qe ndoshta Shqiptarit mesatar qofte dhe nje mjeku, i kalojne tangencial, sepse Kina dhe SHBA jane larg, reflektojne nje “trend” (sic) ne rritje. Sipas Byrose se Statistikave te Punes ne SHBA (Perendimi i referohet ketij shteti ne krahasime primare) kemi: 

60% e sulmeve ne vendet e punes, ndodhin ne ambjetet e Shendetesise.

¾-tat jane nga pacientet, insticutioneve shendetesore.

familjaret

dhe

rezidentet

e


Dr. Besi

|

Nese keto statistika u lexohen studenteve te rinj, mjaftojne tu fusin dyshime ne koke. Pse po ndodhin keto? Cdo shtet ka specifikat e tij, diku kam lexuar profesorin tone te Universitetit, Dr. A. Gjata : “ne asnje kohe e rrethane se kemi lene punen, si kur shteti ra ('97-en) si kur kishim kercenime”

Me kujtohen fillim vitet 90-te. Kur infermieret, mjeket e personeli kercenoheshin nga njerez te cileve spitali u duhej “per drogat e para" (petidinat / morfinat) me arme te ngrohta e te ftohta, pa llogaritur kercenime e fyerjet. Dhe prape ishim ne detyre. Atehere ishte atehere, po tani? *** Spitalet nga natyra jane konsideruar “safe heavens” si bastion i fundit i humanizmit, ku “rrefehesh e zhvishesh” ne shprese per ndihmen me te kualifikuar. Keto i dime si njerez ne periudhea normale por dhe ne situata ekstreme, kur je i burgosur, rob lufte a i keq-trajtuar, ne spital nuk diskriminohesh. Pse sulmohet personeli? Ne bote kane filluar studime se ky trend eshte bere shqetesues. Infermieret po e lene punen: "mire rrogat e uleta po s’duam te jemi heronj urbane, sherojme njerez dhe te na godasin"


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Mjeket po behen bankiere e financiere, ne disa raste hidraulike (paga e mire, oret jo te gjata, s'te sulmon kush, me pak stres!) ose kane kaluar tek akademia, mesim-dhenia, pune ne zyra etj. Agjensia kombetare e akreditimit “Joint Commision” ne SHBA, ka kete konluzion: “institucionet shendetesore sot jane ne perballje me rritje te numrit te kriminalitetit, perfshire krimet shume te dhunshme; si perdhunime, goditje te renda e vrasje. Dhuna eshte e zakonshme tashme ne klinikat psikiatrike e departamentet e urgjences por shihet dhe ne dhomat e vizitave, klinikat me semundje kronike e ato te anestezireanimacionit!”

Goditjet e para po i marrin infermieret. Shoqata e Infermiereve te urgjences - prape ne SHBA - raporton ne ankete te 2010-es: “me shume se gjysma e infermiereve te A & E (Urgjenca) kane qene viktima te abuzimit verbal e atij fizik; jane shtyre e peshtyre, qelluar e dhunuar; 1 ne 4 infermiere, eshte sulmuar mese 20 here ne tre vitet e fundit." Ri-lexojme. 3 vjet jane 36 muaj. Sikur nje furretar, ndertues, financier etj, ne nje grup prej 4 vetesh te njihej me kete fakt: "e godasin cdo 1-1.5 muaj do e vazhdoje punen? Do e fillonte?" Disa mendojne se po rritet perdorimi i drogave e alkoholit. Disa japin teori te tjera, pacientet e gjeneratat qe vijne kane “sense of entitlement” nga jeta e lehte, kultura e krijuar “here and now” (tani-e-shpejt) gjysme edukimi e keq-leximi, dhe sot te gjitheve u duket vetja mjeke duke lexuar simptomat ne Google.


Dr. Besi

|

Mos-kuptimi se mjeksia eshte nje “shkence e bazuar ne eksperience, statistika e individin” jo shkence ekzakte ne numra matematikore. Sido te jene arsyet - dhe nuk ka kohe gjithmone te pritet per to - shtetet e shoqeria duhet te parandalojne rezultatet e pakendshme. Spitalet kane shtuar personelin e sigurise, personeli po tranjohet si te njohe pacientet e agjituar; te de-eskalojne (sic) situatat e te raportojne keto incidente. Disa kane shtuar xhamat e sigurise se larte, instaluar butona paniku nen tavoline te vizitat e mjekut, e gati te gjithe, te pakten ne Britani, nga mjeku i familjes te spitalet te medha, kane njoftime standarte: "Ju lutemi silluni korrekte, Abuzimi me Stafin s'do Tolerohet." Te tjere – spitali Henry Ford (ne Detroit) ka instaluar makina “metal detector” si ato qe perdoren ne aeroporte, per sigurine e larte. C’po ndodh, a do shkoje qe nje mjek te kete nje bodyguard? Apo te behen mjeket eksperte luftimesh trup-me-trup? Duke njohur kete rrezik, qeveria Kineze ka aplikuar disa masa me urgjence, ketu perfshihet nje roje sigurie per 20 krevate ne spitale. China Daily, e pakenaqur thekson: “Sipas ketyre zhvillimeve, nje spital me 3.500 punonjes ose me 2.000 krevate, duhet te kete 100 roje sigurie” Deri me sot spitalet ne Shangai kane nga 40-50 roje. Kjo ide trajton simptomat por kure s’po gjindet” Nje shkolle mendimi thote se rritja e dhunes eshte me teper emblematike e sistemeve shendetsore qe nuk funksionojne mire. Pacienti po e konsideron “kujdesin per shendetin e tij” si komoditet! (mall) Dhe marredheniet doktor-pacient si respekti e veneracioni i shkuar, jane ne renie. Mjekeve u priten fondet (spitaleve) ndersa numri i pacienteve rritet. Mjeku nuk ka me kohe si me pare, i duhet te shohe me shume pacinente per te njejten sasi kohe. I semuri sheh hallin e tij, dhe mendon per shendetsine vetem kur eshte i semure. Kur jane te shendeshem fare pak ose ... aspak.


Pj.2 Profesor Tritan Kalo Qershor 2004, Prince Charles po fliste ne konference: “njoh nje grua qe ka mundur kancerin pasi beri dieten Gerson. Dieta konsiston ne sasi te larte frutash e zarzavatesh dhe enema me kafe, ne baza te perditshme. Nga kancer terminal dhe e pa-afte ti mbijetonte nje kursi tjeter me kimioterapi, kjo grua jeton sot e pas 7 vitesh” Princi njihet ne Britani si besues i terapive alternative, dhe mendon se “lulet per tu rritur kane nevoje per muzike, e here pas here tu flasesh” Ne fund keto jane besimet e tij, por... Disa jave me pas, nje kirurg, Dr. Michael Baum, Profesor Emeritus ne University College Hospital, i thote: “Me respekt Madheria Juaj, jeni shume gabim. Fuqia e autoritetit tim vjen me njohurite e bazuara ne 40 vite studime, e 25 vite pune aktive ne kerkime shkencore kunder kancerit. Fuqia e autoriteti juaj jane aksident i lindjes. Kete autoritet s'po ta diskutoj por te lutem shume, ta ushtrosh fuqine me shume kujdes kur keshillon paciente me semundje jete-kercenuese qe tu drejtohen terapive te paprovuara.” Vazhdon ne letren e hapur (ne perkthim te drejte) : “Ne boten ku jetoni eshte natyrale te rrethoheni me servile, qe ri-forcojne ato te cilat ata mendojne se jane paragjykimet tuaja. Zoteri, po te patronizojne. Ma lejoni kete kritike. Perkrahja qe i beni dietes Gerson, te vetmen mbeshtetje ka llogjiken induktive, pra anekdoten. Vete-kenaqesia kolektive eshte vdekja e kerkimit shkencor. Eshte padurimi, ankthi, pakenaqesia e agonia e mendjes qe ushqen shkencen. Ju lutem, Shkelqesia Juaj, duke ndare me ne kete agoni, na ndihmoni te ushqejme shkencen.” Ne Londren e 10 vite me pare, kjo ngjarje u be “talk of the town” e jo vetem ketu. Pati “shperthim” te pazakonte nga Profesori i kancereve te gjirit ndaj Princ Charles. Ne efekt Dr i tha Mbretit te ardhshem: "po flet idiotesira" T’kuptohemi, asnje s’qendron pertej satires ne Britani por jemi ne skenar te vecante, jo nivel-tabloidesh vs familja mbreterore. Foli nje autoritet i fushes, i cili ben publike mendimet e nje profesioni te tere.


Dr. Besi

|

Profesionisteve te mjeksise u ka ardhur ne maje te hundes nga "celebrities" e te famshmit, qe jo vetem behen pengese, tashme po demtojne pacientin me perkrahjen e dhene pikerisht aty ku s'duhet. Rezultati erdhi me “furine mediatike e debat publik te permasave te medha” Ne intervista te mevonshme Profesor Baum sqaroi me teper: "po harxhohet nje sasi e madhe parash per keto mjekime, po te shkonin per shkencen ajo do ecte perpara shume me shpejt. Dhe po ushqehet nje teori konspirative sikur mjeket nuk jane te interesuar. Une nuk njoh asnje mjek qe do ndalonte nje kure qe funksionon per pacientet e tij."

Shqiperi, 10 vite me vone. Qeveria vendos te “testoje personelin mjeksor,” te duken se bejne dicka, poltikanet e bureokratet krijuan dalldine e rradhes, e si gjithmone kur punet behen nga "dallkauket e derbederet" (TM - Fan Noli) specialistet duhet te vajtojne e te vuajne demet ne vijim. Profesori Shqiptar Tritan Kalo, shkruan: “Diplomuar ne 1982, me mesatare 10.00, me Medalje te Arte, studiuar ne Shqiperi e France, me eksperience kombetare dhe nderkombetare... “kush do me testoje mua?!” Nese dikush e ka kuptuar kete ne forme lineare ka bere shume gabim. Profesori s'po terheq rank, as ne forme challenge, ai eshte ai qe eshte por duke marre “goditjen mbi vete” flet per te tjeret. Fjala nuk eshte per testimin sa per gjendjen e politikat mjeksore ne Shqiperi. Dhe vazhdon: Formimi i mjekeve eshte i perditshem dhe i shumeplanshem, ketu futen: profesionalizmi, specializimi, literatura, observimi klinik, diskutimet, team-work, aktivitetet shkencore, prania fizike etj” pra eshte Proces. Jo moment. (1) POLITIZIMI (2) TESTIMI – i deshtuar qe pafilluar. (3) Zhvillimi paralel i fushave te mjeksise (4) FINANCIMI adekuat, pa harruar ate arsimor (5) PARANDALIMI – ku hyn dinjiteti profesional (6) KONKURENCA – hapesirat e nevojshme dhe kariera, dhe perfundon “ MJEKSIA nuk sherohet me testime, por gur-gur-behet-muri” [T.K]


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Shkronjat e medha jane te orgjinalit, sigurisht Profesori eshte i merzitur, dhe po “flet me ze te larte!”Kuptohet analogjia me profesorin Britanik, megjithese keto dy shtete nuk kane shume te perbashketa. Dy njerez te shkences futen ne nje nivel debati, me nerv e pak inat, duke thene te njejten gje: "S'ka kure magjike, s'ka celes te arte, s'behet nje proces me zgjidhje mediatike duke konfuzuar profesionin e publikun; keshtu na e beni punen me te veshtire, se sa dhe ajo eshte. Mjaft Me. Fakti eshte se gjithmone ai qe proteston i pari dhe kurdohere ne parim, kur fare mire mund ta mbaje gojen mbyllur, e ben kete per te tjeret; e me shume here po se jo, lihet i vetem ne guximin e tij.


Dr. Besi

|

Reagimi dhe Komentet. Sigurisht pati perkrahje ne rrjetet sociale se ideja del qarte“metoda kozmetike e PR nuk sherojne rrenimin qe ka kapur Shendetsine Shqiptare prej 25 vitesh“ Por shoh dicka nga mjaft komentues te cilet e paraqesin si nje fenomen Shqiptar; “bota nuk e ka keshtu” Kjo pikerisht eshte marre nga bota. Keshilluar nga, dhe transplatuar prej tyre, ne formen me te keqe-te-mundshme. Ne B. e Madhe, ideja filloi ne vitin 2000, kur Sir Donald Irvine presidenti i atehershem i GMC-se (General Medical Council, ekuivalenti i Urdherit te Mjekut) solli “revalidation proposals” Ne pushtet kishim qeverine Laburiste qe pretendonte t'behej “all things to all people” S'lane sektor pa i futur duart, zakonisht per efekte PR. U rihap ne 2005 me “Shipman inquiry” pas nje hetimi si sistemi kishte deshtuar te kapte Harold Shipman, mjek i familjes i akuzuar per vrasjen e qindra pacienteve. Ne ate moment hidhet poshte. Ne 2012-en Ministi i Shendetsise Jeremy Hunt, deklaron se mjekeve do u behen “kontrolle vjetore dhe te plota cdo 5 vite, per tu siguruar qe jane te afte te ushtrojne profesionin (will be given annual assessments and full five-yearly checks to ensure they are still competent and fit to practise ) Ne Britani kjo e ka origjinen jo vetem te ceshtja Shipman por dhe skandali me femijet ne spitalin e Bristol-it, me nivele te larta te vdekjeve ne femijet pas kirurgjive kardiake. Dhe pas kirurgjive problematike nga gjinekologu Rodney Ledward. Shoqata e Mjekeve Britanike e mbeshtet kontrollin ne parim, po tradicionalisht ka reserva ndaj “aksioneve te tilla” Nga keq-kopjimi i eksperiencave jo te sakta boterore nuk arrihet ajo per e cilen ka nevoje Shqiperia. Realiteti yne eshte ky: mjeket ne Britani jane te lodhur e shpesh te zemeruar me sistemin qe sjell mbingarkese ne bureokaci me mbushje formash pa fund. Shume te tille jane ri-tranjuar dhe kane lene punen, duke u bere nga hidraulike ne mesues, kaluar ne sektorin e financave e bankave apo te akademia. Ne rastin tone, te dy mjeket flasin per "kancerin" Te dy direkt, dhe te dy per kancere te ndryshem. Nje shoqeri qe sheh profesioniste te ketij niveli te bien ne nivele te tilla - se u ka ardhur shpirti ne fyt - duhet ta kuptoje: se ketu dicka madhore nuk shkon.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Jemi para nje situate shume te rende. Respekt per Dr Tritanin, qe doli perballe “firing line” dhe foli per ate qe duhet folur. Pa i pertypur fjalet.

Statusi Origjinal i Profesor Tritan Kalo ne FB, ne momentin e nje beteje parimore kunder nje polito-bureokracie qe s’kujdeset per shendetesine Shqiptare por gjen forma shtese per t’jua veshtiresuar jeten akoma me shume.

***


Pj.3 Entrapment – Kurthi Nje tjeter precedent nga Britania

Ne 1590-en haset per here te pare kjo fjale ne Anglishten mesjetare, entrapment. Entrap, ensnare, si ne kurth: "fiton fuqi mbi dike me metoda jo te ndershme, te uleta e temptuese" Sufiksi -ment, tregon proces ne vazhdimesi ose rezultat produktiv; si ne management, moment, engagment etj. Sot perdoret per agjensite e ligjit” kur nje person induktohet (temptohet) te beje nje ofence kriminale, qe ne rrethana te tjera nuk do e kishte bere. Do sjell nje shembull nga Britania, ne 20 vitet e fundit e njoh me mire ne zhvillime se vendin tim te origjines. Nje institucion mediatik “News of the World” ne operim per 168 vite, (1843-2011) u mbyll, shkaqet jane te shumta per nje shkrim; nga zemerimi i popullates, tendosja e ligjit, konflikti media-parlament, interesat e biznesit, aludimet per policins, gazetare, editore, investigues private etj, ne fakt kjo ceshtje (ne pergjithesi) akoma vazhdon. Nje nga me te njohurit e kesaj gazete qe publikonte skandale cdo te Djele (e perjavshme) quhej Mazher Mahmood, “undercover reporter” qe mbahej si ylli i kesaj gazete. Investigimet e tij ne 20 vite, kishin siguruar denime permbi 94 individuale. Artikujt e tij mbylleshin: “dosjen ja cuam policise” Behej per te thene: “veprojme brenda ligjit” Policia Britanike kur sheh nje ceshtje te publikuar vepron pavaresisht, e cove dosjen/denoncimin apo jo, keshtu e ka dhe ligji Shqiptar, megjithe mangesite ne praktike.

Mazher ka qene i papare, jo si term qe perdoret ne rrjetet sociale por nuk e dinim paraqitjen e tij. Per dy dekada ky “Fake Sheikh” (sheiku fallco) maskohej e fuste ne kurthe personalitete te ndryshme nga yjet e futballit te kriketi, konteshen Sofie (gruan e djalit te vogel te mbretereshes) kengetare e biznesmene; ka perdorur pasaporta fallco te ekspozoje sa elastike jane kufinjte tane etj.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Ne 2004-en Mazher pozon si terrorist per te blere material radioaktiv dhe 3 djem perfunduan ne burg. Gjyqtari i liron e kritikon News of the World, se nuk ka verifikuar faktet. Ne ceshtjen e David Beckham, do i “rrembenin femijet, ate, e Viktorian” Apo te gjithe bashke! 4 persona shpenzuan 5 muaj ne burg. Zbulohet se nje prej tyre, Florain Gashi, ish paguar nga gazeta. Ne kete rast Gjyqtari akuzoi Mazher-in per genjeshtra, ne Britani ka reperkursione shume serioze kur nje gjyqtar ben akuza te tilla. Me vone u vu re, se ne shume ceshtje Mazher-i nuk ishte aq i sinqerte sa dukej, po bridhte pas scoop-eve e sensacioneve. Gazetat duan te rrisin fitimet, pak prej tyre luftojne ne aq forma agresive si Mediat e R. Murdoch-ut.

Ne Nentor 2014 reporteri John Sweeny i Panorames, ekspozon aferat e z Mahmood. Ku ai jepen ne kamera gjate “provave gjenerale” me ato qe do i thuhej nje kengetareje. Avokatet e tij bene presion te jashtezakonshem ndaj Panorama-s deri ne minuten e fundit kerkuan "injuction after injunction*" nga “human rights” ne “ekspozimi i ftyres se tij” do i vinte ne rrezik jeten!! Kjo arriti qe ne oren e 11-te, pati nje terheqje por ne fund BBC-ja vendos ta publikoje programin.


Dr. Besi

|

CPS-i (Crown Prosecution Cervice - Prokuroria) ka vendosur te ri-hape 25 ceshtje te denuarish, per te cilat Mazher ka dhene evidence ne gjyqe. Ligjerisht ato quhen “unsafe” pra te pasigurta: "personi qe i ka filluar, ne karakter dhe me prova, paraqitet i pa-besueshem!" Pse ndodhi kjo ne Britani? Mediat nderkombetare klasifikohen ne 4 nivele, nga “republika bananesh ku publikon kushtdo e cfaredo, ne ato Anglo-Saksone" Te cilat “vete-regullohen” Ketu eshte thelbi i luftes “media-parlamentqeveri” sot ne Britani, akoma se kane gjetur fjalen si do procedohet ketu e me pas. Dhe ne raste kur ligji tendosej, Media me arrogance proklamonte, kjo eshte “ne Interesin Publik” Nje term shume i gjere qe askush nuk e perkufizon sakte, mund te behet elastik sa te duash. Individi gjithmone i ka “dyert e hapura” per ta hedhur median ne gjyq per “libel & defamation” Ne praktike kjo s'eshte e lehte, dhe kur fiton mund te perfundosh i falimentuar ekonomikisht, procese te tilla civile jane shume te shtrenjta. Gazeta i perballon me fonde e avokatet me te mire, individet jo gjithmone e kane kete mundesi. “Interesi publik” solli qe u shkaterruan shume jete njerezisht njerez naive, shpesh mendje-lehte, qe rane ne entrapment-in (sic) e ngritur nga M. Mahmood. I cili ne 2 vite u shpallet “reporteri me i mire investigativ i vitit” duke shkaktuar terror me emrin e tij. Ftyren ja pame vetem tani! Kur gjyqari Britanik deklaroi: “ka genjyer, ka manipuluar evidencen” punedhenesi i tij e pezulloi. Ne fjalet e nje avokati - te cilit nuk i lejohet te flase per ceshtje ne proces por ne pergjithesi - ndajme kete pjese: evidenca e mbledhuar nga ai, ne rastin me te mire ka qene e dyshuar, ne rastin me te keq ishte krejtesisht e paligjshme!” Sot ka thirrje qe CPS ta persekutoje dhe z. Mahmood "sheikun e rreme" qe pas atyre sensacioneve 20 vjecare doli se: nuk ishte pertej fabrikimit te evidences e genjeshrave, dhe si u pa ne kamera derivonte kenaqesi kur shkaterronte jete njerezish. Nese dicka e tille ndodh ne Britani, kujdes nga “kamerat” dhe ekspozimet e tilla ne rrjetet sociale.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Sensacionet qe prodhojne, nxisin ne turma thirrje lincimi. Ne asnjehere nuk e dime motivin, cfare ndodh gjate-para-e-pas filmimit. Ceshtja me siper tregon sa delikate jane keto problematika e sa te lehta per tu manipuluar. Ne gati 20 vite, ky individ mbeshtolli parlamentare, sportiste, kengetare e njerez te thjeshte, gati 100 persona vuajten nga keto aksione. Ne fjalet e disa personazheve te perfshira: Steve Grayson, qe ka punuar me Mahmood-in ne disa ekspoze, ka thene: “ai eshte shperndares droge, ne jemi shperndares droge, ne e paguam kete person per drogat qe t’ja jape kesaj ... ” Tjetri: “i kerkoj falje vajzes sepse ne e futem ne kurth. Krimineli i vertete eshte Mazher. Ai me dha parate dhe me shtyu te bleja kokainen. Modelja thote: "... une isha budallaqe, une isha naive; te jesh budallaqe, nuk eshte krim, te jesh naive nuk eshte krim. Cfare ai beri eshte akt kriminal. Ai eshte njeri i tmerrshem” Shoqerite kudo ne bote po perballen me implikime serioze: (1) vigilantes (sic) - njerez qe nuk jane anetare te agjensive ligjore por fillojne nderhyrjet pa pervoje duke vene veten e te tjeret ne rrezik, qofte me qellime te mira. (2) honey traps (sic) - agjensi private te cilat ofrojne "femra agjente" per te pare nese nje burre tradheton te shoqen; nje temptim imoral per te shtuar dyshime duke shkaterruar familjen e dikujt, dhe ekonomine e tij ne raste divorci. (3) rritur numri i vojeristeve, te cilet me kamera, e shpesh duke pretenduar se po bejne nje sherbim publik, spiunojne te tjeret ne ambiente publike e private. (4) abuzim te pushtetit nga agjensite shteterore (dhe ato nuk lejohen) e punedhenesit, te cilet mund te perdorin nje segment te caktuar filmik, pa kotekst e dhene c'ndodhi para apo pas segmentit. (5) provokime a "set-ups" kur individ i njohur a i panjohur kapet "ne hap"


Dr. Besi

|

(i papergatitur) ndaj nje skenari; kjo perdoret si evidence kunder tij. Se fundmi: c'duhet per te vene kamera ne nje spital a ambjent te shendetsise? Shembull in extremis: nje nene me Munchausen Sindrome by proxy (abuzon femijen e saj) dyshohet se po shkakton demtime qe mjeksia nuk i provon, ose kur ne nje pavion ka numer te shtuar vdekjesh qe perkojne me nje individ te caktuar ne turn. Spitali lajmeron policine, kjo e fundit drejtohet ne gjykate me dyshimet e arsyeshme e si "hapin e fundit"; gjykatesi jep urdher per instalimin e kameras.Duhet kujdes nga ata qe mezi presin per te denoncuar te tjeret, per qellime mediatike, rritje biznesi, fitimesh e fame, dhe te gjitha bashke. * injunction - ne jurisprudencen Anglo-Saksone - urdher civil a penal mbrojtje qe pala e kerkon ndaj nje pale tjeter ne Gjykate, e cila urdheron "aksion a ndalim aksioni". Ky urdher eshte compulsory (i detyrueshem) Ne rast mos-zbatimi ka denime civile (gjoba) e penale (burgim) Ketu shpjegojme konceptin "contempt of court" bazuar ne "Contempt of Court Act 1981" ku dikush "direkt a indirekt" tenton te kundershtoje "autoritetin & dinjitetin e gjykates, me potencial interferimi ne administrimin e Drejtesise." Gjyqtaret ne "common law" (ndryshe nga sistemet e tjera) kane hapesira me te medha per ta adresuar kete problem. Per rastin me lart, nese gjykata do kishte dhene injuction, BBCja nuk do e publikonte dot emision per Sheikun e Rreme. Shtese 30. 10.2016. Me 5 Tetor z. M Mahmood, e shoferi i tij shpallen fajtor per ‘manipulimin e kursit te drejtesise’ Denohet- 15 muaj burgim.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Pj.4 Te ndryshme 5 - Keshilla per Profesionistet e Rinj te Mjekesise 1. Te ftoj ta shohesh veten viktime te nje krimi, grabitje, dhune etj. Natyrisht, mentaliteti juaj do fajesoje tjetrin, fatin, pak veten, shtetin e ku dihet; gjithsesi ju thjeshte jeni nje viktime qe kalon neper nje proces te caktuar psikologjik.Tani dua te mendosh nje anti-teze shume te fuqishme per te cilat psikika jone nuk ka pergjigje te thjeshta. Ndoshta fare. Je duke ndihmuar, te peshtyjne. Po kuron, te shtyjne. Tenton te shpetosh nje jete, te grushtojne. Dhe te jesh i bindur qe shancet jane te ndodhe kjo te ti - kudo ne bote, dhuna & abuzimi ndaj personelit mjekesor eshte ne rritje. Si do perballesh me kete?


Dr. Besi

|

2. Jo shume kohe me pare, ne heshtje lexoja nje Profesoreshe te nderuar Shqiptare per nje incident me nje paciente, te cilen “e kishte trajtuar shume mire dhe ndihmuar si te preferuar’ Kjo Doktoreshe e njeh mjekesine ‘inside out’e ka lidhje familjare ne cdo krah, po ti marresh si kontribur total ndaj shoqerise, nje mjeku mesatar nuk do i mjaftonin 5 cikle jete ti afrohej. Por disa gjera jane sic jane. Si do i perballoni ju keto incidente? 3. Ne fakt DBMI nuk ka heshtur, as kur ka incidente as ne kohera me diell, kam shkruar disa here per ‘dhunen ndaj personelit mjekesor’ Leximet te shumta, reagime fare. Ne fillimet e mia ne Shqiposfere fillova te cuditem, ndoshta Shqiperia ben perjashtime, bera kerkime e pashe se gjerat jane njesoj. Profesioni shpesh hesht, sic dhe HESHT SHOQERIA. Pra ta dish qe pas 2 proceseve te para (a) ndihma qe jep (b) abuzimi qe mund e marresh pas, ti je i vetmuar. Kjo te pershtatet? 4. Kur te fillosh profesionin mjekesor jo vetem do perballesh me zhgenjime e mos-mirenjohje por do shohesh se je futur ne nje dege qe kerkon mendje-stoike, stomak-te-forte dhe lekure-te-trashe. Ri-mendohu. Neser kur te traumatizohesh, do jete me e 10x me e veshtire. A je ti ky/ kjo? 5. Te dish se ky profesion ka % shume te larte semundjesh e vuajtjesh, vdekje te parakohshme e strese, raporte te thyera e divorce, alkoholizem dhe vete-mjekime. NUK ESHTE ASPAK I LEHTE. Dhe me mire te thuhen te hidhurat ne fillim. Per nje jete normale e te qete, behu bankier, mesues, biznesmen, puno ne restorante a hoteleri, ndoshta do jesh me e lumtur dhe me i permbushur ne jeten tende. mendohu dhe nje here... ***


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

A lidhet neglizhimi qe haset ne spitale, me mungesa ne fonde & burimet njerezore? JO! 'Pacientet s'duan skanera por kujdes njerezor.' A lidhet neglizhimi qe haset ne spitale, me mungesa ne fonde & burimet njerezore? JO! 'Pacientet s'duan skanera por kujdes njerezor.'

*** Ne temen Dhuna dhe Parandalimi i Demtimeve, Organizata Boterore e Shendetesise – OBSH, thekson: “profesionistet e shendetesise, jane ne rrezik te larte ndaj dhunes ne cdo vend te botes. Nga 8-38% e profesionisteve te shendetesise pesojne dhune fizike ne nje pike te karrieres se tyre. Shume me shume te tjere, kercenohen ose ekspozohen ndaj agresioneve verbale. Pjesa me e madhe e dhunes vjen nga pacientet dhe vizitoret…. dhe vazhdon … WHO, ILO, ICN dhe PSI, kane hartuar Framework guidelines for

addressing workplace violence in the health sector (sic) per te mbeshtetur rregullat qe parandalojne dhunen ne vendet shendetesore jourgjente, si dhe pyetesor dhe protokoll studimi per te kuptuar magnituden dhe konsekuencat e dhunes ne keto ambjente. Per ambjentet spitalore ku jepen trajtime urgjente, OBSH-ka ka krijuar metoda qe mbledhin statistika sistematike ne goditjet ndaj personelit shendetesor e pacienteve. Klik ne titull per materialin e plote, origjinalin ne Anglisht:

Violence and Injury Prevention


Dr. Besi

|

konkluzion: nje nder pasojat e centralizimit ne super-spitale, eshte distanca e krijuar mes pacienteve e personelit te cilet “rralle takon se bashku’ Doktori ose infermierja mund te jene nga cdo vend i botes, turnet ndryshojne, me aq shume mjeke e infermiere, duket sikur s’ka stabilitet e fytyra te njohura dhe gjithshka ndihet si e sanitizuar, pra faktori njerezor ‘ku personeli te njeh’ luan nje fare roli te kujdesi. Element tjeter eshte dhuna e agresiviteti verbal nga pacientet e vizitoret te cilet se kuptojne [ose nuk duan te] se sistemi shendetesor eshte i mbingarkuar dhe ka kohe pritje ose mungesa ne personel e materiale. Duke marre goditje te vazhduesheme, ne media dhe opinion publik, shto stresin profesional e renumeracionet [pagesat] jo optimale, krijohen dasi mes dy elementeve; te cilet duhet te bashkepunonin se bashku ne cdo faze, Profesionisteve te Shendetesise dhe Publikut e pacienteve. DBMI


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor


Dr. Besi

|

Rruga i flet vetem Rrugacerise! Duam Shtet Ligjor? Gjithe kjo energji e urrejtjes perkeqeson gjendjen aktuale. Shkruaj Spitalit. Bashkise. Medias. Sakte e thate: si qytetar/e me shqeteson ky rast. Ne Qeveri. Deputetit. Orteku me ankesa, gradualisht degjohet. Thirrje LINCIMESH me emra a en masse, s'ndryshojne asgje Me 1 perjashtim, te gjitha jane Femra!! Emrat i mbulova. Asgje se justifikon kete sjellje. Ku eshte vetepermbajtja, dinjiteti, proporcioni; ne ankesa e qofte ne denime?? Shqetesohet kush? Degjoni Nenat e neserme si flasin me barbari ekstreme? Shoqeria, akademike, psikologe, mesues, biznesmene e familje, shihni brutalitetin shprehimor te Femres Shq. ne PUBLIK???


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Shembulli i nje oficeri te policise dhe si reagon shoqeria…

Njerezit qe rrezikojne per Ju. “ ju flini te qete eshte se disa “njerez te vendosur” patrullojne Naten per ju” thote nje aforizem Anglez. Ate e quajne “Gruaja e Mrekullise.” Ne 2011-en, Karla Flores, nene me 3 femije, po shiste prodhime deti ne tregun e Culiacan, ne shtetin Sinaloa te Meksikes. Degjon nje zhurme, dicka e godet, ndjen djegje ne ftyre dhe kur con doren pa se po i dilte gjak. Humb ndjejat. Kur cohet ne spital mendon se e ka goditur nje gur, ne tomografi del nje objekt i cuditshem. Mjeket kuptojne se ishte granate luftarake, qe kish ngelur ndermjet nofulles se poshtme dhe te siperme.


Dr. Besi

|

Menjehere spitali vihen ne alarm, eksplozivi vdekjeprures mund te vriste deri ne nje rreze 12-14metra Evakuohen pacientet dhe stafi. Kerkohen vullnetare. Te vetedijshem se granata mund te shperthente ne cdo moment, 4 vete nga personeli pranojne, 2 Anesteziste, Felipe Ortiz e Cristina Soto, infermieri Rodrigo Arredondo dhe Dr Lidia Soto. Me ta vijne dhe 2 eksperte eksplozivesh nga Ushtria Meksikane. Karla cohet ne nje fushe te hapur, ku me drita te improvizuara i bejne nje trakeotomi dhe pas 4 oresh intervenim, deri ne 12 te nates, ja heqin grananten nga goja. Pacientja humbi gjysmen e dhembeve, faqja i eshte deformuar dhe i duhen 3 vite operacione riparuese. Por fale personelit mjeksor, sot nena e tre femijeve jeton.

2. Desha te shtoj dicka per lexuesin, i cili jo gjithmone e kupton (e themi kete me respekt per intelligjencen e tij por ne mungese te njohurise dhe te fakteve qe shpesh nuk i ka) se Personeli Mjeksor eshte i dyti pas ushtarakeve ne rreziqe per jeten e tij; ketu futen infeksionet, abuzimet me drogat, alkoholin, depresioni, sulmet nga paciente dhe familjare dhe Suicidi.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Shembulli me lart eshte per te stresuar se ai qe te heq nje granate nga goja apo te mjekon dhe kur ka rrezik te jetes se tij “nuk eshte me ne pune, as nuk paguhet me me rroge” “Shoqata e Infermiereve te urgjences prape ne SHBA - raporton ne ankete te 2010-es: “me shume se gjysma e infermiereve te A & E (Urgjenca) kane qene viktima te abuzimit verbal e atij fizik; jane shtyre e peshtyre, qelluar e dhunuar; 1 ne 4 infermiere, eshte sulmuar mese 20 here ne tre vitet e fundit." 3 vjet jane 36 muaj. Sikur nje furretar, ndertues, financier etj, ne nje grup prej 4 vetesh te njihej me kete fakt: "do e godasin cdo 1-1.5 muaj, do e vazhdoje punen? Do e fillonte fare?" Shtetet sot po debatojne per “sigurine e personelit” se dhuna ndaj tyre eshte ne rritje. Mendoni nje moment per ta, e per keto fakte heren tjeter qe jeni ne nje vizite apo spital.

*** Sipas Stephen G. Post, Professor of Preventive Medicine, Stony Brook University School of Medicine: “personeli mjekesor rrezikon jeten e tij ne periudhat e epidemise ku rreziku eshte me i larte por dhe ne kohen tjeter gjate trajtimeve e analizave. Mjeku no1 per Ebola ne Sierra Leone, dr. Sheik Umar Khan, vdiq pasi kishte trajtuar mbi 100 paciente sepse u infektua nga semundja. Ne 10 muaj ne Afriken Perendimore, nga 2000 persona qe luftonin Ebolan, 348 prej tyre (17.4%) jane infektuar nga semundja, prej te cileve te pakten gjysma kane humbur jeten” Keto shifra ne % jane te krahasueshme me numrat e nje divizioni te perfshire ne beteje frontale ne Luften e 2-te Boterore! Te gjithe ne duhet te kuptojme se mjekun dhe infermieren qe e shohim ‘per nje moment dhe vetem ne rastin tone’ ose si vizitore per nje mik a te afert, pasi ne largohemi ata jane perhere ne pune. 1 apo 2 turne, duke u marre me raste nga me te ndryshmet. Disa prej te cilave, si infeksionet, dhuna, alkoholi, kontaktet me lengjet trupore etj, kane potencial qe te rrezikojne shendetin e tyre ne menyre serioze. Ose te shkaktojne handikap dhe ulje te kualitetit te jetes. Dhe ne disa raste mund te sjellin vdekje. DBMI


Dr. Besi

|

Dhuna ndaj Personelit Mjekesor [2] Dhuna ndaj kujtdo eshte nje akt i denueshem, jo vetem ndaj mjekeve e infermiereve, dhe legjislacionet perkatese kane denime ne shkallezim sipas seriozitetit te dhunes e demtimeve te sjella. Fokusi yne do jete te personeli mjekesor dhe do ndalemi te reagimet, te cilat jo gjithmone jane te mire-menduara dhe me sens pragmatizmi. Dallohet nje mllef nga personeli - e me te drejte – por forma dhe menyra si shprehen me pas, eshte paksi e cuditshme. Per te mos thene, dhe naive. Ne shume postime pas incidenteve te fundit, ve re mjeke dhe infermiere: “as Gjermani, nuk i ngacmonte personelin mjekesor” Dhe meqe jemi online, s’mund te rri pa ju referuar Godwin's Law (ose rregulli i Godwin) qe thote: sa me gjate kalon nje debat, dikush do permende Hitlerin & Naizstet dhe ajo teme degradon. Cdo ndodhi a krahasim e ka nje kontekst, Gjermani ne L2B ne Perendim nuk masakronte as artilieret, as guzhinieret dhe as mjeket; ne Lindje, me komisaret dhe ushtaret, nuk kishte problem te bombardonte as spitalet. But Gjermani (sic) Isn’t the point! Duke folur ne kete menyre, lexuesi shpesh hutohet, thelbi nuk jane “spitalet, Gjermani, apo ai “shpirtkazma” per se, qe nuk jua di mundimin mjekeve por konfuzioni qe perhapet ne shume ane.’ Kjo me ka ndodhur, duke hasur shprehi te tilla, ne 1-2-3 incidente, te krijohet ideja se ai vend [Shqiperia] kaloi ne shock, dhe njerezit arrine ne hiperbola krahasimore, se nuk dine pse ndodhi dicka kaq ekstreme! Me vone duke bere kerkime per disa artiku pashe se kjo eshte gati rutine! Mjeket nga Kukesi ne Sarande, kishin bere protesta kudo, per ti thene ndal dhunes ne Spitale. Po ashtu, kjo demton studentet e rinj dhe ato qe duan te studiojne mjekesi. Krijon iluzione se nje ndodhi e tille eshte kaq rralle dhe e perbindshme (!) kur ne realitet eshte bere gati rutine dhe pjese e punes ne spitalet Shqiptare. Shikoj mjeke te respektuar, ne moshe serioze, deputet dhe ish-deputet (mjeke) ne pension disa apo ne sherbim te tjeret, qe ne vend se ta vene theksin ku duhet; kalojne ne nje kor gjemimi surreal pa pike-takimi me realitetin (e dhunshem) ne sistemin shendetesor dhe opinionin publik.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Nje 18 vjecar, do tronditej nga “nje ngjarje” pasi mendon se spitalet jane vende idlike, me dhoma sterile, orare fikse vizite, muzike klasike ne background, personeli me buze ne gaz u sherben te semureve te vuajtur. REALITETIT ESHTE KREJT I NDRYSHE.

Dhe pavaresisht mungesave e korrupsionit, varferise a babezise, pagave te uleta apo te larta, Perendim apo Lindje (po) hiq disa profesione te vecanta apo sezonale, pas ushtarakeve, personeli mjeksor eshte ne gruprisqet me te larta ne bote! Ju garantoj, nese nje praktikant per furrtar, biznesmen apo hidraulik, do kishte ne dore te dhenat statistikore, kur thuhet: sa here to rrihet, shtyhet, e peshtyhet ai; do nderpriste trajimin. Direktivat e BE sot nuk lene nje shofer manuneje te punoje me teper se 40h, dhe cdo makine ka takigraf, qe llogarit kohe-punen dhe kohepushimet. E dini c’ndodh ne spitale? Mjeket e rinj punojne 2-3x me shume se ata, 110h/+ ne jave. Ne cdo profesion tjeter kjo do quhej skllaveri. A nuk eshte kjo “nje dhunim ne vetvete?”Hiqini keto iluzione nga vetja, dhe hiqjani dhe popullates; e ne daci te jeni emotive, mund te shpreheni keshtu: Sinqerisht bejme dhe pa te rrahurat tuaja, personeli mjeksor ka numer shume te larte problemesh me alkoholin, vete-mjekimin dhe drogimet [nga stresi-lodhja-stresi-e-mbi-lodhja] ka numer te larte divorcesh, depresioni, infeksinesh, demtimesh ne pune dhe suicidi.

2. Pse me pare Respektohej Mjeku (?) Tendenca normale njerezore, qe luhatet mes nostalgjise si deshire dhe nevojes per te gjetur nje ankore te sigurte ne te shkuaren, nuk mungon as ne keto raste. Krahasimi dje-me-sot, ne fushen e mjekesise, eshte jo vetem i pamundur po dhe i gabuar. Ndryshimet qe ka kaluar mjekesia ne kohe i kam prekur ne nje ese [te referuar] te Marredhenia Mjek-Pacient, mund te kerkoni dhe lexoni te libri (klik) Ese per Mjekesine, per tani do sqarojme pse-te e djeshme dhe te sotme. Fillojme me dje.


Dr. Besi

|

Shendetesia boterore eshte e lehte te markohet nga guret kilometrike dhe arritjet e saj; por konteksti shpesh konkurron me faktorin kohe. (1) ato zbulime, cmime dhe inovime te se shkuares, nuk jane clear-cut (te qarta) si i paraqesim ne per qellime didaktike apo klasifikuese. (2) dhe pas nje te Reje ne mjekesi, ka pasur shume vonese, mos-pranim nga koleget, mungesa fondesh, kundershti, kosto te larte prodhimi, dhe probleme pafund. Pa thene rastet kur dicka u ka kaluar para-syve pa e kuptuar. [u deshen >3 dekada qe dikush te merrte vesh se Gregory Mendel, donte te na thonte dicka] Sot mund ta permendim Paul Elrich si babain e kemioterapise, por bota ka zona qe konceptin akoma se kane degjuar, jo me te provojne kete terapi. Shqiperia - ne kemi nje specifike tonen. 1. Jemi ne nje vend ruralo-agrar, i cili deri ne vitin 1945-1950, nuk ishte i mesuar me sherbimin shendetesor. Dhe ne kishte disa mjeke te mire, rezultonte e pamundur te ndihmonin te gjithe. Si dhe, njerezit nuk mund te paguanin nga varferia. 2. Pastaj ndodhi nje levizje tektonike ne mentalitetin e Shqiptarit, me ndryshimet ne sistem reformen agrare, punesim dhe ideologji; ai u zgjua ne nje dite te bukur, me doktorin qe i shkonte dhe falas ne shtepi. 3. Mjeket e pare te kesaj epoke, te shkolles perendimore nga Ndroqi, te Gliozheni te Shiroka etj, ngriten ne kembe nje sitem qe shume shpejt hodhi bazat ne mjekesi. 4. Politikat zyrtare i dhane shtytjen e 2-te, pergatitet gjenerata 2 ne shkollat e lindjes, te cilet ne 15 vite dolen ne terren. Filloi univesiteti dhe gjenerata e 3-te e mjekeve. 5. Nga ‘shume faleminderit doktor’ Shqiptari pa se gezonte falas nje mbulim total mjekesor, pa diferencime dhe ne optimalen e mundshme. 6. Shqiptari po ashtu filloi te besoje te sistemi. Nga ana tjeter, duke e pasur shume prane [djali i filanit? Komshiu doktor?] si dhe duke hyre ne shtepi apo bere by-pass sistemit [direkt shko te specialisti apo profesori] filloi te humbe mistiken qe kishte ndaj ketij profesioni.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

7. Nga mrekullia - ne te takon; kjo ndodh aq shpejt, sa Shqiptari as sot nuk e ka kuptuar procesin. Si dhe, ka harruar krejtesisht ndodhite e vuajtjet e shkuara dhe progresin madheshtor qe u be ne nje vend te varfer si i yni, ne krejt sistemin shendetesor. 8. Do thene se respekti ishte dhe ne merite, sa me pak te jene Stars, aq me i madh respekti. Nuk eshte realiste te pritet sot qe nje mjek [1 ne 5.000] te gezoje respektin e babait te fushes [gjinekologjise] Ndroqit, Camit, e Gliozhenit ne 1960-en, ku ishte 1 mjek ne 200 te tille. Zotat e Mjekesise dje, ishin misionare. Kjo nuk do ngaterruar. Mjeket sot, per sido ta paraqesim ne, si fillim kane interesin, karieren dhe qellimi ne tyre, ata jane punonjes te mjekesise.

Keshilla per Profesionistet e Rinj Sidomos studentet, te cilet i pame se bashku me familjet, ne ankth e shprese, ankesa e protesta publike se duan ti futen profesionit te Mjekesise. Mendohu dhe nje here, e nuk eshte keq te mendohesh gjate. Altruizmi, deshira e mire per te ndihmuar, statusi e prestigji [diku dhe pagesa] mundesite e hapesirat qe te vijne ne jete, nuk do jene sic i mendon ti sot. Ndoshta kundershtite mes ‘imagjinates dhe realitetit’ do te demtojne. 1. Te ftoj ta shohesh veten viktime te nje krimi, grabitje, dhune etj. Natyrisht, mentaliteti juaj do fajesoje tjetrin, fatin, pak veten, shtetin e ku dihet; gjithsesi ju thjeshte jeni nje viktime qe kalon neper nje proces te caktuar psikologjik.Tani dua te mendosh nje anti-teze shume te fuqishme per te cilat psikika jone nuk ka pergjigje te thjeshta. Ndoshta fare. Je duke ndihmuar, te peshtyjne. Po kuron, te shtyjne. Shpeton nje jete, te grushtojne. Dhe te jesh i bindur qe shancet jane te ndodhe kjo te ti - kudo ne bote, dhuna & abuzimi ndaj personelit mjekesor eshte ne rritje. Si do perballesh me kete?


Dr. Besi

|

2. Jo shume kohe me pare, ne heshtje lexoja nje Profesoreshe te nderuar Shqiptare per nje incident me nje paciente, te cilen “e kishte trajtuar shume mire dhe ndihmuar si te preferuar’ Kjo Doktoreshe e njeh mjekesine ‘inside out’e ka lidhje familjare ne cdo krah, po ti marresh si kontribur total ndaj shoqerise, nje mjeku mesatar nuk do i mjaftonin 5 cikle jete ti afrohej. Por disa gjera jane sic jane. I perballoni ju keto?

3. Ne fakt DBMI nuk ka heshtur, as kur ka incidente as ne kohera me diell, kam shkruar disa here per ‘dhuna ndaj personelit mjekesor’ Leximet te shumta, reagime fare. Ne fillimet e mia ne Shqiposfere fillova te cuditem, ndoshta Shq ben perjashtime. Bera kerkime e pashe se gjerat jane njesoj. Profesioni shpesh hesht, sic dhe HESHT SHOQERIA. Pra ta dish qe pas 2 proceseve te para (a) ndihma qe jep (b) abuzimi qe mund e marresh pas, ti je i vetmuar. Kjo te pershtatet?


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

4. Kur te fillosh profesionin mjekesor jo vetem do perballesh me zhgenjime e mos-mirenjohje por do shohesh se je futur ne nje dege qe kerkon mendje-stoike, stomak-te-forte dhe lekure-te-trashe. Rimendohu. Neser kur te traumatizohesh, do jete me e 10x me e veshtire. Je menduar mire? 5. Te dish se ky profesion ka % shume te larte semundjesh e vuajtjesh, vdekje te parakohshme e strese, raporte te thyera e divorce, alkoholizem dhe vete-mjekime. NUK ESHTE ASPAK I LEHTE. Dhe me mire te thuhen te hidhurat ne fillim. Per nje jete normale e te qete, behu bankier, mesues, biznesmen, puno ne restorante a hoteleri, ndoshta do jesh me e lumtur dhe me i permbushur ne jeten tende. Mendohu dhe nje here...


Dr. Besi

|

Zgjidhja per trajtim varet nga ju. Mjekesia ose Oficeret e Ligjit.

Mos Abuzoni me Personelin Mjeksor. Abuzimi verbal ose ai fizik, mund te rezultojne ne persekutim ligjor. Sjell kete lajmerim nga Britania, sepse dhuna ndaj personelit eshte ne rritje ne cdo vend te botes. Here tjeter ku ju vonojne apo ju lene te presin merrni fryme thelle dhe mendoni se "pas perdes" Mjeku po ndihmon dike qe ka prioritet me te larte se problemi juaj. [thuaj aksident, nje infarkt e dicka me serioze] Dhe ne rastet kur mendoni se ju eshte ngrrene e drejta – dikush shihet pa rradhe ju s’merrni trajtim optimal, ka neglizhence etj – duhet te ndiqni shkallet administrative te ankeses; keshtu evidentohet pjess problematike e personelit; sistemi gradualisht ben ndryshime per mire.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Shkurtimet ne Mjekesi

Ne parafraze te Martin Niemöller, pastorit Luteran nga Gjermania, 'Ne fillim Ata erdhen per Mjeket & Infermieret. Dhe une nuk fola. Sepse nuk isha i Shendetesise…” Lexues, politika nuk me flet gje as nga Shqiperia as ne Britani por kjo eshte serioze dhe ne duhet te reagojme. Prandaj solla keto shifra - sa Doktore jane dhe te dini se, botes i mungojne 2.000.000 personel mjeksor. Me duket vetja i mire-informuar, ndaj ju ftoj me miresi te ma prishni pak kete iluzion. Ju jeni 00-000 ne shume vende te botes, femra e meshkuj, grupmosha nga 18-25, deri ne 64-85/+ qe me lexoni, me ide, formim, background (sic) te ardhura e mentalitete te ndryshme, Nese nje i vetem nga ju arrin te me thote nje shtet, i cili ka deklaruar se eshte rehat me shendetesine dhe nuk ka nevoje per me shume personel mjekesor, fushen e komenteve e ka te hapur. (Me shtet sovran kuptojme, ne territor e me ushtri, fillo aty se nuk je gabim. Jo Monako, me 375 personel, si force policore)


Dr. Besi

|

Shihe ne fig. * Macedonia, ka 25 mjeke per 10.000 banore. * Shqiperia – 11 mjeke per 10.000 banore. Shqiperia ka numrin me te ulet ne Europe, Keshtu dhe per arsimtare, e me radhe. Ne nje sistem shendetesor me shume mungesa, te heqesh 80 persona nga personeli mjekesor, demton jo vetem ata, por ndikon ne Shendetin Publik te nje Qyteti. (elbasan) Ju keshilloj, ta ngrini zerin ne menyre te mencur per Shendetesine, sepse eshte Problemi Juaj. Shkruani ligjberesit te zones, politikaneve lokale e qendrore: NUK JAM DAKORT, ME SHKURTIMET, NE SHENDETESI.

Mos filloni peticione, nuk i merr kush parasysh, mbyteni politobureokracine me nje mal ankesash. Te pakten, protestoni te degjoheni. PSE? Sepse! Politika neser do a paraqese sikur eshte me mire per Ju! Ata politikane qe blejne Jaguare te rinj, heqin mjeket rajonale,se duan te bejne kursime. * Tranjimi I nje mjeku, NHS-it Britanik i kushton £670.000. thuaj ~$1.000.000. * Nje fighter pilot (pilot luftarak) shkon ne ~ £2.200.000, por ai djeg £58-12.000 shpenzime per karburant, sa here ngjitet ne ajer. Me kete fjali nga DBMI 'neser mund te shkoni ne banke!' ASNJE VEND I BOTES NUK MUNDET TE PUSHOJE MJEKET NGA PUNA, se do te vete-demtohej. Nese ne zonat per mbulim, popullata ne numra etj, eshte me e vogel bureokracia ka targets - shteti ben ri-arranxhime duke gjetur vende te reja pune per mjeket.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Keshtu ndodh kur mbyllet nje spital a klinike jo-efikase, profesioniste s’hidhet ne rruge por studiohen mundesite per levizje paralele ne sektor, lokalitet apo zona te tjera ku ka mungesa te ndjeshme te personelit.

2. • Ne fund vitet 60-te, u beme ‘laughing stock’ (sic) duke u deklaruar i vetmi vend Ateist i botes. Ate qe deshtuan ta bejne Rusia, Kina, Kuba; qofte dhe komunizmi virulent ne Kamboxhia, e beri Albania qe i vuri buldozerin kishave e xhamive! Kete njolle turpi, histori do e percoje ne perjetesi, nen emrin tone. [jo te rregjimit] • Ne fund vitet 80-te kur mbanim rradhe me ore te tera ne dyqane, per ushqimin e racionuar ne esktreme te dhimbshme, morem Cmimin No1 ne Meksike; per Ushqime & Kualitetin e tyre! • Tani po behemi precedent serish, vendi me i varfer ne EU, vendi me no. me te vogel te mjekeve ne EU, hedh ne rruge 80 profesioniste te mjekesise ne Elbasan. 25 janar '16.bb


Dr. Besi

|

Mjeku vs Pacienti Sistemi shendetesor vs Popullata

Disa dite me pare vizitova nje mik ne spital, te cilin e kishin transferuar nga A & E ne nje pavion. Pasi e gjeta, i bej pyetjen: - pse je ketu? - nuk e di - mu pergjigj - askush s’me ka thene asgje. *** Lexues, ti themi disa fjale pa u pertypur: shpesh personeli nuk flet me pacientin, te gjithe jane ne nxitim e siper. Kjo ndodh jo se jane njerez te keqinj por punojne ne nje sistem qe ka shume mangesira. Fenomeni mbareboteror i mungesave ne personel, ambjente e shtreter spitalore, pajisje e teknologji, kosto e keq-managjim; ka prekur Ameriken e Britanine, Kinen e Brazilin, Korene dhe Shqiperine. Sipas nje studimi te publikuar ne journal-in Medicine nga John Hopkins, rezulton se per pasoje 1:4 paciente tashme nuk i besojne me mjekut. Ndersa ne dy studime te tjera konkludojne se marrja e ilaceve nga pacienti varet nese ai i beson mjekut. Duke qene ne linjen e pare te marredhenies sistem shendetesor - pacient, nga mjeku pritet te kompesoje per mungesat qe theksuam. Si dhe shoqeria kerkon prej tij sherbimin optimal, pavaresisht se gati te gjithe faktoret e mesiperm nuk jane ne dore te mjekut. Mjekesia ne udhekryq. Jemi ne nje situate kur anonimoziteti ndaj mjekeve eshte ne rritje. Rradhat e pritshmeria, arroganca e korrupsioni, mbi-lodhja dhe kushtet jo optimale te punes, irritimi e kerkesat e shtuara te pacienteve, librat e rinj me tituj: cfare doktori juaj nuk ju tregon, blogjet, forumet e komentet ne internet; demtojne perdite autoritetin e profesionit ne erozion gradual te nje besimi qe ka zgjatur per mijera vite. Po mjeket a e dine? Sigurisht, e shohin kete cdo dite. Ata kane pak kohe ne dispozicion te rrine me nje pacient dhe shume pak input (sic) ne managjim e levrim te burimeve administrativo-financiare.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Raportet e reja dhe sensacionet mediatike, gabimet e mjekesise, reklamat direkte ndaj pacienteve nga kompanite farma; i kane bere paciente skeptike dhe te padurueshem, te humbin besimin e te pyesin me shume se 2-3 dekada te shkuara. Cfare ka ndryshuar? Deri tani e vetmja referenca autoritare per shendetin tuaj ka qene doktori qe takohej ne person. Sot pacienti ben kerkime online, keto e kane ndikuar ne nje mase te madhe. Ka prej tyre qe vijne ne vizita me ide te plota si duhet te jete mjekimi i tyre, dhe behen te irritueshem (disa dhe agresive) nese mjeku nuk ben pikerisht ate qe duan ata. Me pare raporti ka qene standart dhe i thjeshte. Pacienti ankohej, mjeku e degjonte. Mjeku vendoste, ndersa pacienti bindej. Tani pacienti merzitet kur mjeku s’ja ploteson kerkesat, nese fjalite e tij fillojne me “dr. lexova ne internet se, e di c’kam, vetem erdha te marr...”

S'behet fjale per mjekun-sekretar qe nuk jep receta por pacientin qe kujton se di me shume se mjeku, ose te pakten ai e di semundjen e tij dhe ilacet qe i duhen. Konflikti Mjek-Pacient. Ne fakt nuk duhet te kete te tille sepse te dy palet kerkojne te njejten gje sherimin e pacientit. Duket kunder-intuitive por ndodh. Pse? Kjo vjen se sistemi por dhe tranjimi i mjekeve ka mangesi te theksuara ne komunikimin me pacientet. (a) mjeket e rinj tranjohen si robote duke mesuar permendesh ato qe kerkon pedagogu e provimet.


Dr. Besi

|

(b) Permendet Hipokrati por nuk u demonstrohet ne praktike studenteve te rinj se pikerisht forca e babait te mjekesise qendron te maksima: besimi te mjeku ndihmon kurimin dhe pacienti ka nevoje per kujdes, te degjohet, te sqarohet deri ne fund dhe te sherohet sa me shpejt. Ka vend per te punuar me teper nga te dyja palet, si dhe mjeket duhet te jene me elastike. 

Pacienti mos ta mare personalisht kur mjeku mundohet ti beje disa gjera shpejt, sepse eshte sistemi qe e ka mbingarkuar.



Mjeku te mundohet te sqaroje pacientin, ta ri-shohe sa me shpejt dhe te jete me empatik ndaj problemit personal perpara tij.

Besimi. Marredheniet mjek-pacient filloi ti demtoje zhvillimi i teknologjise pas L2B, kjo periudhe solli avancime teknologjike duke shtuar specialitetet e mjekesise. (sot jane 60-120 specialitete & subspecialitete) Sa me shume referime beheshin te specialistet e ndryshem, te cilet pacienti i shihte vec 1-2x, me shume ra besimi te mjeku primar. Besimi nuk do lexuar si fjale dhe as si nje koncept i thjeshte, kjo do ishte shume naĂŻve ne pershkrim dhe ne jeten reale. Besimi eshte proces, besimi i pacientit te mjeku eshte pjese vitale e metodologjise se kurimit. Gjithnje e me shume po ndodh qe pacienti ne momentin qe shkon te mjeku i familjes kerkon direkt referime te kardiologu, neurologu, kirurgu etj., atyre u duket se po harxhojne kohe me sistemin primar te shendetesise. Ka paciente qe ndryshojne mjeket vetem se nuk u binden ti rekomandojne me lart apo nuk u besojne keshillave e aftesive te tyre. Le te kthehemi te postulati Hipokratik me shume se 2.500 vite me pare: ka me shume rendesi te njohim pacientin qe ka semundjen, sesa semundjen qe ka pacienti. Besimi krijohet kur pacienti e kupton se mjeku kujdeset per te, me teper se kur mjeku kujdeset te lexoje literaturen e fundit. Ne baze te ketij besimi, pacienti vlereson aftesine e mjekut. Por besimi ka dhe thyeshmerine. Ne mjekesi me shume se kudo tjeter, nese bie ne nje rast, atehere shkaterrohet. Nje mjek qe pacienti e respekton per vite me rradhe mund te humbe respektin e tij, thjeshte kur mundohet ti tregoje


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

kufizimet e vena nga manaxhimi dhe financat. Kjo duhet pasur mire parasysh nga mjeket ne komunikime, premtime dhe ne gjerat qe mund te marrin persiper, ata/ato duhet te jene te hapur dhe pa paragjykime me pacientin duke i treguar qe ne fillim mundesite qe kane dhe limitet e vena nga institucioni apo shteti. Vendimet klinike. Mjekesia ka vendime klinke dhe etike, te cilat vijne nga nje mori faktoresh: barnat, teknikat ne dispozicion, kushtet financiare, deontologjia, preferenca e pacientit, semundjet aktuale, semundjet shoqeruese, kualiteti i jetes, faktore te punesimit, faktore familjare, e shume te tjere. Para viteve 90-te ka qene me e lehte, platforma kishte 2 ane, barnat ne dispozicion dhe preferencat e pacientit. Dikur qofte dhe me 5-1% shance mjeku dhe pacienti provonin gjithshka. Sot financat e bureokracia kane vene kufizime, mjekut nuk i lejohet te provoje shancin kur perfitimet mund te jene margjinale ose shume te vogla. Duke ju hequr kjo autonomi klinike, mjeku ka humbur dicka te vlefshme ne arsenalin e autoritetit te tij. Sot vendimet klinike duhen bazuar ne skarcitet, kost-efektivitet, protokoll dhe ne statistikat publike, jo thjeshte individuale; interesat e pacientit dhe deshirat e mjekut tashme u jane nenshtruar administratoreve, financiereve e bureokrateve. Mjekesia njeh si epoken e autonomise vitet 1945-1990, ku theksi vihej ne trajtim sa ne parandalim, ne kurim sa ne kujdes, kohe kur terapite ishin shume te kushtueshme. Duke zhvendosur balancen e pushtetit drejt pacientit, informimit te tij dhe deshirave personale, pacienti mori me shume liri dhe sovranitet, por humbi mbulimin total nga mjekesia pa marre parasysh kostot. Sipas Siegler historiku i marredhenies mjek-pacienet ka kaluar ne tre epoka: i. 500 vite para Krishtit - 1950, epoka paternaliste, primari ishte mjeku dhe vendimet i merrte ai. ii. 1950 - 1990 epoka e autonomise, ku merrej mendimi i pacientit iii. 1990 - sot, epoka e bureokracise, tashme eshte koha e paguesit.


Dr. Besi

|

Faktori kohe. Per nje mjek te kete sukses me pacientet e tij, duhet te krijoje nje marredhenie individuale duke i dhene informacion dhe ndihmuar ta gezoje jeten ne menyren qe do vete pacienti. Por koha e vizites se nje mjeku nuk eshte e mjaftueshme, sistemi ka vene ndaj tij parametra ne numra sepse shume paciente te tjere presin pas dere. Ne kohen qe nje mjek ka ne dispozicion per informata dhe terapi, po behet gjithmone e me e veshtire te percoje vlerat e tij humane: taktin, durimin, miresine, kujdesin dhe ndertimin e nje raporti normal njerezor. Nese nje mjek familje, kerkohet te vizitoje 40-60 paciente ne dite, nuk mund ti beje te gjitha ne 8-10 minuta qe ka per 1 pacient. Ana ligjore, sot ne pergjithesi pranohet se ka 3 dimensione ne marredheniet mjek-pacient. (1.) Dimensioni i pare eshte kontraktual, ne moment qe fillon marredhenia, i nenshtrohet parimeve ligjore te nje kontrate. (2.) I dyti eshte “marredhenia e vullnetit te lire� ose konsentuale (sic) mjekut i kerkohet ti marre pacientit dakortesine e informuar, para se te aplikoje kujdes e trajtim shendetesor. (3.) Parimi i trete eshte me kompleks, futet nen ombrellen e kualitetit te kujdesit. Mjeket duhet te aplikojne parametra te larta kur japin sherbim te pacienti. Ne ligjin Anglo-Sakson quhet fiduciary-law. (nje person ka pergjesi etike e ligjore, ne nje marredhenie te besueshme, ndaj tjetrit) Kur njera pale eshte me e fuqishme, ne rastin tone mjeku, ai pergjigjet ndaj standarteve me te larta sa parimet tradicionale ligjore te nje kontrate normale. Keto standarte jane ne efekt nje reflektim i marredhenies speciale te besueshmerise qe ka pacienti ndaj mjekut dhe ne rast se abuzohet ai eshte ne pozicion dobesie (vulnerable) Koncepti origjinal quhej paternalizmi mjekesor, ndersa sot ka ndryshuar ne paternalizmin e orientuar. Mjeku keshillon se cdo do te behet ne nje situate te caktuar, ndersa vendimi final ngelet me pacientin. Ne funksion te ketij relacioni, ka shume rendesi qe pacienti ti besoje mjekut, ndyshe ai nuk jete ne gjendje te marre vendimet qe i sherbejne shendetit te tij.


| Dhune

e Abuzim Ndaj Personelit – Mjekesor

Mjeket e Rinj. Ne shkollat mjekesore te botes nuk vihet stresi ne kete marredhenie, Haidet et al, provoi te maste opinionin e studenteve te mjekesise ne marredheniet mjek-pacient. Kur fillojne shkollen studentet jane idealiste por pas 2 vitesh vihet re nje renie ne mendimet e tyre. Pas shkolles ato sillen ne menyre paternaliste ndaj pacientit, kjo e ul kenaqesine e sherbimit te marre se mjeku eshte me shume i orientuar ndaj kurimit sa personit. Pakenaqesia nga pacientet, puna me orare te gjata dhe humbja e respektit, ka sjelle qe shume mjeke hidhen ne gjyqe, kane stres ne pune dhe disa e lene fare profesionin. Konkluzion. Si dhe ne cdo epoke te hershme njesoj dhe ne ditet tona, aspekti me themelor ne artin dhe shkencen e mjekesise ngelet marredhenia mjek-pacient, qe ka po aq rendesi sa teknologjia, kurimet dhe barnat e reja. Kjo marredhenie eshte subjekt ligjor, politik e social, se si do evoluoje ne te ardhmen do vendoset nga populli. Ngelet ne interesin e te dy paleve, mjekeve e pacienteve, duke pasur parasysh kufizimet kohore e financiare, qe ne finale te arrijne nje marredhenie ku prioriteti gjithmone te jete i kenaqshem per pacientet. Referencat

Pam Lings, PhD, Philip Evans, MPhil MRCGP, David Seamark, PhD MRCGP, Clare Seamark, MPhil MRCGP, Kieran Sweeney, MPhil FRCGP, Michael Dixon, OBE FRCGP, and Denis Pereira Gray, FRCGP FMedSci The doctor—patient relationship in US primary care J R Soc Med. 2003 Apr; 96 (4): 180–184. Dr. Pauline Chen, “Final Exam: A Surgeon’s Reflections on Mortality” (Knopf, 2007). Greco M, Francis W, et al. Real-patient evaluation of communication skills teaching for GP registrars. Fam Pract 1998;15: 51-7 Dr. David H. Newman “Hippocrates’ Shadow: Secrets from the House of Medicine” (Scribner) Levinson W. Physician—patient communication: a key to malpractice prevention. JAMA 1994;272: 1619-20 Thom D, Campbell B. Patient—physician trust: An exploratory study. J Fam Pract 1997;44: 169-76


Dr. Besi

|

Mainous III AG, Baker R, Love MM, et al. Continuity of care and trust in one's physician: evidence from primary care in the United States and the United Kingdom. Fam Med 2001;33: 22-7 Siegler M. The future of the doctor-patient relationship in a world of managed care. Med Secoli 1998; 10:41-56. Medline Scherger J. What patients want. J Fam Pract 2001; 50:137. Medline Kenagy JW, Berwick DM, Shore MF. Service quality in health care. JAMA 1999; 281:661-665. CrossRef, Medline Haidet P, et al. Medical student attitudes towards the doctor-patient relationship. Med Educ 2002; 36:568-574. CrossRef, Medline Media: Forbes: The Doctor/Patient Relationship Is At A Crossroads Todd Hixon Jan 13, 2015 Huffington Post: Putting Humanity and the Humanities Back Into Medicine Allen Frances | 07.28.2015 14 Dhjetor 2015. Kete ese qe gjindet ne 4 platformat e DBMI, e shtoj serish ketu sepse ka relevance per ndryshimet graduale dhe perceptimet qe po ndryshojne ne mjekesine boterore dhe ate ne SHQIPERI, qe cdo individ i cili lexon kete manual te informohet me teper ne kete aspekt. (26.XII.2016)

*** Deklaro te shkuaren, diagnostiko te tashmen, parashiko te ardhmen Hipokrati


Dhuna ndaj personelit mjeksor ne Shqiperi eshte nje dukuri jo fort e njohur me pare, e cila daton dukshem pas 28 Marsit 1992. Ne nje shoqeri te dale nga nje sistem ku te drejtat dhe vlerat njerzore pak mireshin ne konsiderate per mese 45 vjet, u instalua gradualisht dhe qellimisht e orientuar nga politikberesit tane te te dy kraheve te politikes, nje klime mos besimi ndaj punes dhe vlerave te pamohueshme te personelit qe kontribuonte dhe kontribuon ne Sherbimin Shendetsor Publik Shqiptar. Ne Shoqerine tone ne nje tranzicion zhagites e cfilites prej mbi 25 vjet, eshte e domozdoshme te gjindet nje "easy target", nje tabele qitjeje e dukeshme dhe lehtesisht e perceptueshme nga popullata, per te shkarkuar te gjitha deshtimet e miremenaxhimit te Shoqerise Shqiptare si ne planin politik, po ashtu edhe ne ato ekonomike e sociale. Nje traget i tille u be Shendetesia Publike, e cila po i neneshtrohet eksperimenteve strukturuese dhe koncensionuese mjaft te rrezikshme dhe te pathemelta. Ne klimen e mosbesimit te kultivuar enkas ndaj saj, ndaj kontribuesve per mbajtjen ne kembe te sistemit edhe ne krizen e madhe te mosfunksionimit te shtetit sikunder ishte viti 1997, u ngjizen edhe ndjenja te percmimit e urrjetjes ndaj tyre, cka gradualisht solli ne mosvlersimin e punes se nje armate te tere punonjesish te Shendetesise Publike. Dhuna ishte, mbetet dhe do te mbetet per disa kohe, kulminacioni i kesaj krize mosbesimi. Prof. Dr. Tritan Kalo

02.01.2017

Dedikim Kete manual mjekesor ne pasojat e dhunes, keq-perceptimit te opinionit publik dhe neglizhences se shtetit ndaj profesionisteve te mjekesise, ja dedikoj Prof. Tritan Kalo, mbeshtetes solid i programit tone mjekesor informativo-edukativ online. Ai udhehoqi protesten ndaj bureokracise e politikes se kohes qe donin ta pengonin me teper Mjekesine Shqiptare; duke komplikuar situaten e terhequr vemendjen nga problemet reale; si ato te investimeve, mungesave ne baze materiale, pagave, korrupsionit e nepotizmit me te cilat perballed Shendetesia Shqiptare. DBMI


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.