Drejtesia

Page 1

Ese inspiruar nga filmi Z

DREJTESIA DBMI


2

| Drejtesia-

Ese

Drejtesia (DBMI)


3

| Drejtesia-

Ese


4

| Drejtesia-

Ese

Drejtesia – duke shkruar po mendohem te sjell nje perkufizim standart, te sakte e pse jo gjitheperfshires. Sic jepet ne jurisprudencen boterore per studentet dhe si percohet te popullta, dhe e di lexues? Asnje s’po vlen. Nuk na duhen enciklopedite. Drejtesia dhe sensi i fairness (sic) jani gati sikur pershkruan ajrin. Kur e ke thjeshte e ke, jeton. Kur se ke, te merret fryma, mavijosesh e ne fund vdes. E marrim vertete me ajrin qe femije. E ndjejme padrejtesine qe ne shtepi e ne shkolla, kur prinderit e mesuesit ja mbajne krahun nje vellai a motre me shume apo i japin nje shoku te klases dhe kur nuk jemi gabim. E vuajme kur s’na besojne. Zemerohemi, behemi shume konfuze ne ate moshe, kur marrim ate qe psikologjia klinike e quan “$10 denim per $1 faj” [denimi jo-proporcinonal]Me rritjen, miqesite e reja, fillimin e punes, shohim forma te tjera te mungeses saj. Por ne fund, drejtesia ose padrejtesia, te ngroh ose te shkaterron esencen e qenies njerezore. Jeta e shkurter por e jetuar cdo dite ne hall dhe padrejtesi duket sikur nuk ka fund, stoiket mes nesh ose besimtaret nuk presin gje apo shpresojne te drejtesia hyjnore. Po sot/ po tani/ po neser?

Pse ne Shqiperi qeverisin njerez te hurit dhe te litarit? Per 100 vite ne kemi perkrahur, pelqyer e ndihmuar keta njerez, maskarenjte e hurit e te litarit. Shqiptari qe dikur e kishte ne kod, bese e nder; te mbronte te dobetin, te semurin, te voglin, the underdog (sic) sot i ben temena banditit politik. Ne 100 vite kur filloi shteti e monarkia, ne pelqyem nje shoqerizim te turpshem. Ja dhame cdo gje ‘’dores se forte” sic thote Hobbsi ‘’per sigurine kolektive duhet shitur pak liri” (filozofi Anglez Thomas Hobbes 1588-1679) Ky eshte Shteti apo jo? Ne e lexuam gabim. Njesuam shtetin e dobet dhe me pas te korruptuar, me pavaresine. Na hutuan. Na gjeten ne gjume.


5

| Drejtesia-

Ese

Per 00-000 vite ne fise dhe vuajtur, nga roberia e krejtesisht te paditur, kujtuam se Shteti do kujdeset per te gjitha. Atij i takon detyra te te dhenit drejtesia vis a vis shteti do vere ne vend padrejtesite; sigurisht do e permbyshte detyrimin. Ne Litar! Kete thirrje nga monarkia deri ne kinemate publike ku beheshin gjygjet komuniste, nuk po na ndahen as sot. Ne litar! E keni ne debatin parlamentar. Kur njerezit shajne grate dhe nenat e njeri tjetrit. Dicka qe 99 vite me pare, Shqiptari qe te “qiste fare” - t’ja permendje nene, grua, vajze a moter, askush si ne se ka mbrojtur femren me shume – sot zgerdhihet kur degjon ‘batutat e kodosheve publike’ Dhe bertet bashke me ta: ne litar se eshte imoral. E e gjen ne media e rrjete sociale, per gjene me te vogel shahen, vriten e priten. Ne litar. Bertet nje popull qe sapo ka pare lirine, dhe nuk di c’te beje me te. Ne litar. Se keta duhet varur, thote i njejti popull i deshperuar, pasi u jep voten. Ne litar. Ne Litar. Ne LITAR. Nje popull i varur [tere jeten] qe ka dhe proverbin: ne shtepine e te varurit nuk permendet litari, pikerisht ulurin…ne Litar! Sot respektohet pushti. I uleti. Maskarai. Hajduti. Korruptivi. Sepse Shqiptari e quan me zili, i ka dhene dhe disa epitete, i zoti, i shkathet, i forte, k*pil, dhe e mbyll me hallall, i lumte, mire e ka. Ky mentalitet i getos, vjen nga njerez qe dje jetonin maleve dhe hanin rrenje bimesh e kafshe te egra te ruanin besimin {katolik} nderin {e familjes} lirine {e njeriut} per gjenerata me rradhe. Si arritem ketu? Cfare na pengon? Pse duhet mese nje shekull shtet, te mesohemi me konceptin e drejtesise? Cfare i mungon Shqiperise? Njerez te shkolluar. Te nxene. Me libra, Universitete e Auditore. Si mundet qe nuk dime te bejme DREJTESI? Ndoshta tranzicioni? Ja po ju jap nje shembull. 25 vite per 25 vite. Nje shtet pa te shkuar demokratike dhe ne nje situate qe…


6

| Drejtesia-

Ese

Precedenti - Kolumbia. Ne fund vitet 80-90-te te shek XX ishte vendi me me njolle ne bote. Dhuna kishte kaluar cdo ekstrem. Boset e narko-trafikut luftonin mes vetes dhe me shtetin, kartelet dhe grupet rebele kishin bere provinca te tera no-go areas (sic) Vriteshin deputete e z/v presidente, gazetare dhe oficere policie cdo dite. Ne 1985 grupi rebel M-19, i shtyre dhe i paguar nga P. Escobar merr peng dhe shkaterron godinen e Gjykates Supreme. Nga 25 justices 11 i vrane. Qyteti no1 per vdekje ne bote? Medellin, qendra a Pablo Escobarit nga ku ai terrorizonte vendit dhe mbushte boten me kokaine. Filloi rezistenca, lokale, kombetare dhe nderkombetare.

Me asistencen e SHBA, me intelligjencen e brendshme dhe veprime te policise e ushtrise, rebelen likuidohen, drogemenet vriteshin, kapeshin ose ktheheshin informatore. Sot ne Medellin krimi ka rene me 95% ka turiste, jete normale dhe stabilitet. Keshtu ne te gjithe Kolumbine tashme ka ndertime dhe investime, vertete nuk ka sigurine e Britanise por ama e kthyen vendi ne tyre per mire. Aq sa trafiku madhor kerkoi rruge te tjera dhe u zhvendos ne Meksike.


7

| Drejtesia-

Ese

Filmi - Z. Si rralle nje film tjeter ka dokumentuar nje aspekt historik qe kalon pertej Greqise dhe dicka qe ka demarkuar 2 periudha, per Amerikanet ishte masakra ne My Lai, Bay of Pigs (gjiri i derrave, invazioni i deshtuar ne Kube) apo Vietnami. Per Francezet ishte Beteja e Algjerit, per Britaniket lenia e Indise, mesazhi eshte universal. Ka ndodhur nje ngjarje e tille, dhe mund te ndodhe kudo, pavaresisht shkalles dhe demtimit imediat ne numer viktimash. Bazohet ne nje ngjarje reale dhe tregohet ne menyre faktuale dhe pa emocione, megjithese ne fund autoret thone jo. [e tille ishte koha atehere]

Ngjarja Reale. Greqi 1963. Grigoris Lambarakis, antifashist ne L2B, me pas lektor ne gjinekologji, i quajtur doktori i te varferve me ide majtiste por jo komunist.


8

| Drejtesia-

Ese

Gjate nje demonstrate kur policia kishte bllokuar protestuesit dhe arrestuar shume prej tyre -nder ta dhe Mikis Theodorakis- kompozitorin e filmit te mevonshem - si nen/kryetari i partise opozitare dhe duke shfrytezuar privilegjin parlamentar marshon i vetem duke mbajtur nje tabele paqesore ne dore. Me 22 Mars 1963, pas nje fjalimi ne Thessaloniki ai vritet ne nje “aksident automobilistik� njesoj si e jep filmi. Kjo e galvanizoi Greqine si kurre me pare. Ne funeralin e tij mblidhen mbi 500.000 persona. Hetuesi Christos Sartzetaki, me pas anetar i Gjykates Supreme te Kasacionit, dhe Presidenti i Reublikes se 3-te Helenike, arrin te zbuloje lidhjet mes oficereve te rangut te larte te forcave policore dhe ushtarake, me nje organizate klandestine te ekstremit te djathte. Ne gjygj u zbulua komploti dhe disa prej tyre u denuan.

Kur ne pushtet erdhi Junta Ushtarake, futen ne burg z. Sarzetaki per 1 vit dhe ai kaloi neper tortura. Oficeret u rehabilituan. Ata qe demaskuan komplotin filluan te quheshin kriminele politike. Ku qendron bukuria e ketij filmi? Shikuesi do te ndjeke Yves Montand, udheheqesin politik idealist, i cili humb jeten nga forcat e erreta. Me pas shikojne vejushen e tij, (Irene Papas) dhe politikanet e tjere (Charles Denner & Bernard Fresson) ndersa ne pjesen e fundit kemi hetuesin koke-shkrete (Jean-Luis Trintignant)


9

| Drejtesia-

Ese

Magjistratin qe nuk pajtohet me linjen zyrtare e cila i beri te mbylle nje sy dhe nje vesh. Realisht ky nepunes i shtetit nuk ka ndonje pasion te madh per kete ceshtje as te ekspozoje ushtrine dhe policine, aq me pak te rrezoje qeverine. Por ai ndjeke linjen e drejtesise. Motivet e tij e jane te drejta e normale, ndersa menyra si operon eshte krejtesisht neutrale.

Ne fund filmi mbyllet me demaskimin e korrupsionit qeveritar, disa persona futen nen akuze dhe njeri nga personazhet shkon te takoje gruane deputetit te vrare qe po pret buze detit. Irene Papas degjon lajmin e heshtur dhe duke vuajtur, s’ka cte thote me. Ne ate periudhe kur doli filmi, Irene Papas, regjizoi, kompozitori, skenaristi shpallen te padeshiruar ne Greqi, bile dhe Shkronja Z u be ban (d.m.th. “ ai jeton”)


10

| Drejtesia-

Ese

Drejtesia eshte ndergjegje, jo ndergjegje personale, por ndergjegja e te gjithe njerezimit – Aleksander Solzhenicin. Ndersa nje tjeter njeri i mencur ka thene: Cdo here qe nje gjygjtar jep nje vendim, ai vendos ne emer te te gjithe njerezimit. Kur isha femije kete film e kam pare mbi

20 here. Shume njerez e kane pare shume here per arsye te ndryshme, dikush per aktoret e famshem dikush per dramen e dikush se donte te shkonte per gallate ne kinema. S’kishim shume argetime? Shkoja vetem per te degjuar: Emri, Mbiemri, Profesioni Ne kete link nga filmi Z ne Youtube, skena e akuzes, fillo 03:08 klik -ketu

Nga personazhi qe luante J. L. T, filmi me inspironte te behesha gjygjtar. Cdo gje thate e sakte. By dhe book e pa hile. Qarte e pa frike. Bile dhe ne kohen kur “vendi digjet ne flaket” drejtesia qendron. S’bie. Dhe vertete, jane shume precedente ne bote, nga Pakistani ne Rusi, nga India ne Spanje, kur nje burre ka qendruar dhe i ka rezistuar pushtetit, gjygjtare me shtylle kurrizore e karakter.


11

| Drejtesia-

Ese

Ndersa, linja me e bukur e filmit qe ndoshta jo te gjithe e mbajne mend eshte kur hetuesi i kthyer me kurriz po merr nje dokument ne kasaforte dhe Gjenerali i xhandarmerise pyet avokatin e tij: Mos eshte simpatizant i majte ky? Jo, babain e ka pasur kolonel te xhandarmerise

‌ pergjigjet avokati. Gjeneralit i bie ftyra ne toke. Aty e kuptoi. Drejtesia eshte e thate. E ftohte. Pa pasione. Pa perkatesi politike a familjare. Pa simpati a preference. Eshte e tille se bazohet ne fakte e ligj. Drejtesine e percon individi, nuk e jep ai. Drejtesia eshte pjese e kodeve tona shoqerore te zbatuara me ndershmeri.

Aktualisht, jetoj ne Britani ku politikes a individit i pelqen apo jo nje vendim i drejtesise, duhet te heshte e te konsumoje shkallet e apelit. Sipas English Common Law, gjygjtari Britanik qeveris me precedente dhe aty ku nuk ka, krijon te ri. Cdo vendim eshte gati ligj. Origjinen e kam Shqiptare, vendi ku ke frike te hysh ne mediat online se cdo dite flitet per reformen ne drejtesi, gjygjtare te korruptuar e te blere,


12

| Drejtesia-

Ese

e nje sistem te jurisprudences qe ka humbur besimin ne popullate.

Ky dualitet me ben te them se mjaftojne pak individe si me siper, ne gjykate e prokurori, ne kontrollin e shtetit dhe pikat kyce, te zbatojne ligjin dhe te ndryshojne sistemin. Eseja eshte inspiruar filmi-Z. Filmi eshte

inspiruar nga ngjarje reale. Ka shume shembuj ne bote, individe te ndershem i kane rezistuar sistemit duke e luftuar & permiresuar ate. Pra duhet law & order, asnje situate sado ekstreme s’justifikon 25 vite tranzicion pa drejtesine minimale ne Shqiperi. Lexuesi qe ka pritur “ese standarte te DBMI� me te drejten sipas civilizimeve nga antikitet; me stastitika e precedente, me referenca shkencore e shembuj te drejtesise anglo-saksone, mund te ngelet i zhegnjyer por drejtesia ne Shqiperi nuk ka ngelur per know-how dhe leksione didaktike. Padrejtesia zuri rrenje, e nuk po shqitet se maskaralleku nuk po paguan denimin e merituar. Ndaj.

Nje gjygjtar krejtesisht neutral


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.