FILOZOFI HISTORI & ESE Dr. Besi
FILOZOFI HISTORI & ESE Dr. Besi
***
Filozofe, histori, analiza dhe pershtypje nga vendi dhe bota. Copyright Š 2015
Dr. Besi Filozofi-Histori-Ese. Ndalohet marrja, perdorimi, shperndarja dhe tjetersimi i materialeve nga ky liber, pa lejen e autorit. Te gjithe te drejtat e rezervuara. Edicioni i I-re.
Any resemblance to actual persons, living or dead, are completely intentional. Book and Cover design b.bestar 1st Edition: July 2015
March 2012 - July 2015 London – United Kingdom Dr. Besi
PERMBAJTJA
Filozofe & koncepte filozofike……………………………………5
Gjuha dhe perceptimet…………………………………………...87
Histori…………………………………………………………..106
Te perziera……………………………………………………...217
I. Kant - Revolucioni ne Filozofine Moderne Cdo levizje filozofike qe ka ardhur pas tij eshte ndikuar nga Kanti; ne metafizike, etike, estetike e epistemologji. Ai ngelet ne filozofet me madhore dhe influenciale te mendimit Perendimor. Nese do e distilonim Kantin per cdo lexues dhe me nje fjali: “ e vetmja shenje dalluese qe i jep aksionit tone vlere morale, nuk eshte perfundimi qe arrihet nga ky aksion, por motivet qe qendrojne pas aksionit tone.” Historiku: para Kantit kishte dy rryma, racionalistet dhe rmpiricistet. Ai argumentoi se te dyja keto shkolla kishin te meta serioze. Empiricizmi, Locke, Berkeley dhe Hume, thoni se njohuria njerezore vjen nga sensacionet dhe ndjenjat tona. Mendja eshte tabula rasa, dhe mbushet nga pervojat e jetes. Eshte eksperienca ajo qe na meson marredheniet, identitetin, shkakpasojen etj. Kanti argumentoi se ky model i mendjes nuk mjafton te shpjegoje besimet nga objekteve qe kemi ne. Racionalizmi, kryesisht Descartes, Spinoza dhe Leibniz, ato u larguan nga njohuria e botes se jashtme dhe menduan ta zgjidhin dilemen me ane te mendjes, idese, shpirtit, etikes, shkences dhe Zotit. Njohuria, thone racionalistet, arrihet vetem me ane te arsyes. Dekarti i pati, “une mendoj, prandaj jam” besoi se skeptiket me ekstreme nuk mund ti rezistonin ketij argumenti. Armatosur me njohurine e ekzistence time, tani po ndertoj mbi njohurite. Kanti vjen me Refuzimin e Idealizmit Materialist duke i quajtur keta Antinomies (kontradiktore) Pretendimet kontradiktore - ai thote ai - provohen sepse ato fillojme me paragjykimin metafiz qe ne kemi njohur mbi gjerat sic jane, pavaresisht nga konditat e eksperinces tone me to.
Bestar Por nese kupton se ne nuk i njohin dot gjerat sic jane ne vetevete kalojme ne analize apriori te ideve pa koherence te demonstrimeve te tyre per boten rreth nesh, shpirtit, Zotit etj. Revolucioni i Kantit ne Filozofi eshte e veshtire dhe shume ambicioze ta shpjegojme ne nje ese te shkurter; do thene qe Kanti shkaterroi dogmat filozofike qe ekzistonin para tij. Idealizmi Transcedental i Kantit – per te kuptuar boten & veten duhet sensibilitet e kontekst hapsinor. Parimet Analitike te Kantit – Jo vetem sensibilitetet por dhe kuptimi e ne fund gjykimi krijojne tablone per te gjetur burimin dhe identifikuar fuqine tone arsyetuese. Dialektika Kantiane – ne Kritiken e Arsyetimin te Paster ai sqaron iluzionet e njohurise qe krijohen nga gjykimi transcedental (sic) dhe pse ne i besojme ato. Ai besonte se silogjizmat e Aristotelit jane ne konflikt dialektik me realitetin e jetes. Megjithese iluzionet influencojne mendjet tona bazuar ne kontekstin nga dalin ato. Por do ishte gabim madhor nese deshtojme te kuptojme ndryshimin mes paraqitjes se gjerave dhe gjerave ne vetevete. Idete e Arsyes – arsyeja ka dy funksione, zakonisht e perdorim ne ane teorike por duhet dhe ne praktike. Ato jane te organizuara ne nje sistem arkitektonik, qe i perdorim per te bere gjykime por dhe identifikimet reale. Etika e Kantit – eshte dicka e ralle per nje filozof, te kete impakt ne nje teme te vetme ne filozofi!
7
Filozofi, Histori & Ese Per dike, si Kanti, qe ndikoi kaq shume tema te ndryshme kjo eshte e jashtezakonshme. Ne 1785 shkruan Themelet e Metafizikes se Moralit ku “kerkon per te themeluar parimin suprem te moralit” dhe ne 1787, te Kritika e Arsyes Praktike tenton te unifikoje “praktiken me arsyen e paster” Ai ngelet i pari ne histori, qe filloi etiken deontologjike (deontologji – studimi i detyres) ketu ka lene parimin e famshem: “vepro vetem sipas maksimes ne te cilen ju mund te thoni ne te njejten kohe qe do behet ligj universal” Arsyeja dhe Liria – keto i quan parime baze me funksion praktik, sepse pa liri nuk arsyetohet. Teorikisht arsyeja eshte e lire por duhet per veprim dhe aplikime jashte nesh. Dilema e Situates se Njeriut – ne jemi sensible e intelektuale por dhe veprojme ne impulse, pra duhen rregullat, dhe te veprohet sipas parimit te se drejtes per te zgjedhur vete, per mire a per keq. Ne nuk jemi gjithmone racionale por dhe kur asyetojme plotesisht, nuk i dihet nese po veprojme ne rregull. Kjo dileme, shton nje dimension moral ne te gjitha veprimet tona. Vullneti i mire – vullneti eshte veprimi i bazuar ne nje koncept te ligjshem. Kur ne veprojme e arrijme apo jo ate qe duam me aksionet tona shpesh eshte pertej kontrollit tone, pra moraliteti i veprimeve tona nuk varet te rezultatet. Por cfare mund te kontrollojme ne? Vullnetin, qe qendron pas aksioneve. E vetmja gje qe eshte e mire pa kualifikime – thote Kanti – eshte vullneti i mire, te gjitha te tjerat per te Miren, mund te kene probleme. Guximi, pasuria, shendeti mund te perdoren per te bere keq. Pra nuk jane te mira- ne vetvete.
8
Bestar Vullneti i mire, eshte e mira e vetme. Fatkeqesia mund te beje dike mos te arrije rezultatet, por e Mira e vullnetit eshte ajo qe ngelet.
***
Hiperbola Hiperbola eshte gjeja me e demshme ne jeten tone qe duhet te rrije aty ku e ka vendin; te perrallat dhe anekdotat. Cdo gje sot sillet perreth hiperboles, celebrities quhet ato qe dalin lakuriq apo gjysme lakuriq, pa asnje merite apo ndikim real ne jeten tone. Ne epoken e komunikimit masiv, sa me skandaloz dhe i pacipe te jesh, me i famshem behesh. Fame per hir te fames, i bukur apo i shemtuar, me talent apo jo, me privilegje familjare apo lavdine e “big brother� hiperbola eshte arma juaj. Vajzat a grate kalojne ne ekstaze kur shohin nje guzhinier, berber, humorist apo muzikant te 9
Filozofi, Histori & Ese shemtuar; sepse ai eshte i famshem! Si eshte e mundur qe nje guzhinier te admirohet si princ, pervecse me hiperbole. Jo shume kohe me pare ne kishim burra (dhe gra) qe eksploronin, studionin, eksperimentonint dhe testonin kufinjte e njohurise dhe te durimit tone; nga polet e ngrira te avionika, nga mjeksia ne gjeografi, nga beteja per hapesiren deri te thellesite e oqeaneve; ndersa sot... ? Sot kemi nje super-prodhim te medias dhe PR-it, televizione, radio, gazeta dhe revista; te cilat ndjekin hap pas hapi jeten e te ashtuquajturve celebrities. Nga nje paraqitje ne skene (a nuk mjafton kjo?) ne jeten private; kush do ke (?) kush ka ke (?) ke pane me ke tjeter (?) e keshtu pa fund. Jeta e ketyre non-entiteteve (sic) eshte nje cirk paa fund; per te mbajtur vemendjen tone; ato japin intervista, prodhojne skandale, tregojne per seksin, drogen e depresionin e tyre; dhe si “u sheruan” dhe prape rane ne varesi, e prape sherohen e prape.... Gjithmone e cdo here tentohet te jepet sa me shume rreth tyre. Pra hiperbola. Sot Beyonce ftohen ne Shtepine e Bardhe dhe Putin qe i skermit dhembet gjysmes se botes; duket si 5-vjecar qe i ka ardhur plaku i vitit te ri kur Paul McCartney denjon te jape nje koncert ne Rusi. Hajde se bota e ka nje vend per “nje Paul” nga Bitellsat (sic) me 50 vjet turne e muzike, megjithese eshte prape e njejta melodi si e 50 viteve me pare. Po me ato qe kane 5-15 minuta fame, si do ja bejme? Dhe rock-stars te vjeter kurre nuk ikin nga skena, 50-60-70 vjecare pretendojne te hidhen si aoleshente ne skene. Lekura e tyre e rrudhur, trupat e lodhur nga abuzimi me substancat por prape njerezit shkojne. Nuk di ke te meshirosh me pare; katastrofen qe mimetizon vargjet puerile te shkruara 40 vite me pare, dhe te
10
Bestar qelizat e ngelura te trurit ja kane harruar dhe ato 5 fjale, apo njerezit qe shkojne dhe paguajne per ti pare keto. Kush jane viktimat e verteta? Ja pra, kjo eshte hiperbola. Sot dhe kriminelet jane te famshem, shkruajne kujtimet e tyre, behen shkrimtare (me ghost writers) re-ofendojne prape, dhe reformohen e prape e prape. Rrrefime pa fund, autobiografi, thuaj c’te duash, hiperbola i gjen kanalet e saj. Dikur nje i famshem apo nje hero, njihej per dicka, sot hero kemi David Beckham sepse i jep pak kthese topit. Fjalet dhe konceptet kane kaluar ne syperinflacion dhe hiperbola perdite po na i merr fjalet me vlera qe perdoren ne raste te vecanta. Hiperbola eshte nje nga faktoret erozive te cdo civilizimi, te cilit i duket vetja se ka shkuar shume lart, ka arritur shumecka dhe mund te beje shume gjera...dhe e vetmja forme reagimi qe njeh historia deri tani, ndaj hiperboles - e cila nuk perulet ndaj argumenti e llogjikes - eshte nje revoltim total, dhe “ri-formatimi i sistemit nga e para� *** Individi, vetem individi & historia e tij, e ndryshon planetin. 1. Britani 1993, Stephen Laurence, nje student me ngjyre vritet nga 4 te rinj raciste. Policia mbyll nje sy nuk e ben punen e sakte dhe vrasesit nuk denohen. Ceshtje e gjate dhe shume komplekse qe akoma debatohet. Nga zhurma per kete student te shkelqyer dhe djale shume te mire, erdhi Macpherson inquiry & report (sic) Ku
11
Filozofi, Histori & Ese pa i pertypur fjalet: Policia Metropolitane akuzohet si Institucion Racist. Dallget e shkaktuara nga konkluzionet e raportit dhe humbja e besimit tek ta, ishin te jashtezakonshme. Shkoi dhe pak pertej, sot policia Londineze per te ndaluar nje person me ngjyre, ndalon dhe 6-7 te bardhe. Kaq shume i ka goditur ajo linje e thjeshte. Por eshte siguruar se nuk ndalohet nje person me ngjyre, pa shkak dhe 3-4x ne dite vetem nga perkatesia & rraca. 2. Vite me pare rrembehet, e me pas gjindet e vdekur nje adoleshente, Milly Dowler. Hapet fjala se nje PI (hetues privat) i lidhur me median, kishte hack inbox e telefonit dhe fshire mesazhet nete te, per ta liruar te pranonte thirrje te tjera. Kjo kishte ndodhur ne kohen kur Policia ne menyre aktive po kerkonte Milin. Sa hapet fjala, publiku Britanik zemerohet ne pika qe nuk ishin pare ne 50 vitet e fundit. Shtuar ketu dhe fakti, se ne gjyq dhe pasi ishte gjatur vrasesi, i akuzohet babai i saj. Trysnia e paperballueshme detyron Rupert Murdok manjatin Australian te mediave - jo nje nder burrat me te mire te ketij planeti - te veproje ne menyre decisive. Ky pronar i nje perandorie mediatike qe ka 30.000 punonjes ne te gjithe boten, dite me pare mburrej publikisht: Kryeminstrave jua mbyll telefonin se me bezdisin. Tani detyrohet te shkoje personalisht tek shtepia e Milit dhe vetem per vetem me prinderit e saj kap koken ne duar dhe qante. Kerkoi falje: “Nena ime s'me ka mesuar te sillem keshtuâ€? ju dha ÂŁ2.000.000 kompensim dhe te nesermen mbyll nje institucion mediak 200 vjecar - News of The World. Tabloidin e te Djeles qe terrorizonte Britanine, dhe e kishin frike te gjithe, politikane, biznesmene, familja mbreterore, sportiste, diplomate etj.
12
Bestar Me vone provohet se kjo s'pati ndodhur te inbox i vajzes, e kishte qene dyshimi i gabuar. Demi ish bere, jua hapen librat per vite e vite; shkarkohen, arrestohen dhe denohen gazetare, dedektive private, editore dhe oficere policie te lidhur me median. Akoma sot vazhdon lufta, Parlament - Media - Policia - Opinion Publik. Filloi te / nga Milly. Nje individ
3. "Rochdale & Oldham child sex exploitation ring." Per mbi nje dekade disa meshkuj me origjine Pakistaneze, abuzonin dhe dhunonin vajzat e bardha me te shkuar te turbullt e probleme familjare. Ne fillim i joshnin me alkohol, droge e para; ndersa me pas i perdornin keto minorene per akte te degraduara. Ka pasur plot raportime ne shtyp, me numra, shembuj e statistika, policia nuk bente asgje. Politikanet lokale heshtnin nga frika se humbin votat e komunitetit Pakistanez dhe mos akuzohen per racizim. Nje dite, nje vajze vendos te flase, nje e vetme. Tani qe media dhe publiku, vune nje fytyre pas problemit, vajzen qe tha: me hodhen ne park e me perdhunuan me nje dege peme, aty nuk mbante me. Keshtu filloi dhe ceshtja me Jimmy Saville, ankoheshin shume persona nder vite por si degjonte njeri. Jimmy ky DJ-klloun ekcentrik pati marre titullin Sir Jimmy, se mblidhte fonde per spitalet. Ne anen tjeter abuzonte me vajzat handikape-dhe megjithe peshperimat nga BBC ku kishte emisionet e tij, deri te spitalet qe patronizonte; askush nuk beri asgje per 30-40 vite. Nje femer doli me ze e ftyre dhe e akuzoi publikisht pas-vdekjes. Sot po futen ne burgje celebrities per perdhunime e abuzime te bera 3-4-50 vite me pare. Quhen "krimet seksuale historike" qe zakonisht fillojne me nje ceshtje & individ te vetem.
13
Filozofi, Histori & Ese Lexues, dhe ne vende ku supozohet te veproje ligji e punet jane mire, nuk eshte politika e madhe ajo qe ndryshon jeten tone, jane historite individuale. Keshtu ka qene gjithmone ne histori, keshtu do ngelet sa te jete bota ne ekzistence. 1.000.000 viktima, jane vecse 1.000.000 viktima. Statistikat nuk na thone asgje. Andi & Anila, me historine e tyre kane mundesine te na ndikojne dhe te ndryshohet dicka. Kjo ndodh vetem kur te tjeret i perkrahin. Argumentet dhe konkluzionet e tjera ne kete rast jane teorike dhe te pa vlera. Cdo fjale kur coni dicka ne media, kur postoni me / kunder njeri tjetrit ne rrjetet sociale dhe forumet Shqiptare, qofte dhe ne tavolina me miqte, po ju shkon dhe gjithmone do t'ju shkoje dem. Pamundesia dhe mos-kuptimi se nje ceshtje individuale eshte ajo qe na merzit mjaftueshem jo vetem te na terheqe vemendjen tone, por te na bashkoje drejt nje qellimi, eshte karakteristika baze se si shoqeria Shqiptare nuk arriti te gjeje rrugen per 25 vite. Mars, 2015, bb
14
Bestar Si e vrame Sokratin! 15 Shkurt 399 Ne nje Dite si Kjo -15 Shkurt 399 p.e.s njerezimi ekzekuton shkollarin e I-re, Plato e pershkruan si: me i urti i te gjithe njerezve. Akuzat ishin me baze religjioze: “ka korruptuar mendjen e te rinjve te qytetit; dhe ka bere sakrilegj duke mos besuar ne zotat qe besojne te gjithe” I gjendur para zgjedhjes; denim apo largim; Sokrati pranon te paren. Me vdekjen e tij, ai jep leksionin e fundit te pasuesit: vullneti i shumices dhe ligji duhen respektuar.
Gati 2500 vite me pas ne mes te nje krize ekonomike ku qytetare kerkonin buke dhe ilace, demokracia provon serish. Ne 2012-ne ne Greqi, mendjet me brilante te jurispurdences se kohes; ri-krijojne gjyq te ri per Sokratin, me prokurore Amerikane dhe avokate Angleze e Franceze. Ndoshta eshte e veshtire per intelektin tone ta pranojme cfare krimi kemi bere. Duhej lare kjo “njolle ne ndergjegjen e Humanizmit” Kete rradhe Sokrati gjobitet se ne syte e Athinasve kishte bere faj, ai pati share Henen e Zeusin.
15
Filozofi, Histori & Ese Por i falet jeta, paneli i gjyqtareve nderkombetar voton 5 me 5, fajtor dhe jo-fajtor. Sokrati nuk ka lene asnje veper te shkruar, dialogjet Sokratike vijne nga bashkekohesit, ndermjet tyre miqte e tij Plato e Ksenofoni, te cilet mund ti akuzojme per bias (anesi) por nese dikush thote qe Sokrati donte te “korruptonte demokracine dhe te ulte Qytetin e Athines” do pohuar se eshte gabim. Filozofi, nuk qe vetem njeri i fjales, eshte ne rekord dhe pas moshes 40 vjecare duke luftuar me arme ne dore per Athinen. Personalisht mendoj - shume historiane qe pranojne se denimi me vdekje ka qene ekcesiv (sic) - ky eshte precedenti i I-re ne historine njerezore ku demokracia testohet ndaj humanizmit. Deshton ne menyre spektakulare, jo gjithmone “votat e shumices” kane te drejte. C'perfaqeson Sokrati per Qyteterimin Perendimor? Ka kontribut ne pedagogji, epistemologji, mendim, etike, themelues i filozofise, dialektikes se hetimit, ate qe shkenca sot e quan hipoteza, dhe ne idete e dyshimet e lira. Influenca e tij arrin periudhen Islamike, dialogjet Hebre dhe Rilindjen Europiane. Nxenesit, Critias e Alcibilades, ne nder te Sokratit themeluan Akademite, i kemi dhe sot ne terminologjine perkatese ne Anglisht, Frengjisht, Shqip dhe ne gjuhe te tjera. Megjithe evidencat kontradiktore historike ne gabimin ose te drejten e Sokratit, biografia e tij ka dy linja; direkte dhe te vonshme, linja e ketyre gjiganteve eshte “e thjeshte” Sokrates meson Platonin (Plato) ky Aristotelin dhe Aristoteli meson Aleksandrin e Madh. Te vonshmit, jemi Ne. Kjo ngjarje do mbajtur mend si mesimi i pare qe: mendimi i larte, individualizmi, shpirti i lire dhe humanizmi i dhane demokracise. Fizikisht Sokrati humbi, ne perjetesi ngelet sic dhe e ka dhene Plato: Me i Zgjuari nder te Gjithe Burrat!
16
Bestar Plutarku - Jete Paralele Jete Paralele eshte nder librat klasik te civilizimit Perendimor, shkruajtur nga historiani, biografi dhe eseisti – Plutark. Ai ka studiuar matematike e fiozofi dhe ka udhetuar shume ne boten Mesdhetare te kohes. Plutarku ka shkruajtur dhe Moralia-n, vepra e tij ndikon Shekspirin dhe Mongagun (Montaigne) Dryden dhe Rusone (Rousseau) po ashtu ka qene i dashur per te gjithe publikun, si liber edukativ ne karakterin dhe zgjedhjet morale qe duhet te beje nje individ.
Prandaj dhe Jetet jepen ne paralel me njera-tjetren, per te hedhur drite te virtytet a deshtimet e njerezve te njohur te periudhes. Aty paraqiten figurat me te njohura Greke dhe ato te periudhes se pare Romake. Nuk kemi thjeshte pershkrime historike dhe aspak emocionale, Plutarku shton dhe konkluzionet e tij por arsyetimin final e le per lexuesit. 17
Filozofi, Histori & Ese Keshtu nepermjet vendimeve e problemeve individuale te subjektit te biografise, ne mesojme dhe per historine e kohes. Ky liber paraqet lirine e zgjedhjes por dhe pergjegjesine, barrierat qe ngrejne rrethanat por dhe ndergjegjen ne vendimet e veshtira me te cilat perballet invidi. Ne fund pergjegjesia eshte personale, historia dhe lexuesi do i gjykoje.
Plutarku ne entuziazmin e tij per historine na ka lene rekorde ne te cilat ne bazohemi sot per Sparten, megjithese ka qene 1.000 vite larg pasi ra Sparta. Si dhe prej tij, kemi te paren kritike letrare ne histori, ku Plutarku mundohet te hedhe poshte disa mendime dhe pasqyrime te Herodotit. Plutarku ka punuar per ca kohe si gjyqtar dhe ambasador e me pas si prift ne orakullin e Apollonit ne Delfi. Megjithe famen qe mori ne Romen antike, ai ngeli i thjeshte dhe jetonte ne zonen e tij duke debatuar me shkollaret dhe ndihmuar ne problemet lokale te komunitetit.
18
Bestar Paradoksi i Theseut Ne fund te shek I-re, te Jeta e Theseut * Plutarku pershkruan nje paradoks: “Nje anije e cila eshte riparuar, i eshte hequr cdo pjese dhe nderruar me nje pjese te re, a eshte prape e njejta anije?" Si mendoni ju? Cdo tentative per pergjigje ju ve ne shoqeri te ndritur, para Plutarkut, me kete jane marre Herakliti e Sokrati.
John Locke shton shembullin me corapin e grisur, arnoje nje here, shto arna here pas here, deri sa asgje nuk ngelet me nga corapi i vjeter, a eshte i njejti? Te Objektet e Devocionit Special dhe Fetishizmit ne Kulturen Popullore Ray Bradus ironizon: “ ... si dhe ne rastin e pronarit te sopates te George Washington, qe i paten nderruar dy here koken e tre here bishtin!” Ekuivalenti Francez eshte thika e Jeannot-it, ku metali i eshte nderruar 15 here dhe doreza po ashtu 15 here. Spanjollet kane nje proverb, per “thiken e familjes” Sikur keta te mos mjaftonin, Thomas Hobbes shqetesohet c’ndodhe sikur te marrim pjeset origjinale – pasi jane zevendesuar – dhe me to te ndertojme nje anije te II-te. Hobbes pyet cila anije, nese ndonjera, konsiderohet Anija Origjinale e Theseut? *Theseu, (mit.) mbreti – themelues i Athines, djali i Aetres, me dy baballare, Egjeun dhe Poseidonin. bb, maj, 2008.
19
Filozofi, Histori & Ese Thalassa! Thalassa! Deti! Deti! 10.000 & Ksenofoni Thalassa! Thalassa! Deti! Deti! Kjo fjale pasohet gjate rreshtit dhe te gjithe ushtaret Greke duke u shtyre ne maje te malit po shikonin poshte. Keta burra kishin kaluar nje marshim jashtezakonisht te veshtire, tani fillojne te qajne e perqafohen me njeri-tjetrin. 10.000 mercenare paten arritur nga zemra e Persise deri ne Detin e Zi. Cfare po bente kjo ushtri gati 2400 vite me pare? Ishin rekrutuar ne luften civile te Persve. Ne vitin 401 para Krishtit, Cyrus, djali i vogel i Dariusit te Madh, Mbretit te Persise, vendosi te hyje ne lufte me te vellain Artaxerxes per ti marre fronin. Meqe i duheshin trupa shtese, rekruton 10.000 mercenare Greke qe per kohen ishin nder ushtaraket me te forte e te sprovuar te antikitetit. Ne betejen e Cunaxa afer Babilonise, mbreti I ardhshem vritet megjithe luften brilante qe bene ushtaret e tij. Gjenerali Persian Tissaphernes qe dukej shume fisnik, i fton gjeneralet Greke per darke dhe i masakron papritmas. Kur lajmi arriti kampin Grek, ushtaret u deshperuan. Ne kete moment kur misioni i tyre nuk kishte me kuptim, kur komanda e larte u vra, kur ishin ne nje territor te ashper dhe paten humbur te gjitha shpresat, del nje shpetimtar. Ksenofoni, i cili nuk kishte shkuar si ushtarak por aventurier. Nxenesi i Sokratit s’njihet aq sa Plutarku, Herodoti e Tucididi, por nese e lexojme kuptohet fare shpejt se eshte i te njejtit rang me ta. Tashme fillon nje nga marshimet me te lavdishme ne historine e lufterave te botes. Duke futur te pambrojturit ne mes, kuadrati i te 10.000 ushtareve merr rrugen per ne shtepi; mes tyre nuk kishin as nje udherrefyes lokal. Nga pas ishin Perset e zemeruar ndersa nga krahet sulmoheshin ne cdo territor qe kaluan dhe duhej ecur neper shkretetira e male me debore.
20
Bestar Kuadrati eshte quajtur nga historianet: mini-republika ne levizje Shpejt fillon dimri, ererat e forta dhe temperaturat e uleta, popullata e maleve i sulmonte ne cdo hap por ushtaret vazhduan marshimin ne formacion luftarak duke ju pergjigjur cdo agresioni. Nga 10.000 ushtare, ne fund 6.000 arriten prane detit.
Pak aventura ne historine militare kane ngjallur emocione te njejta si keta per ushtaraket e civilet e koherave te mevonshme. Shembull qe tregon shpirtin e pamposhtur ne teritore te huaj dhe bashkepunimin vellazeror. Keto ishin vecorite baze qe i bene te rrine krah per krah dhe te mbanin formacionin jo vetem gjate marshimit por dhe kur humben udheheqjen qendrore. Keshtu te 10.000 hyne ne perjetesi. Dy gjenerata me vone ky marshim inspiron Filipin e Maqedonise, dhe pas 75 viteve intrigon mjaftueshem Aleksandrin e Madh qe te filloje pushtimin e botes. * Ksenofoni 430 - 345 p.e.s historian, ushtarak, filozof, me pas shkruan Anabasis – “nje terheqje e veshtire dhe e rrezikshme ushtarake�
21
Filozofi, Histori & Ese Nyja Gordiane (The Gordian Knot)
Rregulli i Arte & Rabini Hillel | Civilizimi Hebraik
22
Bestar Rregulli i Reciprocitetit
E paevitueshmja (writing on the wall)
23
Filozofi, Histori & Ese Civilizimi Indian
Civilizimi Kinez
24
Bestar Athina dhe Sparta | Fitimtaret nuk Gjykohen Per cdo gje po ti referohemi Antikitetit gjejme nje precedent. Ka nje aforizm Hebraik: en kol chadásh táchat hashámesh, Asgje e re nen kete diell. Ne Anglisht perdoret si "there is nothing new under the sun”
25
Filozofi, Histori & Ese Focioni- Strateg, Filozof dhe Burre Shteti Model i virtutit ne sherbimin publik. Phocion ish shume serioz, gati i ngrysur, kur e vene ne loje per kete, pergjigjet: "c'te mire patet nga kllounet qe ju mashtrojne per t'ju marre votat?!
Attosa - Qyteterimi Persian femra e I-re qe merr titullin Zonje (titull religjioz) Eskili e quan “Zonja e Zonjave� (Attosa 550-475 para eres se re)
26
Bestar Aspasia e Miletit Nje nga femrat me me influence dhe misterioze te qyteterimit Antik. Shume c’dime per te jane hipoteza, disa thone se kjo eshte e vetmja femer e perfshire ne sferen publike te antikitetit Grek, me mendje brilante e influence nga etika ne oratori; pas poezive te Safos sherbeu si inspirim per femrat filozofe shekuj me vone. Ne Dialogjet e Cicero-it , Aspasia quhet “Versioni Femer i Sokratit�
Ne historine e antikitetit nuk ka shume rekorde per femrat. Megjithese ato paraqiten ne mitologji, prape boshlleqet jane te medha dhe infomarcionet jane sporadike ose shpesh nga burime te mevoshme. Seksi femeror ka paraqitje te neglizhueshme per kohen, nisur ne te drejtat (e munguara) dhe trajtimin historik qe gjithmone konsiderohej si pjese e domenit mashkullor. 27
Filozofi, Histori & Ese Cui Bono
Cicero - e Drejta Morale dhe e Verteta
28
Bestar Kur Petrarch ri-zbuloi letrat e Cicero-se, fillon etapa e Rilindjes te shek 14-te ne aferat publike, humanizem e kulture klasike. Sherbeu si kartvizita e antikitetit ne Europen moderne. Autoriteti e prestigji i Cicero, ka pasur impakt te mendimtaret e medhenj te Iluminizmit, si J. Locke, D. Hume e Montesquieu. " ... Cicero ka kopjuar dhe shperndare paturpesisht, punet e mendimtareve Greke perpara tij – kjo eshte pranuar. Vlerat nuk i ulet, pasi gjigantet mbeshteten ne shpatulla gjigantesh"
Sabinae Raptae – The Rape of the Sabine Women. Mendohet se eshte viti 750-te, p.e.s. gjenerata e pare e Romakeve kerkonte gra te fiset e territorit perreth te cilet refuzuan t’jua japin. Gjate nje gostie, Romulus me te tijte i marrin grate me zor e martohen me to. Sabinet, vijne te armatosur per te vene nderin ne vend dhe te merrnin vajzat. Udhehequr nga Hostius Hostilus i cili vritet ne beteje, ne fillim humbin e me pas ishin ne advantazh. Ne kete moment nderhyjne grate, te cilat ne nje ane kishin burrat ne tjetren vellezerit e baballaret dhe ketu u mbyll kjo histori. Ka shume interpretime per kete ngjarje, dhe shkrime nga Livi e Plutarku (te Jetet Paralele) Shkollaret duket se jane dakort ne nje pike, s’kemi te bejme me aktin seksual dhunues (rape) sa grabitjen, raptio-latinisht. Kjo histori inspiroi shume vepra te Rilindjes ne literature e art. Grabitja e grave Sabine" nga Nicolas Poussin" Viti ~ 1637-38
29
Filozofi, Histori & Ese Qyteti i Zotit dhe Shen Agustini
30
Bestar
***
31
Filozofi, Histori & Ese Etika Aristoteliane
Franรงois de La Rochefoucauld
32
Bestar Michel de Montaigne
33
Filozofi, Histori & Ese Baltazar Gracian - filozof, teolog, mendimtar Spanjoll Ka influencuar La Rochefoucauld (12 vite me i ri) mendjen me brilante te Iluminizmit Francez, personazhi savant Andrenio (njeri i padjallezuar e ne gjendje primitive) ne serialin Criticon (njeriu kritik) te rrembehet nga Rusoi (Jean Jackques Rouseau) influencon Nitcen dhe Volterin (Nieztche & Voltaire) dhe perkthyesi i tij ne gjuhen Gjermane nuk eshte kush tjeter, vecse Artur Shopenhauri (Arthur Schopenhauer) Prifti Jezuit Spanjoll Baltazar Gracian, ne 1637 shkruan Arti i Urtesise se Eksperiences qe perkthehet ne Anglisht nga Joseph Jacobs ne 1892. Perbehet nga 300 maksima politike, ndihme per profesionistet e keshilla per jeten personale, si p.sh. Mendo me pak, dhe fol me shume (njerez) Historia e letrave nuk ka paralel te ngjashem me te, e vlen njesoj si ne shek 17 si ne shek 21. Ne moshen 18 vjecare futet ne urdherin Jezuit ku meson Latinisht e Greqisht.
Ne 1629 shugurohet prift dhe jep leksione ne Teologji e Filozofi, ne shkollat Jezuite te Aragones. 34
Bestar Behet i famshem ne nje meshe ne Madrid pasi lexon “leter nga Ferri” Ka qene provokativ, elokuent dhe orator i mire. Shkruan me pseudonim per t’ju shmangur censures kishtare. Megjithese kish shume lexues ne fund e humbi postin si Shef i Filozofise. Libri Heroi (El hero, The Hero, 1637) i publikuar nen pseudonimin Lorenzo, eshte replike brilante kunder “Princit i Makiavelit” (Niccolo Machiavelli) dhe tregon sjelljen ideale te njeriut Kristian. Ne 1640 boton “El politico Don Fernando el Catolico” (Politikani Mbret Ferdinand Katoliku) dhe ne 1647 pason me El Discreto (Njeriu Modest, i matur) Influenca e tij ne epoken e Iluminizmit Europian eshte e jashtezakonshme, te gjitha mendjet e ndritura te kohes e kane pasur pike referimi, si dhe gjigantet e mendimit botereor ne shekujt e mevonshem.
35
Filozofi, Histori & Ese John MILTON, Censura & Aeoropagitica
Aeropagus & Sh. Pali
36
Bestar George Berkeley
David Hume - The Enquiry
37
Filozofi, Histori & Ese Rene Descartes
Edmund Burke: Mos u besoni Politikaneve
38
Bestar Vizioni i lirise
Cdo te Thote dhe si Krijohet nje Shpirt i Lire?
39
Filozofi, Histori & Ese E Drejta e Fjales apo Fjala e Drejte? Me pelqen Liria e Fjales, nganjehere me pelqen Liria nga Fjala. Ne pergjithesi, nje fare censorizimi relativ (censorship) eshte mire per letrat, artet e shoqerine. Veprat me te mira jane krijuar nen kushtet e censorit; ne fakt shume me te mira se ne kohet kur ka liri te plote. Kjo sjell menyren indirekte, mprehteson arsyetimin e prezantimin, me teper se dicka qe duket, e qe “e dime te gjithe� Autori e lexuesi, punojne me shume, por perfitimet jane me te medha, te pakten ne anen artistike. Si dhe ne ane praktike e morale, shume nga ne do preferonin nje dialog Sokratik me teper se nje katekizem. Ka disa tipe censorizimesh. Nje lloj censori parandalon qe te thuhen disa gjera, nje tip tjeter te kushtezon te thuash disa gjera. I fundit eshte me shkaterrues. Kur thua genjeshtra me dashje, eshte shume me keq, se sa kur nuk tregon krejt te verteten. (sido qofte ajo e vertete) P.sh. Eshte me keq te thuash se Diktatori eshte i mrekullueshem se ta mbash veten prej te thenes, qe ai eshte i tmerrshem, ose ...lakuriq. Censori, nga perkufizimi, eshte absurd e krejtesisht arbitrar; kjo sjell nje armik omnipotent, ndaj te cilit duhen kalkuluar shume strategji, me kryesorja mbijetesa. Pse? Koha ka vertetuar, ne regjime a ne formime individuale, njerezit te cilet kane nje fare vete-permbajtje e te vetedijshem per ate qe duan e kane per te thene, na sherbejne me shume. Shancet jane qe nuk do kete censor te pakten ne jeten tone; por ka individe ose grupe, qe ne zellin e tyre mono-maniak, qofte ne politike a ide te caktuara nuk i vene dot free gjuhes. Dhe nga vete termi- mono - atyre u intereson vetem nje ceshtje; grupi, lideri, ana, klani, etj.
40
Bestar Me mua ose kunder meje, pertej kesaj asnje argument s’ka vlere. Kjo liri e fjales cuar ne konkluzionin fundor te saj, fare mire perdoret per witch-hunts (sic) e persekutime vicioze, virtuale a reale, ndaj nje personi e grupi qe mendon kunder nga ta. 2. Shumë njerëz sot thonë lirisht se e drejta e shprehjes është "sine qua non" për një shoqeri dhe art të shëndetshëm. Në fakt është themeli i jetës socio-kulturore në Europën moderne e në Amerikë. Mësimi i historisë, megjithatë, është që e kundërta ndodh me shpesh. Pervers duket fakti, gjeniu artistik lulëzon kur ndeshet me vështirësitë, i ndjekur nga censoret, dhe i shtypur nga opresioni. *** Gaston Bachelard, filozof Francez, Sindromi i Kasandres
41
Filozofi, Histori & Ese Miti i Kasandres
42
Bestar Helena e Trojes
43
Filozofi, Histori & Ese Helena a Trojes- casus belli i I-re ne Histori Ndoshta instinktivisht ne fillim, e me vone duke lexuar per te dhe historine ne pergjithese vura re dicka te cuditshme ne pamje te I-re. Qofte nder me te egrit e babaret qe njohim, thuaj Aleksandri i Madh, Atila, Genghis Khan, konkuistadoret e deri Napoleoni; shihet nje dukuri qe e kane te gjithe pas asnje perjashtim. Sikur te dihet ne cfare kufinjsh shkonte Xhengis ne negociata me delegacione marrje-dhenie e dhurata, do na rrenohej plotesisht imazhi per te; bente bisedime me shume aty ku pergjigja dihej se ishte jo. Ne form haraci, bashkepunimi, tribute te ndryshme, kalim permes territori, a si te duash; tentativen e pare e benin njesoj. Ate qe ne 2 shekujt e fundit njerezimi e coi ne art te arsyetimit djallezor, sic e njohim me nje term- Ideologji. Pas cdo koncesioni kerkesat shkallezoheshin dhe ne cdo deshtim fjalen e merrte arma. S’ka pse te shkojme thelle ne histori per te pare si Hitleri u nis te mbroje pakicat Gjermanike dhe i vuri flaken botes. “Helena eshte krimi i I-re madhor ne ndergjegjen e njerezimit, jo thjeshte si shkak por si
U zhduk per here te I-re ne Histori nje rrace dhe qytet i tere nga njerezit te fushat e guret, kaq i sukseshem doli ky anihilim sa akoma sot ne themi Troja e djeshme, sot mund te jete diku ketu. Kemi pasur gjenocide me vone ku etni te tera jane masakruar, te fundit jane Hebrenjte, por askush nuk krenohet me keto fakte. Vitin gjenocidal 0, e gjejme ne Troje. Homeri nuk eshte aq sa rrefyesi oral per gjeneratat me pas, sa avokati i cmendurise se Grekerve te lashte. Ne cdo epitet a heroizem te rrefyer, si pa dashje kaluam ne anen e tyre. Po Troja? Kush flet rreth Trojes? Kish njerezit e saj, nje qyteterim me heronj e arritje dhe per “nje grua” do zhbehej nga faqja e dheut? pasoje.”
44
Bestar Shikoni ne cfare ekstremesh ka shkuar mendja e djallezuar e antikitetit. Sot juristet me te mire do mrekulloheshin. Ne linje te drejte: Trojanet jane pjese e nje delegacioni qe shkojne me bujte, ne te drejten e mikut, pra ambasadore te mbrojtur. Ato jo vetem abuzojne me kete por grabisin nje Femer. Nje Nene. Jo cdo femer e cdo nene por Mbretereshen! Helenen, gruan e Menelaut. Jemi ne kohera kur njerezimi per nje femer a demtim cfaredo mund ti paguante Greket me 100 Femra te tjera, besojeni dhe me te bukura se ajo! Kjo as nuk flitet, as diskutohet askund. Tanime perballemi me Greket, qe jane te dhunuar ne cdo ane. Moralisht, se u moren femer No1. Ligjerisht, se u kane bere grabitje ne shtepi. Nga ana sociale, se u bie ftyra ne rajon. Nga ana njerezore, se kete e ka bere miku. Ai te cilit i besojme pa kushte, e fusim ne shtepi dhe bile i japim mbrojtje! Rezultati? Greket pretendojne se jane te dhunuar ne Qiell e ne Toke!! Me nje fabul te vogel, Greket marrin shkakun e I-re te Civilizimit Tone.
Grabitja ne ate kohe ka qene normale dhe askush nuk konsideron se Helena mund te / apo ka ikur vete. Pra pse? Ata paraqiten te demtuar, dhunuar dhe te shtyre; akoma me keq e paraqesin veten te zhbere. Duke rrahur kete ide pa fund, kalojne cdo aleat ne anen e tyre. Ne nje kohe kur Burrat mbanin arme e nderi konsiderohej kryesor, cili burre do refuzoje kur miku te vjen i pikelluar: Me kane marre gruan? Dhe ja, keshtu gati behen anijet. Sa me lart e ngrejne kete mit Greket, me i madh eshte faji qe kane per te mbuluar. Aty u be nje masaker. Ato do ta merrnin Trojen, nisi ne lufte nervash dhe
45
Filozofi, Histori & Ese egosh; dhe perfundoi me teper se sa fitim nga nje pushtim. Nje territor qe do u duhej neser - kujt i hyn ne pune nje popullate qe nuk eshte aty, a nje vend qe nuk sjell pagese/fitime - zhduket nga harta. Ketu vijme te mbulimi qe u desh te behej per shekuj me rradhe. Ndergjegja e Grekerve gjenocidale nuk eshte e qete. Burrat e 1000 anijeve bene krimin e I-re madhor te HISTORISE. Ata na hedhen nje curved ball. (sic) duke permendur pa fund Helena, sa e bukur e mire dhe e paimagjinueshme ka qene, gati hyjnore. Supergenjeshter qe per milenia futi ne hall nje bote duke e imagjinuar. Ja ka qene e bukur, qofte me e bukura e antikitetit, krijese e markuar. Pastaj? Shancet jane qe ka qene plain (sic) normale si shumica e grave, Kleopatres nuk ju desh bukuri e rralle te bente lemsh Romen. Ja ishte e bukur, sic jane shume vazja te reja, ose krahasimisht me shume gra te periudhes qe lodheshim me pune e lindje, kjo si e shtreses se larte me ca zbukurime dukej dhe me e fisme; dhe cdo bere? Greket shtuan nje Prolog. Ndoshta prologun me te gjate ne histori. Si te filmat me Rambon 1.2.3.4 & 5. Per ti vene kapak dhe cimentuar harresen na sollen Odiseun. I cili sakrifioi aq shume ne nje mision madhor, ri-marrjen e Helenes / nderit Grek, sa ju desh nje dekade per te ardhur ne shtepi. Ne cdo histori te tij, ne cdo kapitull e strofe, nuk mundem te mos shoh avokatine e krimit. Po Troja? Humanizmi harroi te klithe, mire Akili, mire Agamemnoni, mire Helena qe nje here u kthye e dikush e jep se nuk ka qene fare ne Troje (!) Trojanet paten thene se eshte ne Egjipt, ku dhe vdiq, nje version tjeter ky) por...perseri do pyetur, po Troja?
46
Bestar Keshtu greket i hodhen hi syve nje bote, me nje casus belli spektakular. Ku burrat e cenuar ne nder, keta barbare qe jetonin vec luftra e merrnin robina, nisen te vene ne vend nderin dhe zhbene nje rrace njerezish. Ndoshta nje dite e ndoshta dikush, do e shohe ne kete prizem dhe do behet avokati i Trojes duke u ngritur mbi kete gjakesi dhe eleminuar falsitetet absurde qe kane ngulur rrenje ne civilizimin tone, dhe do kerkoje neper analet e Historise: Po TROJA? Pse TROJA? Greket heroike duhet te jepen per ate qe kane qene ne realitet, nje grusht barbaresh dhelperake e idhnake, qe tek Helena (cfare burrash?!) gjeten shkakun per te filluar gjenocidin e I-re ne histori.
Gabimi yne gjithmone ka qene ky, duke u marre me siperfaqesoren; shkakun dhe artificin, perrallat e treguara aq bukur nga Homeri dhe te ri-perseritura ne shekuj; per Helenen e gjestin e grabitjes; ne harruam pasojen. Nje perfundim aq brutal qe ne cdo periudhe historike ka qene dhe do quhet Krim. Po te nisemi nga kjo e fundit, do shohim se Greket Antike, po tallen me Ne. Helena... ? Dikush mund te argumentoje, se te Iliada dhe Odiseu fillojne mitet e para, aty u ngriten shtyllat e civilizimit tone. Atehere, do thoja se civilizimi yne nuk qenka ngritur mbi nje mit kryesor por ne nje genjeshter banale, qe per mijevjecare na eshte shitur si veper fisnike e burrave te zemeruar. Neqoftese ne e blejme kete, nuk eshte faji i Grekerve “me dhurata� por gjithmone ka qene naiviteti yne. Asnjehere nuk ngritem nje pikepyetje madhore, ndaj Krimit te Pare Madhor ne Historine e Njerezimit.
47
Filozofi, Histori & Ese Shen Antoni, Patroni i Sendeve te Humbura Besimi Katolik ka dy Shen Antone, i pari jetoi ne Egjipt (251- 356) ndersa i dyti, Shen Antoni i Padoves jetoi nga 1195-1231. I lindur ne Portugali ai ishte nje murg Franceskan qe jetoi per nje kohe ne Marok e me pas ne Padova. Ka qene nje foles elokuent dhe sot mbahet si patroni shenjt i Padoves ( Itali ) dhe San Antonios, Teksas ( USA ) ai quhet shenjti i gjerave dhe personave te humbur. Lutjet per Shen Antonin jane per gjithshka qe humb; nga celesat e makines, letrat, pune, te dashurin e zemres etj. Njerezit konsiderohen si “shpirtera te humbur� qe vihen nen kujdesin e tij. Ne 1946 titullohet Doktor i Kishes, nje nder i vecante pas kanonizimit qe rralle jepet nga kisha Katolike. Lily eshte lulja qe shoqeron ate, dhe shenjtet e tjere, ne ikonat a kishes. Kjo lule mbahet si symbol i virgjerise. Shen Antoni eshte nje nga Shenjtet me te dashur dhe te admiruar te kishes katolike.
Dita e perkujtimit te tij eshte me 13 Qershor. 48
Bestar Alber Wass – Give Me Back My Mountains (in English)
49
Filozofi, Histori & Ese Zgjedhja e Sofies (e detyruar/ forcuar) Sophie's Choice
50
Bestar Ligji i Xhungles vs Ligji Pozitivist Nje jurist i pasur Australian blen jahtin Mignonette ne Essex, Britani. Qe ta coje ne Australi, merr si kapiten Thomas Dudley, i cili rekruton Edwin Stephens, Edmund Brooks dhe nje 17-vjecar, Richar Parker. Nisen ne fund te Majit. Per jave me rradhe udhetimi po ecte mire. Por ne 5 Korrik nje vale perplaset me anijen, e ajo mbyte brenda 5 minutave. Marinaret mezi paten kohe te hidhen me varke shpetimi (4.5 metra e gjate) vetem me dy konserva e nje kompas. Toka ne piken me te afert ishte 2500 km, dhe e vetmja shprese ngelej te hynin ne linjen e anijeve qe dikush ti shikonte. 2 konservat mbaruan shpejt, mundohen te kapin peshk por pa sukses. Diten e 4-et kapin nje breshke qe u doli per nje jave. Mungonte uji i pijshem e filluan te pijne urinen e tyre. Ne diten e 19-te, Dudley propozon qe njeri prej tyre, i zgjedhur me short, te vritet, qe te shpetojne te tjeret. Brooks refuzon. Stephens heziton. Ideja bie poshte. Dudley fillon nga e para, tani ai s’propozon me short, por te vritej Parker, djali i ri. Me i dobeti dhe i semure, s’kishte femije e grua, dhe kjo ishte zgjidhja ideale. Me ne fund Stephes pranon, e vrabn dhe ne 4 ditet me pas qe te tre po hanin djalin e ri. Ne diten e 24-et, anija Gjermane, Montezuma, qe po kthehej nga Afrika e Jugut, i shpeton te 3. Me 6 Shtator 1884, Montezuma ankorohet ne Falmouth. Te mbijetuarit ne kapiteneri tregojne historine e tyre pakuptuar se kishin bere akt kriminal dhe cuditen kur u arrestuan. Dudley, si xhentelmen pranoi se ishte organizatori kete e Brooks s’ka faj. Simpatia e publikut ish me “kanibalet” kur Dudley udhetoi nga Falmouth ne Paddington te takonte te shoqen, njerezit i hiqnin kapelen ne shenje respekti.
51
Filozofi, Histori & Ese Gjyqi e quan Dudley’n burre “me kurajo te rralle” Prokurori e Kryetari i Bashkise se Falmouth, kercenohen per vdekje nga publiku. Daniel Parker vellai i madh i viktimes, e fali Dudley’n ne gjyq, bile shtrenguan duart. Juria nuk u lejua te arrinte vendim nga frika se mos i lironte te akuzuarit por te vendoste faktet.
Ceshtja shkon para nje tribunali me 5 gjyqtare, nje levizje shume e rralle kjo, me kryetar Lord Chief Justice, Lordin Coleridge, i cili tha: "Fajtore per akuzen qe jane arrestuar." Ai shprehu dyshime nese “ka ekzistuar nje situate e nevojshme. Dhe me fjalet e tij: “Te akuzuarit, mund te shpetoheshin te nesermen nga nje anije tjeter, ose s’do shpetoheshin fare. Ne te dyja rastet eshte e qarte, se vrasja e Parker-it do ishte nje akt i panevojshem dhe pa perfitime. Dhe ne qofte se nevojshmeria ekzistonte, kjo nuk e justifikon vrasjen e nje njeriu.” Lordi Coleridge kategorikisht refuzoi te njohe veteprezervimin si “qellim qe justifikon aktin” “Te ruash jeten tende eshte detyrim - pranoi ai, dhe shton me pas - “por eshte detyrimi 52
Bestar me i thjeshte dhe me i larte per ta sakrifikuar ate. Lufta eshte me plot raste kur eshte detyre e nje burri te jape jeten. Detyrimi ne rastin e marinareve qe humben anijen, e kapitenit te tyre, e marinareve ndaj pasagjereve, e ushtarakeve ndaj grave dhe femijeve ... keto detyrime forcojne mbi burrat nje nevojshmeri morale, jo te vete-ruajtjes, por te sakrifikojne jeten e tyre per te tjeret. Pra, nuk eshte korrekt, te themi se kemi nje nevojshmeri absolute dhe te pakualifikuar per te ruajtur jeten tone”
Dhe ne fund e mbyll: “nje rregull qe lejon vrasjen e dikujt ne situata te nevojshme do jete virtualisht jo praktik. Kush eshte ai qe do e gjykoje kete lloj nevoje? Me cfare parametrash do masim vlerat krahasuese te jeteve?” dhe “do jete forca, ose intelekti, apo cfare?” Gjyqi vendois vendimin me vdekje. Duke gjykuar opinionin publik, Home Secretary arranzhon faljen. Brooks vazhdoi me marinen. Dudley emigron ne Australi, duke perdorur opium mundohej te harronte kete histori. Stephen vendoset ne Southampton dhe me vone cmendet.
53
Filozofi, Histori & Ese Kush e ka te lehte te denoje marinaret a ti fale ata? Ky debat i “nevojes dhe domosdoshmerise” eshte nje nga pikat kyce te filozofise, hasur nga antikiteti deri ne luften e 2-te boterore, e me pas per sportistet te cileve ju rrezua avioni ne Andet e Uruguajit. Megjithese ato hengren shoket e tyre qe kishin vdekur pas perplasjes dhe nuk vrane njeri.
Tek Etika, kemi dy shembuj standarte.
(1) Drrasa e Karneidis (Carneades) Eksperiment i propozuar nga
Carneades-i i Cyrene, ne raport te vete-mbrojtjes me vrasjen. Kemi 2 marinare qe u eshte mbytur anija, A e B. Shohin nje drrase qe mund te mbaje vec njerin prej tyre. Te dy notojne drejt saj. Marinari A arrin i pari. Marinari B qe do mbytej, pa drrasen, shtyn A-ne e ja merr ate, duke sjelle vdekjen e tij. Me vone nje anije e shpeton marinarin B. Eksperimenti thote: ”a duhet te arrestohet per vrasje marinari-B?” Nese B-ja duhet te vriste A-ne, qe te jetonte vete, atehere mund te argumentohet si vete-mbrojtje. 54
Bestar (2) Ceshtja e Eksploruesve Spelunkane (Speluncean Explorers)
artikull nga Lon Luvois Fuller, ne 5 Qershor 1949, tek Harvard Law Review. L.L. Fuller ka qene filozof i njohur e profesor i jurisprudences, autori i “Moralit te Ligjit� ne 1964 Ka nje skenar qe jep 5 zgjidhje te mundshme. 5 eksplorues bllokohen nga shembja e nje shpelle, mesojne nga kontakti i shkeputur me radio, se pa ushqime do vdesin perpara se ti shpetojne. Vendosin qe njeri prej tyre te vritet, zgjedhja do behej duke hedhur zaret. Mbasi i shpetojne, te 4 eksploruesit e ngelur arrestohen dhe denohen ne gjyq per vrasje. Nese apeli ne Gjyqin Suprem deshton, atehere do marrin denim me vdekje.Fjalet ne statute jane shume te qarta por ka presion te jashtezakonshem te opinionit publik ne favor te tyre.
55
Filozofi, Histori & Ese Artikulli jep 5 mundesi juridike te ndryshme ne arsyetimin pse te mbijetuarit duhen liruar, apo te shpallen fajtore. 2 gjyqtare i denojne. 2 gjyqtare besojne tek “sensi i mases” opinioni publik e bazuar ne nevojen per jeten, gjyqtari i 5-te, s’eshte ne gjendje te marre vendim e abstenon. Vendimi i gjyqit te apelit eshte 2 me 2, pranohet vendimi i gjykates se I-re dhe te 4 eksploruesit denohen me vdekje. Ceshtja nga Fuller eshte klasike ne jurisprudence, si nje mikrokozmos i debateve konfliktuale ndermjet filozofive te ndryshme ne mes “ ligjit te natyres” dhe “ligjit pozitivist te shoqerise” Ceshtja Richard Parker pati shume interes per kohen dhe tronditi shoqerine Viktoriane, megjithese sot njihet me teper nga juristet. Populli e mesoi serish ne 1974, kur Arthur Koestler (mendimtar dhe autor Hungarezo-Britanik, i shek 20-te) beri nje lloj konkursi te “The Sunday Times” Lexuesit ftoheshin te sillnin koincidencat me te cuditshme qe dinin. Fitues shpallet personi qe kish vene re: se Romani i Edgar Allen Poe “The Narrative of Arthur Gordon Pyn of Nantucket” i publikuar ne 1838 (dekada para se te mbytej Mignonette) ka 4 marinare qe u mbytet anija. Hedhin short se kush do sakrifikohej qe te jetonin te tjeret; humbes doli marinari qe e propozoi idene. Emri i karakterit: Richard Parker.
Besi / Korrik 2005
56
Bestar Filozofi - Etika Normative | Philippa Foot
TORTURA - ka raste kur mund te justifikohet?
57
Filozofi, Histori & Ese Eshte Gabim te Hash Njerez Libri i M. Bradbury, Eshte Gabim te Hash Njerez, (Eating people is wrong) eshte nga librat e pare qe kam lexuar kur erdha ne Angli. Libra qe i bleja ne Portobello Market ne nje kohe kur nuk kisha shume para per te jetuar. Kushtonin 10-20 pence, te themi jo me shume qe 100-200 leke te vjetra, vetem ne tregje me mbante xhepi te merrja dicka, i merrja me cante dhe si i uritur; fjalore, libra, manuale, harta dhe c’te gjeja. Libri i mesiperm qe shkruar per vitet 50-60, botimi nuk me kujtohet. Sa fillova ta lexoj nuk e hiqja dot nga dora, te kuptohemi nuk eshte nje nga veprat madhore te literatures Angleze por me terhoqi analogjia ne kohe e vende sidomos per menyren e te rrefyerit. Behej fjale per Angline e pas Lufte dhe jeten e nje 40 vjecari provincial. Me nje tematike qe shkonte nga puna, familja, morali, shendeti, mbijetesa etj. Nje menyre te shkruari qe sado qe kisha lexuar me pare, nuk isha mesuar me kete tip monotonie apo hapje deri ne fund, qofte ne detaje rutine dhe ne dukje te parendesishme. Aty jepej provinca, intriga, berrylat dhe ironia pershkruese ne jeten e nje pedagogu ne nje qytet te vogel te Anglise. Gjera qe nuk ishin me vlere tragjike apo te mbaje frymen si do perfundonin, ne fakt…ti e dije fare mire se si do shkonin punet, vetem duke ditur tipin e personit. Shumica e ngjarjeve rreth tij ishin mundane dhe te predikushme nga ajo qe e quajme “comedy of manners” Pashe veteveten aty, ikur nga “Shqiperia e pas Luftes” nje rremuje qe dhe Kabuli i sotem nuk i ngjason; i vetmuar, i pa-orientuar, i pamundur te behem vulgar apo harbut (comedy of manners - prape) Ardhur nga Shqiperia, province e vertete krahasuar me nje nga qendrat e botes moderne dhe titulli ishte intrigant. Terheqes ne menyre te drejte.
58
Bestar Te hash Njerez nuk eshte pune e Mire. Vertete? Duke e ditur qe kjo eshte patronizuese nuk prisja leksione morali dhe etike ne nje roman, prape nje ndjesi me thonte qe ky liber nuk eshte dhe aq i zakonshem. Ashtu me doli. Tani te romanet ka nje problem, ato i kalojne kohes, shpjet fillojne dhe moshohen por ky fenoment ju jep sharmin e vet; cdo gje qe lexon sidomos kur ka date-periudhe duhet pare ne kontekstin kohor. Me pas mesova qe kish qene liber kult dhe pike referimi per ate gjenerate. Mbi te gjitha dua te ndalem tek mosha! Mosha eshte nje produkt i kohes dhe me shume ceshtje datash dhe vitesh, kjo e ben ate nje koncept shkencor (te matshem) por dhe nje koncept relativ (ne sjellje) Duke krahasuar dje me sot, e kuptoj se subjektivizmi njerezor eshte i njejte per te gjithe ne. Cdo gjenerate ka pasur te njejtat endrra, shpresa, frikera, ambicje dhe probleme. Datat jane ato qe ndryshojne. Me kujtohet qe sillesha si i hutuar, me kuptoni kisha pare mjaft shtete ne Europe por asnje dhe asgje nuk te pergatit per jetesen ne Britani; makinat ecin ne krahun tjeter, rruget e shtepite me dukeshin te gjithe njesoj. Admirimi dhe nje respekt i ndrojtur duke pare tingellimet dhe sa madheshtore toponimet me dukeshin etj. Shpejt kuptova se une jam ai qe jam me vleren time, njeriu adaptohet shpejt deri ne nje kahje qe as vete nuk do e besonte. Rruget i njoh mire e tani me duhen dy apo tre dite te pershtatem kur nis makinen ne ndonje shtet Europian (qe ne fakt eshte krahu im!) Tashme emrat e humben mistiken e tyre, Baker Street eshte rruga e furrtarit, Shepherds Bush eshte shkurrja e bariut dhe Swiss Cottage vecse nje kasolle Zvicerane; e gjate kesaj kohe mosha kalonte. Nuk ndihet per disa vite, per 5 apo 10, rremuja, jeta e perditshme, lufta per ekzistence dhe procesi autonom i marrjes fryme cdo dite; nuk te lene kohe te shohesh tavanin dhe numerosh ditet, perdite. Por
59
Filozofi, Histori & Ese mosha kalon. Me kujtohet kur mundohesha te kapje ndonje gjurme Shqiptarie ne Angli, dicka jo fort e lehte. Kur perfytyroja si pas luftes shume Shqiptare iken neper bote. Te djathte e te majte, intelektuale a njerez te thjeshte, luftetare fisnike e kriminele lufte. Si ja bene? Lufta mbaroi, si u pershtaten? Si mbijetuan? Si gjeten pune, ushqime, shok jete? Si ja benin me vetmine? Mallin per familjen e memedheun? Prape koha kalonte. Te duhet nje jete te kuptosh shume gjera qe i di, me mire ta ri-themi: qe mendon sikur i di. Tani s’je me ai femija i zgjuar qe dikur mahnitje te rriturit me njohurite e tua, je i rritur vete dhe duhet te mbijetosh por me teper te zbulosh ne jeten e perditshme ato qe i dije ne teori. Ne nje vend ku nuk ke askend, ku nuk te njeh askush dhe mungesa jote apo prania, nuk ndihet asfare.
Por nevojat e perditshme te grabisin vemendjen e shumecka te merr perpara me prioritetet e tyre te mprehta. Cilat? Jane shume te thjeshta, ne do pretendoja ti shpjegoja dikujt Evolucionin e kerkesat njerezore.
60
Bestar Ai ne dritaren e trenit duke lene platformen dhe une te kem kohe vec per nje shtrengim dore dhe 3 fjale, do ja thoja me tre pika: C’kerkojne njerezit me pyete? Njerezit s’kerkojne shume, por duan gjithshka…Me thuaj shpejt, gjithshkane! Me pak fjale. Nuk kam kohe do iki…Ok, te gjithe njerezit duan keto tre gjera bazike: Ushqim Ciftezim Territor
Cfaredo institucioni shoqeror, filozofik, arritje shkence, arti apo mrekullie te krijuar nga njeriu, nese nuk plotesojme keto nevoja bazike, shkaterrohet ne menyre te pariparueshme. Ushqim, konvertimi i tij ne Glukoze (energji) eshte baza per jetese e cdo organizmi, Ciftezimi eshte thjeshte qellimi per te cilin “Natyra ne na perdor” per te lene pasardhes dhe Territori eshte ajo pjese e vogel qe quhet shpelle, apartament, krevat apo si Anglezet e Shqiptaret kane nje fjale te vetme, Catia mbi koke. Hiq njeren nga keto dhe civilizmi yne rrezohet me nje ashpersi kafsherore. Lufta per ekzistence me pas duket me akute dhe gjithshka tjeter krahasuar me keto nuk ka asnje vlere. Civilizmi yne eshte 72 h ose 7-9 vakte te munguara larg nga katastrofa. Kaosi social qe vjen me pas duhet pritur (ne termat natyrale) dhe eshte i paimagjinueshem ne termat civile apo si na kane mesuar ne ta shohim boten e sotme. Ky skenar eshte i pranuar nga te gjitha qeverite ne bote. Nuk ka nevoje te jesh student i biologjise evolucionare dhe i historise njerezore. Me moshe njeriu arrin te behet me selektiv dhe e kupton se fundi i deshires nuk eshte rekordi muzikor, filmi, futballi, makina etj por keto 3 elemente bazike. Keto s’jane koncepte te reja apo zbulime mbrese-rendese, ne fakt dhe po mos ti dime sot, a dikush te mos ishte ne gjendje ti formulonte ne leter, jane aty 61
Filozofi, Histori & Ese pavaresisht ndergjegjes e deshires. Si forca e gravitetit, e gjetur apo jo, me nje emer tjeter apo ate qe ka tani, mbetet force. Flasim per forca qe jane bazike, jetesore dte pa-negociueshme. Nje nene qe hidhet ne flake per te shpetuar femijen e saj, nje baba qe punon 14 ore ne dite apo lyp per ushqime, nje ngjale qe i bie botes rrotull te shkoje ne detin e Sargaseve, nje salmon qe nisen kunder rrymes, nje koloni e tere bletesh qe punonje dite e nate per te krijuar nje guve e nje strehe, te gjithe keto organizma kane nje karakteristike te perbashket, ne fakt 1, e cila eshte Jeta, me 3 kerkesat e saj primare: ushqim, territor dhe ciftezim. ***
‌ tani pak argetim
62
Bestar Dita kur vdiq Burreria Ne nje dite te ftohte, 6 Dhjetor 1989, nje djale i ri me arme ne dore futet ne Politeknikumin e Montrealit, Kanada, (École Polytechnique) dhe urdheron djemte te dalin nga klasa duke qelluar vetem femrat. Pasi bertiti “ une i urrej Feministet” kaloi korridor me korridor dhe vrau cdo vajze qe i doli para. Ne fund bilanci eshte ky: 14 studente te vrara dhe 10 te plagosura. 4 djem u plagosen aksidentalisht, dhe vrasesi ben suicid. 25 vjecari Marc Lepine, i lindur Gamil Gharbi, me nje baba Algjerian qe ja dhunonte te emen, ne menyre sistematike, kishte marre nje arme me leje (pushke Mini-14) dhe beri kete masaker. Sot kjo dite eshte National Holiday ku perkujtohen viktimat ne Kanada. Per mendimin tim, Kanadaja liberale, dhe shoqeria sot ne pergjithesi, po i sillen rrotull e rotull dickaje qe na mundon te gjitheve, e shohim po asnje nuk flet. Dikush beri dhe nje film per kete ngjarje, pervec nje masakre “standarte” une nuk e kuptoj se cfare ka ketu per tu hedhur ne film, ne art? Nese do isha nje dramaturg, novelist, regjisor, do vuaja qe gjeja nje cep nga t’ja filloj. “Dokumentim te masakres?” Ok, por jo narrative per tu permendur, thjeshte nje kasaphane nga nje i cmendur. Por problemi nuk jane te cmendurit, jemi Ne. Profesoret dhe djemte e klases, te urdheruar nga ky lunatik dolen me bishtin nder shale, duke braktisur femrat ne fatin e tyre - vdekje e sigurte - nje akti abdikimi i pergjegjesise, qe do ishte i pamenduar ne gati cdo kulture, e cdo kohe, pergjate gjithe historise njerezore. ”Burrat” prisnin ne korridore, dhe pasi degjuan te shtenat e para, nuk bene asgje. Kur Gharbi mbaroi del jashte ne korridor prape nuk bene asgje, s’pergjithesojme burrat Kanadeze por dicka qe po e humbim gradualisht.
63
Filozofi, Histori & Ese Ate qe nje burri kur i vjen fundi, thote ja ku jam dhe nuk le nje femer te vritet para tij. Ne aspekt llogjik, si nga evolucioni dhe biologjia ekzistenciale, keto vecori e kane sjelle racen tone ketu, pavaresisht rrethanave. Zakonisht nen nje kercenim ekstrem, mashkulli vete-sakrifikohet i pari. Disa persona mund te thone: “ne situate te tille, nuk e di se si do veproja vete” Keta tipa per mua, jane gati 100% te sigurte se do ikin nga frika. Me mire te jetojme ne nje shoqeri qe ka disa kode morale: “mashkulli perballon rrezikun e pare” dhe burri te deshtoje -ndodh- se ne nje shoqeri qe thote: “nuk e di cdo bej”
Ne film jepen dy studente Valeri e Jean Francois, pasi vrasesi ulurin fjalet fatale: “Séparez-vous!” Jean cohet, dhe afer deres kthen koken e shikon vajzen. Krahasuar me te tjeret qe dolen me vrap, kjo “pike delikate” konsiderohet si akt trimerie. OH PER HATER TE ZOTIT!! Ne paste ardhur trimeria ne kete pike, rraca jone ka marre fund. Ne mbrojtje te tyre eshte thene se jane 20 vjecare shume te rinj. Do thoja se nje ushtar i kembesorise ne moshen 20 vjecare eshte i mjaftueshem, dhe 20 vjecaret kane bere akte 64
Bestar heroizmi; pra nuk eshte mosha. Nuk eshte as arma, se jane 50 meshkuj kunder njerit. Psikologet kane dekada qe mundohen to shfajsojne keta “meshkuj” duke kuotuar “rrethana te jashtezakonshme” si argument mbrojtes. Pikerisht zoterinj. Te jashtezakonshme prandaj themi nen nje kercenim ekzistencial, mashkulli mbron femren ne fillim pastaj veten. 50 meshkuj, jane grup i madh te themi “u hutuan ne moment”. Ne fund, kjo s'ka te beje me forcen fizike a mashkull te mesuar me sakrifica e luftime trup me trup, aspak; ka te beje me nje xhentellmen, i cili e di vendin e tij ne jete. Pjese e karakterit dhe shtylles kurrizore, te kujtdo. Por dhe si shoqeria po i rrit djemte sot. Po feminizmi qe e permendem? Sigurisht, ato femra qe jane trime dhe duan te jene te barabarta me burrat jane 100% te mirepritura. Askush nuk i ndalon. Znj Isidor Strauss, vendosi te rrije me te shoqin ne Titanik, dhe mori respekt per kete. Asnje nuk e shau me pas dhe as nuk e detyruan me zor te hype ne varke. Femra ka te drejten te zgjedhe per jeten e vdekjen e saj, ne po flasim per “detyrimet e nje burri” Britania Edwardian-e e ajo Viktoriane para saj, ka pasur mjaft debate per “women and children first” Bazuar ne karakter, ne klase apo dhe ne rrace; por ne nje pike takoheshin te gjitha, nese nje burre sakrifikon veten, kjo pritej prej tij. Burri nuk iken si nje mi, e te lere nje femer te masakrohet. Regjizori i Titanic, me “stil modern” jep nje nga marinaret e anijes duke vrare nje pasenger, kur ne fakt ky person ne realitet jo vetem ndihmoi te tjeret, por hodhi karrike nga anija ne det, qe mbijetuesit te mbaheshin diku; dhe vete vdiq sipas adazhit te detit: "Grate dhe Femijet, te Paret” Pse? Nje femer eshte me e dobet fizikisht, ndryshon forca e saj me nje mashkull.
65
Filozofi, Histori & Ese Sa kohe mund te rrije ne det, veshja eshte me veshtire per notim, femijet duan ate qe te kujdeset, etj. Ndoshta disa feministe bertasin shume dhe meshkujt jane terhequr duke besuar (pranuar?) kete pretendim ekstrem se femrat e meshkujt jane njesoj. Ato nuk jane, dhe s’kane per te qene. Ne disa pune ne i bejme me mire, te tjerat i bejne ato dhe ne finale i takon nje mashkulli te marre goditjen. Si do te jete puna - ne fund fare – mundohem ta shoh argumentin nga ana tjeter. NESE DO ISHA FEMER kurre nuk do doja qe nje mashkull afer meje (familje, shok, pune rruge) te largohet nga frika, kur une po masakrohem. Pyeteni nje femer, shihni si do ju pergjigjet. Ne ekstrem nuk ka me moralizime, barazi e feminizem, ne jemi te zhveshur. Ashtu sic na ka bere natyra. Sot ne Kanada eshte "Dita e Kujtese dhe Aksionit ne Dhunen Kunder Femrave" Personalisht s’jam per emertime te tilla. Nuk ka asgje te kujtohet aksioni i nje te cmenduri (me respekt per viktimat) ai fare mire mund te vriste femije, te moshuar apo kedo qe e kishte "inatosur" Po kalojme ne shoqeri pergjithesuese dhe vete-viktimizuese. Nese kjo dite do kishte nevoje per nje emer, do e quaja: Dita Kur Meshkujt Deshtuan te Veprojne Si Burra! b.b | 6 Dhjetor 2011
66
Bestar Ligji per Vullnetaret & Heronjte || The Good Samaritan Law
67
Filozofi, Histori & Ese Ne jemi te gjithe te barabarte, apo jo? The Guardian, ky rojtar i te majtes liberale (ironia me dashje) po veteshqetesohet se Anglishtes na i mungokan peremrat neutrale. Disa nga ne se quajme veten “ai ose ajo” (he or she) dhe kur ju shpjegojme femijeve ne shkolla - thone ata - “nese ai apo ajo jane lesbike” femijet mund te ndihen te diskriminuar. Ne mund te perdorim ata / ato (they) por kanotacionet gramatike nuk jane te pershtatshme. Pra, gjuha jone nuk e reflekton zhvillimin shoqeror. E shihni sa ne hall kemi rene? Gramaticenet Britanike qe ne 1800en jane shqetesuar per keto pune, peremrat neutrale, dhe tentuan me ton, ip, le dhe hiser, por nuk i perdori njeri. Dihet se gjuha ka dinamiken e saj por te arrish ne keto nivele eshte korrektese politike e cuar ne nivele te cmendurise. Ky problem nuk eshte i kufizuar vetem ne Britani, ka prekur te gjithe Europen Veriore dhe Suedezet mbajne "flamurin e barazise gjinore" Se fundmi, ne loje jane futur dhe Gjermanet. Pse jo, dhe te banjot publike keta meshkuj i bejne karshillek seksit femror) duke urinuar ne kembe. Gjynah gocat, qe s'po i ze gjumi prej kesaj mos-barazie. Pra do i bejme uniseks banjot dhe keshtu rregullohet bota, pasi te krijohet barazia. E majta Liberale nuk e ngre zerin kur Talebanet, dhe fondamentalistet Islamike vrasin gra me gure apo djegin njerez te gjalle. Ne Suedi kur eshte bere nje ankete te femrat me pyetjet “c’deshironi te bejne burrat per ju?” 15 vite me pare: te gjitha thane: te perfshihen me shume ne punet e shtepise. E njejta pyeje ju eshte drejtuar 2 vite me pare: “po tani?” e dini si u pergjigjen partizanet e politikave korrekte ekualo-liberale? Gati te gjitha thane: burrat duke lare pjata nuk kane hije fare.
68
Bestar Ngjan se kane umbur maskilinitetin dhe kjo na ben shume te palumtur! Ja ku e kemi pergjigjen, kur nderhyn shume me evolucionin e devijon (edhe) vikingun duke e futur ne lavaman me doreza, prit dhe pasojat. “Te palumtura nuk eshte asgje” Ne boten qe jetojme nje lufte a nje konflikt gjithmone ndodhet prane; luftat nuk luftohen me “amazonet nordike” e as “burrat me perparese” Anglishtja ka nje shprehje domethenese: “be careful for what you wish for...” -ke kujdes per cfare deshiron, se te vjen ....Une kam nje enderr qe jo shume larg, Shqiptari mesatar, ne autobuzin e unazes, do thote pa dashje: avash mi shoqe. Pa mbaruar fjalen do i vije pergjigja: kujt i thua shoqe??Apo goce? Ose Gruje? Legjislacioni Shqiptar do i hidhet me nje “tonature tulla” mbi koke per: “ngacmin, fyrje, ulje te dinjitetit, misogjini, abuzim me fjale qe paraqesin perkatesi seksuale” e si perfundim, ne burg do mendoje me qetesi per nje kohe kur Grate nuk kishin ankesa se ishin Gra, dhe burrat dukeshin si burra. Keshtu pra Europen e deshet, po vjen, by the book. Me liber te madh ne dore.
69
Filozofi, Histori & Ese Epilog. Jane mendime te tilla, banale dhe skandaloze, te intelektualeve liberale, te cilat nxjerrin ne plan te dyte veshtiresite e verteta te grave. Feministet qe dogjen sutjenat ne vitet 60-te jane te penduara sot se shkuan shume larg. (te pakten shumica e tyre) Femrat kane probleme reale dhe jo banjot unisex, por kerkojne: kushte me te mira te jeteses dhe pages, 1 ne 3 gra sot ne bote perdor uje te infektuar per vete dhe femijet keto femra nuk kane akces ne ilace, edukim e zhvillim. Dhe ne boten e zhvilluar kane abuzime, dhunime e rrahje, ne nje punim te meparshem kam dhene statistika si 50% te grave Britanike, u ndodh te pakten nje dhunim fizik gjate jetes. Shkollimi punesimi, pagat e uleta, puna me e larte; rruga jo e lehte per karriere, stigma per ato femra qe duan te jene “shtepiake e te rrisin femijet� - shoqeria kete e ka shtyre gati sikur eshte turp - e shume probleme me te cilat perballet nje femer gjate jetes, sikur harrohen, sepse disa te shqetesuar tani po shtyjne per kufizime ne peremrat neutrale. Kam bindjen personale, nese i pyesim femrat sa i bezdis kjo, te pakten shumicen e tyre, do pergjigjeshin: mendja s’na ka vajtur, kerkuar se kemi, SHUME FALEMINDERIT por NUK E DUAM!
70
Bestar Nassim Taleb
71
Filozofi, Histori & Ese Revolte Kunder Revoltes se Tepruar- Will & Ariel Durant
***
Absurdi Post-Mortem dhe S. Beckett Ever tried. Ever failed. No matter. Try Again. Fail again. Fail better
72
Bestar Ka nje ironi me kete thenie te Becket. Ne biseda e kudo ne internet, njerezit e perdorin per vete-motivim dhe jashte kontekstit. Keto fjale pa lidhje ne imperativen e Anglishtes (urgjente) jane marre per nje qellim qe autori se ka menduar kurre. Ne “Australian Open” Stanislas Wawrinka mundi ne finale, Rafael Nadal-in, duke krijuar nje sensacion per sportin e tenisit. Por kjo s’na perket ne. C’hyn Becketi ketu? Hyn, hyn, bile hyn, me zor. Lojtari Swiceran 28 vjecar, me origjine Polake, ka nje tatuazh ne parakrah, pikerisht kete kuote nga Becket. Shihe, kjo eshte:
Post-mortem, bota po meson si nje nga shkrimtaret me pesimiste te Shek –XX, qenka bere inspirues per nje gjenerate te re. Ku qendron e verteta? Sic e kam bere une, jane me mijera qe kete kuote e kane kthyer ne “thenien e dites. ”Miliona here gjindet tek “brainy quotes” ose “theniet me te zgjuara” apo “ mendime qe kane ndryshuar boten” Ne fakt biznesi dhe sporti i jane turrur me nje fryme. Te tregojne se jane te lecitur? Njohin klasiket e aferm apo... . Te jep leje se “deshtimi eshte OK” Kushedi. Po konteksti? Pse? Kush? Ne cfare atmosfere thuhet kjo fraze?Dalim ne anen me drastike te komedise se absurdit, ne fund te fundit flasim per Becket-in. Duke huazuar nga nje shkrimtar i cili ne menyre famoze dhe mbare-boterore veshtire te akuzohet per vibracione pozitiviteti
73
Filozofi, Histori & Ese ne vepren e tij, kaluam pertej parodise. Romancieri Irlandez Aidan Higgins, nje here i pati thene: “deshperohu sa je i ri, e kurre mos shiko pas” Ironia tashme ka mrekulline e saj, veren si injoranca ka marre nje pasazh (bash me te pa-pershtatshmin) dhe e ka kthyer ne himn triumfi, sikur Becket-it i ka interesuar si/sa/e/ku deshton dikush. Vulgarizimi dhe guximi i mosdijes asnjehere nuk ka fund.
Duke menduar per orgjinen e keq-kuptimeve dhe sheh njerezit te marrin gjerat jashte kontekstit, perhera duke gjykuar nga aparenca, natyrish te vjen ndermend reagimi brilant i gruas se tij Suzanne Déchevaux - Dumesnil, sa degjoi vesh se Becket do merrte cmimin Nobel ne 1969-en, u shpreh: “Quelle catastrophe!”
Samuel & Suzanne
74
Bestar Paradoksi i Moravecit (Inteligjenca Artificiale) Ne vitet 80-te Moravec, Brooks and Minski, argumentojne: ne kundershti me ate qe besojme ne, arsyetimet e niveleve te larta jane te lehta e kerkojne shume pak fuqi kompjuterike, por aftesite sensore dhe motorike jane te veshtira dhe kerkojne shume fuqi kompjutacionale. Arsyetimi i Moravecit, bazohet tek evolucioni. Evolucioni njerezor eshte per nje periudhe te gjate, ai i mendimit robotik sa ka filluar.
Po ashtu, mendimi abstrakt njerezor eshte i ri, ~ gati 100.000 vjecar. Ky mund te kapet nga inteligjenca artificiale. Problemi me i veshtire eshte “ndjenja dhe levizja� ate qe nje femije 4 vjecar e ben pa hezitim. Gjerat qe ne i bejme pa u menduar jane te veshtira per IA, ndersa ato qe ne na duken te veshtira jane shume te lehta per te. IA (Inteligjenca Artificiale, ne Angl - AI) filloi me "mendimin kompleks" sepse themeluesit e saj ishin shkencetare, te cilet mendonin se shahu, integralet, algjebra dhe problemet e veshtira matematike; jane ato qe paraqesin veshtiresi. Ne fakt doli e kunderta.
75
Filozofi, Histori & Ese
Henri Miller thote: Ne fund te fundit, cfare eshte potenciali i njeriut? A nuk eshte ai shuma e te gjitha pjeseve qe e perbejne ate? Me fjale te tjera, hyjnore? Hans Moravec, lindur ne Austri, 1948. Ka punuar me robotiken, inteligjencen artificiale, impaktin e teknologjise, futuristiken dhe vizione e predikime per kompjuteret.
76
Bestar Point of No Return (sic)
Reminishence kur vendi kishte 6 dite buke
77
Filozofi, Histori & Ese Varaku Siperfaqesor i Civilizimit Modern
Deshmi: kur Personeli Mjeksor Rrezikonte Jeten per 1-Petitidine
78
Bestar Skllavi vs Individi i Lire, Shteti vs Formaliteti
12 Besimet Iracionale nga Albert Ellis
79
Filozofi, Histori & Ese Kjo eshte esenca e REBT (CBT si perdoret sot) nga Albert Ellis. Njeriu qe e hoqi Frojdin nga froni duke e bere te dukej demode
Mitet jane te bukura, Churchil & Fleming| Osler & Bethoven
80
Bestar Nenat
Dhimbja & Empatia
81
Filozofi, Histori & Ese Zemer e pafjetur Sepse, me kujtohet nje nga fjalite me te bukura qe kam lexuar ndonjehere. //Ana, zemer e pa-fjetur.// me duket nga Ismail Kadare. Personazhit kryesor - nje arkitekt - i kishte vdekur e dashura, tashme nuk i hynte asgje ne sy. Ne shtepi, cdo gje i kujtonte Anen dhe shpirti i tij bertiste nga brenda: Ana, Zemra qe kurre nuk fle per mua. Ndoshta, per here te I-re, e kam ndjere dhimbjen e dikujt, nga nje lexim i thjeshte. Pjesa me e bukur, eshte se nuk me kujtohet titulli i librit, e as cfare ndodhi me personin me pas. Vec kjo fjali me ka ngelur ne shpirt. //Ana... .// Duket qe "nje zemer" nuk eshte si nje tjeter,.
Tautologjia sipas Wittgenstein
82
Bestar
83
Forca inspiruese e nje Femre Nje zonje e mencur pati thene njehere: “do ta dish sa e rendesishme jam une? Meyet pasi te te puth” Sulejmani i Madherishem si e quajme ne, ishte i 10-ti Sulltan i Perandorise Osmane dhe me jetegjati ne fron [1520-1566] Le ti bejme pak biografine, ai u quajt Kanuni – Ligjberesi. Nen drejtimin e tij perandoria arriti majat ne anen politike ekonomike dhe ushtarake; pushtoi Beogradin dhe nenshtroi Hungarine, mori gati te gjithe Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut duke shkuar aq larg sa Algjeria. Flota Osmallinjeve dominonte Mesdheun deri ne Detin e Kuq dhe ne Gjirin Persik. Ndryshimet e sjelle prej tij ne arsim, taksa, ushtri ligj penal etj ngelen model i perandorise per shekuj me rradhe. Ne Shqip del i madherueshem ne Anglisht eshte Suleiman the Magnificent, i pa-arritshem, impresionues, “te merr frymen ne admirim”. Suleimani ka qene shume i zgjuar, studionte dhe fliste disa gjuhe, lexonte astronomi dhe poezi, gjeni ushtarak dhe burre shteti, ne fakt ishte dhe praktik, bente argjendari dhe piktura, diplomat dhe patron i arteve e i literatures. Kjo periudhe konsiderohet si Epoka e Arte e Turqise. Cfare erdhi me pas, ishte prishja graduale e perandorise. Ktheu Konstandinopojen ne qendren e botes Muslimane, e cila kurre me pas s’ka arritur ne ato nivele. Fuqia e tij kaplonte token dhe detra, ndryshoi menyren e jeteses, ushtrise dhe agrikultures, vete Shekspiri e permend ne dramat e tij dekada me vone. Ky gjigand i historie, qe Europa me zor e mbajti ne portat e Vjenes, s’lindi ne vakum e ne nje kohe pa njerez te medhenj.
Bestar Ne kurriz kishte Ivanin e Tmerrshem, ne ekstremin tjeter kemi Franciko Pizarron, vertete nuk pa fuqi ushtarake te krahasueshme me te, por imagjinata e guzimi si mungonte. Me 3 anije e 150 vete, pushtoi Perandorine me te madhe ne Hemisferen Perendimore. Henri i VIII ne Angli dhe Elisabeta e I-re. Kemi lufterat Europiane te Besimit Fetar, Verioret, Franko-Spanjolle, Mugalet, Portugezet, Afrikanet, Kinezet, kjo eshte quajtur Periudha e velave / detit, qe zgjat nga Shek 16 ne mes te shek 19te. Baruti dhe armet e zjarrit i ndryshuan teknikat luftarake dhe nder te paret qe i adoptuan ato ishin Otomanet, keshtu artileria Turke dhe musketat e jenicereve, shkaterruan kaloresine Hungareze me 1526 ne betejen e Mohacs. Per here te pare ne historine e njerezimit popujt agrikulturale ne organizma dhe territore te qendrueshme, ne menyre sistematike po thyenin sulmet e kaloresve te stepava. Ruset munden Mongolet dhe Turqit bllokohen ne Viene. Ky ishte shekulli 16-te, me gjithe keta njerez te medhenj perreth tij, kur Suleimani kthehej djathtas apo majtas bota mbante frymen. Ai ishte burre shteti dhe ushtarak i vendosur por dhe me shpirt te ndjeshem, thuhet se kur gjeti trupin e Mbretit Luis te Hungarise e ka vajtuar dhe e varrosi me nderime. Ky njeri i rralle ne historine e planetit bie ne dashuri me nje vajze te origjines Polake. Me nje femer, kur i kishte mundesite te zgjaste doren dhe te merrte cdo femer qe deshironte. Ne fakt as doren s’kish nevoje ta zgjaste, vasalet e perandorise dhe ushtaraket e tij i conin femrat me te bukura dhe haremi i Sulltan Suleimanit kishte 10.000 vajza te reja. Njera me e bukur se tjetra, nga cdo rrace, forme e me tipare te ndryshme. Dashuria se bashku me suicidin, jane dy nder problemet madhore te humanizmit, per te cilat filozofia akoma nuk ka dhene pergjigje te pelqeyeshme dhe as te plote. 85
Filozofi, Histori & Ese Suleimani donte vetem Roksanen ( Rokselana) se kontrolli mbi jeten dhe vdekjen, e nje pjese te madhe te popullates se planetit, nuk i jepte pushtet mbi shpirtin dhe mbi frikerat e tij. Sigurisht moren nje shembull ekstrem, Suleimani nuk ishte njeri i zakonshem per te treguar nevojen dhe boshllekun qe ne shpirtin e nje mashkulli mund ta mbushe vetem nje femer.
Cdo mashkull mendon per vazhdimesine dhe imortalitetin, dhe kete vetem nje femer mund ta sjelle ne formen tokesore. Ajo te jep vazhdimesine, se bashku me dashurine. Ne periudha lufte, urie, epidemish dhe kercenimesh madhore; nevoja per bashkim seksual rritet ne menyre dramatike. Burrat qe perballen me vdekjen kane nje nevoje te brendshme te lene nga pas imazhin e tyre. Suleimani ne fund ishte nje mashkull vdekatar si gjithe te tjeret, kjo kerkese e brendshme e bente ti shkrunate poezi pa fund kesaj femre si te ishte nje dajlosh adoleshent. Natyra, i ka percaktuar prioritetet e saj dhe te jesh sulltan apo fermer, gjeneral apo njeri mesatar, ti do ndjekes kodin e hierarkise se jetes. Perjashtime, asnjehere nuk ka. 86
Bestar Mrekullia e Zerit & Gjuha
GJUHA Ne Shek. e 5-te, pasi kalojne Detin e Veriut nga Danimarka dhe pjesa veriore e Gjermanise, 3 fise Gjermanike arriten ne Britani, Saksonet, Angles e Jutes. Banoret lokale flisnin nje gjuhe Keltike (Celtic) por shumica e tyre u shtyne drejt perendimit, territorin ku sot eshte Uellsi, Skocia dhe Irlanda. Angles vinin nga Engla-land ndersa gjuha e tyre quhej Englisc. Nga ku vijne fjalet England dhe English. (Anglisht) Anglishtja e Vjeter (450-1100 e.s) fiset pushtuese Gjermane flisnin gjuhe te ngjashme, te cilat sot i quajme Anglishtja e vjeter. 87
Filozofi, Histori & Ese
S’tingellonte si gjuha sotme qe njerezit nuk do e kuptonin. Megjithese gjysma e fjaleve qe perdorim sot, rrenjet i kane tek Anglishtja e vjeter. P.sh. “me qene, i forte dhe uje” (be, strong, water) vijne nga Anglishtja e vjeter, e folur deri ne vitet 1100.
Anglishtja Mesjetare (1100-1500) Ne 1066 William, (William the Conqueror) Duka i Normandise (pjese e Frances) pushton Angline. okupatoret u quajten Normane. Prune nje lloj Frengjishteje qe u be gjuha e oborrit Mbreteror, aristokracise dhe e klases se biznesit. Gjate kesaj periudhe pati ndarje klasore ku shtresat e uleta flisnin Anglisht dhe te lartat Frengjisht. Ne shek 14-te Anglishtja behet gjuha dominuese por ka fjale te shtuara Franceze. Kjo quhet Anglishtja Mesjetare. Ka qene gjuha e poetit te madh Chaucer (1340-1400) prape njerezit e sotem e kane te veshtire ta kuptojne. 88
Bestar
Anglishtja Moderne e Hershme (1500-1800) Ne fund te Anglishtes mesjetare pati levizje per thenien e zanoreve ne menyre sa me te shkurter. Nga shek 16-te, Britaniket ishin ne kontakt me njerez nga vende te ndryshme te botes, shto ketu Rilindjen e mesimet e klasikeve, keshtu u futen shume fjale dhe fraza te reja. Shtypshkronjat bene qe te flitej nje gjuhe e perbashket, librat ishin me te lire per tu shtypur dhe po shtoheshin lexusit. Shtypi solli dhe njesimin e Anglishtes. Gramatika dhe ortografia u unifikuan, ndersa dialekti i Londres ku gjindeshin shumica e shtypshkronjave, u be dialekti dominues. Ne vitin 1604 publikohet Fjalori i I-re i Anglishtes. Anglishtja Moderne e Vonshme (1800 - ditet tona) Diferenca krysore ndermjet Anglishtes moderne te hershme dhe Anglishtes monderne te vonshme eshte fjalori, kjo e fundit ka me shume fjale, qe kane ardhur nga dy shkaqe baze; si fillim Revolucioni Industrial dhe teknologjia krijoi shume fjale te reja, dhe se dyti, perandoria Britanike ne kulmin e ssaj arriti te dominoi gati ¼-en e globit; keshtu gjuha Angleze adoptoi shume fjale nga vendet e tjera. Familja Gjermanike e Gjuheve
Variante te Anglishtes, qe nga 1600, kolonizimi i Amerikes se Veriut solli nje version Amerikan te Anglishtes. Disa fjale Anglisht kur arriten ne Amerike ”u ngrine” Ne nje fare menyre Anglishtja e Amerikanizuar eshte me teper si Anglishtja e Shekspirit se sa Anglishtja e Britanise. Disa fjale qe i Britaniket i quajne “Amerikanizma” ne fakt jane fjale orgjinale te ruajta ne kolonite 89
Filozofi, Histori & Ese por te humbura ne Britani, p.sh. trash for rubbish, loan as a verb instead of lend, fall for autumn etj. Spanishtja ka pasur influence ne Amerike e me pas ne Britani, me fjale si “canyon, ranch, stampede, vigilante� Disa fjale nga Frengjishtja (Luisiana) dhe Afrika Perendimore (trafiku i sklleverve) hyne ne gjuhen Angleze. Sot Anglishtja qe flitet ne Amerike eshte shume influencuese, bazuar ne pozicionin primar te SHBA-ve ne televizion dhe internet, biznes dhe tregti, teknologji dhe eksporte. Por ka dhe variante te tjera te Anglishtes ne bote, si ne Australi, Zelanden e Re, Afriken e Jugut, Indi dhe Anglishtja ne Karaibe. Anglishtja eshte anetare e familjes Gjermanike te gjuheve. Gjermanishtja eshte dege e familjes Indo-Europiane.
90
Bestar
91
Filozofi, Histori & Ese Simbolika dhe perdorimi i Gjuhes Nje nga problemet themelore qe shfaqet ne shkrimet per shkencen eshte se niveli mund te jete shume teknik dhe terminologjia e pakuptueshme per lexuesin. Shkencetaret kane nevoje per terma komplekse dhe te specializuara, kjo pjeserisht behet qe shkruesi dhe lexuesi te jane ne nje gjatesi vale me njeri-tjetrin, thelbesore kjo, nese do ti referohesh te njejtin eksperiment ose te besh te njejtat kalkulime. Shume here shkenca “detyrohet� te krijoje fjale te reja me baze Latine dhe Greke. Disa disiplina te vecanta kane krijuar kodin e tyre me simbole apo shkurtime per te bere komunikimin me efektiv dhe me te shpejte. Ne vitet 70-te, per illustrim, editori i New England Journal of Medicine, ishte i deshperuar nga menyra gati e padeshifrueshme me te cilen Imunologet shkruanin artikujt qe conin per botim. Per tua bere te qarte se kishte dhe nje rruge tjeter, ai pajtoi nje gazetar te rubrikes shkencore, i cili ri-shkruajti nje artikull shkencor dhe i botoi te dyja versionet prane njeri-tjetrit. Njerezit e zakonshem e pelqyen variantin e thjeshte, nje demonstrim i qarte ky, qe dhe nje fushe shume e specializuar dhe komplekse si Imunologjia fare mire mund te thjeshtezohej ne terma gjuhesore qe kushdo ta kuptonte. Imunologet nuk ishin te kenaqur, ato u ankuan en masse sepse varianti i ri nuk ishte i kuptueshem per ta. Duke evoluar drejt nje stili qe ishte normal per specialitetin e tyre, ky ankim duket mese normal. Nevoja per te pasur fjale qe i referohen nje fenomeni specifik, ne menyre direkte, eshte shume e rendesishme ne shkence. Nese kjo nuk arrihet athere kemi: kohe e effektivitet te humbur, avancimet ne shkence humbin nga mos kuptimi direkt i termit dhe idese. 92
Bestar Nga na tjeter kemi disa disiplina qe me dashje, kane evituar terma te padegjuar ndonjehere me pare. Ato jane te veshtira per tu mesuar (nga te rinjte, studentet, jo profesionistet etj) por dhe per tu mbajtur mend. Ne fiziken kuantike apo biologjine evolucionare, kur eksperienca jone ditore dhe bagazhi normal i cdo njeriu te zakonshem nuk mjafton per kuptim dhe analize, zakonisht perdoren fjale te perditshme por qe mund te marrin dy kuptime. P.sh. grimcat themelore, kuarket - quarks, nje fjale me etimologji jo te qarte, mendohet se eshte marre nga nje forme (jo e perditshme) qe perdoret ne zhargon ne Austri, do te thote “kotfare” Ato i kemi ne 6 variante (te quajtura si “shije”) qe jane: siper, ulet, lart, poshte, te lezetshem, te cuditshem. Dhe njihen nga ngjyrat (te kuq, blu e jeshile) ne kete kontekst ngjyra nuk ka te beje me pigmentin. Po ashtu siper-ulet, lart e poshte, nuk ka te beje me perberjen e tyre, ndersa termat i lezetshem (simpatik) dhe i cuditshem i referohen sjelljes erratike te kuanteve.
93
Filozofi, Histori & Ese Terma te tille dhe me humor sot gjenden shume, R. Dawkins perdor gjeni individualist (“selfish gjene”) kete e ka perdorur dhe Fransis Crick te AND-ja individuale. Ka dhe shembuj me te cuditshmem, si Hipoteza e Spermes Kamikaze, referimi nga Pilotet Japonese te L2B, Hipoteza e Mbretereshes se Kuqe, Liza ne boten e cudirave, ose Efekti i tre Musketereve nga A. Duma qe i referohen fenomeneve biologjike. Te gjitha keto, sigurisht, eshte e mundur ti lexosh si termat te te dy nivele te ndryshme. Ne menyre te drejte apo metaforike. Matematikanet, per shembull, referohen disa ekuacioneve si mjaft te sjellshem, nuk behet fjale aq per ekuacione qe thone te lutem apo faleminderit, sa per qendrueshmerine dhe prediktabilitetin. Me nje fjale te kuptojme nje metafore ose simbol na duhet te dime kontekstin kultural te saj. Te Dawkins, termi gjeni ndividual nuk ka si te merret si nje term “njerezor” pasi gjenet nuk kane si te jene “individuale” ne interesat e tyre. Individualizmi eshte nje koncept moral dhe vetem njerezit mund ta kene ate. Gjenet jane vecse copa AND-je me nje kapacitet funksional dhe detyre qe te prodhojne kopje te vetvetes. Thame qe kjo haset ne biologjine evolucionare dhe deget e reja te fizikes. Por pse ndodh kjo? Mos ndoshta jane shkenca me pak te rendesishme se kimia dhe anatomia? Jo. Keto dege te reja merren me fenomene qe shkenca e perditshme, ajo qe njohim ne deri tani (po ashtu si informatika e shkencat kompjuterike) nuk na ka dhene bazen dhe terminologjine per tu mbeshtetur akoma. Nuk kemi as fjalet per ti pershkruar dhe praktika ne kohe - zbulimet apo teorite ne nje hapesire te shkurter kohore) prandaj - konceptet dhe terminologjia duket me te kuptueshme per ti bazuar ne fjalet e perditshme, me te cilat hasemi shpesh.
94
Bestar Ne stadet e hershme dy-kuptimesia bashkejeton, ne termin direkt dhe ate metaforik por me kalimin e kohes disa terma vidhen nga gjuha e perditshme dhe behen me shume simbol i shkences dhe disiplines qe i perdor. Si dhe ne jeten e perditshme ashtu dhe ne terminologjine shkencore keto terma pesojne ndryshime si pike referimi. Ne librin Fenotipi i Zgjeruar, Dawkins analizon termin fitness. Te cilit po i referohem ne Anglisht, pasi te lexoni ndryshimet mund te jepni sygjerim per ekuivalentin me te pershtatshem ne gjuhen Shqipe. Fitness, ne aspektin shkencor ka kaluar neprmjet 5 ndryshimeve, si term biologjik. Ne fund te Shek XIX filozofi Herbert Spencer e perdorte ne formen e forces fizike (ref tek: mbijetesa e me te fortit) me pas rreth viteve 30-te, u perdor si term teknik ne gjenetike, ku jepej incidenca e cdo aleli (p.sh. ngyra blu e syve) e replikuar ne menyre relative tek alele te tjere te te njejtes vecori (ngjyra kafe e syve) pra ne kete moment fitness, nuk ishte me prone e Individit, por e gjenit. (Alel-alelet sic e dime te gjithe eshte i njejti Gjen ne forma te ndryshme ne 2 ose me shume variante. Termi i plote shkencor quhet alelomorf. Per tu mbajtur mend si nocion, mund te perdoret analogia e izotopeve ne Kimi, p.sh C-karboni etj) Pas L2B, nevoja per te pershkruar efektin gjenetik qe vinte nga sjellja e kafsheve solli fitness ne kuptimin e numrin te pasardheseve qe le nje individ gjate jetes se tij. Me pas ne vitet 60-te, nje problem tjeter duhej shpjeguar, evolucioni i sjelljes altruiste (p.sh. alarmi qe japin bletet punetore, ato qe nuk riprodhojne. Pse?!) Kjo solli konceptin e fitnesit perfshires qe kalkulohet jo vetem me numrin e pasardheseve qe bie ne jete nje individ, por dhe ate relative te “kusherinjve� sepse duke ardhur nga i njejti para-ardhes, ato ndajne se bashku disa nga gjenet e tyre. Por sic del tani ko-termi fitness perfshires eshte me teper nje mesatare 95
Filozofi, Histori & Ese hipotetike qe zaoinisht quhet fitnesi i te afermeve, i pershtatur, qe jep nje vlere totale suksesi per cdo copje, te cdo gjeni, ne nje popullate, ne cdo periudhe te caktuar kohe.Nuk do te thote qe nga ky ilustrimi te kuptojme se termi fitness, apo te tjere, ishin gabim ose jo preciz atehere por vlejne ne kontekstin e perdorur ne kohe, derisa njohuri te reja ta kanalizojne ne nje forme tjeter perdorimi. Konfuzioni nuk vjen vetem nga shkenca, jane shkencetaret ato qe ankohen sesi fusha te tjera te jetes ato sociale dhe politike sikur nisen ne menyre te vetedijshme per ti komplikuar gjerat dhe ti bejne ato te pakuptueshme. Ka nje anekdote te famshme te fizikantit Dick Feynman (Richard) nje personazh shume interesant, dhe nga pioneret e mekanikes kuantike, kuantumit kompjuterik, nanoteknologjise etj. Ai ishte i ftuar ne nje konference prestigjioze ku merrnin pjese njerezit me te shquar nga disiplina te ndryshme, te mbledhur per gati nje jave per te diskutuar e zgjidhur nje problem te kohes. Ne vitet 60-70 kjo ishte bere ne mode, kush e ka lexuar The Call Girls te A. Koesler" e gjen te pershkruar shume bukur. Nje sociolog u ndan te gjitheve diskutimin e tij ne advance, ne menyre qe pjesemarresit te kishin nje ide te qarte se cfare donte te thonte. Feynman e pershkruan keshtu, ne nje menyre te paimitueshme, po e bie fjale per fjale: fillova ta lexoj kete dreq kumtese dhe syte po me dilnin nga zgavrat: Nuk kuptoja ku ishte fillimi apo fundi! Nje ndjenje e pazakonte me mbuloi “qe qenkam i trashe” djersija, por me ne fund, i thashe vetes, “ Tani do ndaloj, dhe lexoj vetem nje fjali, Ngadale, qe ta marr vesh se c’dreqin ka dashur te thote. Pra ndalova - kapa nje fjali te zakonshme - dhe e lexova ate me shume kujdes. Nuk me kujtohet saktesisht, por ishte e perafert me kete: “Anetari individual i komunitetit shoqeror shpesh merr informacion nga kanalet simbolike dhe ato vizuale!” 96
Bestar Ju ktheva prape disa here dhe e perktheva: E dini cdo te thote? Njerezit Lexojne! Nje shembull tjeter eshte tek libri Momenti Krijues nga Jozef Shwartz, filozofi francez Pierre Bourdieu shkruante : “eshte e qarte se ne diskutimet kritike dhe shfaqjet qe thyejne marredheniet dualiste te botes sociale qe vjen nga efekti korrespondues ndermjet strukturave objective dhe strukturave te brendshme te meparshme saqe ato takohen ne menyre objektive ne nje forme kritike te vlefshme nga logjika e vet te shkepuse pritshmerine e para-perceptueshme dhe pritshmerine reale qe formojne basen e vazhdueshmerise ahistorike te perfytyrimeve dhe aksioneve te sensit te mases!� Shwartz i kerkoi ndihme romancierit dhe teoristit gjuhesor David Lodge, i cili ja nis perkthimin ne Anglishte te thjeshtezuar, Bourdieu ka dashe te thote kete: Mendimi kritik, i vertet dhe original eshte i mundur vetem ne periudha revolucionare sic jane Les evenements, ne Fracen ne Maj te vitit 1968. Nga kjo dhe plot shembuj te tjere Shwartz arrin ne kete perfundim: Shume njerezve ky tip te shkruari u duket terheqes pasi ka nje fare apeli poetik. Nje fare bukurie ne vetevete. Duke futur fjale te veshtira dhe me lajle-lule, e ben idene te duket dhe me e thelle se sa eshte ne te vertete; dhe ne fund si me cdo tip poezie, mund te lexohet te thote ate qe do ti, pra mund te kete cfaredo kuptimi tek kushdo qe e lexon. Ne fund eshte lexuesi ai qe ka rendesi ne procesin perfundimtar, vetem ai jep aprovimin nese procesi i komunikimit eshte efektiv. Shpesh ne harrojme sa i rendesishem eshte lexuesi ne kete process, sepse ne fund te fundit cfaredo te thote autori, eshte inteligjenca e lexuesit qe perfundimisht vendos nese komunikimi eshte i mundur. Ne menyre dramatike kjo eshte demonstruar ne nje koleksion poezish dhe tregimesh te shkurtera me titull: mjekrra e policit eshte gjysme e mbaruar,
97
Filozofi, Histori & Ese Krijuar nga nje program kompjuterik i quajtur RACTER. Ne fillim te viteve 80-te. Fjalet gjate kompozimit u moren nga nje fjalor, pa lidhje. Nese bente nga ana gramatikore, u mbajt dhe vihej ne sentence, nese jo, futej nje fjale tjeter. Ishte fare pa kuptim, por lexuesi mund te nxirrte konkluzione qe kuptoheshin. Si nje shembull te fjaleve te rreshtuara pa kuptim nga shkrimtaret dhe qe lexuesi i interpreton si te doje N. Chomski shkruajti colourless green ideas sleep furiously (idete jeshile te pangjyra qe flene ne menyre agresive) Kjo vjen nga kontradikta ne sentence si mund te jene idete pa ngjyre por dhe jeshile njekohesisht pra nga nje mosperputhje, qe ja heq frazes kuptimin.
Shume shkrimtare, ca per ironi e me vetdije e ca pa e kuptuar e per te mbushur fletet, shkruajne plot fjale dhe fraza pa kuptim. Sot insistohet qe marredhenie shkrues-lexues nuk eshte si me pare, kur shkrimtari udhezonte lexuesin ta ndiqte drejt idese e ngjarjes ne shtjellim qe ai kishte ne mendje, tani lexuesi interpreton ne menyren qe i pelqen atij. Le te themi qe une dhe ti, kemi dy konkluzione dhe interpretime te Makbethit, nese kjo ndodh nuk ka asgje te keqe, ne fakt eshte privilegj i mendimit individual.Por, nese duam ta kuptojme sesi jeta rreth nesh ekziston dhe evoluon, na duhen mekanizma me te sakte: Shkenca eshte aktivitet individual dhe i perbashket por zbulimet e interpretimet duhen bere ne forme qe kuptimi te jete kolektiv dhe i sakte.
98
Bestar Efekti i desensitivizimit nga gjuha dhe shembujt ne jeten tone Ndryshimet ne sjellje jane ne rritje si pasoje e desensitivizimit sistematik nga mbi-ekspozimi. Ky eshte fenomen boteror, megjithese varion ne vende te ndryshme. Flasim per ate qe lejohet, cfare shohim te publikuar dhe si po ndryshojme ne dhe gjeneratat me pas. Cfare na duket ne shokuese varet ne nje mase te madhe nga ajo qe ne ekspozohemi cdo dite, dhe ato qe i quajme eksperienca normale. Ne nje bote kur gjithshka eshte jo vetem per tu pare por dhe shihet, asgje nuk shokon me. Aty ku asgje nuk prodhon shok, cdo gje lejohet. Ne rrjetet sociale, ka diseminim ekstrem qe cdo lloj fotoje, koncepti dhe ideje; ku individi pa ose duke menduar, publikon cfare ti vije mbare. Shoh nje 14 vjecare me pistolete, nena e saj krenare duke ja mbajtur doren. Te dyja duke qeshur. Cuditesh po sa here? Shoh nje Shqiptar qe poston perla te tipit: “Nje Femer e Mire eshte Vetem Ajo qe Nuk i jep Mashkullit, shkak per ta rrahur!” Do ishte debat pa buke te thuash: "populli yne nuk i ka mire marredheniet me dhunen ndaj femres." Ne qofte nje popull qe duhet te jete ne anen e te shtypurit, viktimes, femres, te dobeteve e te semureve; pikerisht duhet te jemi ne, Shqiptaret! Si te (per) vuajtur per gjenerata por per fat te keq s'ndodh keshtu. Pra, qenka femra eshte ajo qe “e shtyn burrin ta rrahe” Dhe individi merr 50 LIKE me 25 te qeshura aprovuese. Shume prej tyre femra! Shaka? Ndoshta. Deshtova ta shoh si te tille, nese ne Londer femra dhunohet, rrihet, 99
Filozofi, Histori & Ese brutalizohet e perdoret si skllave; (kemi shume shelters & women's refuge per viktimat e dhunes domestike ne Britani) nuk besoj se Shqiperia e ka kaluar fazen e respektit total ndaj femres, dhe po ben shaka me nje te shkuar tashme te zhdukur. Kur flitet per mbrojtjen e "fokave ne zonat te ftohta" s’behet me shaka me abuzimin ndaj gjysmes se popullsise, femrave Nga "pronari" mashkull.
2. Keshtu dridhet baza jone morale sepse gjithshka eshte relativizuar. Ne mos tek te gjithe, te pakten ne shume nga ne deshira per sensacion eshte e trasheguar. Nese ndonje nga ju dyshon per kete, me lejoni t’ju kujtoj interesin e kalimtareve ne nje aksident rrugor. Shume jane te zhgenjyer qe nuk kishte viktima. Oreksi vjen duke ngrene, apo jo? Mendoj se, ne nje shoqeri te civilizuar, imazhe te caktuara nuk duhet shperndare ne menyre masive. Nuk do me
100
Bestar thene qe imazhet shokuese kurre s’do paraqiten per publikun. Por kjo te behet ne baza te pranueshme morale gjithmone te dobishme ne qellimin per te cilat tregohen. Jam ankuar ne FB per nje foto me koka te prera, nje rimorkio makine ishte plot me to. Thjeshte bera klik ne opsionin “raporto foto ofensive” FB u pergjigj, kjo foto lejohet. Sot sigurish cdo gje lejohet, lejohet dhe procesi i publikimit live te prerjes se kokes. Do huazoj nje koncept qe perdorim ne disa dege te mjeksise; psikiatri (fobiat) imunologji, alergologji etj. Procesi i De-sensitivizimit, kalon neper 3 faza baze: 1) Hapi i pare i desensitivizimit sistematik eshte identifikimi i stimulit, adresuar sipas hierarkise se tij. nga me a pakta, e gradualisht rritet “doza” 2) 3)
Te mesuarit me stimulin, ulet reagimi. Arrijme ne pranimin e stimulit, ku “stimuli e frika bien” i.e. rutine.
Qellimi final: me ose pa ndergjegje ose /dhe individi (ose indet e tij) do mesohet dhe nuk do reagojne. 3. Ne 1856, del nje Raport Parlamentar nga Komisioni Special i Dhomes se Lordeve: “Per te konsideruar sjelljen e sotme te publikut gjate denimeve kapitale” Me fjale te tjera, cfare efekti kane ekzekutimet publike te ato qe i ndjekin. Raporti publikohet ne Britani, 1 muaj pasi ne Stafford u mblodhen mbi 30.000 persona (me tepper se popullsia e qytetit) per te ndjekur denimin me varje te William Palmer. (njohur per kohen si Princi i Helmuesve) Komisioni Special pyeti Superintendentin e Policise se Londres per opinionin e tij ne efektin qe kane ekzekutimet. “Une jam i opinionit - pergjigjet ai - nga cfare kam pare, se nje ekzekutim 101
Filozofi, Histori & Ese publik ngurteson ndjenjat e atyre qe e shikojne. Kete efekt e kam ndjere ne mendjen time. Ne 17 vitet e fundit pashe 20 ekzekutime. Ne te parin, s'me hiqej mendja - bile kisha ndrojtje para se te shkoja - kjo ndjenje ra me cdo ekzekutim qe pasoi me vone. Derisa fillova ti shikoj gati me indiference “ Ne mes te publikut, ai kishte pare “te gjitha llojet e banaliteteve, sharje, rremuje, te qeshura, zhurma, fishkellima, qofte dhe ne momentin kur litari po i vihej ne fyt te denuarit. Kur ai po vuan kembet duke ju tundur ne ajer dhe qafa po i keputet - zhurma vazhdon, te sharat po ashtu. Cdo gje qe mund te imagjinohet kur turma sheh nje spektakel. Mire-se-erdhem ne desensitivizimin modern dhe ndryshimin ne sjellje nga mbi-ekspozimi sistematik.
102
Bestar Parashikimi per te ardhmen Parashikimi eshte dicka qe e ka bere njerezimin gjithmone kurioz; si nje perzirje bestytnie, frike dhe admirimi. Disa qe e provonin kete quheshin te shenjte, disa sharlatane e disa maskarenj. Megjithate, ngelet nje deshire njerezore te dish te ardhmen, te panjohuren dhe cfare vjen me pas. Disa parashikime jane provuar te sakta, qofte dhe pas 100 vjetesh, sic eshte rasti i nje inxhinieri te panjohur Amerikan, John Elfreth Watkins. I cili qe ne 1900 beri 10 parashikime te sakta, se si do ishte bota ne vitin 2000. Ne mes te tjerash ai parashikoi, fotgrafine digjitale, televizorin, tankun, shpejtesine e larte te trenave, ushqimet e gatshme, serat, telefonine nderkombetare etj. Per hir te realitetit duhet thene se 4 parashikime qe beri ishin gabim, por prape mbetet dicka e cuditshme. Sot shkenca po mundohet te hulumtoje ne kete fushe, megjithese rregulla dhe levizjet ne kete loje nuk jane te sakta. Duke perdorur Skanin MRI (magnetic resonance image, imazhi i rezonances magnetike) disa vullnetareve ju dhane video per te pare, te cilat u ndaluan ne nje pike te caktuar dhe u pyeten se si do vazhdoje, per nje ngjarje te perditshme. Gati 80-90 % e predikimeve te tyre, ishin korrekte. Shkencetaret e Universitetit te Uashingtonit ne St Louis, u fokusuan tek sistemi i dopamines me mes te trurit, qe prodhon sinjale ne pjesen tjeter te trurit, kur ndodhin ngjarje te papritura Profesori Jeffrey Zacks thote se parashikimi i se ardhmes se afert, eshte i domosdoshem ne udherrefimin e sjelljes dhe eshte celesi kryesor ne teorine e perceptimit, perpunimin e gjuhes dhe mesimin. Ne Journal Of Cognitive Neuroscience, Pofesori Zaks tha “ka vlere te madhe te largohesh me vrap ne xhungel kur te hidhet 103
Filozofi, Histori & Ese nje luan, por ka me shume vlere nese je ne gjendje te largohesh perpara e luani te hidhet. Eshte nje nga avantazhet e adaptimit te shikosh pertej horizontit” Ky kerkim shkencor do ndihmoje dhe per semundjet neurologjike, si skizofrenia, Alzheimeri dhe Parkinsonin. Vullnetareve u tregohen video nga jeta e perditshme, larje makine ose rrobash, gatim, ecje ne rruge etj, ato shikojne filmin per ca kohe dhe me pas filmi ndalohet. Cfare do ndodhe 5 seconda me pas –eshte pyetja. Nganjehere filmi ndalohet pa filluar aksioni e disa here kur eshte ne gjysme. Nese 90% jane te sukseshmen ne parashikimin e ngjarjes aktuale, me pak se 80% jane korrekt ne parashikimin e krejt ngjarjes totale. Kur filmi ndalon, njerezit duke u munduar shume te parashikojne se cfare do ndodh e kuptojne se ketu fillojne gabimet dhe kjo e ul besimin e tyre, aktiviteti trunor rritet ne pjesen e quajtur striatum, nje pjese “berthamash” ne substancen nigra, ne kete pjese ka rendesi kontolli i levizjeve dhe vendimet adaptive. Aktiviteti rritet gjate parashikimit dhe pasi vullnetaret marrin pergjigjet nese ishin korrekt apo jo. Shumica e parashikimeve qe ne bejne, per te ardhmen e afert, eshte korrekt dhe shoqerohet nga nje vazhdimesi e ndergjegjes dhe experiences. Por per ca minuta, parashikimet tona jane gabim dhe kemi nje ndreprerje dhe aktivitet te rritur ne MRI. Parashikimi apo predikimi, (ne Anglisht quhet prediction nga Latinishtja, prae / before/ perpara dhe dicere, to say/me thene,) tenton te tregoje si do jene ngjarjet ne te ardhmen. Ne shume raste informacioni i garantuar per te ardhmen eshte i pasigurte por me disa tipe parashikimesh ne mund te bejme plane dhe pergatitur per eventualitet ne te ardhmen. 104
Bestar Ne statistike parashikimi eshte pjese e inferences statistikore manifestuar ne inference parashikuese, duke trasnferuar njohuri nga nje pjese e vogel e popullates ne te gjithen ate. Ne shkence, nje parashikim eshte rigoroz dhe sasior, qe do ndodhe ne kushte te caktuara. Metoda shkencore arrihet duke bazuar dhe provuar perfundimet, te cilat jane konkluzionet llogjike te teorive shkencore. Kjo arrihet me eksperimente te njepasnjeshme. Ekuacionet matematikore dhe modelet e kompjuterizuara, perdoren shpesh per te pershkruar te shkuaren dhe te ardhmen e shume proceseve mbrenda kufinjve te atij modeli, ne nje fushe te caktuar, si p.sh. Fizika Kuantike. Kjo mund te perdoret ne inxhinieri, tek mikro procesoret dhe ne mekanizma te ndryshem. Ne disa fusha, parashikimet jane te veshtira, si ne katastrofat natyrore, pandemite, demografi, dinamiken e popullsise dhe meterologji. P.sh ne mund te parashikojme, ciclin solar se kur do ndodhe por magnitude dhe koha ekzakte nuk esht e lehte te gjindet. Shkenca e stabilizuar ben parashikime te sakta per eklipset. Teoria e relativitetit nga Anjshtanji, nuk mund te testohej ne ate kohe pasi nuk kishte ekefte te qarta ne shkalle tokesore, megjitheate, teoria parashikoi qe yjet, si substanca te medha mase, do e perthyejne driten. Ne finance, analistet e burses shpesh bejne gabime ne parashikime, por megjithate ato mund te parashikojne nje ngritje apo ulje massive. Kjo ndodh dhe ne siguracionet, ne parashikimet a jetegjatesise etj duke u bazuar ne korrelacione dhe te dhena te ndryshme. Ne politike mund te behen parashikime nga opinionet dhe sondazhet publike [opinion polls] duke dhene nje pasqyre te qarte, deri diku, per fituesin. 105
Filozofi, Histori & Ese
HISTORI ***
Kete kapitull do e fillojme me nje kujtese per njeriun qe dha me shume se nje jete per Shqiptarine. Adem Jashari me qendresen e tij, jo vetem ndezi shkendine e pare per luften e Kosoves por na me nje precedent madhor ne perjetesi, ate qe u duhet te shtypurve dhe te roberuarve gjate gjithe historise. Ademi ngelet testament i nje kohe te turbullt, qe shkrojti me gjak deshmine per brezat:
106
Bestar shqiptari di te luftoje, te qendroje dhe te vdese; per veten, familjen dhe kombin. Rendesia e kesaj eshte e pallogaritshme! Ne fillim-vitet 90-te, si student i Fakultetit te Mjekesise ne Tirane, pata fatin ta njoh per nje kohe Ademin. Para se te shkruaja kete liber dhe te grumbulloja kujtime, ese, histori te ndryshme ne vite; mu kujtua thenia e tij: Nje dite do vish ne shtepine time ne Drenice. “Adem, nje dite ndoshta do shkoj ne shtepine tende ne Kosoven e lire, pas nje lufte qe e fillove ti i pari.� Ardhur nga nje linje e gjate trimash e patriote qe dhane jeten per Shqiperi, ky specimen madhor i rraces tone, pasoi me krenari vepren e patrioteve si Isa Boletini, Azen Galica, Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja etj, ku te gjithe kontribuan ne menyren e tyre per nje Kosove te pavarur. Ne fund ngelet Ademi qe per te ardhmen e brezave, sakrifikoi te tashmen e tij.
107
Filozofi, Histori & Ese Naiviteti i Historise Ka dale pjesa II e “300” qe eshte bere blockbuster brenda dhjete ditesh. Ne autobuz djem e vajza perserisin me ze te larte: “kjo eshte Sparta!!” (this is Sparta). Pyes dy prej tyre, rreth 16 vjecare. Cfare pelqeni nga ky film? Leonidas e Spartanet, qe luftojne deri ne fund... Luftojne per cfare - e shtyj pak – dhe ato vazhdojne lirshem. Luftojne per Liri, per veten, familjen e per atdheun, C’ju terheq me shume te Spartanet? Ata jane trima? Te ndershem? Burrerore?
Mos u habisni me pikecuditset, jane ato qe flasin ne kete menyre dhe jo se ndihen te pasigurte. Ka 10 vite qe boten Anglo-Saksone e ka perfshire “pyetja si pergjigje akcentuale” Nga koha e nje soap-opera (sic. / film serial) Australian qe quhej Neighbours (Komshinjte) Sa eshte ora? - ato pergjigjen - 7.30? Keshtu ja japin tonin. Prape te Sparta, nxenesit vazhdojne me kuotat e tyre per filmin e pare 5-10 here, une nxjerr lapsin e hedh ne leter disa mendime.
108
Bestar 2.Fundi i Historise
Francis Fukuyama ne 1989, publikon esene e titulluar The End of History?Ne 1992-in kur eventet tronditen boten, ai behet krejtesisht i sigurte dhe rradhen tjeter publikon librin: The End of History and the Last Man. Pra, Fundi i Historise dhe Njeriu i Fundit. Per Fukuyama-n demokracia Perendimore liberale shihet si faza finale e evolucionit social e kulturor, vis-a-vis dhe nga ana politike duhet te jete si forma me e larte. Sipas tij: Cfare ne jemi deshmitare tani nuk eshte vetem fundi i Luftes se Ftohte apo kalimi i nje periudhe te pas-luftes ne histori, por fundi i historise si i tille; qe eshte, fundi i evolucionit ideologjik dhe universalizimi i demokracise liberale Perendimore, si forma finale e shtetqeverisjes. Kjo teze shkaktoi jo pak dallge ne mendimin akademik e mediat boterore, akoma sot debatohet ne dhe per te. Disa e quajten profetike, disa shume te ceket. Ne cdo ane te pozicionohesh nuk e fiton argumentin - Fukuyama profet apo uber-entuziast? Mjafton te kesh studiuar antikitetin Greko-Romak te kuptosh se konkluzionet historike nuk nxirren ne nje periudhe 45-apo-100 vjecare. Te nxituar? Atehere - thone kritiket - na thuaj cdo ndodh neser. Kjo pyetje eshte vete-shpjeguese, ku "detyrimi per profecine te ngelet ty" Problemi eshte te historia e kufinjte qe veme ne, duke dashur ti “tregojme rrugen� e drejtuar parashikime nga nje pikembeshtetje mbi te cilen nuk kemi asnje fuqi; ku e tashmja te percaktoje te ardhmen. Karl Marks e provoi ne shek. XIX dhe me bindje shume te forta, duke predikuar se komunizmi do e zevendesoje kapitalizmin; e kjo do ishte shkalla finale. Te jem i kujdeshem do preferoja Churchill-in: kapitalizmi e 109
Filozofi, Histori & Ese demokracia vertete nuk jane sistemi me i mire, por jane me i miri qe njohim deri tani. Fjala-kyc, duke qene “ deri-tani”
3. Historia e Hershme
Kete gabim e bejne jo vetem njerezit e zakonshem por akademiket, historianet, burrat e shtetit dhe penat e fuqishme te literatures e filozofise; dy rreshqitjet me klasike jane: 1. Te harruarit e konteksit dhe 2. Kendi apo pozicionimi i shkrues-komentuesit. Dhe shpjegojme, nxenesit ne autobuz qe duan aq shume “Spartanet liridashes” marrin ate qe u japim, bardhe-e-zi; te mirin kunder te keqit, heroizem te thjeshtezuar e pa kontekst historik. Sot ne shkolla, antikiteti nuk mesohet seriozisht, ose fare. Ato s'kane si ta dine; por te lexosh per Lufterat Peleponeze, luften 30 vjecare te Athines me Sparten - dy qytet-shtetet me te medha te Greqise kupton cfare elementi brutal kish ne Sparte. Sic nuk e dine se Spartanet kishin vjedhur, djegur, roberuar e dhunuar; dhe perdornin si skllever te gjithe popullsine rreth tyre. Spartanet nuk punonin por luftonin, dikush do i bente punet e perditshme. Nese insiston ne "Spartanet si simbol te lirise nga opresioni" po ben shaka ose te mungojne disa sisteme analitike baze. Kur erdhen Persianet, vertete Sparta kthehet ne underdog (sic) ama “1 dite para” ato ishin “the big dog” duke abuzuar e terrorizuar sklleverit, dhe gjithmone ne kerkim per pushtime e territore te reja. A nuk ishte kjo e njejta qe kerkonin te benin Persianet? Po saktesia historike e ngjarjes? Ka kaluar neper mitizime e eshte gabim. Realiteti ja ka lene vendit hiperboles. Ne Termopile ish nje ushtri e fuqishme Greke prej ~20.000 ushtaresh. Keto nuk jane fshatare qe punojne token tashme te tmerruar nga nje pushtues barbar. 110
Bestar Jo vetem Spartanet por dhe aleatet e tyre ishin trupat elite te botes antike, te mesuar ne rini te luftonin, e gjate gjithe jetes te perfshire ne luftera. Athina e Sparta jane te militarizuar deri ne dhembe me ushtaret me te mire ne toke e det. Kur Persianet ju marrin krahet, Greket terhiqen e lene nje praparoje. Ne to kishte 300 Spartane, 400 Tebane e 700 Thespiane, rreth 1.500 ushtare. Ushtria Perse sipas kalkulimeve te sotme s’kish 0.5-1.000.000 ushtare por 70200.000 e pozicioni ishte i tille ku s’mund te perdoreshin te gjithe, i.e ngushtice. Herodoti tenton te gjeje shkaqet e luftes bazuar ne arsyetimin e burimeve faktuale, jo sipas kronikave patetike e iluzioneve patriotike te paleve. Me vone Plutarku e godet ashper duke e quajtur “filo-barbarus” (qe do barbaret) nga kjo do konkluduar se Herodoti ka bere pune te pa-anshme; e jo me kot e quajme babai i historise. Perandoria Perse ishte e re, Darius kishte uzurpuar fronin e tani kerkonte nenshtrim nga palet dhe territore te reja. Greket nuk ishin kunder te gjithe, mes tyre pati dhe aleate te Persianeve. Kjo shihet per qindra vite me rradhe; mercenare, ndihma e ane-marrje per te luftuar fuqine kufitare e keshtu pa fund. Athina e Sparta luftonin te mbanin pozicionet e tyre, jo per lirine e te gjitheve por ne mbrojtje te nje hegjemonie te kercenuar.
4. Historia e Afert
Kendi nga i cili e vezhgon dhe analizon historine. Ne L2B Gjermania ishte “the bad guy” por vetem nje veshtrim semplist do quante Anglo-Amerikanet “the good guy” Aq me pak ta benim me Sovjetet e Stalinit. E mbyllur ne mes te Europes, Gjermania kerkonte me shume burime e territore, duke fleksuar muskujt ndaj perandorive te stabilizuara, si Britania e Franca. 111
Filozofi, Histori & Ese Ketu qendron thelbi i konfliktit, ideologjite e perkatesite jane dytesore. Ne L1B prodhimi industrial Gjerman deri ne 1910-en ishte me i larte se i te gjithe konkurrenteve te tyre (vec e vec) por duke menduar per te ardhmen tentuan per burime qe dihet se do u duheshin me vone. Nazistet erdhen 10-20 vite me pas, serish, shkaku ishin burimet natyrore dhe territoret e influences. Fjalimet e Churchill-it jane inspiruese: �do luftojme deri ne fund...� qofte si qendrestare e per trimerine qe percojne por dhe si ushtrime brilante te literatures e oratorise; ne realitet Britania po mbronte Perandorine e saj boterore. Nga 1492 - 1914, per gati 500 vite, bota sundohej nga Europianet, nga Afrika ne Lindjen e Mesme dhe ne sub-kontinentin Indian. Nen sundimin Britanik 70.000.000 njerez vdiqen ne Indi nga uria, semundjet e lufterat. Ne shekujt 1617-18 India, me prodhimin e saj artizanal, kishte GDP me te larte ne bote. Shekulli 19- te solli rritje te nacionalizmit; krijohen Italia e Gjermania dhe zgjohet nga gjumi Japonia. Dihej se kjo lufte ishte e humbur; Gjermania, Japonia e Italia, me shume veshtiresi mund te mobilizonin 30 - 40. 000. 000 ushtare, sic dhe bene nga fundi i luftes duke rekrutuar me zor pleq e femije; Amerika, Bashkimi Sovjetik, Britania e Franca, fare lehte e kalonin kete shume. Britania kishte dhe 60 shtete pas saj me burime njerezore, nga Australia ne Indi, Komunuelthi ndihmoi me ushtare e shume prej tyre nuk ishin vullnetare. Nga ana ushtarake ato mund te hidhnin ne beteje mbi 1.000.000 avione, tanke, topa, mjete te blinduara, kryqezore e anije; te cilat nuk krahasoheshin me prodhimin e fuqive te boshtit Rome-Berlin-Tokio. Le te jemi rigoroze, flitej per nje lufte te humbur qe pa filluar, megjithe disa fitore te shpejta te Gjermaneve ne vitet 1939-1942.
112
Bestar
5. Naiviteti i Historise
Si rezultat i luftes 2 boterore ne provincen e Bengalit te Indise (Bangladeshi i sotem) vdiqen mbi 4.000. 000 persona nga uria; e di kush kete? Shume e dine, te pakten studentet e historise dhe banoret e sub-kontinentit Aziatik por nuk permendet si holokaust ne vetevete. Linjat ne histori nuk jane aq te qarta, dhe nese nga Britania do quaja Churchillin e ushtaret tane te L2B si heronj. Njesoj dhe nga Shqiperia per partizanet. Realiteti eshte i qarte, te pakten per ate qe do te analizoje, cfare bene fuqite e Boshtit ishte: te provuarit e nje shanci te deshperuar per te kapur frenat e ekonomise globale para se Aleatet do i shkaterronin. Faktet e tregojne se nuk ka
“good & bad guys� Shtetet kane interesa. Kjo do kuptuar kur filmat e literatura thjeshtezon dhe herizon ngjarjet sipas perkatesise. Pas L2B, B. Sovjetik kolonizon Europen Lindore duke vene kufirin ne qender te saj, Berlin e Prage. Kina perzihet ne Kore, Vietnam, Laos e krejt rajonin. Ne L2B, Japonezet bene masakra te medha, shembulli final ngelet "Perdhunimi i Nankinit" (rape of Nanking) por viktimat nga uria qe solli Revolucioni Kulturor i Mao Ce Dunit, kaluar disa here ato te luftes. Dhe ne te gjithe boten, viktimat ne 20 vitet e mevonshme shkojne nga 80 100.000.000. Ne Indonezi revolta anti-Hollandeze sjell 0.5 milione te vrare. Franca lan ne gjak rruget e Algjerit, njera pale thote u vrane 250.000 e tjetra 1.500.000. Ne Vietnam me Francen e me pas Amerikanet. Njesoj Britaniket ne Palestine, Kenia, Malaya e Qipro. Pak vite pas L2B, Britania mbikqyr Partition of India, ndarjen Indi - Pakistan me miliona viktima e keshtu pa fund ne mbare globin.
113
Filozofi, Histori & Ese Sigurisht fuqite e Boshtit ishin bad guys (sic) vecse Aleatet nuk ishin thjeshte viktimat te pafajshme, aq me pak te pambrojtura. Veshtrimi semplist e paraqet kete si nje lufte ne mes tiranise e lirise, kur duhet pare per ate cka ishte; lufte ndermjet perandorive rivale per burime, influence, kapital dhe territore. Keshtu, Leonidas dhe Spartanet. Keshtu, Fukuyama me "Historine e Fundit" (aka, fundin e historise) bb | 2014 Sigurisht, Naiviteti i Historise do lexuar: Naiviteti i Njerezimit ndaj Historise.
***
Magna Karta - 800 vjetori Mund te argumentohet se te drejtat e para te njeriut dhe “qytetarin e lire” e gjejme ne Greqine Antike, ne realitet ne te gjitha standartet ishte shoqeri barbarike, te cilen studimet e mepasme tentojne ta romantizojne. Shpesh i veshin zgjuarsine e disa korifenjeve te gjithe bashkeqytetareve te tyre. S’do shume mund te kuptohet se te gjithe Greket nuk ishin Aristotele e Sokrate, dhe ne shek e 15- te jo te gjithe Shqiptaret paten shpirtin e Skenderbeut.
114
Bestar Ne Britanine e Madhe, Magna Carta mbahet si dokumenti me i rendesishem i historise se saj, kete vit ajo mbush 800 vjet. Ne Tamiz, zona e Surrey, me 15 Qershor 2015, mbreti John dhe Baronet, rane dakort per nje pakt qe kufizonte fuqine e monarkise. Ky akt sherben si dokumenti themeltar per civilizimin Perendimor ne shekujt e mevonshem per te bazuar te drejtat sociale dhe ato politike. Ne kontekst historik do pare si “marreveshje mes mbretit qe kishte nevoje per para dhe baroneve qe donin te mbronin pasurine e tyre” Por tete shekuj me vone eshte e qarte te shihet impakti i saj ne historine e botes.
Mbreti John i dobesuar nga luftrat ne France, forcohet nga baronet te behet “subjekt i ligjit dhe jo i qeverisjes absolute!” Ne 1215 u bene 20 kopje nga te cilat vetem 4 kane ardhur ne ditet tona. 2 jane ne British Library dhe nje ne Katedralet e Salisbury e Lincoln. Shkruan ne Latinisht me dore, ne lekure delesh, ka rreth 3.500 fjale. Magna Karta eshte vulosur, jo firmosur si e japin disa piktura.
115
Filozofi, Histori & Ese
Marreveshja perfshinte “Keshillin e Baroneve me 25 anetare” pa aprovimin e te cileve nuk viheshin taksat. Megjithese nuk thuhet, ketu kemi zanafillen e nje Parlamenti ne embrion.
Dy klauzolat me te rendesishme: (a) “ asnje Njeri i Lire s’do kapej, burgosej, ti merrej pasuria, te nxirrej jashte ligjit a te cohej ne ekzil pa gjyq e pa thyer ligjin (b) drejtesia s’do vonohej. Ne efekt thuhej, baronet s’hidheshin me ne burg e te harroheshin.
Me “burra te lire te mbreterise” ky Carter nuk u jepte te drejta grave pasi ato konsideroheshin nen kontrollin e prinderve dhe burrave. Por grate te cilat kishin humbur burrat ne lufte a nga semundja, tashme nuk mund te martoheshin me force.
Parlamenti e perdori kete ne argumentat kunder Mbretit Charles I qe perfundoi me Luften Civile (O. Cromwell) e humbjen e kokes se monarkut. William of Orange e perdori Carterin si justifikim te hiqte nga froni mbretin James II ne “Revolucionin Glorioz te 1668-1669” Po ashtu ka inspiruar Kushtetuten Amerikane.
Klauzolat e Shek 13-te qe mbrojne Kishen, City of London dhe Procesin Ligjor jane akoma me librat e statuteve sot. ADN-ja e Magna Carta gjindet ne Aktin e te Drejtave te Njeriut te 1998-es, qe respekton Konvente Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Ligjin Britanik.
Fituesit e vertete te historise Britanike nuk ishin baronet qe donin te mbronin interesat a tyre por Roundheads, Levellers, Tolpuddle Martyrs, Chartists, Suffragettes dhe radikalet e panjohur qe luftuan per demokracine.
116
Bestar Zhuge Liang - Dragoi i Fjetur Zhuge Liang (Kong Ming) kish lene pjesen krysore te ushtrise ne nje qytet afer tij dhe me nje numer te vogel ushtaresh po rrinte ne nje keshtjelle tjeter. Papritmas shfaqet nje ushtri e madhe te portat dhe nuk kishte asnje mundesi per te pritur perforcimet. Liang i ve ushtaret e tij te veshur si civile te fshinin rruget dhe hap te gjitha portat e keshtjelles. Ndersa vete me dy sherbetore kishte hypur ne maje dhe po luante nje pjese muzikore pa e prishur terezine. Kur ushtria armike e sheh kete situata sureale, ndalon e po mendoheshin. Duke e ditur reputacionin e tij per dhelperi dhe aftesite strategjike, presin nje fare kohe e me pas largohen. Keshtu shpeton qyteti dhe gjitshka mbyllet ketu.
Si histori kjo eshte e mire, por nuk eshte e vertete. Realitet eshte paksa ndryshe megjithese e ka nje baze te strategu me i mire ne Kinen e kohes. Liang quhet “Dragoi i Fjetur� Shume nga ne kane degjuar per parimet ushtarake te Sun Tzu, Ne Mendesine e Stretegjistit. Por jo per Zhuge Liang (shqiptohet: Chu-ko Liang) 117
Filozofi, Histori & Ese Zhuge Liang lind ne vitin 181 te eres sone, ne vitet e fundit te Dinastise Lindore Han, te provinces Shantung te Kines. Njihet si burre shteti, inxhinier e strateg ushtarak; ne periudhen e luftes e Tre Mbreterive (220-280 e.s.) Mendohet se ishte jetim dhe si autodidakt me vullnet ka edukuar vetvete. n Ne moshen 26 vjecare bashkohet me ushtrine e Liu Bei dhe formuan mbreterine Shu Han ne provicen Shichuan. Megjithese armiqte e tyre kishin me shume territor e ushtare, ai u sherbeu dy perandoreve me besnikeri e zgjuarsi gjate gjithe jetes. Ne Kinen moderne emri i tij sot eshte sinonim i intelligjences, durimit, strategjise dhe diplomacise. *** Maksima Ushtarake no1: Mos Marsho Mbi Moske! Subutai
118
Bestar
Efekti qe pati vdekja e nje njeriu |Xhengis & Ogedei Khan|
119
Filozofi, Histori & Ese Historia Reale e Konstandinopojes Mehmeti i II-te ishte vetem 21 vjec kur vendosi te marre Konstandinopojen. Veprimet e pare qe beri: (1) izolimi politik, nepermjet dy traktateve me Hungarine e Venedikun. Ketu kemi perpjekjet dhe fitoret ne disa raste te Huniadit dhe Matias Korvinit. Duhen 75 vjet te tjera te bien si fuqi ushtarake e konsiderueshme ne Europen Qendrore; kur Sulejmani Madheshtor shkaterron armaten Hungareze te Luisit te II ne Betejen e Mohakut (Muhacs 1526) Megjithese nuk i pati mundesite per pushtim direkt, i la nen Vasalitetin e Xhon Zapoljes, nje princ me origjine Kroate e Vojvoda i Transilvanise. Fisnikeria Hungareze gjindet para nje lufte pa fund ose pranimit te nje Princi te Krishtere; zgjodhen te dyten. John Zápolya ndenji ne pushtet deri ne 1540- kur vdiq. Mehmeti fillon izolimin (2) ekonomik dhe (3) ushtarak. Turqit mbyllen te gjitha rruget detare dhe fillon bllokada. Pas nje incidenti kur fundosin nje anije veneciane, Perendimi (GjenovaVenediku) cuan me pak se 7-800 ushtare. Nena e Perandorit te fundit te Konstandinopjes ishte Serbe, vellai i tij (Xhoni i VIII) pati idene se duke bashkuar Kishat, Perendimi do u jepte ndihme me te fuqishme. Diskutimi Teologjik ka pasur vlere strategjike, kujtojme ketu skizmen kishtare Lindje- Perendim, qe datohet si e ndodhur ne 1054. Ne Firence (1439) pas disa debateve te nxehta kjo u pranua, por pati dy efekte (1) Njerezit qe prisnin “ne shtepi” e konsideruan si tradheti te besimit Ortodoks (2) ndihma e Krishterimit ra ne Varne te Bullgarise (1444) Konstandinopoja qe ishte pa rendesi ushtarake dhe ekonomikisht varej nga republikat Italiane per furnizim nga deti, tani priste te pashmangshmen. 120
Bestar Ka qene periudhe dhe me plot faktore gjeo-politike, sic ndodhin gjerat sot, dhe neL2B ku duhet kohe, traktativa, ngjarje ne aferi e shume faktore te tjere te realizohet nje event madhor. Mehmeti II kishte fuqine me te madhe ushtarake te kohes, jo nje bande qe dolen per te rrethuar dhe pushtuar nje keshtjelle apo qytet, aty Otomanet fomralisht i dhane fund nje epoke. Me muaj e vite para rrethimit, Turqit rekrutuan inxhinere, arkitekte, detare; dhe bene pergatitje te medha politiko-ushtarake. Ne fakt krishterimit i dhimbej Konstandinopoja‌Turqit ishin afruar shume; deri ne Maj 1453, Senati i Venedikut po diskutonte te conte nje flote per ndihme. Ne qytet kishte 50.000 civile, nje garnizon prej 5.000 ushtaresh dhe 2.000 te huaj, ky numer i vogel do mbronte muret qe ne perimeter total shkonin 20km gjatesi. Perballe ishin Turqit, 150.000 te tille. Me 200 anije qe bllokuan cdo ndihme detare. Cdo nate muret caheshin nga topat e cdo nate mbrojtesit e tij mundoheshin te riparonin. Ne ndryshim me shekuj me pare tani qyteti gjarperonte dhe ishte shtire ne drejtime te ndryshme, me disa porta dhe fortifikime brenda fortikimit, nese kishte rezerva dhe ushtare nje keshtjelle e tille mund te rezistonte brenda vete qytetit per 3-4 vjet Ka pasur dhe nje mur me te ulet detar, nga hyrja e detit kishin vene nje zinxhir te rende brenda nen det, duke beret e pamundur kalimin e anijeve Turke tu dalin nga ana tjeter. Keshtu bllokohej zona nga kulla e Eugjenit ne Gallata, plus ana e Marmarase kishte korente te forta detare. Kjo krijoi idene se goditja nga deti ishte e pamundur dhe ne fakt keshtu ishte. Nen keto rrethana futet ne pune gjenialiteti i Mehmetit te II-te. Ne 1452, brenda 4 muajve nderton nje ekshtjelle perballe qytetit, Rumelihisar. (me muret 8 metra te trashe!) dhe ne kete menyre i bllokon fytin Bosforit. 121
Filozofi, Histori & Ese Per here te fundit Mehmeti i ofron nje mundesi Konstandinit: shko ne Greqi, mbaj besimin fetar dhe jeni te lire, une dua qytetin. Pergjigja qe erdhi: do mbroj njerezit e mi deri ne piken e fundit te gjakut. Ka paralele ne jeten e njerezve te cileve e pamundura nuk jua ka ulur ambicjen. Aleksandri i Madh arrin ne qytetin-ishull te Tyre dhe u kerkon te dorezohen. Ata nuk pranojne. Ne fillim u thote: kam deshire te hy ne tempullin tuaj te falem dhe per te bere nje sacrifice. Me takt ja kthjene: ja ku e ke Tempullin e Heraklitit, ne toke. Kjo e zemeron Aleksandrin: “do ju tregoj une si lidheni ju me token� Per cudi te Tyre dhe te ushtareve te tij, urdheron te mbushet deti ne 900 metra qe lidhin ishullin me token. As vete se dinte sa e veshtire do ishte. Ku do gjindeshin pemet dhe guret, plus deti kish dallge. Te gjithe e quajten kete plan te cmendur.
122
Bestar II. Kujtojme se 300 vjet para Aleksandrit, Mbreti Nabukadnezar i Babilonise futi qytetin nen rrethim per 13 vjet dhe deshtoi ta marre. Tyra ka qene fortese jashtezakonisht e forte, per kohen konsiderohej e pa-penetrueshme. Kjo eshte po ti shkoje afer me anije, Aleksand s’kishte as flote ne ate kohe. Nje vite me pare ne lufte me persianet e prishi per ti lene ushtaret e tij ne lufte-per-jete e vdekje, pa terheqje. Ja arrin ta ndertoje “rrugen lidhese” deri ne gjysme. Tirjanet mbushin nje anije me material shperthyese, afrohen me varka dhe e djegin duke vrare te gjithe ndertuesit dhe ushtaret e Aleksandrit ne zone. Ky fillon nga e para! Do e bente dy here me te gjere, e ushtaret do mbronin ndertuesit. Niset te aleatet dhe merr anije per bllokade totale. Gjeneralet e tij nuk e pranonin kete, ish me e lehte te vazhdoje fushaten duke anashkaluar kete qytet. Aleksandri e kuptonte se duke vazhduar ne Egjyp, ky qytet Fenikas do sherbente furnizim per armiqte e tij, dhe do e kishte shpinen e zbuluar. Ne fund e mori qytetin. Sjell parallel per te ilustruar cmendurine e njerezve te medhenj. I tille ishte dhe Sulltan Mehmeti. Turqit, qe kishin bllokuar gryken e qytetit, marrin mbi 30 anije, i cmontojne duke i kaluar neper toke, i ri-montojne dhe i fusin brenda ne portin e mbrojtur te qytetit (qe jua beri te pamundur zinxhiri) duke shkaterruar besimin e fundit te mbrojtesve.
123
Filozofi, Histori & Ese Kjo bllokade ka qene nje ekzekutim perfekt i strategjise ushtarake, mbeshtetur nga ekzekutime te shpejta, te sakta dhe te jashtezakonshme nga ana llogjistiko-inxhinierike (disa akoma i rezistojne kohes) rralle te pare ndonjehere. Renia e Konstandinopojes, shenon nje kthese qofte dhe simbolike ne historine Europiane.Mehmeti hyn ne qytet pa u ndaluar deri tek Shen Sofia, te cilen e proklamon si xhami. Ky ishte akti i tij i I-re i tij dhe fundi i Perandorise Romake. Konstandini i XI vdiq duke luftuar, trupi i tij pa koken gjindet afer kishes. Te nesermen, kur Sulltani e meson kete leshon nje dekret te II-te “kjo kishe do ngelet vend i shenjte dhe mbrojtes per te gjithe Kristianet.”
Ne largersi historike, shpesh e humbim periudhen kohore, e me kalimin e kohes te pavertetat, gjysme te vertat e mitet; jepen si fakte te kryera. Disa here flitet per “Seksin e Engjenjve” kur paria dhe prifterinjte e qytetit dikutonin probleme teologjike, kur Turqit ishin ne rrethinat e keshtjelles. Kjo eshte krejtesisht e pabazuar, te Krishteret vertete luftuan deri ne piken e fundit te gjakut, si premtoi dhe perandori i tyre. Ne nje lufte qe dihej nga palet luftuese dhe kushtdo tjeter, qe ata e kishin te humbur. Pse ka ardhur ky mit? 124
Bestar Mendoj se eshte akrobaci intelektuale, dhe e kam vere re ne Mediat Perendimore. Sa me i ulet te jete niveli i argumentit dhe toni i personit (i larte, me i larte) jepet si gogoli. Nje shembull. “ne nuk po bejme asgje per terrorizmin, po na rrezikohet civilizimi, po bejme si atehere kur na mbyten Turqit e po diskutonim seksin e Engjujve” Dhe degjuesit – te cilet jo te gjithe kane bagazh, njohuri apo mendime personale te edukuara e analitike; kujtojne se kjo eshte e vertete. S’ka gje me te forte ne argument kur i jep dikujt nje parallel ”te patundshem” historik dhe “te pakundershtueshem” per ta (1) frikesuar (2) mobilizuar dhe, (3) perdorur oponentin perballe teje. Mbrojtesit e qytetit bene ate qe duhej bere ata nuk paten asnje rruge tjeter. Asnje te vetme, pervec dorezimit. Duke perdorur kete shembull: (1) ja humbin vleren guximit dhe fisnikerise se tyre. (2) ulim vleren / gjenialitetin Mehmetit te II-te dhe perandorise Turke ne kulmin e saj (3) cimentojme nje te pavertete historike (4) promovojme dembelizmin tone intelektual; duke neglizhuar faktet dhe stabilizuar te pa-verteta per gjeneratat qe vijne pas. Nje individ qe degjon kete shprehje dhe e merr si te vertete; ngelet me mendimin se Konstandinopoja kishte shance; se paria kish shkuar ne party dhe “budallenjte aty brenda” nuk shihnin c’behej jashte me 00-000 Turq, dhe keshtu humb shancin te kuptoje gati 2000 vite histori e civilizim duke filluar nga Roma. Pse ndodh kjo? Behet me qellim qe ti te levizesh se po na vjen barbaria. Barbaria nuk vjen kur do ajo – te pakten keshtu mendoj – por Barbaria shfaqet pikerisht athere kur je vete i dobet! Konstantinopoja kishte rene, Otomanet paten shancin historik ta mbyllnin kete formalitet. 125
Filozofi, Histori & Ese Gjergj Kastrioti - Skenderbeu 1405 – 1468 Ne akademite ushtarake te botes, ai studiohet me 10 Gjeneralet me te medhenj te te gjitha koherave, (arguably) me i miri per Lufte mbrojtese dhe te pa-barabarte. Shoqeria qe mban: Hanibali, Atila, Xhengis Khan, Salahudin, E. Rommel, Zhukov, Sun Tzu, Bonaparti, Aleksandri i Madh, eshte maja e panteonit te burrave te luftes. Kur dilnin ne marshim tronditej planeti, disa prej kane zhdukur etni te tera! Mes lumenjsh gjaku e lufterash ekzistenciale, gjinden njeri me i cuditshem se tjetri. Te gjithe te ngjashem, te gjithe te ndryshem! Ambicioze, idhnake, brutale, te eger, delirante, mbrojtes e marres territoresh; kane inspiruar legjenda e "dridhur femijet ne barkun e nenes" Vetem per Bonapartin ka 30.000 libra. Imagjino shoqerine ku rri Skenderbeu. Te mendosh se ne kohen e tij Arberia nuk i kishte 500.000 banore ...! Ky individ, pa asnje dyshim eshte "mutacioni" me i rendesishem qe ka nxjerre civilizimi ~5.000 vjecar i Shqiptareve. Shpesh cuditem (me vjen dhe te qesh) kur lexoj: "kemi pasur perandore e Pape, e plot njerez te shquar, bile kemi "nene Terezen e Kadarene" Si dhe me nje gabim te vogel, kur thuhet GJ.Kastriotin e ri-zbuloi Rilindja Kombetare. (1) Shqiptaret dhe turbullt e mbanin mend. (2) Gjergjin e ri-zbuloi Europa, se i duhej kur Turku e kercenonte ne Portat e Vienes. (1529, 1683) Gjate rreziqeve madhore ne histori, njerezimi tenton te zbrese disa gjenerata poshte, kjo ndodh ne forme instiktive. Baballaret i njohim pak si shume, kane mjaft gabime te jene heronj. Gjysherit deri-diku, sikur nuk shkojne. 126
Bestar Evokimi gjithmone zbret 3 gjenerata e me poshte. Kur Europa e tmerruar kerkoi precedentin, si dhe a munden Osmanet? Murgjit hapen librat e pluhurosur dhe thane - Po! Keshtu nje Arberesh me 12-20.000 ushtare, i turperoi dhe u dha zemer drejt aksionit. Nuk ishte "fluke" por e beri per nje cerek shekulli. Mongolet e vonshem, Hungarezet, Ruset, Polaket dhe Rumunet, u kishin marre Osmanve 1-2-3-apo 5 beteja. Me Skenderbeun ndodhi nje dukuri e cuditshme ne histori. Ne menyren me konsistente, perandoria me e madhe e planetit humbte cdo beteje. Keshtu, borxhin Europa ja njeh ne inspirim per 2-300 vite, jo thjesht ne 25 vite lufte. Si dhe nuk eshte rastesi qe ne Angline e larget pas 1 shekulli, Elisabeta e I-re (ajo me Zemer Luani) hap mengjesin e lutjeve: "Sot perkujtojme vdekjen e imzot Skenderbeut - Frika e Turkut dhe Mburoja e Europes"
Ai qe ne e quajme Heroi Kombetar, eshte insipirim pan-Europian dhe rri ne tavoline me gjigantet e njerezimit. Kur ju pyesin per Shqiptare te Medhenj permendi vetem Kastriotin. Mjafton. Tepron. [bb. korrik. 2007.]
127
Filozofi, Histori & Ese Pse Shqiptaret e Nderruan Fene? (meditim ne stil te lire)
Thuhet ne forme akuzatore nga fqinjet dhe snobet brenda Shqiperise, Ne, dhe Fene e Nderruam. Gjykimet e epokave te me vona me optiken e sotme nuk kane si te mos perfundojne ne konkluzione radikale dhe ne raste, derogatore. Duhet te hyjme ne mentalitetin e kohes dhe kontekstin historik per t’ju avitur nje procesi te gjate. Lufta qe Arberia beri me Perandorine Osmane, ka shume pak precedente ne histori prandaj jane te veshtira krahasimet, por eshte testament i shpirtit tone e kembenguljes individuale per mbijetese qe jemi sot ketu. Ne do ja shpjegonin dikujt ne krahasim banal do dilte: Amerika, sot superfuqia e planetin, erdhi ne Shqiperi dhe ne mbi 25 vite, humbi mbi 20 beteja, pervec njeres. Tre here hedh mbi ne gjithe cfare pati, dhe ne krye te ushtrise qene 2 presidente. “Ky ka qene raporti.” Tani konteksti. Ne 1453, populli i Romes priste ne rruge komandantin me te famshem te Europes, i cili paraqitet me nje veshje te thjeshte. Papati qe me shume ishte zene me intriga mes shteteve Italike dhe i shqetesuar nga influenca e kishes Greke (mos harrojme se ndarja zyrtare u be vetem pas renies se Konstandinopojes) – e la krejt pa ndihme. Serish ne Rome. Ka nje incident ku Skenderbeu mbrojtesi i krishterimit (!!) nuk kishte para te paguante hotelin dhe deklaron: Nuk di a te bej paqe me Turqit dhe te sulmoj keta! Krishterimit i duhej Skenderbeu, por kaq, dhe per sa kohe qe ai mbahej. Skenderbeu hyn ne aleance me Napolin, qe ish ne alence me Milan-in, qe ishte kunder Venedikut. Ky i fundit, donte qytetet porte te Shqiperise, dhe si i krishter i mire i ngulte thiken pas 128
Bestar shpine sa here jepej mundesia. Jane ne rekord traktatet e paqes mes Osmaneve dhe Venedikut, sic dhe ka dokumenta ku Venediku paguante Sulltanin te ri-fillonte luften. 2.Pse vendet ballkanike jo? Asnje prej tyre nuk ngriti furine Osmane, ne pikat qe kishte bere Arberia, praktikisht jo vetem i vuri frenat makinerise me te fuqishme ushtarake te kohes por e poshteroi ne kulmin e saj. 3.Vendet Kristiane gjithmone na lane pa ndihme. Kur Skenderbeu do te bashkohej me Huniadin dhe Polaket, Serbet nuk i dhane rruge kalimi. Shqiptari i kohes kete e kishte vuajtur ne palce, ai ishte futur ne nje lufte ekzistenciale. 4. Rezistenca Shqiptare vazhdoi pas vdekjes se Gj. K. deri ne 1505-1510. Kristianizmi e harroi Shqiperine qe pati humbur njerez, pasuri keshtjella e qytete. Ra numri i prifterinjve, humbi filli i ritualit ne latin. 5. Krishterim i Kohes, s’eshte ai i Shek te 19-te te Progresivizmit Europian, ne Perandorine Osmane, Greket, Armenet, Hebrenjte e te tjeret kishin liri besimi. Ne Europe digjte shtrigat e shkencetaret ne turra drush. 6. Shqiptari ndryshoi besimin per forme dhe si emer, e fundmja mundesi te merrte fryme nen hakmarrjen Otomane. 7. Se fundmi, Shqiptari megjithe c’ndodhi me pas, “nderroi nje emer” nuk shiti shpirtin. Ne cdo shtet rajonal, Bullgari, Maqedoni, deri ne Bosnje, Greqi, Rumani e shume pak ne Kosove, dhe sot ka pakica Turke. Pse s’ka pasur komunitet Turk ne Shqiperi, qofte ne zona te mira? Ate qe ne se harruam, “ as ata se harruan ndonjehere” ... .
129
Filozofi, Histori & Ese Masakra e Shen Bartolomeut 1572
Parisi ja vlen nje Meshe
130
Bestar Dita e Guy Fawkes - Komploti i Barutit Londer, Nentor 1605. Kur vdiq Elisabeta e I-re, Katoliket Angleze te persekutuar prej saj, besuan se Xhejmsi i I-re (King James I) do ishte me tolerant meqe nenen e kishte katolike, por s’ndodhi keshtu. Disa persona vendosen ti zgjidhin punet vete. Konspiratoret gjeten 36 fuqi me barut dhe nen udheheqjen e Robert Catesby, i futen ne qilaret poshte House of Lords. Me pas e kuptuan se do demtohen dhe persona qe luftonin per ceshtjen e Katolikeve. Njeri prej tyre i con leter anonime Lord-it Monteagle “rri larg Parlamentit me 5 Nentor” Kete e merr vesh Mbreti dhe forcat e tij kapin Guy Fawkes ne qilar ne mengjesin e 5 Nentorit. Megjithe problemet e kohes, kjo ngjarje pati nje jehone te madhe ne Angli. Dhe sot Mbreti/ Mbreteresha, hyn vetem nje here ne vit ne Parlament gjate the State Opening of Parliament (nga koha e Kromuellit, ka dhe nje lidhje tjeter) “Yeomen of the Guard” kontrollon qilaret e “Pallatit te Westminster” cdo vit.
U ndezen zjarre dhe u dogjen effigies (sic) me imazhin e Guy Fawkes, qe atehere 5 Nentori quhet “bonfire night” Nje Akt i Parlamentit vendos qe 5 Nentori do jete dite falenderimesh. Ky akt ngeli ne fuqi deri me 1859-en. 131
Filozofi, Histori & Ese Kane qene 13 konspiratore por Fawkes mbahet mend si personi me i lidhur me komplotin e deshtuar. Sot ka fishkezjarre dhe festivitetet e zakonshme si perkujtim. Ka njerez qe shprehen me tallje, po festojme ekzekutimin e Guy-t apo nderojme tentativen e tij per te hedhur ne ere qeverine. Te tjere thone: Guy Fawkes ngelet personi i fundit qe hyri ne Parlament me qellime te ndershme. Dita quhet Guy Faqkes Night, Guy Fawkes Day, Plot Night dhe Bonfire Night. “Hanged, drawn and quartered” nje denim mizor i rezervuar per kete Tradhetar te Kombit, varet i denuari, ndahet trupi ne 4 copa dhe cohet ne cepat e mbreterise” Gjyqi u be ne Janar te 1606-es. Kulture Anglo-Saksone | Dr. Johnson
132
Bestar Kardinali Richelieu
Pena eshte me e forte se shpata
133
Filozofi, Histori & Ese Ushtarake dhe Njerez te Letrave
Me keta burra, Bonaparti nuk kishte asnje shanc.
134
Bestar Gjeneral Sir Charles Napier
*** Beteja Balaklaves, Lufta e Krimese Beteja a Balaklaves Tetor, 25, 1854. Lufta e Krimese. Ruset deshtuan ta merrnin Balaklaven (Balaclava), mbeshtetja logjistike e forcave Britanike, Turke e Franceze; ne portin e Detit te Zi. Britaniket humben kontrollin e rruges mbeshtetese qe lidhte Balaklaven me kodrat siper Sevastopol-it, qendren e Marines Ruse qe ishte nen rrethim. Ne fillim te betejes Ruset kishin lartesite Fedyukhin e Vorontsow, mbi nje lugine afer Balaklaves. Brigada e Rende e Kavalerise me Gjeneral Sir James Scarlett, dhe Regjimenti 93-te i Malesorve komanduar nga Sir Colin Campbell nuk i lane te 135
Filozofi, Histori & Ese merrnin qytetin. Dy sulme Ruse thyhen ne ate zone. Lordi Raglan dhe shtabi Britanik ne lartesite mbi Sevastopolin kur pane se Ruset po terhiqnin topat e kapur nga Turqit, con urdher tek Brigada e Lehte e Kavalerise (Light Brigade) ta parandalonin kete. Urdheri final kaloi ne konfuzion. Pozicioni ku ndodhej kjo brigade nuk i lejonte te shihte ate qe pa Lord Raglan.
Brigada kalon me gallop neper lugine, e ne vend se te kthehej ku duhet te shkonte, vazhdon drejt ndaj pozicioneve te fortifikuara Ruse. Per mbi nje milje a gjysme, vazhduan nen nje zjarr te panderprere deri sa humben 40% te ushtareve dhe oficereve. Mbahet si beteje nderi per regjimentet Britanike. Ruset kishin kapur 7 Topa, ne ate kohe marrja e topava kish te bente dhe me prestigjin e nje ushtrie. Kjo beteje ka pasur tre episode: “Sulmin e Brigades se Rende, Linjen e Kuqe te Holle dhe Sulmin e Brigades
136
Bestar se Lehte.� Po provoj te perkthej poemen e Lord Tenison. (Alfred, Lord Tennyson) e cila nuk ka rime aparente, me shume ndjese per kete perkthim te drejte, e te shpejte
Ne epoken Viktoriane kjo shkaktoi nje sensacion te papare pasi dhe media qe e mbulonte kete fushate i dha shume eko. Kontraversi historik akoma debatohet dhe sot; dikush thote urdheri nuk u formulua qarte, dikush qe ishte perplasje karakteresh ndermjet oficereve te larte, Nolan, Cardigan dhe Raglan; sidoqofte Krimea provoi se ushtari Britanik i asaj kohe ishte �rrace
137
Filozofi, Histori & Ese luftarake� Beteja e Balklaves solli 11 Victoria Cross. Urdheri me i larte per trimeri ne beteje. Trupat Franceze moren pergezime se mbuluan gjate terheqjes pjesen qe ngeli nga Brigades te Lehte e Kavalerise, duke i mbrojtur nga krahet. Te parin Victoria Cross e mori Husari 21 vjecar, Kandezi Aleksander Dun. Shpeton oficerin e tij duke vrare me shpate 3 Ruse qe i sulmuan nga mbrapa. Me pas vret nje Rus tjeter qe i sulmoi shokun. Vdiq 14 vjet me vone gjate nje aksidenti gjuetie ne Abisini. Kishte arritur graden Kolonel, dhe u be Kanadezi i pare qe ka komanduar nje Regjiment Britanik. Reformatorja sociale dhe themeluesja e Infermjerise moderne, Florence Nightingale, ka qene ne Betejen e Krimese. *** Florence Nightingale Ajo quhej Lady with the Lamp (Zonja me Llampe) pasi e kishte zakon te cohej naten e kontrollonte ushtaret e plagosur ne luften e Krimese. Roli i saj eshte ekzagjeruar paksa nga media e kohes, e kjo vazhdoi dhe ne diten tona por arritjet i jane te pranuara nga gjithe bota. Ne 1860, znj Nightingale vuri themelet e infermierise, hapi shkolle profesionale ne Spitalin e Shen Tomasit (St Thomas Hospital) E para shkolle laike, per Infermiere ne bote.
138
Bestar Sot eshte pjese e King’s College Hospital. Sic bejne Mjeket betimin e Hipokratit, Infermieret ne Britani, kane nje version te tij te quajtur "The Nightingale Pledge" per nderim te kesaj gruaje te rralle.Dita Nderkombetare e Infermierise, ne te gjithe boten festohet ne diten e Ditelindjes se saj. Nightingale Angl, bilbil / i (zog)
Ne cdo moment vdes nje njeri… Britaniku Alfred Tennyson, shkruan keto vargje: Every moment dies a man, Every moment one is born. Cdo moment vdes nje njeri, Cdo moment nje tjeter lind. C. Babbage, nje matematikan “i cmendur pas saktesise” i nis nje leter te furishme: Zoteri, Ne poemen tuaj t'mrekullueshme pervec ketij fakti. Keni bere nje gabim elementar, sic thoni ju, popullsia e botes s'do ndryshonte kurre. Korrigjoje dhe beje: "Every moment dies a man, Every moment 1 e 1/16 is born.” Cdo moment vdes nje njeri / Cdo moment 1 e 1/16 lind. Te jem i sakte me ju dhe 1 e 1/16 s'eshte korekt. Ka shume mbetje pas zeros qe tani s’me kujtohen. Sa per nje "cope poezi" kjo do ju mjaftonte. Une jam, Zoteri, i juaji etj. Charles Babbage Sigurisht nje person me inteligjencen e Babbage po bente humor. Kjo sherben si ilustrim i marredhenies miqesore ne Shek e 19-te, ndermjet Shkences dhe Romanticizmin. Ajo kohe ka nxjerre erudite e gjigante te shume fushave. Vargjet jane marre nga poema "Vizioni i Mekatit" [The Vision of Sin] Charles Babbage, ka qene nje polymath Anglez; matematikan, inovator, inxhinier, filozof etj. E mbajme mend se ai eshte i pari qe ka sjelle konceptin original te 139
Filozofi, Histori & Ese programimit te kompjuterit. Lord Tennyson eshte ... Lord Tennyson. Prej tij na ka ngelur shprehja: "Me mire te kesh dashuruar dhe humbur, sesa mos te kesh dashuruar kurre" // Tis better to have loved and lost Than never to have loved at all
Charles Darwin
140
Bestar Telegrami i Ems-it Nuk jane te pakta rastet ne histori kur fillimi i nje konflikti spontan apo te provokuar - mund te gjindet fare lehte, por nuk jane te shumta keto raste kur nje konflikt i 40-70 viteve me pare, krijon premisat per dy luftera masive, ku perfshihen te gjitha fuqite madhore te kohes; L1 dhe L2B. 1.Prusia Ne shekullin e 13-te nje grup ushtarak Katolik i Kryqtareve te Mesjetes, te quajtur Kaloresit Teutonike, krijuan Prusine; e cila sapo u be mbreteri u rreshtua me fuqite madhore e rajonale te kohes. Influenca e saj arrin kulmin ne shek 18-19-te. Frederiku i Madh (i 2-ti) qe mbreteroi nga 1740-1786 ishte nje shtetar i zgjuar, perkrahes i arteve dhe i shkences, si dhe e militarizoi vendin duke e bere te parin me ushtri profesionale (standing army) Tashme rolin primar ne lufte nuk kishin me aristokratet dhe feudalet, por nje kaste ushtarake e mire-tranjuar. Volteri, nje admirues i tij, ka thene per Prusine: “paradite dukej si Sparta, dhe pasdite si Athina� ndersa ne qarqet Europiane rendom hasej kjo shprehje: Shtetet e tjera kane ushtri, Prusia eshte ushtri qe ka Shtet. Me vone termi Prusian sidomos jashte kufinjeve, perdorej si sinonim i agresivitetit, profesionalizmit, rigjiditetit, militarizmit dhe konservatorizmit te klases se Junkereve qe dominuan Prusine dhe Gjermanine deri ne 1918-en. 2.Te tjeret Isabela e Spanjes abdikon nga froni. Si kadidature paraqitet princi Leopold Hozhenzollern-Sigmaringen, kusheri i Mbretit te Prusise. 141
Filozofi, Histori & Ese Franca e alarmuar pasi besonte se influenca Prusiane ne Spanje do preke interesat e saj, ben nje proteste. Princi terhiqet. Francezet nuk e lene me kaq, ambasadori i tyre takon mbretin William te Prusise dhe i kerkon nje garanci absolute se asnje nga familja e tij nuk do e marre fronin e Spanjes. Kjo ndodhi gjate nje shtetitje ne bulevard si bisede mes dy xhentelmenesh. Mbreti e refuzon me takt kerkesen dhe ambasadori Francez largohet me delikatese. 3.Telegrami i Ems-it. Mbreti i con nje telegram Bismarkut, ne ate kohe Minister i jashtem, dhe i jep leje ta publikoje. Ky i fundit i ben nje redaktim dhelperak, takimi dilte i nxehte, dhe perfunduar shume ashper. Keshtu e publikoi dhe gazeta. Si e lexuan Francezet? “Mbreti e largoi Adjutantin Francez, pasi ai nuk u soll mire dhe refuzoi te merret me me te” Prusianet jo vetem e quajne Ambasadorin adjutant por na e paskan nxjerre me shkelma jashte. A durohej kjo? Si e lexuan Gjermanet? Ne nje princ e terhoqem, nje dite me pas Francezet arrogante, jo vetem na fyejne ne shtepine tone por toni i perfaqesuesit te tyre solli qe Mbreti ta nxjerre me “shkelma jashte” Sa mire ja beri! Mbreti e beri takimin me 13 Qershor, Nga Ems (Bad Ems) ne Rhineland-in Prusian, i con Bismarkut telegram. Bismarku e Publikon me 15 Qershor, Franca deklaron lufte me 19 Qershor. *** 142
Bestar 4. Lufta Franko - Gjermane Te dy shtetet po ushtronin muskujt por redaktimi i pandershem i Bismarkut beri qe Franca ta humbe nervin e para, duke hyre ne lufte si agresore. Kjo i jep Bismarkut arsye te bashkoje Gjermanet e Jugut (te gjithe pervec Austrise) me ato te Veriut. Lufta zgjati nga 19 Qershori 1870–10 Maj 1871, ku fiton koalicioni Gjerman me ne krye Prusine. Salla e Pasqyrave ne Versaje, residenca e Mbreterve Franceze, sheh humbjen e Napolonit te III-te dhe kurorezimin e Williamit te I-re si Perandor i te gjithe Gjermanise. E cila merr Alzasen, gjysmen e Lorenes dhe detyron Francen te paguaje 5 Miliard franga reparacione lufte.
Ne 10 vjecarin tjeter Gjermania i afrohet ne prodhim industrial Britanise e fillon te kercellije dhembet nga e para. Ne kete fitore gjindet baza e konfidences Gjermane qe dominoi eventet boterore deri ne vitet 1940-te. Si pasoje solli nje rend te ri boteror, perfshire dhe Luften e Ftohte, Bashkim Sovjetik e Amerike. bb 03 mars 2013 143
Filozofi, Histori & Ese Rreziqet nga Mitet Gjate korrespondences Vatikanit me nje nga zyrtaret Gjermane, me teper rreth taksave se historise, i pari informon se ne antikitet Gjermanet ishin barbare dhe s’kemi nevoje per keshillat tuaja. Nje tjeter zyrtar i Vatikanit duke u mundur tu mbushe mendjen per ndihme ne luften kunder Otomaneve (jemi ne Shek XV) u tregon nje dokument rreth nje djali te quajtur Arminius.Gjermanet fillojne sprintin, nga shkrimet ditore ne kenge, piktura e skulptura, Arminius filloi te duket neper qytete.
Pastaj del nje i zgjuar (ky dreq, i zgjuar qe vertete - z. Luter) dhe u kujton bashke-Gjermanikeve, nuk mund ta quajme Arminius (shume i Romanizuar) patjeter e ka pasur emrin Herman. Ketu kemi piken kur ndryshon historia e Europes per gati 500 vite. Te pakten, ndryshoi Gjermanine dhe karakterin e tyre kombetar. Shume shpejt e bene aristokrat, nje kalores qe luftonte Romanet. Tacitus-i, ne Analet dhe Gjermania (Annals and Germania) thote per te: beteja nuk ka fituar por kurre nuk humbi luften. Kjo s’kishte rendesi per Gjermanet, Arminius-i u be legjende. Zuri vend ne monumente dhe u ul deri ne helmeten e Kaizerit. 144
Bestar Ne shek e 18-te e zbuten pak, shfaqet si familjar te mire qe donte femijet e te shoqen, duke i mbrojtur ato nga armiku. Ne kohen e Bismarkut, perfshihet ne grup me mbrojtesit e tjere, ne imazhe monumentale per te impresionuar boten gjate periudhes kur po ndertohej nje perandori e re. Dhe erdhem te (e ku tjeter?) NacionalSocializmi, ku Hermani dilte nga slloganet e hynte neper kartolina. Keshtu fillojne mitet, pak iluzione ketu dhe ca deluzione atje, duhet pak deshire te vraposh me ta, ti thuash disa here me ze te larte per ca shekuj e vite dhe perfundojme ne patriotizem total. Shpellat e Altamira – Spanje
Fajin e ka Maria Per te gjitha problemet e botes te sotme, fajin e ka Maria. Lindur si Maria Antonia Hosepha Johanna ne 1755, ajo vdiq ne 1793. Me mire ja mbushen mendjen te ndante koken nga trupi, ne moshen 38 vjecare. Ish Archidukesha e Austrise e Delfina e Frances nga 1770-
145
Filozofi, Histori & Ese 1774, Mbreteresha e Frances e Navares nga 1774-1792. Femija i 15-te e me e njohura e Maria Tereses, Perandoresha e Shenjte Romane dhe e Perandorit Francis te I-rit. Ne fillim Francezet e donin per bukurine e personalitetin e saj, me pas filluan ta akuzonin per simpati ndaj armiqve te Frances, kryesisht vendit te origjines, Austrise. Incidenti i "Vareses se Diamantit" fundosi reputacionin e saj. Maria s’kish dore por mos te dalte nami per keq. Lexojeni kete incident, perfshin periudhen me mbreter te vdekur e t'gjalle, kurtezane (Madame Du Barry) argjendare, aristokrate, mashtrues, kardinale e Pape; dhe 4 vite para Revolucionit te Pergjakshem, Monarkia Burbone diskretitohet plotesisht. Pamfletet e kohes e quanin L’Autrichienne, me dy kuptime, (1) Austriakja, dhe (2) "chienne" ne Fr. “qen-femer”. Me pas e quanin Madame Deficiti dhe kur hapet fjala se tha: leri te hane kek, populli u merzit dhe ndryshoi fytyra Europes. Jo te gjithe ishin aq te shpejte sa Francezes, disa priten 1848-en por historia transformohet ne 1793. Precedentin e I-re e dha Oliveri (Kromuelli) ne 1653-in me shperndarjen e “Rump Parliament” Nje here Kisingeri e pyeti Cu En Lain: c'mendon per Revolucionin Francez? Cu pergjigjet: "akoma heret t'nxjerrim konkluzione"
146
Bestar
Sand & Shopen Amandina Luçia Aurora Dypë dë Frankëj (George Sand, 1804 -1876) Frederik Shopeni (Frederic Chopin, 1810 - 1849) Ajo e quante magjistarin e pafundesise dhe i krijoi kushtet per te kompozuar. Pak kompozitore jane kaq te dashur ne te gjithe universin, si Shopen. Kur semuret nga tuberkulozi, Sand i rri prane derisa behet me mire. Per 7 vite paten jete te lumtur, me pas sjellja e tij ndryshoi, sot mendohet se ai ka vuajtur nga epilepsia. Ne 1846 Sand shkruan romanin Lucrezia Floriani, ku marredhenia e tyre jepet ne drite, jo te kenaqshme.
Ne fund, qe te dy ishin teper krenare per ta falur njeri tjetrin. Shopin vdes ne 1849-en. Trupi i tij eshte ne varrezat "Père Lachaise" ne Paris, ndersa zemra e tij eshte ne nje kishe prane vendlindjes, ne Varshave- Poloni. 147
Filozofi, Histori & Ese
Ambrose Bierce – ky mjeshter i fjales
Bierce - Fjalori i Djallit
148
Bestar Georges Simenon 1903-1989 Nje nder shkrimtaret me prolifike qe kane jetuar ndonjehere dhe krijuesi detektivit Jules Maigret. Simenon ka shkruajtur shume artikuj dhe mbi 400 libra. Ne Shqip eshte perkthyer ne disa prej tyre. Komisari Maigret asnjehere nuk mbante arme me vete, pelqente konjakun dhe urrente te ecte, ai levizte me makine qofte dhe per distanca te shkurtra. Megjithese komisari operon ne France, ai eshte thirrur per te vizituar Belgjiken, Britanine, Gjermanine, Svicren, Hollanden dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Per ne perfaqeson nje tip Europian te Sherlock Holmes. Simenon ngelet autori me i sukseshem qe ka dale nga Belgjika.
149
Filozofi, Histori & Ese Tu mesojme Anglezeve – Anglisht Gjithshka, sado e pabesueshme te na duket, qe ne mendojme se pame sot per here te pare, patjeter do e gjejme te e shkuara.
E Xhuma, 10 Qershor, 1859, Ne nje fshat te Permetit, duke luajtur mes molleve nje 9 vjecar ndalon dhe i thote te emes: Dua te shkoj ne Turqi. Prit, se je i vogel - e qorton ajo. Jo, jo do nisem sa me pare. Turqit kane nevoje te flasin Turqisht, me duhet ti mesoj qe ... Nena e cuditur e mban gojen mbyllur dhe i thote te shoqit ne darke. Babai e pyet duke qeshur: Pse nuk ditkan Turqit te flasin Turqisht? Femija e injoron dhe pergjigjet: ne fillim do shkoj ne Greqi, ne gjimnaz, pra le ti marrim ca pune me rradhe.
150
Bestar Fast forward, 24 vite me pas, qe kalojne ja kaq shpejt ...1 sekonte. Erdhem te 33 vjecari me mjeker qe shkruan pikerisht ate qe Turqit nuk e kane: Ortografine e Gjuhes se Turke. Ne 1891 ju harton Gramatiken Moderne Turke ndersa ne 1898 ju jep dhe Sistemin e Alfabetit te Ri. Para se keta Turq te mire, ta quanin bej dhe efendi, kishte levizur me projekte te tjera. Cfare p.sh? Po ja, merrej me, te themi Astronomi? Pastaj me Gjeometri, Histori e Gjeografi, Mitologji dhe Linguistike, me Probleme Sociale dhe ato te Femres, me Proverba e Humor. Me fjalorin Frengjisht -Turqisht (3 te tille) dhe per 9 vite shkruan ne 6 vellime: Enciklopedine e Shkencave. Ka lene 2 volume te Turqishtes Otomane Klasike, nje veper autoritative te ciles studiuesit i referohen dhe sot. Nuk do fillojme me te birin qe themeloi e drejtoi Galatasay SK, klubin e futbollit, dhe as qe Samiu fliste Gr., Tr., It., Fr., Arabisht e gjuhen Perse, as me 50 vepra qe la, me dramat e novelat (Dashuria e Talatit me Fitneten) por do themi: ky eshte filozofi i I-re dhe i vetem Shqiptar. Asnje qyteterim solid nuk ecen para pa njerez te ketij kalibri. Ka 2 parametra per ti kuptuar rendesine e tyre (a) referenca e kryqezuar me interesa ne shume fusha, (b) kalimi i kufinjve gjeografike, kur vendet e tjera e kerkojne dhe cmojne si te tyrin. Nuk patem nje Kant apo Volter por per madhesine e kombit tone, ky njeri eshte gjigant i paperseritshem i mendimit Shqiptar. Pikerisht ai femija qe u nis “tu mesonte Turqishten, Turqve” Fenomeni Shqiptar shkon ne kryeqytetin e nje prej Perandorive me te medha qe kishte pare historia, me jete-gjatesi prej mese 5 shekujsh, dhe filloi t’ju beje fjaloret e gjuhes se tyre. Sami Frasheri 1850 - 1904
151
Filozofi, Histori & Ese Luigj Gurakuqi - Studenti i Mjeksise Ne Historine e Shqiperise ka shume figura te shquara por ne fillimet e shek 20-te, shume pak jane afer statures se Luigj Gurakuqit. Studentit te Mjeksise, qe ne vitin e 3-te le shkollen per te ndjekur nje thirrje tjeter; ate te atdhetarise. Pjesemarres ne ngjarjet madhore te kohes, ky Shqiptar i madh ngelet e panteonin e luftetareve per "komb e gjuhe" Sot Universiteti ne Shkoder, mban emrin e tij.
152
Bestar
Nje Gjyq & Ekzekutim qe tronditi Shek XX-te. Gusht 1927 Shteti i Massachusets, con ne karrike elektrike two anarkiste me origjine Italiane, Nicola Sacco e Bartolomeo Vanzetti. Denuar per vrasjen e rojes e nje arketari gjate grabitjes me arme ne nje fabrike kepucesh ne 1920-en. Verdikti i Jurise erdhi ne pak ore: fajtore per vrasje te shkalles se I-re. Nje Komitet Mbrojtes futet ne vale apelesh qe bazoheshin ne pragjykimet per orgjinen (racizem) per idete (te dy anarkiste te bindur) prova e deshmi te falsifikuara, dikush tjeter pranon krimin. Te gjitha apelet refuzohen nga gjyqtari origjinal e Gjykata Supreme e Massachusetts. Nga 1925 ceshtja kishte marre vemendje boterore. Futet nder "causes celebre" te historise moderne; si afera e oficerit Dreyffus ne France, e pilotit legjendar Charles Lindbergh ne Amerike (akuzuar per vrasjen e te birit) gjyqi i famshem ne Gjermani, Nazistet kunder Dimitrovit, dhe Rosenberget, akuzuar e ekzekutuar per spiunazh ne favor te B. Sovjetik. Njerezit me te njohur te kohes bene apele ndaj shtetit e popullit Amerikan; John Dos Passos, H.G. Welles, G.B Shaw, ndersa Upton Sinclair shkruan nje roman te tere (Boston) pas ekzekutimit, Albert Anjshtatni proteston. Anatole France, qe kishte marre pjese ne fushaten e Alfred Dreyfus, Nobelist i Letersise ne 1921, shkruan: "Apel per Popullin Amerikan� ku thekson: “... vdekja e Sacco dhe Vanzetti do i beje ata martire dhe mbuloje ju me turp. Ju jeni popull
Ne 1927, ne cdo qytet te madh te Amerikes e Europes, para e pas ekzekutimit te tyre jane bere protesta masive. Ne Gjermani 3 protesues humben jeten, ne Itali njerezit dolen ne rruge ne 60 qytete. madheshtor. Ju takon te jeni dhe popull i drejte."
153
Filozofi, Histori & Ese Ne Tokio, Buenos Aires, Johanesburg, Sidnei, San Paolo, Roi De Janiero, New
Kurre me pare ne histori kaq shume njerez nuk ishin indinjuar per kaq pak. Sasia ekstreme e letrave dhe telegrameve, qe kerkonte pardon e detyrojne Alvan Fuller-in, governatorin e Massachusetts, te krijoje komision hetimor per te rihetuar ceshtjen. Pasi bene intervista ne sekret, me gjyqtarin, juristet e deshmitaret; komisioni nuk e ndryshoi vendimin e gjykates. York, Paris e Londer.
Demonstrat e mepasshme shkaterruan prona ne Londer, Paris Gjeneve, Tokio e qytete te tjere. Shume njerez protestonin jo dhe aq te bindur ne fajin a pafajsine e te akuzuarve; sa per nje gjyq te padrejte me parregullsi. Mbeshtetesit e tyre vazhduan te flasin per vite te tera, akoma ka teori e kunder-teori per deshmite, balistiken, dhe gjykimin. Disa fajesojne Sacco-n, tjetrin e bejne te pafajshem, disa te tjere thone arma ka qene e tyre. Ne 1977 Guvernatori i shtetit te Masschussets Michael Dukakis deklaron: “ka arsye te besojme se gjyqi nuk ka qene i rregullt dhe ato jane denuar e ekzekutuar padrejtesisht”
Ka memoriale e ekspozita per te dy, ne disa vende te botes. Ne B. Sovjetik ka pasur nje birre te quajtur “Sacco e Vanzetti” nje fabrike, e nje ferme ne Ukraine. ka qene nje emer i famshem lapsi nga 1930-2007. Ne Itali shume qytete kane rruge me emrat e tyre. Kjo ceshtje e komplikuar, ne parim, ngelet nje njolle ne historine e jurisprudences boterore; fakti, elementi procedurial e argumenti llogjik; ju nenshtruan paragjykimeve per etnicitetin, background-in e ndjenjave te kohes (anti komuniste / anarkiste) duke rezultuar ne manipulime qe sollen dy jete te humbura. Kurre me pare planeti s’kish pare dicka te ngjashme. Me perhapjen masive te shtypit e komunikimet nderkombetare (telegrafi) njerezimit ju prek nje "nerv i gjalle" mund te quhet: eventi i I-re i ndergjegjes sociale ne historine moderne. bb Gusht 1997 154
Bestar Lunacarski dhe Makarenko
Era e Antibiotikeve
155
Filozofi, Histori & Ese Misandria dhe nje shembull nga Budapesti Kjo ngjarje, nga me te cuditshmet dhe te pazakontat ne historise e kriminologjise moderne, ka ne vetevete nje patologji ekstreme. Njihen disa vrasese-seriale femra por kjo eshte dicka e rralle. Le te shpjegojme si fillim fenomenin, misandria. (misandry) Vjen nga Geqishtja, misos - urrejtje dhe andros – burre, mashkull. Misandria haset nga antikiteti, te Shekspiri dhe deri ne literaturen moderne. Ne formen me te lehte i shikon meshkujt te pavlere e thjeshte si objekte seksuale, dhe ne formen me te rende vjen dhuna e deri vdekja. 1926 ne Budapest, qyteti vibrant tashme po mundohej te mbylle plaget e medha te luftes se dyte boterore, e cfare plagesh qene ato. Hungaria qe perkrahu Gjermanet, vihet te paguaje “haracin e gjakut” ne Traktatin e Trianonit (nje nder 5 te Versajes) duke ju marre 3/5 e territorit dhe popullsia e tyre kalon ne disa shtete. Si duket vuajtjet nen Perandorine Habsburge nuk kishin marre fund per Magjaret e vetmuar. Nje artiste provinciale e Operas se Budapestit bie ne dashuri me nje oficer te ri te Husareve qe perbenin trupen e bodyguardeve te Admiralit Horthy. Ushtaraku transferohet diku tjeter, dhe ne presionin e familjes, nuk e kontakton me kete vajze. “Me Puth i Dashur Une po Vdes” Ka disa raportime per kete ndodhi, dikush thote se Jozefina e beri per te marre hakun ndaj gruas se te dashurit te saj, kur vesh se dhe ajo ka nje te dashur mendon ta shkaterroje ate. 156
Bestar Dhe me vone djalin e kesaj gruaje. Fakti eshte ky, ne nje nga restorantet e qytetit, nje vazje e re bie pertoke duke thene “me puth i dashur se une po vdes” Thene me tone tragjike, nga nje femer ne kulmin e drames qe tashme po luante ne jete, jo me ne skene. Kur i dashuri afrohet ato bashkohen ne nje puthje dhe ai rrezohet pasi absorbon helmin qe ishte ne buzet e saj.
Ky skenar u perserit 6-7 apo 8 here, e ne fund kjo femer kapet nga autoritetet e kohes. “Jam armike e seksit mashkull, tha Jozefina, vite me pare nje burre ma ka ther zemren shume dhe vendosa te marr hak. Doja ti beja burrat te vuanin si vuajta une. Nese neser me vrasin, e kam paguar borxhin”
157
Filozofi, Histori & Ese Dhe vazhdon: “Nuk e mohoj se me vjen mire kur i shoh meshkujt te vuajne. Kam shijuar cdo moment qe ato ishin ne agoni. Kjo me ka qetesuar zemren time te plagosur. A kam pendese? Po. E vetmja pendese eshte se nuk kam arritur te demtoj direkt po ate burre, qe me beri te vuaj!� Burrat pinin helmin me te, duke e ditur se do vdisnin, ndersa kjo merrte dicka tjeter pa ju thene atyre. Kjo circe moderne, jua mbushte mendjen te benin pakt-suicidal, ku do vdisnin se bashku. Jurisprudenca Hungareze e kohes, ishte ne mundim, pasi nuk parashikohej dot cfare krimi kishte bere kjo. Dhe ne fakt, a kishte veper penale aty? Ne gjyqin e saj erdhen grate dhe femijet e viktimave, motrat dhe nenat e tyre. Jozefina ne vend se te dukej e prekur nga vuajtja dhe zija e tyre; qeshte dhe i tallte me fjale. Me pas u raportua, se nje tjeter Hungareze kokeforte, vajza e njerit prej viktimave, kerkoi duel me te. Me pistoleta apo shpata. Dhe nese nuk pranohej dueli, vajza deklaroi: do e vras nese e shoh ndonjehere. Kur e gjithe Hungaria ishte e zene me diskutimet perreth ketij sensacioni, Jozefina arriti te largohet pa u ndier nga kufiri. Me pas u raportua nga dikush se e kane pare ne Rusi. Ashtu sic filloi fushatene saj vrastare pa buje dhe ne heshtje, ashtu kjo femer zhduket nga radari per tu mos u pare me kurre.
158
Bestar 100 Kunder Anjshtanjit
Imre Kertesz - Nobelist
159
Filozofi, Histori & Ese Shen Valentini | Faktet, Masakra & Komecializmi
160
Bestar Archibald Cronin – Dhe Yjet Rrine e Veshtrojne
161
Filozofi, Histori & Ese Nje ze i vetmuar kur te gjithe kishin frike Per here te pare ne histori nje kasaphane masive zhduk gati nje gjenerate meshkujsh ne shume shtete. Gjermania nuk humbi, por u dorezua [armistice] Vajzat e asaj kohe, nenat te bera gjyshe, djemte e rritur qe kishin ngelur pa prinder, politikanet qe kishin qene ne front; kujtonin me tmerr L1B, si nje kasaphane te pa fund. Popullata ne France & Britani, pat humbur oreksin per nje Lufte te 2-te. E kunderta ndodhte ne Gjermani, ku fitoi Nazmi dhe filloi riarmatimi. Mbeshtetur ne sentimentet e nje popullate qe akoma mallkonte lideret Gjermane per tradhetine e dorezimit, dhe ato Perendimore per reparacionet ekstreme qe duheshin paguar; Gjermania po fleksonte muskujt e saj, ne nje menyre qe shpejt do kalonte ne ekspansion te pa lejueshem per gjeo-politiken e kohes. Ne kete situate, nga mesi-fundi i viteve 30-te, ne Britani degjohej nje ze i vetmuar qe paralajmeronte, endi nuk ishte i pergatitur per te perballuar makinen ushtarake te Gjermanise. W. Churchill qe ne 1929-en, megjithese deputet s’kishte karrike ne qeveri. Kr-M Britanik, nisur nga mungesat e kohes dhe sentimenti i popullates, vendosi mos ta provokoje Hitlerin. Ne Britani kjo politike u quajt izolacioniste dhe e dobet. (isolationism and appeasement) Gjermania po shtonte territoret ndersa Chamberlain kishte frike te fuste Churchillin ne kabinetin qeveritar, se kjo mund te provonte kunder-produktive per Gjermanet. Nga ana tjeter Gjermania e interpretoi mos-veprimin Britanik, si nje bllof-verbal dhe cfaredo te benin kishin dore te lire. 162
Bestar Publiku filloi te insistonte te futej ne kabinet “profeti i Luftes” Kur ne 1 Shtator 1939, Gjermania pushton Polonine, kupa u mbush. Britania s’mund te rrinte menjane. Chamberlain fton Churchilin te vije si Lord i Pare i Marines Mbreterore (First Lord of the Admiralty) dhe me 3 Shtator 1939 lajmeron ne radio te gjithe qytetaret se Anglia eshte ne lufte me Gjermanine. Shefat e Bordit te Admiraljatit sa degjuan emerimin e Churchill cojne kete mesazh ne te gjitha bazat detare dhe te cdo luftanije Britanike ne bote: "WINSTON IS BACK”
163
Filozofi, Histori & Ese H-J Marseille - Shqiponja e Shkretetires Me 30 Shtator 1942 nje grup Beduinesh, degjonje zhurme avionesh ne horizont. Nje prejt tyre kthehet kokeposhte, filloi te nxjerre tym dhe duket nje pike e zeze qe shkeputej nga avioni duke rene poshte. Pa parashute. Ishte H-J Marseille. Lindur ne Berlin, ne nje familje me origjine Franceze (Huguenot) ishte destinuar per sherbimin ushtarak. Babai i vritet ne Stalingrad si Gjeneral kembsorie. Futet ne Luftwaffe ne Nentor te 1939-es. Ne Betejen e Britanise ishte pilot i zakonshem, e i pafat. Rrezoi vetem 7 avione, dhe e rrezuan 4 here. Transferohet nga komanda ne komande, pasi i mungonte disiplina. Kudo vajza qe e prisnin, mbante floket e gjata, pinte ne klube nate dhe i pelqente xhazi; keto e benin e pazakonte ne eliten e piloteve Gjermane, ku kryefjale ishte disiplina.
Transferohet ne Afrike, diten e I-re Marseille rrezohet nga nje avion Hurricane (marke Britanike) perdorur nga Pilotet e “ Frances se Lire� qe u ishin bashkuar aleateve.
164
Bestar Filloi te stervitej seriozisht, karakteri i tij jo-ortodoks se lejonte tu pershtatej teknikave konvencionale. Per Marseille lufta ne ajer trajtohej si nje loje, te cilen e ktheu ne forme arti, derisa ju be instinkt. Flambojant (sic) dhe me deshire te dukej, arriti pikerisht kete. Deri Shkurt te 1942 kishte rrezuar 50 aviona. Me 5 Qershor numri shkoi ne 75. Me 18 Qershor kapi 101 (26 avione ne 13 dite) Per Gjermanet ishte makina me efektive e vrasjes. Me 17 Qershor rrezon 4 avione ne 3 minuta. Me 19 Qershor rrezon 6 avione ne 10 minuta.
Gjithmone kapte nje pozicion avantazhi dhe kur armiku kishte superioritet ne numra. Asnje nga koleget nuk i kopjonte dot manovrat e tij. Aftesia e tij per te ekzekutuar nje sulm duke gjykuar distancen dhe kohen, shtuar dhe shenjen e sakte, e bene te admirueshem per anen e tij. 1 Shtator 1942, Marseille rrezoi 17 aeroplane pasi fluturoi 3 here brenda dites. Si fillim nje P-40. Pastaj Spitfires qe ishin eskorte per Kittyhawks. Koha e fitoreve: 08:28; 08:30; 08:33; 08:39.
Cohet lart per here te 2-te ne te njejtin mengjes. Sulmon nje grup bombarduesish dhe gjuajtesish Britanike. Dy i rrezon shpejt, pastaj 3 te tjere, ndjek te 6-in dhe e rrezon me nje gjuajtje “tangenciale� Pastaj rrezon nje bombardues, duke u kthyer per ne shtepi sheh nje P-40 qe ishte goditur, e rrezon dhe ate. Koha e fitoreve: 10:55; 10:56; 10:58; 10:59; 11:01; 11:02; 11:03;
165
11:05.
Filozofi, Histori & Ese 8 avione ne 10 minuta! 12 avione ne total brenda 3 oresh. (dita akoma s’kishte mbaruar, jemi ne mengjes) Fieldmashalli Keselring qe kishte shkuar te vizitonte pilotet, e pyet: Sa avione keni rrezuar sot. 12 – pergjigjet Marseille. S’te pyeta per numrin e gjithe grupit ushtarak, vetem per ty. 12 – Komandant, vetem une. Mareshalli, ngeli gojehapur. Marseille, ben pak pushim, ha dreken e del prape ne pune si eskorte e J-88 qe po kerkonin trupat Britanike per ti bombarduar. Beteja e Alam el Halfa ishte ne maksimumin e saj. 15 avione P-40 sulmojne Junkeret, te cilet Maserille me shoket duhet ti mbronin. Ne keto duele ajrore “Shqiponja e Afrikes” rrezon 5 avione te tjere. Koha e fitoreve: 18:46; 18:47; 18:48; 18:49; 18:53.
Tashme u bene 17 avione per nje dite. Kaq shume metal per scrap per nje njeri te vetem!! Emil Lang ka18 ne nje dite por ne Frontin Lindor, ku argumentohet se Pilotet e Avionet Sovjetike ishin inferiore. Procedurat e rregjistrimit ishin strikte, piloti duhej te bente nje raport te detajuar per cdo avion te rrezuar. Pastaj behej nje raport i betejes. Pastaj raport nga Komandanti i Grupit. Raportin e 4-et e bente nen-oficeri i zbulimit te aviacionit, ne fund raport nga nje deshmitar (preferoheshin dy) per te mbyllur pretendimin. S'kishte shume shance per numra fallco, Luftwaffe s’genjehej kollaj.
166
Bestar Pas dy ditesh, Marseille vete i 8-ti sulmohet nga 40 Hurrikane Britanike, rrezohen 6 Messerschimitts te Gjermaneve, vetem dy pilote ulen ne toke, me avionat te bere shoshe nga plumbat. Keta te dy kishin rrezuar secili nga 3 avione aleate. Lufta ne Afrike per Gjermanine ishte shume e veshtire, mungonin materialet e furnizimet dhe gjithmone ishte frika e sulmeve te komandove Britanike. Marseille ngeli nje idol per shoket e tij, ne moshen 23 vjecare behet Kapiteni me i ri i Ajrit per Gjermanet, dhe personi i 4-et qe mori “Kryqin e Hekurt, me Gjethe Lisi, Shpatat dhe Diamantet” Me 30 Shtator 1942 raporton se i ka marre flake motorri e po dilte tym nga avioni. Shoket i thone te vazhdoje sa te mundet, deri sa te arrije ne territor te kontrolluar nga Gjermanet. Ne 11:39 dha transmetimin e fundit ne radio: "Me duhet te dal. Nuk munden te rri me ketu”Ne lartesine 3200 m la avionin dhe u hodh drejt vdekjes. Thone se u perplas me nje pjese avioni e humbi ndjenat apo s’ju hap parashuta. Ra ne toke me ftyre. Adolf Galland, asi i L2B, dhe ky do e kish kaluar numrin e 200 avioneve te rrezuar mos ti ndalej e drejta per fluturime nga fama qe pati marre, dhe Gjeneral i Luftwaffes ne moshen 29 vjecare pati thene per Marseille: "...virtuozi pa rival ne pilotet e L2B, ato qe beri ai deri atehere konsideroheshin te pamundura." H-J Marseille-Shqiponja e Shkretetires, ne 382 fluturime rrezoi 158 avione te aleateve, nese do kishte jetuar deri ne fund te luftes s’ka dyshim se do behej piloti i I-re ne bote me mbi 200 aviona te rrezuar. Ne varrin e tij, shoket shkruajten emrin, rankun e vec nje fjale: I PAMPOSHTUR. Muzika e tij e preferuar ka qene Rumba Azul. 11 Dhjetor. 2003.bb
167
Filozofi, Histori & Ese Rroba e Nesus (robe, shirt, tunic of Nesus) Centauri Nesus rremben Deianira-n (Dejanira), gruan e Herkulit (Heracles) e tenton ta perdhunoje. Herkuli nga ana tjeter e lumit, e vret me nje shigjete te ngjyer ne gjakun e helmuar te Hidres. Ne nje akt te fundit ligesie duke dhene shpirt, Centauri i thote: "Herkuli do te jete besnik perjete, nese vesh tuniken me gjakun e tim" Dejanira naive i beson dhe ja jep te shoqit. Herkuli del te takoje miqte. Gruaja aksidentalisht derdh ca gjak ne toke, nga tymi qe del e kupton se eshte helmues.
Con dike te lajmeroje burrin por ishte vone. Herkuli ne agoni hidhet ne nje turre funerali e digjet. Rroba e Nesusit ngelet nje metafore e fuqishme e artit dhe e literatures boterore.
168
Bestar Nga antikiteti, te Aleksandre Dumas e T.S. Eliot. “Kemisha e Nesusit” tregon nje fat te keq nga i cili nuk ka shpetim. Nje dhurate fatale. Gjithshka qe ka nje “influence djallezore e shkaterruese” *** Gjeneral Major Henning von Treckow, konspirator i 20 Korrikut 1944, pasi mori vesh se shpetoi Hitleri, tha: Asnje nga ne nuk ankohet dot per vdekjen e tij. Kur i hyme kesaj pune veshem "rroben e Nesusit.” von Treckow shkoi ne “no man’s land” gjate luftimeve ne B. Sovjetik, qellon ne ajer sikur po ndiqte partizanet e heq siguresen e granates duke vrare veten. Ne 300 vite, familja e tij ka pasur 21 Gjenerale te Ushtrise Prusiane. (bb Korrik 2009)
169
Filozofi, Histori & Ese Leibstandarte SS Adolf Hitler (LSSAH) Bodigardet Personale te Adolf Hitlerit ngelen divizioni me i njohur i Waffen SS. Mos ti konfuzojme me trupat e Wermahtit, ushtrise se rregullt, oficeret e te cileve i shihnin SS-et si shume politike, me dyshim e jo “luftetare te vertete� Ne 1923 u krijuan Stosstrupp te Adolf Hitlerit, me rremujaxhinjte qe mund te gjindeshin, ku ne Pucin e Birres te Munihut shume prej tyre dhe Hitleri u burgosen. Qeveria i shperndan si organizate, ndersa Hitleri lirohet ne 1925. Krijohen Schutzstaffel - Skuader Mbrojtese, ne ndryshim me gangsteret e rruges qe ishin me pare. Ne 1929, kishte 300 vete. Kur Hitleri zgjidhet Kancelor ne 1933, hyn ne skene veterani i L1B Josef "Sepp" Dietrich, qe aplikon standarte te rrepta. Oficeret duhet te provonin origjinen deri ne 1750 ndersa ushtaret ktheheshin pas per nje dhemballe te mbushur. Behen SSSonderkommando Berlin e kane nje kompani te motorizuar. 10 vjet pas pucit konvertohen ne Leibstandarte Adolf Hitler, pergjegjes vetem per Hitlerin . Ne Prill 1934 Himleri ju shton shkronjat SS, ti mbante si grupim politik por komandanti i ashper Sepp Dietrich arrin te njihen si grupim ushtarak. Efektivet e LAHSS arrestuan Ernst Rohm ne Naten e Thikave te Gjata, ku ekzekutuan pa gjyq gati 150 persona, dhe i dhane fund dominances se SA-ve si force para-militare. Vete Dietrich arrestoi e vrau Rohm-in, per kete u denua nga gjykata Gjermane 20 vjet me vone. Ne 1935 trupa kishte 2.500 ushtare. Hitleri urdheron te tranjohen si ushtria e rregullt, ishin paret qe marshuan ne Saarland ne 1935, protektoratin e Traktatit e Versajes. LAHSS perdorej per te ruajtur Kancelarine, mitingjet e Lojrat Olimpike, e ne cdo vend ku ndodhej Hitleri, duke mbajtur rroben e zeze tradicionale me lekuren e bardhe. 170
Bestar Jane pjesemarres ne Sudetenland dhe pushtimin e Cekosllovakise. Ne 1939 kishte 3.700 personel, kater batalione kembsorie me artileri dhe grupe anti-tank. Ngrihen ne nivel regjimenti te motorizuar e perfundojne si grenadieret e division tankist panzer.
Ne Hollande moren fame te keqe, duke ecur shpejt e mbuluar 210 km ne 4 dite, e tejkaluan vetveten, ne process plagosen rende e pa dashje, Gjeneralin e Luftwafes, Kurt Student. Personi qe organizoi pushtimin parashutist te Kretes, Operacionin Lisi (Unternehmen Eiche) qe shpetoi Musolinin [komandoja Otto Skorzeny ishte ne terren] dhe kunder-pergjigjen ndaj operacionit Britanik "Market Garden ne Arnhem." Pas lufte Gjeneral Student denohet me 5 vjet burg. Ne France ishin pjese e ushtrise qe shtyu Britaniket drejt Dunkirk-ut. Dikush hap fjale se kane vare Sepp-in dhe SS te terbuar ekzekutojne ne "Masakren e Fermes se Parajses" mbi 70
171
Filozofi, Histori & Ese rober Britanike, me 28 Maj 1940. Me pas cohen ne Rusi. Atje paten luftime te ashpra, nga humbjet e medha tre here i kane terhequr nga luftimet. Duke i cuar ne Belgjike e France te rigrupohen e te plotesojne personelin. Ne Stalingrad ishin pjese e grupit te von Manstein me urdher te ndihmonte von Paulis-in, por per 20 km nuk e arriten. Ne Rostov, divizioni ishte pjese e Grupit Panzer qe shkaterroi Armaten e Motorizuar Popov. Ne Kharkov luftimet ishin te tmerrshme, dy here e humben qytetin dhe e rimoren, divizioni la 4.500 te vrare. Po aq Rober Ruse i ekzekutuan ne rruge, burgje e spitale dhe ku ti gjenin gjate 3 diteve pasi u dorezuan. Kjo praktike bazohej dhe ne famekeqin “Urdher te Komisareve” qe rekomandonte vrasjen e oficerve Sovjetike. Ne Jugosllavi e ne Greqi, moren pjese ne lufte ku hodhen Britaniket ne det dhe ne operacione anti-partizane, ku vrane dhe civile. Cohen ne Rusi. Terhiqen perseri nga Rusia ne Austri, me qellim te kalojne ne Itali. Aty pasi ndeshen rezistence mposhten trupat Italiane e me pas vrane 34 civile vetem ne nje zone. Kthehen ne France, ku vrasin 34 te tjere. Ne Malmedy after zbarkimit te Normandise vrasin 87 rober Amerikane, kjo i terboi aleatet. I cojne ne Hungari per offensive te stabilizojne situaten, bejne luftime te ashpra dhe ne fund detyrohen te kthehen ne Vjene. Disa dorezohen tek AngloAmerikanet, shume ngelen ne vijat Ruse e disa bene vete-vrasje. 800 prej tyre ishin mbrojtesit e fundit te Berlinit, deri kur/pasi Hitleri beri vete-vrasje. Sepp Dietrich eshte organizuesi i pare. Mbiemri i tij ne Gjermanisht do te thote “hapes bravash” dhe celesi ngeli symbol i divizionit. Sepp nuk ishte i mire-arsimuar ushtrakisht vecse askush s'ja ka vene ne dyshim guximin. Ekspert ne grupe te vogla, i mungonte kapacitetin per operacione te medha, por kishte aq nuhatje sa te linte oficeret e zgjuar te shtabit te 172
Bestar merreshin me taktikat operacionale. Takimet personale me ushtaret, humori i tij banal e trimeria e rralle, e bene te pazevendesueshem ne respektin qe gezonte tek trupat. Sepp ngeli nder te paktet ne mos i vetmit qe i thonte Hitlerit te verteten e hidhur. Ne fakt kishte raste qe bertiste e ishte brutal (tallej me njerezit rreth tij) ai e quante Hitlerin – Adi. Pas lufte denohet me varje. Shume Oficere Gjermane deshmojne per karakterin e tij, i ulet denimi me 25 vjet burg ne Nurenberg. Gjykata Gjermane e denon per "Naten e Thikave te Gjata" me pas lirohet per arsye mjeksore. Qeveria nuk i lidh pension, mijera ushtrake kur degjojne qe komandanti i tyre eshte ne varferi, mbledhin ndihma individuale e ja cojne. Dietrich vdiq nga infarkti ne 1966. Sa marrin vesh, 89000 ish-luftetare cohen nga e gjithe Gjermania dhe mblidhen ne varrimin e tij. Qeveria e Gjermanise Perendimore qe nuk lejonte mbledhje te tilla, kete rradhe e mbylli nje sy. Megjithe trimerine kolektive e akte te ralla individuale ne luftime, ky Divizion ka kryer krime lufte ne shume vende te Europes. Solla kete pjese te vogel plotesuese te shkruar prej vitesh, ne balance te Michael Whitman, asit Tankist qe lexuam javen e kaluar; i cili qene pjestar i ketij divizioni. Pare ne aspektin profesional, ushtarak e ne merite sic ja njeh Historia e L2B. LSSAH mbetet nje divizion qe ka kryer krime masive ne rober e popullsi te pa-armatosur! Qelllimi yne nuk eshte glorifkimi i nje ideologjie vrasese e ushtarakeve te tij por pasqyrim historik. Sic dhe ka ndodhur e eshte ne rekorde e arkivat e paleve nderluftuese.
173
Filozofi, Histori & Ese Sir Douglas Bader - Asi i RAF Kapiten i Grupit, Sir Douglas Bader ngelet legjende e RAF-it. Royal Air Force - Forca Mbreterore e Ajrit. Ne 1931, nje pilot e sfidon per manover me fluturim te ulet, Bader duke ditur se s’kishte experience e refuzoi propozimin. Provon me pas dhe rrezohet, shoket e nxjerrin nga avioni ne flake. Vihet nen kujdesin e kirurgut me te mire te kohes- Dr. Leonard Joyce. Njera kembe pritet siper gjurit, tjetra 20cm poshte. Mjeket s’parashikuan se do jetonte por Bader ishte bere nga nje material i vecante. Pajiset me “kembe alumini” (proteza) e vendosi te ece pa paterica. Makinen e ngiste me pedale speciale per te. Pas 2 vitesh, arrin ti binde mjeket ta certifikonin per “fluturime te kufizuara”. Ushtaraket e nxorren ne pension si te pa-afte ne 1933. Ne 1939 ri-futet ne shkollen e Piloteve. Ne moshen 29 vjec, 8 vjet pas aksidentit, ju dha komanda e nje skuadroni. Rrezohet prape, me shume i demtohen kembet artificiale dhe egoja. Korrik-1940, rrezon Messerschmitt-in e 1-re.
Niset ne France te komandoje Skuadronin Kanadez, i vetmi i ketij lloji ne Aviacionin Britanik. Grup me humbje dhe moral te ulet. 174
Bestar I mobilizon por s’kish pjese kembimi, Bader con telegram “kam pilote por s’kam material” dhe refuzon ti deklaronte te afte per lufte. Londra u thye, brenda 24h ja plotesojne kerkesat. Pergjigjet: “Jemi gati!” Britania kish mungesa ne personel e avione prandaj nisnin ne ajer grupe te vogla, Bader donte goditje me grupe te medha. Gjermanet paten numrat e shpejtesine motorrike. Britaniket vec Radarin, qe i lejonte te koncentronin forcen aty ku duhej. Battle of Britain Beteja per Britanine . Geringu i premtoi Hitlerit se do ta gjunjezoje Britanine. Nese Gjermanet fitonin mund te thyenin floten detare Britanike nga ajri. Gjermania hodhi ne lufte 3 flota Ajrore me mbi 2800 avione. Britania kishte 680 avione e 1300 pilote. Hitleri leshon Direktiven Ajrore No.17 "Asgjesoni floten ajrore Britanike me gjithe bazen logjistike, ne kohen me te shkurter te mundshme.” Me 13 Gusht 1940 Geringu deklaron diten e 1-re “Dita e Shqiponjes." Deri me 6 Shtator Britaniket u trullosen nga bombardimet massive. Hitleri urdheron “Te mos preket Londra” por me vone ju sulen dhe asaj. Britanikeve u kishin ngelur 2-300 avione, sa me shume sulmonin Gjermanet me eger pergjigjeshin ata me ato pak avione te ngelur. Morali Gjerman filloi te bjere, u kishin thene qe Britania si force ajri eshte shkaterruar. Me 15 Shtator, pasi humbi 60 avione e ju demtuan 20 te tjere ne nje dite, Luftwaffe e kuptoi se kishte keq-kalkuluar! Hitleri pezullon per kohe te papercaktuar operacionin “Sealion” - luani i detit, per invazionin ujor. Por bombardimet vazhduan. Me 1 Tetor, Gjermanet hoqen dore nga bombardimet. 175
Filozofi, Histori & Ese Tashme conin vetem gjuajtes-bombardues. Ne total humben 1900 avione e mbi 2500 pilote. Britaniket humbet 40.000 civile, 1 ne 6 pilote rezultonte i vdekur. Numri me i larte i vdekshmerise ne cdo grup ushtarak Britanik. Ishulli ngeli kalaja e fundit e lirise ne Europe. Ne nderim te RAF-it W. Churchilli mban fjalimin me frazen e famshme: “Kurre me pare ne fushen e konfliktit njerezor, kaq shume, kane qene ne borxh, tek kaq Pak." Qe atehere u ngeli emri “the few” // “te paktet ” me nje respekt ne popullate qe ekziston deri ne ditet tona. Asnje grupim ushtarak ne Britani, e teatro operacionale ne te gjithe Boten, se ka arritur prestigjin e Piloteve te “Betejes se Britanise” Keta shpetuan vendin ne oren me te veshtire. Me 19 gusht 1941, Bader perplaset ne ajer me nje avion Gjerman. Ne hedhje i demtohet njera kembe dhe i prishet proteza. Kapet nga Gjermanet, qe e trajtojne me respekt te vecante. Bader arratiset nga Spitali. Prape e kapin. Gjenerali i Ajrit, Adolf Galland (dhe ky nje pilot i shquar) njofton Britaniket per kemben e demtuar, duke u ofruar korridor te sigurte ajror per te hedhur nje proteze per Bader-in. Kjo u miratur personalisht nga Geringu. Britaniket aktivojne “Operacionin Kemba" dhe nisin 6 bombardues nen eskorte te fuqishme. Pasi hedhin protezen-e-kembes, vazhdojne te qete e bombardojne nje nen-stacion elektrik, pa arritur ta prishnin se koha keqe u kufizoi shikimin. Gjermanet u terbuan nga kjo pabesi. Bader u mbajt rob deri ne 1945. Me gjithe trajtimin special, arratisjen e quante si detyrim ushtarak dhe provonte cdo mundesi nga spitali apo burgu. Gjermanet u lodhen me te dhe kercenuan ti sekuestronin kembet e drurit. 176
Bestar Ne fund e transferuan ne Keshtjellen e Colditz qe quhej e pathyeshme, prej ku, asnje s’ishte arratisur. Ne Paraden e Fitores, Bader ishte piloti udheheqes i 300 avioneve luftarake. Deri sa vdiq (ne moshe 72-vj.) ja dedikoi jeten sherbimit te te amputuarve. Kokeforte e i pa - sofistikuar, shpesh krijonte skandale. Ne darke veteranesh, ftuar nga Gjenerali Gjerman Gallard qe u kujdes per te gjate luftes, sheh ish-Pilote Gjermane ne Mynih, e shperthen: “O zot, se kisha idene qe kaq shume bastarde nga ju i lame gjalle” Kur Bader vdes nga goditja ne zemer, Gjenerali Gallard qe ndodhej ne Kaliforni merr vesh lajmin, kthehet dhe arrin varrimin. Nje miqesi Pilotesh e ruajtur permbi 42 vjet. Piloti Britanik pa kembe, Douglas Bader ka 22 avione armiq te rrezuar e 6 te mundshem qe s'jane provuar. Llogaritur qe keto i arriti vetem ne nje vit [u kap ne 1941] ngelet nje nga Pilotet me legjendare te L2B. “Kurre me pare ne fushen e konfliktit njerezor, kaq shume njerez, kane qene ne detyrim (borxh) tek kaq pak” Nga fjalimi i W. Churchill me 20 Gusht 1940 ne Shtepine e Komuneve per Betejen e Britanise. "Origjinali - Never in the field of human conflict was so much owed by so many to so few" Duke ecur me makine Churchill i thote Gjeneral Ismay-t: "mos me fol se jam shume i prekur!" Pasi i vjen ndermend kjo fraze e famshme e ndan me te: "kurre ne historine e njerezimit kaq shume, nuk jane ne borxh te kaq pak." Gjenerali nderhyn: "cfare do thonim per Krishtin e pasuesit e tij?" Churchilli pergjigjet: Bravo! Dhe e ndryshon me "konfliktit njerezor" Gjeneral-Majori Hastings Ismay, ka qene Shefi i Asistenteve Ushtarake te Churchill-it ne L2B dhe i pari Sekretar i Pergjithshem i NATO-s, nga 1952 deri ne1957
177
Filozofi, Histori & Ese Aleksandr Pokryshkin - Asi i Aviacionit Sovjetik Vendos te behet pilot qe ne moshen 12 vjecare. Mbaron Gjimnazin Teknik ne 18 muaj. Futet ne ushtri e kalon tek Aviacioni. Kur po i realizohej endrra, shkolla mbyllet. E cojne per mekanik avionesh, cdo here qe bente kerkese autoritetet pergjigjeshin: “atdheu ka po aq nevoje per mekanike sa pilote” Blen libra per aviacionin e aerodinamiken dhe studionte vete cdo nate. Shkon ne shkollen e aviacionit civil e i thote drejtorit: “kam vetem nje muaj pushime ne vit, a me regjistroni ne shkolle?” E pranojne sa per ta hequar qafe. Kush behet pilot me 1 muaj?! Me rezultate te shkelqyera, Pokryshkin kalon teorine, parashutizmin e pilotimin. Ne pilotojme nje avion, Aleksandri e ndjen ate, thane instruktoret e tij. Pas kesaj autoritetet s’kishin si ta refuzonin me, dhe e kalojne tek aviacioni ushtarak. Ne fillim te L2B A. Pokryshkin i stacionuar ne Moldavi, rrezon nje BF-Luftarak te Gjermanise. Me 3 Korrik rrezohet vete pas linajve te armikut, ecen i plagosur per 4 dite derisa kthehet tek grupi i tij. Ne 1941 Grupi Panzer Kleist [emri i komandantit] me i madhi per tanke, i ishte zhdukur Sovjetikeve e s’dihej vendodhja.
178
Bestar Ne kerkim te tij kishin vdekur 2 pilote, duke ndjekur gjurmat e tankeve Aleksanderi i zbulon brenda nje pylli. Per kete mision dekorohet. Ne 1942 shume pilote pajisen me aeroplanin Amerikan - Airacobras, me fuqi te madhe zjarri. A.P. qe preferonte avione te huaj, refuzoi te fluturonte La-5 apo Yak qe ishin bere ne Rusi. *** Ne 1943 stacionohet ne rajonin e Kuban-it, ku krijoi teknika te reja kunder grupeve te Luftwaffe-s. Ne 29 Prill 1943, 8 P-30 Airacobra luftarake sulmojne 3 skuadrone Gjermane me 50 avione. 12 Aeroplane Gjermane shkaterrohen, 5 nga ta i qelloi A.P. Ruset s'humben asnje avion. Nje dite Shtatori ne 1943, Pokrushkin zemerohet shume kur degjon qe familja e mekanikut te tij, ish vrare ne territorin e pushtuar. Po ate dite vetem ne nje fluturim te drejte e pa asnje lloj manovre, shkaterron 3 aeroplane Gjermane Ju-88. Kjo eshte pare nga 12 deshmitare okulare, gazetare e oficere te rangut te larte. Po fluturonte shume ulet, kjo konsiderohej si dicka brilante e teper e rrezikshme. Me pas rrezon 4 avione transporti U-2, ne stuhi mbi Detin e Zi. Ne Dhjetor 1944 gradohet Kolonel e i jepet nen komande Divizioni i Rojeve Ajrore, me urdher specifik qe nuk i lejohet fluturimi. Ruset s'donin qe nje Pilot i profilit te tij, te binte ne duart e Gjermaneve. Megjithate, e ka thyer urdhrin disa here. Ne Gusht 1944 per here te 3-te i jepet Titulli Hero i Bashkimit Sovjetik, i pari ushtarak qe e mori kete urdher 3 here gjate luftes. Nen qiellin e Prages, me 9 Maj 1945, qellon avionin e fundit Gjerman ne Europe. Pokryshkin ka 65 vrasje te konfirmuara, 6 me pilote te tjere. Duhet thene se (a) shumica jane ne 2 vitet e para te luftes (b) ishte kunder Piloteve me te mire Gjermane, te cilet s'paten kohe ti zevendesonin Asat e pare ne dy vitet e fundit pas humbjeve qe paten. Dhe per gati 2 vjet nuk u la te fluturonte. 179
Filozofi, Histori & Ese Stili i tij tipik qendronte ne sulm direkt ndaj komandantit te grupit, nese vritej ai pilotet Gjermane humbnin moralin, prishnin formacionin ose ktheheshin pas. Mendohet se ka rrezuar me shume avione, ka patur nje vecori tek pilotet Sovjetike, diten qe u vritej nje shok te gjithe avionet e rrezuar nga regjimenti, i kreditoheshin atij. Shperblimi monetar per cdo avion Gjerman te rrezuar, ka qene shume i larte per kohen, shoket donin te ndihmonin familjen e te vrarit dhe ja falnin rekordin. Rreshtojme disa nderime: • Hero i Bashkimit Sovjetik – 3 here/ 3 yje floriri • Urdheri i Leninit – 4 here. • Urdheri i Revolucionit te Tetorit. • Urdheri i Flamurit te Kuq – 4 here. • Urdheri i Suvorovit – 2 here. • Urdheri i Yllit te Kuq – 2 here E plot dekorata nga vendi dhe te huaja, perfshire nga Aviacioni Amerikan: “Medaljen per Sherbime te Shquara” Pilotet Sovjetike ne eskorten qe u jepnin aeroplaneve te transportit e bombarduesve, ishin ne urdhera strikte te mbanin Qetesi ne Radio. Sa here ngjitej A.P. thyente urdherin: “Jam 100-ta. Po dal n’Pune!” Gjermanet e degjonin, e s'conin me avione luftarake ne sektorin tij. Keshtu ishte bere Legjende qe ne dy vitet e para te luftes. Nen emrin e tij ka: 650 misione, 139 beteja ajrore, 65 aeroplane te rrezuar. [Maj-2005] Shtese: A.P, pervec nje nga Piloteve me rralle qe ka pare bota, ka qene njeri me karakter te rralle e teper i ndershem. Kjo solli qe asnjehere nuk arriti nivelet drejtuese qe i perkisnin nje ushtaraku te nivelit te tij. Ngelet nder ata qe ngjarjet e luftes i dha gjithmone faktuale e larg propagandes. Gjate L2B dy here e kane cuar ne Gjyq Ushtarak duke i hequr Yllin e Heroit, dhe ka shpetuar ne momentin e fundit. Kur Brezhnievi erdhi ne pushtet, refuzoi ti jepte kredit per L2B pasi ai s'kishte bere asgje. Se fundmi, preferenca per Avionet Amerikane nuk i beri shume miq ne BS. 180
Bestar Shembuj te propagandes
181
Filozofi, Histori & Ese Leo Skurnik - Doktori qe Terboi Gjermanet Lufta e 2-te Boterore ka pasur akte te vecanta heroizmi nga mjeke te paleve nderluftuese, si mjeke ushtarake apo civile. Mjeku Finlandez ka te vecante se ishte Hebre dhe dekorohet nga Nazistet.
2 Shkencetare qe luftuan Tifon e sabotuan Nazistet Ne Polonine e para-L2B, Biologu Rudolf Wiegl beri vaksinen e pare efektive te Tifos, kultivuar me shume kujdes nga kolonite e morrave. Pas pushtimit nazist, i kerkohet te prodhoje vaksinen per ushtrine Gjermane. Weighl ishte i detyruar te punonte per ta, por gjate kesaj kohe nxorri vaksinen nga laboratori dhe e dha tek getot Hebre ku kjo semundje bente kerdine. Imunologu Ludwik Fleck, ish-asistenti i Dr Wiegl, i mbyllur ne geton e Lwow-it, punonte ne nje vaksine te tijen per te luftuar tifon. Me pas ne Buchenwald, Fleck beri shume sabotime ne testet e mjekeve Gjermane. 182
Bestar Ne laboratorin e Wiegl kishte mbi 1.000 persona, ai punesoi e mbrojti shume intelektuale Polake, Hebre dhe anetare te rezistences Polake. Ne 1945-en emerohet shefi i mikrobiolgjise ne Krakov, e me pas ne Fakultetin e Mjeksise se Poznan-it. Wiegl vdiq ne 1957. Gati gjysme shekulli pas vdekjes (2003) Prof Wiegl njihet si “ i Drejte mes Kombeve te Botes� nga shteti i Izraelit.
Vaksina e Tifos.1909, Charles Nicolle zbulon se morri eshte vektori i epidemise se tifos, ne 1930 Weigl duke ndjekur me interes punen e bere per vaksinen e (semundjes se aferme) Rocky Mountain Spotted Fever fillon nje teknike per vaksinen e tifos, duke rritur morra te infektuar dhe me pas i shtypte ne nje forme paste. Ne 1933 teknika perfeksionohet dhe testohet ne shkalle te gjere.
183
Filozofi, Histori & Ese Metoda kishte 4 faza: Rriten morra te shendetshem per 12 dite Infektohen me tifo Rriten per 5 dite te tjera U hiqen te brendshmet dhe shtypen ne forme paste (kjo ishte vaksina)
Librin per jeten e tij gjindet ne Amazon, me pak jepet vaksina e tifos se tabloja e nje komuniteti shkencetaresh e mendimtaresh ne Polonine e para dhe gjate L2B. Duke punuar si “ushqyes te morrave” ne laboratorin e Wiegl ose shkenctaret ne bllokun 50-te te Buchenwald-it,si mbajten gjalle idete e rezistencen. Histori tronditese dhe deshmi te triumfit te shpirt njerezor. 2 Ushtarake te Rralle Wichard von Alvensleben 1902-1982. Nje figure qe sot nuk njihet, ne fakt nje ushtarak i zakonshem si mijera te tjere. Hyn ne Ushtri ne 1939-en, ka luftuar ne Poloni, France, Rusi, Afrike e Itali. Plagosur ne luftime dhe ka marre disa dekorata lufts. Dhe Urdherin e Kryqit te Hekurt, Klasi I-re per trimeri. Ne 29 Janar 1945 e shoqja vret veten per te mos rene ne duart e Ushtrise se Kuqe. Ne fund te Prillit 1945 nje grup te burgosurish te statusit te larte transferohen ne Tirol te Austrise (Tyrol) ku ruheshin nga trupat SS-e. Te burgosurit njoftojne oficeret Gjermane te ushtrise, se jeta e tyre eshte ne rrezik. Nje grup i rregullt nen komanden e Kapitenit von Alvensleben niset me shpejtesi e rrethojne zonen. Kur e pane se mund te vriten, SS-et u larguan duke lene pas te burgosurit. Nder ta ishin familjare te Oficereve Gjermane te komplotit kunder Hitlerit. Reprezaljet paten cmim te larte, Himleri futi “ligjin e
184
Bestar lidhjes se gjakut” Nga 7.000 te arrestuar 4980 u pushkatuan. Me te burgosurit ka qene dhe nje oficer Britanik...
2. Malcolm Thorpe Fleming Churchill, 1906-1996 alias “Jaku i Cmendur” (Mad Jack) i njohur per frazen e famshme: “oficeri qe shkon ne lufte pa shpate nuk eshte ne uniforme te rregullt” Gjate nje operacioni kapi rob 42 Gjermane e nje skuader mortajash ne mes te nates, vetem me shpaten e tij. Ngelet i vetmi ushtarak ne L2B qe ka vrare dike me hark dhe shigjete. (longbow) Gjate nje luftimi i vriten shume shoke, dhe i mbarohet municioni, Mad Jack filloi ti bjere “bagpipe” nje vegel muzikore Skoceze. I plagosur rende kapet nga Gjermanet e cohet ne burg. Arrin graden Kolonel ne ushtrine Britanike ku ka sherbyer deri ne 1959-en. Ne fund i liron ushtria Amerikane. Nje here u thote shokeve me pishman: “sikur mos te ishte per Amerikanet, ne do e vazhdonin luften dhe per 10 vite te tjera”
Ne moshen 40 vjecare kualifikohet si parashutist, me pas degohet ne Palestine. Dhe atje tregon trimeri ne mbrojtjen dhe evakuimin e cifuteve gjate rrethimit te nje spitali nga forcat Arabe. Besi - Korrik 2012
185
Filozofi, Histori & Ese Michael Whittman - Asi Tankist i Gjermaneve Lindi ne 22 Pril, 1914 in Vogelthal, Oberplatz. Me 1 Shkurt 1934 futet ne ushtri, vullnetar per 6 muaj. Ne 1936 le sherbimin me graden nen/Oficer, ne1937 kalon ne "1. Sturm, 92. Standarte, Leibstandarte SS Adolf Hitler" (LSSAH). (regjimenti i bodiguardeve personale te Hitlerit, nga fund i luftes arriti fuqi divizionale si divizion panzer-sh] Ne moshen 25 vjec gjindet ne pararojen qe pushton Polonine. Me 1940 fillon luften ne Jugosllavi e Greqi, dhe ne 11 Qershor 1441 shkon ne lindje te pergatitet per Operacionin Barbarosa, qe filloi me 22 Qershor. Deri ne Korrik shkaterron 6 tanke sovjetike. Dekorohet me Kryqin e Hekurt, klasi II-te. Plagoset por refuzon te shkoje ne spital.
Ne Rostov me 8 Shtator, i vetem shkaterron 6 tanke sovjetike. I akordohet Kryqi i Hekurt, klasi I-re.
186
Bestar Kalon ne Skkollen e Oficereve - me 1942, ku arrin graden Instruktor Tankist. Me 1943 prape niset per ne frontin Lindor. Me 5 Korrik ne operacionin Citadela, shkaterron 13 tanke sovjetike T34 e dy topa anti-tank. Me 7-8 Korrik, godet 7 Tanke Sovjetike. Me 12 Korrik prish 8 tanke, 3 topa anti-tank dhe 1 bateri topash fushore. Kur operacioni pushon me 17 Korrik, Whittman ka shenuar: 30 tanke sovjetike dhe 28 topa!! (ne 12 dite) Ne 1 Tetor, 1. SS-Panzer-Grenadier-Division 'Leibstandarte SS Adolf Hitler' behet 1. SS Panzer Division LSSAH. Prape shkon ne Rusi. Me 13 Tetor Whittman shkaterron 20 tanke T-34 dhe 23 topa. Ne Janar 1944 propaganda Gjermane thote se deri tani ai ka nxjerre nga aksioni 88 tanke e topa. Gradohet Kapiten. 30 Janar - Hitleri e njofton se eshte ushtaraku i 380-te Gjerman qe merr “Gjethet e Lisit” ne shtese te Kryqit te Hekurt dhe ja jep ato personalisht me 20 Shkurt. Gjate invazionit te Anglo-Amerikaneve ne 6 Qershor 1944, Divisioni Panzer ‘Leibstandarte SS Adolf Hitler’ ishte grup ne reserve. Kur futen ne lufte, gjysma e tankeve u demtohen nga probleme teknike e avionet e aleateve. Me 12 Qershor shkon ne Villers-Bocage, France dhe ketu hyn ne librat e historise. Nje jave pas invazionit, Britaniket duke eksploruar nje te care ne mbrojtjen Gjermane, futen ne perendim te Caen-it. Ky qytet ish shume vital ne Betejen e Normandise, Gjermanet po e mbanin, e disa here i shtyne pas Britaniket. Keta te fundit organizojne nje force te madhe per tu marre krahet, duke shpresuar se sa ti shohin, Gjermanet do terhiqen ose do dorezohen. Brigada e Motorizuar Britanike futet nga pas ne Caen tek Pika 213. Whittman i sheh, dhe kupton se nuk ka kohe te therrase shoket e tij por i lajmeron me 187
Filozofi, Histori & Ese radio “ rrini ketu, mbani pozicionet me cdo kusht” dhe niset ne lufte...i vetem. Sulmon kolonen Britanike qe gati u masakrua ne rruge. Ne me pakse 15 minuta ky ishte bilanci: 13–14 tanks, 2 topa anti-tank dhe 13-15 makina. E ndjekin, ne mes te qytetit ja qellojen tankun qe i del jashte aksionit. Del dhe vazhdon rrugen ne kembe 10 km derisa takon shoket. Me 25 Qershor, tek Kryqi i Hekurt me Gjethe Lisi i shtohet Shpata Kalorsiake nga Gjenerali i Waffen SS Josef ‘Sepp’ Dietrich, komandanti i Divizionit LSSAH - 'Leibstandarte SS Adolf Hitler'. Vjen Hitleri dhe i ri-jep shpaten. Whittman eshte Tankisti me i dekoruar ne L2B. I ofrojne rolin e instruktorit, eshte bere hero dhe shume i famshem ne Gjermani e s’duan tu demtohet. Refuzon shkon prape ne lufte, ne Normandi. Me 8 Gusht ora 12:55 ne rrugen Caen- Cintheaux, afer Gaumesnil, Tigri i M. Whittman qellohet dhe i shperthen komplet kupola. Te gjithe brenda vriten. Varrosen po aty, ne 1988 ri-varrosen ne France. Per vite me rradhe kishte teori kush e vrau Whittman. Pretendohej nga Divizioni i Motorizuar Polak, ai Kandez dhe Brigada e Pavarur e Motorizuar Britanike, qe ky gati shkaterroi 2 muaj me pare. Me 2006 u tha se ishte nje rakete nga Aeroplanet Tajfun te Britanise (Typhoon) Tashme eshte pranuar se ka qene nje tank Sherman Vc Firefly, nga Trupa e 3, Skuadroni A, Northamptonshire Yeomanry. Fitoret totale te M. Wittman, deri ne 8 Gusht qendrojne ne: 141 tanke dhe 132 topa anti-tank. Dhe gati 100 makina te shkaterruara. Shumica e tyre ne frontin e Lindjes.
188
Bestar Operacioni "Market Garden" (L2B) 75 vjet me pare, me 07 Prill/ 1039, Italia Fashiste pushton Shqiperine. Forcohemi te futemi ne nje lufte qe nuk ishte e jona. Fakti Historik eshte; Shqiperia fitoi ndaj pushtuesve Italiane & Gjermane, i vetmi vend i pushtuar ne Europe; qe cliroi veten pa ndihme te trupave aleate. Lufta e II-te Boterore ngelet kapitull i lavdishem ne historine tone per a) luften b) trajtimin ndaj roberve c) mos-dorezim te asnje personi Hebre (cifut) d) fitoren e saj.
Per arsye politiko-strategjike, Sovjetiket kerkonin nga Aleatet te hapnin frontin Perendimor, me pas keta te fundit donin te marshonin sa me shpejt drejt Gjermanise. Britaniket tentuan nje plan shume ambicioz, i cili nese do jepte rezultat do e mbyllte luften nje vit me pare. Beteja e Arnhem. 189
Filozofi, Histori & Ese
“Operacioni Market Garden” Ka qene nje plan brilant (ne leter) i L2B, nese do kish dale me sukses do e mbyllte luften per Krishtlindjet e 1944-es. Ne total, 30.000 parashutiste Britanike dhe Amerikane do hidheshin pas linjave te armikut ne Shtator 1944 per te kapur 8 ura pergjate kufirit Hollande-Gjermani. Tanket dhe Kembsoria Britanike do takohej me parashutistet te urat, dhe do i kalonin ato se bashku. Autor i planit ishte Gjenerali Bernard Montgomery (me pas field-marshall) komandanti i forcave Britanike ne Europe. Permbi 3 dite, forca ajrore aleate u munduan te parashutojne, ndersa tanket dhe kembsoria filluan levizjet drejt urave.Rrethohen nga trupat Gjermane duke u detyruar te luftojne ne terheqje. Gati 2.000 ushtarake Britanike vriten, e 6.854 kapen rob, nje humbje pa lavdi e Aleateve. Artileria Gjermane kontrollonte lumin dhe vetem 2.500 ushtare Britanike arriten te largohen. Do duheshin 4 muaj te tjere perpara se Aleatet te kalonin lumin e Rinit (Rhine) ne fillim te 1945. “A Bridge Too Far” (1977)
Film i realizuar ne kujtim te ketij operacioni, ku luajne aktoret me te mire te kohes. Sean Connery, Ryan O’Neal, Sir Anthony Hopkins, Edward Fox, Michael Caine, Dirk Bogarde, Sir Laurence Olivier, Robert Redford, Hardy Krueger, Gene Hackman, Maximilian Schell dhe Liv Ullman (etj) Nje oficer i shtabit duke pare kete plan ambicioz i thote Gjeneralit Frederick Browning : “Sir, I think we may be going a bridge too far” Veteranet e ketij zbarkimi i kane quajtur skenat e ketij filmi epik “te aferta me realitetin” dhe ngelet nje nga filmat me te mire kushtuar L2B. 190
Bestar Beteja e HUAI-HAI (1948) Lufta Civile ne Kine, Komunistet vs Nacionalistet. Percarjet ne Kine dhe lufta me te huajt jane po aq te lashta sa historia ne rekord, kjo vazhdoi deri ne Shek 20-te. Me 1914 pas pushtimit Japonez, L1B me probleme te brendshme e kercenimin nga B.Sovjetik i sapoformuar, e gjejne ne probleme me diktatore e bandite lokale.
1923 Komunistet e Mao-s dhe Nacionalistet e Chiang Kai Shek-ut, bejne koalicion qeverises, qe prishet ne me pak se 5 viteve. 1927 Mao fokusohet ne zonat rurale, Chiang ne qytete dhe zonat industriale. 1927-1937 jane ne lufte civile, Ching ka avantazhin dhe gati e shkaterron Partine Komuniste. 1934 Mao me armaten e tij arratiset ne momentin e fundit, ne nje Marsh prej 10.000 Km (qe u quajt Marshimi i Gjate) ku, nga 100.000 ushtarare, vetem 20.000 mbijetuan. 1937 Chiang e Mao bashkohen kunder Japonezeve. I pari humb shume forca ne jug te vendit, Mao i perfshire ne lufte guerilase konsolidon bazat e tij ne provincat e veriut. SHBA mundohet ti bashkojne, Komunistet e Nacionalistet ri-fillojne konfliktin sa mbaron L2B.
191
Filozofi, Histori & Ese
10 Tetor 1947 Mao kerkon shkaterrimin e Nacionalisteve e niset drejt Jugut. Keta i denonin keq rezidentet; ndersa komunistet, sidomos me qytetet qe nuk benin rezistence, silleshin me mire. Vere 1948, Komunistet shtyjne Chiang-un drejt Nankin dhe Soochow-it. Mao vendos se ka ardhur koha per goditjen finale. 11 Tetor 1948 Komunistet e ndajne ushtrine Nacionaliste ne tre zona, dhe i shkaterrojne nje e nga nje. Chiang ka superioritet ne ajer por se ndjek dot me kembesore, i mungon kordinimi. Dhjetor 1948, Sekretari i Shtetit G. Marshall deklaron: “nacionalistet kane humbur besimin e popullates� Amerika ju ndalon ndihmat. Brenda disa javesh Komunistet mbarojne betejen e Huai-Hai. Ne 6 Gjenerale Nacionaliste; 2 vriten, 2 arratisen, 2 dorezohen. 10 Janar 1949, 550.000 ushtare Nacionaliste jane shkaterruar. Komunistet marrin Pekinin. 20 Janar. Chiang jep doreheqjen si lider Nacionalist, pjesa e ngelur e qeverise dhe ushtrise, terhiqen deri ne Ishullin Farmosa, qe e emertojne Taiwan. Chiang vjen prape ne fuqi dhe e kthen vendin ne fuqi ekonomike. Kina territoriale ngelet nen kontrollin e Maos dhe te komunisteve.
Kjo beteje influencoi jo vetem Kinen por dhe Boten. Miliona Kineze u vrane gjate komunizmit dhe fokusi ishte tek ideologjia, keshtu fuqia Kineze u ul dhe ngeli pasive. Nese do fitonin Nacionalistet, nuk do kishim Luften e Korese [qe mbeshteti Kina] invazionin e Vietnamit Verior ndaj atij Jugor. Kina shkoi drejt mbylljes e izolimit ideologjik. 192
Bestar Silent Cal – Kalvini i Heshtur
Antal Szerb – njeriu qe dinte gjithshka
193
Filozofi, Histori & Ese Simbolika & Shqiponjat Uluritese, Divizioni Ajror 101 i SHBA Divizioni Ajror Sulmues, 101, i trupave te SHBA-ve (simbolet & standartet) I permendem, si trupat (e mesazh serioz) qe Presidenti Eisenhower con ne eskorte te 9 studenteve me ngjyre per te marre pjese ne shkolle, ne Arkansas te Amerikes, viti 1957. Simbolet, emri e standartet, Standard, ose ta perkthejme standarti ka qene simbol prominent ne Romen Antike, sidomos ai i legjioneve. Zakonisht kis nje shqiponje (eagle/ aquila) dhe ai qe e mbante quhej aquilifer. Cdo legjion mbante nje Standart. Ne fakt nuk ish thjeshte simbol, nese nje legjion humbte ne beteje a ishte terhequr me turp, Romaket praktikonin “decimatio" Ku 1 ne 10 burra vritej. Por kur humbte Standarti, konsiderohej gjeja me e rende. Ushtria Romake shkonte ne ekstreme te papara, per te mbrojtur standartin (ishte shpirti i kuadratit) si dhe per ta gjetur ate. Historia ka ne rekord se si Romaket per dhjetra vite me pas, kerkonin standartet e legjioneve te zhdukura ne Betejen e Pyllit te Teuotoburg-ut, ku 3 legjione anihilohen plotesisht nga fiset Gjermanike. Forca e Simbolikes. Ne Stalingrad kur u kapen rober ~300. 000 Gjermane, bota shikonte ne kinemate e kohes nga Amerika ne Rusi se si Gjermanet rober, ne rreshta nga 15, permbi 2h parakaluan ne Sheshin e Kuq ne Moske. Cfare u mbajt mend: (1) Standartet e kapura, flamuret e divizioneve te ndryshme te Vermahtit deri atehere te pathyeshem (2) Pasi ushtaret iken, dolen grate Ruse duke lare bulevardin me uje. Pra simboli inspiron dhe tregon forcen e nje legjioni, ushtrie apo te popullit. Ne vazhdimesine e nje ushtrie, standartet kane rendesi absolute per traditen dhe Moralin Ushtarak (esprit de corps) trupat vriten e nderrohen, standarti 194
Bestar ngelet ne vite. Ka beteja, humbje e terheqje, standarti nuk lejohet te bjere, aty eshte dinjiteti simbolik i grupit, repartit, divizionit e krejt ushtrise. Deri vone ne komunikatat e luftes, standartet e kapur jepeshin te parat:"Armiku la kaq standarte (stema/flamure) kaq te vrare e te plagosur, rober u kapen kaq oficere dhe ushtare, pajisje e armatime, etj. Sepse "renia e nje standarti" ishte shume me teper se renia e nje grupi apo armate luftetaresh. Divizioni Sulmues Ajror101 -SHBA Kur krijohet Divizioni 101te, ne vitet 1920 ne Amerike, nuk e kishte historine e trupave Europiane, disa prej te cilave e ndiqnin linjen per 1-2-300 vite. Pasi ri-organizohen ne Louisiana, gjenerali William Lee, ju thote ushtareve: “Vertete nuk kemi histori, por ne do takohemi me destinine (sic) (destiny) Gati ne cdo film qe shihni per L2B behet fjale per djemte e ketij divizioni. Kane pare aksion ne Normandi (D-day) ne zbarkimin e pare, si trupa sulmues te kalibrit me te larte, e me vone ne Kore, ne Vietnam, Irak e Afganistan.
195
Filozofi, Histori & Ese I gjejme ne Operacionin Market Garden (operacion parashutist nisur nga Britaniket, filloi mire por me pas deshtoi)e ne clirimin e Hollandes. Si dhe ne "Battle of the Bulge" kunder-sulmi i fundit Gjerman; Dhjetor 1944 - Janar 1945 ne Pyllin e Ardennes, regjioni France-Belgjike-Luksemburg. Gjermanet arriten suprizen duke perfituar nga koha e keqe, mungesa e kontrollit ajror dhe me “radio silence” krijuan panik; duke thyer e shtyre pas linjat e aleatave. Sigurisht s'mund te fitonin betejen, por Hitleri ne cmendurine e tij mendonte se Aleatet do ofronin traktative paqejeRrethimi ne Bastogne. 3 Divizione te motorizuara Panzer rrethojne qytetin, brenda ishte Divizioni i 101-te i trupave Amerikane. Komandanti Gjerman kerkon te dorezohen, ndersa Gjeneral-Brigadieri Anthony McAuliffe pergjigjet "NUTS" me nje fjale qe sot ka hyre ne histori! Nuts-jane arra, ne zhargon perkthet b*let, e ne Amerikanizem eshte sinonim per cmenduri. Trupat Amerikane pa shume pervoje lufte, ketu e treguan veten, kur ilacet e ushqimi po mbaronin, muncionet kishin rene ne minimum e per 8 dite me rradhe trupat e infanterise mbajne jashte qytetit tanket dhe forcat superiore Gjermane. Derisa erdhi Gjen Patton me divizionet e blinduara ne nje marsh te ferrit per 48 ore pa pushim neper bore, dhe ngren rrethimin e Bastogne. Qe atehere motoja e divizionit 101 eshte “Shqiponja Uluritese qe bie si rrufeja nga qielli mbi armiqte e tij” Divizioni Sulmues Ajror i 101-te, hyn ne trupat sulmuese me elitare te botes, si dhe ne grupet me te dekoruara ne beteje te ushtrise Amerikane.
196
Bestar Regjimet Autoritare – Irani Regjim diktatorial kemi kur nje individ apo grup i vogel qeveris ne menyre autokratike pa nderhyrje nga fraksione politike, faktoret sociale apo ato institucionale. Kushdo mund te numeroje disa diktatore te shekullit te XX-te, qe nga Stalini, Hitleri, Franko, Mao Ce Duni, Pol Poti, Fidel Kastro apo Enver Hoxha. Ne menyren e vet secili e ‘’personalizoi’’ nje vend dhe historine e tij duke lene pasoja ne dekadat e mevonshme. Eshte nje problem me regjimet diktatoriale pasi ‘’njerezit e vegjel’’ i japin pushtet te pakufizuar nje ‘’dore te forte’’ dhe autoritare e cila me pas ben si te doje vete. Eshte nje Perversitet i argumentit te Hobsit ''Kontrates Sociale''te Hobsit (Thomas Hobbes, Filozof Anglez 1588-1679) ku ne '' japim disa nga te drejtat tona tek Shteti, ne kembim marrim siguri'' diktaturat kete e cojne ne ekstrem. Fillimet e tyre jane spontane apo me baze ideologjike, fundi dihet, shkaterrim dhe vitima massive. Sot ka diktature ne Korene e Veriut apo ne vende si Venezuela, ku te djathtet e quajne Cavezin Diktator dhe te varferit hero; per te sqaruar kete, ai nuk eshte vecse nje populist oportunist, as demagog i vogel nuk mund te quhet, pasi me standartet ‘’epikuriane’’ te Bashkimit Sovjetik ne fillim apo te Shqiperise me vone, ai do perfundonte ne burg si revisionist petulant. Diktatori ka fuqi te pakufishme, ku fjala e tij eshte ligj dhe e kalon ligjin e shkruar burokratik. Meqe jemi tek e shkruara, diktaturat jane absolute per korrektese dhe rekorde, gjithshka mbahet shenim me nje mani psikopatike pasi kushdo eshte i frikesuar nese cdo gje nuk regjistrohet ne moment. 197
Filozofi, Histori & Ese Nje shkak tjeter pse diktaturat prodhojne shume arkiva ‘’paper work’’ eshte se duhet te dhena per te gjithe, qe nga kundershtaret e regjimit tek besniket e tij. Me regjistrime te pafund jeta e kujtdo mund te kercenohet fare lehte. E nisa Kete shkrim duke lexuar nje lajm nga teokracia islamike ne Iran. Nje nga Ajatollahet (jo Ali Khamenei) sot kishte thene: Pse nuk e zgjedhim presidentin e ardhshem me vota nga Parlamenti dhe jo direkt nga populli. Kur Ahmedinejad u zgjodh per here te dyte (President i Iranit ka vetem dy mandate) pati akuza e kunder-akuza per vjedhje votash, dhe perplasje te popullit me Garden Revolucionare dhe Policine e shtetit. Ne pamje te pare duket dhe logjike per te eleminuar remmujat, pasi Parlamentaret jane perfaqesues te popullit dhe kjo metode ndiqet ne shume shtete. Me 2/3 -tat Deputetet zgjedhin presidentin qe e propozojne partite, sapo merr mandatin behet apolitik dhe qendron mbi palet. Por ne Iran nuk eshte Presidenti ne Krye te Shtetit, megjithese Amhedinexhadi ka nje gjuhe bombastike. Nga Politika, Ekonomia, Ushtria, Marredheniet Nderkombetare, fjala e fundit ngelet me Ajatollahun e madh, Kamenein. (Grand Ayatollah Ali Khamenei) Ai eshte Udheheqesi Suprem, nga ana fetare dhe politke. Irani i sotem ka probleme pa fund, papuneis, shume te varur nga droga, kriminalitet ne rritje, emancipimi i femres le per te deshiruar dhe korrupsioni ka shkuar ne limite ku nuk mban me. Me snaksionet qe po vuan Irani, mungojne barnat minimale mjeksore, Garda Revolucionare (trupa elite te regjimit) ben spekullime per te nxjerre perfitime nga to. Cmimet jane ne rritje po ashtu dhe inflacioni. Nga ana tjeter ka problem me Ameriken dhe Komunitetin Nderkombetar qe nuk duan ti lejone te ndertojne bomben atomike. 198
Bestar Diktaturat gjithmone ja kane friken popullit dhe sa me keq shkon ekonomia, dita vjen kur populli merr rruget. E njejta ndodhi me shume se 3 dekada me pare, kur Iranianet rrezuan Shahun Riza Pahlevi qe kishte akumular nje pasuri marramendese dhe zbavitej ne oborrin e tij kur populli po vdiste nga uria dhe semundjet. Me 1 Shkurt 1979, Revolucioni Islamik pruri ne fuqi Ajatollahun e Madh, Komeni (Rhoholla Khomeini 1902-1989) i cili e kthehu vendin ne nje regjim despotik. Kur vdiq ne '89 -ten, gati 3.500.000 milione vete shkuan ne funeral. Nje paradoks i diktaturave, ato vdesin populli i topitur i qan me lot. Irani ka te ardhme sepse vjen nga nje a pasur e lavdishme, Perandoria Perse e kultura Persiane kane lene gjurme deri ne ditet tona. Ka shtrese te rinjsh qe jane vibrante dhe liri-dashes, klase te mesme te mire-edukuar e me potencial ne shume fusha. Irani eshte prodhuesi i II-te i naftes ne bote, ne vend ti futen aventurave Luftarake (kur deshen te bllokojne Ngushticen e Hormuzit) e pasurimit te Uraniumit, me mire te investojne ne zhvillim, arsim, shendetesi e infrastrukture. Besoj se brenda nje decade apo dhe me pak, Diktatura Islamike ne Iran do te bjere; sa do ndikoje faktori i jashtem, sa pasoja do kete brenda dhe destabilitetit qe kjo mund te shkaktoje ne nje rajon; kjo akoma nuk dihet. Dy pika per te nenvizuar: 1) Nga ana e popullates Iranet nuk jane arabe, ato e konsiderojne veten pasardhes te perandorise Persiane. 2) Nga ana fetare, megjithese te besimit Mysliman ato jane Shia. Jo si shumica e Muslimaneve Sunite. Shiat besojne tek kurani por thone qe vetem Zoti e ka interpretuar ate. Profeti kryesor i Shiave eshte Aliu, dhendrri i Muhametit. Shiat ndahen ne tre dege te ndryshme, Irani duke qene me baze fetare ka futur shume interpretime te Ligjit te Sharias ne sistemin ligjor. 199
Filozofi, Histori & Ese Vullneti i Njeriut ne Situatat me Ekstreme Shpirtin e njeriut nuk e lidh dot me zinxhire; sado ta izolosh, torturosh apo rraskapisesh. Sido te jene rrethanat, ne kohe lufte apo paqeje, shpirti njerzor eshte i lire te mendoje, provoje dhe shpresoje, deri ne momentin e fundit qe te marre me vete dhe trupin drejt lirise dhe qellimit final. Gjithshka eshte ne varesi te vullnetit dhe shpirtit. Degjonim kur ishim te vegjel si disa u arratisen apo u kapen ne kufi, te parat ishin hush-hush ndersa te dytat propagandoheshin nga regjimi si demonstrim i qarte i forces, dhe i vigjilences te partise dhe forcave te kufirit. Me poshte do jap disa raste q kane bere buje ne bote, jo vetem per kohen dhe rrethanat por me shume per zgjuarsine dhe vullnetin e personave te cilet arriten ne destinacionin final.
6.Eugeniusz Pieniazek. Nje projektues avionesh Polak persekutohet nga autoritet e kohes se tregohet shume miqesor me piloted Suedeze. I mbushet mendja te arratiset, sigurisht nuk i jepte kush vize. Eugjeni fillon te ndertoje pjese-pjese nje aeroplan ne dhomen e pritjes, gati 8 metra katrore! Ne vitin 1971, ne nje kohe me fortune niset per udhetim, pervec kohes shume te keqe qe mund te kishte pasoja katastrofike per aeroplane me te medhenj, ai i shpeton sistemit te radareve te Polonise, Hungarise, Cekise dhe Jugosllavise. Aty e mbajne disa muaj ne burg dhe e lejojne te shkoje ne Austri nga ku udheton per ne Suedi. 2 vjet me pas kthehet te marre avionin por autoritetet Jugosllave i kerkojne $1.200 per koston e parkimit. Beri mire qe e mori pasi me kete “home made� avion, ai fluturoi me te deri ne vitin 2005. 200
Bestar 5.Marcus Luttrell. Me 2005 4 Navy Seals [forcat speciale te Marines Amerikane] leshohen me helikopter per nje mision ne Afganistan, qellimi ishte te kapej nje komandat lokal i Talebaneve; 3 Barinj i shohin por te detyruar te zbatojne “rules of engagement” detyrohen ti lirojne, 1 ore me pas nje grup Talebanesh, sigurisht i lajmeruar nga barinjte, i sulmon komandot me AK-47 e granatehedhes; pas nje lufte te ashper 3 ushtare amerikane vriten e Markus plagoset rende nga nje granate. Kur i vjen vetedija e me shume plage terhiqet zvarre deri sa e shohin disa fshatare te zones. Ato e marrin, i pastrojne plaget dhe e ushqejne por jo vetem kaq; e mbrojne nga Talebanet, te cilet i kercenuan fshataret ta dorezonin ushtarin por kjo nuk u arrit, fshataret (nje klan i fuqishem i zones) te gjithe te armatosur nuk pranuan ta dorezonin mikun. Pas 3-4 dite kercenimesh e oferta shperblimi nga Talebanet, nje nga fshataret shkon tek baza Amerikane dhe u tregon per ushtarin e plagosur, ato shkojne dhe e marrin, me pas mjekohet e kthehet ne shtepi. Marcus ka shkruar nje liber “The lone survivor”
201
Filozofi, Histori & Ese 4.Bernd Boetgger. Inxhinier i talentuar qe jetonte ne Gjermanine Lindore [RDGJ] nderton nje motorr te vogel me te cilin do notonte ne detin Baltik, si tip torpedo, qe ta ndihonte per te pershkuar distancen qe i duhej per tu arratisur. Heren e pare (1976) kapet e futet ne burg per disa muaj por meqe ishte gjenial si inxhinier e lirojne, duke e mbajtur nen survejim. Duket se nuk e kane ruajtur mire pasi Bernd krikoi nje makine te II-te, qe bente me pak zhurme dhe me force me te madhe terheqje, tashme jo mbi uje, por nenuje. Duke i shpetuar STAS-it futet ne det naten dhe kalon 20 km deri ne Danimarke. 3. Slava Kurilov. Nje oqeanograf sovjetik ne 1974 hidhet nga nje anije turistike dhe noton per 3 dite e nete ne oqeanin Paqesor. Pasi kishte kerkuar vize disa here per qellimi studimi jashte vendit dhe i ishte refuzuar, nje dite i mbushet mendja te arratiset. Niset me nje traget turistik te kohes, i cili levizte brenda vendit, e ne mes te udhetimit hidhet nga anija pa e pare njeri. Nuk kishte asnje mjet, kompas, thike, uje apo ushqim; bile nuk e dinte kursin apo pozicionin dhe ku mund ta conin korentet e ujit. Duke notuar me ndihmen e yjeve per 3 dite e nete ne oqean, me ne fund arrin ne Filipine. Ai ishte Mjeshter Yogi i avancuar dhe kjo, sic thote vete, e ka ndihmuar. 2. Vellezerit Bethke. Te cilet iken nga Gjermania Lindore, qelluan te jene njeri me “i cmendur� se tjetri. Ingo vellai i madh, iken ne 1975, kishte qene ushtar dhe njihte zonen pak a shume, u nis duke kontrolluar per mina me nje shkop druri ne dore, me pas futet ne lume me nje dyshek plazhi dhe iken ne Perendim. Holger, vellai i dyte, ne 1983, vendos ta beje rrugen shkurt e pa u lagur. 202
Bestar Nga kati i 5-te i nje ndertese, gjuan nje litar me shigjete per te krijuar nje sistem vinci te impovizuar e me nje rrote nepermjet litarit te kaloje kufirin. Ingo ndihmonte nga godina tjeter, duket e lehte por nuk eshte ashtu. Ne mes te rruges bllokohen dhe rrota nuk po ecte me, me kembe e duar me ne fund arrin te kaloje. Tani ngeli vellai numer 3. Ne 1989, Ingo shet pubin dhe blen dy avione te vegjel, si micro-plane. Pse dy? Nje ishte te merrnin Egbertin dhe avioni tjeter me vellain e dyte nga pas do filmonte udhetimin (shikoni se ka nje video te bukur ne internet per kete, ne gjuhen Gjermane) pasi asnjeri nuk dinte te fluturonte, Ingo merr disa mesime te shpejta dhe po ashtu ja meson vellait [no.2] disa ide te thjeshta. Avionet i lyejnene ngjyre jeshile jeshil dhe vene yllin sovjetik, me mendimin se rojet do mendoheshin para se te qellonin ne ta. Dita vjen dhe ato nisen, ne parkun ku ishte bere plani te ulen kishte nje tende cirku por me ne fund arrijne te ulen ne nje cep, kapin vellain e vogel e kthehen ne RFGJ- ne e kohes, (Gjermania Perendimore) kur e pyesin Ingo-n : "ta dije se muaj me pas do rrezohej muri i Berlinit, do e beje kete ?" u pergjigj: Po!
203
Filozofi, Histori & Ese 1. Joe Beyrle. Parashutisti Amerikan ka nje aventure te jashtezakonshme. Anetar i grupi Ajror “Shqiponjat Uleritese” ka shkuar ne ferr disa here dhe ka shpetuar, i vetmi ushtar qe luftoi per Ruset dhe Amerikanet ne L2B. Grupi i tij parashutohet ne 1944, ne Normadi, (D-day) por aeroplani merr zjarr duke detyruar ushtaret te hidhen para kohe. Joe perfundon ne catine e nje kishe. Per 24 h lufton i vetem, hedh ne ere nje stacion elektrik (ishte ekspert eksplozivesh) e ne fund kapet nga Gjermanet. Keq-trajtohet pa mase dhe e levizin neper 7 burgje, deri sa perfundon ne perendim te Polonise ne nje burg 150 km larg nga fronti Rus. Ushtria dhe Qeveria Amerikane e kishin shpallur [KIA-killed in action] te vrare ne lufte dhe ne kishen e qytetit te tij i ishte bere varrimi me ceremoni. Ne Janar 1945, megjithe plaget qe kishte e nen bresherite e armeve te rojeve te burgut arratiset, 2 shoket ju vrane. Pas 3 ditesh duke ecur neper lumenj te ngrire qe te mos diktohej e fshehur naten neper stalla, perpara i del nje tank T-34 Rus, Beyrle con doren lart me nje pakete cigaresh amerikane dhe therret “Amerikanski tavarish” me pas ja mbush mendjen komandantes se tankut ( grua tankiste) dhe eproreve te asaj brigade, qe donte te luftonte me ta drejt Berlinit. Ruset e mbajten pasi u nevojiteshin aftesite e tij me eksplozivet dhe ai luftoi mjaft mire. Bashke me ta shkoi dhe cliroi burgun ku kishte qene vete duke liruar shoket e meparshme. Si pjesetar i ushtrise se kuqe vazhdoi marshimin deri sa nje bombe nga aeroplanet Gjermane e plagosi. Kur hap syte ne spitalin ushtarak tek kembet e krevatit qendronte Zhukovi, marshalli legjendar dhe ushtaraku me i dekoruar i frontit lindor. 204
Bestar I cili i intriguar nga historia e nje Amerikani qe nuk kishte asnje karte identiteti apo dokumenta te provonte kush ishte, e ndihmon duke e cuan ne ambasaden Amerikane ne Moske. Aty dhe te vetet nuk e besuan, per shume kohe e mbajten nen vezhgim me roje te armatosura pra nen arrest, derisa e verifikuan se kush ishte. Kthehet ne Muskegon, Michigan dhe ne 1946 martohet me te dashuren qe kishte lene pas, ne te njejtin qytet dhe Kishe ne te cilen i kishin bere ceremonine e varrimit, 2 vjet me pare. Joe eshte nderuar me shume medalje, vdiq ne 2004 ne moshe 81 vjecare, ca vite me pare djali i tij ishte Ambasador i SHBA-se ne Rusi.
Man is so made that when anything fires his soul, impossibilities vanish. Jean De La Fontaine
205
Filozofi, Histori & Ese Antal Zserb – nje gjeni i harruar Kur ka qene hera e fundit qe lexuat nje liber e nuk prisnit sa te kthenit faqen? Provoni me “Udhetim nen driten e Henes” ne Angl “Journey by Moonlight” dhe ne Magjar: “Utas és Holdvilág” Shkruar ne 1937-en, per nje biznesmen qe shkon per pushime ne Venecia me te shoqen. Kemi perzierje jo-konvencionale, amorale e lojcake; stil tipik Hungarez, me reflektime e mendime ekzistenciale afatgjata. Kjo u falet librave interesante. Ne kerkim te nje miku te vjeter, personazhi kryesor arrin ne nje urdher manastiri ne Umbria, dhe degjon kete shprehje: “Gruaja juaj, meqe ra fjala, eshte nje femer krejtesisht e poshter” Keshtu, Antal na ka lene nje nga hyrjet me brilante ne historine e letersise. Kjo ndiqet me pas me nje udhetim fantastik te trenave te humbur, impulseve te pakontrolluara, dhe koincidenca qe duket sikur “kerkohen me zor” Vazhdon nje perplasje mes racionales e fantazise, seksit e dashurise, normales dhe surreales. Nje “komedi e erret” ku autori te privilegjeon duke te futur thelle ne shpirtin e karaktereve te tij; ose me mire ... ne shpirtin tend. Mihali, nje person qe i ka te gjitha, gruan e pasur dhe jete te siguruar, vendos te behet bohem per ti ikur nga realiteti qe duket sikur i ka marre frymen. Ketu hasen dy probleme madhore; (1) me te cilen eshte perballur letersia e arti Hungarez, duke qene gjuhe jashtezakonisht e veshtire ne perkthim veprat humbin shume ne tranzicion. Gjigantet e poezise Hungaraze (Atila, Adi etj) do nderonin cdo komb por pak njihen jashte vendit. Ky liber per fat te mire ja ka dale ta kaperceje kete. Perkthyesi ka arritur ne nje pike sa mendon se eshte shkruar ne Anglisht.(2) Szerb nuk eshte shkrimtar konvencional, eshte me teper shkencetar me nje inteligjence shume te larte, gati-gati nje perfeksionist, dhe 206
Bestar kjo e ben kete liber te mrekullueshem. Ky liber permban fjaline: “Nentori ne Londer, nuk eshte nje Muaj-eshte gjendje Mendore” Hungarezet e nxene e mbajne kete liber si nder me te miret ne gjuhen e tyre. Disa shkojne aq larg duke e futur ne:”librat qe te ndryshojne jeten!”
Ne fakt, eshte nder ata libra te rralle qe pasi e ke lexuar, ndihesh mire se e ke bere kete. Udhetimi per te “gjetur vetveten” e flakur pas gjithshka, eshte ai qe te gjithe e bejme ne mendjen tone, Mihali e arrin kete ne realitet. Ketu kemi jeten e nje burri qe braktis te shoqen Erszi (versioni i shkurtuar Hungarez per Elizabet) ne muajin e mjaltit, dhe ri-kerkon rinine e tij. Nje aventure skandaloze qe mbart incestin, dashurine, vete-vrasjen, e krejt klaustrofobine e jetes se nje njeriu. 207
Filozofi, Histori & Ese Ky roman eshte nder me te bukurit e para Luftes se dyte Boterore. S’duhet treguar historia, do ishte mire qe secili ta blinte e ta lexonte vete kete liber. 2. Antal Szerb, 1901-1945,
Shkollar, kritik, autor, dramaturg dhe eseist Hungarez. Njohes i mire i disa gjuheve qe ka jetuar ne Hungari, Austri, France, Itali dhe Angli; shume shpejt u be nje akademik prolifik (Docent ne moshen 23 vjecare) me teori, poezi, studime, shkrime, kritike te Ibsen e Blake dhe histori te literatures Hungareze e Angleze. Simone de Beauvoir kur e takon ne France mahnitet nga njohurite e ketij Hungarezi te rralle. Koleget thonin: “Antal eshte njeriu qe di gjithshka” I vetem ne moshen 40 vjecare, Szerb shkruan “Antologjine e Literatures Boterore” veper autoritative te ciles studiuesit i referohen dhe sot. Gjate L2B u ndalua si autor dhe punet i botoheshin si “perkthime te autoreve te huaj." Pas luftes dhe Sovjetiket s'lejuan veprat, vetem mbas viteve 90-te fillon ri-publikimi. Ne moshen 32 vjecare zgjidhet president i “Shoqates se Letrave Hungareze” Pershkrimet e tij per njerez e vende jane te rralla. “Ata qe e njohin mire kete qytet – thonte per Budapestin – nuk mund te flasin per te pa lote ne sy” Si person me origjine cifute detyrohet te mbaje yllin e Davidit ne krahe. Oficere te larte te Armates Hungareze mundohen ta shpetojne nga fati i tij por Antal refuzon se donte te trajtohej si te tjeret. “Nuk kam me shpresa, pervec mbarimit te luftes” Shkruan nga kampet e perqndrimit ne letren e tij te fundit. Ku e rrahin per vdekje. Ne Janar 1945, vdes ne moshen 44 vjecare. 208
Bestar Ne kampin e perqendrimit ne Balf, dy vite pas lufte u skalit kjo thenie e tij: "A szabadság nemcsak egy nemzet magánügye, hanem az egész emberiségé is" “Liria nuk eshte shqetesim i nje kombi, por i te gjithe njerezimit” *** Hungarezet e quajne veten magjare (magyar) Si ne qe themi jemi Shqiptare por bota na quan Albania/-ns. Pa dashur te shihem si “ i pa-dhimbsur” dhe me shume respekt per miliona jete te humbura; nese do zgjidhja ti denoja Nazistet do ishte: shkaterrimi total i shkolles se Europes qendrore, duke i bere deme te pallogaritshme njerezimit. Historia nje dite do e shohe dhe nga ky prizem. Njerezit te cilet u persekutuan, torturuan, arratisen, denuan e vrane gjate kesaj periudhe, kane qene nder personat me brilante qe kane jetuar ne histori. Shume jete u shkaterruan, familjet u humben [u pre krijimtaria ne mes] disa bene vete-vrasje, e keshtu pa fund. Ketu kemi krimin me madhor ne historine boterore, ndaj “trurit e intelligjences” Kjo lufte pernicioze, vende-vende, ekzistenciale; me viktimat e shumta te nje ideologji nder me virulentet; nuk fsheh dot nje fakt madhor: barbaria e 4-5 viteve shkaterroi nje “shkolle mendimi" qe u deshen 300 vjet te prodhohej” Antal Szerb-RIP. bb Maj 2012
209
Filozofi, Histori & Ese Dhe Nje Njeri i Vetem ... Per 2 dekada, Baroni Kolumbian i Droges konsiderohej i paprekshem. Derisa vjen ne skene Koloneli Hugo Martinez i “La Policía Nacional de Colombia” (PNC) Grupi i tij quhet “Search Bloc” Komanden nuk e pranonte asnje oficer, duke e ditur se vdekja ish e sigurte dhe objektivi i pamundur. Ne fund pranohet se komandanti do behej me rotacion 15 ditor. Pablo kontrollonte zonen e Medellin, qytetin e tij. Kolonel Martinez ne 2 javet e para humb 30 efektive nga 200 qe kishte. Ja vrane nje e nga nje, duke ardhur ne pune, ne rruge, duke ngrene darke me familjen ose gjate nje xhiro me femijet e tyre. Pak burra e kane fuqine mendore e karakterin te vazhdojne punen nga nje funeral te tjetri, prape Kolonel Martinez nuk terhiqej. Oferta, kishin ardhur kercenime dhe ne fund i vjen pagesa, $6.000.000 ta lere Pablon rehat e ti jepte nje liste per “njerezit qe spiunonin kunder tij” Tashme Koloneli e kupton se Karteli i Droges e dinte se Shteti s'do deshtonte dhe kete rradhe. Ne loje kishin hyre Amerikanet, CIA me aparaturat e fundit te kohes po ndiqte trafikun e radios e te telefonatave; brenda disa sekontave mund te gjenin vendndodhjen e individit te kerkuar. Ne vitin 1990 Pablos i ishte ngushtuar laku, shume miq ju vrane e pranoi te jepte disa koncesione. Por te shihej si revolucionar jo si bandit. Ne nje nga kodrat e qytetit, nderton vete nje Burg Special. Rojet s'do kontrolloheshin nga Qeverisja qendrore por ajo lokale. Sigurisht qe Pablo e kontrollonte vete. Te burgosurit e tjere do ishin miqte e tij. Pablo hynte dilte sa here donte, ndiqte ndeshjet e futbollit dhe policia bllokonte rruget kur kalonte eskorta e Escobarit. 210
Bestar Meqe kthehej “ne burg” Pablo e konsideronte veten burre-te-fjales. Amerikes nuk i pelqeu ky variant dhe ushtroi presion ti jepte fund kesaj bufonerie. Te gjithe e dinin se La Catedral s'ishte burg, por shtet-brenda-shtetit. Kjo status kuo, u leverdiste te gjitheve. Me pare Pablo kontrollonte Kolumbine tani vec Medellin, pra lereni rehat. Presidenti nis Ministrin e Drejtesie per negociata, Pablo e merr peng. Forcat e armatosura e rrethojne burgun, ai “arratiset” Ne fakt iku, se askush s'guxonte ta ndalonte. Ne burg i vinin femra, alkohol, para, arme, miq dhe yjet e futbollit qe luanin ndeshje sikur te ishin ne rezort turistik. Hakmarrja. Ne 1992 krijohet nje grup i quajtur Los Pepes (njerezit e persekutuar nga Pablo Eskobar) Ne total ai kishte vrare gati 500 oficere policie dhe ne dy vite vrau 65 te tille. Pablo paguante $2.000 per koke e strategjia funksiononte. Ky grup i ri, nga biznesmenet e Bogotes te gangsteret e rruges ne Medelin, nuk kishin probleme ligjshmerie apo letra-arresti per Pablon, ato vrane nje e nga nje 12 njerezit e tij me te besuar. Djali i Kolonel Martinezit punonte ne grupin e inteligjences elektronike, me aparaturat qe u kishte dhene CIA. Koloneli bllokon telefonat celulare ne Medelin dhe prish antenat e sinjaleve. Kishin ngelur vetem telefonia fikse dhe radiot transmetuese por ne linje te drejte pa pengesa mes tyre. Ambasada Amerikane njofton se gruaja e Pablos me femijet donin te largoheshin nga Kolumbia per Londer me destinacion Frankfurtit, kjo behej nga frika e grupit te vigjilanteve Los Pepes. Qeveria Kolumbiane po i mbronte por dhe i mbante ne nje vend pa i lene te ikin askund, persa kohe qe Pablo shqetesohej per familjen ai do mundohej te krijonte kontakt. 211
Filozofi, Histori & Ese Kur Pablo duke pretenduar se eshte gazetar, fliste ne telefon me familjen e tij te mbajtur ne nje hotel nga qeveria, djali i kolonelit kap sinjalin e lokalizon vendin, bashke me 2 shoke dalin nga makina me arme ne dore dhe priten per forcat e tjera. Brenda 10 minuta forccat speciale vijne dhe thyejne deren e hekurit, aty vritet Pablo me bodyguardet e tij. Koloneli Martinez merr radion, flet qarte e me ze te larte, ta degjonin gjithe trupat: Rrofte Kolumbia. Sapo eleminuam Pablo Escobar.
Sigurisht kjo nuk i rregulloi problemet e krejt Kolumbise me grupet e tjera te armatosura, por rruget madhore te droges, u zhvendosen drejt Meksikes. bb. Janar. 2012 212
Bestar Richard Feynman, edukator i madh i shkences ne shek XX. Historikisht i njohur si nje nga fizikantet me briliante, mesuesit dhe mendimtaret me origjinale te Shek. 20-te Profesori Ricard Fejnman njihet se themeluesi i quantumit kompjuterik. Cfare jane kompjuteret, mendimi jo konvencional, si te mendojme ne menyre laterale dhe te marrim kenaqesi duke e bere kete. Me humorin e tij te paqte, Ricardi futej ne brendesi, ne "stomakun" e gjerave, mund te shikoni ne Youtube, se sa fantastike jane shpjegimet e tij dhe ne subjekte shume komplekse, fare pak shkencetar te medhenj e kane pase vetine si ai qe ti minimizonte e shpjegonte problemet ne nivele te tilla.
Ishte djali i dy emigranteve Bjelloruse, me origine Cifute, e shfaqi talent te rralle qe ne moshe te vogel. Familja e tij levizi neper Amerike dhe gjate kesaj kohe ai mesonte vete per shkencen nga Enciklopedia Britanike po ashtu dhe matematike elementare perpara se te fillonte shkollen. 213
Filozofi, Histori & Ese Ne shtepi ndertoi nje laborator ku bente elksperimente me elektricitetin, qarqet elektrike, riparonte radio, beri nje alarm etj, kur hyri ne shkolle interesi i tij ishte vec ne shkence e matematike. Matematika i pelqente ne menyre jo-konvencionale, mesonte Trogonometri, Diferencialet and Kalkulin Integral shume perpara se moshataret e tij. Ne vitin e fundit te shkolles fitoi Olimpiaden e Matematikes ne Univesitetin e New York-ut. Cdokush do kujtonte se ky student ishte mjaft i mire per cfaredo universiteti por Ricardi pati dy probleme (a) ishte me origjine Cifute, ne ate kohe shkollat kishin kuota per ta e (b) subjektet shoqerore i kishte notat shume te uleta. Ne 1935 ai pranohet ne Insitutin Teknologjik te Masacusetsit dhe diplomohet me 1939. Ne kete kohe lexon Teorine Matematike te Relativitetit [nga Eddington] dhe kuptoi qe kjo i duhej atij nga matematika. Pastaj kaloi ne Ingjinierine Elektrike dhe prape nderroi kurs e filloi Fiziken. Bashke me nje shok tjeter (T. A. Welton) filluan te studionin Fiziken Teorike duke u munduar te jepnin versionin e tyre te kohes-dhe-hapesires. Me pas vazhdon studimet ne Princeton ku Profesori i tij John Wheeler i jep nje problem qe ju duk pa zgjidhje, Ricardi kthehet ne kohe tek idete qe kish pasur ne MIT, seminari i pare i tij ne audience kishte keto persona (Anjshtanji, Pauli dhe Von Njumani) [!] ne fund Pauli tha…S’me besohet se Teoria e tij eshte ne rregull. Fejnmani gjeti nje kend tjeter dhe filloi me Mekaniken Kuantike bazuar ne parimin e “sa me pak veprim.” Duke zevendesuar modelin e valeve elektro magnetike te Maksuellit me nje model bashkeveprimi te thermijava (particles) ne hapesire-dhe-kohe. Gleick thote kete: Kemi ketu Ricard Fejnmanin duke ju afruar fuqise qe tij absolute. Ne moshen 23 vjecare…nuk kishte tjeter Fizikant planeti ti afrohej ne njohuri ne fushen e teorise shkencore. 214
Bestar Kjo nuk vinte vetem nga aftesite e tij matematikore. Fejnman kishte nje lehtesi te llahtarshme te shihte permbajtjen pas ekuacioneve sic dhe Anjshtanji ne te njejten moshe, si shkencetari Sovjetik Lev Landau, e shume pak te tjere.Ne 1942 merr Doktoraturen nga Princetoni, kohe kjo kur SHBA kishte hyre ne L2B. Nga 1943-45 punoi ne projetin e Los Alamos per bomben atomike. Aftesite e tij qe ne ate moshe bene qe ai te behej shef i seksionit te shkencave teorike. Pas luftes behet profesor ne Universitetin e Kornellit (Cornell University) Thuhet se gjate projektit ku ishte mbledhur ajka e shkencetareve te Botes, vetem Fejnmani me entuziasmin e tij rinor bente muhabet te shtruar e te drejte me Nils Borin, te gjithe te tjereve nga admirimi e respekti u lidhej gjuha. Me pas dha mesim, e deshira per t’ju kthyer teorise kunatike te elektrodinamikes qe kishte menduar pare L2B, e beri te pranonte nje post ne Institutin Teknologjik te Kalifornise [CIT] Aty futi Diagramat e Fejnmanit, kontributi tij direkt ne mekaniken kuantike, qe jane shprehje grafike e anes matematikore per te shpjeguar sjelljen e thermijave dhe bashkeveprimin e tyre. Ne 1965 merr cmimin Nobel, se bashku me Schwinger dhe Tomonoga per: Kontribut themelor ne Kuantumin Elktrodinamik, me konsekuenca te thella ne fiziken e thermijave elementare. Po ashtu ai punoi ne levizjen e thermijave dhe teorine e “partoneve” qe solli direkt teorine e Kuarqeve, nje shtytje me teper kjo per te kuptuar fiziken kuantike. Vdiq ne 1989 pas nje beteje gati 10 vjecare me kancerin e stomakut. Librat e tij si pershembull Kuantumi Elektrodinamik (1961) Teoria e Proceseve Themeltare (1961) Leksionet Fejnmanit ne Fizike (1963-65) Karakteri i Ligjit te Fizikes (1965) dhe QED: Teoria e Cuditshme e Drites dhe Materies (1985) ngelen te lexuar dhe sot. Ne 1954 dhe 1962 ka 215
Filozofi, Histori & Ese mare Cmimin Anjshtajn e Cmimin Laurence. Ai njihej per kuriozitetin pa fund, humor te bute, mendje brilliante dhe temperament te qeshur. Fejnmani eshte ai qe futi konceptin ( click ketu) “CargoCult Science� duke e huazuar kete nga Antropologjia. Sesi kulturat fisnore e pre-shkencore interpretojne vizitoret e avancuar nga ana teknologjike, si figura super-natyrale qe bien te mira materiale nga qielli. Me vone, qe ti therrasin heren e 2-te ato fillojne ceremoni complekse duke imituar sjelljen e vizitoreve qe leviznin makinerite e tyre por pa kuptuar se cfare po benin ata. Ne te njejten forme shkencetaret ka raste qe bejne kerkime siperfaqesore qe duken ne siperfaqje shkencore, por deshtojne te prodhojne rezultate te dobishme per shkencen. Fejmani thonte: Ne fillim s’duhet te genjejme veten, duhet te veme pikepyetje e te dyshojme ne teorite tona dhe rezultatet, te hetojme per te cara ne cdo teori apo eksperiment. Duhet te kemi nje nivel teper te larte ndershmerie qe rralle takohet ne jeten e perditshme dhe perdorte shembuj si ne politike, reklama, psikologji,per te ilustruar qe mungesa e ndershmerise eshte e papranueshme ne shkence. Ne kemi mesuar nga eksperienca qe dikur e verteta do te dale. Jane fenomenet e Natyres ato qe do jene apo jo, dakord me teorine tuaj. Ndersa gjate marrjes se Cmimit Nobel deklaroi: Plani im ishte te zgjidhja nje problem klasik, ti hiqja ne fillim energjite e pafundme ne teorine klasike dhe te shpresoja qe kur te vija tek teoria e kuanteve gjithshka do ishte ne rregull. Ajo ishte ne fillim dhe idea mu duk aq elementare dhe elegante saqe rashe ne dashuri me te. Dhe, sic nje burre bie ne dashuri me nje grua, eshte e mundur vetem nese ti nuk di shume gjera rreth saj, pra nuk i sheh dobesite qe ajo ka. Dobesite do dalin me vone por kur dashuria te jete e forte mjafton t'ju mbaje bashke. Pra entuziazmi im rinor me ndihmoi ti jepem kesaj ideje megjithe veshtiresite e mevonshme.
216
Bestar
Lindi: 11 Maj 1918 in New York City, USA Vidq: 15 Shkurt 1988 in Los Angeles, California, USA
217
Filozofi, Histori & Ese Tradita Britanike e Kartolinave Ka nje tradite te njohur Britanike per kartolina me mesazhe ironike, me dy kuptime (double entendre) dhe risqué, shpesh shoqerohen me figura naive ku “keq-interpretimi” ngelet faji juaj. Ose s'lene shteg ngaterresash e sjellin ilaritet te menjehershem. Donald McGill nje “vizatues” u be sinonim me te gjithe zhanrin. Shiteshin ne qytete afer detit, paraqisnin vajza te pashme, gra te shendosha, pijanece, police, prifterinj e politikane. Ne L1B ishin me shume humor duke reflektuar mendimet e familjeve dhe djemve ne front; racionimet, tregun e zi, spiunet luften e t'huajt. Ushtaret ne trajnim, infermieret, punetoret e fabrikave, e nje serioze: Kryqi i Kuq Britanik qe kujdesej per Gjermanet e plagosur. G. Orwell ne vitet 40-te shkruan nje ese, “Arti i Donald Mc Gill” megjithese "nuk ishte i sigurte se ky person ekzistonte dhe keto kartolina jane plot me vulgaritete, do i vinte shume keq te ndaloheshin." Krijuesi i tyre shpesh eshte perballur me ligjin dhe censuren dhe kane thirrur deri ne Parlament. Shume kartolina u ndaluan dhe si pasoje shitesit anulluan furnizimet e reja, majft kompani te vogla falimentuan. McGill, prodhoi 12.000 krijime, nga te cilat jane shitur 200.000.000 kopje. Nuk pati kopirajt e su be kurre i pasur. Ne nje postcard: nje “cun librash e nje vazje simpatike dhe“naive” jane nen nje peme. “Do You Kipling?” e pyet ai, “"I don't know, you naughty boy, I've never kippled!" Eshte sh. e gjate te shpjegohet por bazohet ne popullaritetin e Kiplingut ne ate kohe, 218
Bestar Kippled, si fjale akoma e debatuar ne Britani, ketu perdoret (- ej) si folje. Here ne forme normale ne shaka miqsh e here me sherr, merre si ta marresh. Megjithese do thene qe gjenerata e re nuk i ka parasysh keto gjera dhe me kalimin e kohes fjale te tilla jane zhdukur. Vecuam kete kartoline sepse e ka rekordin me te madh ne mbi 6.000.000 shitje. bb/qershor/2007
219
Filozofi, Histori & Ese Pema e Sezonit Festiv ne Londer Qe ne 1948,cdo vit, populli i Oslo-s i sjell si dhurate popullit Britanik, nje peme speciale, ne shenje mirenjohje per mbeshtetjen, mbrojtjen e miqesine; qe moren gjate L2B. Dua t’ju njoh me procesin pasi eshte vertete procedure. Kete vit eshte pema e 67-te qe vjen. Nga ekspertet zgjidhet pema me i mire ne zonen e saj, zakonisht ~21 m. e larte e me kurore te plote, mbi 110-120 vjet ne rritje. Nje muaj para priten pemet rreth saj qe mos ti zene driten,toka pasurohet me pleh te vecante qe te marre sa me shume jeshillek. Ne diten e prerjes ka nje ceremoni me dinjitare vendas, me Kryetarin e Bashkise se Oslos e disa nga Britania, kendojne kenge festive nga femijet e te dy shteteve. Pema pritet ne “kembe” [mbahet me vinc] e behet gati te filloje mbi 1100 Km udhetim me anije, deri kur arrin ne Britani.Kjo peme - thone Norvegjezet eshte te tregojme mirenjohjen tone, se “Miqte njihet ne dite te veshtira” Pema vihet ne Trafalgar Square me ceremoni, pajiset me drita te bardha, te ardhura dhe keto nga Norvegjia dhe ndizen ne front te publikut. Cdo dite qendron ashtu nga pasditja deri ne mesnate. Rreth pemes ka kore nga organizata te ndryshme bamiresie qe kendojne "Christmas carols" duke mbledhur ndihma per personat ne nevoje. Spektatoret ftohen te kendojne me ta, bejne foto, vallzojne etj. (8-23 dhjetor) Pema qendron deri ne fillim te Janarit, apo deri ne diten e 12 te Krishtlindjeve. Historik. Ne L2B, trupat Gjermane rrethuan Norvegjine, keshtu ne 1940 ky vend neutral forcohet te dorezohet te Nazistet. Familja Mbretrore, Qeveria dhe shefat e larte ushtarake arratisen per ne Londer, ku krijuan qeverine ne ekzil. 220
Bestar Per gati 5 vjet gjeten strehe ne kete vend. Ushtaraket Norvegjeze luftuan ne anen e aleateve. Londra per ta ishte personifikimi i shpreses dhe lirise, miliona Norvegjeze i kishin syte nga ishujt Britanike, duke degjuar lajme ne radio e marre mesazhet per rezistencen. Prandaj themi: Njeriu ka emocione, Shtetet kane interesa, Popujt, memorie te gjate.
Ne foto, pema e Sezonit Festiv, bere nga une me 4 Dhjetor 2014. Vihet cdo vit Trafalgar Square, Londer, me 4 ose 6 Dhjetor.
221
Filozofi, Histori & Ese Cfare eshte Bank Holiday?
The Met - Standarti i Policimit Boteror Sir Robert Peel, Sekretari i Home Office (Min. Brendshem) nga 1822, organizon nje force civile qe Parlamenti e miraton me Aktin e Policise Metropolitane te 1829-es. Ne nder te tij ne zhargon Polici quhet "booby". Ne 1919, ne mos gaboj, u pranua femra e pare police. Identifikohen si PC-Police Constable WPC-Woman Police Constable, pastaj kane rankun me Sergeant, Inspector, Chief Inspector, Superintendent dhe Chief-Superintendent.
222
Bestar Jane disa grupe qe mbajne arme, me tranjime espertesh “highly trained marksmen” [snajpere te tranjuar] Arme kane: Royal Protection Grup, Diplomatic Protection, Special Escort, Flying Squad, Aviation Security, Special Firearms Command, Special Branch; shumica e tyre kalojne ne “deployment” te armatosur vetem me autorizim te nje oficeri madhor. Policia Britanike eshte strikte ne rastet kur qellon me arme, ne termat e tyre quhet: "to stop an imminent threat to life" Te ndalohet nje kercenim imediat per jeten e oficerit / publikut.
Mentaliteti, organizimi, nivelet e kontrollit dhe te tranjimit; shtohet ketu qe Policia ka varesi e kerkese llogari te shumefishte nga: 223
Filozofi, Histori & Ese (1) Hierarkia brenda Institucionit. (2) Home Office (3) London Mayor (4) IPCC (Independent Police Complaints Commission) (5) Media (6) Grupet e interesave publike dhe te Drejtave te Njeriut,
... sigurojne qe 31.000 Police te Londres apo ~180.000 ne te gjithe vendin, kontrollohen sipas parametrave me te larta qe mund te gjinden sot ne planetin tone. Scotland Yard Kur u krijua policia Britanike, zyrat e komandes ishin ne rrugen Great Scotland Yard, megjithese vite me vone kane ndryshuar adrese nga kjo metonimi akoma quhet Scotland Yard. Ngelet si standarti nderkombetar i policimit profesional, qe primare ka dinjitetin dhe sigurine e publikut. Ne zgjidhje te krimeve brenda vendit a kur shkojne per ndihme jashte vendit te tyre; ne ushtrim te funksionit zyrtar apo si private pasi kane dale ne pension, Oficeret e Scotland Yard-it, jane “yard-i� mates (metri) i pavaresise, saktesise, korrekteses dhe inteligjences te punes policore. Polici Britanik, qe ne fillimet e ketij institucioni u dezinjua per te mbrojtur qytetarin e lire, jo per ta friksuar dhe represuar ate. Ngelen nder njerezit me te afrueshem, te kendshem, te rregullt, e me nivel shume te larte komunikimi; pavaresisht fajit ose ndihmes qe kerkon deri ne mbarim te problemit, per ta ju jeni: Sir / Mr [zoteri] Madame / Ms [zonje] Megjithese kane bere dhe gabime, ne vitet 60-te e 70-te u akuzuan per korrupsion nje grup i madh detektivesh ne zonen e East End of London, ne ate kohe aty kishte shume gangstere, apo ne Macpherson Report {per racizem
224
Bestar institucional} dhe kritikat e perditshme, ato bejne nje pune te lavderueshme. Nga policimi rutine tek thirrjet e 999 (urgjenca) qe shkojne 5-10.000 te tilla ne dite ne Londer, perfshihen ne shpetime, asistime, takime me komunitetin, vizibilitet i larte ne shkolla e transportet urbane, si dhe pergjigjet e armatosura, krimi kibernetik e deri tek terrorizmi. Forcat e Policise Britanike jane rajonale e krejtesisht te pavarura nga njera-tjetra, nese Policia e Kentit ka nevoje per forca shtese ne nje event te caktuar, i kerkon police hua nje force tjeter. Si konkluzion, te klishete e ka nje fare te vertete. Kete shkrim e kam bere per dy “Shqiptare Fluturues" 1) Athine 1993, po pija kafe, nga tavolina ngjitur cohet nje shqiptar dhe vrapon si i cmendur me 3 Police Greke nga pas. Emigrante pa letra, sigurisht. 2) Milano 1994. Trami ndalon ne stacion, shoh nje grup te madh emigrantesh duke pritur ne rradhe per te ngrene ne nje Kishe. 2 Policeve Italiane ne troutuare u teket te kthejne me dhune nga ta, nje shqiptar. (fare mire mund ti dilnin perballe, ose ta preknin ne sup) Djali instinktivisht vrapon nga frika. Te dy nxjerrin armet duke bertitur si te cartallosur e ndiqnin neper trotuare. Nga egersia qe pashe ne ftyrat e tyre, besova se mos te ishin me mes te rruges me plot kalimtare, ato mund ta kishin qelluar ate Shqiptar te varfer qe priste te hante nje vakt ushqim ne dite. Sa here kam menduar: a ka ne bote police ndryshe? Ku njeriu trajtohet me dinjitet pavaresisht postit, parase dhe rraces. Polici, qe perballe ka njeriun, jo rrethanat e tij, jo mungesen e dokumentit, ta palarin, te varferin dhe te gjorin. Ja ku i kemi me siper, policia sic duhet te jete. Regents Park, 2007, ne makine me vajzen 7-te vjece. Sa ish kthyer nga Shqiperia e po i beja nje xhiro. Me ndalojne, s'pata asnje dokument se dola me tuta sporti: e kam shtepine afer u them, me ndiqni i marrim bashke. Njeri prej tyre sheh gocen ne karriken e pasme te makines dhe ulet ne gjunje, vjen tjetri dhe ai ulet ne nivelin e femijes. Filluan ta qetesojne, s’kemi asgje me babin vec kujdes per makinat. Derisa femije filloi te qeshe. Pastaj thane: mund te ikesh pa problem. Sa here jame takuar me ta, kam vetem nje fjale per sjelljen e Policise Britanike: Impeccable!
225
Filozofi, Histori & Ese Sir Bernard Hogan-Howe - Polici i Trotuareve | Pas 4 vitesh pune ne spitale, nje laborant vendos te provoje policine, fillon me patrullat ne kembe dhe superioret e tij ja kuptojne aftesite. Cohet per Jurisprudence ne Oxford, me vone mbaron Kriminalistiken e Aplikuar ne Cambridge, dhe nje diplome te 3-te ne Uni. e Sheffield-it. Me ekperience ne Yorkshire, Liverpool e Londer, ne 2011 behet Shefi i Policise Londineze. Platforma e tij: lufte totale ndaj krimit ne mbrojtje te qytetarit. Ne momentin kur mori punen morali i policise Londineze nuk ishte shume i larte; parlamenti, media e qeveria, po ashtu dhe policia, ishin ngaterruar ne nje lemsh te pafund qe vazhdon dhe sot me "Lord Justice Leveson's inquiry" (inquiry - hetim i pavarur) Gjate kesaj kohe komisioneri i ri duhej te navigonte me kujdes duke pasur parasysh detyren primare, drejtimin e forcave policore. Mendoj se kete e ka bere me takt, profesionalizem dhe shume sukses.
Ekspert i zanatit te tij dhe shkollar eshte garanci per rendin ne Londer, duke siguruar publikun me dedikim dhe korrektese te larte. Megjithese jam apolitik e solla dhe si shembull shtese per politiken Shqiptare: mjekesia, arsimi dhe rendi publik, duan "oficerin e karrieres" ku puna i besohet Specialistit. Mos beni rrokada me militante partiake sa here nderrohet pushteti. 226
Bestar 24 Qershor Policia Perfaqesuesi me Viziv i Shtetit Formal
Duhet shtuar per rekord, megjithese ne FB projekti yne Doctor Besi Medical Information, shihet nga 8-11.000 persona ne jave, tentativa per kete nisme bamirese deshtoi. Pasi nuk ju pergjigj askush.
227
Filozofi, Histori & Ese Londra si ka qene - Fushata e bombave nga IRA 22 Tetor 1975, nje person telefonon shtepine e Deputetit Konservator Hugh Fraser e gruas se tij, shkrimtares Antonia Fraser: ne c'ore del deputeti ne mengjes? Guzhinieri, pa djallezi pergjigjet: zakonisht nga ora 9-te. Naten dikush ve nje bombe poshte Jaguarit te tij. Mengjesin tjeter, Profesori Gordon HamiltonFairley komshi me ta e nje nga specialistet me te mire ne bote per kancerin, po shetiste dy qente. Pa dicka te cuditshme nen makine, ulet te hetoje e pa dashje aktivon bomben. Profesori, me dy qente, vriten ne vend. Ne Londer ndodhen 40 shperthimet ne 14 muaj prej 1974-75. Nje grup aktiv i IRA- s Provizionale, ish pergjegjes per 34 te vdekur e plot te plagosur. Edward Butler, Hugh Doherty, Martin O’Connell dhe Harry Duggan te gjithe njezet vjecare e pak, vinin nga Republika e Irlandes [jo Irl. Veriut] Kjo krijoi veshtiresi ne identifikim per Policine. Pas bombes qe gabimisht vrau profesorin, filluan me restorantet. Ne njerin vriten 17 persona, tek tjetri 2. Njerezit kishin frike te hanin jashte, restorantet ishin bosh. Ne konference shtypi, Ross McWhirter nje nga binjaket qe krijuan “Guinness Book of Records,” ofron £50,000 per informacion qe do sillte arrestontim e terroristeve. Me 27 Nentor, Duggan dhe Doherty i bien deres te z. McWhirter’s, sapo ai e hap, keta qellojne me revolver. Vdes ne vend. Ky njesit i IRA-s po sillej ne Londer si te ishin ne Wild West. Dukej sikur benin xhiro me makine dhe qellonin neper restorante e hotele, gati per qejf.
228
Bestar Derisa me 6 Dhjetor 1975 fati i la ne balte. Grupi kishte vjedhur nje Ford Cortina ngjyre blu. Nje polic i sheh qe po ecnin shume ngadale, per cudine e tij te madhe ata hapin zjarr tek i njejti restorant qe kishin sulmuar jave me pare. Radiot nxjerrin ne aksion te gjithe Policine Metropolitane, polici i vetem i ndiqte keta te 4tet, qe kishin braktisur makinen e po vraponin. Vijne me shume police dhe fillojne te shkembejne zjarr neper rruget e Londres, kalimtaret e tmerruar fshiheshin pas godinave dhe hidheshin neper trotuare. Rrethimi ne Balcombe Street Ne adresen 22b Balcombe Street, John dhe Sheila Matthews kishin lene televizorin hapur tek seriali Kojak. Menduan se te shtenat vijne nga filmi. Pa pritmas 4 burra te armatosur u hyne ne shtepi. Ketu filloi rrethimi epik qe zgjati 6 dite. Policia Britanike u tregua teper e kujdesshme dhe nuk donte te krijonte martire. Terroristet po ndiheshin te uritur, keta njerez qe dyshoheshin per 100 incidente tanime ishin lodhur.
229
Filozofi, Histori & Ese Dorezojne gruan te paren. Policia u jep ushqime, nje ore me pas dalin 2 terroriste, kontrollohen e arrestohen. Lirojne pengun tjeter, burrin e saj. Ne fund dalin 2 terroristet e tjere. Pas nje operacioni brilant, ku policia Britanike i mbajti terroristet me nerva te tendosura, gjithshka u zgjidh pa viktima te metejshme. Publiku qe ishte perreth, fillon te duartrokase Policine.
Ne kriptin e Katedrales te St Paul-it ka kete pllake me mbishkrimin per profesorin e vrare: Gordon Hamilton-Fairley DM FRCP, Profesor Primar i Onkologjise Mjeksore, 1930-1975. Vrare nga nje bombe terroristesh. S'ka rendesi si vdes nje burre por si jeton ai.
230
Bestar V. Hugo (1802-1885) Ka nje anekdote per Les MisĂŠrables. Hugo ishte me pushime dhe ne 1862, vitin e publikimit con nje telegram vetem me nje karakter te publikuesi i romanit Hurst & Blackett.
? Vjen pergjigja, per te treguar se pati shume sukses.
! Hugo me teper se cdo shkrimtar i shekullit te 19-te ka dhene tabllone e Frances se kohes pasi ai shkruante me ndergjegje sociale. Per gati 19 vite shkoi ne ekzil sepse idete e tij radikale dhe majtiste rane ndesh me menyren e qeverisjes se Luis Napoleonit. Kthehet ne France ne 1870, ne mes te nje pritje madheshtore nga popullata. Ai varroset me cdo nder dhe dekorate te imagjinueshme te kombit dhe akoma ngelet nder koloset e qyteterimit Francez.
231
Filozofi, Histori & Ese Karmen nga Bizet Si me shume vepra te medha ironia qendron tek fakti se Bizeja vdiq pa e marre vesh sa e famshme do behej opera e tij. Akti i II-te hapet ne tavernen e Lillas Pastia, shoqja e Karmenit. Kjo po pret per Zhozene (Jose) kur ai kthehet dicka ndodh tek gazermat e ushtrise dhe ai duhet ike me oficeret e tjere, Karmeni e ve ne loje dhe i kujton lulen qe i kishte hedhur tek sheshi. Zhose i kerkon leje, i duhet te ike. Karmen, i thote: Me merr dhe mua...Nuk mundem tani, ja prĂŞt ai. Kam dicka te bej, do te vij me vone.
Ne kete kohe vjen Zuniga, komandanti i tij; te dy ushtaraket bejne duel por te tjeret i ndajne. Tani qe ngriti dore kunder nje oficeri te larte, Zhose nuk ka me zgjidhje por detyrohet te arratiset me Karmenin dhe kontrabandistet, e ketu fillon gjithe aventura.
232
Bestar Ne aktin e I-re, (Nje Shesh ne Sevilje) meqe te gjithe i luten, Karmen me shaka dhe djallezi i jep nje leter dhe nje puthje Don Zhozese, dhe i hedh nje lule tek kembet, ky i fundit per shume kohe e ka injoruar dhe zemerohet pak nga ngacmimet e saj. Tek Akti III-te (Ne Malet e Egra) Zhose dhe Karmen zihen, prishen e pastaj vazhdon deri ne aktin eV-te ne Sheshin e Seviljes perseri. Tek operat njerezit nuk i terheq dhe aq ngjarja sesa muzika por dinamika mes personazheve ka rendesine e saj.
Vlejne per tu permendur Aria e Torreadorit e Habanera, megjithese opera ka emrin Karmen, spektatorit i interson me shume fati i Zhozese. Transformimi i tij gradual nga officer i ndershmem, desertor, kontrabandist, bandit, vagabond e ne fund vrases. Muzika e pasqyron ne menyre te mrekullueshme, degradimin kur njeriu perzihet me te keqinjte dhe nuk e mban dot veten.
233
Filozofi, Histori & Ese Publiku dhe kritika Pariziene e priten shume keq kete opera, te fundit e masakruan, sidomos per karakterin e Karmenit, e cila “nuk ishte nje femer e virtytshme, por nje amorale dhe pa karakter” kjo ndodhi ne 1874. Kur opera po jepej per heren e 33-te, Bizeja peson nje infarkt ne zemer dhe vdes ne moshen 36 vjecare. Me 1875, shoku i tij Ernest Guiraoud, me disa perpunime dhe ndryshime e vuri ne skene ne Vjene, ku pati sukses absolut. Me pas deri ne 1878 shfaqet ne Bruksel, Londer, Shen Petersburg e New York. Thuhet se Bismarku e ka ndjekur ne 27 vende te ndryshme she Niche deklaroi “kur degjoj Bizene, dua te behem njeri me i mire!” The Met ne Amerike, e ka luajtur me mijera here, Aria e Torreadorit eshte nje nga me te dashurat per publikun Amerikan. Bizet arrin ta terheqe publikun me ane te muzikes, ne perjetimin e emocioneve te karaktereve kryesore; ku futet dashuri, sex, xhelozi e pasione te cmendura. Theksohet nje fakt kuptimplote, se Bizeja e beri kete opera pa qene asnjehere ne Spanje, megjithate te mos harrojme se kjo eshte nje Opera Franceze e cila i referohet nje vendi tjeter (Spanjes) Kompozitori perdori muziken popullore, sic eshte Habanera, nje kenge qe e pati degjuar me pare dhe kujtoi (gabimisht) se eshte kenge origjinale Kubane, nga ku dhe Habanera ka origjinen. Habanera shpesh quhet si "L'amour est un oiseau rebelle."("Dashuria eshte nje zog rrebel"). Libreti i Karmen u shkrua nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halevy.
234
Bestar
Ne kete klip,keni nje version te fuqishem nga Carmen, te Bizese, kenduar nga sopranoja me origjine Rumune Angela Gheorgjiu. Ky klip eshte per Torreador-in kenduar nga bas-baritoni Francez Laurent Nauri. Karmen eshte dhene disa here dhe ne sallat e Shqiperise, si Opera dhe si Balet. Ne kete klip eshte Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho duke interpretuar Karmen.
235
Filozofi, Histori & Ese Nena e Parlamenteve – Parlamenti Britanik Te drejtat e qytetareve te lire britanike jane te bazuara ne origjinen e Parlamentit, qe shtrihet deri ne konceptin Anglo-Sakson “witain” por ne shek e 13-te kemi formen moderne te tij, ku lordet bishopet dhe mbreti takoheshin rregullisht ne Keshillin Mbreteror, dhe me pas formohet Dhoma e Lordeve. Ne 1265 njerezit e thjeshte perfaqesoheshin nga “knights of the shire” si dhe perfaqesuesit e qyteteve, (mayors & aldermen) Me vone keto formuan Dhomen e Komuneve dhe po ashtu kishte peticione qe i paraqiteshin parlamentit, nga individe, organizata ose guilds (shoqata) te profesioneve te ndryshme. Parlamenti Britanik mblidhet ne dy shtepi ose dhoma: House of Common dhe House of Lords, Dhoma e Komuneve dhe Dhoma e Lordeve, duke bere ligje, kontrolluar qeverine dhe me debate ne problemet ditore.
Parlamenti Britanik ne lumin Tamiz / Parlamenti Hungarez ne Danub
236
Bestar Dhoma e Komuneve. Perfaqesuesit
e saj zgjidhen nga votat e popullit dhe quhen MP’s, anetare te parlamentit (member of parliament) Partia qe ka numrin me te madh te deputeteve formon qeverine. Nese nuk plotesohen numrat krijohet qeveri e koalicionit. Parlamenti diskuton problemet kryesore te dites dhe propozon ligjet e reja. Vendos per politikat finanaciare dhe taksat. Lordet mund to konsiderojne keto por nuk i ndryshojne dot apo ti bllokojne. Parlamenti kerkon llogari te ministrat qe qeverise dhe Kr-Ministi, i cili paraqitet cdo te Merkure per PM Question [pyetjet per Kr-Ministrin]
237
Filozofi, Histori & Ese
Dhoma e Lordeve. Si dhome e dyte e parlamentit Britanik eshte e
pavarur nga perfaqesuesit te zgjedhur te Komuneve. Lordet ndajne me ta pergjegjesine per te formuluar e bere ligje, duke kontrolluar dhe debatuar punen e qeverise. Deri vone Dhoma e Lordeve ka qene me anetare hereditare, tituj te trasheguar nga aristokratet. Ndersa me pas jepej si titull me propozim te qeverise ose partive opozitare per njerez te shquar ne sherbim te politikes dhe publikut, nga fusha te ndryshme si biznesi, shkenca sporti, diplomacia, bamiresia etj.
238
Bestar Sa vajza mund te edukoje nje grua? Po sikur te themi 3.000.000? Ann Cotton, po ben punen madhore ne nen-Saharane Afrikane (Sub-Sahara) me organizaten e saj Camfed – Campaign for Female Education (fushata per edukimin e vajzave) Duke provuar se po te mesosh vazat e grate e reja, ul perhapjen e HIV/SIDA, bie mortaliteti pediatrik e i nenave, dhe rriten te ardhurat e perspektivat per familjen.Strategjia e zonjes Cotton bazohet ne 3 pika: (1) Fokusi eshte vazja. Me arsimim e edukimin ndaj nje jete te shendetshme. (2) Perfshi familjen e komunitetin. Asnje ndryshim s'ndodh pa ta. (3) Transparence dhe kontrolle per ndihmat. Duke monitoruar procesin qe mbron vajzen.
Impakti i kesaj strategjie, ne mjeksi/epidemiologji e para-ndalimin e shume semundjeve eshte i pallogaritshem. Jo gjithmone do pritur sa te rregullohen punet nga Qeverite, secili mund te beje dicka...sado te vogel!
***
239
Filozofi, Histori & Ese Dr Bassem Youssef - Egjipt
Ambjentalizem - Rendesia e Mbrojtjes se Specieve
240
Bestar Nje rast i rralle nga Meksika Ate e quajne Gruaja e Mrekullise.� Ne 2011-en, Karla Flores, nene me 3 femije, po shiste prodhime deti ne tregun e Culiacan, ne shtetin Sinaloa te Meksikes. Degjon nje zhurme, dicka e godet, ndjen djegje ne ftyre dhe kur con doren pa se po i dilte gjak. Humb ndjejat. Kur arrin ne spital, ata mendojne se e ka goditur nje gur, ne tomografi del nje objekt i cuditshem. Mjeket kuptojne se ishte granate luftarake qe kish ngelur ndermjet nofulles se poshtme dhe te siperme.
Menjehere spitali vihen ne alarm, eksplozivi vdekjeprures mund te vriste deri ne nje rreze 12-14 metra Evakuohen pacientet dhe stafi. Kerkohen vullnetare. 241
Filozofi, Histori & Ese Te vetedijshem se granata mund te shperthente ne cdo moment, 4 vete nga personeli pranojne, 2 Anesteziste, Felipe Ortiz e Cristina Soto, infermieri Rodrigo Arredondo dhe Dr Lidia Soto. Me ta vijne dhe 2 eksperte eksplozivesh nga ushtria Meksikane. Karla cohet ne nje fushe te hapur, ku me drita te improvizuara i bejne nje trakeotomi dhe pas 4 oresh intervenim, deri ne 12 te nates, ja heqin grananten nga goja. Pacientja humbi gjysmen e dhembeve, faqja i eshte deformuar dhe i duhen 3 vite operacione riparuese por fale profesionalizmit dhe guzimit te personelit mjeksor, nena e tre femijeve sot jeton. 2. Desha te shtoj dicka per lexuesin, personeli mjeksor eshte i dyti pas ushtarakeve ne rreziqe per jeten e tij; ketu futen infeksionet, abuzimet me drogat, alkoholin, depresioni, sulmet nga paciente dhe familjare dhe suicidi. Shembulli me lart eshte per te stresuar se ai qe te heq nje granate nga goja apo te mjekon dhe kur ka rrezik te jetes se tij nuk eshte me ne pune, as nuk paguhet me me rroge. “Shoqata e Infermiereve te urgjences - prape ne SHBA - raporton ne ankete te 2010-es: “me shume se gjysma e infermiereve te A & E (Urgjenca) kane qene viktima te abuzimit verbal e atij fizik; jane shtyre e peshtyre, qelluar e dhunuar; 1 ne 4 infermiere, eshte sulmuar mese 20 here ne tre vitet e fundit." 3 vjet jane 36 muaj. Shtetet sot po debatojne per “sigurine e personelit” se dhuna ndaj tyre eshte ne rritje. Mendoni nje moment per ta, e per keto fakte heren tjeter qe jeni ne nje vizite apo spital. Tetor 2014. bb
242
Bestar Aktualitet me Etnike Budapest 2004, oficere te rinj nga vende te ndryshme jane ne seminar te NATO-s. Gjithshka shkon mire. Derisa nje oficer Azer cohet naten e me sopaten qe kishte blere ne dyqan, vret kolegun Armen ne dhomen tjeter. Oficeri Hungarez ne te njejten dhome, i sapozgjuar dhe i tmerruar i ben thirrje te ndaloje. Ushtaraku Azer, i thote “s’kam pune me ty” pasi e godet viktimet dhe 2-3 te tjera (16 ne total, gati i kishte keputur koken) shkon te vrase Armenin no2. Shoket e dhomes se lene te hape deren, vjen policia Hungareze dhe arrestohet. Denimi 30 vitet burg. Kryen 8 vite. Djale sportiv dhe i zgjuar. Ne burg perkthente letersi Hungareze ne gjuhen e tij.
Pas negociatave e bazuar ne konventat - Hungaria qe kishte marre garanci nga koleget Azere – cohet ne vendin e tij te vuaje denimin. Te avioni e pret Presidenti i Azebaxhanit qe e deklaron Hero. I jepet paga per 8 vite, apartament falas dhe grada Major. Furi nderkombetare shpejt pason, njerezit marrin rruget. Ne Armeni ambasada Hungareze qellohet me domate, ne Azerbaxhan populli feston nje Hero Kombetar “ qe paskesh mbrojtur flamurin e vendit te tij” (u tha se Arment e kishin fyer flamurin po prova s’jane gjetur) Hungaria proteston me ze te mekur tek Azeret. Kete ben SHBA, Komuniteti Europian, Franca, Suedia dhe ceshtja shkoi ne OKB. 243
Filozofi, Histori & Ese Ne gjithe kete komedi-tragjike fajin e paten Hungarezet, te cilet duke qene te shtrenguar per kredi ekonomike bene dicka qe s'duhej bere. Dhe keshtu, reputacioni i diplomateve te tyre, qe per profesionalizen e ndershmeri vjen pas atyre Nordike, mori nje goditje te pariparueshme. Po e mbyll me fjalet e avokatit te Oficerit Azer: klienti im eshte i pafajshem. Ne Azerbaxhan s'eshte krim te vrasesh nje Armen. 2. Gjate dhe pas ndeshjes Serbi vs Shqiperi, ne Beograd, Tetor 2014, u vune re mjaft probleme, kryesori eshte ai perceptues dhe nje urrejtje (rage) me teper nga “hutesa e mosbesimi� sa nga historia e realiteti. Konfuzioni pasues ne media e rrjetet sociale ishte plot pathos e simbolike. Realiteti eshte sic eshte: Serbia, nje komb qe akoma s'eshte de-nazifikuar. Ne 4 luftra ne 20 vitet e fundit ishte agresori duke thyer cdo konvente te njohur ndaj ushtarakeve, civileve, shendetit, prones e jetes; me krime te panumerta. Ne duhet te flasim sakte e me qetesi, jo vetem ne raport me pritshmerite por duke paraqitur te drejten tone me dinjitet.
244
Bestar Politike me Mitet e Historine Duke lexuar shtypin Shqiptar, gjate kesaj furie patriotizmi (ndeshja futbollit 14 Tetor. 2014) ndesha ne intervisten e nje historiani te huaj qe thonte: “Shqiperia eshte cliruar me 4 Dhjetor, atehere ka ikur ushtari i fundit Gjerman, bazuar ne dokumentat e tyre ushtarake” Kjo eshte puna e tij dhe as qe e ve ne dyshim; historia kete qellim ka, te marre fakte e te dokumentoje c’te mundet; ama revizionimet e perhershme te historise sikur nuk kane vlera.
Kur jane cliruar Filipinet. Pas goditjes se SHBA-ve ne Pearl Harbour, Hawaii, Japonia orkestroi pushtimin brutal te Filipineve gjate te cilit u vrane gati 1 milione persona. Hiroo Onoda, 20 vjecar futet ne ushtri, me vone tranjohet si oficer i zbulimit per Ushtrine Perandorake Japoneze. Ku mesohet si te marre intel., pas linjave te armikut, te organizoje sabotime e lufte guerile. Ne Dhjetor 26, 1944 cohet ne Filipine, bashke me ushtare te tjere 245
Filozofi, Histori & Ese krijuan grupe nga 4-5 vete e jetonin ne xhungel. Ruanin municionet e ushqimet, benin akte sabotazhi duke vazhduar luften per muaj me rradhe. Ne tetor 1945 fshataret te lodhur me ta se po u vidhnin lopet, u hidhnin letra neper pyll: “lufta ka mbaruar me 15 Gusht 1945” Onoda me shoke s'besonin. Nje vit me pas, Filipinasit hedhin me avion letra me urdherin e dorezimit nga Gjeneral Yamashita. Erdhen letra, lajmerime e foto, nga gazetat dhe familjet, me megafone u benin thirrje ne xhungel ushtaret prape nuk besonin. Pas 5 vitesh njeri prej tyre Akatsu vendos te largohet pa u thene shokeve, kjo i beri me dyshues duke kujtuar se e kane kapur. Gjate 17 viteve jetuan duke “grumbulluar inteligjence” e sulmuar trupat e armikut aty ku mundeshin. Ne Tetor te 1972-it, Kozuka vritet gjate nje luftimi me nje patrulle Filipinase por Onoda ishte akoma gjalle. Japonezet cuan nje grup ta gjente po ishte a pamundur. Aty ku deshtuan mijera veta, institucionet dhe 2 shtete per 29 vite, futet nje student -Nario Suzuki. Udheton ne xhungel, takon Onoda-n e mundohet ta binde se lufta ka mbaruar, prape ushtari nuk dorezohej. Suzuki kthehet ne Japoni me lajmin se u gjet Onoda. Major Taniguchi komandanti i tij i meparshem, tashme librashites, niset ne Filipine qe ti tregoje LUFTA KA MBARUAR. Ne moshen 52 vjecare Onoda i dorezon shpaten Presidentit Markos. Ne 30 viteve kish vrare 30 persona e plagosur 100 te tjere. Duke konsideruar se ushtari besonte se ishte ne lufte, i jepet pardon presidencial dhe lejohet te kthehet ne Japoni. Ne keto rrethana te jashtezakonshme, behet sensacion ne Japoni, ku i japin rrogen per 30 vite e me keto para shkon te jetoje ne Brazil. Japonezi apo Gjermanii fundit, ne fund jane kuriozitete.
246
Bestar Per nje –s, gabime te kushtueshme
Globalizmi, sipas Thomas Friedman
247
Filozofi, Histori & Ese 2 individe qe parandaluan apokalipsin
Dita e Gjykimit te Fundit
248
Bestar
***
249
Filozofi, Histori & Ese
Dedikim Keto shenime modeste ja kushtoj babait qe me dha dashurine per librin dhe leximet. Ndaj pyetjeve te nje femije kurioz, ne cdo moment ka qene i papertuar ne shpjegime. “S’ka pyetje te kota,vetem pergjigjet mund te jene te tilla” ishte shprehja favorite e tij. Nga formimi, sjellja, korrektesa, menyra si i trajtonte te tjeret, pershtypjet e miqve, kolegeve dhe familjes; ky njeri si flokun e ka pasur dhe shpirtin … te bardhe.
Esat Braha 1939-2000
250
Bestar
251