KATASTROFA E TALIDOMIDIT Gabime te Mjekesise
*** Dr. Besi
(
)
Permbajtja
Pj 1 Katastrofa e Talidomidit ……………………………………………………….6 Pj 2 Katastrofa e Talidomidit | Dr. Lenz - Heroi Modern [2] …………....9 Pj 3 Katastrofa e Talidomidit – Nazistet [3]………………………………….13 Pj 4 Time Line ndryshimet eksperimente …………………………………....17 Dedikim ……………………………………………………………………………………..19 Punime te tjera …………………………………………………………………....21 - 23
Pj.1 Gabime te Mjeksise Katastrofa e Talidomidit [1] Perdorimi masiv i talidomidit me demet te grate shtatezena e femijet e tyre me vone, ngelet ne episodet me te erreta te Farmaceutikes moderne. Kompania Chemi Grunenthal CmbH nga Gjermania Perendimore (RFGj) ne 1950-en hodhi ne treg talidomidin. Talidomidi eshte ilac anti-konvulsiv qe e bente perdoruesin te ndihej i pergjumur, ti ulej ankthi dhe te ndihej i qete; dicka e modes per tu perdorur si trankuilizues ne ate kohe. Ne teste u pa se ishte praktikisht e pamundur te beje overdoze (vetevrasje) Testet ne kafshe nuk u bene gjate shtatzanive dhe dukej krejtesisht i pademshem. Ne Korrik 1956 shitej pa recete ne Germani e shumicen e vendeve Europiane. Pasi u vu re se reduktonte shume te vjellat e grave gjate shtatezanise, mori popullaritet e perdorim te shtuar bazuar ne kete veti te tij, duke u dhene lirshem nga mjeket dhe marre nga pacientet.
DR. BESI Dyshim, Skandal e Katastrofe Nga vitet 1960-te, doktoret filluan te shqetesoheshin nga disa efekte anesore te raportuara prej perdorueseve te Talidomidit. Kishte paciente qe pasi e perdornin ilacin per kohe te gjate, manifestonin demtime nervore ne gjymtyre. Grunenthal-i nuk prezentoi evidence te besueshme klinike per te kundershtuar keto shqetesime. Ne SHBA, hetuesja e FDA-se, Food and Drug Administration, Agjencia Amerikane qe miraton te gjitha ilacet dhe produktet e reja ushqimore, Dr. Frances Oldham Kelsey kerkoi me shume fakte shkencore per kete ilac. Kompania nuk arriti ti sillte keto per nje vit. Vit i mjaftueshem ky, per ti dhene kohe mjekeve ne bote te zbulonin lidhjen fatale "Talidomid-defekte-ne-te-porsalindurit." Kjo grua e vendosur, e diplomuar per Mjekesi dhe Farmakologji, tha: "pata nje ndjesi ne te gjitha takimet me kete Kompani Farmaceutike, qe s'po tregoheshin te hapur me mua ne lidhje me kete Ilac." Dyshimet e saj, bene qe Amerika t'mos prekej nga kjo tragjedi. Ne Gjermani e bote, u rriten rastet e lindjeve t'femijeve me defekte. Asnje s'po e bente lidhjen me Talidomidin. Vecse ne 1961, kjo ndodhi kur Dr Widukind Lenz (Gjermani) e Dr William Mc Bridge (Australi) sugjeruan nje lidhje te tille, pavaresisht nga njeri-tjetri. Pasojat dhe nje fare rehabilitimi Ne Gjermani pati gjyq penal dhe ne Britani nje fushate te madhe te nje gazete, qe forcuan Grunentalin e filialin e tij ne Britani (The Distillers Company) ti mbeshtetin viktimat nga ana financiare. Talidomi, solli ne nje rregullim me te forte procedurial ne shume shtete, sa i perket ilaceve te reja. Duke filluar nga Mbreteria e Bashkuar dhe SHBA. Ne 1962 ilaci hiqet nga tregu por jo perpara se 10.000 femije te ishin ndikuar prej tij.
vii
Katastrofa e Talidomidit 40% e tyre vdiqen qe ne vitin e I-re pas lindjes. Tragjedia e Talidomidit beri qe Kongresi Amerikan te fuste ligje strikte per testimin e aprovimin e Ilaceve. Vete Doktoresha Kelsey i hartoi Ligjet Federale qe akoma dhe sot qeverisin rregullimin e cdo testi klinik ne SHBA, dhe ishte e para zyrtare qe i mbikqyri keto. Dr Kelsey doli ne Pension nga FDA-ja ne vitin 2005 ne moshen 90 vjecare. Presidenti Kenedi i dha medaljen e Sherbimit Civil Federal ne 7. Gusht 1962. Ne emer te saj sot FDA-ja jep Medaljen Kelsey cdo vit per nje anetar te kesaj organizate.
* FDA – The Food and Drug Adminisration. Agjensia e Ushqimit dhe Ilaceve, agjensi federale ne Departamentin e Shendetesise dhe Sherbimeve Njerezore ne SHBA. Si departament ekzekutiv ka pergjegjesi per shendetin publik duke rregulluar e mbikqyrur sigurine e ushqimeve, duhanit, suplementeve dietetike, ilaceve me/dhe pa recete, vaksinave, biofarmaceutikes, transfuzionin e gjakut, instrumentet e makinerite mjekesore, pajisjet mjeksore qe emetojne rrezatime, kozmetiken, ushqimet per kafshet dhe produktet e veterinarise. Sot ngelet etaloni primar ne Perendim per aprovimet e te gjitha produkteve persa me siper. ** Duke nxjerre mesimet perkatese pas skandalit te Talidomidit, FDA e para, dhe e gjithe Mjekesia Perendimore futen teste te nivelit shume te larte, per cdo ilac dhe procedure te re ne mjekesi. viii
DR. BESI
M
Pj.2
Katastrofa e Talidomidit | Dr. Lenz - Heroi Modern [2] Folem per pasojat, konfuzionin dhe panikun qe shkaktoi ne bote, zbulimi i efekteve eratogjenike te talidomidit tek fetusi, le ta shohim ate me syte e Prof. Dr. W. Lenz. Mjeku Gjerman qe beri lidhjen i pari. Po shkepus dicka nga fjala e tij, mbajtur me 1992 ne Kongresin e UNITH-it: "Historia e Talidomidit" "Mese 30 vjet me pare ne Nentor 1961, u perfshiva ne historine e Talidomidit, nuk ka kohe ne nje lekture te jap sintezen e ketij ilaci qe mori patenten me 1954, marketuar ne 1957, ...e shperndarjen e tij ne Europe, Azi, Australi, Amerike, Afrike, dhe keq-formimet epidemike ne gjymtyret e femijeve, e shpesh dhe te organeve te brendshme. Megjithese femija i pare me defekte nga Talidomidi lindi me 25 Dhjetor 1956, u deshen 4.5 vjet qe Mjeku Gjinekolog, Dr Mc Bride nga Sidnei i Australise, te dyshonte ne kete lidhje.
ix
Katastrofa e Talidomidit Dhe kjo u publikua ne publikimim prestigjioz mjeksor, ne Lancet. Une dyshova per kete ne Gjermani qe me 16 Nentor dhe isha aq i sigurte sa e mora vete ne telefon kompanine e ilacit. U deshen 10 dite biseda intensive me ta, e autoritetet federale qe Talidomidi te ndalohej. Shtypi po ashtu, ndikoi ne kete aspekt. Kundershtia nese Talidomidi apo dicka tjeter po i shkaktonte keto keqformime vazhdoi per shume muaj. Ato se pranonin se Talidomidi kishte efekt teratogjenik per vite te tera, se donin te mbronin kompanine nga akuzat. Ne disa shtete si ne Belgjike, Brazil, Kanada, Itali e Japoni; talidomidi vazhdoi te shitej per muaj me vone. Vetem kur gjetem prova te pakundershtueshme qe keto Nena kishin marre patjeter talidomid gjate shtatzanise, pame se kishte: • Defekte qe muskujve te syve e faqeve • Ndikim ne radiusin (kocke e para-krahut) dhe gishtin tregues • Gishta te degezuar • Defekte te tibias e femurit (kockat e kembeve) • Keqformime te zemres, zorreve, mitres e fshikezes se temthit. • Dalluam defektet eTalidomidit, te perjashtonim faktorin gjenetik. Demtimet nga Talidomidi ndryshojne, tek nje femije mungojne veshet, ka shurdhim e paralize faciale dhe te syve, por gjymtyret jane normale, tek tjetri veshet jane ne rregull por femija s'ka krahe. Tek i treti kemi krahe te shkurter, me dy ose tre gishta plus keqformime te brendshme. Tek i katerti vetem gishtat a medhenj jane abnormale dhe ndoshta ka ngushtim te anusit.
x
DR. BESI I marre pas dites se 50-te shtazanise, Talidomidi zakonisht s'krijon keqformime. Periudha sensitive eshte 35-49 dite pas ndalimit te Menstruacioneve. • Ne 1961 u ndalua ne Gjermani.
Ne pritem nje ndalim te menjehershem te kesaj epidemie nga fundi i Korrikut 1962, dhe vertete keshtu ndodhi.
• Ne Japoni u ndalua me 1962, ne vende te tjera e njejta skematike, sa ndalonte Ilaci per nje vit epidemia shuhej." [Dr. W. Lenz]
xi
Katastrofa e Talidomidit • Me 27 Maj, 1968, nje Gjyq Penal u hap per 7 ekzekutive te Chemie Grunenthal sepse nuk kishin bere teste te plota, 2 vjet e 7 muaj me pas ne 18 Dhjetor 1970 gjyqi mbaroi. S'pati as pafajsi, e as denime. Juristet u moren vesh mes tyre per Kompensim jashte-gjykates (vullnetar) Chemie Grunenthal pranoi tu paguaje viktimave 100 Milion DM. Gykata konfirmoi qe Talidomidi ishte Teratogjenik dhe ndryshoi te gjitha rregullat per aprovimin e nje Ilaci te ri. Viktimat Britanike, Kanadeze, Japoneze kompensime te ngjashme ne vendet e tyre.
e
Suedeze,
moren
Professor Dr. W. Lenz vdiq ne Shkurt, 1995.
Prof. Dr Widukind Lenz (1919 – 1995) nje pediater eminent Gjerman, gjeneticist dhe dismorfolog, ishte nder te paret qe dyshoi ne, dhe me pas arriti te zbuloje efektin shkaterrues te talidomidit te nenat gjate shtatezanise duke dhene alarmin per te gjithe boten. Dr. Lenz fig 1. Me shoqaten e viktimave te Talidomidit ne Japoni, fig 2.
xii
Pj.3 M Katastrofa e Talidomidit – Nazistet [3] Gazeta
prestigjioze
Britanike
"The
Sunday
Times" me
08.02.2009 publikoi material interesant per orgjinen e Talidomidit (thalidomide) (http://www.thesundaytimes.co.uk/) Kjo ka sjelle nje perspektive te re ne pasojat e mevonshme te mizorise
Naziste,
qe
me
aplikime
pseudo-shkencore
bene
eksperimenteve makabre ne kampet e shfarosjes ne mase me te burgosur te gjitha grup - moshave; burra, gra, pleq e femije. Sot mendohet se Talidomidi eshte zbuluar si formule farmaceutike qe ne kohen e Nazizmit. Duke u futur ne treg pa teste shkencore rigoroze shkencore, keshtu shkaktoi 10.000 viktima ne te gjithe boten ne vitet '50 te Shek XX. Tashme e quajtur nje katastrofe Farmaceutike Globale.
Katastrofa e Talidomidit Pasojat e te cilave shume viktima i vuajne dhe sot e kesaj dite.
• Ilaci i Talidomidit qe solli defekte tek femijet nga ato nena qe e perdoren gjate shtazanise, eshte zbuluar per here te pare nga Nazistet, ndoshta si pjese e luftes se tyre kimike duke u bazuar ne disa fakte te reja. • Talidomidi nuk u zbulua nga Chemie Grunenthal, sic pretendohej me vone. • Nese provohet qe ishin shkencetaret Gjermane qe e zbuluan kete ne kohe te luftes, shteti Gjerman eshte pergjegjes per kompensimin e viktimave. Deri tani kane demshperblyer vetem ato Gjermane, ilaci eshte shperndare ne 46 shtete. • Britania ka 457 viktima te Talidomidit, mendohet se jane rreth 6.000 te tille ne bote • Shefi i Trustit te Talidomidit ne Britani, Dr Martin Jonson, ka detajuar evidencen qe Talidomidi ishte zbuluar kohe me pare se Chemie Grunenthal mori patenten per te ne 1954. • Kompania insistonte qe Talidomidi u zbulua rastesisht ne 1953 nga shkencetaret e saj qe po mundoheshin te krijonin nje anti-histaminik dhe fare rastesisht perfunduan ne nje trankulizues. • Dr Jonson dyshon se eshte prodhuar si antidote ndaj gazit nervor luftarak, Sarines, nga kimisti Gjerman Oto Ambros. Shkencetari Nazist qe punoi pas lufte per Grunenthal-in. • Duket sikur Talidomidi eshte krimi i fundit i luftes nga Nazistet, thote Dr Jonson.
14
DR. BESI
• Nje dokument i gjetur thote se Grunenthal bleu emrin e ilacit Contergan, ndoshta dhe substancen nga nje firme Franceze, RhonePoulenc, qe ish nen kontrollin e Nazisteve gjate luftes. • Rhone-Poulenc qe nga 1942 e me pas ka regjistruar 14 ilace, te gjitha mbaronin me sufiksin “ergan” nje karakteristike unike e kesaj firme. Shume nga keto kishin vecori te njejta me Talidomidin, duke patur ndikim ne Sistemin Nervor Qendror. Autori Argjentinas, Carlos De Napoli i cili ka shkruar per aktivitetin e Nazisteve qe u arratisen ne Ameriken Latine pas L2B, ne librin e tij “Laboratoret e Hitlerit” thote se ka gjetur nje dokument te Nentorit 1944, ku nje nga drejtuesit e IG Farben, firme Farmaceutike Gjermane, i referohet nje ilaci me formule kimike te njejte me Talidomidin. IG Farben, boset e te ciles u denuan per krime lufte per skllaveri e vrasje ne mase. Paten nje fabrike te sintetizimit plastik e te perpunimit te benzines ne Aushwitz-Monowittz dhe punetoret i merrte nga Kampet e Perqendrimit. De Napoli: "S’kam asnje dyshim qe Nazistet e zbuluan dhe testuan Talidomidin gjate luftes” Dr Jonson shpjegon: “patenta e Talidomidit ne 1954, thonte se eshte testuar ne njerez, megjithese testet zyrtare nuk u bene vecse me vone” Grunentali pretendoi se i kishte humbur dokumentacioni e ai vazhdon:
15
Katastrofa e Talidomidit
“Patenta sugjeron se Talidomidi mund te kete qene nje nga produktet e zbuluar ne Dyhenfurth (nje laborator kimik) ose ne Aushvic nen mbikqyrjen e Oto Ambros gjate kerkimeve shkencore per gazin nervor, Sarin.
*** Pergatitur nga bb, londer 18 Mars 2009
16
Pj.4 Timeline ne Anglisht me ngjarjet & datat kryesore
Katastrofa e Talidomidit
Ne 1977, nisur nga mesimet e Katastrofes te Talidomidit, FDA ndalon companite Farmaceutike e kedo, qe ne fazen e I-re te testimit te ilaceve te perfshije, Femrat Shtatezena e ato me potencial per shatatezani
xviii
Dedikim Pasojat e ilaçeve 16 vite me pare, nje Shqiptar i izoluar e ne hallet e veta, kthehej nga puna ne veri-perendim te Londes. Sa del nga underground (sic) i St Johns Wood, merr nje telefonate ne Motorolan e tij, sa nje gjysme tulle. Ku Je? Djalit i ka rene Temperatura! Tani e ka 35.8. Po i bie frikshem. C’fare te bej...te marr 999? ‘Prit. Jam 200m larg. ERDHA!’ Nena e femijes ne telefon, kish punuar Infermiere Pediatrike ne Shqiperi, jo lehtesisht e dhene drejt panikut. S’kish pse te pyetej, e sigurte qe i ka rene temperatura? Cdo njeri me njohuri mjeksore, e kupton cdo te thote kjo. Shkon ne shtepi, hedh gjithshka ne toke, kontrollon temperaturen 35.5. Ne pak minuta ra ne 35.2. Merr femijen ne krah dhe niset me vrap ne nje spital qe e shihte 2x ne dite, duke hyre e dale nga stacioni i nen-tokes. Mendoi se 150m me shpejt behen ne kembe se te priste ambulancen. Duke vrapuar arrijne “The Hospital of St John and St Elizabeth” Por te sporteli ju thone: ky eshte spital privat! Si nuk e dinte? Vendos te niset ne shtepi. Hyjne brenda, fut femijen ne krevat dhe i thote nenes: Cdo gje qe kemi ne kete shtepi qe mban uje, zbraze!! Shpejt. Shishe qumeshti, pijesh, vaji, coca cola, kavanoza e te gjitha u derdhen ne lavamane. Mbushen me uje te ngrohte. Femija ish zbehur, zbardhur, nuk levizte dhe s’fliste fare, Femija i tyre i pare, dhe i vetem ne ate kohe; qe jua mbushte ate apartament te vogel me drite. Pasi e rrethon djalin ngado me shishet me uje te ngrohte, futet dhe vete ne krevat, mbulohen me dy batanije. Temp ka rene ne 34.2! Syte e nenes nen ankth pyesnin: C’po ndodh? Ne nje nga vendimet me te veshtira te jetes se tij, po germonte ne arkiven e mendjes, c’behet ne spitale per hipotermine e rastet kur bie temperatura? Nuk kane c’te bejne shume, te “hedhin ne nje vaske me uje” duke te ngrohur gradualisht. Pastaj mendonte kush mund te jete shkaku primar? Sa mund te durojme? Sikur te dalim jashte, me ambulance, korridore te ftohta spitalesh e vonesa te metejshme, temperatura do bjere dhe me shume. Cfare thone librat e tij? Ne menyre simultane trupi pushtohet nga keq-rregullimi autonom, ritmi i zemres bie, ka sheqer te ulet (ose te larte) ne gjak, presioni i gjakut futet ne pikiate poshte e me poshte, apnea etj. Nen 34 veshkat bejne kollaps e nen 32 … Femija eshte i zbehte, lekura e ftohte dhe fillon te dridhet. Nena bertet: Na Iku djali!! Shkon te marre telefonin per Urgjencen.
Katastrofa e Talidomidit Ky i pergjigjet: prit, me mire qe dridhet pak, te durojme disa minuta [dridhjet zakonisht shtohen, kur ndalojne menjehere, hipotermia kalon ne faze terminale] Duke djersitur me te birin, ankthi e kishte paralizuar, kur ‌dhe kur‌ Femija kthehet nga i ati, buza duke ju dridhur pak dhe qesh i lodhur. Temperatura tanime u ngjit ne 35.2. Ne 10 minuta te tjera 36.2, te dy po djersiten pa pushim. Pas 20 minutash gjithshka u stabilizua. *** 45 dite me vone, i njejti Shqiptar po lexon ne tren The Times, gazeten per te cilen, ne fjalet e djalit te tij: Nese babi nuk e lexon, thote me prishet dita. Diku ne faqen 16-te raportohet: Te gjitha dyqanet kompanite dhe merkatat kane hequr nga stock-u (sic) i tyre, nje lloj ibuprofeni te lengshem. I cili kombinuar me kalpol, (kalpol - paracetamol I lengshem per femijet) kish ulur ne menyre drastike temperaturen e femijeve. Kjo kishte ndodhur ne te gjithe Britanine e Madhe, me urgjenca ne mbi 60 raste. Ja ku u gjet shpjegimi. Pasi kish mbaruar Kalpoli, nena i kishte dhene femijes Ibprufen per ti ulur temperaturen. Efekti sinergjik vetem me kete lloj iboprufeni (s’kishte ndodhur kurre me pare) kishte krijuar situaten jete-kercenuese. 2 vjecari i ngjarjes, sot eshte djale simpatik 18 vjecar, i gjate mbi 1.8-m qe sapo ka mbaruar kolegjin. Ky studim i vogel historik, per nje nga gabimet me madhore te mjekesise moderne, me pasoja te femijet ne shume shtete, ngelet bench-mark per te gjithe Mjekesine Boterore ndaj kujdesit qe do pasur me ilacet, Gerti eshte per ty.
Dr. Besi eshte rezident ne Londer prej 2 dekadash, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, ai shkruan per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale e fushat humane. Interesat e tij perfshijne semundjet metabolike, fiziken kuantike, biologjine evolucionare etj. http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk Dr. Besi Mars 2009 - June 2015
20
Artikuj, studime, punime dhe libra te tjere nga Dr Besi
Katastrofa e Talidomidit
22
DR. BESI
23