Kryqi i Kuq

Page 1

Kryqi i Kuq Konventat &

e

Gjeneves

Dr. Besi


Kryqi i Kuq Konventat e Gjeneves

Kryqi i Kuq, arritja humanitare me supreme e Shek 19-te

***

Dr. Besi



Kryqi i Kuq dhe Konventat e Gjeneves Konventat e Gjeneves jane traktate ligjore nderkombetare te cilat detyrojne shtetet qe i kane pranur. Ne 1859, Henry Dunant* nje qytetar Sviceran, ne mbarim te betejes ne Solferino u tmerrua nga tablloja para tij. Mijera ushtare te plagosur, te shtire dhe te braktisur pa asnje lloj ndihme. Kjo e beri te sugjeroje shoqata vullnetare qe do tranjohen ne kohe paqeje te kujdesen per te plagosurit e luftes. Ne 1863 Durrant organizon nje konference jo-zyrtare nderkombetare, u vendos qe cdo shtet te krijonte shoqata ne ndihme te sherbimeve mjeksore ushtarake ne kohe lufte. Keshtu filloi Kryqi i Kuq. Me 1864 qeverite u ftuan te cojne perfaqesues ne nje konference diplomatike, e 12 shtete Europiane firmosin nje traktat qe premtonte se ne luftrat e ardhme do kujdesen per personelin ushtarak pavaresisht kombesise. Po ashtu, do njihej neutraliteti i personelit mjeksor, spitaleve dhe ambulancave te identifikuara me shenjen e kryqit te kuq ne nje fushe te bardhe. Keshtu lindi Konventa e Gjeneves. Ne fillim qellimi ishte vetem per te plagosurit ne fushe-beteje, me kalimin e viteve u zgjerua per te gjithe te perfshire ne konflikt megjithese nuk merrnin pjese aktive ne lufte. Sot kemi 4 Konventa te Gjeneves, te hartuara ne 1949, qe perfshijne forcat ushtarake ne toke e det; roberit e luftes dhe civilet. Te gjitha jane pranuar nga cdo vend i botes. Britania i ka ratifikuar te 4 Konventat ne 1957. Ne 1977 nje konference diplomatike shton 2 Protokolle te reja. (protokolli eshte shtese ose amendament i nje Konvente)


Permbajtja e Konventave Konventat jane te gjata e kommplekse por ne thelb jane nje seri e “c’duhet bere” dhe cfare “nuk lejohet” ne konflikte per te ruajtur individet e pambrojtur. Dinjiteti njerzor duhet respektuar gjate gjithe kohes. Cdo gje e mundur do bere pa diskriminime, per te ulur vuajtjet e njerezve te cilet preken nga semundjet, plaget e roberia, qofshin ish-efektiva ushtarake apo jo. Protokolli 1, ka konsideruar luften moderne e transportin dhe detyrimet per mbrojtje ndaj civileve. Protokolli 2-te parashikon nje kod te mbrojtjes minimale per palet luftuese dhe civilet gjate luftrave civile. Konventat e Gjeneves jane traktate te detyrueshme (binding) ne problemet humanitare per civilet dhe palet nderluftuese ne kohen e luftes. Ato duhen implementuar ne raste paqeje dhe lufte me 2 a me shume palesh, qofte dhe kur njera pale nuk e njeh konfliktin zyrtarisht. Po ashtu ajo ka specifikime per pushtim territoresh, qe nuk kane rezistence nga pala tjeter. Pikat kryesore Emblema e Kryqit te Kyq sipas Konvetave te Gjeneves eshte kryqi i kuq ne fushe te bardhe. Per te ruajtur besimin, emblema s'do perdoret ne paqe e lufte vec per te treguar e mbrojtur personelin mjeksor, vendet e materialet e parashikuar nga konventa. Ne lufte nuk duhet perdorur emblema per te thene se “ka mbrojtje nen te” pervec kur eshte autorizuar nga qeverite; keshtu kryqi i kuq dhe gjysme hena e kuqe mbron veten nga abuzimet.


Konventa e 1 dhe Konventa e 2-te e Gjeneves. (per forcat ushtarake ne (1) toke dhe (2) detra) jane te ngjashme, duke mbuluar token e ujin. Nje pjestar i ushtrise qe eshte i semure ose i plagosur, e keshtu i pamundur per luftime, ai nuk quhet pjestar i nje force luftarake dhe behet nje person qe ka nevoje per ndihme e kujdes. Pikat baze jane: te semuret, te plagosurit dhe atyre qe u eshte mbytur anija, qe duhet te trajtohen me korrektese nga palet luftuese si te jene anetare te tyre. Cdo mundesi te perdoret per te respektuar te vdekurit; konfirmim i vdekjes nme ekzaminim mjeksor, identifikim i trupave dhe mbrotje nga grabitjet. Aparaturat mjeksore nuk duhet shkaterruar dhe makinat nuk duhen sulmuar, demtuar ose parandaluar te operojne, dhe nese, per nje moment, nuk kane paciente. Konveta e 3-te e Gjeneves Trajtimi i Roberve te Luftes, per ushtaraket qe bien ne duart e armikut. Qe konsiderohen nen mbrojtjen e shtetit armik, jo te individeve apo trupave qe i kane kapur ato. Roberit e luftes DUHET te: * Trajtohen me humanizem * Te lejohen te kontaktojne familjen dhe Kryqin e Kyq per kapjen e tyre. * Te lejohen te korrespondojne rregullisht me te afermit dhe tu jepen pako nga familja. * Te lejohen te mbajne rrobat e tyre, pajisjet ushqimore e sendet personale. * Te kene ushqim te mjaftueshem dhe rroba * Te kene vendbanim jo me te keq se ushtria qe i ka kapur rob. * Te kene trajim mjeksor sipas kerkesavve te shendetit. * Te paguhen per punen e bere. * Te lirohen dhe kthehen ne atdhe sa me pare pasi mbaron lufta. vi


Roberit e luftes NUK duhet te: * Shtrengohen te japin asnje informacion pervec emrin, moshen, rankun dhe numrin. * Merren parate dhe sendet me vlere pa nje recete, e tu kthehen pas lirimit. * Jepen privilegje individuale pervecse per arsye shendeti, seksi, moshe, ranku ushtarak ose qualifikimeve profesionale. * Mbahen te mbyllur pervecse kur thyejne ligjin, megjithese liria e tyre mund te kufizohet per arsye ushtarake. * Forcohen te bejne pune per ushtrine, ose pune te rrezikshme, kunder shendetit apo qe degradon dinjitetin njerezor. Konventa e 4-et e Gjeneves Mbrojtja e Civileve ne Kohe Lufte, mbulon cdo individ “qe nuk eshte efektiv i ushtrise, s'merr pjese ne lufte dhe e gjen veten ne duart e armikut a te nje force pushtuese� Civilet e Mbrojtur DUHET te: *Trajtohet me humanizem gjate te gjithe kohes dhe te mbrohen nga kercenimet e dhunshme, fyerjet dhe kurioziteti publik. * Respektohet nderi, famija, besimet fetare dhe praktikat kulturore e traditat e tyre. * Mbrojtje speciale p.sh. ne zonat e sigurta, per te plagosurit, te semuret, te moshuarit, femijet nen 15 vjec dhe nenat me femije nen 7 vjec. * Kene mundesi te shkembejne lajme per familjen dhe ato personale, ndihmohen per te gjetur lajme per pjesetaret e familjes te shperndare nga konflikti. * Lejohen per te praktikuar besimin e tyre fetar. Civilet qe jane te internuar kane te njejtat te drejta si roberit e luftes. Ato mund te kerkoje qe femijet te jene ne internim me ta, dhe kur ka mundesi e gjithe familja te rrije ne nje vend qe te vazhdoje jeten normale. Civilet e plagosur dhe ato te semure, spitalet civile dhe personeli i tyre transporti spitalor nga toka, deti dhe ajri duhen respektuar dhe mund te vihen nen mbrojtjen e kryqit/gjysme-henes se kuqe.


Civilet e Mbrojtur NUK duhet te: * Diskriminohen per arsye race, besimi fetar ose opinioni politik. * Forcohen te japin infromacion. * Te perdoren si mburoja kunder operacioneve ushtarake ose te behet zona imune ndaj operacioneve te armikut. * Te denohen per krime ai/ajo si kane bere personalisht * Femrat nuk duhet ngacmuar, perdhunuar apo forcuar ne prostitucion. Konventat ne Artikullin V e VI, kane Provizione Speciale per personelin mjeksor dhe ate te besimit fetar. Keto artikuj, i quajne "retained personnel" Te cilet duhet te komunikojne me Fuqine qe i ka kapur ne lidhje me pergjegjesite e tyre profesionale, subjekt i kufizimeve te Artikujve I, V dhe VI. * H. Dunant, eshte i pari qe mori Cmimin Nobel per Paqen ne 1901. Citimi per te lexon: "Nuk ka asnje njeri qe e meriton me shume kete nder, sepse ishit ju 40 vite me pare qe filluat kete organizate nderkombetare per te ndihmuar te plagosurit ne fushe-beteje. Pa ju, Kryqi i Kyq, arritja humanitare me supreme e Shek 19-te ndoshta nuk do ishte arritur" Ne Svicer maja e malit, e 2-ta per nga lartesia, eshte quajtur Dunantspitze (maja Dunan)

viii


KRYQI I KUQ SHQIPTAR

Shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është themeluar më 4 tetor 1921 dhe është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu shoqata e 38-të e themeluar deri atëherë. Në këtë mënyrë Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që sot numëron në gjirin e saj 187 shoqata në mbarë botën. Republika e Shqipërisë ratifikon Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 më 27 maj 1957. Protokollet shtesë të 10 qershorit 1977 i ratifikon më 16 qershor 1993.

Historik   

1920- Veprimtaria e parë e Kryqit të Kuq në Shqipëri. Shpërndahen ndihma të Kryqit te Kuq Amerikan nga prapavija e ushtrisë shqiptare të asaj kohe. 1921, 4 tetor krijohet Shoqata e Kryqit te Kuq Shqiptar (KKSH). 1922- Aprovohet Statuti i KKSH-së. Botohet Revista e tij. Shoqata merr përsipër “Strehën vorfnore”. Çdo vit këtu jetonin dhe mësonin me qindra fëmijë nga shtresat më të varfra të popullit. KKSH merr gjithashtu në patronazh Dispanserinë Qendrore, e cila ndihmoi refugjatët e ardhur nga vendet fqinjë. 1923- KKSH njihet zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit te Kuq. Po atë vit bëhet anëtar i Ligës (sot Federatës) Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, duke qenë kështu e 38-ta shoqatë e themeluar deri në atë kohë. 1926- Krijohet Këshilli Kombëtar i Kryqit të Kuq Shqiptar. Shoqata shtrihet edhe në rrethe të tjera të vendit. Ajo hap shkollën e infermiereve. Infermieret e përgatitura në këtë shkollë, zhvilluan një shërbim të gjerë falas për shtresat më të varfra.


  

 

1927- Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Francez, hapet Këshillimorja dhe pikat e shpërndarjes së qumështit për fëmijët e keq-ushqyer. Veprimtaritë e KKSH mbështeteshin nga ndihmat që vinin nga populli, bamirës të ndryshëm, nga shqiptarët e diasporës e në veçanti, Amerika. 1939 – 1944 Gjatë Luftës së Dytë Botërore, krahas veprimtarive të tjera, veprimtaritë kryesore të Kryqit të Kuq Shqiptar, ishin krijimi i një Spitali fushor në frontin e luftës Italo-Greke, hapja e nje Zyre Kërkimi e ndihma për popullsinë e zhvendosur si pasojë e Frontit të Italo-Grek. 1945 – Në vitet e para të pasluftës, veprimtaritë e Shoqatës kishin të bënin me ndihma në ushqime, veshmbathje dhe atje ku mundej, edhe në të holla, për të gjithë ata që ishin dëmtuar më shumë nga lufta. Ndërkohë, filloi interesimi për pleqtë e vetmuar e pa përkrahje, të cilët u vendosën nëpër azilet që u hapën në disa qytete kryesore të vendit. 1946 – U ngritën Kurset e ndihmës së shpejtë në qendrat e punës dhe kantieret e ndërtimit. Në hekurudhën Durrës – Elbasan, Kryqi i Kuq Shqiptar hapi një spital me 50 shtretër në ndihmë të vullnetarëve që punonin në ndërtimin e saj. 1947 U hap një çerdhe me 20 shtretër për të lehtësuar sadopak punën e grave, ndërkohë hapet një azil pleqsh në Shkodër, një çerdhe në Korçë, si dhe pesë shtëpi fëmijësh jetimë me një kapacitet prej 750 vende. 1950 – 1969 Pak nga pak Kryqi i Kuq Shqiptar filloi të vihet nën influencën e shoqatave me të njëjtin emër të vendeve të lindjes, duke humbur shumë nga veprimtaritë e mirëfillta të traditës, për t’u kthyer në një shoqatë propagande thjesht shëndetësore, plotësisht e varur nga shteti. Më 22.05.1957, qeveria shqiptare dorëzoi pranë qeverise zvicerane instrumentet e ratifikimit të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949, të cilat shoqëroheshin nga rezerva të rëndësishme.

Pas vitit 1969, kur shteti mori realisht pjesën dërrmuese të veprimtarisë së Shoqatës, ndërpriten të gjitha veprimtaritë praktike dhe Kryqi i Kuq Shqiptar pushon së funksionari.

  

1969 – 1990 Kryqi i Kuq Shqiptar nuk funksionon. 1991- Rifillon sërish aktivitetin pas 22 vjetësh. Si një shoqatë e re, ajo krijon bazën e saj ligjore të plotë si dhe një strukturë organizative në forcim të vazhdueshëm. Kryqi i Kuq Shqiptar numëron 39 degë të shtrira në mbarë vendin. Ai ka arritur një zhvillim të mirë, duke u bërë shoqata humanitare më e madhe në vend.

[Burimi per Kryqin e Kuq Shqiptar - faqja e Kryqit te Kuq Shqiptar]

x


Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. Ka shkruar mjaft artikuj studimore per problemet humanitare qe ndikojne shoqerine tone, nga vetmia, stresi, depresioni e suicidi; te ngacmimet seksuale, perdhunimet, dhuna ndaj femres dhe abuzimi domestik.

http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk Londer Shtator 2014


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.