Koncepte Para-klinike per Mjeket e Rinj Cikli i Krebsit, Mitoza & Mejoza, Homeostaza - Mekanizmat e Feedback-ut Pozitiv & Negativ, Energjia etj, “Gjate punes dhe jetes tende, ne cdo 1.000 Doktore qe do takosh e ne rast se nuk te bie te jesh pjese e nje konvente biokimistesh, farmakologesh, fiziologesh, dhe kerkuesish shkencore; do jesh me fat nese gjen 20 nder ta qe e dine (mbajne mend) Ciklin e Krebsit” POR keta mjeke dhe ti, gjithmone do operojne me benchmark-un (sic) standart qe la babai i fushes tone. 2.500 vite me pare Hipokrati pati largpamesine te formuloje postulatin me madhor dhe themelor te mjekesise: Si fillim mos demto. First do no harm! Kjo vlen ne diten tona e shpresojme se do qendroje ne perjetesi; gjykimi yne klinik & trajtimet standarte te kohes, biologjia molekulare & nano-teknologjia, mjekesia e kompjuteriuzuar & robotika, inxhinieria gjenetike & klonimet, cdo gje qe arritem sot e do zbulojme neser, fillojne e mbarojne te parimi: st …………………………………| 1 do no harm|................................
Mjeksi Paraklinike Cikli i Krebsit, Mitoza & Mejoza Homeostaza - Mekanizmat e Feedback-ut Pozitiv & Negativ, Energjia
Dr. Besi
Koncepte Para-klinike
Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, e Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit e të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Dr. Besi Qershor 2015 Te gjitha te drejtat e rezervuara per Koncepte Para-klinike Ndalohet marrja e materialeve te ketij punimi, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. Per informacion kontakto; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk
***
Koncepte Para-klinike Prill 2013 - Qershor 2015
Tirane - Londer © Dr. Besi
Edukimi Shendetesor i Mjekeve te Rinj Ne Shqiperi, Britani apo ne Amerike, studentet e mjekesise ne fillim duhet te mbarojne nje kurs te plote te fizikes, kimise inorganike, kimise organike dhe biologjise. Kjo vjen pasi ato marrin rezultatet me te larta ne keto disiplina ne kolegje apo gjimnaze, per ti vazhduar ne fakultetet perkatese, te farmacise, stomatologjise dhe mjekesise. Megjithese sisteme te ndryshme shkollore, u japin rendesi apo kohe-zgjatje te ndryshme ketyre subjekteve, duhet thene se per cdo mjek jane te domosdoshme ne fillimet e tij, dhe me pas gjate jetes ne variacione te ndryshme. Disa sisteme kane dhe studentet pre-mjeksore, gjate te cileve ato pergatiten ne advance. Ne 1920, Alfred Whitehead harton nje ese brilante te titulluar “Shkenca ne Boten Moderne� duke thene qe njohuria sot po ecen aq shpejt sa eshte e pamundur te kemi me Burrat e Medhenj te Rilindjes Europiane. Kjo rritje eksponenciale vihet re jo vetem ne fushen e informatikes ku rregulli baze eshte fuqia procesuese rritet 2x cdo 2 vite por dhe ne Mjekesi. Ne fushen e mjeksise rritja e njohurise dyfishohet cdo 3-4 vite. Ne nivelet fillestare duhet theksuar se disiplinat bazike nuk mund te ndryshojne, megjithese ne mund te adxhustojme metodat dhe kendet nga te cilat ne u afrohemi. Shume nga ju pyesin, sa te rendesishme do jene keto koncepte ne praktiken e nje mjeku. Shpesh do degjoni mjeke me eksperience duke bere shaka: sa paciente me Ciklin e Krebsit ka pare ai sot. Problemi nuk duhet reduktuar deri ne absurditet, mjeku ne jeten e tij klinike nuk do shohe as qelizat epiteliale dhe as nuk do merret me aspektet fine te energjise, ne shumicen e rasteve ai trajton tablone e gjere.
Koncepte Paraklinike Duke analizuar siptomat dhe bazuar ne testet qe ka ne dispozicion. Te arrish ne specialitetet mjeksore dhe gjykim te sakte klinik, duhet te dish parimet baze te mjekesise. Vertete, ne te ardhmen dhe ne praktiken e mevonshme keto informacione do ju duken si pjeseza qe nuk duhen por shume ligje te fizikes, kimise dhe parime te biologjise ju bejne ta kuptoni funksionin e organizmit ne menyre me te qarte. Problemi me te cilen perballen sot ekspertet e edukimit mjekesor nuk eshte “a na duhet cikli i Krebsit” por “ si ta bejme me te kuptueshem ate per mjeket e rinj” Pa kuptuar proceset oksidative, mekaniken e termodinamiken, shkencat bazike te cilat se bashku veprojne ne trupin tone, do jete e pamundur per nje mjek te kuptoje semundjet ne thellesi dhe te arrije ne nje gjykim te qarte sesi funksionon organizmi. Ideja nuk eshte te pergatisim papagalle dhe as te mbahet mend cikli i Krebsit per te gjithe jeten, por te shtrojme disa rruge neurale, te cilat truri yne e di se jane aty dhe te ndertojme mbi to. Me vone arrijme ne rezultatet me optimale te mundshme per cdo student e mjek. Vetem ne kete menyre arrihet mbivendosje e fakteve, analizat do kene kuptim dhe intuita e te nesermes te jete e bazuar ne nje edukim solid shkencor. Nuk flitet vetem per memorjen por koherencen e ndertuar mbi nje bagazh solid te njohurive paraklinike. Subjekti qe mesohet gjate vitit eshte per nje provim, te zgjeroje njohurite tuaja dhe gjetur hapesire rezervuese per nje fare periudhe. Realisht eshte e pamundur te mbahet mend gjthshka qe kalon ne shkollen mjeksore, ky nuk eshte dhe as nuk duhet te jete qellimi i edukimit mjekesor. Mese nje shekull me pare ne Amerike, gati 155 shkolla mjekesore kishin kurrikula te ndryshme, Fondacioni Carnegie komisionon Abraham Flexner te bente nje report per tranjimin e mjekeve te ardhshem. Z. Flexner nuk ishte mjek, shkencetar apo edukues mjekesor, realisht ai kishte nje shkolle artistesh por e mori persiper
Koncepte Paraklinike kete detyre. Raporti qe ai prodhoi ne 1910 akoma dhe sot ka konsekuenca ne shkollat mjekesore te Amerikes dhe ne bote.
Mjeku duhet te tranjohet per te pakten 6 vite, preferenca ideale do ishte qe te jene 8 vite. Kjo duhet bere gjithmone ne ambjente universitare.
Tranjimi mjekesor duhet te jete shkencor, i bazuar ne fiziologjine dhe biokimine. Kerkimi mjekesor duhet te jete shume rigoroz ne ndjekje te protokolleve shkencore.
Kualiteti i mjekut mesatar eshte rritur, asnje shkolle mjekesore nuk hapet dot pa licenca e mbikqyrje nga shteti, aktet rregullatore dhe kriteret e pranimit duhet te jene jane shume srikte.
Si rezultat, mjekesia eshte bere nje profesioni i mire paguar dhe shume i respektuar.
Fiozofia e Flexner-it permblidhet ne nje fjali: “mjeku eshte instrument social, funksioni i te cilit eshte te behet social dhe parandalues, sesa individual dhe kurues” Gjithsesi, 100 vite me vone
ne kemi debate akademike e praktike, pasi koherat dhe shpejtesia e ndryshimeve bejne te veten. Mjekesia s’merret vetem me shkencen, ne faktoret percaktues te shendetit ne kemi varferine dhe ushqimin, banesen dhe shkollimin, kushtet e punes dhe te ardhurat. Keta faktore do ndikojne shendetin e cdo personi shume me teper se politikat qeveritare per mjeksine apo aftesite tuaja si mjeke. Imagjinoni per nje moment qe nje i pastrehe vjen ne kliniken tuaj, asnje shkolle nuk do ju pergatise per ti gjetur nje krevat apo nje strehe ku te kaloje nje nate larg dimrit te ftohte. Mund t’ja lehtesoni semundjen momentalisht, sapo te dale ne rruge ai do perkeqesohet. Gjykimi juaj klinik, testet dhe analizat, aparaturat me moderne ne dispozicion te shendetsise gjithmone jane te destinuara te deshtojne perballe realiteteve te tilla.
6
Dr. Besi Ka dhe nje rrezik gjate mesimit dhe mbi-mesimit pa objektiv te qarte. Kur vjen koha qe dilni mjeke me deshiren per spcializim dhe njohuri, ne rutinen per te mbajtur shenime e gjetur sa me shume fakte, shpesh si mjeke mund te harroni parametrat me bazike. Si e ka pacienti temperaturen, sa a larte eshte dhimbja e tij, a ka probleme me ushqimin, po ne pune dhe familje? Stresi, merzia dhe depresioni, sa e faktorizojne individin perpara jush? Keto jane te mjaftueshme jo vetem si simptoma fizike apo shpejt te kthehen ne te tilla, por kane potencial te ndikojne kedo ne forma ekstreme. Sic mund t’ju ndikojne ju vete nje dite, dhe puna e perditshme sjell neglizhim te kerkeses per ndihme. Ka disa arsye pse profesionistet e mjekesise futen ne grup-riskun me te larte per te gjitha pasojat qe kane dale ne studime te shumta mbareboterore. Rastet e larta te divorcit, rreziku i shtuar per semundje infektive, alkoholizmi kronik, abuzimi i subtancave farmakologjike dhe drogat ilegale. Per cdo student apo mjek qe lexon do kish dy pyetje krejt normale: 1. A del koha per ti bere gjithe keto dhe kujdesur per cdo aspekt? 2. A nuk jane keto probleme per punonjesit sociale kur koha jone mund te shpenzohet me te tjera gjera me te rendesishme, te pakten strikte te profesionit tone? Koha e nje mjeku ne pune e siper gjithmone do jete problematike per tu manaxhuar. Rritja e kerkesave, edukimi i pacienteve dhe standartet e larta kane bere qe mjeku gjithmone te jete i zene, por pyetjet elementare dhe te rendesishme nuk mund te anashkalohen. Ne anen tjeter do theksuar se mjeku duhet te edukohet dhe me ndryshimet kulturore e ato sociale, ai duhet te ndjeje pergjegjesi dhe si qytetar. Ndersa si profesionit nuk mund te harroje percaktoret sociale qe ndikojne shendetin. Ju do jeni pjese e nje sistemi i cili punon dhe faktorizon 7
Koncepte Paraklinike grupin dhe jo individin. Politikat mjeksore e ato farmaceutike jane te bazuara ne statistika per 00-000 persona. Kjo haset duke filluar me vaksinat. (te cilat jane efektive 95-95%) Nje ilac i caktuar rezulton efektiv ne 70 persona ne 100 dhe mund te kete nje efekt te lehte anesor ne 1-2% te tyre. Pjesa e ngelur eshte ne doren e mjekut me pacientin qe ka perballe tij, duke ndjekur simptomat dhe perckatuar ecurine e trajtimit gjithmone ne menyre idnividuale. Si arritem ketu nga Cikli i Krebsit? Pyetje qe mund ti keni pas 5-6 apo me shume vitesh? Cdo student i mjekesise do trajtuar me respekt dhe mirekuptim si mjek-potencial i te nesermes, duke mos nenvleftesuar potencialin e tij per analiza dhe pyetje. Ndoshta sot ai nuk i ka te qarta te gjitha, pasi mendja i zien nga konceptet e fillestare shkences dhe termat latine, akoma nuk ka marre pjese ne nje autopsi dhe nuk ka pare nje pacient ne spital; gjithsesi ai / ajo jane futur me deshire e pasion ne nje rruge te gjate dhe te mundimshme, ate te profesionit te mjekut ku nje individ me vetedije vendos te vere jeten e tij ne sherbim te individeve te tjere, dhe te gjithe shoqerise ne pergjithesi. Cdo pyetje, dyshim, hamendesi apo kundershti qe doktori i ardhshem mund te na parashtroje, do konsideruar si shqetesim legjitim qe dikush nga ne e ka detyrim ti jape pergjigje. Mjekesia eshte arti i vazhdimesise dhe tradites ku argumentet asnjehere nuk nenvlefesohen dhe cdo mjek ka te drejten te jape gjykimin e tij sipas bagazhit klinik dhe racionalitetit individual. Dr. Besi Londer, Maj 2015
8
Dr. Besi
ENERGJIA Energjia - sasia e punes qe mund te beje nje sistem fizik. Energjia mund te ndryshoje pozicionin, perberjen fizike dhe temperaturen e nje objekti. Ka dy kategori te energjise: (1.) Energjia Kinetike (2.) Energjia Potenciale. Ndryshimi eshte nese enegjia po transferohet (kinetike) ose ruhet (potenciale). Ato jane te nder-konvertueshme.
Format e Energjise. Te 2 llojet si ajo kinetike e potenciale vijne ne forma te ndryshme.
9
Koncepte Paraklinike
Ligji i Ruajtjes se Energjise Brenda nje sistemi, sasia e energjise eshte konstante. Energjia nuk krijohet e as nuk shkaterrohet. Megjithe ate, mund te transferohet nga nje forme tek tjetra. P.sh. ujvara qe bie nga mali, energjia potenciale mund te kthehet ne energji kinetike. Energjia e molekulave te ajrit (era) mund te kthehet ne energji elektrike me nje turbine-gjenerator. Ne gati te gjitha keto procese nje sasi energjie do shnderrohet ne energji te nxehtesise.
10
Dr. Besi MITOZA dhe MEJOZA MITOZA dhe MEJOZA. Ndarja e qelizave e riprodhimi ndodh me dy menyra, mitoze & mejoze. Mitoza -> procesi i duplikimit te qelizave ose riprodhimi, gjate te cilit qeliza ndahet ne dy qeliza bija / identike. Mejoza -> ndarja e ''qelizes germinike'' me dy ndarje te berthames, qe sjell 4 gamete, ose qeliza seksuale. Secila ka gjysmen e kromozomeve te qelizes origjinale /nene.
11
Koncepte Paraklinike *Mitoza perdoret per riprodhimin e organizmave njeqelizor; fibrat, membranat. *Mejoza per riprodhimin seksual te organizmave. Qeliza mashkullore dhe ajo femerore, spermatozoa dhe veza, bashkohen ne nje qelize te re, nje organizem biologjik. Diferenca ne Process. Mitoza eshte per riprodhimin a-seksual, duke krijuar nje version identik, qe ndan qelizen ne dy. Mejoza sjell miliona qeliza me material gjenetik te ndryshem. Fazat e Mejozes -- *Profaza *Metafaza *Anafaza *Telofaza Fazat e Mitozes -- *Interfaza [*Preprofaza] *Profaza *Prometafaza *Metafaza *Anafaza *Telofaza *Citokinezis.
Si ti mbajme mend te 7-te fazat? Ne Anglisht ka nje ndihme Mnemonike [mnemonic], ne fillim duket pa kuptim. Beni durim, lexojeni 2-3 here, dhe se harroni me. Keshtu: “Wonder-bra pyramid, made in hotel kitchen” Shih fig.
Diferencat ne qellim Te dyja, si Mitoza e Mejoza, gjinden ne organizmat komplekse qe riprodhohen ne ane Seksuale. • Mitoza mund te perdoret per rritjen e organizmit, qe nga organet dhe indet, sherimin dhe mbajtjen e trupit ne kushte optimale. Versione identike te qelizave krijohen ndermjet Mitozes. (Mitoza/ qeliza->>I-D-E-N-T-I-K-E)
• Mejoza eshte nje proces special i reservuar per krijimin e qelizes se vezes dhe spermes. Kjo haset ne qelizat bimore dhe shtazore.
12
Dr. Besi Rendesia Me ane te Mitozes ne mbajme grupin e kromozomeve, cdo qelize e formuar merr kromozome qe jane te ngjashme ne perberje e me numer te njejte kromozomesh, si dhe qeliza nene. Vendodhja Mejoza haset ne njerezit, kafshet dhe bimet. Mitoza gjendet dhe ne organizmat nje-qelizore. Histori Mejoza u zbulua dhe pershkruar per here te pare ne vezet e iriqeve te detit, me 1876, nga biologu Gjerman - Oscar Hertwig. Mitoza u zbulua me 1882 nga Walther Flemming. Evolucioni Mitoza eshte forme riprodhimi per organizmat njeqelizore, filloi me vete Jeten, rreth 4 Miljarde vjet me pare. Mejoza mendohet se ka ndodhur gati 1.4 Miljard vjet te shkuara. Krahasimi Kromozomik Ne Mitoze, cdo qelize bije perfundon me dy grupe te plota kromozomesh. Ne Mejoze cdo qelize bije perfundon me nje grup kromozomesh. Deri tani te dyja jane studiuar ndermjet mikroskopit, kjo ndihmon per nano-teknologjine. Transplanti i gjeneve dhe gromozomeve, nepermjet injeksioneve dhe implantimeve, perdoret per eksperimente te bio-ingjinierise dhe klonimit. Te kuptuarit e procesit ndermjet te cilit shumohet qeliza ka aplikime ne mjeksi, studimet ne shendet dhe semundje te ndryshme.
***
13
Koncepte Paraklinike Cikli i Krebsit, Mitokondria, Glikoliza dhe ATP – ja Per te kuptuar Ciklin e Krebsit, fillojme me biologjine elementare. Ne biologjine celulare, mitokrondrijet quhen organele, e mbyllur brenda membranes se saj dhe gjenden tek shumica e qelizave eukariote. Nga Gr. e vjeter: mitos - fije || chondrion - kokrrize. 
Mitokondria quhet Fabrika e Energjise se Qelizes se aty prodhohet shumica e ATP-se (adenozine trifosfatit)

Mitokondria sinjalizon ndarjen, rritjen e vdekjen e qelizes. Disa qeliza kane nje Mitokondrie, disa kane me mijera.
Bimet e kafshet kane ne qeliza, seri reaksionesh enzimatike te metabolizimit oksidativ te produkteve acetile qe prodhojne substanca fosfatike me energji te larte, si baza e energjise qelizore.
14
Dr. Besi
Cikli i Krebsit ose Cikli i Acidit Citrik ose Cikli i Acidit Trikarboksicilik (TCA)
Cickli i Krebsit prodhon ATP-ne (adenozine tri-fosfatin) kjo vjen nga shperbashkimi i Glukozes, megjithese dhe Lipidet (yndyrnat) dhe Proteinat mund te perdoren per energji. Glukoza permeon (kalon) membranen qelizore. Duke transportuar energji nga nje pjese e trupit tek tjetra. Cikli i Krebsit ndikon te gjitha tipet e gjallesave, sepse, eshte si lidhja metabolike ndermjet qelizave. 15
Koncepte Paraklinike Kjo lidhje konverton karbohidratet (CHO-te) lipidet e proteinat (PRO) ne CO2 dhe konverton H2O ne energji te perdorshme. Shkencetari Hans Kreb, percaktoi qe ky eshte Stadi 2-te i oksidimit te glkozes ne trup, qe vjen perpara fazes finale te transferimit te energjise dhe oksidimit fosforilik. Cikli i Krebsit ndodh ne matriksin e mitokondries dhe “djeg� Acidin Piruvik, qe eshte produkt i glukozes. Glikoliza prodhon 2 molekula te acidit piruvik, pra Cikli i Krebsit duhet te behet dy here, per cdo molekule Glucose. Faza Tranzitore Para Ciklit te Krebsit, Konvertohet acidi piruvik ne acetil CoA (co-enzime) Nje process me 3 hapa: (1) 1C hiqet nga acidi piruvik, leshohet jashte nga mushkerite, ne forme gazi, CO2 Ky quhet --> Dekarbolizmi. (2) Hiqen atomet e H (hidrogjenit), qe i kalojne NAD+. Ky quhet --> Oksidimi. (3) Acidi acetik qe ngelet, kombinon me coenzimen A >> prodhon Acetil CoA.
16
Dr. Besi Fillimi i Ciklit te Krebsit Acetil CoA futen ne Cikel qe te shperbashkohet plotesisht! Ka 8 Faza, ne “rrotullim e siper� atomet e acidit ciklik rivendosen ne ne forma te tilla qe prodhojne molekula te ndermjetme, shumica e tyre jane acide. Fazat 1-4 1) Koenzima A, jep nje grup karboni acetil tek
oksoacetati (qe ka 4C) pra
2+4= 6C, te molekules Citrat. 2) Citratit formon 6-C Izocitratin. Ka ri-arranzhim. 3) Izocitrati oksidohet me -1C. Pra 6-1= 5C del Alfa Ketoglutamatin (me 5C) dhe NAD+ reduktohet NADH e H+. 4) Alfa-ketoglutamati oksidohet, CO2 i hiqet dhe i shtohet Coenzima A (CoA) Pra 5-1= 4C. Substanca me 4 karbone quhet Sucinil-CoA. Si ne Hapin No.3, gjate oksidimit, NAD+ reduktohet ne = NADH + H+
17
Koncepte Paraklinike Fazat 5-8 5) CoA hiqet nga Sucinil, ngelet? Sucinil. 6) Sucinati --> oksidohet ---> Fumarat 7) Fumarat + H2O = Malat 8) Malati oksidohet Oksalo-acetatin. Ne kete faze finale, NAD+ reduktohet prape ne NADH dhe H+
Mbani mend: per cdo Cikel Krebsi, 2 molekula CO2 formohen e krijohet Oksaloacetati. Rezultatet: 3 ngjarje kryesore hasen gjate Ciklit te Krebsit: A) 1GTP (guanozine tri-fosfat) prodhohet, kjo jep 1 grup fosfati tek ADP te formoje ATP-ne. Dhe nje here GTP - 1 grup Fosfat, ADP + 1 grup Fosfat =ATP. B) 3 molekula te NAD-se jane reduktuar. C) 1 molekule FAD eshte reduktuar. Eshte GTP-ja ajo qe sjell Prodhimin e
18
Dr. Besi ATP-se (sic e pame) por krijimi i NAD-se e FAD-se te reduktuar jane me te rendesishme ne procesin e rigjenerimit te energjise qelizore.
Pse? Se NADH e FADH2 dhurojne elektronet e tyre tek nje sistem-trasportuesh-elektronesh qe gjenerojne energji duke formuar shume molekula te ATP- se. ATP gjenerohen ne cdo faze, totali eshte 36 molekula ATP-je. Mos u trembni nga umrat se nuk jeni gabim! Disa here del 30, 36 apo 38. Ja ti shpjegojme me formula: per nje cikel kemi sic thame: = [1 GTP (ose ATP) 3 NADH, 1 QH2, 2CO2] x 2. Dime qe 1Molekule Glukoze > prodhon > 2 molekula Acetil-CoA. Pra duhen 2 cikle. Ne fund te ciklit te 2-te kemi: 2 GTP ( ose ATP) 6 NADH, 2 QH2, 4CO2
Reaksioni kimik eshte ky: Acetyl-CoA + 3 NAD+ + Q + GDP + Pi + 2 H2O à CoA-SH + 3 NADH + 3 H+ + QH2 + GTP + 2 CO2
Bashkojme reaksionin gjate oksidimit te piruvatit me ato gjate Ciklit te Acidit Citrik (emri tjeter qe njihet Cikli i Krebsit) dhe kemi kete oksidim total te piruvatit: Joni i Piruvate + 4 NAD+ + Q + GDP + Pi + 2 H2O → 4 NADH + 4 H+ + QH2 + GTP + 3 CO2
Bashkojme reaksonin lart me ato qe ndodhin gjate Glikolizes. Glukoze + Lysis= degradim/ shperbashkim eshte sinjali metabolik qe Konverton Glukozen, C6H12O6, ne Piruvate, CH3COCOO− + H+ dhe energjia qe na del nga ky process perdoret per te formuar substancat me energji te larte si: ATP FADH2 and NADH.
19
Koncepte Paraklinike Glukoze + 10 NAD+ + 2 Q + 2 ADP + 2 GDP + 4 Pjon + 2 H2O → 10 NADH + 10 H+ + 2 QH2 + 2 ATP + 2 GTP + 6 CO2
Keto reaksione quhet te balancuara, vec kur joni-P perfaqeson jonin e H2PO4 - ADP e GDP dhe jonet ADP2 dhe jonet e GDP2, perkatesisht, dhe ATP dhe GTP dhe ATP3 dhe jonet negative te GTP3 perkatesisht. Numri total qe na del pas oksidimit te plote te nje molekule glukoze gjate Glikolizes, Ciklit te Acidit Citrik dhe Fosforilimit oksidues eshte rreth 30-38 (asnje se di te sakte) disa thone se eshte 29.5 molekula ATP. Ky eshte Cikli i Krebsit, pa te cilin asnje nga ne s'jeton dot
20
Dr. Besi Homeostaza - Ekuilibri i Brendshem Dinamik Ne disa referenca homeostaza i atribohet Walter Cannon* ai ka punuar ne kete drejtim por ka zgjeruar kerkimet e Claude Bernard qe e quajti milieu interieur. Homeo - e njejta, ndersa stasis - te rrije, te qendroje. Qellimi i homeostazes eshte te mbaje nje ambjent te brendshem konsistent per proceset e domosdoshme te jetes. Cdo proces dhe reaksion kimik, ka nje “pike te deshirueshme� ose me mire standarte, te cilen e quajme norma.
Gjate nje influence te jashtme apo te brendshme, qe shkakton devijime nga norma, trupi aktivon mekanizma te cilet luftojne me te gjithe menyrat normale (e me pas sakrifikuese) per te korrigjuar ndryshimet. Ne terma te thjeshtezuar: homeostaza eshte aftesia e nje organizmi per te ruajtur stabilitetin e brendshem. 21
Koncepte Paraklinike Kjo arrihet nga receptore, te cilet diktojne ndryshimet. Percillet ne qendren e kontrollit, qe zakonisht eshte truri (por mund te jete cdo organ qe e ka aftesine per korrigjim te ndryshimit) dhe nga Efektoret, qelizat, indet e organet nen urdhera, dhe qe futen ne proceset rregullatore. P.sh, nepermjet receptoreve, qendra meson se eshte rritur tensioni i gjakut, dhe me efektoret urdheron zemren te ule ritmin e punes. Kur homeostaza eshte e sukseshme jeta vazhdon; nese homeostaza deshton, sjell probleme madhore dhe/ose vdekje. Qelizat e trupit kane funksione te ndryshme por ne kerkesat metabolike jane gati te njejta, pra duhet ambjent konstant qe qelizat te jetojne, kjo vlen per oksigjenin, glukozen, mineralet (jonet) heqjen e substancave toksike, pH standart etj Homeostaza ne sens shkencor i referohet “ekuilibrit te brendshem dinamik” se sa “stabilitetit absolut” Sa rendesi ka homeostaza per njerzit? Ta ilustrojme me dy shembuj. 1. pH i gjakut. Trupi yne e mban ate ne nje variacion prej 7.35 7.45. Poshte saj kemi acidoze dhe siper alkaloze. Secila prej tyre jane gjendje jete-kercenuese. Njeriu jeton vecse disa ore me pH te gjakut nen 7.0 ose mbi 7.7. Dhe nje pH nen 6.8 ose mbi 8.0 kalon shume shpejt ne fatalitet. Megjitheate metabolizmi yne prodhon shume substanca acide, te cilat e mbajne ne menyre konstante ne pune, per te ruajtur pH brenda kufinjve te sigurise. 2. Temperatura. Gjate nje dite pranverore ajo mund te shkoje nga 4-27 grade Celsius ne ambjentin perreth. Megjithe keto fluktuacione, trupi yne e mban temperaturen e brendshme nga 37.2 deri ne 37.6 dhe luan vetem me 1 grade Celcius brenda 24h. 22
Dr. Besi Kur temperatura bie nen 33 grade personi ka shance te vdese nga hipotermia, dhe nese shkon mbi 42 grade mund te vdese nga hipertermia. Po keshtu rregullohet balanca e ujit, niveli i sheqerit ne gjak, etj. Walter Cannon (1871-1945) shefi i Dept. Fiziologjise ne Harvard, shkencetar i njohur i fushes, ai qe na ka lene termin “fight or flight response” (lufto ose ik) Claude Bernard (1813-1878) Shefi i Fiziologjise se Pergjithshme ne Fakultetin e Shkencave te Sorbones, njihet si babai i Fiziologjise moderne-ekperimentale dhe qe i dha drejtim (plotesim) teorise qelizore te Virhovit
Homeostaza - Mekanizmi i Feedback-ut Negativ Ky mekanizem eshte ne forme cirkulare. Imagjino nje termostat qe ul e rrit temperaturen e shtepise. Parimi eshte pak a shume i njejte. Trupi ndjen nje ndryshim te brendshem dhe aktivon mekanizma te cilat kthejne, ose “negativojne” (sic) ate ndryshim. Nje shembull qe merret per feedback negativ eshte rregullimi i temperatures se trupit. Nese rritet, kjo ndihet nga neuronet e specializuar ne pjesen e hipotalamusit ne tru. Keto sinjalizojne qendra te tjera nervore, te cilat cojne sinjale ne enet e gjakut te lekures. Enet e gjakut dilatohen (hapen) keshtu qe me shume gjak qarkullon ne sipefaqen e trupit dhe nxehtesia shtese radion nga brenda-jashte trupi. Nese kjo nuk mjafton per te ftohur trupin, truri aktivon djersitjen, avullimi i djerses nga lekura ka efekt te forte ftohes. 23
Koncepte Paraklinike Nese temperatura e trupit bie shume, ndihet prape nga hipotalamusi dhe sinjalet cohen te arteriet (qe furnizojne lekuren) per ti kontraktuar. Gjaku i ngrohte terhiqet ne thellesi te trupit dhe ne siperfaqen e tij ka me pak humbje nxehtesie. Nese kjo nuk mjafton, truri aktivon dridhjet. Cdo tremor muskular ne kete gjendje, leshon energji per nxehtesi dhe ndihmon qe trupi te shkoje drejt temperatures standarte (set point) ~37 grade Celcius.
Trupi ka shume qarqe te feedback-ut negativ qe rregullojne perqendrimin e glukozes ne gjak (“sheqerit�) balancen e ujit, Ph, dhe variabel te tjera pafund. Shumica e tyre rregullohen nga sistemi nervor, dhe te tjerat nga hormonet e sistemit endokrin.
24
Dr. Besi Homeostaza - Mekanizmi i Feedback-ut Pozitiv E kunderta e feedback-ut negativ eshte feedback-u pozitiv, ne te cilin trupi ndjen nje ndryshim e aktivon mekanizma qe pershpejtojne procesin ose rrisin ndryshimin. Kjo ndihmon homeostazen por ne disa raste prodhon efekt te kunder, del nga kontrolli e behet jete-kercenuese. Ka efekt te mire ne mpiksjen e gjakut. Pjese e nje mekanizmi kompleks biokimik te mpiksjes eshte prodhimi i nje enzime qe formon matriksin e “trombit te gjakut. Por dhe shpejton prodhimin e shumte te trombines, ka efekt vete-katalitik dhe vetepershpejtues. Kur mpiksja ka filluar, vazhdon me shpejtesi e shume shpejtesi, derisa (ne menyre ideale) ndalon gjakrrjedhja. Ky proces i feedbak-ut pozitiv, eshte pjese e nje qarku me te madh te feedback-ut negativ, qe aktivohet nga gjakrrjedhja dhe perfundimisht ndalon daljen e gjakut. Feedback-u pozitiv shihet dhe gjate lindjes, kur hapja e mitres aktivon sekretimin e nje homoni te quajtur oksitocin, qe stimulon kontraksionet dhe pershpejton lindjen. Sic e kemi dhene te ilustruar ne figuren shoqeruese.
25
Koncepte Paraklinike
Shpesh ndodh, qe feedback-u pozitiv prodhon efektin e kundert te homeostazes; ku kemi nje humbje te shpejte te stabilitetit te brendshem dhe pasojat jane fatale. P.sh. vdekja e nje pjese te vogel te zemres aktivon goditjen ne zemer (infarktin e miokardit) zemra pompon nje sasi te pamjaftueshme gjaku. Pra, vete muskulatura e zemres deprivohet nga gjaku, dhe akoma me shume pjese e ketij muskul fillon te vdese. Kjo sjell nje perkeqesim te shpejte te muskulit kardiak derisa personi vdes. Shume semundje kane te perfshire qarqe te rrezikshme te feedback-ut pozitiv.
26
Dr. Besi Rreth Autorit: Dr. Besi eshte rezident ne Londer, Anetar i Shoqates Mbreterore te Mjeksise, me interesa per shkencen e mjekesine, historine e filozofine, sociale dhe fushat humane. Ka publikuar artikuj, studime, manuale dhe libra per mjekesine, libra me tregime dhe ese e analiza problemet humanitare qe ndikojne shoqerine tone. Edicioni i I-re.
Copyright Notice Š 2015 Dr. Besi All rights reserved for Koncepte Para-klinike No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations embodied in critical articles or reviews. Book & cover by designer Š May 2015 b.bestar, London, United Kingdom. 1st Edition For information contact go to http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk
27