Meningjiti Manual mjekesor per prinderit, dhe profesionistet e shendetesise
DBMI
Korrik 2016 Londer Britani e Madhe
Meningjiti Copyright Š 2016 nga DBMI Te gjitha te drejtat e rezervuara. Shkruajtur dhe botuar nga DBMI, bazuar ne Britanine e Madhe. Asnje pjese e ketij materiali nuk lejohet te perdoret e te riprodhohet ne cdo lloj forme pa lejen me shkrim nga DBMI.
For information contact; http://doctorbesimedicalinformation.blogspot.co.uk/
Book and Cover design by DBMI 1st Edition: July 2016
Faktet Thelbesore nga OBSH-ja Meningjiti meningokokial eshte forma bakteriale e meningjitit, nje infeksion serioz i membranave te trurit dhe palces se kurrizit. Rripi i zgjeruar qe shtrihet nga Sengali ne Etiopi (te pakten 26 shtete) ne sub-Saharane Afrikane ka numrin me te larte te meningjitit.
Disa bakteria e shkaktojne meningjitin, por Neisseria meningitidis eshte ajo me potencial te sjelle epidemite. Nga 12 serogrupe te N. Meningitis, qe kemi identifikuar deri tani, vetem 6 grupe (A, B, C, W, X dhe Y) kane potencialin per te shkaktuar epidemite.
ME N I NG JI TI
Transmetimi Bakteria kalon nga personi ne person me pikeza respiratore ose sekrecione nga fyti i bartesve. Periudha e inkubacionit zgjat 4-5 dite, por shkon dhe 2-10 dite. Neisseria meningitidis infekton vetem njerezit. Mendohet se 10-20% e popullates jane bartes normale te bakterit. Shkaqet pse munden barrierat mbrojtese te trupit ne disa njerez, s’kuptohen plotesisht. Trajtimi Meningjiti gjithmone do trajtuar si urgjence e mirefillte mjekesore. Duhet shtrim ne spital ose qender shendetesore. Jane shume antibiotike qe trajtojne kete infeksion, penicillina, ampicillina, kloramfenikoli dhe ceftriaksone (ceftriaxone) Parandalimi. Ekzistojne e 3 tipe vaksinash
Vaksinat polisakaride per parandalimin e meningjitit qe 30 vite. Ne forme bivalente (A dhe C) ose trivalente (grupet A, C dhe W) ose tetravalente ( grupet A, C, Y dhe W)
Per grupin B nuk vaksine polisakaride. Vaksina e I-re kunder NmB me kombinim te 4 komponenteve proteinike, u shpernda ne 2014.
Nga viti 1999, vaksinat konjugate kunder grupit C perdoren gjeresisht. Teravelentet A, C, Y dhe W, jane licensuar qe ne 2005 per perdorim ne femije dhe te rritur ne Canada, SHBA dhe ne Europe.
5
D B MI
6
ME N I NG JI TI
7
D B MI
Meningjet jane cipezat qe mbeshtjellin trurin, meningjiti eshte infeksioni i membranave mbrojtese te trurit dhe te palces se kurrizit. Ky infeksion sjell inflamimin e tyre, dhe ne disa raste demton trurin e nervat. Meningjiti mund te preke kedo, por grupi me rrezik me te shtuar jane femijet < 5 vjec, dhe bebet. Simptomat. Nje pacient me meningjit mund te kete: • Temperature, por kembet e duart jane te ftohta • Te vjella dhe mungese oreksi • Agjitim dhe terheqje. • Te qare te pazakonte • Dobesi, letargji dhe pa deshire per pergjigje • Rritje e ritmit te frymemarrjes • Lekure te zbehte a me perskuqje-rash,s’largohet kur beni proven e gotes. • Nje te dale ne koke, te bute, te tensionuar (fontanelle) • Nuk pelqen driten dhe e ka qafe te ngrire • Konvulsione ose dridhje. 8
ME N I NG JI TI
Keto simptoma ju i shihni apo jo, rash mund te jete veshtire te kapet ne drite te zbehte, ose lekure te erret. Kontrolloni ne shputat e kembeve, palmen e dores, ne bark, brenda syrit ose ne catine e gojes. [brenda gojes] Nk do prisni sa te shihni rash, nese femija juaj ndihet keq e po perkeqesohet, menjehere kerkoni ndihme mjekesore. Testi me goten e ujit. 1. Nese e shtypni nje gote me xham te qarte perkundrejt lekures dhe rash nuk zbehet/ largohet, duhet marre si shenje e septicemise meningokokale. Individi me septicemi mund te kete rash ne forme pikezash qe me vone perhapen e behen si demtime ngjyre vishnje. 2. Gjendje temperature me rash qe sâ&#x20AC;&#x2122;largohet eshte urgjence mjekesore.
9
D B MI
Tipet e meningjitit. Jane dy: â&#x20AC;˘ Meningjiti bakterial, shkaktohet nga Neisseria meningitidis ose Streptococcus pneumoniae dhe nga kontakti i afert. Eshte nder gjendjet me urgjente te mjekesise, nese infeksioni bakterial nuk trajtohet menjehere, sjell demtime ne tru e infeksion ne gjak (septicemi) Rastet e tilla kane rene ne boten e zhvilluar pasi jane futur vaksina qe mbrojne ndaj disa bakterieve qe sjellin meningjitin, si vaksina e meningjitit C, MMR, dhe ajo pneumokokale. Ka shume rendesi per femijen tuaj, qe ju te dini shenjat dhe simptomat e meningjitit, nese keni dyshime kerkoni ndihmen e mjekut. Kjo forme zakonisht prek femijet <5 vjecare, me teper bebet nen 1 vjec. Por haset shpesh dhe tek adoleshentet prej 15-19 vjec.
â&#x20AC;˘ Meningjiti viral, shkaktohet nga viruset, perhapet nga kolla, teshtitja e higjena jo optimale. Kjo forme eshte me e zakonshme por me pak serioze, e meningjitit. Nuk eshte e lehte te predikosh numrat e sakte pasi simptomat, shpesh, jane aq te buta, sa personeli i gabon per te gripit. Haset me shume te femijet dhe gjate sezonit te veres.
10
ME N I NG JI TI
Diagnoza. Meqe simptomat ngaterrohen me gripin apo infeksionet e tjera virale nuk eshte e lehte te diagnostikosh meningjitin. Por ka rendesi te kerkosh ndihme te mjeku nese dyshon per nje simptome, kjo eshte vitale sidomos per femijet e vegjel. Ndoshta te duhet qe ne mesnate te shkosh ne urgjencen e spitalit lokal, ME MIRE TE JENI GABIM, sa te jeni Vone. Mos prit derisa te shohesh rash sepse jo cdo meningjit e ka ate; dhe ne rastet kur del, qofte ndihma e specializuar mund te jete e pafrytshme. Rendesia qe ka meningjiti, ka sjelle qe ne protokollet trajtuese te mjekesise, ne rast te dyshohet per te, aktivohet terapia, perpara se te konfirmohet diagnoza. Sepse, testet laboratorike kerkojne kohe dhe mund te humbin ore vitale te cilat me vone mund te rezultojne fatale. Mjekte kane teste, ekzaminime, shenja e guidelines te detajuara, per te dalluar meningjitin.
11
D B MI
Mjekimi i meningjitit. Meningjitet virale largohet vete brenda 1-2 javesh, me qetesi, konvaleshence, duke pire lengje dhe qetesues te zakonshem per dhimbjen e kokes, ose dhe ati-emetike ne rastet me te vjella. Meningjitet bakteriale trajtohen me antibiotike intravenoze, duhet hospitalizim dhe ne raste te vecanta pacienti mund te futen ne dhomen e reanimacionit (kujdesit te larte) Prognoza Dekada me pare, kur kontaktoje meningjitin bakterial ishte gati sentence vdekje, pasi gati cdo njeri vdiste. Ne kohen e sotme, shumica e vdekjeve shkaktohen nga septicemia (helmimi i gjakut) se sa meningjiti. Semundjet meningokale, meningjiti e septicemia, te shkatuara nga bakteria Neisseria meningitidis, kane 10% fatalitet (1 ne 10 persona vdesin) Nder pacientet e sheruar 25% kane komplicione, si p.sh humbje degjimi. Pra duhet edukim, besim te mjeket, bashkepunim, imunizim me vaksinen e meningjitit sidomos kur udhetoni ne dia vende te vecanta te botes (bisedoni me mjekun tuaj) dhe shume e rendesishme per Nenat me femije: Ne dyshimin me te pare, se femija juaj mund te kete meningjit,nisuni drejt spitalit. Ju duhet ta konsideroni meningjitin, ashtu sic dhe eshte; nje problem per Jete a Vdekje.
Ne jeni te interesuar, te Meningjiti per Mjeket, mund te shikoni 4 case history se si gabimet qofte nga personeli mjeksor rezultuan fatale, nga 10h ne 30 minuta vonese. Nese dikush nga Nenat e reja qe na lexon, ndihmohet nje dite nga ky material te konfirmoje dyshimin e shkoje ne spital, po te me kontaktoni do ndihesha shume i lumtur.
12
ME N I NG JI TI
Marrja e Anamnezes. Meningjiti eshte semundje shume e papredikueshme!Paraqitet me variacione e ka veshtiresi te diferencohet nga shume semundje virale ne fazat e hershme te tyre. Disa femije vijne me simptoma febrile akute dhe ne fillim nuk paraqiten me rash. Marrja e nje historiku te detajuar, si dhe pyetjet ndaj prinderve jane te rendesishme. KUJDES kur ti mendon se e ke pare femijen, dhe nuk ka asgje. Keshtu,
e ketu, behen shumica e gabimeve fatale ne mjekesi. Sigurohu qe i kupton prinderit, pyet nese kane udhetuar ne vende te huaja, pyet se ka raste meningjiti ne pune, shkolle dhe ne zonen e tyre; kerko per shenja ose simptoma te septicemise e meningjitit. Per disa te tilla, qe nuk duken, duhet te pyesesh me hollesi. Simptomat e Septicemise â&#x20AC;˘ Temperatura Shumica e femijeve semuren menjehere me temperature, tabloja klasike eshte nje semundje qe zhvillohet shpejt. Por disa femije kalojne ne septicemi qofte pas nje semundje te thjeshte virale. Ne keto raste simptomat e para duken jo te rendesishme, zgjasin ne kohe e papritmas kthehen ne serioze me temp te larte e forma te tjera te sepsisit.
13
D B MI
* Anamneza per temperaturen, ne nje femije afebril, ka shume rendesi. * Jo cdo femije me semundje meningokoku a infeksione bakteriale vjen me temperature. * Nje temperature qe ulet pas antipiretikeve nuk mund te mendohet si origjine virale. * Hipotermia, zakonisht ne infantet, mund te jete tregues i nje infeksioni serioz. • Rigori – femijet me septicemi zakonisht kane rigor. Ne raste kane dridhje, qe nese eshte serioze mund te merret per konvulsione, por femijet me rigor jane te vetedijshem. • Dhimbjet – mund te kene dhimbje muskujsh e kycesh, s’gjejne qetesim e ankohen • Dhimbje gjymtyresh – dhimbja e forte ne gjymtyre, e izoluar nga shenja te tjera fizike ne ate gjymtyre, tashme eshte shenje e pranuar ne keto rrethana. Dhimbja mund te jete ekstreme, literatura njeh raste kur gjymtyra eshte futur ne allci pasi mjeket menduan per fraktura. • Sindromat gastrointestinale – te vjellat, te perzierit e humbje oreksi, jane te zakonshme ne septicemi. Dhimbja abdominale e diarreja, hasen me pak por jane te mire-dokumentuara. Keto mund te sjellin konfuzion me infeksionet gastro-intestinale. • Dobesimi – mund te jete nje nga shenjat themelore • Rash – pyet per rash ne lekure qe prinderit mund ta kene pare. Kujdes: prinderit mund te mos kuptojne se purpura ose petechiae ne lekure jane rash. 14
ME N I NG JI TI
Njeriu i zakonshem me rash kupton dicka te perskuqur, gervishtje, pikeza, rrathe, njolla, ngjyrime, markime, a emertime te tjera, mund te jene fjalet qe prinderit perdorin per te pershkruar rash. • Sasia e urines - pyet nese femija ka kaluar urinen ose pati pelena te lagura. Oliguria eshte nje nga shenjat fillestare te shokut. • Duar e kembe te ftohta – cngjyrosje ne lekure, kur septiecemia avancon, keto shenja tregojne per kompromentim te sistemit te qarkullimit. Pyet, prinderit mund te kene pare dicka.
***
Simptomat e Meningjitit Simptomat baze, te gjitha varen ne disfunksionin e sistemit nervor qendror. Mbaj mend, simptomat variojne ne baze te moshes se femijes. Ketu futen: • Temperatura • Dhimbja e kokes • Te vjellat • Marrje mendesh / konfuzion • Dridhje • Fotofobia (me pak e hasur te femijet e vegjel) • Ngrirje e qafes (me pak e hasur te femijet e vegjel) • Shenja te rritjes se presionit intra-kranial – komplikacion i meningjitit.
15
D B MI
(a) Femijet e vegjel mund te kene temperature e te vjella te shoqeruara me irritim, lodhje ose konfuzion. Ne keto raste eshte e veshtire te marresh feed-back prej tyre, ankthi i prinderve per gjendjen e femijes dhe vigjilenca e tyre duhen marre seriozisht. (b) Femijet me te rritur, kane me shume shance te vijne me temperature, ankesa per dhimbje koke, mpirje ne qafe dhe fotofobi. (c) Adoleshentet mund te vijne me simptoma qe lidhen me ndryshime ne sjellje, si konfuzion apo agresivitet. Mund dhe te imitojne simptomat e toksicitetit te alkoholit dhe drogave. Megjithese disa shkaqe te rash jane gjendje te kufizuara, shume te tjera, perfshire meningjitin, jane fulminante ose jete-kercenuese. Nje rash qe nuk zhduket, duhet trajtuar si urgjence. Ka shume rendesi te mbani mend, kur vjen koha qe ne shohim rash meningjiti ose septicemia mund te jete ne stade te avancuara. Nje rash hemorragjik qe evolon shpejt, i tipit text-book, mund te jete shume vone te shpetoni jeten e femijes, pasi e keni pare kete rash. Prandaj duhet te kontrolli me kujdes: • Temperaturen • Ritmin e zemres • Ritmin respirator • Tensionin e gjakut • Kohen e ri-mbushjes kapilarike e hapesiren e temperatures bazike ne gishtat e kembes. (shtyp gishtin a sternum, prit 5 sek, shiko kur/sa ri-merr ngjyre)
16
ME N I NG JI TI
• Saturimin e oksigjenit (vlera normale ne ajer eshte >95%) • Nivelin e ndergjegjes • Reagimin e pupilave, dhe madhesine e tyre
simptomat fillestare & shenjat klasike
Nese ka rash, regjistro nese zbardhet apo largohet, madhesine e tij, shpejtesine e zhvillimit dhe nese eshte petekia apo purpura. (petechiale <2mm, purpurike > 2mm ne diameter.) * Purpura jane shenje prediktive shume e larte per semundjen e meningjitit, dhe konsiderohen urgjenca. Menjehere pranohet femija ne spital dhe fillon antibiotiko-terapia. * Petekia eshte shenje me pak prediktive por do marre seriozisht, nese kombinohet me shenja te tjera te septicemise, duhet te rezultoje ne reagim urgjent prej jush. A) Ne shenjat e para te shokut kemi: • Takikardi
17
D B MI
• Periferi te ftohta (CRT > 4 sek) • Zbehje e cngjyrosje te lekures • Ulje te fluksit urinar (<1ml/kg/h) • Takipnea – sekondare te acidoza dhe hipoksia • Ne pacientet me meningjit shenjat e shokut ko-ekzistojne me simptomat e septicemise. B) Gjate progresit shoku ka keto shenja: • Acidoze metabolike, me deficit bazal me keq se -5. • Hipoksi: Pa O2 < 10kPa ne ajer ose saturim < 95% ne ajer • Rritje te takipnea dhe ritem ne galop. C) Shenjat e vona te shokut perfshijne: • Ndjesi gjumi ose agjitim • Hipotension, te femijet presioni i gjakut mund te rrije normal deri ne stadet e vona.
Shenjat Klinike: ne ekzaminim te femijeve per shenja te meningjitit eshte vitale te mbani mend, sa me i vogel femija, vecanerisht ato < 2 vjec, me pak shance ka per fotofobi e qafe-te-ngrire. Merr drejtimin nga prinderit nese sjellja e femijes eshte apo jo normale. Ato e dine dhe nuancen e te qares apo menyren e shikimit te femijes se tyre. • Bebet me meningjit kane nje fontanelle te dale, kjo reflekton presionin e rritur intrakranial.
18
ME N I NG JI TI
• Mund te kene levizje te ngrira ose te pavullnetshme ose jane krejt te leshuar. Dridhjet jane te zakonshme. • Ulje e nivelit te vetedijes ose ndjesi dobesie jane shenja standarte madhore per cdo moshe. • Adoleshentet mund te jene agresive ose te topitur, kujdes. • Rash mund te jete prezent por shancet jane qe eshte: jo-prezent, atipik, petekial ose ne sasi te vogel sesa ne septicemi.
Shenjat e Presionit te Rritur Intracranial: • Deprimim i vetedijes • Qendrim abnormal, dekortikate ose decerebrate • Pupila jo te barabarta ose te dilatuara • Neurologji fokale * • Ritem abnormal frymemarrje • Triada Kushing (Cushing triad, puls i ulet, tension gjaku i larte, dhe frymemarrje abnormale, jane shenja fundore te PRI) • Papiloedema, shenje e fundit, pra mungesa e saj nuk perjashton PRI Rekomandohet qe profesionistet ne keto tip ekzaminimesh te mbajne maska ne goje, mund te ekspozohen ndaj pikezave nga respirimi, gjate resusitacionit ose procedurave te tjera. * Deficiti neuro-fokal vjen nga probleme funksionale te trurit, palces se kurrizit ose nervit, prek nje hapesire specifike, p.sh. pjesen e majte
19
D B MI
te faqes, krahun e djathte, qofte dhe nje zone te vogel – si gjuha. Po ashtu, vizioni, degjimi e te folurit, futen ne deficitet fokale neurologjike. Diagnoza e rritjes Presionit Intrakranial eshte vendim klinik: • Skaneri standart nuk eshte sensitiv te kape shenjat e PIC. • Punktura lumbare mund te jete kontraindikative ne pacientet me shenja te presionit intracranial te rritur. Laboratori Keto teste behen ne cdo rast me meningjit dhe femijet ku dyshohet per infeksion invasiv bakterial. • Glukoza • Gjaku, i plote. • Ureja dhe elektrolitet • Ca & Mg (crregullimit metabolike jane normale ne septicemi, mund te kontribojne ne disfunksionin e miokardit) • Fosfati • Mpiksja • Gazi i gjakut venoz • Kulture gjaku • Kulture fyti, swab • PRC meningokale e gjakut komplet (specimeni EDTA) per reference laboratori.
20
ME N I NG JI TI
parametrat laboratorike
21
D B MI
Sistemi i treguesit komatoz Glasgow, eshte sistemi me i zakonshme per te pershkruar nivelin e vetedijes ne nje person me demtime ne tru. The Glasgow Coma Scale (GCS)
karta prognostike e Glasgow
Ne 1987 Sinclair futi GMSPS te kategorive prognostike per pacientet me semundjet meningokokale. Kjo karte klinike eshte hartuar te perdoret ne piken e pranimit ne spital, per pacientet qe kane semundje serioze te meningjitit dhe mund te vdesin.
22
ME N I NG JI TI
Si fillim, nje markin me 8 ne hospitalizim ka qene shoqeruar me prognoze jo te mire, meqe trajtimi per semundjen eshte permiresuar, tani dhe limiti per markim eshte rritur. Ve re, kjo karte fokusohet ne shenjat klinike te septicemise. Por, te femijet per te cilet dyshohet meningjit, duhet ta kaloni ne ekzaminim klinik dhe laboratorik. Kontrolli ne baze te saj duhet bere vazhdimisht, per 24-48h, per te kategorizuar seriozitetin e semundjes.
vlerat normale te shenjave vitale per femijet
Gabimet ne Diagnoza. Ne te gjithe boten, femijen cohen ne shtepi me meningjit te padiagnostikuar. Kjo sjell ore te humbura gjate te ciles progreson semundja dhe femijet vdesin pa qene nevoja. Me disa ndryshime te vogla ne praktiken klinike keto mund te evitohen. Njerezit qe jane ne kontakt me raste meningokoku, jane ne grup risk te larte per semundje invasive. Pas nje rasti te vetem, familja dhe shoket ne shkolle quhen grup ne rrezik.
23
D B MI
Menaxhimi i shendetit publik bazohet ne propabilitetin statistikor per raste te tjera e ne konsideraten kosto /perfitim per te filluar aksionin me metoda kontrolli. Pra, mekanizmi per te mbrojtur shendetin publik aktivohet vetem pasi ndodhin 2-3 ceshtje te lidhura. Ju do keni parasysh se shumica e pacienteve me meningjit s’kane lidhje, megjithese raportohen ceshtje te tipit cluster [ne grupe] Kur nje femije lajmeron se ne shkolle dikush tjeter pati meningjit, do e konsiderosh kete si shkakun e dyte qe krijon kete cluster (sic) case 2. Fajtori media. Media e paraqet semundjen meningokokale si meningjit, qofte dhe kur subjekti eshte rast me speticemine meningokokale. Prandaj, prinderit nuk e dine se ka nje ndryshim ne mes septicemise e meningjitit, kjo varet nga mjeket qe duhet te pyesin per simptomat e sepsis dhe te sigurohen qe ekzaminimi i tyre klink perfshin hetimin per Shok. Diagnoza Provizore. Nje diagnoze e bazuar ne simptoma, ne mjekesi konsiderohet si e ndryshueshme deri kur keni konfirmim nga hetime te metejshme. Kur ju i vini nje femije diagnoze prediktive, si “konvulsion feberil” ose “semundje virale” duhet ta pranoni kete dhe te prinderit, duke thene se kjo eshte me teper parashikim ose mendim. Si dhe, tu behet e qarte prinderve se ato nuk bezdisin askend dhe po te kthehen pas ne spital brenda 2h apo 10 minutash. Adoleshentet kane 25% te meningokokut ne pjesen e nazofaringut.
***
24
ME N I NG JI TI
4 case history â&#x20AC;&#x201C; raste klinike me meningjit
25
D B MI
26
ME N I NG JI TI
Meningjiti – rasti Faye BurdetDua t’ju sjell nje shembull, jo aq me gabimet njerezore qe ndodhin mes nesh dhe shpesh dhe ne spitale, se sa rast solidariteti. Shikoni kete vajze. Quhet Faye Burdet. 2 vjecare. Vdiq nga menigjiti. Ceshtja e saj shkaktoi stuhi mediatike, u mblodhen peticione me mbi 850.000 firma protestuesish, sepse Nena e saj tha: ne spital mi injoruan shqetesimet e mia. Profesionistet te kene kujdes, nje adazh i vjeter mjekesor thote: nena e zgjuar e ve diganozen para nje mjeku medioker. Publiku, te kuptoje disi – e them duke stresuar mesazhin human e aspak patronizues – se te lene vec e vec, zeri individual nuk ka vlera. Kur bashkoheni, shqetesoheni, ndihmoni dhe kerkoni llogari neser, qofte dhe pas nje gabimi keni shancet qe vendim-marresit dhe niveli manaxherial te ndryshoje protokollet, procedurat e guidelines (sic) qe femija / pacienti neser te kete me shume shance. Neil & Jenny Burdett, prinderit e Faye, folen ne Parlamentin Britanik per nevojen qe ka, per me shume vaksina te Meningjitit B. Ata pranuan te ndajne keto foto te Faye’s me publikun qe femijet e tjere mos ta kene kete fat te keq. Mjeku i familjes i besoi shqetesimit te nenes. Nisen ne spital. Dikush nga personeli injoron shqetesimin e mjekut te pare duke thene: “eshte treguar i mbi-kujdeshem” Mbahen aty per 2 h. Cohen ne shtepi me diagnozen: infeksion viral. 27
D B MI
Trusti mjekesor pergjigjet: â&#x20AC;&#x153;Meningjiti B eshte shume i veshtire te diagnostikohet. Sapo e kuptuam gjendjen e femijes e cuam ne spitalin te specializuar per femijet ne Londerâ&#x20AC;?
Fay niset me urgjence ne Spital. Ne ambulance i pushon zemra. Me resuscitim (sic) agresiv e kthejne ne jete. Ne spital u duk per nje moment sikur po permiresohej. Fillon septicemia. Mjeket amputojne nje kembe dhe nje dore. Operacionet e lodhin akoma me shume. Pas 11 ditesh perpjekje non-stop me terapite me te mira te mundshme qe ofron sot mjkesia moderne, Faye humbi betejen per jeten. Vdes me 14. Shkurt. 2. Do ishte gabim qe sentimenti i opinionit publik te vihet mbi gjykimin shkencor, prandaj sqarojme. Vaksina e meningjitit, Bexsero mori 20 vite kohe per tu krijuar.
28
ME N I NG JI TI
Pas shume debatesh per koston aprovohet ne 2013. Duhen 4 doza ne varesi te moshes. 1 doze kushton ÂŁ20. Ne krahasim, vaksina e Meningjitit C futur ne treg ne 1999 kushton ÂŁ7.50 per doze. Sikur te vaksionohen 7.000.000 femije ne Britani, kostoja per NHS do shkoje ne ~ ÂŁ300.000.000. Pra sistemi shendetesor duhet te gjykoje jo vetem ne efektivitet por dhe shpenzime. Keshtu qe ishte vendosur kunder vaksinimit total ne te gjithe vendin. Ne ane tjeter, rregullat thone se cdo peticion, qofte online, qe ka mbi 100.000 firma duhet te konsiderohet per debat parlamentar. Nese eshte e pamundur per tu bere tek te gjithe femijet <11 vjec por kerkohet zgjidhja e ndermjetme te pakten te vaksinohen te gjithe femijet 5 vjec. Lexues, theksoj serish, mos lini vetem njerezit ne nevoje, shto zerin tend aty ku ka mungesa e vonesa, padrejtesi dhe injorime, vetem keshtu do ndyshojne kushtet per mire, si ne sistemin e shendetesise Shqiptare, si ne vendet ku jetoni sot shume nga ju. Kapitalizmi ne esencen e tij nuk pajtohet me deshirat e mjekut dhe nevojat e pacientit (kostoja e trajtimit, individual apo en masse, shpesh mund te rezultoje shume e larte) por duhen gjetur rruge me efektive si ne organizimin e politikave shendetesore ashtu dhe ne manaxhimin dhe nivelin operacional, duke filluar nga shendeti paresor. Early detection (sic) dallimi ne kohe i nje semundje ka rendesi ne mjekesi, nisur nga dermatologjia, semundjet e syrit dhe deri te kanceret, kur mjekesia deshton ne parandalim dhe profilaksine publiku, ky ngelet hapi i II me optimal. Per tablone klinike qe paraqet meningjiti, ecurine dhe shpejtesine me te cilen zhvillohet kjo semundje, pasojat imediate dhe ato afat-gjata, septicemine dhe ndoshta vdekjen te pacienti, ne kete rast kapja-e-shpejte e shenjave, bazuar ne anamneze, gjykim klinik dhe teste laboratorike, eshte vital.
29
D B MI
Per prinderit, merreni kete karte me print screen, ose gjejeni ne Google si â&#x20AC;&#x153;doctor besi medical information + meningjiti + testi i gotesâ&#x20AC;? dhe mbajeni ne telefonin tuaj. Keni aplikimin e testit te gotes, shenjat kryesore te meningjitit. Ne jane prezentem VRAP NE SPITAL!
30
ME N I NG JI TI
Referenca WHO Meningococcal meningitis Fact sheet N°141 Updated November 2015 Dr James R Hargreaves, PhD, Prof Brian Greenwood, MD, Charles Clift, PhD, Akshay Goel, PhD, Anne Roemer-Mahler, PhD, Prof Richard Smith, PhD, Prof David L Heymann, MD Making new vaccines affordable: a comparison of financing processes used to develop and deploy new meningococcal and pneumococcal conjugate vaccines. The Lancet Volume 378, No. 9806, p1885â&#x20AC;&#x201C; 1893, 26 November 2011 S. Segal and A. J. Pollard, Vaccines against bacterial meningitis. Oxford Journals, British Medical Bulletin, Volume 72, Issue1, Pp. 65-81 Poolman JT. Development of a meningococcal vaccine. In: Infectious Agents and Diseases. New York,: Raven Press Inc, 1995: 413-28. 4.http://neisseria.org/ipnc/1996/Neis1996-chap3.pdf Advanced Paediatric Life Support Manual. Rosenstein N, et al, Efficacy of meningococcal vaccine and barriers to vaccination, JAMA, 279:6, 1998, 435, 437 Vaccination NICE Bacterial Meningitis and Meningococcal Septicaemia https://www.nice.org.uk/guidance/cg102?unlid=73737067201629210 Meningjitis research foundation: http://www.meningitis.org
Meningitis
&
CG102
septicaemia
Schuchat A, et al, Epidemiology Clinical Syndromes 1995, Bacterial meningitis in the USA in 1995, The New England Journal of Medicine, 337,1997, 973http://www.nejm.org/doi/pdf/10.1056/NEJM199710023371404 BBC:Meningitis B vaccine blow for parents Burdetthttp://www.bbc.co.uk/news/uk-england-kent-36201383
31
of
Faye
D B MI
The Independent: Editorial: Faye Burdett's death from meningitis B is harrowing, but public opinion should not trump scientific judgement http://www.independent.co.uk/voices/faye-burdetts-death-from-meningitis-bis-harrowing-but-public-opinion-should-not-trump-scientific-a6889871.html European Commission. Commission Decision of 28 April 2008 amending Decision 2002/253/EC laying down case definitions for reporting communical diseases to the Community network under Decision No 2119/98/EC of the European Parliament & of the Council. Official Journal of the European Union. Luxembourg: Publications Office of the European Union. 18.6.2008:L159/46. http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2008:159:0046:0090:EN:PDF
Cartwright KA, Stuart JM, Jones DM, Noah ND.The Stonehouse survey: nasopharyngeal carriage of meningococci & Neisseria lactamica. Epidemiol Infect. 1987;99(3):591-601. http://dx.doi.org/10.1017/S0950268800066449 BrĂśker M, Jacobsson S, Kuusi M, Pace D, SimĂľes MJ, Skoczynska A, et al. Meningococcal serogroup Y emergence in Europe: Hum Vaccin Immunother. 2012;8(12). http://dx.doi.org/10.4161/hv.21794 Caugant DA. Population genetics and molecular epidemiology of Neisseria meningitidis. APMIS.1998;106(5): 505-25. http://dx.doi.org/10.1111/j.16990463.1998.tb01379.x
dbmi
32